E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

download E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

of 41

Transcript of E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    1/41

    137

    ORËT E MËDHA(Kryhen të Premten e Madhe në mëngjes.)

    ORA E PARË

    Prifti “I bekuar është Perëndia ynë...” , “O Mbret qiellor...”; LexuesiTrishenjtin “Shenjt Perëndi...” (3) ,  “Lavdi... e Tani...” ,  “Trini eTërëshenjtë...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Ati ynë që jenë qiej...”; Prifti “Se jotja është mbretëria...”; Lexuesi “Mëshiro, o Zot”

    (12) , “Lavdi... e Tani...” , “Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë...”(fq. 288-289) dhe Psalmet:

    Psalmi 5

    Vëru veshin fjalëve të mia, o Zot, kupto britmën time.Dëgjo zërin e lutjes sime, o mbreti im dhe Perëndia im, se ty të

    lutem, o Zot.Në mëngjes do të dëgjojë zërin tim, në mëngjes do të dal

    përpara teje dhe do të më vështrosh, se ti nuk je Perëndi që dopaudhësinë.

    Ai që sillet me dinakëri nuk do të qëndrojë para teje, as tëpaligjshmit nuk do të rrinë përkundrejt syve të tu.

    Urreve gjithë ata që punojnë paudhësinë; do të bësh tëhumbasin gjithë ata që gënjeshtra thonë.

    Zotit i vjen ndot nga njeriu gjakatar dhe dredharak.Kurse unë në shumicën e mëshirave të tua do të hyj në shtëpinë

    tënde, do të falem drejt tempullit tënd të shenjtë në frikën tënde.

    O Zot, udhëhiqmë në drejtësinë tënde për shkak të armiqve tëmi, drejto udhën time përpara teje.Se nuk ka të vërtetë në gojën e tyre, zemra e tyre është e kotë,

    fyti i tyre është varr i hapur, me gjuhët e tyre flasin dredhi.

    ORËT E MËDHA - ORA E PARË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    2/41

    138

    Gjykoi ata, o Perëndi, u rrëzofshin prej planeve të tyre, dëboi atapër shumicën e paudhësive të tyre, se të hidhëruan shumë, o Zot.Edhe u gëzofshin gjithë ata që shpresojnë më ty, do të

    ngazëllohen përjetë dhe ti do të banosh tek ata, edhe do tëmburren më ty gjithë ata që duan emrin tënd.

    Se ti, o Zot, do të bekosh të drejtin, na kurorëzove si armë pëlqimi.

    Psalmi 2

    Përse u tërbuan kombet dhe popujt menduan kotësira?Mbretërit e dheut u rreshtuan dhe të parët u mblodhën bashkë

    me ta kundër Zotit edhe kundër të lyerit të tij e thanë:“Le t’i këputim lidhjet me ata dhe le të flakim larg nesh

    zgjedhën e tyre”.Ai që rri në qiej do të qeshë me ta, Zoti do t’i tallë.Atëherë në zemërimin e tij do t’u flasë atyre dhe në inatin e tij

    do t’i tronditë.Unë u vendosa prej tij mbret mbi Sionin, malin e tij të shenjtë,

    për të shpallur urdhërimin e Zotit.

    Zoti më tha:”Ti je Biri im, unë sot të kam lindur”.Kërko prej meje, dhe do të të jap ty kombe në trashëgimin

    tënd edhe anët e dheut në pronësinë tënde.Me shkop të hekurt do t’i kullotësh ata, si enë poçari do t’i

    dërrmosh ata.Dhe tani, o mbretër, urtësohuni, ndrequni, gjithë ju që gjykoni

    dheun.Shërbejini Zotit me frikë dhe ngazëllohuni tek Ai me tmerr.Shpejtoni të ndreqeni, se mos zemërohet Zoti ndonjëherë dhe

    humbisni prej rrugës së drejtë, kur të marrë flakë me shpejtësiinati i tij.

    Lum ata që besojnë tek ai.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    3/41

    139

    Psalmi 21Perëndia im, Perëndia im, dëgjomë; përse hoqe dorë prej meje?Larg, prej shpëtimit tim janë fjalët e fajeve të mia.

    Perëndia im, të thërras ditën e nuk përgjigjesh, do të thërrasedhe natën dhe nuk më quhet për marrëzi.

    Po ti banon në të shenjtat, lavdërimi i Izraelit.Tek ti shpresuan etërit tanë, shpresuan dhe i çlirove ata.Ty të thirrën dhe shpëtuan, më ty shpresuan dhe nuk u turpëruan.Po unë jam krimb dhe jo njeri, turp për njerëzit, edhe tallja e

    popullit.Gjithë sa më shohin, më përqeshin, pëshpëritën me buzë,

    tundën kryet, duke thënë:Shpresoi më Zotin, le ta çlirojë, le ta shpëtojë, sepse atë e do.Po ti je ai që më nxore nga barku, shpresa ime prej gjirit të

    sime mëje.Tek ti u besova që prej mitrës së nënës sime; ti je Perëndia im

    nga barku i sime mëje, mos u largo prej meje.Se m’u afrua hidhërimi, se nuk ka kush të më ndihmojë.

    Shumë viça më kanë qarkuar; dema të fortë më kanë rrethuar.Hapën gojën e tyre mbi mua porsi luani, kur ulërin dhe

    rrëmben.U derdha porsi ujë, edhe gjithë eshtrat e mia u shpërndanë,

    zemra ime u bë si qiri që tretet në mes të përbrendshmeve të mia.Fuqia u tha porsi enë balte, edhe gjuha ime, u ngjit pas laringut

    tim, edhe më zbrite në pluhur të vdekjes.Sepse qen të shumtë më qarkuan, mbledhja e të këqijve më

    rrethoi.Shpuan duart e mia dhe këmbët e mia, numëruan gjithë eshtrat

    e mia, ata shtinë sytë mbi mua dhe më vështruan.Ndanë rrobat e mia në mes tyre, dhe për veshjen time hodhën

    short.

    ORËT E MËDHA - ORA E PARË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    4/41

    140

    Po ti, o Zot, mos e largo ndihmën tënde prej meje, eja të mëndihmosh.Ruaje shpirtin tim nga shpata, edhe të vetëmlindurin tim prej

    dorës së qenit.Shpëtomë prej gojës së luanit; shpëtomë prej brirëve të buajve

    të egër mua të përulurin.Do t’u tregoj emrin tënd vëllezërve të mi; në mes të mbledhjes

    do të të himnoj. Ju që i keni frikë Zotit, himnojeni atë, gjithë farë e Jakovit,

    lavdërojeni atë.Edhe kini frikë prej atij gjithë farë e Izraelit.Se nuk e hodhi poshtë, as e flaku tutje lutjen e të varfrit, as

    nuk e kthehu fytyrën e tij prej meje; kur i thirra, më dëgjoi.Lavdërimi im do të jetë për ty; në mbledhje të madhe do të të

    lavdëroj, do të jap uratat e mia përpara atyre që të kanë frikë.Të varfrit do të hanë, edhe do të ngopen, dhe do të lavdërojnë

    Zotin, ata që e kërkojnë atë, zemrat e tyre do të rrojnë në jetë të jetëve.Gjithë anët e botës do të kujtojnë e do të kthehen te Zoti, edhe

    do t’i falen Zotit gjithë farat e kombeve.Se mbretëria është e Zotit, edhe ai urdhëron mbi kombet.Gjithë të majmit e dheut hëngrën edhe u falën; përpara atij do

    të bien në gjunjë gjithë ata që zbresin në baltë.Dhe shpirti im për atë jeton, fara ime do t’i shërbejë.Brezi që vjen do të bëhet i njohur te Zoti, edhe do t’i dëftejnë

    drejtësinë e tij popullit që do të lindet, të cilin e krijoi Zoti.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Aliluia, Aliluia, Aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi. (3)

    Mëshiro, o Zot. (3)

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    5/41

    141

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Tingulli I

    Me kryqëzimin tënd, o Krisht, u zhduk tirania, u shkel fuqia e ar-mikut; se as engjëll, as njeri, por vetë Zoti na shpëtoi; lavdi më Ty.

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    Hyjlindësore

    Si të të quajmë o Hirplote? Qiell? Se linde Diellin e drejtësisë.Parajsë? Se lulëzove Lulen e mosprishjes. Virgjëreshë? Se mbete

    e paprekur. Mëmë të qashtër? Se në kraharorin tënd Bir kishePerëndinë e të gjithave. Atij lutju të shpëtojë shpirtrat tanë.

    Pastaj psalen Troparet e Vetëmelodishme, ndërkohë Dhjaku temjanis

    me kaci.

    Tingulli Tërthor IV.

    Sot çahet kurtina e Tempullit si qortim për të paligjtët; dhe diellifsheh rrezet e tij, duke parë Zotin të kryqëzohet.

    Vargu: Përse shfryjnë kombet dhe popujt menduan kotësira.

    Si dele u hoqe për therje, o Krisht mbret, dhe si qengj i pafajshëmu mbërtheve në kryq prej burrash të paligj për mëkatet tona, oNjeridashës.

    Lavdi... e Tani...

    O Zot, i durove dhe kështu u thërrisje të paligjve që të zunë:Megjithëqë goditët bariun dhe shpërndatë dymbëdhjetë dhentë,

    dishepujt e mi, mundja të rradhitja më shumë se dymbëdhjetëlegjione engjëjsh; po bëj zemrën të gjerë që të mbushen të fshehtate patreguara që ju dëfteva me anën e profetëve të mi. O Zot, lavdimë Ty.

    ORËT E MËDHA - ORA E PARË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    6/41

    142

    ProfeciaParavarg. Tingulli IV. (Psalmi 40)

    Del jashtë dhe flet prej asajVargu: Lum ai njeri që vështron mbi të varfrin dhe të vobektin;

    në ditë të keqe do ta shpëtojë Zoti.

    Këndimi prej Profecisë së Zaharisë.

    (11: 10-13)

    Kështu foli Zoti: Mora pastaj shkopin tim “Hir” dhe e theva,për të shfuqizuar besëlidhjen që kisha lidhur me gjithë popujt.Po atë ditë ai u shfuqizua. Kështu delet më të mjera të kopesë qëpo më shikonin, e kuptuan se ajo ishte fjala e Zotit. Atëherë uthashë atyre: “Po t’ju duket e drejtë, më jepni pagën time; në se

     jo, lëreni”. Kështu ata e peshuan pagën time: tridhjetë siklaargjendi. Por Zoti më tha: “Hidhja poçarit çmimin madhështorme të cilin ata më vlerësuan”. Atëherë i mora tridhjetë siklatprej argjendi dhe i hodha në shtëpinë e Zotit për poçarin,sikundër më porositi Zoti.

    ApostulliKëndimi nga Letra e Pavlit drejtuar Galatianëve.

    (6: 14-18)

    Vëllezër, për mua qoftë larg të mburrem për tjetër gjë , veç përkryqin e Zotit tonë Jisu Krisht, me anë të të cilit bota ështëkryqëzuar tek unë, dhe unë te bota. Sepse në Jisu Krishtin asrrethprerja nuk ka fuqi, as parrethprerja, por krijesa e re. Edhepër të gjithë sa ecin sipas këtij rregulli, paqe e përdëllim qoftëmbi ta, dhe mbi Izraelin e Perëndisë. Tani e tutje askush le të mosmë shqetësojë; sepse unë mbaj shenjat e Zotit Jisu në trupin tim.Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë bashkë me shpirtin tuaj, vëllezër.Amin.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    7/41

    143

     Më pas Dhjaku “Urtësi, drejt...” (fq. 303) dhe Prifti lexon:Ungjilli

    Këndimi prej Ungjillit të shenjtë sipas Mattheut.(27: 1-56)

    Në atë kohë, si u gdhi, gjithë kryepriftërinjtë dhe pleqtë epopullit dhanë e morën këshillë kundër Jisuit, që ta vrasin. Edhesi e lidhën, e çuan dhe e dhanë në duart e Pont Pilatit, qeveritarit.

    Atëherë kur pa Juda, ai që e tradhtoi, se u gjykua për vdekje, u

    pendua, dhe ktheu prapë të tridhjetë argjendet te kryepriftërinjtëdhe te pleqtë, duke thënë: Bëra faj që dorëzova gjak të pafajshëm.Edhe ata thanë: ç’punë kemi ne? Ti ke për të parë. Edhe ai, si hodhiargjendet në tempull, iku dhe shkoi e u var.

    Edhe kryepriftërinjtë si morën argjendet, thanë: Nuk është eudhës t’i vëmë ato në thesarin e tempullit, sepse janë çmim gjaku.Edhe si dhanë e morën këshillë, blenë me to arën e shtambarit,për të varrosur atje të huajt. Prandaj ajo arë u quajt Arë Gjaku,deri në ditët e sotme. Atëherë u përmbush ç’është thënë me anë

    të profetit Jeremia, që thotë: “Edhe morën të tridhjetë argjendet,çmimin e të çmuarit nga të bijtë e Izraelit, dhe i dhanë në arën eshtambarit, siç më porositi Zoti”.

    Edhe Jisui ndenji përpara qeveritarit; dhe qeveritari e pyeti,duke thënë: Ti je mbreti i Judenjve? Edhe Jisui i tha: Ti po thua.Edhe kur akuzohej nga kryepriftërinjtë dhe nga pleqtë, nukpërgjigjej fare. Atëherë Pilati i thotë: Nuk dëgjon sa dëshmojnëkundër teje? Po ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kaq sa qeveritariçuditej fort.

    Edhe qeveritari kishte zakon për të kremte t’i lëshonte popullitnjë të burgosur, atë që të donin ata. Dhe atëherë kishin një të

     burgosur me emër, që quhej Baraba. Ndërsa ata pra ishin

    ORËT E MËDHA - ORA E PARË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    8/41

    144

    mbledhur, Pilati u tha atyre: Cilin doni t’ju lëshoj juve? Barabainapo Jisuin që quhet Krisht. Sepse e dinte se e dorëzuan nga smira.Edhe ndërsa ai po rrinte mbi fronin e gjyqit, gruaja e tij dërgoi

    një njeri tek ai, e i tha: Ti mos i bëj gjë atij të drejti, sepse sotpësova shumë në ëndërr për atë.

    Edhe kryepriftërinjtë dhe pleqtë u mbushën mendjen turmaveqë të lypin Barabain, dhe Jisuin ta vrasin. Edhe qeveritari upërgjigj e u tha atyre: Cilin nga këta të dy doni t’ju lëshoj juve?Edhe ata thanë: Barabain. Pilati u thotë atyre: Ç’ta bëj pra Jisuin

    që quhet Krisht? Të gjithë i thonë: Le të kryqëzohet. Edheqeveritari tha: Përse, ç’të keqe ka bërë? Po ata bërtitnin më tepër,duke thënë: Le të kryqëzohet.

    Edhe Pilati, si pa se s’ka dobi, po më tepër trazirë bëhet, moriujë e lau duart përpara turmës, duke thënë: I pafajshëm jam ngagjaku i këtij të drejti. Ju keni për të parë. Edhe gjithë populli upërgjigj e tha: Gjaku i tij qoftë mbi ne dhe mbi bijtë tanë. Atëherëu lëshoi atyre Barabain. Dhe Jisuin, si e rrahu me shufër, e dorëzoiqë të kryqëzohet.

    Atëherë ushtarët e qeveritarit morën me vete Jisuin në pretore ,dhe mblodhën mbi të gjithë togën e ushtarëve. Edhe e zhveshën,e i veshën atij një rrobë të gjatë të kuqe. Edhe thurën një kurorëferrash e ia vunë mbi krye, dhe i dhanë një kallam në dorën edjathtë; dhe ranë në gjunjë para tij dhe e përqeshnin, duke thënë:Gëzohu, o mbret i Judenjve. Edhe si e pështynë, morën kallamine i binin kokës së tij. Edhe pasi e përqeshën, i zhveshën rrobën ekuqe dhe i veshën rrobat e tij, dhe e çuan ta kryqëzojnë.

    Edhe duke dalë, gjetën një njeri Qireneas, që e kishte emrin

    Simon. Këtë e zunë angari që të ngrejë kryqin e atij. Edhe kurerdhën në një vend që quhet Golgota, që do të thotë Vendi iKafkës, i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, si e provoi,nuk deshi të pinte.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    9/41

    145

    Edhe si e kryqëzuan, ndanë rrobat e tij duke hedhur short, qëtë plotësohet ç’është thënë nga profeti: “Ndanë rrobat e mia nëmes tyre, dhe për veshjen time hodhën short”. Edhe duke ndenjure ruanin atë atje. Edhe vunë sipër kokës së tij shkakun e kryqëzimittë tij të shkruar: Ky është Jisui, mbreti i Judenjve.

    Atëherë kryqëzohen bashkë me atë dy kusarë, një në anë tëdjathtë dhe një në anë të majtë.

    Edhe ata që shkonin pranë, e shanin atë duke tundur kryet etyre, e duke thënë: Ti që prish tempullin dhe për tri ditë e ndërton,

    shpëto veten tënde. Në je i Biri i Perëndisë, zbrit nga kryqi.Kështu edhe kryepriftërinjtë bashkë me shkruesit e pleqtë dukee përqeshur atë thoshin: Të tjerë shpëtoi, veten e tij nuk mund tashpëtojë. Në është mbret i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqidhe do t’i besojmë. Shpresonte në Perëndinë; le ta shpëtojë tani,në qoftë se e do; sepse tha se jam bir Perëndie. Gjithashtu edhekusarët që ishin kryqëzuar bashkë me të, e shanin.

    Edhe që nga ora e gjashtë u bë një errësirë mbi gjithë dhenëderi në orën e nëntë.

    Edhe në orën e nëntë Jisui bërtiti me zë të madh, duke thënë:“Ilí, Ilí lamá sabakthaní”, që do të thotë “Perëndia im, Perëndiaim, pse hoqe dorë prej meje?” Edhe disa nga ata që ishin atjekur dëgjuan, thanë se ky po thërret Ilian. Edhe menjëherë ulëshua një nga ata dhe mori një sfungjer dhe e mbushi me uthull,dhe e vuri mbi një kallam, e i jepte të pijë. Edhe të tjerët thoshin:Le të shohim, në qoftë se vjen Ilia ta shpëtojë.

    Edhe Jisui si thirri përsëri me zë të madh, dha shpirt.Edhe ja kurtina e tempullit tek u ça më dysh prej së larti deri

    poshtë; dhe toka u tund; dhe gurët plasën; edhe varret u hapën,dhe shumë trupa shenjtorësh që kishin vdekur u ngjallën, edhedolën nga varret pas ngjalljes së tij, e hynë në qytetin e shenjtëdhe iu shfaqën shumë vetave.

    ORËT E MËDHA - ORA E PARË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    10/41

    146

    Edhe kryeqindëshi dhe ata që ishin bashkë me të duke ruajtur Jisuin, kur panë tërmetin dhe ç’punë u bënë, u frikësuan fort, ethanë: Me të vërtetë ky paska qenë bir Perëndie.

    Edhe atje ishin shumë gra duke vëzhguar prej së largu, të cilatkishin shkuar prapa Jisuit nga Galilea, duke i shërbyer atij. Nëmes tyre ishte Maria Magdalena, dhe Maria, e ëma e Jakovit dhee Josiut, dhe e ëma e bijve të Zevedheut.

    Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

    Lexuesi: Drejto hapat e mi sipas fjalës sate dhe asnjëpaudhësi të mos më pushtojë.Shpëtomë nga shpifjet e njerëzve dhe do të ruajurdhëresat e tua.Shfaq fytyrën tënde mbi shërbëtorin tënd dhemësomë porositë e tua.Goja ime u mbushtë me lavdërimin tënd, o Zot, qëtë të himnoj me lavdinë tënde, tërë ditënmadhështinë tënde.

    Lexuesi thotë Trishenjtin “Shenjt Perëndi...” (3) , “Lavdi... e Tani...” ,“Trini e Tërëshenjtë...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Atiynë që je në qiej...”; Prifti “Se jotja është mbretëria...” dhe Lexuesi më pas lexon:

    Shkurtorja

    Tingulli Tërthor IV

    Eni të himnojmë të gjithë Atë që u kryqëzua për ne; se Atë paMaria mbi dru e thoshte: Ndonëse duron kryq, po Ti je Biri imdhe Perëndia im.

    Mëshiro, o Zot. (40)

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    11/41

    147

    O Krisht, o Perëndi, që adhurohesh dhe lavdërohesh në çdo kohëdhe në çdo orë, në qiell e mbi dhé, zemërgjerë, zemërdhembshur,mëshirëplotë, që do të drejtët dhe mëshiron mëkatarët, që ithërret të gjithë në shpëtim me zotimin e të mirave të pritme, Tio Zot, prit lutjet tona në këtë orë dhe drejto jetesën tonë sipasporosive të tua. Shenjtërona shpirtrat, pastrona trupat, ndreqnamendimet, pastrona mendjet dhe shpëtona prej çdo hidhërimi,të keqeje dhe helmi. Mbrona me engjëjt e tu të shenjtë, që duke uruajtur dhe duke u udhëhequr prej ushtrisë së tyre të arrijmë të

    ecim te bashkimi i besës dhe te njohja e lavdisë sate të paafruar,se i bekuar je në jetë të jetëve. Amin.

    Mëshiro, o Zot. (3)

    Lavdi... e Tani... , Më të nderuarën... , Beko, o Atë, në emrin e Zotit.

    Prifti: Perëndia na përdëlleftë dhe na bekoftë, na tregoftëdritën e fytyrës së vet dhe na mëshiroftë.

    Dhe Uratën e mëposhtme:

    O Krisht, Drita e vërtetë, që ndriçon dhe shenjtëron çdo njeriqë vjen në botë, u shënoftë përmbi ne, drita e fytyrës sate, që tëshikojmë në të dritën e paafruar dhe drejto përpjekjet tona nëveprim të porosive të tua, me ndërmjetimet e Mëmës sate dhe tëgjithë shenjtorëve. Amin.

    * * *

    ORA E TRETË

    Lexuesi “Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë...” (fq. 289) dhe Psalmet:

    Psalmi 34

    G jyko, o Zot, ata që më bëjnë padrejtësi, lufto ata që më luftojnë.

    ORËT E MËDHA - ORA E TRETË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    12/41

    148

    Merr mburojën dhe armët, edhe ngrihu të më vish në ndihmë.Kap edhe shpatën, edhe zëru udhën atyre që më ndjekin, thuajishpirtit tim, unë jam shpëtimi yt.

    U çnderofshin dhe u turpërofshin ata që kërkojnë shpirtin tim,u kthefshin prapa dhe u mbulofshin me turp ata që mendojnë tëkëqija për mua.

    U bëfshin si byk përpara erës, edhe engjëll i Zotit i hidhëroftë.U bëftë udhë e tyre errësirë dhe humbje, edhe engjëlli i Zotit i

    ndjektë.

    Sepse pa ndonjë farë shkaku e fshehën për mua kurth me ligësipërbrenda, më kot e poshtëruan shpirtin tim.Le t’i ngrihet atij kurth papandehur; edhe rrjeta që fshehu e

    zëntë, edhe rëntë vetë në këtë kurth.Edhe shpirti im do të ngazëllohet më Zotin, edhe do të kënaqet

    në shpëtimin e tij.Gjithë eshtrat e mia do të thonë: Zot, cili të ngjan ty që shpëton

    të vobektin prej më të fortit se ai, edhe të varfrin, dhe tëpafuqishmin prej atyre që e plaçkitin.

    U ngritën kundër meje dëshmitarë të padrejtë; më pyetën përpunë që nuk i dija.

    Më shpërblyen të mirat me të këqija, më hidhëruan shpirtinnjësoj si ai që nuk ka fëmijë.

    Po unë kur ata më shtrëngonin, vishesha me thes dhe e përuljashpirtin tim me agjërim; edhe të falurit tim kthehej në gjirin tim.

    Sillesha porsi me një mik, porsi me një vëlla tonin, përuleshaporsi ai që mban zi dhe vajton.

    Po ata u gëzuan në fatkeqësinë time, edhe u mblodhën bashkë,

    u mblodhën si frushkuj kundër meje e unë nuk e dija, ushpërndanë, por nuk u penduan.

    Më ngacmuan, më tallën me nënçmim, kërcëllinin dhëmbëtkundër meje.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    13/41

    149

    Gjer kur do të vështrosh, o Zot, nxirr shpirtin tim prejpaudhësive të tyre, të vetëmlindurin tim prej luanëve.Do të të lavdëroj në mbledhje të madhe, në mes të popullit të

    shumtë do të të himnoj.Mos u gëzofshin për mua ata që më janë armiq me të padrejtë,

    ata që më kanë mëri pa ndonjë farë shkaku, që bëjnë shenjë mesy.

    Se mua më flasin me paqe, po në zemërimin e tyre mendojnëmashtrime.

    Zgjeruan gojën e tyre kundër meje, edhe thanë: Ah, sa mirë!Sa mirë! Ah, sytë tanë panë.

    Pe, o Zot, mos hesht, o Zot, mos u mërgo prej meje.Ngrihu, o Zot, dhe vëri vesh gjykimit tim, o Perëndia im edhe

    Zoti im, në gjyqin tim.Gjyko, o Zot, sipas drejtësisë sate, Zoti dhe Perëndia im edhe

    mos u gëzofshin për mua.Mos thënçin në zemër të tyre. I lumtë shpirtit tonë! As mos

    thënçin: E përpimë atë!

    U turpërofshin dhe u turbullofshin bashkë ata që gëzohen përtë keqen time; u veshçin me turp ata që mbahen me të madhkundër meje.

    U gëzofshin me brohori dhe u ngazëllofshin ata që duandrejtësinë time; edhe thënçin përherë, u madhëroftë Zoti, ata qëduan paqen e shërbëtorit të tij.

    Edhe gjuha ime do të flasë për drejtësinë tënde, edhe gjithëditën për lavdërimin tënd.

    Psalmi 108O Perëndi, mos e fshih lavdërimin tim se gojë e të ligut e gojë emashtruesit u hapën kundër meje.

    ORËT E MËDHA - ORA E TRETË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    14/41

    150

    Folën kundër meje me gjuhë të rreme, më qarkuan edhe mefjalë smire; edhe më luftuan pa ndonjë shkak.Në vend të më donin, shpifën kundër meje, po unë lutesha.Edhe më shpaguan të keqe në vend të së mirës, edhe mëri në

    vend të dashurisë për mua.Vunë një njeri të keq mbi atë; edhe kundërshtari ndenji në të

    djathtë të tij.Kur të gjykohet, daltë i dënuar, e të falurit e atij u zëntë për

    mëkat.

    Ditët e atij u bëfshin të pakta, edhe tjetër e marrtë vendin e tij.Të bijtë e atij u bëfshin jetimë dhe gruaja e tij e ve.Të bijtë e atij u sjellshin andej e këtej duke shkuar në vende të

    huaja, lypshin, u dëbofshin prej tokave të tyre.Huadhënësi i kaptë gjithë ç’ka; edhe të huajt le t’u shijojnë

    mundimet.Mos pastë se kush ta ndihmojë, edhe mos pastë ndonjë që të

    tregojë dhembje për jetimët e tij.U shofshin djemtë e atij, u shoftë emri i tyre në brezin tjetër.

    U kujtoftë paudhësia e etërve të tij përpara Zotit; edhe mëkatii nënës së tij mos u shoftë.

    Qofshin përpara Zotit përherë dhe u shkretoftë prej dheutkujtimi i tyre.

    Se nuk u kujtua të bënte përdëllim, po përndoqi njeriun evobektë e nevojtar dhe vuri në zemër dëshirën për ta vrarë.

    Meqenëse deshi mallkim, kështu ardhtë mbi atë; meqenësenuk pëlqeu bekimin, bekimi u largoftë prej atij.

    Veshtë mallkimin porsi rrobe të tij, kështu porsi ujë i hyftë në

    të brendshmet e tij, edhe porsi vaj në eshtrat e atij.Iu bëftë porsi rroba që vesh, edhe porsi brezi që ngjesh përherë.Këtë shpagim kanë prej Zotit kundërshtarët e mi, edhe ata që

    flasin keq kundër shpirtit tim.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    15/41

    151

    Po ti, o Zot, o Perëndi, për emrin tënd, puno bashkë me mua;se përdëllimi yt është i mirë.Çliromë se jam i varfër e i vobektë, dhe zemra ime tronditet

    përbrenda meje.Shkova porsi hija, kur vjen; u shkunda poshtë e lart porsi karkalec.Gjunjët m’u dobësuan prej agjërimit, edhe mishi im u

    dobësua.Edhe unë u bëra shpërnderim ndër ata; kur më shohin tundin

    kryet e tyre.

    Ndihmomë, o Zot, Perëndia im; shpëtomë sipas përdëllimit tënd.Që të njohin se kjo është dora jote, se ti, o Zot, e bëre këtë.Ata le të mallkojnë, po ti beko; ata që ngrihen kundër meje, le

    të turpërohen; po shërbëtori yt le të gëzohet.Veshçin turp ata që më kanë mëri, edhe me turpin e tyre

    mbulofshin veten e tyre porsi rrobe.Do të lavdëroj fort Zotin me gojën time, do ta lavdëroj në mes

    të shumicës.Se qëndroi në të djathtë të të vobektit, për të shpëtuar shpirtin

    tim nga ata që e përndjekin.

    Psalmi 50

    Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipasdhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësinë time.

    Lamë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim.Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara

    meje kurdoherë.Tek ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu

    që ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi nëna ime.Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të fshehtat e

    urtësisë sate m’i tregove.

    ORËT E MËDHA - ORA E TRETË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    16/41

    152

    Spërkatmë me hisop dhe do të pastrohem, lamë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora.Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim dhe do të më gëzohen eshtrat

    e dobësuara.Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mia dhe shuaji gjithë

    paudhësitë e mia.Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtëri frymë të

    drejtë në thellësitë e zemrës sime.Mos më hidh larg prej fytyrës sate dhe mos e hiq prej meje

    Shpirtin tënd të Shenjtë. Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe forcomë mefrymë sunduese.

    Do t’u mësoj të paligjve udhët e tua dhe të pabesët do tëkthehen tek ti.

    Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim,gjuha ime do të lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde.

    O Zot, çel buzët e mia dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde.Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por ty s’të

    pëlqejnë therore me djegie të plotë.Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën edërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.

    Bëji të mirë, o Zot, Sionit sipas mirëdashjes sate dhe le tëndërtohen muret e Jerusalemit.

    Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata dhe theroreme djegie të plotë.

    Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    Aliluia, Aliluia, Aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi. (3)

    Mëshiro, o Zot. (3)

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    17/41

    153

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.Tingulli Tërthor II

    O Zot, judenjtë të dënuan me vdekje Ty, jetën e gjithësisë; ataqë shkuan me këmbë Detin e Kuq me anën e shkopit të mbërthyennë kryq; dhe ata që thithën mjaltë prej shkëmbit të blatuan vrer;po Ti i durove këto duke dashur, që të na shpëtosh prej robërisësë armikut, o Krisht Perëndi, lavdi më Ty.

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    Hyjlindësore

    Hyjlindëse, ti je vreshti i vërtetë, që çele frytin e jetës. Ty tëlutemi, o Zonjë, ndërmjeto bashkë me apostujt dhe të gjithëshenjtorët të mëshirohen shpirtrat tanë.

    Pastaj psalen Troparet e Vetëmelodishme, ndërkohë Dhjaku temjanis

    me kaci.

    Tingulli Tërthor IV

    Nga frika e judenjve miku dhe i afërmi yt Pjetër të mohoi, o Zot,dhe duke vajtuar kështu thërriste: Mos hesht ndër lotët e mi, sethashë ta mbaj besën, o i zemërdhembshur, dhe nuk e mbajtadot. Dhe pendimin tonë ashtu prite dhe mëshirona.

    Vargu: Vëri veshin fjalëve të mia, o Zot, dëgjo thirrjen time.

    Kur të përqeshnin ushtarët përpara kryqit tënd të çmuar, o Zot,ushtritë mendore çuditeshin; se u veshe me kurorë sharjeje,Ti që pikturove dheun me lule, dhe i përqeshur veshe tunikë Ti

    që vesh kulmin e qiellit me re, se me të tillë ekonomi u njohdhembshuria jote; o Krisht, përdëllimi yt është i madh, lavdimë Ty.

    ORËT E MËDHA - ORA E TRETË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    18/41

    154

    Lavdi... e Tani...Tingulli Tërthor I

    Kur tërhiqeshe në kryq, kështu thërrisje, o Zot: Për ç’punë donitë më kryqëzoni, o judenj? Se shërova ulokët tuaj? Se ngjalla tëvdekurit tuaj si prej gjumi? Se shërova gjakrrjedhësen? Apo semëshirova kananeasen? Për ç’punë doni të më vrisni, o judenj?Po do të shihni cilin Krisht shponi, o të paligj.

    Profecia

    Paravargu. Tingulli IV. (Psalmi 37)Se unë gati jam për fshikullim, dhe dhimbja ime është

    gjithmonë përpara meje.Vargu:O Zot, mos më qorto në zemërimin tënd, as mos më mundo

    në mërinë tënde.

    Këndimi prej profecisë së Isaisë. (50: 4-11)

    Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbajme fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim,

    që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. Zoti, Zoti, më ka hapurveshin dhe unë nuk kam qenë rebel, as jam tërhequr prapa. Iparaqita kurrizin tim atij që më rrihte dhe faqet e mia atij që mëshkulte mjekrën; nuk ia fsheha fytyrën time poshtërimit dhe tëpështyrave. Por Zoti, Zoti, më ka ndihmuar, prandaj nuk qeshëhutuar; për këtë arsye e bëra fytyrën time si një strall dhe e di qënuk do të turpërohem. Është afër ai që më justifikon; kush do tëmë kundërshtojë mua? Le të paraqitemi bashkë. Kush ështëkundërshtari im? Le të më afrohet mua. Ja, Zoti, Zoti, do të më

    ndihmojë; kush është ai që do të më dënojë? Ja, të gjithë ata do tëkonsumohen si një palë rroba, tenja do t’i brejë”.Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit

    të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrine Zotit dhe të mbështetet te Perëndia i tij!

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    19/41

    155

     Ja, ju të gjithë që ndizni një zjarr, që rrethoheni me ura zjarri,shkoni në flakët e zjarrit tuaj dhe midis urave që keni ndezur!Nga dora ime do të keni këtë: ju do të lëngoni në vuajtje.

    Apostulli

    Këndimi nga Letra e Pavlit drejtuar Romakëve.(5: 6-10)

    Vëllezër, kur ishim ne ende të sëmurë, Krishti vdiq në kohën ecaktuar për të pabesët. Sepse vështirë se do dikush të vdesë qoftë

    edhe për njeri të drejtë; sepse për të mirin mbase edhe guxonndonjë të vdesë. Po Perëndia tregon dashurinë e tij për ne, sepsendërsa ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë mëtepër pra, si dolëm të drejtë tani me anë të gjakut të tij, do tëshpëtojmë nga zemërimi me anë të tij. Sepse, në qoftë se kurishim armiq u pajtuam me Perëndinë me anë të vdekjes së Birittë tij, shumë më tepër pasi u pajtuam do të shpëtojmë me anë të

     jetës së tij.

     Më pas Dhjaku “Urtësi, drejt...” dhe Prifti lexon:

    Ungjilli

    Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Markut.(15: 16-41)

    Në atë kohë, ushtarët e prunë brenda oborrit, që është pretorja,edhe mbledhin gjithë togën e ushtarëve. Edhe i veshin një rrobëtë kuqe, edhe thurën një kurorë ferrash, e ia vënë rreth kokës.Edhe zunë ta përshëndesin, duke thënë: Gëzohu, o mbret i

     Judenjve. Edhe i binin në kokë me kallam, dhe e pështynin, dhe i

     binin në gjunjë e i faleshin.Edhe si e përqeshën, i zhveshën rrobën e kuqe, dhe i veshën

    rrobat e tij, dhe e çuan jashtë, që ta kryqëzojnë. Edhe zënë angari,

    ORËT E MËDHA - ORA E TRETË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    20/41

    156

    për të ngritur kryqin e atij, një farë Simon Qireneasi, të atin eAleksandrit e të Rufit, i cili shkonte andej , duke ardhur nga ara.Edhe e sjellin në vendin Golgota, që e përkthyer do të thotë

    “Vendi i kafkës”. Edhe i jepnin të pijë verë të përzier me smirnë;por ai nuk e mori. Edhe si e kryqëzuan, ndanë rrobat e tij dukehedhur short mbi to, ç’të marrë secili. Edhe ishte ora e tretë, dhee kryqëzuan. Edhe mbishkrimi i fajit të tij ishte shkruar përsipër:Mbreti i Judenjve. Edhe bashkë me atë kryqëzojnë dy kusarë, njënga e djathta, e një nga e majta e tij. Edhe u përmbush shkronja

    që thotë: “Edhe me të paudhët u numërua”.Edhe ata që shkonin andej e shanin, duke tundur kryet e tyre,e duke thënë: Ua, ti që prish tempullin, dhe për tri ditë e ndërton,shpëto veten tënde, dhe zbrit nga kryqi. Kështu edhekryepriftërinjtë e përqeshnin në mes tyre bashkë me shkruesit,e thoshin: Të tjerë shpëtoi, veten e tij s’mund ta shpëtojë. Krishti,mbreti i Izraelit le të zbresë tani nga kryqi, që të shohim dhe të

     besojmë. Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të e shanin.Edhe kur u bë ora e gjashtë, u bë një errësirë mbi gjithë dheun,

    deri në orën e nëntë. Edhe në të nëntën orë Jisui bërtiti me zë tëmadh, duke thënë: “Eloí, Eloí, lamá Sabakthaní?”, që e përkthyerdo të thotë “Perëndia im, Perëndia im, pse hoqe dorë prej meje?”.Edhe disa nga ata që ishin duke ndenjur atje, kur dëgjuan,thoshin: Ja tek po thërret Ilian. Edhe njëri u sul e mbushi njësfungjer me uthull, dhe e vuri mbi një kallam, e i dha të pijë,duke thënë: Lëreni, le të shohim nëse vjen Ilia ta zbresë.

    Edhe Jisui nxori zë të madh e dha shpirt. Edhe kurtina etempullit u ça më dysh, prej së larti deri poshtë. Edhe kryeqindëshi,

    që rrinte përballë atij, kur pa se duke bërtitur kështu dha shpirt,tha: Me të vërtetë ky njeri paska qenë Bir Perëndie.

    Ishin edhe gra duke vëzhguar prej së largu; ndër ato ishte edheMaria Magdalena, dhe Maria, e ëma e Jakovit të vogël dhe e Josiut,

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    21/41

    157

    dhe Saloma, të cilat, edhe kur ishte në Galile, i vinin pas, dhe ishërbenin; si dhe shumë të tjera që qenë ngjitur bashkë me të në Jerusalem.

    Psaltët  Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

    Lexuesi: I bekuar qoftë Zoti Perëndi, i bekuar qoftë Zoti ditëpër ditë. Udhëhiqna, o Perëndi i shpëtimit tonë, oPerëndia ynë, Perëndi i shpëtimit.

    Lexuesi lexon Trishenjtin“Shenjt Perëndi...”(3) , “Lavdi... e Tani...” , “Trinie Tërëshenjtë...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Ati ynë që jenë qiej...”; Prifti “Se jotja është mbretëria...”; Lexuesi Shkurtoren “Eni tëhimnojmë të gjithë Atë që u kryqëzua...” , “Mëshiro, o Zot” (40) , “O Krishto Perëndi, që adhurohesh...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” ,“Më të nderuarën...” , “Beko, o Atë, në emrin e Zotit.” (fq. 147-148).

    Prifti: Perëndia na përdëlleftë dhe na bekoftë, na tregoftëdritën e fytyrës së vet dhe na mëshiroftë.

    Dhe Uratën e Shën Mardarit.O Zot, o Perëndi, o Atë i gjithëfuqishëm; o Zot, o Bir i vetëmlindur

     Jisu Krisht edhe Shpirti i Shenjtë, që jeni një Hyjni dhe një Fuqi,kini mëshirë për mua mëkatarin dhe shpëtomëni mua,shërbëtorin e pavyer, nga dënimet e gjyqit të fundit. Se i bekuar

     je në jetë të jetëve. Amin

    * * *

    ORA E GJASHTË

    Lexuesi “Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë...” (fq. 289) dhe Psalmet:

    ORËT E MËDHA - ORA E GJASHTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    22/41

    158

    Psalmi 53O Perëndi, shpëtomë në emrin tënd, edhe gjykomë me fuqinëtënde.

    O Perëndi, dëgjo të falurit tim; vëru veshin fjalëve të gojës sime.Se të huaj u ngritën kundër meje, edhe të fortët kërkuan

    shpirtin tim; nuk vunë Perëndinë përpara tyre.Sepse ja Perëndia është ndihmësi im; Zoti është mbrojtësi i

    shpirtit tim.Do t’ua kthejë të këqijat armiqve të mi, do t’i humbësh ata me

    të vërtetën tënde.Me të gjithë dëshirën time do të të sjell therore, do të lavdëroj

    emrin tënd, o Zot, se është i mirë.Se më shpëtoi prej çdo shtrëngimi, edhe syri im pa rënien e

    armiqve të mi.

    Psalmi 139

    Çliromë, o Zot, prej njeriut të keq; shpëtomë prej njeriut tëpadrejtë.

    Të cilët menduan padrejtësi në zemër të tyre; gjithë ditënmblidhen bashkë për luftëra.

    E mprehën gjuhën e tyre porsi të gjarprit; vrer nepërke ështënë buzë të atyre.

    Ruajmë, o Zot, prej dorës së mëkatarit, çliromë prej njerëzvetë padrejtë; të cilët mendojnë të përmbysin hapat e mi.

    Madhështorët fshehën kurth kundër meje, edhe ndenë litarënë këmbët e mia; ngrehën pengesa kundër meje në rrugët e mia.

    I thashë Zotit, ti je Perëndia im; vëri veshin, o Zot, zërit të lutjessime.O Zot, o Zot, fuqia e shpëtimit tim, ti më hijesove kryet në ditë

    të luftës.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    23/41

    159

    Mos më dorëzo, o Zot, kundër dëshirës sime në dorë të mëkatarit; bënë këshillë kundër meje, mos më braktis që të mos lartësohen.Kryet e atyre, që më qarkojnë, i mbuloftë e keqja e buzëve të

    tyre.Thëngjij të ndezur rënçin mbi ta; në zjarr do t’i hedhësh ata;

    në mundime ku nuk mund të ngrihen.Njeriu gjuhëkeq nuk do të ketë mbarësi mbi dhé; të këqija do

    ta ndjekin njeriun e padrejtë, që ta prishin.E di, se Zoti do të bëjë gjyqin e të varfërve edhe të drejtën e të

    vobektëve.Për më tepër të drejtët do të falënderojnë emrin tënd dhe të

    drejtët do të banojnë përpara fytyrës sate.

    Psalmi 90

    Ai që rri në ndihmën e të Lartit, do të gjejë strehë nën hijen ePerëndisë.

    Do t’i thotë Zotit, Ti je mbështetja ime, edhe streha ime,Perëndia im mbi të cilin shpresoj.

    Se ai do të të çlirojë prej kurthit të gjahtarëve, edhe prej fjalëveturbulluese.

    Do të të mbulojë me pendët e veta edhe nën krahët e tij do tëshpresosh; e vërteta e tij do të të rrethojë si armë e fortë.

    Nuk do të frikësohesh prej tmerrit të natës, as prej shigjetësqë fluturon ditën, as prej gjësë që ecën në errësirë, as prej ndonjëgjëje të papritur dhe demonit të mesditës.

    Një mijë do të bien në të majtën tënde dhe dhjetë mijë në tëdjathtën tënde. Po te ti nuk do të afrohen.

    Për më tepër me sytë e tu do të shikosh, edhe do të vështroshshpagimin e të ligut.

    Sepse ti, o Zot, je shpresa ime, e bëre të Lartin strehën tënde.

    ORËT E MËDHA - ORA E GJASHTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    24/41

    160

    Nuk do të të afrohet ndonjë e keqe, as ndonjë fatkeqësi nukdo të afrohet në tendën tënde.Se do të urdhërojë engjëjt e tij për ty, që të të ruajnë në gjithë

    udhët e tua.Me duar do të ngrenë, që të mos përpjekësh këmbën tënde

    mbi gur.Do të shkelësh mbi nepërkë e mbi basilisk, nën këmbët e tua

    do të shtypësh luanin dhe dragoin.Se shpresoi tek unë, prandaj do ta çliroj; do ta mbroj se njohu

    emrin tim.Do të thërresë tek unë edhe do ta dëgjoj; në shtrëngim do të

     jem bashkë me të, do ta çliroj edhe do ta lavdëroj atë.Me ditë të gjata do ta ngopë, edhe do t’i dëftej shpëtimin tim.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    Aliluia, Aliluia, Aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi. (3)

    Mëshiro, o Zot. (3)

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

    Tingulli II

    Punove shpëtim në mes të dheut, o Krisht Perëndi, ndeve duarte tua të pacenuara mbi kryqin, dhe përmblodhe gjithë kombet,që të thërresin: O Zot, lavdi më Ty.

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    HylindësoreDuke mos pasur kurajë, për shkak të mëkateve tona të shumta,o Virgjëreshë Hyjlindëse, lutju Birit që ke lindur, se ka fuqi tëmadhe lutja e nënës te Zoti. Mos i përbuz lutjet e mëkatarëve, o

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    25/41

    161

    e qashtër, se është i mëshirshëm dhe ka fuqi të na shpëtojë, sezbriti shpëtimin tonë.

    Pastaj psalen Troparet e Vetëmelodishme, ndërkohë Dhjaku temjanis

    me kaci.

    Tingulli Tërthor IV

    Kështu u foli Zoti judenjve: Populli im, ç’të kam bërë, apo me setë ngava? Të verbrit e tu i ndrita, lebrozët e tu i pastrova, burrinqë ish në shtrat e ngrita më këmbë. Populli im, ç’të kam bërë dhe

    si m’i shpagove? Në vend të manës vrer, në vend të ujit uthull,në vend që të më donit, më mbërthyet në kryq. Mjaft, kaq pra; dotë thërres kombet e mi, dhe ata do t’më lavdërojnë me Atin e meShpirtin e Shenjtë; dhe unë do t’u dhuroj jetën e amëshuar.

    Vargu: Më dhanë vrer për të ngrënë dhe në etjen time më dhanë

    uthull për të pirë.

    O ligjvënës të Izraelit, judenj dhe farisenj, shoqëri e apostujve ju thërret: Ja Tempulli që rrëzuat ju; ja Qengji që kryqëzuat ju

    dhe e hodhët në varr, por u ngjall me pushtetin e tij. Mos ugënjeni. O judenj, se Ky është Ai që ju shpëtoi në det dhe ju ushqeunë shkretëtirë; Ky është jeta dhe paqja e botës.

    Lavdi... e Tani...

    Tingulli Tërthor I

    Eni, o popuj Krishtprurës, të shikojmë ç’këshillë bëri Judatradhëtari me priftërinjtë e paligj kundër Shpëtimtarit tonë. Sot

    e nxorën fajtor për vdekje Fjalën e pavdekshme dhe, pasi iatradhëtuan Pilatit, e kryqëzuan në Kalvar. Dhe Shpëtimtari ynë,kur pësonte këto, thërriste duke thënë: Ndjeji, o Atë, për këtëmëkat, që të kuptojnë kombet ngjalljen time prej së vdekurish.

    ORËT E MËDHA - ORA E GJASHTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    26/41

    162

    ProfeciaParavarg. Tingulli IV. (Psalmi 8)

    O Zot, Zoti ynë, sa i mrekullueshëm është emri yt në të gjithëdheun.

    Vargu: Madhështia jote kapërceu përmbi qiejt.

    Këndimi prej profecisë së Isaisë.

    (52: 13 - 54: 1)

    Kështu thotë Zoti: Ja, shërbëtori im do të begatohet, do të ngrihet

    dhe do të lartësohet shumë. Duke qenë se shumë veta u çuditënme ty, sepse pamja e tij ishte e shfytyruar më tepër se e çdo njeriutjetër dhe fytyra e tij ishte ndryshe nga ajo e bijve të njeriut,kështu ai do të spërkasë shumë kombe; mbretërit do të mbyllingojën para tij, sepse do të shohin çfarë nuk u ishte treguar kurrëatyre dhe do të kuptojnë ato që nuk kishin dëgjuar.

    Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu iZotit? Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokëe thatë. Nuk kishte figurë, as bukuri për të tërhequr shikimin

    tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim. I përçmuar dhe i hedhurposhtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, ingjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhene nuk e çmuam aspak.

    Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrëpërsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, tërrahur nga Perëndia dhe të përulur. Por ai u tejshpua për shkaktë shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për tëcilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij

    ne jemi shëruar. Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej neshndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia ene të gjithëve. I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si njëqengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    27/41

    163

    që i qethin nuk e hapi gojën. U çua larg nga shtypja dhe ngagjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar ngatoka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve tëpopullit tim? Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët,po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjëdhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij. Por ipëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante.

    Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojëpasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë

    mbarësi në duart e tij. Ai do të shikojë frytin e mundimit tëshpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, idrejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do tëmarrë përsipër paudhësitë e tyre. Prandaj do t’i jap pjesën e tijmidis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit,sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshimidis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe kandërhyrë në favor të shkelësve.

    Ngazëllo, o shterpë, që nuk lindje; shpërthe në britma të larta

    gëzimi, ti që nuk provoje dhembjet e lindjes! Sepse fëmijët e sëshkretës do të jenë më të shumtë se fëmijët e gruas së martuar,thotë Zoti.

    Apostulli

    Këndimi nga Letra e Pavlit drejtuar Hebrenjve.(2: 11-18)

    Vëllezër, edhe ai që shenjtëron edhe ata që shenjtërohen janë tëgjithë prej njërit, shkak për të cilin nuk turpërohet t’i quajë ata

    vëllezër, duke thënë: “Do t’u rrëfej emrin tënd vëllezërve të mi,në mes të kishës do të të lavdëroj”. Edhe prapë: “Unë do të kemshpresën time në atë”; dhe përsëri: “Ja unë, dhe djemtë që mëdha Perëndia”. Edhe meqenëse djemtë kanë marrë pjesë prej

    ORËT E MËDHA - ORA E GJASHTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    28/41

    164

    mishi e gjaku, edhe ai gjithashtu mori pjesë prej po atyre gjërave ,që të prishë me anë të vdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes,domethënë djallin, edhe të shpëtojë të gjithë ata, të cilët për frikëne vdekjes ishin gjithë jetën e tyre nën skllavëri. Sepse me të vërtetënuk u ndihmon engjëjve, po farës së Abrahamit i ndihmon.Prandaj duhej t’u ngjante në gjithçka vëllezërve, që të bëhejkryeprift i dhembshur dhe besnik në punët që kanë të bëjnë mePerëndinë, që të bëjë falje për mëkatet e popullit. Sepse me atëqë pësoi vetë kur u nga, mund t’u ndihmojë atyre që ngiten.

     Më pas Dhjaku “Urtësi, drejt...” dhe Prifti lexon:

    Ungjilli

    Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Llukait.(23: 32-49)

    Në atë kohë, po silleshin edhe dy keqbërës të tjerë që të vriteshin bashkë me të. Edhe kur erdhën në vendin që quhet vendi i Kafkës,atje e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë, dhetjetrin në të majtë. Edhe Jisui thoshte: O Atë, ndjei ata; sepse nukdinë se ç’bëjnë. Edhe duke ndarë rrobat e tij, hodhën short. Edhepopulli rrinte e po vështronte. Edhe të parët e përqeshnin bashkëme ata, duke thënë: Të tjerë shpëtoi; le të shpëtojë veten e tij,nëse është ky Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë. Edhe e përqeshninatë edhe ushtarët, duke u afruar e duke i dhënë atij uthull, edheduke thënë: Nëse je ti mbreti i Judenjve, shpëto veten tënde. Edheishte shkruar mbi të edhe një mbishkrim me shkronja Greqishtee Latinishte e Hebraishte: Ky është mbreti i Judenjve.

    Edhe një nga ata keqbërësit që ishin varur, e shante atë, dukethënë: Nëse je ti Krishti, shpëto veten tënde dhe ne. Po tjetri upërgjigj dhe e qortoi atë, duke thënë: As nga Perëndia s’ke frikëti që je në një dënim me të? Dhe ne me të drejtë jemi dënuar; sepse

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    29/41

    165

    morëm shpagim siç na takon për sa bëmë; po ky asnjë të keqenuk bëri. Pastaj i thoshte Krishtit: Kujtomë, o Zot, kur të vish nëmbretërinë tënde. Edhe Jisui i tha: Me të vërtetë po të them, sotdo të jesh bashkë me mua në parajsë.

    Edhe ishte afërsisht ora e gjashtë, dhe u bë errësirë mbi gjithëdhenë deri në orën e nëntë. Edhe dielli u err; dhe kurtina etempullit u ça përmes. Edhe Jisui thirri me zë të madh, e tha: OAtë, në duart e tua jap shpirtin tim. Edhe si tha këto, dha shpirt.

    Edhe kryeqindëshi, kur pa se ç’u bë, lavdëroi Perëndinë, duke

    thënë: Me të vërtetë ky njeri paska qenë i drejtë. Edhe gjithëturmat që kishin ardhur bashkë për të shikuar, kur panë se ç’u

     bë, ktheheshin duke rrahur kraharorët e tyre. Edhe rrinin gjithëtë njohurit e tij për së largu, si dhe gratë që kishin ardhur bashkëme të nga Galilea, duke shikuar këto veprime.

    Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

    Lexuesi: Shpejt le të na vijnë mëshirat e tua, o Zot, se uvarfëruam së tepërmi, ndihmona, o Perëndi,

    Shpëtimtari ynë, për lavdi të emrit tënd. O Zot,shpëtona dhe fali mëkatet tona për emrin tënd.

    Lexuesi lexon Trishenjtin“Shenjt Perëndi...”(3) , “Lavdi... e Tani...” , “Trinie Tërëshenjtë...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Ati ynë që je

    në qiej...”;  Prifti  “Se jotja është mbretëria...”;  Lexuesi Shkurtoren“Eni të himnojmë të gjithë atë që u kryqëzua...” , “Mëshiro, o Zot” (40) ,“O Krisht, o Perëndi, që adhurohesh...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... eTani...” , “Më të nderuarën...” , “Beko, o Atë, në emrin e Zotit” (fq. 147-148).

    Prifti: Perëndia na përdëlleftë dhe na bekoftë, na tregoftëdritën e fytyrës së vet dhe na mëshiroftë.

    ORËT E MËDHA - ORA E GJASHTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    30/41

    166

    Dhe Uratën e Shën Vasilit të Madh:O Perëndi dhe Zot i ushtrive dhe krijues i gjithë krijesës, qëdërgove Birin tënd të vetëmlindur, Zotin tonë Jisu Krisht përshpëtim të gjindjes sonë njerëzore nga zemërdhembshuria jotee patreguar, që grise me anën e kryqit tënd dorëshkrimin emëkateve tona dhe me të triumfove përmbi forcat dhe ushtritë eerrësirës; Ti, o Zot njeridashës, prit këto kërkesa lutëse dhefalënderuese nga ne mëkatarët dhe shpëtona prej çdo fajivdekjeprurës dhe të errët dhe prej gjithë armiqve të dukur dhe

    të padukur, që kërkojnë të na bëjnë të ligë. Mbërthe me frikëntënde trupat tanë dhe mos i prir zemrat tona në fjalë e mendimetë këqija, por mbush shpirtrat tanë me mallin tënd, që duke pasursyrin gjithnjë tek Ti dhe të udhëhequr në dritë prej teje, duke tëshikuar Ty, Dritën e paafruar dhe të amshuar, të të dërgojmë papushim lavdërim dhe përhirim, Atit të panisshëm, bashkë meBirin tënd të vetëmlindur dhe Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, tëmirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    * * *

    ORA E NËNTË

    Lexuesi “Ejani t’i falemi e t’i biem ndër këmbë...” (fq. 289) dhe Psalmet:

    Psalmi 68

    Shpëtomë, o Perëndi, hynë ujëra gjer në shpirtin tim.U zhyta në baltë të thellë, ku nuk ka vend për të qëndruar;

    arrita gjer në ujërat e thella të detit dhe furtuna më mbuluan.

    U lodha së bërtituri; m’u ngjir gurmazi, m’u lodhën sytë sëprituri Perëndinë tim.

    U shumuan më tepër se qimet e kryes sime, më kanë mëri më kot.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    31/41

    167

    U bënë të fortë armiqtë e mi; ata që më përndjekin me tëpadrejtë; atëherë ktheva çfarë nuk kisha rrëmbyer.O Perëndi, ti e njeh marrëzinë time edhe fajet e mia s’janë

    fshehur prej teje.Mos u turpërofshin për punët e mia ata që të presin, o Zot,

    Perëndia i ushtrive; mos u turpërofshin për punën time ata që tëkërkojnë, o Perëndia i Izraelit.

    Se për punën tënde durova çnderime, turpi më mbuloi fytyrën.U bëra i huaj te vëllezërit e mi, edhe i panjohur te bijtë e sime

    mëje.Se zilia për shtëpinë tënde më hëngri; edhe të sharat e tyre që

    të shajnë ranë mbi mua.E mundova shpirtin tim me agjërim, e kjo m’u quajt si çnderim.Edhe bëra thesin rrobë, edhe u bëra përrallëzë për ata.Ata që rrinë në portat flasin kundër meje edhe u bëra kënga e

    atyre që pinë verë.Por sa për mua, të falurit tim është mbi ty, o Perëndi, në kohë

    të pëlqyer; sipas shumicës së përdëllimit tënd, përgjigju, o

    Perëndi, sipas së vërtetës së shpëtimit tënd.Shpëtomë, o Zot, nga balta, që të mos kridhem, u lirofsha prej

    atyre që më kanë mëri, edhe nga thellësirat e ujërave.Mos më mbuloftë vërshimi i ujërave, as mos më përpiftë

    thellësia, edhe gropa mos mbylltë gojën e saj mbi mua.Dëgjomë, o Zot, se përdëllimi yt është i mirë, sipas shumicës

    së përdëllimeve të tua hidh sytë mbi mua.Edhe mos e fshih fytyrën tënde prej birit tënd, se jam në

    shtrëngim, përgjigjmu me të shpejtë.

    Vëri veshin shpirtit tim dhe shpëtoje atë; për shkak të armiqvetë mi çliromë.

    Sepse ti e njeh fyerjen edhe turpin tim, edhe çnderimin tim,përpara teje janë gjithë ata që më hidhërojnë.

    ORËT E MËDHA - ORA E NËNTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    32/41

    168

    Çnderim priti shpirti im edhe mundim; edhe prita ndonjë tëndiejë dhembshuri për mua, po nuk kishte; edhe ngushëllimtarë,po nuk gjeta.

    Edhe më dhanë vrer për të ngrënë, edhe në etjen time më dhanëuthull për të pirë.

    Tryeza e atyre u bëftë kurth përpara atyre, si në mbarësi tëtyre ashtu dhe në skandal.

    Sytë e tyre u errësofshin që të mos shikojnë, edhe bëj kryet etyre që të ulen përgjithmonë.

    Derdh zemërimin tënd mbi ata, edhe i zëntë zemërata e mërisësate.

    U shkretoftë banesa e atyre edhe mos ndenjtë ndonjë nëtendat e tyre.

    Sepse ndoqën atë që godite ti, edhe e bënë zakon të flasin përdhimbjet e plagëve të mia.

    Shto paudhësi mbi paudhësinë e atyre edhe mos hyfshin nëdrejtësinë tënde.

    U shofshin nga libri i të gjallëve, edhe mos u shkrofshin

     bashkë me të drejtët.Po unë jam i vobektë edhe i helmuar; shpëtimi yt, o Perëndi,

    më lartësoftë.Do të lavdëroj emrin e Perëndisë me këngë, edhe do ta

    madhëroj me falënderime.Edhe kjo do t’i pëlqejë Zotit më shumë se një viç i ri me brirë e

    thundra.Të varfrit do të shikojnë dhe do të gëzohen; kërkoni Perëndinë,

    e do të jetojë shpirti juaj.

    Sepse Zoti dëgjoi të vobektët, edhe nuk hodhi poshtë të lidhurite tij.

    Le ta lavdërojë atë qielli dhe dheu, deti dhe gjithë ato që lëvizinnë atë.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    33/41

    169

    Se Perëndia do ta shpëtojë Sionin, edhe do të ndërtohen qytetete Judesë, që të rrinë atje e ta trashëgojnë atë.Edhe fara e shërbëtorëve të atij do të trashëgojë atë; edhe ata

    që duan emrin e atij do të rrinë në atë.

    Psalmi 69

    O Perëndi, ndihmës time vëri re, o Zot, shpejto të më ndihmosh.U marrofshin e u turpërofshin ata që shpirtin tim kërkojnë;Shpatullat kthefshin dhe me turp dhe u mbulofshin ata që të

    keqen time duan.Mbrapsh u kthefshin menjëherë të turpëruar ata që më thanë:Të lumtë, të lumtë.

    U ngazëllofshin e u dëfrefshin në ty të gjithë ata që të kërkojnë,o Perëndi, dhe ata që duan shpëtim prej teje, thënshin përgjithnjë:U madhëroftë Zoti.

    Dhe unë jam i varfër e nevojtar; o Perëndi, ndihmomë. Ti jendihmësi im dhe çlirimtari im, o Zot; mos u vono.

    Psalmi 85Ul veshin tënd, o Zot, edhe përgjigjmu, se unë jam i varfër.Ruaje shpirtin tim se jam oshënar; o Perëndia im, shpëto

    shërbëtorin tënd që shpreson tek ti.Përdëllemë, o Zot, se përditë po thërres tek ti.Gëzo shpirtin e shërbëtorit tënd, se tek ti, o Zot, lartësoj

    shpirtin tim.Se ti, o Zot, je i mirë e i dhembshur e i shumëmëshirshëm mbi

    të gjithë ata që të thërresin tek ti.

    Mbaj vesh, o Zot, të falurit tim, edhe dëgjo zërin e lutjes sime.Në ditë të shtrëngimit tim thirra mbi ty, se m’u përgjigje.Mes perëndive nuk ka ndonjë që të ngjan, o Zot; as ka ndonjë

    të bëjë si punët e tua.

    ORËT E MËDHA - ORA E NËNTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    34/41

    170

    Gjithë kombet që ke bërë, do të vijnë dhe do të falen përparateje, o Zot, edhe do të të lavdërojnë emrin tënd.Se ti je i madh, edhe bën mrekulli; vetëm ti je Perëndi.Udhëhiqmë në udhën tënde, o Zot, dhe do të eci në të vërtetën

    tënde; u ngazëlloftë zemra ime, që të ketë frikë emrin tënd.Do të të falënderoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemrën time;

    edhe do të lavdëroj emrin tënd përjetë.Se përdëllimi yt mbi mua është i madh, edhe lirove shpirtin

    tim prej hadhit më të poshtëm.

    O Perëndi, të paligjshmit u ngritën kundër meje, edhembledhja e të fuqishmëve kërkuan shpirtin tim; edhe nuk të vunëty përpara vetes së tyre.

    Po ti, o Zot Perëndi, je fort i dhembshur dhe përdëllyes,zemërgjerë dhe i shumëmëshirshëm, e i vërtetë.

    Shtjer sytë mbi mua, edhe përdëllemë; jepi fuqinë tëndeshërbëtorit tënd, edhe shpëto të birin e shërbëtores sate.

    Bëj tek unë shenjë të mirë që të shohin ata që më kanë mëri, etë turpërohen; se ti, o Zot, më ndihmove, edhe më ngushëllove.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    Aliluia, Aliluia, Aliluia. Lavdi më Ty, o Perëndi. (3)

    Mëshiro, o Zot. (3)

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

    Tingulli Tërthor IV

    Kur shikonte kusari Kryetarin e jetës të varur mbi kryq, thoshte:Po të mos ish Perëndi Ai që u kryqëzua me ne, dielli nuk do t’ikish fshehur rrezet e tij, as dheu s’do të valonte duke u tundur.Po Ti, o Zot, që i duron të gjitha, kujtomë në mbretërinë tënde.

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    35/41

    171

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.Hyjlindësore

    Ti që linde për ne prej Virgjëreshës dhe durove kryqëzim, o iMirë, që plaçkove vdekjen me vdekje dhe rrëfeve Ngjalljen siPerëndi, mos i çvështro ata që gatove me dorën tënde; tregonjeridashjen tënde, o Mëshirëplotë; prit Hyjlindësen që të linditë ndërmjetojë për ne; dhe shpëto, o Shpëtimtari ynë, një populltë dëshpëruar.

    Pastaj psalen Troparet e Vetëmelodishme, ndërkohë Dhjaku temjanisme kaci.

    Tingulli i Rëndë

    Ish çudi të shikoje Bërësin e qiellit e të dheut të varet mbi kryq,diellin që u err, dhe ditën që u bë natë, e dheun që dërgonte prejvarreve trupa të vdekurish lart; me të cilët të falemi, shpëtona.

    Vargu: I ndanë rrobat e mia në mes tyre dhe për veshjen time

    hodhën short.

    Tingulli II

    Kur të mbërthyen të paligjtët në kryq Ty, Zotin e lavdisë, uthërrisje: Me se ju trishtova? A me se ju zemërova? Para meje cili

     ju shpëtoi prej hidhërimit? Dhe tani si ma shpaguani? Me tëkëqija për të mirat, për shtyllën e zjarrit më mbërthyet në kryq,për renë më rrëmuat varrin, për manën më blatuat vrer, për ujinmë vaditët me uthull. Prandaj pra, dhe unë thërres kombet dheata do t’më lavdërojnë me Atin e me Shpirtin e Shenjtë.

    Tingulli Tërthor II

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.

    Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    ORËT E MËDHA - ORA E NËNTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    36/41

    172

    Pastaj Lexuesi duke ardhur në mes të kishës thotë përpara të Kryqëzuarittë Vetëmelodishmet e mëposhtme:

    Sot varet mbi dru Ai që vari dheun mbi ujërat. (3)

    K urorë prej gjembash i vihet rreth kryes Mbretit të engjëjve.

     M e purpur të gënjeshtërt vishet Ai që veshi qiellin me re.

    Shuplakë denjoi Ai që çliroi Adamin në Jordan.

     M e gozhdë u mbërthye Dhëndëri i Kishës.

     M e shtizë u shpua i Biri i Virgjëreshës.U  falemi Pësimeve të tua, o Krisht. (3)

    Rrëfena dhe Ngjalljen tënde të lavdëruar.

    Pastaj Psaltët psalin Vargjet e mësipërme, duke thënë tri herë vetëm

    vargun: “U falemi Pësimeve të tua, o Krisht”.

    Profecia

    Paravarg. Tingulli Tërthor II. (Psalmi 13)

    Tha i marri në zemër të tij: nuk ka Perëndi.Vargu: Nuk ka njeri që të bëjë mirë, nuk ka as edhe një.

    Këndimi nga profecia e Jeremias.(11: 18-23, 12: 1-5, 9-11, 14-15)

    Zoti ma bëri të ditur dhe unë e mësova; atëherë ti më tregoveveprimet e tyre. Unë isha si një qengj i butë që e çojnë në thertoredhe nuk dija që kurdisnin intriga kundër meje, duke thënë: “Tëshkatërrojmë drurin bashkë me frytin e tij dhe ta zhdukim nga

    toka e të gjallëve, me qëllim që emri i tij të mos kujtohet më”.Por, o Zot i ushtrive, gjykatës i drejtë, që shqyrton mendjen dhezemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse unë të bëra tënjohur çështjen time. Prandaj kështu thotë Zoti për sa i përket

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    37/41

    173

    njerëzve të Anathothit që kërkojnë jetën tënde, duke thënë: “Mos bëj profecira në emër të Zotit, që të mos vdesësh nga dora jonë”.Kështu, pra, thotë Zoti i ushtrive: “Ja, unë do t’i dënoj; të rinjtëdo të vdesin nga shpata, bijtë e tyre dhe bijat e tyre do të vdesinnga uria. Nuk ka për të mbetur asnjë prej tyre, sepse unë do tësjell një gjëmë mbi njerëzit e Anathothit, në vitin e ndëshkimittë tyre”.

    Ti je i drejtë, o Zot, si mund të diskutoj me ty? Megjithatë dotë flas me ty lidhur me gjykimet e tua. Pse udha e të pabesëve

    shkon mbarë? Pse jetojnë të qetë ata që veprojnë me pabesi? I kembjellë dhe kanë lëshuar madje rrënjë; rriten dhe mbajnë madjefryte. Ti je afër gojës së tyre, por larg zemrës së tyre. Por ti, o Zotmë njeh, më shikon dhe shqyrton zemrën time në përqasje mety. Tërhiqi në thertore si dele dhe veçoji për ditën e kërdisë! Derikur do të mbajë zi vendi dhe do të thahet bari i çdo fushe? Ngashkaku i ligësisë së banorëve të tij, kafshët dhe zogjtë shfarosen,sepse ata thonë: “Ai nuk do ta shikojë fundin tonë”. Në rast se tifugon me këmbësorët dhe ata të lodhin, si mund të hysh në garë

    me kuajt?Shkoni, mblidhini tërë kafshët e fushës, sillini këtu që t’i

    gëlltisin! Shumë barinj kanë shkretuar vreshtin tim, kanë shkelurpjesën time, e kanë katandisur pjesën time të këndshme në njëshkretëtirë të mjeruar. E kanë katandisur në një shkretim; eshkretuar, të pikëllon para meje; tërë vendi është i shkretuar, porasnjeri nuk mendon për të.

    Kështu thotë Zoti për të gjithë fqinjët e mi të këqij, që prekintrashëgiminë që i dhashë në zotërim popullit tim Izrael: “Ja, dot’i çrrënjos nga vendi i tyre dhe do të çrrënjos shtëpinë e Judësnë mes të tyre. Por ka për të ndodhur që, pasi t’i kem çrrënjosur,

    ORËT E MËDHA - ORA E NËNTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    38/41

    174

    do të më vijë keq përsëri për ta dhe do ta çoj përsëri secilin nëtrashëgiminë e tij, secilin në vendin e tij.

    Apostulli

    Këndimi nga Letra e Pavlit drejtuar Hebrenjve.(10: 19-31)

    Vëllezër, duke pasur pra, guxim të hyjmë në shenjtërore me anëtë gjakut të Jisuit, me anë të një udhe të re e të gjallë, të cilën ehapi për ne me anë të kurtinës, domethënë, të trupit të tij, edhe

    duke pasur  një prift të madh mbi shtëpinë e Perëndisë, le tëafrohemi me zemër të vërtetë e me besim të plotë, duke pasurzemrat tona të pastra prej ndërgjegjeje të ligë; edhe, duke pasurtrupin të larë me ujë të kulluar, le të mbajmë të patundur rrëfimine shpresës; sepse besnik është ai që premtoi.

    Edhe le të kujdesemi njëri për tjetrin, duke e nxitur në dashurie në punë të mira. Edhe le të mos lëmë mbledhjen tonë tëpërbashkët, siç e kanë zakon disa veta , po të nxisim njëri-tjetrin;dhe aq më tepër, sa shihni ditën që po afrohet. Sepse në

    mëkatofshim ne me dashje, pasi morëm njohjen e së vërtetës,nuk mbetet më theror për mëkate, por një pritje gjyqi të frikshëm,dhe një afsh zjarri, i cili ka për të ngrënë ata që janë kundër.

    Në shkeltë ndonjë ligjin e Moisiut, pa përdëllim përpara dy atre dëshmitarëve vritet. Sa mundim më të keq ju duket juve sedo të heqë ai që ka shkelur me këmbë të Birin e Perëndisë, dhe eka konsideruar si të ndyrë gjakun e dhiatës, me të cilin ushenjtërua, dhe ka sharë Shpirtin e hirit? Sepse e dimë atë që kathënë: “Shpagimi është imi, unë kam për të shpaguar, thotë Zoti”.

    Edhe përsëri: “Zoti do të gjykojë popullin e tij”. Punë e frikshmeështë të bjerë njeriu në duart e Perëndisë së gjallë.

     Më pas Dhjaku “Urtësi, drejt...” dhe Prifti lexon:

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    39/41

    175

    UngjilliKëndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Joanit.

    (19: 23-37)

    Në atë kohë, ushtarët pra, pasi e kryqëzuan Jisuin, morën rrobate tij, dhe i bënë katër pjesë, dhe pelerinën; dhe pelerina ishte epaqepur, endur e tëra që së sipërmi. Thanë pra në mes tyre: Le tëmos e grisim atë, po le të hedhim short për të, kujt t’i bjerë; - qëtë përmbushet shkrimi që thotë: “Ndanë rrobat e mia në mestyre, dhe për veshjen time hodhën short”. Ushtarët pra këto bënë.

    Edhe pranë kryqit të Jisuit ishin duke ndenjur e ëma dhe emotra e së ëmës së tij, Maria,  gruaja  e Klopait, dhe MariaMagdalena. Jisui pra kur pa të ëmën dhe nxënësin që donte dukendenjur pranë, i thotë së ëmës: Grua, ja yt bir. Pastaj i thotënxënësit: Ja jot ëmë. Edhe nxënësi që atëherë e mori në shtëpinëe tij. Pas kësaj Jisui, duke ditur se tani mbaruan të gjitha, që tëpërmbushet shkrimi, thotë: Kam etje. Edhe ishte atje një enë plotme uthull; dhe ata mbushën një sfungjer me uthull, dhe e vunë

    mbi një hisop, e ia prunë në gojë. Jisui pra kur mori uthullën,tha: Mbaroi, dhe uli kryet e dha shpirt. Judenjtë pra, për të mos mbetur trupat mbi kryq për ditën e

    shtunë, sepse ishte e premte, - sepse ajo ditë e shtunë ishte emadhe, - iu lutën Pilatit t’u thyhen kërcinjtë e këmbëve , dhe tëngrihen andej. Erdhën pra ushtarët dhe thyen kërcinjtë e të paritdhe të atij tjetrit që u kryqëzua bashkë me të. Po kur erdhën tek

     Jisui dhe e panë se tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë.Por një nga ushtarët i shpoi brinjën me shtizë, dhe menjëherë i

    doli gjak dhe ujë. Edhe ai që pa dëshmoi, dhe dëshmia e tij ështëe vërtetë, dhe ai e di se thotë të vërtetën, që të besoni ju. Sepsekëto u bënë që të përmbushet shkrimi: “Eshtër nuk do t’i thyhet”.

    ORËT E MËDHA - ORA E NËNTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    40/41

    176

    Edhe përsëri një tjetër shkrim thotë: “Do të vështrojnë në atë qëshpuan”.

    Psaltët: Lavdi zemërgjerësisë sate, o Zot, lavdi më Ty.

    Lexuesi: Mos na harro deri në fund për hir të emrit tënd tëshenjtë, dhe mos e prish dhiatën tënde, dhe mos elargo mëshirën tënde nga ne, për hir të Abrahamittë dashurit tënd, për Isaakun shërbëtorin tënd dhetë Izraelit shenjtit tënd.

    Lexuesi lexon Trishenjtin“Shenjt Perëndi...”(3) , “Lavdi... e Tani...” , “Trinie Tërëshenjtë...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” , “Ati ynë që jenë qiej...”; Prifti “Se jotja është mbretëria...”; Lexuesi Shkurtoren “Eni tëhimnojmë të gjithë atë që u kryqëzua...” , “Mëshiro, o Zot” (40) , “O Krisht,o Perëndi, që adhurohesh...” , “Mëshiro, o Zot” (3) , “Lavdi... e Tani...” ,“Më të nderuarën...” , “Beko, o Atë, në emrin e Zotit.” (fq. 147-148).

    Prifti: Perëndia na përdëlleftë dhe na bekoftë, na tregoftëdritën e fytyrës së vet dhe na mëshiroftë.

    Dhe Uratën e Shën Vasilit të Madh

    O Zoti ynë Jisu Krisht, Perëndia ynë, që bën zemrën e gjerë përfajet tona dhe na solle deri në këtë orë në të cilën, i varur mbidrurin jetëprurës, i shtrove udhën për në parajsë kusaritmirënjohës dhe që humbe vdekjen me vdekje, hirësona neshërbëtorët e tu mëkatarë dhe të pavyer; se mëkatuam dhe bëmëpaudhësi dhe nuk jemi të vyer të ngremë sytë tanë dhe tëshikojmë në lartësi të qiellit; se e braktisëm udhën e drejtësisëdhe ecëm sipas dëshirave të zemrave tona. Po i lutemi mëshirëssate dhe shpëtona për emrin tënd të shenjtë, se u venitën ditëttona në kotësi. Rrëmbena prej dorës së kundërshtarit dhe falna

    E PREMTJA E MADHE E SHENJTË

  • 8/20/2019 E Premtja e Madhe e Shenjtë - Orët e Mëdha

    41/41

    177

    mëkatet dhe bëje të vdekur rreptësinë tonë mishore; duke hedhurtej njeriun e vjetër, të vishemi me të riun dhe të rrojmë tek Ti,Zoti dhe kujdestari ynë dhe kështu duke vajtur pas porosive tëtua, të arrijmë te prehja e amëshuar, ku është ndenjia e gjithë tëdëfryerve. Se Ti je dëfrimi dhe ngazëllimi i vërtetë i atyre që tëduan, o Krisht Perëndia ynë dhe Ty të dërgojmë lavdinë, bashkëme Atin tënd pa fillim dhe Shpirtin tënd të Tërëshenjtë, të mirëdhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    Pastaj bën Përlëshimin e Vogël.Prifti“Lavdi më Ty, o Krisht...”; Lexuesi “Lavdi... e Tani...” , “Mëshiro,

    o Zot” (3) , “Beko, o Atë i shenjtë”.

    Prifti: Ai që duroi të pështyra, fshikuj, rrahje, kryqin dhevdekjen për shpëtimin tonë, Krishti Perëndia ynë ivërtetë, me ndërmjetimet e Nënës së tij të pacenuar;të apostujve të shenjtë, të lavdëruar dhe të dëgjuar;dhe të gjithë shenjtorëve, na mëshiroftë dhe nashpëtoftë si Perëndi i mirë dhe njeridashës.

    “Me uratat...”.

    Psaltët: Amin.

    Dhe menjëherë fillon Shërbesa e Mbrëmësores.

    ORËT E MËDHA - ORA E NËNTË