EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës...

17
4/4/2018 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËSDisa karakteristika të zhvillimit ekonomik të Kosovës në ish - Jugosllavi Prishtinë 2018 1 Çështjet që do të trajtohen Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori Punësimi dhe papunësimi Emigracioni masiv Niveli i arsimit dhe kulturës 2

Transcript of EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës...

Page 1: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

1

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Studimet master

“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”

Disa karakteristika të zhvillimit ekonomik të Kosovës në ish - Jugosllavi

Prishtinë 2018

1

Çështjet që do të trajtohen

Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

Punësimi dhe papunësimi

Emigracioni masiv

Niveli i arsimit dhe kulturës

2

Page 2: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

2

Produkti shoqëror dhe të ardhurat kombëtare

Politika ekonomike e ndjekur nga Jugosllavia në Kosovë në periudhën 1945-1990 dhe rezultatet e saj tregojnë se pavarësisht nga premtimet e bujshme, në përgjithësi në ekonominë e Krahinës nuk u realizua kthesa e mundshme pozitive në krahasim me të kaluarën.

Gjatë kësaj periudhe 45 vjeçare klani serb në bashkëveprim, e njëkohësisht në konkurrencë me atë kroato-slloven u përpoqën të kontrollonin dhe shfrytëzonin ekonominë kosovare.

3

Produkti shoqëror dhe të ardhurat kombëtare

Si rezultat i këtij qëndrimi, struktura e ekonomisë së Kosovës pësoi ndryshime pozitive relativisht të vogla, prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për banorë edhe pse u rritën nga 2 në rreth 2.7 herë, mbeten në kuota të ulëta dhe me disnivel në rritje ( nga 2 në 3 herë) krahasuar me mesataren federative, dhe për të arritur nivelin e federatës jugosllave do të duhej të priste 20-25 vjet.

Standardi i jetesës pas vitit 1980 ra nga viti në vit me shpejtësi.

4

Page 3: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

3

Normat e shtimit të produktit të përgjithshëm shoqëror

Ish Jugosllavia Kosova

Produkti i përgjithshëm shoqëror

Periudha

1948-1965 6.9 5.7

1966- 1989

1966-1974

1975-1989

3.8

6.0

2.4

3.9

6.5

2.4

1948-1989 4.9 4.7

1991-1994 (Jugosllavia-Unioni Serbi Mali i Zi)

-17.7 -16.7

5

Tab. Normat e shtimit të produktit të përgjithshëm shoqëror (Çmimet e vitit 1972)

Normat e shtimit të produktit të përgjithshëm shoqëror për kokë banori

Ish Jugosllavia Kosova

Produkti i përgjithshëm shoqëror për kokë banori

Periudha

1948-1965 7.1 3.4

1966- 1989

1966-1974

1975-1989

2.9

5.1

1.6

1.4

3.7

-0.3

1948-1989 3.5 2.3

1991-1994 (Jugosllavia-Unioni Serbi Mali i Zi)

-11.9 -17.8

6

Tab. Normat e shtimit të produktit të përgjithshëm shoqëror për kokë banori ( Çmimet e vitit 1972)

Page 4: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

4

Produkti shoqëror në ish-Jugosllavi

• Në periudhën e viteve 1966-89, zhvillimi ekonomik i Kosovës nuk ishte intenziv dhe ajo u shtua mestarisht në vjet për 3.9% kurse për kokë banori 1,4%.

• Në periudhën 1966-74, zhvilimi ekonomik ishte më dinamik që u reflektua nga reforma shoqërore dhe ekonomike, sepse në këtë periudhë u krijuan kushte politike dhe materiale për zhvillim më të shpejtuar të viseve jo mjaft të zhvilluara duke përfshirë edhe Kosovën.

7

Produkti shoqëror në ish-Jugosllavi

Pas viti 1975 filloi paraqitja e krizës ekonomike në Jugosllavi që u reflektua edhe në Kosovë.

Në periudhën e viteve 1975-89, produkti i përgjithshëm u shtua por me normë shtimi mesatar vjetor për 2,4% , kurse kjo normë për një banor ishte negative –0.3%.

Marrë në tërësi periudhën 1948- 1989, produkti i përgjithshmëm shoqëror u realizua me normë shtimi 4,7% , kurse për një banor ishte 2,3%.

8

Page 5: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

5

Produkti shoqëror në ish-Jugosllavi Njësitë e Federatës Produkti shoqëror i ekonomisë Norma mesatare vjetore e rritjes së

ekonomisë

1947 1980 1988 1947-1980 1981-1988

Jugosllavia 100 100 100 6.1 1.9

Bosnje-Hercegovina 13.8 12 12.7 5.6 4.7

Mali i Zi 2.2 2.1 2 5.9 1.3

Maqedonia 5.1 5.6 5.5 6.7 2.7

Kroacia 25.9 25.9 25.4 6.2 -0.01

Sllovenia 14.9 17 16.7 6.5 3

Serbia 39.0 37.4 37.5 6.0 1.8

Serbia pa krahina 26.2 25.1 25 6.0 2

Vojvodina 10.6 10.3 10.3 6.1 1

Kosova 2.3 2 2.1 5.7 2.8

9

Produkti shoqëror në ish-Jugosllavi

Siq shihet nga tabela , norma mesatare e shtimit ekonomik dhe pjesëmarrja e produktit shoqëror në produktin e gjithmbarshëm të Jugosllavisë ishte mjaft e vogël.

Një ecuri e tillë paraqitet e kundërt me rritjen e shpejtë të përqindjes së popullsisë në kuadrin e popullsisë së përgjithshme të Jugosllavisë, e cila gjatë viteve 1947-1990 shkoi nga 4.5% në 8.5%, ose gati u dyfishua.

Sipas llogaritjeve të çmimeve të vitit 1972, niveli i të ardhurave kombëtare për një banor në vitin 1947 arrinte më tepër se gjysmën e mesatares së Jugosllavisë, kurse në vitin 1990 kishte rënë në ¼ e tij duke ruajtur gjatë gjithë kohës një tempo mesatare të rritjes afro 30% më të ulët se Federata e Jugosllavisë.

10

Page 6: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

6

Produkti shoqëror në ish-Jugosllavi

Në vitin 1984 sipas të dhënave të Bankës Botërore, produkti shoqëror për banor në Jugosllavi ishte 2120 $ kurse në Kosovë ishte 500-600$. Në krahasim me Slloveninë diferenca ishte 1:9.

Me ritme të tilla të rritjes së prodhimit për banor, kosovarit do ti duhej të priste vitin 2003 për të pretenduar të ardhurat kombëtare që realizoi çdo jugosllav në vitin 1980, ndërsa për të arritur nivelin e sllovenit vitin 2016.

11

Produkti shoqëror në ish-Jugosllavi

Tendencën e rritjes më të ulët të ardhurave kombëtare për banor në Kosovë, krahasuar me mesataren e Jugosllavisë, kuptohet se e kanë ushqyer investimet e pakta në Kosovë.

Gjatë periudhës së pasluftës niveli i investimeve për kokë banori ishte vetëm rreth 50-60% e nivelit mesatar të Federatës.

12

Page 7: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

7

Zhvillimi sektorial i ekonomisë së Kosovës në Ish-Jugosllavi

Zhvillimi i përgjitshëm ekonomik i Kosovës në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore ka ndikuar edhe në zhvillimin e lëmenjëve ekonomikë.

Analizat empirike kanë treguar se niveli i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të një vendi sjell edhe ndryshime në strukturën ekonomike dhe anasjelltas.

Si çdo ekonomi tjetër, ashtu edhe ekonomia e Kosovës është e përbërë prej shumë lëmenjëve dhe degëve ekonomike që pasqyron edhe strukturën ekonomike të saj.

13

Struktura e ekonomisë sipas sektorëve

Gjithsej Ekonomia

1947 1952 1962 1972 1982 1989 1994

100 100 100 100 100 100 100

Sektori shoqëror 0.0 59.2 61.7 72.8 78.4 76.9 51.8

Sektori privat 0.0 40.8 38.3 27.2 21.6 23.0 48.2

14

Struktura e ekonomisë sipas sektorëve (1947-1994)

Për shkak të sistemit ekonomiko-shoqëror që ishte në ish-Jugosllavi dhe në Kosovë, në formimin e bruto-produktit shoqëror, duke filluar nga viti 1952 e deri me 1989 dominonte sektori shoqëror në krahasim me sektorin privat.

Sektori shoqëror çdo vit ka shënuar rritje relative në formimin e produktit shoqëror ku në vitin 1989 ishte 77%, kurse sektori privat merrte pjesë me 23%.

Pas viti 1989, pas ndryshimeve të bëra ky sektor zvogëloi pjesëmarrjen e vet në 51.5% (sektori privat 48,2%)

Page 8: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

8

Struktura e ekonomisë sipas lëmenjve ekonomikë

Gjithsej Ekonomia

1947 1952 1962 1972 1982 1989 1994

100 100 100 100 100 100 100

Industria dhe xehtaria 16.1 20.8 24.3 34.9 36.8 44.2 28.4

Bujqësia e peshkataria 58.3 44.9 38.5 24.1 23.2 27.5 32.0

Pylltaria 2.3 2.5 1.0 0.6 0.5 0.5 1.0

Ekonomia e ujrave 0.0 0.7 0.3 0.3 0.5 0.5 1.0

Ndërtimtaria 5.7 4.9 9.3 14.2 12.0 5.4 5.3

Komunikacioni e lidhjet 3.2 4.4 6.1 5.5 5.3 4.9 10.0

Tregtia e hoteleria 10.0 10.2 11.0 14.6 14.8 11.1 17.4

Zejtaria 3.8 4.3 2.4 2.5 1.8 1.9 3.3

15

Struktura e ekonomisë sipas lemenjëve ekonomikë (1947-1994)

Struktura e ekonomisë sipas lëmenjve ekonomikë

Në formimin e produktit shoqëror pjesëmarrje më të madhe shënuan industria dhe xehtaria me një ritëm të shpejtë të rritjes prej viti në vit deri pas vitit 1989 ku kjo pjësmarrje u zvogëlua me 28.4% nga 44.2% sa ishte në vitin 1989.

Pjesëmarrje të konsiderueshme kishte edhe bujqësia dhe peshkataria por me një tendecë të rënjës së vazhdueshme deri në vitin 1989, kurse më vonë, ky sektor filloj të shtojë pjesëmarrjen në produktin shoqëror (në vitin 1994-32%)

Pjesëmarrje relative të konsiderueshme kishte edhe ndërtimtaria, hoteleria dhe tregtia.

16

Page 9: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

9

Struktura e ekonomisë sipas lëmenjve ekonomikë

Kosova kishte strukturë të pavolitshme ekonomike, sepse në aspektin sektorial, në tërë periudhën e vështruar , në fillim dominoi bujqësia e më vonë industria.

Deri në vitin 1964, ekonomia e Kosovës kishte karakter agraro-industrial, ku bujqësia merrte pjesë me 36.5%, kurse industria me 31,9%.

Që nga viti 1965 mund të themi se ekonomia e Kosovës kishte karakter industrial-agrar, ku pjesëmarrja e industrisë ishte më e madhe se pjesëmarrja e bujqësisë, mirëpo të dyjat bashkë kishin një pjesëmarrje relative mjaft të madhe (35.5% industria, e 32,2% bujqësia).

17

Struktura e ekonomisë sipas lëmenjve ekonomikë

Struktura e pavolitshme ishte edhe në kuadër të vetë lëmenjëve të caktuar.

Në fazën e parë të zhvillimit duke u bazuar në resurset natyrore, u ngritën degët e brezit të parë të industrisë që ishte i pranishëm për një kohë të gjatë.

Një koncept i tillë i zhvillimit ka bërë që në kudër të industrisë të dominojnë degët bazike dhe energjetika, si dhe degët klasike siç janë: industria e tekstilit, e lëkurë këpucëve, e letrës, e ushqimit dhe e gomës.

Kjo ndikoj që të kemi strukturë të “rëndë“ dhe të pavolitshme dhe nuk mund të bënte transformime pozitive në ekonominë e Kosovës.

Degët bazike dhe energjetika kanë karakter kapitalo-intenziv, që karkaterizohen me absorbim të madh të investimeve, me punësim të vogël, akumulim të ulët dhe me efekte eksterritoriale për ekonominë ku veprojnë këto degë.

Këto degë, në vitin 1952 formonin rreth 92% (vetëm metalurgjia me ngjyra merrte pjesë me 79%) të produktit shoqëror të industrisë së Kosovës.

Struktura industriale në Kosovë nuk ka mundur të inicojë e as të mundësojë finalizimin e lëndëve të para të cilat i kishte Kosova.

18

Page 10: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

10

Struktura e ekonomisë sipas sektorëve kryesor

Gjithsej Ekonomia

1947 1952 1962 1972 1982 1989 1994

100 100 100 100 100 100 100

Sektori primar (Bujqësia, peshkataria dhe pylltaria)

60.6 48.1 39.8 25.0 24.2 27.9 36.8

Sektori sekondar (industria, ndërtimtaria, dhe zejtaria-pjesa prodhuese)

25.6 30.0 36.0 51.6 50.6 51.5 44.8

Sektori terciar (lëmitë shërbyese)

13.8 21.9 24.2 23.4 25.2 20.1 19.7

19

Struktura e ekonomisë sipas sektorëve (1947-1994)

Bazuar në tabelë, shihet se lufta kryesore ishte në mes të sektorit primar dhe sekondar, përkatësisht bujqësisë dhe industrisë si lëmë bartëse të këtyre sektorëve.

Struktura ekonomike

Është karakteristike se në vendet e pazhvilluara sektori dominues në ekonomi është sektori parësor, kurse në vendet e zhvilluara dominon sektori terciar. Këtë e tregon edhe literatura ekonomike dhe analizat e deritashme empirike.

Strukturë të volitshme ekonomike kanë ato vende ku sektori dytësor dhe terciar kanë pjesëmarrje më të madhe relative në formimin e produktit shoqëror.

20

Page 11: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

11

Kahjet negative të punësimit dhe papunësisë në Kosovë, (në Ish-Jugosllavi)

Krahas të ardhurës kombëtare dhe konsumit real të popullsisë për çdo banor, mandej strukturës së konsumit, etj. një tregues tjetër i rëndësishëm i nivelit të jetesës dhe zhvillimit ekonomik është NIVELI I PUNËSIMIT, gjegjësisht mundësia dhe kushtet e realizimit të zënies me punë të njerëzve me moshë dhe aftësi të përshtatshme për këtë qëllim.

21

Kahjet negative të punësimit dhe papunësisë në Kosovë, (në Ish-Jugosllavi)

Kosova edhe në fushën e punësimit është veçuar brenda kuadrit federativ për prapambejtje të theksuar dhe gjithmonë ka qenë prapa republikave të tjera.

Në vitin 1970 Kosova kishte vetëm 100.000 të zënë me punë, ose vetëm 29 mijë më shumë se në vitin 1960 (18 % femra) ndërsa në vitin 1980 me gjithë ritmet e larta të punësimit, jo më tepër se 178.000 (20% femra) që përfaqësonin përkatësisht 2.6 dhe 3% të njerëzve me punë të zënë në Jugosllavi, kurse me numrin e popullsisë përfaqësohej me 6 dhe 7.1%.

Krahasimi tregon se niveli i të zënëve me punë në Kosovë gjatë viteve të 70-ta ta ruajti një konstante prej 2,3 herë më të ulët se mesatarja jugosllave.

Në vitin 1980 ajo kishte në punë vetëm 11,4% të popullsisë ndaj 26% të Jugosllavisë, ndërsa popullsia femërore mbeti e pa punë.

22

Page 12: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

12

Kahjet negative të punësimit dhe papunësisë në Kosovë, (në Ish-Jugosllavi)

Në vitet e 70-ta, Kosova pati normën e zënies me punë afro dy herë më të ulët në krahasim me mesataren e viseve të pazhvilluara (Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi) dhe katër herë më të ulët në krahasim me Slloveninë.

Sa i përket strukturës së të zënëve me punë në sektorët ekonomikë, ajo u ndodh në një pozitë 5-6 herë më të pavolitshme se gjendja në vend, sepse rreth 40-50% e të punësuarëve në këta sektorë punonin në degët e prodhimit të lëndëve të para.

23

Struktura e të zënëve në punë në Kosovë

Viti Gjithsej Sektori shoqëror Sektori individual

Gjithsej Veprimtaritë ekonomike

Veprimtaritë jo-ekonomike

1960 71 249 70 230 54 578 15 652 1019

1970 100 082 95 662 68 967 26 695 4420

1980 178 000 173 000 128 000 45 000 5000

Struktura në përqindje

1960 100% 98.6 76.6 22 1.4

1970 100% 95.6 68.9 26.7 4.4

1980 100% 97.2 71.9 25.3 2.8

24

Burimi: : Marenglen Verli, Ekonomia e Kosovës në vargojtë e politikës jugosllave 1945-1990, fq. 314, Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Page 13: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

13

Papunësia në Kosovë në Ish- Jugosllavi

Në vitet e 70-ta rreth 16.6 mijë vetë në vit dhe në vitet e 80-ta rreth 25 mijë veta, kanë hyrë në tregun e punës.

Në vitet e 70-ta u hapën afër 8000 vende pune të reja duke bërë të mundur që të thithen vetëm 45% e forcave të reja të punës.

Kjo ndikoj në rritjen galoponte të papunësisë.

Të gjithë analistët në ish Jugosllavi kanë qenë të mendimit se edhe në shekullin e ardhshëm, Krahina do të hynte pa e shëruar sëmundjen kronike të papunësisë, pavarësisht nga varianti ndër projektet e zhvillimit që do të vihej në zbatim për ekonominë e saj. Studiuesit më realist kishin parashikuar ashpërsimin e këtij problemi të theksuar ekonomiko-social.

25

Papunësia në Kosovë në Ish- Jugosllavi

Sipas të dhënave zyrtare jugosllave Kosova në vitin 1970 kishte të regjistruar mbi 25 000 të papunë, kurse në vitin1980 numri i tyre arriti mbi 67 000 duke paraqitur kështu një shkallë papunësie 2,5 herë më të lartë se mesatarja e përgjithshme shtetërore me një përmirësim dhjetvjeçar krejt të papërfillshëm.

Pas kësaj vetëm pati keqësim dhe në vitin 1988 në Kosovë numëroheshin 145 000 të papunë, që përfaqësonin 13% të papunëve të Federatës.

26

Page 14: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

14

Papunësia në Kosovë në Ish- Jugosllavi

Shumë gazeta të kohës kanë shkruar për nivelin e madh të papunësisë në Kosovë, bile gazeta gjermane “Deutsche Zeitungen”, në fillim të vitit 1987 shkruante se papunësia në Kosovë arrinte 50 deri në 80%.

Edhe gazetat vendore: “Zëri “ dhe “ Rilindja” kanë shfaqur mendimin se në Kosovë në vitin 1984 kishte rreh 250 000 të papunë, përkatëshisht 600 000 të papunë.

27

Papunësia në Kosovë në Ish- Jugosllavi

Në bazë të llogaritjeve të bëa nga autori i librit ; “ Ekonomia e Kosovës në vargojt e politikës jugosllave” del se Kosova në vitet e 70 kishte të papunë rreth 270 000 vetë dhe në vitin 1981 rreh 450 000 vetë çka përbën 43 dhe 53% të popullsisë së saj të moshës së punës.

Tendenca rritëse është prezente edhe më tutje në vitet e 80-ta, ku nga fundi bashkë me emigrantë ajo arrinte rreth 700 000 vetë ose afërsisht 70% të popullsisë së moshës së punës.

28

Page 15: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

15

Emigrimi masiv

Papunësia e madhe, varfëria dhe jeta e vështirë i detyruan një numër të madh kosovarësh të emigronin nga Kosova në viset e tjera të Jugosllavisë dhe në vendet perëndimore.

Sigurisht, gjendja e keqe ekonomike nuk ishte shkaku i vetëm i emigracionit masiv të shqiptarëve nga Kosova, ai ishte i gërshetuar me motive shoqërore e politike, nga diskriminimi dhe segregacioni shtetëror që për pasojë patën një shpërngulje masive në vitet e 50 dhe në gjysmën e parë të 60-tave.

29

Emigrimi masiv

Sipas të dhënave zyrtare jugosllave (BVI të inkuadrimit), në vitin 1971 në botën e jashtme gjendeshin mbi 24 000 kosovarë (mbi 74% në Gjermani).

Në vitin 1984 ky numër arriti në 84 000 që përbënte7 % të punëtorëve jugosllavë jashtë shtetit, pra ishte më tepër se përqindja e popullsisë së Kosovës në kuadrin e Federatës dhe njëkohësisht përfaqësonte më shumë se 1/3 e të zënëve me punë në Krahinë.

30

Page 16: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

16

Emigrimi masiv

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1981, numri i “gasterbajterëve” kosovarë nëpër botë së bashku me bashkëfamiljarët që kishin me vete, arrinte në 39 434 veta.

Nga mesi i viteve të 80 flitej për rreth 50 000 emigrantë të shpërndarë nëpër botë si dhe rreth 30 000 të tjerë të vendosur në viset e ndryshme brenda Federatës Jugosllave.

31

Nivlei i arsimit dhe kulturës

• Vitet e pas luftës deri në vitin 1966, pak ndikuan në ngritjen arsimore dhe në kualifikimin profesionale të shqiptarëve.

• Pati edhe përpjkeje të hapura e deri dhunë për të kufizuar arsimin në gjuhën shqipe në të gjithë kategoritë e shkollave.

• Edhe pse nga fundi i viteve të 60-ta dhe nga fillimi i viteve të 70, nën presionin e forcave patriotike shqiptare arsimi në Kosovë u zgjerua dhe me krijimin e Universitetit të Prishtinës, njohu edhe një ngritje të dukshme cilësore, përsëri numri i shqiptarëve të shkolluar ishte mjaft i vogël.

32

Page 17: EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS Disa karakteristika të ... · 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik ... Prodhimi shoqëror dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori

4/4/2018

17

Niveli i arsimit dhe kulturës Në vitin 1971 në Krahinën e Kosovës, sipas të

dhënave zyrtare, rreth 45% e popullsisë shqiptare mbi 10 vjeç ishte analfabete, kurse në vitin 1981 ishte ende e tillë 35% e kësaj popullsie.

Përqindja e analfabetizmit në Kosovë , sipas statistikave zyrtare tejkalonte mbi 2 herë mesataren jugosllave të kohës.

Është mjaft domethënës fakti se gjatë periudhës 1970-1979 vetëm 53.8% e të diplomuarëve i kishin kryer studimet në gjuhën shqipe.

33