Falimentimi - kontrata.net · Korporatat e mëdha e quajnë riorganizimin e ndërmarrjes afariste...

90
Qershor 2014 Falimentimi

Transcript of Falimentimi - kontrata.net · Korporatat e mëdha e quajnë riorganizimin e ndërmarrjes afariste...

Qershor 2014

Falimentimi

Manual trajnimi:

Falimentimi

HEQJE E PËRGJEGJËSISË

Përmbajtja e këtij manuali është vetëm përgjëgjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e

autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të

fotokopjohet apo të inçizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për përmbarim

dhe legjislacion komercial (CLE) ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Përmbajtja

MODULI 1: 1

NJOHURITË THEMELORE PËR FALIMENTIMIN, LIKUIDIMIN DHE RIORGANIZIMIN 1

1.1. Përmbledhje 2

1.2. Objektivat e mësimit 2

1.3. Falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi 2

1.4. Falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi në shtetet e tjera 3

1.5. Ushtrim: Përvojat me falimentimin 5

1.6. Përmbledhje 5

MODULI 2: 6

PREZANTIM I LIGJIT PËR LIKUIDIMIN DHE RIORGANIZIMIN E PERSONAVE

JURIDIK NË FALIMENTIM 6

2.1. Vështrim 7

2.2. Objektivat e mësimit 7

2.3. Qëllimi i miratimit të Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në

falimentim 7

2.4. Ushtrimi 1: Qëllimet e Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në

falimentim 8

2.5. Qëllimi i Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim 8

2.6. Fushëveprimi i Ligjit 8

2.7. Konceptet kryesore të Këtij Ligji 9

2.7.1. Përkufizimet e termeve të përdorura 9

2.7.2. Çështjet e juridiksionit 10

2.7.3. Ankesat 10

2.8. Ushtrimi 2: Bëni lidhjen e përgjigjeve me pyetjet 11

2.9. Përmbledhje 13

MODULI 3: 14

PARASHTRIMI I KËRKESËS PËR FALIMENTIM 14

3.1. Vështrim 15

3.2. Objektivat e mësimit 15

3.3. Procedurat për parashtrimin e kërkesës për falimentim 15

3.4. Ushtrimi 1: Raste hipotetike për kërkesat për falimentim 20

3.5. Përmbledhje 21

MODULI 4: 22

ADMINISTRATORI DHE BORDI I KREDITORËVE 22

4.1. Vështrim 23

4.2. Objektivat e mësimit 23

4.3. Administratori i rastit 23

4.3.1. Emërimi i administratorit 23

4.3.2. Kualifikimet, shpërblimet dhe shpenzimet 24

4.3.3. Autorizimet e Administratorit 24

4.3.4. Raportimi i Administratorit dhe detyrat e tij 25

4.3.5. Kundërshtimi, ankesa dhe kërkesa me dhunë 26

4.3.6. Shkarkimi i administratorit 26

4.4. Ushtrimi 1: Hartimi i rregullave përmbaruese 27

4.5. Bordi i Kreditorëve 28

4.6. Përmbledhje 28

MODULI 5: 29

PASURIA E FALIMENTIMIT 29

5.1. Vështrim 30

5.2. Objektivat e mësimit 30

5.3. Pasuria e falimentimit 30

5.4. Bartja e pasurisë së falimentimit 31

5.5. Ushtrimi 1: Çështjet e pasurisë 32

5.6. Çështjet tjera të pasurisë në falimentim 33

5.6.1. Sekuestrimi, vulosja dhe marrja e pasurisë së debitorit 33

5.6.2. Inventari i pasurisë në falimentim 33

5.6.3. Pasuria në transit 34

5.6.4. Agjencia dhe pasuria e mbajtur në emër të personave të tretë 34

5.7. Ushtrimi 2: Krahasoni përgjigjet dhe pyetjet 34

5.8. Përmbledhje 35

MODULI 6: 36

PUSHTETI ADMINISTRATIV 36

6.1. Vështrim 37

6.2. Objektivat e mësimit 37

6.3. Veprimet e mbetura pezull 37

6.4. Detyrimet 40

6.5. Gjeni përgjigjet e sakta të pyetjeve 42

6.6. Përmbledhje 43

MODULI 7: 44

PARAQITJA E KËRKESAVE 44

7.1. Vështrim 45

7.2. Objektivat e mësimit 45

7.3. Kërkesat 45

7.4. Detyrat e Administratorit dhe të Gjykatës për kërkesat 47

7.5. Anulimi i bartjeve 49

7.6. Ushtrim: Llogaritja e kërkesave 49

7.7. Përmbledhje 50

MODULI 8: 51

RIORGANIZIMI 51

8.1. Vështrim 52

8.2. Objektivat e mësimit 52

8.3. Riorganizimi 52

8.3.1. Prezantim mbi riorganizimin 52

8.3.2. Plani i riorganizimit 53

8.3.3. Metodat e riorganizimit 54

8.3.4. Zbulimi 54

8.3.5. Përmbajtjet e planit të riorganizimit 54

8.4. Ushtrim: Plani i riorganizimit 56

8.5. Procedurat dhe pasojat që kanë të bëjnë me planin e riorganizimit 57

8.5.1. Seanca e riorganizimit 57

8.5.2. Votimi 57

8.5.3. Konfirmimi i planit të riorganizimit 57

8.6. Ushtrim: Llogaritja e kërkesave 59

8.7. Përmbledhje 60

MODULI 9: 61

LIKUIDIMI DHE MBYLLJA E RASTIT 61

9.1. Vështrim 62

9.2. Objektivat e mësimit 62

9.3. Likuidimi 62

9.3.1. Shitja e pasurisë në falimentim 63

9.3.2. Shpërndarja e të ardhurave nga shitja e pasurisë në falimentim 65

9.3.3. Përmbushja e kërkesave 66

9.4. Ushtrim: Përmbushja e kërkesave 68

9.5. Raporti përfundimtar dhe mbyllja e rastit 70

9.5.1. Raporti përfundimtar i Administratorit 70

9.5.2. Mbyllja e rastit 70

9.5.3. Lirimi i Administratorit 72

9.6. Ushtrim: Raportimi përfundimtar 72

MODULI 10: 74

PËRGJEGJËSIA CIVILE DHE PENALE 74

10.1. Hyrje 75

10.2. Objektivat e mësimit 75

10.3. Përgjegjësia civile dhe/apo penale 75

10.4. Ushtrim: ndëshkimet 78

10.5. Përmbledhje 79

MODULI 11: 80

E ARDHMJA E FALIMENTIMIT 80

11.1. Hyrje 81

11.2. Objektivat mësimore 81

11.3. Të metat e këtij ligji 81

11.4. Ndryshimet ose përmirësimet në ligji 82

11.5. Ushtrim: Ndryshimet 83

11.6. Përmbledhje 84

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 1

MODULI 1:

NJOHURITË THEMELORE PËR

FALIMENTIMIN, LIKUIDIMIN DHE

RIORGANIZIMIN

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 2

NJOHURITË THEMELORE PËR FALIMENTIMIN, LIKUIDIMIN DHE RIORGANIZIMIN

1.1. Përmbledhje

Ky modul përshkruan shkurtimisht falimentimin, likuidimin dhe riorganizimin. Moduli mundëson diskutim

për kuptimin e përgjithshëm të këtyre proceseve për një ndërmarrje, e cila gjendet në vështirësi.

Gjithashtu, ky modul përmban edhe informata për mënyrën e trajtimit të këtyre proceseve jashtë

Kosovës.

1.2. Objektivat e mësimit

Në fund të këtij moduli, do të jeni në gjendje të:

Përshkruani në përgjithësi se çka do të thotë falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi;

Tregoni se si trajtohet falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi në shtetet tjera.

1.3. Falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi

Sidomos gjatë rënieve ekonomike, shoqëritë tregtare gjinden shpesh në gjendje të vështirë financiare.

Në disa raste ato nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre dhe nuk mund të paguajnë

tërësisht borxhet e tyre. Në atë rast ato janë të detyruara të parashtrojnë kërkesën për falimentim.

Falimentimi është procedurë ligjore përmes së cilës shoqëritë tregtare, të cilat nuk mund t’i paguajnë

borxhet e tyre dhe të përmbushin detyrimet e tyre mund të kenë një fillim të freskët financiar dhe të

fitojnë mbrojtje nga kreditorët. Disa prej përfitimeve nga parashtrimi i kërkesës për falimentim janë:

Mënjanimi i detyrimit ligjor për të paguar shumicën e borxheve ose tërë borxhet, së paku për

një kohë.

Parandalimi i rimarrjes në posedim të aseteve;

Ndalimi i veprimeve të kreditorëve për marrjen e parave (p.sh. ngacmimi për mbledhjen e

borxhit);

Dhënia e mundësisë për negocimin e borxhit;

Ofrimi i mundësisë për të riorganizuar ndërmarrjen dhe ta çuar në këmbë atë; etj.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 3

Megjithatë, falimentimi nuk mund të zgjidh çdo problem financiar. Madje, nuk është mundësia më e mirë

për çdo shoqëri tregtare që është në vështirësi financiare.1

Ekzistojnë disa probleme që nuk mund të zgjidhen me parashtrimin e kërkesës për falimentim. Për

shembull, falimentimi ndër të tjera nuk mund të mënjanojë të drejtat e disa prej kreditorëve të siguruar,

nuk mund të mbrojë bashkë-nënshkruesit e borxheve ose të shlyej borxhet të cilat janë bërë pas fillimit

të falimentimit.

Në rastet kur shoqëria tregtare e cila ka vështirësi financiare mund të rimëkëmbet, gjatë mbrojtjes

përmes falimentimit, ajo organizohet në mënyrë që të shërohet nga dobësitë e strukturave të saj, të cilat

e kanë sjellë shoqërinë tregtare në atë gjendje. Riorganizimi është ristrukturim i korporatës me qëllim

të vazhdimit të veprimtarisë në mënyrë efektive duke ndryshuar statutin e organizatës, modelin e

pronësisë, strukturën menaxhuese etj. Korporatat e mëdha e quajnë riorganizimin e ndërmarrjes afariste

si “heqje të dhjamit”. Siç e tregon edhe ky term, pronari duhet të zvogëlojë shpenzimet pa e sakrifikuar

cilësinë e produkteve ose integritetin e shoqërisë tregtare. Edhe shoqëritë e vogla tregtare mund të

përdorin metodat e riorganizimit, por ato shpesh kanë më shumë vështirës. Fushat të cilat duhet t’i heq

pronari janë më pak të dukshme. Përveç kësaj, shoqëritë e vogla tregtare kanë larmi më të vogël. Nëse

pronari bën gabim dhe i heq fushat e gabuara, ai mund ta shkatërroi tërë shoqërinë e tij tregtare.

Në rastet më të këqija, shoqëritë tregtare nuk janë në gjendje të dalin nga vështirësitë e tyre dhe

gjenden në shkatërrim financiar. Në ato raste, riorganizimi nuk mund të ndihmoj shoqërinë tregtare të

mbijetojë dhe shoqëria tregtare është e detyruar të shkoj në likuidim. Me ligj, likuidimi nënkupton

procesin përmes të cilit shoqëria tregtare (ose një pjesë e saj) mbyllet, me ç’rast asetet dhe prona e saj

rishpërndahet. Likuidimi mund të nënkuptohet edhe si përfundim ose shpërbërje, edhe pse shpërbërja

në kuptim teknik nënkupton fazën e fundit të likuidimit. Thënë më ndryshe, likuidimi është proces për

përfundimin e problemeve financiare të shoqërisë tregtare, duke zbërthyer në mënyrë të rregullt

problemet e shoqërisë tregtare, duke kryer hulumtimet e caktuara dhe shpërndarë në mënyrë të drejtë

asetet e shoqërisë tregtare tek kreditorët. Kjo ndodh ose për shkak se shoqëria tregtare nuk mund t’i

paguajë të gjitha borxhet e saj (p.sh. është josolvente), ose anëtarët e saj duan që ekzistenca e saj të

përfundojë. Ky doracak përqendrohet në elementin e parë, kryesisht kur shoqëria është josolvente ose

në falimentim.

1.4. Falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi në shtetet e tjera

Shtetet e ndryshme e trajtojnë falimentimin varësisht prej shtetit në të cilin vepron një shoqëri tregtare.

Shtetet më të mëdha të cilat kanë shoqëri tregtare më të mëdha e kanë sofistikuar legjislacionin që

merret me falimentimin, riorganizimin dhe likuidimin, madje disa prej tyre i shqyrtojnë këto raste përmes

gjykatave të specializuara.

Në Evropë falimentimi trajtohet në nivel qendror. Për shembull, në Holandë, Ligji për falimentimin

udhëhiqet nga Kodit Holandez i Falimentimit. ("Faillissementswet"). Ky kod mbulon tre procedura të

1 Ekzistojnë edhe mundësi tjera që duhet të shqyrtohen para falimentimit. Shoqëritë tregtare që kanë vështirësi

financiare shpesh bëjnë manovrime tjera për të tejkaluar pengesat e tyre financiare, siç janë konsolidimi i borxhit,

rifinancimi i kredive, bashkimi dhe/ose zotërimet, etj.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 4

veçanta ligjore. E para është falimentimi ("Faillissement"). Qëllimi i falimentimit është likuidimi i aseteve

të shoqërisë tregtare. Falimentimi vlen për individët dhe shoqëritë tregtare. Procedura e dytë ligjore në

Faillissementswet është "Surseance". “Surseance” vlen vetëm për shoqëritë tregtare. Qëllimi i saj është

të arrijë marrëveshje me kreditorët e shoqërisë tregtare. Procedura e tretë është "Schuldsanering". Kjo

procedurë është krijuar vetëm për individët.

Në Mbretërinë e Bashkuar, falimentimi (në kuptim strikt juridik) ka të bëjë vetëm me individëd dhe

ortakëritë. Shoqëritë tregtare dhe korporatat tjera i nënshtrohen procedurave josolvente juridike të

quajtura në mënyrë të ndryshme: likuidimi dhe administrimi (urdhri i administrimit dhe administratori i

kontrolluar). Megjithatë, termi “falimentim” përdoret shpesh kur shoqëritë përmenden në media ose në

biseda të përgjithshme. Falimentimi në Skoci quhet sekuestrim.

Në mënyrë të ngjashme me Mbretërinë e Bashkuar, Akti i Falimentimit 1966 (për Komonuelthin) është

legjislacioni që rregullon falimentimin në Australi. Vetëm individëd mund të falimentojnë, ndërsa

shoqëritë tregtare josolvente hyjnë në likuidim dhe administrim.

Në bazë të ligjit zviceran, falimentimi mund të jetë pasojë e josolvencës. Është formë e procedurave për

detyrimin e ekzekutimit të borxhit e urdhëruar nga gjykata që në përgjithësi vlen vetëm për subjektet e

regjistruara tregtare. Në falimentim, të gjitha asetet e debitorit likuidohen nën administrimin e

kreditorëve, edhe pse ligji lejon mundësinë e ristrukturimit të borxheve në mënyrë të ngjashme sikurse

në Kapitullin e 11 të Kodit të SHBA-ve për Falimentim.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falimentimi është çështje e cila rregullohet me ligj federal.

Ekzistojnë disa lloje të falimentimit për të cilat mund të parashtrohet kërkesë:

Kapitulli 7 – që njihet edhe si falimentim ose likuidim i drejtpërdrejtë dhe kërkon nga debitori të

shet pronën në mënyrë që të paguhen kreditorët;

Kapitulli 9 – njihet edhe si falimentim komunal;

Kapitulli 11 – njihet edhe si riorganizim, i cili përdoret nga bizneset dhe disa individë me borxhe

të mëdha;

Kapitulli 12 – i rezervuar për fermerët familjarë; dhe

Kapitulli 13 – që njihet si përshtatje e borxhit dhe kërkon nga debitori të dorëzojë planin e

pagesës së borxheve të tij nga të hyrat ekzistuese.

Një gjë që duhet të shihet në të ardhmen është edhe falimentimi ndërkufitar. Rritja e investimit global

dhe shoqërive tregtare ndërkombëtare ka çuar drejt një prirje të re: rritje të falimentimeve

ndërkombëtare. Për më tepër, ka shoqëri tregtare me detyrime financiare në shumë shtete, të cilat janë

dëmtuar nga kriza ekonomike globale. Kjo kërkon procedura ligjore të juridiksioneve të ndryshme kur

të shpallet falimentimi.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 5

1.5. Ushtrim: Përvojat me falimentimin

Udhëzime:

Ky ushtrim është diskutim në grup. Ju lutem mblidhuni në grupe prej pesë (5) pjesëmarrësve dhe

shkruani:

Listën e rasteve të falimentimit për të cilat keni punuar, lexuar ose dëgjuar;

Listën e strategjive për të lehtësuar ato vështirësi ekzistuese.

Pas përfundimit, secili grup i paraqet pjesës tjetër të pjesëmarrësve listën e tij dhe pjesëmarrësit

do të komentojnë dhe krahasojnë sugjerimet e tyre.

1.6. Përmbledhje

Në përfundim, ky modul ka dhënë një përshkrim të shkurtër të falimentimit, likuidimit dhe riorganizimit.

Ka ofruar diskutim për kuptimin e përgjithshëm të këtyre proceseve për një ndërmarrje që ka vështirësi.

Gjithashtu ka dhënë informacion se si zgjidhen këto procese jashtë Kosovës.

Në këtë modul, keni mësuar të:

Sqaroni në përgjithësi se çka nënkuptojnë falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi;

Tregoni si trajtohet falimentimi, likuidimi dhe riorganizimi në vendet tjera.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 6

MODULI 2:

PREZANTIM I LIGJIT PËR LIKUIDIMIN DHE

RIORGANIZIMIN E PERSONAVE JURIDIK NË

FALIMENTIM

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 7

Prezantim i Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim

2.1. Vështrim

Ky modul ofron përshkrim të shkurtë të Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në

falimentim. Moduli përshin qëllimin dhe fushëveprimin e ligjit në fjalë, llojet e shoqërive tregtare të

mbuluara nga ai dhe konceptet kryesore të tij.

2.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli do të jeni në gjendje të:

Përshkruani qëllimin e Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim;

Formuloni qëllimet kryesore dhe fushëveprimin e ligjit

Të dini listën e llojeve të shoqërive tregtare të mbuluara nga ky ligj; dhe

Përshkruani konceptet kryesore të këtij ligji.

2.3. Qëllimi i miratimit të Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e

personave juridik në falimentim

Ligjet e mira për falimentimin janë aq të rëndësishme sa edhe një ekonomi e shëndetshme. Miratimi i

këtij ligi është pjesë e një tendence në Republikën e Kosovës për miratimin e legjislacionit ekonomik, i

cili forcon mjedisin që mundëson zhvillimin e afarizmit.

Ekonomia e Kosovës është në tranzicion dhe një ligj i mirë për falimentimin është thelbësor për të

ndihmuar shoqëritë tregtare dhe ndërmarrësit në përpjekjet e tyre, sidomos gjatë periudhave të vështira

ekonomike. Ekzistenca e një ligji të mirë për falimentimin dhe e sistemit funksional për zbatimin e tij

(përfshirë edhe gjykatat funksionale) janë qenësore për funksionimin e duhur të veprimtarisë afariste në

ekonominë e tregut. Me të vërtetë, ligjet e mira për falimentimin e inkurajojnë ndërmarrësinë, sepse ju

ofrojnë rrjet të sigurt njerëzve të cilët duan të bëjnë afarizëm.

Në anën tjetër, mungesa e ligjeve për falimentimin ose nëse ato nuk janë funksionale mund të dëmtojnë

ekonominë e vendit. Për shembull, në Republikë ekziston një prirje për të mos parashtruar kërkesë për

falimentim, por në vend të saj të mbyllen dyert e ndonjë shoqërie tregtare dhe të hapet një e re nën

emër të ri, duke mos i paguar kreditorëve asnjë shumë për borxhet të cilat ju detyrohen atyre. Shumë

vetë thonë se ligji i cili trajtohet në këto module ka nevojë për shumë akte nënligjore në mënyrë që ai të

funksionojë në mënyrë të duhur. Në mungesë të tyre, zbatimi i tij do të ishte i vështirë. Në këtë mënyrë,

është në interes të Kosovës të përfundojë kornizën ligjore që ka të bëjë me falimentimin dhe të fillojë

zbatimi i saj në gjykata dhe autoritete tjera që merren me veprimtari afariste.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 8

2.4. Ushtrimi 1: Qëllimet e Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e

personave juridik në falimentim

Udhëzime:

Ky ushtrim është diskutim në grup. Ju lutem të ndaheni në grupe prej pesë (5) pjesëmarrësve dhe të

krijoni listën e ideve që i keni për qëllimet e Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave Juridik në

falimentim. Diskutoni idetë tuaja me pjesëmarrësit tjerë dhe pastaj shkruani një listë me 4-5 qëllimet e

Ligjit.

Pas përfundimit, secili grup do t’i paraqesë pjesëmarrësve tjerë listën e tyre dhe pjesëmarrësit do të

komentojnë dhe diskutojnë qëllimet e ligjit.

2.5. Qëllimi i Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik

në falimentim

Ligji për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim i ka këto qëllime:

Të promovojë zhvillimin e një ekonomie shëndoshë të tregut të në Kosovë;

Të sigurojë se dispozitat ligjore dhe aktet e tjera ligjore, të cilat rregullojnë procedurat për

likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim përcaktohen dhe krijohen në

pajtim me përvojat e avancuara më të mira;

Të inkurajojë ndërmarrësinë; dhe

Të tërheq si investimet e huaja ashtu edhe të brendshme

2.6. Fushëveprimi i Ligjit

Siç e thotë edhe Ligji, Ligji për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim “definon

kushtet dhe procedurat për likuidim apo riorganizim të personave juridik në falimentim dhe përcakton të

drejtat dhe detyrimet për palët që marrin pjesë apo janë të prekur nga një procedurë e tillë”.2

Gjithashtu, ai ofron edhe disa udhëzime sa i përket akteve tjera të cilat duhet të miratohen në mënyrë

që ky ligj të funksionojë në mënyrën e duhur.

Megjithatë, ky ligj ka një të metë të madhe. Pjesa më e paqartë e Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e

personave juridik në falimentim është neni i cili e përshkruan fushëveprimin e tij. Neni 1.2. thotë “Ky ligj

qeveris falimentimin e personave juridik, që përfshin ortakërinë e përgjithshme, ortakërinë e kufizuar,

kompanitë me stoqe të përbashkëta, dhe kompanitë me përgjegjësi të kufizuar”. Megjithatë, Ligji për

Shoqëritë Tregtare i njeh vetëm shoqëritë aksionare dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si persona

juridik, kurse shoqëritë kolektive dhe shoqëritë komandite nuk i konsideron si persona juridik. Si i tillë,

Neni 1.2. i Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim është në kundërshtim

të drejtpërdrejtë me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. Me të vërtetë është i pasaktë në shënimin e tij se

termi “persona juridik” përfshin shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë aksionare dhe

2 Neni1.1.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 9

shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar. Kjo problematikë duhet të zgjidhet përmes ndryshimit të ligjit në

një periudhë në të ardhmen dhe të ndryshohet titulli dhe fushëveprimi i tij, në mënyrë që të përfshijë të

gjitha shoqëritë tregtare të përcaktuara nga Ligji për Shoqëritë Tregtare.

Megjithatë, duhet të kihet parasysh se Ligji për riorganizimin dhe likuidimin e personave juridik në

falimentim nuk vlen për:

Ndërmarrje private;

Kompanitë e Sigurimit;

Institucionet financiare (p.sh. bankat);

Ofruesit e pensioneve; dhe

Ndërmarrjet publike dhe shoqërore, të cilat akoma nuk janë shndërruar në subjekte ligjore.3

Përjashtimi i “ndërmarrjeve private” nga fushëveprimi i këtij ligji është një pjesë tjetër e cila krijon

probleme, sepse ajo përjashton ndoshta të gjitha shoqëritë tregtare të cilat ky ligj synon t’i mbulojë.

Parashikimi është se me përjashtimin e “ndërmarrjeve private”, ky ligj synon të përjashtojë Ndërmarrjet

Individuale, të përcaktuara me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. Edhe pse kjo është njëra prej mangësive të

shumta të cilat duhet të përmirësohen në mënyrë që ky ligj të jetë funksional, ne do të vazhdojmë me

versionin ekzistues dhe shpresojmë se amendamentet e mëvonshme do të përmirësojnë problemet e

përmendura.

2.7. Konceptet kryesore të Këtij Ligji

Kjo pjesë e këtij moduli përmban konceptet themelore të përdorura në Ligjin për likuidimin dhe

riorganizimin e personave juridik në falimentim, juridiksionin dhe çështjet që kanë të bëjnë me ankesat.

2.7.1. Përkufizimet e termeve të përdorura

Mund të ju duket se Ligji për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim përdor disa

koncepte dhe terme, që mund të jenë të panjohura për ju. Edhe pse pjesa e përkufizimeve në ligj jep një

pasqyrë të plotë, më poshtë janë disa prej termeve kryesore të cilat janë thelbësore për të kuptuar

falimentimin.

Gjykata– në bazë të këtij ligji, gjykata kompetente për trajtimin e rasteve të falimentimit në është Gjykata

Themelore në Prishtinë, Departamenti Ekonomik.

Person Juridik – si persona juridik janë identifikuar shoqëritë kolektive, shoqëritë komandite, shoqëritë

aksionare dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara.

3 Rastet e falimentimit të parashtruara nga ky grup mbulohen nga Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2005/48, e cila është

duke u ndryshuar dhe hartuar si ligj i Kosovës

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 10

Kreditorët e Siguruar – do të thotë kreditorët të cilat kanë kërkesa të siguruara, me fjalë të tjera

nënkupton palët të cilat i kanë dhënë borxh personit në falimentim, borxhi i të cilave është garantuar me

një pjesë të pronës së palët në falimentim.

Rregullat e Përmbarimit– në bazë të Nenit 3 të këtij ligji, ato përfshijnë rregullat dhe procedurat e

falimentimit të krijuara me këtë ligj për të lehtësuar zbatimin e këtij ligji. Deri më tani, Qeveria akoma

nuk i ka lëshuar këto rregulla të përmbarimit.4

Debitor– debitori është personi i cili ka obligimet dhe borxhet e pakalueshme dhe është i detyruar të

parashtrojë kërkesën për falimentim. Të gjithë debitorët janë identifikuar në këtë ligj si persona juridik

me përjashtim të:

Një agjencie qeveritare;

Një ndërmarrje shoqërore ose publike

Një ofruesi të pensionit;

Një kompanie të sigurimit ose ndërmjetësues për sigurim;

Një institucioni financiar.

2.7.2. Çështjet e juridiksionit

Falimentimi mund të jetë shumë kompleks dhe kërkon nivel të caktuar të ekspertizës nga ata që merren

me rastet e falimentimit, përfshirë gjyqtarët dhe administratorët. Për këtë arsye juridiksioni për rastet e

falimentimit i është dhënë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamentit Ekonomik.

2.7.3. Ankesat

Duhet të merret parasysh se nuk mund të parashtrohet ankesë për secilin rast të për të cilin është

marrë vendimi. Në fakt, siç thotë neni 6 vetëm vendimet fuqiplotë të gjykatës të cilat kanë të bëjnë me

çështjet që janë thelbësore për administrimin e rastit të falimentimit i nënshtrohen ankesës.

Një gjë tjetër që duhet të theksohet është se në përgjithësi ankesa ndaj një vendimi në bazë të këtij ligji

nuk e ndalon administrimin e rastit. Thënë më ndryshe, rasti vazhdon të procedohet edhe nëse ka

ankesë. Ekziston një përjashtim i këtij rregulli në rastet kur Gjykata Supreme urdhëron pezullimin e

procedurave të falimentimit. Nëse ndodh kjo, atëherë ndalet procedimi dhe administrimi i rastit në

gjykatë derisa të merret një vendim për çështjen për të cilën është parashtruar ankesa.

4 Është bërë një përpjekje për të hartuar rregulla të tilla, përkatësisht, një draft i Udhëzimit Administrativ për

rregullat përmbarimore të Rregullores së UNMIK Nr. 2003/7 të 14 Prillit 2003 e cila shpallë Ligjin për Likuidimin

dhe Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim është miratuar nga Qeveria (Një kopje e këtij Udhëzimi

Administrativ do t’ju dorëzohet pjesëmarrësve për diskutim). Sidoqoftë, ky Udhëzim Administrativ akoma nuk

është botuar gjëkundi dhe është shumë vështirë të arrihet deri te ky. Si rezultat, është e paqartë nëse këto rregulla

përmbaruese janë aktualisht në fuqi.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 11

2.8. Ushtrimi 2: Bëni lidhjen e përgjigjeve me pyetjet

Udhëzime:

Secili pjesëmarrës duhet të lexojë pyetjet e paraqitura më poshtë dhe pastaj duhet të gjej përgjigjen e

saktë e cila përputhet më së miri me pyetjen e bërë. Poshtë pyetjes, ju lutem të shkruani numrin e

përgjigjes së saktë. Ka më shumë përgjigje se pyetje; kështu që, disa përgjigje nuk do të mund të

përputhen me ndonjë pyetje.

Pyetjet Përgjigjet

1. Cili është qëllimi i Ligjit për Likuidimin dhe

Riorganizimin e Personave Juridik në

Falimentim?

2. Cilat janë shoqëritë tregtare që mbulohen

nga ky ligj?

3. Cilat subjekte përjashtohen nga ky ligj?

______

4. A mundet debitori të parashtrojë ankesë

për shkak se një aseti të cilin e posedon është

vlerësuar me vendim fuqiplotë të

administratorit (ekspertët e angazhuar nga

administratori) në shumë prej €543,000 në

vend të shumës €548,000 për të cilën debitori

thotë se është vlera e vërtetë?

5. A mundet debitori të parashtrojë kërkesë

për falimentim në Gjykatën Kushtetuese të

Republikës së Kosovës?

1. Ky ligj mbulon vetëm shoqëritë aksionare

dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara sepse

ato janë shoqëritë e vetme tregtare të cilat

gëzojnë statusin e “personit juridik”.

2. Përgjigja për pyetjen numër 4 është se

debitori mund të parashtrojë ankesë.

3. Qëllimi i Ligjit për Likuidimin dhe

Riorganizimin e Personave Juridik në

Falimentim është të sigurojë se çdo shoqëri

tregtare e ka mundësinë të fshijë të gjitha

borxhet dhe të ketë një fillim të freskët.

4. Debitori nuk mund të parashtrojë kërkesë

për falimentim në Gjykatën Kushtetuese të

Republikës së Kosovës, sepse gjykata e duhur

ështëGjykata Themelore në Prishtinë –

Departamenti Ekonomik?

5. Ligji për Likuidimin dhe Riorganizimin e

Personave Juridik në Falimentim nuk vlen për

Shoqëritë Individuale dhe Bankat.

6. Debitori nuk mund të parashtrojë kërkesë

për falimentim në Gjykatën Kushtetuese të

Republikës së Kosovës, për shkak se gjykata e

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 12

duhur është Gjykata Themelore në Prishtinë –

Departamenti Ekonomik?

7. Qëllimi i Ligjit për Likuidimin dhe

Riorganizimin e Personave Juridik në

Falimentim është të sigurojë se dispozitat

ligjore dhe aktet e tjera ligjore të cilat

rregullojnë procedurat e likuidimit dhe

riorganizimit të personave juridik në

falimentim përcaktohen dhe krijohen në pajtim

me përvojat e avancuara më të mira.

8. Përgjigja për pyetjen numër 4 është se

debitori nuk mund të parashtrojë ankesë.

9. Ky ligj përfshin shoqëritë kolektive,

shoqëritë komandite, shoqëritë aksionare dhe

shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar.

10. Ligji për Likuidimin dhe Riorganizimin e

Personave Juridik në Falimentim nuk vlen për

Ndërmarrjet private; Kompanitë e Sigurimit;

Institucionet Financiare (p.sh. bankat); Ofruesit

e Pensioneve; dhe ndërmarrjet publike dhe

shoqërore, të cilat akoma nuk janë

transformuar në subjekte ligjore.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 13

2.9. Përmbledhje

Për ta përmbledhur, ky modul ka prezantuar shkurtimisht Ligjin për likuidimin dhe riorganizimin e

personave juridik në falimentim. Moduli ka bërë fjalë për qëllimin dhe fushëveprimin e ligjit në fjalë, llojet

e organizatave të rregulluara nga ai dhe konceptet kryesore të këtij ligji.

Në këtë modul keni mësuar të:

Përshkruani qëllimin e Ligjit për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim;

Formuloni qëllimet kryesore dhe fushëveprimin e këtij ligji;

Tregoni llojet e shoqërive tregtare të mbuluara nga ky ligj; dhe

Përshkruani konceptet kryesore të ligjit.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 14

MODULI 3:

PARASHTRIMI I KËRKESËS PËR FALIMENTIM

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 15

Parashtrimi i kërkesës për falimentim

3.1. Vështrim

Ky modul tregon hapat e nevojshëm për parashtrimin e kërkesës për falimentim, përfshirë edhe formën

dhe përmbajtjen e kërkesës, dokumentacionin e kërkuar dhe mënyrën e kundërshtimit të kërkesës në

fjalë. Gjithashtu, ky modul ofron edhe një përmbledhje të pasojave të kërkesës së palejuar dhe të

pranimit të kërkesës.

3.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli do të jeni në gjendje të:

Përshkruani procedurat e falimentimit;

Parashtroni kërkesën për falimentim;

Sqaroni pasojat e parashtrimit të kërkesës së palejuar.

3.3. Procedurat për parashtrimin e kërkesës për falimentim

Ekziston një numër i procedurave të cilat kërkohen për të parashtruar dhe mbrojtur kërkesën për

falimentim. Ky modul i përmend procedurat e përcaktuara në ligjin për Likuidimin dhe Riorganizimin e

Personave Juridik në Falimentim. Megjithatë, mënyra më e mirë për të kuptuar të gjitha procedurat për

parashtrimin e kërkesës për falimentim është të përgjigjemi në disa pyetje.

Si bëhet parashtrimi i kërkesës për falimentim?

Nga pikëpamja procedurale, parashtrimi i kërkesës për falimentim është gjë e thjeshtë: duhet të

dorëzohet kërkesa në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamanti Ekonomik.

Kush mund të parashtrojë kërkesën për falimentim?

Kërkesa për falimentim mund të dorëzohet nga dy palë të ndryshme: Debitori ose Kreditori(ët)

Kur mundet debitori të parashtrojë kërkesën për falimentim?

Debitori mund të parashtrojë kërkesën për falimentim vetëm nëse:

E merr miratimin nga Bordi i Drejtorëve

I plotëson kushtet e poshtëshënuara

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 16

o Dështon të paguajë borxhin kur afati i pagesës së tij i ka kaluar së paku 60 ditë;

Shembull: HOST SH.P.K ka probleme të mëdha financiare, megjithatë, deri më tash ka

qenë në gjendje të përmbushë të gjitha detyrimet e saj. Megjithatë, me datën

1 qershor 2008 gjashtë borxhe të mëdha dhe HOST SHPK ka dështuar të

bëjë të gjitha pagesat. HOST SHPK nuk është në gjendje të paguajë dhe me

datën 1 korrik 2008 dëshiron të parashtrojë kërkesën për falimentim.

Megjithatë, në mënyrë që HOST SHPK të parashtrojë kërkesën për

falimentim duhet të ketë vonesë të pagimit të borxhit për së paku 60 ditë,

kështu që dita e parë në të cilën mund të parashtrojë kërkesën për

falimentim është 31 korrik 2008 (dita e parë pasi të përfundojë periudha prej

60 ditësh).

o Shuma e përgjithshme detyruar është më shumë se €5,000, dhe

o Në përgjithësi nuk i paguan borxhet në kohën e caktuar.

Shembull: HOST, SH.P.K. ka disa probleme financiare. Është vonuar të paguajë tre kredi

për 40 ditë. Megjithatë, brenda dy javësh pritet të marr kapital nga pagesa e

borxhit nga një debitor, e cila e ndihmon atë të zë hapin në pagesat që janë

me vonesë. A mundet HOST SH.P.K. të parashtrojë kërkesën për falimentim?

HOST, SH.P.K. nuk mund të parashtrojë kërkesën për falimentim sepse ka

vështirësi të përkohshme financiare.

Kur mund të parashtrojë kërkesën për falimentim një kreditor?

Një kreditor ose grup kreditorësh mund të parashtrojë kërkesën për falimentim të një debitori nëse:

Debitori në fjalë ka bërë pagesë të pakënaqshme të borxhit ndaj kreditorit për së paku 60 ditë;

Vlera e përgjithshme e borxhit që është dashur të paguhet është së paku €2,000.

Borxhi me të vërtetë nuk mund të kontestohet;

Shembull: BIG MONEY, SH.A. pretendon se HOST, SH.P.K. i ka borxh asaj më shumë se

€240,000 që duhet të paguhet brenda javës. HOST, SH.P.K. mund të bëjë

pagesat tek javën e ardhshme në shumë prej €180,000. Përveç kësaj, HOST,

SH.P.K. pretendon se ajo në fakt nuk i ka borxh €240,000 BIG MONEY,

SH.A,. por i ka €140,000. BIG MONEY, SH.A. dëshiron të parashtrojë

kërkesën për falimentim kundër HOST, SH.P.K. BIG MONEY, SH.A. nuk

mund të parashtrojë kërkesën për falimentim sepse borxhi i cili nuk mundet

të paguhet është i kontestueshëm.

Debitori në përgjithësi nuk i paguan borxhet e tij në kohën e caktuar.

Kur mund të tërheqin kreditorët kërkesën e tyre?

Kur një grup i kreditorëve e parashtron kërkesën, njëri prej tyre mund të tërheq kërkesën e tij, vetëm

nëse të gjithë kreditorët tjerë e japin pajtimin e tyre. Kërkesa mund të tërhiqet vetëm para se rasti të

pranohet dhe vetëm nëse gjykata përcakton se tërheqja nuk do të dëmtojë pasurinë.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 17

Cilat dokumente mund të parashtrohen në gjykatë?

Kërkesat;

Kundërshtimi i kërkesës;

Deklarimi i debitorit për qëllimin e riorganizimit;

Kundërshtimi i deklaratës së debitorit për qëllimin e riorganizimit.

Si është procedura hap pas hapi?

Dorëzimi i kërkesës

o Forma– kërkesa duhet të bëhet me shkrim. Forma dhe përmbajtja e saj do të

përcaktohet me rregullat përmbaruese.

o Dokumentet shtesë – kërkesa duhet të shoqërohet me një deklaratë e cila thotë se:

Bordi i drejtorëve ose organi udhëheqës është pajtuar për parashtrimin e

kërkesës; dhe

Debitori është josolvent

Sqarim: Debitori është josolventë kur detyrimet e tij i tejkalojnë të gjitha

asetet. Thënë më ndryshe, debitori është josolvent kur nuk është në

gjendje të paguajë borxhet dhe detyrimet. Për shembull, një debitor

është josolvent nëse shuma e aseteve të tij është €140,000, kurse

shuma e detyrimeve është €240,000. Debitori është josolvent nëse ai

ka qarkullim parash prej €2,400 në muaj, por pagesat mujore të

borxheve të tij janë në vlerë prej €3,400.

o Dokumentet tjera duhet të përcaktohen nga rregullat përmbaruese (rregullat

përmbaruese akoma nuk janë bërë)

Gjykata:

o E njofton regjistrin e biznesit dhe regjistrin e pengut për hapjen dhe mbylljen e rastit

(rregullat përmbaruese akoma nuk janë bërë)

o E regjistron kërkesën

o Merr vendimin për pranimin e kërkesës me qëllim të fillimit të rastit

Pranimi i kërkesës së debitorit bëhet kur:

Kërkesa e debitorit është në pajtim me ligjin;

Debitori i ka dorëzuar të gjitha dokumentet që kërkohen.

Prani i kërkesës së kreditorit bëhet kur:

Kalon afati për kundërshtimin e kërkesës nga debitori dhe nuk është

ngritur asnjë kundërshtim; ose

Gjykata e ka hedhur poshtë kundërshtimin e debitorit.

o Nëse kërkesa ka mangësi:

Gjykata duhet të njoftojë palën brenda 3 ditësh për mangësitë dhe i kërkon asaj

të përmirësojë mangësitë brenda 7 ditëve nga data e parashtrimit të kërkesës;

Nëse të metat nuk përmirësohen brenda 7 ditëve, Gjykata mund të:

Ofrojë një zgjatje të afatit (para skadimit të periudhës 7 ditore)

Hedh poshtë kërkesën.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 18

Parashtrimi i Kundërshtimit të Kërkesës

o Gjykata i dorëzon debitorit Njoftimin dhe Kopjen e Kërkesës së Kreditorit brenda një

dite pas regjistrimit të rastit;

o Debitori mund të parashtrojë Kundërshtimin e Kërkesës brenda 5 ditëve pas marrjes së

njoftimit për regjistrim

o Gjykata e mban seancën brenda 7 ditësh pas parashtrimit të Kundërshtimit të Kërkesës.

Kur mund të kundërshtojë gjykata kërkesën?

Gjykata mund të kundërshtojë kërkesën pas seancës nëse:

o Nuk e ka juridiksionin

Shembull: Kreditori e parashtron kërkesën në Gjykatën Supreme të Republikës së

Kosovës sepse dëshiron të parandalojë çdo ankesë të mundshme. Gjykata

Supreme do të kundërshtojë kërkesën sepse nuk është nën juridiksionin e saj.

o Nuk janë përmbushur kërkesat e nenit 4 ose nenit 7

o Nuk janë përmbushur rregullat përmbaruese të nenit 8 ose 9;

o Debitori tashmë ka falimentuar;

Shembull: Kreditori parashtron kërkesën kundër debitorit dhe i plotëson të gjitha

kushtet. Megjithatë, debitori e njofton gjykatën se ai tashmë gjendet në

falimentim. Gjykata e kundërshton kërkesën sepse nuk mund të ketë më

shumë se një rast falimentimi për një debitor.

o Debitori i ka përmbushur kërkesat e kreditorit para seancës

o Parashtruesit të kërkesës i mungon kapaciteti për të vepruar; ose

o Parashtruesi i kërkesës nuk i ka paguar taksat e parashtrimit të kërkesës.

Gjykata merr vendim për pranimin ose refuzimin e kërkesës brenda 5 ditësh pas seancës.

Çka ndodh nëse parashtrohet kërkesë e palejuar?

Nëse kreditori parashtron kërkesën e palejuar: Gjykata e urdhëron parashtruesin e kërkesës t’i

paguajë debitorit dëmet

Nëse debitori parashtron kërkesën e palejuar: Gjykata e gjobit parashtruesin e kërkesës në

pajtim me Kapitullin 11 të këtij ligji

Çka ndodh nëse gjykata e pranon kërkesën?

Kur gjykata e pranon kërkesën, ajo:

o Cakton administratorin;

Vërejtje: Funksionet e administratorit do të mbulohen në kapitujt e ardhshëm.

o Cakton takimin e parë të kreditorëve brenda 15 ditësh pas pranimit të rastit;

o Jep njoftimin për emërimin e administratorit dhe për takimin e caktuar të kreditorëve

(akoma nuk janë bërë rregullat përmbaruese për mënyrën e dhënies së njoftimit)

o Mund të caktojë seancën paraprake brenda 10 ditësh pas takimit të kreditorit

(përcakton statusin dhe shqyrton rezultatet e takimit të kreditorëve).

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 19

Çka nëse debitori dëshiron të riorganizohet?

Debitori parashtron deklarimin e qëllimit të riorganizimit (“DQR”)

o Debitori parashtron DQR-në brenda 20 ditësh pas datës së parashtrimit të kërkesës (pa

marrë parasysh kush është parashtruesi i kërkesës)

o Debitori parashtron DQR-në brenda 10 ditësh pas datës së parashtrimit të kërkesës (në

rastet kur kreditori është parashtruesi i kërkesës)

o Administratori parashtron DQR-në brenda 5 ditësh pas datës së caktuar për

parashtrimin e DQR-së së debitorit por VETËM nëse administratori vlerëson se

riorganizimi është i mundshëm.

o Debitori/administratori i cili e parashtron Deklarimin duhet të dorëzojë edhe Planin e

Riorganizimit në pajtim me kapitullin 8 të këtij ligji.

o Nëse nuk është parashtruar asnjë DQR, atëherë fillojnë procedurat e likuidimit.

o Administratori mbetet në detyrë edhe gjatë riorganizimit.

o Nuk lejohen kundërshtimet e DQR-së të parashtruara nga Administratori.

Kreditori(ët) parashtrojnë Kundërshtimin e Deklarimit të Debitorit për Qëllimin e Riorganizimit

(“KDQR”)

o Likuidimi fillon nëse

Debitori nuk mund të konfirmojë planin e riorganizimit

Debitori nuk është në gjendje të riorganizohet

o Kreditori, Administratori ose Pala e Interesuar mund të parashtrojë me shkrim KDQR-

në jo më vonë se 15 ditë pas parashtrimit të DQR-së;

o (akoma nuk janë hartuar rregullat përmbaruese për marrjen e vendimit sa i përket

kundërshtimit)

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 20

3.4. Ushtrimi 1: Raste hipotetike për kërkesat për falimentim

Udhëzime:

Ju lutem bëni këtë ushtrim në grupe prej 3 pjesëmarrësve. Ju lutem të jepni përgjigjen më të mirë të

mundshme për këto pyetje që dalin nga rastet hipotetike të dhëna më poshtë.

Pas përfundimit, përgjigjet për secilën pyetje do të diskutohen me të gjithë pjesëmarrësit.

1. Jones Pharm, SH.A. është debitor në vështirësi financiare. Gjatë 18 muajve të fundit, ajo vazhdimisht

ka paguar me vonesë pagesat e saj mujore të borxhit; megjithatë, vrullet periodike të qarkullimit të

parasë i kanë mundësuar asaj të zë hapin në pagesën e borxhit. Gjatë gjashtë muajve të fundit, ajo i ka

borxh Big Bank, SH.A. €3,000 që nuk është paguar dhe interesi është në rritje. Tash, borxhi është i pa

paguar për 6 muaj dhe Jones Pharm, SH.A. nuk ka qarkullim të mjaftueshëm të parasë për ta paguar atë.

A mundet Jones Pharm, SH.A. të parashtrojë kërkesën për falimentim?

Po /Jo Pse? _________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Po Big Bank, SH.A.; a mund të parashtrojë kërkesën për falimentimin e Jones Pharm, SH.A.?

Po / Jo Pse? _________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

2. Pllaka SH.K.L. (debitori) është në gjendje të mirë financiare dhe mendon se e ka bërë pagesën e fundit

të borxhit tek huadhënësi i saj, ProCredit Bank (kreditori), me datën 31 tetor 2008. Për shkak të një

gabimi në shtypje, Pllaka SH.K.L. që është në gjendje të shkëlqyeshme financiare ka bërë gabim, për

shkak se pagesa e fundit është dashur të bëhet me datën 31 mars 2009. Pasi që nuk ka marrë pagesë për

më shumë se 60 ditë, ProCredit Bank parashtron në mënyrën e duhur kërkesën e cila kërkon që Pllaka,

SH.K.L. t’i nënshtrohet falimentit. Pas skadimit të periudhës prej 5 ditësh për parashtrimin e

kundërshtimit të kërkesës, Gjykata e c cakton administratorin për falimentimin e rastit Pllaka, SH.K.L.

Pse nuk mund të vazhdojë të procedohet më tutje ky rast? ______________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 21

3. Debitori LAKA SH.K.M është duke e bërë një ofertë për një kontratë të lartë qeveritare (do të ketë

fitim prej €45,000), e cila do ta shpëtonte atë nga gjendja e vështirë financiare në të cilën ka qenë

kohëve të fundit. Njëri prej huadhënësve të saj, BETA, SH.A. së cilës LAKA SH.K.M ia paguan borxhet

me vonesë gjithashtu është duke ofertuar për atë projekt. BETA, SH.A. e di se pavarësisht nga

vështirësitë financiare të LAKA, SH.K.M, ajo nuk është material falimentues. Megjithatë, ajo e di se

qeveria nuk lidh kontratë me shoqëritë tregtare që janë në falimentim. Që të eliminojë konkurrenten e

saj, BETA SH.A parashtron kërkesë për falimentim kundër LAKA SH.K.M dhe LAKA SH.K.M Me humb

kontratën qeveritare (për të cilën qeveria më vonë e informon se do t’i ishte dhënë LAKA SH.K.M. nëse

BETA SH.A. nuk e kishte parashtruar kërkesën për falimentim. Një ditë më vonë pasi BETA SH.A. e ka

fituar kontratën e qeverisë, ajo i parashtron kërkesë gjykatës për të tërhequr kërkesën e saj për

falimentimin e LAKA, SH.K.M”. Ndërkohë, gjykata zbulon për qëllimin e palejuar të BETA SH.A. për

parashtrimin e kërkesës. Çka mund të bëjë gjykata për të trajtuar këtë parashtrim të palejuar?

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

3.5. Përmbledhje

Për ta përmbledhur, ky modul ka treguar hapat e domosdoshëm për parashtrimin e kërkesës për

falimentim, përfshirë edhe formën dhe përbërjen e kërkesës, dokumentacionin e kërkuar dhe si mund të

kundërshtohet ajo kërkesë. Gjithashtu, ky modul ka dhënë një pasqyrë të pasojave të kërkesave të

palejuara dhe të pranimit të rastit.

Në këtë modul keni mësuar të:

Përshkruani procedurat e falimentimit;

Parashtroni kërkesën për falimentim;

Sqaroni pasojat e parashtrimit të kërkesës së palejuar.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 22

MODULI 4:

ADMINISTRATORI DHE BORDI I

KREDITORËVE

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 23

Administratori dhe Bordi i Kreditorëve

4.1. Vështrim

Ky modul bënë fjalë për dy subjekte shumë të rëndësishme në rastin e falimentimit. Së pari, ai trajton

rolin dhe autorizimet e administratorit të rastit. Pastaj, moduli flet për rolin e bordit të kreditorëve.

4.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli do të jeni në gjendje të:

Përshkruani rolin dhe autorizimet e administratorit;

Shqyrtoni rolin e Bordit të Drejtorëve.

4.3. Administratori i rastit

Pas parashtrimit të kërkesës për falimentim caktohet administratori. Ai nuk është gjykatësi i rastit, por

person, të cilit i jepet detyra të menaxhojë rastin. Kjo pjesë bënë fjalë për kualifikimet e administratorit,

shpërblimin dhe shpenzimet, autorizimet dhe detyrat e tjera që kërkohen nga administratori. Po tema

kryesore është se përveç gjykatësit të rastit, administratori i rastit është personi më i rëndësishëm në

procedurën e falimentimit dhe ka autorizime të mëdha për mënyrën e menaxhimit dhe procedimit të

rastit.

4.3.1. Emërimi i administratorit

Administratori emërohet brenda dy (2) ditëve pas datës së pranimit të rastit. Ai emërohet nga gjykata.

Ekziston mundësia e emërimit të administratorit të përkohshëm, por kjo vlen vetëm për rastet urgjente,

kryesisht kur:

Ekziston nevoja urgjente për mbrojtjen e aseteve nga dëmtimi ose hedhja;

Vërejtje: Kjo ndodh në rastet kur debitori detyrohet të hyjë në falimentim dhe ka

mundësi që ai të hedh ose fsheh asetet e tij para se administratori t’i merr

ato. Në këtë rast, në vend se të pritet deri në dy ditë për emërimin e

administratorit, caktohet menjëherë administratori i përkohshëm.

Ekzistojnë rrethana tjera urgjente që kërkojnë emërim të tillë.

Nëse më shumë se 60% e pjesë së papaguar të borxhit të debitorit i takon një kreditori, ai/jo mund t’i

parashtrojë gjykatës kërkesë për zëvendësimin e administratorit në bazë të zgjedhjes së tij/saj me kusht

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 24

që kandidati i rekomanduar nga kreditori është i kualifikuar siç përcaktohet me këtë Ligj. Gjykata e bënë

këtë zëvendësim brenda dy ditëve pas parashtrimit të kërkesës nga ana e kreditorit.5

4.3.2. Kualifikimet, shpërblimet dhe shpenzimet

Ashtu siç qëndron tani, Ligji për Likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik në falimentim

përcakton vetëm kualifikimet minimale të administratorit të rastit në falimentim, të cilat nuk janë shumë

strikte. Ky është një rast tjetër ku ligji udhëzon hartimin e rregullave përmbaruese për të caktuar

kualifikimet e veçanta dhe procedurat e licencimit.

Në pajtim me versionin ekzistues të ligjit administratori i rastit mjafton të jetë “ person kompetent, i

ndershëm dhe pa konflikt të interesit.”6 Ky është prag shumë i ulët për një person i cili është ngarkuar

me udhëheqjen e tërë procesit të falimentimit, përfshirë edhe riorganizimin ose likuidimin e disa prej

shoqërive tregtare që janë seriozisht të ndërlikuara. Ka nevojë për kërkesa shtesë të cilat do të lejonin

vetëm juristët më të aftë të bëhen administratorë të rasteve të falimentimit. Kështu që, ekziston nevojë

urgjente për kualifikimet dhe procedurat e licencimit para se rastet e falimentimit të fillojnë të dërgohen

në gjykatë.

Menjëherë pas emërimit të administratorit, paga dhe shpenzimet e tij paguhen me paratë e gatshme të

debitorit ose nga shitjet e pronës së tij. Kur debitori nuk ka para të gatshme në dispozicion,

administratori paguhet nga fondi i posaçëm i krijuar veçanërisht për këtë qëllim. Kjo mbetet të zgjidhet

me rregullat përmbaruese që duhet theksuar se mungojnë. Në përgjithësi, administratori duhet të

paguhet në mënyrë të mjaftueshme që ajo pagë të tërheq persona kompetent. Megjithatë, procedurat

ose shuma e saktë do të përcaktohen nga rregullat përmbaruese të cilat do të krijohen në të ardhmen.

4.3.3. Autorizimet e Administratorit

Siç e thamë më herët, autorizimet e Administratorit janë të mëdha. Megjithatë, autorizimet e sakta të

administratorit dhe detyrat e tij specifike akoma nuk janë tërësish të njohura sepse Ligji udhëzon se të

drejtat dhe detyrimet shtesë të administratorëve përcaktohen me anë të rregullave përmbaruese të cilat

duhet të krijohen. Tash për tash, administratorët kanë një numër të kompetencave, detyrave të drejtave

siç janë:

Të merr menjëherë në posedim pasurinë e debitorit;

Të thërret takimet e kreditorit dhe të udhëheq ato;

Të fillojë dhe vazhdojë procedurat administrative që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të

debitorit;

Të shërbej si përfaqësuesi i autorizuar zyrtarisht i pasurisë së debitorit;

5 Neni 17. Arsyeja e ekzistimit të dispozitës së tillë është se kreditori i cili ka pjesë aq të madhe tek debitori duhet

të lejohet të ketë një person, të cilit ata i besojnë për të mbikëqyrë administrimin e rastit. Siç shihet, kjo lejohet

vetëm në rastet e rralla kur më shumë se 60% e borxhit të debitorit i takon një kreditori. 6 Neni 18.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 25

Me miratimin e gjykatës, punëson dhe mbikëqyr punën e punonjësve, vartësve dhe ekspertëve të

nevojshëm për administrimin e duhur të rastit;

Të mbyll llogarinë bankare të debitorit dhe të hap llogarinë e veçantë të falimentimin në një

gjykatë që është e lejuar nga banka;

Të bëjë pagesën e kreditorëve në llogari të kërkesave të aprovuara; dhe

Të detyrojë debitorin apo përfaqësuesin e caktuar të menaxhmentit të

debitorëve të paraqitet dhe të ndihmoj në marrjen e inventarit të pasurisë së debitorit

Më tej, Administratori është i detyruar ta rrisë vlerën e pasurisë, të mirëmbajë dhe mbrojë

pasurinë, të kryejë shpejt dhe në mënyrë të bindshme zgjidhjen e rastit, dhe, kur ështëe duhur, të

udhëheqë me biznesin e pasurisë.

Siç mund të shihet, të qenit Administrator mund të jetë pozitë e fuqishme dhe e rëndësishme me

përgjegjësi shumë të mëdha. Kompetencat e përmendura më lartë theksojnë vetëm nevojën që

Administratori të jetë person i kualifikuar dhe të ketë përgatitje arsimore në drejtësi dhe/ose ekonomi.

Vërejtje: Kualifikimet e zakonshme për rastet komplekse të falimentimit kërkojnë

diplomën në drejtësi, ekonomi ose kontabilitetit, përvojë të punës profesionale

të gjatë (së paku 10 vite), etj.

4.3.4. Raportimi i Administratorit dhe detyrat e tij

Administratori ka për detyrë të raportojë për menaxhimin e rastit. Kryesisht janë dy lloje të raporteve

të cilat duhet të përgatiten nga Administratori:

Raportimi për Shkaqet – brenda 30 ditësh prej emërimit të tij, Administratori duhet të dorëzojë

një raport të shkurtër në gjykatë duke paraqitur a) shkaqet kryesore të cilat kanë bërë që

debitori të ketë vështirësi financiare dhe b) të tregojë nëse ka ndonjë mundësi për riorganizim;

Vërejtje: Ky nuk është raporti formal ligjor. Kryesisht është përmbledhje e asaj

që ka shtyrë shoqërinë tregtare të ketë vështirësi financiare.

Raportet mujore– Administratori është i detyruar të dorëzojë në gjykatë edhe raportin mujor,

megjithatë, përmbajtja e saktë e atij raporti duhet të caktohet përmes rregullave përmbaruese të

cilat akoma nuk janë hartuar.

Në mënyrë të ngjashme sikurse drejtorët e një Korporate Aksionare, ky Ligj përcakton detyrat

përkatëse të cilat që i ka secili administrator i rastit në falimentimi. Këto janë:

Duhet të jetë i pavarur;

Vërejtje: Edhe pse nuk është përcaktuar “pavarësia”, ky term zakonisht do të

thotë se administratori nuk mund të ketë hise në këtë rast dhe nuk është në

marrëdhënie personale ose profesionale me kreditorët ose debitorin.

Duhet të jetë i emëruar nga gjykata;

Mund të paditet në emrin e tij;

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 26

Duhet të kushtojë kujdes dhe detyrë të ekonomistit të mirë në kryerjen e detyrave të tij me

kohë;

Vërejtje: Fraza “kujdes dhe detyrë të ekonomistit të mirë në kryerjen e

detyrave të tij me kohë”në përgjithësi nënkupton se administratori duhet t’i

kryej detyrat e tij me kohë dhe duhet të veprojë si person i arsyeshëm në

bazë të rrethanave.

Brenda dy ditëve pas emërimit të tij duhet të depozitojë një shumë në gjykatë ose të jap një

obligacion në të njëjtën shumë që shërben si garanci e kryerjes së duhur të detyrave (shuma do

të caktohet me rregullat përmbaruese.

Duhet të merret parasysh se administratori NUK është përgjegjës personalisht për humbjet e bëra nga

kreditori, debitori, ndonjë aksionar ose ortak, pasuria, apo ndonjë palë tjetër për pasojat ose dëmtimet

që vijnë nga vendimet që janë marrë ose nuk janë marrë, ose për veprimet që janë bërë ose nuk janë

bërë brenda fushëveprimit të detyrave të tij NËSE ai i ka kushtuar kujdes dhe me detyrë të ekonomistit

të mirë në kryerjen e detyrave të tij me kohë.

Vërejtje: Kjo do të thotë se debitori nuk është përgjegjës personalisht nëse ai vepron

me maturi gjatë ushtrimit të detyrave të tij si administrator dhe nëse diçka

shkon keq. Me fjalë të tjera, nuk ka përgjegjësi për administratorin nëse ai

vepron si person i arsyeshëm, por pasuria dëmtohet për shkak të rrethanave

të caktuara si fati i keq, veprime të pakontrolluara të palëve të treta etj.

4.3.5. Kundërshtimi, ankesa dhe kërkesa me dhunë

Ekzistojnë disa persona që kanë interes në një rast të falimentimit përfshirë debitorin, kreditorin ose

ndonjë person juridik ose fizik me interes ligjor ose hise në administrimin e duhur dhe zgjidhjen e rastit

të falimentimit. TË GJITHË ata kanë të drejtë të parashtrojnë:

Kundërshtimin e çdo veprimi të administratorit (por jo veprimet e zakonshme); OSE

Vërejtje: Kundërshtimi mund të parashtrohet për veprime të mëdha siç janë shitja e

aseteve. Megjithatë, nuk lejohen parashtrimet e kundërshtimit për veprimet e

zakonshme, siç janë punësimi i një ekspert,i për shkak se ato mund të bëhen

të rënda dhe pengojnë procesin e falimentimit nëse do të lejoheshin të

parashtrohen.

Kërkesën për të Kërkuar me Dhunë kryerjen e ndonjë veprimi.

Vendimet për këto parashtrime duhet të merren në bazë të rregullave përmbaruese, të cilat akoma nuk

janë bërë.

4.3.6. Shkarkimi i administratorit

Ashtu siç mund të emërohet, Administratori mund edhe të shkarkohet. Mund të shkarkohet një

Administrator dhe të emërohet një tjetër në rastet kur tregohen shkaqe të mjaftueshme me shkrim nga:

Gjykata;

Debitori;

Kreditori; ose

Administratori.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 27

Administratori i shkarkuar e ka për detyrë të bashkëpunojë me administratorin e ri në dorëzimin e

regjistrave, bartjen e llogarive dhe aspektet e tjera të pranim dorëzimit.

Megjithatë, ekziston një mungesë shumë e madhe në përcaktimin e asaj se çka nënkupton fraza “shkaqe

të mjaftueshme”. Ligji thotë se rregullat përmbaruese do të përcaktojnë frazën e lartpërmendur dhe në

mënyrë se si qëndron tashti, është e paqartë se kur mund të shkarkohet një administrator. Në

përgjithësi, shkaqe e mjaftueshme për shkarkim ekziston kur administratori është i njëanshëm, e

keqpërdorë rastin dhe ka konflikt të interesi, etj.

4.4. Ushtrimi 1: Hartimi i rregullave përmbaruese

Udhëzime:

Ju lutem kryeni këtë ushtrim në grupe prej 3 pjesëmarrësve. Ju lutem të jepni përgjigjen më të mirë të

mundshme për pyetjet e poshtëshënuara.

Pas përfundimit, përgjigjet për secilën pyetje do të diskutohen me të gjithë pjesëmarrësit tjerë.

1. Në krijimin e rregullave përmbaruese për kualifikimet e veçanta dhe procedurat e licencimit, çka do të

kërkonit ju të kishin kandidatët e mundshëm (përvojë, arsimim, etj.)?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

2. Në krijimin e rregullave përmbaruese për Raportet Mujore të cilat duhet t’i dorëzojë Administratori,

cila do të ishte përmbajtja që ju kërkoni të ketë raporti (përmendni pjesët e raportit).

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

3. Nëse ju do t’i krijonit rregullat përmbaruese, si do ta përcaktonit “shkakun e mjaftueshëm” për

shkarkimin e administratorit?

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 28

4.5. Bordi i Kreditorëve

Thënë thjeshtë, Bordi i Kreditorëve është organi i cili i mbron interesat e kreditorëve ose debitorit dhe

e përcjell administrimin e rastit të falimentimit. Ai përbëhet së paku, por jo më shumë se 5 anëtarë.

Anëtarët e Bordit të Kreditorëve janë kreditorët të cilat kanë pjesën më të madhe të kërkesave të

pasiguruara ose pjesërisht të siguruara dhe kanë dëshirë të shërbejnë. Megjithatë, për shkak se

kreditorët kanë interes në administrimin e duhur të rastit, shumica prej tyre kanë dëshirë të jenë në

Bordin e Kreditorëve sepse në atë mënyrë ata janë të përfshirë drejtpërdrejtë në procedimin e rastit.

Nëse ka raste ku ka më pak se tre kreditorë që kanë dëshirë të shërbejnë në Bord, atëherë Bordi nuk

formohet.

Bordi i Kreditorëve i ka disa të drejta dhe detyra, të cilat janë:

të marrë kopjen e raportit mujor nga administratori në të njëjtën kohë si dhe nga gjykata

të pranoj njoftimet për propozimet dhe kërkesat për veprimet e gjykatës që ndikojnë në mënyrë

thelbësore në të drejtat e kreditorëve;

të thërras debitorin ose përfaqësuesin e tij që t’ju përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me

debitorin

të ndërmerr veprimin për anulimin e transaksioneve sipas nenit 50 të këtij ligji;

t’ju shpërndaj informacionet e pranuara kreditorëve tjerë që nuk janë anëtarë të bordit; dhe

të drejtat dhe detyrat tjera të parapara qoftë shprehimisht apo në mënyrë të nënkuptuar me

këtë ligj ose legjislacion të nxjerra në përputhje me të.

Ligji kërkon krijimin e rregullave përmbaruese për caktimin e procedurave për takimet e kreditorëve

ose të Bordit të Kreditorëve.

4.6. Përmbledhje

Për ta përmbledhur, ky modul ka përmendur dy subjektet më të rëndësishmet në rastin e falimentimit.

Së pari moduli ka trajtuar rolin dhe autorizimet e administratorit të rastit. Pastaj, është marrë me rolin e

bordit të drejtorëve.

Në këtë modul keni mësuar të:

Përshkruani rolin dhe autorizimet e administratorit;

Përshkruani rolin e Bordit të Drejtorëve

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 29

MODULI 5:

PASURIA E FALIMENTIMIT

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 30

Pasuria e falimentimit

5.1. Vështrim

Ky modul përmban sqarimin e asaj që përbën pasuri të falimentimit në rastin e falimentimit, jep

informacionin për kufizimet në bartjen e pasurisë së falimentimit dhe trajton shumë gjëra tjera që kanë

të bëjnë me pasurinë e falimentimit.

5.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli do të jeni në gjendje të:

Sqaroni atë që quhet pasuri e falimentimit;

Përcaktoni kufizimet në bartjen e pasurisë së falimentimit;

Vlerësoni çështjet tjera që kanë të bëjnë me pasurinë e falimentimit.

5.3. Pasuria e falimentimit

Çdo shoqëri tregtare që parashtron kërkesën për falimentim mund të posedojë pasuri, pavarësisht nga

vështirësitë financiare dhe ndoshta borxhit tepër të madh,. Varësisht prej madhësisë së shoqërisë

tregtare pasuria mund të përfshin ndërtesat, tokën, veturat, mobilet dhe furnizimet e zyrës dhe shume

asete të tjera. Siç u tha në modulin paraprak, sapo të fillohn procedura e falimentimit dhe të emërohet

administratori, e tërë pasuria mbetet në administrimin e administratorit dhe shoqëria tregtare në

falimentim nuk ka asnjë të drejtë të menaxhojë pasurinë e saj.

Pasuria e shoqërisë tregtare në falimentim quhet “pasuria e falimentimit”. Regjistrimi i kërkesës krijon

pasurinë e falimentimit dhe ajo përbëhet prej tërë pasurisë së debitorit prej datës së parashtrimit të

kërkesës, si dhe e tërë pasuria e mbledhur nga administratori në emër të debitorit gjatë procedurës ose

rrjedhës së zakonshme të afarizmit. Pasuria e falimentimit përfshin, por nuk kufizohet në:

gjithë pasurinë e luajtshme, të paluajtshme, materiale dhe jomateriale, kudo që gjendet, qoftë në

administrim të debitorit ose të personave të tretë

kërkesat dhe veprimet juridike të debitorit kundër personave të tretë;

fitimet nga veprimet që përfshijnë të ardhurat që arkëtohen prej transfereve të pandershme apo

të privilegjuara;

trashëgimet dhe fondet tjera të pranuara brenda gjashtë (6) muajve nga data e paraqitjes së

kërkesës;

qiradhënien, të ardhurat dhe fitimet që dalin prej përdorimit të pronësisë së pasurisë ose nga

veprimet e biznesit të debitorit; dhe

të drejtat kontraktuese, liçencat, ose të drejtat tjera të përcaktuara me dispozitat në fuqi.

Megjithatë, pasuria e falimentimit NUK përfshin “Mjetet Pensionale” ose “Të Drejtat e Fituara” siç

definohet në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2002/35 “Mbi Pensionet në Kosovë”.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 31

Vërejtje: “Mjetet e Pensionale” nënkupton: (a) Për Fondin e Kursimeve Pensionale të

Kosovës të gjitha mjetet që arkëtohen si kontribute në emër të punonjësve

dhe të gjitha të ardhurat e fituara nga investimi lidhur me të; (b) Për fondet e

kontributeve të përcaktuara pensionale dhe Fondin e Kursimeve Pensionale të

Kosovës të gjitha mjetet financiare të pensionit që gjenden në llogaritë

individuale të pjesëmarrësve; (c) Për fondet e shumave të caktuara pensionale,

të gjitha mjetet në dispozicion për kryerjen e obligimeve ndaj pjesëmarrësve

dhe shfrytëzuesve, siç është parashtruar në vlerësimin e ekspertit të

sigurimeve dhe (d) Për pensionet plotësuese individuale të gjitha kontributet e

individëve dhe të gjitha të ardhurat e fituara nga investimi në to.

“Të drejtat e Fituara” nënkupton të drejtat e pjesëmarrësit apo

shfrytëzuesit në një pension plotësues të punëdhënësit ose në një pension

plotësues individual që nuk mund të humbet. Një e drejtë e fituar nuk mund

të lihet peng, të ndalohet, transferohet, të ndahet ose të tjetërsohet në ndonjë

mënyrë tjetër. Nuk mund t’i nënshtrohet ekzekutimit, nuk mund të jetë pjesë

e ndonjë patundshmërie në falimentim të pjesëmarrësit dhe nuk mund të

ndikohet me asnjë procedurë të marrëveshjes dhe çdo përpjekje në këtë

drejtim do të jetë e pavlershme. Kufizimi ndaj tjetërsimit ose ekzekutimit vlen

vetëm për të drejtat e fituara që nuk e kalojnë

shumën prej njëqindmijë (100.000) euro për pjesëmarrës. Të drejtat e fituara

mbi këtë shumë vetëm mund të mbahen ose të tjetërsohen7

5.4. Bartja e pasurisë së falimentimit

Bartja e pasurisë së falimentimit është e KUFIZUAR. Për shkak se shoqëria tregtare në falimentim është

shoqëri që ka vështirësi financiare dhe ka të ngjarë që nuk është në gjendje të përmbush të gjitha

detyrimet e saj, ekziston nevoja për mbrojtjen e aseteve të asaj shoqërie tregtare nga bartja në mënyrë

që interesat e kreditorëve të mos dëmtohen më tej. Së këndejmi, ekzistojnë disa kufizime për bartjen e

pasurisë në falimentim në mënyrë që të mbrohen kreditorët.

Kryesisht janë dy kufizime kryesore:

Prej datës së paraqitjes së kërkesës deri në emërimin e administratorit, ndalohet

shitja,disponimi, bartja apo dhënia me qira e pasurisë, duke përfshirë çdo bartje për përmbushjen

e detyrimeve ekzistuese, ose krijimin e pengjeve apo hipotekave kundërpasurisë së debitorit, pa

vendim të gjyqit dhe

7 Rregullorja e UNMIK-ut 2001/35.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 32

Sqarim: Kjo ofron mbrojtje nga çdo lloj i bartjes së pasurisë së falimentimit

prej momentit të parashtrimit të kërkesës deri në emërimin e

administratorit. Në përgjithësi, kjo siguron që asnjë pasuri nuk bartët

gjatë kësaj periudhe të ndjeshme gjatë së cilës mund të bëhet shumë

për të dëmtuar kreditorët.

Prej dhe nga data e emërimit të administratorit, ndalohet shitja, disponimi, tjetërsimi,

bartja apo qiradhënia e pasurisë, duke përfshirë çdo bartje për përmbushjen e

detyrimeve ekzistuese, ose krijimin e pengjeve ose hipotekave kundër pasurisë së

debitorit, pa vendim të gjyqit, përveç për shitjen ose bartjen e pasurisë gjatë rrjedhës normale të biznesit kur biznesi vazhdon të funksionoj.

Sqarim: Duke marrë parasysh kreditorët, ky kufizim ofron mbrojtje nga bartja

e pasurisë së falimentimit në çdo mënyrë e cila do të dëmtonte

kreditorët. Kështu që, për çdo bartje të pasurisë kërkohet që gjykata

të jap lejen e saj

5.5. Ushtrimi 1: Çështjet e pasurisë

Udhëzime:

Ky ushtrim është individual. Ju lutem analizoni rastin hipotetik të poshtëshënuar dhe gjeni se cila asete

janë pasuri e falimentimit. Përveç kësaj, ju lutem gjeni çdo bartje të palejuar të pasurisë së falimentimit.

Pas përfundimit do të ketë diskutime në grupe për rezultatet.

Rasti hipotetik: Pas takimit të fundit ndërmjet zyrtarëve më të lartë dhe pronarëve të Gjoka SH.P.K. është

e dukshme se Gjoka SH.P.K është para shkatërrimit financiar, nuk mund të paguajë borxhet e mbledhura

dhe po shkon drejt falimentimit. Me datën 7 mars mbahet takimi tjetër dhe merre vendimit që Gjoka,

SH.P.K. të parashtrojë kërkesën për falimentim.

Gjoka SH.P.K. vendos që duhet të përgatis dokumentacionin e nevojshëm dhe të parashtrojë kërkesën

për falimentim me datën 15 mars. Kështu edhe ndodh. Me datën 15 mars, Gjoka SH.P.K. kishte këto

asete në posedimin e saj:

10 vetura që janë përdorur për shpërndarjen e produkteve të saj (3 prej veturave janë të

dhëna me kredi dhe ata akoma nuk i kanë paguar ato);

Inventari;

Kamioni që është në pronësi të xhaxhait të njërit prej pronarëve por është marrë hua dhe

përdorur nga Gjoka SH.P.K. për shpërndarje;

€23,000 arkëtime të pritshme;

Një ndërtesë;

Tre kontrata për furnizim afatgjatë me mallra;

Inventari i një kompanie tjetër i ruajtur në Gjoka SH.P.K.;

Dy vinça të gjatë të cilët janë në bashkëpronësi me një kompani tjetër;

Llogari bankare ku mbahen me pensionet e punonjësve;

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 33

Prej datës 15 mars deri më 17 mars kur është emëruar administratori i rastit, Gjoka SH.P.K. ka vazhduar

me shitjet e inventarit të saj. Me datën 16 mars, Gjoka SH.P.K. e ka kthyer kamionin që e kishte marrë

me hua tek xhaxhai i pronarit. Në të njëjtën ditë, pronarët kanë negociuar me personat të cilët ju kishin

borxh atyre €23,000 dhe kanë pranuar ofertën prej €13,000 nëse ata do të paguanin përnjëherësh, të

cilën ata e kanë bërë dhe pronarët i kanë marrë ato para dhe i kanë vendosur në llogaritë e tyre

bankare. Gjithashtu, me datën 16 mars, 3 nga 10 vetura që ishin të financuara janë rimarrë nga banka për

shkak se Gjoka SH.P.K. nuk ka bërë asnjë pagesë për ato gjatë tre muajve të fundit.

5.6. Çështjet tjera të pasurisë në falimentim

Ekzistojnë edhe shumë gjëra që kanë të bëjnë me pasurinë në falimentim që duhet të trajtohen. Disa prej

këtyre çështjeve përfshijnë sekuestrimin, vulosjen dhe marrjen e pasurisë së debitorit; inventari i

pasurisë në falimentim; pasuria në transit dhe pasuria e mbajtur në emër të personave të tretë.

5.6.1. Sekuestrimi, vulosja dhe marrja e pasurisë së debitorit

Siç shihet shoqëria tregtare mund të ketë pasuri të madhe në forma të ndryshme. Ligji e detyron

administratorin të gjej, sekuestrojë, vulos, ruaj dhe mbrojë të gjithë pasurinë që identifikohet si pasuri në

falimentim. Gjithashtu atij i kërkohet të sigurojë mirëmbajtje të pasurisë në falimentim.

Më tutje, administratori duhet të shesë mallrat që prishen shpejtë, ai është i autorizuar të shes pasurinë

mirëmbajtja e së cilës është shumë e shtrenjtë, duhet të kërkojë kur është e përshtatshme që prona nën

administrimin e palës së tretë të kthehet, dhe për pasurinë që gjendet jashtë Kosovës administratori

duhet të parashtrojë kërkesën tek gjykatat kompetente me njoftimin e sekuestrimit,vulosjes dhe marrjes

së pasurisë së tillë.

Me fjalë të tjera, njëra prej detyrave më të rëndësishme të administratorit është të ushtrojë autorizimet

e tij për çdo pjesë të pasurisë që është në pronësi të shoqëritë tregtare në falimentim. Siç shihet,

varësisht prej kompleksitetit të shoqëritë tregtare në falimentim, kjo përgjegjësi mund të kërkojë shumë

mund.

5.6.2. Inventari i pasurisë në falimentim

Administratori klasifikon dhe bënë inventarizimin fizik të pasurisë jo më vonë se dyzet e pesë(45) ditë

pas emërimit të tij. Kjo do të thotë që administratori i ka dyzet e pesë ditë pas emërimit të tij të hartojë

listën e çdo pjese të pasurisë që konsiderohet se është pasuri në falimentim, të cilat më vonë do të ishin

në dispozicion të nevojave të gjykatës dhe të kreditorëve.

Ligji e lejon mundësinë që administratori të kërkojë zgjatje të afatit në rastet kur rasti i falimentimit

është shumë kompleks.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 34

Duhet të merret parasysh se kjo është një fushë tjetër ku nevojiten rregullat përmbaruese sepse nuk ka

asnjë udhëzim në këtë Ligj për mënyrën e përgatitjes së listës së inventarit.

5.6.3. Pasuria në transit

Shpesh ndodh që para se të parashtrohet kërkesa për falimentim shoqëria tregtare në falimentim ka

porositur mallra të cilat pritet të arrijnë dhe pagesa të bëhet pasi që shoqëria tregtare parashtron

kërkesën për falimentim. Në këto raste, mallrat janë rrugës për në destinacion, kryesisht drejt shoqërisë

tregtare në falimentim por akoma nuk janë në pronësi të shoqërisë tregtare në falimentim. Ligji merret

edhe me këtë dukuri dhe thotë se nëse mallrat që i janë shitur debitorit janë në transit kur është

parashtruar kërkesa dhe debitori akoma nuk i ka në pronësi ato mallra, shitësi mund të kërkojë kthimin

e mallrave me kusht që shitësi të bart të gjitha shpenzimet përkatëse që kanë të bëjnë me kthimin dhe të

kthej shpejtë çdo pagesë bërë në avans nga ana e debitorit. Në anën tjetër, administratori mund të marr

dërgesën e mallrave dhe në atë rast pasuria e paguan shumën e tërësishme të borxhit.

5.6.4. Agjencia dhe pasuria e mbajtur në emër të personave të tretë

Në ushtrimin e parë në këtë modul, u përmend pasuria e ruajtur në hapësirat e shoqërisë tregtare në

falimentim. Ekzistojnë edhe rastet tjera kur debitori është agjent ose ndërmjetës i palës së tretë, që

është i autorizuar të pranojë ose shes pasurinë që i takon palës së tretë. Në atë rast, pala e tretë mund

të heq dorë nga kontrata me agjencinë dhe të kërkojë kthimin e pronës në administrimin e debitorit

duke dorëzuar kërkesë me shkrim tek administratori.

Nëse kthimi i pasurisë tek pala e tretë është i pamundshëm, pala e tretë ka të drejtë të dorëzojë ankesë

sipas çmimit të kontraktimit. Kjo do të thotë se nëse pasuria nuk mund t’i kthehet palës së tretë,

atëherë pala e tretë ka të drejtë të merr pagesën për mallrat me çmim të kontraktimit, njëlloj sikurse

mallrat të ishin shitur nga debitori.

5.7. Ushtrimi 2: Krahasoni përgjigjet dhe pyetjet

Udhëzimet:

Ky është ushtrim individual. Ju lutem të përgjigjen për këto pyetje hipotetike. Përgjigjet do të diskutohen

me grup.

1. Debitori ka sasi të madhe të inventarit, data e skadimit të të cilit po afrohet shpejtë. Çka duhet të bëjë

administratori me inventarin dhe pse?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 35

2. Debitori ka pronësi një shesh ku luhet golfi, mirëmbajtja e të cilit kushton përafërsisht €50,000 në

muaj. Çka duhet të bëjë administratori dhe pse?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

3. Zhitia SH.A. ka porositur një veturë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vlerë prej €25,000 dhe

vetura është nisur për në Kosovë. Pagesa do të bëhet nga Zhitia SH.A. pas marrjes së veturës dhe në atë

moment titullari i pronësisë do t’i bartet Zhitia SH.A. Duhet një muaj derisa të vij vetura dhe në

ndërkohë Zhitia SH.A. ka parashtruar kërkesën për falimentim në kohën kur vetura ishte në anije duke

ardhur nga Oqeani Atlantik. Çfarë mundësi i ka shitësi në këtë rast? Çka mund të bëjë administratori?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

5.8. Përmbledhje

Për ta përmbledhur, ky modul ka ofruar sqarim të asaj që përbën pasuri në falimentim në rastin e

falimentimit, ka dhënë informacion për kufizimet e bartjes së pasurisë dhe ka vlerësuar çështjet

përkatëse për pasurinë në falimentim.

Në këtë modul keni mësuar të:

Përshkruani se çka paraqet pasuria në falimentim;

Përcaktoni kufizimet e bartjes së pasurisë;

Vlerësoni çështjet tjera që kanë të bëjnë me pasurinë në falimentim

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 36

MODULI 6:

PUSHTETI ADMINISTRATIV

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 37

Pushteti Administrativ

6.1. Vështrim

Ky modul përmban një vështrim të çështjeve administrative që kanë të bëjnë me shoqëritë tregtare në

falimentim me rastin e parashtrimit të kërkesës për falimentim. Disa prej çështjeve të trajtuara janë

veprimet dhe faturat e mbledhura si dhe kontratat dhe detyrat ekzistuese për të kryer detyrat ose

bashkëpunuar.

6.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli do të jenë në gjendje të:

Përcaktoni se çka ndodhë me veprimet ose faturat e lëna pezull;

Shqyrtoni bashkëveprimin e kontratave dhe detyrave ekzistuese për të kryer detyrat ose

bashkëpunuar.

6.3. Veprimet e mbetura pezull

Është e qartë se shoqëria tregtare që shkon në falimentim, në ditën kur parashtrohet kërkesa për

falimentim, mund të ketë disa veprime të lëna pezull të cilat presin të zgjidhen. Për shkak se debitori në

fakt nuk është në gjendje të kryej shumicën e detyrimeve financiare, ekziston nevoja e trajtimit të këtyre

veprimeve. Ligji në fakt i trajton këto çështje në mënyrën e paraqitur më poshtë.

Sapo të parashtrohet kërkesa për falimentim, të gjitha kërkesat, procedurat dhe aktet e çdo lloji që

synojnë të plotësojnë kërkesat kundër debitorit pezullohen. Thënë ndryshe, vendoset moratoriumi për

këto kategori të kërkesave. Më tej, të gjitha periudhat e kufizimit të procedurave ligjore kundër debitorit që

janë ndaluar gjatë moratoriumit pezullohen gjatë moratoriumit dhe vazhdojnë vetëm pas heqjes së tij. Me

fjalë të tjera, parashtrimi i kërkesës për falimentim krijon pauzë në kohë sa i përket disa kërkesave,

procedurave ose akteve.

Ky moratorium vendoset për një numër të kërkesave, procedurave dhe veprimeve, përfshirë:

Çdo veprim,përfshirë proceset gjyqësore, për arkëtimin ose përmbushjen ekërkesave për

borxhet, tatimet, ndëshkimet apo detyrimet e çfarëdo lloji që rrjedhin para datës së paraqitjes së

kërkesës përveç për procedurat e paraqitjes së ankesave të përcaktuara në kreun 9 të këtij ligji;

Shënim: Kjo përfshin të gjitha kërkesat të cilat kërkojnë kompensim në para

për borxhet që debitori i ka ndaj palëve të treta (kreditorëve), borxh i cili

është bërë para parashtrimit të kërkesës për falimentim.

Çdo veprim për krijimin, ndryshimin, rritjen, përmirësimin, regjistrimin ose zbatimin e pengut

apo hipotekës në pasuri ose kundër debitorit; dhe

Shënim:Këto janë kryesisht kërkesa të cilat vënë peng çdo pasuri të cilën

debitori e ka në pronësi.

Çdo veprim për realizimin, marrjen, ose shitjen e çdo pasurie të vënë nën hipotekë të pasurisë

së debitorit ose për ushtrimin e kontrollit mbi e pasurinë e tij.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 38

Shënim: Kjo ju ndalon kreditorëve të cilët i kanë dhënë kredi debitorit të hyjnë

dhe të rimarrin në posedim pasurinë e lënë peng ose të hipotekuar pas

marrjes së informacionit se debitori ka parashtruar kërkesë për falimentim.

Megjithatë duhet të merret parasysh se ky moratorium nuk vlen për:

Veprimet e drejtuara kundër palëve të treta ose dorëzanëve jo-debitorë;

Veprimet e drejtuara kundër ortakëve të përgjithshëm, kur debitori është shoqëri kolektive ose

komandite dhe kur procedurat nuk drejtohen kundër pronësisë të përfshirë në pasurinë e

debitorit;

Për kompensimin në bazë të nenit 49 të këtij ligji;

Për procedurat penale kundër debitorit, organeve të tij të udhëheqjes, punëtorëve ose

menaxhmentit;

Për procedurat rregullative ose veprimet në lidhje me parandalimin ose zhdëmtimin e shkeljeve

të shëndetit, sigurisë, apo ambientit; ose

Për inspektimet dhe kërkesat për inspektim të bëra nga mbajtësit e hipotekave të regjistruara

ose pengjeve të plota.

Siç mund të shihet nga lista paraprake e kërkesave, moratoriumi nuk i mbulon kërkesat që nuk kanë të

bëjnë me paratë ose pasurinë të cilën debitori i ka borxh dikujt ose i kanë borxh atij. Thënë thjeshtë, ky

moratorium vendoset për kërkesat që në njëfarë mënyrë prekin të drejtat e kreditorëve.

Mbrojta e Pasurisë së Hipotekuar: Edhe pse palët e treta të cilat mbajnë hipotekë të regjistruar të pasurisë

së paluajtshme i nënshtrohen këtij moratoriumi, Ligji ka siguruar se ato janë të mbrojtura plotësisht nga

rënia e vlerës së pasurisë së tyre të hipotekuar. Me fjalë të tjera, Ligji ju garanton atyre mbrojtje

adekuate të interesit të tyre të siguruar në pasurinë e falimentimit për të ruajtur kushtet dhe vlerën e

asaj pasurie ashtu siç ka qenë në ditën e parashtrimit të kërkesës për falimentim.

Në rastin kur pasuria nuk e merr mbrojtjen adekuate, kreditori i siguruar mund të dorëzojë kërkesë me

shkrim në gjykatë për vendim cili jep mbrojtje shtesë. Kjo kërkesë mund të kërkojë pezullimin e

moratoriumit.

Gjykata ka 20 ditë kohë për të vendosur për kërkesën për mbrojtje shtesë. Nëse gjykata nuk merr

vendim për atë kërkesë, atëherë konsiderohet se moratoriumi pushon deri në masën e nevojshme në

mënyrë që kreditori i siguruar të ushtrojë të drejtat e tij në pasurinë e siguruar.

Shënim: Kjo dispozitë ka të bëjë me rastet kur debitori nuk ka mjete për të mirëmbajtur

pronën e hipotekuar dhe interesi i kreditorit të siguruar me pronë dëmtohet

përmes mungesës së mirëmbajtjes ose mbrojtjes së pasurisë së hipotekuar.

Në atë rast, kreditorit të siguruar i lejohet të kërkojë mbrojtjen e investimit

dhe nëse mbrojtjet nuk mund të bëhen nga debitori ose gjykata, atëherë

kreditorit të siguruar i ofrohet mundësi të jetësojë kërkesën e tij.

Ky Ligj i jep gjykatës autorizimet për të urdhëruar lehtësitë si mbrojtje adekuate:

Kompensimin me mjete të rregullta të pagesës në dorë ndaj kreditorit të siguruar të njëjtë me

rënien e vlerës së pasurisë ose dëmshpërblimin për humbjet e tashme apo të parashikuara;

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 39

Dhënien e pasurisë së siguruar plotësuese të mjaftueshme për kompensimin e rënies së vlerës së

pasurisë ose kompensimin e humbjeve;

Dërgimin e fitimeve që rrjedhin nga shitja, përdorimi, ose tjetërsimi i kolateralit të kreditorit të

siguruar, gjer në masën e ankesës së tij të siguruar;

Riparimin, mirëmbajtjen, mbulimin me sigurim ose sigurimin fizik, sipas nevojës për zgjidhjen e

problemit; ose

Masat tjera mbrojtëse ose kompensuese sipas vlerësimit të gjykatës për mbrojtjen e vlerës së

pasurisë së kreditorit.

Shënim: Siç shihet nga lista, Ligji i jep gjykatës autorizime të gjëra për të autorizuar

çdo lloj kompensimi për mbrojtjen e mjaftueshme të kreditorëve të

siguruar, të cilët kanë mbajnë hipotekë në pasuritë e debitorit. Ligji i

mundëson gjykatës t’i ketë duart e lira për të siguruar se vlera e

pasurisë nuk ulet gjatë procedurave të falimentimit.

Pezullimi i Moratoriumit: Pas kërkesës me shkrim të kreditorit të siguruar, Gjykata brenda 20 ditëve pas

parashtrimit të kërkesës, si mjet të fundit, mund të urdhërojë pezullimin e moratoriumit në dy raste

shumë të rralla: Së pari, ajo mund të pezullojë moratoriumin nëse interesi i kreditorit të siguruar nuk

mund të mbrohet në mënyrë të mjaftueshme. Së dyti, ajo mund të pezullojë moratoriumin kur vlera e

pasurisë është më e vogël se shuma e përbashkët e interesave të siguruar, pengjeve apo pengndaljeve

dhe pasuria në fjalë nuk është e rëndësishme për riorganizimin. Nëse gjykata nuk merr ndonjë vendim

për kërkesën me shkrim brenda 20 ditëve të dhëna, atëherë moratoriumi pushon së ekzistuari gjerë në

masën e domosdoshme që kreditori t’i ushtrojë të drejtat e tij në pasurinë e siguruar.

Shërbimet Publike: Një grup tjetër i kreditorëve të cilët gëzojnë nivel të caktuar të mbrojtjes janë edhe

ofruesit e shërbimeve publike. Por, edhe ata kanë detyrime deri në një masë.

Ndërmarrjet e shërbimeve publike ndalohen të refuzojnë ose të ndërpresin ofrimin e shërbimeve të tyre

për pasurinë në falimentim për shkak të procedurës së falimentimit ose nëse debitori nuk ka bërë

pagesën për shërbimet para parashtrimit të kërkesës për falimentim. Megjithatë administratori do të bëj

pagesën për shërbimet e ofruara pas datës së paraqitjes së kërkesës.

Megjithatë, ndërmarrja e shërbimeve publike mund të kërkojë nga debitori të vendos depozitën e

sigurimit në bankën komerciale (përafërsisht shpenzimet për një muaj) si kushtëzim i detyrimit të

kompanisë publike për të vazhduar ofrimin e shërbimeve gjatë procedurës së falimentimit. Kjo siguron se

ndërmarrja e shërbimeve publike ka masë të sigurimit se debitori do të paguajë për shërbimet që do të

ofrohen në të ardhmen.

Shembull: Labi SH.P.K. parashtron kërkesën për falimentim me datën 5

qershor. Me datën 5 qershor, borxhi i Labi SH.P.K.-së për shërbimet

publike është €12,000 (shuma e borxheve të papaguara për dhjetë

muajt e fundit). Pasi kanë dëgjuar për kërkesën e Labi SH.P.K.-së për

falimentim, ndërmarrja e shërbimeve publike nuk mund t’i ndërpresë

shërbimet e veta për Labi SH.P.K-në pavarësisht prej borxheve. Gjëja

më e mirë që ndërmarrja e shërbimeve publike mund të bëjë është të

kontaktojë administratorin dhe të kërkoj të vendoset në një bankë

komerciale depozitimi në shumën e shërbimeve për një muaj ose

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 40

€1,200. Nëse kjo ndodh, atëherë ndërmarrja e shërbimeve publike

duhet të vazhdojnë me ofrimin e shërbimeve për Labi SH.P.K.

Megjithatë, tashmë administratori duhet të bëjë pagesat mujore për

shërbimet e ofruara.

6.4. Detyrimet

Procedura për falimentim mund të gjejë debitorin me disa detyrime të cilat janë lënë pezull dhe pritet të

kryhen. Natyrisht se kjo mund t’i shtojë debitorit detyrime shtesë.

Debitori, i cili është në procedurë të falimentimit detyrohet me anë të këtij Ligji të bashkëpunojë

plotësisht me administratorin dhe t’i ofrojë atij qasje të plotë në të gjithë dokumentacionin dhe

informacionin për aktivitetet dhe resurset e debitorit. Për më tepër, ky informacion duhet të përfshijë të

gjithë informacionin për shpenzimet, bartjet, tjetërsimet e pasurisë të bëra brenda një viti para datës së

parashtrimit të kërkesës për falimentim dhe të gjitha pagesat, bartjet ose veprimet e biznesit të bëra me

anëtarët e menaxhmentit të debitorit, organin drejtues, anëtarët e familjes, ose punëtorët e brendshëm.

Shënim: Kjo ka për qëllim t’i ofroj administratorit informacionin e mjaftueshëm për

bërë analizuar nëse ka pasur ndonjë bartje ose marrëveshje të bërë ndërmjet

debitorit, duke paraparë falimentimin dhe në dëm të kreditorëve të

pakënaqur.

Kontratat e Papërmbushura: Disa prej këtij informacioni i cili i ofrohet administratorit mund të përmbaj

kontrata ndërmjet debitorit dhe palëve të treta, të cilat nuk janë përmbushur nga asnjëra palë. Nëse

është kështu, atëherë administratori i ka autorizimet t’i pranojë kontratat ose t’i kundërshtojë ato.

Shënim:Kjo ka të bëjë me ndonjë kontratë që duhet të përmbushet në të ardhmen, të

cilën nuk ka filluar ta përmbushë as debitori e as pala e tretë. Administratori i

ka autorizimet e tij ta pranojë ose ta kundërshtojë tërë kontratën. Megjithatë,

në momentin kur kontrata është përmbushur nga ndonjëra prej palëve,

atëherë këto dispozita janë të pazbatueshme dhe administratori nuk e ka

autorizimin për ta pranuar ose kundërshtuar.

Ligji kërkon që procedurat për kundërshtimin ose pranimin e kontratave duhet të krijohen nga rregullat

përmbaruese, të cilat akoma nuk janë bërë. Kjo shkakton problem të madh sepse mund të çojë drejt

problemeve serioze ligjore dhe të lë shumë palë kontraktuese pa dëmshpërblim nëse metodat e

administratorit për pranimin ose refuzimin e kontratave nuk janë transparente.

Kontratat për Shërbime Profesionale ose Personale: Në rastet kur debitori është ofrues i shërbimeve

personale të cilat kërkojnë kualifikim personal, aftësi ose dhunti të unike, pala e tretë e cila pranon

shërbimet në fjalë mund të kërkojë me shkrim dhe të pranojë përmbarimin zëvendësues nga

administratori ose përfaqësuesi i autorizuar (përfaqësuesi duhet të ketë aftësitë dhe kualifikimet e

nevojshme).

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 41

Shënim: Këto janë kontrata që kërkojnë shërbime personale unike. Këto shërbime

mund të përfshijnë këshillat ligjore, këshillat ose projektet arkitektonike,

piktura artistike, projektime etj.

Nëse pala e tretë nuk e dëshiron shërbimin zëvendësues, ose administratori nuk është në gjendje të

ofrojë atë, pala e tretë mund të dorëzojë kërkesën për dëmshpërblim.

Kredia: Administratorit të rastit në falimentim i lejohet të kërkojë dhe të merr kredit në emër të

debitorit pa miratim të gjykatës vetëm për qëllim të riorganizimit. Borxhi duhet të jetë borxh i

pasiguruar në rrjedhën e zakonshme të veprimtarisë afariste të debitorit. Borxhi konsiderohet se është

shpenzim administrativ (në pajtim me nenin 66(b)(4)).

Shembull: Frutat SH.P.K. është shoqëri tregtare që ka parashtruar kërkesën për

falimentim. Ajo ka për qëllim të riorgnazohet për shkak se

vështirësitë e saj të mëdha financiare janë shkaktuar nga “force

majeure” dhe ka mundësi të rimëkëmbët pas rinegociimit të disa prej

borxheve të saj. Veprimtaria e zakonshme e afarizmit të saj është

shitja e pemëve, të cilat i merr hua nga furnizuesit dhe i paguan më

vonë. Administratori mund të hyj në marrëveshje për kredi me

furnizuesit dhe të vazhdojë të marr pemët hua edhe pas parashtrimit

të kërkesës për falimentim, sepse shitja e pemëve është veprimtaria

normale e Frutat SH.P.K. Administratori nuk ka nevojë për miratim

nga gjykata për këtë gjë.

Gjithashtu, administratori mund të merr kredit jashtë veprimtarisë normale të afarizmit të debitorit me

kusht që kredia e përmendur më lartë nuk është në dispozicion dhe kreditorët si dhe banka e kanë

dhënë pëlqimin e duhur për një marrëveshje të tillë. Sikurse në shumë pjesë të këtij ligji, problemi këtu

është se duhet të ekzistojnë rregullat përmbaruese që e udhëzojnë gjykatën për miratimin e

marrëveshjeve të tilla për kredi.

Shembull: Në shembullin më lartë, të paramendojmë se administratori dëshiron të kërkojë kredi e cila do

të përdoret nga Frutat SH.P.K. për të bërë sipërmarrje të përbashkët me një ndërmarrje tjetër, e cila si

shkëmbim, do t’i jep asaj para të gatshme për ta nxjerrë nga falimentimi. Nëse është kështu atëherë

administratori duhet të ketë miratimin e kreditorëve dhe të gjykatës.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 42

6.5. Gjeni përgjigjet e sakta të pyetjeve

Udhëzime:

Secili pjesëmarrës duhet të shoh pyetjet e bëra më poshtë dhe të gjej përgjigjen e saktë, e cila përputhet

më së miri me pyetjen e bërë. Përbri pyetjes, ju lutem shkruani numrin e përgjigjes së saktë. Ka më

shumë përgjigje se pyetje. Kështu që disa përgjigje do të mbesin pa ndonjë pyetje.

Pyetjet Përgjigjet

1. A është moratoriumi për kërkesat i

zbatueshëm për një arbitrazh që Qeveria e

Kosovës e ka kundër Energy-Soft SH.P.K. sa i

përket pretendimit për dëmtimin e liqenit

nëntokësor?

______

2. A mund gjykata të urdhërojë pagesë prej

€1,300 për mirëmbajtjen e ndërtesës së

debitorit, e cila është hipotekuar dhe e cila po

shembet për shkak të mungesës së

mirëmbajtjes.

______

3. Forca SH.P.K. ka shitur një pasuri të saj 11

muaj para parashtrimit të kërkesës për

falimentim. A duhet t’i ofroj ajo administratorit

dokumentacionin që ka të bëjë me atë

transaksion?

1. Për të fituar kredinë në emër të debitorit

për një projekt që është jashtë veprimtarisë së

zakonshme afariste të debitorit, administratori

duhet të gjejë një bankë që është e gatshme të

lëshoj kredi borxh të pasiguruar.

2. Forca SH.P.K. NUK ka nevojë t’i ofroj

administratorit asnjë informacion për shitjen e

pronës.

3. Moratoriumi për kërkesat NUK vlen për

arbitrazhin të cilin Qeveria e Kosovës e ka

kundër Energy-Soft SH.P.K. sa i përket

pretendimit për dëmtimin e liqenit nëntokësor.

4. Për të fituar kredinë në emër të debitorit

për një projekt që është jashtë veprimtarisë së

zakonshme afariste të debitorit, administratori

duhet të merr miratimin e kreditorëve dhe të

gjykatës.

5. Moratoriumi për ankesat ËSHTË i vlefshëm

për arbitrazhin të cilin Qeveria e Kosovës e ka

bërë kundër Energy-Soft SH.P.K. sa i përket

pretendimit për dëmtimin e liqenit nëntokësor.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 43

______

4. Çka duhet të bëjë administratori për të

marrë kredinë në emër të debitorit për një

projekt që është jashtë veprimtarisë së

zakonshme afariste të debitorit?

______

6. Forca SH.P.K. DUHET të ofrojë të gjithë

dokumentacionin administratorit për shitjen e

pasurisë.

7. Gjykata mund të urdhërojë pagesë prej

€1,300 për mirëmbajtjen e ndërtesës së

debitorit e cila është hipotekuar dhe e cila po

shembet për shkak të mungesës së

mirëmbajtjes.

8. Gjykata nuk e ka autorizimin të urdhërojë

pagesë prej €1,300 për mirëmbajtjen e

ndërtesës së debitorit e cila është hipotekuar

dhe e cila po shembet për shkak të mungesës

së mirëmbajtjes.

6.6. Përmbledhje

Për ta përmbledhur, ky modul ka ofruar një pasqyrë të çështjeve administrative që kanë të bëjnë me

shoqëritë tregtare në falimentim kur parashtrohet kërkesa për falimentim. Disa prej çështjeve të

trajtuara ishin veprimet dhe faturat e lëna pezull, si dhe kontratat dhe detyrat ekzistuese për të

bashkëpunuar.

Në këtë modul keni mësuar të:

Përcaktoni çka ndodh me veprimet dhe faturat e lëna pezull;

Shqyrtoni bashkëveprimin e kontratave dhe detyrave ekzistuese për të kryer detyrat ose

bashkëpunuar.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 44

MODULI 7:

PARAQITJA E KËRKESAVE

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 45

Paraqitja e Kërkesave

7.1. Vështrim

Ky modul bënë fjalë për paraqitjen e kërkesave pas parashtrimit të kërkesës për falimentim. Ky modul

kryesisht merret me kërkesat e paraqitura nga kreditorët dhe bënë renditjen e procedurave për

mënyrën e paraqitjes së kërkesave, llogaritjes së tyre, vlefshmërinë dhe përfundimin e tyre dhe në fund

moduli flet për mënyrën e anulimit të bartjeve të caktuara të cilat do të ndikonin në ato kërkesa.

7.2. Objektivat e mësimit

Në përfundim të këtij moduli, do të jeni në gjendje të:

Paraqitni Kërkesën.

Llogaritni Kërkesën.

Të bëni dallimin ndërmjet kërkesave të kushtëzuara, siguruara dhe pasiguruara.

Vlerësoni dhe përfundoni kërkesat.

Kërkoni anulimin e bartjeve.

7.3. Kërkesat

Kërkesat bëhen kryesisht nga kreditorët për t’i kërkuar debitorëve të ju kthejnë tërë borxhin ose një

pjesë të tij, të cilin ata i detyrohen. Në fakt, sapo të shkoj në falimentim një debitor, e vetmja mënyrë

për kreditorin që të kërkojë ndonjë pagesë të ndonjë borxhi që debitori i ka atij/asaj është të paraqes

kërkesë në bazë të Ligjit për Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim.

Mënyra më e mirë për t’ju qasur kuptimit të procesit që ka të bëjë me kërkesat e kreditorëve është të

flasim për një seri të hapave, të cilët në këtë modul paraqiten si përgjigje ndaj një serie të pyetjeve.

Si Regjistrohet një Kërkesë?

Pas datës së pranimit të rastit, të gjithë kreditorët kanë 60 ditë kohë për të dorëzuar provën e kërkesës.

Nëse ka kërkesa të cilat janë paraqitur më herët në pajtim me procesin zyrtar të regjistrimit të

kërkesave për ndërmarrjet ato konsiderohen të vlefshme, e pastaj nëse informacioni që gjendet në atë

kërkesë është në thelb në përputhje me informacionin që kërkohet me Ligj atëherë kërkesa është e

vlefshme.

Fatkeqësisht, rregullat përmbaruese që kërkohen për të përcaktuar minimumin e informacionit që

kërkohet për provë të kërkesës, procedurat për pranimin dhe regjistrimin në gjykatë dhe krijimin e

regjistrit të kërkesave akoma nuk janë hartuar.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 46

Si llogaritet një kërkesë?

Kërkesa llogaritet në këtë mënyrë:

Kërkesa = Borxhi kryesor + Grumbullimi i Interesit të Kontraktuar + Shpenzimet e Kërkesës +

Dëmtimet e Kontraktuara

Shembull: Andi SH.P.K. ka parashtruar kërkesën për falimentim me datën 10

mars 2009 dhe ndër të tjera, i ka borxh DanBank SH.A. €15,000.

Interesi i grumbulluar i borxhit kryesor deri në paraqitjen e kërkesës

është €1,300. DanBank SH.A. ka paguar avokatin në shumë prej

€350 për dorëzimin e kërkesës për pagesën e borxhit. Pra, DanBank

SH.A llogarit kërkesën në mënyrë e poshtëshënuar:

Kërkesa= €15,000 + €1,300 + €350

Kërkesa= €16,650

Procedurat për llogaritjen e kërkesave përcaktohet me rregullat përmbaruese.

Si funksionon interesi dhe maturiteti?

Kërkesat e Pasiguruara: Kur paraqitet kërkesa, të gjitha interesat, interesat ndëshkuese dhe ngarkesat e

ngjashme pushojnë së grumbulluari për të gjithë kërkesat e pasiguruara.

Kërkesat e Siguruara: Interesat e kontraktuar për kërkesat e siguruara vazhdojnë të grumbullohen deri në

masën e vlerës së pasurisë së siguruar.

Interesi vazhdon të grumbullohet pas datës së parashtrimit të kërkesës nëse ka fonde në dispozicion për

shpërndarje pas përmbushjes së të gjitha kërkesave tjera. Kërkesat të cilat nuk kanë qenë të maturuara

në datën e pranimit të rastit konsiderohen të maturuara për qëllim të paraqitjes së kërkesës.

Shembull: Andi SH.P.K. ka parashtruar kërkesën për falimentim me datën 10

mars 2009 dhe ndër të tjera, i detyrohet DanBan SH.A. €15,000 për

borxhin i cili maturon me 11 dhjetor 2009. Me parashtrimin e

kërkesës për falimentim me datën 10 mars 2009, borxhi ndaj

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 47

DanBank SH.A. maturon automatikisht pavarësisht prej faktit se ai

ishte dashur të maturojë me datën 11 dhjetor 2009.

Çfarë lloj Kërkesash mund të paraqet Kreditori?

Duhet të theksohet se fondet nga pasuria e falimentimit do të ndahen për përmbushjen e kërkesave të

paparashikuara ose të kushtëzuara nëse ka arsye të mendohet se ato kërkesa do të jenë të vlefshme.

Procedura për ndarjen dhe shpërndarjen e këtyre fondeve do të caktohet nga rregullat përmbaruese.

Ekzistojnë dy lloje të kërkesave:

Kërkesat e siguruara: Këto janë kërkesa borxhi i të cilave është i siguruar me kolateral.

Kërkesat e Pasiguruara: Këto janë kërkesat borxhi i të cilave nuk është i siguruar me ndonjë kolateral. Për

më tepër, nëse të ardhurat e krijuara ose që parashihen të krijohen nga shitja ose bartja e pasurisë së

siguruar janë të pamjaftueshme për të përmbushur plotësisht kërkesat përkatëse të siguruara, pjesa që

parashihet se do të mbetet e papërmbushur vlerësohet se janë kërkesa të pasiguruara.

7.4. Detyrat e Administratorit dhe të Gjykatës për kërkesat

Ekzistojnë disa hapa të cilat duhet t’i ndërmerr administratori i një rasti në falimentim për të regjistruar

kërkesat e dorëzuara në mënyrën e duhur. Kjo është e rëndësishme për të siguruar përmbushje të

kënaqshme të borxhit i cili kërkohet nga kreditorët.

Së pari, administratori duhet të bëjë vlerësimin e kërkesave

Brenda 10 ditëve,, administratori ka për detyrë të merr nga gjykata regjistrin e kërkesave. Regjistri i

kërkesave është regjistri i cili përmban listën e të gjitha kërkesave të paraqitura në gjykatë, pavarësisht

prej vlefshmërisë së tyre ose prioritetit.

Brenda 30 ditëve pas datës së fundit për paraqitjen e kërkesave, administratori duhet të vlerësojë

vlefshmërinë, vazhdimin dhe prioritetin e kërkesave të paraqitura kundrejt debitorit dhe çdo pengu të

plotë përkatës ose hipoteke të regjistruar, dhe do të paraqes kundërshtim kur ka arsye të duhura për

këtë.

Shënim: Ky është hap i rëndësishëm për heqjen e kërkesave të pavërteta, të

pavlefshme ose të palejuara. Administratori bënë hulumtimet e nevojshme për

të siguruar se të gjitha kërkesat në regjistër janë bërë në mënyrën e duhur.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 48

Pengjet apo hipotekat do të jenë të vlefshme kur ato janë të plota ose të regjistruara në pajtim me ligjin

e zbatueshëm.8

Kërkesat e paraqitura para datës së paraqitjes: konsiderohen të vlefshme dhe të pranuara kur nuk është

paraqitur kundërshtim në gjykatë jo më vonë se (30) ditë pas datës së fundit të kërkesave.

Debitori, kreditorët dhe palët e interesuara kanë të drejtë të kenë qasje në regjistrin e kërkesave.

Shënim: Kjo e drejtë nuk mund t’i mohohet asnjë debitori, kreditori ose pale të

interesuar, megjithatë, qasja duhet të bëhet në kohë të arsyeshme (p.sh. gjatë

orarit të punës dhe ditëve të punës) dhe pala që kërkon të shoh atë duhet të

paguajë për kopjimin e regjistrit të kërkesave.

Së dyti, gjykata merret me kundërshtimet ndaj kërkesave.

Kundërshtimet ndaj Kërkesave: Nëse ka kundërshtime të kërkesave, gjykata e njofton kreditorin e prekur

dhe cakton seancën e cila duhet të mbahet brenda 10 ditëve pas dorëzimit të kundërshtimit. Gjykata

merr vendim për kundërshtimin brenda 2 ditëve pas seancës. Nëse nuk ka ndonjë vendim konsiderohet

se kundërshtimi është refuzuar.

Shënim: Kundërshtimet ndaj kërkesave mund të bëhen nga administratori, debitori,

kreditorët tjerë ose palët e interesuara. Zakonisht kundërshtimi ndodh për

shkak të kontestimit nëse borxhi është bërë ndonjëherë, shumën e borxhit,

interesi i grumbulluar ose nëse ai ishte i siguruar ose i pasiguruar. Kërkesa

mund të kundërshtohet edhe në baza tjera, megjithatë, këto që i përmendëm

janë më kryesoret.

Së treti, administratori e bënë listën përfundimtare të kërkesave.

Brenda 10 ditëve pas zgjidhjes së të gjitha kundërshtimeve ndaj kërkesave, administratori e përpilon

listën përfundimtare të kërkesave dhe ia dorëzon atë gjykatës, duke treguar shumën e tyre dhe statusin

në pajtim me kategorinë e caktuar në nenin 66 të këtij ligji. Pastaj ajo listë i shpërndahet debitorëve dhe

bordit të kreditorëve (ose 10 poseduesve më të mëdhenj të kërkesave të pasiguruara nëse nuk ka bord

të drejtorëve).

Së katërti, kërkesat kompensohen.

Kompensimi i kërkesave të ndërsjella lejohet në disa raste. Kërkesat e ndërsjella kur të dyja ishin në fuqi

brenda gjashtë muajve para datës së paraqitjes së kërkesës do të kompensohen dhe nuk do t’i

nënshtrohen përfshirjes në pasurinë e falimentimit ose procesit të regjistrimit të kërkesave, me kusht që

8 Shih Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/32 dhe 2002/21, për Pengun dhe Hipotekën.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 49

njoftimi me shkrim i kompensimit i dërgohet gjykatës para datës së fundit të kërkesave. Kërkesat që janë

paraqitur para datës së dërgimit të kërkesës nuk do të kompensohen kundër kërkesave që janë

paraqitur pas datës së paraqitjes së kërkesës.

7.5. Anulimi i bartjeve

Në disa raste, gjykata i ka autorizimet për të anuluar bartjet e bëra nga debitori. Përkufizimi i bartjes

përfshin çdo mënyrë, të drejtpërdrejt apo tërthorazi, të tjetërsimit, shitjes, këmbimit, dhurimit, derdhjes

së mjeteve, disponimit, dhënies së pengut ose hipotekës, ose të drejtat tjera.

Anulimi i bartjeve nga gjykata është i autorizuar kur këto bartje:

Janë bërë në vlerë më të vogël se vlera e tyre e drejtë;

Kanë zvogëluar astetet e përgjithshme në pasurinë e debitorit;

Janë bërë me qëllim të dëmtimit të interesave të kreditorëve; ose

Kanë ndodhur pas datës së paraqitjes së kërkesës por para emërimit të administratorit.

Shënim: Rasti i fundit ndodh në periudhën kohore ndërmjet parashtrimit të kërkesës

dhe emërimit të administratorit. Në përgjithësi, është përpjekje e pronarëve të

debitorit për të shpëtuar disa prej investimeve të tyre financiare për të mos i

lënë ato të shkojnë në duart e kreditorëve. Ligji nuk e lejon lëvizjen e tillë në

mënyrë që të mbrohen kreditorët.

Janë të nevojshme rregullat përmbaruese për krijimin e procedurave për anulimin e bartjeve.

7.6. Ushtrim: Llogaritja e kërkesave

Udhëzime:

Ky është ushtrim individual. Ju lutem lexoni rastin e poshtëshënuar hipotetik dhe llogaritni kërkesën të

cilën duhet ta paraqet kreditori në gjykatë. Gjithashtu, identifikoni çdo bartje të palejuar të cilën mund ta

anulojë gjykata.

Rasti hipotetik: Dris SH.A. ka parashtruar kërkesë për falimentim me datën 20 mars 2009 dhe nuk do t’i

ketë mundësitë financiare të përmbush të gjitha kërkesat e kreditorëve. Edhe pse ka shumë kreditorë që

janë të interesuar të paraqesin kërkesa, njëra prej kreditoreve më të mëdha është Jona SH.A.

Jona SH.A. i ka dhënë dy hua Dris SH.A-së. Herën e parë Jona SH.A. i ka dhënë kredi Drisit e cila është

maturuar në shumën prej €23,000. Interesi i grumbulluar në borxhin kryesor deri në paraqitjen e

kërkesës ishte €3,200. Herën e dytë, Jona i ka dhënë kredi Dris SH.A. në vlerë prej €59,000, interesi i së

cilës deri më tash është mbledhur në €1,100 por kjo kredi nuk maturon edhe për 12 muaj të tjerë.

Gjatë përgatitjeve për të paraqitur kërkesën, Jona SH.A. ka shpenzuar €1,000 për shpenzimet e avokatit.

Përveç kësaj, ajo ka shpenzuar edhe €3,500 për aftësimin e personelit të saj për të përcjellë debitorët e

saj të cilët mund të parashtrojnë kërkesën për falimentim.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 50

Pasi Jona SH.A. e ka dorëzuar kërkesën(at) e saj me datën 2 prill 2009, debitori ka paraqitur

kundërshtim për kërkesën e €59,000 dhe me datën 6 prill 2009 është mbajtur seanca në gjykatë. Gjykata

nuk ka marrë kurrë vendimi për këtë kundërshtim.

Duke marrë parasysh se kohët e vështira financiare nuk do të kalojnë edhe për një periudhë të shkurtë

dhe falimentimi është i pashmangshëm, me datën 11 dhjetor 2008 Dris SH.A. e ka shitur ndërtesën një

të afërmi të pronarit në shumën prej 40% të vlerës së drejtë të tregut, por paratë që i kanë marrë i kanë

mundësuar Dris SH.A. të zë hapin dhe të bëjë me vonesë pagesën një pjese të borxhit.

Ju lutem përcaktoni kërkesën(at) të cilat Jona SH.A. lejohet të paraqes dhe shumën e këtyre

kërkesës(ave). Gjithashtu, ju lutem të përcaktoni nëse ka ndonjë bartje që ndoshta mund të anulohet.

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

7.7. Përmbledhje

Për ta përmbledhur, ky modul ka dhënë një pasqyrë për paraqitjen e kërkesave kur një rast shkon në

falimentim. Ky modul kryesisht është marrë me kërkesat e paraqitura nga kreditorët dhe ka numëruar

procedurat për mënyrën e dorëzimit të kërkesave të tilla, llogaritjes së tyre, dallimet ndërmjet llojeve të

ndryshme të kërkesave, vlerësimit dhe përfundimit të kërkesave dhe në fund mënyrën e anulimit të

bartjeve të caktuara që do të preknin kërkesat e tilla.

Në këtë modul keni mësuar të :

Paraqitni kërkesën.

Llogaritni kërkesën.

Të bëni dallimin ndërmjet kërkesave të kushtëzuara, siguruara dhe pasiguruara.

Vlerësoni dhe përfundoni kërkesat.

Kërkoni anulimin e bartjeve

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 51

MODULI 8:

RIORGANIZIMI

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 52

Riorganizimi

8.1. Vështrim

Ky modul jep një pasqyrë të procesit të riorganizimit. Ndër të tjera, moduli trajton përpilimin dhe

dorëzimin e planit të riorganizimeve, konfirmimin e riorganizimit dhe shndërrimin e tij në likuidim.

8.2. Objektivat e mësimit

Në përfundim të këtij moduli do të jeni në gjendje të:

Hartoni planin e riorganizimit dhe dorëzoni atë në mënyrën e duhur;

Përshkruani procesin e votimit të riorganizimin dhe konfirmimin e të njëjtit;

Shkruani pasojat e konfirmimit të riorganizimit;

Shndërrimin riorganizimit në likuidim.

8.3. Riorganizimi

Nuk është e thënë që çdo shoqëri tregtare që parashtron kërkesën për falimentim është e destinuar të

mbyllet. Në fakt ka raste kur riorganizimi i duhur e ka nxjerrë shoqërinë tregtare nga falimentimi më të

fortë se sa ka qenë përpara. Megjithatë, realiteti është se shumë shoqëri tregtare kurrë nuk mund të

dalin nga falimentimi, por shkojnë në likuidim.

8.3.1. Prezantim mbi riorganizimin

Riorganizimi për ata që akoma janë të qëndrueshëm financiarisht është mundësi e mirë. Riorganizimet

korporative varen nga forcat vendimmarrëse të orkestrimit. Ato e kanë fuqinë të dërgojnë çështjet e

borxhit në gjykata për të gjetur mënyrën më të mirë të riorganizimit të pjesës së papaguar të borxhit

për kredinë. Procesi i riorganizimit fillon me dorëzimin e planit të riorganizimit në gjykatë nga ana e

shoqërisë. Gjykata mbikëqyr riorganizimin e borxhit duke e dëgjuar rastin nga shoqëria tregtare,

kreditorët dhe shitësit. Mund të jetë proces i gjatë, por zakonisht është në interesin e shoqërisë tregtare

në fjalë.

Riorganizimi korporativ mund të jetë i ndërlikuar dhe ë vështirë për tu tejkaluar. Ka shumë shoqëri

tregtare të cilat ushqejnë frikën dhe injorimin e riorganizimit korporativ, duke filluar prej juristëve tek

agjentet e tatimit. Megjithatë, një shoqëri tregtare mund të përballojë procesin nëse e ka informacionin e

duhur, njerëzit e duhur dhe perspektivën e duhur në anën e saj.

Riorganizimi korporativ i borxhit bëhet për arsye të qarta, që të ndihmojë në largimin nga barra e

borxhit të caktuar. Gjykatat do të vlerësojnë shoqërinë gjatë procedurave të falimentimit në mënyrë që

të shohin se cili është plani për të transformuar të metat e afarizmit të tyre. Zakonisht, një shoqëri

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 53

tregtare që ka vështirësi duhet të vërtetojë se ata kanë asete për të mbuluar borxhet, përndryshe

zyrtarët ose pronarët mund të shohin shoqërinë e tyre tregtare në duart e kreditorëve të tyre.

Riorganizimi korporativ mbron shoqërinë tregtare nga çdo dëmtim i mëtejmë dhe jep shpresën se do të

përmirësohen mundësitë e rimëkëmbjes së tregut dhe fitimit.

Shumë shoqëri tregtare gjatë tërë kohës kanë kaluar nëpër proces të riorganizimit korporativ dhe më

vonë pasi janë dal nga ai proces kanë qenë në maje të tregut. Falimentimi nuk nënkupton zënien e frymës

së shoqërisë tregtare, por duhet të ndihmoj në uljen e borxheve dhe drejtimin e saj drejt suksesit.

Riorganizimi korporativ i borxhit i jep mundësinë shoqërisë tregtare të gjej mënyrën për llogaritjen e

hapave të gabuar dhe të ndërmarrë një qasje te re ndaj afarizmit, me shpresën se në fund do të ketë

fitim të parave dhe dalje nga thellësia e shkatërrimit financiar. Nëse një shoqëri tregtare nuk i di

mekanizmat për procesin e riorganizimit, atëherë riorganizimi korporativ mund të jetë përpjekje e

dhimbshme. Me informacionin dhe përkrahjen e duhur, riorganizimi korporativ mund të sjell ndryshim

në dukjen financiare të shoqërisë tregtare.9

8.3.2. Plani i riorganizimit

Plani i Riorganizimit (“PR”) është dokument i shkruar, i cili e përmban informacionin që kërkohet me

Ligj. PR-ja mund të dorëzohet nga debitori, administratori, kreditorët të cilët mbajnë së paku tridhjetë

(30) përqind të kërkesave të siguruara, kreditorët të cilët mbajnë së paku tridhjetë (30) përqind të

kërkesave të pasiguruara, ose personat që kanë së paku tridhjetë (30) përqind të kapitalit në pronësinë e

debitorit në formë të aksioneve ose ndonjë formë të ngjashme.

PR-ja i dërgohet gjykatës për aprovim brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas datës së pranimit të rastit.

Afati i fundit për dërgimin e planit mund të zgjatet nga gjykata edhe për tridhjetë (30) ditë plotësuese kur

ekzistojnë rrethana të përshtatshme. Çdo zgjatje tjetër e afatit për dorëzimin e PR-së duhet të ketë

pajtimin njëzëri të kreditoreve të siguruar dhe bordit të kreditoreve ose, nëse nuk ka bord të

kreditoreve, të kreditoreve që posedojnë dhjetë (10) kërkesat më të mëdha të pasiguruara.

Shpenzimet: Shpenzimet për dërgimin e PR-së nga çdo person përveç debitorit ose administratorit

mbulohen nga personi i njëjtë që e propozon PR-në. Kurse, PR-të e dorëzuara nga debitori ose

administratori mbulohen nga pasuria.

Shënim:Përpilimi dhe dorëzimi i PR-së mund të jetë proces shumë i shtrenjtë. Varësisht

prej madhësisë së shoqërisë tregtare, ky proces mund të kërkojë punë

intensive nga shumë profesionistë (juristë, ekonomistë, kontabilistë). Është një

dokument me hollësi të shumta, i cili përfshin bollëk të informacionit për

rimëkëmbjen e shoqërisë tregtare që është në vështirësi.

9 Shih://www.corporatereorganization.net/

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 54

8.3.3. Metodat e riorganizimit

Në vendet tjera si në BE ose SHBA në përgjithësi shteti e mbulon me rregulla të dendura këtë fushë.

Ligji zakonisht i përcakton mënyrat e lejuara për riorganizimin dhe ofron kërkesa të hollësishme për

lejimin e procedurës së tillë.

Fatkeqësisht, ky Ligj nuk ka përcaktuar asnjë metodë të riorganizimit sepse këtë gjë e ka lënë të bëhet

me rregullat përmbaruese, të cilat akoma nuk janë përpiluar. Dështimi i krijimit të metodave të

riorganizimit i pamundëson shoqëritë tregtare në falimentim të riorganizohen dhe të përdorin

mundësinë e riorganizimit dhe e heq mundësinë e riorganizimit për shumë prej debitorëve të rrezikuar,

të cilët përndryshe mund të angazhoheshin në këtë proces.

8.3.4. Zbulimi

PR-ja duhet të përmbajë informacionin e mjaftueshëm për të lejuar një njeri të zakonshëm të ketë

njohuri për zgjedhjen që do ta bëjë nëse do të votojë për ose kundër PR-së.

Shënim: Ligji nuk e përcakton domethënien e “njeriut të zakonshëm”. Duke ditur se

ligjet për falimentimin në thelb, ndër të tjera synojnë mbrojtjen e të drejtave të

kreditorëve, njeriu i zakonshëm mund të jetë kreditori i zakonshëm. Kështu

që, Ligji kërkon që PR-të të përpilohen në atë mënyrë që kreditori i

zakonshëm të jetë në gjendje ta kuptojë planin.

Është me rëndësi të thuhet Ligji kërkon që PR-ja të thotë në gjuhë të kuptueshme si dhe kur përmbushen

kërkesat.

Shënim:Edhe termi “gjuhë të kuptueshme” nuk përcaktohet, megjithatë ka të ngjarë se

qëllimi i tij është të shmang zhargonin ekonomik dhe juridik, që do të krijonte

huti tek kreditorët nëse kërkesat e tyre duhet të përmbushen dhe në çfarë

mënyre.

8.3.5. Përmbajtjet e planit të riorganizimit

Përmbajtja e PR-së është shumë e rëndësishme për t’i informuar në mënyrën e duhur të gjitha palët e

interesuara, për nxjerrjen e suksesshme të debitorit nga falimentimit dhe ngritjen në këmbët e tij. Lista e

poshtëshënuar tregon përmbajtjen e qartë të PR-së. Përmbajtja e PR-së e cila është hartuar në mënyrë e

duhur është:

Paraqitja: një paraqitje të shkurtër të përgjithshme të veprimtarisë afariste të debitorit dhe

rrethanat që shpijnë në vështirësinë financiare;

Metodat dhe Mjetet: përshkrimin e metodave dhe mjeteve për realizimin e planit, duke dhënë

hollësi mbi masat që parashikohet të merren, me mjaft hollësira se si do të realizohej plani, duke

përfshirë secilin projekt financiar në të cilin bazohet mundësia e realizimit të planit;

Likuideti Ekzistues në Dispozicion: diskutimin e shkurtër të shumës së të hollave që ka të ngjarë

të jetë në dispozicion për kreditoret, njëlloj sikur ndërmarrja e debitorit të ishte likuiduar në

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 55

vend se të riorganizohej siç propozohet në plan dhe përshkrimin se si do të shpërndaheshin ato

të holla;

Përmbushja e Kërkesave: deklaratën se çfarë shume e të hollave ose e pronësisë është

propozuar të bartet për përmbushjen e plotë apo të pjesshme të ankesave sipas kategorisë të

kreditoreve, si dhe procedurat për realizimin e kërkesave dhe kohëzgjatjen për pagesat e tilla;;

Procedurat për Shitjen e Aseteve: përshkrimin e procedurave që do të përdoren për shitjen e

çdo aseti, duke treguar cilat aktiva do të shiten, qoftë me vazhdimin ose jo të pengut ose

hipotekës, dhe përdorimin e parashikuar të fitimeve nga shitjet e tilla;

Periudha Kohore e Riorganizimit: deklarimin e periudhave kohore për realizimin e planit, dhe

afatin e zbatimit të komponentëve kryesore të planit;

Menaxhmenti dhe Kompensimi: Deklarimin se kush do të jetë menaxhmenti dhe sa do të jetë

kompensimi i tyre;

Ekspertët dhe Kompensimi: deklarimin se për çfarë do të shfrytëzohen specialistet e punësuar

dhe çfarë do të jetë kompensimi i tyre, si dhe çfarë kompensimi do të jetë për administratorin;

dhe

Data e Riorganizimit: Datën kur plani do të hynte në fuqi.

PR-së i lejohet të bëjë ndarjen e kreditorëve në dy ose më shumë kategori, me kusht që kreditorët e

kategorisë së njëjtë të jenë thellësisht të llojit të ngjashëm. Megjithatë, kërkesat e siguruara dhe

pasiguruar nuk mund të vendosën në kategorinë e njëjtë.

Duhet të theksohet se në PR, nuk mund të ndryshohet prioriteti që duhet dhënë kreditorëve dhe

përmbushjes së kërkesave të tyre. Thënë ndryshe, kreditorit që ka prioritet më të ulët nuk mund t’i

përmbushet borxhi para përmbushjes të borxhit të një kreditori me prioritet më të lartë.

Shembull: Joe SH.P.K. shkon në falimentim dhe PR-ja e saj tregon se kërkesat

mund të përmbushen pjesërisht. Ndër kreditorët e Joe SH.P.K. është

edhe Lumi SH.A. i cili i ka dhënë Joe SH.P.K. borxh të siguruar dhe

LamaBank, SH.A. e cila i ka dhënë Joe SH.P.K borxh të pasiguruar.

PR-ja nuk mund të përcaktojë përmbushjen e borxhit ndaj LamaBank

SH.A. para përmbushjes së borxhit të Lumi, SH.A sepse Lumi, SH.A

ka kërkesë me prioritet më të lartë.

Dhe në fund, në çdo PR, asnjë anëtarë i një kategorie më të lartë nuk mund të marrë shpërndarje e cila

tejkalon përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre, përveç nëse kategoritë më të ulëta janë përmbushur

plotësisht ose ato kanë votuar për këtë plan.

Shënim: Kjo do të thotë se asnjë kreditori nuk do t’i përmbushet kërkesa më shumë se

sa është vetë ajo, përveç nëse janë përmbushur të gjithë kreditorët me

prioritet të ulët ose ata nuk janë të kënaqur me PR-në, por e kanë miratuar

atë.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 56

8.4. Ushtrim: Plani i riorganizimit

Udhëzime:

Ky është ushtrim në grup. Ju lutem të diskutoni me anëtarët e grupit dhe shkruani metodat e mundshme

të riorganizimit, përfshirë por duke mos u kufizuar në personelin, ligjore, menaxhim, kontabilitet dhe

fusha të tjera përkatëse që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen korporative. Bëni një propozim se si mund të

riorganizohet një shoqëri tregtare që është në falimentim.

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 57

8.5. Procedurat dhe pasojat që kanë të bëjnë me planin e riorganizimit

Përveç përpilimit dhe dorëzimit të PR-së në gjykatë, ekzistojnë disa procedura të cilat duhet të ndiqen

për të mundësuar riorganizim të mirëfilltë.

8.5.1. Seanca e riorganizimit

Seanca e Riorganizimit është mundësi e prezantuesit të PR-së dhe palëve të interesuara që të takohen

dhe të trajtojnë PR-në. Përveç kësaj, Gjykata e cakton këtë seancë në mënyrë që kreditorët të votojnë

nëse e miratojnë PR-në.

Seanca duhet të caktohet brenda tridhjetë (30) ditësh pas dorëzimit të PR-së.

Procedurat për këtë seancë përcaktohen nga rregullat përmbaruese, të cilat akoma nuk janë krijuar.

8.5.2. Votimi

E drejta për të votuar: Të gjithë kreditorët e siguruar dhe të pasiguruar të cilët mbajnë kërkesa të

vlefshme kundër debitorit kanë të drejtë të votojnë nëse e miratojnë PR-në ose jo. Gjatë seancës ata

mund të votojnë personalisht gjatë seancës ose ta dërgojnë me postë ose me dorë para seancës.

Fletëvotimet: Kur votimi bëhet para seancës, të gjitha fletë votimet duhet të nënshkruhen dhe të

pranohen nga gjykata së paku dy (2) ditë para fillimit të seancës gjatë së cilës bëhet votimi. Gjykatës i

kërkohet t’i informojë të gjithë pjesëmarrësit në seancë për rezultatet e fletëvotimit të dorëzuara para

seancës.

Shënim: Gjykata duhet t’i informojë kreditorët që janë të pranishëm në seancë për

numrin e fletëvotimeve të dorëzuara të cilat e kanë konfirmuar PR-në dhe

numrin e atyre që e kanë kundërshtuar konfirmimin e PR-së. Kjo ju jep

mundësinë kreditorëve të pranishëm të përcaktojnë se cili është mendimi i

atyre që mungojnë sa i përket konfirmimit të PR-së.

PR-të e shumëfishta: Nëse dorëzohet më shumë se një PR atëherë votimi për të gjitha PR-të e

dorëzuara bëhet në të njëjtën seancë. Në rast se më shumë se një PR e fiton të drejtën e konfirmimit,

atëherë gjykata përcakton se cili plan konfirmohet, në bazë të preferencave të shprehura nga kreditorët.

8.5.3. Konfirmimi i planit të riorganizimit

Konfirmimi i PR-së: PR-ja e cila i paraqitet palëve të interesuara miratohet me shumicën e thjeshtë, do

të thotë se ajo konfirmohet nëse më shumë se gjysma e votave të hedhura janë për PR-në. Plani

konfirmohet nëse të gjitha kategoritë e kreditorëve që kanë të drejtë të votojnë për PR-në e pranojnë

atë.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 58

Pasojat e Konfirmimit të PR-së: Pas konfirmimit të PR-së, PR-ja konsiderohet se është kontratë e re

për përmbushjen e kërkesave të paraqitura në të. Pas konfirmimit të PR-së, të gjitha kërkesat dhe të

drejtat e kreditorëve dhe palëve të tjera të interesuara dhe detyrimeve të debitorit të përcaktuar me

plan riformulohen dhe udhëhiqen nga kushtet e përmendura në plan. Me fjalë të tjera kjo do të thotë se

PR-ja bëhet Kurani dhe Bibla e procesit të falimentimit dhe në mënyrë të plotë i udhëheq marrëdhëniet

ndërmjet gjykatës, administratorit, debitorit dhe kreditorëve. Megjithatë, duhet të keni parasysh se në

asnjë mënyrë PR-ja nuk dominon mbi këtë Ligj.

Këto janë efektet e konfirmimit të PR-së:

Pasuria shuhet dhe e gjithë prona i rikthehet debitorit të riorganizuar;

Debitori pajtohet të përshtatet dhe të zbatojë PR-në;

Menaxhmenti i debitorit është i detyruar të ndërmarrë të gjitha masat e përcaktuara në PR;

Shënim: Në bazë të PR-së, menaxhmentit mund t’i kërkohet zvogëlimi i personelit,

përmirësimi i praktikave të kontabilitetit, ndryshimi i kompensimit për

menaxhmentin dhe personelin, etj.

Administratori mbikëqyr zbatimin e PR-së;

Në rastet kur debitori është shoqëri kolektive ose shoqëri me ortakëri me përgjegjësi të

kufizuar10, konfirmimi i PR-së nuk i kufizon të drejtat e kreditorëve për të kërkuar përmbushjen

e kërkesave të tyre kundër ortakëve të përgjithshëm të debitorit për përqindjet e kërkesave të

tyre, të cilat nuk janë përmbushur pas përfundimit të PR-së.

Shënim:Ky është rast tipik kur kreditori ka kërkesë që është përmbushur pjesërisht nga

konfirmimi i PR-së. Në atë rast, kërkesa e kreditorit përmbushet pjesërisht

nga fondet e debitorit dhe kreditori e ka të drejtën të padis ortakët e

përgjithshëm për përmbushjen e pjesës tjetër të kërkesës. Për shembull, nëse

PR-ja e ka përmbushur 60% të kërkesës, kreditori mund të padis ortakët e

përgjithshëm të debitorit të përmbushin pjesën tjetër prej 40% të kërkesës së

tij.

Shkelja e PR-së së Konfirmuar: Në rast se debitori dështon t’i përmbahet dispozitave të PR-së dhe

shkel një ose më shumë dispozita të PR-së, çdo kreditor ose palë tjetër e prekur mund t’i paraqet

gjykatës njoftim mbi shkeljen e PR-së. Gjykata do t’ia dërgoj njoftimin debitorit dhe administratorit jo më

vonë se pesë (5) ditë pas pranimit të njoftimit, dhe cakton seancën mbi këtë çështje jo më vonë se

dhjetë (10) ditë pas paraqitjes së njoftimit.

Pas konstatimit se shkelja e planit ka ndodhur, gjykata:

Nxjerr vendim duke urdhëruar që shkelja të evitohet në periudhën kohore të përcaktuar qartë

nga gjykata, pas dështimit të cilës rasti mund të shndërrohet në likuidim;

Shënim: Kjo ndodh zakonisht në rastet kur ka shkelje të vogla të cilat mund të

përmirësohen dhe nuk shkaktohet asnjë dëm material ndaj asnjërës prej

palëve të interesuara.

Nxjerr vendim me të cilin rasti shndërrohet në likuidim;

10 Ka mundësi që termi “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar” është përdorur gabimisht në Ligj. Në bazë të Ligjit për

Shoqëritë Tregtare, shoqëritë e vetme tregtare në Republikën e Kosovës janë: Ndërmarrjet Individuale, Shoqëritë

Kolektive, Shoqëritë Komandite, Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe Shoqëritë Aksionare. Duke marrë

parasysh faktin se vetëm Shoqëritë Kolektive dhe Shoqëritë Komandite kanë ortak të përgjithshëm, e shoqëruar

me thënien në Ligj, paramendohet se Ligji synon të përfshijë në këtë dispozitë Shoqëritë Komandite, në vend të

Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuara, të cilat nuk ekzistojnë.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 59

Shënim: Kjo ndodh zakonisht kur ka shkelje të rënda/materiale të PR-së dhe nuk

mund të bëhet asgjë për të mbajtur riorganizimin e debitorit.

Lejon debitorin të paraqet ndryshimet e planit, miratimi i të cilave do të rregullohet me kushtet

e aprovimit të planit sipas këtij ligji; ose

Shënim:Thjeshtë, kjo do të thotë se pas shkeljes miratohet PR-ja e re nga kreditorët.

Nxjerr cilindo vendim tjetër për evitimin e shkeljes konform këtij ligji, ligjit tjetër të zbatueshëm.

Shndërrimi në likuidim: Nën rrethana të caktuara, gjykata mund të urdhërojë fillimin e likuidimit të

debitorit. Megjithëse për likuidimin do të bëhet fjalë në modulet vijuese, duhet të theksohet se ky

shndërrim në likuidim ndodh kur;

Nuk dorëzohet PR-ja;

Në përfundim të seancës nuk konfirmohet asnjë PR;

Debitori shkel PR dhe nuk përmbush mjetin ligjor të urdhëruar nga gjykata;

Debitori nuk paraqet brenda afatit deklarimin e qëllimit për riorganizim; ose

Debitori kërkon që likuidimi të filloj dhe asnjëra palë nuk e dorëzon PR-në.

Shndërrimi në likuidim e heq moratoriumit mbi të drejtat e kreditoreve të siguruar në lidhje me

ushtrimin e të drejtave të tyre në pronën e siguruar.

8.6. Ushtrim: Llogaritja e kërkesave

Udhëzime:

Ky është ushtrim individual. Ju lutem shqyrtoni rastin hipotetik të poshtëshënuar dhe këshilloni klientin

tuaj se cilat veprime duhet t’i ndërmerr për të përmbushur kërkesën e tij.

Rasti hipotetik: Hasani dhe Djemtë, SH.K.M. është shoqëri tregtare në falimentim dhe përbëhet prej tre

ortakëve të përgjithshëm (Hasan Gashi, Premtim Gashi dhe Luan Gashi) dhe një ortaku të kufizuar

(Andris, SH.A.). Hasani dhe Djemtë SH.K.M. e ka dorëzuar PR-në e cila parasheh përmbushjen e të gjitha

kërkesave të siguruara në shumë prej 70% të borxhit fillestar. Njëri prej kreditorëve të Hasani dhe

Djemtë SH.K.M. është RopCredit Bank SH.A, e cila është klienti i juaj dhe ka kërkuar nga ju të dini nëse

në bazë të PR-së së konfirmuar do të rimerret e tërë kërkesa e siguruar prej €250,000.00. Nëse jo,

atëherë RopCredit Bank, SH.A. ju ka kërkuar të zbuloni se sa do të jetë vlera e përmbushjes së kërkesës

së saj dhe sa do të jetë vlera që do të marr ajo nëse do të ketë një përqindje të papërmbushur të

kërkesës.

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 60

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

8.7. Përmbledhje

Për ta përmbledhur, ky modul ka ofruar një pasqyrë të procesit të riorganizimit. Ndër të tjera, moduli ka

trajtuar edhe krijimin dhe dorëzimin e planit të riorganizimeve, konfirmimin e riorganizimit dhe

shndërrimin e tij në likuidim.

Në këtë modul keni mësuar të:

Hartoni planin e riorganizimit dhe dorëzoni atë në mënyrën e duhur;

Përshkruani procesin e votimit për riorganizimit dhe konfirmimin e të njëjtit;

Shkruani pasojat e konfirmimit të riorganizimit;

Shndërrimin riorganizimit në likuidim.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 61

MODULI 9:

LIKUIDIMI DHE MBYLLJA E RASTIT

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 62

Likuidimi dhe mbyllja e rastit

9.1. Vështrim

Ky modul jep një vështrim të dy hapave të fundit të procesit të falimentimit: likuidimi dhe mbyllja e rastit.

Së pari, ky modul trajton shitjen e pasurisë së falimentimit, shpërndarjen e të ardhurave në pajtim me

prioritetin dhe në fund, raportimin. Pastaj, moduli bënë fjalë për mbylljen e rastit dhe kërkesat që dalin

nga mbyllja.

9.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli do të jeni në gjendje të:

Shisni pasurinë e falimentimit;

Shpërndani të hyrat nga shitjet në bazë të prioriteteve të kërkesave;

Hartoni raportin përfundimtar;

Mbyllni rastin

9.3. Likuidimi

Kur të gjitha gjërat dështojnë dhe shoqëria tregtare (debitori) nuk mund të gjejë mënyrën për

rimëkëmbjen e saj, debitori duhet të shkojë në likuidim. Likuidimi është hapi i fundit para shpërbërjes se

debitorit, me ç’rast shoqëria tregtare pushon së ekzistuari. Në përgjithësi, likuidimi nënkupton procesin,

përmes të cilit shoqëria tregtare (ose një pjesë e saj) mbyllet, kurse asetet dhe pasuria e saj

rishpërndahen. Likuidimi gjithashtu mund të quhet edhe si përfundim ose shpërbërje edhe pse

shpërbërja teknikisht nënkupton fazën e fundit të likuidimit. Kryesisht ekzistojnë dy lloje të likuidimit:

vullnetar dhe i detyrueshëm.

Likuidimi vullnetar bëhet kur pronarët e shoqërisë tregtare vendosin të përfundojnë ekzistencën e

shoqërisë tregtare, të shesin pasurinë e saj dhe të shpërndajnë ndërmjet tyre të ardhurat nga shitja e

pasurisë. Megjithatë, duhet pasur parasysh se likuidimi vullnetar i shoqërisë tregtare mund të bëhet

vetëm pas përmbushjes së të gjitha borxheve dhe detyrimeve të saj.

Megjithatë, tema e këtij moduli është lloji i dytë i likuidimit, likuidimi i detyrueshëm ose i urdhëruar

nga gjykata, i cili rregullohet me nenet 60-68 të këtij Ligji. Siç e kemi parë në modulin e fundit,

ekzistojnë baza të shumëfishta në bazë të të cilave gjykata mund të urdhërojë debitorin të shkojë në

likuidim, kryesisht kur:

Nuk dorëzohet Plani i Riorganizimit (PR);

Në përfundim të seancës nuk konfirmohet asnjë PR;

Debitori shkel PR-në dhe nuk përmbush mjetin ligjor të urdhëruar nga gjykata;

Debitori nuk paraqet brenda afatit deklarimin e qëllimit për riorganizim; ose

Debitori e kërkon likuidimin, por asnjëra palë nuk e dorëzon PR-në

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 63

Pas urdhërimit të likuidimit, ekzistojnë disa hapa të cilët duhet të bëhen para se likuidimi të përfundojë.

Së pari, duhet të shitet pasuria e falimentimit. Së dyti, kërkesat ndaj debitorit duhet të përmbushen në

pajtim me prioritetin e tyre.

Pas përfundimit të likuidimit të debitorit, administratori e dorëzon raportin e tij përfundimtar, ai/ajo

lirohet nga gjykata dhe gjykata e mbyll rastin.

9.3.1. Shitja e pasurisë në falimentim

Kur gjykata merr vendimin për urdhërimin e debitorit të shkoj në likuidim, administratori duhet të

përmbarojë shitjen e pasurisë në falimentim. Ligji për Likuidimin dhe Riorganizimin e Personave Juridik

në Falimentim i cakton detyrën administratorit të kryej shitjen e një pjese ose të tërë pasurisë në

falimentim. Administratorit i lejohet të delegojë këtë përgjegjësi tek i emëruari i tij ose eksperti i

punësuar, por ai duhet të mbikëqyr nga afër atë shitje.

Në përgjithësi shitja bëhet me ankand ose me negociatat të drejtpërdrejta; megjithatë, gjykata mund të

autorizojë ndonjë metodë tjetër me kërkesë të administratorit.

Likuidimi pas riorganizimit: Kur procedurat e likuidimit kanë filluar si rezultat i shndërrimit nga

procedurat e riorganizimit, administratori e ka të drejtën të shes vetëm pasurinë e siguruar me pajtimin

me shkrim nga kreditorëve kërkesa e të cilëve është e siguruar me pasurinë.

Likuidimi i drejtpërdrejtë: Në lidhje me procedurat e likuidimit të filluara drejtpërdrejt, administratori

e ka të drejtën ekskluzive te shitjes së pronës së siguruar të paluajtshme gjatë periudhës kohore prej

nëntëdhjetë (90) dite pas datës së pranimit të rastit, dhe për pronën e siguruar të luajtshme gjatë

periudhës kohore prej gjashtëdhjetë (60) dite pas datës së marrjes së rastit. Si pasojë, hiqet moratoriumi

në të drejtat e kreditorëve të siguruar për ushtrimin e të drejtave të tyre mbi pronësinë e siguruar i

përcaktuar në nenin 33 pa qenë nevojë për vendim gjykate. Shitja e pronës së siguruar nga administratori

pas heqjes së moratoriumit ndodhë vetëm pas pajtimit me shkrim të kreditorit kërkesa e të cilit është e

siguruar me pronë.

Ligji thotë se procedurat e shitjes rregullohen me rregullat përmbaruese, të cilat akoma nuk janë

përpiluar. Përpilimi i këtyre rregullave është i rëndësishëm sepse ai përcakton parametrat në mënyrë që

të shmanget keqpërdorimi dhe shitja e palejuar e pasurisë në falimentim. Kështu që, përpilimi i këtyre

rregullave është po aq i rëndësishëm sa edhe një proces funksional për shitjen e pasurisë në falimentim

të debitorëve në likuidim.

Braktisja e pasurisë: Administratori mund të braktis pasuri të caktuar të debitorit, me kusht që ai së

pari të kërkojë lejen e gjykatës për këtë lëvizje. Administratori mund të braktis pasurinë e debitorit nëse:

Pasuria ka vlerë të parëndësishme; ose

Shënim: Është vështirë të përcaktohet çka do të thotë “vlerë e parëndësishme”.

Megjithatë, supozimi është se pasuria me “vlerë të parëndësishme” do të

thotë pasuria që kushton më shtrenjtë për ta mirëmbajtur ose shitur se sa

thjesht të hiqet dorë nga ajo.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 64

Pasuria është barrë e rëndë e pasurisë në falimentim.

Shënim: Ky Ligj nuk sqaron se çka do të thotë “barrë e rëndë”; megjithatë, duket se

ajo përfshinë pasurinë për të cilën nuk ka blerës të interesuar dhe është e

shtrenjtë për ta mirëmbajtur. Në atë rast, do të ishte më e mençur nga ana e

administratorit të braktis pasurinë se sa të mirëmbaj atë dhe të shkaktojë

shpenzime të mëdha për mirëmbajtje.

Pas braktisjes, prona pushon se qeni pjesë e pasurisë në falimentim dhe kreditorët e siguruar mund të

realizojnë me detyrim të drejtat e tyre ndaj pronës.

Njoftimi dhe mundësia për të kundërshtuar braktisjen do te rregullohen me procedurat e përcaktuara të

shitjes me negociata të drejtpërdrejta. Braktisja ka efekt pas vendimit të gjykatës për miratimin e saj.

Shitja e jashtëzakonshme e pronës: Ky ligj lejon shitjen e jashtëzakonshme dhe të shpejtë të pasurisë

së caktuar nën rrethana të veçanta. Ky lloj i shitjes mund të bëhet vetëm pas kërkimit të lejimit nga

gjykata. Ky Ligj e lejon shitjen e jashtëzakonshme të pasurisë nga administratori në dy raste:

Mallrat që prishen shpejtë – Administratorit i lejohet shitja e jashtëzakonshme e mallrave që

prishen shpejtë nëse e ka lejen e gjykatës. Administratorit duhet t’i dërgojë gjykatës

njëanshëm ex parte “Njoftimin Urgjent të Shitjes së Propozuar për Mallrat që Prishen

Shpejt” dhe gjykata ka 2 ditë kohë të vendosë për atë çështje. Nëse gjykata nuk përgjigjet,

atëherë administratori mund të vazhdojë me shitjen.

Shënim: Ky lloj i pasurisë është zakonisht inventar, i cili ka jetë të shkurtër ose prishet

brenda një kohe të shkurtër. Shembuj të tillë janë pemët dhe perimet ose

mallrat data e skadimit të të cilave afrohet shpejtë.

Pasuria që Kërkon Mirëmbajtje të Shtrenjtë – shitja e jashtëzakonshme e pasurisë e cila

kërkon mirëmbajtje të shtrenjtë nga administratori lejohet nëse ekziston leja e gjykatës.

Administratori duhet t’i dërgojë gjykatës njëanshëm ex parte “Njoftimin Urgjent të Shitjes së

Propozuar për Mallrat që Prishen Shpejt” dhe gjykata ka 2 ditë kohë të vendosë për atë

çështje. Nëse gjykata nuk përgjigjet, atëherë administratori mund të vazhdojë me shitjen.

Shënim: Ky lloj i pasurisë zakonisht kërkon mirëmbajtje të shtrenjtë dhe në këtë

mënyrë e dëmton pasurinë e falimentimit. Ka blerës të cilët janë të

gatshëm për ta blerë atë, në këtë mënyrë lehtësohen shpenzimet që

duhet të paguhen nga pasuria e falimentimit.

Duhet të merret parasysh se kjo nuk duhet të jetë metodë e cila përdoret shpesh, sepse anashkalon

procedurat e rregullta të falimentimit. Për këtë arsye duhet të kuptohet edhe ashtu siç është, kryesisht si

masë e jashtëzakonshme, e cila synon të parandalojë humbjet e mëdha të pasurisë në falimentim.

Të ardhurat nga shitja ose shfrytëzimi i pasurisë: Fitimet e marra nga shitja ose shfrytëzimi i pasurisë

në falimentim janë po ashtu në pronësi të pasurisë dhe mbrohen dhe llogariten nga administratori. Çdo e

drejtë në fitimet e tilla që del nga pengu, pengndalja, hipoteka, ose interesi tjetër i siguruar do të

respektohet në pajtim me ligjin në fuqi.

Shpenzimet e shitjes: Ka shpenzime që kanë të bëjnë me shitjen e pasurisë në falimentim të cilat duhet

të përmbushen para përmbushjes së ndonjë kërkese. Shpenzimet e shitjes paguhen në këtë mënyrë:

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 65

Pasuria që i Nënshtrohet Interesit të Siguruar: Të ardhurat nga shitja e pasurisë, e cila

nuk i nënshtrohet interesit të sigurt përdoren së pari për mbulimin e shpenzimeve për

shitje. Nëse mbesin akoma para, ato shpërndahen në pajtim me nenin 65 të këtij ligji;

Pasuria që Nuk i Nënshtrohet Interesit të Siguruar: Të ardhurat nga shitja e pasurisë që i

nënshtrohet interesit të siguruar së pari zbatohet për mbulimin e shpenzimeve për shitje pastaj

për të përmbushur kërkesat e kreditorëve të siguruar në pajtim me prioritetin e tyre. Pjesa që

mbet shpërndahet në pajtim me nenin 65 të këtij Ligji.

9.3.2. Shpërndarja e të ardhurave nga shitja e pasurisë në falimentim

Me përfundimin e shitjes së pasurisë në falimentim, administratori bënë shpërndarjen e të ardhurave nga

ajo shitje në pajtim me kategorinë e prioritetit. Prioriteti i kategorisë së kërkesave përcaktohet me këtë

Ligj dhe duhet të jetë në pajtim me të, në mënyrë që të mundësojë shpërndarje të butë të të ardhurave.

Shpërndarja e të ardhurave bëhet në këtë renditje:

Kërkesat e siguruara pa shpenzimet e arsyeshme për shitjet në pajtim me nenin 64 paragrafin 2;

Shënim: Ky grup i kreditorëve përfshinë të gjithë ata që në një mënyrë ose tjetrën i

kanë siguruar kërkesat e tyre në mënyrën e përcaktuar nga ligji në fuqi. Kjo

përfshin pasurinë që ka hipoteka, pengdalje ose ndonjë barrë tjetër. Sapo të

likuidohen këto asete, të ardhurat e fituara nga to së pari përdoren për të

paguar shpenzimet që kanë të bëjnë me shitjen e tyre dhe pjesa tjetër

përdoret për të përmbushur kërkesat e parashtruesve të kërkesave të

siguruara.

Kërkesat prioritare, përfshirë:

Shpenzimet e Gjykatës;

Shënim: Këtu përfshihet taksa e gjykatës dhe të gjitha shpenzimet tjera që kanë të

bëjnë me mënyrën e duhur të trajtimit të një rasti të falimentimit nga gjykata.

Shpenzimet e administratorit;

Shpërblimi i administratorit;

Shënim: Këtu përfshihet paga e administratorit dhe çdo lloj shpërblimi tjetër (p.sh.

mëditjet).

Shpenzimet administrative që nevojiten për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë,

përfshirë shpenzimet që janë bërë për shkak të vazhdimit të veprimit nga ana e debitorit

pas datës së paraqitjes së kërkesës;

Shënim: Ndër të tjera, ekzistojnë kosto dhe shpenzime që kanë të bëjnë me veprimet

e debitorit dhe shpenzimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe mirëmbajtjen

e pasurisë në falimentim pas datës për dorëzim.

(Në rastet e dështimit të riorganizimit), shpenzimet e riorganizimit;

(Në rastet e dështimit të riorganizimit), financimi dhe kreditimi i riorganizimit;

Shënim: Këtu përfshihen shpenzimet për marrjen e financimit dhe kredisë kur debitori

hyn në proces të riorganizimit (p.sh. interesi, pikat, etj.)

Pagesat dhe shpenzimet e personelit gjatë kohës së administrimit të rastit;

Shënim: Këtu përfshihen pagesat e ekspertëve dhe personelit tjetër që kërkohet për

administrimin e duhur të rastit në falimentim.

Shpenzimet e Bordit të Kreditorëve;

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 66

Kërkesat për pagat e papaguara të nëpunësve të periudhës para parashtrimit të kërkesës për

falimentim (kufizuar në dy muaj të ardhura personale ose mëditje për person);

Kërkesat e pasiguruara, duke përfshirë kërkesat për pagat që nuk i nënshtrohen tretmanit të

prioritetit të lartë; dhe

Shënim: Këtu përfshihen mbajtësit e kërkesave që nuk janë të siguruara me kolateral.

Shembull i kësaj mund të jenë bankat që mbajnë borxhet e kartelave të

kreditit ose ata që mbajnë linjat e kredisë.

Kërkesat e pronarëve– p.sh. kërkesat e pronarëve të debitorit, aksionarëve, themeluesve,

pjesëmarrësve ose ortakëve.

Shënim: Siç shihet, pronarët e debitorit marrin pagesat vetëm nëse pas shitjes së

aseteve dhe përmbushjes së të gjitha kërkesave mbet ndonjë e ardhur. Në

shumicën e rasteve, pronarët NUK MARRIN ASGJË

Në çdo kategori, kërkesat e siguruara do të përmbushen në pajtim me prioritetet e tyre në bazë të ligjit

të aplikueshëm dhe kërkesat e pasiguruara do të përmbushen në bazë pro-rata.

9.3.3. Përmbushja e kërkesave

Kërkesat përmbushen në pajtim me listën e prioritetit të përmendur më lartë. Përmbushja e kërkesave

të kategorisë më të ulët bëhet vetëm pas përmbushjes së plotë të kërkesave të kategorisë më të lartë.

Shembull: Asetet e debitorit Pako SH.A. janë likuiduar. Shuma neto e të ardhurave nga shitja e

aseteve është €240,500.00. Kërkesat e siguruara ndaj Pako SH.A janë në vlerë prej

€195,500.00. Përveç kësaj, janë €5,000 për paga dhe meditje për administratorit nga

periudha e mëhershme të cilat ao akoma nuk i ka marrë, €50,000 janë kërkesa të

aksionarëve të Pako, SH.A., €4,000 për të paguar ekspertët e angazhuar nga

administratori gjatë administrimit të rastit; dhe €5,000 borxhe të kartelave bankare,

€15,000 për shpenzimet e administratorit, €15,000 për shpenzimet e mirëmbajtjes të

bëra para likuidimit të pasurisë në falimentim, €10,000 për shpenzimet e gjykatës.

Këto kërkesa përmbushen siç vijon: Mbetja

1. Kërkesat e siguruara = €195,500 €45,000

2.Shpenzimet e Gjykatës € 10,000 €35,000

3. Shp.e Administratorit € 15,000 €20,000

4. Pagesa e administratorit € 5,000 €15,000

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 67

5. Shpenzimet e mirëmbajtjes € 15,000 € 0

6. Pagesat e ekspertëve € 4,000 Papaguar

7. Borxhi i Kartelës së Kreditit€ 5,000 Papaguar

8. Kërkesat e aksionarit € 50,000 Papaguar

Kur burimet janë të pamjaftueshme për përmbushjen e plotë të të gjitha kërkesave të kategorisë së

caktuar, kërkesat e asaj kategorie përmbushen në përpjesëtim me shumën e secilës kërkesë.

Shembull: Pas përmbushjes së kërkesave me prioritet më të lartë, mbesin €5,000 për përmbushjen e

kategorisë së kërkesave të pasiguruara:

Kërkesa 1 = €4,000 44.4% e totalit të kërkesave të pasiguruara

Kërkesa 2 = €3,000 33.3% e totalit të kërkesave të pasiguruara

Kërkesa 3 = €1,000 11.1% e totalit të kërkesave të pasiguruara

Kërkesa 4 = € 500 5.6% e totalit të kërkesave të pasiguruara

Kërkesa 5 = € 500 5.6% e totalit të kërkesave të pasiguruara

Total =€9,000 100% e totalit të kërkesave të pasiguruara

Kërkesat përmbushën siç vijon:

Kërkesa 1 merr €5,000 x 0.444 = €2,220

Kërkesa 2 merr €5,000 x 0.333 = €1,665

Kërkesa 3 merr €5,000 x 0.111 = € 555

Kërkesa 4 merr €5,000 x 0.056 = € 280

Kërkesa 5 merr €5,000 x 0.056 = € 280

Totali €5,000

Fatkeqësisht, procedurat për pagesën e kërkesave janë lënë të përcaktohen me rregullat përmbaruese,

të cilat duhet të përpilohen në të ardhmen. Pa procedurat për pagesën e kërkesave, procesi i

përmbushjes së kërkesave mbetet i bllokuar.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 68

Përmbushja e kërkesave të paraqitura me vonesë: Kur ka arsyetim të mjaftueshëm për paraqitjen me

vonesë, kërkesat e paraqitura pas afatit të ankesës mund të përmbushen pas plotësimit të të gjitha

kërkesave të paraqitura me kohë.

Fondet rezervë: Një fond ose pasuri tjetër mund të vihen mënjanë në një fond të veçantë në gjykatë,

ose të vendoset të një përfaqësues ligjor apo kujdestar për përmbushjen e kërkesave nën rrethanat e

poshtëshënuara:

Kërkesat që janë kontestuese dhe që nuk janë zgjidhur akoma nga gjykata;

Kërkesat për shumat që i nënshtrohen pagesave ose riblerjes kur kërkohet të paraqiten

dokumente, certifikatë interesi dhe dividendi, sikurse janë letrat me vlerë të konvertueshme,

mbajtësit e obligacioneve ose instrumenteve të ngjashme;

Shpenzimet e ardhshme në lidhje më mirëmbajtjen e pronësisë së caktuar, dhe

Kërkesat e ardhshme që sigurisht do të dalin por që janë të pasigurta në kohën e shpërndarjes

së propozuar ose konfirmimit të planit.

9.4. Ushtrim: Përmbushja e kërkesave

Udhëzime:

Ky është ushtrim i vështirë, i cili duhet të bëhet në grupe prej tre pjesëmarrësve. Ju lutem shqyrtoni

rastin hipotetik të poshtëshënuar dhe bëni atë që kërkohet prej jush.

Rasti hipotetik: Pas raportimit të humbjeve të mëdha në shtatë tremujorët e fundit, Sandaman SH.A. ka

parashtruar kërkesën për falimentim. Gjykata ju ka emëruar juve administrator të rastit. Askush nuk ka

dorëzuar plan të riorganizimit dhe ju e keni përfunduar likuidimin e Sandaman SH.A. Likuidimi i

Sandaman, SH.A. ka sjellë të ardhura në vlerë prej €2,456,000.00. Gjykata ka kërkuar përmbushjen e të

gjitha kërkesave në bazë të prioriteteve të tyre.

Këto janë kërkesat që janë dorëzuar në rastin e falimentimit të Sandaman, SH.A: shpenzimet e papaguara

për mirëmbajtjen e pajisjeve prodhuese të Sandaman, të cilat arrijnë vlerën e €322,000; rrogat e

papaguara për 10 muaj për 5 punonjësit (€1000 në muaj) që përbëjnë gjithsejt €50,000; shpenzimet për

takimin e parë të Bordit të Kreditorëve në shumë prej €6,000; linjë e kredisë në vlerë prej €242,000 e

cila është shpenzuar plotësisht; shpenzimet zyrtare të udhëtimit me aeroplan dhe qëndrimit në hotel në

vlerë prej €39,000; shpenzimet e administratorit në vlerë prej €42,700; shpenzimet për takimin e dytë të

Bordit të Drejtorëve në vlerë prej €9,000; kreditë për vetura dhe kamionë për afarizmin në vlerë

€687,000; kërkesat e pronarëve në vlerë €42,000; shpenzimet për takimin e tretë të Bordit të

Drejtorëve në vlerë prej €7,000; hipoteka për ndërtesën e zyrave €1,123,754; shpenzimet për të

emëruarin, i cili është marrë me shitjet e pasurisë së pronës në falimentim në vlerë prej €13,500; borxhi

për shpenzim ekzekutiv me kartelë të kreditit në vlerë prej €57,000; shpenzimet e gjykatës dhe të

parashtrimit të kërkesës për falimentim në vlerë prej €15,400; shpenzimet për ekspertët e angazhuar

nga administratoritnë vlerë prej €23,000; borxhi i kartelës së kreditit të punonjësve €7,540; shpenzimet

e papaguara të mirëmbajtjes së fushës së golfit të Sandaman në vlerë të €92,000; kredi e pasiguruar nga

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 69

HallallBank, SH.A. në vlerë prej €24,000; dhe paga për muajt e fundit të administratorit në vlerë të

€7,000.

Ju lutem bëni listën e renditjes në bazë të kategorisë se sa prej këtyre kërkesave do të përmbushen.

Tregoni shumat e sakta të kërkesave që duhet të përmbushen dhe nëse ka ndonjë kërkesë që nuk do të

përmbushet, ju lutem tregoni cilat janë ato.

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 70

9.5. Raporti përfundimtar dhe mbyllja e rastit

Pas shitjes së tërë pasurisë në falimentim dhe përmbushjes së të gjitha kërkesave deri në masën që e

lejojnë të ardhurat nga shitja e pasurisë, janë edhe disa hapa të fundit që duhet të ndërmerren për të

përfunduar rastin e falimentimit. Së pari, duhet të dorëzohet raporti përfundimtar. Së dyti, mbyllet rasti i

falimentimit. Dhe në fund, administratori lirohet nga gjykata. Me përfundimin e këtyre hapave vlerësohet

se rasti i falimentimit ka përfunduar. Më poshtë përshkruhet secili hap.

9.5.1. Raporti përfundimtar i Administratorit

Administratori i rastit të falimentimit duhet t’i dorëzojë gjykatës Raportin Përfundimtar. Ky raport

përfundimtar dorëzohet kur:

Është përfunduar me sukses PR-ja; ose

Në rast të likuidimit, kërkesat janë paguar në pajtim me shpërndarjen e propozuar dhe miratuar.

Fatkeqësisht, përmbajtja e raportit përfundimtar dhe procedurat për zgjidhjen e kundërshtimeve janë

lënë të rregullohen me rregullat përmbaruese, të cilat akoma nuk janë përpiluar.

9.5.2. Mbyllja e rastit

Gjykata mund të urdhërojë mbylljen e rastit të falimentimit në disa raste:

Rasti i likuidimit – Në likuidim administratori i paraqet gjykatës kërkesën për mbylljen e

rastit pas përfundimit të shpërndarjes ose pas përfundimit të pjesës më të madhe të

shpërndarjes si dhe pas aprovimit nga gjykata të raportit përfundimtar.

Rasti i riorganizimit– Në riorganizim, pas zbatimit të dispozitave të planit të riorganizimit ose pas

zbatimit të pjesës më të madhe të dispozitave të atij plani dhe miratimit të raportit përfundimtar

nga gjykata, gjykata e mbyll rastin me kërkesë të administratorit ose propozuesit të planit

Rasti i resurseve të pamjaftueshme – Me kërkesë të administratorit, në çdo fazë të procedurës,

kur vërtetohet se resurset nga pasuria janë të pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të

kërkesave prioritare siç parashihet me nenin 65 të këtij ligji, administratori mund të paraqet

menjëherë raportin përfundimtar, dhe pas aprovimit të tij, gjykata nxjerr vendim mbi mbylljen e

rastit.

Mungesa e kërkesave – kur asnjë kreditor nuk ka paraqitur kërkesë brenda afatit të përcaktuar

me nenin 42 të këtij ligji, administratori mundet menjëherë të paraqet raportin përfundimtar,

dhe pas aprovimit të tij, gjykata nxjerr vendimin për mbylljen e rastit

Pasojat e mbylljes së rastit: Mbyllja e rastit të falimentimit ka pasoja të caktuara, varësisht prej

procedurës së cilës i është nënshtruar debitori: likuidimit ose riorganizimit.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 71

Kur debitori i është nënshtruar likuidimit, pasojat e mbylljes së rastit janë siç vijon:

Brenda pesë (5) ditëve Gjykata e nxjerr njoftimin për mbylljen dhe përfundimin e rastit

dhe;

Gjykata mund të nxjerr po ashtu vendim për heqjen e emrit të kompanisë së shpërbërë

nga regjistri i bizneseve aktive

Shënim: Gjykata duhet gjithmonë të nxjerrë vendim për heqjen emrit të shoqërisë

tregtare të shpërbërë nga regjistri i bizneseve aktive, sepse shumica e

shoqërive tregtare që janë likuiduar nuk e informojnë kurrë Regjistrin e

Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe emri i tyre vazhdon të

jetë në listën e shoqërive tregtare aktive dhe në këtë mënyrë ofron pasqyrë të

shtrembëruar të statistikave të rëndësishme.

Kur debitori i është nënshtruar riorganizimit, atëherë pasojat e mbylljes së rastit janë siç vijon:

Shoqëria tregtare vlerësohet se është rimëkëmbur financiarisht; dhe

Shoqëria tregtare mund të vazhdojë veprimtarinë afariste të saj pa ndonjë kufizim ose

mbikëqyrje.

Shlyerja e borxheve: Pas mbylljes së rastit, të gjitha borxhet e papaguara nga debitori që rrjedhin para

datës së parashtrimit të kërkesës për falimentim shuhen në bazë të ligjit dhe ndalohet çdo veprim për

arkëtimin e borxheve të tilla të shuara, përveç kur gjykata mund të urdhëroj sa u përket borxheve që

duhen kthyer në përputhje me planin e konfirmuar të riorganizimit që ende nuk janë përmbushur.

Shënim: Thjeshtë kjo do të thotë se të gjitha kërkesat që kanë dal para parashtrimit të

kërkesës për falimentim shlyhen. Borxhet e vetme që mbesin pas mbylljes së

rastit janë ato që urdhërohen nga gjykata.

Megjithatë, kjo dispozitë nuk prek aspak detyrimet që rrjedhin në bazë të kontratës së dorëzanisë në

mes të debitorit dhe palëve të treta, ose pjesëmarrësve orkanëve të përgjithshëm të debitorit në rastet

kur debitori është shoqëri kolektive ose ortakëri me përgjegjësi të kufizuar11.

Shënim: Kjo dispozitë tregon se kontratat për dorëzani ndërmjet debitorit dhe palëve

të treta nuk shlyhen. Gjithashtu kjo tregon se asgjë në këtë Ligj nuk i kufizon

obligimet e pakufizuara personale të ortakëve të përgjithshëm në shoqëri

kolektive ose shoqëri komandite.

11 Ka mundësi që termi “ortakëri me përgjegjësi të kufizuar” është përdorur gabimisht në Ligj. Në bazë të Ligjit për

Shoqëritë Tregtare, shoqëritë e vetme tregtare në Republikën e Kosovës janë: Ndërmarrjet Individuale, Shoqëritë

Kolektive, Shoqëritë Komandite, Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar dhe Shoqëritë Aksionare. Duke marrë

parasysh faktin se vetëm Shoqëritë Kolektive dhe Shoqëritë Komandite kanë ortak të përgjithshëm, e shoqëruar

me thënien në Ligj, paramendohet se Ligji synon të përfshijë në këtë dispozitë Shoqëritë Komandite, në vend të

Shoqërive me Përgjegjësi të Kufizuara, të cilat nuk ekzistojnë.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 72

9.5.3. Lirimi i Administratorit

Lirimi i Administratorit është njëri prej hapave të fundit në rastin e falimentimit. Edhe pse gjykata e liron

administratorin në fund të rastit të falimentimit, ai mbetet përgjegjës personalisht për të gjitha veprimet

ose mosveprimet të paligjshme që janë bërë gjatë periudhës së tij sa ka qenë administrator.

Pas aprovimit të raportit përfundimtar të dorëzuar në gjykatë nga administratori, gjykata nxjerr vendimin

për lirimin e administratorit, kryesisht:

Për lirimin e administratorit nga detyrat e tij të mëtejme në lidhje me rastin përveç për zbatimin

e shpërndarjeve përfundimtare që kanë ngelur ende të paekzekutuara nga ana e administratorit;

Për aprovimin e pagimit përfundimtar të çdo takse administrative ose shpenzimi kur është e

përshtatshme; dhe

Për lirimin e çdo dorëzanie ose depozite të mbajtur për sigurimin e kryerjes së saktë të

detyrave.

Shënim: Nëse ju kujtohet, administratorit i kërkohet të dorëzojë një pagesë ose

obligacion pas emërimit të tij.

Me kryerjen e këtyre tre hapave të fundit, PËRFUNDON rasti i falimentimit, i cili është filluar para disa

moduleve. Megjithatë, duhet të trajtojmë edhe përgjegjësitë civile dhe penale për veprime të palejuara

ose mosveprime nga ana e palëve në rastin e falimentimit si dhe të ardhmen e ligjeve të falimentimit në

Kosovë. Që të dy këto do të trajtohen në dy modulet e ardhshme.

9.6. Ushtrim: Raportimi përfundimtar

Udhëzimet:

Ky është ushtrim grupor. Ju lutem diskutoni me anëtarët e ekipit dhe shkruani pjesët e mundshme të

raportit përfundimtar, cili i dorëzohet gjykatës nga administratori. Bëni një skicë të thjeshtë se si mund

të duket raporti përfundimtar.

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 73

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 74

MODULI 10:

PËRGJEGJËSIA CIVILE DHE PENALE

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 75

Përgjegjësia Civile dhe Penale

10.1. Hyrje

Ky modul ofron një përmbledhje të të gjitha përgjegjësive civile dhe penale për veprimet ose

mosveprimet nga personat e përfshirë në procedurën e falimentimit.

10.2. Objektivat e mësimit

Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të keni mundësi:

Të përshkruani përgjegjësitë penale për veprime të ndryshme;

T’i numëroni veprime të cilat shkaktojnë që një person t’i nënshtrohet përgjegjësive

10.3. Përgjegjësia civile dhe/apo penale

Falimentimi paraqet një proces të vështirë dhe shumë të mundimshëm. Rezultati financiar i debitorit por

edhe i shumë palëve tjera të interesuara varet prej mënyrës se si procedohet me falimentimin. Në çdo

situatë ku bëhet fjalë për shuma të mëdha, është e pritshme që të dalin palë të cilat do të përpiqen të

fitojnë me çdo kusht. Duhet të cekët që për ato palë, të cilat dëshiron të përfitojnë duke e anashkaluar

ose injoruar ligjet në fuqi, ky Ligj parasheh përgjegjësi civile dhe penale për veprime ose lëshime

(mosveprime) të tilla.

Edhe Kodi Penal i Republikës së Kosovës Nr. 04/L-082, në Kapitullin XXV përcakton veprat penale

kundër ekonomisë, përkatësisht me nenin 285 të Kodit Penal parashihet përgjegjësia penale e personave

të cilët shkelin dispozitat ligjore apo dispozitat tjera të afarizmit duke vepruar në kundërshtim me

standardet e rregullta të afarizmit dhe me këtë i shkakton dëm substancial organizatës së biznesit apo

personit juridik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. parasheh përgjegjësinë penale të

personave të cilët në mënyrë kundërligjore shkaktojnë falimentimin apo shkaktojnë falimentimin e

rrejshëm,

286 shkaktimi i falimentimit

287 Shkaktimi i falimentimit të rrejshëm

288 Mashtrimi në procedurën e falimentimit

289 Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve

Mënyra më e mirë për ta trajtuar këtë materie, është ta shqyrtojmë tabelën vijuese e cila paraqet

përgjegjësitë civile dhe/ose penale për veprimet dhe/ose mosveprimet e parapara me këtë Ligj.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës Nr... parasheh përgjegjësinë penale të personave të cilët me dashje

duke shkelur me dashje ligjin apo dispozitën tjetër të afarizmit, vepron në kundërshtim me standardet e

rregullta të afarizmit dhe me këtë i shkakton dëm substancial material organizatës së biznesit apo

personit juridik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. Ndërsa nëse vepra e tillë penale

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 76

rezulton me likuidim të detyrueshëm apo falimentim të asaj organizate të biznesit apo të personit juridik,

kryesi dënohet me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.

Me nenin 286 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës të vitit 2012, është paraparë... se kushdo që duke

ditur borgjin e tepërt apo insolvencën aktuale apo të pashmangshme, përfshihet në një apo më shumë

nga veprimtaritë

Veprimet dhe/ose Mosveprimet Përgjegjësia

Penale

Përgjegjësia

Civile

Kur debitori, anëtari i bordit të drejtorëve ose organi më i

lartë drejtues i debitorit, një pronar, ose cilido person që

vepron në emër të debitorit (p.sh. avokati), paraqet

dokumente apo dorëzon dokumente që janë qëllimisht të

rrejshme ose mashtruese

Mund të dënohet

me burgim

Deri në €5,000

për secilin rast

Kur personi fizik ose juridik me vetëdije paraqet kërkesë

të rrejshme ose dokumente të rreme apo bën deponim të

rremë me dokumentin e paraqitur në gjykatë lidhur me

lëndën

Mund të dënohet

me burgim

Deri në €5,000

për secilin rast

kur debitori ka likuiduar veten sipas dispozitave tjera

ndryshe nga ato të parapara me këtë ligj;

kur zyrtari ose drejtori i tillë merr njoftim12 të vërtetë

apo të saktë se vlera e të hyrave të pasurisë së

debitorit ka rënë nën vlerën e detyrimeve të tij dhe

nuk ndërmerr masa të arsyeshme për fillimin e

rehabilitimit apo procedurat e likuidimit sipas këtij ligji,

ose rregullave të zbatimit, brenda tridhjetë (30) ditëve

nga marrja e njoftimit të tillë.

kenë detyrim

personal t’i

kompensojnë

kreditorët që

mbesin të

papaguar pas

shpërndarjes së

fitimeve nga

likuidimi.13

12 Në përgjithësi, Njoftimi i Saktë është shprehje ligjore e përdorur sikurse në ligjin zakonor ashtu edhe në atë civil

për të treguar që një person ose entitet supozohet që ligjërisht është në dijeni lidhur me një gjë, edhe në rast se ai

nuk ka fare njohuri faktike për të. Në këtë ligj kjo përshkruhet si një “mundësi e arsyeshme që personalisht t’i çmoj

rrethanat që shpien në secilën prej ndodhive të sipërpërmendura”.

13 Masa e detyrimit varet nga niveli i kontrollit mbi debitorin dhe niveli i përfshirjes në menaxhim.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 77

Vazhdim:

Veprimet dhe/ose Mosveprimet Përgjegjësia

Penale

Përgjegjësia Civile

para datës së paraqitjes së kërkesës kur transferi i tillë

(i) është më i vogël se vlera e drejtë reale dhe (ii)

ndodh kur drejtori apo zyrtari i tillë ka njoftim vërtetë

apo të saktë se vlera e të hyrave të pasurisë së

debitorit ka rënë nën vlerën e detyrimeve të tij; ose

pas datës së paraqitjes së kërkesës duke bërë shkelje

të nenit 28, paragrafit 1, të këtij ligji.

Drejtorët dhe

zyrtarët e debitorit

do të kenë detyrim

ta kompensojnë

dëmin e shkaktuar

pasurisë së debitorit

si rezultat i transferit

të pronësisë së

bërë.14

Kur personi me vetëdije jep dëshmi të rreme në seancën

gjyqësore ose gjatë procedurave tjera

Mund të

dënohet me

burgim

Deri në €25,000 për

secilin rast

Kur personi me dashje dhe me mashtrim bart, fsheh ose

nuk dorëzon çdo pronësi ose dokument administratorit,

ose personit që vepron në cilësinë e administratorit, ose

gjykatës për t’ju shmangur proceseve dhe procedurave të

këtij ligji (ose të rregullave zbatuese)

Mund të

dënohet me

burgim

Deri në €5,000 për

secilin rast

Kur personi me dashje dhe me mashtrim jep, ofron,

pranon ose provon të fitojë çfarëdo të holla, pronësi,

shpërblim, kompensim, dhuratë, leverdi ose premtim të

veprimit apo të mosveprimit me qëllim të fitimit të

leverdisë ose përparësisë në çështjen sipas këtij ligji

Mund të

dënohet me

burgim deri në

pesë (5) vjet

Deri në €25,000 për

secilin rast

Kur personi me vetëdije nuk i përfillë dispozitat e këtij ligji.

Deri në €5,000 për

secilin rast

Kur debitori, administratori, personi që vepron në cilësinë

e administratorit, ose personi i punësuar të punoj nën

mbikëqyrjen e debitorit ose administratorit, me dashje

vjedh, shpërdoron, shkatërron, përdhos, ose blen, qoftë

drejtpërdrejt ose tërthorazi, çdo dokument ose pronësi të

pasurisë, për përdorim personal apo përdorim nga

anëtarët e familjes së tij të afërt

Mund të

dënohet me

burgim deri në

pesë (5) vjet

Deri në €25,000 për

secilin rast

14 Masa e detyrimit varet nga niveli i kontrollit mbi debitorin dhe niveli i përfshirjes në menaxhim.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 78

10.4. Ushtrim: ndëshkimet

Udhëzime: Ky është një ushtrim i cili duhet të kryhet individualisht. Luteni t’i shqyrtoni rastet dhe/ose

pyetjet hipotetike në vijim dhe përgjigjuni se me cilën përgjegjësi ballafaqohet personi përkatës.

1. Duke e ditur që shoqëria e tij tregtare po shkon drejt falimentimit, Patrik Gjoni, drejtor i

debitorit, 3 muaj para se të aplikojë për falimentim e shet një pasuri të debitorit e cila ka vlerë

€2,000,000 për €900,000 kushëririt të tij. Me cilën përgjegjësi ballafaqohet Patrik Gjoni në këtë

rast?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

2. Lum Tara, kontabilisti i debitorit SHA Andi, deponon dëshmi në një seancë gjyqësore lidhur me

falimentimin e SHA Andi, me ç’rast ai me vetëdije jep deklaratë të rrejshme duke pohuar që

mbajtja e librave të kontabilitetit për SHA Andi është bërë konform parimeve të kontabilitetit

dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi. Me cilën përgjegjësi ballafaqohet Lum Tara në këtë rast?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

3. Administratori i rastit të falimentimit të SHPK Lama i njofton tre kushërinjtë e tij që një pasuri e

madhe e SHPK Lama do të shitet në ankand me datën 10 Mars 2009. Pas takimit të fshehtë me

kushërinjtë e tij, administratori nuk i njofton në mënyrë të rregullt të gjitha palët e interesuara

për ankandin në fjalë dhe një prej kushërinjve në fjalë arrin ta blejë pasurinë për një vlerë shumë

më të vogël se sa do të kishte kushtuar pasuria, po të ishin njoftuar të gjitha palët në mënyrë të

duhur dhe po të kishin marrë pjesë më shumë palë në ankand. Me cilën përgjegjësi ballafaqohet

administratori në këtë rast?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

4. Pashë Veseli është një hajdut zotëri. Ai fiton duke i vëzhguar lëndët e falimentimit në gjykatë,

duke paraqitur kërkesa të rrejshme kundrejt debitorit dhe duke e korrupton administratorin në

mënyrë që ai t’ia plotëson kërkesën e tij. Një gjë e tillë ndodhë në rastin e falimentimit të SHPK

Lata, ku ai paraqet kërkesë për €50,000, dhe pastaj i ofron administratorit €5,000 për të

injoruar mungesat e dëshmive që e përkrahin kërkesën dhe për ta favorizuar “kërkesën e

siguruar” të tij. Me cilën përgjegjësi ballafaqohet Pashë Veseli në këtë rast?

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 79

10.5. Përmbledhje

Në përfundim, ky modul ofroi një përmbledhje të të gjitha përgjegjësive civile dhe penale për veprimet

ose mosveprimet nga personat e përfshirë në procedurën e falimentimit.

Në këtë modul ju keni mësuar:

Të përshkruani përgjegjësitë penale për veprime të ndryshme;

T’i numëroni veprimet të cilat shkaktojnë që një person t’i nënshtrohet përgjegjësive civile.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 80

MODULI 11:

E ARDHMJA E FALIMENTIMIT

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 81

E ardhmja e falimentimit

11.1. Hyrje

Ky modul ofron një përmbledhje të të metave kryesore të cilat e bëjnë këtë ligj të pazbatueshëm, dhe

përshkruan modifikime ose përmirësime të mundshme të cilat duhet t’i bëhen Ligjit në të ardhmen.

11.2. Objektivat mësimore

Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të keni mundësi:

T’i përshkruani të metat kryesore të cilat e bëjnë këtë Ligj të pazbatueshëm;

T’i numëroni modifikimet ose përmirësimet e mundshme që duhet të bëhen në këtë Ligj.

11.3. Të metat e këtij ligji

Ashtu siç është rasti me shumë ligje të tjera të cilat aktualisht janë në fuqi, edhe Ligji për Likuidimin dhe

Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim i ka të metat e veta. Disa mund të argumentojnë që

këto të meta janë aq të mëdha, sa që e bëjnë ligjin të pazbatueshëm. Të tjerët argumentojnë që ky Ligj

mund të jetë funksional nëse gjendet në duart e një gjykate kreative. Një gjë te tillë mbetet për t’u parë.

Disa prej këtyre të metave janë numëruar në vijim:

Mungesa e Rregullave Përmbaruese. Ashtu siç u vështrua gjatë tërë Ligjit dhe moduleve të

mbuluara në këtë kurs, ekzistojnë me dhjetëra rregulla përmbaruese të cilat kërkohen me këtë ligj,

por të cilat akoma nuk janë hartuar si duhet dhe miratuar. Ky Ligj e urdhëron Qeverinë e Republikës

së Kosovës që t’i hartojë të gjitha rregullat e nevojshme brenda 45 ditëve nga shpallja e këtij Ligji. Ky

afat ka kohë që ka skaduar dhe këto rregulla përmbaruese akoma nuk janë hartuar mirëfilli dhe

miratuar.

Është bërë një përpjekje për të hartuar rregulla të tilla, përkatësisht, një draft i

Udhëzimit Administrativ për rregullat përmbarimore të Rregullores së UNMIK Nr.

2003/7 të 14 Prillit 2003 e cila shpallë Ligjin për Likuidimin dhe Riorganizimin e

Personave Juridik në Falimentim është miratuar nga Qeveria.15 Sidoqoftë, ky Udhëzim

Administrativ akoma nuk është botuar gjëkundi dhe është shumë vështirë të arrihet

deri te ky. Si rezultat, është e paqartë nëse këto rregulla përmbaruese janë aktualisht

në fuqi. Këtë Udhëzim Administrativ mund ta shqyrtojmë dhe diskutojmë bashkërisht.

Mungesa e konsolidimit me ligjet e falimentimit për ndërmarrjet shoqërore. Ekzistojnë

edhe ligje dhe procedura të tjera për falimentimin, likuidimin dhe riorganizimin e ndërmarrjeve

shoqërore (NSH). Edhe pse NSH-të janë lloj i veçantë i shoqërive afariste, nuk ka fare arsye pse të

15

Një kopje e këtij Udhëzimi Administrativ për Rregullat Përmbarimore mbi Ligjin për Likuidimin dhe

Riorganizimin e Personave Juridik në Falimentim do t’ju dorëzohet për diskutim.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 82

gjitha ligjet e falimentimit të mos konsolidohen. Një gjë e tillë do të krijonte shumë përparësi, duke

përfshirë, mes tjerash: lehtësimin për ta kuptuar dhe përdorur nga gjyqtarët, administratorët dhe

avokatët; thjeshtësimi i kornizës ligjore mbi falimentimin për të gjitha palët e interesuara; organizimi i

duhur i procedurës dhe i logjistikës së falimentimit, dhe shumë të tjera.

Mungesa e zbatimit. Në fund, ekziston një mangësi e zbatimit të këtij ligji. Shumica e shoqërive

afariste në Kosovë të cilat pësojnë vështirësi financiare, në vend se të aplikojnë për falimentim, ato

thjeshtë i mbyllin dyert dhe nuk ndjekin asnjë procedurë të paraparë me ligj. Në këto raste,

kreditorët mbesin pa kompensim, ndërsa pronarët e bizneseve të dështuara thjeshtë e hapin një

shoqëri tjetër dhe të gjitha asetet e shoqërisë së falimentuar i bartin në shoqërinë e re tregtare, pa

pasur frikë nga pasojat. Është vlerësuar që asnjë shoqëri tregtare nuk ka hyrë në procedurë të

falimentimit të bazuar në këtë ligj, gjë që është thjeshtë e papranueshme.

11.4. Ndryshimet ose përmirësimet në ligji

Përshkrimi në pjesën vijuese, për sa i përket zbatimit të procesit të falimentimit në Republikën e

Kosovës, është mjaft dekurajues. Nevoja për reformim të tërë këtij procesi është e padiskutueshme.

Mënyra më e mirë për t’i trajtuar problemet e numëruara në vijim është që të ristrukturohet e tërë

procedura e falimentimit.

Së pari, një mënyrë e mirë për t’i trajtuar problemet e asociuara me këtë Ligj është të iniciohet hartimi i

Kodit të Falimentimit. Një gjë e tillë do të konsolidonte tërë procesin e falimentimit për të gjitha llojet e

shoqërive tregtare në Republikën e Kosovës, qofshin ato në pronësi private, shoqërore, apo publike. Siç

u cekë më lartë, krijimi i Kodit të Falimentimit do të thjeshtësonte procesin e falimentimit dhe do ta

bënte atë konsistent. Për më tepër, në këtë Kod do të mund të përfshihen edhe rregullat e përmbarimit,

hartimi i të cilave me këtë Ligj i është deleguar Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në fakt, rregullat e

përmbarimit të cilat do të bëheshin pjesë e Kodit në fjalë do të duhej të hartoheshin nga ligjvënësit si

pjesë e kësaj kornize të rëndësishme ligjore dhe gjykatat do ta kishin më të qartë se çfarë kërkohet nga

secila palë e përfshirë në procedurë të falimentimit.

Së dyti, meqenëse ky Kod i Falimentimit dhe procedurat e parapara në të do të ishin mjaft të

ndërlikuara, do të ishte i domosdoshëm themelimi i Gjykatës së Posaçme për Falimentim e cila do të

kishte juridiksion vetëm mbi lëndët e falimentimit. Kjo gjykatë, pasi do të shqyrtonte vetëm lëndët e

falimentimit, do të specializohej në këto procedura, dhe si rrjedhojë do të mund ta ushtrojë këtë

funksion me shpejtësi dhe efikasitet. Një gjë e tillë do të promovonte zhvillimin ekonomik pasi që

kërkesat e kreditorëve do të shqyrtoheshin në mënyrë të mirëfilltë dhe me shpejtësi, dhe kreditorët nuk

do të liheshin pa kompensim, gjë që aktualisht po ndodh mjaft shpesh.

Me këtë nuk do të thotë që përfundon lista me mënyrat se si do të mund të përmirësohej ky Ligj.

Ekzistojnë edhe shumë mënyra dhe rrugë të tjera që do të mund ta rregullonin procesin e falimentimit.

Megjithatë, hapi i parë i mbetet forcave vendimmarrëse që të vendosin për t’i bërë këto ndryshime.

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 83

11.5. Ushtrim: Ndryshimet

Udhëzime:

Ky është një ushtrim i cili duhet të bëhet në grupe prej 2 deri në 3 pjesëmarrës. Pas mbulimit të disa

moduleve dhe përfitimit të njohurive më të thella rreth këtij Ligji, luteni që të përpiloni një listë me

propozime se si mund të përmirësohet ligji aktual dhe në fakt i tërë procesi i falimentimit në Republikën

e Kosovës.

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 84

11.6. Përmbledhje

Në përfundim, ky modul ofroi një përmbledhje të të metave kryesore të cilat e bëjnë këtë ligj të

zbatueshëm, dhe të përshkruani ndonjë modifikim apo përmirësim të mundshëm që duhet t’i bëhet Ligjit

në të ardhmen.

Në këtë modul ju keni mësuar:

T’i përshkruani të metat kryesore të cilat e bëjnë këtë Ligj të pazbatueshëm;

T’i numëroni modifikimet ose përmirësimet e mundshme që duhet të bëhen në këtë Ligj.