Doracaku për identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e ... › uploads › 2015 › 06 ›...

75
1 Doracaku për identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta UNMIK INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA QEVERIA E KOSOVËS – GOVERNMENT OF KOSOVO – VLADA KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT MINISTRY OF EDUCATION MINISTARSTVO ZA OBRAZOVANJE SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SCIENCE & TECHNOLOGY NAUKU I TEHNOLOGIJU

Transcript of Doracaku për identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e ... › uploads › 2015 › 06 ›...

  • 1

    Doracaku për identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të

    veçanta

    UNMIK

    INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE

    PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA

    QEVERIA E KOSOVËS – GOVERNMENT OF KOSOVO – VLADA KOSOVA

    MINISTRIA E ARSIMIT MINISTRY OF EDUCATION MINISTARSTVO ZA OBRAZOVANJE

    SHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË SCIENCE & TECHNOLOGY NAUKU I TEHNOLOGIJU

  • 2

    Prishtinë, 2007 PARATHËNIE Në doracakun për identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, është bërë një sistemim kronologjik i të dhënave nga aspekti legjislativ dhe ai profesional për të drejtat rreth arsimimit dhe edukimit të këtyre fëmijëve si dhe mundësisë së vlerësimit nga Komisionet rajonale të parapara përmes Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Kosovës (LAFMK) nr. 2002/2 dhe atij të Edukimit Parashkollor (EP). Në këtë drejtim, përpos ekstrakteve të përzgjedhura nga legjislacioni kosovar, si model krahasues për qëllime praktike e orientuese, është marrë legjislacioni amerikan, e kryesisht Ligji për Individët me Aftësi të Kufizuara IDEA - 2005) i cili vlerësohet se është shumë i avancuar në përmbushjen e kërkesave dhe të drejtave ligjore për edukim, arsimim, përkrahje në shërbime, vlerësim profesional të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta. E tërë përmbajtja e këtij Doracaku është përmbledhur në katër kapituj dhe në pesë shtojca. Për çdo nen të veçantë apo tërësi nenesh, janë dhënë komentet e nevojshme, ndërsa në shtojca, udhëzimet profesionale të cilat do të shërbejnë si ndihmesë në zbatimin dhe realizimin praktik të punës së Komisioneve vlerësuese gjatë aktivitetit të tyre në identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e FNV. Kapitulli i parë trajton përmbajtje nga legjislacioni aktual kosovar rreth të drejtës për arsim të obliguar (niveli 0, 1, 2 e 3) për të gjithë fëmijët pa asnjë lloj diskriminimi në mesin e të cilëve gjithsesi duhet të përfshihen edhe ata me nevoja të veçanta. Për mundësitë reale të kësaj përfshirjeje edhe për këta nxënës, janë dhënë format procedurale si dhe mundësitë administrative rreth sendërtimit të kësaj të drejte, kushteve për vlerësim, mundësive rreth përmbajtjeve të mësimdhënies përmes gjuhës së shenjave dhe sistemit Braille, të drejtës për shërbime të ndryshme etj. gjithnjë duke bërë krahasime vlerësuese mes ligjit kosovar dhe atij amerikan sidomos kur kemi të bëjmë me vlerësimet, përcaktimet e të drejtave të FNV, programeve të individualizuara të arsimit, caktimit të vendeve për arsimim, bashkëpunimit të fuqizuar ndërsektorial, shërbimeve për intervenim të hershëm etj. Ndërsa në kapitullin e dytë janë dhënë përgjegjësitë për identifikimin e FNV të paraparë përmes ligjit të Kosovës, i cili parasheh që në partneritet mes ZRA, DKA dhe bashkëpunimit të tyre me DKSHMS e QPS duhet aktivisht të sigurojnë informata të nevojshme për identifikim, përfshirje në shkollim, përcaktim të llojit të mësimit, sigurim të transportit dhe formave të trajtimit për ata nxënës të cilët vijojnë dhe për ata që nuk e vijojnë mësimin. Të gjitha këto të dhëna që janë pjesë e këtij ligji, e fuqizojnë edhe më tepër rolin dhe kompetencat e pushtetit komunal në të ardhmen.

  • 3

    Në kapitullin e tretë jepen të dhëna të mjaftueshme profesionale për nevojat e anëtarëve të Komisioneve vlerësuese të cilat duhet zbatuar sipas hapave të paraparë kur e bëjnë vlerësimin e FNV. Edhe në kapitullin e katërt kemi të bëjmë me të dhëna profesionale tejet të nevojshme dhe me interes të veçantë për secilin nga anëtarët e Komisioneve vlerësuese, e sidomos në hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e Planeve Individuale të Arsimit (PIA) sipas përmbajtjes së tyre, rolit të anëtarëve të ekipit të PIA-s, faktorëve të cilët duhet të merren parasysh gjatë shkrimit të PIA-s si dhe marrjes së vendimeve se ku do të sistemohen nxënësit për t’i vijuar mësimet. Shtojcat kryesisht reflektojnë të dhëna dhe udhëzime të mjaftueshme për thellimin e njohurive bazë për të gjithë anëtarët e komisioneve vlerësuese nëse këto arrijnë që t’i përvetësojnë dhe t’i materializojnë gjatë punës së tyre e cila aspak nuk do të jetë e lehtë, por përkundrazi do të kërkojë një angazhim të mirëfilltë e të ndërgjegjshëm për të gjitha subjektet të cilat do të marrin pjesë dhe do të jenë bashkëpjesëmarrës në përmbushjen e të gjitha kritereve vlerësuese, qoftë në takimet konsultative, atyre teknike si dhe kur përcaktohen strategji të mundshme e alternative në çdo fazë të vlerësimit. Pra, ky doracak shpresojmë se do të mirëpritet si nga pjesëtarët e komisioneve vlerësuese, po ashtu dhe nga drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit e nxënësve me NV, profesionistët e shërbimeve përkatëse si dhe zyrtarët të cilët do të jenë vendimmarrës në realizimin e shumë të drejtave që u takojnë këtyre fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta. Fuqizimi dhe mundësitë e zbatimit të tij do të zyrtarizohen gjithnjë e më tepër nga përkrahja e dhënë nga MASHT-i, MPMS dhe MSH. Andaj, doracaku do të ndikojë në përshpejtimin e punëve nga ana e Komisioneve rajonale të vlerësimit, ndihmës së shkollave dhe familjeve të këtyre nxënësve, aprovimit të akteve ligjore si dhe avokimit të të drejtave të mundshme që i kanë dhe duhet t’i gëzojnë të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta nga mbarë Kosova. Fehmi Ismajli Vedat Bajrami Muharrem Cërmjani

  • 4

    Shkurtesat e përdorura në Doracak AFMK Arsimi Fillor dhe i Mesëm i Kosovës AS Arsimi Special AVA Agjencioni Vendor i Arsimit DKA Drejtoria Komunale e Arsimit DKMS Drejtoria Komunale e Mirëqenies Sociale FNV Fëmijë me Nevoja të Veçanta IDEA Ligji i Individëve me Aftësi të Kufizuara të Amerikës KPAK Komiteti i Prindërve i Arsimit të Kosovës KB Klasë e Bashkangjitur KRR Klasë e Rregullt MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale MSH Ministria e Shëndetësisë PIA Plani i Individualizuar Arsimor QB Qendër Burimore UA Udhëzimi Administrativ VPA Vlerësimi i Pavarur Arsimor VNJV Vështirësitë e të Nxënit Joverbal

  • 5

    Përmbajtja Shkurtesat e përdorura në Doracak.................................................................................... Parathënie........................................................................................................................... Hyrje..................................................................................................................................... Kapitulli 1: Analiza e ligjeve kosovare lidhur me arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.. Legjislacioni aktual kosovar: 1. Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm të Kosovës............................. a) Ligji i Edukimit Parashkollor...............................................................

    · E drejta për arsim...................................................................................................... · E drejta për arsimin special...................................................................................... · Procedurat administrative për vendimet mbi arsimin special.............................. · Vlerësimi i ekspertit....................................................... · Përmbajtja e mësimdhënies............................................................................ · Shërbimi këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale................................... · Gjuha e shenjave dhe sistemi Braille.................................................................... Legjislacioni aktual nga shtetet tjera: 1. Ligji i SHBA për Individët me Aftësi të Kufizuar (IDEA - 2005).................... · Nga materiali hyrës i këtij Ligji.......................................................................... ·Qëllimet e këtij Ligji............................................................................................ ·Shumat (grantet) e arsimit special për shtetet (pjesa 611)...................................

    - shuma maksimale............................................................. - aktivitetet e autorizuara......................................................... - tarifat ligjore.........................................................................

    ·Arsimimi publik pa pagesë.................................................................................... ·Arsimimi i obliguar............................................................................................... ·Shërbimet për intervenim të hershëm..................................................................... ·Afrimi i vlerësimeve, shërbimeve dhe ndihmës arsimore....................................... ·Vlerësimet, përcaktimet e të drejtave, programet e individualizuara të arsimit si

    dhe caktimi i vendeve për arsim (pjesa 614)........................................................................................

    - vlerësimet, pajtimi nga prindërit, rivlerësimet................................. - programet e individualizuara të arsimit (PIA)........................... - vendosja në lokacionet alternative për arsimim.....................

  • 6

    · Plani i Individualizuar i Shërbimeve për Familjen (PISHF - pjesa 636)............. - vlerësimi dhe zhvillimi i programit....................................... - shërbimet e intervenimeve të hershme.................................

    · Qendrat për trajnimin dhe informimin e prindërve (pjesa 671)......................... - programi i autorizuar (PA).................................................. - aktivitetet e kërkuara............................................................ - përparësitë (prioritetet)...................................... Kapitulli 2: Identifikimi i Fëmijëve me Nevoja të Veçanta (sipas Ligjit të Kosovës)....

    · Arsimimi i fëmijëve me nevoja të veçanta............................................................... · Identifikimi i fëmijëve me nevoja të veçanta....................................................... · Sigurimi i vijueshmërisë..................................................................................... · Llojet e ndryshme të dhënies së arsimit për nevoja të veçanta............................ · Gjuha e shenjave dhe Gjuha me alfabetin Braille.................................................. · Sigurimi i transportit për fëmijët me nevoja të veçanta...................................... · FNV që vijojnë shkollën............................................................................................ · FNV që nuk vijojnë shkollën.................................................................................

    Kapitulli 3: Puna e Komisionit të Vlerësimit...........................................................

    · Hapi 1 - Identifikimi i fëmijëve me nevoja të veçanta.......................................... · Hapi 2 - Vlerësimi i fëmijës me nevoja të veçanta................................................. · Hapi 3 - Vendimi mbi të drejtat dhe kundërshtimet............................................. · Hapi 4 - E drejta në shërbime të FNV.................................................................... · Hapi 5 - Caktimi i takimit për hartimin e PIA-s....................................................... · Hapi 6 - Mbajtja e takimit dhe të shkruarit e PIA-

    s.................................................... · Hapi 7 - Afrimi i shërbimeve të nevojshme përkrahëse për FNV............................. · Hapi 8 - Matja e përparimit të FNV si dhe raportimi i prindit............................... · Hapi 9 - Rishqyrtimi i arritshmërive të PIA-s................................... · Hapi 10- Rivlerësimi i FNV......................................................................................

    Kapitulli 4: Plani Individual Arsimor (PIA)..............................................................

    · Përmbajtja e PIA-s.............................................................................................. - gjendja momentale e FNV..................................................... - qëllimet vjetore...................................................................... - arsimimi special dhe shërbimet tjera..................................... - pjesëmarrja e përbashkët......................................................... - pjesëmarrja në testet kombëtare.............................................. - datat dhe vendet.................................................................... - nevoja për shërbimet e vazhdueshme.................................... - matja e arritshmërive te nxënësit me NV.................................

    · Anëtarët e ekipit PIA........................................................................................ · Të shkruarit e PIA-s............................................................................................... · Faktorët special që duhet të merren parasysh.......................................................... · Marrja e vendimit për vendin se ku do të vendosen FNV (lokacioni)....................

  • 7

    SHTOJCAT: Shtojca A: Vlerësimi nga ana e mësuesit për fëmijët me vështirësi në të mësuar..........

    · Vlerësimi i leximit............................................................................................ · Vlerësimi i të shkruarit...................................................................................... · Vlerësimi matematik............................................................................................

    Shtojca B: Vlerësimi i vetëdijshmërisë fonologjike.........................................................

    · Të vlerësuarit e vetëdijshmërisë fonologjike....................................................... Shtojca C: Vështirësitë në të nxënit joverbal (VNJV)................................................

    · Karakteristikat neurologjike të sjelljes................................................................. - vështirësitë në të përshtatur.................................................... - vështirësitë në përballimin e ndryshimeve............................. - vështirësitë në përgjithësimin e informatave të mësuara më parë - vështirësitë në të kuptuarit e udhëzimeve disashkallëshe......... - të kuptuarit e gjërave në mënyrë mekanike.......................... - të shtruarit e pyetjeve në formë stereotipi.............. - lehtë ndihet i mbingarkuar (frustruar)................................ - manifestim i ndjeshmërive ndaj fenomeneve të jashtme (ngacmuesit e jashtëm} - mospërmbajtja nga përjetimi momental i stresit dhe ankthit.... - manifestimi i iluzioneve dhe kompetencave në masë të tepruar Shtojca D: Model i Formularit të PIA-s........................................................................

    · Niveli momental i aftësive arsimore të FNV............................................................. · Synimet dhe qëllimet e afatizuara.................................................... · Administrimi i vlerësimeve të arritshmërisë....................................................... · Vendimit e Ekipit të PIA-s.......................................................................................

    Shtojca E: Adresimi i sjelljeve problematike të nxënësve...............................................

    · Rëndësia e analizës funksionale të sjelljes së nxënësit........................................ · Kryerja e vlerësimit funksional të sjelljes........................................................

    - identifikimi i sjelljeve problematike........................................ · Strategji të mundshme alternative për vlerësim..............................................

    - a është sjellja problematike e lidhur me ndonjë mungesë aftësie? - a ka nxënësi aftësi për të ndryshuar sjelljet e tij?................ - teknikat për kryerjen e vlerësimit funksional të sjelljes........

    · Planet e intervenimit në sjellje......................................................................... · Adresimi i mungesës së aftësive............................................................ · Adresimi i mungesës në performim..................................................................... · Përshtatja e mjedisit për mësim................................................................................ · Vlerësimi i planit për intervenim në sjellje......................................................

  • 8

    Doracaku për identifikimin, vlerësimin dhe arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta

    Kapitulli 1: Analiza e Ligjit kosovar lidhur me arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe modele ligjesh nga shtetet tjera.

    1. Ligjet relevante kosovare (Burimi: Ligji mbi arsimin fillor dhe të mesëm i Kosovës nr. 2002/20)

    a. Edukimi parashkollor:

    2.3 (Numrat në fillim të paragrafëve korrespondojnë me numrat në Ligjin e AFMK). Deri në zhvillimin e një politike mbarëkosovare për arsimimin parafillor, mundësia për realizimin e arsimit të nivelit 0 (edukimi parafillor) është kompetencë e komunës në bazë të kritereve të mëposhtme: (a) Ndjekja e edukimit parafillor është mbi baza vullnetare dhe komuna mund të kufizojë nivelin e përfshirjes për arsye ekonomike. Komuna është e lirë të vendosë dhe të bëjë përjashtime për pagesa për regjistrim, transportin në shkollë, ushqimin dhe çdo shërbim tjetër lidhur me dispozitën e arsimit parashkollor; dhe (b) Kohëzgjatja, orët, programi dhe çështje të tjera lidhur me arsimin parafillor rregullohen nga MASHT. Situata ligjore në Kosovë tani për tani, është e tillë që edukimi parashkollor nuk është as i obligueshëm e as i zakonshëm apo i shpeshtë. Një mungesë e tillë e edukimit parashkollor është faktori parësor në rritjen e nevojave specifike mjedisore të mijëra fëmijëve. NENI 3 E DREJTA PËR ARSIM 3.1 Është detyrë e përgjithshme e MASHT, që në bazë të dispozitave të këtij Ligji dhe ligjit përkatës, të nxitë arsimimin e njerëzve në Kosovë dhe të ketë një program të përshtatshëm dhe efikas të arsimit fillor dhe të mesëm, të pranueshëm për të gjithë. 3.2 Të gjithë fëmijëve u sigurohet e drejta për arsim. Ky nen, është njëri nga nenet që më së shumti mund të diskutohet në Ligjin aktual të arsimit në Kosovë. Është e saktë se një numër i konsideruar i nxënësve të nivelit 1

  • 9

    - 3 nuk shkojnë në shkollë për shkaqe të ndryshme. Posaçërisht fëmijëve me nevoja të veçanta, të shumtën e herave iu është mohuar arsimimi i mundshëm me arsyetimin se mungojnë mjetet financiare dhe personeli i trajnuar. Kjo situatë është e patolerueshme dhe përmirësimi i saj është prioriteti më i lartë.

    3.4 Në ushtrimin e përgjegjësive dhe detyrave të tyre të përcaktuara me këtë ligj, MASHT dhe komunat respektojnë të drejtën e prindërve për sigurimin e arsimit dhe mësimdhënies në përputhje me normat ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Problemi me këtë nen qëndron tek zbatimi. Për të siguruar arsimimin sipas kërkesave ndërkombëtare të drejtave të njeriut, duhet të bëhet trajnimi i duhur i zyrtarëve. Shumica e shkollave nuk e parapëlqejnë përfshirjen e prindërve edhe aq shumë në shkollat e tyre. Por, disa prindër abuzojnë edhe vetë me të drejtat e fëmijëve të tyre duke i penguar ata apo dhe mos lejuar fare që t’i dërgojnë në shkollë, qoftë në shkolla të rregullta, klasa të bashkangjitura apo shkolla speciale, varësisht nga nevojat dhe mundësitë e nxënësve. 4.2 I gjithë procesi mësimor duhet t’u përshtatet aftësive, prirjeve dhe moshës së secilit nxënës. Në praktikë, mësimdhënia i përshtatet fëmijës me zhvillim mesatar në klasë. Mësuesit duhet të jenë edhe të trajnuar por edhe të motivuar për të dhënë udhëzime individuale. 4.4 Theksi do të vendoset në krijimin e bashkëpunimit të mirë midis nxënësve, prindërve, mësuesve, shkollave, institucioneve formuese dhe vendeve të punës. Duhet të niset një program specifik i zbatimit dhe të zbatohen një numër i programeve eksperimentale, në mënyrë që të mësojmë si bëhet kjo. 5.1 Regjistrimi dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit fillor dhe të mesëm në Kosovë, mundësohet pa asnjë lloj diskriminimi të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë për arsye reale apo të supozuara që kanë lidhje me gjininë, racën, me prirje seksuale, hendikepet fizike, e intelektuale ose hendikepe tjera, gjendjen civile, ngjyrën, religjionin opinionet politike apo të tjera, origjinën kombëtare, etnike apo sociale, përkatësinë ndaj një komuniteti kombëtar, pronësinë, vendlindjen apo rrethanat e tjera të nxënësit ose familjes së tij. Ky nen nuk zbatohet, së paku jo pika lidhur me dëmtimet e ndryshme, dhe duhet të bëhet presion mbi qeverinë që ta zbatojë këtë. Vetëdija, trajnimi i tyre. 12.1 MASHT është përgjegjës për hartimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të përmbajtjes së arsimit publik, në bashkëpunim me mësuesit dhe ekspertët, në përputhje me qëllimet e shprehura në nenin 4 të këtij Ligji. Në kryerjen e funksioneve të veta, MASHT mbështetet në praktikën më të mirë evropiane dhe botërore.

  • 10

    Gjatë hartimit të përmbajtjeve mësimore për arsimimin publik, duhet të përfshihet edhe përshtatja e përmbajtjeve për arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta. (ii) Madhësinë maksimale të klasës: udhëzimet mund të jenë të ndryshme, në varësi të faktit nëse nxënësit e një klase i përkasin një apo më shumë grupmoshave. Rastet kur një klasë mund të ketë më tepër se sa numri maksimal i nxënësve mund të miratohen nga Ministria. Përderisa ekzistojnë klasat e bashkangjitura dhe shkollat speciale (d.m.th, para përfshirjes së plotë), çështja e numrit maksimal të nxënësve në klasat speciale duhet të trajtohet veçmas. 13.3 MASHT kryen kontroll periodik të institucioneve arsimore dhe bën rekomandime për përmirësim. Në rastet kur konstaton shkelje të këtij Ligji ose të udhëzimeve të nxjerra në bazë të tij, MASHT mund të urdhërojë korrigjimin e kësaj gjendjeje. Duhet të hartohen dispozita specifike për kontrollimin e gjendjes së fëmijëve me nevoja të veçanta. 16.1 MASHT krijon një Komitet të Prindërve i Arsimit të Kosovës (KPAK). Komiteti ka nëntë(9) anëtarë. Mandati i tyre është katër (4) vjet dhe anëtarët zgjedhin një kryetar dhe një zëvendëskryetar. Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta duhet të përfaqësohen në këtë Komitet (njëri nga nëntë anëtarët e këtij Komiteti, duhet të jetë nga radhët e prindërve të FNV) . Komuna do të: (c) Bëjë vlerësime të nevojave të veçanta, siç përcaktohet më poshtë në këtë Ligj; Tani për tani, vlerësimet e nevojave të veçanta do të bëhen në nivel regjional, por duhet të niset puna për themelimin e komisioneve komunale të vlerësimit. Komunat të cilat kanë ose mund ta formojnë këtë Komision, kanë të drejtë të bëjnë vlerësimin e FNV nëse ekipi i tyre është i nivelit profesional siç do të përcaktohet me ligj. Më poshtë po japim Kapitullin e VII të Ligjit mbi AFMK, që trajton në tërësi arsimin special. Komentet janë dhënë me shkronja të trasha. KAPITULLI VII: NEVOJAT E VEÇANTA Neni 35 E DREJTA PËR ARSIMIM SPECIAL 35.1 Nxënësit që nuk përfitojnë ose që nuk kanë mundësi të përfitojnë mësimdhënie të

  • 11

    zakonshme në mënyrë të kënaqshme kanë të drejtë për arsim special dhe është detyrë e komunës ta sigurojë këtë arsim, në bazë të dispozitave të këtij Ligji dhe brenda kufijve të buxhetit komunal. Ende në Kosovë nuk ka kuadër të mjaftueshëm për fëmijë me nevoja të veçanta. 35.2 Në vlerësimin se çfarë lloj mësimdhënieje e veçantë do të jepet, i kushtohet vëmendje e veçantë mundësive të individit për zhvillim. Çështja më delikate lidhur me vlerësimin e fëmijëve është se, shpesh është vështirë të përcaktohet potenciali zhvillimor i fëmijëve me nevoja të veçanta në të gjitha nivelet, e posaçërisht atëherë kur kërkohet përdorimi i testimeve të standardizuara psikologjike. Mund të gabohet me mbivlerësimin e potencialit. 35.3 Përmbajtja e kurseve të ofruara për arsim special është e tillë që individi të përfitojë në mënyrë të përshtatshme nga mësimdhënia në përputhje me objektivat arsimore të realizueshme nga ai apo ajo. Individët që përfitojnë arsim special kanë të njëjtin numër total të orëve mësimore si nxënësit e tjerë. Në fakt, fëmijët me nevoja të veçanta duhet të kenë më shumë orë mësimi, përfshirë këtu edhe kohën gjatë pushimeve, si dhe shtesa të tjera si fizioterapia, terapia e të folurit, etj. varësisht nga nevojat e veçanta të fëmijës. Neni 36 PROCEDURAT ADMINISTRATIVE PËR VENDIMET MBI ARSIMIN SPECIAL 36.1 Me kërkesë të nxënësit ose prindit të tij, komuna bën verifikimet e nevojshme për të përcaktuar nëse ekziston nevoja për arsim special për nxënësin dhe, nëse po, çfarë lloj mësimdhënie nevojitet. 36.2 Personeli mësimdhënës në një institucion arsimor shqyrton nëse ndonjë nga nxënësit në këtë institucion ka nevojë për arsim special dhe, nëse po, njofton për këtë drejtorin e shkollës. 36.3 Arsimi special planifikohet në bashkëpunim me prindin (prindërit) e nxënësit, dhe, për aq sa është e mundur edhe me nxënësin. Mendimeve të tyre u kushtohet vëmendje. Sipas kësaj procedure, problemi qëndron tek zbatimi. Përfshirja dhe kompetencat e prindërve do të rregullohen përmes një Udhëzimi administrativ të cilin do ta hartojë MASHT-i në partneritet me MPMS dhe MSH. Neni 37 VLERËSIMI I EKSPERTIT 37.1 Përpara se komuna të marrë vendim për arsim special për një nxënës, bëhet një vlerësim profesional i nevojave të veçanta të këtij nxënësi. Ky vlerësim përcakton nëse nxënësi ka nevojë për arsim special dhe se çfarë lloj mësimdhënie duhet t’i jepet.

  • 12

    37.2 Vlerësimi i ekspertit, që përshkruhet në nenin 37.1, shqyrton dhe përcakton çështjet e mëposhtme: (a) Nëse nxënësi mund të përfitojë nga mësimdhënia e zakonshme; (b) Vështirësitë e nxënësit për të mësuar dhe kushte të tjera të veçanta me rëndësi për mësimdhënien; (c) Synime të përshtatshme arsimore për nxënësin; dhe (d) Çfarë lloj mësimdhënieje është e përshtatshme, dhe nëse është e mundur të jepet ndihmë për vështirësitë në kuadër të dispozitave të zakonshme të arsimit. 37.3 Në rast se vendimi i komunës ndryshon nga vlerësimi profesional, arsyet për vendimin e komunës shpjegohen me shkrim. Vendimi përfundimtar në raste të tilla merret nga MASHT. Neni 38 PËRMBAJTJA E MËSIMDHËNIES 38.1 Në rastin e arsimit special, dispozitat në këtë Ligj dhe dokumentet plotësuese të nxjerra në bazë të këtij ligji lidhur më përmbajtjen e mësimdhënies zbatohen në atë masë që ato janë të aplikueshme. Për nxënësit që janë në arsim special përgatiten programe mësimore individuale. Në këto programe përshkruhen synimet dhe përmbajtja arsimore si dhe mënyra e realizimit të mësimdhënies. 38.2 Çdo semestër, mësimdhënësi i klasës përgatit një raport përmbledhës me shkrim për mësimin e përfituar nga nxënësi që është në arsim special si dhe bën një vlerësim për ecurinë e nxënësit. Drejtori ua dërgon këtë përmbledhje dhe vlerësim si dhe vëzhgimet e tij apo të saj për këtë ecuri prindit (prindërve) të nxënësit. Neni 39 SHËRBIMI KËSHILLIMOR DHE SHËNDETËSOR PËR NEVOJAT SPECIALE 39.1 Çdo komunë themelon vetë ose në bashkëpunim me komunat e tjera një shërbim këshillimor arsimor dhe psikologjik. Shërbimi këshillimor arsimor dhe psikologjik në një komunë ka funksionet e mëposhtme: (a) Ndihmon institucionet arsimore në komunë (komunat) të zhvillojnë kapacitetin e specializuar për të përmirësuar përshtatjen e mësimdhënies në institucione ndaj nxënësve me nevoja të veçanta; dhe (b) Përgatit vlerësime profesionale sa herë që kjo kërkohet në bazë të këtij Ligji 39.2 MASHT mund të nxjerrë udhëzime për kontrollin dhe ndihmën mjekësore për nxënësit që janë në arsim special. Themelimi i këtyre shërbimeve tani është i mundshëm dhe duhet të bëhet sa më shpejt në të gjitha rajonet e Kosovës, e mundësisht edhe nëpër komuna. Rekomandim: Këto shërbime duhet t’u ofrohen FNV 1 ose 2 herë gjatë vitit.

  • 13

    Neni 40 GJUHA E SHENJAVE DHE SISTEMI BRAILLE 40.1 Nxënësit dhe fëmijët nën moshën e arsimit të detyruar, të cilët përdorin gjuhën me shenja si gjuhë të tyre të parë, duhet të marrin, për aq sa është e mundur, mësime për përdorimin e gjuhës së shenjave si dhe lëndët mësimore nëpërmes gjuhës së shenjave. Gjuha e shenjave duhet të jetë me shenjëzime natyrore të përdorura nga komuniteti i të shurdhërve. 40.2 MASHT mund të vendosë që mësimdhënia nëpërmjet gjuhës së shenjave dhe përdorimi i gjuhës së shenjave të zhvillohet në një vend të ndryshëm nga shkolla ku nxënësi do të duhej të ndiqte mësimet normalisht. 40.3 Nxënësit me shikim të pjesshëm dhe nxënësit e verbër kanë të drejtë në mësimdhënie për përdorimin e gjuhës në alfabetin Braille dhe për mjetet e nevojshme teknike. Nxënës të tillë kanë gjithashtu të drejtën për orientimin e nevojshëm dhe për udhëzime gjatë lëvizjeve në shkollë, vajtjen dhe kthimin nga shkolla, dhe në shtëpi. 40.4 Përpara se të merren vendime për dhënien e mësimit në gjuhën e shenjave, me alfabetin Braille, ose për orientim dhe lëvizje, shërbimi këshillimor dhe shëndetësor i komunës, i krijuar në bazë të nenit 39, bën një vlerësim profesional.

    2. Ligjet relevante nga shtetet tjera Edhe pse tani për tani çdo shtet evropian ka një ligj për arsimim special, konsiderojmë se ligji më i plotë është Ligji i SHBA-ve për Individët me Aftësi të Kufizuara (IDEA). Ligji është rishqyrtuar dhe modifikuar pak kohë më parë. Disa nga pjesët më të rëndësishme të tij që janë me interes për ne, janë të dhëna më poshtë: a. SHBA: Ligji i Individëve me Aftësi të Kufizuara (IDEA) – 2005 Individuals with Disabilities Education Act (IDEA) Nga materiali hyrës: (5) Gati 30 vite hulumtime e përvoja kanë vërtetuar se arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara mund të bëhet më efektiv duke: (A) Pasur pritshmëri të mëdha për fëmijë të tillë dhe duke e siguruar qasjen e tyre në planprogramin e arsimit të përgjithshëm nëpër klasë të rregullta, aq sa është e mundur, në mënyrë që: (i) të arrijnë qëllimet zhvillimore, dhe aq sa është e mundur, të realizojnë pritshmërinë sfiduese që janë caktuar për të gjithë fëmijët; dhe (ii) të jenë të gatshëm të çojnë një jetë të pavarur e produktive, në maksimumin e mundshëm; (B) Fuqizuar rolin dhe përgjegjësitë e prindërve dhe duke u siguruar që familjet e fëmijëve të tillë të kenë mundësi të mira të marrin pjesë në arsimimin e fëmijëve të tyre në shkollë dhe në shtëpi;

  • 14

    (C) Koordinuar këtë titull me agjencitë tjera të shërbimeve të arsimit, shtetin apo agjencitë federale të përpjekjeve për përmirësim të arsimit, duke përfshirë përpjekjet për përmirësim të cekura në Ligjin për Arsim Fillor dhe të Mesëm të vitit 1965, në mënyrë që të sigurohet që këta fëmijë do të përfitojnë nga përpjekjet e tilla dhe që arsimi special mund të bëhet një shërbim për këta fëmijë, e jo një vend ku këta fëmijë dërgohen; (D) Ofruar arsim special të duhur dhe shërbime të këtij lloji, si dhe ndihmë dhe përkrahje për këta fëmijë që janë në klasat e rregullta, kurdo që paraqitet nevoja; (E) Përkrahur përgatitjet intensive, të cilësisë së lartë dhe zhvillimin profesional për mbarë personelin që punon me fëmijët me aftësi të kufizuara në mënyrë që ky personel të ketë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të përmirësuar arritjet akademike dhe një paraqitje funksionale për fëmijët me aftësi të kufizuara, përfshirë këtu edhe praktikat udhëzuese shkencore, aq sa është e mundur; (F) Bërë shtypje për sigurimin e qasjeve mbarë shkollore, programeve shkencore për lexim të hershëm, ndihmave dhe intervenimeve të sjelljes pozitive, dhe shërbimeve të intervenimit të hershëm për të reduktuar nevojën e etiketizimit të fëmijëve si të paaftë dhe për të adresuar nevojat mësimore dhe sjelljore (bihejviorale) të këtyre fëmijëve; (G) Përqendruar burimet në mësimdhënie dhe mësim-marrje duke reduktuar burokracitë administrative dhe kërkesat tjera që nuk ndihmojnë në përmirësimin e rezultateve edukative/arsimore; dhe (H) Përkrahur zhvillimin dhe shfrytëzimin e teknologjisë, përfshirë këtu mjetet dhe shërbimet e teknologjisë ndihmëse (asistive), për të mundësuar plotësimin e kërkesave për fëmijët me nevoja të veçanta. Koment:

    1. Rëndësia e arritjeve të larta qëndron në faktin se,nëse komisionet e vlerësimit gabojnë, atëherë gabimi të jetë i tillë që mbivlerëson potencialin e fëmijës (siç ceket më lartë). Gjithashtu, vlerësimi i potencialit është më pak i rëndësishëm se sa investimi në një program që do ta realizonte atë potencial.

    2. Fuqizimi i të drejtave dhe përgjegjësive përmendet edhe në Ligjin e Kosovës.

    Çelësi është tek zbatimi.

    3. Theksi në arsimin special si shërbim e jo si një vendndodhje është qenësor për përfshirje dhe integrim të fëmijëve me nevoja të veçanta në komunitetin e përgjithshëm.

    4. Trajnimi profesional ofrohet/sigurohet me ligj.

  • 15

    5. Neni (F) thekson: a) Programet e leximit të hershëm për të gjithë fëmijët do të ndihmojnë në uljen e numrit të fëmijëve të etiketuar si me nevoja të veçanta, duke parandaluar problemet në të lexuar. b) Ndihmat dhe intervenimet për sjellje pozitive janë aftësi që të gjithë mësuesit duhet ti kenë për të përmirësuar sjelljet dhe aftësitë e ballafaqimit të të gjithë fëmijëve, përfshirë ata me nevoja të veçanta. c) Të hollat e shpenzuara në intervenimet e hershme përfundimisht kursejnë mjete për arsim special. Intervenimet e hershme duhet të fillojnë jo më vonë se mosha trevjeçare.

    6. Edhe pse zhvillimi i teknologjisë asistive është i rëndësishëm, tregu për teknologji në gjuhën shqipe do të jetë i vogël dhe çmimet do të jenë tejet të shtrenjta për disa vite.

    (12) (A) Përpjekjet e vazhdueshme janë të nevojshme për të parandaluar dukuritë e shpeshta lidhur me etiketimet e gabuara dhe shkallën e lartë të ngeljes në mësimnxënie tek shumica e FNV. Koment: Ky problem është i shpeshtë në Kosovë, meqë në këtë shkallë nuk ekzistojnë teste objektive me norma kosovare. Testet në gjuhën shqipe përdorin norma të huaja apo janë tepër të vjetra. ``(d) Qëllimet. Qëllimet e këtij titulli janë: (1) (A) Të sigurojë që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë në dispozicion arsimim publik të përshtatshëm dhe falas që thekson arsimimin special dhe shërbimet tjera relevante të dizajnuara për të takuar nevojat unikate të tyre dhe për ti përgatitur ata për arsimim të mëtutjeshëm, për punësim dhe jetë të pavarur; (B) Të sigurojë që të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre janë të mbrojtura; dhe (C) Të ndihmojë shtetet, vendbanimet, agjencitë për shërbime arsimore, dhe agjencitë federale që të sigurojnë arsimim për fëmijët me aftësi të kufizuara; (2) Të ndihmojë shtetet në zbatimin e një sistemi mbarështetëror, të plotë, të koordinuar, multidisiplinar dhe ndëragjencior të shërbimeve për intervenime të hershme për të porsalindurit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për familjet e tyre; (3) Të sigurojë që edukatorët dhe prindërit i kanë mjetet e nevojshme për të përmirësuar rezultatet arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara duke përkrahur aktivitetet për përmirësim të sistemit; hulumtime të koordinuara dhe përgatitje të personelit; asistencë të koordinuar teknike, shpërndarje dhe përkrahje, dhe shërbime për media dhe zhvillim të teknologjisë, dhe

  • 16

    (4) Të vlerësojë dhe të siguroj efektivitetin e përpjekjeve për të arsimuar fëmijët me aftësi të kufizuara. Koment: Rëndësia e këtij neni është që ligji krijon zbatimin dhe nuk pajtohet vetëm me deklaratën e parimeve. Më shumë vëmendje duhet ti kushtohet zbatimit ose me ligj ose me rregullore ministrore. (a) Në përgjithësi – një shtet nuk do të jetë imun ndaj amendamentit të 11-të të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara në rast të padisë nga Gjyqi Federal për shkeljen e këtij titulli. Koment: Kjo do të thotë se prindi apo ndonjë person tjetër i interesuar mund të padisë qeverinë me qëllim të detyrimit të saj për të ofruar fonde apo trajnim për plotësim të ligjit. (a) Në përgjithësi – nëse Sekretari vlerëson se një program i autorizuar me këtë titull do të përmirësohet, duke lejuar fonde për të, për t’u shfrytëzuar në sigurimin e pajisjeve të duhura, apo për të ndërtuar lokale të reja/ ndryshuar ato ekzistuese, Sekretari autorizohet me ligj të lejojë shfrytëzimin e këtyre fondeve për këto qëllime. Koment: Kjo i jep autoritet pjesës administrative të qeverisë që të marrë vendime në kuadër të fondeve të grumbulluara për këtë ligj (dhe ligji duhet të vijë bashkë me fonde), për të ndërtuar dhe blerë pajisjet. Sekretari do të sigurojë që çdo marrës i ndihmës nën këtë titull bën përpjekje pozitive për të punësuar apo graduar individë me aftësi të kufizuara që janë të kualifikuar në programet e ndihmuara me këtë titull. Koment: Ky nen siguron që shteti e jetëson frymën e këtij ligji, që është përparimi në pozitë i individëve me aftësi të kufizuara. PJESA 611. (a) Shumat (grantet) për shtete. (1) Qëllimi i shumave. Sekretari do të sigurojë shuma për shtetet,... për t’i ndihmuar ata të ofrojnë arsimim special dhe shërbime tjera relevante për fëmijët me aftësi të kufizuara, në pajtim me këtë pjesë. (2) Shuma maksimale. Shuma maksimale e grantit që shteti mund ta marr nën këtë nen : (A) për vitin fiskal 2005 dhe 2006 është-- (i) numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara në shtetin që shfrytëzon arsimin special dhe shërbimet tjera relevante -- (I) mosha 3 deri 5 nëse shtetit i takon granti nën nenin 619; dhe (II)mosha 6-12; shumëzuar për

  • 17

    (ii) 40 % e shpenzimeve mesatare për një nxënës në shkollat fillore dhe të mesme publike në Shtetet e Bashkuara; Koment: Ky nen është shembull i sigurimit të fondeve me ligj. Fondet grumbullohen si pjesë e ligjit dhe llogariten në pajtim me fondet ekzistuese për arsim në zonat përkatëse. Kjo lloj llogaritjeje siguron që ligji është praktik dhe mund të zbatohet.

    C) Aktivitetet e autorizuara-Fondet e rezervuara në nënparagrafin (A) mund të shfrytëzohen për të ndërmarrë aktivitetet në vijim: (i) Përkrahje dhe shërbime direkte, përfshirë këtu asistencën teknike, përgatitjen e personelit, dhe trajnimin e zhvillimin profesional. (ii) Përkrahje për aktivitetet e reduktimit të burokracisë, përfshirë këtu zgjerimin e shfrytëzimit të teknologjisë në procesin PIA.. (iii) Ndihma për agjencitë vendore të arsimit në ofrimin e intervenimeve dhe ndihmave për sjellje pozitive dhe shërbime të përshtatshme për shëndet mendor të fëmijëve me aftësi të kufizuara. (iv) Përmirësimi i shfrytëzimit të teknologjisë në klasë nga ana e fëmijëve me aftësi të kufizuara për të ngritur nivelin e të mësuarit. (v) Përkrahja e shfrytëzimit të teknologjisë, përfshirë këtu teknologjinë me parime universale të dizajnit dhe mjetet për teknologji asistive, për të ngritur mundësitë e qasjes në planprogramin e arsimit të përgjithshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara. (vi) Zhvillimi dhe zbatimi i programeve të tranzicionit, duke përfshirë koordinimin e shërbimeve me agjencitë e përfshira në përkrahjen e tranzicionit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në aktivitete post-sekondare. (vii) Ndihma për agjencitë vendore të arsimit për tu ballafaquar me mungesën e kuadrit. (viii) Ndihma me aktivitete të aftësimit të kuadrove dhe përmirësimi i shpërndarjes së shërbimeve nga ana e agjencive vendore të arsimit për të përmirësuar rezultatet e fëmijëve me aftësi të kufizuara. (ix) Programimi alternativ për fëmijët me aftësi të kufizuara që janë përjashtuar nga shkollat, dhe shërbimet për fëmijë me aftësi të kufizuara në qendrat korrektuese, fëmijët e regjistruar në shkollat e udhëhequra nga shteti, dhe ata fëmijë me aftësi të kufizuara që janë nëpër shkollat charter. (x) Përkrahja e krijimi i akomodimit për fëmijët me aftësi të kufizuara, apo krijimi dhe ofrimi i vlerësimeve që janë të besueshme dhe të vlefshme për vlerësimin e performancës së fëmijëve me aftësi të kufizuara, në pajtim me nenet 1111(b) dhe 6111 të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm të vitit 1965. (xi) Ofrimi i asistencës teknike për shkollat dhe agjencitë vendore të arsimit, dhe ofrimi i shërbimeve direkte, përfshirë këtu shërbimet arsimore shtesë siç janë definuar në 1116(e) të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm të vitit 1965 për fëmijët me aftësi të kufizuara, në shkollat dhe agjencitë vendore të arsimit që janë identifikuar për përmirësim nën nenin 1116 të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm të vitit 1965, duke u bazuar plotësisht në rezultatet e vlerësimit të nëngrupeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke përfshirë ofrimin e trajnimeve profesionale

  • 18

    për mësuesit e mësimit të rregullt dhe atij special, të cilët i mësojnë fëmijët me aftësi të kufizuara, duke u bazuar në udhëzimet për përmirësim të arsimit të dala nga hulumtimet shkencore, në mënyrë që të përmirësohen arritjet akademike dhe të arrihen synimet e caktuara nga Shteti nën nenin 1111(b)(2)(G) të Ligjit për arsim fillor dhe të mesëm të vitit 1965. Koment: Ky nen ndërlidhet me atë se çka ofron ligji. Asnjë nga këto nene nuk ndodhet në ligjin kosovar andaj duhet të futen nëpër rregullore. Ia vlen të ceket se “shkollat charter” janë përmendur. Këto shkolla janë shkolla gjysmëprivate, ngjashëm me shkollën ”Mileniumi” në Prishtinë. Do të ishte ide e mirë të kërkohet nga këto shkolla të pranojnë edhe fëmijë me aftësi të kufizuara dhe t’u jepen atyre fonde dhe shërbime për këtë.

    E) Tarifat ligjore. -Pagesat e nënparagrafit (D) nuk do të përfshijnë tarifat ligjore, shpenzimet e gjykatës, dhe shpenzimet tjera të ndërlidhura me ndonjë shkak a veprim të ndërmarrë në të mirë të një fëmije me aftësi të kufizuara për të siguruar arsimim të përshtatshëm publik, pa pagesë për atë fëmijë. Koment: Nëse ngritet ndonjë padi për një fëmijë në gjykatë, shteti nuk merr taksa ligjore, nëse fëmija e humb rastin. Vetëm nëse shteti humb, atëherë pasojnë taksat ligjore. Ky nen inkurajon shtetin të veprojë me përgjegjësi në të mirë të fëmijës, për të parandaluar aktpaditë nga ana e fëmijës. (1) Arsimimi i përshtatshëm publik pa pagesë.

    (A) Në përgjithësi- një arsimim i përshtatshëm publik pa pagesë është në dispozicion për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët jetojnë në shtetin përkatës nga mosha 3-21 vjeçare, duke përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara që janë suspenduar apo përjashtuar nga shkolla.

    Koment: Pjesa e rëndësishme e këtij neni është që fëmijët me nevoja të veçanta kanë të drejtë për arsimim në periudhë më të gjatë sesa fëmijët pa nevoja të veçanta. Edhe pse është e vërtetë se norma për Botën Perëndimore është që arsimi special fillon nga mosha trevjeçare dhe zgjat deri në atë 21 vjeçare, ajo që është më me rëndësi është se arsimi special fillon më herët dhe përfundon më vonë se sa arsimi i rregullt. Gjëja tjetër me rëndësi në këtë nen është se fëmijët e pa korrektueshëm, e edhe ata që përjashtohen nga shkolla, kanë të drejtë në një lloj arsimimi. Në Kosovë, kjo duhet të përkthehet në “programe arsimore për fëmijët e rrugës”. Arsimimi i obliguar është për: (A) Në përgjithësi. - Të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara që jetojnë në shtetin përkatës, përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara që janë të pastrehë, apo në pavijonet e shtetit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që shkojnë në shkollat private, pa

  • 19

    marrë parasysh seriozitetin e aftësisë së tyre të kufizuar, dhe ata që kanë nevojë për arsimim special dhe shërbime të tjera të këtij lloji, identifikohen, lokalizohen, vlerësohen dhe zhvillohet e zbatohet një metodë praktike për të përcaktuar se cilët fëmijë me aftësi të kufizuara janë duke marrë arsimimin e nevojshëm special dhe shërbimet tjera të këtij lloji. (B) Ndërtimi.—Asgjë në këtë titull nuk kërkon që fëmijët të klasifikohen sipas aftësive të tyre të kufizuara, përderisa secili fëmijë që ka një aftësi të kufizuar që ceket në nenin 602 dhe i cili, për shkak të kësaj aftësie të kufizuar, ka nevojë për arsimim special dhe shërbime të tjera të këtij lloji, do të konsiderohet si fëmijë me aftësi të kufizuara nën këtë nen. Koment: Dy pika me rëndësi: 1) Në ata që “jetojnë në një shtet përkatës” përfshihen edhe fëmijët që nuk janë shtetas të atij shteti. Në kontekstin e Kosovës kjo do të thotë se fëmijët refugjatë që vijnë në Kosovë nga shtetet tjera për të qëndruar një kohë të gjatë. 2) Në vlerësim, fëmijët mund (dhe duhet) të klasifikohen sipas llojit të shërbimeve që u nevojiten, e jo si me aftësisë së kufizuara. Kjo do të thotë se, për shembull, një fëmijë me vështirësi në të mësuar dhe inteligjencë normale mund të mësojë së bashku me një fëmijë me çrregullim të rëndë intelektual dhe me një fëmijë më të vogël pa dëmtime, kur të gjithë këta kanë nevojë për ushtrime në vetëdijesimin fonologjik.

    Procedurat për t’u siguruar që materialet e testimit dhe vlerësimit dhe procedurat e shfrytëzuara me qëllim të vlerësimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara për shërbimet e cekura në këtë titull do të zgjidhen dhe administrohen për të mos qenë diskriminuese në racë apo kulturë. Materialet dhe procedurat e tilla do të ofrohen dhe administrohen në gjuhën amtare të fëmijës dhe modelin e tij të komunikimit, pos në qoftë se kjo nuk është aspak e mundur, dhe një procedurë e vetme nuk do të jetë kriteri i vetëm në përcaktimin e programit të përshtatshëm arsimor për fëmijën.

    Koment: Në këtë shënim, nuk ka procedura valide për vlerësimin psikologjik të fëmijëve në gjuhën shqipe. Procedurat alternative ende nuk janë krijuar. D) Politika.-Për të zbatuar këtë nen, shteti do të adoptojë një politikë që përfshin nevojën që agjencitë vendore të arsimit në shtet të marrin iniciativë për të punësuar, trajnuar dhe krijuar personel të kualifikuar për të ofruar arsimim special dhe shërbime të tjera të këtij lloji nën këtë nen, për fëmijët me aftësi të kufizuara. 15) Synimet e performancës dhe indikatorët. Shteti: (A) ka vënë synimet për performancën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në atë shtet Koment: Shteti është përgjegjës për trajnimin e specializuar të atyre që punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur flasim për trajnimin e specializuar për lexim, shkrim dhe aritmetikë.

  • 20

    Neni (A) thotë se të sistemosh një fëmijë në një klasë speciale, do të thotë që mësuesi, shkolla, komuna dhe regjioni duhet të vënë synime specifike për atë klasë, sikurse do ta bënin për një klasë të rregullt. Kjo parandalon që klasa të shndërrohet në një “koleksion mbeturinash” ku fëmijët dërgohen, por nga ata nuk kërkohet të mësojnë. ``(f) Shërbimet për intervenim të hershëm (1) Në përgjithësi. Një agjenci vendore e arsimit nuk mund të shfrytëzojë më shumë se 15% të shumës që kjo agjenci i merr për secilin vit fiskal… për të zhvilluar dhe zbatuar shërbime të koordinuara të intervenimit të hershëm, që mund të përfshijnë struktura financuese ndëragjenciore, për fëmijët nga çerdhja e më lart… 3) të cilët ende nuk janë identifikuar si të tillë që kanë nevojë për arsimim special apo shërbime tjera të këtij lloji, por të cilët kanë nevojë për përkrahje të mëtutjeshme akademike dhe bihejviorane (të sjelljes) në mënyrë që të kenë sukses në mjedisin e arsimit të përgjithshëm. (2) Aktivitetet.-Gjatë zbatimit të shërbimeve të koordinuara të intervenimit të hershëm nën këtë nen, agjencioni vendor i arsimit mund të kryej aktivitetet që përfshijnë -- (A) Zhvillimin profesional (që mund të ofrohet edhe nga palët tjera, përpos agjencionit) për mësuesit dhe stafin tjetër të shkollës për ti trajnuar ata të japin udhëzime akademike të bazuara në hulumtime shkencore dhe intervenime bihejviorale, përfshirë këtu udhëzimet për shkrim e lexim të bazuara në hulumtimet shkencore, dhe kur është e përshtatshme, edhe udhëzimet për përdorimin e softuerëve adaptiv dhe udhëzues; dhe

    (B) Ofrimin e vlerësimeve, shërbimeve dhe ndihmës arsimore dhe bihejviorale, përfshirë këtu edhe udhëzimet për shkrim e lexim të dala nga hulumtimet shkencore.

    Koment: Rëndësia e këtyre rreshtave është: 1) investimi i fondeve për edukim special në të ardhmen në programet për fëmijët që NUK janë identifikuar si me nevoja të veçanta, e posaçërisht në udhëzimet për shkrim e lexim të dala nga hulumtimet shkencore (theksi i vënë në hulumtimet shkencore ka për qëllim të pengojë humbjen e parave në qasjen e “gjuhës në tërësi” që është më shumë një fe (religjion) sesa një metodë e provuar) . Gjithashtu, vlen të ceket investimi në zhvillimin profesional. PJESA 614. VLERËSIMET, PËRCAKTIMET PËR TË DREJTAT, PROGRAMET E INDIVIDUALIZUARA TË ARSIMIT, DHE VENDET PËR ARSIM. Koment: Kjo pjesë do të jepet gati në tërësi, me komente, meqë kjo është esenca e procesit të arsimit special. (a) Vlerësimet, Pajtimi nga Prindërit, dhe Rivlerësimet. (1) Vlerësimet fillestare: (A) Në përgjithësi. Një agjencion shtetëror i arsimit, apo ndonjë agjencion tjetër shtetëror do të kryejë një vlerësim fillestar të plotë dhe individual, në pajtim me këtë paragraf dhe nën nenin (b), para ofrimit të arsimit special dhe shërbimeve të tjera të këtij lloji për një fëmijë me aftësi të kufizuara nën këtë pjesë.

  • 21

    Koment: Vlerësimi fillestar duhet të jetë i plotë dhe i përfunduar. Rivlerësimet e mëvonshme mund të jenë të pjesshme nëse mund ta arsyetojnë këtë. (B) Kërkesa për vlerësim fillestar. Në përputhje me nënparagrafin (D), qoftë prindi i fëmijës, apo agjencion shtetëror i arsimit, ndonjë agjension tjetër shtetëror, apo agjencion vendor i arsimit mund të inicioj një kërkesë për një vlerësim fillestar për të përcaktuar nëse fëmija është me aftësi të kufizuara. Koment: Është me rëndësi të lejohen sa më shumë palë që është e mundur të iniciojnë vlerësimet fillestare. (Këtu ligji futet në ngatërresat e llojeve të ndryshme të pajtueshmërisë së prindërve, që është e ngjashme me Kosovën). (E) Rregulli i konstruktivitetit. Analizimi i një nxënësi nga mësuesi apo specialisti për të përcaktuar strategjitë e përshtatshme udhëzuese për zbatimin e planprogramit nuk do të konsiderohen si vlerësim për arsim special dhe shërbime të këtij lloji. Koment: Rëndësia e kësaj është që në rrugën normale të arsimit dhe këshillimit, nuk kërkohet pajtueshmëri formale nga ana e prindërve, edhe pse bashkëpunimi i përgjithshëm me ta është i rëndësishëm. (B) Një rivlerësim …do të bëhet: (i) jo më shpesh se një herë në vit, përpos nëse kërkohet nga prindërit dhe agjencitë vendore të arsimit; dhe (ii) së paku një herë në 3 vite, përpos nëse prindërit dhe agjencitë vendore të arsimit pajtohen se rivlerësimi është i nevojshëm. Koment: Periudha 1-3 vite mes vlerësimit fillestar dhe rivlerësimit është e pranueshme edhe në Evropë. Dhe realiteti kosovar duhet të organizohet në këtë drejtim. 2) Kryerja e vlerësimit. Gjatë vlerësimit, agjencia vendore e arsimit do të: (A) Shfrytëzojë një llojllojshmëri instrumentesh vlerësuese dhe strategji për të grumbulluar informata relevante funksionale, zhvillimore dhe akademike, duke përfshirë këtu edhe informatat e ofruara nga prindërit të cilët mund të ndihmojnë në përcaktimin e vlerësimit. Koment: Vlerësimi duhet të përmbajë testimin psikologjik, përshkrimet zhvillimore, përshkrimet e sjelljeve të fëmijës nga prindërit ose mësuesi, dhe informatat rreth të arriturave të fëmijës nga shkolla, nëse ai shkon në shkollë. Nëse jo, ekzaminuesi duhet të vlerësoj njohuritë e fëmijës që janë të rëndësishme për shkollë. (i) nëse fëmija është fëmijë me nevoja të veçanta; dhe (ii) përmbajtjen e programit të individualizuar arsimor të fëmijës, duke përfshirë informatat lidhur me mundësitë e përfshirjes së fëmijës dhe përparimin e tij në

  • 22

    planprogramin e përgjithshëm arsimor, ose, për fëmijët parashkollorë, për pjesëmarrje në aktivitetet përkatëse; Koment: Vlerësimi duhet të bëhet në atë mënyrë që të përgjigjet në pyetjet themelore siç janë: Çfarë duhet të mësojë nxënësi dhe si. (B) Të mos shfrytëzohet një matje apo vlerësim si kriteri i vetëm për përcaktimin e asaj se a ka fëmija aftësi të kufizuara apo në përcaktimin e programit të përshtatshëm arsimor për fëmijën; dhe (C) Të përdoren instrumente të sakta që mund të vlerësojnë kontributin relativ të faktorëve kognitiv (njohës) dhe bihejviorane (sjelljes), si shtesë ndaj faktorëve fizik dhe zhvillimorë. Koment: Shfrytëzimi i instrumenteve të sakta është mjaft i vështirë në Kosovë për dy arsye: 1) Shumë instrumente të mira nuk ekzistojnë këtu fare, dhe 2) Disa nga instrumentet duhet të përkthehen dhe përshtaten në kulturën e pranishme. (3) Kërkesat shtesë. Secila Agjenci Vendore e Arsimit (AVA) do të sigurojë që vlerësimet të: (iii) Bëhen për qëllimet për të cilat matjet janë valide dhe të besueshme; (iv) Administrohen nga personeli i ditur dhe i trajnuar; dhe (v) Administrohen në pajtim me udhëzimet e ofruara nga prodhuesi i atyre vlerësimeve/matjeve; (B) Fëmija vlerësohet në të gjitha fushat ku dyshohet për dëmtime; (C) Sigurohen instrumentet dhe strategjitë vlerësuese që ofrojnë informatat relevante që u ndihmojnë drejtpërdrejtë personave të bëjnë përcaktimin e nevojave arsimore të fëmijës; Koment: Problemi me personelin e ditur dhe trajnuar është problem i rëndësishëm dhe duhet të bëhen përpjekje për të trajnuar personelin që do të kryejë vlerësimet. (d) Programet e Individualizuara të Arsimit. (1) Përkufizimet në këtë titull: (A) Programet e Individualizuara të Arsimit. (i) Në përgjithësi. Termi “Programet e Individualizuara të Arsimit “ apo PIA nënkupton një deklaratë me shkrim për secilin fëmijë që ka aftësi të kufizuar, e shqyrtuar në pajtim me këtë pjesë dhe që përfshin: (I) Një deklaratë të niveleve momentale të arritjeve akademike dhe performancës funksionale të fëmijës, duke përfshirë: (aa) si ndikon aftësia e kufizuar e fëmijës në përfshirjen e tij dhe përparimin në planprogramin e arsimimit të përgjithshëm; (bb) për parashkollorët, si ndikon aftësia e kufizuar në pjesëmarrjen e fëmijës në aktivitetet e përshtatshme për të; dhe

  • 23

    (cc) për fëmijët me aftësi të kufizuara, si u nënshtrohen vlerësimeve të tjera të dedikuara për të ndryshuar standardet e të arriturave, një përshkrim i synimeve afatshkurta; Koment: PIA duhet të shkruhet në pajtim me të arriturat e pritura në nivelin zhvillimor të fëmijës dhe në nivelin klasor. Duhet të ceket saktësisht se cila nevojë e veçantë e fëmijës po i shkakton probleme në shkollë. Programi më vonë do t’i adresojë këto probleme, qoftë duke sugjeruar mënyra për t’i tejkaluar ato, qoftë duke iu përshtatur atyre. (II) Një deklaratë të synimeve të matshme vjetore, duke përfshirë synimet akademike dhe funksionale, të dizajnuara për: aa) të përballuar nevojat e fëmijës që rrjedhin nga aftësia e tij e kufizuar, në mënyrë që ti mundësohet atij të përfshihet në planprogramin e arsimimit të përgjithshëm, dhe të përparoj në të; dhe (bb) të përballuar nevojat tjera arsimore të secilit fëmijë, nevoja këto që rrjedhin nga aftësia e kufizuar e fëmijës; Koment: Keni parasysh se përmbajtjet programore (dizajni) për PIA duhet të jenë të matshme, ashtu që kriteret të jenë si ato në planprogram të rregullt, apo të tilla që i përmbushin nevojat arsimore të fëmijës. Edhe pse raporti është vjetor, shpesh synimet vihen për periudha tremujore. (III) Përshkrimi i asaj se si përparimi i fëmijës drejt përmbushjes së qëllimeve vjetore të përshkruara në nënklauzolën (II) do të maten dhe kur do të sigurohen raportet periodike të përparimit që fëmija bën drejt përmbushjes së qëllimeve vjetore (përdorimi i raporteve periodike apo tremuajshe, të njëkohshme me lëshimin e kartelave raportuese); Koment: Përshkrimi i përparimit të fëmijës në PIA zakonisht i raportohet edhe prindërve, si shtojcë e kartelave të raportit të rregullt. (IV) Në deklaratë për arsimim special dhe shërbime të këtij lloji, dhe ndihmave e shërbimeve plotësuese, bazuar në hulumtimet me moshatarë, duhet ti ofrohen fëmijës, në emër të fëmijës, dhe një deklaratë e modifikimeve të programit apo ndihmave për personelin shkollor që do ti ofrohet fëmijës -- (aa) për të përparuar drejt përmbushjes së qëllimeve vjetore; (bb) për t’u përfshirë në planprogramin e arsimit të përgjithshëm dhe për të përparuar në pajtim me nënklauzolën (I) dhe për të marrë pjesë në aktivitete jashtë-programit dhe të tjera joakademike; dhe (cc) për t’u arsimuar dhe për të marrë pjesë në aktivitetet e përmendura në këtë nënparagraf me fëmijët tjerë me aftësi të kufizuara dhe pa to; (V) një shpjegim pse fëmija nuk mund të marrë pjesë me fëmijët pa dëmtime në klasë të rregullt dhe në veprimtaritë e përshkruara në nënklauzolën (IV)(cc); Koment: Duhet të keni parasysh se PIA mund të specifikojë trajnimin e personelit për një program përkatës për fëmijën, si dhe përcaktimin se kur fëmija nuk mund të përfshihet me fëmijët tjerë duke dhënë njëherësh arsyeshmërinë.

  • 24

    (VI)(aa) një deklaratë e mjeteve të përshtatshme individuale që janë të nevojshme për të matur arritjet akademike dhe performancën funksionale të fëmijës, te qendrueshme me nenin 612(a) (16(A); dhe (bb) nëse Ekipi PIA përcakton se fëmija do ti nënshtrohet një vlerësimi tjetër në ndonjë shtet tjetër, është e nevojshme të bëhet një deklaratë me arsyetimin: (AA) pse fëmija nuk mund ti nënshtrohet vlerësimit të rregullt; dhe (BB) vlerësimi alternativ që është zgjedhur është i përshtatshëm për fëmijën; Koment: Në shumë shtete, vlerësimet në nivel shtetëror bëhen për të përcaktuar nivelet e të arriturave të studentëve/nxënësve. Në disa shtete, fëmijët me nevoja të veçanta (edhe ata me aftësi të kufizuara në të mësuar) përjashtohen nga ekzaminimet. Meqë përjashtimi nga ekzaminimet mund të perceptohet si neglizhencë në përpjekjet arsimore, IDEA kërkon që fëmijët me nevoja të veçanta të jenë pjesëmarrës të këtij vlerësimi, e nëse jo, atëherë sistemi arsimor duhet të shpjegoj arsyeshmërinë e mospjesëmarrjes. (VII) data duhet caktuar për fillimin e shërbimeve dhe modifikimet e shpjeguara në nënklauzolën (IV), dhe frekuenca e paraparë, lokacioni dhe kohëzgjatja e këtyre shërbimeve dhe modifikimeve; dhe (VIII) fillimi i matjeve të arritshmërisë së nxënësit duhet të llogaritet në PIA jo më vonë se në moshën 16 vjeçare duke u modifikuar dhe praktikuar çdo vit: (aa) qëllime të përshtatshme, të matshme, postsekondare, të bazuara në vlerësime të tranzicionit të moshës, të ndërlidhura me trajnim, arsim, punësim, dhe aftësi për jetë të pavarur; (bb) shërbimet e tranzicionit (duke përfshirë kurset studimore) të nevojshme për t’u ndihmuar fëmijëve të arrijnë ato qëllime; dhe (cc) duke filluar jo më vonë se 1 vit para se fëmija të arrijë moshën e pjekurisë nën Ligjin Shtetëror, një deklaratë që fëmija është informuar për të drejtat e tij nën këtë titull, nëse ka të tilla, që do t’i përcillen fëmijës kur arrin moshën e pjekurisë sipas nenit 615 (m). Koment: Keni parasysh se për fëmijë më të rritur, PIA përfshin një program për aktivitete për jetë të pavarur, nëse paraqitet nevoja. (B) Ekipi i Programit të Individualizuar të Arsimit Termi Ekipi i Programit të Individualizuar të Arsimit apo Ekipi PIA, nënkupton një grup të individëve të përbërë nga: (i) prindërit e fëmijës me aftësi të kufizuara; (ii) jo më pak se 1 mësues i arsimit të rregullt për fëmijën e tillë (nëse fëmija është, apo mund të jetë, pjesëmarrës në mjedisin e arsimit të rregullt); (iii) jo më pak se 1 mësues i arsimit special, apo kur është nevoja, jo më pak se një ofrues i arsimit special për fëmijën e tillë;

  • 25

    (iv) një përfaqësues i agjencisë vendore të arsimit, i cili është i kualifikuar të ofroj, apo mbikëqyrë dhënien e udhëzimeve të dizajnuara në mënyrë specifike për ti përmbushur nevojat e veçanta të fëmijëve me aftësi të kufizuara; I) ka njohuri rreth planprogramit të arsimit të rregullt; dhe II) ka dijeni rreth disponimit me resurse të agjencionit vendor të arsimit; (v) një individ i cili është anëtar i Ekipit, mund të interpretoj ngatërresat e rezultateve të vlerësimit, duke i përshkruar në klauzolat (ii) deri (vi); (vi) përpos prindërve dhe agjencionit, individët tjerë që kanë njohuri apo ekspertizë speciale që lidhet më fëmijën, duke përfshirë personelin e shërbimeve relevante kur paraqitet nevoja; dhe (vii) edhe fëmija kurdo që kjo është e përshtatshme. Koment: Në kushtet tona kosovare, mund të përfshihen: prindërit, mësuesi (kujdestari i klasës), një ekspert i arsimit special, ekspertë profesionalë për aftësinë e kufizuar përkatëse të fëmijës, dhe një pedagog apo psikolog i shkollës. (B) Marrja parasysh e faktorëve specialë - Ekipi PIA (i) Nëse sjellja e fëmijës e pengon të mësuarit e tij dhe të tjerëve, duhet praktikuar përdorimi i intervenimeve dhe ndihmave për sjellje pozitive, dhe strategji tjera për ta përmirësuar atë sjellje;

    Koment: Terapia e sjelljes dhe ndihma speciale për fëmijën duhet të vihet në programin PIA për fëmijët me probleme në sjellje. 4) Rishqyrtimi dhe ndryshimi i PIA-s. (A) Në përgjithësi. Agjencioni Vendor i Arsimit (AVA) do të vlerësojë dhe rishqyrtojë nënparagrafin (B) të cilin më parë e ka bërë ekipi i PIA –s. (i) shqyrton PIA-n e fëmijës në mënyrë periodike, por jo më shpesh se një herë në vit, për të parë nëse janë arritur qëllimet vjetore për atë fëmijë; dhe (ii) ndryshon PIA-n kur paraqitet nevoja për të adresuar: (I) ndonjë lëshim në përparimin e pritur drejt përmbushjes së qëllimeve vjetore dhe në planprogramin e arsimit të përgjithshëm, në pikat ku paraqitet nevoja; (II) rezultatet e ndonjë rivlerësimi të kryer nën këtë nen; (III) informatat për fëmijën që i jepen apo merren nga prindërit, siç përshkruhet në nënpjesën (c) (1) (B); (IV) nevojat e parashikuara të fëmijës; apo (V) çështjet tjera. (B) Kërkesat lidhur me mësuesin e arsimit të rregullt. -

    Një mësues i arsimit të rregullt, si anëtar i ekipit PIA, në pajtim me paragrafin (1) (C), do të merr pjesë në rishqyrtimin dhe ndryshimin e PIA-s për fëmijën.

    Koment: Rishqyrtimi dhe ndryshimi i PIA-s janë qenësore për suksesin e secilit program për fëmijën me nevoja të veçanta. Varësisht nga numri i fëmijëve për të cilët hartohet PIA për nevojat e tyre, nënkuptohet se duhet të grumbullohen fonde për personel dhe për trajnimin e tyre, në mënyrë që ata të kryejnë punën si duhet.

  • 26

    Pjesët në vijim kanë të bëjnë me fëmijët me probleme të sjelljes: Vendosja në lokacionet alternative për arsimim (1) Autoriteti i personelit shkollor (A) Përcaktimi nga rasti në rast. Personeli shkollor mund të marrë parasysh rrethanat unikate për secilin rast veç e veç, kur bën përcaktimin e asaj se a duhet të ndërrohet lokacioni për fëmijën me aftësi të kufizuara që ka thyer kodin e sjelljes së nxënësit. B) Autoriteti. Personeli shkollor nën këtë nënpjesë mund ta largojë fëmijën me aftësi të kufizuara nga vendi ku ndodhet për momentin në një lokacion të përkohshëm alternativ të arsimit, që është i përshtatshëm, apo ta suspendoj për jo më gjatë se 10 ditë mësimi (përderisa këto alternativa aplikohen edhe për fëmijët tjerë). Autoritetet tjera Nëse personeli shkollor dëshiron të bëjë një ndryshim në lokacion, që do të zgjaste më shumë se 10 ditë mësimi dhe nëse sjellja që ka shkelur kodin e shkollës nuk është manifestim i aftësisë së kufizuar të fëmijës, në pajtim me nënparagrafin (E), procedurat relevante për disiplinë të aplikueshme për fëmijët pa dëmtime, mund të aplikohen edhe tek fëmijët me aftësi të kufizuara, në mënyrën e njëjtë dhe kohëzgjatjen e njëjtë si për fëmijët pa dëmtime, përpos në rastet që ceken në pjesën 612 (a) (1), edhe pse mund të caktohen në një lokacion të përkohshëm alternativ për arsim. (C) Shërbimet. Një fëmijë me aftësi të kufizuara që largohet nga lokacioni i tij momental në nënparagrafin (G)(pa marrë parasysh se a përcaktohet sjellja si manifestim i aftësisë së kufizuar të fëmijës) apo nënparagrafin (C) do të: (i) vazhdojë me pjesëmarrjen në shërbimet arsimore, siç ceket në pjesën 612(a)(1), ashtu që t’i mundësohet fëmijës të marrë pjesë në planprogramin e arsimimit të përgjithshëm, edhe pse kjo bëhet në një lokacion tjetër, dhe të përparojë drejt arritjes së qëllimeve që janë cekur në PIA-n e fëmijës; dhe (ii) t’i nënshtrohet, kur kjo është e përshtatshme, një vlerësimi të sjelljes funksionale, shërbimeve të intervenimit në sjellje dhe modifikimit të saj, që janë të dizajnuara për ti adresuar sjelljet e këqija, që ato të mos ndodhin më. Koment: Rregullat e lartpërmendura janë një përpjekje për të arritur një balancim mes të drejtës së fëmijës për arsim dhe të drejtës së fëmijëve tjerë të mësojnë pa pengesa nga një fëmijë tjetër tejet problematik. Gjithashtu janë një përpjekje për të trajtuar dhunën në shkollë në mënyrë që të sigurohemi se fëmijët po mësojnë në një mjedis të sigurt. Shfrytëzimi i vlerësimit të sjelljeve funksionale është qenësore për këtë balancim dhe duhet të mësohet nga i gjithë personeli që punon me fëmijë me nevoja të veçanta. Ç) Përcaktimi i manifestimit.

  • 27

    (i) Afati: Sipas asaj që ceket në nënparagrafin (B), brenda 10 ditëve të mësimit nga marrja e vendimit për të ndryshuar lokacionin e fëmijës me aftësi të kufizuara për shkak të shkeljes së kodit të nxënësit, agjencia vendore e arsimit, prindërit dhe anëtarët tjerë relevantë të ekipit PIA (sido që të vendoset nga prindërit dhe agjencia lokale e arsimit), do të shqyrtojnë të gjitha informatat relevante të marra nga prindërit për të përcaktuar: (I) nëse sjellja në fjalë është shkaktuar nga faktorët përmbajtësor, apo ka lidhje direkte me aftësinë e kufizuar të fëmijës; (II) nëse sjellja në fjalë është drejtpërdrejtë rezultat i dështimit të agjencisë lokale të arsimit gjatë zbatimit të PIA-s. D) Manifestimi. Nëse agjencia lokale e arsimit, prindi apo anëtarët tjerë relevantë të ekipit PIA, vendosin që nënklauzola (I) ose ajo (II) e klauzolës (i) janë të aplikueshme për fëmijën, sjellja do të cilësohet si manifestim i aftësisë së kufizuar të fëmijës. F) Përcaktimi se sjellja ka qenë manifestim. Nëse agjencia lokale e arsimit, prindi apo anëtarët tjerë relevantë të ekipit PIA përcaktojnë se sjellja ka qenë manifestim i aftësisë së kufizuar të fëmijës, ekipi PIA do të: (i) bëjë një vlerësim të sjelljes funksionale dhe do të zbatojë një plan të intervenimit në sjellje për fëmijën, pos nëse agjencia lokale e arsimit e ka bërë këtë para se të përcaktohet sjellja që ka rezultuar në ndryshimin e lokacionit siç përshkruhet në nënparagrafët (C) e (G); (ii) në rastin kur plani i intervenimit në sjellje është krijuar, duhet të shqyrtohet plani i intervenimit në sjellje dhe të ndryshohet nëse është nevoja për të adresuar sjelljen përkatëse; dhe (iii) me përjashtim të asaj që ceket në nënparagrafin (G), të rikthehet fëmija në lokacionin nga i cili është larguar, përpos nëse prindërit dhe agjencia lokale e arsimit pajtohen të ndryshohet lokacioni si pjesë e modifikimit të planit për intervenim në sjellje. Koment: Ky rregull është pak kompleks, por në parim nënkupton që komuna ka përgjegjësinë të ndryshojë sjelljen e fëmijës dhe ta kthejë atë në lokacionin paraprak nëse vërtetohet se sjellja problematike ka qenë rezultat i sistemit arsimor në ndonjë mënyrë apo tjetrën. (G) Rrethanat speciale. Personeli shkollor mund ta largoj fëmijën nga lokacioni i përkohshëm alternativ për arsim për jo më shumë se 45 ditë mësimi pa marrë parasysh se a cilësohet sjellja si manifestim i aftësisë së kufizuar të fëmijës, në rastet kur fëmija: (i) mban ose posedon armë në shkollë, lokacionet e shkollës apo në ndonjë funksion të shkollës që është nën juridiksionin e Shtetit apo agjencioni lokal arsimor; (ii) me vetëdije posedon apo përdorë droga ilegale, apo shet dhe ndihmon shitjen e substancave të ndaluara, përderisa është në shkollë, në lokacionet e shkollës apo në ndonjë funksion të shkollës që është nën juridiksionin e shtetit apo agjencionit vendor të arsimit; apo

  • 28

    (iii) i ka shkaktuar dikujt plagë serioze trupore përderisa është në shkollë, në lokacionet e shkollës, apo në ndonjë funksion të shkollës që është nën juridiksionin e shtetit apo agjencisë vendore të arsimit. Koment: Keni parasysh se në rrethana ekstreme, e drejta e fëmijëve tjerë për të mësuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë, e tejkalon të drejtën e fëmijëve që arsimohen në një mjedis jo të kufizuar. Gjithashtu është me rëndësi të dihet se edhe nëse fëmija largohet plotësisht nga shkolla, ai përsëri ka të drejtë të marrë pjesë në shërbimet arsimore. Kjo gjithashtu i jep përparësi financimit të programeve alternative për fëmijët me probleme të rënda të sjelljes që ndërlidhen me aftësitë e kufizuara të tyre si dhe me sistemin arsimor i cili do t’i ofrohet sipas nevojës. Intervenimi i hershëm: PJESA 636. PLANI I INDIVIDUALIZUAR I SHËRBIMEVE PËR FAMILJEN (a) Vlerësimi dhe Zhvillimi i Programit. Një sistem mbarështetëror i përshkruar në pjesën 633 do të ofrojë, së paku për secilin të porsalindur apo fëmijë me aftësi të kufizuara, dhe për familjet e tyre. (1) një vlerësim multidisiplinar të fuqive dhe nevojave unikate të të porsalindurit apo fëmijës dhe identifikimin e shërbimeve të përshtatshme për ti përmbushur nevojat e tilla; (2) një vlerësim të drejtuar kah familja për resurset, përparësitë dhe brengat e familjes dhe identifikimi i ndihmave dhe shërbimeve të nevojshme për të aftësuar familjen të përmbushë nevojat zhvillimore të të porsalindurit apo fëmijës; dhe (3) një plan të individualizuar të shërbimeve për familjen, me shkrim, të krijuar nga ekipi multidisiplinar, përfshirë këtu edhe prindërit, siç kërkohet në nënpjesën (e), duke përfshirë edhe një përshkrim të shërbimeve të përshtatshme kalimtare për të porsalindurin apo fëmijën. (b) Shërbimet e intervenimeve të hershme. Termi “shërbimet e intervenimeve të hershme” nënkupton shërbimet zhvillimore që: A) ofrohen nën mbikëqyrjen publike; B) jepen falas kur ligji shtetëror apo federal siguron një sistem të pagesave nga familjet; C) dizajnohen për të përmbushur nevojat zhvillimore të një të porsalinduri apo fëmije me aftësi të kufizuara, siç identifikohet nga ekipi për planin e individualizuar të shërbimeve për familjen, në një apo më shumë nga fushat në vijim:

  • 29

    (i) zhvillimi fizik; (ii) zhvillimi kognitiv (njohës); (iii) zhvillimi i komunikimit; (iv) zhvillimi social apo emocional; ose (v) zhvillimi adaptiv (përshtatës); D) plotësojnë standardet e shtetit në të cilin ofrohen shërbimet, duke përfshirë edhe kërkesat e kësaj pjese; E) përfshijnë: (i) trajnim familjar, këshillim dhe vizita shtëpiake; (ii) udhëzime speciale; ( iii) shërbime për patologjitë e gjuhës dhe të folurit dhe shërbime të audiologjisë, dhe shërbime për gjuhën e shenjave; (iv) terapi për profesionin; (v) terapi fizike; (vi) shërbime psikologjike; (vii) shërbime për koordinim të shërbimeve; (viii) shërbime mjekësore vetëm për qëllime të vlerësimit e diagnostifikimit; (ix) shërbime për identifikimin e hershëm, incizimin dhe vlerësimin; (x) shërbime shëndetësore që janë të nevojshme për ti mundësuar të porsalindurit apo fëmijës të përfitoj nga shërbimet e intervenimeve të hershme; (xi) shërbime të punës sociale; (xii) shërbime të të pamurit; (xiii) mjete dhe shërbime të teknologjisë ndihmëse; dhe (xiv) transporti dhe shpenzimet e tjera që janë të nevojshme për t’i mundësuar fëmijës apo të porsalindurit dhe familjeve të tyre të marrin shërbime tjera siç përshkruhen në këtë paragraf; F) ofrohen nga personeli i kualifikuar, përfshirë këtu: (i) edukatorët specialë; (ii) terapeut të gjuhës dhe të folurit (logoped) dhe terapeut të dëgjuarit (audiologjist); (iii) terapeut të profesionit; (iv) terapeut fizik; (v) psikolog; (vi) punëtorë social; (vii) motra medicinale; (viii) ekspertë të regjistruar të dietave; (ix) terapeut familjar; (x) specialist të të pamurit, përfshirë këtu oftalmologë dhe optometrikë; (xi) specialistë të orientimit dhe lëvizshmërisë; dhe (xii) pediatër dhe mjekë të tjerë;

  • 30

    (G) shërbimet e nevojshme u ofrohen në mjedise të natyrshme, përfshirë këtu shtëpitë, lokalet e komuniteteve ku marrin pjesë edhe fëmijët pa dëmtime; dhe (H) ofrohen në pajtueshmëri me planin e individualizuar të shërbimeve për familjen, të adoptuar në pajtim me nenin 636. (5)Termi “I porsalinduri apo fëmija me aftësi të kufizuara”: (A) nënkupton individin nën moshën trevjeçare i cili ka nevojë për shërbime të intervenimit të hershëm sepse ky individ:

    (i) po përjeton vonesa zhvillimore, që maten me instrumente dhe procedura të përshtatshme diagnostike në një apo më shumë fusha të zhvillimit kognitiv(njohës), zhvillimit fizik, zhvillimit të komunikimit, zhvillimit social dhe emocional, dhe zhvillimit adaptiv; apo

    (ii) ka një gjendje të diagnostikuar fizike apo mentale që ka mundësi të mëdha të rezultojë në vonesë zhvillimore; dhe (B) mund të përfshijë: (i) të porsalindurit dhe fëmijët e rrezikuar; dhe (ii) fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë të drejtë ndaj shërbimeve nën nenin 619 dhe të cilët më parë kanë marrë shërbime falë kësaj pjese, deri sa këta fëmijë të mos fitojnë të drejtën të regjistrohen në çerdhe apo shkollë fillore, me kusht që programet që i shërbejnë këta fëmijë përfshijnë: (I) një komponentë arsimore që promovon gatishmërinë për shkollë dhe inkorporon mësimin e hershëm të shkrimit e leximit, gjuhës dhe aftësive numerike; dhe (II) një njoftim me shkrim prindërve, për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në përcaktimin e asaj se a do të vazhdojë fëmija të marrë këto shërbime nën këtë pjesë apo do të marrë pjesë në programet parashkollore nën pjesën 619. Koment: Ligji njeh rëndësinë e financimit të programeve të intervenimit të hershëm dhe potencialin e tyre për të reduktuar ngarkesat financiare në ligj. Ligji vazhdon duke themeluar komisione shtetërore, ndëragjenciore, bashkërenditëse, puna e të cilëve është të rrisin shërbimet që u jepen fëmijëve me aftësi të kufizuara nga ministritë e ndryshme. Një tjetër komponentë e ligjit që përfshin arsimimin e të porsalindurve dhe fëmijëve me vonesa zhvillimore është themelimi i sistemit mbarështetëror që ofron shërbime të intervenimit të hershëm, që duhet të përfshijnë: (1) Një përkufizim rigoroz të termit “vonesë zhvillimore” që do të përdoret nga shteti gjatë zbatimit të programeve në këtë pjesë, në mënyrë që të identifikohen saktësisht të porsalindurit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për shërbimet nga kjo pjesë. (2) Politika shtetërore që është në fuqi dhe që siguron që shërbimet e intervenimeve të hershme, të bazuara në hulumtimet shkencore, aq sa janë të aplikueshme, janë në

  • 31

    dispozicion të të gjithë të porsalindurve dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre, përfshirë këtu edhe të porsalindurit dhe fëmijët indianë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që jetojnë në një vend që është pjesë gjeografike e shtetit dhe të porsalindurit dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që janë të pastrehë dhe familjet e tyre. (3) Një vlerësim i përgjithshëm, multidisiplinar dhe në kohën e duhur të funksionimit të secilit të porsalindur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara në shtet, dhe një identifikim i nevojave të secilës familje për të porsalindurit dhe fëmijët e tillë, për të ndihmuar në zhvillimin e të porsalindurit dhe fëmijës. (4) Për secilin të porsalindur dhe fëmijë me aftësi të kufizuara në shtet, një plan i individualizuar i shërbimeve për familjen në pajtim me pjesën 636, përfshirë këtu edhe shërbimet për bashkërenditje të shërbimeve në pajtim me një plan të tillë të shërbimeve. (5) Një sistem i përgjithshëm për gjetje të fëmijës, konsistent me pjesën B, duke përfshirë edhe një sistem referimesh tek ofruesit e shërbimeve që siguron pjesëmarrjen nga burimet e referimeve primare dhe që siguron standarde rigoroze për identifikimin e saktë të të porsalindurve dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara për shërbimet nën këtë pjesë, gjë që do të reduktojë nevojën për shërbime të tilla në të ardhmen. (6) Një program i vetëdijesimit publik që përqendrohet në identifikimin e hershëm të të porsalindurve dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara, duke përfshirë përgatitjen nga agjencia përgjegjëse e themeluar nën paragrafin (10) për të gjitha burimet e referimit primar, veçanërisht spitalet dhe mjekët, për informatat që do t’u jepen prindërve, veçanërisht për ti informuar prindërit që kanë fëmijë të papjekur apo fëmijë me faktorë të tjerë të rrezikut që ndërlidhen me komplikimet në të mësuar dhe ato zhvillimore, për ekzistimin e shërbimeve të intervenimit të hershëm nën këtë pjesë dhe për shërbimet nën pjesën 619, dhe procedurat për t’i ndihmuar këto burime në shpërndarjen e informatave për prindërit e të porsalindurve dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara. (7) Një bazë qendrore të të dhënave që përmban informata për shërbimet e intervenimeve të hershme, resurset dhe ekspertët që ndodhen në shtet dhe hulumtimet dhe projektet demonstruese që janë duke u bërë në shtet. (8) Një sistem i plotë i zhvillimit të personelit, duke përfshirë trajnimin e para profesionistëve dhe trajnimin e burimeve të referimit primar lidhur me komponentët themelore të shërbimeve për intervenime të hershme që ndodhen në shtet: (A) do të përfshijnë: i) zbatimin e strategjive dhe veprimtarive me risi për punësimin dhe mbajtjen e punëtorëve të shërbimeve për arsimim të hershëm; (ii) promovimin e përgatitjeve për punëtorët e intervenimeve të hershme që janë plotësisht të kualifikuar për të ofruar shërbime të intervenimeve të hershme nën këtë pjesë; dhe (iii) trajnimin e personelit për të bashkërenditur shërbimet e tranzicionit për të porsalindurit dhe fëmijët që shërbehen nën këtë pjesë nga një program që ofron shërbime të intervenimeve të hershme nën këtë pjesë dhe nën pjesën B (ndryshe nga pjesa 619) në një tjetër program parashkollor, që merr fonde nga pjesa 619, apo ndonjë program tjetër të ngjashëm; dhe (B) mund të përfshijë: (i) trajnimin e personelit për të punuar