Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

12
1 PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË RËNDA TIRANË NË DATËN 15/12/2015 është dërguar për gjykimin procedimi penal nr. 294 i vitit 2014 në ngarkim të të pandehurve Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian (Enea) Qerrushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin Ndreka të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Palgosjes së rëndë”, “Mbajtjes pa lejët të armëve luftarake në automjet ose vende publike”, Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 140,88, 278/5, 333 dhe 334 të të Kodit Penal Ka rezultuar se Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë mbi bazën e materialeve të ardhura nga Drejtoria e Përgjtihshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, ka regjistruar procedimin penal nr. 294 datë 28/10/2014 për veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 140, 333/a dhe 334 të të Kodit Penal. Nga hetimi ka rezultuar se Drejtoria për Akte Terroriste dhe Krime të Rënda në Drejtorinë e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Përgjithëshme materiale që bëjnë fjalë për kryerjen e aktivitetit kriminal të “Vjedhjes me armë”, “Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 139, 333 dhe 334 të të Kodit Penal. Prokuroria e Përgjithëshme e ka dërguar referimin në Prokurorinë për Krime të Rënda. Nga aktet rezulton se në qytetin e Tiranes, Lacit, Fushe- Krujës, Kuçovës dhe Durres nga muaji Janar 2013 dhe ne vazhdim kishin ndodhur nje sere veprash penale te renda ne fushen e krimeve kunder pasurise. Konkretisht ishin vjedhur me armë disa argjendari në këto qytete nga ku janë përvetësuar shuma të mëdha mometare dhe sasira të mëdha të senseve të çmuara kryesisht flori. Sipas informacionit të referimit këto vjedhje kanë elementë të përbashkët në mekanizmin e kryerjes së tyre, si: 1- Perdorimi për lëvizje i mjeteve të vjedhura, ku keto mjete kryesisht jane vjedhur ne zonen e Milotit gjate momentti qe drejtuesit e tyre kane ndaluar per pushim dhe celsat ndodhen ne mjet 2- Mjetin e fshehin duke i nderuar targat ne disa raste dhe ne disa te tjera kane perdorur po targat orgjinale. Kopjojne targat e nje mjeti tjeter te ngjajshem me ate te vjedhur. 3- Djegja e mjetit që ka qënë përdorur për të lëvizur gjatë dhe pas vjedhjes dhe largimi me mjete te tjera motorike. 4- Mënyra e realizimit të vjedhjes ku njeri prej autoreve qendron tek dera e objektit qe po kryhet vjedhja si roje nese do te vij policia. Ky person eshte i gjate dhe mban gjithmone automatik ne dore. 5- Përdorimi i maskave, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia 6- Ndarja e roleve gjatë realizimit të vejdhjes dikush do te vjedh mjetin, dikush do te gjej armet, veshjet apo do te kryhej vjedhjen

description

Dosja Hetimore

Transcript of Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

Page 1: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

1

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË PËR KRIME TË

RËNDA TIRANË

NË DATËN 15/12/2015 është dërguar për gjykimin procedimi penal nr. 294 i vitit 2014

në ngarkim të të pandehurve Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian (Enea) Qerrushi,

Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala dhe Angjelin

Ndreka të akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Palgosjes së rëndë”,

“Mbajtjes pa lejët të armëve luftarake në automjet ose vende publike”, “Krijimit të Grupit të

strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i

strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 140,88, 278/5, 333 dhe 334 të të Kodit Penal

Ka rezultuar se Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë mbi bazën e materialeve të

ardhura nga Drejtoria e Përgjtihshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet Prokurorisë së

Përgjithshme, ka regjistruar procedimin penal nr. 294 datë 28/10/2014 për veprat penale të

“Vjedhjes me armë”, “Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i

strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 140, 333/a dhe 334 të të Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se Drejtoria për Akte Terroriste dhe Krime të Rënda në

Drejtorinë e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Përgjithëshme

materiale që bëjnë fjalë për kryerjen e aktivitetit kriminal të “Vjedhjes me armë”, “Grupit të

strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i

strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 139, 333 dhe 334 të të Kodit Penal. Prokuroria e

Përgjithëshme e ka dërguar referimin në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Nga aktet rezulton se në qytetin e Tiranes, Lacit, Fushe- Krujës, Kuçovës dhe Durres

nga muaji Janar 2013 dhe ne vazhdim kishin ndodhur nje sere veprash penale te renda ne fushen

e krimeve kunder pasurise. Konkretisht ishin vjedhur me armë disa argjendari në këto qytete

nga ku janë përvetësuar shuma të mëdha mometare dhe sasira të mëdha të senseve të çmuara

kryesisht flori.

Sipas informacionit të referimit këto vjedhje kanë elementë të përbashkët në mekanizmin e

kryerjes së tyre, si:

1- Perdorimi për lëvizje i mjeteve të vjedhura, ku keto mjete kryesisht jane vjedhur ne

zonen e Milotit gjate momentti qe drejtuesit e tyre kane ndaluar per pushim dhe celsat

ndodhen ne mjet

2- Mjetin e fshehin duke i nderuar targat ne disa raste dhe ne disa te tjera kane perdorur po

targat orgjinale. Kopjojne targat e nje mjeti tjeter te ngjajshem me ate te vjedhur.

3- Djegja e mjetit që ka qënë përdorur për të lëvizur gjatë dhe pas vjedhjes dhe largimi me

mjete te tjera motorike.

4- Mënyra e realizimit të vjedhjes ku njeri prej autoreve qendron tek dera e objektit qe po

kryhet vjedhja si roje nese do te vij policia. Ky person eshte i gjate dhe mban gjithmone

automatik ne dore.

5- Përdorimi i maskave, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia

6- Ndarja e roleve gjatë realizimit të vejdhjes dikush do te vjedh mjetin, dikush do te gjej

armet, veshjet apo do te kryhej vjedhjen

Page 2: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

2

7- Personat qe kane realizuar vjedhte kanë karakteristika të fizike të perbashketa.

8- Objektet e vjedhura jane kryesisht argjendari

Gjithashtu sipas informacinit të nxjerrë nga letërporosia e autoriteteve gjyqësore të

Republikës së Maqedonisë, ardhur me shkresën nr. 1024/3 Prot G. K. datë 22/09/2014 të

Prokurorisë së Përgjithshme, Autoritetetet Maqedonase të Drejtësisë, përkatësisht Prokuroria

Publike për Ndjekje Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup, ishin duke kryer

hetime lidhur me veprat penale të grabitjes së dy argjendarive, ndodhur ne në datën 30/04/2014

në Strugë dhe në datën 29/07/2014 në Dibër në të cilat dyshohen se kishin marrë pjesë shtetast

shqiptarë Miljan Elezi, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, etj. Sipas kësaj prokurorie këta shtetas

veprojnë si një grup kriminal i organizuar për kryerjen e veprave penale të grabitje në Shqipëri,

Maqedoni dhe Kosovë.

Pra deri në këtë fazë të hetimit rezultonte se ndodheshim para faktit ku, sipas

informacionit të policisë, rreth 12 persona, ku si filim është dyshuar se janë përfshirë shtetasit

Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Artur Tafani etj., në bashkëpunim të qëndrueshëm midis

tyre gjatë viteteve 2013-2014, dyshuar dhe në vazhdim, kishin kryer disa vbjedhje me armë të

argjendarive dhe objekteve të tjera me qëllim fitimi material. Në realizimin e këtyre vjedhjeve

kostatohet qëndrueshmeria e veprimit dhe organizmit të antarëve të grupit. Pavarësisht se ende

nuk mund të konkludohej lidhur me ndarjen e detyrave, organizimin dhe strukturën, por nga

menyra e veprimit, personat që kanë marrë pjesë, rolin e secilit në realizmin e vjedhjes dhe

largimin nga vendngjarja, konkludohet që nuk kemi të bëjmë më një grup personash të lidhur

rastësisht për realizimin e vjedhjeve, por ka një marrëveshje midis tyre për kryerjen e aktivitetit

kriminal në vazhdimësi duke përbërë kështu një formë të veçantë bashkëpunimi kriminal,

sikurse është “Grupi i Strukturuar kriminal”.

Gjithashtu deri në këtë fazë të hetimit prokuroria ka pasur dyshime se i njëjti grup

personash që kishin kryer vjedhjet në Shqipëri dyshohet se kishin marrë pjesë dhe në kryerjen e

vjedhjeve në teritorin e Maqedonisë.

Po ashtu kishte rezultuar se njëri prej personave të dyshuar si autorë të vjedhjeve të

ndodhura në Maqedoni ishte shtetasi nën Fatmir Pjetri, lidhje shoqërore e shtetasit Ilir

Kupa,Agustin Sula dhe Miljan Elezi (ky i fundit i vrarë në Dibër të Madhe Maqedoni gjatë

vjedhjes së dy argjendarive dt 29.07.2014). Fatmiri ka shkuar disa ditë para vjedhjes në

Peshkopi dhe konkretisht më dt 15 dhe 16 korrik 2014 së bashku me Miljan Elezin për të parë

vendin se ku do të kalonin për në territorin Maqedonas. Pas ngjarjes babai dhe vëllai i viktimës

së bashku me Fatmirin kanë shkuar në Peshkopi dhe janë interesuar se cili ishte personi i vrarë

në Dibër të Madhe. Duke pasur dyshime se ky person ishte autori I disa prej vjedhjeve nga

prokuroria është vendosr dhe Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm këtë vendim, përgjimi I

komunikimeve të numrave telefonike që dyshohej se përdoreshin nga ky shtetas.

Nga hetimi ka rezultuar se me daten 16.12.2014 rreth ores 16:00 ne vendin e quajtur

Liqeni i thate tek lokal bar restorant Pul Pul , nga njesia operacionale eshte konstatuar automjeti

me targe AA618KN i cili drejtohej nga shtetasi nën hetim Agustin Enver Sula, person ky ne

kerkim per vepren penale te vejdhjes me arme dhe i denuar me 23 vjet burgim. Ky person ishte

ne drejtimin e makines dhe ne shoqerimin e tre personave te tjere , sa kane hyre ne ambjentet e

Page 3: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

3

lokalit, ka nderhyre forcat e njesise operacionale duke bere arrestimin e tij ne flagrance dhe

shoqerimin ne polici te shetasve qe shoqeroheshin me te.

Ne momentin e arrestimit gjate kontrollit personal shtetasi nën hetim Agustin Sula

mbante me vete ne brez armen pistolete model 54 kaliber 7.2mm TT me nr: 656 disa numra te

tjere 6 dhe 1959, celuara te markes Samsung e Nokia. Menjehere u ushtruar kontroll ne banesen

e shtetasit Agustin Sula , banese kjo e mare nga ana e tije me qira, ne te u gjeten tre fishke model

54 kal.7.62mm , nje pistolete Zastava kal 6.35mm me nr. Serie T710696 , nje sasi e vogel lende

narkotike kanabis stativa etj.

Nga hetimi i mëtejshëm rezultoi e provuar se shtetasi nën hetim Agustin Sula pasi ishte

shpallur ne kerkim eshte larguar jashte shtetit ne Greqi duke kaluar ne rruge ilegale, ne kete shtet

ka qendruar nje fare kohe dhe ka bashkejetuar me nje shtetase greke. Gjate kohes qe ndodhej ne

Greqi eshte njohur me shtetasit në hetim Ilir Kupa e Fatmir Pjetri . Ku është kthyer ne Shqiperi

ka bere nderrimin e emrit dhe duke levizur me indentitet te rreme. Ne vitin 2013 janë takuar më

shtetasin Ilir Kupa dhe shtetasin Fatmir Pjetri si dhe me shtetasit nën hetim Dritan Kola, Artur

Tafanin, Jul Qerushin dhe Hajdar Sefen. Ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe në raste të

veçanata në bashkëpunim me shtetasit nën hetim Edmond Selalal, Mark Shpendi, Saimir Kala,

Lin Kala dhe Angjelin Ndreka kane kryer vjedhje me armë të argjendarive dhe biznezeve të

ndryshmë në Kuçovë, Tiranë, Durrës, Laç, Fushë Krujë dhe në Maqedoni. Konkretisht

-Me dt 11/01/2013 rret orës 6 pasdite është kryer vjedhja e mbetur në tentativë me armë në

bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me mjet I argjendarisë

ndodhur në pranë stacionit të trenit Durrës ,ne pronesi te shtetasit Adnant Ferizaj. Në këtë

vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Agustin Sula dhe Saimir Kala. Tre

shtetasit nën hetim pasi e kishin studiuar argjendarinë, vendin ku ndodhej rrugën nga do shkonin

dhe nga do ktheheshin kanë tentuar të kryejnë vjedhjen e saj. Ditën e ngjarjes shtetasi nën hetim

Agustin Sula ëhnstë takuar me shtetasin nën hetim Fatmir pjetri në loklain Nord park. Me

Fatmirin ishte dhe shtetasi nën hetim Saimir Kala, sho I Fatmirit por që nuk njihej deri atë ditë

më Sgustinin. Famiri ka thënë që kishte gjetur një njet tip Lançia Dedtra me të cilin të realizonin

vjedhjen dhe pas saj I detyroheshin pronarit të saj 60 000 lekë. Kanë rënë dakord dhe të tre janë

nisir me mjejtin tip Lançia. Kishin me vete një armë automatic që e mbante Fatmiri dhe një

pistoletë që e mbante Saimiri. Kanë shkuar tek argjendaria dhe kanë hyrë Brenda Austini dhe

Saimiri me pistoletë në dorë ndërsa Fatmiri ruante jashtë me armë në dorë. Saimiri me a mrë në

dorë detyroi të zotin e argjendarisë të hapte kasafortën por ai nuk e ka hapur. Duke qënse u bë

shumë problem pasi u mblodhën shumë njerëz tek lokali që ishte ngjitur autorët janë larguar pa

marrë sende me vlerë me vete. Kanë marrë armët me vete dhe kanë shkuar tek shtëpai e Fatmirit

në Golem.

- Më datë 28.09.2013, rreth orës 19.10

kanë jedhur me armë në bashkëpunim, dyqanin

argjendari, në pronësi të shtetasit Altin BANO ndodhur në Lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë. Në

këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe

Hajdar Sefa ku kanë marrë një sasi të konsedueshme floriri. Disa ditë para vjedhjes shtetasi

nën hetim Julian Qerushi ka vjedhur në datën 25.09.2013 ne vendin e quajtur Milot, pikerisht te

në kryqëzimin e Milotit të rrugës Tiranë Kukës automjetin tip benz mercedez, me ngjyre gri me

targa BU006FP ne pronesi te shtetasit Abdulla Imer Salihi. Ky automjet eshte gjetur I diegur me

date 28.09.2013 ne zonene e Belshit, pasi eshte perdorur per te bere nje vjedhje argjendarie ate te

shtetasit Altin Bano. Shtetasit Abdulla Imer Salihi e kishte lënë mjetin të ndezur për të blerë

Page 4: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

4

fruta dhe shtetasit e mësipër e kanë marrë dhe janë larguar me shpejtësi. Ditën e ngjarjes

shtetasin nën hetim janë nisur për në qytetin e Kuçovës me dy mjete Mjetin tip Benz të vjedhur

që Juliani ia kishte dhënë shtetasve nën hetim Ilir Kupa dhe Hajdar Sefa dhe një mjet tjetër tip

Ford Kugo me targa shqiptare të reja që e kishte marrë shtetasi nën heti Fatmir Pjetri nga mjetet

e lënë peng në bisnezin e tij. Pasi bënë planin paraprakisht ku shtetasit nën hetim Ilir Kupa

Agustin Sula dhe Hajdar Sefa do realizonin vjedhjen me mjetin tip Benz dhe Fatmiri do ti priste

rrugës së Belshit me qëllim për ti marrë me mjetin e tij dhe ktheheshin. Me vete kan pasur dy

armë autoatike kallashnikov dhe një pistoletë që e kishte me vete Agustini. Më pas kanë shkuar

dhe parkuar mjetin ne krah të dyqanit, Iliri dhe Agustini u futën në dyqan duke mbajtur në dorë

armmët ndërsa Hajdari pristë në makinën e ndezur. Pasi morën senndet prej floriri dhe argjëndi

dhe disa orë që gjendeshin në banak kaë dalë jashtë kanë hypyr në mjet dhe janë nisur me

shpejtësi në drejtim të vendit ku i priste shtetasi fatmir Pjetri. Kur janë takiar bashkë kanë djegur

mjetin benz me benzinë në një arë dhe të katër kanë hypur në skjetin e Fatmirit dhe janë larguar.

Kanë peshuar floririn e vejdhru dhe ishte rreth 1 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga

autorët ka marrë nga 600 000 lekë të reja.

-Më datë 25.10.2013 rreth orës 13.20 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy

persona të maskuar dhe të armatosur I firmën agroushqimore “Agro Tech Al”, ndodhur ne Vorë,

ku kanë marrë shumën prej 1000 dollar arkëtares së kësaj firme, shtetases Irisa Gëzim Tereziu,

Në këtë vjedhje kanëmarrë pjesë shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Agustin Sula dhe Julian

Qerushi. Pasi kanë thurur planin pë trkryerjen e kësaj vjedhje u vendos që Agustini dhe Iliri te

shkonim ne fabrike me motorr ndersa Juliani te vinte me mjet nga pas dhe te na priste rreth 1 km

larg nga fabrika ne drejtimin per ne Fushe Kruje. Me vete kana pasur një automatik që e ka

sjellë Julain dhe pistoletë tip Zastava që e ka pasur Agustini me vete. Rreth orës 13:0-13;30kanë

shkuar dhe nën kërcënimin e armëve kana marrë nga kasafortat e kësaj kompanie shumën prej

rreth 1000 kanë dalë dhe janë larguar me motorr dhe nga pasi i ka ndjekur Juliani me mjetin e tij

BMË x5 me targa shqiptare me qëllim për ti ruajtur dhe sigurar që nuk i ndiqte njeri nga pas.

Shumën e vjedhur e kana ndarë Agustini dhe Iliri.

- Më datën 05.11.2013 rreth ores 14.30 është vjedhur me armë në bashkëpunim argjendaria

në pronësi të shtetasit Sami Reçi dhe gjate vjedhjes kane lene te plagosur pronarin e saj ndodhur

ne qender te qytetit Laç, ne kompleksin “Romina”. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit

Ilir Kupa, Hajdar Sefa, Agustin Sula dhe Fatmir Pjetrin dhe kanë marrë një sasi të

konsedueshme floriri. Ditën e ngjarjes shtetasit nën hetim janë nisur në drejtim të Laçit me dy

mjete një mjet tip BMË që e përdorte Agustini dhe nje mjet tip Audi që e kanë pasar shtetasit e

tjerë. Te mbikalimi i Fushë Krujës kanë lënë mjetin tip BMË dhe të katër kanë hipur në mjetin

tip Audi. Agustioni ka pasur me vete pistolete, Hajdari dhe Iliri kishin automatike ndersa Juliani

kishte pistolete. Kanë hyrë hyre ne qytetin e Lacit dhe parkuar e mjetin ne nje rrugice ngjitur me

argjendarine. Rruges kanë bërë planin që Hajdari do te qendronte roje tek mjeti ndersa Agustini

me Ilirin dhe Julinin do te hynim ne argjendari. Para se te dilnim nga mjeti kanë vendosur

maskat dhe Iliri dhe Hajdari nxjerin automatiket. Hajdari qendroi jashte mjetit ndersa tre të tjetër

hynë brenda.I pari hyri Iliri ndersa me pas Agustini e Juli. Agustini mbante canten ne dore

ndersa Juli kishte pistoleten. Ne dyqan ishte nje person i moshes rreth 30 vjec. Iliri i drejtohet me

fjalet” mos leviz”. Agustini hyn nga brenda banakut dhe i zoti i argjendarise e godet me grusht

ne fytyre. Agustini del jashte banakut dhe i zoti i argjendarise del nga banaku dhe i kap armen

Ilirit por Iliri e qellon me armë në këmbë. Më pas Agustini hyn perseri nga brenda banakut dhe

Page 5: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

5

se bashku me Julinin qe kishte dhe ai cante mbledhim sendet nga raftet. Pasi i morrem dalim

jashte. Agustini i pari, pas tij Juliani e me pas Iliri. Gjate kohes qe ne mblidhnim sendet Iliri

mbante nen mbykqyrje pronarin qe te mos bente ndonje levizje tjeter. Shkojme tek mjeti duke

zene vendet njesoj sic ishim kur jemi nisur per ne Lac. Cantat i mbanin Agustini dhe Juliani

para duarve. Hajdari le automatikun ne kembet e Ilirit. Dalin ne autostrade dhe pa shkuar ne

Fushe Kruje marrin nje rruge djathtas qe duke ecur te nxirrte ne nje vend afer Maminasit. Duke

ecur rruges kanë qëndruar dhe Julain ka marrë marrë nje mjet tip benz cls me targa shqiptare

ngjyre gri qe e kishin lene para se te niseshim per Lac dhe ka ndjekur nga pas mjetin tip audi.

Më pas kanë djegur mjetin tip Audi duke e spërkatur me benzinë dhe janë larguar. Kanë peshuar

floririn e vejdhru dhe ishte rreth 1 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga autorët ka marrë

nga 7000 Euro.

- Më date 25.11.2013 rreth ores 13.45, është vjedhur nga tre persona te armatosur

“Argjendari Gjino”, ne vendin e quajtur tek tregu i qytetit Fushe Kruje, ne pronesi te shtetases

Prene Bardhi, ku ne kete jane vjedhur nje sasi bizhuterish si dhe nje sasi rreth 500.000

(peseqind mije) leke. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Ilir Kupa , Fatmir

Pjetri dhe Agustin Sula. Në datën 15.11.2013 shtetasit nën hetim Agustin Sula, Ilir Kupa dhe

Julian Qerushi kanë vjedhur ne vendin e quajtur Milote kryqezimi I Rruges Kombit automjetin

Audi A-6, me ngjyre Hiri me targa 01919FT ne pronesi te shtetasit Kosovar Valmir Adem

Citaku . Ky automjet eshte gjetur i djegur me date 25.11.2013 ne zoene e ishmit dhe u provua

se eshte automjeti i perdoprur per vjedhjen e argjendaris ne Fushe-Kruje me date 25.11.2013.

Konkretisht shtetasit nën hetim kanë shkuar me një mjet tip Alfa në vendin ku shiteshin fruta dhe

qëndronin mjetet për të blerë. Drejtuesi i mjetit tip Audi shtetasi Valmir Adem Citaku e kishte

lënë mjetin të ndezur për të blerë fruta dhe Agustini është futur me shpejtësi ne mjet dhe është

larguar në drejtim të Fushë Krujës. Pas tij kanë ardhur Iliri me Julianin dhe mjetin e kanë

parkuar në ambjentet e biznesit të Fatmir Pjetrit prapa Qëndrës Tregtare Univers. Diten qe do te

kryenim ngjarjen janë nisur nga Tirana Agustini ,Iliri me mjetin tip Audi dhe Fatmiri me një

mjet tip Benz qe ishte nga mjetet e lëna peng te biznesi i tij. Kanë pasur me vete rroba

kamuflazi qe i kanë veshur ne Fushe kruje diku tek Nord Park ne nje rrugice qe te nxjerr fiks

afer karburant Kastratit. Kanë hyrë brenda ne qytet mjetin e drejtonte Fatmiri, Iliri ishte ne ne

krah te shoferit ndersa Agustin pas. Agustini ka pasur me vete një pistolete, Iliri dhe Fatmiri

kishin kallashnikovë. Pasi qëndrojnë afët argjendarisë Iliri dhe Agustini hyjnë brenda ndërsa

Fatmiri qëndron rojë jashtë me armë. Pronaria qendron brenda dhe pasi hyjnë nga ana e

brendshme e banakut mbushin canten qe e mbante Agustini. Iliri kontrollonte sirtaret dhe pasi i

mbushin canten largohen ne drejtim te mjetit. Jashte roje tek mjeti qendrointe me automatik

Fatmiri dhe nje mjet i kishte bllokuar rrugen. Fatmiri qellon me automatik ne ajer ne momentin

qe Iliri dhe Agustini ishin duke shkuar ne mjet pas largimit nga dyqani. Hyjme ne mjet dhe

largohën per ne drejtim te Lacit .Tek karburant Kastrati nuk marrin rrugen per ne drejtim te

Ishmit pikerisht ne rrugen ku kishim kaluar me Audin pas vjedhjes së kryer në Laç. Pa u ngjitur

tek malorja ku u dogj mjeti i pare kishin lene nje mjet tip benz me targa italiane, ngjyre gri, mjet

te cilin e kishte sjelle Fatmiri dhe lene aty po ate dite. Tek ai vend ku u dogj mjeti i vjedhjes së

Laçi djegin dhe kete mjet me benzinë që e kishin marrë me vete. Kanë peshuar floririn e vejdhur

dhe ishte rreth 1.5 kg të cilin e ka shitur Fatmiri dhe secili nga autorët ka marrë nga 5000 Euro

- Më date 24.12.2013 rreth ores 17.30 eshte kryer vjedhja me arme në bashkëpunim

Argjendaria “Gelosia”, ndodhur në qendren tregtare “TEG”, në fshatin Lunder, Tiranë. Në këtë

Page 6: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

6

vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe

Julian Qerushi ku kanë kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri. Disa ditë para vjedhjes

shtetasit nën hetim Agustin Sula dhe Ilir Kupa i kanë vjedhur me armë duke i shkaktuar dhe

plagosjën e lehtë shtetasit Shefqet Kajmaku mjetin tip Benz me targa TR9696R në fshatin Prezë

në datë 18/12/2013. Konkretisht ata kanë shkuar tek karburanti me një mjet tip Alfa që e kana

lënë rreth i km larg. Pasi e kanë takuar shtetasin Shefqet Kajmaku nën pretekstin se kishin një

bisedë nën kërcënimin e armës i kanë marrë çelësat e mjetit dh janë larguar. Para se të largohëj

shtetasi nën hetim Ilit Kupa e ka qëlluar me armë shtetasin Shefqet Kajmaku duke e plagosur në

këmëbë. Mjetin e vjedhur e kanë parkuar në ambjentet e biznesit të Fatmir Pjetrit prapa Qëndrës

Tregtare Univers. Më pas ata kanë parë që qarkullim në Tiranë një mjet tip Benz i njëjtë me

mjetin e vjedhur me tarag AA147FY dhe kanë pregatitur një palë targa fallco si të këtij mjejti

dhe ia kanë vendosr mjetit të vjedhur.

E kishn bërë plan që në TEG do të hynin të veshur si babagjyshë të vitit të ri për tu

kamufluar dhe mos u buluar. Ditën e vjedhjes janë nisur nga banesa e Fatmir Pjetrit që nsosdhej

në Shkozë me dy mjete. Agustini me Ilirin tek mjeti benz i vjedhur ne Preze ndersa Fatmiri me

Juliani me nje mjet tjeter të cilian e lanë të parkuar rrugës për të TEG-u. Pikerisht kete mjet qe e

kishte parkuar Fatmiri me Julin e merr Juli pas ngjarjes dhe vjen nga pas nesh tek vendi ku

parkuam mjetin, ne nje arre. Me vete kana pasur 2 armë kallashnikovë që i kana mbajtur

Fatmirir e Iliri dhe 2 pistoleta që i kanë mbajtur Agustini e Julaini. E kanë lënë mjetin parkaur

hapur dhe të katër janë futëm brenda dyshe dyshe. Fatmiri dhe Iliri para dhe Agustini e Juliani

pas rreth 5-6 larg. Fatmiri dhe Iliri kishin një çantë të madhe ku kishin armët dhe Agustini e

Juliani kishim nga një çantë të palosur në sqetull dhe armët në brez. Janë futur brenga në dyqan

kanë nxjerrë armët dhe kanë filluar të futin florinin në çanta. Fatmirir ruante me armë në dorë

ndërsa Agustini, Julian dhe Iliri futnin floririn në çanta. Gjatë kësaj kohe kanë hapur dhe sitarë të

brendëshëm për të marrë jo vetëm flori por dhe lekë. E kishin lënë që do të qëndronin një kohë të

caktuar dhe do të largoheshim në momentin që Fatmiri tu thoshte për të dalë. Dhe ndërkohë që

tre autorët ishim brenda duke mbledhur sendet Fatmiri u ka thirrur të ikin. Kanë dalë nga dyqani

i pari Juli, më pas Agustini dhe në fund Iliri. Tek dera e jashtme e qëndrës tregtare Fatmiri, Iliri

dhe Iliri kanë dalë para dhe Agustini i fundit. Kur shkuan në mjet Fatmirit i ranë çelast midis dy

sediljeve. Në këtë moment Iliri ka dalë nga makina dhe tha që ka ardhur policia, ka ndaluar

diku nga drejtimi nga vjen autobuzi dhe tentori të qëllojë me qrmë në ajër. Automatiku nuk

shkrepi dhe Iliri hodhi fishëkun e parë po përsëri nuk u shpkrep Më pas hodhi armën në mjet

dhe mori automatikun tjetër që mbante Fatmiri dhe qëlloi tre katër herë në ajër për të trembur

njerëzit dhe krijuar kohë Fatmirit për të gjetur çelsat. Më pas Fatmiri gjeti çelsat dhe e ndezi

mjetin dhe u larguan rrugës në të djathtë te TEG-ut, për në drejtim të Farkës nga kishin erdhur.

Rrugës pasi u larguan nga TEG-u në një momet përballë ka qënë një mjet që tentoi të

bllokonte rrugën por ata iu shmangën duke kaluar anës rrugës dhe ecëm drejt. Mjeti ka ndaluar

ne nje vend tip arre duke dale nga rruga kryesore. Juliani ka zbritur nga benzi dhe ka marrë

mjetin që e kishin lënë më fatmirin para vjedhjes. Pasi ka zbritur nga mjeti shtetasi nën hetim

Agustin Sula i ka vënë flakën mjetit tip Benz ,me kapucin e babagjushit qe kishtë me vete, pasi e

ka spërkatur me benzinë. Nga flaka është demtuar dhe vete pasi ishte sperkatur me benzine në

trup dhe duar duke i marrë shalli dhe dorezt zjarr dhe shkaktuar disa dëmtime të lehta. Kanë

shkuar tek shtepia e Fatmirit ne Shkoze, dy kallashnikovët morri Juli, që i kishet sjellë, pistoleta

qe kishte Juli ishte e Hajdarit ndersa Agustini mbajte pistoleten e tij. Rrobat e babagjyshit i

morri Fatmiri për ti djegur. Kanë peshuar sendet tek shtepia dhe ishin rreth 4 kg e pak. Secili

Page 7: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

7

nga autorët ka mbajtur disa nga bizhuteritë e vjedhura. Pjesën tjetër e ka marrë Fatmiri i cili pas

shitjes u ka dhënë autorëve nga 12.000 euro. .

-Me 28 shkurt 2014 në orët e drekës është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy

persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur I pikës së shitjeve të makinave

Mercedes Benz, ndodhur ne autostradën Tiranë Durrës, prabë mbikalimit të Kasharit, ku kanë

marrë shumën prej 100 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin

Sula dhe Edmond Selala. Pasi kanë thurur planin për kryerjen e kësaj vjedhje vendosin që së

bashku te shkonin me motor të drejtuar nga Agustin Sula. Me vete kishin një pistolete që e

mabnte Agustini dhe nëj automatik që e mbante Edmondi dhe ishin veshur me rroba kamuflazhi.

Ditën e ngjarjes rreth orës 12:00 kanë shkuar të këto zyra kanë nën përdorimin e armës kanë

detyruar rojën të hapë dyert e kanë hyrë në ambjentin e brendëshëm dhe kanë marrë një shuëm

prej 100 000 lekësh. Më pas janë larguar me motorr në drejtim të mbikalimit të ku janë kthyer

për nga fshati Kashar dhe kanë qëndruar në një ndërtim të ri ku kanë lënë motorrin së bashku me

çantën dhe automatikun të cilin e ka marë pas disa ditësh.

-Më datën 14.04.2014, rreth ores 10;36 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga

katër persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur I kompleksit të shërbimeve

A.M.L, ndodhur ne Rrugën “Konferenca e Pezës”, Tiranë ku kanë marrë shumën prej 1 000

000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Dritan Kola,

Agustin Sula dhe Mark Shpendi. Para realizimit të vjedhjes shtetasi nën hetim Fatmir Pjetri I

ka dhënë shtetasit nën hetim Agustin Sula një shumë prej 1000 Euro për të blerë një mjet që do

përdorej për të të të lëvizur gjatë vjedhjes. Agustini ka shkuar në një varreze ne aksin rrugor

Plepa Ndroq ne krahun e djathjte dhe ka bletë pa asnjë lloj dokumeti një mjet tip Opel, astra

ngjyre blu. Pasi i ka dhënë lëkët ai i ka thënë pronarit se do e provojë dhe ka marrë mjetin e nuk

është kthyer. E kanë bërë planin qe do të vishshin me rroba kamuflazhi ku disa nga rrobat kanë

qënë shkruar me sprait te bardhe Policia. Targat e mjetit Opel i kemi marre me vete, kur të

shkonin tek objekti për të vjedhur Dritani te rrinte roje tek mjeti me një armë tip kalalshnikov,

Agustini e do te mbate nje pistolete por qe nuk do ta perdorte pasi do te merrej me mbushjen e

cantave me leke, ndërsa Fatmiri se bashku me Markun do te futeshin se bashku me Agustinin

por do te ruanin atë. . Janë nisur me dy mjete mjetin tip Opel të blerë nga Agustini dhe një mjet

tip Reno Tëigo që ishte nga ato të lëna peng te Fatmiri. Kanë ndjekur nje rruge qe te nxjerr tek

ish dogana, te mbikalimi i Kamzes, nga pas casa italia, rrugës qe te nxjerre tek Top Chamel . Në

një rrugë dytesore Fatmiri la në një vend mjetin tip Renone Tuingo. Më pas të katërt kanë

huipur në mjetin opel, ne drejtim te mjetit ishte Fatmiri,ne krah te tij ishtë Agustini dhe nga pas

ishte Dritani e Marku. Kanë marrë rrugen ne drejtim te Yzberishtit, vazhduan ne drejtim te

pallateve Cabej dhe qendruan per pak minuta sepse Fatmiri thoshte te shkoj ora pasi kishte

informacion se ne oren 11:00 leket ishin aty, dhe bëhej fjalë për një shumë të madhe. Në orën 11

janë nisur , kanë hyrë direkt brenda ne oborrin e kompanisë Xhoi Lloto. Kanë dalë nga mjeti

pasi kishin vene maskat ne koke dhe si roje tek mjeti qendroi Dritani me automatik. Fatmiri dhe

Marku me automatik ndersa Agustini pistolete hynë brenda dhe i pari ishte Fatmiri qe i drejtonte

se ku te shkonim. Marku sapo hyn tek dera ka qendruar poshte ne nje korridor ndërsa Agustini

dhe Fatmiri kanë shkuar ne katin e dyte nepermjet shkalleve. Janë futur brenda në një ambjent që

shkruhej arka brenda ishin dy gra dhe nje burre dhe Fatmiri u tha “mos levizni”. Agustini ka

shkuar tek kasaforta që ishte pak e hapur dhe ka futur lekët që ishin në çantë. Më pas kanë dalë

Agustini i pari pas tij Fatmiri e pas dy të tjetër dhe hyjnë në mjet duke u loarguar në drejtimin

Page 8: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

8

per nga erdhën. Pasi kanë arritur tek vendi ku ishte mjeti Renault zbresin qe te gjithe, heqin

rrobat, i hedhin ne makine, nxjerin armet i futim ne cante, Agustini dhe Fatmiri nisen ne drejtim

te mjetit renault ndersa Dritani me Markun i vune flaken mjetit. .Kanë shkuar në banesën e

Agustinit dhe kanë parë që shuma e vjedhur ishte 10 milion leke te vjetra duke ndare nga 2.5

milion leke secili. Fatmiri ka shprehur pakënaqësi duke thënë që si ka mundesi qe ishin kaq pasi

e kisha te sigurt qe do te ishin shume. Ate pasdite Fatmiri ka takuar nje manaxher te ketij biznesi

dhe ky manaxher i ka thene se sot kishin ardhur kater persona si police dhe moren leket. Po

keshtu manaxheri i ka thene se rruges ne ato momente ishin duke ardhur 350 milionleke. .

-Me dt 22/04/2014 rreth orës 09:30 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy

persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me motorr I argjendarisë “AÇ”, ndodhur në

bulevardin “Bajram Curri”, përballë Gjykatës së rethit Gjyqësor Tiranë,ne pronesi te shtetasit

Alfons Çarçiu, ku kanë marrë shumën prej rreth 600 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë

shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula. Dy shtetasit nën hetim pasi e kishin

studiuar argjendarinë, vendin ku ndodhej rrugën nga do shkonin dhe nga do ktheheshin kanë

kryer vjedhjen e saj. Ditën e ngjarjes shtetasi nën hetin Fatmir Pjetri ka shkuar në banesën e

shtetasit në hetim Agustin Sula me mjetin tip Reno Ruingo, që ishte nga mjete e lëna peng të

shoqëria e tij. E kanë lënë mjetin një vend në Selitë dhe të dy nisen me motorrin ti Honda që

përdorte Agustini. Agustini në drejtim dhe Fatmiri si pasagjer ku me vete kishte një çante

Brenda të cilit ndidhej një armë automamtik që e kishte sjellë me vete. Agustini kishte me vete

një armë tip pistolete që e mbante ne bres. Kanë shkuar në argjendari dhe fatmirir është future I

pari me automatic në dorë ndësa pas tij Agustini. Fatmiri I ka thënë shitësit mos lëviz dhe e ka

ruajtur me automatic ndësa Agustini ka mbledhur floririn. Pasi kanë marrë sendët janë larguar

në drejtimin nga kanë ardhur dhe kanë shkuar tek vendi ku ndodhej mjeti tip reno. Me mjejtin

shkojnë tek shtëpia e Agustini ku kanë peshuar floririn dhe kanë parë që ishte rreth 55 gram të

cilin e ka hdsitur Fatmiri dhe po atë ditë pasdite I ka dhënë Agustinit 52 000 lekë.

-Me dt 03.06.2014 në orët e drekës është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy

persona të maskuar dhe të armatosur I pikës së skrapit ne rrugen dytesore Vore-Marikaj,ne

pronesi te shtetasit Rezart Zylfo, ku kanë marrë shumën prej 150 000 lekë. Në këtë vjedhje

kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula. Pasi kishin studiuar

vendin e vjedhjes dy shtetasit nën hetim ditën e ngjarjes kanë kanë shkuar me metorrin që

përdorte shtetas nën hetim Agustin Sula. Kanë pasue me vete një armë tip pistoletë që e ka

mabjtur Fatmirir. Sapo kanë shkuar tek vendi nën kërcënimin e armës kanë detyruar rojën tu

jepte nga kasaforta shumë e lekëv që ishin grumbulluar dhe më pas janë parguar me motor.

Kanë vjedhur shumë prej 15000 dhe e kanë ndraë së bashku.

Në datë 26/11/2014 rreth orës 17:30 është kryer vjedhja e banesës së shtetasit Kol Gega ,

ndodhur në fshatin Kallmet Lezhë ku kanë marrë shumat prej 1 000 000 lekë dhe 5000 USD. Në

këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Angjelin Ndreka dhe Lin

Kala. Vjedhja është realizar në datën 26/11/2014 rreth orës 17:30 ku i dëmtuari ka qënë në

banesën e tij së bashku me nën dhe bashkëshorten. Tre shtetasit nën hetim janë takuar me

bashnë në një local në hyrje të qytetit të Laçit dhe kanë biseduar lodhur me realizimin e vjedhjes.

Shtetasi nën hetim Agustin Sula kishte njohje me shtetasin nën hetim Lina Kala ndërsa shtetasi

nën hetim Angjelin Ndreka ishte lidhje shoqërore e Linit dhe nuk njihej nga Agustini deri atë

ditë. Të nesërmen Agustini së bashku me Linin kanë shkuar më një mjet tip Benz tek servisi i

Page 9: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

9

Agjelinit ku kanë biseduar e rënë dakort që të shkonin tek banesa të veshur si punonjës policie.

Të nesërmen Agustini se bashku me Linin kanë blerë mnë Tiranë rroba si të policisë dhe shënja

policie. Lidhur me mjetin që do të përdorej për vjedhje Agustini ka biseduar dhe i ka marrë një

mjet tip Alfa vëllait të shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Gentian Pjetri, duke i thënë që i duhej

për të shitur. Pasi e kanë marrë mjetin së bashku me Linin kanë shkuar dhe kanë marrë agustinin

i cili ka pasar me vete dhe një automatik me silenciator dhe janë nisur për në banesën e Kol

Gegës të veshur me rroba policie sikurse kishin bërë planin dhe ishin pregatitur dhe janë

prezantuar si punonjës të policisë. Koshin me vete dy armë një automatik që e mbante Angjelini

dhe një pistoletë që e mbante Agustini. Kanë shkuar në derën e banesës dhe i janë prezantuar të

zotit si punonjës policie dhe ai i ka futur brenda. Pasi kanë hyrë në banesë i kanë thënë të zotit

që djali i tij kishte kryer një vrasje në Itali, ku ishte emiigrant, dhe se do të kontrrollonin

shtëpinë. Gjithashtu i kanë kërkuar të zotit që të nxirrte shumat e parave që kishte në banesë

pasi duheshin dorzuar në polici. Angjelini me Linin kanë kontrrolluar por spo gjenin gje dhe

Agustini qendronte me te zotin e shtepise, gruan dhe nënën e tij. Gjate kontrollit Lini gjen

fotografine e nje cuni qe ishte djali i te zotit te shtepise. Me fotografi ne dore thoshte ”po.po ky

ehste ai qe ka kryer vrasjen” dhe terheq Agustinin prej krahu e nxjer ne koridor dhe i thote

“hajde te ikim, merr ato dy cantat” qe i zoti i shtepise i kishte nxjere vete nga dollapi i rrobave.

Pasi u thonë te zoterve te shtepise prisni pak ketu se do ju marr dhe ju tu coj ne komisariat dhe se

shumat e lekëve që kishin gjetur do ti conin në polici per verifikim, mbyllin d erën me çelsin qe

ishte nga pas deres se shtepise e marrim me vete dhe dalin menjëherë shkojnë tek mjeti dhe

nisen në drejtim të Laçit. Pa shkuar ne Lac tek servisi i Angjelinit zbret ai dhe le armen

automatike me silenciator. Agustini me Linin vazhdojnë me mjetin Alfa per ne Lac nga pas

vinte me mjetin e tij Angjelini. Shkojne ne fshatin Zhej, Lac ku leme mjetin tip Alfa Romeo,

vjen Angjelini dhe brenda ne mjetin e Angjelinit ndajme leket. Secili prej merr 1600 euro dhe

nga 3.3 milion leke te vjetra. Rrobat qe u perdorem dhe fenerlinen u hodhem ne nje kanal ne

aksin rrugor Zhej-Mamurras..

Ky Grup i Strukturuar Kriminal përveç vjedhjeve të mësipërme kryer në Shqipëri

ka kryer dhe dy vjedhje në Maqedoni Konkretisht:

Në datë 30/04/2014 është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasi ramadán

hakim ndodhur në Strugë ku është marrë një sasi prej 5.5 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë

pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur

Tafani, Mark Shpendi dhe Dritan Kola. Para se të kryhej vjedhja autorat kishin orgatitur në

mënyrë të hollësishme planin. Shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri dhe Artur tafani kishin parë dhe

studiur një argjendari që ndidhej brenda në qytetin e Strugës. Ata kishin shkuar së bashku me

mjet dhe fatmiri ishte kthyer nga mali ku dhe kishte studiuar dhe pregatitur mënyrë e kthimit

Fatmiri kur ishte kthyer më kembe nga mali kishte takuar disa persona qe prisnin dru ne pyll dhe

iu kishte kerkuar ndihme pasi kishte humbur rrugen. I kishin treguar rrugen per ne Shqiperi por

Fatmiri me ta kishte bere dhe nje bisede pa iu treguar qellimin kryesor per vjedhjen e

argjendarise. Ata do ta ndihmonin Fatmirin per ti gjetur nje makine dhe strehim. Fatmiri e kishte

bere disa here kete rruge per ta ditur me mire dhe kjo si kohezgjatje ka shkuar rreth 2 jave. Pas

kësaj Fatrmiri është takuar në Tiranë me bashkëpuntorët e tjerë dhe u kishte treguar se kishte

gjetur shtepine per te fjetur para vjedhjes dhe mjetin per ta perdorur ne vjedhje. Gjithashtu

Fatmiri u kishte thënë se ne ate zone perdorin shume percen qe vendosin ne fytyre grate e fese

myslymane dhe kete ma tha me qellim qe ne si maskim te perdornim kete lloj veshje. Pasi ranë

Page 10: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

10

dakort për kryerjen e vjedhjes Fatmiri u nis per ne Struge i vetem nga mali ne pjesen e

Librazhdit dhe lanë më bashkëpuntorët të takoheshin ne kufi ne nje pjese pylli. Kete rruge e

dinte dhe Arturi. Janë nisur nga Tirana Agustini së bashku shtetasit nën hetim Agustin Sula,

Dritan Kola dhe Mark Shpendi me nje furgon te linjes Tirane-Korce dhe zbresin ne Prenjas ku i

priste Arturi . Takohem me te dhe nisemi me nje mjet qe e drejtonte nje i njohuri i Turitderi në

një fshat te Prenjasit dhe ne vazhdojme rrugen me kembe ne drejtim te kufirit të Maqedonisë.

Kalojnë kufrin dhe takohen me Fatmirin pasi me pare kishte komunikuar Dritani me Fatmirin ne

telefon. Të gjithë shkojnë tek shtepia e nje personi qe e kishte njohur Fatmiri i cili priste dru ne

pyll. Fjetem gjume dhe te nesermen i merr i zoti i banesës me mjetin e tij dhe i lë ne nje vend

rreth 15 min larg nga banesa. Pushojnë per reth nja dy ore dhe më pas vjen i zoti i banesës se

bashku me nje perosn tjeter dhe iu sjell nje makine Audi dhe largohet. Autorët marrin mjetin dhe

nisen per ne qender te qytetit. Ne drejtim te mjetit ishte Fatmiri. Agustini ishte ne krah te

Fatmirit dhe Arturi Dritani e Marku ishin pas. Pasi afrohën tek ardhendaria parkon mjetin

Fatmiri dhe dalim te katert. Ishim veshur si femra, me fustan, me fytyre te mbuluar. Keto veshje

i kishte blerë Agustini së bashku me Dritanin ne Tirane ne afersi te 21 dhjetorit afer nje xhamie.

Qe kur i zoti i shtepise u solli mjetin autorët ishin veshem si femra. Me vete kishim dhe armet

qe ikishin sjellë kur kishin ecur me kembe nga teritori shqiptar ne drejtim te Maqedonise. Kme

vete të fshehura nën veshje kishin armët Dritani kallashnikov, Agustini, Fatmiri, Arturi dhe

Shpendi pistoleta. Në moentin që kanë qënë para argjendarisë kanë parë tre policë të cilat duke

qënë se dyshuan kanë vënë dorën në pistoletë. Kanë nxjerrë dhe autorët armët dhe Dritani ua

bën me shënjë që të ulen përtokë. Policët janë ulur përtokë dhe Agustini, Fatmiri, Arturi dhe

Shpendi futen brenda në argjendari ndërsa Dritani ruante përjashta. Me vete kishin dy çanta që i

mbante njërën Agustini dhe tjetrën Fatmiri dhe filluan të mbledhin flori. Brenda ne argjendari ka

ngelur nje person. Dëgjohet një krismë dhe Arturi tha se kanë vrarë Dritanin. Del fatmiri dhe

shikon që Dritani ishte në gjunjë dhe kishte plagosur një person në këmbë, shtetasin Qenan

Ramadani, që kishte tentuar të reagonte. Më pas ka dalë Arturi dhe ka qëlluar me pistoletë në

ajër. Pasi mbaruam kanë dalë nga dyqani dhe për të shkuar deri tek makina Agudstini dhe Arturi

kanë qëlluar në ajër për ti larguar njerëzit pasi po u shkon nga pas policët dhe disa persona .

Shkuan tek mjeti dhe u nisem ne drejtimin nga kishim ardhur. Mjetin e drejtonte po Fatmiri dhe

e lanë ne nje vend malor afer kufirit. Heqem rrobat qe kishim veshur dhe i djeginme zjarr dhe

ecin në rrugen për ne drejtim te kufirit shqiptar. Arturi merre ne telefon pikerisht njeriun e tij te

aferm qe na kishte sjelle ne nje fshat te Prenjasit. Kanë ecur rreth 6 ore me kembe me disa

ndalesa rruges. Në fshatin e Prenjasit i ka marë një i njohuri i Arturit që i ka sjellë deri në

Elbasan dhe më taksi kanë ardhur në Tiranë. Kanë shkuar tek apartamenti i Agustinit kanë

peshuar mallin dhe rezulton se ishte 5.5 kg të cilain e ka shitur Fatmiri . dhe u ka dhënë autorëve

nga 17 000 Euro.

Në datë 29/07/2014 është vjedhur një argjendari ndodhur në Dibër të Madhe ku

gjate vjedhjes autorët kane shkembyer zjarr dhe eshte vrarë njeri nga bashkëpuntorët në kryerjen

e kesaj vjedhjes shtetasi Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani. Në këtë vjedhje është marrë një

sasi prej 12 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Fatmir

Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani, Saimir Kala dhe Dritan Kola. Rreth muajit

Korrik 2014 vjen ne Tirane, shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri dhe Artur Tafani u propozojnë për

të vjedhur shtetasve nën hetim Dritan Kola, Agustin Sula dhe Saimir Kala nje argjendari ne

Diber te Madhe, Maqedoni, të cilën e kishin parë. E kanë pranuar dhe për këtë Agustini së

bashku me Dritanin kanë blerënë një pikë varezash ne afersi te plepave ne Durres nje mjet

Page 11: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

11

Renault ngjyre vishnje me targa greke, për shumene 600-700.000 lekeve te vjetra por pa bere

asnje dokument akt shitje. Mjetin e kishin blerë pa asnjë lloj dokumenti duke i thënë pronarit që

do ta provojmë njëherë dhe janë parguar.. Një ditë para ngjarjes rreth ores 10 paradite janë nisur

nga Tirana Agustini me Fatmirin me mjetin tip renault të blerë në Durrës ndersa Dritani, saimiri

dhe Arturi ishin nisur me pare.. Ne Prenjas takohen ne lokal dhe me mjetin Renault u nisem per

nje rruge qe e njihte Arturi ne disa fshatra te Librazhdit. Fatmiri shkoi tek banesa e shtetasit

Hysen Shira ne fshatin miresh, të rrethit të Bulqizës dhe foli me te per te lene mjetin ne oborrin e

tij. Hyseni pranoi duke i dhene Fatmiri 10 euro. Kishin me vete dy kallashikovë dhe tre pistoleta.

Fatmiri dhe Dritani mbanin kallashnikov ndërsa të tjerët pistoleta. Kanë kaluiar kufirin në këmbë

dhe kanë ecur rreth 3 ore naten dhe kanë fjetur gjume ne nje stalle qe kishte dengje me kashte.

Janë U zgjuam ne mengjes dhe u nisem perseri me kembe. Agustini ka shkuar ne qytet me

kembe ndersa katër autorët e tjerë prisnin ne nje are me te mbjella. Kjo sepse ata kishin armet.

Ne qytet Agustini merr një taksi dhe i kërkon të shpjerë në drejtim të vendit ku ishin

bashkëautorët. Taksixhiu pranoi dhe kur e afroj afer vendit ku ishin autorët, ata dalin me arme

nga ara e mbjelle dhe e zbresin taksixhiun me toke. Të peste hypin ne taksi dhe marrim rrugen

per ne qytet. Mjetin e drejtonte Fatmiri. Në vendin ku prisnion kishin veshur rrobat e

kamuflzhit që ishin kominoshe punë. Afrohën tek argjendaria dhe zbresin dhe hyjnë brenda

Agustini, Fatmiri dhesaimiri ndërsa Arturi shkoi tek argjendaria tjeter qe ishte perballe

argjendarise ku u futën tre të parët. Ky plan ishte bërë që më parë në Tiranë. Hyjne ne

argjendari dhe fillojnë që të mbledhin flori e ta vendosin në çanta që i kishn me vete një Agustini

dhe një Saimiri.. Dritani ruante jashte qe te dy anet. Agustini, Fatmiri dhe Saimiri pasi marrin nje

pjese te mallit dalin jashtë. Kur shkojnë tek taksia shohim qe Arturi ishte qëlluar me armë dhe

qendronte i shtrire ne mes te rruges. Pas taksise qe kishim rrëmbyer autorët kishte qëndruar nje

mjet tip fuoristrade Range Rover, me targa angleze ne pronesi te Shpendi Nurçe, dhe shoferi

ishte ne te. Nën kërcënimin e armëve e nxjerrin jashte me force dhe drejtimin e kesaj fuoristrade

e merr Saimir Kala. Agustini dhe Dritani marrin Arturin dhe e vendosim ne sedilen e pasme dhe

nisen nga drejtimi që kishin ardhur. Në një vend nga drejtim nga ku kishim ardhur mjeti nuk

shkonte me tej sepse ishte nje kanal imadh. Autorët duke parë qe Arturi kishte vdekur pasi kishte

tre plage ne pjesen e kraharorit e lanë në mjet dhe largohen më kembe ne drejtim te kufirit

shqiptar. Pasi ecin rreth 30 min në kembe dmbërrijnë tek shtepia ku kishim lene mjetin Renault.

Shtetasi nën hetim Fatmir Pjetri shkon dhe merr mjetin dhe nisen ne drejtim te rruges nga ku

kishim ardhur.. Kur arrijnë ne nje fshat te Librazhdit marrin nje makine per taksi deri ne

Elbasan. Nga Elbasani marrin taksi dhe kalojnë nga Belshi per te dale ne Berat dhe me pas

marrin autobusin e linjes Berat-Tirane dhe vijme ne Tirane. Shkojnëtek banesa e Agustimnit

dhe e peshojme mallin qe ishte 12 kg. Kete sasi malli e morri Fatmiri i cili e shiti dhe nga shitja

u është ndarë autorëve nga 40.000.

Në kushtet e mësipërme rezulton plotësisht e provuar se shtetasit nën hetim Ilir Kupa,

Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian (Enea) Qerrushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi dhe

Hajdar Sefa dhe Artur Tafani kanë vepruar në kuadër të një Grupi të Strukturuar Kriminal me

qëllim vjedhjen e pasurive të shtetasve dhe biznezeve si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë

kanë kryer veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë

me dashje, “Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar

kriminal”, parashikuar nga neni 140, 88, 89, 333/a dhe 334 të të Kodit Penal.

Page 12: Dosja e Prokurorisë për Bandën e Babagjyshave

12

Konkretisht shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula dhe Dritan Kola

kanë njohur njëri-tjetrin në Greqi ku kanë pasur dhe aktivitet kriminal në fushën e vjdhjes me

armë dhe dhunë janë kthyer në Shqipëri ku janë ritakuar së bashku dhe kanë planifikuar vjedhje

e argjendarive me qëllim fitimi material. Të katër këta persona kanë bashkëpnuar dhe me

shtetasit nën hetim Julian (Enea) Qerrushi, Saimir Kala, Mark Shpendi dhe Hajdar Sefa dhe

Artur Tafani të cilat duke qënë pjesë e grupit të organizuar kanë marrë pjesë aktive në

planifikimin dhe realizmin e vjedhjeve. Grupi i organizar kriminal ku vepronin shtetasit nën

hetim nuk ka një ndarje të q artë rolesh dhe detyrash por gjatë veprimtarisë së tyre kriminale

secili ka një rol të përcaktuar dhe që vepron në këtë mënyrë në çdo vjedhje, Të gjitha autorët

kanë detyrë që të gjejnë dhe identifikojnë dyqanet ose bisnezet qe duhet të vidhen me armë.

Secili ka rolin të sigurojmë mjetet me të cilat do të lëvizet dhe armët më të cilët do kryhe

vjedhjet. Edhe gjatë raelizimit të vjedhjeve çdo antar i grupit ka një rol të përcaktuar. Shtetasit

nën hetim Agustin Sula, Ilir Kupa dhe Saimir Kala kanë rolin e mbledhësit të floririt nga banakët

ose marrjen e lekëve nga kasafortat, shtetasit nën hetim Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Dritan Kola

dhe Hajdar Sefa rolin e personave që ruajnë në hyrje të objekteve që vidhen. Bhë rol të veçantë

ka shtetasi nën hetim Fatmir Pjetri i cili bën shitjen e sendeve të vjedhura dhe ndarjen e fitimit

antarëve të grupit. Në këtë aktivitet kriminal këta shtats bashkëpunojnë dhe me shtetasit

Edmond Selala, Lin Kala dhe Angjelin Ndreka të cilat kanë bashkënuar në raste të veçanta për

realizimin e vjedhjeve. Në rast se kanë rezistencë gjatë vjedhjeve autorët përdorin qrmët e zjarrit

për arritjen e qëllimit kriminal. Në tre raste ata kanë qëlluar në drejtim të përsonave që kanë

rezustuar. Një veçanti e aktivitetit kriminal ëhstë se mjetet me të cilat lëvizet për të shkuar ne

objektet që do vidhen dhe për tu larguar kryesisht vishen në zonën e Fushë-Kkrujës dhe pasi

realizohet vjedhja digjen. Karakteristikë tjetër e veprimeve të grupit është se pasi merr

informacion të saktë për objektet që do vjedhin, për vendodhjen e tyre dhe sendeve ose vlerave

monetare që ndodhen në to, organizon punën për të kryer veprimin. Studionin me hollësi

vendodhjen e objektit, mënyrën se si ruhet, me kamera, persona që e ruanin apo punonin etj. Në

vijim merrnin masa për gjetjen e mjeteve për lëvizjen, mënyrë e fshehjes dhe kamuflimit si dhe

largimin nga vengjarjet. Të gjitha vjedhte realizoheshin me maska dhe doreza.

P R O K U R O R Ë T