GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e...

41
GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN TË VAZHDOJNË STUDIMET NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS Informacion mbi programet e Ciklit të Parë të Studimeve (Bachelor) Informacion mbi mundësitë për punësim pas përfundimit të studimeve për çdo program Informacion mbi kriteret e pranimit të studentëve për Ciklin e Parë Bachelor për vitin akademik 2020-2021

Transcript of GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e...

Page 1: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN TË VAZHDOJNË

STUDIMET NË UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS

Informacion mbi programet e Ciklit të Parë të Studimeve (Bachelor)

Informacion mbi mundësitë për punësim pas përfundimit të studimeve për çdo

program

Informacion mbi kriteret e pranimit të studentëve për Ciklin e Parë Bachelor për

vitin akademik 2020-2021

Page 2: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Dy fjalë rreth UAMD…

Kur Universiteti “Aleksandër Moisiu” hapi dyert për studentët në vitin akademik 2006-2007, në

auditorët e tij filluan studimet universitare rreth një mijë studentë nga mbarë vendi. Sot, në vitin

e trembëdhjetë të jetës së tij akademike, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës numëron mbi

19 mijë studentë.

Hapja e këtij Institucioni të arsimit të lartë, solli eksperiencat më të mira akademike perëndimore

duke patur moton “studenti në qendër të vëmendjes”, në të gjitha aktivitetet dhe shërbimet e

ofruara.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” është ideuar si një universitet me mendësi të reja të

mësimdhënies nëpërmjet aplikimit të medotave bashkëkohore në mësimdhënie.

Roli ynë është që t`i ndihmojmë studentët për të arritur maksimumin e potencialit të tyre në

mënyrë që të kenë sukses si dhe të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ofruar dituri dhe

aftësi profesionale, të cilat do t`i ndihmojnë të kenë sukses në mjedisin konkurues global.

UAMD ka gjashtë Fakultete

Fakulteti i Biznesit

Fakulteti i Edukimit

Fakulteti i Shkencave Politike Juridike

Fakulteti i Studimeve Profesionale

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën

UAMD ofron 88 programe studimi në të tre ciklet e studimeve

Bachelor

Master Shkencor

Master Profesional

Doktoraturë

Studenti në qendër të vëmendjes

Staf Akademik i kualifikuar në universitetet më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Mision dhe objektiva të mirëpërcaktuara.

Mjedis dashamirës e bashkëpunues.

Page 3: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Bashkëpunim dhe shkëmbim eksperience me universitetet perëndimore.

Diploma të ofruara në dy gjuhë (shqip dhe anglisht).

Vlerësim sipas Sistemit Evropian të Transferimit të Krediteve (ECTS) dhe Sistemit

Amerikan të Krediteve.

Programe të Larmishme në tri Ciklet e Studimit.

Kontakte

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës

1. Lagjia nr. 1, Rruga e Currilave, Durrës

Tel: 00355 (0) 52 239161

Fax: 00355 (0) 52 239163

2. Kampusi i Ri Universitar, Rr. Miqësia, Spitallë, Durrës

Na ndiqni në: [email protected], Facebook, Instagram, Linkedin, Twitter dhe Youtube

e-mail: [email protected]

FAKULTETI I BIZNESIT

Fakulteti i Biznesit është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë,

Nr. 801, dt 20.12.2006, si një nga njësitë kryesore të Universitetit “Aleksandër Moisiu”

(UAMD). Kur u krijua ai njihej si Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit, ndërsa që nga viti

2010 emërtohet si “Fakulteti i Biznesit”. Ky Fakultet bazohet në praktikat dhe eksperiencat

akademike më të mira perëndimore. Që nga krijimi dhe deri aktualisht është punuar sipas

parimeve të Kartës Evropiane duke kombinuar këtë të fundit, me mënyrën e vlerësimit të sistemit

amerikan. Kjo është bërë me qëllim që studenti i diplomuar të ketë lexueshmëri dhe njohje të

diplomës së tij në vende të ndryshme të botës qoftë për studime të mëtejshme, qoftë për punësim.

Institucioni lëshon diploma të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze dhe vlerësimi shprehet

sipas sistemit ECTS dhe atij amerikan. Aktualisht, në vitin akademik 2018-2019, Fakulteti i

Biznesit numëron 3413 studentë në Bachelor, 719 studentë në Master Shkencor dhe 638 në

Master Profesional.

DEPARTAMENTET

Departamenti i Financë-Kontabilitet,

Departamenti i Menaxhimit,

Page 4: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Departamenti i Marketingut,

Departamenti i Shkencave Ekonomike,

Departamenti i Turizmit.

PROGRAMET E STUDIMIT

Programet e ciklit të parë Bachelor

Financë-Kontabilitet

Bankë-Financë

Administrim Biznesi

Menaxhim-Marketing

Shkenca Ekonomike

Komunikim dhe Marketing Digjital

Menaxhim Turizëm me profil:

Turizëm Kulturor

Turizëm Arkeologjik

Hotel-Restorant

Një përshkrim i shkurtër rreth programeve të studimit

Financë-Kontabilitet (Bachelor)

Përshkrimi i Programit Bsc.Financë-Kontabilitet

Programi i studimit Bachelor në Financë-Kontabilitet bën të mundur njohjen dhe përditësimin e

studentëve me ndryshimet e herëpashershmme në Standartet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të

Kontabilitetit dhe me mënyrën e zbatimit të këtyre standarteve, në proçesin e zhvillimeve të

shpejta të ekonomisë globale. Qëllimi kryesor i programit të studimit Bachelor në “Financë-

Kontabilitet”, është të aftësojë studentët në njohjen, trajtimin dhe interpretimin e informacionit

kontabël dhe sistemeve kontabile.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi ofron njohuritë e duhura për studentët që ata të të kenë mundësi punësimi në

sektorin financiar të njësive tregtare, të shërbimeve apo llojeve të tjera, si në sektorin publik dhe

në atë privat. Gjithashtu, përfundimi me sukses i këtij programi studimi ju ofron studentëve

mundësi studime të mëtejshme në Master profesional dhe / ose Master shkencor.

Page 5: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

Bankë-Financë (Bachelor)

Përshkrimi i Programit Bsc. Bankë-Financë

Programi Bachelor në “Bankë-Financë” ofron një bazë të gjërë njohurish për ti aftësuar studentët

që të vlerësojnë projektet e investimeve me anë të teknikave të ndryshme. Ky program përmban

informacione të detajuara përsa i përket vendimeve financiare të marra nga

individët/bizneset/institucionet dhe përdorimin e njohurive për të mbledhur fonde në tregjet e

parasë dhe kapitalit.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Ky program studimi i jep mundësi studentëve të zgjerojnë njohuritë e tyre në një cikël të

mëtejshëm studimesh: Master Profesional/Shkencor në “Bankë-Financë”. Me anë të njohurive të

përvetësuara në programin Bachelor të studimeve, studentëve ju krijohen shumë mundësi

punësimi sidomos në sektorin bankar por jo vetëm. Në përfundim të studimeve studenti ka

përfituar njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: drejtues në sektorin privat dhe publik, financier

apo të kryejë studime më të thelluara në këtë fushë.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

Menaxhim Marketing (Bachelor)

Page 6: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Përshkrimi i Programit Bsc. Menaxhim Marketing

Qëllimi i këtij programi është të përgatisë profesionistë me kualifikimin e duhur dhe me

njohuritë e mjaftueshme në fushën e marketingut. Studentët e diplomuar në këtë fushë duhet të

jenë të aftë të zhvillojnë aftësinë për të ndërtuar dhe vlerësuar raporte ekonomike dhe marketing,

të pajisë studentin me njohuritë teorike mbi shkencën e marketingut duke i integruar këto njohuri

me praktikën; të pajisë studentin me kompetencat e duhura operative-praktike për analizën e

realitetit të biznesit dhe jo vetëm në të cilin operojnë aktorët e tregut; të zhvillojnë aftësinë e

zhvillimit të fushatave marketing, etj.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Menaxhim Marketing” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike,

menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim menaxhimin marketing ne kompanitë private apo

publike. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si:

menaxher marketingu apo drejtues në sektorin privat dhe publik, specialist në menaxhimin e

shitjeve, specialist në menaxhim marketing, specialist në komunikim, specialist në menaxhimin e

mediave, specialist pranë zyrave të marrëdhenieve me publikun, menaxher produkti, mundësi për

të zhvilluar studime të avancuara në këtë fushë, etj.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

Administrim Biznesi (Bachelor)

Përshkrimi i Programit Bsc. Administrim Biznes

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të biznesit me përgjegjësi

analitike me fokus në menaxhimin e performancës së biznesit. Ndër të tjera, studentët pajisen me

njohuri të thella të teorisë ekonomike dhe zhvillojnë aftësitë në analizën sasiore. Nga ana tjetër,

studenti zhvillon njohuritë mbi modelin ekonomik, metodat statistikore dhe sasiore dhe mbi të

gjitha, bën aplikimin e shkencës menaxhuese në problemet e përditshme të biznesit. Po ashtu,

studenti realizon studime mbi konsumatorët, firmat, tregjet dhe studime mbi organizatën,

operacionet, cilësinë, projektet.

Page 7: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Administrim biznesi” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike,

menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra

janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e shkencave ekonomike. Në përfundim të

programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: drejtues në sektorin privat dhe

publik, specialist në menaxhimin e prodhimit, specialist në menaxhimin e burimeve njerëzore,

specialist në projekte, specialist në komunikim, mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në

këtë fushë, etj.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

Shkenca Ekonomike (Bachelor)

Pse duhet të studiojmë në këtë program?

Studimi në shkencat ekonomike është interesante sepse ajo fokusohet: në sjelljen e individëve dhe

grupeve, sesi ligjet dhe politikat e gjeneruara nga institucionet legale dhe politike ndikojnë jetën tonë, sesi

e shkuara ndikon dhe i jep formë të tashmes, sesi resurset dhe proceset e natyrës ndikojnë qëniet

njerëzore. Ajo na ofron një instrument me të cilin iu japim shpjegim pyetjeve rreth, dëshirës për një

mundësi investimi specifik financiar, benefiteve dhe kostove të karierave alternative dhe impakteve te

politkave publike duke përfshirë edhe kujdesin shëndetësor dhe një pagë minimale më të lartë.

Ku mund të punësohemi pas përfundimeve të studimeve?

Një diplomë Bachelor në Ekonomi zakonisht është e mjaftueshme për të patur një shumëllojshmëri

pozicionesh pune në institucione private dhe shtetërore. Konkretisht pozicione pune në institucione

financiare bankare dhe institucione financiare mikrokrediti, në pozicione të ndryshme pune ne kompani

kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri dhe në pothuasje gjithë institucionet shtetërore

publike. Në pjesën më të madhe të kërkesave për punë nga institucionet private dhe publike kërkohet

pasja e një diplome Bachelor në Ekonomi.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Page 8: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

Menaxhim Hotel-Restorant (Bachelor)

Përshkrimi i Programit Bsc. Menaxhim Hoteleri-Restorant

Zhvillimet e sektorit turistik shqiptar, procesi i globalizimit shtimi i njësive akomoduese dhe

bizneseve turistike, kanë sjellë shtimin e kërkesave të tregut të punës dhe nevojën për specialistë

të kualifikuar në njohjen e teknikave në menaxhimin e hoteleve, bareve dhe restoranteve. Ky

program është i projektuar për të trasmetuar tek studentët njohuritë teorike dhe praktike për

menaxhimin e njësive akomoduese Studenti aftësohet mbi metodat të cilat i shërbejnë për të

analizuar procesin e menaxhimit, marketimit të produktit, komunikimit me klientët, vlerësimit

ekonomik e financiar në konteksion e zhvillimit të biznesit turistik.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “ Menaxhim Hoteleri - Restorant” zhvillon një sërë aftësish, si ato teorike

dhe teknike, praktike të domosdoshme të në fushën e mikëpritjes. Në përfundim të programit,

studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: Menaxher hoteli, menaxher ushqimi dhe

pijesh, ekspert marketingu në mikëpritje, specialist në institucione private e publike.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

Menaxhim Turizëm Kulturor (Bachelor)

Pse duhet të studioni në këtë program?

Page 9: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Objektivi kryesore formues i programit të studimit “Menaxhim i Turizmit Kulturor” është

transferimi i koncepteve kryesore teorike për organizimin e bizneseve të turizmit nga pikëpamja

ekonomike- financiare e strukturore. Nëpërmjet këtij programi sudentët përgatiten me njohuri të

gjëra mbi konceptet bashkëkohore të Turizmit Kulturor dhe menaxhimit të tij. Në këtë program,

gërshetohet mësimdhënia teorike me atë praktike, nëpërmjet realizimit të ekspeditave mësimore,

ku studenti njeh në terren thelbin e turizmit kulturor dhe nevojën për ta mirë menaxhuar atë.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Menaxhim Turizëm Kulturor ” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike,

menaxheriale dhe komunikuese. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi

për t’u punësuar në: Agjensitë e Udhëtimeve, Guida Turistike, Administratë Shtetërore dhe jo

shtetërore të interesuara në sektorin e turizmit kulturor, Organizatat Jofitimprurëse.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

Turizëm Arkeologjik (Bachelor)

Përshkrimi i Programit Bsc. Turizëm Arkeologjik

Zhvillimet e herë pas hershme të shoqërisë dhe kërkesave të tregut të punës, së bashku me

procesin e globalizimit, kërkojnë specialistë të kualifikuar në njohjen dhe vlerësimin e

trashëgimisë arkeolologjike, arkitektonike e historike. Ky program është i projektuar për të

transmetuar tek studentët aftësitë profesionale të cilat mundësojnë realizimin e një paketë

turistike në site, parqe e destinacione të njohura arkeologjike. Qëllimi i këtij programi është

aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të rinj në fushën e trashëgimisë arkeologjike. Ndër të

tjera, studentët pajisen me njohuri dhe koncepte ndaj formave të shfrytëzimit cilësor mbi kategori

objektesh e monumentesh të periudhave të ndryshme historike, të ndodhura in situ apo në muze

të ndryshëm arkeologjikë nëpër Shqipëri.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Bachelor në “Turizëm Arkeologjik” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, krijuese

dhe interpretuese, të domosdoshme të në fushën e turizmit arkeologjik. Në përfundim të

Page 10: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: operator turistik , guidë

individuale apo guidë në site e parqe arkeologjik, specialist në institucione private e publike.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

Komunikim dhe Marketing Digjital

Përshkrimi i Programit Komunikim dhe Marketing Digjital

Misioni i programit të studimit në Komunikim dhe Digjital Marketing është t’i pajisë studentët

me njohuritë themelore për formimin e tyre si specialistë në komunikim dhe digjital marketing

në shërbim të biznesit të vogël e të mesëm privat edhe publik si dhe organizatave jofitimprurësi,

si edhe për krijimin e bazave për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushën e Menaxhim

Marketingut, Komunikimit dhe Digital Marketingut.

Mundësitë për punësim

Këto studentë do të kenë mundësi të punësohen nga të gjitha bizneset private dhe institucionet

publike në departamentet e marketingut, departamentet e komunikimit dhe departamentet e

shitjeve. Këto studentë të diplomuar do të jenë në gjendje të drejtojnë, të punojnë dhe të ofrojnë

njohuritë e tyre në këto fusha.. Shumë nga bizneset dhe entet publike janë drejtuar dhe të tjerat

po vazhdojnë të drejtohen drejt digjitalizimit. Kjo hap mundësi të mëdha për punësimin e këtyre

studentëve të diplomuar në “Komunikim dhe Marketing Digjital” në Universitetin “Aleksandër

Moisiu”, Durrës.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Të zbatohet vendimi i Qeverisë në lidhje me përcaktimin e kufirit të notës mesatare.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Page 11: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (nota mesatare 50% mesatarja e

të gjitha lëndëve + 50% provimet e maturës shtetërore)

Për aplikantët që vijnë nga Shkollat Profesionale Ekonomike, të aplikohet koeficienti 1.2.

FAKULTETI I EDUKIMIT

Fakulteti i Edukimit ka për qëllim përgatitjen e individëve të kualifikuar në shkencat e edukimit

dhe fushave të ngjashme me to. I konceptuar për të ndërtuar një institucion të arsimit të lartë

ndryshe dhe duke marrë përvojat më të mira perëndimore, Fakulteti i Edukimit është bërë një

ndër institucionet e arsimit të lartë në fushën e shkencave të edukimit, më të vlerësuara dhe të

kërkuara në vend. Tregues të cilësisë së së këtij fakulteti është përqindja e lartë e studentëve të

punësuar në profesion si dhe rezultatet e larta që studentët e FE arrijnë në provimin e shtetit.

Aktualisht, në vitin akademik 2018-2019, Fakulteti i Edukimit numëron 2296 studentë në ciklin

e parë Bachelor, 537 studentë në ciklin e dytë Master Shkencor dhe 820 studentë në Master

Profesional.

DEPARTAMENTET

Departamenti Pedagogjisë

Departamenti Gjuhës

Departamenti Letërsisë

Departamenti Gjuhëve të Huaja

Departamenti Sociologjisë

Departamenti Psikologjisë

Qendra për Edukim në Vazhdim

PROGRAMET E STUDIMIT

Programet e ciklit të parë Bachelor

Arsim Fillor

Gjuhë Angleze

Filozofi-Sociologji

Gjuhë-Letërsi- Anglisht

Page 12: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Psikologji

Arsim Parashkollor

Gjuhë Gjermane dhe Angleze

Një përshkrim i shkurtër rreth programeve të studimit

Bachelor në “Filozofi –Sociologji”

Përshkrimi i Programit

Ndër objektivat kryesorë të programit Bachelor mund të përmendim: pajisjen e studentit me

njohuri dhe koncepte bazë në fushës e studimit Filozofi - Sociologji, me aftësi profesionale, me

formim qytetar të përgjithshëm, me aftësi bazë për punë kërkimore, me aftësi të përgjithshme

praktike dhe të zbatuara, dhe me aftësi për promovim personal. Programi gjithashtu synon

arritjen e niveleve më të larta të dijes akademike, kompetencave dhe njohurive të aplikuara për

studentët, duke mundësuar që ata të përshtaten me kërkesat e tregut të punës, të ndjehen të

përmbushur nga ana personale dhe profesionale dhe të formësohen si qytetarë të denjë të një

shoqërie globale dhe dinamike.

Mundësitë e Punësimit

Pas përfundimit të studimeve në Departamentin e Sociologjisë, të programit Bachelor në

Filozofi- Sociologji, studentët:

- Mund të punësohen si mësues të ciklit të mesëm të ulët dhe të mësëm të lartë në

institucione të ndryshme arsimore private dhe publike.

- specialistë arsimi apo anëtarë të strukturave drejtuese të institucioneve ar-simore publike

dhe private.

- specialistë arsimi apo anëtarë të strukturave të institucioneve jopublike që ofrojnë

shërbime qytetarëve në fushën e edukimit apo shkencave të edukimit.

- në institucionet shtetërore ose private të arsimit parauniversitar duke qenë të specializuar

në shkencat sociale.

Kriteret e pranimit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në vendimin nr. 216, datë

20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e

kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të

studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre

programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019”. Përllogaritja e

mesatares është aritmetike, maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës.

Programi Bachelor në ”Psikologji”

Përshkrimi i Programit

Page 13: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Ky program ofron njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushën e psikologjisë. Formimi në

psikologji u mundëson studentëve të punojnë në fushën e shërbimeve psikologjike. U mundëson

vazhdimin e studimeve në fushën psiko-sociale . Mundëson gjithashtu vazhdimin e studimeve në

fushen e mësimdhënies për profilet psikologji dhe sociologji dhe lëndëve shoqërore.

Mundësitë e Punësimit

Studentët që përfundojnë studime e ciklit të parë Bachelor në Psikologji, mund të punësohen si

psikologë profesionistë, psikologë shkollorë, psikologë në institucione të ndryshme si

institucione penitenciare, institucione të shërbimit social, shoqata apo OJF etj.

Kriteret e pranimit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në vendimin nr. 216, datë

20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e

kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të

studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre

programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019”. Përllogaritja e

mesatares është aritmetike, maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës.

Programi Bachelor i studimit për “Gjuhë-Letërsi-Anglisht”

Përshkrimi i Programit

Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësitë shkencore e profesionale

të nevojshme në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në kërkimin e punës. Programi “Gjuhë -

Letërsi – Anglisht” zhvillon një sërë aftësish teorike e zbatuese për gjuhën shqipe dhe shkencën

e gjuhësisë e letërsisë, si dhe gjuhën angleze.

Mundesitë për punësim

Programi i studimit Bach.“Gjuhë-Letërsi dhe Anglisht" krijon një sërë mundësish për të bërë

karrierë në fushën profesionale dhe akademike. Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin

privat dhe publik. Bach. në “Gjuhë- Letërsi – Anglisht”, gjithashtu i jep mundësi studentëve që

njohuritë e përfituara t’i zbatojnë në drejtime të tjera studimi të lidhura ngushtësisht me natyrën e

gjuhës dhe letërsisë, në të dyja gjuhët, si: gazetari, redaktori, përkthyes etj.

Kriteret e pranimit

Nota mesatare e përgjithshme, sipas VKM, Nr. 216, dt.20.04.2018.

Bachelor “Arsim Parashkollor”

Përshkrimi i Programit

Page 14: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Qëllimi i këtij programi është aftësimi, zhvillimi profesional i studentëve, përgatitja e tyre në

ushtrimin e profesionit të mësuesit të Arsimit Parashkollor. Studenti zhvillon njohuritë mbi të

kuptuarit e natyrës së rritjes dhe të zhvillimit të fëmijëve, njeh diversitetin dhe mbështetjen që

duhet t’u jepet fëmijëve për të stimuluar një mjedis të nxëni efektiv. Zbatimi i teknologjisë dhe i

metodave bashkëkohore, bashkëpunimi me kolegët, familjarët dhe antarët e tjerë të komunitetit,

si dhe vlerësimi i herë pas hershëm i tyre, janë prioritet i këtij programi. Kopshti është një vend

ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kryejë aktivitete që synojnë nxitjen e zhvillimit të aftësive

motorike, imagjinatën, gjuhën, arsyetimit, si dhe promovimin e socializimit

Mundesitë për punësim

Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar në institucionet

shtetërore ose private të arsimit parashkollor, duke qenë të specializuar në edukimin e

grupmoshave 3-6 vjeç. Programi “Arsim Parashkollor” u krijon studentëve mundësinë për të

kontribuar denjësisht në sektorin privat dhe atë publik, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi

profesionale, të domosdoshme në hedhjen e themeleve të sigurta për arsimimin e tyre.

Kriteret e pranimit

Nota mesatare sipas VKM Nr 216, datë 20.04.2018 do të jetë 7 (shtatë) për të tre vitet e Shkollës

së Mesme (Gjimnaz) si dhe për të gjitha vitet e Shkollave Profesionale ( sipas vecorive të tyre)

Bachelor në “Arsim Fillor”

Përshkrimi i Programit

Në këtë program studentët pajisen me njohuri teorike, didaktike dhe praktike për mësues të

kualifikuar. Duke kombinuar teorinë me praktikën dhe kërkimin shkencor, studentët aftësohen

për të qenë mësues të aftë për të transmetuar njohuritë e specialitetit të tyre, në mënyrë të

përshtatshme,të vlefshme për nxënësit, nëpërmjet metodologjive bashkëkohore të mësimdhënies.

Mundesitë për punësim

Ky program përgatit mësues të kualifikuar nga klasa e Irë deri në klasën e VItë të shkollës 9-

vjeçare, proces që realizohet përmes avancimit të kualifikimit të mëtejshëm me programet e

nivelit të dytë Master Profesional Arsim Fillor.

Kriteret e pranimit

Nota mesatare sipas VKM Nr 216, datë 20.04.2018 do të jetë 7 (shtatë) për të tre vitet e Shkollës

së Mesme (Gjimnaz) si dhe për të gjitha vitet e Shkollave Profesionale ( sipas vecorive të tyre).

Bachelor në “Gjuhë Angleze”

Përshkrimi i Programit

Page 15: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Programi Bachelor i Gjuhës Angleze, u ofron studentëve mundësinë që të thellojnë njohuritë

teorike dhe praktike të në degën e gjuhës angleze. Aftësitë e përfituara do t’u mundësojnë

studentëve të jenë të aftë të ushtrojnë një mësimdhënie cilësore të gjuhës angleze në sistemin

parauniversitar jo vetem në aspektin gjuhësor, por edhe në përçimin e njohurive mbi letërsinë

dhe qytetërimin ndërkulturor.

Mundesitë për punësim

Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: mësues i

gjuhës angleze për institucionet arsimore publike dhe private, specialist komunikimi në kompani

publike dhe private, specialist në projekte, mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në këtë

fushë, etj.

Kriteret e pranimit

Kandidatët që aplikojnë në programin e studimit “Gjuhë Angleze” duhet të plotësojnë kriterin e

notës mesatare të përcaktuar në vendimin nr. 216, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për

përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të

ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e

studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për

vitin akademik 2018–2019”. Përllogaritja e mesatares është aritmetike, maturantët do të

vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës, nota mesatare e përcaktuar në vendimin nr. 216,

datë 20.4.2018.

Bachelor në “Gjuhë Gjermane dhe Angleze”

Përshkrimi i Programit

Programi Bachelor i Gjuhës Gjermane dhe Angleze, u ofron studentëve mundësinë që të

thellojnë njohuritë teorike dhe praktike në gjuhën Gjermane dhe Angleze. Programi Bachelor në

“Gjermanisht-Anglisht” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, gjuhësore dhe komunikuese,

më qëllim marrjen e zhvillimin e njohurive të gjuhës gjermane dhe angleze. Njohuritë e marra

janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e mësimit të gjuhës së huaj.

Mundesitë për punësim

Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: mësues i

gjuhës gjermane dhe angleze për institucionet arsimore publike dhe private, specialist

komunikimi në kompani publike dhe private, specialist në projekte, mundësi për të zhvilluar

studime të përparuara në këtë fushë, etj.

Kriteret e pranimit

Page 16: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Kandidatët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në vendimin nr. 216, datë

20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e

kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të

studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre

programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019”. Përllogaritja e

mesatares është aritmetike, maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës.

FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (FSHPJ) është hapur me Vendim të Këshillit të

Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Nr. 685, date 25.08.2010 si një nga njësitë kryesore

të Universitetit “Aleksandër Moisiu” (UAMD). Ai tashme është një fakultet i konsoliduar dhe

i suksesshëm. Këtë e dëshmon, gama e gjerë e profileve të studimit që ofron, si dhe shtrirja e

tyre në të dy ciklet e studimit duke synuar edhe hapjen e programeve të ciklit të tretë.. FSHPJ

përbëhet nga një staf akademik profesionist dhe i përkushtuar, i pajisur me grada shkencore

dhe tituj akademikë që aplikojnë praktikat dhe përvojat më të mira perëndimore në procesin e

mësimdhënies. Këtë vit akademik, FSHPJ numëron 1921 studentë në ciklin e parë Bachelor,

709 studentë në Master Shkencor dhe 367 në Master Profesional.

DEPARTAMENTET

Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Shkencave Politike

Departamenti i Administrimit Publik

PROGRAMET E STUDIMIT

Programet e ciklit të parë Bachelor

Drejtësi

Shkenca Politike

Administrim Publik

Politikë Ekonomike

Marrëdhënie me Publikun

Page 17: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Histori

Një përshkrim i shkurtër rreth programeve të studimit

Bachelor në “Drejtësi”

Përshkrimi i Programit

Ky program ofron nje realizim të plotë të koncepteve ligjore dhe njohuritë e nevojshme në

fushën e drejtësisë, traditave dhe kulturave juridike në vend si dhe në një vizion më të gjerë

rajonal, evropian e ndërkombëtar. Gjithashtu, ofron një bazë të fortë në të drejtën kombëtare dhe

atë ndërkombëtare të jurisprudencës duke nxitur interesin në fusha specifike ligjore si dhe

përgatit profesionistë të së drejtës të formuar me dije bashkëkohore që i përgjigjen kushteve të

reja të zhvillimit global.

Mundësi për punësim

Në përfundim të këtij cikli, studentët mund të punësohen në:

- institucione të administratës publike (institucione të administratës shtetërore si dhe institucione

të pavarura etj). Sipas legjislacionit të shërbimit civil, kategoria e nëpunësve specialistë mund të

hyjnë në administratën publike si juristë apo në pozicione të tjera të ngjashme me të pa

eksperiencë pune dhe me nivelin e diplomës Bachelor.

- në firma private, në të cilat mund të ofrojnë shërbime asistuese juridike, ndihmëse për

ushtrimin e veprimtarisë tregtare.

- në organizata të shoqërisë civile, përfshirë dhe organizatat ndërkombëtare referuar projekteve të

cilat lidhen me të drejtat e njeriut apo me aspekte të tjera të drejtësisë në Shqipëri dhe më gjerë.

- mund të jenë konsulentë, asistues në zyrat e noterisë, avokatisë, përmbarimit.

Disa nga karakteristikat e realizimit të programit Drejtësi, në FSHPJ, në UAMD mbetet

përfshirja e studentëve përmes nismave konkrete në:

- angazhimin e tyre në Klinikën e Ligjit, strukturë e ngritur pranë FSHPJ e cila ofron ndihmë

ligjore falas. Përmes angazhimit të tyre, studentët fitojnë eksperiencë pune si dhe aftësitë

praktike të ushtrimit të profesionit të juristit.

- Klubi i Juristëve të Rinj, strukturë vullnetare e ngritur me studentët, të cilët sipas metodës ‘peer

to peer’ nxisin edukimin mes bashkëmoshatarëve, zhvillojnë aftësitë e tyre kreative dhe të të

folurit në publik.

Kriteret e pranimit

Mesatarja e shkollës se mesme të ketë 70% të peshës së pikëve nga totali i përgjithshëm.

Gruplëndët të kene 30% të peshës nga totali i pergjithshëm.

Nga gruplëndët, të cilat do te kane vlerën nga 15 % secila, do te jene:

Page 18: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Qytetari

Histori

Bachelor në “Administrim Publik”

Përshkrimi i Programit

Cikli i parë të studimeve Bachelor në “Administrim Publik” synon të ofrojë një realizim te plotë

të koncepteve ne fushën e administrimit publik dhe të analizoje rolin e sektorit publik në

zhvillimin e vendit dhe lidhjet e tij me fusha tё tjera tё realitetit shoqëror. Misioni i këtij

programi është të përgatisë studentë të cilët të aftësohen në hartimin e politikave ekonomike

brenda strukturave që lidhen direkt dhe indirekt me administratën publike qendrore dhe lokale.

Qëllim tjetër i këtij programi është të aftësojë studentin ne njohjen e fenomeneve ekonomike nën

rregullatorët politik, si dhe rolin e administratorit publik.

Mundësi për punësim

Të diplomuarit në këtë program, kanë mundësi punësimi kryesisht në administratën publike si:

specialistë të aftë për të administruar dhe drejtuar me profesionalizëm ekonominë publike

dhe lokale, të aftë në vendimmarrje, të aftë për zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e

zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokale;

specialistë në përvetësimin e teknikave, instrumenteve dhe metodave bashkëkohore,

sasiore dhe cilësore, për menaxhimin më efektiv te ekonomisë publike e asaj lokale;

specialiste me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e mjaftueshme për kërkim shkencor

dhe hartimin e zbatimin e planeve strategjike dhe te qëndrueshme te ekonomisë në

përgjithësi;

specialistë në hartimin e platformave ekonomike në kuadrin e trysnisë politike

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Nota mesatare që do të përcaktohet në VKM-në përkatëse për përcaktimin e kriterit të notës

mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet

e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të

këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2020-2021.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (Nota mesatare do të

përcaktohet me ponderim ku 50% mesatarja e të gjitha lëndëve +50% mesatarja e notave në

provimet e maturës shtetërore).

Bachelor në “Politikë Ekonomike”

Përshkrimi i Programit

Page 19: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Ciklit i parë i studimeve “bachelor” në Politikë Ekonomike ka si mision të përgatisë studentë të

cilët të aftësohen në hartimin e politikave ekonomike brenda strukturave që lidhen direkt dhe

indirekt me administratën publike qendrore dhe lokale. Ky program është mjaft unik në llojin e

tij sepse është ndërdisiplinor (ekonomi dhe shkenca politike), dhe në këtë mënyrë tenton të

aftësojë studentin si ekonomist vendimmarrës në kontekstin e politikave të ndryshme. Ka si

synim ti ofrojë studentit mundësinë të studiojë dhe të eksplorojë në lëmin e shkencave

ekonomike të integruara me shkencat politike në mënyrë që të aftësohen në njohjen e

fenomeneve ekonomike nën rregullatorët politik.

Mundësi për punësim

Të diplomuarit në këtë program, kanë mundësi punësimi kryesisht në administratën publike si:

specialistë të aftë për të administruar dhe drejtuar me profesionalizëm ekonominë publike

dhe lokale, të aftë në vendimmarrje, të aftë për zgjidhjen e problemeve dhe nxitjen e

zhvillimit të ekonomisë publike dhe lokale;

specialistë në përvetësimin e teknikave, instrumenteve dhe metodave bashkëkohore,

sasiore dhe cilësore, për menaxhimin më efektiv te ekonomisë publike e asaj lokale;

specialiste me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e mjaftueshme për kërkim shkencor

dhe hartimin e zbatimin e planeve strategjike dhe te qëndrueshme te ekonomisë në

përgjithësi;

specialistë në hartimin e platformave ekonomike në kuadrin e trysnisë politike

ekonomist vendimmarrës në kontekstin e politikave të ndryshme.

Kriteret e pranimit

Si kriter përjashtues:

Nota mesatare që do të përcaktohet në VKM-në përkatëse për përcaktimin e kriterit të notës

mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet

e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të

këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2020-2021.

Si kriter përzgjedhës të pranimit të studentëve:

Maturantët do të vlerësohen sipas notës mesatare në rend zbritës. (Nota mesatare do të

përcaktohet me ponderim ku 50% mesatarja e të gjitha lëndëve +50% mesatarja e notave në

provimet e maturës shtetërore).

Bachelor në “Shkenca Politike”

Përshkrimi i Programit

Programi i Studimit në Bsc. “Shkenca Politike” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në

fushën profesionale dhe akademike përmes zhvillimit të aftësive menaxhuese, këshilluese,

Page 20: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

politike dhe analitike. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e

shkencave politike.

Mundësitë për punësim

Njëkohësisht, mundëson punësim në sektorin publik dhe privat, pasi programi krijon njohuri të

plotë mbi fushën e shkencave politike dhe lidhjet e saj me fusha tё tjera tё realitetit shoqёror. Në

përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: specialistë në

institucione të qeverisjes qendrore dhe vendore si dhe institucione të tjera publike. Ndërsa në

sektorin privat në organizata të ndryshme joqeveritare, organizata ndërqeveritare, agjenci etj

Kriteret e pranimit

Të aplikojnë të gjithë ata maturantë që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm. Kandidatët

duhet të marrin pjesë në një proçes përzgjedhës, i cili përcakton fituesit në bazë të renditjes nga

pikët maksimale drejt atyre minimale. Pikët do fitohen sipas një formule bazë, e cila do të

llogaritet mbi mesataren e (gruplëndëve specifike) të fituar gjatë 3 viteve të studimit në arsimin e

mesëm.

Nota mesatare 6 e lart për të tre vitet e Shkollës së Mesme.

-70 % do të zërë nota mesatare e të tre viteve,

-30 % do të zërë nota mesatare e Grup lëndëve, e ndarë në mënyrë të barabartë mes lëndëve ku

do të përfshihen:

Ekonomi

Histori

Filozofi

Bachelor në “Histori”

Përshkrimi i Programit

Programi Bachelor në “Histori” është i projektuar për të transmetuar tek studentët njohuri mbi

përvetësimin e teknikave, instrumenteve dhe metodave bashkëkohore, sasiore dhe cilësore, për

promovimin dhe publikimin më efektiv të vlerave historike, pasurive kulturore të shqiptarëve

përtej kufijve. Programi i Studimit në Bsc. “Histori” krijon një sërë mundësish për të bërë

karrierë në fushën profesionale dhe akademike.

Mundësitë për punësim

Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi për t’u punësuar si: specialistë në

institucione të pushtetit qendror dhe atij lokal, në sistemin arsimor, arkivat, bibliotekat,

Page 21: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

institucionet kërkimore-shkencore, OJF-të, etj Për studentët që ndjekin ciklin e parë të

studimeve në “Histori”, pranë këtij Departamenti ofrohet dhe cikli i dytë i studimeve Master

Shkencor në “Histori”.

Kriteret e pranimit

Të aplikojnë të gjithë ata maturantë që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm. Kandidatët

duhet të marrin pjesë në një proçes përzgjedhës, i cili përcakton fituesit në bazë të renditjes nga

pikët maksimale drejt atyre minimale. Pikët do fitohen sipas një formule bazë, e cila do të

llogaritet mbi mesataren e (gruplëndëve specifike) të fituar gjatë 3 viteve të studimit në arsimin e

mesëm.

Nota mesatare 6 e lart për të tre vitet e Shkollës së Mesme.

-70 % do të zërë nota mesatare e të tre viteve,

-30 % do të zërë nota mesatare e Grup lëndëve, e ndarë në mënyrë të barabartë mes lëndëve ku

do të përfshihen:

Histori

Gjeografi

Filozofi

Bachelor në “Marrëdhënie me Publikun”

Përshkrimi i Programit

Programi Bachelor në “Marrëdhënie me Publikun” është i projektuar për të transmetuar tek

studentët njohuri mbi shoqërinë, komunikimin në hapësirën publike, politikave sociale dhe

ekonomike, mediave tradicionale e te reja, audiencave të drejtpërdrejta dhe atyre në linjë. Në

rang kombëtar, sipas INSTAT-it, në të gjithë territorin ekzistojnë rreth 108.5 mijë biznese të

mëdha dhe të mesme, pjesa dërrmuese e të cilave ka një zyrë të Marrëdhënieve me Publikun. Në

këtë drejtim ky program studimi është bashkëkohor dhe përgatit studentët për një profesion që

gëzon një hapësirë të gjerë në tregun e punës.

Mundësitë për punësim

Mundëson punësimin në sektorin publik dhe privat, pasi programi krijon njohuri të plotë tek

studentët si ekspertë të komunikimit ose PR-it, në kontekstin e politikave të ndryshme të

zhvillimit shqiptar në lidhje me tregun e punës, rajonin dhe më gjerë. Për studentët që ndjekin

ciklin e parë të studimeve në “Marrëdhënie me Publikun”, pranë këtij Departamenti ofrohet dhe

cikli i dytë i studimeve Master Profesional “Komunikim Publik”

Kriteret e pranimit

Page 22: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Të aplikojnë të gjithë ata maturantë që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm. Kandidatët

duhet të marrin pjesë në një proçes përzgjedhës, i cili përcakton fituesit në bazë të renditjes nga

pikët maksimale drejt atyre minimale. Pikët do fitohen sipas një formule bazë, e cila do të

llogaritet mbi mesataren e (gruplëndëve specifike) të fituar gjatë 3 viteve të studimit në arsimin e

mesëm.

Nota mesatare 6 e lart për të tre vitet e Shkollës së Mesme.

-70 % do të zërë nota mesatare e të tre viteve,

-30 % do të zërë nota mesatare e Grup lëndëve e ndarë në mënyrë të barabartë mes lëndëve, ku

do të përfshihen:

Histori

Qytetari

Sociologji

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

Në gjithë veprimtarinë e tij FSP synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet

akademike më të larta bashkëkohore, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilitdo

që kërkon të përfitojë nga arsimi i lartë. Si ofruesi i arsimit profesional, ky Fakultet, synon

krijimin e një sistemi modern dhe cilësor të arsimit profesional në vend. Një sistem i tillë do të

kontribuojë në krijimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të aftësive profesionale dhe qytetarisë së

të rinjve, nëpërmjet ofrimit të kualifikimeve profesionale, jo vetëm në përputhje me kërkesat e

zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, por dhe më gjerë. Këtë vit akademik, FSP

numëron 1136 studentë në ciklin e parë Bachelor, 2120 studentë në degët 2-vjeçare

profesionale dhe 255 studentë në Master Profesional.

DEPARTAMENTET

Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detare

Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore

Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe të Natyrës

PROGRAMET E STUDIMIT

Programet e ciklit të parë Bachelor

Page 23: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Infermieri e Përgjithshme

Mami

Fizioterapi

Navigacion dhe Menaxhim Detar

Programe studimi profesionale 2-vjeçare

Asistent Ligjor

Asistent Administrativ

Ndihmës Dentist

Specialist Rrjetesh Kompjuterike

Menaxhim Transporti Detar/Tokësor

Menaxhim Ndërtimi

Teknologji Automobilash

Informatikë-Praktike

Hidroteknik Ujësjellës Kanalizime

Teknik Elektrik

Një përshkrim i shkurtër rreth programeve të studimit

Bachelor në Navigacion dhe Menaxhim Detar

Përshkrimi i Programit Bsc. Navigacion dhe Menaxhim Detar

Programi i Studimit në Bsc. “Navigacion dhe Menaxhim Detar” mbështetet në një nevojë që

dikton zhvillimi ekonomiko-shoqëror i vrullshëm i vendit tonë, duke shtruar vazhdimisht kërkesa

të reja për specialistë të profesioneve të ndryshme e sidomos në fushën e detarisë, duke patur

parasysh faktin që Shqipëria është një vend bregdetar, me nje flotë tregtare, peshkimi dhe

turistike, si dhe me një sektor portual të zhvilluar. Qëllimi i Programit të Studimit “Navigacion

dhe Menaxhim Detar” është të kualifikojë individët me një formimim të kombinuar të shkencave

ekzakte nautike dhe atyre ekonomike, duke i’u përgjigjur kushteve të ekonomisë së tregut.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Studentet e diplomuar në këtë program kanë si destinacion:

- Plotësimin e kërkesave të tregut kombëtar e ndërkombëtar për drejtues (kapiten e oficerë)

dhe administrues të anijeve të transportit të mallrave (anijeve tregtare), si dhe të pasagjerëve,

brenda dhe jashtë vendit;

- Plotësimin e kërkesave për menaxherë të Administratës tonë Detare me qëllim ngritjen e

nivelit të kësaj administrate, referuar vendeve të tjera të zhvilluara. Kurrikula e hartuar jep

Page 24: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

mundësinë që në këtë degë të diplomohen edhe femra, të cilat do të jenë menaxheret e

ardhshme në Administratën Detare si në: Kapiteneritë e Porteve, Autoritetet Portuale të

porteve të vendit, agjensitë detare, funksionin e brokeruesëve, carteruesëve, spedicionerëve,

në Administratën e Porteve, etj.

Kriteret e pranimit

Mesatarja e Notave sipas VKM-së, duke i rankuar me rend zbritës;

Maturantët që kanë kryer shkollën e mesme profesionale në profilet detare dhe mekanike, kanë

koeficientin 1.4;

Nota e lëndëve Fizikë mbi 6.5 (Preferenciale jo përjashtuese).

Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme”

Përshkrimi i Programit

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i studentëve që përfshihen në këtë program

me njohuritë bazë përkatëse infermierore dhe mjekësore bazuar në Lëndët dhe Silabuset e tyre,

si dhe në zhvillimin e Praktikave Profesionale Mësimore, si në Laboratorin Mjekësor pranë

Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore, ashtu dhe në Praktikat Profesionale Mjekësore

në Spitalet Rajonale dhe në Qendrat Shëndetësore. Ky program u krijon mundësi studentëve që e

mbarojnë me sukses, të bëjnë karrierë në fushën profesionale si infermierë profesionistë. Ndër të

tjera, studentët pajisen me njohuri bazë të Infermieristikës së Përgjithshme dhe të

Infermeristikave Speciale sipas Specialiteteve Mjekësore, ashtu dhe me njohuri bazë në shkencat

bazë Mjekësore të Sëmundjeve të Brendshme, Kirurgjisë, Ortopedi & Trauma, Anestezi &

Reanimacionit, Pediatrisë.

Mundësitë për Punësim

Programi Bachelor në “Infermieri të Përgjithshme” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike,

menaxheriale dhe komunikuese, në drejtim të kujdesit infermieror dhe mjekësor, ndaj pacientët

të shtruar në spital, ndaj pacientëve të sëmurë në shtëpi dhe në vizitat e ndryshme mjekësore.

Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e shkencave teknike

mjekësore. Studentet, pasi marrin Diplomën Bachelor mund të punësohen në Shërbimin

Shëndetësor Parësor ose spitalor.

Kriteret e pranimit

Notat mesatare minimale përfundimtare të nxënësve të shkollave të mesme:

Nota mesatare e shkollës së mesme 6 (gjashtë)

Nota mesatare në lëndën Biologji 6 (gjashtë)

Page 25: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Nota mesatare në lëndën Kimi 6 (gjashtë)

Bachelor në “Mami”

Përshkrimi i Programit

Studentët pajisen me njohuritë bazë dhe të Infermieristikave Speciale sipas Specialiteteve

Mjekësore, ashtu dhe me njohuritë bazë në shkencat Mjekësore të Sëmundjeve të Brendshme,

Kirurgjisë, Anestezi dhe Reanimacionit, Pediatrisë. Në Program tre vjeçar ka dhe Disiplina të

formimit të përgjithshëm (bazë), Disiplina të formimit karakterizues të programit etj.

Mundësi për punësim

Programi i Studimit Bachelor tre vjeçar në “Mami” i krijon një sërë mundësish studentëve që e

mbarojnë me sukses këtë program të bëjnë karrierë në fushën profesionale si mami profesionistë,

të cilë mund të punojnë në Spitale Rajonale dhe Terciare. Njëkohësisht, mundëson punësimin në

sektorin privat dhe publik, pasi programi jep njohuri të plota mbi sistemin e Shërbimit dhe

Kujdesit Mjekësor dhe zgjidh problematikat që dalin.

Kriteret e pranimit

Notat mesatare minimale përfundimtare të nxënësve të shkollave të mesme:

Nota mesatare e shkollës së mesme 6 (gjashtë)

Nota mesatare në lëndën Biologji 6 (gjashtë)

Nota mesatare në lëndën Kimi 6 (gjashtë)

Bachelor në “Fizioterapi”

Përshkrimi i Programit

Objektivat kryesore formuese të programit të studimit “Fizioterapi” janë: të përgatitë specialistë

të aftë për të administruar me profesionalizëm dhe për të punuar në spitale, qendra shëndetësore

me përkushtim në drejtim të përmirësimit të shëndetit të të sëmurit dhe duke përdorur njohuritë

profesionale të marra në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe të kujdesit shëndetësor, të vendosë

marrëdhënie pozitive me pacientin duke marrë parasysh komplikacionet psikiatrike të pacientit,

marrja e nocioneve kryesore të fiziopatologjisë të sistemeve të ndryshme, organeve dhe të

aparateve të aplikuara në situata të ndryshme klinike, në lidhje me parametrat diagnostikues, të

njohë problemet parësore klinike të lidhura me patologji të ndryshme në sektorë të ndryshëm të

mjekësisë rehabilituese, marrja e nocioneve të ndërhyrjeve të parandalimit, të terapisë dhe

rehabilitimit të sëmundjeve në bashkëpunim me ekipin multiprofesional dhe me disiplina të tjera

Page 26: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

të zonës së rehabilitimit, të njohë metodologjitë e ndryshme rehabilitative në lidhje me

problematikat e sektorit.

Mundësi për punësim

Qëllimi i përgatitjes së programit “Fizioterapi” është të përgatitë specialistë fizioterapist. Në

kuadër të rritjes dhe të përgatitjes për rolin e fizioterapistëve në Qendrat spitalore, kërkohet një

rritje në aspektin profesional të personelit që do të punojë në këtë profesion Bazuar në këto

nevoja, studentët të cilët përfundojnë këtë degë, jo vetëm do të arrijnë të punësohen, por do të

ndihmojnë tregun në mbushjen e këtij vakumi. Në fushën e profesioneve sanitare të

fizioterapistit, të diplomuarit janë operatorë sanitarë të cilët zotërojnë kompetencat e atribuara

nga Ministria e Shëndetësisë.

Kriteret e pranimit

Notat mesatare minimale përfundimtare të nxënësve të shkollave të mesme:

Nota mesatare e shkollës së mesme 6 (gjashtë)

Nota mesatare në lëndën Biologji 6 (gjashtë)

Nota mesatare në lëndën Kimi 6 (gjashtë)

Nota mesatare në lëndën Fizikë 6 (gjashtë)

Studime 2 vjeçare në “Teknikë Elektrikë”

Përshkrimi i Programit 2-vjeçar në Teknik Elektrik

Ky program ofron mundësinë për formimin e teknikut elektrik të cilët marrin njohuri të

rëndësishme në fusha të tilla si automatika, makinat elektrike, sistemet elektrike në ndërtesa,

sistemet elektrike në mjetet lëvizëse, matjet elektrike, sigurimit teknik dhe normativat teknike në

punimet elektrike si dhe aplikimi i tyre në sektorët që përdorin energjinë elektrike. Diploma

Profesionale (me kohëzgjatje 2-vjet) jep një formim profesional në gjëndje që të përballojë

problemet tipike të projektimit në sektorin elektrik, të kuptojë dhe drejtojë inovacionet në të

gjitha disiplinat e sektorit elektrik, elektronikës industriale e të fuqisë, të automatizimit e të

sistemit elektroenergjetik në përgjithësi.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Diploma Profesionale në Degën Teknik Elektrik krijon mundësinë të punësohesh si Teknik në

aktivitete teknike:

Në sistemin e prodhimit të energjisë elektrike;

Në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike;

Në sistemin e shpërndarjes të energjisë elektrike;

Në kompani për projektimin, realizimin dhe servisin e sistemeve të fuqisë me tension të

lartë, të mesëm dhe te ulët;

Page 27: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Në shoqëri për shitblerjen e energjisë elektrike;

Gjithashtu mund të punësohet në Industrinë e Prodhimit të aparateve dhe pajisjeve

elektrike.

Kriteret e pranimit

Mesatarja e Notave sipas VKM-së, duke i rankuar me rend zbritës.

Studime 2 vjeçare në “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor”

Përshkrimi i Programit

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të ardhshëm në fushën e

transportit, duke studjuar në detaje problematikat e transportit detar dhe tokësor në vendin tonë,

të modeleve të tyre për një transport të qëndrueshëm e miqësor me mjedisin; ndërthurja e

mënyrave të transportit për t’u integruar në rrjetin e koridoreve rrugore dhe autostradave detare

të vendeve të rajonit dhe hapësirës së përbashkët europiane; përfitimet që ka vendi ynë nga

transporti.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi 2-vjecar në “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor” zhvillon një sërë aftësish, si ato

praktike dhe menaxheriale, me qëllim marrjen e vendimeve të duhura në agjensi, shoqëri apo

ente të ndryshme të transportit të mallrave dhe pasagjerëve, si ato detare dhe ato tokësore, në

Njësitë vendore në zyrat e shërbimeve të transportit. Njohuritë e marra janë të formimit të

përgjithshëm teoriko-praktik në fushën e transportit. Në përfundim të programit, studenti përfiton

njohuri dhe aftësi të një specialisti të fushës së transportit, asistentë, menaxherë në agjensi e në

shoqëri të ndryshme në sektorin privat dhe në atë publik.

Kriteret e pranimit

Mesatarja e Notave sipas VKM-së, duke i rankuar me rend zbritës.

Studime 2 vjeçare në “Teknologji Automobilash”

Përshkrimi i Programit

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të ardhshëm në fushën e

automjeteve, duke studiuar në detaje mekanizmat dhe sistemet e automjetit, problemet dhe

defektet më frekuente që hasen në të gjitha nyjet dhe detalet e automjetit. Studenti njihet nga afër

me skemat kinematike të funksionimit të nyjeve kryesore të automjetit, diagnostikimin e

hershëm dhe shërbimet teknike të domosdoshme për jetëgjatësinë dhe sigurinë e automjetit në

praktikat profesionale, duke u aftësuar dhe orientuar drejt teknikisht. Për këtë qëllim shfrytëzohet

“Laboratori i Teknologjisë së Automjetit” që ndodhet në ambientet e Universitetit “Aleksandër

Moisiu”, si edhe qendrat e njohura të asistencës teknike në vend.

Page 28: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi 2-vjecar në “Teknologji Automobilash” zhvillon një sërë aftësish praktike dhe

menaxheriale, me qëllim marrjen e vendimeve të duhura në serviset e automjeteve, qendrat e

kontrolleve teknike, apo në autosallone të ndryshme ku mund të punojnë. Në përfundim të

programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi të një specialisti të fushës së automjeteve

(mirëmbajtje-shërbim-riparim-automjetesh, inspektorë të Qendrave të Kontrollit Teknik të

Automjeteve, asistentë teknike në fushën e automjeteve, menaxherë në autosallone të

autoveturave, kolaudatorë dhe kontrollorë teknikë në ofiçina të ndryshme mekanike si në

sektorin privat, ashtu dhe në atë publik.

Kriteret e pranimit

Mesatarja e Notave sipas VKM-së, duke i rankuar me rend zbritës.

Studime 2 vjeçare në “Hidroteknikë - Ujësjellës Kanalizime”

Përshkrimi i Programit

Programi është menduar për studentë me statusin e nivelit profesional për punësim në

Ndërmarrje të Ujësjellës-Kanalizimeve, të Impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura, në HEC-e

apo vepra të ndryshme hidroteknike, gjithashtu edhe si profesionist i lirë hidraulik. Në këtë

program studentët marrin njohuri për lëndë të formimit të përgjithshëm, formimit profesional si

dhe zhvillojnë praktika profesionale. Pas përfundimit të studimeve profesionale studentët janë të

aftë të kuptojnë projekte të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve; ligjshmërisë së tyre; të

materialeve hidraulike, të mirëmbajnë veprat hidroteknike dhe sistemet e furnizimit me ujë, të

trajtimit të ujit të përdorur, etj.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit tanë mund të punojnë në terren por edhe në mjedise zyrash si në administratën

shtetërore ashtu edhe në biznese private. Ata mund të punësohen pranë:

Ndërmarjeve të Ujësjellës-Kanalizimeve kudo në Shqipëri, si: hidraulik, specialist në

sektorin e shitjeve apo të faturimit; inspektorë, etj.;

Impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura;

HEC-eve apo veprave të ndryshme hidroteknike;

Mund të punojnë në bizneseve private si hidraulik apo teknik të specializuar në projekte

të furnizimit me ujë, të kanalizimeve, etj,

Kriteret e pranimit

Mesatarja e Notave sipas VKM-së, duke i rankuar me rend zbritës.

Studime 2-vjeçare në “Menaxhim Ndërtimi”

Page 29: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Përshkrimi i Programit

Dega “Menaxhim Ndërtimi”, me programet që ofron në nivelet e studimit 2-vjeçare, është sot

ndër më të kërkuarat nga studentët, jo vetëm për kërkesat që ka tregu i punës për asistentë

menaxherë ndërtimi, por edhe për kualitetin e programeve që ofron. “Menaxhim Ndërtimi”

është një shkollë 2-vjeçare që bazohet tek shkencat e aplikuara. Përveç matematikës së aplikuar

dhe lëndëve shkencore, studentët marrin aftësi kompjuterike dhe njohuri për materialet e

ndërtimit, aftësohen në hartimin e vlerësimeve teknike të proceseve të punës në ndërtim dhe

njohin kodet dhe rregulloret e vlerësimit ekonomik të proceseve të ndërtimit.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit tanë mund të punësohen në të gjithë kantieret e ndërtimit brenda vendit dhe në

rajon. Pozicionet e punës mund të jenë ato të zbatuesit apo të menaxherit të sitit, asistentë

inxhinierë të projektit, si dhe asistentë zyrtarë ekzekutiv në firmat e mëdha të ndërtimit. Disa të

tjerë mund të punësohen në sektorët e shitjes së materialeve të ndërtimit apo edhe si inspektorë

në nyjat e specializuara për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Gjthashtu mund të punësohen

edhe tek entet shtetërore të ndërtimit (degët teknike të tyre), sidomos ato që kanë të bëjnë

drejtpërdrejtë me zhvillimin dhe monitorimin e hapësirave ndërtimore.

Ata mund t’a gjejnë veten shumë mirë në çdo sektor publik i cili merret me punimet dhe

investimet në fushën e ndërtimit.

Të diplomuarit tanë mund të ngrenë biznesin e tyre privat të mirëmbajtjes së godinave të

ndryshme të ndërtimit.

Kriteret e pranimit

Mesatarja e Notave sipas VKM-së, duke i rankuar me rend zbritës.

Studime 2-vjeçare në “Asistent Administrativ”

Përshkrimi i Programit

Ky program i përgatit studentët në drejtim të komunikimit efektiv dhe profesional, atë

kompiuterik, mirësjelljes në komunikimin telefonik, teknikave të shërbimit të klientit dhe të

mbajtjes së të dhënave. Studentëve u mësohet gjithashtu që të përcaktojnë prioritetet e detyrave,

të transkriptojnë dokumentet, të planifikojnë takime, të përgatisin buxhete, të ruajnë bazat e të

dhënave dhe të raportojnë tek agjencitë tatimore. Në disa zyra, asistentët administrativë janë

përgjegjës për ruajtjen e faqes së internetit ose përgatitjen e buletinit informativ të kompanisë.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Një asistent administrativ kryen detyra organizative. Ai organizon dosje, projekt mesazhe,

planifikon takime dhe mbështet pjesën tjetër të stafit. Megjithëse asistentët administrativë

punojnë në pothuajse çdo sektor, shumë janë të përqëndruar në zyra shtetërore, zyra ligjore,

shkolla, spitale dhe klinika mjekësore.

Page 30: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Kriteret e pranimit

-30% nota mesatare aritmetike e grup lëndëve (histori+ekonomi+qytetari)

-20% nota mesatare aritmetike e provimeve të maturës shtetërore

-50% nota mesatare aritmetike e tre viteve

-30% e notës mesatare të grup lëndëve të ndahet në:

-10% histori, 10% ekonomi, 10% qytetari

Formula e pikëve:

Pikët = 0.1 × nota mes Histori + 0.1 × nota mes Qytetari + 0.1× nota mes Ekonomi + 0.5 × nota

mes e tre viteve + 0.2 × nota mes e provimeve te matures shteterore

Renditja e fituesve të kryhet në rend zbritës.

Studime 2-vjeçare në “Asistent Ligjor”

Përshkrimi i Programit

Një asistent ligjor siguron mbështetje për një avokat dhe mund të marrë disa nga përgjegjësitë

themelore të tij. Nëse jeni tipi i personit i cili është shumë i organizuar, pëlqen kryerjen e

hulumtimeve dhe intervistimin e dëshmitarëve të mundshëm, mund të jeni të interesuar për një

karrierë në drejtësi. Nëse pëlqeni të punoni në fushën ligjore, por nuk mund të kryeni shumë vite

të programeve të studimit për të arritur atje, të punoni si ndihmës ligjor mund të jetë zgjidhja më

e mirë për ju. Ky program ju lejon të realizoni një karrierë si asistent ligjor.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Mundësitë e punësimit mund të gjenden në zyra ligjore, korporata më të mëdha ligjore dhe madje

edhe biznese e korporata. Qeveria punëson asistentë ligjorë në gjykata dhe në departamentet e

drejtësisë së qeverisë.

Kriteret e pranimit

-30% nota mesatare aritmetike e grup lëndëve (histori+ekonomi+qytetari)

-20% nota mesatare aritmetike e provimeve të maturës shtetërore

-50% nota mesatare aritmetike e tre viteve

-30% e notës mesatare të grup lëndëve të ndahet në:

-10% histori, 10% ekonomi, 10% qytetari

Formula e pikëve:

Page 31: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Pikët = 0.1 × nota mes Histori + 0.1 × nota mes Qytetari + 0.1× nota mes Ekonomi + 0.5 × nota

mes e tre viteve + 0.2 × nota mes e provimeve te matures shteterore

Renditja e fituesve të kryhet në rend zbritës.

Studime 2-vjeçare në “Informatikë Praktike”

Përshkrimi i Programit

Shumica e kurseve të Informatikës praktike nuk janë të gjitha teorike krahasuar me fushat e tjera

si Shkencat Kompjuterike apo Teknologjia e Informacionit. Edhe nëse shkencat kompjuterike

dhe të teknologjisë së informacionit përfshijnë lëndë teorike, Informatika Praktike është shumë

më praktike. Për shembull, menjëherë pas një lënde teorike, do të duhet të aplikoni ato njohuri

nëpërmjet ushtrimeve praktike në një laborator kompjuterik.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Te diplomuarit në Informatikë Praktike mund të punësohen si teknikë të shërbimit, teknikë të

sistemit, administratorë të sistemit, administratorë të rrjetit mbështetës, dizajner ëeb, dizajner

multimedial, instalimin dhe konfigurimin e sistemeve operative, driver dhe aplikacioneve,

instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve periferike si printera dhe skanera, konfigurimin e aksesit

të internetit, mbajtjen e pajisjeve hardëare dhe periferike, vendosja e serverave si skedarë dhe

server i printimit për bizneset e vogla, administrimi i serverave etj.

Kriteret e pranimit

-30% nota mesatare aritmetike e gruplëndëve

(grup lendesh informatike + matematikë + fizikë)

-20% nota mesatare aritmetike e provimeve të maturës shtetërore

-50% nota mesatare aritmetike e tre viteve

-30% e notës mesatare të grup lëndëve të ndahet në :

-10% grup lëndësh informatikë, 10% matematikë, 10% fizikë

Formula e pikëve:

Pikët = 0.1 nota mes grup lendesh informatike + 0.1 × nota mes Matematikë +0.1 × nota mes

Fizikë + 0.5 × nota mes e tre viteve + 0.2 × nota mes e provimeve te matures shteterore

Studime 2-vjeçare në “Specialist Rrjetash Kompjuterike”

Përshkrimi i Programit

Page 32: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Afërsisht çdo sektor i ekonomisë përdor rrjetet kompiuterike dhe sigurohet tek ky rrjet për të kryer

biznesin e përditshëm. Mendo për të gjitha industritë e mëdha që ekzistojnë: ajo e kujdesit shëndetsor,

bankare, e sigurimeve, e energjisë, farmaticeutikës, qeveritare, universitare etj. Të gjitha këto industri

mbështeten në përdorimin e kompiuterave gjatë gjithë kohës. Kjo gjë i bën aftësitë tuaja të vlefshme për

këto industri.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Puna e një specialisti të rrjeteve kompjuterike, i njohur gjithashtu si analist i rrjetit ose

administratori, ndryshon në bazë të madhësisë dhe funksionit të një organizate. Detyrat kryesore

përfshijnë ruajtjen e integritetit dhe sigurisë së rrjetit të kompanisë dhe sistemeve të lidhura me

të. Specialistët e rrjeteve kompjuterike mund të jenë përgjegjës për t'iu përgjigjur thirrjeve dhe e-

maileve të problemeve nga përdoruesit e rrjetit.

Kriteret e pranimit

-30% nota mesatare aritmetike e gruplëndëve

(grup lendesh informatike + matematikë + fizikë)

-20% nota mesatare aritmetike e provimeve të maturës shtetërore

-50% nota mesatare aritmetike e tre viteve

-30% e notës mesatare të grup lëndëve të ndahet në :

-10% grup lëndësh informatikë, 10% matematikë, 10% fizikë

Formula e pikëve:

Pikët = 0.1× nota mes grup lendesh informatike + 0.1 × nota mes Matematikë +0.1 × nota mes

Fizikë + 0.5 × nota mes e tre viteve + 0.2 × nota mes e provimeve te matures shteterore

Studime 2-vjeçare në “Ndihmës Dentist”

Përshkrimi i Programit

Qëllimi i këtij Programi Studimi është të pajisë studentët me njohuri dhe zotësi të kënaqshme të

teorisë stomatologjike përmes një kurrikule të mirëstudiuar dhe bashkëkohore, si dhe të zhvillojë

aftësi në praktikën profesionale dentare përmes mundësimit, realizimit dhe vlerësimit të

praktikave profesionale pranë klinikave dentare private dhe shtetërore të vendit.

Mundësitë për Punësim

Të diplomuarit tanë në zotërim të diplomës, në përputhje me praktikat ndërkombëtare mund t’i

ofrojnë dhe aplikojnë aftësitë dhe zotësitë e tyre në sektorin privat dentar, në qendra dhe klinika

dentare. Përafrimi me Bashkimin Europian, si një vend me potenciale ende të pashfrytëzuara,

Page 33: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

ofron mundësi dhe shanse për vendin tonë, në tërësi dhe sektorin dentar në veçanti. Zbulimin dhe

shfrytëzimin e mundësive, mund t’i sigurojnë vetëm klinikat me një shërbim dentar cilësor, të

pajisura me profesionistë të aftë. Dijet dhe kompetencat e përftuara të të diplomuarve tanë mund

të shfrytëzohen, për momentin, vetëm në sferën private, në klinika private.

Kriteret e pranimit

Notat mesatare minimale përfundimtare të nxënësve të shkollave të mesme:

Nota mesatare e shkollës së mesme 5 (pesë)

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI) ka filluar aktivitetin e tij në vitin 2010 dhe

aktualisht ofron 6 programe studimi të ciklit të parë (Bachelor) dhe 5 programe studimi të

ciklit të dytë (Master). Misioni i FTI-së është që të ofrojë një edukim cilësor për profesionistët

e ardhshëm në fushën e teknologjisë së informacionit duke inkurajuar dhe zhvilluar të

menduarit kritik dhe analitik si dhe ndjenjën e përgjegjësisë dhe angazhimit të studentëve në

komunitet. Në këtë vit akademik, FTI numëron 2436 studentë në ciklin e parë Bachelor, 96

studentë në Master Shkencor dhe 122 në Master Profesional.

DEPARTAMENTET

Departamenti i Matematikës

Departamenti i Shkencave Kompjuterike

Departamenti i Teknologjisë së Informacionit

PROGRAMET E STUDIMIT

Programet e ciklit të parë Bachelor

Shkenca Kompjuterike

Teknologji Informacioni

Sisteme Informacioni

Multimedia dhe Televizion Digjital

Matematikë Informatikë

Page 34: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Informatikë Anglisht

Një përshkrim i shkurtër rreth programeve të studimit

Bachelor në “Shkenca Kompjuterike”

Një përshkrim të përgjithshëm të programit.

Qëllimi kryesor i programit është të përgatisë studentët me njohuri të reja, përfshi këtu: programimin,

zbatimin e aplikacioneve, komunikimin, menaxhimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e software-ve,

zhvillimin e website-ve, mediat dixhitale dhe publikimet elektronike, etj. Studentët mësojnë si të

vlerësojnë zbatimet aktuale teknologjike dhe ato në zhvillim; të identifikojnë nevojat e përdoruesve; të

krijojnë ndërfaqe miqësore për përdoruesit; të zbatojnë dhe të zhvillojnë aplikacione, të vlerësojnë

ndikimin e teknologjisë tek individët, organizatat dhe shoqëritë. Ata kanë mundësi të specializohen në

projektimin dhe mirëmbajtjen e faqeve Web, në ndërtimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e bazave te te

dhënave, zbatimin e aplikacioneve të internetit për tregti elektronike etj.

Ku mund të punësohen të diplomuarit pasi kanë përfunduar studimet?

Një student që përfundon studimet në Shkenca Kompjuterike mund të punesohet kryesisht në fushën e

programimit, konkretisht në këto pozicione pune:

Web Design

Web Developer

Programues (C++, Java)

Analist të dhënash

Administrator Baza të dhënash

Menaxher sisteme informacioni

Specialist IT

Konsulent IT

Inxhinier SW

Kriteret e pranimit

Renditja e studentëve për të gjitha programet e studimit Bachelor të bëhet sipas mesatares së

VKM-së. Pesha e mesatares sipas VKM, 100%.

Lista e shkollave të mesme me koefiçient 1.2

Gjimnaz

Elektroteknikë

Elektronikë

Page 35: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Rrjete të dhënash

Mbështetje e përdoruesve të TIK

Zhvillim website

Harry Fultz, Elektronkë

Inxhinieri Informatike Software (Herman Gmeinner)

Peter Mahringer, Teknologji Informacion

Të gjitha shkollat e mesme të tjera sipas listës së MARS të llogariten me koefiçient 1.

Bachelor në “Informatikë-Anglisht”

Një përshkrim të përgjithshëm të programit.

Programi Bachelor në Informatikë Anglisht ofron një kurrikulë te plotë duke u fokusuar në integrimin e

Teknologjisë se Informacionit, Shkencat Kompjuterike dhe gjuhes angleze. Ky program gjithashtu

ndërthur fushat kryesore akademike me aplikacionet dhe teknologjitë aktuale. Qëllimi kryesor i

programit është të përgatisë studentët me njohuri të reja, ne pershtatje me zhvillimin dhe tregun e punes,

përfshi këtu: bazat e programimit, zbatimin e aplikacioneve, komunikimin, menaxhimin e bazave të të

dhënave, zhvillimin e ëebsite-ve, fushen pedagogjike, mesimdhenien etj.

Ku mund të punësohen të diplomuarit pasi kanë përfunduar studimet?

Nje student që përfundon studimet në Informatikë Anglisht mund të punësohet kryesisht në fushën e

mësimdhënies (pasi të ketë marë kualifikimet përkatëse), konkretisht në këto pozicione pune:

Mesues TIK

Web Design

Web Developer

Programues (C++)

Analist të dhënash

Administrator Baza të dhënash

Specialist IT

Mirembajtës Rrjeti

Kriteret e pranimit

Renditja e studentëve për të gjitha programet e studimit Bachelor të bëhet sipas mesatares së

VKM-së. Pesha e mesatares sipas VKM, 100%. Gjimnazet dhe shkollat me formim professional

elektronik me koefiçient 1.2 Të gjitha shkollat e mesme të tjera sipas listës së MARS të

llogariten me koefiçient 1.

Page 36: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Bachelor në “Matematikë-Informatikë”

Përshkrimi i Programit BSc. Matematikё-Informatikё

Programi i studimit Bachelor në “Matematikë-Informatikë” synon pajisjen e studentëve me njohuritë

bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme, dhe formimin e shprehive të veçanta në fushën e

mёsimdhёnies nё ciklin parauniversitar nё lёndёt e Matematikёs dhe tё Informatikёs;

Gjithashtu ai u mundёson studentёve të njihen me veçoritë dhe metodat e studimit tё fushave të ndryshme

të matematikës dhe informatikës. I aftёson ata qё të jenë në gjendje të modelojnë dhe të zgjidhin probleme

në fusha të ndryshme shkencore, teknologjike dhe të biznesit duke përdorur teknikat matematikore dhe

teknologjitë kompjuterike ndihmëse; u mundёson studentёve qё nëpërmjet studimit të matematikës të

zhvillojnë aftësitё pёr pёrdorimin e metodave tё analizës, induksionit, deduksionit, abstraksionit, intuitës

dhe arsyetimit logjik e metodik;

Ku mund të punësoheni në përfundim të studimeve ?

Studentёt qё mbarojnё ciklin e parё tё studimeve nё programin Matematikё-Informatikё, mund tё

punёsohen si specialistё informatike nё ndёrmarje tё ndryshme private dhe shtetёrore. Nga ana tjetёr,

studentёt qё plotёsojnё kriteret pёr vazhdimin e Masterit, kanё mundёsi tё vazhdojnё studimet e ciklit tё

dytё n. Gjithashtu, me mbarimin e studimeve tё ciklit tё dytё (Master), ata mund tё punёsohen si mёsues

apo pedagogë.

Kriteret e pranimit

Renditja e studentëve për të gjitha programet e studimit Bachelor të bëhet sipas mesatares së

VKM-së. Pesha e mesatares sipas VKM, 100%. Gjimnazet dhe shkollat me formim professional

elektronik me koefiçient 1.2 Të gjitha shkollat e mesme të tjera sipas listës së MARS të

llogariten me koefiçient 1.

Bachelor në “Teknologji Informacioni”

Përshkrimi i Programit

Studentët që studiojnë në programin e studimit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin

“Aleksandër Moisiu” Durrës fokusohen kryesisht në: rrjetat kompjuterike, sistemet bazuar në

kompjuter, menaxhimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e softwareve, zhvillimin e website-ve,

mediat dixhitale dhe publikimet elektronike, Siguri rrjeti, Komunikim, etj.

Mundësitë e punësimit:

Në sektorin privat dhe atë publik lidhur me:

– Rrjetat kompjuterike

– Administrimi i rrjetave dhe sitemeve

Page 37: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

– Zhvillimi dhe menaxhimi i faqeve të Web-it

– Dizenjimi i mediave dixhitale

– Sistemet e informacionit në menaxhim (MIS)

– Menaxhim bazash të dhënash

– Zhvillim Software-sh

Kriteret e pranimit

Renditja e studentëve për të gjitha programet e studimit Bachelor të bëhet sipas mesatares së

VKM-së. Pesha e mesatares sipas VKM, 100%. Gjimnazet dhe shkollat me formim professional

elektronik me koefiçient 1.2 Të gjitha shkollat e mesme të tjera sipas listës së MARS të

llogariten me koefiçient 1.

Bachelor në “Sisteme Informacioni”

Përshkrimi i Programit

Qëllimi i programit të studimit “Sisteme Informacioni” është të përgatisë specialistë në fushën e

Sistemeve te Informacionit.me njohuri të fokusuara në: Informatikë, Programim, Sisteme

Informacioni dhe Zhvillimin e tyre, Baza të Dhënash, Sistemet e Informacionit të Ndërmarrjes,

Teknologjitë e Informacionit, Sistemet e Informacionit të Mbështetjes së Vendimeve, etj.

Administrimi dhe Sigurimi i Sistemeve të Informacionit etj.

Mundësitë e punësimit:

Në sektorin privat dhe atë publik ne pozicionet:

• Analist Sistemi/Biznesi

• Konsulent IS/IT

• Konsulent menaxhimi

• Zhvillues rrjeti

Kriteret e pranimit

Renditja e studentëve për të gjitha programet e studimit Bachelor të bëhet sipas mesatares së

VKM-së. Pesha e mesatares sipas VKM, 100%. Gjimnazet dhe shkollat me formim professional

elektronik me koefiçient 1.2 Të gjitha shkollat e mesme të tjera sipas listës së MARS të

llogariten me koefiçient 1.

Page 38: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Bachelor në “Multimedia dhe TV Digjital”

Përshkrimi i Programit

Studentët që diplomohen në fushën e Multimedias dhe Televizionit Dixhital në Universitetin

“Aleksandër Moisiu” Durrës fokusohen kryesisht në: Komunikim Multimedia, Produksionet

audio, Produksionet video, Animimet, Teknologjitë e audios dhe videos, Akustikë, Dizenjim

Grafik, etj.

Mundësitë e punësimit:

Në tregun e punës ata janë të aftë të përdorin teknologjitë aktuale dhe ato në zhvillim për fushat

e Produksioneve Audio, Video dhe të Animuara, në përshtatje me rritjen dhe modernizimin e

stacioneve televizive, studiove grafike dhe shërbimeve Broadcast.

Kriteret e pranimit

Renditja e studentëve për të gjitha programet e studimit Bachelor të bëhet sipas mesatares së

VKM-së. Pesha e mesatares sipas VKM, 100%. Gjimnazet dhe shkollat me formim professional

elektronik me koefiçient 1.2 Të gjitha shkollat e mesme të tjera sipas listës së MARS të

llogariten me koefiçient 1.

FAKULTETI I STUDIMEVE TË INTEGRUARA ME PRAKTIKËN

FASTIP ka funksionuar si një nga fakultetet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, por me status

autonom. Tashmë Senati Akademik i Universitetit ka vendosur që ky Fakultet të përshtatet si një

nga njësitë kryesore të UAMD-së bazuar në nenin 129 të Ligjit Nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për

Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e

Shqipërisë”. Si bazë për ngritjen e FASTIP-it është marrë përvoja më e mirë Gjermane e

Akademive Profesionale të Landit Baden-Württemberg (DHBW), Gjermani.

Partneriteti Kompani - FASTIP - Student është përforcuar vit pas viti. Përveç Bankës Kombëtare

Tregtare, partnerit me mbështetjen më të madhe për studentët e Menaxhimit të Bankave;

Vodafone Albania mbështet, trajnon dhe financon studentë të programit Menaxhim i

Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, ndërsa Harmonia Hotels-Group iu ofron mbështetje

studentëve të Hoteleri-Turizmit.

Në FASTIP studentët ndjekin studime duale, në të cilat gjysma e kohës së studimit ndiqet në

fakultet dhe gjysma tjetër e kohës ndiqet në praktikë. Ndërthurja e fortë ndërmjet teorisë dhe

praktikës formon studentët në mënyrën më të mirë për të përballuar situata të ndryshme që

krijohen në procese pune.

Page 39: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

PROGRAMET E STUDIMIT

Programet e ciklit të parë Bachelor

Menaxhim i Bankave

Menaxhim i Hoteleri-Turizëm

Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme

Një përshkrim i shkurtër rreth programeve të studimit

Bachelor në “Menaxhim i Bankave”

Përshkrimi i Programit

Në këtë program studimi studentët marrin njohuri ekonomike të mjaftueshme për të punuar jo

vetëm në sektorin bankar por edhe në sipërmarrje private të sektorëve të tjerë të ekonomisë.Ky

program studimi formon studentët më së miri si nga ana teorike ashtu dhe nga ajo praktike në

fushën e bankës. Aplikimi i njohurive teorike menjëherë në praktikë bëjnë që studentët të

përvetësojnë shumë shpejt njohuritë e fituara. Formimi i tyre në shkencat ekonomike u krijon

mundësinë që të orinentohen mjaft mirë në tregun e punës edhe në sektorë të tjerë përveç atij

bankar.

Mundësitë e punësimit:

Studentët e FASTIP që në fillim të studimeve të tyre nënshkruajnë një kontratë me bankën në të

cilën ato do të kryejnë praktikën gjatë kohës së studimeve. Me përfundimin e këtij programi

studimi, studentët e FASTIP janë pothuajse të gjithë të punësuar në bankën ku janë trajnuar.

Kriteret e pranimit

1. Nota e provimit të Anglishtes në provimin e Maturës Shtetërore minimumi 6;

2. Konkurs: test punësimi + testi i Gjuhës Angleze të zhvilluara nga kompania partnere,

veprimtaria e së cilës është në përputhje me programin e studimit.

Konkursi organizohet dhe monitorohet nga FASTIP-i.

Bachelor në “Menaxhim i Hoteleri-Turizmit”

Përshkrimi i Programit

Sektorët e turizmit dhe hotelerisë janë tashmë strategjik për vendin tonë, por duke qënë sektorë të

rinj janë gjithashtu sektorët me nevojën më të madhe për staf të kualifikuar. Studimet duale në

programin Studentët që përfundojnë studimet në FASTIP fitojnë njohuri dhe aftësi

Page 40: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

metodologjike, specifike dhe profesionale në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve të sektorit të

Hoteleri-Turizmit. Ata gjithashtu zotërojnë njohuri të detajuara në financë, marketing, drejtim,

shitje dhe shpërndarje, të cilat janë në gjëndje ti aplikojnë në zgjidhjet praktike të problemeve

komplekse të sipërmarrjeve turistike dhe hoteliere.

Mundësitë e punësimit:

Njohuritë e fituara gjatë fazave teorike të studimeve në programin e studimit Menaxhim i

Hoteleri-Turizmit dhe eksperienca praktike e përfituar gjatë trajnimeve profesionale në

kompanitë mbështetëse, u japin studentëve aftësitë të njohin proceset bazë të organizimit,

planifikimit, kontrollit dhe menaxhimit në vendin e punës. Për këtë arsye, të diplomuarit nga ky

program studimi kanë mundësinë të fillojnë një karrierë të menjëhershme në pozicionin e

manaxhimit të mesëm në fusha të ndryshme të menaxhimit të hotelerisë dhe turizmit. Shumica e

studentëve të programit të studimit Menaxhim i Hoteleri-Turizmit janë punësuar menjëherë pas

diplomimit në kompanitë që i kanë mbështetur gjatë 3 viteve të studimit, ku edhe kanë kryer

trajnimet profesionale.

Kriteret e pranimit

1. Nota e provimit të Anglishtes në provimin e Maturës Shtetërore minimumi 6;

2. Konkurs: test punësimi + testi i Gjuhës Angleze të zhvilluara nga kompania partnere,

veprimtaria e së cilës është në përputhje me programin e studimit.

Konkursi organizohet dhe monitorohet nga FASTIP-i.

Bachelor në “Menaxhim i Ndërrmarjeve të Vogla dhe të Mesme”

Përshkrimi i Programit

Studentët që vazhdojnë studimet në FASTIP fitojnë njohuri dhe aftësi metodologjike, specifike

dhe profesionale në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve të sektorëve të ndryshëm. Njohuritë e

fituara gjatë fazave teorike të studimeve në programin e studimit Menaxhim i Ndërmarrjeve të

Vogla dhe të Mesme dhe eksperienca praktike e perfituar gjatë trajnimeve profesionale ne

kompanitë mbështetëse, u japin studentëve aftësitë të njohin proceset bazë të organizimit,

planifikimit, kontrollit dhe menaxhimit në vendin e punës.

Mundësitë e punësimit:

Të diplomuarit nga ky program studimi kanë mundësinë të fillojnë një karrierë të menjëhershme

në pozicionin e manaxhimit të mesëm me një gamë të gjërë në fusha të ndryshme të menaxhimit

të ndërmarrjeve. Shumica e studentëve të programit të studimit Menaxhim i Ndërmarrjeve të

Page 41: GUIDË INFORMUESE PËR MATURANTËT QË DUAN …menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim marrjen e vendimeve të biznesit. Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm

Vogla dhe të Mesme janë punësuar menjëherë pas diplomimit në kompanitë që i kanë mbështetur

gjatë 3 viteve të studimit, ku edhe kanë kryer trajnimet profesionale.

Kriteret e pranimit

1. Nota e provimit të Anglishtes në provimin e Maturës Shtetërore minimumi 6;

2. Konkurs: test punësimi + testi i Gjuhës Angleze të zhvilluara nga kompania partnere,

veprimtaria e së cilës është në përputhje me programin e studimit.

Konkursi organizohet dhe monitorohet nga FASTIP-i