Farmakologji me toksikologji

24

Transcript of Farmakologji me toksikologji

Page 1: Farmakologji me toksikologji

Shkolla e mesme e mjekësisë ELENA GJIKA

Materiali mësimor për lëndën Farmakologji me toksikologji , klasa XII{ shënime të marra nga profesori i lëndës – shtator 2011 / qershor 2012 }

Profesor : Labinot Shaqiri Nxënësja : Hyllore Imeri

1

Page 2: Farmakologji me toksikologji

HYRJE NË FARMAKOLOGJI

Me termin farmakologji kuptojmë studimin e veprimit të substancave kimike në organizmin e gjallë, e në veçanti efektet biokimike e fiziologjike , mekanizmat e

absorbimit, distribuimit, biotransformimit, të veprimit, e eliminimit. Rjedhë nga dy fjalë greke : farmakon – bar, dhe logos – studim. Substancat kimike të jashtme që janë të afta të modifikojnë sistemet biologjike në një mënyrë relativisht selektive njihen si barna. Farmakologjia bazohet në disiplinat kryesore të saj: farmakokinetikën, farmakodinamikën, farmakoterapinë, dhe toksikologjinë.

Origjina e barnave Barnat në përgjithësi kanë këto lloje të origjinave : bimore ( çajërat ), shtazore ( preparatet insulinike dhe vaji i peshkut ) dhe minerale ( vitaminat, Na, K, Ca ).Barnat e përdorura për mjekimin e sëmundjeve janë të natyrës së gjallë dhe jo të gjallë, rëndom të thara, mirëpo edhe bimë të freskëta ose pjesë të tyre. Ato mund të përmbanin substanca me veprim mjekues ( terapeutik ) , por edhe substanca me veprim helmues ( toksik ). Në mënyrë që prodhimet me veti mjekuese nga bota bimore të mbeteshin në dizpozicion gjatë tërë vitit – qysh herët u arrit që ato të bëhen të qëndrueshme përmes zhytjes në vaj bimor ose alkool, por edhe përmes tharjes. Me tharjen e një bime ose një prodhimi bimor, përkatësisht shtazor fitohet një drogë. Me zhytjen e bimëve ose pjesëve të tyre në alkool ( etanol ) krijohen tinkturat. Me këtë rast përmes alkoolit ekstraktohen substancat përbërëse me veprim farmakologjik. Tinkturat nuk përmbajnë tërë spektrin e substancave të cilat gjenden në përbërjen e bimës ose të drogës, por vetëm ato që treten në alkool. Substanca të këtilla në rastin e tinkturës së opiumit janë alkaloidet si morfina, kodeina, noskapina, papaverina, narceina, etj. Qëllimet e izolimit të përbërësve në formë të pastërt janë:

- identifikimi i substancës ose substancave përbërëse vepruese;- analiza e veprimit biologjik të substancave përbërëse veç e veç, dhe analiza e

fatit të tyre në organizëm;- caktimi i dozave ekzakte dhe konstante për terapi;- mundësia e sintezës kimike;

2

Page 3: Farmakologji me toksikologji

Në kuptimin e gjerë barnat definohen si substanca kimike të jashtme të cilat veprojnë në organizmin e gjallë në aspektin e prevencës, diagnozës, dhe tretmanit të sëmundjeve. Kimikisht nuk ka ndonjë dallim mes ushqimit, barit, dhe helmit, por dallimi mes tyre qëndron në sasinë e marrë në organizëm. Sepse një substancë në sasi të caktuar mund të shërbejë si ushqim, si bar, ose si helm.

FORMAT E BARNAVE

Sipas konsistencës format farmaceutike i klasifikojmë :- të lëngëta,- të buta,- të forta.

Format medikamentoze të lëngëta janë :

- tretësirat medicinale,- losionet,- suspensionet,- emulsionet,- pikat ( gutte ) e ndryshme,- tinkturat,- ekstraktet ujore,- injeksionet,- infuzionet,- klizmat.

Losionet janë preparate të lëngëta medikamentoze për përdorim të jashtëm. Aplikohen në lëkurë pa fërkuar. Si konstituent zakonisht shfrytëzohet uji, alkooli, përzierja e ujit me alkool me ose pa glicerol.

Ekstraktet ujore janë forma të lëngëta të barnave të cilat përgatiten me anë të ekstraktimit të substancave shëruese nga drogat me ujë. Varësisht nga mënyra e ekstraktimit dallojmë infuzet, dekoktet, dhe maceratet.Infuzet ( përvalesat ) janë ekstrakte ujore të drogave për përdorim të brendshëm të cilat përgatiten me anë të përvalimit të drogës me ujë të ngrohtë. Dekoktet janë ekstrakte ujore për përdorim të brendshëm ( valesa ) që përgatiten me ekstraktim të drogës me ujë në temperaturë të lartë.Maceratet janë ekstrakte ujore të drogave të cilat përgatiten me ekstraktimin e drogës me ujë në temperaturë të dhomës. Maceratet përgatiten me ujë, temperatura e të cilit është 15 °C. Droga qëndron në të 30’ , me përzierje të kohëpaskohshme dhe në fund macerati kullohet.

3

Page 4: Farmakologji me toksikologji

Klizmat Klizmat janë preparate të lëngëta që aplikohen në rektum me anën e shiringës me balon prej gome. Para se të aplikohen duhen ngrohur në temperaturë të trupit. Dallojmë tri lloje të klizmave :

- mjekuese,- ushqyese,- pastruese.

Format e buta ( apo gjysmë të ngurta ): - pomadat,- kremërat,- pastat,- supostet,- globulet vaginale,- pilulat ( opsolet ), dhe- sapunët mjekues.

Pomadat ( unguenta – ung. )Pomadat janë preparate të buta të barnave për përdorim të jashtëm , për shërimin e lëkurës, mukozave, dhe plagëve. Përmbajnë substanca shëruese ose mbrojtëse të tretura në eksipientë të përshtatshëm. Sipas nevojave përgatiten edhe sterile ( pomadat për sy ). Pomadat shëruese përbëhen nga dy pjesë:

- substancat shëruese , të cilat mund të jenë pluhura ose lëngje, dhe- konstituenci ose formuesi ( eksipienti, vehikulumi ).

KremëratJanë preparate medikamentoze të buta për përdorim të jashtëm. Përbëhen nga emulsioni i ujit me ndonjë bazë stearate, ose ndonjë bazë tjetër. Mund të aplikohen edhe në pjesët e lëkurës me qime, sepse lehtë mund të hiqen me ujë të nxehtë. Destinohen për të mbrojtur lëkurën nga ndikimet e jashtme, për ta rregulluar dhe për ta mbajtur elasticitetin e lëkurës, për ta ushqyer lëkurën ( kremërat vitaminoze ) , për të maskuar njollat në lëkurë. Dallojmë kremërat e thata dhe ato të yndyrshme.

PastatJanë preparate të barnave për përdorim të jashtëm.Kanë konsistencë më të fortë se pomadat, sepse përmbajnë sasira më të mëdha të pluhurave se sa pomadat ( rreth 50 % ). Varësisht nga konsistenca dallojmë :

- pastae durrae ( të forta),- pastae malles ( të buta ).

Pjesët e lëkurës me qime nuk duhet lyer me pasta, sepse ato vështirë pastrohen .

4

Page 5: Farmakologji me toksikologji

SupostetJanë preparate të barnave të dozuara për aplikim rektal. Zakonisht kanë formë cilindrike me majë ose formë konike. Në temperaturë të dhomës janë me konsistencë gjysmë të ngurtë ndërsa në temperaturë trupore shkrihen. Në formë të suposteve jepen barnat për veprim lokal në mukozën rektale dhe barnat me veprim sistemik.

Globulet vaginaleJanë preparate të dozuara të barnave të dedikuara për aplikim vaginal. Zakonisht kanë formë të rrumbullakët ose konike. Globulet në formë vezore quhen ovula.Në temperaturë të dhomës janë të forta, ndërsa në vaginë shkrihen.

Format e forta medikamentozeNë këtë grup bëjnë pjesë:

- pluhurat,- tabletat, dhe- llojet e veçanta të tabletave ( tabletat duplex, triplex, multiplex, drazhetë,

efervetat, lingualetat, oribletat, solubletat, filmtabletat, etj. ).

MËNYRAT E APLIKIMIT TË BARNAVE

Aplikimi i barnave në organizëm bëhët në dy rrugë kryesore :- lokale ( topike ), dhe - të përgjithshme ( sistemike ).

Aplikimi lokalKjo rrugë përfshin aplikimin e barit në membranat e mukozave ( orale, konjuktivale ), në lëkurë, dhe në sipërfaqet e tjera epiteliale. Aplikimi lokal i barit është edhe në rastet kur jepet me qëllim të veprimit lokal, pra në një pjesë të caktuar të trupit ( anestezioni lokal ) , qoftë me injektim ose në formë aerosoli. Qëllimi i këtij aplikimi është që të përkufizojë aktivitetin e barit vetëm në vendin e aplikimit.

Aplikimi sitemikKur një bar aplikohet me qëllim që të absorbohet dhe të shpërndahet në tërë organizimin thuhet se është aplikuar me rrugë sistemike. Në mënyrë të përgjithshme kjo rrugë e aplikimit ndahet në atë :

- enterale, dhe- parenterale.

5

Page 6: Farmakologji me toksikologji

Rrugët enterale Me këto rrugë orale ( per – os ) dhe rektale ( per – rectum ) bari futet në traktin

gastrointestinal.

Rruga orale Kjo është rrugë mjaft e sigurtë e dhënies së barnave për veprim sistemik. Barnat që merren per – os në pjesën më të madhe absorbohen nga zorrët e holla, mirëpo ka substanca që absorbohen edhe nga stomaku ( p.sh. një sasi e aspirinës ). Është rrugë e sigurtë

sepse të sëmurët që mund të jenë alergjikë reagojnë me ashpërsi më të vogël, se sa që do të reagonin po të ishte marrë bari me rrugë të tjera. Është rrugë mjaft ekonomike sepse tabletat dhe kapsulat kushtojnë shumë më pak se sa injeksionet të cilat duhet t’ i aplikojë personeli mjekësor. Kjo rrugë ka edhe mangësitë e veta p.sh. irritimi i mukozës gastrite. Ky efekt iritues mund të zbutet nëse këto barna jepen pas ose gjatë ushqimit. Mangësi është edhe vështirësia e dhënies së barnave në këtë rrugë në rastet kur i sëmuri është pa vetëdije ose kur ka vjellje.

Rruga bukale dhe sublingualeKjo rrugë enterale s’ aplikohet shpesh, mirëpo është e shfrytëzueshme në rastet kur bari duhet t’ i shmanget kalimit të parë nëpër mëlqi, për shkak të metabolizmit të lartë që mund të ndodhë në këtë rast. P.sh. : nitroglicerina që jepet tek ataku anginoz dhe në rastet kur është i nevojshëm veprimi i barit në mukozën orale sepse nëse jepet per – os do të jetë plotësisht jo efektiv , sepse gjatë kalimit të parë nëpër mëlqi metabolizohet 100 %.

Rruga rektaleBarnat nganjëherë jepen per – rectum, në formë farmaceutike të butë si suposte ose në formë tretësire si klizma. Kjo rrugë shrytëzohet kur aplikimi per – os është i pamundshëm, ose i vështirësuar , si dhe me qëllim të veprimit lokal ( barnat kundër hemoroideve ) . Nëpërmes kësaj rruge bari i shmanget veprimit të aciditetit dhe fermenteve të lëngut gastrik si dhe metabolizmit gjatë kalimit të parë nëpër mëlqi.

Rrugët parenteraleAplikimi parenteral i barit është kur bari gjatë hyrjes së parë në qarkullim mënjanon qarkullimin portal (pra, është rrugë jashtë enterale ). Në përgjithësi kjo rrugë zgjedhet

6

Page 7: Farmakologji me toksikologji

kur është i nevojshëm një veprim i shpejtë, ose kur është e nevojshme që bari të mënjanohet nga veprimi i aciditetit dhe i enzimeve gastrointestinale. INJEKTIMI

Nëse dëshirojmë që bari të veprojë me tërësinë e strukturës së tij aktive është esenciale që ai të jepet me anë të injektimit, p.sh. benzilpenicilina. Injeksioni mund të jepet intravenoz ( iv ), intramuskular ( im ), dhe subcutan ( sc ).

Injektimi subcutan – scBëhet në rastet kur bari nuk është iritues i indeve. Është rrugë e zakonshme e dhënies së barnave si insulina. Volumi i injeksionit subcutan është 1ml ose më pak, dhe nuk bën të jetë më shumë se 2ml. Qarkullimi i gjakut në lëkurë është shumë më i vogël sesa në muskuj, prandaj edhe absorbimi është shumë më i ngadalshëm.

Injektimi intramuskular – imBëhet me dhënien e injeksionit në muskuj. Meqënëse qarkullimi i i gjakut në muskul është i mirë, barnat e tretshme në lipide kanë mundësi të difundojnë shumë shpejt nëpër murin e kapilarëve, prandaj edhe absorbimi me këtë rrugë është i mirë. Me këtë rrugë mund të injektohen sasi më të mëdha se sa me rrugë subkutane, dhe është më e përshtatshme për substancat irituese.

Injektimi intravenoz – iv Barnat që jepen me këtë rrugë veprojnë shpejt, sepse shpejt e arrijnë koncentrimin e lartë në plazmë. Kjo rrugë është e shfrytëzueshme sidomos te të sëmurët e hospitalizuar kur infuzioni i ngadalshëm iv jep koncentrim të qëndrueshëm të barit. Me të gjitha këto përparësi kjo rrugë ka edhe mangësitë e veta . Efektet anësore me këtë rrugë janë më të shpejta, pastaj nëse injektimi bëhet shumë shpejt mund të shfaqet një koncentrim shumë i lartë i barit, si dhe është e mundshme që në vend të venës të bëhet shpimi i arteries.

InhalacionetInhalimi i aerosoleve aplikohet jashtëzakonisht shumë në trajtimin e sëmundjeve të obstruksionit të rrugëve respiratore , si p.sh. : astma bronkiale. Inhalimi bëhet nga goja, ndërsa absorbimi nga bronkiolet e vogla.

FARMAKOKINETIKA ( http://www.slideshare.net/Hyllore/farmakokinetika ) ;

7

Page 8: Farmakologji me toksikologji

HYRJE NË TOKSIKOLOGJI

Toksikologjia është shkencë që merret me studimin e helmeve, në kuptimin më të gjerë merret me metodat e përftimit të helmeve, vetitë e helmeve, natyrën kimike të tyre, ndikimin në organizmin e gjallë, hulumtimin e tyre në materie të ndryshme, si dhe studimin dhe hulumtimin e metodave për shërimin e të helmuarve.Toksikologjia mjekësore studion ndikimin e helmeve në organizmat e gjallë, e posaqërisht tek njerëzit. Ndërsa kimia toksikologjike merret me hulumtimin e helmeve nga aspekti kimik, si dhe gjurmimin e tyre në materiale të ndryshme. Definicion shkencor plotësisht të vërtetë për helmet nuk është e mundur të jepet, meqënëse helmueshmëria e një substance nuk është ndonjë veti e caktuar, si p.sh. : ngjyra, forma, dhe veti të ndryshme fizike apo kimike. Një substancë në kushte të caktuara mund të jetë helm ndërsa në kushte të tjera mund të mos jetë e tillë. Helmueshmëria e një helmi për njeriun varet prej :

- sasisë absolute të helmit të konsumuar;- koncentrimit;- formën në të cilën është konsumuar;- mënyrës së aplikimit;- rezistencës së organizmit.

Definicion për helmet kanë dhënë shumë autorë të ndryshëm, p.sh. Klaut Bernard : “ Helmet janë substanca të cilat përkah natyra fizike dhe kimike janë të atilla që kur hyjnë në gjak, gjegjësisht në organizmin e njeriut prodhojnë çrregullime të përkohshme ose të përhershme ”.

Sipas Levinit : “ Helmet janë substanca kimike të krijuara jashtë organizmit të gjallë ose ato të cilat i takojmë në qeniet e gjalla të cilat po që se i konsumojmë mund të shkaktojnë nën kushte të caktuara patologji ose vdekje”. Sipas këtyre definicioneve praktikisht nën kushte të caktuara mund të kuptohet se çdo substancë paraqet në realitet helm, dhe mu për këtë arsye që t’ i shmanget këtij lloj klasifikimi Key dhe të tjerët helmet i definojnë kështu: “ Nga aspekti praktik helm mund të konsiderojmë të gjitha ato substanca që të konsumuara në sasira më të vogla se 5 gram ose 5 ml mund të çrregullojnë shëndetin , shkaktojnë patologji, ose vdekjen ”.

Klasifikimi i helmeveHelmet i klasifikojmë sipas natyrës kimike , p.sh. : acide, baza, metale, heterozide.Sipas origjinës : minerale, bimore dhe shtazore.Sipas veprimit fiziologjik: ndikim në SN, helme të gjakut, helme korozive.

8

Page 9: Farmakologji me toksikologji

Mund të klasifikohen edhe sipas metodave të detektimit dhe ndarjes, mirëpo klasifikimi më praktik është ky :

- helmet në formë të gaztë,- helmet që avullojnë lehtë, - helmet minerale, dhe- helmet bimore dhe sintetike.

Mënyrat e hyrjes së helmeve në organizëm dhe veprimi i tyreHelmet në organizëm hyjnë përmes këtyre organeve:

1 me anë të organeve të tretjes ;2 me anë të organeve të frymëmarrjes ;3 me anë të lëkurës, mukozave, dhe subcutan ;4 në bartjen direkt në gjak;

. 1) Me aplikimin e dozave të mëdha të strikninës per-os helmi absorbohet dhe me

anë të sitemit kapilar shkon deri te qelizat e organizmit, të cilat janë të ndjeshme në atë helm dhe nëse është i fortë ai shkakton vdekjen. Rrugët kryesore të jashtëqitjes së këtij helmi janë veshkët dhe mëlqia.

2) Me anë të organeve të frymëmarrjes në organizëm zakonisht hyjnë helmet në formë të gaztë, si : CO, SO2, HCN, dhe H2S, etj. Veprimi është i shpejtë, drejtë e në sistem të kapilarëve, organe dhe në qeliza. Janë ndër kategoritë më të rrezikshme të helmimeve, si: helmimet masovike, luftarake, helmimet në Kosovë nga regjimi serb, etj.

3) Nëpër lëkurë plotësisht të shëndoshë dhe të palënduar vështirë mund të resorbohen helmet. Lëkura e shëndoshë vërtetë është një mbrojtës i mirë nga helmet. Vetëm helmet e gazta dhe ato që avullojnë lehtë mund të resorbohen pjesërisht nëpërmes lëkurës. Sub – cutan janë të njohura rastet e narkomanisë ( morfinomanët ).

4) Hyrja e helmeve direkt në qarkullimin e gjakut është më e rrallë si fenomen dhe atë me anë të injeksioneve iv, e cila paraqet një rrugë shumë të shpejtë të resorbimit dhe arritjes së helmit në sistemin kapilar dhe organet kryesore, si tru, zemër, mëlqi, veshkë, etj.

Mekanizmi i veprimit të helmeve në organizmat e gjallë Ka shumë shpjegime të mekanizmit të veprimit të helmeve në organizëm, por megjithatë këto konsiderohen si hipoteza, por në të shumtën e rasteve mendohet se veprimi i helmeve shkakton çrregullime në gjendjen fiziko – kimike të protoplazmës të qelizave të ndjeshme ( çrregullimi i gjendjes koloidale, permeabilitetit, etj ) , dhe

9

Page 10: Farmakologji me toksikologji

si çrregullim i këtyre funksioneve vjen deri te mosfunksionimi i proceseve të punës së vetë organeve. Për disa helme të caktuara është vërtetuar se ndikojnë në disa grupe të caktuara kimike dhe duke i bllokuar grupet funksionale kimike në strukturën e fermenteve që janë bartës të funksioneve vitale të organizmit.

Simptomat e helmimeveMe simptomat e helmimeve nënkuptojmë pak a shumë shenjat e qarta të çregullimit si pasojë e veprimit të ndonjë helmi të caktuar në funksionet fiziologjike të organizmit. Simptomat e helmimeve dallojnë sipas natyrës dhe sasisë apo koncentrimit të helmit të përdorur, por varen edhe nga faktorët e tjerë. Simptomat nuk do të jenë gjithmonë të njëjta për helmimet akute dhe ato kronike. Disa simptome të përgjithshme janë të përbashkëta për shumë helme , por edhe për shumë sëmundje. P.sh. : vjellja, diarea, dhembja e abdomenit, - këto simptome kanë të bëjnë me helmimet e shkaktuara me

metalet e rënda, halogjenet, nikonitinë, akotininë, P, fenolin, metanolin, etj. Por duhet cekur se këto simpotme janë gjithashtu simptome të sëmundjeve të ndryshme si : gastritit, sëmundjeve të mëlqisë, shumë nga sëmundjeve infektive, etj.

Konvulzionet konstatohen si simptomë tek helmimet me strikninë, solaninë, kokainë, cianide, helmet organofosforike, etj. Por edhe sëmundjet si uremia, tetanosi,

meningjiti, shkaktojnë po të njëjtat simptome. Deliriumi është simptomë e cila shkaktohet nga veprimi i helmeve të grupit të alkaloideve, si bella donna, kokaina, alkooli, arseni, në disa raste edhe benzeni, por duhet të përmendim se të njëjtat simptome i shkaktojnë edhe sëmundjet si epilepsia, meningjiti, etj.Paraliza e përgjithshme dhe parciale vërehet si simptomë tek helmimet me alkaloide të caktuara, si : kurarinë, akonitinë, nikotinë, etj, si dhe tek helmimet me CO, zhivë, arsen, Pb, e sidomos me helmet organofosforike. Por, simptome të ngjashme hasim edhe te sëmundjet , si : uremia, tumorët e trurit, meningjiti, etj. Dyshimi për ndonjë helmim akut lind atëherë kur te një person përndryshe plotësisht i shëndoshë manifestohen simptomet e përmendura më lart.

Ndihma e parë tek helmimet dhe antidotët ( antihelmet )

Në rast të helmimit në rend të parë duhet të veprojmë kështu: - nxjerrja urgjente e helmit nga organizmi,- ndërrimi sa më parë i natyrës së helmit ( bashkëdyzim i patretshëm ),- helmit të mos i bëhet e mundur të futet në gjak dhe në qarkullimin e tij,

10

Page 11: Farmakologji me toksikologji

- duhet të veprohet që helmi të mos vijë deri te qelizat dhe organet që mund ta shkaktojë shumë shpejt vdekjen.

Shumë helme e kanë një veti të përbahkët : që vetë shkaktojnë vjellje ( emecion ) , dhe mu për këtë arsye duke iu falënderuar kësaj vetie organizmi spontanisht lirohet pjesërisht nga një pjesë e helmit, por që nuk mjafton dhe duhet vepruar me metoda të ndryshme, si duke shkaktuar vjellje, dhe duke i bërë shpërlarje lukthit. Mënyrat se si të ngacmohet vjellja janë të ndryshme, p.sh. : të konsumohet pak ujë i ngrohtë me vaj, ose me kripë, etj. Metoda më e mirë që helmi të hudhet jashtë është shpërlarja e lukthit, por që nuk është aq e thjeshtë si ngacmimi i vjelljes, dhe për këtë metodë kërkohet një praktikë paksa e gjatë. Materialin ( që është hedhur jashtë nga lukthi ose është nxjerrë me shpërlarje ) duhet ruajtur meqenëse mund të shërbejë si konfirmim i helmimit.Përveç tentimit me ngacmim të vjelljes , dhe shpërlarjes të lukthit personave të helmuar iu jepen edhe antidotë të caktuar që mund të jenë të dobishëm. Antidotët mund të jenë :

- fiziologjikë, dhe- kimikë.

Antidotët fiziologjikë bazohen në antagonizmin në mes të helmeve, p.sh. : tek helmimi me ezerinë aplikohet antidoti fiziologjik : atropina, ndërsa tek helmimet me barbiturate përdorët antidoti : strikninë.

Antidotët kimikë bazohet në proceset kimike dhe fiziko – kimike, p.sh. : te helmimet me acide jepet si antidot ndonjë bazë e butë, p.sh. : MgO ( i cili e neutralizon acidin ). Andtidotët duhet të jepen sa më parë derisa helmi gjendet në lukth, meqenëse kur ai të depërtojë në gjak dhe qarkullim do të arrijë deri tek qelizat e indeve, dhe organeve dhe do të jetë shumë vonë.Që një antidot të jetë i efektshëm duhet t’ i plotësojë këto kushte:

- sa më shpejt të neutralizojë helmin ose ta shndërrojë në një bashkëdyzim më pak aktiv ose më pak të rrezikshëm;

- natyra e antidotit të jetë e tillë ashtu që të mund të aplikohet në sasira të mëdha në organizëm pa lënë pasoja serioze për shëndet.

FARMAKODINAMIKA

Farmakodinamika mund të definohet si diciplinë e farmakologjisë e cila studion mekanizmat e veprimit të barnave dhe efektet e tyre biokimike, fiziologjike, dhe farmakologjike. Efekti i barnave në indet e dedikuara është rezultat i interaksionit mes molekulave të barnave dhe qelizave ( pjesëve të qelizave ) nga të cilat është i formuar ai ind.

11

Page 12: Farmakologji me toksikologji

Llojet e veprimit të barnaveBarnat kanë disa lloje të veprimeve :

- veprimi kryesor,- veprimi anësor, - veprimi etiologjik, - veprimi simptomatik,- veprimi substituiv,- veprimi i drejtpërdrejtë,- veprimi i tërthortë,- veprimi stimulues ( eksitues ),- veprimi deprimues ( inhibitor ),- veprimi selektiv, dhe- veprimi specifik.

Veprimi kryesor dhe ai anësor janë të lidhur mes vete dhe kalimi nga njëri në tjetrin shpesh herë varet nga doza e dhënë.Veprimi kryesor është i rëndësishëm për tretmanin terapeutik, mirëpo përkrah këtij apo këtyre veprimeve kryesore barnat shpesh herë japin edhe veprime anësore, që në të shumtën e rasteve janë të padëshirueshme në tretmanin terapeutik. Terapia etiologjike ose kauzale është kur bari veprion në shkaktarin e sëmundjes, ndërsa terapia simptomatike është kur bari zbutë ose heqë simptomat e sëmundjes, p.sh. : veprimi kauzal i antimikrobikëve , - të cilët shkatërrojnë shkaktarët e sëmundjes, ndërsa veprimi simptomatik i antipiretikëve si terapi e cila zbutë ose heqë hiperpireksinë duke mos vepruar në shkaktarin e sëmundjes. Terapia substituive ose zëvendësuese është kur bari i dhënë zëvendëson ndonjë produkt i cili në kushte normale sintetizohet në organizëm. P.sh. : terapia hormonale.Veprimi i drejtpërdrejt ose primar shfaqet nga organi në të cilin bari vepron drejtpërdrejt, p.sh. : veprimi i glukozideve në zemër. Ndërsa veprimi i tërthortë ose sekondar është shtimi i diurezës për shkak të rritjes së forcës kontraktuese të miokardit, dhe përmirësimit të qarkullimit renal.Nëse veprimi i barit shkon në drejtim të stimulimit të funksionit të ndonjë organi quhet veprim stimulues ose eksitues, p.sh. : veprimi stimulues i oksitocinës në muskulin e mitrës; ndërsa nëse e deprimon atë quhet veprim deprimues ose inhibues, - p.sh . : anestetikët e përgjithshëm deprimojnë funksionet e SNQ – së. Barnat gjithashtu mund të kenë veprime selektive dhe specifike të cilat të shumtën e rasteve janë të lidhura mes vete.

12

Page 13: Farmakologji me toksikologji

Veprimi selektiv i barit bëhet vetëm në një ind, organ, ose në një lloj qelizash ( antimikrobikët që veprojnë vetëm në mikroorganizma ) , ndërsa veprimi specifik është veprimi i barit kryen funksion të veçantë ( insulina ).

Mekanizmi i veprimit të barnave Ky është mjaft i komplikuar , dhe në disa raste nuk është i njohur. Duke u bazuar në mekanizmin e veprimit përmes receptorëve farmakologjikë ose jo barnat ndahen në dy tipe kryesore: 1. barnat që veprojnë përmes receptorëve farmakologjikë, - veprojnë në koncentrime të ulëta, inter-reagojnë me receptorët specifikë, shfaqin marrëdhënie strukturë – aktivitet, mund të antagonizohen me antagonistë specifikë. Shembujt janë : opiatet, acetikolina, adrenalina, histamina, etj.2. barnat që nuk veprojnë përmes receptorëve farmakologjikë, - veprojnë në koncentrime të larta, nuk inter-reagojnë me receptorë specifikë, nuk tentojnë të shfaqin marrëdhënie strukturë – aktivitet, nuk kanë antagonistë specifikë. Shembuj janë : anestezikët e përgjithshëm, etri ( haletani ), diuretikët ( tiazidet ), dhe përqarësit e membranave qelizore ( deterxhentët ).

Inter – reaksioni bari – receptor Receptorët farmakologjikë janë makromolekula me vende speciale ku vendosen substanca specifike, p.sh. : barnat ( ligandet ). Receptorët më të rëndësishëm janë të natyrës proteinike, që si funksion normal kanë lidhjen e substancave endogjene, veçanërisht të hormoneve, neurotransmiterëve, enzimave metabolike ( acetil kolinë esteraza ) , proteinave të involvuara në proceset transportuese ( Na + / K + / ATP – aza ). Lidhja bari – receptor shpie në ndërrime në makromolekulë e cila nis vargun e reaksioneve që rezulton me reagimin e indit ose të organit, p.sh. : kontraksioni i muskulaturës së lëmuar, sekretimi i gjëndrrave, etj. Në këtë kontekst ne duhet të dijmë edhe definimin e disa termeve ( afinitet, efikasitet, antagonist, dhe agonist ) të rëndësishme që kanë të bëjnë me barnat dhe receptorët. Afiniteti i barit është aftësia e tij që të lidhet për receptorët, ndërsa efikasiteti është aftësia për të dhënë efektin ose për të nisur vargun e reaksioneve. Afinitet kanë agonistët dhe antagonistët, ndërsa efikasitetin zakonisht e kanë agonistët. Ndërkaq për antagonistët thuhet se nuk kanë efikasitet , por lidhen për receptorët, i okupojnë ata, dhe nuk lejojnë lidhjen e agonistit. Antagonisti është bar ( hormon, transmiter i cili

13

Page 14: Farmakologji me toksikologji

kombinohet me receptorin e tij specifik, e deaktivizon atë, dhe inicon efektet të cilat pasojnë më vonë ). Antagonisti është substancë që interferon në veprimin e agonistit. Antagonisti i pastërt nuk shfaq kurrfarë veprimi , por vetëm interferon në veprimin e një agonisti, ku si shembull mund të shërbejë antagonisti i morfinës – naloxoni.

Distribuimi i receptorëve farmakologjikëReceptorët farmakologjikë janë klasifikuar dhe janë emërtuar në bazë të agonistëve të tyre kryesore, në :

- receptorë të brendshëm, që aktivizohen nga substancat endogjene ( p.sh. : receptorët adrenergjikë, dopaminergjikë, kolinergjikë, etj. ), dhe në

- receptorë farmakologjikë të jashtëm që janë emërtuar në bazë të agonistit të parë ekzogjen të përcaktuar që i aktivizon ata ( p.sh. : receptorët opiatë, dhe ata benzodiazepinikë, etj. ).

Karakteristikat themelore të receptorëve farmakologjikë janë:- receptorët farmakologjikë aktivizohen me koncentrime shumë të ulëta të barnave.

Është llogaritur se vetëm 1/ 6000 pjesë e sipërfaqes së qelizës ( më pak se 0, 02% ) është e nevojshme që të mbulohet me molekulat e barit dhe të shfaqet efekti i tij;

- duket se qelizat posedojnë vende të veçanta për lidhjen e molekulave të barnave të caktuara , - marrëdhënia strukturë – aktivitet;

- barnat që posedojnë izomere optike kanë ndryshime të mëdha edhe në aktivitetin e tyre;

- disa ligandë endogjenë veprojnë në më shumë se një tip të receptorëve, p.sh. : adrenalina vepron në receptorët alfa dhe beta adrenergjikë.

Indeksi terapeutik dhe gjerësia terapeutikeIndeksi terapeutik jep të dhëna lidhur me sigurinë e dhënies së barit, mirëpo nuk jep të dhëna për rastet e veçanta të reagimit abnormal të organizmit , si : reagimi me

alergji, ose për idiosinkrazi. Indeksi terapeutik shprehet me këtë raport : Ind. teraputik = LD 50 / ED 50

LD50 është doza letale ( vdekjeprurëse ) që mbytë 50 % të shtazëve të cilave iu jepet bari. Ndërsa ED 50 është doza efektive në 50% të shtazëve eksperimentale laboratorike. Sa më e lartë të jetë vlera numerike e indeksit terapeutik është e besueshme se edhe bari do të jetë i sigurtë. Për barin asnjëherë nuk mund të thuhet se është plotësisht i

14

Page 15: Farmakologji me toksikologji

sigurtë, megjithatë disa barna janë më të sigurta se sa të tjerat, si në shembullin kur ato kanë indeks të lartë terapeutik.

Gjerësia terapeutike Që barnat të shpehin veprimin e tyre është e nevojshme që në gjak të arrihet koncentrimi i caktuar terapeutik. Ky koncentrim ka diapazonin që nga koncentrimi minimal në të cilin fillon veprimi terapeutik e deri te koncentrimi maksimal që nuk shprehë efekt toksik, dmth. koncentrimi më i lartë i tolerueshëm mbi të cilin fillon veprimi toksik. Gjerësia terapeutike është diapazoni mes dozës minimale vepruese dhe dozës maksimale të tolerueshme. Gjerësinë terapeutike ndryshe mund ta quajmë edhe si dritare terapeutike.

Efektet e padëshirueshme të barnaveTë gjitha barnat përveç efekteve farmakologjike të dëshiruara kanë edhe efekte të padëshirueshme ( efekte anësore ). Këto efekte në pikëpamje terapeutike janë të padëshirueshme , por në pikëpamje farmakologjike shpesh janë të pashmangshme. Sipas një klasifikimi të gjerë efektet anësore ndahen në dy grupe :1) në ato të cilat mund të parashihen nga farmakologjia e njohur e barit ose e

përzierjes së barnave, 2) në ato që s’ mund të parashihen nga njohuritë për farmakologjinë e barit.

Reaksionet që mund të parashihen janë relativisht të zakonshme dhe zakonisht jo shumë serioze, por që mund të jenë të papëlqyeshme.

Një klasifikim tjetër më komplet është : - efekte anësore nga mbidozimi,- intoleranca, - idiosinkrazia,- efekte teratogjene,- hipersensibiliteti.

Efektet anësore të barnave nga mbidozimiKëto lidhen me prezencën e sasive të mëdha të barit në organizëm. Është me rëndësi të dihet se të gjitha barnat janë helme potenciale mirëpo disa janë më helmuese se të tjerat. Siguria e barit kur kemi të bëjmë me mbidozim varet nga madhësia e gjerësisë terapeutike. Mbidozimi mund të jetë absolut dhe relativ.

IntolerancaKjo dmth se doza normale terapeutike te shumica e individëve jep efektin e dëshiruar, ndërsa te një pakicë ajo mund të japin efekt të lartë ose të ulët.Efekti më i madh është për shkak të intolerancës, ndërsa efekti më i vogël është për shkak të tolerancës.

15

Page 16: Farmakologji me toksikologji

IdiosinkraziaKy është reagim abnormal i organizmit ndaj barnave për shkak të disa abnormaliteteve të individit, p.sh. : apnea e zgjatur pas suksanmetoniumit që lidhet me prezencën e një kolinesteraze atipike.

Efektet teratogjeneBarnat të cilat e dëmtojnë embrionin por që nuk e mbysin quhen barna teratogjene. Këto janë disa barna për të cilat është bërë identifikimi pozitiv teratogjen, si : talidomidi, androgjenet, tetraciklinat, etj.

Tretmani i shokut anafilaktikTretmani i reaksionit të rëndë akut anafilaktik duhet të jetë i shpejtë dhe barnat e nevojshme duhet të jenë pranë dorës, si : adrenalina, kortikosteroidet ( glukokortikoidet ), dhe antihistaminikët ( H1 – bllokatorët ). I sëmuri duhet të shtrihet horizontalisht ,

qoftë në karriken stomatologjike ose në dysheme. Nëse është prezent deprimimi respirator duhet të jepet O2, ose respiracioni gojë më gojë. Pas kësaj jepet adrenalinë 0,5ml ( 0,1mg/ml ), në formë injeksioni im ( asnjëherë iv ). Kjo duhet të pasohet me hidrokortizon 100 mg intravenoz. Dozat tjera të adrenalinës mund të jepen sipas nevojës në intervale prej 5 minuta, derisa të fillojë tërheqja e simptomave. Doza maksimale është rreth 1,5ml në periudhën prej 15 minutave. Adrenalina nuk jepet në enë të gjakut, sepse nëse jepet në venë mund të shkaktojë febrilacion ventrikular që është fatal. Çrregullimi kryesor që shihet tek shoku anafilaktik është dilatimi dhe rritja e permeabilitetit vaskular si dhe spazmi i muskujve të trungut bronkialë.

Adrenalina me veprimet vazokonstriktore dhe bronkodilatatore që posedon vepron si antagonist fiziologjik i këtyre efekteve duke iu kundërvënë veprimit potencial letal të shkaktuar nga histamina dhe substancat tjera aktive farmakologjike që lirohen në mënyrë eksplozive gjatë reaksionit anafilaktik. Pra, adrenalina është linja e parë e mbrojtjes. Por, gjithashtu edhe hidrokortizoni 100 mg iv, është me rëndësi të madhe. Hidrokortizoni nuk prevenon shfaqjen e reaksionit antigjen – antitrup por vetëm vepron në mbrojtjen e qelizave nga përfundimi i keq i këtyre reaksioneve imunologjike. Antihistaminikët mbeten si barna të linjës së III , sepse H1 bllokatorët nuk i

16

Page 17: Farmakologji me toksikologji

antagonizojnë efektet e substancave tjera përveç ato të histaminës. Nëse reaksioni nga hyrja e alergjenit nuk është aq akut mund të shfrytëzohet një linjë tjetër e tretmanit. Në këtë rast si bari i linjës së I të mbrojtjes jepet hidrokortizoni dhe pastaj antihistaminiku. Antihistaminikët duhet të jepen parenteral p.sh. : klorfenilamina 10-20 mg im. Nëse këto masa nuk veprojnë gjithmonë adrenalina do të ketë vlerën e vet.

FARMAKOLOGJIA E SNQ

Barnat antipsikotike Ky grup i barnave mund të quhet edhe neuroleptikë. Në pikëpamje farmakologjike karakterizohen si antagonistë kompetitivë ( konkurues ) të receptorëve dopaminergjikë. Megjithëse këta kanë veprim antagonistë edhe në receptorët serotoninergjikë, kolinergjikë , dhe adrenergjikë. Si përfaqësues kryesorë të këtyre barnave kemi :

- klorpromazinë,- flufenazinë,- prometazinë,- tioridazinë,- tiotixen,- haloperidol,- klozafinë,- risperidon,- sulpirid,- olanzepinë, etj.

Barnat antipsikotike veprimin e tyre kryesisht e shfaqin duke bllokuar receptorët dopaminergjikë. Këto barna efektin e plotë antipsikotik fillojnë ta japin pas disa javëve edhe pse bllokimi i receptorëve dhe efekti sedues arrihen menjëherë. Këto dy veprime lejojnë që këto barna të aplikohen edhe në emergjencën e çrregullimeve të sjelljes. Shfrytëzimi themelor i antipsikotikëve është në :

- tretmanin e shizofrenisë,- çrregullimet akute të sjelljes, dhe - depresionin psikotik.

Tretmani i gjatë me këto barna shpesh herë është efektiv në prevencën e ataqeve kthyese shizofrenike dhe lejon jetën normale të këtyre të sëmurëve. Për këtë qëllim shpesh herë shfrytëzohen preparatet depo ( me veprim të zgjatur ). Efektet anësore të rëndësishme për shumicën e këtyre barnave janë :

- çrregullimet motorike,- çrregullimet endokrine ( rritja e lirimit të prolaktinës ),- hipotensioni,- tharja e gojës,- të pamurit e turbullt, dhe - fitimi në peshë.

17

Page 18: Farmakologji me toksikologji

Anksiolitikët dhe hipnotikëtAnksioziteti është një gjendje e pakëndshme e tensionimit shpirtëror. Sëmundjet që çojnë në këtë gjendje të shumtën e rasteve janë çrregulllimet mentale. Shkallët e lehta të anksiozitetit nuk kërkojnë tretman terapeutik, mirëpo anksioziteti i rëndë dhe kronik duhet patjetër të trajtohen me anksiolitikë.

BenzodiazepinatJanë barnat më të shfrytëzuara si anksiolitikët që në masë të madhe i kanë zëvendësuar barbituratet dhe meprobamatin, sepse janë shumë më efektive dhe më të sigurta. Si përfaqësues kryesorë të benzodiazepinave kemi :

- diazepamin, - lorazepamin, - klordiazepoksidin,- alprazolamin,- oksazepamin,- klonazepamin,- midazolamin,- flurazepamin.

Veprimi i benzodiazepinave është në rritjen e afinitetit të receptorëve GABA për lidhjen e gabës , dhe në rritjen e shpeshtësisë së hapjes të kanaleve të klorit, kështu që tani do të shkaktohet rritja e hiperpolaritetit të membranës qelizore, dhe inhibimi i përcjelljes nervore.

Veprimet kryesore të benzodiazepinave konsistojnë në :

1) reduktimin e anksiozitetit dhe agresivitetit,2) sedacionin e të sëmurit dhe induksionin e gjumit,3) veprimin antikonvulziv,4) relaksimin muskular.

Për veprimin anksiolitik nga benzodiazepinat e përmendura në praktikën klinike më së shumti shfrytëzohet : klordiazepoksidi , diazepami dhe klonazepami. Nëse benzodiazepinat jepen në doza të larta dhe për kohë të gjatë mund të zhvillohet

varshmëria psiqike dhe fizike. Në këtë rast ndërprerja e përnjëhershme e tyre mund të manifestohet me sindromin e abstinencës, konfuzion, anksiozitet, pagjumësi, dhe tensionim. Efektet anësore të benzodiazepinave janë : përgjumja, konfuzioni, dhe

18

Page 19: Farmakologji me toksikologji

humbja e aftësisë për të mësuar. Nëse merren së bashku me alkool potencojnë veprimin e tyre. Antagonisti i benzodiazepinave është flumazemili , dhe jepet iv.

Anksiolitikët dhe hipnotikët e tjerëPër veprimin anksiolitik , hipnotik, dhe sedues mund të shfrytëzohet edhe zolpidemi, buspirone, barbituratet, kloralhidrati, dhe antihistaminikët ( hidroksizina) , gjithashtu te çrregullimet e lehta të gjumit që posedojnë edhe veprim sedues shfrytëzohen edhe H1

antihistaminikët : difenhidramina dhe prometazina.

AntidepresivëtBarnat antidepresive ndahen në tri grupe kryesore:

1) antidepresivët treciklikë,2) inhibitorët e monoaminooksidazës ( IMAO),3) inhibitorët e rimarrjes së serotoninës.

Antidepresivët treciklikë janë grup i rëndësishën në shfrytëzimin klinik. Përfaqësues kryesorë të këtij grupi janë :

- amitriptilina,- nortriptilina,- imipramina,- doksepina,- maprotilina, etj.

Treciklikët janë efektivë në tretmanin e depresionit të rëndë. Imipramina shfrytëzohet edhe për tretmanin e enurezis nocturna tek fëmijët mbi 6 vjeç sepse jep kontraksion të sfinkterit të brendshëm të fshikëzës urinare. Efektet anësore të treciklikëve janë : tharja e gojës, turbullimi i vizionit, retencioni urinar, obstipacioni, si dhe keqësimi i glukomës dhe epilepsisë.

Inhibitorët e MAOSi përfqësues të këtij grupi kemi :

- fenelzinën,- tranilcipraminën,- izokarboksazidin.

Këto barna bllokojnë enzimin MAO që zbërthen aminat si : noradrenalinë, serotoninë, dhe dopaminë. Si pasojë e këtij

bllokimi këto amina mbeten të pazbërthyera dhe grumbullohen në neruron . Prandaj lirimi i tyre do të jetë më i madh si dhe veprimi në receptorët përkatës do të jetë më i zgjatur. Sugjerohet se pikërisht ky veprim i zgjatur i katekolaminave ka efekt pozitiv në mënjanimin e depresionit. Veprimi i tyre është i menjëhershëm, ndërsa efekti kundër

19

Page 20: Farmakologji me toksikologji

depresionit shfaqet pas dy e më tepër javësh. Jepen në të sëmurët me depresion që s’ reagojnë ose janë alergjikë në treciklikë. Mund të shfrytëzohen edhe për tretmanin e gjendjeve të frikës. Efektet anësore të tyre janë pagjumësia, tharja e gojës, turbullimi i vizionit, retencioni urinar, obstipacioni, dhe në mbidozime edhe konvulzionet.

Inhibitorët e rimarrjes së serotoninësJanë grup i ri i barnave antidepresive që selektivisht inhibojnë rimarrjen e serotoninës, si p.sh. :

- fluoxetina,- fluvoxamina,- paroxetina,- sertrarina,- trazodoni.

Efektet anësore të këtyre barnave janë nauzea, pagjumësia, anksioziteti, disfunksioni seksual, anoreksia, etj. Nuk guxojnë të jepen pas inhibitorëve të MAO së paku gjashtë javë dhe anasjelltas.

Antiepileptikët ( Antikonvulzivët ) Në bazë të faktorit etiologjik epilepsia mund të jetë primare ( kur nuk i dihet shkaktari ), dhe sekondare ( si pasojë e traumës, hipoglikemisë, infeksionit meningeal, dhe si pasojë e abnormaliteteve të zhvillimit ).Barnat që shfrytëzohen për trajtimin e epilepsisë janë :

- fenitoina,- barbituratet,- karbamazepina,- etosuksimidi,- acidi valproik,- benzodiazepinat.

BarbituratetI vetmi barbiturat që shfrytëzohet në tretmanin e epilepsisë është fenobarbitoni. Doza e zakonshme ditore e tij për të rritur është 60-100 mg. Mekanizmi i saktë me të cilin vepron fenobarbitoni nuk dihet. Mirëpo mendohet se në veprimin e tij është i involvuar potencimi i efektit inhibitor të acidit gama aminobutirik.Fenobarbitoni shfrytëzohet te epilepsia e thjeshtë fokale, ajo e tipit grand mal, dhe në konvulzinet febrile në fëmijë. Efektet anësore të fenobarbitonit janë : sedacioni, marramendja, nauzea, vjellja, dhe konfuzioni. Pas ndërprerjes së tij zakonisht kthehen konvulzionet.

KarbamazepinaËshtë mjaft efektive në epilepsinë fokale dhe shpesh herë është bari i rendit të parë. Shfrytëzohet edhe në konvulzionet tonikokronike si dhe në neuralgjinë trigeminale.

20

Page 21: Farmakologji me toksikologji

Doza iniciale ditore është 100 – 200 mg, që më vonë mund të ngritet deri në 1200 mg ditore. Efektet anësore të zakonshme janë : marramendja, turbullimi i vizionit, nauzea, vjellja, etj.

BenzodiazepinatMegjithëse disa prej tyre si diazepami, lorazepami, dhe klonazepami kanë veti antikonvulzive, nuk janë barna të zgjedhjes në tretmanin e epilepsisë , sepse në shfrytëzimin kronik zhvillohet toleranca. Megjithëse benzodiazepinat , diazepami, midazolami të dhëna intravenoze mbeten si barna të rendit të parë në status epilepticus. Gabapentina dhe lamotrigina janë barna të reja.

FARMAKOLOGJIA E SISTEMIT GASTROINTESTINAL

Barnat më të zakonshme që shfrytëzohen për tretmanin e sëmundjeve gastrointestinale janë :

- antacidet,- mbrojtësit e mukozës gastrike, - barnat kundër ulcerës gastroduodenale,- antiemetikët, - antidiaroikët,

dhe- laksativët.

Antacidet janë baza të dobëta që reagojnë me HCl ( acidin gastrik ) për të formuar ujë dhe kripëra,- dhe me këtë proces mënjanojnë aciditetin e shtuar gastrik. Janë efektivë në lirimin nga dhembjet e ulçerës peptike, mirëpo nuk e bëjnë shërimin e saj, - por krijojnë kondita për shërim. Zvogëlimi i aciditetit e zvogëlon edhe mundësinë e kolonizimit me Helicobacter pylori. Antacidet më të shfrytëzueshme janë ato që përmbajnë kripëra të Al dhe Mg. Këto substanca jepen në formë geli ose në formë tabletash për thithje ( oribletash ). Efekt anësor i kripërave të Al është obstipacioni, ndërsa te kripërat e Mg është diarea. Bikarbonati i natriumit është një antacid që heq dhimbjen mjaft shpejt.

Mbrojtësit e mukozës gastrite Këto barna veprojnë me atë mekanizëm që fuqizojnë mekanizmat mbrojtës të mukozës

21

Page 22: Farmakologji me toksikologji

gastrike, dhe me këtë pengojnë lëndimet e mukozës. Në këtë grup bën pjesë : sucralfati , - ky është një kompleks i aluminium hidroksidit dhe sukrozës e cila lidhet për grupet me ngarkesë elektropozitive të proteinave glukoproteinike të mukozës nekrotike dhe normale. Me këtë krijohet një barrierë fizike që e mbron mukozën nga acidi klorhidrik dhe nuk lejon degradimin e mokusit nga pepsina. Për aktivizimin e sucralfatit është i nevojshëm mesi acidik.

Barnat kundër ulçerës peptike janë : - bllokatorët e receptorëve H2 histaminikë,- inhibitorët e pompës proteinike,- prostaglandinat, dhe - barnat antimikrobike për eradikimin e bakterit helicobacter pylori.

Bllokatorët e receptorëve H2 histaminikëProdhimin e acidit gastrik e stimulon acetikolina, histamina dhe gastrina. Ndërsa prostaglandinat e inhibojnë këtë sekretim. Bllokatorët H2- histaminikë që janë : ranitidina, cimetidina, famotidina, nizatidina, mund ta reduktojnë prodhimin e acidit gastrik deri në 80% si atë bazal të stimuluar nga ushqimi, atë të stimuluar gjatë natës, por jo edhe ta ndalin në tërësi.

Inhibitorët e pompës proteinikeInhibitorët e pompës proteinike janë barna që në varësi nga doza mund ta ndalin prodhimin e acidit gastrik në tërësi. H2 bllokatorët mund të shfrytëzohen vetëm pas diagnostikimit defintiv të ulçerës peptike.Nga ky grup në shfrytëzim janë : omeprazoli, esomeprazoli, pantoprazoli, lansoprazoli, etj.

Omeprazoli është bari që lidhet për sistemin e enzimeve të H+ / K+ / ATP – azës ( që njihet si pompa proteinike ) në murin parietal të lukthit.

Me këtë veprim suprimohet sekretimi i joneve të H + në lumenin gastrik. Suprimimi i prodhimit të acidit gastrik ësthë shumë më efektiv, se sa me H2 bllokatorë . Shfrytëzohet në reflux ezofagitis, dhe në ulçerën aktive peptike, - sidomos në rastet kur dështojnë H2

bllokatorët. Jepet së bashku me antimikrobikët për eradikimin e H. pylori.

AntiemetikëtSipas vendveprimit antiemetikët ndahen në ata që veprojnë në qendrën e të vjellurit në tru ( hioscina, dhe disa antihistaminikë ), në zonën kemoreceptore ( metoklopramidi,

22

Page 23: Farmakologji me toksikologji

domperidoni, dhe disa fenotiazina), dhe në ata që veprojnë në stomak ( metoklopramidi, dhe domperidoni ). H1 bllokatorët ( difenhidramina dhe ciklizina ) mund të shfrytëzohen në sëmundjen e kinetozës.

AntidiaroikëtNë këtë grup hyjnë :

- absorbentët,- barnat që ulin motilitetin e zorrëve, dhe - barnat që modifikojnë transportin e lëngjeve dhe elektrolitëve.

Diaretë e shkaktuara nga sëmundjet infektive trajtohen me antimikrobikët gjegjës.

AbsorbentëtBarnat absorbuese veprojnë duke i absorbuar toksinat dhe mikroorganizmat nga zorrët, ose duke e mbështjellur dhe mbrojtur mukozën e zorrëve. Si substanca absorbuese mund të shërbejnë : kaolina, pektina, karboni mjekësor.

Barnat kundër motilitetitBarkqitjet që s’ mund të kontrollohen me absorbentë mund të mjekohen me substanca që ndryshojnë motilitetin e zorrëve. Për këtë qëllim shfrytëzohen difenolksilati, dhe loperamidi. Këto kanë veprime të ngjashme me opiatet. Veprojnë duke e inhibuar lirimin e acetikolinës dhe me këtë ulin peristaltikën.

LaksativëtJanë substanca që provokojnë jashtëqitjen dhe mënjanojnë obstipacionin. Këto substanca nuk është mirë të shfrytëzohen gjatë, por është më mirë të merret ushqim dietal që mund të ndihmojë në obstipacionin e rëndë. Klasifikimi i laksativëve mund të bëhet në bazë të mekanizmit të veprimit, si :

a) stimuluesit ose rituesit e zorrëve,b) zbutësit e fekaleve,c) laksativët osmotik.

Stimuluesit ose irituesit e zorrëveVaji i ricinit është një iritues i fuqishëm i zorrëve që manifestohet me rritje të peristaltikës. Sena dhe aloe përmbajnë substancën emodinë, e cila stimulon aktivitetin e kolonit. Kjo substancë absorbohet nga zorrët e holla dhe pastaj sekretohet në kolon, kështu që edhe fillimi i veprimit është 6 – 8 orë pas marrjes. Kundër-indikohet në shtatzëni, dhe te nënat gjidhënëse.

Zbutësit e fekaleve Dokusati i natriumit dhe supostet e glicerinës veprojnë në sipërfaqen e fekaleve duke bërë zbutjen e tyre dhe lehtësimin e pasazhës.

23

Page 24: Farmakologji me toksikologji

Laksativët osmotikKëta në zorrë formojnë gele të cilat bëjnë retencion të ujit, dhe me këtë shkaktojnë distendimin e zorrëve, - e kjo do ta rrisë peristaltikën e tyre. Këtë veprim e kanë : agari, metil – celuloza, dhe laktuloza.Tretësira elektrolite izoosmotike e polietilen-glikolit shfrytëzohet për lavazhën e kolonit për procedura endoskopike.

-------------------------------------------------------

24