Dhëniet me Qira sipas Zgjedhjes - Home Connections 2012...Prezantimi i dhënies me qira sipas...

14
Dhëniet me Qira sipas Zgjedhjes Udhëzues për zgjedhjen e shtëpisë suaj

Transcript of Dhëniet me Qira sipas Zgjedhjes - Home Connections 2012...Prezantimi i dhënies me qira sipas...

Dhëniet me Qira sipas Zgjedhjes Udhëzues për zgjedhjen e shtëpisë suaj

Prezantimi i dhënies me qira sipas zgjedhjes

Kur shtëpitë bëhen të disponueshme për dhënie me qira ne i reklamojmë ato dhe

ftojmë aplikantët me prioritet banimi që të bëjnë ‘ofertë’ për ato që dëshirojnë. Kjo quhet

dhënie me qira sipas zgjedhjes.

Aplikantët me prioritet banimi caktohen në bazë të pikëve që u jepen atyre, sipas nevojave

për strehim. Aplikantët me më shumë pikë kanë prioritet më të lartë.

Pozicioni i juaj në listë varet nga numri i pikëve që ju është caktuar si dhe nga kohëzgjatja

që jeni regjistruar për strehim.

Aplikantët e moshuar të cilët janë të regjistruar për banesë të suportuar nga komuniteti,

bëjnë ofertë për banesa specifike që jane të përshtatshme per ata.

Nëse disa aplikantë bëjnë ofertë për të njëjtën shtëpi, ajo i ofrohet atij që ka

më së shumti pikë.

Nëse jeni regjistruar për ‘Zgjedhje’ ne duhet t’ju kemi informuar se në cilin grup

prioriteti jeni. Që të mund të shihni se ku qëndroni kundruall aplikantëve të tjerë kur bëni

ofertë, ne i vëjmë në listë të gjitha grupet tona të

prioritetit dhe bendet në faqen përballë.

Banesat me sipërfaqe të madhe statutore

• Skema e nxitjes me para të gatshme

Nevojat per banim

te menjehershem

• Transfertë madhore/ndërtime punimesh • Kujdesi I komunitetit • Transfertë të menaxhuar • Reciprokët • I/e pastrehë në përfundim të kontratës të ‘Stage 2’

Mjekësore

• Kategoria A me prioritet mjekësor

Me sipërfaqe të

vogël statutore

• Familjet që kanë nevojë për zgjerim për një dhomë gjumi ose më shumë

Të pastrehët • I/e pastrehë

Prioritete të tjera

• Me kuotë të shëndetit mendor

• Aplikantët me zhvillim të vonuar

• I/e pastrehë rruge

• Aplikantët për transfertë nga studio në një banesë me një dhomë

gjumi.

Banim I suportuar

nga komuniteti • Akomodim strehimi dhe suportimi për të moshuarit

Kur dhe ku janë të reklamuara pasuritë

Ne i reklamojmë pasuritë në faqen tonë të internetit www.westminster.gov.uk/housing dhe në ‘select

Home Connections’

Ju mund të shikoni listën e banesave të reklamuara në:

Shërbimi për Opsionet e Banimit

Zyra juaj lokale e pasurisë

Cilado bibiotekë e Uestminsterit.

Për çfarë mund të bëj ofertë?

Ju mund të bëni ofertë për pasuritë me numrin e dhomave të gjumit për të cilën

kualifikohet familja juaj dhe që janë të përshtatshme për ju. Në disa rrethana ju mund të bëni oferëtë

për një pasuri më të vogël, mirëpo, nuk mund të bëni ofertë

për një pasuri më të madhe se ç’keni nevojë. Mund të bëni ofertë për aq pasuri sa të doni, por në

cilëndo javë, mund të hyni në rrethin e ngushtë vetëm për tri të parat.

Kur bëni ofertë për një kategori mobiliteti të pasurisë 1, 2 ose 3 ju nuk do të

futeni në rrethin e ngushtë nëse dikush gjithashtu bën ofertë me një kategori më të lartë të

mobilitetit.

*Pasuritë e klasiikuara si të katogorisë 4 të mobilitetit nuk kanë gjasë të jenë

të përshtatshme për ata që janë regjistruar me kategorinë e mobilitetit 1, 2 ose 3. Shihni shpalljet

tuaja individuale për më shumë informacion.

Statusi i familjes Statusi i pasurisë

Kategoria 1: Ata që përdorin karrocë për

invalidë gjithë kohën

Kategoria 1: Pasuria ka qasje nivelore dhe nuk ka

shkallë

Kategoria 2: Ata që përdorin karrocë për

invalidë një pjesë të kohës

Kategoria 2: Pasuria është e përshtatshme ku një anëtar i familjes përdor një karrocë për invalidë jashtë shtëpisë por mund t’ia dalë në shtëpi pa të

Kategoria 3: Ata që kërkojnë akomodim me qasje

nivelore pa shkallë

Kategoria 3: Pasuria ka qasje nivelore dhe nuk ka

shkallë Kategoria 4: Të gjithë të tjerët Kategoria 4: Të gjitha pasuritë e tjera

Kategoria juaj e mobilitetit

Kategoria e mobilitetetit e pasurive për të

cilat mund të bëni ofertë

3 3 (4*)

4 3, 4

Banesat që janë të pershtatshme për aplikantët përdorues të karrocave për invalidë, (kategoria e

mobilitetit 1 dhe 2), nuk do të reklamohet nëpërmjet Choice Based Lettings, (dhënia me qera sipas

zgjedhjes), dhe, aplikantët që kërkojnë këto banesa, do ti jepet ofertë direktë për shtëpi të

përshtatshme. Aplikantët e kategorisë Mobility 3 kanë më shumë prioritet se aplikantët e kategorisë

Mobility 4, në lidhje me banesat e kategorisë Mobility 3.

Kur mund të bëj ofertë?

Mund të bëni ofertë për një pasuri nga e mërkura kur të dalë në uebfaqe dhe në

librezën e pasurive deri në mesnatë të dielën e ardhshme.

Ndihma me bërjen e ofertës

Informacion i mëtejshëm se si të bëhet oferta mund të gjendet në uebfaqen tonë:

www.westminster.gov.uk/housing

Ndiqni lidhjet deri te bërja e ofertës përmes linjës.

Si e bëj ofertën?

1 Bërja e ofertës përmes uebfaqes

(shih skicën rrjedhëse – faqen e palosur)

2 Bërja e ofertës me telefon duke përdorur sistemin interaktiv

të zërit për përgjigje

Duhet të keni telefon me pulla që ka një pullë me ‘hash’ (shenja # në faqen e pullave)

1) 2) 3) 4) 5) 6) 7)

Zgjidhni numrin 0845 402 7887

Zgjidhni gjuhën që doni ta përdorni Futni numrin tuaj të Përdoruesit

Futni numrin tuaj ‘PIN’

Shtypni 1 për të bërë ofertë për një pasuri të re Futni numrin e shpalljes për pasurinë

Sistemi konfirmon pasurinë që keni zgjedhur. Nëse kjo është ajo që e

dëshironi, shtypni 1 dhe oferta konfirmohet. Nëse është e gabuara

shtypni 2 dhe prej jush do të kërkohet ta futni numrin e pasurisë përsëri.

Nëse përpiqeni të bëni ofertë për një pasuri që nuk keni të drejtë,

oferta juaj nuk do të procesohet dhe sistemi do t’ju tregojë për këtë.

3 Bërja e ofertës me telefon mobil/celular

I keni gati numrin e identitetit të përdoruesit, numrin ‘Pin’ dhe

numrat e pasurisë së shpallur.

Hapi 1: Hapni një mesazh të ri teksti në telefonin tuaj.

Hapi 2: Duke mos lënë zbrazëtira, futni ‘bid’, ‘#’, numrin tuaj të

identitetit të përdoruesit, ‘#’, numrin tuaj ‘Pin’, pastaj, për secilën pasuri që

bëni ofertë, ‘#’ të pasuar me numrin e referencës të

shpalljes

Për shembull, nëse numri juaj i identitetit të përdoruesit është

987654, numri juaj PIN 010164 dhe dëshironi të bëni ofertë për dy pasuri,

me referencat 123456 dhe 555444, mesazhi juaj do të jetë:

bid#987654#010164#123456#555444

Hapi 4: Kontrolloni numrat që të jenë të saktë dhe shtypni ‘send’

(dërgo) në faqen tuaj të pullave dhe zgjidh numrin 0780 014

0739.

Nëse i keni përfillur hapat 1 – 3 me saktësi, ju duhet të merrni një

tekst prej nesh brenda një ore që ju tregon nëse oferta juaj është valide

ose jo. Mirëpo, nëse sinjali juaj është i dobët nuk do ta

merni porosinë tonë derisa të jeni në një pjesë me sinjal me të mirë.

Si t’i gjeni pasuritë në uebfaqe dhe të ofertoni për to

Logoni në ‘Home Connections’ Shtypni www.westminster.gov.uk/housing në kutinë e adresës së internetit dhe ndiqni lidhjet deri te ‘Home Connections’. Kjo do të hapë faqen vatër të ‘Home Connections’ – zgjidhni ‘Login’ nga shiriti në krye të faqes ose nga menyja në anën e majtë.

Kjo do ta hapë ‘Zonën Private’ dhe do t’ju lusë

të futni numrin me gjashtë shifra të identitetit

të përdoruesit dhe numra e PIN-it.

Zgjedhni ‘Login’

Do të hapet një faqe që e tregon bendin tuaj, pikët gjithsej, datën

e regjistrimit, madhësinë e dhomës së fjetjes të kërkuar dhe nëse kërkesa juaj është

‘suspenduar’ për bërje oferte. Historia e

ofertimeve tuaja do të shfaqet po ashtu nën ‘Ofertimet e mia të tanishme’.

Zgjedh ‘View properties’ (Shikoji pasuritë) në qendër të faqes për të parë pasuritë e disponueshme

Nëse pasuria është e madhësisë së duhur për ju dhe rasti juaj është aktiv ju mund të bëni ofertë për pasurinë duke zgjedhur pullën “Click here to bid” (Kliko këtu për të bërë

ofertën) përmbi pasurinë. Nëse e zgjedhni këtë pasuri, oferta juaj do të regjistrohet dhe ju do ta shihni pasurinë në seksionin ‘My Current Bids’ (Ofertat e mia të tanishme) ne faqen

kryesore.

Nëse doni të bëni ofertë për një

pasuri që e keni parë në

fletushkën javore të

pasurive fute numrin e saj të shpalljes në kutinë ‘Search by

Advert’ (Gjurmo sipas shpalljes) dhe zgjedhni pullën ‘Search by

Advert’.

Nëse nuk mund të bëni ofertë për një pasuri, do të ketë një porosi aty ku

normalisht do të ishte pulla e bërjes së ofertës

Mund të gjurmoni pasuritë e disponueshme duke futur detajet në kutitë dhe duke

zgjedhur pullën ‘Apply Filters’. Do të keni një listë pasurish. Për më shumë informacion

rreth një pasurie zgjedhni ‘Full property info’

A do të ftohem ta shoh një pasuri?

Ne normalisht do të ftojmë pesë ofertuesit me prioritetin më të lartë dhe me numrin më të madh të pikëve për ta parë secilën pasuri.

Shikimi i pasurive të këshillit do të jetë pothuaj gjithmonë të martën pas shpalljes së pasurisë. Nëse ju futim në rrethin e ngushtë, ne do t’ju kontaktojmë të Hënën (pas mbylljes së ofertave), ose të nesërmen nëse e Hëna është Bank Holiday, (pushim) për t’ju ftuar ta shikoni të Martën. Kështu, nëse bëni ofertë për një pasuri të këshillit, ju lutemi të siguroheni që jeni të disponueshëm për ta shikuar të martën që vjen.

Për shtëpitë e asociacionit të banimeve dita e shikimit mund të ndryshojë dhe ju zakonisht do t’u jepet paralajmërim më i gjatë i datës së shikimit.

Ndonjëherë, edhe pse dikush mund të jetë ndër pesë ofertuesit më të lartë,

mund të mos jetë e udhës që të merret parasysh për pasurinë. Për shembull, ne

normalisht nuk do të lejonim dikë me një histori të sjelljes anti-sociale

ta shikojë një pasuri në një bllok ku jetojnë shumë të moshuar.

Hape këtë faqe për të parë një skicë të rrjedhës sesi të gjurmosh në

uebfaqen

dhe si të bësh ofertën për pasurinë.

Çka ndodhë pasi ta kem shikuar një pasuri?

Në shumicën e rasteve, pasuria do t’i ofrohet ofertuesit në grupin me prioritet më të lartë me

shumicën e pikëve. Nëse ata nuk janë më të interesuar, ajo do t’i ofrohet ofertuesit në vendin

e dytë e kështu me radhë. Mirëpo, nëse një ko-op banimi ose një organizatë për menaxhimin

e qiraxhinjve e menaxhon pasurinë, ata do të intërvistojnë tre ofertuesit pas shikimit dhe do

të vendosin cilit prej treve t’ia ofrojnë. Nuk ka garancion se ata do t’ia ofrojnë aplikuesit me

prioritetin më të lartë.

Nëse oferta juaj është e suksesshme, ne normalisht do të presim që ju të hyni në

pasuri të hënën pas shikimit. Kjo do të thotë se mund të keni vetëm disa ditë që ta organizoni

bartjen. Ju lutemi të jeni të përgatitur për këtë.

Gjërat që duhet të mbani mend:

• Këshilli i Qytetit ruan të drejtën për të bërë oferta të drejtpërdrejta për disa

familje në rrethana të jashtzakonshme dhe për ata në lista pritjeje që nuk janë përfshirë në

Skemën e Dhënies me Qira në Bazë të Zgjedhjes

Nuk ka penalitet për refuzimin e pasurisë pas shikimit

Por nëse nënshkruani për një pasuri dhe pastaj pendoheni, ju nuk do të jeni në gjendje të bëni

ofertë për një pasuri tjetër për gjashtë muaj

Nëse jeni qeraxhi apo familje pa strehë dhe keni pa paguar qiranë apo pagesat e

shërbimit, nuk do mundeni të bëni ofertë

Ju lutemi të siguroheni që detajet tuaja të kontaktit të jenë të sakta ashtu që të mund të

kontaktojmë me ju shpejt

Mund t’i shikoni rezultatet e bërjes së ofertave të javëve të mëparshme në uebfaqen Home

Connections Ju lutemi mbani ID-në & PIN-in tuaj në një vend të sigurt.

Detajet e kontaktit:

Housing Options Service

101 Orchardson Street

London NW8 8EA

Telefoni: 020 7641 1000

Minikom: 020 7641 8200

Email: [email protected]

Uebfaqja e Dhënies me Qira në Bazë të Zgjedhjes

www. westminster.gov.uk/housing