Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me...

20
Çfarë duhet të dimë për produktet e konsumit dhe produktet tregtare të përshkruara në Konventën e Minamatës Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me merkur të shtuar Shtator 2017

Transcript of Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me...

Page 1: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

Çfarë duhet të dimë për produktet e konsumit dhe produktet tregtare të përshkruara në Konventën e Minamatës

Eliminimi gradual/Pakësimi gradualEliminimi gradual/Pakësimi gradual

Produktet me merkur të shtuar

Shtator 2017

Page 2: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

Citimi i propozuar për këtë raportEvers, D.C. , D.G. Buck, S. Johnson, O. Lane, A. Sauer, and M. Taylor. 2017. Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me merkur të shtuar: Çfarë duhet të dimë për produktet e konsumit dhe produktet tregtare të përshkruara në Konventën e Minamatës. Instituti Kërkimor për Biodiversitetin. Portland, Maine. Seria e komunikimeve shkencore të BRI BRI-2017-14. 16 pp.

Rreth Institutit Kërkimor për BiodiversitetinInstituti Kërkimor për Biodiversitetin (Biodiversity Research Institute (BRI)), me qendër në Portland, Maine, SHBA, është një grup kërkimor ekologjik jofitimprurës misioni i të cilit është të vlerësojë kërcënimet e reja për faunën e egër dhe ekosistemet nëpërmjet kërkimit shkencor bashkëpunues, dhe përdorimi i rezultateve shkencore për të rritur më tej ndërgjegjësimin për mjedisin dhe për të informuar vendimmarrësit.

Rreth qendrës së “BRI” për studimet rreth merkuritStafi i “BRI” ka punuar mbi çështjen e merkurit në mjedis në 28 vitet e fundit dhe është përpjekur të mbledhë të dhëna origjinale në terren, të interpretojë rezultatet e tyre në rrugë shkencore dhe të hartojë informacionin për vendimmarrësit në një format të kuptueshëm. Për më shumë informacion vizitoni faqen: www.briloon.org/hgcenter.

Qendra për Studimet rreth Merkurit DrejtorDavid C. Evers, Ph.D., Themelues i BRI, Drejtor Ekzekutiv dhe Shkencëtar Drejtues David G. Buck, Ph.D., Ndihmës Shkencëtar i BRI

Stafi i qendrësMolly Taylor, Menaxhere e Projekteve Ndërkombëtare, Specialiste e Komunikimeve për Konventën e Minamatës Amy Sauer, kandidate për Ph.D., Drejtor i Programit “Songbird” dhe Specialist i Biomonitorimit të Merkurit Oksana Lane, M.S., Drejtore e Programit “Wetlands”, Menaxhere e Projektit “Riciklimi i Merkurit”Sarah Johnson, Menaxhere e të Dhënave për MerkurinMark Burton, Operatore e të Dhënave për Merkurin

Biodiversity Research Instituteinnovative wildlife research worldwide

www.briloon.org

MirënjohjeEditoriali dhe prodhimi: Deborah McKewAsistente Editoriali: Sarah JohnsonHarta: Sarah JohnsonFotografitë:Kopertinat: Merkuri i lëngshëm © Michael Ciranni/ shutterstockFaqja 1: Piklat e merkurit © Ventin/shutterstockFaqja 2: Bateritë © Aksana Tsishyna/shutterstockFaqja 3: Bateritë petë © uolis/123RFFaqja 4: Poçet e llambave © amasterphotographer/

shutterstockFaqja 5: Riciklimi i llambave © BRI–David BuckFaqja 6: Kremi për lëkurë © VGstockstudio/shutterstockFaqja 7: Kremi i duarve © Neamov/shutterstockFaqja 8: Lyerja e bashit të anijes © Ian Cartwright/LGPL/

Alamy Stock PhotoFaqja 9: Avioni spërkatës i bimëve © CE/stock.adobe.comFaqja 10: Termometri i thyer © AntonioFoto/

shutterstockFaqja 11: Sfingomanometrat © Anothai

Thiansawang/shutterstockFaqja 12: Pajisjet dentare © GoncharukMaks/

shutterstockFaqja 13: Dhëmb me amalgamë © Albund/dreamstime.comKopertina e pasme: Simboli Hg/iStock

Ky publikim është kontribut për Partneritetin Global për Merkurin të UNEP për reduktimin

e merkurit në sferën e produkteve.

PARTNERITETI GLOBAL PËR MERKURIN

Page 3: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

Prezantim 1

Bateritë, çelësat dhe reletë elektrike 2

Llambat fluoreshente 4

Produktet zbardhuese të lëkurës dhe produktet e tjera kozmetike 6

8

Pajisjet matëse 10

Amalgama dentare 12

Kontributet e BRI në Konventën e Minamatës për Merkurin 14

Burimet dhe referencat 15

PËRMBAJTJA

Çfarë janë produktet me merkur të shtuar?Konventa e Minamatës për Merkurin e përkufizon një produkt me merkur të shtuar si një “produkt ose përbërës produkti që përmban merkur ose një komponim merkuri që është shtuar me qëllim”.

Çfarë duhet të dini për produkteve me merkur të shtuar?Neni 4 i Konventës ndalon prodhimin, importin ose eksportin e produkteve specifike me merkur të shtuar, pas vitit 2020. Konventa kërkon gjithashtu një pakësim gradual të përdorimit të merkurit në amalgamën dentare. Kjo broshurë trajton disa prej këtyre produkteve dhe paraqet pikëpamje dhe referenca për diskutim të mëtejshëm. Përveç kësaj, ne theksojmë rëndësinë e nenit 11, i cili trajton mbetjet e merkurit.

Për çdo kategori produktesh të përmendur në këtë publikim,ne vëmë në dukje: kërkesat e Konventës së Minamatës; shembujt e vendeve që mund të kenë një shqetësim të konsiderueshëm lidhur me këto produkte ose që janë duke gjetur mënyra inovative për të trajtuar çështjet e merkurit; dhe opsionet pa merkur, sipas rastit. Ne përmendim gjithashtu projektet në zhvillim që ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të merkurit nga këto produkte, përfshirë opsionet e mundshme për menaxhimin e “fundit të jetëgjatësisë” për disa nga këto produkte.

Biocidet dhe pesticidet

Page 4: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

Qendra e BRI–Portland, Maine SHBA

Vendet ku BRI kryen vlerësimet fillestare për Konventën e Minamatës (shih listën më poshtë)

Vende projekti të grupit të punës të “BRI” - “Zero merkur”

Vende projekti të BRI-IPEN

Qendrat rajonale të Konventës së Bazelit

Legjenda

SIDS përballet me një grup unik sfidash lidhur me zbatimin e Konventës së Minamatës: (1) opsionet e kufizimeve të madhësisë së territorit për menaxhimin e shëndoshë dhe ruajtjen e mbetjeve të rrezikshme; (2) ekonomitë e ishujve që tradicionalisht mbështeten te burimet detare; dhe (3) mangësitë në të dhëna që lidhen me shëndetin e njeriut dhe ekspozimin ndaj merkurit që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Zgjidhjet e mundshme për këto sfida mund të përfshijnë zgjerimin e përgjegjësisë së prodhuesve dhe shpërndarësve dhe rritjen e ndërgjegjësimit.

Shtetet e Vogla Ishuj në Zhvillim (SIDS)

ShqipëriAzerbajxhanKepi i GjelbërÇadGjeorgjiaGuatemalëXhamajkëJordaniMaqedoniMauritiusMali i ZiNepal

Peru*Sent-Kits dhe

NevisSanta-LuçiaSao-Tome dhe

PrincipeSri-LankëSejshelleTrinidad dhe

Tobago

Vendet ku BRI po kryen aktivitete të vlerësimit fillestar për Konventën e Minamatës

*BRI ofroi ekspertizë teknike, përtej caktimeve tipike MIA.

Page 5: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

1

Në veprën e tij thelbësore “Meteorologjia”, Aristoteli shpiku termin “zhivë” për të përshkruar merkurin. Qysh nga antikiteti, njerëzimi e ka shfrytëzuar këtë metal të lëngët për karakteristikat e tij unike—është përcjellës i mirë i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si konservues. Një nga shtatë metalet e antikitetit*, merkuri historikisht është përdorur në shumë produkte konsumi dhe industriale, disa prej të cilave theksohen në këtë publikim.

Një çështje globalePërdorimi i merkurit në produktet e konsumit (dhe në shumë procese industriale) ka amplifikuar njohjen e tij si ndotës me rëndësi globale, duke prekur mjedisin dhe shëndetin e njeriut përmes rrugëve të rrezikut nga ushqimi dhe profesioni (të paraqitur në grafik).

Konventa e Minamatës për Merkurin tërheq vëmendjen e botës për efektet nga ekspozimi dhe përdorimi i përhapur i merkurit në produktet e konsumit dhe përdorimet tregtare dhe përpiqet të trajtojë “efektet e dëmshme të ndotjes nga merkuri”. Sipas Konventës së Minamatës,

që ka hyrë në fuqi më 16 gusht 2017, vendet e veçanta që bëhen palë e Konventës ngarkohen me detyrimin për të mbrojtur shëndetin e njeriut dhe mjedisin nga rreziqet e ekspozimit ndaj merkurit. Neni 4: Produktet me merkur të shtuar kërkon që produkte të caktuara të mos prodhohen, importohen apo eksportohen pas vitit 2020 (shih shtojcën A, pjesa I; përjashtimet renditen në nenin 6).

Ruajtja dhe asgjësimi i merkuritNë përgjithësi, përdorimi i produkteve të paprekura me merkur të shtuar, si p.sh. poçi i llambës, në vetvete nuk paraqet asnjë rrezik—përveçse në rastin e thyerjes ose shpimit. Megjithatë, asgjësimi i këtyre produkteve

mund të paraqesë rrezik. Pasi të ndodhet në një landfill, merkuri mund të rrjedhë ose tëavullojë në mjedis, ku ndoshta mund të futet në zinxhirin ushqimor. Avujt e merkurit të shkarkuara përmes incinerimit mund të përshkojnë distanca të gjata. Ruajtja dhe asgjësimi i produkteve me merkur të shtuar (menaxhimi i fundit të jetëgjatësisë) është një çështje komplekse dhe përbën një sfidë të madhe për shumë vende, në veçanti për Shtetet e Vogla Ishuj në Zhvillim dhe ekonomitë në tranzicion (shih dritaren përballë).

Nga Bazeli te MinamataNeni 11: Mbetjet e merkurit i Konventës së Minamatës lidhen me Konventën e Bazelit, një traktat ndërkombëtar në fuqi që prej muajit maj 1992 që fokusohet në parandalimin e lëvizjes së mbetjeve të rrezikshme ndërmjet shteteve. Konventa e Bazelit mund të japë udhëzime për menaxhimin e shëndoshë mjedisor, ruajtjen e përkohshme dhe lëvizjen ndërkufitare të merkurit dhe të komponimeve që përmbajnë merkur. Të dyja këto konventa mund t’i ndihmojnë palët të zhvillojnë e mbajnë kapacitetin e nevojshëm për menaxhimin e mbetjeve me merkur.

Merkuri: Një metal i antikitetit dhe ndotës me rëndësi globale

*Shtatë metalet e antikitetit që ndihmuan në fuqizimin e civilizimeve përfshijnë arin, argjendin, bakrin, kallajin, plumbin, hekurin dhe merkurin.

Ekspozimi i njeriut ndaj merkurit dhe efikasiteti i konventës

Pik

a f

un

do

re b

ioti

ke

Rru

ga

e e

ksp

ozi

mit

Komunitetet në risk të lartëShembuj: Shtetet e Vogla Ishuj në Zhvillim (SIDS);

komunitetet e nxjerrjes artizanale të ajrit në shkallë të vogël (ASGM); komunitetet që jetojnë në arktik

Në punë(lidhur me ASGM, prodhimi i

klor-sodës, amalgama dentare, të tjera)

Ushqimore(peshku, breshkat,

gjitarët detarë, të tjera)

Page 6: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

2

Fakte të shpejta

Kërkesat e Konventës së Minamatës:Eliminimi gradual deri më 2020 (me përjashtime)

Vendet me shqetësim të konsiderueshëm: Ato me operacionet kryesore të prodhimit të baterive; ato që importojnë bateri

Vendet lider në zgjidhjet pa merkur: Kina, vendet e BE, Japonia dhe SHBA

Alternativat realiste pa merkur: Të renditura në publikimin e OKB (shih dritaren anash)

Politika në veprim: Duke parashikuar nënshkrimin e Konventës së Minamatës, prodhuesi i baterive Rayovac

ndërmori një politikë pa merkur në shtator 2013 për të gjitha bateritë petë cilindrike që prodhohen në fabrikën e tij kryesore në Amerikën Qendrore, e cila ndodhet në Guatemalë. Ky shembull i përgjegjësisë së korporatës ka ndikim të drejtpërdrejtë në shkarkimet e mundshme të merkurit në Guatemalë dhe në gjithë rajonin ku shpërndahen këto bateri.

Merkuri i përdorur në bateri mund të përbëjë risk për shëndetin dhe mjedisin kur bateritë digjen ose

asgjësohen në landfille.

Page 7: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

3

Bateritë, çelësat dhe reletë elektrike

Pse përdoret merkuri në bateri? Qysh kur bateritë e thata me merkur u shpikën për përdorim në Luftën e Dytë Botërore, merkuri përdoret gjerësisht në shumë lloje baterish.

Merkuri frenon korrozionin, duke rritur kështu jetëgjatësinë e baterisë. Bateritë me merkur të shtuar sigurojnë gjithashtu dalje tensioni të qëndrueshëm. Këto veçori janë veçanërisht të rëndësishme në aplikime ku pajisjet elektronike portative janë kritike, si p.sh. në situata urgjencash mjekësore ose përdorime ushtarake.

Eliminimi gradual i merkurit në bateriProdhimi global i baterive me merkur është ulur ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1996, SHBA miratoi ligjin për menaxhimin e baterive të rikarikueshme dhe që përmbajnë merkur, i cili eliminoi gradualisht përdorimin e merkurit në disa bateri.

Vendet e tjera kanë filluar eliminimin gradual të përdorimit të merkurit në bateri që prej viteve ‘90. Japonia, për shembull, ndaloi prodhimin e baterive me merkur të shtuar në 1995 dhe filloi një fushatë të fortë riciklimi që vazhdon edhe sot. Direktiva e BE për bateritë është një tjetër

Alternativat për produktet me merkur të shtuar

UNEP po harton një publikim* që rendit prodhuesit dhe produktet e tyre pa merkur. Për shembull:Bateritë pa merkur: 1. bateritë petë: oksid argjendi; ajër zinku; manganez

alkalin2. bateritë cilindrike: njëpërdorimëshe karbon

zink-argjend; njëpërdorimeshe litiumiÇelësat pa merkur:1. notues: mekanik, me gjuhëz veprimi magnetike,

optik, përcjellshmëri, sonik/ultrasonik, rezistence2. animi: sferë metalike, elektrolitik, potenciometër,

mekanik, gjendje e pandryshueshme, kapacitiv

3. presioni: mekanik, gjendje e pandryshueshme4. sensitivë temperature: mekanik, gjendje e

pandryshueshme

Reletë pa merkur:

1. gjuhëz veprimi magnetike; elektro-mekanike; hibridet *Shih referencat, faqe 15

shembull i politikës për reduktimin e merkurit.

Shumica e merkurit të përdorur në këtë sektor është për bateritë petë, bateritë e vogla, të holla dhe jo të rikarikueshme që përdoren në ora dore, aparatet e dëgjimit dhe pajisje të vogla elektronike portative. Bateritë petë që përmbajnë merkur që vazhdojnë të prodhohen në sasi të mëdha përfshijnë bateritë me ajër zinku, oksid argjendi dhe oksid manganezi alkalin. Megjithatë përdorimi po bie, sepse vendet po vendosin kufizime dhe prodhuesit po zhvillojnë opsione pa merkur.

Eliminimi gradual i çelësave dhe releve me merkur të shtuarPër shkak të dendësisë së tij dhe ndjeshmërisë ndaj presionit, merkuri përdoret në çelësa dhe rele për një mori produktesh konsumi, tregtare dhe industriale, përfshirë sistemet e kontrollit automatik, pajisjet, sistemet e sigurisë, pajisjet niveluese dhe pompat. Megjithatë, sot në treg ka shumë alternativa efektive dhe përdorimi i çelësave dhe releve me merkur të shtuar po pakësohet.

Kërkesat e Konventës së MinamatësSipas nenit 4, vendeve u kërkohet të eliminojnë gradualisht prodhimin, importin dhe eksportin e merkurit në të gjitha llojet e baterive deri në 2020, me përjashtim të pilave me ajër zinku (që përdoren në aparatet e dëgjimit) dhe pilat me oksid zinku (që përdoren për kamerat ose orët e dorës), që përmbajnë me pak se dy për qind merkur. Prodhimi i shumicës së çelësave dhe releve do tëeliminohet gradualisht deri në 2020 (sipas përjashtimeve).

Page 8: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

4

Kërkesat e Konventës së Minamatës: CFL ≤ 30 W, jo më shumë se 5 mg merkur. LFL: triband ≤ 60 W jo më shumë se 5 mg; halofosfate ≤ 40 W jo më shumë se 10 mg

Disa vende me shqetësim të konsiderueshëm: Vendet më pak të zhvilluara; Shtetet e Vogla Ishuj në Zhvillim

Disa vende lider në zgjidhjet pa merkur: Vendet e BE, India, Japonia, Mauricius, Sri-Lanka, dhe SHBA

Alternativat realiste pa merkur: Llambat LED

Politika në veprim: Komuniteti i Karaibeve, një grup prej 20 vendesh që shtrihet nga Bahamasi në

Surinam dhe Gujana në Amerikën e Jugut, punon drejt integrimit ekonomik; koordinimit të politikës së huaj; zhvillimit njerëzor dhe social; dhe sigurisë për këto vende, shumica e të cilëve janë shtete ishuj. Projekti “Ndriçim me efiçencë energjie i Karaibeve”, është një nismë që mbështet vendet anëtare të përmirësojnë efiçencën e energjisë.

Ndonëse me më shumë efiçencë

energjie se llambat inkandeshente,

llambat fluoreshente kompakte

mund të përbëjnë rrezik për mjedisin

kur nuk hidhen në mënyrën e duhur.

Fakte të shpejta

Page 9: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

5

Llambat fluoreshente

Pse përdoret merkuri në këto llamba? Llamba e parë inkandeshente e Tomas Edisonit (rreth 1891) kishte merkur; që nga ky zbulim historik, merkuri është përdorur në poçet e llambave. Sot, merkuri përdoret te llambat fluoreshente që përbëhen nga një tub i izoluar qelqi i veshur me pluhur fosfori.

Llamba punon duke jonizuar avullin e merkurin brenda tubit; kjo bën që elektronet në gaz të emetojnë fotone në frekuencën ultravjollcë (UV). Drita UV përthithet nga veshja e fosforit duke bërë që ajo të ndriçojë, ose të “shndrijë”, dhe të prodhojë dritë të dukshme.

Sa merkur përdoret në çdo llambë?Llambat fluoreshente kompakte (CFL) janë llamba të vogla që përdoren shpesh në ambiente banimi; llambat fluoreshente lineare (LFL) gjenden zakonisht në objekte tregtare dhe industriale. CFL përdorin mesatarisht <5 mg merkur për llambë.

Llambat fluoreshente rtegtare përdorin deri në100 mg merkur, në varësi të madhësisë së poçit dhe llojit të fosforit brenda tubit. Konventa e Minamatës kërkon një eliminim gradual të prodhimit, importit apo eksportit të llambave

që kalojnë kufijtë e specifikuar për çdo lloj llambe.

CFL çojnë në përdorim më të ulët të merkuritPërdorimi i CFL zvogëlon kërkesën për energji elektrike, gjë e cila nga ana tjetër pakëson sasinë e merkurit të shkarkuar në mjedis nga burimet e energjisë, si p.sh. centralet elektrike me qymyr.

Cilat janë rreziqet e ekspozimit?Sidoqoftë, risku i ekspozimit ndaj merkurit në një llambë CFL kthehet në problem nëse llamba thyhet, ose përfundon e djegur ose në landfill. Riciklimi nxitet si pjesë e një programi gjithëpërfshirës për menaxhimin e ciklit të jetës së merkurit, që përfshin edhe klasifikimin në burim, menaxhimin e mbetjeve dhe asgjësimin.

Programet e shtrirjes në komunitet janë gjithashtu të rëndësishme për rritjen e ndërgjegjësimit. Në SHBA, BE dhe disa vende aziatike, shitësit me pakicë caktojnë qendra riciklimi në dyqanet e tyre për asgjësimin e sigurt dhe të përshtatshëm të llambave fluoreshente. Është e pamundur që të prodhohen CFL pa merkur. Megjithatë, efiçenca energjetike e llambave e kombinuar me rritjen e riciklimit mund të sjellë përfitime që mund të tejkalojnë riskun e ekspozimit.

Alternativat për produktet me merkur të shtuar

UNEP po harton një publikim* që rendit prodhuesit dhe produktet e tyre pa merkur. Për shembull:

Alternativat për llambat fluoreshente kompakte1. Llambat diodë dritë emetuese (LED)2. Llambat spot LED

Alternativat për llambat fluoreshente lineare1. Llambat LED lineare

Alternativat për llambat me avull merkuri me presion të lartë1. Ndriçimi industrial me LED2. Ndriçimi i jashtëm me LED

Alternativat për llambat fluoreshente me katodë të ftohtë— që përdoren për të ndriçuar shumicën e ekraneve me kristale të lëngshme (LCD) në televizorë dhe monitorë kompjuterësh

1. Ekranet LCD me njësi ndriçimi LED në sfond2. Njësitë e ndriçimit LED në sfond

*Shih referencat, faqe 15

Në disa vende janë instaluar thyerës poçesh në qendrat e riciklimit. Hapat e tjerë janë menaxhimi dhe asgjësimi i mbetjeve.

Page 10: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

Kërkesat e Konventës së Minamatës: Ndalimi i artikujve me mbi 1 ppm

Disa vende me shqetësim të konsiderueshëm: Shumica e vendeve në zhvillim në tropik

Disa vende lider në zgjidhjet pa merkur: Vendet e BE dhe SHBA

Alternativat realiste pa merkur: Të renditura në publikimin e OKB (shih dritaren anash)

Politika në veprim:Departamenti i Farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Cilësisë së jetës në Mauritius

po reagon ndaj rezultateve nga inventari kombëtar i merkurit lidhur me përqendrimet e merkurit në produktet kozmetike, veçanërisht kremrat zbardhues të lëkurës, dhe po azhurnon ligjin për farmacinë në këtë vend që të përfshijë kërkesa të reja rregullatore lidhur me përqendrimet e merkurit në këto produkte.

Produktet zbardhuese të lëkurës

mund të reklamohen edhe si kremra

antirrudhë dhe largues njollash.

Fakte të shpejta

Page 11: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

7

Produktet zbardhuese të lëkurës dhe produktet e tjera kozmetike

Pse shtohet merkuri në produktet kozmetike?Merkuri është një përbërës i zakonshëm që përdoret në sapunët dhe kremrat zbardhues të lëkurës ose kundër rrudhave, sepse kripërat e merkurit frenojnë formimin e melaninës, pigmenti që i jep ngjyrën lëkurës, flokëve dhe syve të njeriut. Produktet zbardhuese të lëkurës përdoren në mbarë botën në popullsitë me lëkurë me ngjyrë të errët, por ato reklamohen edhe si trajtime për të larguar njollat nga mosha, qukat/nishanet dhe njollat.

Sasitë gjurmë të merkurit shtohen gjithashtu në mënyrë të ligjshme në disa produkte kozmetike, si p.sh. rimeli, për shkak të veçorive të tij si konservues, duke parandaluar rritjen e baktereve dhe kërpudhave.

Rregulloret për merkurin në produktet kozmetikeAdministrata për Ushqimin dhe Barnat në SHBA (FDA) e ka ndaluar merkurin në shumicën e produkteve kozmetike që në vitin 1974. FDA ka caktuar një kufi maksimal të lejueshëm për merkurin në produktet kozmetike vetëm në sasi gjurmë (zakonisht jo më shumë se 1 ppm). Shpërndarja e kremrave dhe sapunëve me merkur të shtuar ndalohet në Bashkimin Evropian (BE) dhe në disa vende afrikane.

Sidoqoftë, shumë vende të tjera nuk kufizohen nga këto standarde dhe mund të vazhdojnë ta përfshijnë merkurin si përbërës në këto produkte kujdesi për lëkurën—që mund të blihen lehtë në internet.

Kontrolli i përbërësve Ndonëse disa vende kërkojnë etiketim të qartë dhe të saktë të përbërësve për produktet kozmetike të kujdesit për lëkurën, produktet që prodhohet në vende të tjera mund të mos e kenë listën e përbërësve, ose nëse e kanë, lista mund të jetë çorientuese.

Nëse lista e përbërësve përfshin ndonjë nga to më poshtë, ka shumë gjasa që produkti të përmbajë merkur:

• Mercurous chloride

• Calomel

• Mercuric

• Mercurio

Çdo produkt kozmetik që nuk tregon përbërësit e tij duhet parë me dyshim. Në SHBA dhe BE, ligjet kërkojnë këtë etiketim.

Rreziqet për shëndetin e njeriut dhe mjedisinSipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku kryesor shëndetësor për ata që përdorin produkte zbardhuese të lëkurës që përmbajnë merkur është dëmtimi i veshkave, por përdorimi i këtyre produkteve mund të rezultojë edhe në reaksione alergjie, irritim të lëkurës ose neurotoksicitet.

Përveç shëndetit të njeriut, rrezikohet edhe mjedisi. Merkuri në këto produkte ka gjasa të shkarkohet në ujërat e përdorur, ku ai hyn në mjedis dhe, në rrethana të caktuara, mund të shndërrohet në metil merkur dhe të absorbohet në zinxhirin ushqimor, duke ndotur ushqimin që ne hamë.

Alternativat për produktet me merkur të shtuar

UNEP po harton një publikim* që rendit prodhuesit e produkteve kozmetike pa merkur mbi bazë bote. Ky publikim, i planifikuar të dalë

në fillim të vitit 2018, përmban prodhuesit e produkteve zbardhuese të lëkurës që nuk përmbajnë merkur (sapunë dhe kremra).

*Shih referencat, faqe 15

Page 12: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

8

Kërkesat e Konventës së Minamatës: Eliminimi gradual deri më 2020

Disa vende me shqetësim të konsiderueshëm: Shtetet e Vogla Ishuj në Zhvillim dhe vendet e tjera me ekonomi të mbështetura te deti

Disa vende lider në zgjidhjet pa merkur: Vendet e BE dhe SHBA

Politika në veprim:Në Sri-Lankë, ekziston shqetësimi se anijet transoqeanike të lyera me

biocide me bazë merkuri lënë nëpër porte cifla boje me ngarkesë merkuri dhe ndoshta po krijojnë ujëra të kontaminuara. Sot në treg ekziston një gamë e gjerë biocidesh që nuk përmbajnë merkur, si p.sh. ato me bazë nga derivatet e fenoleve. Sri Lanka shpreson që këto alternativa të përdoren sa më shpejt për të zëvendësuar biocidet me bazë merkuri në bojëra. Merkuri i përdorur në bojërat për marinën

për shkak të vetive të tij kundër myshkut

filtrohet në oqean duke rrezikuar jetën e

egër dhe ekosistemet detare.

Fakte të shpejta

Page 13: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

9

Biocidet dhe pesticidet

Përdorimi i merkurit në pesticide po zbehet në mbarë botën.

Pse shtohet merkuri në bojëra?Romakët e lashtë nxirrnin cinabarin, një xeheror natyror me sulfid merkuri për pigmentin e tij të kuq të thellë (i quajtur e kuq e gjallë), të cilin e përdornin për të dekoruar poçeritë dhe artikujt e tjerë. Gjatë kohës së anijeve lundruese prej druri, rritja e gaforreve dhe e myshkut në bashin e anijes do të zvogëlonte performancën e saj (e njohur si “veshje me alga”). Vetitë e merkurit si fungicid e bëjnë atë të dobishëm si një aditiv kundër algave në bojërat për marinën.

Në histori më të vonë, prodhuesit e bojërave shtuan komponime të merkurit inorganik nëbojërat me bazë uji për të kontrolluar fermentimin e baktereve në kuti (duke vepruar si biocid), gjë që rrit kohën e ruajtjes.

Rregulloret për merkurin në bojëraNë vitin 1991, SHBA nisi një eliminim gradual të përdorimit të merkurit në bojëra. Kur u zbulua se këto produkte përbënin një kërcënim për shëndetin e njeriut, shumë vende të tjera ndoqën këtë qasje, përfshirë BE, me rregulloren për regjistrimin, vlerësimin, autorizimin dhe regjistrimin e kimikateve (REACH) që hyri në fuqi në vitin 2007. Këto nisma në thelb

zvogëluan përdorimin e bojërave që përmbanin merkur, veçanërisht në portet oqeanike pranë zonave të peshkimit që sigurojnë ushqim nga deti për komunitetet lokale.

Pse shtohet merkuri në pesticide?Historikisht, komponimet e merkurit janë përdorur zakonisht si biocide bujqësore (duke vrarë ose kontrolluar rritjen e organizmave të gjalla) për të mbrojtur kulturat e drithërave nga sëmundjet. Kjo praktikë është ndaluar gjerësisht ose është ndërprerë në mbarë botën.

Komponime të tjera të merkurit vazhdojnë të përdoren si pesticide në vende si ato të Evropës Lindore dhe Australi; pasi prodhimi i tyre është ndërprerë, mund të përdoret ende stoqet rezervë. Shumë vende kanë vendosur kufizime lidhur me prodhimin e pesticideve me merkur të shtuar, megjithatë, kufizimet nuk përfshijnë

importin/eksportin e këtyre produkteve. Palët duhet të sigurojnë që të mos eksportohen dhe as që të importohen bojëra dhe pesticide me merkur të shtuar të prodhuara kudo.

Rreziqet e biocideve dhe pesticideve për shëndetin e njeriut dhe mjedisinMerkuri në bojërat për marinën mund të filtrohet në oqeane duke përbërë rrezik për jetën në oqean. Merkuri nga pesticidet mund të filtrohet në ligatina ku mund të konvertohet në një formë më toksike të tij, metil merkur, dhe të futet në zinxhirin ushqimor.

Kërkesat e Konventës së MinamatësKonventa e Minamatës kërkon eliminimin gradual deri në 2020 të prodhimit, importit ose eksportit të biocideve dhe pesticideve që përmbajnë merkur. Konventa trajton stoqet e mëdha të merkurit dhe të kompnimeve të tij (>50 metër kub) në nenin 3: Burimet e furnizimit dhe tregtia e merkurit.

Alternativat për produktet me merkur të shtuar

UNEP po harton një publikim* që rendit prodhuesit e biocideve dhe pesticideve pa merkur.

*Shih referencat, faqe 15

Page 14: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

10

Kërkesat e Konventës së Minamatës: Eliminimi gradual deri më 2020

Disa vende me shqetësim të konsiderueshëm: Vendet më pak të zhvilluara (LDC) dhe ekonomitë në tranzicion

Disa vende lider në zgjidhjet pa merkur: Vendet e BE, Japonia dhe Norvegjia

Alternativat realiste pa merkur: Të renditura në publikimin e OKB (shih dritaren anash)

Politika në veprim:Në përgjigje të Raportit të Vlerësimit Fillestar*, të përfunduar së fundmi,

për zbatimin e Konventës së Minamatës, Mali i Zi ka identifikuar pajisjet matëse mjekësore me merkur, si termometrat dhe aparatet e ndryshme të matjes së presionit të gjakut, si një nga “produktet me merkur të shtuar” më të rëndësishëm që duhen eliminuar gradualisht. Ndërkohë që këto pajisje mbeten një qasje e dobishme dhe ekonomike për Malin e Zi, tani do të bëhen përpjekje të veçanta për të kaluar në alternativa dixhitale dhe pa merkur.

*shih faqen 14

Mbetjet nga pajisjet e thyera shpesh përfundojnë në landfille ose në incineratorët e mbetjeve, duke përbërë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

Fakte të shpejta

Page 15: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

11

Pajisjet matëse

Pse përdoret merkuri në pajisjet matëse?Presioni i ulët i avujve të merkurit e bën atë mjaft të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në presionin atmosferik, një fakt që fizikani italian Evangelista Torricelli e zbuloi në 1643 kur shpiku barometrin, përdorimi i parë i njohur i merkurit në pajisje shkencore.

13 herë më i dendur se uji, merkuri elementar është mjaft i ndjeshëm ndaj ndryshimeve shumë të vogla të presionit. Në 1714, Daniel Fahrenheit zbuloi këtë veçori unike që ishte e paçmueshme në shpikjen e tij të re —termometri me merkur.

Ndërkohë që përdorimi i merkurit në termometra ka rënë gjatë dekadave të fundit, merkuri vazhdon të përdoret në barometra dhe në shumë pajisje matëse të zakonshme, si sfingomanometër (matës i presionit të gjakut), termometra, higrometra (matës lagështie) dhe manometra (matës të presionit të gazit). Tani po shtohen në dispozicion alternativa të besueshme dhe kosto-efektive.

Alternativat për produktet me merkur të shtuar

UNEP po harton një publikim* që rendit prodhuesit dhe produktet e tyre pa merkur. Për shembull:

Barometrat pa merkur: 1. barometrat aneroidë2. barometrat dixhitalë

Higrometrat/psikrometrat pa merkur (që përdoren për të matur lagështinë në ajër ose në një gaz)

1. higrometrat/psikrometrat e mbushur me lëng2. higrometrat/psikrometrat dixhitalë

Manometrat pa merkur (që përdoren për të matur presionin e ajrit, gazit dhe ujit)

1. matës me gjilpërë/manometër i Eurdonit2. manometrat aneroidë3. manometrat dixhitalë

Termometrat pa merkur1. termometrat me lëng pa merkur (jo klinikë)2. termometrat klinikë, me lëng pa merkur3. termometrat dixhitalë (jo klinikë)4. termometrat klinikë dixhitalë

Sfingomanometrat pa merkur (që përdoren për matjen e presionit të gjakut)

1. sfingomanometrat aneroidë2. sfingomanometrat elektronikë

*Shih referencat, faqe 15

Një rrezik profesionalNëse pajisjet shkencore dhe mjekësore dhe pajisjet e tjera matëse thyhen gjatë përdorimitose asgjësimit, merkuri që ato kanë përbën rrezik për specialistët që i përdorin këto instrumente në punën e përditshme.

Një rrezik për mjedisinMbetjet mjekësore shpesh përfundojnë në landfille ose incineratorë mbetjesh, të cilat rrezikojnë mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Eliminimi gradual i merkurit në pajisjet matëseNdërgjegjësimi i konsumatorit ka ndikuar në përdorimin e këtyre instrumenteve në industrinë e kujdesit shëndetësor. Konventa e Minamatës kërkon eliminimin gradual të prodhimit, importit dhe eksportit të merkurit në pajisjet matëse shkencore deri në 2020. Tashmë disponohet opsione pa merkur (shih dritaren anash).

Produktet me merkur të shtuar që përjashtohen nga Konventa e Minamatës: Vaksinat

Timerosali përdoret si konservues në disa vaksina. Komiteti Këshillues Global dhe politika e vaksinimit e OBSH nuk rekomandojnë ndryshimin e statusit.

Djathtas: Sfingomanometër me merkur.

Page 16: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

12

Kërkesat e Konventës së Minamatës: Pakësimi gradual i përdorimit; dispozitat, si ato për nxitjen e alternativave dhe praktikave më të mira, renditen në shtojcën A, pjesa II

Disa vende me shqetësim të konsiderueshëm: Të gjitha rajonet e botës në zhvillim (Afrikë, Azi, Evropa Qendrore-Lindore, Amerika Latine)

Disa vende lider në zgjidhjet pa merkur: Vendet e BE, Japonia, Norvegjia dhe SHBA

Alternativat realiste pa merkur: Të renditura në publikimin e OKB (shih dritaren anash)

Politika në veprim:Ministria Jordaneze e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë po punojnë bashkë për nxjerrë një

direktivë/udhëzim për amalgamën dentare për të marrë masat e nevojshme për eliminimin ose reduktimin e përdorimit të amalgamës dentare; kjo u nis gjatë vlerësimit ligjor të kryer në zbatim të projektit për Vlerësimin Fillestar për Merkurin dhe ata parashikojnë që kjo masë do të kontribuojë në përmbushjen e dispozitave të Konventës së Minamatës.

Përgatitja e amalgamës dentare që

përmban merkur përbën rrezik

profesional për dentistët. Fakte të shpejta

Page 17: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

13

Pse përdoret merkuri në amalgamën dentare?Merkuri i lëngshëm i përzier me një aliazh pluhur krijon një amalgamë (50% merkur, 50% aliazh), mjaftueshëm fleksibël për t’u ngjeshur brenda dhëmbit. Mbushja mpikset shpejt dhe është e fortë për t’u rezistuar forcave të kafshimit dhe përtypjes.

Ekspozimi ndaj merkurit nga amalgama Sidoqoftë, merkuri në amalgamën dentare përbën rrezik në tre drejtime: (1) individi ekspozohet ndaj merkurit në trup; (2) dentistët që punojnë me merkurin e lëngshëm janë të ekspozuar ndaj rrezikut; dhe (3) merkuri nga amalgama dentare mund të lëshohet në ambient.

Niveli i ekspozimit i pacientëve është më i lartë gjatë vënies ose heqjes së mbushjeve që përmbajnë merkur. Ekspozimi ndaj merkurit na mbushjet ekzistuese varet nga një sërë faktorësh, si mosha (fëmijët mund të jenë më sensitivë), numri dhe madhësia e mbushjeve, zakonet e përtypjes dhe gërryerja e dhëmbëve.

Amalgama dentare

Një rrezik profesionalMe gjithë përmirësimet në teknika dhe masat e kujdesit, dentistët që përgatisin amalgamën mund të thithin avujt e merkurit. Ekspozimi mund të ndodhë edhe gjatë vendosjes dhe heqjes së mbushjeve. Sipas EPA në SHBA, dentistët kanë ekspozim më të madh sesa publiku i gjerë.

Një rrezik për mjedisinSipas OBSH, sasia e merkurit dentar që futet në mjedis është e konsiderueshme ose si rezultat i praktikave të papërshtatshme të menaxhimit të mbetjeve, nga djegia, shkarkimet klinike dentare, mbetjet nga njeriu, ose si mbushje të humbura. Sipas Komisionit Evropian, amalgama dentare përbën përdorimin e dytë më të madh të merkurit në BE (industria e klor-sodës është më e madhja).

Po ashtu, EPA në SHBA raporton se klinikat dentare janë burimi i vetëm më i madh i merkurit në impiantet e trajtimit të ujërave të përdorura në SHBA, ndonëse shumica e klinikave dentare në SHBA përdor aktualisht sisteme të filtrimit të ujit. Amalgama bëhet pjesë e llumit të ujit të përdorur, i cili më pas mund të asgjësohet: (1) në landfille, ku merkuri

mund të shkarkohet në ujëra nëntokësore ose ajër; (2) përmes djegies, gjatë së cilës merkuri shkarkohet në ajër; dhe (3) si aditiv për pleh fertilizues. Për shkak të këtyre shqetësimeve, po rritet përdorimi i materialeve alternative.

Kërkesat e Konventës së Minamatës 9 dispozita në konventë parashikojnë udhëzime për pakësimin gradual të përdorimit të amalgamës dentare. Vendeve u kërkohet të miratojnë dy ose më shumë dispozita (p.sh. nxitja e përdorimit të alternativave pa merkur, ose trajnimi i dentistëve për amalgamën pa merkur).

Alternativat për produktet me merkur të shtuar

UNEP po harton një publikim* që rendit prodhuesit dhe produktet e tyre pa merkur, duke përfshirë materialet mbushëse dentare pa merkur, si:

1. materialet mbushës kompozite me rezinë 2. materialet mbushës me cement glas-jonomere

dhe/ose rezina jonomere3. kompomeret dentare4. materialet mbushëse oksid zinku-eugenol (ZOE)5. cementi me zink-fosfat6. cementi me zink-polikarboksilat7. fasetat qeramike, porcelani, floriri

*Shih referencat, faqe 15

Page 18: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

14

Kontributet e BRI në Konventën e Minamatës për Merkurin

Kërkimi shkencor informon politikatBRI ka qenë pjesëmarrës në takimet e Komitetit Negociues Ndërqeveritar (INC) që ka paraprirë Konventën e Minamatës dhe vazhdon që prej miratimit të saj.

Si bashkëdrejtues i Zonës së UNEP për Hulumtimin e Destinacionit dhe Transportit të Merkurit përmes Ajrit, BRI po asiston me zhvillimin e një sistemi monitorimi dhe vëzhgimi të merkurit të koordinuar në rang

global në lidhje me drejtimin e një grupi për të zhvilluar një kapitull në Vlerësimin Global të Merkurit për 2018. BRI është gjithashtu një organizatë partnere në Zonën e Partneritetit për Nxjerrjen Artizanale të Arit në Shkallë të Vogël.

Ndihmesa për shtetet në përgatitje të

ratifikimitINC dhe Fondi Global për Mjedisin kanë zhvilluar një seri aktivitetesh përpara ratifikimit, të quajtura Vlerësimet Fillestare për Minamatën (MIA), që janë ideuar për të përgatitur shtetet për ratifikimin dhe zbatimin e hershëm të konventës. Aktualisht BRI shërben si një

agjenci zbatuese dhe/ose ofron ekspertë teknikë për më shumë se 20 vende si pjesë e aktiviteteve MIA të konventës.

Bashkëpunimi me agjencitë e OKBBRI po asiston tre agjenci të OKB për të zbatuar aktivitetet MIA nëpër botë, si: (1) Agjenci Zbatuese me Organizatën e Zhvillimit Industrial të OKB; (2) Ekspert Teknik Ndërkombëtar

me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim; dhe (3) si Ekspert Teknik Ndërkombëtar me Agjencinë e OKB për Mjedisin (UNEP).

Përveç asistencës për këto agjenci të OKB në aktivitetet MIA të tyre, BRI po punon për të ndihmuar në zbatimin e Konventës së Minamatës duke identifikuar objektivat për vendet nëpërmjet metrikave të synuara dhe periudhave kohore përkatëse (tabela 1).

Metrikat e mundshmePeriudha kohore përkatëse

Afatshkurtër(<6 vjet)

Afatmesme (6-12 vjet)

Afatgjatë (>12 vjet)

1. Sasia e merkurit e përdorur në prodhimin e produkteve të shtojcës A (lidhur me vlerat referencë):• në vendet me afat 2020 • në vendet me përjashtime kohore• për çdo produkt të ri të shtuar në shtojcën A, si rezultat i rishikimit nga COP

✓ ✓✓✓

✓✓✓

2. Reduktimi në sasinë e merkurit të tregtuar të raportuar për prodhimin e produkteve të shtojcës A, sipas nenit 3 ✓ ✓ ✓

3. Të dhënat e monitorimit në punë në vendet e prodhimit të produkteve ✓ ✓ ✓

4. Sasia e inventarit të mbetur të produkteve për produktet e shtojcës A ✓

5. Shkarkimet nga djegia e mbetjeve të produkteve (sipas nenit 8) ✓

Tabela 1. Metrikat e mundshme përgjatë tre periudhave kohore për plotësimin e kërkesave të Konventës së Minamatës, neni 4.1

Evers D., Keane S., Basu N., Buck D. (2016) Vlerësimi i efektivitetit të Konventës së Minamatës për Merkurin: Parimet dherekomandimet për hapat e ardhshëm. Shkenca për të gjithë mjedisin. 569-570:888-903. Teksti i plotë mund të gjendet në:www.unep.org/chemicalsandwaste/global-mercury-partnership/mercury-air-transport-and-fate-research/reports-and-publications

1

Page 19: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

15

Burimet dhe referencat

Merkuri në mjedisin global: Kuptimi i modeleve hapësinore për nevojat e biomonitorimit të Konventës së Minamatës për Merkurin. 2017

Komunikimet Shkencore të BRI — Trajtimi shkencor për hartuesit e politikave, menaxherët e burimeve dhe publikun e gjerë

Referenca dhe publikime të tjera lidhur me Konventën e Minamatës për MerkurinAMAP/UNEP (2013)

Raport historik teknik për vlerësimin global të merkurit 2013. Monitorimi i Arktikut dhe programi i vlerësimit, Oslo, Norvegji/UNEP, Dega e UNEP për Kimikatet, Gjenevë, Zvicër, f. 263.

BCCC/SCRC (2014) [Broshurë] Zbatimi i Konventës së Minamatës në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Qendra Koordinuese e Konventës së Bazelit/Qendra Rajonale e Konventës së Stokholmit, Uruguai, f. 12.

Santana V, Medina G, Torre A (2014) [Raport] Zbatimi i Konventës së Minamatës në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve. Qendra Koordinuese e Konventës së

Bazelit/Qendra Rajonale e Konventës së Stokholmit, Uruguai, f. 43.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (2017). Struktura dhe përmbajtja e propozuar për raportin e vlerësimit fillestar të Minamatës. Nju-Jork, Nju-Jork, f. 26.

UNEP (2013) Vlerësimi global i merkurit 2013: Burimet, emetim t, shkarkimet dhe transportimi në mjedis. Dega e UNEP për Kimikatet, Gjenevë, Zvicër. f. 32.

UNEP (2015) Koleksioni praktik për depozitimin dhe asgjësimin e mbetjeve me merkur. ISBN: 978-92-807-3482-9. f. 88.

UNEP (2016) Mësime nga vendet në pakësim gradual të përdorimit të amalgamës dentare. Dega e UNEP për Kimikatet dhe Mbetjet, Gjenevë, Zvicër. f. 27.

UNEP (2017) Alternativat dhe prodhuesit e produkteve me merkur të shtuar (Draft dhe i hapur për komente. Për t’u finalizuar dhe publikuar për COP1) f. 73.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (2011)Përdorimi në të ardhmen i materialeve për restaurimet dentare. f. 57.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (2011)Zëvendësimi i termometrave dhe sfingomanometrave me merkur në kujdesin shëndetësor. Udhëzues teknik.

Biomonitorimi lokal, rajonal dhe global: Kuptimi i ekspozimit ndaj merkurit nga monitorimi i specieve në rrezik. 2017

Qendra për Studimet rreth Merkurit nxjerr në pah projektet kërkimore për merkurin nga BRI nëpër botë. 2015 Lidhjet e merkurit në Liqenet e

Mëdha: Shtrirja dhe efektet e ndotjes nga merkuri në rajonin e Liqeneve të Mëdha. 2011

Merkuri në mjedisin global: Gjitarët e detit nxjerr në pah ndikimet e metil merkurit te gjitarët e detit. 2017

Hotspotet globale të merkurit: Faktet e reja zbulojnë se ndotja nga merkuri i tejkalon rregullisht nivelet e këshilluara shëndetësore te njeriu dhe peshqit në mbarë botën. 2014

Lidhje interneti me lidhje për temënQendrat rajonale të Konventës së Bazelit: www.basel.intQendra e BRI për Studimet rreth Merkurit

www.briloon.org/hgcenterIPEN: www.ipen.orgKonventa e Minamatës për Merkurin

www.mercuryconvention.orgProjekti “Ndriçim me efiçencë energjie i Karaibeve”

https://sustainabledevelopment.un.orgProgrami i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim

www.undp.org Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin

www.unep.org/chemicalsandwasteOrganizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin

Industrial www.unido.org

Organizata Botërore e Shëndetësisë: www.who.intGrupi i Punës “Zero Merkur”: www.zeromercury.org

Publikimet e BRI gjenden në adresën: www.briloon.org/hgpubs

Page 20: Eliminimi gradual/Pakësimi gradual Produktet me Web UNEP Hg...i elektricitetit, formon lidhje me metalet e tjera, është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe presionit dhe vepron si

Simboli Hg e ka prejardhjen nga fjala latine hydrargyrum (që do të thotë

argjend i lëngshëm).

Biodiversity Research Institute276 Canco Road, Portland, Maine, USA 04103 207-839-7600 • www.briloon.org