Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

16
BOTIM I SHOQATËS KOMBËTARE “TOMORRI” E PËRMUAJSHME ÇMIMI 50 LEKË INTERVISTA EDITORIAL NJOFTIM PERSONAZH “Unë vertet u largova nga Shqipëria, por Shqipëria nuk u largua kurrë nga unë” Faqe 8-9 M bi 100 vjet më parë, kur Shqipëria ishte e madhe por nuk ishte Shqipëri, patriotë të vërtetë në trojet tona e kudo ku ishin nëpër botë, ofruan mendjet dhe pasurinë për të krijuar shoqata e gazeta atdhetare. Kryefjala e tyre, ishte bashkimi pa dallim. Ato janë shumë dhe faqet e kësaj gazete modeste nuk do të mjaftonin për ti përmendur. Por një nga ato, një ndër më të shquarat ka qenë edhe shoqata Kombëtare “Tomorri”. Shoqatë që është edhe sot, me degë në gjithë vendin. Një bashkim vullnetar, që synon të nxjerë në pah vlerat më të mira të zonave që rrinë nën “hijen” e malit gjigand e të shenjtë Tomorr por më së shumti, të shqiptarizmës. Së shpejti rivjen, edhe gazeta “Delli i Tomorit”. Një gazetë që në ball të saj ka të shkruar: Botim i Shoqatës Kombëtare “Tomori”. Vini re! I Shoqatës Kombëtare, jo i ndonjë grupimi njerëzish, as zonash e fisesh, as krahine e partie…Prandaj le të bashkohemi jo vetëm në faqet e kësaj gazete, pa mërira e interesa meskine. Le të nxjerrim nga pluhuri, traditat dhe vlerat më të mira shqiptare dhe njerëzore. Të duken ata mjekë, mësues, ushtarak, studentë, veteranë apo njerëz të thjeshtë por që japin leksionin e ndershmërisë. Faqet e “Diellit të Tomorit, duhet të jenë dhe do të jenë pronë e tyre, ashtu siç kanë qenë të gjyshërve dhe stërgjyshërve, në kohët kur donin të bënin Shqipëri. Natyrshëm personalitetet dhe heronjtë kanë legjimitetin të nderohen për kontributin e tyre ndaj atdheut... Faqe 12 Ermonela Jaho: Jam krenare për shqiptarinë time Në vend të Redaksionales Për më shumë vlera Ju tregoj Bektashizmin shqiptar dhe lidhja me Malin e Tomorrit EKSKLUZIVE ME HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ/ Bektashizmi flet shqip. A mos e kemi “zaptuar” më shumë seç na takon ky tarikatë ? Sa i ndërkombëtarizuar është në botë? Cila është strategjia për t’i dhënë gjithkujt që e dëshironë këtë besim? Taip Vishanji (Metani) një kujtesë me rastin e 105-vjetorit të lindjes T omori është i të gjithëve. Ka historinë e tij ky mal mitik, dje dhe sot është mal i Perëndive. Shoqata “Tomorri” erdhi natyrshëm në Shqipëri si një proces i gjatë i krijimit të saj, në fillim jashtë vendit, në Rumani, nëntor 1906 filloi me emrin Shoqata Kulturore “Tomorri”, si rezultat i bashkimit të tre shoqërive. Rrugëtimi i tij 105 vjetor është domethënës, i veçantë dhe i rrallë, në Rumani, Skrapar, Berat, Athinë, Tiranë, Egjipt dhe në qytetin Roçester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U jemi mirënjohës, themeluesve të hershëm të saj, Nikolla Naço në Rumani - 1906, Mit’hat Frashëri – 1924 në Greqi, publicisti i Jani Vruho në Egjypt- 1931, ndihma e Fan Nolit në Amerikë për shoqërinë “Tomorri” - 1952, Hysni Vëndresha në Skrapar - 1921, Berat- 1924, Tiranë me Zyhdi Doko-1924. At Artur Liolin në shtator 1994 në vizitën e tij në Berat shprehet për Tomorin: “Vërtet për ne si dhe shekuj më parë ka qënë mal i Shenjtë për popullin tonë, një vend ispironjës për poetët, një burim jetëdhënës për fetarët, një guri patroditur për patriotët, një fole e lartë për luftëtarët, një shkëmb mjetimi për largpamësit, që lidh realitetin e jetës tokësore me aspiratat e njeriut për jetën e pasosur”. Ajo rilindi përsëri në vitet e demokracisë, në Tiranë- 1999. Shoqata “Tomorri” mori si mision për të mbajtur gjallë atdhedashurinë, vëllazërinë, traditën, kulturën dhe mirëkuptimit... vijon në faqen 11 SPECIALE FALAS Të nderuar anëtarë të shoqatës Tomorri, dashamirës dhe lexues, gazeta së shpejti nis botimin e saj të rregullt periodik. Duke mos ju zhgënjyer me materialet që do të përcjellim në faqet e saj, ju ftojmë të kontribuoni me shkrimet tuaja dhe të abonoheni. Redaksia falenderon degën e Shoqatës Tomorri në Rrethin e Lushnjës, e cila ka nisur procesin e abonimeve. Me respekt REDAKSIA Nga Nuri Çuni

description

Po lexoni Numrin e Muajit Gusht 2012 - Dielli i Tomorrit

Transcript of Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

Page 1: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

Botim i shoqatës komBëtare “tomorri” e përmuajshme Çmimi 50 lekë

IntervIsta

edItorIal

njoftIm

personazh

“Unë vertet u largova nga Shqipëria, por Shqipëria nuk u largua kurrë nga unë” faqe 8-9

Mbi 100 vjet më parë, kur Shqipëria ishte e madhe por nuk ishte Shqipëri, patriotë të vërtetë në trojet

tona e kudo ku ishin nëpër botë, ofruan mendjet dhe pasurinë për të krijuar shoqata e gazeta atdhetare. Kryefjala e tyre, ishte bashkimi pa dallim. Ato janë shumë dhe faqet e kësaj gazete modeste nuk do të mjaftonin për ti përmendur. Por një nga ato, një ndër më të shquarat ka qenë edhe shoqata Kombëtare “Tomorri”. Shoqatë që është edhe sot, me degë në gjithë vendin. Një bashkim vullnetar, që synon të nxjerë në pah vlerat më të mira të zonave që rrinë nën “hijen” e malit gjigand e të shenjtë Tomorr por më së shumti, të shqiptarizmës. Së shpejti rivjen,

edhe gazeta “Delli i Tomorit”. Një gazetë që në ball të saj ka të shkruar: Botim i Shoqatës Kombëtare “Tomori”. Vini re! I Shoqatës Kombëtare, jo i ndonjë grupimi njerëzish, as zonash e fisesh, as krahine e partie…Prandaj le të bashkohemi jo vetëm në faqet e kësaj gazete, pa mërira e interesa meskine. Le të nxjerrim nga pluhuri, traditat dhe vlerat më të mira shqiptare dhe njerëzore. Të duken ata mjekë, mësues, ushtarak, studentë, veteranë apo njerëz të thjeshtë por që japin leksionin e ndershmërisë. Faqet e “Diellit të Tomorit, duhet të jenë dhe do të jenë pronë e tyre, ashtu siç kanë qenë të gjyshërve dhe stërgjyshërve, në kohët kur donin të bënin Shqipëri.

Natyrshëm personalitetet dhe heronjtë kanë legjimitetin të nderohen për kontributin e tyre ndaj atdheut... faqe 12

Ermonela Jaho:Jam krenare për shqiptarinë time

Në vend të Redaksionales

Për më shumë vlera

Ju tregoj Bektashizmin shqiptar dhe lidhja me Malin e TomorritekskluzIve me haxhI BaBa edmond BrahImaj/ Bektashizmi flet shqip. A mos e kemi “zaptuar” më shumë seç na takon ky tarikatë ? Sa i ndërkombëtarizuar është në botë? Cila është strategjia për t’i dhënë gjithkujt që e dëshironë këtë besim?

Taip Vishanji (Metani) një kujtesë me rastin e 105-vjetorit të lindjes

Tomori është i të gjithëve. Ka historinë e tij ky mal mitik, dje dhe sot është mal i Perëndive.

Shoqata “Tomorri” erdhi natyrshëm në Shqipëri si një proces i gjatë i krijimit të saj, në fillim jashtë vendit, në Rumani, nëntor 1906 filloi me emrin Shoqata Kulturore “Tomorri”, si rezultat i bashkimit të tre shoqërive. Rrugëtimi i tij 105 vjetor është domethënës, i veçantë dhe i rrallë, në Rumani, Skrapar, Berat, Athinë, Tiranë, Egjipt dhe në qytetin Roçester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. U jemi mirënjohës, themeluesve të hershëm të saj, Nikolla Naço në Rumani - 1906, Mit’hat Frashëri – 1924 në Greqi, publicisti i Jani Vruho në Egjypt- 1931, ndihma e Fan Nolit në Amerikë për shoqërinë “Tomorri” - 1952, Hysni Vëndresha në Skrapar - 1921, Berat- 1924, Tiranë me Zyhdi Doko-1924. At Artur Liolin në shtator 1994 në vizitën e tij në Berat shprehet për Tomorin: “Vërtet për ne si dhe shekuj më parë ka qënë mal i Shenjtë për popullin tonë, një vend ispironjës për poetët, një burim jetëdhënës për fetarët, një guri patroditur për patriotët, një fole e lartë për luftëtarët, një shkëmb mjetimi për largpamësit, që lidh realitetin e jetës tokësore me aspiratat e njeriut për jetën e pasosur”. Ajo rilindi përsëri në vitet e demokracisë, në Tiranë- 1999. Shoqata “Tomorri” mori si mision për të mbajtur gjallë atdhedashurinë, vëllazërinë, traditën, kulturën dhe mirëkuptimit... vijon në faqen 11

speciale falas

Të nderuar anëtarë të shoqatës Tomorri, dashamirës dhe lexues, gazeta së shpejti nis botimin e saj të rregullt periodik. Duke mos ju zhgënjyer me materialet që do të përcjellim në faqet e saj, ju ftojmë të kontribuoni me shkrimet tuaja dhe të abonoheni. Redaksia falenderon degën e Shoqatës Tomorri në Rrethin e Lushnjës, e cila ka nisur procesin e abonimeve.Me respekt REDAKSIA

Nga Nuri Çuni

Page 2: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

2

“Dielli i Tomorrit” -  Shoqata  “Tomorri” stafi i gazetës   “ Dielli i Tomorrit”  i kanë kushtuar këtë numër specialë në domnancë njërit prej miqëve më të mëdhenjë të sajë sikur është Kryegjyshata Botërore  e Bektashinjëve dhe veçmas mikut tonë, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj. Tashmë që   bashkpunimi i kalonë kufijtë e një mardhënie formale si do ta  vlersoni këtë simbiozë të këtijë bashkpunimi ?     

Baba Mondi - Kryegjyshata në devizën e sajë ka që të bashkpunojë me të gjithë personat apo shoqatat që  punojnë për mirësinë e njerëzimit, paqen ,dashurin dhe me ata  që ndihmojnë në kalimin e vështirësive. Në këtë kuadër edhe shoqata “Tomorri” në  parim  duke qënë një shoqatë kulturore që promovon ruajtjen dhe trashëgimin e vlerave pozitive të  një treve apo më gjerë, është një mikja jonë e herëshme. Ndryshe nga simotrat e tjera të sajë me shoqatën “Tomorri” bashkpunimi është më i veçantë,  sepse ashtu sikur edhe unë, Dede Haxhi   Reshat Bardhi ka  qënë një mik i madh i shoqatës tua, njëherazi dhe një antarë nderi i saj, një lidhje e rëndësishme   me këtë shoqatë është edhe ajo, se pothuaj, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e shoqatës tuaj janë edhe të besimit bektashianë, por jo  pak e shtonë këtë bashkpunim i përbashkëti jonë, mali i Tomorri.t   Ky mal është mali i perëndive  dhe duke qënë i tillë, ne së bashku jemi më  pranë perëndive. Ky është misioni i besimit dhe fesë  predikimi i dashurisë, paqes, mirësisë. Edhe shoqata “Tomorr”i duke qënë pranë malit të perëndive  ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë bashkpunim duke përciellë mesazhe paqeje, dashurie, mirësie dhe vëllazërim.

“Dielli i Tomorrit”- Cila eshte simbolika e festës së pelegrinazhit të Baba Tomorrit ?

Baba Mondi – Siç dihet mali i Tomorrit është quajtur edhe nga poetët e mëdhenj    “Mali i perendive” është  vend i shenjt, nga besimet më të lashta. Tomorr shpjegohet  “te mirët”. Kështu që edhe Abas Aliu si luftëtar që ra për lirinë, ruajtjen e islamit, në fushën e Qerebelasë për të mbrojtur të vërtetën, demokracinë, fenë e Muhamedit, për të thënë atë që të tjerët e fshehin, erdhi gjeti prehje tek  mali yne i shenjte Tomorr. Që atëhere baba Haxhi Qesaraka që është edhe  babai që ka themeluar teqen e Haxhi Babait në Qesarakës ne vitet 1600 ka mbajtur një grusht dhe nga varri i Abas Aliut në Qerebela e ka sjelle në malin e Tomorrit për ta materializuar. Kështu që mali i Tomorrit eshte vëndi i perendive dhe njerëzit vijnë aty për pelegrinazh për të marrë dashuri, mirësi, paqe, për të larguar anët negative, për të marrë forca të reja, për të përballuar vështirësitë në jetë.

“Dielli i Tomorrit”- Kur i ka patur fillesat e para ky pelegrinazh?

Baba Mondi - Ky pelegrinazh  ka nisur herët, në shek.XV. Ka qënë misionarët nga Horasani, është Haxhi Baba Qesaraka që ka materializuar këtë vënd. Në malin e Tomorrit është kryepelegrinazhi. Naim Frashëri shkruan:  “Abas Aliu zu Tomorrë/ erdhi afër nesh/ Shqipëria  s’mbet e gjiorë/ se Zoti e desh.” 

“Dielli i Tomorrit”- Cilët janë misionarët e parë   të këtijë pelegrinazhi

Intervistë ekskluzive për “ Dielli i Tomorrit”, e kryegjyshit botëror, Baba Mondit

Bektashizmi dhe lidhja me Malin e Tomorrit

Me Shoqatën “Tomorri” dhe gazetën tuaj na lidh më shumë se një marrëdhënie formale. Është mali i Tomorit dhe shënjtëria e tij që na bën të pandashëm

Padyshim misionar i parë është Tusiu i parë që u vendos në Vokopolë në shek XIV, që ngritën edhe mekamin e Abaz Aliut në Çukën e Tomorrit, pastaj  vjenë Demir Hani, baba Haxhi Qesaraka  një shenjtor i madh i bektashinjve, i cili  e shenjtëroi duke e  materializur atë në shenjtëri.

“Dielli i Tomorrit”- Cila është lidhja e objekteve të shenjta sikur gjurma e Abas Aliut, apo Kulmakut?

Baba Mondi -Janë vëndet që tregojnë rrugën nga  ka ardhur Abas Aliu, po këto janë  prova që ti shohi njerëzimi ti besojnë, se për të shenjtëruar i ka shënjtëruar vetë  Abas Aliu, vëndin, tokën, prandaj edhe gjurma atje është e shenjtë. Njeriu duke qënë krijesa më e  përkryera e perëndisë ai i shenjtëron gjithçka edhe tokën. Zoti thotë   e bëra njerinë me shëmbëlltyrën time, ne jemi përfaqësuesit e Zotit në tokë. Këto janë vënde që tregojnë rrugën. Abas Aliu pavarsisht se me kokë të prerë ka fluturuar ka ndaluar në vënde të

Baba Mondi - Bektashizmi është shtrirë në 31 shtete të botës. Them kështu sepse janë shumë më shumë, por në këto shtete ka institucionë bektashianë. Shqipëria ka patur 113 teqe, në Greqi 41 teqe dhe tylbe, Maqedoni 53 objekte, Kosova 15, Mali i Zi 3, Serbia 1, Bosnja Hercegovina 3, Hungaria 1, Bullgaria 40, Rumania 15, Turqia 700, Egjypti ka patur 2 SHBA, Turkmenistan, Irak, Pakistan,Taxhikistan, Afganistan, Azerbaxhan, Rusi, Kinë, Indi, Japoni etj janë shtete ku ne kemi institucione. Këto janë të dhëna që janë marrë nga Instituti prestigjoz i Haxhi Bektashit në Ankara dhe janë të dhëna teje të

sakta. Bektashinj ka në gjithë botën, por ne nuk kemi teqe. Kryegjyshata Bektashiane ka marrë detyrë të rregjistrojë të gjithë bektashinjtë kudo ku janë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën. Parimi i bektashizmit është se gjuha e bektashizmit është gjuha e nënës, çka do të thotë se anëtarët bektashianë të një shteti kanë për gjuhë atë të atij shteti ku është edhe kulti fetar. E folura në gjuhëm arabe është kulturë që ne të mësojmë sa më mirë kuranin, që të dimë të komunikojmë sa më mirë me komunitetet e tjera të fesë islame dhe kjo i shërbenë komunikmit sa më të lehtë me tarikatet e fesë islame.

Bektashizmi flet shqip. A mos e kemi “zaptuar” më shumë seç na takon ky tarikatë? Sa i ndërkombëtarizuar është në botë? Cila është

strategjia për t’i dhënë gjithkujt që e dëshironë këtë besim?

personazh

Page 3: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

3

ndryshme duke lënë gjurmë të cilat tregojnë  edhe rrugën që ai ka përshkuar.

“Dielli i Tomorrit”- Si ka qënë organizuar kjo festë para vitit 1945 ?

Baba Mondi - Sikur edhe  e theksova më lartë ka nisur për tu  festuar që në shek. XV, u desh rreth një shekull që të njihej Brenda dhe jashtë vendit, si rasti kur erdhi Demir hani për peligrinazh në malin e Tomorrit. Por dervish Iliazi ishte ai që  ndërtoi teqenë 1916, atëhere kur ka filluar veprimtarinë edhe teqja e Tomorrit. Në shërbim të heroit të Qerbelasë Abaz Aliut.U krijuan legjenda, mite, këngë për malin e Tomorrit.

“Dielli i Tomorrit”- Po nga viti 1944- 1967 atëher kur  edhe këto kultet fetare morën një  goditje nga sistemi  si ka qënë të organizuar këto pelegrinazhe?

Baba Mondi -  Dede Ahmeti i dha një vizionë tjetër dhe të gjithë fondin që kemi në arkiv, shkrime, foto të ndryshme që ne disponojmë, tregojnë për një peligrinazh të

mirërganizuar dhe të vlerësuar gjatë këtyre periudhave.  

“Dielli i Tomorrit”Po nga viti 1967 e deri në 1990 ?

Baba Mondi - Që nga ky vitë ashtu sikur vëndet e kultit u  goditën apo u përshtatën për qëllime të ndryshme edhe teqeja e Abas Aliut u përshtat për repart ushtarak. Ndërsa  besimtarët edhe pse  të ndaluar të  bënin ritet fetare i kanë ndjekur ato në fshehtësi. Ndërsa në majë të malit të Tomorrit ishte pamundur nga që ruhej me ushtarë, ishte reparti I ndërlidhjes së veçant. Në  Çukën e Kulmakut  ritet janë  përkujtuar, mbasi edhe  justifikimi për të shkuar në  këtë teqe kanë qënë më të justifikuara, mbasi aty ka qënë edhe si  rrugë për të kaluar nga zona e Tomorricës, Gramshit, Korcës  për në  drejtim të Poliçanit  ose  për në drejtim të kundërt.

“Dielli i Tomorrit”- Ka shumë  ngjarje të dëgjuara në atë kohë për këta iniciatorët e prishjes së  kulteve fetare, madje edhe për  

këtë të  teqesë së Kulmakut tregojnë se janë ndëshkuar nga Zoti.

Baba Mondi - Një parim bektashian thotë atje ku nuk ke vënë, mos merr. Njeriu është një qënie  e përkryer. Profeti Muhamed thotë: “Kur ta ndieni vehten ngushte  drejtohuni vëndeve të mira. Ata e dinë hallin tuaj. Pse thonë që natën mos lëviz, Nata është e huaja, nata nuk është e jotja.” Po të shkoshë lartë atje tek vëndi i shenjtë shikonë edhe natën. Shenjtorëve nuk ke pse ja u prish varrin ato janë simbole.  Nuk luhet edhe me varrin e thjeshtë, nuk luhet se edhe varri quhet i shenjtë, është njeriu i shenjtë, që quhet varri i tillë. Pra njeriu shenjtëronë gjithcka.Është njeriu i shenjtë që shenjtëronë. Prandaj edhe ato raste të dhunuesëve kanë marrë ato përgjigje që tashmë njihen dhe nuk janë të pakta.   

“Dielli i Tomorrit”- Fillesat tarikati bektashianë i ka në vitin 1282. Kush ka qënë nismëtar i parë  i kësajë fillese?

Baba Mondi - Ai që ka qënë nismëtari i parë, ka qënë Haxhi Bektash Veliu. Përha[pi bektashizmin në gjithë botën me misionarët e tij.

“Dielli i Tomorrit”- Pragmatizmi i  këtij tarikati është shumë interesant, ajo që e bënë  të tillë është largpamësia e 900 viteve tutje  e këtyre korifejve  të  këtijë besim,i teksa na kanë  nënshkruar një “ kushtetutë”  a thua ka disa vite para që është bërë?

Baba Mondi - E vecanta është se bektashizmi i pranonë të gjithë njerëzit pa dallim feje krahine ideje. Bektashizmi nuk e mbulonë njeriun me perçe atë e mbulonë perçja e turpit. Nderi është në karakter nuk është në mbulimin e njeriut me perçe. Prandaj në bazë të këtyre parimeve Haxhi Bektash Veliu e krijoi këtë tarikat. Qëllimi i tijë ka qënë që të respektojmë këto të drejta të njeriut, idesë, rracës, rrymë politike, jo politike,  pra bektashizmi respekton të gjitha njerzit e thjeshte, të drejtat  e tyre. E dyta burri dhe gruaja janë të barabartë dhe ata falen në një faltore. Njeriun e lë të lirë, është i vetmi tarikatë që nuk i mbledh njerëzit pesë herë në ditë as të shtunë e të dielë. Njeriu  vjenë në teqe kur e ndien. Është i lirë jo i detyrueshëm. I bënë faljet të hapta. Ne lutemi të na vijë sa më shpejtë dashuria mirësia e Zotit për të larguar të këqijat. Ky është qëllimi i bektashinjëve. Është një tarikat mistik i fesë islame. Në këtë fe janë katër tarikate   Bektashitë, Kalanderi, Mihmetulli dhe Xhelali këto katër tarikate janë   shiite. Ne jemi dega e imamie e dymbëdhjetë imamëve, respektojmë Profetin Muhamet, Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysenin, pra familjen e Ehli-Bejtit, ne respetktojmë edhe të gjithë shenjtorët nga  Haxhi Bektash Veliu deri tek dede Reshat Bardhi.

“Dielli i Tomorrit”- Bektashizmi fletë shqip. A mos e kemi “zaptuar” më shumë seç na takonë ky tarikatë? Sa i ndërkomtarizuar është  në botë?  Cila është strategjia për t’i dhënë  gjithkujt që e dëshiron këtë besim?

Baba Mondi - Bektashizmi është shtrirë në 31 shtete të botës. Them kështu sepse janë shumë më shumë por në këto shtete ka institucione bektashian. Shqipëria ka patur 113 teqe, në Greqi 41 teqe dhe tyrbe, Maqedoni 53 objekte, Kosova 15, Mali i Zi 3, Serbia 1, Bosnjë Hercegovinë 3, Hungaria 1, Bullgaria 40, Rumania 15, Turqia 700, Egjypti ka patur 2, SHBA, Turkmenistan, Irak, Pakistan, Taxhikistan, Afganistan, Azerbaxhan, Rusi, Kinë, Indi, Japoni etj., këto janë shtete ku ne kemi institucione. Të dhënat janë marrë nga Instituti prestigjoz i Haxhi Bektashit në Ankara dhe janë të dhëna teje të sakta. Bektashi ka në gjithë  botën por ne nuk kemi teqe kudo sot. Kryegjyshata Bektashiane ka marrë detyrë të rregjistrojë të gjithë bektashinjtë kudo ku janë jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën. Parimi i bektashizmit është se gjuha e bektashizmit është gjuha e nënës, çka do të thotë se antarët  bektashianë të një shteti kanë për gjyhë atë të atijë shteti ku  është edhe kulti fetarë. E folura në gjuhëm arabe është kulturë që ne të mësojmë sa më mirë Kuranin, që të dimë të komunikojmë sa më mirë me komuitetet e tjera të fesë islame dhe kjo i shërbenë komunikmit sa më të lehtë me  tarikatet  e fesë islame.

“Dielli i Tomorrit”- Në një simpozium ku ju referuat ajo që më  tërhoqi vmëndjen ishte se tarikatet janë si ngjyrat e një  mozaiku ku çdonjëra është e nevojshme sepse plotësonë vetë mozaikun për ta bërë të bukur atë. Cila është mardhënia juaj me tarikatet e tjera?

Feja islame ka 5 sharte, e para beso Zotin, e dyta është namazi, e treta është agjerimi  e katërta zeqati  e pesta  të shkoshë në Qabe. Tek  këto mbështeten katër shtylla që është sherihati(ligji), tarikati(tregonë rrugët), marifeti(dituria) dhe hakikati(e vërteta), pra feja islame është si puna e një peme ku trungu është sherihati, degët tarikati, gjethja marifeti dhe fruti  hakikati. Kjo është një pemë sa më të forta të jetë trungu rrënjët aq më e mirë është pema që të japi frute më të mirë.

“Dielli i Tomorrit”- Mos ka një farë xhelozie nga tarikatet e tjera ?

Baba  Mondi – Në fe është e ndaluar xhelozia, më i madhi është Zoti të gjithë tarikatet janë vëllezër. 

“Dielli i Tomorrit”- Cila është ecuria në këto 22 vjetë demokraci, si është kjo shtrirje në klasat e moshë, gjinisë apo shtrirjes gjeografike?

Baba Mondi - Sikurse dihet  në çdo  vitë, në ditët 20-25 gusht festohen ditët e Abas

Aliut  për nder të shenjtorit. Kjo bëhet këto ditë për arsye se këto janë ditë më të ngrohta   atëher kur bora është në minimumin e sajë apo mungesa e rreshjeve apo agjentët atmosferikë janë në minimumin e aktivitetit të tyre. Prandaj të parët tanë e kanë vendosur në këto ditë. Përsa i përketë moshës ky besim është shtrirë deri në moshat e vogla. Ndërsa për gjininë nuk ka dallim, numri pothuaj është i njëjtë. Gjithsesi rregjistrimi do na japi të dhëna zyrtare,  çka jam i sigurt se trendi është në rritje më të madhe se sa ne e kemi të monitoruar me format tona. Ajo që është e veçantë se për çdo vitë ka  interesim që sa vjenë edhe rritet  për të marrë pjesë në këtë pelegrinazh. Njerëz nga vënde të ndryshme të botës, televizione, gazetarë, ambasadorë të akredituar në Tiranë janë prezentë në pelegrinazhin e Tomorrit. Këtë vit presim edhe më shumë miqë, ku do të kemi të pranishëm edhe TV e Azerbaxhanit si dhe njërin nga televizionet më të fuqishme të Turqisë, atë të TRT etj. Por këtë vitë ne do kemi  edhe një ngjarje tejet të vecantë, sepse do të vendosim edhe bustin e Dede Reshat Bardhit pranë teqesë së Kulmakut. Një vepër e derdhur në  bronx që është subvencionuar nga dy besimtarë që janë edhe antarë të këshillit bektashianë të Gjyshatës së Skraparit, z. Fadil Kapllani dhe Qato. Kemi një vit e gjysëm  që na mungonë Dede Reshat Bardhi, i cili me shumë mundim  mbajti gjallë gjatë periudhës komuniste, frymën e bektashizmit. Ky bust është në përkujtim të  vuajtjeve  e mundeve ta panumërta të Dede Badhit që nga viti 1958 i ka shërbyer bektashizmit  duke qënë  një kolloz i madh i bektashizmit me  mirësin, paqen e tij që dallohesh në sytë e kthjellët. Në sajë të tijë edhe bektashizmi u vu në shina  dhe me edukatën e tijë po punojmë për të plotësuar të gjitha pororsitë për të ecur përpara. Po   këtë vitë do të kemi edhe rregjistrimin e bektashinjëve kudo që janë. Ky rregjistrim  do shërbejë edhe si urë lidhëse dhe për të shkëmbyer eksperiencat më pozitive me besimtarët ku shtrihet në botë. Për këtë vitë edhe në një nga iftarët e muajit të adhërueshëm ne patëm miq specialë sikur  ambasadorët e trojkës apo edhe një delegacionë nga Azerbaxhani  ku ne do të kemi edhe lidhje të reja komunikimi me besimtarët bektashi në Azerbaxhianit  apo edhe me shtete të tjera si Maqedoninë, Kosovën, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë,Turqinë, Egjyptin etj. Nga ngjarjet  e shënuara ka qënë  edhe pjesmarrja si të ftuar në një iftarë të organizuar nga presidenti Turk ku për  besimin bektashi u fol me superlativa si një tarikat që ka ruajtur traditën e Haxhi Bektash Veliut dhe presim që ky bashkpunim të shtohet nëpërmjet ambasadorit turk në Tiranë.

Ka shumë ngjarje të dëgjuara në atë kohë për këta iniciatorët e prishjes së kulteve fetare, madje edhe për këtë të Teqesë së Kulmakut tregojnë se janë ndëshkuar nga zoti

Baba Mondi - Një parim bektashianë thotë atje ku nuk ke vënë mos merr. Njeriu është një qënie e përkryer. Profeti Muhamed thotë: “Kur ta ndieni vehten ngushtë drejtohuni vëndeve të mira. Ata e dinë hallin tuaj” Pse thonë që natën mos lëviz ,nata është e huaj, nata nuk është e jotja”. Po të shkoshë lartë atje te vëndi i shenjtë shikon edhe natën. Shenjtorëve nuk ke pse ja u prish varrin ato janë simbole Nuk luhet edhe me varrin e thjeshtë nuk luhet se edhe varri quhet i shenjtë, është njeriu i shenjtë që quhet varri i tillë. Pra njeriu shenjtëronë gjithçka. Është njeriu i shenjtë që shenjtëronë. Prandaj edhe ato raste të dhunuesve kanë marrë ato përgjigje që tashmë njihen dhe nuk janë të pakta.lu

fta

ndaj

fes

ë

Page 4: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

4

Udhëtarët e studiuesit e huaj për Skraparin:Vizitorët e huaj të hershëm dhe të sotmit janë habitur brenda kësaj bukurie të rrallë natyrore, pas mahnitjes, si ndiesi e parë, ka tentuar të hyjë brenda saj. Kultura e kësaj treve ka qënë mirënjohëse ndaj çdo mesazhi miqësor nga popujt e tjerë dhe reflekset e kësaj janë dhënë nëpërmjet udhëtarëve, eksploratorëve, studiuesve e piktorëve të huaj. Si piktori i madh anglez Eduar Liri, biologu i famshëm Antonio Baldaçi, Evliha Çelebiu, Uliam Martin Lik, etnologia angleze Margaret Hasluck, Suire etj.

Evlia Celebiu (1670)Në shënimet e udhëtarit dhe gjeografit turk Evliha Çelebiu flitet për Beratin, kalanë e çuditshme të Skraparit

dhe për malin e rëndësishëm të Tomorrit.Sipas tij mali është shumë i lartë e madhështor. Ka lloje bimësh, barëra mjekësore dhe drurë për qëllime kimike

dhe industriale. Ai tregon se shumë të huaj, evropianë, dijetarë, mjekë e specialistë mbledhnin në bjeshkët e këtij mali bimë mjekësore, duke i mbartur mijëra barrë karvane kuajsh. Kafshët e insektet e këtij mali janë të shumëllojshme. Përshkruan në Berat kroin e Mimar Kasëmit nga Gramshi. Në këto çezma me çini persiane ngjyrë të kaltër, me shkronja të bardha ishte shkruar data e ndërtimit të tyre 1663, ku thotë: “Kasëm Agai, kryearkitekt, bëri këtë mirësi me qëllim që ta ketë zili kushdo që e sheh.

Kalanë e Skraparit e quan “kështjella e çuditshme”. Ajo është në një kodër dominuese bërë nga romakët, me perimetrin 1000 hapa. Ka një hyrje, 45 shtëpi të mbuluara me tjegulla, xhamin e Bajazit Hanit. Është qyteti i Ibrahim Pashës. Administron 47 fshatra, ka Varoshin me 100 shtëpi të mbuluara me tjegulla. Klima është e mirë e me pemë frutore.

Eduard Liri piktor anglez 1848Në ditarin e tij jep mbresa të vecanta për malin e Tomorrit. Ai shkruan:

“Ishte e vështirë t‘i ktheje kësaj pamje malore të mrekullueshme, këtyre skutave e qosheve të kësaj bote të bukur, këtyre pamjeve të cilave asnjë shpirt piktori nuk lodhet kurrë”. 11 tetor 1848, në Kavajë – “fusha bëhej gjithnjë e më e bukur, ndërsa dielli po zhytej tej në horizont dhe monarku i madh, mali i Tomorrit, qe vrejtur mes madhështisë së kuqëreme”, Në muzg në fshtin Çermë : ... “S’kisha parë panoramë më të mrekullueshme se sa të asaj fushtire, ndërsa Tomorri madhështor zymtësohej, në fikatjen e dritës”.

Piktura “Mali i Tomorrit”, që e përfundoi më 1872, në bojwra vaji, ishte një nga pesë pikturat më të mëdha (122 x 186) në vitin 1985, në ekspozitën retorespektive prej 600 krijimesh, hapur në Londër. Ajo është quajtur ndër dhjetë më të bukurat e ekspozitës, sot ndodhet në muzeun “British” të Londrës. Nga kjo tabllo e bukur poeti i shquar anglez Alfred Tenison krijoi një poezi dhe më vonë epitaf mbi varrin e Eduar Lirit: Tomorr e Athos, fron magjie,/ Vjen hije e largët gjer tek ne./ Një laps e një penel i bie,/ E ndjej si të isha atje...

Page 5: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

5

Udhëtarët e studiuesit e huaj për Skraparin:Efremi

Kronist bizantin e shek. XII – XIV.Sipas këtij kronisti, strategu bizantin Kantakuzen u ngjit në Tomorr, ku

qëndroi shtatë ditë, pastaj sulmoi Boemundin e normanëve dhe zuri kushëririn e Boemundit. Zona e Tomorrit ka patur karakter të veçantë mbrojtës.

Martin LikUshtarak e diplomat anglez, studiues i lashtësisë dhe njohës i vendeve

të Ballkanit. Sipas përshkrimit të tij, në fillim të vitit 1805 vjen nga Korça në Dushar dhe arrin në Gurin e Prerë, Tomorricë, Skrapar, Kalon zonën e Tomorricës dhe zbret në Berat. Përshkruan banesën fshatare, “që ka dy dhoma, në njërën mbanë misër të varur në tavan ose rrush, të cilin e spërkasin me kripë për ta ruajtur. Ai flet edhe për aspekte të kulturës popullore dhe për gjendjen e blegtorëve në stanet e Tomorrit.

Antonio Baldaçi botanist i shquar italian Në vitin 1892 bëri një koleksion botanik nga krahina e Tomorrit. Në librin “Berati dhe Tomorri”, ai

përshkruan Tomorrin, që ngrihet si një kolos në sfond dhe vështron prej mijëvjeçarëve atë fushë pjellore dhe të pasur. Mali perëndi mbizotëron nga një anë detin dhe nga tjetra brendësinë malore. Është krejt malor, thuajse i mbyllur dhe i shpërndarë në fshatrat e banuar nga malësorët të guximshëm, që njohin pushkën si hosteni. Baldaçi me imtësi në këtë libër përshkruan fshatrat rreth Tomorrit. Zakonet, traditat, kulturën popullore, bimësinë , kafshët e shpendët. Përshkruan bukur tufat e dhive të egra. Jep legjenda që qarkullojnë në popull.. Sipas tij, në aspektin fetar, popullsia është myslimane dhe kristiane, por shumica janë myslimanë. Ali Babai Shenjtë (Abaz Aliu) i varrosur mbi male kishte ardhur me një kalë me krahë nga anët e Përmetit dhe ruante e vigjilonte nga maja e Tomorrit fshatrat përreth. Rrufetë, shkreptimat, janë arma e dashur për Ali Babanë dhe kur ai u flet fshatarëve me rrufetë e bubullimat i gjithë mali mbështillet në rrebesh dhe ata duhet të merrnin armët kundër armikut. Njihen akoma disa gjurmë ku kali i tij me krahë prekte tokën, si ( dërrasa prej guri) e Kahjcës ( në kufirin Skrapar – Përmet), e Novaj dhe maja Abaz Aliut. Një variant tjetër i legjendës thotrë: se shënjtori kishte emrin Tomorr, nga mori edhe emrin mali. Ai është varrosur atje sipër dhe vendi i shenjtë është vendpritja e pelegrinëve, banorë të fshatrave dhe krahinave përreth. Nga 9 – 15 gusht çdo person sjell një qëngjë, që flijohet ( kurban), lëkura i dhurohej babait, që bënte lutjet.

Margaret Hasluck entloge angleze, 1930Në vizitën e saj të parë në gusht të vitit

1930 ajo pa nga afër se si bëhej pelegrinazhi në malin e Tomorrit. Përshkrun Bargullasin, teqen e Kulmakut, përshtypjet që i bëri babai i teqesë Baba Ali Turabiu, veshjen dhe kulturën e gjerë të tij., përshkruan tyrben e Abaz Aliut.

Piero Ghiglione inxhiner italian, 1912P. Ghiglione, së bashku me Nikola Ruso, studioi malet e Shqipërisë dhe këngët

rapsodike shqiptare. Ai përshkruan Tomorrin, jep me kujdes rrugët e kalimit për në Tomorr nga disa drejtime: Kalimi Kapinovë, Bargullas, Novaj, Kulmak e në Cukën e Abaz Aliut; kalimi nga Gramshi duke kaluar nëpër Tomorricë, mund të bëhet ski nga krahu jugor e lindor i Tomorrit, por edhe në veri, sipër fshatit Dardhë.

Page 6: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

6

personazh

Prof. dr. Pëllumb Xhufi, historian

Pas botimit të kujtimeve të patriotit nga Dibra, Ismail Strazimirit, shtëpia botuese “Naimi” na befason teksa i jep

lexuesit shqiptar kujtimet e një per-sonazhi kontrovers, siç ishte Xhelal Staravecka. Të dy këta personazhe, njëri i qetë, i urtë e me një jetë të balancuar e drejtvizore, kurse tjetri me tempera-ment të zjarrtë, të papërmbajtur e me përthyerje të mëdha biografike, kanë dashur të lënë kujtimet e jetës së tyre, siç shtyhet të bëjë çdo njeri në fundin e rrugëtimit të vet. Por, gjykoj fare spon-tanisht, si njeri e tjetri, kanë përfunduar duke bërë, secili nga këndvështrimi e nga mjedisi i vet, jo aq një histori bë-mash, heroizmash e virtytesh, se sa një histori e ilustruar dhe e personalizuar e tradhtisë në Shqipëri, duke kuptuar me këtë tradhtinë e madhe, atë ndaj atdheut.

Duket gati heretike, që pikërisht në këtë 100 vjetor të pavarësisë e të themelimit të shtetit, shqiptarët, të paktën ata që lexojnë, të ballafaqohen me të keqen e tyre, me atë që “jugori” Staravecka, ashtu si “veriori” Strazimiri, e stigmatizojnë si ves kombëtar. Sigurisht, përkundër atmosferës fes-tive, himnizuese, pozitive që qysh tani ka filluar e me siguri do ta shoqërojë këtë përvjetor, ashtu siç ka ndodhur gjithnjë, dhe të mësosh, nëpërmjet kuj-timeve të Xhelal Staraveckës, se si shq-iptarët, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, si individë a si grup, e kanë tradhtuar pafundësisht atdheun dhe shtetin e tyre në këta 100 vjet të ekzis-tencës së tij. Por, më duket, se pikërisht sot, në kushtet e konfuzionit të madh që i është krijuar edhe vetëdijes sonë historike, dhe kur, siç druante Xhelal Staravecka, mund të ndodhë që vesi të shitet për virtyt e tradhtia për meritë, shqiptarët e, në radhë të parë, elitat drejtuese të tyre, kanë nevojë ta shohin në sy edhe këtë anë të errët të historisë sonë, që ka gërryer e vazhdon të gër-ryejë themelet e shtetit shqiptar.

Libri, apo në fakt, testamenti poli-tik i Xhelal Staraveckës, është para së gjithash një shpërthim, një nxjerrje dufi, pas një jete të mbushur plot me zhgënjime, dështime e sigurisht shumë tradhti. Nëse ndonjë lexues do i qaset librit të Staraveckës me mendimin se do të gjejë tek ai një referencë të caktu-ar politike, do të gabohet paq. Asnjëri prej personazheve të shumtë të përsh-kruar nga ai në kujtimet e veta nuk gjykohet mbi bazën e bindjeve politike, të përkatësisë shoqërore, jetës private: ky nuk ishte një kriter orientues i jetës së Xhelal Staraveckës, i cili në rrethin e miqve dhe aq më shumë të të njohurve të vet kishte sa krerët më të lartë të ko-munizmit shqiptar, aq edhe ministra, prefektë, kuestorë, regjentë, të Zogut, të Fashos, të Ballit apo të Legalitetit. Xhelal Staravecka na shfaqet si njeriu që frekuentonte sa shoqërinë e lartë

Recensioni i mbajtur në promovimin e librit në Akademinë e Shkencave

Xhelal STaravecka, Përpara gjyqit të historisë

e mjediset mondane, të Hotel Dajtit, Kafe Kursalit apo i lokaleve më luk-soze të Romës e Parisit, aq edhe si njer-iu i rrogozit, i popullit e mbi të gjitha si njeriu i aksioneve të mëdha, i guxim-shëm deri në vetëmohim. Një person-azh, pra, që vërtet paraqet vështirësi në klasifikimin e vetes edhe të të tjerëve, të paktën sipas standardeve klasike. Ai vetë është i qartë për paqartësinë që mund të krijojë tek lexuesi personal-iteti i tij apo edhe vlerësimet e gjyki-met që ai jep për ngjarjet e për njerëzit e përshkruar në kujtimet e tij. Ndaj e orienton lexuesin, i ofron atij çelësin e leximit të këtyre kujtimeve. Nderi dhe dinjiteti, të kuptuar si shërbim ndaj atdheut, janë për Staraveckën njësia e vetme matëse, me të cilën duhet matur çdonjeri prej nesh, e në radhë të parë, çdo politikan që merr përsipër të drej-tojë të tjerët. Në këtë vështrim, Ahmet Zogu, mbreti i shqiptarëve, bie poshtë për sa kohë erdhi në pushtet me ba-jonetat serbe e iku nga pushteti si frika-cak, pa hedhur një pushkë e pasi kishte shitur e plaçkitur pasuritë e shqiptarëve dhe pasi me korrupsion e para kishte degjeneruar edhe vetë moralin e tyre. Staravecka nxin pa mëshirë bajraktarë e bejlerë, që kapardiseshin duke ekspo-zuar secili armët më të bukura e të lyera me ar, por që nuk i përdorën asnjëherë për vendin e për popullin e tyre, por vetëm e vetëm për të vrarë shqiptarë, e me pagesë. Bashkëpunimin e krerëve me armiqtë e kombit shqiptar, si në rastin e kryengritjes së Mirditës, apo të lëvizjes epirote në jug, përbëjnë për të akte tradhtie kombëtare. Në të kundërt, Staravecka i ngre një himn të vërtetë luftës së Vlorës, pasi ajo qe

vepër e shqiptarëve patriotë, që luftuan kundër pushtuesit të huaj dhe shpë-tuan kështu pavarësinë e integritetin territorial të Shqipërisë. Akoma më shumë, si aktor e protagonist i vijës së parë, ai hymnizon si rrallëkush Luftën Antifashiste të Popullit Shqiptar gjatë Luftës II Botërore. Përplasja, që në një moment të caktuar ai pati me dre-jtuesit komunistë të asaj lufte, gjë që çoi edhe në braktisjen e radhëve parti-zane dhe hedhjen në krahun tjetër, nuk arrijnë të errësojnë ndërgjegjen dhe gjykimin e autorit. “Po të mos kishte qenë Nacional-Çlirimtarja”, thotë ai, “sot Shqipëria nuk do të ekzistonte si shtet më vete, do ta kishin copëtuar fq-injët, sepse shqiptarët do të gjendeshin në krahun e atyre që humbën luftën”. Vërtet, siç thamë, në një moment të caktuar Staravecka u hodh pikërisht në krahun e kundërt, por kjo pjesë e jetës së tij, të paktën a posteriori, pra, në vitet kur Staravecka hodhi në letër kujtimet e tij, trajtohet gati-gati si një “incident” që nuk i ndryshon gjë përm-bajtjes së jetës së tij prej protagonisti të luftës antifashiste.

Staravecka e braktisi Frontin sepse, si nacionalist, nuk mund të duronte gjithëpushtetin dhe prepotencën e të dërguarve jugosllavë në ushtrinë partizane shqiptare. Gjë që plagoste ndjenjën e krenarisë e të dinjitetit kombëtar, që ishte aq e fortë tek ai. Të ishte vetëm kjo arsyeja? Unë vetë dyshoj. Megjithatë, aq shumë duket se e ka identifikuar veten me Lëvizjen Nacional Çlirimtare, saqë edhe kur tashmë luftonte kundër partizanëve, në Skrapar, në nëntor 1943, Staravecka gati-gati duket se e përshkruan me

gëzim shpartallimin e forcave balliste të tij dhe të Abaz Ermenjit, a thua se ishte udhëheqësi i dikurshëm partizan. Për këdo që njeh akuzat e formulu-ara nga historiografia komuniste ndaj Xhelal Staraveckës, mund të duket be-fasuese që nga ana e tij ky nuk shpreh ndonjë rezervë a pakënaqësi tjetër ndaj udhëheqësve të Frontit Nac-Çl., përveç asaj të varësisë nga jugosllavët. Nuk është ideologjia komuniste, ashpërsia shpesh herë e pajustifikuar me kundër-shtarin, që përfundonte edhe në akte terroriste, si në rastin e pushkatimeve pa gjyq. Nuk kishte ndonjë mendim të ndryshëm lidhur me marrëdhëniet me Ballin Kombëtar a me Legalitetin. Ato, gjithashtu për të, ishin organizata tradhtare, që bashkëpunonin e nuk luftonin me pushtuesin, e në këtë drej-tim ai nuk bën fajtor Frontin edhe për prishjen e marrëveshjes së Mukjes. Kaq e vërtetë është kjo, saqë kur udhëheqja komuniste e Tiranës u prish me jugosl-lavët, në 1948, Xhelal Staravecka duket se nuk gjen ndaj saj asnjë arsye për ta kritikuar. Në fakt nuk është kështu. Ai ka boll kritika për regjimin e Tiranës, por çdo kriticizëm ndaj tij tejkalohet nga konstatimi i tij se, megjithatë, ko-munistët shqiptarë më në fund i tre-guan vendin Titos e agjentëve të tij si Koci Xoxe, se ai regjim mbrojti, gjith-sesi, integritetin, sovranitetin e dinjite-tin e Shqipërisë. Kaq mjaftonte që ai të legjitimohej në sy të shqiptarëve, të botës e sigurisht të Xhelal Staraveckës, i cili këto i konsideronte, dhe me të drejtë, vlera mbi vlerat. Si i tillë, zëri i Staraveckës është një zë krejt i veçantë në gjirin e mërgatës politike shqip-tare të pasluftës. I ikur nga Shqipëria

si tradhtar e i persekutuar e i dënuar në Itali si komunist, Staravecka nuk e humbi ekuilibrin, duke u mbajtur fort në raportin e vet të pandryshuar me atdheun. Kundërshtoi me forcë e me zë veprimtarinë diversioniste të orga-nizuar kundër qeverisë së Tiranës nga ata që ai i quan “nacionalistë të meteli-kut e të harapashit”, e akuzoi botërisht veprimtarinë e Komitetit Shqipëria e Lirë e sidomos bashkëpunimin e tij me jugosllavët e me grekët për të ndërhyrë e rrëzuar regjimin e Tiranës, madje ndërhyri deri në Departamentin e Shtetit për të kërkuar fundin e mbështetjes amerikane për veprim-tarinë e Komitetit, që do të sillte në një skllavërim sllav të Shqipërisë dhe në një zhgënjim të ndjenjave filoamerikane të popullit shqiptar. Për një njeri me moral e patriotizëm të papërlyer, nuk vlente aksioma “armiku i armikut tim, është miku im”, të cilën e përqafuan në atë rast mjaft nga krerët e emigracionit politik shqiptar, që pranuan të bëhen vegla të shërbimeve jugosllave e greke, duke pranuar deri edhe një invazion të atdheut të tyre, për hir të një rokade pushteti, që ata s’kishin qenë në gjendja ta merrnin me kredenciale lufte. Duke u ndodhur përsëri, edhe në emigracion, midis një mjedisi mjeran e të dësh-përuar, që përsëri, ashtu si gjatë Luftës, e shihte shpëtimin në bashkëpunimin me të huajin, Staravecka dëshpëro-het dhe pyet plot trishtim: Si është e mundur, që asnjë popull tjetër rrotull nesh nuk ka prodhuar aq tradhtarë, sa kemi prodhuar ne! Si është e mundur, që nuk është gjendur një grek i vetëm, një serb i vetëm, që të ketë sakrifikuar edhe gjënë më të vogël për vendin tonë, në një kohë kur kemi aq e aq shqiptarë që janë gati të marrin urën në dorë për të djegur dhe për të vrarë, për të pjekur e shkretuar vendin dhe vëllezërit e tyre për të mirë të Greqisë apo të Serbisë? Pyetje asgjësuese e dëshpëruese, para së gjithash për autorin e librit.

Kujtimet e Xh. Staraveckës janë para së gjithash një tërësi gjykimesh të ashpra e të pamëshirshme për ngjarje e protagonistët shqiptarë të Luftës II Botërore, të bëra nga një karakter me temperament të zjarrtë. Kush e lexon librin e kupton mirë se temperamenti i Xhelal Staraveckës ka ndikuar jo pak në kurbën e jetës së tij, ashtu si edhe në idetë që shfaq në kujtimet që sot kemi në dorë. Ishte padyshim një trim i çartur. “Më mirë një luftëtar rebel e i tërbuar, se sa një mesatar, që s’pëson gjë vetë e nuk i bën dëm as armikut”. Rrëfehet më tej ai: “Sa herë që kam dashur t’i zgjidh problemet me urtësi dhe me filozofi, asnjëherë nuk më ka ecur, kurse sa herë kam përdorur dhu-nën, qoftë për çështje politike apo per-sonale, asnjëherë nuk kam dështuar”. Xhelal Staravecka ishte padyshim edhe ky, njeriu i zgjedhjeve dhe i rrugëve të forta. Gjë që ndonjëherë e ka çuar edhe atë të humbasë ekuilibrin e drejtë e të luhatet midis ekstremeve...

Lufta antifashiste, Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Jup Kazazi, Abaz Shehu, Kiço Bisha, Zoi Xoxa, Qazim Prodani, Sulmi i Italisë Fashiste ndaj

Greqisë, Daut Hoxha, Dod Nikolla, Spiro Moisiu, Fejzi Alizoti, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Formimi i Partisë Komuniste Shqiptare, Enver Hoxha, Sadik Premte, Anastas Lula, Miladin Popoviç, Dushan Mugosha, Osman Bali, Skënder Çami, Gjin Marku, Mestan Ujaniku, Ramiz Aranitasi, Mehmet Shehu, Abas Ermenji, Hasan Alizoti, Xhaf Bali, Kasëm Radovicka, çlirimi i Çorovodës, Abas Postena, Konferenca e Pezës, çlirimi i Frashërit-Përmet, çlirimi i Panaritit-Korçë, kri-jimi i çetës partizane të Skraparit,krijimi i çetës par-tizane të Kolonjës, Demir Staravecka, Behar Shtylla, Ali Klisura, Hasan Dosti, Lufta e Përmetit, çlirimi i Çepanit-Skrapar, Riza Lapani, Ahmet Staravecka, çlirimi i Barmashit-Kolonjë, Xhafer Lubonja, Tahir Kolgjini, Muharrem Bajraktari, Mit’hat Frashëri, Qazim Mulleti, Balli Kombëtar, Lec Kurti, Nuredin Vlora, Faik Quku, Hysni Lepenica, Isa Toska, Krijimi i çetës partizane të Fierit, Tefik Lapani, Beqir Zaloshnja,

Xhevat Libohova, Sami Staravecka, Jashar Cakrani, Tefik Spiri, Rrahman Ruçi, Sadik Premte, Misioni an-glez në Shqipëri, Major Maclean, Kapiten David, Lufta e Këlcyrës, Riza Kodheli, Asim Zeneli, Neshat Hysi, Shaqir Kapinova, Xhemal Malindi, Petrit Dume, Petref Pogoni, Ali Shefqet Shkupi, Spiro Moisiu, Koçi Xoxe, Ali Pashë Tepelena, Halil Alia, Taf Kaziu, Lele Koçi, Formimi i Brigadës së Parë Partizane, Lufta e Vithkuqit, Muharrem Butka, Myslim Shyri, Pandi Dardha, Kadri Hoxha, Kolonel Gamuçi, Fiqeret Sanxhaktari (Shehu), Isa Manastiri, Hysni Lepenica, Ismail Golemi, Kujtim Cakrani, Hamdi Frashëri, Masakra e 4 shkurtit në Tiranë, Mehdi Frashëri, Xhaferr Deva, Bajazit Boletini, Ago Agaj, Rexhep Mitrovica, Kadri Cakrani, Pushtimi nazist i Shqipërisë, “Lufta Civile”, Skënder Perolli, Qani Gjormi-Xharxhanezi, “Forca e Tretë”, Skënder Muço, Mihal Zallari, Lefter Kosova, Ibrahim Biçaku, Cen Elezi, Fiqiri Dine, Enver Resilia, Vasil Andoni, Gjenerali gjerman Fitzthum, Ali Koprencka, Gjon Marka Gjoni, Ernest Koliqi, Kol Bib Miraka, Gjon Fusha, Anton Harapi, Jani Dilo, Marrëveshja e Mukjes.

Personazhe për të cilët flitet në PJESËN E DYTË të librit që iu referohet viteve 1939-1944

Page 7: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

7

Përshëndetje të gjithëve,Unë jam Naim Staravecka, i vetmi djalë dhe fëmijë

që pati Xhelal Staravecka nga ajo martesë fatkeqe në vjeshtë të vitit 1943 në Berat, në mes të Luftës së Dytë Botërore. Them fatkeqe jo vetëm pse kjo martesë pati jetë shumë të shkurtër, por sepse, më shumë se babai im që vuajti pasojat e zgjedhjes që bëri personalisht duke iu futur politikës dhe idealit kombëtar, do të vuanim ne shumë më tepër. Unë dhe nëna ime vua-jtëm dhe u torturuam nga diktatura komuniste jo se u morëm me politikë, por thjesht pse ishim djali apo gruaja e Xhelal Staraveckës.

Jeta ime, qysh kur isha akoma në gji të nënës, do të ishte një kalvar i gjatë vuajtjesh nëpër kampet e përqendrimit dhe së fundmi në burgun e Spaçit dhe të Qaf-Barit. Kur kam qenë 8 vjeç në kampin famëkeq të Tepelenës më kanë ndarë nga nëna forcërisht pasi atë e morën të lidhur dhe e çuan në fabrikën e tullave në Tiranë për krah pune. Për mua në mungesë të nënës është kujdesur një grua fisnike nga Dukati i Vlorës, Aleko Hodo, ose Zeqiri që më ka trajtuar barabar me tre fëmijët e saj. Më 1954 na transferuan në sektorët e fermës së Lushnjes, ku natyrisht trajtimi ishte shumë më ndryshe se në Tepelenë. Aty bëra gjimnazin në qytetin e Lushnjes. Po aty u martova. Sot, prej disa vjetësh, jetoj në Amerikë me gruan dhe tre fëmijët e me shumë mbesa e nipër se fëmijët i kam të martuar. Natyrisht që jam mjaft i kënaqur nga jeta atje.

Ne jemi mbledhur për librin e Xhelal Staraveckës e jo për mua, por ua them këto që të merret vesh si për-fundojnë idealistët dhe familjet e tyre. Ne shqiptarët, sakrificat për prindërit, fëmijët, vëllezërit apo farefisin i bëjmë pa vrarje ndërgjegje. Në rastin tim, në sakri-ficën e detyruar të pushtetit komunist kishte diçka që nuk shkonte. Unë vërtet po bëja internim dhe burg për Xh. Staraveckën, por Xhelal Staraveckën historia komuniste e nxirrte “tradhtar dhe kriminel” dhe jo një luftëtar të madh antifashist, të pakorruptueshëm,

ashtu si ka qenë në të vërtetë dhe siç del nga libri që lexojmë sot. Ajo histori dhe ai regjim u përpoq të njol-loste jo vetëm mua dhe fëmijët e mi, por gjithë farefisin tim nga babai dhe nëna. Të gjithë e pësuan, kush më shumë e kush më pak.

Kur botuesi Naim Zoto, të cilin dua ta falënderoj publikisht, më tha që dëshironte të botonte kujti-met e Xhelalit unë hezitova. Hezitova sepse shumë nga personazhet që Xhelali i gjykon negativisht në kujtimet e tij, me pasardhësit e tyre unë i kam miqtë e mi, familjarë ose shokë të ngushtë me të cilët kam

ndarë të mirat e të këqijat nën diktaturë. Ndërsa Xhelali shprehet negativisht për disa prej figurave historike të viteve 1935-44 unë do të shprehesha me superlativa për qëndrimin burrëror dhe heroik të bijve të tyre nën diktaturën komuniste. Unë nuk i kam borxh apo ndonjë lloj detyrimi Xhelal Staraveckës, pavarësisht se jam djali i tij. Ai u largua nga Shqipëria kur unë isha vetëm dy javësh, kur i dinte llogaritë që kishte lënë me komunistët shq-iptarë. Nëse jam ky që më shihni sot jam në sajë të nënës time, asaj gruaje fisnike dhe trime që qëndroi e paepur nën terrorin komunist. Sipas mendimit tim, heroizmi i saj dhe i shoqeve të saj e kalon atë të Xh. Staraveckës gjatë luftës.

Pranova që të botohej libri se këto kujtime hed-hin dritë mbi jetën e Xhelalit. Se nuk ka qenë Xhelali, për shembull, që ka bërë 4 shkurtin famëkeq, se nuk u nda nga lufta antifashiste e partisë komuniste për karrierë e motive personale, por për arsye të mëdha që lidheshin me varësinë e komunistëve shqiptarë nga ata jugosllavë. Unë nuk pata fatin ta njoh ba-bain tim, më saktë nuk më lanë ta njoh, por nga kujtimet e tij Xhelali rezulton se ka qenë një trim i madh, një idealist i ndershëm, një patriot që e donte Shqipërinë mbi të gjitha. Ai nuk ka pranuar ta vinte partinë mbi Shqipërinë, madje për Shqipërinë dhe progresin e saj sakrifikoi gjithçka. Na sakrifikoi edhe neve! Shkurt, Xhelal Staravecka ishte i Shqipërisë, por nuk mundi të ishte edhe i familjes së tij. Në fakt, unë nuk e pashë kurrë babanë tim, kam parë vetëm varrin e tij.

Gjithsesi, botimi i librit më bën krenar mua, fëmijët e mi, farefisin, por edhe gjithë skraparlinjtë, të cilët i ka dashur dhe vlerësuar aq shumë. Besoj se ky libër e ka hequr baltën që u hodh mbi Xhelal Staraveckën për mbi 50 vjet. E vërteta nuk vdes kurrë dhe unë jam i gëzuar që ajo sot doli edhe pub-likisht, ndonëse tmerrësisht vonë.

• 22mars1912:UlindnëStaraveckëtëSkraparit• 1914:Arrintëshpëtojëngareprezaljeteçetavesho-

viniste greke që masakruan jugun e Shqipërisë, tëcilat dogjën shtëpinë e tij në vendlindje dhe vranëdisaprejanëtarëvetëfamiljessëtij.PjesaembeturefamiljesStaravecka(Bala),midistyreedheXhelalidy-vjeçar,vendosennëKrapstëFierit.

• 1923:nisshkollënfillorenëFier.• 1928: nis gjimnazin, pastaj “Shkollën Mbretnore

Ushtarake”nëTiranë.• 1930-1934:kryenKolegjinelartëUshtaraknëNapoli,

Itali.• 1934-1935: nis aktivitetin politik, dukemarrë pjesë

siprotagonistnëKryengritjenantizogistetëFierit,14korrik1935.

• 16 shtator 1935: dënohet me vdekje nga regjimi iZogut.

• 23 shtator 1935: dënimi me vdekje i kthehet nëdënimtëpërjetshëm.

• 28nëntor1938:lirohetngaburgupolitik.• Mars 1942: kalon në ilegalitet dhe bëhet pjesë e

çetavepartizaneantifashistenëkrahinëneBeratit.• 8shtator1942:merrpjesënë luftëneparëkundër

fashizmitnëRadështëSkraparit.• 9 shtator 1942: bëhet iniciator dhe protagonist për

çlirimineÇorovodës,qendëreSkraparit.• Shtator 1942: krijon çetën partizane të komanduar

prejtij.• Shtator 1942: dërgon në Kolonjë të afërmin e vet,

DemirStaraveckën,për t’ubërëkomandant i çetëssëKolonjës,mekërkesëtëvetëkolonjarëve.

• 28 shtator 1942: çliron Frashërin, vendlindjen eFrashërllinjve.

• 28nëntor1942:nëkëtëditëtëshënuar(28nëntori)organizonluftënpërçliriminePërmetit.

• 9dhjetor1942:riçlironÇorovodën.• 19 dhjetor 1942: organizon dhe drejton luftën për

çliriminpërfundimtartëSkraparit.• 1942-1943: merr pjesë në beteja të shumta, duke

qenëprotagonist içlirimitngapushtuesit idisaprejkrahinave në Skrapar, Berat, Korçë, Përmet, Fier,Kolonjë.

• Mars1943:formonçetënpartizanetëFierit.• Pranverë1943:takohetmeMisioninAleattëdrejtuar

ngaanglezët.• Gusht1943:takimmeEnverHoxhënnëkuadrinekri-

jimittëBrigadëssëparëpartizane.• 25gusht1943:formohetBrigadaeparëpartizanean-

tifashiste.Xh.Staraveckamerrdetyrënekomandantittëbatalionittëparëtëkësajbrigade.

• Shtator 1943, Labinot, Elbasan: pas disa ngjarjevetë rënda me përfaqësuesit jugosllavë në PartinëKomuniste,ilindindyshimeteparapërrolinnegativtëtyre.

• 4 nëntor 1943: martohet në Berat me YlldësStaraveckën.

• 11 nëntor 1943: merr vendimin përfundimtar përshkëputjengaPartiaKomunistedhe luftaesajpar-tizane.

• Nëntor 1943: është i pari që denoncon publikisht,përmestraktevetëshkruaradhepublikuara,ndërhyr-jenflagrantetëjugosllavëvenëveprimtarinëePKSH.

• Nëntor 1943: përpjekje për të organizuar“Forcënetretë”nëShqipëri.

• 13shkurt1944:mekërkesëtëMehdiFrashërit,kreuiregjencëssëkrijuarngagjermanët,pasmasakrëssë4shkurtit,Xh.Staraveckapranondetyrënekoman-dantittëXhandarmërisësëTiranës.

• 10shtator1944:largohetngadetyraekomandantittëXhandarmërisësëTiranës.

• Dhjetor1944:përpjekjetëdështuarapërt’u larguarngaShqipëriapërmesGreqisëdheKosovës.

• Janar-prill1945:përfundonnëVjenë.• Prill1945-1946:shkonnëItali.• Shtator 1946: Arrestohet nga policia italiane për

shkaktëveprimtarisëantifashistenëShqipëri.• 22 maj 1952: pas disa viteve nëpër disa burgje të

Italisëmeakuzapërvrasjeneitalianëve,mënëfunddelparagjyqit.Nëshkallëneparëudënuameburgimtëpërjetshëm.

• 1954: gjykata italiane e Apelit e redukton dëniminnë30vjetburg,duke rrëzuarakuzënpër vrasjenerobërvetëluftës.

• 11korrik1955:gjykataeLartëItalianemerrvendiminpër lirimineXh.Staraveckës,edhesipasojëepre-sionittëorganizatavembitëdrejtatenjeriutnëSHBA.

• Korrik1956:arratisetngaItalia,kuimohetazilipoli-tik,dheshkonnëFrancë.

• Korrik 1957: merr të drejtën si refugjat politik nëFrancë.

• Dhjetor1966:nëmoshën54vjeçpërfundonlibrinmekujtimehistorike:1912-1966.

• Maj1975:vdesnëParis.

Data të rëndësishme për autorin Xhelal Staravecka (1912-1975)

Një libër i rëndësishëm për historinë dhe historianëtShoqata “Tomorri” dhe shtëpia botuese “Naimi” promovojnë librin me kujtime historike “Përpara gjyqit të historisë” të Xhelal Staraveckës

Një libër shumë i rëndësishëm për historinë dhe historianët. Ky ishte konkluzioni i promovimit të librit me kujtime historike “Përpara gjyqit

të historisë” i Xhelal Staraveckës, zhvilluar në mjediset e Akademisë së Shkencave, Tiranë.

Nën moderimin e Fatos Lubonjës, publicist, ish-i persekutuar politik nga regjimi komunist, disa historianë si prof. dr. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Shaban Sinani, botuesi Naim Zoto folën rreth kujtimeve historike të njërit prej protagonistëve të viteve ’30-’50, Xhelal Staravecka, komandant i famshëm partizan në krahinat e Skraparit, Beratit, Korcës, Kolonjës, Përmetit e Fierit, por që në fund të luftës denoncoi ndërhyrjen jugosllave

në Shqipëri dhe u nda nga komunistët. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe

ministri i Informacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo, disa deputetë, kryetari i bashkisë Berat, Fadil Nasufi, dhe prefekti Bujar Hoxhaj; nënkry-etari i bashkisë së Fierit, Haxhi Kalluci, kryetari i komunës së Potomit (Skrapar), Edmond Omeri. Për të marrë pjesë në këtë aktivitet kishte ardhur nga SHBA edhe djali i Xhelalit, Naim Stravecka, ish-i dënuar politik gjatë regjimit komunist.

“Përpara gjyqit të historisë”, kujtime historike të Xhelal Staraveckës (1912-1975), është botuar nga shtëpia botuese “Naimi” në kuadër të 100 vje-torit të shtetit shqiptar dhe 100 vjetorit të lindjes së autorit.

Libri është shkruar në vitin 1966 në Paris dhe publikohet për herë të parë, sipas dorësh-krimit origjinal të autorit lënë trashëgim familjes. Qindra personazhe e personalitete, kryesisht politike, të viteve 1912-1966, ndriço-hen përmes ngjarjeve, fakteve, kujtimeve të au-torit. Tri janë nyjat kulmore të këtyre kujtimeve, ku autori është protagonist: Mbretëria e Zogut e kryengritja e Fierit, lëvizja antifashiste e lufta partizane si edhe fati i mërgatës politike shqip-tare në Perëndim. Sipas prof. Xhufit, “Kujtimet e Xh. Staraveckës janë të pamëshirshme për ngjarje dhe protagonistë shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore”, ashtu si i bën një autopsi të plotë qeverisjes mbretërore.

Fjala përshëndetëse në promovimin e librit “Përpara gjyqit të historisë” të Xhelal Staraveckës

Page 8: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

8

“Unë vertet u largova nga Shqipëria, por Shqipëria nuk u largua kurrë nga unë”

Ermonela JahoJam krenare për shqiptarinë time

Nuri ÇUNIZylyftar HOXHA

Ermonela Jaho u largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skena,

përkrah artistëve të huaj. Ajo ka lindur në Shqipëri dhe filloi mësimet e saj të të kënduarit kur ishte vetëm gjashtë vjeç. Pas përfundimit të studimeve në shkollën artistike “Jordan Misja” në Tiranë ajo fitoi konkursin e parë dhe shkoi në Itali për të përfunduar studimet e saj në Akademinë e Santa Cecilia në Romë. Pas përfundimit të studimeve të saj për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si Giacomo Puçini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ancona, Itali 1998, në Rovereto Zandonai, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e FestivalitWexford 2000. Ajo ka perfor-muar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, ParisChamps Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë,

Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj. Aktiviteti i saj i parë ka qenë koncerti në Mantova. Më pas kanë qenë një sërë koncertesh, në akademinë “S. Cecilia”, konkurset, opera e parë “Cenerentola”, nga Rossini, “L’amico Fritz” nga Mascagni, e shumë personazhe si Zhuljeta, Suzana, Kontesha, Adina, Mimi, Armida etj. Ka interpretuar në teatrot “Aligheri”, Ravena, “Piçolo”, Scala-Milano dhe në shumë skena të tjera botërore. Bashkëpunimet kanë qenë edhe me televizionin italian RAI, Mondovisione, BBC etj.

Tashmë biografisë së saj i janë shtuar vetëm role divash, si ajo e Maria Stuart, ne operën. “Maria Stuart” roli i Manon, në operën “Manon”, roli i Magdës te “La Rondine”, roli i Semiramidës, te opera “Semiramida”...të Mimit, tek “Anna Bolen”, Thais, Luisa Miller, Lucia di Lamermoor, Zaira,Giulietta, Madama Butterfly, Margerita (Faust) etj .Tiranë, Berlin, Londer, Milano, Trieste, Paris, Lyon, Ney York janë skenat ku buçet zëri i sopranos shqiptare. Me këtë pasuri e shkëlqim marramendës so-pranoja Ermonela Jaho bëhet një këngëtare

tërheqëse dhe e lakmuar në ngjarjet më të rëndësishme të jetës muzikore italiane, austri-ake, irlandeze, gjermane e më tej. Çdo artist është qytetar i botës. Ndaj arti muzikor klasik është mëshirim i të shprehurit solemn, me një ndjenjë sublime, që i shërben çdo mendje, çdo shpirti. Muzika ka një gjuhë të vetme univer-sale, emocionin. Në këtë cak synon të arrijë artistja jonë. Dublimet e shumta me role të gjithfarshme nga repertori operistik, ashtu dhe çmimet e para të fituara në disa konkurse ndërkombëtare rrjedhojë e një pune të për-ditshme, të qëndrueshme e nxorën në pistën e këngëtarëve më të preferuar në të gjitha ske-nat e muzikës klasike.

Ermonela renditet si soprano lirike, me regjistër e shtrirje të plotë vokale. Për nga karak-teri preferon personazhet liriko - dramatike dhe ato virtuoze përsa i përket anës vokale. Preferon operat “Verdiste” si, Violeta te “Traviata” dhe Luiza tek “ Luiza Miller” të Verdit, për të shkuar më tej me “ Normën” e Belinit; Kontesha në “Dasma e Figaros” Fiordilxhi tek “ Cosi fany tutte” të Moxart- it, “ Anna Bolena” të Donizett-it etj.

Hapat e parë të sopranos Ermonela JahoDuke treguar për hapat e parë në fushën e muzikës, Ermonela kujton kushërinjtë e saj nga Skrapari kur kën-donin në dasma dhe gostira. Madje ata merrnin pjesë edhe në grupet folklorike në festivalin e Gjirokastrës. Shpesh herë ajo ka provuar të mbante iso, por, siç thotë, stononte. Edhe tani kur e kujton i vjen zor nga vetja.. Kjo ka qenë njohja e saj e parë me muzikën, pasi ajo prindërit nuk i kishte muzikantë. I ati ishte oficer dhe të ëmën mësuese. Hapi tjetër ishte kur dëgjonte këngët në RTSH, sa dëshirë kishte të ishte pjesë e këtyre festi-valeve. Ndërsa Parashqevi Simaku, ishte këngëtarja që i pëlqente si shumica e fëmijëve të asaj kohe. Ndërkohë në moshën 5 vjeçare babai e regjistroi në Pallatin e Pionierëve, një lloj institucioni shumë edukativ për fëmijët. Pasi aty nisnin hapat e para drejt teatrit, drejt skenës. Ishte një kurorëzim i një ëndrre të prindërve të mi. Dhe mami gjithmonë më thoshte nëse një ditë do bëhesh këngëtare duhet të këndosh “Madam Butterfly”. Fati donte që im at arriti të më shikojë duke kënduar këte opera që ata shumë e donin në Filadelfia.

Page 9: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

9

Ermonela Jaho i shkruan Shoqatës "Tomorri", dega DurrësTë dashur bashkëpatriotët e mi skraparllinj! Ju falenderoj nga zemra për emocionin e veçante që po më jepni ,ndërsa shkruaj këto fjalë pershendetjeje për ju ! Pa harruar modestinë , ju rrëfej se gjatë jetes sime artistike kam shijuar kënaqesinë e duartrokitjeve të bujshme dhe emocionet e forta të suksese pothuaj në çdo cep të botës ; nga Tokio në Romë , nga Neë York në Londër , nga Helsingi në Barcelonë , nga Parisi në Berlin etj. Por emocioni që ndiej sot ka një të veçante të paperseritshëm , sepse buron nga thellësia e qenies time , nga rrënjët, nga pikënisja e jetës së Ermonelës artiste dhe mbi të gjitha Ermonelës njeri . Sot më shumë se kurrë me zgjuat mallin për gjyshërit dhe prindërit e mi të shtrenjtë, për atë trevë me bukuri të ashpër dhe krenare, plot me bujari dhe fisnikëri njerëzore. Sjell ndërmend fëmijërinë e hershme, kur ne nipërit dhe mbesat mblidheshim si zogjtë pranë gjyshit dhe gjyshes, gjatë pushimeve të verës në Çorovodë . Kujtoj gatimet e veçanta të gjyshes , tregimet e gjyshit , akaciet pranë shtëpisë dhe më besoni , sytë i kam me lot! E dua Skraparin , ju dua dhe juve, dhe ju uroj nga zemra shëndet, lumturi dhe begati në familjet tuaja. Më mirë të mos zgjatem, sepse e di sado të shkruaj nuk do të mund të shpreh si duhet atë që ndiej. Një përshendetje të veçante u jap shokëve te babit tim të shtrenjtë dhe të paharruar, paçin jetën e gjatë sa malet e Skraparit!Edhe një herë, faleminderit dhe mirë u takofshim së shpejti!

Ermonela Jaho, Stockholm

Ermonela dhe marrëdhë-nia e saj me Shqipërinë Megjithëse prindërit, Hetemi dhe Xhuljeta i kanë vdekur të rinj, që është një arsye më tepër për të ndenjur disi larg, përsëri, siç është shprehur shpesh, edhe këto kohët e fundit, ajo jo vetëm që “digjet nga malli” për vendin ku u lind dhe kaloi fëmininë dhe adoleshencën, por do të bëjë edh diçka për të. Kushedi sa herë kërkoi në vitet 2000 të debutonte në skenat shqiptare, ose të hapte një shkollë vokale në Tiranë, por kërkesa e saj ra në vesh të shurdhët. Ishte Zhani Ciko ai që pas marrjes së detyrës si drejtor i Teatrit të Operës dhe të Baletit, në prill të 2004 realizoi me të “Eliksiri i Dashurisë”, me një performacë të shkëlqyer, por që mjerisht kaloi pa u vënë re shumë, për shkak të një marketingu të dobët mediatik, megjithëse ishte një rast ideal dhe fat për ta parë Ermonelën live në skenë. Ajo përsëri është treguar e gatshme të vijë dhe të ngjitet përsëri në TKOB, ka pasur edhe projekte dhe oferta, por siç thotë vetë, ato çuditërisht janë anuluar rrugës ose në momentin e fundit. Një dëshirë tjetër e saj, siç thamë më sipër, ka qenë dhe mbetet të hapet në Tiranë një akademi jo vetëm për muzikën, por edhe për skenografinë, kostumografinë, instrumentistët, etj. “Kur propozova hapjen e shkollës, thotë ajo në një intervistë kohët e fundit, pati disa polemika ku shpreheshin që ne e kemi shkollën shqiptare operistike nuk duam gjë tjetër. Më thoni ju në cilën opera të botës këndohet një opera shqiptare. Kështu që ka studentë që kanë dalë nga dera e Akademisë, por janë perfeksionuar në skenat jashtë Shqipërisë. Figura e një artisti është si guri i një mozaiku që i duhen të gjitha copat për ta bërë mozaikun me vlera të plota”.

Rasti Londrës, unikal, i papërsëritshëm Ka ndodhur në janar 2008, kur Ermonela këndoi në vend të Ana Neptrekës në operën e Londrës. Ana ishte e sëmurë dhe Ermonela brenda ditës erdhi nga Amerika për ta zëvendësuar. Ka qenë një moment shumë i bukur, kujton ajo. Aty ku është vështirësia më e madhe, aty është dhe oportuniteti më i madh. Në atë kohë isha në Nju Jork dhe isha duke studiuar opera tjetër për “Traviatën” në këtë rast. Një natë përpara më merr menaxheri dhe më thotë që Ermonela kështu është puna, por duhet të kesh shumë kurajë për të bërë një hap të tillë. Ishte hera e parë që do të këndoja në operën e Londrës, ndaj duhej të bëja një audicion për të kënduar atje. Në atë kohë nuk kisha vizën dhe ata më morën duke shkelur ligjet. Pasi arrij në aeroport hap celularin të shikoj nëse do të më njoftonin për provat, por asgjë. Sapo shkoj në hotel të hap valixhen më bie telefoni dhe më njoftojnë që duhej të ikja, pasi kisha vetëm katër orë para premierës. Nuk u prezantova si një divë, por si një zëvendësuese dhe kjo dalje ishte si një thikë me dy presa. Në fillim nisëm provat para se të hyja në skenë, por për një orë vetëm mësova kush ishte dera që do të hyja dhe cila ishte dera që dal, asgjë tjetër. Para se të fillonte shfaqja del drejtori i teatrit dhe thotë se për arsye shëndetësore sonte nuk do të dëgjoni Ana Neptreken, por Ermonela Jahon. Në këtë çast publiku reagoi dhe nisën zhurmat. Këtë herë thashë fati dhe shansi janë në anën e publikut. Isha e panjohur për teatrin dhe drejtuesit e saj, çdo gjë në atë moment ia lash fatit. Fillimi ishte i vështirë, por aktin e fundit të operës e mbylla me lot në sy dhe me sukses. Pas këtë ngajarje kam takuar Ismail Kadarenë që më përgëzoi me shpirt për rastin.

Nga takimi me të në vitin 2004

Zëri i Ermonelës shpërndan aromat e luleve të TomorritNë prill të vitit 2004, Ermonela Jaho, sopranoja e famshme, me origjinë nga Skrapari, kumboi pas shumë vitesh nëpër botë, edhe në Tiranë, në operën “Eliksiri i Dashurisë”. Me këmbënguljen e akademikut Xhevahir Spahiu në atë kohë vendosëm që të shkonim të organizuar ta ndiqnim këngëtaren në opera. U bëmë gati 100 e ca veta skraparllinj, por edhe miq të tjerë të shoqatës “Tomorri” dhe zumë vend në sallën e shfaqjeve të Teatrit të Operas dhe të Baletit. Sa u hap skena, shpërthyen duartrokitjet, të cilat vazhduan gjatë. Pas daljes në skenë të Ermonelës përsëri duartrokitje që e detyruan këngëtaren të ndërpresë interpretimin dhe të falënderojë pjesëmarrësi. Natyrisht, u përlot ajo, por edhe ne. Shfaqja mbaroi me sukses. Siç edhe e kishim lënë me Ermonelën dhe me Zhanin (Ciko) pritëm sa Ermonela hoqi rrobat e skenës dhe u nisëm të gjithë drejt një bujtine, që besojmë se e mbajnë mend të gjithë, mbrapa “Gropës së Hadin Sejdisë”, përballë 9-katsheve, me emri “Selita”, që ne i thoshim Kashta. Një lokal rruge, popullor, ku shpesh herë gjeje edhe pijanecë rruge, por ne e kishim mik pronarin e saj dhe sa herë që kishin nevojë na e vinte lokalin në dispozicion. Kështu bëmë edhe kësaj here. Një veprimtari të tillë nën kujdesin e Xhevahirit, që ishte i vëmendshëm për këto gjëra, kishim bërë për Ermonelën, por pa praninë e saj edhe një vit më parë, në 2003-in., ku me rastin e promovimit të gazetës “Dielli i Tomorit”, shfaqëm edhe një dokumentar të saj. Të vijmë te veprimtaria e 2004-ës, të “Selita” e famshme. Sa hyri brenda Ermonela u befasua me prezencën e të atit, të vëllait dhe njerëzve të afërt të saj, që ishin lajmëruar që më parë për veprimtarinë, por që ishte lënë si një surprizë. Mbrëmja filloi e ngrohtë. Ermonela takohet me të gjithë. Pastaj fillon kënga. Më poshtë po japim kronikën e asaj kohe të pasqyruar në gazetën “Dielli i Tomorrit”

Page 10: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

10

Me ali Podrimjen në TomorrZylyftar HOXHA

Ka qenë gushti i vitit 1994, vitit të tretë, kur Shqipëria kishte ndryshuar sistem dhe ishte hapur më shumë se sa

për ne që ende kaptonim malet dhe detet për të shkuar jashtë, për të huajt dhe kosovarët, sidomos për këta të fundit, të cilët të etur dhe të malluar vërshuan në këtë kohë nëpër rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Të parët që erdhën në Shqipëri ishin, domosdo tregtarët, por edhe shkrim-tarët dhe shkencëtarët kosovarë të cilët i kishte djegur malli për ko-legët e tyre të Tiranës, me shumicën e të cilëve njiheshin në distancë, nga letërkëmbimet apo nga ato që kishin lexuar për njeri-tjetrin, por jo për fy-tyrë. Një grup intelektualësh kosovarë si: Ali Podrimja, Shkëlzen Maliqi dhe Agë Batusha, ekonomist në atë kohë, më duket në Belgjikë, pasi kishin buj-tur për disa ditë në shtëpinë e Dritëro Agollit dhe Xhevahir Spahiut në Tiranë, vijnë bashkë me Xhevon në Skrapar. Kur u kishte thënë Xhevua se do t’i çonte në vendlindjen e tij, në Skrapar, dhe jo vetëm në qytet, por edhe në mal të Tomorrit, në festën e përvitshme të bektashinjve, ata ishin lumturuar. Ishte një rast fatlum, që rrallë do ta kishte kosovar tjetër në ato vite për të hyrë thellë në Shqipëri, në Jug të saj, por edhe për të shke-lur në malin e shenjtë. Në mbasdite vonë bie telefoni. “Xhevua jam, jemi në Skrapar, të flas nga 500 metra larg. Kam ardhur me disa shokë kos-ovarë dhe jemi te shtëpia e Iliazit (Kapxhiut), por Iljazi nuk qenka këtu, ka ikur në Tomorr”. “Erdha”, i thashë. Kur shkova unë miqtë kishin dalë në bahçen e shtëpisë së Iliazit, ishin ulur shesh në disa batanije që u kishte shtruar Ferruzeja, e shoqja e Iliazit. Pasi u përshëndetëm, i them Xhevos, me qenë se s’ishte Iliazi, të shkonim nga shtëpia ime. Ferruzeja që e dëgjoi këtë, u hodh dhe tha: “S’është Iliazi,

por Iliazi nuk e ka marrë shtëpinë me vete, e ka lënë këtu! S’është Iljazi, ini ju zot shtëpie”. “Burrneshë grua”, s’e mbajti dot veten Agë Batusha dhe nxori bllokun ku diçka shënoi. Në darkë unë sipas zakonit mora gotën i pari dhe urova: “Gëzuar, u thashë, mirëse keni ardhur”! Dhe duke pa-tur ndërmend fjalët e Ferruzesë, u thashë me të qeshur: “Edhe një herë gëzuar, dhe ta dini, jam Iliazi”!...Qeshëm të gjithë, ndërsa Aga diçka shënoi përsëri në bllok. Të nesërmen me një makinë që na i dhanë ata të komitetit (ende nuk ishin bërë emër-timet e reja) shkuam në Kulmak.

Ishte dita e dytë e festës, kulmi saj. Në teqe kishte radhë për të hyrë, por kur na panë ne, na hapur udhë. Pas një bashkëbisedimi të shkurtër me të ndjerin Haxhi Baba Reshat Bardhi, dolëm nga tyrbet. Edhe këtu, ngërzit mbanin radhë, sipas ritit hidhnin lekë që kishin taksur. “Ç’është kjo?”, thotë kurioz Aliu. Xhevua i shpjegoi ritin bektashi, sipas të cilit në vendet e shenjta hidhen lekë. Atëherë Aliu nxori nga xhepi një tufë lekësh dhe bëri gati t’i hidhte. “Dale, dale, i thotë Xhevua, jo të gjitha se na duhen, pastaj na duhen edhe për atje lartë në majë. Se atje është Abaz Aliu!...Në

këto e sipër një vajzë nga Gjerbësi, që dukej se kishte ecur me shpejtë, duke gulçuar tha: “Më në fund u gjeta, sa jam lodhur”! Ishte mësuese filloreje, një adhuruese e Ali Podrimjes që ia njihte të gjithë krijimtarinë. Dhe jo vetëm i dinte titujt, por dinte edhe shumë vjersha përmendësh. Aliu mbushi sytë me lot kur ajo reci-toi “Përtej dhimbjes”. “S’ma merrte mendja kurrë se do të dëgjoja këngët e mia në këtë mal kaq të lartë dhe të largët”, tha i prekur. Pas kësaj ai e bëri udhë dhe vinte shpesh në Tomorr. Në vitin 2000, ka qenë aty bashkë me Dritëro Agollin.

“Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut” Shënime rreth librit më të fundit të studiuesit dhe publicistit Ylli Polovina

Zylyftar HOXHA

Është i njohur fakti që Gjon Muzaka, një nga pinjojtë e fundit të principatës së Muzakajve, të një

prej familjeve më të mëdha e më të fuq-ishme të shekullit të 13-të deri në atë të 15-të, me një shtrirje gjithë Myzeqenë, Kaninën e deri në Kostur, pas vdekjes së Skënderbeut, që nga Italia e Jugut ku ishte ngulur përfundimisht me fis e farë, dëshmon gjenealogjinë e familjes në formën e një testamenti në rreth 50 faqe. Shënimet janë të vitit 1510, një vit para se ai të ndërronte jetë dhe janë publikuar për herë të parë nga albano-logu Karl Hopf, dhjetë vjet pasi u gjetën, që i bie rreth vitit 1873. Vonë ato janë botuar edhe në shqip. Janë këto shënime

mbi të cilat publicisti dhe shkrimtari, tashmë i njohur për këtë lloj gjetjeje, që shkojnë midis historisë dhe letërsisë, Ylli Polovina, gërmon e thellohet për të nxjerrë të vërtetat e kësaj familje të mad-he e të njohur princërore, rolin e saj në zhvillimet historike të kohës dhe veça-nërisht në periudhën e saj të fundit, në luftën kundër turqve dhe bashkëpuni-min e ngushtë me Skënderbeun.

Do ta them që në fillim se Ylli ka ditur të lexojë me kujdes dhe germë për germë në disa variante, në shqip, në italishten e vjetër apo edhe në latinisht ato që thuhen në 50 faqe, por më tepër ai ka ditur të evidentojë deduksionet që dalin midis rreshtave për të kuptuar ngjarjet, faktet, jetën e gjallë dhe aktive të kësaj dinastie të njohur të shtrirë në

të dy Myzeqetë, e Madhja dhe e Vogla, dhe rreth Tomorit me disa qendra të zhvilluara, por më kryesorin, Beratin si kryeqendër. I zhytur thellë në kohën që zhvillohen ngjarjet, me intuitën dhe fantazinë e guximshme, Ylli flet me ad-mirim për mënyrën se si e kanë shtrirë sundimin e tyre Muzakajt, për rolin e tyre në jetën politike dhe shoqërore në trojet që sundonin, por edhe më tej, për mirëqenien dhe kulturën e tyre, duk-shëm më të avancuar se të gjithë fqinjët rreth e rrotull.

Duke lexuar librin, ne që jemi nga ato troje, nuk mund të mos ndjehemi krenarë që jemi pasardhës të këtij fisi të shquar, nuk mund të mos mendojmë se myzeqarët e urtë dhe të mirë, bera-tasit që Evliha Çelebiu i ngre në qiell,

skraparllinjtë apo devollinjtë me ve-titë e tyre të njohura dhe cilësore, janë produkt historik i një civilizimi, sido mesjetar, por tepër të avancuar për ko-hën, siç ishte dinastia Muzaka e lidhur me fise e mbretëri brenda Arbërisë që nga Dukagjinët, Kastriotët, Arianitët e më gjerë e deri në Ballkan dhe Evropë.

Duke hulumtuar thellë në jetën e Muzakajve, autori me një gjuhë të modifikuar dhe të përmbajtur, por jo pa shqetësim, për shkak edhe të kul-turës së tij, bën vërejtje për historianët tanë që për shumë ngjarje, si për push-timin e trojeve nga anzhuinët që më 1269 dhe largimin tyre gati dy shekuj më vonë ose si disfata e Skënderbeut në Berat apo edhe ngjarje të tjera kyçe janë treguar të pavëmendshëm duke

i anashkaluar apo duke i përshkruar përciptas. Me siguri ata nuk do të binin në këto gabime, po të vepronin siç vepron Ylli, që me lupë shkencore lexon dhe krahason Marin Barletin me Gjon Muzakën, nuk do të binin në “grackën” e shkëlqimit të një ylli të madh që eklipson apo i bën më pak të dukshëm yjet e tjerë, siç ka ndodhur me Skënderbeun dhe Muzakajt. Jo pa qëllim, madje ky ka qenë edhe meraku i autorit, që ta evidentojë që në titull kur thotë “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut”, madhështinë e Muzakajve, shkallën e hierarkisë shoqërore të tyre në atë kohë, zulmin e tyre të madh historik, por modest dhe të heshtur etj. Natyrisht pa prekur asn-jë qime Skënderbeun famëmadh. Sepse

“S’është Iliazi, por Iliazi nuk e ka marrë shtëpinë me vete, e ka lënë këtu! S’është Iljazi, ini ju zot shtëpie”. “Burrneshë grua”, s’e mbajti dot veten Agë Batusha dhe nxori bllokun ku diçka shënoi

personazh

Page 11: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

11

Veç atyre gjërave të mençura që lexojmë ose dëgjojmë gati çdo ditë në angazhimin publik disi

rebel të opinionistit të njohur, Mustafa Nano, para disa kohësh ai botoi edhe li-brin “Hinterlandi i Kuq, njëzet vjet më pas”, një libër interesant në sojin e vet, ku “nakatoset” një publicistikë brilante, siç di ta bëjë ai, me një letërsi të një stili krejt origjinal, të guximshëm, por edhe, në përpjekje për të gjetur fjalën e duhur, po e quaj të hasur rrallë në letrat tona. Për periudhën komuniste janë shkruajtur shumë libra këto 20 vjetët e fundit, midis tyre të mirë. shumë të mirë, patetikë, ekstremë, nostalgjikë, por unë për veten time do të veçoja “Çapitjet e mia nëpër Shqipëri” të gjermanes, Ëaltraud Tunger, që ka jetuar 35 vjet në Shqipëri, dhe li-brin në fjalë të Mustafa Nanos, që, sido në stile të ndryshëm të shkruari përsëri përshkruajnë me ngjyra të gjalla një kohë që s’pranon ngjyra, një kohë tepër gri. Dhe të bësh një gjë të tillë, është e vështirë, jo për ne që e kemi jetuar dhe e kemi pak a shumë percepsionin e asaj të kaluare, por për brezat që do të vinë, që ata të kuptojnë, ndjejnë dhe përfyty-rojnë jetët e limituara, të standardizuara, të rrethuara nga të gjitha anët me vija të bardha trafiku të detyruar të prindërve e të paraardhësve të tyre. Si një sqimatar i pandreqshëm, me integritetin intelektual që e karakterizon, larg nostalgjisë, pa-sionit dhe ndjenjës së një patriotizmi fals, Muçi, me dhimbje ka zgjedhur për të vënë në skaner detaje të jetës së thjeshtë të një province, që nuk e kuptonte ose nuk donte ta kuptonte trysninë ide-ologjike, të një krahine, ku si në të gjithë Shqipërinë lufta e klasave zhvillohej një-

“Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut” Shënime rreth librit më të fundit të studiuesit dhe publicistit Ylli Polovina

në fund të fundit nuk ishte “faji” i tij që ndriçonte aq shumë. Skënderbeu, siç shkruan autori, pati zulmuar sa qe gjallë, ai kishte hyrë në kronikat e kon-tinentit që në ditën e parë të kryengritjes së tij, menjëherë pasi mori kështjellën e Krujës dhe rishpalli rikthimin e bu-jshëm në fenë e mëparshme, të krishtere. E quaj të udhës që në këtë pikë të citoj autorin kur shkruan: “Gjergj Kastrioti në kronikë-testament të sugjestionon si figura më kryesore për asnjë arsye fare të qartë. Gjon Muzaka atë e përshkruan me virtytet dhe të metat e veta. Në pe-nën e tij Skënderbeu është vizatuar me ngjyra të shumta, aspak vetëm bardh’ e zi. Ai jo vetëm e skicon, e vizaton, i për-vijon hollësisht siluetën, e përshkruan, i jep dritë, i hijezon profilin, pastaj pamjen

përballë, sa që Gjergj Kastriotin mund ta kuptosh mirë si ai qe. E interpreton po ashtu me larmi, si politikan e feudal, si prijës e komandant, si forcë trupi e fuqi mendore. Princi i Beratit ka guximin të mbajë qëndrim ndaj tij. Madje edhe e ka kritikuar. Gjon Muzaka është i pari në his-tori që Skënderbeun e ka vështruar si njëri e jo si mit, ndërsa koha qe e përflakur nga dëshira dhe nevoja politike për të kryer këtë të fundit. Madje ishte kaq e ndezur nga ky pasion, sa refuzonte çdo mënyrë tjetër in-terpretimi. Kërkonte romantizmin e të vërtetës. Pëlqente histori, por edhe propa-gandë”. Me këtë paragraf esencial nga libri, pa mundur t’i bëj koment më tepër, po i mbyll këto shënime, duke e uruar studiue-sin e njohur Ylli Polovinën për një punë të bukur që ka bërë me këtë botim të fundit.

hinterlandi i kuq dhe e vërteta shqeto e Mustafa Nanos

soj egërsisht, megjithëse ajo përkëdhelej si e “E kuqe”. Kujtojmë këtu episodin e vjedhësve ordinerë që i shëtitnin nëpër pazar me sendet e vjedhura varur në qafë, episodin e të burgosurve dhe de-taji i prangave në duart e tyre, gjyqin e një “armiku të rrezikshëm”, që donte t’i ngarkonte komunistët me gurë”, dhe që kishte një vajzë të bukur, më të bukurën e Çorovodës në klasë me autorin e librit. Këto dhe plot detaje të tjera, si fjala vjen, të jevgjve, këtyre të deklasuarve të padek-lasuar, që e ndjenin veten komodë në katet e para të pallateve; të autoriteteve lokalë që, kur i njihje thellë, nuk ishin aq të rëndë sa dukeshin; të lapidarit në mes të qytetit, jo atij të parit, që s’ka kush ia vë minat; të televizorit gjithmonë me miza e vija bezdisëse, bëjnë që ndonjë episod me lojëra hedonistike adoleshentësh të mos ketë atë peshë kritike që i është dhënë nga disa tani. Se, edhe ky episod apo edhe ndonjë tjetër i kësaj natyre, janë pjesë e së gjithës në libër, janë e vërteta shqeto, që pak kush guxon t’i thotë, duke

bërë në këtë mënyrë një gabim trashanik ndaj ndërgjegjes së vetë. E, Muçi nuk është nga ata që, për hir të ndonjërit që “s’është kthyer ende nga Qabeja” e që s’di të lexojë, të ndëshkojë veten me autocen-surë. Bukurinë dhe simpatinë për qyte-tin ku Mustafa Nano jetoi për një kohë të gjatë nuk e gjen në rrapet hijeshumë, sorkadhen e Verorit, rrugët e kalldrëmta, ujin e Guhakut, siç kemi bërë ne ka-lemxhinjtë e tjerë të Skraparit. Jo, ai heq ndonjë penelatë të rrallë të hijshme, dhe më pas vazhdon me njerëzit, për të cilët ka simpati (që janë të shumtit) dhe nev-eri (që janë të paktit), kujto portretizimin e vrasësit profesionist e ndonjë tjetër, por edhe të atyre që drejtonin atje lartë. Vërtet Mustafa Nano përshkruan jetën e një Hinterlandi si Çorovoda, por aty gjen jetën edhe të hinterlandeve të tjerë, si të Laçit, Ballshit, Milotit, Roskovecit, Klosit, Memaliajt, Rrogozhinës, Maliqit, për të mos përmendur edhe 10 ose 15 të tjerë pas tyre, por aty gjejnë veten edhe ata të rinj e banorë të qyteteve të mëdha si Korça, Durrësi, Shkodra, madje dhe Tirana, ku radha e qumështit ishte një-soj, ku tollona e mishit ishte njësoj, ku darka ngrysej dhe mëngjesi gdhihej një-soj, ku gazeta e detyrueshme e ditës nuk merrej për t’u lexuar më tepër se sa për të mbështjellë bukën e atyre që vinin në punë. Në libër, pas çdo ndodhie apo bi-sede të au-torit me miqtë e vetë, ka defin-icione interesante, që nuk i kemi dëgjuar ndonjë herë për regjimin komunist si, Çala vjen: “Nuk kishte cep të territorit, ku të mos ndihej prania e regjimit. Ky i fundit ishte si një çadër gjigante që mbu-lonte çdo gjë, të cilën shumica e shihnin si mburojë dhe të tjerët si një gjë që u zinte ajrin e u merrte frymën. Është dokërr ajo që thonë ca e ca se shumica e kanë urryer komunizmin. E vërteta është se, sikur ky regjim të ishte punëmadh, askush nuk do ta vinte ujin në zjarr për natyrën shtypëse të tij. Komunizmi këtej pari, pra, nuk u rrëzua si regjim i paaftë për të prodhuar mbrothtësi. Madje atë nuk e rrëzuan. Dha shpirt vetë. Dhe bëri mirë”, dhe shumë definicione të tjera si këto. Libri, siç shkruhet edhe në ko-pertinë, përbën pjesën e parë të një kolane që do të vazhdojë me botime të tjera të autorit, ndoshta këtë radhë për gjithë Hinterlandin e madh të ngatërruar keqas shqiptar, me të cilin ai merret çdo ditë.

GUSHT 2012

vijon nga faqja 1

...të antarëve të saj nga viset e Tomorit, që jetojnë anekënd Shqipërisë edhe në emigracion të kudondodhur në botë. Synon të zhvilloj etnokulturën materiale dhe shpirtërore të trevave rreth Tomorrit, me vlerat e shumëfishta të saj: historike, gjeografike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike, kulturore, mjedisore, sportive, turistike. Afrimi i gjithë intelektualve, studiuesve, shkecëtarve, të kontribuojnë dhe ndihmojnë në këto drejtime. Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në integrimin e jetës në këto 20 vjet demokraci për shoqatën tonë nuk është pak. Veprimtaria e saj ka qënë gjithëpërfshirëse për atdhedashurinë, fryma dhe fjala për të mbajtur gjallë etnokulturën, traditën dhe vëllazërimin.Veprimtaritë e saj në këto vite janë të shumta për figura, simbol, si heronjtë, traditat, kulturën, artistët, librat, historinë në çdo fushë. Në gjithë linjën e saj të veprimtarisë është fokusuar në kujtesën e historisë, fjala në çdo moment të jetës, Kujtesa, Fjala, Vëllazërimi, të lidhura njëra me tjetrën për të dëshmuar punën e gjallë të shoqatës, veprimtaritë, ndihmëtarët për të mbajtur gjallë zjarrin, frymën.

Zëdhënsja e saj gazeta “Dielli i Tomorrit” nga viti 2003 deri 2009 u bë e dashur për të gjithë, brenda dhe jashtë vendit, Dritëro Agolli shprehet:” Është një gazetë që nuk shkruan për vete, por vlerëson edhe miqtë, afron personalitete dhe shkruan për personalitete, është e saktë, serioze. Më pëlqen edhe nga ana grafike dhe nga forma. Ju ngjan gazetave që e quajnë veten të mëdha.” Sot po ridel me këtë numër special nga një ndërprerje dy vjeçare, mbas kërkesave të shumta të antarëve të shoqatës dhe degët e krijuara në gjithë Shqipërinë. Del jo rastësisht në këto ditë të peligrinazhit tradicional të gushtit.

Shoqata ka një përparësi të madhe jo vetëm se mban emrin e malit të shenjtë “Tomor”, mali mitik i Dodonës, mali njeri, mali baba, kryemal i bektashinjve. Mal të till, që e duan gjithë shqiptarët nuk ka në botë që është simbolizuar, mal njeri, mal baba, “Baba Tomorr”. Prandaj të prezantojmë (promovojmë) sa më shumë të jetë e mundur vlerat etnokulturore të Tomorrit, Skraparit, rrethinat Korçë, Gramsh, Berat, Përmet etj., gjithëpërfshirëse me vlerat e mëdha: Mali i Tomorit, kaninonet e Osumit, Gradecit, Nikollarës ose ndryshe thellinat e pashoq të Skraparit, monumentet e natyrës dhe kulturës, pra një turizëm malor, familjar, kulturor ekologjik, fetar etj.

Kërkon imenjimin e të gjithëve me mendime dhe veprime konkrete mbështeje finaciare të qëndrueshme dhe puna me projekte për të dhënë frytet e saj. Gjithashtu shumë të tjerë po hulumtojnë, e shkruajnë për historinë gjuhësinë, traditën, mjedisin, monumentet e natyrës dhe kulturës që treva e Skraparit i ka të shumta me rrethinat e Tomorrit dhe fqinjët e mrekullueshëm të Përmetit, Kolonjës, Korçës, Gramshit dhe Beratit, që bën pjesë në etnokulturën toske.

Vetëm në zonën ku zhvillohet peligrinazhi masiv i përvitshëm nga tyrbja e Abaz Aliut dhe teqeja e dervish Iliazit në Kulmak rrethohen me monumentet e rralla të natyrës tomoriane, cirqet dhe morenat akullnajor, Pylli i Rrobullit, Stera e Katofiqit, Qafa e Kulmakut dhe bashkohet me Parkun Kombëtar të Tomorit. Çdo vit marin pjesë pelegrinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Polonia, Greqia, Brazili, ShBA, Anglia etj.

Që të ecin Shoqta me veprimtaritë e saj kudo që janë, të dali rregullisht gazeta, botime të ndryshme, dokumentarë dhe filma etj., kërkon vençarisht edhe ndihmën, mbështetjen e gjithë bisnesmenve, deputetëve, pushtetarëve, politikanëve, që janë bijët e këtyre viseve. Shoqata jonë edhe në të ardhmen do përciell mesazhin vëllazërim, bashkim. Ajo përhap frymën jetike të bashkimit e të mirëkuptimit të të gjithë shqiptarve si dhe fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë në çdo pakicë apo vend mik.

Për më shumë vleraNga Nuri Çuni

Page 12: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

12

Në almanakun e personal-iteteve të rrethit të Sk-raparit, një numër i konsi-derueshëm personalitetesh

e patriotësh kanë “gdhendur” heroi-kisht historinë e rrethit të Skraparit, pse jo edhe të Shqipërisë. Por ka raste të një indiference të munguar si në rastin e Taip Vishanjit, një vlerë e munguar, një personalitet me një kor-rektesë dhe ndershmërie unikale, që do ta pasuronte këtë almanak.

Natyrshëm personalitetet dhe her-onjtë kanë legjimitetin të nderohen për kontributin e tyre ndaj atdheut, por veçimi selektiv nuk i shërben transmetimit të vlerave më të mira. Edhe rasti i Taip Vishanjit përbënë një vlerë të virtytit më të munguar në shoqërinë e sotme. Ndoshta in-diferenca e historianëve, specialistëve pse jo edhe tejmodestia e pasardhësve më shumë i ka shërbyer konservimit të kontributit patriotik të Vishanjit, sesa promovimit të një vlere komb-trare sikurse është ndershmëria dhe thjeshtësia,që tashmë janë “specie’ në zhdukje”.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se gjysmë shekulli nga aktiviteti i Taip Vishanjit ende në Tomorricë dhe Sk-rapar puna, korrektesa dhe thjeshtë-sia e tij është e freskët dhe shërben si “perëndi” e ndershmërisë përpara ligjit .Kanë qënë këto virtyte që e bëjnë këtë personalitet të heshtur të rrezatojë edhe pse askush nuk është kujtuar të “lucidojë” sadopak shkëlqi-min e kësaj vlere.

Një zyrtar i veçantë në llojin e vetë që nuk dinte të bënte dallime klasore edhe pse puna ja kërkonte më shumë se askujt tjetër. Fanatik deri në na-ivitet i zbatimit të ligjit. Jeta e Taip Vishanjit është e mbushur me ngjarje dhe histori nga më të larmishmet. Ende në Tomorricë thuhet:” Po e ka thënë Taip Vishanji ... në rregull”. Një shprehje që unifikohet me vetë perëndinë e vërtetësisë dhe ndersh-mërisë. Le t’i konkretizojmë me dy raste aspak të vetme, por tipike.

...Mbase kanë qënë votimet e atij viti ku bashkë me zgjedhjet për de-putet bëheshin edhe ato të Këshillave Popullore. Diku në fshatin Kuç një i moshuar rreth të 100-ve i quajtur Shaban nuk bindej që të votonte. Jo se i moshuari ishte kundërshtarë i Partisë, por në moshën që ishte nuk i duhej gjë në botë jo për Partinë, por për askënd në botë. 100 për qind po prishej dhe ky s’ishte problem i vogël. Por zgjidhja aq sa larg, po aq pranë ishte. Një burrë i fshatit ngrihet dhe thotë këtë punë e rregullojë unë dhe fare kollaj. Shkonë te shtëpia e “re-belit” dhe i thotë: “Po mirë për de-putetët nuk voton, po edhe për Taip Vishanjin nuk votonë ti xha Shabani? pers

on

ali

tete Taip Vishanji (Metani)

një kujtesë me rastin e 105-vjetorit të lindjes

Kaq ishte ... 2 kilometër udhëtoi xha Shabani për të votuar .

Diku nga viti 1958-kolektivizimi i bujqësisë ka qënë një ndër direk-tivat më të mprehta dhe të vështira të regjimit “lehone’”. PadyshimTo-morrica përbënte një zonë të nxehtë. Për këtë regjimi kishte përzgjedhur njerëzit më me autoritet dhe influ-encë. Anëtari i KQ, Gjin Marku një luftëtar karizmatik që kishte bërë emër në këtë zonë ndoshta ishte më i gjeturi. Suksesi te një familje e pasur në Kuç do të kishte vlerë të dyfish, mbasi do të bënte jehonë në gjithë zonën jo pak problematike. I pritur si mik sipas zakonit i deleguari mbasi i kishte harxhuar pa sukses të gjitha “epërsitë” e kolektivizimit, i sigurt ka “shkrehur” edhe fishekun e fundit duke thënë se, “Këtë e ka thënë partia dhe shoku Enver “ A thua se e kishte thënë vetë zoti nga qielli”?!

Or mik” ishte përgjigja: “ Jo shoku Enver , por edhe Taip Vishanji të thotë ne nuk e zbatojmë këtë direk-tivë”.

Ky ishte Taip Vishanji i thjesht dhe i shkrirë në hallet e popullit. Partia dhe shoku Enver ishin shumë të vegjël përpara ndershmërisë , dhe autoritetit të tij. Një nënpunës model i korrektesës ,disciplinës adminis-trative dhe mirësisë komunikuese, zbatues deri në fanatizëm i ligjit dhe vetëm i ligjit. Për zonën e Tomorricës por edhe më gjerë, “Partia dhe shoku Enver” ishte ndershmëria dhe paa-nëshmëria e Taip Vishanjit. Një rast i rrallë jo vetëm në Tomorricë dhe Sk-rapar, por një rast unikal ku autoriteti i një personaliteti të thjeshtë por më shumë se popullorë nga çiltërsia e popullit të thjeshtë “gabimisht” sfi-don një makineri të tërë të kultit të udhëheqësit duke renditur shumë përpara Taip Vishanjin para Partisë dhe Enver Hoxhës.

Ky ka qënë Taip Vishanji një njeri që e kishte shkrirë mundin, djersën, en-ergjitë në shërbim të popullit në gjithë gjatësinë e jetës pa u rebeluar ndon-jëherë nga tejlodhja dhe nga shumël-lojshmëria e problemeve të pafund që puna ja kërkonte t’i zgjidhte edhe kur e pamundura kishte epërsinë mbi dashamirësinë dhe mundësinë. Një zyrtarë i pashembullt në ndershmërinë e zbatimit të ligjit Për të “ligj” ishte vetëm ligji pa pjesën e “maliqit” I paan-shëm deri në vetmohim. Ishte kjo ar-syeja që nderohej dhe ishte mik edhe i “reaksionarit” të pasur që nuk bindej për kolektivizimin, por edhe i fsha-tarit të thjeshtë xha Shabanit. Është kjo arsyeja që ende në Tomorricë, por edhe më gjerë për të identifikuar një të vërtetë thuhet:”A ke thënë Taip Vishanji”, një shprehje që garanton ndershmërinë.

Page 13: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

13

profili

kush ishte Taip vishanjiLindi në një familje të mesme në

korrik të viti 1907, në një nga 40 fshatrat e Tomorricës të quajtur

Vishanjë. Rëndom, por veçmas në trevën e Skraparit qëmoti, por edhe më pas burrrat e dëgjuar identifikoheshin me emrin e fshatit të lindjes, ku sipas rastit fshatit ose ja shtonte vlerat ose e kundërta. Për fshatin Vishanj ka qënë fat identifikimi me një burrë të këtijë kalibri, të cilin jo Vishanji, por edhe Tomorrica do ta kishin luks, ndërsa Skrapari duhet ta ketë krenari. Vishanji është një fshat i vendosur në një pllajë të vargmalit të Kuçit me kundrejtim perëndimor, në të cilin arrat, dhe veçmas blegtoria përbënin produktin bazë ushqyes.

Taipi do ta fillonte shkollën në vitin 1915 në moshën 8 vjeçare. Një vonesë kjo që ishte e lidhur me të qënit më i vogli i familjes ç’ka e ka bërë që të merrej me blegtori, madje do ta bënte këtë punë edhe duke ndjekur shkollën. Do të mbaronte 5 klasë, aq sa ishin të mundshme,në të vetmen shkollë të asajë zone në Zaloshnje Ka qenë një nxënës sikurse pohonte vetë Taipi “i mirë mbase nga që isha më i madhi i klasës dhe i kuptoja më shpejtë mësimet”. Si fëmija i vogël i familjes Metani mbasi mbaroi shkollën nuk i është “ndarë” blegtorisë deri në vitin 1927, në moshën 20 vjeçare, kur do kishte rastin për t’u shkëputur nga Vishanji për të shkuar ushtar në Elbasanë për 2 vjet. Si një ushtar i disiplinuar dhe tejet korrekt në zbatimin e detyrave ushtarakedo të tërhiqte vëmëndjen e komandës së xhandarmërisë së Elbasanit, të cilët do ta mbanin si nëpunës të kësaj xhandarmërie me pagesë. Emërimi në këtë punë ishte një ndihmë e madhe për familjen, por më shumë akoma për gjithë fshatin Vishanjë ku rroga e Taipit ishte njëherazi edhe për bashkëfshatarët e vetë.

Sipas shënimeve në formë ditari të Taipit “nga viti 1933 nga brenda xhandarmërisë së Zogut nisi një lëvizje kundër vetë regjimit mbretërore. Ka qënë një organizim në bazë celulash me nga deri në 10 veta ku ka pasur një skemë të tillë ku asnjë nga anëtarët nuk e njihnin njëri tjetrin, përveç komandantin e grupit. Zylyftarë Veleshnja ka qënë komandant i postës së xhandarmërisë dhe njëherazi edhe i grupit tonë të skraparllinjëve. Dekonspirimi i grupit bëri që Zylyftari të arratisej në Greqi duke shpëtuar veten, por edhe ne anëtarët e grupit nga ndëshkimi ushtarak, pushkatimi. Kjo solli edhe mospjesëmarrjen në rrevolucionin e Fierit 1935. Megjithëse kjo kryengritje u mbështet fuqishëm nga skraparllinjtë dhe fierakët, por nuk pati mbështetjen e Tiranës dhe të Vlorës, të cilët e braktisën. Por një faktorë tjetër ishte edhe dekonspirimi i saj që në organizim, do të shkruante në kujtimet e veta Taipi.

Do të vazhdonte punën në “heshtje” në xhandarmërinë e Elbasanit deri në pushtimin fashist. Në pushtimin fashist do të ishte i organizuar në regjimentin e Tiranës që kishte në përbërje 1500luftëtarë të cilët u nisën për në Durrës për t’i bërë rezistencë

pushtuesit italianë.“Lajmet se mbreti kishte thënë se

do të vesh opingat dhe do të luftojë me luftëtarët e mi “na e ngriti moralin dhe na dha forcë për të luftuar. Por çuditërisht në Shijak një urdhër e drejton regjimentin për në Krujë dhe mbas kësaj për në Mat. Aty gjithçka del nga kontrolli dhe ushtria shthuret totalisht” tregon në shënimet e tij Taipi .Menjëherë do të kthehej në fshat për tu marrë me blegtori. Identifikimi i shteteve të Gjermanisë dhe Italisë me fashizmin dhe me pushtuesin natyrshëm do t’ja shtonin më shumë idealizmin për të besuar tevfryma e re që po futej sikurse ishin idetë e ortodoksisë ruse. Pushtimi i vëndit nga Italiafashiste do të krijonte një revoltë si kudo në gjithë vëndin edhe te Taip Vishanji.

Kështu në prill - shtatorë të vitit 1943 do të linte fshatin e lindjes për t’u bashkuar me Çetën Plakë të Pezës, ku komandant kishte Myslym Pezën dhe në krahë do të kishte të mirënjohurit Kajo Karafili, apo Kristo Themelkon. Do të luftonte së bashku me ta dhe do të merrte pjesë heroikisht në të gjitha aksionet e kësaj çete. duke fituar besimin dhe duke qënë një ndër eksponentët e vlerësuar të saj.

Në tregimet e hershme të tij Taipi tregonë për iniciativën dhe shkathtësinë e pazakontë të Kajo Karafilit. Do të qëndronte vetëm 6 muaj deri në shtatorë përkrahë figurave shumë popullore të asaj kohe dhe kjo do t’i shërbente si ;”stazh” për të drejtuar më pas si komandant ForcatTeritoriale të Skraparit, detyrë që e mori në tetor të vitit 1943. Njëherazi do të kryente edhe punën si kryetar i pushtetit të Këshillit Nacional Çlirimtarë të Tomorricës. Ka qënë një ndër eksponentët më me autoritet në luftën për çlirimin e vëndit duke marrrë pjesë në ballë të betejave pa ju shmangur asnjë të tille.

Padyshim këtu kanë qënë edhe hapat e para të formimit të një njeriu që do të bëhej “mit” më vonë për gjithë zonën e Tomorricës, Gramshit dhe Skraparit. Këto detyra do t’i vazhdonte deri në çlirimin e vendit dhe më pas. Në prill të 1945 deri në vitin 1949 do të zgjidhej në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit të Skraparit si Përgjegjës i Bujqësisë dhe Ekonomisënë Çorovodë, detyrë që do ta kryente me sukses. Ndonëse nga të parët në luftë për clirimin e atdheut anëtarë partie do të pranohejnë vitin 1946 por jo pa probleme. Një komunist idealist korrekt që jo pak do t’i shfrytëzonte nomenklatura që e kishte në antarësi. Nga viti 1949 derimë 1952 do të merrte detyrën e sekretarit të Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, si dhe Shefi i Bujqësisë së Rrethit.

Në dokumentet e shfletuara për Taip Vishanjin diku thuhet “evidentimi i disa dobësive duheshin korrigjuar me kuadro të devotshëm, aq më tepër në Tomorricë ku ndikimi dhe autoriteti i “reaksionit” ishte më i madh se i Partisë.”

Por çuditërishtë kjo “Partia jonë” kuadrot e zot i çonte atje ku shkonin ata që i internonin, ndërsa ata më të “shkathëtit” i gradonte në Tiranë.

Do të jetë disiplina dhe respektimi i hirerakisë administrative që do ta ndëshkonte sërishmi për ta “graduar” përsëri në frontin më të vështirë. Pa asnjë thyerje fjale apo qefmbetje “ustallarët” duke e njohur si zyrtarë korrekt do ta rikthenin përsëri në Vishanj si Kryetarë të Lokalitetit të Gjerbësi. Vazhdojmë shfletimin e dokumentevedhe lexojmë se një nga shokët e partisë e falenderonte dhe e përgëzonte për ndihmën që i kishte dhënë Taipi, por që tani do t’u ndaheshin rrugët se njëri do të shkonte në Tomorricë, ku kishte më nevojë atdheu ,ndërsa tjetri do drejtonte atdheun nga Tirana, edhe pse kishte qënë nxënës jo fort i mirë i i Taipit.

Dashamirësia për t’i ndihmuar bashkfshatarët e tij, qoftë edhe duke sakrifikuar jo rrallë herë nga financat familjare do të ishte një vlerë e paharrueshme për hallexhinjtë e varfër të zonës. Në mes vështirësive të panumërta do të ishte “perëndi” për atë komunitet duke e kryer këtë punë me vetmohim ndershmëri dhe përkushtim. Në vitin 1963 në moshën 56 vjeçare do të rikthehej sërishmi në Çorovodë. Nga viti 1963- 1965 do të punonte si nëndrejtor i Spitalit të Skraparit, aty ku edhe doli në pensionë. Vdiq më 10 shtator të vitit 1988 në moshën 81 vjeçare. Gjatë luftës dhe punës është dekoruar me medalje nderi dhe pune, por dekorimi më i madh për Taip Vishanjin ka qënë respekti dhe dashuria e një zone të tërë për këtë figurë që patriotizmin nuk e kërkonë me numrin e pushtuesëve apo tradhëtarëve të vrarë edhe pse ajo është po kaq kontribuese, por me sakrificën dhe përkushtimin për t’i shërbyer të madh e të vogëli, pa dallim, klase, ideje apo race duke sakrifikuar familjen dhe fëmijët për një kohë të gjatë.

Influenca dhe autoriteti i Taip Vishanjit në popull nuk ka qënë i imponuar apo orientuar nga ndonjë direktivë apo forcë e mbinatyrshme, por ka qënë rrezultante e ndershmërisë deri në “naivitet” i një burri që tashmë i ka humbur sterotipi.

Ndërsa ndershmëria dhe thjeshtësia e pasardhësve Behares, Fiqëretes, Bashkimit, Nexhit, Vladimirit është një vazhdim rigoroz i trashëgimisë së materialit gjenetik,teksa këto tipare transmetohen korrektësisht. Dhe në fund, por jo nga rëndësia, por nga “embëlsia” patjetër nënë Xhirja që unë kam patur fatin ta njohë “live”.

Një zonjë tradicionale që goja i nxirrte vetëm mjaltë. Ndërsa fëmijët e “qytetit lagje” të Çorovodës kanë patur përveç nënës biologjike edhe një nënë tjetër po kaq “bio” si nënë Xhirja. Shtëpia e nënë Xhires në Çorovodë për shumë vite ka qënë “hotel” për gjithë bujtësit e zonës së Tomorricës, të cilët përkundrejt varfërisë së tejskajshme kanë gjetur “parajsën” nga mikpritja e një gruaje fisnike. Pa mbështetjen, ngrohtësinë, e nënë Xhires ndoshta, ndoshta mund të mos i shkruanim këto rreshta sepse ka qënë ajo që i ka siguruar atë ambient të ngrohtë familjarë për të punuar mirësisht dhe qetësisht Taip Vishanji.

ILIR J. HOXHA

Sipas shënimeve në formë ditari të Taipit “nga viti 1933 nga brenda xhandarmërisë së Zogut nisi një lëvizje kundër vetë regjimit mbretërore. Ka qënë një organizim në bazë celulash me nga deri në 10 veta ku ka pasur një skemë të tillë ku asnjë nga anëtarët nuk e njihnin njëri tjetrin, përveç komandantin e grupit. Zylyftarë Veleshnja ka qënë komandant i postës së xhandarmërisë dhe njëherazi edhe i grupit tonë të skraparllinjëve. Dekonspirimi i grupit bëri që Zylyftari të arratisej në Greqi duke shpëtuar veten, por edhe ne anëtarët e grupit nga ndëshkimi ushtarak, pushkatimi. Kjo solli edhe mospjesëmarrjen në rrevolucionin e Fierit 1935

Page 14: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

14

Nga Ilmi S.QZIMI

Sitica është një qendër e banu-ar shumë e lashtë pellazge me vazhdimësi iliro-shqiptare. Në të

mirë të kësaj teze janë jo të pakta ar-gumentet prej fushave të ndryshme si ajo e arkeologjisë, historisë, toponimisë, antropologjisë etj. Toponimet Vreshtaz, Buhale, Beronjë, Kërcuri, Lërishtaz, Okrrishtë, Thekrishtë, Lëmi i Minos etj. janë fjalë me origjinë të mirëfilltë iliro-shqiptare, gjë që përkon me të dhënat e shkencave të tjera të cilat për-caktojnë hartën e shpërndarjes së fiseve ilire ku Çepani dhe Sitica, përfshihet në ngulmimet ilire të fisit të desaretëve dhe të atintanëve.

Duke iu referuar historisë, kemi ç’të themi; pak, por ama kemi. Dokumenti më i hershëm që disponojmë , nga hu-lumtimet e deritanishme, është libri i studiuesit turk Halil Inalçik “Süret-i defter-i sancak-i Arvanid”, botuar në Ankara në vitin 1954, ku parashtrohen të dhëna pronësish, shtëpish, popullsie dhe të ardhurash të vilajeteve shqiptare në vitet 1423 - 1431. Çepani si fshat i veçantë, në atë kohë (1423) ka pa-tur 42 shtëpi me kurora të plota dhe 2 shtëpi ku nuk kishte burra të rritur por vetëm gra të veja. Duke përlloga-ritur me përafërsi një kurorë familjare me 5-6 pjestarë, Çepani duhet të ketë patur 220-250 banorë. Në të njëjtin libër flitet edhe për Setnicën (Sitica e sotme) e cila ka patur një vresht rrush, tre shtëpi me afro 20 banorë. Duke e

të njohim vendlindjen

Udhëtim nëpër krahinën e Siticës në Skrapar

gjetur si fshat të veçantë në vitet 1400 mund të konkludohet lehtë se Sitica mundet që të jetë po aq e hershme sa dhe Çepani, dhe vazhdon fshat më vete deri nga vitet 1650, nga kur mendohet të jetë bërë pjesë e fshatit Çepan, por pa e humbur emrin. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e lëvizjeve të ndërsjellta të banorëve, për të gjetur e zgjeruar pro-nat, për interesa fisnore, për forcimin e lidhjeve martesore në një territor më të

gjerë dhe për shkaqe luftërash. Po ash-tu Kuçova, një fshat që tani i ka mbetur emri si arë, e që ndodhet në pjerrësitë veriperëndimore të Siticës,ndoshta edhe deri në Mazrrek, numëronte 31 shtëpi me rreth 150 banorë. Hursuri (Kërcuri i sotshëm) ka patur 15 shtëpi. Kuçova, Sitica dhe Kërcuri , me kalimin e viteve për shkaqe që ende nuk mund të themi gjë të saktë,përfshihen më pas në territorin e fshatit Çepan. Bazuar

në gjetjet arkeologjike, gërmadhat e vonëshme, gojëdhënat dhe toponimet mendojmë se nga Ara e Kuçovës e sotme, në Mazrek, në Loshnike, te Ara e Nikos deri në krye të Këshillazit, ka qënë zonë e banuar nga fise me për-katësi të këtyre tre fshatrave.

Historia bëri të sajën dhe Kuçova e Hursuri nuk figurojnë më mbas vitit 1800. Banorët janë shpërngulur, janë shuar, për shumë arsye ose janë

rivendosur në troje më të afërta e më të përshtatshme. Kanë mbetur vetëm gojëdhëna dhe gërmadha të cilat riku-jtojnë të kaluarën e shekujve XV-të e XVI-të se Kërcuri e Kuçova kanë pa-sur banorë që merreshin me blegtori, bujqësi e pemëtari. Kjo del nga sasia e të ardhurave vjetore dhe taksat që mblidhnin zaptuesit turq të asaj kohe prej fshatarëve. Nga këto tre fshatra fq-injë, lulëzoi vetëm Setnica (Sitica ) për një periudhë tjetër mbi 570 vjet deri në vitin 2005, vit, kur ajo u la rehen nga banorët e saj dhe mbeti gërmadhë duke u kthyer në vend për kafshët e egra , ku zihet ariu në lak! Por jo! Nuk mund të braktiset Sitica! Sitica e Vaip Gogos e Kapllan Begos, e Sali Dapit dhe Heke Sanxhakut; Sitica e Difes 104 vjeçare dhe Fatikos zemër bardhë, e Vezires, këngëtare e mirënjohur dhe e Havasë gojëmbël nuk mund të braktiset!

Ja atje poshtë në rrëzë të pyllit të Zëndanit ka filluar një biznes i suk-sesshëm, kurajoz dhe premtues. Është Ylli Shine Gogo! Krahas lulëzo-jnë bizneset blegtorale të djemve të Hajri F. Osmanit, djemve të Izet N. Bashos, djemve të Veliko J. Osmanit, si dhe pemëtaria e Xhemal Q. Bashos me vëllezërit, pemëtaria e Besnik e Lulëzim Osmanit, si dhe te tjerët Hyda B. Koçumi, Sajmir A.Bego etj etj., duke mos lenë pa përmendur kameramanin Gazi Koçumi.

Këto janë vetëm në Çepan! Prem-tuese janë bizneset e Muzhakës, Sevra-nit, Rogut dhe Prishtës

Dokumenti më i hershëm që disponojmë , nga hulumtimet e deritanishme, është libri i studiuesit turk Halil Inalçik “Süret-i defter-i sancak-i Arvanid”, botuar në Ankara në vitin 1954, ku parashtrohen të dhëna pronësish, shtëpish, popullsie dhe të ardhurash të vilajeteve shqiptare në vitet 1423 - 1431

Page 15: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

gusht 2012

15

Xhelal Koprëncka, ka lin-dur në Koprënckë në vitin 1876. Mësimet e para fil-lore i mori në Korçë. Më pas

vazhdoi studimet, në Robert-Kolezh të Stambollit. Studimet e larta i kreu po në Stamboll, në shkollë ushtarake. Pas përfundimit të studimeve, shërben në repartet ushtarake të Selanikut. Në vitin 1911 emërohet komandant i qar-kut të Janinës. Edhe pse oficer i lartë, ai përfshihet në lëvizjen kombëtare të Rilindjes. Koordinon që nga Sela-niku dhe Janina punët për përhapjen e gjuhës shqipe me vëllezërit e tij, Du-len e Hasanin. Në këtë kohë ai mban lidhje të ngushta me botuesit e “Kal-endarit Kombëtar” dhe gazetës “Liria e Selanikut” si dhe merrte rregullisht gazetën e Jani Vretos, “Rrufeja”.

FirmëtarMë 28 Nëntor 1912 Xhelal Ko-

prëncka, në krah të Ismail Qemalit firmos Pavarësinë.. Ai përfaqësonte krahinën e Skraparit. Në procesver-balin e Kuvendit për ngritjen e flamurit ai mban numrin rendor 13, ku shk-ruhet: “Nga Berati mori pjesë Xhelal bej Koprëncka…” Në mbrojtje të Qe-verisë së Vlorës Xhelalin e gjejmë në

dokumentet e kohës në Vlorë, nga 28 nëntori i 1912-ës deri më 27 dhjetor të 1912-ës, me detyrë specifike nga Qeveria e Vlorës organizimin e ush-trisë përkrah ministrit të Mbrojtjes, Mehmet pash Dërhallës, organiz-imin e xhandarmërisë në Lushnjë si dhe organizimin e frontit të luftës kundër pushtuesve të huaj për çliri-min e territoreve që mbaheshin të pushtuara edhe pas formimit të shtetit shqiptar, kryesisht në jug, nga shovinistët grekë. Gjatë këtyre ditëve, si zëvendësministër i Mbrojtjes, që përgjigjej për kufirin jug-lindor të asaj zone që përfshinte Qeveria e Vlorës në atë kohë, ai mban lidhje me zonat me Mahmut Ali Pashën në Delvinë, Selam Koprënckën në Sk-rapar, Hazis Vrionin në Berat etj.

LuftëtarDetyrën e ngarkuar nga Qeveria e

Vlorës për ndalimin andartëve grek në territoret e Korçës, Kolonjës dhe Sk-raparit në vitet 1913-14 Xhelali e kreu më së miri. Ai bashkoi çetat e Skraparit dhe zuri shtigjet më të rëndësishme. Krahas detyrave ushtarake, Xhelali në këtë kohë caktohet edhe me detyrën e prefektit të Skraparit. Ai gëzonte re-

spekt të veçantë dhe shihej me besim nga Ismail Qemali. Kjo gjë vërtetohet me letërkëmbimin dhe korrespon-dencën e tyre të pasur. Në një telegram të qershorit të vitit 1913, Xhelali e gë-zon plakun e Vlorës kur informon se 1500 vullnetarë bashkë me ushtarët e vendit, “janë tue kontrollue grykat e qafat e Skraparit”. Rezistenca zgjati mbi pesë muaj, megjithatë ajo ngeli në kuadrin lokal dhe greket arritën kohë pas kohe deri në Berat.

Nga mesi i vitit 1919 Korçës iu hoq statusi i Republikës Autonome, dhënë nga gjenerali francez që kom-andonte trupat ndërluftuese në këtë rajon. Mirëpo Korçës iu shfaq një rrezik tjetër, ai i pushtimit nga sho-vinistët grekë. Në këtë kohë patriotët dhanë alarmin për të mbrojtur Kor-çën. Xhelali vihet në krye të forcave të Skraparit dhe niset për atje. Para se të shkojnë në Korçë, bëhet një takim edhe me forcat e tjera në Gjergjevicë. Duke u kthyer prej andej, në vendin e quajtur Dëllinjë, në lindje të Qafës së Martës, më 21 tetor 1919, Xhelali vritet në pritë. Ai u varros në Gos-tënckë pranë shtëpisë së dajallarëve, pas një vrasjeje tepër të dyshimtë, e cila ende nuk është zbardhur.

100 vJeTOrI PavarSISËBorxhe të historisë, mbi figurat që firmosën Pavarësinë e Shqipërisë

Aqif Sinan YlliPara disa kohësh u nda nga jeta Aqif Ylli. Aqifi lindi në

Leshnjë të Skraparit, më 20.09.1923. U radhit në rreshtat partizane në korrik 1943 dhe së bashku edhe me gruan Liri Yllin, luftuan edhe për çlirimin e tokave jugosllave. Në vitin 1945 ishte komisar batalioni në Brigadën e Dytë të Mbro-jtjes së Popullit. Në vitin 1947 studioi tetë muaj në Jugosllavi dhe me pas një vit në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1960 mori gradën e kolonelit.. Ka kryer 18 detyra nga të cilat gjashtë vjet komisar korpusi..Ka shkruar në organet e shtypit ushtarak të kohës shumë materiale me karakter politiko-ushtarak dhe edukativ. Aqifi mbante dhjetë dekorata të ndryshme.

përkujtimore

Skënder Avdyl Bego Pas një sëmundje vdiq Skënder

Bega. Lindi më 08.03.1927, në Siticë të Çepanit. Aktivist i Lëvizjes Antifashiste Naciona-lçlirimtare qysh në tetor 1942. Mbas çlirimit ai shërbeu në Br. 15-të S, në regjimentin 17-të K të Delvinës, në Pashaliman. Prej dhjetorit 1965 deri në vitin 1982 ai kryen detyrën e komandantit të forcave të vetmbrojtjes vullnetare popullore të rrethit të Skraparit. Prej vitit 1994 deri 2001 ai kreu detyrën e kryetarit të komitetit të veteranëve të rrethit të Sk-raparit duke qënë edhe anëtar i Komitetit Kombëtar të Vetera-nëve të Shqipërisë.

Në 2 Prill të vitit 2011 u nda nga jeta Haxhi Dede Reshat Bar-dhi. Ai ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundje të

gjatë. Prej shumë vitesh, Haxhi Dede Reshat Bardhit ka qënë drejtues i Kryegjyshatës së Shqipërisë dhe gëzonte respekt në komu-nitetet fetare.

I njohur gjerësisht për rolin e dorës së parë në ruajtjen e marrëdhënieve tradiciona-lisht të mira midis komuniteteve e besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri, ai ka vlerë-suar të parën tolerancën fetare si domosdosh-mëri jetike dhe porosi hyjnore.

Haxhi Dede Reshat Bardhi lindi më 4 mars të vitit 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit dhe mësimet e para fetare i ka mar-rë tek hoxha i fshatit. Më pas ka ndjekur një kurs formimi në Medrese të Tiranës. Më 1954 u dorëzua dervish tek Kryegjyshi Botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj. Gjatë viteve 1958 – 1967 ka qënë i internuar së bashku me Dede Ahmetin në Drizar të Mallakastrës. Pas viteve 1967 ka punuar për 23 vjet me radhë, punëtor në Ndërrmarjen Bujqësore „Gjergj Dimitrov“ në Tiranë.

Më 1991, bën peligrinazhin tradicional islamik në qytetin e shenjtë të Mekës dhe fiton titullin Haxhi. Po atë vit, me ndih-mën dhe bashkëpunimin e Nënë Terezës, rihap Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Më 20 korrik 1993 organizon dhe drejton Kongresin e Gjashtë bektashian, ku shpallet

Kryegjysh Botëror i Bektashinjve. Shtatë vjet më vonë, në shtator të vitit 2000, organizon Kongresin e Shtatë të bektashizmit dhe shta-tor 2005, Kongresin e tetë bektashian. Këto 14 vjetët e fundit pas përmbysjes së regjimit komunist, nën kujdesin personal të Dede Re-shatit janë hapur e vënë në shërbim të besim-tarëve bektashianë rreth 120 objekte kulti, duke realizuar kështu një ringjallje të vërtetë e të fuqishme të besimit bektashian në ven-din tonë. Ka marrë pjesë aktive në konferenca e takime ndërkombëtare kushtuar proble-meve të mprehta të kohës, si në Gjermani, Itali, Iran, Turqi, Azerbaixhan, Maqedoni, Kosovë etj.

Ai është nderuar me titullin “Pishtar i De-mokracisë”, është vlerësuar edhe nga Presi-denti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh Bush, në lidhje me qëndrimin e prerë kundër aktit barbar të 11 shtatorit 200 , është nderuar edhe nga Papa Gjon Pali i II gjatë Konferencës Botërore për një dialog ndërkombëtar për të mirën e Paqes. Në këto vite është nderuar në vendin tonë me tituj të ndryshëm si: Qytetar Nderi i Qarkut të Be-ratit, Kukësit, të Krujës, të Bulqizës, të Mar-taneshit dhe në mars të vitit 2005, me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes nga Presidenti i Republikës iu dha Urdhëri “Naim Frashëri”, i Artë.

Përkujtohet haxhi Dede reshat Bardhi

Kush është Xhelal bej Koprëncka, firmëtari i aktit të Pavarësisë

Page 16: Dielli i Tomorrit - Gusht 2012

BOTIMe TË aUTOrËve NGa SkraParI

Poezi për mallin e vendlindjes

Për gazetën “Dielli i Tomorrit” vargje edhe nga Kreta. Është fjala për Liliana Bendo Ramën. Vajza që lindi dhe u rrit me Tomorrin në sy, në qytezën e Poliçanit pas kaq 16 vitesh për të shuar mallin për malin perëndi dhe Poliçanin e saj dërgon këto vargje. Liljaina është shkolluar në Poliçan, në shkollën 9-vjeçare “Refat Keli” dhe në shkollën e mesme të përgjithshme “Muhamet Kondi”. Pasioni i saj i hershëm ka qenë poezia, njeë pasion që e ushqeu edhe kujdesi i

mësuesve të saj, edhe vendlindja. Tani jeton në Kania, Kretë Greqi. Me dëshirën për t’u kthyer në vendin e saj, por edhe me dëshirën për të bashkëpunuar Liliana na dërgon këto poezi.

tomorrAjri të sillet rrethe një grumbull resh mbi rrethinat e tua... i hijshëm, i heshtur zgjatohesh mijëvjeçare sofrën ngritur ende keatje ku zotat përplasnin gotat për fatet njerëzore .....me mirësi për bujari...sot njerëzit për shenjëtorët falen....Miliona vite do shkojnë por t’i do mbizotërosh i heshtur, i bukur e madhështor ....përheë me sofrën shtruar....

poliÇaNQytez e vogël,kokën mbështetur kodravevështrimin hedhur Tomorritfjalosesh pernatë me hyjnitëu këndon këngën e dikurshmeu murmurit brengënu buçet gëzimine netëve dritat ndezë si qirinj e përgjëroheshqyteza e punëtorëve ....

kuturu...U nisa dhe nuk di se si u nisa di vetëm se u nisa si vetvetja nëpër rrugët e panjohura të asgjës a të kërkimit si një hënëz e zhytyr në shpërfytyrime natësoreku gjurmon këmbëngulshëm tingullin e ujit të jetës...Flijimi im nuk i duhet askujt hyjnie flakët e heshtjes i grupoj me fjalë rëndë në thellësitë e nëntokës timeaty çdo rrënjë më nxit lindjen time filizore rrethuar prej kosash drapërore.....U nisa dhe nuk mbërrita askundas te burimi ku u linda si prehistorike as te limiti i përfundimit nëse pyesin për mua ku jam?thoni se jam në rrugën e udhëtimit pa mbërritje.....