DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët...

249
1 UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI” FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË PROGRAMI I DOKTORATURËS DISERTACION TEMA: EPOKA DIGJITALE DHE ZHVILLIMI I KOLEKSIONEVE ALBANOLOGJIKE Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor i Shkencave Albanologjikenga ALDA BIÇOKU Udhëhequr nga Prof.as.dr. Kujtim BEVAPI Juria e mbrojtjes: 1. Prof. dr. Roland Gjini ………………………. Kryetar 2. Prof. dr. Shaban Sinani …………………….. Anëtar, oponent 3. Prof. dr. Liman Varoshi ……………………… Anëtar, oponent 4. Prof. dr. Marenglen Verli ……………………. Anëtar 5. Prof. dr. Hamit Kaba ………………………… Anëtar Elbasan, qershor 2018

Transcript of DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët...

Page 1: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

1

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

PROGRAMI I DOKTORATURËS

DISERTACION

TEMA: “EPOKA DIGJITALE DHE ZHVILLIMI I KOLEKSIONEVE

ALBANOLOGJIKE ”

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor i Shkencave Albanologjike”

nga ALDA BIÇOKU

Udhëhequr nga Prof.as.dr. Kujtim BEVAPI

Juria e mbrojtjes:

1. Prof. dr. Roland Gjini ………………………. Kryetar

2. Prof. dr. Shaban Sinani …………………….. Anëtar, oponent

3. Prof. dr. Liman Varoshi ……………………… Anëtar, oponent

4. Prof. dr. Marenglen Verli ……………………. Anëtar

5. Prof. dr. Hamit Kaba ………………………… Anëtar

Elbasan, qershor 2018

Page 2: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

2

PASQYRA E LËNDËS:

HYRJE .............................................................................................................................................f. 3

Kreu I: DOKUMENTET ALBANOLOGJIKE DHE REGJISTRIMET E TYRE NË INSTITUCIONET

E KUJTESËS KOMBËTARE, VËSHTRIM HISTORIKO-ANALITIK ................................................f. 18

I .1 Dokumentet e bibliotekave shqiptare për koleksionet albanologjike

I .2 Dokumentet arkivore për koleksionet albanologjike digjitale.............................................f. 22

Kreu II: DORËSHKRIMET E RRALLA ALBANOLOGJIKE ....................................................f. 41

II .1 Veprat e dorëshkruar në gjuhën shqipe

II. 2 Vepra të dorëshkruara në gjuhë të huaj..............................................................................f. 50

Kreu III: ANTIKUARËT NË GJUHËN SHQIPE DHE BOTIMET E VOSKOPOJËS ................f. 61

III. 1 Veprat antikuar të botuara në gjuhën shqipe në shek. XVI-XVIII

III. 2 Botimet antikuar të Voskopojës të shekullit XVIII.............................................................f. 72

Kreu IV: HARTOGRAFIMET E ARBËRISË NË HISTORINË E ZHVILLIMIT

TË HARTAVE PËR PORTALIN ALBANOLOGJIK ...................................................................f. 80

IV.1 Trojet dhe vendbanimet e hershme në hartat albanologjike të shek. XVI – XIX.............f. 92

IV.2 Harta në faqet e librave albanologjik antikuar shek. XVI-XVIII......................................f. 97

Kreu V: BOTIMET E RRALLA ALBANOLOGJIKE NË GJUHË TË HUAJ

PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, SHEK. XV-XVII ........................................................f. 102

V. 1 Përshkrimi i koleksioneve albanologjike antikuar nga shek. XV-XVI....................................f. 104

V. 2 Shqipëria dhe shqiptarët në botimet e huaja të periudhës ndërmjet shek. XVII-XVIII..........f. 121

V. 3 Karakteristikat e veprave albanologjike të shek. XIX dhe fillimi i shek. XX .........................f. 154

Kreu VI: EPOKA DIGJITALE DHE BASHKËPUNIMI

BIBLIOTEKË ARKIV MUZE PËR KUJTESËN KOMBËTARE .................................................f. 198

VI. 1 Institucionet e Kujtesës dhe termi dokument

VI. 2 Bashkëpunimi në Institucionet e Kujtesës .............................................................................f. 203

KONKLUZIONE.............................................................................................................................f. 210

REKOMANDIME............................................................................................................................f. 218

BIBLIOGRAFI.................................................................................................................................f. 241

Page 3: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

3

HYRJE:

Koleksionet albanologjike janë porta determinuese të hyrjes në trashëgiminë tonë

historiko-kulturore. Janë shprehje e prirjes sonë të vazhdueshme për të gjetu, organizuar dhe

përhapur dokumente mbi kujtesën tonë kombëtare. Ato mbartin brenda tyre tërësinë e

studimeve për historinë, gjeografinë, arkeologjinë, gjuhësinë, etnologjinë, antropologjinë,

demografinë, shkencën e letërsisë, të drejtën zakonore shqiptare, ekonominë dhe kulturën apo

qytetërimin e popullit shqiptar duke kontribuar kështu në një aset kombëtar, siç është

albanologjia. Kujtesa historike ndërtohet mbi dokumentet e së kaluarës dhe të tashmes, këtu

konsiston puna e kahershme e historianëve dhe e specialistëve të informacionit, në

grumbullimin dhe evidentimin e trashëgimisë së shkruar kombëtare, përmes koleksioneve

albanologjike të përfshira në institucionet e kujtesës.

Epokat kanë ndryshuar. Sot gjithnjë e më shumë publiku dhe studiuesit të cilët

studiojnë apo hulumtojnë në fushën e kujtesës kombëtare dhe ruajtjen e trashëgimisë

kulturore kërkojnë që burimet dokumentare kulturore dhe shkencore jo vetëm t’u sigurohet

një ruajtje e mirë por ato të publikohen, shpërndahen dhe akcesohen sa më shpejt e pa

humbur kohë. Këtë mundësi sot po e jep gjithnjë e më shumë Interneti. Tashmë specialistët e

informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes:

- Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe kërkimi i informacionit shkencor mbi

Kujtesën Kombëtare?

Studiuesit gjithnjë e më tepër po konsultohen me internetin. Ata nuk duan te dinë se ku

gjendet burimi i informacionit, në Bibliotekë, Arkiv apo Muze, mjafton të kenë akces

intelektual në të. Ata pretendojne akces në përmbajtje në sa më shumë burime. Ka ardhur

koha e krijimit të një rrjeti të përbashkët të informacionit mbi trashëgiminë tonë kulturore

kombëtare, madje duke shkuar edhe më tej, në krijimin e një Portali Albanologjik me

materialet të përbashkëta, domethënëse të kujtesës sonë, të digjituara e të integruara nga të

treja institucionet e trashëgimisë kombëtare në një koleksion albanologjik të përbashkët.

Brenda rrjedhave të zhvillimeve bashkëkohore europiane dhe botërore edhe kujtesa jonë e

shkruar kombëtare duhet të identifikohet e promovohet si një pjesë e rëndësishme e

trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore.

Bibliotekave, arkivave dhe muzeve u është besuar përgjegjësia e mbledhjes, ruajtjes

dhe vënies në përdorim të trashëgimisë kulturore të kombit tonë. Koleksionet e bibliotekave

përbëhen kryesisht nga material të botuara në formë të shtypur dhe elektronike, dorëshkrime,

harta, periodik etj. Arkivi Kombëtar ka përgjegjësi kryesore ruajtjen e regjistrimeve

dokumentare publike në letër ose në formë elektronike. Muzeu mbledh, ruan dhe ekspozon

artefakte rreth kulturës tonë kombëtare. Por aktualisht nuk ka ndonjë ndarje të qartë për sa i

përket llojit të materialeve. Libra gjejmë në bibliotekë, në arkiv dhe në muze, madje dhe njësi

me vlera të rralla siç janë kodikët. Po të njëjtën gjë mund të themi për koleksione periodiku,

për harta, regjistrime zanore, fotografi, letra personale etj. Edhe legjislacioni përkatës i

pasurimit lë shteg për depozitim të materialeve të caktuara në të tre institucionet. Bibliotekat

dhe Arkivat hartojnë koleksione me element kërkimi për dokumente të rralla, antikuarë dhe

Page 4: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

4

dorëshkrime, por ato konsultohen në mënyrë selektive dhe nuk mund të huazohen. Vajtje-

ardhjet për leje konsultimi në këto institucione është humbje kohe dhe kosto për studiuesit.

Këtij të fundit nuk i intereson se ku gjendet fizikisht informacioni (në bibliotekë, muze, apo

arkiv) dhe në çfarë forme është (artikull, libër, fotografi, hartë, muzikë, objekt etj.), për sa

kohë që burimi që ai kërkon është i integruar diku, i organizuar mirë dhe lehtësisht i

akcesueshëm. Bashkëpunimi për ngritjen e një portal të përbashkët albanologjik do të

krijonte një marrëdhënie me përfitim reciprok mes institucioneve.

Institucionet e trashëgimisë kulturore bibliotekat, arkivat dhe muzetë ndajnë synime të njëjta

dhe në shumë raste, duke punuar së bashku përmirësojnë shërbimet, rrisin komunikimin dhe

respektin reciprok.

Historikisht dallime mes këtyre tre institucioneve të kujtesës nuk kanë qenë të prera

dhe të qarta. Bibliotekat më të hershme që dimë nga historia kanë qenë njëkohësisht edhe

arkiva. Ato që dikur quheshin biblioteka tempujsh apo pallatesh ishin vende ku

depozitoheshin koleksione shkrimesh që dokumentonin veprimtarinë e tyre. Më pas

koleksione të një lloji tjetër tekstesh u quajtën muze. (Biblioteka legjendare e Alekandrisë,

p.sh. u quajt Museon). Dallimet mes bibliotekës dhe muzeut kanë qenë fare të vogla deri në

fillimet e periudhës moderne, kur me lindjen e shtypit pati rritje dramatike të materialeve

shtypura të cilat ndryshonin nga koleksionet e objekteve, duke sjelle dhe dallimin mes

bibliotekës dhe muzeut. Megjithatë ajo që i bashkon këto institucione është depozitimi, ruajtja

dhe përdorimi i njësive të quajtura dokumente. Parë në këtë aspekt dallimi mes tyre është

vetëm çështje marrëveshjeje që ka evoluar në vite, pasi ata depozitojnë njësi të ndryshme që

në thelb quhen dokumente.

Por si përkufizohet termi “dokument”? Përkufizimet janë të shumta. Nocioni

tradicional lidhet me shkrimin dhe letrën. Por po t’i referohemi mjedisit digjital, ne përdorim

fjalën dokumet edhe për skedarë në formë teksti, skedarë audio e video, për materiale

multimediale derri dhe për faqe web-i. Paul Otlet një nga themeluesit e shkollës së

dokumentacionit (sot e quajtur shkenca e informacionit) thotë se “termi dokument përdoret

për të treguar fakte informative”.1

Pa u ndalur më gjatë në përkufizimet e shumta të termit dokument le t’i referohemi

një përkufizimi të thjeshtë: Dokument janë mjete komunikimi që i përdorim për të shprehur

mendime e ide. Parë në këtë këndëvështrim, kufijtë mes bibliotekave, arkivave dhe muzeve

janë të zbehtë dhe vijnë duke u zbehur sidomos tani në epokë digjitale.

Duke shfletuar burime të ndryshme lidhur me trajtimin e kësaj teme, në revistën

Library and Information update, botim i profesionistëve të informacionit në Britaninë e

Madhe më tërheq vëmendjen një ilustrim i një shkrimi ku paraqitet një inkunabul e hapur në

ekranin e një kompjuteri. Shkrimi mban titullin: “A keni ju ndonjë njësi që bota dëshiron ta

shohë?”

Bëhet fjalë për konkursin e futjes online të trashëgimisë lokale, pavarësisht se kush e

zotëron origjinalin Biblioteka, Arkivi apo Muzeu apo ndoshta edhe ndonjë person privat.

Ruajta dhe demokratizimi i përdorimit të dokumenteve janë mundësi të shkëlqyera që na

ofron Interneti dhe procesi i digjitalizimit.

1Sipas Robert S. Martin, Cooperation and change: archives, libraries and museums in United States WWW.

Ifla.org/IVifla69/papers/066e-Martin.pdf

Page 5: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

5

Digjitalizimi dhe krijimi i burimeve digjitale botërore apo lokale synon

perfeksionimin e cilësisë së akcesit në Kujtesën Kombëtare historike të shkruar për secilin

vend. Tashmë bota e teknologjisë së informacionit këtë thesar të fshehtë e ka bërë “të

prekshëm për të gjithë”.

Mendoj se qëllimi kryesor i koleksioneve albanologjike në stadin e tyre të sotëm

duhet të jetë krijimi dhe qarkullimi i informacionit të munguar në rrjete on-line kombëtare

dhe ndërkombëtare.2 Krijimi i një rrjeti të përbashkët të trashëgimisë kulturore sjell shumë

përfitime që motivojnë bashkëpunimin. Mundësohet akces i organizuar në pasuritë e rralla të

koleksioneve albanologjike duke filluar që nga inkunabulat, antikuarët, dorëshkrimet,librat,

hartat, foto, periodik i vjetër etj. nga kudo dhe nga kushdo. Bashkimi Europian ka deklaruar

se: “Digjitalizimi është një hap i parë thelbësor për krijimin e përmbajtjes digjitale që do të

mbështesë një Europë gjithë digjitale. Ai është një veprimtari e rëndësishme në ruajtjen e

trashëgimisë kulturore kolektive të Europës, që siguron akces të përmirësuar për qytetarët në

këtë trashëgimi”. Bashkimi Europian ka rënë dakort të bashkërendojë programet kombëtare

të digjitalizimit dhe ka hartuar Parimet e Lundit [1], të cilat kanë çuar në Planin e Veprimit

të Lundit [2]. Për të nxitur një metodologji të përbashkët për digjitalizimin e materialeve të

trashëgimisë kulturore dhe për të lehtësuar zbatimin e “Planit të Veprimit të Lundit”, i cili ka

nisur që në vitin 2002 është materializuar porojekti “Minerva” [3]. Projektet e digjitalizimit

krijojnë mundësi për partneritete me institucione të trashëgimisë kulturore dhe organizatat

tregtare. Ato duhet të përfshijnë bashkimin e burimeve për të krijuar koleksione të reja

virtuale, ndarjen bashkarisht të ekspertizës dhe pajisjeve dhe punën me programues dhe

furnizues software-ësh. Projekti Minerva ka hartuar një manual të “Praktikës Pozitive” [4]

dhe “Udhëzues teknikë” [5]. të cilat shërbejnë si udhëzues praktikë për projekte digjitalizimi.

Sigurisht për të qenë pjesë e këtyre projekteve që aktualisht po veprojnë, ne duhet të kemi

ngritur Portalin Digjital të Kujtesës Kombëtare. Në këtë Portal Albanologjik duhet të

përfshihen materiale të digjituara në mënyrë selektive nga të treja Institucionet e Kujtesës

(Biblioteka, Arkivi dhe Muzeu). Qartësia e qëllim të digjitalizimit për krijimin e një

koleksioni virtual dhe planifikimi i të gjitha proceseve të punës është e rëndësishme.

Në rastin tonë, qëllimi i digjitalizimit është krijimi i një koleksioni virtual albanologjik i

përbashkët dhe gjithëpërfshirës për institucionet e trashëgimisë kulturore i cili jo vetëm do të

promovonte kulturën tonë por edhe do të mundësonte pjesëmarrje në projekteve të mëdha

europiane dhe botërore. Gjithashtu do të mbrohen njësitë e vjetra delikate të pasurisë sonë

kombëtare nga dëmtimi. Për këtë më pare duhen vendosur:

-Kriteret e përzgjedhjes së njësive që do të digjitohen

-Vendi ku do të kryhet puna, që në shumicën e rasteve e preferueshme është brenda

institucionit kulturor, për të shmangur rreziqe të tilla si humbje ose dëmtim të njësisë

origjinale, kosto transporti etj. Në rastin më të mirë duhet siguruar një hapësirë e veçantë

duke mbajtur parasysh kushtet e ndriçimit, temperaturën, lagështirën etj.

2Biçoku, Alda. Koleksionet albanologjike : "Porta të reja dijeje" / Alda Biçoku. f.34-37

Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë. Edicioni VIII, 11-12 Dhjetor 2013, Prishtinë

Page 6: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

6

-Skanerat, hardwar-ët dhe softwar-ët, formatet e skedarëve, standardet, ruajtja, paraqitja e

objekteve digjitale etj..

-Konsiderata financiare. Digjitalizimi mund të jetë i kushtueshëm prandaj institucionet e

trashëgimisë kulturore duhet të kërkojnë rrugë për shtimin e fondit të tyre bazë:

duke bërë lobing dhe “avokatin” në nivele lokale dhe kombëtare,

duke ndërgjegjësuar dhe influencuar në opinionin publik,

duke aplikuar për grante e për projekte të veçanta digjitalizimi. Vitet e fundit është vënë re

rritja e kulturës së tenderimit në bibliotekat, muzetë dhe arkivat e mjaft vende.

Qeveritë, Bashkimi Europian dhe organizmat e tjerë kanë preferuar t’i kanalizojnë fondet

përmes tenderave ose paraqitjes konkuruese të kërkesave.

Websiti “Europeana” përmban një udhëzues për mundësitë e financimit brenda Bashkimit

Europian.

Në hartimin e politikave të digjitalizimit, bota ka punuar në pajtueshmëri me të drejtat

e autorit por edhe me të drejtat e njeriut me qëllim që të mundësohet akces i hapur në

burimet digjitale. Shembuj të ndërrmarjeve të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare ka

shumë. Duke shfletuar burime dhe website të ndryshme lidhur me trajtimin e kësaj teme,

konstatoj se portalet e trashëgimisë kulturore në shumicën e vendeve janë gjithëpërfshirës,

kombëtare dhe ndërkombëtare pavarësisht institucionit kulturor ku ndodhet dokumenti në

biblioteka, arkiv ose muze.

Komisioni Europian ka mbështetur një seri projektesh bashkëpunimi në sektorin e

trashëgimisë, por tashmë me zhvillimin e teknologjisë dhe konkretisht të procesit të

digjitalizimin, rekomandon nxitjen e digjitimit të dokumenteve më domethënës të kujtesës

kombëtare të një vendi pra: inkunabula, antikuarë, dorëshkrime, libra e dokumente të tjera

me përmbajtje historike e kulturore, shprehës të qytetërimit të një vendi apo rajoni për të

shmangur dublimin, për nxitjen e bashkëpunimit, për promovimin dhe ruajtjen e tyre.

Projekti CALIMERA p.sh ka qenë i suksesshëm në punën e përbashkët të tre sektorëve për

zhvillimin e koleksioneve të trashëgimisë lokale digjitale. Ky projekt ka qenë është akronimi i

projektit të Bashkimit Europian Cultural Applications: Local Institutions Mediating

Electronic Resource Access (Zbatime Kulturore: Institucionet Lokale Ndërmjetësojnë Akcesin

në Burime Elektronike). Nisma ka qenë paneuropiane sepse në të janë ftuar edhe vende

joanëtare të Bashkimit Europian, mes tyre edhe Shqipëria. Projekti arriti të mobilizonte

institucionet lokale të kujtesës, veçanërisht bibliotekat, që të luajnë një rol të ri si faktor kyç

në drejtim të mundësimit kudo dhe në çdo kohë të akcesit të vërtetë në shërbime nëpërmjet

“Teknologjive të Shoqërisë së Informacionit për të gjithë”, duke synuar kështu vënien e

trashëgimisë kulturore europiane në funksion të qytetarëve. Si një ndër arritjet e këtij

projekti, padyshim, ishte hartimi i një pakete me 23 udhëzues të hartuar nga ekspertë

europianë të fushës së informacionit në institucionet e trashëgimisë kulturore dhe nga

ekspertë të fushës së zbatimit të teknologjive digjitale.

UNESCO, gjithashtu nuk ka si të mos jetë aktive në këtë proces. Një nga misionet bazë e saj

është rritja dhe të përhapja e informacionit, duke siguruar mbrojtjen e trashëgimisë

dokumentare botërore, duke e bërë atë të hapur për sa më shumë njerëz. UNESCO e nxitur

nga përgjegjësia e saj për të zhvilluar kulturën dhe për ta mbrojtur atë ka krijuar që herët, në

vitin 1992 një program kolosal i cili vazhdon ende, Programin “Kujtesa e Botës” i përkrahur

dhe nga Programi i Përgjithshëm i Informacionit (PGI).

Page 7: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

7

Programi “Kujtesa e Botës” synon t’i bëjë shtetet të vetëdijshëm për:

-mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar;

-demokratizimin e mundësisë së përdorimit dhe shpërndarjen sa më të gjerë të informacionit

për trashëgiminë kulturore duke vënë në qarkullim potencialet buxhetore;

-rritjen e përgjegjësisë së shteteve për ruajtjen e pasurisë së tyre dokumentare;

-vënien në përdorim të trashëgimisë kulturore dokumentare, nëpërmjet zbatimit të

teknolologjisë së përshtatshme dhe digjitalizimit.

-përkrahjen e iniciativave dhe aktiviteteve të institucioneve e organizatave profesionale

lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Zhvillimi i koleksioneve të përbashkëta digjitale të bibliotekave, arkivave dhe muzeve duke

qenë në fokus të veprimtarisë së bibliotekave, është në rend të ditës edhe në mjaft studime të

IFLA-s(International Federation of Lidrary Associations and Institutions- Federata

Ndërkombëtare e Shoqatës së Bibliotekave dhe Institucioneve). Në këto studime nxitet me

forcë bashkëpunimi midis institucioneve të bibliotekave, arkivave dhe muzeve, që ruajnë dhe

shërbejnë koleksione të dokumenteve mbi kujtesën kombëtare. Bashkëpunimi profesional

institucional duhet të jetë si në nivelin kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar.

Digjitalizimi i studiuar i kujtesës kombëtare është bërë domosdoshmëri pasi mundëson

promovimin e identitetit historik të çdo kombi. Me një të klikuar të mouseit mund të futesh në

kujtesën historike të të gjitha kohërave.

Nisma të tilla të përmasave gjigande sot janë bërë realitete në mjaft vende të botës. Projekte

mbi krijimin e koleksioneve të kujtesës së shteteve të veçanta kanë çuar në krijimin e

European Digital Libraries EUROPEANA, apo World Digital Library, të cilat synojnë dhe

mundësojnë lehtësisht akcesin në trashëgiminë globale, në kulturat dhe gjuhët e ndryshme

për studiuesit e të gjithë botës. Një ndërmarje tjetër e madhe është Projekti Google i

digjitalizimit të koleksioneve të pesë institucioneve akademike më të rëndësishme të botës, të

cilat do të digjitalizohen nga Google. Faqe të skanuara të librave do të bëhen të

shfrytëzueshme on-line. Bibliotekat që po punojnë me Google janë biblioteka e universitetit të

Oksfordit, bibliotekat universitare në Michigan, Harvard, Stanford dhe biblioteka publike e

New York-ut. http://business. timesonline.co.uk/article/.

Sektori i kërkimeve të OCLC (Online Compuer Library Center) në SHBA ka ngritur

programe bashkëpunimi mes bibliotekave, arkivave dhe muzeve në përgjigje të sfidave të reja

për krijimin, organizimin dhe ruajtjen e koleksioneve të mëdha digjitale.

Megjithatë për krijimin e këtyre projekteve të mëdha fillimisht nxiten projekte lokake të një

shteti apo rajoni.

Shembuj të këtyre inisiativave nëpër botë ka shumë. Ekzistojnë mjaft Projekte mbi Kujtesën

Kombëtare por me tematika të ndryshme , p.sh:

-Në Britaninë e Madhe që në fillimet e viteve 2000 u krijua Këshilli i Bibliotekave-Arkivave-

Muzeve si një organizëm strategjik që punon për krijimin e një rrjeti të përbashkët digjital

duke nxitur bashkëpunimin mes këtyre institucioneve. Ky organizëm zëvendësoi dy këshilla të

veçuara: këshillin e muzeve e galerive dhe atë të bibliotekave e informacionit duke përfshirë

dhe arkivat në veprimtarinë e tij.

-Në Danimarkë janë projekte që japin mundësi kërkimi njëkohësisht në të treja institucionet

me një bazë të dhënash që akcesohet në Internet.

Page 8: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

8

Në Gjermani që në vitin 2002 ka filluar puna në projektin për krijimin e një Portali të

përbashkët për Bibliotekat Arkivat dhe Muzetë.

-Në Armeni është krijuar Biblioteka digjitale e literaturës klasike armene nga shek.V deri në

shek. XVIII. Ky projekt digjitalizon lloje të ndryshme të literaturës armene si: histori,

gjeografi, filozofi, teologji, ekonomi etj. Është punuar në tre institucionet e trashëgimisë

kulturore. http://www.digilib.am.

-Në Bullgari, Projekti Varna e Vjetër. Ky projekt synon të ruajë historinë e Varnas në foto

dhe tekste për brezat e ardhshëm dhe ta popullarizojë atë mes qytetarëve. Në projekt janë

përfshirë të treja institucionet e kujtesës si: biblioteka, arkivi dhe muzeu.

http://www.libvar.bg/old-varna/

-Në Kroaci, Koleksioni Digjital “Silvije Strahimir Kranjecvic”, i cili është koleksioni i

njësive të digjituara të tekste të plota të këti si dorëshkrime, histori familjesh, arkiva

familjesh, korrespondencë, fotografi), që i referohen këtij poeti të shquar kroat të shek. 19.

Përfshin një inventar të hollësishëm dhe një bazë të dhënash të të gjitha njësive të të gjitha

njësive për të lehtësuar kërkime të mëtejshme. http://www.sskranjcevic.hr.

-Në Luksemburg, Biblioteka Kombëtare e këtij vendi po realizon një projekt të madh

digjitalizimi. http://www.bnl.lu/

-Në Poloni, projektet i digjitalizimit gjithpërfshirës për rajonin multikulturor në kufirin

Poloni-Çeki dhe projekti Thesarë të Arkivave polake me dokumentet nga arkivat polake të

shoqëruara me të dhënat e tyre bibliografike. http://www.ata.com.pl/kcc/biblioteka,

http://www.poland.pl/artcles/.

-Në Rumani, projekti i digjitalizimit të shtypit të vjetër, librave të vjetër dhe objekteve

muzeale në Dobrudjean (DPDV). http//www.biblioteca.ct.ro, http://www.cimec.ro/aer/aeretn.

-Në Serbi dhe Mali i Zi, digjitalizimi i dorëshkrimeve dhe fragmenteve të hershme të shtypura

nga Biblioteka e Manastirit Santa Clara, Kotor; “Archives, libraries and monuments of

Kotorr”me qëllim promovimin e koleksioneve historike. Gjithashtu në këto shtete është

ngritur Qendra Kombëtare e Digjitalizimit (NCD). Ky është një consortium për digjitalizimin

e njësive apo materialeve nga institucionet kulturore dhe shkencore si p.sh. Biblioteka

Kombëtare e Serbisë, Muzeu Kombëtar Beograd, Institutin Arkeologjik, Arkivin e Republikës

së Sebisë, Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve dhe arkivin e Filmit. Gjithashtu midis këtyre

vendeve ka dhe projekte të tjera të institucioneve shkencore të cilat janë duke u realizuar.

http://www.ncd.matf.bg.ac.yu

-Në Spanjë po punohet me disa programe digjitalizimi lidhur me institucionet e trashëgimisë

kulturore, për krijimin e një Portali apo Biblioteke Virtuale të Trashëgimisë Spanjolle.

Prototipi për Bibliotekën Virtuale të Trashëgimisë Bibliografike Spanjolle, po realizohet nga

Nëndirektorati i përgjithshëm për Koordinimin Bibliotekar. http://www.digibis.com/digibib,

pjesë e së cilës janë: Digjitalizimi gazetave të vjetra në bibliotekat publike spanjolle

http://www.digibis.com/prensahis, Akces online në imazhe digjitale të koleksionit të arkivave

në Arganda, Archivo De La Ciudad http://www.aytoarganda.es/archivo, Documentos

Virtuales del Archivo Historico de Sueca. Të gjitha dokumente nga 1264 deri më 1954 janë

digjitalizuar dhe gjenden në http://sapiens.ya.com/webarchivo/; Patrimonio.es (2004-2008)

Program i digjitalizimit të njësive të trashëgimisë kulturore, shkencore dhe natyrore të

përzgjedhura nga institucionet e kujtesës. http://patrimonio.red.es/, Biblioteka Virtuale në

Andaluzi, ku dokumentet e digjitalizuara mund të akcesohen permes katalogut të bibliotekës

Page 9: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

9

virtuale, që lejon kërkim sipas autorit, titullit ose lëndës ose nëndarjeve si Biblioteka e e

Hartave, Biblioteka e Grafikës, Biblioteka Referative Andaluziane, Biblioteka e Gazetave,

Biblioteka e Filmit. http:/www.juntadeandalucia.es/.

-Në Suedi, Projekt digjitalizimi i përbashkët për institucionet e trashëgimisë kulturore,

http://www.kultur.nu/rapporter/digjitaliseringsprojekt.html.

-Në Turqi, Akdas-Atatürk Kitaplyoy Dijital Arpiv Sistemi (Atatürk Library Digitized Archive

System, Istanbul Greater city Municipality). Vepra të periudhës së Perandorisë Osmane si

gazeta, dorëshkrime, libra, kartolina, harta etj. janë digjitalizuar dhe projekti është në

progres për të adoptuar teknologji të reja për të shpejtuar procesin.

http://www.ibb.gov.tr/minisite/kutuphaneler/.

Shembujt e përmendur më lart tregojnë se digjitalizimi i studiuar i kujtesës kombëtare

është bërë domosdoshmëri, pasi mundësohet promovimi i identitetit historik të çdo kombi dhe

ruajtja e trashëgimisë kulturore. Nisma të përmasave gjigande, janë bërë realitete në mjaft

vende të botës. Me një të klikuar të mouseit mund të futesh në kujtesën historike të të gjitha

kohërave.

Projekte mbi krijimin e koleksioneve digjitale të materialeve të përzgjedhura të kujtesës së

shteteve të veçanta kanë çuar në krijimin e European Digjital Libraries në të cilën

mundësohet lehtësisht akcesi në trashëgiminë globale, në kulturat dhe gjuhët e ndryshme

Po koleksionet e tona të kujtesës sonë kombëtare sa larg përfaqësimit janë ?

Tashmë ky mjedis të ri pune duhet parë si konkurrent dhe si partner funksional të dhënies e

marrjes së informacionit mbi koleksionet albanologjike në mbarë botën.

Megjithatë nuk mund të kemi koleksione digjitale të mirëfillta në fushat albanologjike pa

ndërhyrjen e specialistit të librit apo dokumenteve në përgjithësi, bibliografit. Specialistit të

Informacionit dhe jo “mëndjes njerëzore” në përgjithësi, i njihet në historinë e qytetërimit

merita e gjetjes dhe organizimit të informacionit dokumentar historik. Ai organizon, ndan,

katalogon, koleksionon sipas periudhave historike ngjarjet, kulturat dhe qytetërimet si në

mjedisin real libror ashtu dhe në atë virtual, digjital. Duhet krijuar aparati informues që

ndihmon në lehtësimin e kërkimit të informacionit albanologjik. Në të të treja institucionet e

kujtesës kombëtare si në Biblioteka, Arkiva dhe Muze, koleksionet albanologjike mbartin të

gërshetuara dijet e bibliografit me ato të historianit, gjuhëtarit, etnologut dhe gjeografit.

Informacioni mbi njësitë albanologjike të përzgjedhura për Portalin Digjital duhet

organizuar sipas standarteve ndërkombëtare për autorin, subjektin, gjuhën, territorin dhe

periudhën

Çuarja deri në fund e punës për gjetjen e informacionit të saktë, vlerësimi i çdo

hollësie me domethënie nëpër dokumente historike apo zgjidhja e dilemave të përshkrimin

bibliografik shpesh here na kanë bërë ne specialistëve të dokumentacionit dhe informacionit

të hapim dhe portat (apo portalet) e Internetit. Në mjaft raste kemi marrë informacione

befasuese dhe hollësi bibliografike për botimet e vjetra albanologjike, madje edhe për

botimet tona të së shkuarës. Kjo botë të madhe e stërndëlikuar e informacionit bashkëkohor

elektronik, pasqyrohet në rritjen e katalogëve në web për materialet e rralla inkunabula,

Page 10: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

10

dorëshkrime, antikuarë, harta dhe në zgjerimin e “hendekut digjital”3 i cili është një nga

objektivat kryesor të zhvillimit të Mijëvjeçarit sipas udhëzimeve të IFLA, UNESCO-s.

Teknologjia digjitale ka hapur sot një perspektive krejtësisht të re. Digjitimi siguron ruajtjen

e kësaj trashëgimie kulturore si dhe akces të gjerë për përdoruesin. Ky është një shembull

domethënës i bashkëjetesës midis librit tradicional dhe teknologjive të reja, duke hapur

kështu “porta të reja dijeje”. Interneti, portalet dhe shërbimet në rrjet kanë ndryshuar shumë

funksionet dhe objektivat e institucioneve kulturore që mbartin dokumente të kujtesës

kombëtare si Bibliotekat, Arkivat dhe Muzetë. Në kushtet e vërshimit të mediuve të reja të

bartjes së informacionit, ne duhet t’i respektojmë të gjitha format që mundësojnë

komunikimin e Kujtesës sonë kombëtare.

Rolin e lidershipit në këtë proces mund ta luaj Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Ajo është qendër e studimeve albanologjike, ku përfshihen pjesa më e madhe e literatures dhe

dokumenteve për këto studime. Por a do të mjaftonte vetëm koleksioni albanologjik digjital i

ndodhur vetëm në biblioteka? Ndërkohë që siç dihet arkivat dhe muzetë janë gjithashtu

institucione që mbartin dokumente të rëndësishme albanologjike të kujtesës kombëtare. Edhe

atyre iu është besuar përgjegjësia e mbledhjes, ruajtjes dhe vënies në përdorim të

trashëgimisë kulturore të kombit. Ato ndajnë synime të njëjta, dhe parë në aspektin historik të

krijimit të tyre, dallimet mes këtyre tre institucioneve ka qenë i vogël dhe ka evoluar në vite,

pasi ata depozitojnë njësi të ndryshme që në thelb janë dokumente të kujtesës kombëtare.

-Koleksionet albanologjike të bibliotekave përbëhen kryesisht nga; materiale të

botuara në formë të shtypur dhe elektronike, dorëshkrime, harta, periodikë etj.

-Arkivi Kombëtar, përgjegjësi kryesore ka depozitimin e regjistrimeve publike në letër ose në

formë elektronike.

-Muzeu mbledh, ruan dhe ekspozon artefakte rreth kulturës tonë kombëtare.

Megjithatë aktualisht nuk ka ndonjë ndarje të qartë për sa i përket llojit të materialeve. Libra

gjenden në bibliotekë, në arkiv dhe në muze, madje dhe njësi me vlera të rralla siç janë

kodikët. Po të njejtën gjë mund të themi për koleksionet e periodikut, për hartat, regjistrimet

zanore, fotografitë, letra personale etj. Prandaj mendoj se edhe në Shqipëri ashtu si në të

gjithë botën institucionet e kujtesës duhet të gjejnë gjuhën e komunikimit e të angazhohen në

procesin e krijimitë të një Portali Albanologjik Digjital me dokumentet e shkruara të pasurisë

albanologjike kombëtare.

Parë në këtë këndvështrim, kufijtë mes bibliotekave, arkivave dhe muzeve janë të zbehtë dhe

vijnë duke u zbehur sidomos në epokën digjitale në të cilën po jetojmë. Dokumentet janë

mjete komunikimi. Digjitalizimi i këtyre dokumenteve të kujtesës kombëtare në të treja

institucionet që i mbartin ato do të bënte të mundur krijimin e një rrjeti të përbashkët të

koleksioneve albanologjike, ku interneti do të ishte mjeti për të ruajtur dhe rritur vlerën e

Kujtesës Kombëtare. Do të krijohej kështu një koleksion gjithëpërfshirës albanologjik pa

mure, ku studiuesi do të navigonte dhe do të shfletonte objektet digjitale rreth një subjekti të

caktuar në të treja Institucionet e Kujtesës.

3Biçoku, Alda. Koleksionet albanologjike : "Porta të reja dijeje" / Alda Biçoku. fq 34-37 .Konferenca Kombëtare e

Bibliotekonomisë. Edicioni VIII, 11-12 Dhjetor 2013, Prishtinë

Page 11: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

11

Tashmë bota e teknologjive informatike këtë “thesar të fshehtë albanologjik” duhet ta

bëjë të prekshëm nga të gjithë që edhe trashëgimisë sonë kulturore ti mundësohet lehtësisht

akcesi në trashëgiminë globale, në kultura e gjuhë të ndryshme për publikun.

IFLA4 udhëzon: “Përhapja e informacionit u lejon qytetarëve të përfitojnë arsimim dhe dije

përgjatë gjithë jetës. Informacioni mbi arritjet botërore i lejon çdokujt të marrë pjesë në

mënyrë konstruktive në zhvillimin e mjedisit të tij shoqërore”5

Digjitalizimi i kujtesës kombëtare është domosdoshmëri sepse mundëson ruajtjen e vlerave të

rralla nga koha dhe përdorimi. Vënia e tyre në në Internet, promovon kulturën e identitetin e

çdo kombi, mundëson akces të barabartë për të gjithë. Esenca e krijimit të burimeve

kombëtare digjitale është edhe sigurimi i jetëgjatësisë.

Djegia e një biblioteke kombëtare me dorëshkrime, inkunabula e botime të rralla, do

të shihej si një katastrofë kulturore, kjo duhet të na bëjë të mendojmë që ashtu si edhe

qytetërimet, bibliotekat dhe Arkivat janë “të vdekshme”. Ndërkohë që zhvillimi teknik e

elektronik po përparon dita ditës, duhet të përpiqemi që edhe ne shqiptarët të pozicionohemi

sa më mirë në këtë evolucion të përshpejtuar të botës së informacionit, që prek si mënyrat e

gjetjes së informacionit ashtu edhe të përdorimit të burimeve albanologjike. Pikërisht në këtë

kontekst mendoj se duhen hartuar strategji ku krahas domosdoshmërisë për t’iu përgjigjur

nevojave të ngutshme me strategji afatshkurtra, duhet punuar për një perspektive afatgjatë që

të sigurojmë që kujtesa kombëtare e shkruar të mblidhet pa paragjykime, të identifikohet, të

ruhet edhe për brezat e ardhshëm.

Në përzgjedhjen dhe mbledhjen e materialeve duhen patur parasysh nevojat e

studiuesve të ardhshëm, të atyre pas një apo pesë shekujsh. Ashtu si edhe në fund të shekullit

të pesëmbëdhjetë, kjo mori dokumentesh me vlerë do të jenë “thesaret” e epokës së re të

shtypshkrimeve si “mbartëse” të pjesës më të vyer të kujtesës kombëtare.

Koleksionet digjitale dhe kujtesa kombëtare po afrohen gjithnjë e më shumë po të

llogarisim potencialin që i ofron digjitalizimi kujtesës kombëtare. Portalet Digjitale

Europiane dhe Botërore paraqesin burime apo dokumente të vlefshme në të kuptuarin e

historisë së humanitetit. Prandaj ato janë një experiencë e mire në përzgjedhjen e

dokumenteve të kujtesës në të treja institucionet tona të trashëgimisë kombëtare.

Historia kërkon kohë, historia krijon kujtesa. Kjo është pa dyshim çka ekziston në një

koleksion të dokumenteve mbarë kombëtare.

Në përzgjedhjen e njësive për Portalit Albanologjik Digjital, në studimin tim, nisem

nga këto kritere:

o Ndikimi: Nëse njësia ka ndikim të madh në historinë kombëtare, duke kapërcyer

kufijtë e kultures kombëtare, (p.sh veprat mbi historinë e Skënderbeut).

o Koha: Nëse njësia pasqyron në mënyrë të përkryer një periudhë historike, ku ka patur

ndryshime të mëdha kombformuese.

o Njerëzit: Nëse kanë dhënë kontribut të shquar në historinë e kultures.

Pra kam përzgjidhur koleksione të njësive që prezantojnë kulturën kombëtare, volume të

rralla dhe sinifikative të historisë, qytetërimit, gjuhësisë, shkencës, në të gjitha gjuhët, por

4IFLA. International Federation of Lidrary Associations and Institutions. 5Manifesti I IFLA-s për Bibliotekën Digjitale, 14 mars 2010, http://www.ifla.org/publications/iflaunesco-

manifesto-for-digital-libraries.

Page 12: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

12

edhe njësi të tilla si dorëshkrime, shkrime të shenjta që janë shembuj të kaligrafisë historike

në një vështrim krahasues ndërkombëtar.

Ekzistojnë mjaft njësi apo dokumente të trashëgimisë tonë albanologjike që bota ka

patur interes dhe ka kërkuar t’i njohë. Kështu, p.sh., dy Kodikët e purpurt të Beratit, që

ndodhen në Arkivin e Shtetit tashmë janë pjesë e Programit “Kujtesa e Botës” e UNESCO-s

për vlerat kulturore e shpirtërore të njerëzimit që ata mbartin. Në botë ekzistojnë shtatë

kodikë të purpurt me vlera unikale, dy prej të cilave janë Beratinus 1 dhe Beratinus 2.

Gjithashtu, disa projekte e portale digjitale të trashëgimisë kulturore ndërkombëtare kanë

patur interes për disa dorëshkrime orientale unikale të cilat ndodhen në Bibliotekën

Kombëtare të Shqipërisë, për t’u bërë pjesë e katalogëtve digjitale të stërmëdha të

trashëgimisë kulturore. (p.sh Projekti Bavaria). Krijimi i një Portali Albanologjik Digjital, ku

do të përfshiheshin të gjitha njësitë e rralla albanologjike nga të gjithë institucionet e

Kujtesës Kombëtare, të cilat shërbejnë në të kuptuarin e historisë e qytetërimit shqiptar, do

të përhapte më shpejt informacionin për to dhe do të lehtësonte përfshirjen e tyre në projekte

të mëdha ndërkombëtare.

Ekziston edhe ndonjë portal i vogël me përmbajtje albanologjike si p.sh “Besa” që

përfaqëson Bibliotekën e siteve arbëreshe e cila përfshin regjistrimet bibliografike të librave,

revistave, dorëshkrimeve, materialeve dëgjimore e pamore të bibliotekave të komuniteteve të

ndryshme shqiptare, që gjenden në Kalabri, në krahina të tjera të Italisë, si edhe në rajonin e

Ballkanit, i cili mund të shërbejë si një eksperiencë e shembull i mirë dhe mund të jetë brenda

Portalit Albanologjik Kombëtar gjithëpërfshirës.

Studiuesve të fushave albanologjike duhet t’u krijohet mundësia që në një Portal

Digjital të vetëm të Koleksioneve Albanologjike, të konsultojnë, hulumtojnë e shfletojnë vepra

të rëndësishme të shek. XV-XX, ku çështja shqiptare është tepër e pranishme dhe e shtruar

për zgjidhje, pa humbur kohë me vajtje e ardhje për shfletimin e dokumenteve në institucionet

e kujtesës si: biblioteka, arkiva dhe muze. Gjithashtu në Portalin Albanologjik duhet të

integrohen edhe materiale albanologjike nga bibliotekat dhe arkivat jashtë vendit. Shumë

prej tyre gjenden të digjitura dhe të shpërndara në shumë biblioteka dhe arkiva botërore. (në

fund të punimit tim në formën e rekomandimit kam dhënë një listë të vendodhjeve të shumë

njësive albanologjike që nuk gjenden në fondet e rralla të institucioneve tona të kujtesës).

Ka ardhur koha e krijimi të një Portali apo e thënë ndryshe e një “Porte të madhe

hyrëse” në dokumentet albanologjike digjitale të cilat mbartin vlerat monumentale të

trashëgimisë tonë kombëtare që dokumentojnë trashëgiminë e shkruar dhe pasurinë historike

e shpirtërore të kombit tonë.

Koleksionet e rralla albanologjike për Portalin Albanologjik Digjital duhet të

përfshijnë:

-Botime të shek. XV-XVI (inkunabula dhe antikuarë). Ekzistojnë vepra nga autorë të

huaj, por edhe të autorëve shqiptarë apo arbëreshë të kësaj periudhe që shkruan në latinisht,

italisht, gjermanisht, frengjisht etj. dhe i botuan veprat e tyre jashtë trojeve shqiptare. Do të

veçoja inkunabulën më të vjetër albanologjike që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare “Letra

mbi Kuvendin e Mantovës” e Papa Piut II, bashkëkohës i Skënderbeut, botuar në Milano më

1473. Inkunabul që jep të dhëna mbi Kongresin e Mantovës, mbajtur më 1459. Pikërisht ndër

letrat e kësaj përmbledhjeje gjenden disa që lidhen me përfshirjen e Arbërisë në projektin e

kryqëzatës kundër turqve osmanë si dhe me qëndresën e Skënderbeut. Ato shërbejnë për të

Page 13: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

13

dëshmuar se viti 1459, posaçërisht në kontingjencat e Kuvendit të Mantovës, ishte një vit

interesimi nga ana e Piut II për Skënderbeun dhe për Arbërinë, në vështrimin e rëndësisë

luftarake, por jo vetëm. Në të përfshihet për herë të parë letra që papa i shkruante Mehmetit

II.

-Veprat e autorëve greko-latinë. Pas njoftimeve të para për fiset ilire në poemat e

Homerit, informacione shumë të rëndësishme me karakter historik, gjeografik, ekonomik e

politik për Ilirinë mund të gjenden në veprat e Aristotelit (Aristotle), Tukididit (Thucydides),

Plutarkut (Plutarch), Dion Kasit (Dio Cassius), Apianit (Appian), Tit Livit (Livy), Kurt Rufit

(Curtius Rufus), Diodorit të Sicilisë (Diodorus Siculus), Herodotit (Herodotus), Herodianit

(Herodian), Eskinit(Aeschines) etj. 6

Me vlera të jashtëzakonshme për gjeografinë dhe historinë e lashtë të vendit tonë është vepra

Gjeografia e Strabonit dhe Historia e natyrës e Plinit II. Për periudhën e pushtimit romak do

të veçoja komentarët e Jul Cezarit, veçanërisht komentari “Për luftën civile”, luftë e cila u

zhvillua në trojet ilire.

Me kalimin e qendrës së gravitetit të Perandorisë Romake drejt Lindjes dalin vepra si

“Gjeografia e Ptolemeut”, që konsiderohet më e rëndësishmja për perudhën romake dhe një

nga më të rëndësishmet e periudhës së lashtësisë.

-Veprat e autorëve e të kronikanëve bizantinë si Ana Komnena (Anna Comnena),

Prisku (Priscus), Prokopi i Cezaresë (Procopius Caesariens), Kedreni (Cedrenus), Brieni

(Bryennius), Koniata (Choniates), Akropoliti (Acropolites), Kantakuzeni (Cantacuzenus),

Kodini (Codinus), Pahimeri (Pachymeres), Zonara (Zonaras), Halkakondili

(Chalcocondyles), Sfranca (Sphrantzes) etj., të cilët, sjellin njoftime me shumë interes për

Arbërinë e shek. VII-XV, për periudhën e lindjes dhe të zhvillimit të marrëdhënieve feudale në

kuadrin e Perandorisë Bizantine, të formimit të kombësisë shqiptare kur për herë të parë

përmendet emri Albanoi (Arbër), emër me të cilin njihen shqiptarët në mesjetë.

-Veprat historiko-kulturore albanologjike, të shekujve XVI deri në fillimet e shek.

XX nga autorë të njohur si Lajbnicin (Leibniz), Jovin (Giovio), Koronelin (Coronelli),

Lavardenin (Lavardin), Dy Kanzhin (Du Cange), Katançiçin (Katančić), Dyponsen

(Duponcet), Biemin (Biemmi), Barbie dy Bokazhin (Barbié du Bocage), Mashin (Masci),

Malt-Brënin (Malte-Brun), Hollandin (Holland), Hobhauzin (Hobhouse), Likun (Leake),

Pukëvilin (Pouqueville), Ërkartin (Urquhart), Farlatin (Farlati), Buen (Boué), Falmerajerin

(Fallmerayer), Hamerin (Hammer), Ranken (Von Ranke), Byshon (Buchon), Ubiçinin

(Ubicini), Rajnholdin (Reinhold), Makushevin (Makušev),Vajgandin (Weigand), Nopçën

(Nopcsa), Ipenin (Ippen), Jarnikun (Jarník), Lorekion (Lorecchio), Baldaçin (Baldacci),

Benlëvin (Benloew), Guiçardinin (Guicciardini), Mantegacën (Mantegazza), etj.

Objekt i veprave të tyre është historia e Shqipërisë, veçanërisht:7

luftërave dhe fitoreve të shkëlqyera të Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë, kryengritjet

antiosmane të shek. XVI-XIX; pashallëqet shqiptare; gjendja politike dhe ekonomike e

6 Albanica : bibliografi e shekujve XV - XVIII / Shpëtim Mema,

Afërdita Sharxhi. - Tiranë : Biblioteka Kombëtare, 1998, V. 1, f.566

7Po aty

Page 14: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

14

territoreve shqiptare në Perandorisë Osmane; memorandumet drejtuar Portës së Lartë për

zgjidhjen e çështjes shqiptare;qëndrimi i Fuqive të Mëdha; çështja e kufijve; arbëreshët e

Italisë dhe të Greqisë; historia e krishterimit në Shqipëri; mënyra e jetesës, doket e zakonet

etj.

-Vepra ku gjejmë përpjekjet e para për shpjegimin e origjinës së popullit shqiptar në

aspektin historik e gjuhësor, shek. XVII-XVIII. Midis tyre mund të veçohen letrat e famshme

të filozofit gjerman Lajbnic, drejtuar kryebibliotekarit të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit,

Vejsier de la Kroz, me mendime e të dhëna për gjuhën shqipe dhe origjinën e saj; veprën e

gjermano-suedezit Johan Tunman “Hulumtime për historinë e popujve të Europës Lindore”,

botuar në Lajpcig më 1774, ku gjenden përpjekjet e para shkencore për të shpjeguar

prejardhjen e popullit shqiptar e të gjuhës së tij, duke arritur në përfundimin se shqiptarët

janë autoktonë në trojet e tyre, vazhdues të ilirëve që nuk u romanizuan. Kjo tezë u çua më tej

nga një plejadë e tërë albanologësh të shek. XIX, veçanërisht në gjysmën e dytë të tij, dhe të

fillim shek. XX si Ksilander (Xylander), Adelung (Adelung), Mashi (Masci), Hahn, Majer

(Mayer), Pedersen etj. Si dhe nga indoeuropianistit dhe albanologut më në zë gjerman Franc

Bop (Franz Bopp) i cili argumentoi shkencërisht origjinën e shqiptarëve e të gjuhës shqipe

dhe shënoi një kthesë në këtë drejtim.

-Vepra të udhëtarëve të ndryshëm si: diplomatë, poetë, piktorë, gjuhëtarë, etnolog,

biolog, gjeograf, mjek, ushtarakë, gazetarë, klerikë e personalitete europiane, të cilët kanë

udhëtuar e përshkruar vendin tonë. Në veprat e tyre gjejmë analiza përgjithësuese për mjaft

aspekte të jetës shqiptare. Me interes janë vëzhgimet dhe konsideratat e tyre me të dhëna

demografike, etnografike, antropologjike, arkeologjike etj. Përmes studimeve të kujdesshme,

parë me syrin e një të huaji, ata sjellin dritë mbi të gjitha fiset e malësive veriore dhe jugore

me të gjitha tiparet etnologjike të tyre.

Interesante janë për shembull përshkrimet e Pukëvilit (Pouqueville), mjek, diplomat,

arkeolog, historian dhe shkrimtar francez. Si konsull i përgjithshëm i Ali pashë Tepelenës,

gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në Shqipëri, përveç aktivitetit diplomatik bëri edhe

eksplorime të shumta arkeologjike, etnografike e historike, sidomos në trevat e Shqipërisë së

Jugut, Epirit, Thesalisë, Moresë etj.

Shumë prej udhëtarëve të huaj në veprat e tyre kanë lënë trashëgim deri në ditët tona një

koleksion të mrekullueshëm fotografish e skicash. Përmes tyre del në pah mënyra se si

shqiptarët e shihnin botën një shekull më parë, ku besonin, çfarë i trembeshin, si jetonin,

cilat ishin traditat dhe zakonet e tyre, si ushqeheshin e mjekoheshin. Një prej udhëtarëve

që ka qëndruar më gjatë në Shqipërinë e Veriut është paleontologu dhe gjeografi hungarez

Franz Nopcsa, i cili si një vëzhgues i hollë mbajti shënim sa pa dhe sa njohu në malësinë e

veriut, njerëzit, doket, zakonet, bëri skica dhe vizatoi çdo kullë, çdo pajisje karakteristike e

çdo malësor interesant në 9 ditarët e mrekullueshëm të dorëshkruar prej tij.

Do të veçoja gjithashtu veprat e studiuesit, albanologut dhe diplomatit Theodor Ippen,

gjeografit dhe botanistit Antonio Baldacci etj. Ata nuk u mjaftuan me një mbledhje

materialesh, por bënë edhe studime krahasimore midis traditave shqiptare dhe ato të

hasura në vende të tjera të Ballkanit apo edhe në Europë. p.sh e famshme për shkrimet e

saj antropologjike dhe etnologjike në trojet shqiptare ka qenë Edith Durham.

Udhëpërshkrimi i saj “High Albania”, edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i

kulturës dhe traditave malësore të Shqipërisë së Veriut.

Page 15: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

15

Pjesë e koleksionit albanologjik digjital, mund të jenë edhe disa vepra letrare të shek.

XVI-XVIII të cilat në qendër të tyre kanë figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti

Skënderbeu, që frymëzoi plejada të tëra shkrimtarësh. Ato tregojnë jehonën që patën në

Europë luftrat kundër osmaneve të shqiptarëve në shek. XV

-Dokumente arkivore albanologjike. Ekzistojnë kolona të tëra dokumentesh arkivore

albanologjike që bëjnë fjalë për trevat arbërore. Kontributi i studiuesve të huaj dhe shqiptarë

mbetet i rëndësishëm dhe i pamohueshëm, në gjetjen sistemimin dhe botimin e tyre.

Megjithatë shpërndarja e dokumenteve arkivore të trashëgimisë tonë kombëtare në arkiva të

ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, në botime të ndryshme dhe në institucione të ndryshme,

e ka bërë të vështirë gjetjen dhe integrimin e tyre. Ato sot ndodhen në: Arkivin e Shtetit, QSA

(Qendrën e Studimeve Albanologjike), Bibliotekën Kombëtare dhe në mjaft arkiva dhe

biblioteka në Europë, si në fotokopje ashtu dhe në origjinal, të botuar ose jo duke shpenzuar

shumë kohë për konsultimin e tyre nga një institucion në tjetrin. Krijimi i një Portali

Albanologjik Digjital i përbashkët për të gjitha institucionet e kujtesës, ku dokumentet, të

botuara ose jo, do të digjitoheshin ex novo e do të sistemoheshin në mënyrë kronologjike, të

grupuara sipas periudhave të ndryshme historike, pavarësisht institucionit ku gjenden do të

ishte një ndihmë e madhe për studiuesit.

-Dorëshkrime, të cilat janë pjesë e rëndësishme të identitetit kulturor shqiptar dhe e

kulturës së ruajtjes së pasurisë kombëtare. Pasuria e jashtëzakonshme e traditës së

dorëshkrimeve të ruajtura në Shqipëri, me një koleksion që nuk mund të krahasohet jo vetëm

me ato të popujve të tjerë të rajonit, por dhe në shkallë europiane, mendoj se është pjesë

domethënëse për një Portal Albanologjik Digjital. Ato do të promovoheshin si në një mjedis

kombëtar, ashtu dhe ndërkombëtar dhe do të plotësohej informacioni i munguar për to edhe

pse për këtë trashëgimi, dija shqiptare ka ende për të thënë. Historia e shkrimit të tyre fillon

që në shek. 6 me Kodikët e Beratit e në vazhdim me vepra të dorëshkruara, në greqisht, gjuhë

orientale, latine dhe në shqip (fillimisht me alfabet grek dhe arab).

Dorëshkrimet janë shkruar e kopjuar nga kaligrafë të specializuar në Shkodër, Berat,

Elbasan, Tiranë. Aktualisht ndodhen të shpërndara në të gjitha institucionet e kujtesës në

Shqipëri, por disa prej tyre ende të pazbuluara mirë mund të gjenden në pluhurin e arkivave

të Europës e sidomos të Vatikanit. Ato janë vlerësuar nga paleografë, bizantologë, historianë

të krishtërimit e islamizmit etj. Skanimi dhe krijimi i burimeve digjitale për to në Portalin

Albanologjik do të perfeksiononte cilësinë e akcesit në trashëgiminë kulturore të shkruar,

pavarësisht vendndodhjes së njësisë, në arkiv, bibliotekë, muze etj.

Nga dorëshkrimet domethënëse në gjuhën shqipe për Portalin Albanologjik, do të veçoja:

“Formulën e pagëzimit”, të vitit 1462 nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, “Fjalorin e

Arnold Von Harff”, i vitit 1497, “Perikopenë e Ungjillit të Pashkës”, e shek. XV-XVI,

dorëshkrimin i cili njihet si “Anonimi i Elbasanit”, si dhe më vonë ato të periudhës kur

shkruhej shqip me alfabet arab (divanet e bejtxhijve shqiptarë) apo shqip me alfabet grek

p.sh “kodiku i Kostandin Beratit”. Gjithashtu do të veçoja: “Tragjedinë e Arkanxhelos” mbi

Skënderbeun, Relacionin mbi sanxhakun e Shkodrës të Françesko Bolicës, Shërbesën e Shën

Nikodhimit, Fjalorët e dorëshkruar shqip-greqisht të Kostandin Kristoforidhit, e Anastas

Kulluriotit, “Historinë e Skënderbeut” të Zef Jubanit, “Trashigime pellazgjike” të Shtjefën

Gjeçovit si dhe letërkëmbime të personaliteteve shqiptare që trajtojnë çështje me rëndësi

Page 16: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

16

historike, gjuhësore, etnografike etj, ku do të veçoja, letrat e Faik Konicës dhe të Nikollë

Kaçorrit etj.

Në dorëshkrimet në gjuhë të huaj, në mënyrë kronologjike dhe të ndarë sipas gjuhëve, jam

ndalur në kodikët më të lashtë, si një prej pasurive më të rëndësishme të kulturës shqiptare

me vlera botërore, dorëshkrimet në gjuhët latine e perëndimore dhe dorëshkrimet në gjuhët

orientale. Dorëshkrimet kanë qenë pjesë e kishave, e bibliotekave të medreseve dhe e

bibliotekave të familjeve të mëdha shqiptare siç është p.sh Biblioteka e Bushatllinjve, prej të

cilës numërohen rreth 150 njësi të cilat mbajnë vulat e sundimtarëve të Shkodrës, Mustafa

dhe Karamahmut pashë Bushatlliu. Këtu do të veçoja, mynsheatet osmanisht apo

krestomacitë dokumentare (përmbledhje letrash private dhe shkresash zyrtare), si p.sh ato

për veprimtarinë e Ali pashë Tepelenës apo Mustafa pashë Bushatlliut, një pjesë e të cilave

me të dhëna për historinë e Shqipërisë dhe të qyteteve të saj. Ato shquhen për miniaturat në

ar dhe dekoracione. Pjesë të rëndësishme për Portalin Albanologjik Digjital duhet të jenë

edhe disa dorëshkrime në gjuhët perëndimore, njësi unike me mjaft të dhëna dokumentuese

për historinë dhe qytetërimin shqiptar, të cilat gjenden vetëm në institucionet tona të kujtesës.

P.sh. ditarët e dorëshkruar të albanologut hungarez Franc Nopça “Albania Notizbücher” në

9 vëllime, shkruar gjatë viteve 1905-1909, 1913,1920 etj.

-Antikuarë në gjuhën shqipe (shek. XVI-XVIII), përfshirja e të cilëve në Portalin

Albanologjik në kuptimin shkencor do të ishta mënyra më e mirë e përhapjes së dijes për to

dhe e ndjenjës kombëtare. Nëpërmjet tyre qëllimi im është të hidhet dritë mbi kulturën

shqiptare. Këto antikuarë që janë fakte e dokumente të cilat çjerrin errësirën, dhe hedhin

poshtë spekullimet e paskrupullta mbi qytetërimin dhe kulturën tonë kombëtare. Këto njësi e

bëjnë me të vërtetë e protagoniste kulturën tonë kombëtare albanologjike. Kronologjikisht

pjesë të Portalit Albanologjik Digjital duhet të jenë: “Meshari” i Buzukut i vitit 1555; botimi

i dytë më i vjetër që njihet në gjuhën shqipe “Embsvame e Krështerë” nga Lekë Matrënga, i

vitit1592; veprat e Pjeter Budit “Doktrina e Krishterë”, botuar më 1618, “Pasqyra e të

rrëfyemit”, “Rituale Romanum”, “Kush thotë meshë të vitit 1621; “Fjalori latinisht shqip” i

Frang Bardhit” i vitit 1653; “Çeta e Profetëve” e Pjetër Bogdanit, 1658; “L’infallibile verità

della Cattolica Fede” e Bogdanit, 1691; “ConciɅi Provintiaaλi o Cunvendi i Arbenit”

(Kuvendi i Arbërit), 1706; "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër"e arbëreshit JulVariboba, 1762;

“Prōtopeiria” e Theodhor Kavaliotit (Fjalor greqisht-vllahisht-shqip), botuar ne Venecia më

1770.

-Botime të Voskopojës, të cilat janë domethënëse për qytetërimin tonë, për vetë

lidhjet e shumëllojshme të këtij qyteti në një mjedis të largët e të afërt gjeografik e shoqëror

me kulturën ballkanike dhe europiane. Ato janë një pasqyrë e e qartë e zhvillimit kulturor të

Voskopojës në shek. XVIII, ku përveç konstruksioneve monumentale, kishave e bazilikave,

bibliotekës, urave të gurta, më 1720 dallohet shtypshkronja e saj, e dyta në Perandorinë

Osmane, pas asaj të Stambollit, por në të vërtetë e para në Ballkan që më 1769 realizoi mbi

50 botime. Figurat kryesore të autorëve dhe botuesve ishin: Theodhor Kavaliotit, Grigor

Voskopojari (i njohur edhe si Grigori i Durrësit), Dhanil Mihail Adam Voskopojari etj.

-Harta të rralla të trojeve shqiptare. Hartat janë të rëndësishme për Portalin

Albanologjik Digjital sepse periudha e parë ose parashkencore e albanologjisë përbëhet

kryesisht prej dëshmive të udhëtarëve që kaluan nëpër viset arbërore. Ata bënin pjesë, në

mënyrë të përgjithshme, në grupet që quhen “udhëtarë në Orient” ose më vonë “udhëtarë në

Page 17: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

17

Levant”, çfarë nënkupton jo udhëtarë të interesuar veçanërisht për arbërit dhe Arbërinë, por

që tërthorazi u njohën edhe me realitetin arbër dhe lanë dëshmi edhe për të. Regjistrimi

kronologjik i përshkrimit të viseve të arbërve në hartat, ka ndodhur përpara “historisë”,

përpara shfaqjes së tregimit të shkruar. Ishin hartat ato që u përdorën për të përcaktuar

largësi, rrugë, vendndodhje etj., për të lehtësuar mundësinë e udhëtimit nga një vend në një

tjetër. Fillimisht njohja e brigjeve të arbërve vendbanimeve të tyre u bë nga portulanet, pra

nëpërmjet detit që në Mesjetë ishte “rruga e rrugëve”.

Hartat domethënëse të rralla për koleksionin digjital albanologjiki takojnë kryesisht

shekujve XVI-XVIII.8Ato janë përpiluar nga hartografë evropianë më në zë të kohës. Hartat e

rralla kanë vlerë të veçantë për trojet shqiptare e më gjerë dhe janë burim informacioni me të

dhëna të shumta historike, etnografike, gjuhësore, gjeografike etj. Nga ky koleksion mund të

veçojmë harta të hartografëve shumë të njohur si ato të Gastaldit (1560), të Merkatorit (shek.

XVI), harta me ngjyra dhe me tekst si Illyricum e Orteliusit (1590), që përbën edhe një nga

më të dalluarat e këtij koleksioni digjital, harta të Mariette (1600), hartat e hartografit zyrtar

të Oborrit të mbretit të Francës Guillaume Sanson (XVI-XVII), të danezit Laurenberg (1650),

të gjeografit frëng Duval (1657), të holandezëve Allard (1665), të vëllezërve Blaeu (1666), të

Frederic De Wit (1680), të Visscher (1690), harta të gjermanit Cluverius (1686) etj. Por do të

veçoja hartën e At Francesco Maria Coronellit, kozmograf i njohur i Republikës së

Venedikut, “Corso delli fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia…” e vitit 1688,9 e cila bën

pjesë në përmbledhjen “Atlante Veneto”. Përmbajtja e hartës paraqet interes për studiuesit e

fushës së albanologjisë. Ajo sjell të dhëna të bollshme gjeografike, historike, toponomastike,

etnografike, statistikore e demografike për krahinat, qytetet dhe fshatrat shqiptarë. Hartat

dallohen për zbukurimet dhe ngjyrat. Për plotësimin e mëtejshëm të burimeve ekzistuese

hartografike me vlerë për trojet shqiptare mendoj se mund të shtohen në këtë koleksion jo

vetëm hartat albanologjike, si njësi më vete, por edhe rreth 23 harta që përfshihen në librat

antikuarë të shekujve XVI-XVIII të autorëve Claudius Ptolemaeus(1564), Philippus Cluverius

(1686), Paul Ricaut (1709),Guillaume Delisle (1729), Georges Guillet de Saint-Georges

(1681), J. Gautier (1745), Jean-Claude Dezauche (1772), Jean-Denis Barbié du Bocage

(1788) etj.

Në Kreun e fundit të punimit tim jam ndalur në rëndësinë e bashkëpunimit të

Institucioneve të Kujtesës Kombëtare për të siguruar akces brenda një Portali Albanologjik,

si dhe në mënyrë konkrete në hapat që duhen ndërmarrë drejt bashkëpunimit për krijimin e

nje Portali Albanologjik gjithëpërfshirës.

Bibliotekat, arkivat dhe muzetë duhet të garantojnë qasje në mënyrë të barabartë për të

gjithë në shoqërinë digjitale. Nisur nga mundësitë e mëdha që na jep Interneti dhe

digjitalizimi për bashkërendimin e dokumenteve, Portali Albanologjik Digjital duhet të

përmbajë një koleksion të organizuar të kujtesës kombëtare, në një sistem online që mbledh,

menaxhon, shpërndan dhe ruan burimet digjitale të Institucioneve të Kujtesës.

8Arbëria në hartat e vjetra të Bibliotekës Kombëtare [album] :(shekujt XVI-XVIII)

përg. Etleva Domi, Alda Biçoku, Maksim Gjinaj, Vjollca Dhimolea (Noti); Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë :

Biblioteka Kombëtare, 2013

9Po aty

Page 18: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

18

Kreu I: DOKUMENTET ALBANOLOGJIKE DHE REGJISTRIMET E TYRE

NË INSTITUCIONET E KUJTESËS KOMBËTARE, VËSHTRIM HISTORIKO-

ANALITIK.

I .1 Dokumentet e bibliotekave shqiptare për koleksionet albanologjike

Ndonëse institucionet e bibliotekave shqiptare janë relativisht të reja, tradita bibliotekare

në Shqipëri është e vjetër. Dëshmi të shumta vërtetojnë se gjatë Mesjetës në oborret e

princërve shqiptarë, si dhe të bujarëve, kontëve, arhonëve etj., funksiononin si kancelari në të

tria gjuhët diturore të kontinentit: latinisht, greqisht, sllavisht e, pranë tyre, edhe bibliotekat

përkatëse. Pozicioni gjeo-historik i shqiptarëve në zonën e kalimit nga Perëndimi në Lindje

dhe anasjelltas u mundësonte atyre kontaktet librore si me Kostantinopojën, ashtu dhe me

zhvillimet e “përtej detit”. Një nga bibliotekat më në zë të shek. XVIII është ajo e

Voskopojës. Ngritja e shtypshkronjës më 1720 (e dyta në Perandorinë Osmane, pas asaj në

Kostandinopojë) dhe hapja e akademisë më 1744, u shoqërua me një bibliotekë të pasur, e

cila me kalimin e kohës u bë shumë e njohur si për grumbullimin e dorëshkrimeve greqisht

dhe latinisht ashtu dhe literature perendimore që kishte përthithur. Censura osmane qe një

ndërprerje e dhunshme e këtyre zhvillimeve. Megjithatë, edhe për gati pesë shekuj të

sundimit osman, shqiptarët nuk e humbën traditën bibliotekare. Në kushtet e reja, ajo u

përcoll kryesisht nëpërmjet bibliotekave të familjeve të mëdha, të pashallarëve e bejlerëve,

por edhe atyre të institucioneve fetare: abacive benediktine, kuvendeve françeskane e jezuite,

manastireve ortodokse, medreseve, teqeve të bektashinjve etj. Mendoj se vlen të përmenden

këtu disa biblioteka private të pasura me koleksione albanologjike disa pjesë të të cilave janë

trashëguar edhe sot:

Bibliotekën e Ibrahim Pashë Vlorës, me mbi 2000 dorëshkrime në pergamenë në

gjuhët orientale, por që fatkeqësisht u dogj në vitin 1914.

Bibliotekën e Bushatllinjve e trashëguar sot si një ndër koleksionet e rralla të BK-së:

rreth 150 njësi bibliotekare të dorëshkruara nga Bushatllinjtë (shek. XV-XIX), ku

përfshihen filozofi, fe, gjuhësi, letërsi, administratë, kozmografi, retorikë etj.

Bibliotekau themelua prej prej Mehmet Pashë Bushatlliut (Plakut) e cila u pasurua

nga djemtë e tij, sidomos Mustafa Pashë Bushatlliu, që përmendet si njeri studioz e

kishte mëkëmbur bibliotekën me libra frëngjisht dhe turqisht, të cilat në fund ia fali

vakëfit të Shkodrës më 1834. Bushatllinjtë jetuan rreth shekujve XVIII-XIX, por

blinin libra treqind vjet më të vjetër se ata. Për shembull tek kjo trashëgimi që

trajtohet dhe ruhet si pasuri kombëtare, gjen një Kuran të vitit 1451, ndër më të vjetrit

e koleksionit. Ky kuran mban vulat e Kara Mahmut Pashë Bushatlliu.10

10Biblioteka e Bushatllinjve në Bibliotekën Kombëtare

shtator, 2009 = Bushatli's library at the National Library :

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Tiranë

Page 19: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

19

Bibliotekën e Komisisë Letrare Shqipe me drejtues Hilë Mosin, 11 bërthama e

Bibliotekës Kombëtare dhe e para bibliotekë albanologjike. U formua si organizëm i

përbashkët shqiptaro-austriak, në qytetin e Shkodrës në vitin 1916 në kontingjencat e

njohura të Luftës së parë botërore

Biblioteka e Mit’hat Frashërit me rreth 40000 libra me vlera të rralla albanologjike,

nga të cilat rreth 18000 njësi ndodhen në fondet e Bibliotekës Kombëtare.

Mit’hat Frashërit i njohur si politikan, publicist, studiues ishte një albanolog dhe

bibliofil i apasionuar i cili e çmonte mjaft rolin e librave në përhapjen e kulturës dhe

identitetit kombëtar. Ai kishte grumbulluar mjaft libra të rrallë me karakter tërësisht

albanologjik që trajtojnë probleme të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët,

historinë, prejardhjen dhe gjuhën, çështjen e Epirit, politikën e Fuqive të Mëdha ndaj

çështjes shqiptare, rolin e tyre në përcaktimin e kufijve etj. Por posaçërisht këtu dua të

përmend inkunabulën më të vjetër të pasurisë tonë kombëtare albanologjike të

trashëguar prej tij. “Letra mbi Kuvendin e Mantovës e Papa Piut II, bashkëkohës i

Skënderbeut, botuar në Milano më 1473. Inkunabul që hedh dritë mbi Kongresin e

Mantovës, mbajtur më 1459, ku u vendos të ndërmerrej një ekspeditë ushtarake

ndërkombëtare kundër pushtuesve osmanë, pjesë e së cilës do të ishin edhe shqiptarët.

Siç dokumenton vetë Mit’hat Frashëri në fund të librit ai e ka blerë atë me një çmim

tepër të lartë. Interesant është fakti se krahas vulës së tij në fund të çdo libri Mit’hat

Frashëri shënonte me laps librarinë ku kishte blerë librin, vendin, datën dhe çmimin e

librit. Herë pas here ai shënonte pseudonimin e tij Lumo Skëndo12

Biblioteka Françeskane me rreth 3000 volume një pjesë e të cilave u trashëguan,

sidomos antikuarë, por një pjesë u dogjën në periudhën e reprezaljeve ndaj

institucioneve në regjimin e Hoxhës. Librat e Bibliotekës Françeskane kanë vulën

“Bibljoteka Françeskane, Shkodër”. Françeskanët kanë luajtur një rol të madh në

pasurimin e fondeve albanologjike. Atyre u atribohet edhe gjetja e dokumentit më të

hershëm të shkuar të shqipes “Mesharit”. Në vitin 1929, At Justin Rrota nxori tri

kopje të filmuara të Mesharit nga Biblioteka e Vatikanit, të cilat u depozituan në

Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ku edhe sot e kësaj dite ruhet ende një kopje,

ndërsa dy të tjerat në Shkodër: njëra në Seminarin e Etërve Jezuitë, ndërsa tjetra në

Bibliotekën publike të Shkodrës. Autori dhe viti i botimit janë sipas zbuluesit të librit

Gjon Nikollë Kazazi. (Sot. falë teknologjisë digjitale B.K zotëron kopjen më të mire

anastatike digjitale, sjellë nga vizita e Papës në Shqipëri)

Biblioteka e Mitropolisë së Beratit

Biblioteka “Për djelmërinë” apo siç njihet ndryshe “Karnavon” e krijuar më 1929 me

ndihmën financiare të konteshës angleze Karnavon në kujtim të të birit Herbert

Karnavon, i cili ishte anglez filoshqiptar. Drejtues iparë ishte anglezi Read, dhe pas tij

drejtimin e mori z.Ibrahim M.Jaçi i cili ka qenë drejtor i bibliotekës publike të

Elbasanit.

11Çuni, Gjovalin. Fondet albanologjike në bibliotekat e Shkodrës / Gjovalin Çuni

Në libr.: Biblioteka dhe kujtesa kombëtare : konferenca kombëtare e

bibliotekonomisë edicioni i 2-të, 20-22 nëntor 2007, Prishtinë,2008, f.169-180.

12Bibliotekat në Shqipëri = Libraries in Albania. pregatitur nga V.Xhaja, T.Buzo, V.Sala, A. Gurakuqi f. 7-8

Page 20: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

20

Biblioteka e Myftiut të Tabakëve në Shkodër. Bibliotekë e shek. XIX por në fakt

mendohet se ka qenë më e hershme. Biblioteka ishte e pasur me dorëshkrime shqipe

të shkruara me alfabet turqisht si dhe mjaft libra teologjike, filozofike, juridike etj.

Biblioteka ka patur rreth 2000 vëllime, midis të cilave dorëshkrimi i vitit 1832

“Vehbie” i Tahir Gjakovës trakte astronomike të Haxha Tahsinit botuar në Paris më

1284 (hixhri)

Biblioteka e Lef Nosit. Zoti Nosi, ish drejtor i Fletores “Tomorri”, gazetë e parë e

Elbasanit, krahas pasionit si koleksionist i antikave dhe grumbullues i materialeve në

fusha të ndryshme, kishte formuar një bibliotekë të pasur personale, në fundin e shek.

XIX dhe në fillimet e shek.XX. Në fondin e kësaj biblioteke kishte mjaft libra

albanologjik. Veç librave të shtypur kishte edhe shumë dokumente në gjuhën turke që

kishin të bënin me historinë e Elbasanit, dorëshkrime të Teodor Haxhifilipit (Dh.

Todhrit), shkruan me alfabetin e tij, ato të Dhaskal Pinës, dorëshkrime të Mitropolisë

së Elbasanit si dhe dokumente të ndryshme historike. Ai kishte edhe një koleksion të

pasur të gazetës “Tomorri” në të cilën shkruante edhe vetë, si dhe të gazetës

“Kopështi letrar”. Pas vdekjes së tij biblioteka u shpërnda, dhe një pjesë e mirë e kësaj

biblioteke ndodhet sot në fondet e bibliotekës së qytetit të Elbasanit.

Pasurimi fondeve Albanologjike, sidomos të Bibliotekës Kombëtare në Shqipëri u bë

pikërisht nga fondet e rralla të këtyre bibliotekave private që u përmendën më lart.

Biblioteka Kombëtare, si institucion i parë shtetëror, publik e laik, mban për datë të

themelimit të saj 10 korrikun 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së

“Komisisë Letrare Shqipe”. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Arsimit, Tiranë. Mbas

vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për riorganizimin e bibliotekës

si institucion kombëtar. Në momentin e përurimit si Bibliotekë Kombëtare e Shqipërisë, në

vitin 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj

në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur institucioni drejtohej nga atdhetari dhe

lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea. Pas lufte, dalja më 31.05.1948 e dekretit "Mbi dërgimin

e detyrueshëm të shtypshkrimeve Bibliotekës Kombëtare", sipas të cilit asaj i dërgoheshin

falas një numër ekzemplarësh të çdo shtypshkrimi të vendit i dha mundësi Bibliotekës

Kombëtare të kryejë rolin e qendrës arkivore të të gjitha botimeve të vendit. Nga institucion

në vartësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959, Biblioteka Kombëtare kaloi në vartësi të

Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Ndryshimet demokratike të viteve ’90 sollën mundësi

ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës

Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa

kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke

shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit dhe në shtimin e fondeve

albanologjike. Fond të pasur albanologjik kanë edhe disa nga bibliotekat akademike dhe

biblioteka publike të qyteteve të ndryshme, sidomos të qyteti të Shkodrës, Elbasanit dhe

Korçës.

Studiues e bibliografë të shumtë janë marrë me hulumtimin dhe sistemimi i

materialeve albanologjike që interesonin Shqipërinë dhe shqiptarët. Në raste të veçanta,

zbrazëtitë u plotësuan me anë të huazimeve ndërkombëtare dhe mikrofilmimit të disa

botimeve shumë të rralla në bibliotekat e huaja.

Page 21: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

21

Sfida e pasurimit të koleksioneve albanologjike dhe e dokumenteve të kujtesës

kombëtare në të gjithë rrjetin e bibliotekave dhe institucioneve të kulturës është sigurimi i

ekzemplarëve magjistralë për historinë e kombit tonë, për të ndjekur institucionalisht atë që

dikur Mithat Frashëri, Kristo Dako, Lef Nosi, Eqrem Vlora e bënin në rrugë private për

sigurimin e veprave, antikuarëve dhe dorëshkrimeve, që i ndihnin çështjes shqiptare.

Organizimi bibliografik dhe shkencor i koleksioneve me njësi albanologjike është i

hershëm. Korpusi i koleksioneve vjen pas botimeve veçmas të vëllimit të parë “Albanica” më

1965 nga Aldo Çoba e Zef Prela, që jep në mënyrë sinkretike disiplinën e standartizuar

kronologjikisht të përshkrimit të shkurtër të veprave të autorëve më të shënuar të

albanologjisë. Duke vijuar nga Zef Valentini në Palermo. Ky studiues kishte lënë 5000 faqe

dorëshkrim me studime albanologjike në Muzeun e Jezuitëve në Shkodër, arshivuar nga Dr.

Injac Ndoja dhe Filip Ndocaj (në fund të viteve ’40). Kjo dosje u bë pjesë e Arkivit të

Institutit të Shkencave, sot Arkivi i Shtetit. Puna për koleksionimin e veprave me karakter

albanologjik më pas u vijua nga Sektori i Albano-Balkanologjisë në Bibliotekën Kombëtare,

periudhë nga e cila meren dhe dy volume “Albanika” dhe një sërë katalogësh të tjerë tematik

të fushave albanologjike. Gjithashtu sot, albanologjia, në korrelacion me informacionin që u

nevojitet studiuesve, ka mbushur atë boshllëk që kishte krijuar mungesa e informacionit

bibliografik për veprat fetare, që nga kodikët deri te dorëshkrimet.

Fondi ynë albanologjik ka vepra monumentale që do ta promovonin më së miri kulturën dhe

historinë shqiptare. Në to gjenden botime të koleksioneve të bibliotekave të tjera të vendit,

kodikë të Arkivit Qendror të Shtetit si dhe botime shqipe të vjetra.

Megjithatë që në shek. XIX me revistën “Albania” nisin përpjekjet dhe botimet e para të

bibliografisë albanologjike. Kujtojmë pionierët e Rilindjes dhe të shypit shqiptar, si: Konica,

Kristo Dako me radhuan e tij me mbi 180 njësi referenciale të librave të huaj mbi Shqipërinë

dhe shqiptarët dhe po aq dhe ekstrakte nga buletine diplomatike. Vlejnë për t’u shënuar edhe

përpjekjet për grupimin dhe bashkërendimin kronologjik të veprave albanologjike brenda një

strukture praktike dhe shkencore të inicuara nga revistat “Leka” e “Hylli i Dritës”, përmes

rubrikave të veçanta për të dhënë përshkrime dhe adnotime (shënimeve) për vepra dhe seri

veprash tematike lidhur me historinë, sidomos të lashtë të botës iliro-shqiptare, që e pasuan

me serinë “Vepra pijore” të Etër-ve Jezuitë, ku u botuan përkthime të albanologëve, si Karl

Patsch, Kretschmer, të cilët kontribuat direkt edhe në ngritjen e institucioneve kulturore

shqiptare.

Në vitet 1954-1955 në revistën “Nëntori”, Jup Kastrati boton bibliografinë e autorëve nga viti

1945-1955, por pa përshkrim bibliografik, duke përmendur vetëm njësitë e botimit për autorët

e kohës, e duke censuruar në mënyrë joshkencore autorët e dënuar politikisht të kësaj

periudhe. Në këtë fushë u angazhua edhe Dhimitër Shuteriqi me veprën “Shkrime të vjetra

shqipe”, ku kriteret bibliografike albanologjike futen në brazda shkencore.

Siç është e jashtëzakonshme jeta e Skënderbeut e çuditshme dhe e jashtëzakonshme ishte

edhe historia e famës së tij. Ekzistojnë mjaft punime bibliografike albanologjike mbi veprat e

Skënderbeun të nisura nga të G. Pétrovitch dhe Karl Göllnerit. Pamje të plotë të pasurisë

librore e dokumentare, me të dhëna të pasura bibliografike për luftëtarin e madh e për burrin

e shtetit, në gjuhët e shumta të Evropës, na i jep bibliografia tematike albanologjike

“Skënderbeu”, me autorë Kasem Biçoku e Jup Kastrati nën drejtimin e Aleks Budës.

Page 22: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

22

Sot në kushtet e një mjedisit të ri elektronik e digjital, ku koleksionet e bibliotekave dhe të

institucioneve të tjera të kujtesë europiane janë on-line, gjenden mundësi akoma më të mëdha

për pasurimin e mëtejshëm të koleksioneve albanologjike.

I.2 Dokumentet arkivore për koleksionet albanologjike digjitale.

Ekzistojnë korpuse të tëra dokumentesh arkivore albanologjike për trevat arbërore. Kontributi

i studiuesve të huaj dhe shqiptarë mbetet i rëndësishëm dhe i pamohueshëm, në gjetjen

sistemimin dhe botimin e tyre. Shpërndarja e dokumenteve arkivore të trashëgimisë tonë

kombëtare në arkiva të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, në botime të ndryshme dhe në

institucione të ndryshme, e bën më të vështirë punën në gjetjen dhe integrimin e tyre. Ato sot

ndodhen në: Arkivin e Shtetit, QSA (Qendrën e Studimeve Albanologjike) dhe Bibliotekën

Kombëtare, si në fotokopje ashtu dhe në original. Hulumtimi i tyre kërkon kohë dhe vajtje-

ardhje nga një institucion në tjetrin. Krijimi i një Portali Albanologjik Digjital i përbashkët

për të gjitha institucionet e kujtesës, ku dokumentet, të botuara ose jo, do të digjitoheshin ex

novo e,do të sistemoheshin në mënyrë kronologjike,të grupuara sipas periudhave të ndryshme

historike, pavarësisht institucionit ku ndodhen,së bashku me njësitë e tjera dokumentare si

libra, harta, periodik etj. do të çonte përpara hulumtimet dhe konfrontimet studimore dhe do

të lehtësonte shumë studimin për një ngjarje apo epokë të caktuar historike.

Gjatë punës për studimine e dokumenteve për Portalin Albanologjik konstatohet, se

kufij të qartë midis arkivave, bibliotekave dhe institucioneve të tjera të kujtesës nuk ka.

Dokumentet përfshihen tek të gjitha këto institucione. Arkivi i Shtetit Shqiptar është

institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen,

përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të

shtetit shqiptar, por gjithashtu edhe në Bibliotekën Kombëtare ndodhen dokumente të

rëndësishme. Veçanërisht vlerësohen mynsheatet në osmanisht ose krestomacitë dokumentare

(përmbledhje letrash private dhe shkresash zyrtare), një pjesë e të cilave me të dhëna për

historinë e Shqipërisë dhe të qyteteve të saj, dhe mbi veprimtarinë e Ali Pashë Tepelenës e

Mustafa Pashë Bushatlliut etj.

Historia e Arkivave në Shqipëri është e lidhur me historinë e Kombit dhe të shtetit

shqiptar, dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Mendohet se fillimet

e veprimtarisë arkivore datojnë që nga antikiteti, kur në bibliotekat që ekzistonin në shtetet

ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente (kjo është nxjerrë nga njofime të autorëve të

ndryshë)

Dokumenti i parë që bën fjalë për përpjekjet për krijimin e një Arkivi Qendror

Historik, është vendimi i datës 2.1.1932 i “Këshillit të Naltë të Shtetit”, për shqyrtimin e

projekt-rregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi. Arkivi i Shtetit u krijua si sektor

në varësi të Institutit të Studimeve në vitin 1947. Njerëz që dinin gjuhët e rralla si: Zef Mala,

Injac Zamputi, Henrik Lacaj, Jonuz Tafilaj etj., u munduan që të evidentonin monumente të

kulturës të shkruar dhe t'i sillinin në Arkiv për të bërë kështu ndarjen e Arkivin me

Bibliotekës Kombëtare. Me urdhëresën e Këshillit të Ministrave nr. 21, datë 8.6.1949 Arkivi

Page 23: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

23

i Shtetit doli si institucion i pavarur dhe në vitin 1951, Arkivi i Shtetit kaloi në varësi të

Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1962. Kjo ishte goditja e parë mendoj mbi

Arkivin, si institucion i historisë, kulturës dhe shkencës.

Po këtë vit u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, në varësi të Këshillit të

Ministrave.

Dokumentet që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror (AQSH) në Tiranë dhe në Arkivat

Shtetërore Vendore në qarqe janë gjithëpërfshirës në prejardhje, krijim, lloj, material bazë,

vend, kohë dhe në informacionin që ato përmbajnë.13

AQSH ruan dokumente që nga Mesjeta e Hershme e deri më sot, që pasqyrojnë

historinë e popullit shqiptar, luftërat e tij për liri, pavarësi e kulturë kombëtare. Dokumentet

më të vjetra, janë kodiku i argjendtë i shekullit VI-të, dhe kodiku i artë i shekullit IX-të.

Dokumentet laike nisin nga shek. XV-të. Me rëndësi janë aktet e sheriet vendëse, që nga

fillimi i shek. XVI-XVIII etj. Nga shek. XIX-të deri më 1912, ka një fond të pasur por shpesh

të cunguara sidomos për epokën e Rilindjes Kombëtare. Po kështu edhe Aktet zyrtare të

shtetit shqiptar 1912-1920, janë mjaft të cunguara. Administrata shtetërore ka dokumente më

të plota pas vitit 1920. I një vlere të rrallë ka qënë Arkivi i Gjykatës së Rrethit Shkodër, ky

arkiv zotëronte të gjitha dokumentacionet e pronësisë dhe të administratës osmane të ish-

vilajetit të Shkodrës, kopjet e të cilave mund të gjenden ndoshta vetëm në Arkivin e

Ankarasë. Gjithashtu AQSH ka dokumenta të ndryshëm origjinalë, siç janë fermanët, por

edhe të natyrave të tjera si p.sh, diploma e marrjes së çmimit të parë nga Kolë Idromeno në

konkursin e parë të pikturës që është zhvilluar në Shqipëri dhe fotografi të vjetra.

Vazhdimisht AQSH synon zgjerimin e pasurimin e fondit të tyre arkivor. Dokumentet

albanologjike në AQSH nuk janë shteruese. Ndërkohë që AQSH është i pasur sidomos me

dokumente osmane të shek XV, mjaft prej të cilave të cilave, për personalitete politike dhe

ushtrake të Perandorisë Osmane në arkivat turke vetëm me termin “Shqipëri” gjenden

100 000 dokumente dhe 57 regjistra (apo Tahire), nga 980 regjistra të asaj periudhe.

Interesante është fakti se regjistri i parë hapet me Shqipërinë, çka tregon vëmendjen që ka

pasur Porta e Lartë ndaj vendit tonë. Gjithashtu gjeden një mori dokumentesh në osmanisht

të cilat tregojnë aktivitetin politik të Ismail Qemalit në Turqi.

Digjitalizimi do të ishte zgjidhja më e mirë e plotësimit të trashëgimisë dokumetare

arkivore. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe specialistët AQSH të cilët aktualisht kanë kërkuar

ndihmën e Turqisë pë digjitalizimin e dokumenteve.

Dokumentacion mjaft i rëndësishëm është depozituar nga specialistët e ish Institutit të

Historisë dhe Bibliotekës Kombëtare. Ata kanë ndërrmarë varg ekspeditash shkencore të

pranë disa arkivave europianë si në arkivat e: Venedikut, Raguzës, Barcelonës, Vatikanit,

Mantovës, Milanos etj. duke siguruar dokumente apo fotokopje të tyre sidomos për periudhën

e shek. XV. Transkriptimi i dokumenteve është bërë sipas rregullave të njohura të zbërthimit

të siglave duke respektuar në të njejtën kohë grafinë dhe shenjat e pikësimit të origjinalit. Por

shpesh nëpër burimet dokumentare vihet re që fjalë apo disa pjesë të vogla teksti janë të

futura në kllapa katrore gjë që na bën të besojmë se janë plotësuar nga specialisti apo

përkthyesi.

13Loli, Ivan. Arkivi Qëndror i Shtetit. Tiranë : Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, 1999, f.5

Page 24: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

24

Por jo të gjitha burimet dokumentare të njohura nga specialistët historian janë botuar.

Digjitimi i dokumenteve ex novo të botuara ose jo mund të çonte përpara konfrontimet e

studiusve me studimet para ekzistuese të botuara.

Lidhur me përkthimin, studimin dhe shqyrtimin e dokumenteve, në bazë të të cilave

është ndërtuar historia jonë, kontributet shkencore të studiuesve shqiptarë dhe të huaj janë të

mëdha. Do të doja të veçoja kontributin e Injac Zamputti–it. Studiues shumë i respektuar në

shumë qarqe shkencore, sidomos historike, por edhe etnografike, kulturore, letrare jo vetëm

në Shqipëri, por edhe më gjerë. Serioziteti dhe përkushtimi i tij ndaj dokumenteve, bëri që

historiografia shqiptare të eci përpara. Ai ndikoi që historiografia e mesjetës shqiptare, në

kohën e diktaturës komuniste, të mos ishte vetëm ideologjike. Në Shkodër, saktësisht në

Kolegjin Saverian, ku u formua Zamputti, mësimdhënës pati Giuseppe (Zef) Valentini prej të

cilit mësoi leximin e dokumentacionit për historinë shqiptare. Pas përfundimit të luftës së

dytë botërore, Zamputti në Shqipëri e Valentini në anën tjetër të Adriatikut në Itali, vepruan

me përkushtim mbi dokumentacionin albanologjik. Edhe pse nuk u lejua të hulumtonte nëpër

arkiva të Europës, veprat e Zamputtit janë kryevepra të dokumentacionit shqiptar të mesjetës.

Ato mbesin edhe sot burimet kryesore të dokumenteve albanologjike. Do të rendisja këtu

veprat madhore të tij “Dokumente për historinë e Shqipërisë” dy pjesët e periudhës 1470-

1506, dhe tre vëllimet që ndjekin periudhat: 1507-1512, 1593-1602, 1603-1621, 1610-1634,

1634-1650. Të botuara edhe në bibliografinë e shekujve XIX-XX dhe janë me karakter

politik-administrativ, si edhe me karakter socio-gjeografik.

Arkivat e Venedikut e të Raguzës kanë qenë dhe do të mbeten dy nga arkivat më të

rëndësishëm e më kryesore mbi dokumentet e historinë e Shqipërisë të shek. XII-XV. Në

rrethanat kur nuk kemi burime të tjera, këto arkiva përbëjnë një bazë të pazëvendësueshme,

pa të cilën nuk mund të ndërmerren studime në fushën e historisë sonë mesjetare. Shqipëria

bregdetare me nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik që pati në qytetet dhe tregjet e saj ku

gjendeshin kryqëzimi i rrugëve të rëndësishme tregtare të kohës u bë qysh herët fushë

veprimi për tregtarët venedikas, raguzianë etj.

Një vlerë të rëndësishme për historinë tonë mesjetare marrin veçanërisht arkivat e

Venedikut, duke filluar nga gjysma e dytë e shek. XIV e sidomos gjatë shek.XV. Në këtë

periudhë Republika e Venedikut shtriu sundimin e vet mbi disa qytete të Shqipërisë Veriore e

Qëndrore. Duke pushtuar Durrësin (1392), Lezhën (1393) Shkodrën, Drishtin (1396), Ulqinin

dhe Tivarin (1405). Republika e Venedikut erdhi në kontakt të drejtpërdrejtë për më se një

shekull të tërë me shoqërinë shqiptare të shek. XV 14 . Kjo solli si pasojë një kthesë të

rëndësishme nga pikëpamja sasiore e cilësore në dokumentacionin arkivor venedikas për sa i

përket Shqipërisë.

Dokumentohen: korrespondenca e vazhdueshme e shtetit venedikas me zyrtarët e saj për

qeverisjen e zotërimeve shqiptare në Durrës, Shkodër, Drisht, Lezhë etj.; qëndrimet politike

të sundimtarëve shqiptarë ndaj Republikës së Venedikut dhe rrezikut osman (të cilat ndihet

nga vitet 80-të të shek. XIV); shqetësimet me të cilat ndiqte Sinjoria ngjarjet në Shqipëri;

njoftimet dhe raportet që merrte nga njerëzit e saj; udhëzimet që formuloheshin për

qëndrimin që duhej të mbanin funksionarë të ndryshëm të Sinjorisë; konsulli dhe

14Dokumete për historinë e Shqipërisë të shek. XV / red. përgj. Aleks Buda, përgat. nga Injac Zamputi, Luan

Malltezi, Tiranë : f.5. Akademia e Shkencave, 1987

Page 25: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

25

ambasadorët e posaçëm pranë zotërinjve shqiptarë; ankesat e vazhdueshme që ngrinin kohë

pas kohe në Venedik nëpërmjet ambasadorëve të tyre qytetet që kaluan në sundimin

venedikas; marrëdhëniet dhe konfliktet që linden kohë pas kohe midis Venedikut dhe

zotërinjve shqiptarë etj. Një vend të rëndësishëm zënë edhe udhëzimet apo përgjigjet që jepte

Senati i Venedikut për të gjitha problemet që ngrinin drejtpërdrejt në Venedik fisnikët

Shqiptarë, komunat qytetare shqiptare që ishin nën sundimin e venedikut si dhe personat

privatë shqiptarë. Me interes, janë dokumentet mbi udhëzimet që merrte kohë pas kohe nga

shteti kapedani i përgjithshëm i flotës venedikase për detin Adriatik për të mbrojtur zotërimet

e shtetit Venedikas nga rreziku i jashtëm, udhëzimet që u jepeshin ambasadorëve apo

personave të veçantë që shkonin me detyra të caktuara pranë zotërinjve shqiptarë, turqve

osmanë dhe shteteve përreth që rrezikonin sundimin e Venedikut në Shqipëri. Gjithashtu

mjaft dokumente ka për proceset e zhvilluara në Venedik nga advokatorët e shtetit kundër

qeveritarëve venedikas të Shqipërisë për shpërdorimet e kryera gjatë qeverisjes së tyre

(Avogadoria de Comun, Raspe), dokumente mbi zgjedhjen dhe emërtimin e funksionarëve të

ndryshëm që dërgoheshin në Shqipëri (Notatorio del Collegio), marrëveshjet e shtetit të

Venedikut me komunat tona qytetare, me anën e të cilave siguronte sundimin e vet mbi

qytetet në fjalë (marrëveshje që gjenden në fondet Commemoriali) dhe po nga ky fond edhe

marrëveshjet e tjera të shtetit të venedikut me krerët mercenarë që i merrte në shërbim për t’i

sjellë në Shqipëri. Përfshihen gjithashtu koncesione tokash apo provizione që siguronin nga

shteti venedikas persona të veçantë për shërbime të veçanta besnikëria ndaj shtetit (Grazie),

privilegjet përkatëse me anën e të cilave persona të veçantë shqiptarë me banim në Venedik

siguronin të drejtën e qytetarisë (Senato Privilegi) etj.15

Këto njoftime dokumentare i bëjnë arkivat e Venedikut, veçanërisht në mungesën e

arkivave vendase, me vlerë të pazëvendësueshme për studimin e shoqërisë shqiptare të shek.

XV.

Ndryshe nga Republika e Venedikut, Raguza nuk pati zotërime në Shqipëri dhe

rrjedhimisht arkivat e saj nuk japin aq shumë të dhëna me karakter politik, siç ndodh me

materialet e arkivit të Venedikut. Megjithatë kjo nuk do të thotë se fondet e këtij arkivi janë të

dorës së dytë e të pa rëndësishëm. Në periudha e etapa të caktuara materialet e këtij arkivi

marrin përparësi në raport me të gjitha arkivat e tjerë në aspektin ekonomik-tregtar dhe

politik. Kjo në mënyrë të veçantë mund të thuhet për periudhën e gjysmës së dytë të shek.

XIV, periudhë gjatë së cilës u zhvilluan në plan shqiptar e ballkanik principatat feudale

shqiptare. Interesat dhe lidhjet e vjetra ekonomike-tregtare të Raguzës në Ballkan e Shqipëri e

vinin atë në kontakt të drejtpërdrejtë me trevat dhe shoqëritë shqiptare të kohës. Nëpërmjet

informacioneve që merrte nga tregtarët e saj, Raguza ishte gjithnjë e informuar mire për

aspektet ekonomike dhe ngjarjet politike në trevat shqiptare. Por ajo që tërheq vëmendjen në

radhë të parë në arkivat e Raguzës e të Venedikut, është pasuria e të dhënave që ruhet atje për

tregtinë që kanë zhvilluar tregtarët e këtyre republikave në vende të ndryshme e në këtë

kuadër edhe në viset shqiptare, si një nga drejtimet më kryesore të tregtisë së tyre. Krahas të

dhënave që hedhin dritë mbi zhvillimin ekonomik arkiva Raguzës, ka materiale mbi praninë e

15Dokumete për historinë e Shqipërisë të shek. XV,red. përgj. Aleks Buda, përgat. nga Injac Zamputi, Luan

Malltezi, Tiranë. Akademia e Shkencave, 1987

Page 26: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

26

elementit shqiptar relativisht të shumtë në Raguzë në shek. XIII-XV, si pjesë përbërëse e

popullit shqiptar me tiparet e veta etnike të spikatura që e dallojnë këtë element nga popullsia

sllave e territorit të Republikës së Raguzës.

Për Principatën e Balshajve, e cila ushtrihej në vijat më të rëndësishme të tregtisë së

mallrave, arkivat e Raguzës japin të dhëna të dorës së parë e me vlera të pazëvendësueshme

për historinë politike të saj, të cilat vazhdojnë edhe gjatë gjithë shek. XV16

Materialet e arkivit të Raguzës ashtu si ato edhe ato të Venedikut marrin një vlerë të veçantë

e të rëndësishme edhe në aspekt politik, si pasojë e ngjarjeve të rëndësishme që ndodhën në

Shqipëri duke filluar nga vitet 30-të shek. XV kur në vend vendoset sundimi osman.

Funksionarët e Venedikut dhe njerëzit e Raguzës të cilët ndiqnin me vëmendje nga afër

ngjarjet informonin respektivisht për këto senatin e Venedikut dhe të Republikës së Raguzës,

ndërsa ky i fundit dhe Hungarinë, shtetin më të interesuar deri atëherë në luftë kundër turqve

osmanë. Që këndej kemi burime e njoftime të rëndësishme për valën e kryengritjeve

antiosmane që e përshkruan Shqipërinë në vitet 30.

Lufta e organizuar antiosmane që u zhvillua në gjysmën e dytë të shek. XV nën udhëheqjen e

heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, për vetë funksionin e saj në mbrojtje të

qytetërimit evropian, tërhoqi vëmendjen e shteteve më të rëndësishme të kohës të interesuara

në mbrojtjen kundër rrezikut osman, prandaj për këtë periudhë gjenden edhe një sërë

dokumente në arkivat e Napolit, Barcelonës, Romës, Pezaros, Ankonës, Milanos, Vatikanit

etj. Për këtë periudhë nuk janë shfrytëzuar ende në mënyrë sistematike arkivat e Barcelonës,

Napolit,. Me rëndësi për këtë periudhë është Arkivi Vatikanit, që jep të dhëna për historinë e

administratës kishtare të vendit tonë dhe nëpërmjet tyre për historinë politike të trevave

shqiptare.

Arkivat e sundimtarëve shqiptarë, si burime të dorës së parë që mund të lejonin një

njohje të thellë e të gjithanëshme të principatave shqiptare, janë zhdukur plotësisht gjatë

luftës antiosmane.

Në radhën e këtyre arkivave duhen shtuar më në fund edhe arkivat osmanë, të cilat

kanë dhënë gjithashtu një material me rëndësi për historinë e vendit tonë qysh nga çereku i

dytë i shek. XV. Veçanërisht regjistrat kadastralë të një vargu trevash, të hartuara menjëherë

pas pushtimit osman. Këto dokumente japin shumë hollësi për gjendjen ekonomiko-

shoqërore e demografike dhe janë shumë të rëndësishme për njohjen e gjendjes së Shqipërisë

gjatë pushtimit osman. Dokumentet osmane që posedon Arkivi i Shtetit shqiptar, nga, rreth

1milion e 300 mijë kërkojnë ende të përkthehen e të vlerësohen nga specialistët. Megjithatë

do të doja të përmendja kontributin e studiuesve si Selami Pulaha, Ferit Duka, në gjetjen,

studimin dhe botimin e një sërë dokmentesh nga Arkivat Osmanë.

Ndërsa po të ndalesha tek studiuesit e huaj, dokumente arkivore me interes për

historinë mesjetare shqiptare në përgjithësi dhe për koleksionet albanologjike digjitale në

veçanti, janë në shek. XVII-XVIII. Do të përmendja këtu, koleksionet e akteve kishtare të

Raynaldit, Waddingut, Farlatit, Koletit etj. Këtyre botimeve, gjatë shek. XIX dhe XX, mund

t’ju shtojmë edhe vëllime me dokumente që nxorën një varg autorësh për historinë mesjetare

të vendeve të Ballkanit, në të cilat përfshihen edhe dokumente mbi trevat arbërore, si ato të

16Dokumete për historinë e Shqipërisë të shek. XV / red. përgj. Aleks Buda, përgat. nga Injac Zamputi, Luan

Malltezi, Tiranë. Akademia e Shkencave, 1987.

Page 27: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

27

botuara nga: A. Tainer, F. Miklloshiq, V. Makushev, E. Fermendzin, K. Hopf, G. Thomas, G.

Tafel, L. Thalloczy, K. Jireçek, J. Radoniq, pastaj N. Jorga, G. Valentini, F. Ughelli, F.

Thiriet etj.

Botimin në një korpus më vete të të gjithë dokumenteve të historisë mesjetare të

Shqipërisë, që pjesërisht ishin të shpërndara në botime të ndryshme, duke i plotësuar me

dokumente të pabotuara nga arkiva të tjera të ndryshme të kohës, e ndërrmorën në fillim të

shek. XX tre medievistë të shquar K. Jireçek, L. Taloci, M. Sufflay. Nën redaktimine këtij të

fundit, ata botuan më 1913 e më 1918 dy vëllimet e para të veprës së tyre monumentale

“Akte dhe diploma që trajtojnë çështje të shqipërisë mesjetare” (Acta et Diplomata Res

Albaniae Mediae Aetatis Ilustrantia)17. Këtu u botuan dokumente që i përkasin historisë së

Shqipërisë për periudhën midis viteve 343-1406. Me vdekjen e tyre humbën pa lënë gjurmë,

edhe materialet e tjera të mledhura nga autorët për historinë e Shqipërisë deri në vitin 1571,

ku ata mendonin t’i çonin vëllimet e tyre. Në këto kushte ky botim ka mbetur shembull përsa

i përket nivelit të tij shkencor editorial dhe për pasurinë e pashoqe të njohurive të përpunuara

në aparatin e shënimeve.

Gjithashtu dokumente latinisht e italisht të shek. XV, ku përfshihen edhe dokumente me

shumë interes për historinë shqiptare të mesjetës, familjet feudale shqiptare, marrëdhëniet

shqiptaro-venedikase, Kastriotët dhe zotërimet e tyre, Skënderbeun, marrëdhëniet ekonomike

e tregtare etj., mbodhi dhe renditi, Sime Ljubić 18 . Ato ndodhen në fondet e rralla të

Bibliotekës Kombëtare në 10 vëllime të botuara në Zagrep me titullin “Listine o odnošajih

izmedju Južnoga Slavenstva i Mletačke Republike”. [Dokumente të vjetra që lidhen me

sllavët e Jugut dhe me Republikën e Venedikut. Mblodhi dhe renditi Sime Ljubiç], 1878-1891.

(Monumenta Spectantia Historiam Slavorum Meridionalium;

V. 6. Dokumente me të dhëna për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Republikën e

Venedikut, datuar në vitet 1409-1412. Njoftime për Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Drishtin,

Ulqinin. Të dhëna mbi Gjon Gazullin. Dokumente, datuar në vitin 1410 dhe 1411 mbi

marrëdhëniet e Gjon Kastriotit me Balshajt dhe Venedikun. Dokumente për Balshën III,

zotërimet dhe marrëdhëniet e tij me Venedikun, datuar më 1410-1412

V. 7. Dokumente të viteve 1412-1419 me të dhëna për Arbërinë, Balshën III, zotërimet e tij

(Shkodra, Drishti, Ulqini) dhe marrëdhëniet me Venedikun e me Gjon Kastriotin. Njoftime

mbi Durrësin, Vlorën dhe Kaninën .

V. 8. Dokumente të viteve 1419-1423, me të dhëna për Balshajt (Stefan Balsha, Balsha III

etj.), për Gjurashët, marrëdhëniet shqiptaro-venedikase-raguzane, Drishtin, Shkodrën,

Ulqinin, Tivarin, Durrësin, Vlorën e për Lezhën. Stefan Dushani dhe Shqipëria. Kështjella e

Danjës. Mbretëria e Rashës, Bosnja dhe Shqipëria gjatë viteve 1422-1430. Gjon Kastrioti dhe

marrëdhëniet e tij me serbët e venedikasit.

17Acta et diplomata : res Albaniae mediae aetatis illustrantia,collegerunt et digesserunt LajosThallóczy,

Konstantin Jirecek, Milan Šufflay. - Vindobona : Adolph Holzhausen, [s.a.]

Autorët në libër: Ludovicus de Thalloczy, Constantinus Jirecek dhe

Emilianus de Sufflay V.1 Annos 344-1343V.2Annos1344-1406 continien 18Ljubić, Sime. Listine o odnošajih izmedju Južnoga Slavenstva i Mletačke Republike. Skupio i uredio Sime

Ljubić [Dokumente të vjetra që lidhen me sllavët e Jugut dhe me Republikën e Venedikut. Mblodhi dhe renditi

Sime Ljubiç]. U Zagrebu, u Knjižari Lavoslava Hartmana na Prodaju; u Knjižarnici Jugoslavenske Akademije,

1878-1891. 5 V. (Monumenta Spectantia Historiam Slavorum Meridionalium; vol. 9, 12, 21).

Page 28: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

28

V. 9. Dokumente të viteve 1426, 1435-1436, 1440-1445, 1448-1452 mbi gjendjen ekonomike

e politike të Shqipërisë e qyteteve të saj. Marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Interesat dhe politika

e Venedikut në Shqipëri, veçanërisht në atë të Veriut. Të dhëna për qytetet: Shkodër, Drisht,

Lezhë, Ulqin, Tivar, Durrës. Dokument i vitit 1455 mbi të drejtën e trashëgimisë së djemve të

Gjon Kastriotit, Gjergj dhe Stanisha. Marrëdhëniet e Skënderbeut me Republikën e

Venedikut gjatë viteve 1448-1449. Dokument i vitit 1448 mbi mosmarrëveshjet midis kësaj

të fundit dhe Skënderbeut. Plani i Venedikut për eleminimin e Skënderbeut përmes vrasësit

me pagesë. Dokument i 4 tetorit të vitit 1448 mbi paqen e Skënderbeut dhe të zotërve të tjerë

të Shqipërisë me Venedikun. Ratifikimi i paqes më 21 prill 1449. Marrëdhëniet e

Skënderbeut me Dukagjinët. Vëllezërit Pal e Nikollë Dukagjini

V. 10. Mbi Skënderbeun dhe marrëdhëniet e tij me Venedikun dhe me Mbretërinë e Napolit

gjatë viteve 1453-1467. Shqipëria dhe qytetet e saj, Shkodër, Durrës, Ulqin, Tivar, Drisht,

Krujë etj., në këtë periudhë. Sulmet e njëpasnjëshme të ushtrisë osmane në Shqipëri dhe

shqetësimi i Venedikut Dokument i 16 gushtit të vitit 1466 mbi ndërtimin e qytetit të Valmit

(Elbasanit) nga turqit dhe qëndrimi i Venedikut. Mbi Arianitët dhe Topiajt, lidhjet e tyre me

Skënderbeun dhe Venedikun. E shoqja e Arianitit dhe Venediku. Marrëdhëniet e Lekë

Dukagjinit dhe e vëllezërve të tij me Republikën e Venedikut më 1459-1463. Për privilegjet e

djalit të Skënderbeut, Gjon Kastrioti. Dokument i 13 shkurtit të vitit 1468 mbi vdekjen e

Skënderbeut, më 1468 dhe mbi politikën e interesat e Republikës në Shqipëri pas vdekjes së

tij.

Natyrisht, sikurse është e kuptueshme, shpesh herë kufi i prerë midis materialeve

dokumentare dhe burimeve tregimtare nuk mund të vendoset. Për shembull të dhënat që

nxiren nga kujtimet e ambasadorit freng në Venedik, Filip de Kominë (Commines), i cili ka

qenë një nga aktorët e pregatitjes dhe të zhvillimit të ekspeditës së vitit 1495, me

pjesëmarrjen edhe të Kostandin Arianitit dhe relacionet zyrtare të të dërguarve të qeverive të

ndryshme, konsiderohen si materiale dokumentare, megjithëse shpesh marrin karakter

tregimtar.

Dokumente të rëndësishme kanë ardhur dhe nga familjet e mëdha shqiptare, si p.sh

nga Familja Kamsi në Shkodër e cila ruante një dorëshkrim, që mendohet të jetë krijuar në

shek. XVIII, në të cilën ka të dhëna interesante në formë regjesti. Disa prej këtyre të dhënave

i përkasin kohës së Skënderbeut e disa të tjera deri në shek. XVI. Regjesti është i ndërtuar në

bazë të disa shkresave origjinale që ka patur në dorë përpiluesi i tij. Qëllimi ka qenë të

jepeshin emrat e atyre drishtanëve që u gjetën të mërguar pas pushtimit të qytetit më 1478.

Gjithashtu në faqet e periodiku të hershëm shqiptar, dhe përkatësisht në faqet e

revistat e françeskanëve dhe jezuitëve, si: “Hylli i dritës”, “Leka”, “Kumbona e së Dielës”,

Zani i Shna Ndout” etj. janë botuan një pjesë dokumentesh dhe materiale të arkivore të

gjetura nga studiues të ndryshëm të huaj dhe shqiptarë

Në fondet e Bibliotekës Kombëtare ndodhet një dokument me rëndësi të madhe për

historinë e Shqipërisë, për zhvillimin e marrëdhënieve feudale dhe sistemin fiskal.

“Kadastra e Shkodrës e 1416-1417”[CATASTO di Scutari nel 1416-[1417]. Ai sjell jo

vetëm njoftime historike e gjeografike, por edhe toponomastike, etnografike e demografike

për Shkodrën dhe fshatrat e saj. Dokumenti original me 117 fletë, ruhet në Arkivin e Shtetit të

Venecias me titullin: Petrus de S. Odorico Descriptio urbis Scutari et Albaniae cum registro

concessionum [Përshkrim i qytetit të Shkodrës dhe të Shqipërisë bashkë me regjistrin e

Page 29: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

29

koncesioneve]. Në fund të tekstit shkruhet: Archivio di Stato in Venezia. Miscellanea Codici

ex Brera N. 94.19 Dokumenti i ndodhur në Bibliotekën Kombëtare është i riprodhuar në

formën e një dorëshkrimi, autori i të cilit nuk dihet, por nga letra dhe shkrimi riprodhimi i

takon fundit të shek. XIX ose fillimit të shek. XX.

Dorëshkrimin e zbuloi i pari Makushev, më 1871. Ljubiç më 1882 botoi pjesë të tij;

Miklosiç, ndërmori një botim komplet të dorëshkrimit, që s’mundi ta përfundojë. Më 1940

dhe 1942 Kordinjano botoi të transkriptuar të dyja pjesët e dorëshkrimit, duke bërë dhe një

përshkrim të hollësishëm të tij. (Regjistri i kadastrës së Shkodrës dhe ai i koncesioneve është

transkriptuar, përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe nga Injac Zamputi, më 1977).

Akti latinisht i 10 nëntorit 1416 i tre zyrtarëve të Sinjorisë të ngarkuar për ndjekjen e zbatimit

të masave e të urdhëresave dukale nga rektorët e zyrtarët e Shkodrës tregon qëllimin dhe

përmbajtjen e Regjistrit në përputhje me letrat dukale të vendosura në Këshillin Rogator (të

pregadëve), më 12 shtator 1416 (f. 1-2). Dokumenti përshkruan; regjistrimin e të gjitha

tokave, vreshtave dhe ndërtesave shtetërore të Shkodrës e rrethinave të saj; kufijtë e pronave,

emrat e krerëve të familjeve dhe taksat që ata duhet t’i paguajnë bashkisë apo Venedikut për

tokat nën zotërim; regjistrimin e tokave dhe vreshtave të fshatrave të Mbishkodrës (Bishti i

Rrjollës, Dobra, Kalldruni, Tuzi, Mokseti, Kopliku, Gruemira, Podgora, Vajushi, Jushi,

Budisha, Shkreli, Kastrati, Lohja, Bardhaj, Rjolli, Repishti, Kuçi, Lepuroshi, Grizha,

Gruemira e Vogël etj; emrat e banorëve e të pronarëve të tokave për secilin fshat dhe

detyrimet ndaj Venedikut; regjistrimin i tokave dhe i vreshtave të fshatrave të Nënshkodrës

(Guri i Zi, Bardhi në Sheldi, Mesi, Jubani, Vukatani, Spatari apo Spathari, Dardha, Trushi,

Barbullushi, Kukli, Shënkolli i Kakarriqit apo Blinishti, Kakarriqi, Balldreni, Rrenci,

Dobraçi, Shirgji, Muzhani, Dajçi, Samrishi, Krroqi, Luarzi, Reçi, Pulaj, Bardhi në Velipojë,

Prekali, Trushi etj.

Informacion të rëndësishëm ka për doganat, peshkoret dhe vendkalimet që i sillnin të ardhura

dhomës (financës) së Shkodrës dhe urdhëresa që buronin nga zbatimi i letrave dukale të

vendosura në Këshillin e Pregadëve dhe të lëshuara në pallatin dukal më 12 shtator 1416 etj.

Dokumente kishtare

Për sa i përket fushës së dokumenteve kishtare tek shqiptarët, duke llogaritur kushtet

dhe rrethanat politike ato më shumë janë studiuar kohët e fundit. Prej tyre merren mjaft të

dhëna mbi; pushtimet e ndryshme të trevave arbërore gjatë Mesjetës; raportet me vendet e

ndryshme; arbërorët dhe kishat e tyre etj.

Letërkëmbime të ndryshme, raporte financiare etj., të ipeshkvijve dhe fisnikërisë

vendase si pasojë e shkatërrimit të qendrave dhe zyrave kishtare e bashkë me to edhe të

arkivave të tyre, nuk kanë arritur të mbijetojnë dhe nuk gjenden në arkivat shqiptare. Por

megjithatë, dokumente tepër të rëndësishme për koleksionet albanologjik të cilat kanë arritur

19Catasto di Scutari nel 1416-[1417] [Kadastra e Shkodrës më 1416-1417]. [Venezia?], s. a. 210 f.Riprodhim i dorëshkruar i

pjesës së parë të dorëshkrimit origjinal, me 117 fletë, që ruhet në Arkivin e Shtetit të Venecias me titullin: Petrus de S.

Odorico Descriptio urbis Scutari et Albaniae cum registro concessionum [Përshkrim i qytetit të Shkodrës dhe të Shqipërisë

bashkë me regjistrin e koncesioneve]. Në fund të tekstit: Archivio di Stato in Venezia. Miscellanea Codici ex Brera N. 94.

Nga letra dhe shkrimi riprodhimi i takon fundit të shek. XIX ose fillimit të shek. XX. Pjesa e dytë latinisht e këtij

dorëshkrimi (fl. 128-173), që nuk gjendet në riprodhimin në fjalë, përmban regjistrin e koncesioneve

Page 30: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

30

të mbijetojnë, gjenden në arkivat e Vatikanit, në ato të Venedikut, Raguzës, Barcelonës,

Milanos, Palermos si dhe në vende të tjera perendimore. Ndërsa për Kishën Lindore gjenden

në Arkivin e Stambollit dhe atë të Hilandarit në Malin Atos. Rëndësia që kanë këto burime

për trevat arbërore është e madhe, sidomos kur dihet se ruhen në original dhe janë të krijuara

në një kohë të vështirë të ekzistencës së popullit shqiptar në përgjithësi, dhe të shtresave të

caktuara të fisnikërisë dhe bujarisë arbërore në veçanti.

Për nga rëndësia e burimeve kishtare për Portalin Albanologjik Digjital, mund të

themi se prin Arkivi i Vatikanit, që jep të dhëna për historinë e administrates kishtare të

trevave arbërore gjatë shekujve të Mesjetës dhe përmes tyre edhe për historinë politike e

kulturore të këtyre trevave. Këto fonde, ndonëse nuk mund të thuhet se nuk janë hulumtuar

fare nga studiuesit shqiptare, përsëri kanë nevojë të rishihen. Arsyet e kësaj gjendjeje, mund

të supozojmë të jenë për shkak të njohurive jo të mjaftueshme nga fusha të ndryshme të

gjuhëve klasike, paleografisë dhe shkencave të tjera ndihmëse të historisë, mungesës së punës

në formë të ekspeditave hulumtuese, si dhe mungesës së fondeve financiare adekuate të

institucioneve përkatëse të kujtesës. Së fundmi kanë në dritë dokumente të rëndësishme të

periudhës 1623-1653,20 me një përmbajtje të veçantë fetare, të cilat janë ende të panjohura

për studiuesit shqiptarë sepse në ndryshim nga të mëparshmet, 75 përqind e dokumenteve të

këtij volumi janë transkriptuar nga riprodhimet fotografike të nxjerra nga fondet e ndryshme

të Arkivit të Propaganda Fides, të Vatikanit. Dokumentet e kësaj periudhe japin të dhëna mbi

një veprimtari intensive e kishës katolike e cila ktheu vemendjen e saj politike drejt vendeve

të Evropës Jug-Lindore të pushtuara nga Perandoria Otomane. Kjo veprimtari, që synonte të

rivendoste pozicionet e kishës katolike në Shqipëri, u udhëhoq nga Kongregacioni i

Propaganda Fides, duke përfshirë klerin e vendit e duke themeluar misione me fretërit

françeskanë italianë. Kështu prelatëve sllavë që Roma dërgonte si titullarë të disa dioqezave

dhe abacive në Shqipëri iu shtuan edhe misionarët italianë. Në këtë mënyrë, konfliktit të

ndezur midis klerit vendas shqiptar dhe prelatëve sllavë, iu shtua edhe një tjetër. Dokumentet

e nxjerra nga Arkivi i Propaganda Fides trajtojnë kryesisht çështje kishtare e misionare ku, në

mënyrë të qartë, pasqyrohen edhe konfliktet e cekura më lart.

Këto dokumente janë një plotësim i natyrshëm nga Arkivit të Propaganda Fides me të dhëna

kishtare i dy botimeve të tjera me dokumente: “Relacion mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore

dhe të Mesme në shekullin XVII”,(1610-1634); vëllimi II (1634-1650)”, (janë përkthyer e

transkiptuar po nga Injac Zamputi dhe botuar pas vdekjes së tij).

Arkivi i Vatikanit ka qenë mbështetja kryesore edhe për veprën e hershme

monumentale “Illiricum Sacrum”.

Do të doja të ndalesha pak tek korpusi i veprave “ Illyricum Sacrum” e cilat sjellin të dhëna

interesante për jetën kulturore dhe kishtare. Këto vepra janë kryesisht akte kishtare të papëve,

argjipeshkëve e ipeshkëve, kuvendeve e sinodeve kishtare që i përkasin shekujve IV-XVIII.

Në tërësi në këto vepra flitet jo vetëm për prejardhjen e shqiptarëve dhe aspektet kishtare të

tyre, por edhe për historinë e Ilirëve që jetonin në pjesën Perendimore të Ballkanit.

20Dokumente për historinë e Shqipërisë (1623-1653)=Documenti per la storia dell’Albania (1623-1653);trascritti e tradotti

Zamputi, Injac, përgatitur për shtyp Jozef Zamputti, Albert Ramaj, Nazmi Rrahmani e Zef Ahmeti. – St. Gallen&Prishtinë :

Albanisches Institut & Faik Konica, 2015.- 567f.:24cm

Page 31: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

31

Në veçani do të përmendja Vëll. VII të veprës madhore të Daniel Ferlatit, “Illiricum Sacrum”

“Ecclesia Dioclesia: Antibarensis, Dyrrhachiensis et Sirmiensis: cum earum suffraganeis”21

aty merren të dhëna të rëndësishme të mbledhjes së dokumenteve për historinë mesjetare të

Arbërisë. Trajtohen probleme nga historia kishtare e Durrësit dhe Tivarit së bashku me

sufraganët e tyre. Ky antikuar me dokumente, i ka munguar fondit albanologjik të Bibliotekës

Kombëtare, ndërsa një ekzemplar i Vëll. të II të kësaj vepre në gjendje mjaft të dëmtuar ruhet

në Bibliotekën e qytetit të Shkodrës. Të dhëna të tërthorta thonë se në Shqipëri duhet të kenë

mbetur së paku dy ekzemplarë të këtij vëllimi të sekuestruar. Njëri i përkiste At Shtjefën

Gjeçovit, me autografin e tij, dhe tjetri i përkiste Lef Nosit, me autografin përkatës.

Ekzemplari i futur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, vjen si riprodhim nga biblioteka

vetjake e At Daniel Gjeçajt (Romë), falë bujarisë së klerikut kulturëdashës dhe si dhurim nga

At Zef Pllumi. Përmbledhja dokumentaro-historike "Iliriku i shenjtë" e zë fillin te një nga

nismat e Papa Klementi XI.

Kleriku me prejardhje arbëre Gian Francesco Albani, qysh para se të bëhej papë, i

ishte vënë punës për mbledhjen e materialeve kishtare për Ilirikun. I penguar nga detyrat

kishtare, sidomos kur u bë Papë, iu desh ta linte këtë punë, por pa e braktisur idenë. Ai

organizoi Kuvendin e Parë të Arbërit ( 1703) dhe dha urdhër që aktet e këtij Kuvendi të

përktheheshin e botoheshin edhe në "arbërishte". Për vazdimin e "Ilirikut të shenjtë", që

Klementi XI vuri në punë historianin jezuit Filip Riceputi (1667-1742), me prejardhje

dalmatete apo ndoshta arbëre, i cili mori në dorëzim nga Papa materialin e mbledhur prej tij

paraprakisht, projektin e hartimit të veprës si dhe ndihmën financiare për punën që duhej

kryer. At Riceputi udhëtoi përgjatë bregut lindor të Adriatikut me një anije venedikase, duke

u ndalur në të gjitha qendrat ku mund të kishte materiale për punën e tij, duke dërguar dhe

misionarë të tjerë brenda vendit në kërkim të dokumenteve, dorëshkrimeve dhe informata të

ndryshme. Edhe nga Tivari u dërguan misionarë për të mbledhur materiale në qendrat

kishtare të "Arbërisë venedikase" dhe të "Arbërisë osmane",22 qendra që u përgjigjën duke

dërguar secila pjesën e vet të ndihmës. At Riceputi hodhi kështu një bazë dokumentare të

veprës, duke mbledhur e renditur ato togje të mëdha dokumentesh dorëshkrimore që përbënë

më pas "Bibliotekën ilirike", pjesë të të cilave ruhen ende sot në disa prej bibliotekave të

Venecias, në fonde të ndryshme të Arkivit të Vatikanit, deri në biblioteka private si ajo e

familjes Garagnin Fanfogna në Itali etj.

-Për sa i përket "Arbërisë osmane", tregohet se një qerre e madhe e tërhequr me qé, e

ngarkuar me dorëshkrime, libra dhe dokumente historike, pasi kapërceu vështirësitë e

21 Farlatus, Danieles. Illyrici Sacri tomus primus-[secundus, septimus-octavus]. Auctore Daniele Farlato

Presbytero Societatis Jesu [et] Jacobo Coleto [Vëllimi i parë, i dytë, i shtatë dhe i tetë i Ilirisë së shenjtë, nga

Daniel Farlati, prift i Urdhrit Jezuit dhe nga Jakob Koleti]. Venetiis, Apud Sebastianum Coleti, MDCCLI,

MDCCLIII, MDCCCXVII, MDCCCXIX [1751,1753, 1817, 1819]. Superiorum Permissu, ac Privilegio. Index.

4 V.

Tom. 7: Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrachiensis et Sirmensis cum earum suffraganeis [Kisha

diokleciane, kisha e Tivarit, Durrësit dhe Sremit me vartëset e tyre]. 1817, 638 f.

22 Albanica : bibliografi e shekujve XV - XVIII . Shpëtim Mema,

Afërdita Sharxhi, Tiranë. Biblioteka Kombëtare, 1998

Page 32: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

32

baltrave të Zadrimës, u mbyt "aksidentalisht" duke kaluar Drinin, në këtë mënyrë zhduket e

gjithë ngarkesa e çmuar.

-Për përftimin e "Bibliotekës ilirike" bashkëpunoi me At Riceputi-n edhe ndihmësi i

tij më i ri, At Daniel Farlati (1690-1773) i cili i kishte kryer studimet në Gorz dhe më 1707

kishte hyrë në "Shoqërinë e Jezuit" në Bolonjë dhe në vitin 1722 u dorëzua prift në Romë. Ai

u dërgua në Padova, pikërisht për të ndihmuar në punën e At Riceputi-t, i cili më 1722 e

ndërtoi një prospectus të veprës. Për njëzet vjet rresht të dy vijuan kërkimet e zellshme nëpër

biblioteka dhe arkiva të "Ilirikut të vjetër". Mbas njëzet vjetsh pune të tillë, kur qe gati

Martirologjia e Ilirikut, më 1742 At Riceputi vdiq. Si bashkëpunëtor Farlati zgjodhi At Jakob

Coleti-n, i cili do të shfaqet si i tillë edhe në vëll. VII të "Ilirikut të shenjtë".

Vëllimi i parë i veprës doli në Venedik më 1751. Ai përmbante historinë kishtare të

Salonës deri në shek. IV. Po. atë vit doli edhe vëll. II (një ekzemplar i të cilit ruhet në

Bibliotekën e Shkodrës). Ai paraqet interes për historinë ilire të shqiptarëve me të dhëna

historiko-kishtare për: episkopatat e Shkodrës dhe të Drishtit, Kryeepiskopatën e Ohrisë,

Metropolinë e Prevezës dhe të Kosovës, Metropolinë e Durrësit, episkopatat e Elbasanit, të

Apolonisë, të Amanties, të Vlorës, të Lezhës, Metropolinë e Janinës, episkopatat e

Gjirokastrës, të Drinopojës, të Himarës, të Butrintit, të Artës etj.

Interes paraqet vëll. II edhe për; të dhënat historiko-gjeografike dhe ekonomiko-

shoqërore për Ilirinë, shtrirjen e fiseve ilire, organizmat e parë mbretërorë të ilirëve, Epirin

nën Piron, luftërat iliro-maqedone, Ilirikun nën Perandorinë romane dhe ndarjet e tij

administrative, kalimin e tij nën Bizant etj.

Ndërsa ndodhej në përgatitje për shtyp vëll. V, më 1773 Daniel Farlati vdiq. Punën

për nxjerrjen në dritë të botimit të vëllimeve V, VI, VII dhe VIII do ta përfundonte Jakob

Coleti. -Vëllimi i shtatë përbën pjesën më me interes të historisë mesjetare të Arbërisë.

Përshkrime të hollësishme gjenden për; kishat e Duklës (Dioclea) dhe Tivarit me ipeshkvijtë

dhe kryeipeshkvijtë e tyre, ipeshkvijtë shufraganë të Mitropolisë së Tivarit dhe ipeshkvijtë

arbër iarbanese seu. albaneses), ipeshkvitë e Danjës, të Drishtit, të Ulqinit, të Pultit të Madh

dhe atij të Vogël, të Sardës, të Sapës, të Shvacit, Kryeipeshkvinë e Shkodrës, kishat e

Durrësit me ipeshkvijtë dhe kryeipeshkvijtë e saj, ipeshkvitë e Lezhës, Apolonisë, Vlorës,

Bendës, Priskës dhe Stefaniakës etj. Kjo histori "kishash", dioqezash dhe ipeshkvish dhe

kryeipeshkvish, është e ndërthurur e gjitha me të dhëna historiko-gjeografike si dhe

ekonomiko-shoqërore për popullsitë që aty banonin. Nëse i shtohet këtij vëll. Vll edhe një

pjesë nga vëll. VIII “Ecclesia Scopiensis, Sardicensis, Marcianopolitana, Achridensis et

Ternobensis: cum earum suffraganeis”, pjesa në të cilën jepet organizimi kishtar i Dardanisë,

Maqedonisë (mbi kishën e Shkupit), kishën Bullgare të Tërnovës (në kuadër të së cilës kanë

qenë për një kohë edhe Ipeshkëvia e Prizrenit) dhe mbi të ashtuquajturën Patrikanën e Pejës

(Ecclesia Serbiensis) atëherë panorama që shpaloset prej këtyre vëllimeve të "Ilirikut të

Shenjtë" mbulon një pjesë të mirë të historisë mesjetare të Arbërisë. Ky jetëshkrim i "Ilirikut

të shenjtë" për Portalin Albanologjik nuk do të ishte një histori për hir të historisë por ka vlerë

pragmatike.

Puna e historianëve kishtarë si Riceputi, Farlati dhe Coleti përfshihej në kuadrin e një

shkolle të caktuar historike themeluar prej humanistit të shquar të Rilindjes europiane Enea

Silvio de' Piccolomini ( 1458-1464), i njohur ndryshe edhe si papa Piu II.

Page 33: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

33

Rileximi dhe futja sërisht në përdorim, tashmë nga një këndvështrim bashkëkohor i

togjeve të stërmëdha të dokumentacionit të grumbulluar, prej Riceputit, Farlatit dhe Coletit,

mund të përbëjë një nga sfidat për historiografinë e sotme shqiptare.

Shembull: Vetëm në Kodikun Cicogna Shembull: nr. 320 I, të bibliotekës së Muzeut

Correr në Venecie, ruhen së paku 76 fashikuj të letrave me informata drejtuar Riceputit,

Farlatit dhe Coletit nga klerikë dalmatë dhe arbër, p.sh në një letër të Krypeshkvit të Tivarit,

të 5 qershorit 1798, drejtuar Coletit mbi gjendjen e dioqezave të Arbërisë, jepen të dhëna për

ipeshkvijtë e Durrësit, Shkodrës, Pultit, Sapës, Lezhës shufraganë të Kishës Metropolitane të

Tivarit etj. Aty theksohet se në Krujë nuk kishte asnjë katolik, që të ketë aty banesë të ngulur,

ndërsa në Durrës ka vetëm tri shtëpi katolike. I gjithë Krishterimi i Dioqezës së Durrësit

thjeshtohet në banorë të Maleve të Dioqezës, duke pasur shumë pak syresh në fusha.

Qeveria turke, e kësaj Dioqeze përfaqësohet prej tre qeveritarësh, që ishin Pashai i Shkodrës,

Pashai i Krujës dhe Komandanti i Kavajës. Ipeshkëv i Alessios është Imzot Nikollë Malçi,

ndërsa Kryeipeshkëv i Durrësit është Imzot Tom Marinanji. Në Dioqezën e Durrësit ka shumë

grekë skizmatikë [shqiptarë ortodoksë] dhe vladika i tyre, ose episkopi, qëndron më së shumti

në Elbasan". Në po këtë kodik gjendet një letër tjetër, e Frano Borgjit, Ipeshkëv i Shkodrës

më 16 janar 1790, me lajme kërshërore për qytetin e tij drejtuar po Coletit dhe mbetur në

fondin e Riceputit: "1648: këtë vit u shkuan publikisht në hu disa klerikë misionarë dhe një

prift, të paditur se paskëshin shkëmbyer letra me italianë. 1691: më 15 korrik ditë e diel u var

prej Sulejman pashë Bushatit dom Pa! Drançi, Vikar i Shkodrës dhe i zgjedhur Ipeshkëv i saj.

Po 1691: më 22 korrik gjithashtu e diel nga i njëjti pasha u vardon Anton Sadagri,

Famullitar i Shkodrës[ ... ] 1698: më 2 shkurt u var prej turqve shkodranë [shkodranë

muslimanë,] Imzot Anton Negri nga Sapa, Ipeshkëv i Shkodrës". Bashkëngjiten edhe

mbishkrimet "që ndodhen në Kishën e Shën Shirgjit të Bunës" etj.)23

Treshja e historianëve kishtarë Riceputi, Farlati dhe Coleti ka mbetur me zë të madh në

burimet e historisë mesjetare të ish Ilirisë dhe Arbërisë me "Ilirikun e shenjtë", vepër që u

kushtoi atyre punën e tri jetëve. Duhet të ishte kjo diçka për të cilën ata të kenë qenë gjithsesi

të ndërgjegjshëm edhe vetë: nuk mund të mos ishin të ndërgjegjshëm që me "Ilirikun e

shenjtë" ia ngrinin vetes monumentin. Ajo për çfarë ata nuk ka gjasa të kenë qenë të

ndërgjegjshëm është që të vijë një ditë kur më e vyer se vepra e tyre e botuar të bëhet diçka

tjetër: ajo që quhet "Biblioteka ilirike" e tyre, pjesa e ruajtur prej rreth treqind vëllimeve

dokumentesh të dorëshkruara, që gjenden ende sot në biblioteka apo arkiva të Vatikanit,

Romës, Venecies etj.

Studiuesi i njohur i dokumenteve gjuhësorë të lashta të shqipes, Mario Rok

(Roques)24, duke u marrë me hulumtimin e materialeve për autorët tanë të vjetër, tregon për

pasurinë e vëllimeve të Arkivit të Propaganda Fide-s në Romë, dhe na thotë se në të ai ka

nxjerrë të dhëna të çmueshme, megjithëse nuk ka patur mundësinë t’i hulumtonte në mënyrë

sistematike dhe të plotë. Ai ka dhënë shumë shënime orientuese të vendosjes së materialeve

me dokumente të rëndësishme albanologjike, veçanërisht për shekullin e XVII.

I mbështetur në këto dokumente ekziston edhe një vepër tjetër e Fulvo Kordinjanos

(Cordignano), që ka për qëllim paraqitjen gjeografisë kishtare shqiptare. Vepra është e pasur

23Ferlatus, Danieles. Illyrici Sacri Venedis, Superiorum Permissu, Ac Privilegio.

24Rocques, Mario. Recherches sur l’anciens textes albanais. f.5-6 .Paris, 1932.

Page 34: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

34

gjithashtu me materiale dhe me shënime për vendosjen e tyre në vëllimet e arkivit të

Propagandës. 25

Në vitin 1940, autori G. Praga, në studimin e tij: “Gjendja aktuale e studimeve

shqiptare –Stato attuale degli studi albanesi26u bën një analizë materialeve burimore të

njohura dhe të botuara deri në atë vit. Për shekullin e XVII –të ai përmend dy relacionet e

Nikollë Mekajshit (1603-1610), relacionin e Marin Bicit (1610), atë të Mariano Bolicës

(1614), i Pjetër Budit 1621 dhe relacioni i Gasparit (1671-1672).

Relacioni i Marin Bicit, për qëllimin për të cilin u shkrua, për përmasat e tij dhe për

çështjet që shtrohen në të, është padyshim një nga monumentet më të çmuara që kemi për

këtë periudhë. Nuk është bërë asnjë studim mbi këtë shekull të historisë së Shqipërisë që të

mos jetë shfrytëzuar ky relacion. Relacioni i Marin Bicit u botua më 1886 nga historian kroat

Franc Racki në vëllimin e XX-të STARINE-ve. Studiuesi shqiptar vihet në dijeni për to dhe

nga një paraqitje e shkurtër e tyre në revistat “Zani i Shna Ndout” I shkodrës më 1917-1920,

“Hylli i Dritës” më 1943.

Më shkurtër se relacioni i Marin Bicit, por me rëndësi historike aspak më të vogël,

është relacioni i kalorësit venedikas nga Kotorri, Mariano ose Françesk Bolica. Edhe ky

relacion, krahas atij të Bicit është një nga burimet kryesore të dokumenteve albanologjike. Ky

relacion, me emrin e autorit Mariano Bolica, ka qenë botuar dy herë me ndryshime të në

shekullin e XIX-të: nga Fr. Lenormant; Paris Didier, 1866 në shtojcën e librit të vet mbi

Turqit dhe Malazezët, dhe më 1880 nga Sime Ljubic në vëllimin e XII të STARINE-ve.

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë ekziston në dorëshkrim një kopje e origjinalit që

shkon me emrin e Françesko Bolicës27. Kjo kopje, (siç e kam përmendur edhe më lart), është

nxjerrë nga një studiues i shek. të XIX (në formë të dorëshkruar) dhe është gjetur në Shkodër.

Relacionin e Pjetër Budit të vjetit 1621 studiuesit shqiptar (po ashtu edhe të huaj) e

njohën vetëm nga përkthimi që një anonim i bëri në revistën e Shkodrës “Përparimi”, më

1914. Me gjithë kërkesat që u bënë më pas në arkivat e Venedikut, nga ishte nxjerrë origjinali

italisht, nuk qe e mundur të gjendej. Një kopje e këtij relacioni gjendet e depozituar pranë

Arkivit Qëndror të Tiranës.

Ndër studiuesit që, u mbështetën në relacionet e këtij shekulli dhe ndërtuan një kuadër

të gjendjes sociale të Shqipërisë në gysmën e pare të shek. XVII, po përmend Fernanda

Granatan, me punimin me titullin “L’Albania e le Missioni italiane nella prima meta del

secolo XVII in base a documenti inediti,28 për të cilën historianët mendojnë se ky punim

është orvatja e parë për të dhënë një kuadër të gjendjes sociale për vendin tonë në shekullin e

XVII. Sipas rrëfimit të autores, burimi i vetëm i studimit kanë qenë vëllimet në dorëshkrim të

(P. Camillo) Libardit da Lrviko (Levico): “Sylva documentorum ad Albaniam pertinentium”,

përveç dy relacioneve të njohura të Bicit e Bolicës.

25Geografia ecclesiastica dell’Albania dagli ultimo decennia del secolo XVI alla meta del secolo XVII,

Orientalia Christiana perioda, vol. XXXVI, 4, num.99, Roma: Pont. Institutum orientalum studiorum, 1934 26Rivista Storica Italiana 30.VI.1940, fq 218” 27Bollizza, Francesco. Descrizione di Scutari, Dolcigno et altri luogi per Francesco Bollizza. Fu scritta l’anno

1614. Copia tratta dall’Originale che si conserva nell’Archivio di Stato a Venezia; e da me fatta copiare

[Përshkrim i Shkodrës, i Ulqinit dhe i vendeve të tjeranga Françesko Bolica. U shkruajt në vitin 1614. Kopje e

nxjerrë nga origjinali që ruhet në Arkivin e Shtetit në Venecia dhe e kopjuar me porosinë time]. S. l. 1614. [2]

fl., 57 f. 28Rivista d’Albania, 1942, fq.226-248.

Page 35: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

35

Sikurse dëshmon autorja, “Sylva documentorum ad Albaniam pertinentium” e

Libardit janë tri vëllime me dokumenta të përgatitura për shtyp në vitin 1942 por që nuk u

botuan asnjëherë. Nga këto tre vëllime numërohen vetëm 9 relacione që janë marrë prej tyre.

M.gj.t relacionet më të rëndësishme janë nxjerrë nga arkivi i kuvendit të Shën Mëhillit të

Venedikut dhe nga arkivi i Bibliotekës Nacionale të Napolit. Materialet dokumentare të

grumbulluara për këtë periudhë, janë në përgjithësi relacione ose korrespondenca që niseshin

për Romë nga misionarë dhe klerikë të ndryshëm (vendas dhe të huaj) që vepronin në

Shqipëri.

Dokumente me rëndësi ka arritur të mbledhë e të skanojë nga arkivi i Dubrovnikut

studiuesi kosovar Gjon Berisha29lidhur me faktet ende të panjohura nga studiuesit tanë se si

arbërit qëndruan ndërmjet kishës perendimore dhe asaj lindore gjatë shek. XI-XV.

Nga ky arkiv mund të skanohen për Portalin Albanologjik Digjital mjaft dokumente që kanë

të bëjnë me periudhën pontifikatit të papës Inoçentit VII dhe përfshijnë vitet 1404-1406

(Registri Vticani. Innocenti VII, vëll. 333, an. I-II, tom I, fol. 1-338v).

Jo më pak të rëndësishme për koleksionet albanologjike, janë edhe arkivat e Napolit,

përkatësisht burimet anzhuine. Të një rëndësie të veçantë janë regjistrat anzhuinë (Registri

Angioni) dhe dokumente që dalin nga këto arkiva të cilat përfshijnë marrëdhëniet e

shqiptarëve me anzhuinët (1269-1349) dhe pozicionin e tyre politik dhe kishtar në kuadër të

“Regnum Albaniae”. Një pjesë e rëndësishme e këtyre regjistrave dhe dokumenteve, janë

nxjerrë në dritë në mënyrë sistematike nga studiues të shquar, si: Domenico Forges

Davanzati, Camillo Minieri-Riccio, Bartolommeo Capasso, Giuseppe Del Giudice, Paul

Durrieu, Charles Hopf, V. Makushev, Carlo de Lellis, G.M.Monti etj, të cilët duke plotësuar

njëri-tjetrin, kanë botuar pjesën më të madhe të tyre, në vëllime të veçanta apo në kuadër të

botimeve periodike të “Archivio storico per le province napoletane” dhe “Archivio storico

italiano”

Një pjesë të konsiderueshme të letrave të dala nga zyrat e Papatit, gjithashtu gjenden të

botuara në përmbledhje të ndryshme të regjistrave dhe letrave të papëve të shek. XIII-XIV,

Registres dhe Lettres des Papes të shek. XIII-XIV të botuara në seri nga Bibliothèque des

École françaises d’Athènes et de Rome, disa nga të cilat gjenden edhe on-line. Mjaft të dhëna

të rëndësishme gjejmë tek dokumentet e botuara nga A. Theiner me titullin “Monumente të

vjetra që pasqyrojnë historinë e Sllavëve të Jugut – Vetera monumenta Slavorom

Meridionalium Historiam Illustrantia I 1198-1549”dhe “Monumente të vjetra që pasqyrojnë

historinë e Hungarisë së Shenjtë- Vetra monumenta Historica hungariam sacram illustrantia

1216-1352”

Ndër dokumentet e tjetra të drejpërdrejta mbi historinë dhe kishat arbërore, mbetet

studimi në gjuhën gjermane “Die Kirchenzustände im vortürkischen Albanien. Die orthodoxe

Durchbruchszone im katholischen Damme” (Rrethanat kishtare në shqipërinë paraturke:

zona e depërtimit ortodoks në ledhin katolik),e cila ishte përgatitur si pjesë (kapitulli IX) në

librin “Historia e Shqipërisë”, që Shfflay kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime. Ky

studim, i cili u botua dy herë: më 1915 në revistën kroate Vjesnik Kraljevskog HSD

Zemaljskg Arkiva dhe më 1916 në Illyrisch-Albanische Forschungen, është i rëndësishëm për

29Gjon Berisha. “Arbërit ndërmjet kishës perendimore dhe asaj lindore gjatë shek. XI-XV

Page 36: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

36

historinë kishtare në Shqipërinë mesjetare. I pajisur me një aparat të pasur shkencor, në të

shumtën e rasteve sygjeron dhe hap shtigje pë studime të mëtejshme në këtë fushë.

Në burimet arkivore të Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut dallohen seritë Diversa

Cancellariae dhe Testamenta Notariae, në bazë të të cilave merren të dhëna mbi; një mori

emrash të besimtarëve dhe priftërinjve katolikë arbërorë; mbi vendndodhjen, shtrirjen,

gjendjen dhe emrat e kishave në Novobërdë, Trepçë, Graçanicë, Prishtinë, Prizren etj.

Për çështje të historisë kishtare mesjetare në Kosovë, duke u bazuar kryesisht në Arkivin

Shtetëror të Dubrovnikut,30 nga autorët sllavë, me interes janë studimet e D. Kovaçeviqit,

“Priština u srednejem vijeku”(Prishtina në mesjetë); idem, “Trgovci kao pretece katolickih

crkvenih organizacija na Balkanu”-Tregtarë si pararendës të organizimeve të Kishës

Katolike në Ballkan, shek. XIII-XV); M. Diniq “Iz dubrovackog arhiva, knj. I-III”; idem, “Za

povijest rudarstva u srednjovjekovnoj Srbiji i Bosni, I-II”-Mbi historinë e minierave në Serbi

dhe bosnjën mesjetare, I-II) të cilat duke trajtuar aspekte të marrëdhënieve tregtare të

raguzanëve në Kosovë, na japin një pasqyrë mbi gjendjen kishtare dhe etnike të kohës.

Studiuesja I. Mahnken, në studimin me titull: “Beziehungen zwischen Ragusanern und

Albanern währen des Mittelalters”31(Marrëdhëniet në mes raguzanëve dhe shqiptarëve gjatë

Mesjetës), duke trajtuar raportet arbërore-raguzane, na ofron edhe të dhëna të çmueshme mbi

klerin katolik arbëror i ardhur nga zonat bregdetare të Zetës (Shkodra, Tivari, Ulqini, Shasi,

Drishti etj.) dhe Shqipërisë Veriore, i cili shërbente në Raguzë. Ky kishte pozita shumë të

larta në Kishë dhe në punët e shtetit të Republikës së Raguzës, duke fituar dhe të drejtën e

shtetësisë raguzane.

Rëndësi të madhe për shtrirjen e juridiksionit kishtar të Kishës Lindore në trevat

arbërore dhe studimin e liturgjisë greko-bizantine apo ortodokse, kanë veprat me dokumente

të shumta të hartuara nga Parthey (Hieroclis synecdemus et notitiae Graecae episcopatuum,

Berolini 1866), F. Dölger (Regesten der Kaiserurkenden, Gerstenberg, 1924), H. Gelzer

(Üngedruckte und wenig bekannte Bistümerverzeichnisse derorientalischen Kirche, BZ

(1893); Der Patriarchat von Achrida, Leipzig 1902, Ivanov (Bëllgarski starine iz Makedonia,

Sofija 1931) Migne (Migne’s Patrologiae Cursus Completus-Series Graeca) si dhe ato

cirilike të botuara nga autorët Stojanoviq (Stari srpski zapisti I natpisti, I-IV, Beograd 1902-

1923), dhe krisobulat e ndryshme të mbretërve serbë të Mesjetës, etj. Në këto vepra gjenden

të dhëna për shtrirjen e juridiksionit kishtar të Kishës Lindore, përkatësisht të

kryepeshkopatës së Durrësit dhe asaj të Ohrit mbi trevat arbërore; emrat peshkopësh e

kishash arbërore të ritit lindor.

Nga dokumenteve me prejardhje kishtare të Arkivit të Dubrovnikut, ku veçanërisht

gjenden të dhëna mbi konfliktet dhe raportet mes të kryepeshkopatës së Durrësit dhe Ohrit, të

rëndësishme janë: janë letrat e dy kryepeshkopëve të Ohrit, Theofilaktit (1018-1118) dhe

Dhimitër Homatjanit (1216-1235); dy letra të hartuara në Metropolinë e Durrësit dhe një nga

30 Gjon Berisha. “Arbërorët ndërmjet kishës perendimore dhe asaj lindore gjatë shek. XI-XV,Përmbl. Mrika

Lumani, Prishtinë : Instituti i Historisë “Ali Hadri”.2015, f.20, Parath. Pëllumb Xhufi

31Mahnken, Irmgard . Beziehungen zwischen Ragusanern und Albanern während des Mittelalters. - [s.l.] [s.a.]

Në: Beiträge zur Südosteuropa-Forschung : anlässlich des I. Internationalen

Balkanologen kongresses in Sofia 26.VIII. - 1. IX. 1966, München, RudolfTrofenik, 1966, f. 339-390.

Page 37: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

37

Patriarkana e Kostandinopojës; letra të ndërsjellta të Kryepeshkopit Hotmatjanit dhe

peshkopëve arbërorë të ritit lindor bizantin; dy diploma, që perandori bizantin Basili II që i

drejtonte kryepeshkopit të Ohrit (të viteve 1019-1020), të cilat na japin gjendjen dhe

juridiksionin kishtar të ipeshkëvive apo peshkopatave arbërore në fillim të shek. XI,

menjëherë pas shembjes së Perandorisë Bullgare dhe rivendosjes së sundimit bizantin në këto

treva. Ato janë hartuar në gjuhën greke, e cila dominonte në zyrat e këtyre institucioneve.32

-Udhëpërshkrimet e ndryshme të shek. XIV na japin gjithashtu mjaft të dhëna

historike, shoqërore dhe fetare të trevave arbërore. Do të përmendja “Anonymi description

Europae Orientalis 1308”përkatitur nga Olgerd Górka dhe botuar më 1916; “Itinerarium

Symonis Smeonis ab Hybernia ad Terram Sanctam 1322”, përgatitur nga Mario Esposido dhe

botuar më 1960; “Directorium ad passagium faciendum per Philippum regjem Franciae in

terram sancta manna 1332” përshkrime nga argjipeshkvi i Tivarit Guillelmus Adae.

Shpesh here kemi pëdorur itineraret e dijetarëve të shek.XVIII-XIX, të cilët bënë udhëtime

nëpër vendet e Ballkanit si dhe rezultatet e gërmimeve arkeologjike. Këto të dhëna shpesh jo

vetëm që i plotësojnë dokumentet zyrtate papale, por ofrojnë të dhëna edhe më të

hollësishme.

Për periudhën byzantine, në mungesë të burimeve primare, përgjithësisht (ashtu siç do ta

shohim dhe më poshtë ) mund të përdoren edhe burimet narrative të autorëve kronikanë

bizantin, si: Michaeli Attalioteae, që përshkruajnë në specifike ngjarjet e viteve 1038, 1042,

1078; Anna Comnena për vitin 1081 33 ; Georgii Acropolitae 34 për vitin 1257; Georgii

Pachymeris35 për vitin 1267, etj.

Me interes për historinë arbërore mund të jenë botimet e studiuesve; K. Jirecek, “Geschichte

der Serben, Bd. 1-2” Historia e serbëve36; A. Ducellier, “La Façade maritime de L’Albanie

au moyen age Durazzo et Valona du XI au XV siècle”37; J.V.A. Fine, “the Early Mediava

32Gjon Berisha. “Arbërorët ndërmjet kishës perendimore dhe asaj lindore gjatë shek. XI-XV, Prishinë : Instituti i Historisë

“Ali Hadri”, 2015.-675 f.

33 COMNENA, ANNA. Annīs tīs Komnenīs Porfyrogennītou Kaisarissīs Alexias. Annae Comnenae Porphyrogenitae

Caesarissae Alexias ... Bibliotheca Barberina nunc primùm editi, Et à Petro Possino Soc[cietatis] Iesv Presbytero Latinà

Interpretatione, Glossario, & Notis illustrati è quibus Gllossarium nunc datur: ... anni MDCX [Aleksiada ose jeta dhe bëmat

e perandorit Aleks nga e bija, Ana Komnena... në pesëmbëdhjetë libra… Me parathënie dhe shënime të David Heshlit nga

botimi i vitit 1610]. Parisiis, E Typographia Regia, 1651. f. 507

34 AKROPOLITĪS, GEŌRGIOS. Geōrgiou Akropolitou tou Megalou logothetou chronikī syngrafī. Magni Logothetae

historia, Joelis chronographia compendiaria, & Joannis Canani Narratio de Bello CP... [Historia e Gjergj Akropolitit…].

Venetiis, Ex typographia Bartholomaei Javarina, 1729, 156 f.

35PACHYMERĪS, GEŌRGIUS. Geōrgiou tou Pachymerī Mihaīl Palaiologos. Georgii Pachymeris Michael Palaeologus sive

historia rerum a Michaele Palaeologo Ante Imperium, & in Imperio gestarum. Nunc primum edita ex Bibliotheca Barberina

Interprete Petro Possino e soc[ietate] Jesu. …[Mihal Paleologu nga Gjergj Pahimeri ose historia e ngjarjeve para dhe gjatë

sundimit të tij, botuar rishtas nga Biblioteka Barberine me përkthimin e Petro Posinit... I shtohen tre libra vërejtjesh dhe një

shtojcë mbi dijen e indianëve të lashtë]. Venetiis, Ex Typographia Bartholomaei Javarina, 1729. 295 f., 195 f., [13] fl.

36 Jirecek, Konstantin

Historia e serbëve ,Tiranë : 55, [s.a.]. Tit. origj.: Geschichte der Serben, Kolana e drejtuar nga Aurel

Plasari. Pj.1: Deri në vitin 1371.

37 A. Ducellier.La Façade maritime de L’Albanie au moyen age Durazzo et Valona du XI au XV siècle. Thessaloniki, Inst.

for Balkan Studies, 1981. XLI.

Page 38: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

38

Balkans”; The Late Medieval Balkans”; N.Malcolm, . “Kosovo : a short history” “Kosova:

“një histori e shkurtër”38

Nga studiuesit Italian, ashtu i përmenda edhe më lart, për kontributin e tyre do të

veçoja Fulvio Cordignano (1887-1951) dhe at Giuseppe Valentinin (1900-1980). Në bazë të

njohjes së shkëlqyer të materialeve arkivore që ruheshin në Arkivin Historik të jezuitëve të

Shkodrës, në Arkivin shtetëror të Venedikut dhe në atë të Kongregatës së Shejtë Propaganda

Fide në Romë, por edhe në të tjera. Këta autorë kanë studiuar dokumente që kanë të bëjnë me

periudhën prej shek. XII deri në shek. XVI dhe i kanë botuar në veprën “Saggio di un

regesto storic dell’Albania, Scutari”, Tipografia dell’Immacolata, 1937-1940.

Vepër tjetër e rëndësishme e Cordignanos është gjeografia kishtare e Shqipërisë, e

shkruar në bazë të relacioneve të vizitorëve apostolik që kanë të bëjnë me trevat arbërore

gjatë shek. XVII, “Geografia ecclesiastica dell'Albania : dagli ultimi decenni del secolo XVI

alla metà del secolo XVII”. Pont. Insitutum Orientalium Studiorum Roma, 1934 e që na

mundëson të rindërtojmë fakte e argumente.39

Kërkimet mbi dokumente nganjëherë të përballin me situata krejt të papritura.

Në viti 1907, kur po hartohej “Bibliografia e statuteve” nën kujdesin e Leone Fontana-s,

shihet ekzistenca e një statuti të Shkodrës. Fontana, duke kaluar nga një vend në tjetrin, me të

mbërritur në pikën e duhur në rendin alfabetik kishte regjistruar: “Shkodra (Shqipëria).

Statuti i Shkodrës. Ms.(dorëshkrim) Muzeu Qytetar Correr Venecie”. Ky shënim, i cili krahas

shënimeve të tjera nuk zinte më shumë se një rresht, përbënte pothuaj gjithë sa është shkruar

deri në ditët tona mbi tekstin e statutit. Përmendja ishte bërë kalimthi, por citimi qe i saktë.

Në të vërtetë, pranë Bibliotekës Veneciane të Muzeut “Correr”, midis kodeve të koleksionit

“Cicogna”, të shënuar me numrin e vendit ms 295, ndodhet edhe sot kodi i statuteve të

Shkodrës, hartuar ndoshta nga fillimi i viteve 1500.

Cilësia e tekstit u perceptua menjëherë nga ata që patën rastin ta shqyrtonin rëndësinë e tij.

Sot vlera është më e madhe nga sa mendohej e shpresohej, është një monument i vëtetë

albanologjik i Shqipërisë i mesjetare. Ky dokument shumë i rëndësishëm paraqet një interes

të madh për historinë e bregut lindor të Adriakut dhe të lidhjeve të tij me Venedikun e fuqitë

më të rëndësishme të zones, në kuadrin e ekuilibreve të mëdha ndërkombëtare. Ndër të tjera,

teksti ka vlerën e të qenit më i lashti ligjvënës i hartuar në territotin shqiptar që ka arritur në

ditët tona. Ai përbën një dëshmi të qartë dhe të qenësishme të asaj Shqipërie bregdetare, me

qendra qytetare aq të ndryshme nga modelet steriotipe, që edhe sot e kësaj dite, rrezikojnë ta

uniformizojnë tërë realitetin shqiptar

Sipas studiueses Nadin, dorëshkrimi "Statuteve të Shkodrës"40 nuk datohet, por sipas llojit të

shkrimit (grafikës) duket se i përket shek. XIV, një epoke pak para rënies së Shkodrës në

38 Malcolm, Noel. Kosovo : a short history, London, Bansingstoke : Papermac, 1998. - XXXVI , f. 435

39 Përmbledhje dokumentash për historinë e Shqipërisë : (1200-1500)

Giuseppe Valentini, Fulvio Cordignano ; përkth. nga origj. Vladimir Bregu, Tiranë. Plejad, 2013, 322 f. (Plejada e

mendimit albanologjik Seria "Valentini")

40Nadin, Luci. Statuti di Scutari della prima metà del secolo XIV con le addizioni

fino al 1469 = Statutet e Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit

Page 39: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

39

duart e turqve. Këto statute janë një dëshmi, një dokument që vërtetojnë edhe një herë

ekzistencën e qyteteve shqiptare në kompleksin mesdhetar mes viteve 1300 dhe 1400 dhe të

botës qytetare të zonës ballkanike. Gjetja e "Statuteve të Shkodrës" rihap një faqe shumë të

rëndësishme, të harruar, të historisë së Shqipërisë dhe e bën atë të qëndrojë denjësisht në krah

të çdo vendi tjetër të zonës së Adriatikut.

Serioziteti i këtyre statuteve duket që në fjalitë e para të tij ku thuhet se "Asnjë njeri,

qoftë qytetar i Shkodrës, apo i huaj, nuk është i justifikuar nëse injoron "Urdhërat e Statutit".

Po të studiohet me vëmendje Libri i Statuteve duket se është i përbërë nga rregulla praktikë

për t'u zbatuar. Ato tregojnë qartë se nga kush dhe për ç'qëllim zbatohen. Kapituj të tërë

tregojnë për jetën civile në Shkodër. Normat relative të ndarjes dhe ndërtimit të shtëpive,

pastrimit të rrugëve, kapituj të tërë flasin qartë për agrikulturën dhe olivikulturën. Shumë

interesantë janë pikat që tregojnë zyrat e Komunës. Strukturën administrative dhe juridike të

asaj kohe, duke filluar që nga ambasadorët, noterët, avokatëve etj. Pjesa e fundit e statutit i

është rezervuar të drejtës penale. Të gjitha këto tregojnë për një funksionim strikt dhe mbi

ligje të "shtetit", në mund të quhet kështu, të asaj kohe.

Të gjetura në origjinal pas 7 shekujsh, "Statutet e Shkodrës", që nxjerrin në pah karakterin

thelbësor dhe pozicionin e rëndësishëm të ngjarjeve shqiptare dhe brigjeve adriatike të shek.

XIV-XV. Sot rëndësia, koha, gjuha, përmbajtja dhe çdo gjë e mundshme lidhur me këto

statute është shoqëruar me disa studime. Në mënyrë të tërthortë dihet se edhe qendra të tjera

si Antivari më 1369, Dulcigno në 1379, Durazzo më 1392 e deri tek Drivasto në 1397

posedonin tekste juridike të shkruar në këtë mënyrë. Por të gjithë këto statute nuk janë

konservuar (ruajtur). Janë bërë përpjekje për identifikimin e tyre, por kjo ka qenë e vështirë.

Sipas studiuesve Lucia Nadin, Oliver Jens Schmitt, Giovan Battista Pellegrini e

Gherardo Ortalli, këto statute janë të hartuara e të zbatuara që para ardhjes së sllavëve në

Shkodër gjatë vitit 1346, kur Shkodra ishte nën regjimin e Stefan Dushanit. Këto statute u

mbajtën në fuqi edhe pasi qyteti kaloi në kontrollin e Venecias, në vitin 1396. Të periudhës

veneciane janë adaptimet e mëvonshme, që vijojnë deri në 1469, në prag të pushtimit turk, në

vitin 1479. Sipas Jirecek-ut,41 të mbështetur tani vonë edhe nga O.J. Schmitt, arbërit dhe

sllavët e rrethinave filluan t’i qaseshin Shkodrës në masë pas murtajës së madhe të vitit

1348,42 e cila bëri kërdinë në popullsinë qytetare dalmate në Shkodër dhe gjetiu. Kështu u

bartën në Shkodër edhe fisnikë arbër të provincës, si Jonimat, Spanët dhe Dukagjinët dhe

shumë të tjerë, duke ia ndërruar përbërjen etnike qytetit deri në atë shkallë, sa në fillim të

shekullit XV, siç njofton Schmitt-i, funksionarët venedikë në Shkodër kishin nevojë për

përkthyes.

"Statutet e Shkodrës", janë të ndarë sipas blloqeve tematikë. studiuesit Schmitt e

Nadin i klasifikojnë ata duhe nisur me kapitujt e pare; nga 1-7, ku jepen marrëdhëniet mes

XIV me shtesat deri më 1469 .con saggi diGiovanni Battista Pellegrini, Oliver Jens Schmitt, Gherardo Ortalli; trad. testo

degli statuti in alban. Pëllumb Xhufi ; trad. deisaggi in alban. Vjollca Lisi, Tiranë . Onufri, 2010, f. 413: 4 fl. me fotokopje

të statuteve

41Jirecek, Konstantin. Pj. 1: Deri në vitin 1371, drejt. Aurel Plasari,[s.l.] : [s.n.], 2010,

f .486.

42Schmitt, Oliver Jens. Arbëria venedike : (1392-1479) , përkth. Ardian Klosi, Tiranë : Fjala, 2014.Tit. origj.: Das

venezianische Albanien (1392-1479). Bibliogr. dhe shpjegime: f.599-625

Page 40: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

40

individëve dhe mbretit serb, kapitujt nga 8-50 flasin për marrëdhëniet mes fqinjëve, ndarjen e

tokës, etj. Kapitujt vijues japin të dhëna për kriteret e vërteta të qytetarisë me dispozita

relative të asamblesë popullore, në këshill, në gjykata, në impenjime të ndryshme, shërbimin

e detyruar ushtarak, për detyrimet mbi pronën, ndërshkimet pas një fyerjeje, grideje, krimi,

etj.

Mbledhja e neneve në formën e tanishme të gjetur nis në fillimet e shek. XIV.

Diskutohet për një periudhë me rëndësi të veçantë, kur Stefan Dushani, mbret i Rashës, kishte

marrë nën kontroll tërë Arbërinë, edhe pse mbetej jashtë këtij sundimit të tij dhe në duart e

anzhuinëve, qyteti i rëndësishëm i Durrësit. Statutet e Shkodrës kanë lindur përpara vitit 1346

(dhe normalisht edhe para 1349 ku Dushani në Shkup shpallte kodin e tij të ligjeve, Zakonik,

përmes të cilit synonte t’i jepte një bazë të re e më të fortë juridike perandorisë së tij, jo vetëm

në mbretërinë serbe, por dhe në territoret e pushtuara në Maqedoni, në Thesali, në Epir dhe

në Shqipëri. Përparësia e “Statuteve të Shkodrës” kundrejt Zakonik-ut shpjegon përse shfaqen

ato norma të së drejtës penale, të cilat do të kishin pasur më pak vend aty, nëse Zakonik-u do

të kishte qenë sakaq në fuqi. Pavarësia e tekstit shkodran nga legjislacioni i përgjithshëm i

Stefan Dushanit-it, nga ana tjetër, nuk do të thotë një mungesë lidhjesh me përvoja të tjera

normative dhe këtu duket mjaft i rëndësishëm ngjasimi me statutet e Budva-s, në vitet 1349-

1351, që paraqesin kapituj të tërë pothuaj të njëjtë apo sidoqoftë me të njëjtën origjinë, në

krahasim me përmbledhjen shkodrane. Ka shumë të ngjarë që prejardhja të jetë e

drejtpërdrejtë ose që Komuna e Budva-s të ketë vrojtuar përvojën e Shkodrës fqinje, për të

përcaktuar përmbledhjen e vet të jus proprium, duke lënë mënjanë gjithë sa ishte bërë e tepërt

nga shpallja e Zakonik-ut dhe duke shtuar apo përshtatur atë çka dukej e nevojshme për

kërkesat specifike të saj.

"Statutet e Shkodrës" kanë mbijetuar deri më 1479, pra, deri në pushtimin otoman.

Ato kanë ekzistuar vetëm në formë dorëshkrimi. "Statutet e Shkodrës" u zbatuan nga para

1346 deri më 1479 në një gjuhë latine të zonës; që ishte e zakontë për bregdetin e Adriatikut.

Interesant është fakti që në tituj është përdorur gjuha veneciane-venete ndërsa brenda në tekst

dialekti dalmat i atij regjoni që i përket gjuhës dalmate jugore (labeate). Në asnjë tekst tjetër

të asaj kohe nuk jepet kaq qartë karakteri roman i botës qytetare të Shqipërisë veriore dhe

jetës dalmate në gjysmën e parë të shek.XIV.

Ndërsa studiuesi Giovan Battista Pellegrini43 në pjesën e tij të studimit ka analizuar

në mënyrë shkencore gjuhën e përdorur gjatë hartimit të "Statuteve të Shkodrës". Sipas tij

gjuha e përdorur është ajo labeate. Për të sqaruar gjuhën e dorëshkrimit të "Statuteve të

Shkodrës" ai ka marrë me rradhë të analizojë fonetikën, morfologjinë dhe leksikun e tij. Dhe

për të vërtetuar pohimet e veta Pellegrini flet me shembuj konkretë.

43Giovanni Battista Pellegrini, Oliver Jens Schmitt, Gherardo Ortalli;trad. testo degli statuti in alban. Pëllumb Xhufi ; trad.

Deisaggi in alban. Vjollca Lisi, red. Ferdinand Leka. - Tiranë :Onufri, 2010. - 413 f. : 4 fl. me fotokopje të statuteve ; 30 cm.

Shënime e bibliogr. në fund të faq. - Indeks e fjalorth.

Page 41: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

41

Kreu II: DORËSHKRIMET E RRALLA ALBANOLOGJIKE

II .1 Veprat e dorëshkruar në gjuhën shqipe

Pasuria e jashtëzakonshme e traditës së dorëshkrimeve të ruajtura në Shqipëri, me një

koleksion që nuk mund të krahasohet jo vetëm me ato të popujve të tjerë të rajonit, por dhe në

shkallë europiane, mendoj se mund të jetë pjesë domethënëse për portalin albanologjik

digjital. Ajo duhet të promovohet si në një mjedis kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar. Historia

e shkrimit të tyre fillon që në shek. 6 me Kodikët e Beratit e në vazhdim me vepra të

dorëshkruara, në greqish, gjuhët orientale, latine dhe në shqip. Për këtë trashëgimi dija

shqiptare ka ende për të thënë dhe duhet të plotësohet informacioni i munguar. Dorëshkrimet

janë pjesë e rëndësishme e identitetit shqiptar dhe e kulturës së ruajtjes së pasurisë

kombëtare. Studimet për historinë e dorëshkimeve në Shqipëri edhe pse relativisht të vona

janë mirëpritur me interes nga qarqe shkencore ndërkombëtare dhe janë vlerësuar nga

studiues të ndryshëm për materialet e dorëshkruara si paleografë, bizantologë, historianë të

krishtërimit e islamizmit etj.

Dorëshkrimet janë të shpërndara në të gjitha institucionet e kujtesës në Shqipëri por

disa prej tyre ende të pazbuluara mirë mund të gjenden në pluhurin e arkivave të Europës e

sidomos atyre të Vatikanit. Skanimi dhe krijimi i burimeve digjitale për to në Portalin

Albanologjik do të sillte perfeksionimin e cilësisë së akcesit në trashëgiminë kulturore të

shkruar, pavarësisht vendndodhjes së njësisë, në Arkiv, në Bibliotekë apo Muze. Mundësohet

kështu qasja në pasuritë e rralla të koleksioneve të dorëshkruara si kodikët, dorëshkrimet në

gjuhët orientale, divanet etj.

Veprat e dorëshkruara në gjuhët orientale (arabisht, osmanisht, persisht), të cilat ndodhen

kryesisht në Arkivin Qendror të Shtetit dhe në Bibliotekën Kombëtare, janë kopjuar nga

kaligrafë të specializuar në Shkodër, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ato kanë qenë pjesë e

bibliotekave të institucioneve fetare por edhe e familjeve të mëdha shqiptare, si për shembull

Biblioteka e Bushatllinjve, prej të cilës numërohen rreth 150 njësi, kryesisht të shek. XIII-

XVII, me vulën e sundimtarëvë të Shkodrës, Mustafa dhe Karamahmut pashë Bushatlliu.

Njësitë shquhen për miniaturat në ar dhe dekoracionet. Do të vlerësoja veçanërisht

mynsheatet ose krestomacitë dokumentare me rëndësi për historinë e Shqipërisë.

Këtë kapitull të punimit tim, mbi dorëshkrimet e ofruara për një Portal Albanologjik do ta

ndaja në dy pjesë.

Në pjesën e parë, si vepra unike me mjaft vlera për trashëgiminë kulturore albanologjike dhe

për historinë e gjuhës, do të veçoja dorëshkrimet në gjuhën shqipe, nga autorë shqiptarë. Në

mënyrë kronologjike do të ndalem tek dorëshkrimet më domethënëse si; dëshmitë e para të

dorëshkruara të gjuhës shqipe; ato të periudhës kur shkruhej shqip me alfabet arab apo grek;

disa fjalorë të parë dygjuhësh të dorëshkruar të shqipes, deri te korrespondecat e letrave të

dorëshkruara të personaliteteve shqiptare.

Në pjesën e dytë do të ndalem në dorëshkrimet në gjuhë të huaj dhe të autorëve të

huaj, ku në mënyrë kronologjike dhe të ndarë sipas gjuhëve do të veçoja; kodikët më të

lashtë; dorëshkrimet në gjuhët latine dhe perendimore dhe dorëshkrimet në gjuhët orientale.

Page 42: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

42

Veprat e dorëshkruara në gjuhë shqipe

Aktet më të rëndësishme të historisë së gjuhës, shkrimit dhe etnicitetit shqiptar, për

Portalin Albanologjik digjital janë dëshmitë e para të veprave të dorëshkruara të shqipes.

Po kur është periudha më e hershme e shkrimit të shqipes?

Kjo është një pyetje që deri më sot nuk ka gjetur përgjigje të plotë. Shumë të dhëna na bëjnë

të mendojmë se gjuha shqipe duhet të ketë qenë shkruar herët. Arqipeshkvi francez i Tivarit, i

njohur me emrin Brokard, i cili ka shëtitur shumë vende të Evropës dhe të Azisë, në një

relacion latinisht të vitit 1332 shkruante se: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhe fare të

ndryshme nga gjuha latine, prapë ata kanë në përdorim edhe në tërë librat e tyre shkronjën

latine". Ky fakt të bën të mendosh se shqipja duhet të ketë qenë shkruar të paktën që në

shekullin XIV. Por kjo deri me sot nuk është e dokumentuar. Në Shqipërinë e mesjetës duke

kombinuar të dhënat e historisë me lajmet e kohës, na del se gjuha zyrtare (gjuha e

kancelarive të oborreve princërore, aktet noteriale nëpër qytete etj.) ka qenë e huaj. Nga ana

tjetër fjalët 44e Atë Brocardit, Alias Guillelmus Adae, janë një lajm i drejtpërdrejtë, dhe

përveç kësaj ato pajtojnë më së miri me gjendjen e me shkallën e kulturës në Arbërinë

mesjetare. Prandaj mendoj se dhe gjuha e vendit ka qenë e shkruar, jo si gjuhë zyrtare, po në

disa sfera sociale të tjera si p.sh: nga aristokracia feudale, apo ka të ngjarë të jetë shkruar në

popull si gjuhë private nëpër letra me karakter familjar, nëpër korespondencën që mbanin

tregtarët e vendit midis tyre, nëpër akte të së drejtës private etj.

Dëshmia e parë e shqipes, pra dokumentin e pare i dorëshkruar, të cilin njohim deri

më sot është Formula e pagëzimi, e vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe i

shkruar me alfabetin latin, “Vnte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet

në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor

i ngushtë i Skënderbeut. Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime në punë të

ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin

katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të

pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi ti dërgonin në kishë. Në Bibliotekën

Kombëtare ndodhet riprodhim i origjinalit që ndodhet në bibliotekën "Laurenciana" të

Firences. Ai gjendet me titullin: [Vendime, urdhëresa dhe rregullore të shpallura nga Pal

Engjëlli më 8 nëntor 1462, në Mat etj.].[Shek. XII-XV]

Ky dorëshkrim me 37 fletë përmban 12 dokumente të shek. XII-XV, ndër të cilat: Vendime e

rregullore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, të shpallura në kuvendin e mbajtur në

kishën e Trinisë së Matit më 1462, ku përfshihen edhe "Formula e pagëzimit' në gjuhën

shqipe (fl. 4 v); Një dekret i papa Piut II (Generalem Decretum Sanctissimum...), datë 4

nëntor 1463, mbi shpalljen e Skënderbeut "Mbret i Shqipërisë" etj.; nga Libri i artë i

antikiteteve të argjipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëlli, datuar më 15 janar 1463, me të dhëna

historiko-gjeografike për Ilirinë (fl. 11r-13v); Bula papale e Piut II, datuar më 4 nëntor 1463,

drejtuar Pal Engjëllit, kardinalit dhe argjipeshkvit të Durrësit, kundër fesë islame dhe në favor

të të pathyeshmit Skënderbe, mbreti i Shqipërisë, siç e quan Papa (fl. 13v-20r); Krisobula e

perandorit bizantin Mihal IX për venomet e qytetit të Drishtit, datë 25 prill 1293 (fl. 21r-22r).

44Recueil des historiens des croisades. Vol. 2, 1906, f. 483-484. Aut. Nëshkrim: Brocardus.- Emri i tij në origj.

sipas "Shkrime shqipe”

Page 43: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

43

Marrëveshja e Venedikut me bashkësinë (fisnikët) e Drishtit, më 9 maj 1443 (fl. 22v-25r).;

Marrëveshja e 18 gushtit 1392 midis Anton Venerit, dogj i Venedikut dhe Gjergj Topisë për

çështjen e qytetit të Durrësit (fl. 25r-27v); Gjenealogjia e Engjëll Komnenit të Drishtit, datuar

më 21 nëntor 1460 (fl. 27v-32v); Dekret i bailit të Durrësit për Pal Engjëllin më 9 qershor

1461 (fl. 32r-32v); Letër e Paskuale Maripetros, dogj i Venedikut, drejtuar Pal Engjëllit më 9

qershor 1461 (fl. 33r-33v); Letër e Gabriel Trevizanit, dogj i Venedikut, drejtuar Pal Engjëllit

më 25 korrik 1465 (fl. 33v-34v); Provizioni i Këshillit të të Dhjetëve të Venedikut për Lekë

Spanin, zot i Dukagjinit, datë 27 qershor 1484 (fl. 34v-35v); Krisobula e perandorit bizantin,

Isak Engjëlli, drejtuar papë Çelestinit më 14 mars 1194 (fl. 36r-37r).

Albanologu i njohur rumun Nikollë Jorga e zbuloi dokumentin e dorëshkrua në vitin 1916

dhe e botoi në “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV. Më

pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri

filologu francez 45.

Me të njëjtin alfabet latin është shkruar në shekullin e XV edhe dokumenti i dytë i

gjuhës shqipe: Fjalori i Arnold Von Harff, i vitit 1497.

Udhëtari gjerman ne vitin 1496, u nis nga Kelni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në

Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe

konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan. Gjatë këtij udhëtimi për të komunikuar sadopak me

njerëzit, ai shënoi 26 fjalë shqipë, 8 shprehje e numrat 1 deri 10 dhe 100 e 1000 të shoqëruar

me përkthimin në gjermanisht. Janë fjalë të zakonshme si: ujë, verë, bukë, mish etj., që iu

deshën udhëtarit në jetën e tij të përditshme sa qëndroi në Shqipëri.

Me përshtypjet e udhëtimit Harfi la në gjermanisht një dorëshkrim, i cili u botua më 1860,

pas tre shekujsh e gjysëm. Në parathënien e botimit, datuar gusht 1859, ku thuhet se E. fon

Grote, pasi gjeti tri dorëshkrimet e fon Harfit të ruajtura te trashëgimtarët e tij, e botoi veprën

më 1860. Dorëshkrimi i parë i takon fundit të shek. XVI.

Gjatë udhëtimit të tij më 1497 në Ulqin, në Durrës dhe në Sazan, përveç të dhënave

për këto qytete, Arnold fon Harfi shënon në ditarin e tij fjalorthin nga gjuha shqipe me 26

fjalë, 8 shprehje, numërorët 1-10, 100 dhe 1000, duke dhënë përbri tyre përkthimin në

gjermanisht. Sipas tij shqiptarët kanë gjuhën e tyre që nuk shkruhet mirë, pasi nuk kanë

shkronjat e tyre. Ai na jep këto të dhëna: Vlora për autorin është një katund i madh me dy

mijë shtëpi, pranë së cilës gjendet një kështjellë e bukur; Durrësi i lë përshtypjen e një qyteti

të madh, por të shkretuar nga turqit. Në Sazan gjenden dy kisha të vogla të ritit grek etj. (f.

64-66).

Në artikullin Udhëtarët e huaj në Shqipëri gjer në funt të shekullit të 19të, botuar në revistën

Dituria,46, Lumo Skendo sjell në gjuhën shqipe faqet me të dhënat e mësipërme.

Si një dorëshkrim i tretë, i hershëm i shqipes së dorëshkruar njihet “Perikopeja e

Ungjillit të Pashkës”. Ai i përket fundit të shekullit XV ose fillimit të shekullit XVI. Ky

dokument përbëhet nga 2 pjesë të vogla bible në gjuhën shqipe që u gjetën në një dorëshkrim

greqisht të shekullit të XIV, me të cilin ato nuk kanë asnjë lidhje. Ato janë në dialektin e

Jugut, të shkruara me alfabetin grek.

45Mario Rognes në “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932 fq.34 46 Revistën Dituria, Tiranë, 1927, nr.7

Page 44: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

44

Shqipja dokumentohet kështu e shkruar që në shek. XV në dy dialektet e saj kryesore dhe me

dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek. Kjo është një dëshmi se kultura

shqiptare dhe jeta shpirtërore konfesionale në Shqipëri zhvillohej nën ndikimin e kulturës

latine-katolike, dhe të kulturës bizantine-ortodokse. Fakte që tregojnë se gjuha shqipe në atë

kohë duhet të ketë qenë shkruar jo vetëm në Shqipërinë e Veriut, por edhe në Shqipërinë e

Jugut.

Me tej, pjesë e Portalit Albanologjik Digjital duhet të jetë dorëshkrimin që njihet me

titullin [Anonimi i Elbasanit] sepse mendohet se është shkruar në Elbasan. Ai ndodhet në

Arkivin Qëndror të Shtetit Shqiptar. Dorëshkrimi përfshin pjesë të ungjillit të shkruar në

shqip, dhe është përkthimi i parë i Biblës në shqip me një alfabet original e të veçantë. Ka

mendime të ndryshme lidhur me autorsinë dhe kohën kur është dorëshkruar, midis shek.

XVII dhe XVIII, mendohet viti [1761], pak para se Gregori të bëhej Mitropolit/Arqipeshkëv i

Arqipeshkëvisë së Durrësit (1762-1772). Selia e arqipeshkëvisë në atë kohë ishte në Kishën e

Shën Jon Vlladimirit në Shijon të Elbasanit. Dorëshkrimi përbëhet nga 30 fletë pa numër, 59

faqe të përkthimit biblik me format 10 x 7 cm. Dialekti i përdorun është ai i Elbasanit, me 40

shkronja, shumica e së cilave krejt origjinale, dhe pa-lidhje me asnjë gjuhë që rrethon gjuhën

shqipe. Gjithsesi, ka edhe ndikime sllave e greke. Dorëshkrimi i Elbasanit është i vetmi

dokument ku lexohet dialekti i Elbasanit. Dorëshkrimi u gjet ose u ble pak para Luftës

Botërore nga Lef Nosi, që shquhej si koleksionit, dhe kishte në zotërim një bibliotekë

personale mjaft të pasur, e cila iu konfiskua nga regjimi komunist më 1945. Albanologu e

përkthyesi Injac Zamputti transkriptoi dorëshkrimin, që mundësoi publikimin e tij në shqipen

standarde për herë të parë.

Më tej kemi një sërë dokumentesh në dorëshkrim të gjuhë shqipe, ku do të veçoja:

Kodikun e Kostandin Beratit i shek. XVIII i cili ka pjesë të dorëshkruara në shqip me

alfabet grek. Një tjetër dorëshkrim i rëndësishëm i trashëgimisë albanologjike dhe i gjuhës

shqipe. Në këtë dorëshkrim dallohen: pjesë këndimi, poezi fetare dhe lutje në shqip me

gërma greke dhe fjalor greqisht-shqip me 1600 fjalë.

Dorëshkrimi ka gjithashtu shënime kronikale me interes për historinë e Shqipërisë. Si

p.sh: Ndërtimi i një ure në Myzeqe (f. 2). Data e vrasjes së vezirit Ismail pashë Velabishtit më

1764 (f. 3). Njoftime mbi pashallëkun e Beratit. Lufta midis Ahmet pashë Kurtit të Beratit

dhe Karamahmut pashë Bushatlliut e vëllait të tij, Ahmet Pasha, në vitin 1785 dhe

pjesëmarrja e Ali pashë Tepelenës. Marrëveshja e vitit 1786 midis Karamahmut Pashës dhe

sundimtarit të Beratit dhe marrëdhëniet e tyre me Portën e Lartë (f. 47-56). Marrëdhëniet e

mosmarrëveshjet midis Mehmet Pashës, djalit të vetëm të sundimtarit të Beratit, me dhëndrin

e tij, Ibrahim bej Vlora, me Ali pashë Tepelenën dhe pashain e Shkodrës. Vdekja e Mehmet

Pashës etj. (f. 52, 59-70). Lufta midis ushtrisë së Ibrahim Pashës dhe asaj të Ali pashë

Tepelenës në Voskopojë. Bastisja dhe shkatërrimi i qytetit (f. 66). Dorëshkrimi gjendet në

Bibliotekën Kombëtare me transkriptim në greqishten e re dhe një përkthim në shqip nga

Dhimitër Beduli të shënimeve historike gjenden aty.47

Të rëndësishëm për koleksionet albanologjike të digjituara disa fjalorë të vjetër të

dorëshkruara të gjuhes shqipe si p.sh

47Naçi, Stavri. Studime historike, 1964, nr. 3, f. 156-169.

Page 45: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

45

Fjalorët e Kostandin Kristoforidhit dhe Anastas Kulluriotot. (të shek. XIX). I pari me

titullin: Toetymologikon meros tīs Alvanikīs glōssīs [Pjesë etimologjike e gjuhës shqipe], i

cili në historinë e leksikografisë shqiptare njihet si “Fjalori i gjuhës shqipe i Kostandin

Kristoforidhit”, alfabeti it ë cilit është me shkronja greke, të plotësuara me disa shkronja

latine. Është përgatitur si fjalor dy gjuhësh shqip-greqisht, por ka elemente të një fjalori

shpjegues dhe përpjekje për të zbuluar etimologjinë e fjalëve.

Fjalori i dorëshkruar Shqip-Greqisht i Anastas Kulluriotit është në shqip me gërma

greke. Tek-tuk ka dhe shpjegime fjalësh dhe në frengjisht. Ka një poezi në shqip me alfabet

grek.

Do të doja të përmendja dhe një dorëshkrim tjetër që përmban një fjalor bullgarisht-

shqip, lutje në greqisht dhe në gjuhën shqipe. Dorëshkrimit origjinal gjendet në bibliotekën e

Manastirit të Hilandarit në Malin Atos. Kopja është mundësuar nga Biblioteka Kërkimore

Hilandar në Columbus, Ohio.

Fjalori i dorëshkruar italisht-shqip i hartuar më 1862 nga at Giulio Buffoli me titull

“Vocabolario italiano-albanese compilato” që siç thotë vetë autori e ka shkruar “duke pyetur

nxënësit e tij në Shkodër në një të katërtën e shkollës”

Prandaj mendoj se do të ishte tejet e rëndesishme digjitimi dhe futja e këtyre dorëshkrimeve

në Portalin Digjital Albanologjik. Për të evidentuar kulturën e gjuhës së shkruar shqipe edhe

pse me alfabet arab

Një dukuri e vaçantë lindi në Shqiperi në shekullin e XVIII, periudhë kjo në të cilën u

zhvillua një rrymë letrare, e njohur si rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke bejte - vjershë), ku

u shkrua shqip me alfabet arab. Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje shumë të

gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe në qendra më të vogla fetare e

më pak në fshat. Kjo periudhë kohore ka qenë shumë e ndërlikuar. Deti Adriatik, prej disa

shekujsh shërbente jo vetëm si kufi gjeografik natyror i komunikimit politik e ushtarak midis

Europës Perëndimore dhe Ballkanit, por shërbente njëkohësisht edhe si kufi midis dy botëve

kulturore, asaj osmane me bosht qytetërimi fenë islame dhe Europës Perëndimore me bosht

qytetërimi krishterimin katolik.

Kjo solli si rrjedhojë që situata e shkrimit të shqipes në shek XVIII, XIX si pjesë e

Perandorisë Osmane të jetë e ndërlikuar dhe paraqet një kurbë të ndryshme zhvillimi.

Dorëshkrimet që ndodhen në Arkivin Qendror të Shtetit, në Bibliotekën Kombëtare (Tiranë),

në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare (Prishtinë) dhe në Arkivin e Kosovës, dëshmojnë

se në këtë periudhë, në trojet shqiptare ka patur një mjedis kulturor letrar dhe mbizotëruese ka

qenë kultura e dorëshkrimit. Kjo do të thotë që në këtë periudhë, transmetimi i teksteve

realizohej me anë të shumëfishimit me dorë, d.m.th. me anë të kopjimit. Kjo praktikë në

Perëndim u zëvendësua në mesin e shek. XV me shtypshkrimin, pas zbulimit historik të

Gutenbergut. Mirëpo në Perandorinë Osmane përdorimi i shtypshkronjës për shtetasit

myslimanë, për arsye të natyrës fetare filloi relativisht vonë. Shtypshkronja e parë u hap në

Stamboll më 1727, por vetëm më 1783 filloi të funksionojë në mënyrë të rregullt. Në këtë

kontekst historik dhe institucional edhe tekstet që shqiptarët shkruan shqip me alfabetin arab

qarkulluan në trajtë dorëshkrimi.

Në mjaft dokumente, si p.sh në shënimet e Atasheut ushtarak britanik në oborrin e Ali Pashë

Tepelenës, W.Martin Leake, konstatohet se shqipja shumë herë shkruhet me alfabetin grek,

Page 46: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

46

ndërsa konsulli francez F.Pouquville, krahas këtij fakti, përmend edhe shkrimin e shqipes me

alfabetin arab.

Udhëtari i njohur turk Evlija Çelebi gjatë udhëtimit që kreu më 1660, 1662 dhe 1670 në trojet

shqiptare bën fjalë për një realitet kulturor produktiv te shqiptarët, veçanërisht në qytetet e

Beratit, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Elbasanin ai e quan “qyteti i poetëve”, vlerëson poetët e

Gjirokastrës, të cilët i përmend me emër një nga një, ndërsa Beratin e veçon për shkak të një

mjedisi letrar të mbështetur dhe nga një infrastrukturë e posaçme e sponsorizuar nga familja

dinastike Vlora. Bëhet fjalë për mjediset që kishte krijuar Hysen pashë Vlora në tregun e ri të

Beratit, të ndërtuar buzë lumit Osum, të cilat shërbenin si vendtakime për poetët dhe njerëzit

e dijes. Ky mjedis disa dekada më pas do të prodhonte poetin e madh Nezim Berati. Kështu

në shek. XVIII në Shqipëri lindi dhe u zhvillua një rrymë letrare, e njohur si rryma e

bejtexhinjve (nga fjala turke bejte - vjershë). Ajo u bë dukuri e rëndësishme dhe pati përhapje

shumë të gjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe në qendra më të

vogla fetare e më pak në fshat. Si përfaqësues të tjerë mund të përmendim Sulejman Naibin

apo dhe vetë poetët sundimtarë sikurse ishin Ismail pashë Vlora (Velabishti) dhe Ahmet Kurt

Pasha. Kjo letërsi shqipe do të kulmonte më pas me poetët Hasan Zyko Kamberi, Tahir

Efendi Gjakova e Muhamet Çami (Kyçyku), dhe krahas tyre dhe me shumë poetë të tjerë, si:

Dalip Frashëri, Elmaz Gjirokastriti, Hysen Dobraçi, Sali Pata, Shahin Frashëri. Këta poetë

shkruan shqipen me alfabetin arab dhe sipas modeleve të letërsisë orientale krijuan divane,

kaside, gazele dhe tregime të gjata në vargje (mesnevi). Në shumë raste kjo letërsi u mbështet

nga familja dinastike Vlora në sanxhakun e Vlorës me qendër Beratin, dhe nga Bushatllinjtë

në Shkodër, sipas modelit të marrëdhënieve të patronazhit (patron arti – poet), ku mbështetja

e dhënë konsistonte jo vetëm në ndihmë financiare, por edhe në mbështetje e mbrojtje

publike. Ekzistencën e një realitetit letrar produktiv në trojet shqiptare e pohon edhe dy

shekuj më pas bukinisti i njohur turk Ali Emiri, që në fillim të shek. XX qëndroi një periudhë

të shkurtër në Shkodër, me detyrë si inspektor finance. Nga udhëtarët perëndimorë të gjysmës

së parë të shek. XIX, David Urquhart (1838) jep një gjurmë të zbehtë të këtij realiteti

kulturor. Gjatë vizitës në sarajet e Mustafa pashë Bushatlliut në Shkodër ai u befasua nga

biblioteka e madhe kryesisht me dorëshkrime, por edhe me libra që kishte krijuar kjo familje.

Dhe shton se kjo bibliotekë ishte e hapur për publikun, i cili mund të tërhiqte libra kundrejt

një fature financiare të përcaktuar sipas një rregulloreje. Madje Mustafa pashë Bushatlliu para

se të largohej nga Shkodra, mbarëvajtjen e bibliotekës ia besoi një vakëfi (fondacioni), në

mënyrë që ajo të vazhdonte shërbimin për publikun. Sot një pjesë e dorëshkrimeve të kësaj

biblioteke, me vulat e sundimtarëve të Shkodrës, Mustafa dhe Karahmamut Pashë Bushatlliut

rreth 150 njësi gjenden në Bibliotekën Kombëtare (Tiranë). Ka patur dhe një dorëshkrim me

autograf të poemës Emni Vehbije (1835), që Tahir Efendi Gjakova ka shkruar në gjuhën

shqipe. Qarkullimi i teksteve me anë të kopjimit te shqiptarët ka vazhduar deri në mesin e

shek. XIX, madje në mënyrë sporadike ka zgjatur deri në fillim të shek. XX. Në dinamikën e

transmetimeve që ka njohur Divani shqip i Nezim Beratit (v. 1760), vëmë re se vepra e këtij

poeti është kopjuar nga individë të ndryshëm, respektivisht në Elbasan, Tepelenë, Berat,

Gjirokastër etj., ndërkohë që si pasojë e qarkullimit, këto kopje janë gjetur tek individë të

tjerë në Durrës, Berat, Delvinë etj. Po kështu edhe Jani Vreto pohon se një ndër ata që kanë

qarkulluar veprën e Hasan Zyko Kamberit me anë të kopjimit është Ymeri, i biri i Sali Mekos

nga fshati Podë i Kolonjës, i cili shkruante edhe vetë poezi. Edhe poema epike “Alipashaida”

Page 47: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

47

e shkruar greqisht nga Haxhi Shehreti është transmetuar gjithashtu me anë të kopjimit. Madje

në territoret shqiptare janë identifikuar edhe kopjues profesionistë, sikurse Abdall Myrtezai

nga Shkodra (v. 1718), me pseudonimin letrar Râxhî (Lutës) apo në Kosovë, Bajram Jusuf

Doli (1833-1917). Përveç kësaj, kopjet e dorëshkrimeve të poetëve shqiptarë kanë qarkulluar

jo vetëm brenda territoreve shqiptare, por janë lexuar dhe kanë “Ervehe” të poetit Muhamet

Çamit, bën fjalë për një dorëshkrim të kësaj vepre, të kopjuar nga poeti Hajdar Efendiu nga

Gjirokastra, që ishte në pronësi të Resul Efendiut po nga Gjirokastra dhe që ai vetë e ka gjetur

në Stamboll. Edhe dorëshkrimin e poetit Tahir Efendi Gjakovës, Jani Vreto e ka gjetur

gjithashtu në Stamboll, te një gjakovar me emrin Tahir. Pra realiteti letrar dhe kultura e

dorëshkrimit me alfabet arab pati përhapje të madhe te shqiptarët. Udhëtarët e huaj që kaluan

gjatë këtyre periudhave në Shqipëri mendonin se shqipja ende nuk po shkruhej. Kjo për

shkak se këto dorëshkrime edhe pse ishin në shqip i përkisnin një tjetër kulture, ishin me

alfabet arab krejt e ndryshme nga ajo se çfarë ata prisnin të gjenin mes shqiptarëve. Këtu

duhet të ketë ndikuar edhe fakti që ata nuk e njihnin gjuhën dhe alfabetin me të cilin shkruhej

ajo. Madje dorëshkrimet shqipe me alfabetin arab mbetën tërësisht jashtë vëmendjes së

publikut europian deri në vitin 1853, kur përmenden për herë të parë shkarazi nga Johann

Georg von Hahni. Në veprën e tij “Studime shqiptare”,48 Hahni bën me dije se ka marrë vesh

që një Bej në Elbasan posedon një koleksion të plotë të veprës së Nezim Beratit, por që ai

vetë nuk arriti ta shohë për arsye kohe. Pra nga ç’ka argumentova më sipër, realiteti letrar dhe

kultura e dorëshkrimit te shqiptarët ishte mbizotëruese në këtë periudhë. Sot si një pjesë ende

e pa studiuar mirë po tërheq vëmendjen e mjaft studiuesve. Puna ime në Bibliotekën

Kombëtare, në sektorin e Albano-Balkanologjisë më ka bërë ta vërtetojë këtë fakt.

Si përfaqësues të këtyre materialeve të dorëshkruara do të përzgjidhja: Dorëshkrimet e Nezim

Frakullës; Muhamet Kycykun; Dalip Frashërin e Shahin Frashërin. Veprat e tyre do ti

përzgjidhja sidomos edhe për kaligrafine dhe zbukurimet e jashtezakonshme me ar.

Dorëshkrimi i Nezim Frakullës me titull “Mecmua-c eş'âr ve divan”,daton më1160 Hixhri

[1747] . Autori është një nga përfaqësuesit më në zë të letërsisë shqipe të bejtexhinjve, është i

njohur edhe me emrat Nezim Berati e Ibrahim Nezimi. Disa nga vjershat e dorëshkrimit të tij

datojnë në vitet 1164-1167 Hixhri [1750-1754]. Në anë të tekstit të dorëshkruar ka shtesa, të

shkruara më vonë nga autori. Teksti përmban përmbledhje vjershash e divan, shkruar në

gjuhët turke e perse, kushtuar Kapllan Pashës nga Vlora, Muhlis Beut nga Tirana, Dalip

Mehmet Efendiut nga Kruja etj. Një nga vjershat i kushtohet qytetit të Elbasanit. Dorëshkrimi

ka zbukurime në ar.

Një dorëshkrim tjetër mjaft interesant i shkruar shqip me alfabet arab dhe osmanisht është

Erveheja, me autorë Muhamet Kyçyku dhe Nezim Frakulla. Dorëshkrimi i takon gjysmës së

parë të shek. XIX dhe ka dy pjesë të dallueshme nga njëra tjetra për nga letra, nga ngjyra e

saj dhe nga shkrimi. Dorëshkrimi përmban vjersha të Muhamet Kyçykut në shqip, midis të

cilave edhe vjershën kundër të pirit, datuar më 1824, poezi të Nezim Frakullës etj., si dhe

poezi në osmanisht.

48Hahn, Johann Georg Von. Albanesische Studien [Studime shqitare] von Johann Georg von Hahn. Nebst einer

Karte und andern artistischen Beilagen. Heft 1-3. Wien, Aus des käiserlich-königlichen Hof- und

Staatsdruckerei, 1853. Fq.132

Page 48: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

48

Dorëshkrimet e Dalip Frashërit (i cili mban dhe pseudonimin Hixhretiu) me titullin [Hadika],

janë disa njësi në formë blloqesh të hollë. Datimi i dorëshkrimeve janë sipas një shënimi në

fund të tekstit të veprës ku thuhet se [Hadikaja] u mbarua me 5 janar 1840 [29 shevval 1255]

dhe u kopjua nga Baba Ahmeti. Veprat ka 65 këngë në shqip me alfabet arab në dialektin

toskë të Dangëllisë, me interes në fushën e studimeve gjuhës.

Vepra e Shahin Frashërit me titull [Muhatarname], janë blloqe të me poezi fetare shqip me

alfabet arab në dialektin toskë. Kopjuar më 1908 nga origjinali i vitit 1858 prej kaligrafësh të

specializuar.

Mendoj se do të ishte tejet e rëndësishme digjitimi dhe futja e këtyre dorëshkrimeve

në Portalin Digjital Albanologjik. Për të evidentuar kulturën e gjuhës së shkruar shqipe edhe

pse me alfabet arab

Me tej si një shkëputje nga dorëshkrimet shqip me alfabet arab do të evidentoja një vepër

mjaft i rëndësishme siç është dorëshkrimi në gjuhën shqipe i Zef Jubanit, me titull: “Historia

e ÿets e veprave t’Gerĝ Kastriotit, emnue prei Osmanllivet Skander Bheg, i pari ndër

Szotnït’Schkgiûptariis, Kgiûsch ne mòt 1441”. Vetë autori në Parathënie “Kuvend me

k’ndúessïn” ndër të tjera nënvizohet faktin se arsyeja e shkrimit të veprës është lëvrimi i

gjuhës shqipe, që sipas autorit është “ma e moçmja e gjith giuhve qi ÿan fol motit n’Europ”,

pasurimi i letërsisë dhe i kulturës shqiptare dhe zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve

për luftë çlirimtare nga pushtuesi osman.

Vepra mendohet të jetë shkruar rreth viteve 70të të shek. XIX. Nga studimi i

dorëshkrimit shihet se vepra ose nuk ka përfunduar, ose ka mbërritur deri tek ne e gjymtuar.

Dorëshkrimi përmban poezi me pesë strofa kushtuar Skënderbeut, përfshirë dhe pjesë nga

jeta dhe vepra e Skënderbeut, e përshkruar në 18 kapituj.

Do të përmendja gjithash veprën e dorëshkruar të priftit, poetit dhe shkrimtarit

arbëresh Francesco Antonio Santori me titullin: “Il Soldato Albanese per l’Impero

Ottomano del 1420”: Ampliazione prosaica di una ballata antica contenuta in una delle

molte canzoni albanesi che si conservano tuttavia presso quella gente anche in Italia, e che si

cantano ballando nelle cosi dette Ridde in linguaggio proprio Valia: [roman]. Vepra është

shkruar në Cosenza në mesin e shek. XIX,dhe nga faqja 94-97 përmban këngë popullore në

shqip, në dialektin arbëresh.

Më pas për koleksionet e digjituara albanologjike, do të rendisja dorëshkrimet jo

shumë të njohura të disa personaliteteve shqiptare si:

Dorëshkrimin e Shtjefën Gjeçovit, me titull: “Trashigime Pelazgjësh. Beet, Besimete

dodoke tjera mas s’cillash dishmohet vjetersia e Komit Shqyptaar”, shkruar më 1908. Me

argumente historike, etnologjike dhe fetare autori vërteton lashtësinë e kombit shqiptar. Ai

mbron tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët. Gjeçovi nënvizon faktin se shqiptarët

janë popull më i vjetër se grekët e latinët dhe hyjnitë, doket e zakonet ata i kanë trashëguar

nga të parët e tyre pellazgë.

Vende-vende dorëshkrimi ka shtesa dhe shënime të anëshkruara, të bëra më vonë si dhe

vizatime dhe nënshkrimi i Gjeçovit.

Letrat e Faik Konica drejtuar personaliteteve shqiptare të kohës, shkruar nga Parisi,

Brukseli, Londra, në vitet 1896, 1900, 1902, 1905.

Page 49: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

49

Origjinali i gjashtë letrave, që ndodhen në redaksinë e revistës Albanica të Prishtinës.

Letra e dytë nuk është e plotë. Në fund të letrave nënshkrimi i Konicës: F.-D. Konitza-

Tepeleni, Faik Konitza, F. K., F.-Dominik T. Konitza dhe Faiku Konica.

Në letrat që i dërgon nga Parisi në Bukuresht Nikolla Naços më 24 janar dhe 20 mars 1896,

shpreh shqetësimin mbi gjendjen e shqiptarëve nën sundimin osman dhe qëndrimin e tij

lidhur me personalitetin e Sami Frashërit. Ai përpiqet të hedhë poshtë mendimin se Shqipëria

nuk përbën një komb më vete, siç pretendonte Europa, duke vërtetuar të kundërtën. Sjell të

dhëna mbi numrin e shqiptarëve dhe shpreh idetë e tij mbi zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Në letrën e 1 prillit 1896 jep të dhëna biografike e shpreh konsiderata për filologun francez

Louis Benloew dhe kontributin e tij në sudimet albanologjike.

Në letrën e 20 tetorit 1902 dhe të 16 shkurtit 1905 jepen të dhëna për jetën personale dhe

konsiderata negative për princin me origjinë spanjolle, Aladro Kastriotin. Konsiderata edhe

për Visk Babatasin, Albert Gjikën dhe personalitete të tjera shqiptare.

Letra e Faik Konicës drejtuar at Shtjefën Gjeçovit. Dy letra të dorëshkruara drejtuar at

Shtjefën Gjeçovit nga Londra. Njëra mban datën 15 nëntor 1907, ndërsa tjetra ëshë pa vit.

Konica shkruan mbi Alfabetin e shoqërisë Bashkimi (1899) dhe përpjekjet për përdorimin e

tij në të ardhmen. Konica informon mbi përdorimin e këtij alfabeti në revistën e tij Albania si

shembull për të tjerët dhe për punët që është duke kryer në fushë të shqipes; ngre probleme të

drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe shqetësimin mbi qëndrimin ndaj tij të kundërshtarëve të

shoqërisë Bashkimi. Sjell njoftime mbi historinë dhe botimin e librave shqip si dhe mbi punën

e atdhetarëve shqiptarë jashtë vendit për çështjen kombëtare.

Letrat e Nikollë Kaçorrit drejtuar at Shtjefën Gjeçovit.

Janë tri letra drejtuar at Shtjefën Gjeçovit nga Durrësi, më 3 prill e 10 nëntor 1906 si dhe më

12 mars 1907, përmes të cilave autori e informon mbi situatën politike dhe ekonomike në

Kurbin. Pakënaqësia dhe revolta e kurbinasve ndaj reformave të xhonturqve.

Letër e Aladro Kastriotit e titulluar [Letër drejtuar mëmdhetarit]. Paris, [1908]

Letër në gjuhën shqipe e autorit, pretendenti i fronit shqiptar me origjinë spanjolle, drejtuar

shqiptarëve me rastin e shpalljes së kushtetutës turke (Hyrrijetit) më 1908. Nënvizohet ideja

se Shqipëria është e shqiptarëve; kërkohet bashkimi i tyre për çështjen kombëtare, harmonia

midis myslimanëve, katolikëve dhe ortodokësve. Kërkesat për shkolla, gazeta, shtypshkronja

etj. në gjuhën shqipe, njohjen e kombit shqiptar si gjithë kombet e tjera, kryerjen e shërbimit

ushtarak brenda kufijve të Shqipërisë dhe drejtimin e kuvendeve nga krerë shqiptarë. Letra në

fund nënshkruhet: Ghini Princ Kastrioti Skënderbeu.

Dorëshkrimi, [Kujtime të Parashqevi Qiriazit] me pjesë nga jeta e saj. Është shkruar

rreth viteve 1914-1915 në gjuhën shqipe.

Interesante janë letërkëmbimet e dorëshkruara të personaliteteve shqiptare si Mithat

Farshërit, Faik Konicës, Qerim Panaritit, Lef Nosit, Kristo Dakos, Selahudin Totos,

Gaspër Jakova-Mërturit me gjuhëtarin danez Holger Pedersen për studimet mbi gjuhën

shqipe dhe aspekte historike të zhvillimit të saj.

Gjithashu në këto dokumente të dorëshkruar gjenden ftesa zyrtare drejtuar gjuhëtarit për

pjesëmarrje në aktivitetet kulturore dhe diskutime mbi çështje që lidhen me momente

historike të shqiptarëve. Këto letërkëmbime janë të periudhave të ndryshme, nga 1898-1945.

Ato janë të shkruara në shqip, gjermanisht, anglisht, frëngjisht.

Page 50: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

50

Letërkëmbime të albanologut çek Urban Jarnik me figurtat më të rëndësishme të

Rilindjes shqiptare si Naim Frashëri, Jeronim de Rada, Kristoforidhi, Thimi Mitko etj.

Dorëshkrimi me shënime të ndryshme autobiografike të Fan S. Noli, shkruar në

Boston Mass rreth vitit 1960. Dorëshkrimi përmban një vjershë “Vdekja e Sulltanit” dhe një

fjalor arabisht.

Dorëshkrime të dhuruara nga At Gjergj Gj. Gashi mbi organizimin shkollavet shqipe

dhe historinë e arsimit në Shqipëri gjatë periudhës 1916-1917 si dhe disa dorëshkrime nga

Arkivi i Zyrës Famullitare Katolike Bishtazhin. Libër X, për Martirë të fesë katolike

Dokumente.Nga [Functirum] 1941, f. 94-100. Krhs. Statis. Animarum etj. Archivio della

Par. di Fishta. [Kosova] Defunctorum, 1941, ps. 94-100..

II. 2 Vepra të dorëshkruara në gjuhë të huaj.

Në veprat e dorëshkruara në gjuhë të huaj fillimisht mund të veçohen Kodikët, ndër

dorëshkrimet më të vjetra të ruajtura në hapësirat shqiptare. Shkrimet ungjillore dhe biblike

në Shqipëri janë pjesë e historisë botërore të shkrimit, pjesë e historisë së zhvillimit, progresit

të mendimit dhe kulturës njerëzore.

Kronologjikisht do të rendis ato vepra të dorëshkruar në gjuhë të huaj të cilat mendoj

se duhet të jenë pjesë e Partalit Albanologjik Digjital, në kuadër të vendit të rëndësishëm që

zenë ato si burime historike, por edhe të kulturës e qytetërimit shqiptar.

Krijimi i tyre është bërë në kushte e rrethana specifike, ato trajtojnë ngjarje dhe

personalitete të kohës. Shumica e studiuesve albanologë i mbrojnë këto burime me

këmbëngulje si njësi që pasurojnë historinë kombëtare shqiptare. Në të shumtën e rasteve ato

mohohen nga ata te cilët nuk i kanë parë dhe nuk i kanë prekur kurrë me dorë. Prandaj ngritja

e një Portali Albanologjik gjithëpërfshirës do të ndërgjegjësonte për autenticitetin e këtyrë

vlerave të mëdha kombëtare dhe shpirtërore që ato mbartin.

Mjaft dorëshkrime të trashëgimisë sonë si p.sh kodikët, janë një fond me rëndësi

botërore. Kështu p.sh dy Kodikët e purpurt të Beratit, tashmë janë pjesë e Programit

"Memoire du Monde" “Kujtesa e Botës”e UNESCO-s për vlerat kulturore e shpirtërore të

njerëzimit që ata mbartin. Sipas dijetarëve bibliologë, paleografë dhe bibliografë, duke iu

referuar teknikës së shkrimit, janë dorëshkrime jo më të vonshëm se shekulli i 6-të pas

Krishtit. "Kodiku i Purpurt i Beratit" renditet ndër katër kodikët më të vjetër në gjithë botën,

bashkëkohës me dorëshkrime të tilla të famshme si "Petropolitaus", "Vindeobone-usis" e

"Sinopencis". "Kodiku i Purpurt i Beratit" është në themelet e letërsisë kishtare të ritit lindor.

Kodikët janë shkruar me germa të derdhura prej argjendi e sipas vlerësimit të ekspertëve, "në

fletë të ngjashme me letrën e zakonshme, që ka të ngjarë të jetë prodhuar nga ngjeshja e

shumë elementeve petëzorë me natyrë bimore, siç janë fletët e papirusit". Por bizantologët

mendojnë se lënda e dorëshkrimit është pergamenë. Disa pjesë të rëndësishme të tekstit të

kodikut janë të derdhura në ar. Germat e aplikuara janë kapitale të vogla (majuscule).

Për herë të parë për "Codex Purpureus Beratinus" përmendet në "Diptikun e kishës së

Shën Gjergjit", që gjendej në kalanë e Beratit. Në një shënim të cituar nga ky dorëshkrim

flitet për rrezikun që i pati ardhur rrotull këtij kodiku në vitin 1356, kur ushtritë serbe

rrethuan qytetin e Beratit, tashmë të boshatisur nga popullata, për shkak të pamundësisë për

Page 51: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

51

t'u mbrojtur, dhe ia kishin vënë syrin bibliotekës së manastirit të Theollogut e të kishës së

shën Gjergjit, thesarit më të madh të qytetit. Sipas këtij shënimi, me kujdesin e një murgu, një

nga parësia e Beratit, "së bashku me zonjën konteshë", besimtarë të denjë të krishtërimit,

morën përsipër të shpëtonin këtë thesar, duke i fshehur në një kullë në kala, pavarësisht prej

kërcënimeve të komandantëve të ushtrisë së huaj. Ekzistenca e kodikëvë në Shqipërisë është

bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit. Në vitin 1886 një

studiues francez 49(P. Batiffol) përshkroi shkurtimisht në një katalog 16 kodikë që iu lejuan të

shihte në arkivat dhe bibliotekat e kishës ortodokse të Beratit. Batiffol, i cili u ankua në

artikullin e tij se murgjit vendës "nuk e lejuan" të njihte shumë dorëshkrime të tjera, pagëzoi

tre prej kodikëve më të lashtë të Shqipërisë : "Codex Purpureus Beratinus" - "Kodiku i

Purpurt i Beratit" (i mbiquajtur edhe "Beratinus-1"i shek.6) ; "Codex Aureus Anthimi" -

"Kodi i Artë i Anthimit" (i mbiquajtur "Beratinus-2" i shek. 9) ; si dhe "Kodi Liturgjik i Gjon

Gojartit". Deri atëherë, në listën botërore të letërsisë së krishterë të tipit bizantin, njiheshin jo

më shumë se një dyzinë dorëshkrimesh të tipit "kodik". Këto kodikë kronologjikisht ndjekin

njëri-tjetrin gjatë 13 shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të - deri në shekullin e 18-të).

Kodikët "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" ishin dy prej veprave që gjendeshin në listat e

objekteve të shpallur "në kërkim" në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kleri, këshilli

kishtar (sinodi), patriarkët dhe populli besimtar i Beratit, të cilëve iu kërkua dorëzimi i

menjëhershëm i dy kodikëve, vendosën të bëjnë çdo sakrificë dhe të mos e tregojnë

vendndodhjen e tyre, në çfarëdo rrethane. Ato u fshehën në grykën e një pusi, në një arkë

metalike. Për një kohë, në vitet që pasuan, "Beratinus-1" dhe "Beratinus-2" konsideroheshin

të zhdukur. U rizbuluan në kishën e kalasë së qytetit në vitin 1968, në një gjendje tejet të

dëmtuar. Në vitin 1971, në bazë të një marrëveshjeje ndërshtetërore, "Codex Purpureus

Beratinus" u dërgua për restaurim pranë Institutit Arkeologjik të Kinës, ku u realizua një

riprodhim identik, plotësisht i shfrytëzueshëm për studime. Pas restaurimit "Beratinus-1" u

nda në nëntë vëllime, kurse "Beratinus-2" në 21 vëllime". “Codex Purpureus Beratinus”

vlerësohet ndër veprat themeltare të letërsisë ungjillore, si dorëshkrim me rëndësi të posaçme

për kulturën e krishtërimit. Çmohet gjithashtu për historinë e shkrimit, për vlerat evidente

kaligrafike, si përmendore e trashëgimisë botërore të dijes, si objekt shkencor i paleografisë,

bibliologjisë, gjuhësisë, historisë së besimeve. Ai është ftuar të paraqitet jashtë vendit si p.sh.

në ekspozitën "I Vangeli dei Popoli", organizuar nga Biblioteca Apostolica e Vatikanit, në

jubileun e madh të 2000-vjetorit të krishtërimit. Brenda vendit është ekspozuar vetëm dy

herë, me lejen e autoriteve më të larta zyrtare. Tashmë, digjitimi këtë thesar të paprekur e të

fshehtë duhet ta bëjë të “të rrokshëm” për të gjithë.

Koleksioni i kodikëve i cili ruhet kryesisht në Arkivin Qendror të Shtetit, përbën një

prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një

pasuri me vlera botërore. Në fondin e pasur të kodikëve të Shqipërisë, përveç "Beratinus-1" e

"Beratinus-2", bëjnë pjesë edhe dhjetëra dorëshkrime të tjera, që kanë marrë emrat e qyteteve

49Batiffol, Pierre. Les manuscrits grecs de Bérat d'Albanie et le codex purpureus, Paris : Imprimerie Nationale,

1886. Ekstrakt nga: Archives des missions scientifiques et littéraires, Serie 3, f.122-126

Page 52: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

52

ku janë zbuluar ("Kodiku i Vlorës", afërsisht shekulli i 10-të ; "Kodiku i Përmetit", i shekullit

të 14-të; "Kodiku i Shkodrës", i të njëjtit shekull ; "Kodiku i Gjirokastrës", i shek. të 16-të;

"Kodiku i Fierit" - ose i Shën Kozmait, i fillimit të shek. të 19-të). Apo kodikët që i takojnë

kishës së Shën Gjon Vladimirit (Durrës). Në kodikët që i takojnë periudhës prej shekullit të

12-të e këndej ka dhe të dhëna etnografike dhe rregulla të ndërtimit të jetës.

Përveçse në Arkivin Qëndror Shtetëror, kodikë ka patur edhe në Muzeun e Artit

Mesjetar në Korçë dhe në Bibliotekën Kombëtare, ku përveç Kodikut të Kostandin Beratit

shkruar ne shqip me germa greke (të cilin e analizova më edhe më lart), do të vecoja dhe një

kodik i panjohur, për Shën Nikodhimin e Beratit me titull MĪNI Iouliō dekatī mnīmin Epi

theloumen Tou agiou osioumartyros Nikodīmou Tō néou…[Më 10 të muajit korrik ra

dëshmor oshënari Shën Nikodhimi i Ri…].50

Ky dorëshkrim ka qarkulluar nëpër kisha para botimit të shërbesës së njohur të Shën

Nikodhimit në shtypshkronjën e Voskopojës në vitin 1741 apo 1742. Dorëshkrimi i takon

shekullit XVIII dhe daton brenda viteve 1709, kur është vrarë shenjtori Shën Nikodhimi dhe

viteve 1741 apo 1742, kur është botuar akoluthia e Grigor Voskopojarit (të cilin do ta

analizoj në kapitullin mbi Antikuarët dhe Botimet e famshme të Voskopojës). Autori duhet të

jetë një farë Nikolla, siç del në krye të kanonit (poemës) të shërbesës ku thuhet Nikolla i thurr

këngë Nikodhimit. Sipas Dhimitër Bedulit që ka përgatitur pasaportën shoqëruese të

dorëshkrimit, autori duhet të jetë nga Berati. Dorëshkrimi përmban Shërbesën e plotë rituale

për Shën Nikodhimin dhe jetëshkrimin e këtij shenjtori.

Tashmë, mendoj se ka ardhur koha që ne të paraqitemi me seriozitet dhe me dinjitet

me keto “xhevaire” në këtë botë të madhe të informacionit dhe promovimit virtual të

trashëgimisë kulturore, nëpërmjet shpalosjes të tyre dhe njësive të tjera në një Portal

Albanologjik Digjital së pari shqiptar. Mentalitetin e ruajtjes me fanatizëm për këto njësi,

bota e ka ndryshuar me kohë.

Teknologjia e Informacionit dhe digjitimit që na ofrohet sot, duhet të nxisë dhe të

organizojë sa më shpejt institucionet tona të trashëgimisë për të digjituara këto njësi në një

portal të kujtesës kombëtare shqiptare. Në këtë mënyrë promovohet jo vetëm trashëgimia

jonë kulturore, por edhe impenjimi jonë për ta patur atë on-line. Une mendoj se duhet të

ngrihen komisione të përbashkëta të përzgjedhjes me specialistë nga të gjitha institucionet e

kulturës kombëtare. Edhe pse mendoj se kjo çështje, në fakt nuk varet vetem nga specialistet

e informacionit.

Duke u nisur prej faktit se në arkivat shqiptare ruhen mbi 100 dorëshkrime të tipit

"kodik", në të cilët janë kopjuar gjatë 12 shekujve me radhë shkrimet e shenjta, "Testamenti i

Vjetër", ungjijtë dhe tekste të tjera të shërbesës ekleziastike, mendohet se ato mund të jenë

shkruar nga murgj vendës. Veç faktit se këto dorëshkrime krijojnë një traditë të letërsisë

kishtare, vijnë në ndihmë të këtij përfundimi edhe të dhëna të tjera.

Kodikët e Shqipërisë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit të krishterë dhe

mbajnë vulën e hapësirës biblike-ekumenike ku kanë jetuar shqiptarët dhe të parët e tyre.

Kodikët janë enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Ato janë burim krenarie për

bibliologët, për njohësit e shkrimeve të shenjta, por edhe objekt studimi për etno-

psikologjinë, për gjuhën dhe teknikën e shkrimit, për kaligrafinë, për artet e zbatuara

50Aurel Plasarit, botuar në Bibliothecae, nr. 5, 2004, f. 13-19

Page 53: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

53

figurative dhe për ikonografinë. Në kodikët e dy shekujve të fundit marrin më shumë rëndësi

çështjet laike. Gjithashtu interesante është që te kodikët shpesh herë vihet re: prania e botës

arbërore dhe të familjeve patronimike në traditën e dorëshkrimeve të hershme, përmbajtje të

statuteve dhe rregullore të organizimit urban në qytetet-komuna arbërore në periudhën e

humanizmit europian dhe historia e së purpurtës hyjnore etj.

Në traditën e kodikëve të Shqipërisë gjenden dorëshkrime që identifikojnë karakterin

e hapësirës kulturore të bashkësisë etnike që i ka krijuar dhe ruajtur. Një prej këtyre kodikëve

i njohur si “Kodiku i Durrësit”, pohohet se u morr nga venecianët dhe mendohet se ruhet në

fondet e Bibliotekës “Grotaferrata”, përmban kronikën e kishës vendëse në shekullin e 14

deri në shekullin e 15 dhe kjo kronikë është mbajtur herë latinisht, herë greqisht, me një

alternim të çuditshëm të këtyre gjuhëve, që përputhet me alternimin e autoritetit të kishës së

ritualit roman me atë të ritualit lindor, 51alternim që mund të ndodhte vetëm në një zonë të

tillë ekumenike, siç ishte Shqipëria, ku lëvizja për një kishë unite u shfaq si lëvizje mendimi,

kulture e besimi popullor qysh në shekullin e 16. Raste të tilla të fqinjësisë së hershme të dy

kishave më të mëdha, greqishtes dhe latinishtes, përsëriten shumë rrallë.

Në një prej kodikëve të Ipeshkëvisë së Shkodrës gjendet një dorëshkrim i shkurtër

dygjuhësh, shqip e latinisht, i vitit 1744, në të cilin janë shenjuar 19 mallkime. Në këto

mallkime ka informacion të përmbledhur për presionet e së drejtës etnozakonore lokale mbi

të drejtën kanonike kishtare. Dy prej këtyre mallkimeve informojnë për rrezikun e martesës

jashtë kurore dhe për shfaqjen e poligamisë, nën këtë presion, të dhëna këto që janë me

vlefshmëri jo të zakonshme për etnologët.

“Kodiku i manastirit të Shën Kozmait” apo i njohur si “Kodiku i 100 të, i Fierit”,

kanë lëndë të mirëfilltë etnografike: kontrata fejesash dhe martesash, si mund të martohet një

i krishterë me një jo të krishterë etj.Vepra të tilla, që janë përmendore të historisë së mendimit

të njerëzimit, janë argumente të jashtëzakonshëm për një imazh tjetër për Shqipërinë. Ato

promovojnë vlerën e kulturës së këtij vendi dhe sot.

Kodikët, kanë qenë pjesë e trashëgimisë të ruajtur nga komunitetet ortodokse në

Shqipëri. Shpesh ato gjenden edhe në koleksione të dokumenteve të institucioneve kishtare, si

p.sh. në atë të Ipeshkvisë së Shkodrës, Mitropolisë së Gjirokastrës (Drinopolit), Manastirit të

Shën Gjon Vladimirit, manastirit të Ardenicës, por edhe në kisha e manastire të tjera të

vendit, si dhe në biblioteka familjare. Aktualisht, nuk ekziston një katalog apo edhe regjistër i

thjeshtë i plotë i tyre, qoftë për të treguar vendndodhjen e saktë apo edhe një përshkrim fizik

dhe përmbajtjen e tyre.

Pjesa dërrmuese e këtyre kodikëve është e ekspoxuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj

rrezikut të zhdukjes, dëmtimit apo shitjes së tyre të pa gjurmë në vende të ndryshme të botës.

Për zhdukje të tilla mund të flitet edhe në kaluarën. Kështu p.sh. edhe P. Batiffol na jap

përshkrime për kodikë që kanë ekzistuar në kohën e tyre, e që më vonë janë zhdukur pa lënë

gjurmë. Nuk dihet nëse këta janë shkatërruar nga zjarri, janë shitur apo janë djegur e dëmtuar,

qoftë si pasojë e luftërave të ndryshme, qoftë si pasojë e arsyeve të tjera. Historia e shkrimit

51Sinani, Shaban. Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" : studim monografik, Tiranë. Naimi, 2011, fq.57

Page 54: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

54

të shenjtë, veçanërisht e paleokrishtërimit dhe atij mesjetar do të ishte krejt ndryshe sikur të

gjendej kodiku i ashtuquajtur i Gjirokastrës i datuar nga shek. I, për të cilin P. Battifol

shkruante “U njoftova se në kishën e Gjirokastrës kishte një Ungjill nga shekulli iparë [I-rë].

Më ka munguar besimi për të udhëtuar deri në Gjirokastër për të njohur dhe parënjë relikt

kaq të çmuar.” Natyrisht, janë shumë faktorë të tjerë që kanë ndikuar në zhdukjen e këtyre

vlerave të rralla, por nuk duhet përjashtuar edhe faktori njeri që në shekullin e kaluar, nën

emrin e komunizmit vepronte në mënyrë të organizuar kundër këtyre vlerave të ashtuquajtura

fetare. Prandaj mendoj se digjitimi i këtyre kodikëve dhe integrimi i tyre në Portalin

Albanologjik Digjital do te sillte ruajtjen maksimale të këtyre dokumenteve me vlera

ndërkombëtare dhe sigurisht promovimin e tyre.

Dorëshkrime me të dhëna të rëndësishme historiko-kulturore për Portalin

Albanologjik Digjital mendoj se janë edhe disa të tjera në gjuhë latine dhe gjuhët

perendimore. Kronologjikisht do të përmendja veprat e dorëshkruara me tituj:

Descrizione di Scutari, Dolcigno et altri luogi. [Përshkrim i Shkodrës, i Ulqinit dhe i

vendeve të tjera ] shkruar nga Francesco Bollizza, i cili e ka kopjuarnë vitin 1614 nga

origjinali që ruhet në Arkivin e Shtetit në Venecia.

Dorëshkrimi ka të dhëna statistikore për sanxhakun e Shkodrës; qytetet, fshatrat dhe pozita e

tyre gjeografike; Të dhëna demografike dhe etnografike për banorët e këtyre trojeve;

Ekspedita turke të viteve 1612-1613 kundër malësorëve shqiptarë të këtij sanxhaku;

L’Albania combattvta. Tragedia morale; del Molto Revedo: Padre F. Arcangelo:

Romano Minor [Shqipëria e sulmuar. Tragjedi morale] dorëshkruar nga Arcangelo mendohet

në shekullin e XVII. Njësia është një kodik me kapak lëkure. Përmban një tragjedi në vargje

për ngjarjet e zhvilluara në kohën Skënderbeut i cili është një nga personazhet kryesorë të

tragjedisë, dhe ka mjaft të dhëna historike mbi luftërat e tij kundër turqve në muret e Krujës.

[Letra të papa Kalistit III, dy prej të cilave dërguar Skënderbeut më 1457; letër e

parisë së Arbërit dërguar Papës më 1593; letra të papa Inocentit III dërguar Dhimitrit të

Arbërit, në vitet 1208-1209].[10] fl.

Sipas shënimit të daktilografuar në hyrje të dorëshkrimit dokumentet e dorëshkruara e të

riprodhuara janë nga origjinalet që ruhen në Muzeun e Vatikanit e janë dërguar nga arbëreshi

De Bellis, me porosinë e Dhimitër Shuteriqit.

Autofamoso sacramental del principe esclabo Scanderbec... Representose en Madrid

ano de 1629 per el dotor Juan Perez de Montalbán [Akt sakramental i famshëm për princin

rob Skënderbe... Paraqitur në Madrid në vitin 1629 nga doktor Juan Perez de Montalbán S.

l., 1629. 26 fl. Dorëshkrimi duket që është i kopjuar nga origjinali më vonë dhe përmban

pjesë teatrale në vargje me një akt për Skënderbeun.

Nozioni sopra le denominazioni differenti degli albanesi e della loro origine [Nocione

për emërtimet e ndryshme të shqiptarëve dhe origjinës së tyre].Ky është një dorëshkrim i cili

ndodhet në Bibliotekën Kombëtare, mendohet te jetë shkruar shek. XVIII. Në kopertinën e

fundit të dorëshkrimit gjendet shënimi i Mithat Frashërit, datuar nga Londra më 1931. (pra ai

mund ta ketë blerë këtë njësi në Londër). Dorëshkrimi përmban një vështrim historiko-

gjuhësor për prejardhjen e popullit shqiptar. Ilirët, pellazgët, dhe emërtimet arbër (alberisti)e

shqiptarë (skipetàr). Fiset dhe kolonitë ilire; toponime dhe etnonime ilire etj.

Page 55: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

55

Gjithashtu do të përmendja nje dorëshkrim në formën e një shkurtoreje nxjerrë nga

vepra e at Daniel Farlatit “Iliria e shenjtë”, për përdorim vetiak, nga kryepeshkopi i Tivarit

dhe Dioklesë, dikur metropolit i Shqipërisë dhe i Mbretërisë së Serbisë, Karl von Pooten]. ,

[Tivar], 1865, me titull Metropolis Antibarensis et ecclesiarum episcopalium in Albania

Turcica sitarum, quae eidem metropoli subsunt, vel olim subjectae fuerunt, historia, quam ex

Illyrico Sacro R. P. Danielis Farlati ad suum usum in compendium redegit Carolus Pooten

Archiepiscopus Antibarensis, Albaniae Metropolita, ac Regni Serviae primas [Historia e

metropolisë së Tivarit dhe e kishave ipeshkvnore në Shqipërinë Turke, të cilat janë ose kanë

qenë në varësinë e kësaj metropolie. Vendi dhe viti i dorëshkrimit marrë nga faqja e fundit e

tij. Në tre fletët e fundit shtojca me titull Quaedam de ecclesia Scopiensi [Diçka për kishën e

Shkupit], dorëshkruar nga kryepeshkopi i Tivarit, Karl, më 13 tetor 1866 në Tivar. Sipas

parathënies dhe pasthënies kjo shkurtore përmban korrigjime dhe shtesa nga at Karl fon

Poten. Dorëshkrimi ka të dhëna të hollësishme dhe me shumë interes për historinë e kishave

në Shqipëri. Kisha e Dioklesë, Tivarit, Lezhës, Krujës, Bajzës, Danjës, Drishtit, Ulqinit,

Pultit, Shurdhahut, Sapës (Zadrimës), Shkodrës dhe Shkupit. Të dhëna biografike për

kryepeshkopët e Tivarit dhe peshkopët e kishave të mësipërme. Në shtojcën me titull

Quaedam de ecclesia Scopiensi jepet lista e peshkopëve dhe e kryepeshkopëve, midis të

cilëve edhe shqiptarë, që kanë drejtuar kishën nga viti 1299 deri në vitin 1864, me renditje

kronologjike dhe me të dhëna të shkurtra biografike. Të dhëna për Andrea e Pjetër Bogdanin,

përkatësisht kryepeshkopë të Shkupit më 1656 e 1677 si dhe për Mikel Sumën, kryepeshkop i

Shkupit më 1728.

Noctes Pelasgicae vel symbolae ad cognos-cendas dialectos Graeciae Pelasgicas me

autor Karl Heinrich Theodor Reinhold [Netë pellazgjike ose kontribut për njohjen e

dialekteve pellazgjike të Greqisë, mbledhur nën kujdesin e dr. Karl Henrik Teodor

Rajnholdit]. 1855. Pjesa më e madhe e materialit Rajnholdian në origjinal, shkruar me dorë,

ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë në fondin Mayer. Në Bibliotekën

Kombëtare, gjendet një ekzemplar i kopjuar me dorë. Në vitin 1856 Rajnholdi boton shtesa të

litografuara të tri pjesëve të veprës së tij nën titullin Pelasgika (gramatika f. 41-71; fjalori f.

81-112 dhe antologjia f. 29-52) që në Bibliotekën Kombëtare gjenden jo të plota në një

lidhje me një nga ekzemplarët e vitit 1855. Në frontespicin e kësaj kopjeje gjendet vula Ex

Bibliotheca Heldiana dhe në f. 2, poshtë shënimit greqisht, nënshkrimi i autorit. Ekzemplarë

me vlerë të këtij libërthi të litografuar, gjenden edhe në Bibliotekën Shtetërore të Bavarisë

dhe në bibliotekën Marciana në Venecia.

Autori, që ka shërbyer si mjek në marinën greke, e shkruan këtë vepër mbi gjuhën

shqipe i nxitur nga bukuria dhe tingulli i shqipes (një gjuhë e këndshme dhe elegante), që

flitej nga shokët e tij të flotës. Ai vlerëson shumë veprën e Hanit mbi shqipen. Për të shkruar

këtë gjuhë, siç pohon në parathënie, Rajnholdit i pëlqen më tepër të përdor alfabetin latin për

të mënjanuar atë përzjerje të mërzitshme të shenjave e të theksave të gjuhës greke, kurse për

të shtjelluar çështjet pellazgjike përdor greqishten. Vepra ndahet në tri pjesë me numërtim

faqesh më vete: gramatika (40 f.), fjalori me shpjegime në greqisht dhe frëngjisht (80 f.),

mbështetur në veprën e Hanit Albanesische Studien, dhe përmbledhja me këngë popullore

arbëreshe (28 f.). Alfabeti dhe shqiptimi i tij (f. I-II, në fund të librit). Shtesa leksikonit (f. III,

në fund).

Page 56: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

56

Memoire de la Ligue Albanaise adresse aux Puissances signataires du Traité de

Berlin [Memorandum i Lidhjes Shqiptare drejtuar Fuqive të Mëdha, nënshkruese të

Traktatit të Berlinit]. [Paris], [1879]. Janë 5 fletë të daktilografuara të nënshkruara nga Abdyl

Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni. Autorët janë në fund të memorandumit, origjinali gjendet në

Arkivin Shtetëror të Vjenës, në fondin Griechenland, Griechiche Frage, 1879, Mai-August,

Varia Grèce I, Karton 69. Titulli në krye të faqes 1 i dorëshkruar nga Mithat Frashëri:

“Memoranda e dhënë prej delegatëvet të Shqipërisë më 1879, në kabinetet e Italisë, Francës,

Angliterës, Alemanjës, Austrisë”.

Dorëshkrimi jep mjaft të dhëna mbi çështjen e Epirit dhe pretendimet greke për trojet

shqiptare (Prevezë, Margarit, Paramithi, Pargë, Janinë deri në lumin Kalamas). Me argumente

historike autorët, delegatë të Lidhjes së Prizrenit, dalin në mbrojtje të territoreve shqiptare

duke hedhur poshtë pretendimet greke.

Slavische Ortsnamen in Griechenland. I. Epirus [Toponime sllave në Greqi. I. Epiri] e

Gustav Meyer, shkruar më [1888-1900]. Dorëshkrim origjinali i të cilit ruhet në Bibiotekën

Universitare të Gracit dhe i përket fondit të Mayerit. 52 Njësia përmban përpjekjet e Majerit

për identifikimin e toponimeve sllave në Shqipërinë e Jugut

Do të doja të ndalesha në 7 veprat unikale të dorëshkruara të Franz Nopcsa-s. Ato

gjenden vetëm në Bibliotekën Kombëtare në Shqipëri dhe janë objekt studimi për mjaft

studiues, jo vetëm shqiptarë por sidomos te huaj.

Janë dorëshkrimet me laps, në formë ditarësh (apo blloqe të shënimesh), me

përshkrime dhe mbresa të autorit nga ekspeditat në Shqipërinë e Epërme me titull:

Albania: Notizbücher [Ditarë].

Këto ditarë janë me të vërtetë një thesar vëzhgimesh, shënimesh e njoftimesh të

hollësishme gjeografike, gjeologjike, historike, etnologjike dhe demografike mbi trevat

shqiptare të shoqëruar me skica, harta dhe ilustrime të shumta në zonat ku ka udhëtuar autori.

Ato përmbajnë: toponiminë e zonave të përshkuara nga autori; përkatësia fetare (katolikë dhe

myslimanë); njoftime mbi kisha dhe abaci; përshkrimin e kullave të malësorëve; të dhëna të

ndryshme statistikore për vitet 1890-1913. Këto vëzhgime i kanë shërbyer autorit si punë

përgatitore për hartimin e veprave dhe studimeve të mëvonshme në fushën e albanologjisë.

Në fletën para tryezës së lëndës, gjendet një portret i autorit me veshje tradicionale malësori

dhe një autograf i tij: F. N. Nopcsa.

V. 1: Nopcha përshkruan udhëtimi e vitit 1905 nga Cetina për në Shkodër e Mirditë.

Përshkrime dhe mbresa nga Mazreku, Jubani, Kiri, Shoshi, Prekali, Reçi, Vukli, Boga,

Thethi, Shkreli, Gjonpepaj, Shala, Komani, Kalivaçi, Fierza, Iballja, Spaçi, Oroshi etj.

Njoftime të hollësishme për këto zona. Doket dhe zakonet, mënyra e jetesës. Takime dhe

biseda me banorët. Statistika mbi numrin e famulltarëve të vdekur të Shkrelit. Një legjendë e

Nikajve. Në fund të vëllimit listë toponimesh dhe antroponimesh.

V. 2: Mbresa dhe vëzhgime udhëtimi nga 27 dhjetori 1905 deri më 8 gusht1906 në

Orosh, Zejmen, Kalivaç, Pukë, Laç, Rubik, Rrëshen, Kaçinar, Milot, Shkodër, Nënshat, Vig,

Troshan, Toplanë, Nikaj, Durrës, Tiranë, Krujë etj. Përshkrim i kishës së Kthellës dhe

52Autorit nga hyrja e veprës së Xhelal Yllit Das Slavische lehngut im Albanische. München, 2000, Bd. 2, f. 9.

Page 57: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

57

Oroshit, i kështjellës së Shkodrës, i ngjarjeve nga jeta e përditshme e banorëve etj. Alfabeti i

shqipes dhe të folmet e zonave. Shpjegimi i fjalës çikë. Përshkrime dhe skica të ndryshme

veshjesh popullore, enësh, portretesh, relievesh etj. Një skicë e opingës së Shalës.

V. 3: Përshkruhet udhëtimi nga 9 gushti 1906 deri më 10 dhjetor 1907. Shënime,

vëzhgime dhe mbresa nga Gruda, Thethi, Selca, Vukli, Dajçi, Oroshi, Shkreli, Shkodra,

Nënshati, Pulaj, Kthella, Oroshi, Spaçi, Kallmeti etj. Përshkrim gjeografik i hollësishëm i

tyre. Pema gjenealogjike e familjeve Nika dhe Deda në Theth. Zanoret dhe bashkëtingëlloret

e shqipes. Një mbishkrim latinisht në kishën e Shirgjit dhe një poezi popullore shqip. Skica

kostumesh popullore, portretesh, relievesh, lumenjsh etj. Skicë pa ngjyra e flamurit të

Kthellës së Epërme. Përshkrim i udhëtimit Shkup-Prizren-Sarajevë. Në fund të vëllimit

bashkëngjitur 2 fletë të daktilografuara me emra krahinash, fshatrash e njerëzish dhe me

shënime të dorëshkruara të autorit.

V. 4: Përmban vëzhgime dhe hulumtime gjeografike nga udhëtimi i vitit 1908 (korrik-

nëntor) në Mazrek, Shllak, Kçirë, Shkodër, Prekal, Dushman, Brashtë, Shalë, Curraj i

Epërm,Reç, Theth, Shosh, Sumë, Drisht etj., shoqëruar me skica të shumta lumenjsh.

Përshkrime qafësh, grykësh, stanesh e shpellash. Mbishkrim latinisht mbi një gurë, zbuluar në

Shosh dhe varianti i këtij mbishkrimi, botuar nga Teodor Ipeni. Mbishkrime latinisht të

gjetura në kishën e Shën Rrokut etj. Në fund të ditarit hartë e Ballkanit, ku përfshihen edhe

territore shqiptare.

V. 5: Përmban shënime udhëtimi nga janari i vitit 1909 deri në prill të vitit 1910 në

Shkodër, Nënshat, Bregu i Matës, Gomsiqe, Mnelë, Pukë, Qelëz, Bugjon, Iballe, Toplanë,

Dushman, Prekal, Rrjoll, Shllak, Mazrek, Shkodër, Koplik, Vuksanaj, Hani i Hotit, Tuz,

Grudë etj. Skica lumenjsh, orendish shtëpiake, enësh, monedhash etj. Mbishkrime latinisht.

Monedha të Drishtit. Pema gjenealogjike e familjes Nrek Preçi. Në fund bashkëngjitur

telegrami i princit Aladro Kastrioti drejtuar në Vjenë princit Preng Bib Doda ku shpreh

dëshirën për ta takuar në Paris.

V. 6: Vëzhgime e përshkrime gjeografike, etnografike e gjuhësore nga udhëtimi i vitit

1913 në Shkodër dhe zonat e fshatrat përreth si Koplik, Theth, Juban, Bajzë, Shalë, Bogë etj.

Përshkrim i shkëmbit të Gurit të Zi. Listë me emra vendesh e personash përbri (në 5 fl e

para). Skica lumenjsh, portretesh, veglash muzikore, orendish shtëpiake etj. Pema

gjenealogjike e familjes Tom Prel Nika. Fjalorth shqip në dialektin gegë-gjermanisht.

V. 7: Përshkrime udhëtimi në trevat e Bullgarisë përgjatë vitit 1921. Njoftime të

hollësishme mbi doket, zakonet, mënyra e jetesës dhe historinë e popullsisë bullgare.

Dorëshkrim autobiografik i Sevasti Qiriazit, i një prej personaliteteve shumë të

njohura shqiptare, i dorëshkruar më 1938, të cilin e kam renditur në këtë pjesë të kapitullit

vetëm për shkak të gjuhës që ka përdorur autorja, anlishtja. Dorëshkrimi i daktilografuar ka

mjaft të dhëna mbi historinë dhe arsimin në Shqipëri.

Material i dorëshkruar i Musine Kokalarit “Literatura Albaneze-Naim Frashëri-

Shqipëria dhe Naim Frashëri” me të cilën më 1941 mbrojti shkëlqyeshëm doktoratën në

“Universitetin e Arteve të Bukura” në Romë. La Sapienza.

Vlerësimi i bërë prej Musinesë ndaj figurës së Naim Frashërit do të thotë se ajo ishte

studiuese me dimensione kombëtare, të cilët koha i afirmon si simbole, por mbi të gjitha ishte

me zemër të madhe, njohëse e kulturës, historisë dhe letërsisë shqipe. Përmes Naim Frashërit

ngrihej dinjiteti kombëtar sepse ajo krenohej me të, duke treguar se Shqipërisë nuk i

Page 58: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

58

mungonte mendimi iluminist për t’u përfaqësuar përballë Europës së qytetëruar. Ajo zgjodhi

simbolin e letërsisë shqipe edhe për faktin se ajo i zotëronte potencialet romantike, letrare,

idealiste, filozofike, për ta prezantuar sa më denjësisht edhe në opinionin e studiuesve

perëndimorë.

Dorëshkrimet orientale.

Dorëshkrimet orientale zenë një vend të rëndësishëm si burime historike, dhe si pjesë

e rëndësishme e qytetërimit shqiptar. Këto dorëshkrime trajtojnë ngjarje ose personalitete të

kohës: Shumica e tyre mbajnë vulat Bushatllinjve. Këto vepra të dorëshkruara, vitin e

shkrimit e kanë të llogaritur me njësinë matëse Hixhri H., të cilin e kam konvertuar në vitin

tonë kalendarik duke e futur në kllapa katror.

Në mënyrë kronologjike do të përmend dorëshkrimet me të rëndësishme në gjuhë

orientale, të cilat u kanë shërbyer historianëve apo albanologëve si dokumente me mjaft të

dhëna historike dhe kulturore, të denja për të qenë pjesë e një Portali Albanologjik si p.sh.:

-Hoca Sadeddin, Mehmet. Tacü’t-tevarih [Kurora e historive]. 1031 H. [1621].

Në faqen e fundit ndodhet emri i kopjuesit të dorëshkrimit, Ibrahim bin Hasan.

Dorëshkrimi përshkruan ngjarjet: Themelimin e Shtëpisë Osmane deri në vdekjen e Selimit

I. Përgatitjet e sulltan Muratit II për pushtimin e Shqipërisë. Ekspeditat e ndryshme turke

kundër Shqipërisë dhe rezistenca e popullit shqiptar. Pushtimi i kështjellave të Elbasanit e të

Shkodrës dhe zgjerimi i sundimit në rrethin e Vlorës. Të dhëna për Skënderbeun.

Divan ve Münșeat [Divan dhe përmbledhje dokumentesh].S. l., 1145 H. [1732]. 144

fl. Mendohet të jetë hartuar në Berat. Mban vulën e Bushatllinjve. Dorëshkrimi përmban

shkresa zyrtare të dorëshkruara mbi ngjarjet e vitit 1732 në Shqipëri dhe në Bosnjë. Një poezi

turqisht shkruar prej Nezim Frakullës (Berati).

Në Bibliotekën Kombëtare gjenden një sërë Münșeat-e [Përmbledhje dokumentesh],

të dorëshkruar të shekujve XVII-XVIII sidomos të viteve [1737-1755] të cilat kanë

informacion mbi ngjarje të ndyshme në krahinat e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës, Durrësit dhe

Manastirit. Aty gjenden mjaft të dhëna mbi: Pashallëqet shqiptare. Gjendjen politike në

pashallëkun e Shkodrës dhe rebelimi i Karamahmut pashë Bushatlliut. Pashallarët e Elbasanit

dhe Ahmet Kurt Pasha. Feudalët tiranas, marrëdhëniet ndërmjet tyre, me feudalët e tjerë të

vendit dhe me Portën e Lartë. Marrëdhëniet agrare në krahinën Tiranës dhe Durrësit. Aspekte

të jetës ekonomike, politike dhe ushtarake në krahinat e Shqipërisë së Mesme në kushtet e

monarkisë feudale. Këto dorëshkrime kanë vulat e Bushatllinjve

Gjithashtu gjenden dhe një sërë manualesh letrash e shkresash zyrtare të shekullit të

XVIII të dorëshkruar kryesisht në Shkodër me titujt, Inșa-I garibe, Inşa-I güzide, Inșa-I kebir

dhe Huzaedebiyaca inşa-i. Dorëshkrimet në osmanisht kanë vulën e Mustafa pashë

Bushatlliut dhe janë korrespondenca zyrtare gjatë peridhës së pushtimit osman për ngjarje të

ndryshme në krahinat e Shkodrës, të Prizrenit, të Korçës, Malësisë së Veriut etj.

Letërkëmbime të Ali pashë Tepelenës dhe bijve të tij etj.

Do të doja të përmendja gjithashtu dorëshkrimin në osmanisht të Haci Kalfa-s

[Takvimi tevarih - Kalendari i datave] ku mund të merren mjaft të dhëna mbi

Shqipërinë gjatë pushtimit osman, Skënderbeun dhe ndërtimin e kalasë së Elbasanit, si dhe

[Vjetarin i vilajetit të Shkodrës për vitin 1312 H. (1894), Salname-I vilâyetinin Işkodra 1312

h. senesine mahsus, Işkodra] . Ky vjetar përmban të dhëna historike, politike, ekonomike,

kuturore, statistikore, etnografike etj. mbi vilajetin e Shkodrës për vitin 1894.

Page 59: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

59

Në Bibliotekë Kombëtare gjenden mjaft dorëshkrime në formë regjistrash p.sh:

[Regjistër llogarish] të shek. XIX të mbajtura në disa qyete kryesore të Shqipërisë.

[Regjistër të shpenzimeve dhe i pagesave të taksave] nga banorët e fshatrave të Shkodrës për

vitet 1876-1883.

[Regjistër i ndëshkimeve penale - Vukuati cezaiye defteri ] ,1326 h. [1910]

Dorëshkrimi ka formën e një regjistri të krimeve të ndëshkuara në Shqipëri.

Në institucionet tona të trashëgimisë kulturore sidomos në Bibliotekën Kombëtare

gjenden gjithashtu edhe vepra të dorëshkruara të poetëve të mëdhenj të botës orientale dhe

mjaft dorëshkrime me studime mbi astronominë matematiken etj. Interesant është fakti se për

disa njësi nga këto dorëshkrime ka mjaft interes. Ekzistojnë mjaft projekte ndërkombëtare të

krijuara posaçërisht për studimin e dorëshkrimeve orientale te kudondodhura nëpër

institucionet e kujtesës në të gjithë Evropën. Këto njësi kërkohen të digjituara për tu bërë

pjesë e menjëherëshme e katalogëve digjitale të stërmëdha të trashëgimisë kulturore, ku do të

evidentohet edhe vendi apo shteti i njësisë origjinale të dorëshkrimit. Do të përmëndja këtë

projektin më të vonshëm Bavaria me të cilin kam qenë në kontakt si një ndër specialistet në

institucionet tona të trashëgimisë së kulturës.

Konkretisht po përmend njësitë origjinale të dorëshkruara që ndodhen vetëm në

Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Sigurisht titujt i kam shënuar të transliteruar nga

arabishtja. Dorëshkrimet kanë ilustrime skica dhe vizatime shumë interesante mbi

astronominë. Këto dorëshkrime në gjuhënnarabe janë:

Risalei Kurreb, është libër i dorëshkruar mbi astronominë. Ekzemplari është pjesë e

Bibliotekës së Bushatllinjve dhe mban vulën e Mustafa pashë Bushatlliut sundimtarit të

Shkodrës. Ky është një fakt shumë interesant për promovimin e kulturës sonë kombëtare.

Ilmi Hey’et: [Dija mbi yjet]. Vepra është dorëshkruar nga autori shumë i njohur, Kadi Zade.

Në këtë ekzemplar ka një studim mbi astronominë.

Elmülahhas fil heye: [Studime mbi yjet] me autorët Mahmûd b. Muhammed b. Ömer el –

Çağmînî el-Hârizmî. Ky ekzemplar jep të dhëna mbi astronominë. Në fletën e dytë autori

shpjegon se librin e ka shkruar në kohën e Ullug Beut nipi i Timur Gorganit (Tamerlan) i cili

ka sunduar gjatë viteve 1411-1449 në Turkestan. Ky vetë ka qenë një astronom i madh i

kohës së tij dhe përkrahës i shkencëtarëve. Një tabelë astronomike e Ullug Beut është botuar

më 1665 në Oksford dhe është përkthyer në gjuhët europiane.

Ilmi Hisab ve Handese: [Dije mbi aritmetikën dhe gjeometrinë], dorëshkrim po me autorët,

Mahmûd b. Muhammed b. Ömer el –Çağmînî el-Hârizmî

Dorëshkrimi përmban studime mbimatematikën e gjeometrinë të shoqëruar me vizatime të

dorëshkruara. Bashkëlidhur ndodhet dhe një njësi tjetër, me të njejtët autorë me studime mbi

astronominë.

Elmülahhas fil heye: [ Dije mbi yjet]. Është një dorëshkrim tjetër po me autorët Mahmûd b.

Muhammed b. Ömer el –Çağmînî el-Hârizmî me të dhëna mbi astronominë dhe është i

shoqëruar me vizatime. Ajo që e veçon këtë ekzemplari është kopertina e lëkures me

gdhendje shumë të bukura në të.

Istihraj al - Takwim me autorinMahmūd b. Al-Awfà i dorëshkruar më1179 H. [1762]. Edhe

ky ekzemplar i dorëshkruar ka studime mbi astronominë.

Mecmuai yüz’iya, është një dorëshkrim shumë i hershëm i vitit 1082 H [1671] që jep mjaft të

dhëna mbi astronominë dhe matematikën

Page 60: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

60

Shihet qartë që pasuria e traditës dorëshkrimeve të ruajtura në Shqipëri, është e

jashtëzakonshme, me një koleksion që nuk mund të krahasohet jo vetëm me ato të popujve të

tjerë të rajonit, por dhe në shkallë europiane. Të trashëguara kryesisht nga Biblioteka e

Bushatllinjve. Prandaj mendoj se mund të jenë pjesë domethënëse për Portalin Albanologjik

Digjital. Ajo duhet të promovohet si në një mjedis kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar.

Pikërisht për këtë trashëgimi edhe interesi i projekteve të mëdha ndërkombëtare të

digjitalizimit të trashëgimisë kulturore është shumë i madh.

Page 61: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

61

Kreu III: ANTIKUARËT NË GJUHËN SHQIPE DHE BOTIMET E

VOSKOPOJËS

III.1 Veprat antikuar të botuara në gjuhën shqipe në shekujt XVI-XVIII

Gjuha shqipe është e lashtë. Atë e flasin shqiptarët, ky popull i lashtë dhe autokton në

Viset e Ballkanit. Ndonëse është njëra nga gjuhët më të vjetra të Ballkanit, historia e

zhvillimit të saj dëshmohet vonë, këtu kam parasysh faktin se vepra e parë e botuar në shqip

është “Meshari” i Gjon Buzukut 1555. Të gjitha veprat e botuara antikuarë në gjuhën shqipe

sot ruhen kryesisht në Bibliotekën Kombëtare. Për t’u shfrytëzuar nga një lexues i thjeshtë

është tepër e vështirë, ato janë vetëm në një kopje. Digjitimi i tyre dhe futja në një Portal

Albanologjik i bën ato të shfrytëzueshëm nga kushdo dhe i promovon ato. Në kuptimin

shkencor është mënyra e ruajtjes më e mirë për to por edhe mënyra mënyra më e mirë e

përhapjes së dijes dhe ndjenjës kombëtare. Këto veprat antikuarë të gjuhën shqipe shek. XV-

XVIII si dhe botimet e Voskopojës paraardhësit tanë i kanë trashëguar brez pas brezi dhe ne

kemi për detyrë ti ruajmë dhe ti përhapim ato në mënyrë bashkëkohore, elektronikisht

nëpërmjet një Portali Albanologjik. Nëpërmjet tyre qëllimi im është të hidhet dritë mbi

kulturën shqiptare, ashtu sikurse shfaqet tek këto antikuarë. Duke përhapur informacionin për

këto fakte e dokumente, mendoj se jo vetem “çjerrim” errësirën por dhe zhdukin konfuzionin

dhe hedhin poshtë spekullimet e paskrupullta mbi qytetërimin dhe kulturën tonë kombëtare.

Përgjatë gjithë historisë sonë të vështirë ato kanë mundur të mbijetojnë. Mendoj se këto njësi

e bëjnë me të vërtetë protagoniste kulturën tonë kombëtare albanologjike.

Shekulli i XV është shekulli i artë për popullin shqiptar dhe për kulturën kombëtare,

sepse la gjurmët e para të shkrimit të gjuhës shqipe dhe u identifikuam në botë me figurën

madhështore të Skënderbeut. Megjithatë, ashtu siç shqyrtuam edhe në kapitullin e

dorëshkrimeve gjuha shqipe është shkruar apo dorëshkruar përpara veprës së Buzukut.

Ekzistojnë mjaft dëshmi, dokumente e fakte të sigurta se shqipja është bijë e ilirishtes ashtu

siç janë shqiptarët pasardhës të ilirëve. Në Shqipërinë e mesjetës duke kombinuar të dhënat e

historisë me lajmet e kohës, na del se gjuha zyrtare (gjuha e kancelarive të oborreve

princërore, aktet noteriale nëpër qytete etj.) ka qenë e huaj. Ndërsa gjuha e vendit, shqipja,

ka qenë e shkruar, jo si gjuhë zyrtare, po në disa sfera sociale të tjera si p.sh: nga aristokracia

feudale, apo ka të ngjarë të jetë shkruar në popull si gjuhë private nëpër letra me karakter

familjar, nëpër korespondencën që mbanin tregtarët e vendit midis tyre, nëpër akte të së

drejtës private etj.

Për një përhapje popullore të shkrimit flet edhe vetë fjala “shkrua” bashkë me emrin

shruoa “scriba” që gjejmë te Gjon Buzuku, të cilat mendoj se mund ti atribuohet fondit

autokton të gjuhës, dhe dëshmon për një traditë të hershme të shkrimit në vendin tonë.

Duke u nisur nga të dhënat e Buzukut, shumë albanologë të djeshëm dhe të sotëm thonë se

shqipja ka qenë shkruar shumë kohë përpara

Megjithatë për sa i përket botimeve libri i parë i shtypur që njohim deri më sot është

[Meshari] i Gjon Buzukut, botuar më 1555. Është monumenti i kulturës kombëtare shqiptare.

Autori dhe viti i botimit janë marrë nga pasthënia e veprës. Ekzemplari unik ndodhet në

Page 62: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

62

Bibliotekën Apostolike të Vatikanit. Është mjaft i dëmtuar dhe mungesa e fletës së titullit ka

bërë që të humbasin të dhëna të tilla bazë për përshkrimin bibliografik, si titulli,

shtypshkronja dhe vendi i botimit. Për fat, nuk janë zhdukur të dhënat mbi emri i autorit dhe

të të atit, si edhe koha që ka zgjatur puna për të: 20 mars 1554 deri më 5 janar 1555.

Në vepër Buzuku përdor alfabetin latin të tipit gotik, bashkë me 5 shkronja të tjera të cilat

janë ciriklike. Meshari përmban librin e orëve dhe Librin e Meshës, prandaj është quajtur

“Meshar”. “Të ndriçojmë mendjet e njerëzve pra ky ka qenë edhe njëri nga qëllimet për të

cilin e shqipëroi dhe botoi Buzuku veprën e tij. Madje Buzuku ecën edhe më përpara. Në

“Meshar” gjendet edhe kjo lutje që nuk gjendet në asnjë nga Mesharët e botës. “Gjithë

popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ato n’mortajet largo, ty të lusmë. O zot” Arbania –emër

Buzuku e shkruan me kuptimin e vendit ku jetojnë arbërit ose arbanët. Ashtu si në dëshmitë e

mbetura të kulturës së shkrimit në disa popujve të Ballkanit, përkthimet, kryesisht fetare,

konsiderohen fillime të literaturave kombëtare dhe vepra të mirëfillta të kulturave

përgjegjëse. Në Shqipëri, dhe përgjithësisht në Evropën Juglindore, përkthimi dhe botimi i

literaturës fetare nuk u bë si kudo thjesht nën shtysën e lëvizjes së reformacionit (Buzuku)

apo të kundër reformacionit (Budi) por edhe i ndikuar nga pushtimi osman, që sillte me vete

pushtimin e trojeve dhe rrezikun e islamizimit të jetës shpirtërore në rajon. Për Mesharin

Eqrem Çabej shkruan se ai “shënon fillimet e një tradite letrare në Shqipëri” 53Por edhe

shumë studiues të tjerë janë të mendimit që Buzuku nuk ka vepruar si një përkthyes i

zakonshëm dhe veprën e tij e sheh si një produkt të një praktike ligjërimore shërbesash të

përditshme në kishë duke iu drejtuar pastaj botimeve në gjuhë të huaj.

Meqënëse botimit i mungojnë fletët e para pra dhe titulli, Eqrem Çabej në botimin kritik të tij

për Mesharin, sqaron se vepra u thirr kështu nga zbuluesi i asaj Gjon Nikollë Kazazi, me

1740. At Justin Rrota saktëson si vend të gjetjes Bibliotekën e Kolegjit të Propaganës Fide-s

në Romë, (Në Monumenti ma i vjetër i Gjuhës Shqype, Shkodër 1938, f.4) .

Hyrja në Koleksionet Albanologjike të Bibliotekës Kombëtare e këtij botimi shumë të

rëndësishëm për historine e gjuhës dhe kulturës sonë lajmërohet në Vepërij’ e Biblëjotekës’

Kombëtare gjatë vitit 1929. Puna ime si specialiste e informacionit, bibliografe me ka bërë

që ta përjetoj si fakt shumë interesant gjetjen e ketij informacioni të vjetër të cilën kam

dëshirë ta citoj ashtu siç shkruhet në Vepërij’ e Biblëjotekës’: “ Biblëjoteka Kombëtare u

begatua simvjet me një vivëllë, që kujtohet’ se është e para vepërë shqip që dolli ndë dretë me

anën’ e shtypitë” Shtyp. “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi, Tiranë 1930

Studiuesi Francez Mario Roques mendon që për vepra të tilla të mbetura vetëm me

një ekzemplar unik është e nevojshme të shënohen edhe riprodhimet e tyre, ai shkruan: “Me

sa di unë një kopje e fotografuar bardhë e zi e Mesharit është bërë rreth vitit 1910 për Pal

Skiroin…, më 1929 tre ekzemplarë të fotografuar bardhe e zi janë bërë me kërkesë të At

Justin Rrotës: njëra gjendet në Shkodër te Françeskanët, një tjetër duhet të jetë në

Bibliotekën e Tiranës54.

“Për të tre ekzemplarë të fotografuar, me porosi që t’ia lidhnin “dy kopje ndë lëkurë,

njenën ndë rason”, shkruan vetë Rrota. 55

53 Studime gjuhësore, vëll.VI: Gjon Buzuku dhe gjuha e tij, Prishtinë 1977, f.8 54Recherches sur les anciens texts albanais…f.18). 55Për historin’e alfabetit shqyp dhe studime të tjera gjuhësore, bot. II, Botime Franceskane, Shkodër 2005, f.57-60).

Page 63: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

63

Jo më kot e përshkrova historinë dhe përpjekjet për gjetjen riprodhimin dhe përhapjen

e lajmit për gjetjen e dëshmive të kulturës sonë kombëtare. Kjo tregon dhe interesimin e

kahershëm të shqiptarëve për konfirmimin e identitetit të tyrë. Sot teknologjia digjitale ofron

kushte optimal jo vetëm të ruajtjes së këtyre dokumenteve, të promovimit, organizimit të

koleksioneve elektronike të asaj që quhet “Kujtesa jonë kombëtare” por edhe riprodhimin e

tyre dhe rritje të cilësisë së lexueshmërisë të njësive Brenda një Portali Albanologjik. Vetëm

në këtë mënyrë do të jemi të sigurt e të qetë që ne po e ruajmë “Kujtesën tonë kombëtare” për

brezat e ardhshëm. Flaka që mund të bjerë në një Bibliotekëm nuk do të thotë humbje të

kujtesës kombëtare.

Lidhur me epokën e përmirësimit të cilësisë së lexueshmërisë nëpërmjet teknologjisë

digjitale do të doja të përmendja riprodhimin e fundit të Mesharit që solli në Shqipëri Papa

Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Ekzemplari si një riprodhim digjital i origjinalit

erdhi nga Vatikani i futur në një kuti druri me stemën e Vatikanit. Interesant është fakti se

eksemplari, ka të bashkëngjitur dy fletë të dorëshkruar nga Mario Roques e cila jep të dhëna

për fletët që mungojnë dhe fleta e dytë e dorëshkruar jep të dhëna për publikimet e

mëvonshme të Mesharit, duke filluar sigurisht, me ekzemplarin e fotografuar të At Justin

Rrotës sjellë në Shqipëri më 1929, publikimin e transliteruar të Namik Resulit në 1958,

botimin e Prishtinës më 1987 dhe ribotimet e Tiranës.

Botimi i dytë më i vjetër që njihet në gjuhën shqipe është “E mbsvame e Krështerë” e

autorit Lekë Matrënga, botuar më 1592, në Romë nga botues Guglielmo Facciotto.

Embsvame e Chræsteræ bææra per tæ Vrtænæ Atæ Ladesmæ sciochiæriet Iesusit. E prierræ

lætireiet mbæ gluchæ tæ arbæresciæ pærLecæ Matrængnæ Imbsuam i Cullegit Græc tæ.

Romæsæ = DottrinaChristiana Composta dal Reuerendo P. Dottor Ledesma della

Compagniæ di Giesu. Tradotta di lingua Italiana nell’Albanese per Luca Matrangæ alumno

del Collegio Greco, in Roma. Con Licenza de’Svperiori.

Dokument i rëndësishëm i dialektit jugor të gjuhës shqipe dhe tekst i parë italo-arbëresh që

njohim në alfabetin latin në të folmen e Horës së arbëreshëve. Autori në fletën e titullit është

në dy forma: Lecæ Matrængnæ dhe Luca Matranga. Ekzemplari ndodhet në Bibliotekën

Apostolike të Vatikanit.

Pas Buzukut, tradita e përkthimit dhe botimit në shqip nga latinishtja të literaturës së

krishterë katolike vijoi në kolonitë e arbëreshëve të Italisë dhe në Veriun e Shqipërisë së

pushtuar apo në proces pushtimi. Veprat e përzgjedhura janë kryesisht katekizma si Dottrina

christiana e spanjolit Diego de Ledesma, të cilën Lekë Matrënga e quan “E mbsuame e

krishterë”. Odiseja e botimit, humbjes, gjetjes, rihumbjes, rigjetjes e kështu me radhë e këtij

botimi antikuar është e pashoqe në historinë e librit shqip.

Më 1909 më se tre shekuj pas botimit, një kopje e këtij libri u gjet në Bibliotekën Apostolike

të Vatikanit. Ishte viti kur Pal Skiroi rigjeti pikërisht në këtë bibliotekë Mesharin e Buzukut;

po ashtu zbuloi për herë të parë edhe një ekzemplar të botimit të E mbsuame e krështerë të

Lekë Matrëngës. Për të dy këto botime ai arriti të sigurojë nga një riprodhim fotografik.

Zbulimin për së dyti të veprës e bëri më 1932 albanologu Mario Roques. Më pas në vitin

1964 studiuesi Matteo Sciambra i cili vendosi te merrej me botimin kritik të veprës njoftoi se

ekzemplari i shtypur i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit ishte zdukur, prandaj ai gjeti dhe

botoi në mënyrë kritike variantet e dorëshkruara të veprës.

Page 64: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

64

Ekzemplarin e fotografuar në pronësi të Pal Skiroit, i trashëguar nga nipi i tij Zef

Skiroi gjatë Luftës së dytë Botërore e sjell në Shqipëri këtë riprodhim të fotografuar të

katekizmit. Ky katekizëm pas kthimit te tij në Itali më 1949, mbeti në Tiranë dhe sot ndodhet

në Bibliotekën Kombëtare.

Deri para pak vitesh kujtohej se, pas humbjes së origjinalit në Bibliotekën Apostolike

të Vatikanit, ekzemplari i fotografuar që gjendet në Bibliotekën Kombëtare ishte e vetmja

dëshmi e botimit të vitit 1592. Por studiuesi arbëresh M. Mandalà njofton gjetjen në

Bibliotekën Angelica në Romë të një ekzemplari të librit të Matrëngës. Nga krahasimi i

riprodhimit librit të shtypur që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës me ekzemplarin

e zbuluar në këtë bibliotekë të Romës. Mandalà arriti në përfundimin se të dy ekzemblarët

perputheshin plotësisht. Për mua si bibliografe, ky është një fakt interesant, sepse per Portalin

Albanologjik Digjital do të ishte më mirë të digjitohej kjo kopje origjinale që ndodhet në

Bibliotekën Angelica në Romë, sesa kopja e fotografuar me ngjyrë të zezë sipas teknologjisë

së kohës që ndodhet në Bibliotekën Kombëtare. Do të kishim, ashtu si Meshari i sjellë nga

Papa, një njësi identike me origjinalin shumë më të qartë.

Gjithashtu që sipas Dh. S. Shuteriqit në 56në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit

ruhen tri dorëshkrime të Matrëngës. Në dorëshkrimin e parë në krye të tij gjendet një strofë

me 8 vargje në latinisht përkthyer në shqip. Kjo poezi fetare është i pari vjershërim në shqip.

Studiuesi Selman Riza i cili qe i pari që përdori ekzemplarin e fotografuar konstatoi se kjo

vjershë përshpirtshme e variantit 1 të dorëshkrimit mungon te dorëshkrimi 3, i cili ishte

riprodhuar te katekizmi që u shtyp më 1592.57

Kronologjikisht mbërrijmë te botimi i tretë në gjuhën shqipe i vitit 1618, Dottrina

Christiana me autor Pjetër Budi. Titulli original në vepër është:

Dottrina Christiana Composta per ordine della fel. me. di PapaClemente VIII. Dal R. P.

Roberto Bellarmino Sacerdote della Campagniadi Giesv. Adesso Cardinale di santa Chiesa

del Titole di S. Maria in Via.Tradotta in lingua Albanese Dal Rever. Don Pietro Bvdi da

Pietra Biancha. [Doktrina e Krishterë… përkthyer në gjuhën shqipe nga hirësia e tij at

Pjetër Budi nga Guri i Bardhë]. Vepra është botuar në Romë nga botuesi Bartolomeo

Zannetti. Origjinali i kësaj vepre, që njihet deri më sot, ndodhet në Bibliotekën e Vatikanit.

Në fletën e titullit është shkruar me dorë: “Auctor dono dedit Bibliothecae Vaticanae 29

Januar 1622”. Në pasthënie shënohet: Romë 14. II. 1618. Përkthimi është bërë nga botimi:

Roberto Bellarmino, “Dottrina Cristiana breve”, 1597. Ekzemplari mban vulën e Bibliotekës

së Vatikanit.

Në faqet e para të botimit gjendet një parathënie interesante e veprës nga Budi.

Gjithashtu në vepër gjenden 19 vjersha fetare përshtatur nga latinishtja ose italishtja, por disa

prej tyre janë krijime origjinale në gjuhën shqipe. Duhet thënë se pas strofës së Matrëngës

kemi përpjekjen e parë të gjerë për një poezi të kultivuar në gjuhen shqipe. Vepra përmban

edhe lutje fetare ne latinisht me tituj shqip. Vepra është shkruar me alfabet latin me tri

gërma cirilike i përshtatur prej italishtes, jo gotike si alfabeti i Buzukut. Është ndër veprat e

para me rëndësi për historinë e gjuhës shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare.

56Shkrimet shqipene vitet 1332-1850” 57Disa teza mbi tre doreshkrimet e katekizmit të Matrëmgës, në rev. Studime Filologjike, nr. 1-1962, f.78

Page 65: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

65

Pjetër Budi i lindur në Guri i Bardhë në Mat, në një familje të lashtë dhe të dëgjuar

për krahinën, formimin intelektual e mori në vend, pranë ipeshkeve të ndryshëm. Më 1590 u

caktua meshtar dhe shërbeu si famulltar i thjeshtë për 12 vjet në rajonin e Kosovës dhe më tej

për 17 vjet të tjerë si zëvendës i përgjithshëm i dioqezave të Serbisë. Gjatë viteve 1616-1622

vendoset në Romë për qëllime atdhetare si dhe për të botuar veprat e tij. Kthehet përsëri në

Shqipëri ku emërohet peshkop i Sapës dhe i Sardës. Ai këmbëngulte që ceremonitë fetare të

zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Në dhjetor të vitin 1622 mbytet duke kaluar lumin Drin.

Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale; atë e shkaktuan qarqet anti shqiptare, që

shikonin tek Budi një atdhetar të flaktë për identitetin kombëtar. Në këtë mënyrë Budi është

një nga martirët e parë të kulturës shqiptare. Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme,

i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur

atdhetare. Budi dhe vepra e tij qenë të rëndësishme dhe shumë të përhapura për kohën, këtë e

provon edhe botimi katër herë radhazi i veprës “Doktrines Kristiane” në vitet 1618, 1636,

1664, 1868.

Veprat e Budit kanë qenë objekte studimi gjatë gjithë shekujve në vazhdim. Ato u

njohën gjatë shek. XVII nga Frang Bardhi, Jul Variboba, Pjetër Bogdani, Nilo Catalano, etj.

Në shekullin e XVIII interesimi për veprën e tij sa vjen e shtohet. Vepra e tij njihet dhe

përmendet nga Giuseppe Schiro, apo dhe albanologu Thunman. Gjatë shek. XIX, veprat e

Budit vazhdojnë jo vetëm të njihen, por dhe të studiohen nga dijetare të ndryshëm gjuhëtarë

dhe historianë, kryesisht albanologë të huaj dhe arbëreshë si: Leake, Ferlat-Colati, Xylander,

Fallmerayer, Kamarda, Miklosich, Kristoforidhi etj. Gjatë shekullit tonë vepra e Budit u bë

një burim i mirë për njohjen e gjuhës shqipe, të historisë së vendit dhe të etnografisë

shqiptare. Po përmend këtun në formë të shkurtuar dhe në rend kronologjik disa nga këta

studiues si: Konica, Xanoni, P. Schiro, Manek-Pekmezi, Mit’hat Frashëri, Legrand, Jokli,

Mjeda, Cordignano, Cabej, Fishta etj. Më tej figura e tij u studiua nga ana historike e

gjuhësore nga Xhuvani, H Lacaj, K. Cipo, Shuteriqi, M. Domi, Lambertz, S, Riza etj.

Prandaj lidhur me sa parashtruam më sipër rëndësia e përfshirjes së veprave të Pjetër Budit në

Portali Albanologjik Digjital është tepër e madhe. Me anë të punimeve të tij ka dalë në dritë

personaliteti i Pjetër Budit si njeri, shkrimtar, përkthyes, prozator, vjershëtar, por sidomos si

lëvrues gjuhës amtare në pasurimin e leksikut të shqipes. Budi e ka pasuruar gjuhën shqipe

me 2453 fjalë, hyjnë në leksikun e veprave të tij.

Veprat e tjera të Budit me titujt “Pasqyra e të rrëfyemit” , “Rituale Romanum” , “Kush

thotë meshë…”. Këto tre vepra janë fotografuar nga origjinali në Bibliotekën Apostolike të

Vatikanit,.

Në fondet e Bibliotekës Kombëtare këto njësi dikur gjendeshin të bashkëlidhura të trija

së bashku, besohet për nevoja praktike. Por numërtimi më vete i faqeve për secilës vepër

mendoj se tregon se këto janë botime kanë qarkulluar fillimisht të ndara. Shuteriqi në veprën

e tij (Shkrime shqipe… nr. 28-30) i përshkruan këto tri botime sipas kësaj bashkëlidhjeje.

Specialistët e Sektorit të Albanologjisë në Bibliotekën Kombëtare, këto njësi i kanë

ndarë dhe rilidhur sipas logjikës së përshkrimit që bën M. Roques, i cili, sipas ekzemplarit të

Bibliotekën Apostolike të Vatikanit me nr. vendi R.G Liturgia V.51, Ritualin roman… e

Page 66: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

66

përshkruan bashkë me Kush thotë meshë…, ndërsa sipas ekzemplarëve të Bibliotekës

Mazarin te Parisit Pasqyrën e t’rrëfyemit…më vete58

Në përshkrimin e mëposhtë kam ndjekur pikërisht logjikën e të ndarjes aktuale të

veprave. Madje në këtë mënyrë, të ndara, mendoj që këto vepra të futen ne Portalin

Albanologjik. Titujt e veprave origjnal në botime janë:

Pasech8ra, etref8emit E Atit Emerio de Bonis mesaa tyera cafscesciume tefruytouscime

tescpijjrtit, p[er]ndimete giuhuse Arbenesce,eachie maatepere p[er]tat8net chi syane te Ɛote

mendegiuom giuhu nzetyera leterasc, nkƺƺɤem giuheze letine mbegiuhu Tarbenesce Ɛotit

Dom Pietre Budit prey Gurize barƺe, Vpesckepize Sadrimese = Cioè Specchio di Confessione

del P. Emerio de Bonis, con alcuni discorsi spirituali vtilissimi à quelli che non intendono

altra lingua, che la materna Albanese.

Vepra është botuar në Romë më 1621 me botues Bartolemeo Zannetti. Titulli është paralel

shqip dhe italisht. Përkthimi i veprës është bërë nga botimi i Emerio de Bonis, Specchio

particolare,et generale di confessione, Verona, 1592.

Sipas studiuesve, ekzemplari i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit ka edhe një fletë titulli në

latinisht e cila i mungon këtij riprodhimi. Në faqet 403-408 të veprës gjenden tri vjersha

fetare në gjuhën shqipe. Në parathënien e veprës Pjetër Budi ngul këmbë që gjuha shqipe të

futet mire në praktikën fetare dhe kundërshton botimin e librave të tillë në gjuhë të huaj.

Ritvale Romanvm et Specvlvm Confessionis in Epyroticam linguam à Petro Bvdi

Episcopo Sapatense, & Sardanense translata: sanctissimi Domini Nostri Gregorii XV

liberalitate typis data [Rituali roman dhe pasqyra e të rrëfyerit, përkthyer në gjuhën epirote

prej Pjetër Budit, peshkop i Sapës dhe i Zadrimës....].

Edhe kjo vepër e Budit ashtu siç përmenda më sipër është botuar në vitin 1621, në Romë nga

i njejti botues Bartholomæie Zannetti. Teksti përmban vjersha fetare në gjuhën shqipe dhe

latinisht, si dhe lutje fetare në latinisht.

Botuar bashkë me këtë vepër, si fashikull më vete ndodhet dhe shpjegimi i meshës

romane titulluar “Kush thotë meshë këto kafshë i duhetë”. Ky fashikull është prej 16 faqësh

pa fletë titulli, pa vend dhe pa vit botimi, pa imprimatur dhe emër shtypshkruesi. Këto dy

njësi janë lidhur së bashku sipas logjikës së përshkrimit që bën M.Roques, i cili niset nga

ekzemplari i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit me nr. vendi R.G. Liturgia V. 51.

Në pjesën e poshtme të faqes së titullit është shkruar me dorë: “Auctor dono dedi

Bibliothecae Vaticanae 29 januar 1622”.

Një botim tjetër antikuar shqip shumë i rëndësishëm është “Fjalori latinisht shqip” i

Frang Bardhit i viti 1653.

Titulli original i veprës është:

Dictionarivm latino epiroticvm. Vna Cum nonnullis vsitatioribus loquendi formulis.

Per R. D. Franciscvm Blanchvm Epirotam Coll. de Propag. Fide Alumnum [Fjalor latinisht-

shqip bashkë me disa shprehje më të përdorshme gjatë të folurit, hartuar prej hirësisë së tij At

Frang Bardhit, shqiptar i kolegjit të Propagandës Fide.]

Me këtë fjalor nis tradita leksikografike shqiptare. Pasqyron deri diku, gjendjen e

leksiku të shqipes në shekullin XVII me një nivel shkencor, që u përgjigjet kërkesave të

leksikografisë së kohës së tij. Siç thotë vetë autori në parathënie, këtë fjalor e shkroi për t’i

58(Recherches sur les ancienes texts albanaise…f. 26-28).

Page 67: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

67

ardhur në ndihmë gjuhës sonë. Fjalori përmban rreth 2500 fjalë shqip dhe 5000 fjalë latine

dhe përfshin edhe disa emra gjinie, emra vendesh të Shqipërisë, ndajfolje, parafjalë e

numërorë. Në vepër gjenden 113 proverba, disa të përkthyera por shumica origjinale. Këto

proverba e bëjnë shumë intersante këtë njësi sepse kemi të bëjmë me interesimin e parë për

mbledhjen edhe botimin e folklorit shqiptar. Ky fjalor është ndër prodhimet e para të

shtypshkronjës shumëgjuhëshe të Kongregacionit Propaganda Fide, themeluar më 1626 .

Fragn Bardhi ka një vend të nderuar në historinë e gjuhësisë shqiptare. Fjalori përben një

burim me vlerë për leksikologjinë historike të shqipes. Autori ishte i ndërgjegjshëm për

rrezikun që i vinte gjuhës shqipe nga të mos lëvruarit të saj si mjet kulture. Duke qenë se

synimi kryesor i Fjalorit ishte t’u vinte në ndihmë klerikëve të thjeshtë shqiptarë të kuptonin

shkrimet fetare në gjuhë latine, pritej që në këtë vepër të ishin përfshirë fjalë pothuaj vetëm të

sferës katolike. Por, në të vërtetë, autori ka përfshirë aty edhe një numër të konsiderueshëm

fjalësh nga sfera të ndryshme të jetës, sidomos fjalë të përdorimit të përgjithshëm.

Me interes shkencor është dhe fakti se fjalori i Frang Bardhit u botua në të njëjtën

kohë kur dolën në dritë në Evropë veprat gjuhësorë të linguistëve të njohur si: Girolamo

Germanosi, Fjalori italisht-greqishte e re (1622); Fr. Rivolo, Gramatika e parë armene

(1624); A. Petraeus, Gramatika e parë finike (1649) etj. Kjo dëshmon për kulturën e lartë të

popullit tonë, për nivelin e shqipes dhe për shkallën e qytetërimit shqiptar të asaj kohe.

Konkretisht vepra e Germanosit Fjalori italisht-greqishte që u botua për nevojat e

misionarëve të Vatikanit në ishujt e Greqisë, ka qenë modeli për punën e Bardhit.

Për hartimin e Fjalorit, autori zgjodhi rrugën më të vështirë dhe më shkencore, por

dhe më te sigurtë. Lexoi një sasi veprash fetare dhe regjistroi fjalët që do të hynin në fjalor,

duke i marrë shpesh herë bashkë në konteks. Prej këtej e kishte më të lehtë të nxirrte kuptimin

me shqipen. Kështu formoi një lloj kartoteke për leksikun e veprës në dorëshkrim, e cila nuk

mjaftoi për një fjalor të plotë latinisht-shqip. Bardhi donte të bënte një fjalor praktik që t’u

shërbente edhe atyre që nuk kishin njohuri gjuhësore. Fjalori i Bardhit është një dëshmi e

gjallë e disa formave gramatikore të përdorura në kohën e tij, një pasqyruese e drejtshkrimit

të kohës, e fjalëformimit, e dukurive të ndryshme fonetike, e përdorimit sintaksor të

parafjalëvë me rasa të ndryshme, e sistemit emëror dhe foljor të shqipes ne shek. XVII. Me

interest të veçantë shkencor është pasuria leksikore në disa fusha. Fjalori i Frang Bardhit ka

interes shkencor edhe për veçoritë grafike, fonetike, ortografike, stilistikore dhe sidomos

leksikore. Përsa u takon vetë shkronjave, qoftë vlerave të tyre fonetike, Bardhi ka riprodhuar

sistemin grafik të Pjetër Budit. Sipas Selman Rizës,59 mund të pohohet me siguri se Bardhi,

me origjinë nga Zadrima, mjeshtërinë e të shkruarit shqip do ta ketë mësuar nga Budi, që

ishte nga Guri i Bardhë i Matit. Ndikimi i Budit mbi Bardhin shfaqet më së shumti në:

-Shembujt e shpeshtë të përsëritjes sinonimike të të njëjtit kuptim;

-Në gegizmat jugore qofshin këto edhe sporadike;

-Në përvetësimin nga Bardhi të kësaj apo asaj veçorie ortografike të Budit.

Qëllimi i përpilimit të veprës (ashtu siç thotë dhe vetë autori) ishte ti vinte në ndihmë

gjuhës sonë që po humbiste e po prishej me kalimin e kohës. Ai besonte se ky fjalor do të

bëhej një nxitje e mbështetje për më shumë libra në gjuhën amtare. Vepra e tij zë një vend të

rëndësishëm në historinë e gjuhësisë shqiptare, sepse, për të parën herë, shqipja vihej ballë

59Selman Riza. Pesë autorët më të vjetër të gjuhës shqipe. Tiranë, 1961

Page 68: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

68

për ballë, në një rrafsh tërësor e të kodifikuar leksikor, me latinishten, gjuhën më të përpunuar

ndërkombëtare të asaj kohe. Vepra e Bardhit është një dokument i gjallë i fjalës së shkruar

shqipe të shek.XVII me vlerë shumë të madhe. Ka vlerë historike dhe rëndësi gjuhësore.

Eshte i pari fjalor i përpiluar prej një dijetari shqiptar. Shumë fjalë, të cilat me kohë do të

ishin harruar, na i ka ruajtur dhe disa prej tyre u jep vështrimin e drejtë që kanë pasur përpara

dhe që sot i përdorim në një kuptim tjetër. Pra, na ka trashëguar vështrimin e vërtetë të mjaft

fjalëvë shqipe, të cilat po të mos ishin të fiksuara, do të zhdukeshin.

Së fundi mund të thuhet se ky fjalor është shumë i rëndesishëm dhe terësisht i denjë

për Portalin Albanologjik Digjital si themelvënësi i leksikografisë shqiptare dhe si një ndër

gjurmuesit e parë të folklorit, të etnografisë dhe gramatologjisë shqiptare, por edhe si një ndër

mbrojtësit e qytetërimit tonë kombëtar.

Këtë fjalor autori e shkruajti, siç thotë në parathënien drejtuar lexuesve epirotë apo

shqiptarë (fl. 3r-5v), me qëllim që t’i ndihmonte gjuhës sonë që “po barete e po

bastardhonete sa ma parete vè... Ai u drejtohet …gjithe atyne t’arbenesheve ghi ta marrene

mee zgjedhune e mee zane). (fl. 6v-7r).

Frang Bardhi vendosi themelet e leksikografisë shqiptare. Është i pari që u interesua për

mbledhjen dhe botimin e folklorit shqiptar. Bardhi përdori alfabetin latin me po ato gërma që

përdori Budi.

Kronologjikisht vimë tek “B-ja” e fundit e katërshes së famshme, Buzuku, Budi,

Bardhi, Bogdani. Pra, tek “Çeta e Profetëve” e Pjetër Bogdanit.

Titulli original në vepër është: Cvnevs Prophetarvm de Christo Salvatore mvndi, et eivs

evangelica verita, italice et epiroticè contexta, et in duas Partes divisa a Petro Bogdano

Macedone Sacr. Congr. de Prop. Fide Alvmno Philosophiæ, & Sacre Theologiæ Doctore,

olim Episcopo Scodrensi, & Administratore Antibarensi; nunc verò Archipiscopo Scvporvm,

ac totivs Regni Serviæ administratore, Pars prima [Çeta e profetëve … përpiluar në italisht

dhe në shqip (epirotice) dhe e ndarë në dy pjesë prej Pjetër Bogdanit… doktor në filozofi dhe

teologji, ish-peshkop i Shkodrës dhe ish-administrator i Tivarit, sot kryepeshkop i Shkupit dhe

administrator i tërë mbretërisë së Serbisë. Antikuari mendohet të jetë botuar në Padova, më

1685 nga botues Avgvstini Candiani.

“Cvnevs Prophetarvm” është vepër teologjike e ipeshkvit shqiptar, imzot Pjetër

Bogdanit, por cilësohet gjithashtu dhe si libri i parë i letërsisë origjinale shqipe e mbetet një

nga monumentet e teologjisë, kulturës e posaçërisht gjuhës e letrave shqipe. Dëshira dhe

urgjenca për të ungjillizuar e riungjillizuar shqiptarët, që kishin përqafuar fenë e pushtuesit

turk, e shtynë imzot Pjetër Bogdanin që t’i kërkonte kolegjit të Propaganda Fide-s të

Vatikanit botimin e një vepre ku të shpjegoheshin themelet e doktrinës së krishterë

katolike.Vepra është shkruar në kushte të vështira kur botimet në gjuhën shqipe përndiqeshin

endëshkoheshin nga pushtuesit osmanë. Në sajë të botimit të kësaj vepre, në vitin 1685 në

Padova të Italisë, imzot Pjetër Bogdani zë një vend të dorës së parë në letërsinë e vjetër

shqipe. Me botimin e parë të saj, vepra zgjoi një interes të madh jo vetëm në trojet shqiptare,

por edhe në Itali e më gjerë; këtë dëshmojnë dy ribotimet e kësaj vepre në vitet 1691 e 1702.

Antikuar na jep mjaft të dhëna për familjen e shquar Bogdani anëtarët e saj, veprimtarinë dhe

origjinën e tyre. Prej saj rrjedhin arkipeshkvët e mëdhenj Andrea e Pjetër Bogdani. Dalin në

pah mendime të anëtarëve të kësaj familjeje si të Andrea Bogdanit, datuar Janjeva më

10.X.1683, ku vihet në dukje se Pjetër Bogdani është nipi i tij dhe të abatit Gjon Bogdanit,

Page 69: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

69

datuar Servia më I.X.1684. Vepra ka poezi dhe kushtime nga autorë të ndryshëm në shqip,

italisht dhe sllavisht. Mes tyre edhe parathëniet e autorit “Të primitë përpara letterarit” ,

“Avertimenti per leggere correttamente in lingua albanese” dhe “Al Benigno lettore” ku ai

jep mendime rreth ruajtjes dhe përpunimit të gjuhës shqipe si një mjet për zhvillimin e

kulturës së popullit. Më tej pasohet nga një poezi e tij nga poezi të tjera në gjuhë të ndryshme

kushtuar autorit nga persona të ndryshëm. Prej tyre mund të veçohen poezia shqipe e Lukë

Bogdanit, (i afërm i autorit) kushtuar Skënderbeut dhe viseve të Shqipërisë së Veriu. Në të dy

pjesët e librit gjenden gjithashtu 11 poezi të autorit, përkthime dhe origjinale.

Vepra nuk është thjesht një përkthim apo përshtatje, por një vepër origjinale në prozë,

e para që njihet në gjuhën shqipe. Ajo është e ndarë në dy pjesë dhe është shtypur në dy

kolona, majtas në italisht dhe djathtas në shqip.Varianti shqip është shkruar në alfabetin latin

të përshtatur prej italishtes, duke përdorur gërmat cirilike të Budit e Bardhit. Paraprihet nga

kushtimi i autorit nga dy poezi; nga mendimet apo aprovimet e Andrea Bogdanit në latinisht,

të abatit Gjon Bogdani dhe prizrenasit Nikolla Bratiçit në italisht.

Pjesa e dytë e veprës ka titullin: De vita Iesv Christi Salvatoris mvndi, et eivs

evangelica veritate, italice, et epiroticè contexta , et in duas Partes divisa a Petro Bogdano

Macedone Sacr. Congr. de Prop. Fide Alvmno Philosophiæ, & Sacre Theologiæ Doctore,

olim Episcopo Scodrensi, & Administratore Antibarensi; nunc verò Archipiscopo Scvporvm,

ac totivs Regni Serviæ administratore, Pars secvnda. Edhe kjo pjesë ka të njejtin botues dhe

vit botimi. Edhe këtu titulli është shtypur pjesërisht me të zezë, pjesërisht me të kuqe, ndërsa

teksti në dy kolona: majtas italisht dhe djathtas shqip. Në fund të librit vijnë me radhë

Treguesi i lëndës, të dhëna për vjetërsinë e Bogdanëve, një letër e papës për Andrea

Bogdanin dhe alfabetet arab, epiriot, armen, latin, grek, hebraik dhe sirian.

Vepra e Pjetër Bogdanit ka një rëndësi të veçantë gjuhësorë, jo vetëm, me materialin

që sjell për gramatikën historike të shqipes, po sidomos me visarin leksikor të saj. Bogdani

shkruan me një gegërishte brenda së cilës shfaqen inovacione në aspektin fonetik e

gramatikor. Duke e ditur se alfabeti latin nuk i plotësonte të tërë tingujt e shqipes, Bogdani,

siç kuptohet edhe nga sa shkruan vetë, ka bërë përpjekje të shumta me teknikët e

shtypshkronjës për të gjetur shkronja-grafe korresponduese të tingujve shqip që i mungonin

latinishtes.

Në vitin 1691, d.m.th dy vjet pas vdekjes së Bogdanit, u botua antikuari tjetër i tij me

një titullin të ri: L’infallibile verità della Cattolica Fede, dimostrata sino all’evidenca ad ogni

qualità diPersone; Cavata dall’alto fonte delle divine scritture, per opera diMonsignor

Pietro Bogdano arcivescovo di Scopia, Dottor di Filozofia, e Sacra Teologia, in cui

trattandosi della nullità delle tre primarie sette Ebrea, Maomettana, e Pagana si

stabiliscel’unità della nostra Fede sotto il Romano Pontefice, confutandosi con l’Antiche

Eresie,...; s’abbatte lo Scisma de Greci, e si estirpal’Incredulità Degli Ateisti… saper come

ben vivere. Dilettevole à Cattolici per confermarsi nella Santa Fede, spiegata in due copiose

lingue Italiana, e Schiava; [E vërteta e pagabueshme e besimit katolik… nga Z. Pjetër

Bogdani, kryepeshkop i Shkupit dhe administrator i tërë mbretërisë së Serbisë, doktor në

filozofi dhe në teologji, shpjeguar në dy gjuhë të pasura, në italisht dhe në shqip (Schiava)…]

Vepra është botuar në Venecia me botues Girolamo Albrizzi, më 1691.

Teksti është në italisht dhe në shqip. Në fakt është një ribotim i “Çetës së Profetëve”, me

ndonjë këmbim në vendosje të lëndës dhe disa ndryshime të vogla.

Page 70: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

70

Kronologjikisht vimë tek botimi interesant i vitit 1706 “Kuvendi i Arbërit” që ndodhet

në Bibliotekën Kombëtare me titullin: CONCIɅI Provintiaaλi o Cunvendi i Arbenit

Mbelieƺune nde viett gnai mije fctat cint e tre. Ndene Clementit i Gnimiƺietmi Pape

Pretemaƺit. Njësia është botuar në Romë në vitin 1706 nga Typis Sac. Congregationis

Propaganda Fide. Ky Antikuar na sjell të shtypura, si botim më vete në gjuhën shqipe “Aktet

e Kuvendit të Arbërit” të vitit 1706, të cilat kanë vlerë në radhë të parë si dokumente

gjuhësore me rëndësi. Kryepeshkopi i Tivarit Vinçenc Zmajeviçi, mendohet se ka përpiluar

materialin e këtij botimi. Është një përkthim selektiv i botimit në gjuhën latine botuar po atë

vit në Romë, datuar më 14 shtator 1705. Në faqen 5 të antikuarit kemi një “adresim” në

gjuhën shqipe i të kryepeshkopit të Tivarit, Visk Zmajeviç, për Papa Klementin XI.

“Kuvendi Arbërit”, ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, i cili mbrojti

identitetin kombëtar e fetar të shqiptarëve. Më 14 e 15 janar të vitit 1703, në Kishën e Shën

Gjon Kryepremit në fshatin Mërqi, afër Lezhës, u organizua Kuvendi i Arbërit. Koncili i

Kishës Katolike në trojet Shqiptare me përkrahjen e Papës Klementit XI Xhanfrançesk

Albanit, me prejardhje shqiptare, i cili këtë ngjarje të madhe kishtare e kombëtare ia besoi

kryeipeshkvit të asaj kohe të Tivarit, imzot Vinçenc Zmajeviçit.

Kuvendi apo Koncili i Kishës katolike i trojeve shqiptare, u mblodh në një situatë

tejet të vështirë sepse populli shqiptar, në mënyrë të posaçme katolikët, ishin nën trysninë e

sundimit otoman, që dalëngadalë, por me vendosmëri e në mënyrë sistematike punonte për

kalimin e popullsisë shqiptare në fenë islame. Teksti përmban fjalimin e mbajtur në gjuhën

shqipe në Kuvend nga Visk Zmajeviçi; Vendime dhe dekrete të Kuvendit të hartuara në

gjuhën shqipe (f.17-115).Vepra është ribotuar disa herë në gjuhën shqipe dhe në atë latine.

Ka vulën “Collegium S. Francisci Xaverii Scodrae”

Një botim i shkurtuar i Doktrinës së krishterë vjen në gjuhën shqipe nga Gjon Nikollë

Kazazi me titull: “ Breve Compendiodella Dottrina Cristiana”.[Përmbledhje e shkurtër e

Doktrinës së Krishterë]. Përkthyer në gjuhën shqipe.

Vepra ka vlerë për historinë e gjuhës së sotme shqipe, për dialektologjinë

dhe leksikologjinë historike. Po kështu ka vlerë edhe për fonetikën historike dhe historinë e

alfabetit shqip. Origjinali, që dikur ka qenë pronë e shkodranit Zef Baba ndodhet në

Bibliotekën Albanologjike, Shkodër.

Arbëreshi Jul Variboba nga Mbuzati i Kalabrisë, rektor i Seminarit arbëresh të Shën-

Benedikt në Ullano në vitin 1762 botoi veprën "Gjella e Shën-Mërisë Virgjër"- një vepër e

hartuar me synim artistik që nga studiuesit llogaritet si kalimi nga poezia e llojeve të shkurta

në poemën e gjatë, gjë që s'ishte parë deri në atë kohë ndër shkrimtarët shqiptarë.

Titulli original i veprës është: Ghiella e S. Mɐriis Virghiɐr scruar mbe viers Arbɐrist

caa gnɐprift puru i Arbɐres pɐr ndeert asaj Regin e pɐr spass tɐ atire divotrave,cia sɐ duan

tɐchɐndognɐn chɐnch’ namurije; ma duan tɐ Ⅎeen chɐnch’Spirituaal. mbɐ trij manerɐs: mbɐ

Calimeer, mbɐ changhiell’ e mbɐ gn’ atɐrfort chendimmi Lɐtist; Virgine Bella.

Vepra është botuar në Romë nga Maistrit Scitten Mbussat caa Noffi

Page 71: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

71

Antikuar ka anëshkrime (gati të palexueshme), të cilat tregojnë se ekzemplari i riprodhuar “ka

qenë i Francesco Macrisë, pastaj i Giovanni Baffas, i cili ia dha Demetrio Camardas” 60Origjinali ndodhet në Bibliotekën Albanologjike, Shkodër.

Antikuari shumë i rrallë është shkruar në formën e një vëllim poetik me përmbajtje fetare.

Disa nga vjershat përmbajnë edhe vargje vallesh e vajesh të ngjashme me ato të poezisë

popullore arbëreshe. Një ndër veprat e para artistike të poezisë shqipe. Vepra është shkruar

me alphabet latin të përshtatur nga italishtja.

Më 1770 njërit prej drejtuesve të Akademisë së Voskopojës, Theodhor Kavaliotit

nxjerr në dritë veprë madhore të tij, “Prōtopeirinë”. Një vepër me rëndësi të madhe për

leksikografinë historike dhe gjuhësinë e krahasuar ballkanike dhe atë shqipe.

Titulli origjinal i veprës është: Prōtopeiria para' tou sofologiōta'tou, Kai Aidesimōtatou

Didaskálo Iepokīrykos, Kai Prōtopapa Kyriou Theodōrou Anastasi'ou Kavalliō'tou tou

Moschopoli'tou Xyntetheisa Geōrgíou Tríkoupa, tou kai Kosmīskī epilegoménou ek patridos

Moschopóleōs. [Protopiria prej fort të mësuarit dhe fort të ndriturit mësues, Predikator i

shenjtë, dhe Protopapë Zotëri Theodhor Anastas Kavaljoti nga Voskopoja e shkruar dhe e

nxjerrë në dritë nga shtypi tani së pari me shpenzime të fort të nderuarit dhe të fort

punëmbarit Zotëri Jorgji Trikupa, i mbiemëruar edhe Kosmiki prej atdheut Voskopojë] [Një

vinjetë]. Superiorum permissu, ac privilegio. Vepra është botuar në Entiīsin [Venezia], nga

botues Antōniō Bórtoli

Prōtopeiria është vepra më e rëndësishme e njërit prej drejtuesve të Akademisë së

Voskopojës, Theodhor Kavaliotit. Teksti përmban një fjalor të trefishtë në gjuhën greke,

vllahe dhe shqipe. Kemi të bëjmë me një libërth krejt të thjeshtë, të shfaqur pa kurrëfarë buje,

që ka shënuar një nga karrierat më të habitshme në jetën e librave për shkak të fjalorit që

përmban. Nga ky libërth u shpëtuan vetëm dy ekzemplarë. 61 Ka qenë pronë e albanologut

Gustav Majer; ndodhet në Bibliotekën e Akademisë Rumune. Plasari (2, f. 13, kol. 2) shënon

se nga ky libërth u shpëtuan vetëm dy ekzemplarë. Njëri prej tyre, me 104 faqe, nga ish-

nxënësi i Akademisë së Voskopojës dhe admiruesi i Kavaljotit, Kostë Haxhi Jorgji Xhehani,

kopje që më vonë ra në dorë të albanologut suedezo-gjerman Johan Tunman, i cili e riprodhoi

fjalorin në veprën e tij duke i shtuar edhe pjesën latinisht Ekzemplarin e dytë e zbuloi Gustav

Majeri i cili e ribotoi më 1895 me shpjegime gjuhësore-etimologjike, duke i shtuar edhe

gjermanishten. Më 1882 Miklosiç ribotoi vetëm pjesën vllahisht. Më vonë fjalori ka njohur

disa ribotime. Dy nga faqet e fillimit dhe 2 faqet e fundit pa numër të kopjes së përshkruar

kanë shënime të dorëshkruara greqisht. Fjalori greqisht-vllahisht-shqip është i ndarë në tri

kolona, pjesa shqip e të cilit është me alfabet grek. Fjalori përmban 1170 zëra; fjalët janë në

shqip në dialektin tosk por nuk mungojnë edhe trajtat gege të tyre. Antikuari gjithashtu

përmban lutje drejtuar Shën Mërisë Pjesë nga Bibla. Mësime të ndyshme morale; fjalë të urta

dhe lutje; tekste kishtare; pjesa aritmetike e Protopirisë, numërimi.

Në leksikografinë shqiptare. Vepra e Kavaljotit është ndër të parët fjalorë

shumëgjuhësh; përveçse për historinë e gjuhës ky fjalor ka vlerë të veçantë edhe për

dialektologjinë historike, për studimin e të folmes së rrethit të Korçës, pasi është edhe

60Shuteriqi, Tekstet shqipe... f. 287. 61Origjinali, sipas Shuteriqit nr. 95, f. 91

Page 72: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

72

dokumenti më i vjetër i kësaj të folmeje. Me këtë fjalor Kavaljoti, mund të mbahet si një

pararendës i gjuhësisë së krahasuar ballkanike

III.2 Botimet antikuar të Voskopojës të shekullit XVIII

Antikuari i fundit, në gjuhën shqipe “Prōtopeiria” botuar në Perëndim, në Venecia

ashtu si u përmend edhe më lart, është nga një autor dhe personalitet i famshëm voskopojar,

Teodor Kavaljoti, prandaj natyrshëm mund të mbërrijmë në Shtypshkronjën e Voskopojës.

Nuk ekziston ndonjë njoftimin për arsyet që i shtynë voskopojarët të ngrinin një

shtypshkronjë të vetën dhe të mos i shtypnin librat në Venedik, sikundër kishin bërë deri

atëherë. Megjithatë ekzistojnë të dhëna të tjera interesante.

Shtypshkronja e Voskopojës ka qenë e dyta në Perandorinë Osmane (pas asaj në

Kostandinopojë). Njohuritë e sigurta për shtypshkronjën e Voskpojës burojnë nga botimet e

dëshmuara voskopojare që ndodhen në institucionet tona të kujtesës, por edhe nga të dhënat e

rralla dhe jo kurdoherë të besueshme të literaturës së vjetër. Qysh nga fundi i shekullit të

XVII në faqet e para të botimeve greke në Venedik dalin jo pak emra voskopojarësh si

autorë, botues apo financues. p.sh.:

Një akuluthi për festën e Shën Naumit, dalë nga shtypi në 1695, financuar nga

voskopojari Vreto Jano Vrushta (Bretos Ioannu Brusia). Emrat Peskara (Pescharios), Sideri

(Siderios) dhe Gjyra (Geras apo Gyra) gjenden edhe një shekull më vonë tek voskopjarët e

Peshtit dhe të Vjenës. Famë të madhe njohu vepra e jeromonahut Nektar Terpo nga

Voskopoja, botuar në Venedik më 1732 dhe ribotuar më pas disa herë 62 . Botimi i një

gramatike greke, shpenzimet e së ciles i përballoi voskopojari Sofron Gjergji (Sophronios

Georgiu),madje në dy botime 1763 dhe 1764. Shembuj të tjetrë veprash të botuara në

Venedik, të cilat u hartuan apo u financuan nga voskopojarë ka shumë, por është për t’u

përmendur që “Prōtopeiria” e Teodor Kavaljotit u botua pas katastrofës së Voskopojës dhe u

financua nga tregtari Gjergj Trikupa Kozmiski (George Trikupa Kosmeske).

Voskopojarët ishin shumë aktiv në jetën kulturore europiane të kohës. Eksperienca

tashmë e fituar në Europen Perendimore, zhvillimi i vrullshëm ekonomik dhe kulturor i

Voskopojës, duke mos anashkaluar këtu faktorin thjesht ekonomik, që shtypja e librave në

vend është më lirë se sa importi i tyre nga Italia, solli ngritjen e shtypshkronjës. Megjithatë

ngritja e shtypshkronjës dhe gjithë zhvillimi që morri ky vend gjatë hulumtimeve shkencore,

në filozofinë e historisë, njihet me emërtimin “Fenomeni Voskopojë”. Si terminologjisë

përkufizuese mund të them Voskopoja është një dukuri e veçantë historike, e shfaqur në një

hapësirë dhe në një kohë të caktuar, konkretisht në një mjedis të territorit shqiptar në kufijtë e

Maqedonisë, Shqipërisë dhe Epirit, gjatë shekujve XVII-XVIII, i brendashkruar në këto

koordinata kohe dhe hapësire, në një situatë të veçantë “trazim fqinjësie”së paku katër etnish.

Fenomeni Voskopojë përftohet si një ndër më origjinalet në Gadishullin Ballkanik dhe,

ndoshta, edhe në Kontinentin Europian. Me lulëzimin, si dhe me renimin e saj, Voskopoja

paraqet një realitet që përbën zhvillimin historik në kuptimin më të gjerë të termit, dhe

62Shuteriqi, Tekstet shqipe...fq 208

Page 73: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

73

njëkohësisht shndërrim të vazhdueshëm. Kështu, në rastin e Voskopojës, konstatimi i parë,

d.m.th ai parimor, është se fenomeni i saj ekziston si një realitet i vetëm, i ngulitur dhe

njëkohesisht në shndërrim e sipër. Me procesin e krijimit të vet, qyteti i Voskopojës ofron sot

jo vetëm për historianët, por edhe për teoricienët e historisë, një shembull se si progresi

historik është realizuar në raport me diferencimin në përsëritje të fakteve historike. Dihet dhe

vërehet edhe sot, se qyteti i Voskopojës nuk pati mure, as ushtri (dhe as flotë) si qytetet

bashkëkohës të tij italiane. Në rrethanat politike të Gadishullit nën Perandorinë Osmane diçka

e tillë ishte e pamundur, por nga ana tjetër ky qytet ka shërbyer si urë lidhëse kulturore,

shpirtërore dhe tregtare midis vendeve fqinje ballkanike sepse që më 1720 ka pasur, akademi,

bibliotekë, shtypshkronjë, artizanat dhe tregti të zhvilluar.

Po t’i referohemi dy kronikanëve të besueshëm të kohës, historianit Peyfuss dhe

konsullit francez në Perandorinë Otomane, Pouqueville,63 Voskopoja ishte një qytet autonom

brenda Perandorisë Otomane, i përbërë nga shqiptarë, grekë dhe vllehë. Kulmin e lulëzimit

ky qytet e arriti në vitet 1720-1769 kur, gëzonte një farë autonomie. Në këtë periudhë u

zhvillua shumë zejtaria, tregtia dhe kultura. Nga ana tjetër duke udhëtuar dendur në vendet e

Ballkanit e të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, voskopojarët sollën zhvillimin mendor e

kulturor të Evropës së përparuar. Voskopoja u bë një nga qendrat kulturore më të përparuara

të Shqipërisë dhe të Ballkanit në tërësi në shek. XVIII. Pas konstruksioneve monumentale,

kishave e bazilikave, urave të gurta e rrugëve të bukura, shtohen shkollat, derisa mbërrihet te

tri kapituj rëndësie të veçantë: Ngritja e shtypshkronjës, e bibliotekës dhe e “Akademisë së

re”. Shtypshkronja u realizua pas përpjekjesh të gjata më 1720. Themeluesi i saj shënohet një

murg: Joan Kostandini.

Shtypshkronja e Voskopojës është quajtur “e dyta” në Perandorinë osmane, mbas asaj të

Stambollit, në të vërtetë , ajo i bie të jetë e dyta historikisht, por është e vetmja në

Perandorinë Osmane, pasi kur ngrihet ajo shtypshkronja e Stambollit e themeluar më 1627

nga Kiril Lukaris nuk punonte. Deri më 1769 kjo shtypshkronjë ka realizuar mbi 50 libra. Pas

shtypshkronjës, vjen biblioteka, e cila me kalimin e kohës do të mbajë, me sa duket, një nga

rekordet ballkanike si për grumbullimin e dorëshkrimeve greqisht dhe latinisht, po ashtu dhe

literature perendimore që kishte përthithur. E treta është e ashtuquajtura “Akademi e re”.

Voskopojarët iu përveshën projektit për realizimin e një shkolle të nivelit të lartë, madje me

pretendimin që një “të tillë” të mos e kishin të tjerët. Ajo u ndërtua me ndihma nga të gjithë

qytetarët e Voskopojës.

Përshkruar si një “ngrehinë madhështore” jo vetëm në aspektin arkitektonik por në

rëndësinë si qendër propagandimi kulture në mbarë Europën ballkanike, që ndodhej nën

Perandorinë osmane, dhe në rrezatimin në rajonin përreth. Me këtë zvillim u kushtëzua ardhja

në këtë qendër, si dhe formimi në të, i një vargu figurash që do të ndikojnë fuqishëm në jeten

intelektuale të qytetit. Si më të rëndësishmit ndër ta përmenden: Joan Halkeu, nxënës e

mësues i shkollës së Voskopojës e më pas drejtor në Venedik i kolegjit në zë Filangini.

Sevast Leontiadi, nga Kosturi, nën drejtimin e të cilit më 1744 shkolla e Voskopojës u

riorganizua dhe mori emrin “Akademia e re”. Leontiadi kishte studiuar në Padovë dhe kishte

63Plasari, Aurel. Fenomeni Voskopojë, Tiranë, Phoenix, 2000. f.100

Page 74: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

74

patur për mësues Metod Antrakitin, një nga inicuesit e rrymave filozofike të Descartes –it dhe

të Malebranche-it në sistemet e mësimit të lindjes europiane. Por kryefigura e qytetërimit të

Voskopojës ishte “protopapa” Teodor Anastas Kavaljoti”, professor dhe drejtor i

“Akademisë” së qytetit qysh kur ishte vetëm 22 vjeç filolog, gramatikan dhe poet; ndonëse

veprimtaria e tij nuk njihet ende në zhvillimet e saj konkrete, mund të pohohet pa mëdyshje

se ishte me një djalosh jashtëzakonshëm, profesor dhe drejtues shkolle, me një potencë pune

të jashtëzakonshëm, sa u bë frymëzuesi kulturor dhe shpirtëror i një brezi të tërë, “Shpirti i

Akademisë” siç e quajnë shumë autorë. Burimet e vjetra (të shek.XIX) flasin me terma të

lartë për kulturën e tij: Thunmann e përshkruan gjithë admirim e quan “filolog dhe predikator

të talentuar”. Shkroi traktate si:

“Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika”. Siç tregon emri i tij, por edhe shqipja me

të cilën ai shkroi (me elementë të dialektit verior), i përkiste një familjeje me origjinë nga

Shqipëria e Mesme, nga Kavaja. Në veprën e tij “Protopiria” (Libër fillestar mësimi,

Venedik 1770), Kavaljoti botoi edhe një fjalor tri gjuhësh, me mbi një mijë fjalë greqishte,

shqipe dhe vllahishte të krahasuara. Mbas Kavaliotit, mund të përmend personalitete të tjera

si:

-Daniel Voskopojari, gjithashtu autor librash, mes tyre më 1794, “Fjalorin katërgjuhësh”

greqisht-vllahisht-bullgarisht-shqip, me rëndësi si për gjuhësinë shqipe, ashtu dhe për

gjuhësinë ballkanike, dhe për gjuhësinë e krahasuar në përgjithësi.

-Grigor Voskopojari ishte autor kishtar dhe lëvrues i gjuhës shqipe. Ishte një ndër figurat më

të shquara të jetës kulturore të Voskopojës në mes të shek. XVIII. Njihet si nismëtar i krijimit

të shtypshkronjës së Voskopojës, të cilën e drejtoi për shumë vjet. Më 1768 u zgjodh peshkop

i Durrësit, prandaj u quajt edhe “Grigori i Durrësit”. Shkroi greqisht ndonjë libër fetar a të

lidhur me praktikat fetare, si dhe fjalime. Ka dëshmi se u mor gjerë me shkrimin e shqipes;

përktheu “Dhjatën e Vjetër”, duke krijuar edhe një alfabet të veçantë. Grigor Voskopojari

është ndër shqipëruesit e parë të ungjillit. Ai ishte botues, por dhe hartues e i dy Akuluthive,

për Shën Nikodhimin nga Berati dhe për “shtatë shenjtorët”. Këto dy botime janë një tjetër

dëshmi e marrëdhënieve të ngushta, që ekzistonin, në shekullin e 18-të mes Voskopojës dhe

Beratit. Përveç shënimeve në ballinat e veprave, ka përjetësuar vetveten edhe në akuluthitë e

hartuara prej tij.

Nga vëzhgimi apo leximi i frontespiceve të këtyre botimeve arrij në dy konkluzione:

-Së pari, murgu shtypshkrues Grigor në ato afro 40 vjet (1731-1769) merr aq shumë emra të

ndryshëm, sa që hidhen dyshime mbi identitetin e tij.

-Së dyti, nga formulat që gjenden në ballinat e veprave kuptohet, që Grigori, i cili përmendet

për herë të parë më 1731 si “më i dituri dhe më i nderuari murg klerik”, që nga viti 1740 edhe

pse jo në mënyrë të vijueshme, shfaqet në cilësinë e tij të re si “hierodidakalos”, d.m.th si

prift dhaskal, nga mund të nxirret përfundimi se murgut të shkolluar shtypshkrues iu dha një

post mësuesi në “Akademinë e Re”. Më 1769 ai dëshmohet si “metropolit i sapo shuguruar”.

Nga sa përmenda më lart, mendoj se nuk mund të ketë dyshim që libra të tillë, sado

qofshin të thjeshtë, janë hartuar për të përmbushur nevoja kulturore pse jo edhe “kombëtare”

të një popullsie qytetare me përzierje etnike dhe gjuhësore.

Sulmet e përsëritura grabitqare të feudalëve përreth, në gjysmën e dytë të shek. XVIII,

në kohën e anarkisë feudale, shkaktuan rrënimin katastrofal të qytetit aq të zhvilluar. Sulmi

më i rëndë ka qenë ai i vitit 1769. Shumica dërrmuese e voskopojarëve u shpërndanë dhe u

Page 75: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

75

vendosën në qytetet e tjera të Shqipërisë, në vendet e Ballkanit, në Greqi dhe në Maqedoni po

sidomos në viset danubiane, austro-hungareze dhe rumune.

Kronologjikisht do të evidentoj botimet e shtypshkronjës së Voskopojës që njihen dhe

dëshmohen deri në ditët tona të cilat mendoj se janë të denja për Portalin Albanologjik

Digjital.

Akuluthia e Teodorës botuar më 1731.Me titullin original të transliteruar nga

greqishtja:

Akolouthia Tīs Osias Myrovlytidos Kai Thavmatorgou / Theodōras / Tīs En Thessalonikī /

Nyn prōton typōtheisa, Synerge’ia ’epimeleia kai dapánīe tōn Kuriōn / Theologe ieréōs kai

‘Rizou Geōrgiou, dià psychikīn autōn sōtirian. … / E’n Moschopolei. / 1731 / Parà Grīgoriō

ieromonácho tō Kōnstantinou.

Ky botim i Voskopojës (një ksomblë e plotë ndodhet ne bibliotekën e Vatkanit) i klasifikuar

“rarissime”, paraqet interes jo aq për përmbajtjen se sa për artin e shtypshkrimit. Në ballinën

e titullit gjendet një sigël me shën Lukasin, një sigël me gjarpërinj në fund një sigël me pegas.

Botimi i parë i Voskopojës është adhurimi i posaçëm i shenjtores Todora të Selanikut.

Megjithatë nuk duhen përjashtuar gjithsesi gjasat, që edhe para akuluthisë se Teodorës ka

patur botime nga Voskopoja, të cilat nuk janë ruajtur.

Në faqet 3-4 të Akuluthisë ka parathënie e Grigor Voskopojarit. Libri ka shënimin me laps

“Dhuruar nga M.D.Peyfuss)

Akuluthia e Harallambit, botuar më 1734. Kulti i shenjtorit të murtajës dhe martirit

Harallamb është i përhapur në gjithë Ballkanin, dhe në përgjithësi, në mbarë kishën e Lindjes.

Portreti i këtij shenjtori nuk është aspak i kufizuar në trevat e Patrikanës së Ohrit. Atë e

ndeshim rëndom në kishat e Voskopojës dhe në viset rreth saj. Në Bibliotekën Kombëtare të

Athinës ruhet një ksombël e dëmtuar.

Akolouthia e Serafimit, botuar më 1740. Akolouthia [Anastasios Gordios]

Një kanon i akuluthisë buron nga pena e murgut të ditur shtypshkrues Grigor.

Ky botim voskopojar, që ruhet ne Bibliotekën Kombëtare të Athinës dhe në Vatikan, paraqet

interes për shumë arsye. Nga njëra anë, këtu është fjala për një “officium”, pra për një

shërbesë në nder të një “martiri të ri” të vrarë nga turqit, në një farë mënyre një argument për

tolerancën (apo injorancën) e administratës osmane. Serafim-i, patrik i Fanarionit dhe

Neokorionit në Thesali, ishte një ndër “martirët e rinj” më të njohur. Kulti i “Martirëve të

rinj”, vetëm në periudhën mes viteve 1453 dhe 1838 njihen me emër mbi 160 prej tyre, patën

rëndësi të madhe politike dhe njohu një përhapjetë madhe veçanërisht pas fillimit të tatëpjetës

së pushtetit osman. Trysnia për kthimin e fesë thuhet të ketë qenë aq e fortë, sa të habit fakti,

se si Ballkani, edhe pas gjysmë shekulli sundimi osman, ia doli të mbetej kryesisht i krishterë.

Natyrisht ishte në interes të qarqeve të caktuara të mbanin zgjuar gatishmërinë për luftën

kundër osmane dhe nderimi i martirëve të vrarë prej turqve ndihmonte për nxitjen e një gjëje

të tillë. Interes paraqet kjo akuluthi edhe për autorin e saj, i cili iu përket shkrimtarëve grekë

më të njohur të kohës në fillim të shekullit të 18 –të. Murgu i shkolluar Anastasios Gordios

(1645-1729). Përveç veprave fetare ai ka hartuar edhe vepra filologjike apo përkthime të

autorëve të vjetër grekë.

Akoluthia e parë e Naumit botuar më 1740. Kanonet janë hartuar kryesisht nga Gregor

Voskopojari. Është akuluthia e parë voskopojare e Naumit e ruajtur në pesë kopje, që gjenden

në Greqi, Bullgari, Rumani dhe Hungari, paraqet interes në disa pikëpamje, sidomos për

Page 76: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

76

shkrimin dhe zbukurimet e librit. Për përmbajtjen duhet thënë, se këtu kemi të bëjmë me

veprën e parë voskopojare kushtuar një përfaqësuesi tipik të shenjtorëve vendas të Ohrit.

Përveç akuluthisë së mirëfilltë, e cila si dorëshkrim, pa jetëshkrimin e shenjtorit, na ka

mbëritur edhe në të famshmin “Kodik të shën Klementit”, ky botim përmban pas faqes 48 një

shtojcë në vargje, ku flitet për zinë e urisë në Ballkan në vitin 1740 si edhe tre epigrame. Ky

tekst i çuditshëm u botua në fund të shekullit te kaluar, por autori i tij meriton vëmendje tonë,

pasi ka dhënë disa herë ndihmesën e tij me shkrimin apo botimin e veprave voskopojare.

Ky është Mihali i Gorës, i quajtur edhe Shipskioti, ishte me origjinë nga Shipska në Veri të

Voskopojës. Njëri nga dy emrat shoqërues, Gora dhe Mokra është emërtimi i një dioqeze në

perëndim të Pogradecit, jep shkas të mendojmë se Mihali mund të jetë nipi apo djali i

“Hgios” nga Gora- Mokra. Jetëshkrimi i Mihalit mbetet padyshim në errësirë. Ne njohim

vetëm ndihmesën e tij për botimet e Voskopojës si epigramist, hartues parathëniesh, korrektor

apo botues. Krahas poezisë së Mihalit për zinë e bukës, interesi në akuluthinë e Naumit

paraqet veçanërisht jeta e shenjtorit. Kjo akuluthi e botuar në Voskopojë është cituar dhe

komentuar shpesh herë edhe në litëraturen sllave mbi dy shenjtorët, Cirilin dhe Metodin e

nxënësit e tyre.

Në Bibliotekën Kombëtare gjendet përmbledhja me shtatë akuluthi shumë të njohura

të botuara në shtypshkronjën e Voskopojës në vitin 1741. Përshkrimi i këtij botimi përbën

vërtet një “problem bibliografik”. Disa autorë e trajtojnë atë si njësi bibliografike më vete dhe

e përshkruajnë si të tillë. 64 Mendoj, si edhe bibliografë të tjerë që gjenden elemente të

mjaftueshme për t’i, regjistruar këto akuluthi si botime të veçanta.

Renditur e para në përmbledhjen me shtatë libra botuar në Voskopojë, është Akuluthia e

pesëmbëdhjetë martirëve, 1741, me titullin origjinal të transliteruar nga greqishtja:

Akolouthia / Tōn Agiōn / Pentekaideka Ieromartyrōn / Tōn ’Epi ’Ioulianoū Toū paravátou

Martyrīsantōn ’en Tiverioupolei / Tī koinōs ’Epikalouménī Stroumnitzī. / Neōsti Kainō Typō

Ekdedomenī /’En Moschopolei, ...

Botues dhe redaktor ishte Jeromonahu Grigor Voskopojari.

Ky libër bën pjesë, bashkë me gjashtë të tjerë që mbajnë vitin e botimit 1742 dhe do ti

përshkruaj më poshtë, në botimin e njohur të Voskopojës ku janë përmbledhur shtatë

akoluthi(shërbesa). Strumica, Tiberiupolisi i vjetër, në greqishte të re, e cila shtrihet sot në

pjesën e Maqedonisë pranë kufirit bullgar, ishte në shekullin e XVIII dioqeza lindore e

Patrikanës së Ohrit. Prandaj nuk është për t’u çuditur, që Voskopoja mori porosinë për

shtypjen e kësaj akuluthie (e cila ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë). Kulti i

pesëmbëdhjetë martirëve parasllavë (shek. IV) ka qenë padyshim i njohur në Ohër,

përndryshe patriku Theophylakt nuk do t’a kishte hartuar vetë sinaksarionin. Meqënëse

Strumica pas luftrave ballkanike nuk u përfshi në territorin e Greqisë, kulti i pesëmbëdhjetë

martirëve dhe një ikonë e tyre shtegtoi bashkë me pasuesit e partisë greke të Strumices në

drejtim të jugut ne Kilkis (bullg. Kukus), ku ndodhet edhe sot një kishë e pesëmbëdhjetë

martirëve.

Akuluthia e Klementit, 1742, me titullin original: Klīmīs / Akolouthia/ Toũ En Agiois

Patros Īmōn / Klīmentos ’Archiepiskopou ’Achridōn / Neōsti kainō týpō ekdedoménī,

synlechtheisa ’ektōn syngrammátōn / toũ te Dīmītriou toũ chōmatinoũ, kai toũ Kavásila,

64Legrand, Bibliographie hellenique, tome premiere, Paris 1918, nr.286).

Page 77: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

77

’Archiepiskopōn / Toū avtoũ thronou chrīmatisántōn./ Parà Grīgoriō I’eromonachō tō

Kōstantinidī ’En Moschopolei. / 1742. Renditur në krye në përmbledhjen me shtatë libra

botuar në Voskopojë.

Studiuesi Max Demeter Peyfuss është i mendimit se ky botim mban një datë të gabuar.65

Akuluthia e Shën Naumit, 1742, me titullin origjinal: Meni I’ouniō, K’. / Mnīmīn

Epiteloumen / Toũ Ŏsiou Kai Theofòrou Patros Īmōn. / Naoum / Tou Thavmatorgou Tou En

Tō Livaniskō Diavoleōs Keiménou [1742].

Renditur e pesta në përmbledhjen me shtatë libra botuar në Voskopojë.(E cila ndodhet në

Bibliotekën Kombëtare).Viti i botimit sipas: Max Demeter Peyfuss

Akuluthia e Erazmit, 1742, me titullin original të transliteruar: Meni I’ouniō, V’. /

Mnīmīn Epiteloumen / Toũ Agiou I’eromartyros / E’rasmou / Toũ En Tī A’chridi [1742].

Renditur e katërta në përmbledhjen me shtatë libra botuar në Voskopojë.

Erazmi i shenjtë nga Siria (i quajtur edhe Razmo), i cili (rreth vitit 494), nën sundimin e

Diocletian-it, vuajti vdekjen e martirit, konsiderohet si misionari i parë i krishterë i krahinës

së Ohrit. Portrete të këtij shenjtori gjenden në zonën rreth Liqenit të Ohrit dhe në Malin e

Shenjtë. Kulti i tij ishte aq i përhapur edhe në shekullin XIX, saqë jeta e Erazmit qarkullonte

edhe në përkthim bullgarisht në dialektin vendas të Ohrit.

Akuluthia e Gjon Vladimirit me titullin original të transliteruar:

Tī Kv’. / Tou Maiou Mīnos / Psallomen Tīn Akolouthian / Toũ Agio Iōánnou toū Vladimīrou /

kai Thavmatourgoū [1742]. Renditur e treta në përmbledhjen me shtatë libra botuar në

Voskopojë. Gjon Vladimiri ishte shumë popullor në rrethin kulturor të Ohrit dhe Voskopojës.

Kjo falë një manastiri të shuguruar në këtë krahinë për nder të tij, që mban emrin Shën Gjon

Vladimiri pranë Elbasanit, i cili përmes peligrinazheve dhe ditëve të pazarit kish bërë emër në

të gjitha trevat përreth duke marrë kësisoj edhe një rëndësi të veçantë ekonomike. (Nga ky

manastir, që u dogj më 14 mars 1944, në Muzeun Historik në Tiranë është ruajtur një

mbishkrim i famshëm mbi renovimin që pat bërë aty Karl Topia, 1381).

Portretet e shenjtorit janë mjaft të përhapura në të gjithë Shqipërinë e Mesme si dhe në

krahinën e Ohrit dhe Shën Naumit, e deri në Atos. Si hartues të megalinarieve të kësaj

akoluthie përmendet dijetari elbasanas Teodor Haxhifilipi, i cili ka qenë nxënës i Akademisë

së re Voskopojare. Gjatë ekspeditës së tij në Shqipëri në verë të vitit 1999 albanologu Gj.

Pekmezi gjen në manastirin e Elbasanit edhe një dorëshkrim të shekullit të 18-të mbi jetën e

Shën Gjon Vladimirit-it shkruar nga murgu Ananias (rreth vitit 1742),

Por kjo mbetet për tu vërtetuar.

Akuluthia për shën Nikodhimin nga Berati, hartuar dhe botuar nga, Grigor Voskopojari më

1742, me titullin origjinal të transliteruar: Akolouthia / Toũ / A’giou O’sio / Martyros

Nikodīmou / Toũ Martyrīsantos en tī Pólei Velagradōn, Kata tò / apsth E’tos. Iouliō i. /

Poiītheisa Para Toū Én ’Ieromonakois Grīgoriou / Moschopolitou

Renditur e gjashta në përmbledhjen me shtatë libra botuar në Voskopojë, shoqërohet me një

pasaportë të shkurtër, por cilësisht profesionale prej theologut Dhimitër Beduli, e cili njofton

65Shtypshkronja e Voskopojës, 1731-1769: shtypja e librave dhe adhurimi i shenjtorëve në Patrikanën e Ohrit,Tiranë 2002, f.

109).

Page 78: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

78

se: Kjo Akuluthi është një Shërbesë për shenjtin martir oshënar Nikodhim të martirizuar në

qytetin e Beligradit [Beratit] më 10 korrik 1709, hartuar prej ieromonahut Grigor Voskopojari

është shtypur në shtypshkronjën e Voskopojës më 1742.

Shën Nikodhimin shfaqet edhe në formë kodiku kapitullin mbi dorëshkrimet dhe kodikët për

Portalin Albanologjik. deri tani nga fondi dorëshkrimor i Bibliotekës Kombëtare përfaqëson

një nga ato tekste që quhen martirologji, i cili sjell elemente të reja dhe origjinale për

plotësimin e figures së Nikodhim “Vithkuqarit”që u martirizua në Berat dhe nderohet si

shenjtor në Shqipërinë e Jugut dhe përtej saj. “Kur trupi i tij ra përdhe, tregon Shërbesa-

Akuluthia, engjëj zbritën nga lart dhe e çuan shpirtin në qiell”. Të krishterët e Beratit paguan

shumë për të blerë trupin e tij, i cili u varros në kishën e shën Mërisë në Mangalem. Edhe

përnderimi i Nikodhimit të Beratit si shenjtor duket të ketë filluar qysh herët. Figura e tij u

përhap në mbarë rajonin ortodoks në Shqipërinë e Jugut, Maqedoni, Epir, por edhe më tej. Në

Voskopojë ajo ndodhet e pikturuar në një afresk, të aneksit të kishës së Fjetjes së Shën

Mërisë. 66Akuluthia e shtatë shenjtorëve hartuar dhe botuar nga Grigor Voskopojari më 1742,

me titullin origjinal të transliteruar: Mīnī I’ouliō / Akolouthia / Tōn Agiōn Eptariomōn / ...

I’eromonachois Grīgoriou Moschopolitou [1742].

Renditur e fundit në përmbledhjen me shtatë libra botuar në Voskopojë.Viti i botimit

sipas: Peyfuss, Die Druckerei von Moschopoli…f.129

Të ashtuquajturit “shtatë shenjtorë”, kulti i të cilëve nuk është i njohur në të gjitha kishat e

Evropës juglindore, por në Berat ka një adhurim të veçantë për to. Eshtrat e dy prej tyre

mendohet se duhet të jenë ruajtur ne këtë qytet. Aty gjenden shumë ikona, që tregojnë “shtatë

shenjtorët”, madje gojëdhanat thonë se kur Ballshi u islamizua, eshtrat u sollën në Berat nga

Ballshi.

Akoluthia e Visarit hartuar dhe botuar nga Grigor Voskopojari më 1744, me titullin

origjinal të transliteruar: Akolouthia / Toũ E’n A’giois / Patros Īmōn Vīssariōnos /

A’rchiepiskopou Larissīs toũ Thavmatourgoũ. / Typōtheisa ’analōmasi mèn Toũ

paneirōtatou, Kai Theoprovlītou Mītro / politou Larissīs ....’Ieromonachois Kyriou Grīgoriou

Moschopolitou. / E’n Moschopolei / 1744.

Njësia ka shënimin “Pronje i Mana-stirit “Shën-Pjetër” Vithkuqit (Korçë) dhuruar në

“Biblioteken Kombetare” prej: Përkujdestarit Manastirit Vangjel Turtulli Korçë.

Edhe për këtë vepër ka disa variante. Në disa kopje shtypshkruesi Grigor Voskopojari

nënshkruan parathënien, në disa të tjera shfaqet njëfarë Nikolle i panjohur nga Berati.

Oktoihos- i i Theodor Kavaljotit, botuar më 1750 në Voskopojë. Oktōīchos/ Neosti. /

Metatypotheisa kai diorthōtheisa Parà K. Theodōrou Anastasiou tou ek Moschopoleos. / En

tīs Typografio toũ Osioũ kai Theōfarou Patros īmōn Naoum toũ Thavmatōurgoũ. ..../ En

Moschopolei, [1750]Aut. sipas: Peyfuss, Die Druckerei von Moschopolis f. 131.

Akuluthia është “Dhuruar nga M. D. Peyfuss

Është vepra e tretë e Voskopojës, që u përshkrua për herë të parë pas luftës së dytë

botërore. Ksombla e vetme, e ndodhur në Bibliotekën e Peshkopatës Ortodokse serbe Buda

në Szentendre, e ka prejardhjen nga biblioteka e manastirit të Grabovacit i themeluar më

1585, I vetmi manastir ortodoks që ka mbetur në Hungarinë e Trianonit. Ai është një tregues

66Një kodik i panjohur për Shën Nikodhimin e Beratit, në rev. Bibliothecae 5, Tiranë 2004, f. 17.

Page 79: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

79

tjetër për lidhjet e ngushta mes Voskopojës dhe ortodoksëve hungarezë. Manastiri u mbyll

pas Luftës së Dytë botërore, librat e tij u cuan në Budapest dhe një listë e tyre u botua më

1965 në Athinë. Botuesi i këtij libri ishte vetë mendimtari ynë i njohur voskopojar Teodor

Kavalioti.

Gramatika e Theodor Kavaljotit, e vitit, 1760. Eisagōgī Gramatikīs. / Para toũ

Aidesimōtatou kai Ellogimōtatou Didaskalou tes en Moshopolei neōsti idrytheisīs

A’kademias kai Megalou Prōtopapa…Moschopóleōs kyriou Theōdorou Anastasiou

Kavalliōtou Moschopolitou, synarmotheisa eis efchéreian tōn Prōtopeirōn. …En

Moschopolei 1760.

Konsiderohet i fundit botim i realizuar në Voskopojë Gramatika e Kavaliotit, e cila ruhet në

Tiranë dhe Bukuresht, konsiderohet nga shumë studiues si botimi i fundit voskopojar.67

Një figure tjetër shumë e rëndësishme është Dhanil Mihail Adam Voskopojari i cili

botoi në Venedik, më 1802 një fjalor “Greqishte e re-arumanishte-bullgarisht-shqip”. Titulli

origjinal i fjalorit të Dhanil Mihail Adam Voskopojari është: Eisagōgiki Didaskalia /

Periéchousa Lexikòn Tetráglōsson tōn tessárōn koi / nōn Dieléktōn ītoi tīs aplīs Romaikīs, tīs

én MoisiaVlachikīs, tīs Voulgarikīs kai tīs ’Alvanitikīs. ...‘Ierokīrykos Kyriou Daniīl tou ek

Moschopoleōs. ....Kyriou / Kyriou Nektariō / ... / ... / tōn Eparchiōtōn avtoũ. En étei Sōtīriō

[Venedik] aōv’., 1802.

Fjalori përmban 1070 fjalë, 235 fraza nga jeta e përditshme në greqisht, vllahisht,

bullgarisht dhe shqip, të gjitha me shkronja greke, organizuar në katër kolona. Në faqet 37-91

gjendet një doktrinë e krishterë e shkurtër; njohuri në fizikë dhe matematikë etj.

William Martin Leake e ribotoi këtë fjalor më 1914, duke i shtuar edhe gjuhën e

pestë, anglishten. (Gabimi më i madh i Leake-ut është se emrin e Dhanilit, hartuesit të

Fjalorit, nuk e përmend fare). Ilo Mitkë Qafëzezi (1936) i shtoi edhe pjesën latinisht, ashtu

siç ka bërë edhe Johann Thunmann për Fjalorin e Kavaliotit. Vepra është me interes të

veçantë për studimin e historisë së shqipes së shkruar, të leksikut dhe sintaksës së saj.

Dhanil Mihail Adam Voskopojari është i dyti voskopojar i ditur pas Kavaliotit. Ai i

fali literaturës sonë filologjike këtë Fjalor katërgjuhësh, i botuar në Venedik por i shkruar në

Voskopojë. Origjinali i Fjalorit të Dhanilit është me shkronja greke për të katër gjuhët, kurse

Leak na e jep të transkliteruar me shkronja latine, në mënyrë sistematike.

(Përshkrimi kryesisht sipas Legrand, Bibliographie albanaise, nr. 121, por edhe Kastrati) 68

Mendoj se të gjitha këto njësi që parashtrova më sipër janë të denja për të qenë pjesë e

Portalit Albanologjik Digjital, si njësi identifikuese të kulturës shqiptare.

67Peyfuss, Shtypshkronja e Voskopojës f. 142 68Historia e albanologjisë, vëll. 1, f. 486-489

Page 80: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

80

KREU IV: HARTOGRAFIMET E ARBËRISË NË HISTORINË E ZHVILLIMIT

TË HARTAVE PËR PORTALIN ALBANOLOGJIK

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit sot i ka transformuar rrugët e

arkivimit, përpunimit bibliografik, ruajtjes dhe qasjes në informacion. Kjo ka bërë që portalet

digjitale të kujtesës të kenë sukses mbarë botëror. Interneti ofron mundësi për të gjetur

informacion mbi gjithçka që njeriu ka krijuar dhe ka vendosur në rrjet, si dhe mundëson qasje

të pakufizuar në një sasi të madhe burimesh informacioni. Nëpërmjet këtij kapitulli dua të

sjell në vëmendje hartat e rralla në të cilat përfshihen troje shqiptare për Portalin

Albanologjik digjital. Në mënyrë që të sigurohet edhe kjo qasje e rëndësishme për studiuesin

në trashëgiminë albanologjike.

Hartat e vjetra, ruajtja dhe promovimi i tyre si pjesë e trashëgimisë tonë është i një

rëndësie të madhe. Këto harta kanë mbijetuar që nga antikiteti. Menaxhimi i tyre në formatin

tradicional nuk është më i mjafueshëm. Digjitimi i tyre ofron mundësi të mëdha, komoditet,

fleksibilitet dhe efikasitet të përmirësuar për studiuesit. Për shërbimin e hartave në

institucionet e kujtesës haset vështirësi. Duke qenë se hartat e rralla janë materiale të brishta,

studiuesi duhet të sigurojë leje të veçantë për t’i përdorur ato. Nga ana tjetër, koha e shërbimit

të materialeve hartografike është e kufizuar dhe realizohet brenda një mjedisi. Prandaj

sigurimi i qasjes pa kufizime online në koleksionin e hartave si për studiuesit edhe për

përdorues të tjerë është i rëndësishëm sepse:

sigurohet ruajtja afatgjatë e koleksionit të hartave të rralla dhe të brishta duke

siguruar kopje digjitale dhe riprodhime në letër (karton) për përdoruesit.

pjesëmarrje aktive e koleksionit digjital të hartave të rralla në site europiane dhe

botërore duke promovuar kulturën dhe identitetin tonë.

Për sa i përket hartave me vlerë të cilat mendoj se duhet t’i përkasin vlerave të rralla të

koleksioneve albanologjike, të cilat ndodhen në institucionet tona të kujtesës kombëtare janë

rreth 80 harta, kryesisht deri në vitet 1800, pra harta antikuar. Ato duhet të jenë pjesë e

Portalit Albanologjik Digjital. Këto njësi janë hartuar nga hartografët më të shquar të

periudhave të hershme dhe ruajnë origjinalitetin e tyre si për sa i përket prejardhjes nga

burime të larmishme si: blerje, dhurime, trashëgimi prej bibliotekash private ose

institucionale, por edhe prej gjurmëve të përdorimit shpesh vetjak të tyre si ndërhyje me lapsa

ngjyrash, vijëzime ose rivijëzime të kufijve të Arbërisë, korrigjime, shënime anash fletëve etj.

Janë, me të gjitha këto karakteristika, burime shumë origjinale dhe gjithashtu befasuese.

Për përdoruesit e hartave në fushat albanologjike do të ishte emocionuese të shihnin një

koleksion provokues të hartave të vjetra të digjituara. Këto harta kanë vlera të rëndësishme

për trojet shqiptare dhe rajonin rreth tyre si burime informacioni me të dhëna të shumta

historike, etnografike, gjuhësore, gjeologjike etj.

Hartat të cilat mendoj që mund të përzgjidhen për portalin albanologjik mund të jenë

njësi më vete por edhe pjesë të antikuarëve udhëpërshkryes si përshembull ato të Ptolemeut.

Hartat domethënëse të rralla për koleksionin digjital albanologjik që ndodhen në institucionet

tona të trashëgimisë kulturore, kryesisht i takojnë shekujve XVI-XVIII. Ato janë përpiluar

nga hartografë evropianë më në zë të kohës. Nga ky koleksion mund të veçojmë harta të

hartografëve shumë të njohur si ato të Gastaldit (1560), të Merkatorit (shek. XVI), harta me

ngjyra dhe me tekst si Illyricum e Orteliusit (1590), që mund të përbëjë edhe një nga më të

Page 81: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

81

dalluarat për një koleksion digjital, harta të Mariette (1600), hartat e hartografit zyrtar të

Oborrit të mbretit të Francës Guillaume Sanson (XVI-XVII), të danezit Laurenberg (1650), të

gjeografit francez Duval (1657), të holandezëve Allard (1665), të vëllezërve Blaeu (1666), të

Frederic De Wit (1680), të Visscher (1690), harta të gjermanit Cluverius (1686) etj. Por do të

veçoja hartën e At Francesco Maria Coronellit, kozmograf i njohur i Republikës së

Venedikut, “Corso delli fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia…” e vitit 1688, e cila bën pjesë

në përmbledhjen “Atlante Veneto”. Përmbajtja e hartës paraqet interes për studiuesit e fushës

së albanologjisë. Ajo sjell të dhëna të hollësishme gjeografike, historike, toponomastike,

etnografike, statistikore e demografike për krahinat, qytetet dhe fshatrat shqiptarë. Hartat

dallohen për zbukurimet dhe ngjyrat.

Për plotësimin e mëtejshëm të burimeve ekzistuese hartografike me vlerë për trojet

shqiptare, ashtu siç përmenda më sipër, mendoj se mund të shtohen në këtë koleksion jo

vetëm hartat albanologjike, si njësi më vete, por edhe rreth 23 harta që përfshihen në librat

antikuarë të shekujve XVI-XVIII të autorëve Claudius Ptolemaeus (1564), Philippus

Cluverius (1686), Paul Ricaut (1709),Guillaume Delisle (1729), Georges Guillet de Saint-

Georges (1681), J. Gautier (1745), Jean-Claude Dezauche (1772), Jean-Denis Barbié du

Bocage (1788) etj.

Megjithë atë në krahasim me numrin të madh të burimeve ekzistuese hartografike me

vlerë për arbërit dhe Arbërinë, ato përbëjnë ende vetëm një pjesë pasurie. Pjesa tjetër, e

shpërndarë në dhjetëra biblioteka të tjera nëpër Europë dhe në botën mbarë. Mbetet për t’u

qëmtuar e hulumtuar, veçanërisht tani në epokën e mundësive të pafundme të ofruara prej

Teknologjive të Reja në shërbim të mëtejshëm të albanologjisë dhe historisë së saj.

Tashmë imazhet kompjuterike të hartave, po vihen gjithjnjë e më shumë në Internet

në dispozision të studiuesve. Riprodhimi i tyre dhe vënia në dispozicion për përdoruesit tanë

do të ishte me mjaft vlerë për plotësimin e koleksioneve albanologjike, qoftë edhe në

mjedisin virtual. Në këtë pjesë të punimit jam munduar të paraqes disa nga këto harta të

rëndësishme ku përfshihen trojet tona të cilat gjenden të digjituara në site të ndryshme të

bibliotekave në botë.

Por si kanë nisur hartografimet e territoreve duke përfshirë dhe ato arbërore.

Periudha e parë ose parashkencore e studimeve albanologjike përbëhet kryesisht nga

dëshmitë e udhëtarëve që kaluan nëpër Arbëri. Ata udhëtuan në lindje dhe më vonë në

“Levant”, çfarë nënkupton jo udhëtarë të interesuar veçanërisht për arbërit dhe Arbërinë, por

që tërthorazi u njohën edhe me realitetin arbër dhe lanë dëshmi edhe për të. Të parët mes tyre

vijnë, historikisht, ata që udhëtojnë me det. Prandaj midis regjistrimit të përshkrimit të viseve

të arbërve në tregimet historike dhe në harta, mendoj se duhen marrë në konsideratë shfaqja e

hartave, e cila ka ndodhur përpara “historisë” së shkruar. Ishin hartat ato që u përdorën për të

përcaktuar largësi, rrugë, vendndodhje etj. Ato lehtësuan mundësinë e udhëtimit nga një vend

në një tjetër, fillimisht nëpërmjet detit që në Mesjetë ishte “rruga e rrugëve”. Kështu edhe për

brigjet e arbërve dhe vendbanimet e tyre.

Në qoftë se do të bënim një historik të shkurtër, prej romakëve hartografia trashëgoi

shumë pak informacion me vlerë burimore. Romakëve pothuajse nuk u interesuan studimet

mbi kozmografinë dhe gjeografinë matematike. Harta e tyre më e rëndësishme, Tabula

Peutingeriana e shek. IV, mbështetej thjesht në rilevime të kryera nga trupat ushtarake dhe

Page 82: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

82

nuk ka vlerë për hartografimin e Ilirisë apo Arbërisë përveçse për një numër stacionesh të

Vijës së lashtë Egnatia. Ndërsa në Mesjetë hartimi i hartave ose hartografimi kishte pësuar

një gjendje amullie për shkak të teorive të imponuara nga Kisha: Toka duhej të ishte e

rrafshët dhe duhej paraqitur në trajtën e një disku në qendër të të cilit ndodhej Jerusalemi.

Sigurisht këto harta nuk kishin karakter dituror, ato pasqyronin një konceptim teologjik të

botës, ndonëse mund të ishin edhe vepra me vlera artistike. Pra praktikisht nuk hynin në punë

për të lundruar. Gjatë kësaj amullie gjeografike të Mesjetës së hershme, kur hendeku kulturor

mes Europës së krishterë dhe Lindjes bizantino-arabe ishte thelluar, ishin arabët ata që i

dhanë zhvillim shkencor hartografimit. Ishte periudha kur ata, mes kontributeve të tjera, iu

përkushtuan edhe hartografimit të Mesdheut dhe të brigjeve të tij me viset që dilnin në të.

Në shekujt VIII dhe IX arabët filluan të rindërtonin trashëgiminë e gjeografëve klasikë

grekë, siç ishte ajo e Ptolemeut. Është fjala për dy vepra madhore të astrologut, dhe gjeografit

nga Aleksandria, Klaud Ptolemeu.

Vepra e parë ishte: Mathematike sintaksis “Trajtesë matematike”. Metodat që

përdoreshin në të u shërbenin nevojave konkrete të astronomëve, astrologëve dhe

lundërtarëve, së paku deri në epokën e zbulimeve të mëdha gjeografike, kur ato filluan të

përktheheshin e të korrigjoheshin. Vepra e dytë ishte: Geografike syntaksis, që vetë Ptolemeu

e cilësoi “prijës gjeografik për hartimin e hartave” dhe që përmbante një parashtrim të bazave

teorike të gjeografisë matematike dhe koordinatat e 8.000 vendndodhjeve të ndryshme.

Dorëshkrime origjinale prej tyre sot nuk ekzistojnë, por mund të përfytyrohen nga kopje të

realizuara gjatë shek. XI nga murgjit të Perandorisë bizantine.

Duke u mbështetur te “Gjeografia” e Ptolemeut, sikurse quhet shkurt, disa trajtesa arabe të

titulluara Kitab surat al-ard (“Libra tokëpërshkrues”) u hartuan në periudhën e parë islamike.

Njëra prej këtyre trajtesave gjeografike u hartua nga matematikani, astronomi dhe gjeografi

pers Abu Abdallah Muhammad ibn Muss al-Hwarizmi, i njohur shkurt si Al-Hwarizmi, që

punoi mes viteve 780 dhe 850. Vepra e tij më e rëndësishme në fushën e gjeografisë e të

hartografisë titullohej “Libër i hartës së botës” (Kitab surat al-ard), punim i porositur nga

kalifi Al-Ma’mun. Libri përbëhej prej hartash shumëfishe, nga të cilat sot kanë mbetur vetëm

katër, me tekste përshkruese kryesisht sipas Gjeografisë së Ptolemeut, por edhe duke e

korrigjuar atë me ndonjë version sirian të ndonjë harte bizantine. Al-Hwarizmit i njihet edhe

autorësia e një harte të dorëshkruar të shek. IX (rr. 820), në të cilën mund të dallohet diçka

edhe nga viset e arbërve, por pa ndryshime të mëdha prej riprodhimeve të mëvonshme

hartografike të Ptolemeut (kopje drsh. e vitit 1036 ndodhet në Bibliotekën e Universitetit të

Strasburgut).

Prej shek. XI normandët i vunë kufij depërtimit arab në Europë nëpërmjet Italisë, por ata u

treguan shumë të interesuar për ruajtjen e kulturës dhe shkencës arabe. Ndër këto posaçërisht

të gjeografisë. Kështu shpjegohet zhvillimi i gjeografisë dhe, përkatësisht, i hartografisë, në

oborrin e mbretit normand Rugjer II Guiscard. Pikërisht nën patronatin e mbretit Rugjer u

thirr në oborrin e tij gjeografi Abdullah Ibn Idrisi, për hartimin e një libri me njoftime

gjeografike për sa më shumë vende të ishte e mundur, shoqëruar me një hartë përmbledhëse

dhe me një grup hartash.

Al – Idrizi ishte gjeograf arab, i lindur në Ceuta të Afrikës Veriore. Hartoi një libër

gjeografie “Kitabi Rudjar” (1153), që përfshinte njohuritë e kohës për vendet rreth Mesdheut

Page 83: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

83

dhe të mbarë Evropës. Trevat69 i përfshin nën emërtimin “Rumania”, d.m.th të vendit të

romejve (bizantinëve). Në mënyrë mjaft të saktë jepen të dhëna kryesore gjeografike për

trevat shqiptare. Qytetet bregdetare janë rreshtuar në drejtim veri-jug, që nga Antibara

(Tivari) e deri në Himarë. Të dhënat e Idrizit tregojnë se trevat shqiptare ishin mbuluar që

herët nga një rrjet rrugësh komunikacioni të rregullt e të njohur dhe se vendi merrte pjesë në

shkëmbimet ndërkombëtare. Vetë Al-Idizi kishte udhëtuar shumë nëpër Spanjë, Francë dhe

deri në Angli, madje në Kostandinopojë dhe në një pjesë të Azisë, sepse gjeografi arab i asaj

kohe ishte, para së gjithash, udhëtar. Me karvane apo me këmbët ai udhëtonte për tokë e

lundronte nëpër dete që të mund të përshkruante e të ndërtonte një vepër gjeografike.

Mbreti Rugjer i dha librit, si edhe grupit të hartave që e shoqëronte, titullin e përbashkët

Nuzhat al-Mushtak, ndonëse vetë Al-Idrisi i quajti më mbas Kitab Ruyar (“Libri i Rugjerit”).

Më 1161 Al-Idrizi realizoi një punim të dytë më të zgjeruar për të birin e mbretit Rugjer,

Guglielm II, prej të cilit nuk ka mbijetuar asnjë kopje. Ka mbijetuar vetëm një version i tij i

shkurtuar, me titull “Qipshtet e Ëndjeve”, përmban 73 harta në formë atlasi dhe njihet si

Idrizi i vogël, i ruajtur në disa versione të dorëshkruara në disa biblioteka, të Parisit, të

Oksfordit, të Peterburgut, të Stambollit, të Kajros ku më cilësori ishte ai i Oksfordit

(Bodleiana, Uri 887).

Në krahasim me vepra të ngjashme të së njëjtës periudhë, veprat gjeografike dhe

hartografike të Al-Idrizit dëshmojnë një cilësi të jashtëzakonshme, jo thjesht për pasurinë e

detajeve, por më shumë për metodën shkencore që ai përdori. Ishte koha kur lundërtarët arabë

po hartonin e po përdornin harta gjeografike me përsaktësi gjithnjë më të mëdha duke i

plotesuar të dhënat gjeografike të Ptolemeut ose të autorëve të tjerë të Antikitetit. Ky

kontribut i tyre përbënte përparim të rëndësishëm hartografik dhe hyri në Europë falë

shkëmbimeve me karakter tregtar që u bënë më të dendura gjatë shek. XIII. Edhe Al-Idrizi e

përdori si burim Gjeografinë e Ptolemeut, por duke e ndërthurur atë me të dhëna të shumta e

të larmishme të terrenit (detit) prej tregtarëve, udhëtarëve, detarëve, misionarëve etj. Por

bashkëkohësit “e krishterë” u treguan mospërfillës ndaj veprës së tij, të cilën e përkthyen në

latinishte vetëm më 1619 (Romë) në një variant të shkurtuar

Për bibliotekat e Shqipërisë në përgjithësi si edhe veçanërisht për Bibliotekën

Kombëtare kjo traditë hartografike përbën një histori që na mungon. Ndëkaq të dyja veprat

madhore të mbijetuara të Al-Idrizit paraqesin interes për viset e banuara nga arbërit,

vetëkuptohet kryesisht për ato që lidhen me detin. Viset në fjalë janë përshkruar në disa nga

kapitujt. Kapitujt Al-Idrizi i ka ndarë në shtatë “klima”, simbas konceptimin ptolemajk të

botës, dhe Arbëria përshkruhet në klimat IV, V dhe VI. Fjala “klimë” në atë epokë nuk donte

të thoshte thjesht çështje të motit, por do të thoshte situatë, gjendje, vendosje gjeografike. Në

këto “klima” mund të identifikohen, mbrapa emrash të arabizuar, një numër i mirë emrash të

qyteteve të bregdetit dhe të mbrapatokës së Arbërisë, si Duljîna: Ulqin, Antibra: Tivari,

Qadara; Kotori, Qâmyû: Komani, Istrîna: Drini, Lessû: Lezha, Drast: Durrësi, Dâblî:

Devolli, Akhrisopol: Ohria, Bûlghû: Pollogu, Asqûfia: Shkupi, al-Tamûra: Tomorri, Lablûna:

69Al-Idrisi Opvs geographicvm : sive "Liber ac eorvum delectationem qvi terras

peragrare stvdeant" / Al-Idrisi ; consilio et avctoritate Enrico

Cerulli. - 2a. - Napoli ; Romae : [s.n.], 1982. –fq.64

Page 84: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

84

Vlora, Shguzza: Vjosa etj. Mjaft intersant vjen hartografimi i detajuar i gjiut të Vlorës, sipër

të cilit duhet të jetë laguna e Karavastasë: marrëdhëniet e detit me tokën rezultojnë të kenë

qenë ndryshe, sot nuk duken në po atë gjendje. Disa prej vizatimeve duhet të jenë kështjella,

si për shembull ajo e Kaninës që dallohet qartë. Më poshtë Saranda, Sopoti, gjiu i Palermos,

kështjella e Himarës, Pashalimani, në anën tjetër lumi i Vjosës etj. Ajo që e bën edhe më të

rëndësishme veprën e Al-Idrizit janë edhe një numër të shumtë itineraresh në tokë, me male,

lumenj, madje edhe karakteristika të vendndodhjeve të ndryshme. Pra ishte një farë gjeografie

njerëzore para se kjo të mëvetësohej si disiplinë në periudhën e pozitivizmit. Në gjurmët e

hartografëve arabë, edhe Fuqitë e mëdha detare të Europës, si Spanja dhe Portugalia, u

detyruan t’i braktisnin pikëpamjet teologjike në hartografi dhe, për interes të sipërmarrjeve të

tyre detare, t’i kushtonin rëndësi në hartimin e hartave fillimisht të brigjeve detare. Kështu

lindën portulanët, sikurse u quajtën hartat e lundrimit, që në Europë do të mbërrinin lulëzimin

e tyre nga shek. XIII në shek. XIV. Termi “portulan” vinte nga ditari i udhëtimeve në të cilin

lundërtarët mbanin shënim drejtimet dhe largësitë mes porteve, si edhe hollësi të tjera të

brigjeve detare të nevojshme për lundrim. Qenë harta të dorëshkruara ku kishte të dhëna të

hollësishme për brigje, cekëtina, shkëmbinj të nënujshëm, grykëderdhje lumenjsh, nivele

baticash e zbaticash, me planimetri qytetesh bregdetare, me krahasime njësish të matjes e të

peshimit, me përshkrime të dokeve e zakoneve vendase, me lista dygjuhëshe ose

shumëgjuhëshe.

Një revolucion të vërtetë do të sillte në Mesdhe futja në përdorim e busullës (fund i

shek. XIII), si dhe zhvillimi i astrolabit, d.m.th. i instrumentit që shërbente për të përcaktuar

pozicionin e yjeve në “kupën qiellore”. Në këtë periudhë shënimeve të lundërtarëve filluan të

bëheshin të hollësishme. Të dhënat hidheshin në rrasa të holla dërrase ose në pergamenë, ku

pikat e ndryshme puqeshin njëra me tjetrën. Koordinata nuk kishin ende, por shënoheshin me

shkallë nëpërmjet vijave, çfarë mundësonte tregimin e largësive mes porteve të ndryshme në

lega detare.

Portulani si lloj harte bashkekzistoi me hartografinë tradicionale që gjatë Mesjetës

realizohej më së shumti nëpër atelietë e manastireve. E quajtura “Carta Pisana”, për

shembull, mbahet si portulani më i vjetër që ka mbërritur deri sot: është anonim,

mbiemërohet “pizane” vetëm ngaqë u gjend në një antikuar të qytetit të Pizës. Në pergamenë

50 x 1050 cm, i gjysmës së dytë të shek. XIII, v. 1275-1300, përshkohet i gjithi nga një rrjet i

dendur vijash, që dalin si rreze trëndafilash dhe që përkojnë me “ernat” ose “rombet”

kryesore të busullës. Bregu arbër në të është ravijëzuar qartë, ndërsa vendndodhjet lexohen

me vështirësi. Origjinali ruhet në Paris (Biblioteka Kombëtare, Paris, Département Cartes et

Plans).

Në shek. XIV, kur shtypi nuk ishte shpikur ende dhe portulanët qenë gjithnjë punime

dore, ndonjëherë me cilësi të spikatura estetike, çfarë i bën ata sot jo vetëm të rrallë, por edhe

pasuri të çmuara për bibliotekat që i ruajnë. Mbi Arbërinë ekzistonin vetëm disa harta

lundrimi, të cilat u shërbenin lundruesve për të lundruar nga porti në port, si dhe skica

skematike itineraresh e ravijëzimesh të Gadishullit Ballkanik, me emra lokalitetesh, të

bashkëngjitura riprodhimeve në dorëshkrim të veprës së madhe gjeografike të Ptolemeut. Në

Shqipëri, në Koleksionet e Vlerave të Rralla, nuk ruhet asnjë portulan. Me gjithë këtë rrallësi,

Arbëria gjendet e hartografuar pothuajse në të shumtat e portulanëve të ngjyrshëm të

Mesdheut, të Europës, të Europës së bashku me Afrikën veriore, të Europës me Azinë lindore

Page 85: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

85

etj. të këtij shekulli. Në to është punuar sipas parimeve të detarit, pra me vija të drejta

rrugëtimi që bashkonin pikat e daljes me pikat e sipërme. Më i vjetri ndër portulanët e shek.

XIV ku rezulton edhe Arbëria duket të jetë ai i Mesdheut i gjenovezit Pietro Vesconte, me

legjendën “Petrus Vesconte de Janua fecit istam certam anno Domini MCCCXI”, pra i vitit.

1311.70Mund të quhet tipikisht “hartë busulle”, sepse paraqet një bashkërendim relievesh të

ekzekutuara mbi profilin e brigjeve pa ndihmën e përcaktimeve astronomike. Si hartë për

përdorim lundërtarësh, mban vetëm dëftimin e vijave bregdetare, të porteve dhe të vendeve

për eskalë. Rajoni arbër ndodhet në pjesën juglindore të hartës, me vijën bregdetare të hequr

mirë, me vendndodhjet bregdetare përbrenda saj (Biblioteka e Muzeut Correr, No. 28). Por

po prej Vesconte-s kemi edhe një Adriatik, hartë lundrimi e v. 1318, 71punuar me të njëjtën

teknikë dhe me karakteristika të ngjashme: paraqiten deti Adriatik dhe një pjesë e detit Jon,

me portet kryesore të shenjuara me flamujt ose me stemat e qyteteve, me bregun arbër të

ravijëzuar qartë, lexohen: Cattaro, Bodoa, Antivari, Dulcigno, Lodrin, Medea, C. Pali,

Durazzo etj. deri tek ishulli Corfu (Biblioteka Kombëtare e Austrisë, Vjenë,

Handschriftensammlung, Cod. 594). Ruhet edhe një tjetër Adriatik i tij, po hartë lundrimi 303

x 476 cm, v. 1320-1321, dyfletëshe (5 verso-6 recto), punuar me të njëjtën teknikë si të të

mësipërmeve dhe me karakteristika të ngjashme: rajoni arbër në pjesën jug-lindore të hartës,

me vendndodhjet bregdetare përbrenda vijës, simbole dhe shënjesa heraldike etj. (Biblioteka

Apostolike Vatikane, Cod. Pal. Lat. 1362a).

Gjithnjë më të qarta bëhen të dhëna të tilla për Arbërinë në punime si: portulani Tabelë e

Mesdheut i murgut gjenovez Giovanni di Mauro da Carignano, pjesa e parë e shek. XIV: ai

ruhej në Bibliotekën Kombëtare të Firences, sot i mbetur vetëm në riprodhim bardh-e-zi

shkatërruar më 1945 nga Lufta II Botërore; portulani i Europës, Afrikës së Veriut dhe një

pjese të Azisë i majorkenit Angelino Dalorto, v. 1325 (Koleksion i Princit Corsini, Firence);

portulani i Europës i majorkenit tjetër Angelino Dulcert, që dyshohet si Dalorto, 1020 x750

mm, v. 1339 (Biblioteka Kombëtare, Paris, Département Cartes et Plans); dy portulanë

anonimë, nr. 4-5, nga “Atlasi” i koleksionistit gjenovez Tammar Luxoro, 157 x 112 mm,

fillim i shek. XIV (Biblioteka e Qytetit Berio, Gjenovë, m.r.Cf. Arm.2); portulani i Mesdheut i

lundërtarit venedikas Francesco Pizzigani, v. 1373 (Biblioteka Ambroziane, Milano); tabela e

katërt, 65 x 50 cm, nga i quajturi Atlas katalan, rr. 1375, që mbahet si më e rëndësishmja

hartë lundrimi e Mesjetës, gjithashtu e shkollës së Majorkës, me gjasë prodhuar nga

hartografi Abraham Cresques dhe i biri Jahuda (Biblioteta Kombëtare, Paris, Département

Cartes et Plans); portulani i Mesdheut i tjetrit majorken Guillem Soler, v. 1380, në të cilin

brigjet e Arbërisë janë regjistruar vetëm pjesërisht (po aty); një portulan i Europës anonim

fund i shek. XIV (Biblioteka Kombëtare, Napoli); një tjetër portulan i Europës dhe Mesdheut

gjithashtu anonim (nga e njëjta atelie) fund i shek. XIV (Biblioteka Kombëtare, Paris,

Département Cartes et Plans) etj.

Në historinë e albanologjisë dhe në praktikën albanologjike nuk u është kushtuar

vëmendja e merituar këtyre prodhimeve hartografike. P. sh. portulanët e Shkollës së

Majorkës, duket ta kenë një lidhje të drejtpërdrejtë me ardhjen në ndihmë të Perandorisë së

Bizantit të trupave të rregullta të mercenarëve katalanë, të quajtur almugavarë. Keshtu në

70Shehu, Agim Historia e hartografisë shqiptare, fq.18 71Armao, Ermanno. Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të

lashtë të Shqipërisë Veriore. Fq.81

Page 86: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

86

Epirin e Veriut apo, Arbërinë e Jugut ndikimi katalan rezulton me mjaft interes, gjuhëtari

Henri Guiter ka pasë regjistruar një pjesë të mirë të “mbetjeve” të ndikimit të tyre në një

punim me titull “Relikte katalane në Shqipëri”. Në: Sociéte agricole, scientifique et litteraire

des pyrénés orientales, 1962. Vol 77. f. 39-50

Vëmendje të veçantë do të meritonin portulanë si ai i Angelino Dalortos, në të cilin jo vetëm

bregu arbëror rezulton i hartografuar mirë, por edhe toka me qytete, male, liqene dhe lumenj,

si për shembull: flum(en) Drim që del nga liqeni Fo(n)s Epirus flum(en) Drinago etj. Aty

jepet edhe emri ALBANIA në mes të një rrafshine të gjelbër të emërtuar Mo(n)s Epirus.

Gjithashtu portulani i Dulcert-it, vizatuar me metodën e shenjave, duke dhënë florë, faunë

dhe figurina njerëzore; edhe në të janë ngulitur jo vetëm vendndodhje të bregdetit, por edhe të

tokës: për herë të parë në një hartë të tillë, për shembull, jepet simbolikisht qyteti i Shkupit

(Scopi) me heraldikë në flamur një shqiponjë me dy krerë.

Të gjithë këta portulanë janë të prodhuar në përgjithësi në pergamenë, të zbukuruar

me një skelet vijash rrugore për të vajtur nga një pikë e bregdetit në një tjetër. Pjesa më e

madhe kanë të njëjtat përmasa dhe, ndryshe nga hartat e arabëve që e kishin veriun poshtë

dhe jugun lart, këta e kanë tashmë veriun lart. Emrat shënoheshin me të zezë, me shkronja

nistore në të kuqe, gjithashtu perdoreshin dhe ngjyrat e tjera. Kanë shpesh një numër

figurinash të larmishme, sidomos shënjesa heraldike qytetesh dhe flamuj. Emrat e qyteteve

bregdetare shkruheshin vertikalisht ndaj bregut, në det, prandaj për t’u lexuar harta duhej

rrotulluar. Mbi të gjitha këta portulanë të befasojnë për nga njohuritë shkencore që duket të

kenë patur hartuesit e tyre. Portulanët do të vijojnë jetën e tyre edhe në shek. XV, shekull

tipik i Rilindjes europiane kur, falë përparimit të madh në ndërtimin e anijeve dhe përdorimit

të instrumenteve nautike, nuk do të bëhej më fjalë vetëm për lundrimet në Mesdhe, por edhe

për lundrime oqeanike. Monopolizimi i tyre prej portugezëve nën udhëheqjen e princit Enrico

di Aviz të njohur si “Lundërtari” (1394-1460), me emër në historinë europiane të epokës së

zbulimeve të mëdha gjeografike, - në rivalitet e konkurrencë me spanjollë, gjenovezë etj., do

të prodhonte portulanë gjithnjë më praktikë. Ndër ta numëroj vetëm portulanët e Europës e të

Mesdheut, nga Macia de Viladestes, v. 1413 (Biblioteka Kombëtare, París); nga Francesco de

Cesanis, v. 1421 (Muzeu Correr, Venecie); nga Battista Becario, v. 1426 (Biblioteka

Shtetërore e Bavarisë, Mynih); nga emërmadhi Gabriel de Vallseca, v. 1439 (Muzeu Detar,

Barcelonë): nga Anonimi i v. 1440 po i ateliesë Vallseca (Biblioteka Kombëtare, Firence);

nga një Anonim tjetër, rr. 1452-1453 (Biblioteka Kombëtare, Paris, Codex Latinus 7239); nga

Pere Rosell, 1456 (Biblioteka Newberry, Çikago); nga Grazioso Benincasa, rr. 1461 (në

Periplus Nordenskjöld, tab. XL); po nga Pere Rosell, v. 1466 (Biblioteka James Ford Bell,

Mineapolis); një tjetër po nga Benincasa, me emrin Adritiku, v. 1472 (Muzeu Correr,

Venecie, Port. 5); nga Albino de Canepa, 1480 (Shoqëria Gjeografike Italiane); nga Grazioso

Benincasa, v. 1482 (Biblioteka Universitare, Bolonjë); nga Francesco Roselli, rr. 1476-1484

(Biblioteka Kombëtare, Firence, F. Landau-Finlay); po nga Albino de Canepa, v. 1489

(Biblioteka James Ford Bell, Mineapolis); nga Jorge de Aguiar, v. 1492 (Biblioteka e

Univeritetit Jale); nga Judah Ibn Zara, v. 1497 (Biblioteka Apostolike Vatikane); nga një tjetër

Anonim i shek. XV (Biblioteka Hungtinton, San Marino, Kaliforni) etj.

Në të gjithë këta interesi për Arbërinë, diku vetëm me vendndodhjet bregdetare dhe diku edhe

me ato të brenda tokës, vijon të jetë i gjallë. Dallohet për vlera tepër të rralla portulani i

katalanit De Vallseca (1404-1467) v. 1439: krahas të dhënave lidhur me gjeografinë fizike

Page 87: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

87

(orografí, hidrografí etj.), fitogjeografinë (florë, faunë) dhe gjeografinë politike (shënime për

monarkët e mbretërive të ndryshme, doke dhe fakte historike domethënëse), cilësitë e veçanta

estetike e bëjnë një nga kryeveprat jo vetëm të Shkollës hartografike të Majorkës, por të

gjithë hartografisë mesjetare.

Sikurse parashtrova më lartë, shihet se në mesjetë, ka patur interes të tërthortë, për sa i

përket realitetit arbër në shekujt XI-XIV, për rafigurimin e brigjeve arbërore dhe regjistrimin

e vendndodhjeve kryesore të tyre. Ai lidhet me nevojën praktike të lundrimit në Mesdhe,

brenda tij edhe në detet Jon e Adriatik, të Fuqive mesdhetare. Ky interes kishte të bënte së

pari me tregëtinë dhe shkëmbimin mes viseve të ndryshme të të njëjtit rajon. Shpesh interesi

hartografik ka pika takimi me interesat e grupit që në albanologji e quajmë “të udhëtarëve”, të

kronikanëve si dhe të pushtimeve, të kryqëzatave, etj.

Në shek. XV regjistrohen edhe të parat harta të shtypura në të cilat paraqitet edhe

Arbëria. Karakteristikë e përgjithshme e këtyre hartave për ne sot është përvijimi i bregut

arbër në mënyrë të shformuar. P.sh gjiret shfaqen më të mëdha e më të thella, grykat e

derdhjes së lumenjve të ekzagjeruara, kepat të orientuar gabim dhe, ndërsa mungojnë qendra

të rëndësishme banimi, paraqiten edhe shkëmbinjtë më të që nuk vihen re me syrin e njeriut

të zakonshëm. Megjithëatë hartografia moderne zë fill pikërisht nga perzierja i këtyre hartave

me hartat e Ptolemeut. Hartat e prodhuara sipas koordinatave të Ptolemeut, qenë shumë të

varfra në hollësi. Për sa i përket Arbërisë, për shembull, vetëm rreth 10 emra vendndodhjesh

të saj gjenden në dorëshkrimin urbinat të Ptolemeut të shekullit të XI, ndërsa në botimin e

1511-s do të dalin diçka më shumë 72Bernardo Silvano da Eboli-t (tab. V dhe X). Këtu edhe

përvijimi i brigjeve të Arbërisë përmirësohej, bëhej ndonjë ndreqje edhe në elemente

astronomike. Me botimin e Ptolemeut “Argentorati” (1513) janë shtuar, veç të tjerash, edhe

harta të reja, si ajo me titull Bossinae, Serviae, Graeciae et Sclavoniae dhe me nëntitullin

“Nova Tabula”; është një hartë që do të riprodhohet shpesh më vonë, duke u shkartisur edhe

me elemente hartash nautike të përdoruara për shtyp gjatë shek. XVI.

Më pas fillon hartografimi në Mesdhe tanimë duke u trashëguar në aventurat e mëdha

detare-tregtare të venedikasve. Qysh prej shek. X Venediku kishte nisur të bënte një politikë,

frymëzuar vetëm nga interesi tregtar. Venedikasit pothuajse nuk prodhonin asgjë, ata shisnin

e blinin, transportonin dhe shkëmbenin. Për këtë u nevojiteshin shumë hartat, e sidomos ato

detare. Lundrimi në Adriatik favorizohej nga kushtet gjeografike, relievi i tokës,

lundrueshmëria e Adriatikut, drejtimi i rrjedhave të tij dhe konfigurimi i brigjeve që

efavorizonte vajtje-ardhjet e mallrave dhe njerëzve nga Perëndimi në Lindje dhe anasjelltas

duke e bërë detin element qenësor të historisë së popujve që. Nën kërcënimin e invazionit

osman në Europën juglindore Venediku, sigurisht për interesat e veta tregtare dukej si e

vetmja fuqi që mund “t’i mbronte” viset arbërore. Ai morri nën zotërim Durrësin (1392),

Lezhën (1393), Krujën, Beratin, Vlorën (1389) dhe pas vdekjes së Skënderbeut do të vijonte

organizimin e mbrojtjes së Krujës, Lezhës dhe Shkodrës. Durrësin arriti ta ruante deri më

1501, Tivarin dhe Ulqinin deri më 1571, Vlorën deri më 1690, ndërsa Butrint, Pargë, Artë

dhe Prevezë deri në fund të shek. XVIII.

72Almagia, R., Le più antiche rappresentazioni cartografiche della regione albanese, Roma 1914.

Page 88: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

88

Në shek. XVI, kur për Arbërinë thuhet se iku nga qarkut i qytetërimit perëndimor, është

njëkohësisht periudha e zbulimit të Kontinentit të Ri. Republika e Venedikut nuk kishte më

interes për Arbërisë. Marrëdhëniet politike, si ato tregtare u ndërprenë. Udhëtarët pasionantë

pothuajse nuk josheshin më prej stereve të dyshimta, prej të cilave kishin nisur të ngriheshin

minaret osmane, tashmë të shenjuara edhe në harta. A thua se lundërtarët nuk kalonin në

brigjet dhe vendin që shtrihej pas tyre, të cilit po fillonin t’i harronin deri edhe ekzistimin. Por

kjo nuk do të thotë që në bregun përballë Arbërisë ishte shuar çdo interes për të. Orvatjet

ishin nga mesi i shek. XVI, Giacomo Gastaldi, përmblidhte në hartën e tij të madhe mbi

Greqinë gjithë sa mund të dihej për viset arbëre, të mbyllura ndaj eksplorimeve.

Harta e Gastaldit, shquhet për paraqitjen hidrografike dhe për numrin e shtuar të

toponimeve në brendësi të vendit. Për më shumë se një shekull ajo mbeti bazë për

riprodhime, si ato të Magini-t, të Ortelius-it, të Mercatore-s, të Hondio-s, të Janson-it, të

Bleau-t etj. Nëpërmjet hartave si ajo e Gastaldit (1560), Tabelave të Ptolemeut (1564),

hartave të Mercator-it (mes i shek. XVI), të Ortelius-it (1590), të Mariette (të Riut) (1600) etj.

mund të shihen disa nga arritjet më të dalluara të shek. XVI në të cilat është hartografuar në

trajta e masa nga më të ndryshmet edhe Arbëria e atëhershme. Harta me ngjyra dhe me tekst

Illyricum e Ortelius-it, për shembull, mund të jetë një nga mostrat më të dalluara për Portalin

Albanologjik .

Shekullin XVII do ta zotërojnë me hartat e tyre hartografi zyrtar i Oborrit të mbretit të

Francës Guillaume Sanson me hartat e botuara në vitet (1637, 1655, 1672, 1696, 1700), pas

tij danezi Laurenberg (1650), gjeografi frëng Duval (1657), holandezët Allard (1665),

vëllezërit Blaeu (1666), De Wit (1680), Visscher (1690), gjermani Cluverius (1686) etj. Në

këtë kohë në Venedik, në librarinë e Giovanni Francesco Camozio (1571) del një

përmbledhje hartash, planimetrish dhe pamjesh me toka e qytete të zotëruara nga Republika

ose që gjithsesi lidheshin me veprimtarinë e saj politike e tregtare. Ajo, që përbën një fakt

interesant më vete, është përfshirja në këtë përmbledhje e shtatë tabelave që i kushtohen

posaçërisht Arbërisë. Dallohen ndër to ajo e Shkodrës dhe e rrethinave të saj, pamjet e

Durrësit dhe të Vlorës, pamja e kështjellës së Sopotit etj. Si harta e Gastaldi-t, ashtu dhe

përmbledhja e Camozio-s, mendohet të jenë burimet që, në mungesë të çdo dokumenti të ri

hartografik lidhur me viset e bregut lindor të Adriatikut, duhet t’i kenë përdorur për një kohë

të gjatë në Venedik atelie të ndryshëm prodhues hartash dhe atlasesh. Do të duhet të kalojë

rreth gjysmë shekulli para se të shfaqet ndonjë dorë tjetër prodhimesh hartografike mbi

Arbërinë; ato do t’u detyrohen dy prej hartografëve italianë më aktivë të shek. XVIII: Cantelli

da Vignola, kozmograf i Dukës së Modenës, dhe At Francesco Maria Coronelli, kozmograf

zyrtar i Republikës së Venedikut.

Harta e Cantellit e botuar më 1683 nga Giacommo Rossi në Romë Mbarë Greqia e

vjetër e krahasuar me atë moderne paraqiten trojet shqiptare nën emërtimin Albania pars

Illyridis për trevat veriore dhe Albania e Epiro për trevat jugore. Botuesi Rossi e cilëson këtë

hartë si ndër më të mirat e hartave të përpiluara nga hartografët më në zë të kohës. Më 1684

po në Romë nga ky botues publikohet harta tjetër me ngjyra e Cantelli-t Maqedonia, Epiri,

Livadia, Shqipëria dhe Ianaku territoret shqiptare paraqiten të ndara në katër krahina:

Ducagini, Tamoritza, Canina, Chimera.

Më 1689, Cantelli shton një hartë me shumë vlerë për albanologjinë: Albania propria ovvero

Superiore detta anche Macedonia occidentale descritta con disegni fatti sul luogo(Shqipëria

Page 89: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

89

e mirëfilltë ose e Epërme e quajtur Maqedonia Perendimore), ku dallohen edhe trojet jugore

shqiptare nën emërtimin Epiro o Bassa Albania. Për herë të parë në këtë hartë përmendet

Tirana me toponimin Terrana si dhe të gjitha fshatrat e saj. Në pjesën e sipërme të kësaj harte

ndodhet kushtimi i botuesit Giacomo Rossi për Françesk Albanin nga familja e njohur

arbëreshe e Albanëve, vendosur në Urbino të Italisë pas pushtimit osman të Shqipërisë.

Cantelli për përpilimin e hartave të tij, siç pohon vetë, ka shfrytëzuar hartat më të mira e të

fundit të asaj kohe si dhe relacione udhëtarësh me njoftime e të dhëna të shumta.

Vincenzo Maria Coronelli, hartografi më i suksesshëm venecian, e përfshinte

Arbërinë në disa harta të botimeve të tij më të rëndësishme: Corso delli fiumi Drino e Boiana

in Dalmazia (1688); Ristretto della Dalmazia divisa nei suoi contadi. Parte Orientale (1667-

1668) përfshin pjesë të Arbërisë nga Spliti në grykën e Bunës; Corso del Danubio e paesi

adiacenti në Atlante Veneto (1691) hartografon Arbërinë nga Bokat e Kotorrit deri në jug të

Kepit të Rodonit; Golfo di Venezia (1688) në Atlante Veneto (1691) e zbret hartografimin nga

Bokat e Kotorrit deri në Ishullin e Korfuzit; La Grecia (1688-1691) përfshin gjithë Arbërinë

nga Bokat e Kotorrit në Epir; Parte orientale del Mediterraneo (1687-1691) përfshin mbarë

Arbërinë.

Harta Corso delli fiumi Drino e Bojana (Rrjedha e lumenjve Drin dhe Bunë në Dalmaci) ka

rëndësi të madhe për nga pasuria e të dhënave, punimi i hollë dhe saktësia e madhe. Është

quajtur me të drejtë “e jashtëzakonshme”. Përmbajtja e hartës paraqet interes për studiuesit e

fushës së albanologjisë. Ajo sjell të dhëna të bollshme gjeografike, historike, toponomastike,

hidronimike, etnografike, statistikore e demografike për krahinat, qytetet e fshatrat shqiptare.

Këto e bëjnë hartën jo vetëm shumë të çmuar, por edhe krejt të dallueshme prej hartave të

tjera. Sigurohen të dhëna për të gjitha qendrat e mëdha dhe për shumë prej të voglave, me

numrin e shtëpive, shpesh edhe me dallimin e banorëve sipas besimit. Shenjohet, për

shembull, se Prizrendi ka 6.000 shtëpi muslimane dhe 15 katolike; Shkupi 20.000 banorë

muslimanë, 200 grekë (ortodoksë) dhe 15 katolikë; Gjakova 200 shtëpi (muslimane); Peja

600 shtëpi etj. Për Tivarin shenjohet se ka rreth vetes 17 fshatra, që formojnë 750 shtëpi, me

2.000 luftëtarë; numërohen 1.500 katolikë, 2.500 serbë, 3.000 turq. Ulqini ka nën vete 15

fshatra, që numërojnë 100 shtëpi, 2.000 luftëtarë, 500 katolikë, 500 serbë, 3000 turq.

Shënohen lumenj, ura, gryka, rrugëkalime, pyje, vreshta, kisha, kroje etj. Studiuesit e saj kanë

pasur të drejtë të mendojnë se një hartë e tillë u paraprin hartave moderne që shërbejnë si

guida për udhëtimet në vise të panjohura. Harta sjell të dhëna për ndërtesat fetare më të

rëndësishme, paraqet rrugët dhe urat kryesore që lidhin qendrat e banuara. Për qytetet

kryesore jep edhe toponiminë e vjetër të tyre.

Më 1696 botohet, nga ky autor, në Venecia në dy pjesë vepra “Isolario dell’Atlante Veneto

(Ishujt e atlasit venedikase), ku përfshihen hartat e Dalmacisë ose Ilirikumit dhe e Greqisë.

Harta e parë paraqet interes të veçantë sidomos për territoret e Kosovës, të hartografuara nën

emërtimin Provinca e Podrimës (Podrima Prov.). Harta e dytë e përmbledhjes Ishujt e atlasit

venedikas paraqet trojet jugore nën emërtimin albania dhe Epiro. Të dyja hartat shquhen për

elementë dekorativë.

Enigmë mbeten burimet mbi të cilat u përpiluan hartat e kësaj periudhe, në një kohë

kur Republika, për shembull, nuk kishte më jo vetëm domene, por as qasje legale në viset

arbëre përveç itinerareve zyrtare të udhëtimit. Si Cantelli, edhe më shumë Coronelli, duhet të

jenë mbështetur në burime të drejtpërdrejta, posaçërisht për zonën e Arbërisë

Page 90: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

90

veriperëndimore, burime që nuk janë saktësuar dot ende: udhëtarë të rastit, misionarë fetarë,

klerikë vendës, agjentë tregtarë, spiunë të mirëfilltë?

Shek. XVII-XVIII, fundi i të cilit shërben si kufiri ante quiem edhe i koleksioneve të

vjetra (Antiquariat), mund të përfaqësohet gjithashtu në Portalin Albanologjik Digjital me

disa ndër arritjet më të njohura hartografike të dy grupe studiuesish; francez të cilët realizuan

të ashtuquajturën “hartografi të mbretit” dhe gjermanë pothuajse të pavarur.

Përfaqësues të hartografisë të Akademisë Mbretërore të Shkencave dhe gjeografë të

mbretit të Francës, mund të përmenden:

Delisle, i njohur për studimin e projeksionit prospektiv ku paralelet paraqiten me

harqe rrethi, e meridianët me rrjetë. Më tej hartografët du Val, Bleau, Iallot, Janvier etj. në

hartat e tyre pothuajse të gjitha trojet shqiptare përshkruhen si pjesë e Perandorisë Osmane

nën emërtimet Albanie, Haute Albanie, Basse Albanie dhe Epire.

Bourguignon d’Anville edhe ky gjeograf i mbretit të Francës (1740). Në hartën e tij

Greqia... botuar më 1740 në Paris, paraqiten territore shqiptare nën emërtimet Illyrie et

Dardanie, dhe jepen toponimet e vjetra të vendbanimeve.

Mbi të gjithë do të veçoja gjeografin ndoshta më të madh frëng të shek. XVII

Nicolas Sanson d’Abbeville (1600-1667), themelues i hartografisë franceze dhe djalin

e tij Guillaume. Pothuajse asnjëri nga hartografët francez të këtij shekulli nuk bëjnë dot pa

Sansonin e madh edhe kur e kopjojnë, edhe kur e plotësojnë, sigurisht që edhe kur e

ribotojnë.

Nga hartografia gjermane e shek. XVI-XVII do të veçoja:

Hartën gjeografike të Greqisë së sotme Veriore ose të provincave të Maqedonisë, të

Tesalisë dhe të Shqipërisë..., botuar në Nyremberg më 1770, nga trashëgimtarët e Johann

Baptist Homann, që ka zhvilluar aktivitetin e tij po në këtë qytet;

Hartën Greqia e re dhe deti Egje... ku pëfshihen Maqedonia, Shqipëria, Epiri,

Thesalia etj e Conrad Lotter-it botuar më 1775. Në këtë hartë me ngjyra të spikatura, gravura

e grafi të qartë nën emërtimin Albania paraqiten trojet veriore e verilindore të Shqipërisë dhe

nën emërtimin Epirus trojet jugore që shkojnë deri në Gjirin e Artës. Të dhënat për Kosovën i

gjejmë në pjesën e sipërme majtas të kësaj harte.

Harta me titull Novantiqua Epirus quae hodie Albania, d.m.th. “Epiri i Ri e i Vjetër

që sot është Arbëria”e historianit dhe gjeografit Herenberg (1741), prej të cilit nuk mund të

mos spikatet për vlerën e veçantë historike.

Më pas do të përmendja hartat e gjeografëve Boehm (1766), Hauer (1770), Tobias

Conrad Lotter (1774) e me radhë, pothuajse të gjithë të ndikuar nga matematikanët e kohës që

kishin formuluar një projeksion horizontal nëpërmjet të cilit mundësohej paraqitja e pjesëve

gjithnjë më të mëdha të globit tokësor.

E përfshirë qoftë në Mesdhe, qoftë në Adriatik, qoftë në Europën juglindore,

Shqipëria dëshmon interesin e shtuar të gjeografëve dhe hartografëve me përfshirjen e saj në

areale të tilla gjeopolitike. Por kjo situatë e shek. XVIII është edhe sinjali historik që

hartografia po shkonte drejt një disipline shkencore të më vete. Koleksionet moderne që

bibliotekat kombëtare i klasifikojnë mbas këtij shekulli zënë e i nënshtrohen një botëkuptim

të ri, pozitivizmit shkencor si tërësi rregullash epistemologjike, zhvillime që përbëjnë temë

më vete edhe në vetë historinë e albanologjisë.

Page 91: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

91

Në shek. XIX, veçanërisht në gjysmën e dytë të tij nga hartografët e kohës bëhen

përpjekje të shumta për hartografimin e territoreve të Ballkanit, në hartat e të cilëve trojet

shqiptare, përshirë dhe një pjesë të territoreve të Kosovës, paraqiten përgjithësisht si pjesë e

Perandorisë Osmane, nën emërtimin Albania, Albanie, Albanien. Vlen të përmendim

hartografët: Vaudoncour, Hecquard, Palma, De Gubernatis, Hahn, Kiepert, Peterman, Freytag

etj., disa prej hartave të të cilave ruhen në Bibliotekën Kombëtare. Ato janë të pasura me

qendra banimi duke dhënë herë-herë emërtimet e vjetra të tyre. Bie në sy në një pjesë të tyre

të dhëna statistikore për numrin e popullsisë së qyteteve kryesore të qendrave të banuara. Nga

ato do të veçonim hartat e gjeografit dhe hartografit më të suksesshëm gjerman, Heinrich

Kiepert-it, i cili më 1855 dhe 1867 boton në frengjisht e gjermanisht Hartën e përgjithshme të

perandorisë osmane në Evropë dhe në Azi..., ndërsa më 1880 në Berlin Hartën për vendet e

Danubit të Poshtëm dhe Ballkanit, sipas skicimeve zyrtare të vitit 1879.

Në shek. XIX botohen edhe një varg hartash etnografike. Përmendim hartën e Epirit

të italianit De Gubernatis, sipas Legrand–it botuar më 1880, ku pasqyrohen trojet jugore

shqiptare, përfshirë edhe Çamërinë, qytetet e rrethinat e saj, me të dhëna gjeografike,

historike, statistikore e demografike për trevat e paraqitura. Në të jepen të dhëna për

manastiret, hanet si dhe numri i shtëpive të fshatrave (me 300, 100 dhe nën 100 shtëpi).

Dallohen qartë në të zonat me popullsi shqipfolëse, greqishtfolëse, shqip dhe greqishtfolëse si

dhe zonat me popullsi vllahe. Për përpilimin e saj autori, siç thotë vetë, është mbështetur në

rezultatet e studimeve dhe udhëtimeve të tij në trevat shqiptare gjatë viteve 1869-1875.

Po në këtë shek. dalin në dritë një numër hartash të Ballkanit dhe të vilajeteve të Perandorisë

Osmane në këtë trevë, të botuara nga Instituti Ushtarak i Vjenës dhe i Milanos, siç janë hartat

për vilajetin e Manastirit, të Shkodrës, të Prishtinës etj. Tërheq vëmendjen harta e Serbisë në

osmanisht, përkthyer nga botimi në serbisht i Beogradit. Kjo hartë është publikuar më 1873,

disa vjet përpara Kongresit të Berlinit, i cili, siç dihet, shumë treva veriore shqiptare,

përfshirë Kosovën, ia dha Serbisë dhe Malit të Zi. Në këtë hartë territoret e Kosovës

rezultojnë jashtë kufijve serbë.

Për nga përmbajtja dhe nga informacioni që sjellin, koleksioni i hartave të rralla duhet

ruajtur e restauruar. Në disa biblioteka të botës (p.sh. në bibliotekat e Italisë hartat dhe

dokumentet e rralla janë të pajisura me kartela personale, përmes të cilave bibliotekarët

evidentojnë, regjistrojnë e ndjekin gjendjen fizike të tyre për sa i takon qëndrueshmërisë,

lidhjes, elementëve të identifikimit, nevojës për restaurim etj. Dhe mbi bazën e shënimeve të

bëra në kartelë ata marrin masat e duhura. Është koha që edhe në bibliotekat tona të

realizohet kjo gjë, në mënyrë që të ruajmë, parandalojmë dhe shmangim degradimin e

dokumenteve të rralla. Deri më sot në bibliotekat tona përdoruesve përgjithësisht u janë

shërbyer kopjet në origjinal, çka mundëson dëmtimin e tyre për informim, nga ana tjetër të

gjithë ne e kemi për detyrë jo vetëm t’i ruajmë e mirëmbajmë koleksionet e rralla, por edhe t’i

vëmë në dispozicion të përdoruesve. Teknologjia e sotme e informacionit na jep shumë

mundësi për krijimin e kopjeve të digjituara të cilat jo vetëm përhapen gjerësisht por edhe

mundësojnë studimin e qartë dhe të hollësishëm.

Në mënyrë kronologjike po përmend autorët apo hartografët më të spikatur europian,

hartat e vjetra origjinale të të cilëve ndodhen ne fondet e Biblotekës Kombëtare. Këto njësi

hartografike, të denja për një Portal Albanologjik, ku përfshihen trojet shqiptare, që nga

lashtësia, dëshmojnë dhe promovojnë trojet tona etnike dhe kujtesën tonë historike.

Page 92: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

92

IV.1 Trojet dhe vendbanimet e hershme në hartat albanologjike të shek. XVI - XIX

Hartat më domethënëse për Portalin Albanologjik kronologjikish janë:

1560 harta e Giacobo Gastaldo, me titullin: Graeciae Vniversae secvndvm hodiernvm

Sitvm neoterica descriptio [Përshkrim i ri i mbarë Greqisë sipas pozitës së sotme neoterike].

Kjo hartë paraqet tërësisht trojet shqiptare, përfshirë edhe Kosovën me toponimet kryesore të

saj si dhe grykderdhjet e lumenjve.

1570 Abraham Ortelius. Illyricum [Iliriku]. Harta është në një njësi me harta të tjera, të

nxjerra nga atlasi i autorit Theatrum orbis terrarum [Atlasi i botës], botuar më 1570 dhe

ribotuar disa herë në shek. XVI- XVII. Hartat dhe titujt e saj janë të zbukuruara me gravura.

Me zbukurime edhe shkronja e parë e tekstit. hartë në të cilën përshkruhen kufijtë e

domosdoshëm të Panonisë, vendosjet e disa lumenjve dhe vendeve. Harta ka dhe një tekst

shoqërues me të njëtin titull dhe me të dhëna historike. Iliriku në hartë paraqitet me

orografinë, hidrografinë dhe toponiminë e vjetër

1637 Nicolas Sanson. Romani Imperii qua Oriens est Descriptio Geographica. Geographo

[Përshkrim gjeografik i Perandorisë Romake të Lindjes me autor Nikola Sanson,

matematikan e gjeograf i mbretit shumë të krishterë të francezëve].

Në hartë shihen qartë trojet e Ilirisë dhe të Epirit të lashtë nën emërtimet Iliricum,

Praevalitana, Dardania dhe Epirus si ndarje administrative të Perandorisë Romake, qytetet

kryesore të tyre.

Një hartë tjetër e Nicolas Sanson është ajo e vitit 1655 e titulluar: Estats de l'Empire

des Turqs en Europe et pays circomvoisins entre lesquels sont Hongrie, Transilvanie,

Valaquie, Moldavie, Petite Tatarie &c. Suiets, ou tributaires des Turqs [Zotërimet e

Perandorisë Turke në Europë dhe në vendet përreth, ndër të cilat janë Hungaria,

Transilvania, Vllahia, Moldavia, Tartaria e Vogël etj…]. Në hartë pervijohen trojet shqiptare

nga Tivari deri në Gjirin e Ambrakisë, përfshirë dhe Çamërinë.

1657 Pierre Duval. Pyrrhi Regis Epirotarum Expeditiones; per Macedoniam, Italiam,

Siciliam et Peloponesvm ex Plutarcho. Ekspeditat e Pirros, mbretit të epirotëve në Maqedoni,

në Itali, në Sicili dhe në Peloponez sipas Plutarkut, nga Pjer Dyval, gjeograf i mbretit shumë

të krishterë të francezëve. Trojet shqiptare nën sundimin e Pirros me emërtimet Macedonia

dhe Epirus. Të dhëna të shkurtra historike për Pirron e Epirit.

[1665]. Allard, Hugo. Hellas seu Grecia vniversa. Harta paraqet trojet shqiptare nga veriu në

jug janë përfshirë në: Illyrii Pars, Macedonia dhe Epirus. Fiset ilire dhe vendbanimet

[1666] Pierre Mariette (Le Jeune). Grece moderne ov Partie Meridionale dela Tvrqvie en

l'Evrope. Greqia e sotme ose pjesa jugore e Turqisë Europiane. Trojet shqiptare (Albania

dhe Epirus), pjesë e Turqisë Europiane, përfshirë edhe territoret shqiptare të Maqedonisë dhe

një pjesë të Kosovës me vendbanimet e tyre.

1672 Guillaume Sanson. Estats de l’Empire des Turqs en Europe subdivisés suiuant

l’Estendüe des Beglerbeglicz ou Gouvernements, dans lesquels sont Marquées les Residences

des Sangiacz qui en dépéndet Tirés de plusieurs Memoires et des Relations les plus Recentes.

Par le Sr. Sanson Geographe Ordinaire de sa Majesté [Zotërimet e Perandorisë Turke në

Europë të ndara sipas bejlerbejllëqeve ose qeverive, ku janë shënuar rezidencat e sanxhqeve

Page 93: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

93

në varësi, të nxjerra nga kujtimet e shumta dhe relacionet më të reja prej z. Sanson, gjeograf

i rëndomtë i Madhërisë së Tij].

Përshkruhen trojet shqiptare (Albanie, Epire), si pjesë përbërëse e bejlerbejllëkut të Rumelisë,

përfshirë edhe Kosovën

1683 Giacomo Cantelli. La Grecia vniversale antica Paragonata con la Moderna da Giacomo

Cantelli da Vignola Con le direttioni delle Carte Migliori e di piu accreditati Scrittori di

Geografia [Mbarë Greqia e vjetër, e krahasuar me atë të sotmen nga Xhakomo Kanteli da

Vinjola, sipas hartave më të mira e më të besuara të gjeografëve]. Harta pervijon trojet ilire:

Albania pars Illyridis, Albania dhe Epiro. Fiset ilire (albanët, eordejtë, dasaretët, antitanët,

parthët, penestët, lynkestët, tesprotët, molosët) dhe vendbanimet e tyre të vjetra

Në vijim, 1684 kemi një harte tjeter të Giacomo Cantelli. Macedonia Epiro Livadia Albania e

Ianna. Maqedonia, Epiri, Livadhjaja, Shqipëria dhe Jana, me pjesët e tyre kryesore, sipas

modelit të hartave më të mira dhe mbi bazën e relacioneve më të reja, të pasuruara me shumë

njoftime, nga Xhakomo Kanteli da Vinjola.

Në hartë përshkruhet Shqipëria (Albania, Epiro) e ndarë në krahinat kryesore: Ducagini,

Tomoritza Canina and Chimara.

1686 Pierre Duval. La Grèce, ou Partie Méridionale de l’Empire des Turcs en Europe, avec

la table Alphabétiqve, des Lieux de l’Ancienne Grèce célèbres en l’Histoire, Greqia ose pjesa

jugore e Perandorisë Turke në Europë me tabelë alfabetike për vendet e Greqisë së vjetër, të

përmendura në histori, për emrat që kanë sot dhe me legjendën që të mundëson gjetjen në

hartën e tanishme. Nga Pjer Dyval…. Në hartë përfshihen tërësisht trojet shqiptare (Albania,

Epire).

1688 Vincenzo Maria Coronelli. Harton një ndër hartat më të plota e më të mira për

trashëgiminë tone albanologjike. Hartën me titullin: Corso delli Fiumi Drino e Boiana nella

Dalmatia, Rrjedha e lumenjve Drin dhe Bunë në Dalmaci, përshkruar nga mjeshtri at

Koroneli, kozmograf i shumë të kthjelltës.

Hartë e zbukuruar përsosmërisht, me vlera të veçanta, që bën pjesë edhe në përmbledhjen

Atlante Veneto [Atlasi venedikas]. Harta ka një paraqitje e hollësishme e trojeve veriore të

Shqipërisë dhe e vendbanimeve të tyre me të dhëna gjeografike, toponomastike, etnografike,

historike, statistikore dhe demografike për to. Numri i shtëpive të qendrave të banuara si dhe

përkatësia etnike e fetare e banorëve, katolikë, ortodoksë (Greci) dhe myslimanë (Turchi),

për qytetet e Shkodrës dhe fshatrat e saj, të Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës, Prishtinës,

Ulqinit, Tivarit, Deçanit, Shkupit etj. Shpjegime historike me interes për këto qytete,

indikacione që lidhen me fshatrat, lumenjtë, liqenet, lundrimin, tërmetet, ndërtesat fetare më

të rëndësishme etj. Të dhëna për Lezhën, Drishtin e Kastratin. Një studim të hollësishëm për

këtë hartë ka bërë Armao, konsulli i përgjithshëm i Mbretërisë së Italisë në Shkodër gjatë

viteve 1928-1932.

1689 ekziston një tjetër hartë nga Giacomo Cantelli me titullin: Albania Propria ouero

Superiore detta anche Macedonia Occidentale descritta, con Disegni fatti sul luogo, da

Giacomo Cantelli da Vignola Suddito e Geografo data in Luce dalle sue Stampe in Roma da

Giovanni Giacomo Rossi. Shqipëria e mirëfilltë ose e Sipërme e quajtur edhe Maqedoni

Perëndimore, me vizatime të bëra në vend nga Xhakomo Kanteli da Vinjola, shtetas dhe

gjeograf i shumë të kthjelltit z. dukë të Modenës, nxjerrë në dritë nga shtypshkronjat e tij, në

Romë, nga Xhovani Xhakomo Rosi… Ndryshe nga hartat pararendëse për trojet jugore shfaqet

Page 94: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

94

emërtimi Shqipëria e Poshtme Epiro o Bassa Albania. Për herë të parë në këtë hartë

përmendet Tirana me toponimin Terrana si dhe të gjitha fshatrat e saj, përfshirë edhe kalanë e

Petrelës. Harta paraqet interes për toponiminë. .

1689 Giacomo Cantelli. Il Regno della Servia detta altrimenti Rascia descritto Su

l’Esemplare delle Carte più esatte e con la diretione delle più recenti notizie ...[Mbretëria e

Serbisë e quajtur ndryshe Rasha, përshkruar sipas modelit të hartave më të sakta dhe mbi

bazën e njoftimeve më të reja nga Xhakomo Kanteli da Vinjola, shtetas dhe gjeograf i shumë

të kthjelltit z. dukë të Modenës]. Harta tregon në mënyrë të hollësishme trojet veriore të

Shqipërisë, përfshirë edhe Kosovën.

1707 Guillaume Delisle. Carte de la Grèce dressée sur un grand nombre de mémoi-res

anciens et nouveaux, sur ceux de Mrs. Wheler et Tournefort, sur les observations

Astronomiques de Mr. Vernon du P. Feuillée Minime &c. Par G[uillaume] De l’Isle de

l’Academie R[oyale] e Sciences e I.er Hartë e Greqisë, hartuar mbi bazën e një numri të

madh kujtimesh të vjetra e të reja, mbi ato të zotërinjve Uiler dhe Turnëfor sipas vëzhgimeve

astronomike të z. Verno….], botuar në Paris. Harta tregon në mënyrë të hollësishme

Shqipërinë (Albanie) e ndarë në Haute Albanie dhe Basse Albanie.

1709, po me të njëjtin autor, Guillaume Delisle Harta: Theatrum historicum ad annum Christi

quadringentesi-mu[m] in quo tum Imperii Romani tum Barbarorum circumincolentium status

ob oculos ponitur Autore Gullielmo Del’Isle [Hartë historike e Perandorisë Romake dhe e

kombeve barbare fqinj, në vitin e katërqind të Krishtit, kur perandoria filloi të përçahej… me

autor Gijom Delislë…] botuar në Parisi.

Harta përfshin edhe trojet shqiptare si pjesë e Perandorisë Romake nën emërtimet Epirus

Nova dhe Epirus Vetus me toponiminë e tyre të vjetër

1716. Michel-Antoine Baudrand. La Grèce Tirée des Memoires de Monsieur l’Abbé

Baudrand. Dediée à Messire Nicolas le Camus, Chevalier, Seigneur de la Grange, et autres

lieux Conseillier du Roy en ses Conseils, et Premier President en la Coeur des Aydes de Paris

[Greqia nxjerrë nga kujtimet e z. Bodran, kushtuar z. Nikola lë Kamy…]Harta është botuar

disa herë gjatë viteve 1650-1716. Në hartë paraqitet Shqipëria e ndarë në: La Haute Albanie

dhe la Basse Albanie. Gjithashtu përfshihen edhe trojet shqiptare në Maqedoni e Kosovë.

1717. Guillaume Sanson. Le Royaume de Hongrie et les Estats qui en ont esté sujets et qui

font presentement la Partie Septentrionale de la Turquie en Europe Tiré des Mémoires les

plus Nouveaux [Mbretëria e Hungarisë dhe e shteteve që kanë lidhje më të e që përbëjnë

aktualisht pjesën veriore të Turqisë Europiane, nxjerrë nga kujtimet më të reja…]. Harta

pasqyron edhe pjesën veriore, verilindore dhe qendrore të trojeve shqiptare nën emërtimin

Albanie.

1740. Jean-Baptist Bourguignon D’ Anville. La Grece Pour l’Histoire Ancienne [Greqia për

“Historinë e vjetër” të z. Rolë, nga z. D’Anvil, gjeograf ].

Në hartë paraqitet pjesa jugore e Ilirisë dhe e Epirit në lashtësi. Fiset ilire: taulantët, molosët,

dardanët, albanët, labeatët etj. dhe vendbanimet e tyre.

1740. Johann Christoph Harenberg. Imperii Tvrcici Evropaei terra, in primis Graecia cum

confiniis, ad intelligendos Scriptores N. T. ceterosque graeces et latinos acco[m]modata

[Zotërimet e Perandorisë Turke në Europë, në radhë të parë Greqia me fqinjët, përshtatur

për të kuptuar shkrimtarët N. T. dhe të tjerë greko-latinë…]

Page 95: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

95

Harta tregon në mënyrë të hollësishme trojet dhe vendbanimet shqiptare, si pjesë e

Perandorisë Osmane, me toponiminë e tyre të vjetër. Harta përmban edhe një tekst të shkurtër

të botuesit për lexuesin.

1766 August Gottlieb Boehm. Totius Danubii cum adjacentibus regnis nec non totius

Graeciae et Archipelagi Novissima Tabula ex recentissimis subsidiis concinnata et ad Leges

Projectionis Stereographicae legitimae ...[Hartë shumë e re e tërë Danubit me krahinat

përreth si dhe e gjithë Greqisë dhe e arkipelagut përpiluar sipas mjeteve më të reja dhe

rregullave të projektimit stereografik legjitim…]. Harta paraqet trojet shqiptare (Albania ose

Arnaut), si pjesë e Europiane, në Perandorinë Osmane

1778. Guillaume Sanson. Partie Meridionale de la Turquie en Europe, ou sont les

Beglerbeglicz de Romelie, et de la Mer dans lesquels sont remarqueés les Residences des

Sangiacs qui en dependent ou sont encor l’Isle et Royaume de Candie, et les Isles de Corfou,

Cephalonie, Zante, et autres isles et Places sur les Costes qui appartienent aux Venitiens. Par

le Sr. Sanson [Pjesa jugore e Turqisë Europiane, ku ndodhen bejlerbejllëket e Rumelisë dhe

të detit ku janë shënuar rezidencat e sanxhaqeve në varësi, ose ku gjenden ende ishulli dhe

Mbretëria e Kandias si dhe ishujt e Korfuzit, Qefalonisë, Zantës dhe ishuj e vende të tjera në

brigjet që i përkasin Venedikut. Harta paraqet trojet shqiptare (Albanie dhe Epire), si pjesë e

bejlerbejllëkut të Rumelisë.

Në koleksionin e vyer të hartave antikuar të cilat mendoj se mund të jenë pjesë e

Portalit Albanologjik, janë edhe disa harta të cilave nuk u njihet autori. Si p.sh.:

Një hartë interesante është ajo e vitit 1788 me titullin: Parte dell’Imperio Ottomano

che confina cogli stati Austriaco e Veneto, contenente le Provincie della Bosnia, Servia,

Macedonia, Schiavonia, Croazia e Dalmazia. Per servire di continuazione alla carta del

Teatro della Guerra Presente [Pjesa e Perandorisë Osmane që kufizohet me zotërimet

austriake dhe vendikase duke përfshirë provincat e Bosnjës, Serbisë, Maqedonisë, Sllovenisë,

Kroacisë dhe Dalmacisë si vazhdim i hartës së teatrit të luftës së tanishme]. Është botuar në

Venecia.

Harta tregon trojet shqiptare, nga Gryka e Kotorrit deri në Himarë, nën emërtimet Albania

dhe Epiro, si pjesë e Perandorisë Osmane. Paraqitet edhe një pjesë e territorit të Kosovës.

Harta është gjithashtu me vlerë për sa i takon të dhënave orografike e toponimike të Ballkanit

dhe të Shqipërisë. Harta bën pjesë në serinë Teatro della Guerra presente tra gl’Austro-

Russia e la Porta Ottoman [Teatri i luftës midis Austrisë, Rusisë dhe Portës Osmane]. Titulli

është i zbukuruar me gravurën e një kështjelle.

Carta dell’Epiro della Thessalia e dell’Acaja per valere all’intelligenza della Storia Romana

[Harta e Epirit e Tesalisë dhe e Akaisë si ilustrim për të kuptuar historinë e Romës]. [botuar

para shek. XVIII]. Harta paraqet fiset ilire të Epirit: kaonët, amantinet, tesprotët, molosët etj.

[1700-1750]. Dalmatia et regiones adjacentes, Croatia, Bosnia, Slavonia, Servia, Albania,

accurate descriptae [Dalmacia dhe rajonet përreth, Kroacia, Bosnja, Sllovenia, Serbia,

Shqipëria të përshkruara me shumë zell]. Planimetria në miniaturë e qyteteve kryesore të

Dalmacisë, përfshirë edhe Tivarin e Ulqinin. Ilustruar me stemat e mbretërive kryesore të

kësaj treve, përfshirë edhe stemën e Balshajve, zotër të Zetës, si dhe atë të Gjurashëve.

Page 96: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

96

Territoret veriperëndimore dhe verilindore të Shqipërisë deri në Durrës, me toponiminë e

vjetër të vendbanimeve dhe të lumenjve. Paraqitje e territorit të Kosovës nën emërtimin

Podrima Prov[incia] dhe e vendbanimeve të saj.

Nga hartografi i njohur Gerard Mercator do të veçoja hartën, Macedonia Epirvs et

Achaia Per Gerardum Mercatorem (Maqedonia, Epiri dhe Akaia nga Gerard Merkatori).

Harta është botuar disa herë në Amsterdam në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit

XVII. Botimi i parë mendohet se është ai i Duisburgut i vitit 1589. Në hartë paraqiten trojet

shqiptare me emërtimet Albania dhe Epirus, përfshirë edhe territorin e Kosovës me

toponiminë e vjetër të vendbanimeve.

1811. Gaetano Palma. Carte de la plus grande partie de la Turquie d'Europe dressée sur

l'annciens matériaux rectifiés par les observations astronomiques faites récemment sur les

côtes et sur les nombreux renseignements furnis par divers voyageurs [Harta e pjesës më të

madhe të Turqisë Europiane përpiluar sipas materialeve të vjetra të ratifikuara nga vrojtimet

astronomike të kryera rishtas mbi brigjet dhe sipas vëzhgimeve të sjella nga udhëtarë të

ndryshëm…]. në dy pjesë; Titulli dhe të dhënat e tjera edhe në greqisht. Paraqitje e trojeve

shqiptare si pjesë e Perandorisë Osmane, me të dhëna për popullsinë e qyteteve te ndryshme

të Shqipërisë dhe Kosovës (Elbasan, Lezhë, Artë, Gjirokastër, Berat, Krujë, Tivar, Delvinë,

Durrës, Kavajë, Këlcyrë, Ohër, Manastir, Vuçitern, Prishtina, Prizren, Shkodër, Tiranë,

Janinë, Mecovë, Margarit).

1816. Alfons Konrad. Carte de la Turquie d'Europe nouvellement dressée et dessinée par Als.

Konrad... d'après G. Palma, J. Riedl et la carte de Provinces Illyriennes par le Depôt général

de la Guerre en Italie [Harta e Turqisë Europiane përpiluar e skicuar sërish nga Als.

Konrad... sipas Palmës, J. Ridelit dhe harta e provincave iliriane nga depozitës së luftës në

Itali] Harta paraqet trojet shqiptare me të dhëna statistikore për popullsinë e qyteteve

(Elbasan, Lezhë, Artë, Gjirokastër, Berat, Krujë, Tivar, Delvinë, Durrës, Kavajë, Këlcyrë,

Ohër, Manastir, Vuçitern, Prishtina, Prizren, Shkodër, Tiranë, Janinë, Mecovë, Margarit).

1827. Pierre Lapie. Carte de la partie Méridionale de la Grèce moderne dressée

principalement sur les Mémoires de F. Pouqueville... et apuyé sur les observations

astronomique de M. Gauttier [Hartë e pjesës jugore të Greqisë së sotme hartuar kryesisht

sipas kujtimeve të F. Pukëvilit… dhe sipas vëzhgimeve astronomike të z. Gotje]. Harta paraqet

trojet shqiptare. Sanxhaqet e Shkodrës, Vlorës, Ohrit, Janinës, Delvinës dhe vendbanimet e

tyre me emërtimet e kohës.

1829. Franz Weiss. Carte der Europaeischen Türkey nebst einem Theile von Kleinasien in

XXI. [Hartë e Turqisë Europiane me 21 fletë, bashkë me një pjesë të Azisë së Vogël, hartuar

nga burimet ndihmëse më të mira dhe e nënshkruar nga nënkoloneli Franc fon Vais si dhe e

botuar nga zyra topografike e Shtabit të Përgjithshëm Austriak në vitin 1829]. Atlas me 21

harta, ndër të cilat harta e dytë paraqet trojet shqiptare nga Gryka e Kotorrit deri në Prevezë

nën emërtimin Albanien si dhe koordinatat e vendndodhjes së qyteteve Vlorë (Avlona), Berat

(Beligrad) dhe Durrës (Durazzo), ndërsa harta e dhjetë paraqet Shqipërinë nga Lezha deri në

Butrint nën emërtimet Epirus, Arnaud dhe Albanien, qytetet dhe fshatrat rreth tyre si dhe

planin e Butrinti.

Page 97: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

97

IV. 2 Harta në faqet e librave albanologjik antikuar shek. XVI-XVIII

Për plotësimin e mëtejshëm të burimeve ekzistuese hartografike me vlerë për trojet

shqiptare mendoj të studiohen dhe shtohen në këtë Portal Albanologjik, jo vetëm hartat si

njësi më vete, por edhe harta të cilat përfshihen në librat antikuarë të shekujve XVI-XVIII të

autorëve gjeograf shumë të njohur si: Claudius Ptolemaeus (1564), Philippus Cluverius

(1686), Paul Ricaut (1709), Guillaume Delisle (1729), Georges Guillet de Saint-Georges

(1681), J. Gautier (1745), Jean-Claude Dezauche (1772), Jean-Denis Barbié du Bocage

(1788) etj.

Me kalimin e qendrës së gravitetit të Perandorisë Romake drejt Lindjes dalin vepra si

Gjeografia e Ptolemeut, që konsiderohet më e rëndësishmja për perudhën romake dhe një nga

më të rëndësishmet e periudhës së lashtësisë. Ptolemeu ka qenë ndër gjeografët më të

përmendur të kohës antike. Ai shkroi dhe publikoi punimin e tij të famshëm “Gjeografia”. Në

këtë libër i cili përbëhet prej tetë vëllimesh Ptolemeu i ka kushtuar kujdes vendodhjes dhe

emërtimeve të sakta të terreneve. Ai e bëri gjeografinë dhe hartografinë lëmin më interesant

dhe më të rëndësishëm e të pavarur e diturisë njerëzore. Në këtë vepër ka veçuar dy drejtime:

drejtimin gjeografik dhe hartografik. Sipas tij gjeografia para së gjithash është shkencë mbi

paraqitjen hartografike të tokës. Hartografia merret me përshkrimin në detaje të vendeve të

ndryshme. Në këtë vepër bëhet fjalë edhe për Ilirikun, përkatësisht për Dalmacinë, Liburinë,

Mezinë e Epërme, Maqedoninë, etj.

Vepra “Gjeografia”, udhëzuesi i tij për hartografinë, konsiderohet si përpjekja e parë

e vërtetë në botë për krijimin e një harte të botës. Libri (apo vëllimi i tetë) përmban 27 harta,

26 harta regjionale dhe një hartë e Tokës “Mapa Mundi” e cila është një ndër hartat më të

rëndësishme historike e punuar në projeksionin konik, kurse hartat tjera i kanë paralelet dhe

meridianet që prehen me kënd të drejtë (cilindër).

Në mes hartave të “ Gjeografisë” ku janë përfshirë pjesët e Evropës Juglindore, i

hasim shënimet e para që kanë të bëjnë me truallin shqiptar. Vargmalet e Evropës Juglindore

që ndajnë rrjedhejet e lumenjëve dhe viset e kësaj treve bashkojnë të Scardusi ( Mali Sharr),

në veri të së cilit shtrihet Dardania. Në këtë provincë janë lokalizuar vendbanimet Ulpiana,

(afër Podujevës) dhe Aribantium ( diku rreth Qafës Dules), kurse në afërsi të rrjedhjes së

lumit Drilon ( Drin) janë: Thermidava ( Prizreni), Siparantum ( Peja) dhe Chinna (Klina).

Ptolemeu sjell për herë të parë të dokumentuar emri “Albanian’”me kryeqytet Albanopolis, sa

kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a

është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe).

Kështu fillon rrugëtimi historik i emrit; “Albania” e cila u popullarizua nga Anna

Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj

të famshme Alekseida. Ajo thekson se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin

veten “Arbanez”. Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij “Shqip”; ndërkohë bota

vazhdon të përdorë emrin e vjetër “Albania” (ndikuar nga Ptolemeu) dhe “Albanian” .

Në Bibliotekën Kombëtare ndodhet botimi i viti [1564], M.D.LXIIII në latinisht,

botuar në Venecia me titullin origjinal: La Geografia di Clavdio Tolomeo Alessandrino,

Nuouamente tradotta di Greco in Italiano da Ieronimo Rvscelli…

Nga kjo vepër e Ptolemaeus do të përmendja ato pjesë të hartave të cilat autori i ka quajtur :

Page 98: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

98

-Evropæ Tabvla [Evropa, tabela] në të cilat përfshihen trojet shqiptare.

-Evropæ Tabvla V [Evropa, tabela V].

Përfshihet Iliria e lashtë, nga Liburnia deri në Shkodër (Scodra), nga malet e Sharrit

(Scardvs) deri në detin Adriatik, dhe një pjesë e Epirit.

-Evropæ Tabvla IX [Evropa, tabela IX].

Përfshin edhe një pjesë të trojeve të Ilirisë, nga Panonia e Sipërme deri në derdhjen e lumit

Drin (Scupi, Nicopolis, Hadrianopolis, malet e Sharrit (Scardus), Drinus etj.).

-Tabvla Evropæ X [Tabela Evropa X].

Përfshihen trojet shqiptare nga malet e Sharrit deri në Epirin Jugut, si Apollonia, Aulona,

Chaonia, Thesprotia, ishulli Saso (Sazani) etj.

-Tavola Nvova di Schiavonia [Tabela e Skiavonisë së re].

Përfshihen troje shqiptare nën emërtimin Albania, si Kotorri, Budva, Ulqini, Shkodra, Tivari,

Lezha, Durrësi, Vlora, Himara, liqeni i Shkodrës, Drini, Shkumbini, malet e Sharrit etj.

Grætia Nvova Tavola [Tabela e Greqisë së re]

-Përfshihen trojet shqiptare nga Gjiri i Kotorrit në Butrint (Cataro, budoa, Alexio, Scupli,

Clina, Dagno, Prilepo, Bitolia, Durazo, Croia, Papadares, Saseno, Cimera, Botrinto etj).

Gjithashtu do të doja të ndalesha në veprën atikuar të gjeografit të famshëm gjerman

Philippus Cluverius. Ai iu afrua gjeografisë përmes historisë dhe autorëve klasikë. Ndër

veprat e tij më e rëndësishmja është Introductio in Universam Geographiam e vitit 1624,

(Hyrje në Gjeografinë Universale). E para nga gjashtë vëllimet e tij merret në përgjithësi me

Tokën, por janë pesë të mbeturit mbi të cilat mbështetet reputacioni i tij. Ato përmbajnë

përshkrime të shkurtra të vendeve dhe theksojnë konsideratat njerëzore dhe historike. Ai

njihet si themeluesi i gjeografisë historike. Introductio in Universam Geographiam mbeti një

punë standarde dhe shumë e rëndësishme e shekullit të 18-të e cila. Në Bibliotekën

Kombëtare gjendet botimi i vitit 1686.

Në këtë njësi antikuar ndodhen harta ku përfshihen trojet shqiptare nën emërtimet e vjetra.

P.sh

-Summa Europæ Antiquæ Descriptio [Përshkrim i Europës së vjetër...] hartë : bardhë e zi.

Latinisht. Përfshin troje shqiptare nën emërtimin Illyricum dhe Macedonia.

-Italia Nova [Italia e re]. Përfshihen edhe brigjet lindore te detit Adriatik (Kotorri, Tivari,

Budva, Ulqini, Kruja, Durrësi, Vlora, Himara, Butrinti etj. me emërtime të vjetra)

-Veteris et Nova Pannonia et Illyrici Deschriptio [Përshkrim i Panonisë së vjetër e të re dhe

Ilirisë]. Harta përfshin trojet veriore shqiptare deri në Lezhë (Lissus, Alessia et Aleso) nën

emërtimin Illyricum.

-Epirus hodie Canina cum Maris Ionii Insulis Corcyra seu Corfu Cephalenia seu Cefalogna

etc. [Epiri sot, Kanina me ishujt e detit Jon, Korkyra ose Korfuzi, Qefalenia ose Qefalonja

etj.] Paraqiten fiset ilire nga lumi Vjosë e përtej Butrintit (kaonët, elinët, tesprotët, molosët)

dhe qytetet e banuara prej tyre si Oriku, Kanina, Himara, Gjirokastra, Butrinti, Gjiri i Artës

me emërtime të vjetra etj.

-Hellas seu Græcia Vniversa. Në hartë përfshin trojet shqiptare nën emërtimin Illyri, Albania,

Epirvs, si Lissus, Epidamnus, Dyrrachium, Pyrgos, Tavlantia, Eordea, Aulon, Canina,

Chimara, Chaonia, Thesprotia etj. dhe lumenjtë Drilosi (Drini), Apsus (Semani) etj.

-Macedoniæ et Thessaliæ Regiones [Krahinat e Maqedonisë dhe të Tesalisë].

Page 99: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

99

Paraqitje e krahinave, e qyteteve dhe e fiseve ilire. Epidaurus (Dubrovniku), Thermidava,

Scodra, Vlcinium, Croia, Epicuria, Lyssus, Albanopolis (Zgerdheshi), Dyrrachium,

Epidamnus, Arnissa (qytet i tulantëve), Scampis, Lychni, Ocrida, Pyrgo (qendër e fortifikuar

e elejve), Eordæores, Belgrado, Amantia, Aulona, Elymia, Canina, Bullis, Oricum,

Antigonea, Acroceraun (malet e Llogarasë) etj.

-Daciarum Moesiarum et Thraciae Vetus et Nova Descriptio [Përshkrim i vjetër dhe i ri i

Dakisë, i Mezisë dhe i Trakisë].

Paraqiten edhe troje shqiptare përfshirë Kosovën nën emërtimin Dardania.

Vincenzo Maria Coronelli (1650-1718) ishte një prift françeskan, gjeograf, grafikist,

kozmograf dhe enciklopedist. Ai lindi dhe vdiq në Venecia. Ai u bë i famshëm për ndërtimin

e globit të tij tokësor. Në vitin 1678, bëri dy sfera të tilla me teknikë të shkëlqyer, me

diametër 175 cm, për Dukën e Parmës e më vonë dhe dhuratë për mbretin Louis XIV.

Coronelli pastaj u zhvendos në Paris e më pas jetoi dhe punoi në vende të ndryshme

evropiane. Në vitin 1705 vendoset përgjithmonë në Venecia, ku themeloi shoqërinë e parë

gjeografike: "Accademia Cosmografica degli Argonauti". Deri në vitin 1707 ai udhëhoqi një

sasi të madhe hartografësh dhe ishte përgjegjës për botimet e cilësisë, vendimtare për

evoluimin e hartografisë. Coronelli u emërua kozmograf i Republikës së Venedikut dhe ishte

përgjegjës për të përshkruar betejat fitimtare të luftuara nga vendi i tij gjatë Luftës

Veneciano-Otomane të vitit 1684-87.

Vepra e tij më e famshme ishte antikuari “Atlante Veneto” (1690-1701) qe është atlasi

më plotë i botuar i cili ndodhet edhe në Bibliotekën Kombëtare. Kjo vepër monumentale

është e pasur me të dhëna për hartografët, gjeografët e lashtë dhe modernë, së bashku me të

dhëna astronomike dhe historike. Këto harta u gdhendën në një stil të guximshëm dhe u

shtypën në letër të bardhë, ato më të rëndësishme u përhapën në dy fletë, duke lejuar detaje të

mëdha.

-Nga kjo përmbledhje do të veçoja edhe njëherë hartën “Corso delli fiumi Drino e Boiana

nella Dalmatia…” e vitit 1688, e cila bën pjesë në përmbledhjen “Atlante Veneto”.

Përmbajtja e hartës paraqet interes për studiuesit e fushës së albanologjisë. Ajo sjell të dhëna

të bollshme gjeografike, historike, toponomastike, etnografike, statistikore e demografike për

krahinat, qytetet dhe fshatra shqiptare e për plotësimin e mëtejshëm të burimeve ekzistuese

hartografike me vlerë për trojet shqiptare. Ja disa prej hartave të përmbledhjes “Atlante

Veneto”.me interes për trojet shqiptare:

-La Grecia descritta dal P[adre] M[aestro] Coronelli Cosmografo della Serenissima Republica

di Venezia, Dedicata All’Eccellenza del Signor Giouanni Lando in Venezia con priuil[egio]

dell’Ecc[ellentissimo] Senato [Greqia, përshkruar nga at Koroneli, kozmograf i shumë të

kthjelltës Republikë të Venedikut

Në këtë hartë përfshihen trojet shqiptare nën emërtimin Albania dhe Epir.

-Ristretto [sic] della Dalmazia. Diuisa né suoi Contadi, già presentata alla Serenissima

Republica di Venezia, etc. dal P[adre] Maestro Coronelli Cosmografo Publico... [Rajoni i

Dalmacisë i ndarë në fshatrat e saj, tashmë paraqitur shumë të kthjelltës Republikë të

Venedikut nga mjeshtri at Koroneli, kozmograf i shtetit.

Page 100: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

100

Në hartë paraqiten pjesë të Shqipërisë Veriore dhe të Kosovës nën emërtimin Albania (Tivari,

Ulqini, Shkodra, Malësia e Mbishkodrës, Gruda, Hoti, Drishti, Ibali, Pulti, Puka, Prishtina,

Podrima, Prizreni, liqeni i Shkodrës, Buna, Kiri, Drini etj.)

Do të doja veçoja hartat antikuarit tjetër të Coronelli-t me titullin: Città, Fortezze ed

altri Luoghi, ku gjenden dy harta me mjaft interes për trojet shqiptare, si:

-Disegno topografico del Canale di Cattaro [Vizatim topografik i Kanalit të Kotorit].

-Golfo della Prevesa [Gjiri i Prevezës].

Paraqitja e Gjirit të Ambrakisë (Artës), të qytetit të Prevezës dhe të Artës

Një hartë tjetër e rëndësishme është ajo e përfshirë në veprën antikuar “Histoire de

l’Empire Ottoman” të autorit Paul Ricaut e vitit 1709 me titullin:

-Carte de l’Empire Ottoman Pour mettre à la fin de chaque volume de l’Histoire des Turcs

[Hartë e Perandorisë Osmane për ta vendosur në fund të çdo vëllimi të historisë së Turqisë].

Harta tregon trojet shqiptare nën emërtimin Albanie dhe Epire (Chimara, Valona, Durazzo,

Alessio, Ducagino, Isciodar etj.) të përfshira në kuadrin e Perandorisë Osmane.

Nga antikuari “Banduri, Anselmo Maria. Imperium Orientale sive antiquitates

Constantinopolitanae...”, botim i vitit 1729, në Venecia e autorit, gjeograf të famshëm

Guillaume Delisle do të veçoja hartën me titullin:

-Imperii Orientalis et Circumjacentium Regionum sub Constantino Porphypogenito et ejus

praedecessoribus Descriptio. Auctore Guillelmo Del’Isle... [Përshkrim i Perandorisë së

Lindjes dhe i krahinave përreth, në kohën e Konstandin Porfirogenetit…]

Përmban shtrirjen e Themës së Durrësit e të Nikopojës si dhe gjithë trojet shqiptare.

Nga autori, Guillet de Saint-Georges në antikuarin “Histoire du regne de Mahomet II.

Empereur des Turcs” e vitit 1681, botuar në Venecia do të veçoja hartën me titull:

-Carte des Conqvestes de Mohamet II [Hartë e pushtimeve të Muhametit II]

Në këtë hartë përfshihen trojet shqiptare nën emërtimin Albanie dhe Epire (Valone,

Beligrade, Durazzo, Croia, Alessio, Dibra, Dayna, Ducaginon, Scutari, Dulcigno, Drivasto e

Nga Gautier do të veçoja hartën nga antikuari me të njëjtin titull:

-Cartes des voiages et des expeditions de Pirrhus, Roi d’Epire [Hartë e udhëtimeve dhe e

ekspeditave të Pirros, mbret i Epirit].

Harta përfshin trojet shqiptare nën emërtimin Illirie, Macedoine dhe Epire.

Autori J. Dezauche ka një hartë mjaft interesante në veprën e tij të vitit 1772

“Géographie abrégée de la Grèce Ancienne…” me titullin: Grèce ancienne [Greqia e lashtë].

Harta përfshin territoret e Ilirisë (Illyria: Drilo vel Drinus Fl., Epidamnus vel Dyrrachium,

Apsus, Apollonia etj.) e të Epirit të lashtë (Epirus).

Nga Barbié du Bocage dhe nga vepra e tij antikuar “Recueil de cartes géographiques,

plans, vues et médailles de l’ancienne Grèce..” e vitit 1788

Kam veçuar hartën me titull: La Grèce et ses Isles. Pour le Voyage du Jeune Anacharsis. Par

M. Barbié du Bocage. [Greqia dhe ishujt e saj. Për udhëtimin e Anakarsit të Ri nga z. Barbie

dy Bokazh. Gusht 1788] .Në hartë përfshihen trojet shqiptare nga veriu në jug nën emërtimin

Illyrie (Epidamne, Apollonie, Byllis, Oricum, Saso (Sazani) Buthroton etj.) dhe Epire. Fiset

ilire si taulantët, atintanët, kaonët, tesprotët, lyknidët, enkelejtët, elimët, orestët etj. dhe

qytetet e banuara prej tyre.

Page 101: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

101

Page 102: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

102

Kreu V. BOTIMET E RRALLA ALBANOLOGJIKE NË GJUHË TË HUAJ PËR

SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT, PËR PORTALIN ALBANOLOGJIK.

SHEK. XV-XVIII

Trashëgimia e hershme e botuar mbi kulturën dhe qytetërimin shqiptar tashmë duhet

të evidentohet si e tillë në rrjetin europian dhe botëror të informacionit, e të ofrohet on-line në

mënyrë të studiuar përmes Portalit Albanologjik Digjital. Si mision parësor Portali

Albanologjik Digjital duhet të ketë integrimin e informacionit mbi trashëgiminë e shkruar,

promovimin e saj, ofrimin dhe lehtësimin e qasjes online përmes një rrjeti global të

komunikimit, ngritur në baza të dhënash (Meta Data) për materialet që flasin për Shqipërinë

dhe shqiptarët, si një dritare e hapur për hapësirat mbarë shqiptare. Do të ishte mirë që Portali

Albanologjiktë kishte mundësi akcesimi për përdoruesit në bazat respektive të të dhënave të

treja institucioneve të rëndësishme të Kujtesë sonë kombëtare, biblioteka, arkivi dhe muzeu;

kjo do të realizohej përmes shkëmbimit reciprok të informacionit bibliografik të karakterit

albanologjik. Në këtë mënyrë do të ofrohej informacion më i plotë dhe më i larmishëm për

Shqipërinë dhe shqiptarët, duke paraqitur aty edhe burimet apo përshkrimet bibliografike

madje dhe me elementë të ndryshëm kërkimi për koleksionet e digjitalizuara të trashëgimisë

kulturore kombëtare.

Nëpërmjet një Portali të përbashkët albanologjik do të mundësohej kërkimi dhe qasja

në vlerat e rralla të trashëgimisë kombëtare në çdo kohë, nga kudo dhe nga kushdo.

Website ofrojë gjithashtu shërbime të tilla si: të dhëna rreth mënyrës së krijimit të

portalit; informacion mbi botime albanologjike, albanologë, hyrje të reja etj.; qasje në burime

të kombinuara digjitale dhe jodigjitale, burime bibliografike etj.

Për të përshkruar botimet e rralla albanologjike të përzgjedhura në gjuhë të huaj për,

Portalin Albanologjik kam shfrytëzuar tekstin, parathënien, pasthënia, dhe shënimet në fund

të librit, si dhe burime të tjera të besueshme si enciklopedi e bibliografi të ndryshme,

monografi, artikuj revistash etj. nga autorë të huaj apo vendas, të cilat janë renditur

alfabetikisht në listën e referencave në fund të këtij punimi. Në disa raste për veprat pa

autorë dhe me pseudonime, përveç enciklopedive, kam konsultuar edhe katalogët online të

bibliotekave kombëtare të Italisë, Francës, Anglisë, Gjermanisë, Turqisë, SHBA-së etj.

Emrat e autorëve i kam shënuar në formën e tyre origjinale dhe të unifikuar, pavarësisht si

gjenden në fletën e titullit të veprës që përshkruhet. Autorët e veprave anonime si dhe autorët

që kanë përdorur pseudonime ose iniciale janë shënuar në kryetitull me emrin e tyre të

vërtetë, kur është bërë i mundur identifikimi, duke dhënë edhe burimin përkatës. Autorët

sllavë, grekë, osmanë dhe titujt e veprave të tyre në origjinal i kam transliteruar sipas

rregullave dhe standardeve ndërkombëtare.

Për secilën njësi të përzgjedhur është dhënë shkurt në pjesën e parë të saj titulli i përkthyer në

shqip (për te qenë më e qartë në lexim) e më pas autori e titulli në origjinal, vendi, viti i

botimit, etiketat (ex libris), autografet apo vulat që gjenden në libër, etj Më pas kam dhënë

shënime të shkurtra të arsyetuara mbi përmbajtjen e veprës dhe faqet ku flitet për historinë,

kulturën dhe etnologjinë e shqiptarëve, arbëreshëve apo arvanitasve e figurat e shquara

historike si brenda ashtu dhe jashtë viseve shqiptare.

Page 103: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

103

Në këtë pjesë të punimit kam analizuar në mënyrë kronologjike vepra nga autorë të huaj, por

nuk mungojnë edhe vepra të autorëve me origjinë shqiptare apo arbëreshë të kësaj periudhe

që për shumë arsye shkruajtën në latinisht, italisht, gjermanisht, frëngjisht, etj. dhe i botuan

veprat e tyre jashtë trojeve shqiptare. Vlen të përmendim veprën e Marin Barletit “Historia e

Skënderbeut” me ndikim aq të fuqishëm në tërë literaturën e huaj, posaçërisht të shek. XV-

XVIII

Botime të vjetra në gjuhë të huaj dokumentojnë pjesë të rëndësishme të historisë dhe

qytetërimit të lashtë shqiptar. Në këto libra të vjetër antikuar gjejmë; njoftimet e para për fiset

ilire në poemat e Homerit, informacione shumë të rëndësishme nga autorët greko-latinë me

karakter historik, gjeografik, ekonomik e politik për Ilirinë në veprat e autorëve të tillë si:

Aristotle, Thucydides, Plutarch, Dio Cassius, Appian, Livy, Curtius Rufus, Diodorus,

Siculus, Herodotus, Herodian, Aeschines, etj. Me vlera të pazëvendësueshme për gjeografinë

dhe historinë e lashtë të vendit tonë është vepra Gjeografia e Strabonit dhe Historia e natyrës

e Plinit II. Për periudhën e pushtimit romak tërheqin vëmendje komentarët e Jul Cezarit,

veçanërisht komentari Për luftën civile, luftë e cila u zhvillua në trojet ilire. Me kalimin e

qendrës së gravitetit të Perandorisë Romake drejt Lindjes dalin vepra si Gjeografia e

Ptolemeut, që konsiderohet më e rëndësishmja për perudhën romake dhe një nga më të

rëndësishmet e periudhës së lashtësisë. Vepra të kronikanëve bizantinë si, Anna Comnena,

Priscus, Procopius of Caesarea, Cedrenus, Bryennius, Choniates, Acropolites, Cantacuzenus,

Codinus, Pachymeres, Zonaras, Chalcocondyles, Sphrantzes, etj sjellin njoftime me shumë

interes për Arbërinë e shek. VII-XV, për periudhën e lindjes dhe të zhvillimit të

marrëdhënieve feudale në kuadrin e Perandorisë Bizantine, dhe për formimin e kombësisë

shqiptare, kur për herë të parë përmendet emri Albanoi (Arbër), emër me të cilin shqiptarët u

bënë të njohur në mesjetë. Por veprat më të plota e më të rëndësishme për Bibliotekën

Digjitale Albanologjike të cilat do të mundohem ti rendis shkurt në mënyrë kronologjike

sipas vitit të botimit, janë kryesisht të shekujve XVI-XVIII, nga autorëve të njohur të kohës

si: Leibniz, Giovio, Coronelli, Lavardin, Du Cange, Kačić, Katančić, Biemmi, Barbié du

Bocage, Thunmann, etj.

Objekti i veprave të tyre është historia e Shqipërisë, veçanërisht ajo e luftërave dhe fitoreve të

shkëlqyera të Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë, kryengritjet antiosmane, pashallëqet

shqiptare, gjendja politike dhe ekonomike e territoreve shqiptare në kuadrin e Perandorisë

Osmane, memorandumet e shqiptarëve drejtuar Portës së Lartë për zgjidhjen e çështjes

shqiptare, qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj saj, çështja e kufijve, arbëreshët e Italisë dhe të

Greqisë, historia e krishterimit në Shqipëri, mënyra e jetesës, doket e zakonet etj.

Gjithashtu në shekujt XVI-XVII gjejmë përpjekjet e para për shpjegimin e origjinës së

popullit shqiptar në aspektin historik e gjuhësor. Ndër to vlejnë të përmenden letrat e

famshme të filozofit gjerman Leibniz, drejtuar kryebibliotekarit të Bibliotekës Mbretërore të

Berlinit, Veyssière de la Croze, Veyssière de la Croze me mendime e të dhëna për gjuhën

shqipe dhe origjinën e saj; veprën e gjermano-suedezit Johan Tunman Hulumtime për

historinë e popujve të Europës Lindore, botuar në Lajpcig më 1774, ku gjejmë përpjekjen e

parë shkencore për të shpjeguar prejardhjen e popullit shqiptar e të gjuhës së tij, duke arritur

në përfundimin se shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre, vazhdues të ilirëve që nuk u

romanizuan.

Page 104: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

104

Për të kuptuar jehonën dhe përhapjen e famës së Skënderbeut ia kam lejuar vetes të paraqes

edhe ndonjë njësi të fushave letrare, por që kanë brenda tyre ngjarje te vërteta historike

Koleksionet albanologjike antikuar në gjuhë të huaj do ti ndaja në dy periudha, ndërmjet

shekujve :

XV-XVI, dhe

XVII-XVIII

V.1 Përshkrimi i koleksioneve albanologjike antikuar nga shek. XV-XVI

Për Portalin Albanologjik Digjital mendoj se pjesë mjaft e rëndësishme e pasurisë

tonë kombëtare librore janë botimet e vlerave të rralla, inkunabulat dhe antikuarët e periudhës

XV-XVI. Këto njësi kanë të dhëna të rëndësishme mbi historinë dhe qytetërimin shqiptar,

ashtu siç e kanë njohur të huajt Shqipërinë dhe shqiptarët në peridhat e hershme.

Këto njësi librore kanë shërbyer si burime të rëndësishme historike, prej të cilave

kemi ndërtuar dhe përshkruar historinë e vendit tonë.

Gjejnë pasqyrim në këtë pjesë të punimit veprat origjinale të disa të humanistëve të

hershëm shqiptar që shkruan në gjuhë të huaj, veprat e autorëve me të vjetër greko-latinë,

veprat e autorëve e kronikanëve bizantinë etj.

Veçanërisht dalin në pah luftërat dhe fitoreve të shkëlqyera të Skënderbeut kundër

pushtuesve osmanë dhe kryengritjet antiosmane deri në shek. XVI. Gjithashtu nisin

përpjekjet e para për shpjegimin e etnicitetit të popullit shqiptar.

Si veprat më të hershme me përmbajtje albanologjike do të veçoja dy inkunabulat:

1473: [Letra të Papa Piut II. Mbi Kuvendin e Mantovës]. Me titullin origjinal: Pii Secvndi

Pont[ificis] Max[imi] Epistolae. De Conventv Mantvano. Opvs impressum Mediolani, Per

Magistrum Antonium De Zarotis Parmensem, MCCCCLXXIII [1473].

Sipas shënimit të dorëshkruar në fletën para titullit botimi është tepër i rrallë dhe i kërkuar, ky

është botimi i parë i Milanos. Shënimi i Mithat Frashërit në fletën e fundit tregon se ky libër

është blerë prej tij.

Inkunabula, ndër më të hershmet e autorit, është më e vjetra e koleksionit antikuar të

Bibliotekës Kombëtare dhe përmban pesëdhjetë e dy letra të papa Piut II (Enea Silvio

Pikolomini, emri i autorit para se të zgjidhej papë), drejtuar disa personaliteteve të kohës dhe

princërve të krishterë. Pikërisht ndër letrat e kësaj përmbledhjeje gjenden disa që lidhen me

përfshirjen e Arbërisë në projektin e kryqëzatës kundër turqve osmanë si dhe me qëndresën e

Skënderbeut. Ato shërbejnë për të dëshmuar se 1459a, posaçërisht në kontingjencat e

Kuvendit të Mantovës, ishte një vit interesimi nga ana e Piut II për Skënderbeun dhe për

Arbërinë, në vështrimin e rëndësisë luftarake, por jo vetëm. Në të përfshihet për herë të parë

letra që papa i shkruante Mehmetit II. Armëpushimi midis Skënderbeut dhe sulltan Mehmetit

Page 105: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

105

II etj. Gjithashtu gjenden mjaft vlerësime për Pirron e Epirit, si një ndër udhëheqësit

ushtarakë më të shquar të lashtësisë.

1474: Georgius Merula [Lufta e Shkodrës][Bellum Scodrense]. Venetiis, IIII. idus

Septembris, M.CCCC.LXXIIII [17 shtator, 1474].

Origjinali i kësaj njësie ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit me nr. vendi F. 143 D. 1852. Të

dhënat e botimit janë marrë nga koloni. Libërthi është një relacion, drejtuar Jakob Merulës

dhe Françesko Gambarinit, mbi Rrethimin e të Shkodrës të vitit 1474, mbrojtur burrërisht

ndaj turqve osmanë nën drejtimin e Antonio Loredanit, proveditor venedikas.

1493: [Për Epirin, Shqipërinë dhe Ilirinë].,. De Epiro. De Albania. De Illiria.nga Hartmann

Schedel. Në: Chronicarum liber...[Libër kronikash…]. Nurembergae

Inkunabula paraqet mjaft të dhëna historiko-gjeografike për Epirin dhe Ilirinë sipas autorëve

të lashtësisë; Mendime për prejardhjen e shqiptarëve; Skënderbeu dhe lidhjet e tij me

Alfonsin e Napolit dhe papa Kalistin III. Tradhëtia e Hamza Kastriotit. Të dhëna për Vlorën;

pushtimi i saj nga sulltan Bajaziti I.

Veprat e humanistit shqiptar Marin Barleti

1504: Mbi rrethimin e Shkodrës nga Marin Barleti. Kushtuar shumë të ndriturit Leonard

Loredani, princ i aristokracisë venedikase. Ligjërata të ndryshme, të mbajtura me mjeshtri

nga Mehmeti, princi i turqve, dhe nga komandantë të tjerë të ushtrisë]. Me titullin origjinal

Marini Barletii de Obsidione Scodrensi. Ad Serenissimu[m], Leonardu[m] Lauretanu[m]

Aristocratiaę Venetae principem. Conciones uarię a Maumethe turcar[u]m, principe & ab

aliis militiae praefectis artificiose

Siç shihet dhe nga të dhënat origjinale të librit në latinisht botues është Bernardinum de

Vitalibus me origjinë shqiptare.Vepra është ribotuar disa herë në latinisht dhe është përkthyer

edhe në disa gjuhë të tjera. Për herë të dytë u botua në Bazel, më 1556, në një vëllim me disa

kronika të tjera rreth luftërave midis të krishterëve e turqve osmanë; Antikuari është i ndarë

në tre libra (kapituj).

Pjesa e parë bën fjalë për origjinën e turqve, sulltanët e ndryshëm dhe sulmet e tyre në

Ballkan. Shkurtimisht vepra ka mjaft të dhëna për: Historinë e Shqipërisë, kryesisht për atë të

Veriut. Njoftime për Ilirinë dhe qytetet e saj kryesore (Lisi, Dyrrahu ose Epidamni, Apolonia

etj.), Via Egnatian, Shkodrën dhe themelimin e këtij qyteti. Balshajt dhe sundimin e tyre etj.

Dy pjesët e tjera përshkruajnë hollësisht Rrethimin I, më 1474 dhe II të Shkodrës, më 1478

pas vdekjes së Skënderbeut. Njoftime edhe për Krujën.

1508-1510, vepra më e rëndësishme e Barletit, [Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut,

princ i epiriotëve.... Me titullin origjinal: Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarvm

principis. Petrus Regulus Vicentinus ad Lectorem. Hic Hostes fidei Sanctae/ Victricibus

Armis Sedis Apostilicae/ Succubuisse leges, Per claros hic Bella Duces mirabere, Belli

Miranti/ Scanderbeg Tibi fulmen Erit, Magnanimi tum Marte Ducis/ Te Nosse iuuabit/ Saepe

feros Turcas Stragibus esse datos, Vt Veneto fidus ferret quandóq; leoni/ Dulcis opem/

gratum Munus Amicitiae,... Impressum Romae, per B[ernardinum] V[enetum.

Autori në krye të parathënies: Marini Barletii Scondrensis de vita & gestis Scanderbeg

preclarissimi Epirotarvm principis ad Donferandvm Castriotvm eivs nepotem liber primus.

Praefatio [Libri i parë i Marin Barletit për jetën dhe bëmat e Skënderbeut, princ shumë i

Page 106: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

106

shquar i epirotëve, kushtuar nipit të tij, Ferand Kastriotit. Parathënie]. Të dhënat e botimit

janë marrë nga kolofoni.

Inicialet B. V. janë të botuesit venedikas me origjinë shqiptare, Bernardino Vitali, i

cili gjatë viteve 1508-1510 ka ushtruar veprimtarinë e vet në Romë. Vepra është pa vit

botimi. Sipas Aleks Budës 73 ajo është botuar rreth viteve 1508-1510. Petroviçi 74 në

bibliografinë e tij rendit një numër autorësh që japin vite të ndryshme të botimit të veprës dhe

vlerësime për të. P.sh. Manek 75 e konsiderojn botim të vitit 1504 dhe gabimisht si vend

botimi japin Venecian. Botimin e Romës, të cilën ata me dyshim ia atribuojnë Beçikemit, e

vendosin më 1506. Noli (GCS, f. 78-79)76 mendon se ajo është botuar rreth viteve 1506-1510;

dhe Göllner më 1508-151077 . Vepra në latinisht ka njohur edhe tri botime të tjera: më 1537

në Strasburg, më 1578 në Frankfurt mbi Main dhe më 1743 në Zagreb. Është përkthyer në

gjermanisht, italisht, spanjisht, portugalisht e polonisht.

Në frontespicin kuq e zi, të rrethuar me gravura, Petro Reguli përmes disa vargjeve i

tërheq vëmendjen lexuesit për përmbajtjen e veprës, duke theksuar se Skënderbeu ishte heroi

i luftës kundër turqve, besniku i Selisë së Shenjtë, të cilin ai, lexuesi, do ta admirojë gjatë

leximit të saj. Po aty padovani Domenik de Alxenjano (Arxinjano) në katër vargje distike

vlerëson Barletin që në veprën e tij lartësoi Skënderbeun dhe bëmat trimërore të këtij

komandanti të madh, i cili ishte po aq i fortë e i pathyeshëm sa Cezari. Pas tabelës së lëndës

gjendet një portret-gravurë në dru i Skënderbeut me diçiturën Signor Scanderbego.

1516: [Historia e natyrës e Kai Plinit II. Përkthyer nga latinishtja në dialektin fiorentin nga

z. Kristofor Landino, fiorentinas, burrë shumë i ditur, korrigjuar rishtas dhe pastruar nga

gabimet e shumta, me shtesa figurash të përshtatshme për të gjithë librat]. Plinius Secundus,

Gaius. Historia naturale di Caio Plinio Secondo di lingua latina in fiorentina tradocta per il

doctissimo homo misser Christophero Landino fiorentino nouamente correcta: da infiniti

errori purgada:... Venetia, Marchio Sessa & Piero di Rauani Bersano compagni, 1516. Të

dhënat e botimit janë marrë nga kolofoni. Botimi i parë, sipas Brunet (1, t. 4, kol. 718), është i

vitit 1476. Antikuari na jep mjaft të dhëna mbi fiset e Ilirisë dhe të Epirit: liburnët, enkelejtët,

japodët, taulantët, parthinët, tesprotët, dardanët, kaonët etj. dhe shtrirja e tyre. Të dhëna

ekonomike për Ilirinë, flora dhe fauna e saj.

73Aleks Buda (FESH-i,Tiranë, 1985, 2008)

74Pétrovitch, Georges T. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonnée. Ouvrages sur Scanderbeg écrits

en langues français, anglais, allemande, latine, italienne espagnole, portugaise, suédoise et grecque et publiés depuis

l’invention de l’imprimerie jusqu’à nos jours. Paris, 1881.

75Manek, F.; Pekmezi, Gj; Stotz, A. Albanesische Bibliographie. Wien, 1909.

76Noli, Fan S. George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) [GCS]. New York, [1947]. Fq 15

77Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2. Bucurest, Berlin,(v. 1, nr. 33) ,

1968

.

Page 107: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

107

1524: Dy ligjërata të Marin Beçikem Shkodranit, të botuara nga Akademia e Retorikës së

Padovës. E para një përgëzim për shumë të kthjelltin princ të venedikasve, Andrea Gritin…

Tjetra një ligjëratë e përmortshme… mbi meritat e Xhovani Pietro Stelës….Me titullin

origjinal: Marini Becichemi Scodrensis publici Patauinae Academia e Rhetoris Orationes

duae. Prima est Gratulatio quam ad Serenissimum Venetorum Principem Andream Grittum

nomine Patauinae...:Magni Venetiarum Cancelarii habuit. Venetiis, Sumptibus Comini

Luerensi.

Përveç dy ligjëratave, libri përmban dhe disa poezi nga autorë të ndryshëm, kushtuar

humanistit shqiptar Marin Beçikemi, ku vlerësohet figura e tij si orator i shquar.

1526: Libër për punët e turqve i Jeronim Balbit, peshkop i Gurkut, kushtuar papa Klementit

VII. Hieronymi Balbi Episcopi Gvrcensis ad Clementem VII. Pont[ificem] Max[imum] de

rebvs turcicis liber. Romae, Apud F. Minitivm Calvvm, Anno e partv Virginis. Cum gratia et

priuilegio. S. D.N. Clementis. VII. Pont. Max. ad decennivm. [42] fl.

Botuar në një njësi me një vepër tjetër të këtij autori me titull: Hieronymi Balbi... de Civili &

Bellica Fortitudine Liber ex Mysteriis Poetae Virgilii nunc primum depromptus…, me

frontespic më vete. Të dhënat e botimit nga kolofoni.

Shënime të shkurtra për pushtimin osman të Shqipërisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve në

Peloponez. Luftërat dhe fitoret e Skënderbeut kundër pushtuesve osmanë

1528: Libër mbi luftën e gotëve, hartuar nga z. Leonardo Aretini në gjuhën latine dhe

përkthyer në italisht nga kalorësi sienez Ludovik Petroni, shtypur rishtas. Libro de la guerra

de Ghotti composto da M. Leonardo Aretino in lingua latina & fatto uolgare da Lodouice

Petroni Caualiere Senese nuouamente stampato. In Vinegia per Nicolo d’Aristotile detto

1529: Libër i fiorentinasit Andrea Kambini, për origjinën e turqve dhe për Perandorinë

Osmane.. Libro d’Andrea Zoppino da Ferrara ne l’anno di nostra salute MDXXVIII [1528].

Të dhënat e botimit nga kolofoni. Botimi i parë, sipas Brunet 78, është ai i Fulxhinos më 1470.

Brunet në bibliografinë e tij jep edhe një botim të Firences më 1526.

Antikuari jep të dhëna mjaft të rëndësishme mbi Ilirinë dhe ilirët gjatë luftërave gotike

Cambini Fiorentino della origine de Turchi et Imperio delli Ottomani. Stampate in Firenze

per li heredi di Philippo di Giunta. Të dhënat e botimit nga kolofoni. Sipas Brunet 79është

botimi i parë; Göllner80 (v. 1, nr. 294) jep si vit botimi 1528.

Shënime të shkurtra historiko-gjeografike për: Shqipërinë (Albania dhe Epiro). Shqiptarët

dhe gjuha e tyre. Ngulimet shqiptare në Greqi. Skënderbeu dhe marrëdhëniet e tij me

Alfonsin e Napolit. Vdekja e Skënderbeut dhe pushtimi turk i Shqipërisë. Rënia e Shkodrës

më 1479 dhe pushtimi i Durrësit më 1501. Antikuari është ribotuar edhe në vitin 1537,dhe në

1538 është ribotuar përsëri me titullin Commentario de Andrea Cambini Fiorentino, della

origine de Tvrci, et Imperio della Casa Ottomana,Venezia?

1531:Komentar për bëmat e turqve nga Pal Jovi, peshkop i Noçerës, kushtuar perandorit

Karli. Commentario de le cose de’Turchi, di Pavlo Iovio, vescovo di Nocera a Carlo Qvinto

Imperadore Avgusto.Presto intendo di publicare da Roma, a li XXII di Gennaio de’1 M.D.

78(1, t. 1, kol. 398)Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-1865 79(1, t. 3, kol. 585) Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-1865 80(v. 1, nr. 294) Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2. Bucurest, Berlin,

1961, 1968.

Page 108: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

108

Të dhënat e botimit nga fl. 2. Göllneri81 përshkruan ekzemplarë të vitit 1531 dhe 1532, me 46

fletë dhe shton se në fletën e fundit të tyre është shkruar respektivisht: Stampata in Roma Per

Maestro Antonio Blado d’Asola dhe Romae Apud Antonium Bladum Asulanum. Botimin e

vitit 1532, me 96 faqe, e regjistron edhe Legrand82 Petroviç83 përshkruan botimin e vitit 1531

me titull: Commentario delle cose de’ Turchi, da Orcana circa il 1328 a Selim circa 1512.

Libri jep të dhëna historike mbi: Pushtimet e para turke në Ballkan dhe në Shqipëri. Luftërat

e popullit shqiptar me në krye Skënderbeun kundër pushtuesve osmanë. Rrethimi I dhe i

fundit i Krujës. Rrethimet dhe rënia e Shkodrës. Pushtimi i Durrësit prej turqve osmanë.

Tiparet karakteristike të shqiptarëve si popull.

1531: Përshkrim i mrekullueshëm, plot elegancë e hijeshi i Azisë dhe i Europës, nga papa Piu

II, ku përfshihen ngjarje herë të vjetra e herë të reja, të denja për t’u përmendur...Pius Ii,

Papa. Pii. II. Pon[tificis] Asiae Evropaéq[ue] elegantiss[ima] descriptio, mira festiuitate tum

ueter[um] tum recentium .... Cum Privilegio. S. l., Imp. ad quadriennium, Anno domini 1531.

Antikuari ka të dhëna mbi: Apoloninë dhe Dyrrahun. Të dhëna historiko-gjeografike për

Epirin dhe Ilirinë e lashtë. Kaonët, molosët dhe luftërat e tyre kundër pushtuesve romakë.

Shqipërinë dhe shqiptarët, origjina dhe gjuha e tyre; Skënderbeu dhe luftërat e shqiptarëve

kundër pushtuesve osmanë. Alfonsi i Aragonës dhe Skënderbe; Arbëreshët e Peloponezit dhe

të Italisë. Doket, zakonet dhe mënyra e tyre e jetesës. Pétrovitch84 dhe Göllner85 japin edhe

dy botime të tjera të vitit 1537, njëri prej të cilëve botuar në Vitemberg dhe tjetri pa vend

botimi.

1539: Komentarë të Kaj Jul Cezarit me shënime dhe me ilustrime nga z. Henrik Klarean, me

tregues të ri etj.... Me titullin origjinal.Caesar, Caius Julius. Caesaris commentarii, Scholijs &

annotationibus D. Henrici Clareani illustrati, cum indice... Venetis.

Vepra përmban dy komentarë të Cezarit: De Bello Gallico [Mbi luftën galike]dhe De Bello

civili [Mbi luftën civile].

Në këtë antikuar dalin në pah të dhënat historike mbi Ilirinë dhe qytetet e saj, Dyrrahu

(Dyrrachium), Apolonia, Oriku, Lisi (Lissus) dhe Butrinti (Buthrotum), gjatë luftërave midis

Cezarit dhe Pompeut. Pirustët në luftë kundër Cezarit.

81(nr. 413, 433). Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2. Bucurest, Berlin,

1961, 1968. 82(nr. 5);Legrand, Émile (1). Bibliographie albanaise. Description raisonnée des ouvrages en albanais ou relatifs à l’Albanie

du quinzième siècle à l’année 1900. Complétée et publiée par Henri Gûys. Paris, Athènes, 1912

83(f. 6)Pétrovitch, Georges T. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonnée. Ouvrages sur Scanderbeg

écrits en langues français, anglais, allemande, latine, italienne espagnole, portugaise, suédoise et grecque et publiés depuis

l’invention de l’imprimerie jusqu’à nos jours. Paris, 1881.

84(f. 9-10)Pétrovitch, Georges T. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonnée. Ouvrages sur

Scanderbeg écrits en langues français, anglais, allemande, latine, italienne espagnole, portugaise, suédoise et grecque et

publiés depuis l’invention de l’imprimerie jusqu’à nos jours. Paris, 1881

85(v. 1, nr. 596-597) Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2. Bucurest,

Berlin, 1961, 1968.

Page 109: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

109

1539: Komentar për bëmat e turqve dhe të z. Gjergj Skënderbeu, princ i Epirit. Përmban

jetën dhe fitoret e tij, të arritura me ndihmën e shumë të lartit Zot, me përpjekje dhe trimëri të

paçmuar, të denja për t’u kujtuar. Me autor Dhimitër Frëngun. Commentario de le cose de

Tvrchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe di Epyrro. Con la sva vita, et le uittorie per lui

fatte, con l’aiuto... Përkthim italisht i dorëshkrimit latinisht. Vepra është pa autor por në

kushtimin e botimit të vitit 1584 Xhovani Maria Bonardo shkruan se autori i dorëshkrimit

latinisht është Dhimitër Frangu. I këtij mendimi është edhe Fan S. Noli (GCS, f. 79). Është

botuar në Venedik me interesimin e një nipi të autorit.

Libri ndahet në 42 kapituj shkruar mbi bazën e Historia de vita et gestis Scanderbegi... të

Barletit. Kjo vepër është gati një përmbledhje e saj, por jep gjithashtu dhe të dhëna me interes

për jetën e heroit dhe për ngjarje të kohës, të cilat nuk i gjejmë te Barleti. Në fl. 40v Dhimitër

Frangu vë në gojën e Lekë Dukagjinit shprehjen shqip Embetha [E mbë ta], e cila jepet dhe e

përkthyer në italisht:...Embetha: che in Albanesco uol dir a dosso…

[1541]: Për bëmat e turqve. Tre libra (kapituj) në të cilët përshkruhet, në librin e parë

udhëtimi nga Venediku në Kostandinopojë, me emra vendesh të vjetër e të rinj, në të dytin

Porta, d.m.th oborri i sulltan Sulejmanit, zot i turqve, dhe në të tretin e të fundit mënyra e

qeverisjes së shtetit dhe të perandorisë së tij.Me autor Benedetto Ramberti. Me titullin

origjinal: Delle cose de tvrchi. Libri tre. Delli qvali si descrive Nel primo il viaggio da

Venetia a Costantinopoli, con gli nomi de luoghi antichi et moderni. Nel secondo la Porta,

cioe lacorte [sic] de Soltan Soleymano, Signor de Turchi. Vepër anonime. Autori sipas

Brunet 86 Olski 87 përshkruan botimin e parë të vitit 1539, pothuajse të panjohur; ndërsa

Gölneri88 botimin e vitit 1541. Të dhënat e botimit nga kolofoni.

Përshtypje udhëtimi të autorit nga Kostandinopojë. Pashallarë shqiptarë në shërbim të

administratës turke. Shënime të shkurtra për vendosjen e administratës turke dhe për ndarjen

e trojeve shqiptare në sanxhaqe në kohën e sundimit të sulltan Sulejman Kanuniut: Shkodra,

Vlora, Janina, Vuçiterni, Prizreni, Ohri, Elbasani, Durrësi dhe Shkupi.

1543: Ligjërata të Besarionit, kardinal i Nikesë, mbi rreziqet shumë të rënda që parashikonte

për Republikën e Krishterë nga Turqia. Këshilla e tij drejtuar princërve për paqen e

bashkimin e tyre dhe për marrjen përsipër të luftës kundër turqve. Bessarionis Niceni

Cardinalis orationes De grauissimis periculis, quae Reipublicae Christianae à Turca iam tum

impendere prouidebat. Eiusdem ad principes de pace inter se ...Turcas suscipiendo.

Duke iu referuar lashtësisë, grekëve dhe romakëve, autori u drejtohet princërve të krishterë të

bashkohen për të penguar rrezikun që kërcënonte Italinë dhe gjithë krishterimin me pushtimin

e Ballkanit nga Turqia, përfshirë edhe Shqipërinë. Në këtë kuadër evokohen bëmat heroike të

Pirros së Epirit dhe të Aleksandër Molosit .

86(1, t. 3, kol 1060).Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-1865 87(1, nr. 116)Olschki, Leo S. Histoire de l'Empire Ottoman : les guerres contre les turcs. La Hongrie et la Transsylvanie.

L'Albanie - La Dalmatie - Le Frioul -L'Istrie - Le Montenegro. Histoire moderne de la Grèce. Rhodes et Malte. La terre

Sainte - Les Croisades Florence, 1903, f. 183 1 fl. hartë -(Catalogue; LII) 88(v. 1, nr. 698)Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2. Bucurest, Berlin,

1961, 1968.

Page 110: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

110

[1544]: Historitë e Xhovani Simonetës, për bëmat më të shquara dhe më të madhërishme në

Itali, të të pamposhturit Francesco Sforca, dukë i Milanos në Itali, përkthyer në gjuhën

toskane nga fiorentinasi Kristofor Landino... Historie di Giovanni Simonetta delle

memorabili et magnanime imprese fatte dallo invittissimo Francesco Sforca Duca di Milano

nella Italia...

Antikuari ka mjaft të dhëna historike mbi ekspeditën e Skënderbeut në Itali në ndihmë të

Ferdinandit të Napolit. Biçoku89 përshkruan botimin latinisht të vitit 1479 (1480) të Milanos,

me 290 fletë.

1545: [Historitë e zotit Marko Guaco të cilat përmbajnë luftërat, që Mehmeti, perandor i

turqve, pesëmbëdhjetë vjet rresht, zhvilloi kundër Sinjorisë së Venedikut, pastaj kundër

mbretit të Persisë Usun Hasanit… Vepër e re e shtypur rishtas]. Historie di Messer Marco

Gvazzo ove se conteneno le gverre di Mahometto imperatore de Turchi haute per quindeci

anni continui con la Signoria di Venetia poi con il Re di Persia Vsuncassano; il Re di Napoli

Ferdinando & lassedio di Rodi & in che guise..

Në këtë vepër autori përshkruan ngjarjet që ka përjetuar vetë si pjesëmarrës në to ose i ka

marrë nga bashkëkohësit. Rrethimet e Krujës e të Shkodrës dhe rënia e tyre në duart e turqve.

Për rënien e Krujës jepet viti 1477, ndërsa për atë të Shkodrës viti 1478.

1549: Shtatëmbëdhjetë libra (kapituj) të Strabonit për gjeografinë, tashmë në gjuhën greke

dhe në atë latine njëkohësisht… Me tregues shumë të pasur të çështjeve dhe të fjalëve më të

përmendura. STRABO. Stravōnos peri tīs geōgrafias vivlia iz. Strabonis de sitv orbis libri

XVII. Grecè & latinè simul iam; in eorum qui pariter ... deinde Conrad i Heresbachii opera

ad eius.

Libri përmban shënime gjeografike, historike dhe ekonomike për Ilirinë dhe Epirin e lashtë.

Fiset ilire (pirustët, ardianët, japodët, dasaretët, dardanët etj.). Shtrirja gjeografike dhe luftërat

e tyre. Fiset epirote (kaonët, molosët, tesprotët, bylinët, enkelejtët etj.). Shtrirja e tyre

gjeografike. Vendbanimet dhe qytetet kryesore të Ilirisë dhe të Epirit (Durrësi, Apolonia,

Butrinti, Lisi, Nikopoja, Damastioni, Oriku etj.). Pozita gjeografike, historiku dhe zhvillimi i

tyre ekonomik. Pellazgët dhe prejardhja e tyre.

1550: Vepra të plota të Aristotelit, e më të madhit filozof, tek i cili natyra duket se ka derdhur

gjithë forcën e saj universale...Aristotelīs. Aristotelous apanta. Aristotelis summi semper

philosophi, et in quem unum uim suam uniuersam contulisse natura resum uidetur, opera

quaecumque hactenus extiterunt omnia… Teksti greqisht. Letër në latinisht e Erazmit

(Erasmus) të Roterdamit (Rotterdam) mbi veprën e Aristotelit, datuar më 3 mars 1531. Vepra

përmban: Jeta e Aristotelit. Të dhëna për llojet e kafshëve, veçoritë e tyre dhe ekonominë

blegtorale të ilirëve dhe epirotëve. Të dhëna për rendin politiko-shoqëror dhe mënyrën e

qeverisjes në Epidamn, Apoloni dhe te molosët. Kushtetuta në Epidamn dhe të drejtat e

qytetarëve. Demokracia në Apoloni.

[1551]: Për portretin e Gjergj Katriotit Skënderbeut, princit të Epirit. Sub effigie Georgii

Castrioti Scanderbechi Epiri principis. Në: Pavli Iovii Novocomensis episcopi Nvcerini

89(nr. 8, f. 56) Gjergj Kastrioti Skënderbeu : bibliografi : 1454-1835 . Kasem Biçoku, Jup Kastrati ; red. Aleks Buda. -

Tiranë : Biblioteka Kombëtare, 1997. - V.1, f. 456 f.

Page 111: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

111

Elogia virorum bellica virtute illustrium veris imaginibus supposita, quae apud Musaeum

spectantur...[Lavde për burrat e shquar në trimëri luftarake, të shoqëruara me portrete

autentike nga Pal Jovi, peshkop i Noçerës…].Florentiae, In officina Laurentii Torrentini

Dvcalis Typographi, M.DLI [1551]. Biblioteka Kombëtare ka variantin e mikrofilmuar.

Origjinali ndodhet në Bibliotekën e Bashkisë së Elbasanit, me nr. vendi A 93/99 J 81. Vepra

është botuar e plotë edhe në italisht në vitit 1554, dhe në 1561 latinisht.

[1551]: Komentarë të Teodoro Spanduxhino Kantakuzenit, fisnik nga Kostandinopoja, për

origjinën e princave turq dhe për zakonet e atij kombi. TeodoroSpandugino, Cantacuseno. I

commentari di Theodoro Spandvgino Cantacvsino Gentilhuomo Constantinopolitano, dell’

Origine de’ Principi Turchi, & de’ costumi di quella natione. In Fiorenza, Appresso Lorenzo

Torrentino Impressor Ducale. MDLI [1551]. Göllner 90jep një botim të vitit 1550:. Në pjesën

e brendshme të kapakut shënimi i dorëshkruar: Edizione bellissima notata nella biblioteca

italiana. [Në bibliotekën italiane regjistrohet si botim shumë i bukur].

Antikuari përshkruan: Familjet feudale shqiptare të Shpatajve dhe të Muzakëve. Dyndjet e

para turke në Shqipëri. Rrethimi i Krujës nga sulltan Murati II. Të dhëna për Skënderbeun

dhe familjen e Kastriotëve, lidhjet e tyre martesore me Arianitët dhe Topiajt. Rrethimi i

Shkodrës nga turqit dhe largimi i sulltan Mehmetit II për në Kostandinopojë. Pushtimi i

Durrësit nga turqit. Kolonitë e para shqiptare në More .

1553: 23 libra të historive të Pal Jovit, peshkopit të Noçerës për ngjarje të kohës së tij,

pajisur me një tregues shumë të plotë. PaulusJovius, Pavli Jovii Novocomensis Episcopi

Nvcerini, historiarvm svi temporis tomus, XXIII libros complectens. Cum indice plenissimo

Lvtetiae Parisiorum, ex officina typographica Michaelis Vascosani, Via Icobea ad in Signe

Fontis, Cum Privilegio Regis.

2 Vëllime në një njësi. Antikuari ka të dhëna mbi:

Shqipërinë gjatë shekujve XV-XVI. Vërshimet e turqve në Shqipëri. Shqiptarët në shërbim të

Venedikut gjatë luftërave turko-venedikase të shek. XVI. Ekspedita e Sulejman Kanuniut në

Himarë dhe kryengritja e himarjotëve në vitin 1537. Përpjekjet e venedikasve për të pushtuar

Durrësin më 1571

[1554]: Historia e të madhërishmit dhe trimit z. Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe, princ

shumë i denjë i shqiptarëve. Përkthyer rishtas nga latinishtja në italisht nga Pjetër Roka.

Paulus Jovius. Gli elogi vite brevemente scritte d’hvomini illvstri di gverra, antichi et

moderni, di Mons. Paolo Giovio vescovo di Nocera; onde s’ha non meno utile & piena, che

necessaria...: tradotte per M. Lodovico Domenichi. Lavde për jetën e burrave të shquar në

luftë, në kohët e vjetra dhe të reja, shkruar shkurt nga Pal Jovi, peshkop i Noçerës; prej tyre

mund të marrësh njohuri sa të dobishme e të plota, aq edhe të domosdoshme e të vërteta nga

një mori historish që nuk janë parë në ndonjë libër tjetër, përkthyer prej z. Ludovik

Domeniki. In Fiorenza Frontespici mungon. Në fund të librit: Stampati in Fiorenza per

Lorenzo Torrentino, Olschki91 e konsideron si botimin e parë italisht; sipas Trekanit (XVII,

90(v.1, nr. 895)Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2. Bucurest, Berlin,

1961, 1968. 91(1, nr. 76)Olschki, Leo S. Histoire de l'Empire Ottoman : les guerres contre les turcs. La Hongrie et la Transsylvanie.

L'Albanie - La Dalmatie - Le Frioul -L'Istrie - Le Montenegro. Histoire moderne de la Grèce. Rhodes et Malte. La terre

Sainte - Les Croisades , Florence,1903. f.183 f. (Catalogue; LII)

Page 112: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

112

278) vepra është botuar për herë të parë në latinisht më 1548, në Firence, që të shërbente si

tekst shpjegues për portretet e Muzeut të Komos, të cilin e kishte ngritur vetë Jovi. Ky botim

nuk pati gravura, gjë që u mundësua në botimet postume të Bazelit të viteve 1575 dhe 1577.

Vepra është ribotuar edhe në vitin 1554.

Në kapitullin Sotto il ritratto di Pirrho Re degli Epiroti [Portreti i Pirros, mbret i epirotëve]

përshkruhet portreti i Pirros, sipas një statuje të kohës, ndër më të vjetrat në Romë. Tiparet

fiziko-morale të Pirros, luftërat dhe vdekja e tij. Poezi kushtuar Pirros nga Gabriel Ferni nga

Kremona. Në kapitullin Sotto il ritratto del S. Giorgio Castriotto Scanderbeg signor

dell’Albania [Portreti i z. Gjergj Kastrioti Skënderbeut, sundimtar i Arbërisë] jepen

konsiderata për tiparet fizike dhe morale të Skënderbeut dhe një biografi e shkurtër e tij.

Sonet kushtuar Skënderbeut nga Gabriel Ferni.

[1556]: Tridhjetë e tre libra të Mark Anton Sabelikut për historinë e Venedikut që nga

themelimi i tij. Përmbledhje e saj në çdo libër, me tregues të çështjeve më të përmendura në

fund. Marcus Antonius Sabellicus,. M. Antonii Sabellici historiae rerum Venetarum ab urbe

condita, libri XXXIII. Eiusdem in Singulos libros Epitomae. Additus in fine est index rerum

memorabilium copiosus. Basileae, Apvd Nic. Episcopivm Ivniorem An M.D.LVI [1556].

Të dhënat e botuesit nga kolofoni. Sipas Brunet92 botimi i parë është ai i Venedikut, i vitit

1487. I këtij mendimi është edhe Armao, që regjistron botimin italisht të vitit 1544.

Antikuari shpjegon koncepti Albania dhe jep mjaft të dhëna për trojet që mbanin këtë emër.

Zbarkimi i ushtrive normane të udhëhequra nga Robert Guiskardi dhe Boemundi në bregdetin

shqiptar. Qytetet shqiptare, Durrësi, Vlora, Butrinti etj. gjatë luftërave normano-venedikase.

Rrethimi dhe pushtimi i Durrësit nga normanët. Pozita gjeografike e Durrësit, Shkodrës,

Lezhës, Krujës, Ulqinit dhe Vlorës. Shënime për fushën e Tiranës. Rrethimi IV i Krujës dhe

pushtimi i saj nga turqit. Rrethimi i Shkodrës nga turqit, pas vdekjes së Skënderbeut.

Pushtimi i Tivarit nga Venediku. Lekë dhe Nikollë Dukagjini në luftë kundër turqve.

Ekspedita e Skënderbeut në Itali dhe konsiderata të autorit për heroin sipas dëshmive të

babait të tij, bashkëkohës i Skënderbeut.

[1560-1561]:Mbi historinë e përgjithshme të origjinës dhe të Perandorisë Turke. Mbledhur

nga Françesko Sansovino.Dell’historia vniversale dell’origine et Imperio de’Tvrchi. Raccolta

da Francesco Sansovino. Part. 1-3.In Venetia, MDLX- MDLXI [1560-1561]. 3 V.

Part 1: Pjesa e parë ku përfshihen administrata, ligjet dhe zakonet e këtij kombi si në kohë

paqeje, ashtu dhe në kohë lufte.

Part 2: Pjesa e dytë ku përfshihen të gjitha luftërat e zhvilluara nga ky komb, bashkë me jetën

e sulltanëve osmanë deri sot

Part 3: Pjesa e tretë ku përfshihen luftërat e veçanta të zhvilluara në shumë vende të botës

deri në ditët e sotme, së pari nga saraçenët dhe më pas nga sulltanët osmanë.

Të dhënat e plota të botimit për secilën pjesë nga kolofoni. Dy pjesët e para, po të vitit 1560,

gjenden në Bibliotekën Kombëtare edhe në një vëllim tjetër më vete, Göllner93 përshkruan

dy vëllimet e para.

92(1, t. 5, kol. 6)Brunet, Jacques-Charles (2). Catalogue des livres rares et precieux composant la bibliothèque feu M.

Jacques-Charles Brunet. Paris, Londres, 1868 93(v. 2, nr. 1007-1008)Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2. Bucurest,

Berlin, 1961, 1968.

Page 113: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

113

Antikuari përmban përmbledhje veprash nga autorë të ndryshëm si Xhovani Antonio

Menavino (Giovanni Antonio Menavino), Teodoro Spanduxhino (Teodoro Spandugino),

Enea Silvio Pikolomini (Enea Silvio Piccolomini) (pj.1), Andrea Kambini (Andrea Cambini),

Pal Jovi (Paulus Jovius), Jakob Pontani (Jacobus Pontanus), Teodoro Spanduxhino (Teodoro

Spandugino ) (pj. 2), dhe Marin Barleti e Dhimitër Frangu etj. (pj. 3)

Njësia ka mjaft të dhëna dhe shënime për sanxhaqet e Shqipërisë si Erseka, Shkodra, Vlora,

Janina, Vuçiterni, Prizreni, Ohri, Elbasani, Durrësi dhe administrimin e tyre (pj. 1,) . Rrethimi

IV i Krujës dhe rrethimet e Shkodrës në vitet 1474-1479 (pj. 2,). Tiparet moralo-psikike të

karakterit të shqiptarëve (pj. 3, ). Vepra ka gjetur disa ribotime

Për të treguar përhapjen që pati në shumë gjuhë vepra e Barletit për Skënderbeun,

ndër vitet e mëvonshme kam vendosur një botim në gjermanisht të veprës:

1561: Des aller streyttbarsten vnd Theüresten Fürsten vnd Herrn, Herrn Georgen Castrioten

genannt Scanderbeg, Herzogen zu Epyro und Albanien ec...Bëmat kreshnike të princit më

luftëtar e më të shtrenjtë, princit dhe zotit Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe, dukë i Epirit

dhe i Shqipërisë etj., të cilat fatbardhësisht ai i kreu gjatë jetës së vet kundër sulltanëve turq,

për të ruajtur tokat e tij të trashëguara. Përshkruar në latinisht dhe e përkthyer rishtas në

gjermanisht nga Johan Piniciani].

1562: Historia e athinasit Laonik Halkokondili mbi origjinën dhe bëmat e turqve. Përkthyer

nga Konrad Klauser Tigurini. Chalkokondylīs, Laonikos. Laonici Chalcocondylae

Atheniensis historiarum de origine ac rebus gestis Turcorum. Botuar në një vëllim me

Nicephori Gregorae Romanae hoc est Byzantinae historiae. Libri XI…,me frontespic të

përbashkët dhe numërtim faqesh në vazhdim. Në dhjetë librat (kapitujt) e historisë së tij

Halkokondili përshkruan ngjarjet nga viti 1298 deri në 1463, që në pjesën më të madhe kanë

të bëjnë me shtetin e ri turk dhe jo me Bizantin, siç bënin autorët bizantinë para tij dhe94

përshkruajnë botimin latinisht të vitit 1556, në Bazel.

Njësia ka të dhëna mbi origjinën e shqiptarëve. Ilirët dhe disa toponime ilire. Pjesëmarrja e

shqiptarëve të Peloponezit në luftë kundër pushtuesve turq. Vërshimi turk në Shqipëri në

shek. XIV-XV dhe qëndresa e shqiptarëve. Zotërimet feudale të Kastriotëve dhe të

Arianitëve. Nënshtrimi i Gjon Kastriotit nga sulltan Murati II. Kryengritja e Arianit

Komnenit dhe e Depë Zenebishit. Jehona e tyre në Shqipëri. Të dhëna biografike për

Skënderbeun dhe histori e shkurtër e luftërave antiturke të popullit shqiptar nën udhëheqjen e

tij. Rrethimet dhe pushtimi i qyteteve Krujë e Shkodër. Vepra ka disa ribotime.

[1562]: Nga historia e Nicetë Koniatit për punët e Perandorisë së Kostandinopojës. Shtatë

libra që përmbajnë bëmat e perandorëve bizantinë duke filluar nga Aleks Komneni, aty ku e

la Zonara deri në vitin 1457, kur ky qytet bie në duart e Mehmetit II…. Chōniatīs, Nikītas.

Della Historia di Niceta Coniate delle cose dell’Imperio di Costantinopoli. Libri VII.

Ne’qvali si contengono i fatti de gl’Imperatori Greci, cominciando da Alessio Comneno doue

lascia il Zonara....Con Privilegio. In Venetia, Appresso Francesco Sansovino. MDLXII

94(nr. 44). Biçoku, Kasem. Bibliografia e Skënderbeut

Page 114: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

114

Përkthim italisht i veprës dhe disa shtesa janë bërë nga Françesko Sansovino, siç del

nga parathënia drejtuar lexuesit apo nga titujt në krye të çdo kapitulli.

Antikuari ka të dhëna mbi Shqipërinë e shek. XII. Vlora dhe Durrësi në kohën e rivalitetit dhe

luftërave të perandorëve Komnenë. Shënime mbi pushtimin osman të Ballkanit dhe të

Shqipërisë. Vepra ka disa ribotime.

1562: Njëmbëdhjetë libra të Niqifor Grigorasit për historinë e Bizantit dhe të perandorëve

grekë, ku përshkruhen 145 vjet ngjarje nga Teodor Laskari I deri në vdekjen e Andronik

Paleologut të fundit si dhe paralipomenat e Nicetë Akominatit nga Konia... në greqisht e

latinisht me një tregues të pasur. Këtyre u shtojmë edhe historinë turke të Laonik

Halkakondilit, me përkthim të Konrad Klauser Tigurinit....Nicephori Gregorae, Romanae,

hoc est Byzantinae historiae Libri XI: quibus res à Graecis Imperatorib[us] per annos CXLV,

à Theodore Lascari priore, usque ad Andronici Paleologi posterioris obitum gestae,

describuntur, & Nicetae Acominati Choniatae ...Teksti edhe greqisht. Botuar në një njësi me

Historia de origine ac rebus gestis turcorum... të L. Halkokondilit.

Të dhëna historike mbi despotatin e Epirit, shtrirja, marrëdhëniet dhe luftërat e tij kundër

Bizantit dhe kundër fuqive të tjera të Ballkanit. Shqipëria dhe qytetet e saj, Ohri, Vlora,

Berati, Devolli etj., në kohën e Despotatit të Epirit. Rrethimi dhe pushtimi i Beratit nga

anzhuinët. Andronik III Paleologu në luftë kundër shqiptarëve kryengritës në vitet 30-të shek.

XIV. Zakonet e shqiptarëve në luftë.

[1563]: Letra të Mehmetit të madh, sulltanit të turqve, drejtuar mbretërve të ndryshëm,

princërve, zotërve dhe republikave, bashkë me përgjigjet e këtyre të fundit, përshtatur në

gjuhën popullore nga z. Ludovik Dolçe...]. Lettere del Gran Mahvmeto imperadore de’Turchi,

scritte a diversi re, prencipi, signori e repvbliche, con le risposte loro: ridotte nella volgar

lingua da M. Lodovico Dolce. Insieme con le lettere di Falaride Tiranno de gli. Con

Privilegio. In Vinegia, appresso Gabriel Giolito de’ Ferrari, MDLXIII [1563]. 192 f.

Sipas Franc Babingerit95 (Franz Babinger) autori i veprës është Laudiv Xakia.

Letrat, në fakt, janë krijime të autorit të kësaj vepre. Letër e sulltan Mehmetit II drejtuar

shqiptarëve dhe përgjigjja që ata i japin atij.

[1564]:Gjeografia e Klaud Ptolmeut nga Aleksandria, përkthyer rishtas nga greqishtja në

italisht nga Xhirolamo Rusheli… dhe me figura të reja e shumë të bukura në bakër. Përveç

26 tabelave të vjetra të Ptolemeut, janë shtuar 36 të tjera të reja së bashku me hartën e

lundrimit dhe mënyrën për ta kuptuar dhe përdorur atë. Shtohet edhe një ligjëratë e plotë e

matematikanit, z. Xhuzepe Moleto, ku sqarohen të gjitha termat dhe rregullat që i përkasin

gjeografisë. Me një tregues të ri dhe të bollshëm për emrat e vjetër dhe të rinj si dhe për një

sërë çështjesh të tjera shumë të dobishme dhe të domosdoshme për këdo që do t’i ndeshë

gjatë leximit… Claudius Ptolemaeus,. La Geografia di Claudio Tolomeo Alessandrino,

Nuouamente tradotta di Greco in Italiano da Ieronimo Rvscelli, Con Espositioni del

medesimo, particolari di luogo in luogo, & universali sopra tutto il libro, & sopra tutta la

Geografia, ò modo di far la descrittione di tutto il mondo. Et con nvove et bellissime figure in

istampe di rame, oue, oltre alle XXVI antiche di Tolomeo, [...]Geografia. Et con vna nuoua et

copiosa Tauola de’nomi antichi, dichiarati co i nomi moderni et con molte altre cose

95Babinger, Franz. Laudivius Zacchia, Erdichter der Epistolae magni Turci. Munchen, 1960

Page 115: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

115

vtilissime et necessarie, che ciascuno leggendo potra conoscere. [...] Con priuilegio di N. S.

Papa Pio IIII et dell’illustrissima Signoria di

Ky antikuar është botuar në një njësi me vepra të tjera. Olskit96 jep si botim të parë atë të

Venedikut të vitit 1548.

Antikuari na jep të dhëna gjeografike për lumenj, gjire, ishuj, male, krahina dhe qytete

të lashta të Ilirisë dhe të Epirit të banuara nga taulantët, elimët, orestët, albanët, paionët,

dasaretët, lynkestët: Ulqini (Vlcinio), Lezha (Lisso), Durrësi, Apolonia, Vlora (Aulona),

Sazani, Orikumi, Himara, Porto Palermo, Saranda, Elima, Arnisa, Amantia, Albanopoli,

Bylis, Nikopoja, Skampa, Antigonea, Lyknidi, Shkodra, Thermidava etj. Lumi i Drinit dhe i

Vjosës, malet e Sharrit dhe Maranaj

Saranda, Elima, Arnisa, Amantia, Albanopolis, Bylis, Nikopolis, Scampa, Antigonea,

Lychnidus, Shkodra, Thermidava, etc. The rivers of Drin and Vjosa, mauntains of Sharr and

Maranaj.

1567: Jeta e burrave të shquar nga Pal Jovi, peshkop i Noçerës, që i shtohet tani edhe jeta e

sulltanëve turq, nga po i njëjti autor, përkthyer në latinisht nga italishtja, me një tregues

origjinal. Jovius, Paulus. Pavli Jovii Novocomensis episcopi Nucerini illvstrivm virorvm

vitae. Qvibvs nvnc accesserunt Turcarvm Imperatorum vitae eodem autore, ex Italico in

latinum conuersae cum gemino Indice. Tom. 1-2. Basilae, Sumptibus Henrici Petri & Petri

Pernae Typographorum, (kjo njësi është botim më i plotë)

Vëllimet në një njësi, me frontespic dhe numërtim faqesh më vete. Botuesi është nga

kolofoni. Vëllimi i dytë përfshin edhe shtojcën me titull Turcicarum rervm Comentarius

Pavli Iovii episcopi Nucerini.

Antikuari tregan për pushtimin e Durrësit nga turqit, qyteti i fundit i Shqipërisë që bie nën

sundimin turk (v. 1). Vlora si bazë detare e rëndësishme dhe si urë kalimi për pushtimin e

Otrantos dhe të gjithë Italisë nga turqit osmanë (v.2). Shqiptarë në radhët e ushtrisë

venedikase gjatë luftërave turko-venedikase.

1570: Tre libra përbëmat e z. Pietro Moçenigo, kapiten i përgjithshëm i flotës së Sinjorisë së

Venedikut nga dalmatini Koriolan Çepioni; përkthyer rishtas nga latinishtja. Delle cose fatte

da M. Pietro Mocenico capitano generale di mare della serenissima signoria di Venetia Libri

tre, di Coriolan Cepione Dalmato; nuouamente dal Latino tradotti

Sipas kushtimit dhe parathënies, autori ka shërbyer në marinën venedikase dhe ka

marrë pjesë në mbrojtjen e Shkodrës. Ai ka përshkruar gjithçka që ka përjetuar vetë.Shqiptarë

në shërbim të Venedikut, cilësitë dhe armatimet e tyre luftarake (fl. 5). Shënime të shkurtra

historike për Shqipërinë. Rrethimi i Shkodrës nga turqit në vitin 1474, përshkrim i luftimeve.

Të dhëna gjeografike për Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Ulqinin. Kështjella e Danjës dhe

shkatërrimi i saj nga turqit

1570: Përmbledhje historish, që fillon me vdekjen e perandorit Niqifor deri në sundimin e

perandorit Isak Komneni, përshkruar nga Jan Kuropalata Skilica dhe tani sapo kthyer në

latinisht prej greqishtes nga Baptist Gabio. Me një indeks shumë të pasur të çështjeve më të

përmendura. Skylitzīs, Iōannīs. Historiarum compendium, quod incipiens à Nicephori

Imperatoris, à Genicis obitu, ad Imperium Isaaci Commeni pertinet. A Ioanne Cvropalate

96(2, nr. 18996) Olschki, Leo S. (1). Histoire de l’Empire Ottoman… Catalogue LII. Florence, 1903

Page 116: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

116

Scillizzae magno Drungario Viglae, conscriptum. Et nunc recens à Ioanne Baptista Gabio, é

Graeco, in Latinum ... Venetiis, Apud Dominicum Nicolinum.

Jepen të dhëna historike mbi sundimin bullgar në Ballkan dhe Shqipëri. Rrethimi i

Durrësit nga Ivan Vladislavi më 1018 . Shqipëria në kohën e kryengritjes fshatare të viteve

1040-1041 dhe revoltave të strategëve të Durrësit kundër Bizantit në vitet 1042-1080.

1572: Historia e ngjarjeve që kanë ndodhur nga fillimi i luftës së shpallur nga Selim Osmani

kundër venedikasve deri në ditën e fitores së madhe kundër turqve, përshkruar jo aq me

hollësi, se sa me besnikëri nga venedikasi, z. Xhovani Pietro Kontarini. Giovanni Pietro

Contarini,. Historia delle cose svccesse dal principio della gverra mossa da Selim Ottomano

à Venetiani, Fino al di’ della gran Giornata Vittoriosa contra Turchi, Descritta non meno

particolare che fedelmente da M[essere] Gio[vanni] Pietro Contarini Venetiano. Con

Privilegio. In Venetia, Appresso Francesco Rampazetto.

Kronikë e luftërave kundër turqve gjatë viteve 1569-1571. Qytetet bregdetare

shqiptare, Durrësi, Vlora, Sazani, Butrinti, Tivari, Ulqini, Parga, Preveza dhe kështjella e

Sopotit, gjatë luftërave turko-venedikase të vitit 1571.

[1571-1572]:Veprat e Demostenit dhe të Eskinit, oratorët më në zë të Greqisë, bashkë me to

jeta e secilit autor dhe komentarët e rinj të Ulpianit... Demosthenis et Aeschinis Principum

Graeciae Oratorum Opera, Cum utriusq[ue]; autoris Vita, & Vlpiani Commentarijs,

nouisq[ue]; Scholiis, ex Quarta eàque postrema recognitione, Graecolatina: ... Pannonij,

alterius ex Augustana bibliotheca fidelissimi collatione, à mendis repurgata, uarijs ...

Vëllimet në një njësi. Teksti edhe greqisht.

Teksti flet mbi luftërat e Filipit dhe të Aleksandrit të Maqedonisë kundër grekëve dhe

popujve të tjerë fqinj në shek. IV para Krishtit. Filipi i Maqedonisë kundër ilirëve dhe

Arribës, mbretit të molosëve. Karakteristikat e ilirëve: pavarësia, liria, mosbindja dhe

mosnënshtrimi (v. 1). Shënim i shkurtër mbi disa muzikantë nga Epidamni (v. 1).

[1572]: Traktat për luftën dhe bashkimin e princërve të krishterë kundër turqve dhe të

pabesëve të tjerë prej imzot Kozomo Filiarkit nga Pistola, ku me autoritet, me argumente nga

shkrimet e shenjta e me shembuj nga antikiteti dhe nga historitë moderne këshillohen

princërit e krishterë të bashkohen në luftën kundër armiqve të përbashkët të fesë së krishterë

si dhe u mëson atyre që ta bëjnë këtë luftë me çdo mënyrë e në çdo kohë... Trattato della

guerra et dell’unione de’principi christiani contra i Turchi, & gli altri infedeli. Di M. Cosimo

Filiarchi da Pistola. Nel quale con autorità, et con argomenti della sacra scrittura, & con gli

essempi dell’antiche, & delle moderne historie si essortano ...Teksti është një traktat për

luftën dhe bashkimin e princërve të krishterë kundër turqve dhe të pabesëve të tjerë prej

imzot Kozomo Filiarkit nga Pistola, ku me autoritet, me argumente nga shkrimet e shenjta e

me shembuj nga antikiteti dhe nga historitë moderne këshillohen princërit e krishterë të

bashkohen në luftën kundër armiqve të përbashkët të fesë së krishterë si dhe u mëson atyre që

ta bëjnë këtë luftë me çdo mënyrë e në çdo kohë...]. Vepra përmban dokumente historike mbi

vërshimin turk në Shqipëri në kohën e sulltan Bajazitit I dhe Ekspeditës kundër Vlorës.

1575: Tre libra të Apianit nga Aleksandria për luftërat që zhvilluan romakët në Spanjë,

përkthyer nga z. Aleksandër Braçio, sekretar fiorentinas; për luftërat e romakëve kundër

ilirëve si dhe për atë që Hanibali bëri në Itali, përkthyer rishtas nga greqishtja në italisht nga

Page 117: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

117

z. Xhirolamo Rusheli. Tre libri d’Appiano Alessandrino cioè della gverra che i Romani fecero

in Ispagna, Tradotto già da M. Allessandro Braccio Secretario Fiorentino. Et della gverra

fatta da’Romani contra gl’Illirij, con quella che Anibale fece in Italia Nouamente tradotti di

Greco in Italiano dal Signor Girolamo Ruscelli. In Venetia, Appresso Camillo Franceschini.

Vepra është botuar në një vëllim me vepra të tjera të po këtij autori, me frontespic dhe

numërtim faqesh më vete.

Teksti flet mbi përcaktimine kufijve gjeografikë të Ilirisë sipas autorëve grekë dhe romakë.

Fiset ilire. Shteti Ilir i Ardianëve. Agroni dhe pushtimet e tij. Teuta dhe Lufta e Parë Iliro-

Romake. Shteti i Ardianëve gjatë sundimit të Gentit dhe Lufta e Tretë Iliro-Romake. Luftërat

e ilirëve të veriut kundër pushtimit romak.

[1577]: Lundrimet dhe udhëtimet në Turqi të Nikola Nikolait... me veçantitë e ndryshme, të

para dhe të vërejtura në ato anë nga vetë autori, përkthyer sërish nga frëngjishtja në italisht

nga matematikani, Fransua Flori nga Lila. Me 60 ilustrime të vërteta si burrash ashtu dhe

grash, sipas larmisë së kombeve, sipas sjelljes, gjesteve, veshjeve, ligjeve, riteve, zakoneve

dhe mënyrës së të jetuarit në kohë paqeje e lufte dhe me histori të bukura të ndodhura në

kohën tonë. Le navigationi et viaggi nella Tvrchia, di Nicolo de Nicolai Del Delfinato Signor

d’Arfevilla, Camariere & Geografo ordinario del Re di Francia, con diuerse singolarità in

quelle parti dall’Autore viste & osseruate. Nouamente tradotto di Francese in uolgare, da

Francesco Flori da Lilla. Përkthim italisht nga origjinali frëngjisht, botuar për herë të parë,

sipas Brunet (1, t. 4, kol. 67), në vitin 1567 në Lion.

Vepër mjaft të çmuar dhe e kërkuar për shkak të ilustrimeve tepër të bukura, që

paraqesin veshjet e popujve të Lindjes, veçanërisht ato të turqve dhe të grekëve. Shënime

biografike për Skënderbeun. Shtrirja e fiseve ilire gjatë bregdetit të Adriatikut dhe në Epir. Të

dhëna për qytetet Butrint, Durrës dhe Apoloni

[1577]: Kronika turke. Përshkrim i vërtetë, origjinal dhe i shkurtër i ardhjes, i qeverisë, i

mbretërve dhe i perandorëve, i luftërave, i fitoreve dhe i ngadhnjimeve të turqve kundër të

krishterëve dhe paganëve. Përshkruhen zyrat, komandat dhe ushtritë e sulltanëve turq dhe si

duhen bërë luftërat kundër tyre... me titullin origjinal: Türckische Chronica. Warhaffte

eigentliche und kurtze Beschreibung der Türken Ankunfft, Regierung, Königen vnd Keysern,

Kriegen Schlachten, Victorien und Siegen, wider Christen vnd Heyden. Von Emptern,

Befelchs vnd Kriegssleuten der Türchischen Soldanen, ... Botuar në një njësi me Von dem

Machometischen Glauben… si dhe me veprën e Marin Barletit Scanderbeg Warhafte

eigentliche vnd kurtze Beschreibung, të cilat kanë frontespic dhe numërtim faqesh më vete.

Vepra e Barletit, e përfshirë në këtë njësi, gjendet botim më vete me po të njëjtat të dhëna

bibliografike. Duke e krahasur këtë botim me veprën latinisht të vitit 1578, përgatitur nga

Filip Leoniçeri, Petroviçi97 argumenton se Kronika turke... në gjermanisht është përkthim i H.

Mylerit. Edhe Kasem Biçoku98 duke iu referuar Gëlnerit, njeh si autor të veprës Xhovani

Antonio Menavinon.

97(f. 36-37, 166) Pétrovitch, Georges T. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonnée. Ouvrages sur

Scanderbeg écrits en langues français, anglais, allemande, latine, italienne espagnole, portugaise, suédoise et grecque et

publiés depuis l’invention de l’imprimerie jusqu’à nos jours. Paris, 1881

98(nr. 69),Biçoku, Kasem; Kastrati, Jup. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi. V. 1: 1454-1835. Tiranë, 1997

Page 118: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

118

Vepra ka të dhëna të rëndësishme historike mbi vërshimi turk në Shqipëri dhe rezistencën e

shqiptarëve, me në krye Skënderbeun, kundër pushtuesve osmanë (kapitujt. 13-14)

1581: Komentarë për luftërat e Don Xhovanit të Austrisë me turqit pas ardhjes së tij në Itali,

shkruar nga Ferrante Karaçolo, Kont i Bikarës. I Commentari delle Guerre Fatte co’ Turchi

da D. Giovanni d’Austria, dopo che venne in Italia Scritti da Ferrante Caracciolo, Conte di

Biccari . In Fiorenza, Appresso Giorgio Marescotti.

Antikuari na krijon një panoramë të qartë mbi Shqipërinë dhe portet shqiptare (Ulqini,

Dukati dhe Gumenica) gjatë luftërave turko-venedikase të shek. XVI. Kështjella e Sopotit

dhe ajo e Margaritit gjatë këtyre luftërave.

1585: Dy këngë të poemës heroike për Skënderbeun nga Baldasar Skarameli, me poezi dhe

proza të tjera, kushtuar shumë të shquarit z. Aleksandër Xhustiniano, djali i të ndjerit z.

Luka.., Baldasar Scaramelli. Dvi canti del poema heroica di Scanderbec, di Baldassar

Scaramelli, con altre Rime, e Prose. Njësia ndodhet në formën e një mikrofilmi në

Bibliotekën Kombëtare. Botuar në një vëllim me një vepër tjetër të po këtij autori.

Në kushtimin drejtuar Bernardin Sansaverinos (Bernardino Sansaverino) autori vë në

dukje se gjatë një qëndrimi në Shqipëri ai gjeti të gjallë kujtimin e Skënderbeut dhe të

luftërave të tij kundër pushtuesve osmanë.

Ajo që është intreresante në këtë antikuar është fakti se na jepen mjaft të dhëna mbi

karaktristikat zakonore etnologjike të shqiptarëve. Ai thekson dhe tregon me hollësi

mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëve të cilën e përjetoi gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri.

Vepra ka gjithashtu dy këngë për Skënderbeun.

1588: Katër libra të Joan Albinit nga Luka për bëmat e mbretërve aragonas të Napolit .

Ioannis Albini Lvcani de gestis regvm Neapo[lis] ab Aragonia qvi extant libri qvatvor. Cum

privilegio. Neapoli. Apud Iosephvm Cachivm, MDLXXXVIII [1588]

Antikuari ka të dhëna historike mbi: Ekspedita turke në Otranto (1480-1481) dhe

krahina bregdetare e Vlorës. Kryengritjen shqiptare dhe kthimi i Gjon Kastriotit në Shqipëri.

Letër e Alfonsit II të Napolit (shtator 1481) drejtuar autorit të veprës, pjesëmarrës në ngjarjet

që përshkruan, ku kërkon ndihmën e kryengritësve himarjotë në luftë kundër turqve

[1591]: Tetëmbëdhjetë libra për historinë myslimane të turqve, nxjerrë nga dokumentet e

tyre. Vepër e Joan Leunklavit… shumë e denjë për t’u lexuar, e cila përmban origjinën,

përparimet, familjet dhe principatat e ndryshme të këtij populli, historinë osmane nga

Sulejman Shahu deri te Sulejmani II i kohës sonë, bashkë me vepra të tjera shumë të rralla

dhe të panjohura deri tani... Titulli origjinal: Historiae mvsvlmanae tvrcorvm, de

monvmentis ipsorvm exscriptae, libri XVIII. Opus Johannis Levnclavii Amelburni, lectu

dignissimum; quod gentis originem, Sipas Didos99 autori ka shoqëruar ambasadorin austriak

Lihtenshtain në Kostandinopojë, dhe pasi mësoi turqishten, vizitoi një pjesë të madhe të

Turqisë. Noli100 dhe Dido përshkruajnë një botim tjetër të vitit 1588.

99(31, kol. 471-472) Didot, Firmin. Nouvelle biographie universelle depuis les temps les plus reculées jusqu’à nos jours

[NBU]. T. 1-46. Paris, 1852 100(GCS, f. 173)Noli, Fan S. George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) [GCS]. New York, [1947].

Page 119: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

119

Antikuari ka të dhëna të rëndësishme historike mbi: Vërshimi turk në Shqipëri. Betejën e

Kosovës. Sulltan Murati II kundër Shqipërisë dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Plaçkitja dhe

rënimi i vendit prej pushtuesve turq. Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke e shek. XV.

Pushtimi i Shqipërisë pas vdekjes së tij. Ekspedita e sulltan Bajazitit II dhe Sulejman II

Kanuniut kundër Shqipërisë në vitet 1485-1493 dhe 1537. Rezistenca e shqiptarëve ndaj

sundimit turk. Mendime për nocionin gjeografik Albania dhe shënime për disa vendbanime

shqiptare.

Do të doja te ndalesha në veprat e njohura albanologjike të Jacques De Lavardin

1593: Histori e Gjergj Kastriotit të mbiquajtur Skënderbe, mbret i Shqipërisë. Përmban

bëmat e shquara ushtarake të tij, fitoret e paharrura kundër turqve në mbrojtje të

krishterimit, gjithsej 12 libra, nga Zhak dë Lavardë, zot i Plesis-Buros. Jacques De Lavardin.

Histoire de Georges Castriot svrnommé Scanderbeg, Roy d’Albanie. Contenant ses illustres

faicts d’armes, & memorables victoires à l’encontre de Turcs, pour la foy de Iesus Christ, Le

tout en douze liures. Par Iaqves De Lavardin, Seigneur du Plessis-Bourrot. A Paris, Par

Gvillavme de la Favx, 1593. Ky është botim i dytë i veprës. Botimi i parë i veprës gjendet

mikrofilmuar në Bibliotkën Kombëtare. Nga botimi i parë frëngjisht i vitit 1576 deri në

botimin e fundit të vitit 1621 vepra e Lavardenit u botua gjashtë herë, të cilat sipas Jakës 101

nuk janë të njëjta. Ato ndryshojnë sidomos në tekstet hyrëse, por edhe në elemente të tjera si

botuesit, kushtimet, privilegji, shtesat në tekst, numërtimin e faqeve etj. Kopjet e botimit të

vitit 1593, siç vëren Jaka, nuk kanë të njëjtin botues. Sipas Jakës102 vepra është përshtatje e

Historisë së Skënderbeut të Marin Barletit, të cilin, siç thotë në parathënien e saj, Lavardë e

ka si shembull kryesor. Ai arrin në këtë përfundim pas një krahasimi të kujdesshëm të

veprave, të Marin Barletit dhe të Lavardenit. Megjthatë rreth kësaj çështjeje ka mendime të

ndryshme. Disa e konsiderojnë veprën e Lavardenit thjesht përkthim të veprës së Barletit, të

tjerë përkthim të lirë apo përshtatje të saj dhe një numër studiuesish apo bibliografësh si

vepër origjinale të autorit francez. Është vepra që pati ndikimin më të madh në popullarizimin

e figurës së Skënderbeut, çka e tregojnë ribotimet e saj. Ky botim është po aq i çmuar dhe i

rrallë sa edhe botimi i parë. Antikuari ka gravurën e Skënderbeut me diçiturën: Poutraict (sic)

de Georges Castriot, dit Scanderbeg, tire du Musée du Sieur André Theuet, Cosmographe du

Roy, apporté de Bouthole, ville d’Albanie [Portret i Gjergj Kastriotit, i quajtur Skënderbe,

nxjerrë nga muzeu i kozmografit të mbretit, z. Andre Tevet, të sjellë nga Butrinti, qytet i

Shqipërisë] (fl. 1v). Vepra përmban pjesë mbi Skënderbeun dhe bëmat e tij ndaj turqve, të

nxjerra nga veprat e Volateranos, papa Piut II dhe Pal Jovit

Më 1596 është botimi në anglisht i veprës e cila ka dhe shënimin “Përkthyer rishtas

nga frëngjishtja në anglisht prej fisnikut Z. Jacques De Lavardin. Me titullin: The historie of

George Castriot, svrnamed Scanderbeg, king of Albania. Containing his famous actes, his

noble deedes of Armes, and memorable victories against the Turkes, for the Faith of Christ.

Comprised in twelue Bookes: By Iaqves de Lavardin, Lord of Plessis Bovrrot, a Nobleman of

101(2, f. 45)Jaka, Ymer (1). Skënderbeu në letërsinë frënge. Prishtinë, 1990 102(2, f. 63) Po aty.

Page 120: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

120

France. Sipas historianit Kasem Biçokut103 inicialet e përkthyesit Z. I. mendohet se i përkasin

Zahari Xhonsit. (Në bibliotekën kombëtare gjendet e mikrofilmuar)

Vepra paraprihet nga tri sonete, njëra prej të cilave i kushtohet Skënderbeut nga poeti anglez

Edmund Spenser. Këtë sonet të vyer mbi Heroin Kombëtar e ka bërë të njohur për herë të

parë S. Luarasi në studimin e tij “Skënderbeu në letërsinë angleze”, i cili e përktheu dhe e

botoi

1598: Dy komentarë shumë të përpiktë për punët e Turqisë nga Joakim Kamerari. Mbledhur

dhe botuar për herë të parë tani nga të bijtë, bashkë me disa vepra të tjera të denja dhe të

dobishme për t’u lexuar. Joachimus Camerarius. De rebvs Tvrcicis commentarii dvo

accvratissimi, Joachimi Camerarii Pabepergensis [...]

Antikuari është botuar në një njësi me vepra të tjera.

Komentarët e Kamerarit na japin mjaft të dhëna historike mbi: Kalimi i Shqipërisë

nën varësinë e Bizantit. Shpërnguljen e aristokracisë shqiptare në Peloponez. Pushtimet e

para turke në Shqipëri. Të dhëna biografike për Gjon Kastriotin, Skënderbeun dhe luftërat e

tij me sulltan Muratin II dhe Mehmetin II. Marrëdhëniet e Skënderbeut me Ferdinandin e

Napolit. Pushtimi osman i Shqipërisë pas vdekjes së Skënderbeut. Rënia e Shkodrës dhe e

Durrësit.

Gjithashtu antikuari përmbn një listë kronologjike për ngjarjet kryesore në Shqipëri që nga

viti 1493, nga Françesko Sansovino

[1598]: Pesë libra me letra turke nga gjithfarë autorësh të ndryshëm, ku lexohen letra të

papëve, të perandorëve, të mbretërve, të princërve dhe të personaliteteve të tjera të botës për

bëmat turke që nga fillimi i mbretërisë saraçene e turke deri në ditët tona ... paraqitur nga

Reusner, Nicolaus. Epistolarum tvrcicarvm Variorvm et diversorum avthorvm, libri V. In

qvibus epistolae de rebus tvrcicis svmmorvm pontificvm, imperatorvm, regvm, principvm,

aliorvmqve [...]Vltro citroque à Christianis & Turcis alisque.

Janë letra mjaft interesante të Skënderbeut me Vladislavin III, Muratin II, Mehmetin

II dhe Alfonsin V të Napolit, të nxjerra nga Barleti ose të shkruara nga vetë autori.

1598: Osmanët nga Lazar Soranco, me një vështrim të plotë jo vetëm për fuqinë e tanishme të

sulltanit të turqve, Mehmeti III, por edhe për interesat e tij me princër të ndryshëm....

L’Ottomanno di Lazaro Soranzo. Doue si da pieno ragguaglio non solamente della Potenza

del presente Signor de’Turchi Mehmeto III. De gl’interessi, ch’egli ha con diuersi Prencipi, di

quanto machina contra il Christianesmo [...]Popoli, Siti, Città, e viagi, con altri particolari di

stato necessarij à sapersi nella presente guerra d’Ongheria.

Botuar në një njësi me një vepër tjetër të autorit.

Nga ky antikuar marrim mjaft të dhëna mbi: Shqiptarët në shërbim të Perandorisë

Osmane. Shënime të shkurtra për Skënderbeun. Portet e Vlorës, Sarandës, Butrintit dhe

Durrësit si porte të rëndësishme të Perandorisë Osmane. Himarjotët dhe banorët e krahinave

veriore të Piperit, të Kuçit, të Kelmendit e të Plavës dhe rezistenca e tyre kundër sundimit

osman; Peshkopi i Ulqinit, Martin Segoni, dhe angazhimi i tij në qëndresën antiturke të shek.

XVI. Nocioni gjeografik Shqipëri (Albania, Arbania). Shënime gjeografiko-ekonomike me

103(nr. 93, f. 140) Biçoku, Kasem; Kastrati, Jup. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi. V. 1: 1454-1835. Tiranë, 1997.

Page 121: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

121

të dhëna për qytete dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë (Dukagjini, Durrësi, Vlora, Ulqini,

Shkodra etj.)

V.2 Shqipëria dhe shqiptarët në botimet e huaja të periudhës ndërmjet shekujve

XVII-XVIII.

Objekti i veprave të kësaj periudhe është historia e Shqipërisë, veçanërisht ajo e

luftërave dhe kundër pushtuesve osmanë, pashallëqet shqiptare, gjendja politike dhe

ekonomike e territoreve shqiptare në kuadrin e Perandorisë Osmane, arbëreshët e Italisë dhe

të Greqisë, historia e krishterimit në Shqipëri, mënyra e jetesës, doket e zakonet, botime me

të dhëna mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nga kronikanë bizantin, etj.

Gjithashtu në shekujt XVII vazhdojnë përpjekjet për shpjegimin e origjinës së popullit

shqiptar në aspektin historik e gjuhësor. Ndër to vlejnë të përmenden: Letrat e famshme të

filozofit gjerman Leibniz, drejtuar kryebibliotekarit të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit,

Veyssière de la Croze, me mendime e të dhëna për gjuhën shqipe dhe origjinën e saj. Vepra e

gjermano-suedezit Johan Tunman Hulumtime për historinë e popujve të Europës Lindore,

botuar në Lajpcig më 1774, ku gjenden përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar

prejardhjen e popullit shqiptar e të gjuhës së tij.

Veprat e sygjeruara për Portalin Albanologjik janë vendosur kronologjikisht nga viti i

botimit si më poshtë:

1601: Kronika dhe lashtësia e Kalabrisë sipas teksteve greqisht e latinisht, mbledhur nga

autorët më të përmendur antikë dhe modern; qytetet, kështjellat, fshatrat, malet, lumenjtë,

burimet dhe vende të tjera të kësaj province të denja për t’u ditur.Girolamo Marafioti.

Croniche et antichità di Calabria. Conforme all’ordine de’Testi Greco & Latino, raccolte da

più famosi Scrittori Antichi, & Moderni, Oue regolatamente sono poste le città, castelli, Ville,

Monti, fonti, et altri luoghi degni di sapersi di quella Provincia [...] e natività delle Piante

Në kolofon: In Padoua, Appresso Lorenzo Pasquatti MDCL Ad Instanza de gl’Vniti. Con

licenza de’Superiori.

Në librin (kapitullin) e katërt, me nëntitullin anash Albanesi e loro vsanze in Calabria

[Shqiptarët dhe zakonet e tyre në Kalabri], bëhet fjalë për arbëreshët e Kalabrisë, zakonet e

tyre, organizimin shoqëror, mënyrën e jetesës, veshjen e grave etj. Në ditë festash arbëreshët,

siç pohon autori, e kanë zakon të hedhin valle burra e gra bashkë e të këndojnë në gjuhën e

tyre amtare. Marafioti përpiqet të zbulojë ç’është kjo gjuhë (lingua albanesca), që sipas tij i

ngjet asaj maureske, persiane e arabe dhe shumë rrallë përzjehen në të fjalë greke. Midis të

tjerash, ai dëshmon se arbëreshët në ceremonitë e shërbesat tyre kishtare nuk përdorin as

italishten dhe as greqishten, por gjuhën e tyre amtare, shqipen. Vepër me rëndësi për

etnologjinë shqiptare, historinë e arbëreshëve të Kalabrisë dhe të gjuhës shqipe.

1603: Njëmbëdhjetë libra me komentarë të Ludovik Tuberonit, abat dalmatin etj. për ngjarje

të kohës së tij në atë pjesë të Europës ku banojnë panonët (hungarezët), turqit dhe fqinjët e

Page 122: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

122

tyre. Përshkruar jo vetëm me kujdes, por edhe me shumë besnikëri. Në fund është shtuar një

indeks shumë i pasur i çështjeve dhe i fjalëve më të përmendura. Me titullin origjinal:

Lvdovici Tvberonis Dalmatae abbatis, &c. commentariorvm de rebvs, qvae temporibvs eivs

in illa Evropae parte, qvam Pannonii & Turcae eorumque.

Antikuari ka mjaft të dhëna historike mbi origjinën, shtrirjen, gjuhën dhe tiparet e

shqiptarëve Të dhëna të shkurtra për Skënderbeun dhe vdekjen e tij; Përshkrim i hollësishëm

mbi qytetet dhe lumenjtë e Shqipërisë si Shkodra, Durrësi, Vlora, Sazani, Lezha, Sopoti,

Drini, Buna, Vjosa në shekujt XV-XVI. Kryengritja e shqiptarëve e vitit 1501 në zonën e

Lezhës, e udhëhequr nga nipi i Skënderbeut, Gjergj Kastrioti i Ri; Kalorës shqiptarë në

shërbim të Venedikut gjatë luftërave turko-venedikase në shekujt XV-XVI

1604: Kronikë e protovestiarit Gjergj Sfranca. [Tetë libra historie për perandorin Mauric

Tiberi nga Teofilakt Simokata...Letra e Georg Trapezuntit ku këshillohet perandori Joan

Paleologu të niset për në Itali për kremtimin e Sinodit...]. Geōrgios Frantzīs. Georgii

Phranzae Protovestiarii chronicon Në: Theophylacti Simocattae ex praefecti, et observatoris

coactorum, historiae Mavricii Tiberi ...

Teksti përshkruan ngjarje historikes si: Pushtimi i Epirit dhe nënshtrimi i epirotasve

nga Mihal Paleologu dhe Androniku II. Pushtimi i tokave shqiptare nga sulltan Bajaziti I dhe

Murati II. Nënshtrimi i Gjon Kastriotit. Kryengritja e shqiptarëve të Peloponezit kundër

turqve në vitin 1453. Sulmet e sulltan Mehmetit II kundër Shqipërisë dhe pushtimi i saj.

Pushtimi i zotërimeve të Skënderbeut nga Venediku, pas vdekjes së tij; Njoftime të shkurtra

biografike për Skënderbent dhe vdekja e tij më 1468.

1604: Mbi luftën e Kostandinopojës, zhvilluar nga zotërinjtë venedikas dhe francezë në vitin

1204 për kthimin e perandorëve Komnenë. Gjashtë libra nga Paolo Ramuzio. Della gverra di

Constantinopoli per la restitvtione de gl’imperatori Comneni fatta da’sig[nori] Venetiani et...

Sipas dedikimit, që daton më 1573, vepra është përkthyer nga latinishtja prej të birit të

autorit, Xhirolamo Ramuzio dhe u botua para origjinalit latinisht, siç pohon Olski104dhe

Brunet105Antikuari përshkruan Durrësine vitit 1204. Kryqëzata e katërt dhe pasojat e saj në

Shqipëri

[1612]: Vazhdim i historisë së turqve që nga koha kur ata u bënë zotër të Perandorisë Greke,

dhe pushtuan Peloponezin deri në kohën e sotme, pasuruar me gjykime të veçanta mbi

veprimet më domethënëse të çdo sulltani turk ... Ndarë në tetë libra nga parisieni Artus

Tomas, zot i Ambrit. Continuation de l’histoire des Tvrcs depuis qv’ils se furent rendvs les

maistre de l’Empire Grec, & leur conquestes du Peloponese ...

Ky botim është një shtesë veprës së Halkokondilit, me frontespic të përbashkët, por

me numërtim faqesh më vete. Titulli i veprës së Artusit fillon nga, emri i të cilit gjendet edhe

në ribotimet e mëvonshme të historisë së Halkokondilit. Përmban edhe Observations et

remarques plus notables de la providentia de diev en l’accoroissement de la Domination des

princes Othomans... të Artusit me vërejtje rreth veprës së Halkokondilit.

Antikuari përshkruan historinë e Turqisë nga viti 1463 deri në vitin 1612. Vërshimin turk në

Shqipëri dhe pasojat e pushtimit osman, jo vetëm për vendin tonë, por për Europën në

104(1, nr. 33)Olschki, Leo S. (1). Histoire de l’Empire Ottoman… Catalogue LII. Florence, 1903 105(f. 1, 39-40, 123, 162).Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-

1865

Page 123: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

123

përgjithësi. Vlerësime për figurën e Skënderbeut. Përshkrim i hollësishëm i rrethimit të

Krujës dhe atij të Shkodrës dhe rënia e tyre në duart e turqve. Rezistenca e shqiptarëve

kundër pushtuesve turq, pas vdekjes së Skënderbeut. Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut, dhe

luftërat e himarjotëve.

1614: Kronikë bizantine e Gjergj Akropolitit nga Logotheta, që përfshin historinë e pushtimit

të Kostandinopojës prej latinëve dhe historinë e rreth gjashtëdhjetë viteve, nga Balduin

Flandro deri te Balduini i fundit, nipi i tij, perandor i Bizantit. Për herë të parë botuar tani

në greqisht dhe në latinisht me shënime..., Geōrgios Akropolitīs. Georgii Logothetae

Acropolitae chronicon Constanti-nopolitanum, complectens captae a Latinis

Constantinopoleos & annorum circiter sexaginta Historiam, à Balduino Flandro Augusto ad

Balduinum ultimum, eius nepotem, Byzantij Imp[eratorem]...

Sipas Didos106 është botim i parë dhe i shkurtuar.

Antikuari përmban të dhëna për: Despotatin e Epirit. Pushtimin e Shqipërisë nga

bullgarët dhe kryengritjen e shqiptarëve kundër Bizantit në vitet 1257-1258.

1623: Historia e Venedikut prej vitit 1521 deri në vitin 1615 nga senatori Andrea Morozini,

ndarë në pesë libra. Andreae Mavroceni senatoris historia veneta ab anno M.D.XXI usque ad

Annum MDCXV.

Antikuri ka informacion historik mbi: Luftërat turko-venedikase në Shqipëri në

shekujt XV-XVI, pjesëmarrja e shqiptarëve në to dhe qëndresa e tyre antiosmane. Qytete dhe

krahina të Shqipërisë, Vlora, Sazani, Himara, Butrinti, Delvina, Nivica, Margariti, Shkodra,

Lezha, Dukagjini, Ulqini dhe Tivari, gjatë këtyre luftërave. Në shumë faqe jepen të mjaft të

dhëna mbi kalorës shqiptarë në radhët e ushtrisë venedikase

1624: Pesë libra për luftën e Qipros nga Anton Maria Graciani.... Antonii Mariae Gratiani a

Bvrgo S. Sepvlchri Episcopi Amerini de Bello Cyprio libri qvinqve Cum priuilegio Summi

Pontificis...

Antikuari ka të dhëna të rëndësishme për kryengritjet shqiptare antiturke të vitit

1571.Shqipëria në luftërat turko-venedikase për pushtimin e ishullit të Qipros, në vitet 1570-

1571. Himara, Sopoti, Margariti, Durrësi, Ulqini dhe Tivari në këto kryengritje. Kalorës dhe

këmbësorë shqiptarë në radhët e ushtrisë venedikase në luftërat e Qipros.

[1630]: Gjendja e Perandorisë Turke ose diskutime të ndryshme për punët e turqve. Tvrcici

Imperii Statvs seu Discursus varij de Rebus Turcarum. Lvgdvni Batav[orum] [Leiden], Ex

officina Elzeviriana...

Përmbledhje shkrimesh nga autorë të ndryshëm, njëri prej të cilëve i Joan Baptist

Montalbanit.

Përfshirja e trojeve shqiptare (Epir ose Arnaut) në ndarjen administrative të Turqisë

Europiane. Sanxhaqet shqiptare: Delvina, Elbasani, Vlora, Dukagjini dhe Shkodra. Pyjet dhe

shfrytëzimi i lëndës drusore të trojeve shqiptare për ndërtimin e anijeve turke, në Lezhë dhe

në Vlorë.

[1631]: Histori Negre-Pontique. Përmban jetën dhe dashuritë e Aleksandër Kastriotit,

stërnip i Skënderbeut, të Olimpias, grekes së bukur nga familja e Paleologëve. Nxjerrë nga

106(NBU, 1, kol. 204-205)Didot, Firmin. Nouvelle biographie universelle depuis les temps les plus reculées jusqu’à nos jours

[NBU]. T. 1-46. Paris, 1852

Page 124: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

124

dorëshkrimet e Oktavio Finelit, dukë i Spoletos… Sistemuar dhe dhënë publikut nga Zhan

Boduë, Me autor Pierre De Boissat. Histoire Negre-Pontique, contenant la vie et les Amours

d’Alexandre Castriot, arrière neuveu de Scanderbeg, & d’Olimpe, la belle Grecque de la

Maison des Paleologues. Tirée des Manuscrits d’Octauio Finelli, de la Duche de Spolette, &

recueillie par luy mesme de Memoires d’vn Caloyer Grec...

Në Bibliotekën Kombëtare ekziston në formë të mikrofilmuar. Botim i parë. Vepra ka njohur

edhe një botim tjetër të korrigjuar më 1731. Rreth autorësisë së romanit ka pasur mendime të

ndryshme. Sipas Legrand. (nr. 91; f. 204) dhe Petrovicit 107autori është Jean Baudoin, sipas

disa të tjerëve Oktavio Finelli. Jean Baudoin është pseudonim i Pierre de Boissat Sipas

Biçokut108 që e regjistron këtë vepër me autor Boissat, kapitulli i tetë i kushtohet familjes së

Kastriotëve dhe Skënderbeut.

Roman historik, me personazh kryesor një stërnip të Skënderbeut.

Do të doja të ndalesha tek Apologjia e Skënderbeut”, vepra e dytë e njohur (përveç

Fjalorit latinisht shqip) e Frang Bardhit, botuar latinisht në Venedik më 1636.

Vepra vërtet është një apologji (mbrojtje) që i bën autori Skënderbeut, si bir dhe hero i

popullit shqiptar, prandaj edhe është quajtur “Apologjia e Skënderbeut”. Këtë vepër autori e

ka shkruar për 15 ditë, në kulmin e zemërimit, në rrugë e sipër, kur po kthehej në Shqipëri për

të hedhur poshtë mendimet e pathemelta të një peshkopi boshnjak, që i mohonte Skënderbeut

prejardhjen shqiptare.

Mendjemprehtësia, kultura, horizonti i gjerë dhe aftësia për t'i përdorur me mjeshtëri

argumentet janë karakteristika dalluese të veprës dhe të vetë autorit. Për të mbrojtur origjinën

shqiptare të Skënderbeut, autori niset nga argumente të sigurta dhe të shumta historike, pa

nënçmuar gojëdhënat. Ai zotëron plotësisht metodën e shkencës historike të kohës dhe

vlerëson e krahason në mënyrë kritike burimet historike. Përveç kaq e kaq historianëve në zë

që sjell si argumente në mbrojte të tezës së vet të drejtë, Bardhi si një njohës dhe mbledhës i i

traditës gojore popullore, për të vërtetuar shqiptarësinë e Skënderbeut, shfrytëzon me

mjeshtëri të rrallë gojëdhënat dhe faktin që emri i Skënderbeut dhe kujtimi i tij rrojnë të gjalla

në ndërgjegjen e popullit

Titulli i përkthyer nga latinishtja në shqip është: Gjergj Kastrioti, epirotas, i quajtur

zakonisht Skënderbe, princ trim mbi trimat dhe i pathyeshëm i epirotëve, u kthehet

bashkatdhetarëve dhe Atdheut të tij. Prej Frang Bardhit, nxënës i Kolegjit të Propaganës

Fide, peshkop i Sapës dhe i Sardës si dhe administrator i popullsisë së Pultit dhe i popullsisë

tjetër të Shqipërisë. Me bujarinë e të përndriturit dhe shumë të madhërishmit Senat të

Venedikut. Titullin origjinal në latinisht është: Georgivs Castriottvs Epirensis vulgo

107 (f. 154) Pétrovitch, Georges T. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonnée. Ouvrages sur

Scanderbeg écrits en langues français, anglais, allemande, latine, italienne espagnole, portugaise, suédoise et grecque et

publiés depuis l’invention de l’imprimerie jusqu’à nos jours. Paris, 1881.

108(nr. 128, f. 172)Biçoku, Kasem; Kastrati, Jup. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi. V. 1: 1454-1835. Tiranë, 1997.

Page 125: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

125

Scanderbegh, Epirotarvm princeps fortissimvs, ac inuictissimus Suis, & Patriae restitutus. Per

Franciscvm Blancvm De Alumnis, Collegij de Propaganda Fide Episcopum Sappatensem, &

Sardanensem, necnon Pulatensium, aliorumque Albaniae

Vepra nis me kushtimin e Frang Bardhit për princin Franciscus Ericus dhe Senatin

Venedikas, ku vlerësohet figura e Skënderbeut dhe jepen njoftime të shkurtra mbi pjesëtarë të

familjes së tij në shërbim të Republikës së Venedikut . Parathënie për lexuesit nga autori, ku

nënvizohet arsyeja e shkrimit të kësaj vepre. “Dëshiroj të dish, i drejtohet lexuesit Frang

Bardhi, se unë e mora përsipër këtë barrë për të shkruar jo për ndonjë arsye tjetër, veçse të

nxjerrë para syve të tu të vërtetën lakuriqe e të panjollosur”.

Frang Bardhi përmes një polemike të ashpër e të drejtë kundër peshkopit katolik

boshnjak Ivan Tomko Marnaviç, i cili në veprën Indicia vetustatis et nobilitatis familiae

Marciae vulgo Marnavitiae Nisensis [Dëshmi të lashtësisë së familjes Marçi, në gjuhën e

vendit Marnaviç, nga Nishi], botuar në Romë më 1632, pretendonte se Skënderbeu kishte

prejardhje boshnjake, mbron origjinën shqiptare të Skënderbeut. Për të argumentuar

pikëpamjen e vet Bardhi është mbështetur në burime historiografike, arkivore dhe kronika të

kohës.

Mjaft interesant është fakti që në fletën para frontespicit në antikuar gjejmë shënimin: “Për

kujtim babajt t’im qi më mësoj kangën e Skënderbeut kur ishja i vogël po i falë bibliotekës

kombëtare në Tiranë kët librë të râllë cilin e nzorra me fotografi nga Bibl. Nationale de

Paris. Shtypshkresa e vërtetë ka 38 fletë ose 76 f., po për me i dhân kësaj kopie nji fytyrë të

sâkët e të kthjellët un e mora faqe për faqe. Filip K. Kristoforidhi i larguem prej atdheut që

në kohë kur Shqipnia ishte ndër thonjt të Turqis. Sandillon, Loiret (France) 25/6/1951.”

1637: Historia e qytetit dhe e Republikës së Venedikut, nga Paolo Morozini, senator

venedikas, endarë në 28 libra. Me një tryezë shumë të pasur të çështjeve më të rëndësishme.

Historia della Città e Republica di Venetia di Paolo Morosini Senatore Venetiano. Distinta in

Libri Vintiotto. Con Tauola copiosissima delle cose più notabili. In Venetia, Presso Paolo

Antikuari ka mjaft të dhëna mbi luftën midis normanëve dhe Venedikut për Durrësin.

Pushtimi i Durrësit nga venedikasit me 1205 dhe kalimi i qyteteve të tjera të bregdetit

shqiptar në duart e Venedikut. Lufta shqiptaro-turke në shek. XV. Skënderbeu. Lufta për

mbrojtjen e Shkodrës dhe të Krujës. Rënia e tyre në duart e turqve, pas vdekjes së

Skënderbeut.

1643: Këshilla e Deziderio Erazmit të Roterdamit lidhur me luftën që duhet bërë kundër

turqve. Vepër e botuar rishtas me kujdes. Des[iderii] Erasmi Roterodami Consultatio De

Bello Turcis inferendo. Opus cum cura recens editum. Lugduni Batavorum...

Botuar në një njësi me një vepër tjetër të po këtij autori, me frontespic dhe me numërtim

faqesh më vete.

Antikuari ka mjaft të dhëna mbi: Disfatën e sulltan Muratit II në Krujë dhe vdekjen e

tij. Pushtimi i tokave shqiptare nga sulltan Mehmeti II. Rënia e Krujës dhe e Shkodrës.

Kryengritja e Himarës e vitit 1492 dhe pushtimi i saj. Pushtimi i Durrësit më 1501.

1645: Udhëtim në Levant, kryer në vitin 1621, me urdhër të mbretit, nga z. D. K., Louis

Deshayes De Courmenin. Voyage de Levant. Fait par le commandement dv Roy en l’année

1621 par Le Sr. D. C

Page 126: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

126

Antikuari ka të dhëna të shumta mbi administratën turke në Ballkan dhe Shqipëri.

Autoriteti i Portës në Shqipëri në shek. XVII ishte mjaft i dobët dhe në shumë krahina të

vendit të krishterët nuk paguanin taksa. Shqiptarë kurbetçinj, që shkonin në Anadoll gjatë

muajve të verës për t’u marrë me punë bujqësore. Përshkrim i veglave të tyre të punës. Vlora,

port kryesor i sulltanëve turq në territoret perëndimore të Perandorisë Osmane. Shqipëria,

burim për eksport drithi dhe artikuj të tjerë bujqësorë për Republikën e Venedikut.

1648: Les memoires de Messire Philippe de Commines, Sr. d’Argenton. A Leide, Chez les

Elzeviers, 1648.

Kryengritja e viteve 1494-1495 dhe qytetet shqiptare Vlora, Shkodra dhe Kruja gjatë

kësaj kohe. Ekspedita në Itali e argjipeshkvit të Durrësit, Martin Firmanos, për të bindur

princërit shqiptarë në mërgim të ktheheshin në Shqipëri për t’u vënë në krye të kësaj

kryengritjeje. Mbështetja që i dha Kostandin Arianiti, djali i Gjergj Arianitit dhe zot i

Monferratos në Itali, këtij misioni të ndërmarrë nga argjipeshkvi i Durrësit. Dështimi i kësaj

ekspedite që në nisje për shkak të qëndrimit të venedikasve.

[1648]: Fragmente mbi legjionet e Deksipit nga Athina, të Eunapit nga Sardenja, të Petro

Patricit, të magister Prisk Sofistit, të Malkut nga Filadelfia, të protektorit Menander dhe të

Teofilakt Simokatës. Të gjitha botuar prej dorëshkrimeve nga David Heshli dhe përkthyer e

pajisur me shënime nga Karol Kantoklari...Me titullin origjinal: Eklogai peri presveion.

Excerpta de legationibvs, ex Dexippo Atheniense. Evnapio Sardiano. Petro Patr[icio] et

Magist[tro] Prisco Sophista, Malcho Philadelph[ia]...

Teksti është edhe greqisht. Botuar në një vëllim me dy vepra të tjera.

Antikuari është një përmbledhje shkrimesh për historinë e Bizantit: Prisku sjell të dhëna për

dyndjen e barbarëve në Ilirik dhe pushtimin e qyteteve Viminaci, Margus e Nish; Malku jep

njoftime të hollësishme për dyndjen e gotëve dhe ostrogotëve në trojet shqiptare në shek.V si

dhe pushtimin e qyteteve Durrës dhe Skampa; Menandri njofton për dyndjen e barbarëve në

Ilirik në shek. VI.

1651: Ana Komnena... në pesëmbëdhjetë libra… Aleksiada ose jeta dhe bëmat e perandorit

Aleks nga e bija, Me parathënie dhe shënime të David Heshlit nga botimi i vitit 1610., Anna

Comnena. Annīs tīs Komnenīs Porfyrogennītou Kaisarissīs Alexias. Annae Comnenae

Porphyrogenitae Caesarissae Alexias, sive de rebvs ab Alexio imperatore vel eivs tempore

gestis, libri qvindecim. E Bibliotheca Barberina ...

Antikuari ka njoftime historike mbi Shqipërinë gjatë krizës politike të Bizantit në shek. XI

dhe në fillim të shek. XII. Revoltën e strategëve të Durrësit (1077-1078). Sulmin e parë të

normanëve në Shqipëri. Robert Guiskardi dhe lufta e Durrësit. Sulmi i dytë i normanëve.

Luftërat midis ushtrive bizantine dhe atyre të Boemundit në tokat shqiptare. Vlora, Butrinti,

Kanina, Orikumi, Petrela, Janina dhe qëndrimi i shqiptarëve në këto luftëra. Pozita

gjeografike e Durrësit, përshkrim i qytetit etj.

1654: Për origjinën, besimin dhe mizorinë e pashembullt të turqve kundër të krishterëve si

dhe për rrugët, përmes të cilave princërit e krishterë mund t’i shkatërronin dhe t’i mposhtnin

më lehtë turqit. Libër, dikur i botuar në dobi të të krishterëve, me autor Joan Kuspinianin.

Shtohet edhe “Komentari mbi zakonet e turqve” i Joan Baptist Montalbanit. Joannes

Cuspinianus. De turcarum origine, Religione, ac immanissima eorum in Christianos

Page 127: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

127

tyrannide; Deque viis, per quas Christiani Principes Turcas profligare & invadere facile

possent; Liber olim ad utilitatem Reipublicae Christianae editus, Autore Joanne Cuspiniano.

Accedit Ioanis ...

Biçoku 109përshkruan botimin e vitit 1541.

Antikuari ka njoftime mbi: Lufta shqiptaro-turke e shek. XV. Gjon Kastriotin. Skënderbeu

dhe fitoret e tij kundër ushtrive të sulltan Muratit II dhe Mehmetit II. Rënia e Krujës,

Shkodrës dhe pushtimi i Shqipërisë pas vdekjes së Skënderbeut. Gjon Kastrioti i Ri. Rrugët

që kalonin nëpër Dardani, Maqedoni dhe Shqipëri. Të dhëna për Via Egnatian, Via Kunavian

(Candavia,) dhe territoret që përshkonin.

[1654]: Skënderbeu i drejtohet këshillit të oficerëve dhe të komandantëve., Georges De

Scudéry. Scanderbeg to his Councel of officers and commanders.

Në: Curia Politiae: or the apologies of Severall princes: Justifying to the World their Most

Eminent Actions: by The strength of reason, and the most Exact Rules of Policie. Written in

French by the acurate Pen of Monsieur de Scvdery, Gouernour of Nostre-Dame. And now

faithfully Render’d into english. With the figures of many Emperors and Kings [Curia

Politiae: ose apologjitë e disa princave të ndryshëm, që justifikojnë para botës veprimet e

tyre më të shquara; me forcën e arsyes, dhe rregullat më të sakta të Artit të Qeverisjes.

Shkruar në frëngjisht nga pena e saktëe z. dë Skuderi ... Dhe tani kthyer besnikërisht në

anglisht. Me pamje të shumë perandorëve dhe mbretërve], London. Vepra është botuar për

herë të parë në Paris në vitin 1647, nën titullin Discours politiques de rois [Ligjërata politike

të mbretërve]. Në krye të faqeve titulli i kapitullit: Scanderbeg, King of Albania. Para tij

portreti i Skënderbeut.

Vepra përmban njëzet fjalime të mbretërve të ndryshëm, ndër të cilat edhe fjalimin e

Skënderbeut. Në të ai hedh poshtë akuzat e sulltan Muratit II për tradhti dhe kërkon prej

kapedanëve të gjykojnë drejt veprimet e tij, siç ishte ai i largimit nga ushtria e sulltanit dhe

kthimi në atdhe . Vlerësime dhe konsiderata të autorit për fjalimin e Skënderbeut.

1662: Përmbledhje e historisë së përgjithshme të turqve me ngjarjet më të shënuara që kanë

ndodhur nën mbretërimin e njëzet e tre perandorëve, duke filluar nga Osmani I deri te

Mehmeti IV, sundimtar i sotëm. Mbledhur me zell nga z. Dy Verdie, historiograf i Francës

dhe përkthyer nga frëngjishtja prej fiorentinasit Ferdinand di Servi..Parte 1-2. Venetia,

Presso Gio[vanni] Battista Scaluinoni. Con licenza de’Superiori, & Priuilegio.

Teksti ka te dhena mbi: Vërshimi turk në Shqipëri. Gjon Kastrioti dhe Arianit

Komneni. Lufta shqiptaro-turke e shek. XV. Skënderbeu dhe fitoret e tij kundër sulltan

Muratit II dhe Mehmetit II. Rënia e Krujës dhe e Shkodrës dhe pushtimi turk i Shqipërisë pas

vdekjes së Skënderbeut; Rezistenca e arbëreshëve të Greqisë kundër pushtimit turk;

Ekspedita e Sulejman Kanuniut në Shqipëri, në vitin 1537. Shqipëria në luftërat turko-

venedikase në shek. XVI

[1662]: Analet e sulltanëve ose padishahëve turq, përkthyer nga latinishtja e Joan Leunklavit.

Les annales des Svltans ov Grands Seigneurs des Tvrcs: Traduites de la version Latine de

Joan Leunclauius

Në: Histoire generale des Tvrcs, contenant l’histoire de Chalcocondyles. 109(nr. 31) Biçoku, Kasem; Kastrati, Jup. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi. V. 1: 1454-1835. Tiranë, 1997

Page 128: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

128

Analet janë pajisur me një shtojcë, me numërtim faqesh në vazhdim.

Përshkrime të hollesishme për ngjarjet kryesore në Shqipëri në prag të pushtimit turk, gjatë

luftërave shqiptaro-turke në kohën e Skënderbeut dhe pas vdekjes së tij. Kryengritjet

shqiptare në Himarë, Vlorë dhe Ulqin kundër pushtuesve turq në shek. XVI.

1664: Përshkrime të shtetit dhe të qeverisë turke. Njoftim rrënjësor mbi monarkinë osmane,

origjinën, rritjen, formën e qeverisjes së saj, krahinat, qytetet, fortesat etj. si dhe për njerëzit

e fuqishëm që kanë pretendime për atë shtet...Türckischen Staats und Regiments

Beschreibungen. Das ist: Gründliche Nachricht von der Ottomanischen Monarchi Ursprung-

Wachsthum, der selben Form zu regieren, Landschaften,

Përshkrim i kufijve të Shqipërisë. Lufta e ashpra shqiptaro-turke e shek. XV dhe Skënderbeu.

Himarjotët dhe qëndresa e tyre kundër turqve.

1667: Teatri i botës, nga Abraham Ortelio, ku tregohen qartas në harta të gjitha provincat,

mbretëritë dhe vendet e botës. Përshkruhen qytetet, territoret, kështjellat, malet, detet, liqenet

dhe lumenjtë; popujt, zakonet, pasuritë dhe çdo gjë tjetër e veçantë. Reduktuar me përsosmëri

të plotë dhe sjellë në këtë format të vogël, për të qenë më komod për udhëtarët. Me treguesin

e çështjeve më të rëndësishme që përfshihen në vepër. Të përndriturit z. Pietro Kuerini, fisnik

venecian]. Abraham Ortelius. Theatro del Mondo di Abraamo Ortelio. Nel quale

distintamente si dimostrano, in Tauole, tutte le Prouincie Regni, & Paesi del Mondo. Con la

descrittione, delle Città, Territorij, Castelli, Monti, Mari, Laghi, & Fiumi; Le Popolationi, i

costumi, le ricchezze, & ogn’altra particolarità! Ridotto à intiera perfettione & in questa

picciol forma, per maggior commodità de’Viaggianti.

Antikuari përmban të dhëna të hollesishme gjeografike për Shqipërinë. Qytetet

shqiptare, Tivar e Ulqin.

1668: Shtatë libra të historisë së Arianit për ekspeditën e Aleksandrit të Madh... Nikola

Blankar e ritregoi sipas librave të vjetër, e solli në latinisht dhe shtoi vërejtjet].

Arrianus Flavius. Arrianou peri Anabaseōs Aleksandrou, istoriōn vivlia 7. Tou aftou Indika.

Arriani de expedit[ione] Alex[andri] Magni Historiarum Libri VII ...Nicolaus Blancardus e

Veteribus libris recensuit, versionem Latinam emendavit, octo libros Animadversionum

adjecit Amstelodami, Apud Joannem Botuar në një vëllim me një vepër tjetër të këtij autori,

me numërtim faqesh në vazhdim me titull: Photii Patriarchae Constantinopolitani ex Arriani

scriptis eclogae [Ekloga të Fotit, patriark i Kostandinopojës, nga shkrimet e Arianit].

Shënimet e Nikola Blankarit. Parathënia në latinisht; teksti greqisht dhe latinisht.

Antikuari ka njoftime historike mbi: Luftërat e Aleksandrit të Madh kundër enkelejve dhe

taulantëve. Lufta e tij për pushtimin e Pelionit. Aleanca e Klitit, mbret i enkelejve, me

Glaukun, mbret i taulantëve, kundër pushtimit maqedonas.

[1670]: [Historia e Venedikut, nga Pietro Xhustiniano, e riparë dhe e zgjeruar rishtas, ku

përfshihen të gjitha ngjarjet e njohura, të ndodhura që nga themelimi i qytetit deri në vitin

1575...] me titullin origjinal: Dell’historie venetiane del N. H. S. Pietro Givstiniano. Di

Nuouo riuedute, et ampliate, Nelle quali si contengono tutte le cose notabili, occorse dal

principio della fondatione della Città, fino all’anno M.D.LXXV... In Venetia.

Të dhëna për popujt që jetojnë në brigjet e Adriatikut. Qytetet shqiptare (Durrësi, Vlora,

Himara, Tivari, Kruja, Tirana, Butrinti, Sopoti, Lezha etj.) në luftërat turko-venedikase të

Page 129: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

129

shekujve XV-XVI.Stradiotët, kalorës shqiptarë në radhët e ushtrisë venedikase, Skënderbeu,

Lekë e Nikollë Dukagjini. Rrethimet e Krujës dhe të Shkodrës, pas vdekjes së Skënderbeut

dhe rënia e tyre në duart e turqve. Gjon Kastrioti i Ri në Shqipëri.

1670: Historia e gjendjes së tanishme të Perandorisë Osmane që përmban politikat e

rëndësishme të turqve, pikat kryesore të fesë myslimane, sektet dhe herezitë e saj, llojet e

ndryshme të besimeve; disiplinën e tyre ushtarake... Përkthyer nga anglishtja e z. Riko… prej

z. Brio. Paul Rycaut Histoire de l’état présent de l’Empire Ottoman; Contenant les maximes

Politiques des Tvrcs; Les principaux points de la Religion Mahometane, ses Sectes, ses

Heresies, & ses diverses sortes de Religieux; Leur discipline militaire, avec une supputation

exacte de leurs forces par mer & par terre, & du revenu de l’État. Tradvite de l’Anglois de

Monsieur Ricaut, Escuyer, Secrétaire de Monsieur le Comte de Winchelsey Ambassadeur

extraordinaire du Roy de la Grand’Bretagne Charles II, vers sultan Mahomet Han...

Sipas Didos110 është një nga botimet e para të përkthimit frëngjisht nga origjinali Nga

teksti marrim të dhëna shumë interesante për sanxhaqet e Shqipërisë në shek. XV: Vlora,

Delvina, Elbasani, Dukagjini dhe Janina Timaret dhe ziametet në Shqipëri sipas sanxhaqeve

[1672]:[Udhëtime të pelegrinit Pietro Dela Vale, me një vështrim të shkurtër mbi të gjitha

çështjet e rëndësishme të vërejtura në to, të përshkruara nga ai vetë në 54 letra familjare,

dërguar nga vende të ndryshme të pelegrinazhit të ndërmarrë në Napoli mikut të vjetër dhe

ndër më të dashurit, eruditit Mario Skipiani. Të ndara në tri pjesë, d.m.th. Turqia, Persia dhe

India bashkë me kthimin në atdhe. Në këtë shtypje të fundit shtohet jeta e autorit].Me titullin

original: Viaggi di Pietro della Valle il pellegrino Con minuto ragguaglio di tutte le cose

notabili osseruate …

Autori ka udhëtuar edhe në brigjet shqiptare dhe na ka dhënë përshtypje dhe përshkrime

udhëtimi nga bregdeti jugor i Shqipërisë, Himara dhe Butrinti.

[1672]: [Historia e Korfuzit nga Andrea Marmora, fisnik korfiot. Tetë libra, kushtuar shumë

të kthjelltit princ dhe shumë të ndriturit Senat të Venedikut]. Della historia di Corfv Descritta

da Andrea Marmora Nobile Corcirese. Libri otto. Al Serenissimo Principe ed Eccellentissmo

Senato di Venetia Venetia.

Antikuari ka njoftime të shumta mbi kolonitë helene në bregdetin e Ilirisë: Dyrrahu

(Dyrrachium), Butrinti (Buthrotum), Apolonia, Aulona (Vlora). Lufta civile në Dyrrah,

shkaku i luftës së Peloponezit; Monedha të prera në Butrint, Apoloni dhe Dyrrah, shumë prej

të cilave kushtuar Pirros së Epirit. Pirroja i Epirit, jeta dhe bëmat e tij; Mbretëritë ilire,

Agroni, Teuta, luftërat iliro-romake dhe pushtimi romak i Ilirisë; Iliria, Dyrrahu dhe qytetet e

tjera bregdetare në kohën e luftërave midis Cezarit dhe Pompeut; Oktaviani, student në

Akademinë e Apolonisë; Sulmi i parë dhe i dytë norman kundër Shqipërisë. Lufta e Durrësit,

Robert Guiskardi dhe Aleks Komneni. Shqiptarët dhe qëndrimi i tyre ndaj këtyre luftërave.

Luftërat turko-venedikase të shekujve XV-XVI dhe krahinat e qytetet bregdetare shqiptare si

Himara, Vlora, Sopoti, Butrinti, Nivica etj., në këtë kohë. Ekspedita e Sulejman Kanuniut

kundër Himarës më 1537

110(NBU, 42, kol. 130)Didot, Firmin. Nouvelle biographie universelle depuis les temps les plus reculées jusqu’à nos jours

[NBU]. T. 1-46. Paris, 1852

Page 130: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

130

1673: Historia e luftës së fundit midis venedikasve dhe turqve, nga Xhirolamo Bruzoni, në të

cilën jepen dhe sukseset në luftërat e kaluara në Mbretërinë e Kandias e në Dalmaci, nga viti

1644 deri në vitin 1671, kushtuar shumë të ndriturit e shumë të shkëlqyerit z. Xhorxho

Morozini, kavalier dhe prokurator i Shën Markut]. Historia Dell’Vltima Guerra tra

Veneziani, e Tvrchi Di Girolamo Brvsoni Nella quale si contengono i Successi delle passate

Guerre nei Regni di Candia, e Dalmazia, Dall Anno 1644 fino al 1671...

Shqipëria, qytetet dhe krahinat e saj si Durrësi, Kruja, Vlora, Butrinti, Shkodra,

Lezha, Ulqini, Tivari, në luftërat turko-venedikase të gjysmës së dytë të shek. XVII.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në to. Përgatitja e kryengritjes shqiptare antiturke e vitit 1648.

[1673]: [Kujtime historike për monarkët osmanë nga kalorësi Xhovani Sagredo]. Memorie

istoriche de monarchi ottomani di Giovanni Sagredo cavaliere. Venetia, Presso Combi.

Njoftime historike mbi: Jetën dhe veprimtarinë e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Rënia e

Krujës dhe e Shkodrës pas vdekjes së tij. Operacionet turke në Shqipëri në vitin 1485.

Kryengritja e himarjotëve. Ekspedita turke e vitit 1537 në Vlorë; Vizita e peshkopit të Sapës

dhe e Pal Dukagjinit në Venedik, më 1601, për të kërkuar ndihmë, në emër të malësorëve, në

luftë kundër pushtuesve turq. Kuvendi i përgjithshëm në fshatin Dukagjin të Matit, mbledhur

pranë kishës së Shën Lleshdrit (Shën Aleksandri). Në fjalën përpara senatit ata parashtruan

vendimet dhe nevojat e kuvendit; i përshkruan atij dhunën e ushtruar nga turqit dhe metodat

çnjerëzore të përdorura prej tyre, duke i detyruar shqiptarët të deklaroheshin myslimanë,

evokuan kohën e Skënderbeut dhe ndihmën që ai mori nga Republika e Venedikut.

Gatishmëria e shqiptarëve nga Shkodra, Lezha, Kruja etj. për një kryengritje të armatosur dhe

plani i saj. Dështimi i këtij projekti dhe ndihma në të holla nga Venediku për Pal Dukagjinin

e Nikollë Bardhin, peshkop i Sapës.

1674: [Fragmente të vërteta të Stefan Bizantinit, për qytetet dhe popujt. Solli në latinisht dhe

pajisi me shënime Abraham Berkeli. I shtohet edhe lundrimi i Anonit, mbretit të

kartagjenasve…] Genuina Stephani Byzantini de urbibus et populis fragmenta. Abrahamus

Berkelius Latinam interpretationem & animadversiones adjecit...

Botimi i parë, sipas Brunet111 është ai i vitit 1502 në Venedik. Teksti edhe greqisht.

Antikuari përshkruan pozitën gjeografike të Durrësit. Mendime për prejardhjen e emrit të

këtij qyteti (Dyrrahion, Epidamnus, Dysrahion) dhe të dhëna për banorët e tij. Shënime për

Dodonën dhe donetinët; Komente e interpretime të përkthyesit, Abraham Berkeli, mbi të

dhënat e mësipërme të Stefan Bizantinit.

[1675]: [Mbi historinë e qytetit dhe të Mbretërisë së Napolit nga Xhovani Antonio Sumonte,

napolitan].Giovanni Antonio Summonte. Dell’ historia della citta, e regno di Napoli di

Gio[ovanni] Antonio Summonte Napolitano. In Napoli, A spese di Antonio Bulifon Libraro

all’Insegna della Sirena, l’anno Santo M.DC.LXXV [1675].

[Vëllimi i tretë ku përshkruhen jeta dhe bëmat e mbretërve aragonezë, nga viti 1442 deri në

vitin 1500, bashkë me portretet e tyre...].

Biçoku112 përshkruan botimin e vitit 1601-1643 në katër vëllime. Njësia ndodhet e riprodhuar

në Bibliotekën Kombëtare dhe përmban vetëm kapitullin e pestë (libro V) të veprës.

111(1, t. 5, kol. 530),Brunet, Jacques-Charles (2). Catalogue des livres rares et precieux composant la bibliothèque feu M.

Jacques-Charles Brunet. Paris, Londres, 1868.

Page 131: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

131

Teksti ka të dhëna interesante nga ekspedita e Skënderbeut në Itali, në ndihmë të

Ferdinandit të Napolit. Letër e princit të Tarantos, Xhovani Antonio, dërguar Skënderbeut

dhe përgjigjja e këtij të fundit. Vdekja e Skënderbeut.

1676: Historia e Pjer D’Obysonit, kryezot i Rodit]. Histoire de Pierre D’Aubusson

grandmaistre de Rhodes. A Paris. Chez Sebastian Mabre-Cramoisy. Imprimeur du Roy, ruë

Saint Jacques, aux Cicognes.

Autori është marrë nga kushtimi dhe nga leja e botimit.

Vdekja e Skënderbeut dhe pasojat e saj jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën në

përgjithësi. Rrethimi i Shkodrës nga Mehmeti II dhe rënia e qytetit në duart e turqve, pas

vdekjes së Skënderbeut.

[1676]: Historia e vezirëve të mëdhenj Mehmet dhe Ahmet pashë Qypriliut, ajo e tre

padishahëve të fundit; e sulltanëve të tyre dhe e pretendentëve kryesorë, bashkë me intrigat

më të fshehta të Oborrit...].François De Chassepol. Histoire des Grands Visirs Mahomet

Coprogli-Pacha et Ahmet Coprogli-Pacha Celle de trois derniers Grands Seigneurs; de leurs

Sultanes, & principales Favorites; avec les plus secrettes intrigues du Serrail. Et Plusieurs

autres Particularitez des Guerres de Dalmatie, Transilvanie, Hongrie Candie, & Pologne.

Të dhëna të rëndësishme historike mbi familjen me origjinë shqiptare të Qyprilinjve

dhe roli i tyre në ngjarjet politike të Perando-risë Osmane në shek. XVII.

[1678]: Udhëtim në Itali, në Dalmaci, në Greqi dhe në Levant, i bërë në vitet 1675 dhe 1676,

nga Jakob Spon, doktor në mjekësi, i laureuar në Lion dhe nga fisniku anglez Xhorxh Ueller.

Jacob Spon; George Wheler. Voyage d’Italie, de Dalmatie, de Grece et dv Levant, Fait és

[sic] années 1675. & 1676. par Iacob Spon Docteur Medecin Aggregé à Lyon, & George

Vvheler Gentilhomme Anglois [. Tome 1-3. A Lyon, Chez Antoine Cellier le fils

Tome. 3: Përmban mbishkrimet e çdo qyteti dhe shpjegimin e tyre, disa medaljone dhe

monumente të tjera antike).

Në fletën pas lejes së botimit, thuhet se vepra doli nga shtypi për herë të parë më 15

nëntor 1677. Sipas Brunet 113 është botimi i parë i veprës, hartuar krejtësisht nga Spon.

Jorga114 nënvizon se vepra përshkruan udhëtimin që francezi Spon ka bërë me anglezin

Ueller. Përshkrim i bregdetit shqiptar nga Ulqini në Himarë. Të dhëna të pershkruese për

Ulqinin dhe numrin e banorëve të qytetit, Durrësin, Vlorën, Porto Palermon, Himarën,

Sazanin dhe Janinën. Përshkrim i banorëve të Bregut që nuk i binden Portës së Lartë dhe nuk

paguajnë taksa. Burim sere në afërsi të Vlorës (v. 1). Juridiksioni kishtar i Gjirokastrës,

Delvinës dhe Butrintit. Njoftime mbi Artën dhe numrin e banorëve të saj (v. 1). Përshtypje

udhëtimi për vendbanime arbëreshe në Greqi (v. 2).

1678: Stefani mbi qytetet, vepër të cilën për herë të parë e solli në latinisht Tomas Luzitani,

ilustruar me vrojtime mbi gjuhë të ndryshme, posaçërisht mbi hebraishten, gjuhën fenikase,

112(nr. 107)Biçoku, Kasem; Kastrati, Jup. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi. V. 1: 1454-1835. Tiranë, 1997

113(5, kol. 498)Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-1865

114(f. 80)Iorga, Nicolae. Les voyageurs français dans l’orient européen. Paris, [1928].

Page 132: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

132

greqishten dhe latinishten...]. Stephanus Byzantinus. Stefanos peri poleon. Stephanus de

urbibus quem primus Thomas de Pinedo Lusitanus ...

Teksti edhe në greqisht. Kësaj vepre i shtohet edhe vepra tjetër e Stefan Bizantinit Fragmenta

Stephani de urbibus et populis..., me disa ndryshime nga botimi i vitit 1674.

Fjalor me të dhëna për qytetet dhe për fiset ilire e epirotase si Dyrrahu (Dyrrachium,

Epidamnus), Antigonea, Apolonia, Amantia, Aulona, Oriku, Butrinti (Buthrotus ose

Buthrotos), Lisi, Bylisi, Delminium, Nikopoja, Dodona, Lyknidi, Tegestra etj., dasaretët,

enkelejtët, molosët, elinët, tesprotët, kaonët, liburnët, mesapët, orestët etj. dhe krahinat e tyre.

[1678]: Gjashtë libra të padovanit Xhovani Batista Veri për ngjarjet e Venedikut, nga të cilët

dy të fundit dalin për herë të parë në këtë botim të tretë]. Ioannis Baptistae Veri canonici

Patavini rervm Venetarvm libri sex. Quorum ultimi duo Hac tertia editione produnt

Venetiis...

Rrethimi dhe pushtimi i Durrësit nga Robert Guiskardi në vitin 1080 (f. 25-26).

Rrethimi I e II i Shkodrës dhe Rrethimi IV i Krujës. Rënia e këtyre qyteteve dhe e Durrësit në

duart e turqve. Pushtimi turk i Shqipërisë pas vdekjes së Skënderbeut. Shqipëria dhe krahinat

e qytetet e saj bregdetare si Vlora, Butrinti, Himara, Sazani, Sopoti, Tivari, Ulqini, dhe

Shkodra etj., në luftërat turko-venedikase, në shekujt XVI-XVII

1680: [Gjergj Kastrioti i quajtur Skënderbe]. Annibale Adami. Giorgio Castriotta

detto Scanderbegh.Në: La Spada d’Orione stellata nel cielo di Marte cioe il valor militare

De’più Celebri Guerrieri de’nostri Secoli Illustrato con Elogi Istorici da Primo Damaschino...

[Shpata e Orionit e yjëzuar në qiellin e Marsit, d.m.th. zotësia ushtarake e luftëtarëve më të

shquar të kohëve tona, ilustruar me lavde historike nga Primo Damaskino…]. Parte prima. In

Roma, A Spese di Caterina Vaccherotti Bernardone, nella Piazza di Pasquino all’Insegna

Vepra e plotë origjinale ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë. Autori në

libër me pseudonimin Damaschino Primo. Antikuari përmban biografinë dhe një portret i

Skënderbeut.

[1680]: [Historia bizantine e ilustruar me dy komentarë. I pari përfshin familjet dhe stemat e

perandorëve bizantinë bashkë me monedhat dhe disa portrete të tyre. Përveç tyre përfshin

edhe familje dalmate dhe turke; i dyti përshkrimin e qytetit të Kostandinopojës, i cili ka qenë

nën sundimin e perandorëve të krishterë. Me autor Sharl dy Fresn, zot i Dy Kanzhit…]Du

Cange, Historia Byzantina duplici commentario illustrata. Prior familias ac stemata

imperatorum Constantinopolitarum, cum eorundem Augustorum Nomismatibus, & Iconibus.

... Dalmaticas & Turcicas completitur: alter descriptionem urbis Constantinopolitanae...

Sipas Petrovicit115 botimi i parë i takon vitit 1648. Antikuari ka të dhëna historike për

perandorin Kostandini i Madh me origjinë ilire. Gjenealogjia e familjes. Të dhëna

gjenealogjike për familjet feudale shqiptare. Familjet e Dukagjinëve, Arianitëve, Engjëjve

nga Drishti, Kastriotëve, Balshajve, Bokalëve dhe Spanëve në Shqipëri. Stemat e tyre

115 (f. 161)Pétrovitch, Georges T. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonnée. Ouvrages sur

Scanderbeg écrits en langues français, anglais, allemande, latine, italienne espagnole, portugaise, suédoise et grecque et

publiés depuis l’invention de l’imprimerie jusqu’à nos jours. Paris, 1881.

Page 133: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

133

1682:[Historia e uskokëve, përkthyer nga z. Amelo dë la Husaj]., Minuccio Minucci; Paolo

Sarpio.Histoire des uscoques. De la traduction Du Sieur Amelot de la Houssaie. A Paris,

Chez Claude Barbin, au Palais, sur le second Perron de la Sainte Chapelle...

Vepër anonime, përkthyer nga italishtja. Është botuar dy herë brenda vitit nga shtëpi

botuese të ndryshme. Vepra ndahet në tri pjesë. Pjesën e dytë dhe të tretë e ka hartuar Paolo

Sarpio, emri i të cilit është marrrë nga parathënia dhe faqja 139. Marrëdhëniet e shqiptarëve

me Venedikun në shekujt XVI-XVII. Stradiotë shqiptarë në radhët e ushtrisë venedikase.

Qëndrimi i tyre ndaj uskokëve. Tiparet moralo-psikike të karakterit të shqiptarëve. Beteja

detare midis uskokëve dhe shqiptarëve. Pal Gjini, komandant i milicisë shqiptare

1683:[Historia e tre perandorëve të fundit të turqve, nga viti 1623 deri në vitin 1677.

Përkthyer nga anglishtja e z. Riko...]. Paul Rycaut. Histoire Des trois derniers Empereurs des

Turcs. Depuis 1623 jusqu’à 1677.

Vëllimet në një njësi dy e nga dy. Botim i parë. Olski 116 përshkruan botimin e dytë të Parisit,

më 1684 dhe e konsideron si ndër veprat më të mira mbi Turqinë të botuar deri në atë

kohë.Vlora, Durrësi, Lezha dhe Shkodra gjatë ngjarjeve politike dhe luftërave midis Turqisë

dhe Venedikut në shek. XVII (v. 1)

[1685]: Relacion i shkurtër i disa udhëtimeve në pjesë të ndryshme të Europës... nga Eduard

Braun. A Brief Account of some Travels In divers Parts of Europe Viz. Hungaria, Servia,

Bulgaria, Macedonia, Thessaly, Avstria, Styria, Carinthia, Carniola, and Friuli. Through a

great part of Germany, and The Low-Conntries...The Description of many Antiquites, Habits,

Fortifications and Remarkable Places.

Përshtypje udhëtimi nga Kosova dhe Maqedonia. Të dhëna të shkurtra për Kaçanikun,

Prishtinën, Manastirin, Prilepin, Shkupin, Vranjën, Leskovcin, Kumanovën etj. Për gjuhën

shqipe dhe për cilësinë e shqiptarit si këshilltar i mirë.

1685: Histoire de Constantinople. Depuis le régne de l’ancien Justin jusqu’à la fin l’Empire.

Traduite sur les Originaux Grecs par Mr. Cousin, Président en la Cour des Monnoies. Dediée

à Monseigneur de Pompone, Secrétaire d’Etat [Historia e Kostandinopojës që nga sundimi i

Justinit plak deri në rënien e perandorisë. Përkthyer nga origjinali greqisht nga z. Kuzë...]. A

Paris, Chez Damien Foucault. Imprimeur & Libraire ordinaire du Roi.

V. 1 [Veprat e Prokopit të Cezaresë. Pjesa e parë që përmban dy libra të historisë mbi

luftërat kundër persëve; dy libra të historisë kundër vandalëv; tre libra për historinë e luftës

kundër gotëve]..

V. 2: [Vepra të Prokopit të Cezaresë. Pjesa e dytë që përmban histori të ndryshme, histori

sekrete dhe gjashtë libra mbi ndërtimet, bashkë me historinë e perandorit Justinian shkruar

nga Agathia].

V 3: [Përmban misionet e perandorëve Justinian, Justinian i Ri dhe Tiber, shkruar nga

Menander; historinë e perandorit Mauric, shkruar nga Teofilakti; një histori të shkurtër nga

Niqifori, patriark i Kostandinopojë; jetët e perandorëve, shkruar nga Leon Gramatiku;

historinë e Kostandin Dukasit…].

V. 4: [Përmban historinë e perandorit Aleks, shkruar nga Ana Komnena].

116(1, nr. 123).Olschki, Leo S. (1). Histoire de l’Empire Ottoman… Catalogue LII. Florence, 1903.

Page 134: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

134

V. 5: [Përmban historinë e perandorit Jan Komneni…, shkruar nga Niceta].

V. 6, part. l: [Përmban historinë e perandorëve Mihal dhe Andronik, shkruar nga Pahimeri].

V.6, part. 2: [Përmban historinë e perandorëve Mihal dhe Andronik, shkruar nga Pahimeri].,

V. 7, part. 1: [Përmban: 1. Historia e perandorëve Andronikë; 2. Historia e perandorëve Jan

Paleologu dhe Jan Kantakuzeni].

Tom. 7, part. 2: [Përmban historinë e perandorëve Jan Paleologu dhe Jan Kanta-kuzeni,

shkruar nga Kantakuzeni].

Tom. 8: [Përmban: 1. Historia e perandorëve Jan Paleologu dhe Jan Kantakuzeni; 2.

Historia e perandorëve Jan, Manuel, Jan dhe Kostandin Paleologu, shkruar nga Dukas. 3.

Tabela kronologjike]. Brynet117 përshkruan botimin e Parisit të viteve 1672-1674, me autor

Lui Kuzë. Veprën e përshkruar më sipër e konsideron si botim holandez në bazë të kopjes së

Parisit.

Përkthim me shkurtime i veprave të historianëve kryesorë bizantinë që formojnë

korpusin e Historiae Byzantinae [Historia e Bizantit], mjaft prej të cilave të përfshira janë

përshkruar veçmas si: veprat e Prokopit të Cezaresë, Agathisë, Menandrit, Teofilaktit, Niqifor

Brienit, Ana Komnenës, Nicetë Koniatit, Gjergj Pahimerit, Jan Kantakuzenit etj. Përfshin

vitet 306-1455, ku përmenden dhe ngjarje të ndryshme që lidhen me historinë e Shqipërisë në

kuadrin e Perandorisë Bizantine.

[1685]:[Raportim historik mbi princërit e krishterë për të shtypur fuqinë osmane, ku trajtohet

origjina e turqve dhe pushtimet e tyre, ritet e fesë islame, doket dhe zakonet, gjendja e

tanishme e Perandorisë Osmane...]. Raggvaglio historico a prencipi christiani per deprimer la

Potenza Ottomana, ove si tratta De l’Origine Tvrchi, e loro conquiste. ..

Të dhëna historike mbi pushtimet turke në Shqipëri dhe për Skënderbeun. Ndarja

administrative e Perandorisë Osmane, ku përfshihen edhe trojet shqiptare. Të dhëna për

shqiptarët në kuadrin e Perandorisë Osmane. Himarjotët dhe tiparet e tyre Portet dhe

kështjellat kryesore të Shqipërisë.

1686: [Hyrje në gjeografinë e përgjithshme, sa të vjetër aq dhe të re.... nga Filip Kluveri...

përmirësuar në shumë vende dhe ilustruar e shtuar me 46 tabela gjeografike nga më të

mirat…] Philipp Cluver. Philippi Cluverii introductio in Universam Geographiam tam

Veterem, quàm Novam olim Studio & Operà Johannis Bunonis, Illustris. Gymnasii, quod

Lüneburgi est...illustrata, necnon XLVI. Tabulis Geographicis melioribus aucta;

Shënime gjeografike për Ilirikun e Vjetër dhe të Ri. Epiri dhe Shqipëria. Përshkrim i

qyteteve të Shqipërisë, Shkodra, Vlora, Durrësi, Kruja, Ulqini, Lezha, Apolonia, Butrinti,

Himara, Orikumi, Antigonea, dhe të dhëna për banorët e tyre.

[1686]:[Përgjigje një letre të z. doktor Aleksandër Pinit, mjek i shumë të ndriturit e të

shquarit z. kapiten të marinës, Aleksandër Molini, nga Jakob Grandi, mjek e profesor… në

Venecia dhe akademik,... për disa kërkesa lidhur me Santa Maurën dhe Prevezën]. Iacopo

Grandi. Risposta di Iacopo Grandi Medico Professore di Notomia in Venezia, e Accademico

della Crvsca A vna Lettera del sig. Dottor Alessandro Pini Medico dell’Illustrissimo &

Eccellentis...

117(1, t. 2, kol. 340) Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-

1865.

Page 135: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

135

Vepra përmban edhe kopjen e një privilegji të Simeon Palaeologus, dhënë dukës Duke

Giovanni Zaffa Orsino në vitin 1361 si dhe letrën e Alessandro Pini për autorin, datuar më 15

nëntor, 1685 me disa shënime mbi veprën e tij. Kushtim për dogjen e Venedikut dhe një

poezi latinisht për autorin, i cili në veprën e tij përshkruan topografinë e Nicopolis dhe të

shumë qyteteve të tjera të Epirit.

Të dhëna të hollësishme gjeografike për Epirin (Epiri i vjetër dhe Epiri i ri) sipas autorëve të

vjetër. Njoftime gjeografike dhe historike për Artën (Ambrakia) dhe Nikopojën (Preveza),

qytete të Epirit. Durrësi, dikur kryeqyteti i Epirit të ri.

1686: Luftërat e ushtrive venedikase në More dhe sukseset e tyre në Levant, në fushatën e

vitit 1684, me një informacion të ngjeshur mbi luftërat e vjetra si dhe me përshkrimin

gjeografik të Peloponezit...]. La Morea combattvta Dall’Armi Venete, con li Svccessi in

Levante nella campagna. In Venetia, Per [Iseppo] Prodocimo, 1686. Con Licenza

de’Superiori e Privilegio.

Antikuari ka njoftime historike mbi qëndresën e arbëreshëve të Moresë kundër

pushtuesve osmanë dhe kryengritja e tyre e vitit 1460.

[1687]: Kujtime historike për Mbretërinë e Moresë së pushtuar nga ushtritë venedikase, për

Mbretërinë e Negropontit dhe për vende të tjera përreth si dhe për Dalmacinë dhe Epirin që

nga fillimi i luftës së shpallur nga turqit në vitin 1684, deri në vitin e tanishëm 1687...],

Vincenzo Maria Coronelli. Memorie istoriogeografiche della Morea riacqvistata dall’armi

Venete, del regno di Negroponte e degli altri luoghi circonuicini, e di quelli c’hanno

sottomesso nella Dalmazia, e nell Epiro. Dal principio della guerra intimata al Turco in

Costantinopoli nel 1684, sin’all’anno presente.In Venezia. Olski 118 përshkruan botimin e

vitit 1686 dhe e konsideron veprën tepër të rrallë dhe interesante mbi pushtimet e fundit të

venedikasve në Greqi.

Vështrim historiko-gjeografik i ishullit të Korfuzit dhe bregdetit të Epirit. Qytetet e

Prevezës dhe të Gumenicës; Kryepeshkopata e Tivarit, në pjesën e dytë të shek. XVII, gjatë

luftërave turko-venedikase; Hartë e bregdetit epirot [Coste del Epiro]. Antikuari ka dhe rreth

20 harta.

[1687]: [Historia e luftës së shenjtë]. Belli sacri historia Në: Jean Mabillon; Michel Germain.

Museum Italicum sev collectio veterum scriptorum ex bibliothecis italicis, Eruta a D. Johanne

...: altera vero varia Patrum Opuscula & vetera monumenta, Cum Sacramentario &

Paenitentiali Gallicano [Muzeu Italian ose koleksioni i shkrimtarëve të vjetër në bibliotekat

italiane, nxjerrë nga at Zhan Mabijo dhe at Mishel Zhermë, priftërinj dhe murgj të Urdhrit

Benediktin të San Maurës. Vëllimi i parë, i ndarë në dy pjesë…].

Kalimi i trupave të Kryqëzatës së Parë nëpër tokat e Shqipërisë në shek. XI. Durrësi

dhe Vlora. Disfata e Aleks Komnenit nga Boemundi në muret e kështjellës së Durrësit.

1688: Shembull virtytesh morale në jetën e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe, princ i

epirotëve dhe i shqiptarëve, kushtuar rinisë së shkëlqyer portugeze, hartuar nga z. Luis de

Meneses....Exemplar de virtvdes morales en la vida de Jorge Castrioto, Llamado Scanderbeg,

principe de los Epirotas, y Albaneses, Offrecido a la Ilustre Juventud Portugesa, compuesto

118(1, nr. 355)Olschki, Leo S. (1). Histoire de l’Empire Ottoman… Catalogue LII. Florence, 1903.

Page 136: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

136

por D. Luis de Meneses, Conde de la Ericeyra del Consejo de Estado de S. Magestad,

Veedor...

Është një vepër interesante me një numër i konsiderueshëm poezish portugalisht e

spanjisht për Mbi jetën, luftërat dhe fitoret e Skënderbeut nga autorë të ndryshëm të

Gadishullit Iberik dhe mendime mbi veprën e Luis de Menesesit

1689: Shkurtore e re e historisë së përgjithshme të turqve, ku janë përshkruar ngjarje dhe

ndryshime të ndodhura në këtë monarki shumë të zmadhuar që nga themelimi i saj deri tani

nga z. Vanel... Me portrete të sulltanëve osmanë, nxjerrë nga origjinalet më të mira]., Claude

Vanel. Abrégé nouveau de l’histoire générale des Turcs. Où sont décrits les évenemens & les

révolutions arrivées dans cette vaste Monarchie, depuis son établissement jusqu’à présent.

Avec les Portraits des Empereurs Ottomans...Tom. 1-4. A Paris. Au Palais, Chez Charles

Osmont... Emri i plotë i autorit sipas Jakës119

Vërshimi turk në Shqipëri. Gjon Kastrioti dhe një histori e shkurtër e Skënderbeut.

Nikollë dhe Lekë Dukagjini (v. 2) Rrethimi i Shkodrës më 1474, 1478 dhe i Krujës më 1476.

Rënia e tyre në duart e turqve (v. 2). Përgatitja e kryengritjes shqiptare antiturke e fillimit të

shek. XVII në krahinat e Shkodrës, të Lezhës dhe të Durrësit; ndihma që i kërkohet

Venedikut.

1691: Veprat e Dionis Halikarnasit me karakter historik dhe retorik, me rëndësinë e librave

të vjetër dhe me vërejtjet e njerëzve të ditur, të ndrequra e të përmirësuara në shumë vende…

Me dy tregues lëndorë shumë të pasur, njëri latinisht e tjetri greqisht…]. Dionysiou

Alicarnaseos ta eyriskomena, istorika te kai retorika syggrammata. Dionysii Halicarnassei

scripta, quae extant, omnia, et historica, et retorica. Të dhëna me interes për pellazgët dhe

origjinën e tyre (v. 1). Shënime të shkurtra për molosët dhe kalimin e Eneas nëpër Butrint dhe

Epir drejt Italisë (v.1). Pirroja i Epirit dhe fushata e tij në Itali (v. 1). Ilirët, shtrirja e tyre deri

në Itali dhe kontaktet e hershme me romakët, sipas Virgjilit (v.1)

[1691]:[Tregim historik për luftën venedikase në Levant, drejtuar për herë të tretë kundër

Perandorisë Osmane nga princi shumë i kthjellët, Françesko Morozini, kapiten i përgjthshëm

i shumë të kthjelltës Republikë të Venedikut,... Vepër postume e Aleksandër Lokatelit me

zbukurime të hartave nga at M. Vinçenco Koroneli, kozmograf i shumë të kthjelltës

Republikë...] Racconto historico Della Veneta Guerra in Levante...rivolutione de Tvrchi,

Stratagemmi militari,...

Vëllimet në një njësi me frontespic dhe numërtim faqesh më vete.

Teksti ka të dhëna të rëndësishme historike mbi luftërat turko-venedikase gjatë viteve 1684-

1690 në Artë, Prevezë, Delvinë dhe Vlorë. Pjesë-marrja e shqiptarëve në këto luftëra.

1691. Sukseset e ushtrisë të shumë të kthjelltës Republikë të Venedikut, drejtuar nga shumë i

ndrituri e i shkëlqyeri z. kavalier prokurator i Shën Markut, Xhirolamo Kornaro... kundër

monarkisë osmane. Me një raport të qartë për fitoret e arritura për marrjen dhe çlirimin e...

Vlorës dhe të kalasë së Kaninës etj...Svccessi dell’armi della Serenissima Rpvblica di Venetia

sotto la valorosa, condotta dell’Illustrissimo, & Eccellentissimo Signor K.r Proc. di S. Marco

sopra nvm.ò Girolamo Cornaro, capitan general da mar, contro la Monarchia Ottomana. Con

119(2, f. 211). -Jaka, Ymer (2). Skënderbeu në historiografinë frënge. Prishtinë 2001

Page 137: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

137

vn distinto Ragguaglio dell’Acquisti fatti dell Importantissime Piazze di Castel Novo, Presa e

Liberation di Singh, Napoli di Malvasia, e Valona, e la Fortezza di Cannina, etc. E di quanto

è seguito fino alla sua Morte, e Funerali fatti alla Valona dall’Armata Veneta.Mithat

Frashëri120 përshkruan një ekzemplar, të cilin ai e kishte blerë në Venecia. Me gjithë kërkimet

e tij dhe të bibliotekarëve, siç pohon vetë, nuk e gjeti këtë libër në Bibliotekën e Shën

Markut.

Të dhëna të rëndësishme mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në shërbim të Venedikut gjatë

luftërave me turqit osmanë; Zbarkimi i flotës venedikase në Vlorë, më 1690 dhe marrja e

Kaninës nga venedikasit. Përshkrim i betejës. Vdekja dhe funerali në Vlorë i komandantit

venedikas Xhirolamo Kornaro, proveditor i përgjithshëm i Dalmacisë dhe i Shqipërisë (në

fletët e fundit pa numër).

1694: Anale kishtare që nga viti 1198, ku i la kardinal Cezar Baroni, deri në vitin 1534 me

autor Odorik Rajnaldin... Të nxjerra nga regjistrat e papëve dhe nga dokumente zyrtare të

konfirmuara në arkivat më të vjetra të Selisë Apostolike dhe sidomos në arkivat shumë të

gjera të Bibliotekës së Vatikanit dhe të bibliotekave të tjera... Ndrequr në shumë vende në

këtë botim të dytë nga autori dhe pajisur me një tregues shumë të pasur lëndor].Odoricus

Raynaldus. Annales ecclesiastici Ab Anno quo desinit Card. Caes. Baronius M.C.XCVIII;

usque ad Annum M.DXXXIV. Continuati Ex Regestis Pontificium, et Literis auctoritate

publica fideque munitis: antiquissimis S. Sedis Apostolicae scrinniis & amplissimis

Vaticanae potissimum, aliarumque bibliothecarum archivis Confirmati...

Vepra ndodhet në Bibliotekën e Bashkisë së Shkodrës, përmban vetëm faqet për

Skënderbeun dhe për ngjarje të kohës së tij. Brunet121 shënon se botimi i parë në 10 vëllime i

kësaj vepre i takon viteve 1646-1677, në Romë.

Për ngjarjet e Shqipërisë gjatë luftërave shqiptaro-turke të shek. XV dhe për

biografinë e Skënderbeut autori është mbështetur gjerësisht në veprën e Barletit, prej së cilës

ka marrë episode të ndryshme, përfshirë dhe letërkëmbimin e tij. Skënderbeu dhe kryengritja

e Gjergj Arianitit në vitin 1443. Luftimet e tij në Sfetigrad dhe në Krujë kundër sulltan

Muratit II. Konflikti me Dukagjinët. Vdekja e Skënderbeut dhe varrimi i tij në qytetin e

Lezhës. Rrethimet e Shkodrës nga sulltan Mehmeti II, më 1474 dhe 1478. Pushtimi i

Shqipërisë pas vdekjes së Skënderbeut. Pushtimi i Durrësit nga sulltan Bajaziti II

[1696]: Kuint Kurt Rufi për bëmat e Aleksandrit të Madh, me komente nga Raderi, Bonjarsi...

e Frainshemi si dhe me shtesat e mëparshme të tij e me interpretim të pjesëve më të vështira

dhe tregues shumë të pasur filologjik për çështje e terma...]. Quintus Curtius Rufus de rebus

gestis Alexandri Magni, Cum Commentaris Raderi, Bognarsii, Popmae, Salmasii Gronavii,

Loccenii, & Freinshemii ...Vepra është botuar për herë të parë në Romë, më 1470, sipas

Didot122

120(3, f. 247-248, nr. 22) Frashëri Mithat (3). Bibliografi shqiptare… [In]: Legrand, Emile; Gûys, Henri; Skendo, Lumo.

Bibliographie albanaise. Ribotim me plotësime nga Lumo Skendo dhe Henri Gûys. Shkodër, 2011

121(1, t. 1, kol. 662)Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-1865 122(Catalogue, nr. 631).Didot, Firmin. Catalogo des livres précieux manuscrits et imprimés faisant partie de la bibliothèque

de M. Ambroise Firmin-Didot… Paris, 1878.

Page 138: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

138

Antikuari ka njoftime mbi ilirët dhe luftërat iliro-maqedonase. Luftërat e Aleksandrit të Madh

në Iliri. Glauku, mbret i taulantëve dhe luftërat e tij kundër Aleksandrit të Madh (kap.12, libr.

1, në Freinshemii Supplementorum in Q. Cvrtivm).

1697:[Biblioteka Orientale, ose fjalor i përbotshëm që përmban përgjithësisht gjithçka që ka

të bëjë me njohjen e popujve të Lindjes, me fenë, sektet dhe politikën e tyre, me qeverisjen,

zakonet, doket, luftërat dhe revolucionet e perandorive të tyre, teologjinë, mitologjinë,

magjitë, fizikën, mjekësinë morale, matematikën, historinë natyrale, kronologjinë,

gjeografinë, astronominë, gramatikën dhe retorikën… nga z. Erbëlo...] Barthélemy

D’herbelot,. Bibliothéque Orientale, ou Dictionaire Universel. Contenant généralmente Tout

ce qui regarde le Connaissance des Peuples de l’Orient. Leurs Religions, Sectes et Politique.

Leurs Gouvernements, Loix, Coutumes, Moeurs, Guerres, & les Revolutions de leurs

Empires. Leurs Théologie, Mythologie. Magie. Physique, Morale Médecine, Mathématiques,

Histoire naturelle, Chronologie, Géographie, Observations Astronomiques, Grammaire, &

Réthorique...

Brynet123 e konsideron botim të parë. Sipas Didot vepra është përkthyer nga arabishtja; autori

ka përkthyer e renditur pjesët e ndryshme të nxjerra nga fjalori i Haxhi Kallfës dhe nga më se

150 dorëshkrime islame.

Antikuari ka njoftime interesante mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Origjina dhe gjuha e

tyre. Qytetet Krujë, Shkodër, Durrës, Lezhë. Shënime për Skënderbeun dhe dështimet e dy

sulltanëve turq.

1698: Bëmat e peloponezasit Françesko Morozini, princ i venedikasve, me autor don Xhovani

Gracianin nga Bergamo]. Giovanni Graziani. Francisci Mauroceni Peloponnesiaci

Venetiarum principis gesta. Scriptore Joanne Gratiano Bergomensi, D.. Patavii, Ex

Typographia Seminarii.

Shqipëria, qytetet dhe krahinat e saj, Vlora, Sazani, Preveza, në luftërat turko-

venedikase të shek. XVII. Pushtimi i Vlorës nga venedikasit më 1690. Përshkrimi i Vlorës

dhe i Prevezës. Pozita gjeografike e tyre.

1705:[Historia e Republikës së Venedikut]. Pietro Garzoni. Istoria della Republica di

Venezia. Parte 1-2. In Venezia, Appresso Gio[vanni] Manfrè, 1705, 1716. 2 V

Part. 1: Istoria della Republica di Venezia in tempo della Sacra Lega contra Maometto IV, e

tre suoi successori, Gran sultani de Turchi di Pietro Garzoni senator [Historia e Republikës së

Venedikut në kohën e Lidhjes së Shenjtë kundër Mehmetit IV dhe tre pasardhësve të tij,

sulltanë të mëdhenj të Turqisë, nga senatori Pietro Garconi]. 1705.

Part. 2: Istoria della Republica di Venezia. Ove insieme narrasi la guerra per la Successione

delle Spagne al Re Carlo II. Di Pietro Garzoni senator[Historia e Republikës së Venedikut ku

tregohet luftapër pasardhësin e Spanjës deri te mbreti Karl II nga senatori Pietro Garconi].

123(1, t. 2, kol. 664)-Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-1865

Page 139: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

139

Shqipëria dhe shqiptarët në konfliktet dhe luftërat turko-venedikase të viteve 1687-1688,

1690, 1692 dhe 1694-1699. Të dhëna të rëndësishme gjeografike dhe historike për Himarën,

Vlorën, Kaninën dhe Durrësin në këtë periudhë. Operacionet ushtarake afër Durrësit.

Përshkrim i Vlorës me rrethinat. Rëndësia e këtij qyteti.

1709:[Histori e Skënderbeut, mbret i Shqipërisë, nga hirësia e tij at Dyponse]: Jean-Nicolas

Duponcet. Histoire de Scanderbeg roy d’Albanie. Par le R[évérend] P[ère] Dvponcet, de la

Compagnie de Jésus. A Paris, chez Jean Mariette, S. Jacques, aux Colonnes d’Hercule, 1709,

avec privilege du Roy.

Vepra konsiderohet si një variant i shkurtuar i Historisë së Skënderbeut të Barletit.

Sipas Nolit124. Dyponse e shkruajti historinë e Skënderbeut duke hequr gjërat e tepërta që

kishte vepra e Barletit, ai i pari vuri në dukje se diçka nuk përputhej lidhur me datën e

vdekjes së Skënderbeut, viti 1464 në vend të 1468, çka Falmerajeri e vërtetoi një shekull e

gjysmë më vonë. Vepra ka njohur dy botime brenda vitit 1709, me ndryshime të pakta në

zbukurimet e frontespicit dhe ato të përdorura në fillim të çdo kapitulli si dhe në radhitjen

tipografike, ndryshime të vërejtura edhe nga Biçoku 125. Gati një shekull e gjysmë më vonë

vepra është ribotuar dy herë, më 1854 në Liezhë të Belgjikës dhe më 1855 në Paris.

[1709]: Tablo e Perandorisë Osmane, ku përshkruhen doket dhe zakonet e turqve, ligjet,

besimet dhe sektet e ndryshme të tyre, gjendja e forcave detare e tokësore, përgjithësisht

gjithçka që lidhet me qeverisjen e tyre civile, ushtarake dhe kishtare. Përkthyer nga

anglishtja e kalorësit Riko. Paul Rycaut. Tableau de l’Empire Ottoman, ou l’ont trouve Les

Moeurs & Coûtumes des Turcs, leurs Loix, leur Religion, leurs differentes Sectes, l’Etat de ...

Titulli i mësipërm, në fakt është titulli që përmban shtojca e vëllimit të tretë, çka

thuhet edhe në shënimin e dorëshkruar frëngjisht që gjendet në fletën pas kapakut të vëllimit

të parë: Vëllimi i tretë trajton ngjarjet e periudhës 1677-1703 në Perandorinë Osmane.

Shqiptarët me argjipeshkvin e Prizrenit (me sa duket me Pjetër Bogdanin dhe kelmendasit)

ndihmojnë General Giovanni Piccolomini në fushatën antiturke të vitit 1689 në Kosovë (v. 3)

1710:[Historia e luftërave kundër turqve e perandorit Leopold I dhe i princërve aleatë, nga

viti 1683 deri në vendosjen e paqes. Përshkruar nga abati Kamilo Kontarini, patrik

venedikas]Camillo Contarini. Istoria della guerra di Leopoldo Primo Imperadore e de’principi

collegati contro il turco. Dall’Anno 1683 fino alla Pace. Descritta dall’abbate [sic] Camillo

Contarini Patrizio Veneto. Parte 1-2. In Venezia, Appresso Michele Hertz, e Antonio Bertoli,

1710.

Antikuari përmban njoftime mbi malësorët e Malësisë së Madhe dhe për himarjotët

gjatë luftërave turko-venedikase në fund të shek. XVII. Të dhëna gjeografike për disa vise të

Shqipërisë: Vlorë, Kaninë, Durrës.

[1714]: Historia e Tukididit për luftën e Peloponezit]. Thoukydidīs. L’histoire de Thucidide

de la guerre du Peloponese. Tom. 1-3. A Paris, Chez Jean-Geoffroy Nion përkthim të Nikola

Perros…].

124(GCS, f. 90)Noli, Fan S. George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) [GCS]. New York, [1947]. 125(nr. 211-213)Biçoku, Kasem; Kastrati, Jup. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi. V. 1: 1454-1835. Tiranë, 1997.

Page 140: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

140

Antikuari ka të dhëna mbi: Pellazgët; Kolonitë greke në Iliri. Luftërat e brendshme në

Epidamn dhe roli i taulantëve në jetën politiko-shoqërore të këtij qyteti. Fiset e Epirit dhe

pjesëmarrja e tyre në Luftën e Peloponezit. Lufta e lynkestëve dhe e fiseve të tjera ilire

kundër maqedonasve.

1714: Nëntë libra historie të Herodotit nga Halikarnasi]. Herodotus. Īrodotou Alikarnīssīos

istoriōn logoi Th [9] epigrafomenoi Mousai. Herodoti Halicarnasei historiarum libri

IXMusarum Nominibus Inscripti ... Ejusdem narratio de vita Homeri Graeci. Teksti greqisht

e latinisht. Fragmente edhe nga Ksenofoni, Straboni, Plutarku etj.

Vepra përmban përshkrime udhëtimi të autorit nga Iliria, Trakia e Maqedonia, me të

dhëna për qytetet dhe banorët e këtyre trevave. Pellazgët dhe gjuha e tyre. Dodona dhe

orakulli i saj. Paionët, shtrirja, zakonet dhe mënyra e tyre e jetesës. Angri, lumë që rrjedh nga

Iliria dhe derdhet në lumin Brongus, Morava e sotme. Amfinesti nga Epidamni. Shpërngulja e

pellazgëve dhe vendosja e tyre në ishullin Limnos. Tesprotët dhe enkelejtët. Njoftime mbi

Apoloninë dhe banorët e saj. Tokat dhe kullotat e Apolonisë.

1716: Vëzhgime gramatikore në gjuhën shqipe nga at Francesco Maria Da Leçe ish-prefekt

aopostolik i Misioneve të Maqedonisë… Dedikuar shumë të ndriturve dhe të nderuarve

zotërinj kardinalë të Kongregacionit të Shenjtë të Propagandës Fide. Osservazioni

grammaticali Nella Lingua Albanese del P. Francesco Maria Da Lecce. Konsideron si veprën

e parë tërësore që njihet për gramatikën e gjuhës shqipe; me rëndësi për historinë,

etimologjinë, strukturën gramatikore e ortografinë në plan diakronik të kësaj gjuhe.

Antikuari sjell të dhëna për fonetikën, morfologjinë, sintaksën, dialektologjinë dhe

leksikologjinë shqiptare. Kushtim italisht i autorit, datuar nga Bari në tetor të vitit 1715, me

disa të dhëna për të gjatë qëndrimit në Shqipëri. Parathënie italisht për lexuesin (fl. 4). Autori

me pak rreshta, drejtuar lexuesit shqiptarnën titullin Arbenorit dhe A gli alumni delle Missioni

[Nxënësve të Misionit], shpjegon synimin e kësaj vepre: Ket’ gramatiken’ e shkrova ìo për

εotni tande, ki di màa fort, e màa nkξξthielt se une: vece per atà Fràtni, qi vìne per se largu

Gjithashtu teksti përmban: Vërejtje për gjuhën shqipe dhe ortografinë e saj; Lutje në italisht

dhe në shqip; Gramatika e shqipes me alfabet të Bogdanit; Rreth ortografisë së gjuhësh

shqipe; Shkallët e mbiemrit; Tabela e numërorëve; Shprehje dhe përshëndetje të përdorimit

të përditshëm; Gramatika e Da Leçes është ribotuar disa herë, pjesërisht dhe e plotë nga

Johan Adelung, Xhon Hobhauz, Johan Fater, Françesko Rosi etj.

1717: Përpjekjet e turqve për të shtypur mbretërit dhe princat e krishterë. Shqyrtim

teologjiko-juridik dhe historik, bashkë me disa shtesa tepër të dobishme dhe të denja për t’u

njohur, nga Antonio T. Skiara...], Antonio Tommaso Schiara. Conatus turcarum per

Christianae Reipublicae Reges, ac Principes reprimendus; Ratiocinio Theologico-Juridico,

atque Historico, iterum exponitur Variis... Teksti përmban:

Kushtim nga autori për papën Klement XI; parathënie për lexuesin. Leja e botimit dhe

aprovimi, datuar më 1717.Fitoret e Skënderbeut kundër sulltan Muratit II. Letërkëmbimi i

papa Klementit XI me kardinalë dhe personalitete të kohës mbi mbarëvajtjen e luftës së

vendeve të krishtera kundër Perandorisë Osmane.

Page 141: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

141

[1718]: Fushatat e z. princ Eugjen në Hungari dhe ato të gjeneralëve venedikas në More, në

vitet 1716-1717, Anthelme De Tricaud. Campagnes de Monsieur le Prince Eugène en

Hongrie, et des généraux vénitiens dans la Morée, pendant les années 1716 & 1717.Tom.1-2.

Teksti përmban: Të dhëna gjeografiko-historike për Shqipërinë, Ilirinë dhe Epirin;

Shqipëria dhe qytetet, Ulqin, Tivar, Durrës, Vlorë, Butrint, Prevezë, Artë, Vonicë, në vitin

1717 gjatë luftës turko-venedikase

[1720]: [Skënderbeu. Poemë nga Zhan dë Bysier i Urdhrit Jezuit. Botim i tretë shumë i

përmirësuar, të cilit iu shtuan disa poezi]. Joannis de Bussières è Societate Jesv.

Scanderbegus. Poema [sic] Editio tertia longè emendatior. Cui accesserunt aliquot Poëmata.

Superiorum Permissu. Veronae, apud Nicolaum Cassini, Anno MDCCXX [1720]. 352

f.Ribotim.

Sipas Biçokut126 është botimi i gjashtë dhe jo i treti siç shënohet në titull.

Poemë në tetë libra kushtuar Skënderbeut dhe përmbledhje për çdo libër të poemës; poezi të

tjera të autorit.

1723: Shënime historike për lidhjen midis perandorit Karli VI dhe Republikës së Venedikut

kundër sulltan Ahmetit III dhe luftërat e tyre nga viti 1714 deri në paqen e Pozharovacit nga

Xhirolamo Ferrari, doktor në drejtësi. Girolamo Ferrari, Delle notizie storiche della legata

tra l’imperatore Carlo VI e la Republica di Venezia Contra il Gran Sultano Acmet III e de

loro Fatti d’armi dall’anno 1714.

Antikuari ka të dhëna historike mbi Shqipërinë dhe qytetet e saj, Tivari, Preveza, Ulqini,

Durrësi, Vlora dhe Butrinti, gjatë luftërave turko-venedikase të viteve 1714-1718; Luftimet

për Ulqinin, Tivarin, Prevezën. Rrethimi i tyre nga venedikasit

1727: [Gjashtë libra për jetën dhe për veprimtarinë e papa Klementit XI].De Vita et rebus

gestis Clementis Undecimi Pontificis Maximi libri sex. Urbini, Ex Typographiae Venerabilis

Cappellae SS. Sacramenti Apud Antonium Fantauzzi, [1727]. Portret I Papa Klementi XI .

Të dhëna mjaft interesante mbi Papa Klementi XI me origjinë shqiptare. Veprimtaria e tij për

përhapjen e katolicizmit në Epir. Dioqezat e Sapës, Lezhës, Arbrit, Pultit (Pulatit) dhe

Shkodrës. Përcaktimi i kufijve të tyre në Kuvendin e Arbërit më 1703. Kardinalët Hanibal

dhe Aleksandër Arbërori (Albani), nipa të papa Klementit XI (parathënie).

1728:[Tridhjetë e dy libra për historinë e Venedikut nga Xhovani Graciani, filozof në

gjimnazin e Padovës, prej të cilëve njëzet e katër janë botuar tani]. Giovanni Graziani.

Joannis Gratiani in Gymnasio Patavino philosophi P. Historiarum Venetarum libri XXXII

qvorvm XXIV priores nunc prodevnt.. Superiorum permissu & privilegio.

Shqipëria dhe qytetet e saj bregdetare, Vlora, Butrinti, Himara, Ulqini, Shkodra,

Lezha, gjatë luftërave turko-venedikase të shek. XVII (v. 1,)(vol. 2,). Kryengritjet shqiptare

126(nr. 221)Biçoku, Kasem; Kastrati, Jup. Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Bibliografi. V. 1: 1454-1835. Tiranë, 1997.

Page 142: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

142

antiturke në vitet 40të dhe në fund të shek. XVII (v. 1), (v. 2), Kryengritja e Himarës e viteve

1690-1691. Pozita gjeografike e Vlorës dhe rëndësia e saj strategjike

1729: [Perandoria e Lindjes ose historia e lashtë e Kostandinopojës e ndarë në katër pjesë, të

cilat janë nxjerrë nga vepra të ndryshme, sidomos të panjohura, të autorëve grekë, ilustruar

me komente dhe me tabela gjeografike, topografike etj., me monumente dhe me tabela

numizmatike...], Anselmo Maria Banduri. Imperium Orientale sive antiquitates

Constantinopolitanae in qvatvor partes distribvtae: quae ex variis scriptorum graecorum

operibus & praesertim ineditis adornatae, Commentariis, & Geographicis...[Përfshin tetë

libra komentesh mbi “Historinë e lashtë të Kostandinopojës” si dhe shënimet për librat e

Kostandin Porfyrogenetit “Mbi themat” dhe “Mbi drejtimin e Perandorisë”…].

Përmbledhje shkrimesh të ndryshme të autorëve bizantinë si Kostandin Porfyrogeneti,

Teofilakti etj. Thema e Durrësit dhe e Nikopojës (v. 1, v. 2,). Qytetet e provincës së Epirit të

Vjetër e të Ri dhe të Prevalisë: Dyrrahu, Skampa, Apolonia, Bylis, Amantia, Aulona,

Nikopoli, Dodona, Buthrotum, Scodra, Lisi etj. (v. 1, f. 29-30).

1729: [Katër libra për historinë nga Jan Kantakuzeni, ish-perandor. Përkthyer në latinisht

nga Jakob Pontani i Urdhrit Jezuit dhe pajisur me shënimet e tij dhe të Jakob Gretserit i të

njëjtit Urdhër. Të sapodala nga dorëshkrimi greqisht i bibliotekës së të përndriturit Petro

Segujeri…]. Joannes Cantacuzenus,. Ioannou tou Kantakouzīnou apovasileos [sic] istorion

vivlia d’. Joannis Cantacuzeni eximperatoris [sic] historiarum. Libri IV. Jacobus Pontanus

Soc[ietatis] Jesu Latine vertit, & Notas suas cum Jacobi Gretseri ejusdem Societatis

Annotionibus addidit..

Të dhëna për: Krahinat shqiptare të Ohrit, Devollit e Kolonjës dhe perandori Androniku III;

Krahina e Dibrës dhe perandori Jan Kantakuzeni;Popullsia shqiptare e Tesalisë në konfliktin

mes Andronikut III dhe strategut Sirjan;Kryengritjet e shqiptarëve kundër Bizantit gjatë

viteve 1335-1336; Sulmet e tyre për të marrë kështjellat e Beratit, Kaninës, Skraparit,

Tomorit dhe Këlcyrës. Shtypja e kryengritjes dhe masakrat e ushtarëve bizantinë si dhe të

mercenarëve turq;Qytetet shqiptare, Himara, Sopoti, Gjirokastra, Parga, Janina, nën sundimin

e Andronikut III. Kryengritja e shqiptarëve të Tesalisë dhe e malësorëve të rrethit të Beratit

dhe të Pogonianit afër Janinës kundër Bizantit më 1341. Lufta e shqiptarëve kundër despotit

Niqifor më 1358. Plaçkitja e krahinave përreth Ohrit nga serbët.

[1729]: [Vepra të plota të papa Klementit XI…, të cilave u shtohet jeta e Klementit XI,

shkruar më parë nga peshkopi roman] Clementis XI. Pontificis Maximi opera omnia in

qvibus continentvr I. Eius orationes consistoriales. II. Homiliae. III. Epistolae et brevia

selectiora. IV. Bvllarivm.Accedit vita Clementis XI. A praesvle qvodam ramano.Përmbledhje

fjalimesh e letrash, pjesë të zgjedhura të autorit si dhe një jetëshkrim i tij, me fletë titulli dhe

me numërtim faqesh më vete.Letër e papa Klementit XI, drejtuar kryepeshkopëve dhe

peshkopëve të Shqipërisë në shtator të vitit 1708, lidhur me vendimin e Papatit për arsimimin

e të rinjve shqiptarë në kolegjin e Propagandës Fide .

1729:[Përmbledhje historish nga Gjergj Cedreni, me përkthim në latinisht dhe shënime nga

Guljelm Ksilander…], Geōrgios Kedrenīs. Geōrgiou tou Kedrenou Synopis istoriōn. Georgii

Cedreni compendium historiarum. Ex versione Guilielmi Xylandri, cum ejusdem

Page 143: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

143

annotationibus. Accedunt Huis Editioni praeter lacunas treingentes, & alias expletas...

Venetiis, Ex Typographia Bartholomaei Javarina, Teksti edhe greqisht.

Vepra ndahet në dy pjesë, me fletë titulli të përbashkët dhe me numërtim faqesh në vazhdim.

Në përmbajtjen e antikuarit përfshihen:Tërmet në Durrës në shek. IV para Krishtit dhe

shkatërrimi i qytetit. Ndihma e perandorit Justinian për mëkëmbjen e tij. Vërshimi dhe

sundimi bullgar në Shqipëri në shekujt IX-XI. Krahinat shqiptare të Durrësit, Lezhës,

Kolonjës, Prespës, Devollit dhe Dropullit gjatë konflikteve bizantino-bullgare. Kryengritja

shqiptare e viteve 1040-1041 kundër Bizantit dhe shtrirja e saj në Themën e Durrësit.

Njoftime për revoltat e strategëve të Durrësit.

[1729]:[Analet e sulltanëve osmanë, të shkruara në gjuhën e tyre prej turqve … I solli në

latinisht, i shpjegoi dhe i shtoi deri në vitin 1588 fisniku nga Angri, Joan Leunklavi, me një

tregues të çështjeve më të përmenduranë vepër, të punuar me shumë kujdes]. Joannes

Leunclavius. Annales sultanorum Othmanidorum, a Turcis sua lingua scripti: Hieronymi

Beck a Leopoldstoff…

Në: Laonici Chalcondylae Atheniensis historiarum libri decem…[Dhjetë libra historish të

Laonik Halkokondilit…].Venetiis. Ky botim është pajisur me një shtojcë të dytë me titull

Pandectes Historiae Turcicae, liber singularis, ad illustrandos Annales [Përmbledhje e

historisë së Turqisë...]që shërben si ilustrim për Analet.

Antikuari historik na jep informacion të gjerë mbi: Sulmet e para turke në tokat

shqiptare. Zotërimet e Kastriotëve, Komnenëve dhe Arianitëve në Shqipëri. Skënderbeu dhe

lufta shqiptaro-turke e shek. XV. Të dhëna historiko-gjeografike për Krujën, Shkodrën,

Vlorën, Himarën, Beratin etj. Ekspeditat e Bajazitit II dhe Sulejman Kanuniut kundër

himarjotëve. Delvina, Elbasani, Vlora, Dukagjini dhe Shkodra, sanxhaqe të bejlerbejllëkut të

Turqisë Europiane.

[1729]: Analet e z. Mihal Glyka nga Sicilia: nga fillimet më të hershme deri në vdekjen e

perandorit Aleks Komneni, të ndara në katër pjesë… Tekstin greqisht të nxjerrë nga shumë

dorëshkrime e botoi i pari Filip Labe, teolog i Urdhrit Jezuit...]Michaīl Glykas. Tou kyriou

Michaīl Glyka Sikeliotou vivlios chronikī. Michaelis Glycae siculi, annales, a mundi exordio

usque ad obitum Alexii Comneni Imper[atoris].Teksti edhe greqisht.

Botuar në një vëllim me Agathiou Scholastikou per tis Ioustinianou vasileias vivloi

pente… dhe me vepra të tjera. Durrësi dhe lufta për pushtet në Bizant në shek.VII. Revoltat e

strategëve të Durrësit në shek. XI.

1729:[Mihal Paleologu nga Gjergj Pahimeri ose historia e ngjarjeve para dhe gjatë sundimit

të tij, botuar rishtas nga Biblioteka Barberine me përkthimin e Petro Posinit... I shtohen tre

libra vërejtjesh dhe një shtojcë mbi dijen e indianëve të lashtë]. Geōrgiou tou Pachymerī

Mihaīl Palaiologos. Georgii Pachymeris Michael Palaeologus sive historia rerum a Michaele

Palaeologo Ante Imperium, & in Imperio gestarum. Nunc primum edita ex Bibliotheca

Li[bros] tres & Appendix, specimen Sapientiae Indorum Veterum. Venetiis. Teksti edhe

greqisht.

Antikuari ka të dhëna historike mbi Shqipërinë në shek. XIII. Pushtimi i Durrësit nga Mihal

II Engjëlli. Despotati i Epirit dhe Bizanti. Sundimi anzhuin në trojet shqiptare. Beteja e

Page 144: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

144

Beratit dhe disfata e anzhuinëve. Qëndrimi i shqiptarëve. Tërmet në Durrës në vitin 1273.

Njoftime për shkatërrimin e qytetit

[1729]: [Historia e Prokopit të Cezaresë për ngjarje të kohës së tij. Fletorja e parë… bashkë

me suplementet e Vatikanit dhe me disa ndreqje vendesh].Prokopiou Kaisareos tōn Kat’afton

istoriōn tetras prōtī. Procopii Caesarinsis historiarum temporis sui tetras prima. Interprete

Claudio Maltreto Aniciensi, Societatis Jesu Presbytero: Cum Supplementis Vaticanis, &

locorum aliquot emendationibus Venetiis, Ex Typographia Bartholomaei Javarina, (Procopii

Caesariensis Opera).Botuar në vëllim me vepra të tjera, me frontespic të veçantë dhe

numërtim faqesh në vazhdim. Teksti edhe greqisht. Në veprën De Bello Vandalico [Mbi

luftën e vandalëve], që përmban ky botim, autori sjell të dhëna me interes për dyndjet e

barbarëve në Iliri në shekujt V-VI. Durrësi në këtë periudhë . Gjithashtu në vëllimet të

veprave të Prokopit përfshihet De Bello Gothico [Mbi luftën gotike] ku jepen të dhëna për

dyndjet e gotëve dhe të sllavëve në Iliri, në shekujt V-VI. Durrësi, Lezha dhe Vlora në këtë

periudhë

[Historia e fshehtë e Prokopit të Cezaresë. Ky është libri i nëntë i historive; e nxori nga

Biblioteka e Vatikanit, e përktheu në latinisht dhe e pajisi me shënime Nikola Alemani…]

Botuar në një vëllim me vepra të tjera të këtij autori. Teksti edhe greqisht. Të dhëna mbi

perandorin romak Justinian, me origjinë ilire. Vendlindja e tij Bederiana. Dyndjet e barbarëve

në Iliri në shekujt V-VI: vandalët, hunët, gotët, ostrogotët etj. Shënim i shkurtër për qytetin e

Lychnidus.

[Gjashtë libra për ndërtimet në kohën e perandorit Justinian nga Prokopi i Cezaresë, më të

shtuar dhe më të ndrequr se më parë…].Botuar në një vëllim me vepra të tjera të këtij autori.

Teksti edhe greqisht. Ndërtime dhe meremetime fortesash nga perandori Justinian në Epir

dhe në Dardani: Amantia, Himara, Aona, Klisura, Dyrrahu, Aulona, Gentiana (Gentianon),

Ulpiana (Justiniana e Dytë), Bederiana (Justiniana e Parë), Balesiana, Primoniana, Illyrin,

Skupi (Scupion) etj.

[1729]: [Kronografia e Gjergj Monahut…, i quajtur Sinceli, nga Adami te Diokleciani dhe

një shkurtore kronologjike e patriarkut të Kostandinopojës, Niqifor, nga Adami te Mihali…

Georg Sinceli tashmë për herë të parë shtuar dhe botuar në versionin latin. Shkurtorja e

Niqiforit ritreguar në botimet e ndryshme. Këtyre u shtohen tabela kronologjike dhe shënime

me zellin dhe punën e at Jakob Goarit i Urdhrit të Kongregacionit të Predikatorëve...].,

Georgius Syncellus. Geōrgiou Monachou kai Sygkellou gegonotos tou en agiois Patros Imōn

Tarasiou Patriarchou Kōnstantinoupoleōs chronografia, apo Adam mechri Diokleitianou.

Antikuari jep të dhëna interesante mbi ndërtimine Epidamnit. Pushtimi i Ilirisë nga

Aleksandri i Maqedonisë. Epiri nën sundimin e Pirros. Fushata e tij në Itali në ndihmë të

Tarentit. Vdekja e Pirros. Apolonia qyteti ku studioi August Oktaviani.

[1729]: [Kronografia e Atit tonë të Shenjtë, Theofanit. Jetët e perandorëve të rinj të Leon

Gramaticit. Ktheu në latinisht dhe pajisi me shënime veprën e Theofanit i nderuari at Jakob

Goari i Urdhrit të Fretërve Predikatorë, mëkëmbës i përgjithshëm i Kongregacionit të Shën

Ludovikut...]. Tou en agiois patros imōn Theofanous chronografia. Sancti Patris Nostri

Theophanis Chronographia. Leonis Gramatici Vitae recentiorum imperatorum. Bartholomaei

Javarina.

Page 145: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

145

Botuar në një njësi me një vepër tjetër, me fletë titulli të përbashkët dhe me numërtim faqesh

në vazhdim. Teksti edhe greqisht.

Kronografia e Theofanit. Prejardhja ilire e perandorëve bizantinë Anastas Durrësakut dhe

Justinianit. Shkatërrimi i Durrësit nga tërmeti i vitit 326 dhe nga moti i keq i vitit 514.

Rindërtimi i tij nga Justiniani. Dyndja e bullgarëve në Ilirik.

[1729]: [Histori e Perandorisë së Bizantit nën sundimin e perandorëve frëngj, e ndarë në dy

pjesë. Pjesa e parë shkruar nga Zheofrua dë Vilharduë… përmban historinë e pushtimit të

qytetit të Kostandinopojës nga francezët dhe venedikasit, riparë dhe ndrequr në këtë botim

mbi bazën e dorëshkrimit të Bibliotekës Mbretërore; ilustruar me vërejtje historike dhe një

fjalorth termash… Pjesa e dytë përmban një histori të përgjithshme për ngjarjet më të

përmendura të frëngjve dhe të latinëve në Perandorinë e Bizantit nga koha kur ishin zotër të

saj deri në pushtimin nga turqit: dëshmuar nga autorët e kohës dhe nga shumë kronika,

dokumente dhe pjesë të tjera ende të pabotuara].Geoffroy De Villehardouin. Histoire de

l’Empire de Constantinople sous le empereurs François Divisée en deux Parties, dont la

première Continent l’Histoire de la Conquête de la Ville de Constantinople par les François,

& les Vénetiens, écrite par Geoffry de Ville-Harduin Maréchal de Champagne & de Romanie

Antikuari përmban vazhdimin e historisë së perandorëve frëngj… të mbretërve të Selanikut,

pincërve të Moresë, Akaisë, Epirit, dukëve të Athinës, Durrësit…].

Të dhëna të hollësishme mbi despotatin e Epirit dhe luftën e Mihal Komnenit dhe e Teodor

Engjëll Komnenit kundër baronëve frëngj e bullgarë. Rrethimi i Durrësit më 1217 nga

perandori latin i Bizantit. Fitorja e Teodor Komnenit kundër tij. Kruja, Durrësi, Devolli,

Prilepi nën sundimin e Mihalit II Engjëll. Shqipëria dhe qytetet e saj, Durrësi, Berati dhe

Kanina, gjatë sundimit anzhuin. Tërmet në Durrës më 1281 dhe fortifikimi i tij nga Karli i

anzhuinëve. Disfata e tij në Berat, po më 1281. Shqipëria në gjysmën e parë të shek. XIV.

Familjet e mëdha shqiptare, Balshajt, Topiajt dhe Dukagjinët (pj. 2,). Gjenealogjia e

Balshajve dhe e Engjëjve.

1729: [Analet e murgut të njohur Joan Zonara, dikur komandant i truprojeve dhe sekretar.

Sharl dy Fresne, zot i Kanzhit, përmblodhi botimin Volfian me dorëshkrimet, i ktheu në

latinisht dhe i pajisi me shënime].Iōannīs Zōnaras. Iōannou tou Askītou tou Zōnara

Gegonotos tou megalou drouggariou tīs viglas, kai prōtoasīkretīs chronikon. Joannis Zonarae

Monachi magni antea vigilum praefecti, et primi a secretis Annales… Notis illustravit. Tom.

1-2. Venetiis, Ex Typographia Bartholomaei Javarina, 1729. Dy vëllimet ndodhen në një

njësi, me frontespic dhe numërtim faqesh më vete. Teksti edhe greqisht. Fushata e Pirros në

Itali dhe në Greqi. Vdekja e tij në Argos. Shteti Ilir i Ardianëve dhe luftërat iliro-romake.

Lufta maqedonase-romake dhe ngjarjet në Iliri. Epidamni, Apolonia, Orikumi në këto luftëra.

Vërshimi i bullgarëve në Ballkan e Iliri. Pushtimi i Durrësit prej tyre Revoltat e strategëve të

Durrësit. Sulmi i parë dhe i dytë i normanëve. Lufta e Durrësit.

[1732]: Kâtip Çelebi. Cihan-numâ [Histori e botës]. Istanbul 1145 h. [1732]. 39 fl. harta me

ngjyra. Emri i vërtetë i autorit është Mustafa bin Abdullah, i quajtur gjithashtu Haxhi Kallfa.

Sipas Babingerit (GO, f. 199-200) për këtë botim të papërfunduar të Stambollit Katip Çelebiu

ka shfrytëzuar edhe hartografët e njohur si Merkator, Ortel dhe Kluver. Veprën e ka vazhduar

dhe plotësuar më tej Ebu Bekr bin Behram.

Page 146: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

146

Teksti përmban dhe të dhëna mjaft të rëndësishme për pushtimi i Vlorës nga turqit më 1690.

Hartë e brigjeve të Adriatikut, ku përfshihet edhe bregdeti shqiptar. Toponime si Ulqin

(Ülgün), Durrës (Dıraç), Drin (Lödrin), Vlorë (Avlonya), Sazan etj.

1742: Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skënderbe, nga Xhamaria Biemi, prift breshian.

Giammaria Biemmi. Istoria di Giorgio Castrioto ditto Scanderbegh di Giammaria Biemmi

prete bresciano.

Në parathënie autori pohon se është mbështetur në kronikën e shqiptarit anonim nga Tivari, i

mbiquajtur Antivarino, vëllai i të cilit kishte shërbyer si oficer në gardën e Skënderbeut dhe

kishte përshkruar çdo betejë të tij. Kjo vepër, shkruan Biemi, është shkruar me alfabet gotik

dhe botuar në Venedik më 1480, 13 vjet pas vdekjes së Skënderbeut. Sipas tij vlera e

njoftimeve historike që sjell kjo kronikë qëndron më lartë se ajo e veprës së Barletit.

Brynei127 vëren se është nxjerrë nga vepra e Dhimitër Frangut dhe e vlerëson si historinë më

të mirë mbi heroin shqiptar. Ndërsa Noli 128shënon se është mbështetur jo vetën te biografi

anonim i Tivarit dhe te Barleti, por edhe tek autorë të tjerë si Frangu, Volaterano, Pontani,

Sagredo, Halkokondili, Rajnaldi etj. Shumë studiues e konsiderojnë Biemin si një ndër

autorët më të informuar për historinë e Skënderbeut, njëherësh një nga historianët më të

rëndësishëm të tij. Ai shënon edhe një varg burimesh historike, të cilat Biemi i ka përdorur

për veprën e tij. .vepra është ribotuar më 1756..

1743: [Historia e Perandorisë Osmane ku shihen shkaqet e rritjes dhe të rënies së saj, me

shënime shumë edukuese, nga Dimitër Kantemir, princ i Moldavisë. Përkthyer në frëngjisht

nga z. Zhonkier…]Dimitrie Cantemir. Histoire de l’Empire Othoman, où se voyent les causes

de son aggrandissement et de sa decadence. Avec des Notes très-instructives. Par S. A. S.

Demetrius Cantemir, Prince de Moldavie...Është e shkruar në katër volume. Origjinali

shkruar në latinisht. Vepra është përkthyer edhe në anglisht e rumanisht

Vëllimet kanë të dhëna mbi: Fillimet e pushtimit turk në Shqipëri. Pjesëmarrjen e

shqiptarëve në betejën e Kosovës, në vitin 1389. Shënime të shkurtra dhe konsiderata për

Skënderbeun Kryengritjen e krahinave jugore të Shqipërisë dhe ardhja e sulltan Sulejman II

Kanuniut me ushtrinë e tij në Vlorë, më 1537. Të dhëna për Vlorën dhe konsiderata për

shqiptarët, të njohur për mjeshtërinë e ndërtimit të ujësjellësve dhe në mjekësi. Shqiptarët

ndër ushtarët më të mirë në Perandorinë Osmane. Qytetet bregdetare të Shqipërisë, Ulqini,

Vlora dhe Kanina, gjatë luftërave midis Venedikut dhe Turqisë në shek. XVII për të zotëruar

bregdetin lindor të Adriatikut. Të dhëna mbi princin e Vllahisë Grigor Gjika dhe origjinën e

tij shqiptare

[1745]:[Udhëtimet dhe ekspeditat e Pirros, mbret i Epirit]. Gautier, J. Les voiages [sic] et les

expeditions de Pirrhus, roi d’Epire. Par J. Gautier.A Londres, Chez l’auteur dans Raquet-

Court, Fleet-Street, et chez tous les librairies de la ville et de la champagne. Në shpinë të

kopertinës etiketa: Bibliothèque de Mr de Mareste. Parathënie.

Njoftime të hollësishme mbi jetën dhe veprimtarinë e Pirros. Qëndrimi i tij në Iliri

nën kujdesin e mbretit Glauk. Formimi i Pirros si strateg dhe burrë shteti. Aleanca e Glaukut

me Dhimitër Poliorketin dhe Pirron. Pretendimet e tij për fronin maqedonas. Komploti

127(1, t. 2, kol. 1377) Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-

1865 128(GCS, f. 77, 91)Noli, Fan S. George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) [GCS]. New York, [1947]

Page 147: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

147

kundër Pirros dhe vrasja e Neoptolemit. Lulëzimi i shtetit të Epirit nën sundimin e tij. Lidhjet

me Lisimakun. Fushata e Pirros në Itali në ndihmë të Tarentit. Luftërat me romakët. Beteja e

famshme e Auskulumit. Disfata e romakëve në të dhe humbjet e mëdha të Pirros. Kalimi me

ushtrinë e tij në Sicili (Sirakuzë). Fitoret e Pirros ndaj kartagjensve. Përgatitjet e tij për një

sulm të ri ndaj romakëve. Betejat në Itali, Maqedoni e Greqi. Beteja e Argosit dhe vdekja e

Pirros.

1742: [Iliriku i Vjetër dhe i Ri ose historia e mbretërive të Dalmacisë, të Kroacisë, të

Sllovenisë, të Bosnjës, të Serbisë dhe të Bullgarisë nga fillimi deri në kohën tonë prej z. Dy

Kanzh, me shtesa të begata]. Du Cange, Charles Du Fresne. Caroli dv Fresne domini dv

Cange Illyricvm Vetus et Novum, sive historia regnorum Dalmatiae, Croatiae, Slavoniae,

Bosniae, Serviae, atqve Bvlgariae. Për këtë vepër Brunet (1, t. 2, kol. 852) thotë se autori

është bazuar në veprën tjetër të tij Historia Byzantina, botuar në Paris më 1680.

Antikuari përfshin disa periudha të histories së Shqipërisë. Ai përmban: Traktat për

historinë e Ilirisë (Illyricum, Hillyricum, Illyria) që nga kohët më të hershme deri në shek.

XVIII. Shënime gjeografike për Ilirinë dhe provincat e saj. Fiset ilire, mbretëritë e para dhe

Shteti Ilir i Ardianëve. Iliria gjatë sundimit romak e bizantin. Dyndjet barbare dhe ato sllave

në Iliri. Pushtimi i Shkodrës prej sllavëve. Sundimi bullgar në Shqipëri. Shqipëria në shek.

XI. Revoltat e strategëve të Durrësit. Kryengritja e viteve 1040-1041. Sulmet e normanëve në

Shqipëri. Familjet mbretërore të Dalmacisë, Serbisë, Kroacisë, Bosnjës e Bullgarisë dhe

lidhjet e tyre me Shqipërinë. Familjet feudale shqiptare: Balshajt, Kastriotët, Spanët dhe

Bokalët. Shënime të shkurtra për Skënderbeun Njoftime për qytetet shqiptare në shek. XV-

XVIII: Shkodra, Lezha, Drishti, Ulqini, Tivari, Prishtina dhe Prizreni. Shënime të shkurtra,

konsiderata dhe disa vargje frëngjisht për Skënderbeun. Revolta popullore në Stamboll në

vitin 1730 dhe shqiptari Halil Patrona.

[1750]: Historia e ngritjes së Kolegjit Papnor Arbëresh Korsini të Ulanos dhe i emërimit të

peshkopit titullar të ritit grek që arbëreshët të mësojnë po të njëjtin rit dhe të ushtrojnë

ceremonitë fetare, prej Engjëll Xavaronit nga Montalto… Kushtuar papa Benediktit XIV].

Angeli Zavarroni J. C. Montaltini inter incultos aridaldi inter constantes alcippi Historia

erectionis Pontifici Collegii Corsini Ullanensis Italo-Graeci, et deputationis Episcopi Titulari

Ritus Graeci ad Italo-Epirotas. Neapoli.

Vepra është riprodhim i origjinalit që ndodhet në bibliotekën e Kozencës. Legrand

(nr. 100) e konsideron vepër shumë të rrallë.Të dhëna të hollësishme për vëllezërit Stefan dhe

Feliks Samuel Rodotà, për kontributin dhe përpjekjet e këtij të fundit për hapjen në Shën

Bendhit, në vitin 1732, të kolegjit papnor Korsini ose siç u quajt më vonë Kolegji i Shën

Adrianit. Roli i papa Klementit XII nga familja Korsini, me origjinë arbëreshe nga nëna, në

themelimin e këtij kolegji. Leja e tij për hapjen e kolegjit Korsini, datuar në Romë, tetor 1732

dhe arsyet e ngritjes së këtij kolegji, ndër të cilat studimi dhe përgatitja e të rinjve arbëreshë

në të. Ineresimi i papa Klementit XII për mbarëvajtjen e kolegjit. Rregullorja e kolegjit.

[1758]: Për origjinën, progresin dhe gjendjen ekzistuese të ritit ortodoks në Itali, të ruajtur

te grekët, te murgjit bazilianë dhe te arbëreshët. Tre libra të shkruar nga Pietro Pompilo

Rodotà, professor i gjuhës greke në Bibliotekën e Vatikanit. Pietro Pompilio Rodotà,.

Dell’origine, progresso, e stato presente del rito Greco in Italia osservato dai greci, monaci

Page 148: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

148

basiliani e albanesi. Libri tre. Scritti da Pietro Pompilio Rodotà professore di lingua greca

nella Biblioteca Vaticana

Olski 129e konsideron si një nga veprat më të rëndësishme për historinë dhe gjendjen e

ritit ortodoks në Itali, përfshirë edhe arbëreshët. Antikuar na jep të dhëna të hollësishme për:

Manastirin bazilian të Mexojuzës, ndërtuar sipas idesë së arbëreshit Andrea Reres. Klerikë

arbëreshë të Mexojuzës si misionarë në Himarë (v. 2). Të dhëna gjeografiko-historike për

Shqipërinë dhe konsiderata e vlerësime të përgjithshme për shqiptarët dhe besimet e tyre

fetare (v. 3). Lufta shqiptaro-turke e shek. XV dhe Skënderbeu. Gjenealogjia e familjes së

Kastriotëve. Pushtimi osman i Shqipërisë dhe emigrimi i shqiptarëve në Itali. Familja

arbëreshe e Albanëve në Urbino. Njerëzit e shquar të kësaj familje: papa Klementi XI (v. 3).

Vendbanimet arbëreshe të Italisë, historiku i tyre (v. 3).

1762-1763: [Historia civile e Mbretërisë së Napolit nga Pietro Xhanone… me shënime,

refeleksione, medalje dhe me shumë korrigjime nga autori që nuk gjenden as në botimin e

parë e as në të dytin]. Istoria civile del Regno di Napoli, di Pietro Giannone giureconsulto, ed

avocato napoletano. Con accrescimento di Note, Riflessioni, Medaglie, e con moltissime

Correzioni date e fatte dall’Autore e che non si trovano nè nella Prima, nè nella Seconda

Edizione. Tom. 1-4. Palmyra, All’ Insegna della Verità, 1762-1763. 4 V.

Botim i tretë. Sipas Brunet130 botim i parë është ai i Napolit, më 1723 dhe i dyti i Hagës, më

1753.

Antikuari përmban shënime të rëndësishmr historike mbi ndihmën e Skënderbeut dhënë

Ferdinandit të Aragonës dhe për emigrimin e vendosjen e shqiptarëve në Itali pas vdekjes së

tij . Të dhëna për Vlorën në kohën e ekspeditave turke në Itali, në vitin 1480 .

1763: [Skënderbeu. Tragjedi e shfaqur në Fontenblo, më 22 tetor 1763]., Houdar DeAntoine.

Scanderbeg, Tragédie,

Libretisti (La Mothe), kompozitorët (Rebel et Francoeur) dhe koreografi (Laval Pere et Fils)

në shpinë të frontespicit. Botim i katërt dhe i fundit i veprës, teksti i së cilës, sipas të dhënës

që gjejmë në faqen e kundërt të frontespicit, ka pësuar ndryshime, të gjykuara të

domosdoshme. Malaj 131 dhe Jaka 132 kanë vërejtur se këtij botimi i mungon prologu, ka

ndryshime në tekst dhe zhvendosje skenash. Kopja e vetme e të cilit ndodhet në Bibliotekën e

Konservatorit të Parisit.

[1764]: Letra turke, historike dhe politike, të shkruara si nga perandori osman Mehmeti II,

ashtu dhe nga gjeneralët, sulltaneshat, njëri prej ambasadorëve të tij dhe nga Uzum Hasani,

mbret i Persisë, bashkëkohës i tij. Të përkthyera nga greqishtja e arabishtja sipas

dorëshkrimeve të gjetura në Kostandinopojë; me shënime interesante dhe me një histori të

jetës së këtij pushtuesi]. Belin De Monterzi. Lettres turques, historiques et politiques. Ecrites

tant par Méhémet II Empereur Ottoman, que par ses Généraux, ses Sultanes, un de ses

Ambassadeurs, & Usum-Cassan, Roi de Perse, son Comtemporain. Traduites du Grec & de

129(1, nr. 599) Olschki, Leo S. (1). Histoire de l’Empire Ottoman… Catalogue LII. Florence, 1903 130(1, t. 2, kol. 1584) Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-186

131(1, f. 275-276) Malaj, Vinçenc (1). Un’opera musicale francese del settecento. [In]: Shejzat. Roma, 1968, nr. 7-12, f. 273-

281. 132(1, f. 252-253) Jaka, Ymer (1). Skënderbeu në letërsinë frënge. Prishtinë, 1990

Page 149: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

149

l’Arabe sur des Manuscrits trouvés à Constantinople, avec des notes intéressantes et une

Histoire de la vie de ce Conquérant. Part 1-2.

Vepra përmban: Biografi dhe histori e shkurtër e Skënderbeut, mbështetur në burime të

ndryshme ndaj të cilave autori mban një qëndrim kritik. Karakteristikat e Skënderbeut (pj.1)

Rrethimet e Shkodrës më 1474, 1478 (në libër viti 1477) dhe ai i Krujës më 1476. Rënia e

tyre në duart e turqve (pj. 2). Belin De Monterziia heq qëndresës shqiptare petkun fetar të

cilin ia kishin veshur shumë historianë që nga Barleti e këtej. Autori e përshkruan epopenë

shqiptare jo më si luftë e kryqit kundër gjysmëhënës, por si luftë e një populli që nuk duron

zgjedhën e huaj dhe kërkon të jetojë i lirë.

1764: [Përshkrim në prozë dhe në vargje i mbretërve, i banëve dhe i heronjve të tjerë sllavë

ose ilirikë, hartuar në gjuhën vendase ilirike nga Andrea Kaçiç. Përkthyer rishtas me

shkurtime në latinisht në nderim të shumë të ndriturit dhe shumë nderuarit Joan Baptist

Steniçit… Me njoftime të ndërfutura për perandorët, papët, shenjtët, të lumturuarit dhe

shërbëtorët më të spikatur të Zotit…]. Andrija Kačić. Descriptio soluta et rythmica regum,

banorum, caeterorumque heroum slavinorum, seu illyricorum ab A. R. P. Andrea Cacics, In

vernacula Lingua Illyrica proposita, recenter per brevi compilatione in latinum traducta

honoribus illustrissimi, ac reverendissimi domini... Vepra ka njohur shumë ribotime.

Andrija Kaçiç i ka kushtuar vëmendje Skënderbeut më shumë se çdo personaliteti tjetër

historik, duke shkruar për të 17 poezi epike. Vepra ka dy fletë titulli me ndryshime të vogla.

Shënime të shkurtra për mbretërit ilirë: Bardhyli, Glauku, Kliti, Agroni, Teuta, Skerdilaidi,

Pleurati dhe Genti; Familja e Balshajv; Flori dhe Lauri, shenjtorë dardanë të martirizua; Të

dhëna të shkurtra biografike për Gjergj Kastriotin sipas Sagredit, Barletit dhe Biemit. Këngë

për Skënderbeun dhe për luftërat e tij kundër turqve, përkthyer dhe botuar nga Pashko Bardhi,

me pseudonimin Vorf Dukagjini, në revistën Albania 133të Faik Konicës

1767: [Disertacion historiko-kronologjik për Regjimentin Mbretëror Maqedonas, ku

trajtohen origjina, formimi e përparimi i tij si dhe ngjarjet e ndodhura ...Dissertazione

istorico-cronologica Del Regimento Real Macedone, nella quale...

Legrand134përshkruan botimin e vitit 1768 dhe e konsideron atë tepër të rrallë.

Antikuari ka të dhëna mbi: Shqiptarët dhe Mbretëria e Dy Sicilive. Rrënjët historike të lidhjes

së tyre me këtë mbretëri. Dhimitër Reres dhe një dokument latinisht i emërimit të tij

guvernator i Kalabrisë së Poshtme nga mbreti Alfons i Aragonës, datuar në 1 shtator të vitit

1448. Vlerësimi i mbretit për djemtë e arbëreshit Dhimitër, Gjergj dhe Vasil Reres.

Skënderbeu dhe Ferdinandi i Aragonës. Ngulimet shqiptare në Itali .

1767-1769: Historia e Republikës së Venedikut, që nga krijimi i saj deri në ditët e sotme nga

z. abat Lozhie. Përkthyer nga frëngjishtja., Marc-Antoine Laugier. Titulli original: Storia

della Repubblica di Venezia Dalla sua Fondazione sino al presente Del sig. Abate Laugier.

Tradotta dal Francese. Tom. 1-12. Venezia, Presso Carlo Palese e

Seria me vëllime antikuar, ka mjaft të dhëna interesante mbi: Luftën e normanëve me

Bizantin në Shqipëri në kohën e Aleks Komnenit. Rrethimi i Durrësit nga Robert Guiskardi

dhe Boemundi. Rrethimi i Durrësit më 1217 nga perandori latin i Bizantit Pierre de

133(f. 147-160) Gazeta “Albania” e Faik Konicë 134(nr. 105)-Legrand, Émile (1). Bibliographie albanaise. Description raisonnée des ouvrages en albanais ou relatifs à

l’Albanie du quinzième siècle à l’année 1900. Complétée et publiée par Henri Gûys. Paris, Athènes, 1912

Page 150: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

150

Courtenay. Të dhëna për Teodor Engjëll Komnenin (Theodor Angelus Comnenus). Pushtimi

i Durrësit nga mbreti i Napolit dhe nga venedikasit në kohën e Andronikut II Paleologu.

Pushtimi i qyteteve bregdetare të Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës nga Venediku më 1389.

Kryengritja e shqiptarëve kundër Venedikut në rrethin e Shkodrës. Luftërat e Sinjorisë me

Balshajt në vitet 1405-1421. Kthimi i Skënderbeut në Krujë. Të dhëna të shkurtra për

Shqipërinë në marrëdhëniet turko-venedikase. Pushtimi turk i Shqipërisë pas vdekjes së

Skënderbeut. Rrethimet dhe rënia e Krujës dhe e Shkodrës. Shënim i shkurtër për ekspeditën

e Gjergj Kastriotit, nip i Skënderbeut, dhe për kryengritjen e vitit 1501. Ushtarë shqiptarë në

shërbim të Republikës së Venedikut. Vlora, Himara, Butrinti dhe Durrësi gjatë ekspeditës së

Sulejmanit II Kanuniu në Shqipëri, më 1537.

1767-1787:[Historia e Perandorisë së Ulët Bizantine nga Kostandini i Madh deri në marrjen

e Kostandinopojës, nga z.CharlesLe Beau Secretario Perpetuo … Përkthim nga frëngjishtja i

z. abat Mark Fasadoni].. Storia del Basso impero da Costantino il Grande fino alla presa

Costantinopoli, del sig. dell’Accademia delle Iscrizioni e Belle Lettere la quale serve di

continuazione alla storia degli imperadori romani del sig. Crevier. Traduzione dal Francese

del sig. Ab. Marco Fassadoni. In Venezia.

Vepra është me 31 vëllime përmban një sere ngjarjesh historike: Dyndjet e barbarëve

në Iliri dhe në Epir, në shekujt IV-VI dhe pasojat e tyre. Masat e Anastas Dikorit për të

mbrojtur Durrësin nga sulmet e barbarëve. Tërmet në Dardani dhe shkatërrimi i Shkupit në

vitin 518. Rindërtimi i kështjellave në Iliri nga Justiniani. Sundimi bullgar në Shqipëri në

shek. VIII-X dhe luftërat e bullgarëve me Bizantin. Kryengritjet e viteve 1040-1041 dhe

revoltat e strategëve të Durrësit. Sulmi i parë i normanëve në Shqipëri. Pushtimi i Butrintit,

Vlorës dhe Kaninës. Lufta e Durrësit; Kryqëzata e parë, sulmi i dytë i normanëve në Shqipëri.

Rrethimi dhe pushtimi i Durrësit. Inkursioni i normanëve në Shqipëri më 1149. Arbëria në

fund të shek. XII. Pushtimi i Durrësit nga Guljelmi i normanëve.

Kryengritjet e shqiptarëve kundër Bizantit më 1257-1258. Arbëria në vitet 1260-1270.

Tërmet në Durrës në vitin 1269 dhe pasojat e tij. Karli I Anzhu në Shqipëri në luftë kundër

Bizantit. Rrethimi i Beratit. Kryengritjet e malësorëve shqiptarë në vitet 1335-1339.

[1768]: [Vepra e plotë e Gotfried Vilhelm Lajbnicit… botuar rishtas, e ndarë në vëllime, e

pajisur me parathënie e tregues dhe me një studim të Ludovik Dutensit]. Leibnitz,. Gothofredi

Guillelmi Leibnitii, S. Caesar Majestatis Consiliari, & S. Reg. Majest. Britanniarum a

Consiliis Justitiae intimis, nec non a scribenda Historia, opera Omnia, nunc, primum collecta,

in classes distributa, praefactionibus & indicibus exornata, studio Ludovici Dutens. Tomus

quintus. Genevae.

Origjinalit që ruhet në Bibliotekën e Bashkisë së Shkodrës.

Letrat e Lajbnicit, drejtuar kryebibliotekarit të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit,

Vejsier de la Kroz, me mendime e të dhëna për gjuhën shqipe dhe origjinën e saj. Teoria e

prejardhjes ilire të gjuhës shqipe. Dallimi prej tij i një fondi autokton në këtë gjuhë. Lidhjet,

afëritë dhe përkimet në rrafsh krahasimtar me gjuhë të tjera indoeuropiane, veçanërisht me

gjermanishten e latinishten. Shqipja një gjuhë e veçantë, e dallueshme nga sllavishtja,

greqishtja, turqishtja etj.

Page 151: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

151

Gjithashtu në këtë periudhë do të doja të veçoja studiuesin Johann Erich Thunmann,

gjuhëtar, historian dhe teolog lindur në Suedi, profesor i retorikës dhe i filozofisë në

Universitetin e Halle. Merita e Hans Thunmannit qëndron se është i pari që studioi,

argumentoi dhe publikoi në nivel akademik ndërkombëtar tezën se prejardhja e shqiptarëve

nga Ilirët.

Johani në shoqërin shqiptare është bërë i njohur për punimin e tij të titulluar "Hulumtime për

historin e popujve të Evropës Lindore" të botuar në vitin 1774 në Lajpcig. Libri i kushtohet

historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve dhe rumunëve (vllehve).

Thunmann me punimin e tij, nga studiuesit merret si eksploratori i parë i Evropës

shkencore në historinë e shqiptarëve. Shumë nga studiuesit e marrin për bazë përfundimin e

famshem të veprës së tij se: "Në historinë e shqiptarëve unë nuk kam gjetur ndonjë gjurmë

mërgimi të mëvonëshëm e gjuha e shqiparëve ka dhënë dëshmi të atilla për fatet e popullit,

saqë unë e kam të pamundur të mos njoh në ta fqinët e lashtë të rekëve dhe qytetarët e Romës

së lashtë. Të dyja këto më tregojnë ilirët".(f. 254)

Thunmann ishte një nga autorët më të rëndësishëm të hershëm që shkruan për gjuhën

dhe origjinën e shqiptarëve. Përpjekjet e para serioze për të paraqitur shpjegimin shkencor të

origjinës së shqiptarëve filluan me të. Ai besonte se historia dhe gjuha e shqiptarëve , përveç

arumunëve, ishin më pak të njohurat për evropianët në Perëndim. Thunmann hulumtoi

origjinën e termit "Skipatar", termin që për Shqiptarët njihet si emri i tyre etnik.

Në kapitullin e dytë me titull Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen

[Mbi historinë dhe gjuhën e shqiptarëve e të vllehëve] autori, një nga albanologët e parë,

parashtron e shpjegon prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, duke sjellë të

dhëna historike për Shqipërinë dhe shqiptarët që nga kohët më të lashta deri në pushtimin e

Shqipërisë nga turqit, pas vdekjes së Skënderbeut. I pari vuri re lidhjet dhe afritë trako-ilire.

Sipas tij shqiptarët e sotëm janë pasardhës të ilirëve, por në afirmimin e tyre si popull ka edhe

një komponent trak. Për këtë Tunmani u mbështet në argumente historike dhe toponomastike.

Vëmendje u kushton edhe huazimeve në gjuhën shqipe, veçanërisht atyre latine, greke e

sllave. Sjell të dhëna interesante mbi arbëreshët e Peloponezit.

Ai gjithashtu vlerëson voskopojarin Theodhor Kavaljoti, të cilin e konsideron më të mësuarin

e popullit të vet, filolog mjaft të mirë dhe predikator të talentuar.

Përfshin në veprën e tij fjalorin greqisht-vllahisht-shqip të Kavaljotit, botuar në Venedik më

1770, të cilit ai i shtoi dhe latinishten. Ribotimi i fjalorit u bë nga Gustav Majer më 1895.

1770: [Arti i verifikimit të datave dhe të fakteve historike, të hartave, të kronikave dhe të

monumenteve të tjera të vjetra që nga lindja e Krishtit (Zotit tonë) përmes një tabele

kronologjike… Kronologjia historike e kuvendeve, papëve, katër patriarkëve të Lindjes,

perandorëve romakë, grekë, kalifëve, mbretërve të parthëve, hunëve, vandalëve, gotëve,

lombardëve, bullgarëve... etj. Botim i ri, i riparë, i ndrequr dhe i shtuar…L’ART de vérifier

les dates des faits historiques, des chartes, des chroniques et autres anciens monumens,

Depuis la Naissance de Notre-Seigneur, par le moyen d’une table chronologique, Où l’on

trouve les Olympiades, les années de Jesus Christ, des Eres d’Alexadrie & de

Constantinople..

Antikuati ka të dhëna historike mbi: Arbërinë në shek. XI dhe pushtimi norman i

trojeve shqiptare në kohën e Robert Guiskardit. Shqipëria në shek. XV. Skënderbeu dhe

Page 152: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

152

luftërat e popullit shqiptar kundër ushtrive të sulltan Muratit II dhe Mehmetit II. Ndihma

ushtarake që Skënderbeu i dha mbretit të Napolit, Ferdinandit. Vdekja e Skënderbeut dhe

Rrethimi IV i Krujës. Shqipëria dhe Venediku.

1777: [Shkurtore e historisë së jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, mbret i Shqipërisë dhe

dukë i Epirit, nga autori i “Letrave turke”]. Zanović, Stjepan. Abrégé de l’histoire de la vie

et des actions de Scanderbeg roi d’Albanie et duc d’Epire. Par l’auteur des Lettres turques.

Berlin.

Biblioteka Kombëtare ka riprodhimin e orgjinalit që ruhet në Bibliotekën e Muzeut Britanik.

Emri i autorit përcaktuar nga Jaka135 i cili pohon se rrëfimi mbi Skënderbeun është një

riprodhim i shkurtuar i atij të Barletit. Pas pesë vjetësh, më 1782, vepërza u botua në rusisht.

Antikuari përmban: Nënshtrimin e Shqipërisë nga turqit osmanë. Gjon Kastrioti dhe marrja

peng e djemve të tij nga sulltani. Karakteri i Skënderbeut dhe kthimi i tij në Shqipëri pas

vdekjes së të atit dhe helmimit të vëllezërve të tij.

[1778]: [Vepra të Tit Livit të pajisura me komente për pjesë të paqarta dhe me shënime të

zgjedhura nga Zh. B. L. Krevie, bashkë me shtesat e tij në librat e fundit… Botim i fundit i

ndarë në gjashtë vëllime…].Titus.Livius Opera quae supersunt obscuriorum locorum

postrema in sex tomos distribuita, cui praeter ea omnia, quae sequenti pagina, & epistola

indicantur, nunc primum accredit fragmentum libri XCI. Nuper inventum in Bibliotheca

Vaticana... Në krye të faqes 1 titulli:

Epitome e Luk An Florit, një histori e shkurtër e Romës nga themelimi i saj deri te sundimi i

Augustit, me të dhëna për Pirron e Epirit dhe për ngjarjet e luftës civile të zhvilluara në Iliri

Aleksandri, mbret i Epirit, zbarkimi dhe lufta e tij në Itali në shek. e 4të para Krishtit Të dhëna

për Epirin dhe për Ilirinë. Apolonia, Ambrakia, Atamania, Dardania dhe banorët e tyre gjatë

luftërave iliro-romake dhe maqedonase. Dasaretët, labeatët, penestët, dardanët, pirustët,

taulantët etj. gjatë këtyre luftërave. Durrësi dhe Shkodra gjatë luftërave iliro-romake. Genti,

mbret i ilirëve dhe luftërat e tij me romakët. Nënshtrimi i Ilirisë. Vendime të Senatit Romak

për Ilirinë. Ndarja e re administrative e saj. Paul Emili në Epir dhe në Orikum. Plaçkitja e

vendit. Zbarkimi i Pirros në Itali në ndihmë të Tarentit dhe lufta e romakëve kundër tij dhe

ilirëve. Durrësi gjatë luftës së Cezarit kundër Pompeut.

1781: [Anale të Italisë nga viti i parë i erës sonë deri në vitin 1731]: Muratori, Lodovico

Antonio. Annali d’Italia dal primo anno dell’era Volgare sino al Tom. 1-50.In Venezia, nella

Stamperia Palese. Si trova dal librajo Gaspare Storti, [1781].

Njoftime të rëndësishme mbi: Kryengritjen ilire e viteve 6-9 e. r. Dyndjet e barbarëve në Iliri

në shekujt III-VI të e. r. Ndarja e Perandorisë Romake dhe Iliria. Tërmet në Durrës në vitin

345 të e. r. Revolta e strategëve të Durrësit. Kryengritja e Gjergj Maniakut e vitit 1043. Sulmi

i parë norman. Lufta e Durrësit. Kryqëzata e parë. Sulmi i dytë norman në Shqipëri. Inkursion

i normanëve në Shqipëri, rreth vitit 1146. Pushtimi i Durrësit nga Guljelmi II i normanëve, në

vitin 1185. Pushtimi i Drishtit, Ulqinit dhe Tivarit nga venedikasit, në vitin 1421.

Ekspedita e Skënderbeut në Itali më 1461 në ndihmë të Ferdinandit të Napolit. Tërmet në

Shqipëri në vitin 1667. Shkatërrimi i Ulqinit. Luftërat turko-venedikase në tokat shqiptare

135(2, f. 123-126) Jaka, Ymer (2). Skënderbeu në historiografinë frënge. Prishtinë 2001

Page 153: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

153

gjatë shekujve XVII-XVIII. Qytetet dhe kështjellat shqiptare (Vlora, Butrinti, Ulqini, Kanina

etj.) në këto luftëra

1777-1780: Journey to Reggio [Udhëtim në Rexho].

Në: HenrySwinburne. Travels in the Two Sicily, in the years 1777, 1778, 1779 and 1780

[Udhëtime në Dy Sicilitë, në vitet 1777, 1778, 1779 dhe 1780]. London, Printed for P. Elmsly,

in the Stransd.

Njësia origjinale ndodhet në Bibliotekën e Bashkisë së Elbasanit.

Mbresa udhëtimi nga Kalabria. Të dhëna historike, ekonomike, shoqërore dhe

gjuhësore për arbëreshët e Italisë.

[1785]: [Tregues i antikiteteve për vilën suburbane të familjes së ndritur Albani].Indicazione

antiqvaria per la villa svbvrbana dell’eccellentissima casa Albani. In Roma.

Katalog antikitetesh (statuja, kolona, basorelieve, shatërvane, mbishkrime, objekte arti etj.) të

një prej vilave më të bukura të Romës e më gjerë të familjes së njohur Albani, vendosur në

Urbino të Italisë pas sundimit osman të Shqipërisë. Koleksioni mban emrin e kardinalit

Aleksandër Albani; nga viti 1797, pas bastisjes së vilës nga ushtria franceze, gjendet në

muzeun e Luvrit në Paris dhe në disa muzeume të tjera të botës.

Vlerësime për kardinalin dhe koleksionistin më të njohur të shek. XVIII Aleksandër

Abani, nip i papës Klement XI me origjinë shqiptare .

[1790]: [Jeta e kardinalit Aleksandër Albani]. De Vita Alexandri Albani Cardinalis Romae.

In Typographeo Paleariniano.

Antikuari interesan na jep mjaft të dhëna historike për Aleksandër Albani, nip i

Klementit XI, me origjinë shqiptare. Ndihmesa e tij në pasurimin e Muzeut të Kapitolit në

Romë. Origjina e familjes arbëreshe të Albanëve.

[1797]: [Studim politik, gjeografik, historik e kritik për interesat esenciale dhe arsyet që ka

Oborri të pushtojë në kushtet e tanishme të jashtëzakonshme zotërimet bregdetare venedikase

të Levantit…].Saggio politico-geografico-storico-critico sull’essenziale interesse e sulle

fondate ragioni che ha la corte di occupare nelle presenti emergenze lo Stato da Mare Veneto

di Levante.

Të dhëna historike për Shqipërinë bregdetare dhe për lidhjet e saj me Venedikun, nga

kohët më të hershme deri në fund të shek. XVIII. Qytetet shqiptare si Butrinti, Parga,

Preveza, Arta, Vonica, Vlora, Durrësi etj. Anzhuinët dhe sulmi i parë i normanëve në

Shqipëri. Beteja e Durrësit.

1798-1803: Plutarchus. [Biografitë e njerëzve të shquar nga Plutarku, përkthyer nga

greqishtja nga Dominik Rikar, me shënime në fund të çdo jete].Les vies des homes illustres

de Plutarques, Traduites du grec par Dominique Ricard, avec des Remarques à la fin de

chaque Vie Sipas përshkrimit të Bryneit136 vepra ka 13 vëllime.

Në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare mungojnë vëllimi i tretë dhe i trembëdhjetë.

136(1, t. 4, kol. 740)Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris, 1860-1865.

Page 154: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

154

Kapitulli me titullin Pyrrhus jep jetën dhe veprimtarinë e Pirros, si burrë shteti dhe

komandant i shquar ushtarak, si dhe ngjarjet historike që zhvillohen në kohën e tij në Epir

dhe në Iliri (v. 6).

[Shek. XVI-XVII?].

Udhëtim nga Venediku në Kostandinopojë me det dhe me tokë, bashkë me atë të Tokës së

Shenjtë d.m.th. qytete, kështjella, porte, gjire, ishuj, male, lumenj dhe dete. Vepër e dobishme

për tregtarët, për marinarët dhe për studiuesit e gjeografisë]. In Venetia, Apresso Stefano

Scolari a S. Zul.... Viaggio da Venetia, a Costantinopoli per Mare, e per Terra et insieme

quello di Terra Santa. Cioè Citta, Castelli, Porti, Golfi, Isole, Monti, Fiumi, e Mari. Opera

vtile, à Mercanti, Marinari, et à studiosi di Geografia.

Olski 137 përshkruan botimin e vitit 1598 në Venedik, me ndryshime në titull, dhe një

ekzemplar pa vit botimi me autor Xhuzepe Rozaçon; regjistron gjithashtu edhe një kopje me

autor anonim, të njëjtë me atë të Bibliotekës Kombëtare të përshkruar më sipër; sipas tij një

botim i bukur dhe i vjetër, dalë rreth vitit 1575. Sipas Valentinelit (nr. 178), ekzemplari i

mësipërm duhet të jetë botimi i dytë pa tekstin e Rozaços dhe me disa harta shtesë; mendon

se botimi i parë i përket vitit 1598.

Antikuari ka përmbledhje hartash të qyteteve portuale më të rëndësishme të Mesdheut me

gravura në bakër, sipas Olskit, të flamandit Marko Sadeler dhe Xhakomo Frankos.

Gjithashtu përmban hartat të hollësishme të Shqipërisë, Shkodrës, Tivarit, Ulqinit, Durrësit,

Vlorës dhe Sopotit.

V. 3 Karakteristikat e veprave albanologjike të shek. XIX dhe fillimit të

shek. XX

Në këtë periudhë vëmendja e studiuesve u përqendrua kryesisht në problemet e

prejardhjes së shqiptarëve e të gjuhës shqipe. Studimet albanologjike u përqëndruan kryesisht

mbi gjuhën dhe kulturën e popullit shqiptar të cilat lindën si drejtim i veçantë studimesh nga

fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX. Në etapë të parë problemet e albanologjisë u

trajtuan kryesisht në kuadrin e studimeve për Evropën juglindore, pa u zbërthyer në disiplina

të veçanta. Nga fillimi i shek. XIX studimet albanologjike u zgjeruan, duke trajtuar edhe

probleme të etnogjenezës dhe historiografisë. Gjejnë pasqyrim në këtë pjesë të punimit veprat

e autorëve si: Malte-Brun, Holland, Hobhouse, Leake, Pouqueville, Xylander, Urquhart,

Farlati Duponcet, Boué, Falmerajerin, Hammeri, Von Ranke, Byshon, Ubicini, Reinhold,

Hahn, Makušev, Boppe, Meyer, Weigand, Nopcsa, Ippen, Miklosich, Jarník, Pedersen, De

Rada, Schirò, Marchianò, Dorsa, Dora d’Istria, Lorecchio, Baldacci, Benloew, Guicciardini,

Jorga etj. Objekti i veprave të tyre është historia e Shqipërisë, natyra, doket dhe zakonet,

veçanërisht gjejmë përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar prejardhjen e popullit

shqiptar e të gjuhës së tij, duke arritur në përfundimin se shqiptarët janë autoktonë në trojet e

tyre, vazhdues të ilirëve që nuk u romanizuan. Kjo tezë u çua më tej nga një plejadë e tërë

albanologësh edhe në fillimin e shek. XX si Xylander, Adelung, Masci, Hahn, Meyer,

Pedersen. Por ai që argumentoi shkencërisht origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe dhe

137(1, nr. 125-126, 697)Olchki, Leo S. (1). Histoire de l’Empire Ottoman… Catalogue LII. Florence, 1903.

Page 155: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

155

shënoi një kthesë në këtë drejtim është indoeuropianisti dhe albanologu më në zë gjerman.

Franz Bopp.

Gjithashtu nga studimi i librave albanologjik të këtyre shekujve kam vënë re se shumë

udhëtarë, personalitete europiane, diplomatë, poetë, piktorë, gjuhëtarë, etnologë, biologë,

gjeograf, ushtarakë, gazetarë, klerikë kanë udhëtuar e përshkruar vendin tonë. Në veprat e

tyre gjejmë analiza përgjithësuese për mjaft aspekte të jetës shqiptare. Me interes janë

vëzhgimet dhe konsideratat e tyre për shqiptarët me; të dhëna ekonomike, demografike,

etnografike, antropologjike, arkeologjike etj. Përshtypjet për shqiptarët kanë qenë nga më të

ndryshmet, dikush u mburte besnikërinë dhe mikpritjen, dikush vinte re pabesinë e tyre, edhe

pse për shqiptarët besa ishte kodi i nderit.

Një nga të huajt që ka ndenjur më gjatë në Shqipërinë e Veriut është paleontologu dhe

gjeografi hungarez Franz Nopcsa. Si një vëzhgues i hollë mbajti shënim sa pa dhe sa njohu në

malësinë e veriut, njerëzit, doket, zakonet, bëri skica dhe vizatoi çdo kullë, cdo pajisje

karakteristike e çdo malësor interesant të cilat na i ka lëne trashëgim në 9 ditarë të

mrekullueshëm të dorëshkruar prej tij (të cilat i kam shtjelluar në kapitullin mbi

dorëshkrimet). Ndërsa në veprat e tjera të botuara ky albanolog dhe të tjerët permes një

qëmtimi të kujdesshëm, parë me syrin e një të huaji na sjellin dritë edhe mbi të gjitha fiset e

malësive veriore dhe jugore me të gjitha tiparet etnologjike të tyre.

Nga studimi i këtyre njësive kamë vënë re se të gjithë albanologët udhëpërshkrues të

kësaj periudhe në veprat e tyre gjenden shumë foto ilustruese të cilat ata i kanë bërë vet nëpër

trojet shqiptare. Kam parasysh këtu veprat e Ippen-it, Baldacci-t e sigurisht të Nopcs-ës, i

cili na ka lënë trashëgim deri në ditët tona një koleksion të mrekullueshëm fotografish,

publikuar nga albanologu i sotëm kanadez Robert Elsie. Origjinalët e fotografive prej

xhami ndodhen në Muzeun Hungarez të Historisë Natyrore (Magyar

Természettudományi Múzeum) në Budapest. Përmes shënimeve të Nopçës, sot na vjen

mënyra se si shqiptarët e shihnin botën një shekull më parë, ku besonin, çfarë i

trembeshin, si jetonin, cilat ishin traditat dhe zakonet e tyre me raste lindjesh, dasmash e

vdekjesh, si ushqeheshin e mjekoheshin. Por, Nopcsa nuk është mjaftuar me një

mbledhje materialesh. Ai bën edhe një studim krahasimor mes zakoneve shqiptare dhe

ato që ai ka hasur në vende të tjera të Ballkanit apo edhe në Europë, që nga Maqedonia,

Greqia, Rumania, Bullgaria, deri në Francë, Gjermani e Lituani.

Në veprat e kësaj periudhe të sygjeruara për Portalin Albanologjik Digjital

kronologjikisht do ta nisja me një prej albanologëve më të rëndësishëm, me studiuesin e

njohur francez, Pukëvilin (Pouqueville). Mjek, diplomat, arkeolog, historian dhe shkrimtar

francez. Si konsull i përgjithshëm i Ali pashë Tepelenës, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij

në Shqipëri. Ai përveç aktivitetit diplomatik u morr me eksplorime të shumta arkeologjike,

etnografike e historike sidomos në trevat e Shqipërisë së Jugut, Epirit, Thesalisë, Moresë etj.

Kjo ka bërë që botimet e tij të kenë informacion e dokumente të rëndësishme për kombin

tonë. Kam përzgjedhur disa prej studimeve të tij si:

E para vepër ku zë vend Shqipëria dhe shqiptarët është: [Udhëtim në More, për në

Kostandinopojë, në Shqipëri dhe në shumë pjesë të tjera të Perandorisë Osmane gjatë viteve

1798, 1799, 1800 dhe 1801 me përshkrim të këtyre vendeve, prodhimet, doket, zakonet,

sëmundjet dhe tregtia e banorëve të tyre; me ballafaqime midis gjendjes së sotme të Greqisë

Page 156: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

156

dhe asaj në të kaluarën]. V. 1-3. Me titullin origjinal: Voyage en Morée, à Constantinople, en

Albanie, et dans plusieurs autres parties de l’Empire Othoman, pendant les années 1798,

1799, 1800 et 1801 comprenant la description de ces pays, leurs productions, les moeurs, les

usages, les maladies et le commerce de leurs habitans;...

Në vëllimin 1 dhe 2 i veprës marrim të dhëna mbi: Udhëtimin e tij në More dhe

qëndrim në Kostandinopojë. Njoftime të shkurtra për shqiptarët, si shoqërues të autorit, si

ushtarë të ushtrisë turke dhe si banorë të Greqisë e të Kostandinopojës.

Në vëllim 3: Të dhëna për Shqipërinë, kryesisht për pashallëkun e Janinës: shtrirja e

pashallëkut, të ardhurat e tij, organizimi dhe disiplina e ushtarëve shqiptarë të Ali pashë

Tepelenës. Përshkrim i hollësishëm i figurës së sundimtarit të Janinës dhe i djemve të tij.

Ndikimi i tij në Rumeli me rritjen e pashallëkut të Janinës. Marrëdhëniet e Ali Pashës me

Francën. Fati i disa oficierëve francezë, robër të pashait të Janinës. Përshkrime të hollësishme

për krahina dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë së Jugut (Janinë, Butrint, Delvinë, Sarandë,

Zagori, Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Himarë, Berat, Çamëri, Sul) dhe për krahinat veriore të

vendit si Shkodrën me rrethina, Prizrenin, Tivarin dhe Ulqinin. Njoftime për to sipas

vëzhgimeve të tij apo të dhënave të grumbulluara nga persona të ndryshëm. Skënderbeu dhe

këngët shqiptare që lidhen me kohën e tij. Zakonet e shqiptarëve dhe mënyra e tyre e jetesës.

Të dhëna për klimën, sëmundjet dhe mjekimin e tyre në Shqipëri.

Vepra e dytë:

Udhëtim në Greqi që përfshin përshkrimin e Epirit të vjetër dhe modern, të Ilirisë greke, të

Maqedonisë…, të një pjese të Tribalisë, Tesalisë, Akarnanisë, Etolisë së vjetër… dhe

Peloponezit; me konsiderata mbi arkeologjinë, numizmatikën, zakonet, artet, industrinë dhe

tregtinë e banorëve të këtyre provincave. Voyage dans la Grèce, comprenant la description

ancienne et moderne de l’Épire, de l’Illyrie grecque, de la Macédoine Cisaxienne, d’une

partie de la Triballie, de la Thessalie, de l’Acarnanie, 1820, 1821. 5 V.

Libri ka këto të dhëna:

V. 1. Përshkrime të Himarës, Delvinës, Zagorisë, Konicës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës.

Takime me Ali pashë Tepelenën. Të dhëna për Myzeqenë, Beratin, Vlorën, Peqinin,

Dumrenë, Krujën, Lezhën, Gjirokastrën, Delvinën, Çamërinë dhe Pargën.

V. 2. Njoftime për Sulin, Prevezën, Artën, Bilishtin, Maliqin, Korçën, Devollin, Drenovën,

Starovën, Voskopojën dhe sanxhakun e Ohrit. Gjendja aktuale politike e tyre. Të dhëna mbi

vllehtë. Përshkrim i udhëtimit Janinë-Mecovë. Njoftime gjeografike, sizmike, historike dhe

statistikore. Burimet minerare dhe pyjet. Klima dhe temperaturat. Bujqësia dhe kushtet e

jetesës së fshatarëve. Pemëtaria, flora dhe fauna. Njoftime mbi trojet shqiptare në Maqedoni

(Dibra, Struga, Kumanova, Prilepi, Manastiri etj.). Përshkrim i udhëtimit për në Gjilan.

Mbresa nga Mitrovica, Vuçiterni dhe Prishtina. Konsiderata të përgjithshme për shqiptarët:

origjina, gjuha, ndarja në fise, feja, doket dhe zakonet e tyre. Toskët dhe gegët.

Karakteristikat dhe dallimet mes tyre. Vendosja e shqiptarëve në Greqi. Karakteristikat fizike

të shqiptarëve (burrave e grave) dhe besimi i tyre. Zakonet e të krishterëve ortodoksë dhe

muhamedanë. Mirditorët dhe qeverisja e tyre. Katolikët në Shqipërinë e Epërme, misionet e

tyre më 1814. Karakteri dhe jeta private e shqiptarëve. Jetëgjatësia e tyre. Gjuha shqipe,

mendime për leksikun dhe për alfabetet e ndryshme të saj. Alfabeti me 27 germa, nga të cilat

dy greke. Gramatikë e thjeshtë, e pajisur me një fjalor të shkurtër frëngjisht-shqip me rreth

500 fjalë dhe me disa shprehje të përdorimit të përditshëm. Emrat e muajve dhe ditët e javës.

Page 157: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

157

V. 3. Ali pashë Tepelena dhe pashallëku i tij. Gjendja e Greqisë nën sundimin dhe qeverisjen

e tij gjatë periudhës 1802-1819.

V. 5. Historiku i Sulit (1803-1820) dhe një histori e Epirit e shkruar nga Mihal Nepoti Dukas,

në origjinalin greqisht dhe përkthimin frëngjisht përballë. Kronika e Gjirokastrës në greqisht

e frëngjisht, të cilën autori e zbuloi gjatë qëndrimit të tij më 1806 në këtë qytet; vërejtje të

autorit mbi këtë kronikë. Sipas tij, kronika është shkruar në fillim të shek. XVII në greqishten

vulgare. Vëzhgime mbi Dodonën. Shënime përmbyllëse për ngjarjet në Shqipërinë e Jugut,

në vitin 1820. Lufta e Portës së Lartë kundër Ali pashë Tepelenës. Bujurdi (shkresë) e Ali

Pashës, që përmban një dëftesë pagese prej 25000 piastrash të dhëna nga Pukëvili; paraprirë

nga nënshkrimi i Ali Pashës.

Vepra e tretë.

Histori e përtëritjes së Greqisë. Përmban një përmbledhje të ngjarjeve nga viti 1740 deri më

1824]. Histoire de la régénération de la Grèce. Comprenant le précis des événemens depuis

1740 jusqu’en 1824 par Pouqueville... 2e édition. Tom. 1-4. Paris, Firmin Didot

Përshkrim i hollësishëm i jetës dhe i veprimtarisë së Ali pashë Tepelenës, nga

fëmijëria deri në vitin 1819 (v.1). Konflikti i hapur i sundimtarit të Janinës me Portën e Lartë.

Veprimet luftarake, rrethimi i kalasë së Janinës prej ushtrive turke (v.2). Qëndresa e Ali

Pashës kundër ushtrive të Hurshit Pashës. Vrasja e Ali pashë Tepelenës, ekspozimi i kokës së

tij në sarajet e sulltanit. Lëvizja greke për pavarësi, pas vrasjes së tij (v.3). Gjendja në

Shqipëri pas shembjes së pashallëkut të madh shqiptar të Janinës. Anarkia që mbizotëronte në

vend dhe në radhët e ushtrisë turke, një pjesë të mirë të së cilës e përbënin shqiptarët.

Qëndresa e fundit e suljotëve kundër ushtrive të Hurshit Pashës dhe të Omer Vrionit. Akti

heroik i Marko Boçarit (v.4).

Veprat e Franz Boppi-it

Franz Bopp, albanolog i shquar. Ai studioi në rrafshin e gjuhësisë krahasuese

indoeuropiane edhe gjuhën shqipe. Ai ka bërë mjaft studime mbi numërorët dhe përemrat në

gjuhën shqipe, ku tregoi karakterin indoeuropian të tyre. Më 18 maj 1854 F. Bopp-i paraqiti

në Akademinë e Berlinit studimin “Über das Albanesische in seinen verwandtschaftlichen

Beziehungen” (“Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e afrisë së saj”), që u botua më 1855. Në këtë

studim F. Bopp-i u bëri një analizë historike pak a shumë tërësore strukturës gramatikore dhe

disa elementeve të leksikut të gjuhës shqipe. Ai zbuloi një varg elementesh të përbashkëta të

shqipes me gjuhët e tjera indoeuropiane dhe vërtetoi në mënyrë përfundimtare se ajo bën

pjesë në familjen gjuhësore indoeuropiane, ku zë një vend të veçantë si gjuhë më vete. Në

këtë vepër ai shkruan ndër të tjera se përemrat e shqipes me siguri bëjnë pjesë në familjen e

gjuhëve indoeuropiane, por në elementet e saj themelore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë,

ose aq më pak, ndonjë lidhje bijë me asnjërën nga motrat e saj sanskrite të kontinentit tonë.

Në atë kohë, duke u nisur sidomos nga pozicioni gjeografik, mendohej se shqipja kishte

lidhje afrie me greqishten, por F. Bopp-i konstatoi se në raportet fonetike e gramatikore,

shqipja gjen një pikë referimi më të lehtë e më të natyrshme te sanskritishtja sesa te

greqishtja. Studimet e tij qenë një gur themeli në studimin e historisë së gjuhës shqipe. Një

pjesë e përfundimeve të tij janë edhe sot të pranueshme nga studiuesit. Arritjet e tij më të

mëdha qëndrojnë në krahasimet e strukturës gramatikore të gjuhëve dhe në analizat

fjalëformuese

Page 158: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

158

Nga: Franz Bopp mund të veçoj veprën:

Über das Albanesische in seinen verwandtschaflichen Beziehungen. Gelesen in der

königl. Akademie der Wissenschaften am 18. Mai 1854 [Për gjuhën shqipe në lidhjet e

farefisnisë gjuhësore të saj. Ligjëratë e mbajtur në Akademinë Mbretërore të Shkencës më 18

maj 1854]. Berlin.1855.

Përmes një analize historike të strukturës gramatikore e të disa elementeve të leksikut

të gjuhës shqipe dhe lidhjeve të saj me gjuhët e tjera konstatoi se shqipja, ashtu si gjuhët e

tjera indoeuropiane, i kishte elementet kryesore të strukturës së saj gramatikore nga gjuha e

përbashkët indoeuropiane, por në përbërësit e saj themelorë nuk kishte lidhje të ngushtë e nuk

rridhte prej asnjërës nga motrat e tjera sanskrite. Ai arriti në përfundimin se shqipja bën pjesë

në familjen gjuhësore indoeuropiane, ku zë një vend të veçantë si gjuhë më vete

Veprat e albanologut Gustav Meyer

Gustav Meyer ishte albanolog dhe gjuhëtar gjerman, studiues i gjuhëve indo-

evropiane. Konsiderohet një nga albanologët më të rëndësishme të kohës së tij. Arritja më e

rëndësishme e tij ishte fakti se provoi qe gjuha shqipe i përket familjes Indo-evropiane.

Ai shkruajti veprën “Fjalori etimologjk i gjuhes shqipe-Etymologisches Wörterbuch der

albanesischen Sprache”. Eksperienca e tij si mësimdhënës dhe studiues në Universitetin e

Gracit, baza e gjerë e dijes shkencore që kishte fituar deri më 1877 dhe metodat e rrepta

shkencore që në fushë të gjuhësisë shtroheshin në fund të shekullit XIX, bënë që horizonti

studimor i Gustav Meyerit të ishte tepër i gjerë. Interesimi i tij për gjuhën greke, e cila në

studimet indoevropiane mbahej për gjuhë mis, nuk ishte i rastit, ashtu sikur edhe për gjuhën

latine, por as interesimi i tij për gjuhën shqipe nuk mund të thuhet se ishte një rastësi. Shqipja

tashmë ishte bërë fushë studimi nga shumë paraardhës të tij, si: Lajbnici, Ksilanderi,

Mikloshiç, Han, apo ndonjë tjetër gjuhëtar, filozof, historian, apo arkeolog, dhe kishte zënë

vend të qëndrueshëm në familjen e madhe indoevropiane e në bashkësinë gjuhësore të

Ballkanit, bashkëthemelues i së cilës do të bëhet edhe vetë Gustav Meyer-i.

Unë mendoj se për ne është me interes të thuhet se, ndryshe nga studiuesit e mëparshëm

(historianë, filozofë, gjuhëtarë, etnografë, arkeologë etj.), Gustav Majeri në veprat e tij

albanologjike nuk do të merrej në kontekst krahasues ose të rastit, por edhe me studimet e

brendshme të shqipes. Për më shumë, Meyeri do të bëhet mbledhës, botues, studiues dhe

sintetizues i folklorit, leksikut, të folmeve, letërsisë së shkruar etj. Një jetë të tërë do t’ia

kushtojë albanologjisë, duke u bërë kështu edhe themelues shkencor i saj. Duke hulumtuar

materiale për studimet greke në Itali, Gustav Meyeri u interesua edhe për gjuhën, folklorin

dhe letërsinë shqiptare, prandaj të njëjtin interesim e vijoi edhe gjatë hulumtimeve të tij

shkencore në Greqi. Kështu, dy kolonitë arbëreshe, kolonia e arbëreshëve të Italisë dhe

kolonia shqiptare e arbëreshëve të Greqisë, u bënë nxitje e tij për gjuhën, kulturën dhe

historinë e tyre, për të cilat do të punojë deri në fund të jetës së tij.

Ai i ka dhënë një ndihmesë të madhe studimeve të gjuhësisë shqiptare. Qysh më 1883 ka

botuar studimin e rëndësishëm me titull “Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve

indoevropiane-Über die Stellung des Albanesischen im Kreise der indogermanischen

Sprachen”, (1884), ku është argumentuar, ndër të tjera, që shqipja bën pjesë në grupin e

gjuhëve evropiane veriore dhe ndryshon nga greqishtja dhe nga gjuhët italike në reflektimin e

Page 159: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

159

tektaleve qiellzore.138 Në studimet e tij ai është marrë me çështje të ndryshme nga fusha e

morfologjisë historike, siç është çështja e formimit të shumësit të emrave, rruga e formimit të

tyre, me studimin krahasimtar të numërorëve të gjuhës shqipe e të disa gjuhëve të tjera

indoevropiane, me çështje të shumta fonetikës e të gramatikës historike e në mënyrë të

veçantë me çështje të etimologjisë.

Ai ka nxjerrë shpesh herë konstatime të sakta shkencore siç është çështja e prejardhjes së

gjuhës shqipe që, sipas tij, rrjedh nga ilirishtja dhe përbën një degë më vete në familjen e

gjuhëve indoevropiane. Por ai shpeshherë ka evoluar me pikëpamje të veta shkencore. Merita

e tij është se ai i ka korrigjuar dhe i ka çuar përpara tezat e veta shkencore. Kështu p. sh., në

veprat e tij të para, ka pranuar një ndikim jo të vogël të latinishtes mbi strukturën

morfologjike të gjuhës shqipe, por më vonë në disa raste ai e ka ndryshuar mendimin dhe

ndoshta do të ketë bërë edhe më shumë ndreqje në qëndrimet e veta, sikur vdekja e

parakohshme të mos e kishte rrëmbyer në kulmin e pjekurisë së tij shkencore. Disa nga veprat

e tij te rendesishme për Portalin Albanologjik mund të jenë:

Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache [Fjalor etimologjik i gjuhës

shqipe] von Gustav Meyer. Strassburg, 1891 (Sammlung indogermanischen Wörterbucher.

I pari fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, me shpjegime e interpretime për prejardhjen e

saj. Fjalori përmban 140 fjalë, prej të cilave vetëm 400 autori i përcakton me prejardhje

indoeuropiane, ndërsa të tjerat të huazuara nga gjuhë të ndryshme.

Me gjithë ndonje të metat që ka, fjalori i Majerit ruan vlerën e tij shkencore edhe sot. Është

një arritje madhore për shkencën gjuhësore shqiptare

Das Verbum substantivum im Albanesischen [Folja e substantivuar në shqipe] 1870,

Autori në fund të artikullit.. Analizë e foljes së substantivuar në gjuhën shqipe në të dy

dialektet e saj, toskërisht e gegërisht. Krahasime edhe me greqishten e latinishten.

Seria [Studime shqiptare], Albanesische Studien. Në: Sitzungsber[ichte] der

phil[osophisch-hist[orisch] Cl[asse] [der kaiserlichen Akademie der Wissens-chaften. Wien,

1883. Në pjesën e pare me tiyull: Die Pluralbildungen der albanesischen Nomina [Formimi i

shumësit të emrave në gjuhën shqipe], autori shkruan mbi: Alfabetin shqip. Formimin e

shumësit të emrave në përqasje edhe me gjuhët e tjera të Ballkanit. Shumësi i emrave të

fondit autokton dhe i atyre me prejardhje latine, greke, turke e slave. Gjithashtu Mayeri na jep

edhe një listë veprash të autorëve shqiptarë e të huaj mbi Shqipërinë, shqiptarët dhe gjuhën

shqipe..

Über Sprache und Literatur der Albanesen [Mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe] von

Gustav Meyer. Në: Nord und Süd (Eine deutsche Monatsschrift). 1883, [Februar],

Mendime për gjuhën dhe letërsinë shqipe, alfabetin dhe gramatikën e kësaj gjuhe si

dhe folklorin shqiptar, bazuar në shkrimet e Kristoforidhit, De Radës, Dora d’Istrias, Thimi

Mitkos dhe në analizat e studiuesve të huaj si Hahn, Xylander, Miklosiç etj.

Në: Albanesische Studien [Studime shqiptare]. Von Gustav Meyer., 1884.

138shih Sh. Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë, 1988, f. 36

Page 160: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

160

Die albanesischen Zahlwörter [ Numërorët e gjuhës shqipe]. Marrë nga:

Sitzungsberichte der philosophisch-historische Classe der kaiserliche Akademie der

Wissenschaftten, 1884, Bd. 107, Emërtimi i numërorëve në gjuhën shqipe dhe lakimi i tyre.

Huazimet nga gjuhët e tjera. Vështrim historik dhe krahasime me gjuhët sllave, greqishten

dhe latinishten.

Die Stellung des Albanesische im Kreise der indogermanischen Sprachen [Vendi i

shqipes në rrethin e gjuhëve indoeuropiane].

Në: Beiträge zur Kunde d[er] indogerm[anische] Sprachen. Göttingen, [1884], Përmes këtij

studimi Majeri përcakton shkencërisht vendin e shqipes si një gjuhë më vete në rrethin e

gjuhëve indoeuropiane. Analizon zanoret dhe bashkëtingëlloret e gjuhës shqipe në përqasje

me gjuhët e tjera indoeuropiane; ndryshimet e shqipes nga gjuha latine dhe greke si dhe

afëritë e saj me keltishten e gjermanishten. Mbron tezën e prejardhjes së shqipes nga

ilirishtja.

Kurzgefasste albanesische Grammatik mit Lesestücken und Glossar [Gramatikë e

shkurtër përmbledhëse e shqipes me pjesë leximi dhe fjalor] von Gustav Meyer. Leipzig,

Druck und Verlag von Breitkopf & Härtel, 1888.

Parathënie nga autori, datuar nga Graci në mars 1888, me një vështrim për gramatikat e

gjuhës shqipe mbi të cilat Majeri u mbështet në hartimin e veprës së tij. Në të ai nënvizon se

me këtë gramatikë të dobishme mund t’u vinte në ndihmë atyre që do të studionin gjuhën

shqipe. Gramatikë e hartuar mbi bazën e dialektit të toskërishtes veriore. Pjesë leximi në

dialektin toskë e gegë dhe në dialektin arbërsh. Vpra ka dhe një Fjalorth gjermanisht-shqip

Gramatikën e Majerit e kanë vlerësuar një numër dijetarësh shqiptarë e të huaj.

Në serine: Albanesische Studien [Studime shqiptare]. Von Gustav Meyer. [Heft] 4.

Wien, 1895.

1 V. (Sitzungsberichte der kais[erlichen] Akademie der Wissenschaften in Wien.

[Heft] 4: Das griechisch-südrumänisch-albanesische Wortverzeichniss des Kavalliotis,

heraus-gegeben und erklärt [Fjalori greqisht-vllahisht-shqip i Kavaljotit, i botuar dhe i

shpjeguar].

Fjalori i Theodhor Kavaljotit, pjesë e veprës së tij Prōtopeiria (origjinali i së cilës ndodhet në

Bibliotekën e Akdemisë Rumune), botuar më 1770 në Venedik (vepër të cilën e kemi

analizuar më lart). Sipas Shuteriqit (nr. 110, f. 127) kjo vepër ka qenë pronë e Mayerit, i cili

e transkriptoi dhe e ribotoi fjalorin trigjuhësh me përkthimin gjermanisht përbri e me

shënime gjuhësore. Përshkrimi i përmbajtjes së Protopeiria-s Alfabeti shqip dhe vllahisht i

Kavaliotit Fjalori me 1170 zëra në greqisht-vllahisht-shqip, ku bëhen përpjekje për

etimologjinë e fjalëve shqip, krahasuar me greqishten dhe rumanishten.

Albanesische Studien [Studime shqiptare]. Von Gustav Meyer. [Heft] 5. Wien, In

Commission bei Carl Gerold’s Sohn, 1896. Sitzungsberichte der Kais[erliche] Akademie der

Wissenschaften in Wien. Philosophisch-historische Classe.

Studimi me titullin: Beiträge zur Kenntniss der in Griechenland Gesprochenen

albanesischen Mundarten [Ndihmesë për njohjen e të folmeve shqipe të Greqisë].

Përmbledhje përrallash, fabulash dhe këngësh popullore, mbledhur në ishujt grekë Hidra,

Specia dhe Poros, në të folmen arbëreshe të këtyre ishujve. Fjalor shpjegues

Page 161: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

161

Albanologu i njohur gjerman Johann Georg Von Hahn njihet si themelues i studimeve

mbi shqiptarët. Si dhe shumë albanologë të tjerë ka kryer mjaft shërbime diplomatike, konsull

në Janinë, në Syradhe dhe konsull gjeneral në Athinë. Hani, gjatë shërbimit të tij si konsull në

Janinë, njohu drejtpërdrejt jetën, botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të

arbëreshëve të Greqisë.

Në Shqipëri, Hani gjeti lëndën për veprën e tij madhore në tri vëllime "Albanesische Studien"

(Studime shqiptare), që u botua në vitin 1854. Aty Hani argumenton për herë të parë nga një

pikëpamje multidisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve,

prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e

prejardhjes së përbashkët "tireno-pellazgjike të ilirëve, të epirotëve e të maqedonasve, të cilët,

krahas grekëve dhe romakëve, formonin një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtë. Ai ka

mbledhur material në vend, mësoi gjuhën shqipe dhe dëshmoi përkatësin e shqipes si gjuhë e

familjes indoeuropiane. Në anën tjetër, teza e tij, u shfrytëzua me efikasitet nga ideologët e

Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për vetëdijen kombëtare të popullit për argumentimin e së

drejtës historike të shqiptarëve për autonomi e shtet të pavarur, që do të përfshinte të gjitha

territoret e banuara nga shqiptarët. Teza "pellazgjike" e prejardhjes së popullit shqiptar e

shtruar nga Hani hulumtohet edhe më tej nga studiuesit e historisë dhe studiuesit tjerë.

Nga Johann Georg Von Hahn do të vecoja për Portalin Albanologjik Digjital veprat:

Një shkrim i datës 16 dhjetor 1858 nga Selaniku i z. Han, konsull i përgjithshëm.

(Referuar në seancën e klasës së filologjisë aadhe të historisë, më 10 janar1859. Ein

Schreiben des Herrn Generalconsuls von Hahn, ddo. Salonik am 16. December 1858 Wien.

Përshtypje udhëtimi nga vilajeti i Kosovës. Kufijtë etnikë të Shqipërisë. Popullsia shqiptare

në Kosovë, Shkup, Kaçanik e Manastir. Minoriteti serb dhe maqedonas në këto krahina.

Njoftime të historiko-etnografike mbi Prishtinën dhe Gjilanin.

Bericht über die Auffindung eines uralten albanesischen Alphabetes [Raport për

gjetjen e një alfabeti të vjetër shqip]. Në: Sitzungsberichte der kaiserlichen Akademie der

Wissenschaften. Philosophisch-historische Classe. Wien, 1849

Vepra ka një studim të plotë mbi alfabetin e shqipes, i paraqitur në Akademinë e Vjenës, më

28 nëntor 1849.

Bemerkungen über das albanesische Alphabet [Vështrim mbi alfabetin shqip].

Në: Sitzungsberichte der der kaiserlichen Akademie der Wissenschaften. Philosophisch-

historischen Classe. Wien, 1850

Vështrim historik për gjuhën shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera. Analizë e

alfabetit shqip dhe variantet e tij. Krahasimi i këtij alfabeti me ato të gjuhëve të tjera të

Ballkanit dhe me alfabetin latin.

Në: Albanesische Studien [Studime shqitare] von Johann Georg von Hahn. Nebst einer Karte

und andern artistischen Beilagen. Heft 1-3. Wien, Aus des käiserlich-königlichen Hof- und

Staatsdruckerei, 1853.

Pjesa 1: Vështrim gjeografiko-etnografik. Skicë udhëtimesh. Përshkrime të zakoneve. A janë

shqiptarët autoktonë? Alfabeti i shqipes. Historia. XIII, Geographisch-ethnographische

Übersicht. Reiseskizzen. Sittenschilderungen. Sind die Albanesen Autochthonen? Das

albanesische Alphabet. Historisches

Page 162: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

162

Pjesa 2: Ndihmesë për gramatikën e dialektit toskë. Sprovë për gjuhën shqipe. Beiträge zu

einer Grammatik des toskischen Dialektes. Albanesische Sprachproben

Pjesa 3: Ndihmesë për një fjalor shqip-gjermanisht. Tregues gjermanisht-shqip i fjalëve që

përmban fjalori shqip-gjermanisht]. Beiträge zu einem albanesisch-deutschen Lexikon.

Deutsch-albanesisches Verzeichniss der in dem albanesisch-deutschen Lexikon enthaltenen

Wörter. Legrand (nr. 219)

V. 1. Parathënie e autorit, datuar më 1853. Vepra përmban: Përshkrime dhe mbresa udhëtimi

nga Shqipëria. Vëzhgime të hollësishme për gjeografinë e viseve të përshkuara, gjeologjinë,

tokat dhe klimën e tyre. Tiparet specifike natyrore. Vlerësim i potencialeve natyrore dhe

humane të Shqipërisë. Përshkrim i luginës së Gjirokastrës, Kurveleshit, Myzeqesë dhe

Malësisë së Madhe. Njoftime të vlefshme për bujqësinë, blegtorinë, mjeshtritë popullore dhe

rrugët. Mbresa dhe të dhëna historike e demografike për krahina e qytete si Gjirokastra,

Kardhiqi, Delvina, Tepelena, Vlora, Kanina, Durrësi, Kavaja, Peqini, Elbasani, Tirana,

Petrela, Kruja, Shijaku, Lezha, Shkodra, Kastrati, Pulti dhe familjet kryesore, Prishtina,

Prizreni, Preveza, Janina etj. Shkëmbimet tregtare midis krahinave të Shqipërisë. Korça dhe

Shkodra, qendra të rëndësishme tregtare. Himara dhe rëndësia e saj në shkëmbimet tregtare

midis Shqipërisë e Greqisë. Import-eksporti dhe vlera monetare e tyre. Statistikat e kohës për

numrin e shqiptarëve banorë). Numri i arbëreshëve të Italisë dhe të Greqisë sipas

vendbanimeve të tyre. Popullsia dygjuhëshe në viset jugore bregdetare. E drejta zakonore dhe

organizimi i tyre. Mënyra e jetesës së shqiptarëve. Doket e zakonet. Mitologjia, bestytnitë

dhe gojëdhënat. Besimi dhe institucionet fetare. Njoftime të rëndësishme historike dhe

arkeologjike. Koha antike, dyndjet serbe dhe mesjeta. Principatat shqiptare. Despotati i Epirit.

Skënderbeu dhe epoka e tij. Pashallëqet e mëdha shqiptare. Bushatllinjtë e Shkodrës dhe Ali

pashë Tepelena. Mendime për prejardhjen e shqiptarëve e të gjuhës së tyre. Teza pellazgjike e

prejardhjes së shqiptarëve dhe vazhdimësia iliro-shqiptare. Fiset kryesore ilire dhe shtrirja e

tyre. Emri Arbëri dhe Shqipëri. Toponimia iliro-shqiptare. Alfabeti i gjuhës shqipe në

përqasje me gjuhë të tjera. Veçoritë e sistemit zanor dhe bashkëtingëllor të shqipes. Gjurmët

më të hershme të gjuhës shqipe dhe të vazhdimësisë së saj nga ilirishtja. Ngulimet arbëreshe

në Greqi, Itali, Dalmaci etj.Kapitull i pestë i këtij vëllimi është përkthyer në shqip nga Eqrem

bej Vlora dhe botuar në Stamboll më 1910 me titull Shënime permi shkrimin e vjeter

Pellazgjit. Kopje të këtij botimi gjenden në Bibliotekën Kombëtare. V. 2. Vërejtje paraprake

nga autori, datuar më 1852. Gramatika e gjuhës shqipe në përqasje me gjuhë të tjera. Tingujt

e shqipes dhe shqiptimi i tyre. Zanoret dhe bashkëtingëlloret. Lakimet dhe zgjedhimet. Pjesët

e ligjeratës si emri, mbiemri, folja, përemri, nyja dhe numërorët e shqipes. Analizë e

dialekteve të saj, veçanërisht e toskërishtes. Këngë popullore toske dhe gege nga zona të

ndryshme të Shqipërisë, fjalë të urta, shprehje dhe sentenca, gjëegjëza toskërisht dhe

gegërisht me alfabet grek dhe me përkthim gjermanisht. Poezi të Nezim Beratit (Frakulla),

me të dhëna biografike për të etj. Kastrati (2, f. 43) e konsideron gramatikën e Hanit një

traktat relativisht të pasur për gjuhën shqipe që paraqet një kuadër mjaft të plotë të fonetikës

krahasuese në mes dy dialekteve, gegërishtes e toskërishtes dhe morfologjisë shqipe, me

rregulla dhe vërejtje gjuhësore të cilat nuk e kanë humbur vlerën e tyre sot.

V. 3. Fjalor shqip-gjermanisht dhe gjermanisht-shqip. Pjesa shqip me alfabet grek. Vepra

është me rëndësi për historinë, gjuhën dhe kulturën shqiptare,

Page 163: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

163

Përralla greke dhe shqiptare. Griechische und albanesische Märchen. Leipzig,

Wilhelm Engelmann, 1864.

Studim hyrës mbi origjinën e përrallave. Përveç përrallave greke, mbledhur në

krahina të ndryshme të Epirit (v.1) autori analizon përrallat shqiptare dhe arbëreshe,

mbledhur në krahina të ndryshme. Studim krahasues i motiveve të përrallave greke dhe

shqiptare (v. 2)

Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit bërë në vitin 1863 me porosi të

Akademisë Perandorake të Shkencave, parashtruar në mbledhjen e klasës filozofiko-

historike më 21 nëntor 1865. Reise durch Gebiete des Drin und Wardar. Im Auftrage der k.

Akademie der Wissenschaft Unternommen im Jahre Chorographishen.

Pj. 1. Përshkrime dhe mbresa udhëtimi nga Durrësi, Ndroqi, Tirana, Benda (Bena), Mati,

Bishkashi, Delbnishti, Lezha, Shkodra, Vau i Dejës, Vjerdha, Karma, Komani, Bukurishti,

Fierza, Spaçi, Prizreni, Radomiri, Dibra, Struga, liqeni dhe qyteti i Ohrit, Resnja, Manastiri,

Prilepi etj. Të dhëna historiko-statistikore për popullsinë e këtyre qyteteve dhe krahinave.

Kultura materiale dhe shpirtërore e shqiptarëve. Gjendja social-ekonomike. Zakoni i

gjakmarrjes.

Pj. 2. Shtesa dhe korrigjime vëzhgimesh të udhëtimeve në viset e qytetet shqiptare si

Durrësi, Benda, Mati, Bishkashi, Delbnishti, Lezha, Shkodra, Fierza, Radomiri, Dibra,

Struga, Ohri, Resnja, Manastiri, Prilepi etj. Përllogaritje e largësive midis qyteteve e

fshatrave, numri i shtëpive sipas besimit etj. Malet, lartësia e tyre, temperaturat e ujërave dhe

burimet e tyre minerale.

Pj. 3. Informacion me vlerë për historinë e Shqipërisë mesjetare në dritën e dokumenteve

perëndimore të nxjerra nga arkivat venedikase, napolitane, milaneze dhe Memories së Gjon

Muzakës të cilën autori e kishte siguruar nga korrespondenca me Karl Hopfin. Përshkrim i

familjeve të mëdha shqiptare si Muzakët, Topiajt, Kastriotët, Gropajt, Vranët, Dukagjinët,

Tokot, Balshajt, Gjurashët, Zahariajt, Zenebishët, Shpatajt dhe tabelat e tyre gjenealogjike.

Statistika mbi numrin e shtëpive dhe banorëve sipas besimit në kryepeshkopatat e Tivarit,

Shkupit dhe Durrësit, peshkopatat e Shkodrës, Zadrimës (Sapa), Lezhës, Mirditës, Pultit dhe

dioqezat e tyre. Vëzhgime ekonomike për Vlorën dhe listë çmimesh për mallra të ndryshme.

E drejta zakonore në Mirditë. Studim mbi Via Egnatian dhe stacionet e saj kryesore.

Mbishkrime të zbuluara në Ohër, Prilep, Resnjë, Manastir etj. Vërejtje mbi hartën e

udhëtimeve.

Udhëtim nga Beogradi për në Selanik, krahas katër trajtesave mbi historinë e vjetër të

krahinave të Moravës. Reise von Belgrad nach Salonik nebst vier Abhandlungen zur alten

Geschichte des Morawagebietes. Wien, Verlag von Tendler & Comp, 1868.

Përshkrim i kufijve veriorë dhe verilindorë të Shqipërisë. Kosova, qytetet dhe krahinat

e saj si Medvegja, Prishtina, Kaçaniku, Janjeva dhe Gjilani. Përshkrime, mbresa dhe të dhëna

mbi Shkupin, Prilepin, Kumanovën, Kërçovën, Manastirin etj. Distancat midis tyre. Historia

e këtyre trojeve që nga periudhat më të hershme. Zakonet, veshja dhe ekonomia e

shqiptarëve. Ilirët sipas Herodotit dhe Strabonit . Historia e dardanëve të vjetër.

Studime shkencore mbi gojëdhënat. Sagwissenschaftliche Studien 1876.

Vepra është botuar për herë të parë gjatë viteve 1871-1876 në Jena në fashikuj të veçantë,

përfshirë edhe indeksin. Ky botim në Bibliotekën Kombëtare gjendet me mungesë faqesh e

Page 164: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

164

kapitujsh dhe përmban: Studim me vëzhgime krahasuese ku jepen edhe njoftime për

shqiptarët, prejardhjen dhe gjuhën e tyre. Skënderbeu dhe emigrimi i shqiptarëve. Legjendat

dhe këngët popullore shqiptare. Gjakmarrja.

Veprat e Theodor Ippen-it

Theodor Ippen, albanolog dhe diplomat Austro-Hungarez. Karrierën si diplomat e filloi në

vitin 1884 në Konsullatën e Austro-Hungarisë, në qytetin e Shkodrës ku qëndroi deri në vitin

1887. Gjatë viteve 1905-1909 ai vazhdoi karrierën diplomatike në Athinë, dhe pas vitit 1909

në Londër. Theodor Ippen ka qene këshilltar i Ambasadorit të Austro-Hungarisë gjatë

Konferencës së Londrës, e cila bënte rolin e arbitrit midis shteteve të përfshira në Luftën e

Parë Ballkanike. Në vitin 1912 përgatiti një hartë etnografike të zonave të populluara nga

shqiptarët, e cila u paraqit nga Ambasadori i Perandorisë Austro-Hungareze gjatë

Konferencës së Londrës, si bazë në negociatat për përcaktimin e kufinjëve. Ambasadorët e

gjashtë fuqive të mëdha (Britania e Madhe, Gjermani, Itali, Francë, Rusi dhe Austro-Hungari)

pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, nënshkruan Traktatin e Londrës dhe morën një

vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran dhe të pavarur nga

Perandoria Osmane. Theodor Ippen mori pjesë në shkrimin dhe përhapjen e historisë së parë

të Shqipërisë, të botuar në gjuhën shqipe. Veprat e tij ishin financuar nga institucionet e

Perandorisë Austro-Hungareze. Ippen dha një ndihmë të madhe për krijimin e komb-shtetit

shqiptar.

Në tetor 1897 Ippen udhëtoi në qendër të Shqipërisë dhe krijoi kontakte me persona të

rëndësishëm në Elbasan dhe Tiranë. Theodor Ippen ka pohuar që Skënderbeu është varrosur

brenda fortifikimeve të Lezhës. Mendimi i tij ishte bazuar në punën e Marin Barletit i cili

shkruante se Skënderbeu u varros në Kishën e Shën Nikollës, me asnjë shpjegim nëse

ndërtimi i kishës ishte brenda ose jashtë kështjellës. Ippen supozonte se një person i

rëndësishëm sa Skënderbeu do të ishte varrosur në vendin më të mirë të qytetit, në kështjellën

e tij. Ippen ka publikuar disa tekste në resistën "Albania", botuar nga Faik Konica në

periudhën 1897-1910.

Disa nga veprat e Ippen për Portalin Albanologjik mund të jenë:

Alte Kirchen und Kirchenruinen in Albanien [Kisha të vjetra dhe kisha të rrënuara në

Shqipëri].

Të dhëna historike dhe mbishkrimet në latinisht e greqisht të Kishave të: Shirgjit dhe e Shasit

afër Shkodrës, ajo e Rubikut, e Shën Kollit në Shat, e Mazrekut, e Shën Gjonit në Rashë dhe

kisha e Ostroshit afër liqenit të Shkodrës

Në: [Wissenschaftliche Mitteilungen aus Bosnien und der Herzegowina, 1899-1900, Bd. 7],

Studimi është botuar edhe në: Stare crkvene ruševine u Albaniji [Kisha të vjetra të rrënuara

në Shqipëri] piše Teodor Ippen. Sarajevo, Zemaljska Štamparija, 1899-1900.

Marrë nga: Glasnik Zemaljskog Muzeja u Bosni i Hercegovini. Në një njësi me artikuj të

tjerë të autorit.

Eine unedirte mittelalterliche Münze aus Albanien [Një monedhë mesjetare e

paemetuar nga Shqipëria] von Th. A. Ippen.

Në: [Wiener Numismatischen Zeitschrift, 1900, Bd. 32]

Page 165: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

165

Përshkrim i një monedhe të blerë në Shkodër, pronë e kolegjit të Jezuitëve. Krahasimi i kësaj

monedhe me folaren e bakërt të Shkodrës, Tivarit dhe Ulqinit. Sipas autorit kjo monedhë

është e njëjtë për nga tipi me këtë folare

Stari spomenici u Albaniji [Monumente të vjetra në Shqipëri] priopćio Teodor Ippen,

generalni konzul u Skadru. Sarajevo, Zemaljska Štamparija, 1900.

Marrë nga: Glasnik Zemaljskog Muzeja u Bosni i Hercegovini. 1900, Mbetje arkeologjike të

periudhës parahistorike, romake dhe bizantine në Shkodër dhe rrethinat e saj. Qyteti i vjetër

Balesium. Të dhëna historike për të. Kisha e Shkjaut në pjesën perëndimore të liqenit të

Shkodrës. Kisha e Shën Mërisë në Krujë, Shën Ndoit në Laç, kisha e rrënuar e Shën Mëhillit

në Milot dhe ajo e Shën Ndoit në Lezhë. Njoftime historike dhe mbishkrimet e tyre. Qyteti i

vjetër i Drishtit. Të dhëna historike për të.

Nadgrobni spomenik kneza Karla Topije od Albanije [Varri i princit të Arbërisë Karl

Topia] piše Teodor Ippen. [Sarajevo], [Zemaljska Štamparia], 1901.

Në një njësi me shkrime të tjera të autorit, nga janë marrë edhe vendi i botimit e shtëpia

botuese. Marrë nga: Glasnika zemljaskog muzeja u Bosni i Hercegovini. 1901, vol. 13,

Rreth mbishkrimit të gjetur në gurin e varrit të Karl Topisë në kishën e manastirit të Shën

Gjon Vladimirit në Elbasan. Hani dhe Tregeri për këtë mbishkrim. Legjenda mbi themelimin

e kishës. Të dhëna të shkurtra për Karl Topinë.

Starine iz Albanije [Antikitete nga Shqipëria] piše Teodor Ippen. [Sarajevo], 1901.

Në një njësi me shkrime të tjera të autorit, nga janë marrë edhe vendi i botimit e shtëpia

botuese. Marrë nga: Glasnika zemljaskog muzeja u Bosni i Hercegovini. 1901.

Mbetje arkeologjike (vegla pune, statuja mermeri, shpatë e topuz) në Shkodër dhe rrethinat e

saj. Të dhëna për to si gjatësia, pesha, mbishkrime etj.

Über die geographischen Namen in Albanien [Mbi emrat gjeografikë në Shqipëri]

von Theodor A. Ippen.

Në: Mittheilungen des kais. königl. geographischen Gesellschaft. Wien, R. Lechner, 1904,

Përshkrim i emrave gjeografikë në hartat e Shqipërisë, të botuara nga Instituti Ushtarak i

Vjenës. Etimologjia e emrave të vendeve, maleve e lumenjve. Emra gjeografikë që lidhen me

florën, topografinë dhe fenë. Raste emrash të njëjtë me vende të ndryshme.

Prehistorički nalazi iz Albanije [Zbulime prehistorike në Shqipëri]. Sarajevo,

Zemaljska Štamparija, 1902. 2 f. me il.

Në një njësi me shkrime të tjera të autorit. Emri i tij në fund të artikullit: Teodor Ippen. Marrë

nga: Glasnika zemaljskog muzeja u Bosni i Hercegovini, 1902, vol. 14, .

Objekte bronzi të gjetura në Varrezat e Komanit.

Denkmäler verschiedener Alterstufen in Albanien [Përmendore të grupmoshave të

ndryshme në Shqipëri]. Wien, Adolf Holzhausen, 1907. Marrë nga: Wissenschaftliche

Mitteilungen aus Bosnien und der Hercegowina.

Mbetjet romake të periudhës prehistorike në rrethinat e Shkodrës. Qyteti i lashtë i Balëzit

(Balesium) Historik i shkurtër i tij, rrënojat e gjetura të një kishe, muri rrethues. Qyteti i

lashtë i Drishtit (Drivastum). Historik i shkurtër i këtij qyteti. Familja e njohur Engjëlli.

Përshkrim i hollësishëm i kalasë së Drishtit. Varrezat ose nekropoli i Komanit, objektet e

ndryshme arkeologjike të gjetura në të. Sixhila (vula) e peshkopatës së Bendës. Mbishkrimi

latinisht në të: Sig(illum) Fr(a) Nicolai Meca Ep(i)s(copi) Stepha(nensis) et Be(ndensis)

[Vula e frat Nikola Mekës, peshkopit të Shtjefnit dhe të Bendës]. Përshkrim i hollësishëm

Page 166: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

166

(përmasat, përbërja) i mbetjeve arkeologjike që i përkasin mesjetës së hershme në Shqipëri si

në Shkodër, Durrës dhe Lezhë. Kisha të vjetra si: kisha e Shkjaut, kisha e Shën Mërisë në

Krujë, kisha e Shëna Nout në Laç, kisha e Shën Mëhillit, kisha e Shëna Nout (Antonit) në

Lezhë, kisha e Shëna Nojit në Kepin e Rodonit, kisha e Shën Liut (Ilias) në Ishëm, kisha e

Shasit dhe ajo e Rubikut. Përshkrim i hollësishëm i tyre dhe mbishkrimet e gjetura në këto

kisha. Abacia e Ndërfanës.Njoftime historike mbi kalatë e Shqipërisë: kalaja e Shkodrës,

Lezhës, Krujës, Petrelës. Mbishkrimi i gjetur në gurrin e varrit të Karl Topisë në kishën e

Shën Gjon Vladimirit në Elbasan.

Skutari und die nordalbanische Küstenebene [Shkodra dhe ultësira bregdetare e

Shqipërisë Veriore] von Theodor A. Ippen. Sarajevo, Daniel A. Kajon, 1907

Përshkrime udhëtimi Raguzë-Shkodër. Të dhëna të shkurtra për Ulqinin, gjuhën që flitet në

këtë qytet. Përshkrim i Pulajt, Trushit, Obotit, Velipojës; bregu i Bunës dhe i Drinit etj.

Njoftime për kishën e Shirgjit. Mbresa nga Shkodra dhe rrethinat. Të dhëna historike dhe

arkeologjike për qytetin. Periudha romake. Kalaja e Rozafës dhe përshkrim i ambjenteve të

brendshme të saj. Mbreti Gent dhe monedhat e kohës. Periudha bizantine dhe veneciane e

qytetit. Pashallëku i Shkodrës dhe Bushatllinjtë. Përshkrim i pazarit të Shkodrës, lagjes së

Tabakëve dhe lagjes Parrucë. Biblioteka e Shkodrës, kishat dhe xhamitë, përbërja e

popullsisë (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) dhe numri i banorëve të qytetit sipas besimit

(32 000, nga të cilët 22 000 myslimanë, 12 000 katolikë dhe 1 000 ortodoksë) (f. 1-45).

Udhëpërshkrimi Zadrimë-Lezhë. Porti detar i Shëngjinit. Përshkrim i lumit Drin, kodrës së

Shën Markut, Laçit, Vaut të Dejës, Zadrimës, Kakarriqit dhe Balldrenit. Kishat e kësaj zone.

Kalaja e Danjës. Mbresa nga Lezha dhe fshatrat përreth. Njoftime historike dhe rëndësia e

qytetit. Përshkrime udhëtimi Krujë-Tiranë-Ishëm. Kalaja e Krujës. Dervishët dhe murgjit,

veshja e tyre. Tirana, numri i banorëve sipas besimit (15 000, nga të cilët 12 000 muslimanë

dhe 1 300 ortodoksë). Familja Toptani.

Die Gebirge des nordwestlichen Albaniens [Malësia e Shqipërisë Veriperëndimore]

von Th. A. Ippen. Wien, R. Lechner (Wilh. Müller), 1908.

Marrë nga: Abhandlungen der k. k. geographischen Gesellschaft. Wien, Bd. 7, nr. 1, 1908.

Njoftime gjeografike mbi Shqipërinë e Epërme. Alpet, shtrirja dhe vargu kryesor i tyre.

Përshkrim i luginës në anën jugore të Alpeve dhe i krahinave e fshatrave që shtrihen përreth.

Njoftime mbi Temalin, Hotin, Kirin, Shalën, Shoshin, Rrjollin, Nikaj-Mërturin, Drishtin,

Valbonën etj. Malësia e Dukagjinit. Vendndodhja e tyre, gjeografia, traditat zakonore, kishat

dha abacitë. Përshkrim i vargut të madh malor të Shqipërisë në veriperëndim (malet midis

lumit Drin dhe Mat). Varrezat prehistorike të Komanit, zbuluar nga konsulli francez në

Shkodër, Aleksandër Degrand, e më pas nga Pol Treger. Përshkrim gjeografik i luginës së

Fanit dhe Mirditës. Të dhëna për fshatrat e kësaj treve, fiset e tyre, përshkrim i veshjes, numri

i popullsisë dhe i shtëpive. Njoftime të shkurtra historike. Bajrakët e Mirditës: Orosh, Spaç,

Kushnen, Fan dhe Dibër. Malësia e Lezhës dhe Kthellës, lugina e Matit. Njoftime për këtë

zonë (Mat, Bushkash, Selitë, Kurbin). Mënyra e jetesës, numri i popullsisë dhe i shtëpive,

besimet fetare, kishat dhe mbishkrimet e tyre. Gjakmarrja.

Veprat e Franz Nopcs-ës

Franz Nopcsa, një ndër albanologët me të spikatur të Perandorisë Austro-Hungareze

kanë lënë një pasuri të madhe studimesh albanologjike. Nopça ka dhënë një ndihmesë të

Page 167: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

167

madhe shkencore në fushat e gjeologjisë dhe paleontologjisë, si për shembull mbi strukturat

tektonike të malësive të Ballkanit perëndimor, ku ai mbrojti disa teori guximtare. Megjithate

Nopça u bë i njohur si një ndër albanologët kryesorë të kohës së tij. Botimet e tij

albanologjike nga vitet 1907 deri në 1932 u përqëndruan kryesisht në fushat e parahistorisë

dhe historisë e lashtë, etnologjisë, gjeografisë, historisë së re dhe të drejtën zakonore

shqiptare, d.m.th. kanunin. Librat e tij të hershme si Das katholische Nordalbanien (Shqipëria

e Veriut katolike,1907), Aus Šala und Klementi (Nga Shala dhe Kelmendi, Sarajevë 1910)

und Haus und Hausrat im katholischen Nordalbanien (Shtëpi dhe orendi në Shqipërinë e

Veriut katolike, Sarajevë 1912) si dhe Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie

Nordalbaniens (Ndihmesa për parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut, Sarajevë

1912) përmbajnë vëzhgime të shumta, me gjithë se materiali nuk eshtë mjaft interesant. Më

vonë, kur nuk udhëtoi më në Ballkan dhe eksploroi pa fund, u botuan vepra më monumentale

shkencore. Më të njohura ndër të janë: Bauten, Trachten und Geräte Nordalbaniens

(Ndërtime, veshje dhe vegla të Shqipërisë së Veriut, Berlin & Laipcig 1925) dhe para se

gjithash, monografia themelore prej 620-faqesh Geologie und Geographie Nordalbaniens

(Gjeologjia dhe Gjeografia e Shqipërisë së Veriut, Öhrlingen 1932), e cila shquhet si

kryevepra e botimeve albanologjike që dolën gjatë jetës së tij.

Lista e botimeve të Nopçës përmban më shumë se 186 tituj, kryesisht nga fushat e

paleontologjisë, të gjeologjisë dhe të albanologjisë. 54 botime janë për Shqipërinë. Me

vdekjen e parakohshme të Nopçës, shumë vepra të rëndësishme të tij ngelën të pabotuara.

Trashëgimia shkencore nga fusha e paleontologjisë u dhurua Muzeut Britanik në Londër,

kurse pjesa albanologjike u dha kolegut e tij, albanologut të njohur Profesor Norbert Jokl

pikërisht për këtë arsye, këto veprat e rëndësishme ngelën të pabotuara. Që prej vrasjes së

Joklit në maj 1942, trashëgimia albanologjike e Nopçës ruhet në Koleksionin e

Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë.

Ndërsa 9 dorëshkrimet e famshme të tij, Albania: Notizbücher [Ditarë]. Si kopje unike

ndodhen vetëm në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Edhe këto dorëshkrime i kam shtjelluar

dhe argumentuar si të denja për Portalin Albanologjik në kapitullin mbi “Dorëshkrimet

Albanologjike”.

Disa nga veprat më interesante të Nopcsa-s për Portalin Albanologjik mund të jenë:

Neues aus Nordalbanien [Të reja nga Shqipëria Veriore]. Von Dr. Franz Baron Nopcsa. Në:

Centralblatt für Mineralogie. Wien, 1906,

Në një njësi me shkrime të tjera të autorit, të botuara gjatë viteve 1906-1916 në revista të

kohës nën titullin Albanische Mischellen (në shpinë të librit).

Hulumtime gjeologjike dhe gjeografike mbi zonën Shkodër-Pejë nga udhëtimi i vitit 1905.

Thyerja Bicaj-Prizren.

Das Katholische Nordalbanien. Eine Skizze [Shqipëria katolike e Veriut. Një skicë]

von Dr. Franz Baron Nopcsa. Wien, Gerold & Co., 1908.

Marrë nga: Földrajzi közlemények, Budapest. Albanische Mischellen (në shpinë të

librit. Përshkrime nga udhëtimi në Shqipërinë e Veriut. Mbresa nga Mërturi, Spaçi, Bugjoni,

Oroshi, Shala, Shoshi etj. Njoftime për këtë trevë. Të dhëna për origjinën ilire të shqiptarëve

dhe të gjuhës së tyre. Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe zbatimi i tij. Fenomeni i gjakmarrjes në

Kthellë, Malësi të Madhe, Curraj, Bugjon etj. Llojet e armëve, përdorimi i tyre edhe në festa

Page 168: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

168

familjare. Shkaqet e vdekjes së popullsisë dhe statistika të vdekshmërisë. Mënyra e ndërtimit

të banesave. Kullat, kështjella e Prizrenit, Shkodrës dhe Lezhës, Ura e Vezirit. Mënyra e

jetesës, ushqimi, veshja, doket dhe zakonet, përkatësia fetare në këtë zonë. Pozita e

gruas,organizimi i fiseve. Ndërtimi antropologjik dhe karakteri i shqiptarëve. Traditat dhe

zakonet. Marrëdhëniet ekonomike: bujqësia, minierat, gjuetia. Mitet te popullsia e këtyre

trevave. Shtojcë mbi rezultatet gjeografiko-gjeologjike të nxjerra nga autori gjatë udhëtimit.

Kuptimi i disa emërtimeve gjeografike të Shqipërisë së Veriut.

Archäologisches aus Nordalbanien [Gjetjet arkeologjike nga Shqipëria Veriore]. Von

Dr. Franz Baron Nopcsa. Mit 12 Abbildungen im Texte [sic]. Wien, Adolf Holzhausen, 1909.

Në një njësi me shkrime të tjera të autorit, të botuara gjatë viteve 1900-1912 në revista të

kohës, nën titullin Vorgeschichtliches aus Albanien 1900-1912 në shpinë të kësaj

përmbledhjeje. Marrë nga: Wissenschaftliche Mitteilungen aus Bosnien und Hercegowina,

Gjetje arkeologjike në Ungrej, kalanë e Dalmaces dhe kishën e Shën Kollit në Shat.

Armë greke të shekujve VI dhe V para Krishtit në Ungrej. Objekte bronzi në Kalanë e

Dalmaces, të krahasuara me gjetjet e Tregerit dhe të Ipenit. Skulptura guri në kishën e Shën

Kollit në fshatin Shat.

Aus Šala und Klementi. Albanische Wanderungen [Nga Shala dhe Kelmendi.

Udhëtime shqiptare] von Dr Franz Baron Nopcsa. Mit einer Abbildung im Texte, 16 Tafeln

und einer Originalkarte. Sarajevo, Druck und Verlag Daniel A. Kajon,1910.(Zur Kunde der

Balkanhalbinsel. Reisen und Beobachtungen).

Udhëtim i vitit 1907 në Shqipërinë e Epërme. Përshkrime dhe mbresa nga krahina e

Shalës dhe e Kelmendit. Njoftime gjeografike, historike dhe etnografike. E drejta zakonore.

Kanuni i Lekë Dukagjinit. Jeta zakonore në malësi. Pema gjenealogjike e disa familjeve me

rëndësi tëShalës dhe të Kelmendit. Të dhëna për fiset Shalë, Shosh, Nikaj dhe Mërtur.

Pjesa më e errët e Europës. Udhëtim nëpër Shqipëri. A legsötétebb Európa.

(Vándorlások Albániában) irta Báró Nopcsa Ferenc. Észak-Albánia Térképével. Budapest,

Az Utazások Könyvtára Kiadása, 1911. (Studimi është shkruar në hungarisht)

Përshkrime dhe mbresa nga udhëtimet në Shqipërinë e Veriut (Malësi e Madhe,

Mirditë, Mat dhe fshatrat përreth etj.). Njoftime gjeografike, historike, arkeologjike,

etnografike dhe statistikore. Gjuha, tiparet fizike dhe karakteri i shqiptarëve. Mikpritja,

armëmbajtja, veshja, doket dhe zakonet e tyre. Martesa dhe rritja e fëmijëve. Virgjëreshat

(amazonat). Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe gjakmarrja. Mënyra e jetesës, krehja e flokëve,

mënyra e të ushqyerit dhe shtëpitë e banimit (kulla). Mjekimi i plagëve. Vdekshmëria. Besimi

te shqiptarët. Numri i katolikëve dhe i myslimanëve. Marrëdhëniet ndërfetare. Emrat e

njerëzve etj.Hartë e Shqipërisë së Epërme

Sind die heutigen Albanesen die Nachkommen der alten Illyrier? (Ein Kommentar zu

E. Fischers gleichnanigen Aufsatz) [A janë shqiptarët e sotshëm pasardhësit e ilirëve të

lashtë? (Një koment mbi artikullin e E. Fisherit me të njëjtin titull)]. Në: Zeitschrift für

Ethnologie, 1911, Heft

Në një njësi me shkrime të tjera të autorit, të botuara gjatë viteve 1900-1912 në revista

të kohës, nën titullin Vorgeschichtliches aus Albanien 1900-1912 në shpinë të kësaj

përmbledhjeje.

Page 169: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

169

Prejardhja e shqiptarëve nga ilirët e lashtë sipas të dhënave gjuhësore nga toponimia,

antropo-nimia dhe etimologjia. Shembuj emrash vendesh e personash nga trevat shqiptare,

kryesisht të Shqipërisë së Epërme. Rrënjët trake dhe ilire të fjalëve. Plotësimi dhe modifikimi

i hulumtimeve të Fisherit.

Beiträge zur Vorgeschichte und Ethnologie Nordalbaniens [Kontribut mbi

parahistorinë dhe etnologjinë e Shqipërisë së Veriut]. Von Dr. Franz Baron Nopcsa. Mit 103

Abbildungen im Text und einem Stammbaum. Wien, Adolf Holzhausen, 1912.

Historia e lashtë e vilajetit të Shkodrës përshkruar në tri periudha, paragreke, greko-

ilire dhe romake, mbështetur në të dhënat historiko-arkeologjike të Evansit, Paçit dhe Ipenit.

Zbulimet arkeologjike që u përkasin periudhave të mësipërme si varret dhe rrënojat në Hot.

Mbetjet arkeologjike të periudhës romake në Koplik, Kushe, Vuksanaj, Lekaj, Hajmel, Pukë,

Iballe, Laç, Gomsiqe etj. Objektet e gjetura të kalasë së Dalmaces, nekropoli i saj. Mbetjet

arkeologjike të periudhës mesjetare. Mbishkrimet e gjetura në Shat. Arkitrau i Prel Ivanajt.

Teza e prejardhjes ilire të shqiptarëve sipas studiuesve të ndryshëm si Han, Majer,

Hirt,Zhupaniç, Paç etj. Mbështetja e tyre në argumente jo vetëm historike e arkeologjike, por

edhe antropologjike, gjuhësore, etnologjike. Veshjet e Shqipërisë Veriore në përqasje me

vendet e tjera të Ballkanit. Traditat, doket dhe zakonet, historia e fiseve të Shqipërisë së

Epërme.

Veprat e Albanologut Norbert Jokl

Norbert Jokl edhe pse mori gradën e doktorit të drejtësisë e punoi disa kohë si

punonjës ligjor, vendosi t'i përkushtohej gjuhësisë. Studioi gjuhët indo-evropiane, gjuhët

sllave dhe gjuhët romane e u gradua me lavdërim në këto lëme. Në moshën 30 vjeçare, mësoi

gjuhën shqipe duke ndjekur kursin që asokohe udhëhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte

lektori i parë i shqipes në Universitetin e Vjenës. Më pas forcoi njohuritë si autodidakt. Ishte

meritë e tij që më 1914 në Vjenë u kryen, për qëllime studimi, regjistrimet e para zanore në

gjuhën shqipe me subjekte shqipfolës. Paleontologu dhe albanologu Franz Nopcsa më 1933 i

la trashëgim Norbert Joklit pas vdekjes se tij punën e tij albanologjike. Ernest Koliqi, së

bashku me Aleks Budën pas vizitës në shtëpinë e Joklit në dhetor të 1937 mahniten nga

biblioteka dhe pasuria e madhe e studimeve që gjendeshin aty. Jokli kishte krijuar një

bibliotekë albanologjije e indogjermanistike me rreth 3000 ekzemplarë libra, prej të cilëve sot

kanë shpëtuar më pak se 200 copë. Ndër të tjera ai ruante në dorëshkrim “Fjalorin

etimologjik të gjuhës shqipe”, i cili ishte vazhdimi ideal i punës së nisun nga Meyer.Mjerisht

gjurmët e atij dorëshkrimi kanë humbur që në pranverën e vitit 1942..

Sipas historianëve të sotëm, dhe dokumenteve që kanë shfrytezuar dëshira e

albanologut ishte që biblioteka e tij ti përkiste Shqipërisë.

Jokli është autor i librit “Kërkime gjuhësore - kulturore historike nga fusha e shqipes”. Ai

kishte lidhje të ngushta me intelektualë shqiptarë të asaj kohe si Faik Konica, Aleksandër

Xhuvani, Ernest Koliqi dhe Gjergj Fishta, si edhe pati nxënës shqiptarë. Ishte admirues i

Konicës, Skiroit, Naimit dhe traditës bektashjane të dorëshkrimeve, njohës i De Radës dhe i

arbëreshëve. Gjithshtu Jokli pati një letërkëmbim të dendur me shumë personalitete kulturore

dhe politike shqiptare. Në vitin1937 kishte vizituar një herë të vetme Shqipërinë ku me rastin

Page 170: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

170

e 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, u prit me nderime dhe u nderua me çmimin “Urdhëri i

Skënderbeut”.

Pas një pune të zellshme dhe të pandërprerë botoi veprën më titull "Studien zur

albanesischen Etymologie und Wortbildung- Studime mbi etimologjinë dhe fjalëformimin e

shqipes”.

Në këto studime i kushton një rëndësi të posaçme leksikut të trashëguar të shqipes. Në

101 faqe trajton fjalët burimore shqipe, ndërsa 13 faqe ua kushton huazimeve të saj. Këtu

dëshmon për origjinen e një numri të madh fjalësh, që G. Meyer i merr për huazime të

shqipes. Kjo vepër merret si arritja më e rëndësishme në fushë të shqipes pas fjalorit

etimologjik të Meyerit. Etimologjia zë vendin e parë në gjurmimet e tij në fushë të leksikut të

shqipes, kjo qe lëmi ku edhe kontribuoi më shumë, por një rëndësi të tillë i kushtoi edhe

morfologjisë dhe fjalëformimit, kurse në fushë të fonetikës për periudhën parahistorike ai

hapi shtigje të reja në punë të apofonisë dhe në konsonantizëm.

Disa nga veprat më të rendësishme të Norbert Jokl për Portalin Albanologjik Digjital

mund të jenë:

Studien zur albanischen Etymologie und Wortbildung [Studime për etimologjinë dhe

fjalëformimin e shqipes]. Von Dr. Norbert Jokl. Vorgelegt in der Sitzung am 14. Dezember

1910. Wien, In Kommission bei Alfred Hölder, 1911. (Sitzungsberichte der Kais. Akademie

der Wissenschaften in Wien. Philosophisch-Historische Klasse; Bd. 168, Abandlung 1).

Është një ligjëratë e Joklit, mbajtur në Akademinë e Shkencave të Vjenës në seancën e 14

dhjetorit 1910, mbi elementin vendas, veçanërisht atë trashëgimor indoeuropian të shqipes

dhe mbi huazimet në aspektin morfologjik, fonetik dhe etimologjik. Autori duke iu referuar

fjalorit të Mayerit dhe të Kristoforidhit, veprës së Bogdanit, studimeve të Pedersenit, Jungut

etj. arrin në përfundimin se mjaft fjalë të shqipes të mbajtura si huazime i përkasin fondit

autokton.

Beitrage zur albanesischen Grammatik. Kontribut për gramatikën shqipe

Në: Indogermanische Forschungen. Strassburg, Karl J. Trübner, 1912, Bd.

Në frontespicin e librit gjendet dhe një autograf i Norbert Joklit: “ Z. Kristo Luarasi me nder

bërësi. Vjenë, 25 qershor 1912” që mendoj ia rrit vlerën njësisë.

Studimi trajton tš (ç) së shqipes në aspektin fonetik dhe diakronik. Autori i referohet

Gustav Mayerit, Kostandin Kristoforidhit dhe Gjergj Pekmezit. Zd-ja e shqipes së vjetër me

prejardhje nga sd (h), zd (h), e indogjermanishtes.

Veprat e Holger Pedersenit

Albanologu danez Pedersen, profesor i gjuhësisë në Universitetin e Kopenhagës,

veprën e parë ia kushtoi gjuhës shqipe. Gjatë udhëtimeve të tij në Ballkan, në Korfuz u takua

me përfaqësuesin më të madh të gjuhësisë moderne Karl Brugmannin i cili edhe ai ishte atje

për të njohur gjuhën shqipe. Prej Korfuzi kaloi në Çamëri ku mblodhi 35 përralla e afro 230

këngë popullore. Një pjesë të këtyre materialeve i botoi në vitin 1895 në Albanische Texte

mit Glossar (Leipzig). Në vitin 1900 botoi Die Gutturale im Albanesischen. Vemendjen në

fillim ia kushtoi gjuhës shqipe, por më pas u mor edhe me gjuhë të tjera. Në vitin 1893 vizitoi

Shqipërinë e Jugut. Ka botuar në vitin 1894 Kontribut për historinë e gjuhës shqipe, në vitin

1895, Tekste shqipe dhe fjalor si dhe Shqip 1905. Në vitin 1898 dhe 1902 pati dy intervista

nga drejtori i Albanias, Faik Konicën dhe bëri dy shkrime që u botuan në këtë revistë. Më

Page 171: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

171

1898 zuri vendin e Gustav Meyerit tek e përkohshmja gjermane Rumanischer Jahresbericht

për të gjykuar vit për vit librat e reja shqip. Fatkeqësisht u largua që heret nga studimet

shqiptare. Ai i dha një rëndësi të veçantë studimit të zhvillimit historik të brendshëm të saj.

Mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja. Me veprat e veta bëri që shumë fjalë të

cilat Gustav Meyeri i quante të ardhura në gjuhën shqipe, ia ktheu prehërit nënë, gjuhës

shqipe.

Disa nga veprat e tij të cilat mendoj se duhet të jenë pjesë e Portalit Albanologjik Digjital

janë:

Albanesische Texte mit Glossar [Tekste shqipe me fjalor] von Holger Pedersen.

Leipzig, 1895.

Marrë nga: Abhandlungen der philologisch-historischen Classe der König. Sächsischen

Gesellschaft der Wissenschaften. Bd. XV, Nr. 3

Vrojtime gramatikore mbi shqipen. Përralla dhe këngë popullore në shqip, të

mbledhura nga vetë autori gjatë udhëtimit në krahina të ndryshme të Shqipërisë së Jugut më

1893 dhe të shoqëruara me shënime gjuhësore . Fjalor shpjegues shqip-gjermanisht.

Bidrag til den Albanesiske sproghistorie [Kontribut për historinë e gjuhës shqipe]

Holger Pedersen. Në: [Fetskrift til Vilhelm Thomsen. Köbenhavn], [1894]

Hiatusi në shqip. Parafjalët nga, ka, te, tek, teku, nek, ndë dhe përdorimi i tyre (Viti i

botimit sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar-it (1985, f. 814)

Zur albanesischen Volkskunde [Për krijimtarinë popullore shqiptare] von Dr. Holger

Pedersen.... Übersetzung der in den Abhandl. der Königl. Sächs. Ges. D. Wiss., phil.-hist. Cl.

XV vom Verf. Veröffentlichten alb. Texte. Kopenhagen, Siegfried Michaelsens Nachfolger,

1898. Parathënie nga Pedersen, datuar më 7 prill 1898.

Përmbledhje krijimesh popullore nga krahina të ndryshme të Shqipërisë: përralla, këngë

dasme, këngë dashurie, këngë epike etj., përkthyer në gjermanisht nga tekstet shqip, të

botuara më parë .

Veprat e Elena Gjikes - Dora D’Istria

Në shek. XIX, ka jetuar një grua që konsiderohet “një nga mendjet më të ndritura e

më të zgjuara të Evropës”, Elena Gjika. Ajo kishte lindur në Bukuresht më 22 janar 1828 dhe

ishte e bija e princit Mihal Gjika me origjinë shqiptare, guvernatori i principatës së Vllahisë,

një arkeolog i shquar dhe themelues i muzeut të parë kombëtar në Rumani, vëllai i Gregorit të

IV . Ngjarjet politike që atëherë tronditën Gadishullin Ballkanik e detyruan Dora d’Istrian që

të jetonte larg nga Bukureshti, në vende të ndryshme të Evropës. Ajo e kaloi rininë e saj në

Vjenë, Venecia, Drezden dhe Berlin. Udhëtoi duke arritur deri te territoret në skajet veriore të

Evropës e deri në jug të Greqisë, gjithashtu vizitoi, gjë shumë e pazakontë për atë kohë,

Shtetet e Bashkuara dhe mori pjesë në ngjitjen e majës Mönch në Alpet Bernese të Zvicrës

jugore.

Zgjodhi si pseudonim artistik emrin “Dora d'Istria”, sepse përmblidhte gjithçka që

përbën themelin e punës së saj: lidhjen e fortë me vendin, rrënjët e saja dhe në të njëjtën kohë

një konceptim kozmopolit dhe tolerant, të hapur ndaj botës dhe kulturës.

Page 172: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

172

Duke parë veprimtarinë e saj mendoj se Dora d’Istria ishte ndërmjetësja e Perëndimit në

Lindje. Vizioni që kishte ajo për botën po realizohet vetëm sot. Të gjithë thonë se i janë asaj

borxhlie për ndihmesën që ka dhënë në kulturat e tyre. Italianët, gjermanët, zviceranët,

francezët që e pranuan anëtare të Shoqatës së Gjeografëve të Botës. E para femër në këtë

organizim. Për të mos folur pastaj për vendet e Ballkanit, për Rumaninë e Greqinë e doemos

për Shqipërinë. Në fund të jetës ajo iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare dhe bashkëbisedimi

i saj me De Radën është një kapitull më vete.

Ashtu si dhe vetë jeta, veprat e saj janë mjaft interesante p.sh:

Les femmes en Orient [Gratë në Lindje] nga Dora d’Istria.

1859, 1860. 2 V. Vol. 1: La Péninsule Orientale [Gadishulli Lindor]. 1859. Vol. 2: 1860.

Nga kjo njësi marrim këto të dhëna:

Përshkrim i veshjes shqiptare. Ndikimi i Revolucionit Francez të vitit 1789 në Ballkan dhe në

Shqipëri. Të dhëna për prejardhjen e shqiptarëve, për Shqipërinë e Veriut dhe për Mirditën.

Njoftime për Toskërinë dhe banorët e saj. Të dhëna të hollësishme për Beratin. Informacion

për çamët dhe Janinën. Momentet kryesore të jetës së Ali pashë Tepelenës; Labëria dhe

banorët e saj. Përshkrim i Delvinës. Të dhëna për Tepelenën dhe familjen e Ali Pashës.

Përshtypje udhëtimi nga Parga. Suljotët dhe heroizmi i tyre. Ndihmesa e arbëreshëve dhe e

suljotëve në kryengritjen greke. Roli i Marko e Noti Boçarit, i Miaulit dhe i Kolokotronit në

këtë kryengritje. Heroizmi i grave arbëreshe të Hidrës, Eubesë dhe Specias në luftën për

pavarësinë e Greqisë. Hidra dhe banorët e saj arbëreshë

Ishujt jonianë nën sundimin e Despotatit të Venedikut dhe nën mbrojtjen e Anglisë si

dhe poezia greke menjë përmbledhje të historisë së vjetër të saj. Ai Ionioi Nīsoi ypo tīn

Despoteian tīs Enetias kai tīn Anglīkīn prostasian tīs ī en aftais ellīnikī īoiīsis meta perilīps...

Janë dy vepra të Dora d’Istrias në një njësi, me fletë titulli të përbashkët dhe numërtim

faqesh më vete, përkthyer nga origjinali frëngjisht.Pashallëku i Janinës dhe Ali pashë

Tepelena. Marrëdhëniet e pashait të Janinës me Francën. Parga Preveza, Vonica dhe Butrinti,

pas Traktatit të Kampo Formios, i kalojnë Francës. Zbarkimi i Ali Pashës në Himarë dhe

masakra, natën e Pashkëve, në fshatrat Shën Vasil, Nivicë-Bubar. Marrëdhëniet e Ali pashë

Tepelenës me Portën e Lartë, Anglinë dhe Rusinë . Figura e Ali Tepelenës dhe luftërat e tij

me suljotët në poezinë e Aristotel Valaoritit. Poezi për Thanas Vajën.

Një vepër tjetër e Dora D’Istria është: Excursions en Roumélie et en Morée

[Ekskursion në Rumeli dhe në Peloponez], 1863.

Përshtypje udhëtimi nga Atika, Beotia, Specia, Hidra, Porosi etj. Popullsia arbëreshe e

tyre. Konsiderata dhe vlerësime për racën shqiptare. Të dhëna për gjuhën dhe veprimtarinë

ekonomiko-bujqësore të arbëreshëve të Greqisë. Përshkrim i gruas shqiptare. Shënime të

shkurtra për Marko Boçarin, Miaulin, Karaiskajin dhe Skënderbeun. Heroizmi i suljoteve,

veçanërisht i Bubulinës. Doke dhe zakone shqiptare. Mbresa udhëtimi nga Akarnania dhe

Etolia. Të dhëna për Sulin dhe suljotët. Vizitë në Misolongji. Njoftime historike për këtë

qytet. Rrethimet e Misolongjit. Roli i arbëreshëve dhe i suljotëve. Marko Boçari, Foto e Kiço

Xhavella, Mavrokordati, udhëheqës të kryengritjes greke për pavarësi. Vdekja e Bajronit në

Misolongji. Përshtypje udhëtimi nga Peloponezi. Ndikimi i Revolucionit Francez tek

udhëheqësit arbëreshë të kryengritjes greke. Heroizmi i grave shqiptare, sipas Dimo

Stefanopolit, i dërguar i Napoleonit në Shqipëri për ta informuar rreth situatës politike në

Page 173: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

173

vend. Banorët arbëreshë të Argosit. Njoftime statistikore për këtë popullsi. Heroizmi i

suljotëve. Banorët arbëreshë të ishujve Specia, Hidra dhe Poros. Të dhëna biografike për

Bubulinën, Miaulin, Kolokotronin, Kunduriotin dhe Mavrokordatin. Ekskursion në fshatin

Tatoi. Statistika për popullsinë arbëreshe të tij. Përshkrim i grave të fshatit. Karakteri i

shqiptarëve i krahasuar me atë të grekëve dhe të rumunëve. Përshkrim i veshjes greke e

krahasuar me atë shqiptare.

La nationalité albanaise d’après les chants populaires [Kombësia shqiptare sipas

këngëve popullore]. Në: Revue des deux mondes. [Paris], 1866, tome 63

Origjina e shqiptarëve dhe e gjuhës së tyre. Mënyra e jetesës. Ndarja e vendit sipas krahinave.

Shqipëria para dhe pas pushtimit turk. Doket dhe zakonet e shqiptarëve. Tiparet e tyre

morale. Këngë popullore epiko-historike shqiptare. Arbëreshët e Italisë, historiku i mërgimit

të tyre. Ruajtja e traditave të atdheut mëmë. Këngë popullore arbëreshe.

Fylétia e arbënoré prej kanekate laoshima. Enkëthyeme në shkjipe perèi D[emetrio

C[amarda]. Në Livurne, Te Typografia e P. Vannini e të Biritë, 1867.

Pajisur me një parathënie nga Dhimitër Kamarda. Përkthim në shqip nga origjinali frëngjisht i

veprës La nationalité albanaise d’après les chants populaires, botuar në vitin 1866.

Gli albanesi musulmani. Scutari e i Buchatli [Shqiptarët myslimanë. Shkodra dhe

Bushatllinjtë].

Në: Nuova antologia di scienze, lettere, arti. Firenze, 1868,

Mikrofilm. Sipas Bartolomeo Çeketit (f. XV) ) artikulli u botua në dy pjesë. Pjesa e parë mbi

Shkodrën dhe Bushatllinjtë u botua në qershor 1868 dhe e dyta, që i mungon Bibliotekës

Kombëtare, në maj 1870 në të njëjtën revistë.

Mémoire de Madame Dora d’Istria lu à la Société d’Archèologie d’Athènes dans le

séance publique du 8 (20) Mai 1869 [Përkujtesë e zonjës Dora d’Istria lexuar në Shoqatën e

Arkeologjisë së Athinës në seancën e 8 (20) majit 1869]. Athènes.

Duke folur për pellazgët dhe etruskët autorja nënvizon prejardhjen pellazge të

shqiptarëve, vjetërsinë e kombit të tyre. Sjell të dhëna me interes për fshatin arbëresh Specia

dhe zhvillimin e tij. Ajo u kujton të pranishmve se ky fshat banohet nga shqiptarë.

Do të doja të evidentoja edhe disa vepra mbi Dora d’Istria p.sh:

Një vepër të Bartolomeo Cecchetti me titullin: Di Alcune opere della principessa

Dora d’Istria [Mbi disa vepra të princeshës Dorad’Istria]. Venezia, Tipografia del

Commercio di Marco Visentini, 1868.

Në këtë lidhje, përveç punimit në dy pjesë, të paraprira me parathënie, të Bartolomeo Çeketit

mbi krijimtarinë e Dora d’Istrias, të cilën ai ua kushton grave italiane, përfshihen edhe veprat

e saj: Le surnaturel dans le monde végétal; Russes et mongols; La poésie populaire des turcs

orientaux si dhe një shkrim biografik për Dora d’Istrian nga Enriko Panxaki me titull Dora

d’Istria, të nxjerra nga Revue des deux mondes. Në një njësi me veprën e Dora d’Istrias La

nazionalità albanese secondo i canti popolari dhe me vepra të tjera.

Në fund të vëllimit, një libërth 16 faqesh frëngjisht me ngjyrë të verdhë i Bartolomeo Çeketit

për jetën dhe veprimtarinë e Dora d’Istrias, botuar në Venedik më 1868 në shtëpinë botuese

Marc Visentini. Kushtim i autorit, datuar nga Venezia, më 4 qershor 1868, për konteshën

Page 174: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

174

Pulsheri Rasponi [Pulchèrie Rasponi] nga familja Gjika. Në fletën para frontespicit shënim i

daktilografuar: Autore B. Cecchetti. Una delle pochissime copie in carta gialla. (Esemplare

conservatosi nell’Archivio della Tipografia editrice) [Autor B. Çeketi. Një nga të paktat kopje

me letër të verdhë. (Ekzemplari ishtei ruajtur në arkivin e shtëpisë botuese)].

A Dora d’Istria gli albanesi. Canti pubblicati per cura di D. C. [Shqiptarët për Dora

d’Istrian. Këngë të botuara nën kujdesin e Dhimitër Kamardës]. Livorno, G. Fabbreschi e

Co., 1870.

Kushtimi i Kamardës për Dora d’Istrian, datuar më 1870 nga Livorno. Studim për shkrimin

dhe alfabetet e gjuhës shqipe nga Dh. Kamarda. Vjersha patriotike në shqip dhe në italisht,

kushtuar Dora d’Istrias në shenjë mirënjohjeje nga patriotët shqiptarë dhe nga arbëreshët e

Italisë e të Greqisë: Anton Jubani, Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Thimi Mitko, Zef

Serembe, Françesk Anton Santori, Zef Kamarda etj.

Dora d’Istria e la poesia albanese [Dora d’Istria dhe poezia shqipe]. Venezia, P.

Narativich, 1869. Letër e Bartolomeo Çeketit drejtuar De Radës në janar të vitit 1869 nga

Venecia. Poezi e De Radës në shqip dhe në italisht kushtuar Bartolomeo Çeketit për nder të

studimeve të kryera prej tij mbi Dora d’Istrian, datuar nga Shën Mitri më 10 shatator 1868.

Vlerësime të Bartolomeo Çeketit për De Radën; Bibliografi e veprave të Dora d’Istrias,

botuar gjatë viteve 1855-1869. Shënime për bibliografinë e mësipërme dhe për studiuesit që

kanë shkruar për Dora d’Istrian.

Veprat Girolamo De Rada

Girolamo De Rada zhvilloi një veprimtari të frytshme edhe në fushën e studimeve

gjuhësore ; u kushtoi vemendje çështjeve të prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe,

duke mbrojtur lashtësinë e tyre. De Rada është nga të parët studiues vendës të strukturës

gramatikore të shqipes. Në të dy veprat gramatikore që hartoi (1870, 1894) vuri në dukje

aspekte të patheksuara më parë nga dijetarë shqiptarë dhe albanologë dhe dukuri gjuhësore të

pastudiuara ose të panjohura. Në veprat e tij gjuhësore jepen të dhëna me interes për të folmet

arbëreshe. Bëri përpjekje të vijueshme për një alfabet të përbashkët të shqipes që të jepte një

sistem sa më të plotë dhe të përshtatshëm për shqipen me karaktere latine, të plotësuara me

shenja blertdiakritike. Në veprimtarinë gjuhësore të De Rada duhet përmendur edhe

organizimi i dy kongreseve gjuhësore të shqipes, i pari (1895) në Koriliano Kalabro, i dyti

(1897) në Lungro (Kongreset gjuhësore arbëreshe). Dha me vetmohim mësimin e shqipes në

Kolegjin arbëresh të Shën Mitër Koronës për dhjetëvjeçarë të tërë gjersa vdiq.

De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që shkroi

vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e fuqishme e

letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë bashkëkohës ishte i

madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në letërsinë e sotme

arbëreshe. De Rada luajti një rol të madh në historinë e letërsisë shqiptare ; ai është i pari që

shkroi vepra me frymë kombëtare. Figura e tij ngrihet si figura më e kulluar dhe më e

fuqishme e letërsisë dhe e botës arbëreshe. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët arbëreshë

bashkëkohës ishte i madh ; tradita poetike shkruar prej tij vijon të jetojë e përtërirë edhe në

letërsinë e sotme arbëreshe.

Page 175: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

175

Disa nga veprat e tij për Portalin Albanologjik Digjital mund të jenë:

Principi di estetica. (Estratti dalle sue considerazioni su la vita e i fini di essa)

[Parimet e estetikës. (Pjesë të nxjerra nga konsideratat e veta për jetën dhe për synimet e

saj)]. Napoli, 1861.

Origjinali ndodhet në Bibliotekën e Bashkisë së Elbasanit. Është ndër të parët rilindas

që në këtë traktat parashtron rolin e artit dhe veçanërisht të poezisë në shoqëri, rolin e gjuhës

në ruajtjen e kombësisë së një populli. Në këtë kuadër autori me argumente gjuhësore vë në

dukje lashtësinë dhe hijeshinë e gjuhës shqipe, forcën e saj shprehëse. Këngët popullore

arbëreshe dhe roli i tyre në edukimin e njerëzve. Kolegji arbëresh i Shën Adrianit në Shën

Mitër të Kalabrisë.Vepra e De Radës përbën dokumentin e parë më të rëndësishëm të

mendimit filozofiko-estetik shqiptar.

Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli elleni e latini [Lashtësia e

kombit shqiptar dhe afëria e tij me helenët dhe latinët] per Girolamo de Rada. Napoli,

Stamperia dell’Industria, 1864. 40 f.

Me argumente gjuhësore autori shpjegon prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe,

duke mbrojtur lashtësinë e tyre.

Antologia albanese. Appendice alla grammatica [Antologji shqiptare. Shtojcë

gramatikës]. Tradotta fedelmente in italiano da Girolamo De Rada. Napoli, Stab. Tipo-

Stereotipo del Cav. A. Morano, 1896.

Legrand (nr. 606) e përshkruan me titull Appendicce alla grammatica. Antologia albanese.

Në frontespic dy proverba shqipe në arbërisht e italiasht. Teksti në dy kolona, me përjashtim

të parathënies hartuar nga mbledhësi dhe përkthyesi Jeronim De Rada.

Pjesë letrare dhe folklorike shqip me përkthim italisht, shpjegime dhe shënime

Caratteri della lingua albanese e suoi monumenti nell’età preistorica [Tiparet e

gjuhës shqipe dhe gjurmët e tyre në periudhën prehistorike]. Catanzaro, Officina tipografica

di Giuseppe Caliò, 1899. Marrë nga: La Nazione Albanese. Anno 3, nr. 19-20.

Kumtesë mbajtur në Kongresin XII Ndërkombëtar të Orientalistikës, që zhvilloi

punimet në Romë, më 9 tetor 1899. Me argumente gjuhësore autori nënvizon idenë e

lashtësisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij. Përmend figura të shquara shqiptarësh të

lashtësisë dhe mesjetës si Aleksandri i Madh, Pirroja i Epirit, Diokleciani i Tivarit dhe

Skënderbeu.

Autobiologia e Girolamo De Rada [Autobiografi]. [Libro 1-3]. Cosenza, Napoli, 1898-1899.

Jeta e autorit përmes kujtimeve të tij. Letra e Lamartinit për De Radën, datuar 8 shtator 1844

Pjesë nga letra e Nikolo Tomazeos, datuar nga Firence më 30 korrik 1873, me mendimet e tij

mbi Milosaon .

Il movimento albanese nel 1911 e sue vicende [Kryengritja shqiptare e vitit 1911 dhe

rrënjët e saj]. Nga: G. De Rada Roma, 1912. .Përmbledhje shkrimesh mbi kryengritjen

shqiptare të vitit 1911 dhe shkaqet e saj: letër politike nga kolonitë arbëreshe të Kalabrisë, më

11 qershor 1911 dhe botuar në Terza Italia, nr. 243; letër e arbëreshëve për drejtorin e

Ragione di Roma, më 29 korrik 1911 dhe nënshkruar nga kryetari i komitetit Pro Albania,

Françesk de Rada; konferencë mbi kryengritjen e vitit 1911 në Shën Mitër, mbajtur në

Page 176: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

176

dhjetor të këtij viti. Komiteti i Podgoricës dhe çështja shqiptare. Listë e ndihmave në të holla

për kryengritjen. Marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe pikëpamjet politike të Jeronim de Radës.

Veprat e Antonio Baldacci-t

Antonio Baldacci, ishte botanist e gjeograf, sudiues në fushat etnografike, politike

e socio-ekonomike në Shqipëri. Që fare i ri, më 1884 vizitoi Ballkanin duke hasur shumë

vështirësitë, me mjete fare të varfra por me idealin e studimeve të veta natyraliste e

gjeografike. Ai na ka lënë pas përshkrime udhëtimi dhe vepra albanologjike mjaft

interesante për trojet tona.

Duke vazhduar studimet universitare, nën drejtimin e botanistit dhe fitogjeografit të

madh Federiko Delpino,i shtriu më tej udhëtimet e veta studimore në Shqipëri. Ai do t’ia

kushtonte jetën shkencës dhe Shqipërisë dhe krijoi plot 118 vepra nga të gjitha fushat.

Një institucion i vërtetë shkencor qe vetëm herbariumi i përbërë nga 100.000 bimë të

mbledhura në malet e fushat e Shqipërisë tregon për një heroizëm të vërtetë shkencor.

Nga këto bimë, dyzetë prej tyre janë bimë të rralla, ku mund të përmend “Zambakun e

Tomorrit”, nga më të rrallët që rritet mbi 2000 m mbi nivelin e detit. Interesan është fakti

se shumë bimë të rralla të zbuluara nga A. Baldacci janë emëruar me emrin e tij.

Puna e përkushtuar ndaj shkencës dhe si mik i veçantë i një vendi krejtësisht të pa

eksploruar deri atë herë, e bënë anëtar të pesë akademive, anëtar i Akademisë së Bolonjës,

Athinës, Vienës, Bukureshtit, Budapestit, Syllogos Parnassos i Athinës dhe Shoqërisë

Gjeografike të Vienës.

Baldacci ishte një botanist, që hyri në Ballkan për motive shkencore dhe tregtare

dhe u interesua në veçanti për Shqipërinë, për të cilën u bë edhe konsull nderi në Bolonjë.

Siç tregon gjithë vepra e tij, ai ishte i interesuar të dokumentonte dhe të njihte historinë e

vendit tonë.

Ndër veprat më te rëndësishme të tij është, “Rrugëtime shqiptare” (1892-1902).

Pavarësisht botimeve dhe kontributit të tij në shkencat albanologjike, kjo figure kaq shumë

poliedrike ka qenë në heshtje të plotë në Shqipëri, megjithëse ka shumë dekorata e

vlerësime nga vendi i tij, nga vendet evropiane dhe ato ballkanike. Prandaj mendoj se në

Portalin Albanologjik Digjital studimet apo veprat e tij duhet të kenë vendin që meritojnë.

Nga publikimet e Baldaçit, sot kanë mbetur në Institucionet tona të kujtesës rreth 250

artikuj dhe vepra, të cilat kujtojnë itineraret shqiptare. Pasioni ballkanik i Baldaçit

shpjegohet me faktin, që para se ai ishte studiues: interesi për të panjohurën dhe kërkimi

për njohje të thelluar ishin baza e jetës së tij, dhe sigurisht Shqipëria ishte fare pak e

njohur në këtë periudhë.

Interesant është fakti se përgjatë udhëtimeve të tij ai ka bërë foto të shumta, prandaj

mendoj që veprat e tij janë jo vetëm studimore për një portal albanologjik digjital, por

shpesh here interesante dhe argëtuese me pamjet e Shqipërisë së fundit te shek XIX dhe

fillimin e shek XX.

Në seksionin e arkivit të fotove të Baldaçit, dhuruar Bibliotekës së Arkigjimnazit të

Bolonjës, ndër të tjera ndodhen edhe 36 fotografi që janë të studios “Marubi” të Shkodrës.

Këto foto ai i ka marrë nga vetë mjeshtërit fotografë, me të cilët, siç e tregon edhe kjo foto,

ai kishte shumë miqësi. Në këtë fond gjejmë pamje e peizazhe nga Shqipëria, portrete

burrash dhe grash me veshje tradicionale, foto grupesh dhe foto të çastit të anëtarëve të

Page 177: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

177

familjes mbretërore malazeze në raste festash e ceremonish zyrtare. Në një material

shpjegues të arkivit thuhet se Peter Marubi kishte një nga studiot e fotografisë më të

mëdha në Ballkan. Gegë Marubi, pasardhësi i Marubit, në vitet njëzet të shekullit të

njëzetë ishte formuar në Francë, te shpikësit e fotografisë, vëllezërit Lymier.

Disa nga veprat më të spikatura të Baldaccit për Portalin Albanologjik Digjital

mund të jenë:

Die westliche akrokeraunische Gebirgskette [Vargmali perëndimor i Himarës].

Në: Mitheilungen d. k. k. geogr. Gesellschaft in Wien, 1896,

Në një njësi me artikullin Escursione botanica nell’Albania të autorit, botuar në vitin 1897.

Përshkrim gjeografik i Shqipërisë Jugperëndimore dhe i bregdetit Jon.

Itinerari albanesi [Rrugëtime shqiptare (1892)]. Roma, Presso la Società Geografica

Italiana, 1897.Marrë nga: Memorie della Società Geografica Italiana. 1896

Një përmbledhje të udhëtimeve të tij Baldaçi e ka botuar në vitin 1917 nën titullin Itinerari

albanesi (1892-1902) con uno sguardo generale all’Albania e alle sue comunicazioni

stradali, e cila gjendet në Bibliotekën Kombëtare

Janë përshkrime dhe mbresa të autorit nga udhëtimi i qershor-shtatorit të vitit 1892 nëpër

Shqipëri.Të dhëna gjeografike, historike, ekonomike dhe statistikore për krahinat, fshatrat

dhe qytetet shqiptare si Vlora, Kanina, Saranda, Berati, Janina, Preveza, Durrësi, Fieri,

Himara, Dukati, Kuçi etj. Përshkrim i Llogarasë dhe Borshit, lumenjve Vjosë dhe Shushicë,

malit Tomor etj. Flora e Shqipërisë së Jugut

Prodotti vegetali (indigeni o no) che si usano nell’Albania e nell’Epiro (Vilayet di

Janina). [Prodhime vegjetale (vendase ose jo) që përdoren në Shqipëri dhe në Epir (Vilajeti i

Janinës)]. Memoria letta alla R. Accademia dei Georgofili nell’ adunanza del di 12 gennaio

1896. Firenze, Tipografia M. Ricci, 1896.

Marrë nga: Atti della R. Accademia dei Georgofili. Anno 1896, vol. XIX, dispensa 1a.Në një

njësi me artikullin Nota sopra una nuova specie di Onosma Albanese, botuar në vitin 1895

nga autori. Në kopertinë etiketa: Bibliothek Dr. G.v. Beck Nr. 1746.

Ligjeratë e autorit mbajtur në Akademinë Mbretërore në seancën e 12 janarit 1896. Të dhëna

të ndryshme mbi bimët si: emrat shkencorë latinisht, emrat shqip (siç njihen në trevat

shqiptare), shpërndarja gjeografike, origjina, cilësitë dhe përdorimi.

Nota sopra una nuova specie di Onosma albanese [Shënim mbi një lloj të ri të bimës Onosma

shqiptare] di Antonio Baldacci. Në: Bulletin de l’Herbier Boissier. Genève, Imprimeri

Romet, 1895

Karakteristikat e bimës Onosma që gjendet në Shqipërinë Qendrore.

Die pflanzengeographische Karte von Mittelalbanien und Epirus [Harta gjeografike e bimëve

të Shqipërisë së Mesme dhe të Epirit]. Në: Geogr. Mitteilungen, 1897. Në një njësi me një

vepër tjetër të autorit. Studim për gjeografinë dhe klimën e krahinave të Shqipërisë së Mesme

dhe të Epirit. Përshkrim i drurëve dhe i bimëve që rriten në to.

Escursione botanica nell’Albania. Lettera del dott. A. Baldacci al marchese G. Doria.

Bologna, 28 Agosto 1897 [Ekskursion botanik në Shqipëri. Letër e dr. A. Baldaçit drejtuar

markezit G. Doria, nga Bolonja, më 28 gusht 1897].

Page 178: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

178

Në: Bollettino della Società Geografica Italiana, 1897,

Në një njësi me artikullin Die westliche akrokeraunische Gebirgskette të autorit, botuar në

vitin 1896.

Me anë të letrës, autori informon markezin G. Doria mbi ekspeditën e kryer në Shqipëri së

bashku me gjermanin Kurt Hasert. Përshkrim i krahinave ku kanë kaluar: Shkodra, Mirdita,

Shala, Shoshi etj. Të dhëna të ndryshme për këto krahina

L’Hinterland de l’Adriatique [Viset e thella të Adriatikut].

Në: Revue d’Italie. Rome, 1904, août,

Gjendja e Shqipërisë në fillim të shek. XX. Ambiciet dhe interesat ekonomike, tregtare dhe

politike të Italisë dhe të Austro-Hungarisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Mendime dhe

konsiderata të autorit mbi zonat e influencës në brigjet lindore të detit Adriatik. Përhapja dhe

dominimi tregtar, ekonomik dhe politik i Italisë në Shqipëri. Përpjekjet e Austro-Hungarisë,

Rusisë dhe Italisë për lidhjen e Shqipërisë me tregjet e veta duke hapur kështu rrugën e

ekspansionit të tyre në Ballkan. Marrëdhëniet armiqësore të vazhdueshme midis Malit të Zi e

Shqipërisë dhe detyra e Italisë dhe e Fuqive të Mëdha për stabilizimin e tyre. Konsiderata të

autorit mbi përkrahjen e status quo-së së Shqipërisë në interes si të Italisë dhe të Austro-

Hungarisë për depërtimin ekonomik e politik të tyre. Interesat e Austro-Hungarisë në

sanxhakun e Novi Pazarit dhe në Shqipëri. Rivaliteti me Italinë .

La Chara di Giuliò Cesare. Comunicazione letta alla R. Accademia delle Scienze

dell’Instituto di Bologna nella Sessione del 10 maggio 1908 [“Hara” e Jul Cezarit. Kumtesë

e mbajtur në Akademinë Mbretërore të Shkencave, në Institutin e Bolonjës gjatë sesionit të 10

majit 1908].

Studim rreth bimës Asphodelus ramosus e njohur në Shqipëri, sipas autorit, me emrat: hara,

haraz, harz dhe bathër. Kjo bimë është përdorur nga Jul Cezari për të përballuar urinë e

ushtrisë së tij në kohën e luftërave me Pompeun në tokat shqiptare. Karakteristikat e kësaj

bime mjaft të përhapur, veçanërisht në zonën e Myzeqesë dhe të Durrësit (zona e betejave të

Cezarit me Pompeun). Vetitë kurative të bimës.

Note statistiche sul vilayet di Scutari. La legge della montagna albanese [Shënime

statistikore mbi vilajetin e Shkodrës. Ligji i malësisë shqiptare]. Firenze, M. Ricci, 1901.

Marrë nga: Rivista geografica italiana. 1901, anno 8, fasc. 7.

Referat i mbajtur më 18 prill 1901 në Kongresin e Gjeografisë në Itali. Njoftime të shkurtra e

të përgjithshme për vilajetin e Shkodrës. Të dhëna statistikore për sanxhakun e Shkodrës

(Shkodër, Tuz, Lezhë, Mirditë, Pukë, Krujë) dhe të Durrësit (Durrës, Tiranë, Krujë, Shijak)

sipas kazave. Fiset që formojnë këto kaza. Numri i fshatrave, shtëpive, kishave, xhamive etj.

Numri i banorëve sipas besimit. Shpenzimet e caktuara nga qeveria osmane për vilajetin e

Shkodrës. Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe të dhëna për të.

Rivista della collezione botanica fatta nel 1897 nell’Albania Settentrionale, letta alla

R. Accademia delle Scienza dell’Instituto di Bologna nella sessione del 27 Gennaio 1901

[Paradë e koleksionit botanik bërë më 1897 në Shqipërinë eVeriut, lexuar në Akademinë

Mbretërore të Shkencave të Institutit të Bolonjës në sesionin e 27 janarit 1901]. Bologna,

Gamberini e Parmeggiani, 1901.

Page 179: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

179

Marrë nga: Memorie della R. Accademia della Scienze dell’Instituto di Bologna, serie 5,

tomo 9. Në një njësi me artikullin Richerche sulla struttura della foglia e del caule della

Forrythia Europaea Degen et Baldacci dhe artikuj të tjerë të këtij autori.

Katalog bimësh e drurësh me emrat e tyre shkencorë në latinisht. Zonat ku gjenden dhe

karakteristikat e këtyre bimëve.

Vepra të albanologëve të tjerë të njohur për kësaj periudhe kam përzgjedhur.

Nga: Vincenzo Dorsa. Cosenza: Studime etimologjike për gjuhën shqipe. Studi

etimologici della lingua Albanese. 1862. Legrand (nr. 257) e konsideron botim shumë të

rrallë. Në pjesën drejtuar lexuesit autori jep mendime për alfabetin e gjuhës shqipe, zanoret

dhe bashkëtingëlloret e saj, duke bërë krahasime edhe me gjuhën greke Në pjesën Avvertenze

filologiche et etnografiche. [Shënime filologjike dhe etnografike] jepen mendime për historinë

dhe për vjetërsinë e shqipes. Lidhjet e saj me gjuhë të tjera, veçanërisht me latinishten.

Afëritë e shqipes me gjuhët orientale dhe semite. Në pjesën e fundit përfshihet studimi i

autorit për etimologjinë e gjuhës shqipe. Ai analizon fjalë të shqipes që, sipas tij, kanë lidhje

me gjuhën latine e greke.

Veprat e autori francez Conrad Malte-Brun, i cili botoi në 4 vëllime më 1807-1808.

Anale udhëtimesh gjeografike dhe historike ose koleksion udhëtimesh të reja, nga më

të vlefshmet, përkthyer nga të gjitha gjuhët europiane; relacione origjinale të panjohura, të

komunikuara nga udhëtarë francezë e të huaj dhe kujtime historike mbi origjinën, gjuhën,

zakonet e artet e popujve si dhe mbi klimën, prodhimet dhe tregtinë e vendeve që deri tani

njihen pak ose keq. Me titull origjinal:“Annales des voyages de la géographie et de

l’histoire; ou collection des Voyages nouveaux, les plus estimés, traduits de toutes les

Langues Européennes; des Relations originales, inédites, communiquées par des Voyageurs

Français et Etrangers”

Pjesë me përshtypje nga udhëtimi i gjermanit Johan Hajnrih Bartel në Kalabri dhe

Sicili, në fund të shek. XVIII. Në kapitullin Sur les grecs ou albanois de la Calabre [Mbi

grekët dhe shqiptarët e Kalabrisë] jepen mendime dhe mbresa të këtij udhëtari për arbëreshët

e Italisë. Emigrimet dhe numri i madh i tyre në Itali (v. 1). Qëndrimi i Malt-Brënit ndaj

tezave të hedhura nga Bartles për origjinën e shqiptarëve dhe grekëve të Kalabrisë.

Pjesë nga vepra e Xhirolamo Marafiotit Croniche et antichità di Calabria, botuar më 1601,

me të dhëna mbi doket, zakonet, mënyrën e jetesës dhe gjuhën e arbëreshëve të Italisë.

Përshtypje udhëtimi të francezit Jean-Baptiste-Gaspard d’Ansse de Villoison për Greqinë e

viteve 1785-1786 (v. 2). Mbresa dhe mendime për vallen shqiptare, ngjashmërinë e saj me

vallen e lashtë pirrike dhe për veshjen e shqiptarëve, e ngjashme me veshjen e banorëve të

lashtë të Epirit.

Vepra tjetër e Malte-Brun-it. Gjeografia e përgjithshme ose përshkrim i të gjitha

pjesëve të botës, përmbledhur nga Xhuzepe Beloni “Geografia universale ossia descrizione di

tutte le parti del mondo” Vol. 1-4. Napoli, R. Maroffa e Vanspandoch, 1829-1830.

Njoftime të përgjithshme mbi ilirët sipas autorëve të antikitetit. Dardanët një nga fiset

më të njohura të Ilirisë. Prania e sllavëve në Ballkan dhe përhapja e tyre edhe në trojet

shqiptare (v. 1). Në kapitullin me titull Vende perëndimore të Turqisë Europiane. Kërkime

Page 180: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

180

për shqiptarët dhe protosllavët e saj jepen njoftime të shkurtra gjeografiko-historike për

Shqipërinë e fillimit të shek. XIX dhe për gjuhën shqipe (v. 4).

Veprat e Engjëll Mashit

Engjëll Mashi botoi më 1808 italisht veprën: Discorso sull’origine, costumi e stato

attuale della nazione albanese. (Ligjëratë për prejardhjen, për zakonet dhe për gjendjen e

tanishme të kombit shqiptar), ku vë në dukje autoktoninë e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre

nga pellazgët, si dhe kërkon që arbëreshët e Italisë të njihen nga shteti si një kombësi e

veçantë. Vepra pati ndikim pozitiv tek arbëreshët e Italisë dhe rilindësit shqiptarë.

Shuteriqit 139 i cili përshkruan kopjen e Biblitekës Kombëtare dhe e konsideron botimin tepër

të rrallë. Në libër shtjellohen problemi i origjinës, lashtësisë dhe vendshtrirjes së popullit

shqiptar, bazuar në të dhënat e autorëve të lashtësisë. Gjuha dhe doket e shqiptarëve, sipas

autorit, të ndryshme nga ato të grekëve. Me të dhëna gjuhësore e historike Mashi argumenton

tezën se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe shqipja vazhdim i mëtejshëm i ilirishtes

antike. Ai hedh poshtë si të pabaza hipotezat e kohës mbi prejardhjen e shqiptarëve nga

Albania e Kaukazit si dhe të prejardhjes së tyre skite. Përqasja e 60 fjalëve shqip, disa prej të

cilave në dialektin gegë, me ato gjeorgjisht, duke argumentuar kështu se midis shqipes dhe

gjuhës së albanëve të Kaukazit nuk ka asgjë të përbashkët. Mashi vë re edhe praninë e shumë

huazimeve latine, gjermane, franceze, angleze në gjuhën shqipe, duke shënuar disa syresh. Ai

tregon historikisht edhe rrugët e hyrjes së tyre në gjuhën shqipe. Qëndrimi kritik i Mashit

ndaj Lajbnicit lidhur me drejtshkrimin e disa fjalëve shqip (kap. 1).Vështrim mbi historinë,

doket dhe zakonet e shqiptarëve (kap. 2-3). Kolonitë shqiptare në Mbretërinë e Napolit.

Historiku i shpërnguljeve të tyre, numri dhe gjendja e tyre aktuale, përparimet në fushën e

kulturës. Rëndësia e mbrojtjes së popullsisë arbëreshe të Italisë së Jugut dhe masat që duhen

marrë për përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomiko-shoqërore dhe kulturore. Për

Skënderbeun dhe pronat e tij në Itali (kap. 4-5).

Botimi i parë i saj u përkthye frëngjisht nga gjeografi i njohur Malte-Brun duke i bërë të

njohur shqiptarët në botën e jashtme

Studimi tjetër i tij“Essai sur l’Origine, les Moeurs et l’Etat actuel de la Nation

Albanaise”, përkthyer në frëngjisht nga italishtja me të dhëna të rëndësishme për prejardhjen

dhe gjuhën e shqiptarëve, për historinë, emigrimin, doket dhe zakonet e arbëreshëve të Italisë,

për Skënderbeun dhe ndihmën që ai i dha Ferdinandit të Napolit etj.

Gjithashtu kemi dhe një qëndrimi kritik i Malt-Brun-it ndaj pikëpamjeve të Engjëll Mashit

lidhur me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhën e tyre (v. 3). Fjalorth i shqipes me 102 fjalë,

nxjerrë nga vepra e Lajbnicit dhe krahasuar me gjuhë të tjera europiane (v. 3). Shënime për

Grykën e Kotorrit, e cila në tekst quhet Shqipëria ish-venedikase (l’Albanie ex-Vénitiennes)

dhe për krahinat përreth. Popullsia shqiptare dhe këngët e tyre për Skënderbeun dhe heronj të

tjerë (v. 4).

John Cam Hobhouse.

139Sipas Shuteriqit (nr. 195-196)

Page 181: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

181

Nga John Cam Hobhouse i njohur edhe si Lord Broughton personalitet politik dhe

letrar anglez. Mik i shkrimtarit Xhorxh Bajron. Bashkëudhëtues në Shqipëri, për Portalin

Albanologjik Digjital do të doja të përzgjidhja veprën:

Udhëtim për në Kostandinopojë, përmes Shqipërisë dhe provincave të tjera të Turqisë

në Europë dhe në Azi, gjatë viteve 1809 dhe 1810. Me titull origjinal: A journey through

Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia, to Constantinople, during the

years 1809 and 1810 London, James Cawthorn, 1813. Libri me rreth 1500 faqe permban:

harta, faksimile dhe nota muzikore.

Vepra është ditar në formën e letrave të një udhëtimi të autorit së bashku me poetin e

madh romantik anglez Bajron në Maltë, Shqipëri, Greqi, Kostandinopojë etj., me shumë

gravura të litografuara qytetesh e veshjesh të bukura. Vepra përmban:

Përshkrim të hollësishëm të itinerarit Prevezë-Artë-Janinë-Zicë-Delvinaq-Libohovë-Tepelenë

-Përmet-Konicë dhe kthim. Kufijtë e Shqipërisë në këtë kohë dhe shtrirja e zotërimeve të Ali

pashë Tepelenës; Pashallëkun e Shkodrës. Të dhëna për gjendjen ekonomike, politike dhe

shoqërore të Shqipërisë, ndarja e saj gjeografike, etnike dhe administrative. Njoftime mbi

Durrësin, Beratin, Apoloninë, Vlorën, Himarën, Butrintin, Filatin, Sulin dhe suljotët, Janinën,

Pargën, Prevezën etj. Histori e shkurtër e Shqipërisë nga kohët më të hershme deri në fillim të

shek. XIX. Ali pashë Tepelena, tiparet e tij si sundimtar e personalitet politik i kohës së vet.

Përshkrim i tipareve të karakterit të shqiptarëve. Prejardhja e shqiptarëve, zakonet, doket,

mënyra e tyre e jetesës dhe, mbi të gjitha, ndjenja e tyre e theksuar e kombësisë, dashuria e

pakufishme për atdheun. Përshkrim gjeografik i Shqipërisë. Kapitull i veçantë kushtuar

gjuhës shqipe, alfabeti dhe konstatime të autorit mbi huazimet latine, italiane, frënge,

angleze, greke e turke në këtë gjuhë. Gramatika e shkurtuar e Da Leçes, shoqëruar me

vërejtje të autorit dhe me materiale të tjera gjuhësore të mbledhura nga ai vetë. Arbëreshët e

Atikës dhe tri strofa të një kënge popullore të tyre. Faksimile e letrës së Ali pashë Tepelenës

në greqisht drejtuar Jakup e Iliaz Beut dhe Isuf Agës, drejtorit të thesarit, më 10 tetor 1809,

transkriptimi greqisht dhe përkthimi i saj në anglisht, përmes së cilës i porosit të presin dhe

10 tetor 1809, transkriptimi greqisht dhe përkthimi i saj në anglisht, përmes së cilës i porosit

të presin dhe të shoqërojnë për në Misolongji anglezët Hobhauz dhe Bajron.

Veprat e William Martin-Leake

William Martin-Leake historian, numizmat e antikuarist, gjuhëtar e topograf,

përfaqësues politik i Anglisë pranë oborrit të Ali pashë Tepelenës, ishte ndër udhëtarët e parë

anglezë që vizitoi dhe la punime për Shqipërinë. Përshkroi të gjitha viset shqiptare që nga

Preveza, Arta, Janina, Camëria, Filati, Gjirokastra, Tepelena, Vlora. Ai studioi të gjitha

gjuhët e Ballkanit po ashtu dhe gjuhën shqipe.

Nga veprat e tij për Portalin Albanologjik Digjital do të veçoja:

Researches in Greece [Kërkime në Greqi]. London, 1814. Kjo vepër edhe pse me

shumë njoftime me karakter ekonomik, politik, topografik etj., mbetet një vepër e mirëfilltë

gjuhësore me studime për greqishten e shqipen. Veç të tjerash në këtë vepër botoi një

“Gramatikë të gjuhës shqipe”, në të vërtetë një “Skicë gramatikore”, siç e quan edhe vetë, me

shënime për shqipen, një “Fjalor greqisht-anglisht-shqip” si dhe ribotoi “Fjalorin e Dhanil

Haxhiut” në greqisht-arumanisht-bullgarisht-shqip, duke i shtuar edhe anglishten.

Page 182: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

182

Në historinë e studimit të shqipes është i pari albanolog që shprehu mendime me vlerë

për huazimet greke, latine, gote, sllave, frënge, italiane dhe turke të gjuhës shqipe.

Part 1: Remarks on the languages spoken in Greece at the present day [Vërejtje për gjuhët që

fliten sot në Greqi]. Shënime paraprake për historinë e Shqipërisë dhe ndarjen gjeografike të

saj sipas krahinave e dialekteve. Në këtë material autori na jep të dhëna të rëndësishme

historike mbi: Qytetet kryesore të Gegërisë dhe të Toskërisë. Familjet sundimtare shqiptare të

Balshajve e të Shpatajve. Sulmet e para turke për pushtimin e trojeve shqiptare. Të dhëna për

Skënderbeun dhe Gjergj Arianitin. Rrethimi i Shkodrës më 1478. Ngulimet shqiptare në Itali.

Origjina e gjuhës shqipe dhe e popullit shqiptar: shqiptarët, pasardhës të drejtpërdrejtë të

ilirëve dhe gjuha shqipe, bijë e ilirishtes së lashtë. Gjuha shqipe dhe marrëdhëniet e saj me

gjuhët e tjera. Gramatikë e thjeshtë e gjuhës shqipe. Shënime mbi fjalorët e botuar të shqipes

Një fjalor greqisht-anglisht-shqip me rreth 2 100 fjalë dhe një fjalor tjetër anglisht-greqisht-

shqip-vllahisht-bullgarisht që sipas Kastratit është ribotim i fjalorit të Adam Haxhi Dhanil

Voskopojarit Liku i shton fjalorit katërgjuhësh të Dhanilit pjesën anglisht. Autori deklaron se

në punimin e tij ai është udhëhequr prej Evstrat Vithkuqarit. Vëzhgime mbi vllehtë dhe

gjuhën e tyre, krahasuar edhe me shqipen Në historinë e studimit të shqipes është i pari

albanolog që shprehu mendime me vlerë mbi huazimet greke, latine, gote, sllave, frënge,

italiane dhe turke në gjuhën shqipe.

Një vepër tjetër e këtij autori është: An historical outline of the Greek Revolution.

With a few remarks on the present state of affairs in that country [Skicë historike e

Revolucionit Grek, me disa vërejtje mbi gjendjen e tanishme të punëve në këtë vend].

London, [1826].

Libri ka njoftime të hollësishme mbi: Ali pashë Tepelenën, revolta e tij kundër Portës

së Lartë dhe fillimet e Revolucionit Grek. Marrëdhëniet e tij me kryengritësit grekë. Arsyet e

shembjes së pashallëkut të madh shqiptar të Janinës. Marrëdhëniet shqiptaro-greke pas

vdekjes së Ali Pashës. Mendime për kufijtë e një shteti të ardhshëm grek, në një prej

versioneve të të cilit përfshihen dhe trojet shqiptare të Delvinës, të Sarandës dhe të Çamërisë.

Travels in the Morea [Udhëtime në More].William Martin Leake. Vol. 1-3. London,

John Murray, 1830. 3 V.

Arbëreshët e Greqisë, banorë të Argolit, Atikës, Beotisë, Hidrës, Lalës etj. Përhapja

përherë e më e madhe e veshjes kombëtare shqiptare në More dhe në pjesë të tjera të Greqisë

(v. 1). Arbëreshët e Hidrës, të cilët e kthyen ishullin e tyre nga një vend i shkretë, në vendin

më të lulëzuar të Greqisë (v. 2). Ngulimet e shumta arbëreshe të Korintit (v. 3).

Në veprën: Travels in Northern Greece [Udhëtime në Greqinë Veriore]. 1835. Leak si

studiues i vëmendshëm, në katër vëllime jep informacion të bollshëm e të hollësishëm për

shumë dukuri me spektër të gjerë tematik.

V. 1. Përshkrim i Shqipërisë së Jugut dhe i bregdetit të saj. Përshtypje udhëtimi dhe të dhëna

historike, statistikore etj. për Vlorën, Orikumin, Sazanin, bregdetin e Himarës, Palasën,

Qeparoin, Sarandën, Delvinën, Finiqin, Piqerasin, Sopotin, Butrintin, Gjirokastrën, Terhatin,

Zhulatin, Senicën, Kardhiqin, Labovën, Libohovën, Tepelenën, luginën e Vjosës, Filatin,

Devollin, Korçën, Plasën, Voskopin, Voskopojën, Ohrin, krahinën e Tomorit, Beratin,

Këlcyrën, Përmetin, Konicën, Kosturin, Sulin, Artën, Janinën etj. Himara dhe himarjotët,

doket dhe mënyra e tyre e jetesës. Të dhëna për suljotët dhe luftërat e tyre. Të dhëna për

Page 183: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

183

Ilirinë, fiset dhe mbretërit ilirë. Durrësi dhe Apolonia nën sundimin romak. Të dhëna për Ali

pashë Tepelenën, për familjen dhe oborrin e tij. Gjendja ekonomike dhe politike në

pashallëkun e Janinës. Pashallëku i Beratit dhe Ahmet Kurt Pasha. Vllehtë e Shqipërisë.

Ndarja administrative, gjeografike dhe etnike e Shqipërisë. Konsiderata të përgjithshme për

shqiptarët.

V. 2. Përshkrime dhe mbresa udhëtimi nga zotërimet e Ali pashë Tepelenës në Tesali, në

Maqedoni dhe në pjesën tjetër veriore të Greqisë. Pushteti në Neopatër në duart e një beu

shqiptar, të vendosur këtu nga pashai i Janinës. Përshkrim i qytetit të Neopatrës dhe i një

kishe që po rindërtohej nga grekët me lejen e Ali Pashës. Emigrimi i shumë vendasve në zona

të tjera të Greqisë, me pushtimin e krahinave të tyre nga Ali pashë Tepelena. Gjendja e

vendasve nën sundimin e tij. Pushtimi i mukatasë së Talandasë nga i biri i Aliut, Veli Pasha.

Mbresa nga fshati arbëresh Kokino në Tebë, me 30 shtëpi, ku përdoret gjuha shqipe. Liku

konstaton se gratë e këtij fshati nuk dinë greqisht. Kjo situatë, sipas tij, vihet re edhe në

fshatra të tjerë, të banuar nga arbëreshë.

V. 3. Përshtypje udhëtimi dhe të dhëna për Pargën, Prevezën, Akarnaninë dhe krahina të tjera

të pjesës jugore të pashallëkut të Janinës. Marrëdhëniet agrare në këtë pashallëk.

Marrëdhëniet e Ali pashë Tepelenës me Portën e Lartë. Histori e Epirit dhe e Ilirisë.

V. 4. Përshkrime udhëtimi dhe të dhëna për krahinën e Çamërisë, Sulin, Paramithinë,

Delvinën, Konicën dhe Janinën. Të dhëna për gjendjen politike të pashallëkut të Janinës në

vitin 1809-1810. Pushtimi i Beratit dhe rëndësia e tij për zgjerimin dhe forcimin e pushtetit të

Ali pashë Tepelenës.

Henry Holland,

Udhëpërshkrues dhe mjek në oborrin e Ali pashë Tepelenës.

Vepra: [Udhëtime në ishujt jonianë, në Shqipëri, në Tesali, në Maqedoni etj., në vitet 1812

dhe 1813] Travels in the Ionian Isles, Albania, Thessaly, Macedonia, etc., during the years

1812 and 1813 e botuar në Londër, ka të dhëna të hollësishme nga vizita e autorit në Prevezë

dhe përshtypjet e para për banorët shqiptarë të saj.

Ai përshkruan: veshjet, muzikën, këngën dhe vallet shqiptare. Udhëtimin me intinerar

Prevezë-Artë-Janinë. Përshkrime dhe mbresa nga ky udhëtim. Tablo e jetës ekonomike të

pashallëkut të Janinës. Kufijtë e Shqipërisë, ndarja administrative dhe qytetet kryesore të saj.

Mendime për origjinën e shiptarëve dhe për gjuhën shqipe. Takime me Ali pashë Tepelenën.

Shtrirja e pashallëkut të Janinës. Marrëdhëniet e sundimtarit të Janinës me Portën e Lartë dhe

me Fuqitë e Mëdha. Të ardhurat, organizimi, ushtria, potenciali ushtarak i pashallëkut.

Udhëtim nëpër Shqipëri në itinerarin Janinë-Libohovë-Gjirokastër-Kardhiq-Tepelenë-

Apoloni-Vlorë-Selenicë dhe kthim. Përshkrime dhe mbresa nga ky udhëtim.

Vepra e Julien Bessières

Julien Bessières, shkencëtar dhe diplomat francez. Gjatë kthimit nga Egjipti për në

Francë, (me të ishte dhe Pouqueville), anija e tij u sulmohet dhe kapet nga piratët shqiptarë, të

cilët i morën të burgosurit e tyre dhe i shitën veçmas tek zyrtarët e ndryshëm osmanë.

Bessières Poitevin dhe Charbonnel iu shit Ali Pashës dhe në vitin 1800. Tre burrat u burgosën

në Kështjellën e Korfuzit, prej nga ata u arratisën nëntorit të atij viti.

Page 184: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

184

Në 1804 Bessières kthehet për të takuar Ali Pasha, duke u bërë agjent i tij, dhe në

1805 ai u bë i përgjithshëm i konsullatës së Francës në Venecia. Nga 1807 deri në 1810 ai

shërbeu si komisar francez perandorak (d.m.th. i ngarkuar me të gjitha çështjet civile) në

Korfuz. Ai pastaj shërbeu si intendant i Navarre, (1813).

Nga kjo aventurë e tij veprën, ku analizohet në mënyrë të hollësishme jeta dhe vepra e Ali

pashës. Vepra titullohet [Parashtresë për jetën dhe fuqinë e Ali Pashës, vezir i Janinës]

Mémoire sur la vie et la puissance d’Ali Pacha, visir de Janina, Paris, chez Delaunay, 1820.

Autori në një shënim të dorëshkruar frëngjisht në fletën para frontespicit: Bessières. Emri i tij

i plotë sipas Larusit (2, f. 637).

Autori, siç pohon në parathënie, është mbështetur në burime të sigurta, në shënime

dhe kujtime të tijat dhe të personave të ndryshëm, që kanë qenë pranë Ali pashë Tepelenës

dhe kanë pasur lidhje me pashallëkun e tij, botuar në një kohë kur Porta e Lartë po përgatitej

për luftë kundër tij.

Libri ka informacion të hollësishëm mbi: Ardhjen e Ali Pashës në pushtet.

Marrëdhëniet e tij me Portën e Lartë. Aleancat me pashallarë të tjerë shqiptarë. Arsyet e

zgjerimit të pashallëkut të Janinës. Fuqia ushtarake, thesari dhe shpenzimet e pashait të

Janinës. Cilësitë fizike dhe karakteri i Ali Pashës. Mjetet e Portës së Lartë për të shkatërruar

pushtetin e tij pa bërë luftë.

Vepra e Giuseppe Crispi

Giuseppe Crispi, filolog italiane me prejardhje Arbëreshe. Një nga figurat kryesore të

komunitetit Arbëresh të Sicilisë të asaj epoke, ai shkroi një numër veprash në gjuhën shqipe.

Më 26 maj 1808 Giuseppe Crispi u shugurua si prift katolik lindor. Ai ishte profesor i

letërsisë së lashtë greke në Universitetin e Palermos, një rektor i Seminarit të Palermos dhe

peshkop më 1836. Puna më e njohur e Crispi është “Memorie sulla lingua Albanese di cui si

dimostra l’indole primordiale e se ne rintraccia la rimota antichità’sino ai Pelasghi ai Frigj

ai Macedoni e agli eoli primitivi, che la costituisce in gran parte madre della lingua greca

[Përkujtesë për gjuhën shqipe, në të cilën demonstrohet karakteri i saj i lashtë dhe gjurmohet

lashtësia e saj më e hershme deri te pellazgët, frigët, maqedonët dhe eolët primitivë dhe që

përbën në një pjesë të madhe gjuhën mëmë të greqishtes]”, botuar për herë të parë në 1831 në

Palermo. Pjesërisht i ndikuar nga studimet e Conrad Malte-Brun, ajo përbën monografinë e

parë të gjuhës shqipe.

Vepra është ribotuar, sipas Shuteriqit (nr. 284) e Kastratit (1, f. 572), edhe më 1836 në

Palermo nga Tipografia del Giornale Letterario. Shuteriqi e konsideron libër shumë të rrallë.

Krispi në këtë vepër përpiqet të provojë lashtësinë e popullit shqiptarë dhe të gjuhës

shqipe. Ai, ndër të parët, parashtron tezën e prejardhjes pellazgjike të shqiptarëve dhe atë të

afërisë së shqipes me etruskishten. Sipas Krispit pellazgët qenë një popull më i lashtë se

grekët, me një gjuhë, gjurmët e së cilës shihen në gjuhën shqipe. Mbështetet kryesisht në

punimet e Nikollë Ketës, duke marrë prej tij argumentimin dhe shembujt gjuhësorë.

Për Portalin Albanologjik do të veçoja gjithashu veprën me titullin: [Përkujtesë për

zanafillën dhe për themelimin e kolonisë greko-shqiptare, Palaco Adriano, në Sicili, për

kishat e ndërtuara atje dhe grindjet që lindën midis klerit katolik dhe atij ortodoks, në të cilat

ndërhyri famullia latine] “Memoria sulla origine e fondazione di Palazzo Adriano, colonia

Page 185: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

185

greco-albanese in Sicilia, delle chiese...che vi nacquero tra i due cleri da che vi s’introdusse

parrocchia latina“, botuar në Palermo, nga Presso Lorenzo Dato, më 1827.

Vepra na jep mjaf të dhëna mbi emigrimin dhe vendosjen e shqiptarëve në Sicili pas

vdekjes së Skënderbeut. Siç dëshmohet edhe në libër nga një privilegj latinisht i mbretit

Xhovani të Aragonës, më 1467. Themelimi i kolonisë arbëreshe të Palaco Adrianos rreth 40

milje larg Palermos dhe historia e tij. Historik i Kishës Katolike dhe i Kishës Ortodokse ndër

arbëreshët e Sicilisë. Mosmarrëveshjet midis klerit ortodoks të fshatit Palaco Adriano dhe atij

katolik. Përpjekjet e këtij të fundit për t’i kthyer arbëreshët në ritin latin. Toponime shqipe të

Palaco Adrianos, si argument i autorit për të vërtetuar se arbëreshët, kur u vendosën aty, nuk

gjetën italianë. Etimologjia e këtyre toponimeve.

Joseph Ritter Von Xylander.

Xylander-i ishte i pari albanolog gjerman që e analizoi shqipen me metodë filologjike,

d.m.th. duke bërë krahasime me gjuhë të tjera, dhe që botoi një libër me lëndë gjuhësore të

vlefshme për hulumtuesit e mëvonshëm. Ishte oficer i xhenios në Mbretërinë Bavareze. Nuk

erdhi ndonjëherë në Shqipëri, por u mor seriozisht me gjuhën shqipe dhe me prejardhjen e

Shqiptarëve. Në kohën e tij ushtarakët e karrierës përbënin një shtresë të arsimuar dhe me

interesa të gjerë kulturorë. J. Xylander-i ishte doktor në filozofi dhe anëtar i Akademisë

Ushtarake Suedeze. Për disa vjet J. Xylander-i ishte në shërbim të Mbretërisë së Greqisë, ku

pati rastin të njihet nga afër me Shqiptarët, me kulturën, historinë dhe gjuhën e tyre.

Vepra e tij [Gjuha e shqiptarëve]. “Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren”, e

vitit 1835 mendoj e duhet të jetë pjesë e Portalit Albanologjik Digjital.

Për studimin e gjuhës shqipe Ksilanderi është mbështetur në veprat e autorëve

shqiptarë si Bardhi, Budi, Bogdani, Kavaljoti dhe në ato të studiuesve të huaj si Da Lecce,

Thunmann, Pouqueville, Leake, Hobhouse etj. Është studiuesi i parë që mbron tezën e

përkatësisë së shqipes në trungun e gjuhëve indoeuropiane. Autori arrin në përfundimin se

shqipja është gjuhë indoeuropiane pas krahasimit të fjalëve shqip me ato të gjuhëve të tjera,

duke kundërshtuar kështu tezën e Johan Kristof Adelungut se shqipja është gjuhë e përzier.

Huazimet e shumta të shqipes Ksilanderi i shpjegon me marrëdhëniet historike të popullit

shqiptar me shumë popuj të tjerë që nga lashtësia deri në pushtimin osman. Paraqitje e

versioneve të ndryshme ekzistuese lidhur me etnogjenezën e shqiptarëve dhe vendbanimet e

hershme të tyre. Vendbanimet arbëreshe në Italinë e Jugut. Përkthimi në gjuhën shqipe i

Dhiatës së Re në Korfuz, më 1827 dhe leksiku shqip i përdorur në të. Probleme të

leksikologjisë dhe të gramatikës së gjuhës shqipe. Tabela krahasuese të zgjedhimit të foljeve.

Ushtrime gjuhësore dhe pjesë nga folklori. Fjalor gjermanisht-shqip dhe shqip-gjermanisht.

Hyacinthe Hecquard

Vepra e eksploratori dhe diplomatit francez, Hyacinthe Hecquard, Historia dhe

përshkrimi i Shqipërisë së Epërme ose i Gegërisë, “Histoire et description de la Haute

Albanie ou Guégarie” botuar në Paris më1858, mendoj se duhet të jetë pjesë e koleksioneve

albanologjike digjitale.

Page 186: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

186

Autori, konsull francez në Shkodër, përshkruan mbresat dhe sjell vëzhgimet e tij nga

Shqipëria e Veriut. Të dhëna për racat e Turqisë Europiane. Kufijtë e Shqipërisë. Prejardhja e

shqiptarëve dhe e gjuhës së tyre. Përshkrim gjeografik i hollësishëm i Shqipërisë së Epërme.

Shtrirja dhe kufijtë e kësaj treve. Të dhëna për lumenjtë Buna, Kiri dhe Drini, për malet

Tarabosh e Cukal, për fushat e Zadrimës, Gjakovës, Pejës dhe Prizrenit. Klima, pyjet,

prodhimet bujqësore e blegtorale. Fauna e liqenit të Shkodrës Njoftime të hollësishme

historiko-statistikore për Shkodrën, Lezhën, Tivarin, Ulqinin, Podgoricën, Tuzin, Grudën,

Zadrimën, Gucinë etj. Ndarja administrative e tyre.

Demetrio Camarda

Gramatolog i gjuhës arbëreshe dhe asaj greke, historian dhe filolog, mbahet ndër

studjuesit më të rëndësishëm të shqipes në shek. XIX, që shkroi monumentet e para

shkencore e sistematike të kulturës arbëreshe. Si studjues i folklorit arbëresh dhe njohës i

gjuhësisë indo-evropiane, u përball ndër të parët me çështjen e gjuhësisë shqipe me

kryeveprën e tij në këtë fushë "Saggio di Grammatologia comparata sulla lingua albanese"

botuar në Livorno më 1864.

Vepra përmban njoftime mbi veprat dhe autorët që kanë trajtuar gjuhën shqipe.

Shënime mbi gjuhën dhe dialektet e shqipes. Veçoritë e përgjithshme të saj. Shkrimi gjuhës

shqipe, theksi dhe prosodia në këtë gjuhë. Tjetërsimet e zanoreve dhe bashkëtingëlloreve.

Formimi i fjalëve, parashtesat dhe prapashtesat. Lakimi i emrave dhe i përemrave, numërorët,

zgjedhimi i foljeve dhe pjesët e pandryshueshme të ligjeratës. Trajtimi i shqipes në planin

historiko-krahasues dhe afëritë e saj me gjuhët e tjera, veçanërisht me latinishten dhe

greqishten. Vëzhgime mbi sintaksën dhe etimologjinë e gjuhës shqipe.

Megjithatë duhet thënë se teza e Kamardës se shqipja ka lidhje të forta me greqishten nuk u

mbështet nga albanologët e mëvonshëm.

Franc Miklošič (Franz Miklosich)

Nga veprat e filologut dhe filozofit slloven Franc Miklošič i cili e ka ushtruar

veprimtarinë e tij në Austri kam përzgjedhur veprën me titull: [Elementet sllave në gjuhën

shqipe, me një hyrje mbi përhapjen e kombësisë shqiptare, burimet e dijes sonë për gjuhën

shqipe, tingujt e saj të fundit, përpjekjet për t’i përshkruar këta tinguj dhe çështjet që lidhen

me ta]. “Die slavischen Elemente im Albanischen, mit einer Einleitung welche der

Ausbreitung des albanischen Volksstammes, die Quellen unserer Kenntniss der albanischen

Sprache, die Laute derselben und die Versuche, diese Laute darzustellen, zum Gegenstand”.

Vorgelegt in der Sitzung am 20 April 1870. Wien, In Commssion bei Karl Gerold’s Sohn,

1870. Në: (Albanische Forschungen; 1).Referat i autorit mbajtur më 20 prill 1870.

Krahas konsideratave për gjuhën shqipe dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët sllave jepen

të dhëna dhe për trojet shqiptare në tërësi, kolonitë shqiptare në vende të ndryshme të

Europës dhe statistika për numrin e popullsisë . Listë fjalësh shqip me burim sllav .

Albanologu i shquar çek von Jan Urban Jarník ka dhënë një ndihmesë të madhe në

zhvillimin e gjuhës dhe folkloristikës shqiptare. Ndër veprat e tij mund të dallohen

“Kontributi për njohjen e dialekteve shqiptare”, “Përralla dhe anekdota shqiptare”, etj. Më e

Page 187: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

187

rëndësishme është korrespondenca e albanologut Dr. Urban Jarnik me personalitetet më të

rëndësishme të Rilindjes Kombëtare: Naim Frashëri, Jeronim de Rada, Konstandin

Kristoforidhi, Thimi Mitko etj. Ndër veprat e tij mund të veçoja:

“Zur Albanischen Sprachenkunde” [Për njohjen e gjuhës shqipe]. Leipzig, In

Commission bei F. A. Brockhaus’ Sortiment und Antiquarium, 1881.

Marrë nga: Jahresbericht für das Jahr 1880-81 der k. k. Unterrealschule im II. Bezirk.

Poezia e Pashko Vasës O moj Shqypni, botuar për herë të parë nga Jarniku; dy përralla, 53

fjalë të urta shqip e gjermanisht dhe shënime gramatikore e leksikore mbi gjuhën shqipe,

bazuar në dialektin e Veriut.

Kontribut për njohjen e dialekteve shqiptare. “Příspĕvky ku poznání nářecí

Albánskych Uveřejňuje” (Pojednání Král. České Společnosti Nauk.-Rada VI., díl 12.) (Trída

pro filosofii, dĕjepis a filologii č. 1.). Është botuar në revistën Jubelband të Akademisë Çeke

të Shkencave më 1885, nr. 4.

Pjesa përmban përralla, rrëfime e anekdota në gegërisht, kryesisht nga Shkodra,

pajisur me një hyrje të shkurtër si dhe me një glosar shqip-çekisht-gjermanisht, ku shpesh

jepet edhe etimologjia e fjalëve shqip e shënime të tjera gramatikore. Glosari paraprihet nga

një hyrje e shkurtër dhe nga burimet bibliografike.

Giuseppe Schirò

Studiues, poet, dramaturg, prozator, gjuhëtar, folklorist, etnograf, gazetar dhe

publicist i shquar arbëresh. Koleksionist i traditave poetike arbëreshe, profesor i parë dhe

kryetarit i gjuhës shqipe dhe letërsisë në Institutin Oriental të Napolit, që marrin pjesë në

mënyrë aktive në zhvillimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj

shqiptar, ai është përfaqësuesi më i traditave arbëreshe letrare.

Mbaroi studimet për drejtësi më 1890 dhe po këtë vit u emërua docent i letërsisë antike në

"Liceun Garibaldi" të Palermos. Kur ishte vetëm 35 vjeç arriti të merrte vendin e titullarit të

Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe, të hapur pranë Institutit Mbretëror Oriental të

Napolit. Më pas ai vazhdoi veprimtarinë albanologjike në Napoli me botime, leksione dhe

pjesëmarrje në kongrese. Veprat kryesore të tij mbeten Mili e Hajdhia, Te dheu i

huaj dhe Mino. Poema Mili e Hajdhia është këngë subjektive e Skiroit ; aty autori derdhi

emocionet djaloshare, të cilat mbetën esenciale edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë

vepra më e mirë e rinisë së tij.

Për Portalin Albanologjik Digjital do të veçoja veprat:

Rapsodie albanesi. Estratto dal volume che vedrà la luce nel prossimo marzo

[Rapsodi shqiptare. Pjesë nga vëllimi që do të shohë dritën e botimit marsin e ardhshëm].

Palermo, Andrea Amenta, 1887. Interesan është fakti që kjo vepër gjendet si një kopje

dhuruar Gustav Majerit me autograf nga autorit. Në Bibliotekën Kombëtare vjen e dhuruar

nga Prof. Dr. G. Weigand Leipzig.

Përmban vetëm këngën popullore arbëreshe Dhima i Renvet (Dima dei Reni),

shoqëruar me tekstin italisht dhe me shënime nga autori .

Interesante janë dhe veprat e tjera si: Kënkat e luftës. (I canti della battaglia). Con note e

osservazioni sulla Questione d’Oriente [Këngët e luftës me shënime dhe vëzhgime mbi

Çështjen Lindore]. Palermo, Remo Sandron, 1897.

Page 188: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

188

Veprat përmbajnë: Parathënie italisht nga autori. Kushtim për De Radën dhe shpjegime për

alfabetin e gjuhës shqipe. Kënkat e luftës, poezi arbërisht dhe italisht. Shënime dhe pjesë

italisht të autorëve të ndryshëm për Çështjen Lindore, nxjerrë nga shtypi i kohës, me vështrim

të posaçëm historik mbi çështjen shqiptare dhe përpjekjet për pavarësinë e Shqipërisë .

Notizia distinta degl’italo-greci, e degl’italo-albanesi esposta da monsignor Giuseppe

Schirò, già arcivescovo di Durazzo, già vicario apostoloco di Cimera nell’Epiro, in

occasione di dover rispondere ad alcuni quesiti proposti da un personaggio in Roma, l’anno

1742 [Njoftim i qartë për grekët dhe arbëreshët e Italisë paraqitur nga imzot Zef Skiroi, tani

peshkop i Durrësit dhe vikar apostolik i Himarës në Epir, si një detyrim për t’i dhënë

përgjigje disa çështjeve në fjalë nga një personazh në Romë, në vitin 1742].

Autori në këtë vepër shpjegon ndryshimin midis grekëve dhe arbëreshëve të Italisë.

Origjina, gjuha, besimi dhe institucionet e tyre fetare të ndryshme nga ato të italo-grekëve.

Emigrimet e njëpasnjëshme të arbëreshëve në Itali dhe vendosja e tyre me familjet në të.

Statistika për numrin e popullsisë arbëreshe. Ritet e tyre fetare

Canti sacri delle colonie albanesi di Sicilia. Kaenka tae paershpyrtaeshme tae

shhjyptàraevet tae Sikjilis. Napoli, Tipogr. ed. Bideri, 1907.

Parathënie ku Skiro analizon origjinën e këngëve të përfshira në këtë vëllim dhe pohon se një

pjesë e tyre janë krijime nga autorë të ndryshëm si Nikollë Filja, Nikollë Brankati, Gavril

Dara, Françesk Parino etj. Domosdoshmëria për reformimin e alfabetit të gjuhës shqipe;

mendimet e Skiroit për këtë çështje. Vështrim i shkurtër i veprimtarisë së shoqërive shqiptare

jashtë atdheut në drejtim të shqipes dhe të botimeve në këtë gjuhë. Alfabeti i kohës i gjuhës

shqipe .Teksti i këngëve në gjuhën shqipe dhe në fund të çdo faqeje përkthimi italisht në

prozë.Tryeza e lëndës në shqip dhe në italisht.

Veprat e Pashko Vasës

Pashko Vasa qe nëpunës i konsullatës britanike në Shkodër, oficer kalorësie

në Bolonjë, revolucionar i Risorgimento-s, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe veprimtar

i Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Për Portalin Albanologjik Digjital do të veçoja veprën e tij, E vërteta mbi Shqipërinë

dhe shqiptarët “La véritésur l’Albanie et les Albanais”, manifest i madhor ideo-politik i

Lëvizjes Kombëtare, botuar në Paris më 1879.

Vepra frëngjisht është botuar edhe në Stamboll, në vitin 1879 me titull, “Études sur l’Albanie

et les Albanais”. Po këtë vit është botuar në turqisht, gjermanisht e anglisht. E përkthyer

italisht nga Terenc Toçi, nën pseudonimin Milo Shini, vepra u botua më 1916 në Koriliano

Kalabro. Përkthyer në gjuhën shqipe nga Mehdi Frashëri, më 1935.

Vepra përmban një trajtesë historike për popullin shqiptar nga lashtësia deri në periudhën e

Skënderbeut. Qëllimet e luftës së tij dhe kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për

autonominë territoriale-administrative të Shqipërisë. Kufijtë etnikë të Shqipërisë. Çështja e

Epirit dhe pretendimet greke. Teza e njohur e lashtësisë pellazgjike të shqiptarëve përmes të

dhënash gjuhësore. Detyra për të ngritur një popull të rënë, nënvizon Pashko Vasa në fund të

veprës është një detyrë fisnike.

Page 189: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

189

Duhet pranuar se P. Vasa qe i pari, i cili argumentoi me veprën e tij madhore aspiratat

kombëtare të shqiptarëve dhe rrugën që duhej të ndiqnin ata për rilindjen kombëtare.

Analizën dhe përfytyrimin e tij shkencor mbi të ardhmen e Shqipërisë ai e vuri në bazën e

Programit autonomist të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizatën, të cilën sapo e kishte

themeluar me Iljaz pashë Dibrën dhe pesëdhjetë e sa delegatët e Kuvendit historik të

Prizrenit, pak para botimit të veprës së tij.

Vepër tjetër të Pashko Vasa do të veçoja, Gramatika e gjuhës shqipe. Në përdorim të atyre që

duan të mësojnë këtë gjuhë pa ndihmën e mësuesit. Grammaire albanaise. À l’usage de ceux

qui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître. Par P. W. London, Trübner &

Co.,Ludgate Hill, 1887. Trübner’s collection of simplified grammars..

Parathënia është në frëngjisht ku jepen konsideratat e autorit mbi lashtësinë e

shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sipas Pashko Vasës shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe

shqipja nga pellazgjishtja. Qëllimi i kësaj gramatike, pohon autori, është të paraqesim se

shqipja ka rregulla fikse e të njëtrajtshme dhe të vemë përpara gjithë botës dhe veçanërisht

studiuesve europianë një udhëheqës të sigurt që ata ta mësojnë këtë gjuhë pa ndihmën e

mësuesit. Pas parathënies një hyrje mbi alfabetin e shqipes. Gramatika e Pashko Vasës

përmban vetëm morfologjinë. Në fund mbyllet me një pasthënie frëngjisht ku, ndër të tjera,

shkruan se ai ka hartuar një gramatikë të mjaftueshme për të drejtuar çdo të huaj në studimin

e gjuhës shqipe. Vepër me vlerë për historinë e gramatologjisë shqiptare.

Lajos Thallóczy

Historiani hungarez Lajos Thallóczy ka një vepër mjaft interesante Az “Illyr”

czimergyüj temények [Përmbledhje stemash ilire]. Në: Turul. A Magyar Heraldikai és

Genealogiai Társaság Közlönye. Budapest, 1888, kotet 6, füzet 3,

Ai nxjerr konkluzione rreth heraldikës dhe gjenealogjisë ilire dhe familje shqiptare të

mesjetës Gjurashët (Cërnojeviçët), Dukagjinët, Kastriotët, Marulët dhe Kopiliqët,.

Nicolai Iorga

Nicolai Iorga, personalitet i letrave dhe veprimtar politik, kryeministër i Rumanisë.

Gjithashtu zhvilloi veprimtari të dendur, arkivistike, letrare por mbi të gjitha, historiografike.

Thuajse nuk mbeti degë e letërsisë dhe historisë pa u lëvruar nga Iorga. Vend të veçantë në

punimet e tij zënë vëllimet për historinë e Rumanisë që nga lashtësia, historia e letërsisë dhe

arteve e të tjera, vepra ku ndërthuren pjesë të historisë së popujve ballkanikë dhe të

shqiptarëve edhe një historie botërore prej katër vëllimesh. Shqipërisë i kushtoi disa punime

si: Breve histoire de l’Albanie et du peuple albanais [Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e

popullit shqiptar] (Bukuresht, 1919), Lettres de Dora d’Istria [Letra të Dora d'Istrias],

botuar në Revue historique du Sud-Est Européen, 1932, ku publikon letrat e studiueses

shqiptare drejtuar një shkrimtari hungarez, drejtor i një reviste letrare, në vitet 1877-1887, në

të cilat spikasin shqetësimet e rilindasve shqiptarë.

Dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar që njihet deri më sot, Formula e

Pagëzimit, e shkruar nga Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462, u zbulua nga Iorga. Ai e gjeti atë

brenda një koleksioni në Bibliotekën Laurenciana të Firences dhe e botoi në vëllimin e katërt

të librit mbi kryqëzatat (1915). Trashëgimia iliro-shqiptare në kulturën europiane, luftërat e

shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë janë disa nga temat e veprimtarisë studimore të Iorgas

Page 190: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

190

Një vepër tjetër e tij është dhe Basta şi Mihaǐ-Viteazul [Basta dhe Mihal-Viteazuli].

Bucureşt. Libri përmban të dhëna për familjen arbëreshe Basta, vendosur në Mbretërinë e

Napolit pas pushtimit të Shqipërisë nga turqit osmanë. Mbi jetën dhe veprimtarinë ushtarake

në Vendet e Ulta të komandantit e të strategut arbëresh, Nikollë Basta dhe të vëllait të tij,

Gjergj Basta, autor i traktatit “Il governo della cavaleria”, botuar në vitin 1612 në Venecia.

Pjesëmarrja e Nikollë Bastës dhe e Mihal-Viteazulit (Mihal Trimit) në fushatat

kundërosmane të Filipit II në fund të shek. XV dhe fillim të shek. XVI.

Do të doja të ndalesha të vepra më madhore e tij në 5 vëllime në gjermanisht me titull:

Geschichte des osmanischen Reiches. Nach den Quellen dargestellt [Historia e Perandorisë

Osmane, paraqitur sipas burimeve] von N. Iorga. Gotha, Friedrich Andreas Perthes, 1908-

1913. Bd. 1-5

Veprat kanë vështrim mbi historinë e Perandorisë Osmane nga shekulli VIII deri në fillim

shekullin XX. Aty përshkruhen me hollësi ngjarje të tilla si: Dyndja e turqve osmanë në

Ballkan. Pushtimi i Arbërisë, rezistenca e shqiptarëve dhe sundimi osman. Arbëria nën

sundimin serb. Beteja e Fushë-Kosovës më 1389. Principatat feudale shqiptare dhe rënia e

tyre. Balshajt, Topiajt, Muzakët, Zahariajt, Shpatajt, Zenebishët, Tokot, Jonimët dhe

zotërimet e tyre. Balsha II dhe Balsha III. Gjin Bua Shpata, Gjin Zenebishi dhe Kojë Zaharia.

Marrëdhëniet e Republikës së Venedikut e të Portës së Lartë me princat e Arbërisë (v. 1).

Kastriotët, Dukagjinët dhe Arianitët. Rezistenca ndaj sundimit osman (v. 1). Gjergj Kastrioti

Skënderbeu dhe rezistenca e shqiptarëve kundër Muratit II e Mehmetit II. Përkrahja e

Skënderbeut nga princat shqiptarë dhe forcimi i pozitave të tij. Marrëdhëniet me Mbretërinë e

Napolit dhe Sinjorinë. Vdekja e Skënderbeut dhe rezistenca shqiptare pas vdekjes së tij (v. 1).

Pozita e venedikasve në Shqipëri. Aleanca e tyre me Nikollë Dukagjinin. Rrethimi i Shkodrës

në maj të vitit 1478 dhe rënia e Shqipërisë nën sundimin osman. Shqiptarë në drejtimin e

Perandorisë Osmane (v. 2). Trojet shqiptare nën sundimin e Bajazitit II. Vlora, Himara,

Durrësi, Shkodra, Berati, Pulti etj. gjatë këtij sundimi. Kthimi i Gjon Kastriotit, djali i

Skënderbeut, në Shqipëri më 1481. Kryengritjet e viteve 1494-1506 (v. 2,). Politika e sulltan

Sulejmanit II në Shqipëri dhe ekspedita e vitit 1537 (v. 2,). Të dhëna mbi shqiptarët Ferhat

dhe Sinan Pasha (v. 3; v. 4,). Fuqitë europiane dhe projektet e tyre të reja në fund të shekullit

XVI dhe në fillim të shekullit XVII kundër turqve osmanë për çlirimin e vendeve të

Ballkanit. Propozimet dhe veprimet e shqiptarëve në këtë kuadër (v. 3,). Arbëria gjatë

sundimit të Muratit IV dhe luftërave turko-venedikase të shek. XVII-XVIII. Ndikimi i kishës,

veçanërisht asaj katolike, në Shqipëri e Bosnjë. Ngjarja e vitit 1638 në Vlorë. Përpjekjet

venedikase përmes peshkopëve të Durrësit (Mark Suma) dhe Shkodrës (Gregor Frashina) për

të nxitur shqiptarët dhe malazezët kundër osmanëve. Vlora, Kanina, Durrësi, Ulqini, Tivari,

Butrinti etj. gjatë luftërave turko-venedikase (v. 4,). Fushata antiosmane e vitit 1689,

kryesuar nga gjeneral Xhovani Pikolomini, në Prishtinë, Kaçanik dhe Prizren. Pjesëmarrja e

shqiptarëve në të në ndihmë të forcave austriake. Pushtimi i Prishtinës, Novi Pazarit dhe

Shkupit (v. 4). Revolta e shqiptarëve dhe pakënaqësitë e tyre ndaj Portës së Lartë (v. 4).

Sundimi osman dhe Shqipëria nga viti 1774 deri më 1912. Lufta e Hasan Pashës me

shqiptarët. Trazirat në Shqipëri në vitet ’30-’40 të shekullit XIX etj. (v. 5,). Pashallëqet

shqiptare. Bushatllinjtë e Shkodrës. Karamahmut pashë Bushatlliu dhe Mustafa pashë

Bushatlliu. Ali pashë Tepelena dhe marrëdhëniet e tij me anglezët dhe francezët. Arbëreshët e

Page 191: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

191

Greqisë dhe kryengritja greke për pavarësi. Roli i suljotit Marko Boçari. Vrasja e pashait të

Janinës. Përpjekja e Mustafa pashë Bushatlliut për të rihapur luftën me Rusinë (v. 5).

Mehmet Aliu i Egjiptit. Roli i tij në çështjen e Egjiptit (v. 5,). (v. 5). Situata në Shqipëri në

gjysmën e dytë të shekullit XIX. Ndasitë fetare. Numri i katolikëve në Shkodër (f. 530, 547-

548). Shqipëria në vitet ’70 të shekullit XIX. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe qëndrimi i

Portës së Lartë. Situata në trojet shqiptare në fillim të shekullit XX. Pakënaqësia e

shqiptarëve ndaj reformave të Portës së Lartë. Kundërshtimi prej tyre i pagesës së taksave,

shërbimit ushtarak etj. Kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1911 për pavarësi dhe roli i Isa

Boletinit (v. 5).

Evlija Çelebi

Evlija Çelebi ishte funksionar i lartë i oborrit të sulltanit, me detyrën nazir (inspektor)

që raportonte për gjendjen e krahinave osmane. Vizitoi mjaft krahina të perandorisë dhe

shumë vende të Azisë e të Evropës Perëndimore. Hartoi veprën “Udhëtimet” në 8 vëllime, që

ka shumë të dhëna me interes edhe për Shqipërinë. Cild 1-8. Istanbul, Ikdaur Matbaası, 1314,

1315, 1317, 1318 H. [1896, 1898-1899, 1902, 1928]. 8 V.

Libri përmban përshkrime e mbresa të autorit nga udhëtimet e vitit 1662 në

Shqipërinë e Veriut (Shkodër, Tivar, Ulqin, Lezhë etj.) dhe të vitit 1670 në disa qytete të

Shqipërisë së Mesme e të Jugut (Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet,

Vlorë, Pogradec, Strugë, Ohër etj.). Përshkrim i udhëtimeve të viteve 1660, 1670 në Kosovë e

Metohi. Të dhëna të hollësishme historike, tregtare, ekonomike, demografike, etnografike etj.

për Shqipërinë e Kosovën. Njoftime dhe konsiderata mbi gjuhën shqipe dhe prejardhjen e

shqiptarëve. Vezirët e mëdhenj shqiptarë të kohës së Sulejmanit I (v. 1). Përshkrim i qyteteve

dhe i kalave të Kosovës në shek. XVII si Prishtina, Mitrovica, Gjakova, Kaçaniku, Vuçiterni

etj. duke nënvizuar popullsinë shqiptare të këtyre qyteteve (v. 5; v. 6). Përshkrim i qyteteve, i

fshatrave dhe i kalave të Shqipërsisë në shek. XVII (v. 6; v. 8). Përshkrim i Manastirit (v. 8).

Rreth udhëtimeve të Çelebisë në Shqipëri e në Kosovë janë botuar shumë studime nga autorë

shqiptarë e të huaj si Sali Vuçiterni, Selim Shpuza, Hasan Kaleshi, Mark Krasniqi, Nexhip

Asim, Robert Elsi etj.

Veprat e Konstantin Kristoforidhi.

Lëvrues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i

arsimit dhe i kulturës i cili ndihmoi J. G. Hanin për të studiuar shqipen e për të hartuar një

fjalor shqip-gjermanisht. Në Stamboll më 1857, për të treguar nevojën e një pune të re me

përkthimet shqip hartoi një “Mernorandum për gjuhën shqipe”. Qëndroi në Maltë deri më

1860 në një seminar protestant, ku ndërkohë përfundoi përkthimin e “Dhjatës së re”

toskërisht e gegërisht. Paraqiti disa nga idetë e rilindësve për njësinë e Shqipërisë autonome,

për lashtësinë e virtytet e shqiptarëve, si edhe gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes në

punimin “Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta” (1860). U

vendos mësues në Tunis deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e Shoqërisë

Biblike të Londrës në Stamboll. Botoi më 1866 përkthimin e parë gegërisht “Katër Ungjijtë

dhe punët e Apostujve” dhe vijoi për shumë vjet përkthimet: Psallmet (1868 toskërisht, 1869

gegërisht), “Dhjata e re (gegërisht 1869, toskërisht 1879) dhe e nje serë veprash të tjera. Ka

lënë dorëshkrim “Krijesa dhe të dalët” gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë

Page 192: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

192

gjetur. Udhëtoi disa herë nëpër Shqipëri që nga viti 1870 për të mbledhur fjalë e shprehje nga

goja e popullit, për të përhapur librat e vet dhe për t'u mësuar bashkatdhetarëve shqipen

letrare. Vendoset përfundimisht më 1884 në Elbasan, ku vijoi të jepte shqipen fshehurazi

derisa vdiq.

Veprimtaria e tij ishte në dy fusha të lidhura ngushtë: lëvrimi i gjuhës shqipe dhe

shkolla shqipe. Pasi botoi më 1867 “Abetaren” gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të

vegjël për nxënësit, bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin e për

arsimin më 1867 në Stamboll dhe i vazhdoi më pas përpjekjet e përbashkëta për alfabetin. U

përpoq me Hasan Tahsinin e të tjerë të ngrinte shkollën shqipe. Idetë më të rendësishme i ka

shprehur në një letër Nikolla Naços më 1888.

Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është

Fjalori i gjuhës shqipe . Më 1882 botoi Gramatikën e gjuhës shqipe sipas dialektit toskë.

Përkrahte teorinë për prejardhjen pellazge të shqipes. Nxori në dritë vlera të shumta të

visareve të gjuhës së popullit, dha ndihmesë të veçantë për pastërtinë e gjuhës dhe dëshmoi se

dialektet e shqipes nuk kishin dallime të mëdha. Me lëvrimin që i bëri gjuhës shqipe në

përkthimet e në veprat e tjera ndihmoi për themelimin e gjuhës letrare kombëtare. Provoi

prozën me tregimin e shkurtër “Gjahu i malësorëve” (botuar më 1902). Punoi për një sistem

arsimor kombëtar, të mbështetur në një pedagogji e didaktikë përparimtare demokratike.

Në pikëpamjet politiko-shoqërore Kostandin Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Si rrugë

kryesore shihte zgjimin kombëtar nëpërmjet shkollës e kulturës dhe gjuhën amtarer. Ishte

ndër përfaqësuesit e parë që u bënë shprehësit ideorë të lëvizjes kombëtare dhe bëri përpjekje

për ta vënë në jetë programin e rilindësve në fushën e kulturës e të arsimit.

Disa nga veprat e tij për Portalin Albanologjik Digjital mund të jenë:

Grammatikī tīs alvanikīs glōssīs kata tīn toskikīn dialekton [Gramatika e gjuhës shqipe në

dialektintoskë]. Syntachtheisa ypo Kōnstantinou Christoforidou tou eks Elvasaniou... En

Kōnstantinoupolei, ek tou Typografeiou A. Ch. Bogiatzian, 1882.

Gramatikë në greqisht e gjuhës shqipe. Në një nga kopjet e librit që ndodhet në Bibliotekën

Kombëtare ndodhet shënim origjinal i Naim Frashërit në osmanisht dhe nënshkrimi i tij mbi

vulë. Pas titullit një vulë tjetër dhe leja e botimit në osmanisht e greqisht, nënshkruar, sipas

Kastratit (f. 119), nga Naim Frashëri. Parathënie Peri grammatōn [Rreth alfabetit] nga autori,

ku jepen konsiderata për gjuhën shqipe dhe dialektet e saj. Shqipja, sipas Kristoforidhit është

e prejardhur nga gjuha e hershm pellazge. Gramatika, e pasur me shumë shembuj nga të dyja

dialektet, është shkruar në alfabetin e Kristoforidhit me bazë alfabetin grek. Alfabeti i tij (me

36 shkronja, 29 bashkëtingëllore dhe 7 zanore) jepet në faqen 2 të panumërtuar.

Gjithashtu do të veçoja veprën: “To etymologikon meros tīs Alvanikīs glōssīs [Pjesë

etimologjike e gjuhës shqipe]. Elvasaniou, 1884.

Në historinë e leksikografisë shqiptare njihet si Fjalori i gjuhës shqipe i Kostandin

Kristoforidhit. Pas vdekjes së tij dorëshkrimi u botua më 1904 në Athinë nën titullin ‘Lexikon

tīs alvanikīs glōssis dhe përmban 11675 fjalë. Alfabeti është me shkronja greke, të plotësuara

me disa shkronja latine. Është përgatitur si fjalor dy gjuhësh shqip-greqisht, por ka elemente

të një fjalori shpjegues. Ka përpjekje për të zbuluar etimologjinë e fjalëve. Ky fjalor, që i

kushtoi autorit 20 vite punë, siç thotë në parathënie, u botua pas vdekjes së tij. Me një

Page 193: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

193

sistemim dhe përpunim të mëtejshëm nga prof. Aleksandër Xhuvani, u ribotua më 1961 me

alfabetin e sotëm të shqipes.

Jules-Alexandre-Théodore Degrand

Për gjashtë vjet me radhë, nga vitit 1893 deri më 1899, Auguste Degrand ka qënë

konsulli francez në Shkodër dhe nëpër vite, në udhëtimet e tij në veriun shqiptar, ai ka

shënuar ngjarje, fakte, biseda e ndodhi të çuditshme, që më pas do t’i botonte në librin e tij,

“Souvenirs de la Haute Albanie”, Kujtime nga Shqipëria e Epërme, botuar në Paris, në vitin

1901. Duke lexuar këtë libër kupton pasionin e këtij konsulli për të deshifruar jetën dhe

historinë shqiptare. Ai shënon gjithçka që i sheh syri dhe e dëgjon në bisedat me malësorët,

përshkruan vëndet ku shkel, kishat e rrënuara mesjetare, qytezat e dikurshme të bratisura

tashmë nga njerëzit, mbishkrime në gurë apo stela funerare që flasin për një histori të madhe

dhe të lashtë shqiptare.

Libri ka mjaft të dhëna historike, etnografike e gjeografike për këtë zonë si: Ulqini, Shkodra

dhe rrethinat e saj, Oroshi, Kraja, Shala, Mirdita, Lezha,të shoqëruara me 81 ilustrime. Autori

për këto zona na përshkruan: Doke dhe zakone, ritet e dasmës, pagëzimit, ceremonitë

mortore, veshjet ceremonial etj. Ndarjen e popullsisë sipas besimit dhe ritet fetare. Ndërtimi i

banesave dhe i mobilimit të tyre. Veshjet e grave katolike dhe atyre myslimane. Konsiderata

për malësorët. Përshkrim i tipareve të tyre fizike dhe i traditave zakonore. Aspekte të veçanta

të jetës si gjakmarrja e besa. Kështjella e Shkodrës dhe legjenda e ndërtimit të saj. Njoftime

historike për Shkodrën dhe rrethinat. Të dhëna për Vrakën, Drishtin, Shasin, Gajtanin, Vaun e

Dejës, Sardën dhe Krajën. Historia dhe arkitektura e kishave në Shkodër e rrethina si kisha e

Zojës së Këshillit të Mirë apo e Zojës së Shkodrës, kisha e Oroshit. Përshkrim i udhëtimit

Shkodër-Orosh. Mbresa nga Oroshi dhe të dhëna historike e fetare për të. Mbishkrim në

dialektin venecian mbi njërin nga dy kryqet e kishës së Oroshit (sipas autorit kisha e Shën

Aleksandrit) që lidhet me Pal Dukagjinin, datuar më 7 gusht 1447. Të dhëna për Mirditën.

Njoftime të shkurtra historike për këtë trevë. Numri i banorëve. Doket dhe zakonet mirditore

sipas kanunit. Mikpritja dhe besa të shenjta për banorët e Mirditës. Përshkrim i zakonit të

gjakmarrjes. Mënyra e organizimit. Personalitetet e rëndësishme të Mirditës dhe roli i tyre në

këtë zonë. Abati Preng Doçi dhe Preng Bib Doda. Teksti i një poezie në frëngjisht me

përkthim anonim të dorëshkruar në gjuhën shqipe, e kthyer në këngë dhe e kënduar nga

banorët e zonës në të gjitha festat apo përvjetorët e tyre. Mbresa nga Lezha, Shëngjini dhe

Durrësi. Portet e tyre me rëndësi strategjike. Njoftime historike që nga lashtësia. Kuvendi i

Shën Antonit, themeluar nga Shën Françesku i Asizit, kur ai kalonte nëpër Shqipëri. Të dhëna

arkeologjike për Durrësin. Shpjegimi i objekteve arkeologjike dhe i skulpturave si dhe i një

monedhe të prerë nga Balshajt. Shënime të shkurtra për këtë familje. Përshtypje nga Tirana.

Origjina e qytetit. Pozicioni gjeografik, etnografia dhe arkitektura fetare (xhamia e Ethem

Beut). Numri i banorëve (25 000). Fuat bej Toptani, pinjolli i dinastisë Toptani. Të dhëna për

mënyrën e jetesës, doket dhe zakonet, festat dhe veshjen e shtresës së pasur. Popullsia sipas

besimit dhe raportet mes myslimanëve e feve të tjera, të pakta në numër. Familja Toptani. Të

dhëna gjenealogjike dhe historike për këtë familje. Historiku i themelimit të Tiranës. Mbresa

nga Kruja. Lashtësia dhe rëndësia historike e saj si simboli i qëndresës së shqiptarëve kundër

turqve dhe si vendlindja e Skënderbeut. Njoftime për Kastriotët. Përshkrim i kështjellës së

Krujës. Numri i popullsisë dhe besimi fetar i kësaj treve. Teqetë dhe vendet e shenjta të këtij

Page 194: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

194

besimi. Përshkrim i teqesë së Baba Aliut; Elegji për vdekjen e Ballaban Pashës, kënduar në

Krujë. Të dhëna jetëshkrimore për dervishët si Haxhi Veli Bektashi, Sari Salltiku (Saldiku),

Baba Aliu, Bali Efendiu etj.

Përshkrim i udhëtimit Shllak-Koman. Mbresa dhe njoftime për Komanin. Gjendja ekonomike

e banorëve të saj. Gjakmarrja. Varrezat e Komanit. Mbetjet arkeologjike dhe antropologjike

të zbuluara në to. Listë e objekteve arkeologjike që konsulli francez ia dha Muzeut Kombëtar

të Shën Zhermenit. Njoftime historike për besimin në Shqipërinë e Veriut. Kisha katolike.

Françeskanët, benediktët dhe jezuitët. Legjendat dhe përrallat, fragmente prej tyre. Bestytnitë

te shqiptarët. Konkluzione të autorit mbi udhëtimin në Shqipërinë Veriore.

Tabela gjenealogjike të familjeve të mëdha shqiptare si Engjëjt e Drishtit, Dukagjinët,

Spanët, Balshajt, Toptanët, Kastriotët dhe Markagjonët.

Veprat e Mary Edith Durham

Mary Edith Durham ishte një udhëtare, shkrimtare britanike që u bë e famshme për

shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe

fillim të shekullit të XX.

Zonja Durham udhëtoi gjatë dhe u njoh shumë afër me shiptarët. Përkrahu çështjen

shqiptare për pavarësinë dhe bashkim. Shqiptarët e nderojnë akoma edhe sot veprën e saj. Ajo

sipas shqiptarëve ishte “Mbretëresha e Malësorëve”. U mirëprit nga malësorët shqiptarë gjatë

kalimit të saj në këto vise edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypjet e saj të mbetura nga

Shqipëria ishin doket dhe zakonet e shqiptarëve, etnologjia e tyre.

Pas jetës në Shqipëri për një periudhë te gjatë, ajo u kthehet në Londer. Në 1918 ishte

sekretarja e shoqates Angli-Shqipëri themeluar nga Aubrey Herbert dhe luftoi për të drejtat

e shqiptareve. Veprat e saj më të rëndësishme janë:

“The Burden of the Balkans”. With illustrations by the author. Brenga e Ballkanit.

Me ilustrime nga autorja. Botuar në Londër, më 1905.

Vepra përmban: Udhëpërshkrime të Edit Durhamit në Ballkan dhe Shqipëri. Historia e

shqiptarëve nga lashtësia deri në fillim të shek. XX. Personalitetet historike të kohës. Arbëria

në fund të shek. XII. Despotati i Epirit. Mihal Engjëll Komneni, themeluesi i këtij despotati

etj. Historia e lulëzimit dhe rënies së tij. Principata e Balshajve dhe rëndësia e dinastisë së

tyre në Malin e Zi dhe Shqipërinë Veriore. Ruajtja e pavarësisë së Zetës nga pushtimi turk.

Topiajt, sundimtarë të Durrësit e të Krujës, Muzakët, Gropajt etj. Gjergj Kastrioti

Skënderbeu. Rëndësia e tij në historinë europiane dhe betejat e famshme në mbrojtje të

krishterimit. Marrëdhëniet me princat europianë si Janosh Huniadi dhe Vladislavi III, princi i

Polonisë. Islamizimi i popullsisë shqiptare. Shënime të shkurtra për qytetet si Shkodra, Peja,

Janina dhe Prizreni. Konfliktet e zgjatura shqiptaro-serbe. Roli i Austro-Hungarisë dhe i

Rusisë pas dobësimit të Perandorisë Osmane në Ballkan. Kryengritja greke dhe roli i

rëndësishëm i shqiptarëve në të. Përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi. Roli i rëndësishëm i

princit Preng Bib Doda në Mirditë dhe i Ali pashë Tepelenës në jug. Pashallëku i Janinës

dhe shtrirja e tij (Ohër, Berat, Përmet, Vlorë, Artë, Sul). Konfliktet mes Ali pashë Tepelenës

dhe Mustafa pashë Bushatlliut. Rënia e pashallëkut të Janinës. Aleanca e Mustafa pashë

Bushatlliut me Mehmet Aliun e Egjiptit (kap. 1-2). Roli i Austro-Hungarisë në Shqipërinë

Veriore. Jezuitët dhe aktiviteti i tyre në krah të Austrisë. Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare

të Shqipërisë. Roli i tij pas Traktatit të Shën Stefanit. Memorandumi dërguar Kongresit të

Page 195: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

195

Berlinit për mbrojtjen e të drejtës për pavarësi të shqiptarëve. Beteja e Ulqinit. Roli i Lidhjes

Shqiptare në të. Kongresi i Berlinit dhe copëtimi i Shqipërisë. Gjuha shqipe. Të dhëna të

shkurtra për mësimin e saj në shkolla si dhe botimet në gjuhën shqipe. Konflikti shqiptaro-

serb; pansllavizmi (kap. 3-4).

Përshkrime dhe mbresa nga trojet shqiptare në Maqedoni (Manastir, Resnjë, Ohër, rrethinat

përgjatë liqenit të Prespës). Dallimet midis të krishterëve dhe myslimanëve. Gjendja e

vështirë ekonomike në Resnjë. Varfëria e popullsisë vendase dhe dhuna që ushtrohej nga

administrata turke. Udhëpërshkrim përgjatë rrethinave të liqenit të Prespës me të dhëna

historiko-etnografike. Mbresa nga Ohri. Njoftime historike, fetare dhe etnografike. Gjendja

politike. Popullsia sipas kombësisë dhe përkatësisë fetare, përfshirë dhe shqiptarët. Të dhëna

për kishën e Ohrit, pozicioni dhe arkitektura e saj (kap. 5-8).

Mbishqiptarët. Tiparet fizike të tyre. Ndarja e popullsisë në gegë, toskë dhe çamë. Përdorimi i

dy dialekteve, toskërisht në jug e gegërisht në veri si dhe karakteristika të gjuhës shqipe. Të

dhëna të shkurtra për shkollat shqipe dhe botimet në shqip. Situata politike në vend dhe

pakënaqësitë nga reformat turke si dhe nga politika e shteteve fqinje. Toleranca mes

besimeve fetare në Shqipëri. Simpatia e shqiptarëve për Anglinë e shprehur në një letër

drejtuar autores. Vlerësime mbi personalitetin e shqiptarëve si paqedashës dhe të aftë si

tregtarë e artistë (kap. 9).

Përshkrim i udhëtimit nga Manastiri në Tepelenë. Përshkrime të krahinave dhe qyteteve si

Korça, Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Postenani etj. Mbresa dhe të dhëna

për këto qytete. Numri i shtëpive dhe i banorëve; besimi fetar. Konsiderata për zakonet,

sidomos për mikpritjen shqiptare. Situata politike në këto treva, pjesë të vilajetit të Janinës.

Përshtypje nga vizita te një dervish bektashian. Mbresa nga Tepelena. Të dhëna për Ali pashë

Tepelenën dhe pashallëkun e tij. Konsiderata të herëpashershme për shoqëruesit në këtë

rrugëtim (kap. 10).

Përshkrime udhëtimi Tepelenë-Elbasan. Mbresa nga Vlora, Himara dhe Berati. Të dhëna

gjeografike, historike, etnologjike për këto qytete. Interesat ekonomike e politike italiane,

greke, austro-hungareze dhe franceze në Vlorë. Përshkrim i Mallakastrës dhe i Myzeqesë.

Njoftime për Apoloninë (Pojani). Përshkrim i qytetit të Beratit dhe i kështjellës së tij.

Njoftime historike për qytetin. Mikpritja beratase (kap. 11).

Përshkrim i udhëtimit Elbasan-Shkodër. Mbresa nga Shqipëria e Mesme. Përshkrim i

Elbasanit, një qytet arsimdashës. Numri i banorëve. Të dhëna për zakonet, mënyrën e jetesës

në qytet dhe fshatrat përreth. Durrësi, Shijaku dhe Tirana. Numri i banorëve. Kruja, numri i

shtëpive dhe njoftime historike për të e për Skënderbeun. Mbresa nga Lezha (kap. 12).

Përshkrime dhe mbresa udhëtimi nga Shkodra në Mirditë. Mirdita, jeta zakonore e saj.

Tiparet e mirditorëve, njerëz trima e mikpritës. Vlerësime për veshjet e grave mirditore.

Njoftime historike. Të dhëna për Oroshin (kap. 13).

“Through the lands of the Serb” [Përmes viseve serbe] , London, 1904.

Vepra përmban:Përshtypje nga udhëtimet e autores në Ballkan, përfshirë Malin e Zi,

Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë Veriore. Përshkrime dhe mbresa nga Podgorica dhe Tivari.

Të dhëna të shkurtra historike për qytetin e Tivarit, gjuhën dhe besimet fetare. Njoftime për

argjipeshkvinë katolike me qendër në Tivar. Pushtimi turk dhe qëndresa e popullsisë.

Ekspeditat ndëshkimore të Selim Beut në Tivar. Konsiderata për banorët e kësaj treve.

Page 196: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

196

Kapitulli Shqipëria e Epërme trajton çështjen shqiptare në kuadër të Çështjes Lindore.

Të dhëna të shkurtra historike për shqiptarët, gjuhën shqipe dhe besimet fetare. Ndikimi i

Kishës Katolike Romane. Roli i Austro-Hungarisë dhe i Italisë për arsimimin e shqiptarëve.

Konsiderata të autores për karakterin e tyre. Tiparet fizike. Mirdita, përbërja katolike e

popullsisë dhe vjetërsia e kësaj treve. Toleranca fetare, tipar dallues i shqiptarëve. Situata

politike nën sundimin turk .

Kapitulli Shkodra me të dhëna historike dhe gjeografike për qytetin. Përshkrim i

faunës së pasur të liqenit të Shkodrës. Aspekte të shkurtra nga jeta zakonore e qytetit.

Mikpritja si traditë e vyer. Pazari i Shkodrës. Të dhëna të hollësishme për funksionimin e tij.

Veshjet tradicionale të popullsisë vendase. Karakteristikat e tyre. Besimet fetare. Përshkrim i

objekteve të kultit, kishave dhe xhamive. Njoftime të shkurtra për ekonominë. Marrëdhëniet

tregtare dhe eksportet në veçanti. Përshkrime dhe mbresa nga udhëtimi Shkodër-Ulqin.

Konsiderata për shoqëruesit gjatë udhëtimit. Karakteristikat e banesave në këtë trevë. Të

dhëna historike për Ulqinin. Mbresa nga Nishi. Njoftime mbi Kosovë. Mbresa nga Plava,

Gucia dhe Peja. Kongresi i Berlinit dhe padrejtësitë në kurriz të shqiptarëve. Shkëputja e

Plavës dhe e Gucisë. Përshkrim i udhëtimit nga Deçani në Podgoricë. Marrëdhëniet historike

midis serbëve dhe shqiptarëve.

“High Albania”. With illustrations by the author and a map [Shqipëria e Epërme. Me

ilustrime nga autorja dhe një hartë] by M. Edith Durham... With illustrations by the author

and Map. London, 1909.

Vepra përmban: Përshkrime dhe mbresa nga udhëtimet në Shqipërinë Veriore. Të dhëna të

hollësishme për historinë e shqiptarëve nga lashtësia deri në fillim të shekullit XX. Ilirët,

shtrirja e tyre gjeografike dhe dëshmitë mbi ekzistencën e tyre në këto vise. Konfliktet e gjata

shqiptaro-serbe. Historia e besimit fetar te shqiptarët. Kisha Romake dhe ndikimi i saj në

Tivar, Kotorr, Shkodër e Drisht. Beteja për Ulqinin. Marrëdhëniet dhe rivaliteti i Austro-

Hungarisë dhe i Italisë për zonat e influencës, sidomos në Shqipërinë Veriore, me kryeqendër

Shkodrën. Konsiderata për karakterin e shqiptarëve. Shkollat shqipe dhe çështja e shkollimit

të shqiptarëve. Roli i Italisë dhe i Austro-Hungarisë në këtë drejtim. Alfabeti shqip. Mbresa

nga udhëtimi Shkodër-Drisht-Guri i Zi-Juban. Njoftime historike dhe etnografike për këto

zona. Mënyra e jetesës, doket dhe zakonet e tyre. Përshkrimi i udhëtimit nëpër Malësinë e

Madhe. Fiset e mëdha të saj si Hoti, Gruda, Kastrati, Kelmendi e Shkreli. Aspekte të

organizimit fisnor te shqiptarët e veriut. Roli i bajraktarit. Doke dhe zakone të popullsisë

katolike në këto vise. Roli i të zotit të shtëpisë, ritet e martesës, të lindjes e të vdekjes.

Paraqitje e fenomeneve të huazuara nga popujt fqinjë si probatinia. Rëndësia e Kanunit të

Lekë Dukagjinit. Kodet zakonore dhe funksionimi në Shqipërinë Veriore. Historia e princ

Lekë Dukagjinit. Gjakmarrja. Virgjëreshat (amazonat), fenomene të rralla në Ballkan. Të

dhëna toponimike, gjeografike dhe etnografike mbi Kastratin, Shkrelin, Grudën dhe Hotin.

Përshkrim i hollësishëm i veshjve të grave dhe të vajzave, ritet e martesës. Aspekte të

shkurtra ekonomike nga zona e Shkrelit. Konsiderata për mikpritjen, si tipar dallues i

malësisë. Selca, Vukli, Boga dhe Reçi. Aspekte të jetës zakonore nga këto krahina.

Bestytnitë, figurat mitologjike dhe besimi te to. Njoftime mbi lloje të ndryshme barnash dhe

mbi kurimin e sëmundjeve deri në ndërhyrje kirurgjikale që cilësohet nga autorja si tepër e

rrallë për Ballkanin. Mbresa nga Pulti, Cani, Plani dhe Thethi. Jeta zakonore, ritet e

Page 197: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

197

ceremonisë mortore dhe asaj fetare. Përshkrim i hollësishëm i një ceremonie fetare në trevën

e Rashës. Roli i Kishës katolike. Përshkrime nga Dukagjini, Dushmani, Berisha, Nikaj dhe

Shala. Detaje interesante për mbijetesën në këto treva si kalimi i lumit me lëkurë deleje të

fryrë në Dushman dhe Berishë. Konsiderata për jetën zakonore në Berishë, Mërtur i Gurit

(bajraku i Pukës), Nikaj. Besimi pagan i këtyre zonave. Mungesa e qeverisjes dhe roli i dobët

i administratës turke në Krasniq, Nikaj dhe Mërtur. Të dhëna për jetën zakonore në Shalë e

Nikaj. Lojërat popullore. Konsiderata për shoqëruesit e autores. Xhonturqit dhe shqiptarët.

Mbresa nga Shkodra. Përshkrim i atmosferës festive në këtë qytet pas shpalljes së kushtetutës

turke të vitit 1908. Besimi te pavarësia. Përshkrime dhe mbresa nga Puka dhe Shtatë Bajrakët

e saj (Puka, Komani, Dushaj, Qerreti, Berisha dhe Mërturi i Gurit). Përshkrim i relievit të

kësaj zone. Aspekte të shkurtra të jetës zakonore, tiparet fizike të burrave. Konsiderata për

veshjet e grave si dhe argjendarët e famshëm të Gjakovës. Njoftime për tregime dhe legjenda

që qarkullojnë në këto treva. Përshkrime dhe mbresa nga Prizreni. Aspekte të shkurtra

historike dhe gjeografike. Rëndësia e tij si qendër e Serbisë së vjetër. Të dhëna demografike

dhe ndarja fetare e popullsisë. Konsiderata për artizanët e Prizrenit dhe punimet e tyre

(punime në ar, qëndismat etj.). Udhëpërshkrim nga trevat e Kosovës. Mbresa nga Prishtina,

Mitrovica, Berana e Peja. Marrëdhëniet midis myslimanëve e katolikëve të zonës. Popullsia

shqiptare mbizotëruese në Fushë-Kosovë. Kanuni i Stefan Dushanit dhe përpjekjet për

sllavizimin e popullsisë shqiptare. Njoftime demografike mbi shqiptarët e serbët në

Mitrovicë, Beranë dhe Pejë. Konflikti shqiptaro-serb në Mitrovicë dhe roli i Austro-

Hungarisë. Ferizaj dhe rëndësia e Kuvendit të Ferizajt.

Përshkrime dhe mbresa nga udhëtimi Lurë-Mirditë. Përshkrim i relievit të zonës Përshkrim

me detaje i zonës Surroj-Arni-Gjurrës-Molë. Depërtimi i islamizmit në Lurë. Raportet mes dy

besimeve (katolikë dhe myslimanë). Gjakmarrja. Mbresa nga Mirdita, një trevë me popullsi

tërësisht katolike. Ndarja administrative e saj: bajraku i Oroshit, Spaçit dhe Kushnenit.

Emigrimi i brendshëm i popullsisë dhe vendosja në Mirditë. Tiparet fizike të mirditorëve.

Ndikimi i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Jeta zakonore sipas këtij kanuni. Kundërshtimi i

politikës xhonturke. Roli i rëndësishëm i kapedanit të Mirditës Preng Bib Doda. Situata

politike në Shqipërinë Veriore gjatë zgjedhjeve të parlamentit turk të vitit 1909. Gjendja

politike në Shkodër.

Page 198: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

198

Kreu VI: EPOKA DIGJITALE DHE BASHKËPUNIMI BIBLIOTEKË-ARKIV-

MUZE PËR KUJTESËN KOMBËTARE

VI. 1 Institucionet e Kujtesës dhe termi “dokument”

Institucionet e Kujtesës për të përmbushur rolin dhe funksionet e tyre në shekullin e

XXI, duhet të përballen me sfidat e botës digjitale, që është gjithnjë në lëvizje e ndryshim.

Interneti sot përbën një revolucion për institucionet e kujtesës.

Gjithnjë e më shumë publiku dhe studiuesit të cilët hulumtojnë në fushën e kujtesës

kombëtare dhe trashëgimisë kulturore kërkojnë që tashmë burimet dokumentare kulturore dhe

shkencore të publikohen, shpërndahen dhe akcesohen gjithnjë e më tepër në formë digjitale.

Sot Inernetit mundëson shkëmbimi në pak sekonda, tekste prej qinda faqesh. Ai mund të

konsiderohet si një tekst i madh magjik, që siguron akces të vazhdueshëm në informacion.

Prandaj studiuesit janë gjithnjë e më shumë duke u konsultuar me internetin dhe nuk duan të

dinë se ku gjendet burimi i informacionit, në Bibliotekë, Arkiv apo Muze, mjafton të kenë

akces intelektual në të. Pra pretendojnë akces në përmbajtje në sa më shumë burime. Krijimi i

rrugëve të gjera të informacionit, hipertekseve digjitale, zhvillimi spektakolar i siteve, web

etj. janë tregues të zhvillimit dhe aplikimit të vrullshëm të teknologjive të reja. Tani, rreth

gjashtë shekuj larg nga shpikja e madhe e shtypshkrimit, në epokën e virtualitetit, të lirisë së

informimit dhe përzgjedhjes, të shfaqjes së katalogëve për dokumentet digjitale, një nga

temat më të debatuara në mjediset e editorisë elektronike, shkencore dhe mediatike, është ajo

që ka të bëjë me të ardhmen e dokumenteve në të treja institucionet e trashëgimië kulturore,

me editoritë digjitale, me konceptimet e ndryshme të asaj që ç’është dhe çdo të bëhet me

kujtesën kombëtare, debat që që së paku 10 viteve të fundit, ka tërhequr një numër të madh

njerëzish prej të gjithë kontinenteve dhe të gjithë horizonteve kulturore. Revolucioni

teknologjik kompjuterik tashmë është pjesë e pandashme për gjetjen e burimeve të

informacionit. Shtrirja e Internetit e këtij rrjeti gjigand të informacionit nuk se si të mos

ndjehet edhe në institucionet e trashëgimisë kulturore kombëtare. Bibliotekat, Arkivat dhe

Muzetë tradicionalisht janë të njohura si “mjedise konservatore” të kujtesës dhe trashëgimisë.

Ato tashmë duhet të shndërrohen në qendra fleksibël të informacionit albanologjik. Aplikimi

i Internetit dhe proceseve të digjitimit mundëson kalimin nga tendenca e institucioneve të

kujtesës për të shtuar vetëm koleksionet, në atë të shtimit të mundësive gjithnjë e më të

mëdha të shfrytëzimit të tyre nga përdoruesit. Bibliotekat, arkivat dhe muzetë si institucione

sociale duhet ta garantojnë këtë qasje në mënyrë të barabartë për të gjithë në shoqërinë

digjitale.

Për këtë institucionet e kujtesës duhet të:

a. Njohin mirë teknologjinë e informacionit kompjuterik dhe Internetin;

b. kuptojnë mirë rolin e tyre në shoqërinë e informacionit dhe impaktin e informacionit

digjital;

c. zhvillojnë rrjete dhe të ofrojnë sa më shumë rrugë për qasje në dijet albanologjike;

d. vijojnë punën kërkimore për zhvillime dhe aplikime të reja të këtyre teknologjive;

e. ndërtojnë ura midis teknologjive dhe përdoruesve;

Page 199: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

199

f. sensibilizojnë dhe t’u argumentojnë vendimmarrësve hartimin e strategjive dhe

vizioneve të qarta sipas nevojave të studiuesve për burime digjitale në materialet e

kujtesës;

g. ndryshojnë për t’iu përshtatur sa më shumë teknologjive të reja sepse roli i tyre është

që të plotësojnë kërkesat gjithnjë në rritje të studiuesve duke iu ofruar shërbime sa më

efektive;

h. ndëgjegjësohen që teknologjitë e reja të informacionit luajnë një rol determinues për

revolucionarizimin e mënyrës së të jetuarit, punuarit, menduarit por sidomos

studiuarit.

Ekzistojnë mjaft projekte bashkëpunimi për krijimin e portaleve online të trashëgimisë

lokale apo edhe më gjerë mbi kujtesat kombëtare në shumë vende, pavarësisht se kush e

zotëron origjinalin Biblioteka, Arkivi apo Muzeu.

Teknologjia digjitale ka hapur sot një prespektivë krejtësisht të re. Interneti, portalet dhe

shërbimet në rrjet kanë ndyshuar shumë funksionet dhe fokusin e gjetjes së informacionit mbi

trashëgiminë kulturore në tre institusionet e kujtesës.

Nëse do të bënim një historik të shkurtër, Interneti dikur në hapat e para të formimit,

krahasohej me një bibliotekë ku të gjithë librat janë të hedhura në tokë pa asnjë lloj katalogu.

Për shumë vite pati përpjekje për të fituar kontroll dhe për ta organizuar internetin. Madje

disa bibliotekarë përpiluan bibliografi të website-ve. Sot disa nga këto bibliografi janë

shndëruar në portale apo faqe interneti. Kështu në fund të viteve 90, OCLC (Online

Computer Library Center) filloi katalogimin e burimeve online si dhe të ketë një akces të

gatshem të të dhënave në rrjet. Numri i Institucioneve të kulturës (Biblioteka Arkiv Muze)

pjesëmarrëse në rrjet erdhi duke u rritur nga viti në vit. Sot numërohen mbi 53.550 biblioteka

nga 96 vende të botës madje edhe me objektet e tyre digjitale. Ideatorët e këtij katalogu

(Frederick Kilgour dhe Henrriete Avram) projektuan dhe formatet MARC/AACR2 dhe

Dublin Core, të cilat krijuan bazën mbi të cilën bibliotekarët mund të përdorin bashkërisht

katalogimet dhe të shkëmbejnë të dhënat nga një sistem në tjetrin dhe nga një gjeneratë tek

tjetra. 140Tashmë OCLC përkufizohet si shërbim bibliotekar i kompjuterizuar dhe orkanizëm

kërkimor jo fitimprurës në shërbim të publikut për rritjen e akcesit në informacionin botëror

dhe për reduktimin e kostos së informacionit. Katalogu Botëror (OCLC WorldCat) është

baza e të dhënave bibliografike më e madhe në botë. Vizioni i shkëlqyer për përdorimin

kombëtar dhe ndërkombëtar të informacionit, çoi përpara teknologjinë e kohës në këtë fushë.

Por pretendimet dhe largpamësia do të shkonin më tej. Me shpikjen e skanerave informacioni

mund të bëhej i shfletueshëm dhe përfitimet për përdoruesin do të ishin të jashtëzakonshme

(edhe pse kërkonte kosto të lartë). Në fillim të viteve 90 përcaktimi i një biblioteke digjitale

ishte çështje debatesh. Ka patur disa eksperimente, që quheshin biblioteka digjitale, por qe sot

nuk do te quheshin te tilla. Më pas fraza biblioteke digjitale,filloi të kuptohej si një koleksion

në të cilin një citesiguron një informacion burimesh digjitale me një strukture dhe shërbim

për korrigjimin e këtyre burimeve.

140The organization of information . Arlene G. Taylor and Daniel N. Joudrey. – 3rd ed.

Page 200: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

200

Në mes të viteve 90 u kuptuar se biblioteka digjitale duhet të përmbante një koleksion

të organizuar; nuk duhet të ishte vetem një ndërlidhje midis materialeve të ndryshme, por

duhej të krijohej për një grup të caktuar përdoruesish ose për një komunitet.

Sot shembull i një Portali Digjital është një sistem online që mbledh, menaxhon, shpërndan

si dhe ruan objektet digjitale që kanë të bëjnë me aktivitetet e mjedisit akademik. Objektet

digjitale për komunitetin e përdoruesve janë pjesë e vendeve apo institucioneve ku janë

përzgjedhur, mbledhur, organizuar dhe ruajtur burimet e informacionit duke përfshirë këtu

bibliotekat, muzetë, arkivat etj. Ato janë një zgjerim, përmirësim dhe integrim të

informacioneve të shumta të institucioneve që e mbartin atë.

Sun Microsystems i përcakton Portalet digjitale të ndërtuara me objekte digjitale

shkencore, si një zgjerim elektronik i funksioneve që kryejnë burimet dhe përdoruesit që

gjenden zakonisht nëpër biblioteka, arkiva dhe muze.

Teknologjia digjitale po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për shërbimet e

informimit, zgjerimit dhe përmiresimit të dijeve dhe kulturës së përdoruesve. Nisur nga

mundësitë e mëdha që na jep Interneti dhe digjitalizimi për bashkërendimin e dokumenteve,

sektori i kërkimeve të OCLC (Online Computer Library Center) ka ngritur programe

bashkëpunimi mes bibliotekave, arkivave dhe muzeve në përgjigje të sfidave të reja për

krijimin, organizimin dhe ruajtjen e koleksioneve të mëdha digjitale.

Bibliotekat kanë qenë pararoja e krijimit të rrjeteve informative të qasshme online,

dhe po të parët janë në nismat e digjitalizimit për ruajtjen e koleksioneve dhe rritjen e akcesit.

Por tashme në kushtet e teknologjisë së re dhe Internetit, idetë e koordinimit dhe

bashkëpunimit me institucionet e tjera që mbartin dhe japin informacion janë shumë

efektive.

Sot mundësitë e vëzhgimit dhe të hulumtimit janë të jashtëzakonshme. The British

Library`s Electronic Beowulf digjitalizoi dorëshkrimin e shekullit të 11 “Beowulf”.

Në një vend tjeter kamera speciale bëri të mundur krijimin e pamjeve e thellësive të Detit të

Vdekur për të vëzhguar karakteret e fjalëve të dëmtuara tek dorëshkrimet e vjetra. 141Tashme

nëpërmjet kompjuterit mund të shohim dhe të dëgjojnë audio dhe video gërmime

arkeologjike në vende të ndryshme të botës edhe nën ujë madje.

Fenomene të ndryshme të natyres etj. Të gjitha këto gjera mund të përmblidhen në një Portal

Digjital.

Sot gjithashtu në shumë vende po punohet që të hiqen barrierat e teknologjisë për të

gjitha llojet e informacionit dokumentar kulturor dhe identifikues për një personalitet apo

komb. Kështu në një faqe web-i gjeta një studim serioz për një poet të njohur Kroat.

Informacioni i nevojshëm për të portretizuar figurën e tij ishte marrë nga të tre institucionet e

kujtesës. Librat dhe shfletimi i tyre ishte servirur nga biblioteka, fotografitë dhe

letërkëmbimet e tij servireshin nga arkivi, ndërsa tavolina e punës, mjetet karakteristike apo

dhe veshje të tij nga muzeu.

Ruajtja dhe bërja e akcesueshme e trashëgimisë kulturore të një populli është

kontribut në forcimin e identitetit kulturor të tij dhe në lidhjen me të kaluarën, të tashmen dhe

të ardhmen. Trashëgimia kulturore dokumentare reflekton shumëllojshmërinë e popujve,

gjuhëve dhe kulturave. Ajo është pasqyra e botës dhe kujtesa e saj. Por kjo kujtesë është jo

141The organization of information . Arlene G. Taylor and Daniel N. Joudrey/2009 – 3 rd ed f3-15

Page 201: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

201

vetëm shumë interesante por dhe e brishtë, delikate. Për këtë arsye dokumente me vlerë,

regjistrime unike të historisë, artit, shkencës dhe shoqërisë botërore që gjenden në fondet e

bibliotekave, arkivave dhe muzeve kërkojnë kohë që të shihen, preken dhe konsultohen në të

gjitha këto institucione të kujtesës. Shoqëria gjithmonë ka patur frikë nga dëmtimin dhe

humbjen e tyre, sepse mjaft dokumente sot janë zhdukur apo shkatëruar. Ruajta dhe

demokratizimi i përdorimit të dokumenteve janë mundësi të shkëlqyera që na ofron Interneti

dhe procesi i digjitalizimit.

Kështu një nga misionet bazë të UNESCO-s është të rrisë dhe të përhapë informacionin, duke

siguruar mbrojtjen e trashëgimisë dokumentare botërore, duke e bërë atë të hapur për sa më

shumë njerëz. UNESCO e nxitur nga përgjegjësia e saj për të zhvilluar kulturën dhe për ta

mbrojtur atë ka krijuar një program,142 “Kujtesa e Botës” i përkrahur dhe nga Programi i

Përgjithshëm i Informacionit (PGI). Programi “Kujtesa e Botës” synon t’i bëjë shtetet të

vetëdijshëm për:

Mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të rrezikuar;

demokratizimin e mundësisë së përdorimit të saj dhe shpërndarjen sa më të gjerë të

informacionit për to duke vënë qarkullim potencialet buxhetore;

rritjen e përgjegjësisë së shteteve për ruajtjen e pasurisë së tyre dokumentare dhe vënien

në përdorim të kësaj trashëgimie dokumentare nëpërmjet zbatimit të teknolologjisë së

përshtatshme dhe digjitalizimit;

përkrahjen e iniciativave dhe aktivitetev të institucioneve e organizatave profesionale,

lokale kombëtare dhe ndërkombëtare;

Komisioni Europian ka mbështetur një seri projektesh bashkëpunimi në sektorin e

trashëgimisë, por tashmë me zhvillimin e teknologjisë dhe konkretisht të procesit të

digjitalizimin rekomandon, lidhur me Bibliotekë Digjitale Europiane, mbledhjen e

informacionit dhe digjitalizimin e dokumenteve (libra, revista, gazeta, fotografi, dokumente

arkivore, objekte muzeale, materiale audiovizuale etj) në të treja institucionet e kujtesës, për

të shmangur dublimin dhe nxitjen e bashkëpunimit.

Ashtu siç përmendet më sipër, zhvillimi i koleksioneve të përbashkëta digjitale të

bibliotekave, arkivave dhe muzeve, duke qenë në fokus të veprimtarisë së bibliotekave, nuk

ka si të mos jent në rend të ditës edhe në mjaft studime të IFLA-s143 ku nxitet me forcë

bashkëpunimin midis këtyre tre institucioneve që ruajnë dhe shërbejnë koleksione të

dokumenteve. Sipas studimeve dhe konferencave që organizon IFLA, perspektivat e

bashkëpunimit institucional në këta tre sektorë kanë nevojë që nga ana profesionale ti

adresohen si nivelit kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar. Ajo që na intereson më shumë në

trajtimin e kësaj teme janë projektet lokale kombëtare të bashkëpunimit në biblioteka, arkiva

dhe muze, të cilat janë shembuj të mirë dhe shtysa të mira për nxitjen e e bashkëpunimit në

këta tre sektorë të trashëgimisë dokumentare edhe në Shqipëri.

Shumë qeveri të vendeve të zhvilluara janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e portaleve të

digjitalizuara. Ato sponsorizojnë dhe e promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore italiane

duke thithur dhe sponsorizimin e Komitetit profesional të IFLA-s. UNESCO-s etj. Duhet

ditur gjithashtu se nëpër vende të ndryshme Bordi Këshillimor i Komitetit Profesional

142http : //www. portal. unesco. org/ ci/en/ev 143Digital Library Futures: User Perspectives and Institutional Strategies.- Munchen: De Gruyter Saur, 2010.-

(IFLA Publications: 146)

Page 202: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

202

zhvillon programe profesionale ndihmëse për këtë çështje. Nisma të ngjashme ka në Europë,

në SHBA, Kanada etj.

Ajo që i bashkon Institucionet e Kujtesës (Biliotekë, Arkiv, Muze) është depozitimi,

ruajtja dhe përdorimi i njësive të quajtura dokumente.

Por çdo të kuptojmë me termin “dokument”?

Ekzistojnë përkufizime të shumta. Nocioni tradicional lidhet me shkrimin dhe letrën.

Por po t’i referohemi mjedisit digjital, ne përdorim fjalën dokument edhe për skedarë në

formë teksti, skedarë audio e video, për materiale multimediale deri dhe për faqe web-i. Por

githashtu Paul Otlet, një nga themeluesit e shkollës së dokumentacionit (sot e quajtur shkenca

e informacionit) në termin dokument përfshin krahas dokumentit si tekst, edhe objektet

natyrore, artifaktet, modelet, vepra e artit, sipas tij termi “dokument” përdoret për të treguar

fakte “informative”.144

Suzanne Briet, vijuese e teorisë së P.Otlet-it, figurë e rëndësishme në fushën e

dokumentacionit dhe themeluese e shërbimit referues në Bibliotekën Kombëtare të Francës,

thotë se dokument është “çdo dëshmi fizike ose simbolike, e ruajtur ose e regjistruar që ka

qëllim të paraqesë, të rikrijojë apo të demonstrojë një etnitet konceptor”.(What is

Documentation, 1951),145 Ajo thotë se edhe një kafshë e egër mund të jetë një dokument. Për

sa kohë që ajo jeton në botën e egër nuk është dokument. Kur kapet dhe vendoset në kopshtin

zoologjik, apo skeleti i saj vendoset në muze, ajo bëhet dokument sepse tashmë është shfaqje

e një fenomeni.

Pa u ndalur më gjatë në përkufizimet e shumta të termit dokument le t’i referohemi

një përkufizimi të thjeshtë: Dokumentet janë mjete komunikimi. Janë copa të botës materiale-

argjilë, gur, lëkurë kafshësh, fibra bimësh – që ne i përdorim për të shprehur mendim e ide.

Parë në këtë këndvështrim, kufijtë mes bibliotekave, arkivave dhe muzeve janë të zbehtë dhe

vijnë duke u zbehur sidomos në epokën digjitale.

Është pikërisht kjo afërsi dhe aspak rastësi krijimi i Bibliotekës së Muzeut Britanik

brenda këtij muzeu dhe e hapur njëkohesisht me hapjen e vetë Muzeut Britanik në vitin 1753,

apo bashkimi i koleksioneve, shërbimeve dhe personelit të Bibliotekës Kombëtare dhe

Arkivit Kombëtar të Kanadasë për të krijuar një institucion të vetëm me emrin Biblioteka

Kombëtare dhe Arkivi i Kanadasë. Por le të mos shkojmë kaq larg.

Biblioteka jonë Kombëtare historinë e krijimit të saj e ka së bashku me Muzeun Kombëtar.

Bibliotekave, arkivave dhe muzeve u është besuar përgjegjësia e mbledhjes, ruajtjes

dhe vënies në përdorim dokumentet mbi trashëgimisë kulturore të kombit.

-Koleksionet e bibliotekave përbëhen kryesisht nga dokumente të botuara në formë të shtypur

dhe elektronike si dhe dorëshkrime, harta etj.

-Arkivi Kombëtar ka përgjegjësi kryesore ruajtjen dokumenteve publike të regjistruaravnë

letër ose në formë elektronike.

-Muzeu mbledh, ruan dhe ekspozon artefakte (që në fakt janë dokumente) rreth kulturës tonë

kombëtare.

Por aktualisht nuk ka ndonjë ndarje të qartë për sa i përket llojit të materialeve. Libra

gjejmë në bibliotekë, në arkiv dhe në muze, madje dhe njësi me vlera të rralla siç janë

144Robert S. Martin/ Cooperation and change: archives, libraries and museums in United States

www.ifla.org/IV/ifla69/papers/066e-Martin.pdf 145Po aty. Suzanne Briet .What is Documentation, 1951

Page 203: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

203

kodikët. Po të njëjtën gjë mund të themi për koleksione periodiku, për harta, regjistrime

zanore, fotografi, letra personale etj. Edhe legjislacioni përkatës i pasurimit lë shteg për

depozitim të dokementeve të caktuara në të tre institucionet.

Bibliotekat, Arkivat dhe Muzetë janë depozitueset kryesore të dokumenteve mbi

Kujtesën Kombëtare. Digjitalizimi i koleksioneve të tyre me dokumente siguron ruajtjen e

kësaj trashëgimie kulturore por mbi të gjitha një qasje të gjerë për përdoruesit. Pika e takimit

apo bashkëpunimi në nivel ndërkulturor, që bibliotekat, muzetë dhe arkivat të punojnë së

bashku për krijimin e një rrjeti digjital të përbashkët dhe për ti bërë koleksionet e tyre me

dokumente të trashëgimisë kulturore të qasshëm online, është në zhvillim.

Bibliotekat hartojnë katalogë të koleksioneve me synimin për ta bërë të gjthë koleksionin të

akcesueshëm dhe të disponueshëm për përdorim.

Arkivat hartojnë lista me dokumente, apo siç quhen në Arkivin Qendror të Shtetit, inventarë

të koleksioneve dokumentare me qëllim konsultimin në mënyrë selektive të këtyre

koleksioneve, por jo për huazim. Muzeu i vë në në dispoziocion koleksionet dokumentare e

tij për t’u parë përmes ekspozimeve, por nuk i vë në përdorim dhe nuk ofron akces në

regjistrimet e koleksioneve të tij.

Pavarësisht nga këto dallime bibliotekat, arkivat dhe muzetë ndajnë synime të njëjta:

koleksionimin, ruajtjen dhe dhënien e informacionit për përdoruesit. Këtij të fundit nuk i

intereson se ku gjendet fizikisht informacioni (në bibliotekë, muze apo arkiv) dhe në çfarë

forme është (artikull, libër, fotografi, hartë, muzikë, objekt etj.), për sa kohë që burimi që i

kërkon është i integruar diku, i organizuar mirë dhe lehtësisht i akcesueshëm. Pikërisht ky

është dhe çelësi i domosdoshmërisë së bashkëpunimit.

VI. 2 Bashkëpunimi në Institucionet e Kujtesës

Bashkëpunim apo e thënë ndryshe, të punojmë së bashku, është marrëdhënie me

përfitim reciprok mes institucioneve, për të arritur synime të përbashkëta duke ndarë

përgjegjësitë dhe kompetencat.

Pse duhet të bashkëpunojnë Institucionet e kujtesës?

Bashkëpunimi për të siguruar akces brenda një Portali Albanologjik të përbashkët të

materialeve të të tre institucioneve është i nevojshëm sepse:

Zhvillohen rrjete të përbashkët të materialeve të të tre Institucioneve të Kujtesës, duke

ofruar më shumë rrugë për qasje në dijet albanologjike;

praktikat dhe mënyrat e ndryshme të regjistrimit të dokumenteve, vështirësojnë

gjetjen e informacionit të duhur nga përdoruesi;

mungesa e standardeve të përbashkëta nuk lejon koordinimin e komunikimit dhe

kërkimin e njëkohshëm të informacionit në institucione;

shfrytëzohen maksimalisht mundësitë e teknologjisë për ruajtjen dhe përdorimin e

materialeve;

rritet komunikimi dhe shkëmbimi i eksperiencave të punës.

Përvoja bashkëpunimit në Institucionet e Kujtesës

Page 204: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

204

Në radhë të parë duhet të kuptojmë se institucionet e trashëgimisë kulturore

bibliotekat, arkivat dhe muzetë ndajnë synime të njejta dhe në shumë raste, duke punuar së

bashku përmirësojmë shërbimet, rrisim komunikimin dhe respektin reciprok.

Historikisht dallimet midis këtyre tre institucioneve të kujtesës nuk kanë qenë të prera qartë.

Bibliotekat më të hershme që dimë nga historia kanë qenë njëkohësisht dhe arkiva. Më vonë

në tempuj e pallate mbretërore u krijuan koleksione shkrimesh që dokumentonin veprimtarinë

e tyre që pak a shumë i afroheshin një biblioteke. Koleksione të një lloji tjetër tekstesh u quajt

muze. Biblioteka legjendare e Aleksandrisë, përshembull u quajt Museon.

Në praktikë dallimet mes bibliotekave dhe muzeve kanë qenë fare të vogla deri në fillimet e

periudhës moderne, kur me lindjen e shtypit pati rritje dramatike të koleksioneve të shtypura

të cilat ndryshonin nga koleksionet e objekteve, duke sjellë dhe dallimin mes bibliotekës dhe

muzeut.

Megjithatë ajo që i bashkon këto institucioneve është depozitimi, ruajtja dhe

përdorimi i njësive të quajtura dokumente. Parë në këtë aspekt dallimi mes tyre është vetëm

çështje marrëveshjeje që ka evoluar në vite.

Në Shqipëri përvoja e deri tanishme e bashkëpunimit të Bibliotekës Kombëtare me

Arkivin Qendror apo Muzeun Kombëtare ka qenë e përqendruar kryesisht në dy aspekte:

-Në restaurimin e materialeve

-Në përfshirjen në disa katalogë dhe botime bibliografike albanologjike edhe dokumente

librore nga Arkivi apo Muzeu.

Arkivi Qendror i Shtetit dallohet për më shumë përvojë në restaurimin e dokumenteve

origjinale dhe përdorimin e kopjeve (kryesisht mikrofilma). Në Bibliotekën Kombëtare

krijimi i sektorit të restaurimit u realizua nëpërmjet ndihmës së Arkivit dhe marrëdhënieve

shumë të mira bashkëpunuese mes specialistëve të të dy institucioneve. Kjo praktikë vijon

edhe sot duke kombinuar aftësitë dhe mjetet më të mira restauruese të punonjësve të arkivit

me profesionalizmin e punonjëseve të Bibliotekës Kombëtare për proceset e lidhjes me

lëkurë. Gjithashtu shembull i mirë bashkëpunimi është kalimi në Muzeun Historik Kombëtar

i disa objekteve që fillimisht kanë qenë në dosjet e fondeve personale të Arkivit.

Gjithashtu bashkëpunime të mira ka patur në organizimin e ekspozitave tematike për

promovimin e vlerave albanologjike, në të tre institucionet e kujtesës. Nga përvoja e punës

time në Bibliotekën Kombëtare në Sektorin e Albanologjisë, këto lloj ekpozitsh janë më

cilësore dhe atraktive sepse përfshihen: Botime të një personaliteti; ç’kanë shkruar të tjerët

për të; dokumente e korrespondenca të tij nga arkivi dhe objekte vetjake personale nga

muzeu. Por duhet thënë se këto praktika bashkëpunimesh janë të pakta si në ekspozita ashtu

dhe në botimet bibliografike. Interesi do të ishte edhe më i madh nëse, krahas informacionit

për libra dhe artikuj, do të gjenin informacion edhe për dokumente, veprimtari krijuese në

dorëshkrim (që janë të shumtë në Arkivin Qendror të Shtetit), letra e korrespondenca,

fotografi e video të jetës si dhe objekte të personave e ngjarjeve.

Sot jemi në një situatë krejt tjetër dhe shumë favorizuese. Teknologjia e re ka krijuar

mundësi pa precedent për institucionet e kujtesës.

Bashkëpunimi bibliotekë – arkiv – muze është aktualisht një nga temat më interesante të

diskutimeve në mjedisin studimor ndërkombëtar. Me prodhimin e informacionit digjital dhe

Page 205: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

205

rritjen e vëllimit të materialeve të konvertuara në formë digjitale, bashkëpunimi po bëhet

gjithnjë e më i rëndësishëm dhe më i ngutshëm. Biblioteka Kombëtare, ka ndërmarrë nisma

digjitalizimi për të ruajtur koleksionet e rralla albanologjike të saj dhe rritjen e akcesit. Më të

vonuar janë në këtë proces janë dy institucionet e tjera. Në kushtet e teknologjisë së re nismat

e përbashkëta mund të jenë më të shumta dhe më efektive sepse janë tendencat e studiuesve

apo përdoruesve që motivojnë duke rritur përgjegjësinë e institucioneve të kujtesës për

shërbime publike cilësore.

Përfitimet e procesit të bashkëpunimit midis institucioneve të kujtesës kombëtare

Bibliotekë – Arkiv – Muze, janë:

Krijimi i një rrjeti të përbashkët të trashëgimisë kulturore.

Ndërtimi i infrastrukturës së kapaciteteve kombëtare për shërbime informuese në të

tre institucionet e kujtesës.

Mundësohet përdorimi i koleksioneve albanologjike kombëtare nga brezat e sotëm

dhe të ardhshëm.

Sigurohet akcesi kombëtar dhe ndërkombëtar në burimet albanologjike.

Rritet roli integrues në çështjet studimore albanologjike.

Promovohen dokumentet historike dhe kulturore identifikuese kombëtare.

Ruajtje afatagjatë e dokumenteve të kujtesës kombëtare.

Regjistrim bibliografik gjithëpërfshirës korrent e retrospektiv i dokumenteve të

kujtesës kombëtare në institucionet e kulturës.

Akces i menjëhershëm në materialet e trashëgimisë kulturore me shërbim direkt të

materialeve origjinale dhe të transmetueshme on-line.

Shërbime më të sakta informuese e referuese si dhe udhëzime për koleksionet e

trashëgimisë.

Shkëmbim më të gjerë përvoje dhe zgjerim të traditës profesionale.

Kosto më efektive si rezultat i përdorimit të përbashkët të infrastrukturës dhe pajisjeve

hardware e software.

Koordinim më i mirë i programeve të trajnimit.

Mundësi më të mëdha për tërheqje fondesh.

Rritje të cilësisë së promovim të koleksioneve albanologjike në ekspozita, konferenca,

botime etj., veprimtari këto që kanë nevojë për bashkëpunim të institucioneve të

kujtesës dhe shkëmbim të përvojave për rezultate të mira.

Ruajtje në shkallë kombëtare e trashëgimisë duke planifikuar dhe koordinuar

veprimtarinë restauruese dhe riprodhuese të dokumenteve albanologjike në të treja

institucionet e kujtesës;

Nxitje për zbatimin e standarteve në regjistrimet elektronike bibliografike, jo vetëm

në Bibliotekë por edhe në Arkiv e Muze, të cilat lehtesojnë shkëmbimin e

informacionit përmes website për pjesëmarrje në Portale dhe Biblioteka Digjitale

Europiane dhe Botërore.

Koleksione më të mëdha dhe më shumë përdorues.

Sigurohet përdorimi i koleksioneve të rralla dorëshkrime, antikuarë, dokumente, foto

dhe objekte muzeale rreth një subjekti të caktuar apo një personaliteti të caktuar .

Page 206: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

206

Bëhet regjistrimi i të gjitha dokumenteve të kujtesës kombëtare që përbën një

kontributit në kontrollin e tyre

Sa larg këtij bashkëpunimi është Shqipëria?

Nëse nisemi nga Biblioteka Kombëtare, ajo punon sipas standardeve ndërkombëtare të

katalogimit për njësitë albanologjike (ISBD-International Standard Bibliographic

Descriptions,ISBD(A),AACR2-AngloAmerican Cataloguing Rules, UDC-Universal Decimal

Classification) dhe është qendra kombëtare për promovimin e këtyre standardeve. Tërë

veprimtaria e Bibliotekës Kombëtare është kontribut në ruajtjen dhe promovimin e

trashëgimisë kombëtare dhe për pasojë dhe nxitje për bashkëpunim mes institucioneve e tjera

të trashëgimisë të cilët janë të vonuar në këtë proces.

Edhe pse arkivat dhe muzetë kanë karakteristika të ndryshme në depozitimin dhe vënien

në shërbim të dokumenteve, zbatimi i standardeve ndërkombëtare do të bënte që informacioni

midis tyre të jetë lehtësish i shkëmbyeshëm. Arkivat duke qenë se mbartin vetëm kopje unike

të burimeve mendohej se standardizimi ishte i panevojshëm. Arkivat nuk mund të përfitonin

nga metadatat e krijuara më parë (d.m.th përdorimin e të dhënave të krijuara nga agjensitë e

tjera), sepse ato nuk përshkruajnë materiale që janë në pronësi gjetkë. Megjithatë kohët kanë

ndryshuar. Sot arkivat po fusin standardizime të rëndësishme në praktikat e tyre përshkruese

të dokumenteve. Arkivat ruajnë të dhëna me vlera të qëndrueshme që dokumentojnë

aktivitete organizative ose personale të akumuluara në rrjedhën e historisë dhe të jetës së

përditshme të punës. Të dhënat organizative përbëhen nga: raporte vjetore, korrespondenca të

ndryshme, dokumente historike e shpesh edhe ndonjë libër (që normalisht duhet të ndodhet

në bibliotekë). Të dhënat personale përbëhen nga dorëshkrime, dokumente personale, ditarë

por ndoshta edhe ndonjë koleksion të relikeve të ndryshme (që mund të ndodheshin në

muze). Gjithashtu materialet arkivore janë në formate të ndryshme: tekste, imazhe grafike,

regjistrime zanore e vizuale në forma analoge apo digjitale. 146Deri në dekadat e fundit, çdo

arkiv e zgjidhte vetë rrugën e organizimit të informacionit. Ka patur shkolla të ndryshme të

mendimit se si mund të bëhej ky organizim i informacionit arkivor. Ajo që duket se ka

mbizotëruar në Shqipëri ka qenë grupimi i koleksioneve të veçanta sipas prejardhjes dhe

përmbajties të ruajtura në mënyrën e tyre origjinale në kuadrin e arkivit si një e tërë.

Materialet arkivore apo koleksionet arkivore mbahen në kuti të mbyllura në dallim nga

koleksionet e hapura e të huazueshme të bibliotekës. Marrja e informacionit në arkiv është

më e vështirë, ndërkohë që interesi për to sidomos në komunitetin akademik është rritur.

Sot bërja e përshkrimeve të gjera të koleksionet arkivore të arritshme në Web dhe vendosja e

përshkrimeve të shkurtra të koleksioneve arkivore në bazat e të dhënave të katalogëve të

përbashkët me bibliotekën është çështje e ditës kudo në botë. Bibliotekat dhe arkivat mund të

depozitojnë disa dokumente të përbashkëta si materiale pamore (p.sh fotografi), apo

dokumente të tjera si p.sh. letra personale të personaliteteve etj, por në Arkivin Qëndror të

Shtetit nuk zbatohet ende standardi ISAD(G) (International Standard Archives Description –

General) dhe standardet e tjera për metadatat, psh (MARC-AMC).

Regjistrimi i koleksioneve muzeale është pak a shumë si katalogimi në biblioteka.

146The organization of information / Arlene G. Taylor and Daniel N. Joudrey/ 2009 – 2rd ed f48-60

Page 207: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

207

Në muze ashtu si dhe në arkiv, prejardhja e një objekti apo koleksioni është një informacion i

rëndësishëm dhe thelbësor në përcaktimin e emrit dhe vlerës së tij. Përshkrimi i materialeve

pamore është shpesh më i vështirë se sa përshkrimi i materialit tekstual. Analiza e Subjetit

(klasifikimi) është edhe më e vështirë për materialet vizuale. Imazhi nuk tregon se për çfarë

flitet. M.gj.t edhe pse vonë sot, janë krijuar skema apo manuale të kategorizimit të të dhënave

për përshkrimet e artit pamor (CDWA) (Categories for Description of Works of Art) dhe

standardet e përmbajtjes, (CCO) (Cataloging Cultural Objects- Katalogimi i 147objekteve

kulturore) me të cilat muzetë në Shqipëri duhet të fillojnë nga puna për të arritur në

unifikimin e informacionit kulturor muzeal shqiptar.

Nisur nga përvoja e projekteve të susesshme botërore të bashkëpunimit, trashëgimia

kulturore në rrjet kërkon disa kushte si:

Bashkëveprim mes sistemeve të ndryshme të softeve dhe hardeve. Kjo është një

çështje kritike në krijimin e koleksioneve albanologjike të përbashëta digjitale.

Standardet janë kërkesë e domosdoshme për pjesëmarrje në rrjete të përbashkëta të

trashëgimisë kulturore. Ndonëse në bibliotekë punohet prej vitesh me standartet e përshkrimit

bibliografik dhe formatin MARC të shkëmbimit si dhe softe që bazohen në protokollin

Z.39.50 për kërkim e gjetje të informacionit, nevojitet përshkrimin i standardizuar i

dokumenteve arkivore, ndërkohë që muzetë janë edhe më të ngadaltë në aplikimin e

sandardeve.

Unifikim të fjalorëve të termave të kontrolluar. Si Biblioteka Kombëtare ashtu dhe

Arkivi kanë listat e tyre të emërtimeve lëndore, të emrave personalë dhe të termave

gjeografikë, por këto nuk mund të funksionojnë në një rrjet të përbashkët. (p.sh. për emrat

personalë në bibliotekë përdoret forma mbiemër – emër, ndërsa në arkiv duhet të kërkosh me

emër – mbiemër, pra fjalorët e termave të kontrolluar duhet t’i përshtaten përmbajtjes së të

tre institucioneve.

Trajnim në menaxhimin e programeve dhe projekteve të digjitalizimit

Trajnim i vazhdueshëm me institucionet kulturore për të siguruar mundësi të vazhdueshme

për bashkëpunim dhe ndërveprim në njohjen e standarteve dhe ngritjen e nivelit të punës.

Zgjerimin e njohurive në kuadër të profesionit në mënyrë që bibliotekat arkivat dhe muzetë,

depozitueset kryesore të dokumenteve të “Kujtesës Kombëtare” të kenë aftësi për të ruajtur,

sistemuar dhe për ti bërë të qasshme përmbajtje digjitale.

Rritje të aftësisë për të punuar në grup.Kjo kërkon gatishmëri dhe dëshirë nga ana e

bibliotekarëve për të punuar së bashku me arkivistë, specialistë të IT dhe kuratorë të muzeut.

Rishikim të legjislacionit dhe kritereve për të saktësuar më mirë zhvillimin e

koleksioneve në të tre kategoritë e institucioneve në të ardhmen lidhur me debozitimin e

“dokumenteve” Gjen kodikë, libra, dorëshkrime, harta, regjistra famullish, regjistrime zanore

etj. të shpërndara në të tre institucionet.

Krijim të një“Këshilli Kombëtar” të përbashkët për të tre institucionet dhe me vartësi

nga një organizëm më i lartë si p.sh Ministria e Kulturës për përzgjedhje e materialeve për

Portalin Albnologjik Digjital.

Hartim të një strategjie kombëtare për ruajtjen afatgjatë dhe akces në materialet

digjitale, duke përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e çdo institucioni pjesëmarrës.

147Po aty. f13-16

Page 208: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

208

Shtrohet pyetja: - Kush do të jetë nismëtar i bashkëpunimit të Institucioneve të Kujtesës për

krijimin e Portalit Albanologjik Digjital?

Ky rol mendoj se i përket Bibliotekës Kombëtare, sepse:

Po të ndërtonim një grafik me të dhënat e çdo institucioni për numrin e përdoruesve

dhe të materialeve të përdorura, pika më e lartë e grafikut i referohet Bibliotekës

Kombëtare. Ajo ka numër më të madh përdoruesish dhe siguron më shumë akces për

studim.

Ka sasinë më të madhe të dokumenteve me vlerë në trashëgimisë kulturore.

Në Bibliotekën Kombëtare fondi i antikuarit përmban rreth 2300 vepra të rralla të shekujve

XV-XVIII. Ku mund të përmendim vepra të humanistëve Marin Barleti, Marin Beçikemi e

Dhimitër Frangu, botimet e Voskopojës si dhe shtatë inkunabula. Ky fond ka vlera të veçanta

për faktin se këtu përfshihen edhe antikuar në gjuhën shqipe, veprat e Buzukut, Budit,

Bogdanit, Frang Bardhit etj.

Fondi i dorëshkrimeve përmban rreth 1400 vepra, kryesisht në gjuhët orientale (arabisht,

osmanisht dhe persisht, prej të cilave mund të përmendim dorëshkrimet shqip me alfabet arab

si, kodikun i Kostandin Beratit me pjesë këndimi, poezi fetare, dy fjalorë greqisht-shqip si

dhe “Ditarët” të dorëshkruar në gjermanisht të albanologut Franz Nopcsa.

Fondi i Albano-Balkanologjisë ka rreth 48.000 vëllime me përmbajtje kulturore, historike,

etnologjike, arkeologjke, gjeografike, gjuhësore për Shqipërinë e shqiptarët si dhe për popujt

e Ballkanit.

Prej disa kohësh bazohet në standarde ISBD (International Standard Bibliographic

Description), MARC (MAchine-ReadableCataloging) standardsdhe Z.39.50.

Aktualisht është më e angazhuar në procesin e digjitalizimit të vlerave albanologjike

duke zbatuar standarte ndërkombëtare për integrimi i objekteve digjitale nëpërmjet

Programit Greenstone, (produkt i një projekti të Zelandës së Re i financuar, zhvilluar

dhe shpërndarë falas nga UNESCO dhe Human Info NGO në Belgjikë, i cili është

gjithëpërfshirës dhe i hapur, qëndihmon në krijimin, ruajtjen, prezantimin dhe

përhapjen e koleksioneve digjitale të kujtesës)dhe standartin e përzgjedhur për meta

datat Dublin Core.

Puna për krijimin e objekteve digjitale në Bibliotekën Kombëtare ka nisur me:

a. Digjitimin e skedave informative mbi njësitë e rralla albanologjike

b. Digjitimin e disa inkunabulave, antikuarëve, dorëshkrimeve, dhe disa

periodikëve të vjetër.

c. Digjitimin e hartave të rralla historike të shekujve “16/18” me karakter

albanologjik.

Objektet digjitale të Bibliotekës Kombëtarejanë të akcesueshme përmes faqes zyrtare

të Bibliotekës Kombëtare www.bksh.al dhe disa prej tyre tashmë janë të integruara në

Bibliotekën Digjitale “Europeana” në sesionin Reading Room dhe në Bibliotekën

Digjitale Botërore duke u bërë pjesë e sisteme të përpashkëta të dijes së digjituar.

Biblioteka digjitale realizon gjithçka si biblioteka tradicionale, është një burim

informacioni i pandërprerë, diferenca e vetme është se operohet në mjedis elektronik

ku dhe shpërndarja e informacionit është më e mirë dhe më e shpejtë

Page 209: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

209

Ka sistem më të organizuar të përgatitjes profesionale. (Shkollë Dy-vjecare

kualifikimi)

Megjithatë specialistët po gjenden përballë vështirësive dhe sfidave teknike si pasojë e një

infrastrukture ende të pazhvilluar. Por optimizmi dhe ndërgjegjësimi për domosdoshmërinë e

ndërtimit të koleksioneve albanologjike digjitale dhe prezantimin i tyre në shoqërinë globale

të informacionit duhet të na angazhojnë maksimalisht për të punuar.

Sfidë tjetër mjaft e rëndësishme për digjitimin e njësive albanologjike, sot është ruajta

afatgjatë që do të thotë akces në këto objekte dhe në të ardhmen ku vazhdimisht do të ketë

versione të reja të programeve dhe të pajisjeve. Pra sfidë është vetë koherenca, përditësimi.

Page 210: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

210

KONKLUZIONE

Qëllimi i këtij studimi është të arrijmë në një bazë të dhënash të përbashkët të

Identitet Kulturor Shqiptar.

Sot teknologjia dhe Interneti na jep mundësi të shumta për promovimin e Kujtesës

sonë Kombëtare, nëpërmjet një Portali Albanologjik Digjital. Në kushtet e teknologjisë së re

nismat e përbashkëta të institucioneve kulturore, Bibliotekë, Arkiv, Muze mund të jenë më të

shumta dhe efektive. Koleksionet albanologjike digjitale duhet të jenë pjesë e trashëgimisë së

larmishme kulturore dhe shumëgjuhëshe europiane dhe të kenë një profil të qartë në Internet.

Mendoj se jemi të vonuar, duhen hedhur hapa konkretë drejt bashkëpunimit në nivel

kombëtar dhe ndërkombëtar për të prezantuar trashëgiminë kulturore shqiptare në botë në

mënyrë sa më të plotë.

Prezantimi on-line dhe i studiuar i koleksioneve të rralla albanologjike, krijimi i një

sistemi menaxhimi për depozitimin dhe ruajtjen objekteve digjitale, sigurimi i akcesit për

këto burime ku studiuesit të mund të shfletojnë burimin nëpërmjet aplikimeve bashkëkohore

dhe të përjetojnë leximin e burimit në të njëjtën mënyrë me origjinalin, sot është

domosdoshmëri.

Portali albanologjik digjital mund të realizojë gjithçka si biblioteka, arkivi apo muzeu

tradicional, dhe të jetë një burim informacioni i pandërprerë, diferenca e vetme është se

operohet në mjedis elektronik ku dhe shpërndarja e informacionit albanologjik është më e

mirë dhe më e shpejtë duke mbërritur në një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse mbi Kujtesën

Kombëtare Shqiptare.

Koleksionet e dokumenteve albanologjikë janë porta hyrëse në trashëgiminë

historiko-kulturore shqiptare. Janë shprehje e prirjes sonë të vazhdueshme për të gjetur,

organizuar dhe përhapur dokumente mbi “Kujtesën kombëtare”. Ato mbartin brenda tyre

tërësinë e studimeve mbi historinë, gjeografinë, arkeologjinë, gjuhësinë, etnologjinë,

antropologjinë, demografinë, të drejtën zakonore shqiptare, folklorin, shkencën e letërsisë,

kulturën apo qytetërimin e popullit shqiptar, duke kontribuar kështu në një aset kombëtar, siç

është albanologjia.

“Kujtesa kombëtare” ndërtohet mbi dokumente, prandaj puna e kahershme e

specialistëve të informacionit në institucionet e kujtesës kombëtare si: Biblioteka, Arkiva dhe

Muze, duhet te konsistojë në evidencimin e trashëgimisë së shkruar kombëtare, përmes

koleksioneve albanologjike.

Epokat kanë ndryshuar, sot gjithnjë e më shumë kërkohet që burimet dokumentare

historike, kulturore dhe shkencore, jo vetëm t’u sigurohet një ruajtje e mirë, por ato të

promovohen,publikohen, shpërndahen dhe akcesohen sa më shpejt e pa humbur kohë. Këtë

mundësi gjithnjë e më shumë po e krijon Interneti dhe procesi i digjitalizimit. Sot interneti

përbën një revolucion për institucionet e kujtesës. Studiuesit nuk duan të dinë se ku gjendet

burimi i informacionit albanologjik, në Bibliotekë, Arkiv apo Muze, mjafton të kenë akces

intelektual në përmbajtje dhe në sa më shumë burime. Krijimi i rrugëve të gjera të

informacionit, hiperteksteve digjitale dhe zhvillimi spektakolar i website etj, janë tregues të

zhvillimit dhe aplikimit të vrullshëm të teknologjive të reja.

Në epokën e Internetit dhe virtualitetit, të lirisë së informimit dhe përzgjedhjes, të

shfaqjes së katalogëve të dokumenteve digjitale, një nga temat më të debatuara në mjediset e

Page 211: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

211

botimeve shkencore elektronike, është ajo që ka të bëjë me të ardhmen e dokumenteve në të

tre institucionet e trashëgimisë kulturore, me konceptimet e ndryshme të asaj që ç’është

dhe/ose çdo të jetë kujtesë kombëtare, debat që këto vitet e fundit, ka tërhequr një numër të

madh njerëzish prej të gjithë kontinenteve dhe horizonteve kulturore. Revolucioni teknologjik

kompjuterik tashmë është pjesë e pandashme për gjetjen e burimeve të informacionit. Shtrirja

e Internetit, këtij rrjeti gjigand të informacionit, nuk ka se si të mos ndjehet edhe në

institucionet e trashëgimisë kulturore kombëtare. Bibliotekat, Arkivat dhe Muzetë tashmë

duhen të shndërrohen në qendra fleksibël të informacionit albanologjik.

Aplikimi i Internetit dhe proceseve të digjitimit mundësojnë kalimin nga tendenca e

institucioneve të kujtesës për të shtuar vetëm koleksionet e trashëgimisë kulturore

albanologjike, në atë të shtimit të mundësive gjithnjë e më të mëdha të shfrytëzimit të tyre

nga studiuesit. Prandaj mendoj se ka ardhur koha e krijimit të një rrjeti digjital të përbashkët

të informacionit albanologjik mbi trashëgiminë tonë historiko-kulturore kombëtare, madje

duke shkuar edhe më tej, në krijimin e një Portali Albanologjik me materiale albanologjike,

domethënëse për Kujtesën tonë kombëtare të digjituara e të integruara nga të gjitha

institucionet e trashëgimisë kombëtare që i mbartin ato. Digjitalizimi i studiuar i

dokumenteve të kujtesës kombëtare dhe organizimi e plotësimi i tyre, është bërë

domosdoshmëri pasi mundëson promovimin e identitetit historik të çdo kombi. Me një klikim

të mouse mund të futesh në kujtesën historike të të gjitha kohërave.

Brenda rrjedhës së zhvillimeve bashkëkohore europiane dhe botërore edhe kujtesa

jonë e shkruar kombëtare duhet të identifikohet e promovohet si një pjesë e rëndësishme e

trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Në periudhën që po jetojmë, Interneti, portalet

dhe shërbimet në rrjet kanë ndryshuar shumë funksionet dhe objektivat e institucioneve

kulturore që mbartin dokumente të kujtesës kombëtare si Bibliotekat, Arkivat dhe Muzetë. Në

kushtet e vërshimit të mediuve të reja të mbartjes së informacionit, na duhet t’i respektojmë të

gjitha format që mundësojnë komunikimin e Kujtesës sonë kombëtare.

Sot ka mjaft Portale Digjitale Europiane dhe Botërore mbi kujtesat historiko-kulturore të cilat

paraqesin burime apo dokumente të vlefshme në të kuptuarin e historisë së humanitetit. Ato

më kanë vlejtur si një experiencë e mirë për konsolidimin e ideve mbi përzgjedhjen

dokumente nga të tre institucionet e Kujtesës, për krijimin e një Portali Albanologjik Digjital.

Nisma të tilla të përmasave gjigande sot janë bërë realitete në mjaft vende të botës.

Projekte mbi krijimin e koleksioneve të kujtesës së shteteve të veçanta kanë çuar në krijimin

e European Digital Libraries EUROPEANA, apo World Digital Library të cilat synojnë dhe

mundësojnë lehtësisht akcesin në trashëgiminë globale, në kulturat dhe gjuhët e ndryshme për

studiuesit mbarëbotëror.

Tashmë ky mjedis i ri pune duhet parë si konkurrent dhe si partner funksional në

dhënien dhe marrjen e informacionit mbi koleksionet albanologjike në mbarë botën.

Ekzistojnë mjaft njësi apo dokumente të trashëgimisë tonë albanologjike me vlera unikale,

që bota ka patur interes t’i njohë dhe janë integruar në sisteme të përbashkëta të dijes së

digjituar.

Krijimi i një Portali Albanologjik Digjital, ku do të përfshihen të gjitha njësitë e rralla

albanologjike nga të gjitha institucionet e Kujtesës Kombëtare, të cilët shërbejnë në të

kuptuarin e historisë e qytetërimit shqiptar, sot është domosdoshmëri.

Objektet digjitale duhet të përzgjidhen sipas ndikimit që kanë ato në historinë kombëtare.

Page 212: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

212

Nëse njësia apo dokumenti pasqyron në mënyrë të përkryer një periudhë historike, ku

ka patur ndryshime të mëdha kombformuese. Pra përzgjidhen njësi që prezantojnë kulturën

kombëtare, volume të rralla dhe sinjifikative të historisë, qytetërimit, gjuhësisë, shkencës, në

të gjitha gjuhët, por edhe njësi të tilla si dorëshkrime, shkrime të shenjta, që janë shembuj të

kaligrafisë historike në një vështrim krahasues ndërkombëtar.

Krijimi i një rrjeti të përbashkët të trashëgimisë kulturore albanologjike që sot quhet

“Kujtesa kombëtare” sjell shumë përfitime që motivojnë bashkëpunimin ndër institucional.

Bashkimi Europian ka deklaruar se: “Digjitalizimi është një hap i parë thelbësor për krijimin

e përmbajtjes digjitale që do të mbështesë një Kujtesë Europiane gjithë digjitale. Ajo është

një veprimtari e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore kolektive të Europës, që

siguron akces të përmirësuar për qytetarët në këtë trashëgimi”. Bashkimi Europian është i

gatshëm të bashkërendojë programet kombëtare të digjitalizimit dhe ka hartuar “Parime” për

të nxitur një metodologji të përbashkët për digjitalizimin e materialit kulturor të kujtesave

kombëtare.

Në rastin tonë, krijimi i një koleksioni albanologjik virtual i përbashkët

gjithëpërfshirës për institucionet e trashëgimisë kulturore, jo vetëm do të promovonte

kulturën tonë, por edhe do të mundësonte pjesëmarrjen në projekte të mëdha europiane dhe

botërore. Gjithashtu, do të mbroheshin njësitë e vjetra delikate të pasurisë sonë kombëtare

nga dëmtimi.

Në Portalin Albanologjik Digjital duhen integruar materiale domethënëse

albanologjike që dëshmojnë etnicitetin shqiptar, nga të gjitha institucionet e Kujtesës

Kombëtare (Bibliotekë, Arkiv, Muze).

Objektet digjitale për Portalin Albanologjik duhet të jenë:

Dokumente arkivore albanologjike për trevat arbërore, pjesë të trashëgimisë tonë

kombëtare të shpërndara në arkiva, biblioteka të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit, të

botuara ose jo. Integrimi Digjital i përbashkët i të gjithë dokumenteve arkivore të kujtesës

sonë kombëtare, të botuara ose jo, të digjituara ex novo e të sistemuara në mënyrë

kronologjike, pavarësisht institucionit ku gjenden, do të ishte një ndihmë e madhe për

studiuesit.

Dorëshkrime, si pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor shqiptar dhe të kulturës

së ruajtjes së pasurisë kombëtare. Pasuria e jashtëzakonshme e traditës së dorëshkrimeve të

ruajtura në Shqipëri, me një koleksion që nuk mund të krahasohet jo vetëm me ato të popujve

të tjerë të rajonit, por dhe në shkallë europiane, mendoj se është pjesë domethënëse për një

Portal Albanologjik Digjital. Përfshirja e tyre do t’i promovonte si në një mjedis kombëtar,

ashtu dhe ndërkombëtar dhe do të plotësonte informacionin e munguar për to edhe pse për

këtë trashëgimi, dija shqiptare ka ende për të thënë. Historia e shkrimit të tyre fillon që në

shek. 6 me Kodikët e Beratit e në vazhdim me vepra të dorëshkruara, në greqisht, gjuhë

orientale, latine dhe në shqip (fillimisht me alfabet grek dhe arab).

Dorëshkrimet janë shkruar e kopjuar nga kaligrafë të specializuar në Shkodër, Berat,

Elbasan, Tiranë. Ato janë të shpërndara në të gjitha institucionet e kujtesës në Shqipëri, por

disa prej tyre ende të pazbuluara mirë mund të gjenden në pluhurin e arkivave të Europës e

sidomos të Vatikanit. Ato janë vlerësuar nga paleografë, bizantologë, historianë të

krishtërimit e islamizmit etj. Skanimi dhe krijimi i burimeve digjitale për to në Portalin

Page 213: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

213

Albanologjik do të perfeksiononte cilësinë e akcesit në trashëgiminë kulturore të shkruar,

pavarësisht vendndodhjes së njësisë, në arkiv, bibliotekë, muze etj. Ato shquhen për

miniaturat në ar dhe dekoracione. Dorëshkrimet janë njësi unike me mjaft të dhëna

dokumentuese për historinë dhe qytetërimin shqiptar, disa prej të cilave gjenden vetëm në

Institucionet tona të Kujtesës.

Incunabula (vepra të shtypura para vitit 1501) dhe Antikuarë (vepra të rralla të

botuara para vitit 1800) në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj me përmbajte albanologjike.

Antikuarë në gjuhën shqipe (shek. XVI-XVIII), përfshirje e të cilëve në Portalin

Albanologjik në kuptimin shkencor është mënyra më e mirë e përhapjes së dijes për to dhe e

ndjenjës kombëtare. Nëpërmjet tyre qëllimi im është të hidhet dritë mbi kulturën shqiptare,

ashtu sikurse shfaqet tek këto antikuarë që janë fakte e dokumente të cilat çjerrin errësirën,

dhe hedhin poshtë spekullimet e paskrupullta mbi qytetërimin dhe kulturën tonë kombëtare.

Këto njësi e bëjnë me të vërtetë protagoniste kulturën tonë kombëtare albanologjike.

Botimet e Voskopojës janë domethënës për qytetërimin tonë, për vetë lidhjet e

shumëllojshme të këtij qyteti në një mjedis të largët e të afërt gjeografik e shoqëror me

kulturën ballkanike dhe europiane. Ato janë një pasqyrë e e qartë e zhvillimit kulturor të

Voskopojës në shek. XVIII, ku përveç konstruksioneve monumentale, kishave e bazilikave,

bibliotekës, urave të gurta, ku më 1720 dallohet shtypshkronja e saj, e dyta në Perandorinë

Osmane, pas asaj të Stambollit por në të vërtetë e para në Ballkan e cila deri më 1769 realizoi

mbi 50 botime. Figurat kryesore të autorëve dhe botuesve ishin Theodhor Kavaliotit, Grigor

Voskopojari (i njohur edhe si Grigori i Durrësit), Dhanil Mihail Adam Voskopojari.

Harta të rralla e të vjetra të trojeve shqiptare, shumë të rëndësishme për Portalin

Albanologjik, sepse periudha e parë ose parashkencore e albanologjisë përbëhet kryesisht prej

dëshmive të udhëtarëve që kaluan dhe përshkruan nëpër harta viset arbërore. Ata bëjnë pjesë,

në mënyrë të përgjithshme, në grupet që quhen “udhëtarë në Orient” ose më vonë “udhëtarë

në Levant”, që tërthorazi u njohën edhe me realitetin arbër dhe lanë dëshmi edhe për të. Ishin

hartat ato që u përdorën për të përcaktuar largësi, rrugë vendndodhje etj., për të lehtësuar

mundësinë e udhëtimit nga një vend në një tjetër. Fillimisht udhëtimet u kryen nëpërmjet

detit që në Mesjetë ishte “rruga e rrugëve”. Kështu edhe për brigjet e arbërve dhe

vendbanimet e tyre. Regjistrimi kronologjik i përshkrimit të viseve të arbërve ka ndodhur në

harta përpara “historisë”, përpara shfaqjes së tregimit të shkruar. Ruajtja dhe promovimi i

tyre si pjesë e trashëgimisë tonë është i një rëndësie të madhe. Menaxhimi i tyre në formatin

tradicional nuk është më i mjafueshëm. Digjitimi i tyre ofron mundësi të mëdha ruajtjeje,

komoditet, fleksibilitet dhe efikasitet të përmirësuar për studiuesit. Gjithashtu, sot teknologjia

e informacionit dhe Interneti na jep mundësinë e plotësimit të Portalit Albanologjik Digjital

edhe me harta të rralla të cilat nuk ndodhen në koleksionet tona albanologjike. Kështu trojet

shqiptare janëpërfshirë në portulanet e hershëm të dorëshkruar (para shpikjes se shtypit), që

gjatë Mesjetës realizoheshin më së shumti nëpër atelietë e manastireve. Për shembull një ndër

portulanet më të vjetër në pergamenë, që ka mbërritur deri sot, e quajtura “Carta Pisana”, e

gjysmës së dytë të shek.XIII, edhe pse vendndodhjet lexohen me vështirësi bregu arbër në të

është ravijëzuar qartë. Hartat e rralla më domethënëse për koleksionin digjital albanologjik i

takojnë kryesisht shekujve XVI-XVIII. Ato janë përpiluar nga hartografë evropianë më në zë

të kohës dhe janë burim informacioni me të dhëna të shumta historike, etnografike, gjuhësore,

Page 214: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

214

gjeografike, toponomastike, statistikore e demografike për krahinat, qytetet dhe fshatrat

shqiptarë.

Botime shumë të hershme albanologjike në gjuhë të huaj (inkunabula dhe antikuarë)

të shek. XV. Në korpusin e njësive me vlera albanologjike për Portalin Albanologjik Digjital

sigurisht vendin kryesor e zenë botimet e rralla albanologjike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Gjeografia e autorëve dhe e veprave të hershme albanologjike në latinisht, italisht,

gjermanisht, frengjisht etj. nga autorë të huaj, por edhe shqiptarë apo arbëreshë të kësaj

periudhe, që i botuan veprat e tyre jashtë trojeve shqiptare në gjuhë të huaj, të cilat mendoj se

duhet të përfshihen në Portalin Albanologjik Digjital, në studimin tim, është mjaft e gjerë.

Ajo fillon nga inkunabulat më të vjetra albanologjike si, “Letra mbi Kuvendin e Mantovës” e

Papa Piut II, bashkëkohës i Skënderbeut, botuar në Milano më 1473.

Gjithashtu vlen të veçohet vepra e Marin Barletit “Historia e Skënderbeut” me ndikim aq të

fuqishëm në të gjithë literaturën e huaj me temë kryesore Skënderbeun në shekujt XV-XVIII.

Vepra të shekujve XVI deri në fillimet e shek. XX, objekt i të cilave është historia e

Shqipërisë, veçanërisht:

Luftërat kundër Perandorisë Osmane, pashallëqet shqiptare; gjendja politike dhe

ekonomike e territoreve shqiptare gjatë pushtimit osman; memorandumet e shqiptarëve

drejtuar Portës së Lartë për zgjidhjen e çështjes shqiptare; qëndrimi i Fuqive të Mëdha;

çështja e kufijve; arbëreshët e Italisë dhe të Greqisë; historia e krishtërimit në Shqipëri;

mënyra e jetesës, doket e zakonet, gjuha dhe kultura etj. Në studimin tim për Portalin

Albanologjik, përfshihen veprat e albanologëve më përfaqësues që lanë gjurmë me studimet e

tyre, duke dokumentuar historinë dhe qytetërimin e lashtë shqiptar. Këto objekte digjitale

mund të jenë:

Vepra të autorëve greko-latinë. Pas njoftimeve të para për fiset ilire në poemat e

Homerit, në veprat e tyre gjenden informacione shumë të rëndësishme me karakter historik,

gjeografik, ekonomik e politik për Ilirinë. P.sh me vlera të pazëvendësueshme për gjeografinë

dhe historinë e lashtë të vendit tonë është vepra “Gjeografia” e Strabonit dhe “Historia e

natyrës” e Plinit II. Për periudhën e pushtimit romak tërheqin vëmendje komentarët e Jul

Cezarit, veçanërisht komentari Për luftën civile, luftë e cila u zhvillua në trojet ilire.

Me kalimin e qendrës së gravitetit të Perandorisë Romake drejt Lindjes dalin në pah vepra si

Gjeografia e Ptolemeut, që konsiderohet më e rëndësishmja për periudhën romake.

Vepra të autorëve e të kronikanëve byzantine të cilat sjellin njoftime me shumë interes

për Arbërinë e shek. VII-XV, për periudhën e lindjes dhe të zhvillimit të marrëdhënieve

feudale në kuadrin e Perandorisë Bizantine, të formimit të kombësisë shqiptare, kur për herë

të parë përmendet emri Albanoi (Arbër), emër me të cilin shqiptarët u bënë të njohur në

mesjetë.

Vepra albanologjike nga autorë të huaj të shekujve XVII-XVIII ku gjenden edhe

përpjekjet e para për shpjegimin e origjinës së popullit shqiptar në aspektin gjuhësor dhe të

etnogjenezës. Ndërmjet tyre do të veçoja letrat e famshme të filozofit gjerman Gottfried

Wilhelm Leibniz, drejtuar kryebibliotekarit të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, Vejsier de

la Kroz, me mendime e të dhëna për gjuhën shqipe dhe origjinën e saj; veprën e gjermano-

suedezit Johan Tunman (Johann Thunmann) “Hulumtime për historinë e popujve të Europës

Lindore”, botuar në Lajpcig më 1774, ku gjendet përpjekja e parë shkencore për të shpjeguar

prejardhjen e popullit shqiptar e të gjuhës së tij. Tezë kjo që u çua më tej nga një plejadë e

Page 215: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

215

tërë albanologësh të shekullit XIX, veçanërisht në gjysmën e dytë të tij, dhe të fillim

shekullit. XX. Pra, studimet albanologjike të këtyre periudhave zgjerohen, duke trajtuar edhe

probleme të gjuhës shqipe, etnogjenezës dhe historiografisë.

Vepra të udhëtarëve të ndryshëm, diplomatë, poetë, piktorë, gjuhëtarë, etnolog,

biolog, gjeograf, mjek, ushtarakë, gazetarë, klerikë e personalitete europiane, të cilët kanë

udhëtuar e përshkruar vendin tonë. Në veprat e tyre gjejmë analiza përgjithësuese për mjaft

aspekte të jetës shqiptare. Me interes janë vëzhgimet dhe konsideratat e tyre për shqiptarët, të

dhënat ekonomike, demografike, etnografike, antropologjike, arkeologjike etj. Përmes një

qëmtimi të kujdesshëm, parë me syrin e një të huaji, ata sjellin dritë mbi të gjitha fiset e

malësive veriore dhe jugore me të gjitha tiparet etnologjike të tyre.

Shumë prej udhëtarëve në veprat e tyre kanë lënë trashëgim deri në ditët tona një

koleksion të mrekullueshëm fotografish e skicash. Përmes tyre del në pah mënyra se si

shqiptarët e shihnin botën një shekull më parë, ku besonin, çfarë i trembeshin, si jetonin,

cilat ishin traditat dhe zakonet e tyre me raste lindjesh, dasmash e vdekjesh, si

ushqeheshin e mjekoheshin. Në veprat e këtyre albanologëve udhëpërshkrues gjenden

shumë foto ilustruese të bëra prej tyre në trojet shqiptare. Ata nuk u mjaftuan me një

mbledhje materialesh, por bënë edhe studime krahasimore midis traditave shqiptare dhe

ato të hasura në vende të tjera të Ballkanit apo edhe në Europë.

Bibliotekat, arkivat dhe muzetë si institucione sociale duhet të garantojnë qasje në

mënyrë të barabartë për të gjithë në shoqërinë digjitale. Portali albanologjik digjital duhet të

përmbajë një koleksion të organizuar të kujtesës kombëtare, në një sistem online që mbledh,

menaxhon, shpërndan dhe ruan burimet digjitale të institucioneve të kujtesës.

Nisur nga mundësitë e mëdha që na jep Interneti dhe digjitalizimi për bashkërendimin

e dokumenteve, sektori i kërkimeve të OCLC (Online Computer Library Center), UNESCO,

Google, IFLA, ka ngritur programe bashkëpunimi mes bibliotekave, arkivave dhe muzeve në

përgjigje të sfidave të reja për krijimin, organizimin dhe ruajtjen e koleksioneve të mëdha

digjitale.

Krijimi i një Portali Albanologjik Digjital, ku do të përfshiheshin njësitë e rralla

albanologjike nga të gjithë institucionet e Kujtesës Kombëtare, të cilat shërbejnë në të

kuptuarin e historisë e qytetërimit shqiptar, do të përhapte më shpejt informacionin për to

dhe do të lehtësonte përfshirjen e tyre në projekte të mëdha ndërkombëtare.

Digjitalizimi i studiuar i Kujtesës kombëtare është bërë domosdoshmëri pasi mundëson

promovimin e identitetit historik të çdo kombi. Me një të klikuar të mouseit mund të futesh

në kujtesën historike të të gjitha kohërave.

Nisma të tilla të përmasave gjigande sot janë bërë realitete në mjaft vende të botës. Projekte

mbi krijimin e koleksioneve të kujtesës së shteteve të veçanta kanë çuar në krijimin e

European Digital Libraries EUROPEANA, apo World Digital Library, të cilat synojnë dhe

mundësojnë lehtësisht akcesin në trashëgiminë globale, në kulturat dhe gjuhët e ndryshme për

studiuesit e të gjithë botës. Digjitalizimi dhe krijimi i burimeve digjitale lokale synon

perfeksionimin e cilësisë së akcesit në Kujtesën Kombëtare historike të shkruar për secilin

vend. Tashmë bota e teknologjisë së informacionit këtë thesar të paprekur e të fshehtë e ka

bërë të akcesueshëm. Mundësohet kështu akces i organizuar në pasuritë e rralla të

koleksioneve albanologjike duke filluar që nga inkunabulat, antikuarët, dorëshkrimet, librat,

hartat, foto, periodik i vjetër etj. si brenda dhe jashtë vendit.

Page 216: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

216

Mendoj se qëllimi kryesor i koleksioneve albanologjike në stadin e tyre të sotëm duhet të

jetë krijimi dhe qarkullimi i informacionit të munguar në rrjete on-line kombëtare dhe

ndërkombëtare.

Krijimi i një rrjeti të përbashkët të trashëgimisë kulturore sjell shumë përfitime që

motivojnë bashkëpunimin. Bashkimi Europian ka deklaruar se: “Digjitalizimi është një hap i

parë thelbësor për krijimin e përmbajtjes digjitale që do të mbështesë një Europë gjithë

digjitale. Ai është një veprimtari e rëndësishme në ruajtjen e trashëgimisë kulturore kolektive

të Europës, që siguron akces të përmirësuar për qytetarët në këtë trashëgimi”

Megjithatë për krijimin e këtyre projekteve të mëdha fillimisht nxiten projekte lokake të një

shteti apo rajoni.

Shembuj të këtyre inisiativave nëpër botë ka shumë. Ekzistojnë mjaft Projekte mbi Kujtesën

Kombëtare por me tematika të ndryshme.

Bashkëpunimi për të siguruar akces brenda një Portali Albanologjik të përbashkët të

materialeve të të tre Institucioneve të Kujtesës, është i nevojshëm sepse:

Zhvillohen rrjete të përbashkët të materialeve të të tre Institucioneve të Kujtesës, duke

ofruar më shumë rrugë për qasje në dijet albanologjike;

praktikat dhe mënyrat e ndryshme të regjistrimit të dokumenteve albanologjike,

vështirësojnë gjetjen e informacionit të duhur;

krijohen koleksione albanologjike më të mëdha, gjithëpërfshirëse;

mundësohet koordinimi, komunikimi dhe kërkim i njëkohshëm elektronik i

informacionit në të tre institucionet e kujtesës;

shfrytëzohen maksimalisht mundësitë e teknologjisë për ruajtjen dhe përdorimin e

materialeve;

realizohen shkëmbime më të gjera përvoje dhe zgjerim të traditës profesionale në

gjetjen e informacionit mbi materialin albanologjik, sepse institucionet e kujtesës nuk

kanë standarde të përbashkëta profesionale të organizimit të informacionit;

realizon kosto më efektive si rezultat i përdorimit të përbashkët të infrastrukturës dhe

pajisjeve hardware e software;

krijohen më shumë mundësi për tërheqje fondesh.

Bashkëpunimi i suksesshëm midis Institucioneve të Kujtesës në Shqipëri, kërkon:

a. Ndërgjegjësimin e Institucioneve të Kujtesës për rolin e tyre në shoqërinë e

informacionit dhe impaktin e informacionit digjital.

b. Ndërtimin e urave midis teknologjive dhe përdoruesve.

c. Trajnim të institucioneve kulturore për të siguruar mundësi të vazhdueshme për

bashkëpunim dhe ndërveprim në njohjen e standarteve në mjedisin elektronik për

ngritjen e nivelit të punës.

d. Zgjerim të njohurive në kuadër të profesionit në mënyrë që bibliotekat, arkivat dhe

muzetë, depozitueset kryesore të dokumenteve historiko-kulturore, të kenë aftësi për

të ruajtur, sistemuar dhe për t’i bërë të qasshme përmbajtjet digjitale.

e. Rritjen e aftësisë për të punuar në grup të arkivistëve, bibliografëve, kuratorëve të

muzeut dhe specialistëve të IT.

Page 217: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

217

f. Rishikim të legjislacionit dhe kritereve për të saktësuar më mirë zhvillimin e

koleksioneve në të tre kategoritë e institucioneve në të ardhmen. Kam parasysh këtu

dhe gjendjen aktuale të koleksioneve albanologjike në të tre institucionet e kujtesës,

ku gjenden kodikë, libra, dorëshkrime, harta, regjistra famullish, regjistrime zanore

etj. shpesh here në kuptimin e termit dokument të përziera në të tre institucionet e

kujtesës. (P.sh kodikë ka jo vetëm në Arkivin e Shtetit, por edhe në Bibliotekën

Kombëtare, Muze etj).

g. Krijimi i një Këshilli Kombëtar të përbashkët me specialistë nga të tre institucionet e

kujtesës për hartimin e një strategjie kombëtare në përzgjedhjen, ruajtjen afatgjatë dhe

akcesin në materialet digjitale albanologjike, duke përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e

çdo institucioni pjesëmarrës.

h. Caktimi i një institucioni lider që do të organizojë punën, rol i cili mendoj se i përket

Bibliotekës Kombëtare sepse po të ndërtonim një grafik me të dhënat e çdo

institucioni për numrin e studiuesve dhe materialeve albanologjike të përdorura, pika

më e lartë e grafikut i referohet Bibliotekës Kombëtare. Ajo ka një numër më të madh

përdoruesish dhe siguron më shumë akces për studimin e materialeve albanologjike,

sepse:

- ka sasi të madhe dokumentesh me vlerë të trashëgimisë kulturore;

- prej disa kohësh bazohet në standarde nderkombëtare të shkëmbimit të informacionit

elektronik;

- ka sistem më të organizuar të përgatitjes profesionale. (Shkollë Dy-vjecare

kualifikimi);

- aktualisht është më e angazhuar në procesin e digjitalizimit të vlerave albanologjike

duke zbatuar standarte ndërkombëtare për integrimi i objekteve digjitale nëpërmjet

Programit Greenstone dhe standartin e përzgjedhur për metadatat Dublin Core ;

Programi Greenstone është produkt i një projekti të Zelandës së Re i financuar, zhvilluar dhe

shpërndarë falas nga UNESCO dhe Human Info NGO në Belgjikë, i cili është gjithëpërfshirës

dhe i hapur, që ndihmon në krijimin, ruajtjen, prezantimin dhe përhapjen e koleksioneve

digjitale të kujtesës.

Aktualisht, Koleksionet Albanologjike të Bibliotekës Kombëtare po kërkohen dhe po

integrohen në sisteme të përpashkëta të dijes së digjituar për t’u bërë pjesë e portaleve të

Kujtesave historiko- kulturore europiane dhe botërore.

Page 218: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

218

REKOMANDIME

Bibliotekat dhe Arkivat europiane janë shumë të pasura me njësi të rralla me

përmbajtje albanologjike, (kryesisht mbi Skënderbeun), të cilat nuk gjenden në fondet e

Institucioneve tona të Kujtesës. Mbetet ende shumë punë për eksplorimin dhe studimin e tyre.

Pas hulumtimeve të shumta në Internet në katalogët on-line dhe bibliotekat digjitale

europiane kam gjetur shumë botime albanologjike të viteve 1454-1832. Disa prej tyre

gjenden të digjituara dhe me element të shumtë kërkimi. Pra siç shihet epoka digjitale sot e ka

lehtësuar shumë mënyrën e kërkimit dhe duhet të ndikojë në pasurimin e koleksioneve

albanologjike në Institucionet e Kujtesës.

Megjithatë, mendoj se shteti duhet të investojë në përgatitjen e specialistëve të brezit

të ri me gjuhë të rralla për eksplorime të thesareve me dokumente albanologjike të panjohura

në arkivat dhe bibliotekat europiane. Më poshtë kam renditur evidencime të njësive të rralla

me përmbajtje albanologjike nga katalogët on-line dhe bibliotekat digjitale europiane, të cilat

nuk ndodhen në Institucionet tona Kujtesës

Në secilën prej tyre kam shënuar vendndodhjen dhe bibliotekën përkatëse, jashtë Shqipërisë

dhe adresat e variantit digjital, ku ato gjenden.

Këto njësi mund të jenë pjesë e Portalit Albanologjik Digjital.

1.Türkenkalender [Mainz 1454]

Eyn manūng cristēheit widd. die durkn. [Kalendari turk. Thirrje drejtuar krishtërimit kundër

turqve]. - [Mainz 1454]

Origjinali, gjendet në Bayerische Staatsbibliothek, München me nr.vendi Nr.149

2 Bessarion Johannes 1471

Epistolae et orationes de bello Turcis inferendo. [Letra dhe ligjërata për luftën që u duhet

bërë turqve]. - Parisiis, Udalr. Gering…, 1471. 40 fl. In 4

National Library of Spain + e digjituar

3 Cepio Coralianus 1477

Petri Mocenini imperatoris gestarum libri III. [Tre libra për bër bëmat e komandantit Pjetër

Moceniku]. - Venetiis. Bernardus Pictor et Erhardus Ratdolt, 1477. 52 fl. In 4

BSB Bayerische, Staatsbliothek + e digjituar

Page 219: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

219

4 Piccolomini Aeneas Sylvius 1477

Commentarii rerum memorabilium quae temporibus suis contigerunt. [Komentarë të

ngjarjeve të shënuara që kanë ndodhur në kohën e tij]. - [Venetiis 1477]

Bavarian State Library, ka botimin e Romës 1584 dhe botimin e Frankfurtit 1698 + e

digjituar

E digjituar, e-book, viti 1893

Archive. org, botimin e viteve 1584, 1614

5 Piccolomini Aeneas Sylvius 1477

Historia rerum ubique gestarum, cum locorum descriptione non finite. [Historia e

papërfunduar e ngjarjeve të ndodhura kudo, me një përshkrim të vendeve]. - [105] fl. In fol

National Library of France

GALLICA

Biblioteca Virtual Miguel de Cervantes

6 Simoneta Johannes 1479

Rerum Gestarum Francisci Sfortiae Mediolanensium ducis libri XXXI, Antonius Zarotur,

impressit Mediolani decimo kalendas februariar 1479 (1480).[ Tridhjet e një libra për bëmat

e Françesk Sforcës, dukes së Milanos]. - 290 fl. In 4

National Library of Spain 1479-1492

BSB Bayerische, Staatsbibliothek digital, bot. 1486

Biblioteca digital Hispánica, bot. 1486

Bibloteca italiana, bot. 1490

7 Foresti Jacobus Philippus 1483

Supplementum chronicarum. [Shtojcë e kronikave]/ Venetiis. Bernardinus de Benaliis (1483)

die 23 Augusti.

Österreichische Nationalbibliothek

Research Libraries UK, 1491, 1493

e-Book

8 Sabellicus Marcus Antonius Coccius 1487

Decades seu libri XXXIII Rerum Venetarum. [33 Pjesë ose libra për ngjarjet e Venedikut] /

Venetiis, Andreas Tor(r) esanis de Asala, 1487. - 238 fl. In fol.

Biblioteka kombëtare ka botimin e vitit 1556

e-book

Biblioteche piemontesi on-line

9 Philelphus Franciscus 1502

Page 220: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

220

Epistolarum familiarum libri XXXVII,. [37 libra të letrave me miqtë]/ Venetiis Joannes

Gregorius de Gregoriis, 1502 - [12] fl. + 266 fl. In fol.

BSB Bayerische, Staatsbibliothek + e digjituar

Ghent University Library + e digjituar

10 Becichemus Marinus 1503-1504

[Opera. Brixiae, Angelus Britanicus, 1503-1504]. Vëllimi I dhe II

Vëll I [177] fl & vëll. II [204] fl. [Vepra të Beçikemit, të përmbledhura në dy vëllime. Në

vëllimin II ka edhe disa krijime të autorëve të ndryshëm, që i kushtohen Beçikemit apo që

bëjnë fjalë për të.

Vëll. I. Fl [lr]: Angelus Britanicus salutem omnibus. In hoc codice continentvr haec opera

eloqventissimi oratoris Marini Becichemi Scodrensis publici professoris Brixiae. Panegyricus

Serenissimo Principi Leonardo Lauretano Et Illustrissimo Senatui Veneto Dictur…, fl. [2r-

26v]: Marini Becichemi Scodrenis ad Serenissimum Principem Leonardum Laurentanum et

Illustrissimum senatum Venetum Panegyricus; fl. [26r në fund]: Marini Becichemi

Scodrensis. Panegyrici Finis. Becichemus non recognovit: Et Iccirco Alienam praestabit

Culpam Vëll II. Fl. [18lr]: Pavlus Svardus Lectori candido salutem Brixiae Cal. Augusti

M.D.IIII; fl. [181-190]: Pavlvs Svardvs Francisco Rigonio salvtem … Brixiae nonis Augusti

M.D.IIII fl. [190-192r]: Io Francisci Qvintiani Sylva qva lavdat Marinvm Becichemvs

Gymnasii pvblici Brixiani moderatorem non poenitendvm [Vnde sacrum Orphanaeis

lumen fugientibus umbris- poezi]; fl. [192-192v]: Eivsdem Io. F. Qintiani endecasyl, in

inuidum: [Qyisquis liuidus es calumniator- poezi]; fl. [192r] : Eiusdem Io Fran. Carmen ad

Paulum Suardum nouum Gramatices lumen [Liuida turba dolet : toto notissimum orbe]; fl.

[193r-203r] Paulus Suardus in gramaticas institutiones […] Ferariae M.D.III; fl. [204r]:

Registrum operum Marini Becichemi Scodrensis

Biblioteca Nazionale “Marciana”, Venezia

Bibliothèque Mazarine, Paris

Biblioteca Universitaria, Padova

Biblioteca Universitaria, Torino

11 Volaterranus Raphael 1506

Commentariorum Urbanorum duodequadraginta. Romae. [Tridhjetë e tetë libra komentarësh

për historinë e Romës]/Joannes Besicken Alemanus, 1506 - In fol.

Biblioteca de la Universidad de Granada, bot. i viti 1552

BSB Bayerische, Staatsbibliothek, bot. i viti 1552 + e digjituar

e-Book

Archive. org

12 Pontanus Johannes Jovianus 1508

De Bello italico et de sermone. [Lufta italiane dhe ligjërata] / Napoli in officina Sigismundi

Mayer artificis diligentissimi: mense maio MDVIII atque omnia quidem ex archetypis:

assistente P. Summontio. - In fol.

Page 221: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

221

e-Book

Archive. org

13 Angelus Paulus 1522-23

Epistola Pavli Angeli/ ad Saracenos/ cum libelle cōtra Alcoranū/ propuida: preuiaq3

dispositione conuer/sionis infideliūōium mirabiliter: & fere/repente: ad Iesum Xrm Dnm

Deum/ nostrum, uiam, ueritatem & uitam/ plene satietatis, cui soli sit simper/ omnis laus,

honor & gloria, no/bis autem obedientia fidelis/ & pura tantum./ Amen. [Letra e Pal Ëngjëllit

drejtuar saraqenëve, me një shpallje kundër Kuranit për një përgatitje tërgatitje të

kujdesshme e paraprake të kthimit të të gjithë të pafeve, në pafeve, në mënyrë të çuditshme e

pothuajse të menjëhershme, të Jesu Krishti …] - 66 fl.

BSB Bayerische, Staatsbibliothek + e digjituar, bot. i vitit 1510

E digjituar në, e-Book

14 Spanduginus Theodorus 1523

Der Türcken Heymligkeit./ Ein neu nutzlich Büchlein/ von der Türcken Ursprung, Pollicey,

Hofsytten und Gebreuchen, in und ausser der Zeit/ten des kriegs, mit vil andern warhafftigen

lustigen/ Anzeygenn, durch Theodorum Spandiminum/ Contacusinum von

Constantinopel,weylant/ bebstlicher Heilikeyt. Leoni/ dem. X. in welsch/er sprach

beschribenn zugeschickt, und/ in Hewligkeytt durch Casper vonn/ Aufses in ein gemein/

teutsch/ gezogen. M.D.XXIII./ Parvus sum sed jucundus. [Sekretet e turqve. Një libërth I ri I

dobishëm, me shumë tregime të vërteta e dëfryese, për prejardhjen, zakonet e oborrit dhe

doket e turqve në kohë lufte dhe paqeje. Shkruar latinisht prej Teodor Spanduginos nga

Konstandinopoli dhe kushtuar të ndjerit e të shenjtit papa Leonit X. Tani u përkthye

gjermanisht prej Gasper fon Aufses] - 48 fl.

SBB Staatbibliothek zu Berlin, Bot. i 1551

BSB Bayerische, Staatsbibliothek, Bot. i 1523

15 Commines Philippe de 1528

[Les Mémoires de Messire Philippe de Commines Sr d’Argenton]. [Kujtimet e zotit Filip dë

Komin, zot I Arzhantonit]

BSB Bayerische, Staatsbibliothek, Bot. i vitit 1747

E digjituar, e-Book, Bot. i vitit 1840, 1843

Archive. org

16 Erasmus Roterdamus Desiderius 1530

Utilissi/ma consultatio de/ bello Turcis inferendo, & obiter enar/ratus Psalmus XXVIII,

per/Des. Erasmum Ro/terdamum./ [Këshillim shumë I dobishëm pë luftën që duhet bërë

kundër turqve dhe psallmi XXVIII, I treguar kalimthi nga Dezider Erasëm Roterdami] - Opus

recens & natum & aeditum./ Froben./ Basileae, Anno/ MDXXX/ Cum gratio & priuilegio

Caesareo - 118 f.

e-Book

Page 222: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

222

17 Pontanus Johannes Jovianus 1531

Carmina, Tumuli,. [Këngët e varrit]

[Poezi kushtuar Skënderbeut. Pontani, humanist e figure politike në Napoli, e ka njohur

Skënderbeun.]

e-Book

18 Cuspianus Joannes 1541

De Turco/rum Origine, Reli/gione, ac immanissima eo/rum in Christianos tyrannide, Deq3

viis/ per quas Christiani Principes Tur/cos profligare & inuadere facilē possent. Liber

iamprimum/ natus et ad utilitatem rei/publicae Christia/nae aeditus./ Joanne Cuspiano autore./

res nova, et Chri/stianis auribus inaudita. [Për origjinën, besimin e turqve dhe tiraninë

jashtëzakonisht mizore të tyre kundër të krishterëve si dhe pë rrugët nëpërmjet të cilave

princat e krishterë do të mund t’i thyenin dhe t’i shtronin lehtë turqit. Libër I hartuar prej

kohësh nga Johan Kuspiani dhe që po botohet pë dobinë e bashkësisësë së krishterë. Një gjë

e re e pa dëgjuar nga veshët e të krishterëve] / Antverpiae,/ Aupud Ioan. Steelsium in scuto/

Burgundiae. Anno/ 1541 - [8] fl. + 91 fl.

Biblioteca National de Portugal

e-book

19 Geoffroy Antoine 1542

Estat de/ la court du grant Turc, Lordre de se gen/darmerie, & des ses finances, avec un brief/

discours de leurs conquests, de/pues le premier de ce/ste race. [Gjendja e oborrit të sulltanit,

rregulli I ushtrisë dhe I financave tëtij bashkë me një parashtesë të shkurtër të pushtimeve të

tyre që nga I pari I këtij fisi]/ On les vend a Envers, en la maison/ de Johan Steels, demeurant

en la rue/ de Camer, a lescu de Bourgoigne. Lan/ MDXLII. - 52 fl.

Österreichische Nationalbibliothek

BSB Bayerische, Staatsbibliothek digital

National Library of France

GALLICA

20 Angelo Andrea 1553

Genealogia d’imperatori romani et Consantinopolitani et de regi, prencipi et signori che Isatio

Angelo et Vespasiani imperatore, suo nipote, son discesi per insino al presente anno 1553.

[Gjenealogjia e perandorëve romakë dhe konstantinopolitë, e mbretërve, princave dhe

zotërinjve që kanë rjedhë prej Isak Ëngjëllit dhe perandorit Vespasian, nipit të tij, deri në

vitin e tanishëm 1553]. - Roma, 1553

Union Catalog of Italian Librar

National Library of Rome, Itali

21 Chalcocondylas Laonicos 1556

Page 223: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

223

Laonici Chal/condylae Atheniensis, de ori/gine et rebus gestis turco/rum Libri Decem, nuper

è Graeco in La/tinum conuersi:/ Cornado Claverso Ti/gurino interprete./ Adiecimvs/

Theodori Gazae, & aliorum quoq3 doctorum uirorum,/ eiusdem argumenti, de rebus

Turcorum aduersus Christianos, & Chri/stianorum contra illos hactenus ad nostra usq3

tempora gestis, di/uersa Opuscula, quorum Catalogum proxima post/ Praefationem pagella

reperies./ Cum Caes. Maiest. gratia & priuilegio/ ad decenium./ Basiliae per Ioan/em

Oporinum. [Dhjetë libra të Laonik Halkokondilit, athinas, për origjinën dhe bëmat e turqve.

Tani u përkthyen latinisht nga greqishtja prej Konrad Klauserit nga Tiguri. U shtuan disa

vepërza të ndryshme të Teodor Gacës, dhe të disa dijetarëve të tjerë, po me këtë përmbajtje,

për bëmat e turqve kundër të krishterëve dhe të krishterëve kundër turqve , që prej asaj kohe

deri në ditët tona. Katalogu I tyre gjendet në faqen e parë fill pas parathënies] - 12 fl. + 646f.

Biblioteca Nazionale “Marciana”, Venezia

BSB Bayerische, Staatsbibliothek digital

22 Barletius Marinus 1560

Historia/ del magnanino,/ et valoroso Signor/ Georgio Castrioto/ detto Scanderbego,

dignissimo/ Principe de gli Albani./ Dal latino in lingva ita/liana per Pietro Rocca

nuouamente tradotta. [Historia e të madhërishmit dhe trimit zotit Gjergj Kastrioti, të quajtur

Skënderbe, princit shumë të denjë të shqiptarëve. E sapo përkthyer italisht nga latinishtja

prej Pjetër Rokas]/ Con Gratia & Priuilegio./ In Venetia, Per Francesco Rocco a San Polo. -

[12] fl. + 403 fl + 1 fl. bardhë

Österreichische Nationalbibliothek, bot. i viti 1568

E digjituar e-book

23 Cromer Martin 1560

Orationes of Arsanes/ against Philip the treche/rus kyng of Macedone, of/ the Embassadors of

Venise against/ the Prince that under crafty/ league With Scanderbeg, layed/ snares for

Christendome: and/ of Scanderbeg prayeng ayde of/ Christian Princes agaynst per/iurous

Mahumet/ and agaynst th old false Chri/stain Duke Mahumets confederate … [Fjalime të

Arsenit kundër Filipit, mbretit të pabesë të Maqedonisë, të ambasadorëve të Venedikut

kundër princit, që në lidhje dinake me Skënderbeun ngriti kurthe për krishtërimin, si dhe të

Skënderbeut, që kërkon ndihmën e princave të krishterë kundër të pabesit Mehmet dhe kundër

dukes plak të krishterë e të pabesë, aleat I Mehmetit] / Imprinted at London by John Daye.

1560 - [80] fl.

E digjituar e-book

Archive. org

24 Facius Bartolomaeus 1560

De Rebus gestis ab Alphonso I. Neapolitano rege, usque ad obitum Nicolai V, papae, anno

1455, Commentariorum Libri X. [Dhjetë libra komentarësh për bëmat e Alfonsit I, mbretit të

Napolit, deri në vdekjen e papës Nikolla V, në vitin 1455]

Page 224: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

224

National Library of Sweden

National Library of Netherlands,

National Library of France

National Library of Spain, 1769

Research Libraries UK, 1769

Österreichische Nationalbibliothek, 1769

Union Catalog of Italian Library

E-book

25 Zurita Geronimo 1562

Anales de la Corona de Aragona Saragosa 1562. [Vjetarët e mbretërisë së Aragonës]. – 1579,

6 vol. In fol.

Staatbibliothek zu Berlin, bot. i 1610

Archive. org, bo. i 1668

26 Michal Konstantyn Ostrowice 1565

Historia neb Kro/nyka Turecka, od nĕyakeho/ Ráca neb Bosnaka, gménem Michala

Konstantyna z/ Ostrowice, nĕkdy od Turkuow zagatého, a mezy/ Genčáře daneho, wĕrnĕ a

práwĕ/ sepsaná … [Historia ose kronika turke, shkruar besnikërisht dhe me vërtetësi prej

një fare rashiani ose boshnjaku të quajtur Mihail Konstandin nga Ostrovica, dikur I zëne nga

turqit dhe I future midis jeniçerëve. Gjithashtu në të shkruhet se në çfarë mënyre dhe me dobi

duhet të përgatitet fushata kundër turkut, armikut kryesor e më të fuqishëm të të gjithë

krishtërimit. Në fund gjithashtu janë shtuar disa pjesë të nevojshme dh të dobishme të

zgjedhura nga librat për veprat e të lavdishmit dhe të fuqishmit princ të shquar të Epirit ose

të Shqipërisë, Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe, kundër sulltanëve turq, Muratit e

Mehmetit, at e bir. Ai me një numër të vogël njerëzish luftoi me burrëri e heroizëm dhe fitoi

gjithnjë, duke u shkaktuar shumë dëme, kurse vetë nuk u mund asnjëherë prej tyre. Të gjitha

këto janë dhënë në këtë histori turke]/ M. D. LXV. - 124 fl.

National Library of Czech Republic

27 Drechslerus Volfangus 1568

Caelii/ Augvstini/ Cvrionis Sarracenicae/ historiae libri tres, ab autore in/numeris locis

emendati atq3/ expoliti./ In qvibvs/ sarrocenarum, Turcaum, aliarumq3 gentium origins/ &

res per annos septingentos gestae/ continentur. [Tri libra të historis së saracenëve nga Cel

Augustin Kurioni, të ndrequra e të pastruara në shumë vende prej autorit. Në të përmbahet

origjina dhe bëmat gjatë shtatëdhjetë vjetëve të popullsive saraçene, turke e të tjera. Këtyre

iu shtua kronika ose shkurtorja e Volfang Dreslerit për bëmat e po atyre popujve] / …

Basileae, ex office/na Oporiniana, 1568. - 540 fl.

BSB Bayerische, Staatsbibliothek digital

28 Thevet Andre 1575

Chosmographie universelle. [Kozmografi e përgjithshme] / Paris p. Lhuillier 1575. - 2 vol.

In-fol. [Ka një portret të Skendërbeut]

Page 225: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

225

National Library of France

E digjituar e-book

GALLICA

29 Iustinianus Petrus 1576

Historia Rerum Venetium, ab urbe condita. [Historia e ngjarjeve të Venedikut që në

themelimin e qytetit]/ [421-1575; Venetiis, 1576]. - In fol.

[Ngjarjet e shek. XV në tokat shqiptare, Skënderbeu, Nikollë Dukagjini, lufta për mbrojtjen e

Shkodrës e të Krujës, himariotët dhe stratiotët shqiptarë.]

BSB Bayerische, Staatsbibliothek digital

E digjituar e-book

30 Montaigne Michel de 1580

Essais de messier Michel, seigner de Montaigne. [Esetë e zotit Mishel, zot I Montenjës]/

Bordeaux, par S. Millanges, imprimeur du roy, M.D.LXXX

Staatbibliothek zu Berlin

National Library of France

GALLICA

31 Rovilio, G. 1581

Medaglie de famosi huomini. [Medaljone pë burrat e famshëm (në vepër flitet për Shipërinë

dhe ka një portret të Skënderbeut)]. – Lione, 1581

National Library of France

GALLICA (në latinisht)

32 Thevet, Andre 1584

Les vrais pourtraits et vies des hommes illustres grecz, latins et payens, ancièns et moderns

recueillies tableaux, livres, mèdailles antiques et moderns, par Andre Thevet Angovmoysin

Premier Cosmographe du Roi. Paris. [Portretet e vërteta dhe jeta e njerzve të shquar grekë,

latinë dhe paganë, të lashtë dhe modern marrë nga tabelat, librat ,medaljonet e vjetra dhe te

reja te tyre nga Andre Teve…]/Veufe J.Kerver et Guill. Chaudiere.1584. – 664 f., 18 fl..

Österreichische Nationalbibliothek

Bavarian State Library

National Library of Spain

Research Libraries UK,

33 Belleforest, François de 1588

Herangues militaries, et consions des princes, capitaines ambassadeurs et autres manians

tanst la guerre que l’affaire d’estat… recuillies et faites françoises par François de Belle-

Forest…revue, corrigè, augmente et enrichi de plusieurs harangues de nostre temp pour la

seconde edition [Ligjërata ushtarake dhe mbledhje princash, kapedanësh, ambasadorësh dhe

drejtuesish të tjerë të luftës ashtu edhe të çështjeve shtetërore…të përmbledhura dhe të

Page 226: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

226

përkth. në frëngj. prej Fransua de Bel Foresty…Te rishikuara…dhe të pasuruara me disa

ligjërata të kohës sonë për botimin e dytë]. - Paris, P.Menier, 1588. – 571 fl.

Bibliothèque Nationale, Paris

National Library of Sweden

34 Leunclavius Ioannes 1588

Annales Sultanorum Othomanidarum a Tvrcis sva lingva scripti Hironymi Beck a

Leopoldstorf, Marci fil. Studio diligentia Constantinopoli aduecti MDLI, Diuo Ferdinando

Cas.Opt. Max. D.a D. iussuque Cs. A Ioanne Gaudier dicto Spiegel, interprete Turcico

Germanice translati. [Analet e sulltanëve osmanë, të shkruara prej turqve në gjuhën e tyre.

Nga Kostantinopoli u sollën me zell e kujdes në v. 1551 prej Jieronim Bekut nga

Leopoldstrofi, djali i Markut. Me urdhrin perandorak u përkthyen gjermanisht prej Johan

Gaudieriti quajtur Spigel, perkthyes turqisht-gjermanisht, dhe I kushtohen hyjnorit

Ferdinand, perandorit shumë të mirë e të madh që na ka dhënë perëndia. I përktheu latinisht,

i shpjegoi dhe shtoi deri në vitin 1588 fisniku Leunklavi nga Angri.]/ Ioannes Leunclavivus

nobilis Angriu arius, Latine redditos illustrauit & auxit, vsque ad annum CI)I)XXCVIII./

Francofvr/ di Apud Andreae Wecheli hederes, Clandium Marnium & Ioannem Aubrium./

MDLXXXVIII. - [3] fl. , 519 f.

Staatbibliothek zu Berlin

BSB Bayerische, Staatsbibliothek digital

35 Junius Melchior 1595

Epistole ex historicis, tam veteribvs, qvam recentioribus, secundum materias ita congestae ac

digestae: vt.singularum п’ειοχαί notentur: argument resoluantur: cum sententijs insignioribus

vsus monstretur. Avtore Melchiore Jvnio Vvitebergensi: Eloquentiae Argentinensi in

Academia Profesore. Montebelgardi. [Letra nga veprat e historianëve të vjetër e të rinj, të

mbledhura dhe të rregulluara sipas lëndëve, në mënyrë të tillë që të vihen në dukje gjërat një

nga një, të zgjidhen

çështjet dhe të tregohet përdorimi me gjykimet më të shquara. Autori: Melkior Jun nga

Vitenbergu, profesori oratories në Akademinë e Strasburgut.]/ Impensi Lazari Zetzneri.

MDXCV. – [8] fl.,715 f.,6 fl.

National Library of France

36 Boissardus Janus Jacobus 1596

Vitae e Icones Sultanorum Tvrcicorum, Principvm aliorumq illustrium Heroum Heroinarum

ab Osmano usqad Mahometem II. Ad vivum ex antiquis Mettalis efficitae, primum ex

Cōstātinopoli D.Imp. Ferdinādo oblatae nunc descriptae & Tetrascichis succintiss illustratae a

Ja. Jac. Boissardo Vesuntio. Omnia recens in aes artificiose incisa et demum foras data, per

Theodoru de Bry Leod. Civem Francoforti [Jetët dhe portretet e sulltanëve turq, princave si

dhe të heronjve dhe heroinave të tjerë të shquar, që nga Osmani deri te Mehmeti i II.

Portretet u nxorën me besnikëri nga figura të vjetra të bëra më parë me metal në

Kostandinopol. Jetët u përshkruan dhe u ilustruan me katërvargësh të ngjeshur prej Zhan

Page 227: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

227

Jakob Boisard Vezuncit dhe i ofrohen tani zotit Perandor Ferdinandit. Të gjitha portretet

rishtas i gdhendi në bakër dhe së fundi ia paraqiti Teodor de Bri Leod, qytetar i Frankfurtit.]/

Francf. Ad Moen A , MDXCVI.. – [5] fl,356 f., [2] fl.

E digjituar në: Royal Collection TRUST

37 Curio Caelus Augustinus 1596

Caelii Avgustini Curionis Sarracenicae Historiae libri tres, ab avtore innumeris locis

emendati atque expoliti. In qvibvs Sarracenorum Turcarum, aliarumque gentium origins &

res per annos septingentos gestae continentur. His accessere Wolfgangi Drechsleri earundem

rerum Chronicon, sive breuiarium. Item Cael. August. Cvrionis Marochensis regni in

Mauritania nobilissimi a Sarracenis conditi, description nunquam antea edita/ Caelii Secvndi

Cvrionis, de bello Melitensi a Turcis gesto, historia noua…[Tri libra të Cel Agustin Kurionit

për historinë saraçene , të ndrequra e pastruara në shumë vende nga autori. Në to

përshkruhen origjina dhe bëmat e saraçenëve, të turqve dhe të popujve të tjerë, që kanë

ngjarë brenda 700 vjetëve. Këtyre iu shtua kronika e së njëjtës histori nga Volfang Dresleri,

gjithashtu përshkrimi i Cel Agustin Kurionit për Mbretërinë shumë fisnike të Marokut,

themeluar në Mauritani prej saraçenëve, botuar tani për herë të pare. Historia e re prej Cel

Sekund Kurionit për luftën e Maltës, të bërë nga turqit. ]/ Francoforti. Apud Andreae

Wecheli heredes. Clandium Marnium & Ioan Aubrium. MDXCVI.– 171 f. , [5] fl.

Universitäts bibliothek Augsburg, e digjituar

38 Reusnerus Nicolaus 1596

Selectissimarum orationum et consvltationum de bello Turcico variorum et diversorvm

avctorum volumina Quatuor. Recense Nicolao Revsnero Leorino. Iurisconsulto & Consiliraio

Saxonico. [Katër vëllime të ligjëratave dhe të këshillimeve shumë të zgjedhura për luftën

turke, punuar nga gjithfarë autorësh të ndryshëm. Tani paraqitur nga Nikollë Reusner

Leorini, këshilltar juridik sakson. ]/ 1596. - [67] fl., 1303 f.

SBB Staatbibliothek zu Berlin

National Library of Czech Republic

E digjituar, Archive. org

39 Bogati Fazekas Miklos 1597

Az nagy Szkenderbeknek kit Castriot Giorgi Hercegnek hittak, Epirusnak Nagi Albanianak es

Macedonianak Vranak czudalatos ieles vitezi dolga/irol, ket Tśrś Czazarrol, ki Gśrśg orzag

vesste vtan , czak egiedśl allotta megh az Tśrśkśk el/lene Europaban, Huniadi Ianos

ide/ieben/…[Për bëmat e mëdha e të çuditëshme trimërore të të madhit Skënderbe , të cilin, e

mbanin për princin Gjergj Kastrioti zot i Epirit, Shqipërisë së madhe dhe Maqedonisë, që,

pas humbjes së Greqisë, në kohën e Janosh Huniadit i vetëm në Evropë u qëndroi dy

perandorëve turq]/ Debreczemben. Anno XXXXVII - 30 fl.

E Digjituar në: Library and Information Centre, Hungarian Academy of Sciences

40 Ammirato Scipione 1599

Page 228: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

228

Discorsi del Signor Scipione Ammirato. Sopra Cornelio Tacito. Nuovamente posti in luce

dedicato alla Serenissima Madama Christiana di Lorena Gran Duchessa di Toscana.

.[Ligjërata për Kornel Tacitin, të mbajtura prej zotit Skipion Amiratit. Botohen rishtazi dhe i

kushtohen shumë të kthjelltës zonjës Kristina të Lorenës, dukeshë e madhe e Toskanës]/ In

Venezia, 1599. Per Filippo Giunti

BSB Bayerische, Staatsbibliothek

National Library of France

E digjituar, Archive. org

Hathi Trust

E-book

41 Custos Domenicos 1600

Artium heroicum, Caesarum, regium, aliorumque summatum ac principum, qui intre

proximum saeculum vixere aut hodie supersunt, imaginibus duo et septuaginta illustratum.

.[Përmbledhje e bëmave heroike të perandorëve, të mbretërve dhe të sundimtarëve e princave

të tjerë, që jetuan në shekullin e kaluar ose jetojnë dhe sot, ilustruar me 72 figura]. -

Augustae 1600

SBB Staatbibliothek zu Berlin, 1601

E digjituar, e-Book, 1600

Archive. org

42 Summonte Giovanni Antonio 1601

Istoria della citta e regno di Napoli. 1601 [Historia e qytetit dhe mbretërisë së Napolit]. 4

vëll.

[Pjesë për Skënderbeun, duke përfshirë edhe letërkëmbimin e tij, të vitit 1460, me princin e

Tarantit.]

BSB Bayerische, Staats Staats Bibliothek digital

43 Mariana Johannes 1605

Historia de Rebus Hispaniae vol II . [Historia e ngjarjeve të Spanjës]/ Francofurt, Marinus et

Aubrius, 1605. – 344 f.,[3] fl.

Open Library. National Library of Spain

Österreichische Nationalbibliothek, e digjituar

44 Palerne Jean 1606

Pélégrination./ Lyon, Jean Pillehotte, 1606.

[Udhëtime 1582 nëpër viset shqiptare. Këngë për Skënderbeun. Kujtime për madhështinë e

kaluar të Skënderbeut]

National Library of France

Österreichische Nationalbibliothek, e digjituar

e-book

Page 229: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

229

45 Esprinchard Jacques 1609

Histoire des Ottomaes, ou empereurs des Turcs, jusqu’á Mahomet III, revue et augmentée

depuis la première impression…Item un bref discours de la dernière guerre de

Perse….[Historia e osmanëve apo perandorëve të Turqisë deri te Mehmeti III, e rishikuar

dhe e shtuar mbas botimit të pare….]. Paris, M.Orry, 1609.– 340 fl. [F.120-132 La vie de

Scanderbec.]

National Library of France

E digjituar, e-book

46 Aubigné Théodore Agrippa D’ 1616

Les Tragiques donnés au public par le larcin de Prométhée, au Désert.[Tragjiket paraqitur

publikut nga grabitja e Prometheut]/ 1616.

National Library of France

E digjituar, GALLICA

47 Malvezzo Francesco 1626

Privilegi imperiali e confermationi apostoliche con diverse sentenze, et alter Scriture Publiche

di diversi Principi & Attestationi di diversi Testimoni. A favore della famiglia Angela Flavia

Comnena. Come Gran Maestri della Sagra Religione de’Cavalieri Angelici Aureati

Constantiniani…..[Privilegje perandorake dhe konfirmime apostolike , bashkë me vendime të

ndryshme e shkrime të tjera zyrtare…në interes të Familjes Engjëlli Flav Komneni…Këto u

gjenden autentike në dorën e zotit Gjon Andrea Engjëlli Flav Komneni, princ i

Maqedonisë…]. – In Venetia, Apresso Evangelista Deuchino, MDCXXVI. – 286 f., 22 cm.

National Library of France

Biblioteca Nazionale “Marciana”, Venezia

48 Marnavitius Ioannes Tomkus 1632

Marnavitch, Jan Tomach

Indicia vetustatis et nobilitatis familiae vulgό Marnavitiae Nissensis.Per Ioannem Tomkvm

eiusdem gentis, collecta…[Dëshmi të lashtësisë dhe të fisnikërisë së familjes Marcie, në

gjuhën e vendit Marnavicie, nga Nishi. Nga Johan Tomku i po asaj dere, të përmbledhura

dhe të përshkruara për burrin shumë të fuqishëm dhe farefisin e tij Lupin ose Farkasin]. –

Romae, Typis Vaticanis, MDCXXXII. – 56 f., 24,3 cm.

National Library of France

National Library of Zagreb

Biblioteca Nationale “Marciana”, Venezia

49 Ricci Giovanni Giacomo 1635

Diporti di Parnaso Rime e Prose di Gio. Gioacomo Ricci Divise con sette libri in Caccie

diverse Caccie Heroiche, Vccellaggioni, Pescaggioni. ……Co L’introduttione di piu celebri

Poeti Toscani, e Latini, ne piu proprio loro stile…[Krijime të Parnasit, poezi e prozë, prej

Page 230: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

230

Xhovani Xhakomo Riçit, të ndara në shtatë libra: gjueti të ndryshme, gjueti heroike, gjueti

shpendësh, gjueti peshqish, luftime lodra etj…..]/ In Roma, Gio. Bata Robletti. –

MDCXXXV. – [7] fl., 912 f. , 12,2 cm.

Central Instit. for the Union Catalogue of Italian Libraries

E digjituar, archive. org

E digjituar, e-book

50 Pompilo, Totti 1635

Ritratti et elogii di capitani illustri [Portrete dhe lëvdime për komandantët e shquar]/ Roma,

Pomp. Totti, 1635. (F.105-107: Giorgio Castriotto Scanderbeg)

Central Instit. for the Union Catalogue of Italian Libraries

National Library of France

E digjituar, Österreichische Nationalbibliothek

51 Gomberville Marin Le Roy de 1637

Polexandre/ Paris, 1637.

[Versioni i tretë i romanit, ku në pak rreshta bëhet fjalë për Skënderbeun]

Bavarian State Library

BSB Bayerische, Staats Staats Bibliothek digital

52 Scudery Madeleine de 1641

Ibrahim ou l’Illustre Bassa [Ibrahimi ose Pashai i famshëm]/ Paris, 1641.

[Romancierja e njohur e shek. XVII, i ka kushtuar disa pjesë të vogla Skënderbeut, duke vënë

në pah fitoret e tij kundër Muratit II dhe Mehmetit II]

Gjendet e vitit 1644

National Library of France

GALLICA

Österreichische Nationalbibliothek

53 Spondanus Henricus 1641

Sponde, Henri de

Annalium Emin[entissi]mi Cardinalis Caes. Baroni continuation ab anno 1197, quo is desiit,

ad finem 1640, t.II (1378-1517) [ Vazhdim i vjetarëve të shumtë të lartit Kardinal Çezar

Baronit, që nga viti 1197, në të cilin ai e la, dhe deri në fund të vitit 1640]/ Parisii, 1641.

Shënime për ngjarjet e Shqipërisë së shek. XV dhe Skënderbeun

Research Librari UK

E digjituar, e-book e vitit i 1647

54 Ducas 1649

Page 231: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

231

Historia Byzantina, a Joanne Palaeologo I ad Mehmetem II Accesssit chronicon breve

[Historia e Bizantit që prej Johan Paleologut I deri te Mehmeti i II. U shtua një kronikë e

shkurtër]/ Parisiis [par Ismael Bouillaud], 1649.

Research Librari UK

E digjituar, archive. org

55 Vossius Gerardus Joannes 1651

De Historicis Latinis Libri III [Tre libra për historianët latinë]/ [ed. II; Lovanio 1651]

Bib. e Universitetit e Madrit

E digjituar, archive. org

56 Sadedin Ibn Hasandjan 1652

Chronica dell’origine e progressi della Casa Ottomana composta da Saidino Turco,

eccelentissimo historico, in lingua turca [Kronika e origjinës dhe e përparimeve të shtëpisë

osmane. Përpiluar në gjuhën turke nga Saidin turku, historian shumë i lartë.]/ Traduz. da

Vincenzo Bratutti. – Madrid, 1652.

National Library of France

E digjituar, e-book, (gjendet botimi i 1649)

Österreichische Nationalbibliothek

57 Campion Alexandre de 1657

Les homes illustres de Mr. de Campion. Tome premier, premier partie.[ Burrat e

shquar..]/Paris, Courbé, 1657. – 711 f.

National Library of France

58 Caussin Nicolas 1657

La cour du R.Pere Nicolas Causin, de la Compagnie de Jesus. Mise en un bel ordre, avec une

notable augmentation des vies des personnes illustres de la Cour, tant du vieil que du nouveau

Testament….[ Oborri i shenjtë nga i nderuari at Nikollë Kosen SJ. Rregulluar bukur me një

shtesë të shënuar për jetën e njerzve të shquar të oborrit si nga Testamenti I vjetër ashtu edhe

nga i riu]/ Tom premier . A Paris. – Chez Denys Bechet, MDCLVII. – Vol. I: [4] fl.,182 f.;

vol II: 1fl.,668 f.,22 fl. in fol.

National Library of France

E digjituar, GALLICA

59 Scudery Georges de 1663

Discovrs politiqves des rois [Ligjërata politike të mbretërve]/ Paris, 1663.

National Library of France

GALLICA

60 Des Champs 1670

Page 232: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

232

Mémoires du serial sous Amurat second . Traduction arabe par feu Monsiuer Des

Champs[Kujtime nga saraji në kohën e Muratit të II…]/ Paris, Claude Barbin, 1670.-

6,267,1,180f.

National Library of France

61 Reinesius Thomas 1670

Epistolae ad Christianum Daumium in quibus de variis scriptoribus diseritur[Letrat drejtuar

Kristian Daumit, ku flitet për shkrimtarë të ndryshëm]/ Jena, 1670.

National Library of France

62 Des Champs 1671

Mémoires du serial sous Amurat second. Premier partie.[Kujtimet nga saraji në kohën e

Muratit të II prej të ndjerit zotit Deshan..] /Paris, Claude Barbin, 1673.- 277f.,180 f.

Bibliothèque Mazarine, Paris

National Library of France (ka botimin e 1670)

E digjituar e-book

63 Des Champs 1673

Mémoires du serial sous Amurat second. Premier partie.[Kujtimet nga saraji në kohën e

Muratit të II prej të ndjerit zotit Deshan..] /Paris, Claude Barbin, 1673.

National Library of France

Bibliothèque Arsenal, Paris

National Library of Spain

Bibliothèque de l’Université de Harvarde

E digjituar e-book

64 Verdizzoti Francesco 1674

De fatti veneti dall’origine della Republica sino all’anno 1504 [t.i]

[Ngjarjet venedikase që nga origjina e Republikës deri në vitin 1504]/ Venetia, 1674.

National Library of France

Union Catalog of Italian Library

National Library of Czech Republic

E digjituar e-book

65 Bussieres Ioannes de 1675

Scanderbegus. Poema/ Vol. I, f.229-452.

Në: Ioannis de Bvssieres e Sociatate Iesv. Miscellanea.Poetica. Lvgdvni. Ex Officina

Anissoniana, MDCLXXV.

National Library of Czech Republic

E digjituar e-book

Page 233: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

233

66 Des Champs 1679

Mémoires du serial sous Amurat second. Premier partie.[Kujtimet nga saraji në kohën e

Muratit të II prej të ndjerit zotit Deshan..] /Paris, Claude Barbin, 1679.

National Library of Greece

67 Damaschino Primo 1680

La spade D’Orione stellata nel cielo di Marte cioè il valor militare dè più celebri Guerrieri

de’nostri secoli Illustarto con Elogi Istorici da Primo Damaschino. Opera nuova, spettante á

tutte le nazioni, ed oltre’l fioripiu scelto di tutte le Istorie, sparsa di molte, e varie riflessioni.

Sacre, military e Politiche…..Parte prima [Shpata e Orionit e yjëzuar në qiellin e marsit,

d.m.th. trimëritë ushtarake të luftëtarëve më të përmendur të kohëve tona. Ilustruar me elozhe

historike nga Primo Damaschino. Vepër e re, që tregon për të gjithë popujt dhe për më tej

është krijimi më i spikatur i të gjitha historive. Përmban mendime të shumta e të ndryshme

fetare, ushtarake e politike si dhe portrete reale të atyre për të cilat shkruhet.] /In Roma, A

spese di Caterina Vaccherotti Bernardone,MDCLXXX.

Bibliothèque Nationale, Paris

Union Catalog of Italian Library

E digjituar e-book (parte prima)

68 … XVII

Lebens-Lauff/dess Christlichen dapffern Helden Scanderbegs welcher gestalt derselbe am

Türckischen Hof aufferzogen, aber Endlich wider den Sultan sich empöret, und ihm grossen

Schanden zugefüget, vil Landes abgenomen, vnd manchen Türcken in die pfanne gehauen

habe [Biografia e heroit trim të krishterë Skënderbeut. Tregohet se si ai u rrit në oborrin e

turqve, por më në fund u revoltua kundër Sulltanit, i shkaktoi dëme të mëdha, i mori shumë

tokë dhe vrau shumë turq]/ 14 fl.

Bavarian State Library (e vitit, 1690)

69 Des Champs 1700

Mémoires du serial sous Amurat second, par feu M. Des Champes [Kujtime nga saraji në

kohën e Muratit II prej të ndjerit Deshan]/ Lyon, Hilaire Baritel, 1700.

National Library of Spain

70 Des Champs 1704

Mémoires du serial sous Amurat second, par feu M. Des Champes [Kujtime nga saraji në

kohën e Muratit II prej të ndjerit Deshan]/ Lyon, Hilaire Baritel, 1704. – 7 eme ed. - Vol. I:

156 f.

National Library of France

71 Chevigny De 1706

Page 234: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

234

Le sciences des personnes de la cour, de l’épée et de la robe, par demandes et par

réponses…[Shkenca e personave të oborrit, të shpatës dhe të mantelit, me anë pyetjesh dhe

përgjigjesh.]/ Vol II, Paris, Jean de Nully, 1706.

National Library of France

E digjituar e-book, botimin e Amsterdamit 1752

72 Teissjer A. 1710

Abrégé de la vie de divers princes [Shkurtore e jetës së pricërve të ndryshëm]/ Amsterdam,

1710. – 228 f., 17 cm.

Bavarian State Library + e digjituar

73 Czwittingerus Davidus 1711

Specimen Hungariae litteratae, virorum erudition clarorum nationae Hungarorum,

Dalmatarum, Croatarum, Slavorum aqtue Transylvanorum vitas, scripta…[Një shëmbëlltyrë e

literatures hungareze, që flet për jetën e burrave të shquar për dituri të kombësive hungareze,

dalmatine, kroate, slave dhe transilvane]/ Francoforte et Lipsia, 1711

The British Library

E digjituar: Ghent University Library

74 La Roche –Guilhem 1711

Le grand Scanderbeg. Nouvelle par Mademoisselle de la Rocheguilhem [Skënderbeu i

madh.]/ A la Haye, Chez Jean Swart, MDCCXI.- 187 f.

The British Library, botimin e 1688

E digjituar e-book, botimin e 1688

75 Muratori Lodovico Antonio 1723-1751

Rerum Italicarum Scriptores ab anno aerae Christianae quingentesimo ad millesimum

quingentesimum. Mediolani Typographia Sociatatis Palatinae, 1723-1751[Shkrimtarë të

histories së Italisë, që nga viti pesëqind I erës së Krishtit deri në 1500]/ 25 tom, in 28 vol.

Johannes Simonetta, Historia de Rebus Gestis Francisci Sfortiae, in vol. XXI (1732) f. 167-

182

National Library of France

Fondazione BEIC +on-Line

Marino Sanudo, Vitae Ducum Venetorum, in vol. XXII, 599-1251.

Fondazione BEIC +on-Line

Leodrisius Cribelli, De Expeditione Pii Papae Secundi in Turcas, in vol. XXIII, 28-85.

BSB Bayerische, Staats Bibliothek

Michael Canesius, De vita et Ponitificatu Pauli Secundi, in vol. III, 67-178 në botimin e vitit

1904.

BSB Bayerische, Staats Bibliothek + e digjituar

Noli shënon se në botimin e Muratorit autorët që përmendin Skënderbeun jane të mësipërmit.

76 Bussieres Ioannes de 1730

Page 235: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

235

Joannis de Bussieres é Societate Jesu. Scanderbegus, Poema Editio quarta longè emendatior.

Cui accesserunt aliquot Poemata. [Skënderbeu. Poemë e Johan dë Bysier SJ. Botim i katërt

shumë i përmirësuar të cilit iu shtuan disa poezi]/ Coloniae Sumpt. Wilh. Metternich et Filii

Bibliop. Sub signo Gryphi, Anno 1730. – 356 f..

Bavarian State Library + e digjituar

77 Wadding Luke 1735

Annales [ordinis] Minorum [Vjetarët e urdhrit të minorëve]/ [2ed.t. XII-XIII, Romae, 1735

Në vëllimin XIII flitet pë Skënderbeun

National Library of France

E digjituar e-book

78 Des Champs 1741

Memoires du Serail. Nouvelle africaines.[Kujtime nga Saraji. Tregime afrikane]/Vol. VI,588.

Në: Oeuvres de Madame de Ville-Dieu, Paris, P.Gondouin, 1741.

National Library of France, Viti 1763

79 Temple William 1754

Essay of Heroic Virtute [Sprovë për virtytin heroik]

Në: Works, vol. II, Miscellanea, Second Part, Edinburgh, Hamilton& Balfour, 1754.

National Library of France, 1750

Hathi Trust 1750

80 Cacich Andrija 1756

Razgovor ugodni naroda slovinskoga u komu se ukazuje poçetak, I svrha Kragliaa Slovinskij,

koji punno go/dictaa vladasce svijm slovinskim daravam, srazliçitim pisman od

Kragligaa…..[Bisedat e këndshme të popullit sllav. Në to tregohet fillimi dhe qëllimi i mbretit

sllav që shumë vjet sundonte mbi të gjitha shtetet sllave. Pajisur me letra të ndryshme të

mbretit, banit dhe trimave sllave, të nxjerra nga libra të ndryshëm italianë dhe të dhëna në

gjuhën sllave prej fratit Andrea Kaçit nga Brishta]/ U Mleczi na MDCCLVI, Po Dominiku

Lovixi. – 394 f.

National Library and University in Zagreb

National Library of Czech Republic viti 1780 + e digjituar

81 Barral Pierre 1759

Dictionnaire historique, litteraire et critique contenant une idée abrégée de la vie et des

ouvrages des Hommes illustres en tout guerre de tout temps et de tout pays [Fjalor historik,

letrar dhe kritik . Përmban një ide të përmbledhur për jetën dhe veprat e burrave të shquar të

të gjitha luftrave, kohëve dhe vendeve]. – Vol.. VI., Avignon, 1759.

National Library of France vol. 1-6, viti 1758-1759

Page 236: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

236

E digjituar, University of Oxford

82 Cacich Andrija 1759

Razgovor ugodni naroda slovinskoga u komese ukazuje poçetak I svarha kraglia Slovinski

koji punno vikόvá vladasce svim Slovinskim darxavam, s razlicitim pismam od Kraglia, Báná

i Slovinski Vitezόvá Izvageniz razliçiti Knjiga I sloxen u Jezik Slovenski Po fra Andrij

Cacichiu iz Briista Stioczu Jubilatomu Reda Male Bratje s Frane, drxave Pris.Odkupiteglia u

Dalmaczji Sada iznova pristampan od istoga spristavkom Czessára, Pápá, Sveti I Blaxeni od

Naroda Slavinskoga…….[Bisedat e këndshme të popullit sllav. Në to tregohet fillimi dhe

qëllimi I mbretit sllav, që shumë vjet sundonte mbi të gjitha shtetet slave. Pajisur me letra të

ndryshme të mbretit, të banit dhe të trimave slave, të nxjerra nga libra të ndryshëm dhe dhënë

në gjuhën sllave prej fratit Andrea Kaçiçit nga Brishta…Tani sërish u ribotua nga i njëjti me

shtojcën për perandorin, për papën e shenjtë dhe meshtojcën për letrat e Gjergj Kastriotit, të

vojvodës Janosh e të letrave nga Kostandinopoli nga Vjena…]/ U Mleczi na MDCCLIX, Po

Dominiku Lovixi.- XII, 338 f.

National Library and University in Zagreb

National Library of Czech Republic + e digjituar botimi i 1780

83 Moreri Louis 1759

Le grand dictionnaire historique ou mélange curieux de l’histoire…[Fjalori i madh historik

ose përmbledhje kurioze e historisë]/ Paris, Les libraries associés, 1759. – Vol. IX.

National Library of France

GALLICA

84 Laugier Marc Antoine 1759-68

Histoire de la République de Venise jusqu’á present[Historia e Republikës së Venedikut deri

tani]/Paris, 1759-1768, 12 vol.

BK ka bot. ital. Venezia presso Carlo Palese e Gasparo Storti të 1768 (An VI T 2)

National Library of France

Bavarian State Library

85 Cacich Andrija 1760

Korabglicza/ Pisma svetoga/ I svih vikovah dogagiajih/ poglavitih/ u dva poglavija

razdigliena/ Jedno poçimglie od poçela Svita; do porogenja/ Issussova; A druggo od

Porogenja Issussova do/ godiscta 1760 ….[Varka e Noes e shkrimit të shenjtë dhe e ngjarjeve

kryesore të botës e ndarë në dy kapituj. I pari arrin deri në lindjen e Krishtit, ndërsa I dyti

nga lindja e Krishtit deri në vitin 1760. Të nxjerra nga librat latine e nga kronika e Pavel

Vitezoviçit dhe kthyer në gjuhën boshnjake prej fra Andrea Kaçiçit nga Brishta] Pritiskano

od Antona Bassanesa./ Z dopustenjem Staressinaa / MDCCLX/ VIII + 485 f.

F. 444-448 Kratko govorené od vitezkoga vojevana Jure Kastriotica principa aliti poglavice

National Library and University in Zagreb

National Library of Czech Republic + e digjituar botimi i 1832

Page 237: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

237

86 Lenglet du Fresnoy 1772

Méthode pour étudier l’Histoire avec un catalogue des principaux historens. [Metodë për të

studjuar historinë me një katalog të historianëve kryesore]/ Nouvelle edition par M. Drouet.

Paris, 1772 . Në vol. XIV përmenden dhjetë autorë që kanë shkruar vepra për Skënderbeun.

National Library of France

87 Gibbon Edward 1774-88

History of the decline and fall of the Roman Empire. [Historia e dobësimit dhe e rënies së

Perandorisë Romake]/ London 1774-1788, 6 vëll.

Bavarian State Library + e digjituar

88 L’izlov Andrej 1787

Skifskaȃ istoriȃ Andreȃ L’izlova…[Historia e skithëve e Andrea Lizlovit. Botuar prej

Nikollaj]/ Novikovit Moskva, 1787

Library of Congress

National Library of Poland, botimi i 1963

89 Meusel Johannes Georgius 1788

Bibliotheca historica. Instructa a b. Burcardo Gotheld Struvio aucta a b. Christ. Gittlieb

Budero nunc avec vero a Joanne Georgio Meuselio ita digesta, amplificata et emendata, at

paene novum opus, videri possit. [Bibliotekë historike. E hartuar nga Bukard Gotëholf

Struvio, e pasuruar nga Kristofor Gotlieb Budero dhe tani e rregulluar, zgjeruar dhe ndrequr

aq mirë nga Joan Georgio Meuzelio, saqë mund të konsiderohet si një vepë e re]/ Lipsiae

(1788), vol. III. Pars II

F. 398-403 Scriptores de Georgio Castriot, vulgo Scanderbeg dicto

National Library of France (10 vëll. nga v. 1782-1802)

Bavarian State Library + e digjituar

90 Feller François Xavier de 1794

Dictionnaire historique, ou historie abrégée des homes qui sont fait un nom par le génie, les

talens, les vertus, les erreurs etc. [Fjalor historik ose histori e përmbledhur për njerëzit që

kanë bëre emër me gjenialitetin, talentet, virtutet, gabimet etj.] / Second edition Ausbourg-

Liége, Rieger-Lamarié, 1794

F. 102-103 Scanderbeg

Bibliothèque Arsenal, Paris

University Library of Madrit + e digjituar

E-book

91 Brocquiere Betrandon de la 1804

Voyage d’autre-mer et retour de Jérusalem en France, par la voie de terre, pendent la cours

des annés 1432 et 1433; ouvrage extrait d’un manuscrit de la Bibliothèque Nationale, remis

en français modern et publie par Legrand d’Aussy

Page 238: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

238

[Udhëtime përtej detit dhe kthim nëpër rrugën tokësore nga Jerusalemi në Francë, gjatë

periudhës së viteve 1432 dhe 1433. Vepër e nxjerrë prej një dorëshkrimi të Bibliotekës

Kombëtare, riprodhuar në frëngjishten moderne dhe botuar nga Légren d’Osi]

[In vol. V]: Mémoires de l’Institut section de sciences morales et politiques, 1804

National Széchényi Library (anglisht, bot. i vitit 1807)

Österreichische Nationalbibliothek,( bot. 1892)

Archive. org, 1892

92 Byron Georges Gordon 1812

Childe Harold’s Pilgrimage.[Udhëtimi I Çajld Haroldit]/ John Murray London, 1812

Österreichische Nationalbibliothek

National Library of Czech Republic, 1929

E digjituar e-book

Hathi Trust

93 Sismondi Jean Charles Leonard Sismonde de 1818

Histoire des republiques italiennes du moyen âge. Par J. Ch. L. Sismonde de Sismondi.

[Historia e republikave italiane të mesjetës nga J.Sh.L. Sismond dë Sismondi Në vëll. X,

botuar 1818 flitet për jetën e Skënderbeut]/ Zurich (Gessner H.): Paris (Nicolle, H.) 1807-18,

10 vëll.

Österreichische Nationalbibliothek

National Library of France + e digjituar e vitit bot.1840

Archive. org

94 Peignot Gabriel 1822

Dictionarie historique et bibliographique abrégé des personages illustres, célébres ou fameux

de tous les siècles et de tous les pays du mondes… [Fjalor I shkurtër historik dhe bibliografik

I personazheve të ndritur, të përmendur ose të famshëm të të gjithë shekujve dhe të viseve të

botë]

Paris, Haut-Coeur et Coyet, 1822, Vll. 4

F. 357: Scanderberg, ou plutôt Scanderbeg

National Library of France

Hathi Trust Digital Library

GALLICA

95 Notice sur la filiation de la famille de l’Ange, origineire de l’Albanie, et réfugiée dans la

France depuis 1466; á l’appui des droits du marquis de l’Ange Comnène, sur l’empire de

Constantinople, et particulièrement sur l’Albanie. [Njoftim për vazhdimësinë e familjes

Ëngjëlli, me origjinë nga Shqipëria dhe strehuar në Francë që në v. 1466, në mbështetje të të

drejtave të markezit Ëngjëll Komnenit për Perandorinë e Konstantnopolit dhe veçanërisht pë

Shqipërinë]

A Paris, de l’imprimerie de Lefebvre, rue de Bourbon, nr. II. 1824, 72 fl.

National Library of France

Page 239: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

239

E digjituar e-book

96 Monnais Ianvier Edouard 1828

Éphémérides universelles ou Tableau religieux, politique, littéraire, scientifique et

anecdotique, présentant, pour chaque jour de l’année, un extrait des Annales de toutes les

nations et de touts les siècles depuis les temps historiques jusqu’au I-er janvier 1828

…[Almanak i përgjithshëm, ose pamje fetare, politike, letrare, shkencore dhe anekdotike, që

paraqesin, për çdo ditë të vitit, një pjesë nga analet e të gjithë kombeve dhe shekujve, që nga

kohët historike deri më 1 janar 1828, nga zotërinjtë Ober dë Virti, Buaso, Bori de Sen-

Vënsan, Shatële, Dylor, a Fe, Gizo, Zhurda, Keratri, Dë Norë, Pol Dypor, Tase, Tori, P. F.

Tiso dhe dijetarë e shkrimtarë të tjerë. Rregulluar dhe botuar nga z. Eduard Mone Zhanvier.

Vëllimi i parë]/ Tome premier, Paris, 1828

F.: 299-301 : Mort de Scander-Beg

National Library of France, 1828-1833

Bodleian Libraries, University of Oxford, bot. 1834

E digjituar e-book

97 Bullarium Franciscanum. [Bulat françeskane]/ [in 2 vol. Quaracchi S. Bonaventura, 1829,

1839: I, 1431-1455, Ulricus Hunteman; II, 1455-1471, Joseph Poy y Marti]. - I: LVIII f. +

978 f.

Bavarian State Library

National Library of France

Archive. org

e-book, bot. 1750, 1761,1765

98 Didier Jean Charles Henry 1831

Souvernirs de Calabrie. Les Albanais en Italie (1830). [Kujtime nga Kalabria. Shqiptarët e

Italisë]

[Në] : Revue des deux Mondes. Tome troisième. Paris. Au Bureau, rue des Beaux art, N. 6.

1831 (f. 93-116)

99 Thjulen Lerenzo Ingazio 1832

Dialoghi/ nel regno de’morti/ Dialogo primo/ Giorgio Castrioto/ altrimenti ditto Scanderbeg/

re d’Albania, e d’Epiro/ e/ l’imperatore romano/ Carlo Magno/ Nel quale si contengono le

vite, e geste/ di questi due celebri personaggi./ dell abate/ Lorenzo Ignazio Thjulen. [Dialogë

në mbretërinë e të vdekurve. Dialogu I pare ndërmjet Gjergj Kastriotit, I quajtur ndryshe

Skënderbe, mbret I Shqipërisë dhe I Epirit, dhe perandorit roman Karlit të Madh. Në të

përmbahen jetët dhe bëmat e këtyre dy personazheve të shquara, nga abati Lorenc Injac

Tjulen]

/ Roma/ Presso Pietro Manna/ 1832. - [1] fl. + 138 f.

F. 3-9: Idea dell’opera; f. 10-14: I quarantotto dialoghi saranno I seguenti; f. 15-138: Dialogo

primo.

National Library of Sweden

Central Institute for Union of Italian Library

Page 240: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

240

National Library of Sweden

Archive. org

100 Barletius Marinus XVII (dorëshkrim)

Exemplar de virtudes morales en la vida de Iorge Castrioto, llamado Scanderbeg, principe de

los epirotas y albanezes[Shembull virtytesh morale në jetën e Gjergj Kastriotit, të quajtur

Skënderbe, princ i epirotëve dhe i shqiptarëve]

Biblioteca Nazionale, Lisboa Ms.Nr.455 B.6-7

101 Franco Demetrio 1763

Vestitele si slaviteke fapte si biruinte, ce inpotriva Turcilor au facut Gheorghie Castriotul, ce

se numina Scanderbeg. Domn si stapinitoriu al Epirului, unde se …… Talmacita de Vladul

Botulescul de Malaesti dupa limba italieneasca, la Milan in Lombardia, le anul 1763. [Bëmat

e padëgjuara dhe të lavdishme dhe fitoret që ka korrur kundër turqve Gjergj Kastrioti, I

quajtur Skënderbe, zot dhe sundimtar I Epirit. Tregohet mjeshtria luftarake….Përkthyer nga

italishtja prej Vladul Bocaleskut nha Maleshti në vitin 1763, në Milano të Lombardisë]/

1763, 263 fl., 21,2 cm.

Archivio di Stato, Venezia (Codici,II, m.67)

102 Velez De Guevara Luys XVII

El Principe Escanderbey. Comedia famosa de Luys Velez de Guevara Princi Skënderbe.

[Komedi e famshme e Luiz Velez de Guevara]

[16] fl. [In tom. 135]: Coleccion de Comedias sueltas antiguas

National Library of Spain

Biblioteca Virtual Miguel de Cervantes

102 Torsellinus Horatius 1598

Epitome historiarum à mundo condito ad ann. 1598. [Shkurtore e historive, që nga themelimi

I botës deri në vitin 1598]/ Romae, 1598

BSB Bayerische, Staatsbibliothek digital

e-book

103 Boxhornius Marcus Zuerius 1675

Historia universalis. [Historia e përgjithshme. f. 980-1001 të kësaj vepre i kushtohen

Skënderbeut]/ Leipzig, 1675

BSB Bayerische, Staatsbibliothek digital, bot. 1652

104 Zannowich Stefano 1782

Le grand Castriotto d’Albanie surnommé Skanderbeg. [I madhi Kastriot i Shqipërisë, i

quajtur Skënderbe]

Konink’jike Bibliothek te’s, Hage, bot. i 1779

BSB Bayerische, Staatsbibliothek , e-Book

Page 241: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

241

BIBLIOGRAFIA

Robert S. Martin, Cooperation and change: archives, libraries and museums in United States

WWW. Ifla.org/IVifla69/papers/066e-Martin.pdf

Biçoku, Alda. Koleksionet albanologjike : "Porta të reja dijeje". ffq.34-37

Konferenca Kombëtare e Bibliotekonomisë. Edicioni VIII, 11-12 Dhjetor 2013, Prishtinë

Manifesti i IFLA-s (International Federation of Library) për Bibliotekën Digjitale, 14 mars

2010, http://www.ifla.org/publications/iflaunesco-manifesto-for-digital-libraries.

Mema, Shpëtim. Albanica : bibliografi e shekujve XV - XVIII / Shpëtim Mema, Afërdita

Sharxhi .-Tiranë : Biblioteka Kombëtare, 1998. - V. 1, 566 f. : me il. ; 20 cm

Arbëria në hartat e vjetra të Bibliotekës Kombëtare [album] :

(shekujt XVI-XVIII) / përg. Etleva Domi, Alda Biçoku, Maksim Gjinaj, Vjollca Dhimolea

(Noti) ; Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. - Tiranë : Biblioteka Kombëtare, 2013. - 104 f

Biblioteka e Bushatllinjve në Bibliotekën Kombëtare

shtator, 2009 = Bushatli's library at the National Library :

september, 2009 / Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. - Tiranë

Fondet albanologjike në bibliotekat e Shkodrës / Gjovalin Çuni. -

Në libr.: Biblioteka dhe kujtesa kombëtare : konferenca kombëtare e bibliotekonomisë

edicioni i 2-të, 20-22 nëntor 2007 . - Prishtinë, 2008. -f.169-180

Bibliotekat në Shqipëri = Libraries in Albania/pregatitur nga F.Xhaja, T.Buzo, V.Sala, A.

Gurakuqi f. 7-8

Loli, Ivan.Arkivi Qëndror i Shteti ; red. Zamir Q. Shtylla. - Tiranë : Drejtoria e Përgjithshme

e Arkivave, 1999. - 34 f.

Dokumete për historinë e Shqipërisë të shek. XV / red. përgj. Aleks Buda ; 712 f. përgat. nga

Injac Zamputi, Luan Malltezi. - Tiranë : f.5

Akademia e Shkencave, 1987

Ljubić, Sime. Listine o odnošajih izmedju Južnoga Slavenstva i Mletačke Republike. Skupio

i uredio Sime Ljubić [Dokumente të vjetra që lidhen me sllavët e Jugut dhe me Republikën e

Venedikut. Mblodhi dhe renditi Sime Ljubiç]. U Zagrebu, u Knjižari Lavoslava Hartmana na

Prodaju; u Knjižarnici Jugoslavenske Akademije, 1878-1891. 5 V. (Monumenta Spectantia

Historiam Slavorum Meridionalium; vol. 9, 12, 21).

Knjiga 6: Od godine 1409 do 1412 [Nga viti 1409 deri në 1412]. 1878. XV, 309 f.

Page 242: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

242

Dokumente për historinë e Shqipërisë (1623-1653)=Documenti per la storia dell’Albania

(1623-1653);trascritti e tradotti Zamputi, Injac, përgatitur për shtyp Jozef Zamputti, Albert

Ramaj, Nazmi Rrahmani e Zef Ahmeti. – St. Gallen&Prishtinë : Albanisches Institut & Faik

Konica, 2015.- 567f.:24

Acta et diplomata : res Albaniae mediae aetatis illustrantia

Collegerunt et digesserunt: Lajos Thallóczy, Konstantin Jirecek, Milan Šufflay. - Vindobona :

Adolph Holzhausen, [s.a.]

Farlatus, Danieles.

Illyrici Sacri tomus primus-[secundus, septimus-octavus]. Auctore Daniele Farlato Presbytero

Societatis Jesu [et] Jacobo Coleto [Vëllimi i parë, i dytë, i shtatë dhe i tetë i Ilirisë së shenjtë,

nga Daniel Farlati, prift i Urdhrit Jezuit dhe nga Jakob Koleti]. Venetiis, Apud Sebastianum

Coleti, MDCCLI, MDCCLIII, MDCCCXVII, MDCCCXIX [1751,1753, 1817, 1819].

Superiorum Permissu, ac Privilegio. Index. 4 V.

Tom. 7: Ecclesia Diocletana, Antibarensis, Dyrrachiensis et Sirmensis cum earum

suffraganeis [Kisha diokleciane, kisha e Tivarit, Durrësit dhe Sremit me vartëset e tyre].

1817, 638 f.

Roques, Mario.

Recherches sur l’anciens textes albanais. Paris, Libr. Orient., P. Gauthner, 1932.

Cordignano, Fulvio

Geografia ecclesiastica dell’Albania dagli ultimo decennia del secolo XVI alla meta del

secolo XVII, Orientalia Christiana perioda, vol. XXXVI, 4, num.99, Roma: Pont. Institutum

orientalum studiorum, 1934

Rivista Storica Italiana 30.VI.1940, fq. 218”

Bollizza, Francesco.

Descrizione di Scutari, Dolcigno et altri luogi per Francesco Bollizza. Fu scritta l’anno 1614.

Copia tratta dall’Originale che si conserva nell’Archivio di Stato a Venezia; e da me fatta

copiare [Përshkrim i Shkodrës, i Ulqinit dhe i vendeve të tjeranga Françesko Bolica. U

shkruajt në vitin 1614. (Ruhet në Arkivin e Shtetit në Venecia) dhe e 1614. [2] fl., 57 f.

Gjon Berisha. “Arbërit ndërmjet kishës perendimore dhe asaj lindore gjatë shek. XI-XV

Mrika Lumani.-Prishtinë : Instituti i Historisë “Ali Hadri”, 2015.-675f.-Parath. Pëllumb

Xhufi

Jirecek, Konstantin

Historia e serbëve / Konstantin Jirecek. - Tiranë : 55, [s.a.], 2010

Tit. origj.: Geschichte der Serben. - . Pj.1: Deri në vitin 1371

Page 243: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

243

Ducellier, Alain.

La Façade maritime de L’Albanie au moyen age Durazzo et Valona du XI au XV siècle.

Thessaloniki, Inst. for Balkan Studies, 1981. XLI. 702f. Me il.

Malcolm, Noel.

Kosovo : a short history . - London ; Bansingstoke :

Papermac, 1998. - XXXVI, 492 f. : me harta ; 23 cm

Pajisur me shënime. -Bibliogr.: f. 435.- Indeks

Përmbledhje dokumentash për historinë e Shqipërisë : (1200-1500) /

Giuseppe Valentini, Fulvio Cordignano ; përkth. nga origj. Vladimir Bregu. - Tiranë : Plejad,

2013. - 322 f. ; 21 cm.. - (Plejada emendimit albanologjikSeria "Valentini")

Nadin, Lucia.

Statuti di Scutari della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469 = Statutet e

Shkodrës në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469 / a cura di Lucia Nadin

; con saggi di Giovanni Battista Pellegrini, Oliver Jens Schmitt, Gherardo Ortalli; trad. testo

degli statuti in alban. Pëllumb Xhufi ; trad. deisaggi in alban. Vjollca Lisi ; red. Ferdinand

Leka. - Tiranë :Onufri, 2010. - 413 f.

Schmitt, Oliver Jens

Arbëria venedike : (1392-1479) / Oliver Jens Schmitt ; shqip nga Ardian Klosi. - Tiranë :

Fjala, 2014. - 626 f. : me il., 2 harta ;

Tit. origj.: Das venezianische Albanien (1392-1479).

Giovanni Battista Pellegrini, Oliver Jens Schmitt, Gherardo Ortalli;trad. testo degli statuti in

alban. Pëllumb Xhufi ; trad. Dei saggi in alban. Vjollca Lisi ; red. Ferdinand Leka. - Tiranë

:Onufri, 2010. - 413 f. : 4 fl. me fotokopje të statuteve ; 30 cm. Shënime e bibliogr. në fund

të faq. - Indeks e fjalorth.

Brocardus. (Adea, Guillelmus). Directorium ad passagium faciendum = L'advis directif pour

faire le passaged'oultremer

Në: Recueil des historiens des croisades. -Vol. 2, 1906, f. 483-484. -Aut. Në shkrim:

Brocardus.- Emri i tij në origj. sipas "Shkrime shqipe në vitet shkrim: Brocardus

Revista Dituria, Tiranë, 1927, nr.7

Naçi, Stavri. Studime historike, 1964, nr. 3, f. 156-169.

Hahn, Johann Georg Von.

Albanesische Studien [Studime shqitare] von Johann Georg von Hahn. Nebst einer Karte und

andern artistischen Beilagen. Heft 1-3. Wien, Aus des käiserlich-königlichen Hof- und

Staatsdruckerei, 1853. Fq.132

Page 244: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

244

Batiffol, Pierre. Les manuscrits grecs de Bérat d'Albanie et le codex purpureus. - Paris :

Imprimerie Nationale, 1886. - 126 f. :

Ekstrakt nga: Archives des missions scientifiques et littéraires,

Serie 3, Tom f.122-126

Plasari, Aurel. Një kodik i panjohur për Shën Nikodhimin e Beratit, botuar në Bibliothecae,

nr. 5, 2004, f. 13-19

Sinani, Shaban.

Kodikët e Shqipërisë në "Kujtesën e Botës" : studim monografik

Tiranë : Naimi, 2011. – 690. Fq.57

Studime gjuhësore, vëll.VI

“Gjon Buzuku dhe gjuha e tij”, Prishtinë 1977, f.8

Riza, Selman

Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe / Selman Riza ;

Bot. 1. Tiranë, 1961

Bot. 2. Tiranë përg.Ali Dhrimo. Toena, 2002. - 400 f. ; 23 cm.

Shuteriqi, Dhimitër S.

Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879-1800 / Dhimitër S. Shuteriqi. - Tiranë :

Akademia e Shkencave, 2005. - 412 f. ; 24cm.

Plasari, Aurel

Fenomeni Voskopojë . - Tiranë : Phoenix, 2000. –fq.100

Peyfuss, Max Demeter

Shtypshkronja e Voskopojës, 1731-1769 : shtypja e librave dhe adhurimi i shenjtorve në

Patrikanën e Ohrit / Max Demeter Peyfuss ; përkth. Gjergji Misha ; red. Afrim Koçi. - Tiranë

: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2002. - 218 f. ; 24 cm.Tit në origj.:Die Druckerei von

Moschopolis 1731-1769 :

Kastrati, Jup

Historia e albanologjise : 1497-1997 / Jup Kastrati. - Tiranë :

Argeta-LMG, [s.a.]. - (Biblioteka "Albanologjia"). V.1

Al-Idrisi Opvs geographicvm : sive "Liber ac eorvum delectationem qvi terras peragrare

stvdeant" / Al-Idrisi ; consilio et avctoritate Enrico Cerulli. - 2a. - Napoli ; Romae : [s.n.],

1982.

Shehu, Agim

Historia e hartografisė shqiptare / Agim Shehu, Pal Nikolli ; red.

Bardhi Hyka. - Tiranė : [s.n.], 2001. - 286 f. : me il. ; 22 cm.

Page 245: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

245

Pėrmbl. nė angl. - Bibliogr. f.281-283. - L.295, Tir. 1000

Armao, Ermanno

Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë

Veriore ; përkth. Akil Spathari ; u përkujdes Vili Kamsi. - Tiranë : Korbi, 2006. - 220 f.

: 1 fl. hartë bashkëngjitur librit ; 22 cm.

Tit. origj.: Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi vari di un'antica cartadell'Albania

Settentrionale. - Bibliogr.f.206-211. - Libri sipas

botimit tëvitit 1933 në Romë

Almagià, Roberto

Le più antiche rappresentazioni cartografiche della regione albanese / Roberto Almagià. -

Roma : Reale Società Geografica,

1914. - 41 f. : me harta ; 23 cm

Nopcsa, F., Zur Geschichte der Okzidentalen Kartographie Nordalbaniens, në “Geologica

Hungarica”, t. III, Budapest 1929.

Shehu, A. - Dragovaja, M., Shqipëria në hartat e paraçlirimit, Tiranë 1984.

Traversi, C., Storia della Cartografia italiana delle Isole Egee e dell’Albania, Firenze 1965.

Wood, D., The Power of Maps. New York/London: The Guilford Press 1992.

Bagrow, L., History of cartography, 1964.

Genović, L., L’Albania nella cartografia italiana dei secoli XVI e XVII, në “L’Universo”,

Firenze 1940.

Aleks Buda (FESH-i,Tiranë, 1985, 2008)

Pétrovitch, Georges T. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonnée.

Ouvrages sur Scanderbeg écrits en langues français, anglais, allemande, latine, italienne

espagnole, portugaise, suédoise et grecque et publiés depuis l’invention de l’imprimerie

jusqu’à nos jours. Paris, 1881.

Manek, F.; Pekmezi, Gj; Stotz, A. Albanesische Bibliographie. Wien, 1909.

Noli, Fan S. George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) [GCS]. New York, [1947]. fq 15

Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2.

Bucurest, Berlin, (v. 1, nr. 33) , 1968

Brunet, Jacques-Charles (1). Manuel du libraire et de l’amateur de livres. 5e ed. T. 1-5, Paris,

1860-1865

Brunet, Jacques-Charles (2). Catalogue des livres rares et precieux composant la bibliothèque

feu M. Jacques-Charles Brunet. Paris, Londres, 1868

Page 246: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

246

Legrand, Émile (1). Bibliographie albanaise. Description raisonnée des ouvrages en albanais

ou relatifs à l’Albanie du quinzième siècle à l’année 1900. Complétée et publiée par Henri

Gûys. Paris, Athènes, 1912

Legrand, Émile. Bibliographie hellenique, tome premiere, Paris 1918, nr.286.

Kasem Biçoku, Jup Kastrati

Gjergj Kastrioti Skënderbeu : bibliografi : 1454-1835 /; red. Aleks Buda. - Tiranë :

BibliotekaKombëtare, 1997. - V.1, 456 f. : me il. ; 25 cm.Fl. e tit. edhe në frëngj.- Indeks.

Olschki, Leo S. Histoire de l'Empire Ottoman : les guerres contre les turcs. La Hongrie et la

Transsylvanie. L'Albanie - La Dalmatie - Le Frioul -L'Istrie - Le Montenegro. Histoire

moderne de la Grèce. Rhodes etMalte. La terre Sainte - Les Croisades / Leo S. Olschki. -

Florence: [s.n.], 1903. - 183 f. : me il. ; 1 fl. hartë ; 24 cm.. -(Catalogue; LII)

Göllner, Karl. Turcica. Die europäischen Türckendrucke des XVI. Jarhunderts. Bd. 1-2.

Bucurest, Berlin, 1961, 1968.

Didot, Firmin. Nouvelle biographie universelle depuis les temps les plus reculées jusqu’à nos

jours [NBU]. T. 1-46. Paris, 1852

Noli, Fan S. George Castrioti Scanderbeg (1405-1468) [GCS]. New York, [1947].

Jaka, Ymer (1). Skënderbeu në letërsinë frënge. Prishtinë, 1990

Pétrovitch, Georges T. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonnée.

Ouvrages sur Scanderbeg écrits en langues français, anglais, allemande, latine, italienne

espagnole, portugaise, suédoise et grecque et publiés depuis l’invention de l’imprimerie

jusqu’à nos jours. Paris, 1881.

Iorga, Nicolae.

Les voyageurs français dans l’orient européen. Paris, [1928].

Jaka, Ymer

Skënderbeu në historiografinë frënge / Ymer Jaka. - Prishtinë :

Instituti Albanologjik, 2001. - 350 f. : me il. ; 24 cm.. - Tit. edhe frëngj. –

Bibliogr. : f.329 - 339

Frashëri, Mithat (1). Albanais et slaves. Lausane, 1919.

Frashëri, Mithat (2). Udhëtarët e huaj në Shqipëri gjer në fund të shekullit XIX. Tiranë, 1999.

Frashëri Mithat (3). Bibliografi shqiptare… [In]: Legrand, Emile; Gûys, Henri; Skendo, Lumo.

Bibliographie albanaise. Ribotim me plotësime nga Lumo Skendo dhe Henri Gûys. Shkodër, 2011

Page 247: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

247

Didot, Firmin. Catalogo des livres précieux manuscrits et imprimés faisant partie de la

bibliothèque de M. Ambroise Firmin-Didot… Paris, 1878.

Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. V. 1: Ilirët dhe Iliria te autorët antikë. Tiranë, 1965.

Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. V. 2: Shek. VIII-XV. Tiranë, 1962.

Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë. V. 3: (1506-1839). Tiranë, 1961

Malaj, Vinçenc (1). Un’opera musicale francese del settecento. [In]: Shejzat. Roma, 1968, nr.

7-12, f. 273-281.

Walravens, Hartmut

The Impact of digital technology on contemporary and historicnewspapers : proceedings of

the Internationale Newspaper Conference, Singapore, 1-3 Aplil 2008, and the papers of IFLA

Congess, Quebec, August 2008 / ed. by Hartmut Walravens. - München

: Saur, 2008. - XII, 222 f. ; 21 cm.. - (IFLA publication; 135)

Rothenberg, Jeff

Using emulation to preserve digital documents / Jeff Rothenberg. - Hague : Koninklijke

Bibliotheek, 2000. - 69 f. ; 21 cm.

Wagner, Bettina

Early printed books as material objects : proceedings of the conference organized by the

IFLA Rare Books and Manuscrips Section: Munich, 19-21 August 2009 / ed. by Bettina

Wagner, Marcia Reed. -Berlin ; New York : De Gruyter ; Saur, 2010. - XII, 367 f. : me il.; 23

cm.. - (IFLA publication, 0344-6891; 149)

The organization of information / Arlene G. Taylor and Daniel N. Joudrey. – 3rd ed.

Digital Library Futures: User Perspectives and Institutional Strategies.- Munchen: De Gruyter

Saur, 2010.- (IFLA Publications: 146)

Robert S. Martin/ Cooperation and change: archives, libraries and museums in United States

www.ifla.org/IV/ifla69/papers/066e-Martin.pdf

Harley J. B. &Woodward D. (eds), The History of Cartography. 1: Cartography in Prehistoric,

Ancient, and Medieval Europe and the Mediterranean. 2/1: Cartography in the Traditional Islamic

and South Asian Societies. 2/2: Cartography in the Traditional East and Southeast Asian Societies.

2/3: Cartography in the Traditional African, American, Arctic, Australian, and Pacific Societies. 3:

Cartography in the European Renaissance. 4: Cartography in the European Enlightenment, Chicago &

London 1987, 1992, 1994, 1998, 2005 (University of Chicago Press).

Monmonier, M., How to Lie with Maps. Chicago: University of Chicago Press 1991.

http : //www. portal. unesco. org/ ci/en/ev

Page 248: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

248

http://www.muslimheritage.com/article/contribution-al-khwarizmi-mathematics-and-

geography

http://ideas.time.com/2013/11/21/a-history-of-the-world-in-twelve-maps/slide/al-sharif-al-

idrisi-world-map-1154/

http://biography.yourdictionary.com/muhammad-ibn-muhammad-al-idrisi

Map History / History of Cartography: THE Gateway to the Subject

http://www.maphistory.info/portolan.html

WWW-Virtual Library: History

http://wikivisually.com/lang-de/wiki/Portolan

ISAD(G) (International Standard Archives Description – General)

(CDWA) (Categories for Description of Works of Art),

(CCO) (Cataloging Cultural Objects)(standarte të mirëmbajtjes)

http://wikivisually.com/lang-de/wiki/Portolan

http://nla.gov.au/nla.obj-233480924/view

http : //www. portal. unesco. org/ ci/en/ev

Digital Library Futures: User Perspectives and Institutional Strategies.- Munchen: De Gruyter Saur,

2010.- (IFLA Publications: 146)

IFLA International Federation of Library

AACR2-AngloAmerican Cataloguing Rules,

UDC-Universal Decimal Classification

MARC 21(Machine-Readable Cataloging).

Format for Bibliografic Data Standard

The Library of Congres… …Librarians, Archivists

http://nla.gov.au/nla.obj-233480924/view

Page 249: DISERTACION - University of Elbasan · informacionit, bibliografët, arkivistët dhe muzeologët duhet t’i bëjnë një pyetje vetes: - Çfarë drejtimi ka marrë sot studimi dhe

249