Ekonomia

18
Ekonomia Për shkak të politikave të mëparshme diskriminuese në ndërtimin e strukturës ekonomike dhe plasmanit të investimeve në Kosovë, në Shtime nuk ka ndonjë degë industriale aktive që ka qenë më parë, apo është ende. Kryesisht njerëzit me vetëiniciativë janë orientuar në tregti, bujqësi dhe shërbime hoteliere. Baza e kapitalit dhe e investimeve është mjaftë e lartë, ndërsa norma e fitimit e ulët, çka paraqet rrezikun e rënjes së prezencës në treg dhe uljes së investimeve. Aktualisht edhe politikat ekonomike dhe të doganave nuk e favorizojnë zhvillimin e prodhimtarisë vendore. Pritet që në Parlamentin e Kosovës së shpejti të aprovohet Ligji për prodhimtarinë dhe mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe masave stimulative. E vetmja industri aktive në Shtime është ajo e eksploatimit të gurit për ndërtimtari, veprimtaria bujqësore, blegtorale dhe e pemëtarisë etj. Veprimtaritë e tjera janë në shkallë mbijetese me ciklin e riprodhimit të thjeshtë. Në këto dy veprimtari komuna e Shtimes ka resurse materiale, njerëzore dhe traditë, çka nuk është karakteristikë e disa regjioneve të tjera në Kosovë. 1 V.1.1. Ekonomia shoqërore Jetën ekonomike në sektorin shoqëror e ka karakterizuar trendi i rënies së zhvillimit, rritjes së amortizimit dhe mungesës së investimeve. Me Rregulloren e Agjencionit Kosavar të Mirëbesimit (AKM-së) mbi privatizimin ky sektor i ekonomisë kalon nën shtetëzimin e ekonomisë me çka bëhet titullar i pronës objekteve dhe kapitalit tjetër. Përkundër kësaj në kontakte me afaristë që ishin të interesuar për marrjen në shfrytëzim të sipërfaqeve të caktuara për shfrytëzimin e gurit gëlqeror dhe separimit të tij ne kemi bërë dhe aranzhuar kontrata mbi dhënien në shfrytëzim me pagesë të 1) ) Drejtoria për Ekonomi dhe Financa-Shtime

Transcript of Ekonomia

Page 1: Ekonomia

Ekonomia

Për shkak të politikave të mëparshme diskriminuese në ndërtimin e strukturës ekonomike dhe plasmanit të investimeve në Kosovë, në Shtime nuk ka ndonjë degë industriale aktive që ka qenë më parë, apo është ende. Kryesisht njerëzit me vetëiniciativë janë orientuar në tregti, bujqësi dhe shërbime hoteliere. Baza e kapitalit dhe e investimeve është mjaftë e lartë, ndërsa norma e fitimit e ulët, çka paraqet rrezikun e rënjes së prezencës në treg dhe uljes së investimeve. Aktualisht edhe politikat ekonomike dhe të doganave nuk e favorizojnë zhvillimin e prodhimtarisë vendore. Pritet që në Parlamentin e Kosovës së shpejti të aprovohet Ligji për prodhimtarinë dhe mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe masave stimulative. E vetmja industri aktive në Shtime është ajo e eksploatimit të gurit për ndërtimtari, veprimtaria bujqësore, blegtorale dhe e pemëtarisë etj. Veprimtaritë e tjera janë në shkallë mbijetese me ciklin e riprodhimit të thjeshtë. Në këto dy veprimtari komuna e Shtimes ka resurse materiale, njerëzore dhe traditë, çka nuk është karakteristikë e disa regjioneve të tjera në Kosovë.1

V.1.1. Ekonomia shoqërore

Jetën ekonomike në sektorin shoqëror e ka karakterizuar trendi i rënies së zhvillimit, rritjes së amortizimit dhe mungesës së investimeve.

Me Rregulloren e Agjencionit Kosavar të Mirëbesimit (AKM-së) mbi privatizimin ky sektor i ekonomisë kalon nën shtetëzimin e ekonomisë me çka bëhet titullar i pronës objekteve dhe kapitalit tjetër. Përkundër kësaj në kontakte me afaristë që ishin të interesuar për marrjen në shfrytëzim të sipërfaqeve të caktuara për shfrytëzimin e gurit gëlqeror dhe separimit të tij ne kemi bërë dhe aranzhuar kontrata mbi dhënien në shfrytëzim me pagesë të caktuar mujore për 4 kompani: “Magjistralja”, “Fertaxi”, “Fasada” dhe “Mermer Kommerce”. Kanë vazhduar kontaktet me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Drejtorinë e Minierave, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF), Agjencinë për Zhvillim Ekonomik dhe institucione kombëtare e ndërkombëtare tjera me qëllim të shqyrtimit të alternativave të zhvillimit ekonomik të komunës së Shtimes.

Në komunën tonë ekzistojnë disa kompani të pavarura të sektorit shoqëror, ndërsa të tjerat kryesisht janë të lidhura me bazën amë që gjendet në Ferizaj. Për këtë vit planifikohet (sipas informatave jozyrtare) të bëhet privatizimi i Plantacionit të Pemëve në sipërfaqe 260 ha (Njësia punuese në kuadër të NSH ”Plantacioni” Ferizaj).

1) ) Drejtoria për Ekonomi dhe Financa-Shtime

Page 2: Ekonomia

V.1.1.2.Ekonomia private

Përveç veprimtarive prodhuese të guroreve për prodhimin e gurit të separuar për ndërtimtari dhe prodhimtarisë bujqësore, vendin e parë, sipas veprimtarisë ekonomike, e zë veprimtaria tregtare. Një orientim i tilllë i biznesit kryesisht është kushtëzuar nga norma mesatare e investimeve për një biznes, mundësia e kontrollimit më të lehtë të kapitalit sipas qasjes direkte, tradita, etj.

Në komunën e Shtimes janë të legalizuar 735 biznese veprimtarish të ndryshme:

Nr. Veprimtaritë ekonomikeNumri i

veprimtarive

1Tregtare

485

2 Prodhuese 85

3 Shërbyese/Zejtare/Transportuese 106

4 Veprimtari hoteliere 59 Gjithsej: 735

Veprimtarinë e tyre, përmes kredive afatshkurtëra e ndihmojnë bankat ekzistuese, por me kamata mjaftë të larta.

Page 3: Ekonomia

V.1.1.3. Licencimi komunal i biznesit

Me Rregulloren Komunale 33/3 të 31. 1. 2002 është paraparë procedura dhe mënyra e licencimit komunal të biznesit. Gjithnjë sipas kësaj rregulloreje është paraparë që licencimin ta bëjë Bordi për Licencim. Përveç procedurave të parapara me Rregullore janë bërë edhe publikime të formave të ndryshme mbi mënyrën e licencimit komunal të biznesit. Megjithatë nuk jemi të kënaqur me një trend të tillë të paraqitjes së afaristëve për licencim komunal të bizneseve. Deri më 30 qershor 2003 për licencim kanë aplikuar 180 subjekte, ku 158 prej tyre kanë fituar të drejtën për licencim. Pagesa e taksave komunale është rregulluar me rregulloren mbi tarifat dhe ngarkesat komunale. Bizneset, taksat i paguajnë komunës për veprimatarinë e vet dhe licencimin komunal të biznesit. Pagesë e veçantë është taksa nga qiraja mbi shfrytëzimin e guroreve në pronë komunale si dhe taksa mbi eksploatimin, të cilën gjithashtu e paguajnë guroret funksionale. Në komunë nuk ekzistojë insitucione qeveritare dhe joqeveritare apo organizata tjera me seli në Shtime të cilat në formë të specializuar merren me zhvillimin e alternativave të zhvillimit ekonomik lokal.

Autoritetet lokale me përkushtim real merren me organizimin e trajnimeve ,seminareve, kontakteve zyrtare mbi aspektet e avancimit të zhvillimit ekonomik lokal. Siç është e njohur me Rregulloren 8/2000 të 29 shkurtit mbi legalizimin e përkohshëm të biznesit, në komunën tonë janë legalizuar 735 subjekte afariste veprimtarish të ndryshme ekonomike. Megjithatë veprimtaria tregtare dhe shërbyese është dominante në legalizim të këtyre veprimtarive. Një procedurë e tillë e legalizmit të biznesit në komunën tonë ka vazhduar deri më 1 prill 2003 kur është dashur të veprojmë sipas rregullores-urdhëresës administrative me nr.2002/22 dhe udhëzimit tjetër administrativ me nr.2003/1 e cila nënkupton legalizimin e sërishëm të bizneseve sipas procedurave dhe rregullave nga Zyra Qendrore e Legalizimit të Biznesit në Prishtinë pranë MTI. Kompanitë private, kryesisht veprimatrinë e tyre e ushtrojnë në Shtime, por një pjesë e tyre edhe në fshatra.

Page 4: Ekonomia

Shpërndarja e bizneseve private sipas vendbanimeve:

Nr Vendi Numri i bizneseve

aktive

Numri i bizneseve

joaktive1 Shtime 4612 Petrovë 453 Godanc i Epërm 134 Godanc i Ulët 145 Davidovc 106 Rashincë 117 Belaj (Belinc) 78 Raçak 119 Carralevë 15

10 Pjetërshticë 22 Gjithsej:

609 126 735

Kompanitë janë me bazë dhe madhësi të ndryshme të kapitalit me ndikim mjaftë të madh në rrethanat ekzistuese për zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë dhe ruajtjen e standardit.1)

Ndërmarrjet e mëdha kryesisht janë të veprimtarisë tregtare, të prodhimit të gurit të separuar sipas klasëve dhe kompani ndërtimore të cilat mund të veçohen:

1) Drejtoria për Ekonomi dhe Financa-Shtime

Page 5: Ekonomia

“Mermer Commerce”, “Graniti”, NTP “Kastrioti”, “Magjistralja” - Carralevë, “Ardhmëria”, “Migros Commerce”, “Besim Commerce”, “Jeta e Re”, “Emona”, “Amphora” - Shtime, “STN” Davidovc, “Kadolli” Godanc etj.

Gurorja “Mermeri” në Belaj (ish-Belinc) Ndërmarrje e prodhimeve plastike dhe të aluminit

Kooperative Bujqësore “Agrocoop” - Shtime Ndërmarrje tregtare në Shtime

Page 6: Ekonomia

V.1.1.4. Financat dhe Buxheti

Për vitin 2003 buxheti i parashikuar për komunë është 1.75 milion €Kryesisht sendërtohet nga dy burime financiare:

Grantet nga Qeveria Qendrore /1.5 mil./ Të hyrat vendore /0.25 mil.€/

Grantet qeveritare kryesisht dedikohen për kategorinë e pagave, shërbimeve, blerjeve me qëllim të funksionimit normal të procesit të arsimit, shëndetësisë dhe administratës komunale. Shuma e planifikuar si të hyra vendore prej 0.25 milion € kryesisht sigurohet nga taksat dhe tarifat në bizneset vendore, sipas projketbuxhetit komunal për të hyrat vendore , ndërsa i dedikohet participimit në projektet e donatorëve, kryesisht në infrastrukturë , mbështetje për raste sociale , bursa studentëve , invalidë nga lufta e fundit , familje të dëshmorëve , sporti dhe kultura komunale etj.

V.1.1.5. Standardi i jetesës

Sipas parametrave dhe normave të përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, paga mesatare në institucionet publike është fiksuar në 151 €.Një përcaktim i tillë paraprakisht ka shkatuar deficit buxhetor në çdo ekonomi familjare (mesatarja e një familjeje kosovare është 7 anëtarë). Ndërsa, sipas anketimeve të Odës Ekonomike të Kosovës ,,Shporta mujore” e një familjeje kosovare është vlerësuar se nuk mund të jetë më e lirë se 325 €. Një debalanc i tillë ka ndikuar që në shumë raste të ketë edhe pakënaqësi të natyrës sociale.

VI. BUJQËSIA

Bujqësia është një ndër lëmenjtë kryesorë, në të cilën duhet të investohet, gjegjësisht, bujqësia duhet të jetë bartëse e zhvillimit të ardhshëm të komunës, ngase për të ekzistojnë kushte të volitshme. Komuna e Shtimes posedon tokë pjellore, klimë të përshtatshme dhe traditë punuese në bujqësi, gjë që ka bërë të ketë rendimente të kënaqshme. Gjatë hartimit të PGJU-së vëmendje të veçantë duhet kushtuar ruajtjes së tokës bujqësore, përveç rasteve kur stimulohet prodhimi bujqësor.

Komuna posedon 6697 hektarë tokë bujqësore, prej të cilave 4947 hektarë janë tokë pjellore. Prona Komunale – Shtetërore përfshin një sipërfaqe prej 1132 hektarësh tokë, pjesa më e madhe e së cilës është sipërfaqe e punueshme

Page 7: Ekonomia

VI.1. Tokat bujqësore, kategorizimi i tyre

Sipërfaqja e komunës - ha 1988 dhe 2002

(Bazuar në shënimet e Shërbimit Kadastral ) 1)

Viti 1988 Viti 2002Sipërfaqja

ha%

Sipërfaqja ha

%

1. Sipërfaqet bujqësore 6.510,0 48.4 6697 49.792. Pyjet 6.377,8 47.4 6377,8 47.43. Tokë jopjellore 563,0 4.2 376 2.814. Gjithsej: 13.450,8 13.450,8

VI.2. Struktura e shfrytëzimit të tokës bujqësore, arave dhe kopshteve shprehur në ha

1) Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Shtime

Page 8: Ekonomia

Viti 1987 Viti 1990 Viti 1999 - 2002

Gji

thse

jh

a

Sek

tori

Sh

oqër

or

ha

Sek

tori

Indi

vidu

alh

a

Gji

thse

j h

a

Sek

tori

Sh

oqër

or

ha

Sek

tori

Indi

vidu

al

ha

Gji

thse

j h

a

Sek

tori

Sh

oqër

or

ha

Sek

tori

Indi

vidu

al

ha

1 Sipër.bujqësore

6.510 1.132 5.378 6.700 1.282 5.418 6.697 564 6.133

1.1 Sipër. epunuesh.

5.473 619 4.854 5.570 800 4.970 4.947 14 4.933

1.2 Kullosat1.037 513 524 930 482 498 1.750 550 1.200

Sipërfaqet e punueshme

1 Arat dhekopshtet

4.505 348 4.157 4.720 435 4.285 3.503 - 3.503

2 Pemishtet335 254 81 450 350 100 144 14 130

3 Vreshtat1 - 1 - - - - - -

4 Livadhet632 17 615 600 15 585 1.300 - 1.300

Arat dhe kopshtet

1 Drithërat3.664 237 3.427 3.800 285 3.515 2.723 - 2.723

2 Bimëindustriale

188 111 77 250 150 100 30 - 30

3 Perime4 - 4 20 - 20 50 - 50

4 Bimë foragjere 649 - 649 650 - 650 700 - 700

Komuna e Shtimes disponon gjashtë tipe më të rëndësishme të tokave të punueshme bujqësore

Page 9: Ekonomia

Tipi i tokësPjesëma-rrja në

%1.Aluviumi deltinor 82.Aluviumi argjilor 15

3.Podzolike - pseudogleje 18 4.Smonicë 16 5.E kuqërremët kafeje lesiv. 216.Tokë livadhore 22

Për nga potenciali prodhues këto toka janë mjaftë të mira por që janë në proceset e degradimit të vazhdueshëm evolutiv, erozionit dhe e punimit joadekuat. Me masa meliorative tipet e tokave me veti jo të mira mund të përmirësohen dhe të rritet prodhimtaria për njësi të sipërfaqes.

Ndarja e tokës sipas klasave

Tokat bujqësore mund të grupohen në tetë klasa. Përqindjet e tokave bujqësore sipas klasave, në komunën e Shtimes janë prezentuar në tabelën vijuese.

Nr VendbanimiSipërfaqja

e tërëha

SIPËRFAQET BUJQËSORE Pyje

haGjithsej:

ha

Sipërfaqet punuese

Gjithsejha

Ara dhe kopshte

ha

Pemi- shteHa

Livadheha

Kullosaha

Tokë e mirë Klasa I,II, III, 62%Tokë e mesme Klasa IV,V, 20 %Tokë e varfër Klasa VI,VII,VIII 18 %

Page 10: Ekonomia

1 Belinc 631.7 140,6 1o9,3 101,8 1,7 5,8 31,3 459,02 Zotaj 456,5 428,8 418,4 373,8 0,1 44,5 10,4 428,83 Davidovc 246,8 229,2 212,0 152,4 1,9 57,7 17,2 -4 Godanc i P. 525,4 401,8 357,2 346,1 3,1 8,0 44,6 91,75 Gjergjaj 365,3 344,1 318,2 288,9 - 29,3 25,9 -6 Zborc 579,5 198,8 176,3 155,7 5,0 15,6 22,5 328,77 Llanisht 281,1 71,0 46,7 26,6 1,1 19,0 24,3 203,58 Mollopolc 703,6 147,5 120,9 96,2 2,9 21,8 26,6 538,09 Muzeqinë 603,9 568,2 535,9 505,9 7,5 22,5 32,3 -10 Lagjja e Paj. 320,5 364,3 334,6 312,6 2,0 19,8 29,7 -11 Petrovë 1266.5 233.3 179.6 162.1 6.6 10.9 53.7 989.512 Ranca 433.6 92.2 73.4 48.5 4.2 20.71 18.8 330.313 Raçaku 442.6 163.6 114.7 90.7 11.3 12.4 48.9 249.114 Rashinca 553,9 489.3 436.9 418.0 6.0 12.9 52.3 -15 Topillë-Deve. 1627.9 421.5 299.1 160.6 0.6 137.9 122.4 1165.916 Carralevë 1076.7 301.3 192.8 152.8 7.3 32.7 108.5 713.917 Godanci i E 564.7 237.0 221.8 209.1 1.0 11.5 15.2 296.818 Dugë 257.2 99.9 39.6 30.1 0.9 8.6 60.3 149.219 Karaqicë 220.3 152.4 96.4 51.9 1.1 43.9 55.5 58.920 Pjetërshticë 1009.8 330.7 226.6 188.6 6.6 31.4 104.1 644.521 Shtime 1283.3 1094.5 962.5 632.9 264.1 64.7 132.0 105.0Komuna në tërësi 13450.8 6510 5472 4505 335 631.5 1037 6377.8

VI.3.Struktura e shfrytëzimit të sipërfaqes së tokës sipas venbanimeve në komunën e Shtimes1) 1990

Në këtë tabelë nuk është përfshirë toka jopjellore në sipërfaqe 376 ha. Në pronën shoqërore bie toka e ndërrmarrjes shoqërore ,,Pasuria Bujqësore” në sipërfaqe prej 259 ha dhe njësia punuese Plantacioni i Pemëve si pjesë e Plantacionit të Pemëve në Ferizaj me sipërfaqe prej 260 ha. Tokat bujqësore të këtyre ndërrmarrjeve menaxhohen nga ana e Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit (AKM-së) dhe së shpejti pritet që të privatiuzohen.

1) Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Shtime

Page 11: Ekonomia

VI.4.Prodhimtaria Blegtorale Fondi i kafshëve dhe shpendëve

Viti 1981 Viti 1987 Viti 1990 Viti 1999 - 2002

Ndryshimi 1990-2002

Zvoglimi i fondit shprehur në %

1 Gjedhet 3.248 3.540 3.717 2.015 -1702 45.782 Lopë të

qumështit- 1.770 2.044 1.418 -626 30.62

3 Dele 3.393 3.750 3.975 600 -3375 84.904 Shpendët 17.370 19.541 21.300 12000 -9300 43.665 Bletët - - 2500 800 -1700 68

Si pasojë e pushtimit serb, nga viti 1989, humbjes së tregjeve e sidomos luftës së fundit kemi një rënje të fondit blegtoral (vrasjet, djegiet dhe plaçkitjet). Dëmet e përgjithshme në lëmin e bujqësisë gjatë dhjetë viteve të fundit në Komunën e Shtimes janë 5588077 €. Dëmet janë vlerësuar nga një komision i veçantë i formuar menjëherë pas lufte nga Drejtoria e Bujqësisë. Çfarë janë kullosat? Në komunën tonë disponohet me një sipërfaqe prej 1750 ha, kullosa të kualitetit mesatar në të cilat mund të mbështetet prodhimtaria bujqësore-blegtorale ekologjikisht të pastërta. Nevojitet analizimi i kullosave me qëllim të përmirësimit të kualitetit të tyre. Fondi i bagëtisë mbahet kryesisht për qumësht, për majmëri (mish) dhe produkte të tjera. Ekzistojnë mëse 800 familje të cilat kultivojnë kafshë për nevoja familjare. Gjithashtu ekzistojnë ferma të mesme dhe ato komerciale, prej tyre 6 ferma për trashje dhe 4 për qumësht. Nuk ekziston ndonjë kapacitet, i cili do të kishte funksionuar për përpunimin e produkteve blegtorale. Por ekziston vetëm forma e thjeshtë e përpunimit. Nga prodhimtaria ditore e qumështit prej afërsisht 7000 litra nga numri i lopëve qumështore prej 1400 krerëve nevojat e qytetarëve të komunës me qumësht dhe produktet e tij plotësohen përafërsisht 50 për qind. Nëse kalkulohen nevojat vjetore për mish janë 1460 t, ndërsa prodhohen 144 t. Nga kjo del se nevojat e qytetarëve të komunës së Shtimes plotësohen vetëm 10 për qind.

VI.5.Arsimimi në lëmin e bujqësisë

Përveç trajnimeve të kohëpaskohëshme që janë organizuar te fermerët më të suksesshëm dhe organizimin e tyre në shoqata të fermerëve siç janë Shoqata ,,Busha” dhe Shoqata e Bletarëve ,,Nektari i bletës”, në komunën tonë nuk ekziston drejtimi bujqësor pranë shkollës së mesme dhe që do të ishte me rëndësi të veçantë.

Page 12: Ekonomia

VI.6. Rendimentet e disa kulturave bujqësore të shprehura në kg/ha

Emri i kulturës Viti 1987 1990 1999-2002 Indeksi irritjesGrurë 2400 3550 3800 7.0Elb 2220 2930 3200 9.2Misër 2350 3300 4500 36.3Luledielli 1300 2300 2200 -4.34Panxharsheqer 25000 40000 - -Duhan 650 900 - -Patate - 10000 12000 20Lakra 8500 12000 12000 0Jonxhë 3250 4000 5000 25Pemë 1910 3350 - -Qumësht 1300/ l për

ko1400 1400 0

Vezë 65 80 70 -12.5

Si rezulltat i përsosjes së mekanizimit bujqësor dhe punimit të mirë të tokës, ngritjes së njohurive të fermerëve, kemi një rritje të rendimentit të kulturave bujqësore. Mirëpo kjo rritje e rendimentit nuk është e nivelit të kënaqshëm duke marrë për bazë kualitetin e tokës dhe të arriturave teknologjike e shkencore. Siç shihet edhe nga tabela, sipërfaqet më të mëdha në strukturën e të mbjellave zënë kultura e grurit dhe e misrit. Për çdo vit mesatarisht mbjellen nga 1000 deri 1400 ha me grurë, ku mund të arrihet rendimenti deri në 4200 t. Për popullatën e komunës sonë me rendimentet e arritura do të mund që të plotësohen nevojat për bukë për afër 180 ditë, mirëpo në rrethanat e tanishme këto kultura nuk janë profitabile për ferrmerët për shkak të çmimit të lartë të shpenzimeve për njësi të prodhimit. Në pjesën e fshatrave të rrafshit një numër i fermerëve shfrytëzojnë ujërat për ujitje të kulturave bujqësore të cilat janë mjaftë afër sipërfaqes dhe shpimet që janë bërë për konstatimin e rezervave të ujit kanë treguar se në këto sipërfaqe ekzistojnë potenciale të mëdha të ujërave nëntokësore që do të mund të përdorën për ujitje. Aktualisht nga këto burime të ngritura nga vetë fermerët ujiten deri në 100 ha. Gjithashtu për nevojat e ujitjes ekziston edhe lumi Shtimjanja nga ujërat e së cilës ujitet një sipërfaqe përafërsisht 100 ha kryesisht me rënje të lirë por edhe me anë të pompimit.

Ekzistojnë mundësi reale për inkuadrimin në nënujitje të një sipërfaqe prej mbi 500 ha, por për këtë duhet të hartohen projektet për shfrytëzimin e potencialeve të ujërave sidomos në lidhje me ndarjen e një sasie të ujit nga lumi Shtimjanja duke e ngritur në pikën më të lartë të Kodrës së Gështenjave në bazentin akumulues dhe pastaj me rënje të lirë të përfshihen sipërfaqe të tëra të rrafshit të Shtimes nënujitje.

Page 13: Ekonomia

Fermerëve shtimjanë aktualisht ju ofrohen shërbime këshilluese nga stafi komunal i agronomëve si dhe nga organizimet e shoqatave përkatëse lokale.

VI.7. PYLLTARIA

Bazuar në shënimet që disponojmë për komunën e Shtimes, sipërfaqja e tërësishme e pyjeve është 6377.8 ha ose 47.4 për qind nga sipërfaqet e përgjithshme të komunës. Sektori shoqëror disponon me 2926.8 ha ose 45.9 për qind, ndërsa sektori individual 3451 ha ose 54.1 për qind.1)

PYJEGjithsej Sektori shoqëror Sektori individual

6377.8 2926.8 3451

Këto sipërfaqe të pyjeve, para, gjatë dhe pas luftës, janë dëmtuar shumë, kështu që ka sipërfaqe të mëdha që kanë nevojë për pyllëzim.

Konkluzë: Duke marrë për bazë se mëse gjysma e sipërfaqes së përgjithshme të komunës së Shtimes është sipërfaqe pyjore, këtij sektori duhet kushtuar rëndësi të veçantë. Me rëndësi është të cekët se aktualisht me pyje menaxhon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural nëpërmjet Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe Zyrës Regjionale të Prishtinës. Në stafin e të punësuarve pranë Zyrës Regjionale të Prishtinës, për komunën e Shtimes është një teknik i pylltarisë dhe tri roje të pyellit. Konsiderojmë se edhe pas aprovimit të ligjit për pyjet në Parlamentin e Kosovës, efektet e pritura në lëmin e pylltarisë në komunën tonë janë shumë të vogla.

1) Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural - Shtime

Page 14: Ekonomia

Sugjerimi ynë është që pyjet duhet të privatizohen me anë të metodës së koncesioneve .

Nga të gjitha të dhënat e grumbulluara në këtë material del se ekzistojnë mundësi reale për shtim të prodhimtarisë bujqësore jo vetëm për plotësimin e nevojave të popullsisë lokale por edhe për treg.

Angazhimi ynë do të jetë në ruajtjen e tokës bujqësore nga urbanizimi i pakontrolluar, ngritja e sistemeve të ujitjes, përmirësimi i infrastrukturës së rrugëve të arave, edukimi përmanent i gjeneratave të reja si potencial për t’u marrë me bujqësi intensive, organizimi i fermerëve në shoqata dhe asociacione, kullimi dhe meliorimi i tokave etj.