Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... ·...

24
KURSI: ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA PËR SPORT DHE USHTRIME Florent Krasniqi

Transcript of Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... ·...

Page 1: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

KURSI: ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA PËR SPORT DHE USHTRIME

Florent Krasniqi

Page 2: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA

Trupi i njeriut është "makinë" e gjallë tepër komplekse dhe anatomia na mëson për strukturën e trupit. Kur sportistët vijnë në trening ata janë në forma, madhësi dhe ngjyrë të lekurës të ndryshme, por trupi i tyre punon plotesishtë në mënyrë të njëjtë. Pasi të zhvilloni nivelin e të kuptuarit se si është i ndërtuar trupi do të keni mundësi të kuptoni më mirë se si ai reagon në ushtrime dhe trening. Nuk keni nevojë për njohuri të hollësishme dhe komplekse nga anatomia dhe fiziologjia, por keni nevojë të kuptoni strukturën bazike të trupit tuaj dhe si ajo funksionon së bashku. Fiziologjia na mëson për funksionet e trupit. Studimet se si trupi funksionon dhe ndryshimet që i pëson gjatë ushtrimeve të rregullta trupore ose gjate aktiviteve sportive njihet si fiziologjia e ushtrimeve apo fiziologjia sportive.

Page 3: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

QELIZAT

Qeliza është njësia e materies jetësore dhe është pjesë themelore e ndërtimit të jetës. Të gjitha gjallesat janë të ndërtuara nga një apo më shumë qeliza. Trupi i njeriut është ndërtuar nga miliona pjesëza të vogla, të qelizave jetësore. Qelizat e ndërtojnë lëkuren tonë, eshtrat tonë, muskujt dhe intelektin tonë, dhe të gjitha pjesët e trupit tonë. Çkado që bëjmë, janë të përfshira miliona qeliza të imta të formave dhe madhësive të ndryrshme të cilat punojnë së bashku. Secili lloj i qelizës apo grup i qelizave kujdeset për punë të ndryshme. Dhe si rezultat i kësaj të gjitha qelizat nuk janë të njëjta. Disa qeliza, p.sh. janë të përcaktuara të:

Kujdesen për porositë - qelizat nervore kujdesen për porositë elektrike,

Kujdesen për substancat kimike- qelizat e kuqe në gjak kujdesen për oksigjenin në trup,

Mbajnë trupin - qelizat eshtërore (kockore) e ndërtojnë skeletin,

Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë ka punën e vet për të kryer, por të gjitha qelizat jetojnë, rriten dhe vdesin, për tu zevëndesuar me qeliza të reja.

Page 4: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

SKELETI

Skeleti është sistem i eshtrave dhe materieve të tjera mbështetëse. Skeleti ka pesë funksione të rëndësishme: 1. Mbajtës- Mbanë tërë trupin, sikurse armatura ndërtesën. Pa këtë mbështetje ne do të ishim trung pa formë. 2. Mbrojtës - I jep mbrojtje organeve të rëndësishme dhe delikate të trupit.

Kafka, p.sh, mbron trurin, brinjët dhe sternumi mbron zemrën, mushkëritë, dhe vertebrat mbrojnë palcën kurrizore. 3. Lëvizës - Siguron vend mbajtje për muskujt (gjithashtu edhe për organet tjera). Muskujt e ngjitur në skelet mund të funksionojnë bashkë. Kjo na mundëson jo vetëm të lëvizim pjesët e trupit me precizitet dhe kontroll të madh, por gjithashtu edhe të lëvizim tërë trupin. 4. Prodhimin e gjakut - Qelizat e gjakut prodhohen nga palca e vendosur në disa eshtra. Një mesatare prej 2,6 milion qeliza të kuqe të gjakut prodhohen çdo sekond nga palca e eshtrave për të zevëndësuar me ato qeliza të shkatëruara nga mëlçia. 5. Rruan mineralet - Eshtrat shërbejnë si një zonë për ruajtjen e mineraleve siç janë: kalciumi dhe fosfori. Kur ka sasi të tepërt të këtyre mineraleve në gjak, atëherë bëhet ruajtja e sasisë së tepërt në eshtra, kur ka sasi të pamjaftueshme të këtyre mineraleve atëherë tërhiqen nga eshtrat për të plotësuar furnizimin. Ne skeletin e njeriut ka më shumë se 200 eshtra. Disa janë të gjatë, disa të shkurtër, disa të rrumbullakët, disa të rrafshët, por të gjithë eshtrat kanë strukturë të njëjtë bazike. Kur forshnja zhvillohet brenda mitrës të nënës disa qeliza formojnë nje substancë të ashpër, fleksibile të quajtur kërc. Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës shumica e kërceve ngadalë ndërron, shndërrohet në eshtra. Kërcen ju mund ta shihni në veshët tanë dhe në fund të hundës, por është kërc e cila nuk shndërrohet në eshtra.

Page 5: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë
Page 6: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Kockat janë shumë të rënda dhe të forta dhe duhet t'iu përballojnë forcave të mëdha. Eshtrat kanë pjesën e gjallë dhe jo të gjallë. Pjesa e gjallë e bënë kockën pak fleksibile dhe ju mundëson atyre të amortizojnë goditjet e befasishme.

Eshtrat e skeletit funksionojnë si sistem i levave. Në shumë pjesë të trupit tuaj eshtrat nuk janë të bashkuar. Në vend të kësaj, ata përputhen afër së bashku, dhe formojnë nyjet. Në secilën nyje eshtrat janë të lidhur me ligamente fleksibile rezistente. Nyjet e ndryshme ndërmjet eshtrave ju mundësojnë juve të lëvizni në drejime të ndryshme.

Ky është artikulacioni i nyjës së gjurit, eshtrat mund të lëvizin vetëm në një drejtim.

Nyja e gjurit

Këto janë nyjet e rrumbullakëta dhe gropura, eshtrat mund të lëvizin pothuajse në çdo drejtim. Nyja e këllkut

Secila formë e nyjeve mundëson lloj të ndryshëm të lëvizjeve. Çdoherë kur ne lëvizim, eshrat. Por çka i bënë eshtrat të lëvizin?

Page 7: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Muskujt

Lëvizja e eshtrave bëhet në nyje me kontraksionin dhe relaksimin e muskujve të cilët janë të ngjitur në eshtra. Kemi mbi 600 muskuj në trupin tonë dhe këta përbëjnë përafërsisht 40% të peshës trupore. Këta muskuj përdoren për të lëvizur, për të marrë frymë e madje edhe për të qëndruar në vend. Muskujt të cilët përdoren për të kontrolluar lëvizjet përbëhen prej lidhjeve të gjata e të holla të qelizave që quhen fije muskulore. Secila lidhje e fijeve bashkohet me një mbështjellës të fortë. Një mbështjellës i përafërt përreth nga jashtë i mbanë të gjithë muskujt bashkë. Në çdo përfundim të muskulit, të gjithë këta mbështjellës bashkohen së bashku duke formuar tendinët të cilët i fiksojnë muskujt në eshtra. Muskujt janë të ngjitur nga tendinët në eshtra në pjesën e tyre të nyjeve (kyçeve). Shumë muskuj veprojnë vetëm përreth një nyje të trupit. Disa muskuj veprojnë përreth dy nyjeve, sikurse janë shumica e muskujve të kofshës të cilat veprojnë rreth nyjes të legenit (ijeve) dhe të gjurit.

Page 8: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Lëvizja shkaktohet nga muskujt e tërhequr në kocke. Muskujt kanë mundësi vetëm të tërhiqen, ata nuk mund të shtyhen. Kjo ndodh sepse tendoset dhe kontraktohet, partneret e tij relaksohen dhe zgjaten për të mundësuar lëvizjen. Nese të dy muskujt kontraktohen në të njëjtën kohë dhe me forcë të njëjtë nyja fiksohet dhe atëhere nuk ka lëvizje. Nyja e bërrylit është shembull i mirë i veprimit të kundërt të grupit të muskujve. Muskuli biceps përkul parakrahun në bërryl e këtij muskuli i kundërvihet muskuli triceps i cili e drejton parakrahun.

Lëvizjet rrallë kryhen si rezultat i kontraksionit të vetëm një muskuli. Në veprimet e trupit dhe të gjymtyrëve, zakonisht grupet e muskujve janë të përfshira në krijimin e një lëvizje. Kontributi që secili muskul jep në grup mund të ndryshoj shumë, varësisht nga angazhimi dhe aksioni i nevojshëm.

Page 9: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë
Page 10: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Programet e treningut çdoherë duhet të ofrojnë zhvillim të balancuar të muskujve, si të njërës ashtu edhe të anës së kundërt. Gjithashtu duhet të ketë zhvillim të balancuar të muskujve në anën e djathtë dhe të majtë të trupit në mënyrë që të kemi simetri të pjesëve të trupit. Treningu i cili rezulton në zhvillimin jo të balancuar të një muskuli apo të grupit të muskujve, më shumë se anën e kundërt zakonisht qojnë te lëndimet e muskujve të dobësuar apo rrisin rrezikun e lëndimeve më të mëdha.

Page 11: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Llojet e fijeve muskulore Kemi dy lloje kryesore të fijeve muskulore që gjenden në secilin muskul:

- Fijet e shpejta tërheqëse - Fijet e ngadalshme tërheqëse Çdo individ në secilin prej muskujve ka përzierje të fijeve të shpejta dhe të fijeve të ngadalshme muskulore. Njerëzit e ndryshëm kanë përqindje të ndryshme të fijeve të shpejta dhe të ngadalshme tërheqëse. Këto përqindje janë të përcaktuara në lindje nga trashëgimia dhe nuk mund të ndryshojnë nga treningu. Fijet muskulore tërheqëse të shpejta janë sikur makina e automobiit e tipit të shpejtë garues. Mund të krijojnë lëvizje të shpejtë për një periudhë të shkurtë kohore. Reaksioni kimik i përfshirë në këtë lëvizje të shpejtë krijon sasi të mëdha të produkteve të panevojshme në formë të acidit laktik. Niveli i lartë i acidit laktik të prodhuar do të thotë se sportisti nuk mund t’i shfrytëzon fijet e shpejta tërheqesë për një kohë të gjatë. Shembulli klasik është grumbullimi i acidit laktik i cili ngadalëson atletin në 60- 80 metra të fundit të vrapimit të shpejtë 400 m. Fijet e ngadalshme muskulore prodhojnë më pak energji dhe shpejtësi, por mund të funksionojnë për një periudhë më të gjatë. Prodhojnë produkte të panevojshme të cilat janë më lehtë të hedhen jashtë dhe për këtë arsye janë shumë të rëndësishme në disciplinat e qëndrushmërisë. Për sportistin i cili kame shumë fije të ngadalshme, treningu i sprintit do të ia përmisoj shpejtësinë e tij. Shpejtesia maksimale e arritshme, ende do te jetë më e vogël, se për atletin i cili ka përqindje më të madhe të fijeve të shpejta. Apo anasjeltas, treningu i qëndrushmërise do të rris qëndrushmerinë e sportistit i cili ka përqindje më të madhe të fijeve të shpejta, por qëndrushmëria finale e këtij sportisti ende nuk do të jetë më e mirë se e sportistit i cili ka përqindje më të madhe të fijeve të ngadalshme. Ose në sportin e

bodybuildingut sukses do të arrijne më shumë individëd me përqidje më të madhë të fibrave të shpejtë se sa individëd me përqindje më të madhe të fibrave të ngadalshme.

Page 12: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Si tërhiqen muskujt Muskujt punojnë si makinat duke ndezur derivatet për të krijuar lëvizje. Ata janë shëndrues të energjisë, të cilët e ndërrojnë energjinë kimike (ushqimin të cilin ne e hamë) në energji të lëvizjes. Kur muskujt janë të relaksuar fijet relativisht janë të buta. Kur dëshironi të lëvizni, muskujt veprojnë me kontraksion. Fijet fibroze në muskul kontraktohen me qëllim që të prodhojnë forcë. Kjo nuk do të thotë që muskuli çdoherë zgjatet apo shkurtohet plotësishtë vet. Forcë sa më të madhe që duhet të krijohet, aq më shumë fije peërdoren dhe më shumë muskuj do të angazhohen për të kryer këtë veprim. Kemi dy lloje kryesore të kontraksioneve muskulore:

Kontraksionet dinamike

Kontraksionet statike Kontraksionet dinamike Nëse kontraksioni rezulton në ndryshimin e gjatësisë së muskulit dhe të lëvizjes ose nyjeve ky kontraksion quhet dinamik. Kur forca kontraktuese eshte me e madhe se ngarkesa qe duhet te ngritett (terhiqet), kontraktimi dinamik rezulton ne shkurtimin e muskulit. Ky është i njohur si kontraksion koncentrik. Nëse forca kontraktuese është pak më e vogël se ngarkesa që duhet të ngritët (përballohet), kontraksioni dinamik reyulton ne rritjen e gjatësisë së muskulit. Ky është i njohur si kontraksion eksentrik.

Page 13: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Kontraksioni dinamik i muskulit biceps

Kontraksionet statike Ky lloj i kontraksionit është më shumë i njohur si kontraksion izometrik. Kur muskuli kontraktohet në mënyre izometrike zhvillon tension, por nuk ka zgjatje apo shkurtim të gjatësisë së muskulit dhe nuk ka lëvizje. Kontraksioni i tillë është mjaft i zakonshëm dhe mund të vëzhgohet kur bëhet tentim për të lëvizur një objekt të palëvizshëm. Kontraksionet izometrike ndodhin në sport kur muskujt që kundërvehen veprojnë për të stabilizuar një nyje, por shumica e kontraksioneve me të cilat kemi të bëjmë janë dinamike.

Page 14: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

SISTEMI NERVOR

Muskujt tërhiqen kur pranojnë sinjale nga truri i cili ju thotë atyre të veprojnë ashtu. Këto sinjale realizohen nga nervat të cilat janë të ndërtuara nga qelizat speciale nervore. Procesi aktual i kontraksionit të fijeve muskulore fillon kur pranohen impulset nervore, të cilat janë sinjale elektrike që përkujdesen nga qelizat nervore. Sistemi nervor është një rrjet i cili perfshinë trurin, shtyllën kurrizore dhe shumë nerva që degëzohen nga shtylla kurrizore në të gjitha pjesët e trupit. Sinjalet e sistemit nervor në muskuj i përcakton numri individual i fijeve që kontraktohen. Kur vendoset nje ngarkesë e lehtë në muskul vetëm disa fije të tërë musukulit kanë nevojë të kontraktohen për të kryer këtë detyrë. Nëse ngarkesa rritet më shumë, atëherë më shumë fije muskulore duhet të sinjalizohen që të tkurren.

Sistemi nervor mundëson lëvizje të koordinuara të trupit dhe vepron si sistem i dyanshëm. Si shtesë e sinjaleve që vijnë nga truri te muskujt, ka disa informata që shkojnë prapa në tru. Kjo informate përfshinë të gjitha

Page 15: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

përshtypjet, sa shpejtë dhe me çfarë forcë muskuli kontraktohet, si dhe pozitën e nyjeve të ndryshme.

Muskujt e përshirë në kalimin e pengesës

Gjatë trajnimit është me vlerë që të kemi mundësi të analizojmë veprimin e muskujve të shkathtësive të sporteve të ndryshme. Përshembull, nëse jeni trajner i atletikës dhe trajnoni një hedhës të shtizës, apo vrapues me pengesa, duhet të dini muskujt që përfshihen në hedhjen e shtizës, kalimin e pengesës. Kur kuptojmë se si punojnë muskujt dhe kur indetifikojmë grupet kryesore të muskujve të cilët janë të përfshirë në ushtrimin e posaçëm do të jeni në pozitë më të mirë të planifikoni programet e treningut dhe ushtrimet specifike për sportistët tuaj. Studimet se si trupi funksionon dhe ndryshimet që i pëson si rezultat i ushtrimeve të rregullta trupore janë të njohura si fiziologjia e ushtrimeve. Kur të dini se si trupi krijon energji për kontraksion muskulor do të keni mundësi të planifikoni trening me efikas për sportistët tuaj. Trajneri i mirë din dhe kupton dallimet fiziologjike themelore që mund të paraqiten ndërmjet individëve. Muskujt punojnë si makinë me djegjen e karburantit për të krijuar lëvizje. Ekzistojne shëndrrues të energjisë të cilët e ndryshojnë energjinë kimike, ushqimin që ne e hamë në energji të lëvizjes. Kjo energji mund të krijohet në tri mënyra.

Page 16: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

SISTEMET ENERGJETIKE

Në mënyrë që të përcaktojmë se si krijohet energjia në muskujt tanë në duhet të kemi në konsideratë disa faktorë të rëndësishëm: A është i nevojshëm, ajri në formë të oksigjenit Nëse është, themi se sistemi i energjisë është aerobik nëse jo, është anaerobik. A krijohet acidi laktik Nëse krijohet themi se sistemi është laktik nëse jo dhe nuk kërkohet ajri është alaktik. Pra, kemi tri sisteme energjetike që funskionojnë në trup të sportistëve tonë. Një nga këta ështe aerobik, me oksigjen dhe dy të tjera janë anaerobik, pa oksigjen. 1.Sistemi aerobik Sistemi muskulor energjetik i cili kërkon oksigjen. 2.Sistemi anaerobik alaktik Sistemi startues i ruajtur i cili nuk kërkon oksigjen dhe nuk krijon acid laktik 3.Sistemi anaerobik laktik Sistemi i cili nuk kërkon oksigjen por krijon acidin

laktik. Trupi i sportistit është i aftë të përdor një apo më shumë kombinime të tri sistemeve energjetike. Disciplinat e ndryshme kërkojnë lloje të ndryshme të sistemeve energjetike dhe llogari të aktivitetit muskulor. Si pasojnë,

sistemet e ndryshme të energjisë dominojnë në disciplina të ndryshme. Përmisimi i rendimentit shpesh është rezultat i programeve të treningut të dizajnuar kujdesshëm me qëllim të rritjes së aftësisë të sistemeve energjetike specifike dhe të muskujve. Kufiri aerobik – anaerobik

Kufiri aerobik – anaerobik i referohet përfshirjes së sistemeve aerobike dhe anaerobike në aktivitete e veçanta.Vrapuesit e maratonës, për shembull, të shumtën e energjisë së tyre e prodhojnë në mënyre aerobike përderisa sprinterët, kërcyesit dhe hedhësit varen më shumë nga burimet anaerobike. Kufiri aerobik – anaerobik përcaktohet duke indetifikuar sa gjatë dhe në çfarë ngarkese sportistët punojnë pa pushim. Ekzistojnë dy kohëzgjatje të rëndësishme të punës, të cilat shënojnë ndryshimin e theksuar prej njërit nga sistemet e energjisë tek tjetri. 10 sekonda pas 10 sekondave të aktivitetit të shtuar (intenziv) muskulor

Page 17: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

sistemi energjik siguron sasi të mëdha të energjisë së transferuar, nga sistemi anaerobik alaktik në sistemin anaerobik laktik. 1minutë pas rreth 1 minuti aktiviteti të shtuar transferimi është jashtë nga sistemi anaerobik laktik në sistemin aerobik. Energjia Aerobike Sistemi i qëndrushmërisë energjetike

Sistemi aerobik kerkon oksigjen. Ky sistem përdoret në ushtrimet e intenzitetit të ulët dhe është sistem bazik i cili siguron energji për shumë aktivitete njerëzore prej lindjes deri në vdekje. Ky sistem gjithashtu është i rëndësishëm për këndelljen nga ushtrimet e të gjitha intensiteteve. Është shumë i efektshëm dhe nuk krijon lodhje duke prodhuar produkte të panevojshme. Zemra dhe mushkëritë janë të rëndësishme në aktivitetin aerobik, sikurse oksigjeni dhe derivatet që kujdesen për muskujt.

Sistemi aerobik i reziston lodhjes dhe kerkon kohe me te gjate per tu mbingaruar se cilido prej sistemeve anaerobike. Treningu i sistemit energjetik aerobik duhet te jeteme kohezgjatje minimale 20 minuta. Ngarkesa e punes se treningut aerobik mund te jete e vazhdueshme apo e

Page 18: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

nderprere deri ne interval te larte apo te ulet te vrapimit. Treningu i qelluar aerobik do te permisoj prodhimin e energjise aerobike ne muskuj dhe gjithashtu do te jap mbeshtetje zemres dhe mushkerive (sistemit trasportues te oskigjenit). Energjia anaerobe alaktike Energjia në sekondat e parë Sistemi anaerobik alaktik eshte ai qe i referohet sistemit te energjise te deponuar apo te startit.Ky sistem siguron energji te madhe kur sportistet tane bejne plaje te shpejtesise se madhe apo levizje te shpejta rezistence qe zgjasin deri ne 10 sekonda. Energjia e deponuar ne muskuj e cila perdoiren ne aktivitete me shperthime te medha, kthehet ne nivelin normal me pushim 2-3 minuta.

Page 19: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Sistemi i energjise anaerobike alaktike zhvillohet me alternimin e periodave tepunes dhe ppushimit. Koha e punes duhet te jete shume e madhe, por jo te tejkaloj 10 sekonda, sepseketu eshte edhe kufiri I sistemit te kesaj energjie. Periodat e pushimit duhet te jene prej 1 deri 3 minuta,varesisht prej kohezgjatjes se agazhimit te aktivitetit, per te lejuar energjine e muskujve te rijoj rezerva per t;u liruar perseri. Nese sportisti shfaq efekte te lodhjes, duhet mundesuar me shume kohe te pushimit apo duhet zvogeluar kohen e punes. Energjia anaerobe laktike Sistemi i energjisë 10 sekonda deri në 1 minutë

Ky sistem i energjise eshte i aftesuar per nivele te larta te intenzitetit, por ky intenzitet pengon largimin e produkteve te panevojshme sepse nuk ka oksigjen te mjaftueshem te lire. Sistemi funksionon pa pranin e oksigjenit. Si rezultat acidi laktik akumulohet brenda muskujve,qelizave dhe ne gjak. Ky eshte nje shkaktar i madh i lodhjes, e cila perfundimisht ngadaleson sportistin. Sa me i madh te jete ritmi i ushtrimeve per nje kohe me te shpejte acidi laktik akumulohet ne nivel te larte per te shkaktuar lodhjen. Per shembull, vrapuesi ne disciplinen 400 m do te akumuloj nivel te larte te acidit laktik prej 35 – 40 sekonda. Vrapuesi ne 800 m vrapon me ngadale dhe akumulon acid laktik ne ritem me te ngadalshem,duke e arritur nivelin e larte pas 70- 85 sekondave.

Page 20: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Lirimi nga acidi laktik pas aktivitetit eshte proces me ingadalshem se rikthimi i rezervave energjetike ne sistemin anerobik alaktik. Do te duhet me shume se nje ore qe niveli i acidit laktik te kthehet ne nivelin paraprak. Dhjete minutat e pare te kendelljes aktive krijojne reduktimin te madh te nivelit te acidit laktik. Sistemi i energjise anaerobike laktike zhvillohet me pune ne ngarkes te shtuar, ne kohezgjatje 10 sekonda deri 10 minuta. Periudha e pushimit do te varet nga puna dhe duhet te jete 3 deri 10 minuta per mundesuar largimin e shumices se acidit laktik te prodhuar. Zhvillimi i tre sistemeve të energjisë

Page 21: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

SISTEMI KARDIO - RESPIRATORIK

Sistemi kardio - respiratorik është përgjegjës për të dërguar oksigjenin, derivatet dhe ushqimin në muskujt që punojnë. Gjithashtu, përdoret për t'i nxjerrë jashtë materiet e panevojshme jashtë nga muskujt. Përbëhet prej mushkërive, zemrës, enëve të gjakut dhe gjakut. Mushkëritë - fusin oksigjenin në gjak Ajri futet në mushkëri përmes hundës dhe gojës. Në mushkëri oksigjeni nga ajri absorbohet në gjak. Kur trupi është në pushim rreth 10 litra të ajrit merren çdo minutë. Gjatë ushtrimeve të rënda ky ritëm i frymëmarrjes mund të shkoj deri ne 120 - 150 litra për minute. Maksimumi i ajrit që mund të merret përmes hundës është rreth 50 litra për minutë. Zemra punon nate e dite duke pompuar gjak rreth trupit tuaj. Eshte pompe e madhe e ndertuar nga muskujt dhe kurre nuk pushon (ndalet) se punuari, prej kohes se paralindjes deri ne vdekje. Çdo kontraksion muskulor i zemrës quhet rrahje e zemrës. Kur ushtroni, muskujve ju nevoitet më shumë oksigjen kështu që zemra rrahë më shpejtë për të pompuar me shumë gjak me oksigjen për muskujt. Kjo rritje e ritmit të zemrës ndryshon nga personi në person dhe mund të jetë mbi 200 rrahje për minutë. Rrahjet normale të zemrës janë rreth 70 në minutë duke pompuar rreth 5 litra gjak në minutë. Këto rrahje të zemrës mund të ndihen më mirë në pulsin e kyçit të dorës apo anash në qafë. Kur mos e përdorni metodën e matjes së

pulsit anash qafës (në arterien karodite) sepse një fillestar i cili nuk e njef anatominë mirë dhe duke u munduar ta gjejë arterien karodite dhe duke shkaktuar shtypje të paneovojshme për ta ndjere pulsin mund të shkaktojë probleme që mund të jenë edhe serioze, kështu që kur mos ja matni sportistit tuaj pulsin në arterien karodite por gjithmonë në arterieren radiale. Arteria karodite është shumë më e ndjeshme nga shtypje krahas arteries radiale dhe çdo shtypje e pakontrolluar mund të ketë ndikim negativë në organizmin e njeriut po ashtu matja do të jetë e pasaktë. Gjithashtu duhet cekur se gjatë matjes së pulsit në cilin do arterie matja duhet bëhet me gishtin tregues dhe të mesëm.

Page 22: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

Matja e pulsit në arterien radiale Matja e pulsit në arterien karodite

Treningu ka efekt jo vetëm në të rrahura më të shpejta të zemrës por edhe në rritjen në madhësi, kështu që zemra pompon më shumë gjak për çdo rrahje. Treningu rritë madhësinë, trashësinë, forcën e muskujve të zemrës dhe madhësinë e dhomëzave (barkusheve) brenda zemrës, kështu që e tërë zemra bëhet më e madhe dhe më e fortë. Enët e gjakut dhe gjaku udhëton përreth trupit përmes rrjetit të kanaleve (gypave) të ruajtur enët e gjakut. Arteriet janë enë të gjakut që e transportojnë gjakun nga zemra. Arteriet të ndara në kapilarë të vegjël depërtojnë në të gjithja indet e trupit, kështu që gjaku furnizon për së afërmi të gjitha qelizat në trup. Këta kapehen ne gjak. gjenden në pjesë ku i gjithë materiali i transportuar në qeliza është transferuar dhe ku të gjitha produktet e panevojshme kthehen në gjak. Kapilaret bashkohen për të formuar venat të cilat e kthejnë gjakun në zemër. Treningu ndikon në rritjen e numrit të kapilarëve në muskuj, kjo do të thotë se muskujt mund të punojnë më efektshëm. Gjaku bartë materiet kimike dhe substancat tjera rretht trupit. për këtë gjaku dhe enët të cilat rrjedh quhet sistemi transportues. Gjaku është i rëndësishëm për:

Transportin e oskigjenit nga mushkëritë dhe ushqimit nga sistemi digjestiv në qeliza të trupit. Qelizat e kuqe në gjak trasportojnë oksigjenin.

Bartjen e dioksidit të karbobnit nga qelizat në mushkëri ku largohet dhe nxirret jashtë nga trupi.

Bartjen e materieve të panevojshme nga indet e trupit te veshkët ku janë sekretet.

Parandalimin e infeksionit duke i shëruar plagët dhe luftuar mikrobet.

Page 23: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

DALLIMET INDIVIDUALE Individët që merren me sport janë në të gjitha format dhe madhësitë, për të dy gjinitë meshkuj dhe femra mund të indetifikojmë tri lloje kryesore të trupit. Këto janë: Lloji endomorpf – këta individe kanë tendencë për të pasur vijë jo të definuar mirë të trupit dhe mund të plotësohen shume lehtë. Lloji mezomorf - Individëd të cilët kanë përmasat e mira dhe janë

muskulor. Lloji ektomorf - Individët e dobët të hollë të cilët kanë tendencë për tu zgjatur.

Shumë njerez janë kombinim i një apo shumë llojeve të trupit. Sporte të ndryshme marrin për vete lloje të posaçme të trupit. Përshembull, vrapuesit e distancave të gjata dhe kërcyesit së larti, futbollistët kanë tendenc të jenë ektomorf. Vrapuesit e sprintit, me pengesa, kampionët e bodybuildingut

mesomorf, kurse sportet si mundja, peshëngritja, hedhësit endomorf dhe mezomorf të përzier. Se cilit sport i përshtatet sportistit është e nevojshme të keni llogari llojin e trupit të tyre, gjithashtu duhet të vlerësoni llojin e muskujve, qoftëse nëse ata kanë më shumë lloj të fijeve muskulore të shpejta apo të ngadalshme.

Page 24: Florent Krasniqi - Weeblyabffa.weebly.com/uploads/1/3/1/0/13102389/anatomia_dhe... · 2018-10-04 · Lëvizin trupin - qelizat muskulore mund të krijojnë forcë. Secila qelizë

PËRBËRJA E TRUPIT

Nëse peshoni trupin jeni duke matur dy komponente: - Peshën trupore, eshtrat, muskujt, indet tjera dhe trashësinë qëndrore (thelbësore). - Trashësin e tepërt - e deponuar (krijuar) në pjesë të ndryshme rreth trupit. Përbërja e trupit të individit i referohet marrëdhenieve ndërmjet peshës trupore dhe trashësisë së tepërt. Përmisimi në rendiment duhet të vjen nga rritja e peshës trupore dhe zvogëlimi i çfarëdo trashësie të tepërt. Po marrim një shembull, dy njerëz mund të kenë gjatësi dhe peshë trupore të njëjtë, por përberje shumë të ndryshme të trupit . Psh njëri ka më shumë dhjamë, kurse tjetri masë muskulore. Trajneret duhet të jenë të kujdeshëm për të përdorur peshën ndaras si masë të formës sportive të sportistit. Pasi pesha e muskujve është më e madhe se trashësia, është e mundur që sportisti të rrisë peshën sikurse përparon në formën sportive.