emervendet shqip

2
55 16 Prof. Dr. Muhamet Pirraku* gazetën Shekulli, të 30 korrikut 2009, doli informata:Propozimi Berisha: Të ndryshohen qytetet me emrat sllave. Pasak- tësinë logjike në titull e sqaroi teksti hyrës: Berisha propozon ndryshimin e të gjitha toponimeve të huaja...., ndaj me gjithë zemër thirra: I lumtë! Më mirë vonë se kur- rë...! Kishin kaluar shtatë ditë që shijoja bukurinë e Plazhit të Kastriotit (ish-Veli- pojë). Kisha krijuar afërsi me shumë vendës, ua kisha dhuruar rreth 20 ekzemplarë të li- brave të mi (botime të vitit 2008), me përkushtimin ...Vëllazërisht, Kastriot (ish- Velipojë)..... Shumica absolute e vendësve, nuk kishin haber se çfarë kuptimi kishte emërtimi i vendit të tyre!?! Kjo me jepte shkas për të shpjeguar porosinë e përkush- timit tim. Tani, u qeshej fytyra dhe e la- nin veten: Nuk kemi qeveri për këso punësh të kombit....Partitë tona luftojnë vetëm për pushtet, që ua mundëson hajn- inë....!?! 31 korrik, një lexues kastriotas i Shekullit, i cilit e kishte lexuar një pjesë të librit Adem Guta... (ku flitej për inicia- tivën e Qeverisë së Mbretnisë Shqiptare (ti- monier i kërkesës - Zëvendëskryeministri edhe Ministër i Punëve Botore, prishtinasi Iljaz Agushi), në maj të vitit 1943, për heqjen e emërvendeve dhunë sllave dhe ven- dosjen e emërtimeve shqip mbi bazë të kujtesës historike e të mikrotoponimisë shqipe, më tha: Farën që e hodhët dhe po e kultivoni ju kosovarët nisi të bijë edhe në Shqipëri, nëse lejojnë politikanët e sojit Milo...!?! Vëllait kastriotas (ish-velipojar) i prem- tova se sapo të kthehem në Kosovë, punën e parë që do ta bëjë do të jetë një shkrim në përkrahje të iniciativës së Qeverisë aktuale të Tiranës për standardizimin dhe stabiliz- imin shqip të emërvendeve, me rëndësi për identitetin shqiptar të Shqipërisë Londin- eze dhe të njënisë shqiptare etnike të ndarë me kufij politikë shtetërorë dhunë ballkan- ike, evropiane e botërore ndaj tërësisë së kombit shqiptar. Dhe, pasi jetova disa ditë me këtë problem, duke u konsultuar me shumë kolegë, u përcaktova të ndalëm vetëm në tri kërkesa udhëzuese në Propozimin e Presidentit të Shqipërisë dhe në qasjet apoli- tike, hiçshkencore të historianit politikan, Paskal Milo!?! Fillimisht të nisemi nga konstatimi hyrës i gazetarit, se Qeveria shqiptare angazho- het të heqë nga përdorimi i përditshëm të gjithë fjalorin e huaj që lidhet me emërtimet e njësive vendore, siç janë fshatrat, qytetet apo edhe të vendeve të ndryshme.... Nga viti 1968 jam përpjekur, në vijimësi, të ndikojë në standardizimin shqip të emërti- meve sllave në Kosovë, ndaj nismën e Kryeministrit shqiptar mund ta quaj një fillim fatlum institucional shtetëror për fi- toren e përpjekjeve për kthimin e dinjitetit të kombit shqiptar të nëpërkëmbur nga të huajt, edhe me ndihmën e vetë shqiptarëve. E para: Kryeministri aktual (për mua nuk ka emër, është zëri i shtetit shqiptar në pritje që ëndërroj një jetë) ...ka paralajmëruar ndërmarrjen e një nisme për të bërë të mun- dur rikthimin e emërtimeve të mëparshme shqiptare për të gjitha ato vende që sot mbajnë emra të imponuar nga të huajt, që gjatë historisë kanë pushtuar vendin tonë. Kjo nuk duhet të kuptohet vetëm si lajm, është më shumë se detyrë, është amanet i atyre që luftuan dhe u flijuan për ta çliruar Shqipërinë, qoftë edhe sakate të vitit 1913, apo 1919, qoftë edhe të vitit 1944, pse jo edhe të 1990-s?!? Të gjitha qeveritë në këto hope të çlirimit të Shqipërisë e kanë pa- sur për detyrë shtetërore ndërmarrjen e një nisme si kjo e Kryeministrit aktual. Të rikujtojmë këshillën e Kantit: Sapere aude (Ki guxim)! Çlirimi i një vendi (kombi) nga pushtuesit nënkupton edhe luftën kundër të gjitha pasojave të pushtimit që prekin identitetin dhe dinjitetin e një kombi (ven- di). Së këndejmi, paralajmërimi i nismës... së Kryeministrit të Shqipërisë duhet të kup- tohet e të pranohet, nga çdo shqiptar, si përkushtim jetësor për freskimin e dinjitetit të kombit, duke pasur parasysh, gjithmonë, mësimin se Provenienca e emërtimeve është e tapisë së vendit. Sipas gazetarit të Shekullit shkas për një ndërmarrje të tillë ishte një kërkesë për emërimin e një shkolle jopublike me em- rin Logos..., me theksimin se pronarët që investojnë në arsim, emërtimet e shkol- lave duhet ti bëjnë në gjuhën shqipe. Po ashtu tabelat duhet të jenë me emra sh- qip...! Një njeri që nuk e pëlqen këtë kërkesë dhe nuk bëhet partizan fanatik për ta sendërtuat në jetën e vendit Shqipëri (qoftë Londineze dhunë ndërkombëtare, qoftë Etnike e copëtuar me dhunë ndërko- mbëtare) nuk mund të quhet shqiptar. E dyta: Kryeministri i Shqipërisë aktu- ale, saktësoi: Unë inkurajoi qeveritë ven- dore që të shohin toponimet që kanë mbe- tur që nga koha e Dushanit (pse jo edhe nga koha romake, bizantine, bullgare mes- jetare etj.-MP) dhe kanë zëvendësuar ato që ne kemi pasur.... Shikuar nga aspekti i filo- zofisë politike pragmatike, këtë hap mund ta bëjë vetëm një Burrë shteti, i cili do të hyjë në histori si reformator i qenies së sh- tetit e të kombit që përfaqëson, aq më parë kur Ai këtë nismë e projekton si projekt qeveritar afatgjatë dhe jo për fushatë par- tiake jetëshkurtër. Qeveritë lokale (komu- nale), të cilat këtë Dritë jeshile të Kryemi- nistrit nuk e marrin si Detyrë kombëtare shtetërore historike duhet ti ndëshkojë populli, sepse janë e mbetën të mallkuara nga gjaku i derdhur për lirinë e kombit sh- qiptar. E treta: Kryeministri aktual i Shqipërisë premton: ...do të rikthejmë toponimet që kanë qenë tonat në mijëvjeçar dhe janë në memorien e banorëve... Planifikimin e këtij aktiviteti kulturor, civilizues dhe komb- freskues Kryeministri i Shqipërisë e ka sh- truar drejt edhe nga aspekti shkencor: To- ponimet janë një përzierje e trashëguar nga të gjitha kohërat, prandaj, në bashkëpunim me historianët, në bashkëpunim me të gjithë komunitetet, të hulumtojnë dhe të gjejnë 1999. Dua të besoj se Qeveria aktuale e Sh- qipërisë, duke pasur timonier një Reforma- tor (që përballoi një tajfun sharjesh, për re- alizimin e Via Doloresit shqiptar (Rruga Bashkimi - Durrës Morinë), do ta kryej këtë detyrë shtetërore kombfreskuese, të cilën nuk e kryen qeveritë shqiptare nga Kabineti i Ismail Qemalit përfundimisht me Kabinetin Berisha të para Zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Fitorja më e suksesshme e këtij projekti të Qeverisë shqiptare aktuale do të arrihej nëse krerët e partive politike, partitë poli- tike (opozitare dhe nesër të atyre në push- tet), historianet, gjuhëtarët, gjeografët, et- nografet, mediet (e shkruara e televizive) dhe intelektualët në përgjithësi, siç konstatova më herët: Ta kuptojnë e ta pranojnë si përkushtim jetësor për freskimin e dinjitetit të kombit, e jo në mënyrën joshkencore, partiake inatçore, politikisht të dëmshme për ardhmërinë e shqiptarisë, të historianit poli- tikan, Dr. Paskal Milo?!? ndalemi vetën vetëm në pak marga- ritarë të historianit diplomat: Kryemi- nistri vazhdimisht po na befason me ndë- rhyrjet dhe direktivat e tij në fushën e sh- kencave albanistike(...), të cilat kërkojnë vërtetë debat dhe profesionalizëm(!?!). Vërtet, një person nuk mund të jetë spe- cialist për shumë fusha shkencore, por një Kryeministër është, thënë simbolikisht, kokë kolektive që përfaqëson kabinetin me shumë ministra e këshilltarë që nuk duhet të jenë kovaçë! Mirëpo, tendencën poli- tike çmendurake të profesor Milos e qartë- son konstatimi në vijim: Ajo që më bënë përshtypje është se z. Berisha u është rik- thyer politikave të kaluarës komuniste, kur me porosi të Enver Hoxhës, një numri fsha- trash dhe vendesh të Shqipërisë iu ndry- shuan emrat, sepse ato ishin të papaj- tueshme me ideologjinë komuniste dhe me ateizmin e regjimit. Tani, propozimi i z. Ber- isha është një version i ri i kësaj politike të vjetër dhe kërkon tashmë jo vetëm të shk- ruajë historinë bashkëkohore, sipas kon- cepteve dhe shijes së tij, por kërkon ta shtr- ijë atë thellë edhe në mesjetën e hershme dhe të mesme...(!?!) Historiani, apo politikani Milo, këtu nuk tregohet as historian as lider politik ko- mbëtar, e aq më pak kritik i drejt i dijes his- toriografike të sistemit monist komunist të Shqipërisë dhe të shoqërisë aktuale politike pluraliste të Shqipërisë. Të barazosh kërke- sat e Hoxhës dhe të Berishës, në fushën që kemi objekt interesimi, është më shumë se tek, është shtënie në qenien e ardhmërisë emrat e bukur që kanë pasur...! Vërtet, pas robërive shekullore në tokat shqiptare mbetën pak emërtim (toponime, oronime e hidronime) të prejardhjes ilire (shqipe), mbetën pak emërtime me petkun latin, shumë emërtime bizantine me petkun grek, emërtime vllahe, e me shumicë emërtime sllave (bullgare e serbe mesjetare), si dhe disa sase (gjermane) e ndonjë turke, ose të veshura me petkun lindor. Vërtet, kush i shkeli tokat shqiptare la emërtime, dhunë kjo e përkrahur nga faktori i jashtëm anti- shqiptar i Kohës së re, kurse ekzistimi i tyre në vijimësi dhe aktualisht është pasojë, në rend të parë, e paaftësive shtetëformuese e kombfreskuese të drejtuesve politikë e sh- tetërorë të Shqipërisë Londineze, frenuese edhe për hapat që mori Qeveria e Përkohs- hme e Kosovës (e Rambujesë), me 2 dhjetor

description

Emervendet shqip

Transcript of emervendet shqip

Page 1: emervendet shqip

5516

Prof. Dr. Muhamet Pirraku*

Në gazetën �Shekulli�, të 30 korrikut2009, doli informata:�Propozimi Berisha: Tëndryshohen qytetet me emrat sllave�. Pasak-tësinë logjike në titull e sqaroi teksti hyrës:�Berisha propozon ndryshimin e të gjithatoponimeve të huaja....�, ndaj me gjithëzemër thirra: �I lumtë! Më mirë vonë se kur-rë...!� Kishin kaluar shtatë ditë që shijojabukurinë e Plazhit të Kastriotit (ish-Veli-pojë). Kisha krijuar afërsi me shumë vendës,ua kisha dhuruar rreth 20 ekzemplarë të li-brave të mi (botime të vitit 2008), mepërkushtimin �...Vëllazërisht, Kastriot (ish-Velipojë)....�. Shumica absolute e vendësve,nuk kishin �haber� se çfarë kuptimi kishteemërtimi i vendit të tyre!?! Kjo me jepteshkas për të shpjeguar porosinë e përkush-timit tim. Tani, u qeshej fytyra dhe e �la-nin� veten: �Nuk kemi qeveri për kësopunësh të kombit....Partitë tona luftojnëvetëm për pushtet, që ua mundëson hajn-inë....�!?!

Më 31 korrik, një lexues kastriotas i�Shekullit�, i cilit e kishte lexuar një pjesëtë librit �Adem Guta... �(ku flitej për inicia-tivën e Qeverisë së Mbretnisë Shqiptare (ti-monier i kërkesës - Zëvendëskryeministriedhe Ministër i Punëve Botore, prishtinasiIljaz Agushi), në maj të vitit 1943, përheqjen e emërvendeve dhunë sllave dhe ven-dosjen e emërtimeve shqip mbi bazë tëkujtesës historike e të mikrotoponimisëshqipe, më tha: �Farën që e hodhët dhe po ekultivoni ju kosovarët nisi të bijë edhe nëShqipëri, nëse lejojnë politikanët e sojitMilo...!?!�

Vëllait kastriotas (ish-velipojar) i prem-tova se sapo të kthehem në Kosovë, punëne parë që do ta bëjë do të jetë një shkrim nëpërkrahje të iniciativës së Qeverisë aktualetë Tiranës për standardizimin dhe stabiliz-imin shqip të emërvendeve, me rëndësi përidentitetin shqiptar të Shqipërisë Londin-eze dhe të njënisë shqiptare etnike të ndarëme kufij politikë shtetërorë dhunë ballkan-ike, evropiane e botërore ndaj tërësisë sëkombit shqiptar. Dhe, pasi jetova disa ditëme këtë problem, duke u konsultuar meshumë kolegë, u përcaktova të ndalëm vetëmnë tri kërkesa udhëzuese në �Propozimin� ePresidentit të Shqipërisë dhe në qasjet apoli-tike, hiçshkencore të historianit politikan,Paskal Milo!?!

Fillimisht të nisemi nga konstatimi hyrësi gazetarit, se �Qeveria shqiptare angazho-het të heqë nga përdorimi i përditshëm tëgjithë fjalorin e huaj që lidhet me emërtimete njësive vendore, siç janë fshatrat, qytetetapo edhe të vendeve të ndryshme...�. Nga

viti 1968 jam përpjekur, në vijimësi, tëndikojë në standardizimin shqip të emërti-meve sllave në Kosovë, ndaj nismën eKryeministrit shqiptar mund ta quaj njëfillim fatlum institucional shtetëror për fi-toren e përpjekjeve për kthimin e dinjitetittë kombit shqiptar të nëpërkëmbur nga tëhuajt, edhe me ndihmën e vetë shqiptarëve.

E para: Kryeministri aktual (për mua nukka emër, është zëri i shtetit shqiptar në pritjeqë ëndërroj një jetë) �...ka paralajmëruarndërmarrjen e një nisme për të bërë të mun-dur rikthimin e emërtimeve të mëparshmeshqiptare për të gjitha ato vende që sotmbajnë emra të imponuar nga të huajt, qëgjatë historisë kanë pushtuar vendin tonë�.Kjo nuk duhet të kuptohet vetëm si lajm,është më shumë se detyrë, është amanet iatyre që luftuan dhe u flijuan për ta çliruarShqipërinë, qoftë edhe sakate të vitit 1913,apo 1919, qoftë edhe të vitit 1944, pse joedhe të 1990-s?!? Të gjitha qeveritë në këtohope të �çlirimit të Shqipërisë� e kanë pa-sur për detyrë shtetërore �ndërmarrjen e njënisme� si kjo e Kryeministrit aktual. Tërikujtojmë këshillën e Kantit: �Sapere aude�(Ki guxim)! Çlirimi i një vendi (kombi) ngapushtuesit nënkupton edhe luftën kundërtë gjitha pasojave të pushtimit që prekinidentitetin dhe dinjitetin e një kombi (ven-di). Së këndejmi, �paralajmërimi i nismës...�së Kryeministrit të Shqipërisë duhet të kup-tohet e të pranohet, nga çdo shqiptar, sipërkushtim jetësor për freskimin e dinjitetittë kombit, duke pasur parasysh, gjithmonë,mësimin se �Provenienca e emërtimeve ështëe tapisë së vendit�.

Sipas gazetarit të �Shekullit� �shkas� përnjë ndërmarrje të tillë ishte një kërkesë përemërimin e një shkolle �jopublike me em-rin �Logos...�, me theksimin se �pronarëtqë investojnë në arsim�, emërtimet e shkol-lave duhet t�i bëjnë �në gjuhën shqipe. Poashtu tabelat duhet të jenë me emra sh-qip...!� Një njeri që nuk e pëlqen këtëkërkesë dhe nuk bëhet partizan fanatik përta sendërtuat në jetën e vendit Shqipëri(qoftë Londineze dhunë ndërkombëtare,qoftë Etnike e copëtuar me dhunë ndërko-mbëtare) nuk mund të quhet shqiptar.

E dyta: Kryeministri i Shqipërisë aktu-ale, saktësoi: �Unë inkurajoi qeveritë ven-dore që të shohin toponimet që kanë mbe-tur që nga koha e Dushanit (pse jo edhenga koha romake, bizantine, bullgare mes-jetare etj.-MP) dhe kanë zëvendësuar ato qëne kemi pasur...�. Shikuar nga aspekti i filo-zofisë politike pragmatike, këtë hap mundta bëjë vetëm një Burrë shteti, i cili do të

hyjë në histori si reformator i qenies së sh-tetit e të kombit që përfaqëson, aq më parëkur Ai këtë nismë e projekton si projektqeveritar afatgjatë dhe jo për fushatë par-tiake jetëshkurtër. Qeveritë lokale (komu-nale), të cilat këtë Dritë jeshile të Kryemi-nistrit nuk e marrin si Detyrë kombëtareshtetërore historike duhet t�i ndëshkojëpopulli, sepse janë e mbetën të mallkuaranga gjaku i derdhur për lirinë e kombit sh-qiptar.

E treta: Kryeministri aktual i Shqipërisëpremton: �...do të rikthejmë toponimet qëkanë qenë tonat në mijëvjeçar dhe janë nëmemorien e banorëve...� Planifikimin e këtijaktiviteti kulturor, civilizues dhe komb-freskues Kryeministri i Shqipërisë e ka sh-truar drejt edhe nga aspekti shkencor: �To-ponimet janë një përzierje e trashëguar ngatë gjitha kohërat, prandaj, në bashkëpunimme historianët, në bashkëpunim me të gjithëkomunitetet, të hulumtojnë dhe të gjejnë

1999. Dua të besoj se Qeveria aktuale e Sh-qipërisë, duke pasur timonier një Reforma-tor (që përballoi një tajfun sharjesh, për re-alizimin e Via Doloresit shqiptar (Rruga�Bashkimi� - Durrës � Morinë), do ta kryejkëtë detyrë shtetërore kombfreskuese, tëcilën nuk e kryen qeveritë shqiptare ngaKabineti i Ismail Qemalit përfundimisht meKabinetin Berisha të para Zgjedhjeve të 28qershorit 2009.

Fitorja më e suksesshme e këtij projektitë Qeverisë shqiptare aktuale do të arrihejnëse krerët e partive politike, partitë poli-tike (opozitare dhe nesër të atyre në push-tet), historianet, gjuhëtarët, gjeografët, et-nografet, mediet (e shkruara e televizive) dheintelektualët në përgjithësi, siç konstatovamë herët: Ta kuptojnë e ta pranojnë sipërkushtim jetësor për freskimin e dinjitetittë kombit, e jo në mënyrën joshkencore,partiake inatçore, politikisht të dëmshme përardhmërinë e shqiptarisë, të historianit poli-tikan, Dr. Paskal Milo?!?

Të ndalemi vetën vetëm në pak �marga-ritarë� të historianit �diplomat�: �Kryemi-nistri vazhdimisht po na befason me ndë-rhyrjet dhe direktivat e tij në fushën e sh-kencave albanistike(...), të cilat kërkojnëvërtetë debat dhe profesionalizëm�(!?!).Vërtet, një person nuk mund të jetë spe-cialist për shumë fusha shkencore, por njëKryeministër është, thënë simbolikisht,kokë kolektive që përfaqëson kabinetin meshumë ministra e këshilltarë që nuk duhettë jenë �kovaçë�! Mirëpo, tendencën poli-tike çmendurake të profesor Milos e qartë-son konstatimi në vijim: �Ajo që më bënëpërshtypje është se z. Berisha u është rik-thyer politikave të kaluarës komuniste, kurme porosi të Enver Hoxhës, një numri fsha-trash dhe vendesh të Shqipërisë iu ndry-shuan emrat, sepse ato ishin të papaj-tueshme me ideologjinë komuniste dhe meateizmin e regjimit. Tani, propozimi i z. Ber-isha është një version i ri i kësaj politike tëvjetër dhe kërkon tashmë jo vetëm të shk-ruajë historinë bashkëkohore, sipas kon-cepteve dhe shijes së tij, por kërkon ta shtr-ijë atë thellë edhe në mesjetën e hershmedhe të mesme...�(!?!)

Historiani, apo politikani Milo, këtu nuktregohet as historian as lider politik ko-mbëtar, e aq më pak kritik i drejt i dijes his-toriografike të sistemit monist komunist tëShqipërisë dhe të shoqërisë aktuale politikepluraliste të Shqipërisë. Të barazosh kërke-sat e Hoxhës dhe të Berishës, në fushën qëkemi objekt interesimi, është më shumë setek, është shtënie në qenien e ardhmërisë

emrat e bukur që kanë pasur...�! Vërtet, pasrobërive shekullore në tokat shqiptarembetën pak emërtim (toponime, oronime ehidronime) të prejardhjes ilire (shqipe),mbetën pak emërtime me petkun latin,shumë emërtime bizantine me petkun grek,emërtime vllahe, e me shumicë emërtimesllave (bullgare e serbe mesjetare), si dhedisa sase (gjermane) e ndonjë turke, ose tëveshura me petkun lindor. Vërtet, kush ishkeli tokat shqiptare la emërtime, dhunëkjo e përkrahur nga faktori i jashtëm anti-shqiptar i Kohës së re, kurse ekzistimi i tyrenë vijimësi dhe aktualisht është pasojë, nërend të parë, e paaftësive shtetëformuese ekombfreskuese të drejtuesve politikë e sh-tetërorë të Shqipërisë Londineze, frenueseedhe për hapat që mori Qeveria e Përkohs-hme e Kosovës (e Rambujesë), me 2 dhjetor

Page 2: emervendet shqip

55 17

së dinjitetshme të kombit. Të them edhekëtë: Berisha, Milo, pse jo edhe Unë, jemiprodhim i enverizmit. Mohimi i qenies sateështë plëngprishje.

Historiani Milo e di se gjatë mesjetës kapasur �invazione dhe pushtime të përkohs-hme...�, si gjetkë edhe në Shqipëri, por nuke thotë se çka i sollën vendit të shqiptarëveinvadimi dhe pushtimi sllav, së paku nëfushë të onomastikës. Për lexuesin e këtijshkrimi të sjellë vetëm dy konstatime tëkujtesës shkencore, të një serbi e të një evro-piani: Shkrimtari, etnografi dhe diplomatiserb i gjakut shqiptar, Branisllav Nushiq,më 1902, shkroi: Sllavët vendeve të koloni-zuara ua ndërruan fizionominë, �duke përm-bysë ose zëvendësuar me emra të rinj tëvendeve, lumenjve dhe kodrave�, kurse his-toriani i historisë serbe, Konstantin Jireçek,më 1952, shkroi: �modifikimi (ndërrimi) iemrave antikë është kryer ose sipas rregul-lave të njohura gjuhësore, ose ashtu që emrittë vjetër i është vu kuptimi sipas tingëllim-it të ngjashëm të fjalës sllave�. Sa bukur ifle këtu një karikim i maksimës së RobertOrben-it, moto e këtij shkrimi: �Të huajtgjithmonë kanë sjellë probleme në Ballkan.Nëse nuk beson, pyetni shqiptarët!�

Dhe, derisa Kryeministri i Shqipërisëaktuale inkurajon dijetarët, pushtetet lokale,popullin që sakrifikoi për çlirimin e Sh-qipërisë, se�...do të rikthejmë toponimet qëkanë qenë tonat në mijëvjeçar dhe janë nëmemorien e banorëve...�, historiani, ish-dip-lomati që kontribuoi fuqimisht për uljen epazarit të gjakut të derdhur në Luftën Çlir-imtare (Kombëtare) të Kosovës (1997-1999),duke e quajtur �konflikt...�(!?!), siç e qua-jtën dhe e quajnë qarqet historikisht mëantishqiptare, konstatoi: �Po t�i hyjmë kësajhistorie, atëherë ne duhet të zhbëjmë jovetëm një pjesë të mirë të toponimisë aktu-ale shqiptare (siç!), por duhet t�i vëmë ka-zmën edhe fjalorit të gjuhës shqipe, ku siçdihet, ka një numër të madh fjalësh me pre-jardhje nga gjuhët e tjera...�.

Së pari, e vlen të pyesim: a mund të kon-siderohet �shqiptare� toponimia e push-tuesve: latine, bizantine, bullare, vllahe,serbe, sase, turke etj.?!? Nuk jam linguist,por kujtoj se kurrizi i një gjuhe është sin-

taksa e morfologjia dhe jo �fjalori�. Ky �kur-riz� i shqipes u ka përballuar rrebesheve tëkohës, kurse �fjalëve� të huaja, me kohë, uapatën vë �kazmën� rilindësit. Dhe, pse tëmos e vazhdonim atë traditë, siç vepruanitalianët, francezët gjermanët, anglezët,kroatët, rumunët etj. Zëvendësimi i Fjalëvetë huaja, të padëshiruara, bëhet përmesfjalëformimit. E çka i duhet shqipes një�fjalor� i huaj, mesjetar, apo i kohës së re,ose edhe i komunizmit?! Çka i duhen sh-qipes sot fjalët e huaja, këto të çmendurisëpluraliste politike shqiptare, �integruese...�kur i kemi shumë fjalë e sintagma shqipe tëperiudhës �moniste...�?!?

Por jo. Historiani alias diplomati Milo,duket se bën argatin e dreqit, si shumë sh-qiptarë gjithandej trojeve shqiptare, kurthotë se iniciativa e Kryeministrit ështëmënyrë e tij �për t�iu shmangur problemevethemelore që ka Shqipëria dhe veçanërishtvendi, përball detyrimeve serioze që duhenpërmbushur në procesin e integrimit të plotëtë Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku njënga pikat dhe standardet kryesore është dherespektimi i diversitetit kulturor, etnik dhegjuhësor dhe i trashëgimisë historike qëshpreh këtë doversitet�. Heu, heeeu!?!

Nuk dua të besoj se historiani, diplomati të �...zezës Shqypni...!� të mos e kuptojëse cila është kërkesa e �Bashkimit Europi-an� në porosinë:�respektimi i diversitetitkulturor, etnik dhe gjuhësor dhe i trashëgi-misë historike...�!?! Shkurt: BE-ja kërkonqë minoriteteve të mos u cenohet e drejtapër kultivimin e identitetit etnik dhe�trashëgimia historike�, e jo që shumicës,kombit të një vendi, t�i mohohet e drejtakombëtare dhe politike demokratike për tëhequr dorë përjetësisht nga pçrpjrkja nëvijimësi për t�u çliruar nga vargonjtë erobërisë shekullore. Nëse nuk është kësh-tu, atëherë, detyrë e historianit (shkencës)dhe e politikanit (partive politike) është tështrojnë kërkesa para BE-së dhe botës, qëEvropa dhe bashkësia ndërkombëtare nëpërgjithësi, t�i japin fund politikës antish-qiptare historike për interesa kolonialiste epushtuese të fqinjëve sllavë e grekë!

Së fundi, një pyetje mund t�u shtrohethistorianit (politikanit) Milo dhe diplo-

matëve të lagjes së tij: A ka ndonjë vend nëbotë që minoritetet, mbetje e pushtuesve,të kenë liri e të drejta më shumë se sa au-toktonët, pjesëtarë të kombit të një shteti,siç është rasti me Shqipërinë, Kosovën e metokat shqiptare të tjera nga Perandoria Os-mane deri në kohën e Berishës e të Thaçit,sot?!!! E, pse të mos kërkojmë përgjigje edhepër faktin se kur, diplomacia shqiptare, e�kosovare�, kërkoi nga BE-ja, e qeveritë evendeve fqinjë, reciprocitet për liritë e sh-qiptarëve në Greqi e gjetkë nën robërinësllave, krahasuar me liritë që kanë minori-teti grekë e minoritetet sllave, ish çifçi tëbejlerëve shqiptarë nga mesi i shek. XVI-II?!?

Historiani dhe politikani Milo, për habi,e quajti të �pamundur� realizimin e nismëssë Kryeministrisë së Shqipërisë, për kthimine emërvendeve shqip, si dhe të �objekteve tëndryshme (do të thotë të emrave të shkol-lave, të dyqaneve etj.) me dekret qeveritar,apo të një institucioni tjetër shtetëror�, ibindur se na qenkan të ngulitura �nëkujtesën e popullit�!?! Ky është një ogur ikeq. Dihet se të gjitha emërvendet dhe em-rat e institucioneve fetare në Shqipërinëaktuale dhe në tokat shqiptare, janë dhunëhistorike të vendosura �me dekret qeveritar,apo të një institucioni tjetër shtetëror�-kryesisht të kishave të huaja. E, se popullinuk do të hiqte dorë nga �kujtesa...�, kjovaret në rend të parë nga shkalla e sabotim-it të kësaj iniciative nga partitë opozitare tëetura për pushtet me çdo çmim në dëm tëqenies së kombit, por edhe nga vendosmëriae qeverisës së Shqipërisë dhe të pushtetevekomunale, vendore. Për këtë e kemi përvojëne keqe të qeverive qendrore e komunale, sidhe të partive politike të Kosovës nga viti1999 deri sot, të cilat iu shtruan kërkesavetë Serbisë për jetësimin e onomastikës sllavenë trajta të dyfishuara sllave, më të çorodi-tura se sa në kohën e Titos e të Miloshevi-qit.

Se populli i Kosovës nuk i do ato emërv-ende sllave (edhe aty ku kurrë nuk ka pasurserbë as ka sot, mjafton të shikohen tabelate vendbanimeve, të bojatisura e të shkarrav-itura si është zi e më zi, nga një dorë qënesër mund të ngrihet edhe kundër qever-isë, edhe kundër �miqve� të Kosovës, argatëtë Serbisë! Vërtet, populli e di se �Qeveria eKosovës� nuk i vuri në zbatim emërvendetqë i standardizoi dija albanistike e Kosovësnë vitet 1999-2002, për t�i qëndruar besnikkurthit ndërkombëtar ahtisaarian, që Koso-va edhe më tutje të mbetet, së paku, sferë enomenklaturës administrative, kulturore dheetnike e Serbisë.

Mirëpo, nga përmbyllja në fund të inter-vistës së Dr. Paskal Milos shihet se ky his-

torian, politikan e ish-diplomat i Shqipërisënuk ka besim në qenien e Shqipërisë si sh-tet i pavarur, as zot i vetes dhe u ka frikën�fqinjëve�, e �miqve� sikur Shqipëria t�uakishte aneksuar atyre gjymtyrët më vitale tëvendit, e jo ata Shqipërisë!?! Madje, Milo nadel edhe si një argat i një force politike, ecila përpiqet që e nesërmja e Shqipërisë tëjetë edhe me më pak identitet shqiptar -�in-tegruese rajonale�, që do të thotë sa mëshumë greke, bullgaro-maqednone, serbe,malaziase, boshnjake, pse jo edhe mishmashgabelësh!?! Ta dëgjojmë politikanin Milo:�Një deklaratë e tillë (e Kryeministrit sh-qiptar) kam përshtypje se do të ngjallë rea-gime fqinje dhe miq, të cilët këtë do tashikojnë si një përpjekje indirekte për tëeliminuar një pjesë të mirë të traditës his-torike dhe integruese rajonale�!?!!

Ta përmbyll: Nisma e Kryeministrit tëShqipërisë për standardizimin shqip të emër-vendeve dhe të mbishkrimeve të institucion-eve arsimore, kulturore dhe të bizneseve tëShqipërisë është një hap shtetëror civilizues,që do të rezultojë me freskimin e identitetitshqiptar të Shqipërisë. Një ndërmarrje të tillëe ka vë në jetë akëcili komb i çliruar ngarobëria e huaj. Ruajtja e identitetit gjuhë-sor kombëtar të akëcilit vendi të lirë siguro-het me ligj. Së këndejmi, nisma e Qeverisëaktuale të Shqipërisë, ritheksoj, duhet tëkuptohet si aktivitet shkencor, kulturor eshtetëror afatgjatë, të bëhet me kujdes,mbështetur në hulumtime shkencore të për-dorura me pjekuri politike kombëtare sh-tetërore demokratike.

Standardizimi me frymë demokratikenënkupton masën e kujdesit në përmbush-jen e shijes së akëcilës njësi të vendbanim-it, duke pasur parasysh përkatësinë etnike ecivilizuese të vendit. Me një fjalë, të shfrytë-zohet përvoja e Komisionit Qendror për Stan-dardizimin e emërvendeve në Kosovë në vitet1999-2002. Projekti të jetë detyrë shtetëroreqë bartet nga një qeveri në tjetrën, ipërkrahur, i mbështetur nga të gjitha forcatpolitike, nga shtypi, radioja dhe TV-të. Nëkëtë mënyrë, suksesi do të jetë madhështor.

Për fund do të thosha: Më me dëshirë dotë shkoja për pushimin veror të viti 2010 nëKastriot sesa në Velipojë! Porosinë e këtijshkrimi do ta ilustroja me konstatimin eDritëplotit Branko Merxhani: �Një kombekziston vetëm atëherë kur fillon të shqetë-sohet për fatin e tij�! Nisma e Kryeministritshqiptar shënon këtë fillim dhe uroj të mosmbetej si �projekti� i Ahmet Zogut i fund-viteve të �20-ta të shek. XX!

*Autori është këshilltar shkencor i degëssë Historisë në Institutin Albanologjik tëPrishtinës

Historiani dhe politikani Milo, për habi, e quajti të

�pamundur� realizimin e nismës së Kryeministrisë së

Shqipërisë, për kthimin e emërvendeve shqip, si dhe

të �objekteve të ndryshme (do të thotë të emrave të

shkollave, të dyqaneve etj.) me dekret qeveritar, apo të

një institucioni tjetër shtetëror�, i bindur se na

qenkan të ngulitura �në kujtesën e popullit�!?!