FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS...

42
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth disa aspekteve të përdorimit të zanoreve në të folmen e arealit të Krushës së Madhe MENTORI: STUDENTJA: Prof.asoc.dr.Muharrem Gashi Dafina Gashi Gjakovë, 2020

Transcript of FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS...

Page 1: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Rreth disa aspekteve të përdorimit të zanoreve në të folmen e arealit të

Krushës së Madhe

MENTORI: STUDENTJA:

Prof.asoc.dr.Muharrem Gashi Dafina Gashi

Gjakovë, 2020

Page 2: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Rreth disa aspekteve të përdorimit të zanoreve në të folmen e arealit të Krushës së Madhe

Komisioni:

Kryetar________________________________

Anëtar_________________________________

Anëtar_________________________________

MENTORI: STUDENTJA:

Prof.asoc.dr.Muharrem Gashi Dafina Gashi

Gjakovë, 2020

Page 3: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

3

Përmbajtja

Deklarata e origjinalitetit ……………………………………...……………………………….…5

Falënderime…………………….………………………………………………………………….6

Abstrakt ......................................................................................................................................7

Hyrje ...........................................................................................................................................8

Përshkrimi gjeografiko- historik ................................................................................................ 10

Areali i Krushës së

Madhe……………………………………………………………………………………………………………..…13

Fonetika .................................................................................................................................... 16

Theksi ....................................................................................................................................... 17

Zanoret e gjata .......................................................................................................................... 18

Gjatësia e zanoreve ................................................................................................................... 19

Hundorësia e zanoreve .............................................................................................................. 20

Zanore hundore të denazalizuara ............................................................................................... 21

Kreu ll ....................................................................................................................................... 22

1.2 Zanoret e theksuara dhe veçoritë e tyre ................................................................................ 22

1.2.1 Zanorja a .......................................................................................................................... 22

1.2.2 Zanorja a e gjatë .............................................................................................................. 20

1.2.3 Zanorja ã hundore ............................................................................................................ 20

1.2.4 Ndërrimi i zanores a me zanoret e tjera ............................................................................ 21

1.2.5 Zanorja e ......................................................................................................................... 25

1.2.6 Zanorja e gojore .............................................................................................................. 27

1.2.7 Zanorja o .......................................................................................................................... 28

Kalimi i o-së në zanore të tjera ................................................................................................. 30

Zanorja i ................................................................................................................................... 30

Zanorja u /ŭ/ dhe /u:/ ................................................................................................................. 31

Zanorja y ................................................................................................................................. 32

Zanorja e pa theksuar ë ............................................................................................................. 33

Ndryshimet në të folmen e Krushës së Madhe nëpër gjenerata................................................... 30

Page 4: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

4

Intervistë nga e folmja e arealit të Krushës së Madhe ................................................................ 38

Fjalët e plakës jetëgjatë ............................................................................................................. 39

Traditat e jetës në kohët më të hershme dhe ato në kohët e sotme .............................................. 40

Përfundim ................................................................................................................................. 41

Bibliografia…...………………………………………………………………………………….35

Page 5: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

5

Deklarata e origjinalitetit

Unë, Dafina Gashi studente e Fakultetit Filologjik, Dega Gjuhë Shqipe në Gjakovë

deklaroj me përgjegjësi të plotë që punimi i paraqitur në kërkim të marrjes së gradës “bachelor”

është plotësisht origjinal. E gjithë literatura dhe burimet tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit

janë të listuara në referenca dhe plotësisht të cituara.

Page 6: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

6

FALËNDERIM

Gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat që më dhuronte jeta, doja të dija se sa e fortë isha të bëja

kapërcimin e tyre. E tillë ishte sfida e këtij rrugëtimi që tani do i jap fundin e fillimit, pasiqë

akoma jam në fillim të rrugës për të fituar thesarin e ardhmërisë time. Me sukses përfundova

edhe këtë sfidë të studimeve bachelor, por këtë sukses pa dyshim që nuk e arrita pa ndihmën e

disa njerëzve të rëndësishëm të cilët do kisha dashur së paku t’i falenderoja.

Së pari dua ta falenderoj Zotin që më dha forcë për të filluar drejt një hapi të madh në

jetën time, që më dha mundësinë të studiojë e ta dua studimin.

Falenderimi tjetër i takon thesarit tim shpirtëror, familjes time, që më zgjatën dorën e

mbështetjes e të filloja me shumë dashuri dhe vullnet që të merrja hapa të sigurt për ardhmërinë

time, të cilët nuk dëshironin që të më shihnin në vuajtje jetese pa arsim të plotë.

Pa dyshim që falenderim i paharruar është ai për stafin akademik të universitetit ‘’Fehmi

Agani’’, të cilët gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore, me palodhshmëri më dhanë bukë për

mendjen atë që quhet “Dituri” dhe bashkë me këtë edhe ushqim për shpirtin atë që quhet

“Edukatë”.

Falenderim të posaçëm i shpreh udhëheqësit të këtij punimi, mentorit tim:

Prof. asoc, dr.Muharrem Gashi, për mbështetje gjatë këtij punimi, motivim dhe për këshillat e

dhëna në vazhdimësi duke ndikuar në formimin tim profesional.

U jam mirënjohëse të gjithë juve.

Këtë falënderim dua ta përmbyll me thënjen:

“Ai që nuk shkon në universitet si në tempullin e shkencës, ai shkon atje si në paradhomën e

karrierës!’’ ka thënë D. Pisarev.

Page 7: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

7

Abstrakt

Ky punim i diplomës është hartuar pas studimit që i është bërë çështjeve fonetike të

folmes së Krushës së Madhe.

Nga literatura e lexuar e cila është përdorur në këtë punim u kuptua se çështjet fonetike në

të folmen e kësaj rrethine janë të shumta, duke filluar nga theksi e i ndryshimeve të tjera.

Gjatë leximit u kuptua që dialekti i gegërishtes i ka dy seri zanoresh: gojore dhe hundore,

por edhe kjo e folme ka këto seri zanoresh, pasi edhe ky fshat bën pjesë në dialektin e

gegërishtes dhe gjendet në pjesën verilindore.

Në një pjesë janë dhënë edhe disa shembuj për disa nga zanoret në mënyrë që të shihet se

si përdoren këto zanore në këtë të folme, a ruhen apo jo, kur hasim gjatësinë e tyre si dhe kur

shfaqet hundorëzimi në to gjatë të folurit.

Page 8: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

8

Hyrje

Studimi i të folmeve në Kosovë ka përvijuar në dy drejtime1, në radhë të parë është

synuar që të përshkruhen tiparet fonetike e morfologjike, leksikore si dhe ato tё sintaksës. Ndërsa

drejtimi tjetër ka synuar vijën e zhvillimit historik të truallit gjuhësor të këtyre të folmeve.

Në nxjerrjen e tipareve fonetike e morfologjike janë arritur rezultate, ndërsa në

përcaktimin e veçorive akustike, fiziologjike, vlerën funksionale të fonemës është bërë pak:

“Aspekti akustik dhe funksional nuk është i realizuar as në disa studime që kohëve të fundit janë

publikuar në revista të ndryshme shkencore”.2

Megjithatë karakteristik e përbashkët e këtyre të folmeve është se kanë tipare të

përbashkëta me të folmet verilindore në veçanti dhe të folmet e gegërishtes në përgjithësi, por

edhe duke i ruajtur veçoritë specifike brenda për brenda këtyre të folmeve.

Në fazën e parë të këtyre realizimeve dialektore kemi vetëm disa sinjalizime edhe ato

kryesisht nga të huajt, ndërsa në fazën e dytë njihemi me shtrirjen e lëndës dialektore,

përcaktimin e të folmeve, përshkrimin e veçorive në rrafsh sinkronik e aty këtu edhe diakronik.

Realizimi i metodës bashkëkohore në studim aplikoi monografinë, ku përfillen aspektet e

fonemës që sot përdoren në Perëndim3. Ngritja e dialektologjisë shqipe në fazë të re, hapave tё

dialektologjisë bashkëkohore, në kuadër të kësaj edhe tё dialektologjisë shqipe në Kosovë,

përfaqësohet nga kontributi i çmueshëm i një klase dialektologësh: I. Ajeti, R. Ismajli e shumë

të tjerë.

1 I. Ajeti: “Tridhjetë vjet Gjurmime albanologjike” (1962-1992), GJASSHF, 22-921, Prishtinë, 93, fq. 12. 2 I. Badallaj: “Probleme të objektit dhe metodës së studimeve “Filologji”, 1. Prishtinë 1996, fq. 65. 3 M. Gashi: “Studime dialektologjike në Kosovë-rezultate e probleme”, Punim magjistrature: UP, FF, Prishtinë,

2001, fq. 14.

Page 9: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

9

Të dhënat dialektore edhe më e përforcojnë autoktoninë e elementit shqip që në kohën e

hershme, jo vetëm në tërësinë etnografike të shqip foljes, që po e shqyrtojmë, por në Mal të Zi në

Serbi e Maqedoni, duke i dhënë bazë toponimisë arkaike: Naisus – Nishi, Scupi- Shkupi, Astibo –

Shtipi, Ulpiana – Lipjani që janë zhvilluar sipas parimeve fonetike të shqipes.

Emri i lashtë i arealeve të këtyre të folmeve është Dardania që shpjegohet me fjalën

shqipe dardhë.4

Siç u pa edhe më sipër të folmet në Kosovë i përkasin dialektit të gegërishtes, gjegjësisht këto të

folme janë vazhdim i të folmeve të grupit lindor të të folmeve të gegërishtes veriore.5 Mirëpo, siç

është thënë shumë herë, kufi të prerë nuk ka, nuk ekziston, ngase elemente edhe të këtyre të

folmeve edhe të të folmeve të tjera që kufizohen me këto të folme i hasim në vetë këto ndarje

dialektore.

Gjatë këtij punimi të shpalosim krahasimet që kemi bërë mes të folmës standarte dhe asaj të

Krushës së Madhe. Kjo është bërë në atë mënyrë duke realizuar dhe analizuar intervista të

ndryshme me banorë të ndryshëm, të moshave të ndryshme të këtij fshati. Nga ajo që shihet,

vërejmë zgjatimin dhe hundorëzimin e zanoreve, kjo gjë e pasuron edhe më shumë gjuhën tonë.

4 E. Çabej: “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe”, Kuvendi i parë i Studimeve Ilire, II, Tiranë, 1972, fq.

7-26. 5 B. Beci: »Të folme...« fq. 32, EDFA ,Tiranë, 1995.

Page 10: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

10

Përshkrimi gjeografiko- historik

Rahoveci me rrethinë shtrihet në lindje të Rrafshit të Dukagjinit. Ky rajon gjatë shekujve

është njohur me emra të ndryshëm. Në defterët osmanë të shekujve XVI-XVII ishte si nënndarje

administrative me qendër Hoçën. Në dokumentet e tjera njihej si Podrime, ndërsa sot Anadrinia.

Anadrinia shtrihet në tri komuna, ose qendra administrative: Rahovec, Prizren, Therandë.

Fig.1 Pozita gjeografike e Anadrinit 6

Në Anadrini jetojnë sot më tepër se 87% shqiptarë, shumica e të cilëve i përkasin besimit islam,

ndërsa një pjesë e kësaj treve i përkasin besimit katolik. Po ashtu në Anadrini jetojnë edhe një

numër i vogël i banorëve serbë, malazez, turq dhe romë.

6Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008, fq15.

Page 11: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

11

Etnia Nr.i banorëve Përqindja %

Shqiptarë 71829 87%

Serbë 6542 8.0%

Malazez 245 0,2%

Turq 238 0,2%

Të tjerë 509 0,6%

Tab.1 Të dhëna nga statistika e vitit 19817

Në aspektin etnografik Anadrini del me dukuri mjaft interesante. Veshjet karakterisitke të

burrave janë tirqit, mitani, zhgunat me plis, ndërsa për mbathje tradicionale bartin çorape dhe

meste.Veshja e vajzave karakterizohet me dimitë e gjëra allaturka, këmishë të gjatë, jelek,

xhaketa, oçkura të qëndisura, çorapë të qëndisura, në bel vihet kollan i argjendtë.8

Fig.2 Veshjet kombëtare

7Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008, fq.15. 8Po aty, fq.19.

Page 12: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

12

Në Anadrini kalon lumi Drin, që ka një rëndësi të madhe për bujqësinë e këtij rajoni, si dhe lumi

Topllu i cili bashkohet në fshatin Piranë me Drinin e Bardhë.

Në kuadrin administrativ të Rahovecit përfshihen 32 fshatra me madhësi të ndryshme. Në mesin

e këtyre fshatrave, bënë pjesë edhe fshati Krushë e Madhe.

Fig.3 Pozita gjeografike e Rahovecit në Kosovë

Anadrinia është rajoni thuajse më i prekur nga lufta e fundit, të gjithë janë të njoftuar me

masakrat e Krushës së Vogël, Krushës së Madhe, Celinës, Ballacërkës e të Pastaselit, ku u vranë

qindra civil të pafajshëm.9

Krushë e Madhe është një vendbanim me mbi 6000 banorë gjindet në komunën e Rahovecit

Dukagjin-Podrime në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë e Madhe u masakruan 250 shqiptarë nga

serbët që jetonin në Krushë të Madhe e që përbënin rreth 10% të popullatës, në bashkëpunim me

trupat ushtarake serbe.

Si fshat karakterizohet për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, andaj edhe banorët e

këtij fshati njihen si njerëz shumë punëtorë, të urtë e bujarë.

9Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit”, Instituti Albanologjik i Prishtinës , Prishtinë, 2008, fq.16.

Page 13: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

13

Krushë e Madhe, fshati që lindi Bajram Currin dhe Ukshin Hotin. Fshati që në luftën e fundit dha

206 martirë dhe dëshmorë të kombit.

Krushë e Madhe ka shkollën fillore “Bajram Curri”, shkollën e mesme “Ukshin Hoti”, shtëpinë

e shëndetit “Dr. Fahredin Hoti”, shtëpinë e kulturës “Muhamet Malsori”, shoqërinë kulturore

artistike SHKA “Bajram Curri”, klubin artistik “Bashkimi”, qendra rinore “Shpresa”, e shumë

shoqata të ndryshme të cilat u vijnë në ndihmë banorëve të këtij fshati.10

Fig.4 Pozita gjeografike e Rahovecit dhe fshatrave të tij

10https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Krusha_e_Madhe?fbclid=IwAR1LaFE1yzt60MWahCTfYJyvf6n-

H8U96YoR72GuS9bPYE1K1zcFvdmuywg

Page 14: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

14

Areali i Krushës së Madhe

Në këtë areal, zgjatimi i zanoreve, pothuajse në tërësi, e bën këtë të folme të veçantë nga të

folmet e tjera (të Rahovecit dhe Ratkocit), por edhe të mbarë të folmeve të tjera të gegërishtes

verilindore. Zgjatimi i zanoreve, në këtë areal, siç e kemi thënë, anon kah hipergjatësia. Kjo

dukuri e veçantë ka ndikuar që në këtë të folme te një numër fjalësh të mos ruhet kundërvënia

fonologjike dhe për pasojë të kemi përzierje të gjinive dhe numrit11.

P.sh:

pla::k (si për gjininë mashkullore ashtu edhe për atë femërore),

kuna::t (për të dy gjinitë),

hâ::n (hani),

hâ::n (hëna),

ngatërrim numri:

t’kam sho::k (një shok),

i kam dy sho::k (dy shokë),

shkakton përzierje semantike:

kam hanger bo::ll (mjaft) dhe

e kum myt ni bo::ll (bolla);

tirçi e sho::k (shoka e brezit) dhe

Agimin e kâm sho::k (shok).

11Fridrik Dulaj, “E folmja e Rahovecit me rrethinë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2016, fq.71.

Page 15: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

15

Në arealin e Krushës së Madhe te shumësi i emrit nuk krijohen kundërvënie, por si në njëjës,

ashtu edhe në shumës, emrat dalin me zanore të gjata: arga::t, sho::k.

Gjithashtu nuk krijojnë kundërvënie as fjalët: hâ::n , bo::ll, ko::s, ve::sh, so::d.

Kështu kemi arga::t, si për njëjësin edhe për shumësin:

Kemi arga::t n’ar, por edhe jãm kân arga::t te axha; E kam ni arga::t.

Un kam flejt n’hâ::n, ajo qe del naten âsht hâ::n;

Un ty:: t’kam sho::k, na dy:: jemi sho::k, un pe lidhi mesin me sho::k (shokë brezi);

Un e myta ni bo::ll, un haŋra bo::ll;

Po kositi me ko::s, po ha buk e ko::s;

Kam ble so::d për tesha dhe so::d kam mih speca;

Ai fle::t shum dhe i ra ni fle::t molles;

Po vjen ni pla::k dhe ni pla::k,

po vin dy ple::ç dhe ple::ç sonte (plaç sonte).

Page 16: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

16

Fonetika

Fonetika (nga fjala greke , phone = tingulli/zëri) është studimi i tingujve (zëri) dhe një element

i gjuhësisë. Ajo ndahet në:

- Fonetikë përshkruese

- Fonetikë historike

- Fonetikë të përgjithshme

Fonetika është dega e gjuhësisë që merret me studimin e tingujve në përgjithësi, e sidomos me

veçoritë nyjëtimore(artikulative) dhe akustike të tyre.

Për të folmen e Krushës së Madhe karakteristike janë pikërisht çështjet fonetike të cilat paraqesin

veçori në krahasim me të folmet tjera të gegërishtes verilindore.

Sa i përket të folmes së këtij areali, veçantinë e të folmes e paraqesin zanoret e gjata dhe

hundorësia gjatë procesit të komunikimit, të cilat ndikojnë në theksin dhe e bëjnë atë të

dallueshëm ndaj thekseve të të folmeve të vendeve të tjera.

Page 17: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

17

Theksi

Çështja e theksit në këtë trevë gjuhësore, është më e dukshme te fjalët me prejardhje

turke, të cilat dalin me theks fundor (oksiton), që në shqipe janë shndërruar në fjalë paraoksitone.

Lidhur me theksin në rrokjen e fundit, në arealin e Krushës së Madhe, ku rolin kryesor, për ta

bërë të dallueshëm këtë të folme, e luan gjatësia e zanores së fundit, e cila ka cilësi tjetër,

ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta dëgjojmë dhe lexojmë në studimet për këtë çështje. Roli i

theksit ndikon në ndryshimin e ritmit të të folurit, sidomos kur ai është fundor, që për pasojë

krijon një muzikalitet tjetër fare në shqiptimin e fjalëve. Këtë dukuri ne e kemi lidhur me atë që e

kemi konsideruar hipergjatësi.

Dukuria e hipergjatësisë është vërejtur edhe te autorët e vjetër si Buzuku, Budi.

Dukuria e hipergjatësisë ndikon edhe në mosruajtjen e kundërvënieve fonologjike.

Me theks në rrokjen e fundit, në gjithë të folmen e Rahovecit, i gjejmë fjalët:

Tepsi, burrni, marri, kojshi, axhami, pleçni, magari (magarllëk), budalli (budallallëk), papjekuni

etj.

Në arealin e Krushës së Madhe ku rrokja bie në rrokjen e fundit dhe zanorja del e gjatë, mbase

edhe me hipergjatësi, p.sh:

Bedri::, Veli::, Shabâ::n, Kapllâ::n, Bajrâ::m, Hasâ::n, Mazllu::m, Seli::m.12

12Fadil Raka, “Gjuha Letrare Shqipe e shekullit të XVI-të”, fq.4.

Page 18: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

18

Zanoret e gjata

Në të folmen e Rahovecit me rrethinë gjatësinë e zanoreve e gjejmë në tri shkallë, gjë që

paraqitet e njëjtë me të folmet e tjera të gegërishtes verilindore. Gjatësinë e tyre e përcakton

pozicionimi i gjuhës në aparatin e të folurit. Pikërisht gjatësia e zanoreve është marrë si

përcaktues për të bërë ndarjen në areale të kësaj të folmeje. Ndërsa e përbashkëta e tyre shfaqet

në shkallën e ngritjes së lartë, të ngritjes së mesme dhe të ulët.

Në arealin e Krushës së Madhe, gjatësia e zanoreve, mbase është rast unik, i gjejmë edhe sot e

kësaj dite gati në formën e vjetër. Duhet theksuar se ky zgjatim i zanoreve, apo hipergjatësia,

vërehet kryesisht te brezi i vjetër e më pak te të rinjtë, te të cilët ka ndikuar shqipja letrare.13

13Fridrik Dulaj, “E folmja e Rahovecit me rrethinë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2016, f.66.

Page 19: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

19

Gjatësia e zanoreve

Zanoret e gjata në të folmen që po shqyrtojmë i ndeshim në rrokje të theksuar fundore. Kjo

gjatësi është rezultat i reduktimit të ë-së së patheksuar fundore. Pjesa më e madhe e këtyre

fjalëve u përkasin emrave të gjinisë femërore, disa mbiemrave dhe një numër i vogël i tyre janë

emra të gjinisë mashkullore, p.sh:

Shko:ll, fu:sh, da:rk, lo:p, bo:ll, gu:sh, a:r, da:rdh, e ze:z, i gja:t, i tra:sh, gju:m, dja:l etj.14

Me zanore të gjata, si në rrokje të hapur ashtu edhe në rrokje të mbyllur, shqiptohen një

numër i konsideruar fjalësh të huazuara nga gjuhët orientale si p.sh:

Ҫy:fte, ço:she, da:jre, ka:fe, ga:jle, pa:sh, ho:xh, a:g etj.

Për gjatësinë e zanoreve vlen të theksohet se nuk diferencohen fonologjikisht njëjësi i disa

emrave prej shumësit, p.sh:

Ushta:r – ushta:r, kuma:r – kuma:r, katũňa:r – katũňa:r etj.

Fonologjikisht dallohen edhe emrat e gjinisë mashkullore:

plǎk, zǒg, kuňat, kǒs(kosi) prej emrave të gjinisë femërore:

pla:k, zo:g, kuna:t, ko:s (kosa) etj.

Edhe Buzuku edhe Matrënga, zanoret e gjata i shkruajnë të dyfishuara, p.sh:

Buzuku: maa, dhaa, nee, euu,

Matrënga: saa, iee, sijt etj.15

14Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit”, Instituti Albanologjik i Prishtinës , Prishtinë, 2008, f.30. 15Fadil Raka, “Gjuha Letrare Shqipe e shekullit të XVI-të”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, fq.5.

Page 20: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

20

Hundorësia e zanoreve

Shkalla e hundorësisë, ashtu si gjatësia e zanoreve, ka ndjekur dy rrugë të zhvillimit në

këtë të folme. Ndërsa në arealin e Krushës së Madhe na shfaqet një shkallë më e lartë e

hundorësisë.

Në arealin e Krushës së Madhe hundorëzimi ka ruajtur nivelin e shqipes së moçme, ose

ka marrë trajta deri në tepri, që për pasojë kësaj të folme i ka dhënë karakteristika dalluese në

raport me të folmet e tjera përreth, por në disa raste ka shkuar kah rrafshimi i dallimeve në

shqiptim të fjalëve, si p.sh:

ňȇr, ňihet, ňihm, ŋâ:t, ŋu:c, mâ:ŋ etj.

Eqrem Ҫabej e përkrah pikëpamjen se nazalizmi(hundorësia e zanoreve) në gjuhën shqipe ka

lidhje me rumanishten, ai thekson se nazalizmi vështirë të jetë këtu një dukuri e ruajtjes,

konservimit dhe një dukuri e gjuhës, por se është një risi, një inovacion, relativisht i ri, i

gegërishtes, i kryer mbase në mesjetën e hershme.16

Sa i përket nazalizmit në Kosovë mund të thuhet se shqipja e Rrafshit të Kosovës dhe e Rrafshit

të Dukagjinit, por edhe e viseve të tjera të Kosovës, nuk e ka zhdukur nazalizmin.17

Shkaku kryesor i krijimit të zanoreve hundore në këtë të folme është veprimi i

bashkëtingëlloreve hundore mbi zanoret që ndodhen pranë. Në përgjithësi shkaktar i krijimit të

zanoreve hundore, ashtu si në mbarë të folmet gege janë bashkëtingëlloret hundore m, n, j(nj).18

16Eqrem Ҫabej, “Studime pë Fonetikën historike të gjuhës shqipe”, Rilindja, Prishtinë, 1988, f.449. 17Fridrik Dulaj, “E folmja e Rahovecit me rrethinë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës , Prishtinë, 2016, f.77. 18Rexhep Ismajli, “Zanoret hundore të Pjetër Bogdanit”, Filologjia 4, Prishtinë, 1997, f.26.

Page 21: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

21

Zanore hundore të denazalizuara

Ky lloj i hundorësisë paraqitet te tipi i fjalëve që dalin me ȇ të ngritjes së lartë, e cila ka marrë

karakter hundorësie të denazalizuar për shkak se gjuha shkon në pozicion të pasmë dhe nuk

kontakton me dhëmbët. P.sh:

Valla ka rrȇjt krejt.

I ka ra për skȇj nuk i foli.

A shku me ble pȇj per maçin.

Në arealin e Krushës së Madhe, prania e bashkëtingëllores hundore, ndikon në hundorëzimin e

zanoreve, të cilat në këtë areal dallohen me gjatësinë, gjë që e bëjnë të dallueshëm këtë areal

gjuhësor nga të gjitha të folmet e mbarë gegërishtes, si p.sh:

Bâ:nk, kâ:m.

Ky lloj i hundorësisë del edhe te tipet e fjalëve: strȇ:jc, shȇ:j.19

19Fridrik Dulaj, “E folmja e Rahovecit me rrethinë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës , Prishtinë, 2016, f.79.

Page 22: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

22

Kreu ll

1.2 Zanoret e theksuara dhe veçoritë e tyre

1.2.1 Zanorja a

Në të folmen e Rahovecit me rrethinë, ashtu si në shumë të folme të Kosovës dhe në të folmet

verilindore dhe veriperëndimore, a dëgjohet si a e ngritjes së mesme e labializuar.

Ashtu si në të folmen e Karadakut, zanorja a dëgjohet ǎ gojore e shkurtër, a: gojore e gjatë, si

dhe ã hundore e shkurtër dhe ã: hundore e gjatë.20

20 Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008, f.34.

Page 23: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

23

1.2.2 Zanorja a e gjatë

Në arealin e Rahovecit dhe në arealin e Ratkocit këto fonema identifikohen nëpërmjet këtyre

kundërvënieve:

/a:/-/a/ /pla:k/-/plak/, /pa:sh/-/pash/; (njësi matëse) një pash- dy pash, /bina:k/(sh)-/binak/(ŋ).

/ã/-/ã:/ /ha:n/(han bukë) -/hã:n/ (hana), /vãth/-/vã:th-t/.

/a/-/e/ /lash//lesh/, /dash/-/desh/, /jam/-/je/.

/a:/-/u:/ /lak/-/luk/, /a:n/-/u:n/, /ba:b/-/bu:b/.

/a/-/y/ /fat/-/fyt/, /mat/-/myt/, /shat/-/shyt/.

Ndërsa në arealin gjuhësor Krushë e Madhe me fshatrat rreth saj, në secilën fjalë dëgjohet

hipergjatësia e zanores ã::, p.sh:

Pla::k, pa::sh, bina::k, ha::n, vã::th, ma::t, la::sh, fa::t (fati), sha::t, kapa::k, sańa::k, arga::t

(për njëjës dhe shumës), kuna::t (për tëdy gjinitë), etj.

Zanorja a: gojore e gjatë është dukuri e mbarë gegërishtes verlindore dhe më gjerë në të folmet

gege si ato veriperëndimore dhe në të folmet e gegërishtes qendrore.

Zanorja a: gojore dëgjohet në pozicion nistor(në fillim), në mes e në fund të fjalës.

Në fillim të fjalës: a:ra, a:rra, a:rgat, a:rtan, a:rta.

Në mes të fjalës: dra:pen, da:sh, da:rdh, ga:rdh, sha:rrit, sa:kic, fa:r etj.

Në këtë tip fjalësh paraqiten dallime në arealin e Rahovecit. Kjo ndodh për shkak të shndërrimit

të dridhëseve rr dhe r në forma të kundërta: drra:pen, sha:r, sha:rit, fa:rr.

Edhe në rastet e paraqitjes fundore ndodh ndryshimi a-së në e, psh:

kala:-kale:, sevda:-sevde:, bela:-bele:, dyja:-dyje:, fukara:-fukare: etj.

Page 24: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

24

1.2.3 Zanorja ã hundore

Në të folmet verilindore ku bën pjesë edhe Rahoveci me rrethinë, dallojmëdy seri zanoresh

hundore: hundore të gjata dhe të shkurtra.

Por, edhe në këtë pikë areali i Krushës së Madhe dallon nga dy arealet e tjera gjuhësore: ai i

Ratkocit dhe Rahovecit. Në arealin e Krushës së Madhe dëgjohet çdoherë gjatësia, që përderisa

në Ratkoc krijon kundërvënie fonologjike në arealin e Krushës së Madhe nuk krijon kundërvënie

fonologjike.

Në të folmen e Krushës së Madhe zanoren ã hundore, e ngritjes së ulët, radha e prapme, e

gjejmë para bashkëtingëlloreve hundore m, n, j, ose edhe para grupeve bashkëtingëllore të

reduktuara ŋ dhe ň, p.sh:

Hã::na, nã::na, rrã::j, kã::na, dhã::m.

Hundorësia vërehet edhe më shumë në zanoren fundore. Një hundorëzim më i madh i së njëjtës

zanore vërehet në arealin e Krushës së Madhe:

bastã::n.

Zã:ni i tina ushto::jke.

Page 25: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

25

1.2.4 Ndërrimi i zanores a me zanoret e tjera

Ndërrimi i tingujve në këtë të folme është dukuri e zakonshme, si në çdo të folme tjetër. Kjo

vërehet shpesh gjatë shqiptimit të disa emrave ku bëhet kalimi i a-së me anë të metafonisë,

zanorja a ka kaluar në e te një numër emrash të cilët në numrin njëjës kanë në temë zanoren a,

ndërsa në numrin shumës dalin me e, p.sh:

Plak-pleç, kulaç-kuleç, nat-net, dash-desh, shtalb-shtelba.

Po ashtu zanorja a ka kaluar në e te disa folje të cilat në vetën e dytë pësojnë metafoni p.sh:

Del, merr, kelb (qelb), lerg, sej, dejre, hejr etj

(dal, marr, kalb, larg, saj, dajre, hajr).

Në disa raste të veçanta në arealin e Krushës së Madhe a kalon në a që shkon drejt e-së e

shprehur me æ:

næl (ndal), nælt (lart), klæs (klas).

A kælb bastani.

Hin n’klæs.

Næl çaty!.21

21Fridrik Dulaj,“E folmja e Rahovecit me rrethinë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2016, f.83.

Page 26: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

26

1.2.5 Zanorja e

Edhe në të folmen e Rahovecit me rrethinë për shqiptimin e zanores e goja hapet mesatarisht

dhe për artikulimin e kësaj zanoreje nuk marrin pjesë buzët, as nuk rrumbullaksohen as nuk

tërhiqen anash. Trupi i gjuhës zhvendoset përpara, ashtu si tek i, kështu që hapësira e faringut

zgjerohet. Maja e gjuhës është e ulur dhe prek dhëmbët e poshtëm, pjesa e qiellzës së fortë

ngrihet mesatarisht⁶⁴.

Zanorja e, ashtu si në të gjitha të folmet gege, sidomos në ato verilindore, edhe në atë të folmen e

Rahovecit me rrethinë është gojore dhe hundore.

E-ja është hundore te disa emra të përgjithshëm, të cilët janë të ndjekur nga një bashkëtingëllore

hundore ose kur pranë saj kanë ekzistuar grupet bashkëtingëllore mb, nd, ng, që tash janë

reduktuar në bashkëtingëlloren e parë: ḿ, ň, ŋ, si p.sh:

zẽmer, shẽj, pẽm, rrẽm, mẽn, mrẽna, sẽn etj.

Zẽmra ke tuj m’lshu.22

22A. Dodi, “Fonetika dhe Fonolgjia e gjuhës shqipe”, Tiranë, 2004, fq.32.

Page 27: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

27

1.2.6 Zanorja e gojore

Edhe sa i përket zanores e gojore, e folmja e Rahovecit me rrethinë, nuk paraqet ndonjë dallim

nga të folmet e tjera fqinje dhe më gjerë⁶⁸.

Ajo gjendet në pozicionin nistor, në mes të fjalës dhe në fund të fjalës në rrokjet e hapura.

Në fillim të fjalës: ĕ:r, ĕ:lb, ĕrdh etj.

Në mes të fjalës: vesh, tel, terr, keq, grep, merr etj.

Në fund të fjalës, në rrokje të hapur: pe:, pre:, fle:, le:.

Po t’bâj be:.

Zgjatet dhe madje stërgjatet zanorja e në të folmen e fshatit Krushë e Madhe , tek emrat e

përveçëm: Ylbe::r, Hyse::n, Kame::r, Sefe::r, Xhafe::r, etj.

Po edhe në fjalë të tjera si: m’u prish ke::rri, ve::sh ,e kam mush ke::rrin, spe::c, etj.

Zanorja e kalon në i. Në këtë të folme dëgjohet edhe përdorimi i zanores i në vend të zanores e,

kjo ndodh kryesisht te disa emra si dhe te foljet kam dhe jam në vetën e dytë njëjës. P.sh:

Miritë (Meritë), Fitah (Fetah), shiqer (sheqer), a ki (ke) brisk,

Page 28: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

28

ku ji (je)kon,

a ka tjerë a jini (jeni) viç ju etj.23

1.2.7 Zanorja o

Në të folmen e Rahovecit zanorja o, si në mbarë të folmet tjera verilindore, ka dy seri. Ajo

paraqitet në pozicione gojore të gjata dhe të shkurtëra.

Në të folmen e Krushës së Madhe, gjatësia e zanores o është më e madhe se në çdo të folme

tjetër. P.sh:

Flo::k, shko::p, co::p, so::rr, ko::p, plo::t, bo::ll, p.sh:

Po ha buk e ko::s,

po kositi me ko::s,

ni pikë lo::t edhe derdhi shumë lo::t etj.

Zanoren o të gjatë e dëgjojmë edhe në pozicion nistor të saj:

o:r, o:d, o:jna.

Në mes të fjalës: do:r, bo:r, ho:r, bo:ll, lo:p, mo:ll.

Te disa fjalë në arealin e Krushës së Madhe dëgjohen me o të gjatë si:

so::d, fo::rt, fo::l, zo::g por edhe bo::ll(mjaft).

Madje te fjalët so::d(sot) dhe so::d(sodë detergjent),

bo::ll(mjaft) dhe bo::ll(bolla-gjitar) nuk krijohen kundërvënie fonologjike.

23 Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008, f.53.

Page 29: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

29

Zanorja o dëgjohet edhe te një grup emrash, që në toskërisht dalin me tog zanor ua, ndërsa në

gegërishte dalin me ue ose u. Në këtë të folme emrat si: ftue, krue, prrue, thue, patkue etj,

togun zanor ue e kthejnë në o dhe shquhen me mbaresë i të lakimit të parë (ftoni, kroni, proni,

honi, pakoni).

Në fund të fjalës të njëjtat fjalë dhe të tjera togun zanor ue e bëjnë me u:

ftu, kru, prru, thu, patku, maru, shku, shkurtu, shkallmu, coptu etj.

Zanorja o e gjatë dëgjohet edhe në fund, te disa folje në mënyrën urdhërore në rrokje të hapura:

puno:, dëgjo:, kňo:, lexo: etj,

ndërsa në arealin e Krushës së Madhe këto fjalë dëgjohen me hipergjatësi:

puno::, dëgjo::, kňo::, lexo:: etj.

Zanorja o, në të folmen e Rahovecit me rrethinë, është e shkurtër te këto fjalë:

zŏg, lŏt, shkŏp, mŏr, kŏsh, kŏs.

Ndërsa në arealin e Krushës së Madhe këto fjalë dalin me zanoren o të gjatë, si p.sh.:

zo::g, lo::t, shko::p, mo::r, ko::sh, ko::s.24

24Gj.Shkurtaj,”Shqipja e sotme” , UfoUniversity Pres, Tiranë, 2010, f. 22.

Page 30: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

30

Kalimi i o-së në zanore të tjera

Zanorja o kalon në a te pjesëza mohuese ja, mas (jo, mos), te disa emra si:

katalik, Zaçisht, aborr, daktorr (katolik, Zoçisht, oborr, doktor)

si dhe te disa folje:

vanohem ( vonohem), captohem (copëtohem).

Kalimi nga o në u dëgjohet te fjalët:

laknur, hamshur, gumë, trull, kullem etj,

(laknor, hamshor, gomë, troll, kollitem).25

Zanorja i

Zanorja i në këtë të folme, si në të folme të tjera të gegërishtes verilindore, është zanore hundore

dhe gojore dhe dëgjohet në dy seri: të gjata dhe të shkurtra.

Zanorja i gojore, për të folmet e veriperëndimit dhe verilindjes i-ja është e gjatë dhe e shkurtër.

Gjendja e zanores i në të folmen e Krushës së Madhe, sikur edhe zanoret tjera dëgjohet në një

shkallë më të madhe të gjatësisë, e cila kur dëgjohet nga të tjerët tërheq vëmendjen se po flet

“jo si ne”, që ne, për ta dalluar nga gjatësia e rëndomtë, e kemi quajtur hipergjatësi.

Zanoren i, si në shumë të folme të tjera të gegërishtes e hasim në pozicione të ndryshme:

në fillim, në trup të fjalës dhe në fund. Ajo është e ngritjes së lartë, e ngritjes së mesme dhe

ngritjes së ulët.

25Fridrik Dulaj, “E folmja e Rahovecit me rrethinë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2016, f.89.

Page 31: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

31

I-ja është gojore dhe hundore. Ashtu si dhe zanoret e tjera, edhe zanorja i, siç u tha, në arealin

gjuhësor që shtrihet në fshatin Krushë e Madhe e disa fshatra përreth siç janë : Nagavc, Hoçë e

Vogël, Brestoc etj, dëgjohet e zgjatur, e cila ka zgjatje të dyfishuar, thuaja në shumicën e fjalëve.

Zgjatimi apo hipergjatësia e zanores vërehet në të gjithë emrat e përveçëm të gjinisë mashkullore

dhe te pak emra të gjinisë femërore, p.sh:

Bedri::, Beki::m, Bleri::m, Bashki::m, Hami::t, Erbli::n, Besi::m, Sheri::f, Fadi::l, Rasi::m etj.

Te emrat e përgjithshëm njërrokësh si: vi::ç, bri::sk, msi::t, li::s, pli::s, pi::s, bi::sht, thi::k etj,

por edhe te emrat dyrrokësh e trerrokësh si: simi::t, reseni::k etj.26

Zanorja u /ŭ/ dhe /u:/

Edhe zanorja u në këtë të folme është ruajtur mirë. Në disa fshatra të kësaj zone si në Krushë të

Madhe me rrethinë shqiptohet me një zgjatje të dyfishuar të u-së:

Shu::m, Shku::p, rru::sh, kru::shk, lŭ::g, me tu::ň (për lugën dhe lugun).

P.sh: Kum mar tpi::nin n’saba::h heret e kam çi::t me tu::ň.

Zanorja u i nënshtrohet fenomenit të hundorësisë kur ajo ndiqet apo para saj ndodhet një

bashkëtingullore hundore:

mulli, mulla, kňus, muňi (mund), muzat.

Rënia e zanores u të patheksuar në këtë të folme vërehet te disa emra të përgjithshëm si :

Lepri, petlla, kumlla, vetlla, flutra etj. (lepuri, petulla, kumbulla, vetulla, flutura).

26Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008, f,45.

Page 32: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

32

Zanorja u në të folmet e Rahovecit me rrethinë shpeshherë kalon nga u në vi, p.sh:

Vllavi, shkavi, thivi, lavi,

ndërsa në të folmet e tjera të shqipes, por shpesh edhe në arealin e Krushës së Madhe, sikundër

dihet, e ka ruajtur togun zanor au p.sh:

Kau, vllau, shkau, lau.27

Zanorja y

Zanorja y është alternuar në i te fjalët:

Tim (tym), hin (hyn).

Zanorja y e patheksuar nuk ka kaluar në i, sikundër e ndeshim në fjalorin e Lubomir Kujunxhiçit

hizmet, bilmet, imit por hyzmet, bylmet, ymyt.

Në qytezën e Rahovecit edhe sot e kësaj dite këto fjalë i hasim me i, e jo me u;

Arsyeja e shqiptimit të këtyre fjalëve me i, e jo me y qëndron në atë se e folmja e Rahovecit ka

një gjuhë të përzier, prandaj edhe nën ndikimin e saj nuk shqiptohet zanorja y.28

27Fridrik Dulaj, “E folmja e Rahovecit me rrethinë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës Prishtinë, 2016, f.96. 28Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit’’, Instituti Albanologjik i Prishtinës , Prishtinë, 2008, f.67.

Page 33: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

33

Zanorja e pa theksuar ë

Zanorja e patheksuar ë ruhet shumë mirë në të gjitha pozitat në veprën e Buzukut, madje

në fund të fjalës edhe dy rrokje pas theksit, në veprën e Matrëngës po ashtu, ashtu siç edhe e ka

ruajtur historikisht dialekti toskë të shek. të 16-të, p.sh:

Te Buzuku: ueneste (vëneshtë), engenon (ngjënon), prenduere (prëndëverë), petecate (petëkatë),

që dëshmon se në shekullin e 16-të kjo zanore kishte përdorim të gjerë në dialektin gegë.

Për dallim nga zanoret e tjera, zanorja e patheksuar ë në të folmen e Anadrinit ka pësuar

ndryshime të mëdha, ose ëshë alternuar në zanoret e tjera, ose është zhdukur krejtësisht.

Zanorja e patheksuar ë në pozicion në rrokje nistore të mbyllur ruhet mirë te disa fjalë të

prejardhura që formohen me anë të parashtesave: stër-, nër-, nëpër-, për-,

stërnip, stërvit, nërmen, nërveti, nëpërmjet, përvjel, përdor etj.

Zanorja ë ruhet në rrokje nistore kur ndiqet nga bashkëtigëllorja r, p.sh:

Gërham, kërmill, kërkoj, kërsas, bërtas etj.

Ë-ja ruhet mirë edhe te disa emra të gjinisë femërore në rrokje të mbyllur te rasat e zhdrejta kur

ndodhet para konstantit spirant s, p.sh:

motrës, ftyrës, pemës, dardhës, arës, borës, dritës etj.

Zanorja e patheksuar ë, në pozicion në rrokje fundore, ruhet atëherë kur kjo zanore ndiqet nga

bashkëtingëlloret: r, rr, l, ll, m, n, p.sh:

femën, zemër, i dashën, i vogël etj.

Page 34: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

34

Ë-ja në të folmen e Anadrinit ruhet edhe te disa mbiemra në rrokje të mbyllur, p.sh:

i dalën, i dekën, i vjelën etj.

Ë-ja ruhet mirë edhe tek emrat e gjinisë femërore, në trajtën e shquar të rasës kallëzore, p.sh:

Dardhën, shkallën, arën, bukën, bollën, dhijën etj.

Zanorja ë në këtë të folme nuk ndihet në fund të fjalës tek emrat e gjinisë femërore, p.sh:

Bu:k, lu:g, mo:ll, fu:sh, bo:ll, a:r, da:rdh, va:sh.

Si rezultat i rënies së ë-së fundore kemi zgjatimin e zanoreve.

Ë-ja ka rënë edhe në rrokje të hapur në fillim të fjalës te fjalët: Ktu, prroni, kto, kta etj.

Zanorja ë e patheksuar ka rënë, ashtu si edhe në shumë të folme gegëverilindore, si në të folmen

e Gjakovës e të Rahovecit29, në fund të fjalës te disa mbiemra, si p.sh:

i ga:t, i tra:sh, i ma:dh, i tha:t, i bu:t, i dre:jt etj.

Ë-ja nuk dëgjohet edhe te shumësi i emrave:

student, puntor, profesor, qytetar, ushtar etj.

Zanorja ë ka rënë te disa parafjalë dhe te nyja t-ë p.sh:

N’shko:ll, n’a:r, n’shpi:, t’ba:rdh, t’bu:t etj.

Zanorja ë ka rënë edhe te disa folje të mënyrës dëftore, veta e parë në numrin shumës dhe veta e

dytë shumës:

Puno:jm, puno:jn, lexo:jn, la:jm, shko:jn, shko:jm etj.

29Agani, “Fjalori i Kujunxhiçit”, f.76 dhe ,,Ë-ja në të folmen e Gjakovës’’, DSH V, 1987, f.153.

Page 35: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

35

Ë-ja ka rënë në rrokje nistore te fjalët:

Fty:r, shpi:, thmi:, kpu:t etj.

Zanorja ë në të folmen e Anadrinit është alternuar në u te këto fjalë:

Dasum, basum, i dishum, i pashum etj.

Ë-ja e patheksuar është alternuar në i te fjalët:

diftoj, livdoj, limoj, lishoj, gjëmoj, lëpij etj.30

30Fadil Raka, “Gjuha Letrare Shqipe e shekullit të XVI-të”, f.4.

Page 36: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

36

Ndryshimet në të folmen e Krushës së Madhe nëpër gjenerata

Në këtë areal e folmja ishte shumë më hundore dhe kishte hipergjatësi më të madhe se sa

që ka sot, më së shumti në kohërat më të vjetra të gjeneratave më të vjetra. Si ndikim mund të

themi se ishte edhe përdorimi i gjuhëve të huaja në këtë vend siç ishte turçishtja e edhe

serbishtja, përdorimi i disa fjalëve që kanë mbetur akoma në këtë të folme, kanë zënë vend dhe

akoma përdoren në fjalorin e Krushës së Madhe.

Sot përdoren akoma fjalë turke nga moshatarët e gjeneratave të vjetra si dhe shumë fjalë që i

krijoi vet populli.

Mungesa e shkollimit gjithashtu ishte mungesa e përdorimit të standardit që ndikon në

shqiptimin më të çartë të fjalëve të cilat ndikojnë dhe shfaqin ndryshime edhe në theks. Ndërsa

sot në gjeneratat e reja hundorësia dhe ndryshimet e zgjatimit të zanoreve gjatë të folurit hasen

më pak se tek gjeneratat e vjetra.

Ndikim në këtë ndryshim mund të themi se ka edhe shkollimi i vazhdueshëm tek të rinjtë e

sotëm, për shkak se nëpër institucione shkollore përdoret vazhdimisht standardi dhe ata e

praktikojnë këtë gjë më shumë se sa familjarët e tyre që e kishin mungesë shkollimin e tyre në

atë kohë.

Sa ndikon arsimi në këtë rast?!

Ai ndikon në procesin e të folurit dhe të rinjtë e këtij areali kanë disa dallime në të folur kur

përdorin të njëjtat fjalë si familjarët e tyre por që haset zgjatimi i zanoreve më pak dhe ato fjalë

ndryshojnë formë por kanë të njëjtin kuptim.

Page 37: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

37

Kemi marrur disa fjalë që tregojnë dallimin apo ndryshimet e përdorimit të tyre nëpër gjeneratë,

të vjetër dhe në atë të sotme (të re).

P.sh:

Në gjeneratë të vjetër Në gjeneratë të re

ma::s piskat mo:s bërtit

a po:m sho:hish a po:m sheh

a po: vi:sh a po: vjen

t’ko:m pa:e vet t’ka:m pa: vet

Pra dallimet në këta shembuj janë kalimet e zanoreve në zanore të tjera siç ishte i zanores a në o

e anasjelltas dhe zgjatimi i tyre më i vogël, p.sh:

Ma::s / mo:s (ndërrim i zanores a në o).

T’ko::m / t’ka:m (ndërrim i zanores o në a).

Pra këtu patëm rastin të shohim disa dallime në ndryshimin e të folurit nëpër gjeneratë, se si e

folmja e gjeneratave të vjetra mbetet e njëjtë, ndërsa tek gjeneratat e reja ndryshon në shumë

raste të përdorimit të fjalëve gjatë theksimit të tyre në komunikim dhe vijmë në përfundim të

kuptojmë se institucionet shkollore luajnë rol në ndryshimin e të folurit dhe se ka ndryshime në

shumë raste të kësaj të folme nëpër gjenerata, nga ajo e vjetër në të sotmen.

Page 38: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

38

Intervistë nga e folmja e arealit të Krushës së Madhe

Se si është folur në të kaluarën mund të shihet p.sh tek “Meshari” i Gjon Buzukut, apo se si ka

tingulluar gjuha shqipe atëherë. Si ka qenë gjuha shqipe në shekullin e kaluar dhe më pas,

ndryshimet kanë qenë më të vogla por përsëri mund të vërehen. Fatmirësisht që janë disa njerëz

të cilët jetojnë pak më gjatë dhe kanë mundësi të na i thonë ato detaje, ato rrëfime nga përjetimet

e tyre dhe kështu të na thonë se si flitej gjuha para 100 vjetësh dhe disa vite më vonë. Ȅshtë një

grua e cila ka jetuar shekullin dhe ka 105 vite jetë. Ajo është zonja Gjylferije Veseli nga Krusha

e Madhe e cila ka pasur një jetë shumë të vështirë, si dhe zonja tjetër është Habibe Duraku-Gashi

e cila ka 65 vite por që flet pastër theksin krushjan pasiqë ajo është lindur dhe rritur pikërisht në

këtë vend. Gjithashtu ajo bënë disa krahasime të jetës së mëparshme me atë të sotmen.

Nga këto dy zonja kemi realizuar intervistë me anë të cilave i vërejmë tingujt e kësaj të folme të

këtij areali.

Le t’i lexojmë tekstet e përmendura nga intervistat e realizuara nga banoret e Krushës së

Madhe.31

31Intervistat e realizuara nga banoret krushjane, Krushë e Madhe, 2020.

Page 39: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

39

Fjalët e plakës jetëgjatë

E:: valla merzia: …nuk duhet me u merzit fo:rt me shti: n’ba::rk.

Ma fo:rt ta pri:sh punen ushqimi, qi: i dhash zor, i dhafsh zêmrës tǒne, t’kce:n zêmra hava,

përshkê? Pi Zotit s’kem ku shko:jm.

Qysh du me shku te da:ktorri niqi:n vjet i ko:m me:m bo hajgare, jo thash nuk dal për dere.

Përpara bu::k t’kallamo:jt kimi hoŋer, ajro:n me lug drunit, qato… sahonin, ni ke:p na dajke

pla::ka.

Me punu dalla:sh, nuk del mir ku:rr.32

32Gjylferije Veseli, 105 vjecare, Intervistë: ,,Fjalët e plakës jetëgjatë” , Klan Kosova’’, prog. ,,NIN’’, koha, 14:00h

,intervista u realizua më 04.03. 2020, Prishtinë.

Page 40: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

40

Traditat e jetës në kohët më të hershme dhe ato në kohët e sotme

Përpara koha u ko:n krejt ňryshe. Kemi punu pun do:rës, o:jna, kemi qëňis, kemi shku n’fu::sh,

kem ardh kemi punu ape:t pi fushës, kemi ma:ru ve::k, qe:… krejt qështë i kemi bo:e. Kemi lshu

lo::pt, kemi mih kallamo::q, kemi vadit spe::ca. U ko:n ma nryshe përpara, tash qikët s’po

punojn hi:q kurgjo, s’ka pun do:rës, hupi: puna do:rës. Kur na kajn dho:n na burri:n se kemi

pa:, kemi shkue, kur e kemi pa at nat, po: ...Tani jemi martue: , kemi ardh nuse, ka hi dhoňërr se

kemi pa, se kemi ngjo:ft. Kur u bo saba:h kemi da::l, kajn ardh bijët, kajn ardh me rre:h def, na

kemi nӕjt palut. T’nesrit jemi qu, kemi dal me fshi:je aborrin, kajn ardh qikët, bijët nusja po

fshi:n, tashti: ku ka abo:rr me fshi, s’ka abo:rr tash me fshi:je, ja:: s’ka, tash sudu:perin,

shko:min, karri:kën, ato, kta, tash s’ka at’here u ko:n ma shyret. Tani: masdite i kemi nre:q punt

jemi ve:sh sho:rte, zama::ka, dimi: e minto:n. Kajn ardh bijët , kemi nӕjt, kemi ke::sh, kemi

fo::l. Martesa jon qështu, tash ku po ngji:hët që ka nuse, kur i ki qi::t zama:kët ta kajn lujt ku:pën

e krejës, tash s’ka!

At’here u ko:n ma shyret… ka:jn dal lo:pt ka:jn shku n’fu:sh, na i kemi fshi kashtët, ka:jn ardh

pi: fu:shës i kemi fshi kashtët, tash s’shihën nusët n’abo:rr, ja::.. ku ka nuse tash, s’ka. Ka:jn

ardh bu::rrët pi punës ju kemi la ko::mt, kemi kthy so:frën, ka:jn hoŋër bu:k, kemi qit me la:

durt, ka:jn hi mrӕna ka:jn pushu, ka:jn shku apet me punu, qe qëto, shkӕ?! Tashti: s’ka kush që

prêt bu::rr dikush, as që pret… vakti ma i asi tash ka ardh, ja ja tash… Me kët kohën s’po

pajtohum po::… tashti: ha::m ka ardh ma kallӕj edhe ma::t smu:t edhe ma::t…

Ka:jn ardh pi fushës i kemi lshu kva:lt, ju kemi dho:n uj, i kemi ňre:q , i kemi shti n’ahër, me

bu:rra kemi punue. Ka:jn shku n’fu:sh kemi shku i kemi n’gji:t kva:lt, ka:jn shku n’fu:sh ju

kemi qu si:llën n’dhet sahati, u maru si:lla kemi hi kemi gatu për drek, ju kemi qu drekën,

n’ahër, tash po vi:jn n’shpi::, tash me kӕrra, me… tash s’ka, na at’here n’ahër, po::, me ko:m,

xharrën e te drini kemi qu bu::k, s’kemi tash… nryshe kre:jt jeta nryshe.33

33Habibe Gashi-Duraku, 65 vjecare, Intervistë: “Traditat e jetës në kohët më të hershme dhe ato në kohët e sotme”,

Koha, 11:30h, më 30. 03. 2020, Krushë e Madhe.

Page 41: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

41

Përfundime

Si rezultat i punës së bërë në këtë punim diplome, në lidhje me zgjatimin e zanoreve dhe

hundorëzimin e tyre, pra në të folmen e Krushës së Madhe, vijmë në përfundim se në këtë të

folme ruhen akoma dy serit e zanoreve dhe përdoren në këtë të folme.

Gjatë punës që u bë në realizimin e këtij punimi u vërejt që dukuria e hundorësisë dhe

zgjatja e zanoreve është në shkallë mjaft të lartë.

Sa i përket gjatësisë së zanoreve kemi cekur se ajo ishte përdorur edhe gjatë periudhës së

shekullit të XVI-të, tek autorët e vjetër siç ishte Buzuku. Gjithashtu morëm edhe shembuj që

kishte përdorur ky autor tek zanoret e gjata.

Gjithashtu kemi paraqitur edhe kalimet e zanoreve në zanore të tjera, p.sh siç ishte kalimi i

zanores o në zanore të tjera dhe kalimi i zanores a në zanore të tjera.

Për të folmen e Krushës së Madhe kemi paraqitur të dhëna të cilat i huazuam nga veprat e

ndryshme që flasin rreth kësaj të folme e cila është mjaft dalluese në krahasim me të folmet e

tjera, si dhe të dhëna duke u bazuar në faktet reale tek banorët e këtij fshati të cilët akoma e

praktikojnë këtë theks unik.

Në shembujt e paraqitur ( në intervistat me banorët) vërejmë se kalimet e në zanore tjera janë

edhe më tutje në të folmen e Krushës së Madhe, sidomos tek moshat më të vjetra të cilat nuk

kanë pasë kontakte të shpeshta me te folmen letrare.

Në këtë punim u morën rreth 250 shembuj. Shembujt që u morën ndihmuan që të

analizohen zgjatimet e zanoreve, hundorësia e tyre gjatë komunikimit, se në cilën seri paraqiten

ato zanore, a zëvendësohen me zanore tjera siç ishte rasti i fonemës a, e cila në këtë të folme

zëvendësohet me zanoren e, etj.

Page 42: FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE · 2020. 12. 16. · 1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Rreth

42

Bibliografia:

Anastas Dodi, ,,Fonetika dhe Fonologjia e gjuhës shqipe’’, ASHSH, Tiranë, 2014,

Eqrem Ҫabej, ,,Hyrje në Fonetikën historike”, Rilindja, Prishtinë, 1988,

Eqrem Ҫabej, ,,Studime për Fonetikën historike të gjuhës shqipe’’, Rilindja, Prishtinë,

1988

E. Çabej: “Problemi i vendit të formimit të gjuhës shqipe”, Kuvendi i parë i Studimeve

Ilire, II, Tiranë, 1972.

Fridrik Dulaj, “E folmja e Rahovecit me rrethinë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës

,Prishtinë 2016

Fadil Raka, “Gjuha Letrare Shqipe e shekullit të XVI-të”.

Gjovalin Shkurtaj, ,,Shqipja e Sotme’’, Ufo University Pres, Tiranë, 2010,

H. Agani, ,,Fjalori i Kujunxhiçit’’, dhe ,,Ë-ja në të folmen e Gjakovës’’, DSH V, 1987,

I. Ajeti, “Tridhjetë vjet Gjurmime albanologjike” (1962-1992), GJASSHF, 22-921,

Prishtinë.

I. Badallaj, “Probleme të objektit dhe metodës së studimeve”, Filologji, Prishtinë 1996,

M. Gashi, “Studime dialektologjike në Kosovë-rezultate e probleme”, Punim

magjistrature: UP, FF, Prishtinë

Naser Pajaziti, “E folmja e Anadrinit” , Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2008

Rexhep Ismajli, ,,Zanore hundore të Pjetër Bogdanit’’, Filologjia 4, Prishtinë, 1997

Subjekte dialektologjike, Nazmi Gashi, 60 vjeç, bujk, Erjona Gashi, 15 vjeçe , studente,

,,Mendime rreth ndryshimeve në të folmen e Krushës së Madhe nëpër gjeneratë’’,

Krushë e Madhe, 2020.

Intervistat e realizuara nga banoret krushjane, Krushë e Madhe, 2020.

Gjylferije Veseli, ,,Fjalët e plakës jetëgjatë’’, Intervistë, ,,Klan Kosova’’, Prog. ,,NIN’’,

koha.14:00h, Intervista u realizua më 04.03.2020, Prishtinë.

Habibe Duraku-Gashi, ,,Traditat e jetës në kohët më të hershme dhe ato në kohët e

sotme’’, Intervistë, koha11:30h, Intervista u realizua më 30.03.2020, Krushë e Madhe.