gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

16
Cyan magenta yellow black ÇMIMI 30 LEKË VITI IX - NR. 233(2755) E MARTË, 01-10-2019 www.shqiptarja.com APELI LIRON GJITHE BIZNESMENET E MASHTRIMIT ME TVSH GJYKATA KUNDER TATIMEVE EMISIONI NE REPORT TV Ishte zhdukur prej një jave, 17 vjeçarja gjendet live në “Pa Gjurmë” SMS-ja e shoqes ndihmon për kthimin në shtëpi të adoleshentes nga Lezha FAQE 10 INTERVISTA AKADEMIKET KORKUTI E DADO: TE NGRIHET NJE SHTATORE PER ISMAIL QEMALIN nga Dhurata Hamzai FAQE 13 ZBARDHET SKEMA KUVEND/PROCESVERBALI ‘TëRMET’ Në DREJTëSI ZHDUKJA NE DET INVESTIMET DHUNA NE TIRANA-PARTIZANI SEKUESTROHEN 6 MIJE M 2 TOKE E ZYRTAREVE TE BASHKISE LEZHE Propozimi i deputetit: Të numërojmë dëshmorët, nuk janë 28 mijë 3.640 denoncime për korrupsion e gjyqtarëve e prokurorëve Misteri i kapitenit turk, ekspertim telefonit të gjetur në jaht Bëhet gati Agjencia e Shpronësimeve, çmimi do negociohet me pronarët FAQE 8 FAQE 3 FAQE 5 FAQE 9 FAQE 6 Ishin fshehur pas një personi anonim, u rregjistrua në emër të Gjok Linit. Gjykata e Lezhës urdhëroi dje bllokimin në hipotekë të tokës Elton Qyno Adriatik Doçi Murrizi ngre dyshime mbi numrin e dëshmorëve dhe veteranëve: Të ngrihet një komision për t’i numëruar Numër rekord ankesash nga qytetarët për vendime të padrejta nga njerëzit e drejtësisë Prokuroria kërkon të çmontojë telefonin dhe zbulojë bisedat kapitenit turk të jahtit “Atik Bey” që humbi pranë brigjeve shqiptare Krijohet një strukturë e përqendruar, parashikohet të zgjidhë ngërçin e përhershëm të projekteve publike DERBI, GROPA ME FISHEKZJARRE NE FUSHE, 9 TE PROCEDUAR Zbulohet plani makabër, disa tifozë të Tiranës kishin sajuar një mekanizëm që shpërthente fishekzjarret para tifozëve të Partizanit FAQE 16 Përmbyset dosja e mashtrimit, arrestimi i personave që akuzohen se i bën dëm shtetit 182.6 milionë lekë cilësohet i paligjshëm nga Gjykata e Apelit FAQE 7

Transcript of gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

Page 1: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

Cyan magenta yellow black

Çmimi 30 Lekë Viti IX - Nr. 233(2755) E mArtë, 01-10-2019 www.shqiptarja.com

Apeli liron gjithe biznesmenet e

mAshtrimit me tVsh

gjYKAtA KUnDer tAtimeVe

emisioni ne report tV

Ishte zhdukur prej një jave, 17 vjeçarja gjendet live në “Pa Gjurmë”SMS-ja e shoqes ndihmon për kthimin në shtëpi të adoleshentes nga Lezha

► FAqe 10

interVistA

Akademiket korkuti e dado: te ngrihet nje shtatore per ismail Qemalinnga dhurata hamzai ► FAqe 13

zbArDhet sKemA

KUVenD/procesVerbAli

‘tërmet’ në Drejtësi

zhDUKjA ne Det

inVestimetDhUnA ne tirAnA-pArtizAni

SekueStrohen 6 mije m2 toke e zyrtareve te baShkiSe Lezhe

propozimi i deputetit: të numërojmë dëshmorët, nuk janë 28 mijë

3.640 denoncime për korrupsion e gjyqtarëve e prokurorëve

misteri i kapitenit turk, ekspertim telefonit të gjetur në jaht

Bëhet gati agjencia e shpronësimeve, çmimi do negociohet me pronarët

► FAqe 8

► FAqe 3

► FAqe 5

► FAqe 9

► FAqe 6

Ishin fshehur pas një personi anonim, u rregjistrua në emër të Gjok Linit. Gjykata e Lezhës urdhëroi dje bllokimin në hipotekë të tokës

elton Qyno

adriatik doçi

Murrizi ngre dyshime mbi numrin e dëshmorëve dhe veteranëve: Të ngrihet një komision për t’i numëruar

Numër rekord ankesash nga qytetarët për vendime të padrejta nga njerëzit e drejtësisë

Prokuroria kërkon të çmontojë telefonin dhe zbulojë bisedat kapitenit turk të jahtit “Atik Bey” që humbi pranë brigjeve shqiptare

Krijohet një strukturë e përqendruar, parashikohet të zgjidhë ngërçin e përhershëm të projekteve publike

Derbi, gropa me fiShekzjarre ne fuShe, 9 te proceDuarZbulohet plani makabër, disa tifozë të Tiranës kishin sajuar një mekanizëm që shpërthente fishekzjarret para tifozëve të Partizanit

► FAqe 16

Përmbyset dosja e mashtrimit, arrestimi i personave që akuzohen se i bën dëm shtetit 182.6 milionë lekë

cilësohet i paligjshëm nga Gjykata e Apelit ► FAqe 7

Page 2: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

2 E MARTë, 1 TETOR 2019www.shqiptarja.com

Reagimi / Pas OsBE-së EdhE BE-ja kundër PrOPOzimit të Pd

BE kundër PD-së: Refuzojmë të drejtojmë komisionin për zgjedhorenPas OSBE-së edhe BE-ja ka dalë kundër

propozimit të PD-së për krijimin e një strukture të posaçme me praninë e ndërkombëtarëve në punën për reformën e re zgjedhore në Shqipëri. Brukseli shprehet kundër drejtimit të komisionit për reformën zgjedhore. Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic tha për A2 se kjo nuk është një çështje që i takon BE dhe apelon për dialog mes palëve. “Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të le-htësuar konsultimet dhe më tej reformën

zgjedhore. BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avan-cojnë punën për reformën zgjedhore”, tha ajo. Partia Demokratike propozoi në tryezën e organizuar nga OSBE-ja në datë 25 shtator që reformën zgjedhore ta bëjnë ndërkombëtarët, SHBA, BE dhe OSBE përmes një strukture të posaçme. Por, propozimi i PD-së u kundërshtua nga ambasadori i OSBE-së. “Nuk e qeverisim ne Shqipërinë”, tha ai duke kërkuar që reforma të miratohet nga vetë

shqiptarët. Edhe Rama i tha jo propozimit të demokratëve për të kaluar reformën zgjedhore në duart e një strukture të posaçme drejtuar nga ndërkombëtarët. “Një strukturë ndërkombëtare, ndërmjetës ndërkombëtarë dhe përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh mes shqiptarëve, unë nuk ka për të pranuar asnjëherë”, tha Rama. Reforma zgjedhore do të ndahet në dy faza, sqaroi kryeministri. Fillimisht miratimi i rekomandimeve të ODIHR e më pas kalimi te çështjet e nxehta si sistemi, administrimi zgjedhor apo dhe votat e emigrantëve.

Brukseli “Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore”.

Kuvend

Hajdari-gjoni: Rama-Basha flirt, por ne do i fundosim

Kuvendi mblidhet për hallet e popullit, Xhaçka: Çelet fondi për rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti

Me ndryshimet e reja në rregullor-en e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar të

mbahet një seancë plenare një herë në muaj për të diskutuar për problemet e evidentuara nga qytetarët. Dhe pikërisht seanca e pasdites së djeshme ishte përcaktuar si e tillë, por që nuk arriti që të mbante dot larg temat e nxehta të aktual-itetit politik. Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni ritheksuan edhe njëherë se do të vijojnë që të luftojnë deri në fund për ndryshimin e sistemit të ri zgjedhor. Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari edhe në seancën e sotme e vendosi theksin te tryeza e OSBE-së për reformën zg-jedhore dhe ndryshimin e sistemit elektoral. Ajo tha se kjo është beteja e opozitës par-lamentare, për të zhbërë mar-rëveshjen e 2008 në mënyrë që mos vendosin më dy njerëz për deputetët në Kuvend, por qytetarët. “Rregullorja e re ka sjellë këtë risi, që në një seancë të flasim për zg-jedhësit tanë. Jo shumë larg, javën që kaloi udhëhoqëm një tryezë gjithëpërfshirëse me shumicën, partitë jashtë par-lamentit dhe shoqërinë civile për ndryshimin e sistemit. Kjo është beteja e drejtë, është momenti i duhur për të ndry-shuar sistemin për të parë një kuvend që përfaqëson më mirë Kuvendin. Edhe socialistët t’i bashkohen. Marrëveshja e 2008 është ajo që opozita parlamentare do të zhbëjë dhe të fundosë në fund të historisë, pasi ka mbajtur vendin peng,

detajet

NdRysHimetMe ndryshimet e reja në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar të mbahet një seancë plenare një herë në muaj për të diskutuar për problemet e evidentuara nga qytetarët.

seaNca Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni ritheksuan edhe njëherë se do të vijojnë që të luftojnë deri në fund për ndryshimin e sistemit të ri zgjedhor. Shumica u ndal te dëmet që shkaktoi tërmeti dhe masat e ndërmarra nga qeveria.

deputeti Kostaq Papa, i opozitës se re, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në

Qarkun e Tiranës, kritikoi qeverinë për reformën ter-ritoriale, që sipas tij nuk ndihmon fshatrat shqiptarë brenda kufirit grek. “Meqë para meje ishte ministrja e Infrastrukturës e këshilloj që të rishikojë edhe njëherë tunelin e rrugës së Sarandës, sikur edhe me vjedhje të jetë ai të bëhet, se ju keni për t’i vjedhur

paratë, por të bëhet, se nga ai përfiton edhe Çamëria. u shkatërruat Leskovi-kun. Si do të ndihmoni fshatrat shqiptare matanë kufirit, Konicës, Gramozit, Delvinaqit, çfarë do u thoni atyre, që do i ktheni në etni shqiptare sikur kanë qenë dhe janë prej shekujsh. Edhe marrëveshja që of-ruat për detin ishte po aq tradhtare sa e para”, tha ai. Por Ligoraq Karamelo,

që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri reagoi ashpër duke kërkuar që gjuha e përdorur nga Papa të dënohet. “Të distancohemi nga parafolësi nga përdorimi i disa shprehjeve që tingëllojnë anakroni-ke. Si mund të flitet sot për fshatrat të aneksuara që i përkasin një shteti tjetër evropian. Janë çështje të ndjeshme dhe sensitive, deputeti ka të drejtë të thotë ç’të dojë, por jo të acarojnë situatën”, tha ai.

Deputeti flet për fshatra shqiptarë të aneksuar nga Greqia

Papa

pasi 2-3 individë nuk lëshojnë pe. Kjo kauzë e drejtë do të marrë udhë, do të luftojmë deri në fund. Ne duam të ndalojmë të inkriminuarit nga pushteti, të ndëshkojmë ata kryetarë partish që kanë futur njerëz të lidhur me krimin dhe e kanë çuar cilësinë e deputetit në një nivel që nuk e ka parë në 30 vitet e fundit”, tha zonja Hajdari.

Ralf gjoNi: Rama-BasHa fliRt!

Deputeti opozitar Ralf Gjoni u shpreh nga foltorja e Kuvendit se kryeministri Rama dhe Lulzim Basha po flirtojnë për të bërë një pakt të fshehtë, por garantoi qytetarët se opozita nuk do ta lejojë një pazar në kurriz të qytetarëve. Ai tha se opozita do të përgatisë në ditët në vijim draftin për reformën zgjedhore. “E kam fjalën për tërmetin që lidhet me reformën në drejtësi që do të finalizohet me reformën

zgjedhore. Shumë qytetarë më thonin se nuk ishin kaq të shqetësuar për tërmetin që ra, por për ndonjë marrëve-shje të mundshme që mund të bëjnë këta të dy. Të gjithë më pyesin; hë more Ralfi do të bëjnë marrëveshje? E kanë hallin nëse këta të dy do të bëjnë marrëveshje. Këta të dy po flirtojnë për momentin. I shqetëson fati i ndonjë pazari të pistë. Unë u thashë mos keni merak se për sa kohë do të jemi ne nuk do të ketë marrëveshje. Çdo zgjidhje për sa i përket reformës zgjedhore do të kalojë nga komisioni i reformës me votat tona ose jo. Nuk do të ketë asnjë marrëveshje, pazar, pa filluar ndëshkimi i krimit elektoral. Nuk do të ketë asnjë marrëveshje, flijeni mendjen, rrini të qetë. Ata duan, por nuk kanë për t’i lënë. Shqipëria është në rrugë të sigurt. Reforma zgjedhore nuk përfshin vetëm rekomandimet e OSBE-së, por

edhe probleme të tjera. Blloku opozitar do të vijojë në vijim përgatitjen e drafteve në funk-sion të ndryshimit të sistemit zgjedhor”, tha ai.

XHaçka PëR tëRmetiN Shumica u ndal te dëmet që

shkaktoi tërmeti dhe masat e ndërmarra nga qeveria. Min-

istrja Olta Xhaçka tha se lajmi i mirë është që për rikuperimin dhe rindërtimin e çdo banese të prekur është çelur tashmë një fond i posaçëm. “Vendi u godit nga një tërmet që tron-diti jo pak qytetarët në Tiranë dhe në Durrës. 154 persona të lënduar me dëmtime të lehta, por qindra banesa. Tre pallate

u bënë të pabanueshme. Jam shumë krenare që reagimi i shtetit ishte i një reagimi tjetër, ndryshe nga e shkuara. Shteti ka qenë në këmbë. Dua të ga-rantoj gjithë familjet e prekura që fondet dhe asistencat do ua dërgojmë për rehabilitimin e situatës. Lajmi i mirë është që për rikuperimin dhe rindër-timin e çdo banese të prekur është çelur tashmë një fond i posaçëm, ku po kontribuojnë përveç qeverisë dhe institucion-eve, edhe shumë biznese e individë apo edhe donatorë të huaj, të cilët janë angazhuar për dhënien e fondeve të cilat sot nuk mund të specifikohen ende, për shkak se procesi është në fillimet e tij. Por duke parë ecurinë e mbledhjes së fondeve jam shumë optimiste që ashtu siç vepruam në Korçë, edhe në Tiranë e Durrës do të arrijmë të rikuperojmë çdo dëm, t’ju rikthejmë qytetarëve banesat”, u shpreh Olta Xhaçka.

Page 3: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

3www.shqiptarja.com

E MARTë, 1 TETOR 2019Kuvend

Murrizi ngre dyshime mbi numrin e dëshmorëve dhe veteranëve: Janë shtuar 9 mijë, të ngrihet një komision për t’i numëruar

TiraneProcesverbali

Deputeti i opozitës Mys-lim Murrizi ka bërë një propozim të pazakontë në mbledhjen e fundit të Komisionit për Sigurinë

Kombëtare, teksa kërkoi ngritjen e një komisioni shtetëror për të numëruar dëshmorët e atdheut. Sipas tij, numri zyrtar i dëshmorëve dhe i veteranëve të luftës nuk është real, duke ngritur pretendime se janë shtuar të paktën 9 mijë. Murrizi ka pohuar se 56 mijë e 300 kanë pasur statusin e veteranit dhe 28 mijë kanë qenë dëshmorë bëjnë 84 mijë, ndërkohë kujtoi se në histori ‘kemi mësuar që ushtria nacionalçlirimtare e partizanëve ka pasur 70-75 mijë vetë’. Murrizit i është përgjigjur zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në Komision, i cili ka sqaruar se duhet pasur parasysh se veteranë quhen të gjithë ata që deri në maj të vitit 1945 në pozicione të ndryshme dhe jo patjetër partizanë kanë luftuar ose kanë qenë pjesë e veprimtarisë antifashiste nacionalçlirimtare. Diskutimet janë zhvilluar gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar”, i cili shpall datën 20 korrik si ditën e veteranit të Luftës Antifash-iste Nacionalçlirimtare.

deBatet Në komisioNiN e siguRisë

-Petro Koçi: Janë 56 mijë e 300 e ca dhe kur i rrumbullakosim shifrat themi rreth

56 mijë e 500 individë, të cilëve u është njohur Statusi i veteranit. Tashmë janë rreth 7 mijë persona që janë ende gjallë, që e gëzojnë statusin.

-Myslim Murrizi: Pra, 56 mijë e 300 kanë pasur statusin e veteran-it në vitin 1994. 28 mijë thoni që kanë qenë dëshmorë bëjnë 84 mijë. Ndërkohë që në histori kemi mësuar që ushtria nacionalçlirimtare e parti-zanëve ka pasur 70-75 mijë vetë. Na dalin 9 mijë tepër, nga i keni gjetur?! Çfarë është gënjeshtër këtu: numri i dëshmorëve, numri i partizanëve apo

vjeç, i fundit më duket ndërroi jetë para disa ditëve. Përsëri jam shumë skeptik për numrin.

-Petro Koçi: Unë i prisja pyetjet me karakter politik, por jo kërkesën për të parë një dokument. Ky është një fakt që dihet historikisht, më 20 korrik 1957 është krijuar për herë të parë një organizatë... Për sa i përket moskorrespondimit të shifrave, është një pyetje shumë interesante. E para, nuk merr statusin e veteranit patjetër ai që ka qenë me armë në dorë duke luftuar në rreshtat e formacioneve të ushtrisë nacionalçlirimtare, por janë të gjithë ata që në role, rrethana të tjera janë shpallur veteranë të luftës për shkak të kontributit konkret që kanë dhënë gjatë asaj lufte. Në këtë rast dua t’ju shpjegoj që edhe

dëshmor i atdheut që i përket kësaj periudhe nuk duhet patjetër të ketë qenë një partizan me armë në dorë, por mund të ketë pasur funksione të tjera: korrier, bazë e luftës e të tjera që në aksionet hak-marrëse, në vendimet e pushtuesve

apo të bashkëpunëtorëve të tyre kanë përfunduar me vdekje. Nuk

ka lidhje se duhet të korrespondojë patjetër shifra 56 mijë, plus 28 mijë që të dalë numri i atyre që kanë qenë pjesë e formacioneve partizane, i cili është 73 mijë. Është një logjikë, e cila vlen për të ndërtuar një pyetje, por jo për të nxjerrë një konkluzion të pandryshueshëm. Për sa i përket moshës duhet pasur parasysh se veteranë quhen të gjithë ata që deri në maj të vitit 1945 në pozicione të ndryshme dhe jo patjetër partizanë kanë luftuar ose kanë qenë pjesë e veprimtarisë antifashiste nacion-alçlirimtare. Ju e dini se një pjesë e formacioneve partizane kanë kaluar edhe kufijtë shtetërorë të Shqipërisë për të çliruar pjesë të territoreve të tjera që ishin pjesë e rajonit të Ball-kanit. Unë besoj se Lufta Antifashiste

Nacionalçlirimtare duhet të kthehet në një vlerë që na bashkon të gjithë.

-Spartak Braho: Pa dyshim që ky korrigjim, ndonëse i vonuar për caktimin e datës së Organizatës së Veteranëve është një masë e rëndë-sishme apo një propozim në kohë i qeverisë në kuadër edhe të festimit të 75 -vjetorit të çlirimit të vendit, e plotëson këtë boshllëk. Pra, kemi të bëjmë thjesht me rivendosje apo me piketim të një date, e cila duhet të përkujtohet, jo vetëm nga veteranët, por nga i gjithë populli shqiptar. Sot është dita që ta miratojmë. Madje sot është dita që të mbajmë edhe një minutë heshtje për veteranin 100 vjeçar Rahman Parllaku, por kjo le t’i mbetet seancës plenare, sepse figura e tij është një figurë e ndritur e Luftës Nacionalçlirimtare. Unë mendoj që ta miratojmë këtë ndryshim.

-Myslim Murrizi: Pas njëzet e nëntë vjetësh postkomunizëm nuk kemi pse të tallemi më me shqiptarët. Nuk ka arsye që fëmija im të mësojë nëse kemi pasur shtatëdhjetë mijë partizanë, shtatëdhjetë e tre mijë, shtatëdhjetë e pesë apo tetëdhjetë e katër, sa dalin me shifra. Nuk kam pse shoh me shall të kuq në qafë veteranë lufte që kanë lindur mbas prishjes së kooperativave. Është turp. Ata që kanë qenë në luftë, aq sa të jenë gjallë, por që kanë qenë realisht në luftë, jo ata që u paskan çuar çorape partizanëve, që kanë ngrënë e kanë pirë a ku di unë çfarë kanë bërë, paskan raportuar për të vrarë nga Mustafa Gjinishi e deri në fund, marrkan statusin e veteranit të luftës. Ngrini një komision. Jua thashë: do t’ju sponsorizoj edhe unë, me sa të kem takat, jua lë rrogën gjashtë muaj. Shkoni e numërojini varrezat e dëshmorëve se sa janë! Na thoni ekzakt sa janë, sepse po të jenë vrarë 28 mijë, me 124 gjermanë e 315 italianë, i bie që një nga ata armiq, për të cilët kemi thënë se kanë

ikur, të ketë vrarë 70 trima nga këta tanët. Kjo është denigruese. Në qoftë se nga kjo ushtri prej shtatëdhjetë mijë vetash, që thoni ju, janë vrarë njëzet e tetë mijë, pra 40 %, atëherë paska qenë turmë, popull, një popull që ka ikur në ekzil. Prandaj, na e thoni ekzakt, mos ecni me frymën se kështu e ka thënë që nga viti 1945 partia jonë, ajo që kemi qejf ne, dhe kështu do të themi edhe ne. S’ka as-gjë të keqe të reduktohet numri, por ama të jetë real numri i veteranëve, numri i dëshmorëve, numri i këtyre që morën shpërblim financiar. S’ka asgjë të keqe.

-Ermonela Felaj: Nuk ka nevojë të përdoret ky ton.

-Myslim Murrizi: Po çfarë toni kërkoni? T’i them Spartakut që gën-jen? Nuk i them...

-Ermonela Felaj: Nuk jeni vetëm ju dhe z. Braho në këtë mbledhje. Janë më shumë se kaq njerëz.

-Myslim Murrizi: I thuaj pra, që të mos më ndërhyjë. Se kur ndërhyn ai, unë e trash tonin.

-Ermonela Felaj: Po nuk mundet, sepse është një ngjarje që e kujtojnë të gjithë popujt.

-Myslym Murrizi: Mos ma ndërprit fjalën fare! As më intereson farë se çfarë mendon ti për ngjarjen.

-Ermonela Felaj: Nuk kam ndër-mend fare të të tregoj historinë, se nuk kam mbaruar për histori. Por edhe sikur, prapë nuk do ta bëja.

-Myslim Murrizi: Nuk po ta heq njeri enverizmin ë ke në shpirt. Mbaje, ta gëzosh! Vetëm me shifrat mos u tallni! Kaq! Pse po ta heq enverizmin unë ty? Mbaje! Shko më 5 maj atje! Shko te varri i Enverit! Bëj çfarë të kesh qejf! Sepse, në fund të fundit, unë të paktën, për këtë kam luftuar në atë Dhjetor të nëntëdhjetës: që secili të jetë i lirë. Por jo që atë që beson t’i të ma imponosh edhe mua si mashtrim

murrizi “Ngrini një komision.

Shkoni e numërojini varrezat e

dëshmorëve se sa janë! Na

thoni ekzakt sa janë, sepse

po të jenë vrarë 28

mijë, me 124 gjermanë e

315 italianë, i bie që një

nga ata armiq, për të cilët

kemi thënë se kanë ikur, të

ketë vrarë 70 trima nga këta

tanët”.

Petro koçi “Dëshmor i atdheut që i

përket kësaj periudhe nuk duhet patjetër të ketë qenë

një partizan me armë në dorë, por mund të ketë pasur funksione të tjera: korrier, bazë e luftës e të tjera që në aksionet hakmarrëse,

në vendimet e pushtuesve apo të bashkëpunëtorëvetë tyre kanë përfunduar

me vdekje”.

numri i veteranëve? 9 mijë nuk janë pak, nuk na rakordojnë shifrat, del si ajo 7 herë 7. Të kesh qenë partizan, minimalja duhet të kesh datëlindjen në vitin 1928 që të të kapte mosha 16 vjeç në vitin 1944. Sot i bie të jesh 91 vjeç, ta kesh zhvilluar luftën 12 vjeç, të kesh qenë debatikas nga Coli e këtej. Po të kesh qenë më i madh i bie të jesh edhe më i moshuar. Unë si deputet i kam bërë një kërkesë, edhe Sigurimeve Shoqërore, edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të parë listën e votuesve se sa kemi gjallë në moshën 91, 92 deri te 100

Propozimi: Të numërojmë dëshmorët, s’janë 28 mijë

Page 4: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

4 E MARTë, 1 TETOR 2019www.shqiptarja.com

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Ev-ropian, në një linjë me Bunde-stagun gjerman,

propozojnë hapjen e negociat-ave me Shqipërinë dhe Maqe-doninë e Veriut. Në draftin e komunikatës së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE dhe që përgatit rezolutën e Këshillit Evropian, thuhet se “në dritën e progresit të arri-tur në drejtim të reformave, (Këshilli Evropian) vendo-si hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Lajmin e jep ag-jencia prestigjioze e lajmeve Bloomberg, e cila e ka parë dokumentin, i cili duhet të miratohet në mbledhje. Gjithnjë sipas Bloomberg, në një draft të mëparshëm, nuk përfshihej rekomandimi nga krerët e diplomacisë së BE për të hapur negociatat, duke konkluduar kështu se qëndrimi i unionit ka ndry-shuar drejt pranimit për hapjen e negociatave. Sipas agjencisë, mendimi zotërues tani në BE është se hapja formale e negociatave me dy vendet do të japë një shtytje të mëtejshme për lidhjen më të ngushtë të rajonit të turbulluar të Ballkanit me Perëndimin. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave për anëtarësim. Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi më 26 shtator pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Si-pas vendimit të Bundestagut gjerman, Shqipëria duhet të

QëNdRimet NdRysHe / Bushati nuk dO largOhEt nga Ps-ja

Bushati: vetëkorrigjimi i PS do parandalonte vetëshkatërriminish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati

shprehet se nuk do të largohet nga Partia Socialiste. Ai deklaron se fakti që ka artikuluar disa qëndrime që mund të perceptohen të ndryshme me qëndrimet e udhëheqjes së Partisë Socialiste nuk do të thotë që ka një projekt tjetër përveçse kontributit brenda Partisë Socialiste. Në një intervistë për “Deutche Ëelle” ai kërkon nga forca politike ku bën pjesë një vetëkorrigjim, pasi sipas tij është një proces fiziologjik i domosdoshëm, sidomos kur je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi, vijon më tej Bushati, do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi.

“Unë jam anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, deputet. E konsideroj veten me fat që kam pasur një mbështetje

maksimale nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste, nga socialistët pro-gresistë dhe demokratët që militojnë në Partinë Socialiste. Sot mendoj më shumë se asnjëherë tjetër se është përgjegjësia ime për të vazhduar për të kontribuar për projektin e Partisë Socialiste, sepse është një familje e madhe politike e socialistëve dhe e progresistëve shqiptarë. Fakti që sot për sot kam artikuluar jo vetëm brenda strukturave të Partisë por edhe publikisht disa qëndrime që mund të perceptohen si disi të ndryshme me qëndrimet e ud-hëheqjes së Partisë Socialiste nuk do të thotë që kam një projekt tjetër përveçse kontributit brenda Partisë Socialiste. Unë besoj se vetëkorrigjimi është një proces fiziologjik i domosdoshëm për çdo forcë politike, sidomos kur

je në vitin e shtatë të qeverisjes sepse vetëkorrigjimi do të parandalonte një lloj vetëshkatërrimi. Dhe vetëkorrigjimi nga ana tjetër do të krijonte mundësinë për të rikthyer shpresën që është topitur në disa raste e mund të jetë vrarë në raste të tjera. Në radhë të parë, për ata njerëz që na kanë besuar në projektin tonë që në 2013-ën, pa përmendur këtu edhe të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Bushati. Deputeti i PS shtoi se “Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë për të qenë promotore e ndryshimit dhe i ka të gjitha mundësitë për të qenë jo vetëm forca e progresit dhe intelektit por edhe forca e komuniteteve. Dhe me këtë dua të them që rasti i Shkodrës na mëson se në procesin vendimmarrës duhet

të përfshijmë më shumë njerëzit dhe komunitetet dhe jo t’ia besojmë atë një grupi të ngushtë njerëzish, qoftë edhe drejtuesve politikë të Partisë Socialiste”. Duke u ndaluar te procesi i negociatave dhe kriza politike në vend ai ka një këshillë. “Na duhet që përmes këtij Pakti Kombëtar për Europën që shkon përtej partive politike, ne të kemi mundësi që të përcaktojmë objektivat, strategjinë, burimet njerëzore, përfshirë shqiptarët e diasporës, burimet financiare të pa-ktën për dekadën e ardhshme për këtë proces”. Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në fund të gushtit u shpreh në mbledhjen e kryesisë së PS se partia duhet të kërkojë falje për kandidimin e Valdrin Pjetrit, ndërsa doli edhe kundër shkarkimeve masive në Shkodër.

IntegrImI

ministrat e jashtëm të Be-së: shqipërisë t’i hapen negociatat

Bloomberg zbardh draftin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

detajet

dRafti Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në një linjë me Bundestagun gjerman, propozojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rezoluta Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë dhe votojë këtë të enjte një rezolutë për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, propozim i bërë nga dy deputet Rudina Hajdari dhe Senida Mesi.

ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Nju Jork, zhvilloi

një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger. Fokus i diskutimeve të takimit ishin përgatitjet teknike dhe politike të Shqipërisë, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020. “Gjykuar nga këndvështrimi organizativ, Shqipëria është duke kryer të gjitha detyrat e nevojshme nëpërmes Task Forcës së ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Misionin e saj në Vjenë, në bashkëren-dim të plotë me vendet pjesëmarrëse. Po ashtu, krahas ndihmës së madhe të asistencës ndërkombëtare që i është bashkangjitur skuadrës shqiptare, diplomatët shqiptarë të angazhuar në çështjet e OSBE-së i janë nënshtruar ushtrimeve të veçanta”, u shpreh Cakaj. Gjithashtu, Ministri në Detyrë Cakaj shtoi: “Gjykuar nga këndvështrimi politik, Shqipëria ka paraqitur prioritetet fillestare të Kryesisë së saj që shtrihen në të gjitha dimensionet e angazhimeve të OSBE-së, ushtarake-politike, ekonomiko-mjedisore dhe të drejtat themelore të njeriut.”

Cakaj me greminger: Shqipëria gati për kryesimin e OSBe

Takimi

plotësojë vetëm dy kushte për hapjen e negociatave, konk-retisht plotësimin me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, si dhe mi-ratimin e reformës zgjedhore. Dy kushtet në fjalë nuk janë në dorën e qeverisë, por të disa faktorëve, duke përfshirë opozitën, Presidencën dhe organet e reja të drejtësisë. Shtatë kushte të tjera duhen të plotësohen nga Shqipëria

sipas hapjes së negociatave.

kuveNdi PRojektRezolutë PëR Negociatat

Kuvendi i Shqipërisë do të diskutojë dhe votojë këtë të enjte një rezolutë për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, propozim i bërë nga dy deputet Rudina Hajdari dhe Senida Mesi. Në projektrezolutë, kërkohet

“që institucionet shqiptare, bazuar në parimet demokra-tike dhe me një përfaqësim të ligjshëm të vijojnë të përqen-druar në reformat e ndër-marra dhe t’i përfundojë

ato në respektim të kuadrit kushtetues e ligjor në fuqi, duke bërë të mundur rezu-ltate konkrete në zbatimin e përparësive të vendosura nga Komisioni Europian për

hapjen e negociatave deri në anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europi-an”. Projektrezoluta i drejto-het gjithashtu edhe shteteve anëtare të Bashkimit Europi-an në kuadër të Sammit-it të ardhshëm të Këshillit Evropi-ani cili do të mbahet me datat 17-18 tetor 2019, ku një ndër pikat e diskutimit në rendin e ditës do të jenë edhe vendimet për hapjen e negociatave me Republikën e Shqipërisë dhe me Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Një tjetër pikë e rëndësishme është mbështetja për reformën në Drejtësi si një reformë kyçe dhe një re-formë shumë e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë si dhe Inkurajon institucionet kompetente, për ngritjen e organeve të reja të reformës në Drejtësi si Prokurorinë Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK), Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), Gjykatën Kus-htetuese dhe Gjykatën e Lartë si dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Page 5: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

5www.shqiptarja.com

E MARTë, 1 TETOR 2019‘tërmet’ në drejtëSI

3 640 denoncime për korrupsion e gjyqtarëve e prokurorëve, ja regjistri

Numër rekord denoncimesh nga qytetarët për vendime të padrejta nga njerëzit e drejtësisë brenda dy viteve

vetëm në komisionin e nivelit të parë të Vetingut

Adriatik doçiTirane

Numri i denoncimeve për korrupsion dhe vendime të padrejta kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve,

referuar nga qytetarët pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, ka shkuar në 3 640, tregues i besimit të publikut tek Vetingu. Sipas regjistrit që ka siguruar Shqiptarja.com, denoncimet janë de-pozituar pranë Komisionit të Vetingut, në harkun kohor të dy viteve, tetor 2017-gusht 2019. Denoncimet përmbajnë informacione të detajuara dhe në shumë raste edhe prova për korrupsionin, vendimet arbitrare, lidhjet me krimin, fshehjen e pasurive në emra të tjerë etj., për prokurorë dhe gjyqtarë që i janë nën-shtruar dhe pritet t’i nënsh-trohen procesit të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe af-tësitë profesionale. Sipas regjistrit të Komisionit të Pa-varur të Kualifikimit, gjatë tre muajve të fundit të vitit 2017 janë referuar 435 denoncime nga qytetarët. Gjatë vitit 2018 janë referuar pranë KPK 1858 denoncime, ndërsa gjatë peri-udhës janar-gusht 2019 janë referuar 1 347. Numri më i lartë i denoncimeve kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve rezulton në muajin dhjetor të 2017, me 321 denoncime. 3 640 janë referuar vetëm pranë Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit. Me qindra denoncime të tjera janë depozituar në Ko-legjin e Posaçëm të Apelimit, i cili thotë edhe fjalën e fundit për gjyqtarët dhe prokurorët në raport me drejtësinë. Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 53 të tij, parashikon se: “Çdo person që vjen në di-jeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësim-it ka të drejtë të informojë drejtpërdrejt institucionet e rivlerësimit...”. Për këtë arsye, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mban regjistrin e denoncimeve. Në këtë reg-jistër mbahen të dhëna lidhur me numrin e denoncimeve, të dhënat e denoncuesit dhe subjektin e rivlerësimit për të cilin bëhet denoncimi. Çdo denoncim i qytetarëve verifikohet nga trupa gjykuese gjatë verifikimit të gjyqtarit apo prokurorit. Nëse denon-cimi konfirmohet me prova dhe fakte, trupa gjykuese e përfshin në listën e arsyeve për shkarkimin e subjektit nga detyra.

BasHkëPuNëtoRiLigji për Vetingun ka një

deNoNcimet PëR vitiN 2017

Tetor, 2 denoncime

Nëntor, 112 denoncime

Dhjetor, 321 denoncime

deNoNcimet PëR vitiN 2018

Janar, 187 denoncime

Shkurt, 134 denoncime

Mars, 115 denoncime

Prill, 146 denoncime

Maj, 171 denoncime

Qershor, 170 denoncime

Korrik, 224 denoncime

Gusht, 106 denoncime

Shtator, 189 denoncime

Tetor, 157 denoncime

Nëntor, 106 denoncime

Dhjetor, 153 denoncime

deNoNcimet PëR vitiN 2019

Janar, 153 denoncime

Shkurt, 184 denoncime

Mars, 142 denoncime

Prill, 227 denoncime

Maj, 218 denoncime

Qershor, 173 denoncime

Korrik, 176 denoncime

Gusht, 74 denoncime

bar lokal, ndërsa sipas pre-ventivit të punimeve dorëzuar nga ana e personit të lidhur, rezulton se janë shtruar 390 m2 dysheme.“Referuar në sa më lart, pranë Komisionit, është regjistruar një denoncim anonim, duke denoncuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar disa pasuri që i për-kasin asaj, si më poshtë: Apar-

tament në Tiranë, tek ish-ekspozita, në emër të motrës së subjektit znj. Ç. P. Apartament në Tiranë mbra-pa 15-katëshit, në emër të burrit të motrës së subjek-tit. Apartament në Tiranë për-ballë Fakultetit të Drejtësisë, në emër të babait të subjektit. Aparta-ment në Tiranë, nuk dihet në emër të kujt është vënë”, thuhet në vendim. Në vendimin për s h k a r k i m i n e gjyqtares, Komi-sioni thotë se in-formacioni i dhënë nga burimi anonim është i saktë. Pas-uritë në fjalë kanë rezultuar në emër të të afërme të gjyqtares, të cilës nuk kanë të ard-hura të ligjshme për t’i justifikuar. “Komisioni pasi shqyrtoi dhe ana-lizoi shpjegimet e subjektit të riv-lerësimit dhe kon-statimet e dala nga hetimi në lidhje me të gjitha rrethanat e faktit, arrin në konkluzionin se ka dyshime të ar-syeshme se këto pasuri që janë reg-jistruar në emër të motrës së sub-jektit, znj. Ç P., bashkëshortit të motrës së subjektit të rivlerësimit, znj. P. K. dhe babait të subjektit, z. V. P., të jenë pasuri të krijuara nga ana e subjektit të riv-

lerësimit për shkak se: Të dhënat mbi adresat dhe pro-narët e këtyre pronave (mo-trës, bashkëshortit të motrës dhe babait të subjektit) sipas ZRPP-së Tiranë përputhen me të dhënat e denoncimit anonim të depozituar pranë Komisionit. Nga analizimi i të ardhurave të ligjshme të mo-trës, bashkëshortit të motrës dhe babait të subjektit të riv-lerësimit, rezulton se ato nuk kanë mjaftueshëm të ardhura nga burime të ligjshme për të krijuar këto pasuri”, thuhet në vendim.

nen për bashkëpunëtorin e drejtësisë gjatë Vetingut. Neni 54 parashikon mbrojtje të veçantë dhe amnisti për çdo qytetar, i cili ka marrë pjesë në vepër penale me një gjyqtar apo prokuror, por që shpreh vullnetin për të bashkëpun-uar me organet e Vetingut, duke dhënë informacion të mjaftueshëm për praktikën korruptive ndërmjet tij dhe subjektit të rivlerësimit. Bash-këpunëtori i drejtësisë duhet të japë informacion të plotë dhe pa asnjë rezervë ose kusht, për të gjitha faktet, ngjarjet

dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare për zbulim-in, hetimin dhe parandalimin e korrupsionit të subjekteve të rivlerësimit. Sipas ligjit, bashkëpunëtori i drejtësisë, në këtë rast nuk mund të ndiqet penalisht për veprat e korrup-sionit që ka kryer me subjektin e rivlerësimit, sipas dëshmisë së dhënë. Ndërkaq, gjyqtari apo prokurori që ka përfituar shumën, mbart detyrimin t’ia kthejë atë bashkëpunëtorit të drejtësisë, pavarësisht se ka shkelur ligjin. Subjekti i rivlerësimit nuk legjitimo-

het të ngrejë pretendimin se fitimi i ardhur për shkak të kësaj shume ka humbur gjatë kalimit të kohës.

deNoNcimi Që ‘fuNdosi’ gjyQtaReN eNtela PRifti

Pas një denoncimi anonim, Komisioni i Varur i Kualifi-kimit ka nisur një hetimi të thelluar, duke krijuar bindjen se gjyqtarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, përpos deklarimeve të rreme dhe mosjustifikimit të disa të disa apartamenteve, ka fshe-

hur edhe katër apartamente në Tiranë. Sipas Komisionit të Vetingut gjyqtarja e Korçës i ka fshehur apartamentet në emër të motrës, bashkëshor-tit të motrës, babait dhe një personi të paidentifikuar. Gjithashtu gjyqtarja ka fshe-hur një pjesë të një ndërtese katërkatëshe, e deklaruar si banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë. Por Komisioni thekson se ndërtesa është luksoze dhe përbëhet nga 4 kate, ku kati përdhes është piceri, kati i parë lokal, kati 2 restorant, kati 3 verandë dhe

Numri i denoncimeve për korrupsion dhe vendime të padrejta kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, referuar nga qytetarët pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, ka shkuar në 3 640, tregues i besimit tek Vetingu.

DenoncimetDenoncimet përmbajnë informacione të detajuara dhe në shumë raste edhe prova për korrupsionin, vendimet arbitrare, lidhjet me krimin, fshehjen e pasurive në emra të tjerë etj.

Përmbajtja

Page 6: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

6 E MARTë, 1 TETOR 2019www.shqiptarja.com

Zyra Përmbarimore Private “BAILIFF OFFICERS” sh.p.k, me adresë: rr “kavajës” pranë qëndrës “globe” nd 124, hyrja 8, kati 2, tiranë, në zbatim të dispozitave të kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në

ankand-3, të pasurisë të paluajtshme, lënë garanci për Bankën “Credins” si më poshtë, - Në dAtë 14.10.2019 ORA 16:30 -Pasuri nr. 207/33, zk 1685, lloji i pasurisë (trual+ndertese) me sip. 500 m2, me adresë gajush, lezhë, në pronësi të z.Pjeter Pergjoka, me çmimi fillestar 1,512,000 lekë.

Për informacione mund të kontaktoni në numrin e Cel: +355 692044540 ose adresën e-mail: [email protected]

Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e dytë të vitit 2019

vlerësohet me rritje prej 2,31 %, krahsuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, njoftoi dje Instituti i Statistikave. Në tremujorin e parë rritja ishte 2,21%, ndërkohë që për gjithë vitin e kaluar ka qenë mbi 4%. Në rënie kanë ndikuar pakësimi i punimeve në gazsjellësin TAP që po shkon drejt përfundimit, si dhe pro-dhimi më i ulët i energjisë elektrike në një vit me shumë pak rreshje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, kra-hasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shfaqen si më poshtë:

Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,78 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 1,89 %. Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë Energjia dhe Industria e Prodhimit të produkteve metalike, të cilat kanë shënuar një rënie përkatësisht me

27,54 % dhe 4,79 %. Aktiviteti i Ndër-timit pati rënie me 1,75 %, i ndikuar kryesisht nga kompanitë e lidhura me projektin TAP.

Grupi i aktiviteteve Tregti,Trans-port, Akomodim dhe Shërbim ush-qimor pati një rritje prej 4,75 %, i ndikuar kryesisht nga Tregtia me shumicë, e cila shënoi rritje me 6,37 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 10,73 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 13,92 %. Aktiviteti i Pasurive të Palua-jtshme ka shënuar një rritje prej 8,01 %. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 2,32 %. Grupi i ak-tiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rritje 4,05 %. Grupi i aktiviteteve Arte, ar-gëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,35 %.

Ndërsa taksat neto mbi produktet u rritën me 4,15 %.

InveStImet

Bëhet gati agjencia e shpronësimeve, çmimi do negociohet me pronarët

Parashikohet të zgjidhë ngërçin e përhershëm të projekteve publike

Risia që bën më shumë përshtypje është ajo, që ka të bëjë me caktimin e çmimit të pronës që do të shpronësohet. Për gati tri dekada, qeveria ka përcaktuar çmime referencë, për toka, troje, ose ndërtesa

Risia

Ministria e Infrastrukturës synon një strukturë, ku do të përqendroheshin të gjitha instancat që merren me shpronësimet. Ajo do të bashkonte në një institucion të vetëm gjithë njësitë e shpërndara

Organizimi

Në fillim të shtatorit, ministrja Belinda Balluku ka përmen-dur për herë të parë krijimin e një ag-

jencie të përqendruar, e cila të merret me shpronësimet për interesa publike. Gjatë inspektimit të punimeve në by pass-in e Fierit, ditën e diel, ajo përsëriti se projekti në fjalë është duke përparuar dhe në tetor do të jetë gati për miratim.

agjeNciaSipas ideatorëve të këtij

ndryshimi në administratë, problemet me shpronësimet janë arsyeja kryesore pse disa nga projektet e investi-meve publike kanë mbetur në vend për momentin. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po punon për ngritjen e një strukture që do të jetë Agjencia e Shpronësi-meve për Interes Publik, ku do të përqendroheshin të gjitha instancat që merren me shpronësimet. Pra, ajo do të bashkonte në një institucion të vetëm specialistët dhe të gjitha

njësitë që janë të shpërndara sot nëpër ministri.

Ideja është që të jetë një strukturë e vetme, që do të shkurtonte procedurat, që tani kërkohen nga një numër institucionesh dhe nga çdo au-toritet kontraktues shtetëror.

Ende nuk dihet nëse pro-jekti parashikon që ky in-stitucion qendror të marrë përsipër edhe disa nga funk-sionet që aktualisht i kryejnë departamente të caktuara të 61 bashkive, por kjo do të mësohet kur drafti të para-qitet publikisht, çka pritet të ndodhë pas disa ditëve.

çmimetRisia që bën më shumë

përshtypje është ajo, që ka të bëjë me caktimin e çmimit të pronës që do të shpronësohet. Për gati tri dekada, qeveria ka përcaktuar, sipas zonave, çmime referencë, për toka, troje, ose ndërtesa. Kjo ka qenë edhe burim për konflikte e vonesa të pafundme, duke qenë se në shumicën dër-muese të rasteve pronarët që shpronësohen nuk kanë qenë të kënaqur me shumen, me të

cilën do të kompensohen nga shteti financiarisht. Realisht, gjithnjë çmimet e referencës të caktuara nga shteti, kanë qenë shumë më të ulta se ato të tregut. Kështu, psh në asnjë rajon të Shqipërisë toka bujqësore nuk shitet me 30 apo 80 lekë për metër katror, por shteti, kur ka shpronësuar ka paguar edhe fatura me të tilla çmime.

Ndryshe nga kjo praktikë, duket se hapet dera edhe për negociata qeveri-pronarë, në mënyrë që të mos bllokohen projekte të rëndësishme të infrastrukturës. Gjatë krijimit të kësaj agjencie, qeveria do të rishikojë bazën ligjore, së pari, për të shpejtuar procesin e pagesës financiare dhe, së dyti,

rënien dakord me bisedime dypalëshe paraprakisht për vlerën e zhdëmtimit, duke krijuar kështu kushtet për kapërcimin e situatave me gjyqe, përplasje me dhunë, sëbashku me problemet so-ciale që lindin bashkë me to.

Megjithatë, rruga e negoci-atave nuk do të jetë e vetmja dhe mund të shihen edhe opsione të tjera.

NgëRçiThuajse në çdo projekt

investimi, procesi i shpronësi-meve është shoqëruar me problematika të ndryshme. Rasti i fundit është Bypassi i Vlorës, ecuria e të cilit ka qenë e ngadaltë për shkak të shpronësimeve. Po kështu

është vepruar edhe në By-pass-in e Fierit, etj. Për të mos folur për Unazën e Re të Tiranës, ku vonesat janë shumëvjeçare, duke bllokuar çdo mundësi realizimi të projektit, krahas vonesave që shkaktoi mashtrimi me dokumentat i firmës fituese në lotin e parë dhe parregullsitë në tendera në vazhdim.

Edhe në aeroportin e Kukësit, pronarët e shtesës që po ndërtohet kanë sërish probleme për çmimet. Krye-tari i bashkisë Kukës, Safet Gjici, deklaroi këto ditë se bashkia ka nisur negociatat me qeverinë për të zgjidhur problemin e pronarëve të tokës në aeroportin e Kukësit. “I njohur me pretendimin e pronarëve të tokave, ku po

ndërtohet shtesa e aeroportit të Kukësit, për shkak të vlerës së ulët të shpronësimeve, kemi nisur negociatat me qeverinë për të riparë vendimin. Në bashkëpunim me qeverinë dhe koncensionarin po negociohet për të gjetur një zgjidhje. Aeroporti është në interesin e gjithë kuksianëve, ndaj ai duhet të përfundojë sa më parë”, tha ai.

Ndërkohë, në Unazën e Re, pjesa perëndimor, tashmë është shpallur fondi i shpronësimeve në masën 1.22 miliardë lekë, për toka dhe objekte, ku përfshihen vetëm ato që janë me leje dhe të regjistruara.

Nuk dihet nëse kjo shifër do të rishikohet më me metodolog-jinë e re që pritet të miratohet.

iNstat

Prodhimi i Brendshëm u rrit 2.31% në tremujorin e dytë

Page 7: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

7www.shqiptarja.com

E MARTë, 1 TETOR 2019

Shoqëria përmbarimore “STRATI BAILIFF’S SERVICE” Sh.p.k., njofton shpalljen për shitjen në ankand të pasurisë së paluajtshme:- “Arë”, me sipërfaqe 4900 m2, ndodhur në Mbrostar-Ura, Fier, me Nr. 36/14 Pasurie, Zona Kadastrale 2636, volumi 12, faqe 126, rregjistruar në pronësi të Shoqërisë “ABDURAMANI” sh.p.k.

Çmimi fillestar i ankandit është 55,440 (pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e dyzet) Euro.

Ankandi për pasuritë e mësipërme zhvillohet në datë 02.10.2019.Ankandi për pasurinë e mësipërme zhvillohet në ora 16.00, në ambjentet e Zyrës

Përmbarimore Private “Strati” Sh.p.k., Rruga “Jordan Misja”, Pall. 141/1, Shkalla 1, Ap. 7. Tiranë. Tel: 04 45 00 450, www.stratibailiff.com, [email protected]

vendImI

apeli liron gjithë biznesmenët e mashtrimit me tvsH

Përmbyset dosja e mashtrimit, arrestimi i personave që akuzohen se i bën dëm shtetit 182.6 milionë lekë cilësohet i paligjshëm nga Gjykata e Apelit

elton QynoTirane

veNdimi i sHkallës së PaRë

“ArreSt ShtëPIe”

1.Paqsor Buzi,aksioner me 50% i G.P.G Company arrest shtëpie

2.Astrit Lala,kompania Leksi “Security 1” arrest shtëpie

3.Haxhi Sala,kompania Leksi “Security” arrest shtëpie

4.Ilia Dimo,kompania “IBS sh.p.k” arrest shtëpie

5.Shkëlqim Prodani,kompania “Red Black” arrest shtëpie

6.Shpresa Joanidhi,kompania “Shpresa” sh.p.k arrest shtëpie

7.Rabi Kurti,kompania “Kurti Construction” arrest shtëpie

8.Riza Roshi,kompania “Dorgen” sh.p.k arrest shtëpie

9.Rrapo Baduni,kompania “Bani/s” arrest shtëpie

Arrest me burg 20 ditë

10.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit “A.B.BE” 20 ditë burg

11.Fatmir Firi, kompania “Arb &Trans Sh.p.k” 20 ditë burg

12.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans” 20 ditë burg

13.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma” 20 ditë burg

14.Vangjush Mbriçe, kompania “C.E.C Group” 20 ditë burg

15.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas” 20 ditë burg

Hetim në gjendje të lirë

1.Përparim Hasani

2.Albert Ahmet

Një vendim i marë 7 ditë më parë në Gjykatën e Apelit Tiranë, ka sjellë kthimin përbys

të dosjes penale kundër 16 biznesmenëve të arrestuar nga prokuroria e Tiranës për skemën e mashtrimit me rimbulsimin e TVSH-së nga tatimet. Vendimi i dhënë nga një trupë gjykuese e kësaj gjykate i cilëson arrestimet e biznesmenëve nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, si të paligjshme dhe të nxituara në kohë. Ven-dimi nuk cënon prishjen e procesit hetimor të nisur që prej muajit gusht 2019 nga prokuroria e Tiranës, por thotë se ndalimet e personave janë të paligjshme, dhe për pasojë ka rrëzuar masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest në burg 20 ditor”, për të gjithë të arrestuarit. Pas këtij vendimi asnjë nga biznesmenët dhe personat e tjerë të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk ndodhet në qeli, por janë të lirë. “Shqiptarja.com” mëson se pjesa më e madhe e të arrestuarve kishin apeluar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar se arres-timet ishin kryer në mungesë të hapur të provave dhe ishin “Nul”. Kërkesa e tyre është pranuar nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado,ku me shumicë votash është vendosur konstatimi i paligjshëm i arrestimeve. Në sallën e gjyqit prezent ishin të gjithë personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku pas dhënies së vendimit të gjithë ata janë liruar.Pavarësisht këtij vendi-mi, prokuroria e Tiranës vijon hetimet për këtë çështje, ku përllogaritet një dëm i madh ekonomik në arkën e buxhetit të shtetit. Kjo është dosja e dytë që dështon në caktimin e masës së sigurisë në gjykatë, kjo për sa i përket dy opera-cioneve të kryera nga policia për arrestimin e biznesmenëve për biletat e autobuzit dhe rimbulsimi i TVSH.

mes të aRRestuaRve dHe PaQsoR Buzi

Ka rezultuar se mes 15 biznesmenëve të arrestuar si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në është edhe administratori Paqsor Buzi i G.P.G Company -fituesja më e madhe e projekteve të “Rilindjes Urbane” të qeverisë me vlerë mbi 28 milionë euro. Buzi, u la në “arrest në burg 20 ditor” nga gjykata e Tiranës, por Apeli vendosi lirimin e tij, duke me cilësuar arrestimin të paligjshëm. Kontraktori më i madh i qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane, Paqsor Buzi i kompanisë së ndërtimit G.P.G u arrestua në fillim të shtatorit 2019 si pjesë e një grupi biznesmenësh që dy-shohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH. Buzi, i cili është njëherazi administrator dhe aksioner

me 50 për qind, i kompanisë së ndërtimit “G.P.G Company” sh.p.k u arrestua bashkë me 16 biznesmenë të tjerë në Tiranë me akuzat e “krijimit të ske-mave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Biznesmenët akuzohen se prodhonin fat-ura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, vlera e faturave fiktive është 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionësh si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit. Ka rezultu-ar se në skemën e mashtrimit

janë përfshirë 50 kompani të fushave të ndryshme dhe përveç 16 personave të ar-restuar, nga prokuroria në atë periudhë u shpallën në kërkim edhe 35 të tjerë. Mashtrimi me TVSH-në është një ndër krimet ekonomike më të shpe-shta në Shqipëri, por hetimet në të shkuarën kanë dështuar të zbulojnë apo ndëshkojnë “arkitektët” e këtyre skemave. Në janar 2019, Prokuroria e Tiranës arrestoi një grup administratorësh të kom-panive fiktive për një skemë të ngjashme me dëm 18 milionë euro, por bizneset VIP që u

tha se ishin pjesë e skemës, nuk janë identifikuar ende. Sipas Prokurorisë, skema më e fundit mashtruese është re-alizuar prej vitit 2017 përmes pesë kompanive “fantazmë”, të cilat ndonëse rezultonin me aktivitet dhe xhiro zero në Drejtorinë e Tatimeve, prod-honin fatura multimilonëshe përmes transaksioneve fiktive për llogari të kompanive të akuzuara.“Nga analizimi i librave të blerjes rezultoi se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe, sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor,” thuhet në njoftimin e policisë.

dësHmia e BojaXHiutMes personave të arrestuar

nga prokuroria ka qënë dhe Drilon Bareti 31 vjeç nga Shkodra me profesion Bojaxhi, por me letra rezulton të jetë pronar i kompanisë “E.B.A. NDERTIM shpk”. “Deklaroj se me profesion jam bojaxhi, merrem edhe me gipse. Pra punoj ku ka punë bashkë me një shokun tim, që e quajnë Albert Marku. Pra, afro një vit e gjysmë kam pasur një fatkeqësi familje dhe më duhej një shumë parash dhe i kam

kërkuar ndihmë një fqinjit tim, që e quajnë Vildan Saiti. Ai më tha që kam një shokun tim që ka një problem dhe do të nxjerrë një licencë për të hapur magazina dhe të ndihmon me para. Pas dy ditësh më ka marrë në telefon Vildani dhe më tha të shkoj te kafe ‘Europa’ se ka ardhur ai shoku. Shkova te kafja dhe takova shokun e tij që m’u prezantua me emrin Vildan, por emri i tij është Ned Liml-lari, i cili ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe më ka dhënë fillimisht 150 mijë lekë të reja duke më thënë se do të hapë disa magazina për lëndë ndërtimi, por duhet që regjistrimi të bëhej në emrin tim në QKB. Ok i thashë, por nuk dua të kem probleme me shtetin, pasi në të kundërt do të tregoj gjithcka. Ok më tha ai. Ai më tha se do të marrësh 30 mijë lekë në muaj për pesë vite. Kam shkuar në disa zyra

dhe kemi nxjerrë dokumente. Ditën tjetër ka ardhur sërish Nedi dhe pasi ka bërë një pagesë në Shkodër në një bankë ka shkuar te Tatimet. Nedi ka marrë dy kuti me fat-ura tatimore, pas kësaj është larguar. Më pas nuk e kam takuar asnjëherë Nedin, sqa-roj se para dy viteve, Vildani më ka thënë se meqë kam të regjistruar shumë makina në emrin tim, a mund të bëj një akt shitje në emrin tënd, të jap 200 euro. Në kushtet e gjendjes së vështirë ekono-mike, i thash ok por nuk dua të kem probleme. Shkuan te një notere bëmë letrat dhe firmosa ca letra, por edhe sot makina është në emrin tim, por e mbanë Vildani. Nuk kam pasur asnjë biznes, pasi mezi siguroj bukën e gojës, jam i penduar për letrat që firmosa, por nuk u dhashë rëndësi ndaqë më duheshin paratë”-deklaroi Drilon Bareti.

Page 8: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

8 E MARTë, 1 TETOR 2019www.shqiptarja.com

Një hetim i nisur në fillim të shkurtit 2019 për veprat pe-nale të “Falsifikimit të dokumentave”

dhe “Shpërdorimit të detyrës”, është finalizuar dje me sekues-trimin e një sipërfaqe toke prej 6066 m2 që ndodhet në fshatin Barbullujë të Lezhës. Sipërfaqja e tokës së sekues-truar me vendim të gjykatës së Lezhës, është e rregjistruar në emër të Gjok Linin, një banor anonim, por që prapa tij qëndrojnë emëra të njo-hur për tjetër-simin e pronave, në Bashkinë e Lezhës. Sipas prokurorisë së Lezhës, rreg-jistrimi i kësaj sipërfaqe toke në emër të Gjok Lin-it, është produkt i një veprimtarie kriminale, si dhe ka rrezik që dis-ponimi i lirë i s a j m u n d t ë rëndojë pasojat e veprës penale, për të cilën është regjistruar ky proçedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek persona të tjerë. Ditën e djeshme gjykata e Lezhës ka vendosur të sekuestrojë këtë pasuri, duke urdhëruar bllokimin e saj në hipotekën e Lezhës. Në kallzimin penal të bërë në prokurori Alfred

ZBArdhet SKemA

këRkesa Në gjykatë

Me probleme në zemër “Roni i Shijakut” që akuzohet për heroine kërkon lirimin nga qeliaHekuran Hoxha, ose siç njihet

ndryshe si “Roni i Shijakut” i arrestuar gjatë operacionit policor “Vol-Vo 4”, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rën-da, duke kërkuar lirimin nga qelia. Kërkesa e Hoxhës është rregjistruar në sekretarinë e gjykatës në datën 23 shtator 2019 dhe gjyqtari që po shqyrton çështjen është caktuar Bib Ndreca. Hoxha kërkon zbut-jen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” ose “detyrim paraqitje”, pasi sipas burimeve ai vuan nga probleme me zemrën. Sipas kërkesës së mbrojtjes i dyshuari i prokurorisë Hekuran Hoxha, nuk mund të mbahet në qeli përsa kohë vuan nga zemra, madje dhe për këtë shkak edhe masa e arrestit ndaj tij është zhvilluar dhe shpallur në spital. Hoxha u arrestua në vijim të aksionit “Volvo 4” për dyshimet e akuzës se implikohet në ngritjen e një laboratori droge në Has, i shkatërruar nga autoritetet gjatë goditjes se grupit “Avdylaj”. Por avokati i Hekuran Hoxhës pre-tendon se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me trafikun e heroinës dhe

të kërkuarin, Admir Hoxha. Emri i Hekuran Hoxhës del në kartelën e policisë edhe për një aksion të

mëparshëm antidroge i zhvilluar në 2009-n në Itali. Në përgjimet e kryera nga prokuroria, janë inter-

ceptuar dhe bisedat mes “Ronit të Shijakut” dhe kushëririt të tij Admir Hoxha. Sipas prokurorisë këta dy persona janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë. Sasia e drogës, ishte fshehur në një shtëpi, në fshatin e Hasit në Kukës, dhe prej këndej po planifikohej të transportohej në Durrës, ku ishte siguruar një ambient për përpunimin e saj. Prej këndej, sasia e drogës do trafikohej në Itali.Ndër të tjera, nga transkrip-timi i përgjimeve mes Ronit dhe Admir Hoxha, në datën 30 gusht 2018, ndër të tjera është zhvilluar kjo bisedë:

Roni: Ka je?Admir: Hiq... në TiranëRoni: E qa do bëjmë do takojmë sotAdmir: Po thanë, e lamë me këtë

shokun tim se ka gjet ky ni ashtu aty n’Durrës që merr vesh nga këto letrat

Roni: Okej... rregullojmë njëherë letrat...

Roni: Mirë... shife vetë edhe ashtu, po me atë ke fol me të

Admir: Jo mor burrë s’kam fol u

ba nja një javë ni javë u ba... hajt se folim nga afër...

Komunikim ndërmjet numrit 069XXX50 me numri +333 në përdorim të Hekuran Hoxhës në 14 gusht 2018 ku i dërgon sms me tekst:

“...O shok po më vjen Dori përditë... kam për t’i dhonë 800...”.

Ndërkohë në një tjetër komunikim mes Saimir Gjepalit dhe Ronit të Shi-jakut, Gjepali i dërgon sms me tekst:

“...o shok në dark do shkoj te ai se se nuk erdhi knejr. hë shok a vonohesh? A ikim bashkë? I tha do vij të takoj e kemi lon në 9 e gjys për zotin. o shok s’ka ardh akoma...?”.

Ndërsa në një komunikim tjetër të datës 12 shtator 2018 me një person të paidentifikuar i vjen ky mesazh:

“...jam në Kosovë vij vonë nga darka...”.

Më pas një person i paidentifikuar i dërgon një sms Hekuran Hoxhës, ku i thotë:

“...o Rono më erdh Dori ke puna osht dhy puna keq po s’më dhe lekët deri sonte nesër i du gjith më tha. e kam litarin n’fyt. o shok a bane noj gjo për atë 500 paktën t’i jap atë...”.

Roni: Nesër kismet shok....

sekuestrohen 6 mijë m2 tokë e zyrtarëve

të bashkisë lezhëIshin fshehur pas një personi anonym, u

rregjistrua në emër të Gjok Linit. Gjykata e Lezhës urdhëroi dje bllokimin në hipotekë të tokës

elton QynoTirane

dhënë një kopje te çertifikatës së pronësisë. Nuk ka dijeni se si e ka rregjistruar pronën Gjok Lini, pasi këtë emër dhe mbiemër personi, e ka shikuar në çertifikatën e pronësisë të lëshuar më datë 16 janar 2019 nga Z.V.Rr.P.P.Lezhë. Dis-ponon në origjinal kontratën e shitblerjes (me kusht) datë 19 teteor 1999, me palë shitëse Kol Nikolli dhe Marie Nikolli dhe palë blerëse Gjergj Thek-na, e cila është administruar fotokopje. Për shitjen e kësaj pasurie në Lezhë dyshohet se është përdorur një plan rilevimi i fallcifikuar nga një inxhinier topograf i quajtur

Luigj Marku. Ky i fundit i pyetur si person që tregon rrethana hetimi ka shpjeguar, se ka punuar rreth 31 vjet me detyrën topograf në qa-rkun Lezhë, në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Ru-bik por vashdon e punon dhe sot me detyrën e topografit ku të gjej ndonjë punë për matje pasurie, zyra ku punon e ka në Mirditë. Në Shënkoll ka bërë vetëm një plan rivelimi shtetases Gjelina Nika që

është vajza e tezës tij Prena Nika dhe nuk ka bërë matje të tjera në territorin e bashkisë Lezhë. Shtetasin Gjok Prel Lini nuk e njeh dhe nuk e kujton se këtij shtetasi ti ketë plotësuar plan rivelimi.

Thekna, ka shpjeguar faktin se në vitin 1999 babai i tij Gjergj Thekna, ka blerë me anë të një kontrate shit-blerje pasurin prej 7256 m2 tokë arë në fsha-tin Barbullojë Bashkia Lezhë dhe së bashku me dy vëllezërit

e tij Nikollën dhe Frrokun, e kanë punuar që nga viti 1999 e në vashdim duke e mbjellë me jonxhë dhe misër. Kanë aplikuar disa herë pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Palujtshme Lezhë

për të rregjistruar pronën por nuk ju është rregjistruar prona duke mos marrë dhe përgjigje. Një komshi i tyre në fshatin Barbullojë, konkretisht Pjeter Daci me datë 24 janar 2019 i ka thënë se ka ardhur

një person për të rrethuar tokën e juaj dhe të cilën e ka me çertifikatë pronësie duke i thënë se jemi komshi dhe Pjetri i ka thënë se këtë tokë e kanë blerë disa djem nga Fushë-Arrësi si dhe i ka

Page 9: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

9www.shqiptarja.com

E MARTë, 1 TETOR 2019ZhduKjA ne det

NgjaRja Në kavajëPërfundon shumë shpejt “aventura” e tre të rinjve me pistoletë zhurmuesetre të rinj u arrestuan nga Policia

pasi vodhën një dyqan ushqi-mor në Kavajë, pro në tentativë për tu larguar u arrestuan nga blutë e qytetit. Ata mundën të marrin një sasi parash në dyqanin e ndodhur në lagjen numër 1, duke përdorur një pistoletë zhurmuese. Të arrestuarit janë të moshës 15, 17 dhe 18 vjeç. Sipas policisë, ata kanë thyer derën e dyqanit me ushqime por pas njoftimit të marrë nga

policia, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë në ikje e sipër tre autorët A. B, A. A dhe E. Xh, të tre banues në Durrës. Veç parave dhe pistoletës, policia sekuestroi edhe sendet e përdoru-ra nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se të rinjtë janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.

vloRë / PrOnarët E BiznEsEvE BllOkOjnë fadrOmën në dEt

aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit për shembjen e 60

objekteve në Radhimë është sho-qëruar me tensione mes banorëve dhe forcave të policisë. Kjo pasi aksioni ka hasur në kundërshtimin e pronarëve të bizneseve të cilët kanë kundërshtuar vijimin e tij. Një prej fadromave e cila ka qenë duke bërë pastrimin e zonës bregdetare është bllokuar brenda në ujë, ku është rrethuar nga pronarët e bizneseve dhe familjarët e tyre. Banorët janë shprehur se nuk janë kundër shem-bjeve por kërkojnë dëmshpërblim dhe të njihen me projektin. Forca të shumta policie dhe Forcat e Ndë-rhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në zonën ku po zhvillohet aksioni për të shmangur një përplasje të mundshme mes palëve. IKMT është shprehur se i ka njoftuar të gjithë banorët për këtë aksion.

Rezistenca e tyre ka bërë që të ndërpritet aksioni deri në sqarimin e plotë të situatës. Në fillim të mua-jit shtator, IKMT nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve në bregdet duke nisur nga zona e Ujit të Ftohtë, aty ku është parashikuar projekti i Lungomare 2 që do të shtrihet deri

në afërsi të tunelit në Vlorë.

flasiN BaNoRëtBanorët të cilët kundërshtojën

aksionin e IKMT në Radhimë, janë shprehur se nuk janë kundër shemb-jeve por kërkojnë dëmshpërblim dhe të njihen me projektin. “Ne kemi një muaj të terrorizuar. Janë paraqitur disa civilë. Kemi terror të paparë. Kemi një muaj famlijarisht nuk vëmë gjumë në sy. Kërkojmë takime me zyrtarët.

Asnjë nuk vjen. Duhet të vijë dhe të na tregojë një projekt se iki vetë, por jo të na trajtojnë një si i nënës dhe një si i babës. Baba më vdiq dhe nëna më vdiq do vdes edhe vetë. Të na sjellë ata të planit,. Jam i zoti i asaj pronës aty. Kemi kërkuar nga bashkia të na japin një projekt. Të na dëmshpërblejë se e kemi blerë. Mendojmë se kemi bërë një gjë të mirë. Çfarë i prishin punën shtetit i heqim vetë”, shprehen disa nga pronarët e bizneseve.

Radhimë- IKMT aksion për shembjen e 60 objekteve, përplasje me banorët

misteri i kapitenit turk, ekspertim

telefonit të gjetur në jaht

Prokuroria kërkon të çmontojë telefonin dhe zbulojë bisedat

kapitenit turk të jahtit “Atik Bey” që humbi pranë brigjeve shqiptare

elton QynoTirane

Një telefon satelitor i sekuestruar brenda jahtit luksoz “Atik Bey” dhe navigatori GPS,i këtij mjeti

lundrues është dërguar për ekspertim nga prokuroria e Lezhës, e cila është dhe institucioni që po heton këtë çështje. Telefoni satelitor është gjendur gjatë kqyrjes filmike dhe me fotografim, që i është bërë jahtit nga ana e policisë dhe prokurorisë Lezhë. Ky telefon i përket kapitenit të jahtit “Atik Bey”, shtetasit turk Sezgin Yavuz, i cili prej gati një muaj rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë të dhënë mbi vendodhjen e tij. Nëse ky telefon satelitor do të arrihet të çmontohet dhe të mësohet se cilat kanë qënë komunikimet e kapitenit me personat e tjerë, atëherë do arrihet të hidhet më tepër dritë mbi zhdukjen misterioze të Sezgin Yavuz. Eskpertimi i navigatorit GPS të jahtit dhe telefonit satelitor të gjendur në jaht, do të kryehet nga eskpertët e laboratorit të Min-istrisë së Brendshme.Deri në këto momente, ka rezultuar e konfirmuar edhe nga të dhënat e mara nga Forca Dedatare, se drejtuesi i Jahtit me hyrjen në ujërat territoriale Shqiptare, ka fikuar navigator disa herë, çka ka krijuar dyshime se kapiteni turk mund të jetë takuar me dikë tjetër në det të hapur, i cili po ashtu ka qënë në lundrim. Ndërkohë për këtë çështje vijojnë he-timet edhe për sa i përket mbledhjes së informacioneve mbi të kaluarën e kapitenit të

jahtit luksoz shtetasit turk, Sezgin Yavuz dhe pronarit të mjetit lundrues biznesmenit të tekstileve Nedim Akyuz. Ky i fundit disa herë ka bërë përpjekje në prokurori, madje duke futur në këtë çështje dhe influencën e ambasadës turke, por sërisht prokuroria e Lezhës ka vendosur të mos këthejë mjetin lundrues, pasi kjo është e vetmja provë që ekziston mbi këtë çështje. Jahti për prokurorinë e Lezhës është një vendgjarje, dhe deri në këto momente ai po tra-jtohet si një vendgjarje. Pista kryesore e hetimin, siç është raportuar më herët, është prishja e pazareve të drogës dhe mundësia e vrasjës së kapitenit. Për herë të fundit

ky jaht është regjistruar në portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku kapiteni Sezgin Yavuz ka qëndruar nga data 30 gusht deri në datën 2 shtator. Sinjali i fundit i përket orës 18:20 minuta në datën 2 shtator në afërsi të Kotorrit në Malin e Zi ku dhe më pas komuniki-mi i tij me GPS është fikur. Kapiteni ka fikur transpon-derin GPS për 14 ore teksa ishte në brigjet Shqiptare, në vijën bregdetare Dhërmi- Se-man dhe Durrës-Velipojë. Më konkretisht gjatë orës 17:25 (15 korrik) deri 00:21 (16 ko-rrik) ështē fikur GPS përgjatë brigjeve në jug nga Dhërmiu në Seman. Ndërsa nga ora 02:37 (16 korrik) deri 07:49 është fikur GPS nga Durrësi

deri pranë brigjeve veriore në Velipojë. Jahti “Atik Bey” në datën 1 korrik është nisur nga Bodrumi në Turqi duke filluar të lundrojë drejt Greqisë dhe më pas në ujërat shqiptare, ku ka mbërritur me 15 korrik, pa fikur asnjëherë deri në këtë moment sinjalin GPS (Tran-sponder), një aparat që lejon të gjurmohet gjithë lëvizja në lundrim e çdo mjeti lundrues. Me 15 korrik jahti mbërriti përballë portit të Sarandës dhe që këtu nisin disa lëvizje të çuditshme: Jahti nuk futet në port, por qëndron jashtë tij për disa minuta dhe më pas rinis lundrimin: Përse? Ka kontaktuar dikë apo ka marrë në bord dikë? Jahti vazh-don lundrimin dhe përballë

Dhërmiut fik Transponderin duke u zhdukur kështu nga radarët për 8 orë rresht. GPS rindizet kur jahti Atik Bey ndodhet tashmë përtej grykë-derdhjes së Semanit. Duke qenë se GPS është i fikur nuk dihet nëse jahti ka qendruar në det të hapur apo është afruar në breg. Lundrimi vazhdon dhe pasditen e 15 korrikut përballë brigjeve të Durrësit jahti e fik sërish transponderin për t’u rishfaqur 6 orë më pas,

në 8 të mëngjesit të 16 korrikut përballë Velipojës, ku tran-sponderi ndizet sërish. Nga ky moment e tutje jahti futet në ujërat e Malit të Zi dhe gjatë gjithë muajit gusht lundron në Kroaci duke prekur porte të ndryshme, deri më 30 gusht kur jahti kthehet në portin e Budves ku qëndron dy ditë dhe më pas, pasi ka fikur sërish GPS zhduket deri më 7 shtator kur gjendet në ujërat e Shengjinit pa asnjë person në bord.

Page 10: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

10 E martë 1 tetor 2019www.shqiptarja.com

Një operacion i përmasave të mëdha po zhvillohet në

ishullin Skopelou në zonën e Sporadha-s, pasi dyshohet se fshihen trafikantë shqiptarë. Referuar mediave greke, forca të shumta nga deti dhe toka po kontrollojnë zonën, me ndihmën e qenve anti-drogë. Deri tani policia ka gjetur 103 pako me rreth 1 ton marijuanë të fshehur, në një shpellë në ishullin e vogël Piperi në zonën e Alonisit. Dyshimet janë që ky operacion të ketë lidhje me atë të zhvilluar 5 ditë më parë, ku në ujërat greke u kap një gomone, e ndërsa një tjetër arriti t’i shpëtonte ndjekjes së policisë. Pikërisht skafistët e kësaj të fundit, dyshohet se janë fshehur në ishullin Skopelou, që ndodhet në Detin Egje, përballë Turqisë, nga ku mendohet se është fshehur edhe sasia e drogës. Nga operacioni i 5 ditëve më parë i policisë greke fillim-isht u raportuan se ishin dy shqiptarë që ishin prangosur dhe personi i tretë ishte ital-ian, mediat greke sqarojnë se të tre trafikantët e arrestuar janë nga Shqipëria, ndërsa

EMISIONI NE REPORT TV

Ishte zhdukur prej një jave, 17 vjeçarja gjendet

live në “Pa Gjurmë”Sms-ja e shoqes ndihmon për kthimin

e saj në shtëpi e adoleshentes nga Lezha

Një javë nga zhdukja më 23 shtator të këtij viti kthehet në shtëpi 17-vjecarja nga Lezha, Valenti-

na Cuni. Pas denoncimit në “Pa gjurmë” përfundon Odisea e fshehjes së adoleshentes, dyshuar se u gënjye nga disa persona të cilët e mbajtën në Tiranë, me qëllim trafikimin. Këmbëngulja për të rënë në gjurmët e Valentinës, duke e risjell historinë e adoles-hentes nga Lezha edhe këtë të hënë në “Pa gjurmë”, solli kthimin e saj në shtë-pi. Përgjatë 60 minutave transmetim live në kërkim të 17-vjeçares, pak minuta para përfundimit të emisionit, vëllai i Valentinës Kristjani njoftoi kthimit në shtëpi të 17-vjeçares, ndërsa në studio nëna Vitore Lazeri dhe vëllai Edmond Cuni bënin apel për ndihmë.

Valentina Cuni u largua

17-vjeçares në Tiranë, me një përshkim të ngjashëm me fotot të bëra publike gjatë transmetimit të emisionit, në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Gjatë transmetimit live rea-goi ajo që pretendoi të jetë mikesha 17-vjeçares, ku me anë të një mesazhi dërguar “Pa gjurmë” sqaronte arsyet e largimit të Valentinës:

“Valentina ndodhet, në një banesë në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë dhe është larguar nga shtëpia për shkak të zënkave me familjarët, veçanërisht me një prej vëllezërve. Nuk e mban njeri me zor, por nuk dëshiron të kthehet në familje.” ka thënë mikesha e 17 vjeçares. Por mesa duket ky mesazh ka qenë i qëllimshëm, pas presionit mediatik që ndikoi në kthimin e 17 vjeçares në shtëpi.

“Është kthyer në shtëpi, por nuk dëshiron të flasë. Eshtë mirë me shëndet”-tha Kristjan

nga shtëpia një javë më parë ndërsa “Pa gjurmë” zbuloi vendndodhjen e adoleshentes,

pas apelit për ndihmë bërë nga nëna e saj. Mjaft telefonues lokalizuan vendndodhjen e

GreqI / Zbulohet fotoja dhe skenari, si u kap gomonia e dytë me drogë

Kapen 1 ton kanabis, zbulohet baza e shqiptarëve në ishullin e pabanuar

aksionit të organizuar 5 ditë më parë ku nuk mungoi as shkëmbimi i zjarrit në det dhe ku u arrestuan tre shqiptarë. “Të dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motorë 350 kuaj fuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg. Menjëherë u njoftua policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar. Gjatë marrjes në pyetje shqiptari e ka mbajtur gojën mbyllur, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore. Nga hetimi arritën në përfundimin se droga duhet të ishte fshe-hur diku në Sporadhes. Sot në mëngjes nisën kërkimin shpellë më shpellë dhe arritën të zbulonin drogën ne ishul-lin e vogël Piperi. Ajo që po hetohet është fakti nëse kjo sasi është e gjitha ajo që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo një pjesë e saj dhe se si u fsheh në këtë zonë”-thuhet në shkrimin e “Protothema”. 5 ditë më parë tre shqiptarët u dorëzuan vetëm pasi u rreth-

identiteti i tyre ende nuk di-het. Rezistenca e shqiptarëve mori fund pasi u ndoqën dhe u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter. Në momentin që u rrethuan skaf-istët u dorëzuan duke ngritur duart. Në mediat greke është

publikuar fotoja e gomones së dytë që përdorej për trans-port kanabisi në linjën Tur-qi-Shqipëri që ishte fshehur në shpellë, ku thuhet se është arrestuar edhe një shqiptar tjetër që shoqëronte drogën. Mediat greke shkruajnë se kjo është gomonia që shpëtoi

uan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter që qëlloi mbi motorët e anijes me snajper. Ndërkohë, më herët ne studion e Report Tv gazetari Artan Hoxha tha dje se ata u ndaluan në rrugën e kthimit pasi kishin shkarkuar lëndën narkotike. Duke e quajtur këtë një skemë të

ngjashme me atë që përdorte grupi i Met Kananit, Artan Hoxha u shpreh se personat që merren me transportin e lëndës narkotike në det nuk janë kultivues të lëndëve narkotike, por profesionistë për të manovruar në det duke qenë se rrugët që ato bëjnë, janë të tejzgjatura dhe me mjaft peripeci.

Cuni, vëllai i 17-vjeçares, kjo e fundit nuk pranoi të flasë live në studio.

Valentina Cuni u kërkua në Pa Gjurmë që prej javës së kaluar. Ajo doli nga shtëpia rreth orës 07:30 të hënën e datës 23 shtator dhe nuk u kthye më. Ditën që u largua nga shtëpia ishte mjaftuar vetëm me një mesazh që i

kishte dërguar të vëllait atë pasdite, ku i shkruante se ndodhej me një shoqe dhe se nuk dëshironte të kthehej në shtëpi. Që nga momenti i humbjes, celulari i adoles-hentes rezultoi i fikur. Ajo jetonte me dy vëllezërit më të mëdhenj dhe me nënën e saj, pas ndarjes së dy prindërve 15 vite më parë.

Page 11: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

11www.shqiptarja.com

E martë 1 tetor 2019

Ka dale dje në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200

dhe 5000 Lekë, ndërkohë që edhe monedhat e vjetra do të vijojnë të mbeten në qarkullim për tu tërhequr nga Banka e Shqipërisë gradualisht kur janë të dëmtuara dhe të papër-

dorshme. Banka e Shqipërisë njofton se prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë. Kartëmonedhat kanë një pre-rje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njejtat. Në një

intervistë për Report Tv pak ditë parë, nëndrejtori i Departa-mentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, Ervin Sahatçiu u shpreh se kartmonedhat ezkistuese do vazhdojnë të qën-drojnë në qarkullim. “Të gjitha kartëmonedhat ekzistuese të

emetimit aktual do të vazhdojnë të qëndrojnë në qarkullim, ato do të kenë kurs ligjor dhe do të vazhdojnë të përdoren si mjet pagese për kryerjen e blerjes së mallrave dhe shërbimeve nga agjentë ekonomik edhe publiku”, u shpreh Sahatçiu.

RINaS

Air Albania, “Migjeni” kryen

me sukses dy udhëtimet e para

Balluku: Do të veprojë vetëm me çmime ‘Low Cost’. Shqiptarët duhet të jenë

krenar që këtu është ulur një tjetër avion

Avioni i dytë i flotës së Air Albania që mban emrin “Mig-jeni” ditën e sotme ka nisur fluturimet

drejt Italisë. Ndërkohë deri tani “Migjeni’ ka kryer dy fluturime vajtje ardhje drejt Italisë. Në kthimin e tij nga Roma për në Rinas, ‘Migjeni’ është pritur edhe nga minis-trja e Infrastrukturës dhe të Energjisë, Belinda Balluku. Ajo ka thënë se shqiptarët duhet të ndihen krenar për ‘Air Albania’ pasi të gjithë do të kenë mundësi që të udhëtojnë me çmimi më konkuruese dhe me komoditetin e garantuar.

“Migjeni është ‘dry’ i flotës së Air Albanin, ofron shërbime të një cilësie shumë të lartë. Nga vetëm kompanitë low cost. Duhet të jenë krenar që këtu është ulur një tjetër avion. Nuk besoj se ka interes se si funksionon një kompani. Shumë pak blejnë avionë, por lëvizin. Suksese shumë Air Albanian.” ka thene Balluku.

Ndërsa Drejtori i përg-

jithshëm i Air Albania Sinan Delek tha se ky është një mo-ment historik për Shqipërinë. “Migjeni që kemi parapa krahëve është i ri ka vetëm 3 vjet pra është shumë i ri dhe ka të dyja bordet dhe biznes dhe ekonomi. Ky avion do të fluturojë në tre destinacione Milano, Bolonja, Romë por gjithsesi është shumë sfiduese

nga ana jonë që ne për një ditë ne kemi filluar tre desti-nacione të ndryshme.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri por dhe atyre jashtë shqipërisë është një kompani që bagazhet I ka gradis dhe ushqim që shërbehet në avi-on. Me 69 euro dhe 59 euro

në destinacionet përkatëse Milano, Bolonjë dhe Romë me një standartë të lartë, cilësi dhe brenda një cmimi shume të mirë. Besojmë që është standarti më I mirë në treg dhe besoj që është shumë premtuese për të gjithë tregun shqiptarë që të fluturojnë mirë dhe lirë”, tha ai.

Kompania “Ai Albania”

ofron 3 destinacione të reja për pasagjerët Romë, Milano dhe Bolonja. Avioni Migjeni u nis drejt aeroportit të Fiumicino Romë, rreth orës 06:13. Ky avion është model “Boeing 737 800”, prodhim i vitit 2016 dhe pritet që të kryej tre flu-turime në ditë. Avioni i parë i “Air Albania”, i cili ka marrë certifikimin pranë Autoritetit

të Aviacionit Civil (AAC) sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian, do të pasohet nga “Migjeni” drejt Italisë dhe “Lasgushi” drejt vendeve të tjera europiane.

Po kështu flotës do ti shto-hen edhe disa avion të tjerë, mes tyre ‘Naimi’ dhe ‘Noli’, që do të mbulojnë vende të tjera.

SlloveNI / dëmi është shkaktuar tek së paku 10 000 klientë

Falimenton ‘Adria Airways’, kompania e fluturimit në gjykatë kërkesën

Dëmet nga tërmeti, Denaj: Gati rishikimi i buxhetit

Kompania sllovene Adria Airways e cila ka ndër-

prerë fluturimet që nga 23 shtator ka shpallur falementin duke dorëzuar në Gjykatë kërkesën e saj për faliment. Arsyeja e kësaj është bërë mungesa e likuiditetit. Me anë të një njoftimi në faqen e tyre të internetit, dje më (30 shtator 2019) Adria Airways ka parashtruar kërkesën e saj për procedurë falimentimi në Gjykatën e Rrethit Kranj, dhe ka njoftuar se po pezullon të gjitha fluturimet dhe veprimet e tjera në kompani. Gjykata ka një periudhë tre-ditore brenda së cilës do të vendosë hapjen e procedurave të falimentimit.

Falimenti ka sjellë prob-leme të mëdha për udhëtarët që përdornin këtë linjë. Dëmi është shkaktuar tek së paku 10 000 klientë. “Të hënën, më 30 shtator 2019, Adria Airways dorëzoi dokumentacionin

MINIStrjA / fondi i emergjencave 130 milionë lekë

Brenda kësaj jave pritet të dorëzohen të gjitha draft-

raportet nga bashkitë për dëmet e shkaktuara në banesa dhe biznese nga lëkundjet e tërmetit. Aktualisht janë 130 milionë lekë në dispozicion të Fondit të Emergjencave, por ministrja e Financave dhe Ekonomisë

Anila Denaj ka theksuar se do të ketë rishikime të buxhetit, për të akorduar fonde shtesë. “Këtë javë do të kemi një draft paraprak, dhe do të vendoset fillimi dhe përdorimi i fondeve. Fondi i Emergjencave civile kuptohet nuk përballon dëme të kësaj madhësie. Është një fond

130 milionë lekë, por sigurisht me akte normative ne do të kalojmë fonde shtesë për atë faturë që është e nevojshme. Po ashtu janë duke u grumbulluar edhe ndihmat që po vijnë nga donatorët” tha Denaj. E pyetur nga gazetarët se sa është dëmi i shkaktuar, Denaj është shprehur

se pa përfunduar kontrollet nuk mund të ketë asnjë shifër të saktë se sa është vlera e dëmit. “Duhet të vlerësohet një herë dëmi, që të jetë konkret edhe mbulimi me fonde” theksoi ministrja. Këto deklarata ministrja Denaj i ka bërë pas përfundimit të konferencës “Zhvillimi i sistemit

të kontrollit të brendshëm në njësitë e vetëqeverisjes së përg-jithshme”, ku qëllimi kryesor është forcimi i strukturave për kontrollin e brendshëm të financave publike, rritje e trans-parencës, përmirësimi i aftësive menaxheriale si dhe auditime të sakta të financave publike.

për procedurat e falimentimit të kompanisë në Gjykatën e Rrethit Kranj. Procedurat e falimentimit u iniciuan nga administrata e kompanisë dhe bazuar në Operacionet Financi-are Sllovene, Procedurat e Fal-imentimit dhe Aktin e Mbylljes së Detyrueshme (ZFPPIPP) i cili detyron menaxhimin e një kompanie në pozicionin e Adria Airways të paraqesë

procedurat e falimentimit të kompanisë. Gjykata ka një periudhë ligjore tre-ditore brenda së cilës do të vendosë për hapjen e procedurave të falimentimit. Kompania njof-ton se do të anulojë të gjitha fluturimet e planifikuara për shkak të fillimit të procedurave të falimentimit “, thuhet në njoftimin e kompanisë “Adria Airways”. Kompanisë i ishte

lënë afat deri në 2 tetor që të paraqesë një plan ristrukturi-mi financiar përndryshe do t’i hiqet licenca përkatëse. Por Adria Airways nuk ia ka dalë dhe sot shpalli edhe tërheq-jen si kompani fluturimesh. Kjo shoqëri që mbulon prej kohësh edhe fluturimet Lub-janë-Tiranë nuk ka siguruar ende një ndihmë të premtuar nga shteti slloven.

NdryShIMI / Çfarë do të ndodhë me të vjetratHyjnë në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe

Page 12: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

12 E martë 1 tetor 2019www.shqiptarja.comaPlIkacIONI

emergjenca.net. ku mund të dërgoni

dëmet e pësuara nga tërmeti

Në panairin “Tirana Tech Open”, kryebashkiaku Veliaj shprehet se aplikacioni ka ndihmuar për

përfundimin e procesit në kohë rekord

Falë apl ikacionit emergjenca.net i Bashkisë së Tiranës, procesi i verifikim-it dhe vlerësimit të

dëmeve që shkaktoi tërmeti i një jave më parë, ka për-funduar në të 1220 banesat e prekura. Në panairin “Tirana Tech Open”, kryetari i Bash-kisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se teknologjia ka qenë aleati kryesor në rimëkëmbjen e qytetit pas tërmetit, e falë saj sot ka nisur rindërtimi i disa shtëpive të pabanueshme nga lëkundjet sizmike. “Te-knologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplika-cion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”, tha ai. Kryebashkiaku shtoi

se ndonëse Tirana kishte më shumë dëme nga tërmeti, procesi përfundoi brenda 5 ditëve, falë aplikacionit të ri.

Në vijim të politikave për uljen e ndotjes dhe krijimin e një qyteti smart, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë qeverisë krijimin e lehtësirave për përdorimin e makinave elektrike edhe nga qytetarët e bizneset. Për të shtrirë për-dorimin e mjeteve elektrike tek qytetarët, Veliaj tha se

do bëhen disa lehtësira, siç u veprua me autobusët elektrikë, për të cilët u hoq taksa dhe do-gana. “Testi i taksive elektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, por edhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t’ju vijë taksia elektrike. Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë të tilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazë eman-

cipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët”, tha Veliaj.

Duke sjellë shembullin e Norvegjisë, e cila filloi po kështu me përdorimin e mak-inave elektrike dhe stacione të karikimit falas, për të nxitur gjeneratën e re të automjeteve, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme. “Jemi duke diskutuar një sis-

tem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subven-cionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas”, shtoi Veliaj, ndërsa dha lajmin e mirë, se bashkia tashmë ka aplikuar tek kompania Tesla për krijimin e një stacioni për karikimin e mjeteve elektrike

në Tiranë. “Tirana Tech Open” është një organizim multi-di-mensional, realizuar për nxit-jen e inovacionit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, gjë që vjen në përgjigje të nev-ojave për informimin në vend e rajon, krijon edhe mundësi të reja partneriteti, si dhe do ofrojë ekspozime të shembu-jve të suksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.

SheNdetI / dermatologia eva jorgaqi flet në report tv

Kanceri i lëkurës dermatologia: Edhe në dimër, rreziku i njëjtë sa në verëdielli është një ndër faktorët

që ndikon në shfaqjen e kancerit të lëkurës dhe rrezikon më së tepërmi per-sonat me një numër të shumtë nishanesh. Dermatologia Eva Jorgaqi në QSUT, tha për Re-port Tv se është rritur numri i personave që janë paraqitur ne repartin e dermatologjisë pas sezonit veror, ku vetëm këtë muaj janë shënuar tre raste me melanomë. “Numri i pacientëve që vijnë me prob-leme me kancerin e lëkurës në

fund të sezonit është shtuar, në fund të muajit kemi pasur tre raste, por edhe raste me forma të tjera që vijnë në spital”.

Kujdesi ndaj nishaneve dhe ndaj diellit nuk duhet vetëm në sezonin veror, por dermatologia rekomandon që të vazhdohet dhe gjatë dimrit. “Gjatë dimrit pjesë e ekspozuara duhet të lyhen me krem dhe duhet të vijojnë kontrollet sipas këshillave të mjekut për personat që kanë

një numër të përcaktuar nis-hanesh”.

Përveç diellit ka dhe fak-torë të tjerë që ndikojnë tek shfaqja e kancerit të lëkurës, si faktorët gjenetik dhe ato ambiental. Parfumi një ndër aksesorët e përdorshëm gjatë gjithë vitit, mund të ndikojë si një faktor që rrit rrezikun në shfaqjen e kancerit të lëkurës, ndaj mjekja rekomandon përdorimin në sasi të vogla.

“Parfumi nuk duhet të ekzagjërohet, duhet të për-

doret në sasi të vogla. Kur e kalojnë sasinë e duhur krijojnë probleme për lëkurën, mund të krijojë që nga problemet e vogla deri në acarimin e nishaneve” tha ajo.

Përsa i përket djegies së nishaneve, ato duhen bërë vetëm pas ekzaminimit të mjekut dhe rekomandimit të tij. Mjekët rekomandojnë se nëse vërehen ndryshime në nishane, paraqitja sa më shpejt tek dermatologu sjell rezultate pozitive në trajtim.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti dje në zyrën e tij Afshan Khan, Drejtoreshën Rajonale të UNICEF

për Evropën dhe Azinë Qendrore përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi. Khan falënderoi kryetarin e bashkisë për bashkëpunimin e shkëlqyer me UNICEF si dhe diskutuan mbi mundësitë për ta bërë qytetin më miqësor për fëmijët, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuar. Në mbarë botën, fëmijët me aftësi të kufizuara janë ndër më të cënueshmit dhe të margjinalizuarit dhe janë të rrezikuar nga përjashtimi, mundësitë dhe shërbimet e nevojshme. Bashkia e Tiranës thotë se në pesë vitet e fundit e ka kthyer kryeqytetin më miqësor me fëmijët, duke i vendosur ata në qendër të politikave

Drejtoresha e UNICEF vlerëson Tiranën

miqësore për fëmijët

Takimi

Më 16 shtator ka startuar sezoni i ri shkollor 2019-

2020 dhe shumë nxënës të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër janë të de-tyruar të zhvillojnë mësimin në kushte aspak normale për shkak të amortizimit të godinës. Ky fakt poho-het nga drejtoresha e kësaj shkolle Ardiana Ndreu, e cila shprehet se ky problem është prezent prej më shumë se 15

vitesh. “Shkolla Jordan Misja ka nevojë për një ndërhyrje imediate në rikonstruksionin e godinës së saj. Ndërhyrja duhet të jetë totale. Ajo që është më imediatja është sistemi elektrik, i cili është një sistem i vjetër. I pa prekur që në kohën që është ndër-tuar godina. E dyta është në sistemin e ngrohjes. E treta në ambientet e shkollës. Baza material, tarraca dhe etj” tha

Ardiana Ndreu.Gjithashtu, Ndreu tregon

se rikonstruksioni i kesaj go-dine është parashikuar që në muajin shkurt, por ende nuk është bërë ndonje ndërhyrje. “Mesa di unë shkolla duhet të kishte hyrë në rikonstruksion që në muajin shkurt, por për arsye të ndryshme nuk është bërë ndërhyrja apo fillimi i ndërhyrjes”. Shkolla “Jordan Misja” është një ndër gjim-

“jordAN MISjA” / drejtoresha: kështu kemi 15 vite!

700 nxënës mësojnë në kushte skandaloze në Shkodër

nazet më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës, ku mëso-jnë mbi 700 nxënës.

Page 13: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

13www.shqiptarja.com

E martë 1 tetor 2019

Akademikët bëjnë thirrje për një shtatore të Ismail Qemalit në Tiranë, projekt që duhet të realizohej

në këtë 100-vjetor të vdekjes së tij. Ndërsa themeluesi i shtetit të pavarur shqiptar vdiq më 24 janar të 1919-s, viti përkujtimor po vijon me aktivitete të ndryshme e konferenca shkencore

Të ngrihet një shtatore madhështore, siç i takon themeluesit të shtetit të pavarur shqiptar. Kjo ka qenë kërkesa e akade-

mikëve për të kremtuar 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, i cili u shpall edhe viti i tij. Ndërsa që nga janari ende vazhdojnë të kremtohen aktivitetet për këtë 100-vjetor, zëri i akademikëve nuk është dëgjuar. Akademiku Myzafer Korkuti në një intervistë për “Shqiptarja.com” thekson ndër të tjera se “Duhet të ngrihen përmendore me karakter kombëtar, dhe t’i dedikohen his-torisë së kombit. P.sh., bulevardi quhet “Dëshmorët e Kombit”, pa asnjë dëshmor.

Ndërsa akademikja Floresha Dado është shprehur se: “Ne të gjithë e kemi mbështetur idenë. Një shtatore për Ismail Qemalin, ashtu si një e një bëjnë dy, patjetër duhet ngritur. Kjo çështje nuk kërkon më diskutim. Madje jemi të vonuar. Duhet të miratohet nga qeveria.”

Në të vërtetë çështja e shtatores së liderit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u ngrit që kur u organizua 100-vjetori i saj, më 2012-n, nën qeverisjen e Partisë Demokratike.

Një konkurs i dështuar, i or-ganizuar nga Komisioni Shtetëror i jubileut, përfundoi me një mon-ument abstrakt që qëndron sot në ish Parkun Rinia. Shtatoret e para-qitura, nuk patën realizime artistike. Tri nga mjeshtrit më të njohur të skulpturës, nuk e thanë arsyen pse në atë kohë dhanë dorëheqjen nga konkursi.

Në 2012-n, monumenti i 100-vjetorit u prit me protesta, ku një pjesë e akademikëve e quajtën me ironi edhe “kioska e pavarësisë”.

E ndodhur nën presion, qeveria Berisha, që bëri të mundur real-izimin e shtatores madhështore të Mbretit Zog, delegatit 17-vjeçar të krahinës së Matit në shpalljen e Pavarësisë, sajoi një zgjidhje emergjente për një shtatore të vetë Ismail Qemalit.

Kjo shtatore që u vendos në një

INTERVISTa

Akademikët Korkuti e Dado: Të

ngrihet një shtatore për Ismail Qemalin

Dhurata HamzaiTirane

lulishte dytësore pranë sheshit “Nënë Tereza”, për kritikët e artit dhe specialistët e arkitekturës nuk e ka dimensionin e një shtatoreje që duhet.

Improvizimi me gurin e sjellë nga vendlindja e Ismail Qemalit, Kanina, nuk e ngriti dot në piedestal veprën e Odise Paskalit. Ky skulptor i madh këtë shtatore në mënyrë të pagabueshme e kishte përshtatur posaçërisht për një panteon muzeal.

Zoti Korkuti, në këtë vit të shpallur si viti i Ismail qemalit në

100-vjetorin e vdekjes së tij, po vijojnë aktivitetet. Përse këmbën-gulni që ky jubile të kurorëzohet me ngritjen e një shtatoreje për Ismail qemalin?

-Vlerësimi i figurës së Ismail Qemalit nuk do të mjaftonte me një jubile, ndaj vlerësimi i tij du-het bërë më gjerë. Unë i drejtohem qeverisë që të ngrejë një komision të mirë dhe të korrigjohet gabimi që u bë në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë ku nxorën në një lu-lishte dytësore një shtatore të Ismail Qemalit që i përkiste Muzeut. Kur them që vlerësimi duhet të bëhet më i gjerë, unë kam parasysh atë që bëri ai. Për vlerësimin e kontributit të tij duhet një shtatore e madhe, siç i takon themeluesit të shtetit të pa-varur shqiptar. Dhe kjo shtatore do të duhej të ngrihej në këtë 100-vjetor të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit.

Pse mendoni se shtatorja e marrë nga Muzeu Kombëtar nuk është e përshtatshme, si e kujtoni ju ven-dosjen e saj në atë institucion vite më parë?

-Shtatorja e Ismail Qemalit që e nxorën në lulishte për 100-vjetorin e Pavarësisë u vendos në Muzeun Historik Kombëtar për të përfaqësu-ar pavijonin e Rilindjes. Historia e shtatores së Ismail Qemalit ka një histori të hidhur me këta politikanët tanë në diktaturë e në demokraci. Në kohën e Enverit, kur u bë muzeu po diskutoheshin përmasat e shtatores së Enver Hohës krahasuar me atë të Ismail Qemalit, dhe kështu që u këshillua që shtatorja e Ismail Qemalit të ishte në një mjedis të brendshëm, sepse në atë kohë s’du-het ta tejkalonte shtatoren e Enver Hoxhës. Kështu që Odise Paskali, skulptori i shquar, u detyrua ta bënte atë shtatore për ta përshtatur sa më mirë për mjedisin e brendshëm. Për 100-vjetorin e Pavarësisë e morën nga muzeu dhe e vunë në një cep lulishteje, ku ai nuk duket fare, dhe është pa njëfarë piedestali. Kjo është një gjë e papranueshme, sepse s’mund të jetë shtatorja e Ismail Qemalit më e vogël se ajo e Adem Jasharit. Janë dimensionet historike ato që përcaktojnë dimensionet e një shtatoreje.

E para e punës, ngritja e një shta-toreje për një figurë të kombit nuk iu duhet lënë politikanëve, të cilët janë gjithnjë provizorë në punën e tyre. Duhet lënë në dorë të specialistëve që përcaktojnë rëndësinë dhe vlerat e një figure të kombit apo të një ngjarjeje historike. Kush e vendosi monumentin si një kamare atje..?! Ai monument është një shëmti, s’ka të bëjë me historinë tonë. Ato janë krijime provizore dhe duhet të hiqen. Politikanët të heqin dorë nga qëndrimet dhe vlerësimet e tyre subjektive për figurat e kombit.

A ka bërë kërkesë Akademia e Shkencave, ç’ndikim duhet të ketë ajo në ngritjen e shtatores?

-Po ju ishit në konferencën ndërkombëtare që u organizua për 100-vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, asnjë politikan nuk qe. Ata kanë nevojë që të vijnë e të mësojnë se kush është Ismail Qemali. Ata nuk e njohin këtë figurë të kombit. Në këto debate shkencore, ata duhet të jenë të pranishëm për të mos qenë të njëanshëm e subjektiv në vlerësimin e figurës së tij. Unë e përshëndes vendimin e kryeministrit Rama, i cili në fillimet e qeverisje së tij e bëri vendim vendosjen e portretit të Ismail Qemalit në institucionet shtetërore. Dhe në vijim të kësaj ne i kërkojmë qeverisë që të caktojë

një komision të mirë, një grup të mirë pune për ngritjen e një shta-toreje për Ismail Qemalin. Ismail Qemali mbetet shembull i drejtimit në ato kushte që ishte Shqipëria e shekullit të 20-të. Gjithnjë duhet t’i referohemi historisë dhe shembujve dhe modeleve si Ismail Qemali dhe për shumë gjëra; duke nisur që nga thjeshtësia dhe sakrificat e tij për kombin. Ka shumë kontraste mes Ismail Qemalit me politikanët sot.

Cila ka qenë një nga modelet e qeverisjes së Ismail qemalit, që duhet të na tërheq sot vëmendjen?

-Vendimi që burimet dhe pasuritë e tokës shqiptare të mos u jepeshin me koncesion të huajve. Por më ka bërë përshtypje edhe një kujdes tjetër, kur kam vënë re sesi Luigj Gurakuqi e ka shkruar Aktin e Pavarësisë në gjuhën shqipe në mënyrë cilësore. Ky është një model për administratën sot, që ende nuk po zbaton drejtsh-krimin e gjuhës shqipe. Por për fat të keq po ndodh e kundërta, kur zbulon një padrejtësi që i është bërë kësaj figure. Me këtë rast unë doja të theksoja edhe një problem tjetër që bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, të ruajë veçoritë e emrit që mban. Aty duhet të vendosen figurat e kombit dhe asgjë tjetër atje. Sot, përkundrazi në atë bulevard gjen çdo figurë që nuk ka lidhje me figurat e kombit.

Floresha Dado

Monumenti i Ismail Qemalit që u nxor nga Muzeu Kombëtar për t’u vendosur anash bulevardit në 100-vjetorin e Pavarësisë

Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë

Myzafer Korkuti

Page 14: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

14 E martë 1 tetor 2019www.shqiptarja.com

ekspozita “Mozaiku i jetës” e kuruar nga Arsim Sinani prezan-

tohet këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Tre artistet e arteve pamore nga Kosova, Shkurte Ra-mushi, Leoneta Abdyli edhe Besjana Kryeziu rrëfejnë tregimet e tyre, të frymëzuara nga natyra.

Besjana Kryeziu me artin e saj sjell trashëgiminë arkitekturore të jetës, sjell dritaret e shtëpive edhe të historisë shqiptare, që sipas saj, duhet ruajtur më me shumë kujdes nga brezat e rinj, në mënyrë që të mos humbasim kujtesën

“Ekspozita Mozaiku i jetës për-faqëson jetën në përgjithësi. Unë jam përqendruar tek dritaret e shtëpive të vjetra, për të ndalur më shumë

tek ruajtja e trashëgimisë sonë kul-turore. Elementët që unë sjell janë marrë nga jeta reale. Kam gjetur shumë dritare të vjetra, që pasi janë pikturuar edhe janë rrënuar. Por është e vështirë, sepse është diçka që nuk mbrohet nga shteti. Do të doja shumë që të merrnin shem-buj nga ju. Një qytet pa trashëgimi kulturore është i vdekur, prandaj mendoj se kjo ruajte duhet që të nis nga shtëpia”, shprehet piktorja Besjana Kryeziu. Ndërsa, Leoneta Abdyli, prezanton peizazhin, rrugët edhe mallin e vendlindjes. Piktorja Shkurte Ramushi sjell parajsën tokësore të natyrës. “Mozaiku i jetës e kemi quajtur, se të tria sjellim fusha të ndryshme t jetës, edhe

secila ka perceptimin e saj për këtë, ndërsa ngjyrat janë të përbashkët. Është natyra ajo që na frymëzon. Nuk është kaq e bukur sa duket, por unë kam shumë dëshirë që të shikojmë anët pozitive të gjërave. Nëse nuk punojmë edhe nuk e ndër-tojmë vendin, nuk di çfarë të them për parajsën tjetër nëse eksiton”, shprehet piktorja Shkurte Ramushi.

Të treja artistet, që përfaqëso-jnë të njëjtin brez përfaqësojnë jo vetëm trashëgiminë e një jete, por edhe ëndrrat edhe dëshirat, përtej imagjinatës, që njerëzit mund të shikojnë me sy të lirë. Artistet do të vazhdojnë që t’i ekspozojnë punimet e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi edhe në Kosovë.

kONkuRSI

Darling Dardha, fitues i logos për

75- vjetorin e ÇlirimitStudenti i arkitekturës krijon simbolin me një krah shqiponje, mbi të cilin është shkruar me të kuqe dhe të zezë numri “75” është logoja e zgjedhur fituese për 75- vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Gjatë shpalljes së logos fituese Erjon Bracce vlerësoi kontributin e

Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

Valeria DedajTirane

ArtIStët NGA KoSovA

Tre piktorë ekspozojnë “Mozaikun e jetës” në Tiranë

Në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë do të zhvil-lohen në të gjithë vendin rreth 20 veprimtari, që kanë në fokus eviden-

timin e përpjekjeve, që shqiptarët kanë bërë për liri, por edhe për të treguar pozicionin që ata kanë mbajtur gjatë luftës. Për këtë min-istrja e Kulturës, Elva Margariti, zv.kryeministri, Erion Braçe edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar prezantuan sot në Pavijonin e Luftës, logon fituese që do të shoqërojë festimet, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit nga Lufta Antifashiste Na-cionalçlirimtare. Një krah shqiponje në kuqezi, ku përkrah saj shkruhet numri simbolik 75, është imazhi i logos fituese, që ka si autor studentin e arkitekturës Draling Dardha.

“Krahët e Shqiponjës i kam marrë si një mjet identifikues. Ideja është që me anë të një shikimi të arrihet vet interpretimi i Shqiponjës sonë”, shprehet studenti i arkitekturës Darling Dardha.

Ndërsa, zvëndëskryeministri ndali edhe tek kalendari i aktiv-iteteve që do të shtrihen në Fier,

Berat, Lezhë, jo vetëm për të sjellë në vëmendje atë që ka ndodh në Luftën e Dytë Botërore apo që brezi i ri të kujtojë të kaluarën, por edhe

që pozicioni i Shqipërisë. “Duam që ta sjellim si një ngjarje

që e ka vendos Shqipërinë drejt në historinë e kombeve, në Luftën e

Dytë Botërore, edhe në krahun e duhur të historisë. Me kontribute të jashtëzakonshme të heronjve të Luftës Nacionalçlirimtare. Fituesi është një djalë i ri, por lufta e zhvil-luar këtu edhe 80 vite më parë është një kontribut i atij brezi, por mbi të gjitha i brezit të ri të asaj periudhë, të gjithë ata që u angazhuan kundër fashizmit ishin në një moshë të re. Djemtë edhe vajza, që iu bashkuan për të përballuar pushtimin fashist edhe nazist”, thotë Braçe.

Nga nesër, shton më tej Erion Braçe, ne hymë në dy muajt e rëndësishëm të festimeve që kanë në fokus jetësimin e ngjarjeve të Luftës Nacionalçlirimtare.

“Ajo që ka ndodh gjatë luftës së Dytë Botërore, natyrisht që për dikë që ka lind pas viteve ‘90, por edhe para është një ngjarje që mund të mos thotë shumë, por për këtë arsye këto aktivitete vlejnë, për të treguar se në këtë vend është luftuar, pushtuesit nuk kanë qenë kalimtar, në këtë vend është tradh-tuar edhe tradhtarët kanë qenë anëtarë të qeverive kuislingë. Këto qeveri kuislingë nuk kanë qenë kot, por edhe nga pikëpamja formale kanë ndërmarrë akte që kanë fir-mos në mënyrë të qartë qeveritë e asaj periudhe. Nuk mundet që të

kalojë kaq lehtësisht, por ato qeveri i shpallën luftë Francës, Britanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot duket qesharake kur kujton se si sillet politika. Ka reminishenca në kohë të ndryshme të akteve që kulmojnë në ato ngjarje, që lidhen me sjelljen e tyre raciste deri në sjellje tipikisht fashiste, që urrejnë të ndryshimin, tjetrin. Edhe në atë periudhë edhe në këtë periudhë. Janë gjëra që duhet kujtuar, që në gjenezë, pasi me to po përballet sot bota e qytetëruar, që në mënyrë të tillë këto fenomene të mos kenë më hapësirë në këtë vend”, vijon zv.kryeministri.

Braçe më tej shtoi së projekti antifashist i Europës së bashkuar nuk ka dështuar, prandaj atë kohë nuk mundet që ta evokojë askush.

“Edhe në formën e re të populiz-mit, sovranizmit Evropa e bashkuar vazhdon që të jetë shumë aktive, të njëjtën gjë duhet që të bëjmë edhe ne, që në këtë muaj jemi aspirantët më të mëdhenj për t’i bashkuar kësaj europe. Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk mundet që t’i vërë kush në trekëndësh sot”, shton Braçe.

Veprimtaritë për 75-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë do të zhvillo-hen gjatë muajit tetor edhe nëntor.

Page 15: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

15www.shqiptarja.com

E MARTë, 1 TETOR 2019

Paradë

Departamenti i Marketingut: Patricia CostantinescuCel: +355696060419 - [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MAlltezi Drejtore e Përgjithshme e Free anD Fair meDia grouP ; Aurel PePA kryErEdaktor Patricia CostAntinesCu adMinistratorE E PërgjithshME ; Admirina Peçi kryErEdaktorE E “rilindasi” ; layout dEsign : Altin AliAj, shPërndarja: spiro Meshini cEl: +355696088847

Fjalëkryqi pa skemëDuHeT Të nxini 38 KuTi

Përgjigje

8 16 6 8 5 6 2 6 4 2 7 3 2

12 5 8 5 11 4 11 3 12 4 6 4

3 14 13 5 11 4 9 5 6 3 2 7

14 11 5 6 5 13 5 9 4 7 3 2

16 6 4 2 5 6 3 2 17 3 5

3 6 4 2 4 4 5 9 4 I 5 8

2 2 5 3 7 4 14 2 18 5 R 14 4

14 4 2 3 2 4 4 4 4 4 7M 3 6

5 2 3 2 5 7 5 8 5 A 2 4

16 5 2 5 2 7 5 3 5 4 5 5

5 14 2 18 6 4 8 2 3 2 6

7 4 9 4 2 5 14 2 3 2 16 3 7

I krIptografuarFjalekëryqi

shkronja e njëjtë për numër të njëjtë

Do ziheni edhe për gjera te vogla sot ju te dashuruarit dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Disa persona qe i mendoni si miq do ju shtyjnë te gaboni dhe jo ta përmirësoni situatën. Beqaret do kalojnë momente te jashtëzakonshme me shoqërinë dhe madje mund te njohin edhe persona te veçante ne disa mjedise. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj, mos u shqetësoni për asgjë.

Me ne fund jeta juaj ne çift do jete me e qëndrueshme sot dhe do jeni me te logjikshëm për çdo gjë. Me partnerin nuk do lindin aspak debate apo probleme. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë lloj hapi sot sepse mundësitë nuk do jene te përshtatshme. Financat nuk do jene aspak te këqija, kështu qe nuk do gjendeni ne vështirësi për asnjë moment.

Dite shume e mire kjo e sotmja për te marre vendime te rëndësishme qe do ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen e jetës ne çift. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për ta kërkuar dashurinë dhe do preferojnë te qëndrojnë ende vetëm. Me shpenzimet nuk do jeni aspak te kontrolluar dhe ka rrezik qe situata te ndërlikohet edhe me shume nga sa është.

Do i jepni prioritet kënaqësive dhe emocioneve ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Mund te lini pas dore edhe punën apo ndonjë angazhim tjetër vetëm për t’i ndier mire pranë partnerit. Beqaret do e kenë veten te lire dhe ka mundësi qe atëherë kur nuk do e presin t’iu ndodhin gjerat me te veçanta e me te bukura. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do silleni me financat.

Dite problematike do jete kjo e sotmja për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do keni një komunikim aspak te mire me njeri-tjetrin dhe here pas here do debatoni shume ashpër. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite me te ekuilibruar dhe do ndihen mire pranë personave qe do njohin. Ne planin financiar duhet te ecni me llogari sepse ne te kundërt mund te gjendeni ne situata te vështira.

Për shkak te ndikimit negativ te Saturnit, sot do keni debate te vazhdueshme ne jetën tuaj ne çift. Partneri nuk do ju toleroje për asgjë dhe kjo do ju acaroje akoma me shume. Beqaret me ne fund do realizojnë disa takime interesante, me persona qe do ja vleje te hidhen hapa me tej. Ne planin financiar duhet te qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme.

Ka mundësi qe sot marrëdhënia me partnerin te jete delikate. Komunikimi do mungoje thuajse tërësisht dhe nuk do jeni te qete për asnjë çast. Beqaret do kujdesen pafund për miqtë dhe te afërmit e tyre prandaj nuk do kenë as kohe te mendojnë për dashurinë. Te ardhurat do dini si t’i organizoni gjate gjithë kohës kështu qe nuk do jete e nevojshme te merrni hua për te kaluar ditën pa probleme.

Mundohuni te tregoheni sa me realiste sot ju te dashuruarit pasi vetëm kështu nuk do lëndohen e nuk do vuani. Beqaret do jene gati për te shkuar neper festa e për te njohur sa me shume persona, prandaj do kenë edhe me shume mundësi te takojnë personin e duhur. Ne planin financiar do i kaloni një e nga një te gjitha vështirësitë, por e gjithë kjo fale mbështetjes se pakushtëzuar te familjareve.

Dite e mbushur me surpriza te mëdha do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do mungojnë dhuratat, por edhe vendimet e rëndësishme qe do iu ngazëllejnë. Beqaret do kenë dashuriçka kalimtare, por qe do i bëjnë te ndihen mire dhe te plotësuar edhe pse për pak kohe. Me shpenzimet do jeni me pak impulsive kështu qe gjendja financiare ka për te qene me e qëndrueshme.

Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Për fat te mire partneri do i harroje disa gabime qe ju keni bere dhe do mendoje vetëm si ta beje te ardhmen sa me te bukur. Beqaret qe do nisen për një udhëtim do mund te kenë njohje te veçanta. Ne planin financiar nuk keni për te pasur aspak vështirësi sepse deri me sot keni ditur si t’i bëni me kujdes llogarite.

Marrëdhënia juaj ne çift do jete aq e bukur gjate kësaj dite saqë ne çdo çast do përjetoni emocione dhe kënaqësi te veçanta. Beqaret do ja kalojnë me se miri me miqtë e ngushte dhe me te afërmit, prandaj nuk do preferojnë ende te bëjnë ndryshime te statusit. Nga paraja do jeni alergjike dhe nuk do arrini te mbani dot asnjë mënjanë. Ne disa momente do gjendeni edhe ne vështirësi.

Kushtojini vëmendjen e duhur partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse nëse e lini pas dore dikush mund te përfitojë dhe do ua rrëmbejë atë. Beqaret do kujdesen edhe për detajet ne veshje dhe pamjen ne tërësi prandaj do tërheqin akoma me shume vëmendjen. Për te menaxhuar me kujdes financat duhet te flisni sa me pare me një specialist. Vetëm ai mund t’iu nxjerre nga problemet.

DashI DemI

bInjaket

luanI

peshorja

shIgjetarI

ujorI

gaforrja

VIrgjeresha

akrepI

brIcjapI

peshqIt

fjalËkryqesh

PëRgjigje e fjALëKRyqiT PA SKeMëhorIZontal1. Qe komik i famshëm -lewis ish-kampion i atletikës2. Gjysma e arenës -Është energjia… gratis.3. Chagall që qe pikor. -ndesh ndryshe -Maureen që qe aktore.4. Fillojnë një argument. -janë si Casanova.5. junior i Mel Brooks. -Kështu fillon sfida6. ishin zbulimet me... ekspedita. -Festa pa fe.7. inicialet e einstein. -lumë në Francë. -theodore Dreiser -një mund të jetë barok.8. Kush e kalon e tepron. -Magnani që qe aktore. -... oriol i Maupassant.9. një pjesë ë antikitetit. -në fund të fundit. -nolde që qe piktor -Gjysma e agimit.10. në krye të armatës.-Është ai që proteston duke lënë punën. 11. Kanë shumë rezerva të tillë. -jepen me kushtrim. 12. ... Rock në Arkansas.

-Fundi i një fatziu. -ilie ish-tenist. VertIkal1. janë përzierje dentistësh.2. një mund të jetë unik. -Reno aktor. -Fund shkurti.3. Me të bëjnë një letër. -një santa në new Mexico. -një vend nisjeje.4. Bouquet aktore. -Rastet pa set.5. Fillojnë vallen. -Mund të jetë i klasit të parë në... binarë. -ilion lika.6. Rousseau, piktori që thirrej doganieri. -Motra... e Kolë idromenos.7. Kryeqyteti i turqisë.8. emri i inspektorit Derrick. -Materia e trurit.9. inicialet e Delon. -Është ego ime. -Qetësonte detin.10. Fund janari. -Reparte speciale këmbësorie. -një pjesë ë amerikanëve.11. janë borxhe. -emri i Gonçarov.12. një gjysmë ylli. -eksteme në ekstreme.

-i Preu flokët sansonit.13. Capirossi në motocikletë. -Gjysma e sasisë.14. leonard që qe kantautor i famshëm. -inicialet e Mendes regjisor. -torta pa zanore.15. nuk i tregohen babait,

Fjalëkryqi sportIv Përgjigje e

fjalëkryqit sPortiv

horIZontal1. skuadër në Premier league.5. larg në kufij.7. Rrallë është përgjysmë10. Dy asa11. oliver hardy12. Ray “sugar” ish-kampion i ringut14. Robert bomber polak19. një nur bukurie20. Fise pa fe21. ekstreme në durim22. janë personale në basket

25. Franck te Milan27. në krye të formacion it28. shearer ish-bomber29. Dy romake30. ndahen në barazim31. Përfundojnë pingul32. Pak latinisht34. superbike shkurt36. Mbyllin një spital37. Álvaro bomber spanjoll41. Personazhi në foto46. Personazhi në foto

VertIkal1. inicialet e Ancelotti-t.2. ... 9000, computeri që u çmend te 2001-odisea në hapësirë.3. joachim trainer gjerman4. një i fundit është mat5. hamilton pilot6. thashetheme në hollywood7. Ka rivale Mediaset8. Robert Redford9. lallana te liverpool12. Kështu fillon loja

13. inicialet e Kidman15. hazard fantazist belg16. lauda ish-pilot17. një si kaproll18. Andi futbollist i yni21. teke drite22. një top në rrjetë23. iván futbollist i yni24. Është shahu i fundit26. Dy anët e një elementi27. Kush merr... mbaron33. jean në Formula 134. Portiku i zenonit35. një banor i Bilbaos36. Pak analogji37. Gjysmë mendim38. harrison që qe aktor39. Ardhje por jo dje40. Fund tuneli42. Mbyllin portat43. ... Kun Agüero44. Fillojnë largimin45. sapo fillojnë

PlotËsoni venDet Bosh nË MËnyRË QË çDo RResht e KolonË tË KetË nuMRAt nGA 1 9

su D oku

Përgjigje

-Portiku i zenonit. -Fillojnë matanë.16. Krerë pa kufij. -Këndon Russians -inicialet e stone aktore.17. shtrohet në... rrugë. -Fillojnë tekstin.

Page 16: gjKUYKAtA nDer tAtimeVe AF qe 8 Apeli liron gjithe ...

16 E martë 1 tetor 2019www.shqiptarja.com

Në prag të derbit të Italisë mes Interit dhe Juventusit,

bardhezinjtë e kanë ndezur edhe më shumë sfidën, pasi kanë vendosur të apelojnë në Kolegjin e Garancive Sportive, çështjen e titullit të sezonit 2005-2006. Kanë kaluar plot 13 vite nga koha e “Calciopoli”-t të famshëm, që përfundoi më zbritjen e Juventusit në Serinë B dhe dhënien e titullit të se-zonit 2005-2006 Interit, por bardhezinjtë nuk janë pajtuar asnjëherë me këtë vendim.

Që prej asaj kohe drejtuesit juventinë kanë zhvilluar një betejë të gjatë ligjore, për të marrë mbrapsht 3 titujt

e hequr pas “Calciopoli”-t, por pretendimet e tyre janë rrëzuar në të gjitha instancat. Tentativa e fundit në Kolegjin e Garancive Sportive, në fakt nuk synon marrjen mbrapsht të titullit, por heqjen e tij nga Interi, për të mos iu dhënë asnjë skuadre, ashtu si u veprua me titujt e sezoneve 2003-2004 dhe 2004-2005.

Kujtojmë që të dielën në mbrëmje, në “San Siro” do të zhvillohet përballja mes Interit dhe Juventusit, një sfidë ku të dy skuadrat do të tentojnë triumfin në fushën e lojës, në një sezon ku zikaltrit e kanë nisur pak më mirë.

DHUNA NE TIRANA-PARTIZANI

Derbi, gropa me fishekzjarrë në

fushë, 9 të proceduarZbulohet plani makabër, disa tifozë të Tiranës kishin sajuar një mekanizëm që shpërthente

fishekzjarret para tifozëve të Partizanit

Një person i arrestuar, dy të shpalllur në kërkim dhe 6 të tjerë janë në proçedim. Ky është bilanci i policisë për gjithë incidentet që ndodhën

të dielën në stadiumin ‘Selman Stërmasi në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Tifozi i arrestuar është 29-vjeçari Elton Bane, i cili ishte me arrest shtëpie, por që e ka thyer për të ndjekur ekipin e zemrës në stadium. Ndërkohë dy per-sonat e shpallur në kërkim akuzohen si autorët të cilët kanë hapur gjatë natës tre gropa të mbushura me fishekzjarre përballë tribunës ku qëndronin tifozët e Partizanit. Sipas policisë ata kanë krijuar një mekanizëm që do të bënte të mundur shpërthimin e tyre dhe si pasojë lën-dimin e tifozëve të Partizanit.

Burime të Report TV bëjne me dije se ky mekanizëm është tentuar të ndizet, por fatmirësisht pas ndërhyrjes së poli-cisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur fikja e tij dhe si pa-sojë shmangia e një tragjedie. Mbi tifozët rëndojnë disa akuza si “Shkelja e rreg-ullave mbi lëndët plasëse dhe radio-aktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Para policisë, menjëherë pas ndeshjes, për incidentin me fishek-zjarret, kanë reaguar grupimi ultras i Partizanit, ‘Ultras Guerrils’. Ata i cilësojnë organizatorët e incidentit me fishekzjarre si të sëmurë mendorë, të cilët kërkonin të bënin një makabritet përtej çdo kufiri të imagjinueshem sportiv. Për më tepër guerrils deklaro-jnë se do të marrin masat ndaj këtyre veprimeve dhe se organizatorët do të dënohen rëndë.

Ndërkohë qëndrim për banderolën me dy persona të varur kanë mbajtur dhe ‘Capital Crew’, grupimi i tifozëve të Tiranës që e shpalosën në fillim të sfidës. Ata thonë se personat e varur

ITALI

Juventusi “ndez” derbin, kërkon që titulli i 2006-ës t’i hiqet Interit Atletja shqiptare Luiza Gega e ka mbyllur në vendin

e nëntë garën e zhvilluar në Doha të Katarit. Garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës atletja e përfundoi me kohën 9 minuta, 19 sekonda e 93 të qindtat duke vendosur një rekord të ri kombëtar. Gega është atletja e parë shqiptare që garon në një finale të Botërorit të Atletikës. Medaljen e artë e fitoi keniania Chepkoech, pas saj u pozicionua Coburn nga Malajzia dhe e treta Krause nga Gjermania.

KATAr

Luiza Gega del pa medaljenga Botërori, porvendos rekord kombëtar

përfaqësojnë komunizmin, ndërsa në përshkrim thuhet: “Komunist i mirë është një komunist i vdekur.”

rEAGIMI I PArTIZANITKlubi i futbollit Partizani ka bërë

përgjegjës kryesor organizatorët e ndeshjes, pra skuadrën e Tiranës, për dhunën në stadium, e aq më tepër skenarin e mirëmenduar me gropat e fishekzjarreve, duke cenuar çdo element të sigurisë. Një episod, i përsëritur sipas skuadrës së kuqe, teksa vënë në dukje se deri më tani Tirana nuk ka bërë asnjë reagim e aq më tepër që të distancohet nga dhuna,çka sipas tyre rëndon akoma më tepër përgjegjësinë e tyre. Ndër-kohë, duke u ndalur tek skenari me fishekzjarre, KF Partizani e cilëson një akt terrorist, që mund të ishte

shndërruar në tragjedi. “Klubi i Fut-bollit Partizani denoncon fuqimisht aktet e ndodhura në takimin Tirana – Partizani, i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sig-urisë së organizimit të një aktiviteti sportiv. Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bash-këpunimin (në rastin më të mirë pa-siv) të administratorëve të stadiumit

“Selman Stërmasi”. Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pran-ishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të skuadrës sonë. Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organi-zatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij

akti të paprecedent”, shkruan klubi i Partizanit.

rEAGIMI I TIrANESEkipi i futbollit të Tiranës ka

reaguar pas incidenteve që kulmuan me dhunë në derbi duke u distancuar, ndërsa bën thirrje që autorët të ven-dosen para drejtësisë. Klubi 24 herë kampion i vendit ishte organizator i ndeshjes, por bardheblutë shfajësohen duke thënë se ‘jemi klub futbolli dhe jo institucion policor’ duke ua kaluar përgjegjësinë agjencive ligjzbatuese. “Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqjet e

shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problema-tikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana - Partizani. KF Tirana ka zbat-uar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbareva-jtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Sterma-si”. Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit

e incidenteve ne stadium por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative. Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub fut-bolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese. Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bash-kepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gje-tur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokuror” thuhet në deklaratën e klubit të Tiranës.