Dhuro gjak , shpeto jete!

11
DHURO GJAK , SHPETO JETE Ne ditet e sotme gjaku konsiderohet si ilaç ne “boten spitalore”,si ilaç themeltar i cili nuk ka analog.Nje kirurg nuk mund te futet ne operacione nese nuk ka rezerva gjaku, nje hematolog nuk mund ti ndihmoje pacientit te vet nese nuk ka rezerva te mjaftueshme. Sa per ta konkretizuar çeshtjen mund te japim shembull anemite e renda si Sindroma Mielodsplastike, Leuçemite, anemine Aplastike…etj. Ku pacienti ka te nevojshme te marre gjak nje here ne 2 jave. Per te perballuar keto nevoja si burim i vetem mbetet qenia njerezore. Eshte e nevojshme dhe e keshillueshme qe cdo qytetar te dhuroje gjak vullnetarisht 1 ose 2 here ne vit. Fitimiet e ketij veprimi jane te dyanshme, sjell dobi si per dhuruesin dhe per pacientin i cili e ka te domosdoshme.

Transcript of Dhuro gjak , shpeto jete!

Page 1: Dhuro gjak , shpeto jete!

DHURO GJAK , SHPETO JETE

Ne ditet e sotme gjaku konsiderohet si ilaç ne “boten spitalore”,si ilaç themeltar i cili nuk ka analog.Nje kirurg nuk mund te futet ne operacione nese nuk ka rezerva

gjaku, nje hematolog nuk mund ti ndihmoje pacientit te vet nese nuk ka rezerva te

mjaftueshme. Sa per ta konkretizuar çeshtjen mund te japim shembull anemite e renda si

Sindroma Mielodsplastike, Leuçemite, anemine Aplastike…etj. Ku pacienti ka te nevojshme

te marre gjak nje here ne 2 jave.Per te perballuar keto nevoja si burim i vetem mbetet qenia njerezore. Eshte e

nevojshme dhe e keshillueshme qe cdo qytetar te dhuroje gjak vullnetarisht 1 ose 2 here ne vit. Fitimiet e ketij veprimi jane te dyanshme, sjell dobi si per dhuruesin dhe per pacientin i cili e ka te domosdoshme.

Page 2: Dhuro gjak , shpeto jete!

• Shpesh here shoqata te ndryshme bejne fushata per te motivuar civilet te dhurojne gjak dhe gjithmon theksojne anen humane

te ketij veprimi. Por, eshte per tu habitur se perse nuk i motivojne civilet duke

permendur dobite qe i sjell dhurimi i gjakut donorit? Megjithese jetojme ne shekullin e 21, shkencetaret nuk kane kryer kerkime

serioze mbi kete çeshtje. Megjithate ekzistojne disa hipoteza ku thuhet se dhurimi i gjakut stimulon prodhimin e

rruazave te kuqe te gjakut, pengon akumulimin e hekurit ne trup dhe mund te

uli rrezikun e semundjeve te zemres,sidomos tek personat qe vuajne nga

semundja e hemokromatozis.Disa studime kan bere te ditur se ataket ne zemer dhe semundjet e tjera te zemres jane verejtur me pak tek personat qe kane dhene

gjak ne krahasim me ata qe skan dhene fare. 

Page 3: Dhuro gjak , shpeto jete!

• Dy studime te kryera nga Universiteti i Kansas’it dhe Universiteti i i Kuopios ne Finland, vertetojne se duke dhene gjak

burrat dhe grate(mbi 40 vjec ), lehtesojne trupin e tyre nga masa e lart e hekurit i cili

mendohet se kontribon ne semundjet e zemres duke nxitur kolesterolen LDL te pershpejtoj procesin e atherosklerozes.

Dhurimi i nje uniti gjak largon 250mg nga rezervat e hekurit ne trup. Tek dhuruesit qe nuk pin duhan eshte verejtur nje ulje rreth

30% ne semundjet e zemres. Rritja e kolesteroles LDL ne gjak ndikon negativisht

ne muret e damareve duke u bere edhe shkas per pershpejtimin e atherosklerozes, gjithashtu mendohet se demtimi mund te preke edhe damaret ne pjeset e tjera te

trupit si syri, truri etj.

Page 4: Dhuro gjak , shpeto jete!

• Ne raste te veçanta leshimi jasht vene i gjakut perdoret edhe si kure per semundje te ndryshme nen vezhgimin e mjekut.“Flebotomia si kurim duhet te keshillohet nga mjeku dhe njekohesisht te aprovohet nga doktori i bankes se gjakut. Receta duhet te permbaj masen e gjakut qe duhet te hiqet, frekuencen dhe masen e hematokritit qe i duhet dhene pacientit pas leshimit te gjakut. Gjaku i pacientit nuk duhet perdorur per transfuzion allogjenik per shkak te gjendjes shendetesore te pacientit.”

Page 5: Dhuro gjak , shpeto jete!

• Pavaresisht mundesive per te dale jashte shtetit per trajtim apo dhurimit vullnetar te familjareve dhe te afermve, çdokush qe ben nje aksident apo ka ne shtepi nje paciente me semundje gjaku do te kerkoje ndihme te nje nga qendrat e transfuzionit te gjakut. 

Page 6: Dhuro gjak , shpeto jete!

• Dhurimi i gjakut 

Gazetaret dhe levizja "Mjaft", pas administrates se Ministrise se Shendetesise iu pergjigjen dje apelit per te dhuruar gjak ne ndihme

te femijeve talasemike dhe qytetareve ne nevoje. Gazetare te mediave te ndryshme, te shkruar dhe asaj vizive, iu drejtuan

Qendres Kombetare te Transfuzionit te Gjakut ne Tirane. 

Gazetarja e Televizionit Publik Shqiptar, Sonila Cemurati, e cila ishte nje nder gazetaret qe dhuruan gjak, apeloi ne emer te te gjithe

kolegeve: "Te dhurojme gjak per femijet talasemike, te cilet kane nevoje nje here ne tre jave ta marrin ate, nese ne nuk punojme te sensibilizojme te paret, askush me mire se ne nuk mund ta beje

kete". Nisma e gazetareve sociale dhe levizjes "Mjaft" u pershendet edhe nga kryetari i Shoqates se Talasemikeve, Musa Zenelaj. Ai falenderoi median dhe perfaqesues te levizjes "Mjaft" qe dhuruan

gjak per femijet talasemike, hemoflobiket dhe qytetaret e aksidentuar dhe nepermjet medias ju beri thirrje qytetareve te

shendetshem e grupeve te ndryshme shoqerore t`i bashkohen kesaj nisme. "Gazetaret sot, perveç informimit te publikut, treguan

solidaritet dhe disponibilitet maksimal ne sherbim te pacienteve ne nevoje. Akti i gazetareve dhe levizjes ‘Mjaft‘ duhet pergezuar dhe

duhet te pasohet nga te gjithe personat e shendetshem, pasi dhurimi i gjakut eshte gjesti me njerezor dhe me human", tha

ministrja e Shendetesise, Anila Godo. 

Page 7: Dhuro gjak , shpeto jete!

• Ligji i transfuzionit 

Ligji i ri i transfuzionit te gjakut parashikon per dhuruesit vullnetare nje dite pushim. Nje menyre e tille eshte marre nga ligjet e huaja dhe eshte pershtatur per Shqiperine. Por ky fakt mendohet te jete produktiv edhe per vendin tone. Ne vendet perendimore, ushtaret per te pasur 10 dite leje, dhurojne gjak 5 here ne vit. Pasi "grumbullojne" ditet e perfituara nga dhurimet e gjakut, ata marrin 10 dite pushim. Ne te njejten menyre kjo pershtatje ligji mendohet t‘i vleje edhe Shqiperise. Po ashtu, ligji i ri i transfuzionit parashikon te gjitha etapat per te pasur nje gjak te sigurt per te gjithe nevojtaret.

Page 8: Dhuro gjak , shpeto jete!

• Fondacioni Shoqëria & Albanian Qatar Center ka nisur fushatën për sensibilizimin

e komunitetit për dhurimin vullnetar të gjakut, në vazhdim të projektit “Dhuro gjak, shpëto jetë!” me synimin për t'u ardhur në

ndihmë të sëmurëve talasemikë.• Ky aktivitet human do të realizohet nën

kujdesin e stafit mjekësor në mjediset e Albanian Qatar Center.

• Prandaj, Fondacioni Shoqëria & AQC ju fton të bëheni pjesë e kësaj nisme humane dhe të dhuroni gjak për pacientët që kanë aq

shumë nevojë për të.• Vlen të përmendet se kjo është faza e

gjashtë e projektit “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, i cili ka nisur në vitin 2008 dhe se në

5 aktivitetet e para numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut ka arritur në 135.

• Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kryqin e Kuq Shqiptar. Për më

shumë informacion, lutemi të kontaktoni me përfaqësuesit e Fondacionit në adresat dhe

numrat e telefonit të publikuar.

Page 9: Dhuro gjak , shpeto jete!

• CFARE NDODH NESE DHURON GJAK ?

• SHPETON JETE DHE DIKUSH TE ESHTE MIRENJOHES !

• NDIHMON VETEN , PASI MUND TE TE NEVOJITET TY ME VONE !

• KURSEN LOTET DHE DHIMBJEN E NJEREZVE !

• TREGON SE JE QYTETAR I VERTETE DHE SE KE EDUKATE DHE KULTURE!

Page 10: Dhuro gjak , shpeto jete!
Page 11: Dhuro gjak , shpeto jete!

Punoi : Diana Lamaj