Gazeta e Qershorit 2012

12
NGJALLJA Nr. 6 (233) Viti XX i botimit QERSHOR 2012 Çmimi 20 lekë Përfundon Kompleksi i Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë Kompleksi i Kate- drales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qe- ndër të kryeqytetit, në një truall që u dha gra- dualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në kompensim të truallit të kishës së vjetër kate- drale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regji- mi ateist më 1967. Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues (vijon në faqen 7) Përurimi bëhet më 24 qershor Në Kishën Orthodhokse përkujtimi është gjithmonë kremtim dhe kremtimi ngazëllim fitoreje. Në Kishën e Krishtit e tashmja, ashtu si edhe e ardhmja, janë të gdhendura thellë në të kaluarën e saj historike. Shembulli më i gjallë në orthodhoksinë bashkëkohore janë përpjekjet për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në vitet menjëherë pas shembjes së diktaturës komuniste. Këtë eveniment madhor përkujton sivjet Kisha jonë e rilindur në përvjetorin ndoshta më të rëndësishëm të historisë së saj, që zë fill 20 vjet më parë, me zgjedhjen dhe fronëzimin e Përvjetori që bart historinë e ringjalljes nga gërmadhat e ateizmit shtonim ne, pa të cilat orthodhoksët e Shqi- përisë, pa asnjë dyshim, nuk do të kishin sot një Kishë të tyre kaq të organizuar në zhvillim të vazhdueshëm. Zgjedhja dhe fronëzimi i Kryepiskopit të ri të Shqipërisë z. Anastas, pas gjysmë shekulli terrori ateist, shënoi kalimin e orthodhoksisë shqiptare nga një provincë kishtare, me fare pak klerikë dhe pa asnjë Episkop, në një Kishë me struktura të ngritura e me Primat një nga figurat më të spikatura të Krishterimit botëror, e aftë për të ecur në vazhdim me këmbët e veta dhe e (vijon në faqen 2) Eksarkut Patriarkal Anastasit si Kryepiskop të saj. Eshtë e natyrshme, që në çdo përvjetor të hedhim sytë në thellësi të kohës për të gjykuar me gjak të ftohtë e mendje të kthjellët se sa i drejtë ishte vendimi që morën asokohe ortho- dhoksët e Shqipërisë, kur i kërkuan Patriarka- nës së Konstandinopojës që të fronëzonte si Atin dhe Kryebariun e tyre njeriun, që për më se një vit u kishte qëndruar pranë në çdo nevojë e çdo vështirësi. Në fakt pranimi prej tij i një shërbese të tillë ishte ashtu siç është shprehur edhe vetë më pas: “Jo fron pushteti, por kryq sakrifice”. Blatim dashurie dhe ndjenjë vetëmohimi, do të 24 qershor 1992 - 24 qershor 2012, 20-vjetori i Ringritjes Kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

description

Gazeta e Qershorit 2012

Transcript of Gazeta e Qershorit 2012

Page 1: Gazeta e Qershorit 2012

1QERSHOR 2012 NGJALLJA

NGJALLJANr. 6 (233) Viti XX i botimit QERSHOR 2012 Çmimi 20 lekë

Përfundon Kompleksi i Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë

Kompleksi i Kate-drales së re të Tiranës“Ngjallja e Krishtit”,është ndërtuar në qe-ndër të kryeqytetit, nënjë truall që u dha gra-dualisht nga autoritetetshtetërore (2001-2005)në kompensim të truallittë kishës së vjetër kate-drale të Tiranës, e cilau shkatërrua nga regji-mi ateist më 1967. Përstudimin arkitekturor tëveprës, në vitin 2002 uzhvillua një konkursndërkombëtar, ku fitues

(vijon në faqen 7)

Përurimi bëhet më 24 qershor

Në Kishën Orthodhokse përkujtimi ështëgjithmonë kremtim dhe kremtimi ngazëllimfitoreje. Në Kishën e Krishtit e tashmja, ashtusi edhe e ardhmja, janë të gdhendura thellë nëtë kaluarën e saj historike. Shembulli më i gjallënë orthodhoksinë bashkëkohore janë përpjekjetpër ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë në vitet menjëherë pas shembjessë diktaturës komuniste.

Këtë eveniment madhor përkujton sivjetKisha jonë e rilindur në përvjetorin ndoshta mëtë rëndësishëm të historisë së saj, që zë fill 20vjet më parë, me zgjedhjen dhe fronëzimin e

Përvjetori që bart historinë e ringjalljes nga gërmadhat e ateizmit

shtonim ne, pa të cilat orthodhoksët e Shqi-përisë, pa asnjë dyshim, nuk do të kishin sot njëKishë të tyre kaq të organizuar në zhvillim tëvazhdueshëm.

Zgjedhja dhe fronëzimi i Kryepiskopit të ritë Shqipërisë z. Anastas, pas gjysmë shekulliterrori ateist, shënoi kalimin e orthodhoksisëshqiptare nga një provincë kishtare, me fare pakklerikë dhe pa asnjë Episkop, në një Kishë mestruktura të ngritura e me Primat një nga figuratmë të spikatura të Krishterimit botëror, e aftëpër të ecur në vazhdim me këmbët e veta dhe e

(vijon në faqen 2)

Eksarkut Patriarkal Anastasit si Kryepiskop tësaj. Eshtë e natyrshme, që në çdo përvjetor tëhedhim sytë në thellësi të kohës për të gjykuarme gjak të ftohtë e mendje të kthjellët se sa idrejtë ishte vendimi që morën asokohe ortho-dhoksët e Shqipërisë, kur i kërkuan Patriarka-nës së Konstandinopojës që të fronëzonte si Atindhe Kryebariun e tyre njeriun, që për më se njëvit u kishte qëndruar pranë në çdo nevojë e çdovështirësi. Në fakt pranimi prej tij i një shërbesetë tillë ishte ashtu siç është shprehur edhe vetëmë pas: “Jo fron pushteti, por kryq sakrifice”.Blatim dashurie dhe ndjenjë vetëmohimi, do të

24 qershor 1992 - 24 qershor 2012,20-vjetori i Ringritjes Kanonike

të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Page 2: Gazeta e Qershorit 2012

2 NGJALLJA QERSHOR 2012

denjë për të qëndruar përkrah çdo Kishte tjetërOrthodhokse si e barabartë mes të barabartëve.Zëri i saj do të dëgjohej tashmë me nderim jovetëm në botën orthodhokse, por edhe përballëtë gjithë organizmave ndërkombëtarë. Këtë zëu përpoqën të mbytnin që në lindje persona dheqarqe që nuk kishin asnjë lidhje me orthodho-ksinë, me pretendimin se po vihej në rrezik auto-qefalia e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Nëfakt, qëllimi i tyre kryesor ishte pikërisht ai përtë cilin akuzonin Kryepiskopin Anastas, tëpengonin rehabilitimin e autoqefalisë së vërtetë,si mjet i fuqishëm mëvetësimi i orthodhoksëvetë Shqipërisë nga ndërhyrjet keqdashëse.

Në cilësinë e Ekzarkut Patriarkal, Kryepi-skopi i mëvonshëm i Shqipërisë Anastasi gjetinë Shqipëri një realitet të mjerë kishtar: mu-ngesë të plotë të çdo strukture administrative,

themelet për një rehabilitim sa më të shpejtë tëautoqefalisë dhe krijonte premisat për konsoli-dimin e një Kishe me perspektivë shekullore, tënjë institucioni hyjnor shpirtshpëtues. Ata që iukundërvunë zgjedhjes dhe fronëzimit të Kryepi-skopit Anastas me pretekstin se kështu mbroninautoqefalinë dhe pavarësinë e Kishës nga Pa-triarkana Ekumenike, në fakt kërkonin pikërishttë kundërtën, kufizimin e saj në një provincëkishtare të varur nga të tjerë, të pafuqishme përt’u shndërruar në Kishë të vërtetë, të paaftëpër të qenë e pavarur e për të marrë mbi veterolin e saj historik në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Si bartës i një fryme të tillë thellësisht kishta-re, Kryepiskopi Anastas u ofroi shërbimet e tijorthodhokësve të Shqipërisë duke u bërë njëtrup me ta, duke fituar dashurinë e tyre e dukei shpërblyer ata me po aq dashuri si arkitektdhe frymëzues i ringritjes së Kishës Orthodhokse

përkujtojmë me nderim të thellë 20-vjetorin ezgjedhjes dhe fronëzimit të Fortlumturisë së Tij,Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë,Prof. Dr. Anastasit, nuk duhet të harrojmë seky eveniment madhor, edhe pse lidhet me njëemër të përveçëm, mishëron gjakun, djersën,mundin dhe përpjekjet e orthodhoksëve tëShqipërisë për të ruajtur të pastër e të pacenuarbesimin e të parëve. Gjithsesi, përdorimi i emra-ve të përveçëm nuk është veçse një konvencion,një mënyrë për t’u rrëfyer brezave që vijnëbëmat trimërore të paraardhësve të tyre, atëherëkur si një trup i vetëm, si gjymtyrë të fuqishmetë një trupi të vetëm, me një shpirt e me një ze-mër iu desh të shtrëngonin radhët rreth Episkopittë tyre për të ruajtur të paprekur e të pacenuarbesimin e Krishtit dhe identitetin e tyre shpirtërore kulturor. Nga ana tjetër, historia e orthodho-ksëve të Shqipërisë i ka rezervuar një vend tëveçantë pranisë, veprës, ndihmesës dhe shër-besës personale të Kryepiskopit Anastas jo ve-tëm në ringjalljen e orthodhoksisë në Shqipëri,por edhe të vazhdimësisë së veprës së saj nëvitet që do të vijnë.

Të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë,pjesëtarë, pjesëmarrës apo mbështetës tëveprës madhore të ringritjes së Kishës sonë passhpërbërjes së sistemit totalitar dhe përfundimittë terrorit ateist, duke përfshirë këtu edhe brezatmë të rinj të besimtarëve, ndër të tjera, duhet t’ijemi mirënjohës Kryepiskopit Anastas përbarrën e rëndë që mbajti padrejtësisht mbi supepër vite me radhë. Nuk e kemi fjalën thjeshtpër shpifje të rëndomta gazetash, sulme bajatepseudoklerikësh apo akuza qesharake politi-kanësh. E kemi fjalën për të gjitha ato që fshi-heshin dhe vazhdojnë ende të fshihen pas kësajfasade mashtrimtare, si p.sh. fushatat e organi-zuara e të njëpasnjëshme të ish-komunistëvedhe ateistëve të papenduar të regjimit diktatorialpër të ruajtur pozitat e së kaluarës, përpjekjetgrabitqare të klaneve të ndryshme ekonomikepër të përvetësuar pronat e Kishës dhe për tëshpronësuar besimtarët orthodhoksë, aktetdenigruese të karakterit gjeopolitik...

Në këtë ditë të shënuar jubilare i sjellim ndërmend të gjitha këto dhe për më tepër durimindhe këmbënguljen e pashoqe në sendërtimin eveprës që Kryepiskopi Anastas kishte marrëpërsipër, pavarësisht presioneve dhe shanta-zheve të gjithanshme. Ndaj jo vetëm orthodho-ksët e Shqipërisë, por edhe të gjithë dashamirësite Kishës, kudo që ndodhen, le të themi me një zë:

Për shumë vjet, o Kryezot!

Përvjetori që bart historinë e ringjalljes nga gërmadhat e ateizmit(vijon nga faqja 1)

ekonomike e shpirtërore, infrastrukturë inek-zistente, vetëm një grusht priftërinjsh të drobiturnga vuajtjet dhe mundimet, por edhe një numërtë madh besimtarësh që dinin shumë pak përbesimin e tyre. Nuk ekzistonte asnjë Episkop,por as edhe ndonjë kandidat i mundshëm që tëplotësonte kriteret e përcaktuara nga kanonete shenjta dhe të gjitha statutet e mëparshme tëKishës Orthodhokse të Shqipërisë. Për pasojë,për kushtet reale në të cilat gjendej komunitetiorthodhoks i Shqipërisë, e drejta dhe nisma përringritjen e saj i takonte Kishës Mëmë që kishtedhënë autoqefalinë, Patriarkanës Ekumenike.

Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas përurontenjë dinamikë të re zhvillimesh kishtare, hidhte

Autoqefale të Shqipërisë. Përkrah tij, edhe nëmomentet më të vështira të shërbesës së tij nëShqipëri, u gjendën edhe të gjithë organizmatprestigjiozë ndërkombëtarë, ata tek të cilët sho-qëria shqiptare ka deklaruar se dëshiron të inte-grohet, ata të cilëve u drejtohet deri sot për tëgarantuar procese politike transparente apo përt’u kërkuar asistencë në proceset integruese.Ishin pra këta organizma që vlerësuan si tejettë rëndësishme dhe vendimtare ndihmesën eKryepiskopit Anastas jo vetë në riorganizimin eKishës , por edhe në demokratizimin e shoqërisëshqiptare në përgjithësi.

Sot, në këtë përvjetor domethënës për Ki-shën tonë, ku të gjithë orthodhoksët e Shqipërisë

Page 3: Gazeta e Qershorit 2012

3QERSHOR 2012 NGJALLJA

Më 24 qershor mbushen 20 vjet nga ringritja kanonike e Kishës Orthodho-kse Autoqefale të Shqipërisë, me zgjedhjen e z. Anastas Kryepiskop tëTiranës, Durrësit e të gjithë Shqipërisë. Këtë nismë e ndërmori PatriarkanaEkumenike, e cila i kishte dhënë autoqefalinë Kishës së Shqipërisë në vitin1937. Zgjedhjes i parapriu një vit përpjekjesh hierapostolike nga Krye-piskopi, i cili mbërriti në Tiranë në korrik të vitit 1991, si Eksark Patriarkal.

Në vitet që pasuan Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, qëishte shpërbërë krejtësisht nga persekutimi shumëvjeçar, u ringrit tërësishtdhe u zhvillua në të gjitha fushat, siç e dëshmojnë të dhënat:

RINGRITJA NGA GËRMADHATFormimi i strukturave kishtare• U riorganizuan rreth 460 enori orthodhokse dhe zhvillohet veprimtari

liturgjike, predikuese e katekiste në qytete e fshatra.• Në vitin 1998, u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Auto-

qefale të Shqipërisë, i përbërë nga Kryepiskopi dhe nga tre kryepriftërinj,me një protopresviter si kryesekretar. Në vitin 2006 u plotësua edhe metre hierarkë të tjerë. Sinodi i Shenjtë sot përbëhet nga Fortlumturia e Tij,Kryepiskopi z. Anastas; Hirësitë e Tyre, Mitropolitët: i Beratit z. Ignat, i Kor-çës z. Joan, i Gjirokastrës z. Dhimitër; Episkopët: i Apollonisë z. Nikolla,i Krujës z. Andon, i Amantias z. Nathanail, i Bylisit, z. Asti dheKryesekretari, Protopresviter z. Jani Trebicka.

• Nga 3-4 nëntor 2006, në Manastirin e Ri të Shën Vlashit, në Durrës,u mblodh Asambleja e veçantë Kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë, e përbërë nga 257 përfaqësues (ku morën pjesë tëgjithë klerikët), e cila studioi dhe pranoi unanimisht Statutin e ri të Kishës.Më 6 nëntor, u mblodh Sinodi i Shenjtë, i cili miratoi Statutin e ri të Ki-shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

• Më 24 tetor 2008, u nënshkrua, sipas Kushtetutës së Republikës sëShqipërisë (1998), Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve tëndërsjella midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dheKëshillit të Ministrave, që në vazhdim u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisëdhe u bë ligj i Shtetit Shqiptar, me nr. 10057, më 22.01.2009.

Kleri• Me kujdesin e Kryepiskopit u arsimua dhe u hirotonis një brez i ri

klerikësh, nënshtetas shqiptarë. Sot shërbejnë 146 klerikë (të të gjithagradave) me arsim të lartë. (Ndërkohë kanë ndërruar jetë 17 klerikë.)

Rinia Orthodhokse• U krijuan dhe funksionojnë më shumë se 50 qendra rinore në qytete e

fshatra. Çdo vit organizohen veprimtari rinore të larmishme si: kampin-gjet verore e dimërore, konferenca, veprimtari sportive, aktivitete me të rinjme aftësi të kufizuara, festivale rinore etj. Kampingje verore organizohenedhe në Kosovë.

Vepra ndërtuese• Janë ndërtuar 150 kisha të reja (të mëdha e të vogla), janë resta-

uruar 60 kisha e manastire-monument kulture dhe janë riparuar mbi 160kisha.

• Janë ngritur, blerë dhe rikonstruktuar më shumë se 70 godina përkopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, selitë mitropolitane,shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfrit etj. E tërë vepra ndërtuesearrin në mbi 450 objekte.

Botimet• Janë botuar me dhjetëra libra theologjikë dhe formues. Kisha

Orthodhokse ka shtypshkronjën e saj dhe boton gazetën e përmuajshme“Ngjallja”, revistën për fëmijë “Gëzohu!”, buletinin studentor “Fjala”,revistën rinore “Kambanat” etj., si edhe libra të ndryshëm liturgjikë,shpirtërorë, shkencorë etj. Nga viti 2009 boton edhe revistën periodike“Kërkim”, me artikuj për teologjinë, shkencën, kulturën, aktualitetin.

NISMA TË GJERA SOCIALEKujdesi shëndetësor• Qendra Mjekësore Diagnostike “Ungjillëzimi” në Tiranë, me 23

specialitete, ofron shërbime bashkëkohore mjekësore, me kontributin emjekëve të njohur, e një personeli të specializuar dhe me aparaturamjekësore të teknologjisë së fundit. Në 11 vjet të funksionimit të saj janërealizuar më shumë se 1 milion vizita dhe mbi 3 milionë analiza.

• Qendra të kujdesit parësor shëndetësor funksionojnë në Kavajë,Korçë, Jergucat (Gjirokastër) dhe Lushnjë. Ndërsa një njësi ambulantedentare ofron shërbimin e saj falas në qytete dhe fshatra (sidomos përfëmijët).

• Në nëntor të vitit 2011 nisi të funksionojë, në një ndërtesë private,Qendra Okulistike dhe Otorinolaringologjike, me pajisjet mjekësore mëmoderne.

Arsimi• Për arsimin kishtar funksionon: Akademia Theologjike “Ngjallja e

Krishtit”, në Shën Vlash të Durrësit dhe dy shkolla të mesme kishtareme emrin “Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër dhe në Sukth të Durrësit.Konvikti dhe të gjitha shpenzimet mbulohen nga Kisha.

• Gjithashtu janë ngritur dhe funksionojnë 17 kopshte: në Tiranë,Durrës, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Elbasan, Cërrik, Gjirokastër (2),Tepelenë, Dervician, Sarandë, Pogradec, Shkodër, Vlorë, Përmet, Berat,ku kanë përparësi fëmijët e familjeve në nevojë.

• Për më tepër funksionojnë tri shkolla nëntëvjeçare: në Tiranë, shkollashqiptaro-amerikane “Protagonistët”; dhe në Durrës e Gjirokastër, shko-llat shqiptaro-greke “Frymë Dashurie”.

20 VJET nga Ringritja Kanonikee Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

(vijon në faqen 4)

Page 4: Gazeta e Qershorit 2012

4 NGJALLJA QERSHOR 2012

Në Mesopotam, Sarandë, funksionon shkolla e mesme teknike “Apo-stull Pavli”.

Në Bularat, Gjirokastër, funksionon konvikti për vajza i shkollës sëmesme.

• Në mjediset e Manastirit të Ri të Shën Vlashit, Durrës, funksiononshtëpia e fëmijës “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”. Gjatë këtyre dydekadave u është dhënë mbështetje teknike e materiale shumë institucio-neve të arsimit publik.

• Nga viti 2000 funksionon në Tiranë - me filial në Gjirokastër - Institutii Formimit Profesional “Frymë Dashurie”.

• Nga tetori 2010, funksionon në Tiranë Universiteti “Logos”. Deritani me dy drejtime: Ekonomiko-shkencor - tri degë. Shkenca të aplikuara- dy degë.

Zhvillimi bujqësor. Vepra humanitare• Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi ynë (1992, ‘94, ‘97),

• Në vitin 2008, pas tragjedisë në fshatin Gërdec, Kisha jonë dhakontributin e saj që në çastet e para, si dhe bëri thirrje e mblodhi ndihmatë ndryshme nga besimtarë orthodhoksë brenda dhe jashtë Shqipërisë,në ndihmë të të dëmtuarve.

Ndihma humanitare janë shpërndarë edhe për familjet e prekura ngapërmbytjet në zonat e Veriut.

• Në vitin 1999 kur mbërritën në Shqipëri me mijëra refugjatë ngaKosova, Kisha Orthodhokse, në bashkëpunim me kisha të tjera nëEvropë, ndihmoi dhe mbajti mbi 33.000 refugjatë.

Kontributi për kulturën• Një Zyrë e veçantë e Trashëgimisë Kulturore merret me objektet

orthodhokse të kultit, që janë edhe monumente të kulturës kombëtare,për riparimin e të cilave, nën përkujdesjen e Kryepiskopit, janë përdorurderi më sot shumë miliona euro.

• Janë ngritur kore në mjaft kisha, si edhe një kor bizantin, që kanxjerrë deri tani shtatë kaseta dhe CD. Janë ngritur studio për pikturimindhe restaurimin e ikonave. Deri sot janë restauruar rreth 600 ikona. Upërgatit një brez i ri artistësh, që po rigjallëron traditën tonë shumë tëpasur të ikonografisë.

• Nga viti 1998 transmeton stacioni radiofonik “Ngjallja”, nëfrekuencat 88.5 FM.

• Janë sponsorizuar botime të rëndësishme shkencore, filmadokumentarë, simpoziume shkencore, ekspozita të ndryshme, si atoikonografike, me punime të fëmijëve etj.

Programe ekologjike• Në vitin 2001 u realizua seminari “Për ruajtjen e ambientit dhe

formimin e kuadrove”, ku u trajnuan 25 të diplomuar të fakulteteve nënivel pasuniversitar, nga një grup pedagogësh të katedrave të biologjisëtë Universiteteve të Tiranës, Athinës dhe Selanikut. Vijuan studime përekosistemet e zonës së Zvërnecit, të lagunës së Nartës, të luginës sëlumit Vjosa etj.

Marrëdhëniet ndërkombëtare• Kisha jonë merr pjesë në të gjitha mbledhjet dhe veprimtaritë e

Kishave Orthodhokse në mbarë botën. Ajo është anëtare e KonferencësEvropiane të Kishave, anëtare e Këshillit Botëror të Kishave (Kryepi-

20 VJET nga Ringritja Kanonikee Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë(vijon nga faqja 3)

Kisha Orthodhokse ka zhvilluar një veprimtari të gjerë sociale e humanita-re, duke siguruar e shpërndarë mijëra tonë ushqime, veshmbathje, ilaçe etj.

• Kisha jonë ka mbështetur një numër të madh programesh sociale, kupërfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisëdhe blegtorisë, ndërtime rrugësh e ujësjellësish, programi për edukiminshëndetësor të fëmijëve dhe grave dhe ngritja e qendrave shëndetësorenë fshatra, kontributi për shkolla, jetimore, spitale, ndihma për institutetpër persona me aftësi të kufizuara, azilet, për të burgosurit, dreka për tëvarfrit etj.

skopi Anastas është një nga tetë Presidentët e tij). Gjithashtu ai ështëPresident Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare “Fetë për Paqen”.

* * *• Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë me praninë dhe

aktivitetin e saj në njëzet vitet që kaluan, kontribuoi në mënyrë thelbësorenë rindërtimin më të përgjithshëm dhe në zhvillimin shpirtëror e social tëvendit.

Page 5: Gazeta e Qershorit 2012

5QERSHOR 2012 NGJALLJA

Tiranë

Hapi dyert kisha e re e Gjithë Shenjtorëve

Dielën e Gjithë Shenjtorëve, më 10qershor, ditën kur feston, me Shër-besën e Hapjes së Dyerve dhe Litur-gjinë e parë Hyjnore. Ato u kryennga Kryepiskopi Anastas, i ndihmu-ar nga Episkopi i Amantias, HirësiNathanaili dhe klerikë të tjerë. Nëfjalën e tij Kryepiskopi theksoi rë-ndësinë e kësaj dite dhe falënderoitë gjithë ata që kanë kontribuar përndërtimin e saj. Ai u ndal gjithashtunë kuptimin e të kremtes dhe rëndë-sinë e dëshmisë së shenjtorëve tëKishës, e të gjithë atyre që u lutëne sakrifikuan për ruajtjen dhe për-parimin e besimit.

Kisha do të shërbejë rregullisht,dhe çdo të diel e të kremte do tëkryhet Liturgjia Hyjnore, si dhe tëgjitha llojet e shërbesave.

Të gjithë e kanë parasysh për-pjekjen mbi 20-vjeçare të Kryepi-skopit Anastas për të ndërtuar kishasa më funksionale dhe afër besim-tarëve. Dhe jo vetëm në qendrat eqyteteve, por atje ku janë besim-tarët. Kjo është synuar edhe nëTiranë, me gjithë vështirësitë që pa-raqet kryeqyteti për gjetjen e she-sheve të ndërtimit për këtë qëllim.Një komunitet i madh orthodhokska ekzistuar prej kohësh edhe në

lagjen periferike të Kombinatit dhepër t’iu përgjigjur nevojave të tij, nëmungesë të një hapësire tjetër, upërdor oborri i kompleksit “Nazaret”për të ngritur kishën e tyre. Kjo ki-shë, duke qenë afër varrezave pu-blike të Sharrës, do krijojë mundësimë të mira edhe për shërbesat për-kujtimore për të fjeturit orthodho-ksë.

Kisha, që i kushtohet të GjithëShenjtorëve, është e stilit bazilikë

me kupolë dhe portik nga tri anët.Lartësimi i kambanave bëhet meanën e një konstruksioni mural tëdrejtë, me tri dritare ku janë vendo-sur kambanat. Sipërfaqja e për-gjithshme e saj është rreth 250 m2,me lartësi në kupolë 12.5 metra.Ikonostasi i gdhendur me dorë dheikonat janë realizuar nga mjeshtrit epunishteve përkatëse të kompleksit“Nazaret”.

Kisha filloi nga funksionimi të

Page 6: Gazeta e Qershorit 2012

6 NGJALLJA QERSHOR 2012

(vijon nga faqja 1)

u shpall zyra “Papadatos Partnership LLP Ar-chitects”, nga Nju Jorku. Në vijim, projektitfillestar iu bënë përpunime të mëtejshme.

Kompleksi i veprës përbëhet nga këtokorpuse: Kisha katedrale, Kishëza, Kamba-norja, Selia e Sinodit të Shenjtë dhe QendraKulturore. Koncepti arkitekturor i Kishëskatedrale mbështetet në ciklin, që përmbankuptimin e kohës së pafundme (së përjetshme),aksi kulmor i të cilit (ai që lidh tokën me Qiejt)përbën edhe qendrën e të gjithë ansamblit. Kyaks është po ashtu edhe qendra e një kryqi tëmadh, me gjatësi dhe gjerësi 49 m, krahët e tëcilit përbëjnë masat kryesore mbështetëse tëkishës. Kisha mbulohet me kupolë, me dia-metër të brendshëm 26 m dhe lartësi 23 m,ndërsa katër masat mbështetëse përfundojnëme mbulesa gjysmëcilindrike.

Kryqi i kupolës, katër mbulesat gjysmëcili-ndrike të masave mbështetëse dhe tri absidate Hierores janë të veshura me fletë bakri ngjyrëfloriri. Në ndarjet ndërmjet dritareve të kupolësjanë vendosur perimetrikisht 52 elementë de-korativë në reliev, ndërsa katër masat mbë-shtetëse dekorohen me basoreliev, me temësiglën dhe kallirin, si simbol i sakrificës dhepjellorisë.

Pamja perëndimore - fasada e kishës for-mohet nga një hark i madh. Ky hark krijonpërshtypjen e mikpritjes dhe shiriti i ndritshëmi qelqtë, në ngjyrë të kaltër, të jep përshtypjene harkut të ylberit. Muri perëndimor është i

Përfundon Kompleksi i Katedrales së re“Ngjallja e Krishtit”, Tiranë

veshur me mermer të bardhë dhe në qendër tëtij ndodhet hyrja kryesore. Mbi hyrjenkryesore është vendosur një kryq i madh ibronztë, i qarkuar nga dy kallinj, simbol i dashu-risë sakrifikuese dhe i përkushtimit (Joani,12.24).

Lozha (gjinekoniti), që ndodhet mbinarteksin dhe dy hajatet anësore, disponondysheme të shkallëzuar, në mënyrë që të gjithëbesimtarët të kenë kontakt pamor me naosinqendror, amvonin dhe ikonostasin. Kupolapërbrenda është me reliev të dekoruar memozaik, në qendër të të cilit mbizotëron “iGjithëpushtetshmi”, ndërsa dymbëdhjetëndarjet përreth mbulohen me paraqitjen e

dekoruar të qiellit. Përqark të Gjithëpushtet-shmit, dymbëdhjetë rreze të krijojnë ndjesinëe rrezeve të Dritës Hyjnore, e cila nëpërmjetdritareve përçohet në të gjithë qytetin. Po ashtume mozaik është zbukuruar absida e hieroresdhe katër harqet që mbajnë kupolën. Midishierores dhe naosit qendror ndodhet solea, ecila është e vendosur 50 cm më lart. Llamba-dari qendror është kompozuar me fletë bronzi,duke krijuar nivele të njëpasnjëshme qirinjshnë formë rrethore dhe gjysmërrethore. Poashtu, 120 qirinj, të shpërndarë në mënyrëperimetrike, plotësojnë ndriçimin e kishës.

Në qoshen veriperëndimore të truallit ështëndërtuar Kishëza, e cila mbulohet me çati në for-

Page 7: Gazeta e Qershorit 2012

7QERSHOR 2012 NGJALLJA

më kryqi. Kubeja e saj, e veshur me fletë bakri,përfundon me dritare rrethore. Hierorja veço-het nga një ikonostas i gdhendur në dru, ndërsanga një dritare rrethore e qelqtë, në qendër tëdyshemesë, drita natyrale hyn në pagëzimoren,e cila gjendet pikërisht poshtë kishëzës, në katine nëndheshëm. Kishëza i kushtohet Lindjes sëKrishtit dhe është e zbukuruar me ikonografimurale.

Konceptimi arkitekturor i Kambanores melartësi 46 m u bë nga Kryepiskopi Anastas,ndërsa projektimi përfundimtar u krye nga njëgrup projektuesish. Ajo përbëhet nga katërllambadhe Pashke, të cilat simbolizojnë katërUngjillorët që shpallin Ngjalljen. Ato bashkohenrreth boshtit qendror të shkallëve. Shkallarrethore të çon në dy kate të hapura, ku janëvendosur 16 kambana. Mbi kambana, ka njëorë katërfaqëshe shënon kohën.

Në anën lindore të Kompleksit gjendet Se-lia e Sinodit të Shenjtë, ku do të vendosenzyrat e Sinodit, të Kryepiskopatës, bibliotekadhe dy kishëza. Këto mjedise janë të vendosuranë katër kate të mbidheshme e në dy të nëndhe-shme. Në katin e tretë, tri veranda të mëdhashikojnë drejt qendrës së Tiranës e Kishëskatedrale.

Plotësimi i nevojave për një Qendër Kultu-rore dhe Konferencash u realizua me shfrytë-zimin e dy kateve të nëndheshme, nën sheshine kishës katedrale. Qendra përmban amfiteatër,me kapacitet prej 500-850 vendesh, që mundtë përdoret, gjithashtu, edhe për referate, shfa-qje dhe veprimtari muzikore. Krahu i mjediseve

ndihmëse - prapaskenave, krijojnë mundësi qësalla të përdoret edhe si teatër.

Në pjesën lindore të amfiteatrit, është kriju-

ar një muze i vogël, një sallë referatesh, mjedise

për bankete dhe një sallë për ekspozitat dhe

veprimtaritë e fëmijëve.

Në të djathtë të shkallëve të mermerta ma-

dhështore që të çojnë drejt Kishës katedrale,

ekziston një hapësirë e bollshme për ambientet

e librarisë dhe të dyqanit të objekteve ki-

shtare. Ndërkohë, në krahun e majtë të shka-

llëve ndodhen dy salla për takimet e të rinjve

dhe e besimtarëve pas mbarimit të shërbesave

kishtare. Në anën veriore, përpara Qendrës

Kulturore, është krijuar një amfiteatër i vogël,

i hapur, për veprimtari verore.

Me këtë vepër, Kisha Orthodhokse Auto-qefale e Shqipërisë synon të kontribuojë nëplotësimin esencial të nevojave fetare të besim-tarëve, në kultivimin shpirtëror të të rinjve, nërimëkëmbjen e jetës kulturore dhe sociale tëTiranës dhe, më gjerë, të të gjithë Shqipërisë.Gjithashtu, ajo ka si qëllim të kontribuojë nëzhvillimin e marrëdhënieve ndërkulturorendërmjet grupeve sociale dhe në plotësimin enevojave strehimore të Sinodit të Shenjtë dhetë Kryepiskopatës së Tiranës. Morfologjia ejashtme e Kompleksit gërshetohet si me formëne Kishës katedrale, ashtu edhe me arkitekturënkarakteristike të godinave ministrore rreth sajdhe integrohet harmonikisht në qendrënhistorike të kryeqytetit, duke i shtuar asajelementë evolutivë të shek. XXI.

Iniciativa, mbledhja e fondeve dhe mbikë-qyrja e veprës u bë nën kujdesin personal tëKryepiskopit Anastas.

Të dhëna për KompleksinSipërfaqja e truallit: 5039 m2

Sipërfaqja e kishës katedrale: 1660 m2

Lartësia e kishës katedrale: kupola 29.2 m, kryqi 32.2 mSipërfaqja e kishëzës: 55 m2

Lartësia e kishëzës: 6.3 mSipërfaqja e qendrës sinodike: 830 m2

Lartësia e qendrës sinodike: 22 mSipërfaqja e kambanores: 42 m2

Lartësia e kambanores: kubeja 43 m, kryqi 46 m

Fillimi i veprës: korrik 2004Përfundimi i veprës: maj 2012

Page 8: Gazeta e Qershorit 2012

8 NGJALLJA QERSHOR 2012

Edhe kur erdhi dita e Pentikostisë, ishin të gjithë me një zemër

në një vend. Edhe papritur u bë një oshtimë nga qielli si oshtima e

një ere që fryn me fuqi, dhe mbushi gjithë shtëpinë ku ishin duke

ndenjur. Edhe u dukën mbi ta gjuhë duke u ndarë si prej zjarri, dhe

ndenjën mbi gjithsecilin nga ata. Edhe u mbushën të gjithë me Shpirt

të Shenjtë, e zunë të flisnin me gjuhë të tjera, siç u jepte Shpirti të

flisnin.

Veprat e Apostujve 2:1-4

Ditët që pasuan Ngjalljenishin të ngarkuara me dyshimedhe frikë për dishepujt e Krishtit.

Disa nga ata e kishin parërealisht Krishtin e Ngjallur - nëdhomën e sipërme, rrugës për nëEmaus, madje kishin prekurplagët e Tij dhe ndarë me Të njëcopë peshk. Tashmë të gjithëndodheshin të mbledhur, nëpritje. Nuk do ketë qenë e lehtëpër ta, të ngjeshur në një hapësirëtë vogël, duke pyetur veten seçfarë pritnin të ndodhte dheçfarë kërkohej nga ata. Atëherëfryu era, u shfaqën gjuhët e zja-rrit dhe nisën të flisnin në gjuhëtë tjera.

Nga jashtë, turma në rrugëpyeste: “Vallë, ç’të jetë kjo?”Madje edhe disa dishepuj tëJisuit, të cilët kishin parë mrekullitë shumta dhe e kishin dëgjuarvetë Birin e Perëndisë, mund t’ikenë bërë jehonë pyetjes:“Vallë, ç’të jetë kjo?”

Ndërsa lexojmë rrëfimin ePentikostisë së parë, edhe ne egjejmë veten në këtë pyetje:“Vallë, ç’të jetë kjo?” Ata qëndodhen mes krizës politikeapo financiare, dhunës, pushti-mit, luftës apo konfliktit pyesin:“Vallë, ç’të jetë kjo?” Ata qëpersekutohen për bindjet dhebesimin e tyre pyesin: “Vallë,ç’të jetë kjo?” refugjatët, vikti-mat e katastrofave natyrale -përmbytje, thatësirë, tërmete,cunami - pyesin: “Vallë, ç’të jetëkjo?” Ata që janë infektuar ngaSIDA apo që luftojnë për tësiguruar ushqimin familjeve tëtyre, ujin e pijshëm, një strehë,arsimim pyesin: “Vallë, ç’të jetëkjo?” Ata që vuajnë largimin eparakohshëm të një personi tëdashur pyesin: “Vallë, ç’të jetë

Mesazhi i Pentikostisëi Presidentëve të Këshillit Botëror të Kishave

Edhe të gjithë mahniteshin dhe vrisnin mendjen duke i thënë njëri-tjetrit: “Vallë, ç’të jetë kjo?” (Vep.2.12)

kjo?” Ata që rrezikojnë të humba-sin vendin ku kanë lindur për shkaktë ndryshimeve klimatike pyesin:“Vallë, ç’të jetë kjo?”

Kur reflektojmë për ngjarjen ePentikostisë, kuptojmë që ky

veprim i parë i Shpirtit të Shenjtënxjerr në pah diversitetin e popullittë Perëndisë. Dishepujt nuk vijnënga i njëjti vend, nuk flasin të njëj-tën gjuhë. Kanë bindje të ndry-shme për mënyrën se si duhet të

interpretojnë atë që jetuan apopanë. Por janë dakord për të njo-hur veprat e mëdha të Perëndisëdhe fuqinë e Perëndisë për t’ishndërruar, ata dhe botën.

Në të njëjtën mënyrë si Shpirtii Shenjtë zbriti mbi dishepujt,ashtu vjen edhe sot te ne. Mepraninë e gjallë Jisu Krishti vazh-don veprën shpëtimtare të shëri-mit të rënies së botës, duke na in-spiruar guxim, shpresë dhe fuqinëtransformuese të dashurisë.

Le të na mbushë edhe një herëShpirti i Shenjtë i Pentikostisë sëparë, që, ashtu si dishepujt e mble-dhur së bashku, të jemi të mbushurme dashurinë e Perëndisë dhe meaftësi të reja për të kuptuar njëri-tjetrin. Dhe që të arrijmë tëshndërrohemi, që të mundim tëshpallim veprat e mëdha të Pe-rëndisë në botën e sotme!

Presidentet dhe presidentët eKëshillit Botëror të Kishave

Kryepiskopi Anastas, i Tira-nës dhe i gjithë Shqipërisë

Z. John Toraanui Doom, Ki-sha protestante maohi (PolinesiaFraceze)

Pastor Simon Dossou, Kishaprotestante metodiste e Beninit

Pastor Soritua Nababan, Ki-sha e krishterë protestante batak(Indonezi)

Pastore Ofelia Ortega, Ki-sha presbiteriane e reformuar eKubës

Patriarku Abune Paulos,Kisha orthodhokse Tewahedo eEtiopisë

Pastore Bernice PowellJackson, Kisha e bashkuar eKrishtit (SHBA)

Znj. Mary Tanner, Kisha eAnglisë.

Page 9: Gazeta e Qershorit 2012

9QERSHOR 2012 NGJALLJA

….Ringjallja e Kishës Orthodhokse tëShqipërisë është vepër e fuqisë së Perëndisë,të vënë në veprim me anën e besimit të tëkrishterëve, të cilët nuk mohuan emrin e Krishtit,me gjithë vështirësitë që përballuan gjatëdhjetëvjeçarëve të fundit.

Në këtë pikë, duhet të nxjerrim në pahelementin flijues të besimit, që fsheh sekretin eshkëlqyer të fuqisë së perëndishme. Thënia eApokalipsit të Shenjtë “pak fuqi ke, megjithatënuk e mohove emrin tim”, tregon besimin,dashurinë dhe dëshirën për sakrificë të të kri-shterit, për dashurinë ndaj tjetrit. Kjo gatishmëripër sakrificë, pranimi i asaj që është e kundërtae të dëshiruarës; të sakrifikosh jetën për tëjetuar, të bëhesh rob për t’u bërë i lirë, të bëheshi fundit për t’u bërë i pari, është një liri që që-ndron më lart se arsyetimi njerëzor, një tejkalimi mrekullueshëm i marrëdhënieve, zakonisht tëpranueshme. Kjo karakterizon Fort të Lumturin

Kryepiskop të Tiranës, Durrësit dhe të gjithëShqipërisë, z. Anastas, i cili i thirrur për t’u shër-byer besimtarëve, zakonisht të injoruar nëAfrikë, shpejtoi atje duke sakrifikuar çdo gjë tëtijën, madje edhe veten. Po ashtu, i thirrur përt’i shërbyer popullit të Perëndisë këtu në Shqi-përi, në kushte të zeros, shpejtoi gjithashtu, dukemos përfillur vështirësitë dhe duke sakrifikuarpërsëri pozita, komoditete dhe nderime. Kjogatishmëri e përsosur dhe pa prapamendim, përt’u flijuar, kjo vdekje e vullnetshme në favorvëllezërve dhe të bijve të tij shpirtërorë, kjo bi-ndje deri në vdekje në thirrjen e Krishtit, që emori me anën e Kishës së Tij, është mjeti krye-sor, me të cilin doli fuqia nga Zoti dhe ringjalliKishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,natyrisht duke bashkëvepruar edhe faktorët etjerë të lartpërmendur.

Pra, dera tashmë u hap, fuqia mirëbërëse eKrishtit u derdh, hemorragjia u shërua, rimë-

këmbja filloi. Rreziku i ndërprerjes së ecjes drejtqiellit mund të rezultojë vetëm nga ftohja e zellittë besimtarëve.

Ndaj, në mënyrë atërore gjithnjë ngulmojmëqë të lavdërojmë nga thellësia e shpirtit Perë-ndinë për punën e kryer deri tani… Hiri dhepërdëllimi i Tij i madh le ta mbulojë Shqipërinëe dashur dhe Kishën Orthodhokse Autoqefaletë saj, t’i falë shëndet, përparim, paqe, unitetdhe dashuri gjithë popullit të saj, pavarësisht ngabesimi fetar, t’u falë paqe dhe bashkëpunimpaqësor gjithë popujve të Ballkanit e mbarërruzullit. Amin.

Patriarku Ekumenik Vartholomeu Inë Liturgjinë Hyjnore

të përbashkëtme Kryepiskopin Anastas

në Tiranë,e diel, 7 nëntor 1999.

Patriarku Ekumenik Vartholomeu I për Kryepiskopin Anastas

Gatishmëri e përsosur dhe pa prapamendim

Nga Fortlumturia e Tij, Papa dhe Patriarku i Aleksandrisë dhe i gjithë Afrikës, Theodhori II

“... E gjithë jeta juaj, është një kontribut për Kishën,

shkencën dhe njeriun”

Fortlumturi, vëlla,

Lidhje të veçanta dhe të pashkëputshmekishtare, në kuadrin e rendit kishtar kanonik dhetë reciprocitetit, e lidhin gjithmonë Kishën e vje-tër të Aleksandrisë, Patriarkanën e Aleksa-ndrisë që është froni i dytë, me Kishën e Shenjtëtë Shqipërisë. Lidhje të veçanta, pasi Ju i shër-byet për shumë vite Kishës së Aleksandrisë.Jetuat në Kenian e largët, në mes të misionevetë këtij vendi ekzotik, por edhe në zona shumëtë vështira e pa rrugë. Lutjet tuaja, lotët, dashuriajuaj e madhe për Krishtin dhe njeriun, e bënëpjellore pemën e besimit orthodhoks në Afrikëdhe gjallëruan brenda zemrës së vëllait afrikanbesimin në Perëndinë.

Në këtë çast, sjellim në mendje fjalët ehimnologut dhe i marrim hua, sepse janë tëpërshtatshme për këtë rast: “Ti nga Jerusalemipredikove tek të gjithë Ungjillin, duke shku-ar përqark tërë dheut, deri në cepat e Afri-kës, duke lëçitur thërrisje: O Perëndi i etërvetanë, je i bekuar”. Këtë dëshmi Jua ofrojmëme shumë dashuri, vëlla i shenjtë, që është një

përvojë e zemrës sonë nga cepat e dheut afri-kan, nga katër anët e kontinentit të ndriçuar tëAfrikës dhe misionet e pafund të dashurisë e tëhumanizmit. Sepse shërbimi Juaj hierapostolikka lidhje me njeriun dhe shpëtimin e tij, paqen,drejtësinë, luftimin e urisë dhe arsimimin e popu-llit afrikan. Zemra jonë është shumë e emocio-nuar Fortlumturi, sepse një koincidencë e lumturdhe shumë e bekuar, ju solli pranë nesh. Nëpersonin Tuaj, ne si Patriarkanë shumë e vjetërdhe e hershme, shikojmë timonierin e aftë dheliderin shpirtëror të Kishës së Shenjtë të Shqipë-risë dhe shpresojmë që marrëdhëniet e shkëlqy-era të të dyja Kishave, bashkëpunimi dhe ndihmareciproke të fuqizohen, për lavdi të Perëndisëdhe shenjtërimin e njeriut. Por nga ky vend, dë-shirojmë t’ju falënderojmë siç duhet dhe ngazemra për mbështetjen e pallogaritshme dhe tëvazhdueshme që na keni ofruar për veprën eHierapostullisë…

...Pa dyshim, vëlla i shtrenjtë Fortlumturi,bëni pjesë në personalitetet e mëdha të epokëssonë. Gjatë gjithë jetës suaj, u shquat për moralin

tuaj të paqortueshëm, formimin e shkëlqyershkencor, njohjen e admirueshme të gjuhëve,për aftësinë tuaj të shkëlqyer organizative, përndjeshmërinë tuaj në çështjet e paqes, drejtësisësociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut.Të gjitha veprimet tuaja frymëzohen ngakoncepti ekumenik i Kishës, që ju fal mundësinëtë qëndroni me respekt ndaj të qenit ndryshe tëatyre që kanë besim të ndryshëm apo fe tëndryshme, ndaj të cilëve silleni pa mëri, por medashuri të vërtetë dhe të bollshme...

E gjithë jeta Juaj, është një kontribut përKishën, shkencën dhe njeriun. Në personin Tuajtregohet qartë se çfarë mund të ofrojë një njerii vetëm, i pajisur me fuqi të paepur shpirtërore,personalitet të fortë dhe vizion të madh. Ne jujapim premtimin vëllazëror se do të jemi pranëJush, do të lutemi që Perëndia i shenjtë t’Ju falëfuqi, shëndet, jetë të gjatë, kurajë dhe çdo të mirë.

Fjalimi përshëndetës i mbajtur nëLiturgjinë e përbashkët në Kishën

“Ungjillëzimi i Hyjlindëses”,Tiranë, 1 nëntor 2009.

Page 10: Gazeta e Qershorit 2012

10 NGJALLJA QERSHOR 2012

Por, për të pasur një përshkrim të saktë të ngjarjeve të vitit 1992,dhe që të mos lihen gjërat të mjegullta në të ardhmen, është enevojshme t’iu referohem këtyre ngjarjeve në mënyrë përmble-dhëse... Kur për 23 vite me radhë, ishte shpërbërë çdo strukturëfetare në vend, i vetmi autoritet që kishte përgjegjësinë dhe mundësinëpër të marrë iniciativa për ringritjen e Kishës Orthodhokse nëShqipëri, ishte Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës. Kjonjihet nga të gjitha Kishat Orthodhokse si e para për nga radha dhepërgjegjëse për Kishat nevojtare. Për ndërmarrjen e veprimeve tëduhura, sigurisht që mori edhe mendimin e përgjegjshëm të nomo-kanonologëve dhe theologëve me eksperiencë.

Në fund të vitit 1990, ndërsa kisha qenë për 18 vjet profesor iHistorisë së Feve, në Universitetin Kombëtar Kapodistrian të Athinësdhe Episkop, Drejtor i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë,m’u kërkua nga Patriarkana Ekumenike të shkoj në Shqipëri, e cilasapo kishte dalë nga periudha e gjatë e persekutimit ateist, për tëshqyrtuar kushtet e reja fetare dhe mundësitë për ringritjen e KishësOrthodhokse. Një detyrë të tillë nuk e kisha menduar kurrë.Perspektiva ime ishte hierapostullimi në Afrikë, ku edhe ndodheshanë atë kohë. Sikundër e përmenda, vetëm një vit më parë, më 1989,në San Antonio të Teksasit, në SHBA, në Asamblenë HierapostolikeBotërore të Këshillit Botëror të Kishave, kryetar i së cilës isha, nëfjalimin tim: “U bëftë vullneti Yt - Hierapostullim në gjurmët e Krishtit”,përshkrova vendet ku të krishterët përballeshin me shumë vështirësie midis të tjerave theksova “gabimin e madh dhe mëkatin e ne tëkrishterëve: “... që tregohemi indiferentë për padrejtësitë në Evropë,si p.sh. në Shqipëri, ku shtypen 400.000 të krishterë (atëherë nuk idija numrat e saktë), të cilëve Kushtetuta e vendit u ndalon çdoshprehje të besimit, madje edhe të drejtën themeltare për të besuar”.

Mbërrita në Tiranë sapo u dha miratimi i autoriteteve shqiptare,më 17.7.1991. Gjatë vizitës sime në Shqipëri, konstatova shkretimine frikshëm që kishte shkak-tuar persekutimi i egër. Ve-primi im i parë ishte krijimi injë strukture elementarekishtare për përfaqësimin eKishës lokale. Pra ndaj edhethirrëm (1-2.8.1991), njëAsamble të PërgjithshmeKleriko-Laike, me pjesë-marrjen e 15 klerikëve tëmbetur dhe 30 përfaqësu-esve laikë të krahinave ki-shtare të Shqipërisë. NëAsamble u shqyrtua në më-nyrë të hollësishme gjendja

postkomuniste dhe u zgjodhën katër epitropë arkihieratikë dhe njëKëshill i Përgjithshëm kleriko-laik me 13 anëtarë. Përpjekja jonëkryesore ishte kërkimi i personave të përshtatshëm me shtetësishqiptare për t’i dorëzuar si episkopë; e kryesisht gjetja e kandida-turës së kryepiskopit, qoftë edhe nga rreshtat e laikëve të arsimuar,të cilët ishin të pamartuar. Fatkeqësisht, diçka e tillë ishte e pamundur.Të gjithë dhe gjithçka koincidonin në një mendim, se ringritja e Kishëslokale ishte e paarritshme e bazuar ekskluzivisht në mundësitë ebrendshme.

Në maj të vitit 1992, po bëhesha gati për t’u kthyer përsëri nëdetyrimet e mia të Universitetit. Isha propozuar edhe si anëtar iAkademisë së Athinës. Atëherë, shumë klerikë dhe laikë të Kishëssë Shqipërisë, pavarësisht origjinës, m’u lutën të qëndroja dhe tëndërmarr veprën e ringritjes së Kishës së shkatërruar. Një përfaqësie Këshillit të Përgjithshëm Kishtar vizitoi Patriarkanën Ekumenike(5-8.6.1992), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjene Eksarkut Patriarkal si Primat i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.Nuk bëhej fjalë për ofrimin e ndonjë froni; Kryepiskopata nuk dispo-nonte as edhe një dhomë të vetme, as një fije letër dhe as lekë. Ishtecaktimi i një apostullimi kryqi, në një rajon të vështirë dhe të shkretuar.

Më 24.6.1992, Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike ezgjodhi me votim unanim ekzarkun e deriatëhershëm Kryepiskop tëTiranës dhe të gjithë Shqipërisë, si dhe zgjodhi tre Mitropolitë tëtjerë, për krijimin e Sinodit lokal. Ky veprim bazohej në faktin sePatriarkana Ekumenike ka përgjegjësinë për Kishat në nevojë dhese ishte ajo që i kishte dhënë Autoqefalinë Kishës së Shqipërisë. Sirrjedhojë, ajo vetëm mund të ndërmerrte iniciativën për krijimin, nënjë kohë sa më të shkurtër të Kishës lokale. Mbi 23 vite ishteshfuqizuar çdo strukturë e Kishës lokale dhe për disa teologëorthodhoksë, përderisa nuk ekzistonte Kisha lokale, nuk ekzistonteas autoqefalia. Me zgjedhjen e Kryepiskopit, Patriarkana Ekumenike

nuk u interesua të heqë Au-toqefalinë, por ndodhi pikë-risht e kundërta, e siguroi atë.Për të mos lënë asnjë lloj ngu-rrimi, Patriarkana vendosi tëpërshpejtojë procedurat.Dhe për të rivendosur struk-turën kishtare në mënyrëthelbësore, zgjodhi pra krye-piskopin, sepse Kisha Or-thodhokse nuk mund të kup-tohet pa episkop.

ZGJEDHJA DHE FRONËZIMI

Kryepiskopi Anastas për ngjarjet që shënuan Ringritjen Kanonike të Kishës sonë

Marrë nga artikulli i ga-zetës “Ngjallja”, dhjetor 2010“Edhe një përgjigje tjetër ndajshpifjeve këmbëngulëse”.

Page 11: Gazeta e Qershorit 2012

11QERSHOR 2012 NGJALLJA

Kremtohen dhe veç e veç, porne, për t’i nderuar më shumë ikremtojmë së bashku më 30 qer-shor. Kremtimi së bashku filloi,ndoshta kur Perandori Konsta-ndini i Madh ndërtoi në Konsta-ndinopojë kishën e 12 Apostujve, ecila ishte njëkohësisht edhe mau-zole ku ishin varrosur gati të gjithëperandorët bizantinë. Atje u varrosedhe ai, në mes të arkivoleve tëpërgatitur të 12 Apostujve (atëherëshumica e tyre ishin ende bosh).

Kisha e 12 Apostujve, e llojit bazi-likë, u dogj në një kryengritje nëvitin 532 pas. Kr. Por, PerandoriJustinian I (527-565) ndërtoi njëkishë tjetër shumë të famshme mi-dis viteve 536-546, e cila vinte edyta pas Kishës së Shën Sofisë përnga rëndësia dhe madhësia.

Pas pushtimit turk, më 1453, ubë Kisha Patriarkale, por SulltanMehmeti II (1451-1481) e shkatë-rroi, pasi ajo ishte simboli i Pera-ndorisë së mundur Bizantine, pikë-risht sepse në të ndodheshin varrete Perandorëve. Në vend të saj aindërtoi xhaminë e njohur me emrine tij (Mehmedie). Kopja e kishës së12 Apostujve është Katedralja eShën Markut në Venecia.

Në derën e kësaj kishe të Kon-standinopojës ishin shkruar emrate 12 Apostujve: Petri dhe Pavli,Andrea, Jakovi i Zevedheut, JoanTheologu, Filipi, Vartholomeu,Thomai, Mattheu, Simoni, Markudhe Llukai. Kjo nuk është sipaslistave me emrat e tyre që gjejmënë Dhiatën e Re (Mattheu 10, 2-4Marku 3, 16-19, Llukai 6, 14-16,Vep. Ap. 1, 13). Kjo ishte sepse nëgrupin e të 12-ve ishin numëruar,në vend të apostujve Jakov i Alfeut,Thadheu dhe Matheu, që kremto-hen së bashku me 70 dishepujt, edheShën Pavli dhe Ungjillorët Markdhe Lluka, për kontributin e tyre përKrishterimin.

Në fillimet e Krishterimit 12 apo-stujt kremtoheshin të Dielën e Parëpas Pashkës.

Në ikonën përkatëse të apo-stujve, në qendër paraqiten Petri,Pavli dhe Joani, duke mbajtur nëduar Kishën dhe gjithë të tjerët ja-në të vendosur në formë harku rrethtyre. Ata janë themeluesit e Kishës

Kremtimi i 12 Apostujve(30 qershor)

së Krishterë - jo si ndërtesë, por siEtër shpirtërorë. Edhe në ikonë ata

Konstandin Zografi, Shek. XVIII

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

KORRIK 20121 E Diel † 4 MATEUT.Anargjendët Kozma eDamian, romakë.6 E Premte † Hierod. Asti iDurrësit. Osh. Sisoi. Dëshg.Luçia, Riksi etj. (Vaj e verë)7 E Shtunë † Dëshg.Qiriaqia (E Diela). 7 dësh. nëDurrës. Osh. Thomai.

8 E Diel † 5 MATEUT.Dëshm. Prokopi dheTheodhosia, nëna e tij.10 E Martë † Dësh. i riNikodhimi në Berat. 45 dësh.në Armeni.14 E Shtunë † Ap. Akilanga 70-t. Nikodhim ajoriti.Trifoni në Sheqishtë (Fier).

15 E Diel † E ETËRVESIN. IV EK. Dësh. Kiriku,Julita. Vladimiri i Madh.17 E Martë † Dëshmg.Marina. Dësh. Sperati dheVeronika.20 E Premte † Pr. IliaThesviti. Osh. Avrami nëRadonezh. (Vaj e verë)21 E Shtunë † Osh. Joani,Simeoni i marrë më Krishtin.Prakseda, romake.

22 E Diel † 7 MATEUT.Maria Magdalena,miroprurëse. Dëshg.Markela.24 E Martë † Dëshmg.Kristina. Omol. Athinagora.Dësh. Borisi e Gljebi.25 E Mërkurë † Fjetja eShën Anës. Olimbiadha,dhjakone. Oshg. Efpraksia.(Vaj e verë)26 E Enjte † Oshdg.Parashqevia (E Premtja).Hierod. Ermolau, Ermipi.27 E Premte † Dëshm.Pandeleimoni. Klimi, Gorazdi,Angjelari etj. ndriç. të sllav.(Vaj e verë)28 E Shtunë † Ap. e dhjak.Prohori, Timoni, Parmenai,Nikanori nga të 70-t.

29 E Diel † 8 MATEUT.Dësh. Kaliniku, Theodhotame 3 fëmijët. (Bëhet Efqeli)

Pastaj u ngjit në mal dhe thirri pranë ata që deshi vetë;dhe ata shkuan tek ai. Dhe nga ata zgjodhi dymbëdhjetë qëtë rrinin me të, e që t’i dërgonte për të predikuar, e mepushtet për të shëruar sëmundjet, e për të nxjerrë demonët:Simonin, të cilit i vuri emrin Petër; dhe Jakovin, të birin eZevedheut, dhe Joanin, vëllain e Jakovit, të cilëve u vuriemrin Voanergjes, që do të thotë bij të bubullimës; dheAndrean e Filipin, e Vartholomeun, e Mattheun, e Thomain,e Jakovin e Alfeut, e Thadheun, e Simon Kananitin, dhe JudaIskariotin, i cili dhe e tradhtoi.

Mark 3, 13-19

janë të paraqitur sipas listës sëshkruar në Kishën e 12 Apostujve.

Page 12: Gazeta e Qershorit 2012

12 NGJALLJA QERSHOR 2012