Fusha: Specialiteti - Doktoratura ne UT · Sistemet Zgjedhore dhe ato te Kuotave Gjnore ne...

236
\NSTITUTI t STUDIMEE E VROPIANE U1 REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE * Punim Shkencor ne Kerkim te Grades: "DOKTOR SHKENCASH" Tea: "SISTEMET ZGDHORE DHE ATO TE KUOTAVE GJNORE, NE KENDVESHTRIM E IMPAKTIT TE TYRE NE PERFAQESIMIN E BARABARTE GJOR NE PUSHTETIN LEGJISLATI EKZEKUTIV, GJYQESOR D ADMINISTRATEN PUBLIKE" Fusha: E Drejta Pub like I Te Drejtat e Njeriut. Specialiteti: Politika dhe Qeverisja ne Europe. E drejta e perqesimit te barabarte gjinor ne vendimmarrje, si e drejte publike e qeverisjes ne BE. rohetmedate: I /2015 Studenti: D: Anna XKA KOMISIONI: 1.___________Kryetar 2. Anetar ( opponent) 3. Anetar ( opponent) 4. Anetar 5. Anetar Udheheqesi Shkencor: Prof. Kosta BAABA Anetar i Asociuar i Akademise se Shkencave Tirane, 2015

Transcript of Fusha: Specialiteti - Doktoratura ne UT · Sistemet Zgjedhore dhe ato te Kuotave Gjnore ne...

\NSTITUTI t STUDIME\/E

EVROPIANE

U1

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES

INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE *

Punim Shkencor ne Kerkim te Grades: "DOKTOR SHKENCASH"

Terna: "SISTEMET ZGJEDHORE DHE ATO TE KUOTAVE GJNORE, NE KENDVESHTRIMIN E

IMPAKTIT TE TYRE NE PERFAQESIMIN E BARABARTE GJINOR NE PUSHTETIN

LEGJISLATIV, EKZEKUTIV, GJYQESOR DHE ADMINISTRATEN PUBLIKE"

Fusha: E Drejta Pub like I Te Drejtat e Njeriut.

Specialiteti: Politika dhe Qeverisja ne Europe. E drejta e perfaqesimit te barabarte gjinor ne vendimmarrje, si e drejte publike e qeverisjes ne BE.

Mbrohetmedate: I /2015

Studenti:

MND: Anna XHEKA

KOMISIONI: 1.___________ Kryetar2. Anetar ( opponent) 3. Anetar ( opponent) 4. Anetar 5. Anetar

Udheheqesi Shkencor:

Prof. Kosta BARJABA

Anetar i Asociuar i Akademise se Shkencave

Tirane, 2015

Sistemet Zgjedhore dhe ato te Kuotave Gjnore ne Kendveshtrimin e Impaktit ne Perfaqesimin e Barabarte Gjinor ne Pushtetin Legjislativ, Ekzekutiv; Gjyqesor dhe Administraten Publike

XVII. LISTA E TABELAVE

Tabela Nr.1: Perqindja e grave ne parlament ne 24 legjislatura kombetare nga viti 1945-2004 ............................................................ . ............................................................................................... 36

Tabela Nr. 2: Llojet kryesore te sistemit te kuotave te perdorura ne Europe ...................................... 61

Tabela Nr. 3: Kombinimet e llojeve te kuotave elektorale me momentet e procesit zgjedhor ............... 67

Tabela Nr. 4: Perfaqesimi i grave ne parlamentet kombetare te vendeve te BE/ EEA:

Niveli i perfaqesimit, lloji i kuotes dhe sistemi elektoral.. . ... . . ...... . . . ........................................ ........ 71

Tabela Nr. 5: Perfaqesimi i grave ne parlamentet kombetare te vendeve te BE-se: Prirja e balances gjinore ne dy periudha te njepasnjeshme krahasimore .. . ...................................................................... 76

Tabela Nr. 6: Ndertimi dhe efekti i kuotave gjinore ligjore ne 5 vende europiane ................................ 80

Tabela N r. 7: N dertimi dhe rezultatet e kuotave vullnetare ne 6 parti social demokratike ne Europe . . ..... . .. . .................................. . .................................................................................. 83

Tabela Nr. 8: Kuotat e grave udheheqese te partive kryesore politike ne vitin 2012 . ...... ....................... 90

Tabela Nr. 9: Perfaqesimi i grave ne parlamentet kombetare ne 8 vende gjate 5 zgjedhjeve, para dhe pas zbatimit te kuotes . ....... . . ....... . . .............................................................................. . ......................... 92

Tabela Nr.10: Grate ne parlament ne rang boteror 2014 ....... . . ....... . . ........................................ . . . 96

Tabela Nr.11: Perfaqesimi i grave dhe i burrave ne Parlamentin Europian sipas kontributit te shteteve anetare 2014 ... ......... ....... ......... ................. ... ................ ...... .................. .................................... 98

Tabela N r. 12: Perfaqesimi i grave ne parlamentin shqiptar ne vite ... . . ...................................... ...... . 102

Tabela Nr.13: Perberja dhe struktura e parlamentit shqiptar ne vitin 2015 ...................... ................ . . 106

Tabela Nr.14: Grate e zgjedhura ne parlamentin e Kosoves . ........ . ........ . .. .................................. 110

Tabela Nr. 15: Grate ne parlamentin kombetar gjerman (Bundestag) 1949-2011 . . . ............ ...... ........... 133

Tabela Nr. 16: Perfaqesimi i grave polake ne Sejm nder vite ............................................... . ..... . . . . . 137

Tabela Nr. 17: Numri dhe perqindja e grave depute ne Kuvendin Kombetar te Sllovenise . . . . . ...... .................. ..... . ... ..... . . . ..... . .................................................. . . . .... ..... ...143

Tabela Nr.18: Perqindja dhe numri i grave deputete ne Kongresin Spanjoll (dhomen e ulet) per tre partite e med.ha dhe koalicionet qe nga viti 1982 . ...... .. .. .................................................. . .. ... ... . ...146

Tabela Nr. 19: Perqindja e grave te nominuara dhe te zgjedhura ne parlamentin suedez ...... . . ... ...................... . ........ . ....... ......... . ....... . . ................................. .... . ............151

Tabela Nr. 20: Grate ne parlamentin suedez sipas partive .. .... . ... . ...................................... . . ... ....152

x

Sistemet Zgjedhore dhe ato te Kuotave Gjnore ne Kendveshtrimin e Impaktit ne Perfaqesimin e Barabarte Gjinor ne Pushtetin Legjislativ, Ekzekutiv; Gjyqesor dhe Administraten Publike

Tabela Nr. 21: Perqindja e grave ne pozicione ministrore ne rang boteror ..... ............................ . . .163

Tabela Nr. 22: Perfaqesimi i grave ne te tri nivelet e Komisionit Evropian .. .................................171

Tabela Nr 23: Faktoret qe pengojne adaptimin e legjislacionit gjinor ne bote ...... ............ .... ...... ...180

Tabela Nr 24: Mekanizmat e buxhetimit gjinor parlamentar .. ..... . .. . . .. . . . .... ...... ...... ...... ...... ..... ... ..182

XVIII. LISTA E GRAFIKEVE

Grafiku Nr. 1. Ndryshimet mesatare ne perfaqesimin e grave ne parlamentet kombetare 2003 -2013 sipas llojit te kuotes . . . . ...... . ........................................... ...... ...... ...... ...... ...... ........... . . ... ... . . . ...... . . . . . .. 64

Grafiku Nr. 2: Perfaqesimi i grave dhe i burrave ne parlamentet kombetare (njedhomeshe) ne vendet anetare 2013, and 2003*-2013 . ...... .. . ...... . . ......... . ....... ......... .. .... ...... .......................... . .... ...9 5

Grafiku Nr. 3: Perfaqesimi i grave dhe i burrave ne Parlamentin Europian, 1979- 2014 ...... ................ 98

Grafiku Nr. 4: Perfaqesimi i grave ne pushtetin ekzekutiv ne BE-27, 2003-2013 .... ...... ...... ..........16 1

Grafiku Nr.5: Perfaqesimi i grave ne Komisionin Europian gjate 25 viteve te fundit ........... ......... . ..162

Grafiku Nr. 6: Perfaqesimi i grave ne dy nivelet me te larta Gopolitike) ne administratat publike kombetare ne BE -27, 2012 dhe 2003-2012 .. .... . . ... . ........ . ... . . ...... ....................... .....................167

Grafiku Nr. 7: Perqindja e grave gjykatese ne gjykatat kombetare te larta ne te gjithe BE- ne per periudhen 2003-2012 . . ..... . . . . . . . . . . ...... . . . . . . .... . . . . ..........................................................................176

Grafiku Nr. 8: Perfaqesimi i grave ne Gjykaten e Larte te vendeve te Bashkimit Europian ne vitin 2012

. . . ..... . . . . ..... . . . ..... . . . ...... . ........ . ........ . .................................................................................. . . . .. 176

Grafiku Nr. 9: Perfaqesimi gjinor ne pozicionet e kryetareve te Gjykates se Larte Civile,

Administrative, Kushtetuese dhe Prokuroreve Publike ne 27 vendet e BE ne vitin 2012 . ...... ...... ...... ... 177

XIX. SHTOJCA

Shtojca A: Perkufizime ....................................... ................................. ...... .............. ....... .......208

Shtojca B: Rezultatet e kombinimeve re sistemeve zgjedhore me kuotat gjinore ................214

Shtojca C: E drejta pozitive dhe aktive e votes per grate ne rang boteror .. ......................... 218

Shtojca D: Grate udheheqese te qeverive ne rang boteror ................................................... ...223

XI

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

1

ABSTRAKT - PËRMBLEDHJE

Përfaqësimi i grave në organet vendimmarrëse të të tre pushteteve: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor

vazhdon të mbetet ende në nivele kritike, si dhe njëherësh sfidë e axhendës së përditshme të aktorëve

politike dhe të shoqërisë civile. Megjithëse gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë botërore,

ato përfaqësohen në nivele afër 20% në parlament në rang botëror dhe në nivele të përafërta në

ekzekutiv. Pavarësisht përpjekjeve shumëshekullore në kërkim të të drejtave të tyre politike,

vendimmarrja për gratë vazhdon të jetë “domen” i burrave, duke lënë jashtë fushës së mbulimit dhe

interesit shumë probleme jetike për to, pavarësisht progresit të arritur nga gjysmë shekulli i fundit të

vitit të kaluar e në vijim. Faktorët që diktojnë këtë nivel përfaqësimi të grave janë të shumtë, duke

filluar nga ata kulturorë, historikë, tradicionalë, ekonomikë, politikë, arsimorë e të tjera.

Në përpjekje për të ndryshuar këtë realitet, partitë politike, qeveritë, organizatat ndërshtetërore si

Bashkimi Europian etj, kanë marrë një sërë masash dhe kanë ngritur një sërë mekanizmash. Ky

studim analizon ndikimin e dy prej mekanizmave kryesorë institucionalë në sfidën gjinore në

vendimmarrje: i) të sistemeve zgjedhore dhe ii) të sistemeve të kuotave gjinore në përfaqësimin e

grave në organet vendimmarrëse të pushteteve si dhe në administratën publike, si një sektor i

rëndësishëm i vendimmarrjes publike.

Studimi analizon vende që përfaqësojnë praktikat më të suksesshme të balancës gjinore në botë dhe

Europë, por njëherësh edhe vendet e Ballkanit Perëndimor me fokus të veçantë Shqipërinë. Ky

konfiguracion gjeografik u përzgjodh në shërbim të qëllimit, për të përcaktuar modelin më të mirë

gjinor, por sigurisht të parë nën këndvështrimin e mundësive të përshtatjes me vende të ndryshme me

kulturë dhe tradita të ndryshme.

Për të konkluduar lidhur me këtë varësi janë referuar burime teorike, janë përdorur kërkime empirike,

si dhe teknika e analizës së treguesve sasiore të variablave të nevojshëm. Pavarësisht se nuk ka një

lidhje të drejtpërdrejtë midis sistemeve zgjedhore dhe përfaqësimit të grave në ekzekutiv, gjyqësor

dhe administratë, ky punim e analizon këtë varësi në mënyrë të tërthortë nëpërmjet analizës së

përfaqësimit të grave në parlament dhe këtij treguesi në pushtetet e tjera, për të konkluduar më pas

duke përdorur teorinë e “deduksionit”, në varësitë respektive të përfaqësimit të grave në të trija degët

e qeverisjes.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

2

Punimi del në përfundimin se ekziston një varësi e drejtpërdrejtë midis llojit të sistemit zgjedhor,

kombinuar me sistemin e kuotave gjinore, dhe përfaqësimit të grave në vendimmarrjen legjislative, së

pari duke përcaktuar kombinimin më të mirë të sistemit zgjedhor dhe kuotës gjinore. Gjithashtu, për të

arritur balancën gjinore, qeveritë kanë në dorë një mekanizëm të suksesshëm nëse ekziston vullneti i

mirë për ta përdorur, pikërisht ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe harmonizimin e tij sipas modelit më

efiçent me sistemin e kuotave gjinore.

Fjalët Kyçe: barazia gjinore, përfaqësimi gjinor në vendimmarrje, sistem zgjedhor, kuota gjinore,

legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor, administratë publike, Europë, Ballkan, Shqipëri.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

3

HYRJE

Çdo vend meriton të ketë udhëheqësit më të mirë të mundshëm dhe kjo do të thotë se grave duhet t'i

jepet një shans për të konkurruar. Në qoftë se ato nuk do të lejohen të konkurrojnë në procesin

zgjedhor, atëherë vendet me të vërtetë i zhdukin vetes së tyre një pjesë të madhe talenti.

Madeleine K. Albright

Ky citim i Albright përmban në thelb të tij, misionin gati shekullor botëror, por ende të pamundur të

domosdoshmërisë së balancës gjinore në vendimmarrjen legjislative, por edhe atë ekzekutive,

gjyqësore dhe të administratës publike.

Për shekuj me rradhë, që nga koha kur gruaja për herë të parë fitoi të drejtën për t’u zgjedhur, janë

bërë hapa të rëndësishëm dhe produktivë si për sa i përket masave legjislative, institucionale e

administrative të ndërmarra, ashtu edhe hartimit të politikave që synojnë përmirësimin e statusit të saj

dhe arritjen e barazisë gjinore në tërësi me fokus të veçantë vendimmarrjen.

Pavarësisht veçorive specifike të kulturave dhe vendeve të ndryshme në rang botëror apo rajonal,

politikat gjinore kanë pasur si objektiv fuqizimin e statusit të gruas, me qëllim që t’i krijohet asaj në

vazhdimësi një akses më i madh në tregun e punës dhe në mundësitë për karrierë biznesi,

administrative dhe politike.

Përmirësimet në përfaqësimin e grave në vendimmarrje kanë ardhur si rezultat i presionit dhe aksionit

të gjatë që gratë në mënyrë të organizuar apo edhe individuale kanë ndërmarë në vite. Ato përbëjnë

mbi 50% të popullsisë në shumicën e vendeve të botës dhe kësisoj, interesat e tyre, shqetësimet, dhe

kontributet duhet të përfshihen në proceset e vendimmarrjes publike nga të gjitha shoqëritë. E vetmja

mënyrë për ta realizuar këtë është pjesëmarrja e tyre në masën që ato marrin pjesë në shoqëri, në

organet vendimmarrëse të pushteteve.

Parlamenti është autoriteti ligjvënës në shoqëri dhe është e pritshme që anëtarët e zgjedhur të tij të

jenë përfaqësuesit e votuesve të tyre, ku 50% e tyre janë gra. Arsyet që mbështesin përfaqësimin e

barabartë gjinor për burrat dhe gratë, ndër të tjera përfshijnë faktin se legjislaturat janë autoritetet

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

4

ligjvënëse në shumicën e shoqërive, dhe kësisoj anëtarët e zgjedhur pritet të jenë përfaqësuesit e

zgjedhësve të tyre (Celis, Childs, Kantola and Krook 2008, Mansbridge, 1999: 99-110).

Tezat bazuar në hulumtimet mbi rritjen e përfaqësimit të grave në politikat publike, veçanërisht

përmes reformës zgjedhore argumentojnë se: “...gratë ligjvënëse ngrenë shqetësime unike dhe çështje

prioritare, edhe në qoftë se ato nuk janë në gjendje të transformojnë institucionet legjislative” (Celis,

2008; Dietz, 2003: 399-431; Lovenduski and Norris 2003: 84-102; Phillips 1995; Pitkin, 1967;

Wängnerud, 2009: 51-69). Studiues të tjerë kanë konkluduar se përfaqësimi i grave në vendimmarrje

është i rëndësishëm sepse dikton funksionimin tërësor të shoqërisë. “Interesat e grave janë të lidhura

me strukturën e shoqërive të veçanta në kohë dhe hapësirë” (Phillips 1995). Ky konkluzion është i

rëndësishëm pasi ekuivalenton interesat e tyre me interesat e mbarë shoqërisë dhe marrja në

konsideratë e tyre kthehet në një domosdoshmëri zhvillimi. Wängnerud thekson se: “Gratë si çdo

grup demografik kanë nevoja të ndara nga grupet e tjera, por të përbashkëta brenda grupit të tyre

shoqëror, kanë interesa dhe shqetësime që burojnë nga përvojat e tyre të jetës dhe i bëjnë ato të jenë

më të ndjeshme në lidhje me politikat sociale sesa burrat; kësisoj gratë ligjvënëse përfaqësojnë më

mirë interesat dhe perspektivat e grave” (Wängnerud, 2000: 51-69).

Tema e këtij punimi shkencor është hulumtimi mbi identifikimin, ndikimin dhe efikasitetin e llojit të

sistemit elektoral dhe të sistemit të kuotave gjinore në përfaqësimin e grave në parlament, në

ekzekutiv, gjyqësor dhe administratën publike. Hulumtimi është bërë me fokus Shqipërinë për t’i

shërbyer përzgjedhjes më të mirë të mekanizmit ndihmues të rastit shqiptar. Për ta arritur këtë, studimi

përfshin analizën e disa vendeve, të cilët përfaqësojnë modele të rëndësishme mekanizmash efiçente

dhe rezultative. Për të bërë të mundur krahasimin e të dhënave në kontekstin gjeografik, i cili nga ana

e tij është i lidhur me faktorë socialë, kulturorë dhe historikë, studimi i kushton një vëmendje të

posaçme analizës së vendeve të rajonit.

Kërkimi përshkruan kornizën ligjore, politike dhe përfaqësimin real gjinor në pushtetin legjislativ,

ekzekutiv, gjyqësor dhe administratën publike në kontekstin botëror, evropian dhe të vendeve të mara

në analizë, me fokus të posaçëm Shqipërinë sipas disa kritereve përzgjedhëse. Përzgjedhja është bërë

duke pasur parasysh së pari llojin e kuotave gjinore të përdorura, llojin e sistemit zgjedhor dhe

koordinatat gjeografike të vendeve, për të respektuar kriterin rajonal apo të Europës Perëndimore.

Janë marrë në analizë vende që kanë në zbatim të dy llojet e kuotave për të analizuar cila prej tyre

është më e efektshme në një kontekst kohor dhe gjeografik të caktuar, në mënyrë që t’i shërbehet

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

5

gjetjeve mbi mekanzimin më efikas të arritjes së balancës gjinore në vendimmarrje. Me të njëjën

logjikë, janë analizuar vende që kanë në zbatim sisteme të ndryshme elektorale: mazhoritar,

proporcional apo të përzier. Studimi i këtyre rasteve ka përfshirë analizën e treguesve në periudha të

ndryshme kohore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë analizës së përfaqësimit para dhe pas

ndryshimeve ligjore dhe institucionale në vendet respektive, për ndryshimin e sistemeve zgjedhore

apo vendosjes së sistemit të kuotave gjinore. Në çdo rast, fokusi i analizës ka qenë zbulimi i varësisë

së sistemit zgjedhor dhe atij të kuotave gjinore në nivelin e përfaqësimit të grave në vendimmarrje,

duke bërë më pas krahasimin e situatave të rasteve të ndryshme dhe për të rekomanduar variantin më

të mirë.

Studimi është strukturuar në analizën e varësisë së dy variablave të ndryshueshëm, llojit të sistemit

zgjedhor dhe llojit të kuotës gjinore apo kombinimeve të tyre, në treguesin objekt studimi,

“përfaqësimin e grave në vendimmarrje”. Në punim është shmangur dhënia e përkufizimeve të

koncepteve që trajtohen në tekst. Përkufizimet janë vendosur në një aneks të veçantë, në mënyrë që të

mos ngarkohet punimi dhe njëkohësisht të respektohet standardi i një punimi doktoral.

Duke qenë se tregues i objektit të studimit varet edhe nga disa varabla të tjerë, veç dy variablave që

analizohen në këtë punim, është e vështirë të jepet një konkluzion i prerë në lidhje me varësinë sasiore

të ndikimit të tyre. Gjithësesi, qëllimi i këtij punimi është përcaktimi i kategorisë më të efektshme

ndër dy llojet e variablave të ndryshueshëm dhe ky konkluzion del qartësisht, bazuar në të dhënat

sasiore dhe krahasimin empirik të rezultateve të balancës gjinore në mjedise të ndryshme elektorale

dhe të kuotës gjinore.

Punimi përbëhet veç kapitujve hyrës nga katërmbëdhjetë kapituj analizues.

Në Kapitullin e dytë, që është kapitulli i parë i analizës, jepet domosdoshmëria e qasjes ndaj

drejtësisë gjinore, duke mos u mjaftuar me barazinë gjinore formale, e cila siç e ka treguar përvoja e

shumë dekadave, nuk ka sjellë barazinë e rezultateve mes dy gjinive dhe referuar kësaj teme studimi,

specifikisht nuk ka sjellë barazinë e rezultateve të përfaqësimit të barabartë gjinor në vendimmarrje.

Kapitulli i tretë, trajton një historik të shkurtër të momenteve kryesore të sfidës gjinore në rang

botëror, europian dhe të shteteve të posaçme të marra në studim.

Në kapitullin e katërt debatohet rëndësia e përfaqësimit të barabartë gjinor në vendimmarrje, për të

kaluar në analizën e sistemeve zgjedhore dhe ndikimit të secilit prej tyre në përfaqësimin e grave në

parlament. Në fund të këtij kapitulli, analiza konkludon se sistemet proporcionale dhe ato të përziera

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

6

janë mjediset elektorale më miqësore për gratë, ndërkohë që sistemet mazhoritare të të gjitha llojeve

janë përjashtuese për to.

Kapitulli i pestë trajton ndikimin e variablit të dytë shumë të rëndësishëm në balancën gjinore të

vendimmarrjes, atë të sistemit të kuotave gjinore. Analiza fillon me ndarjen sipas Dahlerup (Dahlerup,

2006: 19-21) të sistemit të kuotave në dy dimensione, në varësi të burimit ligjor apo normativo –

partiak, ku ato janë vendosur. Pjesë e këtij kapitulli është edhe debatimi në lidhje me faktorët që

diktojnë llojin e sistemit të kuotave që vendoset në një kontekst të caktuar politik.

Në kapitullin e gjashtë analizohet efekti i sistemeve të ndryshme të kuotave gjinore, në mjedise të

ndryshme të sistemeve elektorale, duke konkluduar mes kombinacioneve të ndryshme “sistem

elektoral–kuotë gjinore”, për përzgjedhjen e kombinimit më të mirë të dy variablave. Më pas po në

këtë kapitull vijohet me efektin që kanë rregullat e renditjes së kandidatëve në listë dhe sanksionet për

moszbatimin e kuotave në efektin përfundimtar të kuotës gjinore lidhur me balancën. Në fund të

analizës së këtij kapitulli, qartazi konkludohet se ndërsa kuotat politike sjellin një progres të

konsoliduar të balancës gjinore dhe i referohen një tradite shumëvjeçare vullnetare të demonstruar nga

partitë politike larg sanskioneve, kuotat legjislative janë një praktikë e re rishtazi e shfaqur në vendet

post-komuniste që më shumë sesa vullnet është detyrim i sanksionuar. Gjithësesi duke qenë se

shoqërohet me sanksion dhe rregulla të forta renditjeje ka rezultuar në një progres më të shpejtë të

balancës gjinore në parlament, por që nuk ndiqet me të njëjtin ritëm në vendimmarrjen e pushteteve të

tjera, ku nuk ekzistojnë sanksionet. Kapitulli konkludon se kombinimi i sistemit proporcional me

kuotën ligjore, që shoqërohet nga rregulla të mirëfillta renditjeje dhe sanksione të forta për

moszbatimin e saj, është kombinimi i artë për arritjen e balancës gjinore në parlament.

Kapitulli i shtatë trajton rolin e vullnetit politik të partive në këtë proces, si një element kyç në

arritjen e barazisë gjinore në vendimarrje, sidmos atë legjislative.

Në kapitullin e tetë analizohet koha e nevojshme që kërkon variabëli “sistem kuotash gjinore” në

kombinim me sistemin elektoral, për të dhënë ndikimin e vet në nivelein e përfaqësimit të grave në

parlament.

Kapitulli i nëntë analizon situatën krahasuese të përfaqësimit gjinor në legjislativ në vendet e

përzgjedhura, me fokus më të veçantë Shqipërinë. Të dhënat janë fragmentizuar në aspektin historik

të përfaqësimit të grave në parlament si dhe në aspektin krahasues midis vendeve. Një vend të

posaçëm në këtë kapitull zë trajtimi i rastit të Ruandës, vendit afrikan që përfaqëson një ndër 10

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

7

vendet më të varfra të botës, që ka dalë vetëm në vitin 1995 nga një prej gjenocideve më të egra të

njerëzimit dhe njëherësh në mënyrën më paradoksale të analizës normale të pritshmërisë, që nga viti

2008 mban pozicionin e parë në rang botëror lidhur me përfaqësimin e grave në parlament, duke lënë

mbrapa me disa pikë, vendet skandinave me traditë të hershme, të konsoliduar dhe historike në këtë

tregues. Rasti Ruanda është pikërisht materializimi i konkluzionit të kapitullit të nëntë, në lidhje me

kombinimin e artë të dy variablave objekt studimi për arritjen e balancës gjinore. Analiza e rastit

Ruanda dhe rezultatet e saj sigurisht janë një këmbanë zgjimi dhe alarmi njëherësh për mangësitë e

theksuara të legjislacionit shqiptar, materializim i vullnetit politik të forcave politike në realizimin e

kuotës formale ligjore të 30%.1 Dhënia e hapësirës partive politike për vendosjen e një kandidateje

grua në tre emrat e parë të listave elektorale dhe/ose vendosjen e 30% gra në listën elektorale

joshteruese të partive, e pashoqëruar me sanksione të mirëfillta për moszbatim të kuotës gjinore, më

shumë se vullnet real për arritjen e kuotës gjinore, përfaqëson të kundërtën, pikërisht mungesën e këtij

vullneti dhe krijimin e mundësive ligjore për dështimin e saj.

Kapitulli i dhjetë, bën një ndarje të dy rrugëve apo mënyrave kryesore që dalin nga analiza

krahasuese e të dhënave të kapitullit paraardhës, lidhur me arritjen e përfaqësimit të barabartë gjinor

në legjislativ.

Kapitulli i njëmbëdhjetë, ndalet në analizën dhe varësinë e përfaqësimit të grave në ekzekutiv nga të

njëjët variabla të cituar më lart, duke e bërë këtë nëpërmjet analizës krahasuese të niveleve të

përfaqësimit të grave në qeveritë e të njëjtave vende të analizuara referuar parlamentit. Sigurisht

kuotat ligjore apo politike zgjedhore si dhe lloji i sistemit zgjedhor nuk lidhen në mënyrë të

drejtpërdrejtë me nivelin e përfaqësimit të grave në qeveri. Gjithsesi ekziston një lidhje e tërthortë po

në të njëjtin trend me atë në legjislativ mes treguesit dhe variablave, objekt analize, që diktohet nga

prezenca më e madhe e grave në parlament, çka prodhon një mjedis më të favorëshëm për gratë edhe

në qeveri.

E njëjta varësi por tashmë në administratën publike dhe në pushtetin gjyqësor analizohet në dy

kapitujt ndjekës, përkatësisht në kapitullin e dymbëdhjetë dhe në atë të trembëdhjetë, duke

rezultuar jo gjithmonë në të njëjtin trend të varësisë, si ai që rezulton në pushtetin ekzekutiv dhe jo më

të njëjtin hap ndikimi.

1 Shqipëri. Parlamenti. (2008) Ligj Nr.10 019, datë 29.12.2008, “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 67/6. I disponueshëm: http://www.parlament.al/web/pub/kodi_zgjedhor_i_azhornuar_pdf_web_15174_1.pdf. Parë më: 28 tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

8

Kapitulli katërmbëdhjetë, analizon shkurtimisht një faktor tjetër të rëndësishëm me ndikim të

konsiderueshëm në balancën gjinore, siç është ai financiar dhe buxhetimi gjinor.

Kapitulli i fundit analizues është kapitulli i konkluzioneve. Ky kapitull përveç gjetjeve të tjera,

referuar qëllimit specifik të studimit që është rasti shqiptar, konkludon se sistemi zgjedhor në

Shqipëri, ka nevojë që të rishikohet dhe të përshtatet në një masë të konsiderueshme. Autorja sugjeron

dy mënyra të ndryshme të përshtatjes së tij.1- Përdorimin e listave të hapura proporcionale por të

shoqëruara me një mekanizëm garantues të grave në parlament, siç janë “ vendet e rezervuara” për

gratë. Në këtë mënyrë efekti negativ i listave të hapura do të kompensohej me efektin pozitiv

garantues të “vendeve të rezervuara”. Ky është një model që nuk gjen përdorim në vendet europiane,

por në kushtet kur sfida shqiptare e barazisë gjinore në vendimarrje duket e vështirë, përdorimi i këtij

kombinimi për një periudhë kohe do të ishte i efektshëm dhe do të konsolidonte demokracinë

përfaqësuese, një domosdoshmëri për realitetin shqiptar 2- Përdorimin e listave të mbyllura

proporcionale të shoqëruara me rregulla strikte renditje të kandidatëve në listë dhe sanksione radikale

në rastet e papajtueshmërisë me kuotën gjinore.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

9

LISTA E SHKURTIMEVE

ACER – Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike

ASET – Qendra Këshilluese Socio- Ekonomike Shqiptare

AT - Austria

AWS – All women short list (Lista e shkurtuar vetëm me gra)

BH- Bosnja dhe Herzegovina

BE – Bashkimi Europian

BE – Belgjika

BG - Bullgaria

CDU – Bashkimi Kristian Demokrat

CEDAW- Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave

CIM- Komisioni Ndëramerikan i Grave

CoE- Këshilli i Europës

CSW- Komisioni për Statusin e Grave pranë OKB

CZ – Republika Çeke

CY - Qipro

DK - Danimarka

D4D- Instituti Demokratik për Zhvillim, Kosovë

DK – Danimarka

DE – Gjermania

EE - Estonia

EEA – Zona Ekonomike Europiane

EU- Bashkimi Europian

FGPSD - Forumi i Gruas së Partisë Social Demokrate

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

10

EL – Greqia

ES – Spanja

FFRP - Forumi Shumëpartiak dhe Shumëetnik i Grave Parlamentare në Ruandë

FI - Finlanda

FR - Franca

G20- Grupi i 20 Ekonomive më të Mëdha Botërore

G99- Grupimi 99

GJED- Gjykata Europiane e Drejtësisë

HU - Hungaria

IDEA- Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe unë Asistencës Zgjedhore

ICG- Grupi Ndërkombëtar i Krizës në Bosnjë dhe Herzegovinë

IE - Irlanda

ILO- Organizata Ndërkombëtare e Punës

IT – Italia

KE – Komisioni Europian

KFOR – Organizata e Forcave të Atlantikut të Veriut në Kosovë

KQZ- Komisioni Qendror Zgjedhor

LSI- Lëvizja Socialiste për Integrim

LT – Lituania

LU - Luxembourgu

LV – Latvia

MT - Malta

NATO- Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior

NL - Hollanda

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

11

OAS- Organizata e Shteteve të Amerikës

ODHIR- Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në Europë

OJQ – Organizatë Jo qeveritare

OKB- Organizata e Kombeve të Bashkuara

OSCE- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë

PARQUOTA- Anketa e Unionit Ndërparlamentar

PD- Partia Demokratike

PDK- Partia Kristian Demokrate

PL - Polonia

PR- Partia Republikane

PS- Partia Socialiste

PSD – Partia Social Demokrate

PT - Portugalia

RDGJ- Republika Demokratike Gjermane

RFGJ- Republika Federale Gjermane

RO – Rumania

SE - Suedia

SI – Sllovenia

SK - Sllovakia

UK – Mbretëria e Bashkuar

UN- Kombet e Bashkuara

UNDP- Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara

UNMIK- Misioni i Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

UN Women- Organizata e Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe fuqizimin e grave

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

12

I. VËSHTRIM I PËRGJITHËSHËM MBI METODOLOGJINË, RËNDËSINË, PYETJET

KËRKIMORE, HIPOTEZAT E STUDIMIT E TË TJERA

I/1 - Justifikimi i studimit

Nevoja e një studimi akademik buron nga domosdoshmëria e zgjidhjes së një problemi të caktuar në

një kontekst të caktuar gjeografik dhe mjedis të caktuar politiko–social, por jo vetëm. Shpesh kjo

nevojë lidhet me misionin e fushës akademike, paraprirjen me ide të reja të proceseve aktuale apo të

ardhme.

Nevoja e këtij studimi në kuadër të studimeve të doktoraturës, buron nga domosdoshmëria e arritjes së

balancës gjinore në Shqipëri, një sfidë e shtruar nga të gjithë grupet e interesit të shoqërisë shqiptare.

Shqipëria aktualisht gjendet në një moment historik të saj, anëtarësimit në BE. Një ndër

rekomandimet e vazhdueshme të Raporteve të Monitorimit të KE ka të bëjë me të drejtat e njeriut, ku

një vend të rëndësishëm zënë të drejtat e grave dhe posaçërisht të drejtat e tyre politike, për të qenë të

përfaqësuara në organet vendimmarrëse të të gjitha pushteteve, si domosdoshmëri e zhvillimit

shoqëror dhe parametër thelbësor i sistemit demokratik që buron nga parimi i pjesëmarrjes. Shqipëria

ka ratifikuar prej dy dekadash Konventën “Për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj

Grave” dhe protokollin shtesë të saj. Një ndër detyrimet më të rëndësishme të saj, është arritja e

përfaqësimit të barabartë gjinor në organet vendimmarrëse. “Platforma për veprim e Pekinit” është një

tjetër dokument ndërkombëtar, në të cilin Shqipëria aderon dhe që kërkon përmbushjen e një

minimumi prej 30% të përfaqësimit të grave në organet vendimmarrëse. Diktuar nga parimet e

demokracisë si bazë e shtetit demokratik, si dhe nën presionin e dokumentve dhe organizmave

ndërkombëtarë, Shqipëria ka miratuar një paketë thuajse të plotë legjislative, që synon balancën

gjinore në tërësi dhe specifikisht në vendimmarrje, që nga amendimi i Kodit Zgjedhor dhe vendosja e

kuotës gjinore, miratimi i ligjit “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, si dhe një sërë dokumentesh

politikë, të cilat përmbajnë objektiva të posaçme për përfaqësimin e grave në vendimmarrje.

Debati në lidhje më këtë çështje është hapur jo vetëm në Shqipëri, duke u zhvilluar rreth disa

çështjeve: shkaqet dhe faktorët që sjellin disbalancën gjinore në përfaqësim dhe veçanërisht në

legjislativ dhe ekzekutiv; pse duhet të jetë kaq i rëndësishëm përfaqësimi i grave në këto institucione,

kur ato funksionojnë shumë mirë edhe pa praninë e tyre; rreth tezës së aftësisë apo meritrokracisë së

përfaqësimit të grave; impaktet në jetën ekonomiko-politiko-shoqërore të një vendi, të përfaqësimit të

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

13

barabartë gjinor etj. Kjo është arsyeja që studimi shtrihet në praktikat më të mira botërore dhe

europiane, por edhe analizon disa praktika rajonale, pavarësisht performancës së tyre, me synimin që

krahasimi i modeleve të ndryshme të formulojë një konkluzion më të saktë mbi modelin më të mirë

funksional në realitetin shqiptar.

Shumë vende anëtare të BE, prej vitesh kanë eksperimentuar rrugë të ndryshme për të rritur

përfaqësimin e grave në vendimmarrje, sidomos në legjislativ dhe ekzekutiv. Një ndër metodat më

efikase është ajo e ndërhyrjes në sistemet zgjedhore, për t’i bërë këto sisteme me më shumë hapësirsa

për gratë.

Pavarësisht kuadrit formal relativisht të plotësuar, përfaqësimi real i grave në vendimmarrje vazhdon

të jetë në parametra kritikë në Shqipëri dhe ende larg minimumit të sanksionuar prej 30%. Dy dekadat

e pas - tranzicionit janë shoqëruar me shumë deklarata politike apo përpjekje të demonstruara të

qeverive dhe shoqërisë civile për ndryshimin e situatës së disfavorshme gjinore për gratë në

vendimmarrje, por mungojnë pothuajse fare studimet dhe analiza e detajuar e saj. Në formatin

akademik janë shumë të pakta punimet e autorëve referuar kësaj teme 2. Kjo mungesë sigurisht sjell

mangësi në argumentin politik dhe akademik, lidhur me hartimin e strategjive më të mira dhe më të

suksesshme për të arritur qëllimin. Hartimi i politikave apo dokumenteve të tjerë në funksion të

qëllimit të përfaqësimit të barabartë gjinor pa analizën e mësipërme, i lë ato të paplota apo me

vështirësi dhe shkallë të ulët implementimi, që konvertohen me rezultatin jo të pritshëm ashtu si në

fakt ka ndodhur gjatë këtyre viteve. Kjo bën që të harxhohet shumë kohë, burime dhe energji

njerëzore në mënyrë jo efikase. Pra, efekti negativ i mungesës së studimeve është dydimensional. Nga

njëra anë investime të shkuara dëm, nga ana tjetër rezultat i paarritur. Shqipëria, si në shumë fusha të

tjera edhe në barazinë gjinore, ka ndjekur metodën e marrjes së modeleve të gatshme ligjore nga

vendet e tjera, të përshtatura në mënyrë joefiçente me kushtet shqiptare apo të papërshtatura fare.

Analizat janë mjaftuar me evidentimin e treguesve statistikorë nga legjislatura në legjislaturë, pa u

thelluar në shkaqet që kanë sjellë një situatë të caktuar apo mënyrat më efiçente të sugjeruara për

ndryshimin pozitiv të saj.

Është pikërisht, disbalanca që ekziston midis domosdoshmërisë së ndërmarrjes së studimeve

akademike lidhur me faktorët dhe mekanizmat që sigurojnë arritjen e objektivave të balancës gjinore

në vendimmarrje nga njëra anë dhe mungesa e tyre pothuajse totale, nevoja që diktoi këtë studim si

temë doktorale.

2 I referohem kontributeve të Prof. Dr Aurela Anastasi dhe Enkelejda Olldashi.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

14

- I/2 - Qëllimi i studimit

Ky punim doktoral synon të argumentojë varësinë e përfaqësimit të grave në organet vendimmarrëse

të të tre llojeve të pushteteve nga lloji i sistemit elektoral dhe konkludimi mbi mjedisin më të

favorshëm elektoral për balancën gjinore.

Punimi synon të japë një pasqyrë krahasuese të treguesve të balancës gjinore në vendimmarrjen

legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit dhe më gjerë, duke

synuar sensibilizimin e të gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare për t’u orientuar drejt planeve efektive

të aksionit në funksion të qëllimit, njëherësh për të hapur rrugën e punimeve të tjera në këtë fushë, e

cila përmban shumë faktorë ndikues me nevojë të analizohen, duke përcaktuar prirjen dhe masën

respektive të ndikimit të tyre.

Duke konkluduar mbi kombinimet më të mira të sistemeve zgjedhore dhe atyre të kuotave gjinore që

rezultojnë të jenë pjesë integrale të sistemeve zgjedhore proporcionale, kërkimi synon të rekomandojë

ndërhyrjet e nevojshme ligjore, institucionale dhe të politikave, me qëllim arritjen e përfaqësimit të

barabartë gjinor në pushtetin legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe administratën publike në Shqipëri.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

15

- I/3- Metodologjia

Ky punim mbështetet në burime teorike dhe analizën e përvojës historike. Midis katër metodave të

kërkimit sociologjik: testimit, analizës së të dhënave ekzistuese, punës në fushë dhe eksperimentit, në

këtë punim kam përdorur kryesisht metodën e dytë, analizën e të dhënave ekzistuese. Kjo analizë

përfshin të dhëna empirike dhe të dhëna të burimeve dytësore. Burimet dytësore përfshijnë botime të

ndryshme rreth kësaj fushe, konkluzionet e studiuesve të bazuara në analiza statistikore, raporte të

monitorimit të përfaqësimit gjinor në vendimmarrje në nivel global, të Bashkimit Europian apo të

shteteve të veçanta. Natyra e studimit dhe shtrirja e tij e bënte të pamundur përdorimin e kërkimit

nëpërmjet testimit. Kjo për arsye se të dhënat në lidhje me përfaqësimin e grave në vendimmarrjen e

pushteteve të ndryshme janë të dhëna zyrtare në përgjithësi dhe nuk mund të mblidhen nga pyetësorët.

Analiza e tyre dhe varësia nga lloji i sistemit zgjedhor është detyrë e mirëfilltë e studiuesit.

Përfaqësimi i grave në vendimmarrje është një tregues që ka varësi nga shumë variabla të

ndryshueshëm ekonomikë, politikë, kulturorë, tradicionalë, gjeografikë etj. Për efekt të këtij punimi

kam aplikuar modelin “Ideal” të Weberit3 duke e konsideruar lidhjen dhe varësinë e përfaqësimit të

grave në vendimmarrje nga lloji i sistemit zgjedhor dhe i kuotës gjinore në një mjedis ideal, të

pandikuar nga faktorë të tjerë.

Burimet teorike përfshijnë përkufizimet, konceptet teorike dhe qasjet krahasuese të variablave që

kushtëzojnë barazinë gjinore.

Studimi aplikon në tërësinë e tij zbatimin e qasjes dinamike të teknikës “Ndryshimi”4, në kontekstin e

ndryshimeve sociale dhe politike, refruar konkretisht ndryshimeve të sistemeve elektorale dhe të

sistemeve të kuotave si rezultat i ndikimit të disa faktorëve në vendet e marra për analizë, që në thelb

përfaqësojnë një ndërthurje të ndryshimeve sociale dhe politike.

Në punim është përdorur edhe teknika e “trekëndëshit”5, që në thelb ka të bëjë me matjen e të njëjtit

tregues në nivele të ndryshme: botëror, evropian dhe kombëtar. Në të njëjtat nivele është matur i njëjti

tregues referuar vendimmarrjes në llojet e tjera të pushtetit, ekzekutiv, gjyqësor dhe të administratës

publike, duke aplikuar të njëjtën logjikë varësie të faktorit objekt analize nga variablat.

3 Për më shumë referohu tek “Fjalori” në shtojcën A të këtij punimi. 4 Ibid 5 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

16

“Zgjatimi”6 është një tjetër teknikë krahasuese përdorur në këtë punim. Në fokus të punimit është rasti

shqiptar. Përfshin të dhënat e një periudhë të gjatë studimi dhe analize, rreth 100-vjeçare, pavarësisht

se interesi nuk shfaqet konstant në të gjithë segmentin kohor për shkak edhe të jo njëtrajtshmërisë së

zhvillimeve gjinore gjatë të gjithë periudhës. Së dyti, pavarësisht fokusimit në rastin shqiptar, studimi

nuk kufizohet brenda zhvillimeve shqiptare, por analizon eksperienca të ndryshme të vendeve të tjera,

duke synuar konkludimin e modelit më të mirë në funksion të qëllimit.

6 Për më shumë referohu tek “Fjalori” në shtojcën A të këtij punimi.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

17

- I/4- Objektivat e studimit

Studimi synon të përmbushë objektivat e mëposhtme.

1. Të japë një tablo krahasimore të nivelit të përfaqësimit të grave në vendimmarrjen

legjislative, ekzekutive, gjyqësore dhe atë të administratës publike, duke synuar evidentimin e

nivelit aktual dhe reflektimin mbi nevojën e ndryshimit të situatës.

2. Të bëjë një analizë krahasimore të varësisë së përfaqësimit gjinor në vendimmarrjen e

pushtetit legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe të administratës publike nga lloji i sistemeve

zgjedhore. Nëpërmjet kësaj analize do të konkludohet mbi modelin më favorizues të sistemit

zgjedhor, sigurisht me përpjekjen për ta zhveshur në masën më të madhe të mundëshme nga

ndikimi i faktorëve të tjerë.

3. Të bëjë një analizë krahasimore të varësisë së përfaqësimit gjinor në vendimmarrjen e

pushtetit legjislativ, ekzekutiv, gjyqësor dhe të administratës publike nga lloji i sistemeve të

kuotës gjinore. Nëpërmjet kësaj analize do të konkludohet mbi modelin më favorizues të

kuotës gjinore, sigurisht lidhur ngushtë me llojin e sistemit zgjedhor, pasi kuota gjinore

gjithmonë ekziston në kuadër të një sistemi zgjedhor të caktuar.

4. Të rekomandohet formula më e mirë, në varësi të kushteve konkrete, për rritjen e

përfaqësimit gjinor në pushtetin legjislativ, në këndvështrimin e raportit me sistemet zgjedhore

dhe kuotën gjinore.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

18

- I/5- Kufizimet dhe vështirësitë e studimit

Ky studim ka një sërë kufizimesh që burojnë nga një sërë faktorësh të lidhur ngushtë me natyrën e tij.

Ashtu si u sqarua më lart, ky punim është në mos i vetmi, i rrallë në këtë dimension lidhur me këtë

temë. Kjo do të thotë që jo vetëm nuk ka natyrë shterruese, por përkundrazi i hap rrugën dhe

njëkohësisht i shërben debatit të varësisë së përfaqësimit të grave në vendimmarrje nga variablat

sistem zgjedhor-kuotë gjinore.

Kufizimi kryesor dhe më i rëndësishëm i këtij studimi është fakti se ai ka analizuar përfaqësimin e

grave në pushtetin legjislativ, duke marrë në konsideratë këtë tregues vetëm për dhomën e ulët të

deputetëve për parlamentet dydhomëshe, duke lënë jashtë fokusit të tij përfaqësimin në senat, si dhe

në qeverisjen vendore, qoftë në nivel rajonal, qoftë në atë komunal apo bashkiak.

Duke qenë ndër shumë të rrallët në këtë fushë, sigurisht autores i është dashur të shkelë në terrene të

panjohura dhe të patrajtuara më parë, si në kuptim të strukturimit po ashtu edhe të analizës, duke

bartur përveç risisë së trajtimit të problemit edhe riskun e ballafaqimit të gjetjeve të tij me punime të

ngjashme në të ardhmen.

Një kufizim tjetër i studimit është karakteri i të dhënave dytësore, si dhe mënyra e nxjerrjes së tyre. Të

dhënat sasiore të përdorura në këtë studim i janë nënështruar vetëm analizës krahasuese, pasi janë

marrë të gatshme nga burime të tjera, duke mos qenë kështu produkt i përpunimit dhe nxjerrjes nga

vetë autorja në kuadër të këtij studimi. Natyra e punimit është e tillë që detyron përdorimin e të

dhënave dytësore, pasi është e pamundur për vetë natyrën e tij të llogariten nga autorja nivelet e

përfaqësimit të grave në vendimmarrje në rang botëror, rajonal apo individual të shteteve, në periudha

të ndryshme kohore dhe kontekste të ndryshme politike.

Ky punim ka konkluzione të rezervuara në lidhje me masën konkrete numerike të ndikimit të

variablave në studim tek treguesi kryesor objekt studimi, pasi analiza e varësisë është bërë në kushtet

e konsideratës së modelit “ideal” të Weberit, ndërkohë që në realitet, në treguesin objekt studimi

(përfaqësimin e grave në vendimmarrje), këto dy variabla nuk ndikojnë të shkëputur nga variablat e

tjerë, por përkundrazi njëherësh me to.

Edhe pse ky punim ka karakter “zgjatues”, duke u fokusuar në një seri zgjedhjesh, të dhënat

statistikore të burimeve të përdorura i referohen një periudhe relativisht të shkurtër kohore, duke

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

19

filluar nga 10-vjeçari i fundit i shekullit të kaluar. Vetë nocioni i “kuotës gjinore” është një nocion

relativisht i ri, çka do të thotë se edhe të dhënat e nxjerra në lidhje me të janë relativisht të pakta, duke

diktuar ekzistencën e një rezerve konkluzionesh në lidhje me varësitë dhe ndikimet e saj në treguesin

objekt studimi. Pothuajse të gjitha burimet e përdorura në studim kanë qenë në gjuhën angleze, çka

implikon studimin edhe me kufizimin e impaktit të përkthimit.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

20

- I/6- Pyetjet kërkimore

Referuar qëllimit kryesor të këtij punimi dhe çështjeve të ngritura për trajtim, autorja ka ngritur disa

pyetje, të cilave i jep përgjigje studimi në përfundim të tij.

1- A është sistemi zgjedhor, faktor kyç në përfaqësimin e barabartë gjinor në

vendimmarrjen legjislative, ekzekutive, gjyqësore dhe atë të administratës publike? Cila është

varësia e treguesit “balancë gjinore në vendimmarrje” nga ky variabël ?

2- A është sistemi i kuotës gjinore faktor kyç në përfaqësimin e barabartë gjinor në

vendimmarrjen legjislative, ekzekutive, gjyqësore dhe atë të administratës publike? Cila është

varësia e treguesit “balancë gjinore në vendimmarrje” nga ky variabël?

I/7- Hipotezat

Referuar pyetjeve të ngritura në seksionin pararendës, ky punim synon të provojë vërtetësinë e

hipotezave të mëposhtme:

1- Balanca gjinore në vendimmarrje varet nga lloji i sistemit zgjedhor.

2- Balanca gjinore në vendimmarrje varet nga sistemi i kuotave gjinore.

3- Balanca gjinore në vendimmarrje varet nga kombinimi i sistemit elektoral me atë të

kuotave gjinore.

4- Balanca gjinore në vendimmarrje nuk varet nga sistemi elektoral.

5- Balanca gjinore në vendimmarrje nuk varet nga sistemi i kuotave gjinore.

6- Balanca gjinore në vendimmarrje nuk varet nga kombinimi i sistemit zgjedhor me atë

të kuotave gjinore.

Hipotezat 1, 2 dhe 3 janë respektivisht/reciprokisht përjashtuese me hipotezat 4,5 dhe 6.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

21

- I/8- Rëndësia e studimit

Rëndësia e një studimi shkencor në fakt është më shumë se njëdimensionale.

“Arsyeja më e rëndësishme është se kërkimi shkencor në vetvete ofron një perspektivë afat gjatë të

çështjeve me të cilat ne përballemi ditë për ditë”, do të thoshte ekonomisti amerikan Ben Bernanke.

(Bernanke, 2013).

Ndërkohë që shkrimtarja franceze Carine Roitfeld e shikon në një këndvështrim personal rëndësinë e

studimit shkencor kur shprehet se: “Ju zbuloni vetveten përmes kërkimit shkencor në punën tuaj”.(

Roitfeld, 2011).

Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme të rëndësisë së një punimi shkencor, sigurisht është e

kuptueshme që përveç kënaqësisë personale të studiuesit kur përfundon një kërkim shkencor, rëndësia

e punimit i referohet së pari ideve të reja që ai sjell në aspektin akademik në një fushë të caktuar dhe

për më tepër shfrytëzimit të tyre në funksion të zhvillimit. Një studiues ndihet i realizuar dhe i

plotësuar në misionin e tij, kur të rejat që sjell në punimin e tij do t’i shërbejnë një kauze të caktuar.

Në këtë kontekst, pretendimi i këtij studimi shkencor është që përtej ndjeshmërisë personale të autores

dhe rëndësisë studimore të tij, t’i ofrojë një tablo të qartë dhe ndihmesë konkrete, aktorëve politikë

apo atyre të shoqërisë civile që kanë mision të tyre të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në

vendimmarrje në veçanti, si dhe tërësisë së komunitetit të grave, sidomos në Shqipëri për rrjedhojë. Jo

domosdoshmërisht pretendohet dakordësi tërësore me pikëpamjet e autores, por gjithsesi në këtë

punim qartësisht konstatohen përmes shifrave dhe prezantimit të modeleve, mekanizmat më të

efektshëm për arritjen e balancës gjinore në vendimmarrje. Në kushtet e ekzistencës së një vullneti të

pastër politik në favor të balancës gjinore në vendimmarrje, sfida për arritjen e saj në Shqipëri do të

ishte shumë më e lehtë duke pasur parasysh gjetjet e këtij studimi.

Sigurisht suksesi i zbatimit të gjetjeve të tij varet nga shumë faktorë, që nga ata politike, ekonomikë,

interesat e grupeve të ndryshme shoqërore, cilësia dhe efikasiteti i hartimit dhe zbatimit të projekteve

ndjekëse, ngritja e mekanizmave zbatues dhe monitorues e të tjera.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

22

II. DUALITETI MIDIS BARAZISË SË MUNDËSIVE DHE TË REZULTATEVE

Për një periudhë shumë të gjatë kohore, deri në shekullin e 18–të, nocionet formale për barazinë të

bazuara mbi hipotezat e barazisë ndërmjet të gjitha qenieve njerëzore, kanë predominuar filozofinë e

të drejtave njerëzore, duke sjellë për pasojë mungesën thuajse tërësore të të drejtave të barabarta reale

për gjysmën e shoqërisë, gratë. Të drejtat themelore të lirisë, votës, trashëgimisë, pronës më shumë se

gjysmës së njerëzimit i’u shkelën për mijëra e mijëra vjet. Ndërsa është folur për të drejta të barabarta

të të gjitha qenieve njerëzore nuk është marrë parasysh garantimi “de facto” i këtyre të drejtave,

dallimet, disavantazhet dhe diskriminimi ndaj grave. Nuk është folur asnjëherë deri në këtë kohë, për

përkufizimin “real të barazisë”.

Autorë të ndryshëm e lidhin ekzistencën e demokracisë të një shoqërie me respektimin e parimit të

barazisë dhe përfaqësimin e të gjitha grupeve shoqërore në vendimmarrje.

“Zhvillimi demokratik i një vendi përfshin respektimin e parimit të barazisë, si dhe përfaqësimin e të

gjithë qytetarëve të shoqërisë, përtfshirë grupet e margjinalizuara sociale, gjinore, apo etnike

(Hughes, 2011: 604-620).

Barazia e vërtetë ndërmjet grave dhe burrave mund të arrihet vetëm nëse së bashku realizohen

plotësisht barazia formale dhe ajo reale. Autorë të tjerë kanë konkluduar se rritja e përfaqësimit të

grave në parlament i shërben “barazisë reale”, nëpërmjet mbështetjes që ato janë të prirura t’i japin

politikave dhe programeve për gratë.

“Përfaqësueset gra në parlament kanë më shumë gjasa se sa burrat që të favorizojnë politikat

mbështetëse për votueset gra” (Beckwith and Cowell-Meyers, 2007: 553 - 565; Bratton and Haynie,

1999: 658 - 679; Norris, 1996: 184 - 215; O’Regan, 2000; Swers, 1998: 435 - 448; Thomas, 1994;

Wängnerud, 2009: 51 - 69).

Barazia gjinore përkundrejt drejtësisë gjinore: Dhe pse termat “barazi gjinore” dhe “drejtësi

gjinore”, janë përdorur shpesh në vend të njëri-tjetrit, ata kanë kuptime specifike dhe të ndryshme.

“Barazia gjinore”, i referohet trajtimit të njëjtë apo njehësimit në sasinë, vlerën dhe intensitetin e

masave të marra dhe të zbatuara për burrat dhe gratë dhe mund të shprehet lehtë permes legjislacionit,

ndërkohë që “drejtësia gjinore” apo “barazia e rezultateve”, kërkon që të bëhet çfarë është e

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

23

nevojshme për të siguruar “barazi reale rezultatesh”, në eksperiencat e jetës së burrave dhe grave.

Drejtësia gjinore është e vështirë të shprehet përmes legjislacionit: trajtimi identik mund të kënaqë

kriterin e barazisë, por jo atë të drejtësisë. “Drejtësia gjinore” apo “barazia reale”, gjinore shprehet

vetëm nëpërmjet treguesve konkretë të rezultateve të dy gjinive në ato fusha ku ato maten dhe

tregojnë nivelet respektive si; arsimimi, punësimi, të ardhurat, përfaqësimi në vendimmarrje e të tjera.

Barazia e rezultatit, i mëshon idesë që barazia në mundësi mund të mos jetë e mjaftueshme për të

riparuar shtypjen dhe disavantazhin historik të grave. Për shkak të pozicioneve të ndryshme në

shoqëri, gratë e burrat mund të mos jenë të aftë të shfrytëzojnë mundësi të barabarta në të njëjtën

masë. Në disa raste, mundësitë e barabarta mund të kenë në fakt një ndikim negativ mbi mirëqenien e

grave, nëse gratë ushtrojnë kohë dhe energji për t’i shfrytëzuar ato pa ndonjë rezultat. Me qëllim që të

sigurohet që ndërhyrjet e zhvillimit të rezultojnë në barazi të rezultatit për gratë dhe burrat, është e

nevojshme që ato të ndërtohen mbi bazën e analizës gjinore. Për pasojë, trajtim “i barabartë” nuk do të

thotë trajtim “i njëjtë”. Marrja parasysh e analizës gjinore nënkupton ndërmarrjen e masave specifike

qoftë edhe të përkohshme pozitivisht diskriminuese për gratë, me qëllim arritjen e “barazisë reale”,

pra “barazisë së rezultateve” dhe jo “barazisë së mundësive”, në një terren kur shfrytëzimi i

mundësive nuk është i mundur të bëhet në mënyrë të barabartë për gratë dhe burrat.

Të drejtat e barabarta kushtetuese për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur në vendimmarrje nuk mund të

shfrytëzohen në aspektin praktik të rezultateve përfundimtare në mënyrë të barabartë nga gratë dhe

burrat, për shkak të shumë pengesave social-ekonomike, arsimore dhe politike ndaj grave.

Studiuesit e çështjeve gjinore konsiderojnë pikërisht përdorimin e mekanizmit të kuotës si

mekanizmin eficent të kalimit nga nocioni i “barazisë së mundësive” tek ai i “barazisë së rezultateve”.

Kuotat përfaqësojnë një ndryshim në politikën publike të barazisë, nga mundësi të barabarta në

barazi rezultatesh.7

Studiuesja Dahlerup i konsideron kuotat gjinore “mekanizëm eficient për të arritur barazinë reale, që

është barazia e rezultateve” (Dahlerup, 2002).

Që nga viti 1995, Platforma e Pekinit kërkon barazinë reale mes gjinive duke e konsideruar atë si

kusht për drejtësinë sociale”.

7 Konkluzionet e nxjerra nga autorja bazuar në : -Fraser, Nancy, (1997) Justice Interruptus. Critical Reflections on the 'Postsocialist' Condition. New York & London: Routledge. -Phillips, Anne, (1995) The Politics of Presence. Oxford: Clarendon Press. -Young, M. Iris, (1990) Justice and the Politics of Difference. Princeton: Princeton University Press.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

24

“Përparimi i grave dhe arritja e barazisë mes grave dhe burrave është çështje e të drejtave të njeriut

dhe kusht për drejtësinë sociale, dhe nuk duhet të mbahen të izoluara si probleme të grave”8.

Ende ka shumë mendime skeptike për besueshmërinë ndaj kësaj teze. Skeptikët më konservatorë të saj

e konsiderojnë si një çështje të tejkaluar që s’ka nevojë për t’u diskutuar dhe aq më pak për vëmendje

të posaçme, duke e konsideruar atë si një kërkesë të pabazuar dhe të pamerituar të grave. Megjithatë

aksioni mbarëshoqëror në rang botëror sot është ai i fokusuar në qëllimin final të arritjes së “barazisë

së rezultateve” dhe jo trajtimit të barabartë ligjor apo politik në një mjedis të minuar për gratë.

8 UN. ( 1995) Beijing Declaration . I disponueshëm : http://www.un.org/womenwatch/daw/beijing/platform/declar.htm. ). Parë më: 5 Janar 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

25

III. KONTEKSTI HISTORIK BOTËROR DHE EUROPIAN I BARAZISË

GJINORE

- III/1- Vështrim historik i përpjekjeve botërore për barazi gjinore në botë

Historia e njerëzimit njeh shumë herët disa gurë themeli për mbrojtjen e lirive dhe të të drejtave të

njeriut që nga Kodi i Hammurabit rreth 2250 vjet para K., tek Magna Carta 1250 vjet pas K., Karta e

të Drejtave të Njeriut në shekullin e 17- të në Angli apo Deklarata e Pavarësisë Amerikane në

shekullin e 18-të9 , por në asnjërin prej tyre nuk ishin artikuluar në mënyrë të posaçme të drejtat e

grave. Është pikërisht shekulli i 18-të, epoka që shënoi fillimin e lëvizjes botërore për të drejta civile

dhe politike, ajo që i shtroi rrugën lëvizjes së parë të grave për liri dhe barazi, lëvizje që kulmoi gjatë

revolucionit francez, si një ngjarje tejet e rëndësishme jo vetëm për historinë e Francës. Në 5 tetor të

vitit 1789, me mijëra gra të revoltuara për çmimet e larta të ushqimeve marshuan drejt Versajës, ku

ndodhej mbreti Luigji XVI me familjen e tij. Ato kërkuan që mbreti të kthehej me to në Paris pasi atje

ato do ta kishin më të thjeshtë të kontrollonin aktivitetet e tij. Luigji XVI pranoi duke shmangur në

këtë mënyrë dhunën. Kthimi i mbretit në Paris, detyruar nga revolta e grave, duke parakaluar nëpër

rrugët e qytetit i ndjekur nga turma e tyre triumfatore, ishte një skenë e paparë deri në atë kohë duke

shënuar kështu triumfin e parë të përpjekjeve të tyre për të drejta. Vetëm dy vjet më vonë, në vitin

1791, dramaturgia franceze Olympe de Gouges, e dënuar me gijotinë dhe e cilësuar si “grua

jonatyrale”, pati largpamësinë dhe guximin civilo – intelektual të pamasë për kohën, të hartonte dhe

shpaloste për herë të parë në historinë e njerëzimit, “Deklaratën e të drejtave të Gruas”, neni i parë i së

cilës do të ishte një himn për të drejta të barabarta mes grave dhe burrave.

“Gruaja lind e lirë dhe gëzon të drejta të barabarta më mashkullin në çdo aspekt.”10

9 Konkluzionet e nxjerra nga autorja bazuar në: -Prince, J. Dyneley, ( 1904) The Code of Hammurabi. The American Journal of Theology ,Vol. 8, No. 3. Chicago:The University of Chicago Press, pp. 601-609 . I disponueshëm: http://www.jstor.org/stable/3153895 & McKechnie, Ëilliam Sharp (1914). Parë më: 3 Janar 2015. - McKechnie , SH. William. (ed.) ( 2015) Magna Carta: A Commentary on the Great Charter of King John, with an Historical Introduction. Glasgow: Maclehose. I disponueshëm: http://oll.libertyfund.org/titles/338 . Parë më 13 shkurt 2015. -Anastasi, Aurela dhe Olldashi, Enkelejda. (2006) Sistemet e kuotave zgjedhore dhe rëndësia e tyre për arritjen e barazisë gjinore në jetën publike. Studime Juridike. Nr. 1. Tiranë: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë 10 Lauren, P. Gordon (2003) The evolution of international human rights. Philadelphia: University of Pennsylvania Press, Faqe. 18–20.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

26

Kjo deklaratë shoqëronte Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit që Asambleja Kombëtare

Franceze kishte miratuar në vitin 1789. Pavarësisht Deklaratës së Olympe de Gouges, ishte Kushtetuta

e Republikës IV franceze e vitit 1946, gati një shekull e gjysmë më vonë, ajo që i garantonte gruas në

të gjitha fushat të drejta të barabarta me burrin11.

Një vit më vonë në 1792, shkrimtarja dhe filozofja angleze Mary Wollstonecraft publikoi manifestin e

saj feminist “Vindication of the Right of Women”. Britania e Madhe shpesh quhet edhe “atdheu i

feminizmit”, për shkak të përpjekjeve shumëdekadore të grave sidomos për të drejta politike. Që në

vitet e 1830 , gratë britanike filluan të kërkojnë të drejtën e votës. Ato luftuan për gati 90 vite për të

pasur sukses përfundimisht në vitin 191812, kur grave duke filluar nga mosha 30-vjeçare iu dha e

drejta për të votuar. Pikërisht në këtë vit qeveria e liberalit Lloid Xhorxh propozoi një ligj të ri

elektoral “Representation of the People Act”, i cili u miratua dhe u shpall po atë vit nga parlamenti.

Sufragjeta (partizane e të drejtave të votimit të grave në Angli) e njohur Emilli Devjison (Emily

Davison), gjatë një gare në vitin 1913, zgjodhi vdekjen duke e hedhur veten para kalit të Mbretit

Xhorxhi i V-të.

Ndërkohë ishte Finlanda vendi i parë që miratoi në vitin 1906, në të njëjtën kohë të drejtën për të

votuar si për burrat po ashtu edhe për dhe gratë13.

Gra të tjera, si Klara Zetkin dhe Rosa Luksemburg jo vetëm që udhëhoqën lëvizjen e punëtorëve, por

e futën atë në nocionin e barazisë midis gjinive.

E ndërsa përpjekjet individuale intelektuale datojnë që në shekullin e 18-të, organizimet institucionale

në kërkim të të drejtave të grave erdhën më shumë se një shekull më vonë. Kështu organizata e parë,

Këshilli Ndërkombëtar i Grave u themelua në vitin 1888 me qendër në Paris.

Kuvendi i parë i të drejtave të gruas u organizua në Seneca Falls në New York në vitin 1848 me

pjesëmarrjen e 260 grave dhe 40 burrave.

Organi i parë ndërqeveritar i cili ka trajtuar të drejtat e grave është Komisioni Interamerikan i Grave

(CIM) për Rajonin e Amerikës Latine i cili është krijuar në vitin 1928. Ky organ ka qenë përgjegjës

për përpilimin e Konventës Interamerikane të Grave, të miratuar nga Organizata e Shteteve

Amerikane (OAS) në vitin 1933.

11 Lauren, P. Gordon (2003) The evolution of international human rights. Philadelphia: University of Pennsylvania Press, Faqe. 18–20. 12 http://www.ipu.org/wmn-e/suffrage.htm. Parë më 5 Qershor 2014. 13 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

27

Që në vitin 1945, pra nga fillimet e hershme të Kombeve të Bashkuara, gratë kishin tentuar të marrin

pjesë brenda strukturës së organizatës dhe të bënin prezencën e tyre të dukshme në përmbajtjen dhe

implementimin e instrumenteve dhe mekanizmave për të drejtat e njeriut.

Komisioni për Statusin e Grave (CSW), i cili ka mandatin për promovimin e të drejtave të grave në

gjithë botën, u krijua në vitin 1946. CSW-ja promovoi përfshirjen e posaçme të të drejtave të grave në

Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

Anna Eleanor Roosevelt insistoi që në nenin 1 të draftit të kësaj Deklarate në vend të shprehjes “të

gjithë njerëzit janë vëllezër”, të përdorej shhprehja “të gjitha qeniet njerëzore janë të barabarta”14.

Ndryshimi i tillë në këtë formulim bëri të qartë se të drejtat e njeriut i’u takojnë të gjitha qenieve

njerëzore, pa marrë parasysh nëse janë gra apo burra dhe kjo bëri që barazia të jetë një ndër parimet

themelore të të drejtave të njeriut.

Pabarazia në shumë fusha të jetës së përditshme, varfëria e grave dhe diskriminimi ndaj fëmijëve

vajza ishin ato rrethana që shtynë Kombet e Bashkuara që gjatë viteve 1970, të vendosin për lancimin

e Dekadës së Kombeve të Bashkuara për Gratë: “Barazia, Zhvillimi dhe Paqja”, nga viti 1976 deri më

1985. Në vitin 1979, me miratimin e Konventës “Për Eliminimin e të Gjitha Formave të

Diskriminimit ndaj Grave” (CEDAW) së bashku me protokollin shtesë të saj, Dekada arriti kulmin.

Kjo Konventë është instrumenti më i rëndësishëm për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të

grave, për të vijuar më pas me Deklaratën dhe Platformën për Veprim të Pekinit në 1995, instrumentet

vijues të saj, Konventat e Organizatës Botërore të Punës, ILO si dhe instrumentet e Bashkimit

Europian. Për herë të parë, CEDAW, i cili në vete përmban të drejta civile, politike dhe ekonomike,

sociale e kulturore, duke bashkuar kështu të dyja kategoritë e të drejtave, njohu gratë si qenie të plota

njerëzore.

- III/2- Vështrim historik i përpjekjeve të barazisë gjinore në Europë

Në Europë në kufirin ndarës të dy shekujve 19 – të dhe 20- të, gratë e kishin të drejtën për të votuar

vetëm në një numër të vogël vendesh. Pas Luftës së Parë botërore këtë të drejtë e fituan edhe gratë e

disa vendeve të tjera, ndërkohë që beteja e fitimit të kësaj të drejte në të gjithë Europën do të kërkonte

jo vetëm përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, por edhe gjysmën e dytë të shekullit të 20- të. Në

14UN (1948) Universal Declaration of Human Rights. I disponueshëm :http://www.ohchr.org/EN/UDHR/Documents/UDHR_Translations/eng.pdf. Parë më 2 Janar 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

28

disa kantonte të Zvicrës të drejtën e votës gratë mundën ta fitonin vetëm në vitet 1970. Viti 1990 ka

qenë viti që shënoi fitimin e të drejtës së votës nga kantoni i fundit Appenzell Innerrhoden dhe vetëm

pas Vendimit të Gjykatës Federale15.

Në Shqipëri në vitin 1937, Parlamenti miraton ligjin për ndalimin e perçes për gratë myslymane16.

Reaksioni që shkaktoi ky ligj ishte i madh anembanë vendit. Mbreti Zog dërgoi në Shkodër për ta

propoganduar ligjin, tri motrat e tij me veshje perëndimore.

Gratë shqiptare votuan për herë të parë në zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese në dhjetor të vitit

194517.

Vendet më të vonuara të shteteve të Evropës Perëndimore, që legjitimuan të drejtën e votës për gratë,

janë Monaco (1962), Andorra (1973), San Marino (1973), Portugalia (1976) dhe Lihtenshtajni (1984)

për të përfunduar me Zvicrën.18

Gjithësesi Europa mbetet kontinenti i inspirimit të përpjekjeve për të drejtat e grave. Studiuesja Karen

Offen në analizën që i bën sensibilitetit të përpjekjeve gjinore në Amerikë dhe Europë konkludon:

“Amerikanët dinë shumë pak për historinë e feminizmit në vendet e tyre dhe akoma më pak në vendet

e tjera, ndërsa në Europë ka një rekord shumë të gjatë të publikimeve lidhur me protestat feministe që

datojnë që në shekullin e 15 –të” (Karen Offen, 2000).

Në ditët e sotme, e drejta universale e votës, duke mbuluar të drejtat zgjedhore aktive dhe pasive i

përket parimeve që përbëjnë trashëgiminë zgjedhore evropiane, siç përcaktohet në Kodin e Praktikës

së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Këshillit të Europës CDL-AD (2002) 023rev).

Kurorëzimi i parë i përpjekjeve europiane në funksion të barazisë gjinore formale në vendimmarrje

daton vonë, krahasuar me atë botërore. Këshilli i Europës në vitin 1988 formalizoi për herë të parë

lidhjen ndërmjet barazisë gjinore dhe demokracisë, nëpërmjet konceptit të “barazisë demokratike”, të

artikuluar në “Deklaratën e Barazisë mes Burrave dhe Grave”19. Një vit më vonë në vitin 1989,

historia europiane do të shënonte emrat e dy grave të para komisionere në KE, grekes Vasso

15 Banaszak, A.Lee . (1996) Why Movements Succeed or Fail: Opportunity, Culture & the Struggle for Woman Suffrage. Princeton: Princeton University Press, Faqe 291. 16 Anastasi, Aurela . dhe Olldashi, Enkelejda. (2006) Sistemet e kuotave zgjedhore dhe rëndësia e tyre për arritjen e barazisë gjinore në jetën publike. Studime Juridike. Nr. 1. Tiranë: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. 17 Ibid 18 http://www.ipu.org/wmn-e/suffrage.htm. Parë më 5 Mars 2014. 19 Coe. ( 1988) Declaration on Equality of Women and Men. I disponueshëm: https://wcd.coe.int/com.instranet.InstraServlet?command=com.instranet.CmdBlobGet&InstranetImage=609520&SecMode=1&DocId=699020&Usage=2 , Parë më 1 Prill 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

29

Papandreou dhe francezes Christiane Scrivener, ndërkohë që kishin kaluar më shumë së tre dekada që

nga themelimi i këtij organizmi në vitin 1957.

Katër vjet më vonë filloi debati i BE-së për konceptin e “barazisë demokratike” që sipas Rawls i

garanton qytetarëve “liri të barabarta përfshirë vlerën e lirive politike”20. Ky debat filloi me “Samitin

Europian të Grave në Pushtet”, i mbajtur në Athinë në nëntor të vitit 1992.

Në fund të takimit, njëzet gra drejtuese që merrnin pjesë në të, nënshkruan të ashtuquajturën

“Deklaratë të Athinës” e cila artikuloi haptazi se "barazia e grave dhe burrave dikton barazi në

përfaqësim dhe në administratën e kombeve" 21.

Po në vitin 1992 u krijua Rrjeti Evropian i Ekspertëve mbi Vendimmarrjen e Grave, strukturë

ndihmëse e Komisionit për zbatimin e programit gjinor. Inspiruesit e sfidës gjinore bënë gjetjet e tyre

në këtë periudhë tejet të rëndësishme të fillimit për ta bërë çështjen sa më të prekshme dhe atraktive.

Personifikimin e disbalancës gjinore e bënë me dy nga personazhet botërisht të njohura të tragjedisë

më të famshme shekspiriane, “Romeo dhe Xhuljeta”.

“A mund ta përfytyroni një botë me 81% Romeo dhe 19% Xhuljeta? A e dini se “81% e Parlamentit

Evropian duhet të rruhet në mëngjes?"22. Katër vjet pas Athinës u mbajt një takim i dytë në Romë, i

cili u mbyll me një deklaratë të re politike nga Ministrat Europianë të Çështjeve Gjinore, në

preambulën e të cilit citohej: "Pjesëmarrja e barabartë e grave dhe burrave në proceset e

vendimmarrjes është qëllimi ynë kryesor në nivel evropian" 23.

Po në të njëjtin vit, në 2 dhjetor 1996, Këshilli i Ministrave miratoi një rekomandim të posaçëm24, me

anë të së cilit i kërkonte shteteve anëtare të merrnin masa dhe të zhvillonin strategjitë për të

përshtatshur dhe korrigjuar nënpërfaqësimin e grave në pozicione vendimmarrëse.

Rekomandimi i vitit 2000 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, bën thirrje për pjesëmarrje

të barabartë të grave dhe të burrave në vendimmarrjen politike dhe publike.

20Rawls, John. ( 1971) A Theory of Justice. Cambridge MA: Harward University Press. Faqe 204. 21 EU (1992) Athens Declaration. I disponueshëm në: http://eurogender.eige.europa.eu/news/athens-declaration-1992. Parë më: 15 Janar 2015. 22 Hubert, Agnés. (2004) Moving Beyond Quotas in the EU: An Emerging Stage of Democracy. In : Ballington, Julie & Binda, Franceska (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas: European Experiences, Quota Workshop Report Series. Stockholm, Sweden: International IDEA, Faqe 2. 23 Hubert, Agnés. (2004) Moving Beyond Quotas in the EU: An Emerging Stage of Democracy. In : Ballington, Julie & Binda, Franceska (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas: European Experiences, Quota Workshop Report Series. Stockholm, Sweden: International IDEA. 24 CoE. (1996) Recommendation 96/694/EC.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

30

Po ky organizëm në Deklaratën e tij të vitit 2009 "Bërja Realitet e Barazisë Gjinore" kërkon nga

shtetet anëtare “të mundësojnë marrjen e aksioneve pozitive ose të masave të veçanta, në mënyrë që të

arrihet pjesëmarrja e barazpeshuar, duke përfshirë këtu përfaqësimin e grave dhe të burrave në

vendimmarrje në të gjitha sektorët e shoqërisë, veçanërisht në tregun e punës, në jetën ekonomike, si

dhe në vendimmarrjen politike dhe publike”.25

Në vitin 2010 Këshilli i Europës i kërkon shteteve anëtare, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ndërhyrje në

Kodin Zgjedhor për të të rritur përfaqësimin e grave nëpërmjet futjes së kuotave, me anë të

rekomandimit me titull: "Rritja e Përfaqësimit të Grave në Politikë nëpërmjet Sistemit Zgjedhor".26

Paralelisht janë zhvilluar përpjekjet edhe në kuadër të Bashkimit Europian.

Në qershor të vitit 1997 u nënshkrua Traktati i Amsterdamit, i cili e zgjeroi mandatin evropian të

barazisë gjinore. Një klauzolë e posaçme e tij i bënte thirrje vendeve anëtare "për të hequr pabarazitë

dhe për të nxitur barazinë ndërmjet grave dhe burrave në të gjitha veprimtaritë e BE-së dhe ato

kombëtare"27. Ky mandat zyrtar në letër i dha shkas një faze të re të nxitjes së barazisë gjinore,

pikërisht integrimit gjinor.

Statuti i “Të Drejtave Themelore në Bashkimin Europian” , në vitin 2000 kërkon që “barazia mes

burrave dhe grave të arrihet në të gjitha fushat.”28

Strategjia për të arritur objektivat gjinore vijon më vonë me udhërrëfyesin “Për Barazi ndërmjet

Burrave dhe Grave për Periudhën 2006-2010”, duke kërkuar nxitjen e përfaqësimit të barabartë të

grave dhe të burrave në vendimmarrje, si një nga gjashtë fushat parësore për veprim.

“Strategjia për Barazi mes Grave dhe Burrave 2010-2015”, shpalli si një nga aksionet kryesore të saj

synimin : “Për përmirësimin e balancës gjinore në vendimmarrje”. Ndërkohë më 13 mars 2012

Parlamenti Europian miratoi Rezolutën 2011/2295(INI) “Gratë në Vendimmarrjen Politike,

Meritokraci dhe Barazi”, e cila shprehimisht “fton Komisionin dhe shtetet anëtare për të hartuar dhe

25CoE. ( 2009) Declaration: Making gender equality a reality, CM(2009)68 final. I disponueshëm: https://wcd.coe.int/ViewDoc.jsp?id=1441675&Site=CM. Parë më 30 Nëntor 2014. 26 CoE. (2010) Recommendation 1899 on “Increasing women’s representation in politics through the electoral system”. 2.1. I disponueshëm në: http://assembly.coe.int/Mainf.asp?link=/Documents/AdoptedText/ta10/EREC1899.htm. Parë më 1 Prill 2015.. 27European parliament. (1997) Amsterdam Treaty. Amendment of article 141. I disponueshëm: http://www.europarl.europa.eu/topics/treaty/pdf/amst-en.pdf . Parë më 3 Mars 2014. 28European parliament . (2000) The charter of the fundamental rights of the European Union, article 23. I disponueshëm: http://ec.europa.eu/justice/fundamental-rights/charter/index_en.htm. Parë më 30 Nëntor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

31

zbatuar politika efektive e barazisë gjinore dhe strategji shumë aspekte për arritjen e barazisë në

pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe udhëheqje politike në të gjitha nivelet”.29

IV. SISTEMET ZGJEDHORE DHE ROLI I TYRE NË PËRFAQËSIMIN GJINOR:

ANALIZË KRAHASUESE

Përfaqësimi i grave në parlament është një tregues me një natyrë varësie komplekse, sepse varet nga

shumë faktorë njëherësh. Është e vështirë të analizosh varësinë e këtij treguesi nga secili prej

faktorëve në mënyrë të pavarur, për aq kohë sa në realitetin funksional të tyre ata shfaqen së bashku.

Gjithsesi në këtë seksion të analizës do të studiohet varësia e këtij treguesi nga lloji i sistemit zgjedhor

si dhe nga variablat strukturorë të sistemeve. Varësia nga ky faktor paraqitet në një hapësirë të

kënaqshme analize të pavarur, për shkak të natyrës konkrete të llojeve të ndryshme të sistemeve si dhe

të vetë variablave përbërës të faktorit “sistem elektoral”. Sistemi zgjedhor është vetëm një nga disa

faktorët që ndikojnë në përfaqësimin e grave, dhe ndikimet e tij varen kryesisht nga kushtet përkatëse

politike dhe sociale të çdo vendi. Studiuesit e çështjeve gjinore konsensualisht konkludojnë se

“sistemet zgjedhore kanë një rëndësi të madhe në balancën gjinore” (Matland, 1998, McAllister &

Studlar, 2002: 3-14, Reynolds 1999: 547-572, Rule, 1997: 477-498, Siaroff, 2000: 197 -215, Larserud

& Taphorn, 2006:).

Sisteme të ndryshme zgjedhore ofrojnë terrene të ndryshme për përfaqësimin e grave në parlament.

Ky punim shkencor merret vetëm me sistemet zgjedhore për zgjedhjet në parlamentet njëdhomëshe

dhe dydhomëshe, por gjithsesi në rast të nevojës krahasuese statistikore do të përdoren edhe statistika

të niveleve të tjera të zgjedhjeve siç janë ato për pushtetin vendor.

Sistemet zgjedhore mund të klasifikohen në familje, duke u bazuar në proceset me të cilat ata i

përkthejnë votat në vende në parlament. Historia e pluralizmit ka njohur një numër të konsiderueshëm

sistemesh zgjedhore, por tre janë familjet kryesore të tyre; sistemi mazhoritar; proporcional dhe i

përzier. Në secilën prej këtyre grupimeve kryesore derivojnë variante të ndryshme, por që ruajnë

29 European Parliament (2010) Resolution 2011/2295(INI) “Women in political decision-making – quality and equality “. I disponueshëm në: http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?pubRef=-//EP//TEXT+TA+P7-TA-2012-0070+0+DOC+XML+V0//EN. Parë më 1 Prill 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

32

karakteristikat bazë të grupimit kryesor. Për efekt të këtij punimi shkencor do të analizohen tre

familjet kryesore të sistemeve elektorale, për arsyet si më poshtë:

1- Së pari të gjitha llojet e tjera të sistemeve janë versione të këtyre tre llojeve kryesore.

2- Së dyti fokusi i analizës së punimit shkencor është Europa. Pjesa më të madhe e

vendeve të këtij kontinenti predominohet nga sistemi proporcional, i ndjekur nga ai i përzier,

ndërkohë që sistemin mazhoritar e gjejmë të zbatuar vetëm në tre vende.

3- Faktorët ndikues të këtyre familjeve të sistemeve zgjedhore në amplitudën e

përfaqësimit gjinor në parlament janë të njëjtë me ata të versioneve të tyre.

- IV/1- Sistemet proporcionale dhe ndikimi i tyre në balancën gjinore

Studiueset Larserud dhe Taphorn kanë ardhur në përfundimin se: “Vendet që zbatojnë sistemet e

përfaqësimit proporcional kanë përqindje më të lartë të grave në parlamentet e tyre se sa ato me

sisteme mazhoritare” (Larserud & Taphorn, 2007: 10& 19).

Ka një ndryshim të dukshëm sasior lidhur me përfaqësimin parlamentar të grave, në ato vende që kanë

përdorur sistemin proporcional elektoral krahasuar me vendet që kanë përdorur sistemin mazhoritar.

Studiuesja Norris konkludon se: “Përfaqësimi i grave në parlamentet botërore është rreth dy herë më

e lartë në vendet me sisteme proporcionale elektorale se në vendet që përdorin sistemet mazhoritare

elektorale” (Norris, 2006:197-213).

Po ashtu Norris në një analizë të të dhënave nga 53 vendeve të ndryshme të botës në vitin 1999, arrin

në përfundimin se “...gratë zënë një mesatare prej 20% të anëtarëve të parlamentit në vendet me

sisteme proporcionale, 15 % të tyre në vendet me sisteme të përziera dhe vetëm 11% në vendet me

sistem mazhoritar” (Norris, 2000).

Analiza e zgjedhjeve në mbarë botën në vitin 2012 tregon se vendet e bazuara në përfaqësimin

proporcional rezultuan me 25% të grave të zgjedhura në parlament, në krahasim me 14% të tyre për

sistemet maxhoritare dhe 17.5% për sistemet e përziera30.

Rasti i Francës është materializimi konkret i konkluzioneve të studjuesëve më sipër. Kuota gjinore e

përcaktuar në “Ligjin e Barazisë”, në Francë për të gjitha pushtetet është e njëjtë, pra një faktor

30 European Commision. (2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 26.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

33

konstant. Faktori tjetër, lloji i sistemit zgjedhor është i ndryshueshëm në varësi të llojit të pushtetit për

të cilin zhvillohen zgjedhjet. Në këtë rast shikohet qartësisht varësia e rezultatit të përfaqësimit gjinor

në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sistemi zgjedhor pasi faktori tjetër, “kuota gjinore” është konstant.

31

Rasti i Francës, brenda Bashkimit Europian, tregon se efektiviteti i një kuote legjislative mund të

ndikohet nga lloji i sistemit zgjedhor të përdorur. Ligji i “Barazisë”, i miratuar në vitin 2000 dhe i

reformuar në vitin 2003 dhe 2007, në thelb kërkon që palët të kenë një numër të barabartë për

burrat dhe gratë në mesin e kandidatëve në të gjitha zgjedhjet, por zbatohet në mënyra të

ndryshme në varësi të llojit të sistemit zgjedhor në përdorim. Për zgjedhjet për Parlamentin

Europian, këshillat rajonale dhe lokale, përdoret sistemi i listave proporcionale; barazia gjinore në

lista dhe përdorimi i rregullës zinxhir në renditje është i detyrueshëm. Për zgjedhjet e Asamblesë

Kombëtare përdoret sistemi i votimit maxhoritar (…). Rezultatet e ndryshme janë impresionuese.

Zgjedhjet e fundit bazuar në listat proporcionale kanë prodhuar 46% gra në mesin e përfaqësuesve

franceze në Parlamentin Europian dhe 49% në këshillat rajonalë, krahasuar me vetëm 26% gra në

Asamblenë Kombëtare.

Siç del e qartë nga të dhënat më sipër, në rastin e zgjedhjeve ku u përdor sistemi proporcional,

rezultati i përfaqësimit të grave ishte gati 2 herë më i madh së në rastin kur u përdor sistemi

mazhoritar zgjedhor, konkluzion ky që përputhet tërësisht me atë të Norris si më sipër.

Konkluzioni përforcohet më tepër referuar një analize të thjeshtë të disa vendeve të tjera jo vetëm

europiane, ku qartësisht në tregues statistikorë evidentohet impakti pozitiv i sistemit proporcional në

krahasim me atë mazhoritar lidhur me përfaqësimin e grave në parlament.

31 European Commision. (2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 27.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

34

32

Jo çuditërisht, përfaqësimi parlamentar i grave në Zelandën e Re është rritur ndjeshëm nga 21.2%

në vitin 1993 në 29.2% në vitin 1996, pasi vendi ndryshoi sistemin zgjedhor nga sistemi mazhoritar

në një sistem proporcional të përzier. Në zgjedhjet e vitit 2008, përqindja më e madhe e

përfaqësuesve gra deri më sot (34%) u arrit atje. Të dhënat e fundit për përfaqësimin e grave në

Gjermani (32%) janë të ngjashme me ato në Zelandën e Re.

(…)

Rast tjetër, për t’u shënuar është Lithuania, me sistem paralel, ku përqindja e grave të zgjedhura në

zonat mazhoritare respektivisht sipas viteve (1992: 7%, 1996: 16.2%, 2000: 8.4%, 2004: 18.3),

është më e ulët se ajo e grave të zgjedhura në zonat proporcionale me listë partie (1992: 7.1%,

1996: 20%, 2000: 12.8%, 2004: 22.9%)

Ndër shembujt më të mirë janë zgjedhjet e vitit 2006, në territoret palestineze, të cilat rezultuan me

zgjedhjen e 17 grave nga 132 përfaqësues. Të 17 –ta gratë u zgjodhën përmes listës proporcionale

dhe asnjë prej tyre nga zonat zgjedhore me një anëtar.

Në Evropë, shumica e shteteve aplikojnë sistemin proporcional për zgjedhjet kombëtare në parlament,

një fakt i cili mund të konsiderohet si mjaft i favorshëm për përfaqësimin e grave. Në mesin e shteteve

anëtare të Këshillit të Evropës, vetëm Mbretëria e Bashkuar, Azerbajxhani dhe Franca ( me sistemin e

saj dy raundsh), përdorin sistemin mazhoritar në të gjithë vendin për zgjedhjet e parlamentit

kombëtar33.

Në të dy vendet, (Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë) shifrat për parlamentet kombëtare janë shumë

më të ulëta se ato të përfaqësueseve gra për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në të cilat aplikohet

skema zgjedhore proporcionale34.

32 Krennerich, Michael.( 2008) Report on the impact of electoral systems on women’s representation in politics. Report to the Venice Commission, Study No 482. Strasbourg. Faqe 8 dhe 9. 33 Të dhënat e nxjerra nga faqja: http://www.quotaproject.org/. Parë më 5 Mars 2014. 34 Krennerich, Michael.( 2008) Report on the impact of electoral systems on women’s representation in politics. Report to the Venice Commission, Study No 482. Strasbourg .Faqe 9.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

35

- IV/2- Sistemet e përziera dhe ndikimi i tyre në balancën gjinore

Sistemet e kombinuara zgjedhore, si për shembull, sistemet proporcionale me anëtarë të përzier, janë

gjithashtu më të favorshme për përfaqësimin parlamentar të grave sesa sistemet mazhoritare, por më

pak të favorshme sesa sistemet tradicionale të përfaqësimit proporcional.

Studiuesi Krennerich duke krahasuar të dyja pjesët e sistemeve të kombinuara, arrin në përfundimin

se: “…mesatarisht gratë kanë qenë më të suksesshme në zonat zgjedhore ku procesi zgjedhor ka qenë

ai proporcional sesa në zonat zgjedhore me një anëtar”. (Krennerich, 2009:8). Ky konkluzion i

studiuesit i cili ka marrë në analizë impaktin e sistemeve elektorale në përfaqësimn e grave në politikë

në vende të ndryshme të botës, përkon me atë çka zbuluan hulumtimet e mëparshme, më lart mbi

përfaqësimin e grave në sistemet proporcionale dhe sistemet mazhoritare.

35

Me sistemin proporcional me anëtarë të përzier në Gjermani, për shembull, përqindja e grave të

zgjedhura nga Bundestagu (Parlamenti) është dukshëm më e ulët në zonat njëanëtarëshe sesa në

zonat në listat e partive. E njëjta gjë mund të thuhet për disa zgjedhje në Zelandën e Re, kryesisht të

evidentuara në vitin 1996, kur vetëm 15.4% e përfaqësuesve gra ishin zgjedhur në zonat me një

anëtar, në krahasim me 45.5% të përfaqësueseve gra të zgjedhura nga listat proporcionale.

- IV/3 - Sistemet mazhoritare dhe ndikimi i tyre në balancën gjinore

Impakti shumë i rëndësishëm i sistemeve zgjedhore në përfaqësimin e grave në parlament duket

qartësisht nëse analizojmë vendet që nuk aplikojnë kuotën gjinore, por kanë sistem proporcional

votimi me ato që aplikojnë kuotën gjinore dhe kanë sistem mazhoritar votimi. Në kushtet kur ndikimi

i sistemit zgjedhor do të ishte joekzistent, llogjikisht sistemet ku aplikohet kuota gjinore, pra ato

mazhoritare, duhet të rezultonin me përfaqësim më të lartë të grave në parlament. Në fakt rezulton e

kundërta, siç e tregon tabela më poshtë.

35 Krennerich, Michael.( 2008) Report on the impact of electoral systems on women’s representation in politics. Report to the Venice Commission, Study No 482. Strasbourg .Faqe 9.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

36

36

Nga përpunimi i të dhënave ne shikojmë se shumë vende europiane, që nuk kanë aplikuar kuotën

gjinore gjatë zgjedhjeve më të fundit që analizon raporti, por kanë në funksionim sistem

proporcional zgjedhor, kanë rezultate më të larta të përfaqësimit të grave në parlament, se për

shembull Mbretëria e Bashkuar që ka aplikuar kuota gjinore politike, por në kushtet e sistemit

zgjedhor mazhoritar. Kështu Finlanda me përfaqësim të grave në parlament prej 42.5%, Danimarka

me 39.1%, Polonia me 23.7%, Letonia me 23% janë të gjitha shtete që nuk kanë aplikuar kuotë

gjinore, por kanë pasur në zbatim sistemin proporcional zgjedhor. Rezultatet e tyre si më sipër janë

shumë më të larta se Mbretëria e Bashkuar që ka aplikuar kuotën partiake gjinore në sistemin

mazhoritar dhe rezulton me 22.5% gra në parlament.

Të dhënat gjithashtu të mesatares së përfaqësimit të grave në rang botëror, në 24 legjislatura

kombëtare tregojnë qartësisht impaktin pozitiv të sistemeve proporcionale ndaj atyre mazhoritare në

përfaqësimin e grave në parlament.

37Tabela Nr 1. Përqindja e grave në parlament në 24 legjislatura kombëtare nga viti 1945-2004

36 Përpunuar nga autorja: Të dhënat e tabelës së faqes 7 tek: Freidenvall, Lenita., Dahlerup, Drude and Johansson, Emil. ( 2013) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. 37 Strauch, Nicolas and Pogorelis, Robertas (2011) Electoral systems, Between the governance, elected members and voters . Report to the European Parliament. Brusseles: Office for Promotion of Parliamentary Democracy (OPPD). Faqe 4. I disponueshëm në: http://www.europarl.europa.eu/pdf/oppd/Page_8/Electoral-systems-LR-for-WEB.pdf . Parë më 1 Tetor 2014.

Viti 1945 1950 1960 1970 1980 1990 1997 2004

Përqindja e

grave në vendet

me sistem

mazhoritar

3.05 2.13 2.51 2.23 3.37 8.16 15.42 18.24

Përqindja e

grave në vendet

me sistem

proporcional

dhe të përzier

2.93 4.73 5.47 5.86 11.89 18.13 21.93 27.49

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

37

Vendet me system mazhoritar: Australia, Kanadaja, Franca (që nga viti 1960), Japonia (deri në vitin 1990), Neë Zealand (deri në vitin 1990), Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendet me sisteme proporcionale ose të përzier: Austria, Belgjika, Danmarka, Finlanda, Franca ( viti 1945 dhe viti 1950), Greqia**, Islanda, Irelanda, Israeli*, Italia, Japonia (pas vitit 1993), Luxembourg, Hollanda, Neë Zealand (pas vitit 1996), Norvegjia, Portugalia**, Spanja**, Suedia, Zvicera dhe Gjermania (Repulika Federale e Gjermanisë* përpara vitit 1990. * Israel nuk ekzistonte si shtet i pavaruar dhe Republika Federale e Gjermanisë nuk mbajti zgjedhje në vitin 1945. Për këtë arsye nuk janë futur në shifrat e vitit 1945, por në vitet pas 1945.

Nga analiza krahasuese më lart del e qartë se në vendet me sistem proporcional zgjedhor, përfaqësimi

i grave në parlament është mesatarisht 10% më i lartë në mesataren e 24 legjslaturave kombëtare të

vendeve të marra në llogaritje, sesa vendet me sistem mazhoritar, nga viti 1945 deri në vitin 2004.

- IV/4- Variablat e sistemit zgjedhor që ndikojnë në përfaqësimin e grave në parlament

Pavarësisht se analiza dhe shembujt e mësipërm arrijnë në përfundimin se sistemi proporcional dhe ai

i kombinuar siguron një balancë më të drejtë gjinore, ky konkluzion nuk mund të merret aspak apriori.

Studiues të sistemeve zgjedhore dhe rolit të tyre në përfaqësimin gjinor kanë konkluduar se jo çdo

sistem proporcional apo i kombinuar na jep këtë rezultat. Krennerich e analizon rezultatin në varësi të

disa parametrave të ndryshueshëm të sistemeve zgjedhore dhe konkludon se në varësi të përmasave të

këtyre parametrave brenda të njëjtit sistem, varet treguesi i përfaqësimit gjinor. Sisteme të njëjta

zgjedhore, qofshin ato mazhoritare, por sidomos proporcionale, që kanë të ndryshëm parametrat e

madhësisë së zonës zgjedhore, të madhësisë së partisë apo pragut zgjedhor, janë të destinuar të na

prodhojnë rezultate të ndryshme të përfaqësimit gjinor (Krennerich 2009: 10 - 14). I të njëjtit mendim

janë edhe dy studiueset Larserud dhe Taphorn (Larserud & Taphorn, 2007: 10-11). Duhet të

ekzistojnë një sërë parakushtesh në trajtën e variablave të këtyre sistemeve që të garantohet rezultati i

kërkuar i balancës gjinore. Janë këto variabla të cilët ndikojnë në mënyra të ndryshme si në rezultatet

e procesit zgjedhor në tërësi, po ashtu edhe në raportet e balancës gjinore në veçanti.

• Madhësia e zonës elektorale

Madhësia e zonës elektorale vlerësohet të jetë në përpjesëtim të drejtë me përfaqësimin e grave në atë

zonë. Ky variabël ka ndikimin e tij të konsiderueshëm në zonat shumëanëtarëshe ose proporcionale,

pasi në zonat njëanëtarëshe apo mazhoritare numri i kandidatit të nominuar nga partia është një dhe

sigurisht partitë politike do të preferojnë që të jetë burrë për shkak të shumë faktorëve që e bëjnë të

vështirë fitimin e mandatit nga një kandidaturë grua në betejën mazhoritare. Sa më e madhe madhësia

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

38

e zonës zgjedhore në proporcional, aq më shumë gra do të nominohen dhe do të zgjidhen, konkludon

Krennerich (Krennerich, 2009:11). Në të njëjtin përfundim kanë arritur edhe studiuesit Taagepera and

Shugart (Taagepera and Shugart, 1989 :19). Sfida për kandidatet e mundshme femra është

shumëplanëshe: së pari ato duhet të emërohen nga partitë, dhe së dyti, duhet të zgjidhen nga votuesit.

Kështu, gratë duhet të konkurrojnë kundër burrave në vetë partinë e tyre (për kandidimin) dhe kundër

burrave të partive të tjera (për t'u zgjedhur). Varësia përpjesëtimore e drejtë si më sipër, bazohet në

dinamikën e procesit të emërimit partiak dhe strategjive partiake për balancimin e të zgjedhurve të

tyre. Sa më e madhe të jetë zona elektorale, aq më i madh është numri i banorëve të saj, çfarë do të

thotë se aq më i madh është numri i kandidatëve që do të nominohen dhe të fitojnë në atë zonë. Në një

situatë të tillë, secilës parti politike i intereson që qoftë pa prekur predominimin e burrave në krye të

listës, të alternojë kandidaturat në mënyrë të tillë që të përfshijë sa më shumë përfaqësues të të gjitha

kategorive të votuesve, pasi vetëm kështu, secila kategori gjen përfaqësimin e vet. Kjo është një

strategji e njohur që siguron thithjen e një maksimumi votash. Sigurisht vendosja e kandidaturave gra

është zgjedhja më logjike, pasi pothuajse kudo gjysma e votuesve janë gra.

Materializimin e qartë të ndikimit të madhësisë së zonës elektorale në sistemin proporcional e jep

Franca në një situatë krahasimore mes dy proceseve zgjedhore, pikërisht atyre të vitit 1981 dhe 1986.

38

…Nëse sistemi i votimit proporcional është "lokal" dhe zbatohet për një zonë të kufizuar

gjeografike, ai mund të jetë po aq i pafavorshëm për gratë sa sistemi mazhoritar. Ky ishte rasti në

Francë në zgjedhjet parlamentare të vitit 1986, në të cilat sistemi proporcional u aplikua në nivel të

çdo lokaliteti. Edhe pse kishte më shumë gra kandidate (24,7% në krahasim me 11,9% në

zgjedhjet e vitit 1981 kur ishte aplikuar sistemi mazhoritar), përqindja e grave të zgjedhura në të

vërtetë ishte ende shumë i ulët (5,9% krahasuar me 5.3% në 1981).

Shembull antagonist me Francën por me konkluzion të njëjtë është ai i reformës zgjedhore në Poloni

në vitin 2001, duke krijuar zona elektorale më të mëdha brenda sistemit proporcional, ç’ka çoi në

rritjen e numrit të grave që u vendosën në listat e kandidatëve dhe që fituam vende në parlament39.

38 CoE. ( 2003) Recommendation Rec(2003)3, Explanatory Memorandum, paragraph 5 /49. 39 Matland, E.Richard and Montgomery, A. Kathleen (eds.). (2003) Women’s Access to Political Power in PostCommunist Europe. Oxford: Oxford University Press. Faqe 321 – 50.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

39

Në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës gjendet një mozaik i larmishëm i madhësive të zonave

zgjedhore; sisteme proporcionale në zona kryesisht të vogla ose të mesme, në zona të mëdha ose tepër

të mëdha, si dhe tërësore administrative-shtetërore. Për më tepër ekzistojnë edhe sisteme

proporcionale shumështresore me zona të madhësive të ndryshme në nivele të ndryshme.

• Madhësia e Partisë

E ndërsa argumenti i mësipërm konsideron të rëndësishëm madhësinë e zonës zgjedhore, një analizë

përmbajtësore e problemit na shtron përpara dilemën krahasuese të rëndësisë që ka madhësia e zonës

zgjedhore në krahasim me "madhësinë e partisë" në treguesin e përfaqësimit gjinor në parlament.

Ndërkohë që madhësia e zonës përcaktohet nga numri i mandateve që do të zgjidhen në një zonë,

madhësia e partisë përshkruan numrin e mandateve që partia pritet të fitojë apo fiton në një zonë. Për

rrjedhojë, vetëm nëse një parti parashikon që të fitojë disa mandate në një zonë zgjedhore, efekti i

madhësisë së zonës zgjedhore është vërtet real dhe i rëndësishëm. Mjafton të shtrojmë para vetes

situatën hipotetike kur në një zonë relativisht të madhe, me një numër relativisht të madh banorësh,

partia ka shtrirje ose elektorat të vogël. Zona sigurisht do të nxjerrë numër të madh të zgjedhurish në

tërësi, por jo për partinë në fjalë që nuk ka elektorat në atë zonë. Konkluzioni i kësaj analize logjike të

këtij rasti hipotetik, na tregon se madhësia e partisë është tejet e rëndësishme lidhur me rritjen e

numrit të grave në parlament, ndoshta më e rëndësishme se madhësia e zonës elektorale nëse i

referohemi pritshmërive të një partie të caktuar dhe rezultateve të saj. Studiuesi Matland arrin në

përfundimin se: “Madhësia e partisë, numri i anëtarëve të një partie në një njësi zgjedhore, është një

faktor edhe më i fuqishëm se madhësia e zonës elektorale për suksesin e kandidateve gra“ (Matland,

1993: 737-755). Në të njëjtin përfundim kanë arritur studiuesit Larserud dhe Taphorn: “Në rastin e

madhësisë së vogël të partisë, edhe nëse gratë janë të nominuara, ky fakt do të ketë ndikim të kufizuar

në rezultatin përfundimtar, përveç rastit kur ato janë të vendosura në pozicione të larta në listë

(Larserud & Taphorn, 2007: 10).

Po ashtu Erzeel dhe Meier në studimin e tyre konkludojnë se: ”Sa më e madhe të jetë anëtarësia e

partisë, aq më më shumë kandidatë fitues do të ketë në listën zgjedhore dhe meqë partitë e ndiejnë

nevojën për të paraqitur një listë sa më të balancuar të kandidatëve, gratë janë në anën fituese”

(Erzeel and Meier, 2011).

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

40

Autorë të tjerë shkojnë deri aty sa ta konsiderojnë madhësinë e partisë si faktor predominues edhe

ndaj kuotës gjinore, lidhur me rritjen e përfaqësimit të grave në parlament.

“Zgjedhjet rajonale të viteve 1999, 2004 dhe 2009 konfirmuan gjetjet intuitive, sipas të cilave

madhësia e partisë dhe jo kuota gjinore kanë çuar në rritje të konsiderueshme të grave në

parlamentet e ndryshme rajonale gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit” (Sliwa et al. 2011).

E të njëjtit përfundim është edhe studiuesja tjetër belge Meier. “Është e vështirë të vlerësosh ndikimin

e saktë të madhësisë partisë, pasi është pothuajse e pamundur ta zhveshësh nga ndikimi i të gjitha

variablave të tjerë të pavarura, por ka tregues të qartë se rritja e numrit të grave në politikë është të

paktën pjesërisht për shkak të një rritjes së madhësisë së partisë, më shumë se sa për shkak të zbatimit

të kuotave gjinore” (Meier, 2011:62).

Nëse partitë priten të fitojnë vetëm një ose dy mandate, efekti i zonës elektorale do të jetë mjaft i

kufizuar ose jo-ekzistent, pasi sado e madhe të jetë zona, ajo do t’i shërbejë një partie tjetër të madhe

që pret të fitojë shumë kandidatë dhe jo një partie që nuk ka shtrirje në atë zone dhe pretendon vetëm

një numër të kufizuar kandidatësh. Duke marrë parasysh se në shumë sisteme proporcionale, burrat

janë të parët në listë, probabiliteti që të zgjidhen gratë është i ulët, kur madhësia e partisë është e tillë

që lejon nominimin e një apo dy kandidatëve me propabilitet fitues.

Në të njëjtën logjikë, edhe nëse partia ka shtrirje shumë të madhe në një zonë të caktuar, por zona

është e vogël dhe nuk premton daljen e më shumë se një apo dy kandidatëve fitues. Dukshëm

madhësia e zonës dhe madhësia e partisë janë të ndërlidhura. Në zonat e vogla me 3 deri në 5

mandate, edhe partitë e mëdha pritet të fitojnë vetëm pak mandate. Partitë e vogla jashtë koalicioneve

sigurisht marrin përsipër rrezikun për të mos marrë asnjë vend në zonën përkatëse, duke pasur

parasysh pragun matematikor të përfaqësimit.

Me zonat zgjedhore të mesme dhe të mëdha, partitë e mëdha mund të presin të fitojnë disa vende,

duke bërë strategji për balancimin efektiv të kandidatëve.

Analiza logjike e bërë më lart na nxjerr në konkluzionin se madhësia e partisë është tejet e

rëndësishme në treguesin objekt studimi në këtë punim, përfaqësimin e grave në parlament. Qartazi

konkludohet gjithashtu se kombinimet e zonave të mesme apo të mëdha me ekzistencën e partive të

mëdha, kur sistemi është proporcional, janë shumë më të dobishme për gratë sesa kombinimet e

mundshme të zonave të vogla me partitë e vogla. Nëse sistemi është mazhoritar, situata është akoma

më e disfavorshme për gratë, duke i çuar ato pothuajse drejt përjashtimit total.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

41

Në të kundërt, për shkak të pak kandidatëve të zgjedhur, elektorati i partive të mëdha në zonat e vogla

dhe partive të vogla në zonat e mëdha përjeton vështirësi në aplikimin e strategjive për balancimin të

kandidatëve.

• Formula

Variabël i rëndësishëm i një sistemi zgjedhor është edhe formula që përdoret për llogaritjen e fituesve

në parlament. Analiza e ndikimit të saj në përfaqësimin e grave në parlament, ka gjithashtu rëndësi të

veçantë në tërësinë e faktorëve ndikues të procesit zgjedhor. Larserud dhe Taphorn kanë konkluduar

se:”Roli i saj është tejet i rëndësishëm sidomos në sistemet ku kërcënimi i votave të marra nga një

parti konkurruese, për shkak të programeve pak a shumë të përafërta është më i madh” (Larserud &

Taphorn, 2007: 10-11).

Kjo situatë shoqërohet me pjesëmarrje të një numri relativisht të madh të partive politike në zgjedhje.

Në këtë rast e vetmja mundësi që mbetet, në mënyrë që partitë të jenë tërheqëse për një spektër të

gjerë të votuesve, është e rëndësishme që ato të ofrojnë një shumëllojshmëri të profileve të

kandidatëve duke rritur probabilitetin e nevojës për profilet e grave, në mënyrë që të eliminojnë

rrjedhjet e votave për shkak të formulës.

Rasti i dytë i rëndësisë së këtij variabli është kur fituesi përcaktohet me anë të shumicës dhe

njëkohësisht asnjë bonus nuk jepet për partitë që kanë vota më shumë se numri i nevojshëm për

fituesin e tyre, ose kur nuk i jepet mundësi përfaqësimi një partie që ka një numër të konsiderueshëm

votash, por jo të mjaftueshme për një vend fituesi. Në të dyja këto situata partitë humbin vota. Atëherë

ato gjenden përballë një situate detyruese, që i dikton dhënien përparësi të përfaqësuesve të balancuar

gjinorë, pasi vëmendja dhe investimi i tyre do të jetë më i mirorganizuar dhe efiçent për t’iu drejtuar

grupeve kryesore të votuesve që janë gratë dhe burrat, duke synuar eliminimin e rrjedhjeve apo

humbjeve të votës.

• Struktura e votimit

Struktura e votimit paraqet gjithashtu rëndësi studimi në tërësinë e variablave të sistemeve zgjedhore.

Proceset zgjedhore mund të kenë kandidat në qendër (mazhoritarët) ose parti në qendër

(proporcionalët më lista të mbyllura). Pikërisht qendërzimi i njërit apo tjetrit variant, përfaqëson

strukturën e votimit. Duke pasur parasysh përfundimet e arritura në analizën seksionit respektiv më

sipër, lidhur me llojin e sistemit zgjedhor që është miqësor ndaj përfaqësimit të grave në parlament,

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

42

është e thjeshtë të konkludohet se balanca gjinore është më e lehtë të arrihet sigurisht në sistemet ku

struktura e votimit është me parti në qendër, pasi fituesi përcaktohet nga partia nëpërmjet listës së

kandidatëve dhe jo nga votuesit në ditën e zgjedhjeve të cilët vënë në pikëpyetje rezultatin. Në këtë

rast, vendosja e kandidateve gra në listë i shërben balancës gjinore. Gjithsesi në vendet ku qëndrimi i

elektoratit është më i favorshëm në drejtim të grave, sistemet ku struktura e votimit është me kandidat

në qendër (duke përfshirë edhe listat e hapura në sistemet proporcionale), janë sistemet më të

favorshme për balancën gjinore. Por praktikisht vende të tilla janë shumë pak duke u limituar vetëm

në vendet skandinave, ku elektorati prej dekadash ka qendërzuar gruan si favorite për t’u votuar.

• Pragu ligjor

Në pamje të parë duket sikur pragu ligjor nuk favorizon përfaqësimin e grave. Ky perceptim diktohet

nga roli i tyre si mekanizma të përjashtimit të partive të vogla që nuk arrijnë pragun. Në një

këndvështrim sipërfaqësor do të mendohej që përjashtimi i partive të vogla do të thotë përjashtim i

grave si kandidate fituese, pasi zakonisht partitë e vogla përfaqësojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë

interesat e minoriteteve apo të grave.

Mirëpo një analizë më e thellë e kësaj varësie na nxjerr në konkluzionin se përjashtimi i partive të

vogla nuk është i lidhur automatikisht me një përfaqësim të reduktuar të grave në parlament.

Përkundrazi, pragu ligjor ka më shumë të ngjarë që të ketë efekt pozitiv në përfaqësimin e grave.

Duke përjashtuar partitë e vogla që nuk kalojnë pragun ligjor, logjikisht votat e tyre do t’i shkojnë

partive të tjera më të mëdha në varësi të formulës zgjedhore. Janë këto parti që përfitojnë nga

përjashtimi i partive të vogla, pasi rritet numri i votave të tyre, pra “madhësia e partisë” dhe siç u

shpjegua në analizën e variablit “madhësia e partisë” më sipër, kjo rritje është në përpjesëtim të drejtë

me rritjen e përfaqësimit të grave në parlament.

Krennerich e konsideron pikërisht pragun e lartë zgjedhor si një mundësi reale që punon për

gratë:”Për shkak të pragut të lartë zgjedhor, vetëm partitë me një magnitudë relativisht të lartë të

madhësisë së tyre janë të destinuara të hyjnë në parlament, duke përfituar kështu nga përjashtimi i

partive të vogla dhe duke i dhënë më shumë hapësirë kandidimit dhe zgjedhjes së grave në

parlament” (Krennerich, 2009: 12).

Për shkak të madhësisë së partisë, gratë teorikisht do të ndihmoheshin nga të dy kombinimet e

madhësisë zgjedhore të zonës dhe pragu i lartë ligjor. Sipas dinamikës së balancimit, kombinimi i

sistemit proporcional në zona elektorale të mëdha me prag të lartë ligjor i shërben rritjes së

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

43

përfaqësimit të grave.

• Listat e mbyllura kundrejt listave të hapura apo të lira

Ndërsa modeli i votimit në sistemet mazhoritare është i vetëm, duke votuar vetëm për kandidatin

individual të nominuar nga partia, modelet e votimit në sistemet proporcionale janë disa dhe

ndryshojnë në varësi të listës së zbatuar. Llojet kryesore të listave që përdoren nga partitë politike

janë: lista të hapura, lista të mbyllura apo lista të lira. Me “lista të mbyllura”, partitë politike

përcaktojnë renditjen e kandidatëve në fletëvotimin zgjedhor dhe votuesi miraton të gjithë listën, pa

asnjë mundësi për ndryshimin e rendit me të cilin janë ndarë vendet e kandidatëve. Në variantin “me

lista të hapura”, zgjedhësit mund të shprehin preferencën e tyre për kandidatë të veçantë duke hedhur

një numër të caktuar të votave preferenciale, duke ndryshuar edhe renditjen e listës. Në variantin “me

listat e lira”, zgjedhësi mund të zgjedhë midis kandidatëve nga listat e ndryshme.

Zakonisht ekziston perceptimi i përgjithshëm që sistemet proporcionale janë kryesisht me lista të

mbyllura partiake, por harta elektorale europiane ofron një pamje tjetër. Shumë sisteme proporcionale

në Evropë aplikojnë listat e hapura. Këtë model e ofron rasti Belgjikë, Qipro, Finlandë, Letoni,

Slloveni, Sllovaki, Austri, Danimarkë, Estoni, Greqi dhe Suedi. Listat e hapura mund të zbatohen me

sukses edhe në sistemet e kombinuara elektorale, siç është rasti në Monako, ndërkohë që “listat e lira”

dhe votimi i kryqëzuar janë disi të rralla në zgjedhjet për parlamentet kombëtare. Praktika të tilla i

gjejmë në Lihtenshtajn, Luksemburg, Zvicër, Irlandë dhe Maltë, ku votuesit mund të renditin sipas

prioritetit të tyre kandidatët e parë apo ata alternativë, madje edhe përtej linjave partiake.

Mes studiuesve të balancës gjinore në vendimmarrje, ende sot nuk ka një konsensus në lidhje me

llojin e listës që favorizon gratë, por mendimi mbizotërues është se listat e hapura i vendosin gratë në

disavantazh. Richard E. Matland konkludon se: “Votimi me lista të hapura vazhdimisht ka ndikuar

negativisht në përfaqësimin e grave në këshillat komunalë në zgjedhjet lokale në Norvegji, një vend i

shquar për nivele të larta të barazisë gjinore, duke sugjeruar se ky ndikim negativ ka të ngjarë të jetë

shumë më i madh në vendet me role tradicionale gjinore” (Matland, 1998:82).

Studiues të tjerë si Htun and Jones e argumentojnë këtë konkluzion të Matland me “…pamundësinë e

grave që të kenë burime të mjaftueshme për të zhvilluar fushata individuale për shkak se ato janë

rishtaz të ardhura në politikë” (Htun and Jones, 2002: 39).

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

44

Të tjerë autorë konkludojnë se janë jo listat e mbyllura, por përkundrazi listat e hapura më të

favorshme për të rritur përfaqësimin e grave në legjislativ. Studimet e mirëfillta matëse të këtij

variabli për fat të keq mungojnë, dhe përfundimet më së shumti i referohen analizave empirike. Duke

interpretuar të dhënat e demokracive perëndimore të vitit 1982, Mateu S. Shugart konkludon se

“..gratë janë më të predispozuara të përfitojnë nga sistemet që lejojnë votimin për kandidatë

individualë (me lista të hapura), duke e argumentuar këtë konkluzion me rezultatet e katër vendeve me

nivelin më të lartë të përfaqësimit të grave në rang botëror, vende këto në të cilat aplikohej vota

preferenciale e hapur brenda partisë” (Shugart, 1994:37–38). Është tejet e rëndësishme të

evidentohet se, të gjitha vendet që Shugart ka marrë në analizë për të nxjerrë konkluzionin e tij, janë

vende skandinave me një traditë të fortë të barazisë gjinore, dhe vetëm një prej tyre Finlanda ka

aplikuar në periudhën e analizuar, një sistem të mirëfilltë me lista të hapura. Përkrahëse e konkluzionit

të Shugart është edhe studiuesja Wilma Rule, për të cilën “…sistemet me lista të hapura janë më të

favorshme për rritjen e përfaqësimit të grave në legjislativ se ato me lista të mbyllura” (Rule, 1994:

18).

Përfundimet e studiuesve të mësipërm argumentohen në çdo rast me specifikat e ndryshme të vendeve

që ata kanë marrë për analizë dhe specifikisht me traditën që këto vende kanë në lidhje me rolet

gjinore. Me “lista të hapura” apo “të lira”, votuesit mund të ndryshojnë renditjen e listës, por

megjithatë votuesit jo domosdoshmërisht do të zgjedhin kandidatë nga të dy gjinitë, dhe kjo mund të

rezultojë në një përbërje të pabalancuar të parlamentit. Tradicionalisht kanidatët burra vënë në

funksionim të gjitha kapacitetet e tyre që të jenë ata që do të përzgjidhen në rastin e listave të hapura,

por gjithsesi ky variant është një variant me impakt pozitiv në përfaqësimin e grave në rastin kur gratë

organizojnë veten dhe lobojnë në mënyrë aktive për votimin e kandidatëve gra, si dhe në vendet ku

tradita ka konsoliduar pozicionin e gruas në vendimmarrjen legjislative. Danimarka është shembulli

konkret i një rasti të tillë në Europë, ndërkohë që në rang botëror ka qenë Peruja në vitin 2006 ku

votimi preferencial shoqëruar me një fushatë lobimi nga gratë solli si rezultat rritjen e përfaqësimit të

tyre40.

Ndërkaq, në qoftë se kuotat gjinore zbatohen në mënyrë efektive duke vendosur gratë në vendet e

sigurta të listës, listat të mbyllura kanë garanci më të madhe në rritjen e përfaqësimit të grave. Ky

është rasti i Bosnjë–Hercegovinës. Përfaqësimi i grave në vitin 2002 pati një reduktim dramatik duke

40 Krennerich, Michael.( 2008) Report on the impact of electoral systems on women’s representation in politics. Report to the Venice Commission, Study No 482. Strasbourg. Faqe 13.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

45

përdorur kuotat gjinore dhe listat e hapura në krahasim me vitin 1998, kur kuotat u aplikuan së bashku

me lista të mbyllura41. Përfundimisht nuk ka një varësi të prerë lidhur me ndikimin e llojit të listës

zgjedhore proporcionale, në përfaqësimin e grave në parlament. Ky ndikim është i ndryshëm në vende

të ndryshme. Në vendet me traditë të konsoliduar të barazisë gjinore dhe me aksione të fuqishme

lobuese në favor të grave janë më të favorshme listat e hapura, ndërkohë që në vendet e tjera janë më

të favorshme listat e mbyllura.

V. KUOTAT GJINORE: ANALIZË KRAHASUESE

- V/1- Roli i kuotës gjinore në përfaqësimin e grave në parlament

Përveç sistemit zgjedhor, zbatimi efektiv i kuotave gjinore është një faktor institucional i një rëndësie

të madhe për arritjen e balancës gjinore dhe barazisë së rezultateve, si dhe balancimin e interesave dhe

të kontributeve. Ato synojnë të ekuilibrojnë masën e përfaqësimit të grave në organet vendimmarrëse

me masën ekzistenciale të tyre në shoqëri sipas analizave në këndvështrimin e kontributit, përvojave,

nevojave dhe interesave. Në fakt, analizat empirike tregojnë se, kuotat gjinore sigurojnë një nga fuqitë

më të provuara në përfaqësimin parlamentar të grave sot. Kjo është arsyeja që, Komiteti i Ministrave

rekomandon që shtetet anëtare të Këshillit të Europës të ndërmarrin miratimin e reformave legjislative

për të vendosur prag të barabartë për kandidatët në zgjedhjet e të gjitha niveleve42.

Rezoluta e Parlamentit Evropian e vitit 2001 kërkon një minimum prej 40%43 të pjesëmarrjes së

secilës gjini në parlament, në mënyrë që të pretendohet për një përfaqësim të balancuar gjinor.

Ndërkohë që koncepti europian “për barazi të vërtetë gjinore” presupozon daljen nga ky nivel i

"masës kritike" të përfaqësimit të grave.

Gjithësesi ky minimum është relativisht më i lartë se “masa kritike” e Dahlerup, që është studiuesja e

parë që ka futur këtë koncept në shkencat politike dhe të menduarit (pas përpunimit të teorisë së

shenjimit të Elizabeth Moss Kanter, 1977) duke pohuar se: “ 30 % është pika "masë kritike" për

përfaqësimin ligjor të grave dhe sa herë që gratë përbëjnë më pak se 30 % të legjislaturës së

41 Krennerich, Michael.( 2008) Report on the impact of electoral systems on women’s representation in politics. Report to the Venice Commission, Study No 482. Strasbourg. Faqe 13. 42 CoE. (2010) Recommendation 1899 on “Increasing women’s representation in politics through the electoral system”. 2.1. I disponueshëm në: http://assembly.coe.int/Mainf.asp?link=/Documents/AdoptedText/ta10/EREC1899.htm. Parë më 1 Prill 2015. 43CoE. ( 2003) Recommendation Rec(2003)3, Explanatory Memorandum III, 32.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

46

përgjithshme, ato përballen me vështirësi të shumta për t’u pranuar si pjesëmarrëse legjitime në

mjedis të caktuar politik” (Dahlerup, 1988: 275 – 298).

Kuotat gjinore synojnë përmirësimin e balancës gjinore në politikë dhe organet vendimmarrëse të

ekzekutivit, administratës publike, si dhe në sektorin privat. Sistemi i kuotave ia lë përgjegjësinë e

rekrutimit jo gruas si individ, por atyre që menaxhojnë dhe kontrollojnë procesin e rekrutimit dhe

zgjedhjeve. Referuar qëllimit të këtij punimi shkencor do të përjashtohet analiza dhe studimi i kuotave

gjinore në sektorë dhe fusha të tjera shoqërore veç sektorit politik, ekzekutiv, administratës publike

dhe gjyqësorit. Pavarësisht artikulimit të përgjithshëm “kuota gjinore”, ato janë “kuota për gratë”, në

përgjithësi për shkak se gratë janë grupi i nënpërfaqësuar, pavarësisht se përbëjnë 50% të popullsisë

në çdo vend.

Sot, sistemet e kuotave synojnë të japin sigurinë se gratë minimalisht duhet të zgjidhen në kufijtë

qoftë edhe të 30% , 40%, ( Dahlerup, 2006: 19) apo të sigurojnë barazinë e vërtetë gjinore prej 50-

50%.44 Në disa vende, kuotat janë aplikuar si një masë e përkohshme, derisa u hoqën pengesat për

hyrjen e grave në politikë, ndërkohë që analiza e tërësisë së vendeve europiane por edhe në rang

botëror, tregon se në shumicën e tyre, kuotat nuk e kanë kufizuar përdorimin e tyre në kohë. Kjo

tregon se sfida e përfaqësimit të barabartë gjinor sidomos në organet vendimmarrëse të pushteteve

është sa e herëshme po aq aktuale.

Ky mekanizëm lindi si nevojë e vështirësive që kishin gratë në rritjen e përfaqësimit të tyre në organet

vendimmarrëse parlamentare, ekuzekutive apo administrative, për shkak të shumë barrierave të

fshehura social-ekonomike ndaj tyre, pavarësisht zhdukjes së barrierave ligjore formale. Norris

konkludon në një nga studimet e saj se janë tre faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë miratimin e

ligjeve të kuotave në shumicën e demokracive: (1) sistemi politik siç përcaktohet nga sistemet

elektorale dhe partiake, dhe konkurrenca legjislative; (2) konteksti partiak i përcaktuar nga

ideologjia e partisë dhe organizimi i saj dhe (3) faktorët e kërkesës dhe furnizimit në procesin e

rekrutimit të cilët janë të bazuar në sfondin social, atë të burimeve dhe të motivimit” (Norris, 1996:

184-215).

Ky konkluzion i saj shtron përpara draftuesve të sistemit të kuotave nevojën e llogaritjes analiktike të

ndikimti të të tre faktorëve të mësipërm, në procesin e vendosjes dhe implementimit të tyre.

44 Konkluzione të nxjerra nga autorja bazuar në të dhënat e “Quota project” database. http://www.quotaproject.org/. Parë më 4 Korrik 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

47

Gjithësesi eksperiencat dhe statistikat e të gjitha vendeve ku janë vendosur dhe aplikuar kuotat

vërtetojnë që janë pikërisht kuotat ato që mundësojnë ndryshimin në politikën e barazisë publike, nga

“mundësi të barabarta” në “barazinë e rezultateve”.

Në kuadër të Bashkimit Europian, aktualisht janë 17 vende që aplikojnë kuota politike, ndërkohë që 8

vende të tjera aplikojnë kuota legjislative45. Finlanda, Danimarka dhe Letonia nuk kanë në aplikim

asnjë lloj kuote, pasi situata e balancës gjinore në këto vende tashmë është e konsoliduar dhe qeveritë

respektive e kanë konsideruar të panevojshme kuotën gjinore. Në rang botëror sot numërohen 100

vende që aplikojnë lloje të ndryshme të kuotave gjinore, politike, legjislative dhe vende të

rezervuara46. Vendimi për të futur apo jo një kuotë ndikohet gjithnjë e më shumë nga rekomandimet e

organizatave ndërkombëtare dhe nga zhvillimet në kontekste të ndryshme kombëtare.

Kuotat gjinore mund të paraqitet në çdo nivel të sistemit politik: federal, kombëtar, rajonal ose lokal.

- V/2- Historiku u kuotave gjinore në botë

Ndërsa beteja për barazi gjinore daton që në shekullin e 18, ajo për kuotat gjinore është shumë më e

vonëshme, ashtu si vetë koncepti i “kuotave gjinore”.

Aksioni pozitiv për balancën gjinore dhe ideja e kuotës gjinore ligjore datojnë në vitin 1937, kur

Lidhja e Kombeve , krijoi një Komision Ekspertësh për Statusin Ligjor të Grave që, në njëfarë

mënyre, ishte pararendësi i Komisionit të sotëm të e OKB-së për Statusin e Grave. Përfaqësuesit e

organizatave të grave i kërkuan për herë të parë këtij komisioni marrjen e msave pozitive për

vendosjen e kuotës gjinore për gratë duke theksuar se diskutimi mbi aplikimin e sistemit të kuotave

për të arritur dhe për të ruajtur balancën gjinore në jetën publike dhe politike duhet të konsiderohet si

lidhur ngushtë me respektimin e të drejtave të njeriut. U deshën dekada të tëra gjithësesi derisa kjo

organizatë të hartonte instrumentin më të rëndësishëm ndërkombëtar dhe ligjërisht të detyrueshëm për

të drejtat e njeriut në këtë drejtim, që është Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të

Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), në vitin 1979.

45European Commision. (2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 25. 46 http://www.quotaproject.org/. Parë më 1 Prill 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

48

Argjentina u bë vendi i parë në botë që futi një kuotën ligjore në vitin 1991, e ndjekur më pas nga

shtete të tjera, ndërkohë që Suedia kryeson listën botërore dhe europiane që në vitin 1928 me futjen e

kuotës politike (Karlsson, 1996).

Në disa vende të botës, kuotat gjinore ligjore janë miratuar në kohën e reformës kushtetuese. Aktorët

e përfshirë në fushatat e kuotave, përfshirë këtu edhe aktorët e shoqërisë civile, aktorët shtetërore dhe

aktorët ndërkombëtarë, kanë shfrytëzuar shumë herë rishkrimin e kushtetutave dhe reforma të tjera

kushtetuese si një dritare mundësish për vendosjen e kuotave.

- V/3- Historiku i kuotave gjinore në Europë

Në Europën Qendrore dhe Lindore, që në mesin e shekullit të 20-të, gjatë periudhës së sundimit

komunist, të drejtat e barabarta për të gjithë ishin të garantuara formalisht . Këto të drejta u përfshinë

në kushtetutat kombëtare, të cilat formalisht e ndalonin diskriminimin dhe demagogjia komuniste

ishte shembull dogmatik për antidiskriminimin. Realiteti dhe jeta në komunizëm në fakt ishte shfaqja

më flagrante e diskriminimit të fshehur dhe e shkeljes së të drejtave duke shkuar deri në dhunim të një

prej të drejtave themeltare siç është ajo e jetës.

Regjimet komuniste, në sferën politike prezantuan kuota për gratë, mesatarisht 30% në organet

vendimmarrëse. Por kuotat dhe të drejtat e barabarta si dhe mundësitë kërkojnë rezultate të barabarta

dhe kushte të përshtatshme për zbatim. Në fakt gratë anëtare të udhëheqjes politike gjatë periudhës së

komunizmit nuk ishin asgjë tjetër përveç “gra simbole numrash”, të nënshtruara në një klimë politike

të dominuar nga burrat dhe aspak si zëdhënëse të “çështjeve e grave”. Kjo ishte edhe arsyeja e

perceptimit negativ që pati kuota gjinore në këto vende pas rënies së murit të Berlinit.

Fakti është se institucionet politike gjatë periudhës sovjetike qenë të dominuar nga burrat, si në Lindje

dhe në Perëndim.

Ndërkohë kuota gjinore në vendet perëndimore daton vonë, atëhere kur kjo çështje u fut në axhendën

e Bashkimit Europian, pas vitit 1991.

Vendi i parë në Europë që aplikoi kuotën gjinore ligjore ishte Belgjika, në vitin 1994, e ndjekur më

pas nga shtete të tjera, si Bosnje-Herzegovina (1998, 2001), Franca (1999/2000) dhe Armenia (1999,

2007). Më vonë, kuotat ligjore u vendosën edhe në "ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë"

(2002), Serbi (2004), Portugali (2006), Slloveni (2006), Spanjë (2007) dhe, më së fundi edhe në

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

49

Shqipëri (2008). Sipas kushtetutës së vitit 2000, Greqia aplikoi kuota të detyrueshme vetëm në nivel

vendor.47

Kuotat gjinore ligjore, të aplikuara mes shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, ndryshojnë në mënyrë

të konsiderueshme në lidhje me përqindjen minimale të secilës gjini në mesin e kandidaturave. Ndërsa

janë të pakta vendet që ofrojnë ndarje të barabartë të grave dhe burrave në listat e partive (Belgjikë),

ose në numrin e përgjithshëm të kandidatëve të partive (Francë), në shumicën e rasteve minimumi i

kërkuar i të dy gjinive është më i ulët: 40% në Spanjë dhe Bosnjë Herzegovinë, 35% në Slloveni, 33%

në Portugali, 30% në Shqipëri, "ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë" dhe Serbi, duke zbritur në

nivelin e dhe 15% në Armeni.48

Në Europë, megjithatë, kuotat ligjore nuk janë popullore, përveçse në Ballkan. Në Europën

Perëndimore, kuotat kryesisht kanë marrë formën e kuotave partiake vullnetare. Belgjika dhe Franca

janë përjashtime, pasi aplikojnë kuotën ligjore.

Përveç rrugës së instalimit të kuotës gjinore historia europiane njeh edhe struktura politike të përbëra

tërësisht vetëm nga gra.

Në shumë pjesë të Evropës Perëndimore u krijuan herët seksione të grave brenda partive politike, që

në vitet 1920 dhe 1930. Qëllimi i krijimit të tyre, ishte për të tërhequr në fakt votueset femra të

partisë, por njëherësh zhvilluan platforma të rëndësishme për gratë brenda partive politike, duke

krijuar kështu një arenë të rëndësishme për të diskutuar dhe mobilizuar rreth çështjeve të grave. Këto

seksione i kanë dhënë hov zgjedhjeve të grave në strukturat e brendshme të partisë. Ndërkohë disa

parti të tjera si Partitë e Gjelbërta, kanë qënë kundër seksioneve të posaçme të grave, duke besuar se

këto organizata mund të kontribuojnë për të përkeqësuar çështjet e grave. Vende të tjera kanë

eksperimentuar me krijimin e partive të grave. Kështu në vitin 1995 organizatat e grave në Lituani

krijuan Partinë e Grave të Lituanisë, të kryesuar nga ish-gruaja e Kryeministrit, Kazimiera

Prunskiene, për t'i treguar publikut se gratë nuk kanë nevojë për kuota për të qenë politikane. Në

Poloni, Partia e Gruas u themelua në prag të zgjedhjeve të vitit 2007. Në Suedi u formuar Iniciativa

Feministe në vitin 2005 për të promovuar një axhendë feministe në politikë dhe për të tërhequr

vëmendjen e votueseve gra lidhur me mungesën e politikave të mirëfillta për gratë tek partitë

ekzistuese.

47 Të dhënat e përpunuara nga autorja bazuar në http://www.quotaproject.org/. Parë më 7 Maj 2014. 48 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

50

Caul dhe Dubrow i atribojne partive të majta sfidën e zbatimit të kuotave gjinore në krahasim me ato

të spekterit të djathtë, duke prekushtëzuar kështu lidhjen e drejtpërdrejtë të ideologjisë partiake me

kuotat . “Praktika tregon se paritë e majta zbatojnë shumë më shumë kuota gjinore se partitë e

djathta” (Caul, 1999: 70-98; Dubrow, 2010:125-148).

Në kontekstin evropian, rezoluta e Parlamentit Europian e 13 Marsit 2012 i kërkon Komisionit dhe

vendeve anëtare “ të vlerësojnë ndikimin e sistemeve të ndryshme zgjedhore në nivele kombëtare,

lokale dhe evropiane, si dhe të zbatojnë masat dhe praktikat të mira në nivele të ndryshme, në

balancimin e përfaqësimit të grave". Njëherësh Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës

inkurajon : “Të ndërmerren reformat në sistemet elektorale për t'i bërë ata të favorshme për

përfaqësimin e grave " (Resolution 2011/2295(INI).

Në të njëjtin vit, vetëm disa muaj më vonë, një koalicion ndërpartiak i anëtarëve të Parlamentit

Europian, nënshkroi “Deklaratën 50/50”, deklaratë e cila i bën thirrje Shteteve anëtare, partive

politike evropiane dhe institucioneve evropiane që të marrin masa për arritjen e balancës gjinore në

vendimmarrje.

- V/4 - Beteja shumëvjeçare kundër sistemit të kuotës – argumentat kundër

Që gratë të zgjidhen në parlament, ato duhet të kalojnë disa pengesa: së pari, ato duhet të kenë të

drejtën për t'u zgjedhur; dyti të jenë të gatshme për të kandiduar në zgjedhje; së treti të zgjidhen si

kandidate nga partitë; dhe së katërti të zgjidhen nga votuesit, përballë një shoqërie, mentaliteti dhe

ambjenti përjashtues për gratë, që përforcohet edhe sot nga shumë barriera të padukëshme politike,

sociale, ekonomike, të traditës, kulturës e të tjera.

Sanksionimi i sistemit të kuotave gjinore, sidomos në fillesat e tij, hasi në një betejë të ashpër për

pranimin e tyre. Beteja ka qënë sa publike po aq edhe ligjore. Argumente të ndryshme kanë qenë pro

dhe kundër futjes së kuotave, si një mjet për të rritur praninë politike të grave.

Ka pasur një rezistencë disa vjeçare në Europën Perëndimore, rezistencë që ka qënë e lidhur kryesisht

me besimin e një pjesë të shoqërisë, se kuotat janë në konflikt me konceptin e demokracisë liberale

dhe parimit të meritës. Ndërkohë në Evropën Qendrore dhe Lindore rezistenca ishte më e vogël për

shkak të së kaluarës sovjetike, kur kuotat janë përdorur si një formë mjaft simbolike e "emancipimit

nga lart”.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

51

49

Sulmi më i keq “i patriarkalizmit” ishte çështja Kalanke kundrejt Freie Hansestadt Bremen, në

Gjykatën Europiane të Drejtësisë, (GJED) në vitin 1995. Zoti Kalanke, i punësuar nga

administrata e qytetit të Bremenit (Gjermani) kishte bërë një kërkesë për një pozicion pune më të

lartë, por për të cilin u zgjodh një kolege e tij grua " me kualifikim dhe merita të barabarta".

Përzgjedhja u bë bazuar në legjislacionin rajonal të Bremenit, i cili i jepte automatikisht të drejtë

gjinisë më pak të përfaqësuar të emërohej në një pozicion pune, në rast të konkurrencës së

meritave të barabarta me gjininë tjetër. Kalanke ezauroi shkallët e gjykimit të brendëshëm,

ndërkohë që shkalla e fundit e gjyqësorit iu drejtua GJED, për të bërë interpretimin e legjislacionit

rajonal të Bremenit, në frymën e nenit 2(4) të Direktivës “Për Trajtimin e Barabartë” të vitit 1976,

i cili thotë se: “Kjo Direktivë nuk do të paragjykojë masat për promovimin e mundësive të

barabarta për burrat dhe gratë, në veçanti duke eliminuar pabarazitë ekzistuese që ndikojnë në

mundësitë e grave”. Kalanke shkoi në Gjykatë, pasi mendonte se ky rregull përzgjedhjeje ishte

diskriminues për burrat. Reagimi i shtypit dhe qëndrimi i Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës

Evropiane të Drejtësisë ishin atëherë në një linjë me Z. Kalanke lidhur me një interpretimin e

Direktivës, duke kufizuar veprimet pozitive, thjesht në masa për trajnim ose për sigurimin e

kujdesit për fëmijët, në mënyrë që të lehtësohej puna e grave, por kurrësesi një avantazh konkret

përzgjedhjeje në vendin e punës. Pas shumë debatesh edhe vendimi i GJED ishte pro Z. Kalanke,

duke e konsideruar legjislacionin rajonal të Bremenit, tejkalim të nenit 2(4) të Direktivës për

Trajtimin e Barabartë, dhe rrjedhimisht të padrejtë emërimin e koleges së tij grua në vendin e

punës. Ky vendim provokoi një reagim të fortë nga lobet e grave dhe gratë brenda institucioneve

të BE-së.

Ishte kjo një ndër arsyet që po kjo gjykatë në vitin 1997, e zbuti qëndrimin e saj me Vendimin e

çështjes Marshall kundër landit Nordrhein-Westfalen ( çështje e ngjashme me atë Kalanke), duke i

lënë hapësirë pushtetit diskrecional të institucionit emërues, pasi në këtë rast sipas gjykatës,

“rregulli i përzgjedhjes nuk kërkon që të jepet një prioritet automatik dhe i pakushtëzuar, gjinisë

më pak të përfaqësuar, por mer në analizë arsyet specifike të një kandidati burrë”.

49 CoE and EU. ( 2010). Manual për Ligjin Evropian të Mbrojtjes nga Diskriminimi. faqe 31. I disponueshëm në: http://www.echr.coe.int/Documents/Handbook_non_discri_law_SQI.pdf. Parë më 13 Tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

52

Disa vite më vonë, pikërisht në vitin 2002, vetë Bashkimi Europian qartësoi legjitimimin e veprimeve

pozitive në mbështetje të grave, me miratimin e “Direktivës së Rishikuar për Trajtimin e Barabartë të

Burrave dhe Grave në Tregun e Punës”, e cila nuk linte më hapësirë interpretative në këtë aspekt.

Veprimet pozitive në mbështetje të grave si dhe kuotat gjinore kanë shkuar përpara gjyqësorit edhe në

shumë vende të tjera europiane, si në Zvicër apo në Itali. Në Itali, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi

Ligjin përkatës të Barazisë Gjinore në vitin 1995, qëndrim ky tërësisht i kundërt në fakt me atë të

Gjykatës Kushtetuese Spanjolle në vitin 2008, e cila e shpalli kushtetues Ligjin për Barazinë

Gjinore.50

Në Francë, Asambleja Kombëtare në vitin 1982 votoi në favor të futjes së kuotave gjinore në

zgjedhjet lokale, si pjesë e një projekt-ligji mbi reformën zgjedhore komunale, duke vendosur që lista

e kandidatëve nuk duhet të përfshinte më shumë se 75 % të kandidatëve të së njëjtës gjini51. Kuotat

provizore, megjithatë, u deklaruan antikushtetuese nga Këshilli Kushtetues, i cili shqyrtoi projekt-

ligjin, me argumentin se neni 3 i Kushtetutës dhe neni 6 i Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe të

Qytetarit, promovojnë parimin e barazisë para ligjit dhe përjashtohej çdo lloj kategorizimi i votuesve

dhe kandidatëve.

Kur kushtetuta u ndryshua në vitin 1999, me frazën "Ligji favorizon aksesin e barabartë të grave dhe

burrave në mandatet zgjedhore dhe funksionet zgjedhore", dhe parimi i “parité” (barazisë) ishte

specifikuar në Ligjin Zgjedhor në vitin 2000, avokatët kishin ndarë me kujdes kërkesën për barazi nga

kërkesa për kuotat gjinore, duke krijuar kështu lidhjen midis reformës së propozuar dhe qëllimeve të

republikanizmit francez. (Constitutional Law Nr. 99-569 dhe Law Nr. 2000-493).

Po ashtu e paligjshme është shpallur edhe kuota gjinore e “lista e shkurtuar e grave – (AWS)” e

Partisë së Punës në Mbretërinë e Bashkuar, nga gjyqësori i atjeshëm në vitin 199652. Ishin dy anëtarë

burra të partisë, të cilët dështuan të merrnin emërimin në AWS për kandidim. Ata e ankimuan AWS

50 Rodríguez-ruiz, Blanca and Rubio-marín, Ruth . ( 2009) Constitutional justification of parity democracy. Alabama Law Review [Vol. 60:5:1171. Faqe 1175 -1176. I disponueshëm në: http://www.law.ua.edu/pubs/lrarticles/Volume%2060/Issue%205/rodriguez.pdf. Parë më 2 Shkurt 2014 . 51 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 15. I disponueshëm: http://www.europarl.europa.eu/document/activities/cont/200903/20090310ATT51390/20090310ATT51390EN.pdf. Parë më: 12 Shtator 2014. 52 “Short list all Women AWS” detyronte zona të ndryshme elektorale të mernin në konsideratë një listë të përbërë vetëm nga gra për të zgjedhur kandidatët e mundshëm për votim, sipas: Ibid 49.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

53

duke e argumentuar se përjashtimi i tyre nga përzgjedhja e kandidatëve përbënte diskriminim gjinor.

Gjykata vendosi në favor të tyre atë vit.

Në të gjitha rastet e kundërshtimit qoftë publik qoftë gjyqësor të kuotave gjinore, kundërshtarët e tyre

kanë prezantuar teza të ndryshme që kanë ngjallur diskutime në lidhje me cenimin e parimit të

barazisë dhe vlerave të demokracisë. Sipas kundërshtarëve të kuotave, ato janë në kundërshtim me

parimin e mundësive të barabarta për të gjithë, pasi favorizojnë gratë më shumë se burrat; janë

jodemokratike, sepse cenojnë të drejtën e votuesit për të vendosur se kush do të zgjidhet; i japin jetë

praktikës së zgjedhjes së politikanëve për shkak të gjinisë së tyre dhe jo për shkak të meritave të tyre;

krijojnë konflikte të mëdha brenda organizimit partiak për këtë shkak dhe shkelin njëherësh parimet e

demokracisë liberale.

- V/5 - Argumentet në favor të kuotave

E në këtë betejë të ashpër të shumë dekadave të fundit, ekspertët dhe idhtarët e kuotave kanë hartuar

strategji të mirëfillta ligjore, politike dhe teknike për t’iu përgjigjur me kundërargumente

kundërshtarëve të tyre. Argumenti bazë ka qenë vetë niveli shumë i lartë i disbalancës gjinore në

organet vendimmarrëse politike dhe ekzekutive, krahasuar kjo me numrin e popullsisë, përqindjen e

grave në të, si dhe nivelin e arsimimit dhe të edukimit të tyre.

Sipas idhtarëve të kuotave, këto të fundit jo vetëm që nuk diskriminojnë burrat, por përkundrazi janë i

vetmi kompensim për diskriminimin ndaj grave; ato ndalojnë të drejtat sulltanore të drejtuesve

zakonisht burra të partive politike për të pasur pushtetin e pakufizuar jodemokratik të imponimit të

listës së preferencës së tyre gjinore votuesve për zgjedhje; kuotat i japin votuesve "mundësinë e

barazisë së vërtetë", për të zgjedhur midis të dy gjinive përbërëse të shoqërisë, burrave dhe grave,

duke i shërbyer kështu barazisë shoqërore dhe demokracisë, duke siguruar përdorimin sa më të mirë

dhe efiçent të burimeve njerëzore, prezantimin dhe avokimin e nevojave dhe interesave të grave, si

gjysma e shoqërisë, si dhe përmirësimin e politikëbërjes.

Kuotat lidhen drejtpërdrejt me diskutimin se pse përfaqësimi i grave është i rëndësishëm. Studiueset

Dahlerup dhe Phillips japin tre argumente thelbësorë si dhe një të katërt motivues lidhur me

domosdoshmërinë e balancës gjinore në vendimmarrje, për të cilën mekanizmi i kuotës është i

domosdoshëm. Sipas tyre: (a) gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe kanë të drejtë të kenë gjysmën

e vendeve të përfaqësimit në vendimmarrje (argumenti i drejtësisë); (b) gratë kanë interesa dhe

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

54

përvoja të ndryshme (të ndërtuara ndryshe biologjikisht apo shoqërisht), dhe duhet të jenë të

përfaqësuara në mënyrë të barabartë, për të prezantuar dhe mbrojtur ato, (argumenti i përvojës); (c)

gratë dhe burrat kanë pjesërisht konflikt interesi, kështu burrat nuk mund të përfaqësojnë gratë

(argumenti grup interesi). Një argumenti i katërt merret me rëndësinë e grave politikane, si role

modele që mund të hapin rrugën për gratë e tjera (Dahlerup, 1978: 139 – 172; Phillips, 1995).

Në një analizë logjike të parimeve bazë të barazisë dhe demokracisë, përfaqësimi i grave në

vendimmarrje është tejet i rëndësishëm, pasi situata e kundërt do të cenonte rëndë pikërisht këto

parime:

• Bërthama e demokracisë qëndron në parimin se legjitimiteti i pushtetit për të marrë

vendime për njerëzit, jetën e tyre, shoqërinë dhe vendin duhet të derivojë nga zgjedhja e atyre

që preken nga këto vendime. Gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë botërore dhe në këtë

kontekst vendimet që prekin ato duhet të jenë zgjedhja e tyre.

• Njerëzit në kuptim të barazisë janë edhe politikisht të barabartë. Në këtë kontekst, edhe

gratë kanë të drejtën e tyre të jenë pjesë e barabartë e vendimmarrjes politike ekzekutive e të

tjera.

• Pjesëmarrja e grave në politikë është përgjegjësi dhe garanci njëherësh për të krijuar

një botë më të barabartë dhe më demokratike. Stadet e ndryshme të zhvillimit të vendeve të

ndryshme me nivele të ndryshme përfaqësimi të gruas, janë treguesi më i qartë i vërtetësisë së

kësaj teze.

Përkrahësit e kuotave mbrojnë idenë se kuotat kontribuojnë në procesin e demokratizimit duke e bërë

procesin e kandidimit më transparent dhe të formalizuar, se gratë janë po aq të kualifikuara sa burrat,

por kualifikimet e grave reduktohen dhe minimizohen në një sistem politik të dominuar nga burrat

duke u dhënë atyre pozicione jomeritokratike.

- V/6 - Faktorët që përcaktojnë llojin e sistemit të kuotave që do të vendoset

Analiza empirike e të dhënave statistikore të Unionit Ndërparlamentar Botëror, tregon se jo vetëm

vende me traditë të fortë partiarkale dhe me demokraci të vonuar si Japonia, vendet arabe e të tjera,

por edhe vende si SHBA që përfaqësojnë vendin model të demokracive të industrializuara dhe që

mbajnë flamurin e promovimit të të drejtave të grave në rang botëror, renditen në pozicione kritike në

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

55

fund të listës botërore të klasifikimit, lidhur me përfaqësimin e grave, pikërisht për shkak të mungesës

së sistemit të kuotave gjinore53.

Si përcaktimi i llojit të sistemit të kuotave që duhet të instalohen në një vend të caktuar, po ashtu edhe

vlerësimi i impaktit të tij, janë procese shumë të vështira për studiuesit, që nuk varen nga faktorë

lehtësisht të kalkulueshëm.

Dahlrup dhe Freidenvall vendosin theksin te detajimi specifik i sistemit të kuotave si parakusht i

suksesit të tyre: “...dizajni specifik i sistemit të kuotave është vendimtar për zbatimin e suksesshëm të

tyre” (Dahlerup, 2006: 25; Dahlerup & Freidenvall, 2008; 2011).

Një përpunim i thjeshtë statistikor i të dhënave në lidhje me numrin e vendeve që përdorin kuotën dhe

llojin e sistemit të tyre elektoral, konfirmon gjetjen e mësipërme, pasi pothuajse vetëm një e treta e

vendeve me sistem mazhoritar përdorin lloje të ndryshme të kuotës gjinore, ndërkohë që pothuajse të

gjitha vendet me sistem proporcional përdorin kuotat gjinore54.

Të tjerë autorë, përveç ndikimit të sistemit elektoral, e shohin varësinë e sistemit të kuotave që do të

vendoset në një kuadër më të gjerë social, politik dhe gjeografik njëherësh, sigurisht të ndërthurur me

ndikimin e faktorëve kulturorë, të traditës shoqërore, politike e të tjera.

“Lloji i kuotave që vendoset në ligjin elektoral varet nga vetë vendi, sistemi politik, rajoni gjeografik,

partitë, ideologjia e tyre, sistemi elektoral etj” ( Dahlerup, 2006 :298; 2007: 73-92; Htun, 2004).

Të matësh ndikimin e veçuar të kuotës gjinore në balancën gjinore duket një sfidë thuajse e

pamundur, për shkak të ndikimit të shumë faktorëve njëherësh dhe të pamundësisë së studimit të tyre

të pavarur, thotë studiuesja belge Meier. “ Monitorimi i impaktit të kuotave gjinore është i vështirë për

shkak të vështirësisë për të ndarë ndikimin e tyre të saktë nga ndikimi i faktorëve të tjerë” (Meier,

2004a).

Studiuesja Dahlerup, për të ndihmuar ekspertët në përcaktimin e llojit të sistemit të kuotave që duhet

të aplikojë një vend i caktuar, e analizon në dy dimensione të veçanta sistemin tërësor të kuotave:

Dimensioni i parë përfshin burimin nga ku mandatohet apo sanksionohet sistemi i kuotave, ndërsa

53 Konkluzioni i nxjerrë nga autorja bazuar në të dhënat e Unionit Ndërparlamentar , ku SHBA renditen në vendin e 72 ndërsa Japonia në vendin 116 . http://www.ipu.org/ëmn-e/classif.htm. Parë më 25 Shkurt 2015. 54 Konkluzioni i nxjerrë nga autorja bazuar në të dhënat e: Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponueshëm: http://www.ipu.org/pdf/publications/wmnmap14_en.pdf. Parë më 13 Tetor 2014 dhe “Quota Project”, http://www.quotaproject.org/. Parrë më 13 Tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

56

dimensioni i dytë analizon se cilën pjesë të procesit të përzgjedhjes dhe cilët subjekte të emërimit apo

zgjedhjes kanë për objektiv të tyre kuotat (Dahlerup, ed.al. 2006: 19-21).

Është me rëndësi si në pikëpamjen argumentative po ashtu edhe praktike të bëhet dallimi midis

“kuotës gjinore” dhe të ashtuquajturës “kuotë neutrale” nga pikëpamja gjinore, që në fakt është një

kuotë që përfshin të dy dimensionet e Dahlrup nga pikëpamja teorike. Ky dallim sigurisht ndihmon

përveç aspektit studimor edhe ekspertët e hartimit të sistemit të kuotave, pasi në varësi të kushteve

konkrete të vendit i ndihmon të përcaktojnë modelin më efikas të këtij sistemi. “Kuotat neutrale”

ndryshe nga ato “gjinore”, që vendosin një masë kritike për kandidatet apo të zgjedhurat gra, synojnë

të korrigjojnë nënpërfaqësimin e grave dhe burrave njëherësh, duke vendosur një minimum dhe një

maksimum për të dyja gjinitë, pa specifikuar asnjërën prej tyre.

Një kuotë e barabartë 50% me 50%, automatikisht është në natyrën e vet gjini- neutrale, pasi

përcakton një masë të barabartë përfaqësimi për të dyja gjinitë.

Nevoja e aplikimit të kuotave neutrale është evidentuar në vendet me nivel të lartë të përfaqësimit të

grave në parlament, siç janë vendet skandinave.

Freidenvall arrin në përfundimin se “kuota neutrale gjinore në vendet skandinave ka zhvendosur

burrat në krye të listës, me qëllim që të plotësoheshin kërkesat e kuotës” (Freidenvall et al. 2006: 69).

Shembuj të ndryshëm empirikë nga vendet skandinave tregojnë se kuota neutrale ka korrigjuar

balancën gjinore në favor të burrave, kur ata kanë qenë në pakicë të përfaqësuar.

55

Ky është rasti i një kandidati burrë të Partisë Popullore Socialiste në Danimarkë, e cila për një

periudhë të shkurtër zbatoi një sistem të kuotave neutrale për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të

periudhës 1983-1990, si dhe për zgjedhjet parlamentare kombëtare të periudhës 1988-1990. Votimi

i anëtarësisë së partisë e kishte renditur kandidatin si numrin pesë në listë, të paraprirë nga katër

gratë. Në listën përfundimtare të kandidatëve, ai u zhvendos deri tek numri dy në listën e partisë në

sajë të dispozitës neutrale të kuotës. Mbas procesit të votimit, vetëm dy nga kandidatët e listës së

partisë u zgjodhën anëtarë të parlamentit. Askush nuk e e konsideroi në këtë rast zgjedhjen e

kandidatit burrë "vetëm për shkak të gjinisë", një konsideratë e artikuluar shpesh për gratë në rastet

55 Dahlerup, Drude. et al. ( 2008) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 16.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

57

e zbatimit të kuotës gjinore.

Korrigjimi i balancës gjinore në favor të burrave nëpërmjet kuotës neutrale është njëherësh argumenti

i respektimit të parimit të barazisë së përfaqësimit për të gjithë zërat kundër sistemit të kuotave, si një

mekanizëm korrigjues i pabarazive gjinore.

Përfundimisht, dizenjimi i modelit më efikas të sistemit të kuotës gjinore është një proces i vështirë,

që kërkon marrjen në konsideratë të shumë faktorëve specifikë të secilit vend, për të zvogëluar sa më

pak risqet e dështimit të zbatimit të kuotës.

• Analiza e ndikimit të kuotave gjinore sipas dimensionit të parë në balancën gjinore

Dahlerup bën një ndarje në katër kategori të ndryshme referuar dimensionit të parë të analizës së

kuotave gjinore, kuotat gjinore ligjore, kuotat vullnetare (politike), kuotat e dyfishta dhe kuotat e buta

(Dahlerup, ed. 2006: 19-21).

Është më shumë rëndësi të sqarohet se secila prej këtyre katër kategorive dhe sidomos kategoria e

parë ndahet në disa nënkategori të tjera, në varësi të bazës ligjore në të cilën kjo kuotë është

sanksionuar duke përcaktuar kështu edhe fuqinë zbatuese dhe ndikuese të kuotës në balancën gjinore.

Një përpunim i thjeshtë statistikor i të dhënave nga vendet që aplikojnë kuotën ligjore tregon se kuotat

gjinore ligjore gjenden sot në vendet ku gratë kanë qenë pothuajse tërësisht të përjashtuara nga

politika56.

Karakteristika kryesore e kuotave gjinore ligjore është se ato vendosen me ligj, ndaj dhe quhen shpesh

“kuota themelore ose të detyrueshme”, pasi janë të detyrueshme për të gjitha partitë që paraqesin

kandidatë në parlament.

Në nivel botëror, Amerika Latine luan një rol udhëheqës në përdorimin e kuotave gjinore ligjore për

zgjedhjet kombëtare, me flamurtare Argjentinën si vendi i parë në botë që futi një kuotë të tillë në

vitin 1991, ndjekur nga shumë shtete të tjera si Bolivia, Brazil, Kolumbi, Kosta Rika, Republika

Domenikane, Ekuadori, Meksika, Panama, Peru, Venezuela etj.57

Në varësi të ligjit në të cilin sanksionohen, kjo kategori ndahet në dy nënkategori: a/1- kuota gjinore

kushtetuese (rasti ku kuotat gjinore përcaktohen në kushtetutë si në si në Burkina Faso, Nepal,

Filipine dhe Uganda); dhe a/2 – kuota gjinore të ligjeve të posaçme (rasti kur kuotat gjinore

56Konkluzioni është nxjerrë nga autorja bazuar në të dhënat e “Quota Project”, http://www.quotaproject.org/. Parë më 25 Janar 2015. 57 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

58

përcaktohen në Kodin Zgjedhor të një vendi si, në shumë vende të Amerikës Latine, në Shqipëri,

Francë, në Belgjikë, Bosnje-Herzegovina, Slloveni, Serbi, Sudan e të tjera58.

Kuotat ligjore, pavarësisht nëse janë kushtetuese apo të sanksionuara në ligje të posaçme mund të jenë

në përcaktimet e një “minimumi kritik” apo ndryshe të një përqindjeje të caktuar për gratë në listën e

aspirantëve ose të kandidatëve ose mund të jenë në përcaktimet e a/3*-“vendeve të rezervuara për

gratë”, kategorizime këto të fundit sipas dimensionit të dytë të Dahlrup. Vendet e rezervuara i gjejmë

të sanksionuara në kushtetutë ose në ligjin zgjedhor, duke përbërë kështu një kategori të tretë të

ndërmjetme brenda kategorisë së kuotave ligjore. Këto vende janë lloj i veçantë i kuotave, fuqimisht

të lidhura me sistemin zgjedhor. Eksperienca botërore tregon se mënyrat e zgjedhjes së grave në këto

“vende të rezervuara”, është e ndryshme. Ato mund të zgjidhen nga lista të veçanta, nga votime shtesë

ose nga zona zgjedhore vetëm për gratë.

Më parë, “mandatet e rezervuara” për gratë janë përdorur edhe në vendet ish-komuniste të Evropës

Qendrore dhe Lindore. Aktualisht, në rang botëror i gjejmë në Afganistan, Burundi, Ruandë, Tanzani,

Ugandë, Bangladesh, Jordani dhe Kenia, si dhe në një masë më të vogël në Sudan dhe Pakistan59.

“Vendet e rezervuara janë aplikuar kryesisht në vende si Azia dhe Lindjen e Mesme dhe në vendet

post-konfliktuoze në Afrikë”, konkludojnë studiuesit Matland, Dahlerup dhe Krook (Matland 2006:

286; Dahlerup 2006: 294, table 14.1; Krook 2009). Paraqet rëndësi analiza e të dhënave gjeografike

dhe historike të vendeve ku përdoret kjo lloj kuote, për të konkluduar në lidhje me varësinë e llojit të

sistemit të kuotës nga faktorët e brendshëm politikë, historikë dhe gjeografikë të një vendi. Këto

vende janë të dala nga konflikte të ashpra dhe me një demokraci shumë të brishtë, ku diskriminimi

gjinor paraqitet në nivele shumë të larta për shkak të sistemit politik nga vijnë dhe njëkohësisht të

traditës dhe mentalitetit shoqëror të trashëguar. Meqenëse mandatet e rezervuara për gratë nuk

aplikohen në vendet europiane, një opsion i tillë nuk do të analizohet në detaje në këtë punim

shkencor.

Përfundimisht duke qenë se kuota ligjore është e sanksionuar në ligj, pavarësisht se është kushtetuta

apo ligji i posaçëm, fuqia detyruese për zbatimin e saj është në nivelin superior dhe shumë më e fortë

se e llojeve të tjera të kuotave.

58 Klasifikimi i bërë nga autorja bazuar në konceptin e Dahlerup ( shih faqe 55 & 56) si dhe në të dhënat e Quota Project”, http://www.quotaproject.org/. Parë më 25 Janar 2015. 59 Konkluzioni është nxjerrë nga autorja bazuar në të dhënat e “Quota Project”, http://www.quotaproject.org/. Parë më 25 Janar 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

59

Ndërkohë karakteristika kryesore e kuotave vullnetare është se ato miratohen vullnetarisht nga

partitë politike dhe kanë vetëm karakter vetëdetyruese për partinë përkatëse.

Hisktoriku i zbatimit të kuotave gjinore tregon se kuotat vullnetare partiake ose kuotat politike, kanë

qenë hapi i parë i sistemit, zakonisht të paraqitura nga partitë e gjelbra, social-demokratët dhe

socialistët e majtë. Sistemi ka evoluar me kuotat legjislative kur ideja e kuotave gjinore është pranuar

më gjerësisht nga opinioni publik, si dhe nga aktorët kryesorë. Ky është rasti i Sllovenisë, Spanjës,

Belgjikës dhe Polonisë, të cilat të gjitha filluan me kuotat vullnetare të partisë, për të kaluar më pas

me kuotat ligjore60.

Në shumicën e shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të paktën një parti parlamentare ka miratuar

kuotat vullnetare të partisë, ndërkohë që ato janë karakteristikë masive për masën e partive në

Gjermani, Itali, Norvegji dhe Suedi. Kjo kuotë në disa parti europiane paraqitet në shifra barazie

ideale të 50%, si rasti i partive të gjelbra në Austri, Gjermani, Islandë, Itali dhe Suedi, si dhe i disa

partive të majta në Gjermani, Holandë dhe Suedi61.

Në rang botëror kuotat vullnetare i gjejmë në Argjentinë, Bolivi, Ekuador, Afrikën e Jugut, ndërkohë

që përjashtuar Europën dhe shtetet e mësipërme të cituara, partitë e vendeve të mbetura nuk njohin

fare kuotën politike62.

Të dhënat statistikore në rang europian tregojnë se në vendet në të cilat zbatohen vetëm kuotat

politike të partive (si Suedi, Norvegji), përfaqësimi parlamentar i grave është më i lartë se në vendet

ku zbatohet kuota ligjore63. Megjithatë është e rëndësishme të theksohet se në të gjitha vendet me

traditë të kuotave politike, këto të fundit u bënë pjesë funksionale e partive respektive vetëm pasi

gratë kishin fituar përfaqësim të rëndësishëm në jetën e vendit dhe të partive falë përpjekjeve të tyre

për barazi.

Në këto vende parti të ndryshme politike kanë aplikuar herët kuotat e buta brenda strukturave të tyre

vendimmarrëse, duke synuar pikërisht rritjen e përfaqësimit të grave në parlament nëpërmjet kësaj

rruge. Kështu për shembull në Suedi, Partia Liberale në vitin 1972 vendosi një minimum prej 40%64

të të dyja gjinive në bordet e brendshme dhe komisioneve. 60 Konkluzioni është nxjerrë nga autorja bazuar në të dhënat e “Quota Project”, http://www.quotaproject.org/. Parë më 25 Janar 2015. 61 Ibid 62 Ibid 63 Konkluzioni i nxjerrë nga autorja duke përpunuar të dhënat e faqes “Women in politics 2014”. I disponueshëm në: http://www.unwomen.org/~/media/8FD64A021C8840AC9AE6906D50658487.ashx. Parë më 1 Tetor 2014. 64 http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=SE. Parë më 15 Mars 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

60

Kuotat vullnetare duke qenë produkt i vullnetit të partive politike, nuk kanë forcë detyruese dhe

sanksionuese zbatimi, si në kuadër të partisë që i ka vendosur (pasi vullneti është jo gjithmonë i

njëjtë) dhe më shumë akoma në kuadër të partive të tjera të spektrit politik të një vendi. Është në

vullnetin e tyre të ndjekin apo jo shembullin e partisë nismëtare. Kjo lloj kuote kërkon një terren të

konsoliduar të barazisë gjinore.

Koncepti i "kuotave të dyfishta" ka lindur si nevojë e pamjaftueshmërisë së sistemeve të mësipërme

të kuotave për të arritur rezultatin e pritshëm.

Kjo për arsye se pavarësisht respektimit të përqindjes së kërkuar të kandidateve gra në lista, vendosja

e tyre bëhej në fund të listës, duke sjellë për pasojë nivele të ulëta të balancës gjinore. Për këtë arsye

shtete të ndryshme, në varësi të situatës, sanksionuan jo vetëm një përqindje të caktuar të grave në

listën zgjedhore, por edhe ndalimin e vendosjes së kandidateve gra në fund të listës me pak mundësi

për t'u zgjedhur.

Argjentina dhe Belgjika, respektivisht në botë dhe në Europë, janë shembuj vendesh me kërkesa

ligjore të kuotave të dyfishta65. Rregullat e renditjes në listë janë ato që së bashku me aspektin sasior

të kuotës garantojnë rezultatin pozitiv të balancës gjinore.

Studiuesja Meier na jep një koncept tjetër të kuotave të dyfishta, ndryshe nga ky i mësipërmi i

Dahlerup. Sipas saj në një vend të caktuar për të arritur balancën gjinore mund të përdorim si kuotat

legjislative, po ashtu edhe ato partiake.

“Efekti ngjitës ose kontaminues ndërmjet kuotave gjinore ligjore dhe kuotave vullnetare partiake

tregon se përdorimi paralel i tyre nuk është një çështje dublikimi. Përkundrazi, mund të krijojë një

dinamikë e cila hap forumin politik të grave më shumë sesa do të kishte qenë rasti në qoftë se do të

ishin zbatuar vetëm masat partiake, ose juridikë” (Meier, 2004b).

Përfundimisht një sistem i dyfishtë kuotash, sigurisht do të siguronte me mjete më efikase dhe

gjithëpërfshirëse, si ato ligjore, po ashtu edhe ato politike, balancën gjinore. Përdorimi i këtij lloj

mekanizmi ndërkohë kërkon analizën e elementeve specifikë të vendeve të ndryshme për të mos e

kthyer nga një mekanizëm suksesi në një mekanizëm dëmtimi. Faktorët tradicionalë dhe ata

ndërgjegjësues të shoqërisë në përgjithësi dhe të partive poltike në veçanti, janë elemente që duhet të

merren në konsideratë .

65 Konkluzioni është nxjerrë nga autorja bazuar në të dhënat e “Quota Project”,http://www.quotaproject.org. Parë më 25 Prill 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

61

Kuotat e buta janë një instrument strategjik më shumë se detyrues në ditët e sotme. Përveç

sanksionimeve në ligj apo statutet e partive politike, si këto të fundit po ashtu edhe qeveritë e vendeve

të ndryshme, përdorin shpesh formate të tjera për arritjen e balancës gjinore.

Janë të njohura formatet e strategjive, planit të masave, të objektivave, rekomandimeve apo

udhëzimeve në lidhje me barazinë gjinore në organet përfaqësuese. Këto lloj orientimesh që nuk kanë

fuqinë e detyrimit për partitë poltike dhe qeveritë, por njëherësh përcaktojnë edhe vizionin e tyre

afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë konsiderohen si 'kuotat e buta" (Dahlerup 2006: 21; Krook et al

2006: 199-200). Ky sistem kuotash klasifikohet si një formë më pak e rreptë e kërkesave për kuotave.

Zakonisht këto formate janë prezente në organizmat multishtetërorë si Bashkimi Europian apo

Këshilli i Europës dhe shoqërohen përveç aspektit sasior të objektivit dhe afatit kohor të pritshmërisë

së realizimit, edhe me plane masash për të arritur objektivin. Balanca e pjesëmarrjes së grave dhe

burrave në vendimmarrjen publike dhe politike prej 40 %, përcaktuar në Rec (2003)3, pika 32,

materializon llojin e kuotave gjinore të buta.

Për arsye të këtij punimi do të ndalemi hollësisht në mozaikun e llojit të kuotave gjinore që përdoren

në Europë për të analizuar cili lloj kuote përfaqëson trendin europian.

Tabela Nr 2. Llojet kryesore të sistemit të kuotave të përdorura në Europë

Vendi Lloji i

Parlamentit

Kuota

Politike

Kuota

Ligjore

Kuota

kushtetuese

Kuota të

Ligjit

Zgjedhor

Dhoma e

Ulët

Dhoma e Ulët Dhoma e

Ulët

Shqipëria Njëdhomësh Jo Ligjore Jo Po

Austri Dydhomëshe Po Joligjore Jo Jo

Belgjikë Dydhomëshe Jo Ligjore Jo Po

Bosnja-

Hercegovina

Dydhomëshe Jo Ligjore Jo Po

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

62

Kroatia Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Qipro Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Republika

Çeke

Dydhomëshe Po Joligjore Jo Jo

Danimarka Njëdhomësh Jo Joligjore Jo Jo

Franca Dydhomëshe Po Ligjore Po Po

Gjermania Dydhomëshe Po Joligjore Jo Jo

Greqia Njëdhomësh Po Ligjore Po Po

Hungaria Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Islanda Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Irlanda Dydhomëshe Jo Ligjore Jo Po

Italia Dydhomëshe Po Joligjore Jo Jo

Lituania Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Luksemburg Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Maqedonia

(1993-)

Njëdhomësh Jo Ligjore Jo Po

Malta Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Moldavia Njëdhomësh Jo Joligjore Jo Jo

Mali i Zi Njëdhomësh Jo Ligjore Po

Vendet e Ulëta Dydhëmëshe Po Joligjore Jo Jo

Norvegji Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Poloni Dydhëmëshe Jo Ligjore Jo Po

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

63

Portugalia Njëdhomësh Jo Ligjore Jo Po

Rumania Dydhëmëshe Po Joligjore Jo Jo

Serbia Njëdhomësh Jo Ligjore Po Po

Slovakia Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Sllovenia Dydhomësh Po Ligjore Jo Po

Spanja Dydhomësh Po Ligjore Jo Po

Suedia Njëdhomësh Po Joligjore Jo Jo

Zvicra Dydhomësh Po Joligjore Jo Jo

Mbretëria e

Bashkuar

Dydhomësh Po Joligjore Jo Jo

Burimi : (Dahlerup, 2006: Tabela 14.1)

Ashtu siç shihet edhe nga tabela në rang europian, nga 33 vendet e marra për analizë, numri i vendeve

që aplikojnë sistemin e kuotës politike është 20 në krahasim me 13 vende që aplikojnë kuotën ligjore,

(kushtetuese apo të kodit zgjedhor), pra gati 2 herë më i madh se kategoria e dytë.

Tabela gjithashtu na prezanton një fakt tjetër shumë interesant që është ai i llojit të kuotës ligjore në

ndarjen si kuotë e përcaktuar në Kushtetutë apo ligjet zgjedhore. Nga vendet europiane të marra në

analizë në këtë tabelë, vetëm tre prej tyre kanë sanksionuar kuotat në Kushtetutë, ndërsa të tjerat në

ligjin zgjedhor. Kjo analizë na tregon se 3 vendet me kuota kushtetuese detyrimi i zbatimit të tyre

është një detyrim kushtetues, pra themeltar. Ndërkohë sanksionimi i tyre në ligjin zgjedhor në vendet

e tjera, i lë hapësirë edhe fleksibilitetit të ndryshimit të tyre në situata dhe konjuktura të caktuara.

Interesante paraqitet Danimarka në tabelë si rast përjashtimor. Kuotat gjinore janë shfuqizuar pasi u

përdorën vetëm pak vite aty, dhe nuk u aplikuan kurrë më për zgjedhjet në të gjitha nivelet. Partia

Social Demokrate zbatoi kuota gjinore vetëm për zgjedhjet e Parlamentin Evropian gjatë viteve 1988-

1996. Partia Popullore Socialiste përdori kuotat gjinore për zgjedhjet e Parlamentit Kombëtar dhe për

këshillat vendorë gjatë periudhës 1988-1990, si dhe për zgjedhjet në Parlamentin Evropian gjatë

1983-1990. Në të dyja partitë, kuotat gjinore u shfuqizuan, sepse nuk u konsideruan më të

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

64

nevojshme66. Danimarka është kështu vërtetimi i tezës së përkohshmërisë së sistemit të kuotave si

mekanizëm që i shërben përkohshmërisht zhdukjes së barriereave politike, ekonomike, sociale dhe

kulturore për gratë.

Një nga pikat e nxehta të debatit të sotëm për kuotën është vlerësimi i parametrit sasior të ndikimit të

llojit të kuotës në balancën gjinore. Për të vlerësuar në pikëpamjen sasiore këtë ndikim mjafton të

analizojmë si ka ndryshuar balanca gjinore në vende të ndryshme në një periudhë të caktuar kohore në

varësi të llojit të kuotës gjinore të përdorur, duke i grupuar vendet sipas kriterit të llojit të kuotës

gjinore të përdorur.

67Grafiku Nr 1. Ndryshimet mesatare në përfaqësimin e grave në parlamentet kombëtare 2003 – 2013

sipas llojit të kuotës

Shënim : Mesatarja e kuotave legjislative përjashton Irlandën. (ajo është e përfshirë në grupin pa kuota, pasi në periudhën e analizuar nuk ka pasur në

përdorim kuota )

Po të analizojmë trendin e grafikut sipas llojit të kuotës gjinore të përdorur, do të shohim se për

periudhën 10-vjeçare të analizuar, në çdo grup vendesh qoftë brenda BE, qoftë jashtë BE, rritja e

përfaqësimit të grave në vendet që kanë përdorur kuota ligjore është shumë më e madhe se në vendet

me kuota politike. Për vendet Brenda BE për shembull diferenca mes dy grup vendeve është më

shumë se 5%. Akoma më e madhe është kjo diferencë në vendet jashtë BE duke shkuar afër rekordit

prej 13%.

66 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 20. 67 European Commision. (2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 25.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

65

Analiza na nxjerr në një përfundim shumë të rëndësishëm sipas të cilit kuotat gjinore, pavarësisht nëse

janë legjislative apo vullnetare, kanë rritur ndjeshëm në përgjithësi shkallën e progresit gjinor,

krahasuar me vendet që nuk kanë në aplikim asnjë lloj kuote. Ndërkohë mes vendeve me kuota, shtete

që aplikojnë kuota ligjore kanë ndikuar me një përqindje shumë të lartë në përmirësimin mesatar të

përfaqësimit të grave në kuadër të BE sesa vendet me kuota politike, më shumë se dy herë.

Po ashtu tregon se në rang europian kuota ligjore pavarësisht se aplikohet nga një numër më i pakët

vendesh ka ndikim më të fortë në rritjen e përfaqësimit të grave në parlament.

• Analiza e ndikimit të kuotave gjinore sipas dimensionit të dytë në balancën gjinore

(shtrirja në faza të ndryshme të sistemit zgjedhor)

Sipas dimensionit të dytë të Dahlreup, në studimin “Women, Quotas and Politics”, (studimi i parë në

mbarë botën krahasues i përdorimit të sistemeve të ndryshme të kuotës gjinore), kuotat gjinore

klasifikohen duke marrë për kriter momentin kohor dhe fazat e ndryshme të procesit të përzgjedhjes,

si dhe stadin e subjekteve zgjedhore të cilëve kuota u atribuohet. Sipas këtij klasifikimi Dahlerup

dallon kuota që i atribuohen dhe synojnë të ndikojnë: (a) grupin e kandidatëve të mundshëm, të

quajtur aspirantë; (b) grupin e kandidatëve të përzgjedhur për të qenë pjesë e listës; dhe (c) grupin e të

zgjedhurve (Dahlerup, 2006:19).

Praktikat e sistemit të kuotave ofrojnë modele të ndryshme të zbatimit të tyre referuar fazave të

procesit zgjedhor.

Në disa raste kuotat mund të synojnë fazën e parë të procesit të përzgjedhjes, fazën e gjetjes së

kandidatëve të mundshëm, e atyre që aspirojnë për të qenë të zgjedhur, qoftë për listën proporcionale

qoftë për sistemet mazhoritare. Kuotat gjinore në këtë fazë, qoftë ligjore qoftë politike, janë rregulla

që kërkojnë një numër të caktuar apo përqindje grash që të përfaqësohet në trupën e kandidatëve –

apirantë që do të merret në diskutim për zgjedhjen përfundimtare të kandidatëve. Studiuesja Marian

Sawer ka arritur në konkluzionin se: ”Këto lloje të kuotave të quajtura shpesh aspirante apo kuota

fillestare janë përdorur në vendet me sisteme zgjedhore shumicë ose mazhoritare” (Sawer, 2006).

Këto dispozita kuotash mund të mandatohen me ligj, ashtu siç ndodh në Panama, ose vullnetarisht, si

në rastin e Partisë së Punës Britanike. Megjithëse një kuotë e tillë duket e vështirë për t’u aplikuar në

sistemet mazhoritare për shkak të betejës së ashpër të burrave për të qenë në listën e aspirantëve dhe

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

66

më pas atë të kandidatëve, (shembulli i “ listës së shkurtër të grave”, shih faqen 52 të këtij punimi),

ajo u përdor në disa zgjedhje nga Partia e Punës Britanike, duke materializuar qartazi mundësinë e

zbatimit të saj në kushtet e ekzistencës së vullnetit politik. Kjo Parti edhe sot është e angazhuar që

50% e vendeve fituese të parlamentit të zgjidhen nga lista e shkurtuar e grave68. Pavarësisht se është

jashtë objektit të këtij punimi shkencor, është me rëndësi të theksohet se kjo lloj kuote në mazhoritar

në këtë fazë është zbatuar suksesshëm edhe në Indi dhe Bangladesh për zgjedhjet në nivel lokal69.

Faza e parë e procesit, kjo e aspirantëve sigurisht është e rëndësishme por jo vendimtare për listën

finale të kandidatëve.

Është pikërisht faza e dytë ajo që nominon përfundimisht kandidatët në zgjedhje dhe logjikisht kuotat

mund të ndryshojnë situatën e balancës gjinore, nëse i atriubohen kësaj faze të procesit. Ky është

momenti i emërimit final të kandidatëve, që do të vendosen në fletën e votimit nga ana e partisë. Ky

nominim sigurisht përkthehet në shifra të ndryshme në varësi të llojit të sistemit zgjedhor. Konkretisht

një kandidat për zonat mazhoritare dhe një listë kandidatësh për zonat proporcionale. Në këtë fazë

kuotat janë mekanizmi që mund të diktojë që një përqindje e caktuar kandidatësh në listën

proporcionale të jenë gra. Kuota ndërkohë mund të formulohet edhe në një mënyrë neutrale gjinore,

duke deklaruar se asnjë nga gjinitë, nuk duhet të ketë më pak ose më shumë se një përqindje të

caktuar të kandidatëve të listës. Në sistemet proporcionale sfida paraqitet më e lehtë, pasi në një listë

me shumë emra është më e thjeshtë të integrohet një numër i caktuar i emrave të grave. Zbatimi i

kuotës bëhet i vështirë për sistemet mazhoritare zgjedhore, ku partia do të përfaqësohet vetëm me një

kandidat dhe për të gjitha arsyet që janë shpjeguar më lart në këtë punim, ai kandidat ka probabilitetin

më të madh të jetë burrë. Megjithatë edhe në këto raste ekspertët e sistemeve zgjedhore kanë gjetur

formula të posaçme siç është ai i “sistemeve binjake” 70.

Përdorimi i kuotave për fazën e tretë apo ndryshe grupit “të të zgjedhurve” u takon logjikisht

kuotave për “vendet e rezervuara”, të cilat nuk janë prezent në Europë. Prirja moderne tashmë është

që të shmanget koncepti i “vendeve të emëruara” për mandatet e rezervuara dhe të zëvendësohet me

konceptin e “vendeve të zgjedhura” për këto mandate, duke futur konceptin e kuotës. Në vendet që

68 http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=GB. Parë më 5 Gusht 2014. 69 Konkluzioni i nxjerrë nga autorja pas konsultimit të të dhënave të “Quota Project” http://www.quotaproject.org. Parë më 3 Mars 2015. 70 Ky sistemu u aplikua nga Partia e Punës Skoceze, në zgjedhjet e para parlamentare në vitin 1999. Ajo përfshiu dy zona zgjedhore mazhoritare së bashku, duke zgjedhur respektivisht si kandidatë një burrë dhe një grua, në secilën zonë, për të arritur një përfaqësim të ekuilibruar gjinor, sipas Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 24.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

67

aplikojnë këto mandate vendoset që një përqindje e caktuar ose numër i caktuar në mesin e atyre që

zgjidhen duhet të jenë gra. Si rezultat gjithnjë e më shumë, gratë e zgjedhura nga sistemi i kuotave të

“vendeve të rezervuara” nuk janë të emëruara, por të zgjedhura si në Jordani, Uganda dhe Ruanda.

Tabela më poshtë ilustron në mënyrë grafike gjithçka u sqarua më sipër, lidhur me kombinimet e

mundshme midis llojit të sistemit të kuotave referuar dimensionit të parë (burimit të sanksionimit të

tyre) kombinuar me momentin kohor dhe fazat e ndryshme të procesit zgjedhor si dhe të statusit të

subjekteve të tij në këto faza, që përbën njëherësh dimensionin e dytë të analizës.

Tabela Nr. 3 Kombinimet e llojet e kuotave elektorale me momentet e procesit zgjedhor

Në çfarë niveli?

Lloji i kuotës Aspirantët Kandidatët Të zgjedhurit

Kuotat ligjore

( Kushtetuese apo Ligjore)

Paraprake Kuotat kandidate Vende të rezervuara

Kuota vullnetare të partive Kuotat për listën e

aspirantëve

(lista e shkurtër)

Kuotat për listën e

kandidatëve

Vende të rezervuara

Siç shihet, referuar dimensionit të dytë të kuotave, në varësi të kategorisë së grave mbi të cilat

aplikohet si kuota gjinore ligjore po ashtu edhe ajo politike apo neutrale, në rastin e “minimumit

kritik”, mund të shtrihen në kategorinë e aspirantëve apo të listës së kandidatëve, ndërkohë që

“vendet e rezervuara për gratë” shtrihen vetëm në kategorinë e të zgjedhurave. Në një analizë të

thjeshtë logjike lidhur me efektin më të madh të kuotave referuar dimensionit të dytë, arrijmë në

përfundimin që në fazën e tretë që prek grupin e të zgjedhurve, efekti është më i madh, pasi kuotat aty

përkthehen në vende të sigurta. Ky efekt zbehet duke kaluar në fazën e dytë që prek kandidatët dhe

më shumë akoma në fazën e parë që prek aspirantët.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

68

VI. SISTEMET ELEKTORALE DHE PROJEKTIMI I KUOTAVE

Më sipër në këtë punim u tentua të analizohet ndikimi i sistemeve zgjedhore dhe i sistemit të kuotave

gjinore në mënyrë të pavarur në balancën gjinore. Një sfidë e tillë është pothuaj e pamundur në

aspektin praktik, ashtu siç konkludon edhe studiuesja Meier më sipër në këtë punim( shih faqen 55),

për shkak se të gjithë variablat ekzistojnë njëherësh në një moment të caktuar kohor dhe ndikojnë po

njëherësh në masë dhe cilësi të ndryshme në treguesin e balancës gjinore. Është thuajse e pamundur të

ndash efektin e secilit prej tyre të pandikuar nga tjetri në treguesin objekt analize të këtij punimi.

Efektet e një sistemi kuotash gjinore, sipas mendimit të përbashkët të disa studiuesve më me emër në

këtë fushë, varen nga përshtatshmëria e tyre me sistemin zgjedhor ku kuotat janë instaluar dhe

zbatohen.

“Njohja e sistemeve të ndryshme të kuotave elektorale tregon se rezultati i një sistemi të veçantë

kuotash, është pjesërisht i varur nga fakti se sa i pajtueshëm është ai me sistemin zgjedhor të vendit”

(Norris, 2004; Dahlerup, 2006: 295- 92; Matland, 2006).

Studiuesit Larserud dhe Taphorn kanë konkluduar në një varësi funksionale të kombinimit të variablit

të sistemit zgjedhor dhe atij të kuotave gjinore për arritjen e balancës gjinore. Në varësi nga sistemi

zgjedhor në përdorim, kuotat kanë projektime të ndryshme dhe përdoren në faza të ndryshme të

procesit të emërimit (Larserud & Taphorn, 2007).

Kuotat instalohen dhe funksionojnë ndryshe në sisteme të ndryshme zgjedhore, duke sjellë për pasojë

edhe rezultate të ndryshme në varësi të sistemit ku aplikohen. Rezultatet më të mira të balancës

gjinore gjenden në kombinimet më të arrira të sistemit të kuotës gjinore me sistemin elektoral.

Në këtë kontekst, qoftë për arsye teorike por sidomos për ato praktike, është shumë e rëndësishme të

shikohet projektimi i sistemit të kuotave në sisteme të ndryshme zgjedhore, për të konkluduar në

lidhje me kombinimin më rezultativ referuar qëllimit.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

69

- VI/1 - Kuotat në sistemet elektorale të përfaqësimit proporcional

Sistemet elektorale proporcionale janë një mjedis shumë më miqësor për zbatimin e sistemit të

kuotave gjinore, si ato ligjore po ashtu edhe politike. Studiuesit Larsen, Tamphorn, Norris kanë

konkluduar në studimet e tyre se sistemet proporcionale ofrojnë shumë më tepër mundësi për të rritur

përfaqësimin e grave në parlament (shih faqen 32 të këtij punimi).

Në përgjithësi është më e lehtë të ndërtosh një sistem kuotash për sistemin zgjedhor proporcional, pasi

aty është e mundur të futet një numër më i madh kandidatësh në listat e partive dhe partitë në mënyrë

të ndërgjegjshme përpiqen të balancojnë listat e tyre në mënyrë që të fitojnë sa më shumë vota, ashtu

siç është shpjeguar më lart kur është analizuar kuota gjinore. Në këtë përpjekje për të thithur votat e të

gjitha kategorive shoqërore, vetë partitë politike janë të interesuara që në listat e tyre shumemërore të

këtë kandidatë nga të dyja gjinitë. Sigurisht detyrimi i respektimit të kuotës gjinore në vendet ku kjo e

fundit ekziston, e garanton vendosjen e grave në listat e kandidatëve. Përqindja e sanksionuar për

kuotën gjnore ndryshon nga kontinenti në kontinent, si dhe ndërmjet vendeve të ndryshme. Në nivel

botëror kjo përqindje varion nga 10 deri në 50 %71. Shifrat paraqiten më optimiste në Europë. Në 47

vendet anëtare të Këshillit të Europës, përqindja ekuotës gjinore varion nga 15% në Armeni në 30 %

në Bosnje-Hercegovina dhe 50% në Belgjikë dhe Francë72. Vendet e Bashkimit Europian kanë

përqindjen më të lartë të kuotës gjinore në nivel europian.

- VI/2 - Kuotat në sistemet mazhoritare dhe sistemet e përziera zgjedhore

Studiuesit e teorive të kuotave gjinore kanë konkluduar se është më e vështirë të integrosh sistemin e

kuotave në sistemet elektorale mazhoritare për shkak të numërit të kufizuar vetëm me një person të

kandidatit për çdo zonë elektorale. Ky është konkluzioni i artikuluar i dy autoreve nordike Dahlerup

and Freidenvall : “Në përgjithësi është shumë më e komplikuar të ndërtosh kuota gjinore të

përshtatshme për sistemet elektorale zgjedhore një-anëtarëshe” (Dahlerup and Freidenvall,

forthcoming).

71 Konkluzionet e nxjerra nga autorja duke analizaur kuotat gjinore të vendeve të ndryshme të botës në faqen http://www.quotaproject.org. Parë më 20 Mars 2014. 72 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

70

Statistikat botërore janë argumenti më i mirë i konkluzionit të mësipërm. Në një nga studimet e saj të

vitit 2007 në lidhje me kuotat gjinore, Dahlerup konkludon : “Vetëm një e treta e vendeve të botës me

sistem zgjedhor pluralist/shumicë kanë prezantuar një lloj kuote gjinore, në krahasim me katër të

pestat e vendeve me sisteme proporcionale që aplikojnë atë“ (Dahlerup, 2007: 80-1). Logjika është e

thjeshtë dhe shpjegohet me strukturën e votimit në këtë lloj sistemi. Partitë zgjedhin vetëm një

kandidat për partinë dhe zonën zgjedhore dhe rrjedhimisht nuk është e mundur të futen në të njëjtën

kohë të dyja gjinitë burrat dhe gratë, mundësi që e ofron lehtësisht një sistem të proporcional.

Gjithsesi modelet e mundësimit të balancës gjinore janë gjetur nga ekspertët e fushës edhe në këtë rast

të presupozuar pamundësie, siç na e tregon “sistemi i binjakëzimit”, i aplikuar nga Partia e Punës e

Skocisë (shih faqen 66 të këtij punimi). Në sajë të "sistemit të binjakëzimit", kjo Parti ka pasur numrin

e saj më të madh të grave deputete të zgjedhura nga pjesa e elektoratit mazhoritar, e cila është mjaft e

pazakontë. Ndërkohë kjo mangësi e sistemit mazhoritar në fazën e nominimit të kandidatëve, mund të

kompensohet me aplikimin e kuotave në fazën e mëparshme të procesit zgjedhor, që është ajo e

përzgjedhjes së aspirantëve për kandidatë, siç është rasti i AWS, përdorur në disa zgjedhje po nga

Partia e Punës Britanike.

Për të konkluduar në lidhje me rëndësinë e gjetjes së mekanizmave të posaçëm që do ta bënin efektive

kuotën në një sistem mazhoritar, si dhe rolin e sistemeve të ndryshme zgjedhore në kushtet kur kuota

është e njëjtë, mjafton të analizojmë përvojën franceze, e cila bazohet në të njëjtin kuadër ligjor

barazie, por e aplikuar në lloje të ndryshme sistemesh zgjedhore.

Mazhoritari me dy raunde në Francë rezultoi zhgënjyes për Asamblenë Kombëtare, për shkak se nuk

u gjet mekanizmi i duhur për të siguruar përqindjen e nevojshme të grave në raundin e dytë në dy

zgjedhje të njëpasnjëshme, menjëherë pasi u fut ligji i barazisë.

73

Ligji i kuotës radikale në Francë, quajtur "ligji parité” , që pretendonte barazinë gjinore në mesin e

të gjithë kandidatëve nga një parti politike, ishte një zhgënjim i madh në zgjedhjet për Asamblenë

Kombëtare; rezultoi me vetëm 12.3 % gra në zgjedhjet e para kur u aplikua në vitin 2002 dhe

18.5% në zgjedhjet e vitit 2007. Zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare janë të bazuara në një sistem

73 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 74.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

71

pluralist me dy raunde. Ndërkohë ligji ka qenë një sukses në nivelin lokal, i aplikuar për komunat

me më shumë se 3500 banorë sipas sistemit proporcional.

Ndryshe nga shembulli skocez që garantonte nëpërmjet sistemeve të veçanta qoftë në fazën e

aspirantëve, qoftë në atë të kandidatëve (me anë të AWS dhe “sistemeve të binjakëzimit”), zgjedhjen

e grave, shembulli francez na paraqet rastin kur kuota gjinore në mazhoritar iu la spontanitetit dhe jo

mekanizmave të posaçëm për ta garantuar, gjë që solli dështimin e saj, ndryshe nga suksesi në

zgjedhjet lokale me sistem proporcional.

Për të nxjerrë një konkluzion më përgjithësues në lidhje me ndikimin që ka kombinimi i sistemit

zgjedhor me atë të kuotës gjinore, analizojmë në aspektin krahasimor treguesit e balancës gjinore në

tërësinë e vendeve në rang europian në dhomën e ulët të parlamenteve ose parlamentet njëdhomëshe,

analizë që nëpërmjet treguesve sasiorë na tregon se cili sistem favorizon më shumë implementimin e

kuotës gjinore dhe balancën gjinore.

74Tabela Nr 4. Përfaqësimi i grave në parlamentet kombëtare të vendeve të BE/ EEA. (të dhëna të

ditës së zgjedhjeve)

74 Freidenvall, Lenita ., Dahlerup, Drude and Johansson, Emil. ( 2013) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 7.

Vendi Përfaqësimi i grave

(zgjedhjet e fundit)

Lloji i kuotës Sistemi Elektoral

Mbi 40%

Suedia 45.0% (2010) Kuota partiake Listë proporcionale

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

72

Finlanda 42.5% (2011) Pa kuota Listë proporcionale

39 – 30%

Islanda 39.7% (2013) Kuota partiake Listë proporcionale

Norvegjia 39.6% (2009) Kuota partiake Listë proporcionale

Danimarka 39.1% (2011) Pa kuota Listë proporcionale

Hollanda 38.7% (2012) Kuota partiake Listë proporcionale

Belgjika 38.0% (2010) Kuota ligjore Listë proporcionale

Spanja 36.0% (2011) Kuota ligjore Listë proporcionale

Gjermania 32.9% (2009) Kuota partiake I përzier

Sllovenia 32.2% (2011) Kuota ligjore Listë proporcionale

29 – 20%

Portugalia 28.7% (2011) Kuota ligjore Listë proporcionale

Italiaia 28.4% (2013) Kuota partiake Listë proporcionale

Austria 27.9% (2008) Kuota partiake Listë proporcionale

Franca 26.9% (2012) Kuota ligjore Mazhoritar - TRS

Lituania 24.5% (2012) Kuota partiake I përzier

Polonia 23.7% (2011) Kuota ligjore Listë proporcionale

Latvia 23.0% (2011) Pa kuota Listë proporcionale

Bullgaria 22.9% (2009) Pa kuota I përzier

Mbretëria e Bashkuar 22.5% (2010) Kuota partiake Mazhoritar - FPTP

Republika Çeke 22.0% (2010) Kuota partiake Listë proporcionale

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

73

a Italia ka patur kuota ligjore për parlamentin kombëtar 1987 – 2001.

Nga tabela shihet se shtetet me nivelin mbi 40% të grave në parlament, Suedia dhe Finlanda, kanë

aplikuar sistemin e kuotave në sisteme proporcionale elektorale. Finlanda e ka hequr sistemin e

kuotave për shkak se e ka konsideruar të panevojshëm pasi e ka përdorur për disa legjislatura, çka

nuk ka cenuar gjithsesi balancën gjinore në këtë vend. Po ashtu shtetet me 30% - 40% të përfaqësimit

të grave kategorizohen nga ky kombinim. Në këtë grup shtetesh bën pjesë edhe Danimarka, e cila

përfaqëson një përsëritje të shembullit të Finlandës, duke konfirmuar se kuotat gjinore nuk janë një

Luksemburgu 21.7% (2009) Kuota partiake Listë proporcionale

Greqia 21.0% (2012) Kuota ligjore Listë proporcionale

Estonia 20.8% (2011) Pa kuota Listë proporcionale

Litenshtaini 20.0% (2013) Pa kuota Listë proporcionale

19 – 10%

Sllovakia 18.7% (2012) Kuota partiake Listë proporcionale

Irlanda 15.1% (2011) Kuota ligjore Mazhoritar - STV

Malta 14.3% (2013) Kuota partiake Mazhoritar - STV

Rumania 13.3% (2012) Kuota partiake I përzier

Qipro 10.7% (2011) Kuota partiake Listë proporcionale

Nën 10%

Hungaria 8.8% (2010) I përzier

Mesatarja e përfaqësimit

të grave

2008: 23.6%

2011: 24.7%

2013: 25.6%

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

74

kusht i domosdoshëm për një nivel të lartë të përfaqësimit të grave, në vendet ku është konsoliduar

parimi i barazisë gjinore. Në grupin e tretë të shteteve, ata me përfaqësim të grave nga 20-29%,

shikohet që ka një miksim të kombinimeve; shtete me sisteme proporcionale apo të përziera dhe

sisteme kuotash apo pa kuota dhe kombinimeve; shtete me sistem mazhoritar dhe sisteme kuotash

(Mbretëria e Bashkuar). Gjithsesi edhe në këtë grup shikohet që Mbretëria e Bashkuar me kombinim

kuotash në mazhoritar ka rezultat më të ulët se shumë vende të tjera të këtij grupi me kombinim

kuotash në proporcional, pavarësisht historisë shumëvjeçare të Mbretërisë së Bashkuar në betejën për

barazi gjinore.

75

Grupin më të madh në tabelë e përbëjnë katërmbëdhjetë shtete me më shumë se 20% (por më pak

se 30%) të grave në parlamentet e tyre. Pesë shtete kanë më shumë se 10% (por më pak se 20%),

dhe një vend ka më pak se 10% gra në parlament. Krahasuar me vitin 2011, numri i vendeve me

më shumë se 10% të grave në parlament ka rënë nga 14 në 10, dhe numri i shteteve me më pak se

10% deputete gra ka rënë nga dy vende në një vend.

Tabela evidenton gjithashtu një rritje progresive shumë të vogël të përfaqësimit mesatar të grave në

parlament në shtetet e marra në analizë nga legjislatura e vitit 2008 në atë të vitit 2013, me rritje

afërsisht 1% për legjislaturë. Kjo tregon sfidën e vështirë të balancës gjinore në vendimmarrjen

legjislative, pavarësisht tentativave për ngritje dhe përsosje të shumë mekanizmave për këtë qëllim.

Nëse balanca gjinore sipas dokumenteve europianë është konceptuar si një raport prej 40-60 % të të

dyja gjinive, vetëm Suedia Finlanda dhe Belgjika rezultojnë për vitin 2014 me parlamentet kombëtare

të balancuar, respektivisht 45%, 42.5% dhe 41.3% 76.

Përfundimisht analiza e rezultateve të tablës konfirmon se aplikimi i sistemit të kuotave, (pavarësisht

llojit të tyre ligjore apo politike), me sistemin zgjedhor proporcional është kombinimi më i mirë për të

arritur balancën gjinore.

75 Janë përunuar të dhënat nga autorja duke marrë edhe shifrat e raportit: Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. 76 Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponueshëm: http://www.ipu.org/pdf/publications/wmnmap14_en.pdf. Parë më 13 Tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

75

Një tregues tjetër i rëndësishëm që mund të evidentohet nga tabela është raporti i kuotës ligjore me atë

politike. Numri i vendeve që aplikojnë kuotat politike është 2 herë më i madh se vendet që përdorin

kuota ligjore në vendet e analizuara, pikërisht , 16 me 8.

Vërehet se vendet me nivelin më të lartë të balancës gjinore, përdorin kuotën politike, ndërsa vendet e

demokracive rishtas të pas 90 –ës kanë në përdorim kuota ligjore. Nga ana tjetër vendet që në

përgjithësi përdorin kuotën politike kanë rezultate më të larta të përfaqësimit të grave në parlament se

ato që përdorin kuotën ligjore, pavarësisht sanksioneve që parashikon moszbatimi i kësaj të fundit.

Sigurisht është e vështirë llogaritja e eficencës së kuotës politike në krahasim me atë ligjore,

pavarësisht rezultateve lehtësisht të dallueshme të kuotës poltike. Kjo për arsye se investimi në kohë

dhe masa të shtrira në kohë është i ndryshëm për të dy llojet e kuotave dhe është i vështirë kalkulimi i

raportit rezultat/investim që të mund të flisnim për efiçencë konkrete. Gjithsesi lehtësisht i dukshëm

është efektiviteti i kuotave ligjore, të cilat pavarësisht rezultateve relativisht më të ulëta se ato politike,

po të marrim në konsideratë kohën e shkurtër të përdorimit, rezultojnë pa dyshim efektive.

Interesant është fakti se në gjashtë nga shtetet e analizuara, kuotat gjinore nuk përdoren në zgjedhjet

kombëtare. Mozaiku i këtyre vendeve është i larmishëm, duke përfshirë si vendet me të shkuar

komuniste po ashtu edhe vende të Europës Perëndimore. Rezultatet relativisht të kënaqshme në

vendet pa kuota me të shkuar komuniste, tregojnë rolin tejet të rëndësishëm që kanë masat e tjera për

të luftuar diskriminimin gjinor si në tregun e punës, në pagë e të tjera, në funksion të rritjes së

përfaqësimit të grave në vendimmarrjen legjislative. Këto rezultate konfirmojnë edhe njëherë idenë e

kompleksitetit të faktorëve në ndikimin ndaj balancës gjinore.

Gjithsesi Europa e vonuar në prirjen globale të kuotave gjinore e ka kompensuar këtë vonesë me

pozicionin e lidershipit sipas rezultateve. Kështu një e treta - apo njëmbëdhjetë nga 33 vendet

anembanë botës që kanë 30 % ose më shumë gra në parlamentet e tyre kombëtare - janë evropiane77,

pavarësisht se nuk përdoren “vendet e rezervuara”, që janë një mekanizëm i sigurt në funksion të

rritjes së përfaqësimit të grave.

Një rol të rëndësishëm në rezultat kanë ndërkohë shumë dispozita "të buta" të kuotave siç janë

rekomandimet apo direktivat europiane, të cilat janë kthyer në objektiva dhe masa konkrete si për

qeveritë e vendeve të veçanta, po ashtu edhe për Bashkimin Europian si organizëm komunitar.

77 Freidenvall, Lenita ., Dahlerup, Drude and Johansson, Emil. ( 2013) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 8.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

76

Sot gratë përbëjnë 21.4% (http://www.quotaproject.org) të anëtarëve të parlamenteve në mbarë botën.

Kohët e fundit, Ruanda zëvendësoi Suedinë si numri një në botë, me një diferencë të konsiderueshme

64% kundrejt 44%të Suedisë (http://www.quotaproject.org/uid/countryvieë.cfm?).

E ndërsa trendi i mesatares europiane drejt balancës gjinore është në rritje, pavarësisht se shumë të

vogël, mozaiku i tij brenda parlamenteve kombëtare është i larmishëm. Vihet re që shumica e vendeve

kanë të njëjtin trend edhe në aspektin e brendshëm të tyre, ndërkohë që vendet lider si Suedia apo

Islanda kanë pësuar rënie. Në mënyrë të përmbledhur treguesit e trendit gjinor në mënyrë krahasimore

paraqiten si më poshtë:

78Tabela Nr 5. Përfaqësimi i grave në parlamentet kombëtare të vendeve të BE. Trendi i balancës

gjinore në dy periudha të njëpasnjëshme krahasimore

Vendet me ngritje Vendet me stanjaciona Vendet me ulje

Sllovenia +18.9 Portugalia +0.9 Austria -4.3

(2008: 13.3 - 2011: 32.2) (2009: 27.8 – 2011: 28.7) (2006: 32.2 – 2008: 27.9)

Franca +8.4 Finlanda +0.5 Liechtenstein -4.0

(2007: 18.5 – 2012: 26.9) (2007: 42.0 – 2011: 42.5) (2009: 24.0 – 2013: 20.0)

Italia +6.9 Qipro 0.0 Islanda -3.2

(2008: 21.3 – 2013: 28.4) (2010: 10.7 – 2011: 10.7) (2009: 42.9 – 2013: 39.7)

Lithuania +6.8 Spanja -0.3 Estonia -3.0

(2008: 17.7 – 2012: 24.5) (2008: 36.3 – 2011: 36.0) (2007: 23.8 – 2011: 20.8)

Republika Çeke +6.5 Suedia -2.3

(2006: 15.5 – 2010: 22.0) (2006: 47.3 – 2010: 45.0)

78 Freidenvall, Lenita ., Dahlerup, Drude and Johansson, Emil. ( 2013) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 9.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

77

Greqia +6.3 Hollanda -2.0

(2009: 14.7 – 2012: 21.0) (2010: 40.7 – 2012: 38.7)

Malta: +5.6 Hungaria -1.6

(2008: 8.7 – 2013: 14.3) (2006: 10.4 – 2010: 8.8)

Parlamenti Europian +4.7

(2004: 30.3 – 2009: 35.0)

Latvia +4.0

(2010: 19.0 – 2011: 23.0)

Sllovakia +3.4

(2010: 15.3 – 2012: 18.7)

Polonia+3.3

(2007: 20.4 – 2012: 23.7)

Mbretëria e Bashkuar +2.7

(2005: 19.8 – 2010: 22.5)

Bullgaria +2.1

(2005: 20.8 – 2009: 22.9)

Irelanda +1.8

(2007: 13.3 – 2011: 15.1)

Rumania +1.8

(2008: 11.5 – 2012: 13.3)

Danmarka +1.7

(2007: 37.4 – 2011: 39.1)

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

78

Luksemburgu +1.7

(2004: 20.0 – 2009: 21.7)

Belgjika +1.3

(2007: 36.7 – 2010: 38.0)

Norvegjia +1.3

(2005: 37.9 – 2009: 39.6)

Gjermania +1.0

(2005: 31.8 – 2009: 32.8)

a Kategoria “stanjacion”, përfshin të gjitha vendet me një ndryshim më të ulët se 1%, midis dy zgjedhjeve të fundit.

Siç shihet nga tabela, nëntëmbëdhjetë vende kanë pasur një rritje të përfaqësimit parlamentar të grave

në zgjedhjet e tyre të fundit të marra në analizë. Këtu kryeson grupin Sllovenia me një rritje

mbresëlënëse prej 18.9%; nga 13,3% , përfaqësimi i grave ka shkuar në 32,2%. Sllovenia ndiqet nga

Franca, Italia, Lituania, Republika Çeke, Greqia dhe Malta, ku rritja e përqindjes së grave të

zgjedhura është me më shumë se 5%. Shihet qartë se përqindja e grave të zgjedhura është rritur në

veçanti në vendet, të cilat kanë miratuar kuotat ligjore, duke përfshirë Slloveninë, Francën dhe

Greqinë.

Rënia nën 40% në Islandë dhe Hollandë ka ndodhur nën ndikimin e ndryshimeve ideologjike, duke

konfirmuar edhe njëherë rolin e faktorëve ideologjikë në balancën gjinore. Në Islandë, zhvendosja nga

“socialistët dhe shumica e gjelbër” në ish partinë e grave si një pjesë e vetme udhëheqëse e Aleancës

Social-Demokratike, humbi shumicën në një qeveri konservatore pas zgjedhjeve të fundit

(Styrkársdóttir, 2013). Kurse Hollanda pati një rënie të mbështetjes së partisë së krahut të djathtë të

“Popullit për Liri”, si dhe një rritje të mbështetjes për social-demokratët. Në rastin e Suedisë, tendenca

në rënie shpjegohet me faktin se një parti e re, “demokratët suedezë”, me një agjendë ksenofobike

populiste, fitoi vende në parlament pas zgjedhjeve të fundit (Freidenvall, 2013). Këto tri raste janë me

interes të veçantë për shkak të përfaqësimit të lartë të grave në parlament në rang botëror, duke

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

79

treguar se balanca gjinore nuk mund të merret si e mirëqenë. Këto trende tregojnë gjithashtu se

ndryshimet ideologjike mund të sjellin ndryshime në përfaqësimin politik të grave.

Pas studimeve të gjata dhe të detajuara të kombinimeve sistem zgjedhor–kuotë gjinore studjueset

Larserud dhe Taphorn kanë grupuar në një mënyrë shumë interesante kombinimet më të mira të

mundshme në funksion të balancës gjinore (shih Aneksin 1 të këtij punimi).

Nga analiza e mësipërme dhe grupimi i dy studiuesve konludohet se kombinimi i sistemeve zgjedhore

dhe kuotave është i suksesshëm në çdo rast ku nuk është arritur përfaqësimi i dëshiruar. Sigurisht ai

nuk na jep një rezultat automatik pasi ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në kahe të ndryshme ashtu

si trajtohen më sipër në këtë punim, por ka rol të rëndësishëm dhe ndikues të drejtpërdrejtë në rezultat.

Tradita kulturore dhe mentaliteti që mbizotëron në shoqëri janë elemente të rëndësishëm që duhet të

merren parasysh në projektimin e kombinimit të mësipërm. Hartimi i "rregullave të lojës" duhet të jetë

i tillë që të marrë parasysh se si elemente të ndryshëm objektivë apo subjektivë mund të veprojnë me

njëri-tjetrin duke krijuar boshllëqe apo kontradikta.

Analiza më sipër tregon se kombinimet e ndryshme të sistemeve zgjedhore dhe kuotat punojnë në

mënyra të ndryshme në favor apo disfavor të balancës gjinore. Larserud dhe Taphorn konkludojnë se

sistemi zgjedhor dhe kuotat duhet të funksionojnë gjithmonë së bashku dhe jo të veçuar (Larserud and

Taphorn, 2007: 19).

Rritja e përfaqësimit të grave në parlament është një sfidë shumëdimensionale, ku sistemet zgjedhore

dhe kuotat janë vetëm dy prej dimensioneve të saj.

- VI/3 - Efekti i sistemit të kuotave pa vendosur më parë rregullin e renditjes

E ndërsa kombinimi i gjetur i sistemit elektoral me kuotën gjinore siç u analizua më sipër është i një

rëndësie të veçantë, vrojtimi empirik nga tregon se tejet të rëndësishme paraqiten edhe rregullat e

renditjes së kandidatëve.

Si analizat empirike po ashtu edhe gjetjet teorike tregojnë se në fakt, një sistem i kuotës që nuk

përfshin rregulla të renditjes nuk mund të ketë asnjë efekt. Fare thjesht mund të konkludohet si më

sipër nëse hipotetikisht hartojmë në një sistem proporcional, një listë kandidatësh duke respektuar

kuotën gjinore prej 30% të vendosur për gratë, por duke i renditur ato të gjitha në fund të listës.

Rezultati i pritshëm sigurisht do të jetë zhgënjyes. I njëjti risk rezultati paraqitet edhe në rastin e

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

80

sistemeve mazhoritare, kur partitë mund të respektojnë kuotën duke vendosur 30% të kandidatëve gra,

por këto kandidate gra i vendosin në zonat e sigurta humbëse, ku partia është e dobët.

Kjo është arsyeja që ekspertët e kuotave kërkojnë me ngulm që sistemet e kuotave sot të shoqërohen

patjetër me rregullat e renditjes apo vendosjes së kandiatëve në lidhje me numrin e përgjithshëm të

grave dhe burrave në listat e kandidatëve, shoqërim që shpesh e gjejmë nën termin 'kuotat e dyfishta”.

Sistemi më radikal i propozuar deri më sot është “sistemi zinxhir” ose i njohur ndërkombëtarisht si

“zipper sistem”, i cili kërkon alternimin e grave dhe të burrave në të gjithë listën në mënyrë të

barabartë. Përdorimi i këtij sistemi është i njohur sidomos në Suedi dhe Gjermani, duke i krijuar

mundësi edhe partive të vogla të zgjedhin një numër të kënaqshëm grash në parlament. Interesant

është rasti i Partisë së Gjelbër në Gjermani e cila përveç rregullit të “sistemit zinxhir” ka vendosur që

lista duhet të kryesohet nga një grua79. Partitë e gjelbëra në fakt janë në krye të sfidës për balancë

gjinore në shumë vende. Disa prej tyre kanë vendosur në aktet e organizimit të tyre të brendëshm

detyrimin që listat e kandidatëve të kenë shumicë grash, ndërkohë që shumica i qëndron besnike

balancës së rreptë gjinore.

Harta europiane e kuotave ofron gjithashtu një larmishmëri rregullash të renditjes së kandidatëve,

duke sjellë për pasojë edhe rezultate të ndryshme të balancës gjinore.

Kjo lloj varësie del qartë nga analiza e tabelës së mëposhtme, e cila na paraqet situatën në vitin 2011.

80Tabela Nr 6. Ndërtimi dhe efekti i kuotave gjinore ligjore në 5 vende europiane

Zgjedhjet e përgjithshme (dhoma e ulët dhe parlamente njëdhomëshe),

79 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 43. 80 Ibid Faqe 44.

Kuotat Belgjike Franca Slovenia Spanja Poloni

Poloniaa

Masa e kuotës

në %

50 50 35 40 35

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

81

- Në Poloni s janë mbajtur zgjedhje të përgjithëshme nga momenti i daljes së ligjit dhe deri në hartimin e raportit.

- Për zgjedhjet e para në Slloveni pas miratimit të ligjit vetëm 25% ishte kërkesa.

- Të gjitha vendet kanë formuluar rregullat e tyre të kuotës sipas kuotës neutrale”

- Në Spanjë partive i jepet një periudhë të shkurtër për të ndryshuar listat e tyre.

Tabela paraqet një tablo të përgjithshme të ndërtimit të kuotës gjinore në pesë vende evropiane,

shoqëruar me rregullat e rënditjes së kandidatëve dhe sanksionet në rast të mosrespektimit të tyre.

Kërkesat e kuotave siç shihet ndryshojnë 35-50 %, ndërkohë që Belgjika dhe Spanja ka të përcaktuara

rregullat e renditjes, ndërsa tre shtetet e tjera jo. Ligji spanjoll i vitit 2007 kërkonte që listat në

zgjedhjet e të gjitha niveleve të përbëhen nga jo më shumë se 60 % për të dyja gjinitë, duke e ruajtur

këtë rregull edhe për çdo pesë vende në të gjithë listën (Quotaprojct-ES). Rezultatet e zgjedhjeve të

para të përgjithshme pas ligjit në vitin 2008 ishin zhgënjyese, pasi sollën një rritje vetëm me 0.3 %

Rregullat e

renditjes

Dy kandidatët

kryesues te listës

nuk mund të

jenë nga e njëjta

gjini. Barazi

50% me 50%

s ‘ka s’ka Të paktën dy

G/B në çdo 5

persona në të

gjithë listën.

Raporti 40% me

60% G/B për të

gjithë listën.

s’ka

Sanksionet Refuzim liste Sanksione

financiare

Refuzim liste Refuzim liste Refuzim liste

Gratë kandidate

në %

50 42 35 47 23

Ndryshimi i

përfaqësimit të

grave në grupet

parlamentare me

periudhën

pararendëse

0–50% 0–26% 0–28% 0–42% 3-23%

Gra tw

zgjedhura

39.3% 18.5% 13.3% 36.6% 20.4%

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

82

(nga 36 % në 36. 3%) në përfaqësimin e grave81. Situata argumentohet me mungesën e iniciativës së

partive politike për të strukturuar edhe më mirë listat e tyre, pasi Spanja më parë kishte një nivel

relativisht të lartë të përfaqësimit të grave me 34%, kështu që plotësimi i listës me një numër më të

madh kandidatesh gra u shoqërua me reënditjen e tyre në fund të listës, pa sjellë ndryshim të madh në

rezultat.

Në Belgjikë, ligji i miratuar në vitin 2002 sanksiononte përfshirje të të barabartë të grave dhe burrave

në lista (http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=BE). Në rast të

mosplotësimit të këtij kushti, vendi në listë duhet të lihej bosh. Për më tepër, në zgjedhjet e para në të

cilën është aplikuar ligji, në tre vendet e para në lista nuk mund të renditeshin kandidatët e së njëjtës

gjini. Treguesit e mësipërm të tabelës për Belgjikën tregojnë se rregullat e radhë-renditjes së

vendosura ishin vendimtare për rezultatin.

Shembulli francez na tregon se sidomos në sistemet mazhoritare, rëndësia e rregullave të renditjes

është vendimtare për rezultatin. Nëse shumica e grave janë vendosur në zona elektorale me mundësi

të ulëta për të fituar nga parti të veçanta, atëherë kërkesa e 50% e grave kandidate e vendosur në ligj,

ka pak efekt. Siç shihet nga tabela nëse Belgjika rezulton me 39.3% gra të zgjedhura, Franca këtë

tregues e ka vetëm 18.5%, në kushtet kur kërkesa e kuotës është e barabartë për të dy vendet, 50%. Në

sistemet mazhoritare, rregullat e kuotave nuk duhet të synojnë listën e kandidatëve, por vendet e

sigurta ose fituese, në mënyrë që të kenë një efekt. Përvoja ka treguar se modeli i “listës së shkurtuar

të grave” i Partisë Punës Britanike, është modeli që funksionon në këto sisteme. Shihet nga tabela që

edhe sanksionet e vendosura tek të dy vendet, në rast të mosrespektimit të kuotës ndryshojnë, duke

qenë më të forta në Belgjikë. Për rëndësinë e veçantë që paraqet variabli “sanksion” në balancën

gjinore, do të analizohet në një seksion të posaçëm në këtë punim.

Interesant është ndryshimi midis efekteve që sjellin në balancën gjinore rregullat e kuotës ligjore me

ato të kuotës politike të vendosura nga partitë.

Për të konkluduar në lidhje me ndikimin e rregullit të renditjes në rastin e kuotave politike apo

vullnetare, do të analizojmë të dhënat e vitit 2011 për 6 parti të ndryshme në Europë, të cilat përdorin

kuota vullnetare dhe rregulla renditje partiake në funksion të respektimit të tyre.

81Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 41.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

83

82Tabla Nr 7. Ndërtimi dhe rezultatet e kuotave vullnetare në 6 parti social demokrate në Europë

Kuotat partiake për zgjedhjet e përgjithshm (dhoma e ulët ose parlament njëdhomësh), zgjedhjet më

të fundit

Shteti Austri Gjermani Irlandë Norvegji Suedi Mbretëri e

Bashkuar

Emri i Partisë PSD PSD Partia e

Punës

Partia e

Punëtorëve

PSD Partia e

Punës

Kuota në % 40 40 40 target 50 50 35

Rregullat e

renditjes

Rekomandohet

sistemi zinxhir

Rregulli

zinxhir për

çdo vend të

pestë

S ka rregulla

strikte

Dy

kandidatët e

parë më gjini

të kundërt.

Raporti 50%

me 50% në 6

emrat e parë.

Rregulli

zinxhir

Lista e

shkurtuar

vetëm për

gratë në

gjysmën e

zonave

elektorale

Sanksione të

brendëshme

Monitorim i

përgjithëshëm

asnjë Kërkesa për

dorëheqje të

partisë nga

komiteti

ekzekutiv

Kërkohet

riemërim

kandidatësh

asnjë asnjë

Numëri i

zonave ku u

zbatua kuota

në zgjedhjet e

fundit

Në shumicën e

zonave

elektorale

Në shumicën

e zonave

elektorale

S’ka

informacion

Në të gjitha

zonat

elektorale

Në shumicën

e zonave

elektorale

S’ka

informacion

Gra të

zgjedhura në

37.0%

38.4%

21.6%

50.0%

48.2%

31.4%

82 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 46.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

84

grupet

parlamentare

Përfaqësimi i

grave në

parlament (

nga të gjitha

partitë)

27.3%

32.8%

15.1%

39.6%

45.0%

22.0%

Siç shihet nga tabela tre prej partive social-demokrate në sistemet proporcionale apo sistemet e

përziera elektorale (Austria, Gjermania dhe Suedia) aplikojnë rregullin e sistemit zinxhir të renditjes,

ku gratë dhe burrat janë të vendosura në pozicione alternative në listat e partive. Shikohet që kjo

renditje zinxhir ndërsa është e detyrueshme për partitë në Gjermani dhe Suedi, është një politikë e

rekomanduar në partinë si motër në Austri. Modeli norvegjez që gjithashtu ka sistem zgjedhor

proporcional, ka një mozaik tjetër renditjeje. Dy kandidatët e parë në listë duhet të jenë të gjinisë së

kundërt. Duhet të ketë një balancë gjinore në mesin e gjashtë kandidatëve të parë dhe në mesin e të

gjithë kandidatëve në listë gjithashtu. Partia e Punës Britanike sanksionon që “lista e shkurtër e

përbërë tërësisht nga gratë” të aplikohet në disa zona zgjedhore (në të paktën gjysmën e të gjitha

vendeve ku deputetët aktualë dalin në pension). Në Partinë Irlandeze të Punës nuk ka rregulla strikte,

për shkak se të gjitha vendet janë konsideruar fituese sipas sistemit zgjedhor të votës së

transferueshme.

Shikohet nga tabela që edhe politikat e sanksioneve për mospajtueshmëri, janë të ndryshme për të

gjashta partitë e marra në analizë. Vetëm tre prej tyre aplikojnë sanksione për mospajtueshmërisë nga

gjashtë raste të analizuara. Në Norvegji, organizatat e partisë janë përgjegjëse për të rishikuar listat

derisa të përputhen me rregullat e përcaktuara. Në Partinë Irlandeze kërkohet dorëheqja nga Komiteti

Ekzekutiv Kombëtar në qoftë se një zonë zgjedhore nuk del me kandidatet gra.

Nga krahasimi i të dyja tabelave, respektivisht asaj të kuotës ligjore dhe kësaj të kuotës partiake

shikohet qartë që efekti i kuotës politike dhe rregullave të saj është më i madh se i asaj ligjore. Në

partitë e marra në analizë gratë e zgjedhura në grupet përkatëse parlamentare të tyre kanë arritur shifra

nga minimumi 21.6 % në Irlandë, në maksimumin ideal të barazisë prej 50% në Norvegji.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

85

Kjo tregon se edhe nëse amendamentet kushtetuese dhe ligjet e reja zgjedhore që ofrojnë kuota

gjinore mund të duken shumë imponuese, nuk është aspak e garantuar se këto metoda janë më të

efektshme se sa kuotat e partive politike, kur bëhet fjalë për rritjen e numrit të grave në parlament.

Rezultati varet nga shumë faktorë ku predominojnë rregullat e kuotave, sanksionet e mundshme për

mospajtueshmëri, elementet social-kulturorë, kushtet e përgjithshme që ekzistojnë për kuotat brenda

vendit, por sidomos tradita dhe ideologjia partiake në lidhje me barazinë gjinore.

Kuotat partiake sigurisht ashtu si edhe to ligjore kërkojnë para se gjithash ekzistencën e një kapaciteti

të mjaftueshëm të grave të gatshme dhe të mundshme për kandidim.

Anketa PARQUOTA 2008 e organizuar nga Unioni Ndërparlamentar, ka konkluduar se partitë nuk e

kanë pasur të vështirë të gjejnë kapacitetet e nevojshme për zbatimin si duhet të rregjimit të kuotave,

çka hedh poshtë zërat kundërshtarë të kuotës, argumentuar me mungesën e kapaciteteve .

83

Shumica e partive që iu përgjigjën Anketës PARQUOTA thanë se nuk ka pasur vështirësi në

gjetjen e një numri të mjaftueshëm të kandidateve femra, por gjithësesi një e treta e tyre pohuan se

kishte qenë e vështirë. Në përgjithësi, gjatë rritjes historike të numrit të grave kandidate, partitë

kanë qenë në gjendje të gjejnë gra të kualifikuara, veçanërisht në qoftë se fillohet rekrutimi në një

kohë të gjatë përpara zgjedhjeve dhe jo në minutën e fundit. Niveli lokal është terreni ku ka pasur

raporte të mungesës së grave potenciale kandidate, madje edhe në sistemet pa kuota. Prirja e

përgjithshme është se, kur gratë fituan të drejtën e votimit, numri i kandidateve gra dhe i grave të

zgjedhura u rrit gradualisht në të gjithë botën. Nëse palët përdorin strategjinë gjithëpërfshirëse dhe

në të njëjtën kohë janë të hapura për ndryshimet në strukturat e vjetra patriarkale, atëherë nuk duket

të ketë problem në lidhje me rekrutimin e një numri të balancuar të grave dhe burrave në politikë.

Studiuesit Htun dhe Jones arrijnë në të njëjtin konkluzion kur e konsiderojnë renditjen e emrave në

listë si një ndër tre faktorët më të rëndësishëm për të rritur përfaqësimin e grave në parlament.

“Kombinimi i listave të mbyllura, madhësia e zonës elektorale si dhe renditja e mandateve (emrave)

në listë garantojnë zgjedhjen e kandidateve gra” (Htun and Jones, 2002: 32-56).

83 Interparlamentary Union. ( 2011) PARQUOTA Survey 2008 . I disponueshëm: http://www.ipu.org. Parë më 1 Nëntor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

86

- VI/4 - Sanksionet për moszbatimin e kuotave

Disa dekadat e përpjekjeve të arritjes së barazisë gjinore në organet legjislative deri tani kanë

evidentuar se ka një sërë faktorësh ndikues në proces, shumica e të cilëve u analizuan më lart në këtë

punim. Dominues në tërësinë e të gjithë faktorëve ndikues, tre vijuesit ( dy prej të cilëve u analizuan

më lart) janë më të rëndësishmit; 1) Vendosja e regjimit të kuotave; 2) Rregullat e renditjes në listat e

kandidatëve dhe 3) Sanksionet për mos - pajtueshmërinë.

Logjika e ligjishmërisë na tregon se një rol të rëndësishëm në zbatimin me sukses të sistemit të

kuotave kanë sanksionet e aplikuara për mos-pajtueshmërinë me të. Sigurisht është e vetkuptueshme

që sanksionet aplikohen vetëm për kuotat ligjore dhe presupozohet që është një sanksion është shumë

më i fortë, nëse miratohet në ligjin zgjedhor, pasi kështu është i detyrueshëm për të gjitha partitë

politike që marrin pjesë në zgjedhje. Në rastin e kuotave partiake, është organizata qëndrore e partisë

që kontrollon nëse organet vendore të emërimit kanë zbatuar dispozitat e kuotave politike. Ato që

mund të quhen sanksione në këtë rast shfaqen në forma të ndryshme dhe sigurisht janë shumë më të

buta se sanksionet ligjore. Në disa parti, qendra ndërhyn tek organizatat lokale të parties për të

kërkuar zbatimin e kuotës, pa aplikuar ndonjë sanksion si për shembull tek partitë socialdemokrate

gjermane dhe suedeze. Në disa parti të tjera, siç u evidentua edhe në seksionin pararendës, qendra i

kërkon partisë lokale të ri-propozojë listen duke zbatuar kuotën, siç është rasti në Partinë Punëtore të

Norvegjisë.

Objekt i këtij seksioni analize do të jenë sanksionet e kuotave ligjore, pasi vetëm në këtë fushë mund

të flitet për sanksione të mirëfillta.

Llojet e tyre janë të ndryshme në vende të ndryshme por grupimet kryesore të tyre kanë të bëjnë me:

a- zvogëlimin e fondeve publike që marrin partitë politike për fushatat e tyre elektorale si në Shqipëri,

Francë dhe Portugali, b- kufizimin e numrit të kandidatëve të partive politike siç është rasti i

Belgjikës, ose c- refuzimin e listave të kandidatëve siç është rasti i Armenisë, Maqedonisë, Serbisë,

Sllovenisë apo Spanjës. (http://www.quotaproject.org).

Gjithësesi plotësimi i listës së partive me kandidatura gra, vetëm për shkak të sanksioneve nuk është

qëllimi i sistemit të kuotave gjinore dhe as tregon për një rritje të ndërgjegjësimit dhe strategji të

qëndrueshme të partive politike për balancën gjinore. Elementi i ndërgjegjësimit në fakt është atribut i

partive apo vendeve që kanë në aplikim kuotat politike, të cilat megjithëse pa sanksione vendosin një

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

87

numër të madh grash në listat e kandidatëve, në renditje fituese duke sjellë kështu një rezultat të lartë

të përfaqësimit të grave në parlament.

• Refuzimi i listës

Përvoja e deritanishme ka treguar se “refuzimi i listës”, është deri tani sanksioni më efektiv i zbatimit

të kuotave ligjore. Refuzimi i listës është jetik për një parti politike, pasi kjo e fundit në një rast të tillë

është automatikisht e përjashtuar nga zgjedhjet. Në fund të fundit qëllimi i ekzistencës së një partie

politike është pikërisht marrja e pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve. Gjithësesi ky sanksion nuk zbatohet

njësoj në shtete të ndryshme. Në disa vende refuzimi është radikal, ndërsa në të tjera është

paralajmërues në fillim e nëse nuk ndreqet shkelja pason refuzimi. Ky është rasti i Spanjës për

shembull. Partisë që nuk ka zbatuar standardin e kërkuar të kuotës ligjore, i jepet një vërejtje për 3

ditë si masë fillestare. Nëse shkelja nuk ndreqet brenda këtij afati, atëherë pason refuzimi i listës.

• Dënime financiare

Ndërsa refuzimi i listës konsiderohet sanksioni më radikal referuar shkeljeve të rregullave të kuotës,

dënimët financiare rezultojnë të jenë mënyra më e përhapur e sanksioneve. Në Portugali, përveç

ndëshkimit me gjobë të partisë që nuk ka zbatuar si duhet kuotën gjnore ligjore, aplikohet edhe

ndëshkimi publik moral. Lista e parregullt e kandidatëve bëhet publike.

Në Irlandë, ndëshkimi financiar për partitë që nuk sigurojnë minimalisht një përfaqësim gjinor prej

30% të secilës gjini, humbasin 50% të financimit të tyre shtetëror. Ndërkohë ligji i ka lënë partive

politike një periudhë kohore prej 7 vitesh nga hyrja në fuqi e tij, që të arrijnë përfaqësmin gjinor prej

40%, si parakusht që të përfitojnë financim të plotë shtetëror (http://www.quotaproject.org/uid/

countryvieë.cfm?CountryCode=IE).

Franca është vendi në të cilin aplikohen të dy llojet e mësipërme të sanksioneve në nivele të ndryshme

zgjedhjesh. Refuzimi i listës është sanksioni që përdoret në rast të mosrespektimit të kuotës gjinore në

zgjedhjet vendore, ndërsa ndëshkimet financiare janë sanksionet që përdoren në rast të mosrespektimit

të kuotës gjinore në zgjedhjet në nivel kombëtar (http://www.quotaproject.org/uid/

countryvieë.cfm?CountryCode=FR). Gjobat janë të ndryshme dhe llogariten në përputhje me nivelin e

mos-pajtueshmërisë me nivelin e kërkuar të kuotave. Megjithatë, analiza empirike ka treguar se partitë

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

88

më të mëdha në vend më shumë kanë paguar gjobat sesa kanë qenë në përputhje me rregulloren e

kuotës (Sineau, 2011). Ky është një rast shumë domethënës që tregon dobësinë e sanksioneve

financiare. Franca ka një numër shumë më të madh grash në në pushtetin vendor (ku sanksioni është

refuzimi i listës), në krahasim me pushtetin qëndror ( ku sanksioni është thjesht financiar) ( për më

tepër shih krahasimin e këtyre treguesëve në faqen 70). Kjo tablo krahasuese e nivelit të efektshmërisë

së dy llojeve të mësipërme të sanksioneve na nxjerr në konkluzionin se refuzimi i listës mbetet

sanksioni më i fortë i garantimit të zbatimit të kuotës ligjore.

VI/4/3 Stimujt financiarë

Krahas sanksioneve financiare, kohët e fundit, në disa shtete ka marrë jetë një mekanizëm i ri

financiar në shërbim të kuotës gjinore, por tashmë jo në formën e ndëshkimit por në atë të stimulimit

me shtesë fondesh nga buxheti i shtetit. Ky sistem i ri i stimujve financiarë është miratuar në disa

shtete. Në Gjeorgji, psh partitë politike që përfshijnë minimalisht 20% të kandidatëve nga çdo gjini në

çdo grup prej 10 kandidatësh, marrin 10% financim shtesë nga buxheti i shtetit

(http://www.quotaproject.org/uid/countryvieë.cfm?CountryCode=GE).

Megjithatë përvoja gjeorgjinane konfirmon edhe një herë konkluzionin e Sineaut më sipër, sipas të

cilit partitë janë gati të paguajnë sanksionet financiare apo të privohen nga marrja e fondeve publike,

mjafton që listat e tyre elektorale të kenë përbërje burrash. Një konkluzion i tillë është tregues i nivelit

të ulët të ndërgjegjësimit të partive politike dhe shoqërive në përgjithësi në lidhje me rolin dhe vendin

e gruas në organet vendimmarrëse legjislative dhe jo vetëm.

VII. ROLI KONTEKSTUAL I PARTIVE POLITIKE NË BALANCËN GJINORE

Ashtu siç u evidentua më sipër në këtë punim sistemet zgjedhore dhe kuotat gjinore të shoqëruara

edhe me sanksionet për mospajtueshmëri, janë faktorë të rëndësishëm për arritjen e balancës gjinore,

por jo të vetmit për ta garantuar atë. Vetë partitë politike dhe filozofia e tyre në lidhje me qasjen ndaj

grave, luajnë një rol të rëndësishëm për balancimin e përfaqësimit gjinor në parlament, pasi janë ato

që kontrollojnë procesin e nominimit të kandidatëve në lista. Analiza e hulumtimeve empirike,

evidenton një sërë karakteristikash të partive, të cilat ndikojnë pozitivisht në përfaqësimin e grave në

parlament.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

89

- VII/1- Institucionalizimi dhe zhvillimi i partive dhe sistemeve partiake

Rezulton të jetë një faktor i rëndësishëm ndikues në balancën gjinore, tezë kjo që mbështetetet si nga

arsyetimi teorik po ashtu edhe hulumtimi empirik në lidhje me varësinë. Gratë gjithmonë , mund të

përfitojnë nga kandidimi nën etiketën e partive të forta dhe të institucionalizuara. Një parti e tillë ka

më shumë mundësi për të marrë shumë vende fituesish dhe në këtë kontekst edhe fituesesh gra.

Sidomos me një nivel të lartë të institucionalizimit të sistemeve të partisë, partitë politike luajnë një

rol kyç në procesin zgjedhor. Për shkak të kontrollit të tyre mbi procesin e emërimit, partitë të forta

politike janë shpesh më vendimtare për zgjedhjen e grave nga vetë votuesit. Kandidatët e supozuar të

dobët, nuk mund të jenë një faktor rreziku, përderisa partia është e fortë dhe fiton emri i saj

pavarësisht emrave në listën e kandidatëve, qofshin burra apo gra.

- VII/2 - Strukturat aktive të grave brenda partisë dhe përfaqësimi i tyre në udhëheqjen e

partisë

Janë faktorë që do të ndikonin pozitivisht në kandidimin e një numuri më të madh grash. Balancimi i

situatës gjinore sigurisht ka më shumë mundësi, nëse aktivistet gra ushtrojnë presion edhe brenda

partisë. Nëse gratë janë të mirë-organizuara dhe të mbajnë pozita të fuqishme në parti, atëhere do të

jenë në gjendje të ngulin këmbë për pozicionet e favorëshme të tyre në listat e kandidatëve, qofshin

këto proporcionale apo mazhoritare. Statistikat tregojnë se partitë e mëdha pothuajse në të gjitha

vendet europiane udhëhiqen kryesisht nga burrat. Në ato rastë kur udhëhiqen nga gratë shihet që

balanca gjinore është shumë afër asaj të kërkuar.

Në prill të vitit 2013, burrat përbënin 89% të liderëve të partive më të mëdha politike të BE-së dhe

gratë vetëm 11%.84 Evidentohet rritje e numërit të grave në pozicionet më të ulëta të drejtuesëve

politikë. Kështu në pozicionin e zëvendësit të drejtuesit të partive politike gratë përfaqësohen me 35% 85, ndërkohë që në gjashtëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së, nuk ka qoftë dhe një parti të madhe që të

drejtohet nga një grua.

84European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision . Faqe 23. 85 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

90

86Tabela Nr 8. Kuotat e grave udhëheqëse të partive kryesore politike, viti 2012

Përqindja e grave udhëheqëse Vendet

40-50% Norvegjia

30-40% Gjermania, Danimarka, Kroacia

20-30% Suedia, Belgjika, Luksemburgu, Austria, Rumania, Turqia.

10-20% Letonia, Sllovenia, Finlanda, Holanda

< 10%

0% Rumania,Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Irlanda, Greqia, Spanja, Franca,

Italia, Qipro, Lituania, Hungaria, Malta, Polonia, Portugalia, Sllovakia,

Mbretëria e Bashkuar, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbia, Islanda,

Lihtenshtajni.

Situata është shumë më e disfavorëshme për gratë në pesë nga shtetet anëtare të BE; Greqi, Itali,

Qipro, Hungari dhe Maltë, ku jo vetëm drejtuesit, por edhe zëvendësit e tyre në partitë politike janë të

gjithë burra87.

Në kushte të tilla, pritshmëria për të ndryshuar balancën gjinore në parlament në favor të grave është

ajo e një lëvizje e fortë e grave jashtë partisë, shoqëruar me një pjesëmarrje më të madhe të grave në

votim dhe në përkrahje të kandidaturave gra, gjë që ka probabilitet shumë të vogël për të ndodhur në

kushtet e shumë mekanizmave që punojnë për burrat dhe janë njëherësh pengues për gratë.

- VII/3 - Orientimi programor i partive

Ideologjia e partisë gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në perspektivat e grave për tu emëruar dhe

për tu zgjedhur. Vrojtimet empirike tregojnë se partitë e majta dhe të gjelbra janë ideologjikisht më të

86 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision . Faqe 23. 87 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

91

prirura për të emëruar gra dhe për të zbatuar barazinë gjinore sesa partitë e djathta. Historikisht

socialdemokratët, apo socialistët, si dhe forca të tjera të majta kanë qenë partitë që kanë vendosur

kuota gjinore vullnetare. Partitë e majta të vendeve nordike kanë qënë promotoret e parë të zgjedhjes

apo emërimit të grave në pozicione vendimmarrëse në të gjitha nivelet qënë fillim shekullin e 20-të.

Më vonë kjo ideologji e tyre u përqafua nga partitë si motra në Austri, Kroaci, Qipro, Republika Çeke,

Franca, Greqia, Hungaria, Lituania, "Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë", Malta, Holanda,

Norvegjia, Portugalia, Serbia, Spanja etj. (http://www.quotaproject.org) Në disa vende, si për

shembull në Gjermani, partitë e gjelbra kanë qenë guxuar të vendosin një kuotë gjinore të barabartë

me 50 %88. Edhe në rastet e miratimit të kuotave ligjore, përvoja ka treguar se partitë e majta janë të

prirura më tepër për ta zbatuar në mënyrë efikase ato falë ideologjisë së tyre të barazisë.

Përfundimisht efekti i kësaj filozofie ideologjike të partive të majta është shumë rezultativ, pasi

favorizon balancën gjinore jo vetëm për partinë që e ka në zbatim atë, por edhe se shoqërohet me

fenomenin tjetër pauses, që është përhapja e kësaj ideologjie nga një parti tek një parti tjetër, duke

marrë trajtën e një sëmundje ngjitëse.

VIII. KOHA E NEVOJËSHME PËR TË DHËNË EFEKTIN SISTEMI I KUOTAVE

Eksperiencat nga vende të ndryshme që kanë instaluar dhe zbatuar sistemet e kuotave gjinore,

tregojnë se pavarësisht konkluzionit të gjithëpranuar tashmë të rolit të rëndësishëm të tyre si një

mekanizëm efiçent në balancën gjinore, efektet e këtij sistemi nuk janë të menjëherëshme. Nevojitet

një kohë e caktuar që një sistem kuotash i vendosur të japë efektet e tij dhe kjo kohë varet nga një sërë

kushtesh dhe situatash specifike.

Sisteme të ndryshme kuotash, në kombinime me sisteme të ndryshme elektorale dhe në shoqëri me

tradita të ndryshme kulturore, kërkojnë periudha të ndryshme kohore për të dhënë efektin e tyre.

Sanksionet që përdoren në çdo rast, janë po ashtu një element i rëndësishëm në periudhën e

nevojëshme të efekteve. Tabela më poshtë tregon trendin e balancës gjinore në tetë vende të ndryshme

të Europës para dhe pas vendosjes së sistemit të kuotave gjinore, duke na dhënë një tablo të kohës së

kërkuar për të dhënë efektet këto të fundit.

88 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 43.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

92

89Tabela Nr 9. Përfaqësimi i grave në parlamentet kombëtare në 8 vende gjatë 5 zgjedhjeve, para dhe

pas zbatimit të kuotës

Vendi Zgjedhjet

Nr. 1

Zgjedhjet

Nr. 2

Zgjedhjet

Nr. 3

Zgjedhjet

pararendëse

Zgjedhjet e

fundit

Diferenca

Belgjika (L) 1995 * 1999 2003 2007 2010

12.0% 23.3% 35.3% 36.7% 39.3% +27.3

Franca (L) 1988 1993 1997 * 2002 2007

3.6% 6.0% 10.9% 12.3% 18.5% +14.9

Sllovenia (L) 1992 1996 2000 2004 * 2008

12.2% 7.8% 13.3% 12.2% 13.3% +1.1

Spanja(L) 1993 1996 2000 2004 * 2008

16.0% 21.6% 13.3% 36.0% 36.3% +20.3

Gjermania (P)a * 1994 1998 2002 2005 2009

26.3% 30.9% 32.2% 31.8% 32.8% +6.5

Polonia(P/L)b 1993 1997 * 2001 2005 2007

13.0% 13.0% 20.2% 20.4% 20.4% +7.4

Suedia (P)c * 1994 1998 2002 2006 2010

40.4% 42.7% 45.2% 47.3% 45,0% +4.6

Mbretëria e

Bashkuar (P

1992 * 1997 2001 2005 2010

9.2% 18.2% 17.9% 19.8% 22,0% +12.8

89 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 41.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

93

* Zgjedhjet e para pas futjes së kuotave.

a Sipas përkufizimit të dhënë për kuotat partiake, Gjermania konsiderohet të ketë future kuota në vitin 1986, kur Partia e Gjelbër dekretoi se 50 përqind e të gjithë kandidatëve të tyre duhet të ishin femra. Në vitin 1990 Partia Social Demokrate gjermane, SPD, dekretoi se 40 përqind e të gjithë kandidatëve e tyre duhet të ishin femra. Në zgjedhjet e vitit 1987 gratë fituan 15.4% të numrit të përgjithshëm të vendeve, ndërsa në zgjedhjet e 1990 fituan 20.5% .

bPolonia ndryshoi sistemin në një sistem kuotash ligjore në janar të vitit 2011. Deri në momentin e të dhënave të tabelës nuk kanë qënë zhvilluar zgjedhje.

c Në Suedi, Social Demokratët miratuan kuotat partiake në vitin 1993. Gjithësesi përqindja e grave në parlament ishte e lartë, 33.5 përqind, para futjes së kuotave. Partia e Majtë dhe Partia e Gjelbër kishte future rregullore kuotash në vitin 1987.

Tabela na paraqet tablo të ndryshme të periudhës kohore të nevojëshme për të marrë efektet e kuotave

nga momenti i futjes së tyre. Ndërsa në disa vende, si në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar kuota

ka dhënë efektet e saj në balancën gjinore në zgjedhjet pasuese pas momentit të futjes së saj, në

vendet e tjera shohim që efektet e saj kanë qënë të papërfillëshme në zgjedhjet pasuese, ose kanë

dashur një periudhë relativisht të gjatë kohe për të dhënë efekete. Kështu në Francë në zgjedhjet e

para pas futjes së kuotës në vitin 2002, përqindja e grave në parlament ndryshoi nga 10.9 % në vitin

1997 në 12.3% në vitin 2002. Po ashtu Sllovenia nga 12.2 në 13.3 % në dy periudha të njëjta

krahasuese, ndërsa në Spanjë nga 36% në 36.3% duke shënuar kështu një rritje të papërfillëshme të

balancës gjinore. Tre shembujt e analizuar më sipër tregojnë qartë se efektet e zbatimit të sistemit të

kuotave nuk janë të menjëherëshme dhe aq më pak të arritëshme në zgjedhjet e para pas futjes së tyre.

Logjika e thjeshtë në këtë rast të nxjerr në konkluzionin se faktorë të tjerë përtej kuotës, mund të ketë

luajtur rolin e tyre negativ në këtë tregues. Ndërsa në Francë dhe në Slloveni rritja është me pak më

shumë se 1%, në Spanjë është më pak se 0.5 %. Nëse krahasojmë nivelet e përfaqësimit të grave në

këto tre vende shohim që në Spanjë përfaqësimi i grave ishte i lartë edhe para futjes së sistemit të

kuotave, më shumë se 30%, kështu që kuotat dhe rregullat e renditjes së kandidatëve në listë, nuk

sollën asgjë të re në praktikën ekzistuese dhe nuk patën ndikim në balancën gjinore.

Ndërkohë tërësisht i ndryshëm është konkluzioni i impaktit të kuotës nëse analizojmë zgjedhjet e

njëpasnjëshme, të rasteve të Belgjikës, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë. Në Belgjikë

trendi i balancës gjinore është shumë i lartë dhe konkretisht nga 12 % në vitin 1995; 23,3 % në vitin

1999 dhe 35.3% në vitin 2003 për të arritur në 39.3% në vitin 2010 duke shënuar kështu rritjen më të

madhe të përfaqësimit të grave nga të gjitha vendet e mara për analizë me 27.3% gjatë një periudhë 15

vjeçare. Edhe në dy periudhat e njëpasnjëshme zgjedhore, para dhe pas futjes së kuotave Belgjika

është shembulli i trendit të kundërt me atë të nxjerrë nga analiza e tre vendeve të para. Në vitin 1999

shënohet një rritje me 11.3% më shumë se në vitin 1995 i numërit të grave në parlament, menjëherë

pas futjes së sistemit të kuotave ligjore. Të njëjtin konkluzion e përforcon edhe shembulli i Mbretërisë

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

94

së Bashkuar, duke shënuar një rritje me 9% të përfaqësimit të grave në parlament nga viti 1992 në

vitin 1997, menjëherë pas futjes së sistemit të kuotave. Përveç ndasive referuar ndikimit në përiudhën

ndjekëse zgjedhore, pas instalimit të kuotave, mes dy grupeve në studim, konkluzioni i përbashkët i të

gjitha vendeve në analizë konfirmon se efekti i sistemit të kuotave është shumë më i sigurtë në një

perspektive më të gjatë historike. Përfaqësimi gjinor është rritur me rritme të ndjeshme në të gjitha

vendet, pas disa zgjedhjesh të njëpasnjëshme.

Studiuesit e sistemit të kuotave kanë konkluduar se periudha më optimale për të dhënë rezultatin e

pritshëm, një sistem i ri kuotash është periudha e tre zgjedhjeve. "Nevojiten tre zgjedhje të

njëpasnjëshme për të zbatuar një rregull të ri të kuotave", konkludon Dahlerup.90 Arsyeja është se

shumica e partive janë në mëdyshje për të larguar një deputet burrë dhe për ta zëvendësuar atë me një

grua, pavarësisht detyrimit të kuotës. Për këtë arsye preferojnë të presin më gjatë derisa të lirohet

ndonjë vend vakant që do ti mundësojë implementimin e kuotës.

Në rang global rezutatet janë shumë mbresëlënëse, duke çuar në rritje historike të përfaqësimit të

grave, sidomos në Kosta Rika dhe Argjentinë, por me efekte të shtrira në një periudhë relativisht të

shtrirë në kohë. Kuotat ligjore në Argjentinë e çuan përqindjen e grave në parlament nga 5% në vitin

1995 në 34% në vitin 2003 dhe në Kosta Rika nga 19% në 35 % në vitin 2002, në dy zgjedhje të

njëpasnjëshme. (Araujo and García, 2006).

Duke krahasuar dy llojet e kuotave, vërehet se kuotat politike kanë tendencë të rezultojnë në një rritje

më graduale në përfaqësimin e përgjithshëm të grave. Në kontrast me ato ligjore që janë detyruese për

të gjitha partitë, zbatohen jo nga të gjitha partitë në të njëjtën kohë. Si rrjedhim, impakti sigurohet në

aspektin individual partiak, me pak ndikim në nivelin kombëtar të përfaqësimit të grave.

Në Suedi, siç tregon tabela më sipër, kuotat vullnetare të partisë në përfaqësimin e grave kanë çuar në

përmirësime të vogla dhe graduale, por megjithatë konstante.

90 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 42.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

95

IX. GRATË NË PUSHTETIN LEGJISLATIV NË BALLKAN DHE EVROPË: ANALIZË

KRAHASUESE

IX/1 - Sfida gjinore në legjislativ në rang botëror dhe europian përmes shifrave

Ashtu siç u argumentua në seksionet e fillimit të këtij punimi, parimi sipas të cilit përbërja e

parlamentit reflekton elektoratin të cilit ai i shërben, është një parim themelor i demokracisë

përfaqësuese. Përpjekjet e disa dekadave rresht të materializuara në një sistem shumëdimensional

mekanizmash si më lart, në funksion të këtij qëllimi, janë ende në axhendën ditore të qeverive dhe

shoqërive demokratike si dhe atyre në zhvillim. Shifrat e fundit nga tremujori i katërt i vitit 2013

tregojnë se mesatarja e përfaqësimit të grave në parlamentet kombëtare të vendeve të BE është ende e

ulët , më poshtë nivelit kritik të masës, vetëm 27%.

91Grafiku Nr. 2. Përfaqësimi i grave dhe i burrave në parlamentet kombëtare ( një dhomëshe)

në vendet anëtare 2013, and 2003*-2013

91 European Commision. ( 2014) Report on Progress on equality between women and men in 2013. Brussels: European Commision. Faqe 32.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

96

Siç shihet nga grafiku raporti i grave dhe burrave në mesataren e parlamenteve kombëtare të

BE është përafërsisht në raportin 1 me 3.

Në kontekstin e Bashkimit Europian si një organizëm i vetëm, përqindja mesatare e grave në një hark

kohor prej 10 vitesh, nga viti 2003 deri në vitin 2013, është rritur me një mesatare prej 5%, siç tregon

krahasami i shifrave nga grafiku i mësipërm.

Grafiku më sipër, duke marrë në konsideratë trendin e deritanishëm të progresit, parashikon se vetëm

pas 23 vitesh, dhe pikërisht në vitin 2038 do të arrihet balanca gjinore, në standardin e vendosur nga

BE për të në masën e 40%.

Më optimiste paraqitet situata në vitin 2014, megjithëse në tërësinë e parlamenteve kombëtare të

Bashkimit Europian , vijojnë të mbeten ende pak vendet që reflektojnë përbërjen e elektoratit të tyre

sipas gjinive dhe që janë konform kuotës gjinore europiane prej 40%.

92Tabela Nr 10. Gratë në parlament në rang botëror 2014

Pozicioni Vendi % e grave

Numëri i Senati

parlamentet

një

dhomëshe

grave

deputete

Gratë në

përqindje

Nr i grave senatore

1 Ruanda 63.8 51/80

4 Suedia 45.0 157/349 — — / —

8 Finlanda 42.5 85 / 200 — — / —

10 Belgjika 41.3 62 / 150 39.4 28 / 71

12 Islanda 39.7 25 / 63 — — / —

92 Tabela e përpunuar nga autorja bazuar nw : Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponuëshëm: http://www.ipu.org/pdf/publications/wmnmap14_en.pdf. Parë më 13 Janar 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

97

12 Spanja 39.7 139 / 350 33.5 89 / 266

13 Norvegjia 39.6 67 / 169 — — / —

15 Danimarka 39.1 70 / 179 — — / —

16 Hollanda 38.7 58 / 150 36.0 27 / 75

22 Gjermania 36.5 230/631

47 Franca 26.2 151/577

74 Shqipëria 19.3 27/140

97 Malta 14.3 10 / 70 — — / —

100 Rumania 13.5 55 / 407 7.4 13 / 176

107 Qipro 12.5 7 / 56 — — / —

122 Hungaria 9.3 36 / 384 — — / —

Tabela më sipër, që paraqet renditjen në rang botëror të vendeve europiane me përqindjen më të lartë

dhe ato më kritike të përfaqësimit të grave, tregon se janë tetë shtete anëtare të BE që kanë arritur ose

janë afër arritjes së pragut të 40% të secilës gjini (Suedia, Finlanda, Belgjika, Islanda Spanja,

Norvegjia, Danimarka dhe Holanda ), duke mbajtur vendet nga 4 në 16 në rang botëror, ndërsa në

katër vendet e tjera (Qipro, Maltë, Rumani dhe Hungari), gratë gjenden në nivele shumë kritike. Ato

përbëjnë nga “një në shtatë” deri në “një në njëmbëdhjetë” të anëtarëve të parlamentit, duke i rënditur

këto shtete në vendet nga 97 në 122 në rang botëror.

Ndërkohë situata e përfaqësimit të grave në Parlamentin Europian, paraqitet opitimiste duke iu afruar

nivelit të kërkuar prej 40%.

Zgjedhjet për këtë parlament zhvillohen në mënyrë të drejtpërdrejtë për një mandat pesëvjeçar, që nga

viti 1979, ndërkohë që madhësia e tij dhe përbërja kanë ndryshuar thelbësisht në përputhje me rritjen e

numrit të shteteve anëtare. Në parlamentin e parë, nëntë shtetet anëtare zgjodhën një total prej 410

deputetësh 16% e të cilëve ishin gra. Situata gjinore u përmirësua gjatë viteve në vijim. Përqindja e

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

98

grave është rritur me një mesatare prej 3% në mandatet 5-vjeçare, për të arritur 35% pas zgjedhjeve të

vitit 2009, shifër kjo që shkoi në 37% në vitin 2014, pas disa zëvendësimeve, siç e tregojnë të dhënat

e grafikut të mëposhtëm.

93Grafiku Nr 3. Përfaqësimi i grave dhe i burrave në Parlamentin Europian, 1979-2014

Në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Europian në vitin 2014, gratë e rritën përfaqësimin e tyre me 2%

nga legjislatura e kaluar. 94

E ndërsa përqindja e grave në Parlamentin Europian paraqitet optimiste, konstatohet se vendet anëtare

të tij pothuajse kanë të njëjtin trend kontribuitiv në këtë organizëm, të njëjtë me trendin në

parlamentet e tyre kombëtare, përsa i përket numërit të grave deputete.

95Tabela Nr 11. Përfaqësimi i grave dhe i burrave në Parlamentin Europian, sipas kontributit të

shteteve anëtare , 2014

Shpërndarja e deputetëve sipas vendeve

Vendi Përqindja e deputetëve

burra

Përqindja e deputeteve gra

Belgjika 71 29

Bullgaria 71 29

93 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 30. 94 European Parliament. ( 2014) http://www.europarl.europa.eu/elections2014-results/en/gender-balance.html. Parë më 13 Janar 2015. 95 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

99

Republika Çeke 76 24

Danimarka 62 38

Gjermania 64 36

Estonia 50 50

Irlanda 45 55

Greqia 76 24

Spanja 59 41

Franca 58 42

Kroacia 55 45

Italia 60 40

Qipro 83 17

Latvia 63 37

Lituania 91 9

Luxembourgu 67 33

Hungaria 81 19

Malta 33 67

Hollanda 58 42

Austria 56 44

Polania 76 24

Portugalia 62 38

Rumania 69 31

Sllovenia 63 37

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

100

Sllovakia 69 31

Finlanda 46 54

Sëedia 45 55

Mbretëria e Bashkuar 59 41

Në përgjithësi, renditja e vendeve lidhur me prurjen e grave deputete në Parlamentin Europian, është e

ngjashme me atë të parlamenteve kombëtare. Përjashtimet zakonisht i atribohen, vendeve të vogla me

pak eurodeputetë, ku secili anëtar deputet për parlamentin europian, individualisht kontribuon në

mënyrë të konsiderueshme në përqindjen e përgjithshme. Për shembull, Malta ( me 6 deputetë

gjithësej në parlamentin europian) ka 67% deputete gra aty , në krahasim me vetëm 14.3% të grave në

parlamentin kombëtar (shih tabelën në faqen 96). Franca është i vetmi vend i madh , ku ka një dallim

sinjifikativ më shumë se 10%, ndërmjet kuotës së grave deputete në parlamentin europian, (42%) dhe

kuotës së grave deputetete të parlamentit kombëtar (26%). Kjo pabarazi i atribohet kryesisht llojeve të

ndryshme të sistemit zgjedhor të përdorur për dy zgjedhjet, (mazhoritar për Parlamentin Kombëtar

dhe proporcional për Parlamentin Europian), duke na treguar edhe një herë rolin tejet të rëndësishëm

të llojit të sistemit zgjedhor në balancën gjinore.

Një kalkulim i thjeshtë matematik nxjerr përfundimin se sfida e balancës gjinore mbetet e ashpër për

familjen europiane, diktuar nga niveli kritik i saj në shumë vende anëtare të BE, shifrat e të cilave

kompromentojnë standardet e larta të vendeve të tjera të cilët kanë tejkaluar masën e 40%, duke bërë

që mesatarja e të gjitha vendeve të jetë larg objektivit.

- IX/2 - Ballkani

• Shqipëria

96- Historia e parlamentarizmit shqiptar dhe përfaqësimi i grave në parlament

Zanafilla e parlamentarizmit shqiptar daton në vitin 1920 me Kongresin e Lushnjës, i cili zgjodhi

Këshillin e Lartë prej 4 vetash që do kryente funksionet e Qeverisë dhe Këshillin Kombëtar prej 37

96 Të dhënat janë përpunuar nga autorja bazuar në: Lamani, Merita. (2003). Gratë në Kuvend. Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

101

vetash, që do të kryente funksionet e Parlamentit. Në këtë parlament të parë të shtetit shqiptar nuk u

zgjodh asnjë grua. Po ashtu edhë në tre legjislaturat e tjera, përkatësisht të viteve 1921, 1925 dhe

1928, parlamenti shqiptar përbëhej 100 % nga deputetë burra. Shqipëria e kohës ishte një vend me

tipare dominuese patriarkale. Zgjedhjet e pas çlirimit ishin ato për Asamblenë Kushetuese të 2

dhjetorit 1945. Për herë të parë në këtë proces morrën pjesë në votim edhe gratë, të cilave iu njoh e

drejta të votonin dhe të votoheshin. Rrjedhojë e ideologjisë demagogjike të sistemit, për herë të parë

në këtë parlament u ulën 6 gra nga 82 vende gjithësej. Numëri i tyre formalisht rritej nga njëra

legjislaturë tek tjetra, duke shënuar rekordin prej 35 % në legjislaturën e viteve 1974-1978. E ndërsa

numëri i tyre rritej nga njëra legjislaturë tek tjetra, roli dhe zëri i tyre ishte joekzistent. Kuvendi

Popullor i kohës së diktaturës ishte një organ formal që mblidhej vetëm dy herë në vit. Roli i tij dhe në

këtë kuptim edhe i grave që formalisht ishin deputete të kuvendit, ishte tërësisht formal, në shërbim të

pushtetit diktatorial. Nga viti historik i zgjedhjeve të para pluraliste 1991, pas shembjes së diktaturës

dhe deri në momentin e përfundimit të këtij punimi, janë zhvilluar tetë palë zgjedhje të përgjithëshme

parlamentare.

97Llojet e sistemeve elektorale në Shqipëri dhe balanca respektve gjinore

Shqipëria ka zhvilluar për herë të parë zgjedhje pluraliste pas shembjes së diktaurës së gjatë 50

vjeçare, në vitin 1991.

Zgjedhjet e vitit 1992 dhe vitit 1997 konsiderohen të parakohshme dhe mandati i parlamentit

paraardhës i këtyre dy zgjedhjeve ka qenë jo më shumë se një vit. Sistemet elektorale të aplikuara në

këto procese zgjedhore kanë qënë të ndryshueshëm nga procesi në proces. Kështu në gjedhjet e para

pluraliste më 31 Mars të vitit 1991, sistemi elektoral i aplikuar ishte ai mazhoritar me dy raunde. Në

zgjedhjet e vitit 1992 kemi dy ndryshime thelbësore; së pari kalimi nga një parlament me 250

deputetë në një parlament me 140 deputetë dhe së dyti ndryshimi i sistemit elektoral nga mazhoritar

në një sistem elektoral të përzier të varur. Sistemi elektoral i aplikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit

1996 ishte sërisht një sistem i përzier, por ndryshe nga ai i vitit 1992, jo më një sistem i varur, por i

pavarur. Mandati qeverisës i vitit 1996 ishte shumë i shkurtër, vetëm një vit, duke i lënë vendin

97 Të dhënat janë përpunuar nga autorja bazuar në: Krasniqi, Afrim.( 2009). Zgjedhjet në Shqipëri 1991 – 2008”. Tiranë: Konica Color. Krasniqi Afrim. Sjellja zgjedhore dhe identifikimi i votës në Shqipëri. I disponueshëm : https://www.academia.edu/4420863/Sjellja_zgjedhore_dhe_identifikimi_i_votes_ne_Shqiperi. Parë më 8 Tetor 2014 OSCE/ODHIR. (2001, 2005, 2009, 2013). Raportet e misionit të vlerësimit të nevojave. Varshavë. I disponueshëm: http://shtetiweb.org/zgjedhjet-ne-shqiperi/. Parë në 3 Tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

102

zgjedhjeve të vitit 1997. Në zgjedhjet e vitit 1997, u aplikua sërish një sistem i përzier gjysëm i

pavarur. Sistemi elektoral i përdorur në zgjedhjet e vitit 2001 për Kuvendin e Shqipërisë ishte sistem i

përzier i varur sërisht, duke u përsëritur me ndryshime të vogla edhe në vitin 2005. Është viti 2009 kur

pas aprovimit nga parlamenti shqiptar në vitin 2008, të Ligjit “ Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” dhe

futjes së kuotës gjinore si në këtë ligj po ashtu edhe në Kodin Zgjedhor, erdhën risitë e para edhe në

sistemin elektoral. Për herë të parë u vendos detyrimi i kuotës gjinore ligjore prej 30% për gjininë më

pak të përfaqësuar.98

Për herë të parë këtë vit në procesin zgjedhor u zbatua sistemi proporcional rajonal me lista të

mbyllura, sistem që u përsërit edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe që solli zhvillime

interesante në përfaqësimin e grave në parlament, duke e rritur ndjeshëm numërin e tyre.

99Tabela Nr 12. Përfaqësimi i grave në parlamentin shqiptar në vite

Viti Burra Gra Burra në % Gra në %

1920 37 0 100 0

1921 78 0 100 0

1925 75 0 100 0

1928 57 0 100 0

1945 76 6 93 7

1950 104 17 86 14

1954 118 16 88 12

1958 171 17 91 9

98 Shqipëri. Parlamenti .( 2008) Ligj Nr.10 019, datë 29.12.2008, “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 67/6. I disponueshëm: http://www.parlament.al/web/pub/kodi_zgjedhor_i_azhornuar_pdf_web_15174_1.pdf. Parë më: 2 Janar 2015. 99 Të dhënat e përpunuara nga autorja bazuar në : Lamani, Merita. (2003). Gratë në Kuvend. Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë.

Berberi, Albana. ed. al. (2013) Women and men in Albania 2013. Tiranë: Instituti i Statistikave. Faqe 56. I disponueshëm:

http://www.instat.gov.al/en/publications/books/2014/women-and-man-in-albania-2013.aspx . Parë më 3 Tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

103

1962 189 25 88 12

1966 201 39 84 16

1970 192 72 73 27

1974 162 88 65 35

1978 169 81 68 32

1982 172 78 69 31

1987 175 75 70 30

1991 240 10 96 4

1992 132 8 94 6

1996 119 21 85 15

1997 144 11 93 7

2001 132 8 94 6

2005 130 10 93 7

2009 117 23 84 16

2013 113 27 80.7 19.3

Nëse analizojmë me vëmendje tabelën e mësipërme të përbërjes së parlamentit nga legjislatura në

legjislaturë, do të vemë re se nga viti 2009 kur ndryshoi sistemi zgjedhor nga ai i përzier me dominim

mazhoritar në sistem proporcional me lista të mbyllura, numëri i grave në parlament u rrit duke u

shumëfishuar. Kështu nga 6% që ishte në vitin 2001 dhe 7 % që ishte në vitin 2005, shkoi në 16% në

vitin 2009 dhe 19.3% në vitin 2013.

Megjithatë shifra prej 19.3 % përfaqëson ende një nivel larg përcaktimeve të kuotës gjinore dhe përbën

një nga sfidat integruese të Shqipërisë në BE.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

104

Arsyeja e një situate të tillë argumentohet me faktin se kuota ligjore e vendosur nuk u shoqërua me

rregulla të forta të rënditjes së kandidatëtve në listë për të siguruar 30 % gra të ulura në parlament. I

vetmi rregull i përcaktuar ishte vendosja e një gruaje në një prej tre emrave të parë në listë dhe/ose

duke patur 30 %, të të gjithë listës të përbërë nga gra.100 Sanksionet për moszbatimin e kuotës ishin

gjithashtu qesharake, limituar vetëm në pagesën e një gjobe prej 1 000 000 lekësh të reja ( pas

amendimit të kodit), nga partitë që nuk e zbatonin atë ( neni 175 i Kodit Zgjedhor). Një vlerësim qoftë

edhe sipërfaqësor i dy elementëve të mësipërm dhe sidomos i togfjalëshit të lidhëzave “dhe/ose”, të

nxjerr në konkluzionin se vetë kodi ishte instrumenti ligjor që krijoi kushtet partive politike që ky

synim prej 30% të mos arrihej, duke e lënë atë thjesht në formatin e një synimi demagogjik dhe aspak

real. Ai i dha partive hapësirën për të manovruar e për të vendosur nëse do të përfshinin emra grash në

një prej tre emrave në krye të listës apo nëse thjesht do të përfshinin gra në 30% të listës totale të

kandidatëve, duke i vendosur në pozicionet që do të dëshironin këto parti dhe që matematikisht asnjëra

prej dy rregullave nuk siguronte kuotën gjinore. Kodi Zgjedhor më Shqipëri le edhe një hapësirë tjetër

abuzimi në lidhje me këtë element. Duke mos përcaktuar numërin maksimal të kandidatëve në listat e

partive ai i le mundësinë atyre të vendosin 30% të grave në fund të listës, qoftë edhe duke tejkaluar

numërin e vendeve të mundëshme parlamentare për qarqe të caktuara.

Monitorimi i zgjedhjeve të para, pas futjes së kuotës zgjedhore, na prezanton truke nga më të

ndryshmet të përdorura nga partitë politike, vetëm për të shmangur reultatin e 30% gra në parlament.

101

….dy partitë më të mëdha në vend, PD-në dhe PS-në, në Kukës shtuan një kandidate të 5-të në

listën përkatëse të kandidatëve, duke tejkaluar numrin e (4) mandateve të mundshme. Ky fenomen u

përsërit nga PS në Lezhë, ku u shtua një kandidate e 8-të grua duke tejkaluar numrin e mundshëm

prej 7 vendesh.Për këtë qëllim, kuotat gjinore u respektuan vetëm sepse emri i fundit i shtuar në

fund të listës ishte një kandidate grua.

100 Shqipëri. Parlamenti .( 2008) Ligj Nr.10 019, datë 29.12.2008, “ Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 67/6. I disponueshëm: http://www.parlament.al/web/pub/kodi_zgjedhor_i_azhornuar_pdf_web_15174_1.pdf. Parë më: 2 Janar 2015. 101Shqipëri. ACER& ASET. ( 2009) Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri 2009: Monitorimi i Zbatimit të Kuotës Gjinore dhe i Pjesëmarrjes së Grave. Faqe 16. I disponueshëm: http://www.platformagjinore.al/eng/wp-

content/themes/theme1369/pdf/Monitoring%20Report%20Albanian%20FINAL.pdf. Parë më 5 Janar 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

105

Në zgjedhjet e vitit 2009 u evidentua se partitë e mëdha ishin ato që nuk përmbushën kuotën gjinore

qoftë edhe në kuptim të kandidateve në listë.

102

Asnjë prej dy partive kryesore, PD-së apo PS-së, nuk përmbushi synimin prej 30 përqind.

Listat e PD-përmbanin 29.3 % gra, ndërsa , ndërsa listat e PS-së, 28 %. Gjithashtu, këto përqindje u

arritën vetëm pasi u kërkuan korrigjimet e listave prej KQZ-së. Në përgjithësi, prej nëntë partive të

portretizuara në këtë studim, vetëm pesë e përmbushën synimin prej 30 %. Një shqyrtim i partive

më të vogla tregon se partia më e re, Partia G99, kishte numrin më të lartë të grave në listat e veta të

kandidatëve.

Ajo kishte 54 gra, ose 38.6% të totalit, ndjekur prej LSI-së me30.7%, PDK-së me 30.7%. PR-ja

kishte një listë me 29.3% gra ; ky numër u arrit pas një korrektimi të listës të kërkuar prej KQZ-së.

Njëzetenëntë kandidate, ose 24.7% e totalit prej 117 kandidatësh, u prezantuan në listë prej PSD-së.

Në përgjithësi, partitë më të vogla patën përqindje më të larta të kandidateve gra, krahasuar me dy

partitë më të mëdha, PD dhe PS.

Partitë në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të 2013, zgjodhën të përdornin një manovrim demagogjik, duke

vendosur disa gra në krye të listës, por duke vendosur shumicën e tyre në fund të listës. Asnjë prej tyre,

nuk zgjodhi që të vendoste gjatë të gjithë listës një grua në çdo tre kandidatë. Gjithësesi autoriteti i

KQZ-së për të refuzuar një listë kandidatësh të një partie që nuk përputhej me kuotat është një

procedurë shtrënguese efektive, nëse vihet në funksionim.

Raport Progresi i BE për Shqipërinë i vitit 2013 thekson se : “Gratë vazhdojnë të jenë të

nënpërfaqësuara në postet publike. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2013, tri partitë më të mëdha u

gjobitën për mosrespektim të kuotës gjinore në listën e kandidatëve për deputetë”.

Edhe më dramatike paraqitet situata në pozicionet drejtuese brenda parlamentit. Kryesia, kryetari dhe

dy nënkryetarët janë të gjithë burra.

102 Shqipëri. ACER& ASET. ( 2009) Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri 2009: Monitorimi i Zbatimit të Kuotës Gjinore dhe i Pjesëmarrjes së Grave. Faqe 17. I disponueshëm: http://www.platformagjinore.al/eng/wp-

content/themes/theme1369/pdf/Monitoring%20Report%20Albanian%20FINAL.pdf. Parë më 5 Janar 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

106

103Tabela Nr 13. Përberja dhe struktura e parlamentitit shqiptar në vitin 2015

Posti Burra Gra

Kryetar Parlamenti 1 0

Nënkryetar Parlamenti 2 0

Deputete 113 27

Kryetarë të Komisioneve

Parlamentare

5 3

Kryetarë të Grupeve

Parlamentare

5 0

Siç shihet qartë nga tabela, referuar kuotës gjinore në organet drejtuese brenda parlamentit, ajo

përmbushet në masën 37.5% vetëm përsa i përket pozicionit “Kryetar i Komisioneve Parlamentare”,

duke qënë në kuotën 0% për të gjitha nivelet e tjera.

Analiza e rastit Shqipëri konfirmon edhe një herë se mungesa e rregullave të qarta të renditjes në listat

e kandidatëve si dhe e sanksioneve për mospajtueshmëri me kuotën, janë elementë thelbësore që

diktojnë dështimin e sistemit të kuotës.

Bazuar në dështimin e realizimit të kuotës gjinore në Shqipëri, dështim që tolerohet nga kodi si dhe në

detyrimin e Rekomandimit 1899 të vitit 2010, del nevoja e rishikimit të shpejtë të Kodit Zgjedhor, për

ta bërë detyrimin e kuotës gjinore, një detyrim real dhe jo thjesht demagogjik.

103 Të dhënat e përpunuara nga autorja bazuar në: Berberi, Albana. ed. al. (2013) Women and men in Albania 2013. Tiranë: Instituti i

Statistikave. Faqe 58. I disponueshëm:

http://www.instat.gov.al/en/publications/books/2014/women-and-man-in-albania-2013.aspx . Parë më 3 Tetor 2014. $ Parlamenti

Shqiptar. (2015) Lista emrore e deputetëve. I disponueshëm: http://www.parlament.al/web/Deputetet_sipas_qarqeve_10029_1.php. Parë

më 15 Maj 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

107

• Kosova

Kosova e pas luftës për shumë vite ishte nën qeverisjen e komunitetit ndërkombëtar. Megjithëse të

gjithë faktorët e brendëshëm kanë kërkuar që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, përcaktimin e statusit

final të Kosovës, vetëm në dhjetor të viitiit 2003, bashkësia ndërkombëtare i dorëzoi autoriteteve të

Kosovës dokumentin “Standardet për Kosovën”, me detyrimet që Kosova duhej të përmbushte deri në

vitin 2005, për ti hapur rrugë “statusit përfundimtar” të saj. Ky status, në perceptimin dhe objeksionin e

shoqërisë kosovare ishte sigurisht pavarësia e Kosovës dhe integrimi i saj me të drejta të plota në

strukturat euroatlantike dhe ato europiane. Trazirat e Marsit të vitit 2004, të shkaktuara nga mbytja e

dy fëmijëve kosovarë në lumin Ibër në veri të Mitrovicës , në tentativë e sipër për ti shpëtuar nga

ndjekja e disa serbëve, prodhuan një situatë tensioni të shoqëruar me gjakderdhje nga të dyja palët,

duke ndikuar sigurisht në pengimin e procesit të anëtarësimit. KFOR -it iu shtua edhe kompetenca e

kundëreagimit duke përdorur armë ndaj kosovarëve, në rast të shkaktimit të revoltave nga këta të

fundit. Gjithësesi këto ngjarje ishin edhe sinjali “sos”, për domosdoshmërinë e fillimit të

kronometrimit të kohës për të vendosur për statusin e Kosovës.

Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Që nga viti

1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin nga Kosova, ajo u administrua nga misioni

i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi,

Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në Rezolutën

1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së, por

juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.104 Sipas kësaj rezolute OKB kishte

përgjegjësinë për administratën civile, kurse NATO për sigurinë në Kosovë.

Më 2 shkurt 2007, Ahtisaari i dorëzon propozimin Prishtinës dhe Beogradit, të emërtuar “marrëveshja

e Ahtisaarit”, e cila kishte përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë dhe caktonte

prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake për të mbikqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të

ndihmuar autoritetet kompetente kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Kjo

104 UNMIK. (1999) Rezoluta 1244. I disponueshëm: http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/Res1244ALB.pdf. Parë më 3 Shkurt 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

108

marrëveshje ishte hapi i parë drejt krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës, shtet i cili u shpall gati një

vit më vonë, pikërisht më 17 Shkurt të vitit 2008.

Zgjedhjet e para të pas luftës për Kuvendin e Kosovës, të nëntorit 2001, u zhvilluan dhe menaxhuan

nga komuniteti ndërkombëtar, pavarësisht ekzistencës së strukturave kosovare, të cilat ishin pa

pushtete të mirëfillta qoftë legjislative, qoftë ekzekutive. Procesi zgjedhor kishte vetëm një zonë

elektorale “Kosovën”, ndërkohë që sistemi zgjedhor i aplikuar ishte ai proporcional me lista të

mbyllura. Që në këto zgjedhje qeverisja ndërkombëtare i kushtoi një rëndësi të madhe përfaqësimit të

grave në parlament duke aplikuar një sistem kuotash të dyfishta.

105

Parlamenti në zgjedhjet e para të Kosovës të pasluftës përbëhej nga 100 vende deputetësh gjithësej

dhe pranimi i listave të partive politike nga Komisioni Qëndror Zgjedhor, kërkonte që 1/3 e listës të

përbëhej nga kandidate gra. Rezultati i aplikimit të këtij sistemi kuotash ishte shumë i kënaqëshëm,

duke ulur në karriget e deputeteve të parlamentit të Kosovës që në zgjedhjet e para 33 gra, që

përbënin nivelin e 33% të përfaqësimit.

Kjo shifër ishte vërtet sfiduese për shumë vende perëndimore si Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar e

të tjera.

Në prag të zgjedhjeve të dyta parlamentare, atyre të vitit 2004, Kosova kishte përparuar në integrimin e

çështjeve gjinore sidomos në aspektin legjislativ të saj, nxitur nga UMNIK dhe Asambleja e Kosovës,

bazuar në kornizën kushtetuese për vetëqeverisje . U miratua për herë të parë këtë vit Ligji “Për Barazi

Gjinore”, i cili sanksononte kuotën gjinore prej 40%.

“Pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve sipas nenit 3 pika 3.1 arrihet në rastet kur

pjesëmarrja e një gjinie në institucione, organe apo në nivele të pushtetit është 40 %”.106

Dispozitat e këtij ligji në fakt, binin në kundërshtim me ato të Kodit Zgjedhor të miratuar në vitin

2008, i cili sanksiononte përfaqësimin e grave në parlament në kuotën e 30%.

Gjithësesi Kodi Zgjedhor ka krijuar një mekanizëm renditje shumë efiçent, në sigurimin e nivelit

gjinor të përfaqësimit.

105 Të dhënat janë përpunuar nga autorja bazuar në: Kuvendi i Kosovës/ Arkivi. I disponueshëm: (http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,158&legid=1. Parë më 3 Gusht 2014. 106 Kosovë. Kuvendi. ( 2004) Ligji nr. 2004/2 “Për Barazi Gjinore”. neni 3.2. I disponueshëm : http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191. Parë më 2 Shtator 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

109

“Në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik, së paku tridhjetë për qind ( 30%) janë meshkuj dhe

së paku tridhjetë ( 30%) për qind janë femra; me nga një kandidat të secilës gjini, përfshirë së paku një

herë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë”.107

Po ashtu ky Kod përcakton se :

Nëse pas ndarjes së vendeve të përcaktuara… , kandidatëve të gjinisë pakicë nuk u janë ndarë së paku

30% nga numëri i përgjithëshëm i vendeve të subjektit politik, kandidati i fundit i zgjedhur i gjinisë

shumicë, zëvendësohet nga një kandidat i rradhës i gjinisë tjetër, në listën e renditur për kandidatë,

derisa numëri i përgjithëshëm i vendeve të ndara për gjininë pakicë të jetë së paku 30%.108

Kodi gjithashtu nuk i le hapësirë partive politike të abuzojnë me vendosjen e grave në fund të listës,

pasi ka sankionuar që çdo parti nuk do të ketë më shumë se 10% 109 kandidatë të maksimumit të

numërit të vendeve të caktuara në listën e saj, ndryshe nga hapësira pa limit që ka lënë Kodi Zgjedhor

Shqiptar. Papajtushmëria e listës me kuotën gjinore sjell automatiksht refuzim të saj, nga Komisioni

Qëndro Zgjedhor, çfarë është një mekanizëm tjetër garantues i suksesit të zbatimit të kuotës.

Gjatë zgjedhjeve të vitit 2004, u përdor i njëjti sistem elektoral, ai proporcional me lista të mbyllura.

Përfaqësimi i grave në parlament rezultoi më i ulët se në zgjedhjet e para. Nga 120 deputetë gjithësej,

37 prej tyre, ose 30.8 % ishin gra110.

Zgjedhjet e treta parlamentare u mbajtën në vitin 2007, sërish sipas sistemit proporcional, por tashmë

me lista të hapura. Edhe në këto zgjedhje ashtu si edhe në dy zgjedhjet e tjera pasuese, sistemi

proporcional i votimit u shoqërua me listën e hapur të kandidatëve duke siguruar plotësimin e kuotës

gjinore.

107 Kosovë. Kuvendi. ( 2008) Ligji Nr 03/L-073 “ Për Zgjedhjet e Përgjithëshme në Republikën e Kosovës”, neni 27 – 5. I disponueshëm : http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191. Parë më 2 Shtator 2014. 108 Kosovë. Kuvendi. ( 2008) Ligji Nr 03/L-073 “ Për Zgjedhjet e Përgjithëshme në Republikën e Kosovës”, neni 111/6. I disponueshëm : http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191. Parë më 2 Shtator 2014. 109 Ibid . neni 29/2. 110 Të dhënat janë përpunuar nga autorja bazuar në : Kuvendi i Kosovës/ Arkivi. I disponueshëm: (http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,158&legid=1. Parë më 3 Gusht 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

110

111Tabela Nr 14. Gratë e zgjedhura në parlamentin e Kosovës

Viti Zgjedhjet % e grave të zgjedhura

2007 Zgjedhjet parlamentare 30.8%

2010 Zgjedhjet parlamentare 31.6%

2014 Zgjedhjet parlamentare 32.5%

Rasti Kosovë, tregon qartazi impaktin pozitiv të ndikimit të sistemit proporcional dhe kuotave gjinore

ligjore, të alternuara me mekanizmat e duhur ligjore të zbatimit të tyre, në rritjen e përfaqësimit të

grave në parlament.

• Bosnja dhe Hercegovina

Grave në Bosnjë dhe Hercegovinë ( BiH), i’u është dhënë e drejta e votës që në vitin 1946 menjëherë

pas Luftës së Parë Botërore, në ish Republikën Popullore Federative të Jugosllavisë. Për shkak të

parimeve të barazisë e ideologjisë komuniste demagogjike të kohës, gratë në BiH konsideroheshin të

afta për të marrë pjesë në sektorët tradicionalisht mashkullore, duke u përfshirë edhe në arenën

politike. Ish-Republika Socialiste Federative e Bosnjës dhe Hercegovinës aplikonte sistemin e

“vendeve të rezervuara” për gratë në postet zyrtare. Nën frymën e ideologjisë në tërësi të kohës dhe të

ndikimit të sistemit të “vendeve të rezervuara”, gratë përfaqësoheshin në shifra relativisht të larta, nga

20 – 27 % në anëtarësinë e ish Partisë Komuniste, ndërkohë që në vitin 1986, gratë përbënin 24.1 për

qind të ish Asamblesë Popullore të Republikës Socialiste të BiH112.

BiH deklaroi pavarësinë e saj dhe shkëutjen nga ish Republika Socialiste e Juogosllavisë në vitin 1992,

moment që shënoi edhe fillimin e luftës e cila përfundoi në vitin 1995 me Marrëveshjen e Dejton për

111Të dhënat e përpunuara nga autorja bazuar në: D4D. (2011) Zbërthimi i trendeve zgjedhore, 2000-2010. Prishtinë DAD. Faqe 21. dhe Kuvendi i Kosovës/ Arkivi. I disponueshëm: (http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,158&legid=1. Parë më 3 Gusht 2014. 112 Ballington, Julie & Binda, Franceska (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas: European Experiences, Quota Report Series. Stockholm, Sweden: International IDEA. Faqe 38.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

111

Paqe. Zgjedhjet e para pluraliste u mbajtën në nëntor dhe dhjetor 1990 në dy raunde113. Rezultatet e

tyre lidhur me përfaqësimin e grave në parlament, treguan natyrën thjesht demagogjike të emancipimit

politik të grave boshnjake, gjatë gjithë periudhës së socializmit. Sistemi zgjedhor i zgjedhjeve të para

pluraliste , nuk parashikonte “vendet e rezervuara” për gratë, duke sjellë për pasojë uljen drastike të

numërit të tyre në organet e zgjedhura politike dhe institucionet shtetërore. Nga 240 përfaqësues të

zgjedhur në Kuvendin Popullor të Republikës së BiH, vetëm shtatë ishin gra ose 2.9 për qind114.

Bazat për zgjedhjet dhe sistemin elektoral të Bosnje - Herzegovinës kanë qenë të rregulluara nga

Marrëveshja e Paqes e Dejtonit.

Në vitin 1996, u mbajtën zgjedhjet e para të pasluftës. Në këtë vend ekziston një sistem elektoral nga

më të komplikuarit. Zgjedhja e tre anëtarëve të presidencës bëhet sipas sistemit mazhoritar, ndërkohë

që anëtarët e dhomës së përfaqësuesëve të Asamblesë Parlamentare i nënështrohen sistemit

proporcional ata të senatit emërohen nga asambletë rajonale.

Përfaqësimi i grave edhe në këto zgjedhje ishte në kufijtë kritikë të tij. Për Dhomën e Përfaqësuesve të

Asamblesë Parlamentare me 42 vende, lista kishte vetëm 9.4% gra kandidate nga të cilat u zgjodh

vetëm një ose 2.4% e totalit të deputetëve.115

Kjo situatë e pafavorshme dhe diskriminimi i thellë i grave nga institucionet vendimmarrëse inicoi

fushatën për futjen e një kuote në ligjin elektoral midis viteve 1997 dhe 1998. Si rezultat i fushatës së

grave, në vitin 1998 Komisioni Zgjedhor i Përkohëshëm, vendosi për herë të parë në lista të mbyllura,

kuotën gjinore prej 30% gra në çdo listë partiake shoqëruar nga rregulli sipas të cilit, duhet të ishin tre

gra në mesin e dhjetë kandidatëve të parë në çdo listë zgjedhore të paraqitur nga partitë politike116.

Ky moment përfaqëson një pikë kthese për përfaqësimin e grave boshnjake në politikë. Sistemi i

kuotës, i kombinuar me lista të mbyllura zgjedhore, solli si rezultat që gratë të përbënin 30% të të

zgjedhurve në Dhomën e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare në vitin 1998117.

Në vitin 2001 Bosnia and Herzegovina miratoi për herë të parë ligjin e saj elektoral dhe vendosi kuotën

gjinore prej 30%, por tashmë në sistemin proporcional me lista të hapura, gjë që solli uljen e ndjeshme

113 ICG. ( 1996) Election in Bosnia and Herzegovina. ICG Bosnia Report Nr 16. Faqe 2. 114 Ballington, Julie & Binda, Franceska (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas: European Experiences, Quota Report Series.

Stockholm, Sweden: International IDEA. Faqe 38. 115 Ibid. Faqe 39. 116 Ibid 117 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

112

të përfaqësimit të grave në zgjedhjet pasardhëse.118 Ky ligj u amendua në vitin 2013 duke rritur kuotën

gjinore me 40%.

119

Secila listë e partive duhet të përfshijë kandidatë të të dyja gjinive, burra dhe gra në mënyrë të

barabartë. Përfaqësimi i barabartë gjinor ekziston kur secila prej gjinive është e përfaqësuar nga të

paktën 40% të numrit të përgjithshëm të kandidatëve në listë. Kandidatët e gjinisë më pak të

përfaqësuar, do të shpërndahen në listën e kandidatëve në këtë mënyrë: Së paku 1 kandidat i gjinisë

më pak të përfaqësuar në mesin 2 kandidatëve të parë, 2 kandidatë të gjinisë më pak të përfaqësuar në

mesin e 5 kandidatëve të parë, 3 kandidatë të gjinisë së nënpërfaqësuar në mesin e 8 kandidatëve të

parë e sipas këtij rregulli në vijim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kontrollon nëse lista e paraqitur plotëson kërkesat si më

sipër dhe certifikon listen. Nëse nuk janë plotësuar kërkesat e kthen listën dhe subjektet politike kanë

5 ditë kohë për të zëvendësuar kandidatët dhe t'ia kthejë ato në KQZ për certifikim.

Në zgjedhjet e 2014, "në përputhje me ndryshimet e fundit në ligjin e zgjedhjeve, 42 për qind e

kandidatëve ishin gra"120. Megjithatë, gratë arritën të fitojnë vetëm 21,4% të vendeve në dhomën e

përfaqësuesëve, duke shënuar gjithësesi rritje nga niveli 17% që ishte në zgjedhjet e vitit 2010

(www.ipu.org).

Rasti Bosnjë Herzegovinës ashtu si rasti i Shqipërisë tregon që nëse kuota gjinore i referohet numërit të

kandidatëve dhe jo të vendeve fituese, realizimi i saj në vende fituesish është i vështirë. Po ashtu

tregon supermacinë e listave të mbyllura në krahasim me ato të hapura brenda sistemit proporcional

zgjedhor, në lidhje me balancën gjinore, sigurisht në vende me mungesë të traditës gjinore në kuptimin

politik të saj. Gjithësesi ky vend ka mekanizma më të fortë të sanksionit dhe të renditjes së kandidatëve

në listë, çka kultivon pritshmërinë për një ndryshim më të shpejtë pozitiv të situatës.

118 Ballington, Julie & Binda, Franceska (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas: European Experiences, Quota Report Series. Stockholm, Sweden: International IDEA. Faqe 39. 119 Bosnia and Herzegovina. (2001, 2013) Election Law. Official Gazette. 23/01 and Law on Amendments to the Election Law. Offi cial Gazette 18/13 , article 4.19 (4) and 4.21(2). 120 OSCE / ODIHR . ( 2014) General Election in Bosnia and Herzegovina. Final Report. Faqe 12. I disponueshëm : . http://www.osce.org/odihr/elections/bih/121845. Parë më 1 Mars 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

113

• Maqedonia

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë vjen nga e njëjta histori e para viteve 90 si Bosnjë-

Herzegovina, si një nga gjashtë ish republikat jugosllave.

Në zgjedhjet e para të përgjithëshme të pas-tranzicionit të vitit 1990, pesë gra ose 4%, u zgjodhën në

parlament nga 120 deputetë gjithsej121.

Ky nivel i ulët përfaqësimi koniderohej nga shoqëria e kohës normal, justifikuar edhe me luftën e

shpallur ndaj parimeve të “barazisë demagogjike” të periudhës socialiste.

Situata ishte në nivele me kritike në zgjedhjet e dyta parlamentare. Në vitin 1994, katër gra u zgjodhën

në parlament nga 120 deputetë gjithësej, duke e çuar nivelin e përfaqësimit në 3%122 Maqedonia

renditej kështu në fund të listës së vendeve europiane përsa i përket pjesëmarrjes së grave në

politikë123, duke provokuar një fushatë mbarëkombëtare për të rritur këtë përfaqësim. Ishte koha kur

vetë Bashkimi Europian kishte në fokus rritjen e pjesëmarrjes së grave në parlament, menjëherë pas

Deklaratës së Athinës. Të inspiruar nga fushata dhe sllogani europian për barazi në vendimmarrjen

legjislative, fushata në Maqedoni pati të njëjtin sllogan. Posterat dhe fletëpalosjet me slloganin "Është

e vështirë të imagjinohet një botë me 97% të Romeos dhe 3% e Xhuljetës", ishin imazhi i saj.

Ekspertët e çështjeve gjinore nisur edhe nga eksperiencat e vendeve të tjera propozuan vendosjen e

kuotës ligjore, si mekanizëm efiçent për përmirësimin e situatës.

Pas një beteje disa vjeçare me skeptikët e kuotave, Maqedonia miratoi në vitin 2002 “Ligjin për

Zgjedhjet e Anëtarëve të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë” duke vendosur sistemin

proporcional të votimit dhe për herë të parë kuotën 30% të përfaqësimit. Në listën e propozuar të

kandidatëve secila gjini duhet të jetë e përfaqësuar me të paktën 30% (Ligji 42/2002: Neni 37/3). Ligji

vendosi njëkohësisht sanksione të forta për mospajtueshmërinë me kuotën gjinore, duke i përjashtuar

ato tërësisht nga zgjedhjet.

Sistemi prorcional i vendosur nga ky ligj, si dhe vendosja e kuotës sollën ndryshime drastike positive

në përfaqësimin e grave në Maqedoni.

121 Ballington, Julie & Binda, Franceska (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas: European Experiences, Quota Report Series.

Stockholm, Sweden: International IDEA. Faqe 44. 122 Ibid 123 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

114

124

Si rezultat, 18.3% e grave janë zgjedhur në parlament në vitin 2002. Përkundrejt rezultateve shumë

të ulëta të vitit 1990, 1994 dhe 1998, përkatësisht me 4.1%; 3.3% dhe 6.6%, të grave në parlament.

Maqedonia miratoi gjithashtu Ligjin “Për Mundësi të Barabarta “ në vitin 2006, i cili u amendua në

vitin 2008 dhe në vitin 2013, duke synuar që bashkë me kuotën gjinore të ngrinte edhe mekanizmat

përkatës për barazinë gjinore. Kodi Elektoral i miratuar në vitin 2006, vendosi rregulla më të forta

rënditje në favor të përfaqësimit të grave. Në çdo tre vende të paktën një vend duhet të rezervohet për

gjininë më pak të përfaqësuar (Kodi Zgjedhor, 2006: neni 64 (5)). Kodi sanksionoi sërisht sistemin

proporcional të votimit si dhe sanksionin e refuzimit të listës në rast të mos zbatimit të detyrimit të

kuotës gjinore (Kodi Zgjedhor, 2006; neni: 67 (1-4)), duke forcuar kështu të gjitha mekanizmat ligjorë

në favor të rritjes së numërit të grave në parlament. Implementimi i mekanzimave të mësipërm solli si

rezultat ndër të tjera që në pakicën shqiptare të Maqedonisë për herë të parë të zgjidhej një grua

deputete125.

Në zgjedhjet e vitit 2006, parlamenti maqedonas përbëhej nga 26 % gra, ndërsa në ato të vitit 2010 nga

32.5% 126, shifër që u ruajt e njëjtë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2014. (http://www.ipu.org/parline-

e/reports/2313_E.htm).

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit e rendisin Maqedoninë një nga vendet më progresive të rajonit lidhur

me përfaqësimin e grave në parlament, duke u krahasuar denjësisht, me vende me traditë në këtë

tregues. Gjithashtu rikonfirmojnë edhe një herë se kombinimi i duhur i llojit të sistemit elektoral,

sistemit të kuotave, rregullave të renditjes dhe sistemit të sanksioneve janë mekanzizmi i suksesëshëm

i kuotave.

• Mali i Zi

Mali i Zi deri në vitin 2006, ishte gjysma e shtetit të ish Republikës Federale të Jugosllavisë, ndërkohë

që gjysma tjetër ishte Serbia. Dy shtete që deri në vitin 2006, ishin një trup i vetëm me të njëjtat

124Ballington, Julie & Binda, Franceska (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas: European Experiences, Quota Report Series. Stockholm, Sweden: International IDEA. Faqe 45. 125 Nacevska, Elena ( 2014) “The effectivnes of Gender Quotas in Politics in the new EU member states and accession countries – case of Macedonia”. Paper presentet in General Conferencw of ECPR. Glasgow: England. Faqe 15. I disponueshëm : http://ecpr.eu/Filestore/PaperProposal/da19e611-33e9-41b9-b928-0fdd5432219c.pdf. Parë më: 5 Mars 2015. 126 Ibid.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

115

gjymtyrë dhe tregues referuar edhe balancës gjinore në parlament, sot mbas 8 vitesh ndarje të tyre si dy

shtete më vetë të pavarura, paraqiten me një ndryshim shumë të madh referuar balancës gjinore në

parlament.

Në zgjedhjet e para pas shpalljes së Republikës së Pavarur të Malit të Zi, në parlamentin e Malit të Zi u

ulën vetëm 9% gra, shifër kjo që shkoi në 11 % në zgjedhjet e vitit 2009 dhe në 17% në zgjedhjet e

vitit 2012127.

Nëse analizojmë mekanizmat institucionalo – ligjorë të kuotës, konstatojmë se në Malin e Zi,

amendimet e Ligjit Zgjedhor që vendosën për herë të parë kuotën gjinore, datojnë shumë vonë

krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ato i përkasin vitit 2011, ndërkohë që sistemi i kuotës prezanton

një situatë shumë të ngjashme me Shqipërinë. Ligji “ Për Zgjedhjet e Këshilltarëve dhe të

Përfaqësuesëve, kërkon që “duhet të jenë jo më pak se 30% e gjinisë më pak të përfaqësuar në listën e

kandidatëve”.128[( Law on Election of Councilors and Representatives in Montenegro Republic, 1998:

39a(1)].

Përveç faktit që kuota gjinore i referohet kandidatëve të listës dhe jo fituesëve të vendeve në parlament,

( ç ka interpretohet me të drejtë si një vullnet demagogjik dhe jo real për rritjen e përfaqësimit të grave

në parlament), në ligjin e Malit të Zi mungojnë tërësisht rregullat e renditjes së kandidatëve në listë.

Vërehet ndërkohë, që në pikëpamje të sanksionit për mospajtushmëri me kuotën, ligji ka sanksione më

të forta se ai shqiptar, të ngjashme në fakt me vendet e tjera të rajonit.

129

Lista e kandidatëve që nuk i plotëson kërkesat e referuara për kuotën gjinore, do të konsiderohet se

përmban të meta që e pengojnë atë për tu deklarouar si listë kandidatësh , dhe subjektit politik do ti

kërkohet ndreqja e të metave , në përputhje me këtë ligj. Subjektit i cili nuk arrin të ndreqë të metat

e konstatuara, do ti mohohet lista nga Komisioni Zgjedhor në përputhje me këtë ligj.

127 Nacevska, Elena ( 2014) “The effectivnes of Gender Quotas in Politics in the neë EU member states and accession countries – case of Macedonia”. Paper presentet in General Conferencw of ECPR. Glasgow: England. Faqe 15. I disponueshëm : http://ecpr.eu/Filestore/PaperProposal/da19e611-33e9-41b9-b928-0fdd5432219c.pdf. Parë më: 5 Mars 2015. 128 Montenegro. Parliament. ( 1988) Law on Election of Councilors and Representatives in Montenegro Republic, article: 39a(1). I

disponueshwm : http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=ME. Parë më 2 Mars 2015. 129 Materiali është përpunuar nga autorja bazuar në: Montenegro. Parliament. ( 1988) Law on Election of Councilors and Representatives in Montenegro Republic, article, 39 a (2) and (3). ). I disponueshëm :

http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=ME. Parë më 2 Mars 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

116

Sanksionimi i kuotës gjinore, vërtet solli një rritje të numërit të grave në listat e kandidatëve, nga

14.7% në zgjedhjet e vitit 2009 në 31% në ato të vitit 2012 130, por gratë që fituan realisht vende në

parlament ishin sërisht në numër të vogël, për shkak se ato u vendosën në fund të listës, në kushtet kur

ligji nuk kishte vendosur asnjë rregull renditje të tyre në listë. Ligjit në fjalë iu bë një amendim tjetër

në vitin 2014, ( rezultatet e të cilit pritet të merren në zgjedhjet e ardhëshme elektorale), sipas të cilit,

nëse një anëtar parlamenti i gjinisë më pak të përfaqësuar, largohet për çfarëdo arsye gjatë kohës së

ushtrimit të detyrës së tij, ai do të zëvendësohet nga kandidati ndjekës i listës, përfaqësues i gjinisë më

pak të përfaqësuar131.

Amendimet e vitit 2014 gjithashtu vendosin për herë të parë edhe rregullin e renditjes së kandidatëve

në listë.

132

Për çdo katër kandidatë në listën zgjedhore (grupi i parë prej katër vende, grupi i dytë i katër

vendeve dhe kështu me radhë deri në fund të listës), do të jetë një kandidat i gjinisë më pak të

përfaqësuar në listë, dhe numri i kandidatëve të gjinisë më pak të përfaqësuar në listë duhet të jetë të

paktën 30% të numrit të përgjithshëm.

Mali i Zi renditet në vendet e fundit, (vendi 95 me 14.8%)133 me një tregues të numërit të grave në

parlament të ulët në rang botëror dhe siç u analizua më lart, shkaku i kësaj situate është mungesa e

rregullave të renditjes së kandidatëve në listë.

• Serbia

Ndryshe nga vendet e tjera ish komuniste të Europës Juglindore, të cilat shkatërruan murret e

komunizmit në fillim të viteve 90 –të, të shekullit të kaluar dhe hynë në rrugën demokratike, Sërbisë iu

desh një dekadë me tepër. Ish Republika Socialiste Jugosllave u shpërbë në fillim të viteve 90-të, por

Serbia nën sundimin e Millosheviçit kaloi një dekade të ideologjisë nacionaliste, agresionit ndaj

130 http://www.quotaproject.org/uid/countryvieë.cfm?CountryCode=ME 131 Materiali është përpunuar nga autorja bazuar në: Law on Election of Councilors and Representatives in Montenegro Republic, article,

48. I disponueshëm : http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=ME. Parë më 2 Mars 2015. 132Ibid. Article 18. 133 Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponuëshëm: http://www.ipu.org/pdf/ publications/wmnmap14_en.pdf. Parë

më 22 Mars 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

117

fqinjëve të saj dhe minoriteteve të brendshme, të një sistemi që megjithëse formalisht ishte

shumëpartiak, në fakt ishte një sistem i mirëfilltë autoritar me standarde shumë të dobëta demokratike.

Liritë e qytetarëve që janë thelbësore për funksionimin e shtetit demokratik, ishin tejet të kufizuara,

dhe zgjedhjet aspak të të lira dhe demokratike. Ky sistem ndryshoi vetëm në vitin 2000, kur

"Revolucioi Buldozier" i 5 tetorit detyroi Millosheviçin nën presionin e protestave dhe mungesën e

mbështetjes së forcave sërbe të sigurimit, të njohë humbjen e tij elektorale dhe të largohet nga pushteti

duke i hapur rrugën një vale të re të liberalizimit në sistemin politik serb.

Katër ish-republikat Jugosllave; Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, shpallën

pavarësinë e tyre në fillim të viteve 90 –të. Ndërkohë Serbia dhe Mali i Zi mbetën të bashkuar në

Republikën Federale të Jugosllavisë, që u pasua në vitin 2004 me bashkimin shtetëror të Sërbisë dhe

Malit të Zi. Ky bashkim ishte jetëshkurtër, pasi në vitin 2006, si Serbia dhe Mali i Zi u bënë shtete të

pavarura. Zgjedhjet e fundit të përbashkëta për Asamblenë Federale u mbajtën në vitin 1997, kur

politika serbe dhe malazeze përfundimisht ndoqën shtigje shumë të ndryshme, krejtësisht të pavarura

nga njëri-tjetri.

Pas viteve 90 -të Sërbia dhe Mali i Zi (Republika Federale e Jugosllavisë) ishte vendi me nivelin më

kritik të përfaqësimit të grave në Parlament nga të gjashtë ish republikat jugosllave.

134

Në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1992, gratë përbënin vetëm 1.7 % të parlamentit, ndërkohë që

nën regjimin e Millosheviçit, maksimumi i përfaqësimit të grave në parlament ishte 5.5%. Pas

ndryshimeve demokratike të vitit 2000 përfaqësimi i grave në parlament arriti shifrën e rreth 11%.

Ndryshimet demokratike të vitit 2000 ndikuan pozitivisht në rritjen e përfaqësimit të grave, por ende

ndryshimi ishte shumë i vogël dhe larg si pritshmërive europiane po ashtu edhe standardeve të arritura

të shumë vendeve të tjera. Sfida mbetej e vështirë pa ndihmën e mekanizmave të posaçëm. Ashtu si në

Maqedoni edhe në Sërbi, një rol të rëndësishëm në ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve politiko-

shoqërorë për çështjet gjinore, ka luajtur “Task Forca Gjinore” e Paktit të Stabilitetit.

134 Materiali është përmbledhur nga autorja, bazuar në: Ballington, Julie & Binda, Franceska (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas: European Experiences, Quota Report Series. Stockholm, Sweden: International IDEA. Faqe 48.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

118

Vetëm në vitin 2004, 6 vjet pas BiH dhe dy vjet pas Maqedonisë, kuota ligjore arriti të sanksionohej në

Sërbi, pas shumë debatesh dhe diskutimesh skeptike mbi domosdoshmërinë e saj apo mbi aftësinë e

grave për ta merituar atë. Kuota gjinore ishte pjesë e Aktit të Amendimeve dhe të Modifikimeve të

“Aktit të Zgjedhjes së Deputetëve”, (Law on the Election of Members of the Parliament, 2004 : article

40.a), ndërkohë që sistemi zgjedhor i aplikuar për zgjedhjet e parlamentit serb ka mbetur kryesisht

njëjtë nga viti 2000, ai proporcional. Përveç kuotës ligjore të parashikuar në ligjin e mësipërm, Serbia

ka të sanksionuar që në Kushtetutë në nenin 100 të saj, barazinë e përfaqësimit gjinor në përputhje me

parashikimet ligjore përkatëse.

“Në Asamblenë Kombëtare, barazia dhe përfaqësimi i gjinive të ndryshme dhe anëtarëve të

minoriteteve kombëtare, duhet të jetë në përputhje me ligjin” (Constitution of Serbian Republic, 2006:

article 100).

Aktet e mësipërme, me risitë që sollën në tërësinë e mekanizmave ligjorë të kuotës gjinore, ndryshuan

historinë e përfaqësimit të grave në parlamentin serb. Përveç sanksionimit të nivelit të kuotës gjinore,

në listën e kandidatëve të çdo partie, u vendos rregulli i renditjes si dhe sanksionet në rast të shkeljes së

tyre.

135

"Për çdo katër kandidatë në listën zgjedhore (grupi i parë prej katër vende, grupi i dytë prej katër

vende dhe kështu me radhë deri në fund të listës), do të jetë një kandidat i gjinisë më pak të

përfaqësuar në listë, dhe numri i kandidatëve të gjinisë më pak të përfaqësuar në listë duhet të jetë të

paktën 30% të numrit të përgjithshëm. Në qoftë se një listë zgjedhore nuk plotëson kushtet e

përcaktuara për përqindjen dhe renditjen e kandidatëve, konsiderohet e paplotë për shpallje, dhe

subjektit politik i kërkohet të korrigjojë mangësitë e listës. Nëse edhe pas kësaj kërkese nuk plotëson

kriteret e mësipërme, lista nuk miratohet nga Komisioni Zgjedhor.

Tre vjet mbas hyrjes në fuqi të mekanizmave të mësipërm, në zgjedhjet e vitit 2007, Serbia arriti në

20% përfaqësimin e grave në parlament, për të vijuar me 22% në vitin 2008, me 33% në vitin 2012 dhe

34 % në zgjedhjet e fundit në vitin 2014.136

135 Materiali është përpunuar nga autorja bazuar në: Serbia. Parlament. (2004) Act Amending and Modifying the Act on the Election of Representatives, article 8 and Law 36/2011. I disponueshëm : http://www.rik.parlament.gov.rs/engleski/propisi/zak_nar_posl_e.htm. Parë më 2 Mars 2015. 136 http://data.worldbank.org/indicator/SG.GEN.PARL.ZS. Parë më 13 Janar 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

119

Rasti serb është shembull i qartë i suksesit të implementimit të paketës së plotë të mekanizmit gjinor,

përbërë nga niveli i kuotës, rregullat e renditjes dhe sanksionet për moszbatim të saj.

Kështu Sërbia renditet bashkë me Maqedoninë në top listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ( vendi

27 në rang botëror)137 sfidë reale për shumë vende europiane me traditë gjinore, ndërkohë që Mali i Zi

me të cilin ndante të njëjët tregues dhe ekzistencë shtetërore deri në vitin 2006, renditet në vendet e

fundit, me një tregues të numurit të grave në parlament sa ½ e atij të Sërbisë. Këto dy vende janë rasti

më sinjifikativ për të evidentuar rolin tejet të rëndësishëm që kanë rregullat e renditjes në listën e

kandidatëve në balancën gjinore në parlament. Tek këto dy vende të marra në analizë, kanë të njëjtat

rrënjë historike dhe të trashëgimisë kulturore, shumica e variablave që ndikojnë në balancën gjinore në

parlament janë të njëjtë, si sistemi zgjedhor, kuota gjinore dhe sanksionet për mospajtueshmëri.

Ndryshimi i vetëm një variabli që janë “rregullat e renditjes së kandidatëve në listë”, na paraqet

rezultate të balancës gjinore në parlament që ndryshojnë e 2 herë ndërmjet vendeve.

• Kroacia

Një shembull tërësisht ndryshe, pavarësisht rrënjëve të njëjta të prejardhjes dhe trashëgimisë, paraqet

Kroacia.

Para shpërbërjes së ish Republikës Socialiste të Jugosllavisë , gratë kroate përfaqësoheshin në

parlament, ashtu si gratë e ish republikave të tjera. E ashtuquajtur “Lufta Kroate e Pavarësisë”, mes

forcave kroate ushtarake dhe atyre serbe që kërkonin ta mbanin Kroacinë brenda kufijëve sërbë, duke

gjetur edhe mbështetjen e popullsisë sërbe të Kroacisë, filloi në vititn 1991 dhe përfundoi në vitin

1995.

Periudha e pas-shpërbërjes së Jugosllavisë solli njëkohësisht edhe “shumëpartitizmin”, shfaqur në

krijimin e partive të reja në këto vende. Partia Social Demokrate (PSD) e krijuar rishtaz në vitin 1994

në Kroaci, ishte partia reformatore, që duke sjellë eksperiencën e partive si motra të Europës Lindore,

instaloi për herë të parë në këtë vend kuotat gjinore partiake. Ishte PSD-së, që inicoi për herë të parë në

Kroaci, një kuotë shumë të guximëshme politike gjinore, prej 40% në vititn 1996. 138 Kuota e

137 137 Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponuëshëm: http://www.ipu.org/pdf/ publications/wmnmap14_en.pdf.

Parë më 22 Mars 2014. 138 http://www.quotaproject.org/uid/countryvieë.cfm?CountryCode=HR. Parë më 23 Shkurt 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

120

propozuar ishte përpjekja e parë e partive të reformuara në "demokracinë e pas ’90-ës" për të vendosur

kuota të brendshme partiake.

Në këtë kohë PSD ishte partia me shtrirjen më të madhe në vend, që bëri që politikat e saj edhe gjinore

të ishin modeli që u ndoqen nga partitë e tjera.

Për zgjedhjet parlamentare në vitit 2000, PSD-ja jo vetëm e aplikoi kuotën politike në listat e saj

elektorale, por arriti njëherësh të bënte presion mbi partnerët e saj të koalicionit , duke arritur që të

siguronte kuotën politike të grave për çdo parti koalicioni.

Koalicioni i kryesuar nga PSD ishte ai që fitoi zgjedhjet në vitin 2000, duke shënuar një përfaqësim të

grave në parlament prej 21.9% nga 7.1% që ishte në vitin 1995.139

Kjo rritje drastike e përfaqësimit të grave ndërmjet dy periudhave të njëpasnjëshme i dedikohet edhe

ndryshimit të sistemit elektoral. Për herë të parë në vitin 2000 Kroacia aplikoi sistemin proporcional

me zona të mëdha elektorale dhe me lista të mbyllura.

Vitet e qeverisjes së këtij kualicioni shënuan progresin më të rëndësishëm në fushën e barazisë gjinore

në Kroaci, ndikuar edhe nga detyrimet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky progress

u materializua me miratimin e Aktit për Barazi Gjinore, të Ligjit të Ri të Familjes, krijimit të Komitetit

për Barazi Gjinore në parlament, të Zyrës Qeveritare për Barazi Gjinore e të tjera.

Paralelisht me futjen e kuotës partiake, Forumi i Gruas së Partisë Social Demokrate (FGPSD) ndoqi

një “politikë të dyerve të hapura”, për të gjitha gratë që kishin aspirata politike, duke i pranuar në

forum pavarësisht nëse ishin apo donin të bëheshin anëtare të partisë. Ky aksion ndeshi me

kundërshtitë e kolegëve burra nën argumentin se "partia po hapej shumë". Kjo gjë bëri që ky forum të

shtrihej në një masë të madhe në shumë grupe shoqërore, si ato akademikë, të shoqërisë civile e të tjera

, duke krijuar kështu një koalicion të fuqishëm “pro balancës gjinore”. Ndërkohë vendosja e kuotës së

40% ashtu si çdo kuotë politike mbetej në vullnetin e partisë dhe të strukturave për ta zbatuar, pasi nuk

shoqërohej me sanksione. Mungesën e sanksioneve e zëvendësoi deri diku bordi mbikëqyrës i ngritur

nga partia, për të vepruar si një mekanizëm rregullator në funksion të mbikëqyrjes së zbatimit të

kuotave politike në të gjitha nivelet. Kryetarët e partive ishin udhëzuar të refuzonin nënshkrimin e

listës që nuk përmbushte kriterin e kuotës.

139 Siročić, Zorica. ( 2014) “Formulation, Adoption and Implementation of Gender Quotas in Kroatia” . Paper presentet in General Conferencw of ECPR. Glasgow: England. Faqe 4. I disponueshëm:http://ecpr.eu/Events/PaperDetails.aspx?PaperID=22433&EventID=14. Parë më 5 Shkurt 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

121

Në zgjedhjet e vitit 2003, përfaqësimi i grave në parlament mbeti po në të njëtat shifra të 22 %,

ndërkohë që zbriti në 21% në zgjedhjet e vitit 2007 dhe u rrit me 3 % pas zgjedhjeve të fundit atyre të

vitit 2011 duke shënuar shifrën e 24 %.140

Amendimi që iu bë në vitin 2008, Ligjit për Barazi Gjinore, të miratuar në vitin 2003, shënon

përpjekjen e parë në Kroaci për të futur kuotën gjinore ligjore. Neni 12 i këtij ligji parashikon barazinë

gjinore në Kroaci në nivelin e 40%.

141

Një gjini është në thelb e nën-përfaqësuara brenda kuptimit të paragrafit 2 të këtij neni, nëse

përfaqësohet me më pak se 40% të përfaqësuesve të saj, në organet vendimmarrëse politike dhe

publike.

Me qëllim të zbatimit të paragrafit 1 të këtij neni, partitë politike dhe subjektet e tjera të autorizuara

për të dorëzuar listat zgjedhore, duhet të marrin masa të veçanta për të parandaluar një ç’ekuilibër të

konsiderueshëm të përfaqësimit të burrave dhe grave në listat për zgjedhjen e deputetëve të

Parlamenti kroat, të përfaqësuesëve të njësive të vendore, të njësive lokale apo të vetëqeverisjes

rajonale, si dhe për anëtarët e Parlamentit Evropian, në përputhje me parashikimet e barazisë gjinore

sipas nenit përkatës të këtij ligji.

Përqindja e gjinisë më pak të përfaqësuar, do të arrihet jo më vonë se pas zgjedhjeve të treta të

rregullta të zhvilluara pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ky ligj ka paqartësi në aspektin e sanksionit kronologjik të tij, lidhur me faktin se kur do të

konsiderohen “zgjedhjet e treta të rregullta”, pas hyrjes në fuqi të ligjit. Nuk i jep përgjigje një situtate

jo normale por që është e pranishme në këto vende, kur zgjedhjet nuk zhvillohen sipas një kalendari të

rregullt kronologjik dhe nuk vendos asnjë rregull rënditje të kandidatëve në listë, në mënyrë që të

arrihet balanca gjinore e pretenduar.

140 http://data.worldbank.org/indicator/SG.GEN.PARL.ZS. Parë më 20 Shtator 2014. 141Croatia. Parliament. (2008) The Act on Gender Equality . Official Gazette, 82/08. article 12 and 15. I disponueshëm: http://www.ured-ravnopravnost.hr/site/the-act-on-gender-equality-nn-8208.html. Parë më 23 Tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

122

Por gjithësesi ajo që është më kryesorja është që kuota ligjore e sanksionuar këtu, nuk ka gjetur të

njëjën hapësirë në Kodin Elektoral të Kroacisë, i cili është dokumenti bazë në një proces zgedhor,

kështu që mbetet thjesht në aspektin deklarativ të vullneteve jo reale politike.

Rasti i Kroacisë ndërkohë evidenton edhe një herë rolin e rendësishëm të kuotave partiake në balancën

gjinore, kuota të cilat pavarësisht mungesës së sanksioneve të forta dhe rregullave strikte ligjore të

renditjes së kandidatëve në listë, në sistemet proporcionale zgjedhore, arrijnë të ndikojnë në masë të

kënaqëshme pozitivisht në rritjen e numërit të grave në parlament.

- IX/3 - Vendet Europiane pa Ballkanin

• Belgjika

Belgjika përfaqëson një ndër vendet me stabilitetin më të gjatë lidhur me sistemin elektoral. Sistemi

elektoral proporcional është sistemi që aplikohet aty që në vititn 1899142.

Gratë në Belgjikë fituan për herë të parë të drejtat e tyre të plota politike, përfshi atë për të votuar dhe

për t’u votuar në vitin 1948.

Përfaqësimi i grave në parlamentin belg në vitet e para të fitimit të të drejtës për t’u zgjedhur, ishte

shumë i ulët. Vetëm 3.3% në vitin 1949 dhe 2.2% në vitin 1971143.

Kjo situatë intensifikoi përpjekjet e para të lëvizjeve feministe për barazi gjinore rreth viteve 1970.

Grupet shoqërore dhe politike të grave kërkuan që në këtë kohë vendosjen e kuotave gjinore, si mjeti

që do të çonte në objektivin e tyre shumë sfidues për kohën për përfaqësim të barabartë të grave në

politikë. Këto lëvizje sigurisht patën një lloj impakti në ndërgjegjësimin e partive politike dhe të

shoqërisë në tërësi në lidhje me përfaqësimin e grave në politike, por larg objektivit të aspiranteve të

barazisë. Kështu në vitin 1974 gratë përbënin 6.6% të parlamentit; në vitin 1985, 9.3% dhe në vitin

1991, 10.1%.144 U deshën të kalonin më shumë se dy dekada dhe vetëm në vitin 1994 Belgjika miratoi

për herë të parë kuotën gjinore ligjore në një ligj të posaçëm. Megjithatë disa parti politike nga ana e

142 Renwick , Alan. ( 2011). Electoral System Change in Europe since 1945: Belgium. West European Politics. 34:3. Faqe 456–77. 143 De Bethune, Sabine and Van Hoof , Els . ( 2013) The Gender Issue in Belgian Party Politics and Elections. European View, Vol 12,

Issue 1. Faqe 113 – 119. 144 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

123

tyre kishin miratuar kuota gjinore politike përpara miratimit të kësaj kuote ligjore145, duke pasur më të

lehtë zbatimin e kësaj të fundit apo duke aplikuar një kuotë të dyfishtë, atë politike dhe ligjore. Ky ligj

sanksiononte se në listat zgjedhore nuk duhet të ketë më shumë se dy të tretat e kandidatëve të së

njëjtës gjini dhe në rast se paritë politike nuk do të plotësonin këtë kusht, sanksioni ishte shumë i forte;

mospranim i listave zgjedhore146.

Ligji i vitit 1994 ishte një hap shumë i rëndësishëm drejt progresit gjinor, por që në momentet e para të

tij u kritikua nga aspirantet e përfaqësimit të barabartë gjinor, në dy drejtime; së pari ai nuk

sanksiononte përfaqësim të barabartë gjinor 50 me 50 dhe së dyti nuk vendoste mekanizma efiçentë të

garantimit të kuotës së vendosur, pasi nuk kishte të përcaktuar asnjë rregull renditje të kandidatëve,

duke u mjaftuar vetëm me vendosjen në listë të maksimumit prej dy të tretave të kandidatëve të së

njëjtës gjini. Ky akt nuk u aplikua për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të rradhës që ishin ato të

vitit 1995, pasi hyri në fuqi në vitin 1996. Përfaqësimi i grave në këto zgjedhje shkoi në 15.8%,

ndërkohë që efekti i tij ishte shumë domethënës në zgjedhjet e vitit 1999, pas të cilave gratë zunë

24.9% të vendeve në parlament.147 Pakënaqësia ndaj tij bëri që në vitin 2002 të kishte risi të tjera

legjislative në lidhje me kuotën gjinore.

U amendua Kushtetuta Belge duke futur një nen të posaçëm për të sanksionuar parimin e barazisë mes

grave dhe burrave.”Barazia mes burrave dhe grave është e garantuar”.148

Po atë vit, u miratua një ligj tjetër për kuotën gjinore. Ky ligj i detyronte partitë politike ndryshe nga ai

i vitit 1994, që diferenca midis kandidatëve gra dhe burra në listat e tyrë zgjedhore të mos ishte më

shumë se një, dhe kandidatët e të njëjtës gjini nuk mund të zinin dy vendet e para në një listë, ndërkohë

që sanksioni për mospajtueshmëri ishte sërisht i fortë, refuzim i listës zgjedhore, që nga momenti i

zgjedhjeve të dyta, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. (ligji parashikonte që në zgjedhjet e para pas hyrjes

në fuqi të tij, ky rregull të zbatohej për tre pozicionet e para)149. Ligji i vitit 2002 nuk e shtrinte efektin

145IDEA ( 2005) Impelenting quotas- Legal Reform and Enforcement. Stocholm, Sweden: IDEA Publisching . Faqe 54. I disponueshëm: http://www.idea.int/publications/quotas_europe/upload/Quotas_Europe_Chapter_2.pdf. Parë më 1 Mars 2015. 146 Belgium. Parliament. (1994) Act to promote a balanced distribution of men and women on electoral lists. Belgisch Staatsblad 1 July 1994. 147De Bethune, Sabine and Van Hoof , Els . ( 2013) The Gender Issue in Belgian Party Politics and Elections. European View, Vol 12, Issue. Faqe 113 – 119. 148 Belgian Constitution. ( 1994). Article 10. 149 Materiali i përpunuar nga autorja bazuar në : -Belgium. Parliament. ( 2002) Act to guarantee equal representation of men and ëomen on the electoral lists for the Federal Parliament and for the Council of the German-speaking Community. Belgisch Staatsblad. 28 August 2002. -Belgium. Parliament. ( 2002) Special Act to guarantee equal representation of men and women on the electoral lists for the Council of the Walloon Region, the Flemish Council and the Council of Brussels Capital Region. Belgisch Staatsblad, 13 September 2002. -Belgium. Parliament. ( 2002) Act of containing various changes of the electoral legislation. Belgisch Staatsblad. 10 January 2003.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

124

e zbatimit të tij në zgjedhjet rajonale dhe ato komunale, të cilat qeveriseshin në kuptim të kuotës

gjinore nga ai i vitit 1994.

Kështu në zgjedhjet e dhomës së përfaqësuesëve të vitit 2003, u zbatua rregulli sipas të cilit, tre

pozicionet e para në listat zgjedhore nuk mund të ishin të zëna nga kandidatët e gjinisë së njëjtë. Këto

zgjedhje sollën një rezultat prej 33.9% të grave në parlamentin belg150. Përmirësimet ligjore të

mësipërme sollën produktin e tyre në drejtim të balancës gjinore. Kështu zgjedhjet e 2007 sollën 35%

gra në parlament, ndërsa ato të vitit 2010 sollën 39%. (http://data.worldbank.org/indicator/

SG.GEN.PARL.ZS).

Pas zgjedhjeve më të fundit të vitit 2014, gratë në parlamentin belg përbëjnë 41.3 % të tij (Women in

politics 2014).

Kodi elektoral aktual ruan të njëjtat dispozita të kuotës gjinore, të përcaktuara në ligjin e kuotës gjinore

të vitit 2002 si dhe të njëjtat sanksione për moszbatim të kuotës. 151

Sistemi belg i kuotave ka disa veçori shumë të rëndësishme në rezultatin e balancës gjinore;

Ajo që konstatohet në rastin belg është fakti që kuotat ligjore janë homogjene në të gjitha nivelet e

zgjedhjeve, nga zgjedhjet komunale deri tek zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në kontrast me vendet e

tjera, në Belgjikë nuk ka asnjë dallim në kuptimin që ligji i kuotave të zbatohet vetëm në nivele të

caktuara të zgjedhjeve apo se ligji i kuotave të zbatohet ndryshe për nivele të ndryshme të zgjedhjeve.

Një tjetër karakteristikë interesante e dispozitave belge të ligjit të kuotave gjinore është miratimi dhe

zbatimi i mekanizmave të tyre. Ndryshe nga disa vende të tjera të tilla si Franca në nivel kombëtar,

dispozitat belge janë të forta, nuk i japin palëve mundësinë mosplotësimit të detyrimit të kuotave, për

shembull duke paguar një gjobë.

Nga analiza më sipër konstatohet së sistemi i kuotave gjinore ka luajtur një rol të rëndësishëm në

rritjen e përfaqësimit të grave në parlament. Ky konkluzion në pamje të parë duket sikur përforcohet

edhe për faktin se sistemi elektoral ka mbetur i pandryshuar në llojin e tij që nga fund shekulli XIX.

Gjithësesi brenda sistemit proporcional të pandryshueshëm, variabla me ndikim të rëndësishëm në

balancën gjinore kanë pasur ndryshime të herëpasherëshme.

150 De Bethune, Sabine and Van Hoof , Els . ( 2013) The Gender Issue in Belgian Party Politics and Elections. European View, Vol 12, Issue. Faqe 113 – 119. 151 Belgium. Electoral Code. (2007) Article 117bis and 119quinquies. I disponueshëm: http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=BE. Parë më 3 Shkurt 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

125

Sistemi proporcional në Belgjikë është një sistem i votave preferenciale për vetëm 50 përqind në

shpërndarjen e mandateve të kandidatëve, ndërkohë që 50 përqindshi tjetër ndahet në bazë të votave të

listës ( quota project-BE). Kësisoj , listat zgjedhore janë 'gjysmë të hapura': për të marrë një vend

fituesi në zonën preferenciale kandidatët duhet të kenë një numër të madh të votave preferenciale.

Ndërkohë tërësisht e pa ndikuar nga numëri i votave personale, paraqitet mundësia për të fituar e

kandidatëve në 50% tjetër që presupozohet “listë e mbyllur” dhe vendet ndahen në bazë të votave të

partisë. Sigurisht mundësitë më të mëdha për gratë janë tek kjo pjesë e listës, ashtu siç është

argumentuar në seksionet e mësipërme të këtij punimi.

Ndërkohë krahasimi i rezultateve të përfaqësimit të grave në dy proceseve zgjedhore të karakterizuara

nga ndryshimi i madhësisë së partive në Belgjikë, tregon rolin tejet të rëndësishëm të kësaj të fundit në

balancën gjinore.

152

Ndarja e zonave zgjedhore rajonale në prag të zgjedhjeve të vitit 2003, në kuadër të zgjedhjeve për

Dhomën e Përfaqësuesve dhe të zgjedhjeve të Parlamentit Flanders në vitin 2004, ndryshoi

thellësisht madhësinë e partive, duke eleminuar disa zona të vogla. Kjo gjë solli një rritje të

konsiderueshme në madhësisë së partisë, meqë numri i partive mbeti i pandryshueshëm. Paralelisht

me këtë rritje të përmasave të partisë, ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e grave të

zgjedhura në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2003 dhe në atë të Flanders në vitin 2004.

Është e vështirë për të vlerësuar ndikimin e saktë të madhësisë së partisë në balancën gjinore, pasi janë

shumë variabla që ndikojnë njëherësh dhe është e pamundur të vlerësohen të gjithë variablat në mënyrë

të pavarur. Gjithësesi të dhënat më sipër tregojnë që rritja e numrit të grave në politikë varet në mënyrë

përpjestimore të drejtë nga madhësia e partisë.

Në rastin belg, rregulli se gjysma e kandidatëve në listë duhet të jenë gra dhe gjysma burra kombinuar

me madhësinë e partisë, ndikon ndjeshëm pozitivisht në kuotën gjinore, pasi në këtë rast kjo përqindje

kandidatësh rezulton të përkthehet në më shumë vende të fituara, në rast të një partie më të madhe,

efekt i kundërt në rastin e partive të vogla. Përfundimisht sistemet proporcionale kombinuar me një

parti me shtrirje të madhe, kuotë 50% kandidatësh dhe vendosje të kandidateve gra në të paktën në disa

152 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 62.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

126

nga pozicionet e para në listë, janë mjete të rëndësishme për përmirësimin e balancës gjinore, siç e

tregojnë rezultatet e parlamentit belg. Rasti i rezultateve të rajonit belg Walloon tregon se kur shtrirja e

partisë është e vogël, roli i renditjes së kandidatëve në listën zgjedhore, është parësor.

153

Në Parlamentin Rajonal të Walloon numëri i grave të zgjedhura u rrit në mënyrë spektakolare vetëm

pas zgjedhjeve të vitit 2009. Arsyeja për këtë evolucion të vonë është për shkak të faktit se shtrirja e

partive ishte shumë më e vogël në rajonin e Walloon se sa në rajonet e tjera. As vendosja e një

numri të barabartë të burrave dhe grave në listat e kandidatëve dhe as rregulli fillestar i vendosjes së

të paktën një kandidati të secilës gjini në mesin e tre kandidatëve të parë në listë, nuk patën ndikim

askund ku partia ishte e vogël. Vetëm vendosja e detyruar e një gruaje dhe një burri në dy pozicionet

e para të listës së kandidatëve në vitin 2009, bëri ndryshimin në rastin e partive me shtrirje të vogël.

Përfundimisht rasti Belg tregon se, variablat e ndryshëm politikë ndikojnë në mënyra të ndryshme, në

pozitën e gruas në politikë. Shtrirja e madhe e partisë dhe e zonës zgjedhore, janë të favorshme për

gratë, së bashku me sistemin e “listave të mbyllura”. Vota preferenciale mund të jetë një strategji

afatgjatë për këtë qëllim. Ndërkohë sistemet e kuotave kanë një rol shumë të rëndësishëm në proces,

sidomos në rastin e zonave elektorale të vogla apo të përmasave të vogla të shtrirjes së partisë.

• Franca

E drejta e votës për gratë në Francë, u fitua vetëm në vitin 1946, pothuajse një shekull pas fitimit të

kësaj të drejte nga burrat, në vitin 1848.154Megjithatë për gati 5 dekada, gratë ishin në nivele kritike

përfaqësimi sidomos në vendimmarrjen politike.

155

Në fillim të viteve 1990, gratë franceze ende mbanin më pak se 6% të vendeve në Asamblenë

153 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 63. 154 Ibid. Faqe 69. 155 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

127

Kombëtare dhe Senat, duke mbetur shumë prapa Europës në drejtim të pranisë së tyre parlamentare.

Ky nivel në përfaqësimin kombëtar kishte në fakt një kontrast të mprehtë me përfaqësimin e tyre në

Parlamentin Europian, ku pas zgjedhjeve të vitit 1994, gati 30% e deputetëve francezë ishin gra.

Niveli i përfaqësimit prej vetëm 6% gra në parlament në vitet 90 –të, u bë nxitësi kryesori fushatës së

intelektualëve, aktivistëve të partisë dhe organizatave të grave, të asaj kohe të cilët artikuluan për herë

të parë kërkesat për barazi, bazuar në faktin se republikanizmi kishte dështuar me përjashtimin e

vazhdueshëm të grave nga politika.

Nënpërfaqësimi i grave franceze i ka rrënjët në histori, por gjithashtu ka edhe shkaqe politike, të

lidhura me sistemin elektoral të përdorur. Në vitin 1958, Franca miratoi sistemin elektoral mazhoritar

me dy raunde për zgjedhjet e parlamentit, shumë i rrallë në Europë (Emeri, 2001: 919 -920). Ky lloj

sistemi u bë pengesa kryesore për gratë, për shkak se partitë priren të zgjedhin kandidatin që është më i

njohur për elektoratin dhe sigurisht që ka më shumë mbështetje politike. Studiuesit e sistemeve

zgjedhore dhe të kuotave e konsiderojnë këtë situatë, një situatë të mirëfilltë në favor të burrave në

vendimmarrjen poltike, pasi çojnë në një model të “homo politicus”, i cili, duket neutral në teori, por

është në të vërtetë “ pro-burrave”, pasi ky sistem favorizon personalitetet tashmë të stabilizuara, të cilët

historikisht kanë qënë burrat (Sineau, 2008: 83 – 94).

Përpjekja e parë për të futur kuotat ligjore daton në vitin 1982, me miratimin e ligjit të kuotave për

këshillat komunale. Por jetëgjatësia e tij ishte shumë e shkurtër, pa arritur të implementohet, pasi

kundërshtarët e kuotave e çuan atë përpara Këshillit Kushtetues dhe ky Këshill e hodhi poshtë si

diskriminues (Krook, et al 2006: 210; Sineau 2008: 52). Sfida ligjore e barazisë gjinore në Francë

kërkoi edhe 17 vjet të tjera deri në miratimin e ligjit kushtetues të vitit 1999, si dhe të legjislacionit

zgjedhor në vitin 2000.

Kushtetuta e vitit 1999, ishte e një rëndësie të veçantë, pasi për herë të parë sanksionoi “barazinë” mes

dy gjinive, duke zëvendësuar kështu termin abstrakt “universal”, të përdorur në të gjitha aktet ligjore të

deriatëherëshme në lidhje me të drejtat e njeriut, me termat konkretë “burrë dhe grua”, pavarësisht

standardeve minimale të barazisë që vendosi.

Kushtetuta sanksiononte akses të barabartë të grave dhe burrave ndaj mandateve elektorale dhe

funksioneve zgjedhore, si dhe përsa i përket përgjegjësive personale dhe sociale (Constitutional Law of

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

128

8 July 1999: article 1&2). Neni 3 dhe 4 i saj, i ngarkonte me përgjegjësi partitë politike në promovimin

e këtij parimi.

Konsideruar si një standard minimal, i paplotë dhe i pa efektshëm për tu zbatuar, një vit më vonë, në

vitin 2000 miratohet Ligji zgjedhor “parite”, i cili kërkon një barazi gjinore 50% me 50%, midis grave

dhe burrave në Kuvendin Kombëtar, Rajonal, Komunal apo zgjedhjet për Parlamentin Europian

(Electoral Law:1-9). Franca bëhet kështu vendi i parë në botë që miratatoi një kuotë ligjore 50% me

50%. Koncepti relativisht i ri i “parité”, i zgjedhur nga Franca është me rëndësi shumë të madhe

simbolike për balancën gjinore, sesa koncepti “kuotë gjinore”, i përdorur pothuajse në të gjitha vendet

e tjera të Europës. Koncepti “parite” mbështetet në një logjikë të dyfishtë: atë të barazisë, në përputhje

me idealin republikan, dhe atë të veprimit pozitiv, koncept i huaj për kulturën franceze.

Ligji imponon rregull në dy standarde të ndryshme; barazinë e detyrueshme numerike gjinore në listat

proporcionale të kandidatëve, por barazinë fakultative për sistemin njëemëror të përdorur në zgjedhjet

parlamentare.

156

Për listat proporcionale te zgjedhjeve, ligji detyron partitë politike të vendosin një numër të barabartë

të kandidatëve të secilës gjini (+/- 1). Mospajtushmërinë me këtë detyrim ligji e sanksionon me

pavlefshmëri të listës. Gjithashtu ligji në nivelet e mësipërme të zgjedhjeve, vendos edhe rregullin e

renditjes së kandidatëve në listë, që është sistemi zinxhir, duke alternuar burrat dhe grate nga kreu i

listës deri në fund. Detyrimin për të vendosur një numër të barabartë kandidatësh 50% me 50%, ligji

e kërkon edhe në rastin e zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit, por duke qënë se teknikisht

kjo barazi kandidatësh është e vështirë të arrihet këtu për shkak të sistemit mazhoritar me dy raunde

që përdoret, sanksioni për mospajtushmëri zbutet. Tashmë nuk konsiderohet lista e pavlefshme, por

ky sanksion zëvendësohet me atë financiar.

Ligji gjobit partitë politike që nuk paraqesin 50% burra/gra kandidate (+/- 2%). Kjo gjobë zbritet nga

kësti i parë i financimit publik të partive. (i cili është në përpjesëtim me numrin e votave të fituara në

raundin e parë), ndërsa kësti i dytë (në përpjesëtim me numrin e deputetëve të zgjedhur), mbetet për

t’u paguar në mënyrë të plotë. Shuma reduktohet me një përqindje të barabartë me gjysmën e

156 Përpunuar nga autorja, bazuar në : Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 72.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

129

diferencës ndërmjet numrit të kandidatëve të secilës gjini : kështu për shembull, në qoftë se një parti

ka 40% femra dhe 60% meshkuj, diferenca mes tyre është 20%. Sipas formulës së mësipërme,

kompensimi do të reduktohet me 10%.

Ndërkohë amendimet e mëvonshme që iu bënë ligjit, forcuan ndjeshëm sanksionet financiare për

papajtushmërinë në rastin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

157

Amendimet e i 31 janarit të vitit 2007 paraqesin 4 ndryshime të rëndësishme në lidhje me kuotën

gjinore, por ndryshimi që i referohet zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit ka të bëje me

sanksionet financiare për mospajtueshmëri me kuotën. Kështu ligji parashikon se:

Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ( referuar mandatit 5 vjeçar të kësaj dhome, ishin ato të vitit

2012) dënimet financiare për partitë që nuk plotësonin kandidatët 50% burra/gra, (+/- 2%), rritën me

75% të differences mesatare, nga 50% që parashikonte ligji i vitit 2000.

Këto përcaktime të kuotës gjinore, vazhdojnë të jenë ende në fuqi në legjislacionin Francës 158.

Nga momenti i vendosjes së kuotës gjinore, ky ligj është aplikuar tre herë në zgjedhjet parlamentare,

në vitin 2002, 2007 dhe 2012, por efektet e tij kanë qënë larg arritjes së “barazisë”. Ndërsa ndikoi në

rritjen e numrit të grave kandidate në Asamblenë Kombëtare (ose dhomën e ulët), nuk dha të njëjtin

rezultat në rritjen e grave të zgjedhura159.

Përqindja e grave kandidate, më pak se një e katërta në vitin 1997 (para ligjit), u rrit në 38.9% në

vitin 2002 dhe pastaj 41.6% në vitin 2007; megjithatë, përqindja e deputeteve, e cila ishte 10.9% në

vitin 1997, lëngonte në 12.3% në vitin 2002, arriti vetëm 18.5% në vitin 2007, ndërkohë që arriti në

27% në vitin 2012. Progresi në rritjen e numërit të vendeve të grave deputete ishte më i madh në

vitin 2007 (+ 50%), vijuar me rritjen prej (+ 45.9 %) në vitin 2012 dhe vetëm me (+ 12%) në vitin

2002.

157 Përpunuar nga autorja, bazuar në : Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 72. 158 France. ( 2015) Electoral Code. Article 1- 9. I disponueshëm: http://www.legifrance.gouv.fr/affichCode.do;jsessionid=08521C4555F466A560576D6F9173DBCD.tpdila09v_2?idSectionTA=LEGISCTA000027573170&cidTexte=LEGITEXT000006070239&dateTexte=20150420. Parë më: 3 Maj 2015. 159 Përpunuar nga autorja, bazuar në : Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 74. si dhe http://www.quotaproject.org/uid/countryvieë.cfm?CountryCode=F. Parë më 4 Prill 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

130

Një ndër kufizimet e këtij punimi është përjashtimi i të gjitha niveleve të zgjedhjeve, përveç atij për

dhomën e ulët të deputetëve, që është edhe objekt i studimit. Gjithësesi referuar ndryshimeve të

sistemeve elektorale që përdor Franca për nivele të ndryshme zgjedhjesh, do të marrim për krahasim

rezultatet e disa prej zgjedhjeve lokale pas hyrjes në fuqi të kuotës gjinore.

160

Në zgjedhjet lokale të vitit 2001 (qytetet me 3 500 banorë ose më shumë), aplikimi i ligjit çoi në një

rritje gati 85% të grave të zgjedhura, përkatësisht nga 25.7% në 47.5%. Që nga zgjedhjet e fundit në

vitin 2010, përqindja e grave të zgjedhura në këshillat rajonalë ka arritur në 48%.

Pra ndërsa në zgjedhjet lokale me sistem proporcianal gratë i janë afruar pas dy procesesh zgjedhore

barazisë 50% me 50%, në zgjedhjet parlamentare rezultatet e përfaqësimit të grave janë afërsisht sa

gjysma e atyre lokale, vetëm 27%.

Krahasimi i shifrave të mësipërme në kushtet kur kuota gjnore është e njëjtë, por ndryshon kombinimi

i saj me sistemin zgjedhor ku përdoret si dhe me sanksionet për mospajtueshmëri të listës së

kandidatëve me kuotën, tregojnë qartë që kombinimi i kuotës gjinore me sistemin proporcional dhe

sanksione të forta, siç është refuzimi i listës së partive politike, është kombinimi i suksesëshëm në

shërbim të balancës gjinore. Rezultate tejet të dobëta na rezulton të japë kombinimi i kësaj kuote me

sistemin mazhoritar.

Paralelisht me kuotën ligjore në Francë ka praktika të konsoliduara edhe të kuotës politike. Partia

Komuniste ishte partia e parë që aplikoi kuotat partiake në Francë, megjithëse ishte një parti me impakt

të vogël, e ndjekur nga partia socialiste e cila në vitin 1996 vendosi një kuotë gjinore prej 30%

(Dahlerup, and Freidenvall, 2005: 26-48). Po ashtu edhe Partia e Gjelbër si të gjitha si motrat e saj,

kanë të aplikuar kuotën politike të sanksionuar në statutet e brendëshëm të tyre.

Pavarësisht nga përmasa e kuotës gjinore në standardin ideal të saj, 50% me 50%, Franca vijon të

renditet në pozicione të ulëta në lidhje me numërin e grave në parlament. Ajo në njëzet vitet e fundit ka

pësuar ulje ngritje në renditjen botërore. Nga vendi i 42 në vitin 1997 (para ligjit) në vendin 65 në vitin

2002, në vendin e 58 në vitin 2007, në të 61-të në vitin 2011 dhe në vendin e 47 në vitin 2014. Në

160 Përpunuar nga autorja, bazuar në: Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 73.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

131

Bashkimin Europian, Franca qëndron në vendin e 17-të, duke pasur para saj shumë shtete të tjera mes

tyre edhe Belgjikën. 161

Zbatimi i kuotave ligjore për zgjedhjet në dhomën e përfaqësuesëve vazhdon të jetë sfidë për shkak të

sistemit mazhoritar dhe të mungesës së sanksioneve të forta në rast të mospajtueshmërinë me kuotën.

Vëzhgimi emepirik i zgjedhjeve në Francë, ka treguar se partitë politike refuzojnë të vendosin kuotat

gjinore duke qënë të gatëshme të pranojnë sanksioneve financiare. Rasti francez tregon dështimin e

kombinimit ; sistem mazhoritar , sistem kuotash ( qofshin këto edhe në kufijtë e barazisë ideale) dhe

sanksione të dobëta për papajtueshmëri me kuotën.

• Gjermania

E drejta e votës, si ajo positive po ashtu edhe ajo aktive për gratë në Gjermani është fituar herët në

krahasim me shumë vende të tjera europiane, mes tyre edhe Francën dhe Belgjikën dhe daton në vitin

1918.

Partia Social Demokrate ishte partia e parë që futi të drejta të barabarta për tu votuar dhe për të votuar

në Manifestin e saj që në vitin 1891, ndërkohë që në vitin 1919, Marie Juchacz nga kjo parti, zgjidhet

deputetja e parë grua në parlamentin gjerman. (http://www.db-decision.de/CoRe/Germany.htm).

Ishte një grua, Rosa Luxemburg dhe Karl Liebknecht që themeluan Partinë Komuniste të

Gjermanisë në vitin 1918. Kushtetuta e Vajmarit, pas Luftës së Parë botërore, e 19 Janarit të vitit 1919

ishte kuadri legjislativ më progresiv në Europë lidhur me të drejtat e grave. Kjo kushtetutë sanksionoi

në disa nene të saj këto të drejta si; të drejtën e tyre për të votuar (nenet 17 dhe 22), barazinë e gjinive

në çështjet qytetare (neni 109), të drejtat e lindjes (neni 19) dhe barazinë bashkëshortore brenda

martesës (neni 119).162

Clara Zetkin, figura kryesore e lëvizjes feministe gjermane, ishte deputete e Reichstag-ut në periudhën

1920-1933 dhe madje kryetare kuvendi.

Kjo erë progresive për gratë do të ndryshonte shpejt drejtimin e saj në të kundërt, me krijimin e Partisë

Kombëtare Socialiste të Punëtorëve, ose Partisë Naziste, po në vitin 1919. Në vitin 1921, doktrina e

161 Përpunuar nga autorja, bazuar në: Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 77 dhe Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponuwshëm: http://www.ipu.org/pdf/publications/wmnmap14_en.pdf. Parë më 13 Janar 2014. 162 Vincent, Marie-Bénédicte. ( 2011) Histoire de la société allemande au XXe siècle. Le premier XXe siècle. 1900–1949. Repères. Nr. 579. Paris. Faqe 41.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

132

kësaj partie ishte qartësisht “pro” përjashtimit të grave nga jeta politike apo nga pozicionet drejtuese

brenda partisë, duke i dhënë atyre vetëm rolin e nënës dhe të amvisës. Kjo fushatë vazhdoi për vite të

tëra, duke bërë që në zgjedhjet e vitit 1933 të fituara nga Partia Naziste, parlamenti gjerman të mos

kishte asnjë grua deputete nga 37 gra që kishte më parë.163

Gjatë periudhës së “Reich- it” të tretë, nga viti 1933 deri në vitin 1945, regjimi nazist i dha gruas një

vend tejet diskriminues, duke e përdorur sipas nevojave të luftës së dytë botërore, si; ndihmëse lufte,

roje në kampet e përqëndrimit, infiermiere, sekretare etj, por tërësisht të përjashtuar nga vendimmarrja.

Në vitin 1935, gjatë një fjalimi në Kongresin Kombëtar të Grave Socialiste, Hitleri deklaron si më

poshtë në lidhje me të drejtat e grave:

“Në realitet, dhënia e të ashtuquajturave “të drejta të barabarta”, për gratë, siç kërkohet nga

marksizmi, nuk i jep të drejta të barabarta aspak atyre, por përbën privimin e të drejtave, i tërheq

gratë në një zonë ku ato mund të jenë vetëm inferiore. I vë gratë në situata ku ato nuk mund të forcojnë

pozicionin e tyre në lidhje me burrat dhe me shoqërinë -. përfundimisht vetëm i dobëson ato”164

Humbja e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, solli ndarjen e saj në dy shtete të ndryshme mes

aleatëve, me dy kushtetuta; Republika Demokratike Gjermane, (RDGJ), nën ndikimin e ish Bashkimit

Sovjetik dhe Republika Federale Gjermane (RFGJ), nën ndikimin e aleatëve perëndimore.

Kushtetutat e të dyja vendeve të vitit 1949 përmbanin në mënyrë identike dispozitat bazë për të drejta

të barabarta, të cilat shpallnin se burrat dhe gratë janë të barabartë përpara ligjit dhe askujt nuk mund

t’i jepet preferencë apo të diksriminohet për shkak të gjinisë165.

Republika Demokratike Gjermane (RDGJ) konsiderohet si shteti i parë socialist në tokën gjermane.

Sistemi qeverisës bazohej në parimet e "centralizmit demokratik", të Leninit për udhëheqjen e partive

komuniste. Sistemi formalisht lejonte ekzistencën e disa partive, por kuvendi “volkskammer”,

kontrollohej nga Partia e Unitetit Socialist të Gjermanisë, e cila që nga viti 1968 arriti ti sigurojë vetes

edhe të drejtën Kushtetuese të rolit udhëheqës si dhe autoritet in e pakufizuar dhe përfundimtar për të

përcaktuar se kush do të mund të jetë kandidat për karrigen e deputetit në parlament, nën legjitimimin e

"shprehjes dhe ushtrimit të pushtetit nga ana e punëtorëve të udhëhequr nga klasa punëtore dhe të

163 Moser-Verrey, Monique. ( 1991) Les femmes du troisieme Reich. Recherches feminists. Vol. 4, n° 2. Montreal. Canada: Erudit. Faqe 25-44. 164 Hitler, A. ( 1935) Nationalkongress der Sozialistischen Frauen. Völkischer Beobachter Zeitung, 15 shtator 1935 . London: Wiener Library. 165 Shafer, G. Harry .( 1981) Women in the two Germanies. A Comperative Study of a Socialist and Non- Socialist Society. Oxford: Pergamon Press. Faqe 12.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

133

partisë së saj marksiste-leniniste". Për partitë e tjera dhe organizatat e grupeve të tjera shoqërore, ndër

të cilat edhe atë të grave, partia pushtet caktonte disa “mandate të rezervuara” në bazë të një formule të

shpërndarjes (Deutscher Bundestag).

Ashtu si në vendet e tjera komuniste edhe në Gjermaninë Lindore, kuotat formale për gratë ishin një

nga aspektet demagogjike të sistemit. Kështu në vitin 1984, një e treta e deputetetëve të dhomës së

përfaqësuesëve përbëhej nga gra (Foothill College. German unification case study).

Ndërkohë tërësisht e kundërt ishte filozofia qeverisëse e RFGJ. Që nga themelimi i saj në vitin 1949,

sistemi politik, mbështetej fort në parimin e demokracisë përfaqësuese. Partitë politike ishin

institucionet më të rëndësishme të deomkracisë përfaqësuese aty. Analistët e politikës e kanë

karakterizuar RFGJ si një “shtet të partive”, sepse partitë marrin të gjitha vendimet më të rëndësishme

politike të qeverisjes.

Përfaqësimi i grave gjithësesi në parlament ishte shumë i ulët. Për dekada të tëra, siç e tregon tabela më

poshtë, nuk i kaloi kufijtë e 10% të përfaqësimit duke u dyfishuar në 20.5 % në vitin 1990.

166Tabela Nr 15. Gratë në parlamentin kombëtar gjerman (Bundestag) 1949–2011

Sesioni

parlamentar

% e grave deputete Sesioni parlamentar % e grave deputete

1949 6.8 1983 9.8

1953 8.8 1987 15.4

1957 9.2 1990 20.5

1961 8.3 1994 26.3

1965 6.9 1998 30.9

1969 6.6 2002 32.3

1972 5.8 2005 31.8

166

Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 86.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

134

1976 7.3 2009 32,8

1980 8.5

Sistemi zgjedhor i Gjermanisë është një sistem i përzier që kombinon sistemin proporcional të votimit

për partitë, për 50% të deputetëve me sistemin mazhoritar për 50 % të deputetëve të mbetur (Federal

Elections Act, Section 1). Numri i votave proporcionale për partinë përcakton numërin e vendeve

parlamentare që i takojnë partisë në këtë 50%, ndërkohë që në çdo zonë zgjedhore, kandidati që merr

shumicën e votave shpallet fitues. Nga momenti që ‘votimi partiak’ dhe ‘kandidatët e drejtpërdrejtë’

vendosen kundrejt njëri-tjetrit në një zonë zgjedhore, mund të ndodhë që shumica e anëtarëve të

parlamentit të një partie mund të zgjidhen si kandidatë të drejtpërdrejtë, pasi ata fitojnë nga

mazhoritari. Për çdo mandat të drejtpërdrejtë në një “bundesland” partia gjithmonë merr një mandat

më pak nga votimi partiak.

Ky sistem elektoral ka mbetur pothuaj i pandryshuar nga zgjedhjet e dyta të pasluftës, në vitin 1953.

Ka pësuar ndryshime të vogla herë pas here lidhur me formulën e përdorur për pjesën e votimit

proporcional apo pragun zgjedhor, por nuk ka ndryshuar strukturën e tij. Duke qënë se sistemi ka

mbetur i pandryshuar , ndryshimet e përfaqësimit të grave në parlamentin gjerman “Bundestag”,

logjikisht i referohen rolit të kuotave gjinore.

Historia gjermane e barazisë gjinore na tregon se kuotat ligjore, nuk kanë qënë asnjëherë objekt

iniciativash apo diskutimesh aty.

Kuotat gjinore partiake janë bërë pjesë e filozofisë së brendëshme të barazisë së Partisë së Gjelbër që

nga krijimi i saj dhe i Partisë Social Demokratëve (SPD), nga viti 1980. Më pas kjo lloj strategjie për

rritjen e grave në politikë u përqafua edhe nga partitë e tjera konkurruese, si Partia e Socializmit

Demokratik, konservatorët e Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) e të tjera.

Është shumë interesant fakti që vetë partitë poilitike e kanë sanksionuar rregjimin e kuotave gjinore në

strategjitë e tyre elektorale, duke e shoqëruar shpesh edhe me rregulla rënditje të kandidatëve në listë

apo me sanksione.

Kështu Partia Social Demokrate ka sanksionuar një përfaqësim minimalisht 40% të secilës gjini në

bordet e saj drejtuese si dhe në listat e kandidatëve. (Party Statutes, Article 11/2). Kjo parti inicioi

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

135

kuotën partiake që në vitin 1988, duke e sanksionuar në 25% në vitin 1990, në 33% në vitin 1994 dhe

49% në vitin 1998. Aktet e brendëshme të partisë kanë sanksionuar edhe rregullin zinxhir të renditjes

së kandidatëve, duke renditur në çdo pesë pozicione, një kandidat të gjinisë tjetër. (Geissel, 2008 : 61-

62).

Partia e Majtë kërkon në listat e renditjes, dy vendet e para dhe pastaj çdo vend pasues, pas të tretit të

jetë i rezervuar për gratë. (Party Statutes, Article 10/5).

Aleanca 90-të e të Gjelbërve, që nga viti 1986 ka vendosur kuotën 50% për gratë në listat e partive.

(Geissel, 2008 : 61).

Unioni Kristian democrat CDU që në vitin 1996 ka vendosur që 1/3 e kandidatëve në listat elektorale

dhe e zyrtarëve të partisë, të jenë gra. Në qoftë se kjo kuotë nuk zbatohet, zgjedhjet e brendëshme

duhet të përsëriten. ( Geissel, 2008 : 62).

Referuar të dhënave të tabelës së mësipërme konkludohet se që nga momenti kur partitë futën sistemin

e kuotave të tyre të brendëshme rreth viteve 90 të shek XX, pavarësisht mungesës së kuotave ligjore,

përqindja e grave në parlamentin gjerman është rritur ndjeshëm, nga 8.5% në vitin 1980 në 36%, në

zgjedhjet e fundit ato të vitit 2013167.

Konkluzioni është i qartë; kuotat partiake në këtë rast kur sistemi zgjedhor nuk ka ndryshuar në

elementët thelbësorë të tij, kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e përfaqësimit të grave në parlamentin

gjerman.

Gjithësesi rasti gjerman tregon se pavarësisht se kuotat dhe mekanizmat shoqërues brenda partive janë

rritur e forcuar nga zgjedhjet në zgjedhje, këto ndryshime nuk kanë ndikuar me të njëjtën amplitudë në

rritjen e numërit të grave në parlament. Kështu që nga vitit 1998 përfaqësimi i grave mbeti pak a

shumë ne nivelet e 30 – 32 % deri në vitin 2013 kur shkoi tek 36%.168

Ndërkohë është pothuajse e pamundur të përcaktohet nëse zbatimi i kuotave gjinore e ka lehtësuar

zgjedhjen e kancelares së parë femër të Gjermanisë, që është Angjela Merkeli. Zgjedhja e saj i

referohet më shumë perceptimit publik si një nga të paktët anëtarë të elitës së partisë saj (CDU-së), që

ka një të shkuar të pastër pas zbulimit të skandalit të Kohlit.

167 http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?country=61#party. Parë më 30 Nëntor 2014. 168 Të dhënat e nxjerra nga autorja bazuar në tabelën e faqes 133 dhe të dhënat e faqes :http://www.quotaproject.org/uid/countryviewcfm?CountryCode=DE#sources. Parë më 30 Nëntor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

136

• Polonia

Polonia ka një histori shumë të gjatë parlamentarizmi, që me formimin e Kuvendit të parë të saj

(Sejmit), në vitin 1182. Po ashtu është vendi që ka njohur herët të drejtën e grave për të votuar. Në

vitin 1918, në të njëjtin vit që Polonia fitoi pavarësinë, Kodi Elektoral i kohës i dha të drejta të plota

për të votuar si grave dhe burrave169, ndërkohë që gratë që paguanin taksat e kishin fituar të drejtën për

të marrë pjesë në jetën politike që në vitin 1795. Pavarësisht garantimit formal të të drejtave të grave si

atyre aktive po ashtu edhe pozitive, beteja për të drejta reale si kudo ishte e ashpër. Sfera politike vijoi

të mbetej për shumë kohë domen i burrave.

170

Para Luftës së Dytë Botërore gratë nuk rezulton të ishin të zgjedhura në parlament: ato përbënin

vetëm rreth 2% të kandidatëve dhe ishin vendosur në fund të listave. Kjo ishte arsyeja që gjatë gjithë

periudhës 1919-1939, gratë fituan 41 vende në Dhomën e Ulët (Sejmin) dhe 20 vende në Dhomën e

Sipërme (Senat), duke zënë kështu përkatësisht 1.9% të anëtarëve të Sejmit dhe 3.8% të Senatit. Prej

përfundimit të Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1989 parlamenti polak ishte i përbërë vetëm nga

një dhomë, Sejmi. Ashtu si në të gjitha vendet e diktaturës komuniste pas Luftës së Dytë Botërore,

edhe në Poloni “teoria demagogjike e emancipimit të gruas” ishte në qendër të strategjisë politike

diktatoriale. Në vitet e diktaturës përfaqësimi i grave në parlamentin polak njohu nivele kritike deri

në 4 % në vitin 1956, ndërkohë që përfaqësimi më i lartë ishte ai i vitit 1980 me 23 %. Nga viti 1945

dhe deri në vitin 1989 kandidatët propozoheshin nga partia në pushtet (Partia e Punëtorëve të

Bashkuar) dhe aleatët e saj (Partia e Fshatarëve Agrarë të Bashkuar dhe Partia Demokratike e Klasës

së Mesme).

Në vitin 1989, me shembjen e murrit të Berlinit edhe në Poloni u zhvilluan zgjedhjet e para gjysëm

të lira, pasi vetëm 35% të vendeve të Sejmit u zgjodhën me zgjedhje të lira, ndërkohë që 65% të

vendeve i ishin rezervuar Partisë Punëtorëve të Bashkuar, Partisë së Fshatarëve të Bashkuar dhe

Partisë Demokratike. Kjo ndarje ishte parashikuar në atë që quhej “Sejmi kontraktor” i periudhës

1989-1991. Në këto zgjedhje Senati u rifut në sistemin polak duke e kthyer sërisht parlamentin në

169 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 97. 170 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

137

një parlament dydhomësh.

Që nga viti 1991, sistemi elektoral në Poloni, për deputetet e Sejmit, vazhdon të mbetet i njëjtë në

llojin e tij, proporcional me lista preferenciale gjysmë të hapura. (Constitution of Poland, Article 96).

Zgjedhjet e para të lira në vitin 1991 shënuan pjesëmarrjen e një numëri rekord të partive politike, 100

parti, gjë që solli instalimin e skemës proporcionale të sistemit dhe në zgjedhjet e vitit 1993, instalimin

e pragut zgjedhor prej 5% për partitë dhe 8 % për kualicionet171. Ndërkohë numri i grave filloi të rritej

me këto ndryshime, nga 10% në vitin 1991 në 13% në vitin 1993, duke arritur në maksimumin e tij në

historinë polake në vitin 2011 me 24% të grave në parlament.

172Tabela Nr 16. Përfaqësimi i grave polake në Sejm ndër vite

Viti % e grave Viti % e grave

mes anëtarëve mes anëtarëve

të Sejmit të Sejmit

1952 17 1985 20

1956 4 1989 13

1961 13 1991 10

1965 12 1993 13

1969 13 1997 13

1972 16 2001 20

1976 21 2005 20

1980 23 2007 20

171 Lundberg, Thomas. (2012) Political Transition in Hungary and Poland. Voting and Democracy Report: 1995. Meryland: Center for

Voting and Democracy. 172 Të dhënat të përpunuara nga autorja bazuar nw : Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament . Faqe 97 dhe http://www.quotaproject.org/uid/countryvieë.cfm?CountryCode=PL. Parë më 30 Shtator 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

138

2011 24

Nga tabela shihet qartë që në momentin e kthesës së parlamentarizmit të vërtetë, në vitin 1989,

përfaqësimi i grave ra ndjeshëm, situatë kur mungonin thuajse tërësisht mekanizmat mbështetës të

balancës gjinore. . Rezultatet e ulëta të grave në parlamentet e disa sesione të njëpasnjëshme

parlamentare sollën një sërë iniciativash për të ndryshuar situatën përpara zgjedhjeve të vitit 2001, më

e rëndësishmja prej të cilave ishte futja e sistemit të kuotave si pjesë e ligjit zgjedhor. Futja e sistemit

të kuotave gjinore prej 40%, ishte tentuar që në vitet 1990 nga disa segmente grash, por projektligji në

fjalë u rrëzua sa herë që u dërgua për votim në parlament. Propozimi legjislativ për Kodin Zgjedhor, që

synonte një kuotë minimale - së paku 30% të kandidatëve të secilës gjini në listat e partive për

zgjedhjet e përgjithshme, u hodh gjithshtu poshtë pothuajse pa debat173.

Ndërkohë ishin disa nga partitë politike progresive që në prag të zgjedhjeve elektorale të vitit 2001,

vendosën rregullin për një kuotë minimale nga 30% në 50% për secilën gjini në listat e tyre elektorale

si dhe rregullin sipas të cilit, në një nga tre pozicionet e para në çdo listë kandidatësh duhet të vendoset

një grua, duke sjellë për rezultat një rritje prej 7% të numërit të grave në parlament në vitin 2001 në

krahasim me legjislaturën pararendëse, siç e tregon tabela më sipër.

Në këtë fushatë përpjekjesh shumëplanëshe u themelua për herë të parë në historinë polake një parti

grash, (Partia Kobiet), e cila prezantoi kandidatët për zgjedhje në një numër të zonave zgjedhore në

zgjedhjet e 2007. Ashtu si në përgjithësi iniciativat progresiste gjinore edhe kjo iniciativë nuk pati

mbështetjen e nevojëshme për të hyrë në skenën politike, për shkak të se sistemi i financimit të partive

politike nuk mbështeste partitë e reja.

Vetëm në vitin 2011, një dekadë më vonë, Polonia për herë të parë sanksionoi kuotën gjinore ligjore në

amendimet që i bëri ligjit të saj elektoral.

Sipas amendimeve ligjore në funksion të kuotës; “Numëri i kandidatëve gra, nuk mund të jetë më pak

se 35% i të gjithë kandidatëve të listës. Po ashtu numëri i kandidatëve burra, nuk mund të jetë më pak

se 35% i të gjithë kandidatëve të listës” (Electoral Code, Article 211 (3)).

173 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 99.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

139

Ligji Elektoral në amendimet e tij përcaktoi edhe sanksionet në rastin e papajtueshmërisë. Sipas këtyre

sanksioneve nëse lista nuk përmbush kërkesat për kuotën gjinore, komisioni njofton personin e

autorizuar që të rregullojë defektin brenda 3 ditëve. Nëse defekti nuk rregullohet brenda kohës së

specifikuar, komisioni refuzon të regjistrojë të gjithë listën. Kodi kërkon që në çdo listë që ka 3

kandidatë, duhet të jetë të paktën një kandidat i secilës gjini (Electoral Code, Article 215 (5).

Amendimet ndërkohë nuk vendosën një elemenet të rëndësishëm të suksesit të kuotës gjinore, siç është

ai i rregullave të renditjes, duke i dhënë kështu mundësi partive politike të rendisin ashtu si në rastin

shqiptar apo të disa vendeve të tjera të Ballkanit, kandidatet gra në fund të listës, me shumë pak gjasa

për të fituar. Gjitësesi pavarësisht kësaj mangësie, zgjedhjet elektorale të vitit 2011, sollën një

përfaqësim të grave në Sejmin polak prej 24%, shifër që është më e larta e regjistruar ndonjëherë në

historinë polake të parlamentarizmit (shih tabelën përkatëse).

Përvoja polake tregon së pari se sistemet elektorale vetëm, pa mekanizma të tjerë mbështetës të

balancës gjinore, nuk arrijnë të ndikojnë mjaftueshëm në këtë të fundit. Sistemi proporcional i Polonisë

për shumë vite nuk solli ndryshime të balancës gjinore në parlamentin e saj. Ky rast studimor tregon

gjithashtu që kuota gjinore, pavarësisht se e pa plotësuar me të gjithë elementët e nevojëshëm të

suksesit të saj, si rregullat e renditjes në këtë rast, arrin të luajë një rol të rëndësshëm dhe të ndikojë në

rritjen e grave në parlament, por jo në parametrat e pritshmërive, duke na rikonfirmuar kështu rolin

tejet të rëndësishëm të rregullave të renditjes së kandidatëve në lisën zgjedhore.

Nëpërmjet përvojës polake rikonfirmohet roli tejet i rëndësishëm i kuotës partiake si dhe tendencën e

partive për të përqafuar këtë sistem kuotash, në rastin kur ai është shfaqur qoftë edhe tek një parti e

vetme politike, tendencë kjo e justifikuar me garën progresiste që ekziston midis partive, por gjithashtu

edhe me strategjitë politike të partive për të formatuar elektorat nga të dyja gjinitë.

• Sllovenia

Gratë në Slloveni kanë fituar të drejtën e tyre të votës në vitin 1945 (http://womensuffrage.org/

?page_id=97).

Slovenia, një nga republikat e ish Jugosllavisë, para viteve 90-të, kishte të njëjtën filozofi demagogjike

të emancipimit të grave, ashtu si shetet e tjera komuniste të Europës, duke e përdorur kuotën gjinore si

fasadë të barazimit të pozitave shoqërore të grave dhe burrave.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

140

Parlamenti slloven që në fillimet e demokracisë parlamentare në vitet 90-të u konfigurua si një

Parlament dydhomësh; Dhoma e Ulët ose Asambleja Kombëtare (Drzavni zbor) dhe Dhoma e Lartë

ose Këshilli Kombëtar (Drzavni SVET).

174

Sistemi zgjedhor në Slloveni është ai proporcional, por me një specifike shumë të veçantë, që në të

vërtetë përfaqëson një 'devijim' të konsiderueshëm nga sistemi i 'pastër' proporcional duke i detyruar

partitë politike sllovene të sillen si partitë mazhoritare. Janë gjithsej 8 zona elektorale me nga 11

njësi votimi. Në çdo zonë zgjedhore, partitë nominojnë 11 kandidatë, por ata nuk paraqiten si një

listë kanidatësh, si në shumicën e sistemeve proporcionale. Votuesit nuk mund të votojnë për të

gjithë listën e partisë, por duhet të zgjedhin një kandidat të vetëm të emëruar nga partia në njësitë e

tyre të votimit. Votat e dhëna për kandidatët në secilën njësi votimi grumbullohen në mënyrë që të

përcaktojnë se sa vende ka fituar partia në në zonën e caktuar.

Kjo gjetje e sistemit slloven ka qëllim që të kufizojë “partikracinë ” duke siguruar një lidhje më të fortë

në mes të deputetit dhe votuesit, por ajo ka disa implikime sidomos referuar mundësisë së zgjedhjes së

grave. Çdo parti duhet të zgjedhë një kandidat për secilin nga 88-të njësitë zgjedhore. Në thelb kjo

ndryshon logjikën e formimit të listës zgjedhore të partisë në një sistem proporcional, pasi në një njësi

votimi partia duhet të paraqitet me një kandidature të vetme, çka e përkthen sistemin në këtë rast në

momentin e votimit si një sistem mazhoritar. Në këto kushte partitë politike nuk guxojnë të emërojnë

një grua në përballjen elektorale.

Opinioni publik në Slloveni ashtu si në vendet e tjera ish - komuniste kishte një perceptim negative të

kuotave tek politikanët dhe publiku i gjerë pasi lidhej me trashëgiminë e së kaluarës socialiste.

Gjithësesi përfaqësimi i ulët i grave në parlament bënte emergjente nevojën e gjetjes së mekanizmave

të përshtatëshëm për të arritur balancën gjinore. Modeli i gjithëprovuar i mekanizmave efikasë për këtë

qëllim ishte ai i kuotës gjinore, tentativat për të cilin u bënë herët edhe në Slloveni, duke draftuar një

ligj të posaçëm për këtë qëllim, që të sanksiononte kuotën ose reflektim në Kodin Zgjedhor. Kjo

përpjekje në të dy format e saj dështoi herët (Antić Gaber and Gortnar 2004; 9-73).

174 Slovenia. Parliament. ( 2006) National Assembly Elections Act. no. 109/2006. I disponueshëm: http://www.uradni-list.si/_pdf/2006/Ur/u2006109.pdf#%21/u2006109-pdf. Parë më 3 Mars 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

141

Gjithsesi pavarësisht bllokimit politik të kuotës ligjore në iniciativat parlamentare, partitë e majta nga

ana e tyre vendosën rregulla të kuotës politike në aktet e tyre të brendëshme. Kështu Partia e

Demokracisë Liberale Sllovene, futi në programin e vet politik që në vitin 1990, kuotën gjinore

vullnetare të 30%, për gratë , kuotë të cilën e përforcoi e bëri të detyrueshme në vitin 1994, për të

kaluar në vitin 1998 në një kuotë neutrale politike të brendëshme, sipas të cilës asnjë gjini nuk mund të

kishte më shumë se një e tretën e kandidatëve në listën e partisë për zgjedhjet kombëtare (Antić Gaber,

1998: 214).

Partia e Social Demokratëve, vendosi një kuotë-minimum prej 40 % të përfaqësuesve të secilës gjini

përpara zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 1996, në të gjitha listat e partive për të gjitha nivelet e

zgjedhjeve (Antić Gaber and Lokar, 2006).

Ky detyrim u reduktua në 25% për zgjedhjet e vitit 2000, por u shoqërua me një vendim për rritjen e tij

në secilën prej zgjedhjeve pasuese me 3%, duke pasur si qëllim final që mbas 5 zgjedhjesh të arrihet

pjesëmarrja prej 40% e burrave dhe grave.175.

E ndërsa partitë politike me kuotat e tyre të brendëshme partiake i prinë betejës gjinore në Slloveni,

futja e tyre në legjislacionin kombëtar u arrit mbas afro një dekade. Përpjekjet e para datojnë në vitin

2002. Hapi i parë është bërë në qershor të këtij viti, me miratimin e Ligjit “Për Mundësi të Barabarta të

Grave dhe Burrave”, i cili përmban disa dispozita për promovimin e pjesëmarrjes së balancuar gjinore

në shoqërinë në tërësi, në komitetet dhe delegacionet e ndryshme, si dhe dispozitat detyruese për

partitë politike që të promovonin barazinë gjinore si dhe të hartonin një plan të mirëfilltë masash për të

arritur balancën gjinore në parlament dhe strukturat lokale (Act on Equal Opportunities for Women

and Men, 2002).

Përpjekjet e shoqërisë civile dhe të aktorve të tjerë politike u përforcuan më shumë gjatë vitit 2004, kur

Sllovenia kishte aspiratat e saj më të forta për anëtarësim në Bashkimin Europian, objektiv që u

realizua në vitin 2007, duke u bërë kështu vendi i parë nga vendet ish komuniste që anëtarësohej me të

drejta të plota në organizmin europian.

Pikërisht në vitin 2004, parlamenti amendoi nenin 43 të Kushtetutës së Sllovenisë duke shtuar tek

paragrafi i dispozitave mbi “Të Drejtën e Votës”, një paragraf të ri që i jep kuadrit ligjor, fuqinë për të

përcaktuar me ligj , masa të qëndrueshme për të nxitur mundësi të barabarta për gratë dhe burrat për

175 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 111.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

142

pushtetin qëndror dhe atë lokal (Constitutional Act Amending Article 43 of the Constitution of the

Republic of Slovenia, 15 June 2004 (Official Gazette of the Republic of Slovenia, No. 69/04).

Në të njëjtin vit, në përputhje me nenin 14 të Ligjit “Për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat”,

qeveria miratoi një dekret që rregullonte kriteret për zbatimin e parimit të përfaqësimit të balancuar të

grave dhe burrave. Dekreti parashikonte procedurën për të siguruar përfaqësimin e barabartë gjinor në

përbërjen e komiteteve dhe të bordeve si dhe në nominimin e anëtarëve të qeverisë, duke konsideruar

balancë gjinore përfaqësimin me 40% të paktën të secilës gjini. 176.

Fitorja më e madhe e sfidës ligjore gjinore në Slloveni daton në vitin 2006, kur amendimi i Nenit 43 të

Kodit Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare, parashikoi se një minimum prej 35%, e kandidatëve të

listuar në listën e kandidatëve do të jetë e secilës gjini. Në dispozitat kalimtare, akti parashikonte që në

zgjedhjet e para të Kuvendit Kombëtar që do të mbaheshin pasi akti të hynte në fuqi, përqindja

minimale e kandidatëve të secilës gjini, do të ishte 25 (National Assembly Elections Act 2006, Articles

43:6 and 43:7). Dispozita e mësipërme nuk parashikohej të zbatohej për një listë të kandidatëve që

përmbante tre kandidate gra apo tre kandidatë burra pasi në këtë rast lista duhej të përmbante të paktën

një përfaqësues të gjinisë së kundërt. Pavarësisht kësaj risie shumë të rëndësishme të këtij kodi, dhe

sanksioneve të rrepta që vendosi në rast të mos zbatimit të detyrimit të kuotës, (refuzim të listës nga

Komisioni Qëndror Zgjedhor), (National Assembly Elections Act 2006, Articles 56), mekanizmit

ndërkohë i mungon një element shumë thelbësor për balancën gjinore, siç janë rregullat e renditjes së

kandidatëve në çdo listë. Gjithsesi impakti i këtyre masave si partiake po ashtu edhe legjislative ka

qenë i dukshëm në rritjen e numërit të grave në parlamentin slloven.

176 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 113.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

143

177Tabela Nr 17. Numri dhe përqindja e grave deputetëve në Kuvendin Kombëtar të Sllovenisë

Viti i zgjedhjeve Nr i grave në parlament Përqindja e grave në parlament

1990 27 11.3

1992 12 13.3

1996 7 7.8

2000 12 13.3

2004 11 12.2

2008 12 13.3

2011 29 32 %

2014 32 36%

Rasti slloven dhe tabela e mësipërme tregon se kuotat partiake të brendëshme të partive politike kanë

një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e numërit të grave në parlament. Kështu përdorimi i tyre mbas

vitit 1996, solli dyfishim të grave në parlamentin slloven, numër ky që nuk ndryshoi aspak në dy

proceset e ardhëshme zgjedhore , bile pati një tendencë ulje në zgjedhjet e vitit 2008, pavarësisht një

numëri të koniderueshëm iniciativash ndërgjegjësimi apo edhe ligjore të ndërmara që në vitin 2002.

Situata na tregon që sistemi tejet i komplikuar proporcional i Sllovenisë, i vendos shpesh gratë në

përballje mazhoritare, arsye kjo që i bën partitë politike të përzgjedhin një kandidat burrë në vënd të

një gruaje në njësitë e votimit.

Së fundmi ky rast na tregon rolin tejet të rëndësishëm të kuotës gjinore ligjore dhe mekanizmave të

sigurimit të saj, siç janë sanksionet. Vetëm pas implementimit me sukses të saj, ne evidentojmë që në

vitin 2011 dhe 2014, përfaqësimi i grave në parlament është gati trefishuar.

177Tabela përpunuar nga autorja bazuar në: -Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 117. -Slovenia .National Electoral Commission. ( 2011) Final Results.Ljubjana: National Electoral Commision. -http://www.quotaproject.org/uid/countryvieë.cfm?CountryCode=SI. Parë më 7 Korrik 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

144

• Spanja

Sistemi zgjedhor në Spanjë ka një histori të gjatë, që në vititn 1810, kur vakumi i pushtetit që krijoi

pushtimi nga Napolon Bonopartit, i hapi rrugën thirrjes së një asambleje kombëtare, deputetët e së

cilës u zgjodhën me votë popullore. Kjo asamble u bë parlamenti i parë modern në historinë e Spanjë

dhe përfundoi me miratimin e Kushtetutës së 1812 178.

E drejta politike e votës për gratë daton në vitin 1933, pas miratimit të Kushtetutës së Republikës së

Dytë në vitin 1931179.

Lufta civile që shpërtheu në vitet 1936-39, përfundoi me fitoren e General Francos duke e vendosur

Spanjën nën një diktaturë 40 vjeçarë, pas pranverës demokratike të Republikës së Dytë. Gjithësesi në

këtë periudhë të errët Spanja erdhi pas gati një shekulli të pasur me legjislacion zgjedhor, i cili kishte

udhëhequr 55 procese zgjedhore deri në atë kohë.

Zgjedhjet e para demokratike në Spanjë janë zhvilluar në vitin 1977. Sistemi aktual zgjedhor i Spanjës

është ai i miratuar në vitin 1985, që ka amenduar atë të vitit 1977 dhe përfaqëson sistemin

proporcional, me lista të mbyllura, përjashtuar zgjedhjet për senatin. Ky sistem zgjedhor vazhdon të

ruhet në Spanjë duke pësuar herë pas herë ndryshime të parametrave të tij, por pa ndryshuar llojin.

Krahasuar me të gjitha demokracitë perëndimore, Spanja ka dëshmuar rritjen më të madhe të gravë në

parlament, nga 6% në zgjedhjet e para demokratike të vitit 1977 (Caul Kittilson, 2006: 139), në 36%,

në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2011 (http://www.quotaproject.org/uid/

countryvieë.cfm?CountryCode=ES). Kjo rritje bëhet edhe më mbresëlënëse po të kemi parasysh se

Spanja është një demokraci relativisht e re, që daton vetëm pas vdekjes së Gjeneralit Francisko Franko

në nëntor 1975, regjimi i të cilit nuk e ka pasur në axhendën e tij përfaqësimin politik të grave.

Parë në këtë këndvështrim është me vlerë për punimin të analizohen faktorët e këtij suksesi

mbresëlënës.Studiuesit e situatës së përfaqësimit gjinor në Spanjë, evidentojë dy aktorë kryesore në

ndryshimin e nivelit të përfaqësimit të grave në parlament dhe në parametrat e tjerë të barazisë gjinore.

178 Të dhënat përpunuar nga autorja bazuar në : Payne, G. Stanley. (1973) A History of Spain and Portugal. University of Wisconsin Press . 2. Ch. 26. Faqe 646–47. 179 Smith, Angel. ( 2008) Historical Dictionary of Spain. Rowman & Littlefield . Faqe 195.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

145

Krijimi i Institutit të Grave në vitin 1983 si dhe Sekretariati i Grave i Partisë Socialiste të Punës, ishin

inicuesit dhe zhvilluesit e debatit publik për kuotat gjinore, debat që u zhvillua në tre faza (Valiente,

2005: 174-7).

Faza e parë, daton kur Spanja ishte ende nën regjimin diktatorial të Frankos, në vitin 1970 dhe i

atriubohet debatit të brendëshëm të Partisë Socialiste e Punëtorëve për vendosjen për herë të parë të

kuotave vullnetare gjinore prej 25%, objektiv që u arrit pas 18 vitesh përpjekje, pikërisht në vitin 1988

nga Partia Socialiste e Punëtorëve (Valiente 2005: 178).

Ndërkohë gjithë periudha pararendëse i parapriu rritjes së grave në organet vendimmarrëse të partisë,

pavarësisht mungesës së një kuotë formale. Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të viteve 1977,

1979, 1982 dhe 1986, përfaqësimi i deputeteve gra dhe vajza ishte vetëm 6% dhe kjo shifër ndikohej

ndjeshëm nga prania e politikaneve gra në këtë parti gjatë kësaj periudhe, përkatësisht në 9, 5, 9 dhe

7%. (Valiente 2005: 178).

Faza e dytë i takon periudhës së pas Samitit Evropian të Grave në pushtet në Athinë nga viti 1992 deri

në vitin 1997, duke u finalizuar me miratimin e kuotës politike gjinore prej 40% për Partinë Socialiste

të Punëtorëve Spanjollë (Partido Socialista Obrero Español 1997: 207). Impakti i kësaj kute partike

ishte shumë i dukëshëm dhe u bë prova e parë e sukseit të kuotës gjinore në Spanjë. Kështu përqindja e

deputeteve gra të partisë u rrit nga 17,6% në vitin 1993 në 27,7% në zgjedhjet e vitit 1996, duke arritur

shifrën e për 36,8% në zgjedhjet e vitit 2000 (Instituto de la Mujer 1997a: 98–99; 2002; 2004).

Vitet më pas u karakterizuan nga disa pengesa serioze, ndër të cilat më evidentja ishte kundërvënia që

Partia Popullore me tipare konservatore që mori pushtetin në vitin 1996, i bëri teorisë së kuotave.

Faza e tretë filloi në gusht 1998, kur Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë paraqiti një projekt-ligj

për të reformuar Ligjin e Përgjithshëm Zgjedhor të vitit 1985 (Ley Orgánica 5/1985, de 19 de junio,

del Régimen Electoral General), duke synuar një ndryshim sfidues në pikëpamjen e rritjes së

përfaqësimit të grave në parlament. Sipas propozimeve të bëra, të gjitha partitë politike nuk duhet të

kishin në listat e tyre zgjedhore, më shumë se 60 përqind kandidatë të së njëjtës gjini, por ky projektligj

u debatua në vitin 2003 dhe u hodh poshtë si antikushtetues.180 Megjithatë, pavarësisht refuzimit, të

gjitha partitë politike miratuan kuota gjinore vullnetare.

180 Spain.Congress. http://www.congreso.es/portal/page/portal/Congreso/Congreso/Intervenciones. Parë më 12 Dhjetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

146

Barazia gjinore u kthye në një çështje me prioritet të lartë, pasi fitoi pushtetin Partia Socialiste e

Punëtorëve në vitin 2004, duke u konkretizuar në vitin 2007, me miratimin e ligjit “Për Barazi

Gjinore” (la Ley de Igualdad, Ley Orgánica 3/2007). Zapatero, Kryeministri i kësaj qeverie, ka hyrë në

historinë spanjolle si kryemnistri i qeverisë së pare me ndarje të barabartë të posteve ministrore mes

grave dhe burrave. Në të njëjtën kohë u amendua edhe Neni 44 i Kodit Zgjedhor të vitit të 1985, duke

vendosur një minimum prej 40% dhe një maksimum prej 60% të kandidatëve të të dyja gjinive, në

listat zgjedhore (Organic Law on Regime of General Elections, Article 44 bis (1)).

Përveç kuotës gjinore ligjore, Kodi i Amenduar përcaktoi edhe një rregull shumë konservator renditje.

Aplikimin e kuotave gjinore jo vetëm në tërësinë e listës, por edhe në çdo 5 pozicione. Nëse numri i

pozicioneve të kualifikuara ishte më pak se 5, atëherë renditja e kandidatëve në listë, duhet të ishte sa

më afër raportit 40-60% të ekuilibrit (Organic Law on Regime of General Elections, Article 44 bis (2)).

Ndërkohë sanskioni për mospajtueshmëri u vendos po aq radikal. Partive politike që nuk përmbushin

detyrimin e kuotës ligjore, i jepej një periudhë e caktuar kohore për të ndrequr listën. Nëse pas kësaj

periudhe lista ende nuk përmbushte detyrimin e kuotës, ajo refuzohej nga Komisioni Qendror Zgjedhor

(Organic Law on Regime of General Elections Article 47 (2 and 4).

Megjithatë, pavarësisht revolucionit që shënoi në aspektin e kuadrit ligjor gjinor, rezultatet tregojnë se

ndryshimet ligjore të vitit 2007 nuk kanë sjellë rezultate në rritjen e numrit të grave në parlament.

181Tabela Nr 18. Përqindja dhe numri i grave deputete në Kongresin Spanjoll ( dhomën e ulët) për tre

partitë e mëdha dhe koalicionet si dhe në total nga viti 1982

Partia/Viti 1982 1986 1989 1993 1996 2000 2004 2008 2011

Partia

Socialiste e

Punëtorëve

6.9 % 7.1% 17.1% 17.6% 27.7% 36.8% 46.3% 42.3%

Partia

Popullore

0.9% 5.9% 10.4% 14.9% 14.3% 25.1% 28.4% 30.7%

181 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 127.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

147

Bashkimi i

Majtë

0.0% 0.0% 11.0% 22.0% 33.0% 25.0% 40.0% 0.0%

Totali i

grave në

kongres

5.9% 8.4% 13.9% 16% 24% 28.3% 36% 36.3% 36%

Rezultatet e tabelës së mësipërme , por edhe në tërësi të rastit spanjoll, tregojnë se kuotat vullnetare

politike të partive që i kanë adaptuar ato janë tejet të rëndësishme dhe vendimtare për rritjen e

përfaqësimit të grave në parlament. Me vendosjen e kuotës gjinore partiake nga Partia Socialiste e

Punëtoreve në vitin 1988, zgjedhjet e vitit 1989 sollën një rritje të përfaqësueseve gra të kësaj partie në

parlament me 10 % , ndërkohë që pas vitit 1997 kur kuota gjinore partiake shkoi 40%, rritja e numërit

të grave deputete në përqindje shënoi sërisht shifrën e 9%.182 I njëjti konkluzion del edhe nga

krahasimi i shifrave të përfaqësimit të partive të tjera.

Konkluzioni tjetër i rëndësishëm është ai i rolit të dobët të kuotës ligjore në rritjen e përfaqësimit të

grave tek partitë që aplikojnë kuota vullnetare. Rezultatet e Partisë Socialiste të Punëtorëve në dy

zgjedhjet e njëpasnjëshme para dhe pas vendosjes së kuotës ligjore në vitin 2007, ( tabela Nr 18 ) na

tregojnë se efekti i saj ka qënë negativ. Kështu në vitin 2004, kjo parti kishte 46.3% gra në parlament,

ndërsa në vitin 2008 kishte 42.3%.

Ekspertet që kanë hulumtuar këtë fenomen kanë konkluduar se partitë politike, nën presionin edhe të

kuotave ligjore, kanë vendosur si kandidate ato gra, mbiemrat e të cilëve fillon me një shkronjë të

gjysmës së dytë të alfabetit, sidomos në ato zona ku partia priste të fitonte vetëm një vend (Esteve-

Volart & Bagues, 2010: 14-15). Kjo për shkak se eksperienca e tyre ka treguar se votuesit janë të prirur

të votojnë emrat që kanë mbiemra shkronjat e para të alfabetit.

Konkluzioni i tretë shumë i rëndësishëm buron nga krahasimi i totalit të grave të zgjedhura në kongres

midis legjislaturave para dhe pas kuotës ligjore. Në vitin 2008, një vit pas futjes së kuotës ligjore, ky

përfaqësim është rritur me vetëm 0, 3% në krahasim me zgjedhjet e mëparëshme, gjë që tregon se në

vendet ku aplikohet kuota politike, ndikimi i kuotës ligjore është i papërfillëshëm.

182 Të dhënat e përpunuara nga autorja bazuar në tabelën faqe 118 dhe të dhënat e faqes http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=ES#sources. Parë më 5 Tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

148

Referuar një prej hipotezave kryesore të ngritura në këtë punim, konkludojmë se kuotat gjinore janë

një mekanizëm i suksesshëm në rritjen e grave në parlament, pavarësisht llojit të tyre, sidomos në

sistemet elektorale proporcionale siç është rasti i Spanjës. Duke qënë se sistemi elektoral nuk ka

ndryshuar në Spanjë, progresi i atribohet sigurisht kuotës ligjore partiake.

• Suedia

Suedia përfaqëson vendin me progresist lidhur me përfaqësimin e grave në parlament, referuar

jetëgjatësisë së kryesimit të listës botërore në lidhje me këtë komponent.

Në një perspektivë historike, përfaqësimi social ka një traditë të fortë në Suedi. Daton në vitin 1435

dhe shënon formalizimin e tij nga një parlament deri atëhere informal, në një kuvend me katër shtresa,

në vitin 1527, shtresa të cilat përfaqësonin respektivisht fisnikërinë, klerin, borgjezinë dhe pronarët.

Sistemi zgjedhor proporcional ka hedhur rrënjët në Suedi që në vitin 1911 me pjesëmarrjen e pesë

partive politike; Partisë Social Demokrate, Partisë së Majtë, Partisë së Qendrës, Partisë Liberale dhe

Partisë së Moderuar, që përfaqësonin në tërësinë e tyre interesat e punëtorëve, fermerëve dhe të

biznesit183. Ky sistem proporcional me lista të hapura, vazhdon të ruhet që prej asaj kohe deri në ditët e

sotme

Gratë kanë fituar të drejtën politike të votes herët në Suedi, ashtu si shumë vende të tjera të analizuara

me sipër, Gjermani apo Poloni, që në vitin 1921.

Suedia njëherësh njihet si vendi ku edhe debatet e kuotave kanë filluar shumë herët, vetëm pak vite pas

fitimit të së drejtës së votës. Është një ndër vendet nordike që aplikon vetëm kuotat politike dhe ato të

buta, ndërkohë që debatet për vendosjen e kuotave ligjore rreth viteve 80 të shekullit të kaluar,

dështuan. Që në vitin 1928 Federata Kombëtare e Grave Socialdemokratike i propozoi kongresit të

Partisë Social Demokratike miratimin e kuotave gjinore në mënyrë që gratë të vendoseshin në

pozicione fituese në listat zgjedhore (Karlsson, 1996). Propozimi atëhere u rrëzua, me argumentin se

pozicionet në parti dhe në listat elektorale duhet të kenë për bazë parimin e trajtimit të barabartë dhe të

konkurrimit të hapur. Nga ky moment seksioneve të grave brenda partive apo organizatave të mirëfillta

të grave, iu deshën 50 vjet përpjekje dhe tentative të pandërprera në funksion të arritjes së kuotës

gjinore.

183Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 133.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

149

184

Partia më e madhe politike në Suedi, Partia Social Demokrate që në vitin 1968 dhe 1970, në disa

nga zonat elektorale për zgjedhjet vendore, për herë të parë vendosi rregullin sipas të cilit një grua

duhej të ishte vendosur në një të tretën e pozicioneve në listat zgjedhore. Në vitin 1987, vendosi

përfaqësimin minimal prej 40% nga secila gjini në të gjitha nivelet brenda partisë , duke shkuar në

përfaqësimin prej 50% në vitin 1990.

Në vitin 1993 vendosi sistemin zinxhir të rënditjes së kandidatëve në listat zgjedhore, paralelisht me

kutën prej 50% .

Në vitin 1970, presioni për të rritur përfaqësimin e grave në politikë përfshiu thuajse të gjitha partitë

politike të spekterit të majtë, por sigurisht kërkoi një periudhë gati 10 vjeçare deri në sanksionimin e

brendëshëm të kuotave.

Partia e Gjelbër në vitin 1981, vendosi një kuotë minimale neutrale prej 40% nga secila gjini, në të

gjitha bordet dhe komitetet e saj të brendëshme, kuotë që u shtri në vitin 1987 në listat elektorale të

kësaj partie dhe që shkoi në 50% ( +/- 1), në vitin 1997 (Freidenvall, 2003: 11).

Ekspertët e studimeve gjinore në Suedi konludojnë se partitë politike, ndiheshin të sfiduara nga partitë

rivale në kërkim të votave nga gratë , dhe të kërcënuara nga opinioni publik për të përfshirë më shumë

gra, me qëllim përvetësimin e ideve të reja në rrugën e tyre të të menduarit dhe për t’i përkthyer ato në

udhërrëfyes të përdorimit praktik (Freidenvall, 2003: 7).

Në vitin 1987, Partia e Majtë zbatoi politikën e vendosjes së kandidateve gra në listat zgjedhore, në të

njëjtin proporcion me anëtarësinë e grave në zonën përkatëse zgjedhore, nivel ky që shkoi në

minimumin e 40 % të secilës gjini në listat e kandidatëve në vitin 1990 dhe në 50% në vitin 1993

(Freidenvall, 2003: 11).

Ndërkohë partitë politike në të djathtë dhe në qendër nuk kanë preferuar vendosjen e detyruar të

kuotave gjinore vullnetare. Ato kanë preferuar objektiva jo detyruese ose rekomandime minimale, të

ashtuquajturat kuota të buta. Në vitin 1974, Partia Liberale paraqiti rekomandimin, sipas të cilit të

184 Materiali është përpunuar nga autorja bazuar në : -Freidenvall, Leinta, ( 2003) Women’s Political Representation and Gender Quotas - the Sëedish Case. Working Paper Series 2003:2. Stocholm: Department of Political Science, Stockholm University. Faqe 11. & -Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 134.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

150

gjitha bordet dhe komitetet e partisë duhet të përbëhen nga një minimum prej të paktën 40% të secilës

gjini.185 Në vitin 1984, ky rekomandim u zgjerua duke përfshirë listat e alternuara në zgjedhjet e

përgjithshme parlamentare. Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Partia Demokristiane, duke futur një

rekomandim për një minimum prej 40% të kandidatëve të secilës gjini në listat e saj zgjedhore në 1987

dhe në vijim edhe partitë e tjera, veç Partisë Demokratike Suedeze186.

Si rezultat i kësaj fushate të kombinuar të kuotave politike dhe atyre të buta, në zgjedhjet e vitit 1974,

përfaqësimi i grave në parlament u rrit nga 14% në 21 %, duke përfaqësuar nga viti 1971 rritjen më të

madhe të shënuar në historinë e kuotave gjinore në Suedi, ndërkohë që në vitin 1988, kur pothuajse të

gjitha partitë e majta kishin konsoliduar kuotat e brendëshme gjinore dhe këto modele ishin përqafuar

gjithashtu edhe nga partitë e qendrës dhe ato të djathta, përfaqësimi i grave në parlament arriti 38%.187

Suedia dallon nga vendet e tjera për një sistem shumë të institucionalizuar të përzgjedhjes së

kandidatëve. Secila parti ka miratuar rregulla formale dhe transparente që shtrihen mbi të gjithë

kandidatët e saj. Përgjegjësia kryesore mbi përzgjedhjen e kandidatëve dhe pushteti mbi përbërjen

përfundimtare të listës zgjedhore i mbetet organizatave lokale të partisë. Kjo do të thotë se aplikohet

një sistem i decentralizuar për përzgjedhjen e tyre. Një nga shqetësimet kryesore të organizatave lokale

të partisë, dhe në veçanti komisioneve të tyre të përzgjedhjes, është të sigurojë se grupet dhe interesat

që partia përfaqëson në vetvete, përfaqësohen në listat e partive.

Rezultatet e proceseve zgjedhore më pas tregojnë konsolidimin afatgjatë të ndikimit të kuotave politike

në përfaqësimin e grave në parlamentin suedez, duke e renditur Suedinë për një kohë të gjatë në vendin

e parë apo vendet e para të renditjes botërore.

Në zgjedhjet e vitit 1990, parlamenti kishte 38 % gra, ndërkohë që në ato të vitit 1994 kishte 40% dhe

në ato të vitit 1998 kishte 43% (http://data.worldbank.org/indicator).

Proceset e mëvonëshme zgjedhore, ruajtën pothuajse të njëjtin përfaqësim gjinor, me luhatje të vogla

nga procesi në proces.

185 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament. Faqe 136. 186 Ibid 187 Freidenvall, Leinta, ( 2003) Women’s Political Representation and Gender Quotas - the Swedish Case. Working Paper Series 2003:2. Stocholm: Department of Political Science, Stockholm University . Faqe 3- 4.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

151

188Tabela Nr 19. Përqindja e grave të nominuara dhe të zgjedhura në parlamentin suedez

2002 2006 2010 2014

Partitë Politike Gra të Gra të Gra të

zgjedhura zgjedhura zgjedhura

(%) (%) (%)

Partitë me kuota politike

Partia e Gjelbër 59 53 56

Partia Social 47 50 48

Demokrate

Partia e Majtë 47 64 58

Partitë me

kuota të buta

Partia e Moderuar 40 43 48

Partia e Qendrës 50 38 30

Partia Kristian 30 38 37

Demokrate

Partia Liberale 48 50 42

Parti të tjera

188 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament . Faqe 138.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

152

Partia Demokratike -- -- 15

Suedeze

Totali 45 47 45 44%

Janë interesante diferencat e shifrave midis përqindjes së grave të nominuara në listat e kandidatëve

dhe asaj në listën e deputetëve të zgjedhur. Në disa parti si ato që aplikojnë kuota politike po ashtu

edhe ato që aplikojnë kuota të buta, janë të shpeshta rastet kur përqindja e grave të zgjedhura në

parlament është më e madhe se ajo e kandidateve në listë. Kjo tregon efektshmërinë e kuotave politike

në rezultatin final.

Tabela tregon se nivelin më të lartë të përfaqësimit gratë në parlamentin suedez e kanë arritur në vitin

2006, me 47%, ndërkohë që nga procesi në proces luhajtjet kanë qënë tejet të vogla, duke konkluduar

në një karakteristikë tjetër shumë të rëndësishme të kuotave politike, që është stabiliteti i ndikimit të

tyre.

Ndikimi i kuotave politike bëhet edhe më evident nëse analizojmë rezultatet e përfaqësimit

të grave brenda dy partive kryesore që aplikojnë kuota, si më poshtë:

189Tabela Nr 20. Gratë në parlament sipas partive

Emri i Partisë Kuota Politike Viti i vendosjes së

kutës

Përqindja e grave në

parlament sipas

legjislaturave

Partia e Gjelbër 50% 1987 1985: s ka të dhëna

1988: 45%

1991: s ka të dhëna

189 Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament . Faqe 141.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

153

1994: 56%

1998: 50%

2002: 59%

2006: 53%

2010: 56%

Partia Social

Demokrate

50% 1993 1991: 41%

1994: 48%

1998: 50%

2002: 47%

2006: 50%

2010: 48%

Futja e kuotës prej 40%, në Partinë e Gjelbër në vitin 1987 dhe kalimi më pas në vitin 1997 në 50%

(+/-1), siç shihet ka patur impakt të menjëherëshëm dhe të ndjeshëm në këtë parti duke rritur

progresivisht përqindjen e grave në parlament nga 45% në vitin 1988 në 56% në vitin 2010, ndërkohë

që kjo përqindja ka pasur maksimumin e saj me 59% në vitin 2002.

Po ashtu sistemi zinxhir i kuotës së 50%, të Partisë Social Demokratike në vitin 1993 ka çuar nga 41%

- 50%, numërin e grave të zgjedhura në parlament deri në vitin 2010.

Megjithë rolin kaq të rëndësishëm dhe evident të kuotave politike në Suedi, studiuesit kanë renditur

edhe një sërë faktorësh të tjerë ndikues në balancën gjinore. Ky rezultat sipas tyre i atribuohet

kombinimit të disa kushteve të favorshëm si: faktorët politikë/institucionalë (sistemi i përfaqësimit

proporcional dhe dominimit historik të partisë Social Demokratike), faktorët social-ekonomikë (niveli i

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

154

lartë i pjesëmarrjes së grave në arsimin e lartë dhe në fuqinë punëtore), si dhe faktorët fetarë kulturorë

(predominimi i një kulture barazie dhe laicizmi). (Bergqvist, 1994; Freidenvall, 2006; Wide, 2006).

Gjithësesi rasti suedez është shembull i qartë i impaktit shumë pozitiv të kuotave politike të

kombinuara me sistemin proporcional me lista të hapura, i garancisë jetëgjatë të këtyre kuotave.

Njëherësh konfirmon se dhënia e rezultateve të tyre, kërkon një kohë relativisht të gjatë, në krahasim

me kohën e nevojëshme të kuotave ligjore.

- IX/4 - Ruanda – Modeli i surprizës spektakolare botërore të përfaqësimit të grave në

parlament

Ruanda, një nga 9 vendet më të varfëra të botës, 190 përfaqëson sot modelin spektakolar të rritjes së

përfaqësimit të grave në parlament për një periudhë shumë të shkurtër kohore. Prej vitit 2003 kur u

rendit në krye të listës botërore me 48.8%191 gra në parlament ajo vazhdon ta kryesojë këtë listë sot, me

rekordin e afërsisht 64% të grave në parlament (http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm

?CountryCode=RW).

Kjo situatë në kushtet paradoksale, kur shoqëria e Ruandës karakterizohet nga një strukturë shoqërore

patriarkale ku predominojnë marrëdhëniet e pabarabarta të pushtetit midis burrave dhe grave, djemve

dhe vajzave, me rezultante dominimin e burrave dhe nënshtrimin e grave.

Mekanizmi i suksesit të Ruandës është gjithashtu shumë i veçantë dhe i ka rrënjët në Kushtetutën e

vendit, të miratuar përpara zgjedhjeve të vitit 2003.

Ruanda u shpall për herë të parë republikë e pavaruar dhe u shkëput nga Belgjika në vitin 1961, vit në

të cilin gratë fituan për herë të parë të drejtën e votës192. Tensionet etnike brenda vendit shpërthyen

luftën civile mes dy fiseve kryesore në Ruandë, në vitin 1991 dhe vijuan me një nga genocidet më të

egra në vitin 1994. Më shumë se 250 000 gra 193 dhe vajza të Ruandës kanë qenë viktima të ndonjë

forme të dhunës seksuale.

190 Izabiliza, Jeanne. ( 2005) “ The Role of Women in Reconstruction: Experience of Rëanda”. Paper presented at Consultation on Empowering women in the Great Lakes Region: Violence, Peace and Women’s Leadership, Addis Ababa, Ethiopia, 30 May – 1 June. I disponueshëm: http://www.unesco.org/neë/fileadmin/MULTIMEDIA/HQ/SHS/pdf/Role-Women-Rwanda.pdf. Parë më 3 Janar 2014. 191 Powley. Elisabeth. (2005) Rwanda: Women Hold Up Half the Parliament. In: Ballington, Julie and Karam, Azza. ( eds.). ( 2005) Women in Parliament: Beyond Numbers. Stockholm: International IDEA. Faqe 154. 192 Ibid 193 Avega Agahozo. (1999) Survey on violence againt women in Rwanda. Kigali: Avega.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

155

Gjenocidi vërtet la pas deformime të paprecedenta në marrëdhëniet shoqërore tashmë ekzistuese dhe

përkeqësoi çekuilibrin gjinor dhe pabarazitë. Megjithatë, një nga efektet më të pazakonta të tij dhe të

luftës më pas ishte ndryshimi në rolet gjinore. Një pjesë e madhe e familjeve të Ruandës filloi të

drejtohej nga gratë, rreth 34 % 194 e tyre, duke i nxjerrë ato nga rolet tradicionale lidhur me marrjen e

vendimeve, menaxhimin e burimeve financiare e të tjera.

Pas gjenocidit shkatërrues të vitit 1994, pati një nevojë të madhe për të mobilizuar dhe për të ndihmuar

popullsinë në rindërtimin e jetës dhe të vendit në tërësi. Qeveria e Unitetit Kombëtar e krijuar,

demonstroi vullnetin e saj të mirë ndaj grave dhe u dha atyre një rol udhëheqës në procesin e

rindërtimit, duke i emëruar ato në pozicione të ndryshme drejtuese, ekzekutivë, legjislative dhe

gjyqësorë të qeverisë.

Në këto pozita udhëheqëse, ato luajtën një rol kritik në mobilizimin e grave të tjera për të jetuar së

bashku dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për problemet e veta dhe ato të vendit të tyre.

Lufta e parë dhe e dytë e Kongos, përfshinë si shumë vende të tjera afrikane edhe Ruandën deri në

vitin 1999. Gjithësesi përpara luftës civile, gratë në parlament përbënin 18%, ndërkohë që gjatë 9

viteve të pas-genocidit deri në vitin 2003, përfaqësonin 25.7 % 195.

Revolucioni gjinor në Ruandë daton në zgjedhjet e vitit 2003 pas miratimit të Kushtetutës së Re të

pasluftës, pavarësisht se që në vitin 1996, gratë parlamentare kishin formuar Forumin Shumëpartiak

dhe Shumëetnik të Grave Parlamentare (FFRP). FFRP-ja ishte një strukturë që u njoh zyrtarisht nga

parlamenti dhe këtu bëjnë pjesë si anëtare të gjithë gratë parlamentare të të dyja dhomave. Anëtaret e

FFRP punojnë së bashku përtej linjave partiake në çështje të një rëndësie të përbashkët për gratë.

Ekspertët e studimit të revolucionit gjinor në Ruandë, konkludojnë se rezultatet spektakolare për gratë

janë rezultat i një mekanizmi të veçantë të përdorur, të përbërë nga garanci kushtetuese, sistem kuotash

si dhe struktura të reja zgjedhore (Powley 2005, 154).

Në vitin 2000, afër fundit të periudhës kalimtare të pas gjenocidit, Ruanda ndërmori hartimin e një

kushtetute të re dhe themeloi një Komision Kushtetues me 12 anëtarë, tre prej të cilëve ishin gra. Që në

preambulën e saj, Kushtetuta dëshmoi qartë vullnetin e qeverisjes për të arritur barazinë gjinore, duke

194 Izabiliza, Jeanne. ( 2005) “ The Role of Women in Reconstruction: Experience of Rëanda”. Paper presented at Consultation on Empowering women in the Great Lakes Region: Violence, Peace and Women’s Leadership, Addis Ababa, Ethiopia, 30 May – 1 June. I disponueshëm: http://www.unesco.org/neë/fileadmin/MULTIMEDIA/HQ/SHS/pdf/Role-Women-Rwanda.pdf. Parë më 12 Janar 2014 195 Powley. Elisabeth. (2005) Rwanda: Women Hold Up Half the Parliament. In: Ballington, Julie and Karam, Azza. ( eds.). ( 2005) Women in Parliament: Beyond Numbers. Stockholm: International IDEA. Faqe 154.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

156

cituar së bashku me instrumente të ndryshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe konventat në të

cilat Ruanda është nënshkruese, edhe refererenca specifike të Konventës së vitit 1979 mbi “Eliminimin

e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW)”. Në preambul gjithashtu theksohet

shprehimisht angazhimi për “sigurimin e të drejtave të barabarta mes popullsisë ruandeze dhe ndërmjet

burrave dhe grave, pa cenuar parimet e barazisë gjinore dhe të plotësueshmërisë në zhvillimin

kombëtar". Ky vullnet shfaqet më fort në nenet pasuese të Kushtetutës të cilat përcaktojnë kuotën

gjinore, duke e bërë atë një detyrim kushtetues, pra të shkallës së veçantë të rëndësisë.“Shteti i

Ruandës zotohet se grave do tu jepen të paktën 30% të posteve në organet vendimmarrëse

"(Constitution of the Republic of Rwanda, Article 9 (4));

“Të 80 anëtarët e Dhomës së Deputetëve zgjidhen si vijon: 53 anëtarë të zgjedhur me votim të

drejtpërdrejtë universal përmes një votimi të fshehtë duke përdorur listat e mbyllura të përfaqësimit

proporcional, nga të cilat të paktën 30% duhet të jenë vende të rezervuara për gratë; 24 gra (2 të

zgjedhura nga çdo krahinë dhe nga qyteti i Kigalit nga një kolegj zgjedhor me votim vetëm nga lista e

grave ; 2 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar të Rinisë; dhe 1 anëtar i zgjedhur nga Federata e

Shoqatave të aftësi të kufizuara "(Constitution of the Republic of Rwanda, Article 76). Pra dispozitat e

forta kushtetuese i garantojnë grave 24 vende të rezervuara vetëm për to si dhe 30% të listës së 53

deputetëve nga lista proporcionale. Sigurisht nuk përjashtohet mundësia që edhe tre vendet e tjera të

rezervuara për të rinjtë apo personat me aftësi të kufizuar të zihen nga gratë apo vajzat duke ia lënë

këtë kompetencë organizatave përkatëse të tyre.

Më tutje Kodi Zgjedhor detajon mënyrën e zgjedhjes së grave në vendet e rezervuara si më poshtë:

Zgjedhja e 24 grave deputetëve nga të gjithë krahinat e vendit do të bëhet në këtë mënyrë: "Njëzet e

katër (24) deputetët gra do të zgjidhen nga organet e caktuara në përputhje me njësitë administrative

kombëtare. Një Urdhër Presidencial përcakton njësitë kombëtare administrative dhe numrin e grave

deputetëve për t'u zgjedhur në çdo njësi. Në çdo njësi zgjedhore administrative, ku do të kryhen

zgjedhjet, kandidatet që marrin më shumë vota do të konsiderohen si të zgjedhur” (Organic Law no.

03/2010/OL of 18/06/2010 repealing Organic Law no. 17/2003 of 07/7/2003, Article 109). Ndërkohë

nuk ka asnjë dispozitë ligjore që të përcaktojë rregullat e renditjes apo sanksione për moszbatim të

kuotës gjinore.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

157

Kushtetuta kufizon partinë në pushtet me një maksimum prej 50% të vendeve të kabinetit. Pjesa tjetër

e vendeve i ndahet proporcionalisht partive të tjera të përfaqësuara në Parlament. Ministrat ndalohen të

shërbejnë njëkohësisht në legjislativ.

Sigurisht instalimi i një mekanizmi të tillë kuotash që në Kushtetutë, nuk kaloi lehtësisht frontin e

kundërshtarëve të tyre, duke përdorur tezën e shkeljes së barazisë mes gjinive. Gjithësesi vullneti

politik i qeverisë ishtë shumë më i fortë se fronti i kundërshtarëve në këtë betejë. Aloisea Inyumba, ish

Ministrja për Barazi Gjinore dhe Promovimin e Familjes, në betejën e saj të madhe për kuotën i është

përgjigjur zërave kundërshtarë me argumentin se: “…në këtë pikë të zhvillimit të Ruandës mekanizmat

e reja zgjedhore janë të nevojshme për të kompensuar përjashtimin historik të grave: "Nëse ju keni një

fëmijë i cili ka qenë i kequshqyer, ju nuk mund ta krahasoni atë me fëmijët tuaj të tjerë. Ju duhet t’i

jepni atij një ushqim special (Powley, 2005: 161).

Që nga genocidi, u futën gjithashtu disa struktura të reja zgjedhore, për të rritur numrin e grave në

zyrat e zgjedhura. Nga fundi i periudhës së tranzicionit, Ruanda eksperimentoi me përfaqësimin e

grave në Parlament. Dy gra u zgjodhën në legjislaturën njëdhomëshe në atë kohë, në bazë të

përfaqësimit përshkrues, ( mandat për të vepruar në emër të shqetësimeve të grave). Këto dy gra nuk

erdhën nga partitë politike, por nga një sistem paralel i këshillave të grave në bazë, që funksiononte në

në të gjithë vendin.

Menjëherë pas genocidit, ndërsa shoqëria dhe qeveria ishin në rrëmujë, OJQ-të e grave lëvizën për të

mbushur këtë boshllëk, duke ofruar një shumëllojshmëri të shërbimeve shumë të nevojshme për

popullatën e traumatizuar. Gratë u mblodhën së bashku në një bazë shumë-etnike të rikonstituimit të

organizatës ombrellë “Pro-Grave”, e cila kishte qenë themeluar në vitin 1992.

Rasti i Ruandës na tregon se një sistem i fortë kuotash ligjore kushtetuese dhe vendesh të rezervuara i

alternuar me sistemin proporcional zgjedhor është çelësi i suksesit të sfidës së përfaqësimit të grave në

parlament, përtej çdo parashikimi dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Ky rast jep shembullin e

impaktit pozitiv të hartimit të politikave të ndjeshme gjinore dhe mekanizmave të reja zgjedhore dhe

që fare mirë mund të jetë modeli për shumë vende të tjera të botës. Nuk duhet harruar fakti se Ruanda

është ende vendi më pak demokratik se shumica e vendeve të botës, ku dominon një parti e vetme

politike, vend i pazhvilluar gati në fund të klasifikimit botëror lidhur me varfërinë, ku gratë janë në

pozitë më të pafavorshme se burrat në lidhje me arsimin, të drejtat ligjore, shëndetësore dhe qasje te

burimet financiare.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

158

X. DY RRUGËT KRYESORE DREJT BALANCËS GJINORE

Shembujt e analizuar më sipër, paraqitën modele të ndryshme të implementimit të sistemit elektoral

dhe atij të kuotave gjinore, duke projektuar afate të ndryshme kohore të nevojëshme për marrjen e

impaktit të ndikimit të tyre në balancën gjinore.

Studiuesit e kuotave gjinore kanë dalluar dy rrugë kryesore të ndikimit të tyre; respektivisht; rrugën në

rritje dhe rrugën e të shpejtë (Dahlerup and Freidenvall, 2005). Më sipër u analizau Suedia, vend i cili

vërtet ka kryesuar listën botërore të vendeve me përfaqësim të lartë gjinor në parlament. Nga analiza

rezultoi se beteja për të arritur këtë status ishte e gjatë, 60 vite për të kaluar pragun e 20% dhe 70 vite

për të kaluar pragun e 30% (shih rastin studimor të Suedisë). Nëpërmjet këtij kalvari të gjatë kohor

kanë kaluar edhe vendet e tjera nordike si, Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia, ndërkohë që

rasti i Ruandës na paraqet modelin e sfidimit të Suedisë me një diferencë të konsiderueshme

përfaqësimi në një hark kohor shumë të shkurtër, vetëm tre vjet.

Këto dy shtete që në fakt përfaqësojnë dy rrugët e ndryshme të ndikimit të kuotave gjinore në arritjen e

balancës gjinore, përfaqësojnë njëherësh edhe dy shtete me sisteme të ndryshme kuotash. Suedia është

atdheu i kuotave të forta politike ndërsa Ruanda është atdheu i kuotave të forta ligjore (shih rastet

studimore përkatëse).

Fare thjesht konkludohet se kuotat politike janë garanci vetëm për rrugën në rritje të balancës gjinore,

ndërsa kuotat ligjore janë garanci për rrugën e shpejtë të balancës gjinore.

Rruga rritëse dhe rruga e shpejtë përfaqësojnë, jo vetëm dy llogari të ndryshme të shpejtësisë për

arritjen e balancës gjinore, por njëkohësisht materializojnë edhe dy lloje te ndryshme te politikës se

barazisë, ku rruga e shpejtë promovon barazinë formale e cila bazohet ne parimin e barazisë gjinore, si

mundësi të barabarta, ndërsa rruga rritëse promovon barazinë e përmbajtje, e cila bazohet në parimin

e barazisë gjinore si barazi e rezultateve. Kështu rruga e shpejtë e Ruandës në kushtet kur gratë janë në

pozita shumë më të pafavorëshme arsimimi dhe aksesi në burimet financiare se burrat, por më të

përfaqësuara në nivel parlamentar është model i mirëfilltë i barazisë formale, në kuptimin e dhënies së

mundësive për gjininë e nënpërfaqësuar. Ndryshe paraqitet ky element në rastin Suedez, ku niveli i

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

159

arsimimit dhe i aksesit ndaj burimeve financiare dhe strukturave politike nga gratë është shumë i lartë

dhe balanca gjinore këtu paraqitet si barazi rezultatesh.

Dy rrugët përbëjnë njëherësh edhe një dallim analitik midis dy llojeve të situatave, bazuar në probleme

të ndryshme identifikimi në lidhje me diagnozën e nën-përfaqësimit të grave, qëllime të ndryshme në

drejtim të përfaqësimit të tyre dhe si pasojë, strategji të ndryshme politike për ndryshim. Të dy modelet

janë gjithashtu të bazuara në perceptime të ndryshme të zhvillimit historik.

Sipas rrugës rritëse, problemi i nënpërfaqësimit të grave është zgjidhur ngadalë me arritjen e

mundësive të barabarta nga gratë për edukim, eksperiencë dhe para. Ndërkohë që sipas rrugës së

shpejtë, ky problem është zgjidhur pa pretenduar që gratë të arrijnë vetë këto asete, por duke marrë

rezutatin me anë të mekanizmave të tjerë duke kompensuar kështu vonesën e shkaktuar nga

mekanizmat pengues të tyre për të qënë të barabarta me burrat.

Për shumë vite modelet skandinave të balancës gjinore kanë qënë modelet inspiruese të idhëtarëve të

barazisë gjinore, sigurisht ndikuar nga përqindja e lartë e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes

politike.

Analiza e sistemit të këtyre vendeve tregon se rezultatet këtu kanë dashur ekzistencën e disa

parakushteve si forca e partive social-demokrate dhe zhvillimi i një shteti social të zgjeruar, hyrja e

grave në një numër të madh në tregun e punës në vitet 1960, bumi arsimor i viteve 1960, sistemi

zgjedhor proporcional, qasjet aktive nga organizatat e grave për të rritur nivelin e përfaqësimit të tyre

në politikë e të tjera.

Komuniteti kërkimor ndërkombëtar i ka kushtuar vëmendje të konsiderueshme rezultateve të

hulumtimit nordik. Shkalla jashtëzakonisht e lartë e përfaqësimit të grave në rajon që nga viti 1970,

sipas standardeve ndërkombëtare, jo 100% i është atribuar futjes së kuotave. Rregullat e mirëfillta të

kuotave nuk u futën derisa gratë fituan rreth 25% të vendeve në parlament (Dahlerup, 2003).

Gratë politikane pastaj përdorën këtë fuqi të re për të konsoliduar pozitën e grave në përgjithësi, duke

punuar për futjen e kuotave në partitë e tyre përkatëse politike. Natyrëshëm lind pyetja; A është më

Suedia dhe vendet nordike shembulli frymëzues për tu ndjekur nga vendet e tjera me përfaqësim të ulët

gjinor në parlament ? A mund të presin kaq gjatë gratë e këtyre vendeve dhe shoqëria në tërësi për të

arritur përfaqësimine barabartë gjinor në betejën e ashpër të dominimit të burrave dhe të dhe sigurimit

të parakushteve të rëndësishme si aksesi në burimet financiare apo suportet politike ?

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

160

Mendoj se përgjigjia është negative, pasi shoqëritë prej kohësh kanë vuajtur disbalancën dhe

diskriminimin gjinor, me pasoja si për gratë ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Përvoja skandinave nuk

mund të konsiderohet si një model për shekullin 21, sepse u deshën 80 vjet për të arritur kaq larg. Sot,

gratë e botës dhe shoqëritë në përgjithësi që kanë në bazë të funksionimit të tyre parimet demokratike,

nuk mund të presin kaq gjatë. Kuotat ligjore të Ruandës janë modeli i kapërcimit të pengesave dhe

pabarazisë historike ndaj grave.

XI. PËRFAQËSIMI GJINOR NË PUSHTETIN EKZEKUTIV DHE VARËSIA E KËTIJ

TREGUESI NGA LLOJI I SISTEMEVE ZGJEDHORE: VËSHTRIM I KRAHASUAR.

- XI/1- Analizë krahasuese në kuadër të BE

Pushteti ekzektiv është një nga shtyllat e rëndësishme të vendimmarrjes politike, ku të njëjtat arsye që

diktojnë balancën gjinore në legjislativ, e bëjnë të domosdoshme atë edhe në pushtetin ekzekutiv.

Çështja që shtrohet për analizë në kuadër të pushtetit ekzekutiv dhe të lidhjes së tij me hipotezat dhe

pyetjet e shtruara për përgjigje në këtë punim, është varësia e përfaqësimit të grave në pushtetin

ekzekutiv nga sistemet zgjedhore dhe nga sistemet e kuotave gjinore.

Nga analiza krahasuese e përfaqësimit të grave në pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv në rang

europian, konkludohet se ka një ritmikë gati të barabartë të këtij treguesi në të dy llojet e pushteteve.

Kështu përfaqësimi i grave në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian në pushtetin ekzekutiv në

vitin 2004 ishte 21%, ndërsa në fund të vitit 2013 ishte 27%.196. Ndërkohë pothuajse në të njëjtat shifra

paraqitet edhe përfaqësimi i grave në parlament në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian për të

njëjtën periudhë kohë. Mesatarja e grave në parlament në vendet e BE për vitin 2003 ishte 22%, pra

vetëm 1% më shumë se në pushtetin ekzekutiv, ndërsa në vitin 2013 ishte në të njëjtën shifër me atë në

pushtetin ekzekutiv, pra 27%.197

196European Commision. ( 2014) Report on Progress on equality between women and men in 2013. Brussels: European Commision Faqe 31. 197 Ibid. Faqe. 32.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

161

198 Grafiku Nr 4: Përfaqësimi i grave në pushtetin ekzekutiv në në BE -27 2013 dhe 2004-2013

Grafiku tregon se trendi i përfaqësimit të grave në parlament është i njëjtë me atë të përfaqësimit të

tyre në qeveri, edhe në nivel individual shtetesh. Kështu në pesë shtetet anëtare të BE ; Suedi, Francë,

Finlandë, Danimarkë dhe Austri, qeveritë përfshijnë së paku 40% gra. Në katër shtetet e tjera, Bullgari,

Belgjikë, Holandë dhe Gjermani përqindja i përafrohet 40% . Ky është edhe trendi i përfaqësimit të

grave në parlamentet kombëtare të këtyre vendeve (shih përfaqësimi i grave në pushtetin legjislativ më

sipër).

Ndërkohë në gjashtë qeveri të BE-së; Greqi, Sllovaki, Lituani, Republika Çeke, Estonia dhe Qipro, më

pak se një në dhjetë ministra është grua, trend i njëtë ky edhe i përfaqësimit të grave në parlamentet

respektive të këtyre vendeve. Duke marrë për bazë standardet e rritjes së këtij treguesi në dekadën e

fundit, ekspertët e çështjeve gjinore kanë llogaritur vitin 2036 si vitin e balancës gjinore të direktivës

europiane prej 40%, në pushtetin ekzekutiv (shih grafikun më sipër).

198 European Commision. ( 2014) Report on Progress on equality between women and men in 2013. Brussels: European Commision. Faqe 31.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

162

Nga kjo analizë natyrëshëm dalim në konkluzionin se përfaqësimi i grave në pushtetin ekzekutiv, varet

dhe është në përpjestim të drejtë me atë në pushtetin legjislativ. Duke qënë se përfaqësimi në pushtetin

legjislativ varej nga lloji i sistemit zgjedhor dhe nga kombinimi i tyre me sistemin e kuotave ligjore

legjislative, logjikisht konkludojmë se edhe përfaqësimi i grave në ekzekutiv varet në të njëjtin kah nga

lloji i sistemit zgjedhor dhe kombinimi i tij më sistemin e kuotave gjinore.

Situata paraqitet më optimiste në përbërjen e Komisionit Europian. Në vitin 2014 gratë arritën të zenë

33% të vendeve të këtij komisioni ( shih grafikun më poshtë), duke e kaluar kështu me 5%

përfaqësimin e mesatares së vendeve të BE. Kjo tregon se komisioni nga ana e tij është duke

udhëhequr sfidën e arritjes së objektivit të 40%.

199Grafiku Nr 5. Përfaqësimi i grave në Komisionin Europian gjatë 25 viteve të fundit

Ndërkohë brenda kabineteve qeveritare evidentohet që ka një steriotipizim të protofoleve ministrore,

që shfaqet me posedimin e protofoleve të funksioneve themelore nga burrat dhe të atyre socio –

kulturore nga gratë.

200

Ndër ministrat e lartë qeveritarë nga gjithë BE , burrat kanë më shumë gjasa të kenë përgjegjësi për

funksionet themelore të tilla si punët e jashtme dhe të brendshme, mbrojtjen dhe drejtësinë (42% e

199 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe

19. 200 Ibid. Faqe 21.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

163

ministrave burra kanë portofolet e këtij lloji në krahasim me 26% të ministrave gra ). Gratë kanë më

shumë gjasa të ndajnë portofolet socio-kulturore, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin dhe çështjet

sociale (43% krahasuar me 20% të burrave ). Burrat kanë gjithashtu pak më shumë probabilitet të

kenë portofolet e akorduara me funksione ekonomike (26% për burrat kundrejt , 20% portofole të

poseduara nga gratë ), ndërkohë që ka pak dallim për funksionet e infrastrukturës (12% për burrat

kundrejt 11% për gratë).

- XI/2 - Analizë krahasuese në rang botëror

Vendet e analizuara më sipër, janë vende me traditë të kuotës gjinore të shtrirë në periudha relativisht

të gjata kohore, pavarësisht nëse kuota ka qënë legjislative apo politike. Një trend i tillë nuk ruhet në

vendet ku kuota gjinore është futur në mënyrë të sforcuar në formën e asaj ligjore. Ky është rasti i

Ruandës për shembull që nga vendi i parë në botë në përfaqësimin e grave në legjislativ, në vendin e

13 në botë në lidhje me përfaqësimin e tyre në pushtetin ekzekutiv ( shih tabelën ) .

201Tabela Nr 21. Përqindja e grave në pozicione ministrore në rang botëror

Renditja

botërore

Vendi Përqindja e

grave ministre

Nr i grave

ministre

Nr i ministrave

në total

1 Nikaragua 57.1 8 14

2 Suedia 56.5 13 23

3 Finlanda 50.0 9 18

4 Franca 48.6 18 37

5 Norvegjia 47.1 8 17

6 Hollanda 46.7 7 15

201 Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponueshëm: http://www.ipu.org/pdf/publications/wmnmap14_en.pdf. Parë më 23 Shtator 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

164

7 Danimarka 45.5 10 22

10 Belgjika 41.7 5 12

13 Ruanda 39.3 11 28

20 Gjermania 33.3 5 15

26 Spanja 30.8 4 13

27 Shqipëria 30.0 6 20

40 Kroacia 20.0 4 20

47 Sllovenia 18.2 2 11

50 Mali i Zi 16.7 3 18

54 Mbretëria e Bashkuar 15.6 5 32

74 Serbia 9.1 2 22

76 Ish Republika

Jugosllave e

Maqedonisë

8.7 2 23

97 Bosnja dhe

Herzegovina

0.0 0 10

Tabela më sipër tregon se në vendet ku përpjekja e kuotës gjinore ligjore ka qënë e vështirë dhe ku

mungon kuota gjinore politike, edhe në pozicionet e tjera të vendimmarrjes veç asaj legjislative, si

vendimmarrja në pushtetin ekzekutiv, sfida është e ashpër. Situata paraqitet në nivele kritike në vendet

ish komuniste dhe sidomos ato të Ballkanit Perëndimor. Kështu Sllovenia dhe Mali i Zi janë në nivelin

e nën 20%, ndërkohë që Sllovenia ka mbi 30 % gra në parlament, ndërsa Mali i Zi ka një shifër më të

ulët në parlament se në qeveri, vetëm 14.8% kundrejt 16.7%. Gratë në qeverinë e Serbisë dhe

Maqedonisë paraqiten në shifra shumë të ulëta, nën 10%, në Kosovë nga 32.5% gra në parlament

gjenden vetëm 5.6% gra në qeveri202 , ndërkohë që situata është përtej çdo parashikimi në Bosnjë dhe

202Të dhënat për Kosovën janë marë nga : Färnsveden, Ulf., Qosaj - Mustafa , Ariana dhe Farnsworth, Nicole. ( 2014). Profili Gjinor i Vendit: Analizë e dallimeve gjinorenë të

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

165

Herzegovinë, ku megjithëse parlamenti ka 21,4% gra, në qeveri nuk ka asnjë grua. Në trend tërësisht të

kundërt paraqitet situata në Shqipëri, ku përfaqësimi i grave në qeveri me 30% sfidon atë në parlament

me 20%.203

Analiza e treguesëve me sipër tregon se pavarsisht konkluzionit të përgjithëshëm të varësisë lineare të

nivelit të përfaqësimit të grave në qeveri nga i njëjti tregues në parlament në vendet me traditë gjinore,

situata paraqitet kaotike në vendet ku tradita gjinore është e re dhe e brishtë, duke paraqitur kështu

nevojën e ngritjes së mekanizmave të tjerë mbështetës dhe njëkohësisht të masave të posaçme për të

korrigjuar situatën.

XII. GRATË NË ADMINISTRATËN PUBLIKE

- XII/1 - Rëndësia e përfaqësimit të grave në vendimmarrjen e administratës

publike

Pavarësisht se në një vlerësim sipërfaqësor, pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv, perceptohen si maja të

pushtetit nga ku buron edhe hirearkia e vendimmarrjes, një rëndësi tejet të madhe dhe praktike ka

vendimmarrja në administratën publike.

Gjinia është një konsideratë e rëndësishme në zhvillimin e qëndrueshëm për drejtësi sociale dhe të

administratës publike në vetvete.

Diskriminimi gjinor në administratën publike, shton pabarazitë ekonomike, politike, sociale dhe gratë

përballen në mënyrë disproporcionale me zhvillimin, ofrimin e shërbimeve, dhe shpërndarjen e

burimeve. Në një botë ku burimet pakësohen, ku rritet diferenca ndërmjet të pasurve dhe të varfërve,

shtimi i pabarazive gjinore, ka një ndikim negativ të drejtpërdrejtë mbi mjedisin dhe njerëzit.

Pjesëmarrja e grave si partnere në vendimmarrjet administrative është e lidhur ngushtë me zhvillimin e

qëndrueshëm dhe të harmonizuar të shoqërisë, për të përmirësuar drejtësinë sociale dhe mjedisore.

Kjo vendimmarrje është shumë më afër nevojave konkrete të individit, duke qënë se shpesh ka në

fokusin e veprimtarisë së saj, pikërisht përditshmërinë e tij. Parë në këtë këndvështrim përfaqësimi i

grave në këtë komponent të vendimmarrjes është tejet i rëndësishëm, pasi i shërben në mënyrë të

drejtpërdrejtë interesave të gjysmës së popullsisë si dhe kontriubon në harmonizimin e interesave edhe

gjitha nivelet në Kosovë.Stocholm: Orgut. Faqe 38.

203 Për të gjitha shifrat e përfaqësimit gjinor në parlament, lutem referohu tek rastet përkatëse në këtë punim më sipër.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

166

të gjysmës tjetër. Ekspertët e studimit të vendimmarrjes në administratën publike kanë konkluduar se

përfaqësimi i grave në organet vendimmarrëse, ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrjen në favor të

grave.

“Gratë që kanë më shumë kolege gra dhe punojnë në institucione që kanë interes në çështjet e grave,

janë të predispozuara të punojnë për programet që janë të rëndësishme për gratë, ndërsa gratë që

kanë pak kolege gra dhe punojnë në institucione që nuk kanë interes në çështjet e grave, tentojnë të

marrin vendime që pajtohen më shumë me interesat e kolegëve të tyre burra” ( Maria J. D’Agostino &

Helisse Levine, 2011: 9). Nga ky konkluzion i studiuesëve të mësipërm buron rëndësia tepër e madhe e

përfaqësimit të grave në organet drejtuese të administratës publike, si domosdoshmëri për

vendimmarrje në interes të dyanëshëm të grave dhe burrave.

Përpos kësaj arsyeje themelore që ka të bëjë me gjithëpërfshirjen e interesave të të dy gjinive, ekspertët

kanë konkluduar se është tejet e rëndësishme pjesëmarrja e grave në organet drejtuese të administratës

publike, referuar edhe plotësisë dhe performancës në të gjithë komponentët e vendimmarrjes. Kjo sipas

tyre për shkak se biologjikisht gratë dhe burrat përfaqësojnë cilësi të ndryshme.

“Hulumtimet neurologjike dhe psikologjike tregojn se burrat dhe gratë (mesatarisht) kanë aftësi të

ndryshme. Gratë janë më shumë të ndjeshme se sa burrat” (Baron-Cohen, 2003; Eisenberg & Lennon,

1983: 100 - 131), ndërsa këta të fundit, janë më sistematike (Baron-Cohen, S., Richler,J., Bisarya, D.,

Gurunathan, N., & Wheelwright, S. {2003): 361-374; Leahey & Guo, 2001). Parë në këtë kontekst një

vendimmarrje në shërbim të njerzve kërkon njëherësh, ndjeshmërinë e grave dhe sistematikën e

burrave për të qënë sa më e plotë.

Po ashtu autorë të tjerë kanë konkluduar se gratë performojnë më mirë se burrat në aspektin

organizativ dhe të sjelljes me qytetarët (Farrell & Finkelstein, 2007), e shfaqur kjo si "sjellje

individuale diskretive e tyre”, që nuk njihet drejtpërdrejt ose në mënyrë të posaçme nga sistemi formal

i shpërblimit , dhe që “në total nxit funksionimin efektiv të organizatës "(Organ, 1988;4). Edhe në qoftë

se burrat performojnë më mirë individualisht, ata kontribuojnë më pak në performancën kolektive që

është një domosdoshmëri ekzistenciale e administratës publike.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

167

- XII/2 - Administratat publike kombëtare të vendeve të BE dhe përfaqësimi i grave

Ndërsa përfaqësimi i grave në organet vendimmarrëse të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, mbetet

ende një sfidë shumëdimensionale, ky tregues paraqitet në shifra shumë më optimiste në koeficientin e

mesatares së tij, në adinistratën publike, megjithëse vetëm në atë të nivelit të dytë dhe jo në nivelin e

parë. Përfaqësimi i grave në nivelin e parë të vendimmarrjes mbetet në shifra të krahasueshme në

mesataren e tij, me atë në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

204Grafiku Nr 6. Përfaqësimi i grave në dy nivelet më të larta (jo-politike) në administratat publike

kombëtare, BE-27 2012 dhe 2003 - 2012

204 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 35.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

168

Siç shihet nga grafiku më sipër, në mesataren e të gjithë vendeve të BE-së, të dy nivelet e larta të

administratës shtetërore, që përbëhen nga ministritë kombëtare dhe departamentet e tjera qeveritare

grate zenë 36% kundrejt 64% që zenë burrat, duke mbartur një përmirësim gradual prej 0.5 pikë

përqindjeje në vit që nga viti 2007, kur gratë përbënin pikërisht një të tretën e nëpunësve të lartë civilë.

Megjithatë, shifra e përgjithshme fsheh një ndryshim në përqindjen e grave dhe burrave në nivelin e

parë dhe të dytë të hierarkisë. Siç tregon grafiku, në vitin 2012, gratë përbënin 37% të niveleve të dyta

të zyrtarëve, por vetëm 29% të nivelit të lartë. Vërehet gjithësesi një rënie e lehtë e kurbës së

përfaqësimit të grave në vitin 2012 krahasuar me vitin 2011, por që lidhet me shkurtimet e bera gjatë

këtij viti në sektorin publik.

Ndërkohë, ka shumë vende të Bashkimit Europian ku shifrat janë shumë optimiste, duke kaluar në disa

raste edhe 50%.

Siç shihet në nivel vendi, ka tashmë 11 shtete anëtare të BE-së që kanë balancën gjinore në organet

vendimmarrëse të administratës publike, të paktën 40% të secilës gjini, në të dy nivelet e larta të

administratave të tyre si; Estonia, Suedia, Greqia, Lituania, Finlanda dhe Polonia. Gratë mbajnë më

shumë se gjysmën , por më pak se 60% të pozicioneve të larta të niveleve të para dhe të dyta të

kombinuara në 4 vende; në Sllovaki (57%), Slloveni (53%), Letoni (53%), Bullgari dhe Rumani

(52%). Nga ana tjetër, gratë mbeten dukshëm të nën-përfaqësuara në dy nivelet e larta të hierarkisë në

Belgjikë (11%), Luksemburg (13%) dhe Gjermani (17%).

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

169

Nga një krahasim i thjeshtë i rezultateve të mësipërme me përfaqësimin e grave në parlament në vendet

respektive, tregon se nuk ka një lidhje proporcionale të drejtë mes varësisë së përfaqësimit të grave në

parlament dhe atyre në administratën publike. Përkundrazi shpesh evidentohet proporcioni i zhdrejtë i

kësaj varësie. Vendet me përfaqësim më të ulët në parlament si për shembull, Sllovenia me vetëm pak

më shumë se 30% gra në parlament, ka 53% gra në organet vendimmarrëse të administratës, pra gati 2

herë më shumë. Situatë tejet e kundërt paraqitet në Belgjikë dhe Gjermani, ku përfaqësimi i grave në

parlament është në nivele relativisht të larta, respektivisht me 41.7% dhe 36.5% , ndërkohë që ky

tregues në organet e administratës është në nivele shumë kritike, 4 herë më i vogël në Belgjikë dhe 2

herë më i vogël në Gjermani.205

Nëse analizohen të dhënat e dy niveleve të administratës publike ashtu si në rastin e mesatares së

vendeve të Bashkimit Europian, po ashtu edhe në rastin e analizës së treguesëve individuale, përqindja

e grave në nivelin e parë të administratës, është më e ulët se ajo në nivelin e dytë në të gjitha vendet

përveç Gjermanisë (niveli i parë 21% ndaj nivelit të dytë 16% ) dhe Spanjës, ku ka pak ndryshim (33%

kundrejt 32 %). Në të vërtetë, vetëm tre shtetet anëtare të BE-së kanë të paktën 40% gra në nivelin e

parë, (Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria), ndërsa në shumicën e shteteve anëtare të BE-së, burrat

mbajnë të paktën tre të katërtat e pozicioneve më të larta

Në nivelin e dytë, dhjetë shtetet anëtare kanë arritur balancën gjinore me të paktën 40% të secilës gjini.

Ka dy vende ku në nivelin e dytë, burrat janë të nënpërfaqësuar; në Letoni burrat përbëjnë 39% të kësaj

kategorie ndaj 61% të grave, ndërkohë që treguesit paraqiten me një diferencë shumë të madhe në

Sllovaki, respektivisht 14% burra dhe 86% gra. Ndërsa, në kahun tjetër të të kundërt ekzistojnë tre

shtete anëtare në të cilat gratë ende përbëjnë më pak se një në pesë pozicione në nivelin e dytë të

administratës si : Belgjikë, Luksemburg dhe Gjermania. Disbalancat e mëdha në përfaqësimin e grave

në organet vendimmarrëse të administratës publike sidomos në shtetet e Europës Perëndimore me

traditë në përfaqësimin e grave në parlament, kanë bërë që në disa prej tyre, si Franca dhe Belgjika të

marrën kohët e fundit masa legjislative për të adresuar çekuilibrin gjinor në administratën publike

ashtu siç ka bërë Franca në fakt.

Në vitin 2012, Franca futi kuotën gjinore në ligjin për shërbimin civil, duke filluar me 20% deri në

vitin 2015, me 30% nga 2015 -2017 për të shkuar me 40% nga viti 2018 e tutje. 206

205 Lidhur me nivelet e përfaqësimit në parlament , lutem referimi tek rastet studimore përkatëse , më lart në këtë punim. 206France.Parliament. ( 2012) Law No. 2012-347. I disponueshëm : http://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000025489865. Parë më: 30 Janar 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

170

Belgjika ka sanksionuar dispozita të posaçme për administratën publike me anë të një dekreti

mbretëror të posaçëm që në vitin 1990, duke sanksionuar skema për mundësi të barabarta gjinore në të

gjitha nivelet e punësimit dhe në të gjithë sektorët e shërbimit civil. 207

Sistemi i kuotë gjinore është futur në legjislacionin e brendëshëm edhe në vendet e Ballkanit, bile më

herët se vendet e Europës Perëndimore të cituara më sipër. Shqipëria dhe Sërbia parashikojnë në

legjislacionin e tyre respektiv për barazinë gjinore, kuotën prej 30% në të gjitha organet

vendimmarrëse, përfshi këtu edhe administratën publike, Kroacia dhe Bosnjë -Hezegovina kërkojnë në

legjislacionin e tyre gjinor, minimalisht 40% nga secila gjini në organet vendimmarrëse përfshirë ato të

administratës publike.208

Sipas Indeksit Botëror të Grave si Udhëheqëse të Sektorit të vitit 2012, në ekonomitë e mëdha të G20,

gratë përbëjnë rreth 48% të fuqisë punëtore të përgjithshme të sektorit publik, por ndërkohë

përfaqësojnë më pak se 20% në organet vendimmarrëse të tij. 209

Vendin e parë në botë afër përfaqësimit ideal gjinor në organet vendimmarrëse të administratës

publike e mban Kanadaja me 45 % e ndjekur nga Australia me 37%, ndërkohë që në vendet e fundit

renditet ekonomia e tretë më e fuqishme në botë Japonia me 2.5% dhe Arabia Saudite me 0%. 210

Të njëjtin trend përfaqësimi rezulton të ketë edhe Shqipëria dhe Kosova. Në Shqipëri ka një pjesmarrje

të lartë të grave në nivel specialisti në masën 64,9%; në nivel të mesëm drejtues kjo pjesëmarrje

paraqitet në masën 39.2% , ndërkohë që postet më të larta drejtuese vazhdojnë të predominohen nga

burrat të cilët mbajnë 75.7% të tyre krahasuar me 24.3% të mbajtura nga gratë. 211

Gratë në Kosovë përbëjnë 38% të punonjësve të administratës publike, por vetëm 9.5% të pozicionevë

të larta vendimmarrëse dhe 23.2% të pozicioneve të dyta në organet vendimmarrëse.212

207 UNDP. ( 2014). Gender Equality in Public Administration: Global Report. New York. Unitet Nation Development Programme. Faqe 34. 208 Referenca te rastet studimore respektive më sipër në këtë punim. 209 Dods. ( 2013) Worldwide Index of Women as Public Sector Leaders: Opening doors for women working in government. Report to the EY. New York.: EY. Faqe 14. I disponueshëm: http://www.ey.com/Publication/vwLUAssets/EY_Worldwide_Index_of_Women_as_Public_Sector_Leaders/$FILE/EY-Worlwide-Index-of-Women.pdf. Parë më 3 Shkurt 2015. 210 Ibid 211 Shqipëri. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. ( 2014) Raporti Kombëtar për Zbatimin e Platformës për Veprim Pekin + 20. Tiranë: MMSR. Faqe 45. 212Färnsveden, Ulf., Qosaj - Mustafa , Ariana dhe Farnsworth, Nicole. ( 2014). Profili Gjinor i Vendit: Analizë e dallimeve gjinore në të gjitha nivelet në Kosovë.Stocholm: Orgut. Faqe 19.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

171

- XII/3 - Balanca gjinore në administratën e Komisionit Evropian

Sfida gjinore më tepër se përpara qeverive individuale, është konsideruar prioritare nga Komisioni

Evropian. Strategjia gjithëpërfshirëse për mundësi të barabarta midis burrave dhe grave ishte

instrumenti që udhëhoqi betejën gjinore në administratën e këtij organizmi për periudhën 2010- 2014,

duke vendosur tregues konkretë objektivash. Objektivat përfundimtare afatmesme për përqindjen e

grave në pozita të larta, të mesme dhe të ulëta deri në vitin 2014 rezultojnë respektivisht 25%, 33% dhe

43% 213, me qëllimin drejt një ndryshimi të qëndrueshëm paraprirë nga nevoja e rritjes së përfaqësimit

të grave nga poshtë lart. Strategjia shoqëron treguesit objektivë të mësipërm me objektivat e rekrutimit

përkatës në pozicionet administrative.

Strategjia e vendosjes së objektivave “kuotë”, rezultoi e suksesëshme për Komisionin, duke iu afruar

realizimit të tyre që në vitin 2012.

214Tabela Nr 22. Përfaqësimi i grave në të tri nivelet e Komisionit Evropian

Por pavarësisht arritjes së objektivit të vendosur në strategjinë 4 vjeçare, treguesi i 25% në pozicionet e

larta drejtuese të Komisionit është ende larg minimumit prej 30% të përfaqësimit të grave në

vendimmarrje të vendosur nga Platforma për Veprim e Pekinit dhe akoma më larg objektivit prej 40%

të vendosur nga vetë Bashkimi Europian.

213 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 33. 214 Ibid

Përfaqësimi i grave në të tri nivelet e Komisionit Evropian

Komisioni Europian 1 Tetor 2012 Objektiv 2012 Objektiv 2014

Menaxhim i lartë 27.2% 24.8% 25%

Menaxhim i mesëm 28.7% 27.7% 30%

Niveli i ulët i menaxhimit 42.4% 42.7% 43%

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

172

Përfaqësimi i grave në nivelet e larta të vendimmarrjes në administratën publike pengohet nga

pothuajse të njëjtët faktorë që pengojnë këtë përfaqësim edhe në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv.

Barrierë e pakapërcyeshme vazhdon të mbetet tradita kulturore e steriotipizimit të pozicioneve të larta

drejtuese. Studiuesit kanë vërtetuar se ky steriotipizim ekziston edhe në nivel studiuesish dhe

shkencëtarësh, siç raporton studimi i Universitetit të Yalës i vitit 2012.

Hulumtuesit ngarkuan shkencëtarë në gjashtë universitete të shqyrtojnë aplikimet për pozicionin e një

“menaxheri laboratori”, me renditje rastësore emri burri ose gruaje me të dhëna të njëjta profesionale.

Gjetjet treguan se stafi i shkencëtarëve përzgjedhës burra dhe gra, përkrahte kandidatët burra si

kandidatët më kompetente që kishin më shumë gjasa për tu punësuar dhe merituar shtesë page. 215

Nga analiza krahasuese dhe empirike e treguesëve dhe rasteve të mësipërme, konkludohet qartë se nuk

ka një varësi të mirëpërcaktuar midis përfaqësimit të grave në parlament apo qeveri, llojit të sistemit

elektoral dhe përfaqësimit të grave në vendimmarrjen e administratës publike. Gjithësesi del qartë se

tradita e konsoliduar e përfaqësimit gjinor në legjislativ nuk është kusht për nivele të larta përfaqësimi

në vendimmarrjen administrative, përkundrazi këto dy tregues gjenden shpesh në raport të zhdrejtë si

rasti i Gjermanisë, Belgjikës, ndërkohë që po në raport të zhdrejtë paraqitet varësia e këtyre treguesëve

në situata të kundërta; ku niveli i ulët i përfaqësimit të grave në parlament shoqërohet me një nivel të

lartë të përfaqësimti të tyre në vendimmarrjen e administratës publike, siç është rasti i Shqipërisë.

Analizuar në këtë këndvështrim konkludohet se më shumë se lloji i traditës së konsoliduar dhe të gjatë

gjinore, në përfaqësimin e grave në vendimmarrjen administrative luan “kuota gjinore ligjore” e

vendosur për të gjitha organet vendimmarrëse, siç është rasti i shumicës së vendeve të Ballkanit dhe

më vonë Francës dhe Belgjikës. Megjithëse zakonisht zbatimi i tyre nuk shoqërohet me sanksione, i

shërben ndërgjegjësimit dhe detyrimit institucional dhe politik për ta zbatuar në mënyrë vullnetare. Në

këtë kuptim vendet me kuota ligjore apo “ vende të rezervuara” për gratë kanë gjasa më shumë të kenë

një nivel më të lartë të grave në vendimmarrjen administrative.

Legjislacioni është gjithashtu i rëndësishëm, për të krijuar mundësi të barabarta për punë, adresimin e

luftës ndaj diskriminimit gjinor, garancinë e lejës së lindjes si dhe sigurimin e mbrojtjeve të tjera të

grave forcë pune.

215 Dods. ( 2013) Worldwide Index of Women as Public Sector Leaders: Opening doors for women working in government. Report to the EY. New York.: EY. Faqe 21. I disponueshëm: http://www.ey.com/Publication/vwLUAssets/EY_-_Worldwide_Index_of_Women_as_Public_Sector_Leaders/$FILE/EY-Worlwide-Index-of-Women.pdf. Parë më 3 Shkurt 2015.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

173

Çfarë është më e rëndësishmja, legjislacioni dhe reformat politike, mund të ndihmojnë në marrjen

vendimeve më të mira meritokratike të rekrutimit në administratën publike, por kurrë legjislacioni i

vetëm nuk është i mjaftueshëm, pa u shoqëruar me krijimin e një sërë kushtesh sociale miqësore për

gratë dhe familjen, rritjen e edukimit dhe kapaciteteve profesionale të tyre si dhe zhdukjen e

steripotipizimit gjinor.

XIII. GRATË NË DEGËN GJYQËSORE TË QEVERISJES NË EUROPË

- XIII/1 – Teoritë kryesore mbi rolin e grave në gjyqësor

Ndërsa përfaqësimi i grave në parlament dhe qeveri është shndrruar siç u analizua më lart në një aksion

shumëvjeçar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, nuk ka pasur një lëvizje të njëjtë për arritjen e

barazisë gjinore në gjyqësor. Studiuesit e çështjeve të barazisë gjinore në gjyqësor evidentojnë dy teori

kryesore si mbizotëruese në mbështetje të rritjes të përfaqësimit të grave në këtë sektor. Sipas të parës,

gjykatëset gra janë të prirura të bëjnë gjykime më të favorshme për realizimin e barazisë shoqërore

gjinore dhe të mbështesin iniciativat e fuqizimit të grave (Mobekk, 2010: 102; Cheë, 2011: 341; Kim,

2009: 61-77). Sipas të dytës, barazia gjinore në gjyqësor është e rëndësishme, jo se gratë gjyqtare do

të marrin vendime të ndryshme nga burrat, por duke shkuar drejt barazisë gjinore rritet besimi i

publikut në institucionet gjyqësore të balancuara nga pikëpamja gjinore (Rackley, 2009; 11 -26;

Malleson, 2003:1-24; O’Connor and Azzarelli, 2011: 3-9; Boyd, Epstein and Martin, 2010: 389-411.)

E megjithatë pavarësisht mungesës së masave të posaçme dhe specifike në këtë sektor, gratë rezultojnë

të jenë më të përfaqësuara se në atë parlamentar. Kështu gratë përfaqësonin 27% të gjyqtarëve në

mbarë botën në vitin 2011 ndërkohë që përfaqësonin vetëm 20,2 % të ligjvënësve në mbarë botën në

vitin 2012. 216

Teorinë e parë e mbështet edhe një raport i organizatës së Kombeve të Bashkuara për Gratë “UN

Women”, i vitit 2011. Sipas tij; “…gjyqtarët gra mund të bëjnë një ndryshim në jetët e grave sepse ato

trajtojnë rastet në mënyrë të ndryshme nga gjyqtarët burra.217

216 Doherty, J. Joshua. ( 2012) Women’s Representation in Judiciaries Worldwide: Arguments in favor of increasing the Gender Diversity on the Bench. Institute for Global and International Studies, The George Washington University: Washington. Faqe 1. 217 Turquet, Laura. et al. UN Women. ( 2012) In Pursuit of Justice: Progress of the World’s Women 2011-2012. New York: United Nation Entity for Gender Equality and the Emprovement of Women. UN Women. Faqe 61.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

174

Studiuesja Chew mbështetur në të dhëna statistikore, arrin gjithashtu në konkluzionin se: “Gjyqtaret

gra rezultojnë të kenë dhënë vendime më positive për viktimat gra të të gjitha formave të diskriminimit

në punësim dhe ngacmimit seksual, duke vijuar me konkluzionin tjetër sipas të cilit; “Kolegjet

gjyqësore që kanë në përbërje të tyre gjyqtare gra janë më shumë “ pro-paditëses” sesa panelet me

përbërje vetëm burra”.218 Ajo bën një klasifikim në katër shkolla të ndryshme të mënyrës së të

menduarit e gjykuarit të gjyqtareve gra. Dy modelet e para të shkollës sipas saj; ai ligjor dhe ai i

socializimit profesional sugjerojnë se nuk kanë asnjë ndikim në vendimmarrjen e gjyqtarit, kurse dy

modelet e tjera; ai realist dhe ai i atributeve personale, sugjerojnë se gjinia e gjyqtarit mund të ndikojë

në vendimet që mer ai vetë219.

Modeli ligjor bazohet në idenë se vendimmarrja gjyqësore është mekanike dhe tradicionale, prandaj

gjinia e gjyqtarit nuk ndikon në procesin e vendim-marrjes.

Po ashtu modeli i socializimit profesional sugjeron se gjyqtarët, përmes trajnimit të tyre ligjor dhe

gjyqësor, janë të socializuar me normat e profesionit të cilat , parandalojnë atributet personale ose

përvojat nga ndërhyrja në procesin e vendim-marrjes gjyqësore.

Ndërkohë modeli realist i shkollës së mendimit gjyqësor, supozon se vendimmarrja gjyqësore përfshin

diskrecionin personal dhe në këtë mënyrë implikon gjininë e gjyqtarit. Modeli i atributeve personale

e zgjeron këtë qasje dhe sugjeron se atributet personale të gjyqtarëve dhe përvojat e tyre, me vetëdije

ose pa vetëdije, ndikojnë në mënyrën se si gjyqtarët i interpretojnë faktet e rastit dhe parimet ligjore,

duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Studiues të tjerë kundërshtojnë konkluzionin e Chew se gjinia e gjyqtarit është një përcaktues kryesor

në marrjen e vendimeve të tij, por sigurisht pa e mohuar në mënyrë kategorike këtë ndikim (Rackley,

2009: 11-26 & Malleson, 2003: 1-24). Malleson mbështet konkluzionin e saj në disa vrojtime të bëra

në vende të ndryshme të botës, si Kanada, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Israel, Zelanda e Re etj.

E ndërsa teoria e parë e rëndësisë së përfaqësimit të grave në gjyqësor ka argumentat e saj pro dhe

kundër si më sipër, teoria e dytë e ndikimit në besimin e publikut, mbetet të jetë më gjërësisht e

pranuar.

Autoret e mbështetjes së kësaj teorie, argumentojnë se rritja e grave në sistemin gjyqësor, është e

218 Të dhënat të përpunuara nga autorja bazuar në: Chew ,K. Pat. ( 2011) Judges’ Gender and Employment Discrimination Cases: Emerging Evidence-Based Empirical Conclusions. The Journal of Gender, Race and Justice. 14. Faqe 359-74. 219 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

175

nevojshëme në mënyrë që të tejkalohen paragjykimet institucionale të gjyqësorit, njëherësh për të patur

një gjyqësor të balancuar gjinor, më të arritshëm për gratë dhe vajzat, element ky që lidhet drejtpërdrejt

me panashmërinë e tij, duke sjellë besim më të madh tek publiku dhe duke reflektuar më mirë në

shoqëri ligjet që gjyqësori interpreton (O’Connor and Azzarelli, 2011; 3-9).

Studiueseja Malleson e konsideron përfaqësimin e grave në sistemin gjyqësor, si domosdoshmëri, për

të kapërcyer paragjykimet sistematike ndaj grave në shoqëri në përgjithësi si dhe paragjykimet e

veçanta, reflektuar në implementimin dhe zbatimin e ligjeve. Dominimi i burrave në gjyqësor sipas saj

paraqet rezultatin e marrëveshjeve të padrejta që sjellin disavantazhe për gratë, ndër të cilat më e

dukshmja në këtë rast, është ndarja tradicionale të punës (Malleson 2003; 1-24).

- XIII/2 – Analizë krahasuese e përfaqësimit të grave në gjyqësor

Kuota prej 30% e përfaqësimit të grave në të gjitha organet vendimmarrëse, e vendosur në Deklaratën

e Pekinit në vitin 1995, është etaloni matës i progresit të tyre edhe në sistemin gjyqësor. Situata në fakt

paraqitet shumë më optimiste se ky minimum i domosdoshëm në shumë vende. Kështu Gjykata

Ndërkombëtare Penale ka 57.9% gra, Greqia 51.7% , Ruanda 50%, Kroacia 48.8%, Sërbia 40%,

Suedia 37.5%, Gjermania 31.3%, Danimarka 26.3 %, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar, Italia,

Egjipti, India dhe Pakistani kanë përfaqësim të grave në nivele shumë të ulëta, më pak se 10%.220. Në

Shqipëri në dy nivelet e para të gjyqësorit gratë përbëjnë 45.2% ndërkohë që në Kosovë vetëm 25%221.

Në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë gratë zenë 25% të totalit të gjyqtarëve. 222

Referuar gjeografisë së analizës në këtë studim, Bashkimit Europian, situata e përfaqësimit të grave në

nivelin më të lartë të gjyqësorit, Gjykatën e Lartë, paraqitet më optimiste, se në të gjitha llojet e tjera të

vendimmarrjes të analizuara më lart, respektivisht 34%, duke ndjekur kështu trendin botëror pozitiv të

këtij treguesi. ( shih grafikun më poshtë)

220 Rackley, Erika. ( 2013) Women, Judging and the Judiciary: From Difference to Diversity. New York: Routledge. Faqe 23. 221 Të dhënat për Shqipërinë dhe Kosovën janë nxjerrë respektivisht nga autorja bazuar nw : -Shqipëri. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. ( 2014) Raporti Kombëtar për Zbatimin e Platformës për Veprim Pekin + 20. Tiranë: MMSR. Faqe 33 Färnsveden, Ulf., Qosaj - Mustafa , Ariana dhe Farnsworth, Nicole. ( 2014). Profili Gjinor i Vendit: Analizë e dallimeve gjinorenë të gjitha nivelet në Kosovë.Stocholm: Orgut. 222Berberi, Albana. ed. al. (2013) Women and men in Albania 2013. Tiranë: Instituti i Statistikave. Faqe 60. I disponueshëm:

http://www.instat.gov.al/en/publications/books/2014/women-and-man-in-albania-2013.aspx . Parë më 3 Tetor 2014.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

176

223Grafiku Nr 7. Përqindja e grave gjykatëse në gjykatat kombëtare të larta të të gjithë BE-së, 2003-

2012

Grafiku i mësipërm tregon se të dhënat e para të plota në lidhje me këtë tregues janë mbledhur nga viti

2007, ndërkohë që treguesi ka qënë me trend rritës në vijimësi nga 30% në vitin 2007 në 34% në vitin

2012.

Mozaiku individual ndërkohë i vendeve europiane, paraqitet tejet i larmishëm, nga vende ku gratë

përbëjnë ¾ e gjyqësorit të lartë në vende ku ato zenë jo më shumë se 10-15 % të tij.

224Grafiku Nr. 8: Përfaqësimi i grave në Gjykatën e Lartë të vendeve të Bashkimit Europian në vitin

2012

223 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 34. 224 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

177

Siç tregon qartë grafiku, në nivel individual vendesh, shtete si Hungaria, Letonia, Sllovakia, Sllovenia,

Suedia, Kroacia dhe ish Republika Yugosllave e Maqedonisë, kanë të paktën 40% të secilës gjini,

ndërkohë që në Rumani, Bullgari, Luksemburg dhe Serbi gratë tejkalojnë burrat me të paktën tre të

katërtat e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Tejet e kundërt paraqitet situata në një bllok tjetër shtetesh.

Të paktën 90% e gjyqtarëve, në Portugali, Qipro dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë burra dhe vetëm

pak më pak se 85% në Estoni, Irlandë, Spanjë, Maltë dhe Holandë.

Ndërkohë nëse analizojmë të dhënat e përfaqësimit në postet drejtuese, të krerëve të gjykatave të larta,

situata paraqitet në nivele të ulëta për gratë.

Në nivele më kritike paraqitet përfaqësimi i grave në pozicionet e kreut të Gjykatës së Lartë,

Administrative, asaj Kushtetuese dhe të Prokurorit Publik në kuadër të Bashkimit Europian.

225Grafiku Nr. 9. Përfaqësimi gjinor në pozicionet e kryetarëve të Gjykatës së Lartë Civile,

Administrative, Kushtetuese dhe Prokurorëve Publikë në 27 vendet e BE në vitin 2012

Posti i kryetarit të gjykatave të larta të shteteve anëtare të BE-së mbahet në 21 raste apo 78% nga

burrat dhe vetëm në 6 raste apo 22% nga gratë.

Gjykatat e larta administrative siç shihet qartë nga tabela nuk ekzistojnë në të 27 vendet e BE, por

vetëm në 18 prej tyre. Kjo për shkak se zakonisht roli i tyre përmbushet nga kolegjet administrative të

gjykatave të larta, por gjithësesi në 18 vendet ku ky pozicion ekziston, vetëm në 2 prej tyre ( Gjermani

225 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 35.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

178

dhe Slloveni), mbahet nga një grua ç ka përbën nivelin e 11% të përfaqësimit. Gjykata kushtetuese

udhëhiqet nga një grua vetëm në një rast ose në 5% ( rasti Sllovaki) nga 19 rastet e ekzistencës së saj

në rang të BE, . Situata është e ngjashme dhe për prokurorët publikë, në mesin e të cilëve janë nëntë

burra nga çdo dhjetë pozicioneve të BE-së ose 90%, ( gratë janë në krye vetëm në Irlandë dhe

Rumani).

Duke iu referuar tre gjykatave të larta kombëtare së bashku (Gjykata e Lartë, Kushtetuese dhe

Administrative), gratë përbëjnë 14% të krerëve të tyre, shifër kjo shumë larg minimumit të 30% dhe

më larg akoma objektivit të 40% të BE apo nivelit të përfaqësimit të grave në rradhët e gjyqësorit që në

disa raste tejkalon 50%.

Sistemi gjyqësor i Bashkimit Europian, si organizëm më vete, përbëhet ndërkohë nga dy gjykata -

Gjykata e Drejtësisë , e cila është përgjegjëse për interpretimin e ligjit evropian dhe zbatimin e tij në të

gjitha shtetet anëtare, dhe Gjykata e Përgjithshme, e cila merret kryesisht me mosmarrëveshjet e sjella

nga individët dhe kompanitë dhe përfshin gjithashtu Gjykatën Europiane të Shërbimit Civil.

Secila gjykatë në vitin 2013 përbëhej nga një panel prej 27 gjyqtarësh, një nga secili shtet anëtar,

ndërsa Tribunali i Shërbimit Civil prej shtatë gjyqtarësh. Të dhënat zyrtare të vitit 2013, raportojnë një

kompozim të kësaj strukture të përbërë nga 49 burra ose 80% dhe 12 gra ose 20%226. Gjykata e

Drejtësisë e BE-së, e cila është autoriteti më i lartë gjyqësor i BE, ka 15% gra, ndërkohë që Gjykata

Evropiane e të Drejtave të Njeriut me juridiksion mbi shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ka në

përbërje të saj 38% gra. (18 nga 47 gjyqtarët gjithësej). 227

Referuar analizës dhe pyetjeve kryesore të trajtuara në këtë studim, nga krahasimi i të dhënave,

konkludohet se nuk ka një varësi të qartë mes nivelit të përfaqësimit të grave në pushtetin gjyqësor dhe

në organet vendimmarrëse të tij nga lloji i sistemit elektoral apo kuota gjinore parlamentare. Greqia për

shembull renditet e para në botë në lidhje me përfaqëimin e grave në gjyqësor, ndërkohë që gjendet në

vendin e 70 me 21 % gra në parlament (Women in politics 2014). I njëjti konkluzion nxirret edhe nëse

krahasojmë situatën në Gjermani, Spanjë dhe Hollandë. Ndërkohë që në shembujt e mësipërm ka një

disporcion mes dy treguesëve, rasti i Ruandës tregon një varësi lineare të drejpërdrejtë mes tyre.

Ruanda qëndron në pozicione të larta përfaqësimi të grave si në parlament po ashtu edhe në gjyqësor.

Duke analizuar mekanizmat gjinore që funksionojnë në këto vende, konkludojmë se pavarësisht se nuk

226 European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union. Brussels: European Commision. Faqe 35. 227 Ibid

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

179

ka lidhje të drejtpërdrejtë mes llojit të sistemit elektoral apo ndërthurjes së tij me sistemin e kuotave

gjinore, vendet e “ rrugës së shpejtë” të arritjes së barazisë gjinore si Ruanda janë më të suksesshme

lidhur me përfaqësimin e grave në gjyqësor, se vendet që përfaqësojnë “rrugën rritëse” si Suedia apo

Gjermania.

XIV. LEGJISLACIONI GJINOR NË FUNKSION TË PËRFAQËSIMIT TË BARABARTË

GJINOR NË VENDIMARRJE- PROBLEME DHE SFIDA

- XIV/1 - Faktorët kryesorë ndikues në hartimin e legjislacionit gjinor

Analiza e mësipërme na referoi domosdoshmërinë e hartimit dhe të zbatimit të legjislacionit gjinor dhe

sistemit të kuotave, si mënyra më e efektshme për të arritur balancën gjinore sot, sidomos në vendet pa

traditë të konsoliduar në fushën e barazisë gjinore dhe me një prejardhje historike të predominuar nga

shkelja e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të grave në mënyrë të posaçme. Hartimi dhe zbatimi i

legjislacionit gjinor, ndërkohë siç u analizua edhe më sipër, ka hasur në pengesa dhe probleme të

shumta, në kundërshtime të vazhdueshme të grupeve të interestit, kundërshtime që janë bërë shpesh

edhe objekt i shumë ankimimeve gjyqësore. Studiuesit e politikave gjinore kanë evidentuar një sërë

faktorësh të cilët pengojnë hartimin dhe zbatimin e legjislacionit gjinor. Konkluzionet janë bazuar në

rezultatet e një pyetësori që Unioni Ndërparlamentar ka plotësuar duke intervistuar përfaqësues

parlamentarë nga vende të ndryshme të botës të të dyja gjinive.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

180

228Tabela Nr 23. Faktorët që pengojnë adaptimin e legjislacionit gjinor

Pergjigjet Sipas gjinisë Koeficienti

Faktorët Gra Burra Mesatar

Mbështetja e partisë në pushtet (N = 99) 3.71 3.58 3.65

Mbështetja e partisë së Opozitës (N=87) 3.07 2.88 2.98

Folësi (Presidenti) i parlamentit (N=93) 3.26 2.5 2.88

Numri i grave parlamentare 3.38 3.23 3.32

(N=102)

Mbështetja e burrave parlamentarë (N=105) 3.27 3.26 3.28

Mbështetja e grave parlamentare (N=106) 3.49 3.54 3.5

Mbështetja e elektoratit tuaj (N=92) 2.7 2.7 2.71

Mbështetja e grupeve të shoqërisë civile apo

të grupeve të interesit

3.28 3.15 3.22

(N=102)

Mbështetja e komunitetit të biznesit (N=92) 2.72 2.43 2.58

Mbështetja e komunitetit ndërkombëtar 3.21 2.84 3.01

(N=97)

Shënim: Niveli 1 përfaqëson "aspak ndikim", niveli 2 "jo shumë ndikim", niveli 3 "ndikim i konsiderueshëm" dhe niveli 4 "ndikim i

madh".

228 Palmieri, Sonia. ( 2011) Gender Sensitive Parlament: A Global Review of Good Practice. Reports and Document Nr 65. Geneva: Inter-Parliamentary Union. Faqe 32.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

181

Nga tabela evidentohet se faktorët me ndikim më të madh në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit

gjinor janë; mbështetja e partisë në pushtet, mbështetja e grave parlamentare dhe numëri i grave

parlamentare. Kjo rradhë rendije në mesataren e saj ruhet edhe në vlerësimin sipas gjinive. Si

paralmentarët burra po ashtu edhe gratë mendojnë njësoj lidhur me peshën e faktorëve pengues.

Gjetjet e këtij studimi përputhen tërësisht edhe me analizën që iu bë më sipër në këtë punim, rolit të

partive politike në rritjen e përfaqësimit të grave në parlament. Është pikërisht vullneti i partive

politike ai që materializohet me miratimin e ligjeve gjinore si dhe me vendosjen e kandidateve gra në

listë. Një rol të rëndësishëm sipas gjetjeve të tabelës kanë edhe organizatat e shoqërisë civile si dhe

organizmat ndërkombëtare. Pratika e shumë vendeve, sidomos të vendeve të Ballkanit, e vërteton më

së miri këtë gjetje, pasi ka qënë insistimi i organizmave ndërkombëtare dhe presioni i shoqërisë civile,

aktorët kryesorë që kanë diktuar miratimin e legjislacionit gjinor. Përpos faktorëve të mësipërm që

ndikojnë drejtpërdrejt në miratimin dhe zbatimin e legjislacionit gjinor, të një rëndësie të veçantë

lidhur me arritjen e parametrave gjinore, kanë një sërë faktorësh të tjerë, të cilët mund të mos ndikojnë

drejtpërdrejt në kuadrin legjislativ të kuotës, por kanë një impakt shumë të rëndësishëm në krijimin e

kushteve social-ekonomike të grave për të marrë përsipër përfaqësimin në organet vendimmarrëse apo

në funksione të tjera të rëndësishme, si dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë në tërësi për kapacitetet

konkurruese të grave për të qënë të denja në këto pozicione.

- XIV/2 – Buxhetimi gjinor

Duke qënë se qëllimi i buxhetimit gjinor është të sjellë një perspektivë gjinore në hartimin e politikave

ekonomike, të bëjë përcaktimin e shpenzimeve për gratë dhe çfarë është për më e rëndësishmja të

analizojë të gjithë buxhetin nga perspektiva gjinore, ai i shërben drejtpërdrejt prioriteteve dhe nevojave

të grave ashtu si atyre të burrave, duke krijuar mundësi të barabarta ekonomike dhe sociale, nga të cilat

logjikisht duhet të mbështetet edhe ambicja për përfaqësim të barabartë në organet vendimmarrëse dhe

karrierën në tërësi për të dyja gjinitë. Parakushtet e një buxhetimi gjinor të suksesëshëm janë burimet

financiare dhe vullneti politik.

Buxhetimi gjinor arrin të funksionojë si duhet kur institucionalizohet. Shembulli suedez i krijimit të një

praktike që shoqëron projekt-ligjin e buxhetit me "shtojcën gjinore”, e cila tregon shpërndarjen e

burimeve ekonomike midis burrave dhe grave, është modeli më i mirë i institucionalizimit që ofron

praktika e sotme ndërkombëtare.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

182

Unioni Interparlamentar ka analizuar gjithashtu në nivel rajonal mekanizmat institucionalë të

buxhetimit gjinor të parlamenteve.

229Tabela Nr 24. Mekanizmat e buxhetimit gjinor parlamentar

Diferencat sipas

Rajoneve

Amerika Shtetet

Arabe

Azia Europa Afrika Vendet

Nordik

Pacifiku Mesa

tarja

Koeficienti i

ndjeshmërisë

gjinore të

buxhetit

0.18 0.14 0.18 0.06 0.50 0.66 0 0.19

Shënim: Koeficienti 1 përfaqëson “buxhetim të ndjeshëm gjinor”, ndërsa koeficienti 0 përfaqëson “ buxhet jo të ndjeshëm gjinor”.

Nga tabela identifikohet qartë lidhja e buxhetimit gjinor me treguesin e përfaqësimit të grave në

parlament por edhe në pushtetet e tjera vendimmarrëse. Kështu vendet nordike që janë më afër

koeficientit 1 të ndjeshmërisë gjinore të buxhetit, ashtu si u analizua më sipër në këtë punim, kanë

nivelet më të larta të përfaqësimit të grave në vendimmarrje, ndjekur nga disa vende të Afrikës si

Ruanda për shembull, të cilat rezultojnë në tabelë me koeficientin 0, 5 të ndjeshmërisë gjinore të

buxhetit.

Faktorë të tjerë me ndikim të konsiderueshëm në parametrat gjinorë janë ngritja dhe funksionimi i

komisioneve parlamentare për çështjet gjinore, promovimi i barazisë gjinore në të gjitha komisionet

pavarësisht misionit të tyre (këtu sërish vjen si shembull i praktikës së mirë Suedia ku secili komision

është përgjegjës për trajtimin e çështjeve të barazisë gjinore në fushat e tij të përgjegjësë), pjesëmarrja

e burrave në grupet parlamentare të grave brenda parlamentit, në vendet ku ekzistojnë struktura të tilla

si në Bolivi, Irak, Ruandë e të tjera. Një pengesë serioze në sfidën gjinore sot shfaqet të jetë edhe

229 Palmieri, Sonia. (2011) Gender Sensitive Parlament : A Global Review of Good Practice. Reports and Document Nr 65. Geneva: Inter-Parliamentary Union. Faqe 34.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

183

mungesa e solidaritetit mes grave, kështu që solidarizimi i tyre pavarësisht ngjyrave politike, duke u

ngritur përtej interesave partiakë për problemet gjinore, mbetet faktor i një rëndësie të veçantë.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

184

XV. PËRFUNDIME

Në fillim të këtij punimi shkencor u ngritën disa pyetje në lidhje me varësinë e balancës gjinore në

vendimmarrje, qoftë atë legjislative, ekzekutive, të administratës publike dhe gjyqësore nga lloji i

sistemit zgjedhor dhe të kuotave gjinore, si dhe përcaktimi i kombinimit më të mirë të këtyre dy

variabëlave në balancën gjinore. Nga pyetjet e ngritura derivuan edhe disa hipoteza, vërtetësia e disa

prej të cilave u argumentuan në punim nëpërmjet analizës së treguesve statistikorë, të dhënave

empirike si dhe konkluzioneve të shumë studiuesve të fushës.

• Në lidhje me vërtetësinë e hipotezave

Në tërësinë e përfundimeve të këtij punimi janë më rëndësi të veçantë vërtetimi i tre nga gjashtë

hipotezat të ngritura në hyrje të tij, si më poshtë:

- Balanca gjinore në vendimmarrjen legjislative varet nga lloji i sistemit zgjedhor.

- Balanca gjinore në vendimmarrjen legjislative varet nga sistemi i kuotave gjinore.

- Balanca gjinore në vendimmarrjen legjislative varet nga kombinimi i sistemit elektoral

me atë të kuotave gjinore dhe është ky kombinim që ka rolin kryesor.

• Në lidhje me ndikimin e sistemit zgjedhor dhe atij të kuotave gjinore në balancën gjinore në

legjislativ

Punimi arriti në përfundimin se rritja e përfaqësimit të grave në parlament është një sfidë

shumëdimensionale, ku sistemet zgjedhore dhe kuotat janë vetëm dy prej dimensioneve të saj dhe se

kombinimet e ndryshme të sistemeve zgjedhore dhe kuotave punojnë në mënyra të ndryshme në favor

apo disfavor të balancës gjinore.

Kuotat gjinore zgjedhore janë shumë të diskutueshme në disa vende. Duke pasur parasysh

nënpërfaqësimin e thellë të grave, kuotat ndërkohë shihen nga aspirantët e barazisë gjinore, si

kompensim për pengesat ekzistuese në qasjen e grave në parlament dhe vendimmarrjen në tërësi. Ato

mund të ndihmojnë për të kapërcyer pengesat strukturore, kulturore dhe politike për përfaqësimin e

grave.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

185

Sistemet elektorale vetëm, pa mekanizma të tjerë mbështetës, nuk arrijnë të ndikojnë mjaftueshëm në

arritjen e balancës gjinore në vendimmarrje.

Gjetje tjetër e rëndësishme e këtij punimi është konkluzioni se sistemi zgjedhor dhe kuotat duhet të

funksionojnë gjithmonë së bashku dhe jo të veçuar.

Pavarësisht se lloji i sistemit zgjedhor dhe ai i kuotave gjinore luajnë një rol të rëndësishëm në arritjen

e balancës gjinore, nëse këta dy variabla nuk shoqërohen me kombinimet e nevojshme të rregullave të

renditjes në listë të kandidatëve, sistemit të sanksioneve për papajtueshmëri të listës me kuotën gjinore,

madhësisë së partisë dhe të zonës zgjedhore, roli i tyre zbehet dhe vështirësohet arritja e qëllimit.

Punimi konkludon se aplikimi i sistemit të kuotave, (pavarësisht llojit të tyre ligjore apo politike), me

sistemin zgjedhor proporcional zakonisht me lista të mbyllura, të shoqëruara me rregulla strikte të

renditjes së kandidatëve dhe sanksione të forta për papajtueshmëri me kuotën gjinore, shtrirje të madhe

të partisë dhe të zonës zgjedhore, përbëjnë kombinimin e artë për të arritur balancën gjinore. Por edhe

ky mekanizëm nuk mund t’i japë efektet e tij menjëherë, por kërkon një kohë të caktuar në dispozicion,

në varësi të shumë situatave specifike të faktorëve pengues. Efekti i sistemit të kuotave është i sigurt në

një perspektivë të gjatë historike.

Në sistemet mazhoritare , rregullat e kuotave janë të vështira për t’u zbatuar, por gjithsesi jo të

pamundura. Në çdo rast ato nuk duhet të synojnë listën e kandidatëve, por vendet e sigurta ose fituese

në mënyrë që të kenë efekt. Rasti francez tregon dështimin e kombinimit; sistem mazhoritar , sistem

kuotash (qofshin këto edhe në kufijtë e barazisë ideale), nëse shoqërohen me sanksione të dobëta për

papajtueshmëri me kuotën.

Tradita kulturore dhe mentaliteti që mbizotëron në shoqëri janë elemente të rëndësishëm që duhet të

merren parasysh në projektimin e kombinimit. Hartimi i strategjive për arritjen e balancës gjinore

duhet të jetë i tillë që të marrë parasysh se si elemente të ndryshëm objektivë apo subjektivë mund të

veprojnë me njëri-tjetrin duke krijuar boshllëqe apo kontradikta.

Gjatë punimit u pa se vendet me nivelin më të lartë të balancës gjinore përdorin kuotën politike, ndërsa

vendet e demokracive rishtas të pas 90 –ës kanë në përdorim kuota ligjore. Nga ana tjetër vendet që në

përgjithësi përdorin kuotën politike kanë rezultate më të larta të përfaqësimit të grave në parlament se

ato që përdorin kuotën ligjore, pavarësisht sanksioneve që parashikon moszbatimi i kësaj të fundit.

Sigurisht është e vështirë llogaritja e efiçencës së kuotës politike në krahasim me atë ligjore,

pavarësisht rezultateve lehtësisht të dallueshme të kuotës politike. Kjo për arsye se investimi në kohë

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

186

dhe në masa të shtrira në kohë është i ndryshëm për të dy llojet e kuotave dhe është i vështirë kalkulimi

i raportit rezultat/investim që të mund të flisnim për efiçencë konkrete. Gjithsesi lehtësisht i dukshëm

është efektiviteti i kuotave ligjore, të cilat pavarësisht rezultateve relativisht më të ulëta se ato politike,

po të marrim në konsideratë kohën e shkurtër të përdorimit rezultojnë pa dyshim efektive, ndërkohë që

kuota ligjore ka një efekt shumë të zbehtë në rastin e partive apo vendeve që aplikojnë kuota politike.

Nëse kuota ligjore fragmentizohet edhe në “vende të rezervuara” për gratë, atëhere në mënyrë të sigurt

rezultati sfidon atë të kuotës politike shumë dekadore, siç është rasti i Ruandës.

Si kuotat partiake ashtu edhe ato ligjore kërkojnë para se gjithash ekzistencën e një kapaciteti të

mjaftueshëm të grave të gatshme dhe të mundshme për kandidim.

Përpos të gjithë faktorëve të analizuar më sipër, partitë politike luajnë një rol të rëndësishëm për

balancimin e përfaqësimit gjinor në Parlament dhe në pushtetet e tjera në përgjithësi, pasi është

vullneti i tyre që përkthehet në masa konkrete ligjore, mekanizma implementimi apo zbatim rigoroz të

kuotës gjinore në listat proporcionale të kandidatëve apo vendet e sigurta të mazhoritarit.

Sfida e balancës gjinore në legjislativ mbetet e ashpër për familjen europiane, diktuar nga niveli kritik i

saj në shumë vende anëtare të BE, shifrat e të cilave kompromentojnë standardet e larta të vendeve të

tjera të cilët kanë tejkaluar masën e 40%, duke bërë që mesatarja e të gjitha vendeve të jetë larg

objektivit.

• Në lidhje me rekomandimet për rishikimin e ligjit elektoral shqiptar në funksion të

balancës gjinore në legjislativ

Referuar qëllimit specifik të studimit që është rasti shqiptar, autorja konkludon se sistemi zgjedhor në

Shqipëri, ka nevojë që të rishikohet në një sërë elementësh të tij në funksion të arritjes së balancës

gjinore në vendimarrje. Autorja mbështet idenë sipas të cilës një demokraci me të vërtetë përfaqësuese

në kushtet shqiptare duhet të mbështetet në zgjedhjet e lira të zhvilluara sipas sistemit proporcional apo

të përzier me lista të hapura. Listat e hapura ndërkohë venë në rrezik përfaqësimin e grave në

parlament, në kushtet e mjedisit politiko-socialo-kulturor shqiptar, ashtu siç u vërtetua nga analiza e

mësipërme e vendeve me mjedis të ngjashëm socio-politik. Për këtë arsye mbeten dy rrugë si më të

efektshmet lidhur me qëllimin. 1- Përdorimi i listave të hapura proporcionale por të shoqëruara me një

mekanizëm garantues të grave në parlament, siç janë “ vendet e rezervuara” për gratë. Në këtë mënyrë

efekti negativ i listave të hapura do të kompensohej me efektin pozitiv garantues të “vendeve të

rezervuara”. Ky është një model që nuk gjen përdorim në vendet europiane, por në kushtet kur sfida

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

187

shqiptare e barazisë gjinore në vendimarrje duket e vështirë, përdorimi i këtij kombinimi për një

periudhë kohe do të ishte i efektshëm dhe do të konsolidonte një demokraci të vërtetë përfaqësuese,

domosdoshmëri për realitetin shqiptar. Ndërkohë kapacitetet profesionale dhe arsimore të grave në

Shqipëri janë denjësisht të krahasueshme në mos më të larta se ato të burrave, çka nuk do të cënonte

aspak parimin e meritokracisë në përzgjedhje duke shkuar drejt realizimit të barazisë reale, nëpërmjet

një rrugë të mesme mes modelit suedez dhe atij të Ruandës. 2- Përdorimi i listave të mbyllura

proporcionale të shoqëruara me rregulla strikte renditje të kandidatëve në listë dhe sanksione radikale

në rastet e papajtueshmërisë me kuotën gjinore. Ky sugjerim sigurisht garanton rezultatin e barazisë

gjinore, por nuk është parametri më i mirë i demokracisë përfaqësuese, pasi emrat në listë mbeten

sërisht domen i krerëve të partive poltike dhe jo i vullnetit të popullit.

• Në lidhje me ndikimin e sistemit zgjedhor dhe atij të kuotave gjinore në balancën

gjinore në pushtetin ekzekutiv

Punimi konkludoi në një varësi lineare të balancës gjinore në ekzekutiv nga ajo në parlament dhe

rrjedhimisht në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga kombinimi i sistemit zgjedhor me kuotën gjinore

legjislative. Por pavarësisht konkluzionit të përgjithshëm të kësaj varësie në vendet me traditë gjinore,

situata paraqitet kaotike në vendet ku tradita gjinore është e re dhe e brishtë, duke paraqitur kështu

nevojën e ngritjes së mekanizmave të tjerë mbështetës dhe njëkohësisht të masave të posaçme për të

korrigjuar situatën.

• Në lidhje me ndikimin e sistemit zgjedhor dhe atij të kuotave gjinore në balancën

gjinore në administratën publike

Trendi paraqitet tërësisht ndryshe në rastin e analizës së varësisë së balancës gjinore në organet

vendimmarrëse të administratës publike nga balanca gjinore në legjislativ dhe rrjedhimisht nga sistemi

zgjedhor dhe ai i kuotave gjinore legjislative. Balanca gjinore në legjislativ nuk është kusht për nivele

të larta përfaqësimi në vendimmarrjen administrative, përkundrazi këta dy tregues gjenden shpesh në

raport të zhdrejtë si rasti i Gjermanisë apo Belgjikës, ndërkohë që po në raport të zhdrejtë paraqitet

varësia e këtyre treguesve në situata të kundërta, kur niveli i ulët i përfaqësimit të grave në parlament

shoqërohet me një nivel të lartë të përfaqësimit të tyre në vendimmarrjen e administratës publike, siç

është rasti i Shqipërisë. Analizuar në këtë këndvështrim konkludohet se më shumë se lloji i traditës së

konsoliduar dhe të gjatë gjinore, në përfaqësimin e grave në vendimmarrjen administrative luan “kuota

gjinore legjislative” e vendosur për të gjitha organet vendimmarrëse, siç është rasti i shumicës së

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

188

vendeve të Ballkanit dhe më vonë Francës dhe Belgjikës. Vendet me kuota ligjore apo “vende të

rezervuara” për gratë kanë gjasa më shumë të kenë një nivel më të lartë të grave në vendimmarrjen

administrative.

• Në lidhje me ndikimin e sistemit zgjedhor dhe atij të kuotave gjinore në balancën

gjinore në pushtetin gjyqësor

Nuk rezulton nga punimi të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë mes llojit të sistemit elektoral apo

ndërthurjes së tij me sistemin e kuotave gjinore me nivelin e përfaqësimit gjinor në pushtetin gjyqësor,

por gjithsesi vërtetohet se vendet e “rrugës së shpejtë” të arritjes së barazisë gjinore si Ruanda janë më

të suksesshme lidhur me përfaqësimin e grave në gjyqësor se vendet që përfaqësojnë “rrugën rritëse”,

si Suedia apo Gjermania.

Përfundimisht, sfida e balancës gjinore mbetet një çështje e ditës jo vetëm në axhendën e shoqërive në

zhvillim, por edhe të atyre të zhvilluara dhe kërkon siç shprehet, Brigitta Dahl, Kryetarja e Parlamentit

Suedez angazhimin e shumë aktorëve shoqërorë në një sfidë shumëdimensionale.

«Nuk mund të zgjidhet problemi i nënpërfaqësimit të grave vetëm me anë të sistemit të kuotave. Partitë

politike, sistemi arsimor, organizatat joqeveritare (OJQ), sindikatat, kishat të gjithë duhet të marrin

përgjegjësi brenda organizatave të tyre për të promovuar në mënyrë sistematike pjesëmarrjen e grave,

nga poshtë- lart”230.

230 Dahlerup, Drude. ( 2002) Using Quota’s to Increase Women’s Political Representation. In: Karam, M. Azza., Ginwala, Frene. and Abu-Zayd, Gehan. ( 2002) Women in Parliament Beyond Numbers. Stockholm: International IDEA. Faqe 2.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

189

XVI. LITERATURA

• Anastasi, Aurela dhe Olldashi, Enkelejda. (2006) Sistemet e kuotave zgjedhore dhe rëndësia e

tyre për arritjen e barazisë gjinore në jetën publike. Studime Juridike. Nr. 1. Tiranë: Universiteti

i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

• Araújo, Clara, and García, Ana Isabel.( 2006) Latin America: The Experience and the Impact

of Quotas in Latin America. In: Dahlerup, Drude. ( eds.). (2006) Women Quotas and Politics.

London and Neë York: Routledge.

• Avega Agahozo. (1999) Survey on violence againt Women in Rëanda. Kigali: Avega.

• Baron, C. Simon. (2003) The essential difference: Men, women and the extreme male brain.

London: Penguin.

• Baron, C. Simon. ed al. (2003) The systemizing quotient: An investigation of adults with

Asperger syndrome or high-functioning autism, and normal sex differences. Philosophical

Transactions of the Royal Society of London: Series B-Biological Sciences.

• Belgian Constitution. (1994).

• Belgium. Parliament. (1994) Act to promote a balanced distribution of men and women on

electoral lists. Belgisch Staatsblad 1 July 1994.

• Belgium. Parliament. (2002) Act to guarantee equal representation of men and women on the

electoral lists for the Federal Parliament and for the Council of the German-speaking

Community. Belgisch Staatsblad. 28 August 2002.

• Belgium. Parliament. (2002) Special Act to guarantee equal representation of men and women

on the electoral lists for the Council of the Walloon Region, the Flemish Council and the

Council of Brussels Capital Region. Belgisch Staatsblad, 13 September 2002.

• Belgium. Parliament. (2002) Act of containing various changes of the electoral legislation.

Belgisch Staatsblad. 10 January 2003.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

190

• Belgium. Electoral Code. (2007) Article 117bis and 119quinquies. I disponueshëm:

http://www.quotaproject.org/uid/countryvieë.cfm?CountryCode=BE

• Berberi, Albana. ed. al. (2013) women and men in Albania 2013. Tiranë: Instituti i Statistikave.

I disponueshëm: http://www.instat.gov.al/en/publications/books/2014/women-and-man-in-

albania-2013.aspx

• Beckwith, Karen. and Cowell-Meyers, Kimberly. (2007) Sheer Numbers: Critical

Representation Thresholds and Women’s Political Representation. Perspectives on Politics,

Vol. 5, No. 3.

• Bergqvist, Christina. (1994) Mäns makt och kvinnors intresse [Men’s power and women’s

interests] Ph D dissertation. Uppsala, Sweden: Uppsala University.

• Bratton, Michael. (1989) The Politics of Government – NGO Relations in Africa. In: World

Development (Oxford). Vol. 17(4).

• Broughton, Sharon. and Zetlin, Diane. (1996) Queensland ALP Women Parliamentarians:

Women in Suits and Boys in Factions. International Review of Women and Leadership, Vol.2.

No.1.

• Braunthal, Gerard (1993) The German Social Democrats since 1969: A Party in Power and

Opposition. Boulder, Colorado: Westview.

• Bosnia and Herzegovina. (2001; 2013) Election Law. Official Gazette. 23/01 and Law on

Amendments to the Election Law Official Gazette 18/13 , article 4,19 (4) and 4,21(2).

• Boyd, L. Christina., Epstein, Lee and Martin, D Andrew (2010) Untangling the Causal Effects

of Sex on Judging. American Journal of Political Science. Vol. 54. Issue 2.

• Caul, L. Miki. (1999) Women representation in parliament: The role of political parties. Party

Politics. Vol.5. Issue 1.

• Caul, K. Miki. (2006) Challenging Parties, Changing Parliaments: Women and Elected Office

in Contemporary Western Europe. Ohio State University Press.

• Celis, Karen. (2008) Substantive Representation of Women (and improving it). What is and

should it be About?. Comparative European Politics 7.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

191

• Celis, Karen. ed. al. (2008) Rethinking Women’s Substantive Representation. Representation,

Journal of Representation. Vol. 44, No. 2.

• Chew, K. Pat. ( 2011) Judges’ Gender and Employment Discrimination Cases: Emerging

Evidence - Based Empirical Conclusions. The Journal of Gender, Race and Justice. Vol. 14.

• Croatia. Parliament. (2008) The Act on Gender Equality . Official Gazette, 82/08. article 12 and

15. I disponueshëm: http://www.ured-ravnopravnost.hr/site/the-act-on-gender-equality-nn-

8208.html

• CoE. (2010) Recommendation 1899 on “Increasing women’s representation in politics through

the electoral system”. 2.1. I disponueshëm :

http://assembly.coe.int/Mainf.asp?link=/Documents/AdoptedText/ta10/EREC1899.htm

• __.Declaration: Making gender equality a reality, CM(2009)68 final. I disponueshëm:

https://wcd.coe.int/ViewDoc.jsp?id=1441675&Site=CM

• __.Recommendation Rec(2003)3, Explanatory Memorandum, (2003).

• __.Code of Good Practice in Electoral Matters. CDL-AD (2002) 23 rev. I disponueshëm në:

http://www.venice.coe.int/webforms/documents/default.aspx?pdffile=CDL-AD(2002)023rev-e

• __.Recommendation 96/694/EC. (1996).

• __.Declaration on Equality of Women and Men. I disponueshëm:

https://wcd.coe.int/com.instranet.InstraServlet?command=com.instranet.CmdBlobGet&Instrane

tImage=609520&SecMode=1&DocId=699020&Usage=2

• CoE and EU. ( 2010). Manual për Ligjin Evropian të Mbrojtjes nga Diskriminimi. faqe 31.

http://www.echr.coe.int/Documents/Handbook_non_discri_law_SQI.pdf

• Cherry, Kendra. What is Longitudinal Research ? . About Education. I disponueshëm

:http://psychology.about.com/od/lindex/g/longitudinal.htm.

• Christensen, Ann-Dorte. (1999) Women in the political parties. in Christina Bergquist et. al.

(1999) Equal Democracies? Gender and Politics in the Nordic Countries. Oslo: Scandinavian

University Press.

• D4D. (2011) Zbërthimi i trendeve zgjedhore, 2000-2010. Prishtinë: D4D.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

192

• Dahlerup. Drude. (2007) Electoral Gender Quotas;Between Equality of Opportunity and Equal

of Result. Representation. Vol. 43, Issue 2.

• Dahlerup, Drude. ( eds.). (2006) Women Quotas and Politics. London and New York:

Routledge.

• Dahlerup, Drude. ( 2003) “Comparative Studies of Electoral Gender Quotas”. Paper presented

at International IDEA workshop . The Implementation of Quotas: Latin American Experiences.

Lima, Peru. 23–24 February 2003.

• Dahlerup, Drude. ( 2002) Quotas – A Jump to Equality? The Need for international

Comparison of the Use of Electoral Quotas to obtain Equal Political Citizenship for Women. In

The Implementation of Quotas: Asian Experiences. (2002) Quota Workshops Report Series.

No. 1. Stockholm: International IDEA.

• __. ( 2002) Using Quota’s to Increase Women’s Political Representation. In: Karam, M. Azza.,

Ginwala, Frene. and Abu-Zayd, Gehan. ( 2002) Women in Parliament Beyond Numbers.

Stockholm: International IDEA.

• __.(1988) From a Small to a Large Minority: Women in Scandinavian Politics.

• Scandinavian Political Studies, (1988) , Vol. 11, No. 4.

• __. (1978) Women's Entry into Politics. The Experience of the Danish Local and General

Elections 1908–20. Scandinavian Political Studies. (1978) Vol. 1, new series, nos.2–3.

• Dahlerup, Drude and Freidenvall, Lenita. (2005) Quotas as a fast Track to Equal

Representation for Women: Why Scandinavia is no longer the Model. International Feminist

Journal of Politics. Vol. 7. Issue 1.

• Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in

Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament.

• Dahlerup, Drude. et al. ( 2008) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in

Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament.

• D'Agostino, J. Maria and Levine, Helisse. ( eds.). (2011) Women in public administration :

theory and practice. Burlington, Massachusetts : Jones & Bartlett Learning.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

193

• De Bethune, Sabine and Van Hoof , Els . ( 2013) The Gender Issue in Belgian Party Politics

and Elections. European Vieëw. Vol. 12. Issue 1.

• Denzin, K. Norman. (1978) Sociological Methods. New York: McGraw-Hill.

• Dietz, G. Mary. (2003) Current Controversies in Feminist Theory. Annual Review of Political

Science. Vol. 6, No. 1.

• Dods. (2013) Worldwide Index of Women as Public Sector Leaders: Opening doors for women

working in government. Report to the EY. New York.: EY. I disponueshëm:

http://www.ey.com/Publication/vwLUAssets/EY_-

_Worldwide_Index_of_Women_as_Public_Sector_Leaders/$FILE/EY-Worlwide-Index-of-

Women.pdf

• Doherty, J. Joshua. ( 2012) Women’s Representation in Judiciaries Worldwide: Arguments in

favor of increasing the Gender Diversity on the Bench. Institute for Global and International

Studies, The George Washington University: Washington.

• Dubrow, Joshua Kjerulf and Woroniecka, Dorota. ( 2010) Polish Parliamentarian Attitudes

toward Gender Equality and Gender Quotas: National and European Influences. In:

Wesolowski, Wlodzimierz., Dubrow, Joshua Kjerulf and Slomczynski.M. Kazimierz.(eds.). (

2010) National and European? Polish Political Elite in Comparative Perspective. Warsaw:

IFiS Publishers.

• Eisenberg, Nancy. And Lennon, Randy .(1983) Sex differences in empathy and related

capacities. Psychological Bulletin.

• Emeri, Claude. (2001) Uninominal (scrutin). In: Perrineau, Pascal and & Reynié, Dominique

dir. (2001) Le dictionnaire du vote. Paris: PUF.

• Erzeel, Silva. and Meier, Petra. ( 2011) Is er iets veranderd? De rekrutering en selectie van

kandidaten door Belgische partijen na de invoering van quotawetten. Tijdschrift voor

Genderstudies, Issue 2. I disponueshëm: http://hdl.handle.net/10067/902270151162165141

• España .(2011) Organic Law No. 5/1985. On general elections. I disponueshëm:

http://www.elections2014.eu/en/in-the-member-states/Spain/electoral-law

• __. ( 2007) Elecciones Locales 2007: Impacto de la Ley Orgánica 3/2007, de Marzo 22, para

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

194

la Igualdad Efectiva de Mujeres y Hombres. Madrid: Madrid: Gobierno de España/Ministerio

del Interior.

• __. ( 1997, 1998, 19999, 2002, 2004) Las mujeres en cifras. Instituto de la Mujer.I

disponueshëm:

http://www.inmujer.es/ss/Satellite?c=Page&cid=1264005678222&language=cas_ES

&pagename=InstitutoMujer%2FPage%2FIMUJ_Estadisticas

• __.(1988) Partido Socialista Obrero Español. Secretaría de Participación de la Mujer. Mujer-

Hombre.(1988) 125 medidas para la igualdad. I disponueshëm:

http://www.historiaelectoral.com/psoe.html

• Esteve-Volart, Berta and Bagues, Manuel (2012) Are Women Pawns in the Political Game?

Evidence from Elections in the Spanish Senate . Journal of public economics. ( 2012) Elsevier.

Vol. 96. Issue 3.

• European Commision. ( 2013) Women and men in leadership positions in the European Union.

Brussels: European Commision.

• __. ( 2014) Report on Progress on equality between women and men in 2013. Brussels:

European Commision.

• European Database. Women in Decision making. Germany. I disponueshëm në http://www.db-

decision.de/CoRe/Germany.htm .

• European Parliament. ( 2012) Resolution 2011/2295(INI) “Women in political decision-making

– quality and equality “. I disponueshëm :

http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?pubRef=-//EP//TEXT+TA+P7-TA-2012-

0070+0+DOC+XML+V0//EN

• EU. (1992) Athens Declaration. I disponueshëm :

http://eurogender.eige.europa.eu/news/athens-declaration-1992

• __. (2000) The charter of the fundamental rights of the European Union, 2000, article 23. I

disponueshëm: http://ec.europa.eu/justice/fundamental-rights/charter/index_en.htm

• European Parliament. ( 1997) Amsterdam Treaty. Amendment of article 141. I disponueshëm:

http://www.europarl.europa.eu/topics/treaty/pdf/amst-en.pdf

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

195

• Fashion. (2011) A women of substance . Our exclusive Q&A with Carine Roitfeld. I

disponueshëm: http://www.fashionmagazine.com/fashion/2011/09/29/a-woman-of-substance-

our-exclusive-qa-with-carine-roitfeld/2/

• France. ( 2015) Electoral Code. I disponueshëm: http://www.legifrance.gouv.fr/

affichCode.do;jsessionid=08521C4555F466A560576D6F9173DBCD.tpdila09v_2?idSectionT

A=LEGISCTA000027573170&cidTexte=LEGITEXT000006070239&dateTexte=20150420

• __. (2000) Law for the promotion of equal access of women and men to elected mandates and

elected functions. Nr. 2000-493.

• http://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do;jsessionid=57F19E551B236355E8657182EE340

9AD.tpdjo13v_1?cidTexte=JORFTEXT000000400185&dateTexte=20130914

• __.(1999) Constitutional Law. (1999) Nr. 99-569. I disponueshëm:

http://www.legifrance.gouv.fr/

affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000000396412&dateTexte=&categorieLien=id

• __.(1998) Law on financial transparency in political life. ( 1988) Nr. 88-227. I disponueshëm:

file:///C:/Users/as/Doënloads/France_PF_2011.pdf

• Färnsveden, Ulf., Qosaj - Mustafa , Ariana dhe Farnsworth, Nicole. ( 2014). Profili Gjinor i

Vendit: Analizë e dallimeve gjinorenë të gjitha nivelet në Kosovë.Stocholm. ORGUT.

• Foothill College. German unification case study: Women in East Germany. I disponueshëm në:

http://www.foothill.fhda.edu/divisions/unification/woman.html

• Freidenvall, Lenita. (forthcoming) “The Swedish Political Parties Views on Women’s

Representation and Gender Quotas”. Stockholm: Stockholm University, Department of

Political Science.

• __. (2013,forth) Step by Step. Women’s Inroads to Parliamentary Poëer in Sweden. In:

Dahlerup, Drude and Monique Leyenaar,Monique.(forthcoming) Breaking Male Dominance in

Old Democracies. New York. Oxford University Press.

• __. (2006) Every other one for the ladies: on women’s political representation, gender quotas

and candidate selection in Swedish politics 1970–2002. Ph D dissertation. Stocholm:

Stockholm University.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

196

• __. (2003) Women’s Political Representation and Gender Quotas - the Swedish Case. Working

Paper Series 2003:2. Stocholm: Department of Political Science, Stockholm University.

• Freidenvall, Lenita ., Dahlerup, Drude. and Johansson, Emil. ( 2013) Electoral Gender Quota

Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European Parliament. Brussels:

European Parliament.

• Freidenvall, Lenita., Dahlerup, Drude and Skjeie, Hege. ( 2006) The Nordic Countries: An

Incremental Model. In Drude Dahlerup. (eds.). ( 2006) Women, Quotas and Politics. New York

and London: Routledge.

• Fraser, Nancy, (1997) Justice Interruptus. Critical Reflections on the 'Postsocialist' Condition.

New York & London: Routledge.

• Gaber, A. Milica. ( 1998) Ženske v parlamentu. Lubjana: Znanstveno in publicistično središče.

• Gaber, A.Milica and Lokar, Sonja. (2006) The Balkans: From Total Rejection to Gradual

Acceptance of Gender Quotas. In: Dahlerup, Drude. ( eds.). (2006) Women Quotas and

Politics. London and New York: Routledge.

• Gaber, A. Milica and Gortnar, Maruša. (2004) Gender quotas in Slovenia: A short analysis of

failures and hopes.Lubjana: Departament of Sociology, University of Lubjana. I disponueshëm:

http://iknowpolitics.org/sites/default/files/gender_quotas_in_slovenia_090924.pdf

• Germany. Deutscher Bundestag. I disponueshëm në: https://www.bundestag.de/htdocs_e/

artandhistory/history/parliamentarism/gdr

• __. (1993) Federal Election Act amendet. Federal Law Gazette I (1993) p. 1084. I

disponueshëm:http://www.bundeswahlleiter.de/en/bundestagswahlen/downloads/rechtsgrundla

gen/bundeswahlgesetz_engl.pdf

• __.Linke Party Statute http://www.die-linke.de/partei/dokumente/wahlordnung-der-partei-die-

linke/

• __.Social Democratic Party Statute. I disponueshëm: https://www.spd.de/linkableblob/

1852/data/Organisationsstatut.pdf

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

197

• Geissel, Birgitte. (2008) Germany: successful quota rules in a gendered society. In: Dahlerup,

Drude. et al. ( 2008) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe.

Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament.

• Htun, Mala. ( 2004 ) Learning from Gender Quotas. In: Buvinic, Mayra. and Mazza,

Jacqueline. ( eds.). ( 2004) Social Inclusion and Economic Development in Latin America.

Johns Hopkins University Press.

• Htun, Mala and Jones, Mark. ( 2002) Engendering the Right to Participate in Decisionmaking:

Electoral Quotas and Women's Leadership in Latin America. In: International IDEA. (2002)

Women in Parliament. Stockholm: International IDEA.

• Hubert, Agnés. (2004) Moving Beyond Quotas in the EU: An Emerging Stage of Democracy.

In : Ballington, Julie & Binda, Franceska. (eds.). ( 2005) The Implementation of Quotas:

European Experiences, Quota Workshop Report Series. Stockholm: International IDEA.

• Hughes , Melani. (2011) Quotas and Minority women’s political representation world wide.

American Political Science Review.

• Hitler, Adolf. (1935) Nationalkongress der Sozialistischen Frauen. Völkischer Beobachter

Zeitung, 15 shtator 1935 . London: Wiener Library.

• IDEA. (2005) Impelenting quotas- Legal Reform and Enforcement. Stocholm: Idea Publisher. I

disponueshëm:

http://www.idea.int/publications/quotas_europe/upload/Quotas_Europe_Chapter_2.pdf

• ICG. (1996) Election in Bosnia and Herzegovina. ICG Bosnia Report Nr 16.

• Interparlamentary Union. (2014) Women in politics. I disponuëshëm: http://www.ipu.org/pdf/

publications/wmnmap14_en.pdf

• __. (2011) PARQUOTA Survey 2008 . I disponueshëm: http://www.ipu.org

• Izabiliza, Jeanne. (2005) “ The Role of Women in Reconstruction: Experience of Rwanda”.

Paper presented at Consultation on Empowering women in the Great Lakes Region: Violence,

Peace and Women’s Leadership. Addis Ababa, Ethiopia, 30 May – 1 June. I disponueshëm:

http://www.unesco.org/new/fileadmin/MULTIMEDIA/HQ/SHS/pdf/Role-Women-Rwanda.pdf

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

198

• Kanter, M. Rosabeth. (1977) Some Effects of proportions on Group Life. American Journal of

Sociology, Vol. 82, No. 5.

• Karlsson, Gunnel. (1996) Från broderskap till systerskap – Det socialdemokratisk

kvinnoförbundets kamp för inflytande och makt i SAP. Lund: Arkiv Förlag.

• Kim, Haesook. ( 2009) The Avalanche Perspective: women jurists in Korea 1952 -2008.

Feminist Legal Studies. Vol. 17.

• Krasniqi, Afrim.( 2009). Zgjedhjet në Shqipëri 1991 – 2008”. Tiranë: Konica Color.

• __. Sjellja zgjedhore dhe identifikimi i votës në Shqipëri

• Krennerich, Michael.( 2008) Report on the impact of electoral systems on women’s

representation in politics. Report to the Venice Commission, Study No 482. Strasbourg.

• Krook. L. Mona. (2009) Quotas for Women in Politics. Gender and Candidate Selection

Reform Worldwide. New York: Oxford University Press.

• __. (2006) Reforming Representation: The Diffusion of Candidate Gender Quotas Worldwide.

Politics and Gender, Vol. 2.

• Krook, L. Mona. et al. ( 2006) Western Europe, North America, Australia and New Zealand:

Gender Quotas in the Context of Citizenship Models. In: Dahlerup, Drude. ( eds.). (2006)

Women Quotas and Politics. London and New York: Routledge.

• Kosovë. Kuvendi. ( 2008) Ligji Nr 03/L-073 “ Për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e

Kosovës”, neni 27 – 5. I disponueshëm : http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,191.

• Kosovë. Kuvendi. (2004) Ligji nr. 2004/2 “Për Barazi Gjinore”. neni 3.2.

• Kosovë. Kuvendi. / Arkivi. (http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,158&legid=1.

• Larserud, Stina and Taphorn, Rita. (2007) Designing for Equality: Best-fit, medium-fit and non-

favourable combinations of electoral systems and gender quotas. Stockholm. : International

IDEA.

• Lamani, Merita. (2003). Gratë në Kuvend. Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë.

• Lauren, P. Gordon (2003) The evolution of international human rights. Philadelphia: University

of Pennsylvania Press.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

199

• Leahey, Erin and Guo, Guang. ( 2001) Gender Differences in Mathematical Trajectories. Social

Forces. Vol. 80. Nr. 2.

• Longman, Timothy. (2006) Rwanda: Achieving Equality or Serving an Authoritarian State? In

Bauer, Gretchen and Hannah E. Britton.(eds.). (2006) Women in African Parliaments. Boulder,

Colorado. Lynne Rienner Publishers.

• Lovenduski, Joni. and Norris, Pippa. (2003) Westminster Women: The Politics of Presence.

Political Studies. Vol. 51, No. 1.

• Lundberg, Thomas. (2012) Political Transition in Hungary and Poland. Voting and Democracy

Report: 1995. Meryland: Center for Voting and Democracy.

• Malleson, Kate. (2003) Justifying Gender Equality on the Bench: Why Difference Won’t Do.

Feminist Legal Studies.Vol. 11.

• Mansbridge, Jane. (2005) Quota Problems: Combating the Dangers of Essentialism. Politics

and Gender. Vol. 1, No. 4.

• __. (1999) Should Blacks Represent Blacks and Women Represent Women? A Contingent

‘yes. The Journal of Politics, Vol. 61, No. 3.

• Maqedoni. ( 2006) Kodi Zgjedhor. I disponueshëm : http://makemigration.readyhosting.com/

upload/izborenzakonikAL.pdf

• __.(2004) Ligji për zgjedhjen e deputetëve. Nr. 42/2002 . Fletore Zyrtare 46/2004.

• Matland, E. Richard. ( 2006) Electoral Quotas: Frequency and Effectiveness. In: Drude

Dahlerup. (eds.). (2006) Women, Quotas and Politics. New York and London: Routledge.

• __.(1998) Enhancing Women’s Political Participation: Legislative and Electoral Systems. In:

Karam. Azza. (eds.). (1998) Women in Parliament: Beyond Numbers. Stockholm: International

IDEA.

• __.(1998) Women’s Representation i National Legislatures: Developed and Developing

Countries. (1998) Legislative Studies Quarterly. Vol. XXIII. No. 1.

• __. (1993) Institutional Variables Affecting Female Representation in National Legislatures:

The Case of Norway. ( 1993) The Journal of Politics. Vol. 55. No. 3.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

200

• Matland, E.Richard. and Montgomery, A. Kathleen. (eds.). (2003) Women’s Access to Political

Power in PostCommunist Europe. Oxford: Oxford University Press.

• Matland, E. Richard and Brown, D. Deborah. (1992) District Magnitude’s Effect on Female

Representation in the U.S. State Legislatures. Legislative Quarterly. Vol. 17, No. 4.

• McKechnie , SH. William. (ed.) ( 2015) Magna Carta: A Commentary on the Great Charter of

King John, with an Historical Introduction. Glasgow: Maclehose. I disponueshëm:

http://oll.libertyfund.org/titles/338.

• McAllister, Ian and Donley T. Studlar. (2002) Electoral Systems and Women’s Representation:

A Long-Term Perspective. Representation. Vol. 39. Issue 1.

• Meier, Petra. ( 2011) Belgium: The Impact of Gender Quotas and Placement Mandates. In:

Dahlerup, Drude. et al. ( 2011) Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in

Europe. Report to the European Parliament. Brussels: European Parliament.

• __.(2004a) De kracht van de definitie.Quotawetten in Argentiniw, Belgiw en Frankrijk

vergeleken. Res Publica. Vol. 46.Issue 1.

• __.(2004b) The contagion effect of national gender quota on similar party measures in the

Belgian electoral process. ( 2004b) Party Politics.Vol.10.Issue 3.

• Montenegro. Parliament. (1988) Law on Election of Councilors and Representatives in

Montenegro Republic). I disponueshëm :

http://www.quotaproject.org/uid/countryview.cfm?CountryCode=ME

• Mobekk, Eirin. ( 2010) Gender, Women and Security Sector Reform. International

Peacekeeping. Vol. 17. Issue 2.

• Moser-Verrey, Monique. (1991) Les femmes du troisieme Reich. Recherches feminists. Vol. 4.

n° 2. Montreal. Canada: Erudit.

• Nacevska, Elena. (2014) “The effectivnes of Gender Quotas in Politics in the new EU member

states and accession countries – case of Macedonia”. Paper presented in General Conference of

ECPR. Glasgow. England. Faqe 15. I disponueshëm :

http://ecpr.eu/Filestore/PaperProposal/da19e611-33e9-41b9-b928-0fdd5432219c.pdf

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

201

• NDI. Women’s Political Participation. I disponueshëm në: https://www.ndi.org/gender-women-

democracy.

• Norris , Pippa. ( 2006) The impact of electoral reform on women's representation. Special issue

of Acta Politica. Vol 41. Issue 2. London: Palgrave Macmillan.

• __. ( 2004) Electoral Engineering: Voting Rules and Political Behavior. (2004) Cambridge

University Press.

• __. ( 2000) “Electoral System Design and Ethnic Conflict in 19 Neë and Old Democracies”.

Paper presented in International Political Science Association World Congress. Quebec City.

Canada. 1-6 August 2000.

• __. (1996) Legislative Recruitment. In: LeDuc, Lawrence, Niemi, G. Richard and Norris,

Pippa. (1996) Comparing Democracies. Elections and Voting in Global Perspective. Thousand

Oaks, California: SAGE Publications.

• __.(1985) Women’s Legislative Participation in Western Europe. West European (1985)

Politics. Vol. 8, No. 4.

• O’Connor, D. Sandra and Azzarelli, K. Kim.(2011) Sustainable Development, Rule of Law,

and the Impact of Women Judges. Cornell International Law Journal . Vol. 44.

• Offen, Karen. (2000) European Feminisms, 1700 – 1950. Broadway, Redwood City,

California: Stanford University Press.

• O’Regan, R. Valerie (2000) Gender matters: Feminist Policymakers’ Influence in

Industrialized Nations. Westport, London: Praeger.

• Organ, W.Dennis. (1988) Organizational Citizenship behavior: The good soldier syndrome.

Lexington, MA: Lexington Books.

• OSCE / ODIHR . ( 2014) General Election in Bosnia and Herzegovina. Final Report. Faqe 12.

I disponueshëm : http://www.osce.org/odihr/elections/bih/121845

• __. (2001, 2005, 2009, 2013). Raportet e misionit të vlerësimit të nevojave. Varshavë. I

disponueshëm: http://shtetiweb.org/zgjedhjet-ne-shqiperi/

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

202

• Parlamenti Shqiptar. (2015) Lista emrore e deputetëve. I disponueshëm:

http://www.parlament.al/web/Deputetet_sipas_qarqeve_10029_1.php

• Palmieri, Sonia. ( 2011) Gender Sensitive Parlament : A Global Review of Good Practice.

Reports and Document Nr 65. Geneva: Inter-Parliamentary Union.

• Payne, G. Stanley. (1973) A History of Spain and Portugal. University of Wisconsin Press . 2.

Ch. 26.

• Phillips, Anne. (1995) The Politics of Presence. Oxford: Clarendon Press.

• Pitkin, F. Hanna. (1967) The Concept of Representation. Berkeley, Los Angeles: University of

California Press.

• Pilet, Jean-Benoit and Confesson, Alan. ( 2013) Electoral System Change in Europe since

1945: Belgium. Social Science Research. Vol. 26. Issue 4.

• Poland .( 2011) Election Code .Journal of Laës 31 January, 2011. I disponueshëm:

http://www.elections2014.eu/en/in-the-member-states/Poland/electoral-law

• __. ( 1991, 1997) The Constitution of the Republic of Poland. I disponueshëm në:

http://www.sejm.gov.pl/prawo/konst/angielski/kon1.htm

• Powley, Elizabeth.( 2005) Rwanda: Women Hold Up Half the Parliament. In: Ballington, Julie

and Karam, Azza. ( eds.). ( 2005) Women in Parliament: Beyond Numbers. Stockholm:

International IDEA.

• Priyadarshini, Shanker. Weber’s “Ideal Types”: Definition, Meaning, Purpose and Use. Your

article library. I disponueshëm: http://www.yourarticlelibrary.com/sociology/webers-ideal-

types-definition-meaning-purpose-and-use/43758/

• Prince, J. Dyneley. ( 1904) The Code of Hammurabi. The American Journal of Theology ,Vol.

8. No. 3. Chicago:The University of Chicago Press. I disponueshëm:

http://www.jstor.org/stable/3153895 & McKechnie, William Sharp (1914)

• Rackley, Erika. (2013) Women, Judging and the Judiciary: From Difference to Diversity. New

York: Routledge.

• __.(2009) Detailing Judicial Difference. Feminist Legal Studies. (2009) , Vol. 17.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

203

• Rawls, John. (1971) A Theory of Justice. Cambridge MA: Harward University Press.

• Renwick, Alan. ( 2011). Electoral System Change in Europe since 1945: Belgium. West

European Politics. 34:3.

• Reynolds, Andrew. (1999) Women in the Legislatures and Executives of the World: Knocking

at the Highest Glass Ceiling. World Politics 51(4).

• Rodríguez-Ruiz, Blanca and Rubio-Marín, Ruth . ( 2009) Constitutional justification of parity

democracy. Alabama Law Review. Vol. 60:5:1171. Faqe 1175 -1176. I disponueshëm:

http://www.law.ua.edu/pubs/lrarticles/Volume%2060/Issue%205/rodriguez.pdf

• Rule, Wilma. (1997) Electoral systems, Contextual Factors and Women’s Opportunity for

Election to Parliament in Tëenty-Three Democracies. Western Political Quarterly 40(3).

• __. (1994) Parliaments of, by, and for the People: Except for women? In Rule, Wilma and

Zimmerman. F. Joseph. (ed.) ( 1994) Electoral Systems in Comparative Perspective: Their

Impact on Women and Minorities. Westport, Connecticut: Greenwood Press.

• Rwanda. (2010) Organic Law No. 03/2010/OL of 18/06/2010 repealing Organic Law No.

17/2003. I disponueshëm: http://www.nec.gov.rw/uploads/media/Itegeko_rigenga_amatora.pdf.

• __.( 2003) Constitution of the Republic of Rwanda 2003. I disponueshëm:

http://www.rwandahope.com/constitution.pdf

• Serbia. ( 2006) Constitution of the Republic of Serbia. I disponueshëm:

http://www.srbija.sr.gov.yu/cinjenice_o_srbiji/ustav.php?change_lang=en

• __. ( 2004) Law on the Election of Members of the Parliament. I disponueshëm :

file:///C:/Users/as/Downloads/SER_laë_Election%20_members_parliament_2000_am2011_en.

pdf

• Sineau, Mariette. (2011). France: Legislated ’Parité. In: Dahlerup, Drude. et al. ( 2011)

Electoral Gender Quota Systems and Their Implementation in Europe. Report to the European

Parliament. Brussels: European Parliament.

• Sineau, Mariette. (2008) The Single Member District System in France: the Hidden Bonus for

Notables. In: Manon Tremblay .ed al.( 2011) Women and Legislative Representation: Electoral

Systems, Political Parties and Sex Quota. New York: Palgrave Macmillan.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

204

• Sliwa, Sandra., Meier, Petra. and Thijssen, Peter. (2011) De impact van party magnitude op het

aantal vrouwelijke verkozenen. Gender quota in Belgiw kritisch bekeken. Res Publica. 53/2.

• Slovenia. ( 2011) Final Results.Ljubjana: National Electoral Commision.

• __. ( 2006) National Assembly Elections Act. no. 109/2006. I disponueshëm:

http://www.uradni-list.si/_pdf/2006/Ur/u2006109.pdf#%21/u2006109-pdf

• __. ( 2004) Constitutional Act Amending Article 43 of the Constitution of the Republic of

Slovenia. Official Gazette of the Republic of Slovenia, No. 69/04. I disponueshëm :

http://www.us-rs.si/media/constitution.pdf

• __. ( 2002) Act on Equal Opportunities for Women and Men. I disponueshëm në:

file:///C:/Users/as/Downloads/Slovenia_law_equal_opprtnts_women_men_2002_exc_en.pdf

• Smith, Angel. (2008) Historical Dictionary of Spain. Rowman & Littlefield.

• Strauch, Nicolas. and Pogorelis, Robertas .( 2011) Electoral systems, te link between the

governance, elected members and voters . Report to the European Parliament. Brusseles:

Office for Promotion of Parliamentary Democracy (OPPD). Faqe 4. I disponueshëm në:

http://www.europarl.europa.eu/pdf/oppd/Page_8/Electoral-systems-LR-for-WEB.pdf

• Styrkársdóttir, Auður. (2013,forth) Iceland: Breaking Male Dominance by Extraordinary

Means. In: Dahlerup, Drude and Leyenaar, Monique. (forthcoming) Breaking Male Dominance

in Old Democracies. New York: Oxford University Press.

• Siročić, Zorica. ( 2014) “Formulation, Adoption and Implementation of Gender Quotas in

Croatia” . Paper presentet in General Conference of ECPR. Glasgow: England. Faqe 4. I

disponueshëm në: http://ecpr.eu/Events/PaperDetails.aspx?PaperID=22433&EventID=14

• Siaroff, Alan. Women’s representation in legislatures and cabinets in industrial democracies.

International Political Science Review. (2000) Vol.21. Issue 2.

• Sawer, L. Marian, Introduction. In Sawer.L Marian, Tremblay, Manon and Trimble, Linda.

(.eds.). (2006) Representing Women in Parliament: A Comparative Study. New York and

London: Routledge.

• __. (2002)The Difference Women Make: The Policy Impact of Women in Congress. Chicago –

London: The University of Chicago Press. (2002)

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

205

• __. (1998) Are Women More Likely to Vote for Women’s Issue Bills than their Male

Colleagues?. Legislative Studies Quarterly. (1998) Vol. 23, No. 3.

• Shqipëri. ACER& ASET. (2009) Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri 2009: Monitorimi i

Zbatimit të Kuotës Gjinore dhe i Pjesëmarrjes së Grave. I disponueshëm në:

http://www.platformagjinore.al/eng/wp-

content/themes/theme1369/pdf/Monitoring%20Report%20Albanian%20FINAL.pdf

• __. Parlamenti .( 2008) Ligj Nr.10 019, datë 29.12.2008, “ Kodi Zgjedhor i Republikës së

Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 67/6. I disponueshëm në:

http://www.parlament.al/web/pub/kodi_zgjedhor_i_azhornuar_pdf_web_15174_1.pdf

• __. ( 2008) Ligj Nr. 9970, datë 24.07.2008, “ Për barazinë gjinore në shoqëri”. I disponueshëm:

http://www.mod.gov.al/images/PDF/barazia_gjinore_shoqeri.pdf

• __. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (2014) Raporti Kombëtar për Zbatimin e

Platformës për Veprim Pekin + 20. Tiranë: MMSR

• Shafer, G. Harry (1981) Women in the two Germanies. A Comperative Study of a Socialist and

Non- Socialist Society. Pergamon Press.

• Shugart, S. Matthew. ( 1994) Minorities, Represented and Unrepresented. In Rule, Wilma and

Zimmerman. F. Joseph. (ed.) ( 1994) Electoral Systems in Comparative Perspective: Their

Impact on Women and Minorities. Westport, Connecticut: Greenwood Press.

• Taagepera, Rein. and Matthew, S. Shugart, ( 1989) Seats and Votes: The Effects and

Determinants of Electoral Systems. Yale University Press.

• Turquet, Laura. et al. UN Women. (2012) In Pursuit of Justice: Progress of the World’s

Women 2011-2012. New York: United Nation Entity for Gender Equality and the

Emprovement of Women. UN Women.

• Thomas, Saalfeld. (1994) How Women Legislate. New York: Oxford University Press.

• UN. ( 1995) Beijing Declaration . I disponueshëm:

http://www.un.org/womenwatch/daw/beijing/platform/declar.htm

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

206

• UN General Assembly (1979) CEDAW – Convention on the Elimination of All Forms of

Discrimination against Women. I disponueshëm:

http://www.un.org/womenwatch/daw/cedaw/cedaw.htm

• UN. (1948) Universal Declaration of Human Rights. I disponueshëm:

http://www.ohchr.org/EN/UDHR/Documents/UDHR_Translations/eng.pdf

• UNDP. ( 2014). Gender Equality in Public Administration: Global Report. New York.

• UNMIK. (1999) Rezoluta 1244. I disponueshëm:

http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/Res1244ALB.pdf

• Valiente, Celia. ( 2005) The Women’s Movement, Gender Equality Agencies and Central-state

Debates on Political Representation in Spain. In: Lovenduski, Joni .(eds.). (2005) State

Feminism and Political Representation. Cambridge University Press.

• Vincent, Marie-Bénédicte. (2011) Histoire de la société allemande au XXe siècle. Le premier

XXe siècle. 1900–1949. Repères. Nr. 579. Paris.

• Young, Iris M, (1990) Justice and the Politics of Difference. Princeton: Princeton University

Press.

• Zahidi , Saadia. ( 2013 ) What makes the Nordic countries, gender Equality winners?.

Huffingtonpost. Online. I disponueshëm: http://www.huffingtonpost.com/saadia-zahidi/

• Wängnerud, Lena. (2009) Women in Parliaments: Descriptive and Substantive Representation.

• Annual Review of Political Science. Vol. 12 (2000) Testing the Politics of Presence: Women’s

Representation in the Swedish Riksdag. Scandinavian Political Studies. Vol. 23, No. 1.

• Wide, Jessica. ( 2006) Kvinnors politiska representation I ett jämförande perspektiv. Nationell

och lokal nivå. Ph D dissertation. Umeå, Sweden: Umeå University.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

207

• Faqe vetëm internet

• http://www.ipu.org/wmn-e/suffrage.htm

• http://www.ipu.org/wmn-e/classif.htm

• http://www.qualtrics.com/blog/research-quotes/

• http://www.quotaproject.org

• http://data.worldbank.org/indicator/SG.GEN.PARL.ZS

• http://www.congreso.es/portal/page/portal/Congreso/Congreso/Intervenciones

• http://data.worldbank.org/indicator/SG.GEN.PARL.ZS

• http://data.worldbank.org/indicator/SG.GEN.PARL.ZS?page=3&order=wbapi_data_value_199

0%20wbapi_data_value%20wbapi_data_value-first&sort=desc

• http://firstladies.international/2015/03/05/2015-women-and-political-leadership-female-heads-

of-state-and-heads-of-governments

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

208

SHTOJCAT

Shtojca A: PËRKUFIZIME

Listat e mbyllura: Janë listat elektorale ku partitë politike përcaktojnë renditjen e kandidatëve në

listë. Votuesi miraton të gjithë listën, pa asnjë mundësi për ndryshimin e rendit, në të cilën janë

caktuar vendet e kandidatëve.

Sistemet e kombinuara: Janë sistemet elektorale që përmbajnë elemente teknike që zakonisht i

përkasin si sistemeve të shumicës, po ashtu dhe listës së sistemit proporcional. Në sistemet e

kombinuara, një pjesë e vendeve parlamentare shpërndahet, zakonisht në zonat zgjedhore njëemërore.

Pjesa tjetër e vendeve parlamentare ndahet sipas një formule proporcionale në listat kombëtare apo

rajonale të partisë. Për klasifikimin e sistemit zgjedhor është e rëndësishme nëse të dyja procedurat

për akordim janë të ndara nga njëra-tjetra, siç është rasti në sistemet paralele ose nëse ato që janë të

ndërlidhura, siç është rasti i Sistemit Proporcional me anëtarë të përzier.

Vendet kompensuese: Janë vende që u ndahen partive/aleancave për të kompensuar

proporcionalitetin në mes të votave të mara dhe vendeve të fituara mbas votimit.

Madhësia e Qarkut (ose zonës elektorale): Përcaktohet nga numri i mandateve të mundshme për t’u

fituar në një zonë elektorale (gjithashtu dhe nga numri i zgjedhësve).

Pragu efektiv i përfaqësimit: Është ekuivalenti matematikor i pragut ligjor të përfaqësimit. Çdo zonë

elektorale ka pragun e vet "efektiv" ose "natyror". Në bazë të madhësisë së saj (dhe numrit të partive

që konkurrojnë me formulën proporcionale) pjesa minimale e votave që një partie i duhen për të fituar

një vend në kushte optimale mund të llogaritet në mënyrë matematikore. E njëjta gjë mund të bëhet në

lidhje me pjesën maksimale të votave me të cilat një parti ka probabilitet të dështojë për të fituar një

vend në kushtet më të pafavorshme (pragu i përjashtimit). Mesatarja e pragut të përfshirjes dhe

përjashtimit (pragu efektiv) është një përafrim i dobishëm i pjesës së mjaftueshme të votave që një

parti ka nevojë për të marrë një vend në një zonë zgjedhore. Kur madhësia e zonës elektorale është më

e lartë, pragu efektiv është më i ulët matematikisht.

First-past-the-post system (FPTP): Term tjetër përdorur për sistemet në zonat njëemërore ose të

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

209

shumicës.

Listat e lira: Janë listat elektorale të atyre sistemeve zgjedhore, që lejojnë zgjedhësit që të kalojnë

linjat partiake dhe kështu, korrigjohen listat e partive.

Kuota gjinore: përfaqëson specifikimin e përqindjes minimale të kandidaturave (ose vendeve) që

duhet të plotësohen nga anëtarët e njërës gjini.

Pragu ligjor: përfaqëson përqindjen minimale të votave që një parti ka nevojë për t'u kualifikuar për

përfaqësimin parlamentar, duke u bazuar në dispozita ligjore.

Sistemi i shumicës në rrethet njëemërore: Është sistemi elektoral sipas të cilit kandidati fitues duhet

të marrë shumicën absolute të votave (50% plus 1), në raundin e parë të zgjedhjeve. Ky është edhe

ndryshimi nga sistemi First- past- the Post sistem. Nëse asnjë kandidat nuk fiton një shumicë absolute

në raundin e parë, hyjnë në fuqi votat alternative (Alternative Vote) ose zhvillohet një raund i dytë

(Sistemi me dy raunde). Raundi i dytë mund të jetë një garë "suplementare" midis dy kandidatëve

kryesorë. Nëse marin pjesë më shumë se dy kandidatë, fiton mbas raundit të dytë kandidati me më

shumë vota.

Sistemi i përzier proporcional: Është sistemi elektoral ku kandidati kombinon votën personale në

zonat njëemërore me parimin e përfaqësimit proporcional. Megjithëse një pjesë e përfaqësuesve

zgjidhen, zakonisht në zonat njëemërore sipas sistemit njëemëror, votimi për listat proporcionale të

partisë përcakton se sa përfaqësues do të dërgohen nga çdo parti në parlament. Numri i vendeve të

fituara drejtpërdrejtë nga një parti në mazhoritar, zbritet nga numri i përgjithshëm i vendeve të fituara

nga listat proporcionale partiake.

Zonë shumë anëtarëshe: Është zona elektorale ku zgjidhet më shumë se një përfaqësues.

Sistemi shumështresor proporcional: Është sistemi elektoral që siguron një ndarje proporcionale të

vendeve në nivele të ndryshme.

Listat e hapura: Është sistemi që i lejon pjesëmarrësve të ristrukturojnë renditjen e listave. Votuesit

mund të shprehin preferencë për kandidatët e veçantë, duke hedhur një numër të caktuar të votave

preferenciale dhe duke ndryshuar kështu renditjen e listës.

Sistemi paralel: Ky sistem siguron një shpërndarje të veçantë të vendeve në parlament. Një pjesë e

vendeve janë të shpërndara në zonat elektorale mazhoritare njëemërore, ndërsa vendet e mbetura

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

210

shpërndahen për listat rajonale ose kombëtare proporcionale. Produkti i përgjithshëm zgjedhor arrihet

duke mbledhur dy nënproduktet e mësipërme të përcaktuara veç e veç.

Madhësia e Partisë: Përcaktohet nga numri i vendeve në parti që fiton në qark.

Sistemi pluralizmi në rrethe njëemërore : Me këtë sistem, i njohur gjithashtu si "first-past-the-post

sistemi", vendi është i ndarë në rrethe njëemërore. Çdo zonë elektorale nxjerr një kandidat që zgjidhet

në parlament. Çdo zgjedhës ka një votë, dhe kandidati fitues është thjesht personi që merr më shumë

vota në zonën përkatëse.

Votimi i preferuar: Votuesit mund të japin votë ose vota preferenciale tek një ose disa kandidatë në

listën e partisë.

Votimi preferencial: Në një sistem preferencial zgjedhor, votuesit zgjedhin kandidatët në varësi të

preferencës, vënë "1" për zgjedhjen e tyre të parë, "2", për zgjedhjen e tyre të dytë dhe kështu me

radhë.

Sistemet e listave proporcionale në nivel kombëtar: Me këtë sistem, vendet parlamentare

shpërndahen në mënyrë proporcionale në nivel kombëtar. Partitë marrin mandate në përpjesëtim me

pjesën e tyre të përgjithshme kombëtare të votave. Zakonisht, secila parti (apo aleancë) paraqet një

listë kombëtare të kandidatëve.

Sistemi i listave proporcionale në një zonë shumë-anëtarëshe zgjedhore: Sipas këtij sistemi, vendi

është i ndarë në rrethe shumëanëtarëshe. Secila parti (apo Koalicion) paraqet listën e kandidatëve për

zonat zgjedhore përkatëse. Partitë fitojnë vendet në bazë të votave të marra sipas një formule

proporcionale në rang zone zgjedhore.

Sistemi i votës së vetme të transferueshme (STV): Ky sistem është sistemi proporcional i votës

preferenciale.

Zona një anëtarëshe zgjedhore: Është sistemi sipas të cilit në secilën zonë zgjedhore, zgjidhet një

person.

Rreshti: Rradha sipas të cilës vendet i ndahen partive ose kandidatëve. Sistemet elektorale mund të

kenë një ose disa nivele zgjedhore.

Sistem dyraundësh (TRS): Është një term tjetër për sistemin mazhoritar apo të shumicës. Sistemi

zgjedhor që përmban një raund të dytë votimi, në qoftë se shumica nuk realizohet në raundin e parë.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

211

Vende të rezervuara për gratë: Janë një tip i veçantë kuotash, të lidhura ngushtë me sistemin

elektoral. Sipas këtij sistemi kuotash bazuar në rezultat, një numër vendesh në parlament, janë

rezervuar për gratë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet një liste speciale ose nëpërmjet caktimit të një zonë

elektorale vetëm për gratë.

Kuotat gjinore neutrale: Janë kuotat që përcaktojnë një maksimum për të dyja gjinitë dhe jo

specifikisht për gratë.

Vend me kuota vullnetare partie: Është vendi në të cilin të paktën njëra nga partitë e përfaqësuara në

parlament përdor kuotat politike për listat e saj elektorale.

Lista e shkurtuar e grave (all-women’s shortlists AWS): Është një listë e shkurtuar që konsiston tek

kandidatët potencialë prej të cilëve partia zgjedh kandidatët e listës finale elektorale, e cila përfshin

vetëm gra dhe aplikohet në gjysmën e vendeve të sigurta të Partisë Laboriste angleze kur një deputet

del në pension dhe gjithashtu në gjysmën e vendeve jo të sigurta të synuara .

Sistemi binjak: Është një tjetër lloj kuote, i cili mund të përdoret midis kategorive të aspirantëve dhe

të kandidatëve, aplikuar sërisht nga Partias Laboriste. Përfshin dy zona elektorale së bashku, duke

zgjedhur një burrë dhe një grua për secilën, në mënyrë që të arrihet përfaqësimi i balancuar.

Vota Alternative: : Është sistemi që ka një kandidat në qendër në sistemin mazhoritar preferencial të

përdorur në zona njëemërore, në të cilat votuesit përdorin

numrat për të shënuar preferencat e tyre në fletën e votimit. Kandidati i cili

merr një shumicë absolute (50% plus 1), të votave preferenciale të e vlefshme të raundit të parë,

shpallet i zgjedhur. Nëse asnjë kandidat nuk arrin shumicën absolute

të votave preferenciale në raundin e para, kandidatët më pak të suksesshëm eleminohen dhe votat e

tyre rishpërndahen derisa një kandidat të arrijë shumicën absolute të votave të vlefshme.

Sistemi më i mirë humbës: Përfaqëson dispozitat sipas të cilave, kandidati pararendës i

pasuksesshëm më shumë vota në një grup të caktuar (p.sh. në mesin e grave)

do të zgjidhet në legjislaturë edhe në qoftë se ka më pak vota se kandidatët e tjerë, derisa kuota e

vendosur të jetë arritur. Psh në mesin e

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

212

kandidateve gra, kandidatet që marin më shumë vota deri në plotësimin e

kuotës gjinore, zgjidhen në parlament edhe pse kandidatët burra mund të kenë fituar

më shumë vota.

Vota Bllokuese: Përfaqëson sistemin mazhoritar të përdorur në një zonë shumë-anëtarëshe.

Zgjedhësit kanë aq vota sa ka kandidatë për t'u zgjedhur.

Kandidatët që marrin numërin më të madh të votave fitojnë. Zakonisht votuesit

votojnë për kandidatët sesa për partitë dhe në shumicën e rasteve mund të përdorin shumë ose pak

vota, aq sa ata dëshirojnë.

Numërimi Bord: Është një sistem preferencial me kandidatin në qendër që përdoret si në zona

njëemërore po ashtu edhe në ato shumëemërore. Votuesit përdorin numra për të shënuar preferencat e

tyre në fletëvotim dhe çdo preferencë ka një vlerë të

caktuar . Ato mblidhen më pas dhe kandidatët me totalin më të madh shpallen fitues.

Vota Bllokuese e Partisë: Është një sistem shumice i përdorur në zonat shumanëtarëshe, në të cilat

votuesit hedhin një votë të vetme për njërën nga partitë që është në qendër të zgjedhur nga ata dhe ata

nuk zgjedhin midis kandidatëve. Partia që mer më shumë vota do të fitojë çdo vend në atë zonë

zgjedhore.

Vota e Kufizuar: Është një sistem zgjedhor me kandidatin në qendër, i përdorur në zonat

shumanëtarëshe, në të cilin votuesit kanë më shumë se një votë, por më pak

votat se sa ka kandidatë për t'u zgjedhur. Kandidatët me

numrin më të lartë të votave shpallen fitues.

Sistemi zinxhir (zipper system): Është sistemi i renditjes në listën proporcionale të kandidatëve të një

partie, sipas rregullit një grua një burrë deri në fund të listës.

Përfaqësim i barabartë i grave dhe burrave në vendimmarrjen politike dhe publike sipas

Parlamentit Europian: Është përfaqësimi me një minimum prej 40% të secilës gjini në çdo organ

vendimmarrës politik dhe publik.

Modeli Ideal i Weberit: Është një mjet metodologjik, për të kuptuar dhe analizuar një dukuri

shoqërore nën ndikimin vetëm të një faktori apo variabli, të zhveshur nga ndikimi i shumë faktorëve të

tjerë që në realitet mund të ndikojnë njehërësh.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

213

Metoda e “ Ndryshimit”: Kjo metodë analizon ndryshimet, e transformimit dhe modifikimin e

formave aktuale, ndryshimet në kontekstin shoqëror dhe politik, të cilat varen nga qasja cilësore dhe

sasiore duke siguruar analiza të perceptimit individual apo shoqëror. Dinamika sociale, në përputhje

me diferencimet strukturore dhe funksionale çon në përshtatshmërinë e sistemit të sapokrijuar.

Metoda e “Trekndëshit: Matja e të njëjtit tregues në nivele të ndryshme.

Metoda “Zgjatimi”: Është një metodë studimi e shtrirë në kohë, hulumtim që përfshin vëzhgime të

përsëritura të njëjtave variabla mbi periudha të gjata kohore - shpesh shumë dekada.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

214

Shtojca B: REZULTATET E KOMBINIMEVE TË SISTEMEVE ZGJEDHORE ME ATO TË

KUOTAVE GJINORE

Kombinimet me të mira në funksion të balancës gjinore.

1- Sistemet me një shtresëzim të dytë + vende të ruajtura – një shtresë të lihet vetëm për

gratë kandidate.

Të gjitha sistemet elektorale mund ta kthejnë një nivel ekzistues në nivel vetëm për gra ose të shtojnë

një nivel vetëm për gratë kandidate. Kjo garanton zgjedhjen e aq grave sa të mund të plotësohet

kërkesa e kuotës gjinore. Shembull i këtij kombinimi është Pakistani.

2- Lista proporcionale në zona të vogla elektorale + nominime – kuota me rregulla për

vendosje mandati ose renditjeje (p.sh. kuotat zinxhir).

Ky kombinim garanton rezultatin kur listat janë të mbyllura. Nëse listat janë të hapura, renditja mund

të ndryshojë, duke shkatërruar kështu renditjen e paracaktuar. Kjo ka të ngjarë të jetë pak më shumë

efektive në listën e sistemeve proporcionale me rrethe të vogla sesa në listën e sistemeve proporcionale

në zona të të mëdha ku madhësia e partisë ka të ngjarë që të jetë e vogël dhe ka gjasa të zgjidhen më

shumë burra (të cilët zakonisht janë renditur në krye të listës) edhe nëse do të aplikohet sistemi zinxhir

i kuotave. Rezultati mund të sigurohet duke alternuar vendin e parë në listë, në disa lista gratë në fillim

dhe në listat e tjera burrat . Shembuj të këtij kombinimi: Republika Dominikane dhe Ekuador.

3- Lista proporcionale me rrethe të mëdha + nominimet - kuota pa rregulla për vendosje

mandati ose renditjeje.

Ky kombinim rrit ndjeshëm mundësinë e grave për t'u zgjedhur, sidomos me madhësinë e partive të

mëdha, ku rezulton që edhe gratë e renditura poshtë në listë kanë arritur të zgjidhen. Shembull i këtij

kombinimi: Maqedonia.

4- Lista proporcionale me rrethe të mëdha + nominimet - kuota me rregulla për

vendosje mandati ose renditjeje.

Ky kombinim garanton rezultatin , kur listat janë të mbyllura. Nëse listat janë të hapura, renditja mund

të ndryshojë, duke prishur kështu renditjen e paracaktuar. Kjo ka të ngjarë të jetë pak më shumë

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

215

efektive në listat proporcionale të zonave të vogla sesa në listat me zona të mëdha, ku madhësia e

partisë ka të ngjarë të jetë e vogël duke i dhënë përparësi zgjedhjes së më shumë burrave (të cilët

zakonisht janë renditur lart në listë ) edhe nëse përdoret sistemi zinxhir i kuotave. Shembuj të këtij

kombinimi: Argjentinë, Belgjikë, Kosta Rika dhe Irak.

5- Votë bllokuese (+ Votë e kufizuar dhe Votë të vetme jo të transferueshme) + vende

rezervuara – Sistemi më i mirë humbës

Ky kombinim funksionon edhe nëse nuk ka gra të mjaftueshme kandidate. Partive u jepen stimuj për tu

plotësuar me gra kandidate, në mënyrë që të mos humbasin asnjë vend për partitë konkurruese.

Shembull i këtij kombinimi: Jordania.

6- Vota bllokuese e partisë + nominimet - kuota pa rregulla për vendosje mandati ose

renditjeje.

Ky kombinim funksionon, që kur lista e plotë zgjidhet vetëm nëse merr numrin më të madh të votave.

Kandidatët e pavarur të cilët do të mund të zvogëlojnë efektin e kuotave nuk duket të kenë ndonjë

shtrirje të madhe dhe shanset e tyre për të fituar janë minimale. Shembuj të këtij kombinimi i gjejmë në

Kamerun (kuotat partiake vullnetare të miratuara nga dy partitë më të mëdha) dhe Xhibut.

7- Vota bllokuese e partisë + nominimet - kuota me rregulla për vendosje mandati ose

renditjeje. ( psh kuotat zinxhir)

Ky kombinim është i garantuar të funksionojë, ashtu si edhe më sipër pa rregulla mandati/ renditje, për

sa kohë lista si e tërë, zgjidhet nëse merr numrin më të madh të votave.

8- Votë e vetme e transferueshme + vende të rezervuara – Sistemi më i mirë humbës

Ky kombinim funksionon me të njëjtën logjikë si rasti “Votë bllokuese (+ Votë e kufizuar dhe Votë të

vetme jo të transferueshme) + vende rezervuara – Sistemi më i mirë humbës” më sipër. Kur të gjithë

vendet edhe vendet e rezervuara janë plotësuara në çdo zonë elektorale , në qoftë se asnjë grua nuk

rezulton e zgjedhur, gratë me numërin më të madh të votave shpallen fituese.

9- Proporcional i përzier + vende të rezervuara - një nivel vetëm për gratë kandidate.

Ky kombinim është i garantuar për të zgjedhur sa më shumë gra se sa sistemi i kuotave kërkon.

10- Numërimi Bord + vendet e rezervuara - sistemi më i mirë humbës

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

216

Ky kombinim është i mundur me të njëjtën logjikë si rasti 5 më sipër, por vetëm në zonat shumë-

anëtarëshe.

Kombinime të mesme që mund të punojnë në mënyrë të favorshme, por do të duhet një

vëmendje e veçantë.

Përveç kombinimeve më të mira si më sipër, një numër i kombinimeve të tjera mund të punojë në një

shkallë të caktuar në favor të balancës gjinore, por duke pasur parasysh ndryshimet specifike.

Këto raste kanë nevojë për një vëmendje më të madhe nga projektuesi institucional që synon arritjen e

një numër më të madh të grave në legjislaturë, nëse qëllimi i rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë

është të mos rrezikohet, përderisa marrëveshja për kuotën mund të neutralizohet me një teknikë të

sistemit zgjedhor. Një shembull i tillë është përdorimi i Listës proporcionale në zona të mëdha, pa

aplikuar asnjë kuotë. Sistemet e listës proporcionale japin stimuj për gratë që do të jenë në listë dhe në

këtë mënyrë të rriten gjasat e tyre për tu zgjedhur me një shumëllojshmëri mënyrash. Në zonat

elektorale më të mëdha dhe ku madhësia e partisë është më e madhe, edhe mundësia e grave për tu

zgjedhur është më e lartë. Megjithatë, përdorimi i thjesht i listave në sistemet proporcionale pa asnjë

dispozitë të kuotave nuk garanton një përfaqësim të lartë të grave.

Shembull tjetër në këtë kategori është përdorimi i çdo sistemi (me përjashtim të listave të sistemeve

proporcionale me vetëm një distrikt në shkallë vendi) me vende të sigurta të rezervuara vetëm për

gratë kandidate. Ky kombinim e bën punën në teori, por në mënyrë që të jetë i efektshëm në praktikë,

kërkon që në zona të caktuara gjeografike të kandidohen vetëm gratë. Është e vështirë të përcaktohet se

në cilën zonë zgjedhore duhet të zbatohet kjo formulë, pasi votuesit dhe kandidatët mund të mendojnë

se liritë e tyre politike janë duke u shkelur. Këto zona mund të ndryshohen nga një palë zgjedhje tek

tjetra, në mënyrë që jo të njëjtat zona të kenë vetëm kandidate gra-gjatë gjithë kohës. Kjo, strategji

krijon një kufizim afatgjatë efektiv për burrat, pavarësisht se nuk ka asgjë të qartë të shprehur në

legjislacionin zgjedhor. Kur burrat aktualë nuk do të lejohen të kandidojnë në zonën e tyre për shkak se

ajo është kthyer në një zonë vetëm për gra, edhe nëse më vonë lejohen të kthehen aty, fitorja e tyre do

të mund të jetë ndoshta e pamundur në praktikë, pasi rikthehen në një zonë me të cilën ata kanë

humbur lidhjet.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

217

Shembuj të tjerë të kësaj kategorie kombinimesh, janë përdorimi i një sistemi paralel ose

shumëanëtarësh së bashku me sistemet e kuotave pa rregulla renditje ose edhe me rregulla renditje

(p.sh. kuota zinxhir). Këto kuota të punojnë vetëm për pjesën proporcionale të listës së të sistemit.

Efektiviteti i kuotave do të ndikohet nga lloji i listave nëse janë të hapura apo të mbyllura dhe nga

madhësinë e partisë. Përsëri, si rregull, partia që është më e madhe, ka favore më shumë për gratë

kandidate. Një shembull i tillë është Armenia (edhe pse me vetëm 5% vende të rezervuara).

Kombinime të pamundura ose jo të favorshme

Identifikon 16 kombinime të sistemeve zgjedhore me lloje të kuotave të cilat nuk është e mundur ose

nuk ka gjasa të jenë të favorshme për të arritur një nivel më të lartë të përfaqësimit politik të grave.

Vendet në këtë kategori të cilat synojnë rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë mund të mbështesin

zgjedhjen e grave ose duke rishikuar sistemin zgjedhor në përdorim, ose duke futur kuotat gjinore,të

cilat do të ndryshojë statusin e kombinimit nga një "kombinim jo të favorshëm” në një prej kategorive

të tjera. Kjo mund të jetë e diskutueshme pasi përveç rritjes së përfaqësimit të grave, ajo mund të

ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme në rezultatin e zgjedhjeve dhe të ketë të tjera implikime më të

gjera politike. Prandaj ndryshimet e mundshme në një sistem zgjedhor duhet të jetë të menduara mirë.

Duhet të ekzistojë vullneti politik për ndryshim dhe një gatishmëri nga ana e legjislativit dhe

autoriteteve zgjedhore. Përveç kësaj, ndryshimi duhet të ketë miratimin e palëve të interesuara

kombëtare.

Është e rëndësishme të vihet në dukje se nuk ka asnjë sistem zgjedhor "të pamundur": Është gjithmonë

e mundur të hartohet një sistem kuotash i cili në kombinim me sistemin zgjedhor, funksionon edhe në

sisteme që janë menduar zakonisht e si të pafavorshme ndaj grave.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

218

Shtojca C: E DREJTA POZITIVE DHE AKTIVE E VOTËS PËR GRATË NË RANG

BOTËROR

VITI EMRI I SHTETIT

1788 Shtetet e Bashkuara të Amerikës (për të kandiduar )

1893 Zelanda e Re (për të votuar)

1902 Australia*

1906 Finlanda

1907 Norvegjia (për të kandiduar)*

1913 Norvegjia**

1915 Danimarka, Islanda*

1917 Kanadaja (për të votuar)*, Holanda (për të kandiduar)

1918 Austria *, Estonia, Georgia, Gjermania, Hungaria, Irlanda*, Kirgyzstani, Letonia, Lituania,

Polonia, Rusia , Mbretëria e Bashkuar*

1919 Bjellorusia, Belgjika (për të votuar)*, Luksemburgu, Holanda (për të votuar), Zelanda e Re (për

të kandiduar), Suedia*, Ukraina.

1920 Shqipëria, Kanadaja (për të kandiduar)*, Republika Çeke, Islanda**, Sllovakia, Shtetet e

Bashkuara të Amerikës (për të votuar)

1921 Armenia, Azerbaijani, Belgjika ( për tu kandiduar)*, Georgia, Suedia**

1924 Kazakistan, Mongolia, Saint Lucia, Taxhikistani

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

219

1927 Turkmenistani

1928 Irlanda**, Mbretëria e Bashkuar**

1929 Ekuadori*, Romania*

1930 Afrika e Jugut (të bardhët), Turqia (për të votuar)

1931 Kili*, Portugalia*, Spanja, Sri Lanka

1932 Brazili, Maldivet, Tailanda, Uruguai

1934 Kuba, Portugalia*, Turqia (për të kandiduar)

1935 Myanmari (për të votuar)

1937 Filipinet

1938 Bolivia*, Uzbekistani

1939 El Salvadori (për të votuar)

1941 Panamaja*

1942 Republika Dominikane

1944 Bullgaria, Franca, Xhamajka

1945 Kroacia, Gana ( për të kandiduar), Indonesia, Italia, Japonia, Senegali, Sllovenia, Togo

1946 Kameruni, D.P.R. e Koresë, Xhibouti (për të votuar), Guatemala, Liberia, Myanmar (për të

kandiduar), Panamaja **, Rumania**, Maqedonia, Trinidad dhe Tobago, Venezuela, Vietnami,

Jugosllavia.

1947 Argjentina, Japonia , Malta, Meksika (për të votuar), Pakistani, Singapori

1948 Belgjika**, Izraeli, Nigeria, Republika e Koresë, Seychelles, Suriname.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

220

1949 Bosnja dhe Herzegovina, Kili**, Kina, Kosta Rica, Republika Arabe e Sirisë (për të votuar)*

1950 Barbados, Kanadaja (për të votuar)**, Haiti, India

1951 Antigua dhe Barbuda, Dominika, Grenada, Nepal, Saint Kitts dhe Nevisi, Saint Vincent dhe

Grenadines.

1952 Bolivia**, Bregu i Fildishtë, Greqia, Libani.

1953 Bhutan, Gana (për të votuar), Meksika ( për të kandiduar), Republika Arabe e Sirisë **

1954 Belize, Kolumbia, Gana

1955 Kamboxhia, Eritrea2, Etiopia, Hondurasi, Nikaragua, Peruja.

1956 Benini, Komoros, Egjipti, Gaboni, Mali, Mauritius, Somalia

1957 Malasia, Zimbabve (për të votuar)**

1958 Burkina Faso, Çad, Guinea, Lao P.D.R., Nigeria (Jugore)

1959 Madagascari, San Marino (për të votuar), Tunisia, Republika e Bashkuar e Tanzanisë.

1960 Kanada (për të kandiduar)**, Qipro, Gambia, Tonga

1961 Bahamas*, Burundi, El Salvador (për të kandiduar), Malavi, Mauritania, Paraguai, Ruanda,

Sierra Leone.

1962 Algjeria, Australia**, Monako, Uganda, Zambia

1963 Afganistan, Kongo, Guinea Ekuatoriale, Fixhi, Irani , Kenia, Maroku, Guinea e Re ( për të

kandiduar)

1964 Bahamas**, Libani, Xhamahiriya, Guinea e Re (për të votuar ), Sudani.

1965 Bostvana, Lesoto.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

221

1967 Republika Demokratike e Kongos ( për të votuar), Ekuador**, Kiribati, Tuvalu, Yemeni.

1968 Nauru, Svazilandi.

1970 Andorra (për të votuar), Republika Demokratike e Kongos (për të kandiduar), Jemeni.

1971 Zvicra.

1972 Bangladeshi.

1973 Andorra (për të kandiduar), Bahraini, San Marino (për të kandiduar)

1974 Jordania, Solomon Islands

1975 Angola, Bregu i Gjelbër, Mozambiku, Sao Tome dhe Principe, Vanuatu

1976 Portugalia**

1977 Guinea, Bissau.

1978 Nigeria (Veriore), Moldavia, Zimbabve (për të kandiduar)

1979 Islanda, Mikronesia, Palau.

1980 Iraku, Vanuatu

1984 Lihtenshtein, Afrika e Jugut, (Koloureds + Indians)

1986 Republika Qendrore Afrikane, Xhibuti (për të kandiduar)

1989 Namibia

1990 Samoa

1993 Kazakistani, Moldavia

1994 Afrika e Jugut (popullsia me ngjyrë)

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

222

2005 Kuvajti

* E drejta subjekt i kushteve dhe i kufizimeve

** Kufizimet ose kushtet hiqen.

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

223

Shtojca D: GRATË UDHËHEQËSE TË QEVERIVE NË RANG BOTËROR

Nr

Rendor

Viti i fillimit të

detyrës

Funksioni Emri Vendi

1 2005 Kancelare Angela Merkel Gjermani

2 2006 Presidente Ellen Johnson-Sirleaf Liberi

3 2007 Presidente Cristina Fernández de

Kirchner

Argjentina

4 2009 Kryeministre Sheikh Hasina Wajed Bangladesh

5 2009 Presidente Dalia Grybauskaitė Lituania

6 2010 Kryeministre Kamla Persad-

Bissessar

Trinidad dhe Tobago

7

2010 Kryeministre Sarah Wescott-

Williams

Sint Maarten (Njësi

vetëqeverisësë e

Mbretërisë së Hollandës)

8 2011 Presidente Dilma Rousseff Brazil

9 2011 Presidente Atifete Jahjaga Kosovë

10 2011 Kryeministre Helle Thorning-

Schmidt

Danimarka

11 2012 Kryeministre Portia Simpson-Miller Xhamajka

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

224

12 2012 Presidente Joyce Banda Malavi

13 2013 Presidente Park Geun-Hye Koreja e Jugut

14 2013 Kryeministre Alenka Bratušek Sllovenia

15 2013 Kreu i shtetit Anna Maria Muccioli San Marino

16 2013 Kryeministre Erna Solberg Norvegji

17 2014 Kryeministre Laimdota Straujuma Letoni

18 2014 Presidente Michelle Bachelet Kili ( Mbajti postin e

Presidentes nga viti 2006–

2010)

19 2014 Kryeministre Ewa Kopacz Poloni

20 2014 Ministre e parë Nicola Sturgeon Skoci

21 2014 Presidente Catherine Samba-Panza Republika Qendrore

Afrikane

22 2014 Presidente Marie-Louise Coleiro

Preca

Malta

23 2014 Kryeministre Ana Jara Peru

24 2015 Presidente Kolinda Grabar-

Kitarović

Kroaci

25 2015 Presidente Simonetta Sommaruga Zvicër

Sistemet Zgjedhore dhe ato të Kuotave Gjnore në Këndvështrimin e Impaktit në Përfaqësimin e Barabartë Gjinor në Pushtetin Legjislativ,

Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Administratën Publike

225

TIRANË 2015