Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

146
Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra UNIVERSITETI I SHKODRES ”Luigj Gurakuqi” Departamenti i Gjeografise Tema e studimit: Turizmi ne kuadrin e zhvillimit rajonal te Alpeve Perendimore Doktoranti: Nevila DIBRA, Ma Udheheqes shkencor: Prof.Dr Mahir HOTI Tetor 2008 1

Transcript of Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Page 1: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

UNIVERSITETI I SHKODRES ”Luigj Gurakuqi” Departamenti i Gjeografise Tema e studimit:

Turizmi ne kuadrin e zhvillimit rajonal te Alpeve Perendimore

Doktoranti: Nevila DIBRA, Ma

Udheheqes shkencor: Prof.Dr Mahir HOTI

Tetor 2008

1

Page 2: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Hyrje I.Turizmi – nje program i sukseshem zhvillimi

- Turizmi alpin ne Europe; analize e rajoneve te ndryshme, faktoret qe e orientojne.

II. Alpet Perendimore Shqiptare; vleresimi i ofertes rajonale

- Analize e resurseve natyrore te zones - Analize e resurseve humane, ekonomike e infrastruktures ne rajon.

III. Rajoni rural alpin si produkt e destinacion turistik

-Identifikimi i potencialit turistik te zones Analize e pikave te dobeta e te forta qe rajoni mbart, oportuniteteve qe ofron e kercenimet per territorin. -Turizmi si sfida e ekonomise malore dhe komunitetit ne Alpe, objektivat e drejtimet e zhvillimit

IV. Impaktet e zhvillimit turistik ne jeten rurale ne rajon

-Impaktet fizike, social-ekonomike, kulturore e mjedisore -Menaxhimi i trashegimise rajonale alpine sipas vleresimit turistik dhe ruajtjes se saj.

V. Turizmi i orientuar- objektiv i politikave te zhvillimit ne rajon - Forma te vecanta te planifikimit turistik - Turizmi i pergjegjshem dhe mbijetesa e rajonit tone alpin. VI. Konkluzione dhe rekomandime

2

Page 3: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Alpet tona përbëjnë një nga rajonet më origjinale, më piktoreske e më

madhështore të vendit, por që të lëna pas dore në procesin e zhvillimit

ekonomik dhe pak të vizituara si ngashqiptarët ashtu edhe të huajt,

rezultojnë të panjohura mirë dhe në të njëjtën kohë të mënjanuara në

procesin e tranzicionit politik dhe ekonomik të vendit.

Ky studim ka për qëllim të paraqesë vlerat e pamohueshme fizike dhe

etnokulturore që rajoni mbart si dhe të parashtrojë mundësitë e gjithanëshme

të tij, mbështetur në këto vlera, për të zëvëndësuar sa më parë rrugën drejt

degradimit të përgjithëshëm me atë drejt një zhvillim ndoshta jo imediat por

të sigurtë dhe me një perspektivë të qartë e të pëlqyeshme turistike, premisat

e së cilës natyra ja ka dhënë.

Në realizimin e këtij studimi më kanë ndihmuar shumë specializimet

dhe kontaktet me literaturë e studjues të huaj, sidomos ato në Universitetin e

Klagenfurtit (Austri) ku mund të përmend ndihmën e specialistit të turizmit,

Prof Fridrich Zimmerman, si dhe specializimet në Universitetet e Romës e të

Riminit (Itali) dhe Eberswaldit (Gjermani) .

Gjithashtu falenderoj për ndihmën e dhënë dhe Departamentin e Gjeografisë

pranë Universitetit të Shkodrës, pjestare e të cilit jam dhe udhëheqësin tim

shkencor Prof.Dr Mahir Hoti.

Autori

3

Page 4: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Hyrje

Në vizion të parë, zona malore shihet gjithnjë nën idenë e dobësisë.

Konseguenca negative për një seri aktivitetesh ekonomike, sociale këtu kanë

dobësia natyrore e shpopullimi malor, të cilët përbëjnë dhe paraqitjen kryesore

të disavantazheve ekzistuese në zonat malore. Pra lidhja mes koncepteve

dobësi-mal qëndron në paaftësinë e këtij të fundit për të prodhuar situata të një

zhvillimi të vërtetë. Shprehje e kësaj dobësie tradicionale është monoaktiviteti

ekonomik, një ekonomi bujqësore e cila nën ndikimin e faktorëve të mësipërm

e çon zonën në shkallën e një zhvillimi ekonomik-social modest.

Prandaj, esenciale për këto rajone është krijimi i një ekonomie të integruar sa

më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që ekonomia malore të mos

identifikohet gjithnjë vetëm me ekonominë bujqësore, por të bëhet një

ekonomi “ndërsektoriale”. Mundësitë e ndërhyrjes dhe integrimit mes resurseve

që zona malore ofron janë të shumta dhe variojnë nga territori në territor. Por

duke u mbështetur në këto resurse dhe në përvojen e rajoneve më të zhvilluara,

themi se aktivitetet turistike malore janë ato që mund të integrohen më mirë e

më me përfitime me ekonominë malore e ambientin natyror aty. Në të tilla

kushte ndodhet zona alpine në vendin tonë.

Si rezultat i një politike diskriminuese të ndjekur vite më radhë në drejtim të

kësaj zone, si dhe i një ç’orientimi të mëtejshëm gjatë periudhës së tranzicionit,

pas viteve ’90, zona alpine shqiptare karakterizohet nga një gjëndje e rëndë

ekonomike. Kjo ka ardhur dhe si pasojë e disa fakteve të cilat verifikohen sipas

një lidhjeje zinxhir : mungesë e kultivimit dhe shfrytëzimit tradicional të tokës,

pamjaftueshmëria e vazhdueshme e të ardhurave, e si rrjedhojë, shpopullim e

mungesë e krahut të punës në ara;

4

Page 5: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

një bujqësi e varfër në vetvete, në krizë dhe e paaftë të vazhdojë të realizojë atë

prag minimal të të ardhurave të nevojshme për mbijetesën e të punësuarve të

saj, të cilët përbënin dhe pjesën më të madhe të popullsisë aktive në rajon;

një pasuri blegtorale në zvogëlim;

administrim jo i mirë i pyjeve ( megjithëse me përhapje të konsiderueshme)

mungesa gati absolute e burimeve të tjera të të ardhurave;

nuk ka industri; përveç ndonjë aktiviteti të vogël artizanal; një sektor terciar e

turizëm gati inekzistues.

Një e dhënë mjaft alarmuese është zvogëlimi i dukshëm i popullsisë rezidente.

Nuk bëhet fjalë thjesht për shpopullim por për eksod të vërtetë drejt fushës ose

jashtë vendit; si rezultat i krizës e shkatërrimit të bujqësisë; situata demografike

është mjaft e rëndë dhe popullsia ndjehet e vetmuar.

Karshi një rënie të tillë nuk mund të mos jesh i preokupuar për të ardhmen e

këtyre zonave. Për t’iu drejtuar krejtësisht një zhvillimi të përgjithëshëm e të

integruar si dhe për të ndërmarrë një strategji alternative të mbështetur në

potencialet egzistuese, para së gjithash duhet të vlerësohet nëse ambienti malor

në tërësinë e tij mund të përfaqësojë një resurs. Dhe që zona malore të hyjë në

kuadrin e resurseve duhet që vetë shtresat sociale, duke filluar nga kolektivat që

jetojnë e punojnë në këtë zonë ta perceptojnë atë si një resurs të vërtetë.

Sot, ekziston tendenca e përqëndrimit në njërin apo tjetrin resurs (siç është rasti

i binomit borë-sporte dimrore) gjë që bën të lihen mënjanë shumë mundësi

integruese. Këtij ndërgjegjësimi në zonën malore duhet ti shërbejnë vlerësimi i

traditës, bashkë me zhvillimin e teknologjive të veçanta që do të çojnë në një

shfrytëzim të të gjitha potencialeve të mundshme, për një zhvillim të shpejtë,

efektiv e pa probleme.

5

Page 6: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

“Turizmi nuk përbën një terapi universale”, por ai mund të aplikohet me

sukses aty ku ekzistojnë disa kushte bazë si dhe një koncept zhvillimi. Nevoja

objektive për këtë është krijimi i një imazhi unik turistik .

Ky është një vizion që duhet të kemi parasysh në drejtim të zhvillimit turistik në

rajonin tonë alpin, meqë turizmi alpin ka marrë shprehje mjaft të avancuara në

Evropë dhe tek ne turistët e huaj mund të kërkojnë atë ç’ka është origjinale,

vendase që nuk e gjejnë në rajonet malore europiane, me të cilat në mënyrë të

kuptueshme ne nuk mund të konkurojmë. Resursi turistik, siç rezulton dhe nga

mjaft studime, përfaqëson të vetmin fre ndaj varfërimit të rajoneve alpine. Nëse

analizojmë turizmin alpin në drejtim të produkteve të tij, tre më të rëndësishmit

nga këto resurse kanë mundësi të mira suksesi në zhvillimin e ardhshëm turistik

të këtyre hapsirave:

1. Shëndeti. Me rritjen e popullsisë së moshuar, turizmi shëndetësor ka

pespektivë sidomos në drejtim të masave parandaluese e aktiviteteve për

shëndetin e tyre. Në të njëjtën kohë, turizmi shëndetësor do të përfitojë dhe

nga ndërgjegjësimi ambjental në rritje dhe ndërgjegjësimi shëndetësor nga

popullata e re. Integrimi i natyrës dhe ambientit do të ketë rëndësi të veçantë

në këtë drejtim të ndërtimit social të turizmit.

2. Sportet. Nën dritën e një vizioni të ri për shëndetin, aktivitetet sportive

do të kenë nivele të reja pjesëmarrëje. Tregu potencial i moshave të reja e të

mesme në këtë drejtim mendohet se ka tendencë rritjeje, sidomos në drejtim të

aktiviteteve të lehta e jokompetitive (si shëtitje me ski, ecje, ecje me biçikletë,

ecje me kalë etj,), me një dimension të ri të shijimit të natyrës.

3. Aventura dhe tërheqjet komerciale. Nga njëra anë janë politikat e

mbushjes së boshlleqeve të tregjeve, të ndihmuara nga turizmi i aventurës e

sidomos sporteve të tilla (ngjitje në male, fluturime të lira me parashutë) që

6

Page 7: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

premtojnë një zhvillim dinamik, dhe nga ana tjetër janë atraksionet me një bazë

të mirë njohjeje profesionale e cilesie (qendrat rekreative, parqet tipike etj)

Mesazhi qëndror i fundit të shek.20 është që turizmi alpin duhet të paraqesë një

“stil jete” turistike, nëse zhvillohet sipas një ristrukturimi të gjërë të proceseve

sociale e ekonomike.

Mbështetur në këto drejtime të perspektivës turistike, dhe në të njëjtën kohë, në

tiparet origjinale, e peisazhet e mrekullueshme e të virgjëra të rajonit tonë alpin,

mund të themi se ai e gjen shumë mirë vehten të inkuadruar në këtë zhvillim.

7

Page 8: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

I.Turizmi – nje program i sukseshem zhvillimi

- Turizmi alpin ne Europe; analize e rajoneve te ndryshme, faktoret qe e

orientojne.

Në procesin e gjatë të modernizimit, natyra shihet si diçka që mund të

dominohet e të menaxhohet nga shoqëria dhe, ne kete kendveshtrim, turizmi e

pushimet janë bërë një nga mënyrat më të rëndësishme të organizimit të

marrdhënieve midis popujve e natyrës.

Turizmi, e në mënyrë të veçantë turizmi i masave e ka ridimensionuar natyrën si

një resurs për konsum të kohës së lirë. Kështu, natyra shihet si një objekt i

zgjedhjes së konsumatorit, gjë që ka sjellë dhe konflikte mes natyrës e

shoqërisë. Nga ana tjetër, turizmi dhe koha e lirë përbëjnë një industri të një

rëndësie të veçantë në drejtim të një zhvillimi të qëndrueshëm e të mbështetur

ambjental. Mjaft forma të aktiviteteve pushuese e rekreative përbëjnë bisneset

më të lidhura ngushtë me peisazhin fshatar e qytetar dhe ambjentin. Turizmi

me bazë natyrën merr parasysh shijimin e peisazheve dhe avantazhet

ambjentale.

Duke qenë se turizmi përfshin aktivitete nga më të ndryshmet e të

fragmentuara, kuptohet se nuk është e lehtë të menaxhohet. Të tilla aktivitete

janë subjekt i një polarizimi të madh hapsinor e kohor, me pikun e veprimtarisë

në momente të caktuara gjatë ditës, fundjavës, pushimeve publike apo stinëve.

Një shprehje tipike të këtij polarizimi përbën dhe turizmi alpin, i zhvilluar në

rajone të caktuara e kohë të caktuar. Në rajonet ku ky turizëm gjen përhapje, ai

8

Page 9: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

përbën një nga kontributet më të mëdha në zhvillimin ekonomik duke u bërë

burimi kryesor i rilindjes së tyre në menaxhimin e peisazheve, në perspektivat e

rritjes së sektorëve ekonomik ekzistues, në krijimin e vendeve të reja të punës.

Sipas një sllogani amerikan “Turizmi nuk është një industri por është të

gjitha industritë”, pra nga zhvillimi dhe përhapja e tij nxjerrin avantazhe

aktivitete të ndryshme si transportet, komunikacionet, artet grafike, industritë,

popullsia e lokaliteteve pritëse, stacionet klimatike e termale, tregtia e shërbime

të ndryshme.

Një fakt i tillë gjen mbështetje në zhvillimin turistik të mjaft rajoneve, e

në rastin tonë të rajoneve alpine. Për të siguruar prodhimin e bashkësisë së

shërbimeve turistike një vënd duhet të ketë të disponueshme burimet natyrore,

pasuritë historike, burimet njerzore e burimet në kapitale e në infrastrukturë.

Prezenca e këtyre resurseve shpjegon edhe pozicionin që ky vënd do të zërë në

zhvillimin e turizmit. Këtu do të ndalemi në këtë studim për të dhënë disa

perspektiva të mundshme zhvillimi turistik të Alpeve Perëndimore të

Shqipërisë. Por në ndihmë të kësaj analize mbi mundësitë e zhvillimit është e

nevojshme të shihet ecuria dhe tiparet e këtij procesi në rajonet ku ky turizëm

ka arritur kulmet e zhvillimit siç është rajoni alpin europian.

9

Page 10: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

1. TË DHËNA NDËRKOMBËTARE

Turizmi Alpin në Europë; analizë e rajoneve të ndryshme, faktorët që e

orientojnë

Harku alpin europian është sot hapësira turistike malore më e

rëndësishme në botë. Kjo zonë përmbledh një sipërfaqe rreth 240000 km2 ,

afersisht 1000 km i gjatë dhe 130-250 km i gjërë, ku përfshihen territore

franceze, austriake, zvicërane,italiane, gjermane si dhe një pjesë të Sllovenisë e

Lihtenshtein, dhe ku jepet hapsire jetese per rreth 11 milion njerez. Ky makro

rajon që dikur ishte rezervat i bujqësisë malore sot njihet si “Parku çati i

Evropës” që siguron mundësi të gjithanshme rekreative e sipërfaqe sportive për

gjithë popullatën urbane të kontinentit. Rreth 25% e qarkullimit global turistik

nis në Alpe. Rëndësia e bujqësisë tradicionale është ulur vazhdimisht dhe është

përqëndruar më tepër në lugina ku kushtet e prodhimit janë më të favorshme.

Shtrirjet turistike në fillimet e turizmit këtu sidomos hidroma (ujrat) e fitoma

(vegjetacioni) lejuan vlerësimin komercial të fushave të dëborës e pyjeve alpinë.

Para luftës së II Botërore turistët zunë një pjesë të gjërë të territorit alpin,

të shpërndarë në disa komuna si Charmonix e Megeve në Francë, Davos apo

Crans-Montana në Zvicër, Innsbruck në Austri, apo Cortina d’Ampezzo në

Dolomitet italiane; pra Alpet nuk paraqiten më vetëm të vizituara por pjesërisht

edhe të integruara në konsumimin turistik modern.

Zhvillimi i turizmit në Alpe njeh fillimet e tij në shek.18, kur artistë, shkrimtarë,

poetë e eksponentë të aristokracisë udhëtonin për arsye kulturore, religjioze apo

arsye shëndeti. Por turizmi si formë e një fenomeni masash nisi në gjysmën e

dytë të shek.19 me hekurudhat e para që përshkruan Alpet, dhe u bë i

10

Page 11: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

rëndësishëm përkrah motivacioneve për udhëtime, rekreacion veror apo ngjitje

në mal. Ngjitësit filluan të eksplorojnë majat e Alpeve. Në fillimet e shek.20,

Zvicra përbënte destinacionin më të rëndësishëm të Alpeve dhe industria

turistike zvicerane konsistonte në tre tipe të rëndësishëm turizmi:

1. turizëm i nivelit të lartë në hotelet e mëdha të brigjeve të liqeneve prealpine

si psh Gjeneva;

2. turizëm malor në stacionet e verimit të fushave Alpine si Grinderwald;

3. turizëm i nxitur nga kurat shëndetësore në shtëpitë e verimit të vendosura

mbi tarracat alpine në diell poshtë nivelit të mjegullës (Davos).

Në Austri mund të përmendim: turizmin e klasës së lartë në bashkëpunim me

aristokracinë Austro-Hungareze; ngjitjet në mal e rekreacionin veror po këtu;

dhe shtëpitë e shëndetit të bazuara në ujrat termale.

Drejt fundit të shek.19 turizmi u influencua nga novacione në sport e

rekreacion. Skitë dhe rrëshqitjet në akull ishin format e reja rekreative të

shpikura nga rinia zvicerane. Duke qënë deri në atë kohë një rezervat

shëndetësor, rritja e popullaritetit të sporteve dimrore çoi në ndryshimin e

natyrës së turizmit alpin pas Luftës së I Botërore. Mundësia për të krijuar një

sezon të dytë, për të përhapur turizmin përtej bërthamave egzistuese, rriti

impaktin ekonomik të turizmit dhe kontriboi në ndalimin e humbjeve

demografike në ambientin e ashpër alpin. Ne kete menyre u krijuan sfida të

reja për shoqërinë fermere alpine.

Ndërsa në Zvicër, Gjermani e Austri zhvillimi i qëndrave të sporteve dimrore u

shoqërua me zgjerimin e vendbanimeve egzistuese rurale, në Alpet Franceze

pati më tepër zhvillime në zonat e lartësive të mëdha.

Ky lloj turizmi është një zhvillim i dekadave të fundit, i karakterizuar nga

ndërtimi i stacioneve të reja dhe zgjerimi i qëndrave egzistuese, rritja e rëndësisë

së kompanive të gjëra multinacionale dhe ndërgjegjësimi i kufizuar ambjental

11

Page 12: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

me transformim të madh të mjaft zonave alpine. Ndryshimet janë të dukshme

në peisazh, në chalet-ë moderne të ndërtuara për këtë qëllim, në apartamente,

hotele restorante, ski-lifte e pista të pjerrëta në zona të lartësisë së madhe.

Bujqësia filloi të zhduket për arsye të eksodit të popullsisë dhe futjes së

rezidentëve të mbetur në sektorin terciar të punës. Kështu që, turizmi ka qënë

një arsye për ndryshim fondamental në shoqërinë e këtyre zonave.

Rendja drejt dëborës, të ashtuquajturës “ari i bardhë”, pas Luftë së II Botërore

ka transformuar mjaft hapsira malore në hapësira turistike e rekreative. Kjo

është më e dukshme sidomos në masivet malore të pozicionuar në vendet e

zhvilluara. Tipi i fluksit dhe organizimit turistik lejon që të përcaktohet në këtë

periudhë edhe një tipologji e hapësirës turistike malore: zhvillimi i sporteve

dimrore i dha jetë hapsirave turistike rajonale origjinale, në rrafshina të larta e

masive të lartë të lidhur nga një sëri brezash të ndryshëm stacionesh dimrorë.

Kjo rendje drejt “arit të bardhë” në fushat europiane me dëborë është vënë re

më tepër në vitet ‘60, me shtimin e periudhave të pushimeve dimrore dhe

rritjen e nivelit mesatar të jetesës. Për 20 vjet, organizimi i stacioneve të

sporteve dimrore ka lejuar të priten 15 milion turistë-skiatorë në malet e

mbuluara me dëborë. Turistët vijnë nga të gjitha drejtimet, edhe ato larg

Europës. Vetëm Alpet perëndimore franceze tërheqin 1/3 e skiatorëve, të

ndjekur nga afër nga Alpet austriake, zvicërane e italiane. Cilësia e mbulesës me

dëborë, pra faktori klimatik, bën të qartë rolin primar që zënë Alpet në flukset e

mëdha turistike dimrore. Në sajë edhe të politikave turistike të viteve të fundit,

malet tërheqin miliona turistë edhe gjatë verës.

Sipas shpërndarjes, numrit të turistëve, zonat kryesore turistike alpine janë nga

perëndimi në lindje: Alpet veriore franceze, në lindje të linjës Grenoble-

Annecy, Alpet valeze e berneze në Zvicërr, Alpet Valdostane e Dolomitet në

Itali, Alpet tiroleze në Austri. Sektorët Alpinë marrin kontigjentët më të lartë të

12

Page 13: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

turistëve në sajë të skive dhe zhvillimit të turizmit veror. Në tërësinë e tyre

Alpet përfitojnë nga resurse të shumta turistike, një kapital natyror, imazh të

këndshëm, lehtësi arritjeje (rrugë, autostrada, tunele alpine), një atrecaturë

(paisje) të mirë pritjeje e animacioni dhe një pozicion gjeografik të

mrekullueshëm në raport me flukset e mëdha turistike të afërta.

Kështu Alpet kanë kushte të favorshme për shërbime turistike dhe një pozicion

unik tregtar, gjë që shoqërohet me prezencën e 50 milion turistëve, që

shpenzojnë më se 300 milion netë qëndrimi aty dhe mëse 150 milion vizitorë

një ditor për vit si tregues i tipit të presionit që provohet në këtë makro-rajon.

Në Alpe dallohet dhe një konkurencë intensive e përdorimit të tokës mes

bujqësisë dhe nevojave super e infrastrukturore të turizmit. Ilustrim të qartë

përbën ekzistenca e 3 milion shtretërve në këtë industri turizmi. Gjithashtu

egzistojnë afërsisht 12000 ski-lifte që janë në gjëndje të trasportojnë 1.2 milion

persona në majë të malit, për të shfrytëzuar mbi 40000 pjerrësi shpatesh në një

sipërfaqe prej 1000 km2 dhe gjatësi 120000 km.

Një përdorim i tillë turistik i hapësirës në Alpe mund të shkaktojë dhe

probleme ekologjike si degradim të terreneve, zhurma dhe ndotje. Këtu

qëndron dhe rreziku i aktivitetit turistik masiv që mund të shkatërrojë bazat për

të ardhmen e zhvillimeve turistike. 405000 km linja transporti japin një ide të

qartë për lehtësinë e arritjes së qëndrave turistike alpine por edhe për rëndësinë

e trafikut turistik në rajon (janë 13 milion makina e kamionë që përdorin

autostraden e Brenner-it çdo vit).

Një zhvillim i tillë i turizmit nganjëherë sjell për popullsinë lokale edhe rrezikun

e një varësie ekonomike gjithnjë e më të madhe nga turizmi dhe humbjen e

identitetit të tyre kulturor apo ekonomisë së tyre tradicionale.

Faktor dinamik në turizmin e Alpeve përbën kërkesa e huaj, nëse shohim

origjinën e turistëve. Alpet kanë siguruar një profil tregtar me të vërtetë të

13

Page 14: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

dallueshëm përsa i përket origjinës së turistëve të tyre. Pozicioni i veçantë në

tregun ndërkombëtar i Austrisë përcaktohet nga dy fakte: së pari, pesha shumë

e lartë e të huajve(77%) në totalin e rreth 124 milion netë qëndrimeve në vit,

kur në Zvicërr është 46% e në Itali vetëm 29%; së dyti, ka një nivel të lartë të

varësisë nga të ardhurit e një vendi (origjinë), kështu Gjermania numëron 60%

të gjithë netqëndrimeve të huaja, në Austri, në Zvicër ose Itali këto vlera janë

rreth 40%. Tregu i të huajve ka zakonisht një efekt pozitiv si në tregtinë

turistike ashtu edhe në buxhetin kombëtar.

Destinacionet e turistëve në Alpe shpesh janë në kompleks. Në Austri

zhvillimi i turizmit që nga Lufta e II Botërore ka qënë mjaft dinamik si rezultat i

nivelit të lartë të zhvillimit të turizmit dimëror në zonën e Alpeve, 3 provincat

më të mëdha turistike Vorarlberg, Tyrol e Salsburg së bashku marrin më se 2/3

e të gjithë të ardhurave në Austri dhe shkalla e përqëndrimit hapsinor vazhdon

të rritet. Ka komunitete malore të karakterizuara nga një kombinim i turizmit

veror e dimror, mbizotërim të turistëve të huaj dhe nivel të dukshëm të

kërkesës për turizëm afatshkurtër. Këtu futen dhe disa rajone dimrore

monofunksionale. Një zonë e dytë e rëndësishme në Alpe janë komunitetet

liqenore me tradita të turizmit të stabilizuar me kohë. Strukturat ekonomike,

sociale e ndërtimore e kanë të vështirë ti përgjigjen kërkesave të tyre. Zona e

tretë e rëndësishme e kërkesës turistike janë hapësirat që i kanë mbijetuar

fazave të ndryshme të zhvillimit turistik duke i adaptuar cilësitë e veçanta të tyre

rrethanave të tregut modern, ngandonjëherë duke përfshirë dhe zhvillimin e

aktiviteteve sportive dimrore.

Për të plotësuar këtë kuadër të turizmit në rajon shtojmë se në periferitë rreth

Alpeve ka qytete që ofrojnë aktivitete kulturore të rëndësishme e pamje mjaft te

kuruara si Salsburg apo Vienë, të cilët plotësojnë imazhin e tyre edhe duke

pritur ngjarje sportive ndërkombëtare si psh Lojra Olimpike.

14

Page 15: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Rëndësia e harkut Alpin për turizëm mund të ilustrohet dhe me shembullin e

Zvicrës: mëse 80% të netëqëndrimeve në Zvicër lokalizohen në Alpe. Pjesa më

e madhe e stacioneve Alpine vizitohen në verë e në dimër, por me gjithë

imazhin e tyre si hapësira rekreative dimrore, ka një predominancë të turizmit

të verës, afërsisht 55% e gjithë netëqëndrimeve turistike. Kështu, rëndësia e

Alpeve në ekonominë turistike të një makro-rajoni kaq të madh është e

padiskutueshme

Për të analizuar impaktet ekonomike të turizmit alpin mund të sjellim

statistika të rajoneve austriake apo zvicerane.

Austria merr nga turizmi ndërkombëtar një të ardhur rreth 13 billion dollarë.

Shumë sinjifikativ nga ana ekonomike është turizmi shtëpiak me mbi 6 milion

turistë shtëpiakë që numërojnë 29 milion netë turistike në vit, duke dhënë një

kontribut të ndjeshëm në të ardhurat totale të turizmit.

Në të ardhura turistike për person në vit Austria ka vendin e parë në

botë. Impakti ekonomik i turizmit shihet në strukturën e industrisë.

Organizimi i industrisë turizmit në Austri (strukturat janë të njëjta me ato te

hapsinave alpine në Bavari, Itali e disa raste në Slloveni) karakterizohet si i

shkallës së vogël deri të mesme, meqë burimet e kapitalit janë më shumë private

dhe ndërmarrjet familjare janë dominuese. Investimet multinacionale direkte

janë të kufizuara dhe kapitali i përbashkët në turizmin austriak është i një

rëndësie të vogël. Zhvillimi turistik këtu i detyrohet presionit të fuqishëm të

ushtruar nga kërkesa në fillim të viteve ’60. Nga një numër fillestar prej 200000

shtretër më 1950, më 1992 numërohen 1.2 milion të tillë.

Përfitimi i vendosjeve turistike është rritur kur niveli cilësor ka qënë i

përshtatshëm dhe kur ka qënë mundësia e të operuarit në dy sezone. Sidoqoftë,

nevoja e rinovimit të standarteve malore kërkon investime të vazhdueshme.

Situata është më e keqe në ato qëndra që nuk parashikojnë një nivel të ngritur

15

Page 16: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

trajtimesh dhe në rajonet që operojnë në një sezon të vetëm; Këtu të ardhurat

janë shumë të ulëta për të mbajtur apo arritur standartet e cilësisë së duhur.

Ndërsa në fillim të 1950 turizmi zviceran numëronte rreth 15 milion netë

turistike, 40 vjet më vonë numri arriti 75 milion (duke përfshirë hotele,

apartamente, kampingje etj). Në 1992 të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar

ishin rreth 9 billion dollarë. Në ndryshim nga Austria, turizmi modern në

Zvicër u stabilizua rreth viteve ’70, dhe që atëherë kërkesa ka mbetë gjithnjë

statike.

Ky mos ndryshim i kërkesës dekadat e fundit shkaktoi mjaft probleme në

industrinë e turizmit zviceran, si psh dispropocione regjionale nga një shprehje

në rritje e sezonit dimëror, një nivel me te ulët te të ardhurave ekonomike si

dhe një influencë në rritje e kapitalit të huaj, pronarëve të huaj e puntorëve të

huaj. Turizmi zviceran karakterizohet dhe nga një rënie e rëndësisë së sektorit

hotelier. Ky është pjesërisht rezultat i tolerancës në rritje të vetmenaxhimit në

sektorin pushues shtëpiak, që kontribon në një numër në rritje të

apartamenteve të vetadministrueshme e shtëpive sekondare. Arsye tjetër e

shpërndarjes së shërbimeve turistike është perceptimi i Zvicrës nga vizitorët e

huaj si një vend i shtrenjtë për tu vizituar. Pozicioni i stacioneve Alpine është

forcuar si pasojë e rritjes së kërkesës për aktivitete sportive dimrore. Por në

rajonet e ekspansionit të shpejtë turistik ekziston dhe frika e rrezikut të një

ekonomie monostrukturale.

Zhvillimi ekonomik në të gjithë këto hapësira është shumë i orientuar nga

turizmi, me një varësi ekstreme të punësimit nga turizmi.

Një zhvillim i tillë i turizmit në Alpe shoqërohet dhe me aspekte

negative. Një nga më të rëndësishmet, në dëm të dy palëve, të ardhurve dhe

16

Page 17: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

rezidentëve, është situata ekologjike. Rritja e ndërgjegjes ambjentale ka bërë që

shumica e turistëve të njohin disa probleme ekologjike të zhvillimit turistik.

- Prishja e terrenit si konseguencë e kultivimit apo spekullimit ka çuar në një

ekspansion të stacioneve në zonat ekologjikisht të ndjeshme.

- Si rezultat i këtyre zhvillimeve ka një rritje të rrezikut të vërshimeve,

rrëshqitjeve, orteqeve etj. Mund të përmendim në këtë kontekst përdorimin pa

kujdes të resurseve natyrore, si prerjet e pyjeve ose shkatërrimi i zonave pyjore

mbajtëse, dëmet në toka, hapja e akujve për aktivitete sportive dimrore,

ndërtime rrugësh etj.

- Rënia e bujqësisë ka si konseguencë mungesën e kujdesit në drejtim të ruajtjes

e formimit të peisazhit. Por ekziston dhe mundësia që strukturat sociale

tradicionale harmonike mund të çvendosen nga strukturat jolokale e stilet

arkitektonike.

- Zonat pyjore Alpine janë të kërcënuara nga konfliktet për përdorimin e tyre e

kërkesa në rritje për hapësirë turistike. Prandaj, zvogëlimi i këtyre zonave bën të

domosdoshëm një ruajtje më të mirë të rezervave pyjore të mbetura; në të

kundërt, funksioni çlodhës i pyjeve mund të humbë në të ardhmen.

- Trafiku tranzit është një nga problemet më evidente në Alpe. Në mjaft rajone

popullsia lokale ka arritur nivelet e durimit.

- Ndërsa kompanitë elektrike duhet të mendojmë për të ndryshuar strategjitë e

tyre. Ekziston një konflikt i qartë mes turizmit të orientuar ekologjik dhe

ndërtimit të stacioneve elektrike, transferimit të ujit nga rrafshinat e ndryshme

alpine në një stacion të madh qëndror, dhe çfigurimit të peisazhit nga linjat e

tensionit të lartë.

Është esenciale që problemet ekologjike të përmendura më sipër duhet të

zgjidhen nepërmjet krijimit të modeleve ambjentale dhe koncepteve të

kooperimit, apo investimeve në “kapital human” në formën e konsultimeve.

17

Page 18: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Një faktor i rëndësishëm që ka gjurmën e vet në objektivat e ardhshme

të turizmit është dimensioni i ri që kanë marrë flukset turistike nga hapja e

Europës Qëndrore e Lindore. Pas këtij fakti, politikat turistike në Alpe janë

orientuar në pergjithsi drejt përmirësimit cilësor të furnizimit turistik. Industria

turistike ndodhet përballë një zhvillimi dinamik të kërkesës. Por, si rezultat i

nivelit të kësaj kërkese e kohës më të shkurtër të qëndrimit është rritur kërkesa

për shërbime më të lira e të një cilësie më të ulët, sidomos në zonat përreth

ambjenteve të mirënjohura për infrastruktura tërheqëse të pushimeve. Kështu,

fillon një konkurencë intensive mes të ardhurve nga vendet e industrializuara

perëndimore dhe atyre nga Evropa Lindore me një tendencë në disa zona për

turizëm masiv duke përjashtuar turizmin e cilësisë së lartë.

Nga sa u tha më sipër rezulton se industria turistike alpine ka avantazhe

të shumta zhvillimi si një rajon me një pozicion qëndror në Evropë, me një

natyre e peisazh variabël, një klimë të shëndetëshme dhe atribute pozitive për

aktivitete dimrore. Nga ana tjetër, në këtë rajon gjejmë një bagazh të pasur

kulturor e arsimor, struktura në zhvillim e eksperiencë të gjatë dhe traditë në

tregun turistik, dhe një kuptim të gjërë të rolit të turizmit në rritjen e standartit e

cilësisë së jetës. Dhe së fundi, ekziston një ofertë variabël dhe e cilësisë së lartë.

Pika në të cilën ekspertë të ndryshëm nuk bien dakort është zhvillimi i

mëtejshëm i turizmit në Alpe. Gjysma mendojnë se nuk është arritur akoma

piku i zhvillimit turistik aty, dhe gjysma tjetër konsiderojnë pikun e zhvillimit të

kapur bile të tejkaluar.

Argumentet e një zhvillimi të mëtejshëm turistik mund te përmblidhen në:

-potencial në rritje të kohës së lirë e numrit të personave pjesmarrës

në turizëm (sidomos aktivë paraqiten të moshuarit)

18

Page 19: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

-mundësi në rritje të sezonit dimror sipas rritjes së pushimeve të

shkurtra.

-vizitorët nga Evropa Lindore përcaktojnë një treg të ri

-zhvillime të marketingut, forma të reja të shërbimeve

-avantazhe të ndërgjegjësimit ambjental ndaj disavantazheve të

konkurencës

-novacione që kanë bërë produktet turistike më të sofistikuara

-periudhat më fleksibël të pushimeve çojnë në zgjerim të sezonit

turistik.

Por ka dhe kundër argumente që sugjerojnë një ulje sasiore të zhvillimit si:

-konkurencë e re dhe e fuqishme, sidomos me rekreacionin në vende

me diell gjatë dimrit

-ndryshimi klimatik

-hapja e rajoneve të reja e kompetitive turistike në Evropen Lindore

-rënia e numrit të turistëve në Evropë si rezultat i rënies së nivelit të

popullimit

-ndryshime të mënyrave të pushimeve, rënie e kërkesës tradicionale

për turizëm veror në Alpe

-dështim në tërheqjen e rinisë

-ndalim i përhapjes në disa rajone ku janë arritur limitet ambjentale e

nuk mund të zgjerohen më tej shërbimet turistike

-reformat ekonomike në Evropen Perëndimore mund të reduktojnë

pensionet gjë që ngushton turizmin e moshave të vjetra

-orët e reduktuara të punës mund të bëjnë produktet turistike më të

shtrenjta.

-tendenca për të kaluar pushimet në destinacione më të largëta çon në

uljen e numrit të atyre që kalojnë kohën e lirë në Alpe

19

Page 20: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Ky diskutim lind problemin e përhapjes së mëtejshme të turizmit në Alpe dhe

në veçanti ku turizmi ka aftësinë të ristrukturojë ekonomitë Alpine e për pasojë

të reduktojë disproporcionet rajonale.

Është e qartë se jo gjithë rajonet turistike ekzistuese mund ti mbijetojnë

ndeshjes konkuruese ndërkombëtare. Ekzistojnë disa kushte që favorizojnë një

asistencë për disa rojone të një shkalle të ulët turistike, për të nxitur forma

alternative të reja të shërbimeve turistike.

Në këtë kontekst mund të analizojmë mundësitë e zhvillimit të turizmit alpin në

Alpet Shqiptare në përshtatje me resurset ekzistuese që rajoni afron si dhe në

përvojat e rajoneve alpine europiane, të mundshme për t’iu përshtatur ambientit

tonë në drejtim të përfitimit sa më maksimal nga stabilizimi dhe integrimi i këtij

rajoni malor në aktivitetet turistike.

20

Page 21: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

II. Alpet Perendimore Shqiptare; vleresimi i ofertes rajonale

- Analize e resurseve natyrore te zones

Alpet shqiptare përbëjnë një vazhdim organik të Alpeve Evropiane. Zona në

studim përfaqëson një ambient tipik alpin, me reliev të lartë, të ashpër e mjaft të

coptuar, me një klimë tipike malore ku mbizotëron stina e dimrit, e ftohtë dhe e

pasur me rreshje dëbore; rrjedhje të konsiderueshme malore e pasuri të shumta

drurësh e kullotash alpine. Për të bërë më të pranishëm këtë peisazh mund t’i

referohemi disa pikave më tipike të alpeve si Thethi, Boga, Razma, Vermoshi,

Lëpusha, Fushëzeza, Valbona, Rragami etj, të cilat si mbajtëse të një bagazhi të

mrekullueshëm natyror përfaqësojnë dhe pikat tradicionale të një zhvillimi

turistik modest në Alpet tona.

Relievi këtu paraqitet mjaft madhështor ku nga blloku i Jezercës, më i larti i

Alpeve (të gjitha majat ngrihen mbi 2000m) i pozicionuar gati në qëndër të tyre

përhapen në formë rrezore drejt periferisë së ulët, kurrize malore me kreshta të

thepisura që alternohen me luginat përkatëse mes tyre, plot gjelbërim e lumenj

ujëftoftë. Brenda këtij peisazhi të mrekullueshëm janë të pozicionuar fshatrat

tonë alpine me resurse të bollshme natyrore, shumica e te cilave ndodhet ne

pjesen perendimore te Alpeve.

Prandaj, analiza e këtij studimi përqendrohet në Alpet Perëndimore, nga lugina

e Shalës e lugu i Runicës në lindje, deri në luginën e Drinit në jug, fushën e

Mbishkodres në jugperëndim e vijën kufitare me Malin e Zi në veri e

21

Page 22: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

veriperëndim. Si shtrirje gjeografike, ato përputhen gati krejtësisht me krahinën

e madhe historiko-etnografike të Malësisë së Madhe.

Kështu, zona turistike e Razmës, mjaft karakteristike në Alpe, shtrihet në

jugperëndim të tyre e vendosur mbi një pllajë karstike me kontraste të mëdha

relievi. Është e rrethuar nga kurora malore (Veleçik e Zagorë) nga veriu e lindja

dhe fillon e ulët në mënyrë të shkallëzuar në drejtim të jugperëndimit, duke

marrë kështu trajtën e një ”ballkoni” natyror . Ka një sipërfaqe rreth 83km2

dhe lartësohet nga 800-1862m. Ky reliev përfaqësohet nga fushat si ajo e

Razmës, Troshanit, Fusha e Zezë në trajtën e groporeve, hinkave e shpellave

karstike. Meqë kemi të bëjmë me përbërje karbonatike dendësia e coptimit të

relievit këtu është e vogël, ndërsa përsa i përket vlerave të pjerrësisë të shpateve

22

Page 23: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

ndërthuren pjerrësitë e vogla (3° - 7°) në gropa me pjerrësitë më të mëdha (30°

- 45°) me kurrizet.

Në JL ajo kufizohet me luginën e Përroit të Thatë , sektori i sipërm i të cilës

përbën zonën turistike të Bogë-Thethit.

Kështu, nepërmjet luginës së Përroit të Thatë dalim në zonën e Bogës. Kjo

është një luginë akullnajore, në trajtë govate gjysmë harkore me drejtim L-P,

dhe shtrihet në një lartësi 750-1200m mbi nivelin e detit.Ajo rrethohet nga dy

vargmale, në të djathtë m. e Rabës (2222m), m.e Cardakut(2250m) e m.e

Shtegut (2083m) nga ku lidhet me maja që kufizojnë luginën e Thethit, ndërsa

në të majtë shtrihen m. e Pultinzës prej ku, me anë të një qafe lidhet me Fushë

Zezën e Razmën, e m. e Dragomirit ku përsëri nepërmjet një qafe Boga lidhet

me Këlmendin (Vukël-Nikçin). Lugina e Bogës ka një pjerrësi të lehtë që rritet

në pjesën e sipërme të saj (Okol)

Thethi pozicionohet në sektorin e sipërm të Luginës së Shalës, në një gropë

tektonike akullnajore, në formë govate me përmasa relativisht të vogla, 6 km

gjatësi, 1 km gjërësi dhe 864 m mbi nivelin e detit. Ai shtrihet midis 4 masiveve

të mëdha malorë; në VL e JL nga masivët e Jezercës e Kakisë dhe në JL e JP

nga masivet e Radohimës e Bigës. Në pjesën e sipërme lugina është më e gjërë

dhe arrin 2500-3000m, ndërsa duke u ulur poshtë në drejtim të Luginës së

Shalës gjërësia ulet duke arritur në 800m, Nga tabani (lagjia Fushë) deri në Okol

(rreth 4km gjatësi) lugina ka një pjerrësi rreth 1° për 1.5km të tjera pjerrësia

rritet 15° e pastaj në 30°. Shpatet perëndimore nisin jo shumë të pjerrët por

marrin drejt majës pjerrësi deri në 45°, kurse shpatet lindore kanë më pak

pjerrësi e lartësi mesatare, kurora malore në anët e kësaj grope ka qafa që

lejojnë lidhjen e Thethit me zonën përreth; qafa e Valbonës e lidh me

Tropojën; qafa e Thores (1760m) e lidh me Bogën e Shkodrën.

23

Page 24: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Duke u ngjitur krejt në veri të Alpeve shtrihet malësia e Kelmendit, me një

reliev mjaft tipik e bukuri natyrore të rralla ku bashkohen dy nga dy katër lugina

të banuara; lugina e Vermoshit dhe e Lëpushës me reliev të ëmbël flishor në

veri dhe luginat e Cemit të Vuklit me reliev të ashpër në jug. Kryeqendren e

kësaj malësie e përbën Vermoshi. Ky fshat vendoset në një luginë akullnajore-

tektonike me drejtim P-L, jo i zakontë për Alpet tona, me një gjatësi 11km e

gjërësi 1-2km, 1100m mbi nivelin e detit, shpatet anësore të luginës janë të

pjerrëta me lugje të thella e pragje ndërsa në fundin e sheshtë të luginës

dallohen tarraca 4-5m të larta në pjesët anësore të saj. Shpati verior përfshin

kurrizin malor Marlulë-m. e Bojës (2000m lartësi), kurse shpati jugor ka

valëzime të ndërmjetësuar nga lugje e kurrize malorë. Në perëndim të luginës

ndodhen Lugu i Vuçinit e Skrobotushës, kurse pjesa lindore kapet me atë të

Lëpushës dhe ngushtohet duke krijuar një kanion të bukur në vijën kufitare.

Nga ky përshkrim i shkurtër mund të pohojmë se relievi i këtyre zonave përbën

një premisë për një zhvillim të mundshëm turistik rajonal, duke patur parasysh

luginat e kurrizet e pershtatshme dhe mundesite e lidhjes mes tyre.

Dhe të njëjtën gjë mund të themi dhe për faktorët e tjerë natyrorë si klima apo

hidrografia. Kushtet e klimës në stacionet tona alpine variojnë nga ato të një

klime mesdhetare malore me nuanca kontinentale. Dimri është i ftoftë e me

lagështirë dhe vera e freskët. Ndryshimet mes rajoneve, megjithëse me një

hapësirë jo të vogël janë të papërfillshme.

24

Page 25: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Pasqyra nr 1

Temp Razma Boga Thethi Vermoshi Tamara

temp. mes. Vjetore 8-10° C 10° C 10° C 7,1° C 11° C

temp. mes. Janarit 0,2° C -0,4° C 0-2° C -2,4° C 3,5° C

temp. mes Korrikut 17,2° C 17° C 18-20° C 16,1° C 19,5° C

Siç shihet nga vlerat mesatare te temperaturave, Alpet Perendimore janë mjaft

të përshtatshme jo vetëm për një turizëm dimëror por edhe për atë veror në

kushtet e një vere të freskët ku temperatura mesatare e korrikut varion nga

16.1° në 20° C.

Kjo behet me bindese nese kemi parasysh veren mjaft te nxehte te territoreve

urbane perreth, e cila ben te domosdoshme kerkesen per freski verore te

popullsise se rajonit.

Pasqyra nr 2

Rreshjet Razma Boga Thethi Vermoshi Tamara

mes-vjetore

mm/vit

2500-2700 3000-3500 2921 2021 2435

Si pasojë e lartësisë së konsiderueshme mbi nivelin e detit dhe hapjes

perëndimore përballë erërave shiprurese, Alpet Perendimore paraqiten si një

zonë mjaft e lagësht, me nivel të lartë të sasisë mesatare vjetore të reshjeve

2000-3500mm/vit. Karakteristikë është rënia e tyre në gjysmën e ftoftë të vitit,

25

Page 26: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

kryesisht pranverë, vjeshtë, dimër dhe një pjesë e mirë e tyre bien në formë

dëbore.

Kjo sasi e lagështirës, së bashku dhe me kushtet e përshtatshme gjeologjike e

orografike ka përcaktuar dhe pasurinë ujore të rajonit. Duke përjashtuar Bogën

e Razmën që kanë një rrjet ujor sipërfaqësor të varfër, si pasojë edhe e

zhvillimit të dukurive karstike aty, dhe që me disa puse e burime të ujrave

freatikë plotëson një minimum jetik të kërkesave për ujë, pjesa tjetër nga lugina

e Shalës deri në Vermosh është e pasur në rrjetin e ujrave sipërfaqësorë e

nëntokësorë.

Thethi është një zonë që dallohet për ujëra të bollshëm të pasur e mjaft të

shëndetshëm. Temperaturat e ulëta të këtij uji e bëjnë atë mjaft të kërkueshëm

gjatë verës. Ndërsa në Vermosh rrjedh lumi me të njëjtin emër, me veçoritë e

një lumi fushor me nivel maksimal kur shkrin dëbora në muajt maj e nëntor.

Mund të radhitim këtu edhe përroin e Lëpushës që rrjedh nepër një luginë

mjaft piktoreske apo disa mbeturina të liqeneve akullnajorë.

Degë të tjera të fuqishme hidrografike në Alpe, përveç lumit të Shalës janë edhe

lumi i Valbonës si më i gjati, ujë ploti e më piktoresku, që krijon gjatë rrjedhjes

së tij peisazhe mahnitës (por qe shtrihet ne pjesen lindore te Alpeve), Perroi i

Thate me uje shume te paket gjate stines se nxehte, si dhe Cemi me degët e tij ,

Cemi i Vuklit dhe i Selcës.

Për të plotësuar kuadrin e resurseve natyrore të zonave alpine perendimore

mund të shtojmë dhe mbulesën bimore, pyjet e faunën, si elementë të

domosdoshëm plotësues të një ambienti turistik alpin. Kjo siperfaqe malore

dallohet sidomos për pyje me ah e pisha, shkurre si dhe kullota alpine.

Siperfaqe të zhveshura gjejmë më tepër përgjatë luginës së Përroit të Thatë, ahu

e pisha janë të shtrira pothuaj në të gjithë sipërfaqen e zonës kurse kullotat

26

Page 27: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

malore i gjejmë kryesisht në veri të rrjedhjes së sipërme të Përroit të Thatë e në

lindje të Luginës së Thethit.

- Analize e resurseve humane, ekonomike e infrastruktures ne rajon.

Megjithë nivelin e ulët të zhvillimit ekonomik, popullsisë së rajonit alpin nuk

mund ti mohohet vitaliteti dhe bagazhi kulturor- etnografik e arkitekturor.

Kuadri i burimeve njerëzore paraqitet i tillë:

Pasqyra nr 3

Komuna Sip.(km2) Pop/banorë Nr. fshatrave Nr.familjeve Postribe 110,90 11 782 11 3 418 Pult 122,90 381 7 140 Shalë 215,05 5 860 11 2 013 Shllak 72,60 1 786 7 727 Shosh 95,24 1 862 5 597 Temal 101,80 2 410 10 727 Kelmend 384,50 6 560 8 1870 Shkrel 297,20 6 650 12 1650

Ndërsa, persa i përket fshatrave për të cilat jemi më të interesuar,gjendja

paraqitet e tille;

Fshati Pop. Pergjith/b Meshkuj Femra

Razma 3662 52 48

Boga 541 51 49

Thethi 2000 52 48

Vermoshi 1410 51 49

27

Page 28: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Theksojmë se një pjesë të mirë të kësaj popullsie e përbën popullsia në moshë

pune. Kështu, nga 2000 banorë që ka Thethi, 1200 prej tyre përbëjnë krah

pune. Megjithatë, si kudo në vendin tonë, pas viteve ’90 edhe këto fshatra u

përfshinë në lëvizjet migratore. Në rastin e Thethit mund të themi se eksodi ka

qenë i fuqishëm, dhe nga 7 lagje që perbejnë fshatin sot vetëm dy janë të

banuara. Drejtimi i këtyre lëvizjeve ka qënë qyteti e në më të shumtën e rasteve

kjo lëvizje është drejtuar jashtë shtetit. Arsyet e lëvizjes kanë qënë kushtet

ekonomike dhe papunësia dhe, kuptohet që kontigjenti migrues përbëhet

kryesisht nga mosha e re.

Niveli arsimor i kësaj popullsie lë për të dëshiruar pasi qëndrat kryesore kanë të

gjitha shkolla 8-vjeçare por shkollat e mesme janë të pakta. Rreth 15% e

popullsisë në këto zona është me arsim të mesëm dhe rreth 8% me arsim të

lartë. Përveç mungesës së niveleve të mjaftueshme arsimore është dhe gjëndja e

izoluar e rajonit që ka sjellë nivelin jo të kënaqshëm arsimor. Nga ana tjetër,

popullsia e këtyre zonave trashëgon traditat më të mira të mikpritjes, bujarisë,

besës dhe cilësi të larta morale si shprehje të karakterit të shqiptarit.

Një mangësi sociale përbën dhe niveli i pakënaqshëm i ambienteve

shëndetësore që mungojnë pothuajse krejt me përjashtim të spitalit të Tamarës,

ndonjë infermierie dhe mjekëve të zonës që mund të kryejmë shërbimet e

nevojshme mjekësore.

Duke qënë një zonë malore, ne mungesë të tokave të punueshme dega

tradicionale e ekonomisë është blegtoria. Peshë të rëndësishme ekonomike

blegtoria zë në zonën e Vermoshit e Bogës, ndërsa në Razëm e Theth kemi dhe

prodhime bujqësore në përshtatje me kushtet e rajonit.

28

Page 29: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Pasqyra 4. Struktura e tokës Komuna Tokë

bujqësore(ha) Tokë joproduktive(ha)

Livadhe, pyje, kullota

Postribe 1371 1152 8567 Pult 409 2351 9530 Shalë 834 9377 11294 Shllak 400 2106 4754 Shosh 314 243 8967 Temal 212 7779 3189 Kelmend 1043 12288 25119 Shkrel 1989 12370 15361

Fondi i përgjithëshëm i tokës bujqësore në Razëm është 435ha, ku një pjesë e

mirë është mbi ujë dhe dallohet për shkallë të mesme prodhimi. Rendimenti i

këtyre kulturave arrin 23-25 kw/ha në grurë e thekër, kurse 25% të kësaj zone e

zënë foragjeret duke dëshmuar kështu dhe peshën e rëndësishme të blegtorisë.

Ndërsa në zonën e Thethit 138ha mbillen me misër, grurë, patate, fasule,

perime dhe 40ha me mollë, kumbull, pishë e zezë e akacie, arra etj.

Në Bogë si pasojë e sasisë së pakët të tokës (rreth 300-500 m2 /frymë) dhe

mungesë së ujit për vaditje kultivohet një numër i vogël bimësh, kurse në 130ha

tokë të punueshme në Vermosh mbillen misër, grurë, thekër, lakër foragjere e

sidomos patate. Perimet mungojnë për arsye klimatike ndërsa ndër drurët

frutorë dallojmë mollët, kumbullat e qershitë.

Në të gjithë krahinën e Kelmendit sot numerohen afërsisht 1466 ekonomi të

vogla fermere me rreth 0,20ha tokë për familje, që përbën dhe një nga treguesit

më të ulët të vendit.

Ndërsa blegtoria në këto rajone, si burim kryesor i të ardhurave favorizohet nga

rritja e lopëve, deleve, derrave, dhive e ndihmuar nga ekzistenca e kullotave të

shumta malore e tradita e banorëve të zonës. Në bjeshkë, pranë kullotave

malore, gjatë verës, organizohen vendbanime sezonale të barinjve të këtyre

29

Page 30: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

rajoneve, specifike kjo traditë është për malësinë e Këlmendit. Kjo zonë ka

njohur dhe shtegtimin dimror të bagëtive.

Pasqyra 5. Struktura blegtorale Komuna Lopë(krerë) Dhen/dhi(krerë) Derra(krerë) Kuaj(krerë) Pula(krerë) Postribe 1655 8110 100 605 11500 Pult 670 4395 565 162 2040 Shalë 1323 4892 1321 361 5292 Shllak 360 2760 100 50 2250 Shosh 403 3425 244 82 1100 Temal 400 3680 130 90 2100 Kelmend 1043 7275 1110 323 1100 Shkrel 1775 7900 1520 700 5250

Produktet blegtorale si qumështi, djathi, kosi, mishi, gjalpi, mjalti etj janë dhe

artikujt kryesorë që ky rajon tregton në marrëdhëniet tregtare me zonën

fushore. Vlen të përmendet dhe rritja e shpendëve dhe bletëve si një nga

drejtimet blegtorale.

Tregtia është e zhvilluar sidomos në drejtim të shitjes së prodhimeve blegtorale,

artizanale, punishteve e sharrave të drurit .

Një aktivitet ekonomik me traditë përfaqëson dhe ekonomia pyjore me

ndërmarrje të shfrytëzimit të lëndës drusore, e favorizuar gjithnjë nga sipërfaqet

e konsiderueshme pyjore. Sektorët e sharrave ndeshen më tepër në pjesën

veriore në Malësinë e Këlmendit. Vetëm në Vermosh fondi pyjor arrin në rreth

1 milion m3 lëndë drusore.

Mjaft tipike është edhe tradita artizanale sidomos ajo e perpunimit të leshit e të

drurit. Punime të tilla të veshjeve, qylymave apo prodhimet e drurit në objekte

apo zbukurime shtëpiake janë shumë të njohura për të gjithë zonën fushore

edhe më gjërë.

30

Page 31: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Por tipari dallues e në të njëjtën kohë pengues i zhvillimit ekonomik të rajonit

është niveli i ulët i infrastrukturës e superstrukturës.

Mundësitë e shumta hidroenergjitike kanë lejuar ndërtimin e disa

hidrocentraleve të vegjël si ato të Grunasit, Tamarës, Selcës, Vuklit, Vermoshit

etj por furnizimi me energji elektrike lë për të dëshiruar. Ai bëhet me anë të disa

kabinave elektrike me kapacitet 50 kv/orë, pothuajse vetëm për ndriçim.

Ndërsa rrugët automobilistike përshkojnë gati çdo luginë të rajonit, por gjëndja

e tyre është mjaft e papërshtatshme për një perspektivë turistike e të

modernizuar aty. Por, mund të konstatojmë se ka filluar rregullimi i disa

segmenteve, sidomos ato më pranë qytetit.

Kështu rruga Koplik-Bogë (32 km) sapo është e asfaltuar. Dhe si rrjedhojë

edhe e pjerrësisë së saj të vogël ajo nuk konsiderohet e rrezikshme për dimër.

Edhe drejt Razmës rrjeti rrugor është i rindërtuar dhe në nivelin e duhur,

konsiderohet i përshtatshëm, pasi bazamenti i tij është mjaft i qëndrueshëm

dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e automjeteve.

Largësite mes fshatrave janë të vogla; Bogë-Theth (25 km), Dedaj-Razëm (12

km).

Ndërsa në zonën e Kelmendit rruga nacionale është e paasfaltuar dhe përshkon

në mënyrë meridionale këtë komunë nga Rrapshë-Starja në Vermosh. Por të

gjitha fshatrat lidhen me rrugë automobilistike (rreth 63 km). Nga Tamara dalin

3 akse kryesore drejt Hanit të Hotit (24 km), Vermoshit (38 km) dhe Vuklit (15

km).

Infrastruktura rrugore ekzistuese mundeson lidhjen e fshatrave me qendren e

komunes, me Malesine e Madhe dhe me Shkodren. Rreth 71 km rruge brenda

komunes eshte e paasfaltuar dhe pjesa me e madhe e saj eshte rruge mes pyjesh,

31

Page 32: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

gje qe per vizitore te ndryshem te natyres e ben udhetimin mjaft te kendshem,

permes nje qetesie e freskie absolute.

Ne rrugen nga Shkodra ne Vermosh, rreth 95 km, kalohet neper peisazhe nga

me te ndryshmet, urbane, rurale e natyrore. Ndersa segmenti rrugor nga

Tamara ne Vermosh kalon rreze rrjedhes se lumit te Vermoshit, pergjate nje

bukurie te rralle natyrore; behet fjale per nje rruge te ndertuar ne vitin 1966, me

gjatesi 36 km, ku numerohen 6 ura me gjatesi 10m dhe 27 ura nen 10 m gjatesi.

Me ndërrimin e sistemit e shtimin e automjeteve private janë shtuar përgjatë

rrugëve pikat e servisit dhe karburanteve.

Pasqyra 6. Gjendja infrastrukturës rrugore Komuna

Rruge te brendshme (km) Rruge rurale (km)

Total Asfalt E pashtruar Total Asfalt E pashtruar Postribe 26,3 4 22,3 54 11 43 Pult 29,6 0 29,6 18 0 18 Shalë 29,6 0 29,6 14 0 14 Shllak 27,5 0 27,5 6 0 6 Shosh 10 0 10 22 0 22 Temal 18,3 0 18,3 0 0 0 Kelmend 67 0 67 36 0 36 Shkrel 56,8 0 56,8 12 0 12

Me hapjen e rrugëve automobilistike është punuar edhe për furnizimin e këtyre

zonave me ujë të pijshëm, gjë që realizohet me tubacione ujësjellësish nga

burimet e pasura malore. Problematike paraqitet situata e ujit të pijshëm për

Razmen e Bogen por që me një investim të mundshëm mund të neutralizohet

pasi burimet ujore e me prurje të konsiderueshme atje nuk mungojnë (burimi

32

Page 33: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

pranë kunorës së Zagorës). Në fakt, në zonën e Razmës, në kuadrin e

rivitalizimit të saj, tubacionet e ujësjellësit kanë ardhur fare pranë.

Përsa i përket superstrukturës ndihmëse ka egzistuar dhe vazhdon të ekzistojë

një rrjet i dobët i saj, nëqoftëse e përfshijmë zonën në kuadrin e një perspektive

të rëndësishme turistike.

Tradicionalisht hotele apo shtepi pushimi kanë ekzistuar në Razëm e Theth, të

cilat operojnë dhe sot. Kurse Boga është dalluar gjithnjë si qëndër verimi për

qytetaret fushorë me praninë aty të disa shtëpive sekondare.

Në Theth hapja e rrugës automobilistike në vitin 1936 ka mundësuar ndërtimin

e një hoteli në lagjen Okol dhe në 1956 një shtëpi turistike në lagjen Gjeçaj. Në

Razëm, Theth për çdo turn 15 ditor mund të pushojnë 1000 vetë. Vlen të

theksohet se Razma po dallohet për restaurimin kohët e fundit të

superstrukturës së saj pritëse, përveç të tjerash dhe me 2 hotele me kushte të

krahasueshme me qytetin.

33

Page 34: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Edhe në Vermosh funksionon një hotel 2 katësh, me dhoma gjumi modeste e

bar-restorant, si dhe në Qafën e Bordolecit (Lëpushë) ish shtëpia e pritjes e

teknikëve e studjuesve të pyjeve është kthyer në hotel me dhoma gjumi e bar-

restorant. Të tilla bar-restorante gjejmë kudo nëpër qëndrat e banuara alpine

por kuptohet që kushtet e tyre janë mjaft modeste.

Per fat te keq, hoteleria nuk eshte shume e perhapur ne kete zone; mund te

permendim tre hotele kryesore: nje ne Tamare, nje ne Bordolec dhe nje ne

Vermosh. Por nuk mund te leme pa permendur edhe shtepite e pushimit qe

vihen githnje ne dispozicion te turisteve nga banoret. Mund te veçojme ketu

hotelin e Vermoshit me kapacitet 30 shtreter qe ofron dhe kushtet me optimale

per turistet.

34

Page 35: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

III. Rajoni rural alpin si produkt e destinacion turistik

-Identifikimi i potencialit turistik te zones

Analize e pikave te dobeta e te forta qe rajoni mbart, oportuniteteve qe

ofron, e kercenimet per territorin.

Në një vështrim të përgjithshëm të kuadrit natyror e human të mësipërm

arrijmë në konkluzionin se:

- zhvillimi turistik i zonës është e vetmja mundësi e zhvillimit

ekonomik e rritjes së cilësisë jetesës në rajon.

-modeli turistik i zhvillimit këtu, në përshtatje me kushtet specifike e

mundësinë e gjetjes së tregut të shitjes së produkteve të tij, duhet të

jetë sa më origjinal e i veçantë në krahasim me qëndrat

korresponduese të vëndeve të zhvilluara.

Resurset e shumëfishta malore në këndvështrimin e një integrimi

ndërsektorial ekonomik mund të riinterpretohen.

-në drejtim të resurseve bujqësore mund të rekuperohet, aty ku është

e mundur, toka e mirë e kultivueshme për disa kultura tipike duke arritur në

praktika bujqësore të përshtatshme ekologjike siç është rasti i agriturizmit.

-në drejtim të resurseve energjetike mund të shihet mundësia e

ndërtimit të impianteve të vegjël me përdorim të energjisë së pastër

e të rinovueshme, gjeneratorë të vegjël, centrale të vegjël

hidroenergjetikë, përdorim i gazit metan biologjik:

-në drejtim zooteknik mund të bëhet një seleksionim racash për

prodhime sa më karakteristike.

35

Page 36: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

-në drejtim të resurseve pyjore, konsiderimi i pyllit si pasuri ekonomike e

përdorshme dhe një unitet ekologjik në ruajtje lejon të realizohet një pyllëzim i

vazhdueshëm

-në drejtim të pasurisë artizanale, mund të realizohet një gjallërim i

bagazhit të dijeve e aftësive punuese malore.

-në drejtim kulturor mund të arrihet në një rivlerësim të pasurisë

kulturore e traditave malore e ndërtim të strukturave muzeale.

Një gjë e tillë çon në një diversifikim hapsinor e sezonal të turizmit duke nxitur

dhe atë kulturor e social.

Mundësitë e ndërhyrjes e integrimit mes këtyre burimeve janë të shumta dhe

ndryshojnë nga territori në territor. Eshte shumë e vështirë të ruhet ekuilibri

mes nevojës për të gjetë burime të përshtatshme e të kënaqshme të ardhurash

dhe asaj për të mos krijuar dëme në këtë ambient shumë të ndjeshëm siç është

ambienti malor.

“Alpet Shqipëtare formojne nje skenar madhështor e sugjestiv, saqë nuk do

vonojne të bëhen drejtimi kryesor turistik në Shqipëri” – shkruante Aldo

Sestini, një gjeograf peisazhist italian i njohur e pasionant, ne vitin 1943. Ai ka

vizituar disa herë Shqipërinë Veriore dhe ka bërë përshkrime të mrekullueshme

mbi të.

Sot, çdo udhetues që vjen nga bota perëndimore, dhe që ka dëshirën dhe rastin

për të arritur deri atje, drejt maleve të fshehur e luginave sugjestionuese te

Alpeve Shqiptare, do mbesë i mahnitur jo vetëm nga takimi me një natyrë pak

të antropizuar, që rrallë një turist është mësuar të gjejë, por dhe nga konstatimi

se si keto zona kaq të mahnitshme akoma nuk kanë njohur fenomenin turistik

të vërtetë. Atje ke të bësh me ndjesine se po penetron në një botë primitive, në

të cilën gjithçka ndodh në funksion të kësaj bote, sikur të injorohej krejtësisht

ekzistenca e të tjerëve.

36

Page 37: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Në këtë zonë të gjerë, ekuilibri ekologjik është praktikisht i paprekur: aktivitetet

jetësore shfrytzojnë energjinë e përrenjve falë sistemeve të vjetra të

kanalizimeve. Largësia nga qendrat e mëdha, vështirësitë e komunikimit,

mungesa e nje fenomeni turistik kanë mbajtur pothuaj të paprekur një

trashëgimi kulturore natyrore e sociale, që vështirësisht mund të takohet në

pjesën tjetër të Europës.

Peisazhi eshtë i vizatuar nga kullota të gjera të alternuara me pyje gjithnjë të

gjelbra, lugina e maja mbi 2000m. Në shtëpitë e Thethit e Vermoshit akoma sot

gratë thurin qilima me metodat e dikurshme, e figura që kanë origjinën në

histori. Këto rajone rurale dallohenpër varietetin e kostumeve tradicionale

edekoracionet e shumta.

Kështu, një vizitë në Alpet Shqiptare paraqet një interes të dukshem qoftë për

aspekte natyrore, qoftë për ato antropologjike apo etnografike. Duke vizituar

këto fshatra hyn në kontakt me jetën e vërtetë pastorale, mund të shohësh

kullat karakteristike e kostumet e veçanta( xhubletat, tirqet). Ndërsa në rastet e

festimeve të veçanta mund të admirosh mirfilli folklorin, muzikën dhe

vallëzimet që karakterizojne popullsinë e maleve.

Tipari më karakteristik i ambientit alpin shqiptar është se ofron një vizion të

mrekullueshëm të botës alpine me botën njerzore origjinale të paprekur të

fshatarit alpin që në shekuj është i lidhur me kulturën e tij, pyjet e tij e kullotat.

Kjo zonë është gjeografikisht e strukturalisht e përjashtuar nga inisiativat e

medha industriale, por mund të përmbushë ciklin komplet të përpunimit të

lëndëve të para, pra të futet në tregje konkuruese. Vetë shoqërite lokale duhet të

jenë në gjëndje të perceptojnë ide të reja e të përpunojnë modele të zhvillimit,

të ndryshme nga tradicionalja, por pa braktisur e harruar vlerat kulturore më

cilësore.

37

Page 38: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Duhet të kemi parasysh se rivitalizimi i zonës malore arrihet vetëm me

elemente novacioni që lejojnë edhe rikuperimin e aktiviteteve tradicionale e

niveleve demografike që përbëjnë edhe shkakun kryesor të rënies së shumë

zonave. Nga ana tjetër, degradimi i ambientit natyror lidhet në plan të gjërë me

nivelet e ulëta demografike e rënien e aktiviteteve tradicionale.

Novacioni që përmbush këtë qëllim të dyfishtë mund të jetë një tip turizmi,

vitaliteti i të cilit varet pikërisht nga prezenca e një ambienti natyror mjaft të

paprekur e në gjëndje ti përgjigjet një kërkese mjaft specifike qetësie, kontakti

me blerimin e opurtuniteteve të tjerë që rrjedhin nga ky ambient.

Mali, tradicionalisht ka një strukturë ekonomike bujqësore siç e pamë,

bëhet fjalë për një bujqësi të vendosur në një kontest natyror të rrezikuar nga

limitet që vë morfologjia e terrenit e kushtet klimatike dhe vendosja në hapësira

territoriale të ngushta. Praktikisht, kushti më përcaktues i aktivitetit bujqësor në

mal është coptimi i territorit, ndoshta edhe thjesht në aspektet e tij natyrore,

coptim i cili sjell ndryshueshmëri të madhe në rendimente dhe në vlerën e

terreneve të kultivuara. Nga ana tjetër, kjo sjell edhe vështirësi arritjeje e

qarkullimi, shtim të lodhjes e të aftësisë punuese të bujkut. Por, megjithë

kushtet e vështira bujqësia në zonat malore ka qënë gjithnjë mbështetje

ekonomike esenciale, duke iu përshtatur kushteve të ambientit e territorit. Ky

terren çon dhe në një mekanizim të ulët bujqësor e për rrjedhojë sjell efekte në

koston e prodhimit e produktivitetin e ulët të tokës. Produktet e një bujqësie

me nivel të ulët teknologjik e të strukturuar mbi baza familjare gjejnë vështirësi

në futjen në treg si nga ana sasiore ashtu dhe cilësore.

Në aspektin social çështja bëhet më komplekse. Formimi i bashkësive rurale

autosufiçente sjell lindjen e qëndrave apo bërthamave të vogla të shpërndara në

territor. Shërbimet terciare janë mjaft modeste dhe armatura urbane është

shumë e dobët. Nën mungesën e një vetpërpunimi kulturor, mënyra e jetesës

38

Page 39: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

riprodhohet e pandryshueshme nga brezi në brez me skemën tradicionale.

Prandaj dhe mali paraqitet i papërgatitur e i pambrojtur ndaj mesazheve

moderne e stimuluese të zonave fushore. Duke mos qënë në gjëndje për të hyrë

në sintoni, ambienti human malor gjithnjë e më tepër mohon në bllok kulturën

e tij e mundohet të adaptojë propozimet e jashtme, sidomos modelet e

konsumit, të krijuara në një tjetër ambient kulturor.( kjo përbën një nga shkaqet

e krizes së zonës malore që çon në eksode e migrime të brëndshme gjë që ka

efektet e veta në plakjen e popullsisë me pasoja dhe në saldon natyrore). Në të

tjera aspekte të krizës së këtyre ambienteve malore mund të përmendim rënien

e pjesës më të madhe të aktiviteteve plotësuese artizanale apo industriale,

kufizime të mëdha të industrializimit si rezultat i kushteve natyrore (hapësira të

vogla, vështirësi qarkullimi) largësia e tregut, niveli i ulët teknik i popullsisë si

dhe rrjeti i dobët i rrugëve të transportit.

Pra, për një vlerësim të pespektivave të integrimit të aktiviteteve të tjera është e

nevojshëm prezantimi i gjëndjes së bujqësisë në ambientin malor qe kemi marre

ne shqyrtim. Edhe pse bujqësia ka humbur funksionin e një ekonomie

fitimprurëse malore, përbën akoma një strukturë, megjithëse në krizë. Të gjitha

këto dhe niveli i ulët cilësor i shërbimeve përbëjnë motive pengesë të një

shtrirje të turizmit të çfardo lloj tipi, në një ambient që në turizëm duhet të gjejë

zgjidhjen e vetme për rritjen e integrimin e të ardhurave.Bota rurale e bota

industriale kanë nisur rrugen drejt integrimit duke pasur si mediatorë turizmin e

motorizimin i cili po karakterizon një civilizim të ri të cilën francezët e kanë

quajtur “rururban”.

Praktika tregon se bujqësia alpine gjithnjë ka kërkuar e shpikur forma të

aktiviteteve integruese. Sot, zgjidhja që kanë gjetur malësorët bujq për të

zëvëndësuar burimet e vjetra të thithjes së të ardhurave me të reja, të afruara

nga një turizëm më i shpërndarë e me kërkesa më të kufizuara, është dhënia me

39

Page 40: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

qera e apartamenteve dhe dhomave në të njëjtën banesë rurale ose në banesa të

vogla të ndërthurura e të pajisura për këtë qëllim.

Në Alpet franceze, apartamentet e dhëna me qera, janë rreth 50% e totalit të

disponueshëm, në Austri 60% e në Itali 60%.

Një praktikë e tillë në pjesën më të madhe të rasteve shfrytëzon përdorimin e

shitjen e prodhimeve të fermës së vet bujqësore duke ushtruar në këtë mënyrë

dy aktivitete të integruara. Ndërmjet avantazheve të këtij integrimi është dhe

favorizimi i procesit të ndarjes së punës e detyrave në brendësi të familjes

rurale, duke lehtësuar kështu presionin demografik mbi punësimin bujqësor e

duke lehtësuar edhe punësimin e një pjese të krahut të punës, sidomos atij

femëror. Siç e pamë, në një pjesë të mirë të komunave tona alpine femrat zënë

pothuaj gjysmën e popullsisë. Nga ana tjetër, një rezultat indirekt i integrimit

është ruajtja praktikimit bujqësor-blegtoral në zonën malore. Egziston dhe

nevoja që njeriu të vazhdojë të punojë terrenet malore pasi nga kjo varet

ajrosja, gjëndja hidrologjike e territoreve dhe ruajtja e vlerave ambjentale nga të

cilat në thelb merr vlerë vetë turizmi e që kushtëzojnë vetë mbijetesën e

prezencës së njerëzve në këto zona.

Një integrim i tillë mund të realizohet në madhësi e kohë të ndryshme, në

varësi nga vlera e forca e strukturave ekzistuese agrare, por dhe në funksion të

ritmit të transformimit ne mënyrat e jetesës. Kufijtë e këtij integrimi varen nga

bindshmëria e alternativave përpunuese që i afrohen popullsisë së zonave

malore.Nëse problemin e shohim në perspektivë, ambienti malor duhet

ristrukturuar. Objektivi është të ruhet mali për atë që ofron , me njerëzit që ka e

që duan të gëzojnë frytet e përfitimit. Zgjidhjet shihen fillimisht në një vlerësim

të të mirave themelore të zonës për sektorin bujqësor, pyjor e rritjen e bagëtive.

Këto mund të organizohen në mënyrë të përshtatur në ndërmarrje të

dimensioneve të ndryshme, të integruara me përpunim të pjesëshëm ose total

40

Page 41: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

të produkteve. Pra malësori bujk mund të transformohet në një malësor

punëtor me të ardhura të paktën të ndryshme me ato të punëtorit të fabrikës.

Punimi i tokave, atyre që janë, duhet të orientohet drejt kulturave të

specializuara e të zgjedhura me kujdes.Përveç produkteve tradicionale mund të

synohet kultivimi dhe i produkteve që sot kërkohen mjaft nga klientela ose

eksportohen jashtë, si p.sh. këpurdhat .Një aktivitet i tillë bujqësor apo

blegtoral, i menduar në mënyrë racionale e me pak fantazi mund të integrohet

mirë me turizmin, një turizëm të shpërndarë e të pajisur në nivel të një turizmi

masash. Ky mund të ofrojë sipërfaqe pyjore, hapësira të mëdha livadhore,

produkte lokale tipike e të cilësisë së lartë. Por nuk duhet lënë në harresë

resursi njeri që padyshim është resursi më i rëndësishëm që garanton cilësinë e

shërbimeve e realizimin e projekteve zhvilluese.

Një nga disavantazhet e zhvillimit ne zonen tonë malore alpine përbën dhe

shpopullimi malor. Eksodi mund të përbëjë një fakt pozitiv për një zonë malore

shumë të populluar në krahasim me potencialet e saj, por është një dëm i madh

aty ku provokon dobësim të fuqisë punëtore e disertifikim.

Në fakt , një zonë malore e braktisur nuk mund të shpresojë në zhvillimin e saj,

dhe kjo braktisje ka padyshim efektet e saj, në ndryshimet e ekuilibreve

demografike. Emigrimi sidomos i të rinjve ka çuar në një plakje të popullsisë (e

lidhur dhe me rritje të nivelit të mortalitetit) që përbën dhe një nga aspektet

demografike e social-ekonomike, më negative. Zgjerimi i saldos migratore ka

modifikuar peshën e grupmoshave të popullsisë lokale. Në flukset migratore,

peshën më të madhe e ka grupmosha 15-35 vjeç, pra mosha e re. Por,

shpopullimi nuk ka arritur atë prag të rrezikshmërisë që do të bënte të

panevojshme çdo tentativë të rilindjes ekonomike të bazuar në përdorimin e

resurseve lokale. Eksodit masiv të komponentëve socialë në moshë aktive i

41

Page 42: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

përgjigjet rezidenca e një numuri të konsiderueshëm personash në moshë

pensioni. Sistemi ekonomik social nuk është i aftë të prodhojë të ardhura dhe

një pjesë e mirë e të ardhurave vijnë në rajon nga transferta monetare të

jashtme, pra nga këto emigrantë. Kjo bën që hapësira, e privuar nga cilësitë e

veta territoriale të paraqitet e dobësuar; flukset monetare të jashtme nga njëra

anë mundohen të ekuilibrojnë mungesat ekonomike “personale” dhe nga ana

tjetër ç’territorizojnë zonën malore duke i humbur një pjesë të potencialit të saj

produktiv.

Prandaj, aktiviteti që lidhet direkt me këtë ambient natyror, peisazhin rural e

agrikulturën si degë të ekonomisë lokale është turizmi. Shembull të integrimit të

botës rurale me turizmin përfaqëson impenjimi për të zhvilluar prodhime tipike

të zonave të ndryshme që mund të gjejnë në vetë turizmin një lulëzim të tregut.

Një iniciativë e tillë agrituristike është krijimi p.sh, i një “marke malore” cilësie

(djathë dhie i malësisë së Këlmendit, mjaltë, tipe turshi etj), e reklamuar në

mënyrë të përshtatshme si prodhime të krijuara e të përpunuara në mal. Kjo do

të ketë dhe një impakt të favorshëm në drejtim të sensibilizimit për resursin

malor.

Një konsideratë tjetër karshi këtij ambienti alpin të mrekullueshëm krijohet nëse

i referohemi faktorit natyrë-hapësirë. Në kohët e sotme, prezenca e hapësirave

të urbanizuara e populluara përfaqëson një vlerë të madhe për kërkesën

turistike. Një iniciativë perfituese për cilësi e shpërndarje më të mirë hapësinore

e kohore të fenomenit turistik, i cili zakonisht tenton të lokalizohet në

hapësira të vogla e kohë të përqëndruar përfaqëson krijimi i ambienteve parqe

nacionale, me përjashtim të zonave mjaft të ndjeshme e që duhet të jenë të

mbyllura ndaj hyrjeve e vizitave. Në rastin tonë mund të marrim si shembull

Parkun Kombëtar të Thethit, por mund të sugjerojmë dhe krijimin e të tjerave

si në luginat e Vermoshit e Lëpushës si ambiente të virgjëra e mjaft të bukura

42

Page 43: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

që duhen vizituar por edhe ruajtur në të njëjtën kohë. Këto janë ambiente tipike

ku mund të shijohet kontakti me natyrën e pastër e të shëndetëshme alpine.

Qëndrat e vogla të banuara të këtyre parqeve kombëtare do të krijonin një

mirëqënie për t’u lakmuar. Pas krizës së aktivitetit ekonomik tradicional aty,

drejtuesit e sotëm të qëndrave mund të tentojnë të organizojnë ose, në rastin e

Thethit, të riorganizojnë parkun, duke luftuar nga njëra anë spekullimet

ndërtimore e çimentifikimin e këtij ambienti rural alpin dhe nga ana tjetër

duke kërkuar dhe konsesusin e popullsisë lokale. Në këtë mënyrë përshtaten e

në të njëjtën kohë integrohen vlerësimi ekonomik e ruajtja e ambientit.

Rol të rëndësishëm mes të tjerash luajnë dhe realizimi i strukturave të ndryshme

pritëse psh ndërtimi i ndonjë shtëpie pushimi për të rinjtë, e dalë nga ndonjë

strukturë e degraduar apo krijimi i qëndrave të vizitave sidomos muzeve

faunistikë (ujkut alpin, kaprolli, macja e egër, ketri etj). Mund të synohet dhe në

një rivlerësim e ringjallje të pasurisë banuese egzistuese, duke i kushtuar

vëmëndje ndërtimeve tipike e që respektojnë pasurinë ambjentale.

Në këtë mënyrë fillon të ndryshojë aktiviteti ekonomik duke kaluar nga sektori

agro-pastoral në atë turistik. Ekonomia ekzistuese, megjithëse e kufizuar dhe e

paaftë për të dhënë të ardhura të mjaftueshme, përfaqëson megjithatë një lidhje

të fortë kulturore me resursin tokë.

Për ta rigjeneruar e riinterpretuar këtë lidhje duhen vlerësuar aktivitetet

tradicionale e duhen kërkuar të reja të lidhura me këtë sektor primar ekonomik.

P.sh rezultate të mira mund të sjellë apikultura nëse marrim parasysh rritjen e

bletëve në të gjithë këtë rajon e vlerën e prodhimit që ajo jep. Prezenca e

vazhdueshme e turistëve në rajon mund të vërë në punë inisiativa të tilla si

aktivitetet artizanale dhe ato komerciale që përfaqësohen nga shpërndarja e

produkteve më tipike. Rizbulimi në formë moderne i sektorit artizanal është i

lidhur ngushtë me aktivitetin turistik.

43

Page 44: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Objektet dhe punimet e traditës përbëjnë një aspekt mjaft të vlefshëm qoftë të

kërkesës turistike (turistët kërkojnë shumë atë që është origjinale), qoftë të

ofertes turistike (një nga produktet më të qenësishme që ambientet pritëse

ofrojnë janë ato që karakterizojnë atë zonë). Siç shihet dhe në analizën

ekonomike të këtyre rajoneve, malësorët e kanë traditë punimin e leshit,

pëlhurës apo drurit duke krijuar veshje specifike për gra e burra (xhubleta e

Kelmendit, çakshirë, qeleshe), qilima apo punime druri si vegla muzikore

(lahuta, fyell), objekte zbukurimi (shqiponja në dru, rozetet në tavanet e

shtëpive) etj. Rivlerësimi i këtyre aktiviteteve me drejtim ekonomik përbën dhe

një frenim të humbjes së identitetit kulturor të rajoneve tona alpine.

-Turizmi si sfida e ekonomise malore dhe komunitetit ne Alpe,

objektivat e drejtimet e zhvillimit

Sot rajonet malore duhen trajtuar ne kendvështrimin e sfidës për zhvillim. Ato

paraqesin disa nga peisazhet dhe ekosistemet më të vlerësuara në Europë, si

dhe disa nga sfidat më të mëdha që gjenerojnë strategji të bazuara në

qëndrueshmëri.

Ndër arritjet kryesore të kësaj sfide te zonave alpine mund të renditim:

- Presioni per zhvillim të një infra- dhe superstrukture turistike

- Tendenca e zhvillimit të nje peisazhi harmonik kulturor

44

Page 45: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

- Zhvillimi i një bujqësie alpine sipas kushteve të EU( i kushtohet një

mbështetje e veçantë aktiviteteve ekologjike, për të stabilizuar sisteme

bujqësore e sociale)

- Zhvillim i trafikut, sidomos trafikut tranzit mes rajoneve

- Sigurim i nje mbrojtjeje efektive të natyrës.

Turizmi eshte nje sistem kompleks qe mund te analizohet me kriterin e

proceseve tipike prodhuese te nje distrikti industrial. Ne fakt, behet fjale per nje

tentative metodologjike te bazuar mbi analogjine, pasi distrikti industrial ka nje

dimension territorial te percaktuar, ndersa turizmi nuk ka kufizime gjeografike.

Nga ana tjeter, sistemi turizem nuk mund te perfshihet ne nje industri, pasi aty

kemi nderhyrje te njekoheshme te shume operuesve te cilet furnizojne me

sherbime ne vend te te mirave materiale. (prodhojne sherbim dhe jo material).

Gjithashtu, nuk ka koincidence mes vendit te prodhimit e vendit te konsumit,

dhe as ka njekoheshmeri mes prodhimit e konsumit.

Ekonomite rurale sot ndeshen me problemin e ç’valorizimit te tyre dhe roli i

zonave rurale ka ndryshuar nga prodhues te produkteve bujqesore, ne

kujdestare te stilit te jeteses, peisazheve e traditave te tyre. Turizmi dhe

rekreacioni kane luajtur nje rol te rendesishem ne transformimin e ekonomive

rurale nga sektori privat ne ate terciar.

Sot eshte koha te njihet potenciali i turizmit dhe rekreacionit si elemente kyç te

zhvillimit rural, gjithmone brenda limiteve te zhvillimit te qendrueshem.

Nisur nga kjo, turizmi nuk perben vetem nje qellim afatshkurter tregu, por

gjihashtu nje pergjigje ndaj nevojave te konsiderueshme te zonave rurale te

privuara si dhe nje impakt afatgjate ne pejsazhin rural e komunitetin.

45

Page 46: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Një nga pjesët përberese të sfidës ështe dhe integrimi me pjesen tjeter te rajonit,

e cila zhvillohet vazhdimisht, duke lënë prapa zonën rurale.

Analiza percakton kuadrin e rajonit si ajo ne te cilin tashme zgjidhet pjesa me e

madhe e shkembimeve territoriale e sektoriale mes kerkeses e ofertes se

punes,duke nenvizuar mbizotrimin e motivacioneve te tipit cilesor ne te tille

shkembime, ne vend te atyre te tipit sasior(tepri oferte) si ne te kaluaren.

Nje forme e integrimit te mundshem, ne evolucion pozitiv, mund te quhen dhe

“sherbimet e kohes se lire” qe zona malore mund te ofroje per popullsine

rajonale e ekstrarajonale.

Sherbimet jane nga me te ndryshmet; nga shtepite e dyta per pushime me

prezencen e perkohshme qe ato sjellin, tek ato aktivitete turistike-komerciale,

me nxitje lokale apo ekstrarajonale, deri tek ato aktivitete te lidhura me ruajtjen

ambjentale si parqet natyrore e konservimi i flores e faunes, valorizimi i te

mirave turistike, te vendbanimeve urbane tipike, etj.

Ky tip sherbimesh eshte veçanerisht i rendesishem per ato zona me akses te

veshtire e te nje lartesie te konsiderueshme ne te cilat eshte e jo e mundur te

parashikohet, edhe sikur te kemi nje shperndarje te metejshme te aktiviteteve

prodhuese apo terciare, nje integrim nepermjet iniciativave te reja te

promovuara nga sherbime gjithnje e me te thella me ndermarrjet rajonale.

Ky eshte nje tip zhvillimi sigurisht i dobishem e pozitiv ne çdo lokalitet malor,

meqenese kontribon ne variacionin e aktiviteteve, e ne te njejten kohe

promovon kontakte te shpeshta te popullsise lokale me ate te jashtme; fakt ky

qe, nese eshte gradual e me doza te vogla, mund te influencojne vetem

pozitivisht ne procesin e eliminimit te margjinalizimit ekonomik e social te

zonave malore.

46

Page 47: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Ne kete kendveshtrim, sektori i turizmit do te ishte i percaktuar ne nje kuptim

me te gjere, duke perfshire dhe turizmin e shtepive te dyta per weekend-e apo

pushime.

Ky eshte tipi i kerkeses qe eshte zhvilluar me teper kohet e fundit. Kjo eshte

rezultat i rritjes se mireqenies e mundesive te shpenzimeve tek familjet rajonale

nga njera ane, dhe nga tjetra kemi investimet imobiliare(ndertim) te bera nga

emigrantet ne komunat e origjines,e deshira e ish-rezidenteve ne pergjithsi, per

te mbajtur pronesite duke u kthyer herepashere ne vendin e origjines.

Ish-rezidentet, ne disa raste mund te perfaqsojne subjekte veçanerisht te

kualifikuar ne kontaktin mes komuniteteve lokale e botes se jashtme, meqe e

njohin mire njeri-tjetrin; ato mund te luajne shume mire rolin e ndermjetesit

apo “animatorit” te zhvillimit per llogari te entit publik te interesuar, ne forma

akoma te pranueshme per komunitetin, edhe pse perben versionin me te

pershtatshem ndaj kerkesave te botes se jashtme.

Perveç kerkeses turistike te tipit tradicional, duhet konsideruar edhe nje kerkese

qe eshte gjithnje prezente, e interesuar dhe e lidhur me komunitetin lokal ne

menyre specifike nga vlera efektive.

Ne keto zona, keshtu mund te hapet nje hapsire e gjere per promovimin e

turizmit te vogel(minor) e per valorizimin e traditave kulturore lokale.

Procesi i integrimit per per komunitetet malore nuk ndjek vetem nevojen e

brendshme te evolimit por, nje pjese esenciale e ketij procesi konsiston ne

pershtatjen ndaj kerkeses se jashtme, komponenti rajonal i se ciles rezulton si

me domethenesi ne perspektiven e mundesive te zhvillimit.

Keshtu, ne politikat per zonat malore merret parasysh jo vetem nevoja per te

permbushur kerkesat e popullsise rezidente, por edhe nje kerkese ne pergjithesi,

qe lokalizohet jashte komunitetit, duke tentuar te koordinohen keto te dyja, pa

iu kundervene njera-tjetres.

47

Page 48: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Politikat e turizmit duket se pergjithesisht kane nje karakter anesor ne fushen e

politikes ekonomike e ne vecanti, ne fushen e politikave te zhvillimit ekonomik

rajonal.

Ne fakt, shume shpesh zhvillimi turistik shihet si alternative e zhvillimit

industrial. Per me teper, politika e turizmit shpesh konsiston ne nxitjen e

investimeve ne sektorin hotelier, qe sigurisht eshte nje element themelor i

ofertes turistike, por jo i vetmi dhe as me i rendesishmi.

Prandaj eshte themelore te percaktohet roli qe zhvillimi turistik ka ne kuadrin e

zhvillimit te “brendshem” e “te ekuilibruar” ne shkalle ndersektoriale, dhe te

vleresohen mardheniet nderkompletuese mes sektoreve te ndryshem te

ekonomise lokale.

Keshtu, cdo analize zhvillimi ne kete drejtim tregon se koncepti i sistemit

turistik lokal eshte krejt analog me ate te distriktit industrial, sipas nje integrimi

te ngushte te turizmit me sektore te tjere te ekonomise lokale.

Preçizojme qe analogjia eshte krejt e tipit metodologjik, meqenese eshte i

dukshem dhe asimilimi i turizmit ne nje industri te turizmit.

Politika turistike rajonale duhet te promovoje integrimin e zones turistike me

sektore te tjere ekonomie dhe me nje ricilesim te territorit, ruajtjen e ambjentit,

rekuperimin,vleresimin e mbrojtjen e te mirave kulturore.

Humanizimi i rajoneve malore bëhet kudo ku ambienti afron çfarëdo lloj

resursi të dobishëm për komunitetin. Realizimi i këtyre modifikimeve bëhet

nepërmjet dy etapave:

-së pari, braktisja e degradimi i peisazhit të vjetër,

-së dyti, futja e elementëve të rinj që lidhen me përfshirjen e

fenomenit malor nga fenomeni turistik

48

Page 49: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Si pasojë, sot në rajonet alpine gjen ndertime edhe në vendet më të

pamenduara. Kohët e fundit po merren vendime për të rikuperuar vlerat

ambientale të humbura. Por ka dhe zona të modifikuara ku alternohen

ambientet e qetësisë dhe ekuilibret mes pasurisë egzistuese e ndërhyrjeve në

ambient.

Për të qartësuar rolin e shoqërisë lokale në menaxhimin e ambientit të vet

mund të sjellim shembullin e rajonit luginor në Alpet Italiane (Valle di Sesto).

Fenomeni turistik këtu ka lindur mbi një peisazh të rindërtuar duke sjellë në të

gjithë hapësirën ndërtime hoteliere e extrahoteliere që ndërfuten në peisazhin

malor por nuk i kundërvihen peisazhit tërheqës të luginës.

Zona ka një frekuentim turistik gjatë gjithë vitit, ofron shëtitje të gjata të

niveleve të ndryshme e impiante të ngjitjes mjaft efiçente. Aty është ndërtuar

dhe një pallat kongresesh ku mbledhen shoqata lokale e ndërkombëtare.

Mund të përmendim dhe egzistencën e një burimi termal, me një repart kurativ.

Por, specifike është se banorët e këtij rajoni, në mbrojtje të ambientit të tyre

kanë bërë një zgjedhje jo të zakonshme, në qoftëse e shohim nën logjikën e

përfitimit imediat. Pasuria pritëse është krejt pronë e e banorëve lokalë, pa asnjë

mundësi hyrje të kapitalit nga jashtë; Në fakt kemi një mungesë totale të

shtëpive sekondare dhe lejohet realizimi i ndërhyrjeve ndërtimore vetëm me

menaxhim ekskluziv të rezidentit. Prandaj nuk është e rastit që kjo komunë nuk

ka njohur eksode. Popullsia ka ardhur duke u rritur dhe pendolarizmi (vajtje-

ardhjet drejt rajoneve të ulëta) është i dobët. Në grupmoshat e reja popullsia

nuk e braktis zonën, por dallohet një nivel i ulët shkollimi (nivel tetëvjeçar e

pakta i mesëm). Mbarëvajtja e aktiviteteve të lidhura me silvikulturën, rritjen e

bagëtive apo ndërtimin e shtëpive nuk lejon largimin e të rinjve për motive

studimi. Megjithëatë, shumë prej tyre, sidomos bijtë e hotelierëve apo

gjestorëve të shërbimeve frekuentojnë shkolla hotelerie me qëllim

49

Page 50: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

perfeksionimin e futjes së tyre në aktivitetin turistik. Popullsia këtu ka shpesh

aktivitet të dyfishtë: nga njëra anë i është dedikuar aktiviteteve të origjinës, nga

ana tjetër menaxhon ndonjë shtëpi pushimi apo lëshon banesa me qira. Pra një

tjetër aktivitet ështe dhe ai i pronarëve apo gjestorëve të apartamenteve. Qëllimi

i këtyre kategorive ekonomike të lidhura me turizmin është që në ndryshim me

të tjera lokalitete turistike, të ruajnë karakteristikat e qendrës malore.

Për të kompensuar zgjerimin e dobët, bëhet një punë e kujdesshme për rritje

cilësore të shërbimeve e strukturave egzistuese, me fuqizim edhe të kapacitetit

pritës (nr të shtretërve).

Pra, në këtë qendër gjejmë përkrah aktiviteteve sportive, funksionim të

shumfishtë ( kongresual, termal etj). Kështu që, nuk mund të vihet në dyshim

që peisazhi është dhe fryt i organizimit human të territorit; në këtë luginë duket

se kanë mbetur të paprekura vlerat kulturore origjinale, përtej çdo kundërvënie

përfituese mes njeriut e natyrës.

Duke u bazuar në këtë shembull dhe në kushtet ambientale dhe ekonomiko-

sociale të zonave tona luginore alpine, sidomos asaj veriore, luginës së

Vermoshit themi se një instalim i një modeli të tillë këtu do të ishte mjaft i

nevojshëm dhe i dobishëm për vazhdimësinë jetësore të zonës.

Subjektet qe operojne ne fushen e turizmit, ne pjesen me te madhe te tyre nuk

presin fondet publike, qofte per kohen shume te gjate te prokurimit, qofte per

veshtiresite e shumta burokratike qe te cojne ne keto financime.

Por ndermarrjet turistike manifestojne nevojen e azhornimit te strukturave te

tyre, mjaft e efektshme per nje te ardhme shume te afert. Prandaj, per te

perballuar kete nevoje duhet t`i sillemi burimeve te brendshme, duke pare dhe

interesin e paket te shtetit mbi problemet e turizmit ne te tilla zona.

Nga Vermoshi emigrojnë një pjesë e mirë e popullsisë, sidomos drejt SHBA ku

ka patur gjithnjë emigracion të kësaj popullsie, edhe në periudhat e izolimit;

50

Page 51: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

kuptohet se kemi të bëjmë me një zonë kufitare. Kjo është dhe zona që ka

përfitimet më të mëdha në të ardhura nga emigracioni, pikërisht nga niveli i

konsiderueshëm i të emigruarve në një shtet kaq të zhvilluar si SHBA. Mungesa

e një perspektive në vendin rezident dhe kostoja po kaq e lartë e zhvendosjes

drejt ultësirës bën që pjesa më e madhe e popullsisë së re të marrë rrugën drejt

Amerikës.Të lidhësh njerëzit me vendin ku kanë lindur është e mundur vetëm

duke fuqizuar aktivitetet ekzistuese e duke promovuar të reja. Instalimi i një

modeli të tillë do i krijonte mundësi jetese të mirë banorëve të kësaj lugine dhe

do frenonte kështu eksodin galopant të rinisë, e cila në këtë mënyrë do shihte

një rreze shprese për të krijuar, jetën në vendin e vet e për të mos lënë të

pashfrytëzuar gjithë atë thesar natyror që natyra i ka dhuruar.

Fakt është se një zhvillim i tillë turistik kërkon fillimisht dhe mjete financiare të

konsiderueshme dhe zona e Vermoshit është e vetmja në këtë rajon alpin që

mund ti përgjigjet këtij zhvillimi, me ndihmën e bijëve të saj tani emigrantë. Me

anë të investimeve është arritur që të konsiderohet bota rurale si diçka krejt e

dallueshme nga bota bujqësore e në këtë kontekst turizmi mund të kthejë

aktivitetet bujqësore në plotësuese e të integruara.

Dobesia kryesore e te tilla rajoneve “inferiore” ka te beje me formimin. Reparti

turistik vuan nga keqmenaxhimi e joprofesionalizmi. Ky fenomen eshte me i

rende ne rajone te prapambetura.

Mbizotrojne forma te drejtimit te tipit familjar me perhapje te ndermarrjeve te

vogla qe menaxhojne sherbime gjithnje nen nivelin qe kerkon turizmi modern

ne nivel sasior apo cilesor.

51

Page 52: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Eshte pak a shume e ulet shkalla e profesionalizmit ne kete sektor:

mbizoterojne veprimtari e sherbime me drejtim familjar te menaxhuara me

kritere te tejkaluara e nganjehere edhe me personel vartes me pak ose aspak

kualifikim profesional.

Ne mungese te angazhimeve apo programeve turistike te konkorduara,

veprohet sipas nje synimi kohor e me nje rreze veprimi shume te limituar, dhe

preokupohen me shume te ruajne kostot e sherbimeve sesa te rinovojne

oferten.

Keshtu turizmi shihet si nje “aktivitet /biznes subjektiv” ku interesi i operuesit

nuk shkon me larg se menaxhimi ekonomik i nje ndermarrjeje.

Sipas opinionit ekzistues, “ hotelieri lind”, nuk nevojiten as kurse te formimit

profesional e aq me pak azhornimi te aktivitetit.shkolla me e mire eshte ajo e

praktikimit te aktivitetit, apo kontakti me publikun. Pronesia e hotelit shpesh

trashegohet.

Nese eshte i nevojshem fuqizimi i strukturave pritese e permiresimi i

organizimit territorial, jo me pak eshte e domosdoshme te merren masa ne

favor te perhapjes se proceseve formative qe perfshijne edukimin e mesem e

universitar me ngritjen e kurseve diplomuese, kurseve te perfeksionimit

pasuniversitar ose shkollave te specializimit. Menaxhimi i rajonit turistik nuk

mund t’i lihet vullnetarizmit te mikrondermarrjeve, qe prodhon ne keto zona te

prapambetura rezultate zhgenjyese. Duhet te privilegjohet rritja e

profesionalizmit tek operatoret.

Ne rajone te tilla, eshte oferta ajo qe nxit e drejton kerkesen dhe operatoret

turistik kryesore mund te promovojne rryma vizituesish ne te tilla zona te

vonuara ekonomikisht, por te disponueshme ne planin e resurseve te peisazhit,

kulturore e historike, me kusht qe strukturat e ofertes te jene te pershtatshme e

te krahasueshme me nivele te mesme europiane.

52

Page 53: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Eshte krejt i pamjaftueshem dhe niveli aktual i “kultures se pritjes”, jo vetem

mes operuesve te strukturave pritese, por edhe mes popullsise se qendrave te

brendshme, veçanerisht atyre qe mund te nxjerrin perfitime me te medha nga

nje shfrytezim me sistematik i resurseve lokale, efektive e te mundshme, nga

ana e vizitoreve qe vijne nga lokalitete e vende te tjera.

Kjo i detyrohet pjeserisht faktit qe te mirat ambjentale, monumentale, historike

e te natyrave te tjera prezente ne vend, shpesh nuk çmohen per vleren e tyre

nga vete popullsite lokale.

Bile, edhe tek femijet e shkollave lene per te deshiruar jo vetem njohja, por

edhe deshira per t’u informuar per komuna te tjera te rajonit apo ato periferike

kufizuese. Udhetimet e pakta e eskursionet ne lokalitetet prane, ne te shumten e

rasteve organizohen nga shkolla.

Nga kjo rrjedh rendesia e funksionimit qe shkolla mund te kete, si pol i

iniciativave kulturore, veçanerisht per te aktivizuar nje shkembim mes qendrave

te banuara te zones, permes udhetimeve te organizuara ne periudhen e mesimit;

me finalizim dyfish ne thellimin e njohjes se vendeve ku jetojne dhe ne shtimin

e aftesise per te vleresuar pozitivisht sherbimet qe resurset lokale jane ne

gjendje te na ofrojne.

53

Page 54: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Disa aspekte shume domethenese janë:

se pari, procesi i eksodit nga sektori bujqesor si aktivitet kryesor eshte kryer

praktikisht, bile eshte e mundur qe sot te gjendet ne nje situate te kundert te

mungeses se ofertes lokale per aktivitet ne sektorin primar(jo vetem ne

prodhim te mirash materiale, por edhe transformim te tyre), njesoj siç ndodh ne

ndertim, industri nxjerrese e tregti.

Se dyti, aktiviteti bujqesor zhvillohet kryesisht nga ndermarrje bujqesore part-

time, d.m.th ndermarrje ku te ardhurat bujqesore shoqerohen nga disa te

ardhura ekstrabujqesore.

Se treti, ne komunat malore dallohen me shume ndermarrje bujqesore part-

time, per arsye te rendimenteve me te uleta te bujqesise malore dhe te

mekanizimit te dobet te zhvilluar deri tani per mbjelljet tipike te ketyre zonave,

gje qe sjell nje prodhimtari bujqesore me te ulet.

Prandaj, do te jene gjithnje e me teper sektoret ekstrabujqesore qe do te

percaktojne mundesine e ruajtjes se levizjeve mes vendeve rezidence e vendit te

punes, si dhe te percaktojne mbijetesen e aktiviteteve bujqesore ne mal.

Megjithate, rendesia e ketij sektori nuk mund te nenvleresohet per disa motive:

–vazhdimesia e ndermarrjeve bujqesore tregon nje element te rendesishem per

popullsine rezidente, qe ngadaleson shpopullimin e fikson prezencen e njeriut

ne vende qe normalisht do te ishin “perfundimisht te braktisura”

–edhe pse ne rol sekondar, aktivitetet bujqesore vazhdojne te perbejne suportin

e organizimit social, te sistemit te vlerave e te traditave malore

–prezenca e ndermarrjeve me familje rezidente tregon prezencen e prodhimit

edhe per autokonsum, qe se bashku me pronesine mbi banesen, perbejne

faktore qe ulin koston e jeteses dhe percaktojne menyren origjinale e specifike

54

Page 55: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

ne te cilen komuniteti rezident ne mal po zhvillohet e integrohet ne nje sistem

bashkekohor jetese.

Prandaj, nderhyrja ne sektorin bujqesor nuk braktiset por rimendohet ne kushte

me koherente me situaten aktuale ekzistuese; te favorizohet mbajtja e

ndermarrjeve part-time behet keshtu nje faktor riekuilibri social e ekonomik per

malin.

55

Page 56: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

IV. Impaktet e zhvillimit turistik ne jeten rurale ne rajon

-Impaktet fizike, social-ekonomike, kulturore e mjedisore

Turizmi si sistem kompleks qe eshte, duhet pare gjithnje ne kontekstin

territorial, ne te cilin vepron. Prandaj, nese huazohet nje sherbim turistik ne nje

territor te caktuar, ne pergjithesi perfitimi do te jete i jashtem.

Nëse duam të renditim disa elemente dobesie qe kushtezojne

konkurimin e sistemit ekonomik, atëherë bazohemi në:

• Nivele te uleta novatore te aktivitetit te sherbimeve

• Derivate te ineficiences se sherbimeve publike

• Probleme infrastrukturore

• Frike nga rreziqet e investimeve, veshtiresite financiare

• Informacioni i kufizuar sjell nje njohje te dobet te tregut

Harku alpin është quajtur që herët- mal i integrimit te vone

Kuadri lokal regjional eshte sot ai ne te cilin tashme zgjidhet pjesa me e madhe

e shkembimeve territoriale ose sektoriale mes kerkeses e ofertes se punes, ne

ndryshim nga levizjet nderrajonale apo jashte, qe karakterizonin periudhen e

meparshme.

Ky regjionalizim i zhvillimit ekonomik ka sjelle forma te ndryshme te integrimit

mes zonave malore dhe ekonomive rajonale, gje qe shpjegon heterogjenizimin e

levizjeve.

Eshte e nevojshme te analizohen disa nga format e integrimit te ndodhur mes

komuniteteve malore e ekonomise rajonale:

56

Page 57: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

se pari, levizjet per motive punesimi brenda komuniteteve malore apo jashte, jo

vetem dalje siç konsiderohen zakonisht, por edhe hyrje; nje fakt i ri per t’u

nenvizuar si rezultat i varferimit demografik te ndodhur.

se dyti, mospeputhjet territoriale mes ofertes e kerkeses per pune, edhe ky nje

fakt shume i rendesishem per nga kualifikimi me i madh profesional i ofertes e i

kerkeses, qe e bejne me te ngurte funksionimin e tregut te punes ne kuader

territoresh te ngushta e me pak densitet popullsie.

Se fundi, do te konsiderohen shkurtimisht, forma te tjera te nje integrimi

ekonomik te mundshem, jo te lidhura me tregun e punes por me aktivitetet

ekonomike, si p.sh, perqendrimi prodhues e sherbimet per kohen e lire.

Keto forma te ndryshme te integrimit duhet te kuptohen si tregues te nje

pamjeje te re e premtuese ne evolucionin e tanishem te disekuilibreve

territoriale mes zonave malore e jo: zhvillimi ekonomik rajonal behet ne kete

menyre instrument per permiresimin e disekuilibreve.

Nuk behet fjale më të lexohet ekonomia malore si nje ekonomi e mbyllur

brenda kufijve te komunitetit, por si nje pjese funksionalisht e integruar apo

gati per t’u integruar ne ekonomine rajonale.

Me diversitetin kulturor e natyror, si aseti kryesor per turizem, promovohet

natyra e kultura si produkti kryesor i zones.

Ne këtë rast kërkohet-

Inkurajim nga shteti per sipermarrje ne komunitetin rural, per instalim te

ndermarrjeve turistike te vogla e te mesme ne zonen rurale.

Shtim i pjesemarrjes se komunitetit

Shperndarje e benefiteve socio-ekonomike ne komunitetet rurale.

57

Page 58: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Strategjia konsiston: te rritet standarti i jeteses i popullsise rurale, ne kontekst te

zhvillimit te turizmit, e si promovim i ndermarrjes se komunitetit.

Eshte nje aktivitet kolektiv i ndermarre per rritjen e standarteve socio-

ekonomike, permiresim te ambjentit te tyre e per rrjedhoje, rritje te cilesise se

jetes.

Bazuar ne konceptin e te ndihmuarit te vetvehtes, ka disa aktivitete te

komunitetit rural ne sektorin turistik:

Akomodim(programe te shtepive pritese, kabinave malore,*shtrat e

mengjes/B&B*)

Pritje per servirje ushqimesh (dreka, darka, çaj...)

Prodhim e shitje artizanati

Full ose part-time punesim (guida, varkaxhi, sherbyes, kamariere, punetore te

pergjithshem…)

Punimi apo shitja e ushqimeve ose pijeve tipike.

Sherbime karpentiere (varka, mjete shetitese, …)

Shperndarje lendesh djegese (karburant, dru,…)

Dhenie me qera/shitje toke

Shumica e ketyre aktiviteteve bazohen ne ndermarrje individuale apo familjare,

por mund te aplikohen dhe si nje aktivitet ekonomik kolektiv i komunitetit. Kjo

i detyrohet faktit qe komuniteti rural perben ne vetvete nje “familje te madhe”.

58

Page 59: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Ky lloj turizmi, në këtë mënyrë promovon në rajonet malore një tip të ri të

raporteve njeri-natyrë, duke zbuluar gjithnjë forma të reja të organizimit të

territorit. Inisiativa të tilla të zhvillimit është e nevojshme të inkurajohen edhe

nga shteti duke u motivuar me një legjislacion të plotë që i drejtohet rishërimit

të “zonave malore në krizë”. Në këtë kënd vështrim rajoni ynë alpin mund të

përfitojë në nismat e tij për zhvillim dhe nga një ligj i miratuar “Për zhvillimin e

zonave që kanë përparësi turizmin” ku përcaktohet si “veprimtari e stimuluar”

çdo nismë që ka për qëllim sigurimin e përfitimeve monetare nga akomodimi

turistik dhe aktivitetet e shërbimit që lidhen me të, duke respektuar një raport të

balancuar mes mjedisit e industrisë së turizmit; dhe “person i stimuluar” çdo

subjekt që merret me këtë veprimtari. Si veprimtari kryesore të stimuluara

rënditen ndërtimet, rikonstruksionet, përmirësimet si dhe proçesi i opëerimit të

hoteleve, moteleve, fshatrave dhe shtëpive të pushimit. Ndërsa lista e

veprimtarive të stimuluara ndihmëse është më e gjatë dhe përfshin aktivitete të

lidhura me të parat.

Pra, planet rregullatore të këtij rajoni malor mund të gjejnë mbështetje edhe në

subvencione shtetërore përveç financimeve lokale. Dihet se punimet rrugore e

ndërtimore kërkojnë mjete teknike që subjektet lokale nuk i zotërojnë. Këto

punime u besohen ndërmarrjeve të mëdha qytetare të cilat mund të perdorin

krah pune lokal për punë të rastit e jo të kualifikuar. Në këtë mënyrë, përveç

perspektivës së një zhvillimi turistik për popullsinë malore krijohen vende të

reja pune, jo vetëm në ndërtim por edhe si praktikues të shërbimeve turistike si

psh shërbyes të impianteve skiatore, kamarjerë, guzhinjerë, menaxhues të

bareve restoranteve apo tregjeve etj. Por ky aktivitet i ri do të ofronte dhe

avantazhe indirekte për komunat, pasi supozohet që një pjesë e mirë e të

ardhurave nga turistët qëndron në komunë nepërmjet shërbimeve publike e

private si dyqanet, qeratë, aktivitetet e vogla komerciale e artizanale etj.

59

Page 60: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Interes kanë edhe pronarët e terreneve (pothuaj të gjithë malësorët janë të tillë),

të cilët kanë mundësi në të ardhmen të shesin pjesëza të tyre bujqësore, sipas

kërkesës që ushtron mbi qytetarët që duan të ndërtojnë shtëpi sekondare pranë

stacioneve skiatore, afërsia me këto stacione. Në planet e zhvillimit në nivel

rajonal turizmi e sidomos ai i dëborës, konsiderohet një nga aspektet mbi të

cilin mund të mbështetet rishërimi ekonomik i malit; por jo i vetmi, nëse kemi

parasysh integrimin logjik të aktiviteteve turistike me format më racionale e

konkuruese të agrikulturës.Nuk është mirë që stacionet e skive të mbizotërojnë

në tipet e tjera të shfrytëzimit të malit si vilegjatura familjare dhe praktikimi i

veprimtarive alpinistike.

Është e dukshme që turizmi luan një rol të rëndësishëm në krijimin e këtyre

sfidave dhe projektimin e përgjigjeve ndaj tyre. Alpet jane bërë shtëpia e mjaft

tipeve të ndryshme të turizmit, përfshirë këtu agriturizmin dhe turizmin e

orientuar në natyrë, por në të njëjtën kohë gjejmë atje dhe një industri të

turizmit masiv.

Megjithatë, karakteri i kesaj industrie masive ka ndryshuar në dekadat e fundit

me një spostim të produktit nga sezoni i verës në atë skiator të dimrit, i cili

mendohet të kthehet në një kërcënim potencial për ambjentin.

Disa nga kercenimet ambjentale reale apo potenciale të turizmit në rajonet

malore mund ti renditim si:

- Impakte të shumta në ekosisteme të tilla si shpyllëzime, humbje e

habitateve alpine, dhe erozione të truallit

- Shpenzime për transporte, si pasojë e zhurmave apo emetimit të gazeve

qoftë nga trafiku i rrugës, qoftë nga skiliftet apo mjete të tjera mekanike

të lëvizjes nëpër borë.

- Kërkesë e lartë për resurse ujore, veçanërisht për dëborë artificiale

60

Page 61: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

- Kërkesat për energji të hoteleve,skilifteve etj, krijojnë probleme si në

krijimin ashtu dhe transferimin e energjisë në të tilla sisteme ekologjike

veçanërisht të ndjeshme.

- Trajtimi i mbeturinave është gjithashtu i vështirë në një ambjent kaq

fraxhil.

Mund të themi se impakti i sporteve dimrore është veçanërisht i rëndësishëm

në një analizë ambjentale të aktivitetit.

Turizmi i dimrit zakonisht konsiderohet më destruktiv se ai i verës për shkak të

zonave të gjëra me pista, një pjesë e të cilave përbën zona të zhveshura të

terrenit gjatë verës. Ndërsa turizmi i verës përmendet për dëme më të

lokalizuara,kryesisht pranë peisazheve ujore. Ndoshta fokusi kryesor i

shqetësimit lidhet me ndërtimin e disa pistave me pjerrësi të veçanta ku është

dashur prishja e vegjetacionit, gjë e cila kontribon në erozion. Mund të

përballemi dhe me shkaterrim të mbulesës pyjore për të krijuar pista, duke rritur

kështu rreziqet e orteqeve, rrëshqitjeve të baltrave apo erozionit të truallit.

Turizmi shpesh eshte konsideruar prodhues vendesh pune sezonal, te

perkohshem, pak te kualifikuar. Por permasat e kesaj cilesie punesimi duhen

pare nen driten e problemit te disekuilibreve territoriale.

Aktori i trete i perfshire ne turizem eshte popullsia lokale(i pari-turisti, i dyti-

fornitori i sherbimit turistik).

Deri me sot ajo eshte pare si faktor ambjental. Por ekziston mundesia qe

popullsia lokale te perfshihet ne menyre aktive ne procesin turistik. Nuk mund

te harrohet qe shpesh jane aspektet etnologjike e kulturore qe perbejne motivin

e terheqjes(atraksionit), ashtu si dhe prodhimi artizanal e lokal mund te nxite

kuriozitetin e vizitorit.

61

Page 62: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Duhet të theksojmë se instalimi i të tilla aktiviteteve në rajonet malore ka dhe

dëmet e tij në ekuilibret e vjetra civile të banorit malsor, duke ju propuzuar atij

modele jetese të qytetarëve në pushim, të cilat do të ishin false nëse nuk

llogaritim faktin që koha e lirë është vetëm një aspekt i jetës. Nga ana tjetër,

ndërsa për qytetarët vërshimi i fundjavës drejt malit është vetëm një zgjedhje

mes mundësive të zbavitjes e rekreacionit, për malsorët turizmi i dëborës

përbën një formë tjetër të të qënit në shërbim të qytetit. Por , sido qoftë ky

turizëm përbën dhe një instrument të çmuar për të stabilizuar format e jetës

civile në ambjentin fizikisht të mënjanuar e kulturalisht të degraduar të maleve

tona.

Ardhjet masive ne nje territor ushtrojne nje presion te madh ne tregun e

punes(formal apo informal qofte). Per popullsine rurale kemi vende te reja

pune; ndersa influencat e fuqishme te jashtme shkaktojne nganjehere humbje te

identitetit lokal dhe te pjesmarrjes lokale ne kete aktivitet.

Zgjerimi i vendbanimeve con ne nje konkurrence te perdorimit te tokes,

kryesisht me bujqesine e hapesirave perreth, gje qe sjell migrime drejt qytetit.

Ky ekspansion aktiviteti e mbipopullim ne nje moment te caktuar mund te

sjelle konflikt interesash ne drejtim te furnizimit me uje midis turisteve,

nevojave te popullsise lokale, dhe bujqesise intensive.

Nga ana tjeter, dihet se zhvillimi turistik sjell nje shtrirje me te gjere te

infrastruktures rajonale; keshtu eshte e nevojshme te percaktohet nese kjo

shtrirje infrastrukture realizohet vetem per turizmin apo edhe per nje zhvillim

te pergjithshem ekonomik.

Por nje konflikt te dukshem interesash ne nje aktivitet te tille njerezor perben ai

me mjedisin natyror; kjo nepermjet perdorimit te tepruar te zonave rekreative

62

Page 63: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

apo shtrirje e tepert e zonave hoteliere. Ne te tilla raste, ndotjet mund te

verifikohen ne ujra, plazhe, rajone rekreative etj, per shkak te kanalizimeve te

pamjaftueshme me apo hedhjeve te mbeturinave.

Keto jane disa nga rastet e disekulibreve natyrore qe mund te lindin nga

ushtrimi i nje aktiviteti ekonomik ne nje territor te caktuar nese nuk behet nje

planifikim preciz i perdorimit te tij ne drejtim te perfitimit nga ky aktivitet si

dhe nga ambenti natyror nepermjet ruajtjes dhe mbrojtjes se tij.

Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe përfitimin ambiental. Ruajtja e

ambienteve të tilla nga një zhvillim intensiv turistik dhe nga ndërhyrjet pa kriter

përbën një domosdoshmëri kundrejt kësaj zone që eshte në të vërtetë një perlë

e peisazhit alpin. Turizmi i integruar në ekonominë tradicionale agro-pastorale

ofron të ardhura plotësuese për popullsinë lokale dhe bëhet realisht faktor i

zhvillimit rajonal e aktivitet prodhues i mjeteve financiare duke kënaqur nevojat

e rekreacionit të një tregu turistik gjithnjë e më të gjërë. Kontrolli i popullsisë

rezidente duhet të llogaritë në programin e zhvillimit qoftë nevojat lokale, qoftë

kërkesat gjithnjë e më të sofistikuara të turistit në mënyrë që të futë procese të

reja në ekonominë malore.

Në zhvillimet e reja, një problem gjithnjë prezent është ruajtja e ambientit

natyror. Fraxhiliteti i resurseve ambjentale paraqet dhe problemin më delikat në

raport mes turizmit e ambientit. Cdo ndërhyrje duhet bërë e mënduar me

qëllim që të mos çohet dëm elementi kryesor i interesit gjeografik turistik,

peisazhi. Në këtë drejtim, dilet në një alternim të vështirë nevojash; turisti

malor kërkon qetësi por pa u privuar nga komforti i tipit urban. Kështu,

egziston rreziku që të vazhdojmë të ndërtojmë qytete mes maleve, të cilat kur të

braktisen nga turistët e lodhur nga konfuzioni, do sjellin një situatë të

pashërueshme ambjentale.

63

Page 64: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Duke nxjerre profilin e perdorimit shumefish te pyjeve e duke ndare

informacione qe kane te bejne me potencialin ekonomik, impaktin ambjetal e

social te turizmit e rekreacionit ne pyje, do t’i lejohet zoteruesve te pyjeve te

konsiderojne alternativat e perdorimit shumefish te tyre.

Kjo mund te kontribuoje ne objektivat sociale te komunutetit ne kater fusha:

Ekonomike: duke ruajtur pyjet sipas gjetjes se burimeve alternative te te

ardhurave me teper se nga prodhimi drusor. Turizmi e rekreacioni mund te

sjellin te ardhura nga taksat e hyrjes, parkingut, pjesemarrjes, qerate e pajimeve,

si dhe nga sherbimet e ndryshme.

Punesim e pjesemarrje: turizmi e rekreacioni dallohen per nje punesim

potencial te grave e te rinjve, tradicionalisht jo te prezantuar ne industrine e

pyjeve. Burime te reja te ardhurash inkurajojne sipermarrje brenda

komuniteteve rurale. Meqenese turizmi e rekreacioni jane me pak te ndjeshem

ndaj ndryshimit te çmimeve te kontrolluara nga jashte, zoteruesi pyjor eshte ne

gjendje te parashikoje te ardhurat e te llogarise veprimet e tij, duke qene me i

pergjegjshem ne krijimin e te ardhurave. Kjo sjell nje qendrueshmeri sociale te

qendruesve ketu.

Ambjent: futja e rekreacionit e turizmit ne menaxhimin e pyjeve i lejon

zotruesit e ketyre zonave te ruajne nje mbulese pyjore permanente,

biodiversitetin pyjor, te mbrojne speciet e rrezikuara, cilesine e ajrit e burimeve

ujore, te cilat jane thelbesore per cilesine ambjentale te fshatit. Hyrja e

vizitoreve ne pyll dote inkurajoje nje menaxhim me racional te te resurseve

pyjore nepermjet prerjeve selektive, diversifikimit te specieve, pastrimeve me te

rralluara.

64

Page 65: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Sociale: Numri i rritur i vizitoreve ne zonen fshatare ka krijuar nje shtim te

presionit per hapsira te kohes se lire larg nga presionet ditore urbane. Pyjet

kane aftesi te thithin nje numer me te madh vizitoresh se nje zone fshatare.

65

Page 66: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

-Menaxhimi i trashegimise rajonale alpine sipas vleresimit turistik dhe

ruajtjes se saj.

Një nga faktorët bazë të promovimit të një imazhi të tillë të përshtatshëm

turistik përbën dhe publiciteti që duhet ti bëhet zonës. Reklama ka një peshë të

konsiderueshme në shitjen e një produkti apo të një imazhi dhe forca e saj

konsiston në mënyrën e të ofruarit të produktit, mënyrat që përdor për të

bindur njerëzit për cilësinë e tij dhe më kryesorja, pse njerëzit duhet të zgjedhin

këtë produkt, ku qëndron e veçanta e tij ? Organizmat turistike të nevojshme

që të krijohen në rajon duhet të kenë parasysh në punën e tyre promovuese e

sensibilizuese pikërisht këto drejtime strategjike. Materialet reklamuese që këto

organizma do të nxjerrin si guida, depliant-e, albume, poster etj, përbëjnë një

mbështetje themelore në aktivitetin zhvillues të banorëve të zonës dhe një nga

premisat për sukses.

Oferta jonë turistike alpine vlen të ketë hapsirën e saj, megjithese paraqitet pak

e vonuar në ingranimin e aktivitetin e gjërë turistik që sot zhvillohet në botë;

por ndoshta këtu mund të qëndrojë dhe forca e saj.

Një nga shembujt që mund të analizojmë është zona e Kelmendit.

Kelmendi eshte nje krahine etnografike e Malesise se Madhe, ne qender te

Alpeve. Perfshihet ndermjet dy brigjeve te lumenjve te Cemit te Nikçit e Cemit

te Vuklit, por banoret e saj shtrihen dhe jashte ketyre caqeve.

Kjo komune perbehet nga fshatrat

Tamare-Kozhnje-Broje-Nikç-Vukel-Selce-Lepushe-Vermosh; me nje popullsi

prej 6500 banore , ku perfshihen 1860 familje. Ne keto zona ndodhen 44

vendbanime ose grupe te vogla shtepish.

66

Page 67: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Nga ana arkitektonike, shtepite e Kelmendit grupohen ne banesa te vjetra te

gjysmes se dyte te shek.XIX dhe te fillimit te shek.XX, dhe banesat e reja, pak

prej te cilave kolektive, te ndertuara ne gjysmen shek.XX. Karakteri i tyre

eshte mjaft tipik, pergjithesisht jane me dy kate, me shkalle e ballkon te hapur

druri, qe sherben dhe si lidhje es kateve. Muret e tyre ndertohen te forta, me

gure te perpunuar, gelqere e çimento, me mbulese te erret derrase ose tjegulle

po gjithsesi material te rende, me dritare mesatare, dyer, dysheme e tavane

derrase. Shtepite kane tre ambjente kryesore- kuzhina, dhoma e gjumit dhe ajo

e miqve; ndarjet e tjera sherbejne per sherbime blegtorale etj.

Tipike jane dhe stanet te cilat perfaqsojne vendbanime verore dhe jane te

ndertuar me binare te trashe druri, me dyer e dritare te vogla.

Eshte mundesia t`i ofrohen vizitorit peisazhe shume variable brenda disa

dhjetra km. Zbritet menjehere nga lartesite me te medha te Alpeve ne

fundlugina e deri ne brigje lumejsh, gje qe te jep mundesine te arrish mjaft

shpejt deri ne brigjet e detit.

Se fundi, “bukurite antropologjike” te lidhura me zakonet e traditat e zones, te

perpunuara me kalimin e kohes kanë rëndësinë e vet.

Disa nga keto manifestime kane nje shije vecanerisht lokale, e disa marrin nje

fryme me te gjere.

Vlen per tu permendur ne vitet e fundit, shtimi i aktiviteteve me karakter

kulturor tradicional, kryesisht ne periudhen e veres, te favorizuara keto si nga

koha e pershtatshme ashtu dhe nga ardhja e emigranteve ne kete periudhe. Ne

kete kendveshtrim, akivitete te tilla jo vetem kane qellim argetues por edhe

takojne breza qe jetojne brenda e jashte kufirit. Nje nga me te njohurat e te tilla

takimeve eshte ‘‘Logu i Bjeshkeve’’.

67

Page 68: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Ne te tilla evenimente turizmi familjar merr vlera te konsiderueshme. Duhen

llogaritur ketu dhe nje numer te ardhurish nga rajonet pranekufitare te Malit te

Zi dhe Kosoves. Nje rol percaktues ne kete drejtim ka luajtur hapja e nje pike

kufitare me Malin e Zi pikerisht prane fshatit Vermosh, gje qe e ka kthyer kete

rajon te larget ne nje zone lehtesisht te arritshme nga fqinjet matane kufinjve.

Nje pjese e mire e te tilla manifestimeve apo rievokimeve historike me vlere

lokale per vendet e banoret e atjeshem, nxisin edhe kuriozitetin e miqve ( te

ardhurve).

Eshte pikerisht nje pjese te ardhurish qe perben nje objektiv per organizatoret.

Kemi te bejme me nje pasuri kulturore qe ndryshon nga ajo historiko-artistike,

rinovohet vit pas viti, e aktivon cdohere pjesmarrjen e banoreve lokale, duke

mbajte gjalle traditat e lashta e duke i dhene nje dimension me te gjalle

shoqerive te kaluara.

Keto pasuri perfaqesojne lende te pare per turizmin.

Në zonën malore të Shqipërisë së Veriut – në Alpet e Shqipërisë, tani për tani

ka dy parqe kombëtare: Parku Kombëtar i Thethit (70 km larg nga Shkodra dhe

68

Page 69: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

me një sipërfaqe prej 2630 ha) dhe Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës (25-

30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, me një sipërfaqe me rreth

8000 ha). Bjeshkët e Namuna janë një zonë e mirënjohur për larminë e saj të

madhe biologjike, kafshët dhe bimët e rralla, si dhe për majat e larta mbi 2000

m nga niveli i detit. Kjo zonë përfaqëson një rajon ndërkufitar shumë interesant

me një farë ‘identiteti të përbashkët’ meqenëse ai mban të njëjtin emër si në

Shqipëri, edhe në Kosovë, Malin e Zi dhe në Serbi (Shqip. Bjeshkët e Namuna.

Serbi/Mali i Zi Prokletija). Ky rajon ofron një mundësi të shkëlqyer për të

krijuar dhe zgjeruar më tej një ‘bashkësi mjedisore’ që përfshin disa vende.

Përveç ndikimit mbi zhvillimin ekonomik dhe sferat e mbrojtjes së mjedisit, një

bashkësi e tillë mund të jetë një mjet ndihmës për përmirësimin e bashkëpunimit

dhe lidhjeve mes fqinjëve kufitarë dhe synon të lehtësojë e të nxitë zhvillimin

ekonomik dhe veprimtaritë e qëndrueshme turistike.

Kjo nismë në dy vitet e fundit ka qenë tepër aktive duke organizuar një seri

takimesh me autoritetet vendore dhe qendrore, si dhe duke popullarizuar

ekosistemin e rajonit, potencialin e tij ekonomik dhe turistik.

Zona ne fjale ndodhet ne skajin ekstrem te zonave qe nga vendimi i qeverise

nr.88, date 01.03.1993 percaktohen si me perparesi ne zhvillimin e turizmit, ku

69

Page 70: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

futeshin Velipoja-Bregu i liqenit te Shkodres nga Zogaj ne Koplik-Bregu i

liqenit te Fierzes- Valbona-Terbuni/Livadh-Boga/Thethi/Razma.

Keshtu qe, Kelmendi ne kendveshtrimin e nje zhvillimi turistik krijon nje

nderthurje te zonave te mesiperme.

Me qellim qe te mbrohen karakteristiket natyrore, historike, ambjentale te

territorit, eshte hedhur idea e nje Parku te mbrojtur, ku bejne pjese territore

alpine te Bjeshkeve te Namuna ne te dy anet e kufirit, i quajtur ‘‘Parku i Paqes’’.

Parku permban pjese te territorit te komunes Kelmend me fshatrat qe i

perkasin.

Projekti i “Parkut Ballkanik tëPaqes” ka filuar aktivitezin që në vitn 2004 dhe

synon të lehësojë rijimin një parku nderkufitar, ndershtetëror, në zonat malore

fqinje të Kosovës (Peja dhe gryka e Rugovës), Malit të Zi (zona e Plavës) dhe

Shqipëria e Veriut( zona e Thethit e Vemoshit), duke nxitur zhvillimin

ekonomik dhe veprimtaritë e qëndrueshme turistike.

70

Page 71: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Zona e Kelmendit mund te klasifikohet park natyror rajonal me interes si

vendas dhe te huaj, ne te cilin perfshihen zona toksore, lumore, zona

homogjene e pyjeve e kullotave, peisazhi, tradita kulturore e popullsise lokale.

Keshtu, nje element i pare dobesie eshte mirembajtja e trashegimise tone

artistiko-historiko-kulturore. Jetojme me iluzionin se ajo qe kemi do te rezistoje

e paprekur gjate koheve.

Nese historia na ka dhene nje dokumentim te tille, historia duhet të na e ruaje.

Por ky eshte nje mirazh, perderisa koha ecen, ajri oksidon, ndotja gerryen,

njeriu konsumon e shkaterron.

Nje element i dyte dobesie perbehet nga informacioni. Megjithe zhvillimin e

mundesive te komunikimit megjithe nje lloj evolucioni teknologjik te cilit

turizmi po i pershtatet, qarkullimi i informacionit mbeshtetet me teper tek

kalimi i tij nga nje person tek tjetri sesa nga mediat e pergjithshme apo specifike

te nje perhapje te gjere.

Nje nivel i trete dobesie jepet nga shumefishimi i operatoreve qe punojne ne

turizem e per turizem, te cilet mjaft shpesh nuk punojne te koordinuar

(nganjehere edhe ne kontrast). Koordinimi eshte i nevojshem per te

perqendruar impenjimin e energjise e resurseve, qofte publike apo private,

qofshin keto qendrore apo lokale.

Ka pastaj dhe motivime te karakterit gjeografik qe kufizojne apo e bejne te

veshtire nje veprim koordinimi.

Thame me siper dicka mbi pasurine qe i dedikohej diversitetit te peisazheve,

por struktura e ketij territori, ne te njejten kohe behet edhe element fraxhiliteti.

Zona me te larta perfaqsojne pamje tipike te nje shpopullimi te fuqishem

kundrejt nje pjese lugine apo breglumi me te zhvilluar. Kjo eshte rrjedhoje e

71

Page 72: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

ndertimit te territorit dhe nuk ka si te mos kete pasoja edhe nga pikpamja

turistike.

Nese keto jane aspekte qe kerkojne zgjidhje, nuk mund te harrojme se ka dhe

disa aspekte ne zhvillim qe na bejne te shpresojme.

Hapja e qendrave te reja muzeale, ristrukturimi i disave ekzistuese, zgjatja e

orareve te hapjes se muzeve apo zonave arkeologjike, forcimi i sherbimeve

shitese per vizitoret( restorant, vizita te shoqeruara, librari e dyqane te lidhura

me muzete), prenotimi i vizitave, biletat e grupeve, permiresimi professional i

operatoreve kulturor, jane te gjitha pika force per te permiresuar pergjegjesine

operative e menaxhuese te nje pjese te trashegimise kulturore.

Duket sikur turizmi eshte nje sektor ekonomik qe “terheq”, prandaj nuk kerkon

nderhyrje te vecanta e stimuluese, ai “ecen” vete e si i tille nuk eshte e

nevojshme te ndryshoje instrumente, objektiva, valorizime.

Por, konkurrenca nderkombetare godet. Drejtime te reja turistike(Lindja e Ev.,

e Botes) tentojne te prekin supremacine e vendeve turistike tradicionale dhe

kercenimi behet gjithnje e me i pranishem. Edhe ne panoramen europiane, ku

dikur ndaheshin lehte flukset turistike, sot ka filluar te ndihet konkurrenca mes

vete partnerëve komunitarë. Kesaj i shtohet jo vetem konkurrenca “nga jashte”

por edhe ajo e kerkeses kombetare qe orientohet gjithnje e me teper jashte.

Sensacion tjeter preokupues eshte qe po gjendemi perballe nje sektori qe po

ecen drejt maturimit, gje qe implikon nje plakje(vjeterim) te ofertes.

Nese ajo qe ofrohet tenton te jete gjithnje e njejte, fillimisht kjo mund te jape

nje sensacion sigurie, por pas njefare periudhe krijon monotoni e

disafeksion(mospelqim).

72

Page 73: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Cilesia eshte nje instrument i rendesishem marketingu e promocioni te imazhit

te vet(zones),edhe sepse cilesia presupozon

-) besueshmeri te klienteles e ulje te shpenzimeve reklamuese

-) permiresim te pozicionimit te vet ne treg, e per rrjedhoje permiresim te

faktoreve te konkurrimit, gje qe perkthehet –nje rendiment me i madh i

investimeve.

-) detyron te punojne te gjithe bashke(operatore publike e private, ashtu si dhe

komuniteti lokal).

Nga cilesia e nje stacioni turistik nxjerrin perfitime edhe rezidentet(permiresim i

standarteve te cilesise se jetes).

-) cilesia e zones garanton zhvillimin e gjithe aktiviteteve ekonomike ne zone.

Sot del e nevojshme te ndryshohet raporti mes ruajtjes se resursit dhe turizmit,

ne sensin qe ruajtja(ambjentale) eshte nje process qe, aty ku ekziston, ndjek

turizmin, sepse ne nje kendveshtrim perspektiv eshte ky kushti i nevojshem per

zhvillim turistik.

Ruajtja perfaqeson mohimin (heqja dore) e konsumit, ndersa turizmi eshte nje

akt konsumi. Ne menyre qe te mos verifikohet nje konflikt mes perdorimit te

resursit e ruajtjes se tij, shfrytezimi duhet te zbatohet ne nje proces te shtrire

planifikimi, qe perfshin aktore te ndryshem ne disa nivele: shoqerine locale,

institucionet urbanistike, educative, sanitare, operatoret turistike dhe entet e

parashikuara per ruajtjen. Vetem kooperimi dhe koherenca ne pune e ketyre

subjekteve lejon te organizohet nje model vizitues te qendrueshem.

Ajo qe ne shohim (asistojme) sot eshte shume larg ketij procesi. Shfrytezimi

per qellime turistike i resurseve dhe promovimi i tyre, lene menjane (nuk marrin

parasysh) ruajtjen, nganjehere nga mungesa e fondeve te pershtatshme apo

aftesive menaxhuese, por me shpesh per mungese koordinimi e harmonizimi

73

Page 74: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

mes niveleve te ndryshme te planifikimit territorial, nje dimension i te cilit eshte

dhe ai turistik.

Ceshtja eshte si te ruajme vleren, sa ate ekonomike aq edhe ate te permbajtjes

kulturore te resursit, veshtiresisht e matshme ne para, edhe pse esenciale per

atraksionin e saj per qellime turistike.

Per te prodhuar nje politike ruajtjeje, duhet te kihen parasysh disa nevoja

(eksigjenca):

mbrojtja e resurseve nga erozioni, nga shkaterrimi, nga demtimet e ndryshimet

e provokuara nga veprimi njerzor, nepermjet kontrollit e kufizimit te ardhjes se

vizitoreve te shumte.

Ruajtja e impiantit origjinal te struktures nepermjet mirembajtjes se perditshme

dhe restaurimit e rekuperimit.

Ruajtja e karakterit e domethenies historike origjinale nepermjet ndalimit apo

kufizimit te aktivitetit jo koherent me kete ne zonen perreth.

Ruajtja e një resursi turistik, gjithnjë lidhet me kapacitetin mbajtës të tij.

Kapaciteti mbajtes, i percaktuar si numri maksimal i personave qe mund te

hyjne ne nje zone per njesi kohe, duhet te percaktohet duke marre parasysh

koheqendrimin mesatar te vizitorit. Pra, dy gjera duhet te identifikohen: fluksi

dhe qendrimi. Keto nuk lidhen thjesht me dimensionin fizik te zones, por dhe

me karakteristikat historike dhe interesin qe zona ngjall.

Eshte e rendesishme pra, te percaktohet modeli i ardhjes se vizites, duke

llogaritur kerkesen e shprehur nga cdo kategori e vecante vizituesi (tipi “marr e

ik”, i apasionuari i kultures, eksperti, kerkuesi shkencor), ne menyre qe te

ofrohet nje produkt sa me i afert me aspiratat e secilit.

74

Page 75: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Keshtu, mund te programohen itinerare e qendrime te ndryshme sipas

segmenteve te ndryshem te vizitoreve.

E gjithe kjo ka te beje me nje numer maksimal vizituesish te pershtatshem me

karakteristikat e zones, por nuk mund te harrojme se ekziston edhe nje numer

minimal qe nuk preokupon ekologjine e zones, por ekonomine e saj, po.

Pra, duhet llogaritur nje lloj perfitimi nga resursi dhe nje qendrueshmeri

ekonomike jetegjate qe te jete ne pershtatje me menaxhimin e programimin e

ruajtjes(konservimit).

Mes shpenzimeve te menaxhimit duhen llogaritur si ato qe lidhen me sigurine e

vizitoreve (percaktimi i zonave me rrezik fizik, shenjat rrugore, moshyrja ne

vende te rrezikshme, mbrojtja me sisteme alarmi apo kamera me qark te

mbyllur, asikuracione shendetsore), ashtu edhe ata qe lidhen me infrastruktura

te ndryshme sherbimesh (catering, banjo, pastrim, asistence mjeksore,

parkinge). Te gjithe keto sherbime duhet te jene ne pershtatje me ruajtjen e

permbajtjes historiko-kulturore te zones dhe te ambjentit qe e permban.

Shekuj te aktivitetit njerezor kane ndryshuar mbulesen natyrore te tokes por

kane krijuar dhe peisazhe e habitate qe rezultojne mjaft te ndryshme nga

origjinalet. Ky varietet ambjentesh pervecse nxit nje interes te madh ekologjik,

terheq vizitore por eshte dhe nje resurs marramendes per turizmin.

Shume nga zonat e mbrojtura (PA-protected areas) i perkasin te tilla rajoneve

natyrore tipike ne llojin e vet, por qe te kercenuara nga degradimi jane ligjeruar

si ambjentalisht te mbrojtura. Ne te shumten e rasteve ato jane pak te

populluara dhe ekonomikisht te dobeta, keshtu qe rezultojne me pak te

favorizuara ne mundesite e zhvillimit se rajonet prane qendrave te medha.

Atehere, objektivi i zhvillimit qendron ne krijimin dhe mbeshtetjen e

strukturave fitimprurese per rajonin. Konservimi ambjental duhet te jete

75

Page 76: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

prioriteti baze ne zonat e mbrojtura. Nje mundesi eshte qe e ardhmja te lidhe

ne te tille rajone nje mardhenie te ngushte pune mes sektorit turistik dhe atij

ambjentalist.

-Ekonomia rajonale mund te kete stimuj te rinj zhvillimi nga nje turizem

ekologjikisht i pershtatshem si dhe nga prodhimi e shitja direkt e produkteve

natyrore lokale,

-nga ana tjeter, me trainimin e rezidenteve rajonale si guida te natyres e

peisazheve krijohen mundesi te reja punesimi dhe burime te ardhurash per keto

rezidente.

Turizmi eshte bere nje nga industrite kryesore botrore dhe nje faktor i

rendesishem ekonomik ne shume vende ne zhvillim Por, nga ana tjeter, jane

dokumentuar dhe impakte negative ne ambjent dhe popullsite locale te

shkaktuara nga mungesa e kujdesit apo zhvillimi turistik i pakoordinuar.

Me qellim qe te shmangen te tilla probleme dhe te rriten perfitimet potenciale

te turizmit, vitet e fundit ka zene vend koncepti –turizem i qendrueshem-. Ky

turizem presupozon gjithe format e zhvillimit turistik, menaxhimit e

aktiviteteve, te cilat ruajne integritetin natyror, social e ekonomik dhe gjendjen e

resurseve natyrore, ndertimore e kulturore ne vazhdimesi.

Aktiviteti turistik eshte evidentuar tashme si nje shenjester e rendesishme per

parimet e zhvillimit te qendrueshem.

Zonat e mbrojtura jane destinacione te rendesishme per tregun ne rritje te turizmit

te bazuar ne natyre. Kjo paraqet njeheresh nje kercenim potencial por dhe nje

mundesi per ruajtjen e biodiversitetit te zones. Megjithate, nese planifikohet e

menaxhohet mire, impakti negativ mjedisor dhe impakte te tjera te turizmit,

efektivisht mund te minimizohen. Ne fakt, mund te parashikohen perfitime te

qenesishme si per operuesit e ruajtjes se mjedisit ashtu dhe per popullsine

76

Page 77: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

lokale qe jeton ne dhe perreth zones se mbrojtur. Per pasoje, ky lloj turizmi duhet

te konsiderohet si nje forme e rendesishme e perdorimit te qendrueshem te

resurseve ne zona natyrore apo rurale.

Ruajtja ambientale perben nje arsye ekzistence per zonat e mbrojtura, keshtu qe

aktiviteti me i pershtatshem ne kuadrin e nje sfide zhvillimi eshte nje turizem i

qendrueshem, aktivitet qe synon ruajtjen per nje kohe te gjate te vlerave

ambjentale. Nese nje gje e tille nuk arrihet, koncepti i turizmit te qendrueshem

nuk ka kuptim.

Nga ky aktivitet perfitojne jo vetem zonat e mbrojtura por dhe komunitetet lokale,

sektori turistik dhe vete turistet.

Mbarevajtja e aktivitetit turistik te qendrueshem dallohet ne permbushjen e tre

objektivave kryesore te tij ne zonat e mbrojtura.

Objektivat ambjentale synojne

Konservim afatgjate te ambientit

Njohje e mire dhe ndergjegjesim mbi mbrojtjen ambjentale mes popullsise

lokale dhe vizitoreve. .

Objektivat sociale perfshijne

Vizitore te kenaqur nga te shijuarit e ofertes ambjentale

Rritje te standartit te jeteses per popullsine lokale si dhe aftesive te tyre ne

fushen e sherbimeve

Promovim i turizmit te qendrueshem kudo ne zonen e mbrojtur, duke demostruar

alternativat e turizmit masiv e atij “pakete”.

Berja e turizmit te qendrueshem pjese e kultures lokale e me tej nacionale.

Cdo sector shoqeror ndergjegjesohet se ka shansin te shijoje nje zone te mbrojtur.

77

Page 78: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Dhe objektivat ekonomike kerkojne te arrijne

Rritje te ekonomive lokale e me gjere nacionale

Perparesi per bizneset lokale dhe shtim te mundesive per punesim te

rezidenteve.

Gjenerim i te ardhurave gjithnje ne rritje per te mbajtur te paprekura zonat e

mbrojtura.

Celesi i zhvillimit te nje turizmi te qendrueshem ne zonat e mbrojtura eshte

pergatitja e nje plan-veprimi konkret, i cili arrihet sipas konsultimit te te gjithe

aktoreve, bashkeveprimi i te cileve eshte i domosdoshem per implementimin

me sukses te planit. Grupi perfshin mbrojtesit e natyres, administruesit rajonale,

popullsine lokale dhe operatoret turistike.

Nje stad te rendesishem ne kete proces zhvillimi perben perpilimi i nje lloj

inventari te tipareve natyrore e kulturore te zones dhe i perdorimit turistik te

ketij potenciali, duke analizuar informacionin e mbledhur.

Idealisht, ky inventar mund te permbaje

Aspekte natyrore e kulturore te zones dhe kushtet e tyre ne varesi te nivelit

aktual te vizitoreve.

Organizmat turistike qe operojne aty dhe strukturat ekzistuese, aktivitetet,

lehtesirat e sherbimeve dhe perdorimi turistik i tyre, sjelljet e vizitoreve dhe

aspetativat e tyre ne zonen e mbrojtur e periferine e saj.

Nje tjeter aspekt mund te perbejne te dhenat mbi numrin e vizitoreve,

shperndarjen, kohen dhe llojet e vizitave, si dhe tendencat e turizmit ne te tilla

rajone.

Pervec mbledhjes se te dhenave eshte i nevojshem dhe nje vleresim i potencialit

turistik te zones se mbrojtur e periferive te saj.

78

Page 79: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Per te percaktuar veshtiresite e zhvillimit ne te tilla zona duhet njohur

legjislacioni, zonat vecanerisht te ndjeshme, apo problemet ekzistuese nga

perdorimi turistik.

Ne kete grumbullim te dhenash vihen ne dukje dhe disa mundesi te zhvillimit

turistik me perdorimin e aftesive te vecanta lokale te rezidenteve.

Nje zone e mbrojtur vleresohet sipas atraktivitetit te vet dhe te zones perreth, nese

ka aspekte spektakolare natyrore ose specie te vecanta te botes se eger, mundesi

rekreative shtese, sa lehtesi arritje ka atje, standartet aktuale te lehtesirave

turistike, dhe nese mund te lidhet me hapsira te tjera me interes si pjese e nje

cirkuiti turistik.

Mbi gjithe informacionin e mbledhur duhet te identifikohen vlerat dhe imazhi i

zones se mbrojtur mbi te cilin te bazohet idea e turizmit te qendrueshem.

Publiciteti mbi nje park natyror apo kombetar duhet te sjelle nje imazh qe

reflekton vlerat e verteta te kesaj zone.

Zonat e mbrojtura perfaqesojne ambjente te ndjeshme prandaj dhe

aktivitetet atje jane te qeta, me nje impakt te ulet dhe gjithnje ne ekuiliber me

natyren. Cdo aktivitet njerezor eshte i kontrolluar. Edhe standartet e lehtesirave

apo sherbimeve turistike jane ne sintoni me karakterin e zones. Kjo do te thote

se shume nga strukturat apo infrastrukturat qe lidhen me turizmin masiv nuk

mund te jene kompatibel me pamjet e bukura, natyren e qete apo paqen e

qetesine e zones se mbrojtur.

Lidhur ngushte me kete fakt, plan zhvillimi ne zonat e mbrojtura vlereson dhe

kapacitetin mbajtes te pjeseve te ndryshme te zones dhe vendos standartet

mjedisore qe duhen respektuar. Kapaciteti mbajtes perfaqson nivelin e

perdorimit te nje zone nga vizitoret duke permbushur kerkesat e tyre plotesisht,

79

Page 80: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

por pa demtime te perhershme ne resurset natyrore te saj. Ky kapacitet ne

zonat e nje turizmi te qendrueshem, vleresohet ne tre aspekte

Kapaciteti mbajtes ambjental- perfaqeson shkallen net e cilen nje ekosistem, habitat

apo peisazh mund te mireprese impakte te ndryshme te turizmit dhe

infrastrukturen perkatese shoqeruese, pa shkaktuar deme prej saj ose pa

humbur “sensin e zones”

Kapaciteti mbajtes social e kulturor – eshte niveli pertej te cilit zhvillimet turistike e

numri i vizitoreve ne menyre te kundert ndikojne ne komunitetet lokale dhe

menyrat e tyre te jeteses.

Kapaciteti mbajtes psikologjik – eshte niveli pertej te cilit cilesite baze qe njerezit

kerkojne ne zonat e mbrojtura (si paqe e qetesi, pak popullim, pak shenja te

zhvillimeve njerzore) mund te demtohen nga ky zhvillim turistik.

Autoriteti menaxhues i zonave te mbrojtura i ka burimet (personel, financiare,

informacion etj.) te administroje limitet e kapacitetit mbajtes, ai kontrollon

hyrjet ne zone.

Bumi i madh turistik ne rang boteror ka rrite ndjeshem numrin e turisteve e

vizitoreve ne zonat e mbrojtura te cilat mund te perfshijne parqe natyrore apo

kombetare , rezervate natyrore etj. Qellimi kryesor i administruesve te ketyre

zonave eshte kujdesi qe perdorimi i tyre per rekreacion te jete ambjentalisht i

pershtatshem. Pjese e kesaj eshte sigurimi i mundesive te udhetimit sa me

miqesore me ambjentin dhe realizimi i levizjeve eksploruese ne ambjent sipas

ecjeve me kembe, biciklete, me kale si dhe disa opsione te levizjes me uje.

Meqe interesi per natyren dhe ruajtjen e specieve jane pjese e turizmit te

qendrueshem, lehtesirat e sherbimet per vizitoret perqendrohen ne hapsire dhe

lidhen funksionalisht me sistemin e transportit te komunitetit.

80

Page 81: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Mund te themi se mbrojtja e ambjentit perben nje nga vlerat e zhvillimit net e

tilla zona. Hapesirat e percaktuara si rezervate natyrore apo zona te mbrojtjes se

peisazhit jane rajone mjaft te pershtatshme per nje rekreacion ekologjikisht te

qendrueshem. Ketu, objektivat e ruajtjes ambjentale kombinohen me praktika

te perdorimit ambjentalist te terrenit dhe te zhvillimit ekonomik ne nje menyre

shembullore. Kjo krijon dhe premisat e perdorimit rekreativ te natyres, e cila

nga ana e saj ndihmon te siguroje ekzistencen e popullsise lokale dhe forcimin e

identitetit lokal.

Prandaj, mund te themi se parqet e rezervatet natyrore apo zonat e mbrojtjes

se peisazhit ekzistojne si kategori te pavarura te mbrojtjes. Ne keto hapsira

mbrojtja e habitatit dhe e specieve eshte prioritet.

Ne zonat e mbrojtura esenciale eshte ruajtja e mbrojtja e peisazhit, restaurimi i

ekuilibrave natyrore dhe kapaciteteve mbajtes kur ato prishen, ndersa lejohet

dhe rekreacioni. Kurse aktiviteti bujqesor, pyjor dhe peshkimi lejohen gjithnje

ne perputhje me rregullat e ekuilibrit.

Nje strategji e tille mund të ndiqet duke patur parasysh dhe parimet kryesoretë

këtij tip turizmi, të vendosura në rang ndërkombtar e të shprehura në:

Karta Europiane per Turizmin e qendrueshem ne zonat e mbrojtura; 12 parime

1. Te njihen zonat e mbrojtura si pjese themelore e trashegimise sone natyrore, e cila duhet te mbrohet (pervecse shijohet) per gjeneratat e tashme dhe te ardhme.

2. Te zhvillohet e menaxhohet turizmi ne zonat e mbrojtura ne nje menyre te qendrueshme, duke marre ne konsiderate nevojat ambjentale, rezidentet lokale, bizneset lokale dhe vizitoret.

3. Te perfshihen gjithe ato qe jane te implikuar direkt ne turizem, ne zhvillimin e menaxhimin e tij ne dhe perreth zones se mbrojtur.

4. Te pergatitet dhe implementohet nje strategji e turizmit te qendrueshemdhe nje plan veprim per zonat e mbrojtura.

5. Tu prezantohet gjithe vizitoreve nje experience e cilesise se larte, duke respektuar cdo aspekt te vizites se tyre.

81

Page 82: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

6. Te imkurajohen produkte specifike te turzmit te cilat nxitin te zbuluarit dhe te kuptuarit e zones.

7. Tu komunikohen me efektivitet vizitoreve cilesite e vecanta te zones. 8. Te rriten njohurite per zonat e mbrojtura dhe per problemet e qendrueshmerise tek ato

qe jane perfshire ne turizem. 9. Te sigurohesh se turizmi mbeshtet dhe nuk redukton cilesine e jetes se rezidenteve

lokale. 10. Te mbrohet dhe te permiresohet trashegimia natyrore e kulturore e zones, per dhe

nepermjet turizmit. 11. Te rriten perfitimet nga turizmi per ekonomine lokale. 12. Te monitorohen dhe influencohen flukset e vizitoreve per te reduktuar impaktin

negativ.

Ne varesi nga tipi i zones , aktivitetet turistike te zgjedhura mund te jene

kompatibel ose jo me rajonin e mbrojtur. Nga kjo zgjedhje varet suksesi i

metejshem i ketij aktiviteti.

Aktiviteti turistik qe eshte i pershtatshem me zonat e mbrojtura duhet

se pari, te bazohet ne karakterin e vecante te zones se mbrojtur. Nisur nga kjo

premise renditim

turizmin e bazuar ne vleresimin e natyres,sic eshte studimi, fotografimi,

pikturimi i natyres apo peisazhit, aktivitete te tilla si ecje malore, ngjitje,

speleologji, zhytje, ski shetites, ecje me biciklete apo kanoe, ku fillimisht

shijohet zbulimi i kesaj natyre, e me pas shijohet dhe sporti.

turizmin kulturor e edukues qe njeh zonen ne fjale e rrethinat e saj, nepermjet

vizitave shkollore me qellim natyror apo kulturor, kampinget ne natyre, mesimit

te artizanatit lokal.

aktivitete te qeta, grupesh te vogla te cilat ruajne qetesine e zones dhe cilesite e

natyres se eger

se dyti, te mos shkaktoje deme, shqetsime apo ndotje te zones. Per kete

zgjedhja turistike duhet te jete e afte te ruaje standartet e cilesite ambjentale,

bazuar ne kapacitetet mbajtese.

82

Page 83: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Ne vazhdim te idese se pershtatshmerise mund te renditim dhe disa aktivitete

turistike qe ne pergjithesi nuk pershtaten me zonat e mbrojtura prandaj dhe

nuk jane te keshillueshme te zbatohen, si

Sherbime e lehtesira te nje shkalle te larte, shoqeruese te nje turizmi te

organizuar apo masiv(hotele te medha, komplekse per shopping, fshatra

pushimesh etj)

Aktivitete te zhurshme qe lidhen me nje nr te madh njerezish ne te njejtin vend

e kohe, ose qe ne menyre te perseritur shqetesojne boten e eger

Struktura e sherbime sportive te nivelit te larte apo evenimentet perkatese(p.sh

infrastrukture e akomodim per ski sportive dhe ngjarje konkuruese si

Olimpiada Dimerore)

Aktivitete rekreative te motorizuara(ski ujore, gara me varka, deltaplane etj.)

Administratoret e zonave te mbrojtura mund te percaktojne konceptet e tyre te

zhvillimit duke hedhur idete mbi zhvillimin e trafikut, modele te turizmit,

levizjet brenda parkut apo rezervatit natyror, sistemin e guidave, qendrat e

informimit ne zonen e mbrojtur, muzete mjedisore etj.

Per te pase nje ide me te qarte mbi organizimin turistik ne mbrojtje te peisazhit

dhe ne favor te jetegjatesise se nje ambjenti tipik e original mund te sjellim

shembullin e ishujve Seychelles (115 ishuj), mjaft te njohura per eficencen e

turizmit, ku:

eshte e ndaluar shitja e tokave per te huajt, kampingu apo ecjet me motocikleta

gjysma e terrenit eshte ndertuar si park kombetar

3 ishuj jane mbajtur si azile zogjsh dhe vizitat jane te racionuara

ne tre ishujt kryesore eshte vene tavan per numrin e shtreterve,

hotelet nuk ndertohen me te larta se nje dru palme,

sportet ujore te motorizuara jane kufiyuar vetem ne disa plazhe,

83

Page 84: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

inkurajohen vizitoret te udhetojne vetem me bicikleta apo mjete tjera jo te

motorizuara.

Persa i perket edukimit mjedisor te rezidenteve apo te ardhurve, kufijte

ekologjike duhet te adresohen me kujdes meqe demet e pakthyeshme ne

hapsiren e jeteses nuk dallohen menjehere e nuk kane efekt imediat.

Qendrat natyrore me kalimin e kohes fillojne te permbushin dhe funksione

sociale e ekonomike. Duke ofruar dhe qendrime mbi 24-oreshe, prodhime

rajonale per shitja si dhe sherbime, nje qender informimi, e domosdoshme per

nje zone te tille, mund te krijoje dhe vende pune per rajonin, dhe pas nje

perdorimi afatgjate mund te kete dhe taksen e vet financiare. Trainimi e

vendosja e guidave natyrore eshte hapi i pare ne kete drejtim.

Ofertat e administratoreve zonale se bashku me partnere te tjere(turizmi,

organizatat e ruajtjes ambjentale) perfshijne eskursione te guiduara, prezantime

e diskutime, eksperienca natyrore apo diskutime praktike ambjentale.

Duke konkluduar mund te themi se zhvillimi turistik per zonat e mbrojtura

perfaqeson nje drejtim bindes zhvillimi dhe, meqe mjedisi eshte lenda e tij e

pare, edhe ndihme per mbrojtjen e koservimin ambjental. Avantazhet e

veprimit te turizmit te qendrueshem ne zonat e mbrojtura mund ti dallojme

ne drejtim te konservimit te ketyre zonave

ndergjegjesim me i madh publik i zones ne drejtim te ambjentit

ruajtje e tipareve natyrore e kulturore nepermjet projekteve te restaurimit e

ndihmes direkte praktike

financim shtese nga sektori turistik e nga turistet

ne drejtim te sektorit turistik

mbeshtetje e bisneseve e punesimit

84

Page 85: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

zhvillim i produkteve te reja cilesore te bazuara ne natyre e kulture me nje te

ardhme afatgjate

reduktim i kostove te zhvillimit nepermjet bashkepunimit me zonen e mbrojtur

rritje e imazhit te kompanise turistike aktive

terheqje e klienteve qe nxiten nga pushimet ambjentale

ne shoqerine lokale

rritje te te ardhurave dhe standarteve te jeteses

rivitalizim i kultures lokale, artizanatit tradicional e zakoneve

mbeshtetje per infrastrukturen rurale

rritje ekonomike

promovim i harmonise mes njerezve nga zona te ndryshme.

85

Page 86: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

V. Turizmi i orientuar- objektiv i politikave te zhvillimit ne rajon

- Forma te vecanta te planifikimit turistik

Ekziston nje kuader botror brenda te cilit vepron nje sistem turistik nacional.

Ne kete kendveshtrim, duhet qartesuar idea se si mund te pozicionohet turizmi

yne ketu, c’ mangesi duhet te marrim parasysh e c’ dobesi mund te korrigjojme.

Turizmi europian po shkon drejt, ose ka kapur, stadin e maturimit dhe duket se

po e perballon jo mire konkurencen e vendeve te reja turistike te Lindjes apo te

Lindjes se Larget.

Turizmi paraqet nje sektor ekonomik me potencial te larte te vleres se shtuar, i

karakterizuar nga nje kerkese me tendence rritjeje.

Rritja e te ardhurave, e fuqise blerese ne shtresa me te gjera te popullsise,

progresi kulturor, zhvillimi i sistemit te transporteve, permiresimi i strukturave

pritese e atyre organizative e bejne sektorin turistik gjithnje e me strategjik.

Ne kete kendveshtrim,problemi i specializimit merr nje rendesi te veçante.

Eshte segmentimi i kerkeses qe shpjegon kete specializim, dhe territori luan ne

kete sens, nje rol themelor. Fenomeni turistik eshte pazgjidhshmerisht i lidhur

me vendin(zonen).

Dikur, sipas nje kerkese tip, pushimet perbenin nje mundesi familjare per te

qendruar se bashku, per nje numer ditesh, ne nje vend vilegjiature(verimi).

Shoqeria e sotme ka ndryshuar rrenjesisht, perderisa kane ndryshuar dukshem

elementet e referimit.

86

Page 87: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Deshira per te bere eksperienca te ndryshme sjell fraksionimin e pushimeve ne

disa periudha, me te shkurtra, te shperndara ne harkun e vitit. Degjohen

gjithnje e me shume prezencat jashte shtetit.

Turizmi eshte perhapur ne te gjitha moshat, ne forma te ndryshme nga

pushimet familjare.

E gjithe kjo le te kuptohet se nuk ka vetem nje tip turizmi, por shume

manifestime te ndryshme, disa prej te cilave mjaft te identifikuara e specifike, te

tjera me te sfumuara e te mbivendosura ne te tjera aktivitete.

Kategorite e meposhtme jane nje repertor formash turistike te cilat mund te

identifikohen. Por evolimi i zakoneve e tendencave eshte shume i shpejte, aq sa

ne nje te ardhme mjaft te afert mund te nderhyjne tipologji te reja.

forma klasike…turizmi pushues( pra spostime ne reliev)

turizmi kulturor

turizmi kongresual

turizmi shendetsor

turizmi shkencor

turizmi religjioz

turizmi sportiv

agriturizmi

turizmi i aventures,(i cili paraqitet ne faze ekspansioni, ekonomikisht jashte

cirkuiteve te eksperimentuara, me nje doze te mire improvizimi, e shume shpirt

pershtatjeje. Eshte turizem limit, qe presupozon nje lloj predispozite si psikike

ashtu dhe fizike, por qe jep nje sens me te thelle lirie)

Turizmi natyralistik (qellime ekologjike)

Ne fakt, forma unike te turizmit eshte veshtire te ekzistojne, meqe nje tipologji

shoqerohet nga nje ose disa manifestime tjera turistike. Per te qene me korrekt

87

Page 88: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

mund te flitet per nje motivim mbizotrues, ne nje spostim turistik, i cili mund

te permbledhe disa tipologji.

Mund te limitohemi te permendim ne kete ceshtje dy drejtime te

ndryshueshmerise se ofertes turistike.

Edhe pse pjesa me e madhe e hotelierëve e di se agriturizmi perben nje forme

alternative te ofertes turistike e qe mund te jete i dobishem per zhvillimin e

sektorit, eshte nje perqindje qe eshte krejtesisht e painformuar per kete forme

te praktikes turistike. Duket shume domethenes ky fakt.

Behet fjale te dish cilat jane tendencat e kerkeses turistike. Njohja e sektorit te

vet te aktivitetit eshte per sipermarresin nje nge resurset me te rendesishme per

te menaxhuar sa me mire ndermarrjen e vet.

Opinioni i shprehur mbi agriturizmin ka sens nese vihet ne mardhenie me

lokalizimin e hoteleve. Vetem hotelieret e zonave kodrinore shprehin nje

opinion pozitiv; jo vetem konsiderojne agriturizmin si nje forme alternative te

turizmit, por i njohin atij dhe rolin e mundshem pozitiv per zhvillimin

ekonomiko-turistik te zones.

Mali duhet konsideruar i hapur ndaj prirjeve turistike, por megjithë prirjen,

turizmi edhe këtu përbën një fenomen zonal dhe një fenomen në të cilin faktori

sezonal ka ndikim të veçantë. Kështu stacionet turistike malore mund të

karakterizohen nga një qëndrim veror, nga një qëndrim dimëror kryesisht në

funksion të rreshjeve të dëborës; interesante janë ato stacione që përcaktohen

me dy sezone ku ambienti lejon një turizëm veror e një dimror; egziston dhe

një formë e zënies së kohës së lirë për të cilën janë të interesuar të gjithë

stacionet, ajo që njihet si ekskursionizëm.

88

Page 89: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

E gjithë kjo hapësirë alpine paraqet aftësi të dukshme ambjentale për zhvillim e

sidomos për të zhvilluar më tej forma të avancuara të një turizmi rezidencial, i

cili nga ana e tij nxit një turizëm qëndrues.

Formave tradicionale të turizmit veror që përfaqëson një qëndrim për një kohë

të gjatë dhe turizmit dimror që është përqëndruar në binomin qëndrim-borë, i

është shtuar me një zhvillim të dukshëm turizmi i fundjavës, i individualizuar në

ekskursionizmin, e që me shkurtimin e javës së punës e shtimin e kohës së lirë

është rritur progresivisht. Qëndrimi mund të jetë për disa orë dhe pronotimi të

bëhet në qëndrën më të afërt urbane për të ardhur që arrijnë deri në 200 km

distancë, ndërsa konsumimi i ushqimit apo pijeve tipike bëhet në qëndrën

pritëse. Diçka e tillë mund të realizohet në Razëm si qëndra më e afërt me

Shkodrën.

Në stacionet e qëndrimeve verore zhvillohet një formë turizmi me specifike

rezidenciale. Turizmi në zonat alpine e sidomos prealpine ka lindur e eshte

zhvilluar fillimisht si turizem qendrues e veçanërisht në periudhën e verës, më

vonë ka ardhur duke u zhvilluar një turizëm dimëror, me motivime specifike.

Për një turizëm të tillë veror është dalluar tradicionalisht zona e Bogës, pa

përjashtuar dhe qëndrat e tjera turistike. Bëhet fjalë për rripin prealpin me një

pozicion të privilegjuar karshi ultësirës mjaft të banuar, nga e cila ka marrë

klientelën.

Duke lënë mënjanë nivelin e ulët infrastrukturor theksojmë se qëndrat kryesore

me traditë turistike në Alpet perëndimore gjënden fare afër Ultësirës së

Shkodrës e më tej. Razma gjëndet në një largësi 42 km nga qyteti i Shkodrës,

Boga 48 km larg qytetit, Thethi 75 km në VL të qytetit dhe Vermoshi 99 km në

veri të qytetit të Shkodrës. Kjo ka sjellë lindjen në stacionet më të afërta e me

kushte të përshtatshme të banesave që popullsia e qytetit përdorte për verim,

ato që sot quhen shtëpi sekondare (banesa ku egziston energjia elektrike por ku

89

Page 90: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

nuk ka rezidentë). Fenomeni i shtëpive sekondare është një pasardhës direkt i

vilës së vjetër të “zotërinjve” të qytetit. Për vetë natyrën e tij ky fenomen tenton

të uniformizojë zona të traditës turistike me zona të lëna nga bujqësia. Prandaj

është shfrytëzuar Boga në këtë drejtim dhe ky shfrytëzim turistik i saj ka patur

karakter privat e individual. Pra, tradita egziston. Një prezencë e fortë e

shtëpive sekondare ose e apartamenteve sezonalë me qera do të forconte

tendencen e flukseve turistike që nisen nga zonat e afërta urbane.

Turizmi e verimi (vilegjiatura) ndërthuren e mbivendosen duke e bërë të

vështirë ndarjen e qartë të dy aktiviteteve. Freskia e verës (mesatarja e korrikut

lëviz 16°-17°C) dhe afërsia me qytetin afron në këto rajone një klientelë të

konsiderueshme, qoftë të personave që mund të kenë ndërtuar aty shtëpi verimi

qoftë edhe kthime sezonale të emigrantëve të dikurshëm. Për një verim të

thjeshtë mund të përdoren shtëpi të vjetra rurale të rinovuara. Edhe pse oferta

turistike ne këto rajone nuk është shumë cilësore, asaj i përgjigjet nganjëherë

kërkesa e turistëve jo shumë egzigjentë siç janë të moshuarit ose familjarë që

duan të kalojnë fundjavën të cilët nuk kërkojnë pajime të veçanta, por

pretendojnë distanca të shkurtra nga vendi rezident dhe çmime të ulëta. Pra

kush investon në shtëpi sekondare ose verimi, ka garantuar nje qëndrim në

zona turistike jo shume të kualifikuara (psh rasti i Bogës), por shumë të

shëndetëshme, me potenciale gjelbërimi e burime hidrike të pandotura (Theth)

edhe në drejtim të nje turizmi kurativ, rajone të ndryshme nga qytetet e jo larg

qytetit.

Nje grupim i shtepive te tilla do te formonte fshatra te vertete ne zona te

vecanta. Ky perben dhe nje kontribut ne ardhjen e popullsise dhe te te

ardhurave, qofte edhe te perkohshme, ne rajone pak te populluara. Ne te

ardhmen te tilla shtepi mund te perdoren dhe vazhdimisht nga pronaret e

90

Page 91: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

moshuar. Ne raste te vecanta, ambjente te tilla mund te kthehen edhe ne

qendra aktivitetesh profesionale.

Karakteristikat ambjentale të Alpeve tona lejojnë praktikimin e aktiviteteve të

ndryshme zbavitëse e rekreative në harmoni dhe me ruajtjen e natyrës e

peisazhit. Agriturizmi përbën një nga resurset më tipike lokale, tepër i

favorshëm për zonat ku izolimi e shpopullimi kanë kontribuar në ruajtjen e

pastër të mjaft vlerave ambjentale. Kjo mund të përbëjë një aktivitet të

preferuar nga të gjitha komunat alpine. Ai synon një rikuperim të shtëpive

rurale, qoftë për të ruajtur tipologjitë më karakteristike më interesante, qoftë për

një ripërdorim në funksion të strukturave pritëse e shtëpive pritëse malore . Në

ndihmë të këtij tip turizmi është hapja dhe mirëmbajtja e shtëpive malore për

aktivitete të ndryshme ekskursioniste që mund të realizohen. Shtojmë se të tilla

iniciativa mund të sjellin mundësi të reja punësimi. Një pjesë e rezidentëve të

këtyre lokaliteteve, siç e pamë përbëhet nga pensionistë, të cilët kur ia lejon

shëndeti mund të kultivojnë kopshte e ara, duke ndihmuar sadopak ndërmarrjet

familjare, ose në rastin tjetër mund të punojnë si artizanë, prodhimet e të cilëve

së bashku me ushqimet tipike e produktet e institucionalizuara me një markë

cilësie përbëjnë elementë të rëndësishëm-sfond të agriturizmit.

Kurse pjesa më e re e popullsisë mund të operojë në ndërtime strukturore

kooperative, në shërbime të guiduara për ekskursionet drejt maleve të larta, me

lëvizjet trekking (në këmbë) të klientelës përmes natyrës së bukur e të

shëndetshme alpine, por edhe në shëtitjet me kalë në zona të ruajtura apo parqe

të çmuara ambjentale. Shëtitjet me kalë përbëjnë një nga elementet më zbavitës

e më të kërkuar nga klientela e qyteteve dhe shprehje e zbavitjes në kontakt

direkt me natyrën duke iu larguar dhe ndotjes së motorizimit. Në këtë sektor,

mundësi të mira do të kishte dhe rritja e kafshëve të egra qoftë për krijimin e

rezervave të vizitueshme, qoftë në drejtim përdorimi ushqimor.

91

Page 92: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Mundësia e krijimit të qëndrave agrituristike përgjatë alpeve tona ka të bëjë me

nivelin e dobët infrastrukturor të rajonit; rruga e asfaltuar shkon drejt Koplikut

e Hanit të Hotit, kurse për gjithë zonën në lindje të saj, rrugët janë të ngushta e

të papërshtatshme për nivele turistike trafiku deri në qëndrat e banuara të

Alpeve; të njëjtën gjë mund të themi dhe për strukturat pritëse. Por tërheqja

apo atraktiviteti i maleve, në fakt qëndron në inegzistencën e gjithë këtyre

strukturave moderne.

Këtu qëndron dhe përparësia që duhet të ketë zhvillimi i këtij tip turizmi që

përveç të tjerave ka përfitime në klientelë dhe në ruajtjen e ambientit.

Sot, në klientelën turistike botërore ndihet shumë tendenca për të gjetë

destinacione të largëta, të panjohura e origjinale, pra qëllimi është zbulimi i

mëtejshëm i natyrës. Nga kjo tendencë lind i ashtuquajturi “turizëm i

aventurës”, i cili nuk kërkon struktura të veçanta dhe zhvillohet në gjirin e

natyrës. Ndihmesë në këtë drejtim do të ishte përcaktimi i intinerareve që mund

të ndiqen gjatë lëvizjes së turistëve në këto ambiente. Vetë personeli-guidë

vendas mund të përcaktojë këto intinerare në drejtim të ambjenteve më tipikë,

majave më të bukura, shpellave karakteristike etj. Shtigjet duhet të jenë të

pajisura me shenjat e përshtatshme drejtuese, të cilat mund të përdoren edhe në

stinën e dimrit si pista për ski fundorë.

Përveç turistëve të aventurës, rajoni ynë alpin mund të tërheqë dhe mjaft të

apasionuar shkencorë si studentë apo studjues të ndryshëm të natyrës. Mjafton

të përmendim se ekspedita studentësh kanë qënë gjithnjë të pranishme në Alpet

tona, ndërsa pjesa më e konsiderueshme e vizitorëve të huaj këtu janë

speleologët. Shpellat e kësaj pjese të Alpeve mbeten një nga objektet më

interesante e më të kërkuar për tu vizituar nga të huajt. Nisur nga kjo, ato

marrin vlera të veçanta turistike, përveç atyre shkencore dhe duhet të ruhen e të

konsiderohen si objekte të rëndësisë së veçantë. Ato mund të zënë një vend të

92

Page 93: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

rëndësishëm në itineraret e organizuara për të tillë studjues, si dhe në guidat

turistike të realizuara për këtë rajon. Si shpellat më tipike e me interes për tu

frekuentuar mund të përmendim shpellën e Zhylës (Prekal) e cila ndodhet

shumë afër rrugës automobilistike, shpellën e Malagjisë (Shllak), shpellat e

Gjoles e Muriqit (Bratosh), shpellat e Pëllumbave e Gurrës (Qafë Gradë),

shpella e Kllogjenit (Kunore Lohe), shpella e Majës së Arabit, shpella e Qafës

së Pejës, shpella e Sylikatës (Biba Gimajt), shpella e Grabenit (Veleçik), shpella

e Gjek Markut (Bridash), shpella e Madhe në VP të Bogës, shpella e Lugjeve në

VL të fshatit të Razmës, shpella e Akullit në jug të majës së Boshit etj. Ky rajon

ka edhe shpella të tjera dhe të gjitha mund të arrihen nën drejtimin edhe të

personave guidë vendas.Vizitori studjues në këtë mënyrë përveç përfitimit

shkencor të shuarjes së kurjozitetit shijon dhe ambjentet tipike pritëse malore,

gastronominë e veçantë duke jetuar momente të pa imagjinueshme më parë për

të.

Një ambient tipik për vizitorët është dhe ai i verimit të popullsisë baritore,

pranë kullotave malore. Atje janë vendosur vendbanimet verore të kësaj

popullsie dhe në këto stane vizitorit mund ti ofrohet një natyrë e

mrekullueshme, ajër i pastër dhe një gastronomi e pasur me produkte blegtorale

të freskëta, qumësht, mazë, djathë, mish i pjekur etj. Mjaft karakteristike është

se në vend të ujit të pijshëm banorët e staneve afrojnë borë të shkrirë ose një

përzierje të kësaj bore me qumësht deleje.

Në këtë mënyrë themi se verimi me rreze të shkurtër bëri të mundshëm

shfrytëzimin e resurseve të harruara si qetësinë, shëtitjet në pyll, thjeshtësinë e

raporteve njerzore etj. Por në rajonet tona alpine ku shërbimet hoteliere me

nivelin e tyre është larg mendsh të hyjnë në konkurrencë me shërbimet

hoteliere me traditë turistike, është më e përshtatshme të investohet në

shërbime ekstrahoteliere siç janë kampingjet e fshatrat turistike, qëndrat rinore,

93

Page 94: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

dhomat me qera e shtëpitë e pushimit ose qëndrat agrituristike, apo tipe të tjera

shërbimesh me menaxhim social.

Turizmi me kampinge preferon brigjet e liqeneve e lumenjve, sidomos kur janë

të gjelbëruara e me pemë .

Duke u nisur nga pasuria ujore e pjesës perëndimore të Alpeve me lumenj e

përrenj të shumtë dhe territoret e coptuara apo livadhore ku ato kalojnë themi

se kampinget këtu mund të përbëjnë një nga format më të pëlqyeshme të

rekreacionit (brigjet e lumenjve të Vermoshit, Shalës e në disa sektorë i Kirit;

një peisazh tipik kampingu gjejmë në përroin e Kapresë apo pranë katarakteve

si ai i Grunasit; ndërsa kampinget në brigjet e Cemit mund të shfrytëzojnë dhe

sportin e lëvizjeve me kanoe duke patur parasysh terrenet e aksidentura ku ai

kalon).

Ambiente të tjera ku mund të vendosim kampinget janë parqet natyrore ose

zonat e skive (mbi dëborë) gjatë periudhës së dimrit. Një shprehje tipike në

këto ambiente mund ta përbëjë dhe kampinget e skautistëve.

Një mënyrë tjetër e organizimit turistik, mjaft e përshtatshme për ambientin

tonë malor dhe koston e ulët të ndërtimit janë fshatrat turistike. Ato

organizohen sidomos në zona livadhore apo pyjore, pranë peisazheve ujore për

kushte të lehtësuara, në formën e stacioneve pritëse në “qiell të hapur” për

qëndrim e pushim të turistëve . Banesat realizohen me materiale të lehta e jo të

ngulur në tokë në mënyrë permanente.

Duke u referuar kushteve natyrore, vende mjaft të përshtatshme për ngritjen e

të tilla fshatrave përbëjnë zonat luginore jo shumë të ashpra si ajo e Thethit, me

peisazhe të përshtatshme përgjatë shtrirjes së saj siç është psh rrjedhja e

sipërme pranë shpateve malore apo zgjerimi i Nderlyses në përroin e Kapresë,

ose më në veri lugina e Vermoshit apo e Lëpushës me zonat livadhore të

mrekullueshme apo masivet pyjore pranë tyre.

94

Page 95: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Klima tipike malore këtu është mjaft e përshtatshme e me vlera kurative për

organizimin në drejtim të sistemit nervor, enëve të gjakut, zemrës, organeve të

frymëmarrjes etj. Së bashku me Thethin , malësia e Këlmendit mund të përbëjë

qendra të vërteta pushuese kurative.

Nga ana tjetër, peisazhi i gjelbër i Këlmendit ndihmon shumë në pastrimin e

ajrit, Dihet që duhen të pakten 2m2/frymë sipërfaqe e gjelbër për të

neutralizuar sasinë e dioksidit të karbonit që nxjerr njeriu në ditë dhe për zonën

e Kelmendit ky tregues është dhjetra herë më i lartë. Pra aktivitetet rekreative

këtu janë mëse të justifikuara.

Kjo formë organizimi do të ishte në të njëjtën kohë dhe nxitje e një promovimi

rajonal mjaft të dobishëm për natyrën e këtyre zonave që shumica e shqiptarëve

nuk e njohin e aq më pak të huajt.

Për të ilustruar këtë panoramë të mësipërme, mund të ofrojmë dhe disa

itinerare të mundshme për tu realizuar në ambjentin tonë alpin apo për t’iu

servirur të huajve e vendasve:

1-Aventurë Udhëtime aventure në Alpet Shqiptare

-Alpet Shqiptare karakterizohen nga kontraste të mëdha të lartësive të relievit,

të shprehura në diferencat mes luginave e majave rrethuese, diferenca që mund

të shkojnë deri në 2000m. Fshatrat e një bukurie të veçantë, të pozicionuara në

lugina, lidhen mes tyre me rrugë rurale, në të shumtën e rasteve.

- Për këtë është e nevojshme një përgatitje e mirë fizike; janë 6 ditë të

mundësive të pafundme për trekking, speleologji, ngjitje malore, not e peshkim.

-Gjatë këtij udhëtimi do jetë mundësia te zbulohen luginat e bukura të Cemit e

Shalës, ashtu si dhe një kulturë materiale e shpirtërore e malësorëve, e ruajtur

gati e paprekur gjatë viteve.

95

Page 96: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Ejani ne Alpet tona! Ne çdo hap që do hidhni do hasni supriza të këndshme.

Janë zona pothuaj të panjohura për të huajt.

Periudha: qershor-gusht Nr. i personave: 10-12 persona Gjuha: italisht, anglisht, gjermanisht, shqip Nr.ditëve: 8(7 netë) Akomodimi: në Shkoder, në shtëpitë e fermerëve, kamping. Guida: 3(sipas gjuhëve të perdorura) Përgjegjëse: Agjensia përkatëse

Programi

Mund të zgjidhen dy variante itineraresh. Udhëtimet zgjatin 6-7orë në ditë. Varianti 1 Dita 1 Arritje në Shkoder Dita 2 Shkoder---Vermosh (minibus) Dita 3 Vermosh---Lëpushë---Tamarë---Nikç Dita 4 Nikç---Bjeshkët e Namuna Dita 5 Bjeshkë---kalimi i Pejës---Okol---Theth Dita 6 Theth---Nicaj---Nanplep( një pjesë me minibus) Dita 7 Nanplep---Koman---Shkodër (pjesa e parë me anije, tjetra me minibus) Dita 8 Nisja nga Shkodra Varianti 2 Dita 1 Arritje në Shkoder Dita 2 Shkoder---Vermosh (minibus) Dita 3 Vermosh---Lëpushë Dita 4 Lëpushë---Tamarë---Nikç Dita 5 Nikç---Bjeshkët e Namuna Dita 6 Bjeshkët e Namuna---Bogë Dita 7 Bogë---Shkodër ( me minibus) Dita 8 Nisja nga Shkodra Disa nga karakteristikat më interesante të zonave përgjatë itinerarit:

96

Page 97: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Rapsh: pikë domoante nga ku mund të shihet lugina e bukur e Cemit,800m

poshte.

Tamarë: qendër administrative e malësisë së Kelmendit. Ura e vjetër e

Tamarës: pika e bashkimit të dy lumenjve,Cemi i Vuklit e Cemi i Selcës, ku dhe

mund të peshkohet troftë.

Tamarë-Qafa e Bordolecit( afër Lëpushës):male të lartë, kanione, shtëpi

karakteristike, pyje me pishe e bredh, bimësi alpine, kullota e livadhe.

Vermosh: shtëpi të tipit fortesë, lumi i Vermoshit, pyje.

Lëpushë: një luginë e mrekullueshme akullnajore, peisazh tipik alpin, mikpritje.

Tamarë-Nikç: burimet e Cemit të Vuklit, nje fshat i këndshëm në mes të

maleve (maja e Shenikut 2554m).

Bjeshkët e Namuna: nje nga masivet malore më mahnitëse e madhështore të

Shqipërisë, peisazh alpin, kafshë të egra, maja malesh(2000-2500m) e qafa,

kullota alpine.

Theth: park kombëtar, jetë fermere, lum malor, ujvara e Grunasit, kanioni i

Kapresë, zona për banjo e peshkim, shtëpi kulla, shpella malore.

Bogë: luginë gjigante me origjinë akullnajore, e rrethuar me male të lartë ku

gjenden disa nga shpellat më të mëdha të Shqipërisë.

Liqeni i Komanit: udhetim me anije në nje liqen të bukur artificial, ndermjet

malesh e pyjesh.

97

Page 98: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

2-Mountain Biking- Në Alpet Shqiptare

Shkodra është e pozicionuar në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, ku jeton

një popullsi e varfër, por e pasur në tradita historike e kulturore.

Në afëri të qytetit ndodhet liqeni më i madh në Ballkan, liqeni i Shkodrës.

60 km nga qyteti mund te admirohet një bukuri e pakrahasueshme e luginave

në zemër të Alpeve, reliev i ashpër i maleve të mahnitshme, freskia e pyjeve

burimet e ftohta ujore.

Udhetimi që iu propozohet është një nga më tërheqësit, për këdo që dëshiron

të shijojë natyrën e egër të maleve, kontrastet e mëdha të relievit përgjatë

rrugëve malore që shpesh kalojnë bri lumenjve, në një zonë të mirnjohur për

zakonet e traditat e saj të veçanta, të trasheuara nga gjeneratat e mëparshme.

Shkodra ju fton të shijoni më të mirën re natyrës së Alpeve Shqiptare. Do jetë

një eksperiencë e papërsëritshme për ju.

Itinerari është rreth 150 km, duke filluar nga Kopliku (17 km në veri të

Shkodres). Janë të përfshira në itinerar dhe udhëtime përreth qytetit.

Rruga kalon kryesisht përgjatë luginave të përcaktuara të Përroit të Thatë, Të

lumit të Shalës dhe lumit të Kirit.

Periudha: qershor-shtator Nr. i personave: 10-12 persona Gjuha: italisht, anglisht, gjermanisht, shqip Nr.ditëve: 8(7 netë) Akomodimi: në Shkoder,(4 netë në Alpe)në shtëpitë e fermerëve, hotel(Theth). Guida: 3(sipas gjuhëve të perdorura) Përgjegjëse: Agjensia përkatëse

98

Page 99: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Programi Dita 1 Arritje në Shkoder , kontakti me zonën, udhetim rreth qytetit,

prezantim historik e gjeografik i rajonit të Shkodres.

Dita 2 Vizitë në dy simbolet e qytetit: kalaja dhe liqeni. Nga pika dominante e

kalase së Rozafes mund të shihen peisazh të ndryshme nayrore; liqeni i

Shkodres, lumejte Buna e Drin dhe pika e bashkimit të tyre, malet perreth

qytetit e liqenit.

Dita 3 Koplik---Dedaj---Bogë(36 km). Rruge e paasfaltuar pergjate luginës së

Perroit të Thatë, ku mund të shihen disa kanione.

Dita 4 Bogë---Theth( 17 km). Itinerar i ështirë duke kaluar nga Buni i

Thores(1700 km) permes pyjesh ahu e pishe.

Dita 5 Theth. Zona është e mirënjohur për klimën e këndshme, freskine e

lumit të Shalës, dhe Parkun Kombëtar të Thethit.

Dita 6 Theth---Nicaj---Kir (29 km). Atje gjen mjaft ujëvara, kanione, zona

për peshkim e banjo në lumin Shala.

Dita 7 Kir---Shkodër (45 km). Rruga kalon permes një zone malore, duke

ndjekur rrjedhën e lumit Kir.

Dita 8 Nisja nga Shkodra. Mund të bëhet dhe një vizitë në Lezhe e Kruje,

perkatesisht në memorialin e Skenderbeut, dhe Muzeun Mesjetar.

99

Page 100: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

3-Eskursione në natyrë Shkoder-Rajoni i kontrasteve të mëdha natyrore: nga deti në Alpet Shqiptare Shkodra është e pozicionuar në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë, ku jeton

një popullsi e varfër, por e pasur në tradita historike e kulturore.

Në afëri të qytetit ndodhet liqeni më i madh në Ballkan, liqeni i Shkodrës.

Velipoja, një fshat në bregdet, me një plazh 14 km të gjatë, është vetëm 32 km

larg nga qyteti. Aty mund të admirohet një sistem wetlandesh: keneta e Domnit,

laguna e Vilunit, delta e lumit Buna e zona e gjuetisë.

60 km nga qyteti mund te admirohet një bukuri e pakrahasueshme e luginave

në zemër të Alpeve, reliev i ashpër i maleve të mahnitshme, freskia e pyjeve

burimet e ftohta ujore.

Shkodra ju fton të shijoni më të mirën re natyrës së Alpeve Shqiptare. Do jetë

një eksperiencë e papërsëritshme për ju.

Periudha: qershor-shtator Nr. i personave: 10-12 persona Gjuha: italisht, anglisht, gjermanisht, shqip Nr.ditëve: 8(7 netë) Akomodimi: në Shkoder,(2 netë në Alpe)në shtëpitë e fermerëve. Guida: 3(sipas gjuhëve të perdorura) Përgjegjëse: Agjensia përkatëse

Programi Dita 1 Arritje në Shkoder , kontakti me zonën, udhetim rreth qytetit,

prezantim historik e gjeografik i rajonit të Shkodres.

Dita 2 Vizitë në dy simbolet e qytetit: kalaja dhe liqeni. Nga pika dominante e

kalase së Rozafes mund të shihen peisazh të ndryshme nayrore;liqeni i

100

Page 101: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Shkodres, lumejte Buna e Drin dhe pika e bashkimit të tyre, malet perreth

qytetit e liqenit.

Vizitë në dy fshatrat pranë liqenit( Shirokë e Zogaj ), ku peshkimi me varka të

vogla është traditë e vjetër. Shetitje në liqen.

Dita 3 Zbulimi i lagunës dhe zonës së deltës

Vizitë në Velipojë: një kënetë e vogël( e Domnit), laguna e Vilunit, plazhi e

bregu i detit, delta e Bunës, zona e gjuetisë.

Dita 4-7 Katër ditë trekking në zonën malore

Dita 4 dhe 5

Vizitë në Theth( Park nacional). Një natë në Theth.

Gjatë rrugës për Theth: fusha e bimëve aromatike (Postopojë), kanioni i Përrit

të Thatë, bimë të rralla e endemike, lugina akullnajore e Bogës.

Në Theth: burimi i lumit të Thethit, katarakti i Grunasit, kanioni i Kapresë,

shpella, zona peshkimi e banjosh, kullat fortesë, mullinjtë e ujit.

Dita 6 dhe 7

Vizitë në Lëpushë dhe Vermosh ( një natë në Lëpushë).

Peisazhe të mrekullueshme malore, lugina e lumit Cem, kanione, burime,

ujvara, bimësi alpine, lugina akullnajore e Lëpushes, lumi i Vermoshit ( i vetmi

në Shqipëri që është pjesë e pellgut ë Danubit), pyje të mrekullueshme

malorekarakteristike, mullinj uji, kafshë të rralla( dhi të egra, kaproj, etj.).

Dita 8 Nisja nga Shkodra.

Gjatë rrugës per kthim: një vizitë në Lezhe e Kruje, perkatesisht në memorialin

e Skenderbeut, dhe Muzeun Mesjetar.

101

Page 102: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

4-Speleologji dhe ngjitje malore Boga e Thethi (në Alpet perëndimore Shqiptare) Vendi i maleve madhështore e labirinteve të nëndheshme.

Zona përbëhet nga shkëmbinj karbonatikë të terciarit dhe kretakut të vonë. Ajo

ofron morfologji karstike fantastike me një alternim të kreshtave e

depresioneve.

Masivet malore në vetvete paraqesin nje amfiteatër gjigand me mure të lartë,

mbi 2000m lartësi, nëse shihen nga fshatrat Boge e Theth.

Këto male madhështore përfaqësojne një potencial të madh speleologjik:

shpella me galeri të pozicionuara në mjaft nivele, puse të thellë, ujra nëntoksore

që gjrpërojnë për qindra metra dhe formojnë mjaft liqene të vegjël...

Thethi përfaqson një nga qendrat e alpinizmit klasik në Europë. Federata

Shqiptare e Alpinizmit dhe Shoqëria Shqiptare e Speleologjisë kanë deklaruar

236 itinerare në zonën në fjalë.

Boga dhe Thethi ftojnë speleologët dhe alpinistët e afirmuar të gjejnë kënaqsinë

e zbulimit.

Periudha: qershor, korrik, gusht Nr. i personave: 10-12 persona Gjuha: italisht, anglisht, gjermanisht, shqip Nr.ditëve: 10(9 netë) Akomodimi: në Shkoder,(7 netë në Alpe)në shtëpitë e fermerëve ose hotel (Theth). Guida: 3(sipas gjuhëve të perdorura) Përgjegjëse: Agjensia përkatëse, Shoqata shqiptare e Speleologjisë.

Programi Dita 1 Arritje në Shkoder , kontakti me zonën, udhetim rreth qytetit,

prezantim historik e gjeografik i rajonit të Shkodres.

102

Page 103: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Dita 2 Arritja në Bogë dhe vendosja e kampingjeve apo akomodimi në

shtëpitë e fshatarëve. Njohja me zonën dhe planëzimi i eksplorimeve.

Dita 3 - 5

Mund të zgjidhet të eksplorohen tre nga shpellat më interesante të zonës:

Shpella e Gjek Markut, një nga shpellat vertikale më të mëdha në Shqipëri (-

230m)

Shpella e Pucit, me galeri në tre nivele të ndryshme, me një hapsirë prej 5000

m dhe nivel diference prej 355m.

Shpella e Cilikokave, një nga shpellat më të thella në Europë (- 550m), jo

krejtësisht e eksploruar, e banuar nga një koloni e madhe lakuriqë nate.

Dita 6-8

Transferim dhe akomodim në Theth. Edhe këtu mund të zgjidhet të

esplorohen tre nga shpellat pranë Thethit:

Shpella e Rrathëve, kryesisht horizontale, me interes biospeleologjik.

Shpella e Kataraktit, hyrja në një galeri horizontale, nga ku merr jetë Ujvara e

Thethit, ku gjithashtu janë zbuluar sifonë shumënivelesh.

Shpella e Arapit, një nga më të mëdhatë në Ballkan. Janë eksploruar tre sifonë

të mëdhenj dhe rreth 13 km galeri. Maja konike e Arapit (2200m) perfaqson një

nga onat më atrakive për ngjitje malore. Maja e Arapit ka një faqe vertikale mbi

900m.

Dita 9

Kthimi në Shkodër.

Vizitë në Shpellën e Gajtanit (gjurmë prhistorike të një aktiviteti njerzor). Vizitë

në kalanë mesjetar të Rozafës, të ndertuar mbi mure ilire.

Dita 10

Nisja nga Shkodra. Gjatë rrugës: vizitë në qytetin e Lezhës, vendvarrimin

Skenderbeut; vizitë në qytetin e Krujes, Muzeun Mesjetar të Skenderbeut.

103

Page 104: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

5-Udhetime kulturore Shkodra- Trashëgimi historike e kulturore në “djepin e kulturës shqiptare”

Shkodra është një qytet i lashtë, i pasur në ngjarje historike dh monumente

kulturore. Historia e këtij qyteti mund të “lexohet” në varret ilire, në mbetjet e

fortifikimeve e kështjellave, në kostumet tradicionale dhe në folklorin e pasur,

në shtëpitë karakeristike, në produktet artizanale( sidomos të drurit dhe

argjendit)...

Jo më kot quhet “djepi i kulturës shqiptare”.

Në këtë kuadër merr pjesë denjësisht dhe rajoni malor, me “eposin e vet të

kreshnikëve”, instrumentet e veçanta muzikore( lahuta), apo me “xhubletën”-

veshjen 4000 vjeçare te grave të malësisë; të gjitha këto mjaft interesante për tu

parë, e pse jo, edhe për të gjeneruar flukse turistike kulturore, të panjohura deri

tani.

Çelësi lëvizës qendron tek shpërndarja e informacionit të duhur në tregun

turistik të interesuar.

“Alpet Shqipëtare formojne nje skenar madhështor e sugjestiv, saqë nuk do

vonojne të bëhen drejtimi kryesor turistik në Shqipëri” – shkruante Aldo

Sestini, një gjeograf peisazhist italian i njohur e pasionant, ne vitin 1943.

Ai, si dhe mjaft studiues te hershëm, shumë të interesuar ( mes të cilëve dhe e

njohura Edith Durham), ka vizituar disa herë Shqipërinë Veriore dhe ka bërë

përshkrime të mrekullueshme mbi të.1

1 “Difficili e faticose comunicazioni hanno contribuito a fare di questa parte dell'Albania un cantone segregato, mal penetrabile. Per passare da una valle all'altra si debbono superare forti dislivelli su piccoli e spesso malagevoli sentieri, i valichi sono di frequente sopra 1500 m., e per recarsi dalla parte orientale della montagna a Scutari occorre superarne più d'uno.” (A.S.)

… e per la rudezza dei suoi abitanti.

104

Page 105: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Sot, çdo udhetues që vjen nga bota perëndimore, dhe që ka dëshirën dhe rastin

për të arritur deri atje, drejt maleve të fshehur e luginave sugjestionuese te

Alpeve Shqiptare, do mbesë i mahnitur jo vetëm nga takimi me një natyrë pak

të antropizuar, që rrallë një turist është mësuar të gjejë, por dhe nga konstatimi

se si keto zona kaq të mahnitshme akoma nuk kanë njohur fenomenin turistik

të vërtetë. Atje ke të bësh me ndjesine se po penetron në një botë primitive, në

të cilën gjithçka ndodh në funksion të kësaj bote, sikur të injorohej krejtësisht

ekzistenca e të tjerëve.

Në këtë zonë të gjerë, ekuilibri ekologjik është praktikisht i paprekur: aktivitetet

jetësore shfrytzojnë energjinë e përrenjve falë sistemeve të vjetra të

kanalizimeve. Largësia nga qendrat e mëdha, vështirësitë e komunikimit,

mungesa e nje fenomeni turistik kanë mbajtur pothuaj të paprekur një

trashëgimi kulturore natyrore e sociale, që vështirësisht mund të takohet në

pjesën tjetër të Europës.

Peisazhi eshtë i vizatuar nga kullota të gjera të alternuara me pyje gjithnjë të

gjelbra, lugina e maja mbi 2000m. Në shtëpitë e Thethit e Vermoshit akoma sot

gratë thurin qilima me metodat e dikurshme, e figura që kanë origjinën në

histori. Këto rajone rurale dallohenpër varietetin e kostumeve tradicionale

edekoracionet e shumta.

Kështu, një vizitë në Alpet Shqiptare paraqet një interes të dukshem qoftë për

aspekte natyrore, qoftë për ato antropologjike apo etnografike. Duke vizituar

“Gli abitanti della zona più montagnosa dell'Albania vengono spesso indicati, sulle carte e nella letteratura, col nome di Malissori. Ma questa denominazione ha soltanto significato generico di «montanari» ; le genti delle Alpi Albanesi invece sono distinte in parecchie tribù, ciascuna accantonata in un settore della montagna, e spesso divisa in più «bandiere» (bairak). Alcune tribù contano solo qualche centinaio di individui, altre invece raggiungono qualche migliaio. Nelle genti di queste montagne si vogliono vedere i rappresentanti più puri degli Albanesi. Comunque, i costumi, gli usi, la mentalità si sono certo mantenuti qui più aderenti a quelli tradizionali dei secoli passati. L'influenza turca non poté essere che minima in queste regioni impervie, tra genti fierissime, ben use al maneggio delle armi, armi continuamente esercitate nella «vendetta».” (A.S.)

105

Page 106: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

këto fshatra hyn në kontakt me jetën e vërtetë pastorale, mund të shohësh

kullat karakteristike e kostumet e veçanta( xhubletat, tirqet). Ndërsa në rastet e

festimeve të veçanta mund të admirosh mirfilli folklorin, muzikën dhe

vallëzimet që karakterizojne popullsinë e maleve.

Itineraret kulturore reflektojnë mundësinë për të futur dimensionin kulturor në

analizën e procesit të zhvillimit lokal; në këtë rast i referohemi hapsirave të

varfra që nuk marrin parasysh mjaftueshëm potencialin e tyre endogjen.

Vlerësimi i pasurisë kulturore nuk është privilegj vetëm rajoneve ekonomikisht

të zhvilluara; ai mund të prezantojë një nga objektivat mbi të cilat të bazohen

drejtimet e një zhvillimi të qëndrueshëm për shumë rajone ekonomikisht te

dobëta, por të pasura me trashëgimi të së kaluarës, nxitëse për tu bërë resurse të

verteta për të ardhmen.

Tour-et kulturore, nga njëra anë ofrojnë per vizitorët një lëvizje me ndalesa në

zona interesante por pak të njohura, dhe nga ana tjetër, stimulojnë në

popullsinë lokale procese të ndergjegjësimit e vetvlerësimit, pa të cilat

mekanizmat e zhvillimit lokal nuk mund të ndizen.

Itineraret kulturore që mund të sugjerohen do të ishin:

- Qyteti i Shkodres Kalaja e Rozafës Ura e Mesit

- Në brigjet e liqenit të Shkodres Drejt fshatit Zogaj

- Udhetim drejt Velipojës - Në Alpet Shqiptare

Udhëtim drejt Thethit Udhëtim drejt burimeve të lumit Cem

106

Page 107: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Megjithëse rajoni ynë alpin perëndimor afron mundësi të shumta turizmi veror,

klimatik apo atij të kontaktit me natyrën, personifikimin e turizmit alpin e

përbën turizmi i dëborës e sidomos ai i sporteve të dëborës. Lindja e sporteve

të dëborës jo vetëm i ka hapur zonave malore mundësinë e çmuar të një sezoni

të dyfishtë por ka zgjeruar dhe gjeografikisht territoret turistike. Kuptohet që

është rajoni alpin ai që aspiron më tepër në ndërtimin e stacioneve të tilla

turistike.

Ato mund të ngrihen në pjesën më të madhe të fshatrave malorë ose në afërsi;

sipas mundësive që ofron ambienti dhe qëllimit të përdorimit.Duke qenë kjo

107

Page 108: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

zonë pranë qëndrave të populluara fushore, i konsiderueshëm do të ishte fluksi

i të djelave. E këshillueshme është që stacione të tilla për ski masive të ngrihen

në qëndrat ose shpatet malore më pranë ultësirës dhe të pajisen në mënyrë të

tillë që t’i bëjnë ballë ondateve të tilla.

Stacionet e fundjavës dallohen nga ato rezidenciale në raportin mes kapacitetit

hotelier (nr të shtretërve) dhe kapacitetit të impianteve të ngjitjes në pikat e

skive; në qoftëse në stacionet rezidenciale ky raport eshte 1:2, 1:3, në stacionet

e fundjavës ai është mjaft i lartë, për çdo shtrat ka 50, 100 e më shumë

persona/orë të transportuar nga impiantet. Një dallim i tillë reflektohet dhe në

shpërndarjen e tyre gjeografike; pjesa më e madhe e stacioneve të fundjavës

pozicionohet në qarkoren rreth 2 orë rrugë nga qëndrat e mëdha fushore, kurse

stacionet e tipit rezidencial në zemër të sistemit malor.Një analizë e tillë na bën

të konkludojmë se Razma mund të ketë një perspektivë të tillë të stacionit

dimror të fundjavës, nisur nga veçoritë e peisazhit luginor me shpate jo shumë

të pjerrët, distanca prej pak km larg ultësirës së populluar dhe kapaciteti i saj i

ulët pritës me kampin egzistues të pushimit me nr të vogël shtretërish.

Në stacionet rezidenciale kërkohet prezenca edhe e aktiviteteve të tjera sportive

apo zbavitëse shtesë si patinazh, slitë, apo pista e salla kërcimi, kinema, pishina

te mbuluara etj.

Praktikimi i skive ka nevojë për paisje të veçanta e përqëndrim në lokalitete të

përshtatshme në drejtim të pozicionit gjeografik, kushteve klimatike, pasurisë së

rrugëve të komunikacionit e shërbimeve.

Me zhvillimin e turizmit turistik dimëror malet mund të transformohen në

miniera ari, në funksion të “arit të bardhë”, dëborës edhe kur procesi i

degradimit të përgjithshëm të tyre është në fazat më dramatike.

Ndoshta nuk ka ndonjë aktivitet tjetër sportiv që të jetë i kushtëzuar nga

faktorë gjeografikë siç është turizmi i dëborës. Në këtë rast për faktorë

108

Page 109: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

gjeografikë kemi parasysh jo vetëm faktorët fizikë si morfologjia e territorit,

pozicionimi i tij, tiparet klimatike, por edhe ato antropologjike si demografikë,

socialë e ekonomikë.

Skitë janë të lidhura me kushte ambjentale e klimatike që vetëm pak vende, ose

më mirë pak rajone ofrojnë.

Nëse do të radhisim kushtet e nevojshme për të realizuar një tip të tillë të

shfrytëzimit të kohes së lirë fillojmë me prezencën e një shtrese dëbore në tokë,

pak a shumë e trashë dhe e qëndrueshme në kohë, e cila i jep në këtë mënyrë

praktikimit të skive një kufizim sezonal (vetëm në muajt dimërorë). Por vetëm

prezenca e dëborës nuk është aspak një kusht i mjaftueshëm nëse nuk

shoqërohet nga kushte morfologjike që favorizojnë zbritjet tipike me ski;

theksojmë këtu se përveç se sport skitë janë dhe një aktivitet rekreativ. Nga kjo

rrjedh nevoja e prezencës së relieveve të mbuluara mjaftueshmërisht me

dëborë, të lira nga çdo rrezik orteku nga ashpërsitë morfologjike e nga pyjet e

dendura. Në kushtet që duhen konsideruar janë dhe karakteri sezonal i

fenomenit dëborë, zgjatja e ndryshme e shtresës së saj sipas lartësisë e

ekspozimit të shpateve dhe ndryshueshmëria e kufirit altimetrik të borërave të

përjetëshme.

Në lokalizimin gjeografik të një stacioni skish duhet marrë parasysh dhe

egzistenca e një tregu turistik; ky stacion duhet ti shërbejë një zone mjaft të

populluar, i karakterizuar nga një e ardhur pak a shumë e ngritur dhe e lidhur

me rrugë komunikacioni që lejojnë derdhjen e thjeshtë të turistëve skiatorë nga

qendrat e banuara në lokalitete ku është i mundur praktikimi i skive. Pikërisht

ky fakt përbën dhe mangësinë themelore të rajonit tonë alpin në drejtim të një

zhvillimi të tillë turistik. Jo gjithnjë mali është i pozicionuar në favor të rajoneve

e qyteteve të mëdha të cilat mund të ushqejnë turizmin e madh skiator. Një gjë

109

Page 110: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

e tillë është tipike për Alpet tona ku dallohet prezenca e luginave të

mrekullueshme alpine, arritja e vështirë e të cilave nga qytetet e ulëta bën të

parakohshëm shfrytëzimin e këtyre lokaliteteve që për kushtet natyrore

klimatike e ambjentale do të ishin mjaft te mundshme për ushtrimin e sporteve

dimërorë.

Me termin “stacion sportesh dimërore” kemi parasysh jo vetëm qëndrën

ku ndodhen pajimet e objektet pritëse, strukturat e shërbimit me funksionet

organizative por gjithë hapësiren që përbën territorin skiator të vetë stacionit.

Ky stacion lind në pjesën më pak të ngritur të territorit, por në një kuotë ku

rënia e dëborës të jetë e siguruar për të paktën 3 muaj në vit. Lokalizimi i këtyre

stacioneve varion nga ato të fund luginës apo gropores në stacionet e tarracave

e rrafshnaltave. Duke patur parasysh coptimin e madh vertikal e territorin mjaft

të aksidentuar të Alpeve tona Perëndimore, më të përshtatshme këtu do të ishin

stacionet e luginave e groporeve, e me radhë ato të tarracave ndoshta në ato të

luginave veriore (Cemit). Në qëndrat e fundluginave stacionet mund të

përhapen në njërin ose të dy krahët e luginës ndërsa në qëndrat tarracë

kuptohet, shfrytëzohet vetëm njëri shpat.

Por element i përhershëm i gjithe stacioneve skiatore është prezenca e

disniveleve të dukshme (jo më pak se 300-400m) mbi të cilat hapen pistat me

zhvillim e pendencë të ndryshme. Praktikimi i skive turistik kërkon shpate me

pendencë të dallueshme por pa rënie të menjëhershme, ashpërsi e pengesa.

Pra, është i nevojshëm një shoqërim preçiz mes shtresës së dëborës e kushteve

morfologjike, gjë që i zvogëlon dukshëm zonat gjeografike të përshtatshme për

turizmin e dëborës.

Përsa i përket cilësive të shtresës së dëborës, më tepër se cilësia e saj (trashësia,

dendësia, temperatura) është e rëndësishme kohëzgjatja, e cila nuk mund të jetë

110

Page 111: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

më e vogël se 40-50 ditë në vit. Kushtet ideale të mbulimit me dëborë mbi një

terren homogjen e pa ashpërsi mund të gjenden në një shtresë dëbore me

trashësi jo më pak se 40 cm e jo më shumë se 100cm, që qëndron në tokë për

më se 90 ditë në vit. Në rajonin tonë alpin, sidomos atë perëndimor, të tilla

kushte janë prezente me një vazhdimësi të mjaftueshme gjatë sezonit të dimrit

në kuota mbi 1400-1500m. Kështu në Razëm kohëzgjatja mesatare e dëborës

është 50-70 ditë ndërsa trashësia mesatare e shtresës së saj 50-100 cm; në Theth

dëbora qëndron 3-4 muaj në tokë, ndërsa në Vermosh bien deri në 130 ditë në

vit me trashësi të shtresës së dëborës mbi 1m, ndërsa mesatarja disavjeçare e

kësaj shtrese është përcaktuar 71,8 cm; kjo shtresë qëndron në tokë gjatë gjithë

gjysmës së ftoftë të vitit.

Përsa i përket cilësisë së dëborës është e njohur preferenca e skiatorëve për

borën e ashtuquajtur “në formë mielli” (me densitet të vogël e temperaturë të

ulët). Kjo vjen jo nga dëshira për të rrëshqitur mbi një shtresë të butë por sepse

në këtë mënyrë ka një vazhdimësi të kushteve të pistave, mungesë të

sipërfaqeve të akullta të provokuara nga ngrirja e shkrirja e përditëshme ose të

pjesëve me borë të butë e të qullur.

Natyrisht, rëndësi të madhe ka ekspozimi i shpateve e pjerrësive që

shfrytëzohen nga praktikimi i skive. Edhe në këtë drejtim mund të tregohen

kushtet ideale. Shpatet e diellzuara janë ato që pëlqehen në periudhën më të

ashpër të dimrit. Sigurisht, nuk është e kënaqëshme të rrëshqitet në hije, qoftë

për temperaturat e ulëta, qoftë për kushtet jo të mira vizive. Nga ana tjetër, një

rrezatim pingul kundrejt pjerrësisë së shpatit nuk është i mirë për zgjatjen e

kushtet e shtresës së dëborës. Prandaj preferohen shpatet veriore, pjerrësia e të

cilëve nuk është më e madhe se ajo e rrezeve diellore në mesditë, në muajt

janar-shkurt, bile është mirë që rrezatimi të jetë gati i rrafshët në pista, pa

influencuar në kushtet termike të shtresës së dëborës. Për të plotësuar kushtet

111

Page 112: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

ideale, temperatura e ajrit duhet të jetë vazhdimisht e ftoftë, qielli zakonisht i

qetë dhe rreshjet duhet të jenë gjithnjë dëbore, jo shumë të shpeshta e jo shumë

të bollshme; bëjnë përjashtim këtu rreshjet e vjeshtës me borë të rëndë e të

lagësht, që shërbejnë për të formuar fundin e pistave.

Zonat me ekspozicion verior kapin një territor më të gjërë në pjesën veriore të

Alpeve, kryesisht në rajonin e Kelmendit, ndërkohë që pjesa tjetër ka

mbizotërim të shpateve me ekspozicion jugor e JP. Mundësia për të përdorë

qoftë shpate të diellzuar, qoftë ato me hije i lejon një stacioni skiator t`i afrojë

turistëve skiatorë pista gjithnjë efiçente në periudha të ndryshme të sezonit. Por

është shumë e dobishme për një stacion që te mund të përdorë territore të

lartësive të mëdha, të pajisura në mënyrë të tillë që praktikimi i skive të mund të

zgjasë edhe kur dëbora është zhdukur në lartësi të ulëta, kështu që mund të

shfrytëzohet një stacion skish sa më gjatë në muajt pranveror, deri në prill.

Prandaj, është e preferueshme që stacionet të pozicionohen në kuota të larta.

Ka stacione të privilegjuara ku sezoni skiator zgjat 12 muaj në vit ose të tjera të

ngritura me funksion ekskluziv për ski verorë ku hyrja e skiatorëve gjatë muajve

dimërorë është e paarritëshme si rrjedhojë e kushteve të ashpra klimatike.

Për tu kthyer përsëri në kushtet nivologjike, theksojmë se më tepër se trashësia

e mbulesës së dëborës e rëndësishme është përbërja e saj shtresore. Një shtresë

toksore me borë të lagësht, të parakohëshme e të kthyer pastaj ne kompakte

nga ana e ngricës, i reziston shfrytëzimit nga skiatorët, ruan fundin e pistave e

lejon një zgjatje më të madhe të mbulimit me dëborë. Mbi këtë shtresë të fundit

vendosen shtresat e reshjeve pasardhëse, zakonisht me borë më të ftoftë ose

më pak të dendur.Shtypja e këtyre shtresave mund të bëhet dhe me mjete

përkatëse .

Rreshjet e dëborës, pendencat, faktorët altimetrikë e të ekspozicionit, përbërja e

mbulesës së dëborës nuk janë elementët e vetëm të nevojshëm për praktikimin

112

Page 113: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

e skive. Një rëndësi të madhe për hapjen e pistave kanë dhe morfologjia e

shpateve e mbulesa e tyre vegjetale. Shpatet jo të përthyera e jo shumë të

aksidentuara, janë më të përshtatshmet. Pistat nyjëzohen sipas kthesash pak a

shumë të gjëra që kanë për qëllim të ulin disnivelet e menjëherëshme, pra të

alterojne vështirësitë sipas gustove e aftësive të skiatorëve. Përsa i përket

zhvillimit planimetrik e altimetrik të pistave, varieteti që takohet në stacionet e

sporteve dimërore korespondon me kushtet morfologjike të zonave të veçanta

skiatore dhe me kërkesat e skiatorëve. Një stacion skish duhet të mund të

përdorë pista me gjatësi, pendencë e vështirësi të ndryshme, për t’i bërë ballë

qoftë nevojave të fillestarëve, qoftë atyre të skiatorëve më të sprovuar. Tashmë

është evidente preferenca e masës së sportistëve të tillë për rrugët e gjata e

disnivelet e forta të pistave. Më të preferuar janë pistat e gjysëm vështirësisë.

Pra pistat duhet të përshtaten siapas nivelit të turistëve skiatorë. Pistat që

përdoren nga fillestarët janë shumë të thjeshta, të gjëra, me disnivele modeste e

pa të ngritura (gunga), skarpata etj; ato të gjysëm vështirësisë janë gjithashtu të

privuara nga pengesat, të zhvilluara të paktën në 2 km me disnivele rreth 300-

400m. Kurse ato më të vështirat janë të vendosura në zona pyjore apo të

ndërprera nga rrëpira, pemët etj. Duke ju referuar vlerave përkatëse të thellësisë

coptimit vertikal në shpatet tona perëndimore vërehet se pjesa me e madhe e

territorit ka pjerrësi 25-35°, një pjesë e konsiderueshme e tij ka disnivele 200-

400m.

Përsa i përket veshjes vegjetale, terrenet ideale për praktikimin e skive janë

livadhet apo kullotat e lartësive të mëdha; në përgjithësi terrenet e veshura me

një shtresë konsistente bari e të privuara nga formacione të mbyllura drurësh

shtatgjatë. Të tilla kushte jo gjithnjë ofrohen pasi shpesh zonat e ulëta të

shpateve janë të veshura me pyje dhe ato më të lartat mbi limitin e vegjetacionit

shtatlartë shumë shpesh mbulohen me shkurre ose me gurë. Për rrjedhojë,

113

Page 114: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

imponohet shfrytëzimi apo çrrënjosja e shkurreve si dhe çgurëzimi. Këto

veprime nganjëherë paraqiten të rrezikshme për dëmet që mund të provokojnë

duke prishur ekuilibre delikate apo pedologjike. Prerja e pyjeve për hapjen e

pistave të skive është gjithnjë një atentat i rëndë ndaj ambientit malor që mund

të sjellë dëme të rënda e vështirësisht të riparueshme. Zona te pershtatshme

livadhore, ku nuk lind nevoja e ndërhyrjes në to për të krijuar relieve të

papenguara për pista ka sidomos në gropat ndërmalore të Alpeve tona apo në

lartësitë e kullotave alpine ku si më të përshtatshmet mund të përmendim

zonën e Vermoshit e Lëpushës. Nëse për pistat e hapura në pjerrësitë

livadhore, pa thyerje relievi mbulesa e dëborës përfaqësohet në mënyrë të

mjaftueshme nga një shtresë 20-30cm, pistat e mbushura me gurë e shkëmbinj

apo të hapura në zona pyjore kanë nevojë për jo më pak se 80-100cm dëborë.

Natyra e terrenit ku kalojnë këto rrugë shpesh modifikohet në mënyrë artificiale

me eleminimin e gurëve apo shkurreve, me nivelimin e terreneve të

aksidentuara, me prerjen e pemëve në zonat pyjore etj.

Ne zhvillimin e turizmit te debores kanë peshën e tyre dhe mjaft faktorë

antropogjenë. Kushtet fizike ideale për praktikimin e sporteve të dëborës që

përmendëm më sipër verifikohen rrallë dhe në të shumtën e rasteve ndeshen në

vende jo lehtësisht të arritëshme nga qytetet e mëdha, të cilat përbëjnë dhe

furnizuesin kryesorë të turizmit aktiv. Kështu që, sa më larg të ndodhen

lokalitetet e skive nga përqëndrimet urbane aq mq mirë duhen organizuar ato

për të vënë përkrah kushteve të mira ambjentale, një tërësi paisjesh pritëse të

përshtatshme për një klientelë të privilegjuar të ardhur nga larg.

Shtrirja e praktikimit të skive në shtresa gjithnjë e më të gjëra të popullsisë

provokon dhe një shfrytëzim sistematik të të gjithë lokaliteteve malore që, edhe

pse nuk prezantojnë të gjitha kushtet ideale gjeografike, lejojnë kënaqjen e

skiatorit qytetar. Kështu stacionet e skive në kapacitetin e strukturen e tyre

114

Page 115: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

duhet ti pergjigjen kërkesës së “tregut skiator” sipas nevojave të ndryshme të

shtresave te ndryshme ekonomike sociale të frekuentuesve dhe kalendarit të

kohës së lirë të tyre. Duke patur parasysh këtë varitet egzigjencash nuk është e

thënë që stacionet të jenë kudo njëlloj; mjafton që rajoni të sigurojë praktikimin

e skive për një periudhë sa më të gjatë të harkut vjetor, e aty ku është e mundur

edhe gjatë verës.

Si përfundim mund të themi se mali bëhet në këtë mënyrë rezervat ekologjik i

blertë i qetësisë, ajrit e ujrave të pastra, borërave të paprekura, në shërbim të

zonave urbane: kopshti natyror i qytetit ku mund të planifikohen parqe

natyrore e zona turistike.

115

Page 116: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

- Turizmi i pergjegjshem dhe mbijetesa e rajonit tone alpin.

Mes studiuesve dhe eksperteve te fushes, ekziston nje konsensus i pergjithshem

mbi faktin se sot skenari i turizmit prezanton konsumatore ne evolucion dhe

mjaft te pajisur, ne krahasim me te kaluaren, me kulture turistike, eksperience,

aftesi veprimi e krahasimi, te kujdesshem ndaj cilesise, qe kerkojne gjithnje e me

shume produkte komplekse e te integruar, ku perfshijme se bashku sherbimin,

atraksionin, informacionin.

Turizmi është një nga veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme

moderne. Në vendet e zhvilluara, por edhe ne disa shtete në tranzicion, është

produkt i rëndësishëm eksporti dhe gjenerator i punësimit . Përfshin një

gërshetim të gjerë dukurish dhe raportesh që lindin gjatë kohës së udhëtimit

turistik, ndërsa në realizimin e tij futet thellë jo vetëm në aspektin ekonomik ,

por edhe në aspektin ekologjik, social dhe kulturor te jetës .

Eshte e nevojshme qe organizimi i nje hapesire gjeografike te mbeshtetet ne

studime specifike per aktivitetet njerezore qe mendohet te zhvillohen ne kete

hapesire, te lidhura ngushte me burimet e rezervat natyrore qe ajo ofron dhe

me synim final mbrojtjen e ketij ambienti.

Implikimet e politikes ekonomike qe rezultojne shume (rilevante) nxitese jane:

se pari, rendesia strategjike qe i atribohet sektorit bujqesor ne politikat malore.

Se dyti, ekonomite malore nuk konsiderohen me si komunitete te izoluara qe

kerkojne asistence, por si komunitete te integruara me perparesi te ndryshme ne

kontestin e ekonomise rurale.

116

Page 117: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Se treti, behet e domosdoshme te parashikojne shumellojshmerine e drejtimeve

te mundshme te zhvillimit ekonomik ne zonat malore, e per rrjedhoje

specifiken territoriale qe duhet te karakterizoje politikat mbi zonat malore.

Nga ana tjeter, lindja dhe fuqizimi i shume shfaqjeve te reja te turizmit

nenvizojne karakterin shume evolues te ketij sektori, i lidhur me faktore

ekonomike, social, demografike, jo vetem nacionale por edhe me

gjere.(globalizimi)

Nuk ekziston me nje tip i vetem turizmi pushues, pra me disa pak shfaqje te

pakta turistike. Sot mund te dallosh disa forma te ndryshuara te turizmit ne

kohe, dhe ky evolucion i tyre te le te imagjinosh edhe modifikime ne te

ardhmen, e afert apo e larget qofte kjo.

Prandaj, eshte e nevojshme te “monitorohet” ajo qe ekziston, duke e vleresuar

sipas ofertes se strukturave aktuale, per te avancuar pastaj hipoteza per

implementim te politikave perballe tregut te sotem, qe te mos gjendemi te

papregatitur perballe kerkesave te reja, duke permiresuar dhe suportin

informativ e njohes.

-Nje politike mirmbajtjeje qe ka per qellim te racionalizoje dhe te permiresoje

sherbimet ekzistuese. ( struktura, organizime, aktivitete publike e interesa

private-behet fjale pra te percaktohet efikasiteti i sistemit ne funksionim e te

permiresohet perdorimi tij.)

Nje politike rinovimi, rrjedhoje e te rese qe avancon, dhe qe mund te perfshije

jo vetem dhe jo aq tipologji te reja te turizmit, sa shfaqje te ndryshme ne tipe

tashme te njohura.

Ne qender kemi produktin turistik rreth te cilit sillet vemendja e kerkeses dhe

e ofertes.

117

Page 118: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Masat që rëndojnë mbi ambjentin natyror nuk janë me origjinë turistike,

megjithate, eshte e pamohueshme qe perdorimi e organizimi i hapsires per

turizem të mund të gjeneroje disa ndotje(mbeturina ushqimore, ujra te zeza,) e

crregullime te ambjentit prites(pejsazhe e qendra te ç‘natyralizuara nga

shpyllezimet, nga hapja e rrugeve, nga ndertimet e modifikimet topografike).

Per te kufizuar efektet negative te turizmit masiv ne disa ambjente natyrore,

eshte ndjekur nje politike e vertete e ruajtjes e perdorimit turistik te hapsirave

natyrore te ndjeshme; keshtu, ne mjaft vende jane krijuar parqe natyrore

nacionale e rajonale, ente per mbrojtjen e hapsirave malore apo bregdetare

turistike, etj. Kjo politike fillon me masat per ruajtjen e teresive natyrore

specifike, siç jane parqet e zonat delikate ambjentale, apo kontrolli i zhvillimit

turistik duke evituar nje konsum te hapsires qe mund te demtoje vete resurset

gjeografike.

Ruajtja e trashegimise natyrore varet nga zgjedhjet ekonomike, sociale e

ekologjike qe behen.

Persa i perket mbrojtjes se ambjentit human, ajo shpesh vjen pas mbrojtjes se

resurseve natyrore e ambjentit historik e artistik.

Turizmi zakonisht favorizohet nga popullsia e cila eshte ne kerkim te vendeve

te punes e burimeve financiare.

Problemet kryesore qe lindin jane ato te ndeshjes se mentaliteteve e kulturave

mes turisteve e popullsise pritese. Disa kufizime te lirive te turisteve mund te

evitojne cenimin social e moral te shoqerive pritese, nganjehere pak te

pregatitura per te pranuar zakonet e turisteve perendimore.

Turizmi mund te nxjerre probleme humane ne shoqerite pritese kryesisht

nepermjet pervetsimit te hapsires, konsumator i se ciles eshte me teper se

industria.

118

Page 119: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Politikat turistike nuk mund te jene veçanerisht konservative, edhe ne rastet e

hapsirave vetem te vizituara e mjaft te mbrojtura si parqet kombetare apo

rezervatet ku nevojitet nje minimum infrastrukture turistike. Por, nga ana tjeter,

nje kufizim i levizjes turistike e qendrimit shenon mungesen apo vdekjen e

turizmit atje.

Planifikimi e rregullimi i një territori synon në shfrytëzimin sa me racional të

kësaj hapësire nga njeriu; pra në thelb ai presupozon avantazhe ekonomike të

cilat kërkojnë përcaktimin e përparësive të zhvillimit në rajon.

Shfrytëzimi sa më efektiv i një hapësire, me sa më pak invenstime arrihet

nëpërmjet realizimit aty të një aktiviteti fitimprurës në perputhje me resurset që

hapësira ofron, aktivitetet që duhet të jenë sa më të qëndrueshëm dhe të

respektojnë ambientin. Pra, shkalla e ndërhyrjes në një territor të caktuar

përcaktohet gjithnjë në përshtatje me aftësitë mjedisore.

Planifikimi cilësor i hapësirës është ndër parakushtet më të rëndësishme për

zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të turizmit. Hapësira , në kuptimin e

ngushtë dhe të gjerë, është parakushti themelor i ardhjes dhe i qëndrimit te

mysafirëve e njëkohësisht është edhe faktor i zhvillimit të destinacionit turistik

apo faktor aktiv që e kushtëzon kete zhvillim. Ndërtimi i infrastrukturës

turistike ka karakter afatgjatë, prandaj planifikimi i zhvillimit të hapësirës është

kushti themelor i funksionimit të suksesshëm e afatgjatë të destinacionit

turistik. Planet hapësinore janë njëri nga dokumentet themelore të zhvillimit të

turizmit, sepse orientojnë dhe përcaktojnë planifikimin e të gjitha degëve dhe

veprimtarive ekonomike që aktivisht marrin pjesë në formimin e ofertës

turistike.

Turizmi trajtohet si një fenomen kompleks, jo vetëm ekonomik por edhe

natyror, psikologjik, social. Dihet që pothuajse çdo mjedis gjeografik paraqet

prirje për zhvillim turistik, por aftësia e realizimit me sukses të këtij aktiviteti

119

Page 120: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

varet nga mënyra se si këto prirje vihen në shërbim të turizmit. Nga ana tjetër,

turizmi në krahasim me degët e tjera ekonomike është shumë i ndjeshëm ndaj

cilësisë së lartë të ambientit(mjedisit), pasi turisti është gjithnjë e më

sensibilizues e reagues ndaj mjedisit. Cilësia mjedisore përbën gjithnjë edhe një

kriter për zgjedhjen e një vendi turistik. Kështu që, ekziston një lidhje e

ndërsjelltë mes një territori cilësor e të planifikuar dhe aktivitetit turistik.

Për organizimin e një hapësire turistike sipas projekteve të ndryshme turistike

lind nevoja e kontrollit të aftësive të mjedisit, në mënyre që të zgjidhen

hapësirat gjeografike më të përshtatshme dhe të ndërhyhet në ambient në

mënyrë sa më të kontrolluar, për të evituar sa më shumë të jetë e mundur

mbingarkesat. Projektet turistike mund ta transformojnë ndjeshëm hapësirën.

Kontrolli i aftësive mjedisore ka të bëjë me parashikimin dhe vlerësimin e

fakteve e pasojave që do të shoqërojnë këtë mjedis si rezultat i zbatimit të

aktiviteit turistik.

Sipas shkallës së njohjes dhe mundësive financiare e teknike që njeriu zotëron,

ai përpiqet të planifikojë, të rregullojë dhe të sistemojë territorin e vet. Cdo

ndryshim që njeriu bën në sipërfaqen e një territori mund te përfshihet në

konceptin rregullim, gjithnje nese kahu i ketij ndryshimi eshte pozitiv dhe

impakti i pademshem . Politika e rregullimit të territorit nënkupton rëndësinë e

funksionimit të elementëve të jetës së shoqërisë në hapësirën gjeografike.

Analizat e hollësishme territoriale përfshijnë:

-aspekte demografike – si shtrirja, dendësia, migrimet-

-aspekte ekonomike – si zhvillimi i bujqësisë, industrisë, infrastrukturës-

-aspekte sociale – si zhvillimi administrativ, kulturor, shëndetsor-

-aspekte ekologjik – si disekuilibret në ekosistemet natyrore-.

120

Page 121: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Një zhvillim turistik i përgjegjshëm, si formë e organizmit hapësinor në një

terrritor të caktuar mund të përfaqësojë në të njejten kohë dhe një praktikë të

mirë mjedisore që ka në thelb parimet e qëndrueshmërisë.

Zhvillimi i qëndrueshëm22 kënaq nevojat e së tashmes, por pa kompromentuar

aftësine e brezave të ardhshëm për të kënaqur nevojat e tyre përmes të njëjtit

mjedis. Një zhvillim që nxit akomodimin në peisazhe natyrore, trashigiminë

kulturore dhe karakterin rajonal mund të jetë dhe një instrument afatgjatë në

ruajtjen e zhvillimin e cilësive tërheqëse rajonale në drejtim të industrisë së

turizmit e udhëtimit. Nga ana tjetër, popullsia lokale mund të përfitojë

gjerësisht nga një përshtatje e butë mjedisore me zhvillimin ndërtimor e

lehtësirat e tjera që kërkon kjo situatë.

2 MMeessaazzhhii ii zzhhvviilllliimmiitt ttee qqeennddrruueesshheemm eesshhttee ssee mmee sshhuummee vveemmeennddjjee ii dduuhheett kkuusshhttuuaarr vvaarrjjaabbllaavvee aammbbjjeennttaallee,,ssee mmiirreeqqeenniiaa ee ppeerrggjjiitthheesshhmmee ssoocciiaallee nnuukk mmuunndd ttee ssiigguurroohheett vveetteemm nnggaa mmiirreeqqeenniiaa mmaatteerriiaallee ddhhee ssee ccddoovveenndd dduuhheett ppaarree nnggaa kkeennddvveesshhttrriimmii ii ppeerrppaarriimmiitt ttee ttiijj eekkoonnoommiikk,, ppoorr eeddhhee ttee aattiijj aammbbjjeennttaall.. KKoommiissiioonnii BBootteerroorr ppeerr MMjjeeddiissiinn ddhhee ZZhhvviilllliimmiinn ((KKoommiissiioonnii BBrruunnddttllaanndd)) qqee ee ppeerrddoorrii ii ppaarrii nnee vviittiinn 11998877 tteerrmmiinn""zzhhvviilllliimm ii qqeennddrruueesshheemm"" ee ppeerrkkuuffiizzoonn aattee ssii ""zzhhvviilllliimmiinn qqee rreeaalliizzoonn nneevvoojjaatt ee ttee ttaasshhmmeess ppaakkoommpprroommeettuuaarr aafftteessiinnee ee bbrreezzaavvee ttee aarrddhhsshheemm ppeerr ttee rreeaalliizzuuaarr nneevvoojjaatt ee ttyyrree.. ZZhhvviilllliimmii ii qqeennddrruueesshheemm nneennkkuuppttoonn qqee rrrriittjjaa ddhhee zzhhvviilllliimmii eekkoonnoommiikk ttee rreeaalliizzoohheenn mmbbii mmuunnddeessiittee rreeaallee tteennaattyyrreess ppeerr tt''ii mmbbeesshhtteettuurr aattoo.. KKeesshhttuu,, eeddhhee rrrriittjjaa eekkoonnoommiikkee nnuukk mmuunndd ddhhee nnuukk dduuhheett tt''ii tteejjkkaalloojjee mmuunnddeessiittee qqee ii jjeepp nnaattyyrraa.. NNee kkeettee rraasstt ddoo ttee tthhuuhheejj ssee rrrriittjjaa ddhhee zzhhvviilllliimmii jjaannee mmbbeesshhtteettuurr mmbbii mmuunnddeessiittee qqee ii lleejjoonn nnaattyyrraa ddhhee ssee mmuunndd ttee jjeennee ttee qqeennddrruueesshhmmee nnee kkoohhee.. NNee rraasstt ttee kkuunnddeerrtt ddoo ttee tthhuuhheejj ssee rrrriittjjaa aappoo zzhhvviilllliimmii nnuukk eesshhttee ii mmbbeesshhtteettuurr,, pprraa aass ii qqeennddrruueesshheemm,, ddhhee ssee sshhppeejjtt ddoo ttee ffiilllloojjnnee ttee sshhffaaqqeenn pprroobblleemmee qqee jjaannee sshhuummee ttee vveesshhttiirraa ppeerr ttuu zzggjjiiddhhuurr qqooffttee nnggaa ppiikkppaammjjaa eekkoonnoommiikkee,, qqooffttee nnggaa aajjoo tteekknniikkee.. MMaarrrree nnggaa wwwwww..iittaapp..ggoovv..aall.. IINNSSIITTUUTTII II AADDMMIINNIISSTTRRAATTEESS PPUUBBLLIIKKEE.. SShhkkeeppuuttuurr nnggaa bbrroosshhuurraa MMeennaaxxhhiimmii ii MMjjeeddiissiitt..ffaaqqee,,99..

121

Page 122: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Edhe pse turizmi përbën një aktivitet ekonomik që sjell të mira materiale për

komunitetin pritës e për vizitorin, ai nuk mund të shëroje çdo problem

ekonomik apo ambiental por duhet të jetë pjesë e një ekonomie të balancuar në

disa raste ose e vetmja bazë ekonomike në raste të tjera.

Shkalla dhe hapi i zhvillimit turistik duhet të respektojë karakterin e zonës, si në

dimensionin kulturor dhe atë mjedisor. Turizmi i përgjegjshëm është i

ndjeshëm ndaj nevojave e aspiratave të popullsisë vendase, ku kjo parashikon

pjesmarrjen lokale në vendimarrje dhe punësimin e popullsisë lokale.

Të gjitha format e aktivitetit njerëzor kanë impaktin e tyre në ambientin fizik,

dhe turizmi nuk bën përjashtim nga kjo, sidoqoftë sipas principeve të turizmit

të qëndrueshëm, është e nevojshme të kushtohet kujdes impakteve fizike të

objekteve turistike të të gjitha tipeve. Ështe e rëndësishme që objekte të tilla si

hotele, komplekse objektesh sportive ose marine, të projektohen jo vetëm për

të kënaqur nevojat e turistëve por gjithashtu të planifikohen që të mos

ndërhyjnë pa kriter, në harmoni me zonën përreth.

Në ndërtimin e objekteve të reja është e rëndësishme të konsiderohet

pozicionimi i tyre. Sipas studimeve të ndërmarra rekomandohet që pozicionimi

i objekteve të përcaktohet sipas një numri kriteresh ku hyjnë:

-përshtatje me tipin e përmasat e objektit të planifikuar.

-distanca nga zonat tërheqëse potenciale.

-disponibilitet të tokës e cila nuk është e kërkuar për përdorime më të

rëndësishme ose që nuk është e një shkallë të lartë ruajtje.

-lehtësi arritje, pranë një sistemi transporti eficient i cili përfshin transportin

publik apo të këmbësorëve.

-disponibilitet dhe infrastrukturë të përshtatshme.

122

Page 123: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Brenda KE, që në 1985 këto direktiva mbulojnë një numër projektesh turistike

specifike si:

ski-lifte, ndërtim rrugësh, porte, komplekse marine dhe aeroporte, fshatra

pushimi e komplekse hoteliere. Çdo skemë në këtë drejtim konsiderohet një

strategji alternative për zhvillim dhe mundësi të përdorimit të territorit që

marrin parasysh përparësitë ambientale.

Zhvillimi i qendrave urbane, zonave rurale, bujqësise e industrisë,

infrastrukturës etj., nuk mund të kenë perspektivë të gjatë nëse nuk lidhen me

planifikimin e rregullimin e territorit.

Në rajonin mesdhetar mirqënia e mëtejshme e popullsisë lokale varet nga

sigurimi i një balance harmonike mes turizmit dhe ambientit.

Pjesa më e madhe e brigjeve mesdhetare karakterizohen nga një urbanizim

intensiv. Nivelet e larta të transportit bashkohen dhe me ndotjen akustike nga

aeroportet. Përdorimi i tejskajshëm i resurseve ujore ka lindur nevojën e kthimit

të ujit të kripur në të pijshëm në mjaft zona. Mbeturinat e patrajtuara kanë

ndotur plazhet e detin. Pra është evidente që qëllimet e një turizmi më të

qëndrueshëm e të përgjegjshëm, në ndihmë të një organizimi më të drejtë

territorial, përfaqësojnë një sfidë të madhe për rajonin mesdhetar.

Edhe rajonet malore paraqesin një nga ekosistemet më me vlere në Evropë, si

dhe një nga sfidat më të mëdha që gjenerojnë strategji të bazuara në

qëndrushmëri. Alpet janë bërë shtëpia e disa tipeve të turizmit, duke përfshirë

këtu agro-turizmin e turizmin natyror, por atje ekziston gjithashtu edhe një

industri turizmi masiv. Sidoqoftë, impakti i sporteve dimërore është veçanarisht

i rëndësishëm. Turizmi i dimrit zakonisht konsiderohet se është më

destruktiv(shkatërrues) se turizmi i verës si pasojë e zonave të gjera me pisha e

shumë aktivitete që kontribuojnë në erozion, shkatërrim pyjesh etj. Rol të

rëndësishëm në Alpe luan turizmi fermer me prezencën e çmueshme të

123

Page 124: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

fermave, presionin e bujqësisë, dhe rëndesinë e të tillë aktiviteteve në ruajtjen e

kulturave tradicionale e pejsazheve.

Aktiviteti turistik ka impakte fizike, ekonomike, sociale e ambientale në

hapësirën ku ai zhvillohet, pikerisht, për të menaxhuar drejt të tilla impakte

aktiviteti në këtë territor duhet të planifikohet i qëndrueshëm dhe të realizohet

si i tillë. Për ti ardhur në ndihmë ketij planifikimi territorial dhe duke synuar në

ruajtjen e ekuilibrave ambientale ka lindur idea e kapacitetit mbajtës.

Ky është një koncept teknik i njohur nga planifikuesit si një maksimum deri në

limite për përdorim turistik i një zone të veçantë.

Kapaciteti mbajtës përfaqëson nivelin e vizitorëve që përdorin një zonë e mund

të akomodohen në nivel të larte pritjeje të tyre dhe pa një shterrim permanent

të resurseve të saj natyrore.

Llogaritja e njohja me kapacitetin mbajtës është e nevojshme por jo një kusht i

mjaftueshëm, për një zhvillim të qëndrueshëm. Por, megjithë rezervat,

kapaciteti mbajtës mbet një koncept mjaft i përdorshëm. Proçesi i vërtetë i

llogaritjes së kapacitetit mbajtës jep mundësi që grupimet e interesuara lokale të

kuptojnë qëllimin e qëndrushmërisë dhe faktin se ka limite në zhvillim. Kur

kapaciteti mbajtës zakonisht shihet si rregullator i vendosur nga sektori publik

ndaj sektorit privat, themi se mund të punojë në interes të të gjitha palëve. Nuk

është në interes të kompanive turistike të dërgoje turiste në “hotele me 5 yje, në

një ambient me një 1 yll”.

Kriteret që përcaktojnë kapacitetin mbajtes janë:

- në drejtim të ambientit:(ekologjike, ekonomike, sociale, kulturore,

disponibilitet-resursesh).

- në drejtim të imazhit/produktit turistik:(karakteristikat fizike, ekonomike,

social-kulturore, disponibiliteti i resurseve).

124

Page 125: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Planifikimi më i mirë territorial i aktivitetit turistik arrihet:

duke iu përshtatur të papriturave në kushtet e përgjithshme ekonomike të

zonës, situatës energjitike, të paisjeve e kërkesës turistike, vlerësimit të stilit të

jetës, të ardhurave të industrive inividuale e faktorëve të tjerë në ambientin e

jashtëm.

duke ruajtur veçantinë në resurset natyrore e fizionominë e tyre, strukturën

lokale kulturore e sociale, arkitekturën lokale, monumentet historike, aktivitetet

e ngjarjet tipike lokale, parqet e zonat sportive e karakteristika të tjera të zonës

destinacion.

duke krijuar në masën e dëshiruar nivel të lartë të ndergjegjësimit mbi të mirat e

turizmit(përfitimet), një imazh të qartë e pozitiv të zonës si destinacion turistik,

organizim efektiv të industrisë, nivel të lartë kooperimi mes operatorëve turistik

individual, marketing efektiv e programe informacioni udhëtimesh, si dhe

objektiva të tjera.

duke shmangur të padëshirueshmen në konkurrencën e panevojshme mes

operatorëve individual, qëndrimet jo miqësore të rezidentëve lokalë ndaj

turistëve, demtimet ose ndryshimet permanente te fizionomise natyrore dhe

resurset historike, humbjen e identiteve lokale, humbje të ndarjes së tregut,

ndalim të aktiviteteve apo ngjarje të veçanta lokale, mbingarkesë, mbipopullim e

probleme trafiku, ndotje, sezonalitet i lartë e faktorë të tjerë. Pra, planifikimi

turistik përbën një përpjekje drejt një zhvillimi të integruar e të qëndrueshëm,

gjë që kërkon përgjegjshmëri të larte ndaj territorit ku ky aktivitet planifikohet.

Nga rregullimi e mirëmbatja e kësaj hapësire varet dhe jetëgjatësia e aktivitetit

turistik si dhe përfitimet prej tij.

Planifikimi i përdorimit të territorit ka në baze të tij zhvillimin e resurseve

lokale dhe disa rrjedhoja për shoqërinë dhe ambientin.

125

Page 126: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Ardhjet masive në një territor ushtrojnë një presion të madh në tregun e

punës(formal apo informal qoftë). Për popullsinë urbane kemi vende të reja

pune; ndërsa influencat e fuqishme të jashtme shkaktojnë nganjëhere humbje të

identitetit lokal dhe të pjesmarrjes lokale në këtë aktivitet.

Zgjerimi i vendbanimeve çon në një konkurrencë të përdorimit të tokës,

kryesisht me bujqësine e hapësirave përreth, gjë që sjell migrime drejt qytetit.

Ky ekspansion aktiviteti e mbipopullim në një moment të caktuar mund të

sjellë konflikt interesash në drejtim të furnizimit me ujë midis turistëve,

nevojave të popullsisë lokale, dhe bujqësise intensive.

Nga ana tjetër, dihet se zhvillimi turistik sjell një shtrirje më të gjerë të

infrastrukturës rajonale; kështu është e nevojshme të përcaktohet nëse kjo

shtrirje infrastrukture realizohet vetëm për turizmin apo edhe për një zhvillim

të përgjithshëm ekonomik.

Por një konflikt i dukshëm interesash në një aktivitet të tillë njerëzor përbën ai

me mjedisin natyror; kjo nëpërmjet përdorimit të tepruar të zonave rekreative

apo shtrirje e tepërt e zonave hoteliere. Në të tilla raste, ndotjet mund të

verifikohen në ujra, plazhe, rajone rekreative etj, për shkak të kanalizimeve të

pamjaftueshme apo hedhjeve të mbeturinave.

Këto jane disa nga rastet e disekulibreve natyrorë që mund të lindin nga

ushtrimi i një aktiviteti ekonomik në një territor të caktuar nëse nuk bëhet një

planifikim preçiz i përdorimit të tij në drejtim të përfitimit nga ky aktivitet si

dhe nga ambenti natyror nëpërmjet ruajtjes dhe mbrojtjes së tij.

Objektivat kryesore të planifikimit dhe rregullimit të një territori duhet të

synojnë përfitimet nga aktiviteti që zhvillohet aty, gjithmonë duke patur

parasysh mbrojtjen e tij-një mjedis i mbrojtur dhe i aftë per tu shfrytëzuar

garanton vazhdimësinë e aktivitetit.

126

Page 127: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Në çdo fazë të zhvillimit është i nevojshëm formulimi i bashkëpunimit mes

komunitetit rajonal dhe planeve të përdorimit të hapësirës e resurseve, nëse

duam që ky zhvillim të jetë sa më i përgjegjshëm ndaj ambientit dhe shoqërisë

që jeton aty, dhe sa me i qëndrueshëm në kohë.

Nisur nga sa më sipër, mund të themi se synimi i një planifikimi hapësinor të

aktivitetit ka të bëjë me realizimin e një zhvillimi optimal turistik në hapësirën

përkatëse; me barazpeshën e shërbimeve pritëse, të qarkullimit apo

komunikacionit dhe shërbimeve të tjera plotësuese duke mbrojtur resurset

atraktive në te cilat bazohet zhvillimi turistik; me krijimin e kushteve për një

zhvillim të qëndrueshëm.

Aktivitetet parësore për arritjen e këtij synimi konsistojnë në:

përcaktimin e hapësires për shfrytëzim turistik në nivel kombetar.

- në bazë të karakteristikave specifike natyrore dhe kulturore të rajoneve

dhe të lokaliteteve duhet të përcaktohet lloji i turizmit që optimalisht do t’i

shfrytëzojë resurset ekzistuese dhe të kushtëzojë atë ndërtim që është i

mundshëm dhe i pranueshëm, ne varësi nga karakteristikat të hapësirës.

- gjatë ndërtimit të objekteve të reja, përkatësisht me rastin e projektimit të

stilit të ndërtimit dhe të zgjedhjes së materialit, duhet të respektohen tradita dhe

stili autokton i mjedisit rrethues që të ruhet harmonia dhe identiteti pamor i

rajoneve të caktuara .

Perfundimisht mund te themi se prioritet e zhvillimit të turizmit nga aspekti i

rregullimit të hapësirës janë:

• përparësia e rikonstruktimit të hoteleve ekzistuese të sektorit shoqëror deri në

nivelin e kërkesës evropiane.

• përparësia e përmirësimit të infrastrukturës së brendshme e të jashtme dhe

mbrojtjes së mjedisit.

127

Page 128: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

• në qoftë se ndërtohen objekte të reja, përparësi t’i jepet ndërtimit në hapësira

ku ka nevojë për sherimin e shumëllojshëm të terrenit ku objektet duhet t’i

përshtaten mjedisit lokal,

• në kuadër të analizës së ndërtimtarisë turistike të hapësirës menjëherë duhet

të fillojë hartimi i një studimi të plotë dhe i bazës programore për llojet e

zgjedhura të turizmit (gjuetisë, rural, ekoturizmit, turizmit kulturor,turizmit

rekreativ, etj).

• ndërtimi i kapaciteteve pritëse për nevojat e parqeve kombëtare të

orientohen në vendet anësore, jashtë kufijve të zonës së mbrojtur.

128

Page 129: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

VI. Konkluzione dhe rekomandime

Alpet Shqiptare përfaqësojnë një vazhdim natyror të Alpeve Europiane dhe si

të tilla bëjnë në vetvete resurse të dukshme natyrore; prandaj egzistojnë

mundësitë e një zhvillimi turistik të përshtatshëm të këtij rajoni sipas shembullit

të këtij zhvillimi në Alpet Europiane.

Nga sa u tha më sipër vërehet se zgjedhje të mundshem turistike në Alpet

Shqiptare mund të përbëjnë:

- disa forma origjinale orografike (tipike luginat akullnajore)

- shpellat karakteristike për tu eksploruar

- pasuria e madhe ujore dhe kataraktet malore

- aspekte tipike të botës vegjetale e shtazore.

Të tilla peisazhe përbëjnë premisa të mjaftueshme për zhvillimin e një turizmi

natyralistik për të interesuarit e natyrës, ekskursioneve alpinistike ose

kampingeve verore, apo për një turizëm klimatik për të cilin ky rajon ka një

traditë të hershme.

Por nëse shtojmë edhe kushtet e favorshme hipsometrike e klimatike, me

rreshje të bollshme dëbore sidomos në vjeshtë e dimër, një drejtim të

mundshëm rekreativ e turistik përbëjnë lëvizjet atje të personave të interesuar

për sportet e dëborës, sidomos shëtitjet me ski .

Në dekadat e fundit, si rrjedhojë e një ekonomie të mbyllur e të centralizuar, në

këto ambiente rurale ka patur një rënie ekonomike në sektorin bujqësor e

blegtoral. Por tradita, përvojat, potenciali njerzor dhe pasuritë natyrore janë

129

Page 130: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

drejtimet që duhen njohur fillimisht e pastaj programuar për të mbështetur

zhvillimin ekonomik të këtyre zonave malore.

Nga shqyrtimi i mundësive të zhvillimit që zona paraqet del se turizmi mund të

përbëjë një drejtim parësor në zhvillimin e përgjithëshëm zonal.

Realizimi i programeve për një përdorim sa më të madh të burimeve egzistuese

ndeshet në disa pengesa reale:

- situata ekonomike jo e mirë e këtyre mjediseve malore

- emigrimi i një pjese të popullsisë, sidomos moshës së re

- gjëndja e dobët e infrastrukturës dhe superstrukturës.

Kështu, në gjetjen e alternativave dhe politikave të mundëshme që do të

mundësonin një zhvillim të qëndrueshëm të rajonit, në favor të drejtimit turistik

duhet patur parasysh:

- subvencione nga shteti

- nxitja e kooperimit financiar të fermerëve të vegjël, për periudha

afatshkurtra ose afatmesme

- përpilimi i projekteve të ndryshme për tregjet financiare rurale, në

ndihmë të varfërisë rurale sidomos fermerëve të vegjël

Pastaj, në një fazë të mëtejshme planifikimi dhe rregullimi i hapsirës në favor të

drejtimit turistik të zonës duhet të ketë parasysh

- mbrojtjen e potencialit natyror të hapsirës

- ndërhyrja në mjedis të bëhet në përshtatje me disa korniza

ekologjike, meqë kemi të bëjmë me një zonë të virgjër

130

Page 131: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

- të përcaktohen kufijtë e ngarkesës turistike në raport me zonën e

banuar e tipet e peisazhit alpin

Zhvillimi turistik të realizohet në përshtatje me karakterin tipik të zonës rurale,

me veçantitë jetësore e kulturore aty, gjë që përbën edhe një motiv më tepër të

tërheqjes turistike.

Studimi në fjalë përbën vetëm një pjesë të një studimi të përgjithshëm

turistik mbi Alpet Shqiptare e perspektivat e zhvillimit të tyre. Prandaj, nuk

pretendoj se është thënë gjithçka, por jam munduar të hedh bazat ose piketat e

një studimi të tillë, duke ju referuar në këtë stad të parë vetëm Alpeve

Perëndimore.

Synimi i studimit është përqëndruar në dhënien e një ideje -guidë për

zhvillimin turistik të rajonit duke përcaktuar në mënyrë më reale piksynimet

cilësore e sasiore të këtij zhvillimi, format organizuese të turizmit për gjithë

rajonin dhe rrjedhojat për këtë rajon.

131

Page 132: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Foto të zonës Foto nga Thethi

132

Page 133: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

133

Page 134: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

134

Page 135: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

135

Page 136: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

136

Page 137: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Lugina e Kirit

137

Page 138: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Foto – Razma

138

Page 139: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

139

Page 140: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

140

Page 141: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Foto nga Luginat e Cemit e Vermoshit

kanion- Grabom

141

Page 142: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

142

Page 143: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Vermos

143

Page 144: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

okol Pamje nga zona e Bogës

Bridashë

144

Page 145: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Raba e Bogës

Radohina

145

Page 146: Doktoratura Nevila Dibra, Fakulteti i Historise dhe i Filologjise ...

Turizmi në kuadrin e zhvillimit rajonal në Alpet Perëdimore Nevila Dibra

Peisazh në Jeshnicë

kulla-fortesë

146