Faqja e katert e Levizjes Came

1
Botim special i Lëvizjes Çame 4 NËNTOR 2012 në tokë pa hapur gropë dhe pastaj i mbulo- nin me dhe. Kur pjesëtarët e tjerë të familjes patriarkale vdisnin, trupat e tyre ven- doseshin mbi tumulin e paraardhësit të tyre. Kështu veprohej edhe për brezat pasardhës. Me kohë, varreza e një bashkësie ose e një familjeje të madhe patriarkale kthehej në një kodër, latinisht tumulus, rusisht kur- gan, shqip tumë. Në fillim të mijëvjeçarit II p.e.s., pra në fillim të epokës së Bronzit, pje- sa jugore e Gadishullit Ballkanik pësoi një valë të re dyndjesh popullatash indoevro- piane. Dëshmi për këtë dyndje është fakti se popullatat e reja nuk përdornin varrezat tumulare, por praktikonin varrosjen e të vde- kurit në gropë. Këta qenë popullatat helene, të cilat u shtrinë në viset e banuara më parë nga pellazgët, pastaj kaluan edhe nëpër ishujt e Egjeut, madje edhe në Azinë e Vogël. Nga fundi i epokës së Bronzit në Gadishullin Ballkanik u dukën ilirët, të cilët zunë vend në veri të Helladës dhe në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkan- ik. Ka kohë që jo pak historianë dhe gju- hëtarë të kohëve moderne banorët e her- shëm protoindoevropianë, të cilët u ven- dosën në viset e sotme të Greqisë, Epirit, Shqipërisë dhe Maqedonisë, i quajnë pel- lazgë. Në fakt, apelativin pellazgë e kanë përdorur mijëra vjet më parë vetë histori- anët dhe shkrimtarët e vjetër grekë, pas tyre romakë. Do të shkonte tepër gjatë po të rreshtonim këtu të gjithë ata autorë të vjetër grekë, të cilët i dallojnë në mënyrë rigoroze pellazgët nga helenët dhe nga ilirët. Asn- jëri prej tyre nuk ka prurë argumente bindëse që t’i identifikojnë pellazgët me grekët apo me ilirët. Helenët kanë bashkë- jetuar me pellazgët, kanë marrë prej tyre elementë të qytetërimit pellazgjik, derisa i asimiluan, ashtu si pellazgët nga ana e tyre asimiluan popullatat e mëparshme mesdhetare. Asimilim do të thotë huazim elementësh kulturorë, por jo identifikim et- nik. Dihet se nga përplasja e dy identiteteve njëra prej tyre zhduket. Pikërisht, këtu qën- dron shtrembërimi kryesor i historianit bri- tanik Hammond në veprën e përmendur mbi Epirin. Ai nuk i trajton pellazgët si një kombësi më vete. Sipas tij, pellazgët qenë helenë të mirëfilltë. Në sajë të këtij identifikimi të shpifur ai ka gatuar një konkluzion që nuk e kemi dëgjuar asnjëherë – se helenët nuk kanë shtegtuar në Ballkan në fillim të epokës së Bronzit, as pesë shek- uj më parë kur shtegtuan protoindoevro- pianët e hershëm, por janë pjellë e historisë së truallit grek. Pra, sipas tij, helenët kanë qenë vazhdimisht në truallin ballkanik dhe se epiteti që Homeri u jep pellazgëve si popullatë hyjnore u takon pa mëdyshje helenëve. Këtë hamendësim N. Hammon- di e shtrin edhe kur flet për Epirin. Nuk i mohon njoftimet që përmban letërsia klasike mbi praninë e pellazgëve në Epir. Por, nga ky hamendësim Hammondi nxjerr konkluzionin se helenët kanë qenë në Epir që kur shfaqen varret tumulare, pra që kur vërtetohet prania e pellazgëve në trevën epirote. Pavarësisht se ka di- jetarë që nuk e pranojnë se pellazgët qenë bartësit e kulturës tumulare – tashmë apel- ativi pellazgë përdoret në mënyrë konven- cionale si emri i protoindoevropianëve të hershëm, të cilët banonin në Gadishullin Ballkanik para grekëve dhe para ilirëve. Historianët dhe gjeografët e vjetër grekë dhe romakë pohojnë se banorët më të her- shëm të Epirit qenë pellazgët. Madje, njëri prej tyre, Plutarku (shekulli II), thotë se pellazgët e hershëm që banonin në Epir quheshin thesalë. Sipas tij, pellazgët në Epir erdhën fill pasi ndodhi përmbytja mi- tologjike e Noes, e cila sipas Biblës, ka ndodhur në kohët parahistorike (Pyrrhus, 1,1). Plutarku njofton gjithashtu se një nga veprat e pellazgëve të hershëm kur ata er- dhën në Epir, ishte ndërtimi i faltores së Dodonës, një nga faltoret më të famshme të kohës antike, gërmadhat e së cilës janë zbu- luar 18 km në jug të Janinës. Themelimin nga pellazgët të faltores së Dodonës në trevën e Epirit e përmend për të parën herë poeti epik grek, Homeri. Ai thotë për të: “O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, që ba- non larg/ që kujdesesh për Dodonën me dimër të ashpër/ ku për rreth janë selët / aty banojnë fallxhorët që nuk lajnë këmbët e flenë për tokë”. (Iliada, XVI 233 e 234). Straboni, gjeografi grek i shekullit I, i cili ka njoftime për Epirin më të pasura se çdo autor tjetër antik, shkruan: “Shumë autorë të vjetër edhe fiset epirote i kanë quajtur pellazgjike, sepse ata (pellazgët – K.F.) sh- triheshin deri në Epir”. (Libri V. 2,4). Stra- boni shkruan gjithashtu: “Orakulli i Do- donës, sipas Eforit, është ndërtuar nga pel- lazgët. Për pellazgët flitet se kanë qenë më të vjetrit nga të gjithë ata popuj që kanë sunduar në Helladë. Hesiodi thotë se Do- dona dhe Lisi ishin qendra e pellazgëve”. Straboni shton më në fund se popullsitë që banonin rreth e rrotull Dodonës qenë bar- barë, pra jo grekë. Nga Straboni del se Do- dona ishte ndërtuar në një truall të banuar nga pellazgët, pra jo nga grekët dhe se më vonë u përfshi në kufijtë e Molosisë, pastaj të Thesprotisë – dy fiset kryesore të Epirit, të cilët sikurse do të shihet më tej, ishin me përkatësi etnike ilire. Këtë e përforcon edhe Skimni (shek. III-II p.e.s.), i cili shkruan: Në Molosi “është edhe Dodona/ faltore e Zeusit, themeluar prej pellazgëve/ Në viset e brendshme banojnë barbarë të përz- ier/ për të cilët shtojnë se banojnë pranë faltores”. (V, 448). Herodoti, historiani i parë i Greqisë së vjetër (shekulli V p.e.s.), shkruan se në fillim pellazgët adhuronin perënditë e tyre, por nuk i njihnin me emra. Kur panë se në Egjipt perënditë kishin emra të veçantë, vendosën që edhe ata t’i pagëzonin perënditë e tyre me emra të veçantë. Para se të vendosnin, erdhën në Dodonë dhe pyetën orakullin, i cili u përgjigj se mund t’i quanin perënditë me emra të veçantë. Gjithnjë sipas Herodotit, më vonë helenët i morën nga pellazgët em- rat e perëndive. Nga njoftimet që japin au- torët e vjetër grekë dalin këto konkluzione: se asnjë autor antik grek nuk pohon se ban- orët e Epirit të lashtë qenë grekë; se pel- lazgët dhe grekët qenë dy kombësi të ndry- shme; se qendra kryesore shpirtërore e pel- lazgëve, faltorja e Dodonës, ndodhej në zemrën e trevës epirote; se praktikën e pagë- zimit të perëndive me emra të veçantë grekët e morën nga pellazgët. Shkurt, pellazgët banonin në Epir para se të shfaqeshin në Ballkan helenët dhe ilirët. Megjithëse his- torikisht nuk vërtetohet prania e helenëve në Epir, historianët grekë janë gozhduar prej kohësh pas pikëpamjes se grekët kanë banuar në këto vise që në agimin e his- torisë. Ndër historianët grekë të Paraluftës zgjodhëm K. Gjerojanin, mbasi trajtesa e tij përfaqëson në mënyrë koncize, më mirë se të tjerat, vizionin që kishte historiogra- fia greke mbi Epirin antik në periudhën midis dy luftave botërore. Ai ngul këmbë se faltorja e Dodonës është gjithsesi greke, mbasi grekët qenë pasardhësit e pel- lazgëve. Si rrjedhim, praninë e pellazgëve ai e identifikon pa të drejtë me praninë e grekëve në Epir. Siç dihet, identifikimi i pellazgëve me helenët ka qenë një tezë ro- mantike e historianëve grekë të kohëve të reja, tezë të cilën sipas mendimit të përgjithshëm, koha e ka marrë me vete. Edhe dëshmia e dytë e tij se autorët antikë pohojnë se banorët e rrethinave të Dodonës i përkisnin fisit “Hylloi”, është ndërtuar mbi një premisë të pasaktë. Orvatja e K. Gjerojanit për ta lidhur emrin “Hylloi” me emrin “helenë”, është e nxituar. Sipas dijetarëve të linguistikës historike, kjo lidhje është artificiale. Përkundrazi, ata shohin te emri “Hylloi” – ¾ëëïé te Skilak- si (220); Hyllis te Plini Sekundi (3, 22); Õëëßò te Eustathi (384), – një apelativ ilir që ka në rrënjë fjalën “yll”, i cili nga ana e vet ka lidhje gjithashtu me fjalën shqipe “hyjni” (perëndi). Shkurt, pohi- mi i tij se “epirotët kanë qenë gjithmonë dhe nuk pushuan asnjëherë së qeni grekë (Îëëçíåò)”, është një deklaratë retorike e cila, nuk ka mbështetje as logjike, as do- kumentare. (M.E.E. vol. XII, f. 326). lidhje me përkatësinë etnike të banorëve të Epirit në mijëvjeçarin II p.e.s, ne pris- nim që Hammondi të sillte argumente pak a shumë të besueshme në vend të deklarat- ave retorike të Gjerojanit. Por, për fat të keq, edhe ai shkel në truallin e hamendësi- meve. Sipas Hammondit, e folmja e popu- llatave të varrezave tumulare apo të kul- turës kurgane, pra e folmja e popullatave protoindoevropiane që mbuluan Epirin në fund të mijëvjeçarit III p.e.s. ose në fillim të mijëvjeçarit II p.e.s. mund të ishte sa ilir- ishtja, aq edhe greqishtja. Nuk ka dyshim, shton ai, se në veriun e largët krerët kur- ganë flisnin një formë të hershme të ilir- ishtes, kurse në Epir, thekson ai, gjuha e tyre ishte “ndoshta” greqishtja (pra një etnikon me dy gjuhë!). Megjithatë, më posh- të Hammondi e thotë prerazi se krerët kur- ganë ishin greqishtfolës. Si dëshmi ai sjell varrezat tumulare që janë zbuluar në Hella- dikun e Mesëm (1900-1600 vjet p.e.s.), në disa vise të Greqisë së sotme qendrore dhe në disa pika të ndryshme të Peloponezit. Por, siç e pohon edhe vetë historiani britanik, varrezat tumulare u përkasin krerëve kur- ganë dhe jo shtresave të gjera të popullsisë. Ai shkruan: “Ishin krerët kurganë të Sh- qipërisë dhe Leukasit, të cilët sollën varrimin tumular në Greqinë jugore dhe themeluan aty shumë prej qendrave mikene, të cilat siç mësojmë nga deshifrimi i Shkrimit Linear B përdorën greqishten si gjuha e klasës sun- duese”. Sipas tij, dëshmi se popullata gre- qishtfolëse shfaqen në Epir 2100 vjet p.e.s. janë sëpatat për luftë prej guri me vrimë, të cilat janë zbuluar edhe në stacionin e Mali- qit pranë Korçës. Pra, nga një sëpatë me vrimë zbuluar në Maliq del, sipas tij, se në pellgun e Korçës në fund të mijëvjeçarit III p.e.s. popullatat ishin greqishtfolëse (!). Ne gjithashtu, e kemi të vështirë ta besojmë bind- jen që ka Hammondi se tërësia e objekteve miniane, të cilat shfaqen në Epir në fund të Helladikut të hershëm, janë prodhuar nga fiset e para greqishtfolëse, të cilat u vendosën në Epir, gjithnjë sipas tij, siç e tregojnë dësh- mitë arkeologjike, Më tej N. Hammond thotë pa na sjellë asnjë argument bindës se krerët e varrezave tumulare e përhapën helenizmin nga Maqedonia në Epirin e Jugut, pastaj nga Epiri i Jugut në Epirin e Veriut, ku dihet se mbisundojnë stërkat malore. Ai nxjerr konkluzionin krejtësisht hipotetik se qysh në Helladikun e Mesëm gjuha gre- qishte u shtri në një trevë, në Epir, prej së cilës ajo nuk do të nxirrej më kurrë. Nuk kuptohet se si popullatat kurgane qenkan përhapur nga jugu në veri, kur dihet se tipari kryesor i shtegtimeve të popullsive gjatë Parahistorisë, Protohistorisë dhe Antikitetit ka qenë të paktën përsa i përket Gadishullit Ballkanik nga veriu drejt jugut, pra drejt Egjeut. Kjo për arsye se Egjeu ka shërbyer si pol magnetik për hir të ujërave të tij të ngrohta, por ca më tepër për epërsinë e tij kulturore. Që këtu fillon, mendon Hammon- di, historia e pandërprerë 4000-vjeçare e helenizmit në provincën e Epirit. Sikurse shihet, ky është një supozim i cili ka në theme- lin e vet jo argumentin shkencor, por një prapavijë. PERSONALITETE Hasan Tahsini H asan Tahsini u lind më 1811 në Sarandë dhe vdiq më 1881, rilindës, filozof, matema- tikan, dijetar i shkallës botërore dhe pararojë i Rilindjes Kombëtare, i cili përveç gjuhës amtare, zotëronte edhe disa gjuhë të huaja. Ishte njo- hës i thellë dhe shtjellues i shken- cave të natyrës dhe i atyre shoqërore. Babai i tij, Osman Efendi Rushiti, ishte nga fshati Ninàt. Themeluesi dhe drejtuesi i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman, si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arna- vudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Sh- qiptarë apo Kuvendi Shkencor Sh- qiptar), institucion që u përdor edhe si universitet. Kështu, i ndjeri hox- hë Hasan Tahsin efendiu u bë dhe mbeti i pari e i vetmi shqiptar që organizoi dhe drejtoi një universitet ndërkombëtar. Drejtoi edhe Univer- sitetin e parë shqiptar në Stamboll. Ai ishte i pari që mbolli dhe përha- pi në sulltanatin osman shkencat e natyrës dhe ligjet e gjithësisë, psikologjinë etj. Por ishte edhe i pari që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pa- varur shqiptar. Në historinë e kul- turës shqiptare të Rilindjes Ko- mbëtare, Hasan Tahsini ka hyrë si një nga figurat më të shquara të shekullit XIX, kurse në historinë e shkencës turke, si më i larti ndër të lartët në arsim. Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera, për të treguar personalite- tin e popullit të tij. Tahsini qe më- sues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut. Sami Frashëri, nxënësi i tij më i afërt shkroi se dijetari vdiq në moshën 70 vjeç, e dhënë kjo e rrumbullakosur. Në Ninat, Hoxha Tahsini shkoi kur i vdiq i ati, ku doemos që iu desh të merrej me bujqësi, ashtu si dhe gjithë bashkëfshatarët e vet. Mirëpo në kokën e tij vlonin gjykime të tjera. Pas rreth tre muajsh, i vëllai, hoxhë Malì- qi - që i dalloi synimet e tij - një ditë nga ditët i tha: “Po pse mo vlla të ka ngrënë sorra trut e të ka marrë koka êr! Kërkon të marriç sît e tû e të veç prapa diellit. Ne kemi mâll e gjë më shumë nga të tërë. Pse do që t’u ktheç krehët e të humbeç në anë të dynjâs?!”. Hasani iu përgjigj qetë-qetë: “U do vete për kërkim nëpër udhën e glatë për të gjetur diturì, atë që e bën njeri- un njerì...Mallin e gjën t’i kam falur, me bâr e me gjethe”. Në Stamboll ai shkoi në moshë të pjekur, ndoqi mësimet në medresenë “Fatih”. Ku, ngaqë shkëlqente, drejtori-dijetari me emër, hoxhë Mustafa i dha edhe mësime të veçànta dhe cilësimin: “Tahsin” (I pëlqyeshëm, i lëvduar, shembullor). Që atëherë e mbrapa u quajt me emrin e përngjitur “Hasan- Tahsin”. Studimet në Paris Kur qeveria osmane e pa të domos- doshme çeljen e universiteteve në sul- ltanatin osman, një nga të dy të zgjedhurit e dërguar prej saj në Paris për t’u pajisur me dituritë e nevojshme shkencore, ishte Hoxha Tahsini. Njoftimi qeveritar u shpall në fletoren zyrtare. “Xheride-i Hava- dis”, datë 14. Xhemadi-ul-àhër 1273 H.(10.X.1857): “...Ka dalë dekret mbretëror që urdhëron të dërgohen në Paris Lartësitë e Tyre, Tahsin Efen- diu dhe Selim Efendiu, dy prej my- derrizëve të nderuar, për të mësuar studentët e dërguar në Paris nga zyrat e shkollat mbretërore, si edhe për t’ua mësuar gjuhën e bukur turqisht nën- shtetasve të krishterë të mbretërisë os- mane që ndodhen në Paris. Së fundi, për të studiuar edhe ata të dy disa shkenca që do të mësohen në univer- sitetin që është gati për t’ u hapur”. Meqë dituritë e tyre nuk mjaftonin për fillimin e studimeve atje, Selim Efen- diu u kthye në detyrën e lënë të zëv- endësministrit të Parë të Arsimit, kurse Tahsini qëndroi në Paris dhe filloi gërmimet nëpër bibliotekat e atjeshme. Brenda një viti ai arriti të fitonte tërë dituritë e nevojshme dhe u regjistrua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Madje, duke vazhduar studimet në të, ndoqi si i jashtëm studimet edhe në fakultete të tjera. Bashkëkohës të tij, në veprat e tyre theksojnë se ai përsosi frëngjishten dhe u thellua në fizikë, matematikë, kimì, biologji, filozofì, fiz- iologji, botanikë, gjeologji, shkencat shoqërore, e sidomos në filozofì, gjithësi e yjësi e psikologjì. Në mesin e shkurtit 1868 Tahsini u kthye në Stamboll, në përbërjen e grupit qe- veritar që shoqëroi kufomën e ish- Kryetarit të Këshillit të Lartë të sull- tanatit osman, Mehmed-Fuad Pa- shait; ai më 11 të atij muaji vdiq në spitalin e Nisës (Francë), ku qe dër- guar për shërim. Oborri dhe Porta e Lartë, Tahsinin e ngarkuan me ng- ritjen dhe drejtimin e universitetit, për çeljen e të cilit kishin vendosur që në vitin 1866, por deri atëherë s’ishte gjetur ende njeriu i duhur. Doemos që në atë sulltanat gjendeshin plot dijetarë, mjaft të zotë, po jo “Tahsìn”. Dijetari i ndritur arriti që të gjente mësimdhënësit e aftë prej kombesh të ndryshme, asokohe brenda sull- tanatit osman: Ai, gjithashtu, ndërm- jet një deti talebesh të diplomuar nëpër medresetë osmane, zgjodhi studentët e përshtatshëm; dhe – siç dëshmon Shemsuddin-Sami Frashëri, - “ditën e caktuar, në pall- atin ‘Nana Mbretëreshë’ çeli me aq madhështi Universitetin e parë në sulltanatin osman”. Në fjalimin e rastit, me zërin e tij kumbues para studentëve dhe të pranishmëve të tjerë, ai shpalli programin mësimor- shkencor që kishte parashikuar të zbatohej në atë qendër dijesh. M. K. INALI në faqen 1834 të “Son Âsër Tyrk Shairlerì” thotë se Tahsin Efen- diu, veç drejtimit të universitetit, jepte edhe mësime mbi filozofinë, yjësinë, gjithësinë e pambarim të “Botës së Madhe” dhe të “Botës së Vogël” e kiminë. (Vijon nga faqja 3)

description

Faqja e katert e Levizjes Came, Botimi i pare

Transcript of Faqja e katert e Levizjes Came

Page 1: Faqja e katert e Levizjes Came

Botim special i Lëvizjes Çame4NËNTOR 2012

në tokë pa hapur gropë dhe pastaj i mbulo-nin me dhe. Kur pjesëtarët e tjerë të familjespatriarkale vdisnin, trupat e tyre ven-doseshin mbi tumulin e paraardhësit të tyre.Kështu veprohej edhe për brezat pasardhës.Me kohë, varreza e një bashkësie ose e njëfamiljeje të madhe patriarkale kthehej nënjë kodër, latinisht tumulus, rusisht kur-gan, shqip tumë. Në fillim të mijëvjeçarit IIp.e.s., pra në fillim të epokës së Bronzit, pje-sa jugore e Gadishullit Ballkanik pësoi njëvalë të re dyndjesh popullatash indoevro-piane. Dëshmi për këtë dyndje është fakti sepopullatat e reja nuk përdornin varrezattumulare, por praktikonin varrosjen e të vde-kurit në gropë. Këta qenë popullatat helene,të cilat u shtrinë në viset e banuara më parënga pellazgët, pastaj kaluan edhe nëpërishujt e Egjeut, madje edhe në Azinë eVogël. Nga fundi i epokës së Bronzit nëGadishullin Ballkanik u dukën ilirët, tëcilët zunë vend në veri të Helladës dhe nëpjesën perëndimore të Gadishullit Ballkan-ik. Ka kohë që jo pak historianë dhe gju-hëtarë të kohëve moderne banorët e her-shëm protoindoevropianë, të cilët u ven-dosën në viset e sotme të Greqisë, Epirit,Shqipërisë dhe Maqedonisë, i quajnë pel-lazgë. Në fakt, apelativin pellazgë e kanëpërdorur mijëra vjet më parë vetë histori-anët dhe shkrimtarët e vjetër grekë, pas tyreromakë. Do të shkonte tepër gjatë po tërreshtonim këtu të gjithë ata autorë të vjetërgrekë, të cilët i dallojnë në mënyrë rigorozepellazgët nga helenët dhe nga ilirët. Asn-jëri prej tyre nuk ka prurë argumentebindëse që t’i identifikojnë pellazgët megrekët apo me ilirët. Helenët kanë bashkë-jetuar me pellazgët, kanë marrë prej tyreelementë të qytetërimit pellazgjik, derisa iasimiluan, ashtu si pellazgët nga ana etyre asimiluan popullatat e mëparshmemesdhetare. Asimilim do të thotë huazimelementësh kulturorë, por jo identifikim et-nik. Dihet se nga përplasja e dy identitetevenjëra prej tyre zhduket. Pikërisht, këtu qën-dron shtrembërimi kryesor i historianit bri-tanik Hammond në veprën e përmendurmbi Epirin. Ai nuk i trajton pellazgët sinjë kombësi më vete. Sipas tij, pellazgëtqenë helenë të mirëfilltë. Në sajë të këtij

identifikimi të shpifur ai ka gatuar njëkonkluzion që nuk e kemi dëgjuar asnjëherë– se helenët nuk kanë shtegtuar në Ballkannë fillim të epokës së Bronzit, as pesë shek-uj më parë kur shtegtuan protoindoevro-pianët e hershëm, por janë pjellë e historisësë truallit grek. Pra, sipas tij, helenët kanëqenë vazhdimisht në truallin ballkanik dhese epiteti që Homeri u jep pellazgëve sipopullatë hyjnore u takon pa mëdyshjehelenëve. Këtë hamendësim N. Hammon-di e shtrin edhe kur flet për Epirin. Nuk imohon njoftimet që përmban letërsiaklasike mbi praninë e pellazgëve në Epir.Por, nga ky hamendësim Hammondinxjerr konkluzionin se helenët kanë qenënë Epir që kur shfaqen varret tumulare,pra që kur vërtetohet prania e pellazgëvenë trevën epirote. Pavarësisht se ka di-jetarë që nuk e pranojnë se pellazgët qenëbartësit e kulturës tumulare – tashmë apel-ativi pellazgë përdoret në mënyrë konven-cionale si emri i protoindoevropianëve tëhershëm, të cilët banonin në GadishullinBallkanik para grekëve dhe para ilirëve.Historianët dhe gjeografët e vjetër grekëdhe romakë pohojnë se banorët më të her-shëm të Epirit qenë pellazgët. Madje, njëriprej tyre, Plutarku (shekulli II), thotë sepellazgët e hershëm që banonin në Epirquheshin thesalë. Sipas tij, pellazgët nëEpir erdhën fill pasi ndodhi përmbytja mi-tologjike e Noes, e cila sipas Biblës, kandodhur në kohët parahistorike (Pyrrhus,1,1). Plutarku njofton gjithashtu se një ngaveprat e pellazgëve të hershëm kur ata er-dhën në Epir, ishte ndërtimi i faltores sëDodonës, një nga faltoret më të famshme tëkohës antike, gërmadhat e së cilës janë zbu-luar 18 km në jug të Janinës. Themeliminnga pellazgët të faltores së Dodonës nëtrevën e Epirit e përmend për të parën herëpoeti epik grek, Homeri. Ai thotë për të: “OZeus, mbret dodonas e pellazgjik, që ba-non larg/ që kujdesesh për Dodonën medimër të ashpër/ ku për rreth janë selët /aty banojnë fallxhorët që nuk lajnë këmbëte flenë për tokë”. (Iliada, XVI 233 e 234).Straboni, gjeografi grek i shekullit I, i cilika njoftime për Epirin më të pasura se çdoautor tjetër antik, shkruan: “Shumë autorëtë vjetër edhe fiset epirote i kanë quajtur

pellazgjike, sepse ata (pellazgët – K.F.) sh-triheshin deri në Epir”. (Libri V. 2,4). Stra-boni shkruan gjithashtu: “Orakulli i Do-donës, sipas Eforit, është ndërtuar nga pel-lazgët. Për pellazgët flitet se kanë qenë mëtë vjetrit nga të gjithë ata popuj që kanësunduar në Helladë. Hesiodi thotë se Do-dona dhe Lisi ishin qendra e pellazgëve”.Straboni shton më në fund se popullsitë qëbanonin rreth e rrotull Dodonës qenë bar-barë, pra jo grekë. Nga Straboni del se Do-dona ishte ndërtuar në një truall të banuarnga pellazgët, pra jo nga grekët dhe se mëvonë u përfshi në kufijtë e Molosisë, pastajtë Thesprotisë – dy fiset kryesore të Epirit,të cilët sikurse do të shihet më tej, ishin mepërkatësi etnike ilire. Këtë e përforcon edheSkimni (shek. III-II p.e.s.), i cili shkruan:Në Molosi “është edhe Dodona/ faltore eZeusit, themeluar prej pellazgëve/ Nëviset e brendshme banojnë barbarë të përz-ier/ për të cilët shtojnë se banojnë pranëfaltores”. (V, 448). Herodoti, historiani iparë i Greqisë së vjetër (shekulli V p.e.s.),shkruan se në fillim pellazgët adhuroninperënditë e tyre, por nuk i njihnin me emra.Kur panë se në Egjipt perënditë kishinemra të veçantë, vendosën që edhe ata t’ipagëzonin perënditë e tyre me emra tëveçantë. Para se të vendosnin, erdhën nëDodonë dhe pyetën orakullin, i cili upërgjigj se mund t’i quanin perënditë meemra të veçantë. Gjithnjë sipas Herodotit,më vonë helenët i morën nga pellazgët em-rat e perëndive. Nga njoftimet që japin au-torët e vjetër grekë dalin këto konkluzione:se asnjë autor antik grek nuk pohon se ban-orët e Epirit të lashtë qenë grekë; se pel-lazgët dhe grekët qenë dy kombësi të ndry-shme; se qendra kryesore shpirtërore e pel-lazgëve, faltorja e Dodonës, ndodhej nëzemrën e trevës epirote; se praktikën e pagë-zimit të perëndive me emra të veçantë grekëte morën nga pellazgët. Shkurt, pellazgëtbanonin në Epir para se të shfaqeshin nëBallkan helenët dhe ilirët. Megjithëse his-torikisht nuk vërtetohet prania e helenëvenë Epir, historianët grekë janë gozhduarprej kohësh pas pikëpamjes se grekët kanëbanuar në këto vise që në agimin e his-torisë. Ndër historianët grekë të Paraluftëszgjodhëm K. Gjerojanin, mbasi trajtesa e

tij përfaqëson në mënyrë koncize, më mirëse të tjerat, vizionin që kishte historiogra-fia greke mbi Epirin antik në periudhënmidis dy luftave botërore. Ai ngul këmbëse faltorja e Dodonës është gjithsesi greke,mbasi grekët qenë pasardhësit e pel-lazgëve. Si rrjedhim, praninë e pellazgëveai e identifikon pa të drejtë me praninë egrekëve në Epir. Siç dihet, identifikimi ipellazgëve me helenët ka qenë një tezë ro-mantike e historianëve grekë të kohëve tëreja, tezë të cilën sipas mendimit tëpërgjithshëm, koha e ka marrë me vete.Edhe dëshmia e dytë e tij se autorët antikëpohojnë se banorët e rrethinave të Dodonësi përkisnin fisit “Hylloi”, është ndërtuarmbi një premisë të pasaktë. Orvatja e K.Gjerojanit për ta lidhur emrin “Hylloi”me emrin “helenë”, është e nxituar. Sipasdijetarëve të linguistikës historike, kjolidhje është artificiale. Përkundrazi, atashohin te emri “Hylloi” – ¾ëëïé te Skilak-si (220); Hyllis te Plini Sekundi (3, 22);Õëëßò te Eustathi (384), – një apelativilir që ka në rrënjë fjalën “yll”, i cili ngaana e vet ka lidhje gjithashtu me fjalënshqipe “hyjni” (perëndi). Shkurt, pohi-mi i tij se “epirotët kanë qenë gjithmonëdhe nuk pushuan asnjëherë së qeni grekë(Îëëçíåò)”, është një deklaratë retorike ecila, nuk ka mbështetje as logjike, as do-kumentare. (M.E.E. vol. XII, f. 326). Nëlidhje me përkatësinë etnike të banorëvetë Epirit në mijëvjeçarin II p.e.s, ne pris-nim që Hammondi të sillte argumente paka shumë të besueshme në vend të deklarat-ave retorike të Gjerojanit. Por, për fat tëkeq, edhe ai shkel në truallin e hamendësi-meve. Sipas Hammondit, e folmja e popu-llatave të varrezave tumulare apo të kul-turës kurgane, pra e folmja e popullataveprotoindoevropiane që mbuluan Epirin nëfund të mijëvjeçarit III p.e.s. ose në fillim tëmijëvjeçarit II p.e.s. mund të ishte sa ilir-ishtja, aq edhe greqishtja. Nuk ka dyshim,shton ai, se në veriun e largët krerët kur-ganë flisnin një formë të hershme të ilir-ishtes, kurse në Epir, thekson ai, gjuha etyre ishte “ndoshta” greqishtja (pra njëetnikon me dy gjuhë!). Megjithatë, më posh-të Hammondi e thotë prerazi se krerët kur-ganë ishin greqishtfolës. Si dëshmi ai sjell

varrezat tumulare që janë zbuluar në Hella-dikun e Mesëm (1900-1600 vjet p.e.s.), nëdisa vise të Greqisë së sotme qendrore dhe nëdisa pika të ndryshme të Peloponezit. Por,siç e pohon edhe vetë historiani britanik,varrezat tumulare u përkasin krerëve kur-ganë dhe jo shtresave të gjera të popullsisë.Ai shkruan: “Ishin krerët kurganë të Sh-qipërisë dhe Leukasit, të cilët sollën varrimintumular në Greqinë jugore dhe themeluanaty shumë prej qendrave mikene, të cilat siçmësojmë nga deshifrimi i Shkrimit LinearB përdorën greqishten si gjuha e klasës sun-duese”. Sipas tij, dëshmi se popullata gre-qishtfolëse shfaqen në Epir 2100 vjet p.e.s.janë sëpatat për luftë prej guri me vrimë, tëcilat janë zbuluar edhe në stacionin e Mali-qit pranë Korçës. Pra, nga një sëpatë mevrimë zbuluar në Maliq del, sipas tij, se nëpellgun e Korçës në fund të mijëvjeçarit IIIp.e.s. popullatat ishin greqishtfolëse (!). Negjithashtu, e kemi të vështirë ta besojmë bind-jen që ka Hammondi se tërësia e objekteveminiane, të cilat shfaqen në Epir në fund tëHelladikut të hershëm, janë prodhuar ngafiset e para greqishtfolëse, të cilat u vendosënnë Epir, gjithnjë sipas tij, siç e tregojnë dësh-mitë arkeologjike, Më tej N. Hammond thotëpa na sjellë asnjë argument bindës se krerëte varrezave tumulare e përhapën helenizminnga Maqedonia në Epirin e Jugut, pastajnga Epiri i Jugut në Epirin e Veriut, kudihet se mbisundojnë stërkat malore. Ainxjerr konkluzionin krejtësisht hipotetik seqysh në Helladikun e Mesëm gjuha gre-qishte u shtri në një trevë, në Epir, prej sëcilës ajo nuk do të nxirrej më kurrë. Nukkuptohet se si popullatat kurgane qenkanpërhapur nga jugu në veri, kur dihet se tiparikryesor i shtegtimeve të popullsive gjatëParahistorisë, Protohistorisë dhe Antikitetitka qenë të paktën përsa i përket GadishullitBallkanik nga veriu drejt jugut, pra drejtEgjeut. Kjo për arsye se Egjeu ka shërbyersi pol magnetik për hir të ujërave të tij tëngrohta, por ca më tepër për epërsinë e tijkulturore. Që këtu fillon, mendon Hammon-di, historia e pandërprerë 4000-vjeçare ehelenizmit në provincën e Epirit. Sikurseshihet, ky është një supozim i cili ka në theme-lin e vet jo argumentin shkencor, por njëprapavijë.

PERSONALITETE

Hasan TahsiniHasan Tahsini u lindmë 1811 në Sarandë dhe vdiq

më 1881, rilindës, filozof, matema-tikan, dijetar i shkallës botërore dhepararojë i Rilindjes Kombëtare, i cilipërveç gjuhës amtare, zotëronteedhe disa gjuhë të huaja. Ishte njo-hës i thellë dhe shtjellues i shken-cave të natyrës dhe i atyre shoqërore.Babai i tij, Osman Efendi Rushiti,ishte nga fshati Ninàt. Themeluesidhe drejtuesi i të parit universitetshtetëror në sulltanatin osman, sidhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arna-vudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Sh-qiptarë apo Kuvendi Shkencor Sh-qiptar), institucion që u përdor edhesi universitet. Kështu, i ndjeri hox-hë Hasan Tahsin efendiu u bë dhembeti i pari e i vetmi shqiptar qëorganizoi dhe drejtoi një universitetndërkombëtar. Drejtoi edhe Univer-sitetin e parë shqiptar në Stamboll.Ai ishte i pari që mbolli dhe përha-pi në sulltanatin osman shkencat enatyrës dhe ligjet e gjithësisë,psikologjinë etj. Por ishte edhe i pariqë mbolli dhe përhapi në masëmendimin e krijimit të shtetit të pa-varur shqiptar. Në historinë e kul-turës shqiptare të Rilindjes Ko-mbëtare, Hasan Tahsini ka hyrë sinjë nga figurat më të shquara tëshekullit XIX, kurse në historinë eshkencës turke, si më i larti ndër tëlartët në arsim. Tahsini punoi përalfabetin shqip dhe donte ta kishtetë ndryshëm nga alfabetet e gjuhëvetë tjera, për të treguar personalite-tin e popullit të tij. Tahsini qe më-sues i Abdylit, Naimit e Samiut,Vaso Pashës, Jani Vretos, Ismail

Qemalit e Daniel Oparakut.Sami Frashëri, nxënësi i tij më i afërt

shkroi se dijetari vdiq në moshën 70vjeç, e dhënë kjo e rrumbullakosur.Në Ninat, Hoxha Tahsini shkoi kur ivdiq i ati, ku doemos që iu desh tëmerrej me bujqësi, ashtu si dhe gjithëbashkëfshatarët e vet. Mirëpo nëkokën e tij vlonin gjykime të tjera. Pasrreth tre muajsh, i vëllai, hoxhë Malì-qi - që i dalloi synimet e tij - një ditënga ditët i tha: “Po pse mo vlla të kangrënë sorra trut e të ka marrë koka

êr! Kërkon të marriç sît e tû e të veçprapa diellit. Ne kemi mâll e gjë mëshumë nga të tërë. Pse do që t’u ktheçkrehët e të humbeç në anë të dynjâs?!”.Hasani iu përgjigj qetë-qetë: “U dovete për kërkim nëpër udhën e glatëpër të gjetur diturì, atë që e bën njeri-un njerì...Mallin e gjën t’i kam falur,me bâr e me gjethe”. Në Stamboll aishkoi në moshë të pjekur, ndoqimësimet në medresenë “Fatih”. Ku,ngaqë shkëlqente, drejtori-dijetari meemër, hoxhë Mustafa i dha edhemësime të veçànta dhe cilësimin:“Tahsin” (I pëlqyeshëm, i lëvduar,shembullor). Që atëherë e mbrapa uquajt me emrin e përngjitur “Hasan-Tahsin”.

Studimet në ParisKur qeveria osmane e pa të domos-

doshme çeljen e universiteteve në sul-ltanatin osman, një nga të dy tëzgjedhurit e dërguar prej saj në Parispër t’u pajisur me dituritë enevojshme shkencore, ishte HoxhaTahsini. Njoftimi qeveritar u shpallnë fletoren zyrtare. “Xheride-i Hava-dis”, datë 14. Xhemadi-ul-àhër 1273H.(10.X.1857): “...Ka dalë dekretmbretëror që urdhëron të dërgohennë Paris Lartësitë e Tyre, Tahsin Efen-diu dhe Selim Efendiu, dy prej my-derrizëve të nderuar, për të mësuarstudentët e dërguar në Paris nga zyrate shkollat mbretërore, si edhe për t’uamësuar gjuhën e bukur turqisht nën-shtetasve të krishterë të mbretërisë os-mane që ndodhen në Paris. Së fundi,për të studiuar edhe ata të dy disashkenca që do të mësohen në univer-sitetin që është gati për t’ u hapur”.Meqë dituritë e tyre nuk mjaftonin përfillimin e studimeve atje, Selim Efen-diu u kthye në detyrën e lënë të zëv-endësministrit të Parë të Arsimit, kurseTahsini qëndroi në Paris dhe filloigërmimet nëpër bibliotekat e atjeshme.Brenda një viti ai arriti të fitonte tërëdituritë e nevojshme dhe u regjistruanë Fakultetin e Shkencave të Natyrës.Madje, duke vazhduar studimet në të,ndoqi si i jashtëm studimet edhe nëfakultete të tjera. Bashkëkohës të tij, nëveprat e tyre theksojnë se ai përsosifrëngjishten dhe u thellua në fizikë,matematikë, kimì, biologji, filozofì, fiz-

iologji, botanikë, gjeologji, shkencatshoqërore, e sidomos në filozofì,gjithësi e yjësi e psikologjì. Në mesine shkurtit 1868 Tahsini u kthye nëStamboll, në përbërjen e grupit qe-veritar që shoqëroi kufomën e ish-Kryetarit të Këshillit të Lartë të sull-tanatit osman, Mehmed-Fuad Pa-shait; ai më 11 të atij muaji vdiq nëspitalin e Nisës (Francë), ku qe dër-guar për shërim. Oborri dhe Porta eLartë, Tahsinin e ngarkuan me ng-ritjen dhe drejtimin e universitetit, përçeljen e të cilit kishin vendosur që nëvitin 1866, por deri atëherë s’ishtegjetur ende njeriu i duhur. Doemosqë në atë sulltanat gjendeshin plotdijetarë, mjaft të zotë, po jo “Tahsìn”.Dijetari i ndritur arriti që të gjentemësimdhënësit e aftë prej kombeshtë ndryshme, asokohe brenda sull-tanatit osman: Ai, gjithashtu, ndërm-jet një deti talebesh të diplomuarnëpër medresetë osmane, zgjodhistudentët e përshtatshëm; dhe – siçdëshmon Shemsuddin-SamiFrashëri, - “ditën e caktuar, në pall-atin ‘Nana Mbretëreshë’ çeli me aqmadhështi Universitetin e parë nësulltanatin osman”. Në fjalimin erastit, me zërin e tij kumbues parastudentëve dhe të pranishmëve tëtjerë, ai shpalli programin mësimor-shkencor që kishte parashikuar tëzbatohej në atë qendër dijesh. M. K.INALI në faqen 1834 të “Son ÂsërTyrk Shairlerì” thotë se Tahsin Efen-diu, veç drejtimit të universitetit,jepte edhe mësime mbi filozofinë,yjësinë, gjithësinë e pambarim të“Botës së Madhe” dhe të “Botës sëVogël” e kiminë.

(Vijon nga faqja 3)