Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore...

33
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor PUNIM DIPLOME MENAXHIMI I KLASËS DHE DISIPLINA Mentori: Kandidati/ja Prof.Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Jehona Bërdynaj Gjakovë, 2017

Transcript of Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore...

Page 1: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”Fakulteti i Edukimit

Programi: Fillor

PUNIM DIPLOME

MENAXHIMI I KLASËS DHE DISIPLINA

Mentori: Kandidati/ja

Prof.Ass. Dr. Shefqet Mulliqi Jehona Bërdynaj

Gjakovë, 2017

Page 2: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

2

MIRËNJOHJE

Një falënderim dhe një mirënjohje e veqantë për udhëheqësin e temës sime Prof. Ass.Dr. Shefqet

Mulliqi , ku ky punim është produkt i ndihmës dhe mbështetjes së tij.

Falenderoj gjithë stafin pedagogjik të Fakultetit të Edukimit " Fehmi Agani" që më dhanë

njohuri për këto vite studimi që unë sot të arrij këtu.

Një falenderim tepër të ngrohtë kam për familjen time veçanërisht falenderoj bashkëshortin tim

Gencin dhe fëmijët e mi Erën dhe Ermalin për kurajon dhe mbështetjen që më kanë ofruar në

rrugën e gjatë të arsimimit.

Përgjithmonë mirënjohëse!

Page 3: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

3

TABELA E PËRMBAJTJES

MIRËNJOHJE.............................................................................................................................. 2

Abstrakt ......................................................................................................................................... 5

Hyrje .............................................................................................................................................. 6

KAPITULLI I ............................................................................................................................... 7

1.Menaxhimi i klasës dhe karakteristikat e klasave .................................................................... 7

1.1 Menaxhuesit e nevojave të klasave ....................................................................................... 8

1.2 Ekologjia e klasave................................................................................................................ 8

1.3 Karakteristikat e klasave ....................................................................................................... 8

1.4 Nevoja për bashkëpunim....................................................................................................... 9

1.5Katër stadet e menaxhimit.................................................................................................... 10

1.6 Synimet e menaxhimit të klasës .......................................................................................... 11

KAPITULLI II............................................................................................................................ 12

2.Klima bashkëkohore dhe misioni i shkollës........................................................................... 12

2.1 Vetitë e mësuesit bashkëkohor............................................................................................ 13

KAPITULLI III .......................................................................................................................... 14

3.Fillimi dhe përfundim i mësimit............................................................................................. 14

3.1Fillimi me përpikëri.............................................................................................................. 14

3.2 Mobilizimi mendor.............................................................................................................. 15

3.3 Përfundimi I mësimit........................................................................................................... 15

KAPITULLI IV........................................................................................................................... 16

4.Motivimi I nxënësve dhe krijimi I mjedisit për të nxënë ....................................................... 16

4.1 Jokorrektësia ndaj kërkesave të nxënësve ........................................................................... 17

4.2 Mbingarkesat e planeve dhe programeve mësimore .......................................................... 18

4.3 Disiplina dhe rreptësia e tepërt në shkollë .......................................................................... 18

4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore........................................................................... 20

Page 4: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

4

KAPITULLI V ............................................................................................................................ 21

5. Disiplina dhe rregulli në klasë............................................................................................... 21

5.1 Shkaqet e sjelljes se padëshirueshme nga nxënësi .............................................................. 22

5.2 Vendosja e autoritetit të mësuesit........................................................................................ 22

5.3 Strategjitë e kontrollit të sjelljes së padëshirueshme........................................................... 23

5.4 Përdorimi I qortimit............................................................................................................. 24

KAPITULLI VI........................................................................................................................... 26

6. Përmirësimi i efektivitetit të teknikave të disiplinës pozitive ............................................... 26

6.1Sugjerime për një disiplinë pozitive..................................................................................... 26

6.2 Zgjidhja e konfliktit............................................................................................................. 28

PËRFUNDIMI ............................................................................................................................ 30

LITERATURA............................................................................................................................ 31

Page 5: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

5

Abstrakt

Menaxhimi i klasës është një nga shqetësimet kryesore të mësuesve, në mënyrë të veçantë për

mësuesit fillestar po ashtu edhe për drejtuesit dhe prindërit. Kur koha e klasës konsumohet me

probleme të menaxhimit, nxënësit nuk ndihem rehat dhe rendimenti i mësimit ështëi ulët. E

shprehur ndryshe menaxhimi i mirë i klasës është një nga ndikimet me të fuqishme në të

nxënë.Menaxhimi i mirë i klasës është një përbërës kryesor i suksesit të klasës, i mësimdhënësve

dhe i të nxënit. Për të përmbushur këto qëllime, kërkohet që mësuesit të vendosin një atmosferë

të mirë pune.

Menaxhimi është menyra se si organizohet klasa dhe ai ndikon në të gjithë klimen e klases dhe

sjelljen e nxënësve.Ky trajtim teorik në këtë punim, përfshinë kriteret më themelore që

ndërlidhen me menaxhimin e klasës

Studimi i tillë ka të bëjë me drejtimin e klasës, formimin e grupeve,fillimin dhe përfundimin e

mësimit, ekologjinë e klasave, klimën e klasës, motivimin e nxënësve, vetitë e mësimdhënësit,

komunikimi me nxënësit, mbajtja e disiplines në klasë dhe trajtesa të tjera që mund të rrjedhin

gjatë këtij trajtimi.

Fjalët kyqe: Mësues, Nxënës, Menaxhim, Disiplinë, Motivim, Qortim.

Page 6: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

6

Hyrje

Puna e mësuesit është përcaktuar si një nga detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi. Është

një punë që, për të arritur rezultate maksimale, kërkon impenjim të madh nga të tria palët; nga

mësuesi, nga prindërit dhe nga vetë nxënësit.

Menaxhimi I suksesshëm I mësimit kërkon prej mësuesit të jetë, vazhdimisht, I vëmëndshëm

dhë në veprim, për t’u siguruar se nxënësit mësojnë normalisht. Problemi kryesor me të cilin

ndeshen mësuesit është të mbajnë të përfshirë nxënësit gjatë gjithë mësimit, për të realizuar në

mënyrë të sukseseshëm objektivat e parashikuara.

Në çdo kohë mësuesi ka kërkesa të ndryshme e bashkëveprime të shumta, që e shtyjnë përpara

për veprim. Situatat mund të shfaqen nga më të ndryshmet. Për shembull, mësuesi është duke i

dhënë një detyrë një nxënësi, por, në të njëjtën kohë, një nxënës tjetër kërkon një mjet ndihmës,

gjithashtu vë re se një nxënës i tretë është duke vështruar nga dritarja dhe në të njëjtën kohë i

tërheq vëmendjen një nxënës tjetër që kërkon t’i kontrollojë detyrën

Menaxhimi i mësimit ka të bëjë me drejtimin, organizimin e veprimtarive të tilla të të nxënit

duke synuar që maksimalizohet përfshirja produktive e nxënësit në mësim.

Është e rëndësishme të theksojmë se menaxhimi i klasës fillon me zhvillimin e ndërtimit të

besimit dhe marrëdhënieve midis nxënësve. Pandjenjat e respektit dhe besimit të

ndërsjellë,mësuesi e ka të vështirë,në mos të pamundur,të kryej rolin e tij në klasë

Page 7: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

7

KAPITULLI I

1.Menaxhimi i klasës dhe karakteristikat e klasave

Fjala menaxhim do të thotë udhëheqje, drejtim, organizim, në këtë kontekst, në kuadër të

procesit mësimor.1

Menaxhimi i klasës është definuar si dispozitë dhe procedurë e nevojshme për të krijuar

dhe ruajtur një mjedis në të cilin jepen udhëzime dhe të mësuarit mund të ndodhë

Rregullat e klasës janë shpesh hapi i parë një mësuesi në menaxhimin e klasës. Mësuesit

duhet të vendosë se kush do të bëjë rregullat dhe se si ato do të mësohen nga nxënësit, ndërsa

gjithashtu duke marrë parasysh edhe se si rregullat do të perceptohen nga nxënësit.2

Pasi që vendosen rregullat, mësuesit duhet t’i monitorojnë sjelljet e nxënësve për t’u

siguruar se rregullat janë duke u ndjekur. Shumë mësues mundohen për të gjetur një mënyrë për

të monitoruar sjelljen e nxënësve. Organizatori më i dobishëm për menaxhimin e klasës është

shkalla e kontrollit që ushtron mësuesi mbi nxënësit dhe klasën.

Disa aspekte kyç të menaxhimit të klasës janë:

• Mësime të planifikuara mirë dhe interesante;

• Zhvillimi i marrëdhënieve pozitive në klasë;

• Motivimi i nxënësve për të nxënë;

• Rregullat e klasës;

• Disiplinë pozitive në klasë;

• Aftësi komunikuese të mira të mësuesit dhe nxënësve (ILO-IPEC, 2006).

1 https://sq.wikipedia.org/wiki/Menaxhimi2Anderson,C,M, & Spaulding,S.A, Using positive behavior support to design effective classrooms, Chicago 2007,

fq 16

Page 8: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

8

1.1 Menaxhuesit e nevojave të klasave

Prej shumë vitesh, disiplina konsiderohet problemi numër një në listën e problemeve me të cilat

përballohen shkollat tona.

Sjelljet, që pjesa më e madhe e problemeve e mësuesve i konsiderojnë shqetësuese, nuk janë akte

dhune, por kryesisht probleme të zakonshme mos organizimi e çoroditje, mos përfundimi të

punës, mos pjesëmarrjeje, biseda midis nxënësve, që nuk kanë lidhje me mësimin dhe mungesa

në shkollë.

1.2 Ekologjia e klasave

Fjala ekologji lidhet zakonisht me natyrën. Por edhe klasat janë sisteme ekologjike. Mjedisi i

klasës dhe banoret e këtij mjedisi, nxënësit dhe mësuesit ndërveprojnë vazhdimisht. Çdo aspekt i

sistemit ndikon tek të tjerët. Karakteristikat e klasës, objektet e mësimdhënies dhe nevojat e

nxënësve, të gjitha këto ndikojnë në administrimin e klasës.3

1.3 Karakteristikat e klasave

Klasat janë lloje të veçanta të mjediseve. Ato kanë “pasuri të veçanta që ndikojnë mbi

pjesëmarrësit, pavarësisht nga fakti se si organizohen nxënësit për të mësuar apo cila është

filozofia arsimore e mësuesve”

1. Klasat janë tëshumëpërmasave. Ato janë plot me njerëz, detyra nën presionin e

kohës.Shumë individ të gjithë sipas synimeve,parapëlqimeve dhe aftësive të ndryshme.

3 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit,Tiranë 1999, fq. 222

Page 9: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

9

2. Më këtë lidhet një karakteristikë tjetër qëështënjëkohshmëria. Gjithçka ndodh njëherazi,

kur mësuesi shpjegon një koncept, ai duhet, gjithashtu, të këtë kujdes nëse nxënësit po e

ndjekin apo jo shpjegimin.

3. Karakteristikë tjetër, menjëhershmëria, ka të bëjë me ritmin e shpejtë të jetës së

klasës.Mësuesi,në një dit të vetme ka qindra shkëmbime me nxënësit.

4. Në këtë ekzistencë të gjallë, ngjarjet janë mjaft të parashikueshme, edhe kur planet janë

bërë me kujdes kur mjeti është në vendin e duhur dhe gjithçka është gati,mësimi mund të

ndërpritet nga një defekt i papritur i një mjeti me anë të cilit po kryhet eksperimenti,matja

etj ndonjë nxënës mund të sëmuret papritur

5. Mënyra se si i trajton mësuesi këto ndërhyrje të papritura shikohet nga të gjithë, sepse

klasat janë publike, nxënësit gjithmonë mundohen të vënë re se sa “i zotiështë mësuesi”.

6. Se fundi klasat e kanë historinë e tyre, domethënia e veprimit të veçantë të mësuesit apo

nxënësit varet pjesërisht nga çka ka ndodhur më parë.Kur nxënësi hyn me vonesë për të

disatën herë,atëherë mësuesi mund të reagojë ndryshe nga hera e fundit.4

1.4 Nevoja për bashkëpunim

Asnjë veprimtari produktive nuk mund të ndodhë në një grup pa bashkëpunimin e të

gjithëanëtareve. Kjo duket më qartë në klasë. Edhe kur disa nxënës nuk marrin pjesë, ata duhet të

mos i pengojnë të tjerët të bëjnë një gjë të tillë.

Detyra themelore e administrimit për mësuesit është ta arrijë rregullin ndërmjet tërheqjes por dhe

sigurimit të bashkëpunimit tënxënësve në veprimtaritë e klasës.

Të tërheqësh bashkëpunimin e nxënësve do të thotë shumë më tepër sesa të merresh nëmënyrë

efektive me çrregullimet në sjellje. Një gjë e tillë do të thotë të planifikosh veprimtari, të bësh

gati materialet, t’i japësh nxënësit kërkesat dhe detyrat e duhura mësimore dhe të sjelljes, t’i

parashikosh problemet dhe t’i ndalosh ato përpara se të nisen, tëpërzgjedhësh dhe tëndjekësh

veprimtaritë nëmënyrë që të mbash rregullindhe ecurinë normale.

4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227

Page 10: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

10

1.5 Katër stadet e menaxhimit

1. Gjatë moshës parashkollore dhe në vitet e para të shkollës fillore fëmijët mësojnë se si të

shkojnë në shkollë. Ata socializohen në një rol të ri. Mësimdhënia e drejtpërdrejtë e

rregullave dhe e procedurave të klasës është e rëndësishme gjatë këtij stadi. Deri sa

fëmijët të zotërojnë këto rregulla bazë, do të zhvillohet më pak mësim. Fatmirësisht pjesa

më e madhe e fëmijëve të kësaj moshe janë të predisponuar të pranojnë tërriturit si figura

autoritare, d.m.th., të ndjekin mësimet e tyre dhe tëpërpiqen të përshtaten.

2. Në vitet e mëvonshme të jetës shkollore fëmijët zakonisht familjarizohen me rolin e

nxënësit, megjithëse nuk e kryejnë atë në mënyrë të përsosur. Shumë nga veprimtaritë e

përditshme të shkollës dhe të klasës behën relativisht automatike. Megjithatë, rregulla

dhe procedura të reja specifike për një veprimtari tëveçantë mund të mësohen në mënyrë

të drejtpërdrejtë.

3. Aty nga fundi i shkollës 8 vjeçare dhe fillimi i shkollës së mesme, miqësia dhe statusi

brenda grupit të bashkëmoshatarëve merr rendësi tëveçantë. Përshtatja ndaj mësuesit

mund tëzëvendësohet me përshtatjen ndaj bashkëmoshatareve. Disa nxënës fillojnë të

testojnë dhe të përcaktojnë autoritetin.

4. Në vitet e fundit të shkollës së mesme, pjesa më e madhe e nxënësve i kthehet jetës

akademike, studimit të thelluar të njohurive. Atë që vërtet janë larg saj janë shmangur me

kohë. Administrimi i klasës në këtëperiudhë përbëhet nga administrimi i përmbajtjes së

lëndës dhe materialeve që lidhen më të. Në fillim tëçdo viti mësimor, orët e para të

mësimit mund t’i kushtohen procedurave të veçanta të mësimdhënies, përdorimit të

materialeve etj.

Page 11: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

11

1.6 Synimet e menaxhimit të klasës

Rregulli për hir të rregullit është një synim bosh. Nuk është etike të përdoren teknikat e

menaxhimit të klasës thjesht për të mbajtur në qetësi nxënësit. Atëherë, pse duhet punuar kaq

shumë për të menaxhuar klasën? Ka të paktën tri arsye pse është i rëndësishëm menaxhimi:

1. Më shumë kohë për të nxënit. Nxënësit do të mësojnë vetëm atë material që e kanë

mundësi të mësojnë. Në qoftë se ora e mësimit nuk mbulon një pjesë të lëndës, nuk mund

të mendohet qënxënësit do ta mësojnë atë.

2. Një nga synimet e rëndësishme të administrimit të klasës është rritja e sasisë së minutave

që i kushtohen të nxënit. Kjo, ndonjëherë, quhet koha e lejuar.

3. Koha e shpenzuar në mënyrë aktive, duke ndjekur detyra të veçanta mësimore, shpesh

quhet koha e angazhuar ose siç quhet ndonjëherë koha e detyrës. Kështu që synimi i

dytë i administrimit të klasës ështëpërmirësimi i cilësisë së kohës që përdoret duke i

mbajtur nxënësit të angazhuar në mënyrë aktive.5

5 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 224

Page 12: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

12

KAPITULLI II

2.Klima bashkëkohore dhe misioni i shkollës

Sipas Ëilloëer, Eidell dhe Hoy (1973) shkolla bashkëkohore është një shkollë ku nxënësit

përjetojnë demokracinë, bashkëpunimin dhe ndershmërinë. Nxënësit mësojnë së bashku si një

komunitet, ata ndërveprojnë dhe ndajnë eksperiencat së bashku. Kjo shkollë e percepton të

nxënit dhe sjelljen në terma psikologjikë dhe sociologjikë. Si rezultat, nxënësit shikohen si

individë, potenciali i të cilëve mund të zhvillohet në maksimum, nëse u jepet mundësia.

Fokusi është që të krijohet një atmosferë pozitive dhe mbështetëse për të nxitur kështu

fuqinë e nxënësit. Theksi vihet te vetë disiplinimi, pra nxënësit kanë përgjegjësi për veprimet e

tyre.Nxënësit mund të shfaqin pikëpamjen e tyre, kështu mund të kujdesen për nevojat e tyre. Si

drejtuesi edhe mësuesit janë mendjehapur dhe u përgjigjen çështjeve në mënyrë objektive.Nëse

një shkollë qëndron e bashkuar si një komunitet dhe anëtarët janë të lidhur me njëritjetrin,ka të

ngjarë që në këtë shkollë të mbizotërojë një klimë pozitive .6

Institucionet e arsimit e përmbushin këtë mision vazhdimisht duke mbledhur

informacionet mbi kënaqësinë e nxënësve, të përcaktuara nga autorë të ndryshëm si një

“ndryshim gjithnjë të pranishëm në shkollë”.

Sjellja e individëve brenda një shkolle formon klimën e saj. Sjellja e drejtuesit, sjellja

emësuesve, sjellja e nxënësve dhe sjellja e prindërve konstituojnë klimën e shkollës. Për më

tepër, klima që mbizotëron në shkollë, tregon për ndërveprimin që ekziston midis drejtuesit dhe

mësuesve, mësuesve dhe mësuesve, mësuesve dhe nxënësve si dhe midis prindërve dhe shkollës.

6 Willower, D, J. Eidell , T. L & Hoy, W. K , The school and Pupil control Ideology, Educational Researsh, NewYork, 1973, fq 42

Page 13: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

13

Tipare të tjera dalluese të cilat vërehen nga këndvështrimi menaxhues, janë edhe ato të

krijimit të klimës së klasës, e që janë kompetencë e plotë e arsimtarit ose mësimdhënësit.

Ai gjithnjë duhet të tregojë vullnet, gatishmëri dhe konsistencë fizike për të kontrolluar

dhe aktivizuar subjektet në tërësi. Do të ishte konstruktive nëse mësimdhënësi shfaq gëzim,

interesim, sinqeritet dhe kënaqësi para dhe gjatë tërë orës mësimore. Madje, edhe rezultatet e

anketave të zhvilluara me nxënës, kanë nxjerrë përfundimin se nxënësit dëshirojnë që

mësimdhënësit e tyre të jenë të veshur me cilësitë e lartcekura. Definitivisht, edhe në aspektin

praktik është dëshmuar se për nxënësit janë të pranueshme të gjitha vetitë pozitive, të cilat në

njëfarë mënyre e nxisin efiçencën (gatishmërinë) e aktivizimit të nxënësve.

2.1 Vetitë e mësuesit bashkëkohor

Vetitë të cilat janë të pëlqyera dhe të pranueshme nga nxënësit, e që lënë përshtypje pozitive për

drejtuesin (arsimtarin) e tyre, janë:

1. Të jenë më të sigurt, më të përzemërt dhe më të shoqërueshëm;

2. Të veprojnë si biznesmenë;

3. Të jenë më nxitës;

4. Të përdorin më shumë kontaktin me sy;

5. Të përdorin më shumë humorin;

6. Të jenë më të qartë rreth rregullave të klasës së tyre;

Kur bëjmë fjalë për klimën e klasës, vlen të theksohet se ajo është një veti karakteristike që

dallohet apo vërehet tek mësimdhënësi, të cilën e krijon ai gjatë punës mësimore. Mjedisi i

klasës, i krijuar nga mësuesi, mund të ketë një ndikim në motivimin enxënësve, që reflektohet në

qëndrimin e tyre aktiv ndaj të nxënit. Pikërisht një mjedis i tillë përbën atë që quhet “klima

e klasës“ 7

7 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 209

Page 14: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

14

KAPITULLI III

3.Fillimi dhe përfundim i mësimit

Pavarësisht se cilat forma të punës mësimore mësimdhënësi ka vendosur t´i aplikojë gjatë

orës mësimore, ai mund të bëjë edhe kombinimin e tyre me qëllim që të nxis aktivitetin e

përgjithshëm tek nxënësit

Dy aspekte më të rëndësishme që kanë të bëjnë me fiilimin e mësimit janë përpikmëria dhe

rregullimi mendor.8

3.1Fillimi me përpikëri

Është shumë e rëndësishme dhe mjaft efektive për nxënësit, nëse arsimtari arrin me kohë ta

fillojë procesin mësimorë, madje përpikmëria, në këtë drejtim, do t´u dërgonte mesazhe

nxënësve se sa është i nevojshëm, i drejtë dhe racional, respektimi i kohës dhe orarit të mësimit.

Zakonisht minutat e parë janë periudhë e parapërgatitjes, ngase në njërën anë mësimdhënësi

shënon orën mësimore, ndërsa, në anën tjetër, nxënësit përgatisin materialin që u nevojitet gjatë

asaj ore.

Sapo vëren se kanë arritur të gjithë nxënësit, duhet të njoftojë se mësimi është gati për të

filluar. Ky ëshë një nga qastet më të rëndësishme të mësimit.Një sinjalizim i përcaktuar qartë,

ndoshta duke thënë: “Kini mendjen tani” është I nevojshëm.Nëse mësuesi nuk është I kënaqur,

pasi jo të gjithë nxënësit janë të vëmendshëm, duhet ta vënë në dukje atë. Nëse përpiqet të

vazhdojë fillimin e mësimit, kur disa nxënës nuk e kanë vëmendjen, kjo do të jetë një sinjal për

të tjerët, që të bëjnë po ashtu në të ardhmen.9

8 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 2069 Po aty, fq.207

Page 15: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

15

3.2 Mobilizimi mendor

Natyrisht që mësimi fillon sipas planit ditor të cilin e ka mësimdhënësi, dhe çdoherë për të

paraqitur qëllimin e orës ai u bën pyetje nxënësve, të cilat e ndërlidhin njësinë e kaluar me atë të

tashmen. Pra, këto janë aspekte të cilat e sigurojnë mësimdhënësin se mobilizimi mendor, nga

ana e nxënësve, tashmë është siguruar. Preferohet t`u themi nxënësve në formë pyetjeje, jemi

gati për të filluar?, kjo në njëfarë mënyre do të siguronte përgjigjen e duhur. Është e rëndësishme

që mësuesi të qëndroj në ballë të klasës dhe të flasë me zë të qartë, të përdor kontaktin me sy dhe

shikimin e vëmendshëm të nxënësve, për t’u siguruar se të gjithë e kanë vëmendjen10

3.3 Përfundimi I mësimit

Atributi themelor i mësimdhënësit është edhe përfundimi i mësimit, koha e caktuar,

shfrytëzimi i arsyeshëm dhe me mend i saj. Atëherë kur përfundon ora mësimore, përkatësisht

kur bie zilja, tek nxënësit nuk ka mësim më, nuk ka interes dhe vazhdimi i mësimit pas kësaj

kohe do të ishte joracional për mësimdhënësin dhe i padrejtë për nxënësit. Mirëpo, ai

(mësimdhënësi) duhet të programojë gjithë veprimtarinë kohore dhe të krijojë kështu hapësirë

për zbatimin e të gjitha parashikimeve të tij. Ai nuk guxon as të përfundojë orën mësimore para

se të vijë sinjali i ziles, por edhe nuk guxon ta vazhdojë atë pas përfundimit të saj.

Shtrohet pyetja, çfar të bëhet nëse njësia mësimore ka përfunduar pak minuta para se të bie

sinjali i ziljes?

Është e nevojshme të bëhet një përsëritje, përmbledhje ose rezyme e njësisë së zhvilluar, duke i

aktivizuar kështu të gjithë nxënësit. Kur të përfundojë ora mësimore duhet të merren të gjitha

mjetet mësimore me vete dhe të përshëndeten nxënësit me “Mirupafshim!”, “Ditën e mirë”,

“Suksese”, etj.11

Këto ishin aspektet dhe parimet që hyjnë në kontekstin e fillimit dhe mbarimit të orës

mësimore, veti të cilat duhet t´i planifikojë, organizojë dhe realizojë mësimdhënësi në përputhje

me hapësirën kohore

10 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 20611 Po aty, fq 207

Page 16: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

16

KAPITULLI IV

4.Motivimi I nxënësve dhe krijimi I mjedisit për të nxënë

Një prej kërkesave thelbësore të mësimdhënies bashkëkohore është realizimi i një

mësimdhënieje atraktive me nxënës në klasë, si parakusht për motivimin e duhur të nxënësve për

mësim. Motivimi jo i mjaftueshëm i nxënësve nga mësimdhënësi ndikon drejtpërdrejt në

angazhimin, përkatësisht mosangazhimin e nxënësve për mësim ose, thënë më ndryshe, ndikon

dukshëm në humbjen e interesimit të nxënësve për t’u angazhuar në procesin mësimor në klasë,

pra për të qenë aktivë gjatë këtij procesi si dhe për të treguar shenja pasiviteti në kryerjen e

detyrave të shtëpisë. Nga të gjitha konsultimet e bëra si me mësimdhënës, ashtu edhe me nxënës,

del se faktor kyç, pa dyshim i rëndësisë kryesore, është përgatitja e mësimdhënësit, performanca

e tij profesionale, thellësia e qasjes së tij njohëse ndaj njësive mësimore që i shtjellon me nxënës

në klasë, si dhe serioziteti dhe afërsia e motive me të cilën u qaset nxënësve gjatë analizës së

njësisë mësimore. Kur mësimdhënësi të ketë ndërtuar një autoritet të pakontestueshëm

profesional, një qëndrim të formuar etik dhe të dëshmojë përgjegjshmëri profesionale dhe

korrektësi ndaj nxënësve, atëherë pa dyshim se arrin edhe realizim të mësimdhënies së

suksesshme, derisa mosarritja a mosrealizimi i këtyre kritereve a cilësive ndikon në humbjen e

interesimit të nxënësve për t’u angazhuar në masën e duhur për mësim dhe rrjedhimisht edhe në

rënien e cilësisë së mësimnxënies në shkollë. Duke e ditur faktin se komunikimi është faktor

themelor për aplikimin e partneritetit në shkollë, pra si me partnerët e jashtëm, ashtu edhe për

palët e tjera të interesuara, që në një mënyrë apo në një tjetër janë të lidhura me shkollën,

atëherë shtrohet çështja e përfshirjes së këtyre faktorëve në jetën e shkollës. 12

Këtë rol e kanë drejtori së bashku me këshillin e shkollës, si organe kompetente, të cilët duhet të

përzgjedhin mënyrat sesi t’i realizojnë këta objektiva, duke bërë artikulimin e efektshëm të

qëllimeve, kërkesave dhe programeve, pra duke i informuar mësimdhënësit dhe prindërit për

strategjitë që duhet zbatuar për krijimin e një klime të favorshme dhe të një kulture të

pranueshme jo vetëm komunikuese në përputhje me kërkesat bashkë- kohore të shkollës.

12 https://rendesia-e-motivimit-nga-ana-e-mesuesit-ne-klasat-fillore

Page 17: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

17

“Komunikimi në shkollë do të thotë përfshirja e të gjithë akterëve të shkollës në procesin e

arritjes së synimeve dhe objektivave të shkollës, kështu që jo vetëm pjesë- marrja, por edhe

marrja parasysh e mendimeve të të gjithë akterëve të shkollës në lidhje me vendimet e marra në

shkollë”

Komunikimi transparent, konkret dhe i plotë është çelës për të krijuar këtë partneritet me të

gjitha organet e nevojshme, të cilat janë në interes të shkollës dhe të bashkësisë së gjerë

Prandaj që t’i kontribuohet kësaj subjektet kompetente të shkollës duhet qasur aspektit të

komunikimit me nxënës në mënyrë sa më profesionale, duke i pasur parasysh të gjithë faktorët

konstituivë të personalitetit të fëmijës në niveleve përkatëse. Udhëheqja e mirë dhe e ekuilibruar

ka rëndësi për një shkollë të suksesshme, sepse kjo reflekton drejtpërdrejt dhe mbi të gjitha në

suksesin e përgjithshëm të nxënësve dhe në arritjet dhe rezultatet e kënaqshme të tyre. Andaj

kësaj çështjeje i kushtohet rëndësi e dorës së parë, sepse nga mënyra e udhëheqjes së një

institucioni, respektivisht të një shkolle varet tërë puna dhe rezultatet e përgjithshme në mësim.

Prandaj edhe në teorinë pedagogjike i kushtohet rëndësi e veçantë kësaj çështjeje, duke i

shqyrtuar të gjithë parametrat, kërkesat dhe vlerat që duhet t’i ketë drejtori i një institucioni

shkollor, por edhe organet e tjera drejtuese të saj.13

4.1 Jokorrektësia ndaj kërkesave të nxënësve

Sjellja e mësimdhënësve në shkollë, e veçanërisht në klasë, në raport me nxënësit, ka rëndësi të

madhe, ngase qasja e tij ndaj tyre ndikon drejtpërdrejt në motivimin ose jomotivimin e tyre për

mësim. Një mësimdhënës me motiv, impulsiv a me qëndrime të ashpra ndaj nxënësve krijon

klimë jo të përshtatshme në klasë, demotivim për mësim dhe neglizhim të nxënësve ndaj

procesit mësimor dhe shkollës në përgjithësi. 14Nxënësit i spikatin këto cilësi të personalitetit të

mësimdhënësit dhe kjo ndikon në qëndrimin e tyre ndaj shkollës, prandaj s’ka dyshim se

qëndrimi i afërt, i ngrohtë dhe me takt i mësimdhënësve ndikon në afërsinë e nxënësve ndaj

shkollës, në krijimin e një klime të favorshme dhe në suksesin e përgjithshëm në mësimnxënie.

13 http://ipkmasht.rks-gov.net/wp-content/uploads/2015/11/Shkaqet-e-humbjes-se-interesimit-te-nxenesve-per-mesim.pdf

14 Karaj, Theodhori, Menaxhimi I klasës,Tiranë, 2008, fq 10

Page 18: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

18

4.2 Mbingarkesat e planeve dhe programeve mësimore

Sado që planet dhe programet mësimore, për të gjitha nivelet e sistemit arsimor, përgatiten nga

ekipe ekspertësh arsimorë, të cilat përfshijnë përmbajtjet mësimore të vlerësuara si më të mirat

dhe më të vlefshmet për nivelet përkatëse, si dhe tema të tjera plotësuese në funksion të

përplotësimit të planit dhe të programit mësimor si tërësi, është perceptim i shumicës dërrmuese

të prindërve dhe të nxënësve se ato janë të mbingarkuara. Dhe ky fakt s’do mend se ndikon

negativisht edhe në motivimin e nxënësve për shkollën dhe procesin mësimor, ngase kërkesat e

tepërta dhe mosselektimi i duhur i përmbajtjeve mësimore nga mësimdhënësit drejtpërdrejt

ndikon edhe në humbjen e interesimit të nxënësve për mësim. “Ngarkimi i programeve mësimore

me material të tepërt, që është një nga pengesat më të mëdha të realizimit të bazës shkencore në

mësim, merr kohë dhe nuk lejon thellimin e diturive, lidhjen e teorisë me praktikën, zhvillimin

dhe formimin e drejtë të koncepteve dhe përforcimin e tyre” 15

4.3 Disiplina dhe rreptësia e tepërt në shkollë

Një element tjetër, për humbjen e interesimit të nxënësve për mësim, në të vërtetë me peshë të

madhe në krijimin e një klime të përshtatshme në shkollë, është edhe disiplina e ashpër në

mjediset shkollore, përkatësisht kërkesat e shumta dhe të panevojshme në emër të ruajtjes së një

rendi në shkollë. Këto kërkesa, si për shembull, mbajtja e rregullt e uniformës a respektimi i

kujdestarive të ndryshme nga nxënësit në objektet shkollore, duke mos pasur një ndjeshmëri

tolerance, herë-herë rëndojnë klimën e përgjithshme në shkollë, sado që e tërë kjo bëhet në emër

të krijimit të një mjedisi sa më të përshtatshëm dhe të një rendi shtëpiak në shkollë.

Në këto angazhime organet drejtuese të shkollës duhet të jenë të matura dhe të tregojnë një

shkallë tolerance, ngase në të kundërtën arrihen efektet e kundërta me ato të synuara

15 Nijazi Zylfiu: “Didaktika”, Prishtinë 2001, faqe. 158

Page 19: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

19

Pjesë thelbësore e punës edukative-arsimore në shkollë është edhe komunikimi i rregullt, i

efektshëm dhe funksional në mes të mësimdhënësit dhe nxënësit, e veçanërisht me nxënësit që

tregojnë ngecje në mësimnxënie dhe me ata që paraqiten më të ndjeshëm në planin emotiv, por

edhe me fëmijë problematikë. “Vështirësitë në shtëpi ose në shkollë, pikëllimi, hidhërimi ose

zënkat me moshatarët janë shembuj kur fëmija ka problem. Fëmija duhet ta ketë dikë që kujdeset

për të, e dëgjon dhe bashkëndien me të, për të parë natyrën e ndjenjave të veta dhe për të

zgjedhur rrugën më të mirë për zgjidhjen e problemeve” . Në krejt këtë qasje duhet pasur për

bazë idenë e respektimit të dinjitetit të fëmijëve, duke e vënë interesin e tyre si prioritet të

pakontestueshëm, e në këtë kontekst edhe respektimin e mendimit të tyre si e drejtë themelore,

në mënyrë që t’i mundësohet secilit nxënës t’i shprehë mendimet e veta jo vetëm rreth mësimit,

por edhe për çështje të tjera që e mundojnë ose e preokupojnë gjatë kohës sa e vijon shkollimin.

”Mënyra e komunikimit me fëmijët mund të dërgojë porosi të respektit, të empatisë dhe të

kujdesit, porse gjithashtu mund të dërgojë edhe porosi të kundërta…Përveç kësaj, komunikimi

ynë është një model për fëmijët në komunikimin e tyre me të tjerët…” . Dhe në këtë punë

mësimdhënësi është faktori i parë që duhet qasur në mënyrë të qetë, me takt, të afërt e me

ngrohtësi, duke e bindur secilin nxënës se mendimet, vërejtjet eventuale a sugjerimet e tjera që

në çfarëdo mënyre lidhen me shkollën do të merren parasysh. Është ky aspekt i rëndësishëm i

ndërtimit të raporteve të mira mësimdhënës - nxënës, si hallkë e domosdoshme për arritjen e

rezultateve të dëshirueshme në suksesin e nxënësve dhe në cilësinë e përgjithshme të

mësimnxënies, kriter i domosdoshëm për shkollën moderne. Derisa është pikërisht mësimdhënësi

ai që ka rol të drejtpërdrejtë, të rëndësishëm gati po aq sa prindi, në ndërtimin e personalitetit të

nxënësit, në zhvillimin e tij të përgjithshëm, në kultivimin e vlerave të tij shoqërore, si

tolerancës, bashkëpunimit, vetëpërgjegjësisë etj. 16

16 Bonnie Miller: “Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit”, QPEA, Prishtinë 2003, faqe, 134

Page 20: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

20

4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore

Një faktor gjithsesi me peshë në procesin e përgjithshëm mësimor është edhe mjedisi shkollor, si

ai i brendshëm, po ashtu edhe ai jashtëshkollor. Një mjedis klase i rregulluar mirë, i pastër dhe i

pajisur me orendi të domosdoshme, me hapësirat dhe me ndriçimin e duhur, që afron

komoditetin e nevojshëm për nxënësit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në motivimin e

nxënësve për mësim dhe në klimën e përgjithshme pozitive gjatë procesit mësimor. Po kështu

mund të thuhet edhe për mjedise jashtëshkollore: një oborr i rregulluar mirë, me shtigjet për ecje,

me ulëset pushuese dhe me gjelbërimin e nevojshëm s’do mend se ndikon në krijimin e një klime

të favorshme në shkollë dhe në motivimin e nxënësve për mësim. Ishte vërejtje e përgjithshme se

përgjithësisht në shkollat tona mungon një kulturë e krijimit dhe e ruajtjes së mjediseve të

përshtatshme rreth shkollave, aspekt që në të ardhmen gjithsesi duhet kushtuar edhe rëndësi më

të madhe institucionale.17

17 Bonnie Miller: “Komunikimi me fëmijët”, QPEA, Prishtinë, 2004, faqe, 18

Page 21: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

21

KAPITULLI V

5. Disiplina dhe rregulli në klasë

“Disiplina ka të bëjë me rregullin, i cili është i nevojshëm në klasë për të siguruar një nxënie

të efektshme.” 18

Mbajtja e disiplinës në klasë varet nga mënyra se si e planifikon mësimdhënësi orën mësimore,

sa i kushton rëndësi integrimit të nxënësve në mësim dhe sa mundohet t´u shmanget

manipulimeve nga nxënësit. Kriteret metodologjike të menaxhimit të klasës nuk i preferojnë

reagimet agresive dhe qëndrimet autoritare të mësimdhënësit, kur ai dëshiron që përmes kësaj

praktike të vë disiplinën në klasë.

Shpeshherë mësimdhënësi përballet me raste të ndryshme që vijnë nga mosdisiplina e

nxënësve në klasë. Rastet e tilla nga nxënësit janë të ndryshme, p.sh.

Ngacmimi i nxënësve të tjerë,

Flet jashtë radhe dhe pa leje

Bën zhurmë duke e përplasur librin, lëvizur bangën, karrigen, etj.,

Nuk i kushtojnë vëmendje mësuesit,

Nuk i kryejnë detyrat që u caktohen gjatë orëve,

Bëjnë lëvizje nga një vend në tjetrin, i pengojnë nxënësit tjerë,

Vijnë me vonesë në mësim, etj.

Këto probleme, kanë gjasa të zbuten nëse ka cilësi në mësim dhe se si sillet mësuesi gjatë punës

mësimore. Nëse mësimdhënësi vazhdimisht insiston që verbalisht t´i qortojë sjelljet e këqija dhe

kështu të vë rregull dhe disiplinë në klasë, atëherë kjo nuk prodhon efekte pozitive, sepse bëhet

monotone. Mirëpo, shtrohet pyetja, pse nxënësit bëjnë sjellje të padëshirueshme?

Është e vërtetë se mësuesi gjithherë është i bindur se kur shkon të mbajë orën mësimore, nuk do

të ketë probleme të tilla, por vetëm ndonjë rast të jashtëzakonshëm.19

18 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 22119 Po aty, fq 222

Page 22: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

22

5.1 Shkaqet e sjelljes se padëshirueshme nga nxënësi

Nga rekomandimet e “Metodologjisë së mësimdhënies“ mësojmë se shkaqet kryesore të

sjelljes së keqe të nxënësit në klasë janë:

Mërzitja –ndodh kur mësimi apo veprimtari të ndryshme paraqiten në një mënyrë që nuk zgjojnë

interes a nuk mbajnë gjallë interest e nxënësit, ngaqë veprimtaria zgjatë shumë. `

Përpjekje mendore e zgjatur – edhe kjo mund të krijojë lodhje tek nxënësit kur veprimtaria

ështën e gjatë dhe jo e këndshme.

Kur nuk kanë aftësi për të bërë detyrën – edhe kjo është shkak i krijimit të mosdisiplinës kur

detyra është e vështirë ose kur ata janë të paqartë për kërkesat e detyrës.

Të qenët i shoqërueshëm – ky është një problem ndoshta më i shpeshtë, sepse sigurisht që çdo

nxënës ulet në bangë me nxënësin i cili i shkon për shtati, dhe në këtë mënyrë ata shpesh fillojnë

bisedën në klasë të cilën nuk e kanë përfunduar gjatë pushimeve, dhe kështu kjo bëhet shkas që e

prish rregullin në klasë.Një shkas tjetër është edhe vetëvlerësimi i ulët – janë disa nxënës të cilët

pasi e kanë të ditur se rezultati i tyre nuk është i suksesshëm dhe i kënaqshëm, atëherë ata vetëm

se kanë dëshirë të kalojnë, apo të mos e humbin vitin. Nxënësit e tillë jo vetëm që nuk tregojnë

interesim të madh për të mësuar, por edhe mund të shkaktojnë probleme dhe të prishin disiplinën

në klasë.

Vështirësi emocionale- Disa nxënës kanë problem emocionale gjë që e vështirëson bashkimin me

kërkesat e jetës në klasë dhe në shkollë. Kjo mund të ndodhë, sidomos nëse këta fëmijë lihen pas

dore në shtëpi. Të tillë nxënës mund të pësojnë ndryshime, çrregullime në qendrim dhe

vëmendjes së provokuar prej mësuesit për sjellje të keqe.20

5.2 Vendosja e autoritetit të mësuesit

Çelësi për të vendosur një disiplinë të mirë në klasë, qëndron ne atë që nxënësit të pranojnë

autoritetin e mësuesit për të drejtuar dhe kontrolluar sjelljen dhe përparimin e tyre gjatë të

20 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 223

Page 23: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

23

nxënit.të nxënit nuk do të jetë efikas në një klasë me 30-40 nxënës, nëse mësuesi nuk ka

autoritetin për kontroll, pët të drejtuar, si dhe për të orientuar atë që po ndodh dhe si po ndodh.

Mësimdhënësi duhet t´i vetëdijësojë nxënësit se ai është pjesë përbërëse e klasës, ka status,

kompetencë, kontroll dhe është ai që përballon me sukses çdo pasojë të sjelljes së keqe të

nxënësit. Mirëpo, pasi tema jonë ngërthen menaxhimin e klasës, pak më gjerësisht do të ndalemi

te mënyra e menaxhimit të sjelljes së padëshirueshme. 21

5.3 Strategjitë e kontrollit të sjelljes së padëshirueshme

Shikimi me vëmendje i klasës – si mësimdhënës duhet ta vëzhgojmë klasën dhe të shikojmë se a

ka ndokush ndonjë problem ose vështirësi, në rast se ka, atëherë duhet t´i ndihmojmë ata, por

individualisht, sepse kjo është më e suksesshme.

Qarkullimi – është e nevojshme që të kemi një dinamizëm, sa i përket qarkullimit në klasë. Në

praktikën e tillë duhet të shfrytëzohet edhe rasti për t´iu bërë pyetje nxënësve, nëse kanë ata

probleme, me qëllim të identifikimit të tyre sa më të hershëm.

Vështrimi – kjo është një strategji mjaft domethënëse. Ne duhet që vazhdimisht ti vëzhgojmë

nxënësit përmes shikimit, madje jo vetëm njërin, vetëm disa, por të gjithë nxënësit. Në këto raste

kur e vërejmë se një nxënës e ka humbur përqendrimin tek ne, atëherë atë duhet ta shikojmë pak

më tepër ose ta zgjasim shikimin ndaj tij për një kohë, me qëllim që t´i bëjmë të ditur se ai duhet

të rregullohet. Ky do të ishte një mesazh më i mirë sesa ti flasim atij drejtpërdrejt.

Pyetjet me qëllim – nëse ne dëshirojmë t´i mbajmë nxënësit të integruar në mësim, mirë do të

ishte po qe se atyre iu bëjmë pyetje, e sidomos ata të cilët janë më pak të interesuar.22

Përdorimi i afërsisë – p.sh. nëse ne jemi në ballë të klasës dhe pastaj fillojmë lëvizjen ndaj një

drejtimi të caktuar, kjo është një shenjë se ne jemi duke e vëzhguar gjithë klasën, por nëse

vërejmë se dy nxënës janë hedhur në odën e bisedës, ne mund t´u ofrohemi atyre dhe t´u

tregojmë qëllimin tonë se për çka u jemi afruar atyre. Kjo duhet të bëhet pa e ndërprerë mësimin.

21 Karaj, Theodhori, Menaxhimi I klasës,Tiranë, 2008, fq 13022 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 228

Page 24: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

24

Dallimi i sjelljes së keqe – ka raste kur ndonjë nxënës sillet keq dhe ne duhet t´ia bëjmë me dije

atij se jemi në dijeni për të. Mjafton ta vështrojmë ose ta qortojmë me sy, por nëse dëshirojmë të

bëjmë më efektiv mesazhin tonë, atëherë një shprehje e rreptë e fytyrës ose një pauzë gjatë

shpjegimit, pa e ndërprerë rrjedhën e mësimit për më shumë se një çast, mund t´i tregojmë atij

nxënësi shqetësimin dhe pakënaqësinë tonë. Unë rekomandoj si student, por edhe si

mësimdhënës të ardhshëm, të mos ngutemi në këso raste që sa më shpejtë ti zgjidhim, por një

strategji e tillë është më efektive dhe nuk lë vend për devalvime të tjera.

Lëvizja e nxënësve – në rast se vërejmë që dy nxënës nuk kalojnë mirë, bëjnë bisedë gjatë orës,

atëherë bën t´ua ndërrojmë vendet atyre edhe pse ata për një veprim të tillë, nga ana jonë, kanë

qenë të paralajmëruar më herët. Po ashtu, ne mund të kërkojmë prej tij që të ulet në rreshtat e

parë, nga ku ne më lehtë do ta vëzhgojmë atë. Natyrisht, ne duhet t´ua bëjmë me dije nxënësve të

tillë se këto parime po i bëjmë për të mirën e interesave të tyre, për t´i siguruar ata që të mos

kenë asnjë fyerje apo lëndim.

5.4 Përdorimi i qortimit

Strategjitë e mësipërme e kanë efektivitetin e tyre derisa këto raste nuk ekstremizohen, çfarë

nga mësimdhënësi kërkohet t´i evitojë ato me kohë, t´i shqyrtojë, t´u jap këshilla të suksesshme

dhe të paralajmërojë qortimin.

Si shembuj konkret të këtyre ekstraproblemeve apo oscilimeve (lëkundjeve, luhatjeve,

tundjeve), në kontekst të përdorimit me sukses të qortimit janë: nëse shohim një apo më shumë

nxënës të cilët tashmë kanë dalë nga binarët e mësimit, duhet t´i qortojmë në atë mënyrë se çfar

kërkojmë. P.sh. “Kij mendjen”, është më mirë se sa: “Mos shiko më nga dritarja.”, “Mund të

flasësh me zë më të ulët me shokun tënd” është më mirë se: “Ju këtu po bëni shumë zhurmë”.

Në këso raste duhet të ruhet edhe ndikimi psikologjik p.sh. në vend se ta vazhdojmë qortimin me

gojë, atë mund ta bëjmë edhe me shikim me sy, e zgjatim shikimin me një pauzë, dhe kjo

strategji e rritë forcën që nxënësi ta ndryshojë sjelljen. Por, nëse ne dëshirojmë t´i shmangim

konfrontimet apo përplasjet, dhe kur e shohim se qortimi ynë e ka pezmatuar dhe zemëruar

shumë nxënësin, atëherë ne mund t´i themi atij nxënësi që të qëndrojë në klasë pasi të përfundojë

Page 25: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

25

ora, me qëllim shqyrtimi dhe zgjidhje të problemeve të shfaqura.23

Gjithmonë duhet të kritikojmë sjelljen e keqe, e jo nxënësin, sepse kjo jep mesazhe se ne

kujdesemi për nxënësin dhe interesat e tij dhe, në këtë mënyrë, në të ardhmen ai mund t´i

shmanget sjelljes së keqe. P.sh. kritika e shprehur me fjalët: “Ju duhet të përqëndroheni më

shumë në punën tuaj dhe të harxhoni më pak kohë duke biseduar me të tjerët”, është më mirë

sesa: “Ju jeni dembel”.

Gjithashtu do të ishte mirë të bëjmë edhe kritika private të cilat janë më të mira se ato publike.

Është e drejt të mos bëjmë kritika boshe apo edhe të bëjmë qortimin e gjithë klasës. Kur eskalon

qortimi dhe ai nuk has në mirëkuptim, atëherë duhet të kërkojmë ndihmën e mësuesve të tjerë që

kanë përvojë në këso raste, apo edhe të ftojmë prindin e atij nxënësi, por mund ta njoftojmë edhe

drejtorinë e shkollës.24

23 Karaj, Theodhori, Menaxhimi I klasës,Tiranë, 2008, fq 14124 Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003, fq 231

Page 26: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

26

KAPITULLI VI

6. Përmirësimi i efektivitetit të teknikave të disiplinës pozitive

Në rast se një nxënës sillet keq, nevojiten teknika pozitive për të pakësuar apo eliminuar shfaqjet

e sjelljeve jo të mira. Siç kemi mësuar, sjelljet e këqia janë ato sjellje të padëshirueshme, që e

vënë fëmijën apo të tjerët në rrezik, që nuk përputhen me kërkesat e rregullave në klasë, që

ndikojnë keq në ndërveprimin pozitiv shoqëror dhe në vetëdisiplinimin e nxënësit. Në këtë

seksion përfundimtar, do të flasim më shumë se si mund të përdoren teknikat e veçanta për të

pakësuar shfaqjet e sjelljeve jo të mira apo dhe për t’i eliminuar ato.

Çfarëdo teknike që të përdoret, efektiviteti i tij mund të rritet.

• kur si ju dhe nxënësi e kuptoni qartë se ku qëndron problemi i sjelljes dhe se cilat janë pasojat

që nxënësi duhet të presë kur shfaqet kjo sjellje;

kur ju reagoni duke dhënë si fillim një masë ndëshkuese të menjëhershme, sapo shfaqet për herë

të parë një sjellje jo e mirë (në rast se thyhet një rregull, merrni masë, mos prisni);

• kur ju jepni sistematikisht masën e duhur, çdoherë që ndodh një sjellje problematike;

• kur ju jepni udhëzime dhe korrigjoni me qetësi dhe ngrohtësi; dhe

• kur ju shpjegoni arsyet për masën e dhënë për një sjellje të caktuar, që e ndihmon nxënësin të

mësojë se si të sillet dhe të përmirësojë zbatimin kudo të kërkesave të të rriturve.

6.1Sugjerime për një disiplinë pozitive

Aktualisht jo gjithmonë lind nevoja për rritjen e kërkesave të disiplinës. Shpesh disiplina e mirë

nënkupton shmangien e situatave problematike apo zgjidhjen e tyre, para se ato të dalin jashtë

kontrollit. Por si? Këtu po japim dhjetë sugjerime të vlefshme. Disa prej tyre janë të reja, kurse të

tjerat janë përmendur më parë, por le t’i shohim më në detaje.

Sjelljet jo të mira ndodhin kur një nxënës vendos vetë të mos sillet mirë. Përpara se të ndërmerrni

ndonjë veprim, bëjini vetes këto pyetje:

Page 27: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

27

A. A po bën vërtet nxënësi diçka gabim? A ekziston një problem real apo thjesht jeni lodhur dhe

ju ka humbur durimi?

• Në rast se nuk ekziston ndonjë problem real, shkarkojeni stresin tuaj mbi nxënësin dhe klasën.

• Në rast se ka ndonjë problem, kaloni te pyetja e dytë.

B. Mendoni për një çast. A është vërtet i aftë nxënësi të veprojë sipas kërkesave tuaja?

• Në rast se jo, rivlerësoni kërkesat tuaja.

• Në rast se kërkesat tuaja janë të drejta, atëherë kaloni në pyetjen tjetër.

C. A ishte i ndërgjegjshëm nxënësi në atë çast se po vepronte gabim?

• Në rast se nxënësi nuk po e kuptonte se po bënte një gabim, ndihmojeni ta kuptojë kërkesën

tuaj, përse dhe se si mund ta përmbushë atë. I ofroni ndihmë.

• Në rast se nxënësi juaj e dinte se po bënte gabim dhe e injoroi me qëllim kërkesën tuaj të

arsyeshme, atëherë ai është sjellë jo mirë. Në rast se sjellja e tij jo e mirë ishte një aksident, ajo

nuk përbën një sjellje jo të keqe.

Vereni theksin mbi anët pozitive.

Sa herë që një nxënës bën diçka të dobishme, me kujdes dhe në bashkëpunim me të tjerët, apo

tregon shenja përmirësimi, ia vini në dukje dhe përgëzojeni me fjalë. Për shembull: “Arben, më

ka bërë përshtypje rruga e zgjidhjes së problemit nga ju.” Edhe në ndonjë incident, mos gjeni

vetëm fajin; identifikoni se çfarë ishte bërë mirë e çfarë jo. Për shembull: “Artan, u treguat

shumë i sjellshëm që i lëshuat vendin shokut tuaj. T’i qëndrosh besnik një shoku ka rëndësi.

Megjithatë, unë s’mund të lejoj të rrahësh të tjerët. S’kishe mënyrë tjetër për ta zgjidhur

problemin?”.25

25http://stepbystep.org.mk/WEBprostor/Krijimi_i_mjedisit_p%C3%ABr_t%C3%AB_nx%C3%ABnit_p%C3%ABr_shekullin_XXI.pdf

Page 28: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

28

Silluni me respekt me nxënësit. Trajtojini ata ashtu siç do të donit t’ju trajtojnë. Ndihmojini të

ecin përpara. Jini udhëheqës dhe jo bos. Jini ai model mësuesi, që ju e mbani mend me dashuri

nga ditët e shkollës.

U komunikoni kërkesat që keni nxënësve tuaj në mënyrë të qartë dhe me respekt. U kujtoni

shpesh kërkesat tuaja, përpara se të ndodhë diçka dhe pasi të ndodhë ajo. Për shembull, në fillim

të vitit u thoni nxënësve: “Kur të mbarojë ora e mësimit sot dhe çdo ditë tjetër, unë dua që ju të

qëndroni pa lëvizur nga vendi, derisa t’i thërras emrin secilit. Në këtë mënyrë, gjithkush mund të

dalë i sigurtë nga klasa, pa u përplasur me tjetrin dhe unë i mësoj emrat dhe fytyrat tuaja më

shpejt.”. Ua kujtoni këtë çdo ditë nxënësve tuaj, derisa largimi me rregull të bëhet pjesë e rutinës

së klasës tuaj.

Bëni humor ose largoni vëmendjen. Jo çdo sjellje jo e mirë e bërë nga një nxënës ka nevojë të

disiplinohet. Fëmijët, njëlloj si të rriturit, lodhen, zhgënjehen ose mërziten. Disiplinimi mund të

mos funksionojë në situata të tilla. Provoni të bëni pak humor gjatë mësimit, për t’i tërhequr të

gjithë në mësim, që të mos mërziten.

6.2 Zgjidhja e konfliktit

Pavarësisht nga përpjekjet tuaja, si dhe ato që bëjnë nxënësit tuaj dhe prindërit e tyre, shpesh në

klasë ndërpritet mësimi nga konfliktet mes nxënësve dhe kjo çështje është një arsye e zakonshme

për zhvillimin e takimeve prindër – mësues (ndonëse ky nuk është kurrsesi shkaku i vetëm). Këto

konflikte mund të marrin trajtën e fyerjeve, ngacmimeve, përleshjeve, zënkave me fjalë dhe

konflikteve që lidhen me zënien për fusha loje, për marrjen e materialeve, qoftë dhe për detyrat

mësimore. Këto konflikte lindin kryesisht nga kryeneçësia dhe ato mund të përshkallëzohen

shpejt, në rast se nuk trajtohen dhe ndërmjetësohen. Një mënyrë e mirë për të minimizuar

ndërprerjet në mësim dhe sjelljet jo të mira është t’i mësojmë nxënësit se si t’i zgjidhin konfliktet

e tyre.

Page 29: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

29

Përveç zgjidhjes së problemeve që kanë lidhje me drejtimin e klasës, kjo metodë u mëson

nxënësve shprehi të dobishme, që do t’u shërbejnë atyre edhe jashtë klasës.

Studimet mbi zgjidhjen e konflikteve mes nxënësve kanë zbuluar këto çështje të rëndësishme,

si më poshtë:

(a) Konfliktet mes nxënësve ndodhin shpesh në shkolla (ndonëse rrallë konfliktet rezultojnë me

lëndime).

(b) Nxënës të pamësuar zakonisht përdorin strategji konflikti, të cilat çojnë në pasoja

shkatërruese dhe këta nxënës e injorojnë rëndësinë që ka ruajtja e marrëdhënieve të mira me të

tjerët.

(c) Programet për zgjidhjen e konfliktit dhe ndërmjetësimin mes shokëve duket se kanë dhënë

rezultat, duke u mësuar nxënësve negocimin e integruar dhe shprehitë e ndërmjetësimit.

Si mësues, roli juaj është t’i mbështesni këto procese duke i mësuar, duke u shërbyer si model

dhe duke u dhënë këshilla. Një program për zgjidhje konfliktesh jo vetëm që do të ulte kohën që

shpenzoni në klasën tuaj për zgjidhjen e konflikteve nxënës – nxënës, por ai do t’i ndihmonte

nxënësit tuaj të zhvillojnë shprehi që mund t’u shërbejnë në jetë. Zhvillimi dhe praktikimi i

vazhdueshëm i këtyre shkathtësive, si pjesë e planit të drejtimit të orës së mësimit, do të bëjnë që

këto shkathtësi të “nguliten” në mendjen e tyre dhe kjo është një gjë e mirë. Në këtë mënyrë,

shprehitë e negocimit dhe ndërmjetësimit automatizohen, kështu që nxënësit mbështeten tek ato

në mënyrë të natyrshme, sa herë që u duhet të zgjidhin apo shmangin probleme.

Page 30: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

30

PËRFUNDIMI

Menaxhimi i klases nuk është një gjë tjetër veç se zbatimi dhe përdorimi I të gjitha rregullave

dhe procedurave per sigurimin e rregullit, disiplines dhe mbarëvajtjes të mësimit ne klasë.Pra, që

menaxhimi të jetë sa më i efekteshëm duhet të zbatohen disa teknika të cilat I përmendëm më

lartë. Menaxhimi i klases ka lidhje të ngushta me sjelljen e mësuesit.Për këte mësuesi duhet te

jetë i drejtë më nxënësit të zotërojë mirë lënden, të kontrolloje emocionet e tij , te ndihmojë

nxënesit në rast nevoje ,të ndjek ecurin e nxënësve gjatë kryerjes së detyrave etj...

Disiplina luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e mësimit në klasë.Çështja më e

rëndësishme që duhet të mbahet në mendje për disiplinën është që krijimi I rregullit të

nevojshëm ka të bëjë më shumë me mjeshtëritë e mësimdhënies së sukseshme në përgjithësi,

sesa me korrigjimin e sjelljeve jo të përshtatshmë të nxënësve, Pra nësë veprimtaritë në klasë

planifikohen mirë, paraqitja e mësimit mban të përqendruar vëmendjen e nxënësve, interesin dhe

përfshirjen e plotë të tyre.

Në thelb, mësimdhënia cilësore, të cilën e trajtuam në kapitujt e mëparshëm, përbën zemren e

vendosjes së disiplinës. Sjellja e padëshirueshme e nxënësit mund të ndodhë nga koha në

kohë,edhe në orët e mësimit madje edhe mësuesve më të zotë. Do të ishte gabim nësë mësuesi do

të përpiqet të vendosë disiplinën, duke u përpjekur të imponohet, si një mënyrë për të zvogëluar

sjelljen e keqe, ndërmarrja e një veprimi të tillë do të ishte e padëshirueshme, gjithashtu një

mësues cilësor nuk duhet të përdor ndëshkime fizike, sepse kjo është e meta më e madhe që

mund ta bëjë një mësimdhënës në mësimdhënien bashkëkohorë.

Disiplina e mirë dhe krijimi i sjelljeve pozitive te nxënësit ka gjasa të kenë më shumë sukses, kur

klasa juaj dhe aktivitetet në të strukturohen ose organizohen për të nxitur frymën e

bashkëpunimit mes nxënësve dhe mes tyre, dhe ju vetë.

Page 31: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

31

LITERATURA

Anderson,C,M, & Spaulding,S.A, Using positive behavior support to design effectiveclassrooms, Chicago,2007

Karaj, Theodhori, Menaxhimi I klasës,Tiranë, 2008

Miller, Bonnie. Komunikimi me fëmijë (Doracak për prindër dhe arsimtar). Ferizaj: QPEA, 2005

Miller, Bonnie “Si të krijohet kontakti i suksesshëm me nxënësit”, QPEA, Prishtinë 2003

Musai Bardhyl, Metodologji e mësimdhënies,Tiranë 2003

Musai Bardhyl, Psikologji edukimit,Tiranë 1999

Zylfiu, Njazi, Didaktika, Prishtinë 2001

Ëilloëer, D, J. Eidell , T. L & Hoy, Ë. K , The school and Pupil control Ideology, Educational

Researsh, Neë York, 1973

Burime nga interneti

http://stepbystep.org.mk/ëEBprostor/Krijimi_i_mjedisit_p%C3%ABr_t%C3%AB_nx%C3%AB

nit_p%C3%ABr_shekullin_XXI.pdf

https://sq.ëikipedia.org/wiki/Menaxhimi

http://ëëë.academia.edu/10810124/RENDESIA_E_MOTIVIMIT_NGA_ANA_E_MESUESIT

_POSTED_BY_DETYRAIMEFALAS.TK

http://ipkmasht.rks-gov.net/ëp-content/uploads/2015/11/Shkaqet-e-humbjes-se-interesimit-te-

nxenesve-per-mesim.pdf

Page 32: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

32

Page 33: Fakulteti i Edukimit Programi: Fillor Berdynaj... · 4.4 Papërshtatshmëria e mjediseve shkollore ... 4 Musai Bardhyl, Psikologji edukimit, Tiranë 1999, fq. 227. 10 1.5 Katër stadet

33

Një ditë mësimi në praktikë ( punë në grupe)