Hidrokarburet

17
NDOTJA NGA HIDROKARBURET

Transcript of Hidrokarburet

Page 1: Hidrokarburet

NDOTJA NGA HIDROKARBURET

Page 2: Hidrokarburet

NDOTJA E AJRIT Për cilësinë e ajrit në Shqipëri nuk mund të flitet bindshëm. Me ligj parashikohetqë në qendrat urbane duhet të monitorohet dioksidi i squfurit (SO2) dhe oksidet e azotit(NOx). Burime kryesore të ndotjes së ajrit në Shqipëri kanë qenë historikisht industria e shkrirjes së kromit, ajo e bakrit, metalurgjia e gizës dhe e çelikut, si dhetermocentralet. Burime kryesore të ndotjes së ajrit sotjanë nxjerrja dhe përpunimi i naftës, ngrohja shtëpiake, prodhimi i çimentos, si dhedjegia e pakontrolluar e plehrave. Transporti është një tjetër shkaktar i ndotjes së ajrit. Në vitin 1989 në Shqipërikishte rreth 2 000 makina. Deri në 1998-n ky numër u rrit në 60 000, nga 150 000automjete gjithsej në mbarë vendin. Makinat janë përgjithësisht të vjetra dhe përdorinbenzinë me plumb ose naftë.

Page 3: Hidrokarburet

Ndotja e plazheve Plazhet më të ndotura në vend, ku specialistët rekomandojnë deri edhe

“bojkotim”, për shkak të ngarkesave të larta mikrobiologjike në ujë janë ato të Durrësit e Kavajës. Ndotja më e madhe, sipas raportit mjedisor, është kryesisht në Currila, në plazhin Zhiron te Bërryli, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe te Plepat, ku rezultatet e analizave janë alarmante.

Por panorama nuk është e zymtë vetëm në Durrës e Kavajë. Situatë e rëndë paraqitet edhe në plazhin e vjetër në qytetin Vlorës, përgjatë zonës së Skelës, si dhe në Plazhin e Ri, aty ku derdhen kanale të shumta të ujërave të zeza. Në Plazhin e Ri në Vlorë, specialistët kanë konstatuar ngarkesa të larta bakteriologjike në ujë. 

Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik plazhet e Sarandës rezultojnë brenda normave të lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me përjashtim të plazhit në Kanalin e Çukës, ku niveli i ndotjes i kapërcen këto norma.

Sa i përket brgdetit veriperëndimor, që përfshin plazhet e Shëngjinit dhe të Velipojës, ujërat detare konstatohen se janë brenda normave të pastërtisë, por vihet re mungesë e kushteve higjieno-sanitare në mjedisin përreth dhe ndotje e sipërfaqes së rërës nga mbeturinat.

Page 4: Hidrokarburet

 Kukës: Ndotet me kimikate liqeni i Fierzës

KUKES - Ujerat e liqenit artificial te Fierzes, prej mese nje jave jane ndotur duke u kthyer ne nje shqetesim per banoret e Kukesit, ndersa rrezikohet nje ndotje totale e tij ne gjatesine prej 70 km. Nga kontrollet e ushtruara nga specialiste te higjenes ne brigjet e ketij liqeni eshte verejtur nje rritje e ndjeshme e kimikateve te ndryshme, mallrave plastike e deri te mbeturina e mallra te skaduara farmaceutike.

Sipas pergjegjesve te Inspektoriatit te Shendetit ne kete qark, sasia e madhe e mbeturinave rrezikon jo vetem demtimin e flores dhe faunes se liqenit, veçanerisht te pasurise se peshkut, por rrezikon dhe jeten e banoreve pergjate brigjeve te liqenit, qe ne jo pak raste pa ditur rrezikun i grumbullojne ato per tregtim. Shqetesimi behet me i madh ne kushtet kur se shpejti ne brigjet e ketij liqeni nis sezoni i plazhit, qe edhe pse jo i organizuar frekuentohet shume nga banoret e zonave rreth tij. Specialistet pohojne se situata eshte alarmante, ndersa kane kerkuar dizinfektimin e brigjeve te liqenit. Nga analizat e marra ne ujin e ketij liqeni ka dale se niveli i ndotjes eshte ne nje shkalle teper te larte dhe me pasoja per shendetin e njerezve.

Jashte kamerave ata kane deklaruar se do te kerkojne pezullimin e gjuetise se peshkut ne kete hapesire liqenore ne bashkepunim edhe me shoqaten e peshkatareve te Kukesit. Pjesa me e madhe e ndotjes ne ujerat e liqenit te Fierzes qe lag territoret e Kukesit, Hasit, Tropojes dhe Pukes, vjen permes lumit Drin i Zi, ku derdhen jo pak mbetje industriale nga Kosova.

Page 5: Hidrokarburet

Gjiri I Meksikes Derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës

Reth 40.000 fuçi nafte në një ditë mund të kenë vërshuar pa pushim nga një pus nafte që shpërtheu në Gjirin e Meksikës, duke dyfishuar shumë prej vlerësimeve të mëparshme.

Deri tani në Gjirin e Meksikës janë derdhur rreth 80 milion litra nafte, duke prekur më shumë se 110 km të bregdetit të Luizianës.

Page 6: Hidrokarburet

Derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës Shifrat e reja për rrjedhjen e naftës para 3

qershorit pasojnë një vlerësim nga një ekip shkencëtarësh të organizuar nga qeveria amerikane dhe të koordinuar nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Këshilltarja për energjinë në Shtëpinë e Bardhë, Carol Browner tha se SHBA ishte "e përgatitur për skenarin më të keq" që rrjedhja mund të mos ndalet para gushtit.

Page 7: Hidrokarburet

Kjo zonë përfshin 25% të tokave kënetore të SHBA-së - të pasura me qënje të gjalla, dhe ku prania e njerëzve është e ulët, dhe zogjtë dhe kafshët e tjera gjallojnë.

Administrata e Presidentit Obama ndodhet nën një presion në rritje për të gjetur një mënyrë për të zbutur ndikimin mjedisor dhe ekonomik të incidentit në rajonin e Gjirit. Presidenti premtoi se do t'i jepte fund marrëdhënieve "komode" mes kompanive të naftës dhe të rregullatorëve të SHBA-së.

Page 8: Hidrokarburet

Vazhdon derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës

Një anije me një kupolë masive, e cila do të shërbejë si kapak për pusin e çarë të naftës në Gjirin e Meksikës, mbërriti të enjten në vendin e ngjarjes, me shpresën se do të ndihmojë për të ndalur rrjedhjen masive.

Page 9: Hidrokarburet

Ndotja nga nafta, akuzohen kompanite Fier- Perfaqesuesit e komunes Kuman i kane kerkuar kompanive te huaja qe

operojne ne zonen naftembajtese te Marinzes, qe te marrin masa per eleminimin e ndotjeve, duke leshuar alarmin per situaten. Kryetari i komunes, Rajmond Plaka, deklaroi dje se duhet me teper vemendje dhe te merren masat per minimizimin e ndotjes ne zone, kryesisht ne akset rrugore hyrese dhe dalese, pasi pluhuri i shkaktuar ne rruge dhe ndotja nga hidrokarburet rrezikojne banoret. "Une kerkoj qe keto kompani, duke mos dashur te permend emra konkret, te mbajne nen kontroll situaten, duke hedhur here pas here uje, apo duke gjetur ndonje zgjidhje tjeter per te eleminuar ndotjen", tha Plaku per gazeten "KJ". Ai deklaroi se vete komuna nuk gezon fondet e mjaftueshme per te mundesuar kete nisme, porse kompanite naftenxjerrese duhet te reagojne per te kryer ndonje investim konkret ne sherbim te banoreve.

Page 10: Hidrokarburet

Fier, ndotje nga nafta Mbetjet hidrokarbure qe dalin nga shfrytezimi i nentokes ne zonen naftembajtese

te Patos-Marinzes vazhdojne te shkaktojne nje dem te madh ekologjik ne rrethin e Fierit.

Dy kompanite e nxjerrjes se naftes qe ushtrjne aktivitetin e tyre ne kete zone, shkarkojne mbetjet hidrokarbure ne kolektorin e Roskovecit, i cili pasi pershkon nje rruge prej me shume se 30 kilometrash derdhet ne bregdetin e Semanit. Ditet e fundit ndotja e kolektorit eshte rritur me shume si pasoje e derdhjes pa kriter te mbetjeve hidrokarbure. Specialistet e naftes thone se ndotja eshte shkaktuar nga pakujdesia e punonjesve te kompanise ne zbrazjen e rezervuarve te naftes. Deme te konsiderueshme jane shkaktuar ne tokat bujqesore qe pershkon kolektori i Roskovecit ne te gjithe gjatesine e tij prej 30 kilometrash. Fermeret thone se pervec demeve ne shendet, po u shkaterrohen edhe te gjitha prodhimet bujqesore qe kane mbjelle ne tokat e tyreNdotja e kolektorit te Roskovecit nga mbetjet hidrokarbure eshte nje fenomen qe prej vitesh. Megjithe gjobat e vendosura nga agjensia rajonale e mjedisit, kompanite e naftes vazhdojne te punojne te pashqetesuara.

Page 11: Hidrokarburet

Shpërthimi në pus, vazhdon ndotja nga nafta dhe gazi

Pusi i naftës "Bubullima- 48" që u përfshi nga flakët disa ditë më parë, në zonën naftëmbajtëse të Marinzës, vazhdon të përbëjë rrezik për banorët e kësaj zone. Edhe pse banesat janë jo më afër se 1 km larg këtij pusi, gazi i lëngshëm që shpërndahet në atmosferë dhe në gjithë sipërfaqen e tokës, përfshi kanalet përreth, është jo vetëm burim ndotje, por dhe rrezikut për zjarre me pasojë. "U kemi thënë vazhdimisht që të marrin masa se ne po helmohemi ca nga ambienti dhe ca nga gazi i pusit. Por asnjë nuk po shqetësohet. Disa thonë e ka "Albpetroli", disa kompanitë private kanadeze, nuk merret vesh. Ne jemi ata që vuajmë nga ndotjet", - pohojnë banorët. Ndërkohë, burime nga "Albpetroli", fajësojnë banorët për këtë situatë, të cilët," shkaktojnë ose nxisin incidente e fenomene përreth këtyre puseve me qëllim dëmshpërblimin e tyre". Tre ditë më parë kjo kompani denoncoi një person për zjarrvënie në

një pus të zonës. Kucovë, ndotja nga nafta Një pjesë e banorëve të qytetit të Kucovës vuajnë pasojat e shkatërrimit të industrisë nxjerrëse

të naftës në Shqipëri. Nderkohe qe disa prej tyre kane zgjedhur te ndertojne banesat prane puseve te kompanise shteterore te naftes. Ne Kucove eshte ne funksionim nje ndermarrje shteterore e nxjerrjes se naftes pjese e kompanise shteterore 'Albpetrol'. Per shkak te problemeve te medha sociale qe ka ne kete zone asnje kompani private nuk e ka marre ne shfrytezim. Nje pjese e madhe e ketyre puseve nuk funksionojne, por aty ku vazhdon puna problemet jane te medha. Ndersa banoret te shqetesuar pohojne se jane kthyer prej emigrimit per te investuar ne kete qytet, por gjithcka, sipas tyre eshte e kote. Problemi madh eshte ndotja e madhe nga nafta dhe gazi ne ajer. 

Shkaterrimet e puseve, si dhe derdhjet pa kriter te naftes ndotjet ne zonat e banuara kane veshtiresuar jetesen ketyre banoreve, te cilet kerkojne ndihmen e shtetit t'i mbroje ata nga ndermarrjet shteterore.

Page 12: Hidrokarburet

Ndotja nga hidrokarburet, tonelata mbetje në kanalin e

Roskovecit Ura e Hoxhares në Topojë të Fierit është kthyer në vendpër grumbullimin e mbetjeve hidrokarbure që vijnë nga zonat naftëmbajtëse të Ballshit e Patosit. Të dhënat e fundit bëjnë fjalë për më shumë se 1 ton mbetje hidrokarbure të derdhura në kanalin e Roskovecit. Autoritetet lokale thonë se e kanë të pamundur të kryejnë pastrimin e kanalit dhe të parandalojnë ndotjen e zonës. 

Page 13: Hidrokarburet

Vlorë, ndotet me solar bregdeti në gjirin e Zvërnecit

VLORË- Ndotet me solar gjiri i Zvërnecit në Vlorë. Kanë qënë pushuesit që kanë konstatuar mëngjesin e sotëm ndotjen në bregdet, duke dhënë kështu edhe alarmin.Sipas tyre bregu i detit ka marrë ngjyrë të kuqe ndërsa ndjehet erë nafte në të gjithë bregdetin.Në vendngjarje kanë mbërritur edhe specialistët, të cilët argumentojnë se shkak për ndotjen mund të jetë bërë ngarkim-shkarkimi i një anije që transportonte naftë.Kjo ngjarje, ka detyruar të largohen edhe pushuesit që ndodheshin aty. Nuk bëhet fjalë vetëm pë pushues shqiptarë por edhe nga vende të tjera, të cilët e zgjedhin këtë plazh në Vlorë, pasi është i vetmi me rërë.(m.a/BalkanWeb)

Page 14: Hidrokarburet

Ndotja nga makinat, 200-300 për qind tej normave të lejuara nga BE

Specialistët e mjedisit japin alarmin, 1400 persona në vit vuajnë nga sëmundjet kancerogjene Vendi ynë është një ndër vendet më të ndotura të Evropës sipas studimeve më të fundit të bëra nga specialistët e

mjedisit. Ndotja e mjedisit kryesisht nga transporti është shkaktari i sëmundjeve tek 1500 personave çdo vit në vendin tonë. Të dhënat janë bërë

publike nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik të cilët pohojnë se kjo ndotje është më e madhe në zonën përgjatë autostradës Tiranë- Durrës. Por këtë gjë e konfirmon edhe Xhemal Mato specialist i mjedisit i cili thekson se ndotja për shkal të gazrave të automjeteve është kthyer tashmë në një bombë me sahat e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment për qytetarët.  Sipas tij ndotja kryesore është ndotja nga grimcat e imëta për shkak të transportit dhe kjo ndotje është tejkaluar mbi normat e BE-së në një masë që shkon deri në 200-300 për qind. ka pohuar specialisti i ambientit Xhemal Mato. Sipas tij, vetëm nga ndotja e ajrit nga pluhurat e imëta në zonën Tiranë-Durrës sëmuren çdo vit 1000-1500 persona. Por edhe studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik i kryer në 6 qytete të ndryshme të vendit, ka treguar se shqiptarët tashmë janë të rrezikuar se kurrë ndonjëherë në shëndetin e tyre jo më nga pluhuri i zakonshëm, por nga bloza e dalë nga makinat. Në qytetet më të ndotura në vendin tonë është Tirana, e cila zë vendin e parë si për grimcat e ngurta ashtu edhe për blozën dhe benzenin. "Zonat më të ndotura në Tiranë janë zonat pranë kryqëzimeve, si qendra e kryeqytetit, "21 dhjetori", pika pranë Ambasadës Italiane dhe zona e ish-Bllokut". Sipas specialistëve ndotja e ambientit është 100 mikro gramë për metër kub, që do të thotë disa herë më e lartë se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Për këtë arsye specialistët bëjnë thirrje për kontroll të rrepte të automjeteve që të mos shkaktojnë ndotje të mjedisit, por në mënyrë të veçantë edhe të karburanteve. Sipas Deliut, Tirana ka nevojë urgjente për gjelbërim si masa ndaj nivelit të lartë të ndotjes.

StudimiNë një studim të kryer nga ISHP-ja janë përfshirë 6 qytete të mëdha në vend, dhe pikërisht Tirana, Vlora, Fieri, Durrësi, Shkodra dhe Korça. "Po rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe përmbajtja e NO2 në ajrin urban të këtyre qyteteve, si rezultat i shtimit të trafikut automobilistik. Bazuar në ecurinë rritëse të tij, gjatë pesë viteve të fundit edhe NO2 pritet të kapërcejë normën e vendeve të BE-së", është shprehur specialisti i ISHP-së, Agron Deliu pak lojë parë. Sipas tij, deri tani qytetet që e kanë kaluar këtë normë janë Tirana, Korça dhe Vlora. Për të ulur sasinë e këtij pluhuri në vendin tonë, këshillohet vendosja e një norme të përcaktuar, për benzinën që importohen në Shqipëri. Ajo duhet të jetë më e vogël se 5 për qind në masë. Kurse për sa u përket grimcave të ngurta, që janë një tjetër faktor ndotës, edhe këto e kalojnë masën deri në 4.5 herë, në të gjitha qytetet e monitoruara nga ISHP. Përmbajtja e grimcave të ngurta (LNP e PM 10) në ajrin e qyteteve Shkodër, Durrës Tiranë, Fier, Vlorë dhe Korçë në mënyrë të qëndrueshme tejkalon masën, nga 2 deri në 4.5 herë normat e lejuara të vendeve në BE. PNUD ka organizuar një studim mbi zonat më të ndotura në Shqipëri. Prof. Sazan Guri, ekspert i i mjedisit në Shqipëri zbulon pjesë të raportit i cili ka marrë në studim 10 pikat më të nxehta të Shqipërisë. Burime zyrtare nga ana e PNUD (United Nations Development Programe) thonë se studimi ska përfunduar ende.

Page 15: Hidrokarburet

Ndotja nga gazrat, shkurton 2 vjet jete

Gazrat, te cilet clirohen ne ajer, jane nje nga shkaktaret kryesore qe ndikojne ne uljen e jetegjatesise se shqiptareve. Ky eshte edhe perfundimi qe kane nxjerre specialistet e Instituti te Shendetit Publik pas matjeve te dyoksidit te azotit (NO2) dhe te benzenit, qe jane kryer per here te pare ne vendin tone. Sipas specialisteve te ISHP-se, keto grimca te cliruara nga automjetet, benzina apo nafta, jane disa here me te rrezikshme se ato te pluhurit, pasi futen me lehtesisht ne organizem dhe shkaktojne semundje te renda. "Grimcat e cliruara nga gazrat jane disa here me te rrezikshme se ato te pluhurit. Nese keto grimca futen ne organizem shkaktojne semundje te renda kancerogjene, sidomos ato te mushkerive", eshte shprehur specialisti i Institutit te Shendetit Publik, Agron Deliu. Sipas tij, nga matjet e bera kete vit per here te pare mbi grimcat e gazit ka rezultuar se disa zona jane me te ndotura se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian. Kjo ndotje e larte ndikon direkt ne uljen e jetegjatesise se shqiptareve nga 1,5 deri ne 2 vjet jete. 

Page 16: Hidrokarburet

Makinat 

Makinat e vjetra dhe cilesia e karburanteve, qe ato perdorin jane edhe shkak i ndotjes se mjedisit. Forcimi i masave per kontrollin e naftes, kolaudimi i sakte i makinave dhe mosperdorimi i makinave te vjetra jane masat qe duhet te merren per permiresimin e cilesise se ajrit. Pak kohe me pare, ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, ka theksuar se kerkohet evitimi i ketyre problemeve, te cilat vijne nga automjetet. "Shkaktare kryesore per ndotjen e ajrit jane makinat e vjetra, cilesia e naftes, si dhe kolaudimi jo i rregullt i tyre. Nese keto kerkesa do te plotesoheshin, atehere edhe cilesia e ajrit ne kryeqytet do te ishte brenda normave te lejuara", ka nenvizuar Xhuveli, pak kohe me pare. Pervec makinave te vjetra, cilesise se naftes numerohen edhe disa lloje te tjere ndotesish. Keshtu, sipas specialisteve te ISHP-se, jane ndertimet e pallateve, rikonstruksioni i rrugeve, si dhe djegia e mbeturinave ne hapesire te hapur. Por me te demshme per shendetin e njeriut mbeten grimcat e vogla pas djegies se karburanteve, te cilat arrijne te depertojne deri ne thellesi te organeve si mushkeria dhe te shkaktojne semundje te renda.

Makinat 

Page 17: Hidrokarburet