Fuqia e Agjerimit-Mr.Arber Berisha - Autor

233
1 Mr. Arbër BERISHA Fuqia e agjërimit Prishtinë, 2014

description

Kur do i rikthehet fuqia intelektuale,shpirterore ketij umeti,tridhjet tema per 30 dite,Nje liber qe hap shum diskutime na meson shum gjera vertet ja vlen te lexohet. www.arberberisha.com

Transcript of Fuqia e Agjerimit-Mr.Arber Berisha - Autor

1

Mr. Arbër BERISHA

Fuqia

e

agjërimit

Prishtinë, 2014

2

Mr. Arbër BERISHA

Fuqia

e

agjërimit

(përjetime shpirtërore

gjatë 30 ditëve të muajit

të Ramazanit 1434/2013)

3

Titulli i librit:

Fuqia e agjërimit

Autor:

Mr. Arbër BERISHA

Recesent:

Mr. Ajni SINANI

Radhitja kompjuterike:

Besmir YVEJSI

Kopertinat:

Ylber VELIU

Shtypi:

“Zero-Print”

Tirazhi:

300 copë

www.arberberisha.com

www.arber-berisha.it.gg

4

Mr. Arbër BERISHA

Fuqia

e

agjërimit

(përjetime shpirtërore

gjatë 30 ditëve të muajit

të Ramazanit 1434/2013)

Prishtinë, 2014

5

Përmbajtja

Përmbajtja ---------------------------------------------------- 5

Fjala e autorit ------------------------------------------------ 7

Hyrje ----------------------------------------------------------- 9

1. Ramazani erdhi… --------------------------------------- 10

2. Hurma e fundit ------------------------------------------- 17

3. Përjetim në namazin e teravisë ------------------------ 25

4. Na fal o Zot ---------------------------------------------- 32

5. Xhemati i Ramazanit ----------------------------------- 40

6. Agjërimi dhe shëndeti ---------------------------------- 48

7. Syfyri dhe iftari ------------------------------------------ 55

8. Kur’ani dhe agjërimi ------------------------------------ 63

9. Namazi i sabahut dhe Ramazani ---------------------- 69

10. Udha e vërtetë ------------------------------------------ 76

11. Agjërimi në trojet shqiptare -------------------------- 83

12. Edhe malet agjërojnë ---------------------------------- 91

13. Allahu im, Ti je Falës… ------------------------------ 99

14. Udhëtime në Ramazan ------------------------------- 105

15. Aty ku shpirti prehet në paqe ----------------------- 112

16. Bedri - përkujtim dhe mësim ----------------------- 119

6

17. Edukimi me agjërim --------------------------------- 132

18. Dita e xhuma dhe Ramazani ------------------------ 138

19. Çlirimi i Mekës --------------------------------------- 144

20. Teku dhe dhjetë-ditëshi i fundit në Ramazan ----- 151

21. Agjërimi në kulmin e nxehtësisë ------------------- 157

22. Ramazani dhe namazi i natës ----------------------- 164

23. Një natë sa njëmijë muaj vlerë --------------------- 170

24. Sadakatul-Fitri - pastrim për agjëruesin ----------- 178

25. Shpirti u urtësua -------------------------------------- 187

26. Fuqia e agjërimit ------------------------------------- 194

27. Vlera e dhikrit në Ramazan ------------------------- 202

28. Historia e agjërimit dhe agjëruesve ---------------- 209

29. Fundi i muajit të begatuar të Ramazanit ---------- 215

30. Bajrami erdhi… -------------------------------------- 222

Përfundim -------------------------------------------------- 229

Rreth autorit ----------------------------------------------- 231

7

Fjala e autorit

Fuqia intelektuale dhe shpirtërore janë arma e një

muslimani të kompletuar. Libri që po e paraqesim para

jush u shkrua gjatë 30 ditëve dhe netëve të muajit të

Ramazanit duke qëndruar pa gjumë. Një thënie arabe

thotë: “Dituria nuk arrihet ndryshe vetëmse me netë të

gjata e pa gjumë”. Në këtë hulumtim libri është fiksuar

nga përjetimet e mia në Ramazan por edhe me atë çka

kam parë me dhjetëra xhami të viseve shqiptare.

Ky studim nuk paraqet vetëm agjërimin dhe

edukimin e sistemit jetësor tek njerëzit sepse Islami

thërret të gjithë njerëzit në këtë platformë estetike, që

sjellë ekuilibër dhe harmoni kompakte nga gjeneza deri

në fund për qenien njerëzore të cilën e krijoi Allahu

xh.sh. në formën më të bukur.

Meqë një studim i tillë ende nuk më ka rënë në

dorë, vendosa ta sjellë para lexuesve dhe studiuesve si

një risi që t’ua hapë rrugën edhe të tjerëve që të bëjnë

kronika të tilla. Allahu xh.sh. u betua në lapsin, andaj lus

Atë që t’i shtojë besimtarët e lapsit dhe leximit, meditues

dhe praktikues.

8

Falënderojmë Zotin që na dha mendjen dhe atyre

që kontribuan në finalizimin e këtij libri duke filluar nga:

redaktori, recesenti, radhitësi, financuesit dhe familjet e

tyre, Zoti xh.sh. ua bëftë të lehtë udhën për në Xhennet.

Mr. Arbër BERISHA

Prishtinë, 28.9.2013

9

Hyrje

Falënderimi i takon Allahut xh.sh. i Cili krijoi

qiejtë, tokën, bimët, kafshët, exhinët dhe njerëzit. Paqja

qoftë mbi Muhamedin a.s., të Dërguarin fisnik, vulë e të

gjithë të dërguarve. Nga fillimi e deri në fund të

Ramazanit, Zoti Fuqiplotë ka zbritur mëshirë, falje,

begati e mirësi. Në këtë muaj zbritën të gjitha shpalljet e

mëparshme si dhe Kur’ani, si libër i fundit dhe

përmbledhës i të gjithëve.

Ky studim tregon qartë se kemi të bëjmë me një

kohë të veçantë, muaj madhështor me plot ngjarje që

definuan konfiguracionin njerëzor duke ua mundësuar

atyre ta dallojnë të vërtetën nga e kota. Libri ka tridhjetë

tituj me plot ngjarje dhe mesazhe që thërrasin për

ndryshimin dhe përmirësimin e ummetit islam kudo, nga

Lindja në Perëndim, nga Veriu në Jug…

10

Ramazani erdhi…

Kënaqësi e shumëpritur, hëna e re hyri dhe ky

muaj i begatuar trokiti në sofrat e mendjeve dhe zemrave

tona si dhe kudo në tavolinat e shtëpivë tona. Agjërimi i

muajit të Ramazanit fillon kur të shihet hëna e re, kjo

ndodhë në natën e 30 të muajit Sha’ban. Nëse në këtë

natë nuk shihet hëna e re, atëherë agjërimi fillohet pasi

muaji Sha’ban t’i ketë mbushur 30 ditë.

Hëna e re shihet pas perëndimit të diellit në fund

të ditës së 29 të muajit Sha’ban, nëse ajo duket para

perëndimit, atëherë ajo nuk merret parasysh. Vërtetë

fillimi i Ramazanit është një fillim i ri për besimtarin i

cili synon të mbushë zemrën dhe shpirtin me besim dhe

devotshmëri. Në Kur’an, Zoti xh.sh. thotë:

11

“O ju që keni besuar, agjërimi u është bërë

obligim sikurse ishte obligim edhe për ata që ishin

para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm.”1

Shumë njerëz sot e kanë shitur devotshmërinë

dhe e kanë humbur mjerisht në këtë botë e cila është

provim për njeriun se a do ta kalojë testin-provimin me

Krijuesin e tij Fuqiplotë. Ramazani erdhi, po çka do të

pasojë në këtë muaj? Kënd nuk e rregullon agjërimi, e

shëmton agjërimi. Agjërimi është abstenim nga ushqimi,

nga ngrënia, pirja si dhe nga marrëdhëniet intime

bashkëshortore, ndalim edhe nga mëkatet dhe fjalët e

liga. Ramazani është muaj i Kur’anit, muaj i agjërimit,

muaj i namazit, i'tikafit e shumë veprave të frytshme.

Akademia e Ramazanit e edukon me adhurim

njeriun, i cili është rob i Allahut xh.sh., që ai t’i

robërohet Krijuesit dhe jo krijesës. Cili do të jetë mësimi

që do të marrim në këtë Ramazan si dhe mësimi që do të

marrim në këtë shkrim të ditës së parë të Ramazanit?

Vërtet vëllezër, ka prej nesh që kemi kohë që mbajmë

1 Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 183.

12

shumë ramazana dhe shohim diçka që nuk ka ndryshuar

ende tek ne, e ajo gjë është se jemi të njëjtë vetëm se

jemi plakur një vit më shumë, por sa kemi investuar për

botën tjetër, për Xhennet? Mendojeni njëherë dhe

llogaritni veten përpara se të llogariteni - siç thoshte

Umer ibn Hattabi r.a.. Nuk kemi ndryshuar sepse nuk

jemi duke lexuar veten dhe kemi ende probleme me

oborrin e shpirtit.

Namazi jonë është bërë kozmetikë, agjërimi

kozmetikë, kozmetikë që nënkupton ritual që ta bëjmë

dhe hajt të kalojë kjo ditë apo kjo natë. Po si ka mundësi

që ti o musliman të falesh dhe sapo del nga xhamia nuk

je më ai musliman që ishe në Ramazan, sapo mbaron

muaji i Ramazanit ti nuk do të ndryshosh dhe gjuha jote

do të flasë keq, mendimet e tua do të jenë të liga, vërtetë

tragjedi shekspiriane!

Agjërimi i muajit të Ramazanit është bërë

detyrim për muslimanët në vitin e dytë të Hixhretit -

Emigrimit (viti 624 miladi). Për vlerat e mëdha të këtij

muaji dhe të agjërimit të tij, Muhamedi a.s. ka thënë:

13

“Ju ka ardhur një muaj i bekuar, në të cilin është

bërë detyrim agjërimi. Në këtë muaj janë hapur dyert e

Xhennetit, janë mbyllur dyert e Xhehenemit dhe shejtanët

janë lidhur në pranga. Në të gjendet një natë, e cila

është më e mirë se njëmijë muaj.”2

Përjetimet në Ramazan na shëtisin në kohë e

hapësirë, kur njeriu mendon se sa ngjarje të mëdha kanë

ndodhur në këtë muaj vërtet duhet të mendojë më shumë.

Zbritja e Kur’anit i cili është libër madhështor, i cili e

nxori njerëzimin nga pellgu i errët i paganizmit akut që

kishte rënë në shoqërinë e gadishullit arabik dhe në tërë

botën. Vërtet paganizmi dhe adhurimi i statujave nga e

kaluara deri më sot në shek. XXI është mjerim i

mendësisë njerëzore në periudhën e teknologjisë së lartë.

Shpërlarja e trurit dhe fshehja e të vërtetës sot

është bërë modë. Gënjeshtari konsiderohet i drejtë e i

drejti gënjeshtar, injoranti mbahet për i mençur e i

mençuri mbahet për injorant, asgjë tjetër veçse ndërrim

rolesh. Zoti na ruajt nga shoqëria që prodhon anti-vlera.

2 Transmetojnë: imam Ahmedi dhe imam Nesaiu.

14

Vlerat e agjërimit janë të shumta, ato tregohen në

hadithet e Muhamedit a.s. ku ndër të tjera thuhet se

agjërimin Allahu xh.sh. e ka zgjedhur për Vete, Ai

shpërblen për të dhe ia shton shpërblimin pa llogari.

Muhamedi a.s. thotë në një hadith kudsij se Allahu xh.sh.

ka thënë:

“Agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej për

të, atë që i largohet kënaqësive dhe ngrënies për Mua.

Për agjëruesin ka dy gëzime, një kur ha iftarin dhe tjetri

kur të takojë Zotin e tij. Era e gojës së agjëruesit, tek

Allahu është më e mirë se era e miskut.”3

Njashtu thotë: “Lutja e agjëruesit nuk refuzohet.”4

Dikush agjëron për të mbajtur linjat e trupit por

ai nuk është agjërim, andaj lum ai njeri që agjëron për ta

fituar kënaqësinë e Allahut Fuqiplotë dhe me e marrë

shpërblimin hakikat të këtij muaji të begatuar i cili muaj

është një universitet, nëse i përmbahesh mirë mësimeve

nga Kur’ani dhe Suneti do të marrësh notën maksimale.

3 Transmeton: imam Buhariu.

4 Transmeton: imam Bejhekiu.

15

Diploma vjetore mbjellet në këtë muaj që ka një

natë me vlerë njëmijë muaj dhe ka shumë ngjarje që e

bëjnë njeriun të mendojë e të reflektojë. Bota sot fillon

kudo agjërimin sepse në tërë botën ka muslimanë. Kudo

në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe trojet shqiptare,

besimtarët e vërtetë shtrëngojnë këmbët dhe përpiqen që

këtij muaji t’ia japin hakun jo vetëm me iftare, ngase siç

mora vesh që vitin e kaluar ishin ngrënë iftare me shumë

mbi 25 mijë euro dhe ishte bërë shpërdorim i madh

ushqimesh. Me ato para mund të ndërtohej një biblotekë

islame apo do të botoheshin me qindra libra me tematikë

islamo-shkencore.

Duhet të bëhet investimi i duhur në vend të

duhur. Njerëzit me emra muslimanë hanin darka e iftare

qindra euro-she kurse profesorët çifutë hanin gurabia të

vogla me ujë dhe investonin shuma marramendëse për

libra dhe dije, e ku jemi ne në këtë segment, kur dihet se

urdhëri i parë në Kur’anin Fisnik është “Lexo!” Mësimet

që marrim nga leksioni i seminarit dhe shkollës sonë të

sivjetme me emrin Ramazan janë:

1. Ec me kohën dhe hapësirën, investo aty ku duhet.

16

2. Agjërimi duhet të jetë për Zotin dhe jo për syefaqësi.

3. Ai e rritë devotshmërinë dhe e forcon për një vit atë.

4. Mos u dëshpëro nga paragjykimi dhe akuzat e

injorantëve, thuaj: “Jam agjërueshëm”.

5. Agjërimi është vlerë dhe një prej kushteve të Islamit.

6. Sa ke ndryshuar nga Ramazani i kaluar?

7. A ke ndryshuar për të mirë apo për të keq? Ndrysho

dhe shto të mirën.

8. Mos u bëj kozmetikë, mos e bëj fenë adet, “hajt se po

e mbajë dhe sivjet se është mbetë me agjëru”.

9. Përmirëso oborrin tënd të brendshëm, të familjes, fisit,

kojshiut, lagjes, fshatit, qytetit dhe shtetit.

10. Mos të të shëmtojë agjërimi por të të rregullojë, jo

vetëm nga ana e jashtme por edhe nga ajo e brendshme.

1 ramazan 1434

e martë, 9 korrik 2013

17

Hurma e fundit

Muaji i begatuar i Ramazanit jehoi kudo, por

fatkeqësisht sapo dilja nga dera e shtëpisë apo e xhamisë

shihja shumë njerëz duke ngrënë e pirë, pse vallë këta

njerëz veprojnë kështu, nuk janë infomuar apo nuk u

është treguar për vlerat që ky muaj ka apo është në pyetje

besimi që është deformuar në breza apo nuk është

mbjellur si duhet? Iftari i parë më kujtoi hadithin e

Pejgamberit a.s.: “Agjëruesi ka dy gëzime, një kur bën

iftar dhe tjetri kur do ta takojë Allahun e

Madhërishëm.”5

Disa injorantë më cituan një barcoletë se

Ramazani na paska 3 ditë, sepse shurdhani nuk e paska

dëgjuar urdhërin për 30 ditë - një gojëdhënë popullore

që injorantët e duan sepse përtojnë të agjërojnë ose e

nënvlerësojnë këtë obligim hyjnor. Për t’ua mbyllur

gojët ua tregova ajetin kur’anor:

5 Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi.

18

“Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet

Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues

i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga

gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le

të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në

udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e

mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju,

e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e

lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta

madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të

falënderoni.”6

Pra është një muaj i plotë e jo tre ditë, sepse të

thuash agjërimi i Ramazanit është tre ditë bën blasfemi

dhe tallesh me fjalën e Krijuesin tënd, tim dhe të tërë

universit.

Pse hurma e fundit? A ke menduar vëlla, motër, i

ri, e re, njeri në përgjithësi se sot mund të jetë hurma e

6 Kur’ani, Surja: el-Bekare, ajeti: 185.

19

fundit dhe iftari i fundit për ty? Nëse agjërimi yt nuk ka

qenë i sinqertë për Allahun, por për të rënë në sy të

njerëzve, kur të ringjallesh gjymtyrët e tua do të thonë:

“agjëroi njeriu për Allahun”, ose “agjëroi për njeriun

dhe gënjeu veten.”

Ka thënë Pejgamberi a.s:

“Ruajeni veten tuaj nga zjarri i Xhehenemit qoftë

dhe me një kokërr hurme.”

Andaj sa prej jush i keni dhënë iftar një studenti,

një jetimi, një fukaraje, një kojshiut apo farefisit? Hurma

është sunet të hahet në iftar. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush ka hurme, le të bëjë iftar me to, ndërsa kush nuk

ka, le të bëjë iftar me ujë. Vërtet uji është i pastër”.

Më kujtohet kur isha student bashkë me disa

studentë të tjerë që jetonin larg kryeqytetit të Kosovës,

banonim në kushte të vështira, agjëronim pa u lodhur

edhe pse shpesh ngelnim pa ushqime elementare, ishim

në qendër të qytetit, kishte plot muslimanë dhe asnjëherë

dikush nuk na solli një kokërr hurme e jo më të na japë

20

një iftar apo të na ftojë në iftar. Subhanallah! Pse e gjithë

kjo ngurtësi e zemrës dhe koprraci?

M. Hajdegeri (filozof gjerman, 1889-1976)

thoshte: “Sikur njeriu ta dinte që do vdiste nesër, nuk do

ta linte copën e mishit që ka në frigorifer por do e

hante.” Muslimani nuk duhet të veproj kështu. Kojshi i

nderuar që jeton midis luksit, ushqe të varfërin, ushqe

jetimin, ushqe nxënësin/studentin në udhën e diturisë dhe

qëndro larg koprracisë. Andaj vëllezër dhe motra bëhuni

të mirë dhe bëmirës sepse Allahu xh.sh. thotë:

“… Nuk ka dyshim se mëshira e Allahut është pranë

atyre të mirëve.”7

Koprraci nuk do të sheh kurrë ditën e tij, Allahu

xh.sh. nuk i don koprracët dorështrënguar sepse thotë:

7 Kur’ani, Surja: el-A’raf, ajeti: 56.

21

“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e

veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo

është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo

e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e Kijametit do

t’u mbështillet në qafën e tyre. Allahut i mbesin

trashëgim qiejt dhe toka, Allahu është i njohur mirë

me atë që veproni.”8

Në gjeneratat e mëhershme në viset tona kur

varfëria ka qenë më e madhe njerëzit ndanin bukën e

misrit/kallamoqit dhe i jepnin gjysmën kojshiut, ashtu si

veproi Muhamedi a.s. me kojshiun e tij çifut që e ndau

gjysmën e gjellës dhe ia dërgoi atij sepse kishte parë që

oxhaku i shtëpisë së tij kishte kohë pa nxjerrur tym nga

mosgatimi. Shikoni pra bujarinë e të Dërguarit a.s. me

një pjesëtar të fesë tjetër e mos të flasim të jetë musliman

apo vëlla i yni në fenë islame. Mendojeni se Ramazani

nuk është thjesht të agjërosh por edhe për vëllanë tënd të

mendosh, të kujtosh njerëzit në luftëra dhe uri, të

mendosh që ka shtresa në skamje e varfëri.

8 Kur’ani, Surja: Ali Imran, ajeti: 180.

22

U befasova në një rast kur vizitova një familje në

zonat e thella malore që jetonte në një hapësirë sa një

stallë me katër metër katrorë dhe rreth tetë persona

familjarë në kushte të mjerueshme që nuk kishin as

bukën e gojës, thashë me vete: unë musliman dhe nuk

paskam ditur që kojshiu im i largët jeton pa bukë!!!

Varfëria më e madhe është kur Allahu xh.sh. i jep robit

të tij pasuri por ai e lë atë t’i kalbet në banka dhe të bëhet

armiku i tij më i madh ditën e Gjykimit:

“Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e

pasurisë, të fëmijëve, të pozitës). Derisa të mos i

vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre). Jo, nuk

është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!”9

Pra gjithë ajo pasuri e grumbulluar do të shkrihet

në bankat e masonëve dhe do të shkoj për armatim diku

larg kundër muslimanëve, ose për bizneset e kazinove,

në vend se ato para të shkojnë për ndërtimin e një

xhamie, hapjen e një shkolle të re për muslimanët, apo

9 Kur’ani, Surja: et-Tekathur, ajetet: 1-3.

23

për shkollimin dhe edukimin e një studenti, apo botimin

e një vepre dhe libri islam që jeton në shekuj sepse

shkrimi mbetet dhe jeton në shekuj si burim. Mu kujtua

një musliman që sjellte në xhami hurma çdo iftar por kur

vdiq nuk mori asgjë me vete, ndoshta ato hurma që ne i

shijonim me ëndje do të bëhen shkak që ta shpëtojnë nga

zjarri dhe të hyjë në Xhennet që ka ushqyer agjëruesit e

xhamisë me hurma për hir të Allahut të Madhërishëm.

Kështu ka vepruar edhe Muhamedi a.s.. ”Transmetohet

nga Enes ibn Malik r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. bënte

iftar para namazit (të akshamit) me disa hurma të

freskëta, por nëse nuk kishte hurma të freskëta, ai merrte

hurma të thata, e nëse nuk kishte hurma të thata, i pinte

disa gëllënka ujë.”10

Aliu r.a.11

njëherë ishte përballur me disa njerëz,

ata filluan të hanin hurma dhe t’i hedhin kokrrat para tij

duke qeshur dhe tallur, ata i thanë: “Ha nga ato kokrra

që po t’i hedhim!” Ai ia priti me inteligjencë dhe urtësi:

10

Transmeton: imam Ebu Davudi. 11

Emri i plotë: Ali ibn Ebi Talib, pjesëtar i Familjes së Pejgamberit

a.s. (Ehli-Bejt), dhe kryetari (halifi) i katërt i muslimanëve pas

Muhamedit a.s..

24

“Unë i ha hurmat pa kokrra kurse ju i hani me kokrra.”

Andaj hani hurmën e fundit pa kokërr por mos ja hidhni

fajin ose mbeturinën të tjerëve se edhe nga një kokërr po

të mbjellet në tokë ajo do të bëhet pemë dhe në të

ardhmen do të nxjerrë frytet e saj, kështu puna e robit të

mirë lë vepra e gjurmë të mira. Pra ta bëjmë hurmën tonë

të fundit me bereqet dhe t’u lëmë pas brezave tjerë fryte

të hajrit. Porositë e hurmës së fundit janë:

1. Hurma është fryt me vitamina dhe sunet për iftar.

2. Ushqeje me iftar jetimin, fukaranë, studentin, etj.

3. Mendoje se iftari yt do të jetë hurma e fundit.

4. Allahu xh.sh. i do bamirësit dhe shpëtoni veten tuaj

nga zjarri qoftë dhe me një kokër hurme.

5. Hurma simbolizon sofrën e agjëruesit, si dhe hurma e

mbjellur hahet edhe nga brezat pas nesh dhe mbetet

lëmoshë rrjedhëse.

2 ramazan 1434

e mërkurë, 10 korrik 2013

25

Përjetim në namazin e teravisë

Nuk e di sa keni mundur ta vëreni se kur njeriu

hyn në namaz, trupi i tij dhe çdo qelizë bën dhikër-

përmendë Allahun xh.sh.? Kështu më ndodhi njëherë në

namazin e teravisë pasi mbajta ligjëratën në një xhami

para teravisë, filloi namazi i jacisë dhe për çdo ajet që

këndoi shpirti im, katalizatori i çdo qelize i përjetonte

ajetet kur’anore, tekbiret12

, kijamin13

, rukunë14

,

sexhden15

, teshehudin16

, selamin17

etj.

Ta lagësh shpirtin dhe zemrën me dhikër do të

thotë shumë, aq shumë sa shpërblimi i saj nuk ka vlerë

numerike. Ajetet kur’anore tregojnë këtë vlerë të madhe

dhe sa lart qëndron njeriu që përmendë Allahun xh.sh.:

12

Të thënurit: Allahu Ekber (Zoti është më i madhi) gjatë ulje-

ngritjeve brenda namazit. 13

Qëndrimi në këmbë gjatë leximit të ajeteve kur’anore. 14

Përkulja, qëndrimi me dy shuplakat në gjunj, shpina të drejtohet

dhe shikimi të fokusohet në vendin ku balli prekë tokën gjatë

sexhdes dhe shqiptimi i disa lutjeve të shkurtëra. 15

Përkulja, qëndrimi me ballë, hundë, shuplaka të duarve, gjunj dhe

shputa në tokë dhe shqiptimi i disa lutjeve të shkurtëra. 16

Ulja e fundit ku këndohet disa lutje. 17

Të thënurit: Es-selamu alejkum ve rahmetullah (Paqja dhe

mëshira e Zotit qoftë mbi ju) në anën e djathtë dhe të majtë të

mbikrahut, që simbolizon përshëndetjen e dy melekëve që na i

shkruajnë veprat tona të mira dhe të liga.

26

“Ata që besuan dhe me të përmendën Allahun,

zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të

përmendur Allahun, zemrat qetësohen. Ata janë, të

cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të

lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.”18

Fjala terauih ( ) është shumës i fjalës arabe

terevihatun ( ) që do të thotë pushim, pasi njeriu

qëndron shumë në këmbë duke lexuar ajete kur’anore.

Namazi i teravisë falet vetëm në Ramazan, e që është

sunnet muekkede (traditë e fortë e Pejgamberit a.s.).

Shumica absolute e dijetarëve është përcaktuar se

namazi i teravive duhet të falet 20 rekate, ku të këtij

mendimi janë gjenerata e parë e Muhamedit a.s., si:

Omeri r.a., Aliu r.a., Abdullah ibn Mesudi r.a., Ubejj bin

Ka’b r.a., gjenerata e dytë dhe e tretë, dijetarët e Kuffës,

Imam Ebu Hanife me nxënësit e tij, etj. Transmetohet se

18

Kur’ani, Surja: Er-Ra’d, ajetet: 28-29.

27

në kohën e Omerit r.a. dhe të Othmanit r.a. janë falur 20

rekate të namazit të teravive.19

Namazi i teravive është sunet e nuk është farz, si

për meshkuj ashtu edhe për femra. Pejgamberi a.s. ka

thënë: “Ai i cili e kapërcen muajin e Ramazanit duke u

falur, me besim të plotë dhe duke shpresuar në

shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet që i ka bërë

më herët." Po ashtu ka thënë: "Ai i cili falë namazin e

(teravisë) me imam deri sa të përfundon imami të gjithë

namazin, do ta ketë shpërblimin sikur me falë namaz tërë

natën.”

Pra duke parë dashurinë që kanë pasur

Pejgamberi a.s. dhe shoqëria e tij për teravinë është mirë

të falet sepse hyn tek përmendja e Allahut xh.sh., por

kuptohet se sa më shumë namaz aq më shumë

shpërblime, por sa ne e përjetojmë teravinë do ta shohim

si më poshtë…

Hyra në xhami, ezani po thirrej, gabimi fatal ishte

se zhurmuesit xhematlinj flisnin dhe bënin muhabet si të

19

Transmeton: imam Bejhekiu me sened (zinxhir) të vërtetë.

28

kishin ardhur në xhami të luajnë domino ose shah, bile

më qetë i kam shikuar të rrijnë në një xhami që kishte

afër restaurantin ku luanin shah. Mjerim i madh është ky

dhe vrasje e kohës, mosrespektim ndaj ezanit si dhe kur

ata janë në namaz disa ngrihen para imamit dhe ulen

para imamit në ruku ose sexhde. Disa shikojnë orën,

kruajnë mjekrrat, ose luajnë me teshat e kruhen para e

prapa, çka është puna e këtyre njerëzve, kanë ardhur të

tallen dhe të bëjnë gjimnastikë apo të dalin para Allahut

xh.sh.? Ku është edukata e muslimanit?

A nuk ke menduar ndonjëherë se je para Allahut

xh.sh.? Kur ti shkon për të nënshkruar ndonjë kontratë

biznesore ose kur je para drejtorit, rri gatitu, vishesh

bukur, po për namaz, e për teravi, apo në xhami si

sillesh, si ecë, si flet, si respekton ezanin, namazin dhe sa

vërtet je i koncetruar në këtë gjë?

Ja se si mund të përjetohet një teravi ose namaz i

zakonshëm ditor, të vishemi me rroba të bukura se

Allahu xh.sh. na urdhëron:

29

“O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz...”20

Kur hyjmë në xhami, nuk duhet të qëndrojmë në

këmbë e të bllokojmë derën kryesore, duhet ulur dhe

zënë vend në saffin/rreshtin e parë, duhen nderuar më të

moshuarit dhe më të diturit në fe, edhe nëse je i ditur -

bëhu modest, ndero të thyerin në moshë. Kur thërret

ezani hesht dhe përgatitu me trup e shpirt duke përcjellur

ezanin, mos harro se je në xhami.

Mbaje drejtësinë në saff, rri drejtë, mos krijo

tollovi mes rreshtave, kur të hysh në faljen e teravive

ndjeje me zemër e shpirt leximin e Kur’anit që imami e

këndon, mendo dhe kupto se je para Allahut xh.sh.,

kujtoje Ditën kur do të dalësh në llogari e do gjykohesh,

mos dil para kohe nga xhamia, jepja hakun xhamisë dhe

ibadetit që e ke nisur. Në fund bëje dhikrin dhe duatë.

Lagi sytë me lot për Allah, lage zemrën e shpirtin se

Allahu xh.sh. i don ata që e duan dhe i frikësohen Atij.

20

Kur’ani, Surja: El-A’raf, ajeti: 31.

30

Ja historia ime, përjetimi që pata në këtë namaz

të teravive, më përshkoi tërë trupin dhe ndjehesha

komplet ndryshe, u shkriva i tëri duke bërë dhikrin duke

përmendur Allahun xh.sh. - Krijuesin tim, sa bukur është

t’i nënshtrohem Allahut plotësisht.

Dashuria ime u shtua për çdo rekat, për çdo ruku

dhe sexhde që bëja, dukej një fillim i ri drejt mirësisë dhe

adhurimit kuptimplotë, njëshmëria manifestohej edhe në

gjymtyrët e mia kur përkulesha para Absolutit, të Lartit

Allah, zgjoja nga gjumi mendjen dhe zemrën dhe isha

aty në sexhde më së afërmi me Allahun. Falënderoja

Zotin e Universit, Atë që më krijoi, më përsosi,

elhamdulilah, më fali të shëndoshë pa të meta, dua të

falënderoj ty o Zot mëngjes e mbrëmje për të mirat që mi

dhurove, dua të falënderoj ty për çdo rekat të teravive e

për çdo namaz që bëj për Ty.

Mjerë ai njeri që falet që ta shohin të tjerët, të

thonë: sa i devotshëm e i përkushtuar! Mjerë ai njeri që

falet për syefaqësi. Namazi përveçse me xhemat duhet të

falet edhe në shtëpi. Përjetimi që kisha me faljen e

namazit me familje në shtëpi ishte i veçantë, më dukej

31

shtëpia xhami, bibliotekë dhe universitet, ku një kënd

ishte mbushur dhoma me libra dhe në tryezën time të

studimit, kënaqesha duke bërë dhikër me familjen dhe

ndjesia ishte e veçantë në gjirin familjar. Të mirat që

nxjerrim në ndjesinë e teravisë janë:

1. Disiplina gjatë faljes, mosnxitimi në namaz, leximi i

Kur’anit dhe vëmendja në lexim, përfitimi i sevapeve në

këto rekate të gjata.

2. Kur ne falemi me dedikim ka edhe shumë shpërblim,

teravia është qetësi, zemra pa qetësi s’ka rehati, teravitë

në Ramazan janë model se si të shtohen punët e mira në

këtë akademi vjetore.

3. Respekto hyrjen, qëndrimin dhe daljen nga xhamia,

ndjeje namazin qoftë sunet apo farz, ai është namaz që

duhet të të rregullojë e jo të të shëmtojë, Allahu të do, të

ka dhënë dhuratë të madhe - Islamin.

4. Gëzohu me teravitë, gëzohu mbi të gjitha se je

musliman dhe syno të jesh mu’min/besimtar dhe pse jo

edhe muhsin/bamirës që është grada më e lartë, Allahu

xh.sh. na bëftë prej tyre, Amin!

3 ramazan 1434

e enjte, 11 korrik 2013

32

Na fal o Zot!

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo bir i Ademit është

gabimtar por më i miri prej tyre është ai që pendohet.”

Filluam me këto fjalë të arta, vërtet shumë domethënëse,

sepse ky muaj i begatuar i Ramazanit është muaj në të

cilin robi duhet të vetmohet me Krijuesin dhe t’i thotë

Atij: “më fal o Zot, unë jam gabimtar, unë kam të meta,

Ti je i pa të meta, Ti je Një e i pa shok, i lartësuar je

Ti nga çka njerëzit e padijshëm të shoqërojnë.”

Njerëzit sot janë zhytur në pellgun e mëkateve

dhe paditurisë duke u mashtruar pas kësaj bote e cila

kalon si një ëndërr e shkurtër apo si një lojë e jeta e

përhershme ajo është e vërteta:

“Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se

dëfrim e lojë, e jetë e vërtetë, pa dyshim është ajo e

botës së ardhshme (Ahireti), sikur ta dinin.”21

21

Kur’ani, Surja: El-Ankebut, ajeti: 64.

33

Njëherë pejgamberi Isa a.s., u kishte thënë

çifutëve: “Ju po mashtroheni pas bukës së përkohshme të

kësaj bote dhe nuk po jepeni pas asaj bukës që jeton

përgjithmonë në të përtejmen!” Vërtet njeriu zhytet në

mëkate dhe mbytet në to, por Allahu i mëshirshëm e falë,

dhe prapë e falë, sa Falës i Madh është Allahu Fuqiplotë.

“Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj

kërkon falje te Allahu, Ai e gjen Allahun Falës e

Mëshirues.”22

Muaji i Ramazanit është muaj i solidaritetit dhe

faljes, duatë që duhet të bëjë njerëzimi më së shpeshti

janë “na fal o Zot, na i fal mëkatet tona se na është

rënduar pesha e mëkatit dhe jemi turbulluar në këtë botë

mekanike, kemi filluar të harrojmë ku dhe pse jetojmë.

Na fal o Zot përpara se vdekja të na zë neve.”

Në akademinë e Ramazanit, namazi i natës është

i preferuar por dhe duatë e shumta në namazin e sabahut,

dhikri i shpeshtë si dhe veprat humane. O njeri! A tu 22

Kur’ani, Surja: En-Nisa, ajeti: 110.

34

kanë mbushur sytë me lot ndonjëherë duke thënë: Më fal

o Zot! Unë jam i padijshëm, ti je i Gjithëdijshëm? O

njeri! Pastroje egon dhe dil nga mynxyra e materies,

pastroje shpirtin dhe zemrën me kërkim-falje sa nuk

është bërë vonë. Kërko falje se ndoshta Ramazanin tjetër

më nuk do të jesh në këtë mes, nuk do të mundesh ta

zësh më këtë kohë, këto minuta në këtë botë që janë

provimi yt për botën tjetër. O ti shpirt mëkatar! Bjeri me

forcë krahërorit dhe kuptoje se duhet të pastrohesh,

sepse:

“Ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.”23

Pastrohu

fizikisht dhe shpirtërisht, veprat e tua të mira që i bën

duhet të jenë për Allahun, mbjelle pemën në këtë botë që

t’i hash frytet e saj në botën tjetër. Aliu r.a. ka thënë:

“Njerëzit janë të përgjumur, kur ata vdesin, zgjohen prej

kësaj përgjumjeje.”

Zgjohu vëlla, motër, zgjohu njeri, zgjohu miku

im dhe kërko falje sa nuk të ka ikur treni yt, treni i jetës

23

Kur’ani, Surja: Esh-Shems, ajeti: 9.

35

tënde, i punës tënde, i veprave që ti ke kultivuar gjatë

kësaj bote, kërko falje nëse dëshiron që të falesh.

Pendohu sinqerisht dhe kuptoje se je i përkohshëm,

kërko falje në këto ditë të bekuara, në këtë muaj të

Kur’anit. Kur’ani të flet ty dhe mua:

“O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një

pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'iu largojë

prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët

rrjedhin lumenj ditën kur Allahu nuk e turpëron

Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë

besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të

djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona

dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm

për çdo send.”24

Kurse Muhamedi a.s. tha: ”I penduari

nga mëkati është sikurse ai që kurrë nuk ka bërë mëkat.”

24

Kur’ani, Surja: Et-Tahrim, ajeti: 8.

36

Na fal o Zot kur ne harrojmë dhe kur pa vetëdije

dhe padituri veprojmë, o Allah na mundëso që të të

shohim Ty në Xhennet si hënën e plotë, na fal gabimet

në këtë botë të rrejshme. Na mundëso të përmendim Ty

dhe bëje këtë botë për ne arenë adhurimesh, bëje gjuhën

dhe trupin tonë të agjërojë dhe të bëjë dhikër pa

ndërprerë.

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të

shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e

përmendin Zotin dhe kërkojnë falje për mëkatet e

tyre...”25

I Dërguari a.s. ka thënë: “Kush e shpeshton

kërkim-faljen, Allahu i Lartësuar do t’ia lehtësojë

brengat dhe do ta furnizojë nga nuk e mendon”. Po ashtu

ai ka thënë: "Unë kërkoj falje te Allahu i Lartësuar dhe

pendohem shtatëdhjetë herë në ditë.” Këtë e ka vepruar i

Dërguari a.s. të cilit Allahu xh.sh. ia ka falur të gjitha

mëkatet, po ne ku jemi me këtë gjë?

25

Kur’ani, Surja: Ali Imran, ajeti: 135.

37

Pejgamberi i Zotit - Hudi a.s. i bënte shpesh

thirrje popullit të vet që të kërkojnë falje për mëkatet e

tyre dhe vetë kërkonte falje, ai i thoshte popullit:

“O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe

kthejuni Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë

suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni

mëkatarë!”26

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu i Madhëruar

gëzohet më shumë me pendimin e robit të tij besimtar, se

sa gëzimi i këtij njeriu i cili e gjen kafshën e tij me

ushqime dhe ujin pasi i ka humbur në shkretëtirë”.

Kërkimi falje është i ligjëruar në çdo kohë, por ai

është i obliguar në rastet e bërjes së ndonjë mëkati,

gjithashtu është e pëlqyer të bëhet pas veprimit të ndonjë

pune të mirë, si kërkimi falje tri herë pas namazit,

kërkimi falje pas Haxhit e të tjera. Kërkimi i faljes është

i pëlqyer edhe në kohën e syfyrit, sepse Zoti i Lartësuar i

ka lavdëruar ata të cilët kërkojnë falje në këtë kohë:

26

Kur’ani, Surja: Hud, ajeti: 52.

38

“Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje

për mëkate.”27

Aliu r.a. thoshte: “Fati i çdo njërit prej jush në

këtë tokë, për së gjati dhe për së gjëri është vetëm një

pjesë e dheut e cila i përgjigjet trupit të tij dhe

madhësisë ku do të shtrihet me fytyrën mbuluar me dhe.”

Mendoje orën e vdekjes tënde dhe pendohu para

se të vjen shpirti në gropë të fytit dhe para se të lindë

dielli në perëndim, pendohu se nuk ke garanci a do

zgjohesh nesër, andaj kërko falje me modesti dhe përulje

ndaj madhështisë së të Madhërishmit Allah që të krijoi e

të përsosi. Përmes faljes tënde madhëroje dhe nënshtroju

Krijuesit tënd, Atij i qofshim falë dhe lëre krijesën

mëkatare e mos ju mbështet asaj se ajo do të të braktisë

dhe do të mbetesh vetëm ti, Krijuesi yt dhe vepra jote që

ke mbjellur në jetën e kësaj bote. Dhjetë pikat janë:

1. O Zot, fale robin tënd mëkatar.

2. O krijesë arrogante mendoje dheun dhe falu.

3. Bëje këtë Ramazan kthim madhështor në pendim.

27

Kur’ani, Surja: Edh-Dharijat, ajeti: 18.

39

4. Pendohu e freskohu me agjërim dhe pendim.

5. Falju Atij që falë dhe është Falës e Mëshirues i Madh.

6. Qetësoje trupin dhe shpirtin tënd me adhurim se ku ka

adhurim me sinqeritet ka shëndet dhe selamet.

7. Falu sa nuk të është falur xhenazja.

8. Na fal o Zot, se mëkati ynë nuk njeh kufi.

9. Na fal o Zot, jemi gabimtarë saqë edhe mëkati

turpërohet nga mëkatet tona.

10. Na fal o Zot dhe na ruaj nga zjarri dhe na bëj prej

xhenetlinjve, Amin!

4 ramazan 1434

e xhuma, 12 korrik 2013

40

Xhemati i Ramazanit

Falënderimi i takon Zotit Suprem, i cili krijoi çdo

gjë me rregull e drejtësi, por njerëzit i bëjnë padrejtësi

vetes. Imagjino një saff/rresht të shtrembër në xhami dhe

një xhemat të shpërqendruar duke pasur vëmendjen

tjetërkund e duke mos i kushtuar rëndësi adhurimeve? Sa

mjerim i madh është ky. Muaji i Ramazanit është muaj i

mëshirës, xhamitë u stërmbushën sot ditën e xhuma.

Xhamitë e Prishtinës ishin stërmbushur, por muslimani

nuk duhet të jetë vetëm musliman i xhumasë apo

musliman vetëm i Ramazanit.

Ramazani është muaj që njeriu duhet t’i

dedikohet më shumë adhurimeve, lutjeve, dhikrit, por

nuk duhet harruar se këto bëhen dhe në muajt e tjerë.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Xhemati-bashkësia apo

bashkimi i muslimanëve është mëshirë kurse ndarja

është dënim prej Allahut.” Dihet se në Ramazan shpesh

shohim fytyra të reja në xhami që ndoshta është edhe

hera e parë që frekuentojnë xhaminë që dikush mund ta

ketë sjellur në xhami, dhe ai ka etje për mësimin e

Islamit, andaj puna madhore bie mbi xhematlinjtë e

41

vjetër dhe imamin që të dinë si të sillen me këtë xhemat

të ri të Ramazanit. Xhemati i Ramazanit shumicën e

rasteve qëllon një xhemat entuziast dhe me dëshira të

larta për të mësuar, për t’u falur sa më shumë, por ne

duhet ata t’i thërrasim në Islam edhe me veprimet tona

dhe të transmetojmë tek ata edukatën e vërtetë islame.

Muhamedi a.s. ka thënë: “Kam ardhur të përsosi vlerat e

moralit.”

Një musliman me moral dhe sjellje të mirë

pushton me dhjetëra zemra me sjelljen e tij, pra edhe

fytyra jote dhe gjestet e tua duhet të flasin islamçe.

Vërtet turp që një musliman të pështynë midis asfaltit

dhe të gërdisë kalimtarët. Njëherë kur një njeri kishte

pështyrë pranë Pejgamberit a.s. e ky i fundit ishte

skuqur, turpëruar e gërditur, ai njeriu e kuptoi dhe vrapoi

ta mbulojë pështymën dhe u turpërua. Besimtari nuk

duhet të mërzisë e bezdisë xhematlinjtë e rinj dhe pa

përvojë, nuk duhet t’i paragjykojë ata por duhet t’i

thërras në Islam në mënyrën siç Zoti na mësoi në Kur’an:

42

“Thirr, për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë

të mirë dhe polemizo me ata në atë mënyrë që është më

e mirë...”28

Xhemati me eksperiencë duhet të sillet butë

dhe ëmbël me më të riun në Islam sepse besimtari nuk e

nënçmon besimtarin. I Lartësuari tha:

“Besimtarët dhe besimtaret janë miq (të dashur) për

njeri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e pengojnë të

ligat...”29

Vërtet është e habitshme kur xhamitë tona në

namazin e sabahut në Ramazan mbushen plot, kurse jashtë

muajit të Ramazanit numërohen me gishta dhe janë shumë

pak. Ka disa njerëz që agjërojnë por nuk falen, mjerë ai

njeri që agjëron për t’u dobësuar dhe nuk agjëron për të

fituar shpërblimin e Xhenetit dhe derës Rej-jan që në të do

të hyjnë ekskluzivisht agjëruesit, të cilët lanë ushqimin dhe

28

Kur’ani, Surja: En-Nahl, ajeti: 125. 29

Kur’ani, Surja: Et-Teube, ajeti: 71.

43

çdo gjë të lejuar për orë të tëra gjatë ditës vetëm për

kënaqësi të Allahut, Zotit të gjithësisë.

Habitem si është ky numër i madh i muslimanëve

në xhami dhe ka kaq shumë korrupsion, padrejtësi rrotull

nesh, por si duket ajo çka tha Pejgamberi a.s. është mëse

reale: “… Muslimanët do të jenë shumë në numër por si

shkuma e detit.” Kam filluar të mendoj shumë se ka

muslimanë që i kanë bërë xhamitë traditë me kalu kohën,

hyr e dil dhe dil e hyr, pa lënë gjurmë tek ne agjërimi, pa

lënë gjurmë namazi në jetën tonë të përditshme.

Kolapsi më i madh i shoqërisë islame do të jetë

kur namazi tek individi që i thotë vetes musliman t’i

bëhet feja thjesht fasadë apo maskë, të humbë sinqeriteti

për Allahun xh.sh., të humbë vlera dhe të sundojë anti-

vlera edhe në bashkësitë muslimane, atëherë një rrebesh i

stuhive të humbjes do të pllakosë shoqëritë tona islame.

Lus Zotin xh.sh. që ajo ditë të mos vie sepse po erdhi kjo

vëllazëri do të jetë vëllazëri e rrejshme.

Xhemati që nuk interesohet për xhematliun tjetër,

t’ia di hallet, problemet, ku jeton, a ka bukë, a ka iftar

44

sonte, fëmijtë a kanë çfarë të veshin, çfarë të mbathin?

Për Zotin, Pejgamberi a.s. nuk është ndjerë i qetë kur ka

marrur vesh që një musliman ka qenë në gjendje të

vështirë dhe ka organizuar komplet besimtarët që ta

ndimojnë atë. Sot na vdes shoku xhematli në spital dhe

kurrë nuk kemi qenë ta vizitojmë njëherë për hatër të

Zotit, t’i gjendemi në rast nevoje ose së paku nëse nuk

kemi mundësi ndimese me ushqim dhe financim, të

bëjmë një lutje tek Allahu xh.sh. që ta mëshirojë e t’i

ndimojë.

Xhematlinj të Ramazanit, mos u bëni si disa

xhematlinj që kanë 15 vite që falen dhe nuk dinë mirë as

kaptinat e shkurtëra kur’anore dhe as lutje që t’i këndojnë

si duhet në namaz dhe mjerisht as të falen mirë nuk dinë,

ju duhet të jeni ndryshimi për të mbarë. Habitem kur 15

vite në praktikim të Islamit dhe thotë: nuk kam kohë!

Kurse të shikojë tre orë futboll ka kohë, të mësojë tekste

këngësh ka kohë, të dijë me dhjetëra numra telefoni ka

kohë, di të flasë anglisht rrjedhshëm kurse leximin e

Kur’anit e ka lënë mënjanë. Ky muaj duhet të jetë kthesa

historike për ty xhematli i ri dhe i vjetër. Xhamia nuk

45

frekuentohet vetëm në Ramazan, ajo duhet që gjithmonë

të jetë e lidhur me zemrën tonë. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Nën hijen e Arshit të Allahut kur nuk do të ketë hije

tjetër do të jetë edhe i riu që e lidhë zemrën me xhami.”

Xhamitë kanë këtë rol: në xhami përmendet Krijuesi -

Allahu dhe përmendja e Krijuesit është gjë madhështore.

”(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi

të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij...”30

Ramazani është muaj i Kur’anit, muaj i dhikrit,

muaj i agjërimit, muaj i bashkimit e jo i përçarjes. Sot ka

xhami që xhemati mund të jetë shumë i vogël në numër

por janë të përçarë. O vëllezër që jeni të përçarë,

bashkohuni në emër të Allahut se të ndarë do të bie

dënimi i Allahut mbi ju.

O muslimanë, mos u bëni xhemat vetëm i

Ramazanit dhe Bajramit, por bëhuni xhemat i ndryshimit,

përmirësimit, shiko si individ që në bashkësinë

xhematore të kontribuosh dhe të ndërtojmë një shoqëri 30

Kur’ani, Surja: En-Nur, ajeti: 36.

46

burrash e jo meshkujsh. Bëhuni shoqëria e burrave si

Muhamedi a.s. me shokët e tij që bënë epokë për të

ndryshuar gjenerata të tëra dhe për të orientuar busullën

kah e mira, kah e vërteta, kah e drejta, kah Islami dhe

adhurimi i Zotit xh.sh.. Dhjetë këshillat për xhematin e

Ramazanit janë:

1. Progresi yt vjen kur ti nuk e bën fenë tënde traditë

artificiale dhe zakon.

2. Xhamia është universiteti dhe vendi ku edukohesh ti.

3. Largohu nga njerëzit që nuk të afrojnë kah dija, kah

leximi, kah Kur’ani.

4. Ruaju njerëzve dhe të keqes së tyre, lidhu me Allahun

xh.sh. se kjo lidhje është e sigurtë.

5. Braktise pabesimin, statujat, adhurimet e kota, nuk

shkon edhe në xhami edhe në të njëjtën kohë të ngrisësh

e fuqizosh statujat dhe ideologjitë e kota.

6. Nëse je i ri në Islam vetmohu me Allahun dhe lexoje

Kur’anin duke ndjerë çdo ngjarje shpirtërisht dhe qëndro

sa më larg njerëzve të pavlerë.

47

7. Merr mësime nga jeta e të dërguarit Muhamed a.s..

8. Medito me ujin që pi, me bukën që ha, medito me

ambientin që të rrethon.

9. Shijoje namazin, agjërimin, përmendjen e Allahut

xh.sh.

10. Kujtoje vdekjen, zbutësen e zemrave, dije që kthimi

ynë është tek Allahut xh.sh., të gjitha krijesat do të

vdesin, vet vdekja jonë tregon se ne kemi nevojë për

Krijuesin.

5 ramazan 1434

e shtunë, 13 korrik 2013

48

Agjërimi dhe shëndeti

Një fjalë e urtë arabe thotë: “Mendja e shëndoshë

në trup të shëndoshë.” Kur njeriu nga mendjelehtësia

refuzon agjërimin ai ka refuzuar vetveten e tij sepse ka

humbur shpërblimin, ka humbur shëndetin dhe kujdesin

për organizmin e tij. Një mjek rus e quajti agjërimin

operacion pa bisturi (brisk). Falënderojmë Allahun

xh.sh. që na fali shëndetin por mos të harrojmë se njeriu

do të përgjigjet tek Zoti xh.sh., siç tha Pejgamberi a.s.:

“Shfrytëzoni shëndetin para sëmundjes.” D.m.th.-në ta

parandalosh sëmundjen përderisa je me shëndet.

Helmimet e mëdha vijnë nga ushqimet që ushqehemi. I

Dërguari a.s. tha: “Ena më e keqe e birit të Ademit është

barku i tij. Atij i mjaftojnë vetëm disa kafshata për të

jetuar. Nëse kjo është pak për të, le ta lë 1/3 e stomakut

për ushqim, 1/3 për pije dhe 1/3 për ajër.”31

Agjërimi pastron organizmin nga helmet

ushqimore dhe mbetjet organike, rritë aftësinë trupore,

përgaditë fizikisht çdo pjesë të trupit, i jep energji e

formatizon dhe i jep freski. Sot problemi i trashësisë 31

Transmetojnë imamët: Ahmed b. Hanbeli, Tirmidhiu, ibn Maxhe.

49

është bërë problem global, janë formuar organizata dhe

fondacione për të luftuar dhjamosjen, por më kot kur

njerëzit nuk agjërojnë dhe nuk i përmbahen rregullave

nga Kur’ani Famëlartë. Fudajl ibn Ijadi32

ka thënë: “Dy

gjëra e vdesin zemrën: të folurit dhe të ngrënit e

shumtë.” Njeriu duhet të hajë me masë të caktuar dhe jo

ta teprojë sepse Zoti xh.sh. tha në Kur’an:

“… hani dhe pini e mos e teproni, sepse Allahu nuk i

do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).”33

Burim i shumë sëmundjeve është keq-ushqyerja

apo ushqimi me tepricë dhe të ngrënit tej mase. Shumë të

rinj dhe të reja kanë pasur sëmundje që kanë përfunduar

me sulme në zemër dhe probleme e çrregullime të

organizmit. Agjërimi përmirëson shëndetin, rregullon

metabolizmin, rifreskon gjakun, pastron organizmin nga

32

Asket i njohur arab, jetoi mes viteve 725-803. Ishte i ndikuar nga

dijetari Ibrahim Ed’hemi (718-782), mori mësim nga juristi Imam

Xha’fer Sadiku (702-765) dhe Imam Ebu Hanife (699-767), jetoi në

Irak, Gadishullin Arabik etj. 33

Kur’ani, Surja: El-A’raf, ajeti: 31.

50

helmet toksike, lanë tëmthin, stomakun e pastron nga

mbetjet e tepruara që e ngarkojnë tej mase.

Agjërimi e forcon njeriun shpirtërisht. Mendjen e

rigjeneron, ngritë moralin, jep shpresë, të futë të

mendosh për të tjerët dhe për të varfërin, për njerëzit në

luftëra dhe që jetojnë në varfëri. Në Kur’an thuhet:

“Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për

ju.”34

Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Hani syfyrin se në të ka

bereqet të madh.” Mjekësia shpjegon se njeriu gjatë

natës në gjumë, stomaku i tij prodhon shumë aciditet dhe

njeriu kur ngrihet për të ngrënë syfyr konsumon dhe

stabilizon organizmin. Iftari hahet pas pastrimit të

përgjithshëm të helmeve ushqimore vjetore dhe ditore,

ky pastrim bëhet gjatë këtij muaji dhe organizmi i njeriut

kthehet në origjinalitet, duke u pastruar nga mbetjet

kimikale.

Reflekto! Revistat më prestigjioze botërore të

shkencës dhe mjekësisë kanë treguar vlerën që ka 34

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 184.

51

agjërimi për shëndetin dhe trupin e njeriut. Ai forcon

kujtesën, pastron qelizat toksike nga trupi, largon nga

epshet impulset e pakontrolluara, eviton gastritin, e

mbanë trupin në formë. Muhamedi a.s. ka thënë:

“Agjëroni sepse agjërimi është mbrojtje.” Mbrojtja është

të shtrëngosh dëshirat e tua, t’i qeverisësh ato.

Emanuel Kanti35

thoshte: ”Personaliteti është

autonomia e vullnetit.” Agjërimi qeverisë emocionet

spontane, e bën njeriun më të matur që të punojë e

veprojë për aspektet ndërnjerëzore me maturi dhe dituri.

Agjërimi ndihmon në mënyrë graduale shërimin e këtyre

sëmundjeve:

1. Sulmet e zemrës/kardiake dhe arteriosklerozën.

2. Diabeti, nuk dëmtohen nga agjërimi ata që e kanë

diabetin, ai i ndihmon në shërim.

3. Agjërimi ndihmon për të shëruar sëmundjet e rrugëve

të frymëmarrjes dhe astmën.

35

1724-1804, filozof gjerman, i njohur në lëminë e epistemologjisë,

metafizikës dhe moralit, ishte i ndikuar nga Imam Gazaliu (1058-

1111), Ibn Tufejli (1105-1185) etj., autor i shumë librave.

52

4. Parandalon formimin e gurëve në veshka.

5. Sëmundjet e mëlçisë, agjërimi është provuar se ka fuqi

t’i shërojë ato pa efekte anësore.

6. Sëmundjet e lëkurës, veçanërisht alergjitë dhe

ekzemat kronike.

7. Hipertensionin e lartë të gjakut e shëron me të madhe.

8. Ndalon sëmundjen e kancerit.

9. Forcon psikologjinë dhe intelektin.

10. Agjërimi konsiderohet arma fillestare në mjekësinë e

parandalimit të sëmundjeve.

Sot harxhohen miliona euro për një shëndetësi të

mbarë, janë bërë disa lloj preparatesh, ilaçesh për

parandalimin e sëmundjeve nga më të ndryshmet, kur

dihet se sëmundjet hyjnë nga portat ku kalon ushqimi,

dhe kur agjërimi ka orarin dhe cenzurën ushqimore është

vështirë të ketë sëmundje ai trup i njeriut. Njeriu

parandaloi sëmundjen duke forcuar imunitetin e tij, duke

53

përdorur ushqime natyrale dhe jo artificiale, hante me

censurë islame me dorën e djathtë duke qenë agjërues.

Ilaçet kanë efekte apo dëme anësore, kurse

agjërimi përkundrazi që shëron - nuk dëmton por vetëm

rigjeneron dhe ngritë imunitetin e sistemeve të pjesëve

trupore të njeriut. Agjërimi ndikon në përmirësimin e

mushkërive, veshkave, pankreasit, ndikon në damarët e

gjakut, qetëson organizmin.

Agjërimi nxitë efektin natriuretik që lejon trupin

të eleminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi, e

kjo dërgon në uljen e presionit të shtypjes së gjakut. Ka

efekt stabilizues në sistemin nervor qendror, rritë

ndjeshmërinë, zgjon impulset e vigjilencës si dhe

kreativitetit. Agjërimi ndihmon sensorët e shijes, ulë

shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e

ankthit. Agjërimi rritë disponimin, qetësinë shpirtërore

dhe fizike, eliminon qelizat e shkatërruara dhe të dobëta.

Të gjitha këto të mira i sjellë agjërimi, po ne sa

meditojmë rreth këtij adhurimi? Për një shëndet të mirë:

1. Mjeku më i mirë është agjërimi.

54

2. Humbe disa kilogramë të tepërt që mund të bëheshin

sëmundje për ty.

3. Gjete qetësi shpirtërore dhe rregullim të metabolizmit.

4. Tani je sportist me ushqime natyrale, që ha me orar.

5. Syfyri të eleminoi aciditetin e prodhuar gjatë natës.

6. Iftari të jep ushqimin e pastër dhe ushqimin shpirtëror

si dhe gëzim e disponim.

7. Tani ke vitalitet dhe shëndet.

8. Agjëro, absteno nga ushqimet e tepërta dhe tepricat.

9. Hemoglobina dhe tensioni rregullohen nga agjërimi.

10. Fito shëndet, fito Xhennet - dhe ku ka më selamet…

6 ramazan 1434

e diel, 14 korrik 2013

55

Syfyri dhe iftari

Në akademin tonë të mësimeve të radhës do të

flasim për dy gjëra të cilat janë të pashmangshme për

agjëruesin. Fjala është për syfyrin dhe iftarin, së pari do

të flasim për syfyrin. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çohuni

në syfyr sepse vërtetë në syfyr ka bereqet/begati.”36

.

Syfyri apo ngritja e njeriut për adhurim dhe

agjërim me qëllim të sinqertë vetëm për Allahun xh.sh.,

është si një ngritje prej ushtaraku që kryen urdhërat që i

jep eprori. Ngritja për syfyr është ngritje në urtësi dhe

edukim me agjërim dhe dashuri, kjo dashuri për punën e

mirë e krijesat më të dashura të Allahut xh.sh. janë ato

që bëjnë punë të mira, të gjithë ne duam të jemi krijesa të

dashura për Krijuesin.

Ushqimi i syfyrit duhet të jetë një ushqim i lehtë

sepse njeriu nuk jeton thjesht nga buka dhe ngrënia me

tërbim, njeriu jeton edhe me frymë e dashuri shpirtërore,

ndryshe do të ishim më keq se kafshët dhe do të

shtyheshim cili do të hajë më shumë ushqim organik. Ah

36

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi.

56

sikur të shtyheshim cili do të bëjë më shumë vepra të

mira në këtë Ramazan, sikurse shoqëria e Pejgamberit

a.s. që garonin në punë të mira!

O Zot na ruaj nga disa njerëz që i ka mashtruar

shejtani dhe garojnë për të bërë punë të liga dhe

fatkeqësisht mburren me të keqen që kanë bërë, mburren

me imoralitet, me pandershmëri, mburren me paudhësi

dhe nuk e dinë se ajo është padrejtësi që i bëjnë vetes së

tyre. Zejd ibn Thabiti r.a. ka thënë: “Ne çoheshim në

syfyr së bashku me të Dërguarin dhe pastaj ngriheshim

të falnim namazin." Njëri prej të pranishmëve pyeti: "Sa

ishte intervali në mes syfyrit dhe sabahut?" Zejdi u

përgjigj: "Sa pesëdhjetë ajete.”37

Ndërsa në një transmetim tjetër Abdullah ibn

Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i kishte dy muezinë,

Bilalin dhe ibn Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi

a.s. kishte thënë: “Vërtetë Bilali e thirr ezanin gjatë

natës, hani dhe pini derisa ta thërret ezanin ibn Ummi

Mektumi.” Transmetuesi thotë se intervali në mes tyre

37

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi.

57

ishte sa njëri zbriste e tjetri hipte në vendin ku thirrej

ezani.”38

Syfyri ka të mira të shumta dhe i lumi ai njeri

që i vjelë të mirat e syfyrit dhe kërkon falje:

“Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje

për mëkate.”39

Në kohën e syfyrit lutjet pranohen

shumë, është kohë e begatshme andaj nuk duhet që një

musliman t’ia humbë vlerën por duhet ngritur dhe

stërvitur me këtë gjë pa përtaci. Dijeni vëllezër e motra

se foleja e shejtanit dhe i të gjitha sëmundjeve është

përtacia-dembelia. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ajo që e

dallon agjërimin tonë nga agjërimi i ithtarëve të librit

(çifutët dhe të krishterët) është ngrënia e syfyrit.”40

Mëshira e Allahut xh.sh. dhe mirësitë e Tij janë

mbi atë njeri që e ha syfyrin dhe ngrihet njeriu nga gjumi

për hir të të madhit Allah, e prishë gjumin e tij që të hajë

syfyrin, vërtet kjo një sakrificë për fitimin e veprave të

mira që do të shpërblehet pa pikë dyshimi:

38

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi. 39

Kur’ani, Surja: Edh-Dharijat, ajeti: 18. 40

Transmeton: imam Muslimi.

58

“E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca,

atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që

peshon sa grimca, atë do ta gjejë.”41

Dhe sigurisht që i

miri do të ketë të mirën dhe i keqi të keqen, atë çka kanë

mbjellur do të hanë. Oscar Wilde42

thoshte: “Në këtë

kohë, njerëzit dinë çmimin e gjithçkaje, por vlerën e

asgjëje.” Ne duhet t’ia dimë vlerën syfyrit dhe jo thjesht

çmimin që mund ta paguaj si shkak i mosngrënies së

syfyrit dhe vështirësinë që mund ta kemi si pasojë e

mosngrënies së tij. Sigurisht ne duhet t’ia dimë vlerën e

ta vlerësojmë këtë bereqet me emrin syfyr. Po iftari, ky

një gëzim për agjëruesit, për punën e kryer me sukses?

“Thuaj: Me mirësinë dhe mëshirën e Allahut, vetëm

me këto le të gëzohen. Kjo është më e mirë se ajo që

grumbullojnë.”43

41

Kur’ani, Surja: Ez-Zelzele, ajetet: 7-8. 42

1854-1900, poet, shkrimtar dhe dramaturg i njohur irlandez, jetoi

në Dublin (Irlandë) dhe vdiq në Paris (Francë). 43

Kur’ani, Surja: Junus, ajeti 58.

59

Arritja e dy kënaqësive të premtuara pa dyshim

do të vjen sepse ka thënë Pejgamberi a.s.: “Agjëruesi i ka

dy gëzime, kur të çel iftar gëzohet me agjërimin e tij, dhe

kur ta takojë Allahun gëzohet me agjërimin e tij.”

Iftari ka përjetime të veçanta dhe është një

moment i papërshkrueshëm, moment i fitores,

shpërblimit, durimit, moment i lidhjes me Allahun xh.sh.

përmes lutjeve, dhikrit të shpeshtë dhe gjatë tërë

ngrënies, pas lutjes së iftarit. Tërë ushqimi që hamë është

adhurim dhe shpërblim për ne. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Allahu i Madhëruar ka thënë: Robërit e mi më të

dashur janë ata që nxitojnë në iftar.”44

Sigurisht ju ka rënë rasti të shihni besimtarë të

cilët bashkohen në iftare e bisedojnë tema të ndryshme

pas ngrënies së iftarit mirëpo ato shumica mbeten ëndrra

sirtaresh sepse duhen shkruar dhe aplikuar dhe jo thjesht

folur. Bisedohet për projekte të mëdha e organizime në

44

Transmeton: imam Tirmidhiu.

60

thirrjen islame dhe nuk realizohen as të voglat, apo siç

thoshte William Shekspiri45

: “Shumë zhurmë për asgjë.”

Allahu xh.sh. na faltë nga gabimet andaj këto

organizime iftaresh duhet të finalizohen me projekte dhe

jo me qeshje fallso dhe duke ngrënë dhe pirë në

restorante luksoze kur dihet se nga fshatrat ku unë kam

vendlindjen, ka njerëz që nuk kanë bukën e gojës dhe ka

njerëz që nuk kanë për iftar as bukë thatë. Shumë njerëz

grumbullojnë pasurinë dhe nuk japin as gjënë më të

vogël, nuk japin asgjë për rrugën e Allahut, vdes dhe

kthehet tek Allahu xh.sh. dhe pasuria do t’i përplaset për

fytyrë. Pejgamberi a.s. tha: “Do të pyetet njeriu për

pasurinë e tij se ku e shpenzoi/investoi!”

Andaj ky muaj është muaj i investimit jo vetëm

në shtrimin e iftareve por dhe në ndërtimin e projekteve

që jetojnë në shekuj, f.v.: xhami, çesme, urë, puse, me

mbjell ndonjë pemë, me ndërtu ndonjë shtëpi për

besimtarët pa strehë, me shtypë fletushka islame,

CD/DVD me ligjërata islame, me shtypë libra me

45

1564-1616, shkrimtar, aktor dhe dramaturg i njohur anglez, shkroi

dramat tragjike: “Hamleti”, “Otello”, “Makbethi” etj.

61

tematikë islame-shkencore që mësojnë rinia dhe njerëzit

ndër vite, me ndërtu ndonjë bibliotekë, me promovu

vlera përmes radiove dhe emisioneve, me ngritë elitën

intelektuale islame, me ndihmu studentët në rrugën e

diturisë dhe thirrjes islame, etj.

Përpara ka pasur prej burrave muslimanë që ishin

kryetarë shtetesh dhe kanë shkuar fshehurazi nëpër

shtëpitë e besimtarëve dhe kanë dërguar ushqim që edhe

ata që nuk kanë bukë për iftar - ta kenë bukën e iftarit

dhe syfyrit. Kur vjen koha e iftarit shumëfishohen

shpërblimet, andaj largohu nga ndalesat, bëhu prej

robërve të mirë, laj mëkatet e tua, pastroje veten nga

mëkatet dhe Allahu xh.sh. do të bëjë prej robërve të

drejtë dhe do të jesh nga të privilegjuarit në këtë botë.

Dhjetë mesazhe që marrim nga syfyri dhe iftari janë:

1. Fillimi dhe përfundimi i mbarë me syfyr dhe iftar.

2. Ngrënia e syfyrit sjellë bereqet.

3. Ngrënia e iftarit merr shpërblim pa masë dhe gëzim.

62

4. Syfyri dhe iftari janë dy adhurime dhe dy shpërblime

të mëdha.

5. Shija e ushqimit të iftarit dhe syfyrit ndjehet bashkë

me shijen e adhurimit që njeriu i bën Allahut xh.sh..

6. Ushqeje veten shpirtërisht dhe jo vetëm organikisht.

7. Njeriu ha vetëm sa për të jetuar dhe nuk jeton vetëm

për të ngrënë.

8. Kërko falje, ofro dashuri, medito dhe ndjeje syfyrin

dhe iftarin duke bërë lutje.

9. Ushqe jetimin, fukaranë dhe mendo për dikë që nuk e

ka bukën e gojës.

10. Solidarizohu dhe mbretëroje shpirtin me paqe dhe

afërsi me njerëzit duke u komunikuar fjalë të mira dhe

mbresëlënëse.

7 ramazan 1434

e hënë, 15 korrik 2013

63

Kur’ani dhe agjërimi

Kur’ani si fjalë e Zotit xh.sh. dhe agjërimi si

kusht prej kushteve të Islamit janë dy ibadete që lidhen

bashkë dhe janë një trup. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Agjërimi dhe Kur’ani do të ndërmjetësojnë për njeriun

ditën e Kijametit.” Muaji i Ramazanit është muaji i

Kur’anit, në këtë muaj ka zbritur ky Kur’an, në këtë

muaj kanë ndodhur shumë ndodhi dhe mrekulli.

Leximi i Kur’anit është adhurim e edhe agjërimi

adhurim, këto dy adhurime janë dy shpërblime që nuk

kanë shifër numerike që mund t’i përcaktojë. Në një

hadith kudsij thuhet: “Ka thënë Allahu i Madhëruar: çdo

punë e birit të Ademit ka dhjetë të mira deri në

shtatëqind të mira përveç agjërimit, ai është për Mua

dhe Unë shpërblej për të, njeriu i largohet kënaqësive të

tij, ngrënies dhe pijes për Mua.” Në Kur’an spikatet

vlera e atyre që lexojnë - studiojnë fjalën e Allahut xh.sh.:

64

“Ata që lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe

nga begatitë që Ne u kemi dhënë japin fshehtazi e

haptazi, ata shpresojnë në një fitim që kurrë nuk

humbet. Që Ai, Allahu do t’ju plotësojë shpërblimin e

tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai

është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.”46

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Lexojeni Kur’anin

sepse ai do të vijë si ndërmjetësues për ata që e lexojnë

atë.”47

Othmani r.a. ka thënë: “Sikur të ishin zemrat tona

të pastra, nuk kishin për t’u ngopur nga fjalët e Allahut.”

Vërtet Kur’ani ka një lidhshmëri të fuqishme me muajin

e Ramazanit sepse:

“Ramazani është muaji në të cilin u shpall Kur’ani,

udhëzim për njerëzimin, shenjë e qartë për të

gjykuar dhe dalluar (të keqen nga e kota). Prandaj

kushdo që e arrin këtë muaj le të agjërojë atë...”48

46

Kur’ani, Surja: Fatir, ajetet: 29-30. 47

Transmeton: imam Muslimi. 48

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 185.

65

Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush lexon Kur’an, për

çdo germë i ka nga dhjetë sevape. Nuk them se Elif –

Lam – Mim është një shkronjë, por Elifi është shkronjë,

Lami është shkronjë dhe Mimi është shkronjë.”49

Vërtet

në një shtëpi që nuk lexohet Kur’ani nuk ka bereqet, nuk

ka rahmet, andaj besimtarët janë të lidhur me Kur’anin

dhe agjërimin. Agjërimi dhe Kur’ani na mësojnë që:

1. Të jemi durimtarë.

2. Të jemi vigjilentë.

3. T’i shtojmë shpërblimet.

4. Muaji i shenjtë dhe leximi e shtojnë shpërblimin më

shumë.

5. Të edukohemi me studim, lexim, urtësim me agjërim.

6. Të jemi të afërt me njerëzit sepse kur lexojmë për

krijesat - ne meditojmë.

7. Të largohemi nga përgojimi sepse kur agjërojmë dhe

Kur’an lexojmë nuk kemi kohë që të përgojojmë.

49

Transmeton: imam Tirmidhiu.

66

8. Puna e mirë shpërblehet shumëfish.

9. Ta shfrytëzojmë agjërimin dhe leximin e përmes tyre

të fshijmë mëkatet tona.

10. Të njerëzohemi, shpirtin ta kemi më bujarë dhe egon

ta thyejmë e ta zhdukim.

Në përjetimet e mia në xhami të ndryshme pashë

me sytë e mi shumë besimtarë të cilët lexonin Kur’anin

dhe pak prej tyre pashë që e studionin Kur’anin. Ebu

Bekri r.a. studioi një ajet kur’anor rreth 9 vite, sa prej

nesh jemi ndalur ta analizojmë Kur’anin dhe të

meditojmë rreth tij? Sa prej nesh jemi ndalur ta

analizojmë agjërimin dhe dobitë e tij si në psikologji,

adhurim, shëndet etj.?

Pashë shumë njerëz që dinë Kur’anin dhe nuk ua

mësojnë të tjerëve. Agjërimi për disa ishte kthyer në uri,

dëgjoja fjalë të pista, përgojim e blasfemi, sharje e

ofendime, asnjëherë nuk mendonin se po agjëronin.

Muhamedi a.s. ka thënë: “Gjatë ditëve të agjërimit

askush nga ju të mos flasë fjalë të këqija e as të mos

67

hidhërohet. Nëse ndokush ju ofendon apo dëshiron të

rrihet le t’i thotë: “Unë jam agjërueshëm.”50

Gjeneratat e arta kur vinte Ramazani e hapnin

Kur’anin dhe i kushtoheshin vetëm leximit dhe studimit

të tij me ëndje. Imam Maliku51

gjatë muajit të Ramazanit

nuk angazhohej me diçka tjetër, vetëm se me leximin

dhe studimin e Kur’anit dhe thoshte se ky është muaji i

Kur’anit. Disa mesazhe për Kur’anin dhe agjërimin janë:

1. Leximi i Kur’anit dhe agjërimi i Ramazanit janë

adhurime me vlerë.

2. Studimi i Kur’anit dhe përjetimi i agjërimit kanë kosto

të lartë shpërblimesh.

3. Goja jote le të agjërojë dhe Kur’anin ta lexojmë me

gjithë zemër.

50

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi. 51

711-795, emri i plotë: Malik ibn Enes, u lind dhe vdiq në Medine,

ishte jurist dhe haditholog, u ndikua nga Imam Xha’fer Sadiku (702-

765), Imam Ebu Hanife (699-767). Është themelues i shkollës

juridike malikite, vepra më e njohur e tij është “El-Muvetta”.

68

4. Agjërimi na edukon që tërë vitin Kur’anin ta kemi

pikë referuese në aspektet jetësore.

5. Dy mësuesit dhe edukuesit për ne le të jenë Kur’ani

dhe agjërimi.

6. Agjërimi jep durim, Kur’ani vullnet dhe nxitë në

zbulime të mëdha shkencore dhe jetësore.

7. Kur’ani është si dielli, shkenca është një rreze,

imagjinoni pra ku është Kur’ani dhe ata që e studiojnë

Kur’anin.

8. Agjërimi është mjek, psikolog, edukator andaj ftoje

dhe përqafoje me dashuri.

8 ramazan 1434

e martë, 16 korrik 2013

69

Namazi i sabahut dhe Ramazani

Dy proverba të njohura popullore thonë: “Fillimi

i mirë është gjysma e punës” dhe “Dita e mirë shihet në

mëngjes”. Vërtet besimtarë, namazi i sabahut ka shumë

vlera. Zoti xh.sh. thotë:

“Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.”52

Ndërsa

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dy rekatet sunet të namazit të

sabahut janë më të dashura tek unë se e gjithë bota.”53

Namazi i sabahut gjatë Ramazanit dhe pas Ramazanit

duhet të jetë si pikë referuese e një muslimani, nëse ai

musliman nuk e nisë ditën me namaz ose gjatë

Ramazanit me agjërim, nuk do të ketë vigjilencë dhe do

të mohojë të mirat që Allahu xh.sh. ia dha si krijesë.

Vërtet lutjet pranohen shumë në kohën e namazit të

sabahut dhe në kohën e syfyrit në muajin e Ramazanit.

Shpërblim madhor është të falësh namazin e sabahut pasi

ke ngrënë syfyrin dhe ke hyrë në adhurim me adhurim,

52

Kur’ani, Surja: El-Isra’, ajeti: 78. 53

Transmetojnë: imam Ahmedi, imam Muslimi dhe imam Tirmidhi.

70

pra adhurimin e ke përqafuar me adhurim. Mos harroni

se jeni duke aplikuar dy kushtet e Islamit, namazin dhe

agjërimin. Dihet se namazi duhet falur në kohën e

caktuar:

”Namazi është obligim në kohën e caktuar për

besimtarët.”54

Mjerim i madh është kur njeriu agjëron

dhe namazin nuk e falë, nuk e përjeton, ka shumë që

agjërojnë dhe shijen e namazit të sabahut nuk e shijojnë,

ka shumë që as në kohë të caktuar nuk e veprojnë, pra

një farz të Allahut xh.sh. e anashkalojnë.

Puna e muslimanit është mirësi, e fillon ditën e tij

me mirësi që nga syfyri, namazi i sabahut, dhikri, lutjet,

fillimi dhe mbarimi i këtij muslimani është mirësi.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Po ta dinin se çfarë vlere dhe

të mirash ka në namazin e jacisë dhe sabahut, do të vinin

po qe nevoja edhe duke u zvarritur.” Pra besimtari ka një

program jetësor në jetën e tij, ai kujdeset për agjërimin,

kujdeset për faljen e namazit si dhe praktikimin konciz të

54

Kur’ani, Surja: En-Nisa, ajeti: 103.

71

veprave të mira duke ju dhënë hakun atyre dhe duke u

përulur para Madhërisë së Allahut xh.sh. me dedikim si

në fillim, si në mbarim.

Abdullah ibn Mesudi55

r.a. thoshte se Muhamedi

a.s.: “Na mësonte udhëzimin e tij, dhe prej udhëzimit të

tij është falja e namazit në atë xhami ku thirret ezani.”

Imam Ibrahim Nehaiu56

e përshkruan ditën e Ramazanit

dhe thotë: “Agjërimi i një dite në Ramazan është më i

mirë se njëmijë ditë, lartësimi i Allahut në atë ditë është

më i mirë se lartësimi në njëmijë ditë tjera, dhe një rekat

i asaj dite është më i mirë se njëmijë rekate tjera.”

O ti agjërues dhe falës i namazit të sabahut, ti e

fitove shpërblimin pa dyshim sepse fillove me ditën

tënde me falenderim dhe adhurim ndaj Allahut xh.sh..

Namazi i sabahut mbanë në formë trupin e besimtarit

55

Shok i Pejgamberit a.s., lindi në Meke (Arabi), konsiderohet prej

besimtarëve të parë që e pranoi Islamin. Ishte i njohur në shkencat

kur’anore, hadith, komentim të Kur’anit, jurisprudencë islame, etj.

Vdiq në vitin 650. 56

668-715, jurist musliman, lindi dhe vdiq në Kufe (Irak), studioi

shkencën e hadithit dhe jurisprudencën islame, u ndikua shumë nga

mësimet e Ali b. Ebi Talibit r.a. (598-661) dhe Abdullah ibn

Mes’udit r.a. (v. 653), ndërsa nga ky u ndikua Imam Ebu Hanife

(699-767).

72

tërë ditën, mbanë trurin zgjuar dhe shton aftësinë e të

kuptuarit të gjërave rrotull nesh. Agjërimi po ashtu

pastron trupin nga kimikatet dhe bashkë me namazin e

sabahut janë dy medalje kampionati që qëndrojnë të

pandara si ari me arin apo diamanti me diamantin,

qëndrojnë si dy shokë dhe miq të pandarë, janë vëllezër.

Pejgamberi a.s. një ditë kur e shikoi hënën e plotë

tha: “Ju do ta shihni Zotin tuaj sikurse e shihni këtë hënë

e nuk polemizoni në të pamurit e saj, andaj kush mund ta

falë namazin para lindjes së diellit dhe para perëndimit

të diellit e të mos i kalon, le ta bëjë atë. Pastaj e lexoi

ajetin kur'anor: Madhëroje Zotin tënd para lindjes së

diellit dhe para perëndimit të tij.”57

Në një transmetim

ceket se është fjala për: “Namazin e sabahut dhe të

ikindisë.” 58

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shejtani ua lidh tre

nyje kur të shkoni për të fjetur, që t'ua bëjë natën shumë

të gjatë. Kur të zgjohesh duke e përmendur Allahun

zgjidhet një nyje, nëse merr abdes zgjidhet nyja tjetër, e

57

Transmeton: imam Buhariu. 58

Transmeton: imam Muslimi.

73

kështu me radhë, dhe do të gdhihesh i freskët dhe

energjik. Në të kundërten do të gdhihesh i plogësht dhe

përtac.”59

Shumë njerëz mendojnë të falin namaz nate në

muajin e Ramazanit duke stërmunduar trupin e tyre, falin

pra namaze vullnetare dhe kur të vjen koha e namazit të

sabahut, shkojnë për të fjetur, kjo fatkeqësi që të mos

falësh namazin obligativ të sabahut dhe të falësh namaze

vullnetare, kjo është një dobësi dhe ngjarje e rëndë për

një musliman që nuk duhet të ndodhë. Namazi i sabahut

në Ramazan ka domethënie të lartë, e shton vullnetin për

fillimin e mbarë të ditës me punë të mira, kurse mosfalja

e namazit të sabahut në kohën e vet shkakton turbulencë,

lodhje trupore, fizike dhe mundim shpirtëror si shkak i

moskryerjes së obligimit të Allahut.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka

caktuar detyra prandaj mos i humbisni ato, caktoi kufij

prandaj mos i shkelni ato, bëri haram disa gjëra prandaj

mos i veproni ato.” Namazi dhe agjërimi i jep forcë këtij

ummeti islam, forcë intelektuale atëherë kur namazi dhe

agjërimi praktikohen me meditim dhe përkushtim, ashtu

59

Transmeton: imam Muslimi.

74

siç u përkushtuan muslimanët në luftën e Bedrit dhe

dolën fitimtarë me lejen e Allahut xh.sh.. Shoqëria e

Muhamedit a.s. ndërtuan një mbretëri të fuqishme, të

pathyeshme me namaz e agjërim, duke mos lënë

asnjëherë pa falur namazin e sabahut në kohën e vet dhe

duke mos u ikur asnjë ditë agjërimi. Ata fituan lirinë e

vërtetë dhe nuk u arratisën nga liria, fituan shpërblimin e

Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër.

Sot kjo liri ka humbur si shkak i mungesës së

seriozitetit në këto obligime madhore si agjërimi dhe

namazi. Agjërimi është institucioni më i fuqishëm

bashkë me namazin e sabahut për rikthimin e lirisë dhe

fuqisë së muslimanëve në rruzullin tokësor, pra ne

agjërojmë, falemi dhe vdesim për Allahun xh.sh., fuqia

është kjo, ne jemi mbretër të tokës, e jo skllevër e robër

të krijesave që janë të vdekshme, prandaj fitorja u takon

besimtarëve të cilët u kushtojnë rëndësi adhurimeve.

Ndryshimi po afron:

1. Namazi i sabahut e dallon besimtarin nga hipokriti.

2. Shpirti dhe zemra kanë ndryshuar, është zbutur ego.

75

3. Muskujt e trupit janë më të fortë pas syfyrit dhe

namazit të sabahut.

4. Ramazani dhe agjërimi bashkë me namazin janë

fillimi i mbretërisë tënde shpirtërore.

5. Lutjet e fillimit të ditës tënde janë me namaz dhe

agjërim, o sa gëzim!

6. Je nisur mirë dhe përfundimi yt do të ketë rezultate.

7. Tashmë ke arritur objektivin - adhurimin e sinqertë

vetëm për Allahun xh.sh..

8. Ke filluar ta njohësh Zotin tënd dhe veprat e tua nuk

janë syefaqësi por janë dashuri.

9. Shëndeti t’u përmirësua, luftove çdo sëmundje dhe i

eleminove, qoftë fizike apo shpirtërore.

10. Liria jote erdhi, mbajte kufijtë e tu si krijesë e Zotit.

9 ramazan 1434

e mërkurë, 17 korrik 2013

76

Udha e vërtetë

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju o

besimtarë që ndiqni udhën e vërtetë dhe largoheni nga

trillimet dhe shpikjet në fe. Isaja a.s. i ka thënë popullit

të tij: “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë

njerëz të lirë.” Ne muslimanët lutemi në çdo namaz:

“Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!”60

Për Pejgamberin a.s. tregohet që: ”Vizatoi një vijë

të drejtë dhe disa vijëza të shkurtëra anash vijës së gjatë

dhe të drejtë, dhe tha: O besimtarë udha e vërtetë është

kjo rrugë e drejtë që të shpie në Xhennet, kurse këto

anash janë devijime dhe dëshira të shkurtëra që ju

shpiejnë në gremina.” Andaj mos u mashtro o njeri në

këtë botë kalimtare dhe të shkurtër e ta humbasësh atë të

gjatën, të përhershmen - Ahiretin, Xhennetin e Allahut

xh.sh. që e ka përgatitur për besimtarët. Qëllimi

thelbësor i krijimit të njeriut është adhurimi i Zotit,

sikurse thuhet në Kuran:

60

Kur’ani, Surja: El-Fatiha, ajeti: 6.

77

“Unë nuk i krijova exhinët dhe njerëzit për tjetër, pos

që të më adhurojnë.”61

Adhurimi në këtë varg e ka

kuptimin e bindjes së plotë ndaj urdhërave të Allahut

xh.sh.. Në Kur’an për fjalën adhurim përdoret termi “el-

‘ibadetu” ( ). Çdo gjë që ne e bëjmë, arrihet me

adhurim, nëse atë e bëjmë për hir të Allahut xh.sh.,

adhurim është edhe agjërimi i muajit të Ramazanit në të

cilin gjendemi dhe përjetohet një herë në vit.

Feja islame ka pesë detyrime themelore, që

quhen "Pesë shtyllat e Islamit", të cilat duhen zbatuar

nga të gjithë muslimanët. Transmetohet nga Umer ibn

Hattabi r.a. të ketë thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur

tek i Dërguari i Allahut a.s. kur u duk një njeri me rroba

shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk

hetohej ndonjë shenjë udhëtimi dhe askush prej nesh nuk

e njihnim. U ul pranë Pejgamberit a.s. duke i mbështetur

gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta mbi

kofshët e tij dhe tha: “O Muhamed, më trego ç’është

61

Kur’ani, Surja: Edh-Dharijat, ajeti: 56.

78

Islami?” I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Islami është të

dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se

Muhamedi është i Dërguar i Allahut, ta kryesh namazin,

ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh

Ka’ben, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të

vërtetën e the.” Ne u çuditëm, po e pyet dhe po ia

vërteton. Ai tha: “Më trego, ç’është Imani?”

(Pejgamberi) Tha: “Të besosh Allahun, Engjujt e Tij,

Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të

besosh në caktimin e Tij të së mirës dhe të së keqes.”

Tha: “Të vërtetën e the.” Tha: “Më trego ç’është

Ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhurosh Allahun sikur

ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh

ty.” Tha: “Më trego Çastin (e fundit, ditën e

shkatërrimit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi

nuk di më shumë sesa ai që pyet.” Tha: “Më trego mbi

shenjat e tij?” (Pejgamberi) Tha: “Kur robëresha të

lindë zonjën e saj dhe kur të shihen barinjtë

këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në

ndërtimin e ndërtesave të mëdha.” Pastaj shkoi, kurse

unë mbeta një kohë, pastaj (i Dërguari) më tha: “O

Umer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: “Allahu dhe i

79

Dërguari i Tij më së miri e dinë.” Tha: “Vërtet ishte

Xhibrili, erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.”62

Pra kjo është

rruga e vërtetë, e konstruktuar në një hadith në tre hallka,

Islam, Iman dhe Ihsan. Allahu i Madhëruar na bëri

muslimanë, na zgjodhi dhe na dha dhuratën më të madhe

- udhëzimin në udhën e drejtë islame, ku thotë:

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush

dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.”63

Por edhe

paralajmëron se nëse kërkoni diç tjetër do të dështoni:

“E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij

kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër

është nga të dëshpëruarit.”64

Udha e vërtetë u jepet atyre që kanë frikë

Allahun xh.sh., janë besnikë dhe mbajnë amanetin.

Abdullah ibën Abasi r.a. tregon se: “Shumica e miqësive

62

Transmeton: imam Muslimi. 63

Kur’ani, Surja: El-Maide, ajeti: 3. 64

Kur’ani, Surja: Ali Imran, ajeti 85.

80

tek njerëzit janë ngritur mbi interesat e kësaj bote, dhe

se kjo gjë nuk ka vlerë dhe nuk sjellë ndonjë mirësi.

Vërtet lidhja kur ka qenë me sinqeritet të pastër dhe me

qëllimin e arritjes së objektivit, ajo ndihmë ka ardhur me

lejen e Allahut dhe krijesat e Allahut kanë triumfuar.”

Udha e vërtetë u ndoq në brezat të cilët e pranuan

Islamin tërësisht siç Allahu xh.sh. na mëson:

“O ju që besuat, hyni në Islam tërësisht (përqafojeni

fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit,

sepse ai është armik juaji i hapët.”65

Si mendoni: një njeri që selamin e refuzon, kurrë

nuk agjëron dhe ballin në sexhde për Zotin kurrë nuk e

vendosë, a nuk është në rrugën e djallit? Kjo sot më

ndodhi me një laik, më refuzoi selamin, pra “ma

refuzuan selamin se nuk ishte me para”, thoshte Fuzuli66

.

65

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 208. 66

1483-1556, emri i plotë: Muhamed b. Sulejman, poet i famshëm

osman, me prejardhje nga Azerbajxhani, lindi dhe vdiq në Kerbela

81

Si mendoni vëllezërit e mi, që ai njeri që 24 orë e mohon

Atë që e krijoi, a është i barabartë me atë që adhuron

Zotin në çdo çast? Zoti xh.sh. thotë:

“A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me

muslimanët? Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?”67

Udha e vërtetë nuk është me para e as me veshje.

Kështu i kishte thënë Mulla Idriz Gjilani68

Fadil

Hoxhës69

: “Djalo! Liria e vatanit s’fitohet me parti e

tarafe, e as me t’pafe e shkije veshun shqiptarçe.”

Veshja nuk të shpie në udhën e vërtetë por puna dhe

sinqeriteti në rrugën e Allahut xh.sh., Krijuesit i Cili na

krijoi në formën më të bukur dhe na dalloi nga gjitha

krijesat me mendje të shëndoshë në trup të shëndoshë.

Udha e vërtetë kërkon:

(Irak), shkroi në gjuhën azere, osmane, perse dhe arabe, u shqua me

veprën “Lejla dhe Mexhnuni”. 67

Kur’ani, Surja: El-Kalem, ajetet: 35-36. 68

1901-1949, hoxhë i njohur në Gjilan, orator dhe luftëtar, atdhetar,

ideolog, autor i disa punimeve, ra shehid duke u kallur i gjallë. 69

Lindi në Gjakovë më 1916 ndërsa ndërroi jetë në

Prishtinë më 2001, ishte partizan, komandant, komunist, politikan,

ish-kryetar dhe kryeministër i Kosovës.

82

1. Burra të besës, bukë-dhënësa, trima aty ku duhet

trimëria.

2. Besimtarë të sinqertë.

3. Praktikues dhe jo vetëm teoricientë.

4. Dituri të hajrit dhe mësim të tjerëve.

5. Adhurim dhe përmendje të Allahut xh.sh. me të gjitha

gjymtyrët truporë.

6. Brendësia (batini) dhe e jashtmja (dhahiri), që të dyja

të jenë kompletuar.

7. Fjala e dhënë dhe e mbajtur.

8. Besimi dhe njëshmëria e fortë e Zotit xh.sh..

9. Kuptimi dhe hyrja në Islam plotësisht.

10. Mësimin e të tjerëve me modesti dhe dashuri.

10 ramazan 1434

e enjte, 18 korrik 2013

83

Agjërimi në trojet shqiptare

Ditët po ecin dhe koha po fluturon shumë shpejt.

Falënderimi i takon Allahut xh.sh. që na mundësoi të

takohemi dhe kësaj rradhe me ju lexues i nderuar.

Agjërimi i Ramazanit në trojet shqiptare është me valë të

ndryshme varësisht në krahina apo regjioni, qyteti apo

fshati, diku më shumë, diku më pak e diku mjerisht

ndoshta aspak. Agjërimi është obligim dhe kusht prej

kushteve të Islamit andaj si na urdhëron Allahu xh.sh.

duhet t’i përmbahemi ajetit kur’anor:

”O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse

që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush…”70

Do t’i marrim tre qendrat kryesore të shqiptarëve

si: Tirana, Shkupi dhe Prishtina, si përjetohet agjërimi

gjatë këtyre ditëve të gjata të korrikut dhe gushtit, sa e

respektojnë shqiptarët këtë muaj të begatuar, sa prej tyre

agjërojnë, sa prej tyre e nderojnë këtë muaj dhe sa ia

japin hakun këtij adhurimi të çmuar?

70

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 183.

84

Në raportet e fundit, p.sh. në faqen zyrtare të

Komunitetit Musliman të Shqipërisë, raportohet se në

bashkëpunim me Medresenë e Tiranës shtruan mbrëmjen

e 17 korrikut 2013, një iftar për mbi 500 veta në sheshin

përpara medresesë. Me mijëra të rinj e të reja në Tiranë

agjërojnë muajin e Ramazanit. Me dhjetëra miq që kam

nga Tirana më lajmërojnë që çdo vit numri i agjëruesve

po rritet.

Duhet kuptuar se regjimi komunist mbi 40 vjeçar

shkaktoi probleme të mëdha dhe la gjurmë të thella ku

siç tregonte gjyshi im: “njerëzit i fusnin me dhunë të pinë

ujë e të hanë bukë, ata që nuk bindeshin ose

internoheshin ose futeshin në burgje e rraheshin deri në

vdekje”. Feja në Shqipëri ishte e ndaluar dhe që nga viti

1967 ishte i vetmi shtet i pafe në botë. Sa mjerim i madh.

Xhamitë e Tiranës mbushen gjatë muajit të

Ramazanit me shumë agjërues dhe namazlinj. Në zonën

e Veriut dhe Jugut të Shqipërisë si dhe në Shqipërinë e

Mesme ka lëvizje të imamëve në terren të cilët bëjnë

aksione të shumta të thirrjes islame dhe sensibilizimit të

masës me vlerën që ka agjërimi i këtij muaji. Po ashtu

85

edhe Shkodra ka një gjallëri të madhe aktivitetesh islame

në rrethin e qytetit të Shkodrës dhe numrin e xhamive

me rrethinë ku kishte afro 50 xhami, kurse vetëm qyteti

kishte 12 xhami, të cilat në muajin e Ramazanit do të

kenë një mori aktivitetesh, Shkodra - vend ky ku u rritën

shumë dijetarë muslimanë.

Vendlindja ime Bajramcurri ka po ashtu një

lëvizje pozitive ku unë si imam shpesh bëj takime të

shumta me njerëzit dhe në anketimet e shumta del se ka

më shumë agjërues krahasuar me vitet e ‘90-ta ku

vështirë gjeje një agjërues, tashmë Tropoja çdo ditë e më

shumë ka më shumë agjërues dhe namazlinj.

Prishtina ka një shoqëri të mirë islame, njashtu

edhe qytetet tjera kanë agjërues ku ndodhë që komplet

personeli i një spitali janë agjërueshëm, si dhe kemi

shtim të agjëruesve dhe frekuentim të madh të xhamive.

Xhamitë stërmbushen këtyre ditëve të Ramazanit, gjë të

cilën e shoh me sytë e mi thuaja çdo ditë. Imamë të

ndryshëm nuk ndalen së ligjëruari dhe me aktivitetet e

tyre në format nga më të ndryshmet, duke shtrirë rrjetin e

tyre kudo në Kosovë e mërgatë.

86

Shteti i Turqisë ka shtruar si zakonisht edhe këtë

vit në pllatonë e ish-Boro Ramizit iftare për rreth njëmijë

persona në tenda të mëdha për të ngrënë falas ku tendat

dhe tavolinat stërmbushen me njerëz, kjo tregon se

agjërimi në qytetet dhe katundet e Kosovës ka përparuar

dukshëm dhe po përparon dita-ditës.

Shkupi është një lloj Medineje e dytë dhe vend

ku Islami dhe agjërimi lulëzon me të madhe. Nga faqja

zyrtare e Forumit Rinor Islam, Dega në Shkup raportohet

se u kthye tradita e kahmotshme dhe Forumi Rinor Islam

këtë vit në bashkëpunim me komunën e Çairit organizoi

iftare në nënqiell të hapur për qindra qytetarë ku me 17

korrik 2013, me një numër të madh të mysafirëve, me

ushqim modest e shoqëri të këndshme u gjallërua pjesa

më e re e sheshit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Shumë hoxhallarë nuk ndalen me aktivitetet e

tyre. Vlen të përmendet edhe xhamia e Jahja Pashës e

cila stërmbushet me xhematlinj dhe si ligjëratat nuk

ndalen bashkë me aktivitete e ndryshme që aty

organizohen.

87

Nga raportet e vëllezërve besimtarë që më vijnë

nga disa qytete të Maqedonisë si: Tetova, Gostivari,

Struga, Kumanova etj., shihet një gjallëri e madhe e

agjëruesve dhe hapave të mbarë në të mirë të përhapjes

së fesë islame. Po ashtu vlen të përmendet Ulqini dhe

puna e vëllezërve besimtarë atje. Kam pasur rastin të

kem shumë shokë në studimet e mia në medresenë

Alauddin në Prishtinë gjatë periudhës 2001-2005 që

mësonin imamllëkun, shumë të tillë ishin nga: Ulqini,

Tuzi, Gucia, Kraja etj.

Po ashtu raportohej se edhe Plava e Gucia kanë

xhamitë e tyre dhe Ramazani po përjetohet shumë mirë.

Po ashtu Kosova Lindore, Presheva, Medvegja,

Bujanovci, me shumë imamë. Kam pasur në studimet e

mia shumë imamë dhe shokë të dedikuar në thirrjen

islame të cilët kanë qenë nga Presheva dhe Bujanovci.

Ka shumë vëllezër edhe nga Çamëria që janë

agjërues dhe aktivistë islamë me të cilët bisedojmë dhe

na tregojnë punën e tyre të palodhur në thirrjen islame.

Po ashtu diaspora shqiptare në Evropë, Amerikë dhe

kudo ku ka shqiptarë më vijnë lajme se ka shumë

88

agjërues dhe aktivistë të palodhur në thirrjen islame,

falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh..

Por në fund ne nuk duhet të kënaqemi me këto

lëvizje, kur dihet se Islami para një shekulli ka qenë

shumë më mirë në trojet shqiptare, dhe po të lexoni

librin tim “Toleranca Osmane dhe Shqiptarët” do ta

shikoni të dokumentuar se feja islame ka qenë në kulmin

e lulëzimit vetëm nëse kthehemi në trojet shqiptare një

shekull prapa në kohë.

Dihet se shqiptarët kur agjëruan-shpëtuan, kur

Islamin praktikuan-fituan. Po të mos ishte Islami do të

ishim sllavizuar e shkinizuar, andaj nuk duhet harruar se

Islami na ruajti identitetin tonë dhe na ruajti nga

asimilimi në grekë apo serbë.

Xhami të reja po ndërtohen dhe rinovohen,

kuadro të reja po shkollohen, shkrime dhe libra të rinj

me tematikë islame po botohen, agjërues të rinj po

shtohen, e falënderimi i takon Zotit xh.sh., dhe vërtet

krenaria i takon Islamit dhe shqiptarëve të cilët e

89

pranuan atë sinqerisht dhe nëse veprojnë sinqerisht Zoti

xh.sh. nuk ia humbë mundimin robërve të tij:

”Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.”71

Ai që

agjëron do të shpërblehet pa pikën e dyshimit në bazë të

devoshtmërisë dhe sinqeritetit me adhurimin e tij:

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër,

pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të

sinqertë ndaj Tij…”72

Trojet shqiptare sot kanë më

shumë nevojë se kurrë për sinqeritet ndaj Islamit,

praktikim të Kur’anit dhe Sunetit, ne nuk duhet të

kënaqemi por të lutemi për miqtë dhe armiqtë, që Allahu

xh.sh. t’i drejtojë në udhën e drejtë dhe ta pranojnë

Islamin në tërësinë e tij, ta praktikojnë e t’ia mësojnë atë

vetes dhe të tjerëve. Agjërimi në trojet tona paraqitet:

1. Në disa vende me shumë agjërues.

71

Kur’ani, Surja: El-Inshirah, ajeti: 6. 72

Kur’ani, Surja: El-Bejjine, ajeti: 5.

90

2. Në disa vende me pak agjërues.

3. Në disa vende me aspak agjërues.

Përmirësimi:

1. Ata shumë agjërues duhet të punojnë atje ku nuk ka

aspak agjërues që të ketë agjërues.

2. Ata pak agjërues të kërkojnë ndihmesën reciproke tek

shumë agjëruesit.

3. Të promovojmë vlera dhe të edukojmë veten dhe të

tjerët me rëndësinë e agjërimit.

11 ramazan 1434

e xhuma, 19 korrik 2013

91

Edhe malet agjërojnë…

Udhëtimi im ishte kësaj radhe drejt vendlindjes

sime Tropojë, një vend malor i cili ka një rivierë të

bukur, por bukurinë malore e kodrinore të Alpeve ia ka

falur i madhi Zot i qofshim falë. Në Kur’an i

Lartëmadhërishmi tregon:

“A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),

ndërsa kodrat shtylla?”73

A agjërojnë malet? Sigurisht

që agjërojnë dhe bëjnë ibadet:

“Gjithçka që ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm

Allahut me dëshirë ose me dhunë, (i bëjnë sexhde)

edhe hijet e tyre në mëngjes e mbrëmje.”74

Po ashtu

dhe bimët e yjet lart në qiell:

73

Kur’ani, Surja: En-Nebe’, ajetet: 6-7. 74

Kur’ani, Surja: Err-Rra’d, ajeti: 15.

92

“Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (Allahut).”75

Vizita ime në male dhe vështrimi im që u bëja

pemëve ishte një meditim kur rrija poshtë pemës, qetësia

nuk mungonte me erën e flladitshme në pikën e verës, e

Allahu xh.sh. ka dërguar mëshirë për agjëruesin. A

agjërojnë vërtet malet? Po, ato agjërojnë, po ju nuk e

kuptoni agjërimin, adhurimin dhe përmendjen që ato i

bëjnë Allahut xh.sh. mëngjes e mbrëmje.

Unë si agjërues shoh njerëz që hanë dhe nuk iu

bie ndërmend se Allahu xh.sh. ekziston, nuk kanë aspak

respekt për agjëruesit edhe pse shumica e shqiptarëve

janë muslimanë (me emra) dhe ka shumë agjërues. Ata

që nuk agjërojnë - hanë në publik, pinë dhe nuk ndalen

dhe në sytë e agjëruesve. Po malet a hanë dhe a pinë në

publik? Jo, ato përkundrazi i bëjnë hije dhe i japin fryte

agjëruesit, ato shpërndajnë erën e mirë dhe thithin

dioksidin e karbonit dhe çlirojnë oksigjen, pra shërbejnë

dhe japin mirësi. Habitem me njeriun i cili ka mendjen

në kokë dhe asnjëherë nuk mendon të bëjë mirësi por

75

Kur’ani, Surja: Err-Rrahman, ajeti: 6.

93

vetëm ligësi, mjerë për atë njeri që jeton gjatë dhe gjatë

jetëgjatësisë së tij bën vetëm keq. Kënaqësi e veçantë

ishte të shëtisja në malet e vendit tim ta shihja

krijimtarinë e Allahut xh.sh., kishte edhe shumë burime

buzë tyre që flladitja flokun dhe merrja abdest, dhe anash

në livadh falesha e takohesha me shumë njerëz dhe

mbaja ligjërata islame në natyrë të hapur duke trajtuar

tema të ndryshme.

Agjërimi maleve i ofronte mirësi, pse vallë ti

njeri, atë mirësi nuk e afron? Sa besimtarë ke thirrur për

iftar? Kujt i ke dhënë deri tani ndonjë iftar? Kujt i ke

dhënë deri tani një puhizë shprese për jetë? Hasan el-

Benna76

thoshte: “Edhe pema që ne e gjuajmë me gurë

neve na jep fryte.” Vërtet malet na ofrojnë freski,

meditim, qetësi, pastrojnë ambientin, kanë ndikim në

tërheqjen e helmeve dhe pastrimin e ambientit. Një ezan

i bukur u thirr, u rreshtuam pranë gështenjave dhe

burimeve që Allahu xh.sh. i krijoi, falëm drekën dhe

bisedonim mbi vlerat që agjërimi ka në edukimin dhe

76

1906-1949, imam, ligjërues i flaktë, autor, aktivist, ideolog,

themelues i lëvizjes së njohur “Vëllazëria muslimane” më 1936,

lindi në qytetin Mahmudije (Egjipt) dhe ra shehid në Kajro (Egjipt).

94

kalitjen vjetore të muslimanëve. Vërtet mendoni vëllezër

ata që nuk e njohin madhështinë e Allahut xh.sh. dhe

krijimin e Tij janë si ata njerëzit e humbur në ndonjë mal

të dendur dhe nuk dinë se si të orientohen për të gjetur

një drejtim sepse ai u mungon, apo janë si pula pa kry.

Besimtari është një mal i pasur me shumë fryte të

mira që nga ai njerëzit hanë fryte të mira, por gjejnë edhe

hijen e degëve të pemëve në këto ditë të nxehta vere.

Krijesa e Allahut xh.sh. - besimtari, agjëron dhe ndalet

nga ushqimi me orë të tëra, sakrifikon për Allahun

xh.sh., ashtu sikurse pema që thithë të keqen (dioksidin e

karbonit) dhe jep të mirën (oksigjenin). Allahu xh.sh. na

tregon se çka është pema e mirë:

“A nuk ke kuptuar se si Allahu bëri shembull: fjalën

e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në

tokë) e degët e saj janë lart?”77

77

Kur’ani, Surja: Ibrahim, ajeti: 24.

95

O ju që agjëroni ose jo, Kur’ani na jep një

mesazh të fuqishëm se si malet dhe çdo gjë e krijuar

qëndron në harmoni, por ti njeri që nuk agjëron nuk je në

harmoni sepse nuk po e falënderon Krijuesin si krijesë

me të meta të shumta që je, e i lartë është Krijuesi yt dhe

i imi i pa të meta është Ai:

“A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar? Edhe

qiellin se si është ngritur lart! Edhe malet se si janë

vendosur!”78

Kur malet janë në qetësinë dhe heshtjen e tyre ato

bëjnë përmendje të Allahut xh.sh., kur ato oshëtijnë,

oshëtijnë nga frika prej Tij, a nuk të vjen turp ti njeri që

në moshën më vitale të mos agjërosh e Allahu xh.sh. të

dha shëndetin dhe të dha shumë të mira? Pse nuk

falënderon kur dihet se edhe nga malet vjen falënderimi?

Ato na japin shumë të mira ku nga to marrim shumë

fryte dhe burime materiale e bëjmë edhe anije e mjete

78

Kur’ani, Surja: El-Gashije, ajetet: 17-19.

96

shtëpiake, ka nga ato që buron uji dhe e pijmë. O njerëz

vërtet:

“Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt

e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e

madhëron (nuk i bën tesbih), duke i shprehur

falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim

të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë

dhe falë shumë.”79

Pse nuk e kupton se edhe hija juaj adhuron

Allahun xh.sh., mali agjëron dhe qanë për Të? O njeri

gabimtar, përse nuk mendon se një ditë kufoma jote do

të lahet, pse nuk mendon se vdekja është fillimi yt i një

jete të re dhe i një procesi të ri? O besimtar! Mendo se

këto male që agjërojnë, bëjnë ibadet dhe shërbejnë për

ne në të mirën tonë, në to ka shumë dobi:

79

Kur’ani, Surja: El-Isra, ajeti: 44.

97

“Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej

tij ndezni.”80

Pa kaluar malet takuam një besimtar, kishte

kullotur bagëtinë dhe na përshëndeti me selam alejkum e

ne ia kthyem me ve alejkum selam. Na u drejtua me një

zë të ëmbël: “Agjërim të pranuar, djema u pashë që

faleshit, edhe unë drekën e kam falë, nëse më lejoni të ju

them dy fjalë e më dëgjoni se ju dua për Allah: a i shihni

këto malet tona që i ka krijuar Allahu xh.sh., pak njerëz

ua dinë vlerën? Unë vij këtu, kullosi bagëtinë dhe mbaj

familjen me furnizimin që Allahu më ka dhënë, më besoni

vëllezër, pemët dhe mali kanë shumë respekt për

agjëruesin, unë kënaqem deri në kohën e iftarit me

bagëti dhe shkoj e ha iftar me familjen time i gëzuar,

shpesh kur lexoj Kur’anin mendoj sa të mira Allahu na

dha, e ne pritojmë të agjërojmë e të ndalemi nga ushqimi

për Allahun së paku një herë në vit. Allahu xh.sh. ju

shpërbleftë djema, dua t’u bëj dhuratë një shkop/bastun

aty kam shënuar sa ramazana kam mbajtë që nga

fëmijëria, shpesh bëja iftar me bukë e djathë dhe shpirti

80

Kur’ani, Surja: Ja-Sin, ajeti: 80.

98

më kënaqej kur vinte iftari, dhe unë jam shumë i lumtur,

Allahu xh.sh. më ka dhënë shumë të mira”, dhe u largua

duke na përshëndetur me modesti.

Sapo shikuam shkopin, çobani kishte agjëruar 40

ramazana. Unë vazhdova rrugën, kalova në fshatin tjetër

dhe takuam shumë dashamirë e agjërues që donin të

dëgjonin nga Kur’ani mësime të bukura, ngjarje dhe

ndodhi përmes tyre të marrin mësime jetësore dhe të jenë

të këndellur në situatat e marrëdhënieve njeri-njeri, duke

nderuar njëri-tjetrin dhe ambientin, si dhe lidhjen e tyre

ndaj Zotit, ta adhurojnë Allahun xh.sh. si i pa të meta,

dhe jo të adhurojnë njeriun i cili është i vdekshëm dhe

me të meta. Allahu xh.sh. na bëftë prej të mirëve, Amin!

12 Ramazan 1434

e shtunë, 20 korrik 2013

99

Allahu im, Ti je Falës…

Prej cilësive dhe emrave të bukur të Allahut

xh.sh. është se Ai falë shumë dhe mëshiron. Kemi hyrë

në pjesën e Ramazanit ku Allahu xh.sh. falë shumë në

bazë të hadithit të Pejgamberit a.s.: “Dhjetë-ditëshi i

parë është mëshirë, dhjetë-ditëshi i dytë është falje,

ndërsa në dhjetë-ditëshin e tretë dhe të fundit, bëhet

hapja e dyerve të Xhennetit. Në atë dhjetë-ditësh është

edhe një natë, më e vlershme se një jetë e tërë, më me

vlerë se njëmijë muaj - Nata e Kadrit! E ç’dimë ne për

këtë natë madhështore? Fillon prej perëndimit të diellit

dhe përfundon me agim të mëngjesit. E kush e përjeton,

veçse atij që ia ka mësyrë kënaqësisë së Zotit të vet!”

O Allah! Ne kemi nevojë të na falësh në këtë

muaj të begatuar të Ramazanit, jemi në ditët e faljes

andaj na fal neve, na i fal familjet tona, na e fal farefisin

dhe njerëzit që na rrethojnë e që nuk na rrethojnë. Allahu

im! Më fal mua kur unë gaboj, jam krijesa yte andaj

100

harroj dhe gaboj. “Allahu im, Ti je Falës, Bujar dhe e do

faljen, andaj më fal mua.”81

O Allah! Ti je Një, bëri zemrat e agjëruesve të

afrohen mes veti, të duhen e të shpërndajnë paqen kudo

dhe ngado që ecin, të lënë gjurmë e mesazhe të mirësisë

dhe harmonisë paqësore. Në Kur’an kërkim-falja dhe që

Allahu xh.sh. është Falës përmendet shumë herë, si p.sh.:

“…e kërkoni falje prej Allahut, se Allahu është

Mëkatfalës, Mëshirues!”82

Moment i preferuar dhe adekuat për agjëruesin të

kërkojë falje është koha e syfyrit në Ramazan:

“Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkojnë falje

për mëkate.”83

Në këtë dhjetë-ditësh të faljes kërkohet nga ne:

81

Transmeton: imam Tirmidhiu. 82

Kur’ani, Surja: El-Muzzemmil, ajeti: 20. 83

Kur’ani, Surja: Edh-Dharijat, ajeti: 18.

101

1. Istigfar-Kërkim-falje më të shpeshtë.

2. Shtimi i dhikrit gjatë agjërimit.

3. Lutjet e shpeshta.

4. Leximi i Kur’anit dhe ajeteve që kanë lutje, që flasin

për kërkim-falje.

5. Të dimë se Allahu xh.sh. falë shumë.

6. Falja jonë të jetë e sinqertë.

7. Mos-përsëritja e të njëjtit gabim.

8. Pendimi dhe kthjellimi.

9. Ndihma ndaj të mjerëve.

10. Kërkim-falja, pendimi sa nuk është bërë vonë dhe

mos përqeshja e të tjerëve.

Vëllezër! Allahu xh.sh. i falë krijesat e Tij të cilat

janë zhytur në pellgun e errët të mëkatit si shkak i

mosnjohjes së shumë problemeve. Shumë muslimanë

duke u treguar naivë dhe duke mos pyetur të dijshmit

bëjnë gjëra që dëmtojnë imazhin e vet dhe i njollosin

102

edhe të tjerët. Allahu xh.sh. u ka bërë thirrje të gjithë

njerëzve që të pendohen dhe i ka lajmëruar se ua falë të

gjitha mëkatet, ata që pendohen dhe largohen prej tyre,

sado që të jenë të shumta edhe nëse janë sa shkuma e

detit. Allahu xh.sh.:

“O robërit e Mi të cilët e keni ngarkuar me shumë

gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj

mëshirës së Allahut, sepse Allahu i falë me shumicë

mëkatet, Ai është Mëkatfalës dhe Mëshirues!”84

Vërtet Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo bir i

Ademit është gabimtar dhe më i miri gabimtar është ai

që pendohet.” Kërkim-falja është adhurimi më i mirë dhe

njeri i vyer është ai i cili bën dhikër këto net dhe ditë të

begatuara. Muhamedi a.s. ka thënë: “ Keqardhja është

pendim.” Ndërsa Abdullah ibn Omeri r.a. ka thënë:

“Kemi mundur që të numërojmë Pejgamberin a.s. të

thotë 100 herë: O Zot më fal dhe më prano pendimin

84

Kur’ani, Surja: Ez-Zumer, ajeti: 53.

103

tim! Ti je Ai që pranon pendimin dhe që falë shumë.”

Kurse Ebu Hurejre r.a. tha se: “Pejgamberi a.s. thoshte:

Vallahi unë e lus Allahun për falje mëkatesh më shumë

se 70 herë në ditë.”

O Allah! Ti je Falës, fale krijesën Tënde të cilin

iu ter buza duke agjëruar për adhurim dhe shpërblim,

fale robin Tënd që iu qetësua shpirti duke të përmendur

Ty, fale robin Tënd që të adhuron vetëm Ty. Allahu

xh.sh. falë shumë, dhe dije se:

1. Je zhytur në mëkate e Allahu xh.sh. të fali.

2. Ke humbur udhën e Allahu xh.sh. të udhëzoi.

3. Ishe në errësirë e Allahu xh.sh. të ndriçoi.

4. Punët dhe mendimet e tua negative u kthyen në

pozitive.

5. Urtësia t’u dha e Mëkatfalësi të fali mëkatet tua.

6. Muhamedi a.s. kur e çliroi Meken, idhujtarëve edhe

pse ata i bënë shumë padrejtësi, iu tha: “Jeni të falur!”

7. Fal që të falesh!

104

8. Fal sa nuk ta kanë falur!

9. Pendohu dhe mos u ndalo duke kërkuar falje nga

Allahu xh.sh. mëngjes e mbrëmje.

10. Allahu xh.sh. tha se:

“… ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.”85

, andaj

pastrohu nga mëkatet se Allahu xh.sh. falë shumë e

mëshiron, është momenti yt në këto ditë faljeje të

Ramazanit të kërkosh falje nga Ai që falë!

13 Ramazan 1434

e diel, 21 korrik 2013

85

Kur’ani: Surja: Esh-Shems, ajeti: 9.

105

Udhëtime në Ramazan

Sot është data 22 korrik 2013, ora 11:30, sapo u

nisa nga Prishtina për në Shkup, nxehtësia është në

kulminacion, dita e gjatë por freskia dhe mëshira që ka

lëshuar Allahu xh.sh. mbi agjëruesit nuk mund të

përshkruhet dhe as nuk ka çmim. Zoti xh.sh. tregon se:

“… ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të

agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me

këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron

vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më

vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun

për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.”86

Gjatë udhëtimit, autobusi ishte komod dhe klima

ishte e aktivizuar, dy orë udhëtim në shoqërinë e

pasagjerëve, ku disa hanin e pinin dhe veshja e tyre nuk

ishte aspak edukative. Në mesin e këtyre pasagjerëve u

shfaq një besimtare me veshje islame edhe një haxhi me

86

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 185.

106

këmishën e bardhë dhe me tërleme në kokë, por në

autobus kishte edhe disa agjërues. Befas ktheva kujtesën

prapa në kohë ku Shkupi krenohej me fenë islame në

qendër të Ballkanit, ku ishte kryeqyteti i muslimanëve të

Vilajetit të Kosovës. Në të kaluarën bënte pjesë dhe

vendlindja ime - Malësia e Gjakovës që në ato kohëra

kishte 27 xhami dhe hoxhallarë të njohur, e njëri ndër ta

ishte edhe imam Abdullah Hoxha, i cili kishte

reputacion.

Në autobus mora disa libra me tematikë islamo-

shkencore që t’i lexoja dhe disa pjesë nga Kur’ani

Fisnik. Në udhëtimin tim më shoqëronin librat kudo, disa

nga librat e mi ia dhurova xhamive të Shkupit,

Kumanovës si dhe ndonjë prej imamëve dhe xhematit.

Zbrita në stacionin e autobusëve në Shkup, një vëlla më

priste, u përqafova me të dhe me zë duke u ndjerë

krenarë që jemi muslimanë i thamë njëri-tjetrit selam

alejkum. Ai më mori në familjen e tij, isha i ftuar për

iftar tek ai. Dolëm në vizita të xhamive, ishte nxehtë,

Ramazani dukej në çdo pjesë të Shkupit, takuam disa

107

aktivistë muslimanë dhe imamë me të cilët shkëmbyem

ide të ndryshme dhe libra.

Ligjërata që mbajta pas namazit të ikindisë në

xhaminë “Hatunxhik” në Shkup, ishte e një ndjesie të

veçantë pasi bëra thirrje për bashkim të muslimanëve

kudo që janë sidomos në trojet shqiptare, që t’ia japim

dorën njëri-tjetrit e të mos përçahemi pasi Pejgamberi

a.s. ka thënë: “Xhemati është mëshirë prej Allahut kurse

ndarjet-fraksionet janë dënim prej Allahut Fuqiplotë.”

Buzëqeshja e tyre u pa në sy dhe mimikë, u

gëzuan pa masë, ishte hera e parë që një imam nga

Tropoja të ligjërojë në zemër të Shkupit dhe ai imam

kisha nderin të isha unë, edhe pas 40 vjet shtypjeje nga

komunizmi në Shqipëri, Allahu xh.sh. nuk e la dritën e

Tij që të shuhet në këto vise, dhe Ai në Kur’an na ka

treguar për këta njerëz ateistë që duan ta shuajnë Dritën:

108

“Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e

Allahut, e Allahu nuk do tjetër, pos ta përsosë Dritën

e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë.”87

Pas ligjëratës ata më përqafuan dhe më uruan,

kërkoja bashkëpunim me të gjithë, pa përjashtim për

vendin tim dhe kudo ku ka muslimanë, ku janë ata

pakicë të ndihmohen nga shumica që t’ia dalin mbanë.

Në Shkup pashë shumë xhami, ishte qytet i minareve, po

ashtu Kumanova në hyrje të qytetit kishte filluar

ndërtimin e një xhamie të re krahas xhamive të tjera që i

kishte. Fatkeqësisht atje kishte disa imamë, flisnin

shumë por vepronin pak, sot nuk është koha për të folur

por për të shkruar, medituar dhe vepruar.

Dolëm me disa vëllezër besimtarë, pamë tokat e

mbjellura, kafshët, delet, lopët, dhitë etj. Mbajtja e

blegtorisë dhe e bujqësisë si duhet, sjellë resurse të

pandalshme që janë në të mirë të zhvillimit njerëzor dhe

janë mirësi e begati nga Allahu xh.sh.. Udhëtimi të bën

t’i njohësh njerëzit më mirë, të kesh dijeni për ta. Njeriu

87

Kur’ani, Surja: Et-Teube, ajeti: 32.

109

shpeshherë dallohet nëse merr udhë me të, ai shpalosë

sinqeritetin e tij ose hipokrizinë e tij, andaj duhet t’i

lutemi Allahut xh.sh. të na falë, të na pastrojë qëllimet

dhe punët tona t’i bëjmë të sinqerta dhe të drejta.

Xhamitë stërmbusheshin për namazin e teravive

thuajse të gjitha. Kohëve të fundit me dhjetëra xhami të

reja ishin ndërtuar. Atje më la mbresa xhamia e

Haraçinës, një xhami me dy minare të gjata, me një

strukturë humane dhe tërheqëse që të frymëzonte dhe

nxiste kureshtjen. Arkitekti si duket ka ditur të bejë diçka

që do të lërë gjurmë në kohëra. Fëmijët kishin mbushur

udhët, prisnin iftarin me padurim, xhamitë mbusheshin

në namaz të sabahut me rini plot e përplot dhe imamët

ligjëronin dhe ngjallnin vetëdijen te masa si dhe

reflektohej fuqishëm ky muaj i adhurimit me përkushtim

dhe zell.

Xhamia e Kumanovës po ashtu kishte bukuri të

rrallë dhe ishte me dy minare dhe ambient të

përshtatshëm për falje. Lindshmëria tek familjet

muslimane ishte në hapin e duhur që me shpresë të

mbizotërojnë muslimanët atje si shumicë, u gëzova pa

110

masë edhe për numrin e xhamive të reja që ishin ndërtuar

dhe që po ndërtoheshin. Udhëtimet në Ramazan janë një

realitet që të çon në mendime se vërtet në këtë botë jemi

mysafirë dhe udhëtarë të përkohshëm.

Abdullah ibn Omeri r.a. ka thënë: “Pejgamberi

a.s. më kapi për krahu dhe më tha: Jeto në këtë botë si i

huaj ose si udhëtar.” Kurse po i njëjti (Abdullah ibn

Omeri r.a.) thoshte: “Kur të ngrysesh, mos e prit

mëngjesin, dhe kur të zgjohesh, mos e prit mbrëmjen.

Gjatë kohës së shëndetit përgatitu për sëmundje dhe

gjatë jetës përgatitu për vdekjen tënde!” Mësimet që

marrim nga udhëtimet në Ramazan janë:

1. Udhëtari është mysafir, do të nderohesh nga

muslimanët kur i viziton ata.

2. Udhëtimi të shpie në mendime, të mendosh rreth

krijimit tënd se si Allahu xh.sh. të ka përsosur si krijesë

dhe të ka krijuar me pa të meta.

3. Udhëtari duhet të ndihmohet dhe orientohet.

111

4. Udhëtari shfrytëzon udhëtimet që të bëjë adhurim, por

edhe të thërras të tjerët në fenë islame.

5. Udhëtari udhëton me punë të mira në këtë botë që të

udhëtojë drejt në Xhennet.

6. Nderoje mysafirin, udhëtarin, sepse këto mësime na

vijnë nga Kur’ani dhe Suneti, andaj kapuni për to dhe

bëhuni vëllezër besimtarë që duheni për hir të Zotit.

7. Udhëtimi kërkon përgatitje mendore, materiale dhe

fizike që të zbulojmë, të tjerëve përjetimet t’ua tregojmë.

8. Në udhëtim ruaje nderin, sigurinë dhe mbështetju

Allahut të Plotfuqishëm.

9. Udhëtimi ynë në Ramazan duhet të jetë udhëtim

dobiprurës, që sjellë dobi për mbarë ummetin, thirrjen

islame dhe predikimin e fjalës së mirë.

10. Udhëtimi të shton durimin dhe dashurinë për Islam

dhe agjërim.

14 Ramazan 1434

e hënë, 22 korrik 2013

112

Aty ku shpirti prehet në paqe

Sa ramazana kaluan, sa gjenerata shkuan, ka prej

atyre që nuk medituan dhe asnjëherë nuk agjëruan, u

turpëruan, turp para Zotit, para vetes dhe krijesave të

Zotit xh.sh.. Njeriu dhe shpirti i tij është një mister në

vete, Allahu xh.sh. na tregon në lidhje me shpirtin se sa

ne duhet të mendojmë rreth tij:

“Të pyesin ty për shpirtin, thuaj: Shpirti është

çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve iu është

dhënë fort pak dije.”88

Pra këto tema nuk mund të sqarohen me logjikën

e një matematikani si f.v.: 1+1=2. Eskatologjia i ka

gjunjëzuar fizikantët dhe shkencëtarët e shkencave

ekzakte duke mos ditur problemin e shumë enigmave për

të cilat Allahu i Plotfuqishëm i ka treguar në Kuran që të

mos polemizojmë rreth tyre. A i jep shpjegim shkenca

këtyre aspekteve:

88

Kur’ani, Surja: El-Isra, ajeti: 85.

113

1. Gjumit? 2. Shpirtit? 3. Vdekjes? 4. Ëndërrave?

Shkenca nuk mundet e Allahu xh.sh. na ka treguar në

Kur’an për këto postulate të cilat shpjegohen si në vijim:

1. Gjumi. Allahu xh.sh. na tregon se gjumi është një

dobësi dhe njeriu ka nevojë për të sepse njeriu flenë në

gjumë kurse Zotin nuk e kapë kotje e as gjumë:

“Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai

është Mbikqyrës i Përhershëm dhe i Përjetshëm. Atë

nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka në qiej dhe në

tokë është vetëm e Tij.”89

2. Shpirti. Ne nuk kemi informacione dhe nuk mund të

hyjmë në detaje sepse nuk mund të shpjegohet. Kur’ani

na tregon për shpirtin i cili i bindet Allahut xh.sh. dhe ai

shpirt i njeriut do të jetë në Xhennet:

89

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 255.

114

“O ti shpirt i bindur plotësisht! Kthehu te Zoti yt i

vetëkënaqur e i pranuar! Hyr në turmën e robërve të

Mi! Dhe hyr në Xhennetin Tim!”90

3.Vdekja. Atë do ta përjetojmë të gjithë dhe kjo tregohet

qartë si pjesë e pashmangshme, andaj kokëlartëve dhe

arrogantëve u tregohet se një ditë forca e tyre që

menduan se kanë arritur me të kulmin e kësaj bote, do të

asgjësohet nga vdekja e cila do të trokasë tek ta:

“Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen…”91

ose

”Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju

sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai

është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi.”92

4. Ëndrra. Pejgamberi Jusuf a.s. dinte t’i sqaronte, i cili

me lejen e Allahut xh.sh. arrinte t’i komentonte mjaft

90

Kur’ani, Surja: El-Fexhr, ajetet: 27-30. 91

Kur’ani, Surja: El-Enbija’, ajeti: 35. 92

Kur’ani, Surja: El-Mulk, ajeti: 2.

115

bukur. Kjo përmendet në Kur’an, pra kjo veti e

pejgamberëve ishte mrekulli që Ai ua mundësonte:

“E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: “Kam parë

në ëndërr shtatë lopë të majme dhe shtatë lopë të

dobëta që i hanin ato (të dobëtat i gëlltitën ato të

majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur

frytin) e (shtatë) të tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini

ta interpretoni ëndrrën, më tregoni për ëndrrën time!

Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk

dimë komentimin e ëndrrave të tilla.”93

Të gjitha këto Allahu xh.sh. i ka treguar në

Kur’an dhe të dërguarit e Tij na i kanë shpjeguar dhe

treguar kufijtë, po ashtu dhe dijetarët eminentë. Shpirti i

njeriut kërkon paqe, dhe ky muaj i Ramazanit është

muaji i paqes dhe i harmonisë ndërnjerëzore. Shpirti e

dëshiron të mirën sepse çdo fëmijë lindë i pastër në

93

Kur’ani, Surja: Jusuf, ajetet: 43-44.

116

shpirt. Këtë e thanë shumë intelektualë botëror, si: Xhon

Loku94

, Zhan Zhak Ruso95

, por shumë para tyre e tha

Pejgamberi a.s.: “Çdo njeri lindë me natyrë të pastër

islame, pastaj prindërit mund t’ia ndërrojnë fenë, në

çifut, të krishterë....” Ibn Miskevejhi96

ka thënë: “Fëmija

gjatë kësaj periudhe është i gatshëm të pranojë çdo lloj

edukate dhe gjithçka që i diktohet nga të rriturit.”

Vërtet shpirti në këtë botë e gjenë paqen në disa

prej këtyre segmenteve:

1. Në të përmendurit e Allahun xh.sh..

2. Leximin e Kur’anit dhe praktikimin e tij.

3. Marrjen shembull të jetës së Pejgamberit a.s..

4. Edukimit me adhurim.

5. Mësimit të njëshmërisë dhe praktikës me të.

6. Mësimit dhe praktikimit të shtyllave të Islamit, Imanit,

dhe mësimin e praktikimin e Ihsanit.

94

1632-1704, filozof anglez, njihet si babai i liberalizmit klasik,

metafizicient. 95

1712-1778, filozof gjenovez, shkrimtar, kompozitor. 96

932-1030, filozof persian, historian, poet.

117

Shpirti në destinacionin final do ta gjejë prehjen,

paqen, dashurinë dhe lumturinë e vërtetë dhe:

“… aty do të kenë çka t’u dëshirojë shpirti dhe t’u

kënaqet syri...”97

Disa mesazhe ku shpirti prehet në

paqe janë:

1. Kur të kalojë Urën e Siratit.

2. Kur të pijë nga Kroi i Keutherit.

3. Kur të kënaqet nën hijen e Arshit të Allahut xh.sh., ku

nuk ka hije tjetër.

4. Kur të hyjë në Babu-Rejan, dera e Xhennetit që është

ekskluzive për agjëruesin.

5. Kur të hyjë në Xhennet me: selam alejkum duke u

përshëndetur me paqe dhe mirëseardhje nga melekët.

6. Duke pasur në Xhennet çdo gjë që dëshiron.

97

Kur’ani, Surja: Ez-Zuhruf, ajeti: 71.

118

7. Në Xhennet ku Allahu xh.sh. do t’u japë shumë të

mira krijesave falënderuese.

8. Në bërjen iftar dhe kur ta shohim Allahun xh.sh. në

Xhennet si hënën e plotë në një natë të kthjellët.

9. Me mirësitë e shumta, hyritë e Xhennetit dhe

ushqimin që nuk prishet kurrë.

10. Kur u thuhet atyre (njerëzve): “Hyni në vendin që e

merituat.”

15 Ramazan 1434

e martë, 23 korrik 2013

119

Bedri - përkujtim dhe mësim

Shpeshherë të mungojnë fjalët të flasësh për këtë

ngjarje madhore në historinë e njerëzimit, nuk dua të

them historinë islame, kjo sepse kjo ngjarje ndikoi dhe

për mbarë njerëzimin sepse aty u dallua e vërteta nga e

kota. Vërtet ata ishin besimtarë, jo kuantitet por vërtet

stabil dhe kaulitet, të qëndrueshëm deri në vdekje për të

vdekur njëherë dhe për të jetuar përherë.

Në muajin e begatuar të Ramazanit, përveç

shumë ngjarjeve të rëndësishme, ka ndodhur edhe beteja

e Bedrit, që është beteja e parë dhe më e rëndësishme në

historinë e muslimanëve. Ne për çdo vit e përkujtojmë

ngjarjen e Bedrit që ndodhi më 16 Ramazan 2 hixhrij

/624 miladij. Në atë betejë mori pjesë edhe Pejgamberi

a.s.. Ngjarja është zhvilluar në vendin e quajtur Bedër në

jugperëndim të Medines, në largësi rreth 150 km.

Allahu i Madhëruar në librin e Tij e emërton këtë

betejë, si dita e Furkanit (e ndarjes mes të kotës dhe të

vërtetës), duke thënë:

120

“… dhe në atë që i kemi shpallur robit Tonë ditën e

Furkanit (luftën e Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy

ushtritë. Vërtet, Allahu ka fuqi për çdo gjë.”98

Arsyet që çuan në ndodhinë e kësaj beteje ishin

se i Dërguari a.s. përgjonte lajmet e fisit të tij kurejshit

dhe u qëndronte në pritë. Më parë ata e patën lënduar

Pejgamberin a.s. duke e nxjerrë atë dhe shokët e tij prej

shtëpive, duke ua vjedhur pasuritë dhe duke i burgosur e

torturuar disa të tjerë. Në këta pak rreshta nuk do të

tregojmë histori por ngjarje, përjetim, ndodhi, se si

shpirti i besimtarit që ka lidhë zemrën e tij me Allahun

xh.sh. lufton me laps dhe me armë që të triumfojë e

vërteta, e të dalë në shesh idhujtaria, pabesimi, tradhtia.

Edhe sot në shek. XXI, ajo e pavërtetë gjendet në

mes nesh që e ka emrin idhujtari, ajo është moderne dhe

fshehet pas kulturës dhe ideve të rreme, andaj lufta jonë

dhe betejat e pandalura kundër saj nuk duhen ndalur

kurrë. Rreth betejës së Bedrit kanë zbritur disa ajete.

Disa prej tyre janë fjalët e Allahut xh.sh. që thonë:

98

Kur’ani, Surja: El-Enfal, ajeti: 41.

121

“Zoti yt të nxori nga shtëpia (për të luftuar) për të

Vërtetën, edhe pse kjo nuk i pëlqeu një grupi prej

122

besimtarëve. Ata polemizojnë me ty për të vërtetën

(luftën), e cila u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke

u çuar drejt vdekjes së sigurt. Allahu u premtoi

fitoren mbi njërin prej dy grupeve, që ai të ishte i

juaji. Ju dëshironit që grupi i paarmatosur të ishte i

juaji, ndërsa Allahu dëshironte që të përmbushte

premtimin e Tij dhe t’ua zhdukte rrënjët e mohuesve,

për ta bërë të Vërtetën (Islamin) ngadhënjyese dhe

për ta zhdukur të pavërtetën, edhe pse keqbërësit e

pafe e urrejnë këtë. Ju kërkuat ndihmë nga Zoti juaj

dhe Ai u përgjigj: “Unë do t`ju ndihmoj me njëmijë

engjuj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”, Allahu e

bëri këtë fitore si lajm të mirë, që zemrat tuaja të

qetësohen me të. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Me

të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Ai

bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë, si shenjë sigurie

nga ana e Tij dhe lëshoi shi nga qielli për t`ju

pastruar nëpërmjet tij, për të larguar nga ju

ndytësinë e djallit dhe për t`i forcuar zemrat dhe

këmbët tuaja. (Kujto, o Muhamed) kur Zoti yt i

frymëzoi engjujt: “Unë jam me ju, pra forcojini ata

që besojnë. Unë do të futi frikë në zemrat e

123

mohuesve, prandaj goditni në qafë dhe në të gjithë

gishtërinjtë”. Ne i dënuam kështu, sepse ata dolën

kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kushdo që

del kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ta dijë se

Allahu është ndëshkues i ashpër: (Ne u thamë atyre):

“Ky është ndëshkimi, provojeni atë. Mohuesit i pret

dënimi i Zjarrit.” O besimtarë, kur të ndeshni

ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni

shpinën! Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç

atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri, ose

për t`u bashkuar me një grup tjetër, do të shkaktojë

zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë

Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky! Sigurisht,

nuk ishit ju që i vratë ata, por Allahu i vrau! Kur

gjuaje nuk ishe ti (Muhamed) që gjuaje, por ishte

Allahu Ai që gjuante, me qëllim që t`u bënte

besimtarëve një dhuratë të bukur. Vërtet, Allahu

dëgjon dhe di çdo gjë. Kështu ka ndodhur; dhe dijeni

se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve. Nëse ju

(jobesimtarët mekas) kërkuat fitore dhe gjykim (prej

Allahut), ja tek erdhi fitorja. Por nëse tërhiqeni (nga

mohimi dhe luftërat kundër të Dërguarit) Kjo do të jetë

124

për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë),

edhe Ne do të kthehemi (në ndihmë të besimtarëve).

Forcat tuaja nuk do t`ju bëjnë asnjë dobi, sado të

jenë të shumta në numër, sepse Allahu është me

besimtarët.”99

Në një vend tjetër, duke treguar ngjarjet e kësaj

beteje Allahu i Lartësuar thotë:

“Ta dini se çfarëdo që të fitoni si plaçkë lufte, një e

pesta i takon Allahut, të Dërguarit dhe farefist të tij,

jetimëve, të varfërve dhe udhëtarit (që ka ngelë në

99

Kur’ani, Surja: El-Enfal, ajetet: 5-19.

125

rrugë). Kjo nëse besoni në Allahun dhe në atë që i

kemi shpallur robit Tonë ditën e fitores (luftën e

Bedrit), atë ditë kur u ndeshën dy ushtritë. Vërtetë

Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë. Kur ju ishit në

bregun e afërt të luginës e ata ndodheshin në bregun

e largët, ndërsa karvani poshtë jush. Edhe sikur t`i

kishit lënë takim njëri-tjetrit, nuk do të ishit pajtuar

për kohën e ndeshjes. Por Allahu e përmbushi atë

ngjarje që ishte caktuar, me qëllim që kush duhej të

vdiste, të vdiste me prova të qarta, edhe kush duhej të

mbetej gjallë, të jetonte me prova të qarta. Vërtet

Allahu i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë. (Kujto) Kur

Allahu të tregoi në ëndërr se ata janë pak. Sikur të të

tregonte se ishin shumë, ju do të humbisnit guximin

dhe do të ngrindeshit për atë çështje, por Allahu u

shpëtoi. Ai e di se çfarë keni në zemrat tuaja. Kur u

përballët (me armikun) Ai u shfaqi ata në sytë tuaj

sikur ishin pak, ndërsa juve u bëri të dukeshit pak në

sytë e tyre, për të përmbushur atë që ishte caktuar.

Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.”100

100

Kur’ani, Surja: El-Enfal, ajetet: 41-44.

126

Vërtet përveç melekëve që Allahu xh.sh. i

ndihmoi, ushtria e muslimanëve është mesazhi i një

ushtrie me disiplinë dhe edukatë të lartë duke respektuar

urdhërat e komandës dhe urdhërat e vet të Dërguarit a.s..

Muslimanët i përmbaheshin udhëzimeve të Muhamedit

a.s., shpatat shndrisnin, shigjetat thyheshin, dëgjohej

hingëllima e kuajve dhe deveve, gjëmimi për të

plagosurit dhe të vdekurit në njërën anë, kurse në anën

tjetër qëndronin kushërirët më të afërm. Musab b. Umeri

r.a. e kishte vëllaun e tij - Azisin në anën e

pabesimtarëve, njashtu edhe i biri i Ebu Bekrit r.a. -

Abdurrahmani, gjithashtu ishte në anën e armikut.

Si erëra të vrullshme vërsuleshin luftëtarët

muslimanë në drejtim të armikut. Luftonin me taktikë e

trimëri sikur të kishin krahë, një fuqi e papërmbajtur i

shtynte ata. Thyenin çdo gjë përpara vetes, hapnin rrugën

dhe mposhtnin. Armiqtë ranë dhe po humbisnin si të

humbur në errësirë përpara shpatave të muslimanëve,

kurse flamuri në duart e Musab b. Umerit r.a. në mesin e

atij zjarri valëvitej duke paralajmëruar fitoren e shpejtë

të Teuhidit.

127

Ebu Xhehli - babai i injorancës, me djemtë e tij

në deve shpejtonte nga vendi ku ishte i Dërguari a.s.. Me

të hyn në luftë Afv b. Abdurrahmani r.a. e plagos atë.

Aty qëllon edhe Sa’d b. Muadhi r.a. i cili sulet mbi Ebu

Xhehlin, mirëpo ai e qëllon me shpatë aq fort sa që

Sa’dit ia pret njërën dorë. I vëllai i shkon në ndihmë

Sa’dit. Sa’di me shpatën në dorën e majtë vazhdonte

luftën. Në një moment të shkathtë i afrohet Ebu Xhehlit

dhe ia fut shpatën në zemër. Armiku i madh i të

Dërguarit a.s. bie i vdekur përdhe. Si furtunë u përhap

lajmi midis dy ushtrive. Muslimanët vërsuleshin edhe më

fort, më fuqishëm, saqë asgjë e kësaj bote s’mund t’i

ndalte. Pabesimtarët hidhnin armët dhe iknin tërë frikë e

panik. Thirrjet me zë të lartë Zoti është më i Madhi ia

futnin frikën në zemër armiqve, gjaku u ishte ngrirë në

damarë.

Ukash b. Miksan, shok i denjë, luftonte pa

ndalim. I luftonte armiqtë nga të gjitha anët, duke

depërtuar radhët e pabesimtarëve. Në luftim e sipër i

këputet shpata. Ai shkon te Muhamedi a.s. i gjakosur,

me gjakun e pabesimtarëve dhe të tij, dhe ia tregon

128

shpatën e thyer. I Dërguari a.s. i jep shkopin për të

luftuar. Ukashi i patrembur, vazhdon me atë shkop të

luftojë armikun. Edhe më vonë, në shumë beteja e merrte

atë, duke mbjellur vdekje dhe duke e hapur rrugën e

fitores vazhdimisht deri sa ra shehid në një betejë.

Në rrëmujën e luftës, Abdullah b. Mesudi r.a. e

gjen trupin e Ebu Xhehlit. Kur Muhamedi a.s. e pa trupin

e vdekur të Ebu Xhehlit, me gjak e pluhur, atij dushmani

të madh, i tronditur nga pamja tha: “Falënderuar qoftë

Allahu! Ky njeri ishte mallkim i popullit tim!”

Pabesimtarët u thyen dhe humbën çdo segment të

betejës dhe triumfi erdhi nga besimi i lartë dhe bindja

ndaj Allahut Fuqiplotë. Në fushën e betejës ranë 14

shehidë, ranë për të ngritur të vërtetën e Allahut xh.sh.

në tokë të cilën ne ta mësojmë e praktikojmë dhe sot.

Emrat e shehidëve janë: 1. Ubejd b. El-Harith, 2. Umejr

b. Ebi Vekas, 3. Dhul-Shimalejn b. Abdu Amr, 4. Akil b.

El-Bukejr, 5. Mihxha, skllav i liruar i Umerit, 6. Safvan

b. Bejda Vehb, 7. Sad b. Hajthem, 8. Mubeshir b. Abdul-

Mundhir, 9. Jezid b. Harith, 10. Umejr b. El Human, 11.

129

Rafi b. El-Mualla, 12. Harith b. Suraka, 13. Afv b. El-

Harith, 14. Muavidh b. El-Harith.

Dy të fundit janë bijtë e El-Harith b. Rifajit,

mëshira e Allahut qoftë mbi shpirtërat e këtyre trimave

shehidë muslimanë. Allahu le t’i shpërblejë me Xhennet.

Për ta në Kur’anin Fisnik është thënë:

“E për ata që u mbytën në rrugën e Allahut mos

thoni: "Janë të vdekur", Jo, ata janë të gjallë, por ju

nuk e kuptoni (gjallërinë e tyre).”101

Nga beteja e Bedrit

marrim shumë mësime, si:

1. Muslimani duhet të jetë guximtar.

2. Muslimani duhet të jetë i mençur, të përdorë strategji.

3. Muslimani duhet të ketë bindjen, dashurinë, shpresën,

frikën dhe mbështetjen te Allahu xh.sh..

4. Muslimani duhet të jetë i durueshëm.

5. Përgatitja përveç fizike, të jetë edhe shpirtërore.

101

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 154.

130

6. Bashkëpunimi dhe bashkimi në një betejë, luftë të

përbashkët kundër pabesimit duhet të jetë gjithmonë dhe

të mos ndalojë.

7. Respekti ndaj eprorit dhe udhëheqësit duke mbajtur

vijat dhe kufijtë që janë caktuar nga ai.

8. Ndalja e pabesimit me inteligjencë dhe me forcë

luftarake.

9. Sakrifica dhe mundi bashkë me kontributin për

ngritjen e fjalës së Allahut xh.sh..

10. Muslimani duhet ta di se sot lufta më e madhe duhet

të jetë me laps.

11. Respektimi dhe bindja e urdhërave të Allahut xh.sh.

dhe të Dërguarit të Tij.

Kjo betejë ishte betejë e suksesit të pakthyeshëm

e cila bëri epokë, kjo epokë u ngrit dhe formoi një

perandori, perandorinë e vërtetë, atë që thërret në

besimin e pastër, në njëshmërinë e Allahut në adhurim.

Kjo betejë nuk duhet harruar sidomos kur vjen muaji i

Ramazani, të mbahen ligjërata, seminare, aktivitete të

131

cilat stimulojnë dhe analizojnë këtë betejë. Jeta e

muslimanit sot është në një betejë dhe sfidë shumë të

madhe me rrethin, ambientin, shoqërinë, si të përhapë

Islamin, si të jetë aktivist dhe predikues i mirë i Islamit.

Beteja duhet të na shpie në fitimin e luftës ndaj

armikut i cili na ka shpallur luftë neve e ai është i hapur

dhe ne do ta mundim nëse ecim me platformën kur’anore

dhe mësimet e Muhamedit a.s., do t’i mundim idhujtarët

dhe do të ndërtojmë qytetin e besimit monoteist, besimit

në një Zot - Allahun xh.sh. duke flakur tutje besimet

pagane - moderne, duke larguar statujat siç i largoi

Pejgamberi a.s. kur u çlirua Meka.

Allahu xh.sh. e bëftë këtë ditë meditim për

muslimanët dhe reflektim që ta shohin gjendjen e tyre se

ku ata sot janë me atë shoqëri të artë, a jemi afër apo larg

saj? Allahu xh.sh. na bëftë si ata. Amin!

16 Ramazan 1434

e mërkurë, 24 korrik 2013

132

Edukimi me agjërim

Edukata është gjë madhore tek një musliman

moshërritur dhe i aftë psiqikisht dhe fizikisht që ta

adhurojë Allahun xh.sh. me namaz e agjërim. Imam

Buhariu pikërisht në lidhje me këtë çështje shkroi një

vepër që quhet El-Edebul-Mufred, vepër e cila shqyrton

çështjet e etikës morale në Islam duke treguar se si sillej

gjenerata e parë dhe vetë Pejgamberi a.s., i cili thoshte:

”Jam dërguar që t’i përmbushi vlerat e moralit.” Ai

gjithashtu ka thënë: “Më afër meje në Ditën e Gjykimit

do të jetë ai që ka moral më të mirë.”

Agjërimi e edukon njeriun si të sillet edhe me

ushqimin e tij duke mos e tepruar dhe ngrënë tepër, ku

dihet se Allahu xh.sh. nuk i do ata që e teprojnë:

“… hani dhe pini e mos e teproni, sepse Ai (Allahu)

nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).”102

Duhet

të edukohemi me maturi në ushqim dhe mendim për

njerëzit që janë në borë, në të ftoftë apo në kulmin e

102

Kur’ani, Surja: El-A’raf, ajeti: 31.

133

nxehtësisë dhe nuk kanë shtëpi, janë nëpër male dhe në

varfëri ekstreme, apo nëpër shkretëtira si endacakë.

Agjërimi na bën të jemi të butë. Në lidhje më butësinë

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush ka butësi - ai ka bukuri

dhe kush nuk e ka butësinë, ai është i shëmtuar.”

Agjërimi na edukon që të mendojmë për kojshiun se a ka

ai syfyr apo iftar për të ngrënë? Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Nuk është besimtar i mirë ai njeri i cili e ka mbushur

barkun e tij përderisa fqinji i tij është i uritur” Aliu r.a.

thoshte: “Lutuni shumë gjatë muajit të Ramazanit dhe

pendohuni, kështu që për shkak të lutjeve tuaja u hiqen

belatë, kurse me anë të pendimit tuaj u falen mëkatet.”

Agjërimi na bënë më edukativ, na zbutë epshet

tona dhe egon, na bënë të ndjehemi më njerëzor, na afron

më shumë kah Kur’ani, na afron kah takimet, vizitat dhe

iftaret e shumta, na e shton durimin sepse pa durim nuk

ka agjërim dhe nuk ka besim. Allahu xh.sh. na mëson

përmes Kur’anit Famëlartë se qëllimi i agjërimit është

devotshmëria, pa devotshmëri nuk ka edukatë, nuk ka

bamirësi, dashuri, solidaritet, edukim dhe sinqeritet. Ky

muaj i Ramazanit na edukon me disa gjëra si vijojnë:

134

1. Agjërimi na edukon me lexim të Kur’anit.

2. Lexim të vetvetes dhe zbutjen e egos.

3. Shtim të namazeve të teravive, natës dhe vullnetare.

4. Shtim të dhikrit dhe harmonisë vëllazërore.

5. Kalitja fizike dhe metafizike ka vlerë shumë dhe është

edukatë e brendësisë dhe anës së jashtme.

6. Na edukon neve me oraret fikse të të ushqyerit sikurse

syfyri dhe iftari.

7. Uria nuk duhet të jetë uri por urtësi.

8. Këtë muaj na shtohet durimi dhe edukimi.

9. Agjërimi na pastron dhe na futë të mendojmë, gabimet

t’i evitojme, edukatën ta praktikojmë.

10. Historiku i agjërimit dhe ndodhitë në këtë muaj na

edukojnë me mesazhet e agjërimit që ai ka në vete.

Transmetohet se Pejgamberi a.s. kishte thënë:

“Stomaku është shtrat i organizmit nga ushqehen venat,

dhe nëse stomaku është i shëndoshë, edhe venat do të

135

jenë të shëndosha e nëse sëmuren, edhe venat do të

sëmuren.” Dhe ka thënë se: “Biri i Ademit kurrë nuk do

të mbush një enë më të shëmtuar se stomakun e vet,

vërtetë birit të Ademit i mjaftojnë disa kafshata që ta

mbajnë në jetë, e nëse vërtetë dëshiron, atëherë 1/3 e

stomakut le të jetë ushqim, 1/3 ujë ndërsa 1/3 le të

mbetet boshe, që të mund të marrë frymë.”

Njeriu duhet që një të tretën e stomakut ta lë për

ushqim, një të tretën për ujë ndërsa një të tretën e fundit

ta lë të zbrazët, që të mund të marrë frymë. Qëllimi i të

ushqyerit është që njeriu të mbahet në jetë, ta

kompensojë atë që e humbë organizmi për ta ruajtur

temperaturën normale trupore dhe të zhvillohet

normalisht. Shikoni se si Pejgamberi a.s. në hadith nxitë

që ushqimi të merret në sasi të vogla, mjaftueshëm sa për

t`u mbajtur në jetë, ashtu që të mos jetë as i uritur as i

dobët. Njeriu duhet të konsumojë ushqim përmes së cilit

do ta ndërtojë organizmin e tij.

Muhamedi a.s. ka thënë: “Ne jemi popull që nuk

hamë derisa nuk na merr uria, e kur hamë, nuk

ngopemi.” Agjërimi e edukon muslimanin në tërë muajin

136

e Ramazanit duke ia ndritur fytyrën besimtarit dhe duke

e amortizuar atë për tërë vitin, që të jetë i gatshëm të

ballafaqohet me sfida të përditshme në jetën e tij.

Pejgamberi a.s. ka pasur virtyte të larta dhe kur agjëronte

bënte iftar me hurma ose ujë. Allahu xh.sh. tregon se atë

e kishte lartësuar me edukatë dhe moral:

”Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit.”103

Në këto ditë të nxehta agjëruesi turpërohet kur

sheh njerëz që hanë në ambiente publike edhe pse

shumica e popullatës janë muslimanë në përqindje.

Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Turpi nuk sjellë asgjë tjetër

vetëm se të mira.” Bushejr b. Ka’bi ka thënë: ”Nëpër

librat e urtësisë shkruhet se turpi sjellë denjësi, turpi

sjellë qetësi.” Imran b. Husejni r.a. ka thënë: “Unë ju

transmetoj nga Pejgamberi a.s. kurse ju transmetoni nga

librat tuaja.” Nga edukata dhe agjërimi mësojmë se:

1. Janë lidhje që të dërgojnë tek veprat e mira.

103

Kur’ani, Surja: El-Kalem, ajeti: 4.

137

2. Pritshmëria është dinjitet dhe vigjilencë.

3. Duhet të mendojmë për të tjerët dhe të solidarizohemi

me ta.

4. Duhet të japim ndihmë reciproke.

5. Duhet të largohemi nga të ligat në përgjithësi.

6. Janë dashuri dhe gëzim, na edukojnë të qëndrojmë për

iftar dhe syfyr.

7. Do ta marrim shpërblimin me lejen e Allahut xh.sh.

duke agjëruar me edukatë dhe maturi.

17 Ramazan 1434

e enjte, 25 korrik 2013

138

Dita e xhuma dhe Ramazani

Jemi në xhumanë e tretë të Ramazanit, ka mbetur

dhe një e xhuma deri në përfundimin e këtij muaji të

begatuar të agjërimit, durimit, shpërblimit, pastrimit.

Vërtet dita e xhuma është ditë e veçuar por dhe ky muaj

është muaj i veçuar, pra jemi në dy gjëra që nga Allahu

xh.sh. janë bekuar dhe privilegjuar, një ditë dhe një muaj

i çmuar. Çfarë duhet vepruar, duhet Allahun xh.sh. më

shumë për ta adhuruar dhe me lutje të mirat e Tij duhet

kërkuar, pa ndalim e pa u turpëruar. Për ditën e xhuma,

Kur’ani na tregon:

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e

xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet Allahu

(dëgjojeni hutben, faleni namazin), e leni shitblerjen,

kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e

dini. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni

139

në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe

përmendeni shpesh Allahun, që të gjeni shpëtim.”104

Ramazani është muaj i devotshmërisë, xhumaja

ditë e përkujtimit dhe afërsisë. Çfarë lidhje ka Ramazani

me xhumanë? Lidhja qëndron se në këto dy hallka

krijesat më shumë e adhurojnë Allahun xh.sh. sepse kjo

ditë dhe ky muaj janë të specifikuara andaj duhen

respektuar me ibadet ndaj Allahut xh.sh. duke e adhuruar

si Një e të Lartmadhëruar. Vërtet po i afrohemi dhjetë-

ditëshit të fundit dhe xhumaja e hytbet e të gjithë

imamëve duhet të tregojnë këtë hadith, se Pejgamberi

a.s. në këto ditë të fundit mundohej dhe bënte më shumë

vepra të mira sesa në ditët tjera, për çka na njofton Aisha

r.a. dhe thotë: “Pejgamberi a.s. angazhohej në dhjetë

ditët e fundit (me adhurim dhe vepra të mira) jo sikurse

në ditët e tjera.”105

Xhumaja ka vlera ashtu si agjërimi, xhematliu

duhet të agjërojë prej fjalëve kur imami është duke

ligjëruar në hutbe, pra të mos flasë, të mos pëshpërisë, e

104

Kur’ani, Surja: El-Xhuma, ajetet: 9-10. 105

Transmeton: imam Muslimi.

140

as mos t’i dëgjohet zëri. Imam Maliku ka thënë: “Nëse

ndonjëri në xhuma ja bën shokut në krah me gisht apo

me isharet kinse hesht, mos fol, ose flet, ai person nuk ka

shpërblim të xhumasë.”

Pra kujdes, mos t’ju shkon xhumaja, mos

pëshpëritni por agjëroni, mos flisni, mos veproni por

dëgjoni këshillat nga imami e ligjëruesi që të mësoni, ose

përsëritni ato dhe analizoni. Zakonisht imami në

Ramazan ligjëron katër hutbe për katër xhuma, dhe nga

këto ligjërime diçka xhematin duhet ta edukojë e mësojë.

1. Hutbeja e parë duhet të përmbajë këshilla mbi vlerat

që ka agjërimi dhe synimi i tij është devotshmëria, si

furnizimi më i mirë për çdo krijesë, sepse pa

devoshtmëri nuk ka jetë, gjallëri, besim, dashuri dhe

harmoni kudo në njerëzi.

2. Imami në hutben e dytë duhet t’i tregojë xhematit dhe

vetes se Allahu xh.sh. mëshiron dhe e ka dërguar këtë

muaj si mëshirë dhe përkujtim për çdo mu’min/besimtar:

141

“Mëshira Ime përfshin çdo gjë.”106

3. Në hutben e tretë mes të tjerash duhet cituar hadithin

kudsijj ku Allahu xh.sh. thotë: “O bir i Ademit, çdoherë

që më thërret dhe më lutesh, Unë t’i fal ato që i ke bërë

dhe nuk më vjen rëndë. O bir i Ademit, sikur të arrijnë

mëkatet e tua kupën e qiellit, e pastaj të më kërkosh falje,

do të të fal dhe nuk më vjen rëndë. O bir i Ademit, sikur

të vish tek Unë me mëkate sa është toka, dhe më takon pa

më bërë askë ortak, do të të vij me falje sa është toka.”107

Ky duhet të jetë mesazhi se Allahu xh.sh. i falë gabimet

e krijesave të Tij andaj duhet të pendohemi me një

pendim të sinqertë.

4. Hutbeja e katërt duhet të flasë për vlerën e dhjetë-

ditëshit të fundit dhe natës së Kadrit për të cilën thuhet:

“Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë

muaj!”108

Gjithashtu hutbeja duhet të tregojë se Allahu

106

Kur’ani, Surja: El-A’raf, ajeti: 156. 107

Transmeton: imam Tirmidhiu. 108

Kur’ani, Surja: El-Kadr, ajeti: 3.

142

xh.sh. i shpëton nga zjarri ata që agjëruan sinqerisht dhe

për hir të Tij, të flasë për vlerën e i’tikafit në dhjetë ditët

e fundit në xhami dhe t’i gëzohen ardhjes së bajramit,

pas një agjërimi të begatshëm. Xhumaja na përkujton

ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur po ashtu dhe

Ramazani, andaj kërkohet të respektohen këto dy vlera,

vlera e xhumasë dhe e Ramazanit: Disa mesazhe rreth

xhumasë dhe agjërimit:

1. Xhumaja na edukon me bashkim e dëgjim në xhami.

2. Ramazani dhe xhumaja na mobilizojnë, xhumaja për

një javë kurse Ramazani për një vit.

3. Festa javore e xhumasë na përkujton Ahiretin, kurse

Ramazani na përkujton pritjen, durimin dhe Xhennetin.

4. Xhumaja i afron besimtarët më shumë me njëri-tjetrin,

ashtu edhe Ramazani, aty ku ka takim ka bashkëpunim,

bisedim, promovim, thirrje në Islam me gëzim.

5. Akademia javore dhe ajo vjetore na kthejnë edukimin

dhe urtësimin. Allahu xh.sh. na pastron nga mëkatet

143

ditën e xhuma duke bërë lutje si dhe Ramazani duke

agjëruar, diçka të re çdo ditë duke mësuar.

6. Mesazhi i Ramazanit është mesazh i dhikrit bashkë me

mësimet e imamëve që marrim nga hutbet e xhumasë.

7. Forca jonë akumulohet me agjërim dhe festim në

xhuma, çdo javë respektim.

8. Dhurata e premtuar për ne është Xheneti, dhuratë e

cila nuk shuhet kurrë.

9. Bashkëpunimi në grupe dhe ekipe ditëve të xhuma dhe

muajve të Ramazanit që agjërojmë e jetojmë, të na sjellin

shumë dobi me punë të shumtë në thirrje islame dhe ndaj

Allahut xh.sh. të kemi përulësi.

10. Pa xhuma nuk ka fe, pa Ramazan nuk ka Islam, andaj

këto dyja janë si e ëma me të bijën, janë dy shoqe të

jetës, janë dy margaritarë të pashuar, lum ai njeri që i ka

shijuar dhe zbatuar me frikë dhe dashuri ndaj Allahut

xh.sh. duke shpresuar me bindje të përkushtuar.

18 Ramazan 1434

e xhuma, 26 korrik 2013

144

Çlirimi i Mekës

Ishte data 20 ramazan i vitit 8 hixhrij apo viti 630

miladij, kur shkëlqeu një dritë, shpërtheu një lule që

pushtoi me aromë tërë Meken dhe Gadishullin Arabik,

por dhe tërë botën. Pas shumë vuajtjesh Muhamedi a.s.

me shokë të tij, familje dhe fise të tëra, pas kalimit të

shumë sprovave dhe largimit nga toka e tyre, atdheu i

tyre, ata u rikthyen si fitues dhe triumfues ndaj të

pavërtetës, sfiduan dhe larguan pabesimin dhe

paganizmin nga Meka, tokë në të cilën Allahu xh.sh. e

ngriti Qaben, tokë ku pejgamberi Ibrahim a.s. me birin e

tij Ismailin a.s. bënin ibadet dhe u mësonin njerëzve

njëshmërinë dhe besimin e pastër në një Zot.

Pejgamberi a.s. shfaqi shumë kujdes që hyrja në

Meke të bëhej paqësore e të mos ndodhnin gjakderdhje e

probleme. Para se të hynte në Meke ai e ndau ushtrinë në

katër pjesë me qëllim që të hynin në katër anët e Mekes

dhe të demonstronin forcën, t`i pengonin njerëzit dhe t`i

dorëzoheshin këtij realiteti me paqe. Me të hyrë në Meke

i Dërguari a.s. ua bëri me dije se kush hyn në shtëpinë e

Ebu Sufjanit është i sigurtë, kush e mbyllë derën e

145

shtëpisë së tij është i sigurtë dhe ai që hyn në Qabe është

i sigurtë. Me këtë ai dha të gjitha mundësitë e sigurisë

për njerëzit që e duan atë, pra muslimani nuk dëmton

dhe nuk abuzon, siguria është nga muslimani dhe nga ai

nuk pritet pasiguri dhe tradhti.

I Dërguari a.s. me paqe e dashuri hyri në Meke

dhe flamuri i tij u vendos në vendin Huxhun. Hyrja e të

Dërguarit a.s. në Meke ishte modeste. Ai kishte ulur

kokën me përulje nga respekti ndaj Allahut xh.sh. dhe

lexonte suren Fet`h, duke filluar nga ajeti i parë:

”Ne ty të dhamë një fitore të sigurt.”109

Më pas u

drejtua kah Qabja, bëri tavaf shtatë herë dhe më pas

tha: “Nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Allahut, Një i

Vetëm dhe i Pashok. Ai e përmbushi premtimin, e

ndihmoi robin e Vet dhe shpartalloi i vetëm të gjitha

aleancat intrigante. Vini re: çdo gjak dhe hakmarrje

qëndron poshtë këmbëve të mia, përveç mbulimit të

Qabes dhe dhënies ujë haxhinjve.”

109

Kur’ani, Surja: El-Fet’h, ajeti: 1.

146

Më pas tha: “O kurejshit! Çfarë mendoni se do të

bëj me ju.” Ata i thanë: “Të mira, o vëlla fisnik, i biri

vëllait fisnik.” Ai iu tha fjalët: “Shkoni jeni të lirë.” Liria

u pa kudo, edhe pse ata u keqtrajtuan dhe u përzunë nga

shtëpitë e tyre, të keqen e kthyen me të mirë:

”Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do

të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.”110

Pra në fenë

islame nuk lejohet dhuna, ata hynë në mënyrë paqësore

dhe me dashuri në Meke duke mos shkelur, mos

shkatërruar, dhe as dhunuar, Pejgamberi a.s. u tha: jeni të

falur, edhe pse të ligat e tyre ndaj muslimanëve kishin

mbushur kupën.

Pas kësaj thirri atë që posedonte çelësat e Qabes,

i mori çelësat dhe hapi derën e saj. Aty gjeti disa statuja

dhe piktura të cilat urdhëroi që t`i prishnin. Më pas filloi

të ecte drejt idhujve, numri i të cilëve ishte rreth 360 që

adhuroheshin në kohën e injorancës arabe. Ua bënte me

shenjë dhe lexonte fjalën e Allahut xh.sh.:

110

Kur’ani, Surja: Fussilet, ajeti: 34.

147

“Thuaj: E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u

shkatërrua. Sigurisht e pavërteta është e paracaktuar

të zhduket.”111

Ai e rrëzoi perandorinë e pabesimit duke

hedhur të gjithë idhujt poshtë dhe urdhëroi që të

shkatërroheshin. Pas kësaj tek Pejgamberi a.s. erdhën

burra që kishin pranuar Islamin, për t`i dhënë besën dhe

pas tyre erdhën gratë, për të cilat kishte kushte të veçanta

se si ta pranonin Islamin.

Kur hyri koha e namazit të drekës, Bilali r.a.

thirri zërin e së vërtetës mbi taracën e Qabes, hypi sipër,

u ndal, shikoi turmën dhe filloi të thërrasë ezanin duke

thënë: “Allahu Ekber - Allahu është më i Madhi (4 herë).

Eshhedu en la ilahe ila Allah - Dëshmoj se nuk ka të

adhuruar të vërtetë përveç Allahut (2 herë). Eshhedu ene

Muhameden Resulullah (dëshmoj se Muhamedi është i

Dërguari i Allahut (2 herë).” Disa që sapo kishin hyrë në

fe nuk u pëlqeu të dëgjonin këtë por pasi u ishin forcuar

zemrat e tyre me Islam u penduan për çfarë kishin thënë.

111

Kur’ani, Surja: El-Isra, ajeti: 81.

148

Në këtë mënyrë Qabja u pastrua nga idhujtaria e

paganizmi, nga adhurimi që u bëhej zotave të tjerë në

vend të Allahut xh.sh.. Aty mbaroi fuqia armiqësore ndaj

Islamit dhe muslimanëve, duke e kthyer Meken në

qytetin më të rëndësishëm të fesë islame, sepse aty

Muhamedi a.s. vendosi rregull dhe la udhëheqës Uitab b.

Usejdin. I Dërguari a.s. u mundua që t’u mësonte

banorëve të Mekes fenë islame, prandaj qëndroi me ta

nëntëmbëdhjetë ditë. Ai u largua për t’u ballafaquar me

fiset Thekif dhe Havazin, të cilët ishin gati të sulmonin

Muhamedin a.s., pasi kishte çliruar Meken.

Çlirimi i Mekes ishte një arsye e fortë, që zbuti

armiqësinë e arabëve ndaj Islamit. Pas këtij çlirimi

njerëzit filluan të hyjnë në fenë e Allahut xh.sh. grupe-

grupe, turma-turma. Kjo ndodhi me hyrjen e kurejshëve

në Islam dhe me rënien e forcës më të madhe armiqësore

ndaj Islamit. Kjo përshkruhet bukur në Kur’an:

149

“Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi, Dhe i

shikoje njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e

Allahut. Pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar

dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë

pendimin, është Mëshirues i madh.”112

Vërtet Allahu xh.sh. është me besimtarët, e

pavërteta u thye dhe humbi në humnerë, doli në shesh e

vërteta, andaj kjo ngjarje ngritë imanin e besimtarit,

agjëruesit dhe atij që e ka lidhjen e tij të sigurtë me

Kur’an dhe Sunet. Disa nga mësimet që marrim nga

çlirimi i Mekes janë:

1. Çlirimi i Mekes është çlirim nga errësira.

2. Idhujt që u shembën, duhet edhe sot t’i shembim.

3. Historia e çlirimit të Mekes të reflektohet që dhe sot ta

çlirojmë vendin tonë nga idhujtaria dhe paganizmi

modern i shekullit XXI.

4. Ezani u thirr por edhe sot duhet thirrur në çdo anë të

planetit dhe të themelojmë qendra të thirrjes në Islam.

112

Kur’ani, Surja: En-Nasr, ajetet: 1-3.

150

5. Ata ishin të pamposhtur, shoqëri e artë, duhet ta

kthejmë imazhin e tyre, të mos turpërohemi por të

krenohemi që jemi muslimanë.

6. Sa herë të kujtohet kjo ndodhi mendo që këtë ta bësh

edhe ti në qytetin tënd ose fshatin tënd, pra çliroje edhe ti

vendin tënd nga idhujtaria.

7. Mos i paragjyko njerëzit, thirri të gjithë me urtësi dhe

butësi në Islam.

8. Mbështetju Allahut xh.sh., suksesi është në dorën e Tij

e jo në dorën e njerëzve.

9. Ec me idenë e fituesit dhe jo të humbësit.

10. Bëj durim dhe shtoje vullnetin, bëhu ndryshues i

gjendjes tënde dhe shoqërisë që të rrethon, mos ke frikë,

bëhu guximtar, duhet të guxosh në Islam që me butësi të

tjerët t’i ftosh.

19 Ramazan 1434

e shtunë, 27 korrik 2013

151

Teku dhe dhjetë-ditëshi i fundit në

Ramazan

Koha kaloi shumë shpejtë, jemi në dhjetë ditët e

fundit të muajit të bekuar të Ramazanit, muaj i Kur’anit,

muaj i shumë ngjarjeve që përjetuan muslimanët dhe

mbarë rruzulli tokësor. I Dërguari a.s. ka thënë: “Ai,

Allahu është tek dhe e don tekun.”113

Besimtarët kërkojnë një natë të madhe në këto

dhjetë ditë të fundit të muajit Ramazan, ata shtojnë

forcën e mendjes, forcën e zemrës dhe bindjes se do ta

zënë atë natë të cilën Allahu xh.sh. u pranon lutjet sepse

Ai pranon lutjet shumë:

“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam

afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të

qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata

Mua dhe le të më besojnë Mua.”114

Në këtë muaj është

113

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi. 114

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 186.

152

një diamant që lum ai njeri që e zë atë diamant duke u

lutur Allahun xh.sh.. Ai diamant është një natë e madhe

dhe e vlefshme më shumë se të gjitha diamantet, fjala

është për Natën e Kadrit. Nata e Kadrit është në dhjetë-

ditëshin e fundit të muajit Ramazan, siç na ka lajmëruar

Pejgamberi a.s. ku thotë: “Kërkoni natën e Kadrit në

dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan.”115

Disa dijetarë muslimanë si: Ibn Haxheri116

, Imam

Neveviu117

dhe të tjerët kanë thënë se: ”Nata e Kadrit

kërkohet në dhjetë netët e fundit tek dhe se nuk mundemi

me përcaktuar natën e Kadrit me një natë të veçantë

duke e përcaktuar, por ajo natë siç ka ardhë edhe në

hadith se ajo natë është në dhjetë netët e fundit të muajit

Ramazan.” Në këto dhjetë netë besimtarët i dedikohen

dhikrit dhe lutjeve shumë, si dhe namazeve vullnetare,

namazit të natës, teravive, por sigurisht edhe saktësisë në

faljet e namazeve farz në kohën e caktuar. Ebu Dherri

115

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi. 116

1372-1448, emri i plotë: ibn Haxher el-Askalani, dijetar

musliman, dijetar në hadith, autor i shumë librave, jetoi në Egjipt. 117

1233-1277, emri i plotë: Ebu Zekeria Muhjidin Jahja ibn Sharaf,

dijetar musliman, jurist dhe dijetar në hadith, autor i shumë librave,

jetoi në Damask të Sirisë.

153

r.a. thotë që: “Ne agjëruam me të Dërguarin a.s. në

Ramazan. Ai nuk na udhëhoqi në falje aspak deri kur

kishin mbetur shtatë netë të Ramazanit. Atëherë ai u

ngrit me ne (për t’u falur) derisa një e treta e natës

kishte kaluar. Ai nuk u fal me ne në ditën e gjashtë. Në

natën e pestë, ai u fal me ne derisa gjysma e natës kaloi.

Kështu ne i thamë: ”O i Dërguar i Allahut! A po falesh

me ne tërë natën?” Ai u përgjigj: “Kushdo që qëndron

(në kijam/këmbë) në Natën e Kadrit me imamin derisa

(imami) ta përfundojë faljen, është e regjistruar për të që

ai është falur tërë natën...”118

Gjithashtu tregohet që

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kushdo që qëndron (në

kijam/këmbë) në Natën e Kadrit (dhe nëse i bëhet e

mundshme atij) nga besimi i tij dhe shpresa (për

shpërblimin e Allahut) do t’i falen të gjitha gjynahet e

mëparshme.”119

Ditët kalojnë, muskujt forcohen, zemrat zbuten,

shpirtërat pastrohen, ne kërkojmë shpërblimin dhe

Allahu xh.sh. nuk ia humbë krijesës së Vet kurrë

118

Transmetojnë: imam Tirmidhiu dhe imam Ebu Davudi. 119

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi.

154

shpërblimin dhe mundin dhe çdo gjë që ai e bën për

Allahun Fuqiplotë, në netët me ibadet dhe me ngritje të

duarve duke kërkuar nga Allahu xh.sh. mirësi, dashuri,

afërsi, përmirësim dhe largim nga zjarri, afrim drejt

xhenneteve të Tij. Kujtoje vdekjen, kujtoje se Ramazani

tjetër ndoshta nuk mund të takojë ty sepse ti më nuk

mund të jesh në mesin tonë. Duhet që këto dhjetë ditë t’i

bësh epokë të ndryshimit, t’i bësh ato fitore për ty, fitore

për ata që të rrethojnë, fitore për mbarë komunitetin.

Mendoje se nuk je i përhershëm në këtë botë, shijoje

ëmbëlsinë e besimit në Krijuesin tënd, zgjate dorën e

mirësisë, jep shumë në këto dhjetë ditë aty ku duhet

sepse Allahu xh.sh. e do atë që jep.

Në këto dhjetë ditë botën përshkoje me fjalën e

mirë duke e përhapur atë, duke biseduar për të, duke e

studiuar atë, duke synuar dhe praktikuar atë. Bëhu

ndryshimi dhe jo bllokimi, zgjohu nga gjumi dhe

ndryshoje veten dhe rrethin që të rrethon, zgjohu dhe

ngritu ashtu siç i Dërguari a.s. u zgjua dhe u ngrit:

155

“O ti i mbuluar! Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i

thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd!”120

Duhet që këto

dhjetë ditë t’i bësh garë vrapimi, të zësh fundin i pari,

garo si atlet që të fitosh sa më shumë shpërblime. Vrapo

dhe mos rri, nuk është momenti të qëndrosh kot, nxito

dhe thirr kah e mira, prediko të mirën, ti ke amanet mbi

supet e tua, duhet ta dërgosh dhe shpiesh deri në cakun e

duhur. Mbaje ballin në sexhde, mbushe syrin me lot, mos

e mbyt kohën kot, do të merresh në llogari, shpejto sepse

dhjetë-ditëshi tjetër nuk dihet më a do të vijë?

Allahu xh.sh. është Një, dëshmoje me gjuhë, me

gjymtyrë, me zemër, shpirt dhe vepra, nuk ka kohë më,

dhjetë ditët janë dhjetë minutat e tua, fitoje xhennetin në

këto dhjetë minuta ose nuk do të jesh në kanalin e duhur,

do të tundohesh dhe me shpirt asnjëherë nuk do të

rehatohesh. Dhjetë këshilla për dhjetë-ditëshin e fundit:

1. Nxito për takimin me Atë që është i Lartësuar.

2. Numëro nga njëshi deri në dhjetë, duhet bërë dhikër,

lutje dhe ibadet.

120

Kur’ani, Surja: El-Muddeththir, ajetet: 1-3.

156

3. Sinqeriteti të jetë çdo ditë në ibadete, me lutje Allahut

xh.sh. duke iu mbështetur.

4. Kërkoni Natën e Kadrit sepse do ta gjeni, ajo gjendet

me lutje dhe dhikër.

5. Armatosu me dituri, brumosu me lexim dhe studim,

me Kur’an dhe lutje.

6. Shijoje çdo moment, çdo pjesë të kohës me adhurim.

7. Falu, jep zekat, jep lëmoshë, ndërto, përmirëso,

gjendjen rrotull teje zhvillo.

8. Gjuha jote bashkë me shpirtin dhe trupin tënd të

shkrihen në dashuri për Allahun xh.sh..

9. Pesimizmi nuk ekziston tek ti, ji optimist, bëhu tik-

taku i orës, në çdo tik-tak vepro mirë.

10. Edhe nata e errët e ka fundin e saj të ndritur, ndriçoje

çdo natë të këtyre dhjetë netëve me vepra të ndritura.

20 Ramazan 1434

e diel, 28 korrik 2013

157

Agjërim në kulmin e nxehtësisë

Falënderimi i takon Allahut xh.sh. i Cili na krijoi,

na përsosi në fomën më të bukur, na dalloi si krijesa me

intelekt e zgjuarësi. Zoti xh.sh. i skaliti bukur në Kur’an

këto ajete:

“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të

mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin

para tyre, ashtu që Allahu gjithsesi do t’i dallojë ata

që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe

gënjeshtarët. A mos menduan ata që bëjnë vepra të

liga (krime) se do të na shpëtojnë (t’i ikin dënimeve)?

Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre! E kush shpreson

takimin (shpërblimin) e Allahut, s'ka dyshim se afati i

Allahut do të vijë patjetër, e Ai është Dëgjuesi, i

Dijshmi.”121

121

Kur’ani, Surja: El-Ankebut, ajetet: 2-5.

158

Pra besimi yt duhet të dëshmohet me durim dhe

sakrificë edhe në këto ditë të nxehta, ndër ditët më të

nxehta të vitit. Allahu xh.sh. ka begatuar dhe lëshuar mbi

besimtarët mëshirë dhe lehtësi në agjërim, ku shumë

njerëz që nuk janë agjërueshëm qëndrojnë me shishe të

ujit te kokat e tyre duke pirë ujë dhe ankohen: “Uh sa

vapë! U dogjëm! O sa nxehtë!”, etj., kurse tek muslimani

nuk vërehen këto ankesa, sepse tek ai ka besim në

zemrën e tij. A thua vallë këta që nuk agjërojnë, që

ankohen, a nuk mendojnë rreth këtyre ajeteve:

“E sikur t’i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e

thonë: “Ah sikur të ktheheshim (në Dunja), të mos

gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga

besimtarët!”122

Apo ajetin:

122

Kur’ani, Surja: El-En’am, ajeti: 27.

159

“Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan

argumentet Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan

prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk

do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë deveja nëpër

vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë

kriminelët. Për ata është përgatitur shtrat nga zjarri

dhe mbulojë (nga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë

zullumqarët.”123

Pra ky zjarr, kjo vapë e batërdi e zjarrit të

Xhehenemit, kjo nxehtësi e padurueshme, e dhunshme

që nuk ka ndalim, si duhet të mbrohemi nga kjo? Ne

mbrohemi me agjërim të sinqertë edhe kur dielli në këtë

botë nxehë shumë, por krahasuar me nxehtësinë në

Xhehenem është klimë-kondicioner. I Dërguari a.s. ka

thënë: “Nxehtësinë më të madhe që e ndjeni në verë është

shfryrje (frymënxjerrje) e zjarrit të xhehenemit, kurse të

ftohtin e madh që ndieni në dimër është nga shfryrja

(frymënxjerrje) e të ftohtit të xhehenemit.” Në ditën e

Kijametit për krijesën do të ndërmjetësojnë Kur'ani dhe

agjërimi.

123

Kur’ani, Surja: El-A’raf, ajetet: 40-41.

160

Agjërimi do të thotë: “O Zoti im, unë e pengova

nga ushqimi dhe nga dëshirat gjatë ditës, andaj pranoje

ndërmjetësimin tim për të (mos e dëno). Ndërsa Kur'ani

do të thotë: O Zoti im, unë ia kam penguar gjumin gjatë

natës, andaj pranoje ndërmjetësimin tim për të.

Muhamedi a.s. tha: dhe kështu pranohet ndërmjetësimi i

të dyve (për krijesën). Kush e agjëron Ramazanin dhe

pastaj e përcjellë atë me 6 ditë të muajit Shevval do të

konsiderohet sikur të kishte agjëruar tërë vitin.”

Nga fjala “zjarr” kuptojmë Xhehenemin, e jo

vetëm zjarrin e tij. Në hadithe shpesh përmendet zjarri

dhe me të kuptohet Xhehenemi për dy shkaqe kryesore:

1. Zakonisht shumica e llojeve të dënimeve janë me

origjinë nga zjarri.

2. Zjarri është një ndër dënimet më të dhimbshme i

përcaktuar për kategorinë me të keqe të njerëzve, në të

cilën futen pabesimtarët, siç është rasti i Faraonit të cilin

Allahu xh.sh. e përmend në Kur’an.

Sot kur mediat e shkruara dhe audio vizuele po

tregonin kulmin dhe ditën më të nxehtë të vitit, ti si

161

agjërues ja dole sepse Allahu xh.sh. është me ty, ashtu

siç i Dërguari a.s. i tha Ebu Bekrit r.a.:

“Në mos e ndihmofshit atë (Pejgamberin), atë e ka

ndihmuar Allahu; kur ata që nuk besuan e nxorën

atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po

i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (friko), Allahu

është me ne!" E Allahu zbriti qetësi (në shpirtin e)

atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën

e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e

Allahut (është) më e larta. Allahu është më i

Fuqishmi, më i Urti.”124

Allahu xh.sh. është me ty, qëndro i palëkundur

nga stuhitë e kohës dhe stuhitë e nxehtësisë. Dielli dhe

nxehtësia e tij u bënë për ty mëshirë dhe falje nga

mëkatet, u fitua shpërblimi dhe sakrifica për hir të

124

Kur’ani, Surja: Et-Teube, ajeti: 40.

162

Allahut xh.sh.. U freskua trupi dhe shpirti me fjalën

Allah, era e gojës tënde aromë trëndafili, djersa jote si

ujë zem-zemi dhe larje mëkatesh, adhurimi yt fisnik dhe i

sinqertë në këto ditë të gjata u shpërblye pa pikë

dyshimi.

Omeri r.a. e këshilloi djalin e tij në shtratin e

vdekjes: “Përpiqu që t’i arrish virtytet e besimit, dhe

gjëja e parë nga këto është agjërimi gjatë të nxehtit të

verës së ashpër.” Në Teurat thuhet se Allahu xh.sh. i ka

thënë Musait a.s.: “Ia kam bërë Vetes obligim që secili

që është etur për hir Timin, etja do t’i shuhet në Ditën e

Ringjalljes.”

Agjëruesin e devotshëm i cili dëshiron ta arrijë

shpërblimin e agjërimit asgjë nuk e ndalë, dhe të gjitha

adhurimet ai i bën për hir të Allahut të Madhëruar.

Agjërues i dashur, nxehtësia për ty është:

1. Falje mëkatesh dhe pastrim i madh.

2. Përkujtim se Xhehenemi do të jetë tmerr dhe dënim i

nxehtë për ata që nuk agjëruan edhe pse kishin mundësi.

163

3. Përkujtim se dikush në shkretëtirë dhe vende të nxehta

nuk ka bukë për të ngrënë dhe as ujë për të pirë.

4. Eksperiment për durimin tënd.

5. Lodhje për t’u rilindur dhe ngritur në lartësi besimi yt.

6. Mbushje e syve të zemrës dhe mendjes me frikë,

dashuri dhe respekt ndaj Allahut xh.sh..

7. Stërvitje me organizmin dhe shtypje e epshit egoist.

8. Zbutje dhe urtësi.

9. Ngritje e besimit për fenë islame me më shumë

përpikmëri.

10. Fitim shpërblimesh të panumërta për çdo moment që

kalon gjatë kohës së agjërimit.

21 Ramazan 1434

e hënë, 29 korrik 2013

164

Ramazani dhe namazi i natës

Dhjetë-ditëshi i Ramazanit ka edhe namazin e

natës, ku në disa prej xhamive ky namaz vullnetar falet

me përkushtim duke bërë lutje dhe lexuar Kur’anin me

pasion. Muhamedi a.s. ka thënë: “Pjesa e tretë e natës

është pjesa më e rëndësishme. Është pjesë kur Allahu

xh.sh. zbret (mëshirën) në qiellin e dynjasë, ashtu siç i

takon madhështisë së Tij dhe thotë: “A ka njerëz që kanë

halle, t’ua zgjidh Unë hallet? Kush kërkon prej Meje, që

t’i jap, kush me lutet që t’i përgjigjem. Kush më kërkon

falje, që ta falë, kush kërkon mbrojtje, që ta mbroj”.

Namazi i natës ka vlera të larta sidomos në

muajin e Ramazanit e në mënyrë të veçantë në dhjetë

ditët e fundit të këtij muaji sepse në këtë muaj gjendet

Nata e Kadrit e vlefshme më shumë se njëmijë muaj.

Allahu xh.sh. tregon për rëndësinë e namazit të natës:

165

“O ti i mbështjellur!, Ngrihu për falje natën, përveç

një pjese të vogël të saj. Gjysmën e saj ose diç më pak

se gjysmën. Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje

me vëmendje. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të

madhe). E s’ka dyshim se aktiviteti i natës është

fuqizues dhe fjalë më e qartë.125

Muhamedi a.s. tha se:

“Namazi më i mirë pas farzit është namazi i natës.”126

Namazi i natës shton fuqinë, devotshmërinë,

stabilitetin, rritë besimin, zgjon trurin dhe e bën krijesën

e Allahut xh.sh. të meditojë më shumë. Një ditë erdhi

Xhibrili a.s. tek i Dërguari a.s. dhe i tha: “O Muhammed!

jeto sa të duash, se ti do të vdesësh, puno çfarë të duash

se ti do të shpërblehesh për të, duaje kë të duash se ti do

të ndahesh prej tij dhe dije mirë se krenaria e besimit

është namazi i natës.” Transmetohet nga Aishja r.a. se:

“I Dërguari a.s. kur u zgjonte të falte namazin e natës, e

hapte atë me dy rekate të lehta.”127

125

Kur’ani, Surja: El-Muzzemmil, ajetet: 1-6. 126

Transmeton: imam Muslimi. 127

Transmeton: imam Muslimi.

166

Namazi i natës është prej namazeve vullnetare, i

preferuar të falet dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, kurse

jashtë Ramazanit dhe ditëve tjera falet në një të tretën e

natës. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në Xhennet ka disa

dhoma, pjesa e jashtme shihet prej brendësisë së tyre

dhe brendësia e tyre shihet prej jashtë. Një beduin pyeti:

Për kë janë ato o i Dërguar i Allahut? Tha: Janë për ata

që ruajnë gjuhën, ushqejnë të varfërit, agjërojnë dhe

falen kur të tjerët flenë.”128

Ky namaz ka këto efekte dhe

dobi:

1. Namazi i natës në Ramazan ka dobi sepse shton

forcën dhe bindjen në ibadete.

2. Futë në mendim dhe meditim njeriun që ta di qëllimin

e ardhjes së tij në këtë botë.

3. Edukon dhe stërvitë mendjen dhe trupin me namaz.

4. Shton shpërblimin.

5. Namazet vullnetare janë urë e mirë për kompletimin e

një besimtari.

128

Transmeton: imam Tirmidhiu.

167

6. Moment i volitshëm për pranimin e lutjes është

namazi i natës sidomos në Ramazan.

7. Qëndrimi pa gjumë dhe provimi i vetes se sa syri yt rri

pa gjumë për Zotin që të krijoi dhe të përsosi si njeri.

8. Lidhja me xhaminë, me namazin, me dhikrin dhe

adhurimin edhe kur të tjerët janë në gjumë.

Allahu xh.sh. tregon për besimtarin i cili

sakrifikon dhe braktisë pushimin, dyshekun, jastëkun,

gjumin për të bërë ibadet dhe për t’iu drejtuar të

Madhërishmit, duke falënderuar atë për mirësitë e

shumta që ia dha:

“Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur

këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që

madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe

ata nuk bëjnë kryelartësi. I heqin trupat e tyre prej

dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe

168

nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë

(pasuria) atyre, ata japin.”129

Dashuria që besimtari ka ndaj Allahut xh.sh. e

bën atë që të mënjanojë gjumin dhe të bëjë ibadet në

këtë muaj të bekuar dhe në këto dhjetë ditë të veçuara.

Përveç namazeve obligative në kohën e vet dhe teravive,

të falë edhe namaz nate, duke shtuar pra ibadetin dhe

adhurimin ndaj Allahut xh.sh., synimi i muslimanit është

arritja e majes së suksesit, fitimit të shpërblimeve nga

Allahu xh.sh., rritja e lidhjes mes teje dhe Krijuesit i Cili

është Një dhe pa ortak, dhe i Cili i pranon lutjet e

sinqerta. Vetitë e namazit të natës në Ramazan janë:

1. Zgjon trupin, zemrën dhe mendjen nga gjumi.

2. Zbutë shpirtin me adhurim.

3. Forcon durimin me qëndrim.

4. Urtëson dhe besimin e shton.

5. Shtohet leximi i Kur’anit.

129

Kur’ani, Surja: Es-Sexhde, ajetet: 15-16.

169

6. Lumturon dhe sjellë freski tek njeriu.

7. Dhikri shtohet dhe bashkë me të edhe shpërblimi.

8. Zgjon intelektin të arsyetosh dhe mendosh më hollë.

9. Qëndrimi i natës jep pasqyrë për qëndrim edhe ditën.

10. Drejtësia në rresht dhe namazi i natës në paralele me

agjërimin dhe shtimi i tij në Ramazan ndikon tek masa

që nuk janë në xhami që t’ua përcillni kudo këtë vlerë.

22 Ramazan 1434

e martë, 30 korrik 2013

170

Një natë sa njëmijë muaj vlerë

Të fitosh për një natë sevape sa njëmijë muaj,

vërtet është madhështore dhe brilante, andaj kjo na

shtynë që edhe për sekonda të kujdesemi se si ato t’i

menaxhojmë dhe kthejmë në ibadete dhe lutje, sidomos

këto dhjetë ditë të fundit të Ramazanit. Punëtori pret

rrogën nga punëdhënësi atë që e ka stabile, po sikur

(punëdhënësi) t’i thotë: “Puno më shumë dhjetë ditët e

muajit të fundit të këtij muaji se unë do të japë njëmijë

herë më shumë sesa rrogën stabile”, çfarë do të bënte

puntori? Imagjinoni, a do të rrinte duarlidhur? Sigurisht

që jo. Në këtë natë zbriti Kur’ani, fjala e Allahut xh.sh. e

cila është platformë dhe zgjidhje për mbarë njerëzimin:

“… Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send,

udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.”130

Nata e Kadrit apo Nata e Përcaktimit është natë e paqes,

është natë e lutjeve, është natë e faljes, është natë që na

sjellë një mesazh se ajo natë ka shumë ndodhi dhe është

130

Kur’ani, Surja: En-Nahl, ajeti: 89.

171

mrekulli nëse e arrijmë shpërblimin e kësaj nate. Në

Kur’an është një sure me emrin “El-Kadr” që flet për

vlerat e saj:

“Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit. E ç'të

bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit

është më e rëndësishme se njëmijë muaj! Me lejen e

Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjujt dhe shpirti

(Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti)

është paqe deri në agim të mëngjesit.”131

Në këto ajete që nxisin për studimin e kësaj nate

dhe rëndësinë e saj që ka ajo, në Kur’an shumë ajete

fillojnë me kësi lloj pyetje, pastaj i jepet përgjigje. Kjo

është për të na zhvilluar neve aftësinë që të mendojmë

edhe më shumë rreth ajeteve kur’anore, por edhe një lloj

sqarimi për disa që dyshojnë apo persona që pyesin

shumë duke u dhënë atyre përgjigjen dhe duke u shuar

131

Kur’ani, Surja: El-Kadr, ajetet: 1-5.

172

kureshtjen. Në atë natë engjujt zbresin për secilën

çështje, pra ajo natë është natë e paqes dhe harmonisë ku

lutjet pranohen shumë deri në mëngjes, ajo natë është

paqe dhe mirësi.

Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e kalon me

namaz Natën e Kadrit me besim tek premtimi i Allahut

dhe shpresë tek Ai, i falen mëkatet që ka bërë më

parë.”132

Ndërsa në një transmetim tjetër thotë:

“Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të

Ramazanit.”133

Aishja r.a., bashkëshortja e Muhamedit

a.s., i ka thënë atij: “O i Dërguar i Allahut, nëse e

përjetoj Natën e Kadrit, çfarë lutje të them? Ai tha:

“Thuaj “All-llahum-me in-neke Afuv-vun Kerimun tuhib-

bul-afve, fa’fu an-nii. (Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do

faljen, ndaj më fal mua!”134

‘El-Kadr’ ( ) ka kuptimin (paracaktim) Kader,

sepse në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për

vitin e ardhshëm. Një prej vlerave të kësaj nate është se

132

Transmeton: imam Buhariu. 133

Transmeton: imam Buhariu. 134

Transmeton: imam Tirmidhiu.

173

zbresin engjujt së bashku me Xhibrilin a.s. dhe zbret

caktimi i Allahut xh.sh. për atë vit. Po ashtu është një

natë e begatshme:

“Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e

begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam t’ju tërheqim

vërejtjen e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë)

zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Urdhër i

përcaktuar nga Vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam

të dërguar. (E zbritëm) Nga mëshira e Zotit tënd, në të

vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe i Dijshmi. Zoti i qiejve e

i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur,

nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai është që jep jetë e vdekje,

Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë.”135

I Madhërishmi në këtë natë e zbriti Kur'anin

Fisnik nga Levhi-Mahfudhi ( ) (Pllaka e ruajtur

135

Kur’ani, Surja: Ed-Duhan, ajetet: 3-8.

174

mirë tek Zoti xh.sh.) për në Bejtul-Iz-zeh ( ), që

është qielli i kësaj bote. Kur’ani më pas iu zbrit

Muhamedit a.s. për rreth njëzet e tre vite me radhë sipas

nevojave njerëzore që dilnin. Për këtë shkak Nata e

Kadrit paraqet ngjarjen më të rëndësishme dhe më

madhështore në historinë e njerëzimit dhe si e tillë e

ndryshoi rrjedhën e saj, sepse shpallja e Kur'anit në këtë

natë madhështore lidhi qiellin me tokën, njeriun me

Krijuesin e vet dhe kështu hyri përsëri në analet e

historisë, në të cilën ai nuk mbeti vetëm objekt pa

përmbajtje dhe kuptim, përkundrazi i dha zgjidhje

njerëzisë dhe u bë fjalë e gjallë dhe ligj i jetës, sipas të

cilit zhvillohet jeta dhe sistemi jetësor.

Nata e Kadrit përveç rëndësisë së madhe si

ngjarje historike, në të njëjtën kohë paraqet natën mjaft

të dobishme për çdo kënd që dëshiron t’i kthehet Allahut

xh.sh. dhe ta pastrojë shpirtin e tij nga mëkatet. Gjërat që

duhet të bëjmë gjatë kësaj nate janë:

1. Kujdesi me gjuhën që ajo duhet të bëjë vetëm dhikër -

përmendje të Allahut xh.sh..

175

2. Kohën mos e mbyt kot së koti.

3. Shtoje leximin e Kur’anit dhe librave me tematikë

islamo-shkencore.

4. Mos përqesh, mos nënçmo, mos përgojo, mos abuzo,

mos injoro.

5. Duaje xhaminë, nderoje xhematin, imamin e xhamisë

dhe njerëzit jashtë xhamisë dhe kudo në lagje.

6. Jepja hakun xhamisë, jepja hakun udhës, jepja hakun

adhurimeve me saktësi.

7. Bëhu bamirës sepse Allahu xh.sh. i do bamirësit që

japin në udhën e drejtë, që ndimojnë nevojtarët, studentët

në udhën e diturisë, ata që janë jetima, skamnorët, etj..

8. Vizito familjarët, fisin, kojshiun, shoqërinë dhe afroni

ata me fjalë të mira dhe ndihmoni mes veti në të mira

dhe bashkëpunime të hajrit.

9. Bërja lutje dhe shtimi i namazeve vullnetare.

10. Dhënia iftar të varfërve.

176

11. Buzëqesh sepse i Dërguari a.s. ka thënë: ”Buzëqeshja

ndaj vëllait është lëmoshë.”

12. Mbaje veten me urtësi nga të folurit e tepërt.

13. Mësoju njerëzve atë çka di nga Islami.

14. Medito rreth sures “El-Kadr” dhe ajeteve kur’anore.

15. Mos e ngrit shumë zërin dhe mos ulërit në ligjërime.

16. Mbështetju Allahut xh.sh., dhe ruaju hutimeve ditore.

17. Ruaje shikimin, dëgjimin, ecjen, bëri të gjitha hallall.

18. Shijoje çdo moment duke lexuar, studiuar dhe

mësuar për fenë islame.

19. Mos e humb kohën në televizor dhe mos flej tërë

ditën dhe pas namazit të sabahut.

20. Agjërimi yt është i saktë, lute Allahun xh.sh. që kjo

Natë e Kadrit të të zë duke bërë lutje.

Mysafiri të erdhi tek dera, ftoje dhe jepi ushqim,

ky mysafir mund të jetë i fundit për ty andaj nderoje,

177

sepse nuk ke garanci se do të jetosh përgjithmonë. Kjo

natë është:

a. Natë e Kur’anit.

b. Natë për falje mëkatesh.

c. Natë që të përkujton Xhennetin.

ç. Natë e cila të rritë besimin.

d. Natë e bashkimit dhe unitetit vëllazëror.

dh. Natë e paqes, diturisë dhe bujarisë.

23 Ramazan 1434

e mërkurë, 31 korrik 2013

178

Sadakatul-Fitri - pastrim për agjëruesin

Allahu xh.sh. është Furnizuesi ynë, Ai jep shumë

e njerëzit janë të dobët, andaj Allahu xh.sh. na sprovon

me shumë gjëra, me pasuri dhe me varfëri:

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me

ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga

frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.”136

Sigurisht

që Sadakatul-Fitri është obligim për çdo musliman dhe

braktisja e tij është mëkat dhe largim nga urdhëri i

Pejgamberit a.s.. Abdullah ibn Umeri r.a. ka thënë:

“Pejgamberi e ka bërë obligim për të gjithë muslimanët

që ta japin Sadakatul-Fitrin…”

Është quajtur Sadakatul-Fitri sepse lidhet me

kohën kur përfundon agjërimi, sepse fjala El-Fitru ( )

d.m.th. natyrshmëri, sepse përfundon agjërimi dhe

rikthehet natyrshmëria e të ngrënit siç ka qenë jashtë

Ramazanit, quhet Fitër-Bajrami sepse përfundon

136

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 155.

179

agjërimi, merret shpërblimi dhe gëzohet fukaraja e

jetimi. Sadakatul-Fitri jepet në ushqim dhe jepet sikur

për vete, ushqim i freskët dhe jo i përdorur, sepse Allahu

xh.sh. na urdhëron:

“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat

dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta

jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta

pranonit për vete vetëm symbyllas. Dijeni se Allahu

s’ka nevojë për ju, është i Madhëruar.”137

Pejgamberi e ka bërë obligim Sadakatul-Fitri një

sa’a ( )138

, masë apo sasi të caktuar me ushqim si

pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe veprat e kota dhe si

ushqim për të varfërit. Gjithashtu transmeton Abdullah

ibn Omeri r.a. që: “E ka bërë detyrë i Dërguari a.s.

137

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 267. 138

Njësi matëse, rreth 2.2 kg drith.

180

dhënien e Sadakatul-Fitrit të Ramazanit, sa masa e një

sa’a hurmash ose një sa’a elbi…”139

Ndërkaq Imam Ebu Hanife140

dhe të tjerë thonë

se Sadakatul-Fitri hyn në radhën e obligimeve apo

vaxhibeve. Është mirë që shpërndarja e Sadakatul-Fitrit

të fillojë një ditë apo dy para Bajramit, kurse të

përfundojë në kohën e faljes së namazit të Bajramit.

Pëndryshe nuk lejohet të jepet para kësaj kohe dhe ai i

cili pa ndonjë arsye e ka vonuar dhënien e Sadakatul-

Fitrit deri sa është falur namazi i Bajramit ka bërë

mëkat, duhet të pendohet tek Allahu xh.sh., sepse është

transmetuar nga Abdullah ibn Umeri r.a. të ketë thënë:

“Pejgamberi ka urdhëruar që Zekatul-Fitri të jepet para

se të dalin njerëzit për të falur namazin e Bajramit.”141

Abdullah ibn Abasi r.a. ka thënë: “Kush e jep

(Sadakatul-Fitrin) para namazit të Bajramit ajo është e

pranuar, kurse ai i cili e jep pas namazit, ajo

139

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi. 140

699-767, emri i plotë: Nu’man ibn Thabit, dijetar dhe jurist i

shquar, themelues i shkollës juridike hanefite, lindi në Kufe (Irak)

dhe jetoi në Bagdad (Irak), ishte me prejardhje persiane. 141

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi.

181

konsiderohet një lëmoshë e zakonshme (nuk konsiderohet

si Sadakatul-Fitër).”142

Me Sadakatul-Fitër është i obliguar çdo

musliman mashkull apo femër, i rritur apo fëmijë, pa

marrë parasysh të ketë agjëruar apo jo, siç është rasti me

personin që është në udhëtim apo është i sëmurë. Për

këtë tregon hadithi i Pejgamberit a.s. që e transmeton

Abdullah ibn Umeri r.a., ku thotë: “Pejgamberi e ka bërë

obligim për të gjithë muslimanët, të mëdhenjtë dhe të

vegjëlit, meshkujt dhe femrat, skllevërit apo të lirët që ta

japin Sadakatul-Fitrin një sa’a të mbushur me hurma

apo drith.”143

Sadakatul-Fitri duhet t’i jepet të varfërit ashtu siç

ka ardhur në hadithin e Pejgamberit a.s.: “Sadakatul-

Fitri është pastrim për agjëruesin prej fjalëve të liga dhe

të kota, të cilat i ka thënë gjatë Ramazanit, është ushqim

dhe ndihmë për të varfërit.” Definicionin e të varfërit e

ka sqaruar Pejgamberi a.s. në një hadith ku thotë: “I

varfër është ai i cili nuk gjenë të pasur që ta pasuron atë,

142

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi. 143

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi.

182

nuk kujdeset askush për të dhe nuk bisedohet për të në

mënyrë që të jepet për të, dhe nuk e pyesin njerëzit

asgjë.”144

Sadakatul-Fitri është një institucion i mirëqenies

sociale, një vend pa mirëqenie sociale është i destinuar të

rrënohet dhe ta pllakosë varfëria, në një vend me shumë

varfëri shfaqen vjedhjet, plaçkitjet, vrasjet, problemet

dhe krizat e mëdha. Sadakatul-Fitri ka këto mesazhe:

1. Agjëruesi e jep Sadakatul-Fitrin para faljes së

Bajramit që të gëzojë ndonjë familje.

2. Allahu xh.sh. i do bamirësit andaj ky është momenti

adekuat për bamirësi.

3. Ndihmo fukaranë, jetimin, studentin për shkollim.

4. Ndihmo materialisht përhapjen e Islamit, ndihmo

fjalën e Allahut xh.sh. që të përhapet.

5. Përmirëson gjendjen shoqërore.

6. Përmirëson gjendjen ekonomiko-psikologjike.

144

Transmetojnë: Imam Buhariu dhe Imam Muslimi.

183

7. Vendosë ekuilibrin dhe barazinë.

8. Shton bereqetin dhe rritë solidaritetin.

9. Miqësohesh dhe afrohesh me të gjitha shtresat.

10. Largon polarizimet dhe keqkuptimet.

11. Sadakatul-Fitri është dëshmi e sinqeritetit në besim

dhe e besimit në ditën e Gjykimit.

12. Lehtëson barrën nga një obligim fetar dhe merr

shpërblim nga Allahu xh.sh..

13. Pastron pasurinë dhe ruhesh nga e ndaluara.

14. Bëhu më njerëzor në mirësi dhe në të mira.

15. Mendo se edhe ti do të ishe sprovuar ashtu.

16. Pastrohesh nga fjalët dhe veprat e liga.

17. E shton bindjen ndaj Allahut xh.sh. dhe e falënderon

që të dha të mira.

18. Jep, që të marrësh pa kufi nga Allahu xh.sh..

19. Allahu xh.sh. të dha shumë të mira, sa ti jep për Të?

184

20. Nderoje krijesën e Allahut xh.sh. me të mira,

ndihmoje atë sepse Allahu xh.sh. të ndihmon, se ti je

njeri dhe Allahu xh.sh. ju ndihmon të gjithëve e ku ka

ndihmëtar më të madh se i Lartmadhërishmi?

Sadakatul-Fitri jepet nga çdo individ veç e veç,

kurse prindi e jep për fëmijën, për anëtarët që ka ajo

familje. Sadakatul-Fitri nuk duhet t’i jepet njerëzve të

afërm të gjakut sepse ne ndaj tyre kemi obligim t’i

ndihmojmë më shumë e jo t’i respektojmë një herë në

vit, pra kjo është turp nga njëra anë sepse ne duhet të

kemi më shumë obligime ndaj të afërmve tanë në çdo

moment.

Institucionet islame duhet të dinë t’i shpërndajnë

aty ku duhet këto të mira materiale, sepse në një vend që

ka varfëri shumë dhe njerëzit japin, diku çalon puna.

Institucionet islame duhet ti menaxhojnë dhe ti

ndihmojnë të varfërit muslimanë të cilët janë shumë, pra

duhet të ketë një projekt për mirëqenien e muslimanëve

në tërësi. I Dërguari a.s. ka thënë: “Nuk keni besuar

derisa nuk doni për vëllaun tuaj atë që doni për vete.”

185

Unë sot shoh muslimanë miliarderë dhe

muslimanë që mezi sigurojnë bukën e gojës, kjo do të

thotë se kemi keqmenaxhim dhe injorancë dhe besimi

nuk është si duhet, sepse ajo nuk vendoset në praktikë

duke pastruar pasurinë. Krijuesi tregon për ata besimtarë

që do të hyjnë në Xhennet, se cilat janë veprat që ata

bëjnë:

“Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të

varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju

ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk

kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i

frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që

fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.”145

Allahu xh.sh. i do ata që japin dhe vepra e tyre

është e sinqertë. Pra besimtarët ushqejnë dhe nuk ndalen

së ushqyeri muslimanët e varfër, i ushqejnë për hir të

Allahut xh.sh. duke qenë falënderues për pasurinë që u

dha Fuqiploti. Allahu xh.sh. nuk i do koprracët:

145

Kur’ani, Surja: El-Insan, ajetet: 8-10.

186

“Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit

për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë Allahu

nga mirësitë e Veta. Ne kemi përgatitur dënim të

turpshëm për jobesimtarët!”146

Allahu xh.sh. na bëftë prej dorëdhënësve dhe

atyre që japin për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë,

muslimanëve dhe njerëzve në përgjithësi. Allahu xh.sh.

na mbroftë dhe na i forcoftë këmbët për në rrugën e

drejtë, na ndriçoftë fytyrat Ditën kur nuk bëjnë dobi as

fëmijtë e as pasuria që kemi akumuluar e mbledhur gjatë

kësaj bote kalimtare, por vetëm vepra e mirë dhe puna e

mirë e vazhdueshme. Amin!

24 Ramazan 1434

e enjte, 1 gusht 2013

146

Kur’ani, Surja: En-Nisa, ajeti: 37.

187

Shpirti u urtësua…

Ngadalë po vijmë në ditët e fundit të Ramazanit e

gjurmët tona po mbesin dhe po shënohen në historinë e

kësaj gjenerate të shek. XXI. Etja dhe uria kaloi, u fitua

shpërblimi meritor duke u zbut mendja, epshi, dëshira,

pasioni, egoja, u thyen barrierat e arrogancës dhe fitoi

bamirësia. Sigurisht që shpirti i urtë mendon, synon dhe

praktikon veprën e mirë:

“Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të

mira, pikërisht ata janë krijesat më të mira.”147

Ky

muaj u karakterizua dhe po karakterizohet me ibadete

dhe përulësi ndaj Allahut xh.sh., me bindje të mendjes,

zemrës dhe me pastrim të shpirtit. Vërtet ata që

pastrohen do të jenë prej të shpëtuarve:

“Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.”148

147

Kur’ani, Surja: El-Bejjine, ajeti: 7. 148

Kur’ani, Surja: Esh-Shems, ajeti: 9.

188

Muslimani nuk jeton për të ngrënë por ha vetëm sa për të

jetuar, ushqimi i tij shpirtëror janë pesë shtyllat e Islamit,

gjashtë shtyllat e Imanit dhe Ihsani. Agjërimi e freskon

shpirtin, ia heq ndryshkun, e pastron dhe i nxjerrë të ligat

fizike dhe metafizike, agjëruesi pastrohet çdo vit dhe

mbushë amortizatorët me energji të fortë për tërë vitin.

Muslimani nuk është musliman i Ramazanit që vetëm në

Ramazan ta kujtojë Allahun xh.sh., ta falë namazin dhe

t’i dedikohet Islamit. Muslimani i vërtetë jeton në Islam.

A jeton ti në Islam? Sa e praktikon Islamin pas

Ramazanit? Sa je i afërm me nënën, babain, motrën dhe

vëllaun?

Mos të të shëmtojë agjërimi yt duke qenë i

padurueshëm dhe grindavec, por duro, mëshiroje gjuhën,

shpirtin dhe të gjitha pjesët e trupit. Mrekulli është puna

e besimtarit, kur flet - flet mirë, kur ecë - ecë mirë, kur

mendon - mendon mirë, kur sprovohet - duron, folë ku

duhet folur dhe heshtë kur duhet heshtur, nganjëherë

edhe heshtja është flori. Urtësia nuk është në maje të

gjuhës por në maje të lapsit, ta mbroshë Islamin me laps

është më mirë sesa me armë, dhe fjalët që nuk shënohen

189

- harrohen shpejt. U urtësua shpirti kur përmendi

Allahun:

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të

shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin

Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e

kush i falë mëkatet përveç Allahut? - dhe që duke

ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të

keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i

tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e

aty do të rrinë përgjithmonë. Sa i mirë është

shpërblimi i atyre që punojnë.”149

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur hyn drita në një

zemër, ajo hapet dhe zgjerohet. Të pranishmit pyetën:

Cila është shenja e këtij zgjerimi, o i Dërguari i Allahut?

Ai u përgjigj: T’i kushtohesh vendbanimit të përhershëm,

149

Kur’ani, Surja: Ali Imran, ajetet: 135-136.

190

të distancohesh nga vendbanimi i rremë dhe të

përgatitesh për vdekjen para se të të bjerë”. Kështu,

njeriut do t’i hapet gjoksi sipas pjesës së tij prej kësaj

drite. Vërtet e këtillë është edhe drita e dukshme, fizike,

dhe errësira e dukshme: e para ta hap gjoksin dhe të jep

qetësi, kurse e dyta ta shtrëngon.”150

Allahu xh.sh. thotë:

“Vërtet, të devotshmit do të jenë në lumturi.”151

E

vërteta erdhi, dritaret e shpirtit u hapën dhe pranuan të

vërtetën, i thanë lamtumirë të pavërtetës. Pejgamberi a.s.

ka thënë: “Tre personave nuk u kthehet bosh lutja:

agjëruesit në kohën e iftarit, mbretit të drejtë dhe lutja e

dikujt që i është bërë padrejtësi...”152

Pejgamberi a.s.

gjatë iftarit thoshte: “Shkoi etja, u lagën venat dhe mbeti

shpërblimi, insha’All-llah.”153

Pra ky shpërblim u regjistrua, urtësoi dhe lehtësoi

shpirtin tonë, gjuhët u zbutën me dhikër si dhe zemrat u

150

Transmeton: imam Tirmidhiu. 151

Kur’ani, Surja: El-Infitar, ajeti: 13. 152

Transmeton: imam Tirmidhiu. 153

Transmeton: imam Ebu Davudi.

191

kënaqën me Kur’an, fryma jonë agjëroi dhe çdo qelizë

shpërblimin e mori. Mjerë për atë njeri që u korit për

tridhjetë ditë, nuk bëri asgjë për Allah me u pastru shpirti

i tij nga çdo gjynah! Ibn Kajjimi154

ka thënë: “Realiteti i

devotshmërisë është t’i zbatosh urdhërat ndaj Allahut me

besim dhe shpresë, si urdhër dhe ndalesë, duke e zbatuar

atë që e ka urdhëruar Ai me besim në urdhër dhe bindje

në premtimin e Tij dhe duke lënë atë që e ka ndaluar Ai

me besim në ndalesë dhe me frikë nga kërcënimi.”

Trupi dhe çdo gjymtyrë në Ditën e Gjykimit do të

dëshmojë se krijesa ka agjëruar me çdo pjesë të tij, ashtu

siç shpirti ka agjëruar, është urtësuar Allahun xh.sh.

duke e lartësuar. Lum ai njeri që Allahun xh.sh. e do dhe

lum ai njeri që për me fitu kënaqësinë e Tij punon:

“… e kush iu përmbahet dispozitave të Allahut, atij

Ai i hap rrugë…”155

154

1292-1349, emri i plotë: Muhamed ibn Ebu Bekër, jurist, teolog,

haditholog, autor i shumë librave, jetoi në Damask (Siri). 155

Kur’ani, Surja: Et-Talak, ajeti: 2.

192

Allahu xh.sh. na urtësoftë shpirtërat tanë me

fjalën dhe veprën e mirë, na bëftë prej besimtarëve dhe

bamirësve në këto ditë të fundit të bekuara të Ramazanit,

muaj i cili forcon besimin, shton urtësinë dhe adhurimin

ndaj Allahut xh.sh.. Mjerë ai njeri që hyn dhe del nga

Ramazani pa përfituar asnjë shpërblim dhe pa u urtësuar

dhe ndryshuar gjendjen e tij shpirtërore dhe fizike, me

mirësi e dashuri në udhën e drejtë islame me Kur’an dhe

Sunet. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ju kam lënë pas dy

gjëra, nuk do të lajthiteni nëse veproni me to: Librin e

Allahut dhe Sunetin tim.” Ku dhe kur urtësohet shpirti?

1. Shpirti urtësohet në vendet ku përmendet Zoti xh.sh..

2. Shpirti urtësohet kur ai i nënshtrohet Allahut xh.sh..

3. Fjala e mirë e urtëson shpirtin.

4. Shpirti urtësohet nga sjelljet e njerëzve të mirë.

5. Shpirti urtësohet ku ka qetësi, harmoni dhe dashuri.

6. Shpirti nuk urtësohet nga ulërima dhe bërtima.

7. Vizito dhe ushqe agjëruesit sepse urtësohet shpirti.

8. Urtëso shpirtin duke nderuar të vjetrit e të moshuarit.

193

9. Falu dhe lexo, studio dhe medito se e urtëson shpirtin.

10. Mos fol shumë sepse e trazon shpirtin.

11. Urtësoje shpirtin me shkrim.

12. Respekto të tjerët - që ta urtësosh shpirtin.

13. Mëshira ndaj fëmijëve është urtësim i shpirtit.

14. Morali dhe dituria urtësojnë shpirtin.

15. Adhurimi i sinqertë ndaj Zotit xh.sh. urtëson shpirtin.

16. Jep dhurata dhe lëmoshë që ta urtësosh shpirtin.

17. Shpirti urtësohet duke besuar vetëm Allahun xh.sh..

18. Agjëro me saktësi e përgjegjësi se urtësohet shpirti.

19. Mospërgojimi urtëson shpirtin.

20. Njihe Allahun xh.sh., njihe të Dërguarin a.s., njihe

Islamin që shpirti yt të urtësohet.

25 Ramazan 1434

e xhuma, 2 gusht 2013

194

Fuqia e agjërimit

Si do t’i rikthehet fuqia këtij ummeti islam? Pa

dyshim me agjërues të devotshëm dhe produktiv e jo me

njerëz që nuk agjërojnë dhe nuk adhurojnë Allahun

xh.sh.. Fuqia këtij ummeti islam nuk i rikthehet ku

agjërimi për shumë agjërues është bërë uri, monotoni

dhe ankesë. Agjërimi forcon mendjen, trupin dhe

shpirtin, nëse e keni vënë re, kur jemi agjërueshëm -

vrapojmë më lehtë për arsye se trupi nuk është i ngarkuar

me ushqim siç është zakon të ngarkohet, e aty vijnë dhe

lëndët toksike të cilat shpesh mund ta dëmtojnë

organizmin me lloj-lloj helmesh që pëmbanë ushqimi që

ne konsumojmë, andaj agjërimi është forcë dhe përgatitje

sulmuese kundër helmeve duke bërë pastrimin organik të

trupit. Allahu xh.sh. thotë:

“E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete

luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre

195

(që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni

armikun e Allahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët

ju nuk i dini (se kush janë), e Allahu i di ata. Çkado që

shpenzoni për rrugë të Allahut, ajo do t’ju

kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.”156

Ky ajet na tregon diçka nga ngjarja para

përgatitore e Luftës së Bedrit se si përgatiteshin me forcë

besimtarët dhe si urdhëroheshin me Kur’an të jenë të

fortë e të qëndrueshëm në udhën e drejtë. Sa jemi ne si

agjërues të fortë sepse ky muaj i shenjtë gati përfundoi?

Sa kemi vrapuar për të mirën e Islamit? Sa kemi luftuar

me pendë, teknologji dhe ushqim në përhapjen e Islamit?

Allahu xh.sh. do t’i forcojë agjëruesit ashtu siç i forcoi

në Luftën e Bedrit ata besimtarë edhe pse grupi ishte i

vogël në numër ata triumfuan, pra e vërteta gjithmonë

fiton dhe e pavërteta i ka këmbët e shkurta, shpejt

humbet. Allahu xh.sh. thotë:

156

Kur’ani, Surja: El-Enfal, ajeti: 60.

196

“Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe

pse këtë e urrejnë kriminelët.”157

Më kujtohet kur gjyshi im më tregonte se: në

periudhën e komunizmit apo totalitarizmit në Shqipëri,

ata që ishin agjërueshëm - futeshin me dhunë të pinin

ujë, disa prej tyre që me forcë nuk pranonin ta pinin ujin

dëboheshin, burgoseshin, keqtrajtoheshin apo mizorisht

pushkatoheshin. Kriminelët i urrenin agjëruesit, i

shpallnin persona të padëshiruar në shoqëri, ata

përndiqeshin sepse besonin një Zot i Cili mbanë këtë

univers, krijoi njeriun, ndërsa njeriu është mizor dhe

pabesimtar ndaj të Vërtetës.

“Vërtet burrat e mëdhenj nuk njihen veçse në

fushat e betejës” - thoshte Muhamed el-Gazali158

, por ne

duhet këto beteja t’i kthejmë në suksese dhe ato suksese

arrihen kur qëllimi i agjërimit tonë të jetë fitimi i

shpërblimit nga Allahu Fuqiplotë. Të bindemi se Allahu

xh.sh. e dëshiron bindjen tonë dhe se Ai e urren

157

Kur’ani, Surja: El-Enfal, ajeti: 8. 158

1917-1996, dijetar, komentator i Kur’anit në dritën moderne,

autor i rreth 100 librave, jetoi në Egjipt.

197

poshtërsinë dhe Ai i mbështetë ata që i mbështeten Atij.

Agjërues! Sa iu ke mbështetur ti Allahut xh.sh.? Sa je

larguar ti nga fjalët dhe mendimet e liga? Fuqia e jote si

agjërues sa t’u është shtuar dhe a ka ndonjë ndryshim

apo përmirësim?

Pejgamberi a.s ka thënë: “Lutja është arma e

besimtarit, shtylla e fesë dhe drita e qiejve dhe e

tokës.”159

Andaj agjërues, lutu dhe medito, forcohu dhe

mos ngurro rrugën drejt të vërtetës, drejt drejtësisë,

vazhdo e mos ndalo. Kur’ani tërheqë vërejtjen dhe thotë:

“Përkujtoji robërit tanë Ibrahimin, Is’hakun,

Jakubin, që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe

largpamës në fe. Ne i pajisëm ata me një virtyt të

posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër. Pa dyshim

se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.”160

159

Transmeton: imam Hakimi. 160

Kur’ani, Surja: Sad, ajetet: 45-47.

198

Agjërimi ishte obligim edhe për pejgamberët e

tjerë para Muhamedit a.s., edhe ata pejgamberë me

besimtarët e tyre të thjeshtë agjëruan me përkushtim, me

forcë e fuqi dedikuese, duke e dashur adhurimin si dritën

e syve. Pejgamberi a.s. na tregon për pejgamberin Davud

a.s.: “Namazi më i dashur te Allahu është namazi i

Davudit a.s., agjërimi më i dashur te Allahu është

agjërimi i Davudit a.s.. Ai flente gjysmën e natës, një të

tretën e kalonte në namaz, pastaj prapë flente një të

gjashtën. Ai një ditë agjëronte, e një dite hante.”161

Ata ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe

largpamës në Islam, zotërues të fuqisë së dalluar dhe

largpamës të pastër. Ku jemi ne? Sa ky agjërim na jep

fuqi fizike dhe intelektuale të shpërthejmë si vullkan dhe

të lëmë gjurmë të mira në përmirësimin e rrethit dhe

ambientit që jetojmë e frymojmë? Sa jemi të fortë, sa

agjërojmë dhe sa ftojmë të tjerët në besim të një Zoti dhe

në zbatimin e kushteve të Islamit siç është edhe

agjërimi? Agjërimi është ngritje, fuqi për ummetin islam,

ai që e kupton ia di vlerën, agjërimi nxitë në punë të

161

Transmetojnë: imam Buhariu dhe imam Muslimi.

199

mëdha, në ndryshim produktiv e pozitiv të shoqërisë ku

ne jetojmë duke ndërtuar një shoqëri vlerash.

Ky muaj ka edhe atë natë që quhet ndryshe

kurora e gjitha veprimeve, ajo natë e cila e fuqizon

besimtarin, i jep dritë në fytyrë, ia ndriçon me besim dhe

dritë të leximit të Kur’anit. Ajo është Nata e Kadrit, natë

me shumë vlera, ashtu sikurse besimtari që duhet të ketë

shumë vlera dhe duhet të jetë i fortë. Pejgamberi a.s. ka

thënë: ”Besimtari i fortë është më i dashur për Allahun

sesa besimtari i dobët, ndërsa në të dy ka mirësi. Ki

kujdes ndaj asaj që të bën dobi, kërko ndihmë prej

Allahut dhe mos u jep pas gjërave që nuk kanë dobi.”

Fuqia e cila shpie në lumturi është adhurimi i

sinqertë, agjërimi i përkushtuar për hir të Allahut xh.sh..

Fuqia e cila të shpie në ligësi është egoja dhe humbja në

kotësira duke u mashtruar nga i mallkuari. Të kuptuarit e

gjërave I arrijmë vetëm atëherë kur jemi në rrugën e

duhur, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, fuqia

vjen nga Allahu xh.sh.. Ai e ngritë kë të dojë dhe e ulë

kë të dojë, Atij i takon sundimi, ne jemi krijesat e Tij, Ai

na krijoi dhe na përsosi në formën më të bukur, nuk ka

200

forcë dhe as fuqi më të madhe se Ai, Ai është i

Plotfuqishëm, i Gjithëdijshëm.

Shumica e njerëzve shkurtpamës mendojnë se

agjërimi gjatë tërë ditës të dobëson, por realiteti është

ndryshe, ai forcon besimin në Allahun xh.sh., pastron

trupin nga helmet, forcon shpirtin dhe trupin që të jetë i

përgatitur në çdo sfidë të jetës. Trupi i njeriut është si një

makinë me motor e cila duhet të jetë në shërbim me

intervale të rregullta, duke ndryshuar kandelat elektrike,

pikat, kondensimin, vajin, filterat, etj., dhe pastaj në

akordim me motorin, makina punon mirë dhe me

efikasitet. Ngjajshëm, trupi i njeriut ka nevojë të jetë në

shërbim të Islamit dhe kështu arrinë servisimin e trupit

gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit.

Gjatë agjërimit, një numër i organeve trupore

(veçanërisht organet e tretjes) janë të çlodhura gjatë

kësaj kohe dhe kështu ky shërbim apo servisim rikthen

shëndetin e njeriut dhe rritë te njeriu jetëgjatësinë. Një

ndryshim i përkohshëm nga përditshmëria apo rutina

ciklike lëshon energji dinamike në trup ngaqë ka pushuar

ashtu si pushojnë pajisjet elektronike kur ato nxehen

201

shumë duke qenë në punë aktive, kështu agjërimi

freskon mendjen duke rivendosur fuqinë dhe vitalitetin

në trup, e cila mund të jetë lodhur dhe mbërthyer në një

rutinë të përditshme gjatë 11 muajve ngrënie dhe pirje

vazhdimisht.

Mobilizimi i fuqisë fizike dhe metafizike që

agjërimi i jep krijesës, ky ibadet dhe kusht prej kushteve

të Islamit, e bën atë të jetë mendjendritur dhe shumë

zhvillimor dhe i aftë të menaxhojë e të punojë pa u

lodhur për qëllime madhore, të mira qofshin ato, të

arritura personale apo kolektive, pra do të japë ndihmesë

për kolektivin por edhe për veten dhe familjen. Andaj ne

si ummet islam agjërojmë që të jemi të shëndetshëm dhe

të suksesshëm, me forcë dhe dije të sinqertë përpara në

zhvillim të mirësisë, bamirësisë dhe në të mirë të vetes

dhe njerëzisë.

26 Ramazan 1434

e shtunë, 3 gusht 2013

202

Vlera e dhikrit në Ramazan

Vërtet Allahun xh.sh. e lavdëronë çdo gjë që

është në qiej e në tokë, e falënderojnë, i përulen

Madhështisë së Tij i Cili krijoi në formën më të bukur të

gjitha gjallesat. Të lagurit e gjuhës dhe zemrës dhe

përjetimi shpirtëror i dhikrit - përmendjes së Allahut

xh.sh. shtohet sidomos në këtë muaj të begatuar të

Ramazanit gjatë agjërimit, mirëpo dhikri duhet të shtohet

jo vetëm në këtë muaj por çdo muaj që ka falë Allahu

xh.sh. të bëjmë dhikër të shpeshtë:

“Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj

juve (me shpërblime). Më falënderoni e mos Më

mohoni.162

Një herë gjatë kohës së Haxhit disa njerëz të mirë

ishin mbledhur në Mekë dhe po kuvendonin. Më i riu

nga ta ishte Xhunejd Bagdadi163

. Temë e bisedës ishte

162

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 152. 163

830-910, asket, dijetar i famshëm i dimensionit të mbrendshëm të

Islamit dhe udhërrëfyes në udhën shpirtërore, ishte me prejardhje

persiane, lindi dhe vdiq në Bagdad (Irak).

203

“Dashuria ndaj Allahut të Madhërishëm” dhe se “kush

ishte ai që vërtet e do Allahun e Madhërishëm?” Shumë

nga ta i paraqitën opinionet e veta, ndërsa Xhunejdi

rrinte pa bërë zë, vetëm kujtohej, pa thënë gjë. Shokët e

detyruan që të thoshte diçka, të hapte zemrën edhe ai e të

shprehte mendimin e vet. Me kokën ulur dhe me lot ndër

sy ai tha: “Ai që e do Allahun e Madhërishëm është ai që

e harron vetveten; ai gjithmonë është i zënë me të

përkujtuarit e Allahut xh.sh. dhe duke i pasur parasysh e

çuar në vend të gjithë urdhërat e Tij; ai e sheh Allahun e

Lartmadhërishëm me sytë e tij të zemrës, e cila

përvëlohet nga nxehtësia e frikës ndaj Tij; përkujtimi i

Allahut xh.sh. e pushton, e dehë; ai i flet fjalët e Allahut

të Madhërishëm sikurse Ai të fliste përmes gojës së tij;

nëse ai lëviz, këtë e bën sipas urdhërit të Allahut xh.sh.;

ai përfiton paqe në mendjen e tij vetëm përmes

nënshtrimit ndaj Tij; dhe kur ky nivel arrihet, ai ha, pi,

fle, zgjohet, shkurtimisht, të gjitha veprimet e tij janë për

kënaqësinë e Allahut të Lartmadhërishëm; ai as që i

merr parasysh gjërat e kësaj bote, e as që i kushton

ndonjë rëndësi kritikave jo miqësore të njerëzve.”

204

Agjëruesi e madhëron Allahun xh.sh., e

falënderon në syfyr e iftar, me dedikim e zell të

përkushtuar:

“… të madhëroni (Allahun) për atë se u udhëzoi dhe

që të falënderoni.”164

Ky është njëri prej qëllimeve të këtij obligimi, ta

kuptojnë ata të cilët e besojnë vlerën e udhëzimit të cilën

ua ka lehtësuar Allahu xh.sh., ta kuptojnë këtë në shpirt

gjatë kohës së agjërimit më shumë se në çdo kohë tjetër.

Në zemër nuk u hyn mëkati. Organet e tyre nuk bëjnë

mëkate, ata e kuptojnë udhëzimin sikur e prekin në

mënyrë që ta madhërojnë Allahun xh.sh. për hir të këtij

udhëzimi, në mënyrë që të jenë mirënjohës për këtë

mirësi, në mënyrë që zemra t’u mbushet me këtë bindje.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shembulli i atij që e përmendë

Zotin e tij dhe i atij që nuk e përmendë Zotin e tij, është

sikurse shembulli i të gjallit dhe i të vdekurit.”

164

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 185.

205

Ramazani për besimtarin është stacioni i analizës

së tij multidimensionale e cila i mundëson afrimin drejt

qëllimit të ekzistencës. Me këtë inventar bëhet edhe

pajisja me aftësinë për të ndërtuar raportet e natyrshme

me Allahun xh.sh., pra me udhëzimin apo metodën e Tij

hyjnore, e në të njëjtën kohë me aftësinë për të reflektuar

sipas kësaj metode. Përvetësimit të kësaj gatishmërie apo

aftësie, në këtë muaj të bekuar i shërbehet përmes

adhurimeve intensive që kryhen duke filluar nga

agjërimi e më pas namazi, i’tikafi, Sadakatul-Fitri, dhikri

dhe të gjitha punët e tjera të mira. Agjërimi është një lloj

përkujtimi që çdo vit kur agjërojmë - kujtojmë ndodhitë

e atyre moteve, ngjarjet, përkujtojmë kohën e zbritjes së

Kur’anit dhe përkujtojmë betejën e Bedrit, çlirimin e

Mekes, si dhe shumë ngjarje të cilat duhet të reflektojnë

dhe të na ngrisin besimin tek Allahu Fuqiplotë:

“Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u

bën dobi.”165

165

Kur’ani, Surja: Edh-Dharijat, ajeti: 55.

206

Vërtet në këto net të begata të fundit të

Ramazanit, gjuhët tona nuk duhet të pushojnë së

përmenduri Allahun xh.sh. i Cili na zgjodhi prej

krijesave duke na dalluar me mendje dhe aftësi të cilat

duhet t’i përdorim në shërbim të komunitetit, në të mirë

të mirësisë dhe paqes në këtë botë:

“… e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje

mbrëmje e mëngjes.”166

Ky është urdhëri i Allahut xh.sh., andaj ky

Ramazan na ka forcuar apo na ka dobësuar? Sa e kemi

përmendur Allahun xh.sh. dhe sa namaze vullnetare i

kemi falur në këtë Ramazan? Gjuha jote ka bërë dhikër

apo është marrur me thashetheme dhe përgojime?

Transmetohet se Pejgamberi Jusuf a.s. agjëronte shpesh

pavarësisht se ishte administrator i hambarëve të tokës.

Kur u pyet pse e bënte këtë, ai tha: “Kam frikë se nëse

ngopem - harroj urinë e të varfërit dhe të vobektit.”

166

Kur’ani, Surja: Ali Imran, ajeti: 41.

207

Edhe përmendja e Zotit xh.sh. duhet të jetë

ushqimi ynë sepse njeriu kur ecë në parimet që Ai e

urdhëroi - ai gjithmonë triumfon. Agjërim, do të thotë:

“ruajtje e veshëve, syve, gjuhës, duarve dhe këmbëve si

dhe gjithë pjesëve të tjera, larg prej mëkatit”, por cila

armë na shërben ta kemi agjërimin e shëndoshë? Ajo

armë është përmendja e Allahut xh.sh. sepse ai njeri që e

përmendë Atë vazhdimisht - nuk ka kohë të dëgjojë, të

shikojë, të flasë dhe të punojë gjëra të ndaluara sepse

përmendja e Allahut xh.sh. e futë atë në punë të lejuara,

sepse Allahu xh.sh. e urdhëron në atë drejtim besimtarin

e sinqertë që shumë e përmendë Allahun xh.sh., sepse Ai

na mëson:

“Ti përmende Zotin tënd në vete, me respekt e me

dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e

mbrëmje dhe mos u bë nga ata që s’kanë kujdes.”167

Vlerat e dhikrit në Ramazan janë:

167

Kur’ani, Surja: El-A’raf, ajeti: 205.

208

1. Freskon mendjen, trupin dhe shpirtin.

2. Dhikri dhe lutjet në Ramazan kanë shumë shpërblim.

3. Përmendja e Allahut xh.sh. rritë vlerën e agjërimit.

4. Me dhikër afrohesh më shumë në dashuri me Allahun

xh.sh. dhe pastaj edhe krijesat do të të duan.

5. Namazi është dhikër, agjërimi është dhikër, të gjitha

këto janë ibadete.

6. Dhikri duhet të jetë edhe me shpirt duke e përjetuar.

7. Përmendja e Allahut xh.sh. e shton furnizimin.

8. Dhikri afron njerëzit në punë të mira.

9. Mëshira dhe mbrojtja e Allahut xh.sh. është me atë

krijesë që bën dhikër.

10. Dhikri lehtëson agjërimin dhe shton shpërblimin.

27 Ramazan 1434

e diel, 4 gusht 2013

209

Historia e agjërimit dhe agjëruesve

Në analet e historisë është edhe historia e

përjetimeve dhe ndodhive të ndryshme, në kohëra dhe

hapësira të ndryshme. Të gjithë pejgamberët e Zotit

xh.sh. agjëruan me besimtarët e tyre në kohëra të

ndryshme. Si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen,

dhe insha’Allah edhe në të ardhmen do të agjërohet, deri

në fund të këtij kozmosi ky ibadet do jetë në

praktikueshmëri kudo.

Jemi në ditën e njëzet e tetë të Ramazanit, ato

njëzet e tetë ditë që kanë kaluar janë ngjarje, janë histori,

janë ndodhi në vete, ashtu si çdo gjeneratë e ka tregimin

apo shembullin e vet. Kur’ani dëshmon se:

“… agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte

obligim edhe për ata që ishin para jush…”168

Pra jemi

në arealin e historisë, sepse kur thuhet “sikurse atyre që

ishin para jush”, nënkupton se edhe para nesh është

agjëruar.

168

Kur’ani, Surja: El-Bekare, ajeti: 183.

210

Muhamed Abduhu169

ka thënë: “Është dëshmuar

se Musai a.s. ka agjëruar dyzet ditë, dhe kjo periudhë

ishte e njohur dhe e radhitur në ibadet. Në librin e

Zakarias mund të lexojmë se çifutët pas ardhjes në

Babiloni kanë agjëruar shumë ditë në shenjë kujtimi nga

ndodhitë e dhembshme të historisë hebreje. Të krishterët

e hershëm e lidhnin me agjërimin pendesën dhe

pastrimin. (shih Mateu 06:16170

, Marku 09:29171

). Tek

paganët agjërimi u dedikohej zotave të rrejshëm dhe ata

agjëronin për hir të statujave të vdekura dhe nga balta

antropomorfe.”

Pra në kohëra kemi agjërim të rrejshëm - siç ishte

agjërimi pagan, dhe agjërimi i vërtetë - siç ishte agjërimi

i pejgamberëve: Nuh a.s., Davud a.s., Ibrahim a.s., Isa

a.s., etj.. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuhi ka agjëruar

gjithë kohën, përveç ditët e Bajramit të Ramazanit dhe të 169

1849-1905, dijetar i shquar, jurist, komentator i Kur’anit, autor i

shumë librave, reformator, jetoi në Egjipt. Citati është marrur nga

komentimi i tij i Kur’anit me titull: Tefsir’ul-Menar. 170

“Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët;

sepse ata shfytyrohen për t’u treguar njerëzve se agjërojnë; në të

vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.” 171

“Dhe ai (Jezusi) u tha atyre (apostujve): “Këto lloje frymërash

(demonësh [exhinësh]) nuk mund të dëbohen ndryshe, përveç, se me

lutje dhe agjërim.”

211

Kurbanit. Davudi një ditë agjëronte e një ditë pushonte

(nuk agjëronte). Ibrahimi agjëronte nga tri ditë për çdo

muaj, veç kësaj ky ndonjëherë agjëronte e ndonjëherë

hante.”

Agjërimi nuk është një shpikje e kohëve

moderne, ai ka qenë pjesë e fesë dhe kulturave të të

gjitha kontinenteve për mijëra vite. Në origjinën e tij,

agjërimi u shërben nevojave fizike e metafizike,

pastrimit të shpirtit, qartësisë mendore ose shpengimit

duke u liruar nga veprat e liga, dhe afruar kah ato të

mira. Në këtë rast njerëzit plotësisht të abstenojnë nga

ushqimi dhe epshet dhe dëshirat. Memoaret e historisë

flasin për një agjërim të madh në Lindje ku njerëzit

agjëronin pa marrë parasysh kohën apo vendin dhe

kushtet klimatike.

Sigurisht që bota e Lindjes karakterizohet me një

nxehtësi të madhe në ato zona, por mëshira e Allahut

xh.sh. zbarkoi mbi ata popuj që agjëruan dhe Atë

sinqerisht dhe me përkushtim e adhuruan. Zakonisht në

agjërim është pjesë e rëndësishme praktika fetare. Shumë

rregulla e specifikojnë të ushqyerit dhe mënyrën e të

212

ushqyerit ku ka besimtarë që abstenojë nga të ngrënia

dhe pirja për një kohë të kufizuar, dhe kjo mund të sjellë

deri tek gjendja e kuptimit që të mos kemi diferencime

në shoqëri.

Në Hinduizëm është më ndryshe, abstenimi-

ndalja nga ushqimi është i nevojshëm, por përveç se të

hahet, është kusht që ena të jetë e pastër. Në Xhainizmin

indian, i cili u themelua në shek. VI p.e.r., shpirti duhet

të jetë çliruar nëpërmjet agjërimit dhe meditimit.

Agjërimi luan një rol të madh edhe në Budizëm, ngase

themeluesi Siddhartha Buda, e përdorte agjërimin si një

rrugë për sqarimin e gjërave. Ndryshe nga Xhainizmi,

Budizmi e praktikon një rrugë të balancuar ndërmjet

kënaqësisë dhe asketizmit. Në Shintoizmin japan,

agjërimi shërben si pastrim gjatë përgatitjes së

veprimeve fetare.

Ndonëse hindusët, kinezët, brahmanët, budistët,

çifutët dhe të krishterët synojnë që me agjërim t’i arrijnë

lartësitë shpirtërore, agjërimi i tyre thelbësisht dallon nga

ai i fesë islame. Agjërimet e tyre pa përjashtim janë

agjërime të pjesërishme dhe të bazuara në përpjekjet

213

njerëzore të të përsiaturit, përplot bestytni, mistifikime

dhe politeizëm. Tek paraardhësit e shqiptarëve – ilirët,

agjërimi po ashtu ka qënë i njohur, ku agjërimi i tyre

vërehej edhe në mimikë apo fytyrë, me një qëndrim

serioz dhe duke shfaqur kujdes e delikatesë për gratë si

dhe gratë për burrat.

Mes arabëve, koncepti i agjërimit ekzistonte edhe

para se agjërimi të bëhej detyrim. Madje edhe

Pejgamberi a.s. e kishte agjëruar ditën e Ashures dhe pati

urdhëruar mbajtjen e këtij agjërimi. Sipas rrëfimit të

Abdullah ibn Abasit r.a., kur Pejgamberi a.s. arriti në

Medine, pa se hebrenjtë agjëronin ditën e Ashures, dhe i

pyeti: “Ç’është kjo?” Ata i thanë: “Kjo është një ditë e

bekuar, dita kur Zoti i shpëtoi bijtë e Izraelit nga

armiqtë. Edhe Musa pati agjëruar këtë ditë!” Pejgamberi

a.s. u tha: “Unë jam më afër dhe më i denjë për Musanë

se ju!” Dhe pastaj e mbajti agjërimin e asaj dite dhe

urdhëroi mbajtjen e atij agjërimi edhe për të tjerët.

Agjërimi në histori na tregon:

1. Të gjithë popujt kanë agjëruar, në çdo kohë e hapësirë.

214

2. Agjërimi i së kaluarës reflektohet edhe sot.

3. Çdo dit që kalon është histori dhe përjetim me

agjërimin dhe ibadetet tona.

4. Agjërimi përmirëson shëndetin njerëzor.

5. Agjërimi vendosë rregulla, historia ka dëshmuar

dështimin e një shoqërie pa rregulla.

6. Historia e agjërimit është e lashtë sa vet njeriu.

7. Pa agjërim e përjetim nuk ka histori, ngjarje e ndodhi.

8. Ndikimi i agjërimit tek agjëruesit ndër vite.

9. Agjërimi duhet të përmirësojë gjendjen, të na mësojë

nga e kaluara se si edhe pejgamberët kanë agjëruar.

10. Përmirësimi i vetvetes dhe studimi i gabimeve të

agjëruesve në të kaluarën, që ne të mos i bëjmë ato.

28 Ramazan 1434

e hënë, 5 gusht 2013

215

Fundi i muajit të begatuar të Ramazanit

Çdo gjë ka fillimin ashtu dhe fundin, vetëm

Allahu xh.sh. është i Pari që nuk ka fillim dhe i Fundit që

nuk ka mbarim. Ai është Krijuesi i kohës, koha është

krijesë e Allahut xh.sh., mos e humbni atë, çmojeni dhe

zini atë në garim për vepra të mira e të frytshme pa u

ndalur: Në Kur’an thuhet që:

“Çdo gjë që është në të (në tokë) do të zhduket. E do

të mbetet vetëm Zoti yt që është i Madhëruar e i

Nderuar!”172

Ramazanit i erdhi fundi duke bërë një përshkrim

narrativ dhe përjetues të Ramazanit, kudo ku kemi ecur

me trup por e me shpirt dhe çfarë kemi pare, dëgjuar dhe

përshkruar. Lusim Allahun xh.sh. t’ia kemi dhënë hakun

këtij muaji dhe këtyre shkrimeve për ta përmbyllur

misionin tonë të përjetimeve në Ramazan. Me dashuri i

shkruaj këta rreshta dhe shoh një gëzim në fytyrat e

besimtarëve të cilët po e përmbyllin këtë Ramazan e do

172

Kur’ani, Surja: Err-Rrahman, ajetet: 26-27.

216

të bëjnë Bajram, do të përqafohen me njëri-tjetrin duke

ia bërë shoqi-shoqit: “Allahu xh.sh. na pastë pranuar

agjërimet, namazet, teravitë, ibadetet dhe duatë në këtë

muaj të begatuar të Ramazanit.”

Këta rreshta që nëse Allahu më jep frymë e këto

tema të cilat do të konkretizohen me një vepër

deskriptive vetëm për Ramazanin, ku do të jetë një libër i

ri për lexuesin e gjerë, për t’ia ditur sadopak vlerën këtij

muaji, dhe sa herë të hyn muaji i Ramazani ky libër dhe

këto shkrime e rubrika temash të jenë për lexuesin

elektronik dhe atë klasik përmes librit, të jenë memorie

kujtuese se si duhet përjetuar edhe me laps ky muaj i

begatuar, e jo vetëm me fjalë të cilat shpesh i merr era

dhe zhduken në harresën e kohës. Allahu xh.sh. tha se:

“Nun, betohem në pendën dhe në atë çka

shkruajnë!”173

Pejgamberi a.s. u lut që përfundimin ta

ketë të mirë, andaj dhe ne po lutemi që fundin e këtij

Ramazani ta përfundojmë mirë me Bajram, me gëzim,

173

Kur’ani, Surja: El-Kalem, ajeti: 1.

217

hare dhe festë. Ju që agjëruat, gëzohuni se e morët

shpërblimin! Provimi juaj përfundoi, amaneti u dërgua

në vend. Allahu xh.sh. për juve në Xhenet ka përgatitur

derën Rejan në të cilën vetëm agjëruesit hyjnë. Sa bukur

për juve, duruat dhe insha’Allah Xhenetin fituat!

Mrekullia u arrit, u mposht epshi, fitoi e Vërteta,

humbi gënjeshtra, vërtet kjo është ajo që vula u vendos

për atë që përfundoi këtë obligim me përkushtim e

devotshmëri, me ndalim nga ushqimi dhe çdo kënaqësi

për hir të Zotit xh.sh.. Ai sprovoi bindjen e besimtarëve

me agjërim, sa ata janë të qëndrueshëm në ibadete dhe

praktikë të këtyre adhurimeve, sa i jemi përmbajtur atyre

adhurimeve me sinqeritet. Zoti xh.sh. thotë:

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër,

pos që ta adhuronin Allahun me adhurim të sinqertë

ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë…”174

Pra agjërimi yt u plotësua, u përfundua sepse

ishte i sinqertë, për hir të Allahut xh.sh. dhe për hir të 174

Kur’ani, Surja: El-Bejjine, ajeti: 5.

218

arritjes së shpërblimit për agjërim. Pejgamberi a.s. ka

thënë: “Agjërimi fillon në ditën kur të gjithë ju filloni të

agjëroni dhe el-Fitr (Fitër Bajrami) është në ditën kur ju

të gjithë e keni përfunduar agjërimin tuaj.”175

Ebul-Hasen es-Sindi176

, për këtë hadith ka thënë:

“Dhe ajo çfarë duket nga pamja e jashtme tek ky hadith

është se këto çështje nuk u takojnë individëve, nuk bën që

njerëzit të veprojnë të vetëm në këto çështje. Por vendimi

merret nga imami dhe xhemati i muslimanëve. Është

detyrë për çdo individ që të ndjekë imamin dhe xhematin

e muslimanëve. Kështu që, nëse një person shikon Hënën

dhe imami nuk e pranon dëshminë e tij, atëherë ai nuk ka

të drejtë të ecë sipas kokës së tij në këto çështje, por

duhet të shkojë bashkë me xhematin.” Pra hyrja e muajit

Shev-val dhe unanimiteti i shumicës së imamëve,

xhematit dhe bashkësive islame, dakordohen dhe bien në

175

Transmeton: Imam Tirmidhiu, dhe shtoi: “Disa nga njerëzit e

dijes e shpjeguan këtë hadith duke thënë se: agjërimi dhe mbyllja e

tij duhet të bëhen bashkërisht me xhematin dhe shumicën e

muslimanëve.” 176

Dijetar i Kur’anit dhe Sunetit, gjuhëtar dhe përkthyes i Kur’anit

nga gj. arabe në gj. sindhi, themelues i sistemit të shkrimit modern

sindh, lindi në krahinën Sindh (Pakistan), vdiq në Medine më 1724.

219

marrëveshje që ta caktojnë ditën e Bajramit, në bazë të

përllogaritjes së hënës me Kur’an dhe Sunet.

Shpirti u qetësua, etja dhe uria u shua, sevapet u

rreshtuan, të ligat u larguan në këtë muaj të cilin Allahu

xh.sh. e bëri paqe dhe afërsi, dashuri dhe përkushtim,

ibadet dhe adhurim. O Allah! Llogarite këtë muaj

agjërimi për ne si një vepër të mirë dhe na rradhit në

rreshtat e besimtarëve të vërtetë, na ruaj nga zjarri, na fal

ne dhe familjet tona, Ti na do kur ne bëjmë vepra të mira

dhe të sinqerta, andaj na mëshiro dhe shpëto

“…ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët

janë krijesa më e dobishme…”177

O Allah! Bëje që ky agjërim të ketë qenë për ne

me shumë shpërblim, bëje për ne falje mëkatesh dhe

shpëtona nga zjarri i Xhehenemit. O muslimanë! Mos e

bëni këtë muaj fund të Islamit por fillim të një epoke,

fillim të një ndryshimi dhe bëni që ky Ramazan të ju

forcojë për tërë vitin në vepra të mira në të mirën e 177

Kur’ani, Surja: El-Bejjine, ajeti: 7.

220

Islamit dhe të muslimanëve. Turp është për atë njeri që

hyn në Ramazan dhe del nga Ramazani pa iu

përmirësuar lidhja e tij me Zotin xh.sh., pa iu rregulluar

dhe ngritur atij besimi, sepse sapo mbaron ky muaj, ai

flenë në gjumë vjetor, andaj mos gaboni ta bëni këtë!

Pikërisht sapo të mbarojë Ramazani ti duhet të

mbledhësh energjitë dhe të punosh më shumë për Allah,

të punosh që Ramazanin e ardhshëm të kesh më shumë

shokë të rrethit tënd që falen dhe agjërojnë.

Mjerë për atë njeri që agjërimi i tij i bëhet armik,

të agjërojë një muaj për ta parë njerëzit dhe për ta shitur

devotshmërinë dhe dukjen e tij para njerëzve. Ta dini se

devotshmëria duhet të jetë për Allahun xh.sh. dhe jo për

njerëzit. I pashë disa që qanin sa për t’u dukur para

muslimanëve të tjerë si të devotshëm, duke e përzier

nijetin/qëllimin se për çka e kanë filluar atë vepër.

Muslimani duhet të qajë kur të jetë në vetmi me Allahun

xh.sh., e jo ta shohin njerëzit duke qarë sikurse një i

përkushtuar. Përkushtimi bëhet edhe në vetmi ku nuk ka

njeri, kur njeriu është vetëm me Allahun xh.sh. që Ai ta

dëgjojë dhe pranojë lutjen. Ky agjërim pason me

221

shpërblim kur njeriu e di qëllimin e ardhjes së tij në këtë

botë, andaj njeriu e ka këtë mision: kush Allahun xh.sh.

e adhuron - shpëton. Njeriu duhet mbajtur lidhjen me

ibadete dhe nuk duhet shkëputur, nuk duhet të jetë

musliman sezonal, nuk është muslimani dhe Islami

vetëm një muaj, Islami është tërë jetën, të jetosh, të

vdesësh dhe të ringjallesh me Islam. Allahu xh.sh. thotë:

“Njeriut nuk i takon vetëm se ajo që ka punuar.”178

Andaj o njeri, veprat dhe adhurimet e tua të gjitha

të bëhen për hir të Allahut xh.sh., që Ai të dërgon në sefa

dhe selamet, me të gjitha të mirat në Dunja dhe Ahiret.

Zoti xh.sh. na bëri të begatuar fillimin dhe përfundimin e

këtij muaji, lutemi që të na bëjë të begatuar tërë vitin dhe

tërë jetën tonë, që fillimi jonë të jetë shpëtim, ndërsa

mbarimi jonë të jetë fitim dhe shpërblim. Amin!

29 Ramazan 1434

e martë, 6 gusht 2013

178

Kur’ani, Surja: En-Nexhm, ajeti: 39.

222

Bajrami erdhi…

Sot, pas një agjërimi, edukimi, freskimi dhe

adhurimi, u përmbush misioni ynë, erdhi Bajrami, kudo

në çdo shtëpi ndjehet jehona festive, ndjehemi krenarë se

jemi muslimanë dhe besojmë Zotin tamam. Fitër

Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit

të Ramazanit. Muslimanët para ditës së Bajramit

shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfërit,

kështu për ta festuar së bashku këtë festë. Transmetohet

se Enes ibn Maliku r.a., ka thënë: “Pejgamberi a.s. erdhi

në Medine dhe gjeti njerëzit duke festuar dy ditë të

caktuara. Ai pyeti: “Çfarë janë këto dy ditë”? Ata u

përgjigjën: Në periudhën e injorancës, këto ditë ishin

festa për ne. Pejgamberi a.s. tha: “Allahu ua zëvendësoi

me dy ditë më të mira, me Fitër Bajramin dhe Kurban

Bajramin.”179

Allahu xh.sh. thotë:

179

Transmetojnë: imam Ahmedi, imam Ebu Davudi, imam Nesaiu.

223

“Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që përkujton

madhërinë e Zotit të vet dhe falet.”180

Në fytyrat e muslimanëve shfaqet kënaqësia

shpirtërore, shfaqet lehtësimi që ata i bënë vetes duke u

pastruar nga mëkatet gjatë tërë këtij muaji të begatshëm.

Transmetohet nga Abdullah ibn Abasi r.a. se:”I Dërguari

a.s. në Ditën e Bajramit ka veshur xhybe me vija të kuqe

(më të mirën që e ka pasur).”181

Para shkuarjes në namazin e Bajramit praktikohet

që të hahen disa hurma (numër tek). Muslimani duhet të

shkojë në namazin e Bajramit dhe të dëgjojë hutben.

Është e pëlqyeshme që edhe femrat të jenë të pranishme

në faljen e namazit të Bajramit. Në namazin e Bajramit

të shkojnë duke ecur (nëse ka mundësi), duke i shqiptuar

tekbiret182

prej daljes nga shtëpia e deri në namazin e

Bajramit. Transmetohet nga Xhabir ibn Abdilahu r.a. se

180

Kur’ani, Surja: El-A’la, ajetet: 14-15. 181

Transmeton: Imam Taberaniu. 182

“Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber Allahu Ekber, la

ilahe il-lAllah, Allahu Ekber, Allahu Ekber ve lil-lahil-hamd.”

224

ka thënë: “Në Ditën e Bajramit, Pejgamberi a.s. e

ndërronte drejtimin e rrugës gjatë kthimit në shtëpi.”183

Nga gjërat elementare dhe parapërgatitore para

Fitër Bajramit janë:

1. Larja e trupit.

2. Veshja me rroba të bukura dhe parfumosja.

3. Ngrënia e hurmave para daljes për të falur namazin e

Bajramit.

4. Shkuarja herët në vendfalje, për të falur namazin e

Bajramit.

5. Shkuarja në musal-la në këmbë, sepse ecja në këmbë

ka më shumë shpërblim.

6. Ndërrimi i rrugës në shkuarje dhe kthim nga vendfalja

duke demostruar atmosferën festive.

7. Përshëndetja me selam dhe tekbiret e shpeshta.

8. Buzëqeshja dhe harmonia shpirtërore.

9. Qëndrimi i drejtë dhe i qetë në xhami.

10. Qetësia dhe adhurimi i Allahut xh.sh. me kënaqësi.

183

Transmeton: imam Buhariu.

225

Ummu Atijje r.a. ka thënë: ”Pejgamberi a.s.

urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e

Bajramit.”184

Pra është mirë që edhe gratë të vijnë ku

është hyrja e veçantë për to, edhe ato ta ndjejnë

atmosferën festive sepse gratë janë edukatore të brezit

dhe ato i edukojnë fëmijët me fe, i mësojnë ata që në

vegjëli me udhëzime të hajrit. Vërtet në këtë ditë feston i

madh e i vogël, shtohen vizitat pas faljes së namazit të

Bajramit, bashkohen muslimanët dhe e festojnë këtë

festë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Muslimani ka dy festa

Bajramin e Fitrit dhe Bajramin e Kurbanit.”

Pastërtia shpirtërore dhe pastërtia e rrobave të

bukura vërehet kudo në të gjitha xhamitë e globit, falet

namazi, bëhen tekbiret, fitohet shpërblimi me lejen e

Allahut xh.sh., ngase agjëruam dhe me lejen e Tij e

përfunduam, dhe me festën e Bajramit u gëzuam.

Besimtarët muslimanë pas një muaj agjërimi dhe

ibadeti festojnë Fitër Bajramin, ndërsa meleket e Zotit në

këtë ditë shpërndajnë shpërblimet për besimtarët që kanë

agjëruar dhe adhuruar Krijuesin e tyre gjatë muajit të

184

Transmetojnë: Imam Buhariu dhe Imam Muslimi.

226

Ramazanit. I Dërguari a.s. ka thënë: “Kur vjen nata e

Fitër Bajramit, Allahu Fuqiplotë i ndanë dhuratat për

agjëruesit e Ramazanit.”

Pas rënies së shiut të mëshirës mbi kokat e

njerëzve tani erdhi një stinë madhështore dhe erdhi dita

kur i përgjigjet lutjeve të besimtarëve. Muaji i bekuar i

Ramazanit kaloi me gjithë madhështinë dhe atmosferën e

këndshme të tij. Muslimanët me agjërimin dhe leximin e

Kur’anit në këtë muaj i qetësuan dhe lartësuan shpirtërat

e tyre dhe u afruan më afër Zotit xh.sh.. Lutjet e veçanta

të Bajramit dhe falënderimi dhe madhërimi i Zotit, festën

e Fitër Bajramit e bëjnë edhe më tërheqëse. Ky Bajram

është pasqyrim i dëshirës dhe vullnetit për një fillim

tjetër. Sot është dita e Fitër Bajramit. Festa e lutjeve të

sinqerta dhe ceremonia festive e fitores së njeriut ndaj

epshit të tij. Sot është dita e gëzimit dhe lumturisë për ata

persona të cilët gjatë tridhjetë ditëve të Ramazanit arritën

në dritën e njohjes, apo mund të themi se besimtari

mbetet sikur një filiz i cili pas një muaji kujdesi fillon të

lulëzojë në tokë në këtë ditë të bukur me plot mirësi dhe

hare. Dita e Fitër Bajramit është dita e përkujtimit,

madhërimit dhe përmendjes të Zotit xh.sh..

227

Namazi i Bajramit është ceremonia kryesore e

kësaj feste. Me një shprehje tjetër, ceremonia më e bukur

e cila e dyfishon madhështinë e Bajramit është falja e

namazit të Bajramit. Madhështia e tekbireve të

njëpasnjëshëm gjatë hyrjes nëpër vendet e namazeve

formon një ndryshim rrënjësor në shpirtrat e njerëzve

dhe gjithashtu formohet një atmosferë e mirë e me hajër.

Individët që falin namazin duke qëndruar

përkrahë njëri-tjetrit nëpër rreshtat e namazit, përballë

Zotit xh.sh. qëndrojnë të përulur dhe besnikë dhe e

falënderojnë Atë për të gjitha të mirat që ua dha:

“…edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e

Allahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në

numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë

përbuzës.”185

Të gjithë janë të gëzuar dhe optimistë në

mëshirën dhe faljen e Zotit Fuqiplotë. I Dërguari a.s. në

lidhje me këtë ka thënë: “Kur besimtarët dalin nga

shtëpitë e tyre për të shkuar në namaz, Zoti atyre i

185

Kur’ani, Surja: Ibrahim, ajeti: 34.

228

drejtohet me këto fjalë: O robërit e Mi, për Mua keni

agjëruar dhe për Mua keni falur namazin, atëherë

kthehuni në shtëpitë tuaja sepse jeni të falur dhe

mëshiruar.” Namazi i Bajramit është vaxhib. Namazi i

Bajramit ka dy rekate dhe është prej namazeve që e

gëzon çdo musliman dhe muslimane andaj duhet falur

kolektivisht dhe dëgjuar ligjërimin e imamit dhe pas

ligjërimit u duhet uruar gjithë besimtarëve këtë festë

islame. Allahu xh.sh. na pranoftë agjërimin tonë dhe

adhurimet tona, na bëftë prej banorëve të Xhenetit dhe

na ruajt nga zjarri. Amin!

30 Ramazan 1434

e mërkurë, 7 gusht 2013

229

Përfundim

Si konkluzion libri “Fuqia e Agjërimit”, vlen të

jetë në çdo shtëpi apo familje qoftë islame apo jo islame

sepse ai ngërthen në vete platfromë ku tregon se si

agjërimi, abstenimi nga ushqimi sjellë pozitivitet në

shëndet, familje, ekonomi, psikologji pozitive, në

respektimin e tjetrit dhe sociologjinë aplikative. Libri me

tridhjetë tema ku në çdo temë ngritë në vete një problem

ku ai problem zgjidhet duke ju dhënë njerëzve një ofertë

si të jenë më të lumtur.

I Dërguari a.s. ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani

do të jenë ndërmjetësim për robin Ditën e

Gjykimit.”Agjërimi është operacion pa brisk. Agjërimi

përveç adhurimit ndaj Allahut xh.sh. ka shëndet, begati

dhe mirësi. Ky libër shpalosë një program që kur ta

lexoni ta dini së paku një përqindje të vogël se si duhet

t’i jepet haku këtij muaji dhe agjërimit në përgjithësi.

Allahu xh.sh. e veçoi këtë muaj me zbritjen e Kur’anit,

libër i cili zgjidhë problemet nga më të thjeshtat deri tek

më të ndërlikuarat. Unë si imam xhamie për disa vite si

dhe vizitave të mia në xhamitë e disa shteteve ballkanike

230

dhe evropiane e pashë të arsyeshme që çdo xhami dhe

imam ta ketë këtë libër, të ligjërojë për tridhjetë ditë

pjesë-pjesë këtë libër, këtë gjë e bëra dhe do ta bëj edhe

vet si imam, por ky libër nuk është vetëm fetar por edhe

shkencor, pedagogjik, edukativ, sociologjik, ekonomik,

shpirtëror, etj.

Temat e radhitura kronologjikisht tregojnë kohë

që thërret për ndryshim dhe zgjim nga gjumi i njerëzve.

Pejgamberi a.s. tha: “Njerëzit janë në gjumë, kur të

vdesin u del gjumi”. Lusim Allahun xh.sh. që vdekja të

mos na zë të papërgatitur, por të shkruajmë e punojmë, të

aktivizojmë çdo pjesë të trupit dhe të agjërojmë.

Ky studim thërret në: a) Ndryshimin e shoqërisë

islame ashtu siç e kërkon Sheriati islam si sistem i

përkryer dhe shkuarjen e saj strikt normave të Kur’anit

dhe Sunetit, b) Nga xhamia, rruga, shtëpia, familja, fisi,

shteti, qyteti, lagjia, të ndryshojmë dhe Ramazani të jetë

akademia e suksesit tonë si ummet islam në dobi të

mbarë njerëzve në rruzullin tokësor. E falënderoj

Allahun xh.sh. që ma mundësoi ta finalizojë këtë vepër,

duke i ofruar njerëzve shumë ide dhe gjëra të reja që nuk

i kanë dëgjuar më parë.

231

Rreth autorit

Arbër (Bajram) Berisha

është historian, publicist, teolog

dhe njohës i arkeologjisë. U

lind më 3 prill 1986 në qytetin

Bajramcurr të Tropojës në

Shqipëri. Mësimet e para i mori

në shkollën fillore “Konferenca e Bujanit” në vendlindje,

ku edhe me sukses e përfundoi shkollimin fillor në vitin

2001. Më pas studimet i vazhdoi në medresenë e mesme

“Alaud-din” në Prishtinë, ku atë e përfundoi me sukses

shembullor më 2005.

Pas një viti e gjysmë të ushtrimit të detyrës si

imam xhamie dhe aktivist i fesë për kauzën islame në

Tropojë të vjetër, i vazhdoi studimet e shkallës së dytë

islame në Prishtinë më 2007. Më pas kreu Fakultetin

Filozofik në Universitetin e Prishtinës në degën e

Historisë së Përgjithshme, më në vitin 2010 mbrojti

temën “Perandoria Osmane dhe të Krishterët”, ndërsa

këtë temë e shtjelloi më gjerësisht, ku më 2012 doli nga

232

botimi libri i tij i parë me titull “Toleranca Osmane dhe

Shqiptarët”.

Gjatë viteve 2010 dhe 2011 kreu dy kurse mbi

arkeologjinë: “Epigrafia flet” dhe “Arkeologjia

funerale”, si dhe ka gërmuar në Ulpianën antike.

Autori vazhdoi studimet e shkallës së tretë –

master në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i

Historisë, për periudhën “Koha e Re, shek. XIX-XX”, dhe

në tetor të vitit 2013, mbrojti temën ”Malësia e Gjakovës

1878-1912” dhe fitoi titullin: Magjistër i Historisë.

Njihet për shkrimet në gazeta ditore dhe revista

mujore, si në: “Dituria Islame”, “Zgjimi Islam”,

“Infopress”, “Zëri”, etj, si dhe me ligjërata në tribuna të

ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Gjatë verës së vitit 2011 ka qenë imam xhamie

në qytetin Bazel të Zvicrës për gati dy muaj dhe në

udhëtim e sipër ka përgaditur librin e tij të dytë me titull

“Islami dhe ideologjia”. Ndërsa gjatë fundvitit 2012 ka

qenë në një seminar dyjavor rreth përhapjes së Islamit në

Evropë, në qytetin kulturor të Luzernit, që gjendet në

qendër të Zvicrës. Ka mbajtur tribuna edhe në Gjermani,

Belgjikë dhe shumë vende të Evropës. Vazhdimisht

233

mbanë ligjërata javore nëpër radio-stacione kombëtare

dhe ndërkombëtare si në: Kosovë, Belgjikë, Londër,

ShBA, etj.

Aktualisht ushtron detyrën e ligjëruesit islamo-

shkencor në xhamitë e Prishtinës dhe Tropojës. Po ashtu

është i njohur në fushën e studimeve historike,

teologjike, në fushën e historisë së religjioneve, dhe në

fushën e poezisë. Në vitin 2012 botoi përmbledhjen me

poezi “Udhëpërshkruesi i Endelusit”.

Autori është i martuar, jeton dhe vepron në

Prishtinë. Libri “Islami në fokus (analiza dhe studime)"

është libri i katërt i tij një libër që ka një miks temash

nga Kurani dhe Suneti si dhe rreth përhapjes së islamit

në botë dhe tek ballkanasit shqiptarë .Ndërsa libri ky që

tani keni në duart e juaja “Fuqia e Agjërimit” është libri i

pestë me rradhë nga autori Arbër Berisha.

Besmir YVEJSI