E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik...

27
2012 E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, "SHKOLLA E LARTË NËNA MBRETËRESHË, GERALDINË" DHE PROGRAMIT TE STUDIMIT TE CIKLIT TE PARE “BACHELOR NE INFERMIERI” T IRANE , MAJ 2012 Eksperti i Vlerësimit Prof.Asc Dr Edmond Pistulli

Transcript of E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik...

Page 1: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

2012

E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË

LARTË, PRIVAT, "SHKOLLA E LARTË

NËNA MBRETËRESHË, GERALDINË"

DHE

PROGRAMIT TE STUDIMIT TE CIKLIT TE PARE

“BACHELOR NE INFERMIERI”

T I R A N E , M A J 2 0 1 2

Eksperti i Vlerësimit

Prof.Asc Dr Edmond Pistulli

Tiranë, maj 2012

Page 2: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

2

PERMBAJTJA

1. Hyrje

2. Për bërja e GVJ dhe programi i punës

3. Vizita në SHLUPNMG

4. Analiza e programeve të studimit

5. Personeli akademik

6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia

7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

8. Studentët dhe informimi

9. Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar

10. Kërkimi shkencor

11. Sistemi i sigurimit të brendshem i cilësisë

12. Analiza SËOT

13. Rekomandime

SHKURTIME

ShLUPNMG - Shkolla e Larte Universitare jo Publike,Nëna Mbretëreshë Geraldinë“

APAAL – Agjencia Publike e Akreditimit te Arsimit te Lartë

IAL – Institucion i Arsimi te Larte

MASH – Ministria e Arsimit dhe Shkences

KA – Keshilli i Akreditimit

GVJ – Grupi i Vleresimit te Jashtem

GVB – Grupi i Vleresimit te Brendshem

RGVJ – Raporti i Grupit te Vleresimit te Jashtem

RGVB - Raporti i Grupit te Vleresimit te Brendshem

SËOT - Strengths, Ëeaknesses, Opportunities, and Threats

ENQA - European Association for Quality Assurance in Higher Education

Page 3: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

3

Hyrje

Raporti i Vleresimit të Jashtëm është realizuar pas vizitave në Shkollën e Lartë

Universitare Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” (ShLUPNMG), siaps programit

të punës të hartuar nga Agjencia Publike eAkreditimit e Arsimit të Lartë (më tej

APAAL) dhe Grupi i Vleresimit të Jashtëm (GVJ). Në këtë raport, GVJ është

përpjekur të paraqesë në mënyrë të detajuar dhe reale, funskionimin dhe

aspekte të tjera të mësimdhënies e mësimnxënies, bazuar në legjislacionin

shqiptar të arsimit të lartë si dhe në “Standartet Shtetërore të Cilësisë”,

“Standarde dhe Udhëzime për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Europiane të

Arsimit të Lartë”, Shoqata Europiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë

(ENQA). Organizimi i ketij programi behej sipas rregullave te percaktuara ne

perputhje me kriteret e Kartës së Bolonjës.

Paraprakisht pasi u krijua një grup pune nga Agjencia e Akreditimit te Arsimit

te Larte për vlersimin e ketyre programeve mësimore, dhe ne bashkepunim me

institucionin, grupi i punes hartoi një program pune për procesin e vlerësimit ne

këtë institucion.

Përbërja e GVJ dhe programi i punës

Grupi i Vleresimit të Jashtëm përbëhej nga :

1. Eksperti i vlerësimit Prof.Asc.Dr.Edmond Pistuli, shef i Departamentit të

Diagnostikës, Fakulteti i Infermierisë, Universiteti i Tiranës. Njohës i mirë i

kurikulave dhe i programeve të studimit dhe njëkohësisht ekspert i fushës

së infermieristikës

2. Përfaqësuesi i APAAL, Niko Hyka, Përgjejgës i Sektorit të Statistikave dhe

Analizave

Vizita në institucion u krye në datën 01.12.2011 për Programin e studimit Bsc

Infermieri, sipas axhendës së miratuar nga APAAL në koordinim me ShLUPNMG.

Programi i punës se Grupit të Vlerësimit të Jashtëm u fokusua ne disa drejtime :

1. Takimi me titullarët i ShLUPNMG, Administratorin, Rektorin e ShLUPNMG

dhe Dekanin e Fakultetit për njohjen e mënyrës së funksionimi të IAL dhe

aspekte të treja drejtuese e organizative. Njohja me statutin dhe

rregulloren e shkolles, si edhe materiale te tjera ndihmese per kryerjen e

vleresimit te jashtem.

2. Takimi me Grupin e vlerësimit të brendshëm (GVB) dhe njohja me

procedurën e hartimit të raportit te vleresimit te brendshem te kryer nga

ky grup.

3. Takimi me stafin akademik e administrative. Njohja me programet

mësimore, sylabuset, facilitetet që ofron IAL, planet mesimore dhe

kërkimin shkencor.

Page 4: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

4

4. Analiza e rezultateve te nxjerra dhe verifikimi i te dhenave nga ShLUPNMG

ne raportin e vleresimit te brendshem,

5. Krahasimi i rezultateve me standartet me te mira profesionale në fushën e

arsimimit mjekesor ne vend e me gjere.

Gjatë punës, grupi i vlerësimit ka mbajtur lidhje të vazhdueshme dhe ka patur

ndihmën e të gjithë pedagogëve të Fakulteteve, Rektorit, dhe Dekanit të

Fakultetit, si dhe te të gjithe stafit ndihmës të IAL.

Parimet e Punës së GVJ dhe aktivitetet

GVJ, pasi u njoh me dosjen e Vetevleresimit, të hartuar nga Grupi i Vlerësimit të

Brendshëm, GVB, realizoi viziten ne ambjentet e ShLUPNMG, sipas programi të

mësipërm

Gjate vizites ne ne SHLUPNMG, u kryen keto aktivitete:

1. Takim me Rektorin e Shkollës së Lartë Universitare jo Publike “NMG”

Prof.Dr Agim Minxhozi dhe me administratorin e këtij institucioni Z. Lik

Gjoni ku u prezantua historiku i ShLUPNMG, mënyra e funksionimit e

drejtimit, orientimi në fushën e mjekësisë, pikat e forta dhe problematikat

që e shoqërojnë procesin mësimor

2. GVB analizoi punën e bërë për hartimin e raportit duke theksuar

objektivizmin në hartimin e tij.

3. Takimi me stafin akademik (efektiv dhe me kontratë) që mbulojnë

programin e studimit BSc “Infermieri”, ku ishin prezent si psh. Prof.As

Luter Kreshpa, Rasim Rami, Qeramedin Kodra etj

4. Përveç procesit të mësimdhënies, takimi me stafin akademik u fokusua në

punën kërkimore e shkencore të tyre dhe mbështetjen që u jep

ShLUPNMG në këtë drejtim.

5. Takim me studentet e te vitit te pare, te dyte dhe te trete te Infermierisë,

me te cilet u zhvilluan intervista me goje dhe pyetësorë me shkrim,

ndihmoi me shumë grupin e punës për të marrë më shumë informacion

rreth institucionit.

6. Vizite ne ambjentet ku kryhet mesimi: ne klasa, sallat e leksioneve,

laboratoret, biblioteke dhe fasiliteteve te tjera ne funksion te Programit te

Studimit.

7. Takim me stafin administrativ te institucionit.

8. Vizite ne sekretarine mesimore.

9. Takimi mbylles me titullaret e institucionit

Gjithashtu, ne te gjitha takimet qe u zhvilluan (me stafin akademik, grupin e

vleresimit te brendshem, stafin administrativ dhe studentet) tematika e

intervistave u fokusua gjithashtu në:

• Programin mesimor dhe realizimin e tij

• Baza laboratorike e programeve te studimit

• Personelin pedagogjik e ndihmes dhe ngarkesa mesimore

• Format dhe metodat e mesimdhenies

Page 5: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

5

• Vleresimi i stafit

• Studentet dhe niveli i pergatitjes se tyre

• Mjedisi ku kryhet mesimi

• Drejtimi i procesit mesimor

• Faktoret qe garantojne cilesine ne pergatitjen e studenteve.

GVJ iu vunë në dispozicion nje sere dokumentash dhe materialesh shtese si:

statute, rregullorja, struktura, raporti i kerkimit shkencor, plani mësimor,

dokumente të sekretarisë mësimore, kontrata studenti etj

Metodologjia e hartimit të këtij raporti bazohet në në legjislacionin shqiptar të

arsimit të lartë si dhe në “Standartet Shtetërore të Cilësisë”, për Institucionet e

Arsimit të Lartë dhe Standardet e Akreditimit të Programeve të Studimeve të

Ciklit të Parë.

Të dhëna për Institucionin e arsimit të lartë, Shkolla e Lartë

Universitare Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” (ShLUPNMG),

Shkolla e Lartë Universitare Private “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” (ShLUPNMG),

është licensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) Nr. 1133, datë

5.8.2008, për licencimin e institucionit të arsimit të lartë, privat, "Shkolla e Lartë

Nëna Mbretëreshë, Geraldinë". Ky institucion ushtron veprimtarinë në qytetin e

Burrelit dhe organizohet në dy fakultete:

a) Fakulteti i Infermierisë, me programin e studimit, në formën e studimit me

kohë të plotë, "Infermier i përgjithshëm" (3 vite akademike)

Ky fakultet përbehet nga dy departamente, Departamenti i infermieristikes

paraklinike dhe nga departamenti i infermieristikes klinike

b) Fakulteti i Mësuesisë, me programin e studimit, në formën e studimit me

kohë të plotë, "Mësues i ciklit të ulët" (3 vite akademike).

Ky fakultet përbëhet nga departamenti i edukimit të përgjithshëm dhe

departamenti i metodikës

Senati i këtij institucioni përbëhet nga: Prof. Agim Minxhozi, Prof.As Luter

Kreshpa, Rexhep Muja, Arben Abazi, Prof.Dr Enver Hysa, Qazim Xhelili, Aishe

Bregu, Merita Halla.

Në ccdo fakultet ishin organizuar këshillat e fakulteteve dhe strukturat e tjera

përbërëse.

Page 6: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

6

Institucioni i arsimit të lartë, privat, "Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë,

TABELA FORMAT

Për

Vlerësimin e jashtëm të Shkollës së Lartë Universitare Private “Nëna Mbretëreshë

Geraldinë dhe programit të studimit BSc “Inmfermieri” mbështetur në

Standardet shtetërore në Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Standardet e

Akreditimit të Programeve të Studimeve të Ciklit të Parë.

Standardet/kriteret Mendimi i GVJ për përmbushjen e

standardit/kriterit1

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE

Standardi I. 1

Institucioni ofron programe të studimeve në përputhje me misionin dhe

kapacitetet e tij.

Misioni i Shkollës së Lartë Universitare Private “Nëna Mbretëreshë Gerarldinë

është të zhvillojë, transmetojë dhe të mbrojë dijet me anë të procesit të

mesimdhënies, të përgatisë specialistë të lartë në fushën e infermieristikës me

formim të përgjithshëm dhe në fushën e mësuesisë për ciklin e ulët në rajonin e

Burrelit dhe me gjërë të cituara këto në statutin e IAL.

Ky institucion ka për qëllim të kryejë studime dhe kërkime në fushën e

shkencave infermieristike me formim të përgjithshëm dhe mësuesisë.

Komente

Programet e studimeve janë në përputhje me misionin e ShLUPNMG për të

zhvilluar dhe trasmetuar dijet me anë të proçesit të mësimdhënies për të

pregatitur specialistë të lartë në fushën e Infermieristikës.

Kriteri. 1 Institucioni ofron programe

të akredituara të studimeve, të

organizuara në module dhe të

vlerësuara në kredite, sipas Sistemit

Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

NMG është një institucion relativisht i

ri në fushën e arsimit të lartë privat në

vend. Organizimi i studimeve është në

përputhje me Sistemin Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të

Krediteve (ECTS). Programet janë

vlerësuar nga APAAL gjatë fazës së

licensimit dhe më pas janë miratuar

me VKM. Ky institucion nuk ka kaluar

ndonjë fazë të mëparshme akreditimi.

Dy programet e studimit që institucioni

ofron, BSc “Infermieri” dhe BSc

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.

Page 7: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

7

“Mësuesi”, janë të organizuara me 180

kredite dhe tre vite akademike.

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të

grumbulluara gjatë një viti nga një

student që ndjek një program studimi

me kohë të plotë është 60 kredite;

Në ShLUPNMG dy programet e

studimit të ofruara janë të organizuara

në kredite ku numri i tyre të

grumbullura gjatë një viti akademik

është 60 ECTS për studentët me kohë

të plotë. IAL ofron vetëm këtë formë

studimi. Gjatë tre viteve akademike

studenti zhvillon 180 kredite dhe 22

provime se bashku me proven finale

Kriteri 3 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me qëllimet dhe

misionin e institucionit;

IAL është fokusuar në formimin e

vazhdueshëm të studentëve duke

përshtatur programin e studimit BSc

në “Infermieri”, program mësimor

paraqet një ndërthurje të drjetë

ndërmjet formave të mësimdhënies

duke i zhvilluar ato në përputhje me

kërkesat që ka ky profil studimi.

Formimi i studenteve ne ShLUPNMG

behet sipas qëllimit dhe misionit të tij

qe eshte te përgatitja e specialisteve ne

fushen e sherbimeve mjekesore.

Gjithahstu IAL synon te jape:

- kompetencë të lartë në njohuritë e

etikës dhe deontologjisë profesionale,

legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e

sekretit profesional;

- njohuri të mira të shërbimit

shëndetësor, të higjenës spitalore,

trajtimit ambulator dhe hospitalor të

pacientëve, përgatitjen operatore dhe

ndjekjen post-operatore të tyre,

njohjen me aparaturat mjekësore dhe

mirëmbajtjen e tyre; ndihmën e parë

në urgjencat mjekësore në mjedisin

spitalor dhe jashtë tij.

- aftësi në mënyrën e komunikimit

midis kolegëve, eprorëve, vartësve,

pacienteve dhe familjarëve. për

përdorimin e mjeteve informatike dhe

telematike në fushat me kompetenca

specifike

Page 8: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

8

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë

objektiva të përcaktuar qartë për

formimin e studentëve në atë program,

të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të

fitojnë studentët në përfundim të

programit të studimit dhe që

karakterizojnë profilin e programit

Programi i studimit Infermieri e

përgjithshme është nje program i ri

dhe IAL është përpjekur për të krijuar

nje fizionomi të orientuar kryesisht ne

pergatitjen e infermiereve te

pergjithshem. Programi i studimit ne

teresi garanton nje formim baze te

mjaftueshem. Ky program studimi

mund te konsiderohet i konsoliduar ne

Shqiperi dhe per arsye se nevojat e

rajonit per te arsimuar ne kete fushe

jane te medha. Literatura eshte

relativisht e mjaftueshme ne kete

drejtim dhe mundesite per praktiken

profesionale po ashtu nuk mungojne.

Spitali i qytetit sherben si mundesi e

mire per zhvillimin e praktikave

profesionale te studenteve te

Infermierise. Megjithate, ShLUPNMG

duhet te shohe mundesite e shtimit te

mjediseve laboratorike ne ambientet e

shkolles pavaresisht numrit te vogel te

studenteve aktuale. Programet e

studimit në ShLUPNMG, janë hartuar

në mënyrë të tillë që ti përgjigjen

nevojave te tregut te punës në rajon,

në vend, e më gjerë.

Kriteri 5 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me nevojat e

tregut të punës;

Programi i studimit BSc në “Infermieri”

i përgjigjet nevojave të vendit, por nuk

ka të dhëna konkrete mbi kërkesat e

tregut të punës. Si objektiv kryesor ky

program ka përgatitjen e specialisteve

ne fushen e perkujdesjes shendetsore

ne qendra te ndryshme spitalore te

vendit, Gjithashtu, rendesi e vecante i

eshte kushtuar: Krijimin e koncepteve

themelore mbi personin, shëndetin,

sëmundjen dhe nevojat themelore të

njeriut, qartësimi i rolit të infermierit

në mjekësinë moderne etj

Kriteri 6 Programet e studimeve

hartohen në përputhje me zhvillimin

ekonomik të vendit.

Programi i studimit i ofruar nga IAL,

është hartuar në përputhje me nevojat

që ka Shqipëria verilindore dhe vendi

në tërësi, deklaruar nga vete IAL.

Page 9: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

9

Mungojnë të dhëna konkrete dhe

studime të mirefillta per kryerjen e një

planzhvillimi afatmesem dhe afatgjate

te institucionit për ecurinë e tij në të

ardhmen.

Konkluzione:

Nga sa me siper, rezulton se programet e studimit janë të hartuara pa të dhënat

e kërkesës së tregut të punës që është produkti kryesor i nxjerë nga IAL, nxjer si

konkluzion se kriteret jane të plotsuara pjeserisht.

Standardi I.2

- Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë

përshtatur me strategjinë për zhvillim

të institucionit

Programi i studimit BSc në

“Infermieri”, edhe pse i organizuar drejt

sipas modeleve më të mira në vend

kryesishtr atë të Universitetit të

Tiranës nuk mund të thuhet se është

në harmoni apo në përputhje me

strategjinë e IAL. Në materialin e vënë

në dispozicion të GVJ, të quajtur

“Strategjia zhvillimore 2008-2013,

institucioni paraqet në detaje fazat

dhe drejtimet kryesore në të cilat do të

zhvillohet institucioni por nuk jepen

informacione se si do të realizohen,

kapacitetet financiare e logjistike,

stafet përgjegjëse, hapja e programeve

të ciklit të dytë dhe të tretë që IAL

pretendon, nuk janë të qarta se si do të

funksionojnë në një IAL akoma të pa

konsoliduar që tregojne për një

strategji jo të qartë për zhvillimin e

institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të

ciklit të parë synojnë pajisjen me

njohuritë bazë, mbi metoda e parime

shkencore të përgjithshme;

Kerkimi shkencor ne rang kombëtar

është në fazën fillestare në të gjitha

institucionet private te arsimit te larte

ne vend. Edhe pse ekzistojne perpjekje

nga institucioni, ato mbeten ne nivel

lokal pa u finalizuar me botime

shkencore te mirefillta ne revista me

faktor impakti te konsiderueshem.

Institucioni është përpjekur për të

përshtatur programin në funksion të

Page 10: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

10

kërkimit shkencor por zbatimi direkt

dhe konkret i njohurive të

përgjithshme është i pamjaftueshëm.

IAL ka organizuar gjithashtu disa

aktivitete të karakterit kërkimor

shkencor me stafin akademik dhe

studentët por pa arritjet e duhura në

këtë drejtim. Në synimin e vet IAL ka

përshtatur programin mësimor drejt

këtij qëllimi dhe ne funksion te tij ka

vene buletinin shkencor te IAL.

Kriteri 3 Programet e studimeve të

ciklit të parë synojnë dhe formimin e

shprehive të veçanta në një llojshmëri

të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Programi i studimit i ciklit të parë në

infermieri synon formimin e shprehive

të veçanta në fushën e mjekësisë.

Sipas studentëve ata fitonin njohuritë

praktike për mënyrën e komunikimit,

etikën infermierore, pritjen dhe njohjen

me pacientin, mbledhjen e të dhënave

etj. Mësonin gjithashtu matjen e

parametrave jetësore si respiracioni,

pulsi, presioni arterial, temperatura e

trupit, peshimin e pacientit, njiheshin

me diagnozat infermierore aktuale dhe

potenciale, zbatonin rregullat e

higjenës, duke plotësuar kështu

proçesin e kujdesit infermieror.

Nëpërmjet përkujdesit që studentët

realizonin i jepnin kuptim

infermierimit të pacientit duke e parë

atë si një qenie njerëzore në të gjitha

dimensionet e tij, duke e respektuar,

mirëpritur dhe ndihmuar në plotësimin

e nevojave themelore, duke respektuar

sekretin profesional.

Nga sondazhet e bëra me studentët del

se laboratori kishte mangësi për tu

përgatitur para se të shkohej ne spital

Shoqërimi i studentëve në këto

institucione bëhej nga pedagogu

shkollës. Numri jo shume i madh i

studenteve në programin “Infermier i

Pëgjithshëm” ndihmonte që të bëhej

një shpërndarje në grupe të vogla

studentësh, 2-3 studentë nëpër

Page 11: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

11

pavione. Aty studentet priteshin,

ndihmoheshin dhe ndiqeshin nga

infermieret formatore të praktikës të

cilat drejtonin dhe mësonin studentët

në praktikë ne spitalin e qytetit.

Njëherazi nje pjese e mire e stafit te

shkolles ishte gjithashtu dhe personel i

spitalit te qytetit

Konkluzione:

Nga sa me siper, konstatojmë se Programi i Studimit Bsc “Infermieri” eshte

zhvilluar ne funksion te strategjisë se zhvillimi te IAL. Institucioni është

përpjekur për të përshtatur programin në funksion të kërkimit shkencor por

zbatimi direkt dhe konkret i njohurive të përgjithëshme është i pamjaftueshëm.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË

STUDIMEVE

Standardi II.1

- Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.

Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë për

tí ofruar me ndershmëri dhe profesionalizëm dijet dhe aftësitë e veta në shërbim

të shëndetit mendor dhe fizik të popullatës.

Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e

kompetencave infermieristike që mund të shfrytëzohen nga po ai në ambjentet

spitalore, rurale apo urbane, në qendra terciare apo dhe në trajtime intensive të

pacientëve që u ofrohet shërbimi shëndetësor publik apo dhe jo publik

● Studenti me formim të tillë mund të punojë si infermier në institucione

shtetërore shëndetësore në qendrat urbane dhe /ose rurale

Ky student është më i preferuar në qendrat e shërbimit terciar të tilla si spitalet

rajonale apo të qyteteve, ku këkohet njohuri më të thella mjekësore si dhe

kompetencë profesionale.

● Studenti me formim të tillë mund të punojë në organizma, organizata, shoqata

vendas dhe të huaja të cilat operojnë në fushën e shëndetit, shërbimeve,

edukatës shëndetosre dhe si operator dhe kurator i marrëdhënieve

ndërkombëtare, mund të punojë në administratën publike etj;

● Studenti me formim të tillë mund të punojë, gjithashtu, infermier në qendrat e

rehabilitimit psikomotor në grup mosha të ndryshme, në klinika private brenda

dhe jashtë shtetit;

Kriteri 1 Programet e studimeve

synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të

punës, në përputhje me synimet

strategjike të zhvillimit ekonomik

kombëtar;

Planet e studimit orientuese e drejtojnë

studentin për marrjen e kompetencave

infermieristike që mund të

shfrytëzohen nga po ai në ambjentet

spitalore, rurale apo urbane të

vogla,por jo në qendra terciare apo dhe

në trajtime intensive të pacientëve që u

Page 12: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

12

ofrohet shërbimi shëndetësor publik

apo dhe jo publik. Mbasi edhe vetë

spitali i Burrelit nuk është një spital i

madh dhe për më tepër i nivelit terciar.

Programi ploteson nevojat per stafin

Infermieristik që ti shërbeje

komunitetit të zonës dhe rajonit. Ky

treg përveç kërkesave për Infermier me

Arsim të Lartë ka nevojë dhe për

Infermier të specializuar në specialitete

të ndryshme të mjeksisë, për

infermierë profesional por personeli

infermieror i specializuar nuk mund të

formohet me këtë program studimi.

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e

nevojave të tregut të punës, kryen një

studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve

në tregun vendas ose atë rajonal,

kombëtar e ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për

numrin e pritshëm të studentëve që

mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në

programe të ngjashme në institucionet

simotra.

Drejtuesit e institucioni argumentojne

hapjen e programit te studimit per

plotesimin e nevoja qe ka ky rajon.

Gjithahstu analizohet fakti qe nje pjes

e tyre jane realisht mjaft te kerkuar ne

klinikat dhe spitalet private te zones.

Mundesite e punesimit te permendura

me siper jane ne perputhje me

kerkesat e punedhenesve dhe tregut te

punes ne teresi. Nisur nga fakti qe

zona e Burrelit nuk eshte nje zone e

populluar, numri i studenteve nuk do

te kaloje ne total 100 ne kete program

studimi. Nisur nga keto fakte ky

institucion konsiderohet realisht i

vogel ne krahasim me institucionet e

tjera kombetare apo nderkombetare që

operojnë në fushën e infermieristikës.

Vlen te theksohet fakti qe te dhenat e

mesiperme jane marre gjate takimeve

me titullaret dhe stafin akademik te

IAL.

Konkluzione:

Programi ploteson nevojat per stafin Infermieristik që ti shërbeje komunitetit të

zonës së Matit. Ky treg përveç kërkesave për Infermier me Arsim të Lartë ka

nevojë dhe për Infermier të specializuar në specialitete të ndryshme të mjeksisë,

për infermierë profesional por personeli infermieror i specializuar nuk mund të

formohet me këtë program studimi

Planet e studimit orientuese e drejtojnë studentin për marrjen e kompetencave

Page 13: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

13

infermieristike që mund të shfrytëzohen nga po ai në ambjentet spitalore, rurale

apo urbane të vogla,por jo në qendra terciare apo dhe në trajtime intensive të

pacientëve që u ofrohet shërbimi shëndetësor publik apo dhe jo publik. Mbasi

edhe vetë spitali i Burrelit nuk është një spital i madh dhe për më tepër terciar

Nga sa u analizua më lart edhe Standardi ll.1. permbushet vetëm pjesërisht

Standardi II.2

- Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare

dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe

studimesh që nuk bien ndesh me

interesat kombëtare;

Intersat kombëtare nuk bien ndesh me

programet e studimirt që ofron

institucioni.

Kriteri 2 Programet e studimeve

synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave

kulturore kombëtare.

SHLUPNMG synon të ndihmojë në

ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Konkluzione:

Institucioni përmbush Standardin ll.2.

Standardi II.3

- Institucioni, për akreditimin e prograneve të studimeve, përdor

metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

tyre.

Kriteri 1 Institucioni përdor

metodologji vlerësimi, instrumente

matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

programeve të studimeve;

SHLUPNMG, nuk evidentoi qartë

instrumenta matëse, vlersuese për

ecurinë e programeve të studimit.

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë

informacion në vetëvlerësimin

institucional;

SHLUPNMG, e përfshin këtë

informacion në vetëvlersimin e

brendëshëm.

Kriteri 3 Institucioni publikon

rezultatet e pritshme, rezultatet e

vlerësimit dhe rezultatet që synon të

arrijë;

Institucioni nuk publikon on-line

rezultatet e pritëshme rezultatet e

vlerësimit dhe rezultatet që synon të

arrijë;

Institucioni, për kryerjen e vlerësimit,

përdor metoda të tërthorta ose të

drejtpërdrejta:

Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin

programet e studimeve, të të

diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës,

kurrikulës, të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale;

Metoda të tërthorta për kryerjen e

vlersimit institucioni përdor pyetje

konceptuale por jo sondazhe të

kurikulës (studentet ishin komplet të

pa informuar për kreditet, nuk kishin

njohuri mbi kurikulat) ose të vlersimit

të didaktikës ndërsa përdornin metoda

të drejtpërdrejta të vlersimit si provime

shteti, vlersim me notë, por nuk

aplikonin organizime të studentëve ne

Page 14: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

14

d. Intervista;

e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara

kombëtare/ndërkombëtare (p.sh.

provimi i shtetit për profesionet e

rregulluara);

b. Dëgjime në auditor;

c. Vlerësimi me nota/pikë;

d. Testime paraprake dhe

përfundimtare; provime për module,

praktikë;

e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga

studentët (detyra kursi për të

analizuar të kuptuarit konceptual,

provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së

ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

konferenca, referate, detyrave të kursit,

studentët nuk përfaqsoheshin në

këshillin e fakultetit.

Nga IAL nuk janë vënë ne dispozicion

dokumente qe faktojne kryerjen e

vlerësimit duke përdorur metoda të

tërthorta ose të drejtpërdrejta.

Konkluzione:

Duke qënë se Institucioni nuk publikon on-line rezultatet e pritëshme rezultatet

e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë, Metoda të tërthorta për kryerjen e

vlersimit institucioni përdor pyetje konceptuale por jo sondazhe të kurikulës

(studentet ishin komplet të pa informuar për kreditet, nuk kishin njohuri mbi

kurikulat) ose të vlersimit të didaktikës ai përmbush vetëm pjesërisht Standardin

ll.3.

Standardi II.4

- Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese

Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse

për një program studimi të ciklit të

parë, japin informacionet e nevojshme

për përmbajtjen e programeve të

studimeve;

Informacionet e nevojshme për

përmbajtjen e një program studimi të

ciklit të parë të programeve të

studimeve jepen nga njësitë kryesore

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse

për një program studimi të ciklit të

parë, japin informacionet e nevojshme

për lëndët me zgjedhje apo të detyruara

për semestër;

Studentët nuk kishin informacion të

mjaftueshëm për lëndët me zgjedhje, e

dhene kjo e nxjerre nga takimi me

studentet e institucionit

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse

për një program studimi të ciklit të

parë, japin informacionet e nevojshme

për ngarkesën mësimore,orët në

auditor, frekuentimin/ndjekjen e

Mungonte informacioni i hollësishëm

për studentët në lidhje me ngarkesën

mësimore dhe ndjekjen e programit

Page 15: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

15

programit;

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse

për një program studimi të ciklit të

parë, japin informacionet e nevojshme

për syllabuset e detajuara për secilën

lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët

e laboratorit, etj.

Ekzistonte një informacion për një

program studimi të ciklit të parë, nga

njësitë kryesore. Plani mesimor jepej i

detajuar ne te gjitha aktivitetet

kryesore te tij.

Konkluzione:

Duke qënë se Studentët nuk kishin informacion të mjaftueshëm për lëndët me

zgjedhje , mungonte informacioni i hollësishëm për studentët në lidhje me

ngarkesën mësimore dhe ndjekjen e programit por ekzistonte një informacion për

një program studimi të ciklit të parë, nga Njësitë kryesore. Institucioni përmbush

pjesërisht Standardin ll.4.

Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumenton gjendjen e tij

financiare.

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim

të përvitshëm (të jashtëm ose të

brendshëm) të situatës financiare të tij;

SHLUPNMG bën një auditim të

situatës financiare të tij. Nuk ka te

dhena te dokumentuara ne kete

drejtim.

Kriteri 2 Në raportin e auditit

paraqiten të gjitha detyrimet financiare,

pagat e personelit, shpenzimet

operative, etj.;

S’ka te dhena

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një

pasqyrë të qartë të granteve të huaja të

përfituara dhe kontratave të

shërbimeve të lidhura në funksion të

realizimit të programeve të studimeve të

ciklit të parë.

S’ka te dhena

Konkluzione: te dhenat per plotesimin e Standardit ll.5, nuk jane te plota

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT

Standardi III.1

- Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe

vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura

ligjore dhe transparente të rekrutimit të

personelit në përputhje me statutin dhe

rregulloren;

SHLUPNMG ndjek procedura ligjore

dhe transparente të rekrutimit të

personelit në përputhje me statutin

dhe rregulloren;

Page 16: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

16

Kriteri 2 Personeli akademik i

punësuar me kohë të plotë përbën së

paku 70% të personelit akademik të

angazhuar për realizimin e programeve

të studimeve të ciklit të parë;

Personeli akademik i punësuar me

kohë të plotë në Institucion nuk

përbën së paku 70% të personelit

akademik të angazhuar për realizimin

e studimeve.

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura

ligjore dhe transparente të vlerësimit të

personelit;

SHLUPNMG synon të ndjek procedura

ligjore dhe transparente të vlerësimit

të personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të

dhënash të raporteve të rekrutimit të

personelit, të njoftimeve për punë, etj.

Zyra e Burimeve Njerëzore nuk kishte

dokumentacion të plotë, të evidentuar

për njoftimet për punë ose të

rekrutimit të personelit

Konkluzione:

Duke qënë se Institucioni nuk kishte dokumentacion të plotë, të evidentuar për

njoftimet për punë ose të rekrutimit të personelit, personeli akademik i punësuar

me kohë të plotë në Institucion nuk përbën së paku 70% të personelit

akademik të angazhuar për realizimin e studimeve. Theksojme se në takimin me

stafin akademik të IAL 100% e stafit të pyetur pjesmarres në takim, ishte staf

akademik me kohë të pjesëshme.

Standardi III.2

- Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë

të dhënash të hollësishme për anëtarët

e personelit akademik të përfshirë në

program dhe të personit përgjegjës për

organizimin e programit të studimit;

Institucioni ka të dhëna për antarët e

personelit akademik të përfshirë në

program e të personit përgjegjës të

programit të studimit.

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e

plotë të personelit akademik për secilin

semestër, të personelit ndihmës

mësimor-shkencor dhe atij

administrativ;

Lista e plotë e personelit akademik dhe

personelit ndihmës mësimor shkencor

disponohen nga institucioni

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret

dhe procedurat e rekrutimit të

personelit akademik;

Kriteret dhe proçedurat e rekrutimit të

personelit akademik nuk rezulton të

ketë dokumentacion për publikimin e

tyre on-line ose ma gazetë ose me

mjete të tjera informimi

Page 17: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

17

Kriteri 4 Institucioni angazhon si

titullarë të lëndëve/moduleve për

programet e studimeve të ciklit të parë,

personel akademik që ka së paku

gradën shkencore “Doktor„ ose titullin

akademik “Docent

Për programet e studimeve të ciklit të

parë Bsc” Infermieri” janë angazhuar

staf akademik (efektiv dhe me

kontratë) që mbulojnë programin e

studimit BSc “Infermieri.

Konkluzione:

Duke qënë se Institucioni nuk plotëson dot kriterin 3 dhe 4 përkatësisht ku flitet

për Kriteret dhe proçedurat e rekrutimit të personelit akademik që nuk

rezultojnë të kenë dokumentacion për publikimin e tyre on-line ose ma gazetë

ose me mjete të tjera informimi dhe për programet e studimeve të ciklit të parë

Bsc” Infermieri” janë angazhuar staf akademik (efektiv dhe me kontratë) që

mbulojnë programin e studimit BSc “Infermieri”. Grupi i vleresimit është njohur

me perpjekjet e IAL për rekrutimin e stafit akademik të kualifikuar por ky

standart nuk është arritur dhe mbetet një obligim i IAL në të ardhmen.

Standardi III.3

- Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe

administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një

angazhim optimal të personelit

ndihmës mësimor-shkencor për

realizimin e orëve laboratorike dhe

përmirëmbatjen e laboratorëve e

mjediseve shkollore;

SHLUPNMG ka personel ndihmës

mësimor-shkencor për realizimin e

orëve laboratorike dhe përmirëmbatjen

e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një

angazhim optimal të burimeve njerëzore

për përmbushjen e objektivave të

programeve të studimeve të ciklit

të parë;.

SHLUPNMG dëshmon një angazhim të

burimeve njerëzore për përmbushjen e

objektivave të programeve të studimeve

të ciklit të parë

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion

personel të mjaftueshëm për

instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën

profesionale (së paku 1

tutor/instruktor për 12 studentë).

SHLUPNMG për udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në

praktikën profesionale ve në

dispozicion personel për instruktimin e

udhëheqjen e studentëve në praktikë

(së paku 1 tutor/instruktor për 12

studentë).

Konkluzione:

Institucioni duke u mbështetur në 3 kriteret e mësipërme përmbush Standardin

lll.3.

Standardi III.4

- Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të

Page 18: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

18

mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon

programe specifike për kualifikimin e

mëtejshëm profesional të personelit

akademik e të personelit

mësimor-shkencor;

SHLUPNMG nuk ka organizuar

programe specifike për kualifikimin e

mëtejshëm profesional të personelit

akademik e të personelit mësimor-

shkencor. Nga diskutimi me stafin

akademik, nuk u evidentuan politika

mbeshtetese ndaj stafit akademik per

kualifikimin e metejshem te tyre

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë

të dhënash të programeve të studimeve

të ofruara.

SHLUPNMG ka një bazë të dhënash të

programeve të studimeve të ofruara.

Konkluzione: Standardin lll.4.

Institucioni duke u mbështetur në kriterin 1, permbush pjesërisht Standardin

lll.4

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE

Standardi IV.1

- Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё

studimeve bëhet në përputhje me ligjin

nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin

e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i

ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.

SHLUPNMG pranimet në ciklin e parë

të studimeve i bën në përputhje me

ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për

arsimin e lartë në Republikën e

Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet

nënligjore në fuqi

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë

propozon kritere të veçanta për

përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët

kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për

t’u pranuar në ciklin e parë të

studimeve.

Institucioni nuk ka kritere të veçanta

për përzgjedhjen e kandidatëve që kanë

mbaruar Maturën Shtetrore për t’u

pranuar në ciklin e parë të studimeve,

si mesatarja e notës .

Konkluzione:

Duke u mbështetur në kriterin 1 dhe 2 rezulton se institucioni nuk ka politika te

qarta pranimi me kritere perzgjedhese.

Standardi IV. 2

- Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në

mënyrë të detajuar për programin e

studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen

e programit të studimeve;

Studentët inormohen për programin e

studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen

e programit të studimeve;

Page 19: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

19

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë

pedagogun e çdo lënde, në përfundim të

semestrit;

Nuk konstatohet ndonjë vlersim i

dokumentuar nga studentët për

pedagogët e lëndëve

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet

shërbimi i këshillimit të karrierës;

Në SHLUPNMG studentëve ju ofrohet

shërbimi i këshillimit të karrierës;

Kriteri 4 Studentët informohen mbi

mundësitë për punësim pas diplomimit

në këtë program studimi.

Aktualisht studentët informohen në

përgjithësi mbi mundësitë për punësim

pas diplomimit në këtë program

studimi dhe më pak konkretisht

Konkluzione:

Duke u mbështetur në kriterin 2 dhe 4 Institucioni përmbush pjesërisht

Standardin lV.2.

Standardi IV. 3

- Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që

ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon

statistika vjetore për numrin e të

diplomuarve, në ciklin e parë;

SHLUPNMG për numrin e të

diplomuarve në ciklin e parë disponon

statistika vjetore

Kriteri 2 Institucioni disponon

statistika vjetore për numrin e

studentëve të regjistruar në programet

e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet

nga programi, si dhe largimet para

përfundimit të programit

Sekretaria Mësimore e Institucionit

nuk ishte e organizuar në nivel të IAL,

dokumentacioni ishte i grumbulluar në

një dhome dhe jo i skeduar dhe i

sistemuar, statistikat vjetore për

numrin e studentëve të regjistruar në

programet e studimeve të ciklit të parë,

tërheqjet nga programi, si dhe largimet

para përfundimit të programit ishin të

pa skeduara.

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna

për ecurinë e studentëve gjatë

zhvillimit të programit të studimeve që

nga pranimi, deri në

diplomim.

Për ecurinë e studentëve gjatë

zhvillimit të programit të studimeve që

nga pranimi, deri në diplomim,

institucioni disponon të dhëna.

Konkluzione:

Duke u mbështetur në të dhënat e kriterit 2 të lidhura me mangësitë e

sekkretarisë mësimore, Institucioni përmbush pjesërisht Standardin lV.3.

Standardi IV. 4

- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Page 20: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

20

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim

karriere studentëve, ndjek progresin

e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që

kanë të bëjnë me procesin

mësimor;

Institucioni u ofron këshillim karriere

studentëve, ndjek progresin

e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që

kanë të bëjnë me procesin

mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës

për këshillimin e karrierës) ndihmon

studentët në përzgjedhjen e

institucionit në të cilin ata do të

zhvillojnë praktikën profesionale, në

rastet kur parashikohet një e

tillë.

SHLUPNMG cakton institucionin ku

studentët do të zhvillojnë praktikën

profesionale mbasi nuk ka mundësi

përzgjedhje(kryesisht spitali i Burrelit)

Konkluzione:

Nga analiza e kriterit 1 dhe 2 Institucioni përmbush Standardin lV.4.

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË

STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion

të studentëve tekste mësimore dhe

literaturë ndihmëse të mjaftueshme në

sasi dhe cilësore;

SHLUPNMG ve në dispozicion të

studentëve pak tekste mësimore mbasi

shumë lëndë jepen me leksione.

Literatura on line është e pa

aksesueshme nga studentet

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të

mjaftueshme që e ndihmon studentin

për realizimin me sukses të programit

të studimit;

Institucioni në bibliotekë ka literaturë

ndihmëse relativisht të mjaftueshme

per numrin e studentëve që ka

aktualisht

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime

periodike dhe programe kompjuterike,

si libraritë elektronike, të cilat

përmbajnë libra apo revista shkencore

të nevojshme për realizimin me sukses

të programit të studimit;

Biblioteka e SHLUPNMG nuk ka

botime perjodike dhe programe

kompjuterike si libraritë elektronike që

përmbajnë libra apo revista shkencore

të nevojshme për realizimin me sukses

të programit të studimit

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit

hartojnë një plan të detajuar për

shtimin e zërave të bibliotekës në

mbështetje të programit, përfshirë edhe

buxhetin e planifikuar për të;

Institucioni ka hartuar një plan për

shtimin e zërave të bibliotekës.

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e

shërbimit në përshtatje me oraret e

programit të studimit dhe nevojat e

Oraret e punës të Bibliotekës së

SHLUPNMG janë në përshtatje me

oraret e programit të studimit

Page 21: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

21

studentëve.

Konkluzione:

Duke u mbështetur nga të dhënat e kritereve 1,2 dhe 3 institucioni përmbush

pjeserisht Standardin V.1.

Standardi V. 2

- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të

përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka

në sasi të mjaftueshme: laboratorë,

klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me

pajisje elektronike dhe të teknologjisë

së informacionit, për realizimin e

programit të studimeve;

Institucioni është i pajisur në mënyrë

modeste me laboratorë klasa, zyra,

studio e mjedise të tjera me pajisje

elektronike dhe të teknologjisë së

informacionit, për realizimin e

programit të studimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore

janë të përshtatshme për mësimdhënie

në përputhje me qëllimet e programit;

Për të arritur qëllimet e programit

pajisjet e mjediseve mësimore janë jo

plotësisht të përshtatshme për

mësimdhënie

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë

aparaturat dhe mjetet e nevojshme për

plotësimin e kërkesave të programeve të

studimeve;

Laboratorët ose kabinetet nuk

përmbajnë plotësisht aparaturat dhe

mjetet e nevojshme për

plotësimin e kërkesave të programeve

të studimeve; ato janë mjaft modestë

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të

programeve të studimeve që ofron, ka

së paku një laborator.

SHLUPNMG ka siguruar një laborator-

kabinet modest per studentët e

Infermierisë

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të

programeve të studimeve, disponon

kompjutera në laboratorët e

teknologjisë së informacionit, të

pajisur me programe profesionale si

programe për statistikë, linguistikë,

arkitekturë, inxhienieri, ekonomi,

mjekësi, programe stimulimi për

shkencat sociale etj.

SHLUPNMG disponon kompjutera ne

kabinete por jo me programe specifike

mjeksore

Kriteri 6 Institucioni garanton, me

kapacitetet që zotëron ose në

bashkëpunim me institucione dhe

subjekte të tjera, që mjediset janë të

mjaftueshme për zhvillimin e

praktikave profesionale.

Për specifikën e programeve të studimit

të Infermierisë, Institucioni garanton

edhe mjediset spitalore për realizimin e

praktikave profesionele

Page 22: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

22

Konkluzione:

Duke u mbështetur në të dhënat e kritereve te mesiperme, IAL permbush

pjeserisht standartin V.2

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR

Standardi VI.1

- Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të

studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport

financiar që përmban një pasqyrë të

hollësishme financiare të të ardhurave

nga tarifat e shkollimit dhe

kontributeve të tjera financiare për

studentët ose ndarjen e

burimeve financiare;

S’ka te dhena

Kriteri 2 Institucioni dokumenton

raportet financiare për tri vitet e

kaluara

akademike;

S’ka te dhena

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një

qëndrueshmëri financiare përgjatë

kohës së zhvillimit të programit të

studimit dhe se ka kapacitete

Konkluzione:

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË

BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1

- Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes

personelit të vet.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe

mbikëqyrjen e programit, nxit

bashkëpunimin ndërmjet personelit

brenda institucionit nëpërmjet

shkëmbimit të informacionit;

SHLUPNMG ka siguruar

bashkëpunimin brenda institucionit

nëpermjet informacionit

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet

ndarjes së detyrave mes personelit

brenda

institucionit, marrjes së përgjegjësive

respektive dhe analizës së

vazhdueshme të punës së tyre,

garanton marrëdhënie të frytshme

bashkëpunimi.

SHLUPNMG garanton marrëdhënie të

frytshme bashkëpunimi mes personelit

brenda institucionit

Page 23: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

23

Konkluzione:

Institucioni në bazë të kriterit 1,2 përmbush Standardin Vll.1.

Standardi VII.2

- Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet

homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e

objektivave të programeve të studimeve

dëshmon se ka vendosur marrëdhënie

bashkëpunimi me institucionet

homologe jashtë vendit dhe aktorët e

biznesit vendas ose të huaj;

Institucioni nuk ka vendosur

marrëdhënie bashkëpunimi me

institucionet homologe jashtë vendit

dhe aktorët e biznesit vendas ose të

huaj. Keto të dhena nuk u vunë në

dispozicion të GVJ.

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur

marrëdhënie bashkëpunimi me

punëdhënësit për kryerjen dhe

mbikëqyrjen e praktikës, në varësi

të programeve të studimeve që ofrojnë;

Institucioni nuk ka vendosur

mardhënie konkrete me punëdhënësit

për kryerjen dhe mbikëqyrjen e

praktikës, në varësi të programeve të

studimeve që ofrojnë;

Kriteri 3 Institucioni organizon

trajnime profesionale të mëtejshme në

bashkërendim me punëdhënësit;

SHLUPNMG nuk ka organizuar

trajnime profesionale

Kriteri 4 Institucioni bën një raport

analitik të përfitimeve nga marrëveshjet

kontraktuale në funksion të realizimit

të programeve të studimeve.

SHLUPNMG Nuk ka raport analitik të

përfitimeve nga marrëveshjet

kontraktuale në funksion të realizimit

të programeve të studimeve

Konkluzione:

Në bazë të kritereve 1,2, 3,4 institucioni nuk përmbush Standardi VII.2

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË

Standardi VIII.1

- Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të

studimeve

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar

standardet institucionale dhe është

akredituar në nivel institucional

përpara aplikimit për akreditimin e

programeve të studimeve;

Institucioni ka plotësuar standardet

institucionale dhe është akredituar në

nivel institucional përpara aplikimit

për akreditimin e programeve të

studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor

instrumentet e duhura për sigurimin e

cilësisë;

SHLUPNMG përdor instrumentet e

duhura për sigurimin e cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni harton një

politikë të qartë dhe ndjek procedurën

e vlerësimit periodik të efikasitetit të

veprimtarive që kryen për sigurimin e

Për sigurimin e cilësisë dhe

standardeve të programeve të

studimeve që ofron Institucioni harton

Page 24: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

24

cilësisë dhe standardeve të programeve

të studimeve që ofron;

një politikë të qartë dhe ndjek

procedurën e vlerësimit periodik të

efikasitetit të veprimtarive që kryen

Kriteri 4 Institucioni përdor

mekanizma formalë për shqyrtimin,

miratimin dhe mbikëqyrjen e

herëpashershme të programeve të

studimeve që

ofron;

Për shqyrtimin, miratimin dhe

mbikëqyrjen e herëpashershme të

programeve të studimeve që ofron

Institucioni përdor mekanizma formalë

Kriteri 5 Institucioni synon

ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe

të studentëve që ndjekin programet e

studimeve që ofrohen për rëndësinë e

cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Institucioni synon ndërgjegjësimin e

personelit të vet dhe të studentëve që

ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe

sigurimin e cilësisë në to

Kriteri 6 Institucioni harton dhe

zbaton një strategji për përmirësimin e

vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia,

politika dhe procedurat janë publikuar.

Strategjia, politika dhe procedurat që.

Institucioni harton dhe zbaton për një

strategji për përmirësimin e

vazhdueshëm të cilësisë nuk janë të

publikuara

Konkluzione:

Duke u mbështetur në 6 kriteret e mësipërme, Institucioni plotson Standardin

Vlll.1.

Analiza SËOT për Implementimin e Programit të Studimit

Pikat e forta

1. Organizimi i studimeve është në përputhje me Sistemin Europian të

Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Programet janë

vlerësuar nga APAAL gjatë fazës së licensimit dhe më pas janë miratuar me

VKM.

2. IAL është fokusuar në formimin e vazhdueshëm të studentëve duke

përshtatur programin e studimit BSc në “Infermieri”, program mësimor

paraqet një ndërthurje të drjetë ndërmjet formave të mësimdhënies duke i

zhvilluar ato në përputhje me kërkesat që ka ky profil studimi. Formimi i

studenteve ne ShLUPNMG bëhet sipas qëllimit dhe misionit të tij që është

te përgatitja e specialisteve në fushën e shërbimeve mjekësore

3. Programi i studimit Infermieri e përgjithshme është nje program i ri dhe

IAL është përpjekur për të krijuar nje fizionomi të orientuar kryesisht në

pergatitjen e infermiereve të përgjithshem. Programi i studimit në tërësi

garanton një formim bazë të mjaftueshëm.

Page 25: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

25

Pikat e dobëta

1. Në materialin e vënë në dispozicion të GVJ, të quajtur “Strategjia

zhvillimore 2008-2013, institucioni paraqet në detaje fazat dhe drejtimet

kryesore në të cilat do të zhvillohet institucioni por nuk jepen informacione

se si do të realizohen, kapacitetet financiare e logjistike, stafet përgjegjëse,

hapja e programeve të ciklit të dytë dhe të tretë që IAL pretendon, nuk janë

të qarta se si do të funksionojnë në një IAL akoma të pa konsoliduar që

tregojne për një strategji jo të qartë për zhvillimin e institucionit.

2. Kërkimi shkencor në rang institucional është në fazën fillestare në të gjitha

institucionet private të arsimit të lartë në vend. Edhe pse ekzistojnë

përpjekje nga institucioni, ato mbeten në nivel lokal pa u finalizuar me

botime shkencore të mirëfillta në revista me faktor impakti të

konsiderueshëm. Institucioni është përpjekur për të përshtatur

programin në funksion të kërkimit shkencor por zbatimi direkt dhe

konkret i njohurive të përgjithshme është i pamjaftueshëm.

3. Numri i studenteve nuk kalon ne total 100 ne kete program studimi. Nisur

nga keto fakte ky institucion konsiderohet realisht i vogel dhe pa

dimesionin akademik me institucionet e tjera kombetare apo

nderkombetare që operojnë në fushën e infermieristikës.

4. Institucioni nuk publikon on-line rezultatet e pritëshme, rezultatet e

vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

5. Duke qënë se Institucioni nuk kishte dokumentacion të plotë, të

evidentuar për njoftimet për punë ose të rekrutimit të personelit, personeli

akademik i punësuar me kohë të plotë në Institucion nuk përbën së paku

70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e studimeve

6. Për programin e studimeve të ciklit të parë Bsc” Infermieri” janë angazhuar

staf akademik (efektiv dhe me kontratë). Numrat e ofruar dhe ato të

evidentuara, janë kontraditore dhe jo të mjaftueshme. Nuk ka politika të

qarta asistence ndaj stafit akademik për pjesmarrje në aktivitete shkencore

si dhe në kualifikimin e mëtejshem të tyre.

Kërcënimet

1. Programi plotëson nevojat për stafin Infermieristik që ti shërbeje

komunitetit të zonës së Matit. Ky treg përveç kërkesave për Infermier me

Arsim të Lartë ka nevojë dhe për Infermier të specializuar në specialitete të

ndryshme të mjeksisë, për infermierë profesional por personeli infermieror

i specializuar nuk mund të formohet me këtë program studimi.

2. IAL ka një filozofi jo të qartë të menaxhimit institucional. Ka mangësi

facilitetesh dhe burime njerezore, përfshire ketu dhe stafin akademik

mbështetës.

Page 26: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

26

Oportunitetet

1. Oportunitete kryesore për programin dhe IAL janë shumëplanshe por

kryesisht ato të infrastrukturës, profilin e studimeve, kërkesën e tregut të

punës për të diplomuar në këtë profil studimi si dhe asistenca e

mbështetja për studentët nga IAL

Rekomandimet

Në vlerësimin përfundimtar të grupit të vlerësimi të jashtëm në lidhje me

funksionimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të programit të studimit BSc

“Infermieri” jap këto rekomandime:

1. Institucioni të fokusohet më shumë në rritjen e nivelit të mesimdhenies

dhe kërkimit shkencor duke bërë botime në revista brenda e jashtë vendit

si dhe duke botuar libra dhe tekste për studentët të aprovuara nga

Institucioni.

2. Stafi akademik me kohë të plotë duhet të jetë me tituj shkencorë. Të ketë

politika mbështetëse për stafin akademik dhe studentët me rezultate të

larta.

3. Të synohet rritja e nivelit të bashkëpunimit me grupet e interesit në

sektorin shëndetsor publik dhe privat.

4. Të krijohen lidhje direkte bashkëpunimi me Universitete dhe Institucione

të ngjashme brenda dhe jashtë vendit.

5. Të shihet mundësia e pasurimit të laboratoreve, biblotekës, sekretarisë

mësimore me mjetet e nevojshme didaktike për zhvillimin me sukses të

aktivitetit mësimoe e shkencor nga stafi akademik dhe ai mbështetës.

Nga sa më sipër, duke patur parasysh dhe rekomandimet e dhëna mendoj se

Institucioni i Arsimit të Lartë, Shkolla e Lartë Universitare Private “Nëna

Mbretëreshë Geraldinë” për programin e studimit Bachelor në “Infermieri”,

plotëson pjeserisht standartet dhe kriteret për akreditimin e fakultetit dhe

programit. I propozoj Këshillit të Akreditiomit të lihet një perjudhë 1(një)

vjeçare nga data e vendimit te KA për të rivlersuar edhe njëhere këtë

program studimi.

Eksperti i vlerësimit të jashtëm për programin BSc “Infermieri”

Prof.Asc.Dr. Edmond Pistulli,

Tiranë maj 2012

Page 27: E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, 'SHKOLLA E ... _inf_burrel.pdf · Personeli akademik 6. Mësimdhënia dhe mësimnxënia 7. Facilitetet dhe burime të tjera logjistike

27

Relacion

Për komentet e derguar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Nëna

Mbretëreshë Geraldinë” për raportin e vleresimit të jashtëm (RVJ) të

programit të studimit Bachelor në “Infermieri”

Bazuar në shkresën e datës 05.10.2012, me komentet në lidhje me draft -

raportin e vlerësimit të jashtëm “BSc ne Infermieri”, dërguar nga SHLUPNMG në

adresë të APAAL, jap argumentat e mëposhtëm:

Në tëresi raporti është rishikuar për të dhënë një panoramë të qartë dhe reale të

SHLUPNMG. Janë marrë parasysh disa nga komentet e derguara nga IAL.

Megjithatë, disa objeksione dhe vërejtje të IAL lidhur me draft raportin e dërguar,

nuk mund të merren parasysh. Me hollësisht:

1. Standarti I.1. Te dhënat mbi SHLUPNMG dhe filozofinë e tij, janë

përmendur nga drejtuesit dhe stafi akademik. Disa herë është deklaruar

që IAL është relativisht i vogël i fokusuar kryesisht në rajonin e Burrelit.

Në intervisten e kryer me studentët, nuk u identifikuan studentë nga e

gjithë Shqipëria.

2. Standarti I.2 në raport nuk ka lidhje me komentin e kryer nga IAL për

informacionin për programet e ciklit të dytë. Përpjekjet e IAL në fushën e

kërkimit shkencor janë evidentuar në raport por ato vlerësohen të

pamjaftueshme dhe jo në nivelin e një institucioni të arsimit të lartë.

3. Standarti II.3. Fokusimi i institucionit në teknologjinë informatike si

ëebsite, sekretari elektronike, librari on line etj, ka disa avantazhe.

Plotësimi pjesërisht i standartit nuk ka të bëjë vetëm me mangesitë në

informimin on line të palëve të interesuara / studentëve.

4. Standarti III.1. Raporti staf akademik i brendshëm / staf akademik i

jashtëm, është obligim për t’u plotësuar. Të dhënat janë kontradiktore, të

deklaruara nga IAL dhe të faktuara në IAL, konstatim i vërejtur gjatë

takimit me stafin akademik.

5. Lidhur me argumentet e tjera, vlerësimet janë të paraqitura në RVJ.

Periudha 1 vjeçare e propozuar për rivleresim të programit të studimit, i jep

mundësi IAL të fokusohet në disa drejtime në përmirësimin e tyre ose në

evidentimin më të mirë të të dhënave.

Eksperti i vlerësimit të jashtëm për programin BSc “Infermieri”

Prof.Asc.Dr. Edmond Pistulli,

Tiranë, nëntor 2012