DREJTIMI: INFERMERI · 1.2 Sistemi Nervor Sistemi nervor është një kompleks përbërësish në...
Transcript of DREJTIMI: INFERMERI · 1.2 Sistemi Nervor Sistemi nervor është një kompleks përbërësish në...
UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI: INFERMERI
PUNIM DIPLOME
ROLI I ASISTENCËS INFERMIERORE TENDËRLIKIMET NEUROLOGJIKE – GJENDJET
KOMATOZE
Kandidatet: Mentori:
Argjentina Ramadani Prof.Asocc. Ilirjane Raça-Bunjaku
Diellza Pervizaj
Gjakovë, 2019
UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI: INFERMERI
PUNIM DIPLOME
ROLI I ASISTENCËS INFERMIERORE TENDËRLIKIMET NEUROLOGJIKE – GJENDJET
KOMATOZE
Kandidatet: Mentori:
Argjentina Ramadani Prof.Asocc. Ilirjane Raça-Bunjaku
Diellza Pervizaj
Gjakovë, 2019
UNIVERSITETI GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
DREJTIMI: INFERMERI
PUNIM DIPLOME
ROLI I ASISTENCËS INFERMIERORE TENDËRLIKIMET NEUROLOGJIKE – GJENDJET
KOMATOZE
Kandidatet: Mentori:
Argjentina Ramadani Prof.Asocc. Ilirjane Raça-Bunjaku
Diellza Pervizaj
Gjakovë, 2019
1
Punimi i temës së diplomës është: “Roli i asistencës infermierore te ndërlikimet
neurologjike-Gjendjet komatoze”është bërë në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit “Fehmi
Agani” Gjakovë.
Mentor i punimit është: Prof.Asocc.Dr Ilirjana Raça Bunjaku.
Punimi përfshin:
Faqe: 43
Figura: 7
Grafikona: 2
2
DEKLARATA E KANDITATËVE
Ne,Argjentina Ramadani dhe Diellza Pervizaj deklarojmë se kjo temë e diplomës“Roli i
asistencës infermierore te ndërlikimet neurologjike-Gjendjet komatoze” është punimi jonë
orgjinal.
Literaturën dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca
dhe plotësisht të cituara.
Punimi ynëështë përgatitur dhe punuar duke respektuar dhe mbështetur në këshillat dhe
rregulloren për përgaditjen e temës së diplomës të përcaktuar nga ana e universitetit “Fehmi
Agani” Gjakovë.
Në mbështjetje të Rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjekësisë neni 46 dhe të
vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017 nr. ref.005/ 368 deklarojmë se
tema e diplomës me titull”Roli i asistencës infermierore te ndërlikimet neurologjike-Gjendjet
komatoze” është punuar i gjithi nga ne dyjat në bashkëpunim me njëra-tjetrën.
3
FALENDERIMET
Gjithmonë fillimet janë të vështira mirëpo kur ta mendosh qëllimin tënd çdo gjë të duket më e
lehtë, prandaj jemi ne sot para jush duke bërë hapin më të rëndësishëm jetësor.
Fillimisht falenderojmë familjet tona që na dhanë dashuri,mbështetje dhe kurajo për të mos u
dorëzuar asnjëherë,pa ndihmën e tyre nuk do të ishim këtu ku jemi sot dhe u jemi mirënjohëse
gjatë gjithë jetës tonë.
Falenderojmë veçanërisht shoqërinë e cila ishte gjithmonë pranë neve dhe na mbështetën
gjithmonë.
Gjithashtu falenderojmë edhe mentoren tonë: Proff.Asocc Ilirjana Raça Bunjaku , si dhe
profesorin Prof.Ass.Dr Haxhi Kamberi për ndihmën që na ofruangjatë përgaditjes së kësaj teme
si dhe gjithë stafin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” dega mjekësi.
Ju faleminderit !
4
PËRMBATJA
Abstrakti...........................................................................................................................................7
Hyrja................................................................................................................................................8
Qëlimet dhe objektivat e punimit ...................................................................................................9
Metodologjia ..................................................................................................................................9
Kapitulli I
1.1 Neurologjia............................................................................................................................10
1.2 Sistemi nervor.......................................................................................................................10
1.3 Çrregullimet neurologjike.....................................................................................................12
1.4Problemet e rëndësishme neurologjike në kujdesin parësor..................................................16
1.5 Vetëdija..................................................................................................................................17
1.6 Çrregullimet e vetëdijes.........................................................................................................18
Kapitulli II
2.1Gjendja komatoze (Koma)......................................................................................................21
2.2Ekzaminimi i të sëmurit në komë.........................................................................................22
2.3Mekanizmat e zanafillës së komës.....................................................................................24
2.3.1Komat të cilat i shkaktojnë proceset patologjike në tru dhe në mbështjellëset e trurit.......24
2.3.2 Komat metaboliko-toksike..................................................................................................25
2.4 Prognoza................................................................................................................................30
Kapitulli III
3.1 Kujdesi infermieror për të sëmurin në gjendje komatoze......................................................31
Kapitulli IV
4.1 Rezultatet e punimit...............................................................................................................34
5
4.2Trajtimi i pacientëve në gjendje komatoze në repartin e njësisë intenzive në spitalin “IsaGrezda” Gjakovë............................................................................................................................36
4.3 Kujdesi infermeror ndaj pacientëve në gjendje komatoze në repartin e njësisë intenzive nëspitalin “Isa Grezda” Gjakovë.......................................................................................................36
Kapitulli V
5.1 Diskutimi................................................................................................................................38
5.2Përfundimi...............................................................................................................................39
5.3 Rekomandimet ......................................................................................................................39
a) Rezyme.....................................................................................................................................40
b) Summary..................................................................................................................................41
Referencat.....................................................................................................................................42
CV e shkurtër e kandidateve........................................................................................................43
6
LISTA E SHKURTESAVE
SNP- Sistemi nervor periferik.
SNQ- Sistemi nervor qendror.
ICU- Intensive care unit (njësin e kujdesit intensiv).
EEG- Electroencefalogafia.
EMG- Elektromiografia.
DM- Diabet Mellitus.
SKV- Sistemi kardiovskular.
I.V- Intravenoz.
TA- Tensioni arterial.
LISTA E FIGURAVE
Figura 1.Pjesët e trurit.
Figura 2.EEG.
Figura 3.EMG.
Figura 4.Tomografia e kompjuterizuar e trurit.
Figura 5.Pacienti në gjendje kome.
Figura 6.Mbajtja e higjienës së shtratit të një të sëmuri në gjendje kome.
Figura 7.Pacienti komatoz i lidhur për aparat
LISTA E GRAFIKONAVE
Grafikoni 1.Paraqitja e rezultateve të të sëmurëve në gjendje komatoze në repartin e KujdesitIntenziv, sipas gjinisë.
Grafikoni 2.Paraqitja e pacientëve në gjendje komatoze në repartin e Kujdesit Intensiv sipasmortalitetit.
7
ASTRAKTI
Çrregullimet neurologjike përfshijnë shumë sëmundje dhe rrethana të zhvillimit kronik dhe
akut.Etiologjia e këtyre sëmundjeve mund të jetë infektuese, toksike, gjenetike, traumatike,
ishemike dhe lidhet me patofiziologji kronike (pathophusiologies). Këto çrregullime mund të
shfaqen që në lindje dhe mund të transformohen në paaftësi të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës, por
ato mund të ndodhin edhe në moshë të mesme ose më vonë në jetë, të cilat mund të shpien në
përkeqësimin e çrregullimeve, madje edhe në vdekje.1
Koma është një gjendje me vetëdije të humbur ku pacienti nuk zgjohet dot dhe nuk ka një
përgjigjie të kuptueshme nga ana psikologjike ndaj stimulimeve të jashtme ose nevojave të
brendshme.Pacienti mund të duket sikur është në gjumë, por është i paaftë t’u përgjigjet
normalisht stimulimeve të jashtme, përveç hapjes së syve në përgjigjie të dhimbjes, fleksionit ose
ekstensionit të muskujve të gjymtyrës në përgjigjie të dhimbjes, dhe rënkimit në përgjigjie të
stimujve të dhimbshëm.2
Fjalët kyçe: çrregullimet neurologjike, koma, llojet e komës, pacienti komatozë, kujdesiinfermieror.
1Robert B. Wallace, James C. Torner “Shëndeti publik & mjekësi parandaluese” Kapitulli 67, fq 1139.2David A. Warrell, Timothy M. Codx “Traktati i Oksfordit për Mjekësinë” Vëllimi 3, fq 987, 990.
8
HYRJA
Gjendja komatoze është një gjendje e zgjatur e pavetëdijes gjatë së cilës pacienti komatozëështë ipapërgjegjshëm ndaj mjedisit.Personi është gjallë dhe duket sikur po fle, sidoqoftë ndryshe ngagjumi i thellë personi nuk mund të zgjohet nga ndonjë stimulim, përfshirë dhimbjen.
Gjendja komatoze shkaktohet nga një dëmtim i trurit për shkak të rritjes së presionit, ënjtjes,hemoragjisë së trurit, humbjes së oksigjenit, një goditje traumatike, infeksioni si meningjiti,mbidozës së drogës, tek njerëzit me diabet, nivelit të lartë të sheqerit në gjak.Më shhumë se 50%e komave kanë të bëjnë me traumat në kokë ose shqetësime në sistemin e qarkullimit të gjakut.3
Shenjat dhe simptomat e komës zakonisht përfshijnë:
Sytë e mbyllur Reflekset e depresionit të trurit, p.sh kur pupilat nuk reagojnë ndaj dritës
Nuk ka përgjigjie të ekskremiteteve, përveç lëvizjeve refleksive Nuk ka përgjigjie të stimujve të dhimbjes
Frymëmarrje e parregullt4
3https://www.webmd.com/brain/coma-types-causes-treatments-prognosis#14https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/coma/symptoms-causes/syc-20371099
9
Qëllimi dhe objektivat e punimit
Qëllimi i këtij punimi është vështrimi i përgjithshëm i personave në gjendje komatoze nëvendin tonë, kryesisht në komunën e Gjakovës, si dhe hulumtimi i rasteve me gjendjekomatoze të raportuara në repartin e njësisë intenzive në spitalin rajonal “Isa Grezda”Gjakovë në periudhën 9 mujore të vitit 2019 (janar – shtator).
Po ashtu, edhe shtjellimi i tematikave së sfidave të kujdesit ndaj pacientëve në gjendjekomatoze nga perspektiva e infermierëve të punësuar.
Objektivat janë:
•Njohja me çrregullimet neurologjike-gjendje komatoze.
•Llojet e komave.
•Kujdesi infermieror tek gjendjet komatoze.
•Numri i rasteve në gjendje komatoze brenda periudhës kohore janar-shtator 2019 në spitaline Gjakovës.
Metodologjia e punimit
Për realizimin e këtij punimi është përdorur metoda e rishikimit të literaturës.Të dhënat përkëtë punim janë marrë nga libri i protokollit në repartin e njësisë intenzive në spitalin rajonal“Isa Grezda” Gjakovë, të lejuara nga shefi i repartit dhe nga drejtoria e spitalit.Në këto tëdhëna nuk është e cenuar privatësia e pacientit.
10
Kapitulli I
1.1 Neurologjia
Fjala neurologji rrjedh nga greqishtja neuron-nerv dhe logos-shkencë.Neurologjia është degë e
mjekësisë e cila merret me studimin e sëmundjeve të sistemit nervor, përkatësisht sëmundjeve të
trurit, të palcës kurrizore, të nervave periferik dhe vegjetativ.Neurologjia merret me kërkimin e
shenjave të sëmundjes, me studimin e etiologjisë, anatomisë dhe patofiziologjisë, pastaj edhe me
parandalimin dhe shërimin e sëmundjeve të sistemit nervor.
Neurologjia e ka prejardhjen nga mjekësia interne. Në fund të shek. XIX Charcot (Sharko)
formoi në Paris Katedrën e Neurologjisë.5
1.2 Sistemi Nervor
Sistemi nervor është një kompleks përbërësish në vazhdimësi me njëri tjetrin të përbërë kryesisht
nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale). Ndahet nëdy pjesë:
1. SNP përbëhet nga nervat, nyjet e receptorëve ndijor, duke përfshirë organet e shikimit,
dëgjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.
2. SNQështë i përbërë prej organeve siç janë: truri, palca e kurrizit dhe rrjeti i nervave, që
gjenden në të gjitha pjesët e trupit, udhëheq të gjitha veprimet tona të vullnetshme,
rregullon funksionimin automatik të organizmit, është përgjegjës për lidhjet që mbajmë
me ambientin e jashtëm dhe paraqet qendrën e aktivitetit intelektual.
5Doc. Dr. Zylfije Hundozi “Neuropsikiatria” Prishtinë 2002, fq 3.
11
Truri është pjesë e SNQ. Gjendet në brendi të kafkës, përbëhet prej strukturave që gjenden në
kafkë:
Truri i madh - është organi më i madh dhe më i rëndësishëm sepse ai kontrollon tërë
aktivitetin e vulnetshëm dhe një pjesë të madhe të aktivitetit të pavullnetshëm të trupit,
përveç kësaj është edhe qendër e aktivitetit mental.
Trungu truror - është i përbërë prej trurit të mesëm, urës dhe trurit të zgjatur, ku gjenden
qendrat që rregullojnë funksionet jetësore si dhe funksionet e bërthamave të numrit më të
madh të nervave kranial (të kafkës).
Truri i vogël – merr pjesë në mbajtjen e baraspeshës dhe udhëheq me lëvizjet e trupit.6
Figura 1. Pjesët e trurit
6Latif Ajrullai, Rita Petro “Atlas i anatomisë” – në gjuhën shqipe, Albas.Tiranë-Tetovë-Prishtin- 2004 fq 52-53.
12
1.3 Çrregullimet neurologjike
Çrregullimet neurologjike janë çrregullime që ndikojnë në SNQ dhe mund të dëmtojnë trurin,
palcën kurrizore, nervin periferik ose funksionin neuromuskular.7
Problemet neurologjike paraqiten në dy mënyra në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) :
a. Si probleme neurologjike parësore, zakonisht nën kujdesin e një neurologu apo të një
neurokirurgu
b. Si ndërlikime neurologjike dytësore, të cilat ndodhin te pacientat me çrregullime të tjera
mjekësore ose kirurgjikale.8
Çrregullimet neurologjike përfshijnë shumë sëmundje dhe rrethana të zhvillimit kronik dhe
akut.Etiologjia e këtyre sëmundje mund të jetë infektuese, toksike, gjenetike, traumatike,
ishemike dhe lidhet me patofiziologji kronike (pathophusiologies). Këto çrregullime mund të
shfaqen që në lindje dhe mund të transformohen në paaftësi të cilat zgjasin gjatë gjithë jetës, por
ato mund të ndodhin edhe në moshë të mesme ose më vonë në jetë, të cilat mund të shpien në
përkeqësimin e çrregullimeve, madje edhe në vdekje.
Këto çrregullime mund të kenë shenja të fshehta ose simptoma jo të qarta, tëcilat e bëjnë të
vështirë identifikimin dhe klasifikimin e tyre. Njerëzit shpesh i neglizhojnë këto simptoma derisa
funksionet të trupit përkeqësohen.Disa çrregullime tek fëmijët mund të jenë të tillë që zhvillohen
dhe mund të mbeten të pa zbuluara deri në momentin kur ato arrijnë moshën në të cilën mund të
gjenden apo të kontrollohen.
Diagnoza e çrregullimeve neurologjike nuk kërkon vetëm njohjen ose zbulimin e simptomave,
por gjithashtu edhe vërtetimin e tyre duke bërë ekzaminimin neurologjik.Ekzaminim neurologjik
mund të zbulojë në mënyrë më specifike simptomat dhe shfaqjen e tyre.
7https://www.nature.com/subjects/neurological-disorders8David A. Drachman “Problemet neurologjike në njësinë e kujdesit intensiv” seksioni 13, kapitulli 171, fq 1955.
13
Testet diagnostikuse kanë ndryshuar me futjen e testimeve elektrofiziologjike dhe atyre të cilët
japin edhe pamjen e asaj që testohet.9
Prej metodave të shumta diagnostike të cilat ekzistojnë do të përmenden ato që më shpesh
përdoren në punën e përditshme me të sëmurë neurologjik:
1. Metodat e neurofiziologjisë klinike:
a. Elektroencefalografia (EEG) - është metodë e regjistrimit të aktivitetit elektrik të
trurit me ndihmën e elektrodave, të cilat janë të përforcuara në lëkurën e kokës, e
me aparate që rrisin këto potenciale që janë shumë të vogla dhe me ndihmën e
aparatit për shkrim regjistrohen në letrën lëvizëse.
Figura 2. EEG
9 Robert B. Wallace, James C. Torner “SHëndet publik & mjekësi parandaluese” kapitulli 67, fq 1139.
14
b. Elektromiografia (EMG) – përfshin disa metoda të ekzaminimit dhe regjistrimit të
aktivitetit elektrik të nervit dhe muskulit gjatë aktivitetit të tyre spontan ose si
përgjigjie në stimulim të caktuar (më së shpeshti në elektrostimulim).
Figura 3. EMG
2. Metodat neuroradiologjike të ekzaminimit:
a. Angiografia cerebrale – me anën e kësaj metode shihen arteriet dhe venat e trurit,
malformacionet angiomatoze, faktorët ekspansiv (tumori, abcesi, hematoma
subdurale). Kjo bëhet me mjet kontrasti i cili injektohet drejtpërsëdrejti në arterien
karotis ose arterien vertebralis.
b. Myelographia – me anën e kësaj metode mund të shihen faktorët kompresivë në
kanalin spinal siç janë: tumoret e mëdha intramedulare, tumoret ekstramedulare,
hernia e diskusit intervertebral. Gjatë kësaj metode përdoret kontrasti pozitiv.
c. Tomografia e kompjuterizuar e trurit – me anën e kësaj metode bëhet inçizimi i
shtresave të trurit në trashësi prej 1 cm.
15
Figura 4. Tomografia e kompjuterizuar e trurit
3. Ekzaminimi i likuorit -është me rëndësi për të caktuar diagnozën dhe llojin e procesit
patologjik.
4. Diagnostika radioizotopike në neurologji – shërben për të caktuar diagnozën në mes të
faktorëve ekspanziv (tumoreve) prej proceseve të tjera fokale (p.sh që kanë natyrë
vaskulare).
5. Rezonanca nukleare magnetike – tek kjo metodë inçizimi është më precize se te
tomografia e kompjuterizuar e trurit, kështu që bëhet diagnostfikimi më i mirë i
sëmundjeve të trurit dhe palcës kurrizore.10
10Doc. Dr. Zylfie Hundozi “Neuropsikiatria” Prishtinë 2002, fq 100-105.
16
1.4 Problemet e rëndësishme neurologjike në kujdesin parësor
I. Problemet që kanë nevojë për trajtim urgjent:
Koma
Meningjiti
Konvulsioni
Insulti
Gjendja epileptike
Rritja e presionit intrakranial
Insuficienca akute e pamjes
Çdo deficit neurologjik që përparon me shpejtësi
II. Gjendjet neurologjike që janë të zakonshme:
Dhimbjet e kokës
Vertigoja dhe marramendja
Çrregullimet e gjumit
Skleroza e shumëfishtë
Neuropatitë
Errësimi i ndërgjegjies
Sëmundja Parkinson
Demenca
Vonesa mendore
Sindromat e dhimbjes
III. Problemet që janë të trajtueshme:
Konvulsionet
Meningjiti
Migrena
Ataket ishemike kalimtare
17
Sëmundja Parkinson
Anemia pernicioze
Arteriti temporal
Poliomioziti
Hematoma subdurale
Miastenia gravis
Sindroma Tourette
Sëmundja Wilson
IV. Problemet që ilustrojnë zhvillimet e reja në neuroshkencë:
Sëmundja Creutfeldt-Jakob
Sëmundja Prion11
1.5 Vetëdija
Vetëdija nënkupton perceptimin e ndërgjegjshëm të ndijimeve, fillimin e vullnetshëm të
lëvizjeve, kontrollën e tyre dhe aftësitë përpunuese që realizohen si rezultat i funksioneve më të
larta mendore (kujtesës, logjikës, gjykimit, këmbënguljes).
Shkencëtarët e konjicionit propozojnë se vetëdija është manifestim i përpunimit holistik të
informacionit (holistik – ta konsiderosh të tërën, në këtë rast sistemin nervor dhe vetëdijen, më
tepër se thjesht bashkimi ose bashkëveprimi i disa pjesëve). Supozimet kryesore të përpunimit
holistik janë:
1. Vetëdija përfshin veprimtarinë e njëkohëshme të zonave të gjera të kores cerebrale.
Dëmtimet e lokalizuara të zonave specifike të kores cerebrale nuk e dëmtojnë vetëdijen.
11John Noble “Traktati i mjekësisë së kujdesit parësor” kapitulli 156, fq 1461.
18
2. Vetëdija u mbivendoset llojeve të tjera të veprimtarisë neuronale. Në çdo kohë neuronet e
veçanta dhe rezervuaret neuronal përfshihen si në veprimtarinë specifike të lokalizuar
(p.sh në kontrollim motorik ose perceptimin ndijor) ashtu edhe në ndërmjetësimin e
vetëdijshëm të sjelljeve konjitive.
3. Vetëdija është një ndërlidhje e përgjithshme. Informacioni për “mendimin” mund të
pretendohet nga shumë zona të trurit njëkohësisht. Për shembull rikthimi në mendje i një
kujtimi specifik mund të stimulohet nga njëra prej rrugëve në vijim: nga një aromë, nga
një vend, nga një person e kështu me rradhë.12
Ndërsa definicioni psikologjik e përshkruan vetëdijen si gjendje e vetdijësimit mbi vetveten
ose e njohjes së vetvetes (orientimi autopsiqik), si njohje të personave të njohur (orientimi
alopsiqik) dhe si orientim në kohë dhe në hapësirë.Humbja e vetëdijes është gjendje e
kundërt me vetëdijen ose humbje e aftësive psiqike e ndihmën e të cilave njeriu është i
vetëdijshëm për vetveten dhe rrethin.13
1.6 Çrregullimet e vetëdijes
Çrregullimet e vetëdijes mund të ngjajnë shpejtë dhe të zgjasin për një moment, disa sekonda dhe
minuta, ose më gjatë, me orë, ditë, muaj, me ç’rast zgjuarja mund të jetë e zvogëluar deri në
shkallë të ndryshme.
Shkaqet e humbjes së vetëdijes:
1. Toksike:
- Helmimet ekzogjene (posaçërisht alkooli, heroina, sedativat, psikofarmakat)
- Helmimet endogjene (uremia, koma hepatike)
12Artan Shkoza “Fiziologjia e njeriut” Botimi 3, Kreu 10, fq 304-305.13 B. Radojiçiq “Neurologjia klinike” përthyer nga Demir Ahmeti etj, Prishtinë 2005, fq 76.
19
2. Kardiovaskulare: -
Kollapsi
- Shoku
- Sulmi Adams-Stokes, ndërprerja e qarkullimit të gjakut
3. Çrregullimet endokrine:
- Shoku hipovolemik, koma diabetike
- M. Addison
- Kriza tireotoksike dhe koma miksedematoze
- Koma e hipofizës
- Kriza hiperkalcemike
- Diabeti isipidus
4. Sëmundjet :
- Gjakderdhja masive hipertonike, subarahnoidale
- Encefalomalazia
- Hematomi sub/-epidural
- Trauma e kafkës – trurit
- Epilepsia
- Meningjiti
- Encefaliti
- Tromboza sinuzale
- Sulm i gjeneralizuar i ngërrçeve
5. Psikike:
- Histeria
6. Anoksemike:
- Asfiksimi
- Hiperkapnia në insuficiencën respiratorike globale
7. Koma laktatacidotike:
- Hipoksia e rëndë14
14Gerd Herold dhe bashkëpunëtorët “Mjekësia Interne” 2007, fq 892.
20
Nga vetëdija e plotë (zgjuarja), deri në pavetëdijen e plotë ekziston një varg kalimesh të
pandërprera, në të cilët mund të dallohen disa shkallë të çrregullimeve sasiore të vetëdijes. Këto
janë: hutia, somnulenca (letargjia), supori, sinkopa, parakoma, deliriumi dhe koma.
Hutia - është gjendje e ngadalësimit të funksioneve psikike.Pacienti ka dukjen e njeriut të
lodhur, me vëmendje të zvogëluar.Përgjigjet ngadalë në pytjet e thjeshta, kurse në pytjet e
ndërlikuara nuk mund të jep përgjigjie të saktë.
Somnulenca -është gjendje e pagjumësisë joadekuate, me ndërprerjen të ngacmimit të jashtëm
bie në gjendje të ngjajshme me gjumin. Kur të zgjohet me ngacmim për një kohë të shkurtër me
atë mund të mbahet kontakti. Atëherë përgjigjet me vështirësi në pytje të thjeshta, kurse pastaj
sërish bie në gjumë.Forma më e rëndë e somnulencës është letargjia.
Supori - është gjendje e vetëdijes, në të cilën pacienti bën përshtypjen e gjumit të thellë.Vetëm
me ngacmime të forta është e mundur që t’i kthehet vetëdija dhe atëherë, me vështirësi është i
mundur kontakti më i thjeshtë. Në literaturën anglosaksone në vend të suporit përdoret shprehja
stupor. Te ne shprehja stupor tregon gjendjen e vetëdijes së frenuar, kur pacienti shumë vështirë
dhe ngadalë përgjigjet në ngacmime, edhe pse nuk jep përshtypjen e pavetëdijes.
Sinkopa - është një çrregullim kalimtar i vetëdijes dhe i humbjes së tonusit muskulor, e cila vjen
si rezultat i pakësimit global akut dhe të kthyeshëm të fluksit cerebral të gjakut.
Parakoma - është gjendje e pavetëdijes nga e cila me ngacmime të forta mund të shkaktohet
reaksion gjysëm i vetëdijshëm.
Deliriumi -është çrregullim i rëndë i vetëdijes me dezorientim, me frikë dhe ngacmim.15
15 Stjepan Gamulin, Marko Marushiq, Zdenko Kovaç “Patofiziologjia” botimi 6, fq 661-662.
21
Kapitulli II
2.1Gjendja komatoze (koma)
Komaështënjë çrregullim i vetëdijes, gjatë të cilit pacienti nuk mund të zgjohet nga asnjë
stimulim, pavarësisht se sa i fortëështë ai.16
Në komën më të thellë pupillat nuk reagojnë kurse reflekset muskulare janë të shuara.
Ekzistojnëdy grupe të proceseve patologjike që mund ta dëmtojnë vetëdijen:
1. Proceset të cilat i zvogëlojnë funksionet e hemisferës së trurit
2. Proceset të cilat e ulin ose e dëmtojnë aktivitetin e sistemit të trungut truror.
Fig.5 Pacienti në gjendje kome
16Harold B. Schiff, Thomas D. Sabin “Traktati i mjekësisë së kujdesit parësor” kapitulli 157, fq 1462.
22
2.2Ekzaminimi i të sëmurit në komë
Anamneza e marrur me kujdes mund tëna ndihmojnë në diagnozën dhe në etiologjinë e komës
ku hyjnë: të dhënat për diabetin, nefritin, toksikomaninë, lëndimet etj. Duhet pyetur personat
përcjellës për rrethanat në të cilat është gjetur pacienti.Nëse dyshohet për helmimin vetvrasës
atëherë duhet kërkuar në rroba ose në shtëpi barin me të cilin është helmuar. Pamja e
përgjithshme e të sëmurit mund të na jep të dhëna të rëndësishme si: obeziteti, skuqja e fytyrës
dhe mosha e shtyrë janë të shpeshta te hemoragjitë cerebrale, pastaj skuqja e lëkurës tek helmimi
me CO, shenjat e plagëve në gjuhë dhe në fytyrë janë të shpeshta tek personat epileptik, gjurmët
nga dhënja e injeksioneve tek diabetikët dhe tek narkomanët. Gjurmët e lëndimeve në kokë,
gjakderdhja dhe rrjedhja e likuorit nga hunda tregojnë për komën e shkaktuar nga lëndimet e
trurit dhenë frakturën e bazës sëkafkës.
Ekzaminimi klinik i të sëmurit komatoz: tek i sëmuri komatoz duhet të gjendemi sa më
shpejtë sepse jeta e tij shpesh varet nga disa minuta. Ndonjëherë i duhet dhënë terapi e ngutshme
edhe pse nuk është konstatuar diagnoza.Nëse i sëmuri nuk merr frymë ose merr frymë
sipërfaqësisht, atëherë duhet t’i jepet frymëmarrje artificiale, oksigjeni dhe aminofilini.Nëse i
sëmuri ka gjakderdhje urgjentisht i jepet transfuzioni i gjakut.Nëse rrugët e frymëmarrjes nuk
janë të pastra ato duhet pastruar nga sekreti ose trupat e huaj.Nëse i sëmuri ndodhet në shok,
duhet shëruar shokun.Që të caktohet diagnoza e saktë pasi të jenë ndërmarrë masat urgjente,
merret anamneza nga të afërmit e të sëmurit se si është shfaqur sëmundja.Duhet bërë
ekzaminimin objektiv të të gjitha organeve dhe sistemeve të tij, statusin neurologjik, duhet bërë
fundus okuli si edhe një varg analizash laboratorike të gjakut (pasqyra e gjakut, koha e
gjakderdhjes dhe e koagulimit, numri i leukociteve, formula leukocitare, niveli i sheqerit në gjak,
urea), analiza e urinës.Me të gjitha këto ekzaminime dhe analiza në të shumtën e rasteve mund të
caktohet shkaktari i gjendjes komatoze.Duhet të ruhemi nga ekzaminimi sipërfaqësor sepse
ndonjëherë shkaku i gjendjes komatoze mund të jetë i ndërlikuar si p.sh. i sëmuri që kundërmon
në alkool gjendjen komatoze mund ta ketë për shkak të frakturës së kafkës gjatë rrëzimit e jo për
shkak të alkoolit, ose i sëmuri nga sëmundja e sheqerit (DM) mund të jetë në gjendje komatoze
23
për shkak se ka gjakderdhje në tru ose për shkak të infarktit të miokardit e jo për shkak të
sëmundjes që ka.17
Ekzaminimi neurologjik mund të zbulojë hemiplegjinë ngase në komë reflekset dhe tonusi janë
të zvogëluara ose të shuara në anën e marrur.
Ekzaminimi i SKV-së në disa raste mund ta shpjegojmë rastin e komës: hipertensioni arterial ose
shenjat e insuficiencës, aritmia, stenoza ose insuficienca e valvulave shpesh shkaktojnë
apoplexinë.
Frymëmarrja – mund të jep të dhëna të rëndësishme.Kështu frymëmarrja e Cheyne-Stockes
lajmërohet kur të ekzistojë lëndimi bilateral i hemisferave, i diencefalonit, ganglioneve bazale
ose i kapsulës interne por edhe kur të ekzistojë prolapsi fillestar nëpër tentorium.
Hiperpnea e zgjatur dhe e shpejtëte herniet nëpër tentorium, tek hipoglikemitë, anoksitë dhe te
infarkti.
Apnea e zgjatur vërehet tek lezioni i ponsit afër daljes së nervit së V-të kranial.
Pupillat – madhësia e tyre e njejtë ose e ndryshuar dhe reaksioni në dritë kanë rëndësi të madhe
në ekzaminimin e personave komatoz.
Thellësinë e komës e ekzaminojmë në bazë të intensitetit të ngacmimit dhe të reagimit të të
sëmurit në atë ngacmim. Gjatë dyshimit në meningjit ose në gjakderdhjen subarahnoidale,
punksioni lumbal dhe ekzaminimi i likuorit kanë vlerë të madhe diagnostike.Urina e marrur me
kateter, ekzaminohet sheqeri dhe proteinat në urinë, gjaku ekzaminohet – sheqeri dhe urea në
gjak.Ekzaminohen mushkritë, matet temperatura trupore, ekzaminohen organet abdominale,
pastaj ekzaminohet pasqyra e gjakut, eritrocitet, P, Na, K, Cl por duhet bërë edhe ekzaminimi
toksikologjik.Në rastet speciale është e nevojshme edhe radiografia e kafkës, arteriografia,
pneumoencefalografia, EEG dhe EKG.18
17 Do. Dr. Zylfije Hundozi “Neuropsikiatria” Botimi 3, Prishtinë 2002, fq 98.18 B. Radojiçiq “Neurologjia klinike” përkthyer nga Demir Ahmeti, Valbona Hysenaj, Prishtinë 2005, fq 77-78.
24
Koma nuk është gjumë i thellë, pasi gjatë gjumit truri është aktiv dhe konsumi i oksigjenit është
thuajse i njejtë me atë të gjendjes zgjuar. Përkundrazi, tek të sëmurët komatoz përdorimi i O2
është nën nivelin e kushteve normale të qetësisë.19
2.3Mekanizmat e zanafillës së komës
Zhvillimi i çrregullimeve sasiore të vetëdijes deri te koma është i lidhur në mënyrë të tërthortë
apo të drejtpërdrejtë me dëmtimin e sistemit i cili e mban gjendjen e vetëdijes.Kyështë sistem
ascendent jospecifik aktivizues retikular, i cili në mënyrë difuze e aktivizon koren e trurit.
Mekanizmi i dëmtimit i cili shkakton komën mund të jetë anatomik (shtypja ose shkatërrimi i
indit) ose metabolik kur çrregullimet e ndryshme metabolike ose substancat toksike e
çrregullojnë funksionin e sistemit aktivizues retikular ose të kores së trurit të madh.
Sipas etiologjisë komat i ndajmë nëdy grype të mëdha:
Komat të cilat shkaktohen me procese patologjike të trurit dhe mbështjellsëve të trurit
Komat metaboliko-toksike
2.3.1Komat të cilat i shkaktojnë proceset patologjike në tru dhe në mbështjellëset e trurit
Një numër i madh i procesve patologjike të trurit dhe mbështjellësve të trurit, shkaktojnë
çrregullime kuantitative të vetëdijes deri në komë.Ato e çrregullojnë funksionin e kores së trurit
të madh në mënyrë difuze, e dëmtojnë diencefalonin ose sistemin aktivizues retikular, pra mund
të jenë difuze ose të lokalizuara.
2.3.1.1Komat të cilat shkaktohen me procese difuze të trurit dhe mbështjellësve të trurit
Komat të cilat shkaktohen me procese difuze, sipas rregullit nuk janë të përcjella me simptoma të
qarta fokale, të cilat plasin për çrregullimin e funksioneve specifike ë lidhura për disa pjesë të
trurit, por ekzistojnë shenjat e ngacmueshmërisë së mbështjellësve të trurit (rritja e numrit të
qelizave dhe e përqendrimit të proteinave në likuor).
19Artan Shkoza “Fiziologjia e njeriut” Botimi 3, kreu 10, fq 305.
25
2.3.1.2Komat të cilat shkaktohen me proceset lokale të trurit dhe mbështjellësve të trurit
Proceset e lokalizuara mbi tentorium cerebri (proceset supratentorike), mund të shkaktojnë
komën me dëmtimin difuz të kores sëdy hemisferave, për shkak të edemës së trurit, shtypjes të
cilën e shkakton formacioni patologjik (abcesi, hematomi, indi neuplastik), ose me dëmtimin e
diencefalonit. Proceset e vendosura nën tentorium e dëmtojnë sistemin aktivizues retikular në
trungun truror dhe kështu e shkaktojnë komën.Proceset e lokalizuar të trurit dhe tëmbështjellësve
të trurit e çrregullojnë funksionin e pjesës së trurit të cilën e përfshijnë duke shkaktuar gjatë
sëmundjes simptoma përkatëse fokale.Në grupin e komave të cilat shkaktohen me lëndimet e
trurit radhitet edhe koma e cila lajmrohet me rastin e dridhjes (komocionit) së trurit, edhe pse
dridhja e trurit nuk paraqet dëmtim lokal.Pas komës pason amnezioni (kumbja e kujtesës) për
dukuritë të cilat i kanë paraprirë lëndimet dhe kanë pasuar pas saj.
2.3.2Komat metabolike–toksike
Proceset patologjike të cilat i shkaktojnë komat metabolike–toksike janë të shumta kurse
patogjeneza e këtyre komave është e shumëllojshme dhe e ndërlikuar, shpeshherë e pasqaruar
plotësisht.Mekanizmat themelorë të cilat shkaktojnë komën metabolike-toksike kryesisht mund
të përmbledhen në hipoenergozën trunore, çrregullimet e ngacmueshmërisë membranore dhe
sintezën e transmitorëve nervor.
2.3.2.1Komat të cilat i shkakton hipoenergoza trunore dhe mungesa e kofaktorëve
metabolikë
Cilido faktor që e pengon prodhimin e energjisë në tru, mund të shkaktojë komë.Truri shpenzon
80% të prodhimit energjetik për funksionin, kurse 20% për mbajtjen e strukturës së vet. Për këtë
komat janë shpesh reverzibile sepse dëmtimet strukturore zhvillohen vetëm atëherë kur prodhimi
energjetik është aq i ulët sa bëhet i pamjaftuar për ruajtjen e strukturës fizike.
2.3.2.1.1Komat për shkak të hipoksisë së trurit
Në hipoksinë hipoksemike të cilën e shkakton zvogëlimi i PaO2 në ajrin atmosferik ose
çrregullimet e frymëmarrjes zhvillohet koma kur PaO2 zvogëlohet nën 3,3 kPa. Zvogëlimi i
qarkullimit të gjakut nëpër tru, i cili zë fill gjatë çrregullimeve të ndryshme të qarkullimit
26
tëgjakut kompensohet në tru me marrjen e shtuar të O2 dhe glukozës nga gjaku. Kur qarkullimi i
gjakut zvogëlohet aq sa PaO2 në gjakun venoz të trurit zvogëlohet nën 2,7 kPa rëndom
zhvillohet koma. Ndërprerja e përnjëhershme e qarkullimit të gjakut shkakton komën pas 8-10
sekonda, kurse pas 4-5 minuta të iskemisë rëndom ndodhin ndryshime ireverzibile.
2.3.2.1.2Koma hipovolemike
Hipoglikemia shkakton hipoenergozën e trurit për shkak të mangësisë së substraktit. Kur
përqendrimi i glukozës në gjak zvogëlohet nën 1,5 mmol\L, zvogëlohet shkalla e gjendjes së
zgjuar deri në komë. Nëse zgjat shkurt, kjo komëështë reverzibile.Në hipoglikemi truri i
shpenzon lipidet dhe proteinat për prodhimin e energjisë qka shkakton dëmtime ireverzibile kur
hipoglikemia zgjat më shumë se 90 min.
2.3.2.1.3 Mungesa e kofaktorëve metabolikë
Mungesa e vitaminave të cilat janë kofaktorët metabolik, posaçërisht vitamina e grupit B,
shkakton çrregullime të ndërlikuara të SNQ dhe SNP.Në encefalopati të shkaktuara me
hipovitaminoza, çrregullimet e vetëdijes janë një pjesë e çrregullimit të funksionit të
SNQ.Rëndom manifestohen me hutueshmëri dhe somnolencë, kurse në rastet e rënda me
delirium.Vetëm në rastet më të rënda zhvillohet koma.
2.3.2.2Komat të cilat shkaktohen me çrregullimet e funksionit të sistemeve të ndryshme
funksionale
2.3.2.2.1 Sistemi kardiovaskular
Çrregullimet e sistemit kardiovaskular të cilat shkaktojnë iskeminë e trurit kanë për pasojë
komën hipoksike.
2.3.2.2.2Koma hiperkapnike
Kjo komë zhvillohet në insuficiencën respiratore, kur hipoksisë i bashkangjitet edhe
hiperkapnia. Për shkak të veprimit narkotizues të CO2, zvogëlohet shkalla e gjendjes së zgjuar në
hiperkapni në varshmëri të PCO2.Përveç veprimit narkotizues rritja e shtypjes parciale të CO2
shkakton vazodilatim në tru dhe me këtë edhe rritje të shtypjes intrakraniale.Në hiperkapni
27
qendra e frymëmarrjes bëhet më pak e ndjeshme në CO2 andaj hipoksia bëhet stimuluesi kryesor
i frymëmarrjes. Dhënia e pakujdeshme e O2 në këto gjendje, duke përmirsuar hipoksinë mund të
zvogëlojë stimulimin për respirim dhe me këtë edhe ta keqësojë hiperkapninë dhe të shkaktojë
komën. Koma hiperkapnike është reverzibile, andaj gjendja e vetëdijes përmirsohet me
zvogëlimin e hiperkapnisë.Kur mungon përmisimi i vetëdijes atëherë me gjasë komën e ka
shkaktuar hipoksia.20
2.3.2.2.3Koma hepatike
Kjo komë nuk paraqet vështirësi diagnostike nëse në anamnezë kemi të dhëna për sëmundjen e
më hershme të mëlçisë.Vetë komës i paraprin somnolenca ose psikoza delirante.Shenjat
neurologjike flasin për dëmtimin e trurit të vogël dhe të sistemit piramidal si dhe
ekstrapiramidal.Në rast të atrofisë hepatike kemi tablon klinike të rëndë me delirium, me
halucinacione, konvulzione, rigor muskular e pasaj shpesh i sëmuri kalon në komë e cila për disa
ditë kalon në vdekje të të sëmurit.
2.3.2.2.4 Koma uremike
Zakonisht shkaktohet gradualisht ku së pari manifestohet vjellja, diarrea, kokëdhembja, dridhja e
muskujve, ëndërrimi dhe gjendja konfuze. Të shpeshta jan konvulzionet. I sëmuri ka edema
kurse rreth hundës dhe gojës mund të vërehen kristalet e uresë.Urea në gjak është e rritur, kurse
prezenca e uresë në urinë tregon se veshkët janë të dëmtuara.Së pari duhet të mjekohet sëmundja
e veshkëve.21
2.3.2.2.5 Komat të cilat shkaktohen me çrregullime endokrine
Çrregullimet e shumta funksionale të sistemit endokrin shkaktojnë çrregullime të vetëdijes dhe
komës.
20Stjepan Gamulin,Matko Marushiq, Zdenko Kovaç “Patofiziologjia” Botimi 6, fq 662-666.21 B.Radojiçiq “ Neurologjia klinike” përkthyerë nga Demir Ahmeti,Valbona Hysenaj, Prishtine 2005, fq 80.
28
Koma diabetike mund të jetë shenja e parë e diabetit.Parashkaktimit të komës i sëmuri është
apatik.Koma mund të ketë edhe shfaqje të menjëhershme ku i sëmuri është i zbehur në fytyrë, me
reflekse të shuara, mund të ekzistojë shenja e Babinskit, kurse presioni i gjakut është i
ulur.Frymëmarrja është e tipit të Kussmaul-it (frymëmarrje e thellë dhe e shpejtë). Ajri ekspirativ
tek i sëmuri ka aromë acetoni, në urinë gjendet sheqeri dhe trupat ketonikë: niveli i sheqerit në
gjak është i rritur. Mjekohet me insulinë.
Koma hipoglikemike më së shpeshti shkaktohet gjatë mjekimit të diabetit me insulinë.Por
shkaktohet edhe nga sëmundjet e mëlçisë si dhe nga tumoret e hipofizës.Më shpesh shkaktohet
befas dhe manifestohet me uri, zbehje, djersite, marramendje, nauze dhe vjellje.Në komë i
sëmuri ka djersitje profuze, bebëzat janë të zgjeruara, mund të lajmrohen edhe
konvulzionet.Glukoza në gjak bie.Mjekohet me dhënje i.v të glukozës.22
Koma ketoacidike e diabetit - në ketoacidozën diabetike metabolizmi energjetik i trurit është i
frenuar dhe truri shpenzon më pak oksigjen.Faktorët të cilët e shkaktojnë komën janë të
shumtë.Trupat ketonikë veprojnë përmes acidozës, por edhe në mënyrë të drejtpërdrejt e frenojnë
funksionin e SNQ.
Koma hiperosmolare– shkaku i kësaj kome është dehidrimi i qelizave trunore për arsye të
hipertonisë së lëngut jashtëqelizor, të cilës duhet shtuar edhe çrregullimet e qarkullimit si pasojë
e hipovolemisë.Hipotireoza karakterizohet me letargji dhe ngadalësim psikomotorik.Për shkak të
zvogëlimit të termogjenezës, pacientët anojnë kah hipotermia.Në hipotireozën e rëndë, në
kombinim me hipoterminë zhvillohet koma miksedemike.Hipertireozën e karakterizon
jostabeliteti emocional dhe pagjumësia, në formën e rëndë mund të vie deri te vdekja.
2.3.2.3 Koma për shkak të çrregullimit të përbërjes së lëngut jashtëqelizor
Komën e shkaktojnë edhe acidoza dhe alkalozat e rënda metabolike dhe respiratore.Acidoza
shkakton vazodilatim, kurse në rastet e rënda edemë të trurit, ndërsa alkaloza shkakton
vazokonstrukcion dhe iskemi.
22 B. Radojiçiq “Neurologjia klinike” përkthyer nga Demir Ahmeti, Valbona Hysenaj etj, Prishtinë 2005, fq 79-80.
29
Çrregullimet e tonicitetit të lëngut jashtëqelizor, hiperosmolariteti dhe hipoosmolariteti
shkaktojnë çrregullime të vetëdijes.Çrregullimet e përqendrimit të kalciumit dhe magneziumit,
posaçërisht hiperkalcemia dhe hipermagnezemia, janë të përcjellura me çrregullime të vetëdijes.
Në rastin e zvogëlimit të përqendrimit të këtyre elektrolitëve zë fill tetania, por kudoherë mund të
zhvillohet edhe koma.
2.3.2.4 Komattë cilat i shkaktojnë helmet
Një numër i madh i helmimeve përcillet me çrregullimet e vetëdijes. Këto çrregullime mund të
jenë pasojë e veprimit të drejpërdrejt të helmit në funksionin e SNQ, posaçërsht në sistemin për
mbajtjen e gjendje së zgjuar, ose janë pasojë indirekte e proceseve të ndryshme patologjike të
shkaktuara me helm. Substancat të cilat me veprimin e drejpërdrejt shkaktojnë çrregullime të
vetëdijes e inkibojnë në nivele të ndryshme në mënyrë mjaft specifike funksionin e sistemit i cili
e mban vëmendjen.Helmet shkaktojnë komën në mënyrë të tërthortë duke shkaktuar tipe të
ndryshme të hipoksisë, duke çrregulluar ekuilibrin acido-bazik, duke shkaktuar edemë të trurit.
2.3.2.5 Komat të cilat shkaktohen me çrregullimet e termorregullimit
Hipertermitë e larta i përcjellin çrregullimet e vetëdijes.Shkaqet janë të drejtpërdrejta si dëmtimi
i trurit në temperaturën e lartë (mbi 42°C), goditja termike dhe solare, ose të tërthortë për shkak
të dehidrimit, çrregullimit të përbërjes të lëngut jashtëqelizor, çrregullimeve kardiovaskulare etj.
Hipotermia poashtu shkakton çrregullime të vetëdijes, intenzitetit të cilave varet nga shkalla e
hipotermisë, nën temperaturën trupore prej 25°C rregullisht zë fill koma.
2.3.2.6 Komat të cilat shkaktohen me sulmet epileptike dhe me goditjet elektrike
Çrregullimet e vetëdijes që shkaktohen me sulme epileptike, shpjegohen me shterrjen energjetike
të trurit për shkak të krijimit të tepërt të impulseve.Komat të cilat shkaktohen me lëndimet
elektrike mund të jenë pasojë e dëmtimit të drejpërdrejt të trurit, gjë që është e rrallë ose janë
pasojë e hipoksisë për shkak të fibrilimit ose asistolës së barkushave të zemrës.23
23 Stepjan Gamulin, Matko Marushiq, Stenko Kovaç “Patofiziologjia” botimi 6, fq 667-669.
30
2.4 Prognoza
Varet nga shkaku i gjendjes komatoze.I sëmuri në gjendje komatoze për shkak të helmimit me
alkool rrallë vdes, vetëm 2% të rasteve, ndërsa i sëmuri në komë uremike e cila është shkaktuar
nga nefriti kronik rëndom vdes (vdekshmëria 100%).Vdekshmëria e madhe është edhe tek
insultet cerebrovaskulare dhe traumat e kokës. Nga të sëmurët komatozë të cilët kanë vdekur
50% të tyre kanë vdekur në 24 orët e para, 30% prej tyre në 48 orët e ardhshme, mirëpo ka raste
kur i sëmuri jeton në gjendje komatoze muaj dhe vite të tëra. Këto raste kanë krijuar dilema në
shoqëri sa ka kuptim jeta e njeriut në këtë gjendje! Në këto debate kanë marrë pjesë shumë
juristë, mjekë, psikologë, sociologë. Mendimet ishin të ndryshme, disa ishin për ndërprerjen e
jetës së tyre pasi që jeta e të sëmurit komatoz ka paraqitur një “vegjetim” të thjeshtë, ndërsa
grupi tjetër mbronte mendimin se askush nuk ka të drejtë që t’ia merr jetën dikujt
pammarrëparasysh gjendjen në të cilën jeton. Traditat mjekësore si dhe e drejta penale ia ndalon
mjekut të ushtrojë çfarëdo eutanazioni (që t’ia marrë jetën pacientit).24
24Doc. Dr. Zylfije Hundozi “Neuropsikiatria” Botimi 3, Prishtinë 2002, fq 99.
31
Kapitulli III
3.1Kujdesi infermieror për të sëmurin në gjendje komatoze
Pos terapisë medikamentoze për të sëmurin në gjendje komatoze duhet të kujdeset së paku një
person, te shumë raste vetëm kujdesi adekuat mund ta mbajë të sëmurin në jetë.Duhet pasur
kujdes të posçëm që i sëmuri i shqetësuar të mos rrëzohet nga shtrati e kështu të mos ketë
lëndime më tepër.Në kyqe vendoset jastek gome me qëllim të mos zhvillohet dekubituesi, njejtë
veprohet edhe me shputa.25
Koka e personit në gjendje komatoze duhet të jetë e kthyer anash në mënyrë që sputumi, masat e
vjella dhe ushqimi të dalin jashtë.Duhet pasur kujdes që gjuha të mos bie në faring.Pozita më e
mirë transportuese deri në spital është në kuka ose në semipronacion.
Shumë me rëndësi është matja e TA dhe e punës së zemrës.Duhet ruajtur temperatura trupore
konstante, si preventivë duhet dhënë antibiotikët.I sëmuri duhet ndërruar pozitën çdo 2 orë,
lëkura duhet të mbahet e pastër, rrobat e shtrojës nuk duhet të kenë rrudha sepse mund të
formohen plagët në vendin e mbështetjes si p.sh dekubiti. Lëkura e të sëmurit duhet të mbahet e
terur, duhet pastruar me alkool dhe pastaj duhet pluhurosur me talk (pudër). Vazhdimisht duhet
bërë lëvizje pasive.
Rregullimi i inkontinencës dhe retencionit të urinës bëhet me anë të kateterit.Hapësira për
mjekimin intensiv duhet të jetë pa zhurmë me hapësirë të mjaftuar për pacientin, për personelin
mjekësorëdhe aparaturë.Rregullisht duhet kontrolluar pulsin, frymëmarrjen, temperaturën e
lëkurës dhe balancin e lëngjeve si dhe rregullisht duhet përcjellur EKG-në në osciloskop.
Rritja e temperaturës për 0.5°C zakonisht është përcjellur me rritjen e pulsit për 10 të rrahura në
minutë. TA mund të rritet për shkak të lodhjes së të sëmurit, tensionit, retencionit të urinës,
frymëmarrjes së kompremetuar, rritjes së presionit intrakranial etj. Rënja e TA mund të jetë njëra
nga shenjat e shokut si pasojë e gjakderdhjeve intrakraniale, çrregullimit të elektrolitëve ose
insuficiencës së mbiveshkoreve.Është me rëndësi që të mos zgjerohen bebëzat me midriatikë për
25Po aty, fq 98-99.
32
ta kontrolluar fundus oculi, ngase me këtë humbin të dhënat e rëndësishme për reagimin e
bebëzave në dritë.
Marrja e lëngjeve dhe ushqimit bëhet përmes sondës nazogastrike.Balanci i elektroliteve dhe i
ujit duhet të mbahet menjëherë, kurse ushqimi fillon atëherë kur koma zgjatë më shum se 2
ditë.Kur është e çrregulluar baraspesha e elektroliteve ose kur është i dëmtuar absorbimi përmes
traktit gastrointestinal aplikohet infuzioni i.v. Caktimi i uresë në gjak, Na, K, bikaronateve në
serum hynë në detyrën e domosdoshme dhe urgjente.
Kur niveli i elektroliteve është normal dhe kur nuk ka shenja të dehidrimit marrja e lëngjeve
mund të rregullohet përmes sondës nazogastrike.Rritja e nivelit të Na në serum mund të
korigjohet me dhënien e dekstrozës 5% në venë, kurse ulja e Na në serum korigjohet me dhënien
0.9% të NaCl (100 mmol në litër).26
Fig. 6 Mbajtja e higjienës së shtratit të një të sëmuri në gjendje kome
26 B.Radojiçiq përkthyer nga Demir Ahmeti, Valbona Hysenaj “Neurologjia klinike” Prishtinë 2005, fq 78-79.
33
- Kujdesi afatgjatë ndaj pacientëve në komë mund të ndërmerret në një shërbim të kujdesit
intenziv, në një repart tëspecializuar , në një repart riaftësimi ose në një spital me
qëndrim afatgjatë. Është e rëndësishme që ata te të cilët prognoza është e pashpresë të
mos ekspozohen gjithmonë ndaj rreptësisë së mjekësisë së kujdesit intenziv, por duhet të
vazhdojnë të marrin kujdesin bazëbrenda spitalit ose në një mjedisme qëndrim më
afatgjatë. Por aq kohësa pacientët konsiderohen të kenë mundësi për shërim duhet të
qëndrojnë nën kujdes në një repart të kujdesit intenziv ose në një repart të
specializuar.Frymëmarrja, lëkura, sistemi qarkullues dhe funksioni i vezikës e i zorrës
kanë nevojë për vëmendje, konvulsionet mund të kontrollohen, dhe niveli i vetëdijes
duhet të vlerësohet e të monitorohet rregullisht. Ëshë e rëndësishme që lëvizshmëria e
artikulacioneve dhe zonat e presionit të ruhen gjatë kujdesit afatgjatë të pacientit dhe
është e nevojshme të shmanget mundësia e pneumonisë aspirative, ulçerës peptike dhe e
ndërlikimeve të tjera të kujdesit intensiv afatgjatë. Teknika të tilla si ventilimi mekanik
dhe terapia me steroide nuk duhet të përdoren në mënyrë rutine nëmenaxhimin e
pacientëve komatoz: ato nuk përmisojnë prognozën dhe mund të kompromentojnë
shërimin. Ekzaminimet ndihmojnë pak në identifikimin e prognozës afatgjatë, për shkak
se modele të ndryshme elektroencefalograme janë regjistruar nga pacientë me komë të
zgjuar dhe ekzaminimi me CT thjesht tregon artrofinë kortikale me zgjerim të
vertrikujve. Disa përgjigjje somatosensore të evokuara janë raportuar se tregojnë humbje
të komponentit kortikal në humbjen afatgjatë të vetëdijes është raportuar të tregojë ulje të
aktiviteti metabolik, por tani për tani, asnjë test nuk mund të sigurojë informacion bindës
për prognozën.27
27David A. Warrell, Timothy M. Cox, John D. Firth “Traktati i Oksfordit për Mjekësinë” vëllimi 3, fq 992.
34
Kapitulli IV
4.1Rezultatet e punimit
Rezultatet nga të dhënat statistikore të marrura për periudhën kohore janar – shtator 2019 në
spitalin “Isa Grezda” Gjakovë, në repartin e Kujdesit Intensivë.
Grafikoni 1.Paraqitja e rezultateve të të sëmurëve në gjendje komatoze në repartin e
Kujdesit Intenziv, sipas gjinisë.
Në bazë të të dhënave rezulton se në këtë periudhë kohore janë hospitalizuar 20 pacientë në
gjendje komatoze, 14 (70%) prej tyre ishin meshkuj, dhe 6 (30%) prej tyre femra.
30%
34
Kapitulli IV
4.1Rezultatet e punimit
Rezultatet nga të dhënat statistikore të marrura për periudhën kohore janar – shtator 2019 në
spitalin “Isa Grezda” Gjakovë, në repartin e Kujdesit Intensivë.
Grafikoni 1.Paraqitja e rezultateve të të sëmurëve në gjendje komatoze në repartin e
Kujdesit Intenziv, sipas gjinisë.
Në bazë të të dhënave rezulton se në këtë periudhë kohore janë hospitalizuar 20 pacientë në
gjendje komatoze, 14 (70%) prej tyre ishin meshkuj, dhe 6 (30%) prej tyre femra.
70%14M
6F
34
Kapitulli IV
4.1Rezultatet e punimit
Rezultatet nga të dhënat statistikore të marrura për periudhën kohore janar – shtator 2019 në
spitalin “Isa Grezda” Gjakovë, në repartin e Kujdesit Intensivë.
Grafikoni 1.Paraqitja e rezultateve të të sëmurëve në gjendje komatoze në repartin e
Kujdesit Intenziv, sipas gjinisë.
Në bazë të të dhënave rezulton se në këtë periudhë kohore janë hospitalizuar 20 pacientë në
gjendje komatoze, 14 (70%) prej tyre ishin meshkuj, dhe 6 (30%) prej tyre femra.
14M
35
Numri i pacientëve në gjendje komatoze në repartin e njësisë intenzive në peridhën kohore Janar-
Shtator ne spitalin “Isa Grezda” ishte 20 pacient, kur prej tyre mosha më e prekur ishte 50-70
vjeçare.
Shkaktari më i shpeshtëi kësaj gjendje është infarkti apo gjakderdhja në tru dhe hipertensioni.
Grafikoni 2.Paraqitja e pacientëve në gjendje komatoze në repartin e Kujdesit Intensiv
sipas mortalitetit.
Në bazë të të dhënave rezulton se në këtë periudhë kohore prej 20 pacientëve të cilët ishin në
gjendje komatoze 14 (70%) prej tyre kanë vdekur, ndërsa 6 (30%) prej tyre zgjuar nga gjendja
komatoze.
70%
35
Numri i pacientëve në gjendje komatoze në repartin e njësisë intenzive në peridhën kohore Janar-
Shtator ne spitalin “Isa Grezda” ishte 20 pacient, kur prej tyre mosha më e prekur ishte 50-70
vjeçare.
Shkaktari më i shpeshtëi kësaj gjendje është infarkti apo gjakderdhja në tru dhe hipertensioni.
Grafikoni 2.Paraqitja e pacientëve në gjendje komatoze në repartin e Kujdesit Intensiv
sipas mortalitetit.
Në bazë të të dhënave rezulton se në këtë periudhë kohore prej 20 pacientëve të cilët ishin në
gjendje komatoze 14 (70%) prej tyre kanë vdekur, ndërsa 6 (30%) prej tyre zgjuar nga gjendja
komatoze.
30%
Të gjallë
Të vdekur
35
Numri i pacientëve në gjendje komatoze në repartin e njësisë intenzive në peridhën kohore Janar-
Shtator ne spitalin “Isa Grezda” ishte 20 pacient, kur prej tyre mosha më e prekur ishte 50-70
vjeçare.
Shkaktari më i shpeshtëi kësaj gjendje është infarkti apo gjakderdhja në tru dhe hipertensioni.
Grafikoni 2.Paraqitja e pacientëve në gjendje komatoze në repartin e Kujdesit Intensiv
sipas mortalitetit.
Në bazë të të dhënave rezulton se në këtë periudhë kohore prej 20 pacientëve të cilët ishin në
gjendje komatoze 14 (70%) prej tyre kanë vdekur, ndërsa 6 (30%) prej tyre zgjuar nga gjendja
komatoze.
Të gjallë
Të vdekur
36
4.2Trajtimi i pacientëve në gjendje komatoze në repartin e njësisë
intenzive në spitalin “Isa Grezda” Gjakovë
Menjëherë pas arritjes së tyre në këtë repart pacienti vendoset në aparat respirator dhe në
sedacion përmes seduesve, pra për ta vënë në gjumë. Më pas jepet propafoll varësisht nga doza të
cilën e ka caktuar mjeku, si dhe barnat tjera të nevojshme sipas gjendjes së pacentit.Pra shërimi i
personit varet nga shkaku dhe ashpërsia e komës, por kushdo që bie në gjendje komatoze
rrezikon të vdesë.Në disa raste mund të ketë një rikuperim të plotë pa humbje të funksionimit të
trurit,ndërsa në raste të tjera mund të ketë dëmtim të përjetshëm të trurit.
4.3Kujdesi infermeror ndaj pacientëve në gjendje komatoze në repartin
e njësisë intenzive në spitalin “Isa Grezda” Gjakovë
Kur pacienti dërgohet në kujdesin intenziv infermieri e bën pranimin e tij dhe përgadit materialin
për intubim i cili bëhet nga ana e mjekut (intubimi bëhet për shkak të bllokimit të rrugëve të
frymëmarrjes). Pas intubimit infermieri e vendos pacientin në aparat respirator në të cilin
gjenden shenjat vitale: temperatura, respiracioni, pulsi, shtypja arteriale, përveç këtyre shenjë
vitale tek gjendja komatoze është edhe diureza e cila është shenja e parë që tregon keqësimin e
gjendjes së pacientit, pra duhet matur gjithmonë.
Fig. 7 Pacienti komatoz i lidhur për aparat
37
Tek pacientët në gjendje komatoze infermieri e vendos sodën nazogastrike e cila bëhet për 3
qëllime:
1) Pastruese (kur pacienti ka nevojë për pastrimin e lukthit)
2) Terapeutike (për dhënien e terapisë)
3) Ushqyese (bëhet ushqyerja e pacientit me ushqim adekuat të bluar sipas udhëzimit të
mjekut).
Mirëmbajtja e higjienës së pacientit kërkon një kujdes të veçantë nga e infermierit posaçërisht
tek këta pacient.Larja e pacientit bëhet pothuajse çdo ditë me ujë të nxehtë, shampon, pastaj
bëhet terja e pacientit. Larja e kokës së pacientit bëhet një herë në javë: bëhet tërheqja e kokës së
pacientit me mjaft kujdes jashtë shtratit dhe pastrohet me shampon dhe ujë të nxehtë në një enë
të posaçme. Tek disa pacientë për shkak të regjimit të gjatë në shtrat dhe mbipeshës trupore
mund të shfaqet dekubiti, ku gjatë pastrimit të pacientit bëhet edhe pastrimi i plagës së vendit ku
është paraqitur dekubiti me tretësirë, e lyejmë me pudër të terur dhe të lagët dhe më pas
vendosen kompresa.Ndërrimi i çarshafëve bëhet çdo ditë të cilët nuk duhet të kenë rrudha.
Infermieri çdo 2 orë bën lëvizjen e ekskremiteteve të pacientit dhe ndrrimin e pozitës së tij. Nëse
pacienti është i intubuar duhet të kemi kujdes sepse gjatë lëvizjes së pacientit mund tëthyerja e
tubusit dhe të mbetet brenda.
Gjithashtu infermieri kontrollon hyrjen dhe daljen e lëngjeve si dhe çdo veprim i infermierit në
lidhje me pacientin në gjendje komatoze bëhet në bazë të udhëzimit të mjekut dhe duhet
dokumentuar në listë të posaçme.
38
Kapitulli V
5.1Diskutimi
Nga informacionet e prezantuara në lidhje me temën kuptojmëse gjendja komatoze është një
gjendje e cila kërkon kujdes të veçantë, sidomos kjo duke pasur parasysh faktin se nëse truri i
një personi dëmtohet rëndë ose privohet nga oksigjeni për një kohë të gjatë , atëherë kalon në
gjendje të vazhdueshme vegjetative.
Gjithashtu kujdesi infermieror tek këta pacient ka rëndësi shumë të madhe sepse natyrisht që
mirëmbatja e higjienës, kujdesi i terapisë, largimi i pengesave që ndikojnë negativisht tek
pacienti e shumë e shumë mundësi tjera të ofrimit tëkujdesit , të gjitha këto ndikojnë pozitivisht
tek pacientët që gjenden në gjendje komatoze.
Duke u nisur nga rishikimi i literaturës dhe statistikat e marra në repartin e njësisë intenzive në
spitalin e Gjakovës kemi arritur në konkluzion se gjendja komatoze shkaktohet kryesisht nga:
infarkti apo gjakderdhja në tru dhe hipertensioni.
Sipas të dhënave statistikore të marra në repartin e njësisë intenzive del se numri i përgjitshëm i
pacientëve të hospitalizuar në këtë repart në peridhën janar-shtator 2019 është gjithsej 20 prej të
cilëve 14 (70%) janë meshkuj ndërsa 6 (30%) janë femra, prej këtyre pacientëve 14 kanë
vdekur.
39
5.2Përfundimi
Duke u bazuar në rishikimin e literaturës në lidhje me gjendjen komatoze kemi ardhur në
përfundim se koma është një gjendje e thellë e pavetëdijes së zgjatur në të cilën një person nuk
mund të zgjohet, nuk arrin t’i përgjigjet normalisht stimujve të dhimbshëm, dritës ose zërit, i
mungon një cikël i zgjimit dhe nuk inicon veprime vullnetare.
Koma mund të jetë e përhershme dhe e përkohshme.Çdo komë është e ndryshme në varësi të
kërkesës së trurit për oksigjen.Doktorët kanë nevojë që të vendosin ushqyes IV në pacientët me
komë pasi ata nuk mund ta ushqejnë veten. Koma mesatare zgjatë rreth 2 deri 4 javë, por sa më e
gjatë të jetë koma aq më të pakta janë mundësitë për të shpëtuar.
Si dhe kujdesi infermieror ndaj këtyre pacientëve ka rëndësi shumë të madhe sidomos për
mirëmbajtjen e higjienës dhe parandalimi i dekubitusit, dhënjen e terapisë, kontrollimin e
shenjave vitale dhe lëngjeve.Kujdes të veçantë duhet kushtuar edhe oksigjenit i cili është
thelbësor për funksionimin e trurit.
5.3 Rekomandimet
Gjendja komatoze është gjendje serioze që kërkon kujdes shëndetësor maksimal nga personeli
mjekësor, prandaj duhet:
Të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm mes personelit mjekësor
Të rritet cilësia e kujdesit mjekësor ndaj pacientëve në gjendje komatoze
Të ketë edukim të vazhdueshëm profesional si dhe trajnime të mjekëve dhe infermierëve
të kësaj lëmie
Mbikqyrja e vazhdueshme e pacientëve në këtë gjendje
Të punojnë gjithnjë sipas kodit të etikës dhe në zbatim të ligjit.
40
a) Rezyme
Hyrje: Koma është çrregullimi më i thellë i vetëdijes, gjendje nga e cila personi nuk mund të
zgjohet, pamarrëparasysh çfarë ngacmimesh përdoren për ta zgjuar nga ajo gjendje.
Komat i ndajmë nëdy grupe të mëdha: komat të cilat i shkaktojnë proceset patologjike të trurit
dhe mbështjellësve të trurit si dhe komat metaboliko-toksike.
Qëllimi i punimit: qëllimi kryesor i punimit është se cili është roli asistues i infermierit tek
çrregullimet neurologjike – gjendjet komatoze.
Metodologjia e punës: Materiali apo metoda e punës bazohet në rishikim të literaturës. Të
dhënat janë marrë nga burimet e literaturës mjekësore, ku janë shfrytëzuar bibliotekat në
Fakultetin e Mjekësisë si dhe ajo e qytetit të Gjakovës dhe Prizrenit.Gjithashtu të dhëna për këtë
punim janë marrë nga libri i protokollit të spitalit të Gjakovës “Isa Grezda”.
Përfundimi: Si përfundim kemi arritur se çrregullimet neurologjike dhe gjendja komatoze janë
ndërlikime të rënda shëndetësore, të cilat kërkojnë kujdes të veçantë nga personeli mjekësorë.
41
b) Summary
Introduction: Coma is the most profound disorder of consciousness, a condition from which one
cannot wake up, no matter what harassment is used to wake him up. We divide comas into two
major groups: comas that cause the pathological processes of the brain and brain envelopes as
well as metavoloxic-toxic comas.
Purpose of the paper: The main purpose of the paper is what is the role of the nurse in assisting
neurological disorders - comatose conditions.
Methodology: The material or method of work is based on a literature review. Data were
obtained from medical literature sources, where libraries at the Faculty of Medicine and the City
of Gjakova and Prizren were used. Also data for this paper are taken from the Gjakova Hospital
Protocol Book “Isa Grezda”.
Conclusion: We conclude that neurological disorders and comatose conditions are serious health
complications that require special care from medical personnel.
42
Referencat
1. Robert B. Wallace, James C.Toner “Shëndeti publik & mjekësi parandaluse”.
2. David A. Warrell, Timothy M.Codx “Traktati i Oksfordit për Mjekësinë”.
3. Doc.Dr.Zylfije Hundozi “ Neuropsikatria” Prishtinë 2002.
4. Latif Ajrullai, Rita Petro “Atlas i anatomisë”-në ghuhën shqipe , Albas.Tiranë-Tetovë-Prishtinë- 2004.
5. David A. Drachman “Problemet neurologjike në nj-sinë e kujdesit intensiv.
6. John Noble “Traktati i mjekësisë së kujdesit parësor”
7. Artan Shkoza “Fiziologjia e njeriut” Botimi 3.
8. B.Radojiçiq “Neurologjia klnike” përkthyr nga Demir Ahmeti etj, Prishtinë 2005.
9. Gerd Herold dhe bashkëpunëtorët “Mjekësia Interne” 2007.
10. Stjepan Gamulin, Marko Marushiq, Zdenko Kovaç “Patofizilogjia” Botimi 6.
11. Harold B.Schiff,T
12. Thomas D.Sabin “Traktati i mjekësisë së kujdesit parsëor”.
13. https://www.webmd.com/brain/coma-types-causes-treatments-prognosis#1
14. https://www.mayoclinic.org/diseases-conditions/coma/symptoms-causes/syc-20371099
43
Biografi e shkurtër e kanditat-ve CV( Curriculum Vitae )
Informatat e përgjithshmeEmri dhe Mbiemri Argjentina RamadaniDatëlindja 26.09.1997Gjinia FemërNr.personal 1243356233Të dhënat kontaktueseTelefoni +383 49 324 147Adresa Kojush, PrizrenEmaili [email protected]ë dhënat e kualifikimitShkolla e mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë
“Luciano Motroni” PrizrenUniversiteti Universiteti “Fehmi Agani” GjakovëFakulteti Fakulteti i MjekësisëProgrami InfermieriStatusi E rregulltNr.ID 160306002
Informatat e përgjihshmeEmri dhe Mbiemri Diellza PervizajDatëlindja 13.10.1998Gjinia FemërNr.personal 1172210623Të dhënat kontaktueseTelefoni +383 49 343 544Adresa Krajk, PrizrenEmaili [email protected]ë dhënat e kualifikimitShkolla e mesme e lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë
“Luciano Motroni” PrizrenUniversiteti Universiteti “Fehmi Agani” GjakovëFakulteti Fakulteti i MjekësisëProgrami InfermeriStatusi E rregulltNr.ID 160306038