E RËNDËSISHME - sois- · PDF filejnë pyetje apo shqetësime, ... •...

2
E RËNDËSISHME Sjelljet e të afërmëve tanë, të miqve tanë dhe tonat nganjëherë ngre- jnë pyetje apo shqetësime, sidomos përsa u përket rrjeteve sociale, dal- jeve jashtë, sjelljeve të pahijshme, dhunës, përdorimit të substancave. Kjo broshurë jep disa përgjigje, sidomos në fushën e ligjeve. Kjo ju çon në faqen e internetit për më shumë informacione dhe drejt disa organizatave të specializuara në secilën nga këto tema. DALJET NË ORËT E VONA, KAFENETË PUBLIKE OSE MANIFESTIMET Në përgjithësi, një i ri nën moshën 16 vjeç nuk duhet të frekuentojë një kafene publike ose një manifestim pa u shoqëruar nga një i rritur. Kujdes në shpeshtësinë e daljeve vonë dhe lodhjeve që i shoqëron ato! Për në kinema, moshat ligjore janë të domosdoshme: prindërit nuk lejohen të shkelin ligjin. Diskot e lëvizshme, festat rinore, festivalet janë të ndaluara për tër rinjtë nën moshën 16 vjeç. Falsifikimi i një pjese identiteti ose përdorimin i një pjese identiteti të dikujt tjetër është një shkelje ligji. (neni 252 i Kodit Penal. Falsifikimit të certifikatave). DUHANI Pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve në vendin tonë. Sa më herët që të nisë pirja e duhanit, aq më i madh është rreziku i varësisë prej tij. SHKELJET DHE DHUNA Në qoftë se një i mitur është viktimë e kërcënimeve, grabitjeve apo agresionit seksual, është e rëndësishme që të flasë për këtë me prindërit ose një të rritur dhe që ky të merret seriozisht. Sulme të tilla duhet të lajmëro- hen në polici (tel. 117). Pasojat e këtyre shkeljeve penale mund të jenë të rënda: dënim penal ose masa edukative (nga Gjykata e të miturve), një dënim administrativ (nga shkolla ose SPJ), një dënim financiar. ALKOOLI Konsumi i alkoolit është i njohur si i rrezikshëm për shëndetin e të gjithëve. Tërheqja për substanca mund të fillojë herët, duhet të jeni të vëmendshëm për shenjat që mund të tregojnë fillimin e për- dorimit (mungesa e motivimit, mungesat në shkollëm etj.). Kujdes për pasojat shën- detësore të „dehjes së shpejtë të qëllimshme“ dhe teprimet e shpeshta në fundjave! ARMËT DHE OBJEKTET E RREZIKSHME Sipas ligjit shkollor, nxënësit nuk mbajnë asnjë objekt të rrezikshëm në shkollë, as për t’u mbrojtur. Ligji ndalon shitjen ose ofrimin e alkoolit të rinjve nën 16 vjeç. Birrë e verë: shitje e dhënie e autorizuar duke nisur nga mosha 16 vjeç. Alkool i fortë i përzier, premix, kokteje, aperitivë e pije të distiluara: shitje dhe dhënie e autorizuar duke nisur nga mosha 18 vjeç. Sipas ligjit armët janë të ndaluara për të miturit, në më- nyrë të veçantë: · Armët e zjarrit (pushkë, e ajrit të kompresuar apo pistoleta me plumba kallçuku etj.). · Thika automatike, „Spyderco“ që hapet me një dorë, dhe thika flutur, nëse ajo është më e gjatë se 12 cm e hapur me nj ëteh që i kalon 5 cm. · Pajisje të bëra me qëllim për të pla- gosur (doreze amerikane, shkop, nunchaku etj.). · Armë fallco që u ngjajnë të vërte- tave (pistoletë me plumba plastikë) (ligji fedral mbi armët). · Përdorimi i qëllimshëm, për të pla- gosur, me objekte të zakonshme (shkop bejzbolli, thikë, shishe etj.) është gjithashtu i ndaluar. Rregullorja e ligjit shkollor në nenin 102 përcakton se: „nxënësit nuk pijnë as alkool, as drogë; ata nuk pijnë duhan.“ Ligji për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike (LEAE1), neni 66 është i qartë: „Është e ndaluar t’u japësh ose t’u shesësh cigare të miturve (nën 18 vjeç).“ Një fëmijë, një adoleshent apo një i rritur mund të dënohen nga drejtësia, nëse ata kryejnë shkeljet e mëposhtme, ose në qoftë se marrin pjesë në këto shkelje: · dëmtimi i pronës, vandalizëm, shkarravitje nëpër mure etj; · udhëtim pa biletë në transportin publik; · vjedhje, fshehje sendesh të vjedhura, vjedhje në grup, vjedhje me dhunë, etj; · ngacmim, ngatërresa, fyerje të rënda me karakter racist apo homofob, kërcënime, grabitje, sulme seksuale etj. · Të rinjtë nën moshën 16 vjeç mund të rrinë jashtë deri në ora 22. Kur lejohen nga prindërit e tyre që të kthehen vetëm në një orë më të vonë (kinema, aktivitete shoqërore etj), ata duhet të kthehen menjëherë në banesën e tyre. · Një i ri më i vogël se 16 vjeç i pashoqëruar nga një nga prindërit ose përfa- qësuesi ligjor nuk ka të drejtë të hyjë në kafe, restorant, lokale të ndryshme e disko, me përjashtim të rastit, kur ka një autorizim të shkruar. · Sallat e lojërave e kafetë me internet janë të ndaluara për të rinjtë nën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve, kur janë të shoqëruar nga një nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor. Të rinjtë nën 18 vjeç nuk janë të autorizuar të frekuentojnë klubet e natës. Fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën e tyre madhore (18 vjeç), janë nën përgjegjë- sinë e prindërve të tyre ose të përfaqësuesit ligjor të caktuar për këtë qëllim. Megjithatë, prindërit kanë një detyrim të mirëmbajtjes përtej moshës madhore nën disa kushte të caktuara. (Kodi civil zviceran neni 276 dhe në vijim). SECILI KA NJË ROL TË RËNDËSISHËM www.sois-prudent.ch/alcool www.sois-prudent.ch/tabac www.sois-prudent.ch/sorties www.sois-prudent.ch/armes www.sois-prudent.ch/violence Secili ka të drejta dhe detyra të cilat duhet të respektohen Të flasësh është e rëndësishme, sidomos kur ju jeni të shqetësuar apo kur përballeni me vështirësi. Kjo kërkon pak guxim dhe gjindshmëri. Nuk është kurrë tepër vonë për të vendosur ose rivendosur një dialog me fëmijën e vet / adoleshent / të riun ose me prindërit e vet. Profesionistët janë në dispo- zicion për t’ju ndihmuar. + informacione www.sois-prudent.ch 0 vjeç 18 vjeç Asnjëherë vetëm Një urgjencë për shëndetin: 144 Një urgjencë për policinë: 117 Një shqetësim për veten, shokun, shoqen, të afërmit: 147 ose www.ciao.ch Kuadri ligjor Hapësira e negocimit Prindërit Mbrojtja Fëmijët Autonomia

Transcript of E RËNDËSISHME - sois- · PDF filejnë pyetje apo shqetësime, ... •...

Page 1: E RËNDËSISHME - sois- · PDF filejnë pyetje apo shqetësime, ... • Secili ka të drejta dhe detyra të cilat duhet të respektohen ... mund të shkaktojnë dënime penale dhe

E RËNDËSISHMESjelljet e të afërmëve tanë, të miqve tanë dhe tonat nganjëherë ngre-jnë pyetje apo shqetësime, sidomos përsa u përket rrjeteve sociale, dal-

jeve jashtë, sjelljeve të pahijshme, dhunës, përdorimit të substancave. Kjo broshurë jep disa përgjigje, sidomos në fushën e ligjeve. Kjo ju çon në faqen e internetit për më shumë informacione dhe drejt disa organizatave të specializuara në secilën nga këto tema. DALJET NË ORËT E VONA, KAFENETË

PUBLIKE OSE MANIFESTIMETNë përgjithësi, një i ri nën moshën 16 vjeç nuk duhet të frekuentojë një kafene publike ose një manifestim pa u shoqëruar nga një i rritur. Kujdes në shpeshtësinë e daljeve vonë dhe lodhjeve që i shoqëron ato!

Për në kinema, moshat ligjore janë të domosdoshme: prindërit nuk lejohen të shkelin ligjin. Diskot e lëvizshme, festat rinore, festivalet janë të ndaluara për tër rinjtë nën moshën 16 vjeç.

Falsifikimi i një pjese identiteti ose përdorimin i një pjese identiteti të dikujt tjetër është një shkelje ligji. (neni 252 i Kodit Penal. Falsifikimit të certifikatave).

DUHANI Pirja e duhanit është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve në vendin tonë. Sa më herët që të nisë pirja e duhanit, aq më i madh është rreziku i varësisë prej tij.

SHKELJET DHE DHUNANë qoftë se një i mitur është viktimë e kërcënimeve, grabitjeve apo agresionit seksual, është e rëndësishme që të flasë për këtë me prindërit ose një të rritur dhe që ky të merret seriozisht.

Sulme të tilla duhet të lajmëro-hen në polici (tel. 117). Pasojat e këtyre shkeljeve penale mund të jenë të rënda: dënim penal ose masa edukative (nga Gjykata e të miturve), një dënim administrativ (nga shkolla ose SPJ), një dënim financiar.

ALKOOLIKonsumi i alkoolit është i njohur si i rrezikshëm për shëndetin e të gjithëve. Tërheqja për substanca mund të fillojë herët, duhet të jeni të vëmendshëm për shenjat që mund të tregojnë fillimin e për-dorimit (mungesa e motivimit, mungesat në shkollëm etj.).

Kujdes për pasojat shën-detësore të „dehjes së shpejtë të qëllimshme“ dhe teprimet e shpeshta në fundjave!

ARMËT DHE OBJEKTET E RREZIKSHMESipas ligjit shkollor, nxënësit nuk mbajnë asnjë objekt të rrezikshëm në shkollë, as për t’u mbrojtur.

Ligji ndalon shitjen ose ofrimin e alkoolit të rinjve nën 16 vjeç.Birrë e verë: shitje e dhënie e autorizuar duke nisur nga mosha 16 vjeç. Alkool i fortë i përzier, premix, kokteje, aperitivë e pije të distiluara: shitje dhe dhënie e autorizuar duke nisur nga mosha 18 vjeç.

Sipas ligjit armët janë të ndaluara për të miturit, në më-nyrë të veçantë:

· Armët e zjarrit (pushkë, e ajrit të kompresuar apo pistoleta me plumba kallçuku etj.).

· Thika automatike, „Spyderco“ që hapet me një dorë, dhe thika flutur, nëse ajo është më e gjatë se 12 cm e hapur me nj ëteh që i kalon 5 cm.

· Pajisje të bëra me qëllim për të pla-gosur (doreze amerikane, shkop, nunchaku etj.).

· Armë fallco që u ngjajnë të vërte-tave (pistoletë me plumba plastikë) (ligji fedral mbi armët).

· Përdorimi i qëllimshëm, për të pla-gosur, me objekte të zakonshme (shkop bejzbolli, thikë, shishe etj.) është gjithashtu i ndaluar.

Rregullorja e ligjit shkollor në nenin 102 përcakton se: „nxënësit nuk pijnë as alkool, as drogë; ata nuk pijnë duhan.“ Ligji për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike (LEAE1), neni 66 është i qartë: „Është e ndaluar t’u japësh ose t’u shesësh cigare të miturve (nën 18 vjeç).“

Një fëmijë, një adoleshent apo një i rritur mund të dënohen nga drejtësia, nëse ata kryejnë shkeljet e mëposhtme, ose në qoftë se marrin pjesë në këto shkelje:

· dëmtimi i pronës, vandalizëm, shkarravitje nëpër mure etj;

· udhëtim pa biletë në transportin publik;

· vjedhje, fshehje sendesh të vjedhura, vjedhje në grup, vjedhje me dhunë, etj;

· ngacmim, ngatërresa, fyerje të rënda me karakter racist apo homofob, kërcënime, grabitje, sulme seksuale etj.

· Të rinjtë nën moshën 16 vjeç mund të rrinë jashtë deri në ora 22. Kur lejohen nga prindërit e tyre që të kthehen vetëm në një orë më të vonë (kinema, aktivitete shoqërore etj), ata duhet të kthehen menjëherë në banesën e tyre.

· Një i ri më i vogël se 16 vjeç i pashoqëruar nga një nga prindërit ose përfa-qësuesi ligjor nuk ka të drejtë të hyjë në kafe, restorant, lokale të ndryshme e disko, me përjashtim të rastit, kur ka një autorizim të shkruar.

· Sallat e lojërave e kafetë me internet janë të ndaluara për të rinjtë nën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve, kur janë të shoqëruar nga një nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor. Të rinjtë nën 18 vjeç nuk janë të autorizuar të frekuentojnë klubet e natës.

Fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën e tyre madhore (18 vjeç), janë nën përgjegjë-sinë e prindërve të tyre ose të përfaqësuesit ligjor të caktuar për këtë qëllim. Megjithatë, prindërit kanë një detyrim të mirëmbajtjes përtej moshës madhore nën disa kushte të caktuara. (Kodi civil zviceran neni 276 dhe në vijim).

SECILI KA NJË ROL TË RËNDËSISHËM

www.sois-prudent.ch/alcool

www.sois-prudent.ch/tabac

www.sois-prudent.ch/sorties

www.sois-prudent.ch/armes

www.sois-prudent.ch/violence

• Secili ka të drejta dhe detyra të cilat duhet të respektohen • Të flasësh është e rëndësishme, sidomos kur ju jeni të shqetësuar apo

kur përballeni me vështirësi. Kjo kërkon pak guxim dhe gjindshmëri. • Nuk është kurrë tepër vonë për të vendosur ose rivendosur një dialog me

fëmijën e vet / adoleshent / të riun ose me prindërit e vet. Profesionistët janë në dispo-zicion për t’ju ndihmuar.

+ informacione

www.sois-prudent.ch

0 vjeç 18 vjeç

Asnjëherë vetëm

Një urgjencë për shëndetin: 144

Një urgjencë për policinë: 117

Një shqetësim për veten, shokun, shoqen, të afërmit: 147

ose www.ciao.ch

Kuadri ligjor

Hapësira e negocimit

Prindërit Mbrojtja

FëmijëtAutonomia

Page 2: E RËNDËSISHME - sois- · PDF filejnë pyetje apo shqetësime, ... • Secili ka të drejta dhe detyra të cilat duhet të respektohen ... mund të shkaktojnë dënime penale dhe

PRINDËRIT | AUTORITET | SHKOLLA

DIALOG I DOMOSDOSHËM

CRPSConseils régionaux de prévention et de sécurité

www.sois-prudent.ch

EKRANET DHE BOTA NUMERIKE INTERNETI / CHATS / BLOGS / RRJETET SOCIALE / SMS / MMS / FOTOGRAFITË /TELEFONAT / TELEFONAT / E DORËS / LOJËRAT VIDEO

Prindërit:

· Flisni me fëmijën tuaj në lidhje me përdorimin e internetit dhe të faqeve që vizi-ton. Inkurajoni fëmijën tuaj t’ju tregojë për diçka që e shqetëson, e trondit atë.

· Shpjegoni atij çfarë nuk është e pranueshmep për ju dhe që nuk e miratoni atë. Zhvilloni shpirtin e tij kritik dhe ndërgjegjen e tij se çdo gjë që gjendet në internet nuk është patjetër e vërtetë.

· Informojeni atë për rreziqet lidhur me dhënien e informacioneve personale (emri, adresa…). Rriteni ndjeshmërinë e fëmijës suaj për rreziqet lidhur me shpërndarjen e imazheve personale (fotografi…)

· Mos e lini një fëmijë të vogël vetëm para ekranit.· Mbajeni kompjuterin në një dhomë të përbashkët· Merreni kohën e duhur për të zbuluar bashkë me fëmijën tuaj se si bëhen

kërkime në internet. Krijoni „një kod familjar“ i cili vendos limite: mbi kohën dhe orarin e përdorimit të internetit, mbi faqet e ndaluar dhe informacionet e shkëmbyera.

Kështu, Kodi Penal lejon ndjekjen penale të atij që fotografon, për shembull me telefonin e tij të dorës, dikë që në jetën e tij private ose profesionale, ruan foto-grafi dhe i publikon ato në internet ose në rrjetet sociale pa pëlqimin e personit të fotografuar. Fyerjet dhe kërcënimet përmes SMS, b logs, chats dhe r r jeteve socia le ( Facebook) janë të dënueshme.

Kujdes:· asnjëherë mos jepni emrin, adresën, numrin e telefonit të shtëpisë apo atij të dorës,

ose fjalëkalimin në kopmjuter në një bisedë ose nëpërmjet e-mailit;· mos bisedoni me të panjohur;· mos harroni se rrjetet sociale janë hapësira publike.

RRI I QETË, JI I KUJDESSHËM

Pyetje-përgjigje dhe informacione aktuale në faqen tonë të internetit.

Kjo kujtesë është përgatituar nga një delegacion i CRPS bazuar në një tekst lozanua | 2015

www.sois-prudent.chwww.sois-prudent.ch/mondenumerique

synergies.ch

*

*

Fëmija duke u rritur, gëzon liri gjithnjë e më të mëdha. Ai përjeton përvoja të reja. Për ta ndihmuar të rritet dhe të ruajë autonominë e tij, por edhe për të mbësh-tetur prindërit në misionin e tyre edukativ, pushteti publik ka miratuar ligje. Ato përbëjnë orientime të rëndësishme, një përzgjedhje e të cilave është përm-bledhur në këtë kujtesë.Nëse është e rëndësishme që fëmijët dhe adoles-hentët të njohin kuadrin ligjor që të mund ta respekto-jnë atë, po ashtu është e domosdoshme që të rriturit të mbajnë ligjërata koherente dhe që institucionet të koordinojnë veprimet e tyre. Kjo ështe arsyeja për të cilën prefektët, policia, shkollat, komunat dhe sho-qatat partnere marrin pjesë në çdo rreth në Këshillin rajonal të parandalimit dhe të sigurisë (CRPS). I ven-dosur nën përgjegjësinë e prefektëve CRPS synon forcimin e nivelit të informimit të prindërve. Ai i fton prindërit të parashikojnë vështirësitë, të informohen dhe të guxojnë të kërkojnë ndihmë në rast nevoje.

DROGATDrogat janë të rrezikshme për shëndetin. Tërheqja ndaj tyre mund të fillojë heret, ju duhet të jeni të vëmendshëm për shenjat që shfaqen në një fillim të konsumimit (mungesa e motivimit, mungesat e paar-syeshme në shkollë etj.)

HAPËSIRAT PUBLIKE Të miturit janë subjekt i të një-jtave rregulla si dhe të rriturit në lidhje me sjelljen në vendet publike. Në vendet publike, ndër të tjera është e ndaluar nga Rregullorja e përgjithshme e policisë komunale: prishja e rendit dhe qetësisë publike, veçanërisht të bësh zhurmë, të pështysh, e të urinosh, të mer-resh me lojëra të rrezikshme, të hedhësh letra, mbeturina apo objekte të tjera.

Rekomandohet pajisja me një pjesë identiteti. Dëmtimet e pasurive në zonat publike e private mund të shkaktojnë dënime penale dhe kosto të konsiderueshme për familjet e autorëve.

Ligji ndalon prodhimin, shpërndarjen, shitjen, blerjen dhe përdorimin e drogës (produkteve që rrjedhin prej kanabisit, kokainës dhe deriva-tet, opiateve, amfetaminave, substancave hal-lucinante si LSD, disa lloje barnash...)

www.sois-prudent.ch/voiepublique

www.sois-prudent.ch/drogue