DISERTACION ROLI I ITALISË NË PROCESIN E · PDF filePOLITIKA EUROPIANE DHE ANGAZHIMI...
Transcript of DISERTACION ROLI I ITALISË NË PROCESIN E · PDF filePOLITIKA EUROPIANE DHE ANGAZHIMI...
REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ
UNIVERSITETI I TIRANЁS
FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ
DEPARTAMENTI I HISTORISЁ
DISERTACION
ROLI I ITALISË NË PROCESIN E INTEGRIMIT
EUROPIAN NË VITET 1947-1979.
Specialiteti : Histori
Kandidati: Udhëheqës Shkencor:
Msc. Alketa BEJKOSALAJ Prof. Dr. Petrit NATHANAILI
TIRANЁ, 2016
REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ
UNIVERSITETI I TIRANЁS
FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ
DEPARTAMENTI I HISTORISЁ
Disertacion i paraqitur nga
Alketa Bejkosalaj
Në kërkim të gradës shkencore
DOKTOR
ROLI I ITALISË NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN NË VITET
1947-1979.
Specialiteti: HISTORI
Udhëheqës shkencor
Prof. Dr. Petrit Nathanaili
Mbrohet më dt........./......../..2016
1 Prof.as.dr.Eva Hyskaj..............................................................................Kryetar
2Prof.dr Hamit Kaba........................................................................Anëtar (oponent)
3Prof. Dr Paskal Milo........................................................................Anëtar (oponent)
4Prof.as.dr.Sonila Boci.......................................................................Anëtar (oponent)
5Prof. dr Ajet Shahu...................................................................................Anëtar (oponent)
TIRANЁ, 2016
I
PASQYRA E LËNDËS
PARATHËNIE…………………………………………………………..........................I
HYRJE………………………………………………………….........................................1
KREU I
ZGJEDHJA EUROPIANE E ITALISË 1947- 1949
1.1 Plani Marshall si pikënisje e bashkëpunimit europian. ...............................................5
1.2 Një projekt i përbashkët europian Bashkimi doganor franko–italian .........................10
1.3 Zgjedhja perëndimore e Italisë në paktin e Atlantikut …………..............................13
1.4. Këshilli i Europës dhe aderimi i Italisë ……………................................................22
KREU II
POLITIKA EUROPIANE E DE GASPERIT MIDIS IDEALIZMIT DHE
REALIZMIT 1950-1954
2.1 Lancimi i Planit Shuman dhe Italia..........................................................................28
2.2 Konferenca e Parisit1950-1951.Aderimi i Italisë-kërkimi i prestigjit dhe motivi
ekonomik...........................................................................................................................33
2.3 Plani Pleven. Një projekt i vështirë për qeverinë italiane.………….........................42
2.4. Komuniteti politik europian, një iluzion Italian ……………....................................49
2.5. Aksioni i fundit federalist i De Gasperit....................................................................54
KREU III
RILINDJA EUROPIANE NGA MESINA NË ROMË. RRUGA ITALIANE DREJT
ZHVILLIMIT 1954-1957
3.1. Falimentimi CED dhe pasojat e tij mbi poziconin italian………....….....................61
3.2 Zgjedhja europiane e Fanfanit 1954-1957……………………………………….....68
3.3. Italia dhe negocitat mbi tregun e përbashkët TPE dhe EURATOM....…................ 73
3.4 Nga Mesina në Romë. Italia midis realitetit europian dhe ambicjeve mesdhetare.....81
3.5.Konfindustria dhe sindikatat përballë procesit të integrimit.......................................86
3.6 Integrimi bujqësor dhe pjesëmarrja italiane………………………………………...93
II
KREU IV
POLITIKA EUROPIANE DHE ANGAZHIMI ITALIAN NË PROJEKTET
EUROPIANE 1958-1963
4.1 Politika ambicioze italiane midis Europës dhe Mesdheut........................................100
4.2 Italia dhe plani Fushe ………...................................................................................109
4.3 Impenjimi i Italisë për të shmangur falimentimin e komunitetit politik europian ..114
4.4 Aderimi i vështirë i Britanisë dhe aspirata italiane për një partner të rëndësishëm
europiane..........................................................................................................................122
KREU V
EUROPIANIZMI NE PROVE. IMPENJIMET KOMUNITARE DHE MBROJTA
E INTERESAVE KOMBETARE 1964-1969
5.1 Pjesmarrja italiane në politikën e përbashkët bujqësore dhe mbrojtja e interesave
kombëtare përballë një procesi të ri integrimi.................................................................129
5.2 Italia përballë krizës së karriges bosh......................................................................136
5.3 Kompromisi i Luksemburgut dhe Italia...................................................................145
5.4 Dimensioni social i Italisë në integrimin europian dhe projekti për një bashkëpunim
teknologjik…………………………………………………………………………...…150
KREU VI
KRIZA E VITEVE 70 DHE ZGJEDHJA EUROPIANE E ITALISË 1969-1979
6.1.Italia përballë një procesi të ri integrimi.Suksese dhe zhgënjime europiane.…......156
6.2.Kriza italiane kërcënim për sistemin e demokracisë.................................................167
6.3 Partia komuniste dhe evolucioni i saj ndaj integrimit europian……………….…...172
6.4 Federalizmi europian dhe kontributi i Altiero Spinelit……………….…......……..175
6.5 Eksperienca e funksionarëve italianë në Bruksel......................................................178
6.6.Hyrja e Italisë në SME një zgjedhje e rëndësishme për të ardhmen e saj
europiane..........................................................................................................................184
PËRFUNDIME..............................................................................................................192
BURIMET DHE LITERATURA.................................................................................199
III
SHPJEGUES TERMASH
BEI Banka Europiane për investime
CECA Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Celikut
CED Komuniteti Europian i Mbrojtjes
CEE Komuniteti Ekonomik Europian
CIR Komiteti Ndërministror për Rindërtim
CIGL Konfederatë Italiane e Punës
CNEN Komiteti Kombëtar për energjinë nukleare
CPE Komuniteti Politik Europian
DC Partia Demokristiane
EFTA Zone e Shkëmbimit të Lirë Europian
ENI Enti Kombëtar i Hidrokarbureve
ERP Program i Rindërtimit Europian
FEOGA Fondi Europian i Orientimit bujqësor
FESR Fondi Europian i zhvillimit rajonal
FSE Fondi Social Europian
IRI Insituti për Rindërtimin Industrial
MEC Tregu i Përbashkët Europian
PCI Partia Komuniste italiane
PRI Partia Republikane italiane
PSI Partia Socialiste italiane
UEO Bashkimi Perëndimor Europian
SME Sistemi Monetar Europian
IV
PARATHËNIE
Historia e integrimit europian ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesëve për rëndësinë
që mbart në vetvete ky proces. Padyshim që duke qënë e ndikuar nga njohuritë studentore
rreth Bashkimit europian dhe dëshira për ti zgjeruar njohuritë zgjuan tek unë interesin
për studime të mëtejshme. Në aktualitetin ku jetojmë dhe rëndësinë që ky proces mbart
për Shqipërinë që nga vitet 90’’ me dëshirën për tu bërë pjesë e Europës së bashkuar, mu
duk me interes që studimi im të trajtoj këtë cështje dhe konkretisht të trajtoj rolin që ka
luajtur Italia në procesin e integrimit dhe kjo ka arsyet e veta.
Italia ka qenë një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në dy aspekte.
Së pari shqiptarët që sot punojnë e jetojnë në Itali a nuk janë pjesë faktike e mbështetjes
për integrimin në botën perëndimore.
Së dyti Italia ka qënë mbështetëse e rëndësishme në reformat që Shqipëria ka ndërmarrë
në drejtim të këtij procesi (në momentin e punimit të kësaj teme ministrja e jashtme
italiane në datën 26 korrik 2014 do të firmosë në Tiranë një deklaratë bashkëpunimi me
projekte që arrijnë vlerën 750milione $).
Por një tjetër arsye ka qënë ndoshta një shqetësim i përbashkët edhe pse në kohë të
ndryshme që lidh Shqipërinë dhe Italinë. Italia pjesëmarrjen në integrim do ta lidhte me
një çështje jetike në vitet 50’ emigracionin dhe punësimin. A nuk do të thotë sot bashkimi
Europian për shumicën e shqiptarëve punësim në botën perëndimore.
Ky punim ka marrë në analizë rolin e Italisë në proçesin e integrimit europian në vitet
1947- 1979 duke patur si objektiv kryesor përcaktimin e arsyeve të zgjedhjes europiane,
impaktin që pati kjo zgjedhje mbi rolin ndërkombëtar dhe brenda vendit.
Këtë objektiv e kam parë të arsyeshme ta zbërthej në një seri pyetjesh:
Cilat janë karakteristikat thelbësore të politikës europiane të Italisë?
Në çfarë mënyre Italia ka influencuar mbi zhvillimet e procesit të integrimit dhe çfarë roli
ka luajtur në ngjarjet thelbësore të Europës.
Punimi përfshin në studim periudhën 1947 -1979 për këto arsye:
Së pari viti 1947 shënon një ngjarje të rëndësishme në ndërtimin europian,lancimin e
planit Marshall që do ti jepte jetë strukturës europiane.Viti 1979 përkon me fundin e
krizës italiane dhe në planin europian me zgjedhjen me votim të drejtëpërdrejtë të
parlamentit europian që do të shënonte një etapë të re në ndërtimin europian.
Së dyti nga pikëpamja kohore pjesa më pasur e dokumentave e prezantuar i përket
periudhës së viteve 1947-1979.
Së treti kjo zgjedhje nuk i përket vetëm pasurisë së dokumentave arkivore por edhe rolit
evident të ndërmarrë nga Italia në ato vite në fushën komunitare.
Metoda studimore edhe pse është përqëndruar në një vendosje kronologjike të ngjarjeve
për periudhën e marrë në studim ka arritur të degëzohet në dy fusha në atë të rifitimit
V
nga ana e Italisë të rolit të një fuqie të barabartë me vendet e tjera dhe interesave për një
modernizim të ekonomisë.
Analiza e punimit ka si qëllim ta përqëndroi vëmendjen mbi aspekte konkrete të natyrës
politike, ekonomike e sociale .
Në realitet zgjedhja europiane e Italisë mbi të gjitha në disa momente lidhet ngushtësisht
me disa aspekte të rëndësishme të politikës së jashtme italiane. Shumë prej dokumenteve i
përkasin dimensionit ekonomik të pjesëmarrjes italiane në proçesin e integrimit. Kjo
zgjedhje nuk ka për qëllim të nënvlerësoj aspektet politike të strategjisë europiane të
Italisë por të tregojë se zgjedhja europiane e Italisë është motivuar nga arsye të lidhura
me plotësimin e interesave kombëtare.
Përsa i përket motivit të zgjedhjes europiane të përfaqësuar nga mundësia e modernizimit
ekonomik e social është cilësuar si faktori thelbësor që ka ndikuar në çështjet e
brendëshme dhe ato ndërkombëtare. Kur klasa drejtuese italiane me në krye De Gasperin
do të udhëhiqte vendin drejt ndërtimit europian,Italia ishte një vend i varfër dhe
gjerësisht i prapambetur i kushtëzuar nga një traditë proteksioniste dhe një klasë
sipërmarrëse që ishte konservatore nga çdo lloj ndryshimi. Pjesëmarrja në ndërtimin
europian do të ishte një element tranformues e zhvillues. Në këtë kontekst një rol qëndror
do të luhej nga disa personalitete politike por edhe nga një elitë diplomatësh,
intelektualësh dhe teknokratësh të sektorit publik. Shembujt në këtë fushë janë të shumtë
dhe vëmendja është përqëndruar në pjesën më të madhe të studimit që nga politika e
liberalizimit të shkëmbimeve e nisur nga vitet 50’, në vendimin për të marrë pjesë në
planin Schuman duke e parë si instrument për modernizimin e industrisë metalurgjike
duke pranuar ndërkohë edhe prospektivën e garës mbi një treg të gjerë ndërkombëtar.
Për tu trajtuar dhe shumë domethënëse është edhe veprimtaria e Italisë në kuadrin e
negociatave për traktatin e Romës. Në këtë rast duke marrë parasysh edhe pasiguritë që
ushqente dobësia e sistemit ekonomik italian do të pranohej prospektiva e një tregu të
përbashkët i lidhur ky vendim padyshim me projektet për zgjidhjen e planit Vanoni por
edhe nga dëshira për të kaluar nga faza e rindërtimit në atë të zhvillimit. Do të bëhej fjalë
për një sfidë të fituar kur bëhej fjalë për një lidhje të ngushtë midis pjesëmarrjes në
tregun e përbashkët dhe bumit ekonomik. Nëse kjo zgjidhje do të rezultonte e dobishme
për sektorin industrial do të kishte dyshime mbi kapacitetin Italian për të shfrytëzuar
institucionet e politikës së përbashkët bujqësore për modernizimin e bujqësisë së vendit
dhe për të nxjerrë përfitime në politikat e komunitetit. Nuk do të mungojnë tentativat në
këtë aspekt të ndërrmara nga Fanfani por më e fortë do të jetë opozita e shteteve të tjera
anëtare përballë kërkesave italiane deri në mesin e viteve 70.
Në zgjedhjen europiane është nënvizuar lidhja e ngushtë midis komponentëve të zhvillimit
ekonomik dhe dimensionit social, element që do të dalë në pah që nga fundi i viteve 40’
kur autoritetet do të drejtojnë vëmendjen tek problemi i papunësisë që ishte i pranishëm
dhe do të zgjidhej vetëm me politikën e emigracionit në kuadër të ndërtimit europian duke
VI
u siguruar kështu të papunëve italianë jo vetëm një treg pune por edhe një kuadër
normativ me të drejta të barabarta. Pikërisht sepse vendi ishte i varfër dhe i prapambetur
faktori Italian do të luante një rol qëndror gjatë negociatave për rilindjen e Europës me
qëllim futjen në traktate të një seri klauzolash të natyrës sociale. Aksioni i qeverisë do të
sillte krijimin e Fondit Social europian, Bankën Europiane për investimet, do të
ndërmerrte inisiativa që komuniteti ekonomik europian të merrte përsipër zgjidhjen e
disekuilibrave rajonale që ekzistonin në Europë. Impenjimi Italian në dimensionin social
europian dhe zgjidhja e çështjes së Italisë së Jugut do të ndiqej edhe në vitet 70’ e
favorizuar kjo nga prezenca në brendësi të Komisionit Europian të personaliteteve
italiane të ndjeshëm në këto tema. Në përgjthësi autoritetet italiane do të jenë shtytës për
projekte si lëvizshmëria e punëtorëve, formimi professional politikat e investimit.
Struktura e temës
Ky punim për periudhën e marrë në studim është konceptuar të ndahet në gjashtë kapituj
i paraprirë nga hyrja në të cilën hedh një vështrim mbi iniciativat e para të karakterit
europian të manifestuara nga fundi i viteve ’40 të lidhura padyshim me fillimin e luftës së
ftohtë.
Kapitulli i parë ‘’Zgjedhja europiane e Italisë 1947- 1949’’ trajton iniciativat e para të
karakterit europian të manifesuara në fund të viteve 40’ të lidhura me luftën e ftohtë.
Zgjedhja europiane e Italisë do të lancohet me pjesëmarrjen në planin Marshall, me
pjesëmarrjen në Këshillin e Europës dhe projekti i një bashkimi doganor me Francën
Përfshirja e Italisë në këto projekte do të vinte si pasojë e aspiratës së klasës drejtuese
për ti dhënë vendit një rol në skenarin ndërkombëtar. Zgjedhja europiane e Italisë do të
kushtëzohej nga përballja Lindje Perëndim që për Italinë nuk kishte vetem karakter të
jashtëm por do të ishte element qëndror i politikave të brendëshme.
Kapitulli i dytë i cili titullohet “Politika europiane e De Gasperit midis idealizmit dhe
realizmit” e përqëndron vëmendjen tek konsolidimi i një mendimi italian drejt zgjedhjes
europiane ku shihen të gërshetuara aspekte ideale dhe objektiva konkret të natyrës
politike dhe ekonomike. Ky kapitull trajton pozicionimin e Italisë përballë lancimit të
planit Shuman, arsyet e aderimit në këtë plan që nga qëllimi për një pozicion të
barabartë midis fuqive të tjera europiane deri tek motivet ekonomike ku me interes është
pozicionimi i sektorit të industrisë në favor të këtij plani. Analiza përqëndrohet edhe tek
roli i diplomatëve italiane në një çështje të rëndësishme të karakterit social, lëvizjen e
lirë të punëtorëve. E rëndësishme në këtë kapitull përballë iniciativës së planit Pleven
është dhe pozicioni luhatës i Italisë nga skepticizmi në fillimet e tij më pas në pranimin e
këtij plani. Arsyet e kësaj sjellje gjenden në pozitën e një fuqie që fatet e veta i kishte të
lidhura me veprimet e Uashingtonit. Nuk mund të lihet pa përmendur inicitiva e De
Gasperit dhe Altiero Spinelit për krijimin e një komuniteti politik europian të bazuara në
VII
interesa kombëtare, një projekt që po të ishte realizuar do të përfaqësonte një hap të
rëndësishëm drejt krijimit të një federate europiane.
Reagimi ndaj dështimit të Planit Pleven e mbi të gjitha aderimi i Italisë në bashkimin e
Europës që do të sillte firmosjen e traktatit të Romës janë në qëndër të Kapitullit të tretë
që titullohet“Rilindja europiane ngaMesina në Romë. Rruga italiane drejt integrimit
1954-1957.Së pari do të trajtohet pozicionimi i palës italiane në favor të projektit
britanik për riarmatimin gjerman e lidhur kjo me cështjen e pazgjidhur të Triestes. Me
shumë interes është veprimtaria e qeverisë italiane në konferencën e Mesinës për arritjen
e një tregu të përbashkët dhe pjesëmarrja në konferencën e Romës ku do të trajtohen në
një analizë krahasuese kërkesat precise që lidheshin me interesat kombëtare të
përfaqësuara në fushën ekonomike, sociale dhe objektivat që u arritën në Romë në sajë të
këtyre kërkesave. Jam ndalur në këtë çështje për të shpjeguar edhe arsyet që do ta shtyjnë
Italinë drejt Euratom dhe në këtë fushë do të përzihen përsëri interesat ekonomike të
lidhura me mungesën e burimeve energjitike, duke e parë edhe nën sfondin ndërkombëtar
me shpërthimin e krizës së Suezit.Gjithashtu në këtë kapitull do të trajtohet edhe pozicioni
i mbajtur nga sektorët e industrisë dhe mbështetja që do ti jepnin procesit të integrimit
forcat sindikaliste.
Në kapitullin e katërt të titulluar ‘’Politika europiane dhe angazhimi italian në projektet
europiane 1958-1963’’është synuar të trajtohet roli i luajtur nga Italia në ambientin
shoqëror gjatë viteve të para të Komunitet Ekonomik Europian vite që do të koicidonin
me prezencën e De Gaulle në arenën europiane dhe me lancimin nga ana e tij e
projekteve franceze për Europën. Pikërisht roli që Italia do të kërkonte në sferën
europiane dhe atë mesdhetare nëpërmjet figurës së liderit demokristian Fanfanit do të
jenë objekt studimi në periudhën ku në Itali do të merrte jetë aktiviteti dhe kriza e
formulës së qendrës së majtë. Karakteristikat të aksionit ndërkombëtar të vendit në këtë
periudhë do të jenë optimizmi dhe ambicja për të luajtur një rol ndërkombëtar jo të
kufizuar në ambientin europian ku një vend të rëndësishëm zë edhe pozicionimi italian
ndaj aderimit të Britanisë .
.Kapitulli i pestë i titulluar ‘’Europianizmi në provë. Impenijmet komunitare dhe mbrojtja
e interesave kombëtare 1964-1969’’do të trajtojë mbrojtjen e interesave kombëtare si
prioritet në integrimin europian edhe pse kjo do të çonte në një përballje me patnerët e
tjerë europiane. Gjihashtu në këtë kapitull fokusi do të drejtohet në shkaqet e krizës së
parë europiane që do të vinte në pikëpyetje vëtë komunitetin në vitin 1965 dhe roli që do
të luante Italia duke nxjerrë në pah një nga karakteristikat e politikës së saj europiane
ndërmjetësimin. Por nuk mund të lihet pa u trajtuar edhe roli i luajtur në drejtim të
politikave sociale ku vendosmëria e përfaqësuesit italian Levi Sandri do të bënte që
komuniteti ti kushtojë rëndësi plotësimit të kuadrit social dhe njëkohësisht Italia të
përfitojë zbutjen e tensioneve sociale.
VIII
Kapitulli i gjashtë lidhur me periudhën midis viteve 1969-1979 kërkon të trajtojë
pozicionin e Italisë përballë një dimensioni të ri të komunitetit europian të lancuar në
konferencën e Hagës në vitin 1969 jo vetëm përsa i përket zgjerimit me anëtarë të rinj
por edhe në drejtim të politikave bujqësore dhe monetare, arsyet pse do të jetë skeptike
ndaj këtyre nismave. Gjithashtu do të trajtohet edhe nisma italiane për zhvillim rajonal.
Në këtë kontekst dy momente të rëndësishme vlejnë për tu trajtuar, rolin që kanë luajtur
komisionerët italianë në Bruksel dhe veprimtaria e sindikatave në drejtim të politikave
sociale. Megjithëse intrumentat dhe objektivat e politikës europiane të Italisë ishin në
kompleks të arsyeshme, ato tregoheshin të papërshtatshme, të kushtëzuara nga
kontradiktat e brendëshme. Ky kapitull nuk lë pa trajtuar gjysmën e dytë të viteve 70 në
rrjedhën e të cilës Italia do të përfshihej nga një krizë rëndë e cila do të kërcënonte edhe
vetë bazën e sistemit të demokracisë liberale dhe kjo do ta bënte objekt të politikës së
jashtme të shumë vendeve europiane. Një nga cështjet që vlen të përmenden për tu
trajtuar në këtë kapitull është së pari një kthesë e ndërmarë nga partia komuniste drejt
politikës europiane. Ky kapitull do të përmbyllet me trajtimin e çështjes mbi hyrjen në
sistemin monetar, një nga vendimet më të vështira të qeverisë italiane, që do ti jepte të
drejtën Italisë për të qënë me europiane se kurrë.
Paraqitja e këtij studimi më ka lejuar të përdor burime të dorës së parë sic janë
dokumentat arkivore si dhe studime të autorëve të ndryshëm. Por një ndihmesë janë edhe
revistat europiane dedikuar studimeve të historisë së ndërtimit europian.
Pika e parë e referimit për të shkruar këtë studim kanë qenë burimet arkivore që kanë
tërhequr, vëmëndjen dhe një nga arsyet për të sjellë një punim serioz dhe origjinal. Bëhet
fjalë për një projekt të ndërrmarrë në Itali nga një grup studiuesish italianë të insitutit
Sturzo në vitin 2001 për të sjellë nga arkivat italiane dhe të huaj nga ato publike dhe
private një volum prej 214 dokumentash në gjuhën origjinale pa asnjë korrektim. Shumë
nga dokumentat e paraqitura i përkasin dimensiont ekonomik të pjesëmarrjes italiane në
procesin e integrimit. Dokumentat i përkasin periudhës së viteve nga fundi i viteve ’50
deri në vitet ’70 periudhë e cila ishte çliruar nga rregulli i mbylljes së arkivave për
tridhjetë vjet.
Por një tjetër burim arkivor janë edhe dokumentat diplomatike të ministrisë së jashtme ku
studiues të ndryshëm italiane si Enio Di Nolfo apo Pietro Pastoreli kanë përgatitur. Edhe
pse dokumentat e publikuara deri më tani shkojnë deri në vitin 1957 ato më kanë dhënë
një ndihmesë të konsiderueshme.
Në punimin e kësaj teme jam mbështetur tek një sërë autorësh kryesisht italianë që kanë
trajtuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Italinë dhe zgjedhjen e saj europiane
dhe që i kam parë me interes ti trajtoj.
Meqenëse gjithë treguesit mbi zhvillimin ekonomik Italian në rrjedhën e një gjysëm
shekulli janë të lidhura me integrimin europian pjesë e studimit janë autorët që janë
marrë me fushën ekonomike. Me rëndësi është kërkimi i kryer nga Franceska Fauri mbi
IX
Bashkimin doganor Italo-Francez ku ka lejuar, në fakt, të thellohen arsyet ekonomike që
e shtynë qeverinë Italiane të mbështeste një projekt të kundërshtuar nga sektorë të gjerë
të industrisë dhe të ekonomisë Italiane.
Mbi çështjen e bashkimit doganor italo -francez një studim me vlerë është libri i Bruna
Bognato “Storia di un 'illusione europea. Il progetto di Unione doganale italo-francese”
(Lothian Foundation Press, London 1995), duke analizuar çështjet e bashkimit doganor
Italo-Francez nga pikëpamja politiko-diplomatike. Hipoteza e bashkimit doganor midis
Francës dhe Italisë në vitin 1949, nëse nga një anë pohonte vullnetin për të ndërtuar një
raport të privilegjuar me Parisin, nga ana tjetër ishte sigurisht një shembull i afrimit
funksional në integrimin europian.
Një studim me vlerë është libri“I’liberismo a una dimensione. La confindustria e
l’integrazione europea 1947-1957,(Franco Angeli Milano 2005) i autorit Francesko
Petrini ku trajtohet pozicioni i konfindustrisë në integrimin europian që nga plani
Marshall deri në periudhën e bumit në vitin 1964. Ky studim është me vlerë pasi autori
analizon se si nga një fazë e parë e skepticizmit sjellja e sektorit të industrisë do të
transformohet në favor të tregut të përbashkët duke u bazuar në mundësitë që ndërtimi
europian i kishte ofruar eksportëve italiane.
Në analizën e politikës europiane sigurisht një kontribut të rëndësishëm ka dhënë
Ruggerio Ranieri në librin ‘’La Comunita europea del Carbone e dell’Acciaio (1952-
2002).Gli esiti del trattato in europa e in Italia”(Cedam Padova 2004) Duke ekzaminuar
me kujdes dokumentacionin mbi negociatat e bashkimit të Italisë në Komunitetin e
Çelikut dhe Karbonit (CECA). Autori mbron tezën që qeveria do të ndiqte një strategji të
bazuar në interesa kombëtare gjithashtu me rëndësi është edhe teza sipas së cilës
industria italiane jo vetëm ishte në gjendje të përfitonte nga hapja e tregjeve por ishte
edhe gatshme të përshtatej ndryshimeve në sistemin ndërkombëtar.
Një nga librat me vlerë është studimi Barbara Curlit “Il progretto nucleare italiano
(1952-1964). Conversazioni con Felice Ippolito” (Rubbettino, Soveria Mannelli 2000)
mbi lindjen e Euroatom dhe mbi projektimin Italian në mjedisin bërthamor.
Por në aspektin ekonomik nuk mund të përjashtohet pozicioni i sindikatave italiane ndaj
integrimit ekonomik. Një rol në këtë drejtim ka autori Andrea Ciampini në librin “L'altra
via per l'Europa. Forze sociali e organizzazione degli interessi nell'integrazione europea
(1947-1957)” (Franco Angeli, Milano1996). Autori konfirmon rëndësinë e rolit të
sindikatave në vecanti të CIGL mbi temat e integrimit, lindjen e konfederatës europiane
të sindikatave dhe rolin e luajtur nga personalitete sindikaliste.
Veç të tjerash i spikatur është kontributi i Frederico Romero në librin ‘’Emigrazione e
integrazione europea 1945 1973” (Edizione Lavoro Roma 1991) mbi veprimin konstant
dhe të vendosur të diplomacisë Italiane për të parë të ratifikikuar në traktatet themeluese
të komunitetit europian qarkullimin e lirë të punëtorëve.
X
Europianizimi i politikës së jashtme Italiane është shoqëruar nga kërkimi i vazhdueshëm i
një marrëveshjeje speciale me Shtetet e Bashkuara, aleati i pasur dhe i fuqishëm nga i
cili vareshin siguria dhe ndihmat ekonomike. I dukshëm pra interesi historiografisë
Italiane drejt raportit midis Amerikës dhe Europës, mbi të gjtiha në periudhën e
administratës së Truman, Aisenhour dhe Kennedy. Leopaldo Nuti në librin “Gli Stati
Uniti e l’apertura a sinistra. Importanza e limiti della presenza americana in Italia”
(Laterza, Roma – Bari 1999) ka trajtuar marrëdhënien e privilegjuar me Amerikën duke
e konsideruar si leva e vetme të cilën Italia e zotëronte për të ndërtuar statusin e saj
ndërkombëtar. Gjithashtu duke parë mbështetjen edhe nga Uashingtoni ndaj procesit të
integrimit Europian do të ishte e pashmangshme zgjedhja europiane.
Por me interes është libri “Interesse nazionale e responnsabilita globale. ‘’Gli Stati
Uniti, l’alleanza atlantica e l’integrazione europea negli anni di Johnson 1963-1969’’(il
Maestrale Firenze 2004) i Massimiliano Guderzo i cili e ka përqëndruar analizën e tij
mbi pozicionin e marrë nga administrata e Johnson për sa i përket ndërtimit europian,
duke vënë në dukje nga njëra anë, paaftësnë e Johnson për t’u përgjigjur sfidës goliste
dhe nga ana tjetër, heqja dorë nga ana e Italisë për shkak të krizës të qendrës se majtë.
Prospektiva e zgjidhjes europiane nuk mund të përjashtojë raportet me aktorët
europiane. Një studim që është marrë në konsideratë është i autores Ilaria Poggiolini ku
trajton pozicionin britanik ndaj Italisë në periudhën e hyrjes së Londrës në komunitetet.
I rëndësishëm është ky studim pasi në vitet ‘70 Italia do të ndante me anglezët interesa të
përbashkëta. Në këtë kontekst studiusi Georges Henri Sotou në librin L’Italie et le
‘’couple’’ franco-allemand, në Craveri P, Varsori A. (nën kujdesin e), L’Italia nella
costruzione europea. Un bilancio storico (1957-2007) Franco Angeli, Milano 2009. ka
trajtuar pozicionin Italian si një fuqi e vogël ndaj dyshes franko–gjermane. Autori përvec
paraqitjes së konvergjencave italo-franceze nënvizon interesin e shprehur nga De Gaulle
në fillimin e viteve 60” drejt Italisë.
Por trajtimi i kësaj teme nuk mund të anashkaloj këndvështrimin e autorëve mbi
personalitetet politike. Kontributi i Piero Craverit “De Gasperi”(il Mulino, Bologna
2006 ) trajton figurën e De Gasperit dhe karakterin e zgjedhjes europiane. Autori hedh
hipotezën që De Gasperi do të frymëzohej nga një vizion federalist që nga fillimet e
karrierës së tij dhe që do të manifestohej në botën e pasluftës sidomos duke u nisur nga
viti 1950 me projektin e ushtisë europiane (CED). Me këtë nuk duhet sigurisht të mohoet
vlera e tezës historiografike e përqëndruar mbi rolin e lëvizjes federaliste në orientimin e
politikës së ndërtimit europian. Daniela Preda në librin “la Bataglia per la CED e la
federazione europea (Jaca book Milani 1990) ka trajtuar përpjekjen Italiane për të
transformuar në një komunitet politik europian si edhe problemin e ndikimit të kërkesave
federaliste të Spinellit e De Gasperit. Nuk mund të lihet pa përmendur edhe pozicioni i
diplomatëve në fushën e politikës së jashtme. Këtë temë e ka trajtuar Mauricio Serra në
librin “La diplomazia italiana davanti all’Europa scelta ideale e interesse nazionale“
XI
(Franco Angeli, Milano 2009} Ai konfirmon rëndësinë që politika europiane ka pasur në
trupin diplomatik dhe ravijëzimin e tre linjave në aksionin e ndërmarrë. Diplomatët
realistë ata federalist dhe euroatlantikë.
Dinamika e punës është fokusuar në tri faza: faza e parë ka të bëjë me hulumtimin dhe
grumbullimin e literaturës historiografike, materialit arkivor, burimeve. Faza e dytë ka të
bëjë me përpunimin, analizimin dhe shfrytëzimin e fakteve historike, literaturës
profesionale, materialit arkivor dhe burimeve dokumentare. Faza e tretë, është fokusuar
kryesisht në përpilimin e draftit përfundimtar të temës së doktoraturës, duke paraqitur
rezultatet konkrete të arritura gjatë punës hulumtuese dhe studimore.
Në përmbyllje të kësaj teme studimore më duhet të shpreh falenderimet e mija. Së pari
dua të falenderoj në mënyrë të veçantë dhe te sinqertë udhëheqësin e kësaj teme Prof.Dr.
Petrit Nathanaili për ndihmesën e palodhur që më ka dhënë në realizimin e këtij punimi.
Një falenderim shkon edhe për drejtuesit e Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe të
Departemantit të Historisë të cilat më kanë inkurajuar dhe krijuar hapësirat e nevojshme
për realizimin e këtij punimi.
1
HYRJE
Në fund të luftës së dytë botërore tre fuqitë e mëdha Amerika, Bashkimi Sovjetik dhe
Britania do të vendosnin të ardhmen e vendeve europiane duke vënë në diskutim jo vetëm kufijtë
por edhe qeveritë dhe klasën drejtuese. Periudha e viteve 1945-47 do të jetë një fazë e gjatë
tranzicioni që duke filluar nga viti 1947do të marrë emrin luftë e ftohtë. Në të njëjtën kohë kriza
e thellë e pasluftës që do të prekte shumë vende të Europës Perëndimore do të shoqërohej me një
rritje të influencës së partive komuniste që bënin pjesë në kabinetet qeveritare europiane.
Konflikti botëror do të prezantonte edhe për Italinë një moment kthese jo vetëm sepse shënoi
krizën dhe fundin e regjimit fashist por edhe pse modifikoi pozicionin e vendit në kontekstin
ndërkombëtar ku viti 1945 do të shënonte fundin e epiqendrës europiane dhe më pas
prospektivën e luftës së ftohtë. Roli i Italisë si fuqi e madhe aspirim jo vetëm i ideologjisë
fashiste por edhe i disa politikanëvë të Italisë liberale ishte i destinuar të përballej me një realitet
të hidhur. Dështimi i luftës paralele me vartësinë nga aleati gjerman kishte treguar brishtësinë e
Italisë në planin ndërkombëtar jo vetëm nga pikëpamja ushtarake por politike dhe ekonomike.
Në vitin 1943 të nesërmen e armëpushimit Italia ishte një vend i ndarë nën dy regjime ku as
lindja e Republikës në Veri as vazhdimësia e monarkisë në Jug nuk mund të fshihnin realitetin e
një vendi që kishte dalë i mundur nga konflikti.1
Që në fazat e para të luftës pjesa më e madhe e armiqëve të Italisë kishin hartuar projekte
në këtë drejtim në mënyrë të veçantë Britania e Madhe e cila që nga viti 1944-45 kishte marrë
pëgjegjësi në këtë gadishull, shpresonte për një paqe ndërshkuese e cila e kishte origjinën nga
bindja se roli i ndërkombëtarëve ishte mbivlerësuar dhe për këtë arsye Italia duhej të paguante
nga ana territoriale, ushtarake e ekonomike. Edhe Uashingtoni ishte i idesë që Italia të kishte një
rol të vogël në panoramën ndërkombëtare bazuar në të ashtuquajturën prospektivë ruzveltiane
për një botë të karakterizuar nga prezenca e “four police man”, prospektivë që e zhvendoste
qendrën nga Europes drejt Amerikes2.
Edhe për Italinë vitet e pasluftës do të ndërtonin një periudhë tranzicioni të regjimit
fashist dhe ndërtimit të një regjimi demokratik. Në këtë kohë situata ndërkombëtare do të
ndikonte në politikën e jashtme dhe të brendëshme. Italia në këtë periudhë do të varej nga
ndihma e aleatëve. Klasa drejtuese do të përballej me problemet ekonomike, krijimin e një
sistemi demokratik dhe hyrjen e Italisë në arenën ndërkombëtare me firmosjen e Traktatit të
Paqes. Edhe pse në krijimin e qeverisë Bonomi në 12 dhjetor 1944 si ministër i jashtëm
qëndronte Alçide de Gaspri i ndjeshëm ndaj idealeve të bashëpunimit europian, aksioni
ndërkombëtar në një masë të madhe i ishte besuar një trupi diplomatik që pothuajse ishte i
ngjashëm me klasën e fillimit të viteve ‘900. Mbrojtja e kufirit kombëtar tentativa për të evituar
përjashtimin total nga Afrika, kundërshtimi ndaj klauzolave ushtarake do ta pengonin Italinë të
1 Enio. Di Nolfo, Gli studi sulla politica estera italiana nel secondo dopoguerra, në «Cultura e Scuola», 1968, f 106 2 Po aty, f 111
2
ushtronte një rol strategjik, kjo ishte politika e jashtme italiane por që shprehej edhe në tentativën
për të krijuar raporte me ato vende në fushën ekonomiko-tregëtare për të përballuar kështu krizën
e vështirë që po kalonte vendi. Në këtë kontekst u ringritën raportet me SH.B.A–në e vetmja fuqi
që nuk kishte demostruar asnjë dëshirë për të ndëshkuar Italinë dhe që shfaqte një mbështetje
ekonomike. Në realitet beteja për Traktatin e Paqes që në hyrje injoronte bashkëpunimin e
rezistencës italiane dhe e bënte përgjegjëse Italinë për luftën, kështu që pak nga objektivat e
autoriteteve italiane ne vitin 1945 u arritën. Italia duhet të hiqte dorë nga kolonitë e saj duke
pranuar cungime të gjera territoriale, sidomos përgjatë kufirit lindor. Në këtë kontekst
përgjegjësit e politikës së jashtme italiane e hodhën vëmendjen jo vetëm mbi mbrojtjen e
interesave kombëtare por edhe mbi mbrojtjen e integritetit territorial të vendit që ishte vënë në
diskutim si në rastin e pushtimit të një pjese të Venecia Xhulias nga trupat jugosllave,si dhe nga
ambicjet e Francës drejt Valle D'Aosta dhe simpatitë britanike drejt rivendikimeve austriake në
Sud Tirolo.3
Në periudhën midis pranverës së vitit 1945 dhe fillimit të vitit 1947 vëmendja e politikës
së jashtme italiane u përqëndrua mbi çështjet e Traktatit të paqes në mënyrë që Italia të mos
kishte një trajtim të karakterit ndëshkues. Italia deri në vitin 1947 do të qeverisej nga një
kualicion i përbërë nga partia komuniste, partia socialiste dhe partia demokristiane në krye të së
cilës qëndronte demokristiani Alçide De Gasperi. Prezenca e partisë komuniste në qeveri do të
sillte përplasje të forta në politikën e jashtme, në bashkëpunimin ndërkombëtar të Italisë dhe
konkretisht në çështje të vecanta si ajo e Ttriestes. Objektivi primar i De Gasperit ishte shpëtimi
i integritetit territorial të Italisë ku kryeministri do të emëronte si ministër të jashtëm liderin e
socialistëve Pietro Nenni në mënyrë që të ishte një interlekutor me lindjen. Viti 1946 do të rëndoj
situatën ekonomike në vend duke iu bashkangjitur edhe kriza monetare e shprehur në inflacion.
Situatës ekonomike do ti shtohej edhe situata sociale ku vihej re një rilindje e lëvizjes neofashiste
dhe kontradiktave midis komunistëve dhe demokristianëve.
Alçide De Gasperi do të hapte prospektivën e një politike bashkëpunimi dhe do të bënte
të mundur pjesmarrjen e vendit në të gjitha organizmat ndërkombëtar si në planin botëror ashtu
edhe në atë europian. Italia do të ishte vendi i parë i mundur që do të pranohej në institucionet
ekonomike Perëndimore. Më 2 tetor 1946 do të pranohej në institucionet e Brenton Wods, në 27
mars 1947 do të bëhej anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).4 Në
Janar 1947 Alçide de Gasperi do të vizitonte Amerikën. Me kthimin në Itali De Gasperi do të
përballet me krizën brenda Partisë Socialiste gjë që do të çonte në prishjen e formulës politike të
kualicionit antifashist dhe do ti jepte De Gasperit mundësinë për një riorganizim ministror ku në
krye të ministrisë së jashtme do të vinte Carlo Sforza.
Qeveria Italiane firmosi më 10 shkurt 1947 Traktatin e Paqes dhe kjo i lejonte që nga
pikëpamja formale të niste një politikë të re të jashtme të bazuar mbi pozicione të barabarta
3 Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991, ( Bologna: il Mulino, 1995), f 83. 4Ilaria Poggiolini, Europeismo degasperiano e politica estera dell’Italia: un ipotesi interpretative(1947-1949)
në’’Storia delle relazioni internazionale’’nr1-2, 1989-1999, f 336 -347.
3
dinjiteti, përkundrejt aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Faza përfundimtare e negociatave për
Traktatin e Paqes konçidoi me prishjen e bashkëpunimit antifashist si në planin e brendshëm
edhe në planin ndërkombëtar dhe me kontrastin midis fituesve të luftës që kishin hapur kapitullin
e luftës së ftohtë, por të dy fenomenet ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Vetëm disa javë më pas
midis Prillit dhe Majit te vitit 1947 një krizë e re qeveritare u karakterizua nga dalja jashtë
qeverisë e partisë komuniste(PCI) dhe socialiste (PSI) duke i dhënë jetë një kabineti njëngjyrësh
të drejtuar po nga De Gasperi. Kjo qeveri do të shënonte fundin e marrëveshjes antifashiste dhe
hapin e parë në drejtimin e zgjedhjes perëndimore të Italisë.5
Brenda këtij konteksti ngjarjesh dhe zhvillimesh nuk do të lihej mënjanë edhe dëshira e
europianëve për ta parë kontinentin e vjetër të bashkuar. Duke lënë pas këtë konflikt botëror do
të mernin rrugë në Itali e Gjermani idetë e lirisë, të qytetërimit politik e demokratik dhe një
diskutim europian i destinuar të konkretizohej në kuadrin politik drejt një rruge komunitare e cila
në fazën e parë do të lidhte popujt e Europës në një plan bashkëpunimi, më pas të integrimit
europian dhe në fund të bashkimit politik. Gjatë viteve të luftës idetë federaliste do të
zhvilloheshin në Angli. Në fillim të luftës do të ishte domethënës një moment i rëndësishëm ku
në 16 qershor 1940 kryeministri anglez Curcill do të hidhte idenë e një bashkimi të tipit federalist
midis Anglisë dhe Francës. Ky propozim do të shënonte pikën e nisjes të një plani për
aktualizimin e federalizmit europian.
Në Itali një pjesë e mirë e klasës politike antifashiste që e kishte udhëhequr vendin drejt
përfundimit të luftës do të mbante mbi vete të ardhmen e rolit ndërkombëtar të vendit. Në
brendësi të lëvizjeve katolike, socialistët i përmbaheshin idesë se sistemi ndërkombëtar duhej të
transformohej në bazë të propagandës e lidhur me dokumenta si karta e Atlantikut apo Deklarata
e Kombeve te Bashkuara. Europa do të ringrihej pikësëpari duke parë gabimet e saj dhe te gjente
një rol të ri ndërkombëtar. Kështu në një masë të madhe tek liderët antifashistë ishte krijuar
bindja se lufta kishte sjellë fundin e shteteve kombëtare dhe se tejkalimi i këtij shteti nacional do
të ishte zgjidhja e vetme për problemet e vendit.6 Pikërisht një bashkim Europian do të
zëvendësonte konfliktin e përjetshëm midis shteteve.
Në këtë ambjent lindën tezat federaliste që nga viti 1941 me "Manifesto di Ventotene" i
hartuar nga Altiero Spinelli, Ernesto Rossi dhe Eugenio Colorni në te cilën trajtohej jo vetëm
kriza e qytetërimit evropian në periudhën midis dy luftrave botërore por si detyrë parësore e
pasluftës mbetej bashkimi europian.7Aspiratat për bashkimin europian dhe interesi drejt
mendimit federalist do të kishin në Itali spikatje te mëparshme, mjaft të kujtosh eksperiencën e
rilindjes, mendimin e Karlo Catterneo ose në kohë të vona, pozicionet e shprehura nga Luigi
Einaudi në periudhën pasuese të Luftës së Madhe.
5 Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991, ( Bologna: il Mulino, 1995), f 84 6Guido Formigoni, Politica interna e politica internazionale nell’Italia del dopoguerra (Roma:Edizioni Studium,
2002), f 15 7Altiero Spineli, Manifesto di Ventotene ne Sergio Pistone( nën kujdesin )Trentanni di vita del Movimento
Federalista Europea (Milano:Franco Agnelli,1973), f 55
4
Por jo të gjitha forcat antifashiste ndanin të njëjtin mendim. Socialistët dhe komunistët
nuk tregonin interes për sa i përket formave të bashkëpunimit europian perkundrazi nga njëra anë
ekzaltonin aspektin botëror kundër nazifashizmit nga ana tjetër nënvizonin karakterin kombëtar e
patriotik të luftës kundër fashizmit duke lënë të kuptohej që Italia do të pozicionohej në
kontekstin ndërkombëtar. Nga ana tjetër Bashkimi Sovjetik tregohej armiqësor ndaj projekteve të
bashkëpunimit rajonal në ambjentin europian. Në fakt Bashkimi Sovjetik tek këto projekte
shikonte një bllokim të influencës që falë kontributit në luftë mund të përparonte drejt kontinentit
të vjetër. Por nuk ishte ky vizioni i fuqive që kishin dalë fituese nga lufta. Amerika e Ruzvelt
shprehej se bota pas luftës do të përqëndrohej në bashkëpunimin e të mëdhenjëve dhe kombet e
bashkuara. Kriteri i “four policeman” parashikonte krijimin e zonave rajonale ku të mëdhenjtë do
të kishin përgjegjësi të veçanta pra forma të bashkëpunimit rajonal do ti kishin origjinën në
kontestin e OKB-se dhe në këtë prospektivë funksioni i të mëdhenjëve do të ishte thelbësor.
Autoritetet angleze u vunë përballë një seri pyetjesh mbi të ardhmen e kontinentit të vjetër dhe
nuk lanë pas dore hipotezat e favorizimit të grupimeve rajonale ne kontekstin e një konfederate
që do të rigruponte shtetet që kishin bërë pjesë në perandorinë Ausburge. Por këto projekte do të
lindnin edhe nga frika e mospasjes së një fuqie të fortë në Europë pas humbjes së Gjermanisë
dhe me forcimin e influencës sovjetike.Për sa i përket Francës projektet e federatës europiane të
hartuara nga një pjesë e Rezistencës do të hidheshin poshtë nga gjenerali De Gaulle.
Aspiratat për një bashkim europian ne Itali do të vinin nga forcat politike të Demokracisë
kristiane në vitin 1943 mbi tema si e ardhmja Europiane, roli i fuqive fituese ku futja e Italisë në
radhët e fituesve do ti evitonte ndoshta pasojat e pjesëmarrjes në konflikt përkrah Gjermanisë.
Por nuk ishin vetëm forcat brenda vendit por dhe të mërguarit në Amerikë që mendonin se
radhitja e Italisë në krah të fuqive demokratike do ti jepte një rol në arenën ndërkombëtare ku
parashikonin që Amerika në botën e pas luftës do të luante një rol deçiziv që do të
ridimensiononte kështu edhe funksionet e ushtruara nga fuqitë tradicionale europiane përfshi
edhe Italinë.8 Objektivat e bashkimit europian që do të karakterizonin politikën e pas luftës të
theksuara në disa sektorë të lëvizjes antifashiste italiane do të ishin të ngjashme me ato në
ambjentet e rezistencës në Francë Belgjikë dhe Holandë. Eksperienca e përbashkët e pushtimit
nazist dhe falimentimi i klasave të vjetra liberale dhe demokratike do të favorizonin zgjidhje të
reja për Federatën Europiane 9.
8Carlo Sforza ,Cinque anni a Palazzo Chigi.La politica estera italiana dal 1947-1951 ,(Roma :Atlante, 1952 , f 60-
71. 9FIAP (nën kujdesin), L'idea d'Europa nel movimento di liberazione 1940-1945 ( Roma: Bonacci, 1986) ,f132
5
- KREU -I-
ZGJEDHJA EUROPIANE E ITALISË 1947- 1949
1 .1 Plani Marshall si pikënisje e bashkëpunimit europian.
Midis fundit të vitit 1946 dhe muajve të parë të vitit 1947 vëmendja e gjithë botës politike
italiane, përvec çështjes së traktatit të paqes do të përqëndrohej mbi simpotmat e para të prishjes
midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mbi pasojat që kjo krizë do të sillte. Përgjatë muajve të parë të
vitit 1947, sinjalet e para të luftës së ftohtë ishin në qendër të vëmendjes së liderëve politikë dhe
të opinionit publik qoftë në Europë, qoftë në SHBA. Në brendësi të kontinentit të vjetër disa
personalitete dukej se do t’i hidheshin përsëri çështjes së bashkimit europian përsa kohë që ky
fenomen i përkiste vetëm Europës Perëndimore ku karakteri antisovjetik në sferën kontinentale
filloi të shfaqej në mënyrë gjithnjë e më evidente. Përsa i përket këtij fenomeni mjafton të
kujtohet fjalimi i mbajtur nga kryeministri anglez Uinston Curcill në Fulton në Mars 1946 dhe në
Zyrih në Shtator 1946 ku një bashkim europian do të fillonte të shfaqej si përgjigje e karakterit
mbrojtës përballë një aspirimi sovjetik mbi hegjemoninë në brendësi të kontinentit.10 Këtyre
apeleve të para do t’i përgjigjeshin iniciativa që në një kohë të shkurtër do të lindnin lëvizje
europiane që do të ishin të vagëta.
Ky fenomen nuk do të linte mënjanë disa intelektualë dhe politikanë italianë që dukej se
do ta përqendronin vëmendjen e tyre mbi çështjet politike të brendëshme dhe mbi temën e
politikës së jashtme të lidhura me kërkesat e mundshme midis të cilave zinin vend Traktati i
Paqes, dhe çështja e vendosjes së Italisë në përballjen e pashmangshme midis Lindjes dhe
Perëndimit.
Me falimentimin e Konferencës së Ministrave të punëve të jashtme të katër fuqive e
mbajtur në Moskë në Mars-Prill 1947 e cila duhej të zgjidhte problemin dhe të ardhmen e
Gjermanisë administrata Truman u bind në mënyrë përfundimtare se nga ana sovjetike nuk
kishte asnjë lloj dëshire për të gjetur zgjidhje për Europën e pasluftës. Përkundrazi dukej se
Stalini dëshironte kontrollin në të gjithë kontinentin e vjetër nëpërmjet shfrytëzimit të krizës së
rëndë ekonomike që po shtrëngonte Europën, falë aktivitetit të partive politike komuniste
europiane të Perëndimit. Në Uashington pas luftës po hidhej ideja e fillimit të strategjisë
amerikane me procesin e ndërtimit europian. Në vlerësimin e qeverisë amerikane në vecanti të
sekretarit të shtetit George Marshall, objektivi i parë i Uashington duhej të ishte lufta kundër
krizës ekonomike dhe nisja e rindërtimit të Evropës Perëndimore sepse në këtë mënyrë do të
mund të ndalonte Bashkimin Sovjetik që të favorizonte difuzimin e ideologjive komuniste. Në
realitet në vitet e mëparshme SHBA kishte furnizuar me ndihma ekonomike disa vende
10Ennio Di Nolfo Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 230
6
europiane në forma tradicionale si hua ose ndihma të nevojës së parë mbi baza bilaterale, por pa
pritur që këto iniciativa të jepnin rezultate pozitive. Për shembull e ashtuquajtura “huaja e
shekullit” dhënë Britanisë, ishte shpenzuar pa kriter nga anglezët në një kohë të shkurtër në
tentativë për të mbajtur të fortë stërlinën.11
Përsa i përket Italisë, kishte përfituar nga ndihmat UNRRA dhe formave të tjera
ndihmash që ishin futur drejt gadishullit nga organizata private amerikane shpesh të lidhura me
kishën katolike, por ky sforcim nuk kishte prekur problemet thelbësore të ekonomisë
italiane.12Italia do të përfitonte nga kriza e brendëshme në vitin 1947 ku De Gasperi do të
përpiqej të bindte qeverinë amerikane për nevojën e ndihmave për të evituar kolapsin e vendit
dhe lideri demokristian do të përdorte rrezikun komunist për të marrë garanci. Kërkesa e
kryeministrit Italian do të pasohej nga një memorandum i SHBA për ti dhënë ndihma Italisë për
të evituar një fitore të së majtës në zgjedhjet e ardhëshme. Në të njëjtën ditë sekretari i shtetit do
të dërgonte një telegram ku shprehte shqetësim për gjendjen e përkeqësimit të situatës politike në
Itali 13
Në vizionin amerikan qëndronte nevoja e nje iniciative që të modifikonte thellësisht
ekonominë europiane duke përcuar një integrim real ekonomik në pjesën Perëndimore të
kontinentit të vjetër. Në opinionin e autoriteteve amerikane kordinimi midis ekonomive të
ndryshme europiane do të prezantonte pikën e nisjes për fillimin e ndërtimit politik të Europës.
Vetëm lindja e një rigrupimi të fortë të Europës Perëndimore do të formonte një keshtjellë solide
përballë asaj çfarë përceptohej si një kërcënim i pashmangshëm nga pjesa e Bashkimit Sovjetik.
Projekti i një bashkimi europian i përgjigjej vizionit të një sistemi perëndimor ku Uashingtoni
propozonte si model politik atë federal si një pikë referimi për kontinentin e vjetër. Hipotezat e
një plani të madh ndihmash nga autoritetet e SHBA do të kushtëzoheshin me fillimin e procesit
të ndërtimit europian.
Procesi i integrimit do ta kishte origjinën nga nje iniciativë amerikane dhe që lidhej
ngushtësisht me fazat e fillimit të Luftës së Ftohtë. Sic ishte venë në dukje në fillim të qershorit
1947 sekretari i shtetit Marshall në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Harvard do të
ekspozonte linjat e përgjithshme të projektit amerikan i cili në këtë fazë dukej se i ishte adresuar
të gjithë kombeve të Europës përfshi edhe Bashkimin Sovjetik. Në rrjedhën e disa javëve
qeveritë e Britanisë, Francës edhe Bashkimit Sovjetik ranë dakord për shkëmbimin e parë të
pikëpamjeve në korrik 1947 në Paris. Shumë shpejt Stalini do të mendonte se plani Marshall
ishte një tentativë e SHBA për të forcuar sistemin kapitalist në Europë madje të rriste influencën
amerikane në ato vende të Europës Qëndrore dhe Lindore ku përkundrazi Bashkimi Sovjetik po
11Ennio Di Nolfo Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 230 12Andrea Ciampini,(nën kujdesin),L'Amministrazione per gli Aiuti Internazionali.La ricostruzione dell'Italia tra
dinamiche internazionali e attivita assistenciali, ( Milan: FraancoAngeli,2002), f 32. 13I documenti diplomatici italiani,serie x,1943-48,vol VI ,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006,
dokument 34 , 22.3.1947Ambasadori italian në Uashington Tarchiani për kryeminstrin Italian De Gasperi, f 231
7
kërkonte të ndërtonte një fushë të sigurisë që do ta kishte garantuar përballë imperializmit
Perëndimor. Delegacioni sovjetik do ta braktiste shumë shpejt konferencën e Parisit.14
Në këtë pikë sekretari i shtetit anglez, Ernest Bevin dhe ministri i jashtëm francez Bidault do të
hapnin tentativat mbi përgjigjen që do t’i jepnin projektit amerikan të gjitha vendet që do të ishin
gati të pranonin kriteret mbi të cilat bazohej Plani Marshall, ku i një rëndësie të vecantë ishte
zhvillimi i bashkëpunimit europian. Reagimi i vendeve të pjesës perëndimore të kontinentit të
paktën, atyre sektorëve të opinionit publik dhe të lidershipëve do të ishte entuziast dhe kjo do ti
jepte jetë fillimit të negociatave qe do të përmbushnin në pranverën e vitit 1948 realizimin e
programit ekonomik europian (E.R.P) dhe me krijimin e organizimit të parë të bashkëpunimit
europian O.E.C.E.
Anoncimi i planit Marshall u konsiderua nga liderat e politikës italiane jo vetem si
konfirmimi i impenjimit amerikan për të mbështetur Evropën Perëndimore nga pikëpamja
ekonomike dhe politike, por edhe si një element thelbësor për fatin e qeverisë De Gasperi. Kjo
qeveri kishte një nevojë të jashtëzakonshme për ndihmën amerikane jo vetëm për rindërtimin e
sistemit ekonomik të vendit, por edhe për të përballuar në kushte favorizuese betejën kundër
aleancës social- komuniste e bashkuar në Frontin Demokratik Popullor në prag të zgjedhjeve që
do të mbaheshin në Prill 1948.15 Nuk është për tu habitur që autoritetet italiane të shprehnin
menjëherë dëshirën të merrnin pjesë në projektin amerikan. Drejtuesit amerikanë e dinin që
Bashkimi Sovjetik do të mobilizonte forcat e partive komuniste në vendet perëndimore për të
bllokur planin. Partia komuniste do të hidhej në një politikë më agressive ndaj qeverisë De
Gasperi duke e akuazuar se Italia do të humbiste pavarsinë. Në situatën e krijuar midis vjeshtës
së vitit 1947 dhe fillimit të vitit 1948 Italia do të kthehej për Amerikën një prej qendrave
nevralgjike të luftës së ftohtë. Italia në ato kohë ishte vendi më i rrezikuar në sferën perëndimore.
Qeveria italiane ishte e dobët dhe e pafuqishme ushtarakisht për shkak edhe të klauzalave
kufizuese të traktatit të paqes.
Përtej nevojave imediate të natyrës ekonomike dhe të implikimeve të dukshme të
karakterit politik të brendshëm, plani Marshall dukej se do ti afronte qeverisë italiane një
mundësi të parë për të zhvilluar një politikë të re të nesërmen e traktatit të paqes i firmosur në
Shkurt dhe që do hynte në fuqi në Nëntor 1947 falë ratifikimit të vendeve të tjera fituese. Aspekti
i ndërtimit europian i futur në Planin Marshall shumë shpejt do të tërhiqte vëmendjen e
përgjegjësve të politikës së jashtme italiane. Në shprehjen e vullnetit të vendit për tu berë pjesë e
projektit amerikan, ministri i jashtëm Sforca nënvizoi se Italia pranonte menjëherë negociatat që
ishin hapur në Paris mbi një plan të barabartë me vendet e tjera të Europës Perëndimore në
vecanti me Francën dhe Britaninë.16 Ministria e punëve të jashtme do të gjente në objektivat e
14Ennio Di Nolfo Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 250 15ASMAE, Plani Marshall,b.104 ,8.7.1951 dok .1 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori. nën kujdesin), L'Italia e
l'Europa (1947-1979), 2 voll 9 (.Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 35 16I documenti diplomatici italiani, serie x, 1943-48, vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 34 , 22.3.1947Amasadori Italian në Uashington Tarchiani për kryeminstrin Italian De Gasperi, f 231
8
bashkëpunimit europian të parashikuara në Planin Marshall mundësinë për një rinjohje politike
të pozicionit Italian që do t’i lejonte Romës të tejkalonte pozicionin e saj të pabarabartë me
vendet e tjera.Theksimi i interesave italiane drejt ndërtimit europian ishte një gjysëm falenderimi
përballë administratës amerikane, por edhe dëshirës për tju përmbajtur në mënyrë konstruktive
politikës së jashtme me Uashingtonin.
Reagimi Italian për të përkrahur prospektivën e ndërtimit europian përmbante një dozë të
mirë instrumentesh që lidhej me aspiratën për të filluar një aksion në fushën ndërkombëtare, por
edhe të rikuperonte një rol të një fuqie të mesme rajonale një aspiratë që kërkonte në rradhë të
parë një rinjohje nga pjesa më e madhe e aktorëve perëndimore nga SHBA, Britania dhe Franca.
Vëmendja italiane për të interpretuar Planin Marshall si një aspekt i një procesi më të
gjerë të ndërtimit europian ishte nënvizuar me forcë nga Ministri i jashtëm Sforca dhe nga
kryeministri De Gasperi, duke favorizuar lançimin e një iniciative të përbashkët italo-franceze
për krijimin e një bashkimi doganor midis dy vendeve.17 Edhe në Itali si dhe në vende të tjera të
Europës Perëndimore projekti amerikan do të stimulonte aksionin e mbështetësve të hipotezave
të bashkimit europian të cilat ishin të inspiruara nga karakteri federal. Midis këtyre politikanëve
kishte nga ata që besonin në lidhjet e ngushta nëpërmjet ndërtimit të Europës dhe luftës përballë
Bashkimit Sovjetik por nuk mungonin ata që mendonin se ky objektiv do të kontriubonte për të
tejkaluar kundërpozicionet midis Lindjes dhe Perëndimit.
Disa sektorë të trupit diplomatik demostronin dyshime për të mos thënë skepticizëm
përsa i përket implikimeve europiane në Planin Marshall. Kishte nga ata që mendonin që në
kontektin e një organizimi të ardhëshëm të bashkëpunimit ekonomik europian, se interesat e
Italisë mund të viheshin në plan të dytë krahasuar me kerkesat e vendeve me të forta si Britania
dhe Franca. Ambasadori Italian në Francë, Pietro Quarani do të shprehte një mosbesim qoftë
ndaj kapaciteteve amerikane për ti dhënë jetë formave të bashkëpunimit që gjendeshin në planin
Marshall, qoftë edhe ndaj dëshirës së europianëve për të kordinuar politikat e konsumit,
megjithëse vetë Quarani do të konfirmonte së për Italinë nuk do të kishte rrugë tjetër veç
mbështetjes së plotë të politikës së ndjekur nga Uashingtoni.18Këto kontradikta do të
reflektoheshin qoftë në pozicionin e shprehur nga delegacioni italian në negociatat e Parisit,
qoftë në vazhdim në kuadër të aktivitetit të zhvilluar pas vitit 1948 nga Italia në brendësi të
OECE.
Italia do të përfundonte shpesh me përshtatjen ndaj logjikës të listës së shpenzimeve për të marrë
nga autoritetet amerikane një kuotë më të dendur të ndihmave ekonomike, ndërsa sic ishte
parashikuar delegacioni anglez e francez do të luanin një rol qëndror në brendesi OECE. Sipas
modaliteteve të planit Marshall ishte parashikuar se europianët do të përgatisnin plane
17ASMAE, Plani Marshall, b.104 ,8.7.1951 dok .2 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori. (nën kujdesin), L'Italia e
l'Europa (1947-1979), 2 voll 9, (Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 38 18I documenti diplomatici italiani, serie x, 1943-48, vol V,I Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 34, 10.8.1947 Amasadori Italian në Paris Quaroni për kryeminstrin Italian De Gasperi, f 386
9
ekonomike midis tyre për ti përdorur ndihmat amerikane në mënyrën më të mirë të mundshme.
Administrata amerikane ishte e bindur se në Europë duhej të stabilizoje financat e brendëshme të
qeverisë duke mbajtur nën kontroll inflacionin nëpërmjet politikës së investimeve. Përsa i përket
aktualizimit të planit Marshall në Itali do të dilnin në pah disa divergjenca. Nga ana italiane nuk
ishte përgatitur një plan i detajuar investimesh. Qeveria De Gasperi po tregohej e paaftë për të
vënë në efiçencë fondet e dhëna. Nga ana italiane problemet imediate me menaxhimin e këtij
fondi lidheshin me investimet në sektorin e bujqësisë, punëve publike dhe ndërtimin e shtëpive
popullore.19
Kjo nuk do të thoshte që Italia mos të gjente disa objektiva specifike për të ndjekur në
kuadër të këtij programi dhe të një integrimi europian të mundshëm. Në këtë kontekst që nga
paslufta autoritetet italiane kishin menduar që prezenca e një mase të madhe të papunësh do të
përfaqësonte një nga frenat e rindërtimit dhe një përmirësim të mundshëm të kushteve
ekonomike te vendit. Qeveria italiane do të vendoste si objektiv prioritar duke e lidhur me
politikën tradicionale të ndjekur nga Italia liberale rihapjen e tregjeve ndërkombëtare të punës
për emigracionin Italian. Në një fazë të parë kjo zgjedhje do të gjente shprehje në tentativat për të
përmbyllur marrëveshjet dypalëshe me vendet europiane si përshemull traktati italo-belg mbi
emigracionin e punëtorëve të destinuar për vendburimet e qymyrit të Valone në Belgjikë.20
Bashkëpunimi europian në kuadër të ERP dukej se do t’i afronte Italisë mundësi të reja.
Çështja e emigrimit do të propozohej me forcë nga Italia që në fazat e para të negociatave të
Parisit. Në fillim të vitit 1948 do të mbahej në Romë një konferencë ndërkombëtare mbi këtë
temë e cila do të pasohej nga lindja e një komiteti mbi emigracionin në Europë (EMICO). Disa
vende europiane në vecanti Britania dhe Franca do të hapnin tregjet e tyre për flukset migratore
dhe kishin si qëllim të mbanin një kontroll të plotë mbi politikat migratore. Disa rezultate
pozitive do të dilnin në dritë nga aktiviteti EMICO në vitin 1949 dhe do t’i linte vend një
komiteti të punëtorëve në kuadër të OECE. Edhe në këtë organizëm kishte diferencime ndaj
punëtorëve italianë. Pozicione të tilla lindnin qoftë nga bindja se nuk do të mund të kishte
mundësi punësimi për tu afruar të papunëve italianë qoftë edhe në raste të tjera nga frikat e
ushqyera për pasojat e karakterit ekonomik social që hapja e fluksit të emigrantëve do të
provokonte.Impenjimi Italian në brendesi të OECE nuk do të ezaurohej me propozimet e
projekteve të temave të tregut të punës. OECE dhe në veçanti qeveria amerikane mendonte të
favorizonte forma të ngushta të bashkëpunimit midis ekonomisë së vendeve pjesëmarrëse midis
të cilave spikaste një liberalizëm i shkëmbimeve dhe zgjidhja e problemeve te karakterit
monetar. Në këtë fushë çështjet e lidhura me përdorimin e ndihmave amerikane nga ana e Italisë
dhe kritikat e shprehura nga ekspertët amerikanë për politikat e ndjekura nga Roma si shumë
19Studi Storici,Nr. 1, Chiarella Esposito Italia, Europa, America. L'integrazione internazionale dell'economia
italiana (1945-1963) (Jan. - Mar, 1996), f. 69-97 20 Frederico Romero, L’emigrazione operaia in Europa, ne Storia dell’emigrazione italianavol. I, Partenze, Donzelli,
Roma 2001, f 397-414
10
konservatore janë një shembull i kësaj tendence.21 Bashkëpunimi europian do të realizohej
shpesh nëpërmjet filtrit të aksionit të Uashingtonit dhe do të prezantonte një aspekt të një procesi
që ishte përcaktuar si “amerikanizim” ose “modernizim’’ nga ana e perëndimorëve të kontinentit
të vjetër. Kështu në vitin 1948 përballë heshtjes dhe brishtësisë europiane administrata Truman
forcoi nevojën që ERP dhe OECE ta drejtonin ndërtimin europian nëpërmjet rritjes së prodhimit
dhe nje liberalizimi të shkëmbimeve. Por në këtë pikë iniciativa amerikane do të lidhej me disa
projekte të reja tek të cilat Italia sidoqoftë nuk do të qëndronte e huaj.
1.2 Një projekt i përbashkët europian. Bashkimi doganor franko–italian.
Një nga objektivat e politikës së jashtme të ndjekur nga Italia menjëherë pas luftës ishte
rindërtimi i rolit të një fuqie të mesme. Një funksion i tillë do të realizohej në dy sfera Europa
dhe Mesdheu që edhe për arsye të dukshme të vendosjes gjeografike ishin shprehur
tradicionalisht në aksionin ndërkombëtar të Italisë. Në të dyja rastet, iniciativa italiane do të
duhej të konfrontohej me pozicione e interesa jo vetëm të SHBA-së por mbi të gjitha të disa
aktorëve europianë si Britania dhe Franca duke e parë që Gjermania ishte për momentin thjesht
një objekt i politikës së shteteve fituese të luftës. Me Londrën që nga fillimi i konfliktit do të
dilnin arsye të një kontrasti të thellë duke e parë që Britania e kishte ndërtuar politikën e saj drejt
Italisë mbi koncepte të ndërshkimit dhe të ridimensionimit të pozicionit ndërkombëtar të Romës
në vecanti përsa i përkiste kontekstit mesdhetar dhe afrikan. Sipas këtij këndvështrimi nyje
thelbësore ishte cështja e lidhur me të ardhmen e ish kolonive italiane në Libi, Eritre, Somali
përballë të cilave Londra nuk fshihte ambiciet hegjemonike, ndërsa autoritetet italiane që nga viti
1945 e kishin bazuar aksionin mbi objektivin e rikthimit në Afrikë në terma të rikuperimit të
kontrollit mbi territore të tilla, përsa kohë kishte mbështetjen e një administrate besuese të
SHBA.22
Përsa i përket lidhjeve me Francën, përvec disa momenteve të tensionit të provokuara në
vitin 1945 nga ambiciet territoriale të Parisit përballë Valle d’Aosta dhe nga kërkesat franceze
për disa ndryshimeve kufitare, Italia do ta çmonte marrjen e pozicioneve favorizuese nga Parisi
për kthimin e kolonive Italisë. Ishin edhe elemente të tjerë që dukej se ishin të destinuara të
ofronin të dy vendet. Franca jetonte kushtet e një fuqie të madhe që kishte ridimensionuar rolin e
saj ndërkombëtar por që konsiderohej nga Uashington dhe Moska si një aktor i vogël, ndërsa
Londra kishte kontribuar që të rifuste Francën në numrin e fituesve. Qeveria britanike vazhdonte
të konsiderohej si një fuqi udhëheqëse në kontekstin europian perëndimor një ambicie që
rezultonte e papëlqyer për lidershipin francez23.
21Studi Storici,Nr. 1, Chiarella Esposito Italia, Europa, America. L'integrazione internazionale dell'economia
italiana (1945-1963) (Jan. - Mar, 1996), f. 69-91 22Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare 1943-1991,( Bologna: il Mulino, 1995), f 83. 23Po aty, f 83.
11
Në vizionin e autoriteteve franceze Italia do të duhej të transformohej në partner të ri të
dobishëm në proçesin e ndërtimit të fuqisë franceze. Parisi dhe Roma ndanin midis tyre edhe
probleme të karakterit të brendshëm, në vecanti prezenca në të dy vendet të një partie komuniste
të fortë dhe roli i luajtur nga partia katolike DC në Itali dhe MRP në Francë. Së fundmi një sjellje
pozitive e përcaktuar nga arsye të karakterit personal dhe kulturor nga lidri i MRP Bidault që nga
viti 1944 kishte postin e ministrit të jashtëm francez, dhe që në vitin 1947 kishte lëshuar edhe
pse në mënyrë të vagët projektin për një bashkëpunim Italo-Francez. Të gjithë këta faktorë do të
bënin që miqësia me Francën të prezanonte një element të dobishëm në rindërtimin e rolit
ndërkombëtar të Italisë. Por edhe përgjegjësit e politikës së jashtme italiane të cilët i
përfaqësonte Carlo Sforza do të shikonin në bashkëpunimin franko–italian një faktor zhvillimi në
kuadrin europian.
Në Korrik të vitit 1947 me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Parisit mbi Planin
Marshall, ministri i jashtëm Italian hodhi idenë e krijimit të një bashkimi doganor midis vendeve
që do të duhej t’i çonin përpara format e bashkëpunimit të parashikuara në projektin amerikan.24
Hipotezat e Sforcës do të pranoheshin menjëherë nga Bidault dhe u krijua një komision miks
italo-francez që do të merrej me këtë cështje.
Plani Marshall në kuadrin e bashkëpunimit europian do ti propozonte vendeve
pjesëmarrëse krijimin e një bashkimi doganor të përgjithshëm ose rajonal dhe pikërisht në kuadër
të bisedimeve në konferencën e Parisit në korrik të vitit 1947 lancohet projekti italian për një
bashkim doganor italo–francez. Do ti takonte ministrit të jashtëm Italian Carlo Sforza tja
parashtronte këtë projekt kolegut të tij francez Georges Bidault duke iu shprehur.
"Pse të mos formojmë një bashkim doganor ndërmjet dy popujve më të shquar të botës, Italisë
dhe Francës? Do të ishte për lavdinë e përjetshme të Italisë dhe Francës, nëse hedhim hapin e
parë në rrugën që herët a vonë të gjithë Evropën do ta përshkojnë”25
Ky propozim do të pranohej menjëherë nga ana franceze dhe u krijua edhe një komision miks
italo-francez që do të merrej me këtë çështje. Që iniciativa për një bashkim doganor do të vinte
nga Italia dhe do ti drejtohej Francës kishte disa arsye.
Së pari ky projekt i drejtohej Francës pasi në Mars të vitit 1947 vetë ministri i jashtëm
Bidault ishte shprehur për një hyrje të Italisë në jetën politike ndërkombëtare. Një aleancë me
Francën mund të ishte mbështetje për Italinë për një ridimensionim të rolit ndërkombëtar pas
firmosjes së Traktatit të Paqes dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura të kufirit të saj Veri-Lindor
dhe kolonive. Vetë Bidault kishte deklaruar se Italia nuk e meritonte formën dhe substancën e
Traktatit të Paqes.26 Qoftë autoritetet franceze, qoftë ato italiane do ti atribuonin planit një
karakter politik mbizotërues. Për të dy vendet ishte i mundur riforcimi i pozicionit përballë
24ASMAE, Plani Marshall ,b.104, 8.7.1951 dok .1 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e
l'Europa (1947-1979), 2 voll 9 (Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 35 25 Bruno Bagnato, Storia di un'illusione europea.Il progetto di Unione doganale italo francese, ( London: Lothian
Foundation Press,1995 ), f 71 26 Po aty, f 78
12
administratës Truman duke demostruar një pranim të plotë për iniciativat amerikane, përvec
kësaj prezenca e një bashkëpunimi energjitik midis Romës dhe Parisit do të forconte rolin e tyre
ndërkombëtar.
Së dyti qoftë Roma qoftë Parisi kërkonin të përfitonin merita politike përballë
administratës amerikane por edhe të hynin në një zonë të gjerë të ndihmave. Italia e pas luftës
ashtu si edhe vendet e tjera, Planin Marshall e shihnin si një mundësi rimëkëmbjeje nga ana
ekonomike dhe për të plotësuar një kriter të këtij plani që ishte rritja e bashkëpunimit europian,
ky bashkim doganor do ti interesonte si palës franceze ashtu edhe asaj italiane. Më konkretisht
në komunikimet që ministria e jashtme italiane mbante me përfaqësuesit e saj në Paris do të
shprehej se.
“ Bashkimi doganor me Francën duhet të jetë një dëshmi e vullnetit që bashkon dy vendet
për të realizuar principet inspiruese të planit Marshall ”27
Që ky projekt kishte më shumë karakter politik se sa ekonomik e vërteton fakti që gjatë
zhvillimit të punimeve të komisionit miks të krijuar për këtë çështje u evidentuan problemet ku
të dyja ekonomitë nuk ishin komplementare të njëra tjetrës por më shumë ishin konkuruese në
numër sektorësh dhe për këtë do të manifestohej frikë në disa sektorë të sipërmarrjes rreth
mundësive të dëmeve që konkurenca do të sillte lidhur me bashkimin doganor për disa produkte.
Të dy vendet përvec se kishin aderuar në Planin Marshall ishin të kushtëzuara nga një traditë e
fortë proteksioniste që influenconte në mënyrë të ndjeshme jo vetëm sektorët e sipërmarrjes por
edhe zyrtarët që menaxhonin çështjet ekonomike. Propozimi Italian për këtë bashkim doganor
kërkonte të përfshinte edhe Anglinë dhe vendet e Beneluks. Por Anglia dukej se nuk do të
aderonte në këtë iniciativë ndërsa vendet e Beneluks i trembeshin tarifave të larta proteksioniste
franceze kur në të njëjtën kohë politika e këtyre vendeve inspirohej nga principe të lirisë
tregtare.28 Ky bashkëpunim do të merrej me seriozitet nga të dy palët me caktimin e komisionit
që do të studionte disa tema dhe do ti paraqiste në një raport përfundimtar.
Por negociatat mbi bashkimin doganor nxorën në dritë një objektiv italian që më pas do të bëhej
për një periudhë të gjatë konstantja e autoriteteve italiane në politikën europiane, temën e
emigracionit dhe integrimi europian dukej se ofronte në këtë drejtim një mundësi të çmuar.
Autoritetet italiane e vunë theksin në realizimin e principit të qarkullimit të lirë të fuqisë
punëtore. Kjo çështje ishte rimarë edhe në kontekstin e Planit Marshall.29Kjo temë u bë që në
fillim objekt i tratativave dypalëshe madje në një nga temat që do të diskutohej do të kërkohej që
të specifikohej nga pala italiane çështja lidhur me punësimin. Sistemi i emigracionit midis
Francës dhe Italisë ishte rregulluar nga një marrëveshje bilaterale në vitin 1946 ku punëtorëve
27ASMAE, Plani Marshall, b.104, 22.8.1947, dok .2 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e
l'Europa (1947-1979), 2 voll 9(Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 38. 28 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006,
dokument 334 , 15.08.1947 Quaroni për Sforzën 5113/ f 420 29 ASMAE, Plani Marshall,b.104 ,22.8.1947, dok .2 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e
l'Europa (1947-1979), 2 voll 9 (Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 38.
13
italianë u ishin nënshkruar kontrata të përkohshme. Emigracioni Italian në Francë ishte
organizuar dhe menaxhuar nga shteti.
Nga pala italiane u rrimor përsëri çështja e hapjes së tregut të punës nga ana franceze për
punëtorët e ardhur nga gadishulli, më këtë rast megjithatë aspiratat italiane do të
kundërshtoheshin nga forcat sindikaliste të cilat i përmbaheshin idesë që fluksi i punëtorëve
italiane do të sillte pasoja negative mbi kushtet e punëtorëve francezë të cilët në këto vite
gëzonin benefite sociale, nivelet e rrogës ishin më të larta në krahasim me vendet e tjera
europiane. Megjithateë në Dhjetor 1947, komisioni italo-francez përfundoi punimet dhe do të
dilte me një raport i cili do të permbante si temë qëndrore ekonominë franceze dhe italiane ku
propozonte marrëveshje në sektorin industrial me heqjen e tarifave dhe kuotave. Raporti do të
përmbyllej me bindjen se një bashkëpunim midis Francës dhe Italisë do të bënte të mundur
zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe do të lejonte të dy vendet të tejkalonin problemet e
pazgjidhura.30Sipas italianëve ky bashkëpunim ishte i mundur pasi Franca ishte e pasur në
kapitale dhe territore të gjera me mundësi të shumta në fushën e krahut të punës. Po një bashkim
doganor do të shënonte për këto dy vende bashkëpunim edhe në fushën politike.
Në mars të vitit 1948 ministrat e jashtëm Bidault e Sforza u takuan në Torino të
firmosnin një protokoll të marrëveshjes mbi bashkimin doganor italo-francez.31
Kjo marrëveshje do të nënshkruhej edhe nën një influencë të fortë të një serie konsideratash të
situatës së brëndëshme politike qoftë edhe natyrës ndërkombëtare.32 Përsa i përket situatës së
brendëshme Italia gjendej në një klimë elektorale përpara zgjedhjeve të datës 18 Prill 1948 dhe
firmosja e marrëveshjes për bashkimin doganor do ti shtynte si autoritetet franceze qoftë edhe ato
italiane ta nënvizonin këtë projekt si një sukses diplomatik për tja ofruar opinionit publik edhe
për faktin se këto zgjedhje konsideroheshin të rëndësishme në kuadrin e luftës së ftohtë. Nuk
ishte e rastit që në të njëjtën kohë kur firmosej protokolli italo-francez, tre fuqitë e mëdha
perëndimore lëshuan një deklaratë favorizuese për tezat italiane rreth fatit të territorit të
Triestes.33 Sipas ambasadorit Italian në Paris Quaroni shumë faktorë do të ndikonin në firmosjen
e këtij traktati një mundësi për tu treguar amerikanëve që mund të bëjnë diçka si dhe dëshira për
të impresionuar Beneluks dhe Anglinë.
Përsa i përket zhvillimeve ndërkombëtare, qoftë Roma, qoftë Parisi në prospektivën e
krijimit po ata muaj të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Europian (OECE) kishin si
qëllim të nënvizonin impenjimin e tyre në favor të integrimit europian përballë autoriteteve
amerikane.34 Në fakt në kohën e firmosjes së protokollit Sforza dhe Bidault e njihnin prezencën e
problemeve të natyrës ekonomike dhe për këtë propozuan formimin e një komisioni të dytë miks
30 I documenti diplomatici italiani,serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 34, 22.12.1947Amasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Sforza, f 33 31 Bruno Bagnato, vepër e përmendur, f 110. 32 Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare (1943-1991), ( Bologna: il Mulino, 1995), f 131. 33 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 328, 24.2.1948 Amasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Sforza, f 386 34 Bruno Bagnato, vepër e përmendur, f 121.
14
të përbërë jo vetëm nga përfaqësuesit e qeverive, përfaqësues të parlamenteve por edhe nga sfera
industriale dhe bujqësore. Pala italiane e lidhte këtë edhe me numrin e madh të deputetëve që
grupet bujqësore kishin në parlamentin francez dhe që padyshim do të ndikonte në punët e
komisionit.35
Gjatë kohës së punimeve të këtij komisioni në vitin 1948 një marrëveshje e arritur nga të
dyja palët në fushën e siderurgjisë nuk i fshihte vështirësitë e shumta përsa i përket kësaj fushe
duke shtuar faktin që vështirësitë vinin edhe nga një angazhim i pakët nga ana franceze. Por pala
italiane do të këmbëngulte në ngritjen e një impianti industrial të përbashkët në Itali ku do ta
cilësonte si arritje të suksesit në fushën industriale. Por për palën italiane aspekti politik do të
dominonte mbi vështirësitë ekonomike dhe një shprehje e qartë e politikës së jashtme italiane në
gusht të vitit 1948 e vërteton këtë fakt ku ministri i jashtëm Sforza qartësisht do të shprehej se
një bashkim ekonomik pak a shumë është një bashkim politik sidomos tani që Franca ka lidhje
më të ngushta me bashkimin Perëndimor36 dhe këtu duhet marrë parasysh që në 17 mars 1948
ishte krijuar pakti i Brukselit ku bënte pjesë edhe Franca. Diferenca midis dëshirës italiane dhe
angazhimit të pakët francez ishte përforcuar në mendimin e palës italiane edhe pas largimit nga
posti i ministrit francez Bidault që kishte qënë një mbështetës i këtij projekti.37 Por me gjithë
këto problematika në Janar 1949 nga puna e komisionit të dytë miks i cili përmbante një thellim
të temave të diskutuara do të hartohej teksti i traktatit që i jepte jetë bashkimit doganor të
firmosur në Paris më 26 mars 1949.38
Faktori politik ndërkombëtar do të çonte në një kthesë te tillë të zhvillimeve pasi të dyja
palët do të demostronin ekzistencën e një force konkrete të bashkëpunimit përballë një strukture
të njëkohëshme sic ishte Aleanca Atlantike. Në traktatin që do të hynte në fuqi pas ratifikimit
nga ana e të dy parlamenteve respektive parashikohej realizimi i bashkimit doganor midis dy
vendeve brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij traktati. Për këtë u krijua edhe një këshill i
përbërë nga nëntë anëtarë për çdo vend me detyrën për të përgatitur bashkimin doganor. Por
vetëm dy muaj më vonë ky traktat do të hidhej poshtë në Francë nga Këshilli ekonomik një
organ konsultativ në të cilin ishin përfaqësues të organizatave kryesore të punëtoreve të sferës
industriale dhe bujqësore. Rezistenca e fortë kundër nuk do ta conte këtë projekt për tu diskutuar
as në Asamblenë Kombëtare. Nëse projekti i bashkimit doganor italo-francez do të dështonte në
maj të vitit 1949, autoritetet franceze do ti hidhnin hipotezat e bashkimit doganor drejt Belgjikës
35ASMAE,10.8.1948, dok 4, Nga ministri i punëve të jashtme Sforza për ambasadorin e Italisë në Paris, Quaroni.
në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e l'Europa (1947-1979), voll ,(Soveria Mannelli:
Rubbettino, 2004), f 43. 36 ASMAE, b.21 ,27.8.1948, dok .6, Nga ministri i punëve të jashtme Sforza për ambasadorin e Italisë në Paris,
Quaroni. në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, f 47-49. 37 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 44, 18.09.1948 Ambasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Sforza, f 640 38 Bruno Bagnato,vepër e përmendur, f 176.
15
dhe Luksemburgut, drejt vendeve të Ulëta dhe konkretisht tek plani Petsche.39 Në realitet
hipoteza të tilla ishin marre në konsideratë nga qeveria franceze që nga viti 1947 dhe në shumë
raste kjo prospektivë u ishte paraqitur autoriteteve italiane që ishin treguar skeptike për të mos
thënë armiqësore qoftë edhe për arsye ekonomike, qoftë edhe për arsye politike. Nga njëra anë
ishte frika që përfshirja e vendeve të Beneluksit mund t’i jepnin bashkimit të ardhshëm një
karakter akoma më liberal, nga ana tjetër nuk përjashtohej që propozimet e Parisit të fshihnin
dëshirën e heshtur të hegjemonisë franceze dhe tre shteteve Beneluks.40 Nëse projekti i bashkimit
doganor italo-francez do të dështonte, në maj të vitit 1949 autoritetet franceze do ti hidhnin
hipotezat e bashkimit doganor drejt Belgjikës dhe Luksemburgut, drejt vendeve të Ulëta dhe
konkretisht tek plani Petsche.41
Në verë të vitit 1949 ministri i financave dhe i ekonomisë së Francës Maurice Petsche do
të hidhte idenë e negociatave të një bashkimi doganor të quajtur Fritalux, e stimuluar edhe nga
pozicionet e administratës Truman e cila në kuadër të planit Marshall në brendësi të OECE në
tetor 1949 kishte akorduar një fond reservë prej 150 milione $ në mbështetje të skemave të
integrimit europian. Italia do të aderonte në këtë projekt por pa ndonjë entuziazëm të vecantë dhe
duke e vënë theksin tek liberalizimi i tregtisë por pa i shkaktuar dëme industrive ekzistuese. Në
Janar 1950 do të rihapeshin negociatat për një bashkim doganor të të pestëve që do të merrte
emrin Finibel.42Akoma edhe njëherë qeveria italiane do ta përqëndronte vëmendjen në temën e
lëvizjes së lirë të punëtoreve dhe do të insistonte që kjo çështje të mos paraqitet thjesht si
rekomandim por si kushtëzim ndaj patnerëve të tjerë.43 Nga ana tjetër italianët ishin të bindur që
kjo çështje do të ngjallte reagime negative të partnerëve të Italisë ku asnjë vend i Europës
Perëndimore nuk kishte nevojë për punëtorë të pakualifikuar italian ku Franca dhe Belgjika
tregonin një sjellje të kujdesshme në këtë drejtim pasi një fluks i pakontrolluar i punëtorëve
italianë mund të turbullonte tregun e punës të bazuar mbi ekuilibra delikatë.
Megjithatë pala italiane donte ta shfrytëzonte këtë cështje ku më konkretisht vetë ministri i
tregtisë së jashtme Ugo Malfa do të shprehej seproblemi i qarkullimit të lirë të punëtorëve mund
të prezantonte një klauzolë shpëtuese për të përfituar në kuadrin e liberalizimit të tregtisë.44
Por negociatat Finibel do të përfundonin pa arritur ndonjë rezultat duke u përballur me
një seri pengesash midis të cilave ishte dëshira hollandeze për ta parë projektin të shtrirë drejt
Republikës Federale Gjermane, një prospektivë e kundërshtuar nga qeveria franceze. Kjo nuk 39 Francesca Fauri ,I negoziati Fritalux-Finibele il ruolo dell’Italia, në <<Storia delle relazioni internazionali >> n1-
2 ,1989-1999, f 315 -336. 40I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol V, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 12, 18.02.1948 Ambasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Sforza, f 234 41 Francesca Fauri, I negoziati Fritalux-Finibele il ruolo dell’Italia, në <<Storia delle relazioni internazionali nr 1-2
,1989-1999, f 315- 336. 42 Po aty, f 315-336 43 ASMAE, b.91 a,29.1.1950, Procesverbal i mbledhjes së CIR. në Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument, f
47-49. 44ASMAE ,b.91 a ,10.2.1950, Procesverbal i mbledhjes së CIR. në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 1, f 70-
72.
16
kishte penguar megjithatë disa forma bashkëpunimi italo-franceze që do të gjenin aktualizim.
Kaq e vertetë ishte kjo saqë në Mars 1950 do të firmosej një protokoll i ri dypalësh që do ti jepte
jetë një komiteti italo francez për bashkimin doganor me detyrën të përgatiste masa të tilla për të
lejuar integrimin ekonomik të dy vendeve.
Në rrjedhën e pak kohëve ky projekt do të sfumohej nga plane më të rëndësishme të integrimit
europian që do të vinin të detajuara nga Franca.45
1.3 Zgjedhja perëndimore e Italisë në paktin e Atlantikut
Nëse Plani Marshall do të dukej në sytë e lidërve Perëndimorë si një instrument për të
përballuar politikën sovjetike, reagimi i fortë nga ana sovjetike me goditjen e shtetit në
Cekosllovaki, në Shkurt 1948 la të kuptohej sidomos në pjesën perëndimore të kontinentit të
vjetër që projekti amerikan nuk ishte i mjaftueshëm për të mbrojtur në mënyrë të përshtatshme
vendet e Europës Perëndimore nga Bashkimi Sovjetik. Në Uashington dhe Londër
interpretoheshin qëllimet staliniane si një kërcënim i karakterit politik, që ushqehej nga kriza
ekonomike dhe sociale dhe që mbështetej mbi një aparat të fortë propagandistik dhe mbi
aksionin e partive komuniste. Në Paris dhe në Romë kërcënimi komunist ishte perceptuar si i
pashmangshëm sepse prospektiva e marrjes së pushtetit nga ana e partive komuniste edhe në
rrugë ligjore nuk ishte konsideruar e pamundur.Viti 1947 ishte mbyllur në planin ndërkombëtar
me falimentimine konferencës së Londrës mbi të ardhmen e Gjermanisë gjë që do të conte në
prishjen përfundimtare midis Lindjes dhe Perëndimit.46Këto ngjarje do të komplikonin procesin
themelues të politikës së jashtme italiane ku qeveria italiane do të mbante parasysh orientimet e
partive politike, opinionit publik dhe të diplomacisë. Frika ndaj agresionit sovjetik do ti conte
vendet perëndimore në kërkimin e aleancave për të ndërtuar një sistem të ri të integrimit
europian dhe të mbrojtjes ku do te ishte e pranishme edhe ndihma amerikane në iniciativat
diplomatike europiane ku në muajt e parë të vitit 1948 do të mernin jetë të dy aleancat në
sistemin ndërkombëtar. Me qëllim për të siguruar partnerët europiane dhe për të marrë
funksionet dhe udhëheqjen e Europes Perëndimore në Janar të vitit1948, sekretari i shtetit anglez
Bevin, në një fjalim do të lëshonte hipotezën e një bashkimi perëndimor. Në një fazë të parë ky
projekt do të kuptohej si bashkëpunim dypalësh midis Britanisë, Francës dhe vendeve të
Beneluxit mbi modelin e Paktit të Dunkerkut i përfunduar në Mars të vitit 1947 midis Londrës
dhe Parisit. Reagimi i Belgjikës, Hollandës dhe Luksemburgut ishte pozitiv por këto tre vende
kembëngulën në përfundimin e një marrëveshje multilaterale që do të conte në formimin e një
aleance të të pestëve, e cila parashikonte një formë të ngushtë bashkëpunimi në fushën politike,
45 Francesca Fauri,I negoziati Fritalux-Finibelel il ruolo dell’Italia, në <<Storia delle relazioni internazionali>> n1-
2, 1989-1999, f 315 -336. 46Ennio. Di Nolfo, La guerra fredda e l’Italia (1941-1989), (Firenze, Polistampa, 2010), f 264.
17
ushtarake dhe atë ekonomiko-sociale.47Do të hapej kështu rruga e një forme të re bashkëpunimi
europian, të paralajmëruar nga autoritetet amerikane.
Reagimi i parë ndaj fjalimit të Bevin me hapjen e negociatave midis disa vendeve
europiane perëndimore, do të ishin pozitive dhe autoritetet italiane do të theksonin që Roma do të
ishte gati të përfshihej në këtë iniciativë me kusht që Italisë t’i njihej një pozicion i barabartë
përkundrejt partnerëve europianë. Mbas aderimit në planin Marshall plani Bevin për bashkimin
perëndimor do të prezantonte për Italinë një mundëi të re për një rihyrje në fushën
ndërkombëtare. Kërkesa për rinjohjen e një statusi ndërkombëtar si një sukses diplomatik do të
mbetej objektivi i parë i ministrit të jashtëm italian që përkundrazi shpresonte të shfrytëzonte
këtë mundësi, por edhe të përfitonte disa rishikime të disa aspekteve të traktatit të paqes në
vecanti çështjen e kolonive dhe fatin e Triestes të cilat kishin qenë penalizuese për vendin. Ky
plan nuk do ti pëlqente ministrit të jashtëm italian sepse nuk merrte në konsideratë një rivlerësim
moral, juridik e politik të Italisë në koncertin e vendeve europiane përkundrazi në rast aderimi do
ta ekspozonte ndaj rreziqeve duke pasur parasysh pozicionin gjeografik që ndodhej në linjë kufiri
ndaj lindjes.48
Projekti britanik në Mars 1948 pas negociatash të shpejta midis Britanisë Francës dhe
Beneluks do ti jepte jetë një aleance politike-ushtarake paktit të Brukselit. Në këtë kohë Italia do
të gjendej në një situtatë të brendëshme në prag të zgjedhjeve politike ku vendimarja e qeverisë
ndaj paktit të Brukselit do të vështirësohej. Kjo situatë do të shqetësonte edhe administratën
amerikane ku gjendjen e brendëshme italiane e lidhte me pakënaqësitë e opinionit publik ndaj
çështjes së Traktatit të Paqes.49Ishte e lehtë për partitë e së majtës të etiketonin projektin e të pesë
vendeve Perëndimore si një iniciativë luftëdashëse kundër Bashkimit Sovjetik, si një kërcënim
për paqen. Në vecanti lideri socialist Pietro Neni do ta përcaktonte traktatin e Brukselit si një
pakt antikomintern të ri. Përballë kësaj lëvizje dhe nën shtytjen e De Gasperit, ministri i punëve
të jashtme vendosi të mbante një sjellje të kujdesshme ndaj përfshirjes së menjëhershme në këtë
aleancë. Aleanca e Brukselit do të ngjallte disa pavendosmëri midis lidershipëve politikë dhe
diplomacisë italiane, mbi të gjitha sepse aleanca ushtarake do të shfaqej shumë e dobët për shkak
të mungesës së SHBA dhe rolit të ushtruar nga Britania, me të cilën qëndronin arsye të forta të
kontrastit, përsa i perkiste fatit të ish kolonive italiane.50 Kjo sjellje do të shqetësonte edhe
amerikanët ku do shprehnin dyshimet e tyre mbi propozimet reale të Italisë drejt iniciativave
perëndimore. Por ministri i jashtëm italian do të përforconte idenë se Italia ishte një vend me
tradita perëndimore por situata e brendëshme në të cilën gjendej i duhej marrë parasysh. Por
47Antonio. Varsori, Il patto di Bruxelles, 1948: tra integrazione europea e alleanza atlantica, (Roma, Bonacci,
1988), f 80-86. 48I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 167, 1.2.1948 Ministri i jashtëm Sforza për amabasadorin Italian në Uashington Tarchiani, f 342 49I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 345, 4.3.1948 Ambasadori Italian në Uashington Tarchiani për ministrin e jashtëm Sforza, f 654 50 Pietro. Pastorelli, La politica estera italiana del dopoguerra, (Bologna, Il Mulino, 1987), f 107
18
ministri italian do të evidentonte edhe faktin se në këtë iniciativë italianët nuk kishin pasur asnjë
ftesë.51
Përsa i përket përgjegjësve të pesë vendeve europiane Perëndimore, në një fazë të parë
hipotezat e përfshirjes italiane nuk ishin përjashtuar ku kryeministri anglez Bevin në lancimin e
këtij projekti do të shprehej se në këtë bashkim mund të hynin edhe anëtarë të tjerë të qytetërimit
europian duke përfshirë edhe Italinë e re.52Kjo prospektivë shumë shpejt kishte lënë mënjanë
planin ushtarak edhe për shkak të kufizimit të traktatit të Paqes. Italia prezantonte më shumë një
barrë sesa një avantazh në kuadër të ndërtimit të një sistemi mbrojtës Perëndimor. Nga
pikëpamja politike përgjegjësit e politikës së Benelux, i përmbaheshin idesë se gadishulli ishte
një vend i prapambetur. Në realitet të nesërmen e firmosjes së paktit të Brukselit, qeveria
britanike filloi ta konsideronte marrëveshjen e të pestëve mbi të gjitha si një insturment të
dobishëm, detyra e të cilit kishte qenë t’i ofronte administratës Truman një shenjë të prekshme të
kapaciteteve të partnerëve europianë. Për Londrën në këtë pikë do të bëhej objektiv primar,
ndërtimi i një aleance organike ushtarake Perëndimore me një pjesëmarrje të vecantë të SHBA
dhe Britanisë duke theksuar kështu në mënyrë të heshtur lidhjen e vecantë anglo-amerikane.
Pasojat e para të Paktit të Brukselit do të ishin takimet sekrete të mbajtura në Uashington midis
përfaqësuesve amerikane, angleze, kanadeze mbi temën e mbrojtjes së Perëndimit. Nga ana e
tyre autoritetet amerikane do të tregoheshin shumë të kujdesshëm për momentin qoftë sepse
duhej akoma të reflektonin mbi pjesemarrjen e mundshme në një aleancë politike-ushtarake,
qoftë edhe sepse ekzistonin pengesa të karakterit të brendshëm politik dhe institucional, qoftë
edhe sepse ishte viti i zgjedhjeve presidenciale.
Ndërsa fuqitë e mëdha perëndimore filluan te shqyrtonin mundësinë për ti dhënë jetë një
aleance me funksion antisovjetik. Në Itali u përfundua procesi politik që do të sillte Republikën e
parë parlamentare të vulosur nga fitorja e demokristianëve dhe nga lindja e formulës së qendrës
nën udheëheqjen e De Gasperit. Fushata për zgjedhjet e 18 Prillit kishte tërhequr vëmendjen e
autoriteteve në Uashington jo vetëm të liderëve britanik dhe francez si një prej testeve të para të
rëndësishme për politikën italiane. Impenjimi amerikan ishte i fortë dhe nga ana e administratës
Truman nuk ishte kursyer mbështetja për De Gaspierin ku në Mars 1948 do të vinte deklarata e
tre vendeve perëndimore për kthimin e gjithë zones së Triestes dhe premtimet ekonomike në
kuadrin e Planit Marshall.53
Nga ana e saj diplomacia italiane, tashmë mbështetëse amerikane dukej se do të reagonte
nga një pozicion force dhe do të rimerrte çështjen e përfshirjes në Paktin e Brukselit. Do të
zhvilloheshin kështu kontakte me Foreign Office dhe qeveria italiane do të avanconte hipotezat
për të negociuar pikërisht futjen në aleancë duke kërkuar disa koncesione në vecanti përsa i
51 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 375, 2.4.1948 Takim i ambasadorit amerikan në Itali Dun dhe ministrit të jashtëm Sforza, f 965 52 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 143, 23.1.1948 Ambasadori italian nëLonder Gallarati Scotti për ministrin e jashtëm Sforza, f 640 53 Pietro. Pastorelli, La politica estera italiana del dopoguerra, (Bologna, Il Mulino, 1987), f 128
19
përket çështjeve koloniale. Reagimi ishte negativ ku Londra i përmbahej në një pjesë të madhe
arsyes që Italia nuk ishte në gjendje të diktonte kushte. Autoritetet italiane do të gjendeshin
përballë një reagimi negativ të mbajtur nga ana e Britanisë rreth hipotezave të hyrjes italiane në
paktin e Brukselit, dhe nga ana tjetër përballë informacioneve që vinin nga ambasadorët e Italisë
si Quaroni në Paris, Scotti në Londër, Tarchiani në Uashington rreth zhvillimeve të mundshme
përsa i përket krijimit të një aleance perëndimore e cila të paktën për momentin dukej e destinuar
të kishte si shtyllë mbështetëse paktin e Brukselit.54
Por, përballë këtij traktati sjelljes britanike do ti bashkoheshin edhe armiqesitë e të
majtëve, sjellja e paqartë e Uashingtonit, nga pengesat të karakterit shumë anglosakson në
preferencat e Vatikanit referuar autoriteteve italiane për një pozicion neutraliteti.55Megjithatë
lidershipi politik Italian në vecanti De Gaspieri e Sforca e kuptonin sesi vendi rrezikonte një
marxhinalizim në drejtim të sistemit Perëndimor. Në një fazë të parë, autoritetet e Romës i
përmbaheshin idesë se ndoshta ishte e mundur të reagonte ndaj këtij rreziku nëpërmjet
hipotezave të një “neutraliteti ushtarak” duke ndenjur formalisht jashtë konfrontimit Lindje –
Perëndim mbi planin politik e ushtarak. Italia do të mund tu hidhej klauzolave të traktatit të
Paqes falë një riarmatimi, mbi bazën e një raporti dypalësh i nisur në Uashington që nga viti
1947 me Greqinë dhe Turqinë. Ky projekt shumë shpejt do të braktisej qoftë për arsye të
mungesës së interesit nga ana e Uashingtonit, qoftë edhe nëse do të ishte realizuar do ta kishte
lënë Italinë një element periferik mesdhetar në sistemin europian perëndimor.56
Ndërkohë do të hapeshin në Uashington tratativat mbi krijimin e një Aleance Atlantike
dhe në të cilën ishin përzier përvec SHBA, Kanada edhe pesë vendet e paktit të Brukselit.
Rreziku i anësisë së Italisë dukej akoma më i fortë. Pallati Chigi reagoi duke shpresuar të
shfrytëzonte proçesin e integrimit europian. Në 18 Korrik Sforca do të mbante një fjalim të
rëndësishëm në Universitetn e Perugias ku do të nënvizonte rëndësinë e ndërtimit europian në
fushën ekonomike dhe të tregonte rolin që OECE kishte luajtur në forcimin e raporteve të
bashkëpunimit midis vendeve të Europës Perëndimore. Argumentat e Sforcës dukej se inspironin
ideale të vogla federaliste dhe nënvizonin raportin që kishte vendosur me Parisin, me të cilin
vetem disa muaj më parë ishte firmosur protokolli iTorinos mbi bashkimin doganor. Muajin
pasardhës Sforca do t’i dërgonte ministrisë së jashtme franceze që prej pak kohësh udhëhiqej nga
Robert Shuman, një memorandum në të cilin objektivi ishte riforcimi i bashkëpunimit europian
që do të kalonte nëpërmjet kontekstit të OECE. Në vjeshtë të vitit 1948 qeveria italiane do të
parashtroj një memorandum qeverisë franceze për të krijuar një federatë europiane mbi bazën e
eksperiencës së OECE që do të përfshinte edhe aderimin e vendeve të Europës veriore sepse ky
bashkim nuk do të kishte karakter ushtarak. Në thelb projekti Italian për një federatë europiane
54Antonio Varsori, Il patto di Bruxelles, 1948: tra integrazione europea e alleanza atlantica, (Roma, Bonacci,
1988), f 114 55 I documenti diplomatici italiani,serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 375, 24.8.1948 Meli Lupi di Soragna per ministrin e jashtem Sforza, Roma,. 518-519. 56Pietro. Pastorelli, La politica estera italiana del dopoguerra, (Bologna, Il Mulino, 1987), f.139
20
përfaqësonte për Italinë një aderim në paktin e Brukselit të pranueshëm nga opinioni publik.57
Ishte e dukshme që Italia po kërkonte të dilte nga një pozicion jokomod duke lëvizur levën mbi
raportin e miqësisë së ndërtuar me Francën duke nënvizuar komponentin politik dhe ekonomik të
ndërtimit europian. Për autoritetet franceze Italia do të shfaqej e dobët për të ushtruar një rol të
rëndësishëm në ndërtimin europian.
Në korrik në fakt ministri i jashtëm francez Bidault me rastin e një mbledhje të
ministrave të jashtëm të të pestëve kishte hedhur hipotezën e studimit të një projekti mbi
Asamblenë Europiane. Kjo përpjekje franceze do të lindte nga dëshira e Parisit për të rifituar
rolin e iniciativës në Europën Perëndimore. Por ky plan do të shihej me skepticizëm nga anglezët
të cilët shikonin si objektiv primar krijimin e një aleance që do të përfshinte edhe amerikanët.
Nga ana franceze nuk iu dha asnjë përgjigje projektit Italian qoftë sepse në verë 1948 do të
manifestoheshin në Paris dy kriza të njëpasnjëshme qeverie, qoftë edhe sepse autoritetet franceze
e kishin kuptuar që fati i sistemit Perëndimor po lidhej me Uashingtonin në kuadrin e tratativave
jo të lehta për formimin e Aleancës Atlantike. Megjithëse thirrjeve të reja të ambasadorëve si
Quarani, Scotti, Tarchianni rreth progresit të negociatave mbi aleancën perëndimore, De Gasperi
edhe Sforza vazhdonin të demostrononin një sjellje të kujdesshme drejt një aleance në rrugë e
sipër. De Gasperi ishte i vetëdijshëm për rezistencën e pranishme në opinionin publik dhe në vetë
partinë demokristiane përsa i përket faktit të përfshirjes italiane në një aleancë ushtarake pa lenë
pas dore opozitën e fortë që PCl dhe PSI kishin nxitur jo vetëm në Parlament por edhe në
sheshe.58
Përsa i përket aspektit ndërkombëtar Sforza dhe ministria e punëve të jashtme ishin të
bindur që pika e referimit ndoshta ishte akoma pakti i Brukselit ashtu sic edhe e dinin se disa
vende anëtare ndoshta nuk ishin në favor të përfshirjes italiane në aleancë. Vetëm në fillim të
tetorit 1948 do të mbërrinte në pallatin Chigi një përgjigje franceze për avancën e tre muajve të
parë, por pozicioni i Parisit ishte i zvarritur. Ministri i jashtëm Italian nga ana tjetër kishte
dërguar një komunikim rreth projektit te bazuar mbi riforcimin e rolit të OECE edhe qeverisë
britanike e cila ishte kundërpërgjigjur duke treguar pavendosmërinë e saj. Në fund të Tetorit
Sforca do të ripërtërinte iniciativën e tij duke dërguar një memorandum kësaj rradhe të gjithë
vendeve që bënin pjesë në OECE. Por ishte e dukshme që ky hap do të dështonte. Në të njëjtën
periudhë që po vazhdonin negociatat për krijimin e një aleance atlantike, përsa i përkiste
bashkëpunimit në kuadrin europian kishte nisur një iniciative franceze që do të udhëhiqte lindjen
e Këshillit të Europës. Ky plan i ri do të shqyrtohej nga përgjegjësit e Paktit të Brukselit. Italia
57 ASMAE,28 .10.1948, dok 10 Nga ministri i punëve të jashtme Sforza për ambasadorin e Italisë në Paris,
Quaroni. në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e l'Europa (1947-1979), voll,(Soveria
Mannelli: Rubbettino, 2004), f 56-57. 58Antonio . Varsori, Il patto di Bruxelles, 1948: tra integrazione europea e alleanza atlantica, (Roma, Bonacci,
1988), f.124
21
dukej se do të anashkalohej edhe nga procesi i ndërtimit politik të Europës, megjithëse në disa
kryeqytete Perëndimore ishte hedhurideja që Roma mund të përfshihej në këtë projekt. 59
Çështja më e rëndësishme mbetej prospektiva e formimit të një aleance e karakterit
politik-ushtarak pasi ky pakt do të kishte prezantuar shtyllën e sistemit Përëndimor jo vetëm në
kontekstin e Luftës së Ftohtë, por edhe për pjesëmarrjen e mundshme të SHBA të vetmit garant
të sigurisë në Evropën përëndimore. Me zgjedhjet presidenciale në Nëntor 1948 dhe me fitoren e
Truman, administrata amerikane kishte mundësinë për një shpejtim të tratativave ku prospektiva
e krijimit të Aleancës Atlantike bëhej më konkrete dhe në vecanti ambasadori Tarchiani në
Uashington ftonte De Gasperin dhe Sfocën të merrnin pozicionet duke u lenë të kuptohej se
aleanca e ardhëshme do të prezantohej si shtylla e sistemit Perëndimor. Nëse Italia do të gjente
mënyrën të futej në këtë aleancë do të fitonte të drejtën për të aderuar në cfarëdolloj strukture
tjetër edhe në fushën europiane.60. Më në fund në Dhjetor, De Gaspieri e Sforca vendosën të
përmbushnin një aksion për të kuptuar cila do të ishte sjellja amerikane përballë një kandidature
italiane në Paktin e Atlantikut. Shefi i ushtrisë italiane gjenerali Marras përmbushi një mision në
SHBA në vazhdën e të cilit përgjegjësit e forcave ushtarake amerikane do tja bënin prezente
ushtarakut të lartë Italian që ata nuk ishin armiqësore në përfshirjen italiane në aleancën e
ardhshme perëndimore. Në të njejtin muaj Sforca do të takonte në Kanë, ministrin e jashtëm
Robert Shuman. Ky i fundit do ti sugjeronte Sforcës që Italia të prezantonte sa më shpejt
kandidaturën e vetë në Paktin e Atlantikut. Marrja e pozicionit francez lindi nga dyshimet në
rritje të Parisit përballë ecurisë së tratativave të Uashingtonit. Qeveria franceze i përmbahej
rrezikut që Pakti i Atlantikur mund të dominohej nga një kualicion anglo-sakson, dhe që interesat
strategjike të aleancës mund të kishin një karakter atlantik dhe mund të linin në hije mbrojtjen e
kontinentit europian dhe të Mesdheut, zona që rezultonin përkundrazi vitale për Parisin. Futja e
Italisë në Pakt do të thoshte më pak karakter anglo-sakson që do ti kishte lejuar Francës të
llogariste një partner të dobishëm me të cilin falë edhe disa iniciativave të përbashkëta në vecanti
edhe bashkimi doganor, ekzistonte një raport bashkëpunimi. Këtyre nxitjeve duhej shtuar
evolucioni në pozicionet e Vatikanit që tani tregohej favorizues në pjesëmarrjen italiane në
Aleancë.61
Mbi bazën e këtyre elementeve dhe në Janar 1949 De Gasperi e Sforca vendosën të
përmbushnin një hap të parë në drejtim të aderimit në Aleancën Atlantike. Iu dërgua kështu
ambasadorit Italian në Amerikë Tarkiani një memorandum në të cilin i kërkohej Uashingtonit
informacion mbi tratativat në vazhdim për krijimin e një aleance Perëndimore dhe theksohej
interesi Italian për pjesëmarrjen në këtë iniciativë pa lënë pas dore problemet dhe pengesat në
59Po aty, f 127 60 I documenti diplomatici italiani,serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 345, 17.12.1948 Ambasadori italian nëUashington Tarchiani për ministrin e jashtëm Sforza,f 765 61 Enio Di Nolfo La guerra fredda e l’Italia, (Rome Rubbettino, 2004), f. 506.
22
ndjekjen e këtij problemi. Ambasadori do të dërgonte mesazhin autoriteteve amerikane me një
kërkesë të qartë të pjesëmarrjes në Aleancë.62
Zgjerimi gjeografik i Paktit ishte bërë ndërkohë një nga nyjet kundërshtuese të tratativave
sepse nëse nga njëra anë Franca e hidhte vëmendjen e zgjerimit drejt Mesdheut, Britania kishte
në vëmendje të pranonte në aleancë Norvegjinë që do të kishte pranuar mbrojtjen e Detit te
Veriut. Londra ishte armike e prezencës italiane në paktin e Atlantikut sepse vazhdonte të
mendonte se gadishulli do të ishte barre nga pikëpamja ushtarake dhe se përfshirja italiane do ti
shtynte autoritetet e Romës të paraqesnin përsëri me forcë çështjen e kolonive. Në këtë
pozicionim negativ Britania do të gjente edhe mirëkuptimin e Kanadasë dhe të disa vendeve të
Benelux. por kërkesa italiane u pranua të mbështetej hapur nga përfaqësuesit francez dhe u nxit
në brendësi të Departamentit të Shtetit amerikan dhe aksionit të disa funksionarëve të cilët ishin
favorizues të hyrjes së Italisë në Paktin e Atlantikut. Me çfarëdo lloj mënyre Londra do të
përfundonte me thyerjen përballë presioneve franceze dhe evidencave të sjelljeve të Uashingronit
në drejtimin favorizues të Italisë. Britania do të vendoste megjithatë dy kushte sipas të cilave
Italia nuk do të merrte pjesë në fazën përmbyllëse të negociatave, dhe do të kufizohej me
pranimin e traktatit dhe që nuk duhet të merrte avantazhe nga ky sukses diplomatik për të hapur
çështjen e ish-kolonive.63Qeveria e Italisë do ti pranonte këto kërkesa dhe kështu më 4 Prill 1949
Sforca mund të merrte pjesë në kryqytetin amerikan në ceremoninë zyrtare të firmosjes së paktit
të Atlantikut në të cilën Italia do të hynte të merrte pjesë si anëtar themelues edhe pse nuk kishte
marrë pjesë në tratativa. Me gjithë opozitën e fortë dhe dyshimeve të manifestuara në disa
sektorë të së majtës demokristiane, De Gasperi do të arrinte të përfitonte me shkathtësi
ratifikimin e traktatit të Uashingtonit nga ana e parlamentit. Përsa i përket kontekstit europian,
pjesëmarrja e Italisë në Paktin Atlantik do ta bënte vendin një anëtar me të drejta të plota në
sistemin perëndimor dhe përfshirja e tij në cfarëdolloj projekti të lidhur me ndërtimin europian
do të behej gati në mënyrë automatike sic do të demostrohej në ato muaj nga hyrja italiane në
planet e formimit të organizimit të parë të bashkëpunimit politik europian, Këshilli i Europës.
1.4. Këshilli i Europës dhe aderimi i Italisë
Njëkohësisht me nisjen e kontrastit midis Lindjes dhe Perëndimit dhe transformimit të
Europës në terrenin e parë të përballjes së Luftës së Ftohtë do të manifestoheshin në pjesën
perëndimore të kontinentit të vjetër iniciativa në favor të ndërtimit europian me formimin e disa
lëvizjeve dhe shoqërive qoftë të natyrës kombëtare qoftë të natyrës ndërkombëtare. Në këtë fazë
të parë aspirimi i bashkimit europian kishte akoma karakter të vagët saqë për një kohë të shpejtë
62I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 34, 10.1.1949 De Gasperi per ambasadori Italian ne Uashington Tarchiani, f 149 63Antonio . Varsori, Il patto di Bruxelles, 1948: tra integrazione europea e alleanza atlantica, (Roma, Bonacci,
1988), f. 165
23
do të përcaktoheshin dy tendenca. Nga njëra anë ishin mbështetësit e nje federate europiane me
një pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të popujve europiane, nga ana tjeter ishin përkrahësit e një
projekti konfederal bazuar mbi forma të bashkëpunimit të ngushtë ndërqeveritar pa lëshim të
sovranitetit me menaxhim nga qeveritë dhe nga diplomacia. Në një periudhë më të afërt tendenca
u përhap në Francë, Itali, Gjermani dhe vendet e Beneluks ndërsa më pas do të ndodhte në
Britani dhe Europë.64
Përsa i përket Italisë qoftë hartimi teorik në vitet e Rezistences qoftë edhe tradita
intelektuale e disa forcave politike si dhe shpirti që kishte ushqyer kushtëtutvënësit, dukej se
favorizonin përhapjen e një projekti federal. Kjo tendencë ishte nje reagim i natyrshëm i
tejkalimeve nacionaliste të periudhës fashiste dhe pasojat e një identiteti kombëtar që përvec se
sa kishte ndodhur në fillim të viteve’ 900 me lëvizjen kombëtare dhe fashizmin, do të paraqitej
shumë e dobët. Përsa i përket idealeve patriotike dhe kombëtare do të vazhdonin disa sektorë të
shoqërisë italiane të ndikoheshin nga çështjet e traktatit të paqes dhe nga çështjet koloniale në
mënyrë më të fortë.65
Nuk është për tu habitur se nëse në sjelljen e forcave politike dhe të botës intelektuale të
bashkëjetonin si shtysa drejt formave të forta të integrimit dhe ambicie të karakterit patriotik.
Nuk mund të lihet pas dore se në fund të viteve ’40 dhe fillim të viteve ’50 kishte një lloj rilindje
të monarkisë së djathtë dhe neofashiste që gjente në nacionalizëm një pikë të fortë, ashtu si partia
komuniste vazhdonte të nënivzonte karakterin e një partie internacionale dhe patriotike,
mbështetëse të mbrojtjes së interesave nacionale.
Në fund duhet nënvizuar në veçanti se për sektorët e gjerë të partive të moderuara ndoshta ishte e
rendësishme të gjendej një terren i përbashkët mbi politikën e jashtme që të mos identifikohej
thjesht një zgjedhje amerikane dhe antikomuniste. Objektivi i ndërtimit europian ofronte këtë
mundësi edhe bashkonte katolikët dhe laikët e moderuar të ciët në Italinë e lirë shpesh
gjendeshin në një përballje të hapur edhe mbi çështjet e karakterit ndërkombëtar. Qoftë edhe për
arsyet e përmendura, zgjedhja europiane i përmbahej një karakteri të përgjithshëm dhe nuk
rezultonte kontradiktore në ndjekjen e objektivave kombëtare dhe patriotike në punën e një
qeverie e ndihmuar nga nje diplomaci që nuk kishin pësuar ndryshime dhe ata përfaqsues
vazhdonin të inspironin në masë të madhe vizionin nacionalist të viteve ‘900. Por kjo diplomaci
nuk i injoronte nga ana tjetër rëndësinë e aksionit të ndërmarrë në kontekstin e organizmave të
bashkëpunimit shumëpalësh. Që nga hartimi i kushtetutës 1946-47 nuk kishin munguar
pozicionimi në favor të lëvizjeve europiane në vecanti të Bashkimit Parlamentar Europian të
propozuar nga Kalergi. Në vitin1948 të nesërmen e zgjedhjeve të 18 Prillit, mbi iniciativën e
eksponentit demokristian Enzo Giacchero do të krijohej një grup parlamentar në favor të
64Sergio Pistone I movimenti per lunita Europe a1944-1954 ,(Jaca Book, Milano,1992), f42 65Pietro. Pastorelli, La politica estera italiana del dopoguerra(, Bologna, Il Mulino, 1987), f.149
24
bashkimit europian, duke nisur nga ky moment për disa kohe cdo vit parlamenti do të aprovonte
rezoluta në favor të ndërtimit europian mbi baza federale.66
Edhe pse që nga viti 1947 në Itali impenjimi europian do të shfaqej i fortë italianët nuk
do të luanin një rol qëndror në iniciativat e para të lëvizjeve europiane. Midis projekteve më të
rëndësishme ishte në fakt mbledhja që do të mbahej në Aja në Majin e vitit 1948 të një
konference që do të mblidhte përfaqësues të grupeve të ndryshme dhe lëvizje të ardhura ngai
gjithë kontinenti. Në origjinë të këtij projekti ishte Lëvizja Europiane e udhëhequr nga lideri
konservator-anglez Çërçill dhe nga Sandys bashkëpunëtor i kryeministrit. Përvec vështirësive të
lidhura me armiqësinë ndaj iniciativës nga ana e qeverisë britanike, jo vetëm dyshimeve të disa
lëvizjeve si ajo e Karlerg, Kongresi Europian do të ishte një sukses dhe në qytetin holladez do të
gjendeshin të bashkuara disa qindra delegatë të vendeve të ndryshme me prezencën e
personaliteteve të spikatur të botës politike dhe të asaj intelektuale, ekonomike si Curcill,
Maksimilian Maurice Shuman, Paul Ramadie. Qëllimi liderit konservator ishte hartimi i një
programi që do të prezantonte një pikë referimi për Europën Perëndimore në kontekstin e lindjes
së Luftës së Ftohtë. Në realitet në rrjedhën e konferencës u dukën shpejt opinione të ndryshme
nga njëra anë mbështetësit e hipotezave federale dhe nga ana tjetër përkrahësit e një projekti
konfederal. Megjithatë do të arrihej një marrëveshje mbi objektivin e krijimit të një asambleje
europiane e përbërë nga përfaqësuestë parlamenteve kombëtare. 67
Përsa i përket pjesëmarrjes italiane në konferencë delegacioni Italian ishte në numër të
konsiderueshem pjesëmarrësish. Meqënëse këta përfaqësues mbulonin të gjitha forcat e
moderuara nuk ishin të pranishme personalitete politike të impenjuara në qeverinë pas
zgjedhjeve të para politike për Republikën. As delegatët italianë nuk do të luanin ndonjë rol
qëndror në aktivitetin e komisionit por edhe vete Spinelli nuk kishte ende një rol të spikatur në
lëvizjen federaliste.68 Kështu që nuk është për tu habitur fakti që të nesërmen e konferencës
iniciativa të qëndronte në duart e eksponentëve europiane angleze, francezë ebelg. Por aksioni i
përmbushur nga Çurçilli tek kryeministri do të përmbyllej me një faliment, pasi nuk ishte në fakt
në vëmendjen e qeverisë laburiste t’i ofronte liderit të opozitës konservatore rastin për një sukses
politik. Bevin do të përqëndronte vëmendjen përkundrazi tek Aleanca Atlantike. I ndryshëm do
të ishte reagimi i lidershipit francez që ndihej i pakënaqur nga roli dytësor që Parisi po luante
qoftë në paktin e Brukselit, qoftë në raport me SHBA. Në korrik të vitit 1948 me rastin e një
takimi të ministrave të jashtëm të traktatit të Brukselit, Bidault do të avanconte hipotezat që
aleanca e të pestëve të merrte në konsiderate projektin për një asamble parlamentare europiane.
66Sergio Pistone, l’unione dei federalist europei.dalla fondazione alla decisione sul l’elezione diretta del parlamento
europeo, ( Guida, Napoli 2008), f 62 67Sergio Pistone ,l’unione dei federalist europei.dalla fondazione alla decisione sul l’elezione diretta del parlamento
europeo, (Guida, Napoli 2008), f 68 68Antonio .Varsori Il congress dell’Europa dell’Aja 7-10 maggio 1948 në << Storia conteporanea>, nr 1990, f 463-
493
25
Reagimi i ministrit të jashtëm anglez Bevin ishte negativ dhe në këtë moment, Bidault ishte vec
të tjerash përfaqësues i një qeverie të dorëhequr. Projekti do të rimerrej disa muaj me vonë nga
Robert Shuman, që shikonte në krijimin e një organizmi të bashkëpunimit politik, mundësinë për
të nisur një dialog me shtetin e ardhshëm gjerman nëpërmjet një përfshirje të mundshme mbi
krijimin e asambleje parlamentare europiane. Autoritetet franceze në një mënyrë të vagët
mendonin që ky institucion të kishte karakter federal, por ky aspekt i vështirësonte punët përballë
autoriteteve angleze.69
Në Tetor 1948 qeveritë e paktit të Brukselit vendosën të nisnin studimin e projektit që
ishte paraqitur në Konferencën e Aja. Britania do ta pranonte këtë prospektivë për të mos irrituar
administratën Truman që ishte shprehur në favor të cdo lloj forme të bashkëpunimit europian,
por Londra nuk do të hiqte dorë nga qëllimi të bllokonte që tratativat të mbylleshin me formimin
e një organi federal. Foreign Ofice do të avanconte me një propozimi të bazuar mbi idenë e një
këshilli të ministrave europianë të pesë vendeve të paktit të Brukselit të cilit mund t’i bashkohej
në një kohë të dytë vende të tjera të kontinentit të vjetër madje edhe Italia. Nga pikëpamja
angleze kjo zgjedhje do ta linte cdo vendim në duart e qeverive dhe zgjerimi i këtij organizimi të
ardhshëm do të ishte kufizuar në rolin e një këshilluesi të thjeshtë të natyrës ndërqeveritare. Përsa
i përket hyrjes së Italisë hynte në vizionin anglez një përfshirje në sistemin Perëndimor, por me
një rëndësi të vogël krahasuar me vendet kryesore të përfaqësuara nga Pakti i Brukselit dhe nga e
ardhmja e Paktit Atlantik.
Përtej kësaj, për momentin Italia do të qëndronte jashtë negociatave për krijmin e një
komiteti të studimit për bashkimin europian. Autoritetet italiane do të vazhdonin të
mbështeteshin fort në një projekt më të gjerë të hedhur nga Sforca që nga korriku bazuar mbi
OECE. Do të ishin autoritetet angleze që përballë presioneve franceze për përfshirjen e Italisë në
Paktin Atlantik do të udhëzonin që Italia mund të forconte lidhjet e saj me bllokun Perëndimor
nëpërmjet një përfshirje në projekin në vazhdim të Komiteti të Studimit për Bashkimin Europian.
Për qeverinë britanike ky pozicionim shpjegohej me kënaqjen e autoriteteve italiane në rast të
lënies jashtë të gadishullit nga Aleanca Atlantike.
Në fund të Nëntorit duke marre parasysh edhe kundërshtimin nga ana franceze dhe angleze për
mospranimin e planit Italian për një riforcim të kompetencave të OECE dhe qëllimit nga pala
italiane për të përmirsuar raportet me Londrën, u vendos t’i jepej një përgjigje thelbësore positive
sugjerimeve të Londrës për një përfshirje të Romës në projektet e bashkëpunimit politik që ishin
në studim e sipër nga pesë vendet e Paktit të Brukselit. Gatishmëria britanike në këtë drejtim do
të theksohej nga ministri ijashtëm anglez Bevin në Dhjetor. U vu re se si tratativat midis të
pestëve të cilët shkonin në drejtim të tezave britanike me hipotezat të krijimit nga njëra anë të
Këshillit të Ministrave, nga ana tjetër të një asambleje parlamentare që në qëllimet e Londrës
thjesht duhet të kishte detyra këshilluese. Çështja e prezencës italiane në këshillin Europian të
69Sergio Pistone, l’unione dei federalisti europei.dalla fondazione alla decisione sul l’elezione diretta del
parlamento europeo, (Guida, Napoli 2008), f 87
26
ardhshëm do të gërshetohej në këtë pikë me kandidaturën italiane në Paktin Atlantik dhe në Janar
1949 Londra do të këmbëngulte që përfshirja e Romës në këshillin Europian do ti zbuste
aspiratat italiane.70
Në fund të janarit Italia nën kriteret e vlerësimit të Irlandës, Danimarkës, Norvegjisë,
Zvicrës do të ftohej të bëhej pjesë në fazën përfundimtare të negociatave për krijimin e Këshillit
të Europës. Mbledhjet do të mbaheshin në kryeqytetin anglez nga 3-5 Maj 1949. Italia vetëm një
muaj më parë ishte bërë pjesë e Aleancës Atlantike. Në këtë konferencë do të trajtoheshin tema
të ndryshme si çështja e emrit të organizatës së ardhshme, qendra e saj, nga përfshirja e
mundshme e anëtarëve të tjerë dhe çështja e votimit. Në të gjithë çështjet e tjera, delegacioni
Italian i udhëhequr nga ministri i jashtëm Sforza do të mbante një pozicion bashkëpunues dhe të
kujdesur duke shpresuar që të mos irritonte as Bevin as Shuman duke inaguruar kështu një
tendencë italiane në ndërmjetësimin që do të karakterizonte momente të shumta të politikës
europiane të Italisë.71 Mbi nje pikë megjithatë Sforca do të dilte hapur në favor të interesave
franceze. Dhe në fakt do të deklarohej në favor të një përfshirje të shpejtë të Greqisë dhe Turqisë
në organizimin e ri europian. Ishte ky shembulli i një tentative të parë për të përdorur ndërtimin
europian në favor të një politike të jashtme italiane drejt Mesdheut, pozicion që Sforca do ta
konfirmonte me mbështetjen ndaj Athinës dhe Ankarasë në paktin e Atlanikut.72 Në 5 maj1949
do të firmosej traktati i Londrës, krijues i Këshillit të Europës dhe Italia ishte një prej vendeve
themelues.
Këshilli i Europës në vecanti për shkak të funksionit këshillues dhe vendimit të marrë
nga Franca në vitin 1950 për ta cuar rrugën e integrimit përmes dialogut me Gjermaninë
Perëndimore, do të përfundonte shumë shpejt me demostrimin e limiteve të saj duke luajtur një
rol të dorës së dytë në procesin e integrimit. Përreth një vit deri në lancimin e Planit Shuman,
Këshilli i Europës dukej i destinuar të luante një funksion në kontekstin e ndërtimit europian dhe
Italia do të përqëndrohej në mundësinë e lidhjes së aktivitetit të OECE me atë të Keshillit të
Europës duke konfirmuar vëmendjen e Romës ndaj aspekteve ekonomike të procesit të integrimit
kjo e demostruar në hipotezat e një bashkimi doganor. Pjesëmarrja në organizimin e ri europian
do të prezantonte ndërkohë një mundësi mbi planin politik të brendshëm. Qoftë De Gasperi ashtu
edhe Sforca do të gjenin mënyrën për të prezantuar njëkohësisht hyrjen në paktin e Atlantikut
dhe Këshillin e Europës si një strategji të bazuar mbi dëshirën për dialog dhe impenjim për paqe
e bashkëpunim. Ishte ky moment për t’i dhënë një karakter të ndryshëm nga hyrja në aleancën
ushtarake që ishte cilësuar me funksion antisovjetik Nuk është për tu habitur që në kontekstin e
70I documenti diplomatici italiani, serie x,1948-1953,vol II , Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 15, 7. 3.1949 Foreign Office në Washington, f 120 71I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-1953,vol II , Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
document 866, 4.5.1949, f 906 72I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-1953,vol III, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 63, 23.7.1949, Ministri I jashtëm Sforca për ambasadorin Italian në Paris Quaroni, f 145
27
Këshillit të Europës autorietet italiane të nënvizonin idealet federaliste e konfirmuar kjo nga ana
tjetërnga zgjedhja e përfaqësuesve për Asamblenë e Strasburgut. Në delegacionin Italian do të
spikasnin personalitete mbështetës të integrimit europian si Ugo Malfa, Piero Campilli. Në fund
të viteve ’40 falë edhe shtytjes së Altiero Spinellit lëvizja për një Europë federaliste-organizimi
më i madh europian Italian, kishte riforcuar prezencën në botën politike italiane dhe po fillonte të
ushtronte një influencë në lëvizjen europiane, në vecanti në kuadër të bashkimit europian të
federalistëve. Ishte kështu natyrale që të zhvillohej një raport bashkepunimi midis qeverisë dhe
lëvizjeve europiane, pasi nëse lëvizja europiane do të nxirrte avantazhe nga mbështetja e qeverisë
De Gasperi, vetë qeveria do të rriste rolin ndërkomëtarnë kuadër të ndërtimit europian, falë edhe
mbështetjes së partnerëve europianë dhe SHBA-së.73 Në fillim të viteve ’50 ndërtimi europian do
të merrte rëndësi në hartimin e një politike të jashtme italiane me futjen e vendit me të drejta të
plota në sistemin Perëndimor, në mbrojtjen e disa interesave ekonomike si njohjen e një
pozicioni që ndoshta nuk duhet të ishte i ndryshëm nga ai i ushtruar nga vendet e mëdha
europiane.
-
73Daniela Preda , Alcide de Gasperi federalista europea, (Bologna,Il Mulino,2005), f 110
28
KREU -II-
POLITIKA EUROPIANE E DE GASPERIT MIDIS IDEALIZMIT DHE
REALIZMIT 1950-1954
2.1. Lancimi i planit Shuman dhe Italia
Kthesa në procesin e integrimit europian u manifestua në 9 maj 1950 nga Ministri i
Jashtëm Francez Robert Schuman në një deklaratë ku propozonte vendosjen e prodhimit franko
gjerman të qymyrgurit nën një Autoritet të Lartë të përbashkët brenda nje skeme organizimi të
hapur për pjesëmarrjen e shteteve të tjera të Evropes. 74 Projekti francez i hartuar nga Zhan Mone
dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë që me të drejtë është konsideruar si pikë fillestare në
procesin e integrimit evropian do ti jepte jetë Komunitetit Evropian, të Qymyrit dhe Çelikut.
Arsyeja që e shtyu Francën për të punuar në favor të një procesi të integrimit mbikombëtar ishte
e ardhmja e Gjermanisë. Që nga viti 1948 Franca i përmbahej objektivit si të rikuperonte rolin e
një lidershipi në kontekstin e Europës Perëndimore përballë prespektivës së reabilitimit të
Gjermanisë.
Mbështetja e projekteve europiane dhe krijimi i Këshillit të Evropës u bënë instrumentet
e politikës së jashtme franceze me shpresën që të fitonte në sytë e amerikanëve rolin e një aktori
qëndror në çështjet e bashkëpunimit europian. Zhvillimet e ngjarjeve dukej se do ta dobësonin
akoma më shumë pozicionin e Parisit. Në radhë të parë duhet kujtuar krijimi i Republikës
Federale Gjermane në vitin 1949. Edhe pse Gjermania Perëndimore do të ishte një shtet me
sovranitet të limituar, pa një ministër të jashtëm, potenciali i saj ekonomik dhe fuqia e dikurshme
ushtarake e bënin atë një ndërmjetëse të rëndësishme të Londrës dhe Uashingtonit përballë
kërcënimit sovjetik i cili po rritej nga posedimi i armëve atomike dhe lindjes së Republikës
Kineze. Besueshmëria e faktorit ndërkombëtar do të rritej edhe me fitoren e Konrad Adenauer si
kancelar i Republikës Federale në Shtator 1949.75 Përveç kësaj Franca ishte e vetëdijshme se
posedonte një aparat industrial të varfëruar në krahasim me Gjermaninë dhe ajo kishte nevojë të
domosdoshme për qymyrin gjerman në projektet e saj në kuadër të modernizimit .
Në këtë kontekst në pranverë të vitit 1950 Jean Monnet, përgjegjës për planin e
modernizimit dhe zhvillimit të ekonomisë franceze, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, hartuan
një plan me objektiva të qarta për Francën. Së pari duhej të zgjidhej problemi isigurisë së
Francës duke e vendosur sektorin e industrive të rënda europiane nën një menaxhim duke e bërë
kështu të pamundur një konflikt midis Francës dhe Gjermanisë.
74 Paskal Milo Bashkimi Europian (Tiranë;Toena,2002), f 28-31. 75 Maurice Durousset, Bashkimi Evropian ne shekullin XXI-institucionet ekonomike, (Shkup: Logos, 2004),f 27-28
29
Së dyti kjo do ti siguronte Francës një akses të lirë në qymyrin e Ruhrit që ishte i rëndësishëm
për industrinë franceze .76 Sipas projektit Monne pjësëmarrësit do të hiqnin dorë nga sovraniteti i
tyre kombëtar në sektorët e qymyrit dhe celikut dhe ideatorët do të merrnin rol udhëheqës jo
vetëm përballë partnerëve europianë por edhe përballë administratës Truman. Monnet arriti ta
bind ministrin e jashtëm francez Schuman, për vlefshmërinë e këtij projekti i cili më 9 maj 1950
do ta lançonte zyrtarisht këtë projekt në sallonin Quay d’Orsay. Ky lajm iu dha Republikës
Federale por ishte i hapur edhe për vende të tjera të Europës Perëndimore. Apeli i Parisit iu
drejtua vendeve të Beneluksit sepse disa prej tyre si Belgjika dhe Luksemburgu posedonin
impiante të qymyrit dhe çelikut. Autoritetet angleze do të shpreheshin me irritim për një plan për
të cilin nuk ishin të informuar prandaj nuk ishte për t’u habitur fakti se Anglia qëndroi jashtë
Planit Shuman.77
Përsa i përkët SHBA-se ajo i dha mbështetjen e plotë një plani që ecte në drejtim të
integrimit europian. Përsa i përket Italisë reagimi i diplomacisë italiane ndaj Planit Schuman
ishte i ndarë në dy faza. Një përgjigje e parë, menjëherë pas lancimit të Planit, ishte një pëlqim
në parim. Sipas Pella, atëherë Sekretari i Thesarit, aderimi italian do të vinte për arsye politike,
duke lënë në plan të dytë konsideratat teknike dhe ekonomike. Këtë konfirmim do ta bëjë edhe
Ministri i Jashtëm Sforza që e kishte udhëzuar Ambasadorin italian në Paris Quaroni ti
komunikonte qeverisë franceze aderimin e Italisë. Bëhej fjalë për një aderim politik në një fazë
kohore ku edhe vetë ambjenti i iniciativës franceze, përtej deklarimit të dates 9 maj, nuk ishte
krejtësisht i qartë.78
Kishte një fazë të dytë, duke filluar nga java e fundit e Majit 1950 ku Italia duhej të përcaktonte
pozicionin e saj. Për këtë u ndërrmorën konsultime shumë të rëndësishme me komunitetin e
biznesit. Gjithashtu i rëndësishëm ishte roli i luajtur nga ambasadori Quaroni, i cili nëpërmjet një
seriekontaktesh të dendura me diplomacinë franceze, do të kontribuonte për të sqaruar kushtet e
iniciativës franceze. Përsa i përket fazës së parë, ajo u menaxhua nga ministri i jashtëm Sforza në
bazë të raporteve të ambasadorit në Paris, Quaroni i cili gëzonte një komunikim të mirë me
ministrin e jashtëm francez, përgjegjës për iniciativën në fjalë. Kishte kështu një interes francez
për të mbajtur qeverinë italiane të përfshirë. Në fakt, Italia u informua për tekstin e Planit
Schuman, në një takim Quaroni–Schuman disa orë para se ky plan të bëhej publik në një
konferencë për shtyp në Quai d'Orsay, në mbrëmjen e 9 maj 1950. Sipas Schuman Italia do ti
bashkohej në një moment të dytë kësaj iniciative franko-gjermane.79
Italia në këtë fazë të hershme, ishte e destinuar të mbetej thjesht spektatore, edhe pse nuk
mungonte interesi francez i shprehur në nivelin më të lartë për të mbajtur të informuar
76 Maurice Durousset, Bashkimi Evropian ne shekullin XXI-institucionet ekonomike, (Shkup: Logos,2 004), f 27-
28 77 Paskal Milo Bashkimi Europian (Tiranë;Toena,2002), f 32. 78 Rugero Ranieri, L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, në Di Nolfo E.,Rainero R.H., Vigezzi b.(nën kujdesin),
L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950), ( Milano Marzorati 1986). f 97 79 Rugero Ranieri, L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, në Di Nolfo E.,Rainero R.H, Vigezzi b.(nën kujdesin),
L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950) ( Milano Marzorati 1986). f 123
30
diplomacinë italiane. Raportimi që Quaroni do të dërgonte në Romë në bazë të bisedës me
Schuman përmbante rëndësinë e iniciatives franko –gjermane. Megjithëse Quaroni do të ishte
skeptik duke e cilësuar një gjest spektakli nga ana e Francës lëshuar para mbledhjes që do të
mbahej në Londër ku amerikanët do të kërkonin heqjen e kufizimive në prodhimin gjerman ai do
ta këshillonte qeverinë italiane ti përgjigjej pozitivisht aderimit.
“Kjo iniciativë franceze vë në rrezik siderurgjinë tonë por duhet të aderojmë për këto arsye.
Bëhet padyshim fjalë për një gjest europian dhe një gjest afrimi midis Francës dhe Gjermanisë
duhet të jetë në koherencë me politikën tone. Nëse ky plan nuk pranohet nga Gjermania thjesht
bëmë figurë të mirë. Nëse ata e pranojnë na jep të drejtën që të hyjmë që në fillim në negociata
dhe kështu do të mbronim interesat tona”.80 Ishin pikërisht interesat ekonomike që do të shtynin
ambasodorin ti kërkonte Schuman garanci në fushën e industrisë si kusht për hyrje në këtë plan.
Përgjigja e parë zyrtare u dha nga Sforza në 12 maj 1950 në një deklaratë të lëshuar së pari në
Romë dhe pastaj në agjencinë e Parisit "Agence France Presse". Bëhej fjalë për një aderim në
princip pas së cilit qëndronin rezerva. Dhe më konkretisht Sforza duke uruar Schuman dhe
Adenauer tregonte gatishmërinë italiane për t'u bashkuar në këtë organizatë. Gjithashtu ai
shprehej se.
“ Iniciativa do të merrte një rëndësi historike vetëm nëse së bashku me Italinë do të merrnin
pjesë shumica e vendeve evropiane. 81
Në këtë fazë dukej qartë roli jo protagonist i Italisë dhe informimi i pakët ku përmbajtja e
Planit Schuman, në fazë të hershme ishte e paqartë dhe për italianët ai u shfaq si një lloj
Bashkimi Doganor. Kjo vinte për faktin se në javën e parë, francezët duket se nuk donin të
jepnin shpjegime të detajuara rreth këtij plani; në këto ditë të para Italia u la mënjanë edhe pse
ishte nga të parat qe u informua. Kjo ndosha edhe sepse anëtarësimi i saj nuk dukej i
domosdoshëm për suksesin e projektit, i ciliduhej të kalonte për shqyrtim sidomos nga
amerikanët dhe në njëfarë mënyre të kapërcente pengesat angleze. Por në mungesë të
informacioneve më të sakta nga ana franceze në dy javët e para pas shpalljes më 9 Maj 1950,
burimi kryesor i diplomacisë italiane u bë diplomacia gjermane së cilës iu kërkua në emër të
europianizimit dhe solidaritetit demokristian jo vetëm të informonte për bisedimet Franko-
gjermane por iu kërkua kancelarit gjerman Adenauer të lëshonte një deklaratë me qëllim hapjen e
portës për një pjesëmarrje të mundshme italiane. Pikërisht në ato ditë, De Gasperi dha një
intervistë në një gazetë të Monakos, ku shprehej për pajtimin italian franko-gjerman dhe duke
besuar se kjo marrëveshje ishte e nevojshme për të nxjerrë në pah frymëzimin e partive katolike,
në Francë, Gjermani dhe Itali.82 Kështu diplomacia italiane në pak ditë po angazhohej deri në
80I documenti diplomatici italiani, serie x,1948-53, vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 180, 9.05.1950 Quaroni për Sforzën 5113/ f 164-165 81 Carlo Sforza,Cinque anni a Palazzo Chigi. La politica estera italiana dal 1947-1951,(Roma: Atlante, 1952), f
146. 82 Daniela Preda, Alcide de Gasperi federalista europea, (Bologna,Il Mulino,2005), f 116-118
31
instancat më të larta për tu bërë pjesëmarëse në këtë plan ku ajo kërkonte të hynte në pozita të
barabarta.
Në zërin e politikës së jashtme në fakt mendimi europianist italian do të kishte një dozë të
ambicieve ekonomike dhe ndoshta kjo e kishte shtyrë të ndërmerrte në një kohë të shkurtër
veprimtarinë diplomatike ku kishte insistuar të dinte detaje rreth këtij plani në fushën e
industrisë. Duke iu referuar në terma të thjeshta Plani Shuman dihej se ishte një bashkëpunim në
sektorët e qymyrit dhe çelikut dhe për industrinë ialiane ishte një moment i rëndësishëm për të
përmushur nevojat urgjente që kishte, pasi qymyri mbulonte nga fillimi i viteve 1950 rreth 1/3 e
forcës energjitike dhe ku pjesa më e madhe importohej. 83 Prodhimi i qymyrit ishte jo vetëm në
sasi të vogël por edhe jo cilësor dhe kishte vetëm një vendburim në Sardenjë. Përsa i përket
prodhimit të çelikut bëhej fjalë për shifra të ulta krahasuar me Belgjikën, Luksemburgun për të
mos folur për Francën dhe Gjermaninë. Industria italiane ishte e përbërë nga sektori shtetëror që
përfaqësohej nga grupi Finsider dhe ai privat që përfaqësohej nga grupi FALK dhe FIAT.84
Duke pasur këtë realitet italian dhe domosdoshmëri në këtë fushë dukej qartë se pala
italiane mendonte se mund të formonte në fakt një marrëveshje metalurgjike franko-italo-
gjermane që do të jepte të gjitha garancitë e nevojshme prodhuesëve italianë ku të bëhej e
mundur që Franca përfundimisht do të lejonte italianët të merrnin pjesë në shfrytëzimin e Ruhrit.
Ndërkohë, ishte e nevojshme që të këmbëngulin në kushtet e pjesëmarrjes italiane, në fakt ishin
edhe siguritë e dhëna nga Schuman për vazhdimin e programeve të investimeve që lidhen me
industrinë e çelikut italian tashmë të miratuar dhe financuar në brendësi të OECE.
Një shtysë tjetër për shpejtimin e hapave të ndërmarra ishte edhe anonçimi nga francezët i
një Konference Ndërkombëtare për këtë çështje që do të mbahej në 20 Qershor 1950 në Paris.
Kështu që për palën italiane kishte ardhur momenti të bënte një zgjedhje të qartë dhe
pjesëmarrjen e saj qeveria italiane do ta testonte së pari në Itali me ngritjen nga ana e ministrisë
së industrisë të një komiteti teknokratësh dhe përfaqësues nga sektori i ekonomisë shtetërore dhe
private.85Kusht paraprak në bisedimet e këtij komiteti ishte të njihej natyra e saktë e projektit
francez për të cilin në Romë kishte dyshime dhe kjo detyrë do ti ngarkohej përsëri ambasodorit
Quaroni i cili do të ndërmerrte një sërë takimesh në Paris, ndërmjet datave 23 dhe 27 maj, me
Schuman, Monnet dhe Herve Alphand kreun e Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet
Ekonomike në Quai d'Orsay.Alphand dhe sidomos Monnet i sqaruan ambasadorit italian
përmbajtjen e Planit.Pika kyçe e nismës ishte krijimi i një Autoriteti të Lartë dhe karakteri
mbikombëtar i nismës. Prandaj ishte e nevojshme që qeveritë të zgjidhnin personalitete me aftësi
teknike dhe me një rol politik të rëndësishëm kjo edhe për tu thënë amerikanëve që nuk bëhej
83 Rugero Ranieri, Il piano Marshall e la ricosruzione della siderurgia a ciclo integrale, në <<Studi Storici>> 1996 ,
f 145-190 84 Rugero Ranieri, Il piano Marshall e la ricosruzione della siderurgia a ciclo integrale, në <<Studi Storici>> 1996 ,
f 145-190 85 Rugero Ranieri, L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, in Di Nolfo E.,Rainero R.H, Vigezzi b.(nën kujdesin),
L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950), ( Milano Marzorati 1986), f 141
32
fjalë për një trust.86Shpjegimet e Monnet dhe Alphand do të preknin pak a shumë të gjitha
aspektet e projektit francez.
Përsa i përkiste elementëve ekonomike francezët insistonin në liberalizimin e lëndëve të
para, mbi dhënien fund të çmimeve të dyfishta dhe formave të tjera të diskriminimit në barazimin
e pagave, nevojën e një fondi për të ndihmuar të papunët që do të dilnin nga mbyllja e disa
industrive. Monnet do të fliste edhe për idustrinë italiane ku nuk bëhej fjalë për të penguar
programet italiane të modernizimit të ndërmarra në kuadër të OECE. Këto të dhëna pala italiane
do tja bënte të ditur për diskutim komitetit të ngritur posacërisht për këtë cështje dhe që
përfaqësonte sektorin industrial privat dhe shtetëror. Ky komitet pas diskutimeve të bëra do të
shtronte katër kushte për aderimin e Italisë në këtë plan.
1-Trajtim i barabartë me vendet e tjera prodhuese.
2-Akses të lirë për lëndët e para duke hequr çmimet e dyfishta.
3-Garantim për vazhdimësinë e programeve të ndërmarra në kuadër te OECE.
4-Garanci për një treg të përshtatshëm të brendshëm dhe të jashtëm.87
Pala italiane do të konfirmonte në 26 maj pjesëmarrjen në Konferencën e Parisit. Ambasadori
italian do të përpilonte një raport në detaje dhe në komunikin e tij në 29 maj dërguar ministrisë së
jashtme ku i bindur për pjesëmarrjen italiane deklaronte
“ Nëse ne duam të jemi europianëatëherëjo vetëm duhet të aderojmë por të lutemi që kjo e mirë
na ka ardhur në derë. Nëse mendojmë si italianë atëherë është e vështirë ta fshehim që plani
përmban një sërë kërcënimesh për siderurgjinë që me shumë vështirësi ka kapërcyer organizmi i
OECE.88
Rëndësia që merrte kjo marrëveshje dhe konferenca e ardhëshme do ta preukuponte diplomatin
italian edhe për përzgjedhjen e delegacionit të Parisit ku përsa i përkiste prezencës italiane
mendonte se duhet të ishte një person jo i thjeshtë duke pasur parasysh që francezët kishin një
Jean Monnet.89 Por që ky plan kishte një arsye të fortë ekonomike për palën italiane do ta bënte
Quaronin që në përmyllje të raportimit të tij të deklaronte ”Edhe pse nga një këndëvështrim i
ngushtë kombëtar kjo do të thotë shitje e votës tonë kombëtare personalisht jam për zgjidhjen
europiane i bindur se ekonomiksht është zgjidhja më e mirë për ne”90 Interesat në sektorin e
industrisë do të ishin në qendër të këtij plani aq sa do ti bëheshin të ditur edhe amerikanëve. Ishte
përmbyllur kështu një fazë e parë rreth planit Schuman për tu hapur një tjetër në Konferencën e
Parisit.
86I documenti diplomatici italiani, serie x,1948-53,vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 211,25.05.1950 Quaroni për Sforzen 5785/209 87 Rugero Ranieri, L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, in Di Nolfo E,Rainero R.H, Vigezzi b. (nën kujdesin),
L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950), ( Milano Marzorati 1986). F 148 88ASMAE ,b.4 ,29 05..1950 Piano Schuman .Ambasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm
Italian,Sforza . në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 15 ,f 91-94. 89 ASMAE ,b.4 ,29 05.1950 Piano Schuman .Ambasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Italian,S
forza në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 15, f 91-94 90Po aty, f 95
33
Pas firmosjes së traktatit do të hapej në vendet aderuese proçesi i ratifikimit. Në Itali
diskutimi në parlament do të fillonte me kundërshtimin e komunistëve të cilët i përmbaheshin
edhe gjendjes së inferioritetit të Italisë në këtë plan. Por mbrojtja këtij plani nga demokristianët
do të përqëndrohej në anën ekonomike dhe punësimin kur një deputet Cezare Merzagara do të
shprehej për domosdoshmërine që kishte sektori i industrisë mekanike që punësonte 650.000
punëtorë dhe ajo që mungonte ishtë lënda e parë për të cilen Poli i Qymyrit e ofronte me cmim
ndërkombëtar.91Por diskutimi në rrafsh ekonomik duket se do ti jepte një arsye më tepër ku Plani
Shuman parë nga këndvështrimi ekonomik krijonte një risi për politikën ekonomike italiane.
Politika ekonomike deri më sot ka qenë proteksioniste por bota ecën. Ajo që ishte dje mund të
mos jetë nesër.”Parlamenti italian do ta aprovonte planin Shuman më 15 mars 1952 dhe
ndërkohë do ti kushtonte rëndësi edhe zgjedhjes së përfaqësuesve të saj. Një nga figurat më të
spikatura do të ishte Enzo Giachero i cili ishte shquar për rolin aktiv në lëvizjet federaliste dhe
do të përfaqësonte Italinë në Autoritetin e Lartë. Gjithashtu 18 përfaqësuesit në Asamble ishin
figura të rëndësishme politike. Kjo zgjedhje për qeverinë italiane përmbushte rëndësinë e
bashkëpunimit europian.92
2.2. Konferenca e Parisit 1950-1951. Aderimi i Italisë kërkimi i prestigjit dhe motivi
ekonomik.
Konferenca e Parisit që do të diskutonte mbi planin Schuman do të hapte punimet në 20
qershor 1950. Aderimi i Italisë siç përmendëm më lart ishte konfirmuar në fund të Majit. Qeveria
italiane do ti kushtonte një rëndësi edhe formimit të delagacionit i cili do të përbëhej nga
ekspertë të shtetit në disa fusha që do të merreshin me shqyrtimin e aspekteve ekonomike dhe
institucionale të projektit. Por do të ishte vetë De Gasperi nën udhëzimin e ministrit të jashtëm
Sforza që do të zgjidhte në krye të këtij delegacioni Tavianin një emër jo vetëm të njohur në
fushën ekonomike por si edhe një njeri pjesëmarrës të projekteve europiane dhe atlantike gjë që
do ta bindte më shumë për ti thënë po kësaj kanditature .93 Do të ishte detyra e ministrit të
jashtëm italian ti besonte detyrën Tavianit që kishte të bënte me çështje politike të planit
Schuman dhe të ndërmjetësonte me delegacionet e tjera për të arritur objektivin e krijimit të një
Autoriteti Mbikombëtar në Evropë, ndërkohë që do ti kërkonte të mbronte sa të ishte e mundur
interesat e Italisë. Taviani ishte gjithashtu përgjegjës për drejtimin dhe kordinimin e aktivitetit të
anëtarëve të ekipit të tij. Pikërisht në një letër të dërguar Tavianit më datën 10 qershor duket se
linja e politikës italiane ishte konturuar mbi planin europian ku ministri shprehej qartë se në
91 Rugero Ranieri,L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, në Di Nolfo E.,Rainero R.H., Vigezzi b.(nën kujdesin),
L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950), ( Milano Marzorati 1986), f 172 92 Rugero Ranieri, L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, në
Di Nolfo E.,Rainero R.H., Vigezzi b.(nën kujdesin),L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950),(
Milano Marzorati 1986). f 172 93 Daniela Preda, Alcide de Gasperi federalista europea,(Bologna,Il Mulino,2005), f 213--223
34
planin Shuman shikonte një tentativë serioze për të pasur në Evropë një autoritet mbikombëtar që
mund ti shuante mosmarrëveshjet franko–gjermane dhe për këtë duhej favorizuar Plani
Schuman, por sigurisht përfaqësuesit duhet të mbronin interesat e veçanta italiane.94Këto interesa
kombëtare ministri i jashtëm italian i shikonte fort të lidhura kur e vinte theksinse
‘’ Kjo marrëveshje nuk është një kartel por do të thotë të sigurojë qymyr dhe çelik me çmim sa
më të ulët “95 dhe kjo ishte padyshim ishte një plotësim i interesave industriale italiane. Sforza
do të përcaktonte se cilat duhet të ishin objektivat e Planit Schuman, në mënyrë që ai të mos
mbetej një marrëveshje e thjeshtë ekonomike por hapi i parë i një pushteti mbikombëtar në të
gjithë Evropën dhe për këtë duhej edhe pranimi i Anglisë. Por në pozitat e ministrit të jashtëm
dukej edhe roli që qeveria italiane kërkonte të fitonte një patner ku shprehej se ’’Për anglezët
llogaritetfort ekzistenca e një fakti”.96 Rëndësia e këtyre bisedimeve do të shtrihej edhe në
ministri të tjera ku ministri i punës do ta udhëzonte Tavianin të përqëndrohej tek qarkullimi i lirë
i punëtorve pasi emigracioni do ti lejonte Italisë të zvogëlonte papunësinë dhe njëkohësisht të
ulte tensionet sociale. Kështu që Delegacioni italian kishte dy objektiva, e para për të punuar për
suksesin e Planit Schuman dhe futjen e plotë të Italisë në brendësi të tij. Bëhej fjalë për
mbështetjen e Italisë ndaj CECA, në këmbim të konçensioneve të mundshme të vendeve të tjera
për zgjidhjen e çështjeve të ngutshme që e kishin mbërthyer Italinë dhe e paraqisnin të dobët në
projektet europiane.
Lëvizja e lirë e personave bëhet kështu një nga çështjet ku delegacioni italian do të
përqëndrohet për suksesin e procesit të integrimit evropian. Përveç këtyre objektivave Taviani në
punën e tij, duhet gjithashtu të kishte parasysh që marrëveshja që do të arrihej në Paris do të
duhej të ratifikohej në parlament dhe këtë frikë e kishte kur shprehej se
edhe pse objektivi ishte i qartë në favor të ndërtimit europian i vetmi limit qëndronte në
rezultatin që duhet të kalonte parlamentin italian.97Me këto detyra delegacioni italian do të
merrte pjesë në Konferencën e Parist ku kreu i këtij delegacioni do të shprehej në ditën e hapjes
se
“Eksperienca e luftës së dytë botërore duhet të na ketë mësuar dicka. Paqja dhe siguria në
Evropë qëndrojnë në integrimin ekonomik e politik të saj”98
Por një tablo e përmbledhur mbi këtë konferencë do të ishte në ndihmë të çështjes që po
trajtojmë. Teksti i Traktatit u hartua gjatë Konferencës së Parisit, në periudhën Qershorit 1950
Prill 1951. Gjatë kësaj periudhe kohore ndryshimet në mjedisin ndërkombëtar shoqëruan
punimet e kësaj konference. Në veçanti, shpërthimi i Luftës së Koresë disa ditë pasi delegatët u
mblodhën në Paris, do të çonte në përshpejtimin e programeve për riarmatimin e bllokut
94ASMAE ,b.9 ,10 06..1950 Nga ministri i jashtëm Sforza për shefin e delegacionit Italian në konferencën e Parisit
mbi planin Shuman Taviani në. Pier luigi. Ballini, Antonio Varsori, dokument 17, f 100-101 95ASMAE ,b.9,10 06.1950 Nga ministri i jashtëm Sforza për shefin e delegacionit Italian në konferencën e Parisit
mbi planin Shuman Taviani. në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 17, f 100-101 96Po aty,f 102 97 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo,( Bologna: Il Mulino 2002), .fq 76-89. 98Po aty, f 97
35
Perëndimor. Mbi situatën ekonomike u vu re një garë për lëndët të para, e ndjekur nga rritja e
përgjithshme e çmimeve dhe një rritje e kërkesës sidomos për produktet e çelikut, nga të cilat
pasuan fitore të thella të industrisë së hekurit dhe çelikut.99 Negocimi në këtë konferencë është
ndarë në tri faza.100
Një diskutim i parë i dokumenteve u zhvillua në fund të qershor 1950. Gjatë fazës së
dytë, prej Korrikut deri në muajin Tetor, u punua për përmbajtjen e Traktatit në grupe pune,
ndërsa në fazën e tretë, Nëntor - Dhjetor teksti i Traktatit ishte i përgatitur që ti paraqitej qeverive
të vendeve aderues. Delegatët e gjashtë vendeve pjesëmarrëse do të takoheshin përsëri 19 mars
1951 për të finalizuar tekstin e Traktatit. Ministrat e jashtëm, pas negociatave të mëtejshme, do
ta nënshkronin më 18 prill 1951 lindjen e Komuniteti të Celikut dhe të Qymyrit (CECA) i cili
përbëhej nga këto institucione
1-Autoriteti i lartë ishte i pavarur nga qeveritë dhe përbëhej nga nëntë anëtarë që do ti ushtronin
funksionet në pavarësi të plotë.
2-Asambleja e përbashkët dhe Këshilli i Ministrave.
Por cili qe pozicioni i Italisë në këtë konferencë? Së pari delegacioni italian do të ketë një
letërkëmbim të dendur me ministrinë e jashtme ku do ta informojë për cdo zhvillim të
bisedimeve. Kështu në datën 21 qershor 1950, të nesërmen e hapjes së punimeve për Planin
Schuman, Taviani nëpërmjet ambasadorit italian në Francë Quaronit do ti përcjell ministrit të
jashtëm në Romë raportin e ditës së parë duke theksuar qëndrimet e ndryshme midis francezëve
nga njëra anë që kërkonin të diskutonin kompetencat e institucioneve të reja, pastaj të kalohej në
nivelin teknik dhe nga ana tjetër ishin përfaqësuesit holandezë dhe belgë që mendonin të
kundërtën.101 Interesimi i palës italiane ishte i atillë për planin saqë ditën tjetër Taviani përsëri do
të informonte ministrin për prezantimin e planit Schuman nga Monet, duke renditur si element
kryesor propozimin për të krijuar një Autoritet të Lartë, të përbërë nga 9 anëtarë të zgjedhur së
bashku, të cilët do të merrnin vendime me shumicë të thjeshtë që do të ishte jashtë çdo detyrimi
të qeverive kombëtare.102Vendimet që do të merreshin nga Autoriteti i Lartë në fushën e qymyrit
dhe çelikut do të jenë detyruese për të gjithë anëtarët.
Në lidhje me vendimet ekonomike, plani Schuman parashikonte nëpërmjet një periudhë
kalimtare, krijimin e një tregu të përbashkët të qymyrit dhe çelikut midis vendeve anëtare,
nëpërmjet ndihmës së një fondi të përbashkët. Në lidhje me problemet e çmimeve të lëndëve të
para dhe të pagave, Monnet njoftoi se do të diskutohej në ditët në vijim. Ai më në fund përfundoi
fjalimin e tij duke e ftuar Britaninë për t'u bashkuar me Planin Shuman së bashku me gjashtë
99Jean – Duroselle,Andre Kaspi,Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare( Tiranë : Orange,2011), f -181. 100 Rugero Ranieri, L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, in Di Nolfo E.,Rainero R.H., Vigezzi b.(nen
kujdesin),L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950),( Milano Marzorati 1986), f 247-250 101 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo, ( Bologna: Il Mulino 2002), f 120 102 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo, ( Bologna: Il Mulino 2002). f 123.
36
vendete tjera.103Disa ditë më vonë, pas takimeve që pati Monnet me delegacionet mbi planin e
propozuar do të vinin edhe reagimet e para. Në thelb do të pajtoheshin me propozimin e planit
Gjermania, Franca dhe Italia, ndërsa probleme të mëdha do të vinin nga vendet e Beneluksit që
kishin një numër marrëveshjesh dypalëshe dhe të privilegjuara me Britaninë. Ata gjithashtu i
përmbaheshin idesë se i shikonin të rrezikuara interesat e metalurgjisë përsa i përkiste çmimeve
dhe vendosjes së kuotave që kufizonin prodhimin dhe eksportin e qymyrit dhe çelikut dhe kjo
sipas tyre ishte në avantazh të industrive të mëdha gjermane dhe franceze.
Përsa i përket industrisë italiane, duke pasur parasysh dimensionet e saj modeste, Taviani
do të merrte nga Monnet, sigurinë e dëshirës për të mos u prekur nga zbatimi i Planit Schuman
impiantët e metalurgjisë që kishin përfituar ndihma në kuadër të modernizimit në bazë të
marrëveshjeve dhe huave të marra nga OEEC dhe të parashikuara sipas Planit Sinigaglia.104Kjo
garanci ishte arritja e një prej kërkesave që kishte marrë me vete delegacioni. Vërejtjeve të
vendeve më të vogla, Monnet do tu pergjigjej duke i siguruar që Autoriteti i Lartë do ti merrte
vendimet nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme me industrinë e vendeve, në koordinim me
grupet rajonale ndërkohë që do tu kërkonte delegacioneve që rezultatet e këtij diskutimi ata tja
paraqisnin qeverive të vendeve të tyre. Përsa i përket delegacionit italian në mbrëmjen e 24
qershorit Taviani do të ftohej në një darkë pune nga Monnet dhe një ditë më pas do të nisej në
Romë.105 Po këtë ditë në 25 qershor nisi lufta në Kore. Ndërkohë, që trupat e Koresë së Veriut
kishin vazhduar avancimin e tyre në drejtim të jugut, do të vijnë reagimet e para të qeverive për
projekt-planin Schuman lancuar nga Monnet. Partia laburiste britanike që kryesonte qeverinë do
të merrte një pozicion armiqësor ndaj planit Francez.Rëndësia që amerikanët i jepnin këtij plani
ishte e tillë saqë ata shpreheshin se nëse pala angleze nuk ndërronte mendim kjo do të vinte në
diskutim edhe ndihmat për Anglinë.106
Që arritja e planit Shuman kishte njëfarë rëndësie për qeverinë italiane është fakti që të
bie në sy shqetësimi që shpreh diplomacia rreth çdo zhvillimi që kishte të bënte me ketë çështje e
cila do të përcillej edhe nga Ambasada italiane në Oslo, ku komunikonte shqetësimin e saj së
kohëve të fundit sipas së cilës Mbretëria e Bashkuar paralajmëronte bashkë me vendet
skandinave një alternative tjetër përballë planit Schuman, dhe kjo do ta sabotonte këtë plan duke
parë që industria e çelikut gjerman importonte nga Norvegjia dhe Suedia.107
Në 3 korrik do të rimereshin punimet mbi Planit Shuman. Tre vendet e Beneluksit do të
kërkonin një shqyrtim më të detajuar të çështjeve të veçanta teknike, para se të aplikonin tekstin
103I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 282 , 22.06.1950 Taviani për Sforzën 7104/259 Mbi mbledhjen për planin Shuman ,deklarata mbi
krijimin e Autoritetit të Lartë 104 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo,( Bologna: Il Mulino 2002).f 161 105 Po aty ,f 165 106 Po aty ,f 166 107I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006 ,
dokument 286 , 26.06.1950 Rulli për Sforzën 7104/259 Përshtypje mbi politikën e jashtme norvegjeze, raportet me
Britaninë e madhe dhe bashkëpunimin europian.
37
përfundimtar të marrëveshjes. Gjermania ishte dakort me propozimin francez ashtu si dhe Italia,
për të cilin Taviani do të kërkonte garanci, veçanërisht për një periudhë tranzitore. Që projekti i
ketij plani të përfaqësonte më të vërtetë embrionin e parë të një organi mbikombëtar dhe që kjo
të mbeshtetej mbi baza të forta dhe jo mbi interesa të vendeve të anëtare, kjo do të dukej në
pranimin që vendet e tjera do ti bënin Italisë në brendësi të Autoritetit të Lartë në mënyrë që të
gëzonte të njejtin pozicion si Gjermania dhe Franca për shkak të peshës së saj demografike dhe
territoriale.108Bëhej fjalë për një pikë të rëndësishme, ku pesha ekonomike e Italisë në kuadër të
këtyre negociatave nuk ishte si ajo e Gjermanisë apo Francës, pasi kishte një industri të varfër
dhe burime financiare të pakta për të kompensuar dobësinë e saj.
Një rinjohje e barazisë mes Francës dhe Gjermanisë nëbrendësi të Autoritetit të Lartë do
të ishte një sukses i rëndësishëm për delegacionit italian dhe për politikën italiane. Tavianit nuk i
mbetej gjë tjetër vetëm të tregohej i gatshtëm për të luajtur një rol ndërmjetësi me pesë vendet e
tjera derisa plani të pranohej edhe nga tre vendet e Beneluksit. Në këtë pikë Monnet duke parë
edhe kundërshtimet e vendeve të Beneluks do të propozonte krijimin e katër grupeve të veçanta
pune për të zgjidhur problemet. Këto grupe u krijuan menjëherë dhe do të merreshin me
problemet institucionale, politikën tregtare dhe tarifat, përkufizimin e detyrave të CECA dhe me
çështjet e prodhimit dhe çmimeve.Italia do të propozonte edhe një grup për cështjet sociale dhe
ky do të krijohej në vazhdim.109
Por angazhimi i qeverisë italiane për planin Shuman do të ishte i atillë saqë edhe ministri
i jashtëm Sforza do të vazhdonte komunikimet edhe me ambasadorin anlgez në Romë nga i cili
do të merrte garancinë ku edhe pse Anglia nuk do të merrte pjesë nuk do të pengonte realizimin e
këtij plani.110Në këtë pikë me një miratim britanik të pesë vendet pranuan në linja të
përgjithëshme, dhe plani Shuman do të kalonte në një fazë të dytë në atë teknike. Mbyllet kështu
një fazë e parë ku Italia do të marrë pozicion të barabartë me Francën dhe Gjermaninë dhe do të
hapet një fazë tjetër e cila do të vë në dukje përplasjet midis Francës dhe Italisë pikërisht aty ku
çështjet ekonomike do të dalin në pah. Përfaqësuesi i qeverisë italiane Taviani pas konsultimeve
dhe detyrave të marra nga qeveria për pozicionin italian dhe çështjet që do të diskutohen në fazën
e dytë do ti sugjerojë qeverisë të dërgoj në këtë fazë edhe një përfaqësues të sindikatave në
komisionin për çështjet sociale i cili do të merrej me çështjet e punëtorëve.111 Kjo detyrë do ti
besohej përfaqësuesve të sindikatës CISL e cila e kishte shprehur qëndrimin e saj europian qartë.
Një javë para se Shuman të lançonte planin pikërisht në 1 maj 1950 përfaqësuesi i CISL, Pastore
do të shprehej për domosdoshmërinë e një bashkëpunimi europian për të favorizuar një politikë
të punësimit të plotë pa përjashtuar faktet e risqeve që do të duhej të përballeshin industritë e
108 Rugero Ranieri,L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, in Di Nolfo E.,Rainero R.H, Vigezzi b.(nën
kujdesin),L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950),( Milano Marzorati 1986). f 278. 109 Rugero Ranieri, L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, in Di Nolfo E.,Rainero R.H., Vigezzi b.(nën kujdesin),
L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950),( Milano Marzorati 1986). f 278. 110Carlo Sforza, Cinque anni a Palazzo Chigi. La politica estera italiana dal 1947-1951 (Roma:Atlante,1 952), f
146. 111 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo,( Bologna: Il Mulino 2002).f 167
38
dobëta si Italia.112Në fjalët e tij integrimi europian do të përfaqësonte një rast unik për
modernizimin e prodhimit por nga ana tjetër ishte edhe shqetësimi i papunësisë ku zgjidhja e tij
do të gjendej tek emigracioni. Përfaqësuesit e sindikatës do të bëheshin kështu pjesë e
diskutimeve gjatë Konferencës së Parisit dhe në një letër që do ti dërgohej Monnet kërkohej
qartë qarkullimi i lirë i punëtorëve duke arsyetuar se një treg i përbashkët i prodhimit do të
thoshte të përfshiheshin të gjithë faktorët e prodhimit përfshi edhe punëtorët.113
Por në këtë fazë të dytë teknike në komisionin që merrej me çështjet e prodhimit do të ketë një
përplasje midis palës italiane dhe asaj franceze e cila përjashtonte nga plani Shuman minierat e
Afrikës Veriore që ishin pjesë e Francës dhe dukej se pala franceze nuk do të lëshonte në këtë
pikë. Por mbi këtë çështje në Itali do të kishte një reagim të mënjëhershëm të sektorit të
industrisë dhe të kreut të industrisë publike Sinigaglia i cili në një letër drejtuar ministrit të
industrisë kërkonte një akses të lirë në minierat e vendeve të tjera dhe një periudhë tranzitore prej
5 vjetësh. Përfaqësuesit e industrisë do të arrinin aty sa do të shpreheshin për një dalje të Italisë
në këtë fazë që mund ta kthente këtë plan në një marrëveshje të thjeshtë franko gjermane.114
Por për të kuptuar këtë qëndrim të fortë duhet të bëjmë një parantezë dhe të kthehemi në
Itali ku vete Sinigaglia kishte propozuar një plan për ringjalljen e sektorit metalurgjik nëpërmjet
ngritjes së tre impianteve që do të punonin me hekur dhe çelik të importuar. Një nga këto qendra
ishte Corniglione ku do të përvijohej një teknologji e re amerikane dhe mineralet për furnizuar
furrën vinin nga Afrika Veriore në bazë të një marrëveshje të nënshkruar me qeverinë franceze
në vitin 1947.115Pikërisht prishja e kësaj marrëveshje nga ana e francezëve do të dëmtonte
projektet që ishin në rrugë e sipër zhvillimi në Itali. Për këtë arsye komisioni italian do ti kthehej
edhe njëherë çështjes së Afrikës së Veriut e cila do të bëhet edhe objekt i një letërshkëmbimi të
dendur midis Romës dhe Parisit ku Taviani i bindur për mos lëshime nga ana franceze do tja
delegoj këtë çështje ministrit të jashtëm Sforza. Për rëndësinë që kjo çështje kishte për qeverinë
italiane flet fakti që u ishte shtruar edhe autoriteteve amerikane dhe në një telegram që do tu
dërgonte ambasadave italiane në vendet pjesëmarrëse do të shprehej
“Qëllimi francez bie ndesh me planin Schuman i cili përmban edhe zhvillimin e kontinentit
afrikan si një nga detyrat e Europës “por Sforza theksonte se kjo lëvizje do të godiste për vdekje
industrinë metalurgjike italiane e cila do të mbijetonte vetëm nëse do të merrte lëndë të para nga
vendet më të afërta.116
112Guido.Formigoni, La scelta occidentale della CISL. Giulio Pastore e l’azione sindacale fra guerra fredda e
ricostruzione (1947-1951), (Milano Franco Angeli 1991), f 231 113Guido. Formigoni, La scelta occidentale della CISL. Giulio Pastore e l’azione sindacale fra guerra fredda e
ricostruzione (1947-1951), (Milano Franco Angeli 1991), f 251 114ASMAE ,b.10 ,25 08. 1950 Letër e presidentit të shoqërive të industrisë siderurgjike italiane për ministrin e
industrisë Togni. në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 22 ,f127-129. 115Ruggero Ranieri,“Il Piano Sinigaglia e lo sviluppo della siderurgia italiana ne <<Studi Storici>> 1996, f 256. 116ASUE Plani Shuman, b.13 ,5 .09.1950 Telegram i ministrit të jashtëm Sforza për të gjitha ambasadat italiane
Paris, Bruxelles,Bonn, në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 23 ,f 129-130
39
Që arsyet ekonomike ishin ndoshta qëllimi i hyrjes në këtë plan e vërteton fakti që ministri i
jashtëm do të kërcënonte edhe me daljen nga plani Schuman.117Por Monnet do ta siguronte
Tavianin se kjo çështje do të rimerej në fund të punës për Planin Schuman, duke analizuar atë në
kontekstin e përgjithshëm duke e ftuar delegatin italian për të shmangur çdo polemikë
nacionaliste. Çështja do të rimerej nga Sforza në një takim që ai pati me Shuman në New York i
cili garantoi kolegun italian se do të impenjohej për të gjetur një zgjidhje, që mund të çonte në
një marrëveshje dypalëshe midis Italisë dhe Francës.118Ndërkohë që delegacioni italian kishte
marrë një lloj sigurie në këtë çështje duke e deleguar në instancat më të larta, do ta përqëndronte
punën në një çështje tjetër të rëndësishme në qarkullimin e lirë të punëtoreve për të cilin shprehej
se ishte hapi i parë i një integrimi ekonomik dhe jo një çështje thjesht teknike.
Ndërkohë francezët do të avanconin bashkëpunimin e tyre në kuadrin europian duke
lançuar në tetor të vitit 1950 në parlament planin Pleven që në thelb ishte krijimi i një ushtrie të
përbashkët europiane. Përsa i përkiste punimeve rreth ketij plani francezët do të shpreheshin
edhe njëherë me më forcë që territoret franceze të Afrikës Veriore nuk do të përfshiheshin në
planin Shuman. Kjo kthesë në mendimin francez lidhet ndoshta edhe me faktin se ky plan
kishte marrë vëmendjen amerikane e cila shprehej se kjo iniciativë franceze ka mbështetjen e
plotë të presidentit Truman duke e parë si një erë të re të marrëdhënieve franko-gjermane dhe si
një hap të integrimit ekonomik në Evropën Perëndimore.119 Por autoritetet amerikane ndërkohë
do të kërkonin që ky plan të përmbyllej sa më shpejt dhe të ishte i njejtë me propozimin
original.120Ky komunikim i diplomacisë amerikane ndoshta do ta bënte më kërkues delegacionin
italian që të këmbengulte në këtë çështje ku theksonte
“ Italia do të mbështetet tek opinioni publik dhe amerikanët, kundër opinionit francez që duket se
është i mbuluar me miopizmin nacionalist dhe kundër vëtë principeve të planit Shuman .” 121
Qëndrimi italian do të inkuadrohej në këtë çështje tanimë jo aq shumë në pasojat katostrofike që
do të kishte industria italiane sesa në pasojat politike dhe këtu ministri i jashtëm do ti kushtonte
rëndësi edhe në parlament ku do të shprehej se
”Ne jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica në emër të bashkimit europian, por edhe të tjerët duhet ta
bëjnë këtë gjë’’122 Ministri do ta lidhte këtë çështje me projektin e planit Pleven për krijimin e
një ushtrie të përbashkët europianë duke dhënë një paralajmërim serioz për Francën se Italia
ishte në favor të planit Schuman por do të ishte jashtëzakonisht e vështirë që të 117ASUE Plani Shuman,b.13 ,5 .09.1950 Telegram i ministrit të jashtëm Sforza për të gjitha ambasadat italiane
Paris, Bruxelles,Bonn, në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 23 ,f 129-13 118I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006,
dockument 432 , 21.09.1950 Sforza për De Gasperin 10987/278 Takimi me Schuman:cështja gjermane dhe poli i
qymyrit dhe celikut, f501 . 119ASUE Plani Scuman,b.11 ,7 11.1950 Nga ministri i jashtëm Sforza për shefin e delegacionit Italian në
konferencën e Parisit mbi planin Shuman Taviani. në Pier.Ballini,Antonio Varsori, dokument 27 ,f 137-. 120ASUE Plani Scuman,b.11 ,7 11.1950 Nga ministri i jashtëm Sforza për shefin e delegacionit Italian në
konferencën e Parisit mbi planin Shuman Taviani. në Pier. luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 27 ,f135-137. 121Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo,( Bologna: Il Mulino 2002),f191 122 Carlo Sforza ,Cinque anni a Palazzo Chigi.La politica estera italiana dal 1947 -1951(Roma:Atlante,1952), f 146.
40
mbështesteobjektiva seriozë në qoftë se rajone të caktuara të minierave të Afrikës Veriore që i
përkisnin Francës nuk do të bëheshin pjesë e polit të qymyrit dhe çelikut.123Ministri kështu
shprehte edhe pozicionin e qeverisë ku ndërkohë duhej të përballej me një deklaratë të fuqishme
të kreut të Fisinder Sinigaglia ku me nota shumë të ashpra akuzonte zhvillimet në konferencën e
Parisit sa që kërkonte edhe largimin e Monnet.
Ky qëndrim i ashpër i Finsinder duhet të jetë marrë në konsideratë nga një sërë ministrash
që nga ana e tyre do të rrisnin presionin mbi delegacionin italian. Konkretisht ministri i thesarit
Pella do ta vinte theksin tek pesha financiare e këtij projekti që do ti kushtonte thesarit të shtetit
të cilin ai e konsideronte të papërballueshme për buxhetin e shtetit.124Por do të jetë vetë ministri
Sforca që do ti dërgoj ambasadës së Francës në Romë një notë proteste ku kërkonte zgjidhje për
problemin në fjalë. Ndërsa në fund të Janarit 1951 punët e komisionit po shkonin drejt
përfundimit problemi i mineraleve të hekurit kishte mbetur pezull dhe do të bëhej një çështje nga
e cila jo vetëm do të varej industria italiane por edhe ratifikimi i planit nga parlamenti italian.
Vetë zhvillimet në Itali për këtë cështje flisnin qartë ku ky projekt ishte kundërshtuar jo vetëm
nga komunistët dhe socialistët por do të kishte kundërshtime edhe nga sektori industrisë që do të
influenconte edhe në brendësi të maxhorancës demokristiane. Kështu Taviani do të intensifikoj
takimet me Monnet për ti bërë të qartë se problemi i mineraleve në Afrikën Veriore nuk ishte një
problem italian por edhe europian sepse një mosmiratim në parlament do të minonte projektin
francez.125Dhe këtë herë delegacioni italianpropozonte heqjen dorë nga territoret e Afrikës në
këmbim të një marrëveshje që do të kënaqte sektorin e industrisë italiane.126
Ky ndryshim në pozicionin e delegacionit italian ndoshta lidhej edhe me faktin që
mosmiratimi i këtij projekti nga parlamenti do ti thoshte jo vetëm një roli të rëndësishëm që do të
zinte në brendësi të këtyre institucioneve, por edhe sigurive që kishte marrë në një çështje sic
ishte qarkullimi i lirë i punëtorëve. Por ky ndryshim pozicioni nuk do të thoshte heqje dorë nga
kërkesat por gjetjen e një rruge tjetër për të zgjidhur problemin për krijimin e një ushtrie
europiane. Duke inkuadruar çështjen në një perspektivë evropiane, Taviani arriti të bindë Monnet
për të arritur një marrëveshje për organizimin në javët në vijim të një konference në Itali midis
kryeministrave dhe ministrave të jashtëm italianë francezë dhe për të diskutuar dhe për të
zgjidhur çështjet e fundit të pazgjidhura të Planit Schuman midis Italisë dhe Francës. Gjatë këtij
takimi që u zhvillua në qytetin e Santa Margherita ne Itali në shkurt 1951 anëtarët e të dy
vendeve, jo vetëm që diskutuan dhe zgjidhën me sukses çështjet e fundit të pazgjidhura, por
gjithashtu nënshkruan një marrëveshje për qëndrimin e përbashkët që do të mbanin në
123 Po aty, f 146 124 ASUE Plani Scuman,b.4 ,29 11.1950 Ministri i thesarit Pella për shefin e delegacionit Italian në konferencën e
Parisit, në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 29, f138-139. 125 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo( Bologna: Il Mulino 2002), f 179 . 126 Po aty,f179 .
41
Konferencën e Parisit për krijimin e një ushtrie të përbashkët europiane.127Por çfarë kishte
përfitur Italia nga ky takim.
Së pari Italia nga Franca do të merrte garancinë për pesë vite tranzicioni të tregut të
përbashkët për qymyrin dhe çelikun. Gjatë këtyre pesë viteve ishin planifikuar klauzola të
veçanta, të cilat përfshinin masa mbrojtëse për prodhimet italiane ku më e rëndësishmja kishte të
bënte me dhënien e mbrojtjes doganore për produktet metalurgjke.
Një klauzolë e dytë e vecantë ishte fakti që Autoriteti i Lartë nuk do të ndërhynte në ato
programe të industrisë italiane që ishin miratuar para datës 1 mars 1951. Ndërsa minierat e
qymyrit në Sulcis përfituan një ndihmë për dy vjet që u arrit në formën e një marrëveshje
dypalëshe ndërmjet qeverive italiane dhe franceze, nënshkruar në vitin 1951, për furnizimin e një
sasie të konsiderueshme të mineraleve të hekurit të Algjerisë për pesë vjet.128Sa për politikat
sociale u pranua kërkesat italiane. Traktati përmbante njohjen e parimit të lëvizjes së lirë të
punëtorëve brenda tregut të përbashkët të industrive në fjalë për punëtorët të cilët kishin fituar
tashmë përvojë pune në të dy sektorët. Franca do të merrte garancinë italiane për mbështetjen e
projekteve të ardhëshme europiane.129
Konferenca ishte veçanërisht e rëndësishme për klimën që ishtë krijuar mes dy
delegacioneve, ku për një kohë të gjatë do të flitej për "frymën e Santa Margherita" për të treguar
ekzistencën e lidhjeve të veçanta midis Romës dhe Parisit. Por fituesit e vërtetë të kësaj
konference ishin përkrahësit e proçesit të Bashkimit Evropian, ku në Santa Margherita u
përcaktua jo vetëm përfundimisht lindja e Komunitetit të Qymyrit dhe Celikut ( CECA), por
përmes bisedave me Schuman në ato ditë,De Gasperi u bind përfundimisht për mundësinë e
arritjes së unitetit politik të Evropës përmes projekteve franceze. De Gasperi që nga kjo datë u bë
një nga përkrahësit më entuziastë të projekteve të Monnet, duke i dhënë një shtytje të fortë
procesit të bashkimit evropian përmes bashkëpunimit më të ngushtë me Adenauer dhe
Schuman130.
Me mbylljen e konferencës në Santa Margherita, puna e delegacionit italian në Planin e
Schuman pothuajse ishte përmbushur duke zgjidhur pjesën më të rëndësishme të çështjeve
ekonomike sociale. Më 1 prill 1951 u firmos kështu traktati për lindjen e një komuniteti europian
në fushën e qymyrit dhe çelikut që do të hynte në fuqi në vitin 1952. Parlamenti italian do të
ratifikonte Traktatet e Parisit në Qershor 952. Të djathtët socialistët dhe komunistët do të ishin
kundër ku plani Shuman do të shihej si një manifestim i rritjes hegjemonike amerikane në
Europë. Sipas tyre krijimi i një tregu të përbashkët të qymyrit dhe çelikut do ta transformonte
Italinë në një zonë problematike. Një vizion i tillë pesimist do të ndahej edhe nga konfindustria
127 Po aty,f 181 128 I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006,
dokument 233, 13.02.1951 Procesverbali i komunikatës finale të takimit italo-francez të Santa Margherita Ligure. 129I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006,
dokument 233, 13.02.1951 Procesverbali i komunikatës finale të takimit italo-francez të Santa Margherita Ligure. 130 Daniela Preda, Alcide de Gasperi federalista europea,(Bologna,Il Mulino,2005), f 138-139
42
duke u nisur nga fakti se Italia ishte një vend i varfër në kapitale me nje papunësi të theksuar .
Me krijimin e CECA do të lindte një Europë e re që nuk do të ishte vetëm një Europë e shteteve.
Integrimi do të sillte një proces transformimi të lidhjeve midis vendeve anëtare .Vendet që do të
aderonin në CECA nëpërmjet mekanizmit të mbinacionalitetit do të zgjidhnin një rrugë graduale
për të zhvilluar kapacitetet vendimarrëse në disa sektorë. Për Italinë CECA do të përfaqësonte
mundësinë e parë konkrete për të qenë element aktiv i politikës së jashtme por në të njëjtën kohë
rruga për të filluar modernizimin e kapitalizmit italian. Bilanci i aksionit të ndërmarrë nga Italia
ishte në kompleks pozitiv pasi qeveria e Romës kishte përmbushur një pjesë të mirë të
objektivave pa plotësimin e të cilave ky projekt nuk do të merrte ratifikimin e parlamentit.
2.3. Plani Pleven. Një projekt i vështirë për qeverinë italiane.
Në prezantimin e planit Shuman autoritetet franceze kishin shpresuar ti jepnin vendit
udhëheqjen në procesin e integrimit duke hapur kështu një dialog me qeverinë e Bonit por edhe
duke kërkuar të mbanin nën kontroll rilindjen e Republikës Federale. Siç e cituam edhe më lart,
disa ditë pas fillimit të punës së gjashtë delegacioneve për Planin Schuman në Paris në Qershor
1950 do të shpërthente Lufta e Koresë dhe për Shtetet e Bashkuara problemi i riarmatimit
gjerman u bë prioritet.131Të përfshirë në konfliktin Korean, Amerika do të refuzonte të vazhdonte
të paguante koston e mbrojtjes të Evropës Perëndimore, në qoftë se nuk do të pranohej përfshirja
e Gjermanisë Perëndimore në NATO, si vend qëndror jo vetëm për vendndodhjen e saj, por
edhe për burimet e saj të mëdha industriale dhe njerëzore. Kësaj i shtohej edhe kërkesa në rritje e
kancelarit gjerman Adenauer.
Në verën e vitit 1950, me luftën e vazhdueshme në Kore, presioni i SHBA ishte
intensifikuar duke paraqitur një plan për riarmatimin gjerman brenda Aleancës së Atlantikut, i
cili parashikonte krijimin e një ushtrie evropiane prej 60 divizionesh, duke përfshirë edhe 10
njësi gjermane, nën komandën e SHBA. Në 15 shtator, në një takim të Këshillit të Atlantikut të
Veriut në New York, amerikanët ia parashtruan propozimin e tyre aleatëve evropianë në të cilin
shpreheshin
" Amerika do të ndaj me ju ngarkesën e mbrojtjes së Europës perëndimore. Për ta forcuar këtë
mbrojtje jemi gati të shtojmë forcat tona me dy kushte që ju të pranoni të formoni një ushtri
europiane nën një komandë supreme dhe të pranoni formimin e një njësie ushtarake gjermane në
këtë ushtri që për të shuar frikën tuaj do të jetë e shpërndarë "132Në këtë takim për palën italiane
do të ishte prezent ministri i jashtëm Sforza i cili do të informonte De Gasperin se Franca ishte
deklaruar kundër, sjellja e Anglisë ishte e lëkundur,vetëm Italia dhe Hollanda u deklaruan
131 Jean-B Duroselle, Andre Kaspi, Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare( Tiranë Orange,2011), f 69-97. 132I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006,
dokument 420 , 15.09.1950 Sforza për De Gasperin d.10791/261Hapja e punimeve te Keshillit te Atlantikut:
Problemi i riarmatimit të Republikës. Federale Gjermane
43
menjëherë në favor të këtij projekti.133Mbi pozicionin francez do të influenconin faktorë të
ndryshëm si sjellja e opinionit publik që nuk mund të konsiderohej në favor të riarmatimit
gjerman kur lufta kishte vetëm 5 vjet që kishte mbaruar. Megjithatë do ti lihej Francës një kohë
e nevojshme për të diskutuar këtë çështje në parlament dhe të kthehej përgjigja në mbledhjen e
Komitetit të Mbrojtjes së Atlantikut në Uashington që do të mbahej në 28 tetor 1950. Gjatë
këtyre gjashtë javëve Monnet do të hartonte një propozim për ta futur riarmatimin gjerman në
kuadër të institucioneve të reja evropiane, mbi shembullin e Planit Schuman.
Projekti Monnet, u pranua nga kryeministri francez Pleven pasi ishte miratuar nga
parlamenti dhe do të paraqitej gjatë mbledhjes së Komitetit të Mbrojtjes së Atlantikut në
Uashington. Në Uashington, reagimi i parë nga vendet aleate për propozimin francez, ishte i
ftohtë por nuk u kundërshtua hapur vetëm për shkak të përkeqësimit të situatës në Kore, ku
përfshirja indirekte e Kinës Komuniste në konflikt nuk e justifikonte një çarje midis vendeve të
Aleancës së Atlantikut, në prag të një konflikti botëror.
Reagimi i parë i qeverisë së Romës fill pas lancimit të inciativës franceze nuk ishte negativ ku
ministri i jashtëm italian në një letër që i dërgonte ambasadorit italian në Paris i jepte
mbështetjen propozimit të bërë nga qeveria franceze por me një kusht që kjo iniciativë të mos
pengonte krijimin e një force të integruar europiane në formën e vendosur nga seksioni Atlantik
.134Kjo mbështetje nga pala italiane do të lidhej edhe me forcimin e pozitave në Paktin e
Atlantikut me ndihmën e Francës ku ambasdori Quaroni shprehej se ministri i jashtem francez
Schuman i kishte kërkuar të falenderonte qeverinë italiane për mbështetjen, pasi kjo do tu
krijonte mundësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë italo-francez përsa i përket Paktit të
Atlantikut.135
Por ngjarjet në Kore në Janar të vitit 1951 ku forcat e Kores së Veriut kishin marrë edhe
kryeqytetin Seul do të shtynin qeverinë amerikane të vlerësonte projektin francez të riarmatimit
gjerman, në mënyrë që të arrinte të forconte mbrojtjen e Evropës Perëndimore brenda Aleancës
Atlantike.136 Duke u nisur nga kjo qeveria franceze do të njoftonte mbajtjen e një konference që
do të mbahej në Paris në 15 shkurt 1951 për të diskutuar krijimin e një Ushtrie Evropiane në të
cilin delegacioni gjerman do të kishte një pozicion të barabartë me delegacionet e pesë vendeve
të tjera.
Reagimi italian në këtë kohë dukej se do të lidhej ngushtësisht me sjelljen amerikane ku
ambasadori italian në Paris Quaroni do të njoftonte për vonesën nga ana franceze që nuk kishte
ende një plan të detajuar rreth konferencës, por ambasadori Italian ishte i mendimit se duhet ta
pranonin ftesën me kushtin që qeveria amerikane të aprovonte planin e organizimit të ushtrisë
133 Po aty dok 420 134I documenti diplomatici italiani, serie x,1948-53,vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006,
dokument 468, 15.09.1950 Sforza për Quaroni. Direktiva të qeverisë italiane rreth cështjes së ushtrisë, f 539. 135I documenti diplomatici italiani, serie x,1948-53,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006, dok
481, 28.10.1950 Quaroni për Sforza. 12487/421-422 Bisedime me Schuman mbi planin Pleven dhe mbi raportet
italo-franceze. 136Jean Duroselle, Andre Kaspi, Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare( Tiranë : Orange,2011), f 105
44
europiane .137Kështu që Italia pavarsisht se aderoi në projekt do të përgjigjej në mënyrë të vakët
edhe nga vetë kryeministri De Gasperi sipas të cilit problemi i riarmatimit rrezikonte që të
krijonte një organ ndërkombëtar që nuk do të krijonte atë kthesë për krijimin e një federate
Evropiane. Kësaj i shtohej edhe armiqësia e atyre sektorëve italiane që nuk e shikonin me sy të
mirë përthithjen e ushtrisë italiane në një organ europian në të cilën Gjermania dhe Franca do të
luanin një rol të madh.138 Të njëjtin qëndrim do të mbante kryeministri italian kur shprehej në
Janar të vitit 1951 në Këshilin Atlantik se
"Në princip jam për ushtrinë europiane por i përmbahem faktit që federata europiane duhet ti
paraprijë dhe jo ta ndjekë krijimin e ushtrisë europiane "139
Kjo ishte një mënyrë diplomatike për të thënë që iniciativa franceze nuk ishte aktuale. Rezervat e
De Gasperit për Planin Pleven do të tejkaloheshin falë takimit në Santa Margherita, në prag të
hapjes së Konferencës që do të mbahej për planin Pleven në Paris më 15 shkurt 1951 ku
padyshim garancitë e marra në lidhje me planin Shuman do të influenconin në këtë vendim.
Në 15 shkurt 1951 u hap në Paris konferenca për planin Pleven ku përvec Francës merrnin pjesë
delegacionet e Gjermanisë Perëndimore Italisë Belgjikës dhe Luksemburgut ndërsa qeveria
hollandeze dërgoi vezhgues. Kryetari i delegacionit italian në Planin Pleven u emërua përsëri
Taviani i cili kishte luajtur një rol qëndror në tratativat për planin Shuman dhe do të merte
direktiva nga ministri i jashtëm Sforza sipas të cilit përtej sjelljes së dëshirës së mirë, duhej
mbajtur një qëndrim i kujdesshëm që do të justifikohej nga skepticizmi i gjermanëve por edhe
nga armiqësia e hapur e Uashingtonit që po ndiqte hartimin e projekteve për riarmatimin e
Gjermanisë Perëndimore dhe futjen e saj në Aleancën Atlantike.140 Punimet për Planin Pleven do
të hapeshin që në fillim me skepticizmin e vendeve pjesëmarrëse dhe armiqësinë e Shteteve të
Bashkuara të cilët e gjykonin si një përpjekje të minutës së fundit të Francës për të bllokuar
riarmatimin gjerman.
Sesioni i parë i konferencës, zgjati vetëm dy ditë, kohë për ti lejuar ministrit të jashtëm
francez të vë në dukje qëllimet e francezëve dhe udhëzimet e planit Pleven. Taviani në një
komunikim drejtuar ministrit të jashtëm Sforca do ti parashtronte relacionin se dokumenti i
paraqitur nga Schuman theksonte krijimin e një ushtrie të përbashkët të përbërë nga 5000 trupa
nga secili vend në krye të së cilës do të ishte një komisar i lartë që në një fazë të dytë do të bëhej
ministër i mbrojtjes europiane.141Plani për cektësinë që paraqiste u prit me skepticizëm jo vetëm
nga anëtarët e delegacioneve, por edhe nga lideri i Federalistëve, Spinelli i cili do të pyeste nëse
137I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006, dok
468, 25 .01.1951 Quaroni për Sforzen. Informacione mbi Konferencën për krijimin e ushtrisë europiane dhe
konsideratat mbi pjesëmarrjen italiane, f 552. 138 Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo,( Bologna, Il Mulino, 2004), f 542-552. 139 Po aty. f 556 140 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo, ( Bologna: Il Mulino 2002), f 177-180. 141 ASUE Taviani për Ministrin e jashtëm, 15 shkurt 1951. Problemet politike Francë, Vendet e CECA(1946/1950),
15 02.1951 , në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 30, f140
45
‘’Francezët besojnë seriozisht në një projekt të tillë në të cilin janë vënë në diskutim pikat
themelore të sovranitetit kombëtar dhe që do realizohet përmes një mbledhje të thjeshtë të
delegatëve diplomatikë”142
Taviani nga ana tjetër, në fund të konferencës do ta njoftonte Sforzën për kohëzgjatjen e
konferencës e cila do të varej nga mosmarrëveshjet e shumta. Këto fjalë të pakta shprehin qartë
hidhërimin dhe skepticizmin e kreut të delegacionit italian në lidhje me shanset e suksesit të një
projekti që dukej se do të çohej përpara nga francezët vetëm për të shmangur sa të ishte e mundur
riarmatimin gjerman. Një javë më vonë, më 22 shkurt1951, gjatë rifillimit të punës, Taviani do të
shprehte për palën italiane favorizimin për krijimin e një ushtrie evropiane, por do të kërkonte që
të mos vendoseshin kushte diskriminuese në lidhje me forcat gjermane në brendësi të
institucioneve të përbashkëta. Kjo kërkesë e Tavianit vinte edhe si pasojë e një raporti besimi dhe
mirëkuptimi midis Adenauer dhe De Gasperit. Po në këtë periudhë Taviani vetëm dy javë pas
konferencës do të dërgonte një raport të detajuar në Itali ku shprehej pesimist pasi prospektiva e
konferencës duket se do të shkonte larg ku bazat e kësaj pune nuk ishin akoma të qarta.143Por
delegacioni italian bënte të qartë edhe pozicionin francez pasi Franca e kishte shprehur qartë
mendimin e saj.
Franca ishte gati të pranonte riarmatimin gjerman vetëm në kuadër të ushtrisë europiane.
Ndoshta për këtë arsye Taviani do të ndërmerrte edhe një aktivitet të dendur me Bruce
ambasadorin amerikan, përgjegjës për monitorimin e Planin Pleven të cilit do ti konfirmonte
konsensusin në lidhje me riarmatimin gjerman dhe vullnetin e qeverisë italiane që projekti i
planit Pleven të ishte plotësues dhe jo zëvendësus.144 Ndërsa Ambasadori amerikan edhe pse
siguronte miratimin e plotë të qeverisë së tij për ndërtimin e një ushtrie evropiane, ishte i qartë
kur theksonte se plani Pleven nuk duhet të pengonte riarmatimin gjerman.145
Në këtë pikë shtabi i përgjithshëm italian, pas shqyrtimit të dokumenteve të ofruara nga
francezët, duke identifikuar problemet dhe rezervat franceze, sidomos për sa i përket madhësive
të njësive ushtarake, do ti sugjeronte qeverisë italiane planin e riarmatimit të propozuar nga
SHBA në kuadër të NATO-s dhe ky propozim vinte në të njëjtën periudhë ku impenjimi
amerikan përballë Europës po intensifikohej, ku adminstrata Truman favorizonte lindjen e një
strukture të vërtetë ushtarake të Paktit të Atlantikut me krijimin e komandave rajonale me një
shtab të pergjithshëm me qendër në Paris ku në krye do të ishte Duajt Ajzenhauer.
Pala italiane ndodhej midis dy zgjedhjesh. Nga njëra anë duhej të llogariste një partner të
rëndësishëm siç ishte Amerika ku përfitimet nuk ishin vetëm të karakterit politik por edhe të atij
ekonomik. Nga ana tjetër ishte një nismë franceze me planin Pleven ku mbështetja për të cilën i
142Daniela. Preda, Storia di una speranza. La battaglia per la CED e la Federazione Europea nelle carte della
Delegazione italiana (1950-1952),( Milano:Jaca Book, 1990), f 42-43. 143 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo, ( Bologna: Il Mulino 2002), f 177-182 144I documenti diplomatici italiani, serie x,1948-53,vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006,
dokument 265, 28 .02.1951 Taviani për Sforza top. Sekret Përmbledhje e punimeve të Konferencës për krijimin e
ushtrisë europiane, f 351. 145 Po aty, f 352
46
kishte dhënë lëshime palës italiane për planin Shuman në anën ekonomike po të mos harrojmë
faktin që ky plan do të nënshkruhej shumë shpejt. Për këto arsye ndoshta delegacioni italian edhe
pse nuk do të heqë dorë nga plani Pleven do të tregojë një impenjim të pakët në punët e
Konferencës.146
Ndërkohë, në Paris më 1 mars 1951 do të takoheshin përsëri krerët e delegacioneve për të
vendosur mbi çështjet teknike ku do të përplaseshin mendimet e kundërta midis palës franceze
dhe asaj gjermane për strukturën e ushtrisë. Ndërsa punimet e Konferencës së Parisit ecnin me
ritme të ngadalta, Spinelli ndërkohë që vazhdonte të çonte përpara fushatën e tij për Kushtetutën
europiane do ti dërgonte një memorandum Tavianit në të cilin do të theksonte se krijimi i një
ushtrie do të sillte edhe unifikimin e diplomacisë dhe buxheteve të përbashkëta.147 Por vëmendja
e delegacionit italian do të përqëndrohej në reagimin që kishte pala amerikane me të dërguarin e
saj në këtë konferencë. Këtë e shpjegon fakti që Taviani do të ketë përsëri një takim me
ambasadorin amerikan sipas të cilit qeveria amerikane po fillonte të kishte dyshime përsa i përket
punimeve të planit Pleven për shkak të mungesës së rezultateve konkrete pas tre muajve punë.148
Francezët duke parë negociatat e vazhdueshme në Bon për riarmatimin e Gjermanisë
brenda NATO-s, duke parë që realizimi i tij do të ishte i pashmangshëm, do të kërkonin nga
delegacionet e tjera shpejtimin e punimeve për të arritur me një tekst përfundimtar. Reagimi i
delegacionit italian ishte në mbështetje të Planit Pleven, por me kusht që të merrte ndihmë dhe
garanci në mënyrë që të përshtatej me nivelin e vendeve të tjera, në fushat ku ajo ndihej më e
dobët, në atë ushtarake dhe financiare. Ky kushtëzim sipas palës italiane do të vinte pasi
shpenzimet për ushtrinë e re do të shpërndaheshin në bazë të numrit që do të furnizonte cdo vend
dhe rrogat e ushtarëve do të caktoheshin mbi bazën e vendit me rrogë më të lartë kështu që Italia
me ekonomi të dobët do të kishte barrën më të rëndë se të pesë vendet pjesmarrëse.149 Që
interesat italiane ishin të lidhura fort me gjendjen ekonomike të vendit dhe ato ndoshta ishin
primare do të shpreheshin në një letër që delegacioni do ti dërgonte ministrit të jashtëm Sforza ku
relatonte se delegacioni Italian, u kishte kërkuar delegacioneve të tjera për të punuar për të
zgjidhur problemin e riarmatimit gjerman dhe të kufizonte fushat e mundshme të heqjes dorë të
sovranitetit kombëtar.150 Por divergjencat më të mëdha midis palës italiane nga njëra anë dhe
asaj franceze dhe gjermane nga ana tjetër do të shfaqeshin në kompetencat që do të merrnin
komisioneri dhe Këshilli i Ministrave. Delegati italian do të vazhdontetë këmbëngulte se Franca
dhe Gjermania kishin propozuar një Komisioner të pavarur nga Këshilli i Ministrave, dhe me
pushtet mbikombëtar ndërsa nga ana tjetër italianët propozonin që Këshilli i Ministrave duhet të
146Daniela. Preda, Storia di una speranza. La battaglia per la CED e la Federazione Europea nelle carte della
Delegazione italiana (1950-1952), ( Milano:Jaca Book, 1990), f 47. 147 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo, ( Bologna: Il Mulino 2002), f 187-188. 148Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo, ( Bologna: Il Mulino 2002), f 187-188. 149I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53, vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello Stato, Roma 2006,
dokument 442 , 30 .05.1951 Cavalletti për Sforza Top. sekret 6482/344 Lajme dhe komente mbi punimet e
konferencës mbi ushtrinë europiane, f 603. 150 Po aty, f 603
47
ishtelidhja e organizmit që duhet të marrë vendime me konsensus dhe jo me shumicë.151 Pra
Italia duke parë dobësinë e burimeve të saj financiare dukej se do të rrinte e izoluar në një votë
shumice ku do ti bindej vendimeve të kësaj shumice. Për këtë arsye do ti qëndronte votës
unanime.
Por punimet e konferencës do të mernin një frymarrje falë veprimtarisë së autoriteteve
franceze për ta bindur administratën amerikane për vlefshmërinë e projektit të ushtrisë europiane.
Së pari pala franceze me rastin e një vizite të funsionarëve të saj në Uashington do të kërkonte
nga të gjitha delegacionet një dokument përmbledhës për tu demostruar zyrtarisht amerikanëve
disa rezultate të punës së konferencës.152 Delegacioni italian do ta kundërshtonte pasi jo vetëm
kishte probleme që nuk kishin gjetur zgjidhje por Italia ndodhej në klimën e zgjedhjeve
elektorale dhe delegacioni italian do të kërkonte shtyrjen e punimeve të Konferencës. Që
kërkesat italiane janë nënvlersuar e tregon edhe fakti që në një takim që ambasadori italian
Quaroni do të ketë me Schuman do ti theksonte
"Në konferencën e Santa Margaritës ne nuk ishim shumë të bindur për projektin francez të një
ushtrie europiane por duke marrë parasysh situatën e brendshme franceze përsa i përket
riarmatimit gjerman u impenjuam"153 Por shqetësimi i palës italiane do të lidhej para se gjithash
me problemet finaciare dhe me pozicionin e qeverisë amerikane ku sipas ambasadorit në Santa
Margarita palaitaliane do të pranonte një tip organizimi që do të pranohej edhe nga amerikanët
dhe për këtë edhe ministri francez Schuman kishte sqaruar pikëpamjen amerikane.154
Ambasadori italian njihej për shpirtin tij realist dhe në fund të komunikmit të tij ai do të shfaqej
skeptik kur shprehej
"Sipas projektit që me paraqiti Schuman do të ishte sigurisht argëtuese të shikosh një gjeneral
gjerman që komandon trupat franceze të Parisit. Shpresoj që shpirti europian të mos ketë arritur
aq larg,155Por ndërkohe francezët ishin në tratativa me amerikanët ku vetë Monnet më 29
qershor mbajti një takim në Paris me komandantin e përgjithshëm të NATO-s Aizenhauer i cili
do të bindej për seriozitetin e qëllimeve franceze. Këtu padyshim do të ndikonte firmosja e
traktatit të CECA dhe pjesëmarrja e trupave franceze në Indokinë. Pikërisht në të njëjtën datë
kreu i delegacionit francz për planin Pleven Alphand, do të tregohej i gatshëm për të kapërcyer
pengesat që ende mbeteshin për t'u zgjidhur.Të kënaqur ndaj përgjigjes franceze, amerikanët në
fjalimin e Aizenhauer i mbajtur 3 korrik 1951 në Londër, në favor të ndërtimit të një bashkim
politik të kontinentit evropian shprehën në mënyrë të hapur mbështetjen ndaj projektit Pleven
151 Po aty,f 604 152 Po aty, f 605 153I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello Stato, Roma 2006,
dokument 498 , 26 .06.1951 Quaroni për Sforzën top sekret 429 I referohet takimit me Schuman lidhur me planin
Pleven dhe orientimet amerikane për këtë cështje , f 667 154 Po aty, f 667 155 Po aty, f 667
48
.156Por qëndrimi i ri francez dhe amerikan do të reflektohej menjëherë në punën e delegacioneve
ku nuk do të bëjë dallim as pala italiane së cilës i interesonte sic kemi thënë më lart një raport i
mirë franko-amerikan. Dhe pikërisht politika e jashtme italiane disa ditë më vonë do të
deklaronte "Deri para disa javësh besonin se konferenca për ushtrinë europiane ishte mbi të
gjitha fjalë, sot mund të pranojmë që shanset janë pesëdhjetë me pesëdhjetë ku çështja është
marrë në dorë nga amerikanët. 157
Kështu brenda disa javësh delegacionet do të linin mënjanë dallimet dhe do të hartonin
një dokument të përbashkët të quajtur Raporti Interimaire, dhe në 24 korrik 1951 iu dha
delegacioneve për tja paraqitur parlamenteve për të marrë udhëzime si të kapërceheshin pengesat
që dolën gjatë punimeve të konferencës.158Kështu gjatë verës së vitit 1951, u takonte qeverive të
pesë delegacioneve, të merrnin vendime të hiqnin dorë nga një pjesë e sovranitetit të tyre apo ta
braktisnin planin Pleven dhe të vazhdonin riarmatimin gjerman dhe ndërtimin e mbrojtjes
europiane në kuadër të Natos. Nëse u takonte qeverive të diskutonin atëherë për të parë
pozicionin që do të mbanin qeveritë na duhet të kthehemi në Itali.
Ndërsa në Qershor diskutohej për përgatitjen e raportit Interimaire në Itali në brendësi të
qeverisë kishte disa shqetësime, sidomos në lidhje me peshën ekonomike që do të mbante me
rastin e formimit të një ushtrie evropiane, dhe mundësinë për të aderuar kur ishte ende për t'u
zgjidhur çështja e Triestes.159
Deklaratat amerikane dhe franceze në favor të kapërcimit të dallimeve për të krijuar institucione
të përbashkëta drejt bashkimit politik të kontinentit do të ndihmonin për të ndryshuar pozicionin
e Italisë. Dy ditë pas deklarimit të raportit Interimaire De Gasperi do të formonte një qeveri të re
ku do të mbante edhe postin e ministrit të punëve të jashtme dhe do ti konfirmonte delegacionit
italian qëndrimin që duhej të mbante duke i dhënë Italisë një rol shtytës në kuadër të procesit të
bashkimit të kontinentit. Kjo sjellje e re e De Gasperit do të reflektohej disa ditë më vonë me
lëvizjet në qeveri ku do ti ofroj Sforzës ministrinë pa portofol të çështjeve evropiane, ndërsa në
vend të Tavianit, që ndërkohë ishte emëruar sekretar i punëve të jashtme do të emëronte në krye
të delegacionit italian Ivan Matteo Lombardo, një federalist i zjarrtë, shumë afër Spinellit.160
Për të përforcuar shqetësimin ekonomik që mbarte Italia në këtë plan do të ishte vetë
ministri i jashtëm Sforza që para se të linte postin do ti jepte udhëzime pasuesit të tij Venturini që
të kërkoheshin kompensime të mëdha ekonomike për të garantuar anëtarësimin mbi një nivel të
156Daniela. Preda, Storia di una speranza. La battaglia per la CED e la Federazione Europea nelle carte della
Delegazione italiana (1950-1952), ( Milano:Jaca Book, 1990), f 86-89 157I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello Stato, Roma 2006,
dockument 560, 17 .07.1951 Cavalletti për Sforza 8913/463 Konferenca për ushtrinë europiane :Përmbledhje e
raportit italian mbi cështjen e ushtrisë europiane. f 740 158Daniela. Preda, Storia di una speranza. La battaglia per la CED e la Federazione Europea nelle carte della
Delegazione italiana (1950-1952), ( Milano:Jaca Book, 1990), f 91 159 Po aty, f 740 160 Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo,( Bologna, Il Mulino, 2004).f 554-556
49
barabartë.161 Në verë 1951 qeveria De Gasperi dukej se do të gjendej përballë një dileme të
vështirë zgjidhjeje pasi do të përballej edhe me shqetësimet në ambiente të ndryshme qeveritare
që e konsideronin këtë projekt si një zhvillim negativ për interesat e vendit. Me këtë sjellje
rezultonte sinjifikativ një memorandum që përfaqësuesi Italian në OECE Malagadi do ti niste në
fund të korrikut 1951 De Gasperit dhe ministrit të thesarit Giusepe Peles. Në këtë dokument
eksponenti liberal ishte i bindur se në planin ushtarak realizimi i ushtrisë europiane do të sillte
një riforcim në kuadër të Natos të rolit të frontit qëndror pra Francës dhe Gjermanisë federale
duke u larguar nga Mesdheu.162 Por përfaqësuesin italian e shqetësonin edhe aspektet ekonomike
pasi prospektiva e një buxheti të përbashkët për mbajtjen nën kontrollin e një komisariati
europian me karakter mbikombëtar, do të zhvishte autoritetet italiane nga sovraniteti, dhe
zgjedhja e politikave ekonomike me një transferim të mundshëm të burimeve nga puna për
rindërtim tek një politikë e riarmatimit.163Këto vlerësime negative ishin të pranishme edhe nga
përfaqësues të partisë komuniste dhe partisë socialiste. Por shqetësimi do të prekte edhe
administratën publike e cila përballë rritjes së pagave për ushtarakët italianë në brendësi të CED
parashikonte në fakt që nënpunësit publikë përballë kësaj do të kërkonin rritje rroge dhe kjo do të
sillte një proces inflacioni.
Qeveria italiane megjithë këto kundërshti nuk mund ti shkonte kundër ndërtimit europian të
manifestuar që nga viti 1947 qoftë përballë partnerëve të saj kontinentalë qoftë dhe ndaj aleatit
amerikan. Për më shumëky vendim do të përforcohej nga një takim i mbajtur në Uashington në
mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut ku Amerika do të shprehej në favor të planit
Pleven.164
Po në këtë kohë lideri i federalistëve Altiero Spineli do ti niste një memorandum De
Gasperit në të cilin shihej se e vetmja zgjidhje e mundshme ishte që të superoheshin kontradiktat
që kishin dalë në kuadër të konferencës për krijimin e një ushtrie evropiane, dhe kjo do ti shtynte
të gjashtë delegacionet që te pranonin ndërtimin e institucioneve të para të një shteti federal
evropian.165 Këtu do të marrë rrugë edhe projektiitalian për një bashkëpunim politik i cili do të
gërshetonte punën e tij me projektin Pleven.
2.4. Komuniteti politik europian, një iluzion italian.
Politika italiane e viteve 50' dhe lideri i i saj De Gasperi do ti jepnin shtysë një projekti të
bashkëpunimit politik i cili nëse do të ishte realizuar do të ishte konsideruar si një hap i
rëndësishëm drejt realizimit të një Federate Europiane. Ky projekt do të hidhej për propozim në
161Carlo Sforza ,Cinque anni a Palazzo Chigi.La politica estera italiana dal 1947 -1951 (Rome ,Atlante, 1952), f
170. 162ASMAE, 28 07.1951 Parigi b 23 Letër e Malagodit për De Gasperin, në Pier luigi. Ballini,Antonio Varsori, f 145 163ASMAE, 28 07.1951 Parigi b 23 Letër e Malagodit për De Gasperin, në Pier luigi. Ballini,Antonio Varsori, f 145 164Daniela. Preda, Storia di una speranza. La battaglia per la CED e la Federazione Europea nelle carte della
Delegazione italiana (1950-1952), ( Milano:Jaca Book, 1990), f 91 165 Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo, f 594-595
50
kuadër të punimeve të konferencës së Parisit për plani Pleven dhe do të zë fill me 9 tetor 1951
ku delegacioni italian paraqet një memorandum i cili propozonte realizimin e institucioneve të
para të përbashkëta, në veçanti të një Asambleje të zgjedhur me votim të përgjithshëm që do të
kishte fuqinë e emërimit dhe shkarkimit të Komisionerit si dhe miratimin e buxhetit të
përbashkët.166Ky është një ndryshim radikal në kuptimin politik të projektit të planit Pleven.
Propozimet e De Gasperit do të hasnin në një kundërshti të vendeve të Beneluksit që
kundërshtonin cdo hipotezë që do të thotë të hiqje dorë nga sovraniteti kombëtar dhe delegimit të
pushtetit instituconeve të përbashkëta. Këto vende shprehnin frikën që për shkak të peshës së
vogël demografike do të duhej tu nënshtroheshin të mëdhenjëve.167 Megjithatë delegacionet në
kuadër të diskutimeve për planin Pleven do të shfaqnin vështirësi të identifikuara nga komitetet
financiare dhe ushtarake që do të çonin përsëri në një ngecje të punimeve dhe kur ky projekt
dukej se do të dështonte në fund të Nëntorit dhe do të jetë përsëri çështja e riarmatimit të
Gjermanisë që do ta zhbllokojë situatën.
Më 22 nëntor 1951 në Paris, u takuan Ministrat e Jashtëm të Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe
Amerikës për të diskutuar mbi të drejtat e plota të trupave të ardhëshme gjermane me
mbështetjen e plotë të NATO-s. Kjo do ta shtynte kreun e delegacionit francez Alphand, që tu
drejtonte një ftesë ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve për të diskutuar çështjet lidhur me
çështjet buxhetore, ushtarake dhe institucionale në të cilin gjashtë delegacionet nuk kishin qënë
në gjendje të arrinin një marëveshje.168 Një muaj më vonë, gjashtë ministrat e jashtëm të Planit
Schuman do të merrnin pjesë në takimin e Këshillit të Evropës ku 15 vendet pjesëmarëse do të
vendosnin se çfarë qëndrimi do të mbanin në lidhje me projektin Pleven. Në këtë takim De
Gasperi ka mbajtur një nga fjalimet e tij më të zjarrtë në mbështetje të krijimit të Asamblesë
Kushtetuese që do të zgjidhej nga qytetarët evropianë, me detyrën e ndërtimit të institucioneve të
përbashkëta politike. Kjo iniciativë italiane do të kishte mbështetjen e Adenauer dhe Schuman
ndërsa kundërshtimet do të vinin nga Belgjika dhe vendet skandinave të udhëhequra nga Britania
e Madhe.169
Ky takim edhe pse pati një kompromis do të nxirrte në pah kontradiktat që egzistonin
saqë do të çonin në dorëheqjen e Spaak nga presidenca e Këshillit të Evropës si shenjë
proteste.Këto ngjarje do të reflektonin në takimin e 11 Dhjetorit midis gjashtë ministrave të
jashtëm të planit Schuman, por që punimet do të mernin një kthesë tjetër në sajë të këmbënguljes
se De Gasperit për të arritur një marrëveshje për thirrjen e ardhëshme të një asambleje
kushtetuese, nëpërmjet se cilës të arrihej bërthama e parë e bashkimit politik që do të
menaxhonte kontrollin e ushtrisë europiane.Por në çfarë mënyre De Gasperi do të bënte të
166 ADG,b Ministria e jashtme .Proces verbal i mbledhjes së ministrave të jashtëm të Konferences ne Strasburg
9.Tetor 1951 në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 24, f 145-146 167Daniela. Preda, Storia di una speranza. La battaglia per la CED e la Federazione Europea nelle carte della
Delegazione italiana (1950-1952), ( Milano:Jaca Book, 1990), f 149. 168 Po aty, fq149 169Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo, f 597.
51
mundur të merrte mbështejen e të pesë vendeve pjesëmarrëse.Në fjalimin që shtetari italian do të
mbante në këtë mbledhje do të shprehej
" Nëse e transferojmë të gjithë ushtrinë një fuqie europiane duhet që parlamentet dhe popujt ta
dinë nëçfarë mënyre kjo fuqi do të organizohet dhe si do të kontrollohet dhe për këtë e konsideroj
prezencën e një asambleje si thelbësore në komunitetin europian"170
De Gasperi do të zgjidhte edhe kontradiktën që vinte nga vendet e Ulta duke e marrë
parasysh që krijimi i një asambleje përfaqësuese mund të shkaktonte shqetësime tek Vendet e
Ulta që do të kishin një numër të limituar por ky problem mund të zgjidhej me këshillin e
ministrave 171Fjalimin do ta mbyllte me fjalët
"Si mund të justifikojmë transferimin e një pjese të sovranitetit kombëtar nëse nuk i japim në të
njëjtën kohë popujve shpresën për të realizuar ide të reja “172
Këtij sukses të shtetarit italian do ti shtohej edhe bashkangjitja e njështojce që do ti bëhej tekstit
përfundimtar për ushtrinë europiane që do të quhej artikulli 38. Ky artikull parashikonte që për
herë të parë ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve tëangazhoheshin zyrtarisht për të siguruar që,
gjatë periudhës së tranzicionit të punonin për krijuar një Asamble të përbashkët, të zgjedhur me
votim të përgjithshëm.De Gasperi do të propozonte krijimin e dy organeve Komisioneri dhe
Këshilli i Ministrave, të cilët do të kishin kompetenca të ngjashme me atë të dhomave si në
Shtetet e Bashkuara.173Por pavarësisht nga këto masa mbrojtëse, rezistenca e vendeve të
Beneluksit do të mblidhte në fund të dhjetorit në Paris një takim tjetër të ministrave të jashtëm.
De Gasperi duke përfituar nga ky takim do të marrë një tjetër koncesion nga vendet e tjera mbi
kohën e realizimit të projektit të Asamblesë Kushtetuese e cila do të realizohej brenda gjashtë
muajve të parë nga fillimi i punës së Asamblesë së përkohshme.174Ky ishte një sukses për De
Gasperin pasi edhe punët për arritjen e planit Pleven po shkonin drejt fundit dhe kjo do të thoshte
se projekti politik ishte në rrugë të mbarë. Këtë do ta konfirmonte edhe kreu i delegacionit italian
Lombardo që kishte bindjen se në sajë të marrëveshjeve të arritura dhe vullnetit të përbashkët të
gjashtë vendeve, dallimet gradualisht duhet të sheshoheshin.175Dhe kështu, pavarësisht
vështirësive në fillim të vitit 1952, gjashtë vendet e Planit Shuman dukej se po lëviznin në
drejtim të ndërtimit të bërthamës së parë të unitetit politik të kontinentit.
Gjatë muajit shkurt 1952 ndërsa vendet e Beneluksit i kishin pranuar propozimet, Francës
do ti bëheshin disa lëshime në Këshillin e Atlantikut që u mbajt në Lisbonë në shkurt 1952 lidhur
me riarmatimin gjerman i cili do të kryhej pas ratifikimit të traktatit nga gjashtë vendet. Por nga
170ADG,bMinistria e jashtme. Proces verbal i mbledhjes së ministrave të jashtëm të Konferences në Strasburg
11.dhjetor 1951 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokunent 32, fq150-153 171 Po aty, f152 172 Po aty, f 153 173 Po aty, f 153 174 Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo, f 640-641 175I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello Stato,Roma 2006,
dokument 131 , 10 .01.1952 Lombardo për Ministrin e jashtëm, lajme dhe komente mbi punimet e Konferencës për
ushtrine europiane, f 157
52
ana tjetër në pranverë njëkohësisht me punën e delegacioneve për të hartuar tekstin përfundimtar
federalist Spinelli do të vazhdonte aktivitetin për mbledhjen e një asambleje kushtetuese
europiane. Në fakt projekti i kushtetutës që De Gasperi kishte mundur tja bashkangjiste projektit
Pleven ishte meritë edhe e Altiero Spinelit i cili ishte kundër idesë të kryeministrit italian për ti
bashkangjitur planin ushtarak me atë politik pasi një rrezik i projektit Pleven do ti jepte fund
edhe projektit të bashkimit politik.176
Lëvizja europiane do të zhvilloj aktivitetin e saj ku në këtë kohë do të bashkangjitet edhe
Henri Spaak që pasi la presidencën e Këshillit të Evropës ku bashkë me Spinelin do të krijonin
komitetin në mbështetje të kushtetutës europiane.Por në 19 maj 1952 delegacionet do të
mblidheshin në Paris për të zgjidhur problemet e fundit që kishin të bënin me kohën e zgjatjes së
traktatit, votat që do të kishte çdo vend. Në këtë takim për palën italiane do të merrte pjesë
Taviani i cili kërkonte një numër te barabartë votash me Francën dhe Gjermaninë kërkesë e cila
do të plotësohej.177 Pas këtij takimi në 27 maj 1952 ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve nuk u
mbetej veçse të fimosnin në Paris traktatin mbi krijimin e ushtrisë europiane. Me firmosjen e
këtij traktati në Europë hapej një fazë e re e cila mund të kishte arritur kulmin me një bashkim
politik të kontinentit.Me kthimin në Itali De Gasperi do të shprehej
‘’ Në Paris fola si europian por nuk e harrova Italinë. Pashë mbi gjithcka rininë gjeneratat që do
të vijnëpër të ardhmen e vendit tonë "178
Pas firmosjes së traktatit të Parisit mbi ushtrinë europiane, përgjegjësit europianë e
kuptuan shumë shpejt që zbatimi i këtij projekti nuk do të ishte detyrë e lehtë përsa kohë
opinionet publike në të gjitha vendet firmëtare ishin thellësisht të ndara rreth çështjes së CED.Në
Francë lindja e një ushtrie europiane po provokonte një debat thellesishtë të ashpër, autoritetet
qeveritare do të kuptonin që nuk do te ishte e lehtë të gjeje në parlament një mazhorancë të
gatshme për të ratifkuar traktatin pa e përjashtuar opozitën e fortë të partisë komuniste dhe të
djathtës Goliste. Forca të ndryshme prezantoheshin të ndara në brendësi të tyre midis
mbështetësve dhe opozitarëve të CED në veçanti socialistët dhe radikalët. Edhe në Republikën
Federale Gjermane kishte një opozitë të fortë ndaj prospektivës së riarmatimit që siç kujtohej
gjente mbështetje në lëvizjet pacifiste. Edhe në tre vendet e Beneluksit proçedurat e ratifikimit
do të prezantonin një seri vështirësish si në rastin e Belgjikës ku traktati dukej se do të çonte në
diskutim disa privilegje të mbretërisë.179
Përsa i përket Italisë vështirësive të së kaluarës do tu shtoheshin afrimi i zgjedhjeve
elektorale të parashikuara në pranverë 1953 ku ishte vënë re se De Gasperi do të mbështetej mbi
aprovimin e një ligji elektoral mazhoritar i kundështuar nga opozita e së majtës. Prezantimi dhe
kalimi i këtij ligji përfundoi me ngritjen e një reagimi të fortë jo vetëm nga opozita por edhe nga
176 Altiero Spinelli, Diario europeo : 1948-1969, ( Bologna: Il Mulino, 1989), f 370-375 177Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo ,( Bologna: Il Mulino 2002), f 189-193. 178 Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo, f 644-646 179Daniela. Preda, Storia di una speranza. La battaglia per la CED e la Federazione Europea nelle carte della
Delegazione italiana (1950-1952), ( Milano:Jaca Book, 1990), f 156.
53
disa personalitete politike që në të kaluarën ishin treguar pro pozicionit të qeverisë së
qendrës.180Në këtë atmosferë nuk ishte e lehtë për De Gasperin të prezantonte në parlament
ratifkimin e CED. Në një fazë të parë mendonte se vështirësitë lidhur me aprovimin e traktatit të
Parisit do të superoheshin falë shpejtimit të projektit politik (CPE). Që nga fundi korrikut 1952
lideri Trentin do ta shqyrtonte artikullin 38 si një kusht për vetë ekzistencën e komunitetit por
edhe si një impenjim politik me rëndësi të madhe në ratifikimin e traktatit CED.181De Gasperi do
të rriste presionin mbi partnerët europian dhe në shtator 1952 me rastin e mbledhjes së parë të
komunitetit të qymyrit dhe celikut (CECA) do të mbante një fjalim ku kërkonte që studimi i
projektit të komunitetit politik të realizohej më parë se ratifikimi paraprak mbi CED. Liderat e
politikës europiane vendosën tja besonin këtë detyrë Asamblesë së përbashkët të CECA që do të
krijonte një Asamble Ad Hoc e cila në mars të vitit 1953 duhet të përfundonte punët e saj duke
prezantuar projektin për komunitetin politik europian. Fillimisht do të krijohej një komision me
26 anëtarë të cilit iu besua detyra për të hartuar projektin e statutit dhe për ta çuar për aprovim në
Asamble.
Por përpos këtyre zhvillimeve për Asamblenë kushtetuese ambasadori italian në Paris informonte
seklima në Francë kishte ndryshuar dhe ishte e vështirë që maxhoranca parlamentare të kalonte
ratifikimin e traktateve europiane. Franca nuk do të kishte aderuar në një projekt me kushte të
barabarta me Gjermaninë dhe Italinë.182 Por De Gasperi nuk do ti merrte parasysh këto njoftime
të ambasadorit dhe do ti kërkonte përfaqësuesit italian në komisionin kushtetues Ludovico
Benvenuti ti kërkonte ndihmë ministrit të jashtëm francez të ndikonte edhe mbi presidentin e
Këshillit të Europës mbi rëndësinë e komunitetit të ri politik. Në fund të dhjetorit 1952 grupi i
punës krijoi një komitet për të shpejtuar punën dhe për të zgjidhur divergjencat. Në shpejtimin e
punimeve ka ndikuar padyshim edhe situata ndërkombëtare .
Në nëntor 1952 zgjedhjet amerikane do të shënonin sukses për partinë republikane ku
Aizenhauer do të bëhej president i SHBA-së dhe Faster Dulles do të mbante udhëheqjen e
departamentit të shtetit. Administrata e re kishte si qëllim të sillte një politikë ndryshe që e vinte
theksin në një sjellje më të fortë ndaj Bashkimit Sovjetik dhe në një luftë të pamëshirëshme
kundër komunizmit.183Përsa i përkiste pozicioneve amerikane drejt Europës administrata
Aizenhauer kishte ndërmend që aleatët europianë të merrnin më shumë përgjegjësi nga
pikëpamja ushtarake. Thelbësore për Uashingtonin ishte aprovimi i shpejtë i CED dhe riarmatimi
i Gjermanisë Perëndimore.184 Kështu në Janar 1953 vëtë sekretari i shtetit amerikan do të fillonte
180Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991), ( Bologna: il Mulino, 1995) f 171 181 Piero Craveri, Europeismo e federalismo nel pensiero e nell’azione di Alcide de Gasperi in Craveri P,varsori A,
(nën kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico 1957- 2007), FrancoAngeli,Milano 2009, f
335-348 182I documenti diplomatici italiani,serie x,1948-53,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello Stato, Roma 2006,
dokument 433, 20 .10.1952 Quaroni për Ministrin e jashtëm, lajme dhe komente mbi punimet e Konferences për
ushtrinë europiane, f 467 183Ennio Di Nolfo, Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 768-770. 184Jean– Duroselle, AndreKaspi, Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare ( Tiranë : Orange, 2011) f 203
54
vizitat në kryeqytetet europiane për ti kërkuar qeverive të gjashtë vendeve përfundimin e
ratifikimit të traktatit të ushtrisë europiane por në Itali kjo çështje do të lidhej me cështjen e
pazgjidhur të Triestes dhe kjo rëndonte mbi opinionin publik. Pavarësisht vështirësive komisioni
i mbledhur në Strasburg kishte përfunduar tekstin final dhe do ti paraqitej Asamblesë Ad Hoc për
ta aprovuar me 10 mars 1953. Teksti final i statutit që krijonte komunitetin politik i përbërë nga
117 artikuj frut i gjashtë muajve diskutime shënonte një hap thelbësor drejt realizimit të federatës
europiane ku që në hyrjen e këtij traktati shprehimisht thuhej
"Ne popujt e Francës, Republikës federale Gjermane, Italisë, Luksemburgut, Belgjikës,Vendeve
të Ulta, kemi vendosur të krijojmë një komunitet politik"185Komuniteti do të përbëhej nga
parlamenti me dy dhoma, dhoma e popullit me votim të përgjithshëm dhe senati ku anëtarët do të
emëroheshin nga parlamentet kombëtare. Ky projekt që vinte i ideuar nga De Gasperi do kishte
rëndësi edhe për pozicionin që Italia do të luante. Po ti referohemi vendeve që do të zinin në
parlament, Italia do të kishin të njëjtin numër me Gjermaninë e Francën dhe kjo do të thoshte një
vend i barabartë në vendimarje në komunitetin europian. Institucioni tjetër ishte Këshilli
ekzekutiv, Këshilli i ministrave dhe Gjykata. Komuniteti do të kishte detyrën të promovonte
kordinimin e politikës financiare me qëllim realizimin e një tregu të përbashkët. Ishte
parashikuar që komuniteti të përfshinte në brendësi të tij në një periudhë dy-vjecare edhe CECA
dhe CED. Kjo i jepte një rëndësi të vecantë këtij projekti të ideuar nga De Gasperi i cili do të
gjente edhe mbështetjen e federalistëve të tjerë si Spinelli i cili do të shprehej.
"Marrëveshja do të ishte një rast i papërsëritshëm për të krijuar institucione politike europiane
dhe mbi të gjitha një parlament të zgjedhur drejtëpërdrejtë nga qytetarëtqë do ti jepte një impuls
shpirtit të identitetit europian midis popujve "186
2.5. Aksioni i fundit federalist i De Gasperit.
Projektet europiane EDC dhe EPC do të ndikoheshin nga zhvillimet ndërkombëtare. Si cituam
më lart administrata Truman do të vinte si objektiv primar integrimin europian dhe do ti shtynte
vendet europiane në përmbushjen e projektit të ushtrisë europiane. Dhe këtu do të gjenin
hapësirë edhe përkrahësit e këtyre projekteve për të vazhduar punën e tyre. Dhe pikërisht do të
ishte vetë sekretari i shtetit amerikan John Foster Dulles që në shkurt 1953 do ti kërkonte një
shpejtim të ratifikimt të traktatit të CED dhe këtë detyrë do tja ngarkonte De Gasperit duke e
vlerësuar si’ lidershipin europian që mund të influenconte tek vendet e Benelux për ratifikimn e
CED. Në sytë e amerikanëve ishte vlerësuar roli që De Gasperi kishte luajtur në lëvizjen
europiane dhe për këtë arsye do të inkurajohej që të ndërmerrte këtë hap të shpejtë në këtë
periudhë.187
185Daniela. Preda, Sulla soglia dell’unione: la vicenda della Comunità politica europea (1952-1954), ( Milano: Jaka
Book, 1994). f 301-309 186 Po aty, f 321 -323. 187 NARA-Deparmenti I shtetit b 10. Nga sekretari i shtetit Dulles, për ambasadën amerikane në Paris. 14.02 1953
55
Në mars 1953 një tjetër ngjarje ndërkombëtare do të shënonte fatin e politikës europiane
të De Gasperit. Vdekja e Stalinit në 5 mars 1953 do ti jepte një tjetër dimension politikës së
jashtme të Kremlinit. Bashkimi Sovjetik vendosi ta drejtoj aksionin Ndërkombëtar mbi një
politikë të hapjes ndaj Perëndimit në vecanti ndaj aleatëve më të mëdhenj të SHBA. Moska e
lidhte nisjen e dialogut me lënien mënjanë të cështjes së riarmatimit gjerman dhe kjo do të
thoshte për vendet e Europës Perëndimore të hiqnin dorë nga CED për të cilin procedurat e
ratifikimit ishin në rrugë e sipër.188Deklaratat sovjetike u konsideruan në Uashington si një
manovër e thjeshtë por do të kishin impakt të fortë në opinionin publik Perëndimor të lodhur nga
klima e luftës së ftohtë dhe të frikësuar nga prespektiva e një konflikti bërthamor. Përvec kësaj
kryeministri anglez Uiston Churcill i kthyer në pushtet në fund të 1951 ishte prej kohësh i bindur
në nevojën e hapjes së një dialogu me BS dhe në Maj 1953 me një fjalim te dhoma e komunëve
do të avanconte hipotezën e një konference të nivelit të lartë mbi modelin e konferencës së luftës
së dytë botërore me shpresën për të zgjidhur problemet ndërkombëtare.189
Përsa i përket Francës edhe pse ishte deklaruar besnik ndaj zgjedhjeve të aleatit amerikan
nuk mund të linte pasdore situatën e re ndërkombëtare. Por në Francë në fillim të Janarit 1953 u
krijua një qeveri e re ku Robert Schuman do të braktiste udhëheqjen e ministrisë së jashtme në
favor të Georges Bidault dhe ku pozicioni i këtij të fundit përballë ndërtimit europian ishin
skeptik. Ambasadori italian në Paris Quaroni në relacionet që i dërgonte De Gasperit rreth
politikës së jashtme franceze mendonte se qeveria italiane duhet të ndiqte një politikë të
kujdesshme mbi çështjen e ratifikimt të traktatit të CED.190 Përballë një situate të tillë
ndërkombëtare gjithnjë e më fluide De Gasperi nuk e shikonte të mundshme të prezantonte
projektin e CED në parlament, nuk mund të mohonte faktin që kjo ngjarje do të kushtëzonte një
fushatë elektorale të vështirë ku opozita e majtë dhe e djathtë kishin si qëllim ta përdornin
çështjen e riarmatimit gjerman dhe çështjen e pa zgjidhur të Triestes. Por me rastin e një
mbledhje të mbajtur në Romë në fund të Shkurtit të vitit 1953 de Gasperi do tu drejtonte një apel
kolegëve të tij europiane ku kërkonte që gjithsecili të luante rolin e tij dhe do të shprehte
dëshirën që sa më shpejt të procedohej me ratifikimin nga ana e parlamentit.191 Por pala franceze
do të kërkonte të përfshinte në traktatin e CED një seri protokollesh me objektivin për të
riforcuar pozicionin francez.
Në këtë periudhë Franca ishte e impenjuar me konfliktin në Indokinë dhe autoritetet
franceze e lidhnin ratifikimin e traktatit të CED me mbështetjen amerikane në këtë konflikt. Nga
një takim i mbajtur në Romë De Gasperi do të bindej për bisedimet e vështira me palën franceze
ku në një informacion që i dërgonte ambasadës amerikane në Romë dotë shprehej se
në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 3, f 173. 188Ennio .Di Nolfo, Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 772-778 189 Po aty, f 778 190 AMAE b 25, Quaroni për De Gasperi, 18. 02.1953 ne Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok 38, f 178. 191 ASMAE, Italia,b256 CECA, Takimi i gjashtë ministrave të jashtëm. Luxembourg, 16.03.1953 në Pier. luigi.
Ballini,Antonio Varsori, dokument 41, f 180.
56
“Negociatat me Bidault janë shumë më të vështira se ato me Schuman “192
Megjithatë ai ishte i bindur ta çonte përpara projektin dhe në 9 mars 1953 gjatë mbledhjes së
Strasburgut të gjashtë ministrave të jashtëm De Gasperi do të rimerte përsëri iniciativën për të
bindur qeveritë e tjera për të ratifikuar sa më shpejt tekstin por qeveria franceze me rritjen e
elementit golist kishte filluar ta denonconte këtë projekt.193
Por për të analizuar më mirë pozicionin e De Gasperit në realizimin e projektit të komunitetit
politik duhet ta shtrijmë studimin edhe në angazhimet e tjera që qeveria italiane kishte ndërmarrë
në projektet e bashkëpunimt europian dhe objektivat që donte të arrinte. Po të kthehemi pak në
kohë një nga objektivat e politikës italiane lidhej me çështjen e papunësisë dhe qarkullimit të lirë
të punëtorëve. Siç edhe kemi analizuar më lart kjo çështje do të marrë një rëndësi të vecantë për
qeverinë italiane në proçesin e integrimit dhe për të paraqitur ecurinë e këtij problemi do të na
duhet ti referohemi një analize që bën përfaqësuesi i italian në OECE, Giovani Malagodi në një
letër që i dërgonte De Gasperit në fund të vitit 1952ku Gjermania kishte mbështetur propozimin
italian për një liberalizim gradual të qarkullimit të lirë të punëtorëve ndërsa ishte kundër Belgjika
Franca dhe Anglia.194 Por pala italiane problemin e papunësisë e shikonte si shumë të rëndë dhe
potencialisht shpërthyes dhe zgjidhja e vetme ishte emigracioni jo vetëm në Europë por edhe në
Amerikë. Kjo kërkesë jetike për Italinë ishte lidhur me sakrificat që kishte ndërmarë në rrugën e
integrimt europiane ku Malagodi do të kujtonte
“Ne nga ana jonë morëm parasysh rreziqet e aderimit në planin Shuman,në Nato, në CED duke
menduar që këto marrëveshje do të sillnin më vete edhe integrimin në fushën e punës, një kusht
ky kryesor i aderimit tonë“195
Po ti referohemi projekteve të tjera europiane qeveria italiane do të tregohej e kujdesshme
përballë projekteve hollandeze si plani Beyen për një bashkim doganor dhe i ashtuquajturi “Pool
Verde’’ për krijimin e një tregu të përbashkët në sektorin e prodhimit bujqësor. Përsa i përket
Pool Verde për të cilën ishin mbajtur dy konferenca të gjashtëmbëdhjetë ministrave të bujqësisë
dhe për qeverinë italiane ministri i bujqësisë Amintore Fanfani kishte riafirmuar dëshirën italiane
për ti dhënë gjithçka zhvillimit të komunitetit europian si në planin politik ashtu edhe në atë
ekonomik.196Ndërhyrja e ministrit italian do të ishte me rezultat në dy aspekte ku ai do të
kërkonte një integrim horizontal dhe jo vertikal të mbështetur nga qeveria hollandeze si dhe do të
insistonte që çështja të përqëndrohej tek lista e produkteve dhe më pas në aspektin
institucional.197 Në realitet në këtë fazë delikate të çështjeve europiane këto projekte dukeshin të
paktën nën vizionin italian me një rol dytësor dhe nuk besohej se do të arrihej rezultat konkret.
192 NARA-Deparmenti i shtetit b 10. Nga Buncer, Ambasada në Romë .6.03 1953 në Pier. luigi. Ballini, Antonio
Varsori, dokument 39, f 178. 193Jean– Duroselle, Andre Kaspi, Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare (Tiranë Orange,2011), f 201 194 ASMAE, Italia,b,167 OECE Giovani Malagodi për ministrin e punëve të jashtëme De Gasperi, 28 .07 1952 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, document 35, f 166-168 ,. 195 Po aty, f168 196ASMAE, Italia,b,256Poli bujqësor 26 03 1953 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, document 44, f 191-193 . 197 Po aty,f193
57
Por inisiativa europiane e De Gasperit do të vështirësohej edhe për shkak të vështirësive të
brendëshme që lidheshin me zgjedhjet e ardhëshme politike që do të mbaheshin në Qershor për
të cilat ishte propozuar edhe një ligj i ri elektoral që pas shumë debatesh ishte aprovuar në mars
1954 si dhe çështja e pazgjidhur e Triestes për të cilën ndjeshmëria kombëtare do të përdorej nga
forcat opozitare. Për këto arsye lideri italian nuk ishte në gjëndje të prezantonte traktatin e CED
për aprovim në parlament edhe pse në drejtim të ratifikimit të projektit të ushtrisë europiane ishte
hedhur hapi i parë në Gjermani ku ky projekt ishte ratifikuar nga parlamenti më 14 mars 1953.
Por De Gasperi do të vazhdonte të besonte në projektin e komunitetit politik për të cilin ishte
caktuar një takim në 12 Maj në Paris ku gjashtë ministrat kishin për detyrë që të diskutonin
projekt statutin e miratuar nga Asambleja Ad Hoc dhe të hartonte një traktat për ta paraqitur për
ratifikim në parlament. Edhe në këtë rast De Gasperi me mbështetjen e Adenauer do ti shtynte
bisedimet për një mbledhje të ardhëshme që do të oganizohej në Baden në gusht 1953.198Por
projekti në vazhdim do të kushtezohej nga situata politike në Francë e Itali.
Më 21 maj 1953 në Francë do të formohej një qeveri e re që kishte në brendësi elemente
golistë që e shprehnin haptas armiqësinë ndaj CED. Kriza politike në Francë do të ndiqej nga një
krizë e njëjtë në Itali e cila do të nxirrte nga skena De Gasperin duke e lënë Adenauer
mbështetësin e vetëm të CED.199Më 8 Qershor 1953 në Itali do të mbaheshin zgjedhjet politike
për legjislaturën e dytë republikane ku këto zgjedhje edhe pse shënonin fitoren e
demokristianëve, ata kishin humbur pozicione në favor të së majtës dhe avancimin e së djathtës
qoftë monarkike qoftë neofashiste. Bëhej fjalë për një disfatë të fortë për De Gasperin pozicionet
e të cilit ishin dobësuar edhe në brendësi të partisë demokristiane. Lideri Trentin tentoi të
formonte një qeveri të re por nuk pati sukses. Presidenti Republikës do ti besonte qeverinë e re
Giusepe Pelles. Kështu që De Gasperi nuk do të merte pjesë në mbledhjen e Baden në Gusht nga
e cila shpresonte të arrinte një traktat përfundimtar për krijimin e komunitetit politik dhe këtë do
tja shprehte edhe në një komunikim mbështetësit të tij kryesor Adenauer kur i informonte “Sic
diskutuam në Paris në mbledhjen e fundit nuk kishte dyshim që menduan për një takim të gjashtë
ministrave të jashtëm.Ky takim duhet të ketë karakter thelbësor dhe jo procedurial”200
Në takimin e Baden do të merte pjesë Taviani i cili do të rimerte edhe njëherë çështjen e
integrimit ku i ftonte ministrat në rolin e tyre historik në krijimin e një Europe të re. Por edhe në
këtë konferencë nuk u arrit asnjë marrëveshje. Por të kthehemi në Itali ku kryeministri Giusepe
Pella që do të mbante edhe postin e ministrit të jashtëm do të prezantonte një kthesë në politikën
europiane të Italisë dhe këtë do ta lidhte me çështjen trentine.201Çështja e Triestes ishte e lidhur
me Traktatin e Paqes të firmosur në 10 shtator 1947 ku pas ratifikimt të tij do të mbetej jashtë
198 Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo, f 650-656 199Po aty, f 678 200Letër e De Gasperit për kancelarin gjerman Konrad Adenauer.30 07.1953 në Pier. luigi.Ballini,Antonio Varsori,
dokument 49,f 212 . 201 Mauricio De Leonardis, La diplomacia atlantica e la soluzione del problema di Trieste (1952-1954) ,
(Napoli:Esi, 1992), f 81-391
58
këtij traktati qyteti i Triestes i cili do të ndahej në dy zona ku njëra do të ishte nën administrimin
e aleatëve dhe zona tjetër do ti jepej Jugosllavisë. Gjatë periudhës së De Gasperit ishin marrë
disa siguri për zgjidhjen e kësaj çështje por nuk ishte arritur asgjë. Lideri demokristian Pella nuk
ishte treguar kurrë entuziast për zgjedhjen në sensin federalist të ndërmarë nga De Gasperi dhe
nuk ushqente simpati për projektet europiane CDE dhe CPE. Përkundrazi kërkonte të forconte
pozicionin e qeverisë së tij duke e përqëndruar vëmendjen mbi cështjen e Triestes duke u nisur
nga supozimi se një sukses në këtë fushë do te kishte një impakt në opinionin publik që ishte më
i ndjeshëm në çështjet kombëtare sesa ndaj projekteve europiane.202 Përveç kësaj një pozicion
më i ashpër përballë Jugosllavisë së Titos dhe pozicioni më i vendosur ndaj aleatëve do ti lejonte
Pellës të gëzonte mbështetje qoftë nga e djathta nacionale qoftë edhe nga e majta.
Në fund të Gushtit të vitit1953 duke marrë spunto nga kërcënimet jugosllave lideri
demokristian urdhëroi një seri manovrash ushtarake gjatë kufirit lindor. Kryeministri italian
nëpërmjet ambasadorit Tarchiani në Uashington do të intensifikonte kontaktet me amerikanët
duke vënë në diskutim ratifikimin e CED në qoftë se nuk do ti kthehej qyteti i Triestes.203 Në
tetor në klimën e tensioneve të krijuara nga Roma e Beogradi, autoritetet angleze dhe amerikane
lajmëruan tërheqjen e trupave të tyre nga zona që kontrollonin dhe kthimin e qytetit Italisë. Pala
italiane do të instalonte edhe një post duke kontrolluar të gjithë qytetin por kjo marrje e
pozicioneve do të sillte një deklaratë lufte nga ana e Titos dhe një rimendim të pjesshëm anglo-
amerikan. Në fillim të Nëntorit përkundrazi ishin zhvilluar manifestime nga ana e popullit në
favor të Italisë dhe armike ndaj autoriteteve ushtarake dhe reagimi i policisë ishte fortë dhe do të
regjistoheshin viktima midis manifestuesve. Vetëm muajin e Dhjetorit do të regjistrohej një ulje
e tensionit midis dy vendeve Në këtë kontekst ishte e dukshme që Pella ti dedikonte një
vëmendje më të pakët cështjes së CED dhe CPE dhe nuk munguan tentativat në raport me
Uashingtonin dhe Londrën në kushtëzimin e ratifikimit të traktatit të Parisit dhe një sjellje e
ndryshme anglo-amerikane ndaj kësaj cështje.204 Përtej problemit të Triestes projektet federaliste
paraqiteshin të vagëta edhe pse një mbështetje vinte nga Gjermania ku Adenauer kishte fituar
mbi 2/3 e votave dhe kjo i lejonte një ratifikim të traktatit. Por lëvizja federaliste e mbledhur në
Tetor 1953 ku mernin pjesë Schuman, Spak dhe De Gasperi do ti dërgonte një apel qeverive për
të arritur një traktat përfundimtar.205 Por ndërsa ambasadori Italian në Paris Quaroni ishte i
bindur se parlamenti francez nuk do ta ratifikonte kurrë CED, skepticizmit të tij do ti shtoheshin
edhe personalitete të tjera që kishin qënë mbështetës të De Gasperit si Taviani i cili shprehej
se“Ia kam thënë qartë Peles dhe De Gasperit askush nuk mund të dyshoj në bindjet e mia
europiane por nuk mund ta përfundojmë debatin në parlament për ratifikimin e traktatit pa
përfunduar më parë në parlamentin francez. Beteja do të jetë e vështirë dhe as që mund të
202 Mauricio De Leonardis., La diplomacia atlantica e la soluzione del problema di Trieste (1952-1954) ,
(Napoli:Esi, 1992), f 281-391 203 Po aty, f 391 204 Po aty, f 391 205 Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo, f 746-750
59
krahasohet me planin Shuman’’206 Por Taviani që mbante edhe postin e ministrit të brendshëm
do të analizonte edhe gjendjen në vend kur theksonte
“Por nëse pas fitores tonë Franca nuk e ratifikon cdo të ndodhë?Imagjinoni cdo të ndodhë në
opinionin publik. Imagjinoni triumfin e opozitës socialkomuniste të bashkuar nga çështja e
pazgjidhur e Triestes. Do të ishte një tërmet për politikën e jashtme italiane’’207Por në
Konferencën e Natos të mbajtur në Dhjetor 1953 në Paris, Franca për herë të parë u shpreh e
gatshme për të ratifikuar traktatin e CED. Por përsëri ambasadori Italian, Quaroni do të tregohej
skeptik kur informonte se edhe pse direktivat e partisë socialiste në kundërshtim me ato të
komunistëve do të deklaroheshin hapur në favor të CED por kjo lëvizje nuk duhet të krijonte
shumë iluzione.208 Por Italia do të përfshihej në një krizë qeveritare ku në Janar 1954 Pella do të
jepte dorëheqjen dhe në Shkurt do të krijohej një qeveri e udhëhequr nga demokristiani Mario
Scelba i cili do ti kthehej linjës së politikës së De Gasperit midis të cilave do të shprehte
mbështetjen për CED. Nga ana e tij De Gasperi edhe pse i dobët nga gjendja shëndetësore do të
rimerte aksionin në favor të CED qoftë edhe nëpërmjet disa impenjimeve publike. Në realitet
qeveria Scelba edhe pse kishte theksuar dëshirën e mirë italiane në kontaktet me aleatët e
mëdhenj në vecanti me SHBA në lidhje me fillimin e ratifikimit të CED por një zgjedhje e tillë
do të përmbushej nëpërmjet një procedure të ngadaltë dhe komplekse ku do të vlerësonte ngjarjet
në vendet e tjera në vecanti në Francë.209 Në këtë vend çështja e ratifikimt të CED do të lidhej
gjithnjë e më shumë me luftën e Indokinës.
Në Janar 1954 do të mbahej në Berlin një konferencë mbi riarmatimin gjerman e cila do
të dështonte dhe kjo do të thoshte për qeverinë amerikane ti përmbahej me forcë realizimit të
CED ndërsa qeveria franceze të forconte pozicionet e saj. Konkretisht do të kërkonte mbajtjen e
një konference të ardhshme në Gjenevë ku ti jepej zgjidhje problemit të Indokinës ku Franca do
ti hapte dritën jeshile ratifikimit të CED. Duke parë edhe angazhimin e qeverisë amerikane e cila
nuk kishte për momentin rrugë tjetër edhe pozicionet e qeverisë italiane dotë ndryshonin në
lidhje me CED. Dhe më konkretisht ministri Taviani si përfaqësues Italian ishte mbështetës i
idesë europiane dhe ishte i bindur për mundësinë që CED paraqiste për paqen në përgjithësi dhe
për interesat italiane në vecanti.210 Po në këtë periudhë do të intesifikoheshin edhe mbështetësit e
projekteve europiane ku Adenauer në Prill do të ndërmerrte një vizitë në Romë me objektivin për
të diskutuar së bashku me Italinë mbi aksionin e ndërmarrë në mbështeje të CED. Por shpresat e
federalistëve në Itali do të rimereshin edhe njëherë nga De Gasperi ku projekti për ushtrinë
europiane do ti paraqitej parlamentit për diskutim në Prill 1954. Por këtu traktati do të ndeshte në
206 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo, ( Bologna: Il Mulino 2002), f 193-196. 207Po aty, f 196 208 ASMAE,b27 Quaroni për Pellën .30 111953 në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, document 54, f 243 209Antonio Varsori, La scelta occidentale dell’Italia (1948-1954), në ‘’Storia delle relazioni internazionali ‘’, nr.1-2,
1988. 210 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo, ( Bologna: Il Mulino 2002), f 208
60
kundërshtimin e monarkistëve të cilët kërkonin zgjidhjen e çështjes së Triestes e cila akoma nuk
ishte mbyllur.211
Por do të ishin përsëri ngjarjet ndërkombëtare që do të influenconin projektin e CED. Në
fund të Prillit 1954 francezët do të pësonin një disfatë në Indokinë ku shuheshin edhe shpresat
për të fituar luftën. Kjo ngjarje dotë çonte në dorëheqjen e qeverisë Laniel dhe në vend të tij do
tëvinte Mendes France jo aq dashamirës ndaj projekteve europiane. Ndërkohë në Itali në Maj
1954 në krye të demokristianëve do të vinte Fanfani dhe këtu De Gasperi do të mbante fjalimin e
tij të fundit ku do të kërkonte vazhdimin nga gjeneratat e reja të projekteve federale që
përfaqësonin të vetmen garanci për paqen dhe zhvillimin europian.212 Por Mendes Franc do të
deklaronte në konferencën e Gjenevës në fund të Korrikut tërheqjen e trupave nga Indokina dhe
përballë kësaj sjellje administrata amerikane do kërkonte me ngulëm ratifikimin e traktatit të
CED. Po në këtë periudhë Pol Henri Spak mbështetës i federalizmit europian ishte kthyer në krye
të qeverisë në Belgjikë duke e zëvendësuar Zeland që ishte treguar i kujdesshëm për sa i përket
CED dhe CPE ndërsa Adenauer me ratifikimin e traktatit të Parisit dhe mazhorancës së gjerë që e
mbështeste mund të konfirmonte mbështetjen për ushtrinë europiane dhe do të paraqitej si aleati
më i besuar i Uashingtonit. Në 19 gusht 1954 pak para se te hapej konferenca e Brukselit do të
ndahej nga jeta De Gasperi dhe bashkë me të do të shuheshin edhe projektet europiane ku
Adenauer në hapje të Konferencës do të citonte
”Një hije gri ka mbuluar negociatat tona “213
Për sa i përket liderit francez arriti në kryeqytetin belg me një projekt të modifikuar për CED ku
elementët mbikombëtarë ishin eleminuar. Ky projekt i modifikuar nuk do të pranohej nga pesë
vendet e tjera dhe Mendes Franc do tja paraqiste projektin e CED parlamentit francez në 30
Gusht 1954 i cili do ta rrëzonte. Ky votim do ti jepte fund edhe projektit politik të sugjeruar nga
Italia.214 Me këtë ngjarje ishte përmbyllur një fazë e rëndësishme e politikës së ndjekur nga Italia
e karakterizuar nga plane ambicioze dhe shpresa të mëdha.
211 Antonio Varsori, La scelta occidentale dell’Italia (1948-1954) , në ‘’Storia delle relazioni internazionali ‘, nr.1-2,
1988. 212 Daniela Preda, Alcide De Gasperi federalista europeo, f 766-769. 213 Piero Craveri,Europeismo e federalismo nel pensiero e nell’azione di Alcide De Gasperi, në Craveri P, Varsori A
.( nën kujdesin ), L’Italia nella costruzione europea . Un bilancio storico (1957-2007 ,Franco Angeli,Milano 2009, f
336. 214 Jean –Baptiste Duroselle, Andre Kaspi, Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare ( Tiranë : Orange, 2011), f 205
61
- KREU –III-
RILINDJA EUROPIANE NGA MESINA NE ROMË. RRUGA ITALIANE
DREJT ZHVILLIMIT 1954-1957
3.1 Falimentimi CED dhe pasojat e tij mbi poziconin italian
Pas përfundimit të Konferencës së Brukselit në gusht 1954 dhe me daljen në pah të
dështimit të CED dhe të bashkimit politik do të shembej një prej shtyllave mbi të cilat ishte
mbështetur aksioni ndërkombëtar i politikës italiane.Dhe reagimi i parë do të vinte nga
ambasadori Italian në Francë Quaroni i cili do të shprehej se
“Nëse populli francez u mësua tashmë me riarmatimin gjerman e njëjta gjë nuk mund të thuhet
për parlamentin për të cilin rruga drejt CED duket dramatike. Dhe kjo do të thotë që diplomacia
italiane duhet të ndihet e traumatizuar nga refuzimi francez pasi rruga europiane ka prezantuar
deri më tani një moment kyç të hartimit të politikës së jashtme italiane‘’215Por qeveria italiane
dukej se do të gjendej në një moment të vështirë si përsa i përket situatës së brendshme por edhe
qëndrimit që do të mbante SHBA ndaj mosratifikimit të traktatit për ushtrinë europiane. Ky
qëndrim nënkuptonte një rishikim të prezencës amerikane në Europë pasi vetë qeveria amerikane
kishte përpiluar amendamentin Richards i cili parashikonte që 50% të ndihmave ushtarake
amerikane do të ishin të destinuara për ato vende që do ratifikonin traktatin e CED.216
Pozicionimi i Amerikës do të ishte i menjëhershëm dhe i ashpër ku sekretari i shtetit Dulles nuk
do të hezitonte ta përcaktonte votën franceze si një goditje zhgënjyese kundër politikës së SHBA
.217Përsa i përket situatës në vend përfundimet e votimit francez do të përshëndeteshin nga forcat
social komuniste italiane si një fitore, ku partitë e ekstremit të majtë do të shikonin në krizën e
CED jo vetëm fundin e europianizmit por edhe fundin e atlantizmit.
Këto deklarata do ta shtynin ministrin e jashtëm Atilio Piccioni që në 31 gusht 1954 të
dilte me një deklaratë shtypi ku theksonte shpirtin Europian që kishte udhëhequr aksionin e
Italisë në vitet e fundit i cili nuk ishte braktisur. Për përfaqësuesin Italian vota franceze nuk do të
thoshte krizë në europianizëm aq më pak në Aleancën Atlantike.218Më tej Piccioni do të
theksonte se për Italinë mbrojtja e Evropës mbetej problem kryesor i Aleancës Atlanike dhe një
zgjidhje e favorshme do të konsiderohej hyrja e Gjermanisë Perëndimore në sistemin e mbrojtjes
215Enio Di Nolfo, ’’La politica di potenza e le formule della politica di potenza. Il caso italiano in Di Nolfo,
,Rainero, R. H, Vigezzi, B. vepër e pëmendur, f 722 216ASMAE b33, Ambasadori në Uashington Tarciani për ministrin e punëve të jashtme Piccioni, 11 shtator 1954 në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 57, f 243 217Giusepe Mammarella,Storia e politica dell’Unione Europea , (Roma-Bari, Laterza, 1998), f 80. 218ASMAE 1954 Tel. n. 8/6633 Nga Piccioni për të gjitha përfaqesitë diplomatike dhe konsullatat, Romë 31 gusht
1954. në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, document 56, f 241
62
perendimore.219Nga ana tjetër kjo situatë e brendëshme e kishte shqetësuar ambasadoren
amerikane Booth Luce e cila po atë ditë do të informonte qeverinë amerikane për rreziqet që
Italia po kalonte ku socialistët italianë ishin të vetmit në Europën Perëndimore që ishin të lidhur
fortësisht me komunistët. Ambasadorja amerikane do të shprehte shqetësimin se Italia ishte e
ndarë midis forcave filo perëndimore dhe atyre që mbështesnin Kominfornin dhe rënia e të
parëve do të çonte në një pushtet të pashmangshëm të komunistëve.220Nga njëra anë kjo do të
thoshte një dobësim i rolit Italian në brendësi të sistemit perëndimor nga ana tjetër marrëdhëniet
dypalëshe italo-amerikane do të hynin në një fazë jo të lehtë ku administrata amerikane e
shikonte të dobët impenjimin e forcave të moderuara në luftën kundër partisë komuniste. Në
ambjentet qeveritare i përmbaheshin idesë që një zgjidhje e Uashingtonit në drejtim të një izolimi
të ri mund të minonte ekuilibrat e brendshëm në bazë të së cilave demokristianët mund të mbanin
pushtetin, kjo falë edhe bindjes së krijuar se Amerika nuk do të pranonte një spostim nga e majta
të fateve të vendit.221 Për këtë arsye vëmendja ishte drejtuar nga lajmet që vinin nga Amerika ku
ambasadori italian Tarchiani po shfrytëzonte çdo mundësi për të ndarë përgjegjësinë franceze
nga ajo italiane dhe mbi të gjitha për të treguar pozicionin e qeverisë së Romës dhe impenjimin e
saj për të bashkëpunuar për kërkimin e një zgjidhje të menjëhershme.Vetë ambasadori Italian ne
Amerikë Tarchiani do të shtonte kontaktet me palën amerikane e cila e vlerësonte shumë
ratifikimin nga ana e Italisë tëkëtij projekti.222Por reagimi i menjëhershëm i qeverisë italiane në
mbështetje të Aleancës Atlantike sipas ambasadorit dukej se ishte një kthesë e rëndësishme në
raportet me qeverinë amerikane, kur shprehej se
”Reagimi ynë i menjëhershëm për të rikonfirmuar europianizmin tonë pikërisht pas goditjes të
parlamentit francez e ka zhvendosur situatën në favorin tonë ku në aspektin ekonomik Fondi
Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë akorduar hua të reja për Italinë “223
Kështu që në vjeshtë të vitit 1954 pasardhësit e De Gasperit dhe diplomacia në pallatin
Chigi do ta përqëndronte vëmendjen mbi zgjedhjen perëndimore, në vecanti mbi raportin
dypalësh me Uashingtonin. Në kryeqytetin amerikan reagimi ndaj falimentimit të CED do ti
drejtohej më shumë qeverisë së Mendes Franc dhe më pak Italisë duke e parë këtë të fundit në
një rol anësor. Dukej se nga dështimi i projektit të ushtrisë europiane do të përfitonte Anglia që
nuk do ti linte të ikte rasti të rimerrte atë rol të protagonistit në jetën politike të vendeve
europiane. Këto zhvillime do ti ofronin qeverisë britanike që nuk kishte demostruar në vecanti
ndonjë entuziazëm drejt ndërtimit europian të rihynte plotësisht në lojën diplomatike europiane.
Pas vendimit të parlamentit francez sekretari i shtetit Eden do të hartonte një projekt i cili
219Po aty, f 241 220Alessandro Brogi, L’Italia e l’egemonia Americana nel Mediterraneo,( Florence, La Italia, 1996), f 82. 221Antoni Varsori, L’Italia fra Alleanza Atlantica e CED (1949-1954), në‘’Storia delle relazioni internazionali ‘’,
nr.1-2, 1988, f 72. 222 ASMAE b33, Ambasadori në Uashington Tarciani për ministrin e punëve të jashtme Piccioni,11 shtator 1954 në
Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 58, f 243 223ASMAE b33 Ambasadori në Uashington Tarciani për ministrin e punëve të jashtme, Piccioni 11 shtator 1954, në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 58, f 243
63
bazohej mbi dy elemente, nga njëra anë riarmatimi mbi baza kombëtare i Gjermanisë
Perëndimore dhe hyrja e saj në Paktin e Atlantikut dhe nga ana tjetër një reformë e Paktit të
Brukselit me zgjerimin e tij në Republikën Federale.224Objektivi i parë i korespondonte
kërkesave për të kompletuar dhe forcuar sistemin mbrojtës Përëndimor siç ishte shprehur në
Uashington edhe pjesa më e madhe e anëtarëve të Natos. Objektivi i dytë i ofronte Francës
garancinë e një aleance europiane në të cilën Amerika nuk do të ishte prezente duke i lënë Parisit
kështu sovranitetin e plotë mbi forcat e armatosura. Përgjegjësit e politikës angleze kishin
kuptuar që për Francën në ato momente çështja qëndrore nuk do të ishte më rilindja e një ushtrie
gjermane por heqja dorë nga sovraniteti kombëtar i cili ishte parashikuar në CED. Bëhej fjalë për
një ekuilibër në brendësi të frontit Perëndimor në të cilën dyshja Franko Britanike do të
balanconte riforcimin e raportit midis Uashingtonit dhe Bonit. Në një prospektivë të një periudhe
të gjatë qoftë Londra qoftë Parisi do ta përqëndronin vëmendjen mbi shpëtimin e rolit të tyre si
fuqi të mëdha ku në këtë kohë Franca dhe Britania ushqenin frikën drejt politikës së Ajzenhuerit.
Pikërisht thirrja e një konference të iniciuar nga Anglia ishte parë si një zgjidhje e
papërshtatshme nga pala amerikane e cila do të shprehej e shqetësuar për zhvillimet që do të
kishte thirrja e shpejtë e një konference dhe mbi të gjitha nga mundësia e përsëritjes së
rezultateve negative të Brukselit.225
Projekti britanik parashikonte edhe hyrjen e Italisë në paktin e Brukselit. Dukej se për
qeverinë italiane dështimi i projektit të ushtrisë europiane kishte krijuar bindjen se çdo projekt
europian varej nga francezët. Kështu edhe në këtë rast ambasadori Quaroni do të shprehej se
mbështetja italiane do të vinte në atë moment kur dëshira e Parisit të demostrohej
faktikisht.226Për këtë arsye në takimet që ministri Taviani do të kishte në Londër do ti
konfirmonte mendimin e qeverisë dhe të opinionit italian në favor të aderimit të Gjermanisë
Perëndimore në Nato por në të njëjtën kohë do ti shprehte shqetësimin e Romës përsa i përket
pozicionit që do të mbante Franca. Asnjë vend tjetër më shumë se Italia nuk do të kishte interesa
politike në rrugën e integrimit por në të njëjtën kohë asnjë vënd tjetër më shumë se Italia nuk i
trëmbej dështimit të Parisit, pasi kjo do të provokonte pasoja të rënda në politikën e brendëshme
italiane.227Ministri i jashtëm anglez do të shkonte deri aty sa do të shprehej se nëse nuk do të
arrihej një marrëveshje me Francën, Britania do të preferonte të sakrifikonte më shumë raportin
me Francën sesa me Gjermaninë dhe Amerikën.228
Por në Itali në ambjentet diplomatike reagimet e para ndaj planit Eden nuk ishin aq
pozitive pasi mendohej se projekti anglez nëse do të realizohej do të forconte një raport të
privilegjuar franko-britanik. Përveç kësaj vëmendja e Londrës drejt aspekteve ushtarake të
224 Jean –Baptiste Duroselle, Andre Kaspi, Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare ( Tiranë, Orange, 2011), f 205 225 Enio di Nolfo, Storia delle relazioni internazionali ,1918-2008, ( Roma-Bari, Laterza, 2009), f 112 226ASMAE b34 , Ambasadori në Uashington Tarciani për ministrin e punëve të jashtme Piccioni 11 shtator 1954 në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 58, f 243. 227ASMAE b34, Mbi takimin Taviani- Brosio, Eden dhe nënsekretarin Nutting 9 shtator 1954 në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 57, f 243 228 Po aty, f 243
64
marrëdhënieve midis vëndeve europiane perëndimore dukej se do të kushtëzonte negativisht
kapacitetin e manovrës së Italisë e cila gjendej në rrethana të privilegjuara në organizmat e
karakterit politik dhe ekonomik ku elementi mbikombëtar i këtyre organizmave fshihte dobësinë
e vendit në planin ushtarak e politik. Kjo frikë ishte e pranishme tek politikanët që kishin qenë
afër De Gasperit si Lodovico Benvenuti i cili shprehej se
“Një lidhje Paris –Londër do të ushtronte një funksion të një force të tretë midis Amerikës dhe
bllokut Sovjetik dhe kjo për arsye të interesave te vecanta që Anglia dhe dhe Franca do të
shprehnin për ish kolonitë ”229Gjithashtu ai përmbahej idesë se duhej te forcohej raporti me
Amerikën ku edhe liria e lëvizjes duhej parë në planin italo- amerikan.230 Por skepticizmin e
italianëve do ta përforconte edhe ambasadorja amerikane në Itali e cila do të shprehej se
‘’Italianët do të pranonin propozimet britanike, por në realitet ata ushqenin dyshime mbi
Londrën e cila ishte e zonja të vononte me dëshirë riarmatimin gjerman për të fituar rolin e
lidershipit në politikën kontinentale.231Eden vendos të ndërmarrë një mision në qytetet kryesore
perëndimore me qëllim që të paraqiste projektin e tij dhe në mesin e Shtatorit 1954 takoi në
Bruksel liderat e tre vëndeve të Beneluks dhe më pas shkoi në Bon ku do të kishte një takim me
Adenauer dhe do të regjistronte reagime pozitive për projektin e tij. Në kuadrin e kësaj iniciative
ishte parashikuar edhe një vizitë në Itali. Delegacioni anglez do të pritej në 14 Shtator 1954 nga
ministri i jashtëm Piccioni i cili do të deklarohej në favor të idesë britanike për të mbajtur në
Londër një konferencë për zgjidhjen e krizës pas dështimit të CED. Qëndrimi i palës italiane do
të mbështeste iniciativën britanike ku Piccioni do ti referohej organizmave të tjerë euroipiane nga
OECE në Këshillin e Europës tek CECA duke sugjeruar forma bahkëpunimi midis Paktit të
Brukselit dhe këtyre organizmave. Aspekti më interesant i krijmit i planit Eden ishte se duke u
futur Gjermania Perëndimore në Nato kjo do ta nxirrte Aleancën Atlantike nga një status
pasigurie. Përsa i përket qëndrimit Italian trupi diplomatik i kryesuar nga Quaroni do të
theksonte se dështimi i CED kishte marrë me vete ato projekte të bashkimit europian se dhe
rinisja e Paktit të Brukselit nga Eden ishte e vetmja zgjidhje. Në atë kohë Italia ishte në fazën
kulminante të bisedimeve mbi Triesten dhe kështu nuk i interesonte të dilte kundër këtij plani.
Nëse Europa me krijimin e nje bashkimi perëndimor kërkonte të mbushte boshllëkun që kishte
lënë dështimi i CED, Italia kërkonte të përmbushte dy objektiva. Plani Eden në sferën e fushës së
jashtme do ti lejonte Italisë të luante një rol barazimtar me fuqitë e tjera dhe në sferën e
brendëshme kjo do ti jepte më shumë stabilitet qeverisë Schelba. Një element që do të
influenconte në politikën italiane do të ishte mbështetja që amerikanët do ti jepnin planit të Eden
Aprovimi i këtij projekti britanik do të kthehej për qeverinë Schelba si një mjet i dobishëm për të
rregulluar marrëdhëniet me shtetet të cilat kishin marre një krisje në qeverinë Pella e cila e kishte
229ASMAE, Fondi i punëve të pergjthëshme politike b.33 Rreth projektit anglez 13.9.9.1954 në Pier .luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dokument 57, f 242 230 Po aty, f 242 231ASMAE b34 Ambasadorja në Itali (Luce) për Departmentin e Shtetit, Romë, 16 shtator1954, në Pier .luigi.
Ballini, Antonio Varsori, dokument 58, f 245.
65
përdorur ratifikimin e CED me kusht të zgjidhej çështja e Triestes. Gjithashtu nga kjo
mbështeteje kërkohej të sigurohej një ndihmë ekonomike nga Amerika dhe që Italia të
riklasifikohej me një rol të fortë në brendësi të Natos. Ky ishte objektivi qëndror i politikës
italiane në vitin 1954-1955
Ky ndryshim i sjelljes italiane kishte disa arsye.232Së pari dukej qartë se projekti anglez do të
kishte mundësi suksesi dhe në këtë sens do të konribuonte të paraqisë bashkimin e NATO dhe
prezencën amerikane në Evropë. Së dyti qeveria britanike ishte e angazhuar në këtë periudhë për
ti dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së Triestes.233Pasi takoi shefat e politikës italiane
Eden do të shkonte në Paris ku do të takonte Mendes Franc i cili do të pranonte projektin britanik
dhe mbajtjen e një konference në Shtator në Londër ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e të
gjashtëve si dhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Në po këtë ditë në Itali do të jepte dorëheqjen
ministri i jashtëm për shkak të një skandali që kishte përfshirë familjen e tij dhe do të
zvëndësohej nga Gaetano Martino i cili do të udhëhiqte delegacionin italian në takimin e mbajtur
në kryeqytetin anglez në 28 shtator 1954.234 Siç ishte parashikuar autoritetet italiane do të
mbanin një sjellje të matur duke iu përshtatur zgjedhjeve të hartuara nga Eden. Në këtë kuadër
politik ministri i jashtëm Italian do të propozonte rrugën e ndërtimit europian bazuar në
eksperiencën e CECA. Në këtë optikë do të ridimensionohej lindja e bashkimit europian
perëndimor e konsideruar si një zgjidhje alternative për superimin e kontrapozicionit franko-
gjerman. Natyrisht ministri i jashtëm do të nënvizonte diferencën midis CED dhe UEO. Zgjedhja
angleze në optikën italiane do të demostrohej funksionale ku në nivel ndërkombëtar po shkohej
drejt distensionit ndërsa në brendësi drejt formulës së qendrës së majtë. Logjika e neoatlantizmit
do të shtynte përfaqësuesit e partisë së maxhorancës të mbështesnin pojektin britanik ku do të
theksonin se kjo do ti jepte fund izolimit britanik duke e parë si një forëm më efikase se CED.
Për Italinë kishte disa avantazhe mbi të gjitha fiksimi i një limiti dhe një kontrolli të riarmatimit
gjerman, i mpenjimit të Britanisë për të mbajtur forcat e saj në kontinentin amerikan.Në klimën e
re politike UEO do të bënte të mundur realizimin e një hapi për rehabilitimin e fuqive të
mundura gjatë luftës botërore. Emblematike do të ishte ndërhyrja e ministrit të jashtëm Martino i
cili do të nënvizonte se marrëveshja e Parisit do të hidhte nje hap përpara drejt objektivit të
dizarmatimit.
Konferenca do të mbyllej me një marrëveshje ndaj planit anglez dhe do të vendosej të
mbahej një konferencë tjetër ndërkombëtare në Paris në fund të Tetorit1954.
Pak ditë pas Konferencës së Londrës në 5 tetor 1954 po në kryeqytetin anglez do të arrihej një
marrëveshje midis Jugosllavisë, Italisë, Anglisë dhe Amerikës i ashtuquajturi ‘’memorandum i
marrëveshjes’’i cili parashikonte kthimin e qytetit të Triestes nën sovranitetin e plotë
232 Antonio Varsori L’azione diplomatica italiana dal fallimento della CED all’istituzione della UEO (1954-1958
,në Guillen P. ( nën kujdesin ), La France et l’Italie dans les annes Cinquante,( Chripa, Grenoble 1988), f 63-94 233Paolo Emilio Taviani, I Giorni di Trieste, (Roma, Edizioni Civitas, 1994), f 109-110 234Enio di Nolfo, Storia delle relazioni internazionali ,(1918-2008, Roma-Bari, Laterza, 2009), f 112
66
Italian.235Do të mbyllej kështu çështja e fundit e lidhur me trashëgiminë e luftës dhe të Traktatit
të Paqes.Megjithëse kjo marrëveshje nuk do ti përmbahej të gjitha kritereve që kishin paraqitur
autoritetet italiane opinioni publik do të shprehej i kënaqur sepse kështu i jepej fund një kapitulli
të dhimbshëm të historisë së vendit.Por për Italinë qyteti i Triestes do të merrte edhe një rëndësi
të vecantë ekonomike kur përfaqësuesit e Autoritetit të Lartë do të shpreheshin
‘’Për tregun e përbashkët kthimi i qytetit të Triestes është një faktor i rëndësishëm. Uzina e
Servoles që gjendet 5km nga Trieste do të kontribuoj në një normalizim të tregut Italian dhe do
të eliminoj anomalitë që kanë qenë prezente deri më tani“236
Konferenca e parashikuar për tu mbajtur në Londër do të mblidhej në Paris në 20-23 Tetor. Në
këtë konferencë u arritën një sërë marrëveshjesh ku u krijua Bashkimi Europian
Perendimor(UEO) që parashikonte organizma mbiqeveritarë shumë të kufizuar krahasuar me
CED. Kjo marrëveshje kompletonte sistemin e mbrojtjes perëndimore dhe kontribuonte në
stabilizimin e ekuilibrave në Europë. Përsa i përket pozicionit të qeverisë italiane mund të
kuptohet roli dytësor që do luante në konferencën e Parisit.237
Përsa i përket kontekstit europian të nesërmen e marrëveshjes së Parisit, Italia do të
demostronte për disa kohë një pozicion të paqartë. Nga njëra anë do të forconte raportet
dypalëshe me aleatët europiane si përshembull një vizitë e Mendes Franc në Itali në janar 1955
dhe një mision i ministrit të jashtëm italian Martino në Londër në pranverë 1955. Ishin këto
mundësi për të parë cilat ishin pozicionet e partnerëve Perëndimore për fatin e ndërtimit
europian. Gjatë takimit me Mendes Franc bisedimet do të zhvilloheshin rreth krijimit në brendësi
të UEO të një agjencie për kontrollin e pajisjeve ushtarake dhe kjo iniciativë dukej e rëndësishme
për qeverinë franceze e cila besonte se do të ushtronte ne këtë mënyrë një forcim kontrolli mbi
riarmatimin gjerman edhe pse në kuadër të marrëveshjes së Parisit, Adenauer kishte deklaruar
publikisht heqjen dorë nga krijimi i armëve atomike, baktereologjike e kimike mbi territorin e
Gjermanisë Perëndimore. Projekti i titulluar’’poli i armatimeve’’dukej se do të përfshinte shtetet
anëtare të UEO. Qeveria italiane midis të tjerash e prekupuar, për fatet e industrisë së saj do të
shprehte shqetësimin për pakësimin e forcës punëtore italiane në sektorin e armatimeve. 238
Përvec kësaj aksioni francez do të kushtëzohej nga rënia e qeverisë Mendes Franc dhe nga
emërimi i një kabineti të ri të udhëhequr nga Edgar Faure. Shpresat e pasigurta italiane për të
rilindur ndërtimin europian nëpërmjet polit të armatimeve do të përfundonin pa sukses.
Por ajo çka ishtë e rëndësishme për qeverinë italiane do të ishte bashkëpunimi në fushën
europiane dhe kjo do të shprehej qartë në vizitën që kryeministri Italian Scelba do të ndërmerte
235Masimo de Leonardis, (La diplomacia Atlantica e la soluzione di problema di Trieste) 1952-1954, (Esi,Napoli
,1992), f 89 236ASUE Shënim mbi ndarjen e tregjeve në Autoritetin e Lartë ,9 tetor1954, në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori,
dokument 59, f 248 . 237Antonio Varsori, L’azione diplomatica italiana dal fallimento della CED all’istituzione della UE (1954-1958,në
Guillen P. ( nën kujdesin ), La France et l’Italie dans les annes Cinquante, (Chripa, Grenoble 1988), f 63-94 238Francesco Petrini, Il’liberismo a una dimensione. La Confindustria e l’integrazione europea 19471957, (Milan,
Franco Angeli.,2005), f 154.
67
në Londër në shkurt 1955 ku edhe pse do të të cilësohej si një takim i suksesshëm divergjencat
do të kishte përsa i përket çështjes së integrimit europian që për italianët nuk duhej thjesht të
kufizohej me krijimin e UEO.239Por ministri i jashtëm anglez do të bëhej promotori i një
konference tjetër që do të mbahej në Gjenevë në korrik të vitit 1955 dhe do të mblidhte liderat e
Francës Anglisë Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Pavarësisht nga përfundimet e pakta të
arritura kjo konferencë krijoi kushtet për të besuar në ekzistencën e një fryme të re e cila do të
çonte në uljen e tensionit Lindje-Perëndim dhe se ky raport kishte hyrë në një fazë që
karakterizohej nga dëshira e dialogut.240 Butësia e këtyre marrëdhënieve do të kishte një pasojë
pozitive, ku Bashkimi Sovjetik do të hiqte veton në vitin 1955 për hyrjen e Italisë në Kombet e
Bashkuara dhe vendi do të futej me të drejta të plota në të gjithë organizmat e bashkëpunimit të
sistemit perëndimor që nga CECA NATO, Këshilli i Evropës, OKB. E gjithë kjo përfaqësonte
një pikë të rëndësishme ku mund të thuhej se kishte kaluar faza e lidhur me luftën e dytë
botërore. Por ndryshimi në kontekstin ndërkombëtar nuk i përkiste vetëm marrëdhënieve midis
dy superfuqive. Intensifikimi i procesit të dekolonializimt dukej se do të rriste vështirësitë e
Londrës dhe Parisit edhe në zonat e Mesdheut. Prezenca e këtyre ndryshimeve në arenën
ndërkombëtare nuk mund të linte indiferente autoritetet diplomatike italiane duke influencuar në
përgjithësi politikën e jashtme të vendit në vecanti zgjedhjen europiane.241
Ndryshimi i ngjarjeve ndërkombëtare do të sillte edhe një ndryshim në ekuilibrat e
brendshëm ku në partinë Demokristiane si pasojë e një gjeneratë të re politikanësh midis të
cilëve spikaste Amintore Fanfani po merrej në konsideratë edhe një hapje drejt së majtës. Simbol
i këtij transformimi ishin zgjedhjet presidenciale të majit 1955 me fitoren e Giovani Gronchi i
destinuar të luante një rol në politikën e jashtme italiane. Do të dilte në pah ajo linjë politike që
do të përcaktohej si neoatlantizëm. Neoatlantistët nga njëra anë shpresonin për një reformë të
Aleancës Atlantike për të krijuar një raport akoma më të ngushtë midis Romës dhe Uashingtonit,
nga ana tjetër kërkonin të shfrytëzonin dobësinë në rritje të perandorive britanike dhe franceze
dhe për të forcuar pozicionin e Italisë në Mesdhe.242Ky aspirim binte ndesh në aparencë me
zgjedhjen europiane të tipit Degasperian që ishe e bazuar mbi një raport bashkëpunimi me
partnerët më të mëdhenj Perëndimor të Italisë si Franca dhe Britania e Madhe me të cilët lideri
trentin kishte mbajtur gjithmonë raporte të mira. Në pranverë të vitit 1955 nga ana tjetër
autoritetet italiane po tregoheshin të interesuara mbi sjelljen Lindje-Perëndim për të kuptuar nëse
kjo prespektivë do të sillte një rol dytësor të Italisë dhe për të verifikuar nëse ky zhvillim do të
ndikonte mbi ekuilibrat e brendshëm.243 Për këtë qëllim vizita e kryeministrit Italian në Amerikë
239Enrico Serra, l’italia e la conferenza di Messina në ’’ Il rilancio dell’europa e I trattati di Roma’’ (Milano,
Giuffrè, 1987), f 238 240Jean Baptist Duroselle,AndreKaspi,Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare ( Tiranë : Orange, 2011), f 234 241Elena Calendri, Il Mediterraneo e la diffesa dell'occidente 1947-1956.Eredia imperiali e logiche fredda, (Il
Maestrale ,Firenze 1997), f 217 242 Alessandro Brogi, L’Italia e l’egemonia Americana nel Mediterraneo, ( Florence, La Italia1996) , f 127 243 Po aty, f 130
68
do të ishte një rast i mirë për ta nxjerrë vendin nga pozicioni i inferioritetit dhe tu drejtohej një
sërë projektesh në ambjentet Europiane që do të përmbushnin Rinisjen Europiane
3.2 Zgjedhja europiane e Fanfanit 1954-1957
Zgjedhja e Amintore Fanfanit në krye të partisë demokristiane do të përfaqësonte një
shprehje të kthesës në vitin 1954. Bashkë me ikjen e De Gasperit do të fshihej edhe tipi i
integrimit europian funksionalist. Dështimi i bashkëpunimit ushtarak ne vitn 1954 dhe lindja e
Bashkimit Perëndimor Europian do të ishin tema që do të diskutoheshin në brendësi të partisë
demokristiane. Kjo parti e shikonte të nevojshme të riniste betejën europiane duke riafirmuar
kërkesën për të luajtur një aktivitet politik të jashtëm të drejtuar drejt proceseve të integrimit
europian si një garanci të paqes ndërkombëtare dhe të zhvillimit ekonomik për kombin italian.
Ky orientim do të shprehej gjatë debatit parlamentar për ratifikimin e traktateve të Parisit si një
përgjigje ndaj së majtës që e shqetësonte problemi i riarmatimit gjerman. Në kornizën e re të
distensionit. demokristianët të udhëhequr nga Fanfani do të shikonin në konsolidimin e një
lidhjeje Uashington–Bon mundësinë e rinisjes së bashkëpunimit ekonomik për ti dhënë Italisë rol
specifik midis kombeve të Europës Perëndimore. Fanfani e kishte cilësuar politikën franceze
ndaj CED si një sukses të politikës së jashtme sovjetike. Firmosja e UEO do të riniste
prospektivën europiane të mbështetur nga Mendes Franc dhe do të ofronte hapësirë për një
iniciative atlantike të finalizuar në këtë objektiv. Ishte në interesin e të gjithë anëtarëve të Natos
që të evitonin që UEO të kishte të njëjtin fat me CED. Në shtator të vitit 1954 në Londër
ministri i jashtëm anglez Eden i kishte kërkuar kolegut të tij italian një parashikim mbi sjelljen e
katolikëve francezë ku demokristianët mund të luanin një lloj influence. Një premtim të tillë
lideri demokristian do ta mbante për të zhvilluar politikën e bashkëpunimit europian. Një hap i
parë do ishte vizita e Fanfanit në dhjetor 1954 në Paris ku sekretari i partisë më të madhe
katolike franceze do të shprehej për një pozicion të ndryshëm që republikanët dhe popullorët
kishin në drejtim të integrimit europian.244
Fanfani do ta kuptonte se ratifikimi i traktatit do të paragjykohej nga kontrastet në
brendësi të katolikëve franceze ku kundërshtarët e këtij projekti do të ishin edhe Mendes Franc
pasi klima politike në Francë nuk ishte e mirë.Në 8 dhjetor1954 përpara gazetarëve italianë
Fanfani do të përgënjeshtronte edhe interpretimet se udhëtimi i tij ishte nxitur nga Vatikani për të
bindur deputetët katolikë francezë për të votuar për UEO. Situata në Francë do të paraqitej e
komplikuar ku përplasja midis Mendes Franc dhe Bidault do të ishte e pashmangshme në krizën
e qeverisë dhe bashkë me të edhe dështimin në ratifikimn e UEO. Në 24 dhjetor pasi parlamenti
francez do ta hidhte poshtë traktatin Fanfani do të shprehej se francezët i bënë gabim llogaritë.245
Megjithatë me ndërhyrjen e liderit demokristian mendimi francez do të zbutej dhe
asambleja kombëtare do të votonte traktatet e firmosura në Londër. Në 2 Janar 1955 Fanfani do
244 Andrea Damilano, Atti e documenti della Democrazia Cristiana: 1943-1967, (Roma, Cinque lune, 1967), f 45 245 Po aty, f 65
69
të prononcohej në një fjalim mbi paqen në të cilën theksonte politikën europiane dhe atlantike
njëkohësisht dhe rolin aktiv që duhej të mbante partia demokristiane për paqen në botë.
Bashkëjetesa paqësore midis lindjes dhe perëndimit ishte një problem i pashmangshëm për
katolikët. Ky qëllim do të realizohej nëpërmjet një politike të parë në tre drejtime, të forcohej
bashkimi i perëndimit, të rinisej procesi i integrimit europian nëpërmjet ratifikimit parlamentar të
UEO, të kishte një program të shkëmbimeve tregtare që vetëm një situatë e stabilitetit
ndërkombëtar dhe paqes midis vendeve mund ta garantonte.246Lufta kundër komunizmit do ti
jepte partisë demokristiane një rol specifik në fazën e distensionit. Skema politike e Hrushovit në
vitin 1955 ku do të largonte rrezikun e një lufte do ta detyronte perëndimin të rishikonte sfidën
me botën komuniste. Për Fanfanin ishte e dukshme lidhja midis prespektivës europiane dhe
kohezionit paqësor. Nëse Italia do të hynte me të drejta të plota në fazën e riorganizimit të
Evropës Perëndimore, pesha specifike e vendit dhe pergjegjesitë ndërkombëtare do të rriteshin
meqënëse ngjarjet diktonin më shumë paqe. Impenjimi ndërkombëtar i vendit do të përqëndrohej
në zgjidhjen e çështjes se si do të shkohej në një disarmatim global dhe do të përqafohej cdo
propozim i ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Duke marrë këtë pozicion Fanfani do të demostronte
faktin se do të njihte logjikën e luftës së ftohtë dhe efektet e sistemit të pavarur mbi ekulibrat
politikë të vendeve të vecanta ku edhe jeta e brendshme e partive duke përfshirë edhe
demokristianët ishte e turbulluar nga ngjarjete e jashtme. Për të garantuar një stabilitet në
brendësi të vendit Fanfani ishte i bindur se duhej formimi i një qeverie të re dhe zëvendësimi i
kryeministrit Mario Schelba për të shfrytëzuar me më shumë dinamizëm mundësitë e skenarit
ndërkombëtar. Gatishmërisë së Gronkit për të udhëhequr një qeveri të hapur drejt së majtës nuk
ishte një zgjidhje që Fanfani do ta miratonte.247
Për kryeministrin Mario Schelba vizita në Amerikë në Mars 1955 nuk do të ishte
rezultative kjo edhe për faktin se amerikanët kishin parë si interlekutorin më të besueshëm
Fanfanin i cili në një takim me ambasadoren amerikane në Shkurt 1955 do të fliste për
mosuksesin e qeverisë Schelba ndaj komunistëve. Në mars 1955 do të formohej qeveria e
udhehequr nga Antonio Segni i cili do të udhëhiqte në momentin që do të hapej një klimë e re që
do ta kishte vëmendjen në politikën e re energjitike të ENI dhe planit Vanoni të cilin e shikonte
të realizuar në bashkëpunimin e ngushtë europian. Në drejtim të politikës së jashtme në
deklarimet qeveritare Europa ishte në plan të parë ku sipas liderit të demokristianëve rruga e
zgjedhur për realizimin e unifikimit ekonomik ishte më realiste edhe pse dukej e gjatë dhe e
veshtirë.248Çështja e lidhjes midis europianizmit dhe bashkeekzistencës paqësore do të ishte në
qendër të refleksionit të Fanfanit gjatë gjithë vitit 1955. Mbrojtja e Europës Perëndimore do të
bëhej një fakt i përbashkët midis demokristianëve europiane. Europianizmi do të ofronte
246Antonio Varsori., La scelta occidentale dell’Italia (1948-1954) , në ‘’Storia delle relazioni internazionali ‘’, nr.1-
2, 1988, f 119. 247 AndreaDamilano, Atti e documenti della Democrazia Cristiana: 1943- 1967, ( Roma, Cinque lune, 1967), f 67 248 Federico Scarano , Anttonio Segni ,Konrad Adenauer e l’integrazione europea, në Craveri P , Varsori A (nën
kujdesin ), L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico (1957-2007), (Franco Angeli, Milano 2009), f 374
70
mundësitë për partitë katolike të strukturoheshin si një pjesë e rëndësishme e sistemit politik
kombëtar. Në Itali ky pozicionim do të forcohej nga Fanfani i cili në një sesion mbi politikën e
jashtme do ti jepte fjalimit të tij theks europian kur shprehej se
‘’Sot ngjarjet na ftojnë të mos humbasim kohë të çmuar, programet e partive duhet të udhëhiqen
nga bashkëpunimi midis popujve ‘’249
Në pranverë të vitit 1955 përfaqësuesit e Beneluks Spaak dhe Beyen do të parashtronin në një
memorandum hipotezat e tregut të përbashkët. Njëkohësisht Monnet po hartonte një plan që
tregu të shfrytëzonte energjinë bërthamore në të mirë të prodhimit. Takimi që do të mbahej në
Sicili në fillim të Qershorit 1955 do të shënonte rimarjen europiane. Me këtë rast Italia kishte
propozuar që Britania të hynte në tregun e përbashkët. Në këtë takim siç e kemi cekur edhe më
lart do të dilnin në pah dy orientime ai francez për një integrim gradual për sektorë dhe ai i
Beneluks i mbështetur nga italianët në favor të integrimit horizontal. Me këtë rast ministri i
jashtëm Martino do të kërkonte një bashkëpunim në të gjithë sektorët ekonomik, socialë, të
punësimit, të konvertimit të monedhës dhe në planin energjitik. Ky qëndrim i qeverisë Italiane do
të ndikohej nga lideri demokristian Fanfani i cili do të kërkonte mbështetjen e të gjithë partive
politike si një mjet efikas për të bërë të qëndrueshme marrëveshjen midis popujve.
Fanfani do të gjente edhe një aleat të besueshëm si Jean Monnet babain e europianizmit
që në muajt pasardhës të dështimit të projektit të CED do të niste një projekt për krijimin e një
komiteti aksioni për shtetet e Europës që në kthesën e re të dialogut Lindje–Perëndim do të
kontribuonte për të ushqyer bashkbashkëekzistencën paqësore. Rinisja europiane ishte parë nga
Monnet në formimin e një komiteti në fushën energjitike ku ideja për të shfrytëzuar fuqinë
nukleare ishtë shtyrë nga nevoja për të mos agravuar tensionin ndërkombëtar. Në vecanti Fanfani
do të vlerësonte në projektin Monnet efektet e mundëshme mbi sistemin politik Italian.
Influencimi i Monnet mbi Fanfanin do të dukej në takimin e 13 shtatorit 1955 të liderit europian
me personalitete të ndryshme të botës politike midis të cilëve edhe liderin demokristian italian.
Monnet do të shprehej në këtë mënyrë
‘’Më duhet të them se Fanfani e demostron shumë shpirtin europian dhe duket i vendosur për të
shkuar përpara.’’250Në shtator të vitit 1955 Fanfani do të merrte pjesë në Salsburg në një
konferencë për të ekzaminuar aspektet ekonomike të integrimit europian. Në këtë Konferencë do
të hidhte idenë e Europës së madhe që do ta përqëndronte veprimtarinë në bashkëpunimin me
Britaninë duke u bërë një urë lidhëse midis Europës dhe pjesës tjetër të botës. Ndërtimi europian
ishte ideuar nga Fanfani si një aksion politik.251Konsolidimi i bllokut Perëndimor do te ishte
funksional edhe nëpërmjet një marrëveshje për ribashkimin gjerman sic theksohej në atë kohë ku
kancelari Adenauer kishte pranuar ftesën sovjetike për të shkuar në Moskë në shtator1955.
Veprimet e kancelarit gjerman do të ndiqeshin me vëmendje edhe nga lideri demokristian italiani
249Andrea Damilano , Atti e documenti della Democrazia Cristiana: 1943-1967 ,( Roma, Cinque lune, 1967), f 75 250ASMAE, Projekti per komitetin europian 13.9.1954 në Pier .luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 67, f 269 251Antonio Varsori, La scelta occidentale dell’Italia (1948-1955) , në ‘’Storia delle relazioni internazionali ‘’, nr.1-
2, 1988, f 122
71
bidur që çështja gjermane ishte thelbi i politikës europiane siç edhe dëshmonte mbledhja e
partisë në15 Tetor 1955. Në këtë mbledhje nuk do të mungonin zërat kritikë ndaj Adenauer
përveç Fanfanit sipas të cilit përgjegjësit e demokristianëve gjermanë pas udhëtimit në Moskë
ishin të vendosur të luftonin për një Europë të lirë. Garancia më e mirë do të ishte një Europë e
bashkuar dhe inciativa e Monnet për komitetin e aksionit do të bashkonte vendet europiane. Për
të forcuar këtë politikë do të duhej të merreshin parasysh zhvillimet e brendëshme në të gjitha
vendet ku ishte koha e thyerjes së akujve ku sovjetikët i kishin këshilluar partitë komuniste të
zbusnin tonet. Ishte e dukshme se çfarë përgjegjësie binte mbi partitë katolike italiane dhe
gjermane që do të duhej të kordinoheshin midis tyre për të luajtur një rol në politikën e jashtme.
Në konferencën e ministrave të jashtëm në Gjenevë në Nëntor 1955 problemet thelbësore
të bashkimit të Gjermanisë nuk do të gjenin zgjidhje. Dështimi i kësaj mbledhje do ti jepte më
shumë frymë demokristianëve sepse do të vonohej edhe hapja drejt së majtës. Por në fillim të
vitit 1956 lideri demokristian do ti kthehej çështjes socialiste. Europianizmi do të vazhdonte të
përfaqësonte një nga kartat më të mira për tu luajtur, falë edhe punës së belgut Spaak. Në këtë
rrugë do të ndihmonte edhe iniciativa e Monnet që do e mobilizonte opinionin publik në krijimin
e partisë europiane si instrument presioni mbi ato qeveri të lidhura edhe me shtetet kombëtare.
Fanfani do ta shfrytëzonte këtë rast për të ofruar kontributin e partisë së tij në mbështetje të
komitetit për aksionin europian. Edhe eksponentë të tjerë të partisë do të shpreheshin në favor të
projektit të Euroatom që do ti lejonte kontinentit të vjetër të ishte më i pavarur dhe në vecanti
Italisë. Por Fanfani do të ishte i detyruar të ulte entuziazmin duke parë vështirësitë që bllokonin
rrugën drejt Europës ku dukej rezistenca e parlamentit francez dhe ftohtësinë e Gjermanisë që
tregonin pak interes për iniciativën e Monnet.252Fanfani vetë do të lajmëronte aderimin e
demokristianëve në komitetin për shtetet e bashkuara të Europës. Bëhej fjale ti jepej jetë një
entiteti mbikombëtar të orientuar për të zhvilluar një bashkësi energjitike atomike të hapur për
aderimin e vendeve të tjera. Fanfani do të ndërhynte në emër të demokristianëve duke shprehur
një gjykim pozitiv mbi rinisjen europiane qoftë edhe për aktualizimin progresiv të tregut të
përbashkët. Pas diskutimeve do të formoheshin dy komisione një për redaktimin e teksteve i
mbikëqyrur nga Monet në të cilën do të merte pjesë edhe Fanfani ku falë tij rezoluta
përfundimtare do të aprovohej me unanimitet.Me prezencën e tij në Paris Fanfani do të luante
edhe një rol ndërmjetësi midis qeverisë franceze dhe përfaqësuesve të partive popullore
franceze.253
Me tu kthyer në Itali në 21 janar 1956 Fanfani do të mblidhte partinë e tij për të aprovuar
projektin e Euroatom dhe përshtatjen e legjislacionit nuklear Italian ndaj kritereve të aprovuara
në Paris. Në maj komiteti Spaak do ti prezantonte konferencës së gjashtë ministrave të jashtëm
në Venecia raportet konkluzive. Italia e përfaqësuar nga ministri i jashtëm Martino do të
nënvizonte rëndësinë e liberalizimit të tregut dhe të fondit të investimeve në favor të zonave pak
252Andrea Damilano , Atti e documenti della Democrazia Cristiana: 1943-1967, (Roma, Cinque lune, 1967, f 87 253Antonio Varsori, La scelta occidentale dell’Italia (1948-1955) , në ‘’Storia delle relazioni internazionali , nr.1-2,
1988.
72
të zhvilluara. Këto zhvillime europiane do të ndërthureshin edhe me ngjarjet e Suezit në korrik
1956. Ndërkohë në Itali Fanfani do të ndërmerrte udhëtimin e tij të parë në SHBA ku do të jepte
edhe mendimin për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Suez. Lideri demokristian në takimin që
do të kishte me përfaqësuesin e politikës amerikane Dulles do të fliste për domosdoshmërinë e
një politike amerikane drejt zonës arabe në mënyrë që të ndalej Bashkimi Sovjetik.254Në takimin
që presidenti amerikan Ajzenhauer do të kishte me liderin demokristian do të theksonte se për
Amerikën ishte i rëndësishëm integrimi europian. Sipas presidentit amerikan një Europë e
bashkuar do të ishte një forcë e tretë e botës duke e inkurajuar Fanfanin në këtë drejtim. Në këtë
takim Italisë do ti jepej edhe një ndihmë financiare.255Me kthimin në Romë ky takim do të
shfrytëzohej nga Fanfani në nivel europian.
Në sferën europiane ndërkohë tensioni në vendet arabe do të favorizonte indirekt
programin europian mbi energjinë atomike dhe do ti jepte shtysën për të përfunduar negociatat
në Bruksel. Dinamizmi i Fanfanit do tu afronte kundërshtarëve në Itali rastin për ta akuzuar për
politikën filoarabe. Kriza e Suezit do të influenconte edhe tek lideri Adenauer që do të kuptonte
sesa ishte i nevojshëm një bashkim europian mbi temat e politikës së jashtme. Rezistenca a
Fanfanit për një qëndrim të fortë që duhej të mbahej ndaj preteksteve koloniale të Francës dhe
Britanisë do të conte në një përplasje me kryeministrin italian Antonio Segni i cili shprehej i
bindur se duhej një prove miqësie midis vendeve perëndimore. Për të evituar një përballjë të tillë
Fanfani do të propozonte që çështja e Suezit të kalonte për diskutim në parlament pasi të ishte
diskutuar në OKB.
Fanfani me sjelljen e tij filoarabe do të shtonte kritikat ndaj Britanisë dhe Francës kur shprehej
‘’Në momentin kur popujt e Lindjes po shkojnë drejt përëndimit, popujt e përëndimit duhet të
evitojnë aktet që zhgënjejnë ata që kanë shpresë. Në bazë të principeve partia demokristiane e ka
drejtuar popullin Italian të dënojë aksionin ndaj popujve arabë ‘’256
Do të shfaqeshin kështu momarrëveshjet midis Fanfanit dhe kryeminstrit Segni dhe kjo do të
pasqyrohej edhe në qeverinë që do ta çonte vendin drejt traktateve të Romës. Natyrisht gjithë
vëmendja e Fanfanit do të përqëndrohej në Paris ku në dhjetor 1956 do të përkrahte deklaratën e
Shuman që e kishte përcaktuar antieuropiane politikën anglo-franceze në Egjipt. Nën profilin
europian sipas ambasadorit Italian në Francë Quaroni çështjet mesdhetare kishin sjellë efekte
pozitive sepse francezët në këtë kohë nuk kishin rrugë tjetër veçse atë të integrimit. Në dhjetor të
vitit 1956 do të përmbyllej në Gjermani vizita e Fanfanit në serinë e kontakteve ku Adenauer do
të theksonte se duhej të mendohej për të ardhmen.Vlerësimet e shprehura në këtë takim do ta
bënin Fanfanin që ta konsiderote fitues linjën e tij të politikës së jashtme. Presidenti amerikan
Aizanhauer në 5 janar 1957 do të ilustronte në kongresin amerikan një paketë të ndihmave
ekonomike ndaj atyre vendeve mesdhetare që do të paraqiste kërkesa Fanfani. 257
254Ortona, Egidio, Anni d’America, La diplomazia, 1953-1961, (Bologna, Il Mulino, 1986), f 123 255 Ortona, Egidio, Anni d’America, La diplomazia, 1953-1961, (Bologna, Il Mulino, 1986 )f, 131 256 Andrea Damilano , Atti e documenti della Democrazia Cristiana: 1943-1967, (Roma, Cinque lune, 19670, f 75 257 Ortona, Egidio, Anni d’America, La diplomazia, 1953-1961(, Bologna, Il Mulino, 1986), f134
73
Në shkurt 1957 do të hapeshin përsëri diskutimet për krijimin e tregut të përbashkët ku sipas
liderit demokristian integrimi do të kordinonte politikat në fushën sociale, energjitike dhe do të
shtonte zonat e paqes. Pas disa javësh në Romë në Mars 1957 qeveria Segni do të firmoste
Traktatet e Romës duke arritur një objektiv historik. Afirmimi përfundimtar i Fanfanit në
këshillin kombëtar të partisë do të qartësonte përfundimisht pozicionin europian të ndërthurur me
drejtimin atlantik dhe mesdhetar. Nën këtë profil politika e jashtme e Fanfanit e kishte zgjeruar
dimensionin e saj duke i dhënë Italisë një rol të një rëndësie si përfaqësues i perëndimit në zonën
mesdhetare, një rol që vëtëm atlantizmi dhe europianizmi mund ta garantonin.
3 .3 Italia dhe negociatat mbi tregun e përbashkët (TPE) dhe Euratom.
Kriza mbi CED kishte krijuar zhgënjime jo vetëm mbi europianistët italianë por edhe mbi
ata që kishin besuar fort në vlefshmërinë e integrimit funksionalist në veçanti tek Jean Monnet
edhe vendet e Beneluks. Në muajt e parë të vitit 1955 Monnet do të hidhte idenë e krijimit të një
komuniteti sektorial në fushën e energjisë bërthamore një çështje që në ato vite dukej qëndrore.
Monnet ishte i bindur se Europa duhej të gjente një burim të ri energjie i cili ishte shfrytëzimi i
atomit. Një komunitet bërthamor do të favorizonte jo vetëm zhillimin ekonomik të kontinentit të
vjetër por edhe do ta çlironte nga kushtëzimet e krijuara nga burimi i naftës që Europa për shkak
të dekolonizimit nuk ishte më në gjëndje ta kontrollonte.258
Në të njëjtën periudhë liderët e Beneluks Spak per Belgjikën, Beyen në Hollandë dhe
Bech në Luksemburg do të hartonin projektin për krijimin e një komuniteti ekonomik europian
që do të thoshte shembje e barrierave doganore midis vendeve aderuese duke lënë të hapur
rrugën e një integrimi politik. Shumë shpejt në pranverë të vitit 1955 projekti Monnet do të
shkrihej me atë të Beneluks duke i dhënë origjinën një memorandumi të tre Vëndeve të Ulta i cili
kërkonte që gjashtë vëndet e CECA të nisnin një studim për realizimin e një komuniteti
ekonomik europian. Këto hipoteza filluan të qarkullojnë në maj të vitit 1955 ku ministrat e
jashtëm të gjashtë vëndeve do të takoheshin dhe si temë qëndrore do të ishte emërimi i një
zëvëndësuesi të Monnet në krye të Autoritetit të Lartë të CECA.259Ky takim do të zhvillohej në
Mesina me propozim të ministrit të jashtëm italian Gaetono Martino më 1 qershor 1955. Ndërsa
këto zhvillime ishin në fillesat e tyre në Itali ambasadori italian në Paris Quaroni do të shprehej
se
‘’Ne duhet ta dëshirojmë Europën jo thjesht ta bëjmë atë. Në këtë situatë delikate do të duhet të
shkohet shumë ngadalë në iniciativat tona dhe të jemi të kujdesshëm për të ndjekur iniciativat e
të tjerëve’’260
258 Antonio Varsori, Jean Monnet e il Comitato d’Azione per gli stati Uniti d’ Europa fra Mec e Euroatom (1955-
1957) në S Pistone (nën kujdesin), I movimenti per lunita europea 1954 -1969, (Jaka Book, Milano 1996), f 231 259 Po aty, f 235
74
Në pallatin Chigi ishin gati për rimarjen e bisedimeve europiane falë kjo edhe ndjeshmërisë së
shtetarëve që në ato momente kishin poste kyce në politikën e jashtme italiane si ministri i
jashtëm Gaetono Martino dhe kryeministri Segni. Qoftë Segni ashtu dhe mesinezi Martino ishin
me origjinë nga rajonet italiane ekonomikisht të prapambetura dhe për pasojë i përmbaheshin
politikave të investimeve në këto vende. Bazë e politikës së zhvillimit ekonomik të Italisë dhe në
vecanti të jugut ishte i ashtuquajturi plani Vanoni i paraqitur nga ministri i thesarit Ezio Vanoni
në dhjetor 1954 i titulluar ‘’Skema europiane e zhvillimit dhe punësimit’’. Kjo skemë
parashikonte në 10 vjet një investim prej 3.4 milard lira, barazimin e bilancit të pagesave,
punësimin e plotë dhe zvogëlmin e diferencave midis jugut dhe veriut.261
Plani parashikonte edhe investime të huaja dhe do të prezantohej në 29 dhjetor të vitit 1954 në
këshillin e OECE. Për Italinë ky plan do të ishte me rëndësi të madhe saqë po në dhjetor të vitit
1954 Vanoni në një vizitë në Gjermani do të takohej me ministrin e ekonomisë Erhard i cili
cilësohej si babai i mrekullisë ekonomike gjermane dhe gëzonte edhe në Itali një popullaritet të
madh. Në këtë takim do të flitej për favorizimin e punëtorëve italianë në Gjermani dhe se qeveria
gjermane do të kontribuonte në zhvillimin e Mezogiornos.262
Qeveria italiane në këtë Rinisje Europiane do të llogariste edhe industrialistët ku shifrat
flisnin për një rritje konstante të eksporteve e bazuar kjo falë risive teknollogjike të impianteve të
instaluara nga Plani Marshall dhe nga adoptimi i sistemit të prodhimit të ardhura nga industritë e
mëdha të përtej oqeanit.263 Në vitin 1955 12.6% të eksporteve italiane i përthithte Gjermania
Perëndimore duke u vendosur në plan të parë. Por përtej rëndësisë sasiore importet gjermane do
të luanin një rol kryesor për vendet e tjera europiane pasi kishin një karakter stabilizues
krahasuar me ato të Amerikës ku në vitet 1953-54 importet amerikane ishin pakësuar 12% në një
vit. 264
Sigurimi i një aleati si Gjermania Perëndimore ishte për Italinë aq i rëndësishëm saqë në mars
1955 nënsekretari i jashtëm Ludovico Benvenuti do të bënte një vizitë në Gjermani ku në
takimin që pati me ministrin e jashtëm Von Brentano ky i fundit do ti siguronte se‘’Deri sa të
ishte Adenauer askush nuk do ta ndante Gjermaninë nga aleatët europianë ‘’265Në këtë klimë
ngjarjesh në Maj të viti 1955 në pritje të Konferencës së ministrave të jashtëm të CECA e fiksuar
në Mesinë, do të mbahej një mbledhje ndërministrore në Itali në 27 maj 1955 ku do të mernin
260.ASMAE ,b.56 5 Prril 1955.Quaroni për Martino, Parigi, në Pier luigi. Ballini, Antonio Varsori, dokument 60, f
250. 261 Roberto Gualtieri, L’Europa come vincolo esterno, në Craveri P , Varsori A (nën kujdesin), L`Italia nella
constructione.europea.Un bilancio.storico(1957-2007), ( Franco Angeli, Milano, 2009), f 320 262 Federico Scarano ,Anttonio Segni ,Konrad Adenauer e l’integrazione europea në Craveri P , Varsori A (nën
kujdesin ),L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico (1957- 2007), (Franco Angeli, Milano 2009), f 374 263 Francesco Petrini, Il’liberismo a una dimensione. La Confindustria e l’integrazione europea 1947-1957, (Milan,
Franco Angeli.), 2005, f 168 264 Po aty, f 168 265 Federico Scarano , Anttonio Segni ,Konrad Adenauer e l’integrazione europea , në Craveri P , Varsori A (nën
kujdesin), L`Italia nella costruztione europea.Un bilancio storico(1957- 2007), ( Franco Angeli ,Milano 2009), f
374..
75
pjesë përvec Martinos edhe përfaqësues të ministrisë së jashtme dhe ministri i financave Vanoni
ku u ra dakord të kordinohej pozicioni Italian rreth dy çështjeve thelbësore.
1-Refuzimi i integrimit sektorial.
2-Masa të vecanta mbështetëse për rajonet ekonomokisht të varfëra.266
Përsa i përket çështjes së parë ambasadori Atillio Catani drejtor i punëve do të shprehej se “Pikë
thelbësore për ne është integrimi horizontal, problemet duhen përballuar mbi baza të gjëra dhe
kjo në drejtim horizontal sic u bë në OECE. Nëse duam të mbajmë forma impenjative atëherë
duhet të vrapojmë në zonat e shkëmbimit të lire.267Ndërsa ministri i financave Vanoni do të
deklaronte se propozimet e Beneluks prezantonin një pikë veçanërisht interesante përsa i përket
aplikimit në Europë të ashtuquajturave zona të shkëmbimit të lirë me lehtësira të vecanta ku
sipas delegatit Italian eksperiencat që kishin patur në OECE nuk ishin negative dhe për këtë
arsye vendet pjesëmarrëse kishin bërë hapa që vetë nuk do ti kishin hedhur dot.268Opinioni i
vetëm favorizues ishte ai për një Komunitet të Energjisë Bërthamore. Për një vend si Italia që
nuk posedonte burime të energjisë çfarëdolloj mundësie në këtë fushë do të rezultonte pozitive.
Duke parë interesin Italian qoftë përsa i përket komuniteti atomik qoftë edhe atij të tregut të
përbashkët ministria e jashtme në ditët e mëpasshme do të hartonte një memorandum në të cilin
do të përcaktohej pozicioni i vendit për takimin në Mesina. Në këtë memorandum do të shprehej
aprovimi për komunitetin atomik. Përsa i përket tregut të përbashkët qeveria italiane do të ishte e
mendimit që tregu i përbashkët nuk duhej të limitohet në disa sektorë por duhej të hapej për
vendet e interesuara pa neglizhuar çështjet sociale dhe papunësinë.269Ishte e dukshme shpresa e
Romës derisa të zgjidhte çështjen e emigracionit dhe të favorizonte zhvillimin e vendit nëpërmjet
investimeve të huaja dhe që të arrihej kjo vendet e tregut të përbashkët duhet të favorizonin një
politikë investimi veçanërisht në vëndet defiçitare me kapital.270Por interesat italiane do të
fokusoheshin në konferencën e Mesinës edhe në krijimin e një fondi investimesh kur zyrtarët
shpreheshin që ky fond është për vendet me strukturë industriale të zhvilluar por aq më shumë
për Italinë e cila gjendej në një fazë të ekspansionit ekonomik dhe që ky plan duhej të zgjidhte
problemet e vëndeve të pazhvilluara.271 Ishte domethënëse që për autoritetet italiane nuk lihej
jashtë vëmendjes mundësia për të përkrahur Britaninë e Madhe në iniciativat për rinisjen
europiane kur shprehej për një pjesëmarrje më të gjerë në komunitetet kjo e dëshiruar edhe nga
qeveria gjermane.272 Në vazhdim të Konferencës së gjashtë ministrave pozicioni i delegacionit
266ASMAE,b.56 26 Maggio 1955.Mbledhja e ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të CECA, në Pier
luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 61, f 249 267 Po aty, f 252 268Po aty, f 252 269ASUE,b.3 Mesinë 1 Qershor 1955 . Mbledhja e ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të CECA në Pier.
luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 62, f 259-261. 270ASUE,b.3 Mesinë 1 Qershor 1955.Mbledhja e ministrave të jashtem të shteteve anëtare të CECA në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 62, f 259-261. 271 Po aty, f 261 272 Po aty, f 261
76
Italian do të ishte i matur. Martino dhe bashkëpunëtorët e tij nuk nguruan të hidhnin në mënyrë të
hapur çështjen e emigracionit. 273
Konferenca e Mesinës do të përfundonte me zgjedhjen e francezit Rene Mayer në krye të
Autoritetit të Lartë ku vendet pjesëmarrëse do të binin dakort për një integrim horizontal të
ekonomisë europiane nëpërmjet Tregut të Përbashkët por edhe kordinimin e politikës monetare
dhe krijimit të një Fondi Europian të Investimeve.274Në fakt gjatë punimeve të konferencës do të
përballeshin dy mendime ai francez favorizues për një integrim sektorial të ekonomive
kombëtare dhe integrimi horizontal që e mbështeste edhe Italia. Martino do të impenjohej për të
mbrojtur rezultatet e Konferencës nga kritikat dhe pak ditë më vonë ai do të shkruante
“Europianëve të paduruar duhet tu kujtojmë që Italia nuk mund ta bëjë e vetme Bashkimin
Europian. Nacionalistëve që shohin nga e shkuara dhe jo në të ardhmen duhet tu themi se Italia
nuk mund të izolohet nga motoja e Europës së bashkuar.E ardhmnja është në shënjën e
bashkimit pikërisht sepse e kaluara është nën shënjën e ndarjes ‘’275 Dhe Martino do të shprehte
qartë interesin italian kur theksonte se nuk bëhej fjalë për të bërë Europën për të çbërë Italinë,
por për të bërë Europën derisa Italia mund të zhvillojë të gjithë energjinë e saj në shërbim të një
jete më frytëdhënëse për të gjithë italianët.276
Konferenca e Mesinës do të mbyllej me vendimin për të krijuar një komitet ekspertësh në
krye të të cilit qëndronte Henry Spak i ngarkuar të studionte mundësinë reale të integrimit
europian në disa sektorë ekonomikë dhe do të punonte për disa muaj nga viti 1955-1956. Kjo
periudhë do ti lejonte të punonte pa presione meqënëse opinioni puplik ishte i përqëndruar në
ngjarje të tjera ndërkombëtare që dukeshin me rëndësi si takimi i Gjenevës në korrik 1955 dhe
konferenca e ministrave të jashtëm të katër fuqive në vjeshtë 1955. Përsa i përkiste delegacionit
Italian në komitetin Spak ai do të përfaqësohej nga europianë të bindur si Lodoviko Benvenuti
dhe Atillio Cattani.
Në shtator 1955 Spak do të prezantonte një raport duke nënvizuar si objektiv kryesor krijimin e
një tregu të përbashkët dhe do të ishte në sintoni të plotë me Martinon kur ai deklaronte se ‘’ Pa
tregun e përbashkët dhe bashkëpunimi ekonomik europian nuk do të shkohet më tej niveleve të
arritura’’277Disa muaj më vonë në mbledhjen e Brukselit me 11-12 shkurt1956 Spak do të
vazhdonte betejën për të rritur impenjimin politik të kolegeve të tij. Sipas Ministrit të jashtëm
Italian duke parë rezistencën franceze problemi ishte i natyrës politike dhe jo ekonomike dhe se
273 Enrico Serra, L’Italia e la conferenza di Messina.( nën kujdesin) ,Il rilancio dell’ Europa e i trattati di Roma
,Brylant –Giuffre-LGDJ NomosBruxelles Milano Parigi –Baden –Baden -1989,f 93-124
274 Po aty, f 127 275 ASMAE, Punët politike 1950-1957. Shërbimi historik dhe dokumentacioni, Gaetano Martino e l’Europa, 26
giugno 1955, në Pier.luigi. Ballini, Antonio Varsori, dokument 63, f 265 276 Po aty, f 265 277 ASMAE, Karta Ducci, b. 1Proces verbal i konferencës së ministrave të jashtëm të CECA Nordëijk, 6shtator
1955, në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 61,f 260
77
objektivi final ishte krijimi i një komuniteti politik europian.278Në këtë linjë ishte edhe ministri i
jashtëm gjerman i cili do ti këshillonte kolegët për të mos humbur në kërkim të perfeksionit.279
Zëri i përfaqësuesve italiane ishte i fortë në mbledhjen e Brukselit edhe për një fakt tjetër.
Marrëdhëniet midis Italisë dhe Gjermanisë ishin në fokus ku në Nëntor të 1955 do të ndërmerte
një vizitë në Itali Erhard ku do të shprehej publikisht për një bashkëpunim midis Romës dhe
Bonit dhe në 20 dhjetor 1955 qeveria italiane do të nënshkruante marrëveshjen e parë me
Republikën Gjermane për qarkullimin e punëtorëve.280Pikërisht disa ditë para mbledhjes së
Brukselit më 7 shkurt 1956 kryeministri Italian i shoqëruar nga Martino do të shkonte në Bon.
Argumenti i parë i parashikuar nga italianët ishte integrimi europian.281Kjo vizitë ishte një sukses
ku Boni kishte ndërmend të mbështeste kërkesat italiane për tregun e përbashkët dhe nga ana
tjetër Adenaur ishte i mendimit që Gjemania Perëndimore të favorizonte zhvillimin ekonomik të
gadishullit për të evituar një sukses të Partisë Komuniste Italiane. Qeveria Gjermane mbështeste
planin Vanoni dhe premtonte investime gjermane në Itali. Për Republikën Federale integrimi
europian ishte një pikë thelbësore dhe kjo do ti shërbente edhe interesave kombëtare
gjermane.282Adenaur do të thoshte midis të tjerash
‘’Trashëgimia e përbashkët na jep forcë për të besuar që popujt e Evropës do të bashkohen në
një komunitet real’’283Por pozita e Italisë përkrah Gjermanisë do të forcohej edhe nga një krizë
qeveritare në Francë me rënien e Mendes France ku Adenauer e shihte Italinë më të
qëndrueshme se Franca aq sa kancelari do të deklaronte në këtë takim se “Nuk mund ta presim
Francën kaq gjatë. Nuk mund të paralizohemi për shkak të paralizës së Francës. Do të shkojmë
edhe vetëm pa Francën nëse është e nevojshme.284
Në maj 1956 komiteti Spak do tu paraqiste ministrave të jashtëm në Venecia përfundimet
e punimeve që ishin përmbledhur në një projekt për të dy komunitetet ku njeri do të krijonte një
bashkim doganor dhe tjetri një organizëm mbi shfrytëzimin e energjisë atomike me qëllime
paqësore. Në këtë takim ministri francez do të kërkonte një plan jo shumë të shtrënguar ndërsa
Martino nga ana e tij do të nënvizonte mundësinë që liberalizimi i tregut të përbashkët duhej të
lidhej me specifikën e sektorëve ku në bujqësi liberalizimi duhej të ishte gradual ndërsa në
sektorë të tjerë më dinamikë. Por Martino nuk do të humbiste rastin ti kthehej temës aq të dashur
për italianët të zonave të prapambetura ku do të nënvizonte rëndësinë dhe domosdoshmërinë e
një funksionimi optimal të Fondit të Investimeve të ngritura pikërisht për të përballuar problemet
278 ASMAE1Proces verbal i konferencës së ministrave të jashtëm të CECA 11-12 shkurt 1956), në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 63 ,f 262 279 Po aty, f 272 280 Federico Scarano, Anttonio Segni,Konrad Adenauer e lintegrazione europea në Craveri P ,Varsori A (nën
kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Franco Angeli,Milano 2009, f 374. 281 Po aty, f 376 282 ASMAE, b31Pritje e Adenauer për nder të Segnit, Bonn 8 shkurt1956 në Pier.Ballini, Antonio Varsori,
dokument 62 ,f 259 283 Po aty,f 259 284 NARA Departmenti i shtetit- 4404 Konfidenciale nga sekretari i shtetit Dulles për ministrin Martino, 1 mars
1956, në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 64, f 262-264
78
në këtë zone.285 Takimi i Venecias do të përmbyllej në mënyrë pozitive dhe u vendos të krijohej
një komitet ndërqeveritar i udhëhequr nga Spaak që do të hartonte traktatet
përfundimtare.286Negociatat do të mbaheshin midis Qershorit 1956 dhe Shkurtit 1957.
Delegacioni Italian i udhëhequr nga Benvenuti do të luante një rol të rëndësishëm si mediator por
edhe si protagonist i vërtetë ku do të përqëndrohej në Bankën Europiane të Investimeve.
Një tjetër debat i fortë do të ishte edhe nga ana e Martinos për fiksimin e një date për zgjedhjen e
drejtëpërdrejtë të anëtarëve të Parlamentit europian.287Në 26 shtator 1956 delegacioni Italian do
të prezantonte një notë memorie ku theksohej se zhvillimi i ekuilibruar dhe harmonik i
ekonomive europiane duhej të kalonte nëpërmjet eleminimit progresiv të disekuilibrave në
brendësi të vendeve pjesëmarrës.288Gjithashtu në këtë notë delegacioni Italian kërkonte të
merreshin parasysh dizekuilbrat e ekonomisë Italiane në veçanti bilanci i pagesave.289 Po në 20
tetor 1956 në Paris me rastin e një Konference të re të ministrive të jashtëm të CECA delegacioni
Italian do të hidhte një projekt ku bëhej fjalë për planin e zhvillimit Italian. Duke folur për Italinë
Spak do të theksonte se:
‘’Vendi gjendet në një situatë disavanazhi të thellë krahasuar me vendet e tjera dhe se do të ishte
e rastit të ndërhyej me Fondin e Investimeve‘’290Në këtë konferencë Martino do të fokusohej mbi
kërkesën për tu bashkëngjitur traktatit një deklaratë të përbashkët në të cilën vendet firmëtare të
impenjoheshin për të mbështetur qeverinë italiane në sforcon e dyfishtë për aderimin në tregun e
përbashkët dhe në tentativën për të hedhur bazat e zhvillimt ekonomik të rajoneve të varfëra të
vendit.291 Kjo deklaratë nga ana italiane kërkonte që të njihej plani 10-vjeçar Vanoni në interes të
përbashkët të 6 vendeve. Plani Vanoni kishte si pika kryesore punësimin e plotë dhe përthithjen e
investimeve në Mezogiorno. Në kontekstin ekonomik ky plan parashikonte një rinisje në
zhvillimin ekonomik ndërsa në kontekstin politik do të shënonte afirmimin e lidershpit të ri
politik të partisë demokristiane të normalizimit të marëdhënieve me partinë komuniste dhe
shtysën për hapjen drejt së majtës. Në memorandumin e paraqitur nga pala italiane në
konferencën e Mesinës mbështetja ndaj prospektivës së tregut të përbashkët do të motivohej
duke afirmuar se programi i zhvillimit ekonomik i parashikuar për dhjetë vjet ishte konceptuar në
hipotezat e një zhvillimi të integrimit horizontal. Në këtë lloj integrimi sipas italianëve duhet të
285ASUE Proces verbal i konferencës së ministrave të jashtëm të CECA (Venecia, 29-31 Maj 1956), në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 68, f 272 286 Po aty, f 272 287ASMAE Raport i prezentuar nga ministrat e punëve të jashtëm ,Bruxelles, 20 prill 1956, në Pier .luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dokument 67, f 270 288 ASUE,b.3 Mesinë 1 Qershor 1955. Mbledhja e ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të CECA në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dokument 62, f 259-261. 289 Po aty, f 261 290 Po aty, f 261 291ASMAE b480, Nga ministri i punëve të jashtëm për kryeministrin, Rome 24 tetor 1956, në Pier.luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dokument 67, f 273-275
79
parashikoheshin mekanizmat e riekuilibrimit të mekanizmave ekonomikë dhe sociale të
përshtatshëm ndaj realitetit të një vendi si Italia.292
2-Insitucionet e komunitetit duhet të vinin në përdorim të gjithë fuqitë për të lehtësuar qeverinë
italiane në këtë detyrë.
3-Fondi i investimeve duhet të jetë i rëndësishëm.
Nga 26 deri në 28 janar do të mblidhej në Bruksel një konferencë e re e ministrave të jashtëm në
të cilën do të merreshin vendime mbi krijimin e tregut të përbashkët. Martino do të theksonte se
komuniteti politik duhej të ishte objektivi final ku një vëmëndje tëveçantë do ti kushtohej
Asamblesë së ardhëshme dhe se do të ishte oportune zgjedhja më votim të përgjithshëm.293
Impenjimi Italian drejt integrimit politik nuk paraqiste ndonjë të re. Përtej aspekteve politike
institucionale delegacioni Italian në veçanti në konferencën qeveritare do të përqëndrohej mbi
projektin e tregut të përbashkët. Që nga fillimi autoritetet italiane do të nënvizonin frikën e tyre
për krijimin e tregut tëpërbashkët, sakrificat e mundshme që ekonomia italiane do të përballonte
për tu futur në bashkimin doganor dhe specifikën e situatës në gadishull të karakterizuar nga
varfëria. Kjo do të shërbente për ti dhënë vëmendje problemit të disekuilibrit në brendësi të
komunitetit të ardhëshëm duke parashikuar edhe fillimin e një politike rajonale europiane.294
Një tjetër objektiv i veprimtarisë europiane ishte qarkullimi lirë i punëtorëve dhe në këtë aspekt
këkesat italiane do të përmbusheshin përfundimisht me një seri vendimesh të nesërmen e
realizimit të tregut të përbashkët. Por delegacioni Italian në këtë konferencë do të ngrinte zërin
edhe mbi dobësinë e sistemit industrial dhe ky zë do të përforcohej edhe nga presioni që
konfindustria ushtronte mbi qeverinë në dy vjet tratativa. Në këtë aspekt delegacioni Italian do ta
vinte theksin në aplikimin e disa normave të lidhura me realizimin e një tregu të përbashkët për
produktet industriale.295
Një sektor tjetër ku pala italiane do të gjente një mbështetje franceze ishte futja e një
politike sociale. Për këtë ishte shprehur në memorandumin e qeverisë italiane në Mesina ku
theksonte se ‘’Autoriteti i lartë duhet ta fokusojë aksionin veçanërisht në sektorin social duke
ndërtuar një element njerëzor të pashmangshëm në tregun e përbashkët.296Në këtë kontekst
kërkonte krijimin e një fondi po në konferencën e Mesinës dhe më pas në komitetin Spaak. Kjo
kërkesë do të gjente përgjigje pozitive ku në brendësi të CEE do të krijohej Fondi Social
Europian. Problemet ekonomike të Mezogiornos ishin bërë objekt i marrëdhënieve me
Gjermaninë Perëndimore ku Adenauer do të deklaronte publikisht aderimin në skemën Vanoni
292Paolo Barucci, La politica economica degli anni degasperiani. Firenze, Lemonier, 1977 f 7-25 293 ASUE, b481 Projekt i proces verbalit të konferencës së ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të CECA
Bruxelles 26. 1 1957, në Pier.luigi.Ballini,AntonioVarsori,dokument 68 f 276 -277 294 ASUE, 201 Notë memorie e prezantuar nga delegacioni Italian në Bruxelles , 19.9 1956, në Pier. luigi.
Ballini,Antonio Varsori, dokument 62, f 252 256 295 ASUE, Projekt i punëve të jashtme i shteteve anetare të CECA Bruxelles 26.1 1957, në Pier. luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dokument 68, f 276 -277 296ASUE, b.3 Mesinë 1 korrik 1955. Mbledhja e ministrave të punëve të jashtme të shtetetve anëtare të CECA , në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dokument 62, f 259-261
80
duke konfirmuar se plani i zhvillimit Vanoni publikuar nga qeveria italiane që do të zhvillojë
Jugun e Italisë ishte edhe në interesin gjerman dhe për këtë Adenauer do të shprehej i lumtur që
edhe Gjermania Perëndimore mund ti jepte një kontribut këtij plani.297 Këto probleme do ishin të
pranishme edhe në mbledhjen e komitetit Spak ku kërkohej një politikë investimesh me qëllim
zhvillimin. Edhe në këtë rast iniciativa e Romës dukej se do të kishte sukses dhe në versionin
final të traktatit do të parashikohej krijimi i Bankës Europiane të Investimeve.298 Objektivat
italiane dukej se nuk do të linin pas dore kërkesat e ardhura nga lëvizjet punëtore në vecanti nga
sindikata CISL që kishte treguar një sjellje favorizuese drejt ndërtimit europian por nga ana
italiane nuk u la pas dore edhe projekti i një komuniteti i destinuar për të shfrytëzuar energjinë
bërthamore.
Tratativat për ndërtimin e Euroatom do të prezantonin më pak vështirësi në krahasim me
tregun e përbashkët. Ekzistonte në fakt midis të gjashtëve një interes i përbashkët për të zhvilluar
këtë forëm energjie. Euroatom ishte një projekt thellësisht i lidhur me kontekstin historik të
viteve 50’gjatë së cilës Europa do të ishte zona që do të rregjistronte një rritje të dukshme të
energjisë ndërsa varësia nga jashtë për burimet energjitike do të kishte një rritje nga 7.9% në
vitin 1950 në 52% në vitin 1955.299 Në këtë kontekst për vendet europiane zhvillimi i energjisë
bërthamore konfigurohej si një vendim strategjik. Euroatom ishte një projekt që ishte ushqyer
nga SHBA. Nga ana e tyre autoritetet italiane nuk mund të ishin vec favorizuese cdo lloj
iniciative në fushën energjitike me kosto të ulët. Italia falë edhe studimeve të fizikës bërthamore
kishte demostruar që nga fillimi i viteve 50’ interes të fortë drejt aplikimeve të mundshme në
planin industrial të energjisë bërthamore. Zgjedhja italiane në zhvillimin e sektorit bërthamor
kishte filluar që në vitin 1952 me lindjen e komitetit kombëtar për kërkime bërthamore (CNRN)
në krye të cilit qëndronte Francesco Giordano dhe më pas Felice Ipolito.300Italia duke pasur
eksperiencën në planin bërthamor do të merrte pjesë në mënyrë konstruktive përkrah partnerëve
të tjerë. Përsa i përket Euroatom në bisedimet që do të zhvillonte në 1 mars 1956 me sekretarin e
shtetit amerikan Dulles ministri i jashtëm Italian Martino do të konfirmonte dëshirën italiane për
ti dhënë jetë marrëveshjes dypalëshe për furnizimin e reaktorëve që në fakt ishin në objektivat
edhe të sektorit të industrisë.301Delegacioni Italian do të luante jo vetëm një rol ndërmjetësi midis
Francës dhe Gjermanisë, por do të merrte pjesë edhe në ‘’Komitetin e të Urtëve ‘’që do të
shkonte në SHBA për të vendosur një bashkëpunim midis SHBA dhe Euroatom. Rëndësia e
297 Federico Scarano ,Anttonio Segni , Konrad Adenauer e l’integrazione europea, në Craveri P ,Varsori A (nën
kujdesin), L`Italia nella costruzione europea. Un bilancio storico (1957- 2007), (Franco Angeli ,Milano 2009), f 382 298ASUE, Notë e delegaciont Italian, fondi europian i investimeve , Bruxelles 19.7.1955 në Pier.luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dokument 64, f 264265 299 Barbara Curli, Il progetto nucleare italiano (1952-1964).Conversazioni con Felice Ippolito, (Soveria Mannelli,
Rubbettino 2000), f 67 300 Barbara Curli, Il progetto nucleare italiano (1952-1964).Conversazioni con Felice Ippolito, (Soveria Mannelli,
Rubbettino 2000), f69 301 Francesco Petrini ,Il liberismo a una dimensione. La Confindustria e l’integrazione europea 1947-1957, (Milan,
Franco Angeli., 2005), f 265
81
faktorit italian ishte demostruar nga prezenca në këtë komitet e Francesco Giordano një
shkencëtar prestigji. Rruga e gjatë e bisedimeve që kishte nisur në Mesina do të përmbyllej në
shkurt 1957 ku Spaak do të citonte.
‘’Traktatet e protokollet janë aprovuar nga të gjashtë vendet. Zotërinj duhet të vendosim në cilin
kryeqytet të firmosim. Propozoj që të jetë Roma ku qytetërimi ka ardhur tre herë. Do ti firmosin
traktatet në Campidoglio’’
Në mars 1957 do të firmoseshin traktatet e Romës. Italianët kishin arsye të kënaqeshin pasi do të
shkruanin një nga faqet më të bukura të historisë së tyre diplomatike duke luajtur një rol pozitiv
në rinisjen europiane dhe duke mbrojtur edhe kërkesat e saj, sic e tregojnë edhe klauzolat e
traktatit.302 Kishin arritur të hidhnin bazat e një politike sociale, ku njohja e disekuilibrave
rajonale do të çonte në krijimin e një fondi europian social dhe krijimit të bankës europiane të
investimeve dhe mbi të gjitha kishin siguruar qarkullimin e lirë të kapitalit të punëtorëve temë që
do të ishte e pranishme që në fillimet e bashkëpunimit europian.
3.4. Nga Mesina në Romë. Italia ndërmjet realitetit europian dhe ambicjeve Mesdhetare
Negociatat,firmosja dhe ratifikimi i Traktateve të Romës do të vinin në një moment të
vecantë qoftë të situatës ndërkombëtare qoftë edhe të çështjeve të brendëshme italiane. Në nisjen
e konferencës së Mesinës ekuilibrat politike në brendësi të Europës Perëndimore po
karakterizoheshin nga një marëveshje e forcuar franko-britanike që synonte të luante një rol në
evolucionin e marëdhënieve Lindje –Perëndim. Projektet e Londrës do të gjenin shprehje në rolin
e luajtur nga Britania e madhe në thirrjen e konferencës së mbajtur në Gjenevë.303 Por
bashkëpunimi anglo-francez do të zbehej me rinisjen europiane. Franca edhe pse kishte një
raport të privilegjuar me Anglinë do të konfirmonte interesin e saj në lidhje me ndërtimin
europian, ndërsa nga ana angleze projekti europian do të shihej me skepticizëm edhe pse nuk
munguan ftesat europiane për përfshirjen në negociata. Anglia do të dërgonte një funksionar të
lartë në rolin e vëzhguesit por në vazhdimin e tratativave ku krijimi i tregut të përbashkët do të
bëhej një realitet Anglia e kuptoi se përfshirja në këtë komunitet do të sakrifikonte lidhjet
ekonomike e tregtare që kishte me vendet e Comonuelthit kështu që krijimi i tregut të përbashkët
ishte në kundërshtim me interesat angleze dhe për këtë arsye në vjeshtë të vitit 1955 britanikët do
të dilnin nga negociatat mbi rinisjen europiane.304
Në vitin 1956 anglezët do të ndërmernin një iniciativë për realizimin e një zone të lirë
shkëmbimesh që do të përfshinte Europën Perëndimore. Ky ndryshim midis zgjedhjeve të
Londrës dhe Parisit në kontekstin europian nuk do të pengonte bashkëpunimin midis tyre në
fushën koloniale, në vecanti në Mesdhe dhe në Lindjen e Mesme ku fuqia e tyre ishte vënë në
302Antonio Varsori, L’Italia nelle relazioni internazionali dal 1943 al 1992, vepër e përmendur f 124 303Enio di Nolfo, Storia delle relazioni internazionali,1918-2008, (Roma-Bari, Laterza, 2009), f 112 304Maria Guasconi, (La Gran Bretagna e il procso di integrazione europea ,un occasione perduta në <<Storia delle
relazioni internazionali’’>> nr1-2,1992, f 167-200
82
diskutim. Në vitin1955 Franca do të njihte pavarësinë e Marokut dhe të Tunizisë ndërsa Londra
kërkonte të mbante hegjemoninë e saj në Mesdhe dhe do të përballej në Korrik të vitit 1956 me
krizën e Suezit.305Shtetëzimi i këtij kanali nga ana Egjiptiane do ti shtynte autoritetet angleze e
franceze të bashkëpunonin në një aksion ushtarak kundër Egjptit. Konflikti me Egjiptin do të
përkthehej si një falimentim total politik ku në vecanti administrata Aizenhauer do të mbante një
pozicion negativ ndaj Francës dhe Britanisë dhe do të favorizonte ndërhyrjen e OKB për
tërheqjen e trupave anglo franceze. Pas këtij dështimi Franca do të hidhej drejt ndërtimit
europian.306
Por çfarë pozicioni do të mbante Italia në këtë çështje delikate dhe cili ishte pozicioni isaj në
brendësi të vendit. Përsa i përket zhvillimeve të brendëshme në javët në vazhdim të konferencës
së Mesinës qeveria Shelba do të zëvendësohej nga një kabinet i udhëhequr nga demokristiani
Antonio Segni i cili do ta mbante peshën e procesit deri në firmosjen e traktateve të Parisit. Në
Maj për shkak të dialogut të vështirë midis demokristianëve dhe socialistëve Segni do të
zëvëndësohej nga qeveria Zoli dhe më pas qeveria e udhëhequr nga Amintore Fanfani. Fanfani
një mbështetës i politikës së qendrës së majtë do të shprehte interes edhe në politikën e jashtme. 307Mbi planin ndërkombëtar Italia nuk do të qëndronte pasive. Dukej se çështja e kanalit të Suezit
do ti ofronte Italisë atë rol në Mesdhe që shumë shtetarë do të donin të luanin.
Ambiciet e Italisë për të marrë një rol parësor në politikën ndërkombëtare do të ishin të
dukshme që me hyrjen e saj në OKB në dhjetor të vitit 1955. Klauzolat e traktatit të paqes kishin
favorizuar një evolucion origjinal në Mesdhe. Heqja dorë nga kolonitë i kishte dhënë të drejtën
Italisë të zhvillonte raporte miqësore e tregtare me ish kolonitë .308 Pikërisht këto marëdhënie të
mira do të gjeneronin midis aleatëve një klimë mosbesimi ndaj Romës por në vecanti dyshimi do
të binte mbi planin ekonomik në aktivitetin e fushës së naftës. Kompania italine ENI kishte fituar
të drejtën të ndërtone një naftësjellës në Egjipt dhe kjo e justifikonte qeverinë italiane të mbronte
interesat ekonomike të saj. Shtetëzimi i kanalit të Suezit do të çonte në rritjen e tensionit ku
qeveria Segni do të shprehej se‘’Cështja e shtetëzimit duhet parë nën dritën e ligjeve
ndërkombëtare mbi lundrimin dhe jam dakort vetëm për propozimet që vijnë të bazuara në ligjet
e lundrimit jo tek forca‘’309Dukej se çështja e Suezit do ta përballte Italinë me aleatët e saj
Francën e Anglinë por njëkohësisht do të forconte rolin e Italisë drejt politikës atlantike.
Ambasadori Italian në Uashington do të përforconte idenë që italianët po tregoheshin besnik
305 Duroselle Jean Baptiste, Kaspi Andre, Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare, ( Tiranë ,Orange, 2011 ),f 272 306 Po aty, f 273 307Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991),(Bologna: il Mulino, 1995), f 201 308 Bruno Bagnato, La politica “araba” dell’Italia vista da Parigi (1949-1955),në: Storia delle Relazioni
Internazionali, 1, Vol, 1989, f. 155. 309 Bagnato Bruno,Vincoli europei e ochi mediterranei.L’Italia e la crisi francese në Maroco e në Tunisia, (Ponte
alle Grazie,Firenze 1991), f 99
83
perëndimor dhe atlantikë dhe kjo demostronte linjën e njëjtë që po ndiqnin bashkë me
amerikanët.310
Kriza egjiptiane do ti jepte impulse të reja sforcos së integrimit europian. Europianët e tjerë duke
parë me shqetësim rrezikun anglo francez do të shprehnin besim se integrimi europian do të
ishte zgjidhja më e mirë e krizës atlantike të shfaqur në sytë e botës.311Kështu në fund të Shtatorit
1956 francezët do të hidheshin drejt bashkëpunimit europian. Por për italianët kjo lëvizje
franceze ishte një manovër tjetër për të larguar vëmendjen e publikut pasi Egjipti kishte sfiduar
supremacinë e Perëndimit.312Por në zgjidhjen e çështjes së Suezit Italia do të luante një rol
ndërmjetësi midis palëve edhe pse administrata amerikane rrezikonte izolimin.
Martino do të shprehej: ‘’Të shohim përtej Suezit’’.313
Kordinimi i politikës perëndimore nuk ishte gjë tjetër veçse evidentimi i nevojës së një
rinisje Europiane. Kjo përfaqësonte qëllimin e vërtetë të iniciativës italiane edhe si përgjigje ndaj
opinionit publik, i ndjeshëm ndaj ngjarjeve.314Kjo do thoshte se përfshirja e Italisë në rinisjen
europiane do të futej në një kuadër kompleks të transformimit të politikës së jashtme italiane. Do
të ishte qeveria Zoli e cila do të përballej me një fazë pasigurie në ndërtimin europian e ndikuar
kjo edhe nga kriza franceze.
Por përpos vështirësive Italia do të kërkonte të riniste mbi Euroatom një formë të re
bashkëpunimi me Francën dhe Bonin dhe kjo përkonte padyshim me ambicjet për të forcuar
pozicionin e saj ndërkombëtar. Projekti për energjinë bërthamore kishte si qëllim përdorimin
civil, por aspiratat franceze për një frikësues bërthamor ishin bërë të ditura edhe më parë. Por
edhe ministri gjerman i mbrojtjes Shtraus nuk fshinte dëshirën për të pasur armë atomike, kur në
Janar të vitit 1957 do të vizitonte impiantet franceze në Sahara bashkë me kolegun francez. Kjo
do ti jepte Gjermanisë një pozicion parësor ndërkombëtar ku në korrik të vitit 1957 do të
aprovohej në Francë plani i zhvillimit për energjinë bërthamore edhe pse financat shtetërore nuk
mjaftonin. Kjo ishte një nga arsyet që do ta shtynin Parisin të kërkonte mbështetjen gjermane.
Kështu në vazhdën e vitit 1957 ishin intensifikuar kontaktet franko-gjermane në drejtim të një
bashkëpunimi ushtarak por do të ishte lancimi i Sputnik në Tetor të 1957 ku francezët dhe
gjermanët do të bindeshin të nisnin një bashkëpunim në fushën bërhamore.315Pikërisht francezët
do ti propozonin gjermanëve dhe italianëve një marëveshje të fshehtë për realizimin e një
310I documenti diplomatici italiani,serie x,1953-57 vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2009,
dokument 432, Zoppi për Martino, letër e 14 shtator 1956 311I documenti diplomatici italiani,serie x,1953-57vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2009,
dokument 400, Alessandrini telegram. Datë 6 shtator 1956, 312Dokumenta diplomatike italiane, seria x,1953-57vol 2, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2009,
document 440 Quaroni për Martinon, letër. 1716 sekret datë 19 tetor 1956, 313 Gaetano. Martino, Per la libertà e per la pace,(Firenze, Le Monnier, 1957), f 388. 314 Enrico Serra, L’italia e la conferenza di Messina në ‘’Il rilancio dell’europa e i trattati di Roma’’ (Milano,
Giuffrè, 1987), f 557 315 Po aty, f 558
84
frikësuesi bërthamor ku arma atomike do të prodhohej në Francë por me financimin e të dy
partnerëve europianë.
Përsa i përket Italisë në disa ambjente qeveritare ishte krijuar mendimi se Italia nëse
donte të luante një rol të rëndësishëm ndërkombëtar duhej të bëhej një fuqi bërthamore. Në cdo
rast në Itali nuk mendohej për një forcë bërthamore autonome por për një forcëte integruar midis
të treve. Ndërmjetësi i qeverisë italiane do të ishte ministri i mbrojtjes Taviani i cili do të
demostronte menjëhere interes drejt projektit por do të sigurohej për mbështetjen e Gjermanisë
dhe për këtë do ti drejtohej me një letër Adenauer ku zgjidhjen e situatës e shikonte në
Francë.316Por mbi këtë projekt që qarkullonte Taviani do të kishte kundërshtime edhe nga vetë
ambjentet qeveritare ku ministri i jashtëm Pella do të shprehej se
‘’Insistoj që nga fillimi mbi një bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin mbi domosdoshmërinë
për të mos bërë konkurencë me aleancën atlantike. 317Por qoftë Taviani qoftë edhe ambasadori
në Francë Quaroni përkundrazi e shikonin të nevojshme armën atomike duke e konsideruar
tashmë si të vetmen shenjë të fuqisë.318Kështu në 27 nëntor 1957 do të firmosej protokolli sekret
i quajtur marëveshja F-I-G në bazë së cilës qeveria e Romës do të merrte pjesë në projektin për
realizimin e një arme atomike europiane se bashku me Bonin dhe Parisin. Pozicioni Italian i
përkonte të gjitha aspiratave të shprehura nga të gjitha qeveritë që nga fundi i viteve 40’ për
rikuperimin e një statusi ndërkombëtar. Por qeveria italiane në këtë ndërrmarje aq të
domosdoshme i duhej të llogariste edhe reagimin e SHBA-së, këtij patneri strategjik. SHBA
ishte treguar mbështetëse për marrjen nga Italia të rolit të lideshipit në rinisjen europiane. Kështu
në vitin 1956 Dulles në një takim që kishte patur me ministrin e jashtëm Italian ishte shprehur se
Italia duhej të shkonte përpara në ndërtimin europian pa e llogaritur kundërshtimin e britanikëve 319Por jo vetëm në ambjentet italiane por edhe ato gjermane egzistonte frika nga një reagim
negativ nga Uashington pasi vetë Ajzenhauer në takimin që kishte patur me ’’komitetin e të
urtëve’’ në Shkurt të vitit 1957 do të jepte mbështetjen për projektin Euratom duke hequr dorë
nga uraniumi i Kongos.320Adenauer edhe pse shprehej për një CED bërthamor do ti siguronte
amerikanët se europianët nuk kishin ndërmend të konkurronin amerikanët. Në fillimet e vitit
1958 do të shënohej një takim i fundit i të tre ministrave të brendshëm europianë Straus-Delmas
–Taviani ku ambicjet për një armë bërthamore do të sfumoheshin dhe në takimin që do të mbahej
në Romë në prill 1958 do të arrihej një marrëveshje për ndërtimin e një impianti të ndarjes
izotopike për prodhimin e uranit në Francë. Ishte parashikuar edhe ndarja e shpenzimeve ku
Parisi dhe Boni do të kishin 45% të shpenzimeve ndërsa Italia 10%.321
316 Paolo Emilio Taviani, Politica a memoria d'uomo , (Bologna, Il Mulino 2002), f 201 317Marinella Neri Gualdesi, Il cuore a Bruxelles la mente a Roma, (Pisa, Edizione Ets , 2009), f 64 318 Po aty, f 68 319 ASUE. Proceserbali i takimit Martino-Dulles, Uashington, 1 mars1956, në Ballini,Varsori (nën kujdesin),
L’Italia e l’Europa (1947-1979), f264 320Ennio Di Nolfo, Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 123 321Leopoldo Nutii,La sfida nucleare .La politica estera italiane e le armi atomiche 1945-1991,(Bologna il Mulino
2007), f 67.
85
Por me ardhjen në pushtet të De Gaulle marëveshja F-I-G do të lihej mënjanë pasi
Franca do të hidhej në realizimin projekteve bërthamore kombëtare. Taviani në kujtimet e tij
tregon:‘’Pika e dobët e këtyre marrëveshjeve ishte mënyra se si u trajtuan aspektet teknike pa
sqaruar strukturën politike,’’por për Italinë ambicjet bërthamore nuk do të zhdukeshin dhe
projektet do të zhvilloheshin në këtë fushë me bashkëpunimin e aleatit më të madh të Italisë
SHBA-në. Italia do të ishte e para pas dështimit të këtij projekti që do të pranonte propozimin e
SHBA për të pranuar në territorin e saj mbushje bërthamore amerikane.322Pasiguritë italiane rreth
ekuilibrave që po ravijëzohehin në pjesën perëndimore midis viteve 1957-1958 sidomos për
shkak të situatës së vështirë franceze do të kofirmonin poziconin favorizues që autoritetet
italiane do të mbanin ndaj projektit anglez për një zonë të lirë shkëmbimesh në kuadër të OECE.
Reagimet italiane nuk do të ishin të unifikuara ku ministri i tregtisë së jashtme Guido Carli do të
shprehej në favor të kësaj zone të re shkëmbimesh duke u nisur edhe nga treguesit ekonomikë të
Italisë për vitet 1953-1957 ku në sajë të eksporteve ndërqeveritare Italia kishte pasur një rritje
vjetore prej 16%.323
Rritja e eksporteve ishte një objektiv jo vetëm për ndërrmarjet por edhe për drejtuesit e
politikës ekonomike ku Carli do të theksonte ‘’Fjala jonë ishte eksport, eksport dhe vetëm
eksport’’324Por disa ambjente të tjera projektin anglez do ta shihnin me skepticizëm aq sa do të
deklaronin se iniciativa angleze ishte projektuar për të ndaluar lindjen e tregut të përbashkët.325
Por në një pikë binin dakort të gjithë se suksesi i tregut të përbashkët do të varej nga vullneti i
Francës kështu që do të ishte e arsyeshme për të mos e lënë të dështonte projektin anglez i cili
mund të bëhej baza e mbrojtjes së interesave kombëtare të vendit.326 Së fundmi në qeverinë
italiane do të manifestohej një dëshirë për afrimin e Anglisë në komunitet si kundërbalancë ndaj
Francës e cila me ardhjen në pushtet të De Gaulle do të manifestonte hegjemoninë politike në
kontinentin e vjetër. Projekti anglez do të regjistronte një falimentim në vitin 1958 ndërkohë që
do të merrte jetë Komuniteti Ekonomik Europian. Pikërisht në kontekstin e tregut të përbashkët
Italia do të zhvillonte politikën e saj europiane.
322 Marinella Neri Gualdesi,Il cuore a Bruxelles la mente a Roma, (Pisa ,Edizione Ets , 2009),f 6474. 323 Ruggero Ranieri, L’industria italiana e l’integrazione comunitaria: una sfida riuscita, në Craveri P , Varsori A
(nën kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico(1957- 2007), (Franco Angeli,Milano 2009), f
187-210 324 Po aty, f 187-210 325AMAE, Drejtoria e punëve ekonomike dhe financiare.Letër e Palevski për Pineau ,Paris16.11.1957, në
Ballini,Varsori (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979), f 290-294 326AMAE, Drejtoria e punëve ekonomike dhe financiare .Letër e Palevski për Pineau (Paris) 28.12.1957, në
Ballini,VarsorI (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979, f 294-296
86
3.5.Konfindustria dhe sindikatat përballë procesit të integrimit.
Në harkun kohor që nga lancimi i Planit Shuman deri në firmosjen e Traktatit të Romës
nuk mund të lihet pa përmendur roli që kanë luajtur dy grupe të fuqishme në këtë integrim
industrialistët dhe punëtorët zëri i të cilëve do të përfaqësohej në sindikata. Qëndrimet e këtyre
dy grupimeve të shoqërisë do të ndikonin fuqishëm edhe ndaj rolit që qeveria do të luante në këtë
proçes. Më konkretisht nisja e projektit të komunitetit të Celikut dhe Qymyrit (CECA) do të
provokonte një armiqësi të hapur të industrialistëve kundër planit Shuman.327Në sytë e
industrialistëve sistemi i Polit të Qymyrit dhe Çelikut do ta penalizonte një ekonomi të dobët si
ajo e e gadishullit. Por mbi të gjitha integrimi për sektorë do të hapte rrugën e ndërhyrjes publike
në tregje. Ky pozicion do të shprehej në një letër të presidentit të Konfindustrisë për ministrin e
jashtëm Sforca ku sistemi i inaguruar nga Poli i Qymyrit ishte konsideruar nga industrialistët si
joracional, përveçse ishte i dëmshëm dhe i rrezikshëm për ekonominë italiane. Përfaqësuesit e
botës industriale do të shprehnin mendimin e tyre që në këtë organizëm të mbahej parasysh plani
i prezantuar nga ministri i thesarit Pella.328 Përfaqësuesit e konfindustrisë do ti përmbaheshin
këtij plani pasi në të mbështetej integrimi horizontal. Falë adoptimit të masave të përfituara
shifrat flisnin për një rritje konstante të eksporteve e bazuar kjo falë risive teknollogjike të
impianteve të instaluara nga Plani Marshall dhe nga adoptimi i sistemit të prodhimit të ardhura
nga industritë e mëdha të përtej oqeanit dhe për këtë arsye projektet europiane do të shiheshin me
një sy pozitiv.329
Pozicioni i industrialistëve italianë ndaj temave të rinisjes e europiane do të
karakterizohej në pjesën më të madhe nga zhvillimet sasiore dhe cilësore dhe në shpërndarjen
gjeografike të shkëmbimeve që tregtia e jashtme e gadishullit kishte njohur në vitet 50’. Ishte
fakt që eksporti ishin protagonist i një rritje konstante ku midis viteve 53-57 një rritje prej 13
%.330 Ishte vënë re një rritje e ndjeshme e shitjeve jashtë e bazuar në rrogat e ulta të punëtorëve
italiane. Por ishte fakt që eksportet italiane në sektorë të ndryshëm kishin ndryshuar trend nga
eksportet e tekstileve në atë të industrisë mekanike.
Po cili do të ishte pozicioni që do të mbante ky sektor në rinisjen europiane dhe më konkretisht
në Konferencën e Mesinës. Qeveria italiane dhe përfaqësuesit e saj në këtë Konferencë padyshim
që në memorandumin që do të paraqisnin do të kërkonin të kënaqnin nevojat e forcave
sipërmarrëse. Industrialistët do tu bashkoheshin përfundimeve të Konferencës së Mesinës qoftë
sepse ishin të bindur për nevojën e zgjerimit të tregjeve për zhvillimin e industrisë italiane, qoftë
edhe për mundësinë e pjesëmarrjes në tavolinat negociuese. Për këtë mjaftojmë të kujtojmë që
327Francesco Petrini, Il’liberismo a una dimensione. La Confindustria e l’integrazione europea 1947-1957, (Milan,
Franco Angeli.,2005), f 172 328ASUE, Drejtoria e punëve ekonomike dhe financiare. Letër e presidentit të Konfindustrisë për ministrin e jashtëm
Sforca në Ballini,VarsorI (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979 dok 22, f 127 329 Francesco Petrini, Il’liberismo a una dimensione. La Confindustria e l’integrazione europea 1947-1957, (Milan,
Franco Angeli.,2005), f 168 330 Po aty, f 169
87
mbledhja e Mesinës do të mbyllej me vendimin për të krijuar një komitet ekspertësh të ngarkuar
për të studijuar çështjet e trajtuara në rezolutë. Konfindustria italiane nuk do të anashkalonte
pjesën e rezolutës ku thuhej se delegacionet qeveritare do të asistoheshin nga ekspertë që
përfaqësonin kategoritë ekonomike.331 Për këtë arsye në komisionin e ngarkuar për të negociuar
për tregun e përbashkët do të merrte pjesë Matei përfaqësuesi i sindikatave të sipërmarrësve.
Organizimi konfederal do ti dedikohej përmbajtjes së rezolutave finale të Mesinës ku shumë
tema do të ishin në qendër të vëmendjes së industrialistëve.
Përsa i përket çështjes së tregut të përbashkët shprehej kënaqësia nga ana e
industrialistëve përsa i përket faktit që e vetmja metodë për të arritur integrimin ekonomik ishte
ndjekja e integrimit horizontal. Për këtë arsye delegacioni Italian do të fuste për diskutim çështje
që kishin të bënin me realizimin e tregut të përbashkët si aksesi për lëndët e para, qarkullimi i
punëtorëve, probleme të trajtuara nga konfindustria, që kishin për ekonominë italiane një rëndësi
të madhe krahasuar me vendet e tjera.
Me optimizëm ishte pritur nga industrialistët edhe krijmi i Fondit europian të investimeve i cili
duhet te kishte karakterin e një organizmi financiar privat në mënyrë që ky fond mos të shkonte
në drejtim të zonave të mëdha industriale duke shkaktuar dëm të zonave të prapambetura sic
ishte fondi i Qymyrit dhe Celikut.332Por ekspertët ekonomikë do të kërkonin krijimin e një fondi
tjetër për kualifikimin e punëtorëve për të siguruar një mbështetje financiare nga ana e vendeve
të tjera për zgjidhjen e formimit professional të papunëve në Itali dhe për këtë Mattei do të
shprehej.
’’Jam i bindur se efekti i unifikimit të tregut europian nuk mund të ishte vecse pozitiv për
ekonominë e vendeve të interesuara. Natyrisht do të ishte iluzion të mendoje një konsensus të
kategorive të ndryshme industriale por kjo gjë mund të arrihet po të procedohet me elasticitet
mbi çdo hap të hedhur në proçesin e integrimit europian’’.333Kështu konfindustria do të merrte
pjesë në proçesin që do ti jepte jetë Komunitetit Ekonomik Europian mbi hapjen e tregut me
kusht që kjo hapje të bazohej mbi një plan të një reciprociteti të ngushtë me vendet e tjera. Në një
relacion në Nëntor të vitit 1956 Konfindustria do të shprehte pozicionin e saj për konferencën e
Mesinës ku nga ana e industrisë ishte nënvizuar interesi për Italinë i hapjes së tregut duke u lënë
një periudhë tranzicioni ndërrmarjeve italiane në modernizimin e pajisjeve.334
Por delegacioni Italian që do të përfaqësohej në komitetin Spaak duhet të merrte parasysh
edhe presionin që po ushtronte sektori industrial ku në një promemorie në Gusht të vitit 1956 do
të shprehte shqetësimin ndaj delegacionit Italian që kishte reaguar pak dhe për këtë arsye edhe
331AMAE, Drejtoria e punëve ekonomike dhe financiare Rezoluta e konferencës së Mesinës mbi rinisjen europiane
13.6 1955 në Ballini, Varsori (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979), dok 63, f 263 332 AMAE,Drejtoria e punëve ekonomike dhe financiare Shënim mbi mbldhjen e ekspertëve 13.6 1955 në
Ballini,Varsori (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979), dok 64, f 264 333 Po aty, f 264 334 Francesco Petrini,Il’liberismo a una dimensione. La Confindustria e l’integrazione europea 1947-1957, (Milan,
Franco Angeli., 2005), 172
88
rezultatet ishin zhgënjyese.335Sipas mendimit të industrialistëve ishte lënë pas dorë një çështje e
rëndësishme si një nga pikat më të dobta të rezolutës së Mesinës, kordinimi midis krijimit të një
tregu të përbashkët për produktet industriale edhe një për produktet bujqësore. Konstatohej se
mbi këtë pikë puna e komiteti Spaak kishte mbetur në një fazë fillestare. Zëvendës sekretari
konfederal Mattei do të komentonte
‘’Më duket se një nga aspektet negative të punës së bërë në Bruksel rinjohja e tregut të
brendshëm u fokusua vetëm për produktet industriale, një treg i përbashkët vetëm industrial do
të ishte vetëm një CECA e madhe‘’336Sipas tij do të duhej një studim i gjerë i problemeve
bujqësore megjithatë ai do të përforconte faktin se aksioni i ndërrmarë ishte i pandalshëm dhe
komiteti Spaak do të mbante në Bruksel një mbledhje në Shkurt të vitit 1956 në të cilën ministri
belg do të informonte kolegët mbi konkluzionet e arritura përsa i përket tregut të përbashkët.
Këto zhvillime do të ndiqeshin me vëmendje nga Konfindustria dhe në vazhdën e Konferencës së
Romës në vitin 1957 ku në fillesat e tratativave kërkesat e industrialistëve do të përqëndroheshin
në disa pika thelbësore si zgjerimi i kompetencave thelbësore të komunitetit së bashku me
sekorët ekonomikë.Në vazhdën e negociatave do të dilnin edhe çështje të tjera që kishin të bënin
me kërkesën që bujqësia mos të lihej jashtë tregut të përbashkët. Dy do të ishin garancitë
thelbësore që industrialistët do të fitonin gjatë tratativave, adoptimi i tarifës të vitit 1951 si bazë
nisjeje në tarifën e jashtme të përbashkët dhe futja e klauzolave të shpëtimit e pagesave në rast
disekuilibri.337
Për qeverinë italiane në proçesin e integrimit europian i rëndësishëm ishte edhe pozicioni
që do të mbanin sindikatat si një forcë përfaqësuese e interesave të punëtorëve. Që në lancimin e
planit Shuman deklarata e parë e sindikatës më të madhe italiane CISL do të ishte në favor të
këtij plani pasi një bashkëpunim ekonomik do të favorizonte një politikë të punësimit të plotë
pavarsisht se sindikatat ishin të ndërgjegjëshme për rreziqet që do të kishin sistemet industriale të
dobëta si Italia.338Por sindikata italiane ndante të njëjtin mendim me qeverinë për
domosdoshmërinë e këtij tregu për të tejkaluar vështirësitë me të cilat përballej Italia në vitet 50.
Për këtë arsye kreu i sindikatës italiane Pastore në një konferencë do të propozonte eleminimin e
zonave të varfëra dhe përdorimin e burimeve për unifikimin ekonomik të Europës. Por
përfaqësuesit e CISL do të kontribuonin në mënyrë aktive në punët për firmosjen e traktatit të
Parisit në vitin 1951. Kjo sindikatë do të përfaqësohej nga Giusepe Glisenti që do të merrte pjesë
në komisionin dedikuar problemeve të punësimit. Puna e përfaqësuesit italian do të vështirësohej
edhe nga fakti i kundërshtimit të delegatëve të tjerë të cilët nuk kishin të njëjtat probleme. Për
këtë ai do ti shkruante në Tetor 1950 një letër Jean Monnet ku konfirmonte pjesëmarrjen e plotë
335 Po aty, f 173 336 Ruggero Ranieri, L’industria italiana e l’integrazione comunitaria: una sfida riuscita, në Craveri P , Varsori A
(nën kujdesin), L`Italia nella constructione europea. Un bilancio storico (1957- 2007), (Franco Angeli,Milano 2009),
f 187-210 337 Po aty, f 221 338 Guido Formigoni, La scelta occidentale della CISL. Giulio Pastore e l’azione sindacale fra guerra e
ricostruzione (1947-1951), (Franco Angeli, Milano 1991), f 134
89
nga ana e CISL por nënvizonte edhe vështirësitë e mëdha për tja paraqitur këtë plan
punëtorëve.339Por shqetësimi i CISL do të shprehej në këtë mënyrë ‘’Shprehim gatishmërinë për
të kontribuar në realizimin e planit me kusht që tregu unik të përfshijë të gjithë faktorët e
prodhimit‘’340
Kjo do ti lejonte punëtorëve italianë të gjenin një vend pune në vëndet e tjera. Krijimi i CECA në
vitin 1951 do të kënaqte kërkesat sindikaliste pasi për çështjen e punësimit Traktati i Parisit do të
fokusohej vetëm tek qarkullimi i punëtorëve të kualifikuar dhe për këtë sindikata italiane do të
fillonte një betejë për një përfshirje sa më të gjerë të punëtorëve. Diskutimi i çështjes së
qarkullimit të lirë të punëtorëve do të forconte pozicionin e sindikatës italiane përballë
institucioneve por edhe përballë sindikatave të vendeve me ekonomi të fortë ku vecantia e
situatës italiane dhe punësimi i plotë në diferencë me vendet e tjera nuk ishte utopi.341
Në gusht të vitit 1953 një delegacion i CISL i udhëhequr nga Pastore do të takonte ministrin e
industrisë dhe tregtisë Malvestiti të cilit do ti prezantonin një memorie në të cilën kërkoheshin
ndërhyrje të menjëhershme në sektorin siderurgjik për të cilën CISL nënvizonte me urgjencë të
përballoheshin problemet e ardhura nga krijmi i tregut të përbashkët. Ndërkohë do të sugjerohej
krijimi i një komiteti permanent për të zgjidhur problemin e të papunëve. Për këtë arsye në
Shtator të vitit 1953 Pastore do të niste një letër zyrtare për ministrin në të cilën theksohej se
CISL edhe pse kishte pranuar disa pasoja të dhimbshme përsa i përket punësimit nuk ishte e
gatëshme të toleronte faktin se e gjithë kosto e këtij modernizimi të binte mbi punëtorët.342 Por
aksioni i sindikatave italiane nuk do të ndalonte këtu ku në Nëntor 1953 do të kërkohej një
séancë plenare me ministrin e punëve të jashtme dhe të industrisë për të njohur veprimtarinë e
ndërrmarë nga qeveria ndaj Autoritetit të Lartë përsa i përket kërkësës që i kishte drejtuar
sindikata italiane këtij institucioni kur shprehej‘’Në traktatin e CECA është një artikull që i jep të
drejtën Autoritetit të Lartë të studiojë mundësinë e punësimit dhe të hapë aktivitete atje ku shikon
të nevojshme por edhe të aprovojë fonde për kualifikimin e punëtorëve. Çfarë ka bërë qeveria
jonë në këtë drejtim?’’343
Por interesimi i qeverisë në këtë drejtim kishte bërë të mundur që në instancat e
Autoritetit të Lartë ti kërkohej autoriteteve italiane parashtrimi i projekteve konkrete për masat
që duheshin marrë. Kënaqja e kërkesave të ardhura nga sindikata italiane do të ishin njëkohësisht
edhe një mbështetje e këtij grupimi ndaj procesit të integrimit ku në Janar të vitit 1954 sekretari i
sindikatës CISL do tu dërgonte një apel partive demokratike ku e vinte theksin në vizionin
339AMAE, Drejtoria e punëve ekonomike dhe financiare. Letër e perfaqësuesit të sindikatave italiane Glisent për
Jean Monet) 30 tetor 1950, Varsori. A (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979 dok 23, f 129 340Po aty, f 129 341 Andrea. Ciampani, La CISL tra integrazione europea e mondializzazione. Profilo storico del sindacato nuovo,
(Edizioni Lavoro, Roma 2000), f 201 342AMAE, Drejtoria e punëve ekonomike dhe financiare . Përgjigje për ministrin e tregtisë dhe industrisë nga ana e
sindikatave 15 shtator 1953, në Ballini,VarsorI (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979 dok 53, f 214 343 Andrea. Ciampani, La CISL tra integrazione europea e mondializzazione. Profilo storico del sindacato nuovo,
(Edizioni Lavoro, Roma 2000), f 212
90
pozitiv të unifikimit europian. Sipas tij bashkimi ekonomik dhe politik i Europës ishte e vetmja
mbështetje e sigurt për zgjidhjen e problemeve të punëtorëve dhe për arritjen e një gjendjeje të
ekuilibruar botërore.344Drejtuesit e CISL edhe pse të udhëhequr nga një ndjenjë përgjegjshmërie
nuk ngurronin të mbanin edhe sjellje kritike ndaj qeverisë. Emblematike në këtë drejtim do të
ishte çështja e lidhur me emërimin e përfaqësuesve italianë në brendësi të Asamblesë së CECA.
Më këtë rast Pastore do të debatonte me qeverinë duke u shprehur se
‘’Punëtorët nuk duhen konsideruar si një masë anonime dhe përfaqësuesit e tyre nuk kanë vetëm
të drejtën por edhe detyrën për tu kthyer në jetën politike të vendit‘’345
Rruga europiane ishte shumë e rëndësishme për faktorin sindikalist dhe për këtë arsye do
mbahej në Mars të vitit 1955 një konferencë me temë integrimi europian ku do ti kushtohej
rëndësi raporteve CISL- CECA dhe problemit të qarkullimit të punëtorëve.346Theksi do të vihej
mbi papunësinë e krijuar nga proçesi i integrimit e cila konsiderohej si kosto sociale për
komunitetin. Por përballë këtij problemi qëndronte edhe mungesa e një politike për punësimin
dhe për këtë organizmi europian duhej të theksonte rolin e tij të kordinimit të gjithë faktorëve të
prodhimit. Sindikata italiane do të shprehej në favor të një liberalizimi shkëmbimesh midis
vendeve të ndryshme të bindur se vetëm duke ndjekur këto proces do të bëhej e mundur evitimi i
pasojave negative të ekonomisë së vendeve më të dobëta.347
Rinisja në Mesina në Qershor të vitit 1955 do të përfaqësonte një kthesë në integrimin
europian. Forcat sindikaliste europiane do të aktivizoheshin për të dhënë kontributin e tyre dhe
një nga çështjet kryesore do të ishte qarkullimi i lirë i punëtorëve ku kreu i sindikatës italiane
CISL do të mbështetej mbi planin Vanoni dhe do ta vinte theksin në krijimin një burimi të ri të
punës ku sipas tyre plani Vanoni do të sillte avantazhe thelbësore jo vetëm në Itali por edhe në
Europë ku do të lehtësonte rregullimin social dhe integrimin ekonomik.348Më tej sindikalisti
Pastore do të theksonte nevojën në nivel ndërkombëtar për të favorizuar qarkullimin e lirë të
punëtorëve si një nga shtyllat thelbësore mbi të cilën do të bazohej proçesi i unifikimit europian.
Por sindikalizmi Italian do të duhej të përballej edhe me një fakt tjetër ku në disa vende që kishin
një standart të mirë jetese forcat sindikaliste ishin armiqësore ndaj fenomenit të emigracionit
duke iu përmbajtur idesë se ky problem përbënte një element destabilizimi të tregut të punës.
Vendimet e marra në Mesina do të bënin që të thirrej një mbledhje urgjente në Bruksel në
Qershor të vitit 1955. Përfaqësuesi italian do të theksonte bindjen në zgjedhjen europiane të
sindikatës edhe pse në dy vitet e fundit ishin vërejtur vështirësi duke u shprehur se Konfederata
nuk ka rreshtur së besuari në integrimin europian edhe pse në ambjentet sindikaliste kishte
344 Po aty, f 230 345AMAE, Drejtoria e punëve ekonomike dhe financiare. Fjala e liderit të CISL Pastore për qeverinë italiane, Janar
1954, në Ballini,Varsori (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979 dok 60, f 199 346Andrea Ciampani, La CISL tra integrazione europea e mondializzazione. Profilo storico del sindacato nuovo, (
Edizioni Lavoro, Roma 2000), f 224 347 Po aty, f 230 348AMAE Konferenca e Mesinës dhe pozicioni që do të mbante CISL, Qershor 1955, në Ballini,VarsorI (nën
kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979 dok 62, f25
91
dyshime ne kemi luftuar kundër çdo lloj skepticizmi dhe kemi mbajtur pozicionin tonë.349Një
tjetër mbledhje do të mbahej midis sindikatave europiane në Bruksel në Gusht të vitit 1955 ku
një rol të rëndësishëm do të luante kreu i sindikatave italiane Pastore i cili do të shprehej se
‘’Kjo konferencë sindikaliste për rinisjen europiane mund të ketë një rëndësi vetëm nëse arrijmë
në konkluzione konkrete. Nuk ka alternative të tjera, vec integrimit që mund të na lejojë të
zgjidhim situatën politike ekonomike dhe sociale të Europës’’350Për sindikalistët ky proces duhej
marrë në konsideratë pasi problemet sociale nuk mund ti zgjidhte një bashkëpunim i ngushtë
midis shteteve as edhe një integrim i limituar në disa sektorë dhe për këtë Pastore do të shprehej
realist ‘’Për shumë vjet ne kemi parë të mblidhen konferenca komisionerë por një zgjidhje
konkrete deri më tani ka qenë CECA. Por edhe në këtë sektor punëtorët nuk ndihen të kënaqur.
Unë jam i mendimit se ne duhet të jemi të pranishëm jo vetëm me objektiva sociale por të marrim
pjesë si protagoniste’’351Përfaqëusesi Italian do ta vinte edhe njëherë theksin në rolin që Europa
e bashkuar do të kishte jo vetëm për arritjen e objektivave ekonomike dhe sociale por edhe në
riforcimin e paqes në botë. Nga punimet e kësaj konference do të dilej me një deklaratë ku
sindikalistët jepnin një mbështetje të plotë ndaj reduktimit progresiv të tarifave doganore me
qëllim arritjen e një tregu të përbashkët. Roli që kishin luajtur italianët ishte i rëndësishëm për
faktin se në këtë deklaratë do të vihej theksi tek dy problematika të rëndësishme sidomos për
situatën në të cilën gjendej Italia
1-Nevoja e harmonizimit të politikave ekonomike për zbutjen e papunësisë.
2-Mbështetja e plotë për krijimin e një fondi europian të investimeve për të favorizuar rajonet
ekonomikisht të varfëra.352
Rimarja e iniciativave në fushën europiane do të sillte edhe një reflektim të thellë edhe mbi
sjelljen e organizatave sindikaliste. Përsa i përket Italisë një fakt i ri ishte pozicioni më i
kujdesshëm i ndërmarrë ndaj integrimit europian i sindikatës tjetër CGIL. Një interes më i madh
do të shprehej nga sindikata CISL që pak ditë pas hapjes së Konferencës së Mesinës do të
dërgonte një letër për kryeministrin Shelba ku do të shpreheshin në favor të rinisjes dhe
mbrojtjes së integrimit europian.353
Aktiviteti i dendur i organizatave të ndryshme sindikaliste në favor të integrimit europian do të
merrte një impuls edhe nga krijimi në Tetor të vitit 1955 nga Jean Monnet i Komitetit të Aksionit
për shtetet e bashkuara të Europës që do të ishte një instrument i sensibilizimit për të stimuluar
aksionin e qeverisë. Falë edhe kontributit të sindikatave CISL do të aderonte në këtë iniciativë ku
349 Andrea Ciampani, La CISL tra integrazione europea e mondializzazione. Profilo storico del sindacato nuovo, (
Edizioni Lavoro, Roma 2000), f 229 350AMAE Konferenca e jashtëzakonshme e sindikatave europiane për rinisjen europiane, Gusht 1955 në
Ballini,VarsorI (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979 dok 63, f 254 351AMAE Konferenca e jashtezakonshme e sindikatave europiane per rinisjen europiane, Gusht 1955 në
Ballini,VarsorI (nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979 dok 63 f 255 352Po aty, f 255 353AMAE, Letër e Pastore për kryeministrin Shelba,16 Qershor 1955 in Ballini,VarsorI (nën kujdesin), L’Italia e
l’Europa (1947-1979 dok 61, f 250
92
Pastore do të shprehej në një konferencë shtypi se sindikatat do të shikonin në integrimin
europian një rast të volitshëm të zhvillimit për Italinë dhe për të gjithë kontinentin. Pjesëmarrja
në komitetin Monnet përfaqësonte për punëtorët garancinë për përmisimin e kushteve të tyre të
jetesës.354Komiteti Monnet ishte parë si një instrument aksioni në fushën politike dhe ekonomike
kur më tej Pastore shprehej
‘’Shumë herë kam afirmuar nevojën absolute për të arritur një integrim europian. Mbi të gjitha
për vendin tonë që për tu zhvilluar ka nevojë për një bashkëpunim thelbësor me vendet e
tjera’’355Në realitet pavarsisht sforcove të bëra sindikatat europiane nuk do të mernin pjesë në
procesin e rinisjes. Për këtë qëllim në muajt pasardhës do të mbahej një konferencë në shkurt
1956 nga sindikata italiane CISL ku do të paraqitej një dokument në të cilin bëhej një
përmbledhje e aksionit të sindikatës në fushën europiane. Në këtë konferencë do të shprehej dhe
ndaj qeverisë një notë proteste në të cilën theksohej‘’Pavarsisht ofertave të bëra nga CISL për
bashëpunim në realizimin e projekteve europiane, ne nuk jemi ftuar nga qeveria në hartimin e
programeve për realizimin e objektivave të dhëna në konferencën e Mesinës për rinisjen
europiane. Kësaj i shtohet fakti që përfaqësuesit e industrialistëve janë pranuar në këtë studim.
‘’356Pak ditë më vonë sindikatat europiane do të mblidheshin në Bruksel për të hartuar dhe
krijuar një kartë sociale në brendësi të këshillit të Europës.
Veprimtaria e sindikatave europiane do të shtohej dhe në Maj të vitit 1956 do të thirrej në
Frankfurt një Konferencë tjetër ku do të diskutoheshin sjellja që do të mbahej ndaj projekteve për
tregun e përbashkët dhe ndaj projektit të Euroatom. Debati do të fokusohej gjithashtu në
reduktimin e orëve të punës. Këto tema do të trajtoheshin edhe nga CISL në Qershor 1956 ku do
të shpreheshin mbështetjen për krijimin e Euroatom me qëllimin përdorimin civil në mënyrë që
komuniteti i ri të jetë një instrument vecanërisht i fokusuar mbi problemin e madh të zhvillimit
ekonomik që i intereson vendeve të komunitetit dhe në vecanti Italisë .357
Por falë rolit të luajtur nga qeveria italiane në sferën europiane dhe presionit të
vazhdueshëm të sindikatave italiane nga kjo e fundit do të vlerësohej pozitivisht puna e bërë nga
Autoriteti i Lartë përsa i përket qarkullimit të lirë të punëtorëve. Kështu në Qershor 1956 do të
arrihej një marrëveshje midis qeverisë italiane dhe Autoritetit të Lartë e cila parashikonte
furrnizimin me ndihma financiare në favor të punëtorëve që do të ishin në vështirësi. Kriza e
Suezit në vitin 1956 do të vinte në dukje dobësinë e Europës, duke vënë njëkohësisht në
vështirësi krijmin e tregut të përbashkët. Duke kujtuar impenjimin e sindikatës italiane sidomos
mbi çështjet e qarkullimit të lirë të punëtorëve do të theksohej se‘’Për të zgjidhur problemin
354 Andrea. Ciampani, La CISL tra integrazione europea e mondializzazione. Profilo storico del sindacato nuovo,
(Edizioni Lavoro, Roma 2000), f 242 355 Po aty, f 242 356 AMAE Notë proteste e sindikatës italiane ndaj qeverisë për rinisjen europiane, Prill 1956 ne Ballini, VarsorI
(nën kujdesin), L’Italia e l’Europa (1947-1979 dok 67, f 279 357Andrea Ciampani, La CISL tra integrazione europea e mondializzazione. Profilo storico del sindacato nuovo, (
Edizioni Lavoro, Roma 2000), f 250
93
duheshin bërë investime duke mbështetur idenë e krijimit të një fondi europian të mbështetur
financiarisht nga të gjitha vendet anëtare të komunitetit’’358
Firmosja e Traktateve të Romës në 25 mars 1957 edhe pse do të pranohej në linja të
përgjithshme do të linte hapësirë që në muajt e ardhëshëm të shfaqeshin edhe kritika. Sindikata
italiane CISL do të përshëndeste lindjen e TPE-së si një erë të re të paqes dhe prosperitetit si një
etapë thelbësore që i kishte lejuar sindikatave një rol protagonist pavarsisht disa vështirësive.359
Për këtë ngjarje europiane do të organizohej një konferencë në Maj 1957 ku do të merrte pjesë
edhe CISL e cila do të nënvizonte rëndësinë epokale të firmosjes së Traktateve të Romës por nuk
do të mungonte të nënvizonte disa elemente shqetësues ku evidentohej mungesa në brendësi të
institucioneve të një përfaqësuesi të punëtorëve. Por sindikatat do të ishin një zë i fuqishëm në
mbështetje të tregut të përbashkët dhe këtë do ta shprehnin edhe në ratifikimin e traktateve në
parlamentin Italian.
3.6 Integrimi bujqësor dhe pjesëmarrja italiane.
Lufta e dytë botërore kishte konfirmuar rëndësinë e bujqësisë dhe nevojën për të mos braktisur
forcat ndërkombëtare të bujqësisë. Gjatë luftës kontrolli i qeverive në prodhimin bujqësor kishte
stabilizuar diferencën midis urisë dhe mbijetesës. Mund të afirmohej që proteksionizmi i
bujqësisë do të bëhej pjesë integruese e konceptit të sigurisë kombëtare e ndjekur nga vendet e
Europës Perëndimore pas viteve 45’. Kjo situatë do të ishte me interes kombëtar dhe promovimi
i prodhimit bujqësor me çfarëdo lloj kosto ekonomike do të kthehej në prioritet kombëtar. Në
hapat e para të integrimit europian në aspektin bujqësor Italia do të shpaloste një panoramë të
ndryshme nga vendet e tjera pjesëmarrëse. Nga fundi i luftës së dytë botërore bota fshatare do të
përjetonte një transformim të madh. Në këtë moment teknologjitë e reja do të hynin në bujqësi,
ekonomia do të përjetonte transformime të mëdha. Fshatrat italianë do të ndryshonin. Edhe ideja
e sektorit të parë në Itali në vitet 50’ do të ndryshojë ku do të përcaktohej opsioni industrial i
Italisë republikane. Në fund të luftës së dytë botërore Italia do të prezantohej si një vend në
pjesën më të madhe bujqësore. Bujqësia përthithte 36% të forcës së punës por konkuronte vetëm
për 28% të totalit të produktit kombëtar.360
Pas luftës do të vihej re një zhvillim i produktit bujqësor që i dedikohej disa faktorëve. Në
rradhë të parë rimarja ekonomike e vendit dhe rritja industriale do të sillnin një vitalitet edhe në
tregun bujqësor. Rritja e konsumit do të lejonte të ekuilibroheshin çmimet e produkteve
bujqësore. Në rradhë të dytë dhjetëvjecari do të hapej me një situatë të re për të gjitha tregjet e
karakterizuar nga një hapje e madhe ndërkombëtare. Në Itali në vitet 1950-55’ do të kishte në
358 Andrea Ciampani, La CISL tra integrazione europea e mondializzazione. Profilo storico del sindacato nuovo, (
Edizioni Lavoro, Roma 2000), f 256 359 Po aty, f 257 360 Giuliana Laschi ,L’Italia e la nascita di una politica agricola comunitaria, në revistën Storia delle relazioni
internazionali, 13-14, 1998, f 337-358.
94
sektorin bujqësor 64% të investimeve. Në vitin 1951 prodhimi e kishte tejkaluar vitin 1938 me
5%. Ndërsa në vitet 50’-55’ niveli i prodhimit do të rritej me 20%. Faktori më interesant ishte se
zhvillimi i prodhimit bujqësor do të tejkalonte rritjen demografike.361
Midis proukteve që do të njihnin rritje do të ishte frutikultura ku sipërfaqet e mbjella do
të rriteshin me 20%. Sforcot më të mëdha do ti kishin vreshtat që pas luftës kërkonin rindërtime
dhe impiante të reja. Përkundrazi një nga sektorët më të goditur të luftës do të ishte ai zoteknik
dhe që do të mbetej problem në vitet 50’ për shkak të rritjes së konsumit të mishit dhe qumështit
në Itali. Në vitet 50’struktura e tregtisë së jashtme do të shfaqej me një theksim të dukshëm të
procesit të industrializimit në Itali.
Nga ana tjetër ishte evidente që eksporti i produkteve bujqësore në raport me importin e lëndëve
të para për industrinë do të luante një rol sinjfikativ. Ekonomia italiane gjendej e varur në fakt
nga reformat e jashtme sepse kishte nevojë për lëndë të parë dhe për produkte ushqimore. Mbi të
gjitha në fund të viteve 50’ deficiti i bilancit u rrit shpejt për shkak të rritjes së importeve të
produkteve zoteknike. Dhe në këtë drejtim procesi i integrimit europian faktor i një
bashkëpunimimi të ngushtë midis vendeve aderuese do të bënte pjesë në nevojën ekonomike të
stabilitetit ekonomik të vendit.362 Ishte e nevojshme të stabilizoje nivelin e importeve nga Europa
mbi të gjitha përsa i përkiste furnizuesve të lëndëve të para si Britania dhe Gjermania.
Situata sociale e fshatrave italiane ishte e pranishme nga prezenca e latifondeve, një masë
të madhe të papunësh dhe zonave me një strukturë të varfër. Një problem tjetër në Itali ishte edhe
kontrasti midis veriut të industrialiazuar dhe jugut të prapambetur bujqësor. Një dualizëm i tillë
do të thellohej kur teknologjia do të fuqizohej në zonat më të pasura me burime nëpërmjet një
shtytje të fortë të investimeve. Por një problem i rëndësishëm ishte bujqësia italiane që rrezikonte
të përfshinte edhe fusha të tjera. Nëse papunësia kishte një produkt social kjo do të ndikonte edhe
në një zhvillim të vështirë ekonomik të bujqësisë dhe në një ngadalsim të procesit të
modernizimit të strukturave bujqësore, sepse sektorët e tjerë ekonomike nuk ishin në gjendje të
përthithnin një numër kaq të madh të papunësh të ardhur nga fusha bujqësore. Por gjendja e
bujqësisë në jug do të përkeqësohej nga një migrim i brendshëm në vitet 50’drejt veriut të
industrializuar. Ky eksod i brendshëm do të sillte edhe disekuilibra të fortë territorial. Gjithashtu
do të braktisnin bujqësinë forca të reja në moshë duke provokuar plakjen dhe moskualifikimin e
sektorit të pare.363
Mbrojta e bujqësisë me kosto të lartë nga konkurenca e jashtme do të bëhej pjesë e
strategjisë së pasluftës për një stabilizim demokratik. Natyrisht ekzistonin edhe motive
ekonomike në bazë të stimulimit të prodhimit kombëtar. Duhej një kohë e gjatë për të shëruar
humbjet dhe shkatërrimet e luftës. Vetëm në vitet 50” bujqësia do të arrinte nivelet e mëparshme
ku popullsia kishte patur një rritje prej 12%. Pas luftës Europa Perëndimore do të varej në një
masë të madhe në produkte ushqimore nga Amerika ku në vitin 1951, 64% të drithrave vinte nga
361 Po aty, f 339 362 Roberto Galli, La partecipazione italiana alla politica Agricola comunitaria,( Bologna: Il Mulino 1976), f 132 363 Po aty, f 154
95
SHBA dhe Kanada dhe pagesat duheshin bërë në dollarë.364 Vështirësitë në pagesa, riarmatimi
kërkonin rritje bujqësore kombëtare si një mjet i nevojshëm për të ulur importet dhe për të
kontribuar në rimarjen e ekonomisë europiane. Kjo tendencë do të shkonte duke u forcuar me
rritjen e çmimeve që do të shoqëronte luftën e Koresë dhe që do ti shtynte vendet europiane drejt
një rritje të prodhimit bujqësor dhe kështu do të zvogëloheshin importet nga Amerika.Veç kësaj
do të ishin tentativat e shteteve europiane si Britania, Franca, Belgjika për të rritur importin e
produkteve të ardhura nga kolonitë si kundërpeshë ndaj importeve amerikane. Për këtë arsye
OECE do të adoptonte në gusht traktatin e liberalizimit të shkëmbimeve që do të lejonte heqjen e
pengesave sasiore midis vendeve pjesëmarrëse. Vendet aderuese në traktat brenda vitit 1951
duhet të arrinin liberalizimin e 75% të vlerës së importeve të vitit 1948 dhe të konsolidonin 60%
të këtij liberalizimi.365
Brenda datës 31 Maj 1951 duhej të fillonte liberalizimi i produkteve të përfshira në një
listë të përbashkët. Kjo do të ofronte mundësinë të rrëzoheshin barrierat proteksioniste në bujqësi
por në praktikë ky program nuk do të kishte rezultate të mëdha. Në radhë të parë tregtia
shtetërore nuk dëshironte ta prekte sovranitetin kombëtar në sektorin e politikës ushqimore. Në
këtë drejtim do të mbeteshin të huaja të gjitha operacionet qeveritare. Një parashtrim i dytë do të
vinte nga fakti se OECE do tu linte vendeve të interesuara lirinë për të vendosur se cilat produkte
do të përfshiheshin ne 75% te liberalizimit. Në të vërtetë vendet do të fillonin me lëndët e para
gjysëm të gatshme dhe importet bujqësore jo konkuruese.
Së fundmi programi i OECE konsistonte që qeveritë me vështirësi ne bilancin e pagesave
të evitonin liberalizimin. Të vetmet vende që do të përfitonin nga kjo politikë do të ishin Britania
dhe Franca. Pikërisht origjina e propozimit të parë të organizimit në fushën bujqësore Pol Verde
ishte si rezultat i pakënaqësisë së ardhur nga politika bujqësore e OECE në të cilën do të dilnin
kërkesat hollandeze, franceze për të gjetur tregje të përshtatshme për eksportin e prodhimeve të
tyre bujqësore. Propozimet do të vinin pikërisht nga vendet që kishin superprodhim si Franca dhe
Hollanda. Rënia e produkteve në Europën lindore, rritja e popullsisë në Europën Perëndimore,
problemet monetare do të inkurajonin një dinamizem të ri të bujqësisë franceze. Megjithatë sfera
buqësore franceze do të kundërshtonte çdo rritje te prodhimit që nuk do të shoqërohej me tregje
të sigurta. Problemi qëndronte në gjetjen e marrëveshjeve të zgjatura për eksportin e tepricave.
Në këtë mënyrë ndërveprimi midis politikave ekonomike të brendëshme dhe politikave
ndërkombëtare do të ishin një pikë thelbësore. Tregjet e garantuara për tepricat duheshin të
shpëtoheshin nga një treg i përbashkët bujqësor.
Plani Pfimlin i prezantuar nga ministri i bujqësisë franceze në këshillin e ministrave në 5
shtator 1950 366do të përfaqësonte vetëm një dëshirë atë të mbrojtjes së prodhimeve bujqësore
franceze me kusht të ishte një garanci stabiliteti për tregjet. Franca do të jepte një kontribut
364 Maria Cavalcanti, La politica commerciale italiana 1945-1952: uomini e fatti, (Napoli: Esi 1984), f 324 365 Po aty, f 345 366Giuliana Laschi ,Le radici di un paradosso: l’integrazione agricola europea e lapartecipazione italiana,9 Studi
Storici, Gennaio-Marzo, 1996) , f. 227-272.
96
esencial në superimin e deficitit të bilancit të pagesave të Europës Perëndimore duke e furnizuar
me produkte ushqimore. Liberalizimi bujqësor do të merrte vëmendje të madhe nga ministri
hollandez Mansholt pasi eksportet hollandeze do të kapnin shifrën 40% të eksporti total. Nevoja
për të gjetur tregje për eksportet dhe kostoja e ulët e produkteve bujqësore e kishin çuar politikën
e jashtme hollandeze të përkrahte politikën për heqjen e barrierave doganore dhe për tregtinë e
lirë të mallrave. Plani hollandez do të konceptohej për një treg të lirë që do të parashikonte
heqjen e sasisë dhe tarifave në gjashtë vendet e plani Shuman. Ministri hollandez Mansholt do të
fillonte të punonte për një komunitet bujqësor të inspiruar nga plani Shuman. Sipas tij vetëm një
afrim ndërkombëtar për problemet e bujqesisë do të zgjidhte çështjet e lidhura me tregtinë. Per
këtë ishte nevojshme një politikë bujqësore nën kontrollin e këshillit të ministrave të vendeve
anëtare. Ky organizëm do të kishte detyrën të fiksonte një çmim europian të tillë që te
inkurajonte prodhimin ku vendet anëtare duhet të mbanin një çmim jo më të vogël se çmimi i
fiksuar. Mansholt do të prezantonte planin e tij në qeveri në vitin 1950 por nuk do të kishte
sukses të madh.367
Preokupimet franceze dhe hollandeze rreth eksporteve do të çonin në përmbysjen e
integrimit bujqësor. Megjithë diferencat plani Plimfin e Mansholt ishin të destinuara të tërhiqnin
vëmendjen ndërkombëtare. Në brendësi të gjithë zonës të gjitha vendet e Europës Perëndimore
ishin importuese ose eksportuese të produkteve bujqësore. Propozimi i politikës bujqësore do të
merrte vëmendje ndërkombëtare sepse disa ministra të interesuar do ta shikonin iniciativën si nje
zgjidhje për problemet e politikës bujqësore. Disa qeveri nuk arritën të gjenin zgjidhje për këto
probleme dhe për pasojë disa kualicione të qeverisë rrezikonin të humbisnin mbështetjen e
bujqëve. Diskutimi mbi politikën bujqësore do të rimereshin në vitin 1955.368
Negociatat do të bëheshin të mundura jo vetëm nga fakti se ministrat e bujqësisë franceze dhe
hollandeze në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri do të merrnin iniciativa për organizimin e
përbashkët të bujqësisë por edhe nga dëshira e përbashkët për të gjetur tregje për bollëkun e tyre.
Një peshë të madhe do të luante edhe zhgënjimi rreth kapacitetit të OECE për të zgjidhur
problemet që ekspansioni i tregut bujqësor filloj të krijonte në vitet 50’. Cili do të ishte roli që do
të luante bujqësia italiane në brendësi të gjithë procesit të integrimit.
Përtej zgjedhjes politike ekonomike të lidhur me bujqësinë italiane, problemet thelbësore
është se këto objektiva asnjëherë nuk u shprehën nga qeveria dhe delegacionet italiane
përkundrazi shpesh do të bëheshin objekt për të krijuar kontraste midis vetë ministrave. Në
realitet problemi dhe konflikti midis ministrave i përkiste menaxhimit të lidhjeve ekonomike
ndërkombëtare dhe në këtë konflikt do të ishin protagonistë ministria e punëve të jashtëme dhe
dikasteret ekonomike. Por integrimi bujqësor Italian do të kalonte në tre faza, bashkimi doganor
italo- francez, poli verde, dhe traktatet e Romës. Bashkimi doganor me Francën do të propozohej
367.Maria Cavalcanti, La politica commerciale italiana 1945-1952, uomini e fatti, (Napoli, 1984 ESI), f 324 368Giuliana Laschi,The Green Pool and the Italian agriculture pressure groups, në R.T. Griffiths and B. Girvin The
Green Pool and the origins of the Common Agricultural Policy, London: Lothian Press,1998, f 137-156
97
nga ministri i jashtëm Sforca në konferencën e Parisit në vitin 1947 me planin Marshall.369
Tratativat në vazhdim do të vështirësoheshin nga sektori bujqësor francez megjithate në vitin
1947 imazhi i një Italie të impenjuar seriozisht për të ndërtuar bashkimin europian mund të ishte
e dobishme që ky proces të luante një rol të rëndësishëm në kontekstin e ri ndërkombëtar. Kjo
linjë pragmatike do të kishte peshë në bashkimin doganor. Ky problem do të theksohej nga
drejtori i seksionit të punëve politike Grazzi sipas të cilit pozicioni Italian në takimin e Parisit do
të ishte delikat pasi kishte divergjencë të thellë midis qëllimeve politike dhe interesave
ekonomike që qeveria duhej të ndiqte.370
Etapa e dytë e procesit të integrimit është ajo e Pol Verde. Kjo tentativë e integrimit
vertikal do të paraqiste vështirësi ku kishte një sërë opinionesh ku Italia do të kërkonte një
pjesëmarrje të madhe të vendeve ndërsa Hollanda do të propozonte një organizim tek gjashtë
vendet. Por problemi më i madh ishte transferimi në OECE i karakterit mbikombëtar dhe
autoriteti që do të luante mbi tregjet bujqësore. Zgjedhja e OECE do të çonte në opozitën e
shumë vendeve midis të cilave edhe Italia për tja transferuar një autoriteti Ad Hoc pushtetin e
vendimarrjes në sektorin bujqësor. Ky autoritet do të konsiderohej i rrezikshëm ku sektori primar
ishte i lidhur me sektorë të tjerë ekonomikë dhe në fakt Italia kishte demostruar se ishte kundër
Pol Verde që nga lancimi i tij. Pjesëmarrja e saj në tratativa ishte nisur nga motive të karakterit
ndërkombëtar që nuk do ta ndalonin të shprehte të demosronte mospëlqimin në lidhje me pjesën
më të madhe të principit të propozimeve. Qeveria italiane e konsideronte OECE si të vetmin
organizëm në gjendje të drejtonte integrimin bujqësor sepse kishte adopuar politika të
liberalizimit në sektorin bujqësor ku Italia i kishte hedhur në praktikë. Gjithashtu modalitet e
kësaj politike nuk ishin të tilla që të krijonin shqetësime të mëdha për qeverinë. Këto
karakteristika të ngadalta që delegacionet e tjera i atribuonin OECE do ti jepnin Italisë më shumë
siguri në lidhje me një sektor të mbushur me problem.371
Dështimi i Pool Verde i parë në dritën e zhvillimeve të integrimit bujqësor europian do të
tregonte se ishte i pashmangshëm mossuksesi i integrimit vertikal. Përsa i përket drejtimit të
tratativave një qëndrim i fortë i ministrit të bujqësisë italiane ne lidhje me pikat kryesore të Pool
Verde do të vinte në vështirësi delegacionin Italian për të udhëhequr negociatat. Kjo mungesë
qartësie do të theksohej me forcë nga Ugo Popi ekspert në tratativa bujqësore sipas të cilit
pozicioni préciz i qeverisë dhe ministrit Fanfani ndaj Pool Verde nuk ishte i qartë për
delegacionin. Sipas delegatëve italianë ekzistonin disa kontradikta midis politikës bujqësore që
Italia do të përmbushte në fushën europiane dhe politikës europiane italiane në të përgjithshmen
e saj. Një gjë ishte e qartë për ekspertët e ministrisë, një konkurrencë e lirë në sektorin bujqësor
do të ishte nje katastrofë. Sipas ekspertëve ditën që qeveria do të vendoste të studionte këtë
369Bruno Bagnato, Storia di un'illusione europea.Il progetto di Unione doganale italo francese, (London Lothian
Foundation Press,1995 ), f 79 370Maria Cavalcanti, La politica commerciale italiana 1945-1952, uomini e fatti, (Napoli, ESI,1984), f 342 371.Giuliana Laschi,The Green Pool and the Italian agriculture pressure groups, në R.T. Griffiths and B. Girvin The
Green Pool and the origins of the Common Agricultural Policy, London: Lothian Press,1998, f 137-156.
98
situatë duhej të mbante parasysh një reforëm totale që duhej ndërmarrë, bëhej fjalë për çështje të
ndryshme që do të krijonin një barrë të rëndë për ekonominë italiane.
‘’Duhet të kihet parasysh nga ana jonë për një tërmet të brendshëm, flas për masat dhe
reformat që qeveria duhet të perballojë ditën që do të shkojë në rrugën e integrimit europian
bujqësor’’372
Përveç kësaj me gjithë vështirësitë e brendëshme bujqësore sipas ekspertëve do të rezultonte
evidente që duhej të hidhej dritë mbi dëshirën reale të qeverisë italiane që kishte të bënte me
politikën e integrimit të tregjeve bujqësore. Nëse qëllimi ishte mbështetja e tezave ekstreme duke
shpresuar që të mos merrej asgjë të paktën delegacionet dhe bashkëpunëtorët e ngushtë duheshin
informuar. Nëse duhej ti mëshohej prioritetit politik ministria e bujqësisë duhej të pranonte
pasojat dhe kjo do të tregonte një pozicion më të qartë në karrigen ndërkombëtare dhe një
impenjim efektiv në tratativa. Apelit për një qartësi të madhe në objektiva qeveria nuk do ti
përgjigjej në vitet 50’ përsa rezulton nga dokumentat. Ndoshta bëhej fjalë për të vetmen mënyrë
për të qënë prezente në politikën europiane duke kërkuar megjithatë të vonohej ai integrim
bujqësor i cili do të kishte shumë efekte negative mbi ekonominë italiane. Për këto kontradikta
në politikën italiane do të shqetësonin edhe vende të tjera, mbi të gjitha sepse do të rezultonte e
vështirë të kuptoje evolucionin e pozicionit Italian. Por edhe ekspertët që punonin për ministrinë
e bujqësisë nuk i njihnin qëllimet e vërteta të tij. Ishte fakt që midis De Gasperit dhe Fanfanit
kishte qëndrime të kundërta. De Gasperi kishte një interes politik drejt integrimit europian dhe
nuk vendoste diferenca midis tipave të ndryshëm të integrimeve dhe nuk kishte vështirësi në
politikën bujqësore. Përkundrazi pozicioni i Fanfanit ishte ai i opozitës ndaj politikës së
përbashkët bujqësore dhe nga ky konflikt i brendshëm rezultonte se Italia nuk kishte një linjë
racionale të sjelljes përballë integrimit bujqësor.373
Rimarrja e përgjithshme e procesit të integrimit europian do të niste në projektin e Benelux
ne vitin 1955 për një vizion për tregun e përbashkët europian. Këto koncepte të konfirmuara në
Traktatet e Romës do të hartoheshin në vazhdën e dy viteve tratativave të përbashkëta që do të
demostroheshin komplekse për sektorin primar duke u interesuar sërish për sektorin bujqësor do
te ishte komisioni i studimit i ngarkuar nga konferenca e Mesinës.374 Gjatë punimeve të
komisionit do të prezantohej edhe problemi lidhur me integrimin apo jo të bujqësisë në brendësi
të tregut të përbashkët. Kundërshtimet midis delegacioneve ishin të forta pasi vendimet do të
merreshin nga organiznmi i ngarkuar nga Spaak për të hartuar një projekt të tregut për ta
prezantuar në konferencën e ministrave. Megjithatë problemet e hapura ishin shumë dhe
pozicionet kombëtare ishin të ndryshme sepse negociatat për traktatet e Romës nuk do të arrinin
një marrëveshje përsa i përket rolit dhe modaliteteve të integrimit bujqësor. Në klauzolat e
372 Maria Cavalcanti, La politica commerciale italiana 1945-1952, uomini e fatti, (Napoli, ESI,1984), f 345 373 Roberto. Galli e Sergio. Torcasio , La partecipazione italiana alla politica Agricola comunitaria, (Bologna: Il
Mulino1976 ), f 65 374 Giuliana Laschi, Leradici di un paradosso: l’integrazione agricola europea e la partecipazione
italiana”, (Studi Storici, Gennaio-Marzo, 1996), f. 227-272.
99
traktatit dedikuar bujqësisë do të theksoheshin objektivat e politikës së përbashkët bujqësore
ndërsa hartimi i një politike do të lihej për një konferencë tjetër. Do të ishte konferenca e Stresës
që do të hidhte bazën e një politke të përbashkët bujqësore .
100
-KREU- IV –
POLITIKA EUROPIANE DHE ANGAZHIMI ITALIAN NË PROJEKTET
EUROPIANE 1958-1963
4.1 Politika ambicioze italiane midis Europës dhe Mesdheut.
Zgjedhjet e 25 majit 1958 do ti jepnin jetë legjislaturës së tretë republikane. Në gjysmën e
dytë të viteve 50’ figura qëndrore në atë kohë ishte demokristiani Amintore Fanfani ku
marrëdhëniet ndërkombëtare do të ktheheshin në cështje qëndrore të strategjisë së tij për të
modernizuar Italinë. Elementë thelbësorë të vizionit të tij ishte hyrja e Italisë në kampin
perëndimor dhe besnikëri ndaj Shteteve të Bashkuara. Një politikë e tillë do të përcaktohej si
neoatlantike. Iniciativat e ndërmarra nga lideri demokristian do të karakterizonin për një
dhjetëvjecar çështjet e brendëshme duke kontribuar në inagurimin një fazë të re të politikës e
karakterizuar nga formimi i qeverive të qëndrës së majtë, një kualicion midis demokristianëve
dhe socialistëve. Afirmirmi i kësaj formule të re nuk ishte i lehtë por as i shkurtër dhe do të
kushtëzohej edhe nga tensione të forta si në vitin 1960 me qeverinë Tambroni.375Por ndërkohë
vendi do të përjetonte transformime të mëdha. Nga një vend i prapambetur e bujqësor Italia po
kthehej në një vend të industrializuar. Një prej elementeve të ndryshimit ishte fenomeni i
emigracionit të brendshëm. Këto ndryshime do të bindnin klasën drejtuese për të kërkuar një rol
ndërkombëtar për Italinë. Këto teza do të mbeshteteshin nga presidenti i Republikës Giovani
Gronki dhe Fanfani që do të mbante për disa vjet postin e kryeministrit dhe të ministrit të
jashtëm.376
Në këtë prospektivë vëmendja e kryeministrit do të përqëndrohej në zonën mesdhetare
dhe në raportin lindje-perëndim. Përsa i përket sferës mesdhetare e fortë ishte dëshira e Romës
për të marrë një rol prestigji që do ta vendoste në një plan me Francën dhe Britaninë. Në takimet
që do të kishte me amerikanët dhe britanikët Fanfani do të kërkonte një rol ndërmjetësi duke
dhënë mbështetjen me baza italiane të trupave amerikane dhe angleze. Do të ishte qeveria
Fanfani që Mesdheun do ta bënte pjesë të politikës italiane duke ndjekur me popujt arabe raporte
miqësore. Sipas Fanfanit kjo lidhej edhe me gjendjen ndërkombëtare për të mos ofruar
Bashkimin Sovjetik në këto vende.377Avantazhet sipas Fanfanit ishin prezantuar pasi Italia kishte
në të shkuarën dy episode koloniale, krizën e Suezit dhe luftën e Algjerisë që kishte tronditur
imazhin e Francës në botën arabe.
Fanfani i ardhur në pushtet në 25 maj 1958 përfaqësues i një partie të madhe ishte në
gjendje ti jepte vendit sigurinë ku dhe nga Amerika do të vinin komente mbi zgjedhjet ku
375Piero Craveri, La Repubblica dal 1958 al 1992,( Milano, Tea 1995), f 6 376Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 35 377 Po aty, f 36
101
ambasadori në SHBA Brosio do të citonte ‘’Edhe pse ka një optimizëm zyrtar që unë dua ta ndaj
me amerikanët nuk mund të injorohet rreziku i kësaj mase të majtë që përpiqet ta bëjë
demokracinë më të vështirë’’378Në 2 korrik 1958 do të formohej një qeveri kualicioni ku Fanfani
do të linte jashtë kabinetit partinë republikane dhe që do të zgjaste nga Korriku 1958 deri në
Janar 1959 Fanfani do të mbante tre detyra,kryeministër, ministër i jashtëm dhe kryetari i partisë
demokristiane. Për këtë edhe Adenauer do të shprehej ‘’Fanfani është në krye të një qeverie në
një moment ku problemet e mëdha ndërkombëtare kërkojnë energji’’379
Politika e jashtme italiane po bëhej në atë moment objekt i interesave dhe shqetësimeve
qoftë për problemet objektive që kishin të bënin me Bashkimin Sovjetik, tregun e përbashkët por
edhe me faktorë të brendshëm ku ndihej presioni i komunistëve kundër politikës atlantike dhe
polemikat sociale mbi tregun.Mbi të gjitha komunistët donin tia bënin të vështirë punën qeverisë.
Projekti i qeverisë Fanfani bazohej në një sërë masash të reformave ekonomike dhe sociale që të
tërhiqnin edhe forcat e së majtës. Izolimi i partisë komuniste ishte objektiv i qeverisë Fanfani i
mbështetur edhe nga administrata amerikane. Nga dokumentat amerikane dukej me qartësi së dy
partitë aleate që mund të bashkëpunonin ishin partia socialiste dhe partia republikane. Fanfani i
mbështetur nga bashkëpunëtorët e tij kërkonte të izolonte partinë komuniste dhe ky do të ishte
rasti përtu treguar amerikanëve se ishte një aleat i besueshëm. Në një moment kur në fillim të
Korrikut angloamerikanët do të dërgonin trupa në Liban reagimi i parë i Fanfanit do të ishte
negativ në veçanti për faktin që Italia nuk ishte lajmëruar për ofensivën dhe do të humbiste
kështu rastin e ndërmjetësuesit ku Fanfani në një takim që kishte me ambasadorët e Egjiptit dhe
Sirisë do tu theksonte faktin që Italia ishte e gatshme të ndihmonte këto vende por nga ana e tyre
kërkonte të mos hidheshin hapa të pamenduara.380Por Italia do të mbështeste SHBA dhe do të
bashkëpunonte duke i lejuar asaj që të kalonte zonën ajrore të Italisë por edhe në një letër që
Fanfani i dërgonte Ajzenhauer shprehte mbështetjen italiane në iniciativën në Liban381
Në 9 korrik 1958 Fanfani do të prononcohej në parlament me programin e tij dhe rëndësinë që
kishte Mesdheu në politikën e jashtme
‘’Ambjenti mesdhetar ku jetojmë prezenca e shteteve me komunitet italian na bën më të ndjeshëm
për çfarë ndodh në këto vende. Eshtë natyrore që çështjet e tyre ti shohim me vëmendje duke
konsoliduar miqësinë ‘’382Qeveria italiane edhe në përputhje të respektit e solidaritetit atlantik do
të zgjidhte edhe një politikë të kuptimit drejt vendeve arabe edhe për motive historike dhe
gjeografike. Më tej Fanfani do te theksonte lidhje që vendet arabe të Mesdheut kishin me Italinë
378Manlio Brosio, Diario del 1958, 28-30 Maggio, (Fondazione Einaudi, Torino 1991, f 65 379Piero Craveri, La Repubblica dal 1958 al 1992, (Milano, Tea 1995), f 6-14. 380 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
375 381FRUS, 1958-60, vol. VII, Part 2, Uestern Europe, Letër e Fanfanit për presidentin Aizenhauer, f 463-466 382 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
377
102
dhe kjo gjë do të ishte një shtysë për ta bërë më aktiv kontributin Italian dhe për të zgjeruar
zonën e prospektivës dhe për të konsoliduar lirinë mbi Mesdhe .383
Në pozicionin e Fanfanit do të influenconte Giorgio La Pira kryebashkiaku i Firences. Insistimi i
La Pirës për një politikë të prezencës italiane në Mesdhe bazohej në ndërgjegjen kombëtare të
Italisë si një urë lidhëse midis botës arabe dhe perëndimit. Gjatë vizitës në Marok në 13 korrik
1957 La Pira do ti shkruante Fanfanit ‘’Eshtë një hapësirë që demostron nga njëjra anë botën
myslymane dhe nga ana tjetër perëndimin kristian dy qytetërime, duhet një urë midis të dyjave
dhe kjo do të ketë një vlerë politike e historike. Italia duhet të jetë një nga shtyllat e kësaj ure’’384
Pozicioni i Italisë për të qenë në të njëjtën kohë një vend atlantik e mesdhetar mund të ishte
funksional midis një ballafaqimi midis perëndimit dhe nacionalizmit arab.
Fanfani do të kërkonte edhe një mbështetje ndërkombëtare dhe do të kërkonte edhe
takime të niveleve të lartë me SHBA. Pranimi i propozimit nga ana e Uashingtonit do të shihej
nga Fanfani si një tjetër rast për të demostruar besimin tek SHBA. Takimi midis Aizenhauer,
Dulles dhe Fanfanit do të mbahej në 30 korrik 1958 dhe do të merrte shumë rëndësi. Menjëherë
Fanfani do të pranonte raketat me rreze të mesme veprimi në territorin Italian. Marrëveshja mbi
raketat në sytë e Fanfanit do të ishte një provë besimi për tu shfrytëzuar për një politikë të
jashtme më ambicioze nga ana italiane. Bëhej fjalë për një lidhje midis Romës dhe Uashingtonit
që do ti jepte Fanfanit mundësinë të lëvizte me më shumë autonomi mbi Mesdhe. Në takimin që
do të zhvillohej Ajzenhauer do ti thoshte për padobishmërinë për ti akorduar ndihma ekonomike
vendeve arabe dhe kryesisht Naser. Shefi i qeverisë italiane do të jepte një tjetër shpjegim kur
shprehej se celsi për të ndalur Naser ishte në Rusi.385Ajzenhauer Fanfanit do ti pergjigjej se Italia
do të inspirohej nga një politikë ku tentonte të gjente zgjidhje për Lindjen e Mesme që nuk kishte
veten karakter të përkohshëm dhe për këtë duhej garantuar edhe mirëqënia ekonomike e sociale e
këtyre popujve.386Ishte e qartë se një përmirsim i situatës ekonomike në të gjithë botën arabe
ishte hapi i parë drejt uljes së tensionit midis Lindjes dhe Perëndimit. Në Uashington Fanfani do
të propozonte një projekt ekonomik për vendet arabe që do të pritej mirë nga administrata
amerikane. Çështja e Lindjes së Mesme do të bëhej objekt diskutimi edhe në takimin midis
Fanfanit dhe sekretarit të shtetit amerikan Dulles ku nga të dyja palët u nënvizua një shkëmbim
pikëpamjesh për një politikë te kordinuar nga ana e Perëndimit. Fanfani do të theksonte se disa
pozicione politike dhe ekonomike që Italia kishte me disa vende të Lindjes së Mesme mund të
shërbenin për uljen e tensionit përballë forcave të reja të nacionalizmit arab.387
Në këtë takim do të diskutoheshin edhe rëndësia e pozicionit të Italisë përsa i përket interesave
në Mesdhe e Lindjen e Mesme. Me kthimin në Itali Fanfani do të theksonte‘’U konfirmua nga të
383Po aty , f 379 384Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 390 385FRUS, 1958-60, vol. VII, Uestern Europe, Memoramdum i takimit midis Aisenhouer, Foster Dulles e Fanfani,
Uashington, 30 korrik 1958 , f 473 386Po aty, f 473 387FRUS, 1958-60, vol. VII,Uestern Europe, Memoramdum i takimit midis Foster Dulles e Fanfanit, Uashington, 30
korrik 1958, f 476
103
gjitha anët vëmëndja e vecantë që kemi ndaj botës mesdhetare. Kush insiston të na qortojë,
rrezikon të harrojë përvec historisë edhe gjeografinë. Aleatët tanë më të mëdhenj nuk duhet ta
bëjnë këtë gabim. Do të shpreh në një komunikatë zyrtare rëndësinë e pozicionit të Italisë përsa i
përket interesave të saj në Lindjen e Mesme.‘’388Duke iu shprehur gazetarëve Fanfani do të
theksonte edhe ambiciet e tij në politikën e jashtme për të rritur peshën ndërkombëtare të Italisë
kur shprehte riafirmimin dhe besnikërinë ndaj Aleancën Atlantike dhe OKB-së duke i
konsideruar këto dy organizata bazën e paqes për sigurinë e të gjithë popujve. Këto takime në
Uashington do ti jepnin mundësinë liderit demokristian për të ilustruar edhe programin e
zhvillimit ekonomik të vendit.389Në vecanti do të nënshkruhej një marrëveshje midis SHBA-së
dhe Italisë mbi një projekt që do ti dërgohej OKB-së për të çdramitizuar situatën mesdhetare dhe
për të nisur një proces të stabilizimit. Ky projekt konsistonte në propozinin e një marrëveshje
ndërkombëtare të garantuar nga Kombet e Bashkuara. Gjithashtu do të pranohej nga të dy palët
domosdoshmëria për të hartuar një plan skadence të gjatë për ndihmat ekonomike për Lindjen e
Mesme edhe pse dihej se gjetja e formulës do të kërkonte sforco të shumta dhe një proces me
konsultime të reja. Fanfani do të binte dakort që Italia do të ishte gati për të marrë pjesë në një
plan eventual të ndihmave në Lindjen e Mesme jo vetëm në ndihma teknike sic ishte thënë në të
kaluarën por edhe në një kontribut financiar. Në terma të tjerë Italia ishte gati të merrte pjesë në
një program të investimeve ndërkombëtare të kordinuar midis fuqive perëndimore të pranueshme
për vendet e Lindjes së Mesme nën hegjemoninë e OKB-së me objektivin e fuqizimit ekonomik
të zonës mesdhetare.390
Me rëndësi ishte edhe një theksim i Fanfanit për politikën e naftës së kompanisë italiane
ENI që në të kaluarën kishte qenë një cështje e hapur midis SHBA-së dhe Italisë ku shtetari
Italian do ti ishte mirënjohës Amerikës që interesohej për rajonin pa i interesuar në mënyrë të
drejtërpërdrejtë përsa i përkert naftës dhe për këtë cështje Fanfani do të ishte i gatshëm në
ekzaminimin e aktivitetit të enteve të shtetit.391 Ambjentet politike parlamentare italiane do të
ndiqnin me vëmendje udhëtimin e Fanfanit në Amerikë. Revista ‘’Esteri’’ në një editorial do të
konfirmonte objektivin e udhëtimit të Fanfanit duke nënvizuar qëllimin për të luajtur një politikë
në Mesdhe dhe me popujt arab. Mbi planin thellësisht dypalësh raportet midis Italisë dhe SHBA-
së ishin miqësore të cilat shpjegoheshin edhe me takimet e niveleve të larta. Eshtë për tu theksuar
se Fanfani do ta gjejë rastin për ti ilustruar Ajzenhauerit pjesën sociale të programit të tij duke
hedhur cdo mundësi bashkëpunimi me Amerikën. Fanfani do tu thoshte gazetarëve ‘’Natyrisht
Italia është thellësisht e interesuar në atë cka ndodh në atë rajon. Ne kemi qytetarë tregti e
investime. Që nga koha e krizës së Suezit pikëpamja italiane mbi çështjet e Mesdheut ka qenë
paqësore.392
388 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 36 389Po aty, f 47 390Egidio Ortona, Anni d’America. La Diplomazia 1953-1961, (Il Mulino,Bologna, 1997), f 313 391 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 49 392Po aty, f 50
104
Në 31 korrik 1958 do të përmbyllej vizita e Fanfanit në Amerikë dhe ambasadori Italian
Brosio do të shkruante ‘’Eshtë një sukses për një shtetar’’ ndërsa administrata amerikane do të
shprehej se Italia do të vazhdonte ti jepte mbështetje të pakursyer Natos dhe integrimit europian.
Në mendimin amerikan Italia do të impenjohej për të pasur kredite në fushën europiane dhe do të
conte përpara një politikë të jashtme me aktive sidomos në Mesdhe.393Duke u kthyer në Romë
Fanfani do ti jepte jetë një reformë radikale të diplomacisë italiane. Pozicioni i Fanfanit mbi
politikën e jashtme do të provokonte një diskutim të gjerë në brendësi të këshillit kombëtar të
partisë demokristiane mbi planin e brendshëm do të kishte edhe dyshime mbi të gjitha nga ana e
Shelbës i cili do të shprehej se ishte e drejtë që Italia të jepte kontributin e saj në Aleancën
Atlantike por qëndronin disa pika që duhen të merreshin në konsideratë. Eksponentin
demokristian e shqetësonte fakti se Lindja e mesme paraqitej sic kishte qenë Ballkani në fillim të
shekullit. Lindja e Mesme nuk ishte një realitet ekonomik.394
Fanfani nuk do të nënvlerësonte rëndësinë e komunitetit ekonomik europian të cilin do ta
konsideronte si të parin ku Italia do të promovohej dhe i përmbahej idesë se garancitë
proteksioniste në brendësi të komunitetit i kishin lejuar Italisë një liberalizim më të madh të
shkëmbimeve. Për të kuptuar evolucionin e politikës europiane të Italisë duhet trajtuar situata
europiane dhe konkretisht Franca ku shpërthimi i çështjes algjeriane do të rikthente në pushtet
De Gaulle i cili do të zgjidhej president i republikës në vitin 1958. Partnerët e Francës do ta
ndiqnin me vëmendje situatën duke iu përmbajtur idesë se politika e Parisit do të kishte pasoja të
rrezikshme edhe në nivelin ndërkombëtar. Fanfani do të deklaronte se
‘’Parisi po gjendet në një pozicion shumë delikat dhe se ekziston rreziku i një drejtimi komunist,
por De Gaulle është e vetmja mundësi për Francën për të evituar luftën civile’’395Por diplomati
që kishte qënë gjithmonë realist Pietro Quaroni do ti shkruane Fanfanit se vetëm nën udhëheqjen
e De Gaulle, Franca do të promovonte bashkëpunimin europian mbi planin ndërqeveritar dhe se
kjo mund te arrihej me një aleancë midis Parisit dhe Bonit.396 Pasiguria që ekzistonte midis
vendeve të tregut të përbashkët ishte pozicioni që gjenerali do të mbante përsa i përket
komunitetit. Ishte njohur opozita e tij për hyrjen e Francës në TPE. Në këtë kuadër De Gaulle do
të përgënjeshtronte dhe do të shprehej se ishte kundër marrëveshjeve me karakter mbikombëtar.
Duke qenë i vetëdijshëm për rolin thelbësor që afrimi franko- gjerman do të luante në ekuilibrat
europiane Fanfani e shikonte të arsyeshme të jepte kontributin për një takim midis De Gaulle dhe
Adenauer. Në fakt në gjysmën e viteve 50’ ishte krijuar një çarje midis Italisë dhe republikës
federale Gjermane ku sipas gjermanëve pozicioni i Gronkit ishte të sillte komunistët në
qeverisje.397 Por në 2 gusht 1958 Fanfani në takimin me Adenauer do të fliste për integrimin
393FRUS, 1958-60, vol. VII, Uestern Europe, Memorandum mbi qeverinë italiane, 31 korrik 1958, f 470 394 Piero Craveri, La Repubblica dal 1958 al 1992, ( Milano, Tea 1995), f 14. 395Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 53 396ASUE ,Opinion i Quaronit mbi politikën italiane drejt Francës 3.7.1958 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori
dok 74, f 319 397Federico Scarano ,Anttonio Segni, Konrad Adenauer e l’integrazione europea, në Craveri P Varsori A ( nën
kujdesin), L`Italia nella costruzione europea. Un bilancio storico (1957-2007), Franco Angeli, Milano 2009, f 386
105
ekonomik europian dhe rëndësinë e integrimit politik. Takimi do të ishte edhe rasti për të folur
për krizën e Mesdheut. Adenauer do ta vinte theksin tek propozimet për një plan të ndihmave
ekonomike që do të gjeneronte efekte positive.398Sektori ushtarak ishte një fushë tjetër ku të dy
palët do të diskutonin. Vizita në Bon do të përmbyllej me bindjen e Fanfanit për të lajmëruar De
Gaulle për nevojën e takimit me Adenauer dhe do të vendoste paqe midis të dy liderve duke u
kthyer në një interlekutor midis tyre.399
Akoma më e rëndësishme do të ishte për Fanfanin vizita në Francë. Nga ky vend dhe nga
lidershipi i saj do të vareshin e ardhmja europiane por edhe roli që Italia do të luante në nivel
ndërkombëtar. De Gaulle ishte i ndërgjëgjshëm për dyshimet që kishte ngjallur kthimi i tij në
pushtet dhe kërkonte të siguronte aleatët që politika e tij e jashtme nuk do të ndyshonte. Gjatë
takimit në Paris në 8 gusht 1958 gjenerali do ta qetësonte Fanfanin duke i thënë
‘’Unë jam plak dhe pikërisht prej kohësh dëshiroja tju njihja. Ju jeni i ri dhe është e drejtë që të
di se kujt do tja lëmë të ardhmen.400Fanfani do të bëhej interpret i rolit që do të merrte Italia për
të qenë një ndërmjetësuese e takimeve dhe dialogut në fushën europiane dhe për këtë do të
informonte De Gaulle për inkurajimin që i kishte dhënë Adenauer për një takim sa më të afërt
Franko-Gjerman. De Gaulle do ti propozonte vizionin e tij për një aleancë të fortë franko-
gjermane-italiane për të forcuar peshën e Europës në arenën ndërkombëtare. Ngjarjet e Suezit e
kishin bindur De Gaulle se vetëm një bashkëpunim i ngushtë me Bonin dhe Romën, Franca do të
bëhej zëdhënësja e Europës kontinentale në raportet atlantike.
Por vëmendja e Fanfanit në këtë takim do të fokusohej edhe në Lindjen e Mesme mbi
nevojën e bisedimeve midis Izraelit dhe arabëve ku e kishte diskutar këtë cështje edhe me
amerikanët duke u thënë se Italia edhe pse ishte e varfër do të jepte kontributin e saj
financiar.401Por interesi italian për cështjet e mesdheut do ti shërbente Fanfanit për të cimentuar
një aleancë më solide me partitë e majta. Italia do tu paraqitej partnerëve mesdhetarë si një vënd
që ndiqte veprën e bashkëpunimit për të eleminuar tensionet.
Çështja mesdhetare do të trajtohej në OKB ku Italia do të mbështeste propozimin për forma të
asistencës teknike dhe ekonomike ndaj këtyre vendeve. Pikërisht Aizenhauer do të propozonte në
gusht 1958 krijimin e një fondi zhvillimi për rajonin mesdhetar duke marrë për bazë sugjerimet
e Fanfanit. Presidenti amerikan do ti dërgonte një kopje të fjalimit të tij kryeministrit Italian me
motivacionin se shumë ide ishin fryt i italianëve.402 Ky ishte një sukses për Fanfanin dhe
padyshim do të sillte avantazhe ku një lidhje më e ngushtë me SHBA do të shërbente për të ulur
hegjemoninë franko gjermane në Europë.Vëmendja e SHBA-së për Mesdheun do të rriste peshën
398Po aty, f 389 399Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 55 400ASUE, Përmbledhje e takimit De Golli- Fanfani ,7.8.1958 në Pier.Ballini, Antonio Varsori dok 76, f 324 401Po aty, f 324 402 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 59
106
e Italisë dhe do ta bënte të trajtohej si vendet e tjera europiane, sic dhe përmëndej‘’Mesdheu
është një det ku lundrohet për tu kthyer në Evropë.‘’403
Krijimi i raporteve barazimtare me vendet në rrugë zhvillimi do të përfaqësonte një element të ri
në politikën e jashtme italiane. Fanfani kërkonte që të forconte aleancën me partitë e majta dhe të
shtynte republikanët për të hyrë në qeveri. Kështu Italia do tu paraqitej partnerëve mesdhetarë si
një vend që ndiqte veprën e bashkëpunimit për të eliminuar tensionet. Në qëllimet e Romës
qëndronte edhe interesi ekonomik ku ENI ishte i pranishëm në fushën e naftës në Afrikë. Në 4-6
Tetor 1958 La Pira do të organizonte takimin mesdhetar në Firence i cili kishte si qëllim të gjente
pika takimi të popujve të Mesdheut. Ishte ftuar edhe Naser nga Pira. Por ky takim do te braktisej
nga përfaqësuesit francezë për shkak të prezencës arabe.404
Por angazhimi në çështjet e Mesdheut do ti kushtonte qeverisë Fanfani edhe acarimin me
francezët saqë do të akuzohej në senat se kishte minuar marrëdhëniet me një patner të
rëndësishëm. Por kryetari i qeverisë do tu përgjigjej ‘’Kemi detyrën të sigurojmë përreth nesh
zona të qeta. Italia duhet të angazhohet dhe të shqetësohet në një botë për të zgjeruar zonat e
lira në Mesdhe e Lindjen e mesme.405Kritikat ndaj Fanfanit do të bënin që Dulles të afirmonte
publikisht besimin e SHBA-së ndaj Italisë.
Në tetor 1958 një tjetër problem potencial për Italinë do të ishte shfaqja e De Gaulle i cili
do ti prezantonte Aizenhauerit dhe Maksimilian propozimin për krijimin e një drejtimi prej tre
vetash në brendësi të Natos. Fanfani do të mobilizonte menjëherë Ambasadorin italian ndërsa do
të kërkonte takime urgjente dhe do të ishte kundër projektit. Brosio në emër të qeverisë italiane
do të shprehte kundërshtinë italiane ndaj propozimit francez duke kërcënuar se në rast të
realizimit Italia do të rishikonte përfshirjen e saj ndërkombëtare.406 Projekti francez ishte në
kundërshtim me qëllimin e Fanfanit për politikën e jashtme ku letra e Ajzenhauerit për De Gaulle
për të mos e pranuar këtë propozim do të shihej si një sukses për diplomacinë italiane.Vetë
presidenti i Amerikës do ti pergjigjej ambasadorit Brosio se Amerika nuk do të pranonte kurrë
një drejtim për punët botërore. Një rast i rëndësishëm për takimet e nivelit të lartë do të ishte
funerali i Papa Piu në 17 tetor 1958 ku Dulles do të konfirmonte se qeveria Fanfani që në fillim
kishte demostruar dëshirë për bashkëpunim. Të vlerësuara ishin edhe sforcot e Italisë për të
mbajtur lart prestigjin ndërkombëtar për kontributin e saj si ndërmjetëse.407
Në janar 1959 Fanfani do të ndërmerte një udhëtim në Kajro. Ishte një udhëtim historik
për Italinë. Eksperienca e qeverisë Fanfani do të ishte e shkurtër dhe do të pasohej nga qeveria
Segni. Pavarësisht dobësive qeveritare Italia do të vazhdonte të kërkonte të rriste rolin e saj në
sferën europiane. Në qershor të vitit 1959 De Gaulle do të bënte një vizitë zyrtare në Romë ku do
403Po aty, f 60 404Piero Craveri, La Repubblica dal 1958 al 1992, ( Milano, Tea 1995), f 29 405Po aty, f 32 406Memorandum i bisedës së ambasadorit Brosio për presidentin. Tetor 1958 National Archives Uashington Group
CDF 1955/59, b, f 155. 407FRUS, 1958-1960, Uestern Europe, vol VII, Memorandum i bisedes Foster Dulles-Fanfani, Paris, 16 dhjetor
1958
107
të propozonte mbledhje periodike të ministrave. Përsa i përkiste Europës komunitare dhe
përfshirjes së Britanisë qëndrimet nuk ishin të njëjta.Ministri i jashtëm italian do të shprehej se
‘’Anglezët do të bashkëpunojnë me krijesat që janë treguar vitale’408
De Gaulle do të shprehej përkundrazi se Britania nuk ishte favorizuese organizimit të kontinentit
europian kur shprehej se‘’Nga njëra anë se ajo ishte Anglia dhe nga ana tjetër sepse anglezët
janë armiq ndaj cdo aleance kontinentale.409
Përsa i përkiste Europës Franca dhe Italia do të binin dakort mbi domosdoshmërinë për të
thelluar bashkëpunimin politik midis qeverive nëpërmjet krijimit të konsultimeve të rregullta të
ministrave të jashtëm. Po ku qëndronte angazhimi italian në këtë fushë. Qeveria italiane do të
merrte përsipër të mbante kontakte me vendet e tjera të Europës për të mbështetur francezët.
Pallati Chigi do të zgjidhte bashkëpunimin me De Gaulle me shpresën për të rritur peshën
negociuse të Romës. Ambasadorët italianë në vendet e TPE-së do të informonin qeveritë për
propozimin franko- Italian. Në 16 korrik 1959 ambasadori Italian në Paris Viteti do të shprehte
dëshirën italiane që të vinin propozime konkrete jo shumë të zgjatura ku propozoheshin 3
mbledhje në vit. Franca nëpërmjet ambasadorit të saj kishte formuar bindjen se mendimi politik
Italian vërvitej midis dy poleve. Italianët sipas francezëve duan të besojnë në Europën por nuk
janë në gjendje ta bejnë. Shpresojnë në një evolucion politik të Europës por e dinë që duhen
burra për ta realizuar, për këtë kanë besim tek De Gaulle.410
Nga pikëpamja ekonomike me hyrjen në fuqi më 1 janar 1959 të masave të para për
heqjen e tarifave doganore midis vendeve të TPE-së do të intensifikoheshin tratativat me shtetet
europiane që nuk kishin aderuar në komunitet. Italia do të ishte në favor të heqjes së barrierave
doganore ku ministri i jashtëm do tu deklaronte në 10 korrik 1957 se realizimi i zonës së vogël
duhet ti nxisë të gjashtë vendet për të rinisur punët me vendet OECE.411Por edhe pse qeveria
Segni do të garantone një mbështetje absolute ndaj partnerëve të TPE-së nuk do ta konsideronte
këtë politikë në kontrast me bashkëpunimin me EFTA kur shprehej se‘’Realiteti është se politika
italiane gjithmonë ka menduar se komuniteti i të gjashtëve është një pikënisje dhe jo një pikë
mbërritje. Italia insiston mbi mundësinë për të arritur gradualisht bashkimin me vendet e tjera
që nuk bëjnë pjesë në tregun e përbashkët.412
Po në të njëjtën kohë Anglia e kryeministrit Maksimilian do ti kthente sytë nga Europa.
Italia do të gjente në kërkesat britanike mundësi interesante të politikës së saj ku do të përfitonte
nga rrethanat në të cilat Franca ishte kundër përfshirjes së Britanisë në bashkësinë evropiane.
408ASUE, Përmbledhje e takimit De Golli- Fanfani. Romë 25.61959 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok, 76, f
340. 409Po aty, f 349 410ASUE.Telegram i ambasadorit të Francës në Romë drejtuar ministrit të jashëm francez, Romë më 30.7.1959 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok, 78, f 341. 411ASUE. Telegram i ambasadorit të Francës në Romë drejtuar ministrit të jashtëm francez, Romë më 10.7.1959 në
Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori dok, 79, f 343. 412 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
157
108
Italia do të pozicionohej qartë ku do të përziheshin interesat politike dhe ekonomike. Kështu në
një takim që do të zhvillohej në shtator1959 midis De Gaulle dhe ministrit të jashtëm Pella sipas
të cilit thelbi i problemit ishte aspekti politik por pa nënvlerësuar edhe atë ekonomik ku porta
duhej të mbaheje hapur.413Segni dhe Pella mendonin se i kishin mundësitë për të gjetur forma
bashkëpunimi midis EFTA dhe të gjashtëve. Vizita në Londër në dhjetor 1959 do të ishte rasti që
Italia të hynte në dialogun lindje-perëndim dhe të favorizonte tratativat europiane. Nga
pikëpamja europiane shpresohej të favorizohej harmonizimi ekonomik midisTPE-së dhe
Britanisë. Segni dhe Pella me drejtuesit anglezë do të flisnin në mënyrë thelbësore për Europën
dhe konkretisht përgjëgjësit italianë do të këmbëngulnin në favorizimin e një politike të
liberalizimit të shkëmbimeve që do të përfshinte të gjithë vendet e OECE.414
Në fakt qëllimet italiane nuk ishin vetëm politike por edhe ekonomike. Në fakt industria italiane
po korrte suksese nga hapja e kufijve dhe TPE ishte pikë referimi për fatin ekonomik të vendit ku
dhe vetë francezët do të shpreheshin se Italia mund të ishte rasti me interesant i tregut të
përbashkët.415Por garancitë italiane do të kërkoheshin edhe në forcimin e partneritetit me
Amerikën ku Ajzenhaur në një vizitë në dhjetor të vitit 1959 do të vinte theksin ne
domosdoshmërinë e një Europe të bashkuar politikisht dhe ekonomikisht e cila do të ndërtonte
një forcë të tretë në botë.416
Pozicioni i Italisë do të sintetizohej nga ministri i jashtëm Pella në një takim të mbajtur në
fund të janarit 1960 midis kryeministrit Italian Segni dhe Adenauer. Pella do të hidhte idenë e
studimit të mundësisë për të shfrytëzuar formulën e bashkëpunimit si një pikë kalimi për të
arritur objektivin final të integrimit, dhe në këtë drejtim duhet të rinisnin konsultimet politike
midis të gjashtëve. Por Segni do të shtonte‘’Komuniteti ynë i të gjashtëve dëshiron të evitoj
frakturat me vendet e tjera europiane qoftë me grupin e të shtatëve duke evitur cdo lloj
kompromisi që dobëson komunitetin e të gjashtëve.417Ndërsa Adenauer do të përgjigjej ‘’I jap të
drejtë ministrit Pella kur thotë se duhet bërë më shumë për integrimin europian pasi nuk duhet ta
marrim kaq thjesht. 418Adenauer dhe Pella ishin në një mëndje që OECE nuk ishte më
institucioni i përshtatshëm për ti kordinuar politikën ekonomike të aleatëve.
Në shkurt 1960 qeveria Segni do të dorëhiqej dhe në fund të marsit 1960 do të formohej
një kabinet njëngjyrësh që do të udhëhiqej nga demokristiani Tambroni. Do të hapej një fazë e
vështirë në çështjet e brendëshme që më vonë do të kulmonte me reagime të forta dhe protesta.
Tambroni do të jepte dorëheqjen dhe në fund të korrikut do të kthehej në pushtet Fanfani që do të
413 Insituti Sturco.Përmbledhje e takimit midis ministrit të jashtëm Italian dhe presidentit të republikës franceze,
Paris më 4.9.1959 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok, 83, f 351 414Përmbledhje e takimit në Douing Street më 1 .12.1959, në .Ballini, Antonio Varsori dok, 87, f359 415AMAE. Italia dhe tregu i përbashkët, Romë më 11.12.1959 në Ballini, Antonio Varsori dok, 88, f 363 416AMAE.Vizita në Romë e Aizenhauer, Romë më 5.12.1959 në Ballini, Antonio Varsori dok, 89, f366 417Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit midis ministrit të jashtëm Italian dhe kancelarit Adenauer , Romë më
5.12.1959 në Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori dok, 89, f 366 418Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit midis ministrit të jashtëm Italian dhe kancelarit Adenauer Romë më
5.12.1959 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok, 89, f 366
109
qëndronte në pushtet deri në vitin 1962 dhe do të përgatiste lindjen e formulës së qendrës së
majtë.419 Fanfani do të rriste besimin për një politikë të integrimit dhe do të konfirmonte dëshirën
për afrimin me Britaninë ku do të shprehej
‘’Mbi planin europian ne kemi si qëllim ti qëndrojmë besnik politikës së integrimit. Kjo do të
ndodhë në një rrugë të gjatë e të vështirë por duhet ta përshkojmë sepse besojmë në bashkimin e
Europës dhe në kontributin që e ardhmja e saj do të sjell progres në botë.Interesat ekonomike të
Italisë në formimin e tregut të përbashkët duhet të favorizojnë çdo afrim të të gjashtëve me
Britaninë.420Fanfani do të hidhej sërish mbi zërin europian dhe mesdhetar të Italisë. Për ti dhënë
një pozicion të favorshëm Italisë e vetmja mënyrë sipas Fanfanit ishte të riniseshin negociatat
europiane ndërkohë që De Gaulle do të hartonte një strategji të re për Evropën .
4.2. Italia dhe plani Fushe
Në një takim të mbajtur në kështjellën e Rambujesë midis De Gaulle dhe Adenauer në
Korrik 1960 u hodh ideja e një bashkëpunimi europian që do të favorizonte një bashkëpunim më
të ngushtë midis anëtarëve në fusha të ndryshme nga ajo politike në atë kulturore dhe ushtarake.
Ky tekst do të bëhej baza e negociatave midis të gjashtëve që do të hapeshin në Mars 1961 nën
udhëheqjen e diplomatit Kristian Fushe. Në propozimet franceze nuk ishte i qartë cili do të ishte
roli që do ti jepej Italisë në alencën perëndimore. De Gaulle kërkonte të përfshinte Italinë në
diskutimet franko gjermane ndërsa Adenauer ishte skeptik ndaj Fanfanit që e shihte të drejtuar
drejt së majtës.421
Fanfani do të futej fuqishëm në debatin Europian për të njohur hapësirat e manovrës italiane. Për
këtë do të ndërmerte një sëre takimesh në Europë me Belgët dhe Hollandezët ku Fanfani do të
nënvizonte se ishte e rëndësishme të vlerësohej projekti i bashkëpunimit politik të De Gaulle për
të rindezur procesin e unifikimit të Europës.422 Fanfani do të donte ti jepte politikës italiane një
rol më autonom duke marrë edhe rolin e negociatorit dhe për këtë do të luante me kartën angleze
ku dëshira e Anglisë për të hyrë në komunitet do të shfrytëzohej nga Italia. Afrimi i qeverisë
italiane me britanikët ishte një strategji për të balancuar raportet europiane jo për tu prishur me
Francën. Në takimet me anglezët Fanfani do të theksonte shqetësimin për ndërtimin e një Evropë
të fortë ku i përmbahej idesë që De Gaulle kishte hedhur për një Europë forcë të tretë dhe për
419 Marinella Neri Gualdesi, Il cuore a Bruxelles la mente a Roma, (Pisa ,Edizione Ets , 2009), f75 420 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
215
421Insituti Sturco, Përmbledhje e takimit franko gjerman të Rambujesë ,30 korrik 1960 Romë më 30.7.1959 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok, 92, f 379 422 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
219
110
këtë deklaronte gatishmërinë italiane.423Fanfani në një takim me De Gaulle në shkëmbim të
mbështetjes italiane do të kërkonte krijimin e një universiteti europian në Firence, por gjenerali
do të kundërshtonte krijmin e një insituti me karakter mbikombëtar. Megjithatë qëndrimi italian
do të ishte i kujdeshëm ku Fanfani do të deklaronte se nuk duhej humbur ajo që ishte bërë por
duheshin bërë hapa përpara.424Në 5 shtator 1960 të nesërmen e takimit italo-francez në një
Konferencë shtypi De Gaulle do ti bënte publike idetë e tij për bashkëpunimin europian duke
kritikuar idetë mbikombëtare.
‘’Të ndërtosh Europën do të thotë të ndjekësh realitetin. Cilat janë shtyllat mbi të cilat mund të
ndërtojmë. Ato për hir të së vërtetës janë shtetet.’’425
Në këshillin e ministrave në 13 shtator De Gaulle do të paraqiste propozimin për krijmin e një
këshilli të kryetarëve të shteteve. Qeveria italiane e vendosur për të mos iu nënshtruar iniciativës
franceze do të nxiste një debat midis të gjashtëve dhe për këtë do të përgatiste një‘’aide
memoire’’ që do tua drejtonte të gjitha vendeve. Qeveria italiane propozonte bashkëpunimin
midis të gjashtëve ku në qëndër ishte principi i integrimit.426 Ky mendim do të forcohej në një
letër që Segni do ti shkruante Adenauer ku Italia dëshironte riforcimin e konsultimeve politike
por nuk mund të lejonte që kjo të conte në një dobësim të komunitetit apo të Aleancës
Atlantike.427Kështu do ti shprehej Segni kancelarit gjerman kur i thoshte se mbi të gjitha ishte e
nevojshme të procedohej me një marrëveshje midis të gjashtëve.428Edhe Adenauer do ti
përgjigjej në ditët në vazhdim duke qenë dakort me propozimet italiane
‘’Këshilli i ministrave të komunitetit të jetë i vetëdijshëm për të drejtat e tij të shkruara në
Traktatet e Romës. Iu luta De Gaulle për të mos i hedhur në opinionin publik idetë e tij por ai e
bëri fakt të kryer.’’429Përballë izolimit në të cilën rrezikonin të gjendeshin francezet do të
procedonin më me qetësi dhe konkretisht në përgjgjen ndaj ’’aide memoire ‘’ ministri francez do
ti shkruante Fanfanit për rëndësinë e bashkëpunimit italo-francez për forcuar solidaritetin
europian ku vlerësonte shumë aksionin e Italisë për kërkimin e strategjive për zgjidhjen e këtyre
problemeve dhe kjo do të rriste rolin e Italisë në sytë e aleatëve europianë430
Përsa i përket projekteve europiane Italia do të pozicionohej në linjën e ndërmjetësimit
midis Francës dhe Beneluksit dhe kjo do të shprehej në këtë mënyrë nga diplomacia italiane‘’Të
423Insituti Sturco.Vizita e Heath në Romë.Sjellja e Italisë midis të gjashtëve dhe të shtatëve. Romë më 23.8.1960 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 95, f389 424 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
223 425Po aty f223 426AMAEF Ambasada hollandeze në Paris për ministrin e punëve të jashtëm francez 13 .9 1960 në Pier.
Luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 97, f391 427Insituti Sturco.Letër e ministrit të jashtëm Italian drejtuar kancelarit Adenauer. Romë më 15.9.1960 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 98, f394 428 Po aty, f 394 429Insituti Sturco.Letër e kancelarit Adenauer drejtuar ministrit të jashtëm Italian. Romë më 21 .9.1960 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 99,f 395 430Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 224
111
hedhësh totalisht poshtë idetë e De Gaulle nuk do të thotë të lehtësosh formimin e një Europe
mbikombëtare në të cilën Franca nuk do të aderoj kurrë. Nga ana tjetër të inkurajosh idetë e De
Gaulle mund të rrezikosh gjithcka që është krijuar me rezultatin që të kthehesh mbrapa në vite
dhe të komprometosh cdo mundësi suksesi‘’431Dhe më tej do të vazhdohej’’Në thelb pozicioni
italian i ndërmjetëm midis ideve të Francës dhe vendeve të Beneluksit i konservon në këtë
mënyrë vendit tonë një rol ekuilibri midis tendencave të ekzagjeruara’’432
Në fund të Nëntorit 1960 Fanfani do të takonte në Romë ministrin francez Debre i cili do
të konfirmonte nevojën e një kordinimi politik europian dhe për këtë do të diskutonte edhe për
çështjet e Mesdheut aq me interes për italianët ku lidhjet franko italiane ishin thelbësore në
realizimin e këtij projekti. Ministri francez do të theksonte interesin e përbashkët përsa i përket
Mesdheut dhe Afrikës ku raportet italo franceze nuk ishin vetëm sentimentale por edhe
politike.433 Dhe reagimi i Fanfanit për këtë çështje do të përqëndrohej tek linja e politikës
konstante midisdy vendeve ku shprehte bindjen se kjo miqësi mund të ndihmonte në realizimin e
objektivave thelbësore të politikës italiane.434 Fanfani do ta përmbyllte takimin duke e vënë
theksin te miqësia midisFrancës dhe Italisë e cila duhet të kontribonte në realizimin e fushave më
të gjera të ndërtimit europian dhe botëror. Qëllimet e politikës së jashtme italiane ishin bashkimi
i Europës forcimi i Aleancës dhe pa asnjë dyshim proçesi i integrimit ekonomik të gjashtë
anëtarëve.435
Në këtë mënyrë qeveria italiane kishte njohur mundësinë e takimeve politike midis të
gjashtëve. Në nivelin europian Franca do të kërkonte të superonte pasiguritë e aleateve europianë
për të mbështetur planet e saj të reformës. Për këtë qëllim në shkurt 1961 do ti niste një mesazh
personal Fanfanit për të ritheksuar rëndësinë që kishte realizimi i një bashkëpunimi më të
ngushtë në vecanti mbi terrenin politik që do të kompletonte lidhjet e krijuara në fushën
ekonomike dhe përgjigja e Fanfanit do të jepte pëlqimin e qeverisë italiane mbi mbajtjen e
mbledhjeve të kryeministrave të gjashtëve pasi kjo nuk do të cënonte as bashkimin e ardhshëm
politik.436 Një ditë më pas De Gaulle do të takohej me Adenauer ku do të binte dakort për tu
propozuar partnerëve fillimin e një bashkëpunimi politik. De Gaulle do të prezantonte projektin
francez në 10 Shkurt1961 i cili ishte një bashkëpunim politik jo i natyrës mbikombëtare dhe do
të propozonte mbledhje periodike të kryetarëve të shteteve dhe krijimin e një komisioni që do të
përgatiste punimet. Diskutimi do të ishte i zjarrtë ku vendet e Beneluksit do të shprehnin rezervat
e tyre. Adenuer do të nënvizonte rëndësinë e Paktit të Atlantikut. Fanfani do të shprehte interesin
e tij për Britaninë. Duke parë pozicionet e ndryshme Fanfani do të propozonte që të krijohej një
komision studimi në të cilin cdo shtet të përfaqësohej nga një funksionar i lartë. Me këtë
431Insituti Sturco.Takimet italo-franceze Romë Nëntor 1960 në Ballini, Antonio Varsori dok 103, f 402 432Po aty, f 402 433Insituti Sturco. Takimet italo-franceze Romë.26 Nentor1960 në .Ballini, Antonio Varsori dok 105,f 413 434Po aty, f 413 435Po aty, f 413 436Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 264
112
kompromis u evitua një prishje e marrëdhënieve midis të gjashtëve. Mbasi të gjithë partnerët
kishin pranuar krijimin e këtyre grupeve të ekspertëve Fanfani do të shprehej‘’Europa do të
avancoj por me sa vështirësi dhe pasiguri’’437
Përfaqësuesit francez Fushe do ti besohej presidenca e komisionit të studimit që do të merrte
emrin e tij. Pozicioni i ndërmjetësimit që do të luante Fanfani do të vlerësohej edhe nga francezët
kur shpreheshin ‘’Vlerësojmë pozicionin e ekuilibrit të Fanfanit dhe të Segnit pa aksionin e të
cilëve nuk do të kishim arritur gjëkundi.’’438Dukej se De Gaulle po tregonte interes drejt
pozicionit të Italisë. Por autoritetet italiane e shikonin bashkëpunimin politik edhe si një element
për të konsoliduar paqen.
Megjithatë vështirësitë e komisionit Fushe do të evidentoheshin nga cështja e hyrjes së
Britanisë në komunitet ku Roma do të impenjohej për të lehtësuar aderimin britanik. Në 10
korrik do të mbërrinin në Romë ministrat e jashtëm që do të përgatisnin takimin e kryetarëve të
shtetit që do të mbahej në 18 korrik. Segni dhe Spaak do të ndërmjetësonin midis tezave
franceze dhe holandeze. Por në një klimë të ndezur do të niste një polemikë e ashpër ndaj
italianëve. Në ato ditë ishte përhapur lajmi që sovjetikët kishin ftuar Fanfanin dhe Segnin në
Moskë.439Liderat italianë do të akuzoheshin se u kishin fshehur aleatëve europianë një lajm
shumë të rëndësishëm pikërisht kur ishin mbledhur për bashkëpunimin në politikën e jashtme.
Në këtë kontekst në 18 korrik në Bon udhëheqësit e të gjashtëve do të diskutonin mbi
bashkëpunimin politik ku do të dilnin në pah menjëherë pozicione të ndryshme mbi tekstin e
deklaratës. Mendimet do të ishin të ndryshme nga ai francez i mbështetur nga Gjermania për një
bashkëpunim ndërshtetëror dhe ai hollandez për një bashkim progresiv.
Por roli i Italisë si ndërmjetësuese do të shfaqej kur Fanfani do të shprehej për një afrim
pragmatik që të evitonte falimentimin e projektit të komunitetit politik dhe do të sugjeronte të
liheshin mënjanë vendimet për çështjet të cilat për momentin ishin të papajtueshme dhe ti jepej
menjëherë jetë bashkëpunimit politik. Falë ndërhyrjes së autoriteteve italiane të gjashtë do të
arrinin një marëveshje mbi një dokument i cili nga njëra anë lajmëronte lindjen e një bashkimi
politik dhe nga ana tjetër theksonte aleancën me SHBA dhe forcimin e Asamblesë Europiane.440
Do të vendosej që mbledhja tjetër të zhvillohej në Romë megjithëse Fanfani kishte tentuar ta
mblidhte në Firence dhe kjo lidhej me faktin se po në këtë takim do të vendosej krijimi i
Universiteti Europian në Firence me pjesëmarrjen intelektuale dhe financiare të vendeve anëtare.
Kjo padyshim do të ishte një sukses për qeverinë italiane. Për Italinë takimi i Bonit do të ishte i
rëndësishëm sepse do të hidhte bazat e bashkimit politik dhe do të evidentonte suksesin e
437 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
266 438Insituti Sturco.Letër e ambasadorit Italian në Paris Viteti për ministrin e jashtëm Segni. Paris 13 shkurt 1961 në
Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 106, f 416 439Piero Craveri, La Repubblica dal 1958 al 1992, (Milano, Tea 1995), f 25 440Durousset , Bashkimi Evropian në shekullin XXI-institucionet ekonomike, (Shkup:Logos,2004), f 50
113
aksionit ndërmjetësues të Italisë. Segni do të deklaronte në parlament në 29 shtator 1961‘’Ky hap
ishte thelbësor edhe pse format e bahkëpunimit jane akoma të paqarta .441
Tratativat mbi planin Fushe do të bëheshin më komplekse nga vendimi i marrë nga autoritetet
angleze në verë të vitit 1961për të prezantuar kanditaturën për të hyrë në TPE. Megjithatë në
vjeshtë të vitit 1961 puna e komisionit Fushe do të vazhdonte punimet dhe diplomacia italiane do
të mbështeste evolucionin e Europës komunitare drejt bashkëpunimit politik duke ndjekur
punimet e komisionit përgatitor.
Në 19 tetor 1961 Franca do ti prezantonte komisionit Fushe një projekt të traktatit që
parashikonte krijimin e bashkëpunimit politik sipas asaj që ishte vendosur në Bon në korrik
1961. Ky projekt parashikonte krijimin e një bashkimi shtetesh që nuk do të zëvëndësonte
organizmat europiane ekzistues dhe që do të respektonte personalitetin e popujve dhe të vendeve
anëtare. Bashkëpunimi do të ishte në fushën e mbrojtjes kulturës e diplomacisë por jo në atë
ekonomike që do të ishte eksluzivitet i komunitetit europian. Instiucionet e tij do të ishin,
Këshilli i përbërë nga kryeministrat, Asambleja e formuar nga parlamentet kombëtare, komisioni
me qëndër në Paris.442 Gjermanët dhe italianët do të shpreheshin në favor të projektit edhe pse
Fanfani në një letër që do ti drejtonte përfaqësuesit Italian në këtë komision Cattani do të
theksonte se shprehte rezerva të mëdha për projektin francez por evitonte të shprehej publikisht
pasi rrezikonte që të kompromentonte negociatat. 443Përfaqëuesi Italian Catani do të nënvizonte
çështjen e Asamblesë dhe fuqive të saj duke e bërë në vazhdimësi këtë çështje objekt të
karakterit mbikombëtar. Ndërkohë hollandezët të mbështeur nga belgët do te ishin kundër këtij
projekti pasi do të kërkonin që të hynte në tratativa edhe Britania. Megjithatë do të vazhdonin
takimet e ministrave të jashtëm për të përfunduar traktatin e komunitetit politik për të cilin Italia
ishte shumë e impenjuar ku përsëri Catani do të shprehej për krijimin e një sekretariati ndihmës
për këshillin aq sa francezët do të shpreheshin të bindur se italianët e kishin forcuar bindjen e
tyre drejt bashkimit europian. Kjo lidhej edhe me situatën e brendëshme në të cilën gjendej
qeveria Fanfani për ti dhënë një lloj kënaqësie opinionit publik me idetë europiane.444Në 28
dhjetor 1961 Fanfani do të deklaronte
‘’Do të bashkoj në një mëndje Segnin, Rumor dhe Colombon dhe do të diskutoj mbi aksionin që
duhet të ndërrmarim për të evituar dëmet që mund ti shkaktohen Italisë’’445Kështu vetë
diplomatët italianë do të ndërmernin një vizitë zyrtare në Britani. Ky takim do të nxirrte në pah
edhe rëndësinë e faktorit Italian në sytë e francezëve ku vetë ambasadori Italian në Paris Brosio
njoftonte Fanfanin ndërkohë që ishte në Londër se ‘De Gaulle ishte shprehur në favor të hyrjes së
441 Piero Craveri, La Repubblica dal 1958 al 1992, (Milano, Tea 1995), f 67 442Durousset , Bashkimi Evropian në shekullin XXI-institucionet ekonomike, (Shkup:Logos,2004 ), f 53 443 Insituti Sturco.Letër e Fanfanit për Cattani Paris 25 tetor 1961 në Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 107, f
417 444AMAEF .Telegram i ministrisë franceze për të gjitha përfaqësitë diplomatike Paris, 20 dhjetor 1961
. në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 110, f 426 445 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
330
114
Britanisë në TPE por njoftonte ndërkohë që të mos i jepnin bisedës me anglezët karakter
antifrancez.446Ndërkohë që Fannfani do të përgjigjej ‘’Vendi ynë nuk merr pozicione kundër këtij
apo atij shteti përsa i përket aleatëve, por vetëm në favor të Italisë’’447
Në 18 janar 1962 Franca do tu prezantonte partnerëve gati një plante dytë Fushe ku një
modifikim i planit të parë kishte hequr evolucionet mbikombëtare dhe çdo referim që kishte të
bënte me aleancën. Ekonomia do të ishte objekt i kompetencave të bashkimit politik. Kjo do të
thoshte një karakter ndërshtetëror duke anuluar elementin mbikombëtar të organeve si CECA,
TPE. Pozicioni Italian do ti bashkohej Hollandës dhe Belgjikës të cilat kërkonin që statusi politik
i Evropës të pararashikonte që takimet dy palëshe midis anëtarëve të TPE-së dhe Britanisë të
zëvendësoheshin nga takime shumëpalëshe.
4.3. Impenjimi i Italisë për të shmangur falimentimin politik europian
Plani i dytë Fushe do të provokonte krizë në tratativa duke lajmëruar fundin e klimës së
bashkëpunimit dhe të besimit midis të gjashtëve.Vendet e Beneluks do të shpreheshin se
objektivi final i De Gaulle ishte mbizotërimi i gjeneralit në kontinent. Në Itali nuk ishte
përcaktuar një perceptim i qartë dhe diplomacia do ta vlerësonte prezantimine planit të ri Fushe
si një gabim të De Gaulle. Me shpresën se do të arrihej një kompromis Cattani do të punonte
intensivisht në hartimin e një teksti alternativ me atë francez ku delegacioni italian do ta vinte
theksin mbi zgjerimin e kompetencave të parlamentit europian. Ndërsa diplomacia punonte në
formulimin e traktatit Adenauer dhe Fanfani do të punonin për të mos pësuar një krisje raportet
midis të gjashtëve. Kështu De Gaulle do të takonte Adenauer në 15 shkurt 1962. Por gjenerali
nuk do të linte pas dore në këtë cështje italianët që ishin treguar ndërmjetësues dhe në një letër që
i dërgonte Fanfanit ku justifikonte faktin se situata e brendëshme në Itali nuk ishte favorshme për
një takim mes palëve por e siguronte liderin Italian për informimin menjëherë mbi bisedimet që
do të kishte me Adenauer. Faktori Italian në këtë çështje do të merrte rëndësi të konsiderueshme
për palën franceze saqë informimi për këto bisedime do ti ngarkohej ministrit të jashtëm francez
Murville.448
De Gaulle do të arrinte një marrëveshje me Adenauer ku nga ana e francezëve do të
jepeshin disa koncensione lidhur me referimin ndaj Aleancës Atlantike. Italianët ishin
konsideruar të rëndësishëm në këto negociata aq sa De Gaulle do të kërkonte të kënaqte shpresat
e italianëve lidhur me cështjen e Asamblesë kur De Gaulli deklaronte ‘’Më duhet tju them se nuk
jam aq armiqësor ndaj Asamblesë Europiane.‘’449Megjithatë tratativat do të ishin të vështira për
446Insituti Sturco.Letër e Fanfanit per ambasadorin Italian në Paris Brosio, 18 . 1.1962 në Pier. luigi. Ballini, Antonio
Varsori dok 116, f 462 447 Po aty, f 462 448Maurice Vaisse, De Gaulle, l’Italie et le projet d’union politique européenne, 1958-1963,vepër e përmendur, f
665. 449 Po aty,f 667
115
shkak të kundërshtive midis Francës dhe të pestëve por edhe mbas modifikimeve që u bënë nga
takimi De Gaulle – Adenauer. Madje italiani Colombo do ti shkruante ministrit të jashtëm italian
Segni në 18 mars 1962 se‘’Na takon neve të ndeshemi fort me rezistencën franceze më shumë se
gjermanët, madje të bashkohemi me pjesën tjetër450 Mbledhja e ministrave të jashtëm që do të
mbahej në 20 mars në Luksemburg do të përmbyllej me një ngecje të punëve për krijmin e një
bashkimi shtetesh. Pozicioni i Italisë nuk ndryshonte shumë nga ai i Belgjikës dhe Hollandës. Të
tre vendet ishin në favor të zgjerimit të kompetencave të Asmablesë për zgjedhjen me votim të
përgjithshëm dhe për vendimet me shumicë të Këshillt. Segni do të mbështetej ne tre pika
kryesore për tekstin e përbashkët.
1-Referimi në Aleancn Atlantike.
2-Mbajtja e kompetencave ekonomike nga TPE.
3-Prospekiva e rishikimit pas tre vjetsh.451
Në këtë kontekst Franca e kishte kuptuar se Italia luante një rol qëndror në tratativa si një
ndërmjetësuese aktive midis Francës nga njëra anë dhe Beneluks nga ana tjetër.Për të rinisur
projektin e bashkimit politik De Gaulle do të zgjidhte të takonte Fanfanin edhe për një arsye
tjetër.Në mars të vitit 1962 De Gaulle kishte arritur një zgjidhje për çështjen algjeriane dhe
padyshim që kjo do të pritej me entuziazëm nga Fanfani.Qeveria italiane do ta priste me
entuziazëm pasi në brendësi të vendit jo vetëm forcat e majta ishin të lidhura me luftën për liri të
Algjerisë por ishte formuar edhe një komitet Italian për paqen në Algjeri në vitin 1960 duke
ndikur në OKB për një zgjdhje paqësore të krizës në vendin afrikanoverior. Por edhe sektorë
ekonomike të lidhur me qeverinë si ENI që kishin interesa në Algjeri do të luanin rolin e tyre.452
Kështu vlerësimet mbi politikën mesdhetare do të bashkoheshin me evolucionin në kontekstin
europian duke e bërë më aktuale një marrëveshje të ngushtë me Italinë.
Në 4 prill1962 do të mbahej në Torino një takim midis De Gaulle dhe Fanfanit. Interesi
nga ana e francezëve për këtë takim do të shprehej në shtypin francez‘’Gjenerali De Gaulle nuk
heziton të shkojë të takojë një kryeministër që është 20 vjet më i ri se ai.453 Ky takim do të nxirte
në pah rolin që po i kushtohej Italisë si partner i rëndësishëm në negociata duke diskutuar nga
çështja e Berlinit në hapësirën mesdhetare ku De Gaulle do të shprehej se përsa i përket vendeve
në zhvillim sfidat e reja botërore i ofrojnë Europës mundësinë për të bërë gjëra të mëdha
nëpërmjet bashkëpunimit me SHBA-në.’’454 Përballë një skenari të tillë botëror të paraqitur nga
De Gaulle, për Fanfanin ishte e nevojshme që drejtuesit europianë të ndërmerrnin një hap
përgjegjshmërie ku theksonte se fundi i botës nuk është i pashmangshëm dhe rrugëzgjidhja duhej
450Insituti Sturco. Letër e Colombo për ministrin e jashtëm Italian Segni 2.3.1962në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori dok 117,f 464 451 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
357 452 Po aty f 357 453Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f 359 454 AMAEF.Takim midis De Golit dhe Fanfanit.Torino 4.4 1962 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 118,f
474
116
kërkuar në kordinimin e politikës së shteteve europiane. Fanfani do të shprehte gatishmërinë për
të bërë gjithcka për të arritur një ditë në realitetin e një bashkimi politik.455Opinioni publik italian
ishte shumë i ndjeshëm ndaj temës së zhvillimit federal të bashkëpunimit europian dhe kjo duhej
të mbahej parasysh në tekstin e traktatit për bashkimin politik.Në këtë takim Fanfani do të
theksonte‘’Mund të ekzaminojmë divergjenca që ekzistojnë mes nesh për të bërë të mundur
redaktimin e një traktati. Kështu unë besoj se do të filloj realizimin e një ëndrre të gjeneratës
sonë dhe do tu japim shteteve europiane mundësinë për të përmbushur me aksionin e tyre
boshllëkun e krijuar.456Nga ky takim Fanfani do të merrte koncensione të rëndësishme ku do të
vendosej formula e një lidhje midis komunitetit politik dhe Aleancës Atlantike. Do të bihej
dakort që TPE të mbante kompetenca ekonomike. De Gaulle do të theksonte rolin që Italia
Gjermania dhe Franca luanin në brendësi të Europës duke theksuar se
‘’Në gjirin e të gjashtëve janë tre fuqi të mëdha që kanë tradita dhe kanë ndërtuar një realitet
ndërkombëtar me veçanti kulturore. Tre vendet e tjera anëtare nuk e përmbajnë këtë gjë.457Por
presidenti francez duke e njohur interesin Italian për hyrjen e Britanisë do ti propozonte Fanfanit
që edhe britanikët të bashkëpunonin në nivel ndërshtetëror por kryeministri Italian do të kërkonte
të procedohej në fillim me projektin politik. Do të flitej kështu për një frymë të përbashkët për ti
përmbledhur të tre komunitetet në një institucion të përbashkët dhe mundësisë për një studim të
përbashkët në fushën energjitike. Duke e përmyllur takimin De Gaulle do të shprehete suksesin e
këtij takimi cili do te nxirrte në pah mungesën e vështirësive të komunikimit midis Italisë dhe
Francës.458 Konfirmim i këtij vlerësimi të Parisit për ndërmjetësimin e Romës do të ishte
emërimi në 5 prill 1962 i përfaqësuesit Italian Atilio Cattanit si president i ri i komisionit të
sudimeve për bashkimin politik. Por Fanfani në këtë takim do të ndeshej edhe me
mosmarrëveshjen që kishte me ministrin e jashtëm Segni i cili i përmbahej me forcë çështjes së
integrimit ndërsa Fanfani ishte më favorizues ideve franceze. Kështu në një takim që do të kishte
me Adenauer, Fanfani do të shprehte edhe kundërshtimin që kishte hasur edhe në brendësi të
qeverisë së tij ku ishte e vështirë për të bindur ministrin e jashtëm Segni për të aprovuar
tekstin.459
Kështu me iniciativat e ndërmjetësimit Fanfani besonte se De Gaulle kishte lejuar një
lancim mbi tratativat e bashkëpunimt politik. Objektivi i forcimit të Europës ishte për Fanfanin
një prioritet absolut dhe për këtë do të njoftonte edhe kolegët e tjerë. Kështu në 5 prill Fanfani do
të takonte në Romë kryeministrin e Luksemburgut Pierre Verner dhe në datën 7 prill do të
takonte Adenauer për ti paraqitur një panoramë të takimit me De Gaulle dhe pikat ku kishte
pasur divergjenca. Në një takim me Adenauer ky i fundit do të shprehej se‘’Pranimi nga ana e
455 Po aty, f 474 456AMAEF. Takim midis De Golit dhe Fanfanit.Torino 4.4 1962 në Ballini, Antonio Varsori dok 118, f 474 457AMAEF. Takim midis De Golit dhe Fanfanit. Torino 4.4 1962 në Ballini, Antonio Varsori dok 118, f 475 458Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
362 459AMAEF. Takim midis Fanfanitdhe Adenauer.Cadenabbia, 7.4.1962 në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori dok
119, f 477
117
De Gaulle të klauzolave të rishikimit ishte një e re positive.‘’460Po në 7 prill kryeministri italian
do tu shkruante edhe kryeministrave të Hollandës dhe Belgjikës duke nënvizuar se klauzolat e
rishikimit përbënin një çështje ku ishin të nevojshme tratativa thelbësore. Ndërkohë në mbledhjet
e komisionit përgatitor Hollandezët do të shprehnin dyshimet e tyre të cilat do të forcoheshin
edhe nga pozicioni i marrë nga Britania ku Heath do të kujtonte se Europa Perëndimore nuk
mund të ndërmerte forma bashkëpunimi që të përfshinte edhe ata të cilët nuk donin të aderonin
në komunitet.
Në 17 prill 1962 do të mbahej në Paris mbledhja e ministrave të jashtëm që në shpresat e
Fanfanit do ti hapej rruga firmosjes së bashkëpunimit politik. Por kundështimet do të vinin nga
Belgët dhe Hollandezët të cilët këmbëngulnin në dy pika1-Evolucionin mbikombëtar 2-
Aderimin e Anglisë. Në përfundimin negativ të takimit kishte kontribuar frika e Belgjikës dhe
Hollandës ndaj hegjemonisë së vendeve të mëdha në krijimin e institucioneve të përbashkëta për
të cilën prezenca e Britanisë ishte konsideruar një kompensim i pashmangshëm. Por më shumë
se këto dy vende kishin ndikuar italianët që do ti përmbaheshin zgjedhjeve me votim të
përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithëshme ku De Gaulle do të fajësonte ministrin e jashtëm
Italian Segni që e hodhi poshtë projektin. Por një rezolutë ne dukje e thjeshtë do të ishte e
papajtueshme me kompleksitetin politik të fqinjëve transalpinë. Negociatat ishin shtyrë dhe
komisioni i kishte ngrirë punimet.461 Por në vlerësimet e shtetarit francez sjellja e pavendosur e
Italisë do të shkaktonte një zhgënjim të madh kur shprehej‘’Ju duhet ta dini që në fund të fundit
ne do ta realizojmë planin Fushe me gjermanët. Më vjen keq për belgët dhe hollandezët. Por më
shumë më vjen keq për italianët që bënë shumë bujë në këtë çështje.462
Italia që kishte presidencën e radhës së komunitetit i përmbahej idesë së ishte e
nevojshme të proçedohej në mënyrë të shpejtë për të arritur në përfundime pozitive të
bisedimeve. Në tratativat mbi bashkëpunimin politik Belgjika dhe Hollanda kishin kërkuar
ndërprerjen e bisedimeve derisa të përfshihej edhe Britania. Kështu Britania për Italinë do të
përcaktonte dështimin ose suksesin e negociatave europiane. Po në këtë kohë faktori diplomatik
do të mbështeste hyrjen e Britanisë ku Cattani shprehej se Franca do të kërkonte nga Britania një
akt besimi ashtu si të gjashtë vendet europiane bënë në vitin 1950.463 Duke konstatuar që
tratativat me Britaninë ishin tashmë pikë negociuese për Hollandën dhe Belgjikën, Italia do të
intensifikonte raportet me anglezët. Po atë ditë në 17 prill 1962 ambasadori Quaroni do të
transmetonte dëshirën e Fanfanit për përfshirjen e Londrës në negociatat politike.464
Për Italinë ishte esenciale fuqia që duhet të merrte parlamenti europian dhe zgjidhja me votim të
drejtëpërdrejtë e deputetëve europiane. Sekretari përgjithshëm Cattani në 25 prill do ti sugjeronte
460AMAEF.Takim midis Fanfanit dhe Adenauer.Cadenabbia, 7.4.1962 në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori dok
119, f 479 461 Charles De Gaulle, Memoire d’Espoir’’1962- 1965, (Plon,Paris 1970) , f 299 462Po aty, f 299 463 Insituti Sturco.Letër e Cattanit për Fanfanin Paris 16 prill 1962 në.Ballini, Varsori dok 119, f 496 464Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit midis lordit Seal dhe ambasadorit Italian Londër 17.4.1962 në Pier.
luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 121, f 498
118
Fanfanit krijmin e kushteve për të arritur në firmosjen e traktatit politik për të cilin nevojitetej
edhe dëshira angleze. Në takimin që ministri britanik Heath do të kishte në 26 prill në Romë me
Fanfanin do të diskutoheshin çështjet thelbësore politike ku kryeministri Italian do të kërkonte që
qeveria britanike pasi të ishte konsultuar mbi traktatin politik të deklaronte mbështetjen për këtë
projekt. Me këtë rast do të ishte mundur që të gjashtë vendet të procedonin me firmosjen e këtij
traktati politik. Për palën italiane ishte i rëndësishëm një prononcim anglez për të zbutur
rezistencën belge e hollandeze në kompletimin e bashkëpunimit politik.465Nga ky takim
diplomacia angleze do të ndante të njëjtin shqetësim me italianët ku një dështim i negociatave
për bashkëpunimin politik do të sillte një seri problematikash edhe për aderimin e Britanisë në
komunitet.
Në rrjedhën e ndërmjetësimit Italia kishte parashikuar që çështjen e bashkëpunimit politik
ta bënte objekt edhe në një mbledhje të Këshillit Atlantik që do të mbahej në Athinë. Roma
shpresonte të zgjidhte mosmarëveshjet e fundit dhe parashikonte të procedonte me firmosjen e
traktatit politik në qershor të vitit 1962. Ndërsa në Romë do të zgjidhej Segni si president i
republikës në Athinë do të mblidhej Këshilli i Atlantikut në Maj 1962 ku do të merte pjesë
ministri i mbrojtjes Andreoti. Në këtë takim diplomati italian Cattani do të vazhdonte punën e
ndërmjetësimit ku do të prezantonte procedurën e paraqitur nga Italia për rinisjen e bisedimeve
me aleatët e tjerë europianë. Kështu në takimin që do të kishte me kryeminstrin hallandez Luns
ky i fundit do të shprehte bindjen se për Hollandën aderimi i Britanisë së madhe ishte pika kyce
që më pas të kalohej në procedimin e traktatit të bashkimit politik.466
Italia do të vazhdonte punën e saj si ndërmjetësuse dhe për të ishte evidente që besimi i
vendeve të Beneluks do të fitohej nëpërmjet përmbushjes së kërkesave të tyre Presidenca e
radhës së komunitetit i ofronte Italisë mundësinë për të influencuar në tratativa në mënyrë më të
fuqishme. Kështu në 18 Maj 1962 kryeministri belg Spaak do të ndërmerrte një vizitë në Romë
ku do të binin dakord me diplomatët italianë për rinisur bisedimet. Belgjika kishte marrë përsipër
që të bindte vendet e Beneluks ndërsa Italia do të bisedonte me gjermanët e francezët. Në ditët e
mëpasshme Attilio Catani do të bënte një tur të shkurtër në të gjitha kryeqytetet europiane nga
Luksemburgu, në Bruksel dhe Bon për të diskutuar me liderat e gjashtë vendeve europiane.
Cattani do tu parashtronte patnerëve europiane hipotezat italiane mbi rishikimin e traktatit të
bashkimit politik ku do të paraqiste bashkëpunëtorëve disa amendamente. Propozimi Italian
parashikonte krijimin e tre komisioneve të mbrojtjes, politikës dhe punëve kulturore.467Belgjika,
Hollanda dhe Luksemburgu do të shprehnin rezerva të vogla ndërsa kundërshtimi për projektin
do të vinte nga De Gaulle dhe Adenauer. Në Paris diplomati italian do të takonte De Gaulle i cili
465ASMAE Foreign Office. Përmbledhje e takimit midis Heath dhe Fanfanit. Londër 26.4.1962 në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dok 124, f 504 466Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit midis Cattanit dhe Luns, 3 maj 1962 në Pier Luigi Ballini, Antonio Varsori
dok 125, f 505 467 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
370
119
do ti shprehte një sërë rezervash mbi projektin e përgatitur nga Italia. Pak ditë më vonë edhe
Adenaur do ti shprehej Cattanit se ‘’Ndaj edhe unë të njëjtin mendim me ju mbi largesën që po
tregon De Gaulle mbi bashkëpunimin politik.’’468
Por mbështetja e Amerikës për rolin e luajtur nga Italia do të ishte një konfirmim i
rëndësishëm për Fanfanin. Për Italinë ishte e rëndësishme dyshja franko- gjermane në tratativat
europiane kështu që diplomacia italiane do të ndërmerte një hap zyrtar në drejtim të anëtarëve të
komunitetit. Pasi u kishte paraqitur projektin francezëve dhe belgëve Cattani do të prezantoj
zyrtarisht në 13 qershor 1962 një raport mbi ecurinë e negociatave mbi traktatin politik me
propozimet italiane ku Cattani do të kërkonte se pas një vrojtimi të kujdesshëm nga ana e
delegacioneve të mblidheshin ministrat e jashtëm për të rregulluar divergjencat e mundshme dhe
të përcaktonin tekstin përfundimtar.469
Por italianët kishin qenë që në fillim të rëndësishëm në tratativa madje gjatë muajit Maj De
Gaulle do të adoptonte një propozim të hedhur shumë herët që në vitin 1923 Coudenhove-
Calergi për një bashkëpunim midis tre vendeve, Francë- Gjermani -Itali. Bashkëpunuesit e
Evropës në vitin 1923 do të mendonin se të tre vendet do të formonin një dinamikë të re të
Europës. Në 10 qershor Adenauer do të deklaronte‘’Për shkak të opozitës së Spaak bashkimi i
Europës mund të fillojë nga tre shtete, Francë Gjermani dhe Itali.470Ndërsa italianët do të
shpreheshin se‘’Një bashkim i tillë nuk mund të bazohet mbi një bazë solide të gjashtë vendeve të
komunitetit dhe kjo nuk i korespondon koncepteve që inspirojnë politikën e Italisë.471
Çështja do të rimerej me seriozitet nga italianët ku në një takim me sekretarin e shtetit
amerikan Dean Rusk, Fanfani do të shprehte shqetësimin se Franca dhe Gjermania nuk duhet të
tentojnë të krijojnë bashkimin politik me dy, tre apo katër anëtarë. Në filllim të korrikut Fanfani
do tu dërgonte dy liderave francezë dhe gjermanë një letër mbi këtë cështje. Në letrën që do ti
dërgonte De Gaullet Fanfani do ta vinte theksin në realizimin e traktatit mbi bashkëpunimin
politik i cili do të jepte edhe rezultatin e negociatave të nisura që në vitin 1961.472 Ndërsa
kancelarit gjerman Fanfani do ti ritheksonte bindjen që arritja e një marrëveshje mbi
bashkëpunimin politik ishte shumë afër dhe mendonte se nuk duhej humbur kursi i drejtimit për
të arritur në një marrëveshje përfundimtare. Lideri Italian shpresonte se duke qenë një nga
pionerët e këtyre tratativave do të ndikonte edhe tek De Gaulle për të fshirë sjelljen e tij
468Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit mbi projektin e traktatit të bashkimit politik 18 maj 1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 127, f 510 469Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit mbi projektin e traktatit të bashkimit politik 13 qershor 1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 130, f 516 470 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
374 471Po aty, f 374 472 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
376
120
dyshuese.473Dukej se gjenerali e konsideronte rolin Italian qëndror ku gjatë një vizitë që
kancelari gjerman do të bënte në Paris do të binte dakort me De Gaulle për ti kërkuar italianëve
mbajtjen e një konference të kryetarëve të shtetit të gjashtëve në Romë dhe për këtë De Gaulle
do të shprehej se ‘’Fanfani do të pranojë padyshim një mbledhje të tillë për shkak se ai dëshiron
një takim europian nën udhëheqjen e tij por edhe për shkak se zgjidhja e këtij problemi i
intereson edhe atij vetë.’’474Adenauer do të lajmëronte Fanfanin për takimin me De Gaulle duke
i sugjeruarse mënyra më e mirë për të rinisur bashëpunimin politik ishte thirrja e një konference
me kryetarët e qeverive dhe mendonte që kjo konferencë të mbahej në Shtator. Adenauer
vazhdonte ti përmbahej idesë që nuk ishte korrekte të kondicionohej traktati i bashkëpunimt
politik derisa Britania të futej në komunitet. Për këtë çështje lideri gjerman do të fliste edhe me
ministrin Spaak.475Procedura e propozuar nga Franca dhe Gjermania ishte konsideruar nga Roma
e pamjaftueshme për të garantuar suksesin e bisedimeve dhe gjatë një vizite të kryeministrit
hollandez në Romë përfaqësuesit italian do të binin dakort me holandezët se do të ishte e
papërshtatshme një mbledhje në Romë pa u arritur një marrëveshje paraprake mbi bashkimin
politik.
Aksioni i diplomacisë italiane do të bëhej më këmbëngulës përsa i përket projektit të
bashkëpunimit politik dhe këtë do ta shprehte Fanfani në një letër që do ti drejtonte De Gaulle
dhe Adenauer në 25 korrik 1962 ku ndante dëshirën që sa më shpejt të konkludohej mbi
projektin e bashkëpunimit politik dhe për këtë kishte marrë sigurinë dhe të ministrit hollandez.
Fanfani ritheksonte bindjen se përpara mbledhjes së kryetarëve të shtetit ishte e nevojshme të
mbahej një mbledhje e ministrave të jashtëm në Bruksel për të arritur një marëveshje mbi tekstin
e traktatit. Nëse realizohej përputhja e mendimeve Roma do të ishte e gatshme për thirrjen e
konferencës së Romës. 476
Që objektivi i diplomacisë italiane drejt bashkëpunimit politik kishte zënë një rol qëndror në
çështjet europiane do të shfaqej edhe tek De Gaulle i cili shprehej se‘’Iniciativa për
bashkëpunimin politik u hodh nga Franca me disa kushtëzime. Duke e kuptuar qetësinë tuaj
ritheksoj gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në një takim ku kushtet të kenë
ndryshuar.’’477Ndërsa Adenauer do ti shkruante Fanfanit se konferenca e krerëve të shtetit do të
ishte një mjet efikas për të tejkaluar pengesat e deritanishme dhe shprehte gatishmërinë e
qeverisë gjermane për të qartësuar çështjet e mbetura pezull nga ministrat e jashtëm dhe ishte
gati të mirëpriste në cdo moment një ftesë nga Roma për tejkaluar vështirësitë e fundit dhe për të
473Insituti Sturco. Letër e Fanfanit për kancelarin Adenauer 28 qershor 1962 në Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori
dok 132, f 525 474Charles De Gaulle, Memoire d’Espoir, 1962- 1965, (Plon,Paris 1970) , f 300 475Insituti Sturco. Letër e kancelarit Adenauer për Amintore Fanfanin 10 korrik 1962 në Pier .luigi. Ballini, Antonio
Varsori dok 133, f 527 476Insituti Sturco. Letër e Fanfanit për kancelarin Adenauer 25 korrik 1962 në Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori
dok 135, f 529 477Insituti Sturco. Letër e presidentit të republikës franceze DeGaulle per kryeministrin italian Fanfani 30 korrik
1962 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori dok 136, f 530
121
firmosur traktatin.478 Letrat drejtuar Fanfanit do të përmbanin pasigurinë për të hapur tratativat
dhe nga ana e kryeministrit italian mbledhja e një konference në Romë do të çonte në një
dështim të bisedimeve dhe gjithcka sipas tij do ti faturohej Italisë.
Ndërkohë që vizita e De Gaulle në Gjermaninë Perëndimore në Shtator 1963 do të
kurorëzonte aleancën midis dy vendeve. Në Gjermani rinisja franko- gjermane do të
konsiderohej hapi i parë për ndërtimin europian. Drejtuesve francezë gjermanët u kishin
propozuar të procedonin me firmosjen e traktatit të bashkimit politik pasi të ishte arritur një
marëveshje në princip për aderimin e Britanisë sipas sygjerimeve italiane. Pas falimentimitt të
ndërmjetësimit italian Fanfani do të frenohej në fushën europiane duke pritur edhe zhvillimet
ndërkombëtare. Divergjencat do të theksoheshin kur De Gaulle do ti dërgonte Adenauerit një
memorandum me propozimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e politikës së jashtme të
mbrojtjes dhe kulturës. Ndërsa Fanfani do të shprehte bindjen se bashkëpunimi dypalësh franko-
gjerman po e vinte në rrezik bashkëpunimin politik midis të gjashtëve.479
Prezantimi nga ana e De Gaulle e memorandumit franko-gjerman do të modifikonte thellësisht
pozicionin italian përballë dy partnerve kontinental në sensin e fortë kritik. Italisë do ti shuheshin
në këtë mënyrë forcat për tu paraqitur si një promotore e projektit politik. Madje në një takim që
Fanfani do të kishte me ministrin e jashtëm francez Couve De Murville në Tetor 1962 ky i
fundit do të shprehej se‘’Po ju informoj se francezët i kanë paraqitur Gjermanisë një projekt për
bashkëpunim dypalësh në disa fusha, përfshi edhe atë ushtarake sic i kam komunikuar edhe
ambasadorit tuaj Brosio. Nëse ju doni të na ndiqni në një procedurë të ngjashme, francezët do të
jenë dakort.’’480 Fanfani do të theksonte
‘’Vendi im do të ndërtoj me të gjashtët një shtëpi të përbashkët por kam ngelur i surprizuar pasi
ju keni hedhur një silurë në ujërat europiane. Ne duam të ndërtojmë Europën së bashku me të
tjerët por një Europë ndryshe nga ajo që jupropozoni .481Ky takim do të nxirte në pah përplasjet
e forta franko–italiane ku diplomacia italiane kishte shpenzuar energji në fushën e bashkëpunimit
politik dhe ku zhgenjimi kishte qenë i madh sipas Fanfanit ‘’Italianët u treguan të ciltër duke
vazhduar punën e ndërmjetësimit duke ndërrmarë takime me Spaak dhe Luns në këtë punë u
treguan besnike ndaj Parisit.’’482Po aty diplomati francez duke parë se takimi po i përmbahej
toneve të forta nga ana e italianëve do të propozonte një takim mbi domosdoshmërine e
tratativave politike, por Fanfani nuk do të ishte dakort për një ekzaminim të problemeve politike
por për liderin Italian do të ishte me të vërtetë e nevojshme një frymë e re bashkëpunimi dhe do
478Insituti Sturco. Letër e kancelarit Adenauer për Amintore Fanfanin 6 gusht 1962 në Pier.luigi. Ballini, Antonio
Varsori dok 137, f 531 479Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit midis lordit Seal dhe ambasadorit Italian Londër 2.10.1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 139, f 540 480Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit midis Couve De Murville dhe Fanfanit Romë, 12.10.1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 140, f 542 481Po aty, f 542 482 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
388
122
ta vinte theksin në trajtimin e temave ekonomike dhe kur kjo të ishte arritur duhej të trajtonin
çështjet politike.483 Ky takim do të shuante përfundimisht shpresën se Franca dhe Italia ishin
tëvendosura për një bashkëpunim politik. Italia do të orientohej drejt promovimit të aderimit të
Britanisë duke u dhënë kështu fund tratativave për bashkimin politik.
4.4.Aderimi i vështire i Britanisë dhe aspirata italiane për një partner të rëndësishëm
europian.
Raportet diplomatike midis Romës dhe Londrës kishin hasur pengesa të mëdha në vitet
50. Kthimi në pushtet i De Gaulle në vitin 1958 do ta detyronte qeverinë dhe forcat politike
italiane të hidhnin vëmendjen mbi Europën, por zgjedhja e Britanisë për të mos aderuar në TPE
kishte sjellë si pasojë kërkimin e formave të bashkëpunimit për të cilën Italia kishte shpenzuar
energji. Roma i përmbahej idesë së hyrjes së Britanisë si për rolin që ajo do të mbante por edhe
sepse përfshirja në tratativa do ti garantonte Italisë një rol të rëndësishëm. Britania do të krijonte
një zonë të shkëmbimt të lirë (EFTA).
Në vazhdën e vitit 1958 në pallatin Chigi do të shikoheshin me interes tratativat me Britaninë që
ishin konsideruar fitimprurëse qoftë në planin ekonomik por edhe atë politik.484 Interesi
ekonomik i Italisë do të rritej pasi volumi i shkëmbimeve tregtare ishte më i madh se me vendet e
tjera të komunitetit. Një koincidencë midis Italisë dhe Britanisë ishte edhe në fushën politike ku
Italia kërkonte tek bashkëpunimi me Britaninë një kundërpeshë ndaj dyshes frank -gjermane. Një
nga promotorët e lidhjes me Britaninë ishte Enriko Mattei që kishte nënshkruar në fillim të vitit
1958 një marrëveshje me shoqërinë Britanike për vendosjen e një reaktori bërthamor pranë
Latinos në Itali. Edhe nga pikëpamja politike ishte një fakt i ri pasi ishte hera e parë që një nga
vendet prodhuese të energjisë bërthamore pranonte të eksportonte një central bërthamor.485
Por interesat ekonomike do ta shtynin më shumë Italinë të bashkëpunonte pasi Britania
do të fuste në zonën EFTA sektorin e frutikulturës ku interesat e komunitetit nuk ishin
konkurruese në këtë fushë me Britaninë. Nëse do të realizohej kjo fushë do ta favorizonte Italinë
në atë pikë sa që mund të thuhej se në aspektin bujqësor pozicioni i Italisë dhe i Britanisë ishin
më afër se pozicionet në brendësi të grupit TPE.486 Raporti do të përmbyllej me konstatimin që
Fanfani do ti përmbahej lidhjes me Britaninë i bindur se pikëpamjet ekonomike ishin një objektiv
real.Udhëtimi i tij në Londër në Gusht 1958 ishte rasti që kryeministri Maksimilian të
falenderonte Italinë për pozicionin e mbajtur në favor të hyrjes në TPE. Ndërsa Fanfani do të
483 Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit midis Couve De Murville dhe Fanfanit Rome,12.10.1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 140, f 542 484 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
388 485 Po aty , f 44 486ASMAE. Britania e madhe dhe tratativat për zonën e shkëmbimit të lirë. Korrik 1958 në Pier. luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dok 74, f 319
123
përforconte bindjen se për Italinë lidhja me Komunuelltin ishte një pasuri për Europën dhe kjo
lidhje nuk duhej dobësuar.487
Edhe qeveria Segni që do të pasonte Fanfanin do ti kushtonte një rëndësi çështjes angleze ku në
një takim me De Gaulle në Qershor 1959 ministri i jashtëm Pella do të deklaronte se anglezët do
të bashkëpunonin me organizmat që ishin treguar vitale. Ndërsa De Gaulle do ti përmbahej idesë
se Britania nuk ishte favorizuese e integrimit sepse nga njëra anë kjo ishte Anglia dhe nga ana
tjetër sepse anglezët ishin armiqësorë ndaj çdo aleance kontinentale.488Italia do të merrte përsipër
rolin e një ndërmjetësuesi europian ku ministri i jashtëm Italian do të deklaronte
‘’Realiteti është se mendimi Italian gjithmonë e ka konsideruar komunitetin e të gjashtëve si një
pikë nisje dhejo një pikë mbërritje. Italia insiston mbi mundësinë për të arritur gradualisht
bashkimin me vendet e tjera që nuk bëjnë pjesë në tregun e përbashkët‘’489Pas zgjedhjeve të
Tetorit 1959 Britania e Maksimilian do të kërkonte të forconte raportet me partnerët europianë.
Segni e Pella mendonin se i kishin kreditet e akumuluara për të gjetur forma bashkëpunimi me
Anglinë. Do të konsideronin vecanërisht me fat rrethanat që Italia do të kishte presidencën e
rradhës në TPE.Vizita në Londër në dhjetor 1959 do të ishte rasti që Italia të hynte në dialogun
Lindje- Perëndim dhe të favorizonte tratativat europiane. Në këtë takim Maksimilian do të
vlerësonte vendimin italian për të pranuar instalimin e raketave ISBN dhe do të vlerësonte me
admirim rritjen ekonomike të Italisë. Duke folur për Europën do të shprehej se një bashkëpunim i
fortë midis të gjashtëve do të conte në një fragmentarizim të Europës.490 Pella do ta mohonte që
bashkëpunimi komunitar të kishte karakter përjashtues dhe deklaronte se TPE gjithmonë kishte
favorizuar raportin me Britaninë dhe do të propozonte që OECE të bëhej instrumenti i forcimit të
bashkëpunimit kontinental. Në të njëjtën kohë bashkëpunimi europian ishte intensifikuar dhe në
fund të vitit 1959 dhe në fillim të vitit 1960 në një takim që Segni do të kishte me Adenaur do të
binin dakort për një harmonizim të politikës midis të gjashtëve dhe EFTA.491
Interesi Italian drejt Britanisë do të rritej në gjysmën e viteve 60’me kthimin në pushtet të
Fanfanit i cili do të konfirmonte dëshirën që Anglia të afrohej në TPE. Ai do ta shprehte qartë
qëllimin e tij kur theksonte se për ti dhënë një rol barazimtar Italisë krahas të tjerëve e vetmja
rrugë ishte rinisja e negociatave europiane, futja e Britanisë në këto negociata.Vetëm kështu
mund të shtrëngohej De Gaulle të merrte në konsideratë rolin e partnerëve të tjerë në
487ASMAE Përmbledhje e takimit midis Maksimilian dhe Fanfanit. Londër, 1.8.1958 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 76, f 322 488Insituti Sturco.Përmbledhje e takimit midis ministrit të jashtëm Italian Pella dhe presidentit francez De Goli 24.6.
1959 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 78, f 335 489AMAEF Ambasadori i Francës në Itali për ministrin e jashtëm francez, Romë 10.7.1959 në Pier. Luigi .Ballini,
Antonio Varsori, dok 79, f 338 490Insituti Sturco.Përmbledhje e takimit të mbajtur në Douing Street në 1. 12. 1959 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 87, f 359 491Insituti Sturco.Përmbledhje e takimit midis kryeministrit Italian Pella dhe kancelarit Adenauer 24 6. 1959 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 90, f 370
124
komunitet.492 Ishte pikërisht afrimi franko -gjerman që e shtynin Fanfanin për të gjetur një
kundërpeshë tek Anglia. Nga ana angleze ishte rëndësishme të luhej me kartën e Romës në
momentin ku Adenauer ishte shprehur i gatshëm ti gjendej një zgjidhje politike problemit të
bashkëpunimit të Britanisë me të gjashtët. Anglezet dukeshin të gatshëm për të hyrë në TPE por
do të vendosnin tre kushte
1-Nuk duhej të prekeshin raportet ekonomike me Komunuellthin.
2-Principi i mbinacionalitetit të mos aplikohej mbi ata.
3-Bujqësia britanike mos të hynte në tregun e përbashkët.
Italianët do të shpreheshin për këtë. ‘’Shqetësimi ynë i parë është ndërtimi i një Europe të fortë.
E dimë që De Gaulle do të ndërtojë një Europë forcë të tretë dhe për këtë deklarojmë
gatishmërinë e Italisë për të marrë në konsideratë iniciativat për forcimin e Aleancës.493Afërsia e
qeverisë italiane me Britaninë ishte një strategji për të balancuar raporte europiane jo për tu
prishur me Francën dhe për këtë qeveria italiane nuk do të ishte dakort me të gjitha kërkesat
angleze. Në nëntor 1960 kryeministri anglez Maksimilian dhe sekretari ishtetit Home do të bënin
një vizitë në Romë. Me Fanfanin e Segnin do të mbahej një mbledhje me 22 nëntor 1960 e cila
do ti kushtohej integrimit ekonomik të Britanisë në komunitetin europian ku u ra dakord për
realizimin e një tavoline konsultimesh dypalëshe mbi modelin franko-gjerman. Fanfani do të
shprehej i kënaqur për takimin dhe besonte se i kishte lajmëruar britanikët për të bërë lëshime për
tu afruar në TPE‘’Anglezët duken të interesuar të bashkëpunojnë me Italinë. Por nëse dëshirojnë
duhet të rishikojnë politikën bujqësore’’494
Marrëveshja me Britaninë ishte një prioritet për Fanfanin. Për Fanfanin Britania ishte një element
i rëndësishëm për Europën, ndërsa për Maksimilian Italia nuk do të arrinte asnjëherë statusin e
një aleati barazimtar duke e konsideruar një partner dytësor Maksimilian do të kujtonte ‘’Në fund
të nëntorit bëra një vizitë në Romë. Italianët janë të ankthshëm për të instaluar bashkëpunimin
midis të gjashtëve dhe EFTA. Janë francezët pengesa e vërtetë.‘’495
Midis vitit 1960 e 1961 politika britanike drejt ndërtimit europian do të merrte një
evolucion të shpejtë. Autoritetet angleze në vecanti Maksimilian do të bindej se EFTA nuk
përfaqësonte më një alternativë. Tregu i përbashkët po bëhej gjithnjë e më evident si një nga
shtyllat e politikës së jashtme britanike. Komunuellthi po demostronte limitet e tij.Por edhe
administrata amerikane me Kenedin dukej se do ta shtynte Britaninë që të hynte në komunitet me
qëllim krijimin e një poli të fortë europian. Këto elemente do ta bindnin qeverinë konservatore
për të prezantuar zyrtarisht në verë të viti 1961 kanditaturën e Londrës në TPE. Fanfani do të
492 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
214 493ASMAE. Foreign Ofice. Pozicioni i Italisë midis të gjashtëve dhe të shtatëve në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, Romë dokument 95, f 389 494Insituti Sturco. Përmbledhje e takimit midis kryeministrit Italian Fanfanit dhe kryeministrit Maksimilian 22
.11.1960 Romë në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 104, f 420 495 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana 1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
214
125
informohej nga ambasadori anglez në Itali të cilit do ti komunikonte‘’Ju falenderoj duke thëne se
tezat italiane morrën rrugë.‘’496 Ndërsa ministri i thesarit Taviani në takimin me Heath do të
shprehej se ‘’Në Itali e vetmja forcë që e ka pritur negativisht lajmin është partia komuniste. Në
Itali shpresohet që hyrja e Anglisë në komunitet të moderoj qëndrimin e De Gaulle.’’497
Në tetor të vitit 1961 do të lancohej plani i parë Fushe dhe vendet do të angazhoheshin në
takimet e ministrave të jashtëm për të përcaktuar tekstin final të komunitetit politik. Ndërkohë
Fanfani dhe Segni do të ndërmernin një takim në Angli për të konsoliduar raportet midis dy
vendeve të cilët kishin aprovuar në Dhjetor edhe sistemin e modernizimit që parashikonte
hedhjen në orbitë të një sateliti artificial europian një prodhim anglez. Në takimin zyrtar në 17
janar 1962 Maksimilian do të falenderonte për kontributin që italianët po jepnin në negociatat
midis të gjashtëve dhe Anglisë dhe shpresonte që tratativat të mbylleshin pozitivisht sepse
procesi i unifikimit europian kishte filluar pas luftës për të ndërtuar përballë botës sovjetike
kulturën europiane.498 Ndërsa Fanfani në fund të takimit do të shprehej se udhëtimi në Londër
ishte pozitiv. Italia ishte rritur në vlerësim dhe prestige.499Qeveria italiane do ta konsideronte
objektiv primar hyrjen e Londres në TPE. Mbi këtë pozicion padyshim ka ndikuar ashpërsimi
francez mbi projekin e bashkimit politik dhe mbështetja e Uashingtonit ndaj kanditaturës
angleze.Kjo klimë pozitive do të influenconte edhe planin e dytë Fushe të hedhur në Janar 1962
ku Italia i përmbahej nevojës se negociatave që do të mbante parasysh aderimin e ardhshëm të
Britanisë. Ndërkohë që diplomacia italiane do të vlerësonte hyrjen e Britanisë si një forcim të
Aleancës atlantike ku Segni do të theksonte se dimensioni i TPE-së do të zgjerohej me aderimin
e Anglisë e cila do ta forconte komunitetin Atlantik.500
Italia do të ndërmerte rolin e një ndërmjetësuei në planin Fushe saqë edhe vetë De Gaulle
do të kërkonte një takim me Fanfanin në Prill 1962 ku midis të tjerash do të shprehej se ‘’Duke
njohur interesin nga pala italiane për Britaninë them se mund të bashkëpunoj në aspektin
ndërshtetëror.’’501Ndërsa Fanfani do ti konfirmonte presidentit francez që të procedohej më parë
në bashkëpunimin politik duke mbajtur të informuar Anglinë për zhvillimet dhe më pas të
realizohej aderimi i Londrës në institucionet europiane. Por diskutimet do të dështonin për planin
Fushe në Prill1962 ku si një nga arsyet kryesore së cilës i përmbaheshin edhe vendet e Beneluks
ishte aderimi i Britanisë. Italia që gjendej në kryesimin e presidencës së komunitetit e kishte
kuptuar se çelësi i zgjidhjes ishte Britania. Për këtë në 17 prill ambasadori Quaroni do të
496Po aty, f 273 497ASMAE Foreign Ofice .Përmbledhje e takimit midis ministrit të thesarit italian Taviani dhe Heath,Romë
11.8.1961 në Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori, Romë dok 109, f 427 498 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
332 499Po aty , f 333 500 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, (Milan, Guerini, 2008), f
336 501AMAEF Përmbledhje e takimit midis De Gaulle dhe Fanfanit Torino, 4.4.1962 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 79, f 338
126
vizitonte Heath duke i shprehur dëshirën e Fanfanit për të diskutuar më tepër përfshirjen e
Londrës në negociatat për bashkimin politik.502 Në fund të Prillit do të intensifikoheshin vizitat
midis dy vendeve ku Heath do të shkonte në Romë ku do të takohej me ministrin e industrisë
Colombo që ishte edhe shef i delegacionit të gjashtëve për aderimin e Britanisë në TPE.
Colombo do të vlerësohej nga anglezet në Maj 1962 në konferencën e mbajtur mbi aderimin e
Britanisë në Bruksel si një nga mbështetësit e procesit të integrimit‘’Mendojmë pa as më të
voglin dyshim sipas pikëpamjes tonë se zgjidhja më e mirë si zëdhënës i të gjashtëve është zoti
Colombo.’’503Për Fanfanin kuptohej se hyrja e Britanisë në TPE ishte ngushtësisht e lidhur me
pozicionin e De Gaulle por edhe me forcimin e dyshes franko-gjermane. Qeveria italiane do të
kërkonte të ushtronte influencën e saj mbi autoritetet franceze dhe në një takim në Shtator 1962
midis Fanfanit dhe kryeministrit francez Pompidu do të kishte një sërë divergjencash ku
kryeministri Italian do të pyeste nëse Franca gjatë verës mos ndoshta kishte mbajur pozicion më
transigjent në negociatat me Londrën.504
Edhe për anglezët Italia ishte një patner i rëndësishëm. Për këtë në Shtator 1962 do të
shkonte përsëri në Romë Heath. Shtypi Italian do ta paraqiste vizitën me shumë pompozitet dhe
do të ishte rasti që të nënvizonte rrisqet e një dyshe franko-gjermane dhe karakterin antibritanik
të De Gaulle.505Po në këtë periudhë De Gaulle kishte forcuar pushtetin e tij në planin e
brendshëm me fitoren që kishte arritur partia e tij në zgjedhje dhe kjo do të thoshte një kthesë në
politikën e jashtme. Kjo frikë do të shprehej edhe nga Fanfani ku do të deklaronte ‘’Shpreh
preokupimin tim mbas referendumit të Tetorit që i ka siguruar gjeneralit një konsensus të
brendshëm ‘’506
Forcimi i bashkëpunimit midi Parisit dhe Bonit në fund të vitit 1962 që ishte konkretizuar
nga një traktat miqësie midis dy vendeve ishte motiv që në Itali ishte përhapur frika që kjo mund
të ndikonte në planin e brendshëm ku po konturohej lindja e qendrës së majtë. Në këtë klimë në
Dhjetor 1962 ministri i thesarit dhe njëkohësisht sekretar i partisë republikane Ugo la Malfa do të
propozonte mundësine e një marrëveshje italo- britanike që të balanconte dyshen franko
gjermane ku theksonte se forcimi i dyshes franko gjermane dhe refuzimi ndaj Britanisë për të
hyrë në TPE do të shkatërronte idenë e Europës dhe do të minonte demokracinë e brishtë italiane
që do të dobësohej midis partisë komuniste dhe tendencës autoritare franko-gjermane.507
502ASMAE Foreign Office. Përmbledhje e takimit midis ambasadorit italian në Londër Quaroni dhe Heath .Londër
17.4.1962 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 121, f 498 503ASMAE Foreign Office. Notë e drejtorit të përgjithëshëm të punëve ekonomike. Londër 1.6.1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 130, f 1962 504AMAEF Përmbledhje e takimit midis francezeve dhe italianeve , Torino 15.9 1962 Pier.luigi. Ballini, Antonio
Varsori, dok 138, f 532 505AMAEF Letër nga amasadori i Francës në Itali drejt ministrit të jashtëm francez , Romë 28 shtator 1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 139, f 540 506ASMAE Foreign Office.Konfidenciale Ambasada britanike në Romë për Londrën. Romë, 13.12.1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 144, f 550 507ASMAE Foreign Office.Konfidenciale Ambasada britanike në Romë për Londrën. Romë,13.12.1962 në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dok 143, f 549
127
La Malfa do tja prezantonte projektin e tij ambasadorit anglez në Romë ku theksonte
domosdoshmërinë e një aksion italo- britanik për të eleminuar efektet shkatërruese që dyshja
franko-gjermane do të provokonte në fushën europiane.508 Ambasadori britanik do të shprehte
rëndësinë e mbështetjes italiane për negociatat në TPE por njëkohësisht do ta bindte liderin
republikan që situata nuk ishte kaq e rëndë. Ishte e qartë se pse Roma do të ndiqte një
bashkëpunim italo–anglez pasi kjo do të mund të irritonte Bonin dhe Parisin ku në të njëjtën
kohë diplomacia angleze kishte bindjen se francezët nuk do të deklaroheshin publikisht kundër
hyrjes së Britanisë në TPE kur shpreheshin‘’Ne besojmë që De Gaulle dhe Adenauer nuk do të
vendosim një veto hyrjes sonë në TPE.’’509Por manovra e La Malfës do të ngjallte edhe në
brendësi të qeverisë reagime negative. Fanfani dhe Picioni edhe pse ishin favorizues të hyrjes së
Britanisë nuk kishin asnjë qëllim të krijonin probleme më De Gaulle pasi bashkëpunimi europian
për ta kishte lejuar rritjen e peshës ndërkombëtare të Romës duke u bërë një ndërmjetësuese në
nivelin kontinental.
Në 14 janar 1963 në një konferencë shtypi De Gaulle do të vendoste veton për hyrjen e
Britanisë në TPE. Dhe disa ditë më vonë do të firmosej traktati i Elisesë që vuloste një
bashkëpunim të ngushtë franko-gjerman. Konsideratat e francezëve dhe gjermanëve për Italinë
nuk ishin shumë të larta. Në ato muaj Adenauer do të theksonte se Roma influencohej nga
politika e brendëshme në menaxhimin e punëve ndërkombëtare.510 Në javët në vazhdim Fanfani
do të takonte në Uashington Kenedin ku do të merrte vlerësimin e qeverisë amerikane për punën
e bërë në fushën europiane. Ndërsa në shkurt 1963 do të vizitonte Romën kryeministri anglez ku
i gjithë takimi do të kushtëzohej nga tentativa për të hartuar një strategji ndaj politikës franceze.
Bashkëpunimi italo- britanik ishte më afër se kurrë. Propozimit te Maksimilian për të kordinuar
bashkëpunimin mdis të pestëve dhe Britanisë Fanfani do ta kundërshtonte duke thënë se kjo do të
sillte krizën e pakthyeshme të TPE.511 Të dy palët do të angazhoheshin që komuniteti ekonomik
të mos kthehej në një fushë proteksioniste. Edhe vetë La Malfa do ta moderonte pozicionin e tij
duke hedhur idenë e një aksioni për një periudhë të gjatë që do ti lejonte Italisë dhe vendeve të
Beneluks për të operuar si urë midis Britanisë dhe komunitetit. Presidenti i republikës Segni
mbas takimit që do të zhvillonte me kryeministrin anglez do të shprehej se Italia po e
modifikonte politikën e saj të jashtme duke u promovuar më afër me Anglinë dhe larg dyshes
franko- gjermane.512 Po për Fanfanin në plan të parë të axhendës europiane do të ishte aderimi i
508ASMAE Foreign Office.Konfidenciale Ambasada britanike në Romë për Londrën. Romë, 20.12.1962 në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dok 146, f 552 509ASMAE Foreign Office.Konfidenciale Ambasada britanike në Romë për Londrën. Romë, 20.12.1962 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 148, f 555 510Insituti Sturco.Takimi midis Adenauer dhe ambasadorit Italian Guidoti.Bon, 28.1.1963 në Pier .luigi .Ballini,
Antonio Varsori, dok 151, f 561. 511ASMAE Foreign Office.Përmbledhje e bisedimeve në pallatin Chigi, Romë 2.2.1963 në Pier. luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dok 154, f 574 512ASMAE Foreign Office. Përmbledhje e bisedimeve në Quirinale, Romë 3.2.1963 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 157, f 588
128
Britanisë kur shprehej në shkurt 1962 se‘’Në pikën që kemi arritur pozicionin tonë mund ta
shpëtojnë vetëm anglezët. Detyra jonë është të mos rrisim distancën midis tyre dhe neve.513
Por midis diplomatëve italianë ishte përhapur opinioni që Italia duhet të ndërmerrte
negociata me të gjithë partnerët europiane sepse efikasiteti i politikës së jashtme italiane ishte i
lidhur me kërkimin e kompromisit. Diplomati Roberto Duci në një letër drejtuar ministrit të
jashtëm do të bënte një përmbledhje të tentativës angleze për të hyrë në TPE. Sipas Ducit për
dështimin e tratativave ishte përgjegjëse sa Franca aq edhe Anglia. Londra sipas tij do të
numëronte në aspektin bujqësor kërkesa të pafundme pa pranuar asnjëherë një bisedë politike me
Francën.‘’Anglezët nuk kanë dashur të flasin për politikë.514Sipas Ducit edhe marrëveshja e
nënshkruar midis Maksimilian dhe Kenedit në Dhjetor 1962 mbi fushën bërthamore do ta
shtynte De Gaulle për tu vendosur veton anglezëve. Duci do të sugjeronte një projekt politik
europian ku vetëm aty do të shpëtoheshin interesat italiane. Ai do të shprehej se kriza që po
kalonte Europa demostronte faktin që nuk nuk mund të kalohej në rrugën e integrimit ekonomik
pa zgjidhur problemin politik. Rindërtimi i Europës duhej të përqafonte këtë zgjidhje. Më në
fund Duci do të shprehej se‘’Italia mund të ngrejë përsëri flamurin e De Gasperit dhe Sforcës
për të çuar përpara projektin politik, për të riafirmuar iniciativën që nga Mesina do të hidhej nje
hap i jashtëzakonshëm i integrimit të Europës.515Pozicioni i diplomatit italian do të konfirmonte
rëndësinë që kishte për Italinë objektivi i integrimit politik për të shpëtuar interesat kombëtare.
513 Evelina Martelli, L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italiana1958-1963, ( Milan, Guerini, 2008), f
425 514ASMAE. Raporti i Roberto Ducit drejtor i punëve politike për ministrin e jashtëm Picioni , Rome 4.2.1963 në
Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dok 158, f 591 515Po aty, f 591
129
- KREU- V–
EUROPIANIZMI NË PROVË.IMPENJIMET KOMUNITARE DHE
MBROJTJA E INTERESAVE KOMBËTARE 1963-1969
5.1Pjesëmarrja italiane në politikën e përbashkët bujqësore dhe mbrojtja e interesave
kombëtare përballë një procesi të ri integrimi.
Në harkun kohor 1963-1964 disa ngjarje në botën përëndimore por edhe në Itali dukej se
do ta limitonin vëmendjen drejt procesit të ndërtimit europian. Në republikën federale do të
përmbyllej në 15 tetor 1963 epoka e Adenauer i cili do të zëvendësohej nga ish ministri i
ekonomisë Ludvig Erhard. Në vitin 1963 Maksimilian do të jepte dorëheqjen për shkak të një
skandali dhe në vitin 1964 do të vinin laburistët me në krye Harold Uillson. Në Amerikë vrasja e
presidentit Kenedi në Nëntor 1963 do tia linte presidencën Lindon Xhonson i cili do të merrej me
agravimin e krizës vietnameze. Përsa i përket Italisë zgjedhjet politike të 28 prillit 1963 do të
shfaqnin rezultat në kompleks jo pozitive për qendrën e majtë ku demokristianët do të humbisnin
4.1% te votimeve dhe partia socialite 0.3%. Këto zgjedhje do të forconin partinë komuniste me
2.5% më shumë të votave dhe dyfishim të votave për partinë liberale italiane.516 Përpos këtyre
rezultateve pas eksperiencës së qeverisë njëngjyrëshe demokristiane të udhëhequr nga Giovane
Leone partitë e koalicionit DC, PSI, PRI do të formonin në Dhjetor 1963 të parën qeveri të
qendrës së majtë. Qeveria e udhëhequr nga Aldo Moro dhe me ministër të jashtëm Giusepe
Saragat do të duhej të përballej me vështirësitë e nje recesioni pas 8 vitesh të ekspansionit
prodhues që kishte regjistruar progreset më të rëndësishme në periudhën 1959-1962. Problemet e
lidhura me recesionin që qeveria do të duhej të përballonte do të lidheshin me problemet politike.
Në vazhdën e një votimi parlamentar mbi financimin e shkollave private i cili nuk do të merrte
shumicën do ta detyronte kryeministrin të jepte dorëheqjen dhe pas tratativash të shumta Aldo
Moro do të formonte një qeveri të re në 28 korrik1964. Çështjet politike të vendeve europiane
dhe lindja e qeverive të qendrës së majtë do të ndikonte në një ngadalsim të iniciativave italiane
në fushën ndërkombëtare por edhe në çështjet europiane. Në ambientin europian armiqësia
franceze në drejtim të Anglisë do ti jepnin krisje ndërtimit europian. Përpos këtyre Italia do të
hidhej në mbrojte të interesave kombëtare dhe konkretisht do të kërkonte të përfitonte nga
politika e përbashkët bujqësore.517
Një nga arsyet që e kishte shtyrë De Gaulle të pranonte tregun e përbashkët ishte
shpresa që ky komunitet kishte një politikë bujqësore që në vëmendjen e De Gaulle do të sillte
avantazhe për Francën. Në realitet ideja e bashkëpunimit bujqësor do të sillte katër projekte
midis viteve 1950- 1951 ku më i spikaturi ishte i ashtuquajturi ‘’pool verde’’ një propozim për
516 Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991), (Bologna: il Mulino, 1995), f 79 517 Po aty, f 79
130
krijimin e një politike të përbashkët bujqësore nga hollandezi Sicco Mansholt. 518 Traktati i
Romës i kishte kushtuar fushës së bujqësisë një sërë objektivash të karakterit të përgjithshëm mbi
të cilat ishte arritur një marrëveshje e gjerë si përmisimi i nivelit të jetesës modernizimi i sektorit
bujqësor, stabilizimi i tregjeve. Kjo politikë bujqësore do të zhvillohej në muajt pasardhës me
thirrjen në Stresa në korrik 1958 të një konference të rëndësishme ku mernin pjesë ministrat e
bujqësisë dhe përfaqësuesit e komisionit europian që udhëhiqej nga Mansholt.519Në Qershor
1960 komisioni do ti prezantonte këshillit propozimin që do ta vinte theksin mbi një mbështetje
nga ana e komuniteti mbi çmimet e produkteve bujqësore por edhe tek investimet për të
favorizuar modernizimin e bujqësisë së të gjashtëve. Këto hipoteza do të theksonin karakterin
proteksionist të tregut të ardhshëm bujqësor europian (TPB). Kjo politikë bujqësore do të arrinte
disa rezultate në vitet 1961-1963 ku nëpërmjet një seri takimesh të ministrave të bujqësisë do të
arrihej në vitin 1963 një vendim për krijuar një treg unik për produktet e bulmetit dhe mishit. Në
vitin 1964 këtyre produkteve do tu shtoheshin edhe drithrat.Gjithashtu do ti jepej jetë edhe fondit
europian të orientimit dhe garancisë (FEOGA) në vitin 1964.520 Ishte e dukshme që produktet që
ishin përfshirë në tregun e përbashkët favorizonin Francën, Vendet e Ulta dhe Italia dukej se do
të luante një rol anësor.
Po ti hidhemi angazhimeve italiane në këtë fushë mund të konstatojmë se që në vitin 1953 ishin
ndërrmarrë një sërë takimesh të ministrave të bujqësisë atëherë qeveria italiane do të luante një
rol të rëndësishëm në tratativa dhe për koincidencë dy figura qëndrore do të ishin prezentë edhe
atëherë hollandezi Mansholt dhe Fanfani në rolin e ministrit të bujqësisë ku ky i fundit do të
luante një rol ndërmjetësuesi.521 Por angazhimi i pakët në vitet 60’ i qeverisë italiane në projektet
e bujqësisë europiane do të lidhej me një sërë arsyesh ku vëmendja më e madhe ishte drejtuar në
aspektin industrial ku bumi ekonomik në këtë sektor ishte shoqëruar edhe me një eksod të
brendshëm nga fshati në qytet ku në një raportim që ambasadori francez bënte për qeverinë e tij
theksonte se bujqësia italiane do të vuante në raport me industrinë e cila po thithte gjithnjë e më
shumë krah pune më të madh .522
Por nuk ishte vetëm kjo arsyeja e rezervave për planin Mansholt nga ana Italiane.
Pozicioni Italian është i qartë dhe legjitim kur ata theksonin ‘’Ne kemi një interes të dyfishtë të
eksportojmë fruta dhe agrume dhe të importojmë prudukte të mishit, por si eksportues ne
pretendojmë të eleminojmë heqjen sasiore’’523Megjithatë Italia do ta pranonte paketën e parë në
vitin 1961 -1962 e cila favorizonte interesat e vendeve më të zhvilluara bujqësore edhe pse kjo
do të rezultonte negative për vendin që do të ishte një paguese neto e politikës bujqësore, por në
518 Mauricio Durousset, Bashkimi Evropian në shekullin XXI-institucionet ekonomike, (Shkup: Logos, 2004 ), f 56 519Po aty , f 57 520 Po aty , f 57 521ASMAE. Poli bujqësor.Shënim për ministrin e bujqësisë, Romë 26.3.1953 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori,
dok 44, f 191 522AMAEF Letër e ambasadorit francez në Romë për ministrin e punëve të jashtëm francez, Romë 30. 7.1 960 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 93, f 384 523 Po aty , f 384
131
vitin 1962 me insistimin e ministrit të industrisë Emilio Colombo do të pranohej krijimi i një
organizmi të strukturuar për disa produkte ku sekretari i përgjithshëm i komisionit do të kujtonte
se Italia do të insistonte derisa organizimi për fruta dhe agrume, produkte mesdhetare për të cilat
është një prodhuese kryesore të kishte një fund pozitiv.524Por edhe negociatorët italianë në atë
kohë nuk parashikuan që kjo politikë do ti sillte dëme Italisë. Italia do të jepte idenë e një vendi
që nënshkruante marrëveshje që binin ndesh me sektorin e bujqësisë në emër të avantazheve
ekonomike më të gjera. Falë edhe Europës midis vitit 1957 dhe 1963 vite të mrekullisë kishin
bërë kthesën e Italisë që do të ndërmerrte ndryshime ekonomike të rëndësishme. Rritja e
pavarësisë ekonomike me patnerët europiane po i jepte frytet e saj ku Segni do të theksonte
‘’Midis vitit 1958 -1968 eksportet italiane drejt tregut të përbashkët janë rritur në mënyrë të tillë
duke kaluar cdo parashikim’’525
Por me kalimin e kohës tregu bujqësor do të njihte zhvillime të reja nën drejtimin e
presidentit të komisionit Hallshtein që do të donte ti jepte karakter mbikombëtar dhe midis viteve
1964-1965 ai do të hidhte projektin për krijimin e një bilanci komunitar të pavarur nga vendimet
e shteteve që deri në atë moment kishin financuar vit mbas viti.Kjo ishte një fazë e re në
politikën e përbashkët bujqësore dhe ndërkohë kjo korespondonte me cështje të rëndësishme në
politikën italiane. Në fund të vitit 1963 do të formohej e para qeveri e qëndrës së majtë me
pjesëmarrjen e partisë socialiste nën udhëheqjen e Aldo Moros dhe si ministër i jashtëm do të
caktohej socialdemokrati Saragat një mbështës i projekteve europiane dhe armiqësor ndaj
projekteve të De Gaulle.526Në vazhdën e vitit 1964 e cila do të korespondonte me një fazë
recesioni të ekonomisë italiane do ti hapej rrugë një sjellje ndryshe ndaj komunitetit ku
autoritetet italiane po bëheshin të ndërgjëgjshëm se vendimet e marra në kuadër të tregut
bujqësor përfaqësonin një peshë për vendin pasi politika bujqësore i përmbahej disa produkteve
ku pesha specifike binte mbi vendet themeluese importuese. Polemika të zjarrta do të
zhvilloheshin në Maj 1964 me zëvëndës presidentin e komisionit Majolini cili do ti dërgonte një
rekomandim qeverisë italiane që të përdorte një politikë më të shtrënguar për të zgjidhur krizën
e pagesave. Ndërkohë që qeveria italiane për të zgjidhur problemet në Mars 1964 i ishte drejtuar
Amerikës për një borxh prej 1 miliard dollarë.
‘’I kam shkruar Marjolin se përballë ndihmës komunitare për të zgjidhur bilancin e pagesave
italiane,auoritetet e Romës preferuan tu drejtohen amerikanëve dhe fondit monetar
ndërkombëtar.527Politika e sugjeruar nga Komisioni do të ndeshte rezistencë të fortë ndërmjet
socialistëve dhe do të çonte edhe në një përballje midis ministrit të financave italiane dhe
zëvendëspresidentit Majolin. Në Qershor 1964 kryeministri Italian do ti dërgonte përgjegjësit të
524Marinella Neri Gualdesi, Il cuore a Bruxelles la mente a Roma,( Pisa, Edizione Ets , 2009), f 110 525Ruggero Ranieri, L’industria italiana e l’integrazione comunitaria: una sfida riuscita, në Craveri P , Varsori A
(nën kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico(1957- 2007), ( Franco Angeli,Milano 2009), f
259 526 Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991), (Bologna: il Mulino, 1995), f 89 527ASMAE. Letër e ministrit të jashtëm Saragat për komisionerin Majolin , Romë 8.5.1964 në Pier. luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dok 170, f 626
132
komisionit Hallshtein një letër ku shprehte kritikat e qeverisë italiane ndaj organizimit të tregut të
përbashkët bujqësor. Në qendër të kritikave ishin politikat e çmimeve për drithrat dhe gjënë e
gjallë ku Italia ndihej e penalizuar. Politika aktive e qeverisë italiane justifikohej edhe nga rritja e
standartit të jetesës ku kryeministri do të shprehej se pamjaftueshmëria e zhvillimit të blegtorisë
gjithmonë ka qënë një problem për ekonominë tonë. Prej disa vitesh me përmisimin e standartit
të jetesës është rritur kërkesa për produktet e mishit dhe kështu duhet vënë dorë mbi rregullimin
e këtij disekuilibri.528Kjo pakënaqësi italiane në drejtim të tregut bujqësor si dhe propozimi i
metodës së sinkronizimit e hedhur nga gjermani Shreder e cila favorizonte politikën bujqësore
gjermane dhe franceze do të shoqërohej me bindjen se do të duhej rinisja në fushën politike.
Situata e brendëshme italiane do të shoqërohej me një krizë të qëndrës së majtë dhe kjo
do të sillte edhe rrëzimin e qeverisë Moro në verë të vitit 1964. Kjo ngjarje patjetër do të
ndikonte edhe në imazhin ndërkombëtar kur vetë De Gaulle do të shprehej se Italia tashmë ishte
dekompozuar.529 Por qeveria italiane do të hartonte edhe një memorandum ku me qëllimin për të
tërhequr vëmëndjen e qeverive të vendeve të komunitetit mbi problemin në fushën bujqësore ku
eksperienca e deritanishme kishte nxjerrë në pah rrezikun që integrimi europian ashtu siç ishte
konceptuar do të sillte disekuilibra në zhvillimin ekonomik të vendeve anëtare. Në këtë
dokument theksohej se një rinisje e përbashkët bujqësore duhej të merrte parasysh interesat
thelbësore të të gjithë anëtarëve.530Pikërisht në ato ditë në Farnezina do të punohej për një
projekt të rinisjes së Europës politike ku në 26 nëntor 1964 ministri i jashtëm Saragat do të
propozonte forcimin e rolit të parlamentit dhe sugjeronte takime periodike të kryetarëve të
shtetit.531Ky propozim do të pritej ftohtë nga Franca. Kërkesa e qeverisë në favor të forcimit të
fuqive të parlamentit do të bëhej një konstante në politikën europiane italiane. Por iniciativat
europiane do të pasoheshin me dy propozime nga hollandezi Hallshtejn në shtator 1964 e quajtur
‘’iniciativa 64’’ dhe në mars 1965 do te hidhte një paketë që propozonte tentativën për të dalë
nga logjika ndërqeveritare franko-gjermane.
Në 30 shtator 1964 Komisioni do të publikonte dokumentin ‘’iniciativa 1964’ ku
propozohej realizimi i bashkimit doganorbrenda vitit 1967 dhe konsolidimin e karakterit
mbikombëtar. Në fillim të Tetorit dokumenti do ti prezantohej këshillit të ministrave dhe
qeverive të shteteve anëtare. Në 15 dhjetor 1964 Këshilli do të adoptonte masa që përfaqësonin
një progres në përcaktimin e politikës bujqësore dhe do të ftonte komisionin ti parashtronte
brenda datës 1 Prill 1965 propozimet e financimit në këtë fushë. Sipas kësaj optike kalimi në
votën mazhoritare do të ishte hapi i fundit për krijimin e komunitetit. Hallshtein do të
528ASMAE. Letër e kryeministrit Italian Moro drejtuar presidentit të komisionit Hallshtein , Romë 8.6.1964 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 173, f 630 529AMAEF Përmbledhje e takimit midis De Golit dhe kancelarit Erhard, Bon, 3.6.1964 ne Pier .luigi .Ballini,
Antonio Varsori, dok 172, f 628 530ACS.Ministria e jashtme.Politika bujqësore e komunitetit, Romë 26.11.1964 në Pier. Luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 175, f 641 531ACS.Ministria e jashtme.Politika bujqësore komunitetit, Romë 26.11.1964 në Pier.Luigi.Ballini, Antonio Varsori,
dok 175, f 641
133
shprehej‘’Komisioni në të njëjtën kohë është edhe një motorr edhe një ndërmjetësues. Një
funksion i rëndësishëm i komisionit është të ndihmojë shtetet anëtare dhe të përmbyllë
marrëveshje midis tyre, ky është një prej qëllimeve i të gjithë strukturës institucionale të
komunitetit europian’’532 Hallshtejn ishte i sigurt që komisioni do të ishte motorri i sistemit dhe
mund të përfaqësonte një qeveri europiane kur shprehej‘’Për të cuar me sukses këtë proces nuk
duhet gjë tjetër vecse dëshirë dhe kohë. Sa kohë. Jean Monnet dhe une kemi llogaritur në vitin
1950 se do të duhej një periudhë prej 40 vjetësh. Vështirësitë aktuale nuk duhet të na
shkurajojnë’’533Përballë propozimeve të Hallshtejn Franca kishte një preceptim të ndryshëm të
fazës së tretë. Në vitin 1958 De Gaulle ishte kthyer në pushtet. Pa dyshim gjenerali ishte
konfirmuar në favor të Traktateve të Romës dhe kur interesat bujqësore të Francës ishin në lojë
ai kishte sforcuar dhe vendet e tjera të përshtateshin. Megjithatë De Gaulle kishte shprehur
pakënaqësi në çështjet europiane kur ai kishte deklaruar në Maj të vitit 1962
‘’Atdheu është një element human, sentimental ndërsa Europa është ndërtuar mbi elementet e
aksionit të përgjegjshmërisë.Cilët elemente? Shtetet. Unë e kam thënë dhe e them që nuk mund të
ketë tjetër veçse një Europë të shteteve. Do të pranonin popujt e Evropës ti nënshtroheshin
ligjeve të votuara nga deputetët e huaj kur ligjet do të ishin kundër vullnetit të tyre. E
pamundur’’ 534
Megjithatë me kthimin e tij në pushtet De Gaulle do të ratifikonte Traktatete e Romës ai
do të njihte nevojën e një bashkëpunimi europian ndërqeveritar qoftë nën profilin politik dhe
institucional në mënyrë që të arrihej në modernizimin ekonomik dhe të garantohej siguria. Në të
njëjtën kohë ai i përmbahej idesë që shtetet kombëtare duhet të ishin në qendër të këtij sistemi
duke hedhur poshtë çdo ide federaliste. Sjellja e De Gaulle ishte e atillë sa që anglezët
shpreheshin se De Gaulle fliste për Europën por kishte ndërmend Francën.535 Kjo ishte
demostruar nga fakti që deri në fund të viteve 60’ gjenerali e kishte shtyrë kryeministrin francez
Debre të bllokonte cdo zhvillim mbikombëtar të integrimit europian nëse nuk do të realizoheshin
projektet politike të prezantuara nga Fushe. Përvec kësaj De Gaulle shprehej se komisioni ishte
një institucion i përbërë nga një grup burokratësh të privuar nga legjitimiteti demokratik që
duhej të ishin në shërbim të shteteteve anëtare.536 Në Mars të vitit 1965 Hallshtejn do të shkonte
për një vizitë zyrtare në Amerikë ku do të takonte presidentin Xhonson. Kjo do të ishte vizita e
parë e një presidenti të komisionit europian në shtepinë e bardhë. Hallshtejn do të mbështeste
edhe idenë e zhvillimit në fillim të viteve 1965 të një force atomike të integruar në brendësi të
tregut të përbashkët.
532Valter Hallstein, Europa federazione incompiuta, (Milano, Rizzoli, 1970), f 65-66. 533.Po aty, f 65-66. 534Charles de Gaulle, Mémoires d’espoir, suivi d’un choix d’allocutions et messages sur la IVe et la Ve Républiques,
1946-1969, (Paris, Plon, 1994), f 782-793. 535 Alain Peyrefitte, C’était De Gaulle, (Paris, Fayard, Vol. 2, 1997), f 70. 536.Charles de Gaulle, Mémoires d’espoir, suivi d’un choix d’allocutions et messages sur la IVe et la Ve
Républiques, 1946-1969, (Paris, Plon, 1994), f 782-793.
134
Në Mars të vitit 1965 me nxitjen e Hallshtejn dhe komisionerit hollandez të bujqësisë dhe me
pëlqimin e anëtarëve italiane, Komisioni do të aprovonte një paketë propozimesh e cila përshinte
finacimin e politikës bujqësore, bilancin e komunitetit dhe zgjerimin e pushtetit të Asamblesë
parlamentare. Hallshtejn do ta ilustronte planin e tij në parlamentin europian para se tu paraqiste
Përfaqësuesve të shteteteve anëtare dhe ky veprim do të irritonte ministrat në vecanti Francën që
mbante presidencën e radhës. 537Në fakt Franca do ta akuzonte menjëherë Komisionin pasi nuk
kishte kompetenca të bënte propozime poitike. Franca ishte e bindur që komisioni e tejkalonte
masën. Reagimi i qeverisë italiane do të ishte i kujdesshëm për të mos u përzier në polemika para
se të mblidhej këshilli i ministrave në Korrik. Në 14 prill 1965 De Gaulle do të kritikonte hapur
Komisionin e Asamblesë në Strasburg. ‘’Franca ka qenë edhe para Traktatit të Romës dhe do të
jetë në gjëndje të jetë edhe pas këtij traktati’’.538
Ndërkohë qeveria italiane do të çonte përpara iniciativën e lëshimit europian.Pasi u kthye në krye
të ministrisë së jashtëme Fanfani në 11 mars 1965 do të propozonte thirrjen e një konference në
Venecia të kryetarëve të shtetit. Fanfani do të kërkonte të superonte rezistencat franceze duke ia
bërë këtë propozim ministrit të jashtëm francez.‘’Komuniteti është i impenjuar në hapa të
rëndësishëm në terrenin ekonomik, afirmoj të them se ekonomia nuk është një ideal i
mjaftueshëm, nuk është e mundur të përmbushen këto hapa pa një ideal politik të
përbashkët.539Ky propozim nuk do të pritej mirë nga francezët të cilët në vazhdën e disa javëve
do të mbanin një pozicion negativ ndaj një çështje aq të dashur për italianët, autoritetet franceze
do të bllokonin projektin për krijimin e një universiteti europian në Firence një çështje ku Italia
ishte impenjuar vitet e kaluara. Ky ashpërsim i marrëdhënieve do ta shtynte Fanfanin në takimin
që kishte në Qershor me kryeministrin Pompidu të theksonte se iniciativa italiane për një takim
midis të gjashtëve nuk është për të krijuar një front të përbashkët kundër Francës por vetëm që të
dalë nga stanjacioni ndërtimi europian.540 Kjo sjellje do ta shtynte Fanfanin të mbante një
qëndrim të ashpër mbi një çështje europiane të një rëndësie primare sic ishte bujqësia edhe me
koston se do të përballej me qeverinë franceze. Ky qëndrim do të shqetësonte edhe qeverinë
franceze e cila ishte e bindur që të pranoheshin nga italianët propozimet franceze ishte e
nevojshme që të merreshin parasysh ndryshimet në financimin e disa produkteve si frutat dhe
agrumet produkte që u interesonin italianëve. 541
Në fund të qershorit 1965 këshilli i ministrave i komunitetit do të mblidhej në Bruksel për
të diskutuar mbi të ardhmen e tregut bujqësor ku si italianët edhe gjermanët do të kërkonin një
modifikim të mekanizmave që kishin favorizuar Francën. Një takim i këshillit të ministrave i
537. Valter Hallstein, Europa federazione incompiuta, (Milano, Rizzoli, 1970), f 69 538 Alain Peyrefitte, C’était De Gaulle, (Paris, Fayard, Vol. 2, 1997), f 89. 539AMAEF Përmbledhje e takimit midis ministrave të jashtëm italian dhe francez , Romë 27.3.1965 në Pier. luigi.
Ballini, Antonio Varsori, dok 177, f 648 540AMAEF Përmbledhje e takimit midis kryeministrit Italian dhe atij francez Romë 17.6.1965 në Pier.luigi.Ballini,
Antonio Varsori, dok 179, f 671 541AMAEF Rregullimi financiar situata në 24 Qershor, më 24.6.1965 në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok
180, f 672
135
udhëhequr nga Murville do të mbahej në 30 Qershor 1965 ku çështjet bujqësore do të
ndërthureshin me çështjen e Komisionit dhe votës me shumicë. Të gjitha shtetet ishin të
interesuara të arrinin një marrëveshje brenda Korrikut pasi marrëveshja e përkohshme po
skadonte në atë kohë. Në fakt Murville ishte i bindur që Këshilli duhej të zgjithte atë problem
dhe që shtetet e tjera anëtare do të impenjoheshin. Përkundrazi Italia, Gjermania dhe Vendet e
Ulta do të insistonin të mbyllnin çështjet e financimit të TPE-së dhe forcimit të rolit të
parlamentit. Në veçanti delegacioni italian ishte nën presionin e parlamentit kombëtar. Përveç
kësaj të tre delagacionet nuk donin të rendnin pas këmbënguljes franceze pa marrë diçka në
këmbim. Në veçanti Italia ngurronte të merrte impenjime me afat të gjatë pasi marrëveshja
bujqësore e mëparëshme nuk ishte në interesin e saj pasi ishte kthyer në një importuese neto e
produkteve ushqimore dhe kontribuonte në fondin komunitar më shumë se sa merrte. Për këtë
arsye Italia ishte ngurruese në këto rrethana për tu impenjuar në cdo rregullim pa e ditur cilat do
të ishin obligimet financiare të saj.542
Për më tepër sjellja italiane do të ishte rezultat i cështjeve të brendshme .Më konkretisht
ministri i jashtëm Fanfani donte të shfaqej i palëkundur në mbrojtjen e interesave italiane
përballë Colombos ministër i thesarit që e kishte prezantuar Italinë në disa takime të rëndësishme
europiane si në rastin e negociatave për aderimin e Britanisë në TPE. Fanfani e konsideronte
Colombon edhe si konkurentin e tij për postin e një lideri në Itali. Takimi i 28 qershorit do të
rezultonte i padobishëm. Megjithatë Italia do të prezantohej më e vendosur për të kërkuar një
rregullim financiar provizor të limituar për dy vite.543 Në këtë drejtim do të ndikonte fakti se
vendi ishte përfshirë nga zhvillimi industrial dhe social i cili diktonte edhe një rritje të importit
përsa i përket produkteve si mishi dhe gruri. Për këtë arsye Italia kontribuonte në buxhetin e
FEOGA me shuma të tilla që nuk i merrte pasi eksportonte produkte si fruta, vaj, perime që ishin
jashtë këtij sistemi.Ndërsa Franca do të kërkonte ti shtynte deri në vitin 1970 rregullat e
funksionimit të FEOGA. 544
Një sesion tjetër do të hapej në 30 qershor 1965 ku Fanfani i mbështetur edhe nga
përfaqësuesi gjerman do të kërkonte shtimin e kompetencave të parlamentit europian përsa i
përket buxhetit. Përkundrazi ministri i jashtëm francez do të kërkonte të limitoheshin diskutimet
mbi shpërndarjen e kostos së buxhetit duke pasur edhe mbështetjen e ministrit të jashtëm belg,
Spaak por në përfundim asnjë nga delegacionet nuk donte të mbështeste pretendimet franceze.
Në fund asnjë nga delegacionet nuk do të mbështeste një shtyrje të afatit. Fanfani dhe Shreder do
të demostronin këtë sjellje përballë Francës duke e ditur që pozicioni i De Gaulle do të ishte i
dobët në prag të zgjedhjeve elektorale. Në veçanti Italia dhe Gjermania nuk ishin të gatshme të
plotësonin dëshirat franceze. Përvec kësaj i përmbaheshin implikimeve të propozuara të
542John New house, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 40 543 AMAEF Rregullimi financiar situata në 24 Qershor, më 24.6.1965 në Pier. luigi. Ballini,Antonio Varsori, dok
180, f 672 544Marinella Neri Gualdesi, Il cuore a Bruxelles la mente a Roma,( Pisa, Edizione, Ets , 2009) ,f118
136
Komisionit për sektorët e tyre bujqësorë. Zëri i Italisë në këtë mbledhje do të fuqizohej në
mbrojte të interesave aq sa kur francezi Murville do ti ofronte rolin e presidentit të këshillit në
TPE kryeministrit italian, ky do ti përgjigjej
‘’Nëse do të pranoj presidencën atëherë për të mos hequr dorë nga interesat e vendit tim
menjëherë do ta ndërprisja mbledhjen’’545 Kështu që Italia do të refuzonte propozimin e fundit të
ministrit francez të financave Estainj që do të ofrohej të paguante gjysmën e kontributit Italian.
Ky vendim do të merrej pasi Fanfani dhe ministri i bujqësisë italiane Aggradi ishin të lidhur fort
me vendosmërinë e qeverisë italiane për të mos financuar partnerët e pasur europiane. Ministri
francez do të refuzonte të vazhdone diskutimin dhe do të dilte në një konferencë shtypi ku do të
shprehej
‘’Eshtë hapur një krizë e rëndë.Për herë të parë impenjimet nuk u respektuan. Në këto kushte nuk
na mbetet gjë tjetër vecse të jetojmë pasojat.546 Sipas opinionit të francezëve Italia kishte qenë
një pengesë e madhe për arritjen e marrëveshjes kur shpreheshin‘’Përfaqësuesit italianë flasin
tepër pa vend. Diskutimet e tyre i janë dhënë shtypit para prononcimeve zyrtare, ata ishin të
vendosur për të mos arritur një marrëveshje. Fanfani që nga 1 Korriku do të mbajë presidencën
e radhës nuk u tregua i gatshëm për të arritur një marrëveshje në mënyrë që presidenca e tij ti
çonte në vijë gjërat’’.547
Në 5 korrik 1965 De Gaulle do të udhëzonte ministrat e tij dhe ekspertët që punonin në
institucionet komunitare për të mos marrë pjesë në takimet e Këshillit. Kjo masë do të hapte
krizën e ‘’karriges bosh’. Në këtë mënyrë De Gaulle kishte demostruar se nuk donte të kalonte
në fazën pasardhëse të procesit të integrimit europian dhe se Hallshtejn ishte thjesht një
justifikim. Megjithatë kjo situatë ishte e paprecedentë dhe askush nuk do të parashikonte
zhvillimet e ardhëshme të krizës dhe ndjenjat ishin të ndyshme.Gati të gjithë ministrat e shteteve
anëtare kritikonin punën e Komisionit ku edhe përfaqësuesit italianë do të arrinin të etiketonin
mënyrën e komisionerit Hallshtejn si një presidencë imperial.548 Propozimet e komisionit që
binin ndesh me interesat franceze do të sillnin tërheqjen për gjashtë muaj të përfaqësuesve
franceze nga këshilli i ministrave dhe do të provokonin krizën e ashtuquajtur ‘’karrigia bosh’’.
5.2 Italia përballë krizës së karriges bosh.
Reagimi Italian ndaj krizës së karriges bosh nuk do të ishte i njëjtë ku socialistët do të
akuzonin De Gaulle ndërsa demokristianët do të mbanin qëndrim më të matur, ndërkohë që
545.Po aty, f 119 546. Alain Peyrefitte, C’était De Gaulle, (Paris, Fayard, Vol. 2, 1997), f 289. 547 Po aty, f 289. 548John New house, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 50
137
presidenti i republikës do të shprehej se opinionet e ndryshme që mund të ndajnë të dy qeveritë
nuk duhet të influenconin në zhvillimin e lidhjeve dypalëshe.549
Por Italisë do ti takonte edhe një përgjegjësi tjetër pasi do të merrte presidencën e radhës në
komunitet në 1 korrik 1965 dhe do të angazhohej për të tejkaluar krizën. Pozicioni i qeverisë do
të udhëhiqej nga dy principe nga njëra anë qëndronte shqetësimi për të mos e agravuar krizën e
provokuar nga Franca nga ana tjetër qeveria italiane koshiente për paralizën e komunitetit
europian do të angazhohej edhe për të mbajtur të fortë edhe kohezionin midis të pestëve. Italia
kishte qënë një mbështetëse e procesit të integrimit europian. Ky pozicion ishte fryt edhe ideve
federaliste të anëtarëve të klasës drejtuese por edhe si pasojë e dobësisë politike dhe ekonomike
në të cilën gjendej vendi. Qeveria italiane e kishte kuptuar që interesat italiane do të ishin të
mbrojtura mirë në brendësi të kornizës mbikombëtare. Ishte pikërisht Emilio Colombo që do të
luante një rol kyç në zgjidhjen e krizës së hapur në vitin 1965 ku Spaak do të shkruante
‘’Eshtë fat që Colombo do të kryesojë këshillin e ministrave. Inteligjenca e tij diplomacia
elasticiteti i shpirtit të tij do të jenë ndihma më e madhe. Roli i tij në politikën italiane është i
konsiderueshëm. Eshtë një nga personalitetet europiane më të respektuara dhe me vlerë’.550 Por
edhe politikanë të tjerë italianë ishin të interesuar në çështjet europiane duke qenë përkrahës të
iniciativave mbikombëtare dhe duke qënë kritikë ndaj politikës së De Gaulle. Por në brendësi të
partisë demokristiane kishte qëndrime të ndryshme ku disa anëtarë e shikonin me favor politikën
e De Gaulle dhe për këtë arsye e shikonin të nevojshne që shtetet e tjera të arrinin një kompromis
me Francën. Gjithashtu një pjesë e mirë e trupit diplomatik ishe i bindur se Franca ishte një
kundërpeshë në Evropë ku akoma nuk ishte fashitur ndjesia negative që anglezët kishin shfaqur
ndaj italianëve në vite.551
Sjellja e ndërmjetësimit dhe kompromisit që karakterizonte politikën e jashtme italiane në
ato vite ishte në të njëjtën linjë me Amerikën por zhvillimi i komunitetit europian pa Francën
ishte i paimagjinueshëm. Në Itali reagimi i parë ndaj fillimit të krizës do të ishte shumë negativ
veçanërisht në partitë e qëndrës së majtë që ishin shumë kritike ndaj politikës franceze. Disa lider
të partisë do të mbështesnin idenë për të mbajtur një front të fortë me katër shtetet e tjera anëtare
ndërsa të tjerët do të propozonin të shtrëngoheshin lidhjet me vendet e EFTA me Britaninë ku La
Malfa ishte shprehur se në brendësi të komuniteteti mund të zëvëndësohej Franca me Anglinë. 552Pa dyshim në kualicionin e qëndrës së majtë ndihej nevoja për ta shpëtuar komunitetitn. Për të
mirat që i kishte sjellë ekonomisë italiane. Këtë do ta shprehte edhe ambasadori francez në Romë
Berard në një letër që dërgonte në Paris kur shprehej se kryeministri Moro dhe presidenti
Saragat ishin të gatshëm për të arritur një kompromis ndërsa Fanfani ndjeshmëria e të cilit ishte e
549AMAEF .Telegram i ambasadorit francez në Romë, Berard për ministrin e jashtëm francez ,Romë 3 .7.1965 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 181, f 673 550John New house, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 59 551 Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f. 175 552Po aty, f 185
138
dukshme nuk kishte reaguar në mënyrë kritike duke e kthyer në një çështje personale.553Në fakt
kryeministri francez Pompidu që kishte takuar Fanfanin në 4 Qershor 1956 do të refuzonte një
rritje të kompetencave të Asamblesë parlamentare dhe do të kundërshtonte zgjedhjet me votim të
përgjithshëm. Ajo që ishe e sigurt ishte se kriza kishte nxjerrë në pah opinione të ndryshme në
kualicionin e qendrës së majtë. Përsa i përket integrimit europian të gjitha partitë ishin dakort në
shpëtimin e komunitetit dhe të mirave për ekonominë italiane. Përveç kësaj partitë e qendrës së
majtë ishin koshiente që politika e reformave do të bazohej në mrekullinë ekonomike që Italia po
përjetonte për shkak të tregut të përbashkët. Për këtë Italia e kishte për zemër mbijetesën e
komunitetit më shumë sesa rolin e Komisionit dhe çështjen e votimit me shumicë. Ideali
mbikombëtar ishte i pranishëm por ishte një objektiv që do të rimerrej në një situatë politike më
të favorshme.
Në semestrin e dytë të vitit 1965 Italia do të mbante presidencën e radhës dhe si pasojë
kjo e bënte që të kishte një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizës. Aktorët kryesorë do të ishin
shtetet anëtare, Këshilli i ministrave ndërsa roli i Komisionit do të marxhinalizohej gjatë krizës.
Kontaktet midis të pestëve dhe Francës do të mbaheshin nëpërmjet zëvendës presidenti
permanent Maurice Ulrih që qëndronte në Bruksel. Në vecanti presidenti italian i Coreper do të
informonte në mënyrë konstante Ulrih për diskutimet midis të pestëve.554 Të gjitha vendet
anëtare do të zhvillonin kontakte bilaterale nëpërmjet presidencës italiane. Gjatë semestrit të vitit
1965 presidenca italiane do të punonte fort që të pestë të mbanin një pozicion të njëjtë ndaj
Francës por njëkohësisht do të hidhte idenë që do të ishte e nevojshme të arrihej një kompromis.
Kjo do të theksohej edhe nëpërmjet kontakteve me amerikanët ku Italia nuk do të arrinte në një
përballje me De Gaulle dhe nuk do të kishte kundërshtime për të pasur një mbledhje midis të
gjashtëve pa praninë e Komisionit .555 Në fakt në korrik të vitit 1965 gjatë një vizite në Gjermani
Saragat e Fanfani do të takonin kancelarin Erhard dhe ministrin e jashtëm Shreder ku të dy palët
do të deklaronin se të pestë duhej të ishintë bashkuar dhe se ishin gati të bënin pakt me Francën.
Fanfani gjithashtu do ti shprehej Shreder se Gjermania duhej të fillonte një dialog me Francën
nëpërmjet takimeve të parashikuara në traktatin e Elizesë duke parë që edhe pozita e brendëshme
e De Gaulle ishte dobësuar dhe kjo mund të sillte një marrëveshje më të lehtë.556 Në realitet Italia
shpesh e kishte parë komisionin në favor të interesave franko-gjermane duke injoruar ato
italiane. Përkundrazi vendet e ulta e kundërshtonin mbledhjen e Këshillit pa prezencën e
komisionit ndërsa Belgjika e Luksemburgu kundërshtonin takimin mbi çështje të rëndësishme pa
praninë e Francës.
553AMAEF. Telegram i ambasadorit francez në Romë, Berard për ministrin e jashtëm francez, Romë 3 .7.1965 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 181, f 673 554John Newhouse, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 69 555FRUS .,1960-1969, Western Europe, vol VII,Departamenti i shtetit. Memoranum Pozicioni i Italisë ndaj krizës 6
korrik 1965 556 Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f 155-172.
139
Në 13 korrik1965 me rastin e një takimi të këshillit permanent të Natos Fanfani, Luns dhe
ministrit të jashtëm i vendeve të Ulta, Spak do të takonin Murville.557 Me këtë rast ministri i
jashtëm francez do të thoshte se krijimi i një fronti të të pestëve nuk kishte bërë gjë tjetër veçse
kishte forcuar pozicionin francez. Në ditët në vazhdim në një ceremoni zyrtare me rastin e hapjes
së tunelit franko-italian në Alpe presidenti Italian Saragat do të takonte De Gaulle dhe vlerësimet
për këtë takim do të ishin
‘’Toni është shumë pak i ngrohtë pothuajse i ftohtë. Por nuk do të shmangeshin çështjet
europiane. Saragat foli për integrimin ndësa De Gaulle evokonte për një shoqatë‘’.558Në 26
korrik 1965 gjatë një takimi të mbajtur pa praninë e Francës, ministrat e jashtëm të pesë vendeve
do të vendosnin që komuniteti do të punonte si zakonisht duke afirmuar që mungesa e një
delegacioni nuk shfuqizonte ecurinë e komunitetit. Gjithashtu do të vendosej që këshilli do të
takohej përsëri në Tetor dhe ndërkohë Italia do të hapte një dialog duke tentuar të lehtësonte
pozicionin e saj. Gjatë këtij seksioni do të diskutohej për propozimet e reja të komisionit përsa i
përket financimeve bujqësore por nuk do të adoptohej asnjë rezolutë. Megjithatë do të dilnin në
pah pozicionet e ndryshme midis të pestëve. Në fakt Italia, Gjermania dhe vendet e Ulta ishin të
interesuara që të ndiqnin punimet e komunitetit si zakonisht ndërsa Belgjika dhe Luksemburgu
ishin të interesuara për të hapur negociatat me Francën dhe për këtë do ti kërkonin Italisë të
rinovonin kontaktet me Francën.559 Përkundrazi Fanfani do ta refuzonte këtë kërkesë dhe do të
ftonte Coreper të studionte propozimet e komisionit brenda datës 15 shtator. Në fakt Italia
theksonte se këshilli i ministrave nuk kishte arritur të respektonte skadencën e 30 Qershorit por e
kishte braktisur atë sikur të mos kishte asnjë vlerë finale. Nëse në fillim kishte dalë një linjë e
fortë kundrejt Francës gjatë verës do të bëhej evidente që e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën
ndoshta do të ishte ajo e negociatave me Francën. Në të njëjtën kohë do ti bëhej e qartë Francës
se Italia, Gjermania dhe Hollanda donin ta zgjidhnin krizën vetëm në brendësi të kuadrit
komunitar. Në fakt nëse Franca mund të kërcënonte me shpërbërje të tregut Gjermania dhe Italia
nuk ishin të lira për ta bërë këtë gjë.560 Në vecanti në Itali një komitet i drejtorive të përgjithshme
kishte ekzaminuar mbi planin teknik memorandumin e komisionit duke theksuar nevojën për të
bërë të pamundurën për një pozicion të përbashkët të të pestëve për të ndjekur aktivitetin
komunitar. Për këtë qëllim ishte e nevojshme për të bërë cdo sforco për të arritur një marrëveshje
mbi bazën e memorandumit të komisionit. Edhe ministri i bujqësisë Aggradi do ta konsideronte
557John New house, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 78 558 ASMAE. Përmbledhje e takimit midis presidentit italian Saragat dhe gjeneralit De Gaulle 16 korrik 1965 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 182, f 627 559John New house, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 87 560FRUS .1960-1969,Western Europe, vol VII,Departamenti i shtetit. Memorandum. Pozicioni i Italisë ndaj krizës 6
korrik 1965 .
140
dokumentin e komisionit mbi financimin e politikës bujqësore si një bazë të mirë të diskutimit
për tu thelluar.561
Por politika italiane do të angazhohej plotësisht për rimarjen e bisedimeve me Francën
dhe më konkretisht Fanfani do të shkruante një letër për gjeneralin De Gaulle kur qartësonte ‘’Në
fund të korrikut në mbledhjen mujore të këshillit unë u kërkova kolegëve të mi të bëjnë një qasje
në kohë për të parë nëse është e mundur që të kapërcehen vështirësitë dhe duhet të them se të
gjithë anëtarët e këshillit shprehen shpresën për bashkëpunim.‘’562 Më tej Fanfani do të kërkonte
edhe arritjen e objektivave kur ai shkruante se ky bashkëpunim duhej të kishte si synim arritjen e
tre objektivave, të sigurohej zhvillimi normal i komunitetit, të përcaktoheshin rregullat për fondet
e bujqësisë dhe çështjet më të rëndësishme të shqyrtoheshin brenda komunitetit.563
Në 9 shtator 1956 De Gaulle do të mbante një konferencë shtypi në të cilën do të konfirmonte
pozicionin e Francës dhe do të nënvizonte dimensionin politik të krizës duke e cilësuar
komisionin si një aeropag teknokratësh pa atdhe dhe të papërgjegjshëm. Gjenerali do të shprehte
dyshimet e tij drejt votës me shumicë në këshillin e ministrave dhe sjelljen e komisionit.
‘’Ajo që ndodhi në Bruksel në 30 qershor përsa i përket rregullimit financiar bujqësor ka vënë
në dukje jo vetëm heshtjen e pjesës më të madhe të partnerëve tanë mbikqyrjen e bujqësisë në
tregun e përbashkët, por edhe disa gabime që figurojnë në traktatet lidhur me bashkimin
ekonomik të gjashtëve. Për këtë arsye kriza ishte e pashmangshme‘’.564Edhe pse ministri i
jashtëm francez Murville do të kërkonte një rishikim së bashku me anëtarët e tjerë qeveria
franceze dukej se nuk do të lëkundej nga pozicionet e saj.
Më pas Italia do të gjendej përballë një propozimi të Spaak iniciativë e hedhur publikisht në 27
shtator1965 që shpresonte të përmbushte kërkesat franceze. Spaak do propozonte një iniciativë
diplomatike me qëllim për ta futur Francën në ambjentin komunitar. Në thelb i përmbahej idesë
që shkaku kryesor i krizës ndoshta ishte mungesa e Francës dhe si pasojë objektivi kryesor ishte
futja e Francës në tavolinën negociuese por vetëm në përputhje me dispozitat e Traktatit të
Romës dhe për këtë arsye do të propozohej një mbledhje e këshillit të ministrave pa praninë e
komisionit.565
Në realitet Italia do të shprehej se iniciativa belge do të minonte frontin e të pestëve. Në
fakt Fanfani ishte gati të negocionte me Francën dhe ti bënte dhe konçensione për të favorizuar
kthimin e përfaqësuesve francezë në Bruksel por ai insistonte që të pesë anëtarët të mbanin një
qëndrim të përbashkët. Megjithatë në Shtator zëvëndës kryeministri Italian Pietro Neni do të
561ACS, Fondo Moro,Shënim për drejtorinë përgjithshem të punëve ekonomike Romë, 12 gusht 1965 562ASMAE. Letër e Fanfanit per gjeneralin De Gaulle, 31 gusht 1965 në Pier .luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok
183, f 635. 563ASMAE. Letër e Fanfanit per gjeneralin De Gaulle, 31 gusht 1965 në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok
183, f 635 564John Newhouse, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 97 565ACS, Fondo Moro Kriza e TPE– Iniciativa belge , Bruxelles, 16 tetor 1965
141
kishte një takim me ambasadorin francez Berard në tentativë për të arritur një marrëveshje.566 Në
të njëjtën kohë Italia vazhdonte të shpresonte se edhe Gjermania do ti bënte ndonjë presion
Francës por nuk ishin bërë hapa të mëtejshëm dhe Italisë nuk i mbetej gjë tjetër veçse të priste
përfundimin e zgjedhjeve në Gjermani. Në 29 shtator 1965 Fanfani me rastin e Asamblesë së
Përgjithshme të OKB- së do të takonte Murville edhe duke njohur në mënyrë të heshtur analizën
e De Gaulle do të deklaronte se kriza e kishte origjinën politike dhe për këtë një zgjedhje politike
duhej të gjendej.567 Fanfani në rolin e ndërmjetësuesit do ti kërkonte ministrit të jashtëm francez
thirrjen e një takimi të nivelit të lartë në Tetor ndërmjet ministrave të jashtëm ndërsa Murville do
ti përgjigjej se kjo mbledhje nuk duhej të ishte përjashtuese por duhej të ndërtohej një etapë
finale e cila të siguronte vec rezultate pozitive‘’568
Por Fanfani ishte interesuar edhe për një modifikim të tregut bujqësor dhe për këtë arsye
ishte i interesuar që të gjendej një zgjidhje me francezët ku vetë ministri i jashtëm francez do të
pohonte‘’Fanfani më konfirmoi se në mbledhjen e ardhëshme që do të organizohet në Bruksel do
të jetë në dëshirën e qeverisë italiane të rinisë bashkë me ne ekzaminimin e rregullimit financiar.
Pjesëmarrja jonë në këtë bisedë u kushtëzua nga problemet politike që për qeverinë italiane ishin
prioritare‘’569Në të njëjtën kohë presidenca e Asamblesë së OKB ishte bosh dhe përfaqësuesi
Italian në OKB kishte propozuar emrin e Fanfanit për këtë kanditaturë i cili do të zgjidhej në 27
Shtator 1957. Pak ditë më vonë Fanfani do të pësonte një aksident në New York dhe kjo do ta
pengonte që të ushtronte postin e ministrit të jashtëm dhe kjo do ta çonte edhe në një rivalitet me
Moron i cili e kishte zëvëndësuar në Itali. Por këshilli i ministrave në Itali do të mblidhej në 18
Tetor1965 pa prezencën e Fanfanit për të vendosur mbi strategjinë italiane për takimin e radhës
të ministrave të jashtëm që do të zhvillohej në Tetor. Qeveria italiane do të konkludonte në
përfundimin se të pestë vendet do tu duhej të bënin një sforco për të arritur një marrëveshje.570
Por nga njëra anë Fanfani do të kishte parasysh opinionet e ndryshme të qeverisë së tij të cilët
ishin për një sjellje të fortë ndaj Francës dhe një mbështetje për komisionin. Nga ana tjetër
presidenti i këshillit do të kishte preferuar një afrim më të zbutur për të mos rrëzuar vizionin
tradicionalitalian të integrimit europian por duke tentuar të gjente edhe një kompromis me
Francën. Për këtë arsye Moro do të vendoste Colombon në takimin e ardhshëm të komunitetit
duke u bindur për njohjen e thellë europiane dhe sjelljen e mirë ndaj francezëve. Megjithatë
Fanfani ishte i bindur se ishte e mundur të rimerreshin bisedimet me Francën qoftë në planin
politik qoftë në planin teknik për këtë ai shprehej se ishte e nevojshme që në takimin e ardhshëm
të Këshillit të ministrave të pesë shtetet duhej të binin dakord ti propozonin një takim Francës
566 Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f 155-172 567 AMAEF Telegram i ministrit të jashtëm francez për Parisin New York 30.9.1965 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 184, f 680 568 AMAEF Telegram i ministrit të jashtëm francez për Parisin New York 30.9.1965 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 184, f 680 569 AMAEF Telegram i ministrit të jashtëm francez për Parisin New York 30.9.1965 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 185, f 680 570 Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f 155-172.
142
duke qenë të kujdesshëm në zgjedhjen e temave dhe metodave.571 Përveç kësaj duke e ditur që
Franca ishte e interesuar të shfaqej e gatshme përballë TPE-së në prag të zgjedhjeve
presidenciale të 5 dhjetorit Fanfani do të shprehej
‘’Nuk duhet rënë në gabimin që me ashpërsinë tonë të favorizojmë acarimin francez por duhet të
tregohemi të gatshëm në rinisjen e komunitetit’’.572
Në 4 tetor1965Antonio Venturini përfaqësuesi permanent i Italisë në komunitet do të
kishte një bisedë me kancelarin Erhard ku ky i fundit do të pohonte se Gjermania është e
gatshme të arrijë një marrëveshje mbi çështjen e votimit me shumicë. Erhard do të theksonte se
kur bëhej fjalë për çështje të rëndësishme duhej të insistohej që të evitohej të vrapohet ne votën
me shumicë.Mund të arrihej kjo gjë pa rishikuar Traktatet e Romës por me anë të një
marrëveshje të heshtur’’573Përvec kësaj kancelari gjerman duke e ditur që Italia kishte shpresa të
mëdha në rolin që do të luante në zgjidhjen e krizës do të theksonte faktin se Gjermania nuk
kishte një rol kyç por përkundrazi ajo kishte kërkuar që kriza të trajtohej si një çështje europiane
dhe jo një çështje franko-gjermane. Kancelari gjerman ishte i bindur se De Gaulle do ta
rishikonte pozicionin e tij nëse të pestë anëtarët do të mbanin një pozicion solid. Kështu Erhard
shprehej se duhej menduar më parë për të ardhmen e komunitetit dhe më pas për çështjet
bujqësore dhe për këtë ishte i përshtatshëm një kontakt i ngushtë italo–gjerman.574Bisedimet
italo- gjermane do të thelloheshin në 19 tetor 1965 ku sekretari i shtetit gjerman do të theksonte
se në mbledhjen e ardhëshme të Këshillit ndoshta ishte e nevojshme të arrihej vetëm një
marrëveshje për të ftuar Francën në një takim sipas propozimit të Spaak. Përsa i përket çështjeve
të votimit me shumicë ishte i gatshëm të hiqej dorë kur ishin në diskutim çështje vitale të një
shteti. Por veprimtaria e qeverisë italiane si një ndërmjetësuese nuk do të ndërpritej kur Fanfani
do të takonte në 20 tetor Spaak i cili do të theksonte dëshirën e Belgjikës për të gjetur një
marrëveshje midis të pestëve në mbledhjen e ardhëshme përsa i përket rregullimit financiar
bujqësor dhe çështjeve të tjera teknike. Përveç kësaj ai do të theksonte një pozicion të përbashkët
për ti ofruar Francës rastin e një takimi të ministrave të jashtëm para Nëntorit duke insistuar që
ajo të mbahej në Bruksel por jo domosdoshmërisht me praninë e komisionit. Ndërsa Fanfani do ti
kujtonte vështirësitë psikologjike për Francën për të pranuar një mbledhje në Bruksel ndërsa
Spaak insistonte në këtë propozim dhe priste përgjigjen e Francës.575
Në 20 tetor Hallshtejn do të fliste në parlamentin europian në Strasburg ku do të
theksonte koherencën e tij me Traktatet e Romës dhe do të theksonte se kriza nuk ishte fryt i
vendimit të munguar mbi financimin e politikës bujqësore por manifestim i qëndrimeve të
571 ACS, Fondo Moro, Telegram i Fanfanit për Moro New York, 13 tetor 1965 në Craveri, P, Varsori, Antonio,
L'Italia nella costruzione europea: un bilancio storico (1957-2007), Milano, Angeli, 2009, f 157 572 Po aty, f 158 573 Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f 155-172. 574Po aty, f 170 575ACS, Fondo Moro, Telegram I Fanfanit per Moro New York, 20 tetor 1965 ne Craveri, Paolo & Varsori,
Antonio, L'Italia nella costruzione europea: un bilancio storico (1957-2007), Milano, Angeli, 2009.
143
kundërta midis dy vizioneve dhe metodave të integrimit europian.576 Në 25 dhe 26 Tetor 1965 do
të mbahej në Bruksel një takim i këshillit europian në të cilin do të dilte në pah roli që do të
luante Italia. Delegacioni italian në këtë mbledhje do të përfaqësohej nga ministri i thesarit
Colombo që kishte pasur experiencë në çështjet komunitare i shoqëruar nga ministri i bujqësisë.
Pikërisht mbi propozimin e Colombos që do të drejtonte këtë takim të pesë qeveritë do të
formulonin një përgjigje të vendosur ndaj Francës në një deklaratë në të cilën theksohej dëshira
për të respektuar Traktatin e Romës ‘’Qeveritë e shikojnë të arsyeshme që zgjidhja e problemeve
të komunitetit duhet të gjendet në Traktatet e Romës dhe institucionet e sa.’’577Gjatë takimit të
mbajtur në kryeqytetin belg delegacioni Italian do të korrte disa rezultate ku Këshilli i ministrave
do të përmbushte disa nga kërkesat italiane në drejtim të politikës bujqësore të cilat do të
pranoheshin edhe nga ministrat e vendeve të tjera. Përvec kësaj Këshilli do të pranonte principet
e memorandumit të prezantuar nga komisioni në 22 korrik 1965 por ndërkohë do të kërkonte që
raportet me Francën të rimereshin aq sa do të pranonte edhe propozimin e bërë nga Spaak për një
takim midis të pestëve dhe Francës pa praninë e komisionit. Kjo bindje do të forcohej edhe kur
kreu i delegacionit Italian Colombo do të shprehej se procesi i unifikimit të Europës nuk mund
dhe nuk duhej të ndalej dhe nënvizonte domosdoshmërinë se në një prespektive të largët nuk
duhej të limitohej vetëm tek vendet e origjinës por edhe tek vende të tjera europiane me parime
demokratike.578 Emilio Colombo do të nxirte në pah virtytet e pajtimit kur ai shprehej
‘’Kriza që po kalojmë në komunitet na ka forcuar bindjen se Europa e bashkuar është një realitet
evolutiv i kohërave tona dhe nuk mund të shpreh veçse dëshirën e anëtarëve të tjerë për të
përfunduar fazën finale të këtij entiteti të ri’’579Por Emilio Colombo do të mbronte edhe interesat
italiane dhe do ti theksonte ato më fort kur shprehej‘’Një objektiv i tillë duhet të ndodhë dhe
duhet të gjejë afirmimin tonë i bazuar në forcimin e fuqive të komisionit dhe pjesëmarrjen e
drejtëpërdrejtë të popullit europian. Në formulimin e të gjithë fazave të procesit të integrimit ne
theksojmë krijimin e një legjislativi të vërtetë komunitar të ushtruar nga parlamenti europian të
zgjedhur me votë universal.’’580Megjithatë diplomati Italian do të mbështeste idenë e sugjeruar
nga Spaak të një takimi të nivelit të lartë pa praninë e komisionit dhe kjo duhej të ndodhte pa
dhunuar Traktatin e Romës. Ndërsa Fanfani i cili gjendej në New York do të shprehte rezerva
për anashkalimin e komisionit. Colombo do të kishte mbështetjen e kryeminnistrit Moro i cili
nuk dëshironte pozicione shumë të ashpra me Francën. Ky qëndrim do të shpjegohet në gazetat e
kohës në këtë mënyrë.
576John Newhouse, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 107 577Po aty, f 107 578 AMAEF Telegram nga i ngarkuari me punë në Romë për ministrin e jashtëm francez, në Pier .luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dok 185, f 682 579 AMAEF Telegram nga i ngarkuari me punë në Romë për ministrin e jashtëm francez, në Pier .luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dok 185,f 682 580 Po, aty, f 682
144
‘’Evropa e të pestëve pa Francën do të thotë për Italinë një konfrontim me fuqinë ekonomike
gjermane. Europa goliste rezervon një forëm bashkëpunimi ekonomik brenda së cilës Italia
mund të rrisë kërkesat e saj.‘’581 Gjithashtu Colombo do të tentonte të ndërmjetësonte me
Francën dhe për këtë do ti shkruaj një letër Murville për tu kthyer në tryezën e bisedimeve pa
prezencën e komisionit për të marrë në studim rregullimin financiar duke marrë parasysh
propozimin francez për të diskutuar mbi rolin e komisionit dhe të votës me shumicë. Edhe pse
nga Franca nuk ishte kthyer një përgjigje zyrtarenë 8 nëntor 1965 Myrville do ti komunikonte
ambasadorit Italian në Paris Giovani Fornari se mesazhi i Colombit meriton konsideratën e tij.
Murville do të qartësonte se Franca nuk kishte kërkuar të diskutonte mbi të drejtat e komisionit
por dëshironte të korrigjonte disa nga praktikat e saj. Por koncili i Vatikanit do të ofronte
mundësinë e disa takimeve ndërkombëtare të nivelit të lartë. Në fakt në 8 dhjetor 1965 Moro do
të takonte kryeministrin belg Harmel duke konfirmuar bindjen e një blloku të fortë përballë
Francës por njëkohësisht kryeministri italian ishte koshient për rolin që duhej të luante Italia kur
shprehej‘’E di rolin e rëndësishëm që pritet nga Italia si një element i ekuilibrit në komunitetin
europian për të çuar deri në fund me qetësi dhe durim në pritje për të hyrë Franca në tregun e
përbashkët.’’582Nga ana e tij Colombo dukej më i dëshiruar për të gjetur një kompromis me
Parisin dhe në Dhjetor në një takim me ministrin e jashtëm francez do të theksonte ‘’Nuk
dëshirojmë një rishikim të Traktateve të Romës dhe asnjë nga ne nuk duhet të abuzoj me votën
mazhoritare.’’583Ministri i thesarit italian dukej se ishte prirur për një kompromis me Francën
kur shprehej ‘’Të gjashtë qeveritë duhet të sforcohen për të arritur sot një vendim unanim’’584
Nga ana e tyre edhe autoritetet franceze dukeshin të interesuara për të arritur një
kompromis kur ministri i jashtëm Murville do ti ofronte edhe koncensione qeverisë italiane në
fushën bujqësore. Qeveria franceze duhej të bënte një gjest lëshimi duke pasur parasysh se
çështjet europiane e kishin çuar në balotazh De Gaulle në zgjedhjet presidenciale. Përmbajtja e
këtij takimi kishte brenda optimizmin dhe pesimizmin. Nga të dy ministrat do të arrihej në
konkluzionin e mbajtjes së një takimi midis të gjashtëve pa Komisionin. De Gaulle në 24 dhjetor
1965 do të konfirmonte publikisht rinisjen e bisedimeve për rimarrjen e tregut të përbashkët.
Padyshim kjo rrimarje do të vinte nga fakti se De Gaulli e dinte se politika e tij europiane nuk
ishte aprovuar nga maxhoranca franceze. Midis gjashtë qeverive do të fiksohej edhe data e
mbajtjes së bisedimeve ne 17 Janar në Luksemburg ku kjo zgjedhje do të kënaqte kërkesën
franceze të një takimi larg nga Brukseli. Luksemburgasit do ta mbanin mbledhjen pikërisht në
sallën ku Monnet do të hapte sesionin e parë të Autoritetit të Lartë në vitin 1952. Në 14 janar
581AMAEF, Telegram nga Olivier Wormser ne Bonn, Bruxelles, L'Aia, Romë e Lussemburgo. Përmbledhje e takimit
midis Couve de Murville e Fornari, 8 Nëntor1965.në Pier .luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok 184, f 680 582 ACS, Fondo Moro Telegram i kryeministrit për ministrin e jashtëm 9 .12 1965 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 186, f 685 583AMAEF Telegram nga drejtori i punëve ekonomike franceze për të gjitha ambasadat Paris 10.12.1965 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 187, f 688 584AMAEF Telegram nga drejtori i punëve ekonomike franceze për të gjitha ambasadat Paris, 10.12.1965 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 187, f 688
145
1966 ambasadori hollandez do të kishte një takim me Ortonën dhe do ta informonte për një
bisedë të patur në Paris. Në 16 janar Ortona do ta priste ambasadorin francez të cilit do ti
ilustronte edhe pozicionin e qeverisë drejt komisionit duke mos lënë asnjë dyshim në zërin e
përbashkët dhe solidaritetin midis tyre. Në të njëjtën ditë Colombo do të nisej në Luksemburg ku
do të hapej faza parë e bisedimeve që do të çonte në Kompromisin e Luksemburgut.
5.3 Kompromisi i Luksemburgut dhe Italia
Negociatat për zgjidhjen e çështjes së karriges bosh do të zhvilloheshin në Luksemburg
në Janar 1966 ku do të arrihej një marrëveshje mbi mosmarrëveshjen dhe do të prevalonte ideja e
bashkëpunimit ndërshtetëror e shprehur kjo në votën unanime. Gjatë muajve të fundit të vitit
1965 shume sforco ishin bërë nga Colombo Shreder e Spak për të siguruar Francën që nuk ishte
marrë asnjë vendim në disfavor të ndonjë shteti anëtar dhe kjo nuk do të ndodhte as në të
ardhmen. 585Megjithatë Franca nuk do tu kushtonte rëndësi partnerëve të saj, kjo edhe në
demostrim të faktit që kriza e karriges bosh nuk ishte thjesht një lëvizje për të bllokuar procesin e
integrimit europian por futej në një skenar më të gjerë që realizonte dëshirën e Francës për një
bashkëpunim ndërqeveritar në nivel europian të shkëputur nga Aleanca Atlantike. Kjo do ti linte
dorë të lirë Francës edhe nëçështjet nukleare ku De Gaulle theksonte’’Nëse procedojmë pa
rezerva drejt fazës së tretë të Traktatit të Romës kjo do të thotë se të tjerët do të vendosin për ne.
Në bujqësi dhe në çështjet e armatimeve nukleare e dimë që situata jonë është e ndryshme nga të
tjerët për pasojë partnerët tanë mund të na imponojnë vullnetin e tyre në çështjet esenciale’’ 586
Italia duke pasur presidencën e radhës në komunitet do të ishte në qendër të iniciativave
diplomatike dhe protagoniste e tentativave të ndërmjetësimit për të arritur në negociatat e
Luksemburgut në janar të vitit 1966. Sesioni i parë i negociatave të Luksemburgut do të hapej në
17 Janar 1966 dhe do të hapej nga ministri i jashtëm i Luksemburgut Pierre Verner cili do të
drejtonte një nga mbledhjet e historisë së Europës. Kjo mbledhje do të përqëndrohej tek problemi
francez dhe për këtë motiv fjalën do ta merrte ministri i jashtëm francez Murville cili do të
theksonte tre çështje për tu zgjidhur. E para kishte të bënte me pozicionin e mbajtur nga
komisioni, e dyta do të trajtonte rregullimin financiar të politikës bujqësore. Pika e tretë kishte të
bënte me funksionimin e brendshëm të komunitetit në të cilën do të ishte e nevojshme të arrihej
zgjidhja e kompromisit çcdo herë që do të kishte konflikt interesash.587Kështu që Murville do të
përfundonte duke thënë se dy ishin problemet për tu zgjidhur, të përcaktoje kushtet në të cilat
bashkëpunimi midis Komisionit dhe Këshillit duhej të organizohej dhe të procedohej në krijimin
e një komisioni unik në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. Por përfaqësuesi Italian Ortona do të
585John Newhouse, Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965, (London, Faber and
Faber),1967, f 120 586 Alain Peyrefitte, C’était De Gaulle, (Paris, Fayard, Vol. 2, 1997), f 300 587 Proces verbal i sesionit te jashtëzakonshem të Këshillit të Europës1965 në Pier .luigi .Ballini, Antonio Varsori,
dok 187, f 682
146
shprehej‘’Problemet janë dy, i njohim motivet e tyre. Unë i mbështes cilado qofshin aspektet
proçeduriale të problemeve që duhen ekzaminuar. Nyja e vështirësive duhet kërkuar në
komisionin aktual. Për çështjet e tjera mund të gjendet zgjidhja me gjeneralin De Gaulle’’.588
Delegacioni francez do të prezantonte një promemorie të redaktuar në 10 pika duke
kërkuar emërimin e një komisioni të ri duke u kthyer në shpirtin e letrës së Traktatit të Romës që
parashikonte sistemin e rotacionit.Verner do të propozonte të fillohej një debat mbi deklaratën e
Murville. Gjermani Shredder do të ishte i pari që do të merrte fjalën sipas të cilit eksperienca e
kaluar kishte dëshmuar që në rastin kur vendimet ishin marrë në shumicë ishin shpëtuar interesat
e të gjithë anëtarëve dhe ky fakt duhet të qetësonte ata që i trembeshin faktit se në të ardhmen do
të arrihej në këto vendime.589 Colombo pasi do të shprehej i kënaqur si Shredder për faktin që
Franca nuk kërkonte një modifikim të traktatit do të theksonte rëndësinë e një marrëveshje
politike e cila do të përfshinte votën maxhoritare edhe pse do të ishte e pamundur të modifikoje
një normë juridike me një marrëveshje politike. Përfaqësuesi italian ishte pro nisjes së
diskutimeve me kusht që të përjashtohej cdo modifikim i Traktateve të Romës dhe çdo
modifikim i fuqive të komisionit. Ai do të theksonte se‘‘Nuk jam dakort të zvogëlohen fuqitë e
Komisionit të përcaktuara në Traktat. Kërkoj që promemoria franceze të ketë formën e diskutimit
në mënyrë që pikat e saj të precizohen më mirë‘’ Edhe Luns do të mbështeste Colombon në
diskutimin e promemories franceze në fillim. Murville përsa i përket votës maxhoriare do ti
përmbahej idesë se pa modifikuar Traktatin e Romës do të ishte e nevojshme që qeveritë të
ndërmerrnin një impenjim të natyrës politike. Do të bëhej fjalë për një marrëveshje midis
qeverive për të aplikuar traktatin në një farë mënyre. 590Delegacioni Italian do ta kundërshtonte
propozimin e ministrit francez duke e argumentuar në këtë mënyrë
‘’Formula e sugjeruar nga Murville do të ketë një karakter negativ derisa i lejon cdo shteti
anëtar të bllokoj mekanizmin e votës me shumicë. Cdo shtet anëtar do të tentoj nën presionin e
opinionit publik tu shërbejë interesave të ngushta të vendit të tij’’.591Colombo do të theksonte se
kjo formulë mund të aplikohej vetëm në periudhën tranzitore të TPE-së.Ai do të propozonte të
studioheshin proçedurat sipas të cilave kur një vend i referohet arsyeve të vlefshme atëherë
Këshilli duhet të kërkoj zgjidhje që duhet të jenë në interes të gjithëve. Logjikës së diplomatit
Italian do ti bashkohej Luns dhe Shreder duke e parë të rrezikshme formulën e propozuar nga
francezët.592Ndërsa Murville mendonte se thelbi i çështjes ishte tu jepej garanci të gjitha shteteve
anëtare duke kujtuar që Traktati i Romës nuk impononte votën me shumicë dhe i përmbahej
idesë se ishte thelbësore për funksionimin e komunitetit të arrihej një marrëveshje e përbashkët.
588Po aty, f 682 589Jean-Marie Palayret, Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the Luxembourg Compromise Forty
Years, (Bruxelles, Peter Lang, 2006), f118 590 Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f 155-172. 591ASMAE, Proces verbal i sesionit të jashtëzakonshem të Këshillit të Europës 1966 në Pier. luigi. Ballini, Antonio
Varsori, dok 188, f 684 592 Po aty, f 684
147
Diskutimi mbi cështjen e votimit me shumicë do të ishte përplasja midis delegacionit
francez dhe Italian ku përfaqësuesi Italian Ortona do ta vinte theksin në problemin e votës me
shumicë qe ishte kthyer në domen të opinionit publik dhe se nuk mund të pranonin që rregulli që
njihte votën me shumicë dhe që është i përfshirë edhe në traktat të shfuqizohej.593Në fakt ishte
qartë se negociatat ishin në udhëkryq dhe Luns do ta rimerte edhe njëherë çështjen e votimit.
Colombo do të ishte i pari që do të ndërhynte duke e vënë theksin në dy çështje ku delegacionet
duhet të impenjoheshin me votën unanime. Spaak do të ndante të njëjtin mendim me italianët
duke iu referuar vendimeve që duheshin marrë me unanimiet dhe propozonte të formulohej një
deklaratë e vecantë. Ndërsa Murville do ta kundërshtonte mendimin Italian pasi i dukej e
pakonceptueshme që vendimet e marra me unanimitet mund të modifikoheshinme një votë
shumice .594Diskutimi do të merrte tone të larta sa do të duhej një ndërhyrje e ministrit Italian
Colombo që do të theksonte‘’Të gjitha këto probleme duhet të trajtohen me një shpirt komunitar
pasi në mungesë të këtij shpirti as sistemi i unanimitetit dhe as sistemi mazhoritar nuk mund të
funksionojnë.’’595
Kështu çështja do të zhvendosej mbi propozimin e ministrit francez mbi cështjen e
bashkëpunimit midis Këshillit dhe Komisionit. Në vecanti me interes ishte konsensusi që
Komisioni nuk mund ti bënte publike në gazetën zyrtare vendimet e saj para se të konsultohej me
Këshillin. Colombo do të theksonte ‘’Gazeta zyrtare duhet të jetë e rezervuar në vendimet duke
evituar cdo konfuzion në opinionin publik megjithëse duhet të ekzistojnë vendime të komisionit
që duhet të paraqiten në gazetën zyrtare. 596Megjithatë Murville do të shpërndante një dokument
të hartuar nga delegacioni francez ku në bazë të tij ishin dy problemet votimi me shumicë dhe
bashkëpunimi midis këshillit dhe Komisionit. Gjermanët do ta kundërshtonin duke u shprehurse
francezët na lanë të presim për gjashtë muaj dhe tani duhet patjetër të vrapojmë pas tyre.597
Ishte normale që delegacionet të shqetësoheshin për vazhdimësine e punëve. Dhe në këtë
realitet do të fillonin sulmet mbi dokumentin francez ku më kritikët do të ishin gjermanët.
Colombo do ti bashkohej sugjerimeve të Spaak mbi nevojën për të zgjidhur dy problemet
politike si dhe për krijimin e një Komisioni të ri. Colombo do të kërkonte që punët e Këshillit
nuk duhet të fokusoheshin vetëm mbi rregullimin financiar por edhe mbi probleme të tjera në
vecanti me ato të lidhura me bujqësinë dhe politikën tregtare që paraqesnin probleme
urgjente.598Ndërsa përfaqësuesi tjetër Ortona do të shprehej se‘’Jam i ndërgjëgjshëm se diskutimi
593Po aty , f 684 594 Jean-Marie Palayret, Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the Luxembourg Compromise Forty
Years, (Bruxelles, Peter Lang, 2006), f 222 595ASMAE, Proces verbal i sesionit tëjashtëzakonshëm të Keshillit të Europës 1966 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 189, f 687 596Po aty, f 687 597 Jean-Marie Palayret,, Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the Luxembourg Compromise Forty
Years, (Bruxelles, Peter Lang, 2006), f 222 598ASMAE ,Proces verbal i sesionit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Europës 1966 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 189, f 687
148
ka arritur në një pikë që do të ishte shkatërrimtare të cënohej fronti i të pesëtve’’.599Përballja
midis të pestëve dhe Francës ishte bërë më e ashpër derisa do të ishte përsëri Colombo që do të
merte rolin e ndërmjetësuesit ku do të sugjeronte që përfaqësuesit permanentë të ngarkoheshin
me detyrën për të studiuar dy problemet, raportin midis Këshillit dhe Komisionit dhe çështjen e
votimit me shumicë.600Atëhërë Murville do të ishte dakort me këtë propozim dhe me pëlqimin e
delegacioneve të tjera do të kërkonte një mbledhje tjetër në fund të Janarit në Luksemburg.
Ndërsa Colombo do të ishte mjaft optimist tek shprehej ‘’Eshtë një hap i madh që iu ngarkua
përfaqësuesve përmanentë pasi kjo do të thotë vazhdimësi në komunitet’’ 601
Ministri Italian do të luante rolin e ndërmjetësuesit për vazhdimësinë e bisedimeve për të
gjetur një kompromis edhe pse situata e brendshme në Itali në fund të janarit 1966 ishte e
përfshirë nga një mori ngjarjesh. Në fakt ditën e parë të takimit në Luksemburg qeveria e
udhëhëqur nga Aldo Moro do të binte pasi parlamenti do të hidhte poshtë një propozim të ligjit
mbi shkollat elementare shtetërore.602Ngjarjet e ditëve më pas do të tregonin se cështjet
europiane do të kalonin në plan të dytë duke i dhënë prioritet cështjeve politike të brendëshme.
Në 24 janar një prej përfaqësuesve të Italisë Ortona do të informohej se Aldo Moro ishte
konsultuar me presidentin e republikës Saragat dhe që të dy i përmbaheshin idesë që do të ishte
oportune të shtyhej për më vonë sesioni i ardhshëm në Luksemburg. Ndërkohë Ortona do të
merrte një letër nga ambasadori Italian në Bon Luciolli i cili theksonte‘’Gjatë një bisede që kam
patur me Shredder më shprehu zhgënjimin në lidhje me sjelljen e Colombos e cila ishte dukur
shumë optimiste ndaj francezëve.’’603Ndërkohë Ortona do tu niste një telegram ambasadave
italiane për tu informuar për një shtyrje të takimit. Të gjitha ambasadat italiane do të reagonin
me shqetësim duke marrë kërkesa nga ana e pesë vendeve për të riparë vendimin Italian. Në të
njëjtën ditë kryeministri Italian do të shprehte një lloj prirje për të dëgjuar kërkesat e ngutshme të
gjermanëve hollandezëve dhe të belgëve. Edhe francezët e kuptonin vështirësitë e qeverisë
italiane por do të ishin të lumtur nëse e tejkalonin krizën.
Po në 25 janar 1966 do të formohej një qeveri e re italiane e udhëhequr nga Moro e cili
do të tërhiqte kërkesën italiane për shtyrjen e takimit të Luksemburgut duke u shprehur ‘’Qeveria
italiane njofton se pjesëmarrja italiane në mbledhjen e Luksemburgut do të jetë me rezerva të
mëdha e lidhur kjo me situatën aktuale institucionale italiane .’’604 Edhe pse në një situatë të tillë
qeveria italiane do të kërkonte një mbledhje urgjente ku rendi i ditës do të ishte mbledhja e
ardhëshme e Luksemburgut dhe pozicioni që do të mbahej nga Colombo. Në fakt Colombo ishte
kritikuar ashpër nga republikanët për zemërbutësinë ndaj kërkesave franceze. Në fakt gjatë
599Po aty, f 687 600Jean-Marie Palayret, Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the Luxembourg Compromise Forty
Years, (Bruxelles, Peter Lang, 2006), f 235 601Po aty, f 235 602Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991), (Bologna: il Mulino, 1995), f 89 603Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f 155-172. 604ACS, Fondo Moro, Deklaratë e kryeministrit për pjesëmarjen në mbledhjen e Luksemburgut, Romë 24 Janar
1966.
149
këshillit të ministrave në 26 Janar 1966 ministrat republikanë dhe socialistë do të kërkonin të
mbështesnin fort komisionin ku kryetari i socialistëve do të theksonte ‘’Duhet të rezistojmë të
pestë bashkë. Duhet të nisemi nga supozimi se për disa kohë duhet të jetojmë në një komunitet
anemik por duhet të evitojmë prishjet dhe duhet të presim zgjedhjet parlamentare franceze’’ 605
Në 28 janar 1966 delegacioni italian do të nisej për në Luksemburg dhe do të përfaqësohej
përsëri nga Colombo dhe Ortona. Verner që do të hapte mbledhjen në Luksemburg së pari do të
falenderonte italianët për atë që kishin bërë që ky takim të zhvillohej në datën e caktuar duke
marrë parasysh situatën e brendëshme në të cilën gjendej qeveria italiane. Verner do të kërkonte
që të diskutohej mbi dokumentin e prezantuar nga komiteti permanent. Gjatë mbledhjes
delegacioni Italian do të hartonte një tekst ku midis të tjerash flitej për nevojën për të respektuar
interesat e cdo shteti në pritje të një zhvillimi të ekuilibruar të komunitetit. Përfaqësuesi francez
do të replikonte me italianët kur shprehej se bëhej fjalë për një deklaratë qëllimesh sipas të cilës
do të ishte në interes të komunitetit dhe të shteteve anëtare për të arritur zgjidhje që përfshijnë
konsensusin e të gjithëve.606
Delegacionet do të përqëndroheshin në diskutimet për arritjen e një kompromisi për
funksionimin e komunitetit ku Colombo do të ndërmerte një kthesë kur shprehej se ‘’Një
ekzaminim i dokumentave të ndryshme të prezantuara deri tani tregon se këshilli ka manifestuar
dëshirën për të mos i vënë në lojë interesat thelbësore të shteteve anëtare .Edhe pse ka
divergjenca opinionesh delegacioni Italian dëshiron që dispozitat e Traktatit të Romës të lidhura
me votimin me shumicë të respektohen më shumë në forëm sesa në përmbajtje.’’607
Ministrat e tjerë do të fillonin të shprehnin opinionet respektive mbi çka ishte deklaruar
nga Colombo ku Spaak do të deklaronte se të gjitha delegacionet ishin të ndërgjegjshëm për
faktin që delegacioni francez do të fitonte në çëshjten e votimit. Takimi do të përmbyllej me
arritjen e një marrëveshje mbi mosmarrëveshjen e cila në thelb forconte bashkëpunimin
ndërqeveritar në ndërtimin europian duke futur të drejtën e vetos për çdo shtet kur interesat vitale
të tij ishin në rrezik. Kompromisi i Luksemburgut kishte dhënë fund bojkotit francez por kishte
pakësuar autoritetin e komisionit. Me këtë përfundim Franca do të futej përsëri në komunitet ku
De Gaulle do të deklaronte se mbinacionaliteti ishte zhdukur dhe se Franca do të mbetej sovrane. 608 Përsa i përket Italisë ambasadori francez në Romë Berard do të shprehej se ministri i jashtëm
u deklarua optimist pa mohuar vështirësitë që do të jenë për një kohë të gjatë. Në vecanti përsa i
përket integrimit politik Italia nuk dëshiron përballje me këtë rregullim të ri pasi kërkon të
zgjidhë problemet e saj financiare në brendësi të komunitetit.609
605Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f 155-172 606Jean-Marie Palayret, Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the Luxembourg Compromise Forty
Years, (Bruxelles, Peter Lang, 2006), f 235 607Jean-Marie Palayret, Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the Luxembourg Compromise Forty
Years, (Bruxelles, Peter Lang, 2006), f 245 608Alain Peyrefitte, C'était de Gaulle, (Paris, Fayard, Vol. 2, 1997), f. 397 609AMAEF Telegram i ambasadorit francez në Romë, Berard për ministrin e jashtëm francez Romë 31. 1. .1966 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 190, f 698
150
Përsa i përket Italisë Kompromisi i Luksemburgut do të pritej mirë nga forcat socialdemokrate
kur shpreheshin‘’Institucionet komunitare u shpëtuan falë ndërhyrjeve që kanë qënë vendimtare
të një prej anëtarëve tanë Colombit.’’610 Ndërsa socialistët do të shpreheshin ‘’Të pesë anëtarët
janë besnikë të Traktateve të Romës, Franca do të vazhdojë të kundërshtojë në mënyre konstante
karakterin mbikombëtar të komunitetit’’611Përtej deklaratave të qeverisë italiane për një besnikëri
të tezave europiane diplomatët e kishin kuptuar që komuniteti ishte një domosdoshnëri për
Italinë. Pjesa më e madhe politikës dhe botës industriale e kishin kuptuar që zhvillimi ekonomik
që kishte karakterizuar gadishullin duke u nisur nga vitet 50’ishte e lidhur fortësisht me hapjen e
tregjeve. Ishte një fakt që tregtia me komunitetin në vitin 1967 mbulonte rreth 45%. Komuniteti
ishte bërë kështu një realitet thelbësor i ekonomisë kombëtare ku mrekullia ekonomike italiane i
detyrohej shumë ndërtimit europian. Jo më kot në arritjen e kompromisit të Luksembugut
Colombo do të ritheksonte
‘’Traktatet e Romës me rregullat dhe insticunionet e tij mbeten të pacënuara.612
5.4 Dimensioni social i Italisë në integrimn europian dhe projekti për një bashkëpunim
teknologjik.
Qeveria italiane do të ishte fortësisht e interesuar në mundësinë që komuniteti të
zhvillonte inicativa në planin social edhe pse në Trakatatet e Romës i ishte lënë një hapësirë e
vogël kësaj çështjeje. Krijimi i komisionit social në janar 1958 do të ishte i rëndësishëm për
politikën italiane dhe përfaqësuesi Italian në këtë komision në 10 tetor 1958 do të kërkonte
hartimin e një projekti të rregullimit të qarkullimit të lirë të punëtorëve një studim që duhet tju
paraqitej edhe qeverive. Përfaqësuesi Italian kërkonte gjithashtu edhe krijimin e fondit social
europian.613Përfaqësuesi Italian Petrilli do të këmbëngulte në studime të thelluara në tema të tilla
si formimi profesional, politika e pagave ku do të theksonte se objektivi i komisionit ishte të
inkurajonte në komunitet zhvillimin harmonik të aktivitetit ekonomik që do të lejojë në të njëjtën
kohë përmisimin e situatës sociale.614 Por në ato momente ajo që e shqetësonte përfaqësuesin
Italian ishte papunësia në Itali dhe për këtë do të kërkonte edhe një bashkëpunim me zyrën
ndërkombëtare të punës dhe kordinimin midis komisionit dhe Autoritetit të Lartë për këtë
problem. Por funksionari Italian do të këmbëngulte edhe në hartimin e politikave
jodiskriminuese ndaj punëtorëve të huaj ku Italia kishte një numër të madh emigrantësh.‘’Edhe
610Po aty , f 698 611. Antonio Varsori, Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana, (Roma, Carrocci, 2004), f 155-175. 612Jean-Marie Palayret, Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the Luxembourg Compromise Forty
Years, (Bruxelles, Peter Lang, 2006), f 255 613Arkivi i Parlamentit Europian. Komisioni për Punët Sociale. Proces verbal i mbledhjes së 10 tetorit 1958 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 75, f 323 614Po aty, f 323
151
punëtorët e pakualifikuar aspirojnë për të emigruar ndërsa kërkohen gjithmonë e më tepër
punëtorë të kualifikuar, çfarë sjellje do të mbajë komisioni përballlë kësaj gjendjeje.’’615
Gjithashtu do të kërkohej që Fondi Social Europian të përdorej edhe në formimin
profesional dhe kjo kishte një arsye të fortë italiane pasi vendet e tjera kërkonin punëtorë të
kualifikuar dhe ky do të ishte një rast për tu shfrytëzuar nga italianët pasi për diplomatët ishte i
pakundërshtueshëm fakti që qarkullimi i lirë i punëtorëve do të lehtësohej nga një politikë e
përshtatshme në sektorin e formimit professional.616
Politika italiane do të ndikohej në këtë aspekt edhe nga presioni që sindikatat diktonin mbi
qeverinë kur theksonin se përmisimi konstant i punësimit nuk ishte thjesht një pasojë e integrimit
por ishte kusht thelbësor që do të lejonte arritjen e integrimit.617Çështja do të rimerrej përsëri
fuqishëm nga Petrilli në vitin 1960 ku ai do të shpjegonte edhe domosdoshmërinë e një politike
sociale e lidhur kjo dhe me kushtet që diktonin burimet e reja të energjisë.
‘’Sot ekonomia e bazuar mbi qymyrin po zëvendësohet nga burime të reja të energjisë si ajo e
naftës dhe nuk është e vështirë të parashikosh se në të ardhmën forma të reja energjie mund të
dominojmë si përshembull energjia nukleare‘’618Më tej Petrilli do ti lidhte këto burime me dy
faktorë të rëndësishëm kur theksonte se ky zhvillim natyral i burimeve energjitike duhej të
shoqërohej nga dy faktorë, e para duhet të jetë politika rajonale e cila duhet të marrë në
konsideratë situatën rajonale të territoreve të komunitetitdhe së dyti politika e formimt
profesianal.619 Por pala italiane do të ishte e vendosur për të ndjekur politikën sociale europiane
pasi vetëm një politikë rajonale europiane mund të zhvillonte jugun e prapambetur ku në Qershor
1960 përfaqësuesi Italian do të theksonte vështirësinë e përmisimit të nivelit të jetesës së
popullsisë së jugut pa një politikë rajonale në të cilën do të luante një rol të rëndësishëm Banka e
Investimeve ku ekzistonte mundësia e një kordinimi midis Fondit Europian Social dhe Bankës
së Investimeve në këtë drejtim.620Por Petrilli do të sugjeronte edhe ndërtimin e banesave për
punëtorët emigrantë dhe këtu interesi Italian përputhej plotësisht pasi emigracioni drejt vendeve
të Ulta dhe Gjermanisë ishte i lartë.
Kuadri i çështjeve sociale europiane do të trajtohej më fuqishëm nga italianët ku pjesë e
komisionit europian në qershor 1961 do të bëhej diplomati i shquar Levi Sandri i cili do të
fillonte menjëherë punën duke deklaruar ‘’E mora këtë post pasi e kuptova që ja vlente të
modifikoje programin e punës dhe të studimit për të sjellë kontributin në ndërtimin e Europës në
mënyrë që të ndërtohet një garanci për një të ardhme të paqtë për brezat e
615Arkivi i Palamentit Europian.Komisioni për Punët Sociale. Proces verbal imbledhjes së 13.2 1959 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 77, f 332 616Po aty, f 332 617ACUE.Sekretariati europian sindikal. Përmbledhje Bruksel 6.11.1959 në Pier.luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok
86, f 355 618Arkivi i Palamentit Europian.Komisioni për Punët Sociale. Proces verbal i mbledhjes së 11.6.1960 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 92, f379 619Po aty,f 379 620Po aty,f 379
152
ardhshëm’’621Diplomati italian do të merte postin e drejtimit të komitetit ekonomk social i cili
ishte krijuar që në vitin 1958 në brendësi të traktateve të Romës por që nuk kishte luajtur ndonjë
rol të vecantë për shkak të një interesi të vakët të shteteve anëtare drejt politikës sociale. Për këte
arsye aksioni i Levi Sandrit do të zhvillohej në objektivat e traktatit në vecanti në aktualizimin e
principit të lëvizshmërisësë punëtorëve përdorimin e fondit social europian për të lehtesuar
punësimin dhe formim professional. Levi Sandri do të qëndronte në këtë komitet për 9 vjet dhe
do ti besoheshin cështjet sociale ku qeveria italiane do të ishte fortësisht e interesuar në
mundësine që komuniteti të zhvillonte iniciativa në këtë sektor të cilat do të rezultonin në masë
të madhe positive për Italinë.Vecanërisht domethënës do të ishte aksioni i Levi Sandrit për
lëvizshmërinë e punëtorëve një aspekt që ishte një konstante e vazhdueshme e politikës italiane
që nga vitet 40’ ku gjatë një mbledhje në Janar të vitit 1963 do të shprehej se‘’Qarkullimi i lirë i
punëtorëve arrin një vlerë të rëndësishme në shpirtin komunitar duke u siguruar punëtorëve të
gjashtë vendeve të njëjtat mundësi për të relizuar një prej aktivteteve thelbësore që karakterizon
jetën e njeriut, punën.’’622 Diplomati Italian shpresonte jo vetëm të përmbushte një treg të
integruar të punës por puna e tij do të ishte e tillë që emigrantët të gëzonin të njëjtat të drejta si
me vendet pritëse ku do të citonte në Komisionion europian se
‘’Qarkullimi nuk është thjesht lëvizje e një faktori prodhues të punës por në sistemin e
Traktatave të Romës është diçka më shumë. Vetëm kështu do të prodhohet ajo qytetari europiane
që nëpërmjet eleminimit të diskrimnimit punëtorët do të vendosen në të njëjtin plan të frontit të
punës.‘’623
Problemi i emigracionit të punëtorëve do të ishte një domosdoshmëri italiane edhe pse në
fillim të viteve 60’për shkak të mrekullisë ekonomike fluksi i emigracionit do të binte.Gjermania
Perëndimore siç e kemi përmendur edhe më lart do të kthehej në një valvul shfryrje për
emigrantët italianë ku statistikat rreth emigracionit flisnin qartë se në vitin 1958 do të
numëroheshin rreth 20.000 në vitin 1968 kjo shifër gati do të dhjetëfishohej në 200.000.624 Për
qeverinë italiane rezultatet e arritura në këtë çështje do të përfaqësonin një avantazh jo vetëm
duke zvogëluar papunësinë por edhe duke sjellë kapital për vendin dhe për këtë diplomati Italian
do të shprehej se qarkullimi i lirë i punëtorëve do të kontribuonte për të ulur papunësinë por edhe
orientimi i një politike rajonale mund ta çonte kapitalin atje ku ishte puna.625 Por iniciativat e
komisionit të mbështetura nga italianët do të ndeshnin në rezistencën e vendeve të tjera anëtare
që i konsideronin politikat e emigracionit si një fushë ku kompetencat i përkisnin shteteve
621MauricioSerra , La diplomacia davanti all’europa:scelta ideale e interese nazionale, në Craveri P Varsori A,(nën
kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico(1957- 2007) ,(Milano: Fran co Angeli ) , f153. 622ASUE Debate në parlamentin europian mbi qarkullimin e lirë të punëtorëve 23 .1.1964 ne Pier .luigi .Ballini,
Antonio Varsori, dok,171, f 627 623ASUE, Debate në parlamentin europian mbi qarkullimin e lirë të punëtorëve 23 .1.1964 ne Pier .luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dok171, f 627. 624Federico Romero , Emigrazione e integrazione europea, 1945-1973,(MilanoEdizioni Lavoro, 1991), f 106 625ASUE, Debate në parlamentin europian.Situata sociale në komunitet 27 Nëntor 1964 në Pier. Luigi .Ballini,
Antonio Varsori, dok,168, f 620
153
kombëtare dhe për këtë arsye Levi Sandri do të kërkonte në vitin 1967 që të konsiderohej
politikasociale jo si një sektor ndërhyrje por ti jepej i njëjti prioritet si politikat e tjera komunitare
ku gjithcka që ishte bërë duhej të konsiderohej si një pikënisje dhe jo një pikë mbërritje. Politikat
sociale kishin sjellë në fakt një afrim në zhvillimin social të vendeve anëtare.626 Vetëm në vitin
1968 falë këmbënguljes së diplomatit italian do të aprovoheshin një seri direktivash që do të
përmbushnin politikën e qarkullimit të lirë të punëtorëve ku vetë Levi Sandri do të theksonte
‘’Nuk mund të themi se sjemi të kënaqur me cka është arritur në politikën sociale por të tjera
hapa duhen hedhur që përfundimisht të themi se kemi arritur një Europë sociale’’627
Një tjetër fushë ku Traktatet e Romës ofronin mundësi në politikën sociale ishte formimi
profesional. Edhe në këtë rast e rëndësishme do të ishte iniciativa e Levi Sandrit ku në vitin 1961
do të insistonte në formimin profesional ku kërkonte financimin e përbashkët të programeve
speciale, krijimin e konvikteve europiane për organizimin e kurseve speciale dhe bashkëpunimin
e institucioneve komunitare me autoritetet qeveritare ku do të theksonte se bashkëpunimi kishte
bërë të mundur kohët e fundit një punësim të italianëve në Gjermani dhe Vendet e Ulta.628Kjo
tentativëdo të përmbushte në vitin 1963 hartimin e një dokumenti që do të haste në rezistencë
tëfort të shteteve të tjera por në vazhdën e vitit 1965 do të hartohej një plan aksioni që forconte
rolin e komisionit në drejtim të zhvillimit të formimit professional. Edhe këtu interesi Italian do
të predominonte ku Levi Sandri do të theksonte rëndësinë që kishte në ato moment formimi
professional në politikën e punësimit nga njëra anë dhe në politikën e zhvillmit rajonal nga ana
tjetër. Fondi Social Europian duhej të shndërrohej në një instrument të ndërhyrjes gati si
FEOGA.629
Për Italinë formimi profesional kishte një avantazh të dyfishtë ku nga njëra anë bumi
ekonomik kërkonte forcë punë të kualifikuar dhe nga ana tjetër do tu ofronte të papunëve italianë
mundësi të mira në tregun e vendeve të tjera europiane. Por formimi profesional lidhej edhe me
zhvillimin rajonal për të cilën Italia kishte një domosdoshmëri të vecantë krahasuar me vendet e
tjera dhe për këtë arsye diplomati Italian do të shprehej‘’Nëse komuniteti do të luaj një rol të një
rëndësie në politikën e zhvillimit rajonal është e dukshme që gjithmonë e më shumë rëndësi do të
marrë formimi professional’’630Në këto tentativa diplomati Italian do të mbështeste edhe të rinjtë
ku do të theksonte se objektivi final i aksionit të përbashkët ishte krijimi i një rrjeti insitutesh
formimi që do tu ofronte të rinjve një mundësi formimi.631Por këto tentativa përsëri do të
626ASUE, Debate në parlamentin europian. Situata sociale në komunitet në në Pier. Luigi. Ballini, Antonio Varsori,
dok,172, f 700 627ASUE, Debate në parlamentin europian mbi qarkullimin e lirë të punëtorëve. 22 .2.1968 në Pier. Luigi .Ballini,
Antonio Varsori, dok 196, f 718 628Arkivi i Parlamentit Europian. Komisioni për Punët Sociale. Proces verbal i mbledhjes së16.6.1961 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 106, f 416 629Arkivi i Palamentit Europian. Komisioni për Punët Sociale.Përmbledhje e programit të aksionit të politikës së
përbashkët të formimit profesional 21.12.1965 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 188,f 619 630Po aty, f 620 631Po aty, f 620
154
ndeshnin në rezistencën e shteteve të tjera anëtare ku nuk ishte në vëmendjen e tyre të
financonin një politikë që do të favorizonte vetëm Italinë. Kështu edhe kjo tentativë do të
limitohej në harkun e viteve 60’. Por gjatë negociatave për firmosjen e Traktateve të Romës do të
ishte një tjetër pikë ku Italia do të demostronte një interes të veçantë, krijimi i një Fondi Social
Europian. Qeveria italiane do të insistonte në këtë pikë pasi me anë të këtij fondi mund të
ndërhynte në zbutjen e papunësinë në rajonin e jugut. Po ti referohemi shifrave në harkun kohor
1958-1968 do të përfitonte një rritje konstante nga ky fond dhe kjo falë veprimtarisë së
diplomatëve italiane. 632
Po nëse në fushën sociale Italia do të insistonte dhe do të luante një rol këmbëngulës një
fushë tjetër ku qeveria italiane do të hidhte vëmendjen ishte bashkëpunimi teknologjik dhe kjo
kishte arsyet e veta. Në fund të shkurtit 1966 do të gjente zgjidhje kriza qeveritare e hapur pak
përpara konferencës së dytë të Luksemburgut. Aldo Moro do të formonte qeverinë të bazuar në
formulën e qëndrës së majtë që do të zgjaste deri në pranverë të vitit 1968. Në krye të minstrisë
së jashtme do të ishte përsëri Amintore Fanfani. Ndërkohë që klasa politike europiane do ta
përqëndronte vëmendjen në dy ngjarje të rëndësishme në daljen e Francës nga struktura e Natos
dhe lufta në Vietnam.Përsa i përkiste ndërtimit europian Fanfani e kishte kuptuar që nga
kompromisi i Luksemburgut që hapësirat e manovrës për iniciativa të rëndësishme politike ishin
të ngushta.633 Pavarsisht kësaj ministri italian nuk do ta braktiste propozimin për të hedhur
ndonjë projekt të ri. Vecanërisht domethënëse do të ishte tentativa në ambjentin europian për të
zhvilluar forma bashkëpunimi në sektorin teknologjik.
Që nga fillimi i viteve 60’disa vende europiane përfshi edhe Italinë do të kërkonin forma
bashkëpunimi në sektorin aerohapësinor. Arritjet italiane në shkencë do të mbështeteshin edhe
nga kryeminstri anglez në Maj 1966 ku në një takim me Fanfanin mbi çështjet tekonologjike do
të citonte ‘’Ne i kemi dhënë mbështetje programit tuaj në kërkimet elektronike ‘’Ndërsa Fanfani
do të shprehte interesin në mundësinë e një bashkëpunimi të Britanisë me Europën e të gjashtëve
në kërkimet shkencore dhe teknologjike, madje do të kërkonte edhe një bashkëpunim
bilateral.634Në Qershor 1966 Italia do ta hidhte çështjen e bashkëpunimit teknologjik në selinë
atlantike ku aty do të mirëpritej dhe do të kërkohej hartimi i një dokumenti studimi. Ky
dokument do të përgatitej nga ministria e jashtme italiane në të cilin sugjerohej që Nato mund të
ishte fusha më mire e suksesit të një programi që do të bazohej në një bashkëpunim të ngushtë
midis Amerikës dhe Europës Perëndimore. Por Fanfani që kishte përjetuar krizën e karriges
bosh e kuptonte që Franca ishte e rëndësishme në integrimin europian prandaj do të
theksonte‘’Iniciativa ka edhe si qëllim të krijoj një interes të ri për Francën ndaj bashkëpunimit
632Mauricio Serra, La diplomacia davanti all’europa:scelta ideale e interese nazionale, në Craveri P Varsori A,(nën
kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico(1957- 2007) , (Milano: Franco Angeli), f 156 633Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991), (Bologna: il Mulino, 1995 ), f 99 634ASMAE Foreign Office.Përmbledhje e bisedimeve midis kryeminstrit britanik dhe ministrit të jashtëm Italian
6.5.1966 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 191, f 699
155
europian dhe ndaj Amerikës.635Por ishte edhe një interes Italian kur ministri jashtëm do të
theksonte se nëse alternativa nuk jepte rezultate në planin shumëpalësh do të ishte e mundur për
Italinë që të përmbyllej një marrëveshje bilaterale edhe me Amerikën.636 Në fakt në vitet 1961-
1966 do të rregjistrohej një rritje e kapitalit amerikan ku pjesëmarrja më e madhe amerikane do
të përqëndrohej në sektorin e elektronikës.
Propozimi i Fanfanit do të ngjallte interes dhe do të mirëpritej edhe në botën industriale
ku presidenti i CNR do të sugjeronte edhe sektorët ku bashkëpunimi mund të ishte i frytshëm si
elektronika, energjia, telekomunikacioni. Por interesi ekonomik do të përzihej me ëndrrën
italiane për një bashkëpunim politik ku veçanërisht e rëndësishme do të ishte edhe ndërhyrja e
Emilio Colombit që do të theksonte rëndësinë e kësaj çështje jo vetëm në aspektin ekonomik por
edhe atë politik dhe ky ishte një nga të paktët argument që kishte pala italiane për rinisjen
europiane. Por padyshim që edhe ngjarjet e uljes së tensioneve në luftën e ftohtë do ti jepnin një
ridimensionim të ri Aleancës Atlantike ku sipas diplomatit italian‘’Eshtë e natyrshme të zgjedhim
bashkëpunimin teknologjik, një fushë ku europianët kanë një hendek të madh me amerikanët dhe
për këtë jam i mendimit që komuniteti të përfshij edhe Anglinë.637Por interesi italian për
bashkëpunimin teknologjik do të ishte edhe në qendër të bisedimeve midis Fanfanit dhe ministrit
të jashtëm Gjerman ku do të diskutohej edhe projekti teknologjik i cili ishte hedhur edhe në
brendësi të Natos.638Edhe pse iniciativa e qeverisë italiane kishte si qëllim një rinisje europiane
ky projekt do të mbetej një ëndërr e parealizuar në kuadrin europian. Përtej këtyre episodeve në
fillim të vitit 1968 bota politke dhe opinioni publik italian do ta përqëndronin vëmendjen drejt
zgjedhjeve politike të cilat do të përballnin elektoratin me eksperiencën e qëndrës së majtë. Por
për Italinë viti 1968 do të hapte edhe periudhën e krizës që do të vinte në diskutim pozicionin e
vendit në brendësi të sistemit europian perëndimor.
635ASMAE.Proces verbali i takimit të mbajtur nga komiteti për bashkëpunim ekonomik internacional 16.9.1966 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 192, f 704 636 Po aty, f 704 637ASMAE.Proces verbal i takimit te mbajtur nga komiteti për bashkepunim ekonomik internacional 12.10..1966 ne
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 193, f 709 638AMAEF Telegram i ambasadorit francez ne Romë, për ministrin e jashtëm francez Rome 23 .12.1966 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 194, f 710
156
- KREU VI -
KRIZA E VITEVE 70 DHE ZGJEDHJA EUROPIANE E ITALISË 1969-
1979
6.1 .Italia përballë një procesi të ri integrimi. Suksese dhe zhgënjime europiane. çë
Lëvizja studentore në Francë në Maj të vitit 1968 do të shënonte një moment kthese jo
vetëm në çështjet e brendëshme të Francës. Kjo ngjarje do të kthehej në një simbol të
ndryshimeve të shoqërive e cila do të zgjerohej në kontekstin ndërkombëtar duke kushtëzuar të
ardhmen e një sërë shtetesh të botës perëndimore por do të linte gjurmë edhe në bllokun
komunist me ngjarjet në Çekosllovaki. Përsa i përket Italisë do të kishte trazira përpara ngjarjeve
të Francës në krahinën Valle Giulia në 1 mars 1968. Zgjedhjet e 19 Maj 1968 nuk do të ishin
favorizuese për qendrën e majtë dhe do të përforconin krizën e kësaj formule politike e cila dukej
se nuk do të ishte një alternativë e besueshme. Pasiguritë dhe konflikti në rritje i partive që kishin
formuar qeverinë, shtuar kësaj edhe pakënaqësinë e shtresave sociale të opinionit publik përballë
paaftësisë së forcave politike për ti dhënë përgjigje nëpërmjet reformave të ardhura nga
mrekullia ekonomike dhe nga transformimet sociale në vitet 60’ do të ishin disa nga shkaqet e
krizës italiane që do të niste në fund të viteve 60’ dhe do të zgjaste një dhjetëvjecar ku pasojat
kryesore do të ishin në vështirësitë ekonomike dhe episode të terrorizmit që do të përjetonte
vendi.639Mbi planin ndërkombëtar në fund të viteve 60’ pozicionimi i Italisë në ndërtimin
europian do të influencohej nga përfundimi i eksperiencës politike të De Gaulle i cili do të
udhëhiqte republikën e pestë franceze. Në pranverën e vitit 1968 pas një periudhe të shkurtër të
pasigurive përballë lëvizjes studentore por edhe nga lëvizjet sindikaliste De Gaulle do të gjendte
kapacitetin për të reaguar me vendosmëri duke mobilizuar forcat e moderuara dhe duke
demonstruar vullnetin për të zgjidhur disa nga problemet që viti 1968 kishte nxjerrë në pah ku
zgjedhjet administrative të mbajturë në fund të vitit1967 do ti jepnin një rezultat të kënaqshëm
për gjeneralin. Por me kalimin e kohës një pjesë e zgjedhësve të moderuar do të bindeshin se De
Gaullit i kishte kaluar koha. Në prill të vitit 1968 një referendum i mbajtur për një reformë të
senatit do të nxirte një rezultat negativ për De Gaullin i cili do të jepte dorëheqjen dhe vendin e
tij do ta zinte Pompidu.640
Pak muaj pas ardhjes së Pompidu në krye të Francës në tetor 1969 do të mbaheshin
zgjedhjet elektorale në Republikën Federale Gjermane të cilat do të shenonin fitoren e Vili Brand
që i kishte dhënë jetë një strategjie të dialogut me bllokun lindor të quajtur ‘Ostpolitika. Një
forcim i kësaj politike përfaqësonte një nga pikat kyce të programit të ri të kancelarit dhe do të
639Ennio Di Nolfo, Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 310 640Alain Peyrefitte,C'était de Gaulle, (Paris, Fayard, Vol. 2, 1997), f 407
157
jepte idenë e një politike më të sigurtë nga ana e Bonit në skenarin ndërkombëtar në
konsolidimin e rolit të Gjermanisë si një nga fuqitë më të mëdha ekonomike të perëndimti.641
Përballë këtyre çështjeve Pompidu ishte i bindur që Franca duhej të rimerrte iniciativën dhe
konteksti europian do të ishte më i përshtatshmi për të shpalosur aksionin francez.
Në fundin e viteve 60’ndërtimi europian do të përjetonte një seri transformimesh që do të
ndryshonin në mënyrë radikale disa vlera thelbësore të procesit të integrimit. Përsa i përket
shteteve anëtare të komunitetit do të manifestohej një spostim drejt së majtës të ekuilibrave
politike si në Gjermani dhe Itali. Një tjetër element që do të trondiste kontekstin europian
perëndimor do të ishte ngadalsimi i rritjes ekonomike që kishte shënjuar për 15 vjet bumin
ekonomik i shoqëruar me krizën energjitike të vitit 1973-1974. Por në fushën sociale do të
afirmohej fenomeni i papunësisë që do të godiste disa kategori të shoqërise në vecanti rininë. Kjo
periudhë do të korespondonte edhe me daljen nga skena të asaj gjenerate liderash si Adenauer
dhe De Gaulle që e kishin përmbushur detyrën e tyre.642
Përsa i përket konteksti internacional gjysma e dytë e viteve 60’ do të regjistronte raporte
jo aq të forta midis Europës dhe Amerikës ku do të ndikonin ngjarjet në Vietnam dhe
vështirësitë në rritje të ekonomisë amerikane. Dollari në vecanti do të bëhej një faktor turbullues
duke e bërë të vështirë edhe menaxhimin ekonomik të shumë shteteve të Europës Perëndimore
.643Pavarësisht kësaj disa lidera europianë e kuptonin se zgjidhja e probemeve nuk gjendej në një
kuadër të ngushtë kombëtar dhe se ndërtimi europian do të ofronte mundësi për të superuar këtë
krizë.
Nuk është e rastit që ideja e një rinisje europiane do të vinte si rezultat i një iniciative franko
gjermane. Në Francë pas ngjarjeve të majit 1968 dhe tërheqjes nga jeta politike të De Gaulle do
të vinte Pompidu ndërsa në Gjermani ardhmja e Vili Brand do ti jepte jetë politikës së dialogut
me bllokun lindor. Që nga viti 1968 edhe shumë diplomatë italiane do të ishin për një rinisje të
procesit europian ku ambasadori Italian në Bon Mario Luciolli do të vinte theksin tek një rinisje
europiane për të mbajtur një balancë midis Bashkimit Sovjetik dhe Europës por edhe për të
luajtur një rol në arenën ndërkombëtare. 644
Iniciativa franko gjermane për një rinisje europiane do të konkretizohej me takimin e
mbajtur në Dhjetor 1969 në Hagë midis shteteve anëtare. Në këtë takim do të gjendeshin tre
objektiva të karakterit të përgjithshëm, zgjerimi, thellimi, kompletimi. Përsa i përkiste kriterit të
zgjerimit rënia e vetos së De Gaulle do të thoshte një prospektivë për zgjerim të komunitetit
ndërsa aspekti i komplemetimt lidhej me krijimin e një bilanci të përbashkët në politikën
bujqësore. Aspekti i thellimit lidhej me projektet për një politikë monetare europiane dhe
mundësinë për të zhvilluar një politike sociale dhe rajonale.çë
641Ennio Di Nolfo, Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, ( Bari: Laterza, 2000 ), f 315 642Poaty,f 320 643Poaty,f 321 644ASMAE. Letër e ambasadorit Italian në Bon Luciolli për ministrin e jashtëm. (Romë 12.10.1968 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori), dok 198, f 737
158
Këto politika do të vinin në provë politikën europiane të Italisë në një fazë veçënërisht kritike të
jetës së vendit që duke nisur nga fundi i viteve 60’do të përballej me një krizë që do të zgjasë një
dhjetëvjecar. Në Itali këto vite do të karakterizoheshin në planin e brendshëm nga një
paqëndrueshmëri e theksuar politike ku midis Gushtit të vitit 1969 dhe Qershorit 1972 do të
krijoheshin katër qeveri. Ndërrimi i shpeshtë i qeverive do ta kishte origjinën në krizën e
brendshme të socialistëve që do të gjente shprehje në disa skandale qeveritare si dhe në
turbullirat sociale që do të shpërthenin në vjeshtën e nxehtë të vitit1969.645 Në 12 dhjetor 1969
do të shpërthente një bombë e vendosur në bankën kombëtare bujqësore e cila do të shkaktonte
viktima dhe do të shënonte të ashtuquajturën strategji të tensionit. Kushtet nuk ishin të
favorshme në atë periudhë edhe në zhvillimin e një politike të vendosur të jashtme ku në krye të
kësaj ministrie do të qëndronte Aldo Moro.
Në këtë kontekst zgjedhja europiane do të ishte për Italinë akoma më e rëndësishme për
shpëtimin e regjimit demokratik dhe për lidhjen me bllokun perëndimor. Lancimi i tripletës
zgjerim- thellim - kompletim do të përfaqësonte një rast të mirë për Italinë dhe një prej çështjeve
kryesore që do të duhej të përballej ishte pranimi i Britanisë ku Italia kishte treguar mbështetjen e
saj që nga viti 1961 së bashku me vendet e Beneluksit por që ajo mbështetje nuk kishte sjellë
rezutate në atë kohë. Në vazhdën e vitit1968 edhe pse politka italiane do të përqëndrohej në
çështjet e brendëshme çështja e hyrjes së Anglisë mbetej një prioritet për Italinë ku ministri i
jashtëm italian në një takim me ministrin francez do të shprehtebindjen e dyfishtë se nuk mund të
kishte një Europë pa Francën por gjithashtu nuk mund të kishte një Europë të vërtetë pa
Britaninë e madhe.646Kriza e brendshme qeveritare në vitin 1968 do të sillte në dhjetor të po atij
viti në krye të ministrisë së jashtme një mbështetës të rrugë europiane Pietro Neni i cili do të
ndikohej nga një tjetër figurë e spikatur në çështjet europiane Altiero Spinell i cili do të
sugjeronte një rimarje të fortë të politikës europiane në kontekstin europian kur shprehej‘’Ne nuk
jemi një fuqi botërore por mund të ushtrojmë influencë në disa pika ku mund të kontribuojmë në
mënyrë konkrete në ndërtimin e një komuniteti politik’’647Më tej Spineli do të vazhdonte
‘’Çfarë kemi bërë deri tani për Britaninë?Thjesht një mbështetje verbale për kërkesën angleze
për aderim pa arritur asnjëherë që të kërkojmë eleminimin e vetos si një kusht edhe për pranimin
e politikave të tjera’’648Por mbi zgjedhjen e Nenit do të influenconte edhe lidhja me partinë
laburiste angleze që qeveriste vendin nën udhëheqjen e Uillson. Në vazhdën e vitit 1969 do të
bëhej me prezent interesi italian për të forcuar lidhjet me Londrën ku në pranverë të viti 1969 do
të nënshkruhej një dokument ku të dyja qeveritë do të ravijëzonin një platformë të përbashkët për
645Olivi Bino, L'Italia nella CEE degli anni '70: problemi e prospettive, (Edizioni Comunità, Roma, 1977), f. 202-
222; 646AMAEF. Përmbledhje e takimit midis ministrit të jashtëm Italian e francez, Paris 28.8.1968 në Pier. luigi.Ballini,
Antonio Varsori, dok 200, f 742 647Fondacioni Pietro Nenni.Raport i Altiero Spinelit mbi politikën e jashtme të Italisë në vitet 1969 -1970 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 201, f 749 648Fondacioni Pietro Nenni. Raport i Altiero Spinelit mbi politikën e jashtme të Italisë në vitet 1969 -1970 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 201, f 749
159
aksionin e ndërrmarë në fushën e integrimit europian.Dokumenti i titulluar ‘’Deklaratë mbi
Europën‘’theksonte impenjimin e përbashkët mbi dy pika të rëndësishme.
1-integrimin paralel të ekonomisë dhe politikës në Europë.
2-impenjimin për zgjedhjet direktë të parlamentit europian. Kjo deklaratë do të lindte në një
klimë të afrimit të qeverisë Uillson me Italinë e qëndrës së majtë dhe do të kontribuonte të
nënvizonte raportet e mira që do të konkretizoheshin nga vizita e presidentit italian Saragat në
Londër në prill 1969. Në këtë takim Neni do të shprehte dëshirën italiane për të lehtësuar hyrjen
e Britanisë në komunitet edhe pse kishte një veto franceze të DeGaulle .649 Por mbështejta e
Italisë do të vinte jo vetëm si një dëshirë për të balancuar dyshen franko–gjermane por edhe për
arsye politike në cilat ndodhej vendi, pikërisht presidenti Saragat do ti shprehej kryeministrit
anglez.‘Prezenca e Britanisë me traditat politike mund të ndihmoj të mbrohet tradita
demokratike në Itali’’650Kjo deklaratë do të përkonte në të njëjtën kohë me dorëheqjen e De
Gaulle nga skena politike dhe me ardhjen e Pompidu ku do të vinte edhe një kthesë në politikën
europiane të Francës. Pikërisht në verë do të vinte iniciativa franceze për një takim europian që
do të ritheksonte një rinisje europiane ku do ta vinte theksin tek politika bujqësore dhe integrimi i
Britanisë.651
Në Itali po në Gusht1969 do të formohej një qeveri e re nga kryeministri Mariano Rumor
ku në krye të ministrisë së jashtme do të emërohej Aldo Moro i cili do të kishte një vizion të
qartë të problemeve botërore dhe të marrëdhënieve lindje-perëndim. Si ministër i jashtëm do të
luante një politikë ku ishte njohur intuita e kohës.
Faza e distensionit që do të karakterizonte sistemin ndërkombëtar përfaqësonte fushën e
negociatave të inaguruar nga presidenti amerikan Richard Nikson nga prezenca e Vili Brand në
Gjermani, Pompidu në Francë do të forconte tek Moro bindjen se të gjithë këta do të çonin botën
drejt një rregulli të ri kur shprehej i bindur për nxitjen që duhet të kishin edhe vendet e tjera. 652
Kështu politika e jashtme e Italisë republikane do të ishte politikë e paqes nëse Aleanca Atlantike
do të krijonte një instrument për sigurinë dhe paqen. Italia do të hidhej fuqishëm edhe mbi
ndërtimin europian. Aldo Moro ishte i bindur që Europa e bashkuar politikisht dhe ekonomikisht
do të ishte një faktor i sigurtë përtë kontribuar në stabilitetin e jetës ndërkombëtare dhe kjo
Europë me trashegiminë e saj morale dhe kulturore do të ndërtonte një forcë të madhe bashkë me
aleatin e përtej atlantikut.653Si protagonistët e tjerë politike të atyre viteve Aldo Moro e ndjente
se kishte ardhur koha për ti dhënë Europës një fizionomi dhe një zë dhe për këtë e ndiente si
detyrë impenjimin e fortë kur shprehej se
649ASMAE.Përmbledhje e takimit midis kryeministrit Italian dhe ekryeministrit anglez, Londër 24.4.1969 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 202, f 758 650 Poaty , f 758 651 Bino Olivi, L'Italia nella CEE degli anni '70: problemi e prospettive, (Edizioni Comunità, Roma, 1977), f.202-
222; 652ASMAE. Komunikatë në komisionin e punëve të jashme 12 shtator 1969 nga Aldo Moro. në Pier. luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dok 204, f 760 653Carla Meneguzzi Rostagni, (Aldo Moro, l’Italia e il processo di Helsinki), f 337-357 në Studi storici vol 4, Nr2
160
’Duhet të punojmë që të tejkalojmë rastet e humbura për Europën. Ne nuk duhet të humbasim
asnjë minutë.’’654
Përsa i përkiste çështjeve europiane në këtë kohë pozicioni Italian dukej i fortë, sepse për
herë të parë një figurë italiane do të bëhej president i komisionit, bëhej fjalë për Franco Maria
Malfati. Pozicioni i Italisë ndaj projektit francez do të shoqërohej me një frikë ndaj politikës
bujqësore dhe pasojave negative që kjo politkë kishte pasur mbi ekonominë e vendit.
Kompletimi i politikës bujqësore do të krijonte jo pak probleme për Italinë që do ti duhej të
përballej me një legjislacion që favorizonte bujqësinë europiane të vendeve me të avancuara dhe
se Italia ishte kthyer në një financues neto të partnerëve europiane. 655Sipas ministrit Moro, Italia
do të shkonte në konferencën e Hagës duke e ditur se interesat italiane ishin në rrezik. Pas
lajmërimit të Pompidu për të organizuar një konferencë të gjashtëve në Dhjetor 1969 Moro do të
shprehej deri ne abandonimin e konferencës nëse Pompidu nuk do të caktonte një datë të hapjes
së negociatave me Britaninë.656Sjellja shqetësuese e qeverisë italiane justifikohej edhe nga
zhvillimet e brendëshme ku qeveria Rumor në këtë kohë po përballej me një krizë sociale të
shpërthyer në Shtator e shoqëruar me një seri grevash. Nën udhëheqjen e Moros diplomacia do të
ishte aktive duke zhvilluar një aksion politik deri edhe në mendimin për të krijuar një çift italo-
gjerman ndaj Francës por që do të ishte i parealizueshëm pasi kancelari Brand e mbështeste
konferencën si një vitrinë për të realizuar Ostpolitikën.
Megjithatë interesi ekonomik Italian do të prevalonte në diplomacinë italiane ku Moro
do të ushtronte presione mbi Francën në politikën bujqësore duke e kthyer në një pikë të ngecjes
së negociatave aq sa edhe në këtë moment aderimi i Anglisë do të përdorej si mjet presioni ku
ambasadori Italian në Francë Malfati do të theksonte ‘’Nëse Franca do të arrij rezultatet e
dëshiruara në politikën bujqësore, rruga e negociatave me Britaninë e madhe do të jetë
praktikisht e lirë nga cdo pengesë’’657Konferenca e Hagës do të hapej në Dhjetor 1969 ku
delegacioni Italian që përfaqësohej nga kryeministri Rumor ministri i jashtëm Moro do ti
përmbahej këtyre pikave
1-Zgjerimit.
2-Çështjes së parlamentit europian ku do të kërkonte votim të përgjithshëm.
3- Krijimit të një universiteti europian në Itali. Aldo Moro do te insistonte ne kordinimin e një
politike te fuqishme ekonomike. 658 Por delegacioni Italian do të luante në këtë konferencë një
rol jo qëndror në negociata aq sa edhe ambasadori britanik në Romë do të shprehej për rolin
654 Carla Meneguzzi Rostagni, Aldo Moro, l’Italia e il processo di Helsinki,f 337-357 655Maria Eleonora Guasconi, Italy and the Hague Conference of December 1969 në Journal OF European
Integration history 2003, Volume 9, NR2, f 101 656AMAEF. Përmbledhje e problemeve europiane italiane të shprehura në vigjilje të konferncës së Luksemburgut
15.10 1969 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 203, f 759 657AMAEF. Letër nga ambasadori Italian në Paris për kryeministrin Italian 6.11.1969 në Pier .luigi. Ballini,
Antonio Varsori, fashikull 176 f ,760 658Maria Eleonora, Guasconi Italy and the Hague Conference of December 1969 në Journal OF European
Integration history2003, Volume 9, Number 2,f 111
161
joefikas të Italisë në negociatat europiane duke dhënë impresionin e një konfuzioni dhe dobësie.
Italianët kishin qënë gjithmonë mbështetës së hyrjes së Britanisë në komunitet, por fakti që ata
nuk ishin në gjëndje të mbronin interesat e tyre në komunitet për anglezët kjo mbështetje nuk do
të luante një rol të vecantë .659
Por në vazhdën e vitit 1970 politika europiane do të përqëndrohej më shumë në cështjen e
thellimit dhe kompletimit ku një vend të rëndësishëm do të zinin cështjet sociale. Përsa i përket
zgjerimit procesi do të kishte një ngadalsim kjo edhe për faktin se në Britani do të mbaheshin
zgjedhjet parlamentare. Megjithatë qeveria angleze ishte e interesuar ti forconte kontaktet me
shtetet europiane ku në një vizitë në Romë sekretari i shtetit anglez do të merrte mbështetjen
italiane. Në këtë takim ministri Italian do ta zhvendoste vëmendjen edhe në një temë aq të dashur
për italianët në politikën europiane sic ishte edhe bashkëpunimi politik. Qeveria italiane kishte
formuluar edhe një memorandum mbi këtë temë ku vëmendja e saj do të përqëndrohej në
krijimin e institucioneve mbishtetërore.660 Italianët bashkëpunimin politik të Europës do ta
lidhnin pashmangërisht dhe me aderimin e Britanisë ku në një komunikim për ministrinë e
jashtme ambasadori francez në Itali do të shprehej
‘’ Italianët shfaqen në sytë e opinionit publik, si mbështetësit më të zjarrtë të integrimit politik,
por në të njëjtën kohë po menaxhojnë zgjedhjen definitive të Britanisë, aktualisht është e qartë se
është dita e italianëve‘’661Zgjedhjet angleze në vitin 1970 do të sillnin në pushtet konservatorët e
Heath të cilët do të vazhdonin tentativat për hyrjen e Britanisë në komunitet por do të hasnin në
disa vështirsi si pozicioni anglez përballë politikës bujqësore, roli i stërlinës dhe raportet e
ardhëshme të Britanisë. Në sytë e britanikëve Italia luante rolin e një partneri të dorës së dytë në
këto negociata pasi sipas tyre diplomacia italiane po fokusohej në çështje të tjera ku në një vizitë
që ministri i jashtëm Italian do të zhvillonte në Londër në dhjetor 1970 per diplomatët anglezë
edhe pse italianët hynin në një kategori jo të favorshme në krahasim me gjermanët e francezët
për nga pesha që zinin duhet të krijonin idenë e një lidhje speciale për të arritur një mbështetje të
sigurt në tratativat britanike.662 Në muajt e parë të vitit 1971 Italia do të zhvillonte një sërë
takimesh për hyrjen e Britanisë në komunitet ku do të mbante pozicione mbështetëse ndaj
rregullave hyrëse ku përsa i përkiste kontributit që do të derdhte Britania të ishte gradual duke
kundërshtuar tezat franceze që kërkonin një kontribut të lartë.
Mbështetja ndaj politikës britanike për Italinë kishte të bënte me aspektet e politikës së
saj ekonomike në komunitet. Mbrojtja e interesave ekonomike italiane do të shpreheshin qartë
nga kryministri Italian në mars 1971 në një komunikim me zytrarë britanikë ku Italia shpresonte
që Britania e Madhe në komunitet të mbështeste rishikimin e sistemit të politikës bujqësore dhe
659Opinion i ambasadorit anglez në Romë për gjendjen në Itali 1.1.1970 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori,
fashikull 177 f = 760 660AMAEF. Italia dhe bashkëpunimi politik. Paris 13.05.1970 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, document 204,
f761 661Po aty, f 761 662NAL,33/104 Memorandum i departamenti mbi integrimin europian, 9.12.1970 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, f 762
162
kjo do te sillte më shumë avantazhe për interesat italiane dhe britanike.663Kthesa në bisedime do
të vinte nga një takim anglo–francez në maj 1971 ku do të arriheshin një sërë kompromisesh.
Duke ndjekur këto zhvillime edhe politika italiane do të konturoj më qartë kërkesat e saj
europiane. Në një takim që kryeministri Italian Colombo do të zhvillonte në Londër në Qershor
1971 do të gjente pika takimi me pozicionet italo-angleze si zhvillimi i një politike rajonale,
kërkimi teknologjik dhe politika mesdhetare politika qe ishin diskutuar edhe në të kaluarën me
anglezët. Por aderimi i Britanisë për italianët shihej edhe në kontekstin ndërkombëtar ku ministri
i jashtëm italian do të shihte në aderimin britanik mundësinë e një forcimi të komunitetit mbi
planin ndërkombëtar dhe mundësinë për lindjen e një embrioni të politikës së jashtme europiane. 664 Negociatat për hyrjen e Britanisë në komunitet ishte një nga temat që kishte karakterizuar
politikën italiane në vitin 1971. Kështu Italia do të organizonte në Nëntor 1971 një takim në
Romë për zgjerimin e komunitetit. Pas shumë tentativash zgjerimi i parë i komunitetit do të
nënshkruhej në Janar të vitit 1972. Për Italinë me hyrjen e Britanisë komuniteti mund të lanconte
iniciativa në fushën e politikës sociale dhe të bashkëpunimit politik ku interesat italo-britanike
përputheshin dhe aq sa në samitin e mbajtur në tetor 1972 pala angleze do të shprehej
‘’Një afrim me Italinë është i domosdoshëm në emër të interesit të përbashkët, politikës rajonale
por edhe ekzistencës së një identiteti thelbësor përsa i përkekt zhvillimit institucional’’665Aderimi
i Britanisë do të përmbyllte një fazë të gjatë negociatash ku roli i Italisë në mbështetje të
zgjerimit të komunitetit do të prezantonte një konstante të politikës italiane që nga vitet 60’.
Nëse zgjerimi i komunitetit kishte qenë një prej aspekteve më të rëndësishme të
evolucionit të politikës europiane të Parisit, një fushë tjetër europiane e rëndësishme ishte edhe
politika e përbashkët bujqësore dhe financimi i saj. Kjo cështje do të bëhej qëndrore edhe në
vigjilje të Konferencës së Hagës ku reagimi i parë italian do të ishte negativ. Kompletimi i
politikës bujqësore do të krijonte jo pak probleme për Italinë cila do të përballej me një
legjislacion që favorizonte bujqësinë europiane të vendeve më të zhvilluara ku Italia ishte kthyer
në një financues neto të partnerëve europiane.666Jo vetëm kaq por edhe politika e komunitetit
kishte dështuar për të strukturuar zhvillimin e bujqësisë italiane, e cila kishte përqindjen më të
lartë të fuqisë punëtore në Evropë në këtë sektor. Produktet italiane po përballeshin edhe me një
konkurrencë të fortë me vendet e Mesdheut, të tilla si Greqia, e cila kishte nënshkruar një
marrëveshje asocimi me komunitetin në vitin 1961. Kështu që në vigjilje të Konferencës aksioni
italian do të hidhte idenë e një bashkëpunimi gjemano–italian për ti bërë presion Francës që të
rishikonte politikën buiqësore. Por ky bashkëpunim do të ishte i parealizueshëm pasi kancelari
663NAL,15/370 Përmbledhje e takimit midis sekretarit të shtetit anglez dhe kryeminstrit Italian , 29 mars 1971 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, f 762 664Piero Craveri, Antonio Varsori., (nën kujdesin ), L`Italia nella constructione europea. Un bilancio storico 1957-
2007, (FrancoAngeli,Milano 2009), f 476 665 Piero Craveri, Antonio Varsori., (nën kujdesin ), L`Italia nella constructione europea.Un bilancio storico 1957-
2007, (FrancoAngeli,Milano 2009), f 477 666Marinella Neri Gualdesi, Il cuore a Bruxelles la mente a Roma, ( Pisa ,Edizione Ets , 2009), f 124
163
gjerman do ta shikonte konferencën e Hagës si një vitrinë për të përmbushur Ostpolitikën.667Por
ministri i jashtëm Italian do të ushtronte presione mbi Francën aq sa do të shtynte për disa javë
takimin e Hagës për të pasur kohë për të bindur qeverinë italiane për pranimin e kushteve të
politikës bujqësore. Për të mbrojtur interesat e vendit do të kërkonte në të njëjtën kohë
kompensim duke negociuar për zgjedhjen direkte të parlamentit, hyrjen e Britanisë dhe krijimin e
një fondi social europian. Vetëm në fund të Nëntorit 1969 Moro do të arrinte që qeveria italiane
të pranonte rregullin financiar të politikës bujqësore se vendimi për të pranuar politikën
bujqësore nga ana italiane nuk ishte i lehtë, ku kryeministri Rumor ishte i pasigurtë, Colombo
edhe pse ishte një europianist i bindur ishte kundër pranimit të financimit bujqësor. I vetmi që
pranoi këtë politikë ishte ministri i jashtëm Moro.668Ambasadori Italian ne Paris do të theksonte
seky vendim do të merrej pasi Italia rrezikonte eksportet e saj industriale me Francën që do të
rëndonte më shumë në ekonominë italiane.669
Kryeministri italian në takimin e Hagës do të theksonte se Italia ishte e gatshme të pranonte
rregulloren financiare për bujqësinë ku do të kërkonte të hynin produkte si vera dhe duhani
produkte këto që tregonin se hapësirat italiane ishin tepër të vogla. Më tej kryeministri Italian do
ta vinte theksin në rregullimin financiar bujqësordhe shpërndarjen e barrës ndërmjet ekonomive
kombëtare i cili duhet të ishte i arsyeshëm dhe ku kontributi italiantë kishte një vlerë fikse prej
23%.670Në javët në vazhdim të gjitha vendet e komunitetit do të përmbyllnin marrëveshjen mbi
stabilizimin e politikës bujqësore, por preokupimet e qeverisë italianë nuk do të zhdukeshin dhe
në vazhdën e vitit 1970 ku ministri italian do të propozonte që komuniteti të merrej me
problemin e Mezogiorrnos dhe zhvillimin e një politike sociale europiane.
Një tjetër objektiv i lancuar në konferencën e Hagës që do të shkaktonte shqetësime tek
italianët ishte tentativa e nisjes së një politike monetare europiane. Edhe para këtij takimi kjo
çështje do të hidhej në ambjentin europian si pasojë e vështirësive të ardhura në vitet 60’në disa
monedha europiane. Në konferencë do të hartohej një plan për krijimin e një unioni ekonomik –
monetar i cili do të përmbyllej me një kompromis në bazë të së cilit krijimi i bashkimit monetar
do të vinte në dy faza. Do të krijohej edhe një komision i kryesuar nga Piere Verner.671Në
vazhdën e punës së këtij komisioni përfaqësuesit italianë do ti përmbaheshin idesë së
paralelizmit midis bashkimit ekonomik monetar, disekuilbrit rajonal duke ushtruar presion derisa
komuniteti ti jepte jetë një plani të përbashkët rajonal e social dhe problemit të punësimit në
zonën e Mezogionos ku në Nëntor 1970 ministri i jashtëm Italian do ti shprehej presidentit të
komisionit Malfati se‘’Politika monetare duhet të lidhet me sektorë të tjerë të politikës si ajo
667 Po aty, f 126 668Maria Eleonora Guasconi ,Italy and the Hague Conference of December 1969 në Journal OF European
Integration history2003, Volume 9, Number 2, f 116 669Po aty, f 116 670Marie-Thérèse Bitsch, Le sommet de La Haye.L’initiative française, ses finalités et ses limitesnëJournal OF
European Integration history2003, Volume 9, Number 2, f 84-97 671Maria Eleonora Guasconi, Italy and the Hague Conference of December 1969 në Journal OF European
Integration history 2003, Volume 9, Number 2, f 118
164
rajonale, sociale pasi disa sektorë të përbashkët janë të kushtëzuar nga vendimet e marra në
fushën monetare’’672
Por projekti monetar europian do të vihej në provë kur në verën e vitit 1971administrata
amerikane do të merrte vendimin të ndërpriste kthimin në ar të dollarit.Vendet europiane pa
gjetur dot një zgjidhje vendosën të hedhin lirisht monedhat e tyre dhe kështu do të falimentonte
plani Verner. Por negociatat midis europianëve dhe amerikanëve do të gjenin zgjidhje me një
marëveshje të arritur për zhvlerësimin e dollarit në 10%. Në këtë fazë turbullimesh
ndërkombëtare Italia që kishte presidencën në komunitet do të luante një rol ndërmjetësuesi
midis Europës dhe Amerikës ku ambasdori amerikan në Romë do të theksonte rolin qe Italia do
te luante në negociatat midis Amerikës dhe të gjashtëve.673Nga ana e komunitetit kriza e
manifestuar do ti shtynte europianët të merrnin vendime rreth bashkëpunimit në fushën monetare
dhe do ti jepnin jetë në vitin 1972 të ashtuquajturit ‘’gjarpri monetar’’i cili parashikonte mbajtjen
e një barazie shkëmbimi midis monedhave europiane. Dhe lira italiane do të hynte në këtë
formulë madje Moro do të shprehej ‘’Nuk duhet të harrojmë që krijimi i një zone monetare
europiane nuk duhet të mbyllet në vetvete por që duhet të ndërtoj një platformë të një sistemi
ndërkombëtar që duhet të karakterizohet nga bashkëpunimi midis zonave.674Por krijimi i gjarprit
monetar do të vihej në vështirësi me krizën energjitike të vitit 1973 ku Italia do të merte
vendimin që të dilte ngaky sistem. Kjo do ti kushtonte jo vetëm një zhvlerësim të monedhës në
20% por Italia do të ridimensiononte impenjimin europian të kushtëzuar edhe nga destabiliteti
politik, sulmet terroriste dhe nga kriza ekonomike.675
Por politika europiane e Italisë nuk do të shoqërohej në vitet 70’ vetëm nga pasiguritë dhe
kushtëzimet nga partnerët europianë por do të hidhej edhe në fusha të tjera ku zëri i Italisë kishte
qenë konstant për të mbrojtur interesat kombëtare. Brenda kuadrit europian në vitet 60’do të
manifestohej një evolucion drejt politikës sociale kjo edhe për shkak të presioneve nga sindikatat
sidomos nga ajo italiane.676Konferenca e Hagës dhe plani Verner do ti kushtonin një rëndësi të
veçantë politikave sociale pasi mosbarazitë rajonale, protestat e të rinjëve në disa shtete në vitin
1968, si dhe presioni që vinte nga Italia për domosdoshmërinë e një poltike sociale për të
zgjidhur problemin e papunësisë në zonën e Meziogiornos. Si pasojë e presioneve që vinin në atë
kohë do të mbahej në Luksemburg në prill 1970 një konferencë ku do të takohehin përfaqësuesit
e të gjashtë shteteve, partnerët sociale dhe përfaqësuesit e komisionit. Tema e takimit do të ishte
punësimi. Në prag të Konferencës qeveria italiane i kishte paraqitur dy shënime të shkurtra
672ASMAE Takim midis presidentit të komisionit Malfatti dhe ministrit të jashtëm Italian Moro, Romë13.11.1970 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 205, f 763 673Letër e ambasadorit amerikan Graham Martin për sekretarin e shtetit, Romë, 17.8.1971 në Pier.luigi.Ballini,
Antonio Varsori, dok 207, f 801 674Përmbledhje nga takimi jo zyrtar i minstrave të jashtëm të gjashtë vendeve të komunitetit 3.4 1972 në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 208, f 803 675Antonio Varsori, L'Italia nelle relazioni internazionali, (Laterza, Roma-Bari, 1999), f 123 676Andrea Ciampani. (nën kujdesin), L'altra via per l'Europa. Forze sociali e organizzazione
degli interessi nell'integrazione europea1947-1957, (FrancoAngeli ,Milano1996 ), f 211
165
Këshillit të Ministrave, në të cilën Komunitetit Evropian i atribuohej përgjegjësia për situatën
dramatike në tregun italian të punës dhe për faktin se nuk i ishte dhënë prioritet për punësimin e
emigrantëve italianë.677
Italia e kishte parë gjithmonë tregun evropian si një mjet për të zgjidhur problemin e
papunësisë, por në bumin e emigracionit të viteve 1960 ku largimi i italianëve jashtë vendit u
zgjerua në mënyrë dramatike, qeveria italiane konstatonte që sipas traktatit ajo nuk kishte
instrumente ligjore për t'i detyruar vendet e tjera anëtare për ti dhënë përparësi punëtorëve
italiane ndaj atyre që nuk ishin pjesë e komunitetit. Për këtë arsye këshilli i ministrave e kishte
shpërfillur në mënyrë të përsëritur presionin e vazhdueshëm të Italisë në emër të një politike të
përbashkët të punësimit. Në konferencën e Luksemburgut në vitin 1970 Italia do të përfaqësohej
me ministirin e punës Donato Catin i cili do ti përmbahej nevojës për një aksion komunitar në
favor të punësimit që do të bazohej në një dialog social dhe në përfshirjen e forcave sindikaliste
në procesin e integrimit ku ai do të theksonte
‘’Drafti i përgatitur nga ana e delegacionit Italian ngjason shumë me atë që u prezantua nga
sindikatat e punëtorëve, qëndrimi që Italia merr përsipër ndaj problemeve të politikave të
punësimit është shumë i afërt me atë të sindikatave të punëtorëve’’678
Bashkëpunimi i ngushtë në mes të qeverisë italiane dhe lëvizjes së punëtoreve ishte si pasojë e
situatës problematike të brendshme, pas protestave të zhvilluara në vjeshtën e vitit 1969. Por
përfaqësuesi Italian do të kërkonte jo vetëm një qarkullim të lirë të punëtorëve por edhe politika
të veçanta që të favorizonin emigracionin e vendeve të rajoneve të pazhvilluara. Kjo kërkesë do
të hapte një debat në komision i cili do të përgatiste një studim mbi papunësinë në komunitet. Por
mbledhja e Luksemburgut do të përmbyllej me krijimin e nje komiteti për punësimin. Qeveria
italiane e shikonte si obligim ndërhyrjen në politikën sociale dhe rajonale ku vetë ministri i
jashtëm do të kërkonte që në direktivat e komunitetit të theksohej ndryshimi midis realitetit
europian dhe atij italian dhe për tu realiazuar kjo do të ishte e nevojshme që në gjirin e
komunitetit të zhvillohej një politikë mbikombëtare.679Problemi i punësimit do të jetë në qendër
të çështjeve të komuniteti kur qeveria italiane do të përgatis një memorandum në vitin 1971 mbi
punësimin i cili do të ndikonte në iniciativat e ndërrmara nga komuniteti. Donato Catin që në
hyrje të memorandumit do të vinte theksin ne zgjidhjen e disekuilibrave ekonomike në brendësi
të komunitetit të cilat ishin të vështira per tu zgjidhur në nivel kombëtar por kërkonin një aksion
të kordinuar, një zgjerim të sferës së kompetencave komunitare. 680 Vëmendja e italianëve në
memorandum do të drejtohej së pari mbi situatën në jug ku kërkohej një politikë europiane për të
677Antonio Varsori, L'Italia nelle relazioni internazionali, (Laterza, Roma-Bari, 1999), f123 678Procesverbal i Konferencës mbi punësimin e organizuar në Luksemburg,26 maj 1970 në Pier. luigi. Ballini,
Antonio Varsori, f 766. 679Memorandum i bashkimit ekonomik e monetar të komunitetit 11.12.1970 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, f
768 680ACUE Memorandum i prezantuar nga qeveria italiane për këshillin e komunitetit mbi politikën e punësimit
Bruksel, 28.06.1971 në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori,dok 206, f 770
166
përballuar disekuilibrat rajonale ku Mezzogiorno ishte kthyer në një zonë të prapambetur ku
shumë pak punonin në sektorin industrial.
Një tjetër pikë e rëndësishme e këtij memorandumi do ti kushtohej edhe emigracionit ku
kërkohej një status për të drejtat e punëtorëve ku sipas ministrit të punës në fund të vitit 1970,
numri i emigrantëve që punojnë në tregun e përbashkët është 4 million: 26% e tyre janë
kryesisht italianë, ndërsa 74% vijnë nga vende të tilla si Afrika, Spanja, Turqia dhe
Yugoslavia’’681Memorandumi italian i hapi rrugën një debati ku për herë të parë në vitin 1972,
Këshilli vendosi të krijojë një fond për zhvillimin rajonal dhe për të përdorur burimet e fondit
bujqësor FEOGA për zhvillimin e Mezzogiornos. Si pasojë e iniciativës italiane komisioni do të
hartone një dokument në fushën sociale ku objektivat kombëtare të karakterit social mund të
ktheheshin në objektiva komunitare,682 dhe kjo sigurisht do të ishte nje fitore e aksionit italian të
ndërrmarë në këtë fushë. Midis vitit 1971 dhe vitit 1972 komisioni do të impenjohej në fushën
sociale ku me rastin e takimit të mbajtur në Paris në tetor 1972 liderët e komunitetit do të gjenin
fusha të reja bashkëpunimi ku theksonin se do ti kushtonin po aq rëndësi aksionit të ndërrmarë në
fushën sociale sa edhe i kishin kushtuar bashkimit ekonomik dhe monetar.683
Aktualizimi i projekteve të hartuara nga komisioni që korespondonin me kërkesat italiane
do të përballeshin me krizën ekonomike të viteve 1973-1974. Por Italia do ta zhvillonte aksionin
e saj komunitar në vitet 70’ edhe në drejtim të favorizimit të formimit profesional dhe edukimit
të të rinjve. Formimi professional kishte qenë një çështje që ishte hedhur që në vitin 1965 dhe
shihej i lidhur me dyçështjet e tjera punësimin dhe disekuilibrin rajonal ku theksohej nga
diplomatët Italian se‘’Sa më shumë theksohet disniveli rajonal përsa i pëket formave të reja të
energjisë aq më shumë zhvillimi industrial varet nga kualifikimi punëtor. Për rëndësinë që mbart
sot formimi profesional qoftë në politikën e punësimit nga njëra anë qoftë në zhvillimin rajonal
duhet një ndërhyrje komunitare në fondin social’’684
Një sukses i diplomacisë italiane do të ishte krijimi i një universiteti europian në Firence
një objektiv që ishte hedhur që me krijimin e komunitetit. Por Italia në vitet 70’ do ti kushtoj
rëndësi edhe një çështje tjetër që kishte qenë konstante e politikës së saj europiane integrimit
politik. Ky objektiv do të hidhej në konferencën e Hagës dhe më pas në vazhdën e vitit 1970
ministri i jashtëm Italian do të impenjohej në këtë temë dhe do të hidhte në qarkullim një
dokument që paraqiste një plan të bashkimit politik që do të realizohej me zgjedhjen me votim të
përgjithshëm të Asamblesë Europiane dhe krijimit të institucioneve mbikombëtare.685
681ACUE Memorandum i prezantuar nga qeveria italiane për këshillin e komunitetit mbi politikën e punësimit
Bruksel,28.06.1971 në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, dok 206, f 773 682Maria Eleonora Guasconi, Paving the Ëay for a European Social Dialogue ,nëJournal OF European Integration
History 2003, Volume 9, Number f 87 683ACUE Notë informacioni, Siuata sociale në komunitet në vitin 1972 Bruksel, mars 1972 në Pier .luigi. Ballini,
Antonio Varsori, dok 207, f 801 684Arkivi i Parlamentit Europian Komisioni për Punët Sociale. Politika e përbashkët e formimit professional në
Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 188, f 690 685AMAEF,Seksioni i punëve politike. Italia dhe bashkëpunimi politik Paris 13.05.1970 në Pier .luigi .Ballini,
Antonio Varsori, dok 204, f 760
167
Autoritetet franceze do të shpreheshin se ‘’Kjo ide për një linjë organike midis bashkëpunimit
politik dhe ekonomik është hedhur prej shumë kohësh nga politikanët italianë e njohur tashmë
nga Colombo ’’686 Por kjo çështje do të ishte e rëndësishme edhe për ministrin Moro në vitin
1970 ku në një takim me ministrin e jashtëm francez do të theksonte se të gjashtë anëtarët e
komunitetit kishin konceptime të ndryshme përsa i përkëste organizimit politik të Europës dhe
për këtë ishte i bindur për nevojën e konsultimeve në këtë fushë.687 Franca do ta kundërshtonte
idenë italiane duke hedhur nje bashkëpunim ndërqeveritar mbi modelin e planit Fushe. Këto
kundërshti do të çonin në një përplasje midis ministrave të jashtëm Moro dhe Shuman. Kjo
çështje do të trajtohej nga një komitet që do ta kryesonte belgu Davinjon i cili do të hartonte një
dokument që parashikonte forma të bashkëpunimit politik midis ministrave të jashtëm. Italia do
ta pranonte këtë lloj bashkëpunimi duke e kuptuar rolin e saj në raport me Francën. Qasja e
politikës italiane ndaj institucioneve mbikombëtare do të shprehej edhe në kërkesën për votimin
e drejtpërdrejtë të parlamentit europian e cila nuk do të kishte mbështetje nga shtetet e tjera por
do të hapte prospektivën e forcimit të rolit të parlamentit në të ardhmen.
6.2. Kriza italiane kërcënim për sistemin e demokracisë.
Kriza e naftës dhe falimentimi i gjarprit monetar në vitin 1973 do të nxirnin në pah
dobësitë e rinisjes europiane dhe aspiratat e konferencës së Hagës. Këtyre ngjarjeve do tu
shtoheshin edhe ngjarjet ndërkombëtare ku skandali i Watergate në vitin 1974 dhe dorëheqja e
presidentit Nikson do shënonin krizën e Amerikës si një superpotencë. Përsa i përket kontekstit
europian fundi i regjimeve autoritare në Portugali, Greqi dhe Spanjë do të sillte një
bashkëpunim më të ngushtë ndërshtetëror ku rolin më të madh do ta luante Franca, Gjermania
dhe Anglia. E rëndësishme do të ishte iniciativa franko gjermane që në vitin 1975 do të
përmbushte krijmin e G7, një strategji perëndimore në gjëndje ti përgjigjej krizës ekonomike.
Gjithashtu Europa komunitare do të kërkonte të stabilizonte nëpërmjet marëveshjes së Lomes
raportet me vendet në rrugë zhvillimi dhe do të tentonte të niste një dialog Euro–Arab.688
Politika aktive e francezit Giscard Destaing dhe e gjermanit Schmid do tëarrinte
rezultatin e saj në vitin 1978 me projektin e sistemit monetar europian (SME) që do të
prezantonte një moment të rëndësishëm në çështjet komunitare.
Por cili ishte roli që do të luante Italia në ambjentin komunitar në këto vite. Çështjet e
brendëshme do të prevalonin në jetën e Italisë ku pas viteve 1973-74 do të hapej faza më e
vështirë e krizës italiane për një dhjetëvjecar e cila do të kulmonte me vrasjen në vitin 1978 të
Aldo Moros. Italia në këtë periudhë do të shihej me një shqetësim edhe nga aleatët europianë, ku
686Po aty, f 761 687AMAEF. Përmbledhje e takimit midis ministrit të jashtëm francez dhe ministrit të jashtëm Italian. Paris
19.05.1970 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 205, f 762 688Antonio. Varsori, La Cenerentola d’Europa? L’Italia e l’integrazione europea dal 1947 a oggi, (Soveria
Mannelli, Rubbettino, 2010), f 287
168
për Europën Perëndimore Italia ishte më shumë një objekt sesa një subjekt në politikën e
jashtme, ajo ishte përfshirë nga një lloj sëmundje që mund të krijonte probleme për ekuilibrat
ndërkombëtarë dhe për ato komunitare.689 Eksperienca e qeverisë së qëndrës e udhëhequr nga
Giulio Andreoti dhe vendimi për të dalë nga gjarpri monetar do të prezantote një nga momentet
më të vështira në marrëdhëniet midis Italisë dhe patnerëve europiane. Në Qershor 1973 Andreoti
do të jepte dorëheqjen dhe në harkun e viti 1973- 1974 do të krijoheshin tre qeveri.690
Në ambjentin europian këto qeveri do të përballeshin së pari me propozimin që vinte nga
Amerika për një rishikim të raporteve midis Europës dhe SHBA. Në këtë pikë qeveria italiane do
të kërkonte gjithmonë të evitonte hendekun midis dy palëve. Kështu në një konferencë të mbajtur
në Kopehagen në vitin 1973 në kontaktet që do të kishin me administratën amerikane diplomatët
italianë do të shprehim interesin e superimit te mosmarrëveshjeve me qëllim që të mos kishte një
përmbysje të raporteve të komunitetit me Amerikën.691
Por një dukuri tjetër do të shfaqej në jetën politike italiane në vitet 70’ ku partia
komuniste italiane do të rriste influencën në brendësi të vendit dhe kjo do të përbënte edhe një
shqetësim për fuqitë perëndimore. Për këtë departamenti i shtetit amerikan do të përgatiste një
notë informative mbi zhvillimet e fundit në Itali në vitin 1970 ku theksonte
‘’Ne duhet të mbrojmë një Itali demokratike ku as komunistët as neofashistët nuk duhet të marrin
pjesë në qeveri’’692Shqetësimi i amerikanëve ndaj hyrjes së komunistëve italianë në qeveri do të
faktohej edhe nga financimet e fuqishme që do tu jepeshin forcave antikomuniste me rastin e
zgjedhjeve të vitit 1972.
Kriza ekonomike ishte një prej elementëve të krizës italiane ku klasa politike që qeveriste
do të shfaqej gjithnjë më e paaftë për të përballuar shokun e naftës dhe pasojat e saj. Por më
tëdukshme do të ishin konfliktet sociale dhe manifestimet e një kërcënimi në vend, mosbesimi i
sektorëve të gjerë të opinionit publik të influencuara nga episodet e korrupsionit dhe të
klientelizmit që implikonin anëtarë të politikës qeveritare. Në fund të vitit 1974 qeveria Rumor
që do ta kishte jetëgjatësinë gjashtë muaj do të pasohej nga një kabinet i udhëhequr nga Aldo
Moro me pjesëmarrjen e partisë demokristiane dhe republikane. Në qershor të vitit 1975 kjo
qeveri do të përballej me zgjedhjet administrative ku partia komuniste do të arrinte 33.45 të
votimeve ndërsa demokristianët do të zbrisnin në 35.3%. Krijohej në këtë mënyrë premisa që
komunistët ta tejkalonin partinë demokristiane. Cështja e pozicionit të partisë komuniste përballë
krizës italiane dhe mundësia e saj për një hyrje në qeveri do të diktoheshin si sinonim i rregullit i
ligjshmërisë, ndershmërisë duke kandiduar seriozisht në udhëheqjen e vendit. Panorama e krizës
së ofruar në vend dhe kontradiktat midis partive do të ndikonin që partia komuniste të zgjeronte
689Claodio Liermann, Lo specchio europeo.L’Italia vista dalla stampa tedesca ‘’në Giovagnoli A, Pons S, Tra
guerra fredda edistensione,(Soveria Mannelli, Rubbettino, 2003), f 503-524 690Bino Olivi, L'Italia nella CEE degli anni 70’.Problemi e prospettive, (Edizioni Comunità, Roma, 1977), f .225 691NARA, Nga ambasadori Volpe për departamentin e shtetit, Romë 19.11.1973 në Pier.luigi. Ballini, Antonio
Varsori, dok 210, f 816 692Umberto Gentiloni,Gli anni settanta nel giudizio degli Stati Uniti në Giovagnoli A, Pons S., Tra guerra fredda
edistensione.(,Soveria Mannelli, Rubbettino, 2003), f 99-125
169
rolin e saj në administrimin lokal dhe të forconte influencën e saj në sektorët e shtypit dhe të
kultures.693
Nga ana e tyre disa personalitete politike demokristiane, socialiste dhe republikane do të
fillonin të pranonin disa reforma të përfshirjes së komunistëve në përgjegjësitë qeveritare. Kjo
shihej si e vetmja zgjidhje për të mbajtur këtë forëm të konsensusit që do ti lejonte të përballonte
probleme të tilla si krizën ekonomike sociale, terrorizmin dhe rritjen e mosbesimit institucional.
Në vazhdën e vitit 1975 zgjedhjet administrative në Itali do të rregjistronin një sukses për partinë
komuniste dhe kjo do të përbënte një shqetësim për perëndimorët ku administrata Ford do të
favorizonte hyrjen e Italisë në takimin e Rambujesë për krijmin e G7 ku qëllimi ishte të forconte
besueshmërinë e qeverise Moro.694 Shqetësimi i departamentit të shtetit amerikan do të shprehej
në një memorandum të vitit 1975 ku midis të tjerash citohej:
‘’Destabiliteti politik dhe rritja e influencës së partisë komuniste do ta pengoj Italinë të luaj një
rol efikas në brendësi të Natos. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të forcojmë
forcat demokratike dhe të ndihmojmë vendin të dalë nga vështirësitë ekonomike ‘’695 Në shkurt të
vitit 1976 do të formohej një qeveri tjetër e udhëhequr nga Aldo Moro dhe katër muaj më vonë
do të mbaheshin zgjedhjet e reja politike ku partia demokristiane do të merrte 38.9% të votave
ndërsa komunistët 33.8 %. Rezultatet elektorale do të shoqëroheshin edhe me një rëndim të
situatës së krizës ku niveli i inflacionit do të tejkalonte 15% në fillim të vitit 1976 por në të
njëjtën kohë do të shpërthente edhe skandali Lokhed ku përfshiheshin eksponentë demokristianë.
Situata do të rëndohej edhe nga situatë e brendshme ku sheshet kryesore të qyteteve ishin kthyer
në fusha përballje midis forcave të rendit dhe manifestuesve. Në vitin 1974 dy atenatate të rënda
ishin shënuar, një kundër trenit Italicus dhe një kundër një manifestimi sindikal në Breshia. Po në
të njëjtin vit brigadat e kuqe do ti jepnin jetë një strategjie terorriste me vrasjen e dy militantëve
të lëvizjes sociale italiane në Padova. Në këto ngjarje strukturat e shtetit do të shfaqeshin të
dobëta dhe jo efikase. Në korrik të vitit 1976 do të formohej kështu një qeveri njëngjyrëshe e
udhëhequr nga Andreotti falë mbëhtetjes të gjitha partive përfshirë edhe partinë komuniste. Në
realitet edhe ky kabinet nuk do të ishte në gjendje të zgjidhte problemet që kishin mbërthyer
jetën politike të vendit. Bota politike do të vazhdonte debatin për përfshirjen e komunistëve në
qeveri deri në Mars të vitit 1978 me formimin e një qeverie të re gjithnjë të udhëhequr nga Giulo
Andreoti dhe me mbështetjen mbi të gjitha të partisë komuniste. Në po këto ditë brigadat e kuqe
do të rrëmbenin Aldo Moron duke sjellë një kthesë në çështjet politike italiane.
Rasti italian nuk do të ishte një fenomen i izoluar por në fakt do të futej në një panorama
të dobësisë të sistemit perëndimor që kishte goditur në rradhë të parë Amerikën. Skandali i
Watergate në vitin 1973 do të dobësonte administratën amerikane në atë pikë sa presidenti
693Po aty, f 123 694 Enio.Di Nolfo, La politica estera italiana tra interdipendenza e integrazione, në Giovagnoli A., Pons S, Tra
guerra fredda edistensione, (Soveria Mannelli, Rubbettino, 2003), f 70-89 695FRUS 1969-1976 Memorandum i përgatitur për politikën e sigurisë në Europën perëndimore 15. 12. 1975 në
Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok 215, f 836
170
Nikson do të jepte dorëheqjen në vitin 1974. Edhe presidenca e shkurtër e Ford do të regjistronte
një humbje të kredibilietit edhe në Europë Shtetet e Bashkuara do të shfaqnin një dobësim të
pozicionit të luajtur. Në vitin 1974 do të binte regjimi totalitar në Portugali ku në të njejtin vit ra
diktatura ushtarake në Greqi por ngjarjet e mëpasshme mund ti çonin këto vende drejt së majtës
dhe në favor të Bashkimit Sovjetik. Në këtë kohë do të ndikonin edhe ngjarjet në sferën
mesdhetare ku ishte prezente lufta e Greqisë dhe Turqisë në Qipro dhe konflikti civil në Liban.
Italia do të perceptohej nga një pjesë e mirë e botës perëndimore si një nga nyjet më të dobëta të
sistemit perëndimor mbi të gjitha kur në vitin 1977 tensionet politike e sociale do të gjenin
shprehje në episode guerrile që do të kulmonin në vitin 1978 me aksionet terroriste të brigadave
të kuqe dhe nga ana tjatër forcat ekstremiste të djathta. Në këtë kuadër një nga objektivat primare
të politikës së jashtme italiane ishte të mos ndërpriste kontaktet me bërthamën e botës
perëndimore në vecanti me Europën për të evituar që vendi të humbiste pikë në pozicionin
ndërkombëtar dhe situata e Italisë të ngatërrohej me atë vendeve të mesdhetare.696
Këto ide do ti shtynin autoritetet italiane dhe diplomacinë në kërkim të rinjohjeve formale
dhe këto afirmime të prestigjit do të përfaqësonin elemente të rëndësishëm për një rinisje të
aksionit Italian kur gadishulli do të ishte në gjendje të tejkalonte krizën që po kalonte. E një
rëndësie të vecantë do të ishte përfshirja e Italisë në grupin e vendeve më të industrializuara të
perëndimit. Si pasojë e krizës së naftës dhe mbi iniciativën amerikane dhe franceze në fund të
vitit 1974 do të propozohej krijimi i komitetit të urtëve që do të merreshin me problemet
ekonomike që po kushtëzonin botën kapitaliste. Në këtë fushë në vitin 1975 presidenti francez
Giskard Destaing do të avanconte me projektin për thirrjen e një konference që do të mbahej në
Nëntor në kështjellen e Rambujesë në të cilën do të mernin përfaqësusit të SHBA-së, Francës
Britanisë, Gjermanisë dhe Japonisë. Italia do të përjashtohej nga grupi i fuqive të mëdha
industriale të perëndimit. Përballë këtij zhvillimi Italia do të reagonte me efikasitet dhe Roma do
të ftohej në Kanada ku do ti jepej jetë edhe G-7. Përfshirja në këtë grup do të vinte nga frika e
perendimorëve se një dobësim i forcave perëndimore do të rriste krizën italiane dhe do të
favorizonte partinë komuniste.697
Në veçanti Shtetet e Bashkuara Franca dhe Republika Federale Gjermane nëpërmjet
institucioneve që shpresonin të kordinonin politikat ekonomike financiare kërkonin të
përballonin edhe problemet italiane dhe me rastin e takimit të Portorico në qershor 1976 do të
diskutohej për rastin Italian duke ftuar autoritetet italiane të përmbushnin zgjedhje rigoroze që do
të favorizonin shërimin e ekonomisë dhe të kombit ku disa nga vendet më të mëdha të perëndimit
do të furnizonin në fakt Italinë me ndihma të mëdha finaciare. Një strategji e tillë ishte nga ana
tjetër e lidhur me evolucionin në çështjet e brendëshme të gadishullit dhe nuk ishte rastit që
konferenca e Portoricos të mbahej disa ditë pas zgjedhjeve politike në Itali ku ishte manifestuar
një ngecje në vend e demokristianëve dhe një forcim i partisë komuniste. Edhe në këtë
696Bino Olivi, L'Italia nella CEE degli anni '70: problemi e prospettive, ( EdizioniComunità, Roma, 1977), f 235; 697Enio.Di Nolfo, La politica estera italiana tra interdipendenza e integrazione, në Giovagnoli A, Pons S, Tra guerra
fredda edistensione. Soveria Mannelli, Rubbettino, 2003. f 70-89
171
konferencë gjermanët do të riforconin idenë e vitit 1974 se një hyrje e partisë komuniste në
qeveri do të ndërpriste ndihmat finaciare.698
Fill pas zgjedhjeve në 27 qershor 1976 do të zhvillohej një mbledhje midis liderëve perëndimorë
mbi problemin Italian ku ishte ftuar edhe një delegacion italian që përfaqësohej nga Moro.
Rezultati i zgjedhjeve në favor të komunistëve dhe zhvillimet e metëjshme do të shpreheshin
qartë nga delegacioni francez i udhëhequr nga Giscard Destaing
‘’Më duhet të konfirmoj kushtëzimin e ndihmës ekonomike perëndimore për Italinë nëse në
qeveri hynë partia komuniste’’699
Këto reagime nuk ishin vetëm të qeverisë gjermane por do të theksoheshin edhe nga administrata
amerikane në vazhdën e viteve 1974-1978. Përpos situatës së dobët ndërkombëtare të Italisë në
vecanti diplomacia e Farnezinës do të kërkonte të konfirmonte prezencën e një politike të
jashtme të vendit në fusha të tjera. Në kontekstin europian qeveritë italiane në mesin e viteve 70’
do të theksonin mbështetjen e tyre në forcimin e integrimit politik dhe do të ushtronin presion
derisa të përshpejtoheshin procedurat për zgjedhjen e parlamentit europian me votim të
përgjithshëm. Edhe aksioni i ndërmarrë nga delegacioni Italian në kontekstin e tratativave që do
të çonte në marëveshjen e Helsinkit në vitin 1975 mbi bashkëpunimin dhe sigurinë në Evropë në
veçanti përsa i përkiste çështjes së të drejtave njerëzore.700
Italia nuk do të linte pas dore edhe zonën mesdhetare dhe marrëdhëniet me vendet e
lindjes. Roma do të intensifikonte raportet dypalëshe me disa vende të pellgut të mesdheut
nëpërmjet një serie takimesh të liderve kryesore të qeverisë në shumë kryeqytete të botës arabe.
Përsa i përket Europës Lindore Roma do të mbante raporte miqësore me vendet e lindjes duke
kontribuar në klimen e distensionit që do të karakterizonte marrëdhëniet ndërkombëtare deri në
mesin e viteve 70’.Një vëmendje e vecantë do ti dedikohej raporteve me Jugosllavinë. Në
vazhdën e negociatave të gjata në vitin 1975 Roma dhe Beogradi do të firmosnin marëveshjen
mbi bazën e secilës do të ruheshin raporte miqësore midis dy vendeve dhe në fakt në vitet
pasardhëse Italia do të bëhej një nga partnerët tregtare të Jugosllavisë. Disa nga zgjedhjet italiane
të përmbushura midis mesit të viteve 70’ do të kushtëzoheshin nga çështjet politike të
brendëshme. Politika e orientuar drejt dialogut me vendet arabe shikohej edhe si një
domosdoshmëri ekonomike, por kjo do të reflektonte edhe nevojën nga ana e lideshipit
demokristian për tu demostruar komunistëve dëshirën e Romës për të zhvilluar një aksion të
ndjeshëm ndaj objektivave të botës së tretë.701
698Claodio Liermann, Lo specchio europeo. L’Italia vista dalla stampa tedesca në Giovagnoli A., Pons S, Tra
guerra fredda edistensione, (Soveria Mannelli, Rubbettino, 2003), f 503-524 699Antonio Varsori, La Cenerentola d’Europa? L’Italia e l’integrazione europea dal 1947 a oggi, (Soveria Mannelli,
Rubbettino, 2010), f 297 700 Bino Olivi, L'Italia nella CEE degli anni '70: problemi e prospettive, (EdizioniComunità, Roma, 1977), f.245; 701 Enio.Di Nolfo, La politica estera italiana tra interdipendenza e integrazione, në Giovagnoli A, Pons S, Tra
guerra fredda edistensione,(Soveria Mannelli, Rubbettino, 2003), f 70-89
172
Në politikën e jashtme do të reflektohej edhe domosdoshmëria nga ana e lidershipit
demokristian dhe socialist për të dialoguar me partinë komuniste. Nëse këto aspirata do të
ndikonin pjesërisht kontekstin europian përkundrazi këto ndikonin në sferën e raporteve me
Shtetet e Bashkura të Amerikës. Megjithatë qeveria që do të pasonte në krye të së cilës do të
ishte Giulio Andreoti nuk do të përfshinte elementët komunistë por do të rregjistronte një
marrëveshje me forcat sindikaliste dhe do të përfitonte një hua nga fondi monetar ndërkombëtar.
Megjithatë çështjet e brëndëshme italiane do të kulmonin në Mars të vitit 1978 me rrëmbimin e
Aldo Moros. Por përballë këtij destabiliteti të brendshëm do të ketë një evolucion të partisë
komuniste ne drejtim të procesit të integrimit europian.
6.3 Partia komuniste dhe evolucioni i saj ndaj integrimit europian.
Faza e parë e raporteve të partisë komuniste me Europën ishte karakterizuar nga një
refuzim total i procesit të integrimit ku Europa perceptohej si kapitaliste si një instrument në
shërbim të imperializmit që kishte një objektiv të dyfishtë të lidhte politikën ekonomike
europiane dhe të forconte ofensivën ndaj Bashkimit Sovjetik.702 Si në debatet parlamentare në
shtyp, në tekstet e publikuara procesi i integrimit europian do të refuzohej. Kundërshtimi i
Europës do ti gjente rrënjët e saj në ambjentin ndërkombëtar duke e konsideruar Europën si një
krijesë të bllokut perëndimor brenda kornizës së luftës së ftohtë.703 Lufta e fohtë para se të ishte
një përballje diplomatike ishte një përballje midis hegjemonisë ekonomike të Amerikës dhe
tentatives sovjetike për tju kundërpërgjigjur. Pikërisht anteuropianizmi i partisë komuniste do ti
hidhte bazat e tij në një ambjent ideologjik nën influencën e bashkimit sovjetik por përvec këtij
ndikimi mbi pozicionimin e partisë nuk do të lihej pas dore roli i partisë opozitare që ajo do të
kishte në kuadrin politik Italian.704 Në fakt në antieuropianizmin e partisë komuniste ka edhe
rrënjë të brendëshme duke u bërë mbrojtës së interesave të asaj pjese të shoqërisë që nuk
njiheshin në zgjedhjet e bëra nga forcat qeveritare. Antieuopianizmi i partisë ishte i theksuar në
nivelin e dimensionit të politikës ndërkombëtare jo vetëm nga pozicionimi si opozitë por edhe
nga distanca ndaj partive të qëndrës së spektrit politik. I njëjti qëndrim do të mbahej edhe
përballë CED që do të shihej si një degë e Paktit të Atlantikut. Duke u spostuar në kohë debati i
parë parlamentar mbi tematikat europiane do të zhvillohej në korrik të vitit 1948. Bëhej fjalë për
aderimin në OECE ku do të ishte një qëndrim kundër i socialistëve dhe komunistëve. Sipas
përfaqësuesit të komunistëve çfarëdolloj aderimi Italian në organizmat europiane do të forconte
702Sandro Galante, Il partito comunista italiano e l’integrazionem europea. Il decennio del rifiuto,(Padova, Liviana,
1988), f 65 703Po aty, f 68 704Prezenca e partisë demokristiane si nje parti e fuqishme qevritare do të bente që partitë opozitare të
identifikoheshin me interesa që në shoqëri nuk ndanin të njëjtin pozicion me partinë qeveritare.
173
pozicionin filoatlantik të vendit.705 Edhe debatet në këshillin europian do të ishte me të njëjtin
arsyetim. Por edhe pozicioni ndaj ratifikimit të traktatit të CECA do të shprehte dyshimin se
protagonistët e vërtetë të iniciativës europiane ishin monopolistët e mëdhenj të Ruhrit dhe grupet
amerikane të rajonit të Lorenës.706
Në realitet temat e politikës së jashtme do të sillnin një çarje në kampin e së majtës ku
pas vdekjes së Stalin në vitin 1953 partia socialiste do të hidhte hapin e parë të distancës nga
partia komuniste dhe do të shprehej për një hapje drejt pozicioneve filoatlantike dhe europiane.
Evolucioni i krizës së botës komuniste në raportin e mbajtur nga Hrushov që do të shënonte
fillimin e procesit të destalinizimit dhe represioni hungarez në vitin 1956 do të hapnin rrugën e
hapjes së të majtës në Itali që do të konkretizohej me fillimin e qeverive të qëndrës së majtë dhe
me ndryshimin e vizionit ndërkombëtar dhe europian të partisë socialiste.Do të jetë pikërisht
kriza hungareze që do të ndante përfundimisht pozicionin e partisë socialiste nga pozicioni i
partisë komuniste. Përvec kësaj viti 1957 do të prezantoj për partinë socialiste vitin ku do të
braktiste sjelljen negative përballë ndërtimit europian. Rasti do të paraqitej në ratifikimin në
parlament të traktateve kryesore te dy komuniteteve Euroaatom dhe TPE. Debati parlamentar
mbi komunitetin europian do të zhvillohej në korrik. Pozicioni i partisë socialiste do të dobësonte
peshën e opozitës së majtë.
Midis vitit 1956 -1957 do të jepeshin sinjalet e para të rinjohjes së komunitetit europian si
një entitet që nuk mund të injorohej. Në fakt në vazhdën e këtyre viteve partia komuniste do të
ndërhyj qoftë ne arenën parlamentare dhe publikisht nëpërmjet hartimit të propozimeve të
modifikimit të institucioneve europiane. Në fund të vitit 1956 Brono Trentin do të shprehej se
kishte kaluar koha e indiferentizmit dhe antieuropianizmit ideologjik të partisë kundër
institucioneve europiane. Ai theksonte sesi klasa punëtore kështu edhe partia komuniste e cila
ishte zëdhënëse e tyre do të influenconte në iniciativat politike mbi orientimet e CECA përsa i
përket riforcimit të industrisë kombëtare dhe përmisimit të kushteve të punës.707 Do të fillonte
një strategji reformiste e partisë përballë Europës ku procesi i integrimit europian ishte një fakt
dhe klasa punëtore ishte koshiente se një pozicion i kundërt nuk do ti rregullonte kushtet e
punëtorëve. Do ti hapej rrugë një strategjie të re, ajo e modifikimit të institucioneve komunitare.
Kjo linjë e re do të shfaqej edhe në kongresin e partisë në Dhjetor 1956 ku kryetari i kësaj partie
do të kërkonte të merrej pjesë në organizatat europiane për të zhvilluar dhe mbrojtur politikën e
paqes708
Një provë e vërtetë do të ishte viti 1957 ku nga ngjarjet e rëndësishme që do të
manifestoheshin atë vit në ambjentin komunitar partia komuniste do të përfshihej në një
refleksion për krijimin e TPE dhe Euroatom. Akioni i partisë komuniste do të vinte nga dëshira
705Sandro Galante, Il partito comunista italiano e l’integrazione europea. Il decennio del rifiuto.(Padova, Liviana,
1988), f 75 706 Po aty, f 80 707 Ilaria. Del Biondo, L’Europa possibile. La CGT e la CGIL di fronte al processo di integrazione europea (1957-
1973),( Romë, Ediesse, 2007), f.54 708 Po aty, f 58
174
për të mos përsëritur gabimet e bëra në planin Marshall. Debati do të zhvillohej në mars 1957 ku
pozicioni nuk do të ndryshonte edhe në ratifikimin e traktateve të Romës ku komunistët italiane
do të shprehehin se ‘’Komuniteti hap prospektivën e ndarjes së Europës në krijimin e saj që
quhet Europa e vogël e monopoleve’’709 Euroatom ishte parë si një element pas së cilit Amerika,
Franca dhe Gjermania do të zhvillonin ambicjet e tyre të fuqive bërthamore, ndërsa gjykimi
negativ mbi tregun e përbashkët ishte i bazuar në një kritikë për sistemin ekonomik në shërbim të
interesave të mëdha monopolistike që do të shtonin papunësinë dhe varfërinë në një vend si
Italia.710 Në vazhdën e këtyre programeve partia komuniste do të formulonte një alternativë të
programit për Europën e monopoleve ku kryetari i saj Togliati do të afirmonte se tregu i
përbashkët do të agravonte ndarjen e Europës në blloqe. Për këtë arsye sekretari paralajmëronte
një rishikim të përmbajtjes së traktateve të Romës me qëllim mbrojtjen e sektorëve të ekonomisë
italiane në kriza nga aderimi i Italisë në këtë treg të përbashkët. Ndërkohë që sindikatat e
punëtorëve të përfaqësuara në CGIL në vitin 1957 i shikonin format e integrimit të tregut të
përbashkët si një element të pashmangshëm dhe një rregullim të kushteve të punëtorëve.711 Mbi
sjelljen e sindikatave do të influenconte edhe prezenca e elementëve socialiste. Por në vazhdën e
viteve 60’ bashkëpunimi ekonomik kishte sjellë rezultate konkrete ku bashkëpunimi ekonomik
midis shteteve europiane po prodhonte rezultate ekonomike konkrete dhe ishte kjo që do të
zgjonte një interes të vërtetë për zhvillimet europiane në brendësi të partisë komuniste. Në fillim
të viteve 60’ do të ishte një eksponent i ri Giorgio Amendola. Një rol të rëndësishëm do të luhej
në atë kohë nga revista politike dhe ekonomike në të cilën do të shkruanin emra të tillë si
Luciano Barca ku do të bënin një analizë të thellë mbi fenomenet e prodhuara nga integrimi
europian duke e konsideruar arenën e politikës komunitare si një terren vendimtar për luftën e së
majtës. Në shumë nga këta artikuj Italia ishte parë midis vendeve anëtare për shkak të dobësisë
së saj ishte e destinuar të paguante çmimin më të lartë në terma ekonomike në proçesin e
integrimit.712
Një moment deçiziv në lëvizjen e pozicionit të partisë komuniste do të ishte kongresi i
partisë komuniste në vitin 1962 ku ekonomistët do të evidentonin se tregu i përbashkët kishte
sjellë një liberalizim të madh të shkëmbimeve dhe të pagesave. Falë hyrjes në tregun e
përbashkët ekonomia italiane kishte njohur një rritje të eksporteve drejt patnerëve të tjerë
tëkomunitetit dhe industria italiane kishte rritur numrin e të punësuarve. Komunistët nuk mund ta
injoronin këtë realitet kur në vitin 1962 do tëshpreheshin ‘’Tregu i përbashkët është tashmë një
realitet politik ekonomik me të cilin duhen bërë llogaritë. Ky treg ka sjell një liberalizim të
709Arkivi i Parlamentit Italian .Cështja e ratifikimit të traktateve të Romës, në Pier.luigi. Ballini, Antonio Varsori,
dok 72, f 290 710Sandro Cruciani, L’Europa delle Sinistre. La nascita del Mercato commune europeo attraverso i casi francese e
italiano (1955-1957), ( Roma, Carocci,2007), f 56 711Ilaria. Del Biondo, L’Europa possibile. La CGT e la CGIL di fronte al processo di integrazione europea (1957-
1973), (Romë, Ediesse, 2007), f 60. 712 Giorgio Amendola, I comunisti e l’Europa, (Roma, Editori Riuniti,1972), f 72
175
shkëmbimeve midis vendeve anëtare. Në këtë realitet është e nevojshme që klasa punëtore e
vëndeve aderuese në këtë komunitet të ndërmarë një aksion ndërkombëtar’’ 713
Rritja ekonomike në vitet 50’-60’ kishte provokuar një ndërgjegje tek partitë e vogla të
vitalitetetit të fenomenit kapitalizëm. Bumi ekonomik e kishte detyruar partinë komuniste të
tërhiqte refleksionet e saj rreth tregut të përbashkët. Mirëqënia e shoqërise italiane ishte rritur
dhe kjo ishte faktuar edhe nga rritja e volumit të eksporteve.Nuk ishte rastësi që kalimi nga faza
e parë e sjelljes së partisë komuniste drejt Europës do të gjente pika takimi me ato ambjente që
ishin në një kontakt të ngushtë me botën industriale dhe të punës Nuk është e rastit që CGIL të
bëhej zëdhënëse e një strategjie konstruktive në iniciativat komunitare. Një sinjal i qartë politik
do të ishte edhe fushata e vitit 1962 që partia komuniste do të zhvillonte për të patur
përfaqësuesit e saj në parlamentin europian. Në një artikull në shkurt 1963 nevoja për të
ndërtuar një startegji në nivel europian do ta çonte partinë të tentonte në forma bashkëpunimi me
forca të tjera politike të panoramës europiane për të pasur përfaqësues në parlamentin europian.
Një bashkëpunim me sindikatat franceze do ti jepnin jetë në vitin 1965 një komiteti të përbashkët
objektivat e të cilit lidheshin me përfaqësimin e punëtorëve italiane dhe franceze në institucionet
e tregut të përbashkët.714
Hyrja e përfaqësuesve të partisë komuniste në gjirin e komunitetit do të sillte fillimin e
një influence direkte në realitetin komunitar të partisë. Hapja e partisë ndaj Europës do të prekte
bërthamën e identitetit të partisë. Kjo fazë do të nxjerr në pah rolin e tre aktorëve Berlinguer,
Amendola dhe Spineli në vitin 1976. Periudha midis fundit të viteve 60’ dhe fillimit të viteve
70’politika europianiste e komunistëve do të zhvillohej brenda një kuadri të tillë ku shënjoheshin
ngjarje të tilla si pranvera e Pragës, kriza e sitemit monetar dhe takim i Hagës në vitin 1969 që do
të shprehte jo vetëm deshirën e fortë të europianëve për të avancuar në integrim nëpërmjet
thellimit të metodës funksionaliste por edhe dëshirës për ta bërë Europën një subjekt të politikës
ndërkombëtare. Kjo do të vinte edhe si pasojë e rënies së vetos së francezëve ndaj hyrjes së
Britanisë por edhe Ostpolikës së Vili Brand që do të hapte stinën e sociademokracisë dhe
spostimit drejt së majtës së opinionit publik të Evropës Perëndimore.715 Në vitin 1967 do të
krijohej një sekretariat i përbashkët dhe viti 1969 do të shënonte hyrjen e përfaqësuesve të
punëtorëve në institucionet komunitare.
Takimi i Hagës në dhjetor 1969 dhe zhvillimet e rëndësishme që karakterizonin ndërtimin
europian në vazhdën e vitit 70’nuk do ta linin indiferente partinë komuniste e cila nuk mund të
injoronte faktin e një spostimi drejt së majtës të opinionit publik të Europës Perëndimore dhe
sintomat e krizës kapitaliste. Në fillimin e viteve 70 nuk ishte vetëm pozicioni i partisë
komuniste që po ndryshonte përballë Europës por ishte edhe ndërtimi europian që po rinovohej
713Sandro Galante,.Il partito comunista italiano e l’integrazione europea. Ildecennio del rifiuto, (Padova, Liviana,
1988), f 79 714Ilaria. Del Biondo, L’Europa possibile. La CGT e la CGIL di fronte al processo di integrazione europea (1957-
1973), (Romë, Ediesse, 20070, f 60 715Sandro Galante, Il partito comunista italiano e l’integrazione europea. Ildecennio del rifiuto, (Padova, Liviana,
1988), f 95
176
dhe po modifikonte disa aspekte. Do të jenë insitucionet komunitare që do të kenë influencë mbi
politikat e partisë komuniste ku iniciativat e tyre në fushën komunitare nuk mohonin realitetin
komunitar por shpresonin ta riformonin. Përsa i përket eksperiencave komunitare kontaktet e
para të vërteta do të jenë ku eksponentët e partisë do të bëhen pjesë e Asamblesë së Strasbugut.
Kjo ngjarje mund të konsiderohet si pikë kyçe në marrëdhëniet midis partisë komuniste dhe
institucioneve europiane. Delegacioni i parë italian në Strasburg do të përbëhej nga shtatë
përfaqësues një prej objektivave prioritare të eksponentit të partisë komuniste në Strasburg ishte
ai që të impenjohej në sektorin e politikës bujqësore. Pjesmarja e partisë komuniste në jetën
komunitare do të kishte edhe një efekt pozitiv për të kuptuar në parti se në brendësi të tregut të
përbashkët kishte forca kapitaliste që nuk ishin gjithmonë dakort me Amerikën. Ashtu si në vitet
60’ hapja e partisë komuniste do të vinte si pasojë e një grupi studjuesish edhe në vitet 70’ kjo
fazë e re në historinë e partisë do të inicihohej nga ekonomistët ku një rol të rëndësishëm do të
luante Amendola i cili do të njihte gabimet e bëra nga komunistët që e kishin nënvleresuar
procesin e integrimit europian.716Roli i Amendolës për të ofruar partinë me Europën do të ishte i
një rëndësie të parë.
Në vitet 70’ programi i partisë komuniste do të përqëndrohej mbi temat europiane duke e
bërë Europën një çështje të politikës së saj të jashtme ku edhe skenari ndërkombëtar krijonte
kushte në këtë drejtim. Por partia komuniste do të gjente terren edhe në planin e brendshëm ku
do të përfitonte nga kriza e qëndrës së majtë por edhe nga influenca e partisë mbi të rinjtë dhe
intelektualët. Në prill 1970 do të organizohej një mbledhje përprocesin e integrimit europian ku
Amendola do të vinte në dukje gabimet e bëra duke e vlerësuar procesin e integrimit europian
dhe do ta vinte theksin në një bashkëpunim të forcave të majta brenda komunitetit. Po në
seksionin parlamentar europian në vitin 1970 Amendola do të shprehej se‘’Roli i procesit të
integrimit nuk mund të mohoet por traktatet e Romës kanë nevojë për një rishikim me qëllim
futjen e politikave të tejkalimit të blloqeve dhe të zhvillimit të bashkëpunimit sidomos në aspektin
ekonomik.717Fjalimi i Amendolës do të vazhdonte në vitin 1971 ku do të fliste mbi rolin e partive
komuniste në ambjentin komunitar. Ai ishte i ndërgjegjshëm për pamundësinë e transformimit të
projektit europian vetëm në brendësi të Asamblesë se Straburgut. Kthesa europiane e partisë
komuniste në vazhdën e viteve 70’ do të shkonte në të njëjtin kah me strategjinë e politikës së
brendëshme e quajtur kompromisi historik. Kjo linjë do të lancohej nga Berlinguer në vitin 1973
ku propozonte një kompromis të ri të madh midis forcave që do të përfaqësonin maxhiorancën e
popullit Italian.718
Evolucioni i partisë komuniste në planin e brendshëm nga parti antisistem në një parti që
në qeverisjen e vendit do të shkonte në të njëjtin hap me hapjen ndaj Europës. Strategjia
ndërkombëtare e partisë komuniste në vitet e kompromisit historik do të kalonte në interpretime
716Giorgio Amendola, I comunisti e l’Europa, (Roma, Editori Riuniti,1972), f 98 717Arkivi i Parlamentit Italian.Përmbledhje e fjalimit të kryetarit të partisë komunistte Amendola, në Pier. luigi.
Ballini, Antonio Varsori, dok 72, f 767 718 Giorgio Amendola, I comunisti e l’Europa, (Roma, Editori Riuniti,1972), f 87
177
të ndryshme në brendësi të grupit drejtues. Amendola do të theksonte se partia komuniste
propozonte të reformonte Traktatet e Romës dhe jo ti fshinte ato, partia ishte e ndërgjegjshme se
procesi i integrimit kishte prodhuar fakte që nuk mund të anulloheshin. Uniteti europian për
Amendolën do të lejonte takimin midis lëvizjes punëtore të Europës Perëndimore me forcat
socialiste të Evropës lindore dhe për këtë ai do të theksonte
‘’Antieuropianizmi ideologjik i partisë komuniste duhet zhdukur’’719Kriza monetare e vitit 1971
ishte rasti që partia komuniste të hidhej drejt Europës kështu në kongresin e partisë në vitin 1972
do të theksonte se tema e Europës është një temë qëndrore e platformës së një partie në kthesën
demokratike.720Iniciativa në nivel europian po bëhej një nga çështjet më thelbësore të partisë
komuniste. Bashkimi europian ishte parë si një element për superimin e blloqeve si garanci për
paqen dhe si një pikë bashkimi për forcat e së majtës në Itali. Një hap i rëndësishëm i përhapjes
së vizionit të ri të partisë mbi Europën në arenën ndërkombëtare do të shfaqej me rastin e një
konference të mbajtur në Moskë në Janar të vitit 1972 ku përfaqësuesit italianë do të theksonin
demokratizimin e procesit të integrimit, autonominë e Europës nga Amerika, hapjen e tregut
drejt vendeve të tjera socialiste.721
Ky impostim që shprehte vizionin e një Europe neutrale do të përforcohej edhe nga një
eksponent tjetër i partisë komuniste Berlinguer i cili në vitin 1973 do të deklaronte ‘’Jemi për
një Europë autonome demokratike as antisovjetike dhe as antiamerikane ‘’722
Por kthesa e partisë komuniste do të përfshihej padiskutim në një kthesë botërore ku kriza e
naftës e vitit 73’ do të hapte një epokë tensionesh sociale të përfshira nga rritja e shpenzimeve
publike por edhe nga një rishikim i formulës së ekonomisë së tregut. Në këto vite Berlinguer do
të lëshonte strategjinë të quajtur rruga e tretë, një socializëm të ri të ndryshëm nga ai sovjetik.
Edhe në këtë rast ishte e mundur të përshkruaj atë që do të bëhej një konstante në identitetin
komunist në vitete 70’ dhe që do të krijohej bindja se partia në strategjinë e saj në brendësi të
kompromisit historik do të ndërtonte një model në nivelin europian. Kjo bindje e të qenit një
laborator politik do të shtohej nga sukseset elektorale të vitit 1975-1976. Por dëshira e partisë
komuniste për tu përfshirë në qeveri do të ishte një objektiv që mund të ishte i realizueshëm por i
pa pranueshëm nga Uashington pasi deri në vitin 1974 slogani i partisë komuniste ishte ’’Italia
jashtë Natos dhe Nato jashtë Italisë’’ Në dhjetor të vitit 1974 Berlinguer do të deklaronte‘’Nuk
është më e nevojshme që si parakusht për çdo marëveshje të kemi daljen e Italisë nga
Nato’’723Disa ditë pas zgjedhjeve të vitit 1976 ku partia komuniste do të arrinte 33.4% të votave
Berlinguer në një intervistë do të deklaronte. Italia meqënëse nuk i përket paktit të Varshavës
719Giorgio Amendola, I comunisti e l’Europa, (Roma, Editori Riuniti,1972), f 90 720 Po aty, f 97 721Antonio. Varsori, La Cenerentola d’Europa? L’Italia e l’integrazione europea dal 1947 a oggi, (Soveria
Mannelli, Rubbettino, 2010), f 309 722Silvio Pons, Berlinguer e la politica internazionale në F.Barbagallo, A. Vittoria, Berlinguer, La politica italiana e
lacrisi mondiale, (Roma , Carocci, 2007), f 111 723 Po aty, f 125
178
mund të procedoj në realizimin e një rruge socialiste dhe nga ana tjetër të ndihet më e sigurtë në
ombrellën e Natos‘’724
Një hap tjetër i rëndësishëm do të prezantohej nga dokumenti i politikës së jashtme
italiane të aprovuar nga partia komuniste ku kuadri i Aleancës Atlantike dhe impenjimet
komunitare do të ndërtonin traktatin thelbësor të politikës së jashtme italiane. Aprovimi i këtij
nocioni do të ndiqej nga një intervistë historike e Berlinguer në vitin 1976. Tema e hapjes së
konsensusit në brendësi dhe përballë Europës do të sillte në vetvete dy aspekte që do të ndikonin.
Aspekti i parë do të hidhej në dhjetëvjecarët e pauzës të ndërtimit të luftës së ftohtë që do të
përkëthehej në opnioninpublik si një lëvizje në sensin europian duke prodhuar një legjitimitet
thelbësor të zgjedhjes europiane. Edhe lëvizja sindikaliste do të kishte një qëndrim progresiv mbi
europianizmin të cilën e shikonte si kuadrin thelbësor të referimit të forcave ekonomike e
sociale, lëvizjeve kulturore dhe politike.725Unanimteti mbi Europën do të bëhej një kusht
thelbësor për një parti që do të kandidonte në udhëheqjen e një vendi. Dëshira për tu afruar në
qeveri do të ishte një arsye më shumë që partia komuniste të pranonte dhe integrimin në
strukturën e Natos dhe kishte ngjashmëri me politikën e ndjekur në Gjermani në vitet 1960.
Por në vigjilje të zgjedhjeve politike të vitit 1976 lideri komunist kërkonte të ndiqte një
objektiv të qartë në zërin europian ku do ti propozonte federalistit europian Altiero Spinelit
kanditaturën si i pavurur në listat e partisë komuniste. Vetë konteksti i partisë komuniste në vitin
1976 ishte i atillë që në listat elektorale kishte sjellë 10% të intelektualëve të pavarur.726Ky afrim
shkonte përshtat edhe me kompromisin historik të Berlinguer. Për partinë komuniste afrimi i
Spinelit ishte një element i qartë i legjitimitetit të demokracisë por lideri federalist nuk do ta
pranonte këtë propozim edhe pse do të mbështeste partinë komuniste kur shprehej ‘’është e
nevojshme hyrja e partisë komuniste në qeverinë italiane me qëllim mbajtjen e një maxhorance
më solide dhe këtu duhet të kemi parasysh një rishikim të thellë të komunistëve mbi rolin e Italisë
në Europë.727 Në sytë e përëndimorëve afrimi europian i komunistëve mbarte dyshime të forta
dhe kjo do të faktohej me votën negative që do të jepnin komunistët për hyrjen e Italisë në SME.
Partia komuniste do të qëndronte larg prospektivës europiane si i vetmi kriter ku mund të
orientonte zgjedhjet e saj politike.
6.4 Federalizmi europian dhe kontributi i Altiero Spinelit.
Në fillim të viteve 40’duke parë falimentimin e sovranitetit shtetëror do të hartohej
manifesti i Ventotene i cili do të bëhej inspirim i lëvizjes federaliste të krijuar në Gusht 1943 nga
Ernesto Rosi dhe Altiero Spineli. Që me hartimin e manifestit të Ventotene do të ravijëzohej roli
724Enrico Berlinguer, La Questione Comunista, (Roma, Editori Riuniti,1975), Vol.2, f 548. 725Ilaria. Del Biondo, L’Europa possibile. La CGT e la CGIL di fronte al processo di integrazione europea (1957-
1973),( Romë, Ediesse, 2007), f.70 726Insituti ,Sturco- Altiero Spineli dhe afrimi me partinë komuniste, në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok 210,
f 816 727 Po aty, f 100
179
thelbësor i luajtur nga Spineli i cili ishte i bindur se asnjë aksion politik nuk do ta kishte jetën e
gjatë nëse nuk do të ushqehej nga ide, kërkesa dhe interesa.728Detyra kryesore e kësaj lëvizje
ishte mobilizimi i forcave politike dhe lëvizjeve të tjera të vendeve europiane për të realizuar
bashkimin europian të mbështetur në forcat popullore. Mbledhja e parë e lëvizjes federaliste në
Milano do të pranonte principin e programit të Spinelit i cili ishte i bindur se do ta realizonte
federatën europiane nëpërmjet procedurës së një organi parlamentar.
Kongresi i parë i lëvisjes federaliste do të organizohej në Maj të vitit 1948 ku ishin të
pranishëm eksponentë të ideve federaliste. Federalistët kërkonin një asamble të zgjedhur
drejtëpërdrejt nga qytetarët me fuqi kushtetuese. Për federalistët realizimi i federatës europiane
do të thoshte vetëm një etapë e parë drejt integrimit europian.
Propozimet e këtij kongresi do ta bindnin Altiero Spinelin se thirrja e një Asambleje kushtetuese
ishte e rëndësishme. Në vitin 1948 Spineli do të zgjidhej president i lëvizjes europiane federaliste
dhe do të bëhej protagonist themelor për rolin e federatës europiane. Spineli do të bëhej i
ndërgjegjshëm për faktin se transferimi i sovranitetit kombëtar ishte i vështirë për tu realizuar për
vetë faktin se shtetet mbeshteteshin fort tek tradita kombëtare.729 Sipas Spinelit të vetmet organe
legjislative ishin qeveritë e shteteve që do të fillonin procedurën. Në realitet procesi i integrimit
europian do të shkonte në tjetër drejtim. Pas lancimit të planit Marshall Spineli do të impenohej
për të realizuar objektivin e tij. Gjatë kësaj periudhe do të shprehte opinionin e tij rreth afrimit
funksionalist dhe do të kritikonte mënyrat lidhur me integrimin europian. Spineli do të shikonte
federatën si pikënisje dhe jo si përfundim të procesit të bashkimit dhe për këtë arsye do të
shprehte në vitin 1950 prospektivën e krijimit të projektit të kushtetutës europiane ku një rol
deciziv do të kishin qeveritë në ratifikimin e ketij projekti. Por lideri federalist do të shprehej
‘’Federatat gjithmonë kanë lindur si pakt midis shteteve të cilat vendosin të heqin dorë nga disa
atribute të sovranitetit’’730
Spineli shpresonte që Asambleja e Këshillit të Europës do të përmbushte rolin e kushtetutës. Në
vitin 1950 MFE kërkonte të influenconte në Këshillin e Europës me një peticion në të cilin
propozohej një projekt i një pakti federal nga ana e Asamblesë për ti dhënë jetë një procesi
gradual drejt unifikimit federal. Peticioni do të firmosej edhe nga De Gasperi. Në vitin 1950 në
kuadrin e projekteve europiane do të prozohej plani Pleven ku qëllimi ishte integrimi i ushtrive të
gjashtë qeverive të CECA ku do të zgjidhej edhe çështja e riarmatimit të Gjermanisë. Për këtë
projekt Spineli do te shprehej se
‘’Një Gjermani demokratike dhe e lirë nuk mund të ekzistoj si një anëtare me të drejta të
barabarta vecse në federatën europiane.731
Sipas Spinelit e vetmja alternativë për të arritur rilindjen kombëtare gjermane ishte
federata europiane. Në prill 1951 do të mbahej një konferencë e federalistëve ku do të vendosej
728 Altiero. Spinelli, La crisi degli Stati nazionali, (Roma, Editori Riuniti,1981), f 269. 729 Po aty, f 272 730Altiero. Spinelli, La crisi degli Stati nazionali,( Roma, Editori Riuniti),1981, f 278 731 Altiero. Spinelli, Diario europeo 1970-1976, (Bologna, Il Mulino, 1991), f. 355.
180
për një fushatë për realizimin e një asambleje kushtetuese europiane. Spineli do të ishte iniciatori
për këtë aksion dhe për të ishte e paimagjinueshme krijimi i një bashkimi ekonomik pa një shtet
federal demokratik. Nën influencën e Spinelit De Gasperi do të bindte ministrat e tjerë europiane
për të futur në projektin e CED artikullin 38 duke mos përjashtuar mundësinë për të realizuar
federatën europiane. Në vitin 1951 Spaak president i Asamblesë kushtetuese i zhgënjyer do të
fillonte të luftonte për një Europë federale. Bashkëpunimi i Spinelit dhe Spaak do të fillonte në
dhjetor 1951 lu lideri federalist do të këshillonte formimin e një komiteti të iniciativës për
kushtetutën europiane. Ai ishte i bindur se nuk mjaftonte vetëm mbështetja federale por ishte e
rëndësishme edhe përfshirja e shtresave sociale. Për këtë do të formohej në vitin 1952 komiteti
për studimin e kushtetutës europiane. Po në vitin 1952 Spineli dhe Spak do të kërkonin të
bindnin qeverinë e gjashtë shteteve në favor të një kushtetute. Por dështimi i projektit për një
ushtri europiane në vitin 1954 do ti jepte fund edhe projektit të bashkëpunimit politik dhe bashkë
më të edhe dëshirës se federalistëve për një parlament me votë të përgjithshme.732
Mbas kësaj eksperience Spineli do ta vazhdonte betejen e tij në elitat politike për lëvizjen
federaliste ku në vitin 1971 do ti shkruante një letër ministrit të jashtëm Moro për të ftuar
qeverinë italiane ti jepte një përgjigje pozitive presidentit francez Pompidu që në një konferencë
kishte diskutuar edhe problemin e një qeverie europiane. Gjithashtu Spineli do të inkurajonte
ministrat italianë për të qëne më prezent në tratativat e komisionit ku objektivi i tij ishte të
zhvillohej komponenti europian në politikën e jashtme europiane në Maj të vitit 1974 kriza
ekonomike italiane do të rëndohej dhe qeveria italiane do të merrte vendimin të zvogëlonte
importet nga vendet komunitare. Spineli do te ishte i vendosur në lancimin në Maj të vitit 1974 të
idesë së një borxhi europian për të shpëtuar ekonominë italiane. Por në ambjentet politike dhe
ekonomike italiane do të lindnin polemikat lidhur me borxhin e kërkuar nga Spineli nisur nga
fakti se në qëllimet e liderit federalist borxhi do të ishte në favor të një përfshirje të komunistëve
italianë në menaximin e punëve publike.733 Kjo do të justifikohej edhe nga fakti se në vitet 70’
do të shihej një afrim i lëvizjes federaliste dhe partisë komuniste. Takimi midis Spinelit dhe
partisë komuniste do ti mbante të forta idetë në krijimin e një hapi pozitiv të partisë mbi
Europën. Shumë nga temat mbi Europën të partisë komuniste ishin paralajmëruar nga Spineli në
vitet 60’. Spineli në vitin 1926 ishte dënuar nga regjimi fashist me 16 vjet burg për militimin e tij
në partinë komuniste, madje në vitin 1948 kryetari i partisë komuniste Togliati do ta dënonte
lëvizjen federaliste si sinonim të qytetërimit perëndimor. Për Togliatin europianizmi edhe ai i
tipit federalist ishte thjesht një mantel që shërbente të mbulonte një aleancë antisovjetike.734 Në
vitin 1937 Spineli do të prishej me partinë e tij dhe do të përjashtohej nga kjo parti. Prishja me
partinë komuniste do të vinte në momentin ku Spineli do të bindej mbi federalizmin europian
732 Daniela. Pasquinucci, Europeismo e democrazia. Altiero Spinelli e la Sinistra Europe (1950-1986) (Bologna, il
Mulino, 20000, f 12
733733 Bino OliviL'Italia nella CEE degli anni '70: problemi e prospettive,( Edizioni Comunità,Roma, 1977), f.255 734. Daniela. Pasquinucci, Europeismo e democrazia. Altiero Spinelli e la Sinistra Europe (1950-1986) (Bologna, il
Mulino, 2000), f14
181
dhe do të kthehej pas 30 vjetësh në partinë e tij jo sepse kishte bërë dikë për tu afruar por sepse
ishte partia që ishte ofruar në mënyre progresive atij.735
Për liderin europian federalizmi ishte një ide që i përkiste bagazhit kulturor të së majtës jo vetëm
në nivel të ndërtimit europian por që do të adoptohej nga socialistët e Nenit dhe më pas nga
komunistët e Amendola.736 Sic e kemi theksuar më parë ideja e një bashkimi europian nuk ishte e
huaj në ambjentet e së majtës të antifazhizmit dhe të rezistencës europiane në periudhën e
ndezjes së konfliktit të dytë botëror. Ajo do të ishte kusht i nevojshëm për të siguruar paqen
drejtësinë dhe lirinë midis vendeve europiane ku në vitin 1977 në një polemikë Spineli do ti
përmbahej idesë se ndërtimi europian nuk kishte asgjë me internacionalizmin proletar dhe ndërsa
hidheshin bazat e komunitetit e majta do të shkonte pas fantazmave të saj.737
Kanditatura e Spinelit në radhët e partisë komuniste para zgjedhejeve politike të vitit
1976 dhe me pas zgjedhjeve europiane në vitin 1979 do të prezantonin moment kulminant të
afrimit midis lëvizjes federaliste dhe partisë komuniste. Por cilët ishin faktorët që do të bënin të
mundur këtë afrim . Ky afrim do ti kishte rrënjët në vazhdën e viteve 60’. Në vitin 1963 Spineli
do të hidhte bazat programatike ku duhet të punonin focat e majta në sferën europiane të bazuara
sipas tij në demokratizimin e institucioneve europiane dhe përgjegjshmërinë e Europës në fushën
e mbrojtjes. Afrimi progresiv midis Spinelit dhe partisë komuniste do të ndërtonte një mundësi
unike të demokratizimit të procesit të integrimit europian që nga koha e falimentimit të CED. Një
element i dytë ishte fraktura në vitet 70’ me botën politike amerikane. Amerika që nga vetë
Spineli ishte përcaktuar si motor me rëndësi në bashkimin europian tani shikohej si zëdhënës i
politikave hegjemonike mbi kontinentin e vjetër. Kundërshtimi i Amerikës për hyrjen e partisë
komuniste në qeveri ishte për Spinelin një shembull i qartë. Një demoktatizim më i madh i
institucioneve europiane dhe një autonomi më e madhe nga SHBA do të ishin me siguri një
terren pjellor mbi të cilin do të zhvillohej një bashkëpunim intensiv midis partisë komuniste dhe
Spinelit.
Një element tjetër që do ti jepte rëndësi Spineli në vazhdën e mandatit të tij në
komisionin europian do të ishte politika e reformave sociale të zhvillimit rajonal. Dimensioni
social do të bëhej një lajtmotiv europian ku në Gjermani kancelari Brand do ti jepte një shtytje
këtyre refomave në nivel komunitar. Nga pikëpamja e partisë komuniste dhe partive të tjera të
majta ishte e qartë se hapja ndaj Europës dhe afrimi i Spinelit do të ndërtonin një element të qartë
të demokratizimit legjitim. Spineli do të evidentonte në takimin e vitit 1972 në parlamentin
europian se përfaqësuesi komunist Amendola do të bëhej zëdhënës i një fjalimi thellësisht
federalist ku do ti jepej rëndësi pjesëmarrjes popullore në institucionet komunitare. Spineli me
këtë rast do të gjente mënyrën për tu komplimentuar me Amendolën. Fakti që Europa po bëhej
735 Altiero Spinelli, Diario europeo 1970-1976, (Bologna, Il Mulino, 1991), f 365. 736Po aty ,f 422. 737 Daniela. Pasquinucci, Europeismo e democrazia. Altiero Spinelli e la Sinistra Europe (1950-1986) (Bologna, il
Mulino, 2000), f 16.
182
gjithnjë e më shumë temë qëndrore në axhendën e partisë komuniste ishte dëshmuar nga fakti i
pjesëmarrjes së Spinelit.
Në harkun e pak kohëve Spineli kishte krijuar një bindje të thellë rreth impenjimit
europian të partisë. Rasti i një linje të përbashkët mendimi mdis Spinelit dhe Amendolës do të
shfaqej në vitin 1974 kur lideri federalist do të bëhej promotor i një borxhi komunitar për Italinë.
Spineli theksonte se ndihma duhet të përmbante një konsensus të gjerë midis forcave politike dhe
sindikaliste. Një afrim i tillë do të lexohej si një hapje e qartë drejt hipotezave të kompromisit
historik të lancuar ngaBerlinguer. Më pas në vitin 1975 Amendola do ta vinte theksin në nevojën
e demokratizimit të institucioneve europiane derisa të arrihej në zgjedhjet me votim të
përgjithshëm.738 Një moment i rëndësishëm do të ishte edhe një intervistëqë Spineli do të jepte
në vitin 1974 ku theksonte hyrjen e partisë komuniste në qeveri dhe shihte si domosdoshmëri për
të realizuar një sërë reformash strukturale që nuk mund të përjashtonin forcat politike të
shtresave popullore. Një autonomi e madhe nga Bashkimi Sovjetik dhe pranimi i vlerave
demokratike nga ana e partisë së Berlinguer ishin elemente që do ta bënin të mundur dialogun
me Spinelin . Nuk është e rastit që vetë Spineli në një intervistë të vitit1976 do të deklaronte
‘’Nuk erdha unë në partinë komuniste por kjo parti progresivisht i është bashkuar pozicioneve të
mija ku luftën për Europën e kam gjetur edhe këtu.’’739
Nuk duhet lënë pas dore edhe konteksti i brendshëm i partisë ku zgjedhjet administrative
të qershorit 1975 do të regjistronin një kthim të intelektualëve në mbështetje të partisë dhe
zgjedhjet politike të vitit 1976 do ta gjenin partinë të impenjuar për të sjellë në listat e saj
personalitete të pavarur midis të cilëve ish eksponentë të partisë socialiste.740Kanditatura e
Spinelit nuk do të pritej mirë nga shumica e anëtarëve të Komisionit Europian. Zgjedhja e
Spinelit do të kundërshtohej sepse ishte një zgjedhje e fortë por edhe sepse dukej qartë se
kanditatura e liderit federalist do të jepte një karakter demokratik partisë komuniste. Vetë Spineli
nuk do ta pranonte këtë propozim.
Megjithatë ekspontenti federalist theksonte se marrja nga ana e partisë komuniste të
përgjegjësive qeveritare do të kishte pasoja positive jo vetëm në planin e brendshëm por edhe në
planin ndërkombëtar. Spineli ishte i idesë se një frymë antikomuniste do të rrezikonte të ndante
Europën në dy pjesë. Por vija e partisë komuniste jo në pak raste do të krijonte problem dhe
Spineli do të shprehej me një ton kritik në drejtim të partisë. Një përplasje e parë do të jetë në
vitin 1975 në Stasburg ku eurodeputetët ishin thirur të shprehnin mendimet e tyre përsa i përkiste
zgjedhjeve të drejtëpërdrejta të parlamentit europian. Në këto rrethana kur partia komuniste do të
abstenonte sipas Spinelit ky ishte një moment thelbësor që partia duhet të bindte faktorin
738 Giorgio Amendola, L’Europa oggi nël’Unità, 29 novembre 1975. 739Daniela. Pasquinucci, Europeismo e democrazia. Altiero Spinelli e la Sinistra europea (1950-1986), (Bologna, il
Mulino, 2000), f78. 740 Mario. Ajello, Il lungo addio. Gli intellettuali e il Pci dal 1958 al 1991, (Roma- Bari, Laterza, 1997), f.110.
183
ndërkombëtar se lëvizja drejt Europës ishte e pashmangshme.741Zgjedhjet administative në vitin
1975 do të shënonin për partinë komuniste një rezultat historik ndërsa për demokristianët një
ngecje në vend.Spineli do të shprehte bindjen që partia komuniste duhet të paraqiste një program
të ristrukturimit të brendshëm industrial në politikën e brendshme. Një moment i dytë
mosmarrëveshjesh midis Spinelit dhe partisë komuniste do të shfaqej edhe në debatin mbi hyrjen
e Italisë në sistemin monetar europian. Ky sistem do të përfaqësonte për federalistin europian një
shenjë të predominimit të dimensionit ndërqeveritar mbi atë mbikombëtar. Për Spinelin gjykimi
mbi sistemin monetar do të ishte negativ megjithatë ai do të shprehte votën pro me vetëdijen se
rreziqet e moshyrjes do të ishin më të mëdha. Në të njëjtën kohë Spineli shikonte të nevojshme të
lidhej politika e adoptimit të sistemit monetar me një progres politik ekonomik për vendet e
varfëra. Por lideri federalist edhe pse një afrimi me partinë komuniste në vitet 70’do ti përmbahej
idesë së shprehur
‘’ Nuk mund të hyj në partinë komuniste pas 30 vjet beteje për federalizmin europian ‘’742
6.5. Eksperienca e funksionarëve italianë ne Bruksel.
Që nga fillimi i anoncimit të planit Shuman një nga vecantitë thelbësore ka qenë tentativa për të
rinisur forma të bashkëpunimit të ngushtë me lëshim të sovranitetit kombëtar. Por cili ka qenë
roli që kanë luajtur përfaqësuesit italianë në organizmat europiane në harkun kohor që nga vitet
50’deri në vitet 70’. Duke filluar nga organizmi i CECA përfaqësuesi i parë në këtë organizëm
do të ishte Enzo Giacchero i cili në vitin 1949 ishte emëruar si përfaqësues Italian në Asamblenë
e Këshillit të Europës. Do të ishte pikërisht impenjimi europian që do ta shtynte De Gasperin të
favorizonte emërimin e Giachero si anëtar të Autoritetit të Lartë. Giachero do ta interpretonte
kështu këtë detyrë të re.‘’E marr këtë detyrë si një kthesë në realitetin politik ‘’743
Por në vitin 1959 do të emërohej si president i këtij organizmi Piero Malvestiti dhe kjo
figurë do të ngjallte reagime negative tek industrialistët gjermane por megjithatë propozimi
Italian do të pranohej. Malvestiti do të ishte në krye të CECA në një moment të vështirë të
komunitetit për shkak të krizës që kishte goditur industrinë e qymyrgurit në ato vite por ai do të
shprehtedëshirën për të mbrojtur pavarësinë dhe fuqitë e Autoritetit të Lartë, aspiratën për një
demokratizim të institucioneve europiane.744Në vitin 1963 Malvestiti do të zëvendësohej nga Del
Bo eksperienca e të cilit do të cilësohej si një sukses jo vetëm në menaxhimin e krizës në
sektorin e qymyrgurit por edhe kishte favorizuar shkrirjen në një të dy organizmave, Autoritetit
të Lartë me komisionin e TPE-së. Përsa i përket Komisionit të Euroatom përfaqësuesi i parë
Italian nga viti 1958 -1962 do të ishte Enrico Medi i cili vinte nga radhët e shkencës por nuk do
741 Daniela Pasquinucci, Europeismo e democrazia. Altiero Spinelli e la Sinistra europea (1950-1986), (Bologna, il
Mulino, 2000), f 100 742Altiero Spinelli, Diario europeo 1970-1976, (Bologna, Il Mulino,1991), f 98 743 Rugero Ranieri , l’Italia e I negoziati del piano Shuman’,( Milano .Marzorati ,1988 ), f 227 744 Marinella Neri Gualdesi,Il cuore a Bruxelle –la mente a Roma. Storia della partecipazione italiana alla
costruzione europea, (Pisa, ETS, 2004), f 125
184
të shquhej për ndonjë kontribut të vecantë.745 Përsa i përket krijimit të tregut një tjetër anëtar i
komisionit të TPE-së do të ishte Giuseppe Petrilli i cili do të zëvendësohej nga Giusepe Caron i
cili nuk do të linte gjurmë në insitucionet e tregut të përbashkët. Por duke parë këto përfaqësime
krahasuar me vendet e tjera deri në vitet 60’ nuk kishte ndonjë element që mund të krahasohej
me figura si Monnet, Majer, Hallshtejn.
Por në brendësi të institucioneve europiane deri në vitet 60’ nuk do të mungonin edhe
kontradiktat në pozicionet e shprehura nga autoritetet italiane. Kështu me daljen nga skena të
përfaqësuesit Caron, Italia do të hezitonte për një kohë të gjatë para se të gjente zëvendësues. Në
pranverë të vitit 1964 La Malfa i ndjeshëm ndaj çështjeve europiane do ti shkruante një letër për
ministrin e jashtem Saragat në të cilën denonconte këtë vonesë kur shpjegonte‘’Prezenca e
komisioneve italiane është një nga instrumentat falë së cilës Roma do të veprojë që të ndihet
influenca e saj në Bruksel. Nuk është bërë mjaftueshem nga ana jonë për të treguar kujdes në
cilësinë e funksionarëve‘’746Në të vërtetë që nga fillimi nuk do të mungonin funksionarë të lartë
të cilët për nga eksperienca nuk do të krahasoheshin me kolegët e tjerë europianë por një tjetër
element thelbësor do të ishte edhe nje tipar tjetër ku funksionaret italianë do të silleshin me
shumë si funksionarë europianë, si zëdhënës të idealeve të forta integruese.
Duke iu kthyer emërimeve në Bruksel domethënese do te ishte që në vazhdën e viteve 60’ një
personalitet si Altiero Spinelli kishte kuptuar rëndësinë që institucionet e komunitetit në vecanti
komisioni kishte pasur në ndërtimin europian sa që do te aspironte për rolin e komisarit në
vendin e Caron. Spineli që kishte qenë një kritik ndaj tregut të përbashkët në momentin e
firmosjes së Traktateve do të rishikonte pozicionin e tij dhe në fillimet e viteve 60’ ishte bindur
kur shprehej se‘’Komuniteti mund të përfaqësoj instrumentin për të ecur me tej integrimi ‘’747Për
këtë arsye ai do të afrohej me partinë socialiste me bindjen se socialistët do të bëheshin interpret
të projekteve të tij në brendësi të qeverisë së qendrës së majtë. Megjithatë kanditatura e Spinelit
nuk do të pranohej dhe si pasues i Caron do të ishte një tjetër funksionar si Guido Colona të cilit
do ti besohej kompetenca për tregun e përbashkët dhe pikërisht të politikës industriale. Ky
funksionar do të luane një rol jo dytësor në hartimin në vitin 1967 të një dokumenti të
rëndësishëm mbi politikën industriale të komunitetit ku theksonte‘’Theksoj domosdoshmërinë e
një lirie të plotë të qarkullimit të tregjeve, nënvizoj gjithashtu nevojën e një aksioni komunitar
për të favorizuar politikën industriale të përbashkët dhe për të forcuar pozicionin e Europës së të
gjashtëve në disa sektorë kyç si industria nukleare ajo elektronike dhe ajo hapësinore’’748
Por Italia do të përfaqësohej denjësisht në institucionet europiane me një nga figurat me
personalitet Levi Sandri i cili do të bëhej pjesë e komisionit në vitin 1961 dhe do të qëndronte
745Mauricio Serra, La diplomacia davanti all’Europa:scelta ideale e interese nazionale, në Craveri P Varsori A,(nën
kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico(1957-2007) ,(Milano: FrancoAngeli), f 150 746 ASUE, Fondo Spineli ‘’Letër e La Malfa për Saragat’’ pranverë 1964 në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori,
dok 171, f 627 747Altiero Spinelli, Diario europeo 1965-1970, (Bologna, Il Mulino,1991), f 121 748 ASUE. Dokumenti i komisionit mbi politikën industriale,31 korrik 1967 në Pier. Luigi. Ballini, Antonio Varsori,
dok 196, f 718
185
për nëntë vjet edhe në rolin e zëvendës presidentit.749 Levi Sandrit do ti ngarkohej përgjegjësia e
punëve sociale. Futja në Traktatet e Romës të disa referimeve që kishin të bënin me këtë politikë
ishte në një pjesë të madhe rezultat i aktivitetit të negociatorëve italianë sepse qeveria italiane
ishte nga të paktat që ishte e interesuar që komuniteti të zhvillonte iniciativa në këtë sektor. Pa e
harruar që ishte një komisioner europian Levi Sandri do të impenjohej fort sic e kemi shprehur
edhe më parë në lëvizshmërinë e punëtorëve një aspekt me rëndësi për Italinë që nga vitet 40’.
Por një tjetër fushë do të ishte edhe formimi profesional ku do të gjente mbështetjen e fortë të
qeverisë që shpresonte të nxirrte përfitime konkrete nga politika europiane. Më e rëndësishmja
ishte se me këto aksione Levi Sandri do ti jepte jetë fillimit të një dialogu social në ambjentin
europian.750
Me domethënie do të ishte edhe roli i luajtur nga Eduarto Martino në Bruksel. Duke qënë pjesë e
komisionit në vitin 1967 do të konfirmonte përgjegjshmërinë për lidhjet e jashtme.Të shumta do
të ishin çështjet në të cilat Martino do të merrej, midis të tjerash ai do të përballej me sjelljen që
komuniteti do të mbante përsa i përket Greqisë pas grushtit të shtetit. Martino do të ishte për një
pozicion të vendosur të komunitetit ndaj regjimeve diktatoriale përkundrejt sjelljes së mbajtur
nga disa shtete anëtare si Franca. Eksponenti demokristian do të demostronte një interes për
promovimin e raporteve me zonën mesdhetare dhe me Amerikën latine duke u shprehur
se‘’Konfirmoj me këtë propozim një ndjeshmëri karakteristike të autoriteteve italiane përballë
këtyre zonave gjeografike që për arsye të ndryshme janë ne qendër të vëmendjes së Romës
‘’751Në këtë fushë qeveria italiane ishte treguar e vëmendëshme duke avancuar ne vitin 1966 me
një iniciativë të ministrit të jashtëm Fanfani për forma më të ngushta bashkëpunimi në sektorin
teknologjik në kuadrin e Natos, disa anëtarë të qeverisë në vecanti Emilio Colombo kishin
shprehur megjithatë bindjen se këto propozime mund të shpreheshin në gjirin e komunitetit
europian.752 Projekti i Fanfanit nuk do të diskutohej në brendësi të Aleancës Atlantike dhe nuk
do të kishte sukses as në brendësi të komunitetit. Në përgjithësi e ardhmja e industrisë europiane
do të shfaqej në qendër të debatit qoftë në Itali qoftë në ambjentet e tjera europiane ishte
domethënës fakti që në vitin 1969 në Milano të mbahej një diskutim i rëndësishëm në të cilën
flitej për një vëmendje të madhe nga ana e komunitetit drejt politikave industriale.
Nëse në vitin 1970 Levi Sandri, Colona, Di Paliano e Martino do të linin komisionin roli
italian në brendësi të institucioneve europiane nuk do të zvogëlohej, përkundrazi Italia do të
përfaqësohej me postin e presidentit të komisionit me demokristianin Franko Maria Malfati. Do
të ishte kryeministri Aldo Moro që do ta bindte Malfatin të pranonte rolin e presidentit të
komisionit në një moment vecanërisht sinjikativ pas zhvillimeve të Konferencës së vitit 1969 një
749ASUE. Dokumenti i komisionit mbi politikën sociale, 1 gusht 1967 në Pier. Luigi. Ballini, Antonio Varsori, dok
197, f 720 750Mauricio Serra La diplomacia davanti all’Europa:scelta ideale e interese nazionale, në Craveri P Varsori A ,(nën
kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio storico(1957- 2007) ,(Milano: Franco Angeli 2009), f 153. 751Po aty, f 167 752ASMAE. Proces verbal i takimit të mbajtur nga komiteti për bashkëpunim ekonomik internacional 12.10.1966 në
Pier. luigi.Ballini, Antonio Varsori, dok 193, f 709
186
fazë në cilën komisioni do të kërkonte ti jepte jetë aspekteve më të rëndësishme të strategjisë së
bazuar në tripletën zgjerim –thellim –kompletim i procesit të integrimit europian. Në veçanti
Malfati do ti duhej të përballej me çështjen e aderimit të Britanisë së madhe, Irlandës,
Danimarkës dhe Norvegjisë në tregun e përbashkët, transformimin e bilancit komunitar dhe
projektet e para për krijimin e një politike monetare, iniciativës për një bashkëpunim politik
europian, marrëdhëniet e vështira ekonomike me SHBA-në. Malfati do të vendoste si politikë të
tij një element të rëndësishëm, ndërmjetësimin. Por ai njëkohësisht do të vihej në mbrojtje të
organizimit që udhëhiqte përballë shteteve të tjera anëtare të cilat i përmbaheshin aspektit të
bashkëpunimit ndërqeveritar. Por pa harruar që ishte president i një organizmi me karakter
mbikombëtar do të demostronte nga ana tjetër një raport bashkëpunimi me autoritetet italiane në
vecanti me kryeminstrin Aldo Moro dhe do të shprehte edhe një interes në kërkesat italiane.753
Malfati do të mbështetej në disa bashkëpunëtorë të zotë.
Njëkohësisht me emërimin e Malfatit qeveria italiane parashikonte të emëronte Altiero
Spinelin si anëtar të komisionit kjo zgjedhje do të ngjallte interes në rradhët e federalistëve kur
shpreheshin se‘’Zgjedhja e Altiero Spinelit është vetëm një mundësi për komponentët federalist të
ndërtimit europian por edhe një përzgjedhje e një profili të lartë nga ana e autoriteteve
italiane.‘’754Spineli do të mbante përgjegjësinë mbi politikën ndustriale në një fazë të
karakterizuar nga një krizë ekonomike e manifesuar në të gjithë botën përëndimore, por falë edhe
mbështetjes së bashkëpunëtorëve të tij do të mbante një konferencë në Venecia në prill 1972. Në
këtë konferencë Spineli do të theksonte ‘’Politika industriale komunitare duhet të bazohet në një
preceptim të saktë të një zhvillimi ekonomik mbështetës dhe që të lidhet me mundësinë që
komisioni të ushtrojë kompetenca të rëndësishme në ambjente të ndryshme, nga politika sociale
në politikën ambjentale dhe deri në mbështetjen e kërkimit‘’755
Spineli nuk do ta kufizonte aksionin e tij vetëm në politikën industriale por do të ushtronte një
rol politik në tentativë për të forcuar aspektet mbikombëtare të komunitetit. Në veçanti do të
hartonte projekte të ndyshme për një reforëm të institucioneve europiane dhe nuk do të linte
mënjanë edhe temën e marrëdhënieve të jashtme me bindjen se komuniteti mund të kthehej në
një subjekt me rëndësi ndërkombëtare.756 Këto aspirata do të zhvilloheshin në një fazë të
rëndësishme të marrëdhënieve ndëkombëtare ku shihej edhe një dobësim i rolit të Amerikës në
brendësi të botës perëndimore dhe nga ana tjetër një tentativë e komunitetit të merrte mbi vete
disa përgjegjësi. Megjithatë Spineli nuk do të luante ndonjë rol në zgjedhjet e komisionit
.Gjithashtu raportet e tij me autoritetet italiane nuk ishin aq të ngushta sa për të percjellë
753 Maria Eleonora Guasconi, L'Europa tra continuità e cambiamento: il vertice dell'Aja del 1969 e il rilancio della
costruzione europea, (Firenze, Polistampa,2004 ), f 56 754Mauricio Serra , La diplomacia davanti all’Europa:scelta ideale e interese nazionale, në Craveri P Varsori A,(nën
kujdesin), L`Italia nella constructione europea.Un bilancio storico(1957- 2007) ,Milano: FrancoAngeli, f 176 755 ASUE Fondi Spinelli, Memorandum Bashkimi politik dhe komuniteti, 24.4 1972 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 208, f 804 756 ASUE Fondi Spinelli, Memorandum ‘Bashkimi politik dhe komuniteti ‘’ 24.4 1972 në Pier.luigi.Ballini, Antonio
Varsori, dok 208, f 804
187
pozicionin Italian në brendësi të dinamikave komunitare. Por edhe një afrim me partinë
komuniste italiane do ta conin Spinelin drejt dorëheqjes nga Komisioni.
Në vitin 1972 në vazhdën e dorëheqjes së Malfatit qeveria italiane do të cakonte në brendësi të
komisonit Carlo Mugnoza i cili do ta vinte theksin tek politika bujqësore e tansporteve dhe e
informacionit. Por në koherencë me vizionin italian Mugnoza do ti kushtonte rëndësi edhe
politikës së Mesdheut ku zhvillimet politike kishin sjellë fundin e diktaturave në Greqi, Portugali
dhe Spanjë dhe për to hapej prospektiva e bashkimit me komunitetin. Por një tjetër fushë e
veprimtarisë së përfaqësuesit Italian do të ishte edhe politika që kishte të bënte me të rinjtë për të
cilën shprehej
‘’Ndaj bindjen që komuniteti duhet të ofrojë një pikë të qartë referimi gjeneratave të reja’’ 757
6.6. Hyrja e Italisë në SME një zgjedhje e rëndësishme për të ardhmen e saj europiane.
Në rrjedhën e vitit 1977 vështirësitë ekonomike në veçanti ato të lidhura me problemet
financiare do të vazhdonin të prezantonin një shqetësim qëndror për liderat kryesore të vendeve
më të industrializuara të Perëndimit. Arsyet që i kishin shtyrë në fillim të viteve70 ‘që ti hynin
rrugës së bashkimit ekonomik monetar me planin Verner nuk ishin venitur edhe nga dështimi i
politikës së gjarprit monetar, përkundrazi ishin shtuar përpjekjet në këtë fushë. Ardhja në
Shtëpinë e Bardhë e presidentit Carter dhe politikat e reja në fushën monetare do të ngjallnin
skepticizëm tek partnerët europianë. Presidenti i komisionit europian Roy Jenkins në janar të vitit
1977 do të hidhte idenë e rinisjes së bashkëpunimit europian në fushën monetare.758Në fillimin e
vitit 1978 kancelari gjerman Schmid duke u nisur nga një prishje e raportit midis dollarit dhe
markës gjermane do ti drejtohej presidentit francez Giscard D’Estaing për të hartuar një politikë
franko –gjermane në fushën monetare. Ky projekt për krijimin e një sistemi monetar europian do
të bazohej në një seri kushtëzimesh si krijimi i një sistemi shkëmbimi i përcaktuar midis
monedhave europiane, krijimi i një fondi europian monetar. Gjithashtu e rëndësishëme ishte edhe
marëveshja midis vendeve aderuese për të menaxhuar së bashku krizat monetare duke e braktisur
dollarin si pikë referimi monetar dhe të zhvillonte politika ekonomike kundër inflacionit ku
Gjermania Perëndimore do të mbante përgjegjësi më preçize në mbështetje të monedhave që do
të gjendeshin në vështirësi.759Ky projekt do të diskutohej në takimin e mbajtur në Kopenhagen
në prill të vitit 1978.
Çështja e krijimit të sistemit monetar europian do të ndodhte në një nga momentet më të
vështira të historisë republikane italiane. Në 16 mars 1978 një komandë e brigadave të kuqe do të
rrëmbente kryetarin demokristian Aldo Moro një nga iniciatorët e politikës së solidaritetit
757 Maria Eleonora Guasconi, L'Europa tra continuità e cambiamento: il vertice dell'Aja del 1969 e il rilancio della
costruzione europea, (Firenze, Polistampa,2004), f 67 758.Pier Ludloë, The Making of the European MonetarySystem, (London, Butterëorth Scientific, 1982),f 34 759Jenkins Roy, Europen diary 1977-1981,(Collins ,London 1989), f 47
188
kombëtar i cili do të gjendej i vrarë pas dy muajsh.760Çështja Moro do të nënvizonte paaftësinë e
organeve të shtetit dhe do ti hapte rrugën një qeverie të unitetit kombëtar me mbështetjen e
partisë komuniste. Por në gjysmën e dytë të vitit 78’terrorizmi i së majtës ekstreme do të
shpërthente me episode të tjera vrasjesh dhe do të tregonte njëkohësisht paaftësinë e forcave të
rendit dhe shërbimeve sekrete italiane. Por do të ishte edhe një tjetër skandal që përfshiu
presidencën që do të çonte në dorëheqjen e Giovani Leone.761
Çështjet ekonomike nuk ishin të huaja për krizën ekonomike në ato vite ku qeveria
Andreoti e formuar në vitin1976 ishte përballur me problemet e tilla si dobësia e lirës, inflacioni,
rritja e shpenzimeve publike. Në pranverën e vitit 1978 edhe për shkak të gjendjes së
brendëshme autoritet italiane nuk dukeshin se do ti kushtonin ndonjë rëndësi të vecantë projektit
të sistemit monetar. Me rastin e takimit të Kopenhagenit përfaqësuesit e bankës së Italisë do të
shprehnin mëdyshjet e tyre rreth këtij projekti.‘’Pas vështirësive të mëdha falë politikës
monetare të bazuar në një dobësim të monedhës sonë mendojmë se kemi marrë avantazhe nga
dobësimi i dollarit duke na favorizuar ne prodhimin e bazuar për eksport’’762Megjithëse Italia
nuk do merrte pjesë në hartimin e projektit në Qershor të vitit 1978 do të ravijëzohej edhe
reagimi i qeverisë Andreoti. Autoritet italiane ashtu si edhe në të kaluarën kur klasës politike i
ishte dashur të merrte vendime në fushën europiane, për arsye politike nuk do të qëndronte larg
një projekti të rinisjes europiane. Në vigjilje të takimit që do të mbahej në Breme, një grup
ekspertësh të zgjedhur nga qeveria do të shpreheshin për një aderim të pakushtëzuar ndaj
Italisë. Koha dhe mënyra në këtë aderim duhet të përkthehen në impenjime konkrete të
pjesëmarrjes tonë dhe duhen trajtuar me shumë kujdes. Eksperiencat negative që kemi kaluar
duhet të merren parasysh sot në raportin midis valutave europiane dhe dollarit’’763Ekspertët
italiane do ta mbyllnin raportin e tyre duke theksuar
‘’Një impenjim aktual Italian duhet ti korespondojë një impenjimi të fortë europian për të
kontribuar që të zgjidhen nyjet strukturore të ekonomisë italiane.764Kërkesat italiane do të
mbanin të njëjtën linjë të politikës sociale, të zhvillimit rajonal dhe të rishikohej politika
bujqësore. Me rastin e një takimi Andreoti do të ilustronte pozicionin Italian për gatishmërinë për
të hyrë në SME por do të spikaste problemi i rishikimit të politikës bujqësore. Në 14 korrik 1978
këshilli i ministrave do të jepte përfundimet e pjesëmarrjes me shpresë për të përfituar një seri
koncensionesh nga partnerët europiane. Por me kalimin e kohës do të shfaqeshin një seri
dyshimesh rreth aderimit të Italisë në këtë sistem ku reagimi i parë i fortë do te vinte nga partia
komuniste ku eksponenti saj Luciano Barca do të shkruante‘’Zgjedhja e Italisë luhatet midis një
refuzimi që mund të çoj në një izolim të rrezikshëm dhe pranimit të klauzolave që mund të sjellin
760 Piero Craveri, La repubblica dal 1958 al 1992, (Torino, UTET, 1996), f 31 761 Piero Craveri, La repubblica dal 1958 al 1992, (Torino, UTET, 1996), f 39 762Antonio Varsori, La Cenerentola d’Europa? L’Italia e l’integrazione europea dal 1947 a oggi, (Soveria Mannelli,
Rubbettino, 2010), f 316 763Akte parlamentare nr 1340 .Mendime të eksperteve mbi pjesmarrjen në sistemin monetar europian në Pier. luigi.
Ballini, Antonio Varsori, dok 211, f 818 764 Po aty, f 818
189
probleme dramatike/.765Shqetësimet nuk i përkisnin vetëm partisë komuniste por edhe sektorëve
të bankës së Italisë ku guvernatori Bafi do të shfaqte dyshimet mi kapacitetin e vendit për të
aderuar në mënyrë të menjëhershme si dhe për të përballuar pasojat e kësaj zgjedhje në një kohë
të shkurtër. Pasiguritë do të ekzistonin edhe në brendësi të forcave industriale të cilat ishin
mësuar nga avantazhet që kishin sjellë eksportet për shkak të zhvlerësimit të lirës.
Në vjeshtë të vitit 1978 shqetësimet rreth futjes në SME do të ishin prezente edhe në
brendësi të qeverisë. Autoritetet italiane do të shpreheshin në hartimin e një memorandumi në
prag të mbledhjes që do të mbahej në 11 nëntor 1978 në Luksemburg ku shpreheshin shqetësimet
se ky projekt mund ta marxhinalizonte Italinë. Konkretisht në këtë memorandum
theksohej.‘’Qeveria italiane është gati të bëjë pjesën e saj në shërimin e ekonomisë por e shohim
si domosdoshmëri që SME të jetë ndryshe nga gjarpri monetar, duhet që burimet e fondit
monetar europian të jenë të disponueshme në favor të ekonomive të vendeve me ekonomi të ulët
zhvillimi.766Aksioni italian në fushën europiane do të përqëndrohej në politikën bujqësore si dhe
në kërkesat për aderimin e lirës në një zonë më të gjerë shkëmbimi. Disa rezultate pozitive do të
arriheshin përsa i përket lëvizshmërisë së shkëmbimit të lirës dhe kjo falë edhe eksponentëve të
bankës italiane. Aderimi në SME do të ndizte një debat të gjerë edhe në brendësi të partisë
demokristiane.‘’Integrimi monetar është një mënyrë falë së cilës Italia jo vetëm do të konfirmoj
besnikërinë ndaj idealit europian por edhe duhet të riafirmoj zgjedhjen e saj perëndimore.767Por
në prag të takimit që do të mbahej në Bruksel në dhjetor 1978 për çështjen e integrimit monetar
qeveria Andreoti do të merrte mbështetjen edhe nga forcat sindikaliste ku sekretari këtyre
forcave do të shprehej
‘’Aktualizimi i SME do të sjellë sakrifica për Italinë. Nuk duhet ti fshihemi problemit, lëvizja
sindikaliste italiane është në favor të politikës monetare pasi ky sistem mund ta transformojë
ekonominë.768’Edhe sekretari i konfindustrisë Guido Carli do të theksonte se aderimi ne SME do
ti jepte një dorë shërimit institucional të ekonomisë kur shprehej se‘’Kjo strategji është e
guxishme por jo absurde. Kjo korrespondon me një investim, autoritetet do të investojnë me
besueshmërinë duke marrë pjesë në një sistem që kërkon një politikë rigoroze. Eshtë e gjitha një
politikë e guximëshme pasi nëse aktorët kryesorë, qeveritë dhe parlamentet nuk kujdesen për
këtë vazhdimësi, rreziku do të jetë se me këtë do të sakrifikojnë autoritetin monetar‘’.769
Negociatat në Bruksel nuk do të ishin të lehta për palën italiane e cila nuk do të arrinte
ndonjë rezultat përsa i përket politikës bujqësore. Megjithatë Italisë do ti njiheshin disa të drejta
765Enrico Berlinguer, La Questione Comunista,(Roma, Editori Riuniti,1975), Vol.2, f 567. 766Fondi Andreoti, Përmbledhje e takimit të kryeminisrtave të Beneluks,11.11.1978 në Pier. luigi. Ballini, Antonio
Varsori, dok 212, f 824 767Antonio Varsori, La Cenerentola d’Europa? L’Italia e l’integrazione europea dal 1947 a oggi, (Soveria Mannelli,
Rubbettino, 2010), f 323 768Andrea Ciampini, Un’Europa sociale ,percorsi sindacali e ragioni politiche del contributo italiano, në Craveri
P.,Varsori A.(nën kujdesin), L`Italia nella constructione europea.Un bilancio storico(1957-2007) (Milano:
FrancoAngeli, 2009), f 283
769Antonio Varsori, La Cenerentola d’Europa? L’Italia e l’integrazione europea dal 1947 a oggi, (Soveria Mannelli,
Rubbettino, 2010), f 342
190
mbi cështjen e shkëmbimeve ‘’Këshilli i ministrave kishte vendosur ti kërkonte bankës europiane
për investime që të vendoste në dispozicion të Italisë dhe të Irlandës për një periudhë prej pesë
vjetësh një hua me kushte speciale. Banka europiane për investime ka nisur një iniciativë për
financime ku 80 % e këtyre investimeve do të përqëndrohen ne Mezzogiorno‘’770Megjithatë
qeveria Andreoti me kthimin nga Brukseli nuk do ta kishte të lehtë pasi kritika të forta do të
vinin nga partia komuniste. Eksponentët e partisë komuniste do të theksonin se çështja e
monedhës europiane do të kushtëzonte për shumë kohë zhvillimin ekonomik, politik dhe
shoqëror të Italisë pozicioni i partisë komuniste do të shprehej nga Giorgio Napolitano që
shikonte europianizmin e vijës së partisë në zgjedhjen e parlamentit europian. Lideri komunist
hyrjen në sistemin monetar e shikonte me pasoja negative për Italinë në aspektin e investimit dhe
të punësimit. Deputeteti komunist theksonte se partia e tij ishte gjithnjë edhe më e bindur se
interesat e vendit do të gjenin një përgjigje të saktë mbi baza komunitare por në të njëjtën kohë
partia komuniste do të ishte kundër sistemit monetar.771 Qëndrimi armiqësor i saj ndaj politikës
monetare europiane do të shihej edhe me shqetësim nga patnerët europianë ku francezët do të
shpreheshin‘’Mungesa e pjësëmarrjes së Italisë në politikën monetare dëshmon kushtëzimin e
ushtruar nga partia komuniste në zgjedhjet ndërkombëtare të Italisë dhe krijon mundësinë që
vendi të gjendet jashtë sistemit perëndimor’’772Kjo çështje do të bëhej objekt debati edhe në
brendësi të vetë partisë demokristiane ku mbështetja ndaj aderimit monetar do të ishte edhe një
zgjidhje për problemet e brëndëshme dhe një kundërpërgjigje ndaj partisë komuniste .‘’Një
aderim i menjëhershm në SME do të jetë një kusht thelbësor për të përballuar problemet e
brendëshme dhe për të evituar problemet e deflacionit por edhe nëse nuk marrim pjesë do të
thotë dobësim i qeverisë përballë presionit të partisë komuniste’’773
Por mbështetja do të vinte edhe nga grupi federalist i Europës ku Altiero Spineli do të
theksonte‘’Hyrja në SME është një hap nga i cili Italia nuk duhet të tërhiqet, rruga drejt SMEna
jep të drejtën të reagojmë në brendësi të integrimit për të ushtruar një influencë të fortë në
ndyshimin e rregullave. Ky është një rast i rëndësishëm për vendin tonë drejt ndërtimit të një
Europe federale’’774
Aderimi Italisë për qeverinë italiane do të bëhej objekt i një debati të gjërë parlamentar ku
mendimit të guvernatorit të bankës do ti bashkangjitej edhe ekonomisti tjetër Mario Monti i cili
do të shprehte arsyen e rrezikut të Italisë me hyrjen në SME .‘’Për vendin tonë koha për të hyrë
në sistemin monetar nuk është e duhura. Me planin Pandolfi ka filluar rruga e vështirë drejt
770Akte parlamentare. Legjilslatura VII.Diskutime të datës 12 dhjetor 1978, në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori,
dok 211, f 827 771Akte parlamentare.Legjilslatura VII.Diskutime të Giorgio Amendola 12.121978 në Pier.luigi. Ballini, Antonio
Varsori, dok 213, f 828 772Po aty, f 828 773 Antonio Varsori, La Cenerentola d’Europa? L’Italia e l’integrazione europea dal 1947 a oggi, (Soveria
Mannelli, Rubbettino, 2010), f 326 774Akte parlamentare.Legjilslatura VII.Diskutime të Altiero Spineli 12.121978 në Pier.luigi. Ballini, Antonio
Varsori, dok 213, f 828 .
191
normalizimit të politikave ekonomike të brendëshme. Të aderosh para kohe në një marrëveshje të
tillë do të thotë të humbësh kredibilitetin ‘’775 Por një arsye të rëndësishme do të hidhte edhe
ekonomisti me zë Magri i cili do të shprehej‘’Zhvlerësimi i lirës dhe inflacioni nuk janë për
Italinë vetëm demostrim i krizës por edhe instrumenta principale të mbrojtjes ndaj vetë krizës.776
Në brendësi të parlamentit një pozicion kundër do të mbahej edhe nga Luigji Paventa i cili
theksonte se ’SME do të kthehet në një zonë deflacioni dhe në një vend si i yni i karakterizuar
nga prapambetja në zhvillimin ekonomik dhe nga divergjenca të mëdha rajonale aderimi do të
kishte garantuar stabilitetin e shkëmbimit por kjo do të paguhej me çmimin e nje niveli më të ulët
zhvillimi të papunësisë’’777Në brendësi të qeverisë kundër aderimit do të shprehej edhe Rinaldo
Osola ministër i tregtisë me jashtë‘’Detyra thelbësore e qeverisë për ti garantuar vendit rimarjen
ekonomike ndoshta do të ishte ajo e nisjes së një politike ekspansive. Kështu që liria për të
drejtuar politikën monetare në sensin ekspansiv do të rezultonte thelbësore dhe nuk duhet ti
nënshtrohemi humbjes së kësaj lirie’’778Por vetë kryeministri Italian do të parashtronte një sërë
arsyesh pse Italia duhet të aderonte në këtë projekt.‘’Krijimi i një zone të stabilitetit monetar në
Europë është një objektiv i përbashkët i të gjithë vendeve anëtare të komunitetit. Kemi nevojë për
të përballuar me një solidaritet komunitar luftën kundër papunësisë. Aderimi i Italisë në sitemin
monetar shkon në koherencë me impenjimin e qeverisë që të shërojë ekonominë tonë, të ulë
shkallën e inflacionit ’’779Por kryeministri Italian Andreoti do ta kthente këtë çështje në shërbim
të vendit kur theksonte.
‘’Aderimi ynë në sistemin monetar është një akt besimi në veten tonë është një borxh i kombit
ndaj Mezogiornos dhe kundrejt të papunëve ‘’780Edhe pse me votën kundër të komunistëve Italia
do të merrte pjesë në projektin monetar europian e cila do të konfirmonte besnikërinë italiane
ndaj ndërtimit europian edhe pse kjo do të çonte në një prishje përfundimtare të bashkëpunimit
me partinë komuniste. Vendimi për ta futur lirën italiane në SME do të zgjonte interesin
kombëtar drejt temave europiane. Kjo zgjedhje shprehte dëshirën e Italisë për të qënë
ekonomikisht dhe politikisht e lidhur me Europën. Vendimi për të hyrë ne SME ishte një vendim
i rëndësishëm që do të manifestone impenjimin komunitar si objektiv prioritar si dhe dëshirën
për të qënë një patner me të drejta të plota në sistemin perëndimor.
775Po aty, f 828 776Po aty, f 828 777 Akte parlamentare. Legjilslatura VII.Diskutime të datës 12 dhjetor 1978 në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori,
dok 214, f 835 778 Akte parlamentare. Legjilslatura VII.Diskutime të datës 12 djetor 1978në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori,
dok 214, f 835 779Akte parlamentare. Legjilslatura VII.Diskutime të daëes 12 djetor 1978 në Pier. luigi. Ballini, Antonio Varsori,
dok 214, f 835 780Po aty, f 835
192
PËRFUNDIME
Zgjedhja europiane në vitet 1950 -1957 do të bëhej një element konstant i politikës së jashtme
italiane. Pjesëmarrja në ndërtimin europian prezantoi për Italinë jo vetëm mundësinë për ti dhënë
vendit një rol të një fuqie të mesme rajonale përkrah fuqive të tjera perëndimore por edhe
mundësinë për ta futur vendin drejt procesit të modernizimit. Kjo rrugë europiane do të
evidentonte jo vetëm pozicionimin ndaj iniciativave europiane por edhe rolin e luajtur në
brendësi të sferës europiane ku roli si ndërmjetësues do të bëhej një aspekt i manovrës europiane.
Padyshim që procesi europian do të evidentonte figura të rëndësishme në rrjedhën e kohës të
cilat do të rradhiteshin krahas figurave të tjera europiane si De Gasperi, Spineli apo Fanfani.
Ky rrugëtim do ti siguronte vendit jo vetëm të drejtën për të përjetuar një bum ekonomik të
shprehur në fushën industriale por edhe sakrificat në emër të komunitetit të shprehura në
politikën bujqësore dhe aderimin në sistemin monetar në vitet70’. Italia do të shënjonte edhe
gjurmët e saj si një iniciatore e politikës sociale në komunitet ku elementi kryesor i kësaj politike
për shtetin Italian do të bëhej punësimi në hapësirën europiane.
Studimi duke ndjekur rrjedhën kronologjike të ngjarjeve trajtoi në çdo etapë kohore pozicionin
dhe rolin e luajtur nga Italia në rrugën e ndërtimit europian për të konkluduar në arsyet
thelbësore të zgjedhjes europiane të cilat janë.
Kërkimi një roli të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.
Dëshira e modernizimit dhe zhvillimit të vendit në dimensionin ekonomik dhe social.
Përsa i përket kërkimit të një statusi me rëndësi në kontekstin intenacional kjo lidhet me një nga
aspektet tradicionale të politikës së jashtme italiane dhe do të kthehej në një nga objektivat
kryesor të saj.
Në përfundim të luftës së dytë botërore zgjedhja europiane do të konsiderohej si një nga
instumentet efikase që do ti lejonte Italisë të tejkalonte statusin e një vendi të humbur dhe të futej
në sistemin europian perëndimor. Krijimi i këtij sistemi u bë edhe një nga elementet thelbësore të
politikës amerikane në fillimin e luftës së ftohtë. Në këtë kontekst do të vinte propozimi italian
për krijmin e një bashkimi doganor italo-francez në vitin 1947 ku një aleancë me Francën do të
ishte mbështetje për një ridimensionim të rolit ndërkombëtar pas firmosjes së traktatit të paqes në
vitin 1947.
Pozita e Italisë do të forcohej dhe do të mbështetej fuqishëm nga Amerika ku në zgjedhjet e vitit
1948 do fitonte partia demokristiane e udhëhequr nga Alcide De Gasperi. Mbështetja amerikane
për hyrjen e Italisë në Nato në vitin 1949 do të pasohej edhe nga hyrja në Këshillin e Europës
dhe kjo do të thoshte një rinjohje në planin ndërkombëtar si një fuqi e mesme rajonale.
Lancimi i planit Shuman si një pikë kthesë në integrimin europian në vitin 1950 do ta gjente
Italinë jo vetëm në të njëjtën tavolinë bisedimesh me patnerët e tjerë europianë por do të fitonte
një status barazimtar me Francën dhe me Gjermaninë në brendësi të institucionit të Autoritetit të
Lartë. Por negociatat për planin Shuman në vitin 1951 do të çonin në një përplasje interesash
midis Francës dhe Italisë ku zgjidhja do të vinte në një takim të rëndësishëm liderash Monet –De
193
Gasperi që do të cilësohej si fryma e Santa Margaritës dhe kjo padyshim do të dëshmonte se
Italia kishte forcuar pozicionin e saj si një fuqi që po merrej në konsideratë. Por lancimin e
projekti Pleven për krijimin e një ushtrie europiane italianët do ta shikonin me skepticizëm pasi
shikonin forcimin e një dyshe franko gjermane ku roli i Italisë mund të dobësohej dhe për këtë
arsye De Gasperi do të hidhte idenë për një projekt politik që nënkuptonte krijimin e një
Asambleje Europiane me votim të përgjithshëm ku padiskutim roli i Italisë do të forcohej në
kuadrin europian. Ky projekt edhe pse nuk u realizua do të shprehte nga njëra anë rolin aktiv të
ndërmarrë nga Italia në kuadrin europian dhe njëkohësisht do të shtonte besueshmërinë
ndërkombëtare të aleatit më të madh Amerikës duke e cilësur De Gasperin si lidershipin europian
dhe Italinë si një fuqi rajonale.
Por në vazhdën e viteve 60’ Italia do të përjetonte bumin ekonomik dhe kjo do ti jepte një arsye
më shumë liderit të ri Amintore Fanfanit të kërkonte një rol më të fuqishëm për Italinë në arenën
ndërkombëtare. Sfera e veprimtarisë do të përqëndrohej në Mesdhe ku padyshim Italia do të
rregjistronte një nga etapat më të ndritura të politikës së jashtme e cila do ti jepte të drejtën të
forconte edhe zërin në brendësi të bashkëpunimit europian.
Nëse përfshirja në procesin e integrimit do të favorizonte rikuperimin e rolit ndërkombëtar një
objektiv tjetër që do të shfaqej në politikën e jashtme ishte roli barazimtar që do të kërkonte në
lidhje me patnerët e tjerë europianë. Ky ishte një objektiv ambicioz pasi diplomacia italiane ishte
e ndërgjegjshme se Italia nuk kishte forcën ekonomike as politike për të qenë promotore e
iniciativave europiane si dhe duhet të llogariste edhe perceptimin e partnerëve europianë ku Italia
e pas luftës shihej me shumë si një barrë sesa një avantazh. Kjo do ta shtynte klasën politike
italiane që iniciativat në kuadrin europian si plani Shuman, plani Pleven ti shihte në fillim me
skepticizëm ku forcimi i dyshes franko–gjermane mund ta zbehte rolin e Italisë.
Italia nuk kishte peshën e Francës në arenën europiane dhe kjo do të evidentohej në dështimin e
projektit për ushtrinë europiane ku amerikanët peshën e dështimit të këtij projekti do tja faturonin
Francës dhe jo Italisë.
Dëshira për të luajtur një rol të barabartë do ta shtynte Italinë në vitin 1957 ti përgjigjej një
marrëveshje të fshehtë në fushën bërthamore me partnerët francezë dhe gjermanë edhe kundër
dëshirës amerikane.
Por vendosmëria për tu pozicionuar mes të barabartëve të Europës do të nxirte në pah politikën e
ndërmjetësimit një element kyç nga e cila do të nxirte avantazhe dhe diplomacia italiane do të
shfrytëzonte rastin të bëhej ndërmjetësuese në krizën e Suezit midis Europës dhe Amerikës.
Gjithashtu do të ishte Fanfani në vitin 1958 që do të jepte kontributin në ndërmjetësimin e një
takimi De Gaulle-Adenauer në vitin 1958 ku për herë të parë shtetari francez do ti propozonte një
aleancë franko–gjermane- italiane.
Edhe pse Italia do të ishte protagoniste në diskutimet mbi planin Fushe dështimi i këtij plani do
të nxirte në pah përsëri dyshen franko-gjermane dhe njëkohësisht do të tregonte pozitën
jobarazimtare përkrah partnerëve të tjerë europianë.
194
Por kërkimi i një partneri të privilegjuar për diplomacinë italiane bëhej një domosdoshmëri për të
siguruar balancën e forcave dhe për të mos u pozicionuar në një rol jo dytësor dhe për këtë Italia
do të shfrytëzonte çdo zhvillim në kontekstin europian.
Kështu kërkesën britanike për të hyrë në komunitet do ta shikonte si të vetmen rrugë që De
Gaulle të merrte në konsideratë partnerët e tjerë. Italia do të gjente në kërkesat britanike mundësi
interesante të politikës së saj ku do të përfitonte nga rrethanat në të cilat Franca ishte kundër
përfshirjes së Britanisë në bashkësinë evropiane. Diplomacia italiane do të shtonte kërkesat për
një shpeshtim të bashkëpunimit me Anglinë aq sa në vitin 1969 do të nënshkruhej një deklaratë
për bashkëpunimin mbi Europën. Por pesha e Italisë në sytë e anglezëve ishte e vogël krahasuar
me dyshen franko –gjermane.
Afrimi i qeverisë italiane me britanikët ishte një strategji për të balancuar raportet europiane por
jo për tu prishur me partnerët e rëndësishëm të ndërtimit europian.
Zgjedhja europiane nuk ishte vetëm objektiv i forcimit të rolit ndërkombëtar por Italia do të linte
gjurmët e saj në ndërtimin europian falë iniciativave dhe rolit të luajtur nga diplomatët e kohës.
Që në vitin 1948 do të vinte një iniciativë e ministrit të jashtëm Italian në përgatitjen e një
memorandumi mbi bashkëpunimin europian por që nuk do të merrte vëmendjen e kohës.
Por iniciativa italiane do të vinte fuqishëm në vitin 1951 me projektin e bashkëpunimit politik
për krijimin e një Asambleje me votim të përgjithshëm e cila nëse do të ishte realizuar do të
përbënte një progres në ndërtimin europian. Italia do të ishte këmbëngulëse edhe në negociata në
fushën bujqësore ku nën ndikimin e ministrit të saj Fanfani europianët do të fusnin politikën e
integrimit horizontal.
Iniciativat italiane nuk do të mungonin as në nënshkrimin e Traktateve të Romës ku Italia për hir
të interesave të saj kombëtare do të merrte një aksion në drejtim të krijimit të Bankës Europiane
të Investimeve dhe të Parlamentit me votim të përgjithshëm. Gjithashtu roli do të shprehej edhe
në projektin Euroatom ku eksperienca në fushën e kërkimit bërthamor do ta gjente të përfshirë
Italinë në krijmin e një komiteti të urtësh ku do të merrte pjesë një nga shkencëtarët italianë
Francesco Giordano.
Lancimi i planit Fushe në vitin 1960 për një bashkëpunim politiko kulturor do të ngjallte debate
të forta ku Italia do të luante rolin e ndërmjetësit ku përplasja në komunitet do të nxirte në pah
aksionin e ndërmarë nga diplomatët italianë për të arritur një kompromis dhe ky ishte një rol që
duhej marrë në konsideratë edhe në ecjen përpara të bashkëpunimit europian.
Politika e ndërmarë nga Fanfani në kuadrin europian do të faktonte rolin konstruktiv në
integrimin europian por do të rriste edhe prestigjin e Italisë në sytë e europianëve ku De Gaulle
do ta rradhiste Italinë midis tre fuqive më të rëndësishme të Europës.
Por një rol të rëndësishëm do të luante Italia përsa i përket zgjerimit të komunitetit në
mbështetje të kanditaturës angleze e cila do të bëhej një konstante në politikën e saj europiane që
do të conte edhe në një përplasje me francezët në vitin 1962.
Por italianët do të kontribonin edhe në krizën e karriges bosh në vitin 1965 ku Italia do të kishte
presidencën e radhës dhe do të luante një rol të rëndësishëm në tejkalimin e krizës duke u bërë
195
ndërmjetësuese midis Francës dhe partnerëve të tjerë europiane ku do të evidentohej roli i
diplomatit italian Emilio Colombi.
Një tjetër iniciativë në kuadrin europian do të ishte edhe bashkëpunimi në fushën teknologjike në
vitin 1961 ku propozimi do të hidhej edhe në kontekstin e alleancës së Atlantikut dhe do tu
paraqitej edhe gjermanëve por do të mbetej thjesht një projekt i pa realizuar.
Por roli i Italisë do të shprehej fuqishëm përsa i përket fushës sociale ku iniciatava italiane do të
ndikonte edhe në përcaktimin e politikave komunitare ku Italia do te dominonte në këto politika
me zërin e diplomatit Levi Sandri. Përgatitja e një studimi mbi punësimin në vitin 1971 nga
ministri i punës Donato Catin do të ndikonte në iniciativat e ndërrmara nga komuniteti.
Por këtyre iniciativave do ti shtohej ëndërra italiane për krijmin e një universiteti europian në
Firence një objektiv i hedhur që në Traktatet e Romës. Padyshim Italia do të ishte promotore e
zgjedhjeve së parlamentit Europian me votim të përgjithshëm që do të bëhej realitet në
vitin1978.
Që nga fillimi i politikës së integrimit në kontekstin europian një prej motiveve thelbësore që do
ta shtynin Italinë në pjesëmarrjen në ndërtimin europian ishte domosdoshmëria për të siguruar
nga partnerët europian ndihmën për zhvillimin ekonomik dhe modernizimin e vendit. Kur klasa
politike e udhëhequr nga De Gasperi do të pranonte zgjedhjen europiane Italia ishte një vend i
varfër dhe i prapambetur me zona të pazhvilluara. Pjesëmarrja në ndërtimin europian do të ishte
një element i zhvillimit dhe i transformimit të vendit.
Aderimi në planin Shuman do të shikohej në këtë prizëm ku klasa politike do të ndërmerte një
sërë konsultimesh me përfaqësuesit e biznesit para nënshkrimit. Ky projekt ishte i rëndësishëm
në aspektin ekonomik ku qymyri në vitin 1950 mbulonte 1/3 e forcës energjitike ku pjesa më
madhe importohej pasi Italia ishte evarfër në këtë fushë.
Diskutimi i çështjeve ekonomike do të bëhej edhe objekt përplasjesh midis Francës dhe Italisë
për minierat e qymyrit që duhet të përfshiheshin në këtë plan. Madje edhe aderimi në planin
Pleven do të kushtëzohej edhe në aspektin ekonomik vecanërisht i rëndësishëm do të ishte
aksioni i ndërmarrë nga Italia në kuadrin e negociatave për Traktatet e Romës. Duke shprehur
frikën për dobësine e sistemit ekonomik italian do të pranohej prospektiva e një tregu të
përbashkët duke e lidhur këtë vendim me projektet për zgjidhjen e problemit të Mezogiornos dhe
me dëshirën për të kaluar nga faza e rindërtimt në atë të zhvillimit. Do të bëhej fjalë për një sfidë
që do të shihte rezultatet në atë që do të cilësohej si bumi ekonomik Italian në vitet 60’.
Italia kishte përfituar nga hapja e tregjeve saqë do të cilësohej si rasti më interesant i tregut të
përbashkët. Liberalizimi i tregut dhe përfitimet ekonomike do të ishin për Italinë edhe një arsye
më tepër në arritjen e kompromist të Luksemburgut ku në vitin 1967 tregtia me vendet e
komunitetit mbulonte 45% të gjithë tregtisë.
Nëse në aspektin industrial Italia do të arrinte sukses nuk mund të thuhet e njëjta gjë për
politikën e përbashkët bujqësore ku pesha financiare mbi Italinë do të ishte një barrë për vendin.
Në fakt angazhimi i pakët deri në vitet 60’jusifikohej edhe me faktin se vëmendja më e madhe
ishte drejtuar në aspektin industrial. Nuk do të mungonin edhe tentativat në këtë drejtim ku
196
kryeministri italian Fanfani do të ngrinte zërin edhe në kuadrin e krizës së karriges bosh. Por një
tentativë tjetër do të merej në vitin 1969 ku Italia do të kërkonte kompletimin e politikës
buqësore dhe për këtë do të shtynte edhe takimin e Hagës për disa javë.
Rëndësia e zgjedhjes europiane për ekonominë italiane do të konfirmohej edhe në momentet e
krizës së viteve 70’ ku pjesëmarrja në sistemin monetar do të shihej si një shërim për krizën
ekonomike të vendit kryeminitrit Italian Giulio Andreoti do të shprehej se
‘’Aderimi ynë në sistemin monetar është një akt besimi në veten tonë, është një borxh i kombit
ndaj Mezogiornos dhe kundrejt të papunëve.’’ Në zgjedhjen europiane të Italisë ishte përcaktuar
edhe një lidhje midis komponentëve të zhvillimit ekonomik dhe dimensionit social element që do
të dilte në pah që në fundin e viteve 40’ ku autoritetet italiane theksonin se problem i papunësisë
së gadishullit mund të zgjidhej vetëm nëpërmjet futjes së elementit të emigracionit në kuadër të
ndërtimit europian duke u siguruar të papunëve italianë jo vetëm një treg pune por edhe një
kuadër të drejtash që garantonin kushtet e jetesës.
Pikërisht tema e qarkullimit të lirë të punëtorëve do të hidhej që në projektin e bashkimit doganor
franko-italian dhe do të bëhej një konstante e politikës italiane në rrugën e ndërtimit europian.
Qeveria italiane do të ndërmerrte një aksion të fortë në këtë aspekt në kuadrin europian ku
diplomati Ugo la Malfa e shihte qarkullimin të lidhur me liberalizimin e tregtisë.
Lancimi i planit Shuman gjithashtu do të lidhej me temën e emigracionit nga përfaqësuesit
italianë ku tregu europian do të cilësohej si një valvul shfryrje për papunësinë dhe problemet
sociale italiane. Sigurisht që arritja e parë do të vinte në qarkullimin e lirë të punëtorëve me
përvojë pikërisht në vitin 1950.
Kjo çështje do të rregjistronte një sukses për Italinë me nënshkrimin e një marrëveshje me
Gjermaninë në vitin 1956 mbi qarkullimin e lirë të punëtorëve ku roli i kryeministrit Antonio
Segni do të ishte i dukshëm.
Pikërisht sepse vendi ishte i varfër dhe i prapambetur klasa politike italiane do ta zhvillonte
aksionin e saj komunitar në rinisjen europiane nga Mesina në Romë mbi planin e politikës
sociale.
Në mars 1957 do të firmoseshin traktatet e Romës. Italianët kishin arsye të kënaqeshin pasi do të
shkruanin një nga faqet më të bukura të historisë së tyre diplomatike duke luajtur një rol pozitiv
në rinisjen europiane dhe duke mbrojtur edhe kërkesat e saj. Sic e tregojnë edhe klauzolat e
traktatit italianët kishin arritur të hidhnin bazat e një politike sociale, njohja e disekuilibrave
rajonale do të çonte në krijimin e një Fondi Social Europian dhe krijimit të Bankës Europiane të
Investimeve dhe mbi të gjitha kishin siguruar qarkullimin e lirë të kapitalit e të punëtorëve temë
që do të ishte e pranishme që në fillimet e bashkëpunimit europian.
Kuadri i çështjeve sociale do të rimerrej fuqishëm në vitin 1961 nga diplomati i shquar Levi
Sandri për të cilin qarkullimi i lirë i punëtorëve nuk ishte thjesht lëvizje e një faktori prodhues të
punës por krijimi i një qytetarie europiane. Problemi i emigracionit të punëtorëve do të ishte një
domosdoshmëri italiane ku statistikat nga viti 1958 deri në vitin 1968 tregonin një dhjetëfishim
të numrit të emigrantëve dhe ky qarkullim i lirë përkthehej në kapital për Italinë.
197
Një tjetër çështje ishte edhe formimi profesional për tju përgjigjur kërkesave të kohës ku nga
njëra anë bumi ekonomik kërkonte forcë punë të kualifikuar dhe nga ana tjetër do tu ofronte të
papunëve italiane mundësi të mira në tregun e vendeve të tjera europiane. Aksioni Italian në
fushën sociale deri në vitet 70’ do të haste në kundërshtimin e shteteve të tjera që i lidhnin këto
çështje vetëm me interesat italiane si një vend i prapambetur.Por me fillimin e viteve 70’aspiratat
për të nisur një politikë sociale europiane do të qarkullonin edhe në Gjermani dhe në Francë.
Qeveria italiane do të riniste rolin e saj nëpërmjet ministrit të punës Donato Catin i cili do të
bëhej promotor i një forme të dialogut social. Në këtë kuadër do të vinte një memorandum i
hartuar nga italianët në vitin 1971 ku si temë qëndrore do të ishte emigracioni ku 27% e
emigrantëve në Europë përbëhej nga italianët.
Një shtysë e madhe drejt plotësimit të kuadrit ligjor të punëtorëve do të ishte presioni që do të
ushtronin sindikatat italiane në këto politika. Sindikatat e punëtorëve në vitin 1957 i shikonin
format e integrimit të tregut të përbashkët si një element të pashmangshëm dhe një rregullim të
kushteve të punëtorëve. Mbi sjelljen e sindikatave do të influenconte edhe prezenca e elementëve
socialiste. Nuk ishte e rastit që sindikata italiane CGIL të bëhej zëdhënëse e një strategjie
konstruktive në iniciativat komunitare ku në një bashkëpunim me sindikatat franceze do ti jepnin
jetë në vitin 1965 një komiteti të përbashkët objektivat e të cilit lidheshin me përfaqësimin e
punëtorëve italianë dhe franceze në institucionet e tregut të përbashkët. Në vitin 1967 do të
krijohej një sekretariat i përbashkët dhe viti 1969 do të shënonte hyrjen e përfaqësuesve të
punëtorëve në institucionet komunitare.
Në zgjedhjen europiane të Italisë është e rëndësishme të theksohet mundësia e ofruar nga procesi
i integrimit për krijmin progresiv të një zone të gjerë të konsensusit midis forcave politike. Italia
e pas luftës do të ishte vendi europian ku në një masë të gjerë lufta e ftohtë nuk do të bëhej
thjesht një aspekt i politikës së jashtme por kjo do të reflektonte edhe midis forcave politike.
Ndërtimi europian do të përfaqësonte terrenin ku do të ishte e mundur të shpëtoheshin frakturat
dhe ndarjet e ardhura nga lufta e ftohtë. Midis fundit të viteve 40’ dhe gjysmës së viteve 50’qoftë
forcat e majta qoftë të djathtët do të shpreheshin me tone të forta ndaj projekteve europiane që
nga plani Shuman dhe projekti për ushtrinë europiane.
Por liderët politikë që do të udhëhiqnin vendin drejt projekteve europiane do ta paraqisnin
integrimin europian si një aspekt të politikës së paqes dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Në
rrjedhën e viteve 50’do të vinte dhe kthesa e partive të qëndrës së majtë të cilat do të shpreheshin
në favor të projektit Euroatom dhe mbi Tregun e Përbashkët duke e parë nën frymën e
modernizimit të vendit.
Evolucioni ndaj ndërtimit europian do të karakterizonte edhe partinë komuniste midis viteve 60’
-70’duke marrë pjesë në dinamikat europiane. Faza e parë e raporteve të partisë komuniste me
Europën ishte karakterizuar nga një refuzim total i proçesit të integrimit ku Europa perceptohej si
kapitaliste falë hyrjes në Tregun e Përbashkët. Ekonomia italiane kishte njohur një rritje të
eksporteve drejt partnerëve të komunitetit dhe industria italiane kishte rritur numrin e të
punësuarve. Komunistët nuk mund ta injoronin këtë realitet kur në vitin 1962 do të shpreheshin
198
se Tregu i Përbashkët është tashmë një realitet politik ekonomik me të cilin duhen bërë llogaritë.
Në vitet 70’ programi i partisë komuniste do të përqëndrohej mbi temat europiane duke e bërë
Europën një cështje të politikës së saj të jashtme ku edhe skenari ndërkombëtar krijonte kushte
në këtë drejtim. Delegacioni i parë italian në Strasburg do të përbëhej nga shtatë përfaqësues por
përfaqësimi i parë me krijimin e një grupi komunist do të vinte në vitin 1973 ku presidenti i këtij
grupi do të zgjidhej Amendola. Dëshira për tu afruar në qeveri do të ishte një arsye më shumë që
partia komuniste të pranonte dhe integrimin e strukturën e Natos ku në vigjilje të zgjedhjeve
politike të vitit 1976 lideri komunist kërkonte të ndiqte një objektiv të qartë në zërin europian ku
do ti propozonte federalistit europian Altiero Spinelit kanditaturën si i pavarur në listat e partisë
komuniste.
Por roli i luajtur nga Italia në kontekstin europian për rëndësinë që mbarte ky proçes në vetvete
do të angazhonte një klasë politikanësh që do të shënjonin gjurmë të rëndësishme në historinë e
bashkimit europian. Në harkun kohor të 30 vjetëve që morëm në shqyrtim trajtuam edhe rolin e
diplomatëve në brendësi të kontekstit europian por vlen të theksohet aksioni i ndërmarë nga
shtetarët që do të konturonin politikën europiane të Italisë.
Zgjedhja europiane e Italisë do ti takonte një prej figurave më të rëndësishme demokristiane të
pas luftës Alcide De Gasperi i cili do të zhvillonte një aktivitet të dendur diplomatik që Europa të
përmbyllte në vitet 50’ bashkëpunimin politik. Por roli i luajtur nga De Gasperi do ti siguronte
një mbështeje në fushën europiane edhe pasardhësit të tij Antonio Segni i cili do të zhvillonte një
politikë të dendur bashkëpunimi me Gjermaninë në kuadrin europian.Vitet 60’ do të nxirrnin në
pah figurën e Amintore Fanfanit i cili do ta zhvillonte veprimtarinë europiane të Italisë në
mbështetje të zgjerimit të komunitetit dhe kërkimit të një partneri të privilegjuar siç ishte Anglia.
Por vitet 70’ për Italinë që do të karakterizohej nga një destabilitet i brendshëm do ta përballnin
kryeministrin italian Giulio Andreoti me një nga zgjedhjet më të vështira të Italisë në ato
momente me aderimin në sistemin monetar europian e cila do të konfirmonte besnikërinë
italiane ndaj ndërtimit europian.
199
BURIMET DHE BIBLIOGRAFIA
I.BURIMET ARKIVORE:
- I Documenti Diplomatici Italiani (DDI), Serie X, 1943-1948, vol. 7, Istituto Poli-
grafico Zecca dello Stato, Roma 2000.
I Documenti Diplomatici Italiani (DDI),Serie XI,1948-53,vol. 2,Istituto Poli-
grafico e Zecca dello Stato,Roma, 2006.
I Documenti Diplomatici Italiani (DDI),Serie XI,1948-53,vol. 3, Istituto Poli-
grafico e Zecca dello Stato,Roma, 2007.
- IDocumenti Diplomatici Italiani (DDI),Serie XI,1953-57vol. 3, Istituto Poli-
grafico e Zecca dello Stato,Roma, 2009.
- Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori a cura di Litalia e l’Europa (1947-1949,1 voll
,Rubbetino ,Soveria Manelli. 2004
- Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori a cura di Litalia e l’Europa (1947-1949,2 voll
,Rubbetino ,Soveria Manelli. 2004
II. SHTYPI
- Journal of Europen Integration History 1995volume1 number2
- Journal of Europen Integration History 1996 volume1 number2
- Journal of Europen Integration History 1998 volume2 number2
- Journal of Europen Integration History 1999 volume2number2
- Journal of Europen Integration History 2000 volume1 number2
- Journal of Europen Integration History 2001 volume1 number2
III. BIBLIOGRAFIA
- Amendola Giorgio, I comunisti e l’Europa, Roma, Editori Riuniti,1972
- BagnatoBruno, Storia di un'illusione europea.Il progetto di Unione doganale italo
francese, London:Lothian Foundation Press, 1995
- Brosio, Manlio Diario del 1958,Fondazione Einaudi,Torino 1990
- Bagnato Bruno,Vincoli europei echi mediterranei. LItalia e la crisi francese in Maroco e
in Tunisia, Ponte alle Grazie,Firenze 1991.
- Bagnato Bruno,La politica “araba” dell’Italia vista da Parigi (1949-1955), në: Storia delle
Relazioni Internazionali, 1,Vol, 1989
- Brogi, Alessandro. L’Italia e l’egemonia Americana nel Mediterraneo,’’ Florence, La
Nuova Italia, 1996.
200
- Berlinguer, Enrico, La Questione Comunista, Roma, Editori Riuniti,1975
- Cavalcanti Maria, La politica commerciale italiana 1945-1952: uomini e fatti, Napoli:
ESI 1984
- Calendri Elena, Il Mediterraneo e la diffesa dell'occidente 1947-1956.Eredia imperiali e
logiche fredda, Il Maestrale, Firenze 1997
- Ciampini Andrea (nën kujdesin), L'Amministrazione per gli Aiuti Internazionali.La
ricostruzione dell'Italia tra dinamiche internazionali e attivita assistenciali, Milan:
Franco Angeli, 2002
- Canavero Alfredo: “La politica estera di un ministro degli Interni. Scelba, Piccioni,
Martino e la politica estera italiana”, in Storia delle relazioni internazionali, vol. 6,
(1990)
- Ciampani Andrea.(a cura di),L'altra via per l'Europa.Forze sociali e organizzazione
degli interessi nell'integrazione europea(1947-1957),FrancoAngeli ,Milano 2001
Caviglia Daniell,De Gaulle e il tentativo di spostare l'asse politico europeo.:il piano
Fou-chet,CEDAM,Padova2000
- Ciampini Andrea,, (nën kujdesin), L'Amministrazione per gli Aiuti Internazionali.La
ricostruzione dell'Italia tra dinamiche internazionali e attivita assistenciali, (Milan:
FraancoAngeli,2002
Calendri Elena .,Il Mediterraneo e la diffesa dell'occidente 1947-1956. Eredia imper-
iali e logiche fredda , il Maestrale , Firenze 1997
- Curli, Barbara (2000): Il progetto nucleare italiano (1952-1964). Conversazioni con
Felice Ippolito, SoveriaMannelli, Rubbettino 2001
- Calendri Elena .,Il Mediterraneo e la diffesa dell'occidente 1947-1956.Eredia imper-
iali e logiche fredda ,il Maestrale ,Firenze 1997.
- Ciampani Andrea.(a cura di),L'altra via per l'Europa.Forze sociali e organizzazione
degli interessi nell'integrazione europea(1947-1957),FrancoAngeli ,Milano1996. - Ciampini, Andrea Un’Europa sociale ,percorsi sindacali e ragioni politiche del
contributo italiano, në Craveri P,Varsori A.(nën kujdesin),L`Italia nella costruzione
europea.Un bilancio storico (1957- 2007) Milano: FrancoAngeli, 2009
- Craveri Piero.,Varsori Antonio, ( nën kujdesin), L`Italia nella costruzione europea.Un
bilanciostorico(1957-2007),FrancoAngeli,Milano2009
- Craveri Piero,Europeismo e federalismo nel pensiero e nell’azione di Alcide de Gasperi
in Craveri P.,Varsori A,( nën kujdesin),L`Italia nella costruzione europea.Un bilancio
storico(1957- 2007), FrancoAngeli,Milano 2009,
- Craveri, Piero De Gasperi, Bologna, Il Mulino 2006.
- Craveri Piero, La repubblica dal 1958 al 1992, Torino, UTET, 1996.
Duroselle Jean Baptiste,Kaspi Andre,Historia e marredhenieve nderkombetare Tirane :
Orange,2011 Durousset Maurice, Bashkimi Evropian në shekullin XXI-institucionet
ekonomike,ShkuLogos,,2004
201
- Del Pero ,Mario. Gli Stati Uniti e l’anomalia italiana,in Craveri P.,Varsori A.(nën
kujdesin),L`Italia nella constructione europea.Un bilancio storico(1957- 2007)
Milano: FrancoAngeli, 2009
- De Leonardis ,Mauricio La "diplomacia atlantica" e la solucione del problema di Trieste
(1952-1954) Napoli:Esi,1992
- Del Biondo, Ilaria. L’Europa possibile. La CGT e la CGIL di fronte al processo di
integrazione europea (1957-1973), Romë, Ediesse, 2007
- De Gaulle Charles ‘’Memoire d’Espoir’’1962- 1965,Plon,Paris 1970
- Di Nolfo, EnnioStoria delle relazioni internazionali 1918-1999,Bari: Laterza, 2000
- Di Nolfo,ENIO La politica di potenza e le formule della politica di potenza. Il caso
italiano in Di Nolfo, E, Rainero, R. H., Vigezzi,
- Di Nolfo, Enio. “La politica estera italiana tra interdipendenza e integrazione” ne
Giovagnoli A., Pons S., Tra guerra fredda edistensione. Soveria Mannelli, Rubbettino,
2003
- Di Nolfo, Enio, Gli studi sulla politica estera italiana nel secondo dopoguerra, në
«Cultura e Scuola», 1968
- Fauri Francesca I negoziati Fritalux-Finibele il ruolo dell’Italia,in <<Storia delle
relazioni internazionali>>n1-2 ,1989-1999
- Formigoni,Guido .Politica interna e politica internazionale nell’Italia del dopoguerra
Roma:Edizioni Studium,2002
- Formigoni, Guido. La scelta occidentale della CISL. Giulio Pastore e l’azione sindacale
fra guerra fredda e ricostruzione (1947-1951), Milano Franco Angeli 1991
- Gaja.Roberto, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991),Bologna: il Mulino, 1995
- Galante,Sandro. Il partito comunista italiano e l’integrazione europea. Ildecennio del
rifiuto. Padova, Liviana, 1988
- Gualtieri, Roberto “L’Europa come vincolo esterno”, in Craveri P , Varsori A (nën
kujdesin),L`Italia nella costruZione.europea..Unbilancio.storico(1957-2007),
FrancoAngeli,Milano,2009
- Galli Giorgio, Enrico Mattei:petrolio e complotto italiano, Milano, Baldini Castoldi
Dalai Editore,2003
- Galli Roberto ‘’La partecipazione italiana alla politica Agricola comunitaria,’’
Bologna: Il Mulino 1976
- Gualdesi Marinella Neri ,Il cuore a Bruxelles la mente a Roma, Pisa ,Edizione Ets , 2009
- Guasconi, Maria Eleonora, L'Europa tra continuità e cambiamento: il vertice dell'Aja del
1969 e il rilancio della costruzione europea, Firenze, Polistampa,2004 Guasconi Maria
Eleonora Paving the Way for a European Social Dialogue nëJournal OF European
Integration History 2003, Volume 9
- Guasconi, Maria Eleonora, Italy and the Hague Conference of December 1969 nëJournal
OF European Integration history 2003,
202
- Maria Guasconi., La Gran Bretagna e il procso di integrazione europea ,un occasione
perduta në <<Storia delle relazioni internazionali’’>> nr1-2,1992,
- Gentiloni, Umberto Gli anni settanta nel giudizio degli Stati Uniti ne Giovagnoli A. Pons
S., Tra guerra fredda edistensione. Soveria Mannelli, Rubbettino, 2003
- Martino Gaetano., Per la libertà e per la pace, Firenze, Le Monnier, 1957
- Ranieri, Ruggero: “L’industria italiana e l’integrazione comunitaria: una sfida riuscita”,
in Craveri P , Varsori A (nën kujdesin),L`Italia nella costructione europea.Un bilancio
storico(1957- 2007), FrancoAngeli,Milano 2009.
- Ranieri Rugero ’’l’Italia e I negoziati del piano Shuman’ Milano .Marzorati ,1988 fq 227
- Insborg Paul, Storia dell'Italia dal dopoguerra a oggi, Torino, Einaudi,1989
- Jenkins Roy Europen diary 1977-1981,Collins ,London 1989
- Jean-Marie Palayret Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the
Luxembourg Compromise Forty Years On, Bruxelles, Peter Lang, 2006.
- Laschi Giuliana “Leradici di un paradosso: l’integrazione agricola europea e la
partecipazione italiana”Studi Storici, 1996
- Levi Lucio, Il Comitato di Studi per la Costituzione Europea e l’Assemblea ad hoc , in
SergioPistone, Lucio Levi (nën kujdesin), I movimenti per l’unità europea 1945-1954,
Milano, Jaca Book, 1992
- Liermann Claudio,Lo specchio europeo.L’Italia vista dalla stampa tedesca ‘’ne
Giovagnoli A., Pons S, Tra guerra fredda edistensione. Soveria Mannelli, Rubbettino,
2003
- Ludloë, Pier The Making of the European Monetary System, London, Butterëorth
Scientific, 1982.
- Martelli, Evelina (2008): L’altro atlantismo. Fanfani e la politica estera italianan1958-
1963, Milan, Guerini;
- Martino Gaetano., Per la libertà e per la pace, Firenze, Le Monnier, 1957
- Milo Paskal Bashkimi europianTiranë;Toena,2002
- Mammarella,Giusepe ‘’Storia e politica dell’Unione Europea ‘’Roma-Bari, Laterza,
1998
- Nuti, Leopoldo (1999): Gli Stati Uniti e l’apertura a sinistra. Importanza e limiti della
presenza americana inItalia, Roma-Bari, Laterza.
- Nuti Leopoldo La sfida nucleare .La politica estera italiane e le armi atomiche 1945-
1991. Bologna il Mulino 2007,
- Neëhouse, John Collision in Brussels: the Common Market crisis of 30 June 1965,
- London, Faber and Faber, 1967,
- Hallstein, Valter Europa federazione incompiuta, Milano, Rizzoli, 1970,
- Palayret, Jean-Marie,Visions Votes and Vetoes, The Empty Chair Crisis and the
Luxembourg Compromise Forty Years On, Bruxelles, Peter Lang, 2006.
203
- Pasquinucci, Daniela.Europeismo e democrazia. Altiero Spinelli e la Sinistra europea
(1950-1986), Bologna, il Mulino, 2000
- Pietro. Pastorelli, La politica estera italiana del dopoguerra, Bologna, Il Mulino, 1987 - Preda Daniela, Alcide de Gasperi federalista europea,Bologna,Il Mulino,2005
- Petrini Francesco ,’’Illiberismo a una dimensione. La Confindustria e l’integrazione
europea 1947-1957’’, Milan, Franco Angeli.,2005 .
- Poggiolini, Ilaria.Europeismo degasperiano e politica estera dell’Italiaun’ipotesi
interpretative1947-1949 in storia delle Relazioni internazionali.Preda,Daniela. Sulla
soglia dell’unione: la vicenda della Comunità politica europea (1952-1954), Milano:
Jaka Book,
- Piero Craveri ,europeismo e federalism nel pensiero e nell’azione di Alcide De Gasperi in
CRAVERI P .,VARSORI A .( nën kujdesin ) , L’Italia nella costruzione europea . Un
bilanco storico (1957-2007)., FrancoAngeli,Milano 2009,
- Pistone:Sergio L'Italia e l' unità europea : dalle premesse storiche alle elezioni del
- Parlamento europeo, Torino, Loescher, 1982.
- Sergio Pistone I movimenti per l;unita Europea1944-1954 ,Jaca Book, Milano,1992
- Petrini Francesco.,Gli industriali privati italiani e la CECA,in RANIERI R., TOSI L.( nën
kujdesin),La Comunita Europea del Carbone e dell’Acciaio (1952-2002).
- Petrini , Francesco’Il’liberismo a una dimensione. La Confindustria e l’integrazione
europea 1947-1957’’, Milan, Franco Angeli.,2005
- Ruggero Ranieri and Tosi, Luciano (eds) (2004): La Comunità Europea del Carbone e
dell’Acciaio (1952-2002). Gli esiti del trattato in Europa e in Italia, Padua, CEDAM.
- Ranieri Rugero,L’Italia e I negoziati sul Piano Schuman, in Di Nolfo E.,Rainero R.H.,
Vigezzi b.( nën kujdesin),L’Italia e la politica di potenza in Europa (1945-1950), Milano
Marzorati 1986
- Ranieri,Ruggero “Il Piano Sinigaglia e lo sviluppo della siderurgia italiana in <<Studi
Storici>>1996
- Romero Frederico’’ L’emigrazione operaia in Europa, ne Storia dell’emigrazione
italianavol. I, Partenze, Donzelli, Roma 2001,
- Spineli,Altiero .Manifesto di Ventotene in Sergio Pistone(nën kujdesin )Trentanni di vita
del Movimento Federalista EuropeaMilano:Franco Agnelli,1973
- Spinelli,Altiero.Diario europeo 1965-1970, Bologna, Il Mulino,1991
- Sforza ,Carlo ,Cinque anni a Palazzo Chigi.La politica estera italiana dal 1947-1951
.Roma:Atlante,1952
- Serra ,Mauricio La diplomacia davanti all’europa:scelta ideale e interese nazionale,in
- Craveri P Varsori A,( nën kujdesin),L`Italia nella constructione europea.Un bilancio
storico(1957- 2007) ,Milano: FrancoAngeli,
- Serra,Enrico ‘’ l’italia e la conferenza di Messina in‘’il rilancio dell’Europa e I trattati
didi Roma’’ Milano, Giuffrè, 1987
204
- Scarano Federico ,’’Anttonio Segni ,Konrad Adenauer e l’integrazione europea’’
- Craveri P, Varsori A (nën kujdesin),L`Italia nella constructione europea.Un bilancio
storico(1957- 2007), Franco Angeli,Milano 2009.Roma’’ Milano, Giuffrè, 1987
- Serra Maurizio, La diplomazia italiana davanti all’europa scelta deale e interesse
nazionale,Craveri P ,Varsori A( nën kujdesin), L’Italia nella costruzione europea. Un
bilanco storico (1957-2007), FrancoAngeli, Milano 2009.
- Serra Enrico., L’Unione doganale italo-francese e la conferenza di Santa Margherita (
1947-1951) , in Duroselle J.B ., Serra E .(nën kujdesin ), Italie e Francia 1946-1954,
FrancoAngeli,Milano 1988
- Pons, Silvio “Berlinguer e la politica internazionale” ne F.Barbagallo, A. Vittoria,
- Berlinguer, la politica italiana e la crisi mondiale, Roma , Carocci, 2007
- Taviani Paolo Emilio, Politica a memoria d'uomo ,Bologna: Il Mulino 2002
- Taviani,Paolo Emilio ‘’I giorni di Trieste,’’ Roma, Edizioni Civitas, 1994.
- Olivi Bino ,L'Europa difficile. Storia politica dell'integrazione europea, Bologna, Il
Mulino, 1998
- Olivi, Bino L'Italia nella CEE degli anni '70: problemi e prospettive, Edizioni Comunità,
Roma, 1977
- Ortona, Egidio Anni d’America. La Diplomazia 1953-1961, il Mulino,Bologna, fq 313
- Varsori Antonio La scelta occidentale dell’Italia 1948-1949 në <<Storia delle relazioni
internazionali>>n1-2 ,1985, 95-159
- Varsori,Antonio’’Jean Monnet e il Comitato dAzione per gli stati Uniti d Europa fra Mec
ed Euroatom (1955-1957)’’S Pistone (nën kujdesin),I movimenti per lunita europea 1954
-1969,Jaka Book, Milano 1996
- Varsori Antonio, “L’Italia fra alleanza atlantica e CED (1949-1954)”, in Storia delle
relazioni internazionali,vol. 3, no. 1(1988).
- Varsori,Antonio. La Cenerentola d’Europa? L’Italia e l’integrazione europea dal 1947 a
oggi, Soveria Mannelli, Rubbettino, 2010
- Varsori, Antonio Continuità e discontinuità nella diplomazia italiana,Roma, Carrocci,
2010
205
ABSTRAKT Historia e integrimit europian ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve për rëndësinë që mbart në vetvete ky
proces. Në aktualitetin ku jetojmë dhe rëndësinë që ky proces mbart për Shqipërinë që nga vitet 90’’ me dëshirën për
tu bërë pjesë e Europës së bashkuar, mu duk me interes që studimi im të trajtoj këtë çështje dhe konkretisht të trajtoj
rolin që ka luajtur Italia në procesin e integrimit dhe kjo ka arsyet e veta. Ky punim ka marrë në analizë rolin e
Italisë në procesin e integrimit europian në vitet 1947- 1979 duke patur si objektiv kryesor përcaktimin e arsyeve të
zgjedhjes europiane, impaktin që pati kjo zgjedhje mbi rolin ndërkombëtar dhe brenda vendit.
Këtë objektiv e kam parë të arsyeshme ta zbërthej në një seri pyetjesh:
Cilat janë karakteristikat thelbësore të politikës europiane të Italisë?
Në çfarë mënyre Italia ka influencuar mbi zhvillimet e procesit të integrimit dhe çfarë roli ka luajtur në ngjarjet
thelbësore të Europës.
Punimi përfshin në studim periudhën 1947 -1979 për këto arsye:
Së pari viti 1947 shënon një ngjarje të rëndësishme në ndërtimin europian,lançimin e planit Marshall që do ti jepte
jetë strukturës europiane. Viti 1979 përkon me fundin e krizës italiane dhe në planin europian me zgjedhjen me
votim të drejtëpërdrejtë të parlamentit europian që do të shënonte një etapë të re në ndërtimin europian.
Së dyti nga pikëpamja kohore pjesa më pasur e dokumentave e prezantuar i përket periudhës së viteve 1947-1979.
Së treti kjo zgjedhje nuk i përket vetëm pasurisë së dokumentave arkivore por edhe rolit evident të ndërmarë nga
Italia në ato vite në fushën komunitare.
Metoda studimore edhe pse është përqëndruar në një vendosje kronologjike të ngjarjeve për periudhën e marrë në
studim ka arritur të degëzohet në dy fusha në atë të rifitimit nga ana e Italisë të rolit të një fuqie të barabartë me
vendet e tjera dhe interesit për një modernizim të ekonomisë.
Fjalët kyçe: Italia,Integrim europian, Bashkimi Europian, Treg ipërbashkët,Euroatom, emigracion, politikë
sociale,ndërmjetësim, kompromis.
ABSTRACT
The history of European integration has attracted attention to many researchers for the importance this process
consist in. At nowadays actuality and for the importance this process consist in for Albania of the year 90s with the
desire to be part of united Europe, I found it interesting that my research work treats this issue and specifically treats
the role Italy influenced in integration process, and this has its reasons.
This research work analyzes the role of Italy in the process of European integration since 1947 to 1979 having as a
main objective the definition of the reasons of European choice, and the impact this choice had on the international
role and within your country.
I have seen reasonable to elaborate this objective in a series of questions:
-Which are the main characteristics of the Italian European Politics?
-How has Italy influenced on the developments of integration process and the role it had on the essential events of
Europe.
This research work includes in its study 1947- 1979 period, and for these reasons:
-Firstly the 1947 year marks an important event in the European building, on the launch of Marshall Plan which
would give life to European structure. The year 1979 marks the end of Italian crisis, and direct election ballot on
European plan of European parliament which would mark a new area on the European construction.
-Secondly in terms of time, the richest part of documents presented belongs to 1947 to 1979 period.
-Thirdly this choice doesn’t not only belong to archival document’s resources, but also to the evident role taken from
Italy in those years in the field of community.
Study method even though is focused on a chronologicalplacement of events for the period under studyhas achieved
to divid into two areas the ones of regaining from Italy the role of a equal power with other countries and interest for
a modernization of the economy.
Keyword:Italy: European integration, The European Union, Common market;Euratom, immigration, social
policy,intercession, compromise.