Drejtoria e trashegimise_kulturore_dhe_institucionet_kombetare_ne_vartesise detyrat

6

Click here to load reader

Transcript of Drejtoria e trashegimise_kulturore_dhe_institucionet_kombetare_ne_vartesise detyrat

Page 1: Drejtoria e trashegimise_kulturore_dhe_institucionet_kombetare_ne_vartesise detyrat

Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore

MISIONI

Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore dhe institucionet kombëtare në varësi të saj

ngarkohen me ligj për mbrojtjen, konservimin, trajtimin, studimin, popullarizimin,

inventarizimin dhe katalogimin informatik të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Nëpëmjet veprimtarisë së DTK, MTKRS kryen detyrimin kushtetues të hartimit të

strategjisë sonë kulturore dhe të legjislacionit përkatës në fushën e trashëgimisë, si dhe

vendos në funksion të kësaj strategjie organizimin administrativ të D.T.K për realizimin e

tij. Në këtë kontekst, DTK edhe në përputhje me politikat kulturore të MTKRS synon të

reformojë dhe modernizojë strukturën dhe mentalitetin e punës së institucioneve që

merren me trashëgiminë kulturore në nivel kombëtar dhe lokal. DTK bashkëvepron

punën me institucionet e tjera homologe në botë, me UNESCO, Këshillin e Evropës si

dhe me të tjera institucione të specializuara në fushën e trashëgimisë dhe antropologjisë

kulturore për ta bërë të njohur trashëgiminë tone tek ta si dhe për ta integruar atë në

rrjetin botëror të trashëgimisë kulturore. Thelbi i punës së saj është i lidhur me konceptin

se trashëgimia kulturore është një trashëgimi në lëvizje, dhe si e tillë puna e saj

mbrojtëse, konservuese, restauruese dhe publikuese është në funksion të transformimit të

objekteve të trashëgimisë sonë kulturore në qëndra të hapura kulturore për publikun

shqiptar dhe atë të huaj, kjo në përputhje edhe me zhvillimin e turizmit kulturor në to.

Roli dhe veprimtaria e DTK shtrihet edhe në drejtimin, udhëzimin, trajnimin,

bashkërendimin dhe bashkëveprimin e punës me gjithë institucionet në varësi ose të tjerë

në fushën e trashëgimisë, të cilët bashkëpunojnë me të në jashtë skemës vertikale të

organizimit të MTKRS. D.T.K nëpëmjet veprimtarisë së saj konkrete evidenton për

publikun e gjerë por dhe për vetë shtetin rëndësinë shumë të madhe të trashëgimisë sonë

kulturore në lëmin e madh të kulturës sonë. D.T.K nxit gjithashtu kryerjen e projekteve

pilot, botimeve, koncerteve, vëllimeve studimore, ekspozitave, kolanat diskografike etj të

cilat i kushtohen përjetësimit dhe fokusimit të vëmendjes në këto vlera të padiskutueshme

si dhe ngre zërin për dëmtimin apo harresën ndaj tyre.

Page 2: Drejtoria e trashegimise_kulturore_dhe_institucionet_kombetare_ne_vartesise detyrat

Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore, drejtimet kryesore të punës

1. DTK ndërton politikat dhe krijon hapësira e kushte, ligjore profesionale për zbatimin

e këtyre politikave në fushën e trashëgimisë kulturore lëndore, shpirtërore e

mjedisore.

2. DTK, harton një strategji të zbatueshme përmes planeve dhe projekteve pilot, që

synojnë rehabilitimin e qendrave dhe qyteteve muze, ndërhyrjet për restaurimin e

konservimin e tyre, përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturave duke pasur si

qëllim edhe shndërrimin e tyre në qendra të hapura per publikun, (vizitorëve vendas

e të huaj), politikë kjo e parë lidhur ngushtazi, si me edukimin e brezit të ri me

traditën ashtu edhe me zhvillimin e turizmit kulturor.

3. DTK, drejton e orienton në përputhje me politikat ministrore proceset e ndryshimit

dhe reformimit të përmbajtjes ashtu edhe të strukturës si në rrjetin kombëtar ashtu

edhe atë lokal të të gjitha institucioneve që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore

dhe udhëheq formimin dhe kualifikimin profesional të personelit të këtyre

institucioneve.

4. DTK, në bashkëpunim me institucionet homologe, organizatat dhe organizmat

ndërkombëtare bashkërendon punën për integrimin e vlerave të trashëgimisë sonë

me vlerat kulturore europiane.

5. DTK se bashku me grupet e ekspertëve dhe te institucioneve ne varesi, përgatit dhe

nxjerr vendime e urdhëresa për studimin, restaurimin, mbrojtjen e vlerave të

trashëgimisë kulturore, publikimin, botimin e studimeve në këto fusha të

rëndësishme si dhe propagandimin e pergjithshem te ketyre vlerave.

6. DTK kryen detyrimin e regjistrimit dhe katalogimit informatik te te gjithe pasurise

kulturore shqiptare etj.

Page 3: Drejtoria e trashegimise_kulturore_dhe_institucionet_kombetare_ne_vartesise detyrat

Struktura e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, detyrat e çdo punonjësi si dhe

lista e institucioneve në vartësi

Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore përbëhet nga :

Drejtori

1.Sektori i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Diversitetit Kulturor

2.Sektori i Trashëgimisë Materiale

A. Detyrat e Drejtorit të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore

Koordinon dhe kontrollon veprimtaritë administrative dhe kulturore të të

gjithë institucioneve në vartësi të drejtëpërdrejtë të kësaj Drejtorie :

-Orienton dhe koordinon punën për identifikimin, mbledhjen dhe rregjistrimin e vlerave

të Trashëgimisë Kulturore, sipas metodave bashkëkohore;

-mban kontakte të drejpërdrejta dhe drejton punën në lidhje me zbatimin e detyrimeve që

rrjedhin nga organizmat ndërkombëtarë dhe aktet ligjore ndërkombëtare në tërësi (me

Divizionin e Trashëgimisë Kulturore të Këshillit të Evropës, me UNESCO-n dhe një sërë

organizmash të tjerë homologë që veprojn në lëmin e trashëgimisë kulturore)

-ndjek nga afër gjendjen e infrastruktures, dhe në bashkëpunim me sektorin financiar të

MTKRS propozon plane për investime në fushën e trashëgimisë kulturore.

-propozon ndryshime në akte ligjore e nënligjore për përmirësimin e legjislacionit në

fushë e trashëgimisë kulturore

-vetë dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera shqiptare dhe të huaja harton dhe

menaxhon projekte që kanë të bëjnë me integrimin dhe promovimin e vlerave të

trashëgimisë sonë kulturore.

-mban lidhje të ngushta me organet e pushteti vendor, i njeh ato me strategjinë

kombëtare që ka Ministria në fushën e trashëgimisë kulturore, si dhe bashkërendon

punën me struktura të ndryshme të tij.

-koordinon aktivitetin për vënien e monumenteve të kulturës në funksion të turizmit

kulturor.

-B. Detyrat e Sektorit të Trashëgimisë Materiale

Në zbatim të politikës kulturore e të strategjisë së Ministrisë së Turizmit, Kulturës

Rinisë dhe Sporteve :

Page 4: Drejtoria e trashegimise_kulturore_dhe_institucionet_kombetare_ne_vartesise detyrat

-harton dhe bashkëpunon në realizimin e projekteve e të planeve pilot që kane të bëjnë

me rehabilitimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara.

-ndjek e propozon përmirësimin e infrastrukturës, ndërhyrjet dhe restaurimin e

monumenteve të kulturës me synim zhvillimin e turizmit kulturor.

-propozon ndryshime në akte ligjore e nënligjore me për përmirsimin e legjislacionit të

mbrojtjes e të ruajtjes së monumenteve të kulturës.

-ndjek veprimtarinë e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Drejtorive Rajonale të

Monumenteve të Kulturës për ruajtjen, administrimin e mirëmbajtjen e objekteve të

shpallura monument kulture në të gjithë vëndin.

-ndjek problematikën e ndërtimeve të paligjshme në monumentet e kulturës dhe qendrat

arkeologjike.

-ndjek nga afër gjëndjen e infrastrukturës së Parqeve Arkeologjike dhe propozon

financimin për investimet, pasurimin e tyre, mënyrën e ruajtjes etj.

-krijon lidhje me sektorët homologë të vëndeve të ndryshme të botës, merr e shkëmben

përvojë dhe propozon .

-përballon korespondencën me institucionet në vartësi, të cilat janë:

Instituti i Monumenteve të Kulturës,

Drejtorite Rajonale të Kulturës Kombëtare

Zyrat e Koordinimit dhe Administrimit të Parqeve Arkeologjike Kombëtare

Muzeu Historik Kombëtar (Tiranë),

Muzeu Gjergj Kastrioti(Krujë),Muzeu Etnografik(Krujë),

Muzeu i Artit Mesjetar(Korçë),

Muzeu “Onufri”(Berat), Muzeu Etnografik(Berat),

Muzeu Arkeologjik, Korçë, Muzeu Arkeologjik Durrës,

Muzeu i Pavarësisë(Vlorë) dhe muzetë lokalë.

Fototeka Kombëtare “Marubi” (Shkodër)

C. Sektori i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Diversitetit Kulturor:

-Në zbatim të platformës së Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve për

fushën e trashëgimisë shpirtërore :

-propozon politika që kanë të bëjnë me konsolidimin e vlerave të folklorit si dhe luftën

ndaj antivlerave dhe deformimeve që prodhon tregu dhe piraterisë.

Page 5: Drejtoria e trashegimise_kulturore_dhe_institucionet_kombetare_ne_vartesise detyrat

-propozon dhe zbaton projekte që lidhen me ruajtjen, zhvillimin e promovimin e

trashëgimisë shpirtërore mbarëkombëtare.

-ndihmon në organizimin e punës për përcaktimin e drejtimeve e të veprimtarive të

kulturës jomateriale

-ndihmon në hartimin dhe përmirësimin e legjislacionit për vënien e veprimtarisë së

Qëndrave Kulturore pranë Bashkive në baza institucionale.

-merr e shkëmben përvojën në organizimin e veprimtarive kulturore folklorike të

institucioneve të ndryshme të vëndit në kuadrin edhe të turizmit kulturor.

-propozon ndryshime në akte ligjore e nënligjore me për përmirsimin e legjislacionit të

mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë shpirtërore .

-propozon hartimin e urdhërave, udhëzimeve, etj. për organizimin e punës në drejtim të

ruajtjes dhe propagandimit të trashëgimisë shpirtërore për të gjitha institucionet e vendit

që merren me këtë fushë.

-ndjek dhe kontrollon veprimtarinë e Qëndrës Kombetare të Veprimtarive Folklorike dhe

propozon ndryshimet e nevojshme në konceptimin e funksionimit te saj.

-kryen supervizimin e projekteve kombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore

shpirtërore.

-Koordinon veprimtarinë e strukturave të trashëgimisë muzeale dhe më gjerë.

-zbaton proçesin e ndryshimit dhe reformimit të përmbajtjes dhe strukturës ,formimin

dhe kualifikimin e personelit të rrjetit kombëtar e lokal të muzeumeve në të gjithë vëndin .

-propozon dhe merr pjesë në ndryshimet në akte ligjore e nënligjore me për përmirsimin

e legjislacionit të mbrojtjes e të ruajtjes së muzeumeve, arkivave, galerive e monumenteve

të kulturës.

-harton dhe mbështet projekte që synojnë shndrrimin e sistemit muzeor në modern lidhur

ngushtë me turizmin kulturor.

-krijon lidhje me sektorët homologë të vëndeve të ndryshme të botës ,merr e shkëmben

përvojë dhe e përgatit për nivele të tjera.

-koordinon veprimtarinë me pushtetin lokal ,e njeh atë me strategjinë e Ministrisë në

këtë fushe

-ndjek gjëndjen e infrastrukturës së muzeumeve dhe propozon financimin për investimet

,pasurimin e tyre, mënyrën e ruajtjes, etj.

Page 6: Drejtoria e trashegimise_kulturore_dhe_institucionet_kombetare_ne_vartesise detyrat

-koordinon proçesin e identifikimit dhe rregjistrimit sipas metodave moderne të të gjithë

pasurisë muzeore shqiptare.

-ndjek veprimtarinë dhe korespondencën me institucionet në vartësi, të cilat janë:

Qëndra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike,

Qëndra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore,