Ekonomia ne-politiken-global

7
EKONOMIA NE POLITIKEN GLOBALE Disa tentativa jane bere ne keta shekujt e fundit per ta bere ekonomine nje shkence ekzakte duke perdorur rregulla dhe ligje percaktueshmerie te sjelljes se saj ne kushte te percaktuara. Ndermjet ekonomise se planifikuar direkt (ose te komanduar) dhe asaj te planifikuar indirekt (ose te tregut), ka patur nje ndeshje te hapet e perceptuar si ndeshje sistemesh dhe makinash shteterore apo koalicionesh shteterore. Ne te vertete kjo ndeshje ka patur edhe karakterin e nje perplasje te sistemeve te filozofive politike te zbatuara ne praktiken ekonomike. Ne fund te ketij mijevjeçari ka fituar sistemi qe ka aplikuar me shume liri individuale dhe komunitare, me shume identitet individual dhe te grupit, me shume aftesi per te ndryshuar vetveten, d.m.th me shume inisiative te sipermarrjes te individit apo te grupeve te interesit. Por gjerat po ndryshojne, tashme kemi nje zhvillim tjeter qe mund ta shohim si: 1 . Tendenca te Politikave Globale dhe Ekonomise Globale Une akoma ndjehem disi i sfiduar thelle nga leximi i esse-se se z. Frencis Fukujama (ish- drejtor i planifikimit te politikave te jashtme ne administraten Bush te SHBA) te titulluar Fundi i Historise” qe ne fakt, bashke me “Mjerimi i Historicizmit” te Karl Poper dhe Idete e nje shoqerie te hapur te z. George Sorros hapin nje “Quantum” te ri edhe per menyrat e organizimit e te aplikimit te sistemit ekonomik. Ne fakt ne te gjithe kemi qene nje pjese e nje sistemi te mbyllur ekonomik te komanduar deri ne piken me te fundit te organizimit te saj. Shume koncepte dhe ide ne patem rastin t’i vezhgojme, studiojme, pervetesojme nga e para. Por edhe kemi shansin te mos nisemi nga fundshekulli i kaluar por nga fundmijevjeçari i tanishem, qe do te thote se pavaresisht se zoti Fukujama shprehet ”Ne nuk na intereson se ç’mendime te çuditshme mund te kene disa njerez ne Shqiperi e ne Burkina Faso”, ne kemi rastin te mesojme dhe na intereson te dijme se si po sillen e cilat jane tendencat e qendrave te medha te qyteterimit e natyrisht te ekonomise moderne. Ne pergjithesi qendrat e medha te qyteterimit e te ekonomise po nisen nga parimi : “njeriu i qyteteruar ne shkalle te larte konsumon me pak sasi dhe me shume cilesi”, gje qe ka vlere si per tregun e mallrave te perdorimit te gjere: ushqime, veshje, banesa, mjete komunikimi e transporti, argetim e riperteritje – ashtu edhe per tregun e ideve, informacionit apo edukimit. Por kesaj i shtohet edhe riciklimi i lendeve te para ne trajten e mbetjeve te perdorimit urban, por qe akoma jane ne shkallet e para te sigurimit te efektiviteteve ekonomike. Njekohesisht po behen realitet zgjerimet ne bashkesi politiko-gjeografike te tregjeve. Ne te njejtin hap industrite e medha po rriten, zgjerohen e bashkohen kryesisht po brenda ketyre tregjeve. Shembulli me i drejtperdrejte jane bashkimet ne industrine e prodhimit te automjeteve. Mesa duket ky eshte nje trend qe do te vazhdoje gjate e do te sjelle modifikime ne orientimin e tregut global e ligjet e konkurences. Fakti tjeter qe po sjell nje faktor integrimi te karakterit global ne edukaten ekonomike jane kulturat e monedhes, apo te simbolit ekonomik. Dalengadale kulla e Babelit e struktures se Financave boterore po i leshon vendin simboleve mbikombetare te financave. 1

description

 

Transcript of Ekonomia ne-politiken-global

Page 1: Ekonomia ne-politiken-global

EKONOMIA NE POLITIKEN GLOBALE

Disa tentativa jane bere ne keta shekujt e fundit per ta bere ekonomine nje shkence ekzakte duke perdorur rregulla dhe ligje percaktueshmerie te sjelljes se saj ne kushte te percaktuara.Ndermjet ekonomise se planifikuar direkt (ose te komanduar) dhe asaj te planifikuar indirekt (ose te tregut), ka patur nje ndeshje te hapet e perceptuar si ndeshje sistemesh dhe makinash shteterore apo koalicionesh shteterore.Ne te vertete kjo ndeshje ka patur edhe karakterin e nje perplasje te sistemeve te filozofive politike te zbatuara ne praktiken ekonomike.

Ne fund te ketij mijevjeçari ka fituar sistemi qe ka aplikuar me shume liri individuale dhe komunitare, me shume identitet individual dhe te grupit, me shume aftesi per te ndryshuar vetveten, d.m.th me shume inisiative te sipermarrjes te individit apo te grupeve te interesit.Por gjerat po ndryshojne, tashme kemi nje zhvillim tjeter qe mund ta shohim si:

1 . Tendenca te Politikave Globale dhe Ekonomise Globale

Une akoma ndjehem disi i sfiduar thelle nga leximi i esse-se se z. Frencis Fukujama (ish-drejtor i planifikimit te politikave te jashtme ne administraten Bush te SHBA) te titulluar “Fundi i Historise” qe ne fakt, bashke me “Mjerimi i Historicizmit” te Karl Poper dhe Idete e nje shoqerie te hapur te z. George Sorros hapin nje “Quantum” te ri edhe per menyrat e organizimit e te aplikimit te sistemit ekonomik.

Ne fakt ne te gjithe kemi qene nje pjese e nje sistemi te mbyllur ekonomik te komanduar deri ne piken me te fundit te organizimit te saj. Shume koncepte dhe ide ne patem rastin t’i vezhgojme, studiojme, pervetesojme nga e para. Por edhe kemi shansin te mos nisemi nga fundshekulli i kaluar por nga fundmijevjeçari i tanishem, qe do te thote se pavaresisht se zoti Fukujama shprehet ”Ne nuk na intereson se ç’mendime te çuditshme mund te kene disa njerez ne Shqiperi e ne Burkina Faso”, ne kemi rastin te mesojme dhe na intereson te dijme se si po sillen e cilat jane tendencat e qendrave te medha te qyteterimit e natyrisht te ekonomise moderne.

Ne pergjithesi qendrat e medha te qyteterimit e te ekonomise po nisen nga parimi : “njeriu i qyteteruar ne shkalle te larte konsumon me pak sasi dhe me shume cilesi”, gje qe ka vlere si per tregun e mallrave te perdorimit te gjere: ushqime, veshje, banesa, mjete komunikimi e transporti, argetim e riperteritje – ashtu edhe per tregun e ideve, informacionit apo edukimit. Por kesaj i shtohet edhe riciklimi i lendeve te para ne trajten e mbetjeve te perdorimit urban, por qe akoma jane ne shkallet e para te sigurimit te efektiviteteve ekonomike.

Njekohesisht po behen realitet zgjerimet ne bashkesi politiko-gjeografike te tregjeve.Ne te njejtin hap industrite e medha po rriten, zgjerohen e bashkohen kryesisht po brenda ketyre tregjeve. Shembulli me i drejtperdrejte jane bashkimet ne industrine e prodhimit te automjeteve. Mesa duket ky eshte nje trend qe do te vazhdoje gjate e do te sjelle modifikime ne orientimin e tregut global e ligjet e konkurences.

Fakti tjeter qe po sjell nje faktor integrimi te karakterit global ne edukaten ekonomike jane kulturat e monedhes, apo te simbolit ekonomik.Dalengadale kulla e Babelit e struktures se Financave boterore po i leshon vendin simboleve mbikombetare te financave.

1

Page 2: Ekonomia ne-politiken-global

Do te jene pikerisht keto simbole mbikombetare te financave qe nepermjet institucioneve te tyre do te synojne me shume stabilitete rajonale e globale, qe do te planifikojne indirekt fusha zhvillimi prioritare dhe nivele te domosdoshme te “Wellfare” ne zona apo rajone te tera duke integruar po ketu edhe edukimin global.Por simbolet mbikombetare te financave te shnderruar ne monedha apo supermonedha, ne karta manjetike apo tituj burse, do te gjenerojne edhe unifikim te trendeve filozofike.

Pasi njerezimi ka marre mesimin e hidhur te ekonomive te centralizuara me planifikim direkt pa liri njerezore e te bashkesive, pasi ka marre mesimin mungeses se solidaritetit social ne kapitalizmin e eger dhe kostos qe sjell ai, po kerkohet rruga filozofike e nje sistemi te ri demokratik si fryma e nje ekonomie me te re, qe ka asimiluar mesimet e hidhura te liberalizmit te eger dhe social-komunizmit. Por le ta cekim me vone kete teme dhe edukimin e modifikuar qe pret ne horizont.

2.Faktori tjeter i ekonomise globale jane STANDARTET .

Me shume se njehere ne lajmet e ketij viti ne kemi ndjekur hapjen apo mbylljen e tregjeve per mishin e viçit nga Britania e Madhe, te pulave nga Greqia, Hollanda apo Belgjika, apo prodhimeve Coca-Cola nga Belgjika.Ne menyre te veçante e ashper ka qene ndeshja per produktet ushqimore te trajtuara gjenetikisht ne mes te Bashkimit Europian dhe SHBA.Diçka e tille ka ngjare me reklamat e cigareve ne garat e F1 ne Angli dhe akulloret ne Itali.Perveç integrimit te standarteve po shkohet me shpejtesi edhe drejt publikimit me te gjere te tyre. Publiku – konsumator po i nenshtrohet jo vetem fushatave promocionale por edhe anes tjeter te terheqjes se vemendjes – rasteve te rrezikut apo papercaktueshmerise. Drejtperdrejte po ndertohet nje kulture e qendrimit kritik ndaj cilesise se mallit, apo sherbimit ne raport me standartet e promovuara ne nivel kolektiv e individual, pa perjashtuar qe nganjehere instrumenta te tille te informimit perdoren edhe per efekte dytesore te interesave politike.

Kushdo qe ka rastin te studioje nje Plan Biznes te standartizuar pak a shume per vitin 2000 nga Microsft Co. veren se elementet e tij ndahen ne elemente TOP, qofshin kliente apo mallra dhe ne TE GJITHE. Nuk ekziston me voluntarizem subjektiv.

Ndermarrjet, kompanite, korporatat apo bizneset familjare do te ecin ne te njejten ligjesi te qarkullimit te parase, te ndertimit te strategjise kompetitive te biznesit apo te hartimit te planit te biznesit.Ne te njejten rruge e nen te njejtat ligjesi do te ecin vleresimet e burimeve njerezore te punesuar apo pagesa deri tek shitja e biznesit, kontrata apo zgjidhja e mosmarreveshjeve, e ardhura dhe taksa; plani i marketingut, vleresimi i konkurenteve apo ndertimi i reklames e promocionit.

Standartet jane bere matematikisht te detyrueshme per tu respektuar nese suksesi eshte objektivi final i segmentit ekonomik qe duhet pervetesuar.

3.Burimet Ekonomike dhe Zhvillimi i Ekonomise ne Politiken Globale.

Ne te vertete, pavaresisht struktures se ndertimit te nje ekonomie, ne tere historine e njerezimit, ekonomia vete eshte karakterizuar nga varesia e drejtperdrejte prej burimeve natyrore e njerezore apo burimeve te transformuara prej tyre.

Ne kete shekull jane bere dy lufta boterore te inicuara nga raporte te drejtperdrejta ndaj burimeve natyrore e implikimeve njerezore ne to, por edhe jane kapercyer nocionet e kolonializmit e neokolonializmit si metoda jofitimprurese per nje organizim ekonomik te pergjithshem.

2

Page 3: Ekonomia ne-politiken-global

Tashme gjera te tilla mund te verehen vetem ne raportet e financave te shkalles se larte, atje ku vemendja e vdektareve te zakonshem, ose siç quhen ndryshe nganjehere – shtetasve, nuk mund te arrije ne kuptimin e vertete te fjales.Pozitiviteti apo negativiteti i çliruar nga veprimi i ketyre raporteve, gjithnje e me shume varen nga menyrat e sjelljes se partnerit te nenvarur ne raport me skemat e partnerit te mbivarur, ose ndryshe nga ekzistenca e tregjeve financiare me parametra te njejte te matjes se kostos se parase, matjes e rregullimit te qarkullimit te saj.E thene per krahasim: Eshte shume e veshtire te komunikojne nje shurdh-memec me nje njeri normal sado gjuhe te ndryshme te folura te zoteroje ky i fundit..Mbase jemi vonuar shume te flasim gjuhen e tregjeve nderkombetare financiare,kjo nuk eshte me nje çeshtje e sovranitetit kombetar, ate po e humbin ne te mire te vetvetes te gjithe kombet e medhenj Europiane.

Ne treniveleshin dije-teknologji-industri, racionaliteti i perdorimit te burimeve eshte bere shume i matshem. Pavaresisht se ne cilen fushe vepron ky trenivelesh:

ne burimet natyrore, ne burimet njerezore, apo ato virtuale,

... nese nuk sigurohet rrjedhja e veprimit (qarkullimi), nga njera shkalle ne tjetren; efektiviteti - per rrjedhoje racionaliteti i perdorimit te burimit nuk do te siguroje gradiente te permiresimit pozitiv.Ka kohe qe konkurenca ka stabilizuar doemosdoshmerine e komunikimit te shpejte ne kete trenivelesh, por e shprehur ne kuadrin e ekonomive globale qe po pervijohen çdo dite e me teper, tashme edhe vete segmentet e treniveleshit po synojne te homogjenizohen.Shkollat dhe universitetet po standartizojne dijet, laboratoret shkencore apo teknologjike te koorporatave deri edhe konkurente po kembejne gjithnje e me shume informacion (aq sa nuk eshte e çuditshme qe specialiste te General Motors apo FIAT qe konkurojne ne tregjet e Amerikes Latine, te zgjidhin sebashku probleme teknike), ndersa vete industrite po synojne bashkime gjithnje e me te medha. Menyra e organizimit te prodhimit, tregetimit, kerkimit;pra ekonomise ne pergjithesi ... nuk perben me nje çeshtje te karakterit vetem kombetar. Tashme edhe markat e prodhimit te veçante po marrin gjithnje e me shume nje karakter nderkombetar. Per te perballuar investimet e qarkullimit trenivelesh dije-teknologji-industri me sa duket nuk mjaftojne burime financiare (energji ekonomike) te veçuara. Buxhete te tilla tashme mund te realizohen me bashkimin e kontributeve te shume subjekteve.Perfytyrimin me te shpejte per kete mund ta kemi nepermjet programit “ARIANE” te Komunitetit Europian. Mbase ketu mund te gjenden edhe fillesat e metodes per kontribute te perbashketa si ne PHARE, LEONARDO, ECHO,FLAIR,ECLAIR,JOULE,TELEMAN, VALUE,SOCRATES, Industrite nga ana e tyre po synojne gjetjen e burimeve selektive natyrore dhe te integruara gjithashtu me nje mesatare te kenaqshme te edukimit te burimit njerezor me mundesi sa me te gjera rikualifikimi. Ne ndodhemi ne gjendjen e burimeve te paaktivizuara dhe po varferohemi me shpejtesi marramendese ne burime njerezore dhe veçanerisht ne aspektin cilesor te tyre.Sa me shpejt te aplikohen politika qe nxisin qetesine e komunitetit,shendoshjen e institucioneve te shtetit,heqjen e barrierave idiote per teknologjite duke i zevendesuar me aksesore nxites,aq me shpejt mund te rifillojme zhvillimin intensiv.

4.Filozofite Politike Moderne dhe Edukimi Ekonomik

3

Page 4: Ekonomia ne-politiken-global

E ja ku jemi tek tendencat reale te filozofive politike, pra te sistemit qe rrit shkallet e lirise e nderkohe synon te shuaje shkaqet e destabiliteteve apo te edukimit regresiv.

Politikat globale po synojne ndertimin e nje hapesire me te lire e me te madhe ekonomike qe integron synimet e perbashketa te zhvillimit, per kete po transferohen mjaft pushtete ekskluzive te shteteve te vetmuara ne bashkesi shtetesh; nderkohe qe shfaqen edhe me te theksuara ne kete dhjetevjeçar tendencat per te rritur shkallet e pavaresise se pushteteve rajonale e lokale ne te mire te administrimit me te shpejte e me racional te burimeve njerezore e natyrore per rritjen e gradienteve te zhvillimit e te cilesise se jetes e per krijimin e niveleve me te larta te harmonise se komunitetit.Rastet me avanguardiste jane ato te Skocise e Irlandes se Veriut, nderkohe qe shfaqje te tilla ka ne rajonet Baske e te Italise se Veriut, qe natyrisht paraqesin pamje te ndryshme te ketyre tendencave: Eshte pak a shume ajo qe quhet Europa e Qyteteve , ose siç permendet ne terminologjine e teorive politike “Grass roots democracy”. Programi me kuptimplote ne trajten realizuese te ketij koncepti eshte programi i Bankes Boterore i quajtur: IDF-Iniciativa e Decentralizimit Fiskal, qe s’eshte gje tjeter veçse shprehja ekonomike e filozofise politike qe permendem.Tendenca tjeter eshte rritja e vetedijes per ruajtjen e zhvillimit te mjedisit natyror e racionalizimin e perdorimit te tij. Ne pergjithesi sot ajo quhet “ Green Ideology ”.Asnjera prej tyre nuk kundershton tjetren, perkundrazi drejtimi i pare i decentralizimit te pushteteve ne nivele nderkombetare dhe lokale prej shteteve te supercentralizuara, apo me pak te centralizuara ecen ne rrugen e krijimit te shkalleve te mbrojtjes se pasurive te paperseritshme apo me perseritje me te ngadalte se rritja e burimeve njerezore. Ato jane te fundme, natyrisht jo aq afer kohes sone, por jane te tilla.Administrimi i tyre afrohet gjithnje e me teper tek ata qe kane pergjegjesi edhe per breznite tjera, trasheguese te pasurise e te cilesise se jetes se komunitetit. Pra gjithsesi Green Ideology dhe Grass Roots Democracy jane bashkeplotesuese . Tashme nuk flitet vetem per rendimente apo efektivitet ekonomik, por gjithnje e me shume eshte shtuar kerkesa e nocionit ekonomik te efektivitetit te shfrytezimit te burimeve.Te gjithe burimet institucionale; mediat, institucionet e edukimit ka kohe qe ne qendrat e medha te qyteterimit e ekonomise kane perqafuar kete trend informimi dhe edukimi - vete zhvillimet politike te jetes se perditeshme te ketyre qendrave ndjekin nje trekendesh tashme te moduluar si:

o Globalizim - Mendo globalisht,vepro individualishto Decentralizim - Vendimarrje ekonomike sa me afer bashkesiseo Natyralizim - Ekonomi me burime natyrore te racionalizuara, qarkullim

i shpejte, cilesi e larte.

REFLEKSION

Ne fakt, te reflektosh per politika globale dhe zhvillime ekonomike globale ne nje kohe qe ne Shqiperi dhe ne nje pjese te Ballkanit akoma ekonomia dhe politikat jane aq kaotike dhe informale, qe edukimi ekonomik eshte ne hapa intuitive dhe institucionet e ekonomise mbase dijne por nuk mund te bejne, pasi faktoret bashkveprues institucionale jane akoma larg te qenit te tille; duket si luks i madh ne kohe urie te pergjithshme. Konferenca e vleresimit te burimeve ekonomike te rajonit, ne vazhdim te tentatives se pare qe beme per hartimin e Bazave per nje Strategji te Zhvillimi te Rajonit (Prefektura Shkoder) eshte nje nga hapat e metejshem per te plotesuar me ide e vizione ate qe nje dite do te jete me te vertete Strategjia e Zhvillimit te Rajonit Shkoder. Realizimi i saj varet nga shume

4

Page 5: Ekonomia ne-politiken-global

faktore politike, sociale e ekonomike; por gjithsesi ne ndjehemi mire se kemi filluar te bejme diçka ne “koken tone”.E pra ne duam te reflektojme edhe per globalizmin, jo aq per te nderhyre ne realizimin e tij, pasi kete te drejte nuk na e japin madhesite dhe rendi i tyre, sesa per te gjetur rrugen me racionale drejt vendit tone te natyrshem ne kete sistem.

1. Tendenca te Politikave Globale dhe Ekonomise Globale

... ne kemi rastin te mesojme dhe na intereson te dijme se si po sillen e cilat jane tendencat e qendrave te medha te qyteterimit e natyrisht te ekonomise moderne:

nga parimi : “njeriu i qyteteruar ne shkalle te larte konsumon me pak sasi dhe me shume cilesi,

nga riciklimi i lendeve te para ne trajten e mbetjeve te perdorimit urban” nga bashkesi politiko-gjeografike te tregjeve me nje trend qe do te vazhdoje

gjate e do te sjelle modifikime ne orientimin e tregut global e ligjet e konkurences.

nga krijimi i simboleve mbikombetare te financave, qe nepermjet institucioneve te tyre do te synojne me shume stabilitete rajonale e globale, qe do te planifikojne indirekt fusha zhvillimi prioritare dhe nivele te domosdoshme te “Wellfare” ne zona apo rajone te tera duke integruar po ketu edhe edukimin global.

nga qe menyra e organizimit te prodhimit, tregetimit, kerkimit, pra berjes se ekonomise ne pergjithesi ... nuk perben me nje çeshtje vetem te karakterit kombetar.

Me rendesi Kombetare mbetet: “Gjithçka per zhvillimin”

2. STANDARTET

Hapja apo mbyllja e tregjeve, po behet gjithnje e me shume ne emer te integrimit te standarteve, nepermjet publikimit, fushatave promocionale, terheqjes se vemendjes – rasteve te rrezikut apo papercaktueshmerise.

Drejtperdrejte po ndertohet nje kulture e qendrimit kritik ndaj cilesise se mallit, apo sherbimit ne raport me standartet e promovuara ne nivel kolektiv.

Ndermarrjet, kompanite, korporatat apo bizneset familjare do te ecin ne te njejten ligjesi te qarkullimit te parase, te ndertimit te strategjise kompetitive te biznesit apo te hartimit te planit te biznesit.

Ne te njejten rruge e nen te njejtat ligjesi do te ecin vleresimet e burimeve njerezore te punesuar apo pagesa deri tek shitja e biznesit, kontrata apo zgjidhja e mosmarreveshjeve, e ardhura dhe taksa; plani i marketingut, vleresimi i konkurenteve apo ndertimi i reklames e promocionit.

Mbetet jetike: Te integrojme sa me shpejt Ekonomistet e edukuar me nocionet e reja ekonomike ne biznesin privat, perndryshe nuk ka perparim te tij

Standartet jane bere matematikisht te detyrueshme per tu respektuar nese suksesi eshte objektivi final i segmentit ekonomik qe duhet pervetesuar.

3. Burimet Ekonomike dhe Zhvillimi i Ekonomise ne Politiken Globale.

o Eshte koha e ekzistences se tregjeve financiare me parametra te njejte te matjes se kostos se parase, matjes e rregullimit te qarkullimit te saj.

o Mbase jemi vonuar shume te flasim gjuhen e tregjeve nderkombetare financiare, kjo nuk eshte me nje çeshtje e sovranitetit kombetar.

5

Page 6: Ekonomia ne-politiken-global

Eshte rikonceptuar trinomi dije-teknologji-industri ne burimet natyrore, ne burimet njerezore apo ato virtuale, ku rrjedhja e veprimit (qarkullimi) ka rritur fluksin.

Vete segmentet e treniveleshit po synojne te homogjenizohen ne nivel global.Universitetet po standartizojne dijetLaboratoret shkencore apo teknologjike te koorporatave deri edhe konkurente

po kembejne gjithnje e me shume informacion Industrite po synojne bashkime gjithnje e me te medha. Industrite po kerkojne gjetjen e burimeve selektive natyrore me nje

mesatare te kenaqshme te edukimit te burimit njerezor me mundesi sa me te gjera rikualifikimi.

Ne ndodhemi ne gjendjen e burimeve te paaktivizuara dhe po varferohemi me shpejtesi marramendese ne burime njerezore dhe veçanerisht ne aspektin cilesor te tyre.

Sa me shpejt te aplikohen politika qe nxisin qetesine e komunitetit,shendoshjen e institucioneve te shtetit,heqjen e barrierave idiote per teknologjite duke i zevendesuar me aksesore nxites,aq me shpejt mund te rifillojme zhvillimin intensiv.

Filozofite Politike Moderne dhe Edukimi Ekonomik

Filozofite e reja politike po orientohen drejt nje ekuilibri te ri te sistemit, pra te sistemit qe rrit shkallet e lirise e nderkohe synon:

te shuaje shkaqet e destabiliteteve apo te edukimit regresiv. ndertimin e nje hapesire me te lire e me te madhe ekonomike qe integron

synimet e perbashketa te zhvillimit transferimin e mjaft pushteteve ekskluzive te shteteve te vetmuara ne

bashkesi shtetesh rritjen e shkalles se pavaresise se pushteteve rajonale e lokale ne te mire

te administrimit me te shpejte e me racional te burimeve njerezore e natyrore per rritjen e gradienteve te zhvillimit e te cilesise se jetes e per krijimin e niveleve me te larta te harmonise se komunitetit ...

... eshte pak a shume ajo qe quhet Europa e Qyteteve , ose siç permendet ne terminologjine e teorive politike “Grass roots democracy”

rritjen e vetedijes per ruajtjen e zhvillimit te mjedisit natyror e racionalizimin e perdorimit te tij - “ Green Ideology”.

Ato jane bashkeplotesuese. perdorimin e simboleve mbikombetare te financave per te gjeneruar edhe

unifikim te trendeve filozofike, drejt rivleresimit te raportit te nocioneve:o rendimente, efektivitet ekonomiko efektivitetit te shfrytezimit te burimeve

Por mbeten tre sfida kryesore, qe nuk do te kene asnje recete aplikimi, qe do te vene ne prove forcen rigjeneruese te komuniteteve. Le te shpresojme se ne do te dijme çdo te thote ne te vertete :

♦ Globalizim – Mendo globalisht,vepro individualisht♦ Decentralizim – Vendimarrje ekonomike sa me afer bashkesise♦ Natyralizim – Ekonomi me burime natyrore te racionalizuara,

qarkullim i shpejte, cilesi e larte.

... e aq me teper do te dijme te sillemi ne keto ligjesi ne te mire te zhvillimit tone e me gjere.

6

Page 7: Ekonomia ne-politiken-global

Le te jete kjo edhe nje sfide e pergjitheshme per qasjen per ndertimin e shtetit ligjor ne Shqiperi

ALI LAÇEJShkoder,dhjetor 1999

7