E drejte biznesi

33
E DREJTE BIZNESI Prof.As.Dr. Kestrin KATRO/ M.P. A. Elvina DAJA

Transcript of E drejte biznesi

Page 1: E drejte biznesi

E DREJTE BIZNESI

Prof.As.Dr. Kestrin KATRO/M.P. A. Elvina DAJA

Page 2: E drejte biznesi

Koncepti I se drejtes dhe ndarjet kryesore

• Koncepti I se drejtes• E drejta natyrore dhe e drejta pozitive• E drejta publike dhe e drejta private• E drejta civile• E drejta objektive dhe e drejta subjektive• Raporti I se drejtes me shkencat e tjera (A eshte e

drejta shkence apo art?)• Shteti dhe e drejta - parimi I shtetit te se drejtes

Page 3: E drejte biznesi

Koncepti I se drejtes

• Analiza dhe sqarimi I ketij koncepti me rendesi ne aspektin jo vetem doktrinal, por edhe ne ate praktik: jeta e njeriut, nga lindja deri ne vdekje ecen nepermjet nje nr te pakufi marrdhedheniesh te vendosura me te tjeret, marredhenie te cilat kane nevoje per nje rregullim racional

• Juriste, sociologe, politologe jane perpjekur t’I japin shpjegim pyetjes “c’eshte e drejta?” si dhe te sqarojne konceptin dhe permbajtjen e kesaj pyetje

• Vellime te tera veprash mbi te drejten; perkufizime nga studiues te ndryshem

Page 4: E drejte biznesi

Platoni (Athine 427 p.e.s.-347 p.e.s.)

• Platoni (filozof i greqisë antike )• vlen si nje ndër filzofët më të rëndësishem të

historisë; • student i Sokratit, autor i disa dialogjeve

filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studioi edhe Aristoteli;

• Kjo Akademi qëndroi nëntë shekuj me rradhë.• E drejta eshte nje forme e kontrollit social;

Page 5: E drejte biznesi

Aristoteli (Stagira, Maqedoni 384 p.e.s.-322 p.e.s.)

• filozof i Greqisë së lashtë;• Ai së bashku me Platonin mendohet si një nga personat më

me ndikim në filozofinë e botës perëndimore;• shkroi shumë libra mbi fizikën, letërsinë, retorikë,

biologjinë, zoologjinë, dhe qeverisjen e shtetit;• ishte student i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh;• Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në

Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni;

• E drejta eshte nje rregull sjellje, nje kontrate, nje ideal I arsyes;

Page 6: E drejte biznesi

Ciceroni (106-43 p.e.s) • Ishte nje filozof , jurist, burre shteti, orator dhe

kostitucionalist romak;• Ai solli ne Romen e asaj kohe mendimet dhe

idete e shkollave kryesore te filozofise greke;• Ciceroni u be armik I perandorit Mark Anton dhe

e sulmoi ate me disa fjalime publike;• U deklarua armik I shtetit nga triumvirati I dyte

dhe u vra ne vitin 43 p.e.s.;• E drejta eshte marreveshja midis arsyes dhe

natyres, dallimi midis te drejtes dhe te padrejtes;

Page 7: E drejte biznesi

Tomas Akuini (1225-1274)• Filozof dhe prift domenikan; eshte nderuar si shenjtor I kishes

katolike dhe doktor I saj;• Perfaqeson nje nga shtyllat kryesore te teologjise dhe filozofise se

kishes katolike;• Ai konsiderohet si nje mendimtar qe bashkon filozofine klasike

greke me ate kristiane;• Mesuesit e tij jane Platoni, Sokrati dhe Aristoteli si dhe autore

elenistike si Plotino;• Feja dhe Arsyeja kane pika te perbashketa (arsyeja u sherben

njerezve per te shtruar pyetje per ceshtje qe feja I konsideron enigma; qellimi I fese dhe I arsyes eshte I njejte: nqs arsyeja bie ne kundershtim me fene, ajo duhet t’I lere vendin kesaj te fundit)

• E drejta eshte nje urdher I arsyes per te miren e perbashket;

Page 8: E drejte biznesi

Fransis Bacon (1561-1626)

• Filozof, burre shteti, shkencetar, jurist, si dhe autor dhe pioner I metodes shkencore- njihet si babai I empiricizmit;

• Vdes nga pneumonia qe merr gjate nje studimi te tij mbi efektet e ngrirjes ne konservimin e mishit;

• Siguria eshte nevoja primare e se drejtes (nevoja e njerezve per siguri- lidhur me metoden shkencore- drejtesia si shkence qe jep siguri te njerezit;)

Page 9: E drejte biznesi

Thommas Hobbes (1588-1679)• Filozof anglez, me shume I njohur per veprat e tij ne filozofi

politike;• Themelues I teorise se filozofise politike te “kontrates

sociale”;• Perkrahes I absolutizmit te sovranit, megjithese zhvillon

disa koncepte liberale lidhur me te drejtat e njeriut, barazine natyrore te te gjithe njerezve, bazen e pushtetit legjitim qe duhet te jete prfaqesimi dhe konsesusi, si dhe zhvillon nje koncept liberal te interpretimit t ligjit duke pohuar se njerezit jane te lire te kryejne cdo veprim qe ligji nuk e ndalon ne menyre te shprehur;

• E drejta eshte urdher I sovranit;

Page 10: E drejte biznesi

Georg eilhelm Friedrich Hegel(1770-1831)

• Filozof gjerman, krijon idealizmin gjerman;• I pari qe ben dallimin midis shoqerise civile

dhe shtetit (shoqeria civile shihet si nje shkalle/faze e mesme e makro komunitetit te shtetit dhe mikro komunitetit te familjes;)

• E drejta eshte misherim ose realizim I idese se drejtesise;

Page 11: E drejte biznesi

Karakteristikat e se drejtes• Teoria e sotme e se drejtes shiptare: e drejta perbehet nga

nje teresi normash per rregullimin e marredhenieve shoqerore, zbatimi I te cilave sigurohet nepermjet zbatimit te sanksioneve.

• Karakteristikat e se drejtes:• 1- E drejta eshte nje grup rregullash per te drejtuar sjelljen

e njerezve ose nje rregullim racional I gjerave, I cili eshte I lidhur me te miren e pergjithshme;

• 2- E drejta, mund te percaktohet si nje grupim normash I nevojshem per te vendosur nje ekuiliber midis interesave te ndryshme ne shoqeri (funksioni I se drejtes eshte ndalimi I perdorimit te dhunes ne zgjidhjen e konflikteve);

• 3- E drejta dallon per karakterin e saj detyrues. Keshtu, normat e se drejtes kane fuqi detyruese ;

• 4- Legjitimiteti I se drejtes eshte konsensusi, jo pushteti; (e drejta eshte ne fuqi sepse eshte pranuar nga shumica e personave qe I nenshtrohen asaj);

Page 12: E drejte biznesi

Ndarjet kryesore te se drejtes (1)A- E drejta natyrore (doktrine idealiste)• Shkolla e se drejtes natyrore

eshte nje shkolle shume e vjeter; shfaqet ne filozofine greke; (“Antigona” e Sofokliut, ku Antigona I drejtohet mbretit Kreon: “Nuk e mendoja se urdherat tuaja do dilnin mbi vullnetin e te pavdekshmeve, mbi keto ligje qe nuk jane te shkruara dhe qe nuk mund te shkruhen kurre. Keto ligje nuk jane as te sotmet, as te djeshmet; ato jane te te gjitha koherave dhe askush nuk mund te thote se kur kane lindur.”

B- E drejta pozitive (doktrine materialiste)• Pozitivizmi e redukton te

drejten ne ate qe quhet e drejte pozitive, dmth ne teresine e rregullave ne fuqi ne nje kohe te caktuar, ne nje vend te caktuar.

• Rrenjet e pozitivizmit I gjejme te Makiaveli dhe te Hegeli.

• E drejte pozitive quhet e drejta ne fuqi ne nje shtet te dhene, ne nje kohe te dhene, ne dallim nga te drejta e huaja (te shteteve te tjera) ose nga te drejtat e vjetra.

Page 13: E drejte biznesi

Ndarjet kryesore te se drejtes (2)A- E drejta natyrore (doktrine idealiste)• Teoria e se drejtes natyrore laicizohet nga

autoret e shek 17 dhe 18. Rusoi te “Kontrata sociale” thote se njerezit fillimisht kane jetuar ne gjendjen e tyre natyrale dhe me vone, nepermjet kontrates sociale, ata I dorezuan pushtetit shoqeror nje pjese te prerogativave te tyre, por vetem nje pjese, sepse ata ruajten prerogativa te caktuara te pandara nga natyra njerezore, sic jane e drejta per jeten, liria e levizjes, liria e ndergjegjes etj. Keto jane te drejta natyrore dhe pushteti nuk mund t’I cenoje.

• E drejta natyrore eshte e drejta ideale e cila gjendet ne natyren e njeriut, si nje qenie racionale. Eshte e drejta per te cilen aspirojne te gjithe individet.

• Kritika: bazohet ne koncepte si drejtesia, arsyeja, e mira e pergjithshme, te cilat ne praktike lene shkas per interpretime te ndryshme dhe konfuzion.

• Vlera: e drejta natyrore duhet konsideruar si nje vlere morale qe udheheq legjislatorin si dhe si baze krahasimi per te drejten pozitive (busull)

B- E drejta pozitive (doktrine materialiste)

• Vlera: E drejta pozitive garanton me konkretisht barazine e qytetareve. Keshtu, nenshtrimi I te gjitheve ndaj te njejtit kompleks normativ, perben mjetin me adeguat per garantimin dhe realizimin e te drejtave perkatese.

Page 14: E drejte biznesi

Ndarjet kryesore te se drejtes• E drejta publike dhe e drejta private• Kjo ndarje eshte mjaft e vjeter dhe e ka bazen e saj te e drejta

romake;• Bazuar ne konceptet tradicionale te ketyre grupimeve, mund te

themi se, e drejta private rregullon marredheniet midis privateve, ndersa e drejta publike rregullon ato marredhenie ne te cilat merr pjese shteti;

• Koncepti I sotem per ndarjen ne te drejte publike dhe private ka ndryshuar mjaft qe nga koha e Romes antike;

• Sot nuk eshte me I vertete pohimi se te gjitha marredheniet ku merr pjese shteti jane marredhenie qe rregullohen nga e drejta publike; (nje nr I madh mrrdh ku merr pjese shteti ose ku shteti eshte njera pale dhe privati pala tjeter, rregullohen nga e drejta private);

• Normat e Kodit Civil apo te akteve te tjera normative qe I perkasin te drejtes private zbatohen njelloj si per subjektet private dhe per ato publike;

Page 15: E drejte biznesi

Ndarjet kryesore te se drejtes (3)C- E drejta publike

• E drejta publike eshte ajo dege e vecante e se drejtes qe rregullon organizimin e shtetit dhe te institucioneve publike, si dhe raportet e tyre reciproke; gjithashtu, e drejta publike rregullon edhe marredheniet e shtetit apo te institucioneve shteterore me individet;

• Ne te drejten publike bejne pjese: e drejta kushtetuese, e drejta administrative, e drejta penale, e drejta procedurale penale, e drejta procedurale civile etj…

D- E drejta private

• E drejta private eshte nje teresi normash juridike qe rregullojne marredheniet midis personave (fizike dhe juridike, perfshire edhe shtetin) mbeshtetur ne parimin e barazise se paleve qe marrin pjese ne marredhenien juridike;

• Ne te drejten private bejne pjese: e drejta e pronesise, e drejta e trashegimise, e drejta e detyrimeve- kontratat, shkaktimi I demit, begatimi pa shkak-, e drejta e autorit, pronesia intelektuale, e drejta tregtare etj...

• E drejta private formon nje sistem unik normash juridike, linjat e pergjithshme te te cilit jepen nga Kodi Civil…

Page 16: E drejte biznesi

• Ndarja ne te drejte publike dhe private nuk eshte nje ndarje rreptesisht e percaktuar: ka raste kur elemente private dhe publike bashkeekzistojne ne te njejten marredhenie dhe per pasoje norma te se drejtes private dhe te se drejtes publike zbatohen njekohesisht per rregullimin e marredhenies;

• Dallimet:• 1- palet qe marrin pjese ne marredhenie• 2- Dallimi konsiston ne faktin se: a- normat e se drejtes publike kane

pergjithesisht karakter urdherues (imperativ) dhe nuk lejojne shmangie nga urdheri I normes; ndersa e drejta private, perkundrazi, I le nje hapesire mjaft te gjere autonomise se vullnetit dhe shumica e normave kane karakter dispozitiv (lejues) si mjeti me I mire per te kenaqur interesat private te personave dhe per t’u dhene atyre lirine e nevojshme per te vepruar dhe per te realizuar veterregullimin e ketyre interesave;

• 3- zbatimi I parimit te barazise juridike te paleve; (e drejta private mbeshtetet ne parimin e barazise juridike te paleve; ndersa

ne marredheniet qe rregullohen nga e drejta publike, si pasoje e ekzistences se autoritetit te vecante qe mbart shteti, nuk ka gjithnje barazi te paleve;)

• Pabarazia ne te drejten publike justifikohet vetem nga parimi qe interesat e pergjithshme ose te nje rendesie te madhe per ruajtjen dhe zhvillimin e shoqerise, dominojne interesat me te vogla apo interesat qe u perkasin individeve te vecante (shpronesimi per interesa publike)

Page 17: E drejte biznesi

E- E drejta objektive• E drejta ne kuptimin objektiv

eshte nje teresi normash per rregullimin e marredhenieve shoqerore, zbatimi I te cilave sigurohet nepermjet zbatimit te sanksioneve.

• E drejta objektive mund te quhet ndryshe edhe si e drejte pozitive.

• E drejta objektive eshte premise, kusht, per ekzistencen e se drejtes subjektive. Nuk mund te kete te drejte subjektive pa te drejte objektive.

• E drejta objektive parashikon kushtet e lindjes dhe te realizimit te te drejtave subjektive dhe menyrat e mbrojtjes se tyre.

F- E drejta subjektive• E drejta subjektive eshte e

drejta konkrete, e vecante qe I takon nje personi te caktuar.

• Ajo perbehet nga dy mundesi: a- mundesia qe subjekti te kryeje veprime te caktuara dhe te lejuara nga norma juridike civile, si dhe nga b- mundesia per te kerkuar nga subjekti I detyruar qe te kryeje ose te mos kryeje veprime te caktuara ne dobi te tij.

Page 18: E drejte biznesi

Shteti dhe e drejta. Parimi I shtetit te se drejtes.

• Nga njera ane shteti paraqitet si misherimi I vete idese te se drejtes, si nje faktor I domosdoshem per t’I dhene efikasitetin e duhur normes juridike. Nga ana tjeter, shteti nuk mund te veproje pa te drejten, pasi pushteti I tij mbeshtetet ne normen juridike.

• Parimi I shtetit te se drejtes: sipas ketij parimi edhe vete shteti I nenshtrohet te drejtes, duke

qene I detyruar te zbatoje ligjet e tij. (rule of lae; sundimi I se drejtes)

• Funksionet e aparateve te shtetit dhe pushtetet e tyre rregullohen me ligj.

• Ato ushtrojne sovranitetin e shtetit ne format dhe menyrat e parashikuara nga ligji.

• Aparatet e shtetit jane te detyruara te respektojne parimin e ligjshmerise. Ato mund te ushtrojne vetem pushtetet e njohura nga ligji dhe vetem ne format dhe menyrat e parashikuara po prej ligjit.

Page 19: E drejte biznesi

Traditat kryesore ligjore. Perkatesia e se drejtes civile shqiptare

• E drejta civile shqiptare e pare ne aspekt makrokrahasues (ku e ka vendin e drejta shqiptare ne klasifikimet sistematike te sistemeve ligjore ne shkalle me te gjere; pra, ku eshte vendi I saj ne “harten ligjore te botes”);

• Klasifikimi I sistemeve te se drejtes mbeshtetet ne:

a- kritere formale (sic jane burimet e se drejtes); (shtrohet ceshtja nese jane ose jo vendimet gjyqesore burim I se drejtes);

• b- kritere te jashtme (ekstraligjore); (kriteret e perdorura per kete klasifikim

kane te bejne me llojin e civilizimit, llojin e ideologjise dhe politikes etj..);

• c- nje tjeter menyre klasifikimi eshte kombinimi I dy kritereve te mesiperme;

(psh. perqendrimi njekohesisht ne metoden ligjore si kriter, por njekohesisht ne bazat filozofike, politike dhe ekonomike te sistemit ligjor);

Page 20: E drejte biznesi

1- Familja e se drejtes civile

• Ndahet ne dy grupe te medha: a- familja romaniste dhe b- familja gjermanike;

• Ndryshimi midis tradites se te drejtes civile dhe common lae-t, qendron pikesepari ne kritere formale, sic jane burimet e se drejtes, menyra e organizimit te se drejtes dhe menyra e trajtimit te materialeve ligjore;

2- Familja e common lae dhe 3- familja e se drejtes socialiste

Page 21: E drejte biznesi

Tradita e se drejtes shqiptare• Ne Shqiperi, e drejta civile I perkiste familjes se te drejtes socialiste deri

para pak vitesh;• E drejta socialiste u nda si nje familje me vete e se drejtes, nepermjet

perdorimit te faktoreve ekstraligjore dhe pikerisht te ideologjise dhe struktures politike;

• Tradita e se drejtes civile shqiptare• Perpara revolucioneve socialiste, vendet e se drejtes socialiste, perfshire

ketu edhe vendin tone, benin pjese ne familjen e se drejtes civile.• Legjislacioni civil shqiptar I periudhes se para Luftes se Dyte Boterore,

konsistonte ne Kodin Civil te vitit 1929 dhe ne Kodin Tregtar te vitit 1932, kode te cilet ishin pararendur nga zbatimi I se drejtes turke;

• (kodi civil shqiptar I 1929, u hartua nen ndikimin e drejtperdrejte te modeleve romaniste te se drejtes private;

• Arsyet e ndjekjes se kesaj tradite: 1- juristet shqiptare te kohes kishin studiuar ne France, Itali, Turqi (e drejta turke gjate shek. 19 ishte influencuar nga e drejta franceze); 2- afersia territoriale me Italine dhe vendet e tjera te tradites romaniste;

• Konkluzion: duke lene menjane influencen e se drejtes zakonore (e cila vazhdoi te jetonte paralelisht me te drejten pozitive ne vendin tone pas Luftes se Dyte Boterore), e drejta civile shqiptare qartesisht I perkiste tradites se te drejtes civile.

Page 22: E drejte biznesi

Familja socialiste e se drejtes dhe e drejta shqiptare e pas Luftes se Dyte Boterore

• Nisur nga kritere teknike (institutet e se drejtes civile, metodologjia ligjore dhe organizimi I pergjithshem I se drejtes), sistemi I se drejtes socialiste, nuk dallonte shume nga sistemi I se drejtes civile;

• Ndarja qe I eshte bere familjes socialiste nga pjesa tjeter e botes se te drejtes civile eshte mbeshtetur ne kritere ideologjike;

• E drejta civile shqiptare, e cila para Luftes se Dyte Boterore, I perkiste tradites se te drejtes civile, me ndryshimet qe pesoi pas luftes u rendit ne familjen socialiste te se drejtes;

• 1- u shoqerizuan te gjitha mjetet e prodhimit; 2- u vendos nje kontroll I rrepte mbi te gjitha aspektet e jetes sociale,3- marksizmi u pranua si e vetmja ideologji sunduese;

• Gjithe sa me siper sollen ndryshime edhe ne sistemin ligjor ne pergjithesi;

• Me ardhjen ne fuqi te komunisteve u shfuqizua I gjithe sistemi ligjor ne Shqiperi; (me ligj 1945 “mbi abrogimin e dispozitave ligjore te promulguara gjate okupacionit te huaj..)

• …nga viti 1945 deri ne 1957, legjislacioni civil I vendit tone ishte I varfer dhe I pasistemuar…);

Page 23: E drejte biznesi

• Sistemimet e para fillojne me hyrjen ne fuqi te ligjit te ‘56 “Mbi veprimet juridike dhe mbi detyrimet”;

• Ne kete ligj dukeshin qarte karakteristikat e se drejtes socialiste, te cilat morren formen e tyre me te plote me Kodin Civil te vitit 1981; ky legjislacion u hartua nen influencen e Legjislacionit Civil te Bashkimit Sovietik);

• Eliminimi I prones private (me perjashtim te prones vetjake, e domosdoshme per perdorimin ose konsumin vetjak te njerezve);

• Ekonomia e centralizuar zevendesoi tregtine private…dhe e drejta civile tradicionale mbeti e kufizuar vetem ne marredheniet ndermjet personave fizike (shtetasve) ne raste te kufizuara si: martesa, trashegimia dhe deri diku, pronesia mbi banesat ne perdorim vetjak;

• Kontratat e humben rendesine e tyre dhe koncepti I lirise kontraktore nuk ekzistonte; (marredheniet kontraktore u rregulluan nga nje grup I ri rregullash ligjore qe absolutizonin planin e shtetit);

• E drejta private u thith nga e drejta publike;

Page 24: E drejte biznesi

• Konkluzion: nje familje apo nje tradite ligjore, nuk duhet kuptuar si nje grupim normash juridike qe rregullojne institute te se drejtes si pronesia, kontratat, por gjithashtu, si nje teresi konceptimesh rreth natyres se ligjit, rolit te tij, rreth parimeve baze mbi te cilat mbeshtetet sistemi ligjor, rreth menyres se si behet ligji, si zbatohet, si persoset e si u mesohet studenteve;

• Nga sa me siper, ngjashmerite teknike te mbetura midis sistemit te familjes socialiste dhe sistemit te se drejtes civile, behen te paperfillshme perballe tipareve politike dhe ideologjike qe e ndajne te drejten socialiste nga tradita e se drejtes civile;

Page 25: E drejte biznesi

Klasifikime me moderne te se drejtes• Ndarja ne tre grupe e sistemeve ligjore bashkekohore:• 1- sistemet perendimore ose tradita ligjore perendimore (common lae dhe civil lae); ky

grup konsiderohet nga predominanca e idese se ligjit ku ligji eshte I ndare nga politika, feja dhe tradita filozofike;

• 2- sistemet ligjore te vendeve ne zhvillim dhe te vendeve postkomuniste (Shqiperia); • idea e ligjit nuk ka zene ende vend; si pasoje procesi politik dhe procesi ligjor nuk mund

te ndahen nga njeri-tjetri;• Vleresimet politike kane tendencen te dominojne mbi ligjin;• Ne kete grupim perfshihet edhe vendi yne;• 3- tradita ligjore te lindjes (ketu perfshihen vende si Japonia, Kina, Irani dhe India ku

konfucianizmi, islami etj luajne nje rol te rendesishem.• Konkluzion: A- e drejta shqiptare po rikthehet gradualisht ne traditen e se drejtes civile

prej se ciles ka ardhur;• Megjithate ajo ka tipare te tranzicionit, te cilat e vecojne ate nga vendet e tjera te

tradites se te drejtes civile;• Ne nje aspekt krahasues, e drejta shqiptare mund te futet ne kategorine e sistemeve te

se drejtes civile ne tranzicion, te influencuara nga sisteme te ndryshme brenda se drejtes civile; dege te ndryshme te se drejtes civile shqiptare e kane burimin ne modele te ndryshme;

• B- Gjithashtu, kthimi ne traditen e se drejtes civile, eshte I lidhur ngushte dhe me ceshtjen e shtetit te se drejtes; dhe megjithe ndryshimet e bera, shteti I se drejtes eshte ende nje sfide per te ardhmen e vendit tone me shume se nje realitet I diteve tona.

Page 26: E drejte biznesi

Veprimi I ligjit ne kohe (hyrja ne fuqi dhe shfuqizimi), hapesire dhe ndaj personave

• Veprimi I ligjit ne kohe• Ligji ne pergjithesi vepron (shtrin efektet e tij) nga dita e hyrjes ne fuqi deri ne

diten e shfuqizimit te tij. Momenti I hyrjes ne fuqi te ligjit percaktohet nga Kushtetuta.

• 1- Hyrjen ne fuqi te ligjit, Kushtetuta e lidh me formalitetin e publikimit. • Publikimi (a- e ben ligjin te njohur ne menyre te drejtperdrejte per cdo person

mbi te cilin ky ligj shtrin efektet e tij, madje edhe per ata persona qe jane ne pamundesi absolute per te njohur ligjin; b- njohja e ligjit eshte njohje abstrakte dhe e prezumuar; c- vlen parimi qe padijenia e ligjit nuk e perjashton pergjegjesine;).

• 2- Shfuqizimi -NE MENYRE TE SHPREHUR: (a- percaktohet shprehimisht me nje ligj te mevonshem; b- vendoset me referendum; c- si pasoje e nje vendimi te Gjykates Kushtetuese;)

• - NE MENYRE TE HESHTUR: (a- normat e ligjit vijne ne kundershtim me normat e nje ligji te ri; b- ligji I ri ben nje rregullim te ndryshem te marredhenieve ne krahasim me ligjin e vjeter;).

• Pranohet se ligji I ri eshte me I mire se ligji I vjeter. Por zbatimi I tij, duke qene I menjehershem ka te ngjare qe te cenoje interesat legjitime te subjekteve.

• Per kete arsye, ndonjehere eshte e veshtire te percaktohet nese eshte ligji I ri apo I vjetri ai qe do te zbatohet ne nje situate te caktuar.

Page 27: E drejte biznesi

• Pergjithesisht pranohet se ligji rregullon vetem per te ardhmen; kjo nenkupton se: a- ka efekt te menjehershem; dhe b- nuk ka fuqi prapavepruese. (nuk rregullon marredhenie qe jane krijuar para hyrjes se tij ne fuqi; ligji nuk duhet te krijoje gjendje pasigurie te subjektet e se drejtes).

• Per kete arsye, nje marredhenie e krijuar ne baze te ligjit dhe ne perputhje me ligjin, duhet te respektohet dhe te mbrohet, pavaresisht nga menyra e rregullimit qe sjell ligji I ri.

• Por, ne jeten e perditshme rastet praktike jane aq te larmishme, sa shpeshhere zbatimi I ketij rregulli nuk eshte shume I thjeshte, por le hapesira per interpretime. Dy teori jane zhvilluar njera pas tjetres: teoria klasike dhe teoria moderne.

Page 28: E drejte biznesi

Teoria klasike dhe teoria moderneTeoria klasike• Ka dallim midis te drejtave

te fituara dhe te drejtave qe pret te fitosh;

• Psh. Nqs ligji I ri, modifikon rrethin e trashegimtareve ligjore duke e ngushtuar kete rreth, ai do te aplikohet menjehere, por jo per trashegimite tashme te celura, nepermjet te cilave trashegimtaret ligjore nderkohe kane fituar qe ne momentin e celjes se trashegimise (vdekja e trashegimlenesit).

Teoria moderne• Percakton dy raste situatash:• 1- ato qe lindin mbas hyrjes se

ligjit ne fuqi; dhe• 2- ato qe kane lindur ose jane

realizuar plotesisht para hyrjes ne fuqi te ligjit dhe per te cilat zbatohet ligji I vjeter;

• 3- VESHTIRESIA ne kete ndarje, qendron ne situatat juridike te cilat kane lindur para hyrjes ne fuqi te ligjit dhe vazhdojne te prodhojne pasoja edhe mbas hyrjes se tij ne fuqi.

• Ne kete rast, parimi I zgjidhjes se percaktuar nga juristet franceze eshte I tille: ligji I ri duhet zbatuar, por duhen dalluar situatat ligjore nga ato kontraktore.

Page 29: E drejte biznesi

Teoria moderneA- Situate ligjore

• Ligji I ri do te rregulloje ne kete rast vetem pasojat e ardhshme, pa ndryshuar pasojat nderkohe te ardhura.

B- Situate kontraktore• Parimi I autonomise se vullnetit, sipas te cilit

palet lirisht percaktojne permbajtjen e kontrates, I kundervihet demtimit qe ligji I ri mund t’I sjelle interesave te njeres pale ne dobi te pales tjeter.

• Ne fushen kontraktore, pranohet predominanca e ligjit te vjeter, I cili do te zbatohet derisa te permbushen plotesisht detyrimet e lindura nga kontrata. (psh. Nje ligj qe kufizon perqindjet e interesave ne nje kontrate, nuk mund te zbatohet per kontratat e lidhura me pare. Por edhe ketu ka nje PeRJASHTIM: nqs normat e ligjit te ri vleresohen si norma te rendit publik, ato jane imperative dhe do te zbatohen lidhur me pasojat e ardhshme te veprimit juridik; (psh. Nje ligj I ri qe zgjat periudhen e lejeve te paguara konsiderohet si rregullim I rendit publik dhe eshte I detyrueshem per zbatim edhe per punonjesit, kontratat e punes se te cileve jane lidhur para hyrjes se tij ne fuqi, ndonese keto kontrata parashikonin leje te pagueshme me te shkurtra).

Page 30: E drejte biznesi

• Predominanca e ligjit te vjeter ne fushen e marredhenieve kontraktore eshte nje perjashtim nga rregulli I pergjithshem;

• Nje perjashtim I dyte eshte ai I ligjit prapaveprues. Fuqia prapavepruese e ligjit eshte e rralle.

• Fuqia prapavepruese zakonisht zbatohet ne kater raste:• 1- kur ligji eshte konfirmues, pra kur ai nderhyn per te bere ligjore situata te paligjshme

deri ne ate kohe; (ligji per legalizimet)• 2- kur ligji eshte interpretues, dmth kur synon t’u jape fund mosmarreveshjeve lidhur

me anet e erreta te nje ligji te meparshem. Ne kete rast ligji zgjidh konfliktet e krijuara per shkak te ketyre aneve te erreta.

• 3- Ligji penal konsiderohet pjeserisht me fuqi prapavepruese, vetem ne ato raste kur ai parashikon denim me te bute se ligji I meparshem;

• 4- Ligji procedural zbatohet edhe ne rastet e lindura para hyrjes se tij ne fuqi.• Konkluzion: ligji civil zbatohet vetem per ato marredhenie juridike te cilat lindin mbas

hyrjes se tij ne fuqi. Ai nuk ka fuqi prapavepruese, pra nuk zbatohet per marredheniet juridike te lindura para hyrjes se tij ne fuqi, dmth nen regjimin e ligjit te vjeter.

• Perjashtimisht, ligji civil mund te kete fuqi prapavepruese, por vetem kur nje gje e tille parashikohet nga ligji ne menyre te shprehur.

Page 31: E drejte biznesi

2- Veprimi I ligji ne hapesire (neni 116 I Kushtetutes se Republikes se Shqiperise)

• Aktet normative te nxjerra nga Kuvendi I Republikes se Shqiperise, nga Keshilli I Ministrave, nga ministrat dhe nga organet drejtuese te institucioneve te tjera qendrore kane fuqi ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise.

• Aktet normative qe kane fuqi ne gjithe territorin e R.Sh. Jane: Kushtetuta, marreveshjet nderkombetare te ratifikuara, ligjet, aktet normative te Keshillit te Ministrave dhe aktet normative te ministrave dhe te organeve te tjera qendrore brenda sferes se juridiksionit te tyre.

• Por mund te ndodhe qe nje akt normativ, I cilesuar ne Kushtetute si “me fuqi ne gjithe territorin e R.Sh,”, ne fakt, te kete fuqi vetem mbi nje pjese te territorit.

• Kjo ndodh –kur akti normativ e percakton nje gje te tille ose kur kjo rezulton nga vete permbajtja e aktit.

• Ndersa aktet normative te organeve te pushtetit lokal e shtrijne veprimin e tyre vetem ne territorin e njesise administrative ku ato veprojne.

• Por, norma te se drejtes shqiptare mund te zbatohen edhe ne territorin e shteteve te tjera, ne kushtet e percaktuara nga ligji si dhe ne rastet e aplikimit te normave te se drejtes nderkombetare private.

Page 32: E drejte biznesi

3- Veprimi I ligjit ndaj personave (A- persona shqiptare; B- shtetas te huaj; C- shtetas shqiptare jashte territorit te vendit

tone)• 1- E drejta shqiptare, si rregull, e shtrin veprimin e saj ndaj te gjithe

personave fizike dhe juridike shqiptare; (parimi I barazise: te gjithe jane te barabarte para ligjit..<neni 18/1 I Kushtetutes>)

• Megjithate, ka norma juridike qe zbatohen vetem ndaj personave fizike (normat ne lidhje me marredhenie familjare si martesa etj), ose vetem ndaj personave juridike apo vetem ndaj nje kategorie te caktuar personash juridike. (karakteri I kufizuar I sferes se veprimit te normes juridike ndaj personave, ne keto raste, rezulton nga vete permbajtja e normes);

• 2- normat e se drejtes civile shqiptare e shtrijne veprimin e tyre edhe ndaj shtetasve te huaj; (“te huajte gezojne po ato te drejta dhe detyrime qe u njihen shtetasve shqiptare, pervec perjashtimeve te caktuara me ligj”,- neni 3 I Kodit Civil; “te drejtat dhe lirite themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne Kushtetute per shtetasit shqiptare, vlejne njelloj edhe per te huajte e per personat pa shtetesi ne territorin e R.Sh., me perjashtim te rasteve kur Kushtetuta e lidh ne menyre te posacme me shtetesine shqiptare ushtrimin e te drejtave e lirive te caktuara”,- neni 16 I Kushtetutes;

Page 33: E drejte biznesi

• Psh., nje rast perjashtimi I caktuar me ligj eshte psh. Perjashtimi qe ben neni 5/2 I ligjit nr. 7980, date 27.7.1995 “Per shitblerjen e trojeve” lidhur me blerjen e truallit nga persona fizike ose juridike te huaj; “personave fizike apo juridike te huaj u lind e drejta te blejne truall pasi te kene arritur kryerjen e investimeve ne perputhje me lejen e ndertimit, deri ne nje vlere jo me te vogel se tre here vlera e truallit sipas percaktimit te Keshillit te Ministrave”;

• Ose kufizime per personat fizike e juridike te huaj mund te vendosen edhe ne zbatim te parimit te reciprocitetit, kur te njejtat kufizime vendosen nga nje shtet tjeter ndaj personave fizike ose juridike shqiptare; psh. Ligji nr. 7980, date 27.7.1995 “Per shitblerjen e trojeve” neni 5/6, I cili lidhur me blerjen e truallit per ndertimin e selive te misioneve te shteteve ose organizatave nderkombetare, percakton se: “perfitimi nga kjo e drejte behet mbi baze reciprociteti, duke perfituar ai shtet qe I njeh te njejten te drejte shtetit shqiptar”;

• 3- E drejta civile shqiptare zbatohet edhe ndaj shtetasve shqiptare jashte territorit te R.Sh., nqs ai ka te beje me gjendjen dhe zotesine e personave dhe me statusin e tyre personal.