Tone at Morpheme Boundaries Answersː High Tone Lowering (GAAHMG Sudan)
Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."
Transcript of Ekonomi "Probleme te konkurrences ne tregun tone."
Tema:Probleme te konkurrences ne
tregun tone.
Projekt
ObjektivatTe tregoje rendesine e konkurrences per fusha te ndryshme te prodhimit.
Te tregoje ne menyre konkrete si ndikon konkurrenca tek konsumatoret duke marre
nje fushe te caktuar prodhimi.
Te tregoje raste te monopolit apo oligopolit ne tregun shqiptar.
Te krahasoje perparesite dhe kufizimet e konkurrences dhe monopolit ne treg.
Në një treg të lirë, biznesi është si një lojë ku duhet të konkurrosh.
Por, ndonjëherë ndërmarrjet mund të tundohen që të shmangin konkurrencën
ndërmjet tyre e të përcaktojnë rregullat e “tyre” të lojës.Ndonjëherë një “lojtar”
i rëndësishëm në treg mund të përpiqet që të nxjerrë, pak nga pak,
konkurrentët nga tregu ose të pengojë hyrjet e konkurrentëve të rinj në treg.
Autoriteti i Konkurrencës është si një arbitër që vëzhgon dhe ndërhyn nëse
lojtarët nuk realizojnë një lojë të barabartë në treg.
Baza ekonomike e lindjes dhe e funksionimit të së drejtës e konkurrencës në Shqipëri
ka filluar të zbatohet vetëm pas ndryshimit të sistemit politik dhe dhe vendosjes së
ekonomisë së tregut, në fillimin e viteve 90. Megjithatë ligji i parë për mbrojtjen e
konkurrencës është miratuar më 7 dhjetor 1995, Ligji Nr. 8044 “Për Konkurrencën”. Me
miratimin e këtij ligji fillon periudha e institucionalizimit të së drejtës së konkurrencës
në vendin tonë.
Miratimi i ligjit “Për Konkurrencën“, mundësoi ngritjen e strukturës së parë për
konkurrencën, atë të Drejtorisë së Konkurrencës Ekonomike pranë Ministrisë së Tregtisë
dhe Turizmit, si dhe Komisioni i Konkurrencës, i cili përbëhej nga pesë anëtarë, të emëruar
nga Ministri që mbulonte Tregtinë.
Ligji trajtonte çështjet që lidhen me monopolet, pozicionin dominues, si dhe ato të
konkurrencës së pandershme. Gjatë zbatimit të tij u ndeshën një sërë problemesh që nuk
kishin gjetur zgjidhje në ketë ligj. Kështu, u bë e qartë nevoja për ndryshime ligjore dhe
institucionale në fushën e konkurrencës.
Me gjithë zhvillimet e së drejtës së konkurrencës, u konstatua se legjislacioni përkatës
kishte mangësi dhe ishte larg legjislacionit, institucioneve dhe Politikave të Konkurrencës
të BE-së. Për të plotësuar këtë boshllëk u miratua ligji 9121, datë 28.07.2003. “Për
mbrojtjen e konkurrencës”
Objektivat e konkurruesveCfare synon ne treg secili konkurrues?
Te gjithe konkurruesit do te donin te maksimizonin fitimet e tyre. Por mund te themi se
disa konkurrues jane te orientuar nga nje fitim I kenaqshem me shume se nga nje
fitim I maksimizuar. Secili konkurrues ka objektiva te perzjera dhe te rendesise se
ndryshme.
Kompania eshte e interesuar te njohe rendesine relative qe konkurruesit I japin fitimit
ne periudhen aktuale, rritjes se pjeses ne treg,lidershipit teknologjik, lidershipit ne
sherbime dhe qellimeve te tjera.Njohja e objektivave te konkurruesit zbulon nese ai eshte I
kenaqur me situaten aktuale dhe si mund te kundervepronte ndaj veprimeve konkurruese.
P.sh: Nje kompani qe synon lidershipin e kostos se ulet do te kundervepronte me fuqimisht
ndaj perpjekjeve te nje konkurruesi per reduktimin e kostos se prodhimit ne krahasim me
nje tjeter qe reklamon rritjen.
Analiza e konkurruesit per te planifikuar strategji konkurruese ,kompania duhet te
dije sa me shume rreth konkurruesve te saj.Ajo duhet te krahasoje vazhdimisht
produktet e saj cmimet kanalet e shperndarjes dhe promocionet ne ato te
konkurrenteve me te afert. Ajo mund te marre fushata marketingu me efektive
kunder konkurruesve te saj dhe te pergatise mbrojtje te forte kunder veprimeve te
tyre.kompania ka nevoje te njohe:cilet jane konkurruesit e saj? Cilet jane objektivat
e tyre? Cilat jane strategjite , fuqite dhe dobesite e tyre? E thene ndryshe
konkurrues do te thote nje kompani qe ofron produkte te ngjashme tek te njejtet
konsumatore me cmime te ngjashme.Si per shembull:hotel Sheraton ne Tirane
mund te shohe si konkurrues hotel Rogner euro park por jo hotel linza.
Neni 11 i Kushtetues se Republikës se Shqipërisë, përcakton qarte se ’’sistemi ekonomik i
Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e
tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike”.Vlerësimi i pasojave konkurruese nuk është
vetëm detyrë e vënë nga legjislacioni ne fushën e mbrojtjes se konkurrencës, por rrjedh
dhe nga parimi i ekonomisë së tregut dhe nga liria ekonomike e garantuar drejtpërdrejte
nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Rëndësia e mbrojtjes dhe nxitjes së konkurrencës
EHW mund te shikoje si konkurrues ne prodhimin vendas KMY por jo FIX.Por kompanite faktikisht ndeshen me nje numer te madh konkurues. Keshtu Sheraton do ta shikonte veten qe konkurron kundrejt te gjitha hoteleve ne Tirane .EHW qe konkurron me te gjitha firmat qe prodhojne sallam.
Integrimi i Shqipërisë ne Bashkimin Evropian dhe standardet qe kërkohen te arrihen ne
këtë proces, është një tjetër faktor përcaktues dhe nxitës për fushën e konkurrencës.
Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe dispozitat përkatëse te saj qe prekin këtë fushe,
shërbejnë si një katalizator për zhvillimin dhe zbatimin e politikave te konkurrencës ne
përputhje me standardet dhe praktikat me te mira evropiane.
Një mjedis konkurrues siguron se do te ketë hyrës potenciale ne “garën“ për te
prodhuar një produkt te ri apo për te ofruar një shërbim me te mire. Si pasoje,
konkurrenca e fuqishme përbën nxitësin kryesore te rritjes se produktivitetit dhe
siguron qe tregu do te mbetet konkurrues.
Njëkohësisht ajo ka një pasojë pozitive tek konsumatorët, te cilët përfitojnë nga
mundësia e zgjedhjeve, cilësia, çmimet e drejta dhe produktet e reja.
Konsumatoret zakonisht ballafaqohen me nje
numer te madh produktesh dhe sherbimesh qe
mund te kenaqin nje nevoje te dhene. Si
zgjedhin ata midis ketyre produkteve te
shumta ne treg?
Konsumatoret formojne pritje per vleren dhe
kenaqesine qe japin ofrime te ndryshme ne
treg. Ata do te bejne zgjedhjet ne blerje duke
u bazuar ne keto pritje.konsumatoret e
kenaqur do te blejne perseri te njejten oferte
ne treg dhe do te flasin me te tjere per
pervojen e tyre.
Te tjeret e pakenaqur do te shikojne
produktet e konkurruesve dhe do te flasin
keq per produktet e firmes qe nuk kenaqen
kerkesat e tyre.vlera dhe kenaqesia
konsumatore jane kyci I ndertimit te
bllokut per zhvillimin dhe menaxhimin e
marrdhenieve konsumatore.Konsumatoret
I shikojne produktet si nje tufe perfitimesh
dhe zgjedhin produktin qe ju jep ature
tufen me me shume perfitime per parate
qe harxhojne .keshtu ata zgjedhin ate
detergjent per larjen e veshjeve I cili
siguron larje te shpejte,bardhesi dhe
ruajtje te ngjyrave.
MONOPOLI, DOMINANT NE EKONOMINE SHQIPTARE
Sipas eksperteve te fushes, te Ministrise se Ekonomise, ne momentin qe diktoheshin situatat
monopol te ndonje kompanie private, keto nuk duhet te lejoheshin nga shteti. Eshte shume i
nevojshem miratimi i ligjit per konkurencen.
Ja kompanite monopol ne vendin tone:
- "KESH sh.a" ne sektorin elektro-energjetik
- "Posta shqiptare" ne sektorin e telekomunikacioneve
- "Albtelekom sh.a" ne sektorin e telefonise fikse
- "Ujesjelles sh.a" ne sektorin publik
- "Banka e Kursimeve" ne sektorin bankar etj.
Tregu i menaxhimit të porteve detare
Tregu vijon të mbetet monopol i Autoritetit Portual Durrës. Qeveria ka avancuar procedurat për ndërtimin e një porti jahtesh në Gjirin e Lalëzit, pas përmbylljes së një procedure jo transparente në favor të një prej grupeve financiare kliente e Qeverisë.
Ndërkohë Qeveria ka nisur një procedurë të re, për të ndërtuar një port tjetër jahtesh në komunën Synej, pranë kalasë së Turrës. Qeveria me Vendim të saj, 7 ditë më parë, i ka dhënë një bonus të menjehershëm pikësh duke e favorizuar kompaninë
Tregu i pullave fiskale
Tregu ende është monopol shtetëror. Qeveria përmbylli një procedurë jo transparente dhe të kontestuar për dhënien me koncesion të këtij shërbimi tek kompania SICPA, të cilën më herët, Qeveria e favorizoi me një bonus pikësh.
Kompania e renditur e dyta kontestoi procedurat në APP, por kërkesa e saj u refuzua. Kompania ka paraqitur kontestin e saj pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ngritur pranë Kryeministrit.
Por ky institucion thotë se nuk ka administruar asnjë kontest për këtë çështje. MF ka nisur negocimet me kompaninë për realizimin e kontratës.
Tregu i duhanit
Tregu vijon të mbetet oligopoli i fortë. Nuk ka asnjë
tentativë për të ndryshuar pjesët e tregut, ndërkohë
që abuzimi fiskal vijon të jetë i konsoliduar duke sjellë
dëme të mëdha në Buxhet.
Tregu i çimentos
Tregu vijon të mbetet oligopol i fortë. Dy fabrika të
reja të prodhimit të çimentos, lejuar me kontrata
koncesionare janë në ndërtim. Ndërkohë që për dy të
tjera nuk ka shenja të ndërtimit. Qeveria, dy ditë më
parë, me një vendim të posaçëm, zgjeroi zonën e
shfrytëzimit me rreth 190 ha të tjera, zonë pyjore kjo,
e cila do të shkatërrohet. Përfituesi është njëri prej
klientëve themelore të Qeverisë.
“Kombinati i Duhanit”,
MonopoliPra, monopoli, paraqet një treg me një furnizues të vetëm të të mirave ose/dhe shërbimeve të caktuara. duke mos pasur asnjë konkurrent.Karakteristikë e cilat përcakton nëse një kompani është monopol ose jo, është mos ekzistimi i produkteve zëvendësuese. Në këtë rast nëse një produkt ose shërbim i ofruar nga një kompani e caktuar është i vetmi i llojit të tillë dhe nuk ka asnjë produkt tjetër i cili plotëson të njëjtat nevoja atëherë kompania e caktuar është monopol në atë produkt ose shërbim.
Konkurrenca ndodh atehere kur nje kompania prodhon produkte dhe sherbime te njejta me nje kompani tjeter .Pra ndryshe nga monopoli ku ne te cilin ka vetem nje treg te vetem per nje produkt ,kompania mund te quaje konkurrues te gjitha firmat qe bejne te njejtin produkt ose klase te produktit.
Monopolet ne natyre, jane me efiçente, sesa shoqerite ne konkurence. Sepse ngritja e 20 ndermarrjeve per te ofruar te njejtin sherbim do kete nje kosto me te larte ekonomike. Por paraqitet e nevojshme per liberalizimin e çmimeve dhe sherbimeve.