DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · që po luhen gjithandej trojeve shqiptare,...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 6 QKSH “Migjeni” Viron Kona në vizitë tek Pipi çorapegjata në Vimmerby të Suedisë- maj 2011

Transcript of DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutet · që po luhen gjithandej trojeve shqiptare,...

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, qershor, 2011

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti V , Nr. 6

QKSH “Migjeni”

Viron Kona në vizitë tek Pipi çorapegjata në Vimmerby të Suedisë- maj 2011

2

Kush është Smajl Lushtaku – Prekazi ?-U linda në vitin 1960 në Prekaz të Poshtëm, komuna e Skenderajt, në Drenicës. Shkollën fillore e kreva në vendlindje, ndërsa të mes-men në Skenderaj. Kam mbaruar dhe dy vite të fakultetit Juridik në Prishtinë, por për rrethana tashmë të njohura e të asaj kohe u detyrova t’i ndërpres studimet. Dëshira ime ishte që të studioj aktrimin, ku kjo dëshirë u realizua tek në vitin 1991, në Poloni ku mbarova Akademinë për Teatër dhe Film. Që nga fëmijëria e hershme, në shpirt kam pasur artin dhe kam qenë aktiv në jetën kulturore dhe artistike. Jam baba i pesë fëmijëve .Qe pesëmbëdhjetë vite Smajli jeton dhe vepron në Holandë!

Smajl Lushtaku - PrekaziJeni njëri ndër themeluesit e Teatrit ‘’Drenica’’ të Skenderajt, kur ka ndodhur kjo dhe ç’ju shtyri ta themeloni këtë Teatër? -Po. Me një grup te rinjsh entuziastë dhe dashamirë të dërrasave të skenës, themeluam Teatrin « Drenica » në vitin 1976. Ishte kërkesë e kohës njëherit edhe një lloj rezistence kundër regjimit serbosllav, që ta prezantojmë kulturën tonë të mirëfilltë shqiptare.

Sepse siç dihet arti u paraprinë edhe revolucio-neve dhe ndryshimeve rrënjësore në shoqëri.Bazën e aktrimit përpos Zotit që na e dhuroi, e morëm edhe ne shkollën e mesme tek prof. Beqir Beqiri, i cili ishte një entuziast i madh dhe punonte me ne me zemër dhe shpirt.Më që dëshira ishte tejet e madhe për aktrim dhe për ta promovuar edhe më tepër kulturën dhe artin, në vitin 1976 formuam teatrin « DRENICA », me një grup shokësh si : Bilall Koci, Shaqir Bejta, Arif Lushtaku, Ramadan Dobra, Agim Gashi, Shefqet Lushtaku, Rexhep Uka, Beqir Beqiri, Nexhmije Rreci etj.Qëllimi ynë kryesor për formimin e këtij Teatri ishte që të rezistojmë përmes kulturës sonë të mirëfilltë shqiptare. Duke i vënë në skenë traditat pozitive shqiptare dhe duke i luftuar ato nega-tive, si dhe duke e luftuar pushtuesin serbosllav përmes fjalës artistike-skenike.Prishtinapress: Në cilat drama keni luajtur dhe cilat role?Smajl Lushtaku – Prekazi: Që nga viti 1976 kam qenë aktiv në këtë Teatër deri në vitin 1990, plot 14 vite. Kam luajtur në dramat : « Ik,Jak,ik » të Josip Relës,- rolin e Gjonit , te drama « Buqitje malesh » të Murteza Pezës-rolin e Shpendit ,kam bërë regjinë e pjesës teatrale « Shtatë shaljanët » dhe kam lujt rolin e Vuksan Gjonit, te « Halili dhe Hajrija » -rolin e Halilit, »Toka jonë » e Kolë Jakovës-rolin e Tuq Makut te « Rrëmuja » e Jusuf Kelmendit – komesarin, të «Hakmarrja » e Jusuf Kelmendit – rolin e Musë Mehmetit, te « Agu »i Din Mehmetit - rolin e Nikës, te « Nita » e Josip .V.Relës kam bërë regjinë e kurse te « SHTROJERA » e Nebil Durakut kam bërë dramatizimin dhe regjinë etje.

Diçka nga ajo kohë, ndonjë kujtim?-I tërë aktiviteti ynë zhvillohej në saje të vullnetit dhe entuziazmit (luanim dhe aktronim pa pagesë, pa para) në baza vullnetare e mbanim gjallë frymën artistike, duke mos kursyer asgjë nga vetja vetëm e vetëm të dëgjohej fjala shqip!Më kujtohet, ishim në prag te shfaqjes së dramës « HAKMARRJA » dhe në skenë duhej të ishte një gardh. Pa hezituar dolëm në malet e Prekazit,I premë thuprat dhe e thurëm gardhin, ishim tre veta, morëm tre pjesë të gardhit dhe duke kaluar me gardh në shpinë nëpër qendër te Skenderajt dhe i vumë në skenë. Njerëzit që

po na shihnin në qytet po mendonin se jemi çmendur, por më vonë e morën vesh. Në hapat e parë nuk kishim shumë shikues dhe më kujto-het edhe një rast jo i këndshëm. Erdhi Zdravko Çolici me një koncert, është dashtë katër herë të shfaqet koncerti sepse kishte kërkesa të mëdha nga publiku, ndërsa ne kur shfaqnim ndonjë pjesë në fillim interesimi i publikut ishte tejet i vogël, vinin vetëm artdashësit e mirëfilltë. Por, sa më shumë që shtohej shtypja serbosllavëve vetëdija e njerëzve sa vinte e shtohej, por duke iu falënderuar punës dhe sukseseve tona, filluan të mbushen sallat plot kudo që shfaqnim drama.

Pas shfaqjes se dramës « ik Jak,ik »viti 1980

Keni luajtur edhe me bashkfshatarët tuaj që tani janë dëshmorë të Kombit, siç ishin Hamëz Jashari e Naser Kodra ? -Po thuaj se dhjetë vite kemi qenë së bashku në dërrasat skenike me Hamëz Jasharin dhe Naser Kodrën. Kemi luajtur në Skenderaj por edhe në Prekaz të Poshtëm si dhe në mbare Dardaninë!

ARTI NË SHËRBIM TË ATDHEUT (Intervistë me poetin dhe aktorin Smajl Lushtaku-Prekazi) Nga Agim Gashi - Drenica

(Nga shtypja serbe dhe ngushtimi i hapësirave për të vepruar, shumë intelektualë shqiptar, në fillim të viteve ’90 u dëtyruan të emigrojnë jashtë atdheut. Në mesin e tyre ishte edhe djaloshi entuziast me shpirt artisti, nga Drenica kreshnike, Smajl Lushtaku-Prekazi. Ai u largua me një valixhe duke marrë me vete edhe shumë kujtime dhe ëndrra për atdheun. Rrugët e jetës e degdisën nëpër botë, por kurrë nuk arritën t’ia zbehin dashurinë për artin të cilin e shfrytëzoi si armë luftë në shërbim të atdheun. Ne e vizituam në Holandë, ku jeton sot dhe për lexuesit e revistës «Dituria» zhvilluam këtë intervistë.)

3

Në vitin 1983 formuam një grup të dramës në Prekaz, ku përgatitëm dramën « Fosilet » të Azem Shkrelit. Regjinë e bera unë ndërsa rolin kryesor të Dyl Mehmetit e interpretonte Hamëz Jashari, ndërsa të Bardho Bulit - Naser Kodra. Ishte kënaqësi të punosh dhe bashkëveprosh me këta dy aktorë të zellshëm dhe talente nga natyra.Ishin aktorë të përkryer me nje vullnet të çeliktë. Shumë të urtë me kolegët po të ashpër me armikun, me çka dëshmuan duke dhënë edhe jetën për lirinë që po e gëzojmë. Kam emocione dhe nostalgji për këta dy aktorë që aq shumë na dhanë si në skenë po ashtu edhe në luftë duke u flijuar për më të shtrenjtën-LIRI. Ju qoftë i lehtë dheu i atdheut. Lavdi !

Pas dhunës sistematike të okupatorit serb, si shumë bashkëkombës tuajt ju morët rrugën e mërgimit?

-Po, është e vërtetë. Ato ishin ditët më kobzeza për popullin shqiptar. Jeta u ndalë në Dardani. Kosova u pushtua nga regjimi i bishës Karpate-serbe. Rezistenca jonë ishte e mjerë dhe pasive. Hapësira po ngushtohej për të vepruar dhe Ko-sova po shndërrohej në një burg kolektiv, duke i privuar shqiptarët nga jeta normale: mbyllën shkollat, largohen njerëzit nga puna dhe jeta e shqiptarit (kryesisht e njerëzve që kishin një të kaluar jo të « pastër » për serbët) ishte në rrezik.

Unë si dhjetëra mijëra të tjerë mora rrugën e « korbave » , rrugën e mërgimit me shpresë që për një kohë të shkurtër të kthehemi në Atdhe, por mjerisht mbetëm ende këtu ku jemi. Fillimisht mërguat në Poloni. Jeta e emigrantit atje si dhe aktivitetet tuaja? -Në Poloni migrova në vitin 1991. Pa humbur kohë u regjistrova në Akademinë për Teatër dhe film, që e mbarova në vitin 1995.Jeta e emigrantit në Poloni si në çdo vend nuk ishte e lehtë, por pasi që isha i angazhuar në aktrim më dukej e bukur dhe interesante, ku falënderoj Fondacionin « BATOREGO « që më mundësoi shkollimin duke më ndarë edhe bursë.Në Poloni kam luajtur në shumë shfaqje teatrale si dhe në filmin e Stiven Shpilbergut ‘’LISTA E SHINDLERIT’’ , isha i angazhuar gati 4 muaj!Pastaj migrova në Holande ku edhe sot jetoj dhe veproj.

Smajl Lushtaku-Prekazi dhe Yolanda Paauwe, në dramën «Lule pa aromë » në HolandëSot jeton në Holandë, si e kaloni kohën, me çka merreni ? -Momentalisht gati një vit jam në pushim mjekësor. Kam pasur një operacion, por çdo gjë përfundoi mirë. Merrem kryesisht me poezi dhe së shpejti do të dalë me një përmbledhje. Jam duke përgatitur edhe një skenar të një recitali dramatik që i kushtohet UÇK-së dhe dësh-morëve të Lirisë!

Vonë keni dalë në skenë si poet, kur e kuptuat se keni afinitet për poezi? -Poezia më pëlqen, sepse është kënga e jetës. Melodia e saj herë e dhembshme herë krenare, herë e dashur e herë kryeneqe. S’e di as vetë saktësisht kur kam filluar të shkruaj poezi, sepse edhe në dramatizime të pjesëve teatrale kam kombinuar ndonjë varg apo poezi. Por kohëve të fundit me një intensitet më të shtuar po e krijoj poezinë sepse inspirimin po ma jap mërgimi (mungesa e atdheut) jeta që kemi mbetur : »As me shehër as me Barilevë »siç thotë populli. Mandej situata e pazgjedhur e nyjës shqiptare, ku edhe në këtë fillim të këtij mileniumi çështja kombëtare ende s’është zgjidhur. Unë më shumë jam aktor sesa poet, po poezinë e kam si vaj, sepse nuk kanë thënë me kot të men-çurit :Vaji i burrit është kënga, për mua poezia !

Poezitë tua shquhen për atdhedashuri? -Po është e vërtetë, sepse kush nuk i shërben at-dheut të vet, nuk i duhet as njerëzisë. Unë edhe pse jetoj larg atdheut, dëshiroj të jem ai që jam. Të prezantoj vetveten në origjinalitet. Atdheun e dua mbi të gjitha dhe po më mungon shumë. I mjerë është njeriu pa atdhe, jetim nën mëshirën e fatit dhe zotnisë. Pa keqkuptime, vetëm qentë lehin aty ku hanë. Ne kudo që jemi duhet të dëshmojmë që jemi njerëz me identitet dhe krenar që i përkasim Shqipërisë natyrale. Më shumë se kurrë na nevojitet atdhedashuria, sepse kombi po kalon në një eksperiment të tmerrshëm nga lloj-lloj virusesh, të cilët po mundohen ta zhdukin çdo gjë shqiptare. Andaj frymëzimin e gjej në kombin tim, në historinë dymijëvjeçare të robërisë!

Smajl Lushtaku-Prekazi dhe Yolanda Paauwe, në dramën «Lule pa aromë » në Holandë

Pra inspirim është vetja ime!

A nuk ju duket pak jashtë mode, kur shumica shkruajnë për dashurinë.Vargjet tuaja edhe pas Pavarësisë së Kosovës i përshkon patriotizmi ? Kur do ta ndërroni stilin e të shkruarit ? -Së pari, atdheu s’matet me modë. Mëmëdheu është dashuria më e kapshme dhe e sinqertë që ekziston për mua. Ta duash dikë është e bukur, por ta duash atdheun është hyjnore, takohesh me vetë zotin. Unë mendoj se ata që s’e duan atdheun s’mund ta duan askënd-as personin. E di që shumica e poetëve sot shkruajnë për dashuri, por unë s’merrem me to, jo për faktin q, moti e kam kaluar fazën e adoleshencës, por...sa i përket Pavarësisë së Kosovës, për mua kjo është një lojë e vetëkënaqësisë te disa indi-vidëve, sepse çështja jonë nacionale shqiptare nuk është zgjidhur. Për mua Pavarësia e Kosovës është një akt, por jo kurrsesi krejt shfaqja. Pa Bashkimin e Kombit Shqiptar në një shtet, këto janë dokrra për mua. Stili im i shkrimit ndërron vetëm atëherë kur ta bëjmë ribashkimin e trojeve shqiptare!

Çka kishit për t’i porositur poetët dhe aktorët e rinj?

-Ta duan dhe ta respektojnë vetveten-atdheun, sepse vetëm aty ekziston e bukura dhe hyjnorja. Ta prezantojnë vetveten, kulturën dhe vlerat e mirëfillta shqiptare të cilat janë të veçanta në tërë globin. Të jenë më të guximshëm në mbrojtjen e dinjitetit personal dhe kombëtar! Në fund ëndrra juaj që kishit dashur t’u reali-zohet ?

-Mos më marrtë vdekja, pa e parë SHQIPËRINË NATYRALE, siç e ka krijuar vetë zoti!

Krejt në fund?!Smajl Lushtaku-Prekazi: Ju falënderoj për vizitën, duke i përshëndetur të gjithë lexuesit e revistës “Dituria” dhe gjithë shqiptarët ku do që janë.

(U ndamë nga poeti dhe aktori Smajl Lush-taku-Prekazi, të cilin më shumë se sa vitet e kishin rënduar mbi supe skenat tragjikomike që po luhen gjithandej trojeve shqiptare, por me shpirt kish ngelë po ai Smajli që e kam njohur në vitet’80 (ku për fat kam pas rastin që me të të luaj në disa drama) plot energji dhe elan për artin dhe krijimtarinë, me shpresë që akti i fundit i dramës shqiptare të përfundojë me një dasmë të madhe - me kurorëzimin e Shqipërisë natyrale!)

4

për t’u ndjerë si në shtëpinë tonë.U nisëm drejt Stambollit të madhërishëm, ku aritëm në mesnatë. Qyteti ndriçonte i tëri, sikur të ishte mesi i ditës. Poeti dhe shkrimtari Vaso Papaj i frymëzuar u shpreh: “Në këtë dritë të magjishme të Stambollit, ka bërë vend edhe

qiriri i Naimit tonë të madh. Do të mundohem ta gjej ”! Pushuam vetëm pak orë gjumë në hotelin “Jeshil Park”. U çuam herët, pasi pavarësisht

se ishte ditë e diele, qendrat muzeale ishin të hapura. Sa shumë vizitorë ! Na u desh të prisnim në radhë për të vizituar Sarajet e Sulltanit, kat-edralen e “Shen Sofisë”, katakombet me depon e ujit të ndërtuar që në lashtësi dhe në fund të magjishmen “Xhaminë blu”, një kryevepër e

pa pengesa në Greqi dhe të udhëtojmë lirshëm drejt Turqisë, deri në kufi, i cili ndahej aty ku valëviteshin të dy flamujt Grek dhe Turk, në mes të lumit Marica. Askush nuk e ndjente lodhjen, pavarësisht se rruga ishte e gjatë. Ishte pasdite vonë, kur u futëm në tokën turke.

Shumica prej nesh shkonte për herë të parë në Turqi, dhe secili natyrisht kishte vetëm përfy-tyrime nga ç’kishte dëgjuar nga miqtë, parë në albume, apo lexuar nëpër libra. Mikpritja dhe bujaria turke u ndje që në takimin dhe darkën e parë në kolegjin “Derya”pranë qytetit Tekirdag, ku u pritëm me nderime nga drejtori dhe stafi mësimor i kolegjit. Është një mikpritje që na shoqëroi kudo deri në fund të qëndrimit në Turqi,

Edhe më parë janë organizuar të tilla vizita, si në Maqedoni dhe Kosovë, por udhëtimi drejt Turqisë ishte i veçantë, jo vetëm nga kohëzg-jatja dhe bukuria, por ca më shumë për ç’ka përfituam. Një kombinim i përkryer, punë dhe turizëm, ku u përfshinë: takime me personalitete

të arsimit turk, shkëmbim përvoje me kolegët në nëpër kolegje dhe shkolla shtetërore të qytetit të Stambollit, Bursës dhe për të vazhduar me vizita në qendrat muzeale, historike dhe turistike. Nisja me autobus nga Durrësi, pasditen e të Premtes. Një natë e këndshme në Korçën e serenatave dhe porsa zbardhur mëngjesi i të Sh-tunës, në doganën e Kapshticës. Heqja e vizave bëri të mundur që, ne si qytetarë të lire të futemi

Kadri Tarelli Udhëtim në Turqi

DREJTORËT E SHKOLLAVE TË DURRËSIT VIZITË PUNE NË TURQI

Këto ditë në pushimet shkollore të fund marsit 2011, udhëtuam drejt Turqisë një grup i madh drejtorësh të shkollave të qytetit dhe të rrethit të Durrësit, Kavajës, edhe përfaqësues të DAR-së. Ishte një vizitë pune që zgjati shtatë ditë. Nismëtar i këtij aktiviteti

ishte Z. Sezer Erdogan, drejtori i kolegjit “Turgut Ozal” në Durrës, i cili në mirëkuptim me DAR-në bëri të mundur të organizojë dhe të realizojë një veprimtari të përmasave kaq të mëdha.

5

arkitekturës për madhështinë dhe bukurinë e saj. Përsëri mikpritje. Ishim të ftuar për drekë nga pronari Zekeria Ballakçë në lokalin luksoz”Muradan”me pamje fantastike nga deti. Ora ikën si pa u ndjerë. Mbas ditë vonë një shëtitje me anije në Bosfor, poshtë urave të varura që lidhin dy pjesët e qytetit dhe dy konti-nentet. Në mbrëmje në mjediset e kolegjit “Burç Kolej” në lagjen “Basak Sehir”, një takim me n/drejtorin e Arsimit të Stambollit z. Erol Demir , i cili pasi na uroi mirëseardhjen, na njohu me strategjinë e zhvillimin të arsimit në Stamboll, qytet me popullsi rreth 13 milionë banorë, me 5500 shkolla, ku mësojnë rreth 2.5 milionë nxë-nës. Pa hyrë në hollësi, mund të veçojmë: - Kujdesi që tregohet në investimet e ndërtimeve të shkollave me parametra që t’i përgjigjen kërkesave të kohës.

- Nxitje drejt arsimit të mesëm profesional, ku të rinjtë mund ta gjejnë veten më pranë nevojave të tregut të punës.

- Serioziteti i konkursit për të vazhduar arsimin e lartë, duke i kushtuar përparësi i cilësisë. Nga 1.5 milionë konkurrentë, vetëm 1/3 mund të ndjekë universitin.

- Për nga rëndësia, duhet vendosur në krye: Vë-mendja kryesore dhe parësore në kujdes, është edukimi i brezit të ri me kulturë qytetarie dhe me dashuri për kombin dhe atdheun. E gjitha mund të përmblidhet në tri fjalë: “Edukim, punë, njeri”.

Z. Avni Çuni, përgjegjës i programit të zhvil-limit në emër të DAR-së së Durrësit, përshëndeti dhe falënderoi për mikpritjen vëllazërore dhe i ftoi për të vizituar Durrësin dhe shkollat tona. U shkëmbyen dhurata.

Kështu e mbyllëm ditën e parë në Stamboll. Shumë vonë u kthyem në hotel. E nesërmja më e ngarkuar se dita e parë. Kaluam urën e madhe të Bosforit. Në Stambollin aziatik, një vizitë në “Qytetin në miniaturë”, ku në një hapësirë mjaftë të gjerë, ishin vendosur maketet e veprave dhe monumenteve më me emër në territorin Turk. Brenda një kohe të shkurtër, sikur pamë dhe vizituam gjithë Turqinë. Ishte një ide e realizuar mrekullisht. Një njohje, mësim dhe reklamë fantastike për të nxitur dhe tërhequr turistët nga të katër anët e botës, për të cilin Turqia sot shquhet.

U ngjitëm në kodrën ku është edhe pika më e lartë nga ku shpalosej një pamje e mrekul-lueshme e Stambollit Evropian. Pak më poshtë, në faqe të kodrës , përsëri mikpritje në kolegjin “Coskun”. Bisedë mes kolegësh. Ata mburreshin për rezultatet e larta dhe medaljet e fituara nëpër veprimtari dhe olimpiada. Ishte për t’u marrë si model përvoja e tyre në lidhjen dhe

bashkëpunimin mes shkollës dhe familjes, duke vënë në përdorim internetin, ku informacioni për sjelljen dhe përparimin e nxënësit në mësim përcillej brenda ditës.Pavarësisht se shkurtuam një pjesë të mirë të rrugës duke udhëtuar me traget, në qytetin e Bur

sas arritëm natën vonë. Bursa, kryeqyteti i parë i shtetit Turk me 2.6 milion banorë, i katërti për nga madhësia, shumë i bukur, i ndërtuar në këmbët e malit Ulludag, me klime të shëndet-shme dhe ujë të ftohtë. Vizituam muzeun, varret

e sulltanëve dhe qendrën e hershme ushtarake “Tophane Park”. Shumë fotografi në hyrje të kështjellës. Vizitë në xhaminë e madhe me 20 kube. Drekë në lokalin “Haspek” ku provuam një gatim të veçantë të traditës turke “Iskander qebap”, shumë i shijshëm, shoqëruar me lëng rrushi. Pas dite shumë fotografi tek rrapi 600 vjeçar. Në mbrëmje në mjediset e kolegjit “Nylefer”një takim me Drejtorin e arsimit të Bursës Z. Ail Dilitatlë, i cili në fjalën e mirëseardhjes theksoi: “Jemi të lumtur që sot jemi bashkë, sepse ju kemi mes nesh. Gjithmonë porta për ju është e hapur”. Përsëri ftesë për të vizituar Durrësin e cila u prit me kënaqësi. U shkëmbyen dhurata. Në Bursa vizituam shkollën shtetërore “Canaidin”. Edhe këtu hapësira të bollshme dhe pajisje mod-erne për zhvillimin cilësor të mësimit. U pritëm me shumë dashuri. Porsa mbaruan fjalimet e rastit, na befasoi një përshëndetje: “Mirëserdhët burra”, në një shqipe të pastër.

Ishte Selim Shenoxhak, mësuesi shqiptar nga Kumanova që na takonte i mallëngjyer, na shtrëngonte duart duke buzëqeshur dhe fliste pa pushim për komunitetin e madh shqiptar që jeton në Bursa. Të nesërmen përsëri rrugë. U nisëm drejt qytetit Çanakala. Një ndalesë në kolegjin “Firet” në rajonin Balla Kizir, i klasifikuar si një ndër 100 shkollat më të mira të Turqisë, ku u pritëm plot dashuri, si nga mësuesit dhe nga nxënësit. U ngazëllyem kur dëgjuam nxënësit e klasës

së III-të cikli i ulët, që na përshëndetën në shqip “mirëserdhët”, prani e një komuniteti të madh shqiptarësh në këtë rajon të Turqisë. Në Çanakala në grykën e Dardaneleve, që lidh detin Marmara me detin Egje dhe ndan dy kontinentet, arritëm në pasdite vonë. Me traget lundruam drejt perëndimit, kaluam ngushticën dhe u rik-thyem në Evropë në qytetin Kilitbahir. Kishim qarkuar gjithë detin Marmara. Një vizitë në varrezat dhe përmendoren madhështore, kushtuar 250.000 të rënëve për mbrojtjen e tokës Turke në luftën e I-rë botërore. Darka e fundit në Turqi u kalua në fshatin turistik Alçitepe.Morëm rrugën e kthimit. Natën vonë arritëm në qytetin Kavalla në Greqi. Të Enjten herët në mëngjes, përsëri udhë drejt Shqipërisë. Një kafe buzë liqenit në qytetin e Kosturit. Në mesditë në Kapshticë, në Shqipërinë tonë të dashur. Rruga drejt Durrësit, se si na u duk si më e shkurtër, lodhja u hoq si me magji nga këngët, shakatë por edhe nga vallet brenda në autobus.. Një drekë buzë liqenit të Ohrit, pasi kishim kaluar qytetin e bukur të Pogradecit. Udhëtimit tonë të gjatë i erdhi fundi. Në mbrëmje vonë arritëm në Dur-rësin tonë të dashur. Ishte një udhëtim i paimagjinueshëm. Organizim i përsosur, i llogaritur deri në minuta. Mikpritje,

kulturë dhe bujari nga njerëzit dhe nga të gjitha institucionet e qendrat që mundëm të vizitojmë. Një politikë dhe strategji arsimore e menduar mirë dhe që po jep rezultat, sepse lakmojnë dhe mbështesin cilësinë në mësim dhe sidomos në edukim. Objektet shkollore publike dhe jo pub-like, të ndërtuara dhe të pasura me mjetet më moderne të kohës. Është një përvojë që na bën të mendohemi. E vlejnë për t’u marrë si model. Vazhdojmë më tej: kujdes i veçantë për qendrat, monumentet dhe objektet historike të trashëgi-misë, të cilat i kanë, i ruajnë dhe i mbrojnë me fanatizëm. Respekti për historinë dhe të rënët e kombit të tyre, harmonizim i të shkuarës me modernen, pa prishur identitetin. Me një fjalë e duan vendin e tyre.Faleminderimet për drejtuesit e Kolegjit “T.Ozal”të Durrësit, duke uruar suksese dhe forcim të bashkëpunimit në veprimtari të tjera në të ardhmen !

6

Veshjet tradicionale shqiptare përmes ekspozitës së fotografive të Shkelzen Rexhës, veshjeve të gjitha trevave të Kosovës dhe Veriut të Shq-ipërisë të Bora Balaj, filmit dokumentar të Gëzim Arifit dhe revysë së modës nga Flora Balaj, janë prezantuar për një javë në qytetin suedez Boras, të Suedisë me finalen ditën e shtunë me 16 prill kur u mbajt Sfilita e modës me Veshjet Kom-bëtare Shqiptare. Vizitorët shqiptarë e suedez u ndanë të kënaqur me paraqitjet e krijuesve gjakovarë duke i hap dyert e bashkëpunimit mes qytetit të tekstilit Boras dhe Gjakovës. Ishte karakteristike edhe pritja e suitës gjakovare nga mikëpritsit shqiptar Qendra Kulturore Shqiptare

Migjeni sie dhe nga ana a udhëheqjes komunale te qytetit Borås.Duke u mbështetur ne një bash-këpunim shembullore mes QKSH ”Migjeni”, Muzeut te Textilit të qytetit Borås dhe organeve komunale këtu suksesi i sfilitës ishte fantastik dhe u mirëprite nga ana e te pranishmëve dhe bëri jehonë jo vetëm ne këtë regjion por edhe më gjerë.Bora Balaj kreatorja e modës nga Gjakova për bashkëpunim të shkëlqyer dhe mikpritje

madhështoreMuzeut të Textilit të këtij qyteti i dhuroj një veshje tipike të Dukagjinit që nga viti 1700. Një veshje origjinale tradicionale e zonës së Dukagjinit me lidhëza, këmishë, jelek, pshtellak para dhe prapa si dhe çorapë punuar që para 60 vitesh, i është dhuruar Muzeut të njohur të tekstilit në Borås duke begatuar akoma më tepër këtë muze të njohur. Përmes kësaj veshje është prezantuar edhe një pjesë e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve. Edhe kjo bëri jehonë tek miqtë suedez dhe tek bashkëkombësit e pran-ishëm gjë që u pritë me duartrokitje.Ndërkaq autori i ekspozitës së fotografive Shkëlzen Rexha theksoi mikpritjen e banorëve

të këtij qyteti suedez me një kulturë të lashtë dhe me një marrëdhënie të shkëlqyer me shqiptarët dhe popujt tjerë. “Ekspozita përmbante 32 fotografi të veshjeve tradicionale shqiptare që tek mërgimtarët zgjoi nostalgji dhe krenari, ndërsa tek suedezët njohuri të reja për trashëgimin kul-turore të popullit tonë” theksoi Rexha. Siç u tha me këtë rast, në këto aktivitete ishte i pranishëm edhe kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Borås Per-Olof Höög, i cili nderoi me dhurata

organizatorët e manifestimit dhe përgjithësisht për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet. “Ai përmendi bashkëpunimin mes Fjärd-ingskolan nga Borås me shkollën nëntëvjeçare “Demokracia” nga qyteti i Durrësit, ndërkohë që pret një bashkëpunim edhe me komunën e Gjak-ovës që është e njohur me traditën për industrinë e tekstilit”.Manifestimi i dha jetë edhe filmi dokumentar ”Punim i i veshjeve Kombëtare Shqiptare” pre-miera e të cilit u shfaq për herë të parë në Borås, autor i të cilit ishte kameramani Gzim Arifaj me idenë e ideatorës Bora Balaj, ky film bëri përsh-typje tek të pranishmit dhe një kopje e tij mbeti

dhuratë në Muzeun e Textilit të qytetit.Organizatorët e këtij manifestimi QKSH “Migjeni” mendojnë se edhe në të ardhmen do angazhohen që në mënyrë të denjë të prezantojnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare këtu në Skandinavi, por ata thonë se duhet edhe një angazhim i të gjithëve në këtë drejtim në mënyrë që puna të jetë më efektive dhe frytdhënëse.Ata thonë se ndjehen krenar me atë që ata kanë prezantua para publikut dhe miqve suedez.

MUZEUT TË TEXTILIT NË BORÅS DHURATË VESHJE TIPIKE TË DUKAGJINIT NGA VITI 1700

7

Pak muaj na ndajnë nga viti 2012, kur ne do të festojmë 100 - vjetorin e Pavarësisë sonë Kombëtare. Për të folur për këta100 vjet, duhen faqe të tëra dhe unë, kësaj here, nuk

po marr përsipër të përshkruaj arrit-jet dhe sukseset e mëdha të kulturës e letërsisë shqiptare. Ato janë mjaft të dukshme dhe sot vendi ynë për-faqësohet me dinjitet në Europë dhe në Botë me njerëzit e vet, të ditur e të shkolluar, emra dhe personalitete të shumë fushave, që po e tregojnë veten çdo ditë e më shumë, por edhe duke konkurruar suksesshëm, me dijetarët dhe njerëzit e kulturës europiane e botërore.Fillimi i këtij shekulli ka nisur me një progres të dukshëm dhe befasues. Kjo është e qartë dhe gjithkush, çdo shqiptar atdhetar i vërtetë do ta pohonte me gjithë zemër. Por, në këtë shkrim, dëshiroj të përmend disa nga arritjet në fushën e krijimtarisë artistike dhe shkencore, botimet monografike, studimet e origjinës së fiseve etj., pa lënë pas dore zhanret e pikturës, artit, muzikës, sportit e tjerë. Potenciali i intelektit në Shqipëri, mund të krahasohet sot me atë të vendeve më të zhvil-luara, që konkurojnë deri edhe për Çmimin “Nobel”, siç është rasti i shkrimtarit të madh të letrave shq-ipe, Ismail Kadare, për të cilin kemi dëshirë dhe besim se së shpejti do

t`i jepet ai çmim, i merituar prej kohësh. Ndërkaq, të tjerë njerëz të artit e të kulturës dhe letërsisës shqipe kanë arritjet dhe sukseset e tyre të vlerësueshme.

Shkrimtari Viron Kona, ndërmjet lexuesve të librave të tij të bukurKëto ditë mësova me kënaqësi të veçantë se miku im, shkrimtari Vi-ron Kona, lëvrues i njohur i gjinisë së letërsisë për fëmijë, vazhdues i Prof. Bedri Dedjes, më 17 maj niset për në Suedi. Atje është i ftuar nga miqtë suedezë dhe do të bëjë përurimin e librit të tij, “Eh, more Bubulino!”, tashmë të përkthyer edhe në gjuhën e bukur suedeze. U ndjeva mirë dhe u mbusha me krenari, kur miku im, përfaqësues dinjitoz i letërsisë së Shqipërisë, vlerësohet dhe nderohet në një vend të zhvilluar dhe modern, siç është Suedia.Në një bisedë të rastit, duke pirë një kafe, Vironi më foli me shumë respekt për mjaft atdhetarë të vërtetë nga Shqipëria dhe Kosova, me vendbanim që herët në Suedi. E, veçanërisht ai u ndal tek emri i Sokol Demakut, poetit, publicistit dhe drejtuesit të njohur të revistës “Dituria” dhe Radio “Dituria”, në Boras të Sue-disë. Ndërkohë, nga Vironi mora edhe një informacion të pasur për kulturën dhe letërsinë suedeze dhe për njerëz dashamirës të atij vendi

mik, të cilët dashurinë për shqiptarët e shprehin edhe duke përzgjedhur vlerat letrare e artistike dhe duke ua afruar ato popullit suedez. Duke kli-kuar faqet e Internetit, u ngazëlleva

kur pashë seriozitetin me të cilët suedezët i vlerësojnë veprimtaritë e këtij lloji. Pashë afishe të përgatitura posaçërisht në Boras të Suedisë, për takimin e shkrimtarit tonë me fëmijë, me nxënës shkollash, me shkrimtarë dhe artistë, personalitete të kulturës suedeze, por edhe vizita në qytete të tjera të këtij vendi mik, si vendlindja e shkrimtares së madhe suedeze për fëmijë, kandidate për çmimin “Nobel”, Astrid Lindgren, për të cilën Vironi ka shkruar me shumë dashuri edhe një artikull të veçantë.Një njeri akademik, që zotëron njohuri nga shumë fusha të zhvillimit dhe të teknologjive të përparuara të kohës, Viron Kona flet pak për veten,dhe, ndërsa e pyet për emocionet, që ka për këtë vizitë të rëndësishme jo vetëm për atë, por edhe për kulturën shqiptare, ai zë e tregon për zbulimet e vikingëve, të cilët si lundërtarë të zotë zbuluan Greonlandën, Islandën, Kanadanë etj. Por ai tregon me pasion edhe për historinë dhe lashtësinë e Suedisë, për kulturën dhe artin atje, për personalitetet e shkencës botërore, si Celcius dhe Line, por edhe për shkencëtarin tonë të ri Besnik

Sykja, i cili mbrojti doktoraturën në Universtetin e Uppsalës në Suedi dhe që, fatkeqësisht, pati një jetë të shkurtër. Ndërsa më tej,Viron Kona shpjegon se nga Suedia është regjisori i madh Bergman, janë shkrimtarët e mëdhenj Strindberg e Lagerlëf, skulptori Sergel, piktori Larson dhe grupi muzikor Abba. Ndërkohë që Suedia i ka qen-druar gjithnjë pranë, si një mike e vërtetë, Shqipërisë dhe Kosovës.Shkrimtari Kona jep mesazhe mirëkuptimi dhe është një nga njerëzit më prodhimtarë për fëmijë dhe të rritur, të këtij fillim shek-ulli, në fushën e letrave shqipe në vendin tonë. Ta njohësh nga afër këtë shkrimtar të talentuar dhe të depërtosh në botën e tij të brend-shme, është një kënaqësi e veçantë, që të mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë, për ato çka bisedon.Kur miku im filloi të më fliste për Suedinë dhe librin e tij të ri, për atë vend të Veriut të largët, por me histori dhe kulturë aq të pasur, m`u duk vetja se dhe unë po udhëtoja së bashku me të, për te këta miq sue-dezë. Në një çast, m`u duk vetja se e gjithë elita e Kombit tonë po ud-hëtonte me mikun e shumë miqëve, jo vetëm të letërsisë, por dhe të fushave të tjera: artit, arsimit, kul-turës e sportit shqiptar, drejt vendit të vikingëve, sot ndër kombet më të zhvilluar të Europës.I pushtuar nga emocionet dhe ndjenjat e buku-ra për udhëtimin e tij në Suedi, me shumë dashamirësi nxora nga çanta librin “Katër krisma të mallkuara” dhe ia dhurova mikut tim, Vironit, që t`ia jepte në dorë mikut tonë nga Kosova, Sokol Demakut, të cilin ai e mori me shumë kënaqësi.Jemi dëshmitarë të një lulëzimi të pandalshëm të letërsisë dhe artit tonë popullor e të kultivuar të të gjitha llojeve e gjinive. Ky zhvillim është i nevojshëm të publikohet në vende të ndryshme të botës. E, Viron Kona, kurdo që ka shkuar, na ka dhuruar libra të bukura, për mbresat që atij i mbeten në kujtesë. E mirëpresim me shumë kënaqësi librin e tij të ardhshëm, ku do na njohë më nga afër me përshtypjet e marra nga Suedia.Natyrshëm, nga gjoksi na del tani urimi ynë i bardhë: Faleminderit, Suedi!

FALEMINDERIT, SUEDI! (Shkrimtari Viron Kona do të përurojë atje, librin e tij suedisht, “Bubulio”)Nga: Bashkim Saliasi

FAQJA E POEZISË

8

Vaso Papaj

Jo një natë, as dy, as tre* Në korrik në mes të verësS’ e mbaj mend të cilit vitTe ballkoni, prapa derësZëri i tij paprit u fik Zbriti era e çakërdisurE mbërtheu me shpejtësiNga foleja, të zvarriturE përplasi në kuvli Ëndërrove këng’ të lir’Përfundove në zinxhir’Jo një natë, as dy, as trePo shtat’mijë tridhjetetre Pas bedenash si në varrAh zinxhir, more tinëzarLidhe këngë, lidhe erënMbaje lidhur dhe pranverën Po një ditë ajo shpërtheuErdhi,…këngën e rrëmbeuTe ballkoni, prapa derësShpirt më dha në prag të verës Ah, i dashuri trumcakShkove djalë u ktheve plakJo një natë, as dy, as trePo shtat’mijë tridhjetetre

Nuk e pashë Trojën, Enea* Trojën nuk e pashë atë ditë, EneaMegjithëse i kalova fare pranëS’doja të shihja një qytet të vdekurVallë, për një grua ishte bërë kurban? Po kioskat në rresht suvenire ofroninE bleva një kalë edhe unë, gjithsesiAta kuaj më dukej akoma mashtroninVeç dy euro. Sa lirë, m’e madhja pabesi!... I ngjante kështjellës, me vrima, kamareNjë kalë kuqalash me qeramikë të pjekurSa e bleva, bir, e hodha tej, për fareS’do s’merresha kurr’ me qytete të vdekur. As ti mos u merr me të tillë asnjëherëShpëtove, ah, atë natë të pafundMes flakësh që rrotull villnin veç tmerrDo të ngrije dhe ti një qytet tjetërkund. Nuk e pashë Trojën atë ditë , EneaAs ti mos e shih asnjëherë, kurrsesiPor as kalin me qeramikë të pjekurNë kioska suveniresh kurrë mos e bli.

Arqile Gjata

VAJZA E KËNGËS LABE

Vajza e Këngës Labenga majëmalet hapi derën e mëngjesit…Bukurisë së saji rrinë afër retë dhe erërat.E pa vëmendshme prej tyreqëmton këngëme iso labe në trastën e sajpër ditën e Shënë Valentinit. Shikonte lindjen…Nga një zhurmë e bardhënën gjethet e një lisiiu shfaq dëshira për ta thyer qelqen e moshës.Dua të soditem, t’i jepem djalit të isos!Tingëllimën e qelqtë ta shijojësi melodi këngëshdalë nga oshtima e zërave tanë,në ditën e të dashuruarvekur dielli do shlodhet dhe hëna të fle.

MONOLOGU I SHURDHUR

I betuar në sytë e kohësndërgjegjja ime qëndron si kockënë këngëe hovshëm merr frymëmonologu i shurdhur.Monologu…pret të shkruaj mes erëravedhe qiellit që pikon yjetë nesërmen, mbetur në ashtë të trupit.Në vite ndërtuam gjigantë,më pas i tretëm rrëzë malevengrohur nga drita e hënës.Në monologun e shurdhurhija imebanon në lagjen e vdekatarëveku stinët kremtohen me dhimbje. Të gjithë ankohemi për keqësimin e motit,më shumë natë se ditë.Dhe me mall e kurajo pimë gotën e verës nëpër rrathë ku nuk ka rrufe djegëse.Flokët e monologut krehin mallëngjimet e detit,ku e djeshmja mungonnë përgjigjen time,veç e nesërmja zgjatë krahëttë më shuaj etjen e moshës.

Kadrije Meniqi

Lotët e kaltër

Lotët e kaltërbien lehtëmbi fletën e bardhë.Ritmi bart lehtësishtshkallët e nostalgjisë.Bien lehtënë duart e fatitnë fletën timetë pastër pa varg.Sytë e miqë ndrisin prej ëndrrashzbusin gurët e mureve.Vargu shtrihet ngadalëdhe qëndis fjalën e parë.Mall dhe zjarrlot dhe shpresëpër një rreze ngrohtësieqë pres të ndez.Thura vargun timprej penjve yjorë.Mbulova flokun timnë velin e shpresës,morra rrugëgjurmës së besimit timnë kaltërsinëe pritjes sime.Rashë në krahët e gjithësisëpreka kaltërsinëpërshëndeta lule,zogj e engjëjdhe u ndala tek ti yll.Zëri yt i butësi deti pa dallgëmë pëshpëritipreku horizontin tim:-Ti je shkëndi zjarri,je hije që më ndjektë kam njohur në ëndrrat e miae imja je,plotësoje detyrimin që ke.U përkula pastajmbi pëlhurën diellore,pashë pikat e lotitqë u shndërruan në reze qiellore,në margaritarë ,në gotën e shpresësdhe shkrova vargun e jetës...

9

FAQJA E POEZISË

Ndue Ukaj

TUNDIMI

Koka e rraskapitur tundet vend e pa vend,Zoti im sa vështirë e kam ta mbaj drejtEra e heshtjes e luhat si një fletë qershieBota qesh mistershëmUnë nuk çaj kokën engjëllushja imePërkundem në tundimin timAty ku rrëshqet dheu nën këmbë,Mundësia për të mbajtur boshtin drejtËshtë më e vogël si një zero e madheTundimi mban peng kokën timeRrëmujës së përplasjeve tokë e qiellPër fjalën e ëmbël si gjini i nënësPër shkronjat e emrit tim që i përpiu Liqeni i ShkodrësMori krimbash t’ qelbur, ushqyer nga dromcat e vjella nga alkooliRrëzë Kalasë së Rozafatit u kryqëzua një gruaDhe dymbëdhjetë meshkuj dhanë betime të rremeTridhjetë e tri shishe të zbrazuraTridhjetë e tri të mbushura i cakërroj përnjëherëPëlcet pikëllimi dhe bërtet:Sa i mirë është të mos lexosh poezi -kjo domethënë, thjesht, të mos vrasësh kokën për asgjë,Vetëm poetët, vetmitarë dinë të duan,Të duan e të duan pakufi,Të kapin diellin në shuplakë dore,E të përqafojnë detin në gjiVetëm poetët dinë t’i numërojnëHeshtjet tua të dhimbshmeTë lavdishme, o Shkodra jonë,Të puthurat e përgjakshme nga Kosova,Dardania Antike e maja e Stubllës së kryqëzuarDhe një emër i përbashkët:Të vdesësh për të rrëfyer mistere t’ përjetshmeSi të mësohet te shkruhet ardhmëria në dheunQë rrëshqiti nën këmbët tona elastike,Ikën frikshëm, sa çel e mshel sytë ikën si eraKu ta vjedh një pikë uji ta shumëzoj si Krishti,Ta shumëzoj e det ta bëjPër pastrim të pluhuri të mykur ka etjeDhe mendimet e burgosura të lirohenLëkura e gjarprit të nëmur, O Zoti imNgre kokën mbrëmje e mëngjesZvarritur tokës së cilës i zihet frymaDhe një kope zvarranikësh të dehurE një mollë e mbjellë pa dëshirëNë oborrin tonë rrethuar pa dashjeNga pluhuri dhe merimangatehu, po si të digjet pa tym e zjarr...

Sokol Demaku

TI RREZJA IME

Ti je drita që flakëron,Ti je rreze që rrezon.Drita e diellit,Që më jep shkëlqim.

Ti je fanar i pa shuar,Tingull i këngës sime,Je zjarr i shpirtit,Puthjes së pa shijuar.

Je rreze hëne,Që natën hijeshon,Atë puthje të ëmbël,Kur ma dhuron.

Ti rrezja ime,Ti zjarr i shpirtit tim,Të adhuroj pa masë,Të mbaj në përqafim.

PUHIA

Një puhi vere,E ndjejë në kraharor,Më shpon trupin,Si me gjilpërë.

Po e ndjejë, Erën ia marrë,Dua ta shijojë,Por koha ...

Një puhi e nxehtë,Vjen nga Jugu i ngrohtë,Të gjithë e kanë mall,Shpirtin ua ngrohë.

Vjen kjo puhi,Si për çudi,E ndjejnë të gjithë,E kanë shumë lakmi.

Oj, puhi, puhi vere,Që shpirtin ushqen ,Zemrën shëron,Mërgimtarin e qetëson.

Bahtir Latifi

Më mungon

Të dy sytë më lotojnë As një fjalë nuk del nga goja Ngas loti flet vetIshe dhe do të jesh në zemrën time Sepse me bëre të dua Nuk del loti nëse nuk dhemb zemraAndaj kuptoje se nuk pata dëshirë të jem pa ty E di se nuk jemi bashkë me trupPor me mendje të kam afër dhe Kurrë nuk do të harroj Nuk e di se si mendon ti Unë jam ky që jam dhe do të jem për jetë Pse nuk të kam afër kjo ska kuptim

TË KUJTOJ PËR JETË

Ti nuk ke vdekë, por linde sërishDashurin që kisha për ty ende e mbajDo ta mbaj përgjithmonëEdhe pse fizikisht nuk je me neTi ishe dikur që ndryshove edhe BotënTani Bota ka kuptimin por jo dhe pa tyIshe i butë ,i sinqertë ,por edhe dashurI dashur për të gjithë pa dallimTë kemi borxh miku imTi na e solle lirin pas robërisëTi na e solle gëzimin pas hidhërimitTi na e solle dashurin pas vuajtjesNdoshta ke pas shumë për të bërë endepor ja që edhe Zoti ndoshta e kuptojse ju keni bërë shumë andaj edhe të morriqë tua lësh radhën të tjerëveMiku im na mungon shumë Bota kishte kuptimin ndryshe me tyEnde spo bindem që ke shkuarDhe se nuk do të kthehesh sërishEdhe pse ke shkuar ,ke punuarKe kryer detyrën e jetës suajKe kryer obligimin më të madh në jetëDuke sjell dashuri në familje, shoqëri e ku do tjetërEdhe njëherë Mik i dashur Jam mirënjohës dhe falënderuesPër Zotin që të krijoj dhe ndihmojQë ti të mos kursesh as për Zotin e as për ne

10

NJË UDHETIM IMPRESIONUES NË BOTËN E ASTRID LINDGRENËshtë ditë e enjte e muajit maj, ditë me shi në ketë mëngjes pranveror në truallin suedez këtu në veri të botës, ku ka ditë po qëndron ekspedita e fëmijëve shqiptar nga qytetit i Durrësit për vizitë miqve të tyre suedez në Fjärdingsko-lan të qytetit Borås. Por këtë maj ishte dic e jashtëzakonshme këtu sepse nga Shqipëria e vogël dhe e largët në skandinavi kishte udhë-tuar së pari për në Borås e pastaj në Botën e

Astrid Lindgren i famshmi ”Bubulino” tani më i njohur edhe për fëmijët suedez sepse atij tani iu mundësua që të komunikoj edhe në suedisht me bashkëmoshatarët e tij shqiptar dhe suedez këtu në Skandinavi, e këtë ia mundësoj Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në Borås me rastin e botimit të Bubulinos në gjuhën sue-deze këto ditë.Së bashku me nxënësit suedez për në qytetin Astrid Lindgren do udhëtojnë edhe fëmijët shqiptar bashkë me pedagogët e tyre si dhe apo autori i “Bubulinos”.Do jetë ky një rast i mire për nxënësit dhe të rriturit që të njihen me personazhet e veprave të Astrid Lindgren si “Pipi çorapegjata”, Emili, “ Karlson në kulm”e të tjera të cilat kanë pasur mundësin ti lexojnë edhe në shqip.Ishte ky një udhëtim impresionues dhe se njeriu kishte çka të shihte dhe mësonte thonë durrsaket.Ne kemi nevojë ta njohim botën, të dimë si duhet të sillemi dhe si të punojmë për veten tone¨e vizita të tilla janë një udhër-rëfyes për ne.Viron Kona gjatë vizitës në “Bota Astrid Lindgren”, thotë se është e vështirë të imagjinosh se sa emocionuese kjo mund të jetë që të jeshë këtu për të përmbushur karakterin e tyre të preferuar të fëmijëve në jetën reale është një përvojë e madhe për një fëmijë të vogël. Të gjitha mjediset janë të punuara në bazë të tregimeve të Astrid Lindgren. Si që është Vilekulla, Pipi, Emili apo Karlson. Në këto mjedise të gjalla luhen çdo ditë në skenë ngjarje që janë marrë nga librat në mjedise të ndryshme ku publiku vjen shumë afër ngjarjeve. Vironi thotë se edhe Bubuliono do u bashkohet këtyre personazheve pasi ai do ketë mundësi që një kohë të qëndrojë këtu.

Kaherë ”Bubulino” kishte planifikuar shkruajrn e tij në planetin Mars, por tani ai është në qën-drim në shtetin skandinavik Suedi së bashku me

moshatarët e tij nga qyteti Durrës. Ai së bashku me ta është mysafir i nxënësve të Fjärdingskolan të qytetit Borås të Suedisë, ku është pritur në mënyrë madhështore nga fëmijët shqiptar por edhe fëmijë të kombeve dhe kombësive tjera të cilët vijojnë mësimet në këtë vatër arsimi në këtë qytet skandinav. Është interesant se me te kanë udhëtuar edhe nxënës shqiptar nga vatra e arsimit dhe diturisë e qytetit bregdetar shqiptar Demokracia e qytetit Durrës.Ishte një pritje e ngrohtë e nxënësve durrsak nga bashkëkombësit tanë në aeroportin Landveter të Göteborg të Suedisë mbrëmjen e 16 majit ku ata ateruan në token suedeze. Kishin dal në pritje Petriti, Behari, Arbëresha, Habibja, Ibadeti që të presin vëllezërit dhe motrat e tyre nga Durrësi.

Ishte moment mallëngjimi, ishte moment, gëzimi e nga ky gëzim rridhnin edhe lotët. Ishin të pranishëm edhe prindërit, Sejdiu, Vjollca, Fadili, Hakifi të cilët së bashku me personelin e Fjärdingskolan kishin ardhur në Landveter të presin mysafirët e largët nga Shqipëria.

Ishte aty Per Kettisen drejtor shkolle, mësuesja Annet , Sonja e shumë e të tjerë në fytyrat e të cilëve shihje gëzimin që shprehej për ardhjen e mysafirëve durrsak.Per thotë se kjo është traditë e kësaj shkolle sepse këtu tek ne gërshetohen kultura te ndry-shme, tradita të ndryshme dhe se në shkollën tonë fliten 32 gjuhë nga vende të ndryshme të botës ku edhe ne suedezet kemi përfitua nga kjo dhe kjo traditë është pjesë e jetës dhe punës sonë në shkollën tonë. Po edhe atë ne jemi kujdesur që fëmijët shqiptar të jenë mysafirë të familjeve

shqiptare ndërsa pedagoget do jenë të akomodu-ar në hotel. Kjo është sa unë di dhe kam njohuri vizita e parë e fëmijëve nga Shqipëria në Suedi dhe kam besimin se nuk do jetë edhe e fundit, pasi që ne kemi një projekt bashkëpunimi me shkollën demokracia te Durrësit.Dita e parë e vizitës prezantim i pedagogëve dhe nxënësve për mikpritësit që ishte shumë impre-sionuese, çdo gjë këtu funksionon sipas planit, çdo gjë është në vendin e vet e edhe miqtë nga Durrësi ndihen të kënaqur me këtë që ata shohin dhe përjetojnë. Takime me moshatarë, me peda-gogë por edhe me bashkëvendës. Do jetë kjo një jave e paharruar me shpresë se këta nxënës serish do jenë bashkë dhe serish do takohen për këmbim mendimesh. Java do jete shume e ngjeshur, do ketë vizita në shkolla, kopshte, pishinën e qytetit ndër më bashkëkohoret në regjion, Kopshtin Zoologjik, Qendren shkencore per fëmije e të rinj “NAVET” dhe kulmi i kësaj do jetë vizita ne “Botën e Astrid Lindgren”në qytetin saj të lindjes Vimmerby.

NGA VIZITA E NXËNËSVE DHE PEDAGOGËVE DURRËSAK DHE SHKRIMTARIT VIRON KONA NË SUEDI

NJË PRITJE VËLLËZERORE PER VOGLUSHËT DURRËSAK NE BORÅS

11

Është një mbrëmje komplete letrare, ku nuk mungon komunikimi me artin e letërsinë. Mbrëmje, të cilën unë do ta ëndërroja ta për-jetoja edhe ndonjë herë tjetër jo vetëm këtu në Borås të Suedisë por edhe në Prishtinë, Tiranë, apo gjetiu në hapësirat shqiptare apo edhe në

qytet tjera Skandinave ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, me shkrimtarë shqiptar dhe të huaj. Teksa analizonim me miqtë suedez këtë eveni-ment, vijmë në përfundim se këso eveniment janë të nevojshme të organizohen jo vetëm me shkrimtar shqiptar, finlandez apo suedez por edhe me shkrimtar dhe poet të kombeve tjera që jetojnë këtu, në mënyrë që të njihen me gjuhën dhe kulturën e njeri tjetrit.Me ftesë të Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë dhe në bash-këpunim me Fjärdingskolan është organizuar ky eveniment në të cilin u prezantua libri për fëmije dhe të rijnë i Viron Konës ”Eh more Bubulino” apo me përkthim n¨åe suedisht ”Min kära Bubu-lino”. Ishin prezent miq suedez, bashkëkombës nga vet Borås por edhe nga qytete tjera suedeze të cilët kishin shprehur dëshirën të jenë pjese

e kësaj mbrëmje dhe të takojnë shkrimtarin e njohur për fëmije dhe të rijnë Viron Kona i cili në vitin 2006 për këtë vepër kishte marrë çmimin UNESKO e tani ajo mund të lexohet dhe suedisht.Vironit thotë së është shumë i lumtur që Bubulinoja e tij tani komunikon edhe suedisht jo vetëm më fëmijët shqiptar që jetojnë dhe mësojnë këtu, por edhe me fëmijët suedez dhe fëmijët e të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në Suedi.Ndjehem krenar që arrita që Bubulino të flasë suedisht, por ai është shumë i shkathët, shumë i zgjuar, do qëndrojë ca kohë atje edhe pa mua sepse unë nuk pata kohë të jem më gjatë atje, ai do vazhdoj misionin e tij do bëjë vizita edhe tjera në shumë qytete suedeze, do jetë në Stockholm, do vizitojë Uppsallan, por nuk do ndalet vetëm me kaq ai do vizitoj edhe qytetin

më verior Kiruna. Atje ai do bëjë mrekulli besoj unë thotë autori.Në mbrëmje të prezantimit të “Bubulinos” në sallën e mbushur për plotë me adhurues të fjalës së shkruar, në mesin e tyre gjejmë edhe shkrim-tarin e njohur nga Kosova që ka kohë jeton dhe vepron në Suedi dhe është bërë shumë

i njohur për lexuesit e këtushëm me veprat e tija të botuara ne suedisht Hamit Gurguri, pastaj Drejtoreshën e drejtorisë arsimore të komunës së Brämhult një nder komunat me më shumë banorë të qytetit Borås, shumë drejtor shkollash dhe kopshtesh, mësues, dhe bashkëkombës nga te gjitha trojet shqiptare.

Nga organizatoret e mbrëmjes Fjärdingsko-lan dhe QKSH “Migjeni” për mysafirët nga Shqipëria me këtë rast ishte porositur Torta speciale me Flamurin Kombëtar Shqiptar si shenje respekti për autorin Viron kona me rastin e prezantimit të “Bubulinos” në Suedisht.Gjatë kohës së eveniment mu kujtuan shumë figura të çmuara letrare shqipe, të cilat nuk e

kanë mundësinë për të komunikuar me lexues, me kritikë dhe me dashamirë të artit dhe gjuhës, sepse mungon publiku,mungon kritika, kryesisht mungon publiku shqiptar sepse ata vendas pra suedez janë admirues dhe adhurues të artit dhe letërsisë, por ne nuk jemi? Pra duhet të mburremi me ata të cilët kontribuoj-në në këtë drejtim dhe ti ndihmojmë dhe japim përkrahje.Prandaj ne duhet të angazhohemi sa më shumë dhe të kontribuojmë në këtë drejtim.Besojm se ky bashkëpunim mes qytetit Borås, atij të Durrësit dhe shkrimtarit Viron Kona me QKSH “Migjeni” edhe në të ardhmen do jetë në nivel.

Nga promovimi i librit të Viron Konës në gjuhen suedeze në Borås të Suedisë në maj 2011

NJË PRITJE VËLLËZËRORE NË BORÅAS TË SUEDISË PËR BUBULINON DHE KRJUESINE TIJ

12

Qëllimi kësaj vizite në këtë shtet të largët skandinavian ishte botimi i librit të tij”Eh more Bubulino”në gjuhën suedeze nga ana e Qendrës Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në këtë qytete Suedez javë më parë.Tërë organizmin e prezantimit të librit ”Eh more Bubulino” përkthyer në suedisht nga Qibrije Hoxha e redaktimin Sokol Demakut e kishte or-ganizuar QKSH “Migjeni”e ky është libri i parë i Viron Konës botuar në një gjuhë të huaj çka kjo ka një domethënie të madhe për vet autorin.Udhëtim i për në Borås thotë Vironi ishte i gjatë nga Shqipëria, por në mua la mbresa të pahar-rueshme. Kënaqësia më madhe për mua ishte thotë ai se me të shkelur në tokën suedeze unë së pari isha mysafirë në një familje suedeze e cila na ofroj ngrohtësi dhe miqësi të pa parë çka kjo për mua ishte në statisfakcion në jetën time. Kjo më bëri edhe me të lumtur dhe më krenar sepse mikpritja ishte fantastike dhe se edhe miqtë suedez kishin shprehur interesimin e tyre për librin tim të përkthyer në gjuhën suedeze i cili libër do prezantohej për lexuesin shqiptare dhe suedez këtë javë.Pritje të veçanta, biseda vëllazërore nga miqtë suedez, nga bashkëkombësit tanë, të cilët Vironi i falënderon nga zemra për bujarin e tyre dhe zemërgjerësinë që ata kanë edhe pse larg atdheut, krejt kjo në organizimin të QKSH “Migjeni” në Borås.Kontaktet me fëmijët shqiptar, por edhe me ata

suedez dhe kombeve tjera të cilët jetojnë këtë qytet kanë lenë përshtypje në vizitën e Vironit në Suedi.Salla e mbushur për plotë me adhurues të fjalës së shkruar, kur në foltore paraqitet krijuesi i “Bubulinos”, para auditorit suedez, por aty këtu

mund të gjesh edhe bashkëvendës adhurues të fjalës së shkruar është madhështore kjo. Të gjithë një zërit janë të interesuar të dinë më shumë për autorin e “Bubulinos” për të cilin këto ditë këtu është folur aq shumë në këtë qytet suedez.Vironi, si Vironi, i thjeshtë, modest por me plotë gjallëri prezanton “Bubulion” e tij i cili tani ai fletë edhe suedisht me fëmijët dhe të rinjtë sue-dez, pra “Bubulino” është bërë i të gjithëve.Ai thotë se ndjen kënaqësi me këtë, është i lumtur.

Salla në Fjärdignskolan është arenë bisede mes autorit të Bubulinos dhe mësuesve të cilët me kureshtje dua të dinë më shumë për “Bubu-linon” dhe është kënaqësia e Viron Konës që ekzemplaret e parë të librit ti dhuroj bibliotekës së kësaj shkolle e cila në gjirin e saj ka mbi 60 nxënës shqiptar, por edhe vogëlushëve dhe pedagogëve të kësaj shkolle.Kënaqësia e autorit ishte edhe prezantimi i “Bubulinos” në Bibliotekën e qytet Borås ku me këtë rast Vironi u prit nga përfaqësuesit e kësaj shtëpie të librit një nder më modernet në regjion dhe edhe kësaj biblioteke i dhuroj “Bubulinon” e tij në suedisht dhe u premtoj autoriteteve te bibliotekës një dhuratë me të gjitha veprat e tij të botuara deri më sot. Viron Kona do paraqitet edhe para vogëlush-ëve të po thuaj gjitha kopshteve të komunës së Brämhult kjo një komunë e qytetit Borås, me “Bubulion “ e tij dhe do ketë rastin që të gjitha kopshteve dhe shkollave fillore të kësaj komune në fondin e tyre tu dhuroj nga 20 ekzemplar të librit të tij në gjuhën suedeze.Në bisedë me autorin e “Bubulinos” ai thotë se Bubulino ishte në rrugë për në Tropojë por nga ai kishte marrë një mesazh përmes satelitit dhe tani ai gjendet këtu në Borås të Suedisë për ca ditë dhe do jetë mysafirë i moshatarëve të tij këtu në këtë qytet në polin verior.Edhe mjetet e informimit i dhanë publicitet kësaj ngjarje kulturore.

Sokol Demaku ”BUBULINO” I SHKRIMTARIT VIRON KONA ARRITI NË BORÅS

Gjatë javës së njëzet të muajit maj 2011 qëndroj në Borås të Suedisë shkrimtari i njohur shqiptar për fëmijë dhe të rinj Viron Kona.

13

Knaqësi të jesh në mesin e bashkatdhetarëve dhe në mesin e bukurosheve shqiptare në diasporë. Fillimisht ky spektakel u falenderua dhe u përshendetën organizatrët dhe pjesëmarrësit nga moderatori ynë i madhe Sabri Fejzullahu ku edhe pati rastin të jet si moderator në Miss diaspora 2011.Më pas para publikut luajtën grupi i valltarëve nga Ängeholmi dhe menjëherë pas kësaj valleje filloj spektakeli sipas agjendës së organizatoëve që kishin përgatitiur, Para se të filloj sfilata e parë e bukurosheve shqiptare në Skandinavi.Nga sfilata e parë deri te sfilata e katërtë pro-gramin e madheshtoj edhe vet moderatori duke kënduar këngë të bukura shqipe.Sfilata e katërtë mbaroj duke defiluara të gjitha vajzat apo bukuroshet shqiptare me fustane mbramëje.Pas Sfilatës së katërtë sipas juris e që ishin Ylka Berisha, Adnan Haliti gazetar, Agim Spahija organizator i spektaklit, Blondina Haliti dizajnere dhe Mimoza Zeka Alia miss 2002.Pra sipas vlersimit të juris u zgjodhën pesë fi-nalistet e para të cilat ishin: Donika si finaliste e parë, Ekzotina Selmani finalistja e dytë, Arta Av-diu finalistja e tretë, Marigona Shillova finalista e katërtë dhe finalistja e pestë Keli Buja.

Nga pesë finalistet e përzgjedhuar sipas juris përcjellsja e parë e miss 2011 u zgjodh Arta Avdiu, përcjellësja e dytë Keli Buja dhe së fundi me një zgjidhje të merituar nga jurija u zgjodh Miss Skandinavia 2011 Marigona Shillova. Ndërkaq miss sharmi u zgjodh Arbnora Syla.Këtë manifestim e vlersuan shumë për kulturën shqiptare si organizatortët ashtu edhe qytetarët apo bashkatdhetarët që ishin prezent .Sipas organizatorit Agim Spahija, ky spektakel ishte i teti me radhë që nga viti 2001 me përjash-tim të një pauze të arsyshëme brenda dy viteve.Besoj se spektakëli ka shkuar mirë, femrat të gjitha kanë qenë të bukura.Kanë marrë të gjitha atë që kanë merituar dhe jamë i kënaqur për këtë punë që është bërë pasi që edhe u pa rezultati i saj shpehet Spahija.Se sa ishte e veshtir një punë e till dhe kush ishte përkrahës i tij për finalizimin e këti spektakeli ai shprehet duke then se ka dy apo ma shumë muaj që kanë filluar përgatitjetKa pas punë shumë,është dashtë anga-zhim i madh dhe përkushtim ,ndërkaq ndihmen që kam pas për¨këtë punë dhe si krahë të djathtë shpreheta ai ishte Edona Sejdiu që gjithmon ka qenë me mua e cila ka kryer edhe punën e koreografes.

Në fundë të bisedes Spahija e vlerson shumë këtë spektakel dhe shpreh falenderim për rinin shqiptare në diaspor të cilët gjithëmon shprehin gadishmëri të punojn për kulturën shqipëtare.Edona Sejdia njëra ndër organizatorët, kore-ografja dhe përkrahëja ma e madhe e Agimit thot se puna ka shkuar mirë .Para pesë dite ishim takuar me vajzat që merrnin pjesë në këtë spektakel ku kemi bërë ushtrime,fotografi dhe gjirime.Të gjitha vajzat kanë qen të leta për të punuar me to shprehet Edona.Më pas ajo shton duke i falenderuar të gjitha vajzat edhe pse ne ishim or-ganizator ato kanë kryer punen e vet me pjekuri dhe maturi, andaj edhe jam e kënaqur se si ka rrjedh puna.Në fund ajo vlerson se spektakeli i till kulturor ka rëndesi në veti e cila paraqet dhe prezanton bukurin shqiptare.Kultura shqiptare prezantohet në mënyra të ndryshëme , kësaj here pse jo edhe me bukurin shqiptare.Sipas Afrim Selmanit njëri nga bashkëatdhetarët e Danimarkës, përndryshe nga Kumanova shpre-het i knaqur që ishte në këtë mbrëmje.Sipas ti ishte një mbrëmje madheshtore dhe me vler. Mu dukë se shumë qka ishte në rregull dhe me lan

Bahtir Latifi Në Helsingborg të Suedis u mbajt Spektakeli Miss Shqiptaria 2011

MARIGONA SHILLOVA M ISS DIASPORA 2001

Në mesin e shumë bashkëatdhetarëve shqiptar në qytetin e Helsingborg u mbajt spektakeli Miss Diaspora 2011.Si zakonisht në manifestimet shqiptare në skandinavi, salla e mbushur me musafir nga e gjithë Suedia dhe vendet tjera të skandinave.Ishe një natë madheshtore dhe me rëndësi për shqiptarët ku u prezantua bukuria e femrave shqiptare.

14

Po ashtu në fundë Sabriu nuk harron ti pershen-det rinin në diaspor e veqanarisht në Suedi, ku sipas tij është njëra ndër rinit më të vequara në diaspor e ku do që shkon.E gjith vazat që morren pjesë në këtë spektakel ishin katërmbëdhjetë nga qytete dhe vende të ndryshme të diasporës.Vlen të veqohet se në këtë spektakel morren pjesedhe disa vajza suedeze që deshirojnë të jen si të huajat .Ato para publikut në mesin e shumë bashkëatdhetarëve lujaten disa here me nga një vallzim oriental.Pas zgjedhjes së Miss 2011 në fundë të spek-takelit një i ri bashkëatdhetar nga Peja Muhar-rem Nikqi i cili punon si shef në kompanin ”Elgiganten”në Suedi, shpërndau disa dhurata për Miss Diasporen 2011 dhe përcjellëset e saj.Në këtë Spektakel moren pjes edhe këngëtari Labinot Tahiri si dhe Majlinda Spahija.

përshtypje edhe Juria që përzgjodhen njeriun e duher dhe që meritoj pra bukuroshen Miss Skandinavia 2011. Ne patem fatin të bisedojmi edhe me këngëtarin tonë të madh dhe njëherit edhe si moderator në Miss Skandinavia 2011 se si e vlerson një spektakel të till?Sipas Sabri Fejzuallhut së pari e falendroj Agim Spahiun i cili organizon një mbrëmje të till dhe është për tu përshendetur kur vajzat tona integrohen në një spektakel të till qfar ishte edhe sante .

Sabriju shton duke thënë se bukuria i takon pjesës më të mirë të jetës ,pra rinis dhe rinia dhet të jetë e hapur dhe të bëjnë punë të tilla qfare përjetuam sante.

E gjith kjo punë që shkojë mirë dhe si ështe menduar sipas organizatorëve vlen të theksohet po ashtu se edhe garueset që nuk u zgjodhen por që ishin konkurente ishin të kënaqura që ishin pjesëmarrëse .Pra një punë me vler dhe me rendësi të veqantë për shqiptarët ku do që janë. Duke shpresuar se organizime të tilla të mos ndalen dhe të ketë gjithëmon sepse duke punuar në këtë mënyr ne prezantojmi identitetin shqiptar dhe me këtë jemi më afer kulturës,traditës,gjuhës dhe zako-neve tona shqiptare. Me më rendësi që organizimet e llojit të till na afrojnë më afer vendëlindjes që nuk duhet har-ruar kurr se nga jemi ardh dhe se ku do shkojmi.Pra Spektakëli Miss Skandinavia 2011, ku shqiptaret prezantuan bukurin e femres para Ev-ropës, Botës që i dhuroj Zoti të gjitha femrave për ta mbajtur sa janë gjallë.

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Vaso Papaj

Po në mbrëmje nën jorgan,

sapo gjumi syt’ m’i nget,pyes veten her’ pas here:Hija ime ku do t’ jetë?Dritën ndez në abazhuredhe ulem përmbi shtrat.Hijen time shoh mbi mur,bëj ta kap e dot s’e kap.Hija ime , shoqja ime,ti qëndro gjithmonë me mua.Po të them diçka intime:Do ta dish? Un’ fort të dua.Hija ime , shoqja ime…Dhe përsëritet historia.Më ndihmon për të kuptuar,cila është miqësia. Babushi dhe gjumi Dje në darkë në nëntë sahatiKish një film me gjak e dhunëMe ç’ka pash, m’u rrënqeth shtati,ndaj gjith’ natën s’bëra gjumë. Kokën futa nën jorgan,se një ankth në shpirt m’u ngjesh.“Ku je, babi, eja pranë.Një bandit ka hyrë mes nesh.” Babi im u ngrit nga shtrati.Erdh në çast e më qetësoi:“S’ka njeri, ndaj fjalët mati.Jam këtu, që të të mbroj.” “Ja, këtu, në shtratin tënd,pranë e pranë me ty do t’ rri.Orë të tëra në këtë vend.fli i qetë, pafrikë, tani!”Kur më pa duke dremitur,desh të ikte dalëngadalë, por sa preku derën ngjitur,mua zemra desh m’u ndal .Prapë babushin zë thërras:“E dëgjon, ç’është kjo hata?Zemrës ndiej një si tallaz !Se mos është një nga ata?”Dhe babushi kthehet prapë:“S’ka asgjë veç hapit tim .More djalë, nuk kam ç’të kap.”Dhe vazhdon me këshillim:“Nesër mbrëma, bëj kujdes.Hyrë në shtrat me shpejtësi.Ndryshe, bir, gjer në mëngjes,e sheh gjumin me dylbi”.

Rizah Haziri

VARGJET DHE SHKRONJAT

Sapo rashë në shtratNë kohën që bie prore,Më erdhën vargjetKapur dorë për dore.Fillo me mua,Shkronja Zh - kërkoi- Nuk je e para, të lutem,fare s’do të harroj.- Jo, jo - tha shkronja P, -Vendi i parë m’takon,Fjala poeziMe mua fillon.Ndërsa shkronja DFoli me qesëndi,- Si do të shkruhej pa muaFjala Dashuri?Secila nga shkronjatTë jetë e para kishte dëshirëMe zotim se poeziaDo të dalë më e mirë.Assesi shkronjatNuk u pajtuan,Të ndërhyja ashpërAto më detyruan:- Heshtni, ju lutem, - Ua preva nga vendi - Do t’ju përdorVetëm sipas rendi.

UJKU NË LAK

Një ujk syskuqurE lesh kërqethurKishte kohë Që n’aksion ish hedhur.Me këlyshët e tijVetëm gjak kërkonte,Çkado që gjentePriste e gllabëronte.Kishte pre qengja e dele,Drerë e drenusha,Kudo që i gjente,Male dhe fusha.Por, puna e gjakësoritNuk vajti për merak,Veprat e këqijaE çuan drejt në lak.

Shaha Rama

NË BIBLIOTEKË

Bibliotekën e qytetitMe shokë shpesh e vizitojmëËshtë si një pulëbardhë buzë detitEh, ç’kohë të mirë kalojmë.Një ditë ndodhi t’hezitojmëÇfarë duhet t’lexojmëNjëri thoshte histori, tjetri poeziU krijua tollovi as vet nuk e diNjeri tjetrin lehtë qortonimNuk mund të duronim.Xha Sokoli na vështronte Mendjen na e lexonteSillte kokën, ngriste syzetKëshilla na ofronte.T`i lexoni tha të gjithaSa shumë ia vlenëMëmëdhe e kan ShqipërinëStërgjysh SKËNDERBENË.Kosova nuk mbetet prapaPër këtë ju bëjë benëMbret të penës që të dyja E kanë Kadarenë

KUR MAMI ANKOHET

Mami babit i ankohet Se s’dëgjuakam unëBëjnë shumë plane, propozime Për njëmijë ndëshkimeNë shkollë të muzikës, Është mirë ta dërgojmëDhe në kurs vallëzimi Duhet ta regjistrojmëDoemos i duhet Një kurs kompjuteriSë fundi as dy plus dy S’di me i mbledh i mjeriDhe Gjuhën Angleze S’duhet lënë pas dore Do të jetë tha një recetë Që ta ketë për jetë.Nga të gjitha këto ndëshkimeU mbush mendja plot mësimeAndaj buza në gazë më shkoiAthua mami keq mendoi?

Poezi për fëmijë nga:

16

Këto ditë, në disa adresa Interneti, por dhe me njoftime telefonike, studiuesi e shkrimtari Dr. Ibrahim Gashi shpërndau njoftimin se, në kryeqytetin Tiranë, do të organizohej një tubim i rëndësishëm i drejtuesve të komisioneve të punës, ngritur pranë Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare. Për shumëkënd, ky institu-cion është ende i panjohur. Pra, shkurtimisht,

po tregoj se ai është ngritur në vitin 2009, sipas procedurave ligjore dhe vepron, mbi baza vullnetare, me një program të caktuar. Një ndër synimet kryesore të punës së tij është: studimi i mundësive të përafrimit, deri në njësim, të programeve e teksteve mësimore, në të gjitha shkollat e trojeve etnike shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Çamëri e Kosovë Lindore-Lugina e Preshevës) dhe në Diasporë. Por edhe komisionet e formuara dhe grupet e punës, veprojnë sipas këtyre vendeve. Është parashikuar që studimi i teksteve të kryhet në shkolla të grupuara, në shtete të ndryshme: në pesë shkolla 9-vjeçare, pesë gjimnaze, pesë shkolla të mesme pedagogjike dhe pesë shkolla të mesme profesionale. Në këtë studim me rëndësi, është parashikuar të përfshihen, sidomos, gjuha e letërsia shqipe, duke nisur që nga Abetarja, historia e gjeografia e tjerë. Po kështu, mendohet të bëhet studimi i programeve e teksteve për mësimet plotësuese në gjuhën shqipe, historinë e trashëgiminë tonë kulturore, për nxënësit shqiptarë në Diasporë. Studimi për shkollat e Diasporës do të bëhet në pesë shtete të SHBA dhe në më shumë se pesë shtete të Euro-Azisë. Ndërsa një studim i veçantë do të bëhet për shkollat dhe gjuhën shqipe në Çamëri. Është për t’u shënuar se kjo veprimtari e dobishme e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare për studimin e teksteve shkollorë ekzistues, duke evidentuar përmbajtjen e tyre kombëtare, po mirëpritet edhe nga institucionet arsimore, në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Kështu, për shembull, bashkëpunim i frytshëm është sigu

ruar edhe me shkolla të qytetit të Durrësit, nën kujdesin e Drejtorisë Arsimore atje.Në përgjithësi, studimi krahasues në fjalë synon të nxjerrë në dukje ndryshimet dhe të përbash-këtat e plan-programeve dhe teksteve mësi-more, kryesisht për tematikën e tyre, saktësinë e trajtimit të fakteve, përfshirjes së çështjeve themelore të lëndës, domosdoshmërinë e paraqitjes së saj sa më të plotë e të kuptueshme etj. Të gjitha këto, do të shihen duke vëzhguar trajtimin sa më realist e të plotë të identitetit të shqiptarëve, në trevat autoktone arbërore dhe në Diasporë. Sigurisht, gjatë kësaj pune tërësore do të përfshihen dhe veprimtari të ndryshme, gjithnjë në përputhje me këtë detyrë kryesore të këtij Insituti.

Pikërisht për të shqyrtuar plotësimin e detyrave fillestare dhe për të caktuar objektivat në vazh-dim, u organizua tubimi për të cilin fola më lart. Përveç drejtuesve të këtij Instituti, merrnin pjesë përgjegjës sektorësh nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia dhe përfaqësuesi për Çamërinë.Tubimin e hapi drejtori i Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare, Rezart Gashi. Ndërsa kryetari i Komisionit Qendror, Dr. Ibrahim Gashi lexoi një informacion të detajuar për disa nga veprimtaritë e zhvilluara deri tani shkallë Instituti dhe ato, që janë kryer nga vetë grupet e punës.

Pastaj, për veprimtaritë e zhvilluara dhe për ato, që do të kryhen gjatë këtij viti e në vazhdim, dhanë mendimet e tyre disa pjesëmarrës. I pari foli Prof.Dr. Hulusi Hako, i cili paraqiti edhe broshurën e botuar prej tij, në afër 70 faqe, me titullin “Ç’ na mësojnë tekstet shkollore për Kombin? (Shënime kritikë për disa tekste të lëndëve shoqërore, në kuadrin e Projektit të IIKSH-së”(Tiranë, 2011). Kolegët e komisionit të ardhur nga Maqedonia, Dr. Skënder Asani, Fadil Curri e Mitat Shaqiri theksuan nevojën dhe vlerën e një studimi të tillë për tekstet shkol-lorë, përgatitur e botuar për shkollat në gjuhën tonë amtare, i cili do të ndihmojë për një kuptim më të mirë të identitetit të shqiptarëve në këtë shtet fqinj.

Nga Lugina e Preshevës foli arsimtari Alixhe-mal Salihu, i cili tregoi se atje po përgatitet një tribunë (sesion), ku do të lexohen disa kumtesa për përmbajtjeje dhe problemet e teksteve në shkollat shqipe të atjeshme. Ndërsa Fazli Hajrizi u ndal në domosdoshmërinë e krahasimit të tek-steve mësimorë, ndërmjet Shqipërisë e Kosovës dhe përmendi problemet, që dalin posaçërisht për pjesën veriore të këtij shteti, Mitrovicën.

Me vlera të veçanta ishin dhe diskutimet e bëra nga Prof.Emil Lafe, nga Akademia e Shken-cave e Republikës së Shqipërisë, i cili theksoi nevojën e përdorimit të gjuhës shqipe të njësuar në të gjitha tekstet shkollorë, që nga Abetarja dhe deri te tekstet e Universiteteve tona. Ndërsa dr. Ramiz Zeka, drejtor i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Ismam (Tiranë)

foli për disa çështje të botimit e përdorimit të teksteve në shkollat fetare, që funksionojnë në trojet shqiptare. Me interes ishte dhe diskutimi i arsimtarit e shkrimtarit Namik Selmani, për disa problema të teksteve për shkollat shqipe në Çamëri. Në vazhdim, Latif Hajrullahu, drejtor i Shtëpisë Botuese të Librit Shkollor “Albas” (Tiranë), përmendi nevojën e botimit sa më cilësor të teksteve të ndryshëm shkollorë dhe për përdorimin e tyre alternativ. Prof. Murat Gecaj nënvizoi domo- sdoshmërinë e pasqyrimit korrekt, sa më të gjerë e të shpejtë, të veprimtarive të IIKSH, në shtypin e shkruar e atë elektronik, si dhe ne faqe të ndryshme të Internetit. Kështu, do të krijohet një mendim mbarëshqiptar për mbarëvajtjen e këtij projekti me shumë rëndësi, që lidhet mjaft ngushtë me identitetin tonë kombëtar.

Në fjalën përmbyllëse, Dr. Ibrahim Gashi i falënderoi pjesëmarrësit në tubim për mendimet e shprehura dhe theksoi nevojën e bashkëvep-rimit të punës së komisioneve, në rajone e shtete të ndryshme, ku shqiptarët banojnë në trojet e tyre stërgjyshore dhe në Diasporë.Pastaj, të gjithë së bashku, morëm pjesë në një darkë, që ishte shtruar për pjesëmarrësit, ku nuk u ndërprenë dhe vazhduan bisedat për temën kryesore të tubimit, pra për tekstet mësimore në shkollat, ku mësohet gjuha e bukur amtare shqipe

TEKSTET SHKOLLORË, ME PËRMBATJE KOMBËTARE, NË TË GJITHA TREVAT SHQIPTARE DHE NË DIASPOR ( Veprimtari e Institutit të Integrimit të Kulturës Shqiptare) Nga: Prof. Murat Gecaj Përgjegjës sektori, pranë IIKSH-Tiranë

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT

Kujtim Agalliu

FESTA

Njëherë prijësi bëri festë për popullin e tij. Ai çoi njerëzit nëpër fshatra për të lajmëruar po¬pullin se e priste në shtëpinë e tij. Ata thanë:- Prijësi kërkon që çdo njeri të sjellë me vete një katruve me verë si dhuratë. Të gjithë verën ta zbrazin në një qyp të madh që ndo¬dhet pranë derës, në hyrjen e pallatit.Erdhi dhe dita e festës. Njerëzit veshën rrobat me të mira që kishin dhe shkuan në pallatin e prijësit së bashku me familjet e tyre. Secili nda¬lonte në hyrje të pallatit të prijësit, zbrazte katruven në qyp dhe ngjitej në sallonin e festës.Na ishte një burrë i varfër, që kishte shumë dëshirë të shkonte në gosti, por nuk kishte verë..Gruaja i tha:- Bli ca verë dhe të shkojmë edhe ne në gosti. Por burri iu për¬gjigj:- Si? Jo, nuk mund të blej verë për një gosti, që është me dëshirë! Në asnjë mënyrë!Si u mendua pak, ai tha:- Qindra njerëz do të sjellin verë me vete dhe do ta zbrazin në qyp. Një katruve me ujë nuk do mund ta zbutë verën.Kështu, ai shkoi në gosti me një katruve me ujë. E zbrazi në qyp si të tjerët dhe hyri në sallonin e pritjes. Mezi priste, për gotën e verës, që e pëlqente aq shumë.Më në fund prijësi tha:- Le të pimë, pra, të dashur miq, për shëndetin tuaj!Gjithë të ftuarit morën gotat të ngrinin dollinë, por ç’të shihnin? Ne vend të verës po pinin ujë.Pra, i varfri nuk kishte qenë i vet¬mi që mendonte se një katruve ujë nuk mund ta zbutë verën.

18

P R O B L E M E M A T E A M A T I K O R E Nga Bardhyl Selimi

Pikniku

Poli u nis në orën 9.00 me biçikletë nga vendi A në vendin B me shpejtësi 15 km/orë.Në orën 9.45, Pjeri u nis nga vendi B për në vendin A me shpejtësi 20 km/orë. Atakishin rënë dakord që të bënin së bashku një piknik në gjysmën e rrugës dhe embajtën fjalën.Gjeni në ç’orë u takuan ata.

Zgjidhje:

A-----------------------------------M--------------------------------------B

® ora 9.00, 15 km/orë ora 9.45, 20 km/orë ¬Shënojmë me x = AM gjysmën e rrugës AB.Atëherë x/15 është koha që iu desh Polit dhe x/20 koha që iu desh Pjerit për të udhëtuarderi në mesin e rrugës.

Diferenca është 45 minuta ose 0.75 orë.Prandaj zgjidhim ekuacionin:

x/15 = x/20 +0.75

nga ku marrim

x= 45 km.

Atëherë 45/15 = 3 orë.

Ata u takuan në orën: 9+3= 12.

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demakut

Mos dvet çka nuk dvetet! “Na paskësh qenë një herë një grua e cila kishte mbetur e ve dhe si dukej kishte vendosur që të mos martohej më. Por, se si i vjen puna e mar-tohet sërish. Pas disa kohësh burri i ri po e pyet: -Allahile grua - a ma i zoti a kanë ai burri i parë, apo unë? Ajo po i thotë: -Bre ti njeri, nuk është borxh me dvet çka nuk dvetet se qe besa burri i parë na kishte mbajtur të dyve mbi shpinë, dhe e kishte lëvruar arën!

A ka lugetër Hoxhë? Në një mevlud, ku ishin kallaballëk njerëz, pasi që u kryen ceremonitë fetare, filloi muhabeti. Aty kishte qenë edhe një djalë i ri, i cili ditë më parë hoxhës ia kishte vjedhur pulat natën.. Ai djali dikur po e pyet Hoxhën: -Hoxhë, a di me na kallxue a ka lugetër a jo?Hoxha pasi i kishte rënë në të se kush ia ka vjedhë pulat po i thotë: -Po bre djalë, bile ma lugat se ti unë hala nuk kam pa!

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected], Griselda HallulliBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected]; Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”