fizika ne jeten e perditshme ..

23
Lenda : Fizike tema : Zbatime te fizikes ne teknike dhe ne jeten e perditshme Qellimi I temes :te njihemi me menyre me te zgjeruar me zbatimet e fizikes ne teknike duke lidhur njohurite tona me praktiken Punoi : enxhiljana cami Anida allaraj Hajrie merhanaj

Transcript of fizika ne jeten e perditshme ..

Page 1: fizika ne jeten e perditshme ..

Lenda : Fizike tema : Zbatime te fizikes ne teknike dhe ne jeten e perditshmeQellimi I temes :te njihemi me menyre me te zgjeruar me zbatimet e fizikes ne teknike duke lidhur njohurite tona me praktiken Punoi : enxhiljana cami

Anida allaraj

Hajrie merhanaj

Mergim kola

Indrit ismailaj

OBJEKTIVA :

Page 2: fizika ne jeten e perditshme ..

-TE NJOHIM NJE ZBATIM INTERESANT TE PARIMIT TE ENEVE KOMUNIKUESE NE JETEN E PERDITSHME -TE NJOHIM MENYREN SI BEHET PARASHIKIMI I MOTIT NEPERMJET MATJES SE SHTYTJES DHE TERHEQJES -TE NJOHIM ME MIRE ME MIRE NE NDERTIM DHE FUNKSION APARATIN FOTOGRAFIK DHE MIKROSKOPIN - TE TREGOJME EVOLUCIONIN NE DITET E SOTME TE APARATIT FOTOGRAFIK

Nentemat

Page 3: fizika ne jeten e perditshme ..

- Sistemi I shperndarjes se ujit te pijshem ne qytetin e tiranes

- Parashikimi I motit nepermjet matjes se shtypjes ., temperatures dhe lageshtise se ajrit

- Aparati fotografik ( evolimi I tij deri ne ditet e sotme )

- Mikroskopi (perdorimi I tij ne fizike dhe evolimi )

Page 4: fizika ne jeten e perditshme ..

Fizika (greq. φυσική, fysiké = e natyrës)

është dega e shkencës e cila merret me

zbulimin dhe analizimin e fenomeneve fizike,

që përfshin studimin elëndës dhe lëvizjen e saj

në fabrikën e hapësirë-kohës, si dhe konceptet

eforcës dhe energjisë. Në mënyrë më të

përgjithshme ajo cilësohet si shkenca

nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të

shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika njihet si

"shkencë themelore" sepse fusha të tjera

si kimia dhe biologjiahulumtojnë sisteme,

veçoritë e të cilave varen nga ligjet e fizikës.

Zhvillimet në fizikë janë të lidhura ngushte me sektorin teknologjik, si dhe

kanë infleunca shumë të thellë në shkencat e tjera, përfshirë matematikën dhe

filozofinë. Për shembull, zhvillimi i teorisë së elektromagnetizmit çoi në

krijimin e pajisjeve të shumta elektrike (televizori, kompjuteri, pajisjet

shtepiake); zhillimet në termodinamikë çuan në zhvillimin e mjeteve të

motorizuara për transportin, si motori me avull; zhvillimet në mekanikë

motivuan dhe ndihmuan në zhvillimin e analizës matematike, kimisë kuantike,

dhe përdorimit të pajisjeve eksperimentale si mikroskopi elektronik në

mikrobiologji.

Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikën teorike dhe fizikën eksperimentale.

Fizika teorike merret kryesisht me formalizimn teorik te dukurive i cili

bazohet ne koncepte matematike, ndërsa fizika eksperimentale merret me

rikrijimin dhe matjen e dukurive të njohura natyrore. Megjithëse kërkimet e

shumta akoma kanë ngelur në disa probleme të pazgjidhura në fizikë si dhe

fusha të shumta kerkimi të cilat nuk janë eksploruar ende plotësisht.

Page 5: fizika ne jeten e perditshme ..

1. ZBATIME TE FIZIKES NE TEKNIKE DHE NE JETEN E PERDITSHME Sistemi I shperndarjes se ujit ne qytetin tim.

2. HISTORIKU Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë është furnizuar me ujë deri në vitin 1939 me puse vetjake. Në vitin 1939, me përfundimin e qendrës së Tiranës (ndërtimin e Ministrive dhe shëtitores “Dëshmorët e Kombit”), u vu në punë Impianti i Pastrimit të ujit në Brar, i cili merrte ujë në lumin e Tiranës pranë kataraktit me prurje Q=40 l/sek së bashku me rrjetin që furnizon objektet e ndërtuara. Për administrimin e Impiantit dhe rrjetit shpërndarës, u krijua Shoqëria e Ujësjellësit Tiranë me vartësi nga Ministria e Punëve. Ky administrim ka vazhduar edhe pas çlirimit të vendit, të cilën e vërtetojnë lejet nga Shoqëria për ndërtimin e çezmave publike në qytetin e Tiranës. Në vitin 1951 qytetit të Tiranës, përveç Impiantit Brar, iu shtuan edhe Burimet e Selitës, të cilat, pasi përpunohen në Hidrocentralin Lana-Bregas, shpërndahen në depot e Tiranës.

Page 6: fizika ne jeten e perditshme ..

3. Me rritjen e kërkesave, po në vitin 1988, me fonde të përbashkëta nga Ministria e Bujqësisë dhe Komunale, u krye studimi për ndërtimin e Digës së Bovillës me kapacitet 80 milion m3/ujë dhe aftësi përpunuese 40 milion m3/ujë. Në vitin 1988 Tiranës i shtohen burime të reja me ngritje mekanike Bërxull dhe Pishinat. Me rritjen e numrit të konsumatorëve shtohen kërkesat për ujë. Në vitin 1964, Tiranës i janë shtuar burime të tjera: Burimi i Bovillës me prurje Q=140-420 l/sek dhe Burimet e Shën Mërisë me prurje Q=600 l/sek.

4. Diga e Bovillës përfundoi në vitin 1999, e në funksion të saj u ndërtua Impianti i Pastrimit të Ujit, me kapacitet përpunues prej 1800 l/sek. Impianti i Pastrimit të Ujit është vënë në punë në vitin 2000.Në vitin 2003 u bë bashkimi i Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime Qytet, e cila në atë kohë varej nga Ministria e Ekonomisë me Ndërmarrjen e Ujësjellësit Fshat e cila varej nga Qarku i Tiranës si dhe u shkri ish Ndërmarrja 4 që i shërbente me kanalizimeve vetëm 40 përqind të komunave të Tiranës.

5. Në janar të 2007 Shoqëria Strategjike Ujësjellës Kanalizime Tiranë, u transferua në pronësi të njësive vendore të zonës së shërbimit që përbëhet nga 3 bashki dhe 16 komuna. Liçensa e fundit e shoqërisë është rinovuar nga Komisioni Kombëtar Rregullator i Ujit në Mars të 2010, pas një proçesi monitorimi dhe vlerësimi të përmbushjes së të gjitha kërkesave për këtë liçencë nga Enti Rregullator i Ujit.

6. 2. Largimin efikas te ujrave te ndotura me ane te nje sistemi te pershtatshem te rrjetit te kanalizimeve Per arritjen e ketij qellimi ky departament ka ne strukturen e tij kater dege te cilat jane • Dega e Prodhimit • Dega Shperndarjes • Dega Teknike • Dega e Kanalizimeve Departamentit Inxhinierik si qellim kryesor te punes se tij ka: 1. Sigurimin i furnizimit me uje te pijshem sasior dhe cilesor ne zonen e sherbimit sipas standarteve ne fuqi, dhe garantimi i nje sistemi teknikisht te pershtatshem per furnizimin me uje qe nga Burimet deri ne konsumator. ADMINISTRIMI TEKNIK

Page 7: fizika ne jeten e perditshme ..

7. Administrimi i rrjetit shperndares behet nepermjet strukturave teknike te kater njesive. Keto struktura merren me mirembajtjen dhe kontrollin e rrjetit shperndares, riparimin e nyjeve te komandimit dhe pusetave. Keto struktura realizojne edhe lidhjet e reja te furnizimit me uje sipas projekteve te miratuara nga UKT, prerjen e lidhjeve te paligjeshme, si dhe kontrollin e

funksionimit dhe vendosjen e aparateve mates te ujit ne konsumatore sipas Kodit te Ujit miratuar nga Keshilli i Ministrave.

8. Dega e Prodhimit realizon trajtimin e ujit ne Impiantin e Bovilles si dhe prodhimin e ujit ne Burime dhe transmetimin nga burimi deri ne depot e akumulimit. Dega e Shperndarjes ka si objekt sherbimin per administrimin dhe mirmbajtjen e sistemit te furnizimit me uje te pijshem nga depot e akumulimit deri tek konsumatori . Tirana sot ndahet ne 6 zona te medha te furnizimit me uje. Qyteti ka 5 zona dhe fshatin. Zonat e furnizimit me uje jane:

• Zona e “ Ali Demi” Kjo zone furnizohet me uje nga Depot e Partitarit dhe nga Linja dn=700mm qe dergon uje nga Impjanti i Bovilles ne Depot e Tiranes.: • Zona e “Kinostudios” Kjo zone furnizohet me uje nga Depot e Kinostudios dhe nga Linja dn=1200mm qe dergon uje nga impjanti i Bovilles ne drejtim te rrjetit te brendshem te Tiranes. • Zona e Tiranes se Re dhe Komuna e Parisit Kjo zone furnizohet me uje nga Depot e Tiranes, Linja Dn=400mm celiku e Durresit, Depo e Qytetit te Nxenesve dhe nga Stacioni i pompimit te Pishinave.

9. • Zona e Qendres, fushes se Aviacionit dhe Laprakes. Kjo zone furnizohet me uje nga Depot e Tiranes, Linja dn=1200mm e Impiantit te Bovilles, Stacioni i pompave te Pishinave, Stacioni i pompave te Çokollatave dhe depo e Qytetit te Nxenesve. • Zona e Kombinatit dhe fusha e “ Misto Mames” Kjo zone furnizohet me uje nga Depot e Kombinatit, Depo e Qytetit te Nxenesve dhe Stacioni i pompimit Buka dhe Pema.. • Zona e fshatit ( zona rurale rreth qytetit te Tiranes qe merr uje nga sistemi i qytetit)

Page 8: fizika ne jeten e perditshme ..

Keto zona marrin uje nga Depot e Yzberishtit, Depo e Koder Kamzes, Depo e Sharres, Depo e Pallatit te Brigadave etj.

10. Dega Kanalizime administron dhe miremban gjithe rrjetin e tubacioneve, kolektoret kryesore, pusetat e shkarkimit te ujrave te ndotura dhe paisjet qe sherbejne per largimin e ujrave te ndotura qe vijne kryesisht nga banesat ( ujra te zeza, dhe industriale).Kjo dege e realizon kete nepermjet reparteve qe funksionojne prane kater Njesive te Tiranes Dega Teknike merret me studimin dhe hartimin e projekteve te nevojeshme per furnizimin me uje te kosumatoreve te veçante ose zonave te banuara. Gjithashtu kjo Dege realizon azhornimin e rrjetit te furnizimit me uje dhe kanalizimeve te ujrave te perdorura te Qytetit te Tiranes.Gjate vitit 2010 kjo Dege ka hartuar nje sere projektesh te rendesishme per rikonstruksionin e linjave te transmetimit rrjeteve shperndares dhe disa depove te reja.

Page 9: fizika ne jeten e perditshme ..

Moti paraqet gjendjen fizike të atmosferës në një territor të caktuar, në kohën e dhënë e karakterizuar nga një kombinacion i caktuar i elementeve meteorologjike. Elementet e motit janë: temperatura e ajrit, shtypja atmosferike, era-shpejtësia dhe drejtimi i saj, vranësirat, reshjet atmosferike etj.Parashikimi i motit mundesohet per te gjithe rajonin, ai mund te konsultohet me ane te shteteve te paraqitura dhe me pas per qytetet perkatese qe kane keto shtete.- Prashikimi i motit renditet me ore, me nje diference kohore prej 3 oresh.- Koha eshte paraqitur grafikisht me nje ikone dhe me text, ku

shpjegohet me fjale parashikimi.- Vlerat e temperatures jane ne Grade Celcius (°C).- Era llogaritet me km/h sipas drejtimeve te koordinatave gjeografike:- Rreshjet e shiut jane paraqitur ne milimetra (mm).- Shikueshmeria paraqitet me distance (km).- Lageshtira paraqitet ne perqindje (%). MOTI

2.  Presioni atmosferik është një forcë e cila ushtrohet ne një sipërfaqe nga pesha e ajrit në atmosferën e Tokës. Toka është mbuluar me një shtrese ajri. Kjo shtresë nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë rreth globit. Në lartesi të ndryshme, shtresa e ajrit është e ndryshme.

3.  Në zonat e presionit të lartë, ajri shkon në drejtim të sipërfaqes së tokës më shpejt se sa te ngrihet lart. Pesha e ajrit është më e lartë dhe merkuri ngrihet në një nivel më të lartë.. Në zonat e presionit të ulët , ajri largohet nga sipërfaqja e tokës më shpejt se sa mund të zëvendësohet nga ajri qe ndodhet perreth. Kjo zvogëlon peshën e ajrit mbi rezervuarin kështu niveli I zhives bie në një nivel më të ulët. Barometri klasik prej merkuri është një tub qelqi rreth 1 meter të lartë me një fund të hapur dhe me maje te mbyllur. Tubi është e mbushur me zhivë . Ky tub qelqi ulet me kokë poshtë në një enë, të quajtur rezervuar, i cili gjithashtu përmban merkur. Niveli i zhivës në tub bie , duke krijuar një vakum në

Page 10: fizika ne jeten e perditshme ..

krye . Ajri është materje e cila ka peshën e vet. Thërmijat e ajrit nën ndikimin e forcës së gravitetit, shkaktojnë trysni në të gjitha objektet në sipërfaqen e Tokës dhe quhet trysni ose presion atmosferik. * Një barometër është një instrument i përdorur gjerësisht per te matur presionin atmosferik. barometri

4.  Rritja e presionit te barometrit tregon: mot të mirë , të thatë dhe të ngrohte. Ulja presionin te barometrit tregon : stuhi , shi dhe mot me erë . Ndryshimi I shtypjes atmosferike eshte nje nga menyrat me te zakonshme per te parashikuar motin. Kur shtypja atmosferike rritet ngadale ne me shume se nje jave, tregon se moti do te ndryshoje per nje kohe te gjate. Nje renie e papritur e shtypjes atmosferike ne disa ore tregon se moti do te perkeqesohet. Ai do te jete me shi dhe erera te forta te cilat nuk do te zgjasin per shume kohe.

Page 11: fizika ne jeten e perditshme ..

Aparati fotografik

Aparati fotografik është mjeti që formon një imazh duke e transferuar atë në

një film fotografik ose në një kartë memorieje, por ka edhe metoda të tjera

më pak të njohura. Për shembull fotokopja është një makineri që formon

imazhe permanente por përdor transferimin e ngarkesave elektrike në vend

të filmit fotografik prandaj dhe quhet elektrofotografi. Rrezegrafitë e

publikuara nga Man Ray në 1922 janë imazhe të formuara nga hija e objekteve

mbi letrën fotografike pa përdorimin e aparatit.

Fotografët kontrollojnë aparatin për të ekspozuar material me aftësinë për të

regjistruar dritën (zakonisht filmi) në dritë. Pas proceseve të larjes e

stampimit, prodhohet një imazh përmbajtja e të cilit zakonisht është e saktë, e

ndritshme dhe e kompozuar bukur.

Këto kontrolle përfshijnë

Fokusimin Hapjen e diafragmës Kohën e ekspozimit Gjatësinë fokusuese të lentës (telefoto,

makro, kënd-gjërë, ose zoom) Ndjeshmërinë e filmit

Këto kontrolle janë shpesh të lidhura me

njëri tjetrin, për shembull sasia e dritës që

hyn ne aparat llogaritet duke shumëzuar

hapjen e diafragmës me kohën e ekspozimit,

dhe duke ndryshuar gjatësinë fokusuese

ekziston mundësia për të pasur kontroll akoma më të gjërë në thellësinë e

pamjes.

Page 12: fizika ne jeten e perditshme ..

 Si e pa dritën fotografia? Sipas një historie, të ftuarit e fizikanit italian Xhambatista Dela Porta (1535?-1615) u tmerruan. Në murin përballë tyre, lëviznin rreth e përqark e me kokë poshtë figurat e disa njerëzve të vegjël. Të llahtarisur, spektatorët ia mbathën nga dhoma. Dela Portën e hodhën në gjyq për magji. KY ISHTE shpërblimi që mori Dela Porta ngaqë donte t’i argëtonte të ftuarit, duke u prezantuar një camera obscura—që vjen nga latinishtja dhe fjalë për fjalë do të thotë «dhomë e errët». Parimi në bazë të të cilit funksionon ajo është i thjeshtë, por rezultatet mund të jenë fantastike. Si funksionon?

2. Kur në një kuti a dhomë të errët drita hyn përmes një vrime të vogël, në murin përballë projektohet me kokë poshtë pamja që është jashtë dhomës. Ajo që panë të ftuarit e Dela Portës nuk ishte gjë tjetër veçse disa aktorë që po luanin jashtë dhomës ku ishin ata.Camera obscura ishte një pararendëse e aparatit të sotëm fotografik. Ju mund të jeni një prej miliona vetave që kanë një aparat fotografik ose që të paktën kanë përdorur aparatet fotografike njëpërdorimshe, të cilat janë shumë të përhapura e kushtojnë pak. Camera obscura nuk ishte diçka e re as në ditët e Dela Portës. Aristoteli (384-322 p.e.s.) studioi parimin tek i cili do të bazohej më vonë funksionimi i aparatit fotografik. Dijetari arab i shekullit të 10-të, Alhazeni, e përshkroi me hollësi atë parim. Edhe Leonardo da Vinçi, piktori i shekullit të 15-të, shkroi për të në shënimet e tij. Hyrja në përdorim e thjerrës në shekullin e 16-të, rriti saktësinë e aparatit fotografik, dhe shumë artistë e përdorën për të paraqitur saktë perspektivën dhe shkallën e madhësisë. Por, pavarësisht nga orvatjet e shumta, nuk u prodhuan dot imazhe të qëndrueshme deri para shekullit të 19-të.

3. Fotografi i parë në botë Fizikani francez Zhozef-Nisifor Niepsi ka mundësi ta ketë nisur kërkimin e tij për të bërë fotografi me imazhe të qëndrueshme, aty nga viti 1816. Por suksesin e vërtetë e arriti kur po eksperimentonte me litografinë dhe zbuloi se mund të përdorte një substancë të ndjeshme ndaj dritës, që quhet bitumi i Judës. Aty nga mesi i shekullit të 19-të, ai vuri një pllakë kallaji të lyer me bitum në një camera obscura dhe e la për tetë orë përballë një dritareje në pronën e tij, ku i binte drita. Asnjë fotograf amator sot, as edhe ai që s’ka fare përvojë, s’do të ishte krenar për fotografinë e mjegullt që doli si pasojë, e cila kishte një ndërtesë, një pemë dhe një hambar. Kurse Niepsi kishte arsye për t’u ndier krenar. Fotografia e tij ka shumë të ngjarë të ishte fotografia e parë në botë që nuk errësohej me kalimin e kohës. Për

Page 13: fizika ne jeten e perditshme ..

ta zhvilluar më tej metodën e tij, në vitin 1829, Niepsi u bë ortak me një sipërmarrës energjik të quajtur Lui Dager. Në vitet pas vdekjes së Niepsit më 1833, Dageri bëri disa hapa të rëndësishëm përpara. Përdori jodur argjendi për të veshur pllakat e bakrit. Kjo doli se ishte më e ndjeshme ndaj dritës, sesa bitumi. Rastësisht zbuloi se, kur e trajtonte pllakën me avuj zhive, pasi e kishte e lënë në dritë, shfaqej qartë një figurë, ndonëse në negativ. Kjo zvogëloi në mënyrë drastike kohën që pllaka lihej në dritë. Kur më vonë Dageri zbuloi se fotografia nuk errësohej me kalimin e kohës pasi pllaka ishte larë me një solucion kripe, atëherë fotografia ishte gati të bëhej e njohur në botë, brenda një çasti.

4. I prezantohet botës: Kur kjo shpikje e Dagerit, e quajtur dagerotip, iu prezantua publikut në vitin 1839, reagimi ishte i jashtëzakonshëm. Studiuesi Helmut Gernsheim shkruan në librin e tij Historia efotografisë

(anglisht): «Ndoshta asnjë shpikje tjetër s’e ka magjepsur kaq shumë publikun dhe s’e ka pushtuar botën kaq shpejt, sa dagerotipi.» Një dëshmitar okular i prezantimit publik të asaj shpikjeje, shkroi: «Një orë më vonë, të gjitha dyqanet e optikës ishin plot e përplot me njerëz. Por nuk mund të siguroheshin instrumentet e

mjaftueshme për të kënaqur turmat që donin të provonin dagerotipat. Pas ca ditësh në çdo shesh të Parisit shihje kuti të zeza me tri këmbë, të vendosura përpara kishave dhe pallateve. Të gjithë fizikanët, kimistët dhe intelektualët e kryeqytetit, lustronin pllaka argjendi. Madje edhe shitësit e pasur nuk i bënë dot ballë tundimit për t’i ‘sakrifikuar’ disa nga të ardhurat e tyre në altarin e progresit, duke i avulluar në jod e duke i konsumuar në avujt e zhivës.» Shtypi i Parisit, menjëherë këtë pasion e quajti dagerotipomani. Cilësia mbresëlënëse e dagerotipit e shtyu shkencëtarin britanik Xhon Hershëll të shkruante: «Nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do ta quaja këtë shpikje një mrekulli.» Disa

Page 14: fizika ne jeten e perditshme ..

madje thanë se kjo shpikje kishte fuqi magjike. Por jo çdonjëri e lavdëroi shpikjen e re. Në vitin 1856, mbreti i Napolit ndaloi bërjen e fotografive, ndoshta ngaqë disa mendonin se ishte «sy i keq». Kur pa një dagerotip, piktorifrancez Pol Delarosh tha: «Që sot, piktura mori fund.» Shpikja shkaktoi ankth të madh mes piktorëve që e shihnin fotografinë si rrezik për të ardhurat me të cilat siguronin jetesën. Një reporter shprehu frikën e disave kur tha: «Fakti që fotografia prezanton një imazh tamam siç është në të vërtetë, mund të zhdukë konceptin që ka secili për të bukurën.» Përveç kësaj, fotografitë u kritikuan sepse, duke paraqitur me një realizëm të vazhdueshëm gjërat, zhdukën iluzionet për të bukurën dhe rininë, iluzione që njerëzit i kishin shumë për zemër.

5. Dageri kundër Talbotit Uilliam-Henri Foks Talboti, fizikani anglez, besonte se fotografinë e kishte shpikur ai dhe u çudit nga lajmërimi për shpikjen e Dagerit. Talboti kishte vënë fletë letre të veshur me klorur argjendi në një camera obscura. Që pamja të ishte më e qartë, e kishte lyer me dyll negativin që doli, e kishte vënë mbi një fletë tjetër të lyer me klorur argjendi, dhe pastaj e kishte lënë në diell. Si rezultat doli një fotografi si origjinali. Ndonëse në fillim procesi i Talbotit ishte më pak popullor dhe me cilësi më të dobët, doli se kishte potencial më të madh. Ai proces lejonte të shumëfishoheshin kopje të tjera nga një negativ i vetëm, dhe kopjet në letër ishin më të lira e më të lehta për t’u mbajtur sesa dagerotipat e brishtë. Fotografia moderne ende bazohet në procesin e Talbotit, kurse dagerotipi, pavarësisht nga popullariteti i fillimit, avash-avash shkoi drejt fundit. Niepsi, Dageri dhe Talboti nuk ishin megjithatë të vetmit rivalë që luftonin për të fituar titullin e «babait» të fotografisë. Pas lajmërimit për Dagerin në vitin 1839, të paktën 24 burra—që nga hemisfera veriore në Norvegji, e deri në hemisferën jugore në Brazil— dolën duke shpallur se tashmë e kishin shpikur fotografinë.

6. Ndryshimet drastike që solli fotografia Një reformator social, Jakob-August Risi, e pa shpikjen e fotografisë si një rast të shkëlqyer për t’ia drejtuar vëmendjen publikut te varfëria dhe vuajtjet. Në vitin 1880 filloi të fotografonte natën lagjet e varfra të Nju- Jorkut, duke përdorur pluhur magnezi që digjej në një tigan të nxehtë për të krijuar fleshin, një metodë kjo e rrezikshme. Dy herë i vuri flakën shtëpisë ku punonte, dhe një herë i morën zjarr rrobat e trupit. Është thënë se fotografitë e tij kanë qenë një arsye pse presidenti Teodor Rusvelt ndërmori një sërë reformash sociale kur hyri në Shtëpinë e Bardhë. Ndikimi mbresëlënës i një serie me fotografi panoramike nga Uilliam Henri Xheksoni, nxiti po ashtu Kongresin e Shteteve të Bashkuara, që në vitin 1872 ta bënte Jelloustonin Parkun e parë Kombëtar në botë.

Page 15: fizika ne jeten e perditshme ..

Mikroskopi 1. Mikroskopi është një paisje

optike. I zmadhon objektet tejet të vogla dhe që nuk mund të shihen nga syri i njeriut. Shkenca që merret me hulumtimin e objekteve të imta quhet mikroskopí, dhe emërtimi mikroskopik do të thotë tejet i vogël, shumë i imët, që kërkon një mikroskop për t´u shqyrtuar.

2. Konsiderohet se mikroskopin e parë, e zbuluan vëllezërit holandez Zaharjas dhe Hanes Jansenne nga fundi i shekullit XVI, por ata nuk ia dhanë emrin mikroskop. Këtë e bëri disa kohë më vonë italiani Xhovani Faber në vitin 1625. Persosjes së mëtejme i ndihmoi holandezi Antonius Van Levenhuk(1632-1723).

3. Duke u marrë me gdhendjen e thjerrëzave ai konstruktoi një numër të konsiderueshëm mikroskopësh. Në këtë mënyrë ai për herë të parë vështroi mikroorganizmat, bakteriet, këpurdhat në ambiente të ndryshme si uji i shiut, pështyma, jashtëqitja etj. Njëkohësisht ai vërejti edhe rruzat e kuqe të gjakut, qelizat dhe spermatozoidet. Mikroorganizmat e zbuluar Levenhuku i vizatoi me kujdes dhe ia dergoi Akademisë Mbreterore në Londër. Mikroskopi i cili përdoret sot u paraqit nga fundi i shekullit XIX me përsosjen graduale të sistemit të tij mekanik dhe optik.

4. Ekzistojn dy lloje te mikroskopave me fushë te ndriçuar dhe elektronik. Sot, per nevojat hulumtuese ne mikrobiologji shfrytëzohen gjashte tipe te mikroskopave pesë prej të cilëve janë me fushë të ndriçuar. Zmadhimi i figurave behet nepermjet sistemit te thjerrezave optike dhe rrezeve të drites, ndersa i gjashti eshte miroskop elektronik i cili ne vend te drites natyrore shfrytezon tufe elektronesh me gjatesi valesh te shkurta.

5. Prej ketyre mikroskopave permendim : Mikroskopi me fushë të ndriçuar Mikroskopi me fushë të errët të të parit Mikroskopi ultra violet Mikroskopi floreshent Mikroskopi në fazë kontraste Mkroskopi elektronik

6. Mikroskopi optik Mikroskope të lehta (LM) Traditional (LM qëndron për (EN) mikroskop dritë) është thjeshta. Nëpërmjet lentes magnetike imazhin e

Page 16: fizika ne jeten e perditshme ..

mostrës, ndriçuar me dritën në vargje të dukshme fantazme. Kjo mund të jetë e thjeshtë (me një sistem lente apo edhe një objektiv të vetëm),dhe mund të arrijnë ndriçim per shembull nga prapa, duke kaluar përmes (drita transmetohen), ose të reflektohet (drita reflektohet ). Mikroskopi lejon por imazhet e subjekteve gjenden afërsisht në mes te dimensioneve milimetër dhe mikrometër, edhe tek qeniet e gjalla. Shembujt e parë të zmadhimit optik që datojnë mijëra vjet dhe te qytetërimit Mesopotamian.

7. Në 1648 Leeuwenhoek Antoni ka vëzhguar dhe i përshkroi mikroorganizmat të shumta, duke përdorur një mikroskop të thjeshtë, fillimisht me disa zgjerime dhe duke e përmirësuar pastaj deri në disa qindra (275 gjetur, mori 500). Në vitin 1665, Robert Hooke, duke përdorur një formë shumë rudimentare te mikroskopit kompleks optik me një fuqi të kufizuar të zmadhimit dhe duke vënë në dukje, përshkroi për herë të parë karakteristikat qelizore të gjithë strukturën e jetesës.

8. * OPTIK 9. Mikroskop me dritë të transmetueshme

Ashtu si në modelet e parë e van Leeuwenhoek është një objektiv i thjeshtë apo sistem lente (shpesh një çift) me një gamë e mbështet për mostër dhe një sistem bazë të optikë për të zhvendosur fokusin.

10. Mikroskop me dritë te reflektuar Si e mëparshme, ndriçim në këtë rast është e para apo anë, rasti tipik është okular në përdorim contafili filatelia dhe kontrollin e fije tekstile.

11. Mikroskopi optik Mikroskope të lehta (LM) Traditional (LM qëndron për (EN) mikroskop dritë) është thjeshta. Nëpërmjet lentes magnetike imazhin e mostrës, ndriçuar me

dritën në vargje të dukshme fantazme. Kjo mund të jetë e thjeshtë (me një sistem lente apo edhe një objektiv të vetëm),dhe mund të arrijnë ndriçim per shembull nga prapa, duke kaluar përmes (drita transmetohen), ose të reflektohet (drita reflektohet ). Mikroskopi lejon por imazhet e subjekteve gjenden afërsisht në mes te dimensioneve milimetër dhe mikrometër, edhe tek qeniet e gjalla. Shembujt e parë të zmadhimit optik që datojnë mijëra vjet dhe te qytetërimit Mesopotamian. Në 1648 Leeuwenhoek Antoni ka vëzhguar dhe i përshkroi mikroorganizmat të shumta, duke përdorur një mikroskop të thjeshtë, fillimisht me disa zgjerime dhe duke e përmirësuar pastaj deri në disa qindra (275 gjetur, mori 500). Në vitin 1665, Robert Hooke, duke përdorur një formë shumë rudimentare te mikroskopit kompleks optik me një fuqi të kufizuar të zmadhimit dhe duke vënë në dukje, përshkroi për herë të parë karakteristikat qelizore të gjithë strukturën e jetesës.