Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor,...

29
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor PUNIM DIPLOME Tema: Menaxhimi i sjelljeve problematike të nxënësve në klasë Udhëheqësi shkencor:Kandidate: Prof.Ass.Dr.Behxhet Gaxhiqi Venera Ahmetaj Gjakovë, 2019

Transcript of Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor,...

Page 1: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”

Fakulteti i Edukimit

Programi: Fillor

PUNIM DIPLOME

Tema: Menaxhimi i sjelljeve problematike të nxënësve në klasë

Udhëheqësi shkencor:Kandidate: Prof.Ass.Dr.Behxhet GaxhiqiVenera Ahmetaj

Gjakovë, 2019

Page 2: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

2

Përmbajtja

MIRËNJOHJE ..............................................................................................................................................4

ABSTRAKT .................................................................................................................................................5

HYRJE ..........................................................................................................................................................6

KAPITULLI I ...............................................................................................................................................7

1. Klasa dhe karakteristikat e saj...............................................................................................................7

1.1 Formimi i klasës............................................................................................................................8

1.2. Organizimi i klasës .......................................................................................................................9

1.3. Klima e klasës .............................................................................................................................10

1.4. Madhësia e klasës .......................................................................................................................10

KAPITULLI II ............................................................................................................................................11

2. Marrëdhënia mësues-nxënës ...............................................................................................................11

2.1. Mësuesi .......................................................................................................................................12

2.1.1. Cili është mësues i suksesshëm? .........................................................................................13

2.2. Nxënësi .......................................................................................................................................14

2.3. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore...............................................................14

2.3.1. Komunikimi efektiv ............................................................................................................15

KAPITULLI III...........................................................................................................................................16

3. Sjellja dhe kuptimi i saj.......................................................................................................................16

3.1. Çrregullimet sa i përket sjelljes...................................................................................................16

3.2. Kuptimi i shprehjes “sjellje e keqe”............................................................................................17

3.3. Natyra e sjelljes së padëshirueshme të nxënësit..........................................................................18

3.4. Shkaqet e sjelljes së padëshirueshme nga nxënësit.....................................................................19

3.5. Strategjitë e kontrollit të sjelljes së padëshirueshme...................................................................20

KAPITULLI IV ..........................................................................................................................................23

4. Disiplina dhe rregulli në klasë ............................................................................................................23

4.1. Menaxhimi i klasës .....................................................................................................................23

4.2. Vendosja e autoritetit të mësuesit ...............................................................................................24

4.3. Metoda e këshillimit ...................................................................................................................24

4.4. Motivimi .....................................................................................................................................24

4.5. Qortimi ........................................................................................................................................25

Page 3: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

3

4.6. Ndëshkimi ...................................................................................................................................25

4.6.1. Të metat e ndëshkimit .........................................................................................................26

PËRFUNDIMI ............................................................................................................................................27

LITERATURA ...........................................................................................................................................28

Page 4: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

4

MIRËNJOHJE

Këtu, në vendin kuëndrra ime arrin në destinacionin e saj dhe kurorëzohet me punën time tëthellë dhe të përkushtuar, besoj që është vendi dhe momenti më i duhur për të bërë falënderimine veçantë, i cili në rradhë të parë i takon familjes sime, si baza që më ka ngritur në këmbët e miadhe si shtyllë e cila më mban kudo që shkoj. E dashura familje, përkrahja juaj e pakusht ështësimbol i të gjitha momenteve të mia të lumtura dhe për këtë do jem përgjithmonë mirënjohëse.

Një falënderim i fuqishëm u takon edhe të gjithë profesorëve të Fakultetit të cilët me intelektin etyre të pashoq dhe aftësinë që këtë ta reflektojnë aq bukur tek ne, kanë bërë që unë ta prekëndrrën time për së afërmi dhe të njihem me misionin e shenjtë që ka rruga të cilën unë jam dukendjekur. Duke më përcjellur mesazhet që unë duhet t’iu përkushtohem që të zbatoj të njëjtatmësime tek gjeneratat e ardhshme.

Faleminderit udhëheqësit tim shkencor Prof.Ass.Dr. Behxhet Gaxhiqi që konkretizuat në formënmë të mirë të mundshme të gjithë rrugëtimin tim dhe më dhatë mundësinë e artë që të shpreh dhehulumtoj për profesionin që do t’i dedikohem tërë jetën.

Është i pashmangshëm falënderimi për shoqërinë time, e cila gjatë këtyre viteve ka mbajturgjallë në mua, entuziazmin, emocionet dhe dëshirën e madhe që kjo ditë të arrijë kështu siç kaarritur, duke lënë pas shumë suksese e ditë të bukura. Faqebardhë u takofshim në rrugët e jetës!

Përgjithmonë mirënjohëse!

Page 5: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

5

ABSTRAKT

Ky punim diplome mbështetet në argumentet se sjelljet problematike në klasë janë sjellje qëpengojnë procesin e mësimdhënies dhe të nxënit.Qëllimi i këtij punimi është të theksohet nevojapër stategji menaxhimi të sjelljeve më efikase në klasë.Sjellja problematike përbën një problemnë rritje dhe një ndër shqetësimet më serioze.Ky studim ka të bëjë konkretisht me menaxhimin esjelljeve problematike në klasë, si pjesëerëndësishmeeaftësivetëmësimdhënësit, organizimit tëklasës, klimës së krijuar, disiplinës dhe rregullit në klasë dhe trajtesatë tjera që mund të rrjedhingjatë këtij trajtimi.

Dy figurat kryesore të një shkolle cilësohen mësuesit dhe nxënësit dhe në bazë të punës së tyre tëpërbashkët në klasë dhe marrëdhënieve reciproke, realizohet një mësim i mirëfilltë.Nxënësit qëekspozojnë probleme të sjelljeve problematike janë sfidues për mësuesit, sepse atakërkojnë që mësuesi të shpenzojë një kohë të konsiderueshme në klasë me mënyrën e tyre të tësjellurit sesa me mësimin. Ora mësimore jo gjithherë realizohet sipas pritshmërive andaj janëtrajtuar edhe arsyet e shfaqjes së disa sjelljeve problematike në klasë.Pёr tё arritur drejteliminimit tё sjelljeve tё padёshirueshme tё nxёnёsve, mёsuesi duhet tё pёrdorё teknika tёndryshme tё kёshillimit, motivimit e nganjёherё edhe qortimit e ndёshkimit.Një komunikimefektiv mësues-nxënës ndikon drejtë për drejtë në organizimin e punës edukative dhe nëformimin dhe motivimin e nxënësve i cili ndikon në përmisimin e sjelljeve problematike.

Fjalët kyçe: klasa, menaxhim, nxënës, mësues, sjellje problematike, etj.

Punimi është lekturuar nga: Prof.Sami Ferati ________________________

Nënshkrimi

Page 6: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

6

HYRJE

Zhvillimi i punës edukativo-arsimore në shkollë, në familje në rrugë dhe gjetiu është shumë punëe vështirë e cila kërkon angazhim, kohë, punë, lodhje, shqetësim, por edhe përpos gjitha këtyreështë kënaqësi, nder dhe respekt i posaçëm për mësimdhënësin.Praktika e menaxhimit tësjelljeve të nxënësit në shkollë paraqet një mori strategjishë të afta për të trajtuar problemet qëmund të shfaqen gjatë mësimdhënies dhe zhvillimit të procesit edukativo-arsimor në klasë.Formulimi dhe kuptimi i plotë i konceptit, menaxhimi i sjelljeve të nxënësit, evidenton faktin enevojës që duhet të ketë mësimdhënësi për të bashkëvepruar dhe për të realizuar integrimin e tëgjitha strategjive të mundshme analitiko-metodiko-didaktike të administrimit, me qëllim që tëarrijë të zgjedhë nga e tërë kjo mori strategjishë, atë që është më e afërt dhe më aplikative përmomentin në mjedisin e shkollës.

Mësuesi mund të ndodhet në situata jo të këndshme përballë nxënësve, sidomos atyre me sjelljeproblematike, por gjithmonë duhet të dijë se është në rolin e edukatorit. Për sjellje të tillashqetësuese duhet gjetur mënyra e duhur për t’i pakësuar ose eliminuar fare ato.Përgatitja eduhur dhe në nivel e më shumë strategjive menaxhuese të sjelljes së nxënësit nga ana emësimdhënësit, është një veprim i suksesshëm sepse i mundëson atij që kur strategjia e parë nukfunksionon të përdorë formën e dytë që të jetë e suksesshme në administrimin e klasës.

Mësuesi duhet ta njohë, ta kuptojë edhe ta pranojë teorinë për mënyrën e të nxënit të fëmijëve.Kur mësuesi e njeh dhe e pranon teorinë për zhvillimin e fëmijëve, atëherë ai e di se nxënësitkanë stile të ndryshme të të nxënit dhe ai duhet ta përshtatë mjedisin për të nxënit sipasnxënësve, të ofrojë më shumë opsione brenda klasës edhe të planifikojë aktivitete të cilat, përveçfaktit se do të jenë në përputhje me programin mësimor, gjithashtu do t’i takojnë stilet endryshme të të nxënit të fëmijëve, dhe me anë të kësaj do të krijohet strategji e suksesshme përpërmirësim të të nxënit individual.

Page 7: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

7

KAPITULLI I

1. Klasa dhe karakteristikat e saj

Klasa është tërësi edukative-arsimore në të cilën përpunohen programet mësimore, sipas planitmësimor për një vit shkollor. Nxënësit e klasës së njëjtë janë të sistemuar në paralele(GZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Sielement themelor i secilit institucion arsimor, ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për shkak seprocesi i edukimit të njeriut, përkatësisht arsimi dhe edukimi i tij në një formë të organizuarfillon pikërisht në klasë.Ajo është pjesë nga sistemi arsimor, ku zbatohet procesi mësimor sipasparimeve didaktike edhe në përputhje me nevojat e arsimit.Funksioni themelor i secilës klasëështë realizimi i mësimit.

Mësimi është proces në të cilin realizohen përmbajtja e planit ose programit mësimor. Në mes tëplanit dhe të programit duhet të qëndrojnë nxënësit, të cilët përveç diturive të nevojshme, duhettë përfitojnë edhe aftësi dhe qëndrime të cilat do t’u ndihmojnë në ballafaqimin me sfidat eardhshme. Se sa është i rëndësishëm roli i klasës, na tregon fakti që ajo si mjedis për realizim tëprogramit për klasën e parë është përvoja e parë me të cilën takohen shumica e nxënësve, mjedisi cili dallohet shumë nga shtëpia e prindërve. Duhet pasur parasysh se një klasë nuk mund tëngrihet në nivelin e klasës bashkëkohore pa udhëheqje dhe koordinim të parë nga ana e mësuesit,i cili si udhëheqës ‘’I padukshëm’’ dhe menaxher i informacioneve, i nxit nxënësit dhe u ofronburime dhe mundësi më të ndryshme për të nxënit.Mësuesi duhet t’indjekë prirjet e reja në arsimedhe të krijojë ndryshime në klasë.

Klasa, si element themelor për realizim të procesit edukativo-arsimor, është njëorganizues indërlikuar, kompleks dhe i hapur. Qëllimi dhe detyra kryesore e dimenzioneve pedagogjike ështëtë mundësojnë aktivitete të cilat do të kontribuojnë për arritje dhe rezultate të larta të nxënësve(Usaid&Aed,2009). Është me rëndësi të përmendet se të gjitha dimenzionet pedagogjike varennjëra prej tjetrës, sepse çdo ndryshim ndikon mbi tjetri.

Klasat janë lloje të veçanta të mjedisesh.Ato kanë veti dalluese që ndikojnë tek pjesëmarrësit,pavarësisht si janë organizuar nxënësit ose cfarë metodash të mësimdhënies përdor mësuesi.

Ato kanë disa tipare:

Klasat janë shumëpërmasore.Ato janë të populluara me shumë njerëz, me detyra të shumta dhevazhdimisht janë nën trysninë e kohës. Të gjitha detyrat dhe veprimtaritë duhet të kryhen brendanjë kohe të caktuar, e cila rrjedh me shpejtësi kur ora e mësimit është e ngarkuar me shumë tëtilla.Mjaft individë, të gjithë me synime, parapëlqime dhe mundësi të ndryshme duhet të përdorinsë bashku mjetet, të plotësojnë një numër të vogël detyrash, të hyjnë dhe të dalin nga klasa së

Page 8: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

8

bashku, të ndjekin nga afërçfarë ndodhë në klasë.Veç kësaj veprimet mund të kenë efekte tëshumëfishta.

Karakteristikë tjetër është njëkohshmëria në veprimtari.Çdo gjë ndodhë në çast. Mësuesi, dukeshpjeguar një koncept duhet gjithashtu të vërejë nëse nxënësit janë duke ndjekur shpjegimin, tëvendosë t’i injorojë dy nxënës që përshpërisin apo t’i ndërpresë, të përcaktojë nëse ka kohë tëmjaftueshme për të vazhduar me çështjen tjetër të shpjegimit, të vendosë se kush do t’i përgjigjetpyetjes që bën etj.

Menjëhershmëria.Ka të bëjë me marrjen e menjëhershme të vendimeve dhe zbatimin e tyre.Kjopërcaktohet nga ritmi i shpejtë i jetës së klasës.Gjatë një dite mësimi, mësuesi realizon qindrandërveprime të tilla me nxënësit.

Në këto veprime të shpejta e të menjëhershme, ngjarjet janë të paparishikuara. Sado që mësuesiparashikon plot gjëra në planin e tij ditor, vetë natyra e jetës dhe veprimtarive në klasë sjell gjëratë paparashikuara, për të cilat mësuesi duhet të marrë vendime të menjëhershme.Mënyra se simësuesi merr vendime për gjërat e parashikuara gjykohet nga e gjithë klasa, sepse klasat janëpublike.Klasat kanë edhe një histori (Musai,2003).Kuptimi i veprimeve të mësuesit apo të njënxënësi varet pjesërisht nga ajo që ka ndodhur më parë.Kur një nxënës vjen me vonesë disa herërradhazi, mësuesit i duhet të përdorë një reagim të ndryshëm nga ai i ardhjes së parë mevonesë.Veç kësaj, historia e pak javëve të para të shkollës ndikon në jetën e klasës gjatë gjithëvitit.

1.1 Formimi i klasës

Klasa apo paralelja e klasës duhet të formohet në atë mënyrë që të krijohen kushte të volitshmepër punë të njësuar me të gjithë nxënësit sipas planit dhe programit të parashikuar. Kjo gjë mundtë arrihet në qoftë se paralelja e klasës është një grup i përhershëm nxënësish përafërsisht në tënjëjtën moshë dhe me të njëjtat paradituri.Përhershmëria e grupit është kusht për të formuarkolektivin e klasës, ndërsa mosha e njëjtë dhe të njëjtat paradije janë parakusht që të mund tëzhvillohet puna mësimore njëkohësisht me të gjithë nxënësit. Për këtë arsye çdo paralele e klasësështë deri diku një grup homogjen nxënësish, sado që kjo homogjeni s’është asnjëherë e plotëdhe absolute (Shimllesha,1988).

Orvatja për të formuar klasa plotësisht homogjene sipas vetive psikofizike të nxënësve ishte njëutopi pedagogjike, sepse barazi të plotë ndërmjet nxënësve s’mund të ketë.Secili nxënës përbënnë vetvete një individualitet në shumë aspekte, prandaj edhe klasa është grup i nxënësve meindividualitete të ndryshme.Për këtë arsye përpjekja që të formohen klasa homogjene shpiente nëtë vërtetë në rrafshimin e dallimeve individuale dhe në njësimin (unifikimin) e punës mësimore,

Page 9: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

9

që janë përpjekje negative.Dallimet individuale të nxënësve kërkojnë një individualizim më tëmadh të mësimit, po jo krijimin e individualiteteve të njëjta.

1.2. Organizimi i klasës

Klasa, e përbërë nga nxënësit formon një grup në tërësinë e vet.Çdo grup, në formimin e tij sigrup social, kalon në mënyrë të domosdoshme nëpër disa faza të zhvillimit (Musai,2003).Mënyrase si grupi i përmbush detyrat, se si i zgjidh problemet dhe shqetësimet e tij, përcaktohet ngamenaxhimi i efektshëm dhe produktiv i mësuesit, në përmbushjen e qëllimeve të nxënësve nëklasë.

Katër fazat:

Faza 1: Formimi, zgjidhja e shqetësimeve rreth pranimit dhe marrjes së përgjegjësisë.

Faza 2: Shpërthimi, zgjidhja e shqetësimeve rreth ndikimit të përbashkët.

Faza 3: Normimi, zgjidhja e shqetësimeve për përmbushjen e detyrës.

Faza 4: Kryerja, zgjidhja e problemeve rreth lirisë, kontrollit dhe vetërregullimit.

Klasa është një sistem ekologjik i llojit të vet, në të cilën nxënësi dhe mësuesi janë nëmarrëdhënie të pandërprerë.Këtë tërësi e njeh vetëm mësimdhënësi me orientim fenomenologjik,i cili edhe e përjeton ndodhinë mësimore dhe jo vetëm që e përcjell dhe që e formon mendërisht.Për këtë arsye dinamika e kësaj ndodhie është paraprakisht e paparashikueshme, pasi që klasaështë një substancë e gjallë në lëvizje të pareshtur dhe në rrjedhë gjuhësore.Nga kjo, të kërkoshqetësi dhe heshtje është joetike dhe joprofesionale, pasi që mund të paraqitet bllokada. Edherendi i uljes nuk është më i rëndësishëm nëse vërtetë ndodhë procesi mësimor; më i rëndësishëmështë ndriçimi, qasja deri te nxënësit dhe respektimi i hapësirës personale (Shquka,2010). E tërakjo mundëson formimin e komunitetit të suksesshëm mësimor, të cilin e garantojnë tri veti:

Bashkëpunimi efikas, që do të thotë mësim aktiv (interaktiv) dhe të përbashkët,

Komunikimi kreativ, që përfshin zgjidhjen e vazhdueshme të mosmarrëveshjeve dhe Vlerat e përbashkëta, për të cilat mësimdhënësi dhe nxënësi merren vesh së bashku.

Nga organizimi dhe funksionimi i drejtë didaktik i klasës varet mësimdhënia e suksesshme emësuesit dhe përparimi i gjithmbarshëm i nxënësve (Brada,2008). Klasa mund të organizohetdhe të funksionojë drejtë, atëherë kur mësuesi të ketë njohur forcat centrifugal dhe centripetal, qëmund të veprojnë në raportet psikosociale ndërmjet nxënësve të klasës, të cilën e udhëheq edhe sikujdestar klase.

Page 10: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

10

1.3. Klima e klasës

Mjedisi i klasës i krijuar nga mësuesi mund të ketë një ndikim të madh në motivimin e nxënësve,që reflektohet në qëndrimin e tyre aktiv ndaj të nxënit. Pikërisht një mjedis i tillë përbën atë qëquhet “ klima e klasës”. Mjeshtëritë që kanë të bëjnë me krijimin e mjedisit pozitiv të klasës janëmjaft të rëndësishme.Lloji i klimës ndikon fuqishëm në procesin e të nxënit. Klima pozitive ebën procesin e të nxënit të jetë i qëllimshëm, i orientuar, çlodhës, i përzemërt, mbështetës dhe tëketë ndjesinë e rregullit (Musai,2003).Një mjedis i tillë e lehtëson të nxënit, duke bërë që nxënësitë mbajë një qëndrim pozitiv dhe të jetë i motivuar ndaj mësimit.Në angazhimin e aftësive qëkanë të bëjnë me krijimin e një mjedisi të përshtatshëm në klasë, është e qartë se mjedisi krijohetnga vlerat që përfshihen e që përshkojnë mësimin dhe nxënësit në këtë rast, e të nxënët e atyre qëjanë në qendër të këtij procesi.Është provuar tashmë që klima ideale në klasë krijohet midis njëpartneriteti aktiv, në të cilin mësuesi demonstron se i pëlqen mësimdhënia, lënda dhe nxënësit.

Sipas psikologut Riordën ajo përfshin këta komponentë:

Komunikimi është i hapur dhe aktiv; në të përdoret më shumë dialogu se monologu. Nxitja dhe tërheqja janë të pranishme për të gjithë grupin, ashtu si edhe midis anëtarëve

të tij. Rregullat e vendosura dhe fryma optimiste mbështesin kryerjen e punës, poashtu edhe

maksimalizimin e mundësive individuale.

Nxënësit bashkëveprojnë dhe bashkërendojnë veprimtaritë, diskutojnë me njëri-tjetrindhe me mësuesin.

Puna në grup dhe zhvillimi i të gjithëve së bashku janë të rëndësishme për vetë ata, pasiajo pasohet nga ndryshime të mëtejshme.

1.4. Madhësia e klasës

Klasa me madhësi të vogël është një faktor që rrit angazhimin e nxënësve dhe promovon sjelljene mirë në klasë.Mësuesit në klasa të vogla i kushtojnë më shumë vëmendje secilitfëmijë.Nxënësit në klasa të tilla përjetojnë një presion të vazhdueshëm për të marrë pjesë nëaktivitetet e nxënies dhe bëhen nxënës më të përfshirë. Logjikisht, zvogëlimi i madhësisë sëklasës ka më shumë gjasa të reduktojë stresin e mësuesit duke qënë se rastet e menaxhimit tësjelljes në klasë reduktohen (Musai,2003).Përfitime të tjera të madhësisë së klasës kanë të bëjmëme nivele të ulëta të zhurmës nëklasë, më pak mundësi për tu shpërqëndruar, dhe më pak kohë eharxhuar në menaxhimin e klasës dhe disiplinë në klasë.

Page 11: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

11

KAPITULLI II

2. Marrëdhënia mësues-nxënës

Problemi i marrëdhënieve mësues-nxënës është një çështje themelore, në të cilën ndërthurenkoncepte,parime dhe norma kryesore të pedagogjisë. Mësuesi dhe nxënësi janë dybashkëpunëtorë të ngushtë gjatë gjithë viteve të shkollimit. I pari është drejtues, i dyti dukepunuar nën drejtimin e mësuesit, do të përvetësojë njohuritë, shkathtësitë dhe shprehitë qëpërcaktojnë programet mësimore.Mësuesi ka qenë dhe mbetet figurë qendrore në shkollë.Njohja, respekti i mësuesit ndaj nxënësit, është një mjet i jashtëzakonshëm për marrëdhënie tëdrejta dhe të qëndrueshme mes tyre (Kraja,2002).

Shkolla është një institucion dinamik që po ndryshon shumë në parametrat e saj të sëkaluarës.Mund të themi se marrëdhëniet mësues-nxënës janë përmirësuar me kalimin e kohës,por ka edhe disa vende ku këto marrëdhënie lënë vërtet për të dëshiruar. Mësuesi dhe nxënësijanëdy ‘identitete njerezore’, ‘identitete sociale’ te ndryshme. Kjo do të thotë se ata janëdy figuratë ndryshme, që kanë mendimin e tyre për njëri-tjetrin, natyrisht nga relacionet sociale të jetës sësotme në vendin tonë, në kontekstin e së cilës ‘bashkëjetojnë’ mësuesi dhe nxënësi. Ata nëkushtet e shkollës ‘moderne’ nuk duhet të jenë rivalë apo ‘armiq’, përkundrazi duhet të jenëbashkëpunues dhe partnerë që kanë një mision të përbashkët. Nëçdo kuptim që ne do ta shikojmëshkollën ajo është dhe do të jetë një institucionjo vetëm pedagogjik, por edhe i marrëdhënieve tëdemokratizuara midis mësuesit dhe nxënësit. Normalisht, liria pedagogjike dhe demokratizimi imarrëdhënieve mësues-nxënës nuk mund te realizohen duke ndërhyrë padrejtësisht në hapësirat enjëri-tjetrit, duke krijuar kështu marrëdhënie kaotike, të paqarta.

Principet e ndryshuara dhe të demokratizuara të shkollës shpesh sjellin konflikte, ashpërsi,brutalitet, vrazhdësi.Jeta e përditshme shkollore, krahas konflikteve nxënës - nxënës, përmbanedhe konfliktet nxënës - mësues.Konfliktet mësues-nxënës janë nga më delikatet në shkollë dheështë e pamundur të mos ekzistojnë.Ato kërkojnë shumë vëmendje, kujdes, ndjeshmëri eprofesionalizëm.Pjesa më e madhe e tyre janë konflikte për nevoja ose për vlera, rrallë herë atojanë konflikte për shkaqe të tjera, konfliktet për nevoja lidhen drejtpërdrejt me realizimin osemosrealizimin e interesave të ndryshëm të nxënësve ose të mësuesve, ndërsa konfliktet për vleralidhen me figurën ose personalitetin e mësuesit ose të nxënësit.

Duke u nisur nga ajo se shkolla kërkon paqe, stabilitet, qetësine e vërtet e jo të rreme por edheshumë punë e përkushtim, në vetvete ajo nënkupton parandalimin e konflikteve, nënkuptonzgjidhjen. Shumë konflikte e kanë burimin te keqkuptimi i qëllimeve, ndjenjave, nevojave ose iveprimeve të të tjerëve. Asnjëherë shkolla nuk është normale, nëse nuk ka të kristalizuarmisionin, qëllimin, funksionin si dhe natyrisht statusin dinamik tëdy figurave të përjetshme tësaj; mësuesit dhe nxënësit.

Page 12: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

12

Mësuesit duhet të dinë se çfarë është karakteristike për fëmijët e moshës së caktuar, duke i marrëparasysh këto tri gjëra:

1. Si mësojnë fëmijët?2. Si mësojnë fëmijët në një grup të caktuar sipas moshës në të cilën u ligjërojnëmësuesit?3. Stili personal i të nxënit dhe personaliteti i secilit nxënës në klasë.

Mësuesit e individualizojnë dhe i shtojnë programit edukativo - arsimor elemente të reja, të cilatbazohen mbi kuptimin e këtyre tri gjërave të lartpërmendura.Kjo është detyrë e cila në një farëmënyre është sfidë, por njëkohësisht është edhe faktor vendimtar për t’u bërë mësues i mirë.Mësuesit të cilët punojnë sipas këtyre tri parimeve, e vërtetojnë faktin se baza e mësimdhënies sëtyre ndryshohet(Usaid&Aed,2009).Mësuesit duhet pasur parasysh se çdo nxënës është individ iveçantë, produkt i një mjedisi kulturor, me temperament e gjendje shëndetësore të ndyshme, dhepërfundimisht, është një person i veçantë.

2.1. Mësuesi

Mësuesi është hallka kryesore e veprimtarisë në shkollë. Ai është drejtues, organizues i procesitmësimor, interpretues i dokumentacionit shkollor, nga puna e të cilit varet veprimtaria e tërëhallkave që veprojnë në shkollë, ose në lidhje dhe bashkëpunim me të (Kraja,2002). Memësuesin janë të njohur dhe të interesuar të gjithë.Puna e mësuesit është ndër punët intelektualemë të lodhshme dhe të madhërishme njëkohësisht.

Vetë natyra e punës së mësuesit kërkon që personaliteti i tij të përfshijë:

Një përgatitje të përgjithshme shkencore e kulturore; Mësuesi duhet të jetë i thelluar në lëndën e tij; Përgatitja pedagogjike, didaktike, metodike;

Mësuesi duhet të njohë medoemos problemet themelore pedagogjike; Pasioni për punën me fëmijët, dashuria dhe respekti për personalitetin e nxënësit;

Mësuesi nuk duhet të jetë dogmatik; Është e domosdoshme që mësuesi të ketë një figurë shoqërore dhe morale të rregullt;

Kohët e fundit janë përcaktuar këto role të mësuesit:

Mësuesi si ekspert mësimor: merr vendime të rëndësishme, si teksti që duhet përdorur dhematerialet mësimore, puna me nxënësit: individuale apo në grup, metoda që duhet zgjedhur përzhvillimin e mësimit etj.

Page 13: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

13

Mësuesi drejtues dhe udhëheqës: I përket mësuesit të organizojë, drejtojë dhe të udhëheqë tërëpunët mësimore edukative në klasë për të bërë zgjedhjen e tyre, procedurave të cilat sigurojnërregull gjatë zhvillimit të mësimit për një punë me nxënësit në tërësi dhe me çdo individnjëkohësisht.

Mësuesi si motivues: është mësuesi që realizon motivimin e nxënësve për një të mësuar aktiv,për të pasur interesim dhe logjikë nga nxënësit e tij.

Mësuesi si këshilltar: Gjen mjetin e përshtatshëm në mënyrë konstruktive, kur emocionet enxënësve ndikojnë në mënyrën e të mësuarit. Ka për detyrë të njihet me problemet e shumta qëpreokupojnë nxënësit, të hyjë në brendinë e tyre dhe t’i këshillojë bashkëpunëtorët e tij.

Mësuesi si model:duhet që mësuesi shpeshherë të shndërrohet në model për nxënësit, përveshjen, për të folurit, për njohuritë dhe pikëpamjet. Të gjitha këto mbeten të tilla modele edhepër një kohë të gjatë.

2.1.1. Cili është mësues i suksesshëm?

Sjellja e mësimdhënësve në shkollë, e veçanërisht në klasë, në raport me nxënësit, ka rëndësi tëmadhe, ngase qasja e tij ndaj tyre ndikon drejtpërdrejtë në motivimin ose jomotivimin e tyre përmësim. Një mësimdhënës emotiv, impulsiv a me qëndrime të ashpra ndaj nxënësve krijon klimëjo të përshtatshme nëklasë, demotivim për mësim dhe neglizhim të nxënësve ndaj procesitmësimor dhe shkollës në përgjithësi (IPK,2014).Nxënësit i spikatin këto cilësi të personalitetit tëmësimdhënësit dhe kjo ndikon në qëndrimin e tyre ndaj shkollës, prandaj s’ka dyshim seqëndrimi i afërt, i ngrohtë dhe me takt i mësimdhënësve ndikon në afërsinë e nxënësve ndajshkollës, në krijimin e një klime të favorshme dhe në suksesin e përgjithshëm në mësimnxënie.

Pjesë thelbësore e punës edukative-arsimore në shkollë është edhe komunikimi i rregullt, iefektshëm dhe funksional në mes të mësimdhënësit dhe nxënësit, e veçanërisht me nxënësit qëtregojnë ngecje në mësimnxënie dhe me ata që paraqiten më të ndjeshëm në planin emotiv, poredhe me fëmijë problematikë.“Vështirësitë në shtëpi ose në shkollë, pikëllimi, hidhërimi osezënkat me moshatarët janë shembuj kur fëmija ka problem.Fëmija duhet ta ketë dikë që kujdesetpër të, e dëgjon dhe bashkëndien me të, për të parë natyrën e ndjenjave të veta dhe për tëzgjedhur rrugën më të mirë për zgjidhjen e problemeve.S’ka dyshim se mësimdhënësi është nërolin e ndërmjetësuesit në mes të shkollës, prindërve dhe shoqërisë së gjerë, kështu që edheperceptimet e tij për nivelin e cilësive të nxënësve kanë rëndësi thelbësore për orientimin e tyreprofesional e jetësor në të ardhmen, që pa dyshim reflekton edhe në nivelin e përgjithshëmshoqëror të një vendi.Krejt këto qëllime të mësimdhënësve arrihen në radhë të parë me njëkomunikim të efektshëm, të kulturuar, bindës e civilizues, duke ndërtuar një autoritet profesionaltë pakontestueshëm jo vetëm te nxënësit, por edhe për komunitetin përreth.

Page 14: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

14

2.2. Nxënësi

Nxënësi në procesin e mësimit merr dituri, shkathtësi dhe shprehi.Nëpërmjet mësimit aiedukohet dhe arsimohet dhe së fundi, mësimi organizohet pikërisht për të.Mirëpo nxënësi në këtënuk është as pasiv as i izoluar, por ai u nënshtrohet ndikimeve, por gjithashtu ndikon edhe vetëmbi dy faktorët e tjerë të mësimit mbi materien dhe mësuesin.

Nuk është e vështirë të hetohet ndikimi që ushtron materia arsimore ndaj nxënësit. Materia zgjoninteresin e nxënësit, e aktivizon atë, ndërsa nën ndikimin e materies mësimore, nxënësi ndryshondhe atij i pasurohet vetëdija, dituritë e reja veprojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së diturive tëpërparshme. Materia ndikon edhe në sferën emocionale të personalitetit të nxënësit, ngjall tek aipërjetime, zhvillon vetëbesimin dhe ndikon në vullnetin e tij.Veprimi i materies arsimore mbinxënësin mund të kufizohet vetëm në aktin e të mësuarit, d.m.th.në përvetësimin e përmbajtjevearsimore, ky veprim është i gjithanshëm. Por as nxënësi nuk është pasiv kundruall materiesarsimore (Shimllesha,1988).Secili nxënës materien arsimore e përvetëson në një këndvështrim tëcaktuar, në mënyrë vetjake e specifike, çështje kjo që varet në rradhë të parë nga aftësitëindividuale psikike të nxënësit dhe nga aspekti ekstensiv dhe intensiv i diturive tëmëparshme.Shkurtimisht, ekziston një qëndrim aktiv ndërmjet nxënësit dhe materies, sepse edhemateria arsimore vepron mbi nxënësin edhe nxënësi vepron mbi këtë materie.Në shumë situatagjatë mësimit, aktiviteti i nxënësit është pothuaj i barabartë me aktivitetin e mësuesit.Aksionit tëmësuesit i përgjigjet reaksioni i nxënësit dhe anasjelltas.

2.3. Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore

Nxënësit në shkollë përjetojnë qasje nga më të ndryshmet nga mësues të ndryshëm.Në orëtmësimore të disa mësuesve krijohet atmosferë e këndshme dhe nxënësit angazhohen dhe janëbashkëpjesëmarrës në proces.Por ndodh edhe e kundërta, ka nga disa mësues që nuk menaxhojnëklasën siç duhet dhe në këto orë zhurma penguese përhapet me shpejtësi në klasë dhe jashtëklasës. Profesioni i mësuesisë nuk është i lehtë, sepse ky profesion kërkon qasje me delikatesëdhe është një art që kërkon kujdes të veçantë(Kraja,2002). Për mësuesin kërkohet vëmendje.Kjoështë e nevojshme për vetë mësuesit ndaj njëri tjetrit.Njohja, respekti i mësuesit ndaj nxënësitështë një mjet i jashtëzakonshëm për marrëdhënie të drejta dhe të qëndrueshme mes tyre.Tëdrejtat e nxënësve, ashtu si edhe mësuesve janë të harmonizuara me interesat e shkollës, tëbashkëpunimit të tyre për mbarëvajtjen e saj.

Page 15: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

15

2.3.1. Komunikimi efektiv

Ky profesion fisnik kërkon që mësuesit të posedojnë shkathtësi të shumta dhe në rradhë të parëedhe shkathtësinë e të komunikuarit efektiv me nxënës gjatë orës mësimore. Mësuesit që kanëzgjedhur profesionin e mësimdhënies,duhet pandërprerë të zhvillojnë shkathtësinë e komunikimitefektiv. Përhapja e shpejtë e globalizmit ka krijuar nevojën për të komunikuar me njerëz ngaprejardhje të ndryshme, si rezultat i shkathtësive të fituara në shkollë nga mësues efektivë në tëkomunikuar, nxënësit do të arrijnë një nivel më të lartë të vetëbesimit gjatë bisedave, pra kur atakomunikojnë me kolegët e tyre, me miqtë dhe me familjen.Komunikimi efektiv bën që ne mëlehtë të shprehim idetë tona dhe t’i interpretojmë ato.Mësuesit që zotërojnë komunikim efektivjanë gurë themeltarë për zhvillimin e nxënësve që ata në të ardhmen të bëhen qytetarë tëharmonishëm në vendin e tyre dhe në botë.

Mësuesit mund të ndihmojnë në nxitjen e një mjedisi në klasë ku fëmijët janë të motivuar dhe tëetur për të mësuar duke përdorur edhe teknologji të reja në arsim, prandaj mësuesit pa reshturduhet t’i parashtrojnë vetes së tyre pyetjen: “a jam koherent me zhvillimet globale dhe çfarëështë e gabuar e çfarë ishte e mirë në atë që thashë ose në atë që bëra në klasë”?Mësuesitefektivë janë gjithherë me zemrat dhe mendjet e nxënësve të tyre, ata kurrë nuk vënë një kapakmbi dëshirën e natyrshme të tyre për të komunikuar, në këtë mënyrë edhe nxënësit e shprehinlirshëm veten e tyre.

Disa sfida të sjelljes vijnë si rezultat i sfidave akademike (Unicef&Izha,2019). Përveçmbështetjes së sjelljes përmes njohjes dhe përgjigjeve korrigjuese ndaj shkeljeve, është erëndësishme të krijohen përkrahje akademike për nxënësit dhe të zhvillohen veprimtari praktikeefektive mësimore.Mësuesit mund të maksimizojnë të nxënit dhe të minimizojnë shkeljet dukendjekur gjashtë hapat e mëposhtëm të mësimdhënies.

Gjatë orës mësimore mësuesit:

1. Përshëndesin nxënësit kur hyn në klasë.

2. Lidhin mësimin me mësimet e mësuara më pare.

3. Tregojnë entuziazëm për përmbajtjen e veprimtarive mësimore.

4. Paraqesin qartë rezultatet e të nxënit dhe direktivat.

5. I përgjigjen pozitivisht dhe përgëzojnë nxënësit që ndjekin udhëzimet.

6. I sigurojnë mundësi të gjithë nxënësve të përgjigjen dhe të marrin pjesë.

Page 16: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

16

KAPITULLI III

3. Sjellja dhe kuptimi i saj

Sjellja mund të përkufizohet si mënyra si vepron njeriu në jetë, në shoqëri, në shkollë etj.;qëndrimi në marrëdhënie me të tjerët ose kundrejt detyrave e në rrethana të caktuara.Në psikologji sjellja përbën çdo gjë që individi bën apo mendon, përfshirë këtu edhe reagime tëndryshme trupore.Sjellja përfshin reagimet mendore dhe fizike.Meqë sjellja dhe vepra moraleështë kriter në bazë të të cilit vlerësohet morali i njeriut, respektivisht shkalla dhe cilësia eunitetit të njohurive, bindjeve dhe sjelljeve morale, atëherë është tejet e rëndësishme që gjatëprocesit të formimit moral të realizohen edhe ato detyra të edukatës morale, të cilat ndikojnë nëformimin e sjelljes dhe veprimit moral të njeriut. Njëra nga këto është formimi i shprehive tësjelljes dhe të veprimeve të moralshme.

Për shprehitë themi se “janë themel i sjelljes”. (Deva-Zuna,2003). Nisma e formimit të shprehivetë sjelljes dhe të veprimeve të moralshme lidhet me periodat më të hershme të jetës së fëmijës,pra edhe atë parashkollore. Në formimin e shprehive pozitive ndikon në masë të madhe edheshembulli pozitiv i prindërve, respektivisht shprehitë higjienike të tyre, ato punuese dhe shprehitëe sjelljes së kulturuar, e të cilat atribuohen si pozitive. Në të kundërtën, pra shprehitë e këqija tëprindërve edhe krahas këshillave pozitive të tyre, do të ndikojnë në formimin e shprehive tëkëqija, ose në zhvillimin e pamjaftueshëm të shprehive të mira të fëmijëve(Shquka,2009).Formimi i sjelljes dhe i veprimit të moralshëm shtron nevojën e zhvillimit dhe tëkëshillimit të tipareve pozitive të vullnetit e të karakterit, që konsiderohet si një ndër detyrat eedukatës morale.

3.1. Çrregullimet sa i përket sjelljes

Çrregullimet sa i përket sjelljes përkufizohen rëndom me zhvillimin e personalitetit e të sjelljes,që interferon dhe me jetën e personave të tjerë. Në qoftë se ndonjë nxënës është “i tërhequr” dhe“introvert”, kjo do të pasqyrohet në jetën e tij vetjake (Shimllesha,1988) Sjellja që shkaktonsituata konflikti do të interferojë edhe me jetën e personave të tjerë. Sjellja në rastin e parë ështëkarakteristike për “dëmtim emocional” dhe për persona “autistikë”,ndërsa në rastin e dytë përpersona “të papërshtatshëm në aspektin social”.

Është e nevojshme të dallohen termat “dëmtim emocional” dhe “papërshtatshmëri sociale”.Këtos'janë sinonime, megjithëse mund të kenë simptoma të njëjta.Termi “i dëmtuar emocionalisht”shënon fëmijët me tension të brendshëm, anksiozë (frikë), me sjellje në mënyrë neurotike epsikike. Të këtillë janë fëmijët “e tërhequr në vete”, “të izoluar”, me sjellje në shkallën ngadevijime të lehta deri në agresione destruktive.“Fëmijë i papërshtatshëm në aspektin social”

Page 17: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

17

është fëmija që sillet në mënyrë “të palejueshme në aspektin kulturor".Fëmijët e papërshtatshëmnë aspektin social përbëjnë problem për familjen, për shkollën dhe për shoqërinë.Fëmijët epapërshtatshëm në aspektin social integrohen në shkolla të rregullta fillore.Secili fëmijë është indryshëm nga të tjerët, secili i ka dëshirat dhe synimet e veta dhe stilin e vet të sjelljes. Parimithemelor në këtë punë është: të mos trajtohen simptomat, po të zbulohen shkaqet; sa më vështirëqë të jetë për ta edukuar fëmijën konkret, aq më shumë duhet të kemi mirëkuptim dhe dashuri përtë.

3.2. Kuptimi i shprehjes “sjellje e keqe”

Sjellja disruptive, shpeshherë e quajtur e mundimshme ose sjellje e keqe, ka qenë gjithmonë njënga shqetësimet më serioze të shkollave.Termi “sjellje disruptive” nuk përdoret në mjedisin tonëarsimor.Në vend të tij gjejmë termat:“sjellje e keqe”,“zhurmat”,“rrëmuja”,“sjellje epapërshtatshme” etj., duke nënkuptuar ato sjellje që shkojnë ndesh me klimën normale në klasë.Sjellja disruptive është ajo sjellje që prish, pengon apo ndalon mësimdhënien e të nxënët nëklasë.Literatura përforcon faktin se sjellja disruptive në klasë është një problem i vazhdueshëmpër mësuesit, nxënësit, prindërit dhe administratorët.

Kjo lloj sjelljeje nukshqetëson vetëm mësuesit, por gjithashtu fokusin në të nxënë të nxënësve(Tattum, 1982).Ajo gjithashtu ndërhyn në klimën pozitive në klasë, ndërveprimin social ndërmjetnxënësve dhe mund të krijojë një atmosferë që zvogëlon pjesëmarrjen e nxënësve.Nxënësit qëekspozojnë probleme të sjelljes disruptive janë sfidues për mësuesit, sepse ata kërkojnë qëmësuesi të shpenzojë një kohë të konsiderueshme në klasë me mënyrën e tyre të të sjellurit sesame mësimin.

Pakënaqësitë, mospërgatitja dhe sjelljet e pavëmendshme të manifestuara nga këta nxënës shpeshçojnë në rrëmujë në klasë. Në vend të të qenit të aftë të lehtësojnë zhvillimin akademik dhesocial, mësuesit i kushtojnë një pjesë të madhe të kohës dhe të energjisë korrigjimit të këtyresjelljeve disruptive. Është pranuar që metodat e mësimdhënies janë influencuese ndaj sjelljesdisruptive të nxënësve.Kur sjellja disruptive ndodhë gjatë viteve të shkollës fillore, është vënë rese ndikon negativisht te aftësitë e deshifrimit, në lexim dhe arritje akademike. Sjelljet disruptive ivendosin nxënësit në një disavantazh në të nxënë në shkollat fillore përgjithësisht, sjellja e keqenë klasë është e qëllimshme, jo rastësore; nxënësit e dinë që nuk duhet ta bëjnë.

Nxënësit me sjellje të keqe shfaqin pesë lloje të gjera të sjelljes së keqe, në rend zbritës ngaserioziteti.

1. Agresion: sulme fizike dhe verbale kundrejt mësuesit ose nxënësve të tjerë.

2. Imoralitet: veprime si kopjim, gënjeshtra dhe vjedhje.

Page 18: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

18

3. Mosbindje ndaj autoritetit: refuzues, ndonjëherë armiqësor kundrejt kërkesave të mësueses.

4. Disrupsioni në klasë: të folurit me zë të lartë, të thirrurit me zë të lartë, të ecurit rreth e rrotull,të bërit si palaço dhe të hedhurit e objekteve.

5. Shmangia e punëve: sorollatje, mosbërja e detyrave të caktuara, stërzgjatja e veprimtarive dheëndrra me sy hapur.

Mësuesit tremben kur kanë të bëjnë me agresion, imoralitet dhe mosbindje.Në praktikë,megjithatë, sjellja e keqe me të cilën ata zakonisht luftojnë është më pak serioze, si për shembullshmangia e punëve dhe të folurit.Këto sjellje në dukje të padëmshme çojnë dëm shumë kohëudhëzuese dhe pengojnë të nxënët.

3.3. Natyra e sjelljes së padëshirueshme të nxënësit

Rastet e sjelljes së padëshirueshme të nxënësit janë jo të pakta dhe si të tilla duhen trajtuar mekujdes nga mësuesi. Tipet më të shpeshta të një sjelljeje të tillë janë:

Të folurit jashtë rradhe ose pa leje. Të qenët i zhurmshëm (si p.sh. të bërtiturit ndaj një nxënësi tjetër në klasë apo përplasja e

librit, çantës mbi bankë, lëvizja e karrigës etj.) Mungesë vëmendjeje ndaj mësuesit. Moskryerja e detyrës së ngarkuar.

Ngritja pa shkak nga vendi. Ngacmimi ose pengimi në punë i nxënësve të tjerë. Ardhja me vonesë në shkollë etj.

Në një masë të konsiderueshme, të tilla probleme mund të zvogëlohen nga mësimdhënia cilësore,në përgjithësi, si dhe nga mënyra e sjelljes dhe sistemi i punës së mësuesit, në veçanti. Rastet mëserioze të sjelljes jo të mirë (si, p.sh. fjalë të ashpra ndaj një nxënësi, të folurit pa të keq dhe paturp, mosbindja apo mospranimi i autoritetit të mësuesit, si dhe dëmtimet fizike të mjeteve oseorendive) janë më të rralla, por mund të ndodhin, kur format më të vogla të sjelljes jo të mirë ngaana e nxënësit lejohen të bëhen të zakonshme.

Kur flasim për sjellje jo të mire të nxënësve, duhet të kemi parasysh që ka një diapazon të gjerëtë sjelljeve të tilla, të cilat variojnë nga akte krejt të vogla, të parëndësishme, deri në ato shumëserioze (Musai,2003).Përvoja ka treguar se në ato shkolla apo edhe klasa të veçanta ku ka pasurnumër të madh nxënësish të vështirë, si të karakterit emocional dhe intelektual, mësimdhëniacilësore ka siguruar disiplinë.

Page 19: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

19

3.4. Shkaqet e sjelljes së padëshirueshme nga nxënësit

Në përgjithësi, mësuesi mund të fillojë mësimin, me mendimin se të gjithë nxënësit do të jenë tëgatshëm të angazhohen në një punë apo detyrë të caktuar, dhe do të ndodhë sjellje e keqe vetëmatëherë kur ka arsye të veçanta apo motive për të vepruar kështu (Musai,2003). Në këtë mënyrë,për të mbështetur sjelljen e mire, detyra e mësuesit është që t’ua bëjë atë sa më të lehtë nxënësve.

Shkaqet më kryesore të sjelljes së keqe në klasë janë:

Mërzitja.Ndodhë kur mësimi apo veprimtari të ndryshme paraqiten në një mënyrë të tillë që nukzgjojnë interes a nuk mbajnë gjallë interesat e nxënësit, ngaqë veprimtaria zgjat aq shumë, sa nukmund të jetë më nxitëse, apo veprimtaria është shumë e lehtë ose e papërshtatshme, atëherënxënësit ka mundësi të mërziten.

Përpjekje mendore e zgjatur.Ndodhë kur shumica e veprimtarive mësimore kërkon përpjekjemendore dhe kjo është kërkesë e nevojshme.Por çdokush e kupton që të mbështetësh përpjekjetmendore, për një kohë të gjatë, është e vështirë dhe shpesh e pakëndshme.

Paaftësia për të bërë detyrën.Shfaqet kur nxënësit mund të jenë të pazotë për ta bërë detyrën engarkuar sipas kërkesave të caktuara më parë, kur ajo është shumë e vështirë ose kur ata janë tëpaqartë për kërkesat e detyrës.

Të qenët i shoqërueshëm.Nxënësit kanë një jetë komplekse sociale, gjatë së cilës krijohenmiqësi, lindin konflikte dhe ndahen interesat. Aspekte të këtyre marrëdhënieve sociale midisnxënësve do të shfaqen shpesh dhe në mësim (p.sh. nxënësi mund të rifillojë një bisedë të nisurgjatë pushimit dhe kjo bëhet shkas për prishjen e rregullit në klasë).

Vetëvlerësim i ulët.Tek disa nxënës mungon besimi që ata kanë tek vetja për të mësuar.Atamund të kenë përvojë dështimesh të shumta në të kaluarën e kjo i bën ata kundërshtues ndajangazhimeve në detyra të mëtejshme.Nga frika e dështimeve të mëtejshme (dështimi sepse nukbëri përpjekje, është më pak i dhimbshëm se dështimi kur bën përpjekje).Të tillë nxënës mund tëbëhen jomiqësorë, për të arritur rezultate të mira në mësime dhe mund të prishin klimën pozitivenë klasë.

Vështirësi emocionale.Disa nxënës mund të kenë probleme emocionale, gjë që ua bën tëvështirë bashkimin me kërkesat e jetës shkollore dhe kërkesat edukative në klasë. Kjo mund tëndodhë sidomos pasi ata fillojnë e bëhen imponues në shkollë ose lihen pas dore në shtëpi. Nëshumë raste, të tillë nxënës mund të pësojnë ndryshime, çrregullime në qëndrim dhe mund t’ipërshtaten përqendrimittë vëmendjes së provokuar prej mësuesit për sjellje të keqe.

Qëndrim apatik.Disa nxënës mund të mos e quajnë me vlerë përmbushjen dhe kryerjen edetyrave në shkollë, kështu që ata mund t’i quajnë ato të mërzitshme ose të vështira.Kjo i shteronpërpjekjet e tyre. Disa mund ta mënjanojnë zgjidhjen e detyrës, duke ardhur me vonesë në

Page 20: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

20

mësim, ose kur janë në klasë mundohen të marrin pjesë shumë pak në mësim. Kur u kërkohetllogari, ata tentojnë të vihen në pozita mbrojtëse ose reagojnë keq, por përsëri asgjë nukndryshon.Disa nxënës mund të bëhen qëllimisht të mërzitshëm, vetëm që të tërheqin vëmendjen.

Mungesë e pasojave negative. Kur një nxënës sillet keq, veprimet e mësuesit, si pasojë e këtijqëndrimi, duhet të synojnë që ta tërheqin nxënësin në punë sa më shpejt. Veç kësaj, sjellja emësuesit duhet t’ia ndryshojë mendjen nxënësit, me qëllim që ai të mos e përsërisë më sjelljen ekeqe në rrethana të tjera të ngjashme. Nëse kjo sjellje nuk do të vihet re dhe nuk do të dënohet,ka mundësi të përsëritet.

Nga shqyrtimi i këtyre shkaqeve kryesore të sjelljes së keqe nga nxënësi, bëhet më i dukshëmfakti që ekzistojnë probleme të ndryshme që lidhen me reagimin dhe qëndrimin e mësuesin në tëtilla raste.P.sh. kur një nxënës humbet vëmendjen sepse mësimi i duket i mërzitshëm, reagimetdhe veprimet e mësuesit do të jenë krejt të ndryshme nga ato që kryhen kur nxënësi ështëmërzitur, sepse detyra është shumë e vështirë.

Pjesë e mjeshtërisë së mësimdhënies është edhe ndjeshmëria e mësuesitndaj rasteve të ndryshmetë sjelljes së keqe. Mësuesit e aftë janë mjeshtër për të kuptuar nga mimika e fytyrës së nxënësitose nga toni i zërit të përgjigjes, se dicka nuk është në rregull dhe kjo përbën një shkak për tushqetësuar.Mësimdhënia ka një prirje të nënkuptuar që nëse nxënësit nuk angazhohen me dëshirëdhe lirisht në veprimtaritë e caktuara nga mësuesi, ata do të jenë të prirur të veprojnë në mënyrëtë papëlqyeshme.Rastet më serioze të sjelljes së keqe mund të ndodhin atëherë kur krijohensituata të tensionuara dhe kur nxënësi e ndjen se përqendrimi i mësuesit është më shumë detyrimagresiv sesa dashamirëss dhe i paanshëm.Shenjë paralajmëruese e kësaj mund të jetë vështrimi iinatosur ose i zemëruar i nxënësit, ndoshta edhe duke e detyruar që të ngrihet në këmbë ose dukee qortuar padrejtësisht.Shkathtësia e kombinuar me ndjeshmërinë ndaj një nxënësi të tensionuar,si dhe aftësia për të kapërcyer një situatë të tillë, është shumë e rëndësishme në parandalimin eincidenteve të mundshme.

3.5. Strategjitë e kontrollit të sjelljes së padëshirueshme

Për sjelljen e padëshirueshme të nxënësit vlen thënia “parandalimi është më i mirë sekurimi”.Mësimdhënia cilësore mund të bëjë shumë për të shmangur apo zvogëluar që në fillimsjelljen e keqe dhe mund të ndryshojë rrjedhën e veprimeve, para se ato të konsiderohen si sjelljee keqe. Thelbi i kontrollit të sjelljes së keqe është: vigjilencë plus veprim.Vrojtimi i kujdesshëm isjelljes dhe përparimit të nxënësit gjatë mësimit bëjnë të mundur, në të shumtën e rasteve, qësjellja e keqe të “pritet që në rrënjë”. Vrojtimi i kujdesshëm kërkon vendim të vetëdijshëm, përta bërë këtë periodikisht, pasi është shumë e lehtë të futesh në brendësi të ngjarjeve të veçanta etë japësh ndihmë; për më tepër nuk mjafton vetëm të dallosh një nxënës që është duke ngacmuar

Page 21: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

21

një tjetër në punën e tij (Musai,2003). Mësuesit me përvojë janë të aftë në vrojtim, ndërsastudentët-mësues duhet ta rikujtojnë shpesh këtë, derisa t’u bëhet shprehi.

Strategjitë kryesore për kontrollimin e sjelljes së keqe janë:

Këqyrja me vëmendje e klasës.Mësuesi kontrollon periodikisht klasën dhe shikon nëse kanxënës që kanë vështirësi. Nëse po, vazhdon dhe kontrollon duke u dhënë ndihmë e duke imbështetur për tu siguruar që nxënësit përvetësojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Kontaktiindividual është më i suksesshëm, sesa të folurit nëpër klasë.

Qarkullimi.Mësuesi qarkullon rregullisht nëpër klasë dhe kontrollon nëse nxënësit kanëvështirësi.Duke pyetur shpesh nxënësit për përparimin e tyre është e dobishme pasi zbulohenprobleme që nuk mund t’i kapte dot ndryshe mendja e tij.

Vështrimi.Kur i drejtohet klasës në tërësi, mësuesi vështron rregullisht nxënës të veçantë, pornuk përqendrohet për një kohë të gjatë vetëm tek ndonjë prej tyre. Nëse dyshon që një nxënësështë duke u sjellë keq, duke e shikuar atë në mënyrë të veçantë dhe duke e zgjatur këtëkohëvështrim, do t’i tregojë nxënësit se ai duhet të riangazhohet në mësim. Këtë e bën jo publikedhe pa e ndërprerë rrjedhën e mësimit.

Pyetjet meqëllim.Drejtimi i pyetjeve ndihmon që mësuesi të ruajë përfshirjen e nxënësit nëmësim.Drejtimi i pyetjeve me qëllim, individëve të veçantë është gjithashtu sinjal për ta që tëangazhohen.

Përdorimi i afërsisë. Kur qëndron në ballëtë klasës dhe më pas fillon lëvizjen drejt një drejtimitë caktuar, ky është një sinjal i efektshëm i vëzhgimit të mësuesit. Duke ecur drejt dy nxënësveqë flasin, mësuesi mund t’u tregojë atyre qëllimin e tij pa e ndërprerë mësimin. Gjithashtu aimund të qëndrojë pranë një grupi prej dy ose më shumë nxënësish, që të nxitë punën e tyre.

Dhënia e ndihmës.Dhënia e ndihmës dhe e këshillave për t’iaftësuar dhe nxitur nxënësit tëkryejnë detyrën që kanë në dorë është mesazhi më i fuqishëm që ndihmon në parandalimin dhekontrollin e sjelljes së keqe.

Ndryshimi i veprimtarive ose ritmit.Si rezultat i vëzhgimit të përparimit të nxënësit, mësuesindjen që procedurat e mësimit po ecin shumë ngadalë ose shumë shpejt.Si rezultat i saj, nxënësithasin në vështirësi dhe janë gati të kalojnë në një veprimtari tjetër.Vendimi i mësuesit për tëndryshuar ritmin dhe veprimtaritë e mësimit janë vendimtarë për të ruajtur përfshirjen e nxënësit.Kjo nuk zbatohet vetëm për klasën në tërësi, por edhe për nxënës të veçantë, disa prej të cilëveeshpesh do t’u duhet të punojnë me ritëm të veçantë ose të angazhohen në veprimtari të veçanta,nëse ata duhet të ruajnë angazhimin e tyre të lartë.

Dallimi i sjelljes së keqe.Nëse një nxënës është duke u sjellë keq, në të shumtën e rasteve ështëe rëndësishme që mësuesi t’ia bëj të ditur atij se e ka vënë re këtë gjë. Vështrimi apo qortimi mesy mund të jetë i mjaftueshëm ose, nëse dëshiron ta bëjë më të fortë, një shprehje e rreptë në

Page 22: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

22

fytyrë ose një pauzë gjatë shpjegimit, duke mos e ndërprerë rrjedhën e mësimit për më shumë senjë çast, do të tregojë shqetësimin dhe pakënaqësinë e tij. Studentët-mësues shpesh kanëtendencën për të mos vepruar në këtë mënyrë, ngaqë mendojnë se sjellja e keqe duhet të qortohetmë formalisht sapo të vihet re ose ngaqë ata shpresojnë që ajo mund të mos ndodhë, nëseinjorohet.Në fakt, duke dhënë shenja të këtij lloji, ata ndikojnë pozitivisht në ushtrimin ekontrollit të drejtimit të klasës.Nëse nuk veprohet kështu, lejohet të ndodhin më shpesh sjellje tëkëqija, ndërsa gatishmëria për të bërë qortime shpesh krijon një konflikt të panevojshëm.

Dallimi i mosrespektit.Kur është duke bashkëvepruar me nxënësit, mësuesi duhet të presë qënxënësit të sillen me respektin që u takon.Kështu, p.sh.nëse një nxënës është i përkulur në bankëkur i drejtohet mësuesi për ta pyetur, është normale për të që ta mbajë trupin drejt kur përgjigjet.Në të kundërt, me anë të vështrimittë tij të çuditur ose të ashpër, mësuesi mund të tregojë që nukështë i kënaqur me këtë.Kur kjo nuk është e mjaftueshme, mund ta komentojë hapur.Mungesa ekortezisë dhe e respektit ndaj mësuesit duhet të dalë në pah dhe të merren masa që të mos ketëraste të tilla, pasi ajo ndikon në formimin e nivelit të sjelljes që prisni nga nxënësit dhe tipin emarrëdhënieve qëdëshiron të vendosë mësuesi. Në të kundërt,ai vetë do të shkatërrojë autoritetine tij dhe ushtrimin e kontrollit drejtues në marrëdhëniet me nxënësit.

Lëvizja e nxënësve. Kur e lejojnë rrethanat, mësuesi duhet të mos ngurrojë të ndajë dy nxënës tëcilët nuk sillen mirë bashkë edhe pas paralajmërimit të bërë për këtë veprim. Gjithashtu ai mundt’i kërkojë një nxënësi të ulet në rreshtat e para, nga ku mund të vëzhgojë më afër sjelljet etij.Rregullimet e vendeve janë më shumë se një privilegj, sesa një e drejtë e nxënësve. Kur endjen se është i domosdoshëm një rregullim tjetër i vendosjes së nxënësve, mësuesi duhet ta bëjëatë. Ai duhet të sigurohet që të mos ketë asnjë fyerje apo lëndim.

Disiplina me anë të fjalës.Në të shumtën e rasteve mbështetet në mësimdhënien cilësore dhe nëaftësinë për të përdorur të tilla strategji që parandalojnë sjelljen e keqe.Kështu sjellja e keqetrajtohet hap pas hapi dhe për këtë strategjia më e mirë është kombinimi, shqyrtimi i shkaqeve,këshillimi dhe qortimi.

Page 23: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

23

KAPITULLI IV

4. Disiplina dhe rregulli në klasë

Disiplina ka të bëjë me rregullin, i cili është i nevojshëm në klasë për të siguruar të nxënët eefektshëm të nxënësve.Rregulli është i nevojshëm në klasë sidomos kur zhvillohen veprimtari qëndihmojnë të nxënët.Çështja më e rëndësishme që duhet të mbahet në mendje për disiplinënështë që krijimi i rregullit të nevojshëm ka të bëjë më shumë me mjeshtëritë e mësimdhënies nëpërgjithësi,sesa me korigjimin e sjelljeve jo të përshtatshme të nxënësit. Do të ishte gabim tëvlerësonim disiplinën si diçka që ka të bëjë vetëm me sjelljen e padëshirueshme të nxënësit, endarë kjo nga mësimdhënia në përgjithësi. Do të ishte gabim akoma më i rëndë nëse mësuesipërpiqet të vendosë disiplinën duke u përpjekur të imponohet dhe të ngjallë ndjenjen e frikës tenxënësit, si një mënyrë për të zvogëluar sjelljen e keqe. (Musai, 2003).Ndërmarrja e një veprimitë tillë është e padëshirueshme, jo vetëm sepse ai do ta prishë krijimin e klimës së nevojshmepozitive në klasë që ndihmon në të nxënët efikas, por edhe sepse ajo largon vëmendjen emësuesit në zhvillimin me cilësi të mësimit, si një nga mënyrat kryesore për vendosjen erregullit.

4.1. Menaxhimi i klasës

Rregulli për hir të rregullit është një synim bosh.Nuk është etike të përdoren teknikat emenaxhimit të klasës thjeshtë për të mbajtur në qetësi nxënësit. Duke qenë se menaxhimi isjelljeve problematike në klasë lidhet ngushtë me konceptin e menaxhimit në tërësi, është erëndësishme të trajtojmë në tërësi këtë koncept. Fjala menaxhim do të thotë udhëheqje, drejtim,organizim. Menaxhimi i mësimit ka të bëjë me drejtimin dhe organizimin e veprimtarive të tillatë të nxënit duke synuar që të maksimalizohet përfshirja produktive e nxënësit në mësim. Është evërtetë se mësimdhënësi përballet çdo ditë me befasi, të cilat i vijnë papritur, edhe pse ai nuk kaparashikuar raste të tilla, por se si mund t’iu shmanget ai këtyre problemeve të cilat e pengojnëzhvillimin normal të procesit mësimor, kjo varet se sa ai posedon aftësi dhe njohuri menaxhuesetë klasës, si arrin ta koordinojë dhe stabilizojë objektin si tërësi e zhvillimit të mësimit(Musai,1999).Natyrisht këto probleme janë të karakterit psiko-praktik dhe atij objektiv dhesubjektiv, veti këto të cilat i kanalizon mësimdhënësi gjatë procesit mësimor.Menaxhimi i klasësështë një nga shqetësimet kryesore të mësuesve, në veçanti për mësuesit fillestarë, po ashtu edhepër drejtuesit dhe prindërit.Studentët gjatë vëzhgimeve në praktikat mësimore, presin ngamësuesit që ata të jenë edhe menaxhues të mirë të klasave të tyre.Kur koha e klasës konsumohetme problem të menaxhimit, nxënësit nuk ndihen rehat dhe rendimenti i mësimit është iulët.Menaxhimi i mirë i klasës është një nga ndikimet më të fuqishme në të nxënë.

Page 24: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

24

4.2. Vendosja e autoritetit të mësuesit

Çelësi për të vendosur një disiplinë të mirë në klasë qëndron në atë se nxënësit të pranojnëautoritetin e mësuesit për të drejtuar dhe kontrolluar sjelljen dhe përparimin e tyre gjatë të nxënit.Veprimtaritë e të nxënit nuk do të jenë efikase me një klasë me 30-40 nxënës nëse mësuesi nuk eka autoritetin për kontroll, për të drejtuar, si dhe për të orientuar atë që po ndodhë dhe si pondodhë(Musai,2003). Të gjithë nxënësit e vënë re këtë, që në ditët e para të shkollës. Eshtë merëndësi të theksohet që ky autoritet i është dhënë mësuesit të veprojë si një drejtues i të nxënit.Sjellja e keqe e nxënësit mund të ndodhë në cdo kohë.Ajo mund të jetë e natyrave të ndryshme,duke filluar nga ajo më e lehta siç është moskushtimi i vëmendjes, e deri tek ato më serioze, siçështë goditja me grusht e një nxënësi në zënie e sipër. Autoriteti i mësuesit do të rritet nëse aiështë në gjendje të reagojë dhe ta trajtojë sjelljen e keqe me efektivitet dhe me drejtësi.

4.3. Metoda e këshillimit

Metoda e këshillimit ka të bëjë me aftësitë njohëse të nxënësve dhe u drejtohet pikërisht këtyreaftësive; kjo synon që të ushtrojë ndikim në vetëdijen e tyre me qëllim të formimit të nocioneve,gjykimeve dhe qëndrimeve etike. Kjo metodë mund të aplikohet në forma të ndryshme, nga tëcilat më të shpeshtat janë: shpjegimi, biseda etike, ligjërata për cështje të moralit dhe referatenxënësish me diskutime rreth tyre. Metoda e mësimit moral është një metodë shumë erëndësishme.(Shimllesha,1988).Pa këtë metodë nuk është e mundur të krijohet vetëdija morale enxënësve.Me zhvillimin e sferës intelektuale të njeriut, rëndësia e kësaj metode bëhet gjithnjë mëe madhe.Kjo metodë nuk mund të sigurojë vetvetiu veprime të moralshme, por është një kushtfort i nevojshëm për formimin e bindjeve morale, respektivisht të sjelljes dhe të veprimeve tëmoralshme.

4.4. Motivimi

Mossukseset e nxënësve në shkollë, nëse ata i kanë aftësitë normale, paraqiten para së gjithashpër shkak të motivacionit jo të mjaftueshëm për të mësuar (Rot,1970).Për zhvillimin emotivacionit në të mësuarit shkollor shfrytëzohen mjete të ndryshme me të cilat dëshirohet tëaktualizohen, ngjallen, motivet që janë karakteristike për individët.Nxitës të tillë për aktualizimine motiveve shumë shpesh janë falënderimet dhe shpërblimet, si edhe dënimet dhe vërejtjet. Nukështë e paarsyeshme vërejtja se në shkollë shpeshherë shfrytëzohen nxënës të atillë, të cilët jo

Page 25: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

25

vetëm që ndihmojnë, por kanë edhe rrjedhime të dëmshme. Shumë ekspertë theksojnë se nëshkollë zhvillohet me tepri dëshira për t’u dalluar mbi të tjerët.Është e arsyeshme kur theksohetse motivacioni më i dobishëm dhë më i vlefshëm për të mësuar është interesi për t’u njohur e rejadhe interesi për lëndën që mësohet.Këtë lloj të motivacionit duhet t’a zhvillojmë para së gjithash.

4.5. Qortimi

Qortimi është paralajmërim i përcaktuar gojor ose një koment nga mësuesi ndaj një nxënësi.Aitregon mospranimin e tij ndaj sjelljes së padëshirueshme. Meqë përdorimi i shqyrtimit dhekëshillimit është humbje kohe dhe logjikisht shumë i vështirë të përdoret për çdo sjellje tëpadëshirueshme që ndodhë, shpesh sjellja e keqe e trajtuar pa sukses nga strategjitëparandaluese, do të parandalohet me vërejtje. Është mirë që qortimet të përdoren me kursim(Musai,2003). Ato duhet të plotësojnë mësimdhënien cilësore në përgjithësi.Përdorimi i tepërtpakëson efektet e tyre, shkatërron krijimin e një klime pozitive në klasë.Ai përjetohet nga disanxënës, si bezdisje e mësuesit, ose si “rënie në qafë nga mësuesi”.

Përdorimi me mjeshtëri dhe sukses i qortimit përmbledh cilësitë e mëposhtme:

1. Saktësia;2. Qëndrueshmëria;3. Shprehni shqetësim;4. Theksoni atëçka kërkohet;5. Ruani ndikimin psikologjik;6. Mënjanoni konfrontimet, përplasjet;7. Kritikoni sjelljen, jo nxënësin;8. Përdorni kritikën private, më mirë se atë publike;9. Parandaloni;10. Mënjanoni vërejtjet armiqësore;11. Mënjanoni krahasimet e pandershme;12. Mos bëni kërcënime boshe;13. Mënjanoni qortimin e gjithë klasës.14. Bëni një shembull.

4.6. Ndëshkimi

Page 26: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

26

Shpesh lind pyetja, “Përse duhet t’i mësojmë fëmijët të sillen mirë? Ata e dinë se si duhet tësillen. Përse nuk mund të presim që ata të sillen mirë?”. Në të kaluarën, disiplina shkollore ështëpërqendruar kryesisht te kundërpërgjigja ndaj sjelljes së keqe të një nxënësi të caktuar, duke vënënë zbatim strategjitë ndëshkimore, duke përfshirë qortimet, heqjen e privilegjeve, dërgimet nëdrejtori, pezullimet dhe përjashtimet. Studimet kanë treguar se zbatimi i një mase ndëshkimorenuk është e dobishme, veçanërisht kur përdoret në mënyrë selektive dhe duke mos u ndërthururme strategji të tjera pozitive.

Prezantimi, modelimi dhe përforcimi i sjelljes shoqërore pozitive është një hap i rëndësishëm nëpërvojën edukative të një nxënësi. Nxënësve u tregohen pritshmëritë që ka shkolla për sjelljen etyre dhe nëse ata përgëzohen në momentin që sillen bazuar në rregulla, sjellja e tyre do tëforcohet në drejtim pozitiv. Qëllimi i ndërhyrjeve të sjelljeve pozitive në shkollë është të krijojnënjë klimë në të cilën sjellja e duhur është standardi (Unicef&Izha,2019). Ndëshkimi në thelbështë një akt formal, të cilin nxënësi është i detyruar ta përjetojë si jo të këndshëm, si njëdomethënie të ndihmës që i jepet atij për t’u sjellë mirë në të ardhmen.

Gjatë dhënies së një ndëshkimi, mësuesi duhet t’u theksojë nxënësve se përdorimi i tij, në tëvërtetë synon të ndihmojë nxënësit.Ata duhet të vlerësojnë rëndësinë dhe seriozitetin me të cilinmësuesi trajton sjelljen e keqe dhe domosdoshmërinë për t’u sjellë mirë në të ardhmen.Ështëthelbësore që nxënësi ta shohë ndëshkimin si veprim në dobi të interesit të tij dhe në asnjëmënyrë si shprehje të armiqësisë dhe keqdashjes.

Ndëshkimet kanë tri qëllime kryesore:

Shpagim: idea se drejtësia kërkon që veprimi i gabuar të ndiqet nga një ndëshkim moral, imerituar.

Frenim: idea se nxënësi ose nxënës të tjerë do të donin që në të ardhmen ta mënjanoninkëtë si sjellje të keqe, si frikë ndaj pasojave.

Riparim: idea se nxënësi do të ndihmohet ta kuptojë moralin e sjelljes së padëshiruar dhese duhet të sillet mirë, të reagojë drejtë e në mënyrë të vetëdijshme në të ardhmen.

4.6.1. Të metat e ndëshkimit

Page 27: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

27

Aspekti më i rëndësishëm i ndëshkimit, që duhet ngulitur në mendje, është se ndikimi i tij varetshumë nga përdorimi si një sanksion i rëndë, për shfaqje serioze të sjelljes së keqe, ku strategji tëtjera kanë qenë të pasuksesshme (Musai,2003). Dhënia e ndëshkimeve i detyrohet shumëpërdorimit të tyre, në një mënyrë që tregon seriozitetin me të cilin është pare sjellja epadëshirueshme. Tipi i nxënësve që mund të ndëshkohen përfshin më shumë ata që kanë më pakrespekt për autoritetin e mësuesit, vlerat dhe klimën e miqësisë e të bashkëpunimit në shkollë.

Të metat kryesore në përdorimin e ndëshkimeve janë:

Formojnë një model të papërshtatshëm për marrëdhëniet njerëzore.

Ushqejnë shqetësim dhe zemërim. Kanë efekt fillestar “tronditjeje” të shkurtër.

Nxisin nxënësit të zhvillojnë mënyra sjelljeje të tilla që të shmangin kapjen në gabim. Nuk përkrahin sjelljen e mire drejtpërdrejt, por thjesht për të ndaluar sjelljen e keqe. Nuke trajtojnë shkakun e sjelljes së keqe.

E përqendrojnë vëmendjen në sjelljen e keqe.

PËRFUNDIMI

Page 28: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

28

Procesi i menaxhimit të sjelljeve të pahijshme dhe problematike të nxënësit që si përkasin atij nëklasë, nënkupton, zakonisht, jo marrjen me emra ose më mirë të themi me emër dhe mbiemërnxënësin problematik, por trajtimin e strategjive të administrimit të sjelljes, kryesisht, në planin epërgjithsshëm nëpërmjet analizave të problematikës së sjelljes negative, që mund të lindin nëmjedisin shkollor. Qëllimi ynë është që ky proces i administrimit të sjelljeve, të kuptohet mëpërsëafërmi nga mësimdhënësi, se filozofia e menaxhimit të sjelljes së nxënësve në shkollëparaqet një problem delikat dhe të vështirë.Trajtimi i drejtë dhe adekuat që lidhet me sjelljen enxënësit, këshilla dhe ndihma për t’i mësuar nxënësit se si të sillen në të ardhmen, të kuptuaritnga ana e nxënësit pse ata janë të kufizuar në aftësitë apo liritë që kanë për të bërë një zgjedhje tëmirë të sjelljes së tyre në klasë dhe jashtë shkolle. Mësimdhënësi gjatë zhvillimit të procesitedukativo-arsimor ndeshet edhe me raste kur sjellja problematike e nxënësit është produkt ifaktorëve të streseve objektive dhe subjektive dhe nxënësi për shkaqe të ndryshme nuk i shprehdhe paraqet për të qenë i qetë dhe për ta kuptuar të tjerët, të cilët vijnë nga abuzimi i shokëve dhei më të rriturve, papunësia e prindërve, mos realizimi ose mosarritja e tërë asaj që del ngakërkesat në shkollë, angazhimi pa masë i fëmijëve në punë dhe biznesin e prindërve, humbja enjë njeriu të dashur dhe të afërt në familje, problemet dhe mosmarrëveshjet e përditshme nëfamilje, divorci prindëror, mos respektimi i kërkesave në përputhshmëri me moshën eadoleshentit etj.Këta dhe shumë faktorë tjerë që ngrisin dhe krijojnë strese ku nxënësi përjetonprirjen për të shfaqur një sjellje agresive në mjedisin e shkollës.Kjo situatë kërkon sjellje dhemenaxhim profesional duke u kuptuar në kohë dhe me përkushtim nga ana e mësimdhënësit,mund të menaxhohet me lehtësi nëpërmjet krijimit të mbështetjes së nevojshmeterapike.Angazhimi dhe ndërhyrja me kohë ndaj këtij qëndrimi, bën reduktimin e ndikimit tëfaktorit që prodhon strese dhe menjanohet drejt transformimit në një sjellje të mirë dhepozitive.Probleme paraqiten kur edhe përpos sjelljeve dhe angazhimeve, sjelljet negativevazhdojnë të jenë prezent edhe më tutje nga ana e nxënësve.Në situata të tilla kërkohet diskutimme drejtuesit e shkollës, shërbimin social-pedagogjiko-psikologjik, mësimdhënës më të vjetër,apo që i kanë mësuar më herët këta nxënës si dhe të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër mundtë ofrojnë ndihmë.

LITERATURA

Page 29: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor · (G ZRM,2010). Klasa përfaqëson një element parësor, pedagogjik dhe hapësinor tëshkollës.Si element themelor i secilit institucion arsimor,

29

Brada.R. (2008). Didaktika kibernetike, Dukagjini, Prishtinë;

Deva-Zuna Afërdita.(2003). Edukimi i parashkollorit në familje, Prishtinë;

Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, (2010). Ligji për arsimin fillor, Shkup;

Instituti Pedagogjik i Kosovës, Statovci-Shala Safete. (2014). Shkaqet e humbjes së interesimit

të nxënësve për mësim;

Kraja Musa, Pedagogjia.(2002). Shtëpia botuese e librit universitar, Tiranë;

Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies.(2003). PEGI, Tiranë;

Musai Bardhyl, “Psikologji edukimi, zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia”.(1999). Tiranë;

Pedagogjia.(1978). Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i krahinës socialiste autonome të

Kosovës;

Rot.Nikolla. Psikologjia e përgjithshme.(1970). Rilindja, Prishtinë;

Shquka Viljem, Shkollari në kërkim të vetvetes (doracak për mësues dhe

prindër).(2010).Prishtinë;

Tattum, D. P. (1982).Disruptive Pupils in Schools and Units.Chichester: John Wiley and

Sons;

Markja, A & Mastrori, E &Janaqi, G. (2015).Ndërhyrjet për sjelljet pozitive në shkollë.

Tiranë;

Walsh, K & Kiranxhiska,S&Llazarevski Gj, T.Krijimi i mjedisit për të nxënit për

shekullin XXI. Shkup.