Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
-
Upload
ardit-bido -
Category
Documents
-
view
624 -
download
3
Transcript of Hasan tahsini 100 vjet pavaresi
Shkolla Private e Arsimit të Lartë
“UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”
2
Çamëria vend i njerëzve të
famshëm dhe atdhedashës
3
Lashtësia
4
Pirro i Epirit
Epir: Çamët vendit të tyre i thonë IPERI,
vendi i ipeve (ipe=shqipe).
Epeiros greket quanin tokat përkundrej
ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit
Jon, të banuar nga fiset kaone e thesprote.
(297-272 p.e.s.)
Në vitin 297 para Krishtit në krye të shtetit të Epirit erdhi
Pirroja, i biri i adoptuar i Glaukut, mbretit i Taulanteve. Ai u
bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi nje shtet te
pavarur qe mori emrin e vet Epiri. Gjatë sundimit të Pirros,
Epiri njohu një lulëzim të jetës qytetare, me veprimtari te
dendur ndërtimesh në qendrat e vjetra dhe me ngritjen e
qyteteve të reja.Pirroja i zgjeroj kufinjët e shtetit të ri të Epirit
në kurriz të fqinjëve. Në veri shkoi deri te lumi Shkumbin, në
lindje deri në Vardar
5
Shën Eleuteri Papa që erdhi nga Preveza shqiptare
• Papa i Parë me origjinë shqiptare që në shek.II pas Krishtit.
(vitet 174 – 189)
• Eleuteri i shkroi një letër mbretit të Britanisë së Madhe, ku i
shfaq dëshirën papnore, që mbreti së bashku me familjen e tij
të konvertohej në fenë katolike
• Varrosur pranë Varrit te Shën Pjetrit në Romë
Vendlindja: Nikopojë (Prevezë) - Epir (Çamëri)
6
Rilindja Kombëtare
7
Familja Dino - Burra te shquar
nga Preveza shqiptare
Abedin Dino,(lindur me 5 prill 1843, ne Prevezë – vdekur me 9 Maj 1906, Stamboll,
Perandoria Osmane) ka qene një politikan çam, rilindas, një nga themeluesit e Lidhjes
se Prizrenit (1878), dhe një nga kontribuesit kryesore për pavarësinë e Shqipërisë.
Ai u emërua Përfaqësuesi i Lidhjes se Prizrenit për Çamërinë dhe themeloi degën e
sajë në Janinë
Rasih Abedin Dino (1865–1928), diplomat. Me 1913 kryesonte
delegacionin e Shqipërisë qe firmosi traktatin e Londrës. Me 1908 themeloi
se bashku me Musa Demin shkollën e pare shqipe ne Filat.
Ali Rasih Dino (1889–1938), karikaturist i famshëm shqiptar dhe Deputet i
Parlamentit Grek. Themelues i Partisë se Çamërisë qe përfaqësonte komunitetin çam-
shqiptar si dhe Kryetar i Shoqatës se Miqësisë Greqi - Shqipëri
Shahin Rasih Dino, deputet i sanxhakut te Prevezës ne Perandorinë Osmane dhe
me vone Ministër i Brendshëm nga 17 shtatori 1914 deri me 27 Janar 1916 .
Hamdi Çami (1861–1927) u lind më 1861 në Margëlliç, Çamëri - deputet i
sanxhakut te Prevezës dhe oficer i larte i ne Perandorinë Osmane, mbështeti
përdorimin e shkrimit latin në standardizimin e Alfabetit shqip
Aziz Çami (1893–1943). Me 1920 komandant ne luftën e Vlorës. Mbështetës i Fan
Nolit. me 1931 u arrestua për atentat ndaj mbretit Zog ne Vjenë. Komandant i Ballit
Kombëtar, zëvendësuesi i Hysni Lepenices dhe luftoi kundër gjermaneve. U vra ne
Tirane nga forcat komuniste me 1943.
8
Firmetare te Aktit te Pavaresise
• Rexhep Demi (1864-1929) një nga udhëheqësit e Lëvizjes Shqiptare për Pavarësi dhe një nga firmëtarët e Deklaratës se Pavarësisë se Shtetit Shqiptar, përfaqësues i krahinës se Çamërisë. Ministër ne Qeverinë e Përkohshme te Shqipërisë.
• Veli Gërra Reshadija, nga Gumenica. Mësues dhe bamirës i shkollave shqipe. Pas shpalljes se pavarësisë se Shqipërisë dha një kontribut te rëndësishëm për konsolidimin qeverinë e I. Qemalit dhe për mbrojtjen e territoreve shqiptare nga shovinistet greke. Nje nga përfaqësuesit e Kuvendit te Vlorës qe protestoi vendimin e Fuqive te Mëdha me 1913 për aneksimin e territoreve shqiptare nga Greqia.
• Vesel (Jakup Vesel) Margëlliçi, një nga udhëheqësit e Lëvizjes Shqiptare për Pavarësi dhe një nga firmëtarët e Deklaratës se Pavarësisë se Shtetit Shqiptar, përfaqësues i krahinës se Çamërisë.
• Aziz Tahir Ajdonati (Tahir Mete) një nga udhëheqësit e Lëvizjes Shqiptare për Pavarësi dhe një nga firmëtarët e Deklaratës se Pavarësisë se Shtetit Shqiptar, përfaqësues i krahinës se Çamërisë.
• Rexhep Demi (Filat 1864-1929) një nga udhëheqësit e Lëvizjes Shqiptare për Pavarësi dhe një nga firmëtarët e Deklaratës se Pavarësisë se Shtetit Shqiptar, përfaqësues i krahinës se Çamërisë. Ministër ne Qeverinë e Përkohshme te Shqipërisë.
• Qerim beg (Begolli), përfaqësues i Ipekut një nga udhëheqësit e Lëvizjes Shqiptare për Pavarësisë dhe një nga firmëtarët e Deklaratës se Pavarësisë se Shtetit Shqiptar.
9
Rilindas dhe patriotë të ndritur
• Faik Bej Konica (1875-1942) Shkrimtari dhe publicisti
shqiptar më me ndikim në fillim të shekullit ishte Faik bej
Konica (1875-1942). Ai lindi në prill të vitit 1875 në qytetin e
vogël të Konicës në malet e Pindit.
• Asaf Ajdonat (Çami) (1888-1965). Veprimtar i shquar i arsimit
shqiptar Lindi në Paramithi, ku qysh në vogëli u rrit me ndjenja
patriotike. Kreu studimet e larta për mjekësi (kirurgji). Ngriti
klubin e Paramithisë dhe Margëlliçit, së bashku me patriotin
Spiro Çalluka. Organizoi qëndresën heroike në Shkallë të
Paramithisë, kundër forcave pushtuese greke, më 1913.
• Musa Demi, figurë e rëndësishme e Rilindjes Shqiptare, i cili
krahas patriotëve të tjerë të Çamërisë, si Mehmet Zeirai,
Mehmet Sejko etj., morën pjesë në kryengritjet e organizuara
nga Çerçiz dhe Bajo Topulli. Ky grupim u quajt “Klubi i Filatit”.
10
Hasan Tahsini - rilindas, filozof, matematikan, shqiptar
U lind me 1811 në fshatin Ninat - Sarandë, Shqipëri
Vdiq më 1881 në Stamboll
"Do të kërkoj dituri,
atë që e bëri njeriun
njeri".
11
Hasan Tahsini
Hasan Tahsini (Ahmedi) alias Hoxha Hasan – Tahsin lindi në vitin
1812. Babi i tij Osman Rushit Ahmedi, ka qenë një dijetar i shquar nga katundi
Ninat, rrethi i Filatit të Konispolit, në Çamëri.
Hoxha= Dijetar Akademik
Mbiemri Tahsin, nuk është mbiemër, por është një cilësi dalluese, sepse
ishte më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari i shkencëtarëve te
kohës…
Edukimi mësimet e para i filloi në Prevezë, kurse të mesme i filloi në Shkodër, i vazhdoi në Berat, ku i ati,
Osman Efendiu, ishte caktua myderriz (profesor)…Në Stamboll, qysh si student, meqë ishte
më i dalluari, më i shquari, më i vlerësuari i dhanë titullin: Tahsin, të cilin e gëzoi si
"mbiemër" tërë jetën Me një vendim te sulltanit, u dërgua në Francë për të studiuar. U regjistrua në Fakultetin e
Shkencave Natyrore, në Universitetin e Sorbones, në Paris, ku studioj me përkushtim, me
vullnet, me shumë dashuri, sa që u befasonte secili… ky student shqiptar kaq i
vyer i përfundoi studimet me sukses të shkëlqyer…
Qëndroi ne France 16 vjet ku ndoqi paralelisht disa fakultete…
12
Hasan Tahsini
Universiteti i Stambollit
Me 1870 u emërua rektori i pare i Universitetit te Stambollit duke e
themeluar atë. Ketu ai dha leksione ne fizike, astronomi dhe psikologji.
Qeveria e emëroi si rektor sepse ishte me i dituri i Perandorisë Osmane
dhe qe mund te vendoste një balance midis arsimit universitar europiano
perëndimor dhe atij osman.
Hoxha Tahsin, Nuk ishte vetëm fetar apo teolog, por ishte edhe psikolog,
sociolog, pedagog dhe ishte më i pari astronom në tërë Perandorinë
Osmane…ishte edhe dijetar, mendimtar, përkthyes, poet, shkrimtar,
letrar…Ishte një iluminist enciklopedist…! Ishte njohës i thelle në
astronomi, filozofi, teologji, matematikë, fizikë, histori, gjeografi, bujqësi,
letërsi…Ishte pionieri i parë i Shkollës Psikologjike…
Por shpejt ai u sulmua nga konservatoret injorante qe e akuzuan për
magjistar dhe heretik dhe dha dorëheqjen si rektor e për një fare kohe nuk
u lejua te jepte dhe leksione.
13
Hasan Tahsini
Veprat
Ka shkruar, botuar, më se 20 libra shkencore, astronomike,
psikologjike, pedagogjike…
Disa nga veprat e tij:
1. Historia e krijimit
2. Themeli i Gjithësisë
3. Psikologjia apo Shkenca e shpirtit (turqisht)
4. Të fshehtat e ajrit dhe ujit
5. Rruzullimi i përbotshëm
6. Pasqyra qiellore,
• Përktheu librin e Ligjet e Natyrës me autor Constantin François de
Chassebœuf
• Është autori i pare i librit shkencor popullor ne gjuhen turke
14
Hasan Tahsini
Idete filozofike - shkencore
Në botë edhe fuqitë bimore, organike në zanafillë, kanë si
burim diellin dhe të tërë përbërësit organikë, duke filluar nga
fija më e thjeshtë e një gjethi e deri tek qelizat që formojnë
trurin e njeriut; gjithë përbërësit organikë janë depo e një
energjie potenciale që ka grumbulluar në vetvete dritën e
diellit.
Në natyrë asgjë nuk krijohet e asgjë nuk zhduket, po
shndërrohet nga një formë lëndore në tjetrën.
Në fizikë, matematikë, astronomi, kimi e kozmografi ishte aq
i ditur, saqë kur fliste për çdo çështje që u përkiste këtyre
lëndëve, asnjëherë nuk kishte nevojë të shihte librin.
Lomonosovi i
Perandorise
Osmane
Naim Frashëri
O ti mbret, o shumë i larti kryetar!/ Nga e dlirta fryma jote unë marr/ të
Edenit erën, hirin paraisor,/ O Hasan-Tahsin, o trëndafil qiellor!
15
Hasan Tahsini–Motori i Rilindjes Kombëtare
Atdhetaria
Hoxha Tasin, jo vetëm që nuk e harroi asnjë herë se ishte shqiptar,
por meqë ishte ndër shqiptarët më i formuari, më i dituri, më i ngrituri,
gjithnjë printe në çështjen shqiptare-kombëtare…
Përveç që ishte atdhetar, një nga figurat më kryesore, më madhore, ishte
motori i Rilindjes Kombëtare Shqiptare…
Ishte ndër të parët që hartoi një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe…
Ishte ndër të parët, nga nismëtarët, për themelimin e Shoqërisë
Kulturore Shqiptare të Stambollit (1879)…
Ishte nga të parët në themelimin e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)…
Vëllezërit Frashri, Abdyli, Mehmeti, Tosumi, Kasemi, Naimi, Samiu, si
edhe atdhetarët të tjerë, J. Vreto, K. Kristoforidhi, K. Hoxhi etj. ishin jo
vetëm nxënësit por edhe bashkëpunëtorët kryesore te tij…
16
Hasan Tahsini – Shprehje te famshme
Përgjigje ndaj fanatikeve e shpifësve qe e paditën si
zot-mohues, të pafe :
Ata që më kanë zilì, thonë se qenkam i pafê,
me këtë padije sheshit gënjejnë:
dhe unë iu përgjigja: “Jeni fetàrë!”.
Gënjeshtrës iu përgjigja me rrenë.
Për dijen
Asgjë nuk është e pamundur. Pamundësinë
absolute e shkakton mosdija jonë reale.
Do të kërkoj dituri, atë që e bëri njeriun njeri
17
Hasan Tahsini-nga Libri i Gjithësisë
….. Rreth diellit vijnë rrotull satelitë
dhe çdo yll qendror lëshon zjarr e dritë;
….. Me syrin përtej shikues astronomët
caktuan nja pesëqind mjegullina përtej
“Kashtës së Kùmtrit”. Çdo mjegullinë ka me
miliona diej, çdo diell noton në qiell me
satelitët e tij.
….. Po më e habitshme nga thellësia dhe gjerësia
e yjeve është bota që tregon mikroskopi në një
pikë uji;
në jetën e shkurtër të kësaj bote minutat janë
vite dhe në jetën e gjatë të yjeve vitet janë
minuta.
….. Ç’u tha këtu sipër, është provuar me
aritmetikë e gjeometri!.
18
Gëzuar 100 vjetorin
e Pavarësisë!
Shkolla Private e Arsimit të Lartë
“UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”