Demokracia parlamentare p1

12
Kuptimi i demokracisë Demokracinë e kuptojmë si tërësi vlerash demokratike, që nuk paraqesin një sistem ideal pa kundërthënie, por një sistem që mundëson kushtet reale për pjesëmarrjen sa më të gjerë të njerëzve në ushtrimin e punëve publike dhe ndërtimin e politikave publike, që synojnë krijimin e një mirëqenie të përgjithshme. Demokracia është sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin dhe për popullin (Abraham Lincoln), ky përkufizim idealit bazohet në idenë e sovranitetit popullor, i cili siguron qeverisjen e drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve përfaqësuese të popullit. Ky koncept edhe se përfaqëson konceptin burimor nuk shpreh realitetin shoqëror, i cili është përplot kundërthënie konflikte interesash dhe pluralitetet e diversitetet shoqërore. Demokracia në fakt nënkupton sistemin që akcepton tërësinë e vlerave qytetëruese të cilat sigurojnë mirëqenien individuale dhe publike, krijimin dhe funksionimin e politikave publike nga qytetarët përmes institucioneve demokratike. Në doktrinat bashkëkohore politike dominojnë qasjet realiste për demokracinë, të cilat lënë anash parimin e “sovranitetit popullor” dhe në epiqendër vendosin qytetarin, emancipimin politik të tij dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ndërtimin e politikave publike dhe zgjedhjen e organeve përfaqësuese. Përkufizimi i demokracisë Sipas definicionit ontologjik, në fjalorët e ndryshëm gjuhësor, demokracia “është qeverisje e popullit, ku pushtetit suprem i takon popullit, i cili atë e ushtron vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në sistemin e lirë zgjedhor”. Në përkufizimin juridik të demokracisë përmenden dy elemente të demokracisë: e para, ajo shpreh vullnetin politik të shumicës së popullit si bartës i pushtetit politik , dhe e dyta, realizimi i këtij vullneti konsiston në lidhjen e funksionimit të shtetit me popullin, i cili duhet të siguroj zbatimin e vullnetit të tij. Në esencë demokracia është tërësi e ideve dhe parimeve për lirinë. Ajo institucionalizon lirinë dhe krijon kushte për realizimin e saj. Duke pamundësuar tiraninë dhe shtypjen, demokracia afirmon lirinë e popullit, vetëvendosjen e tij dhe institucionet politike popullore, “të cilat dalin nga populli dhe punojnë për të”.(Xhon Stjuard Mill) Botëkuptimi tradicional dhe klasik i demokracisë, si sistem i qeverisjes së popullit, sot në kushte të një zhvillimi të lartë ekonomik, teknologjik dhe kulturor, është mjaft abstrakt, madje edhe fizikisht i pamundur të realizohet.

description

//

Transcript of Demokracia parlamentare p1

Page 1: Demokracia parlamentare p1

Kuptimi i demokracisë

Demokracinë e kuptojmë si tërësi vlerash demokratike, që nuk paraqesin një sistem

ideal pa kundërthënie, por një sistem që mundëson kushtet reale për pjesëmarrjen sa

më të gjerë të njerëzve në ushtrimin e punëve publike dhe ndërtimin e politikave

publike, që synojnë krijimin e një mirëqenie të përgjithshme.

Demokracia është sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin

dhe për popullin (Abraham Lincoln), ky përkufizim idealit bazohet në idenë e

sovranitetit popullor, i cili siguron qeverisjen e drejtpërdrejt ose nëpërmjet organeve

përfaqësuese të popullit. Ky koncept edhe se përfaqëson konceptin burimor nuk

shpreh realitetin shoqëror, i cili është përplot kundërthënie konflikte interesash dhe

pluralitetet e diversitetet shoqërore.

Demokracia në fakt nënkupton sistemin që akcepton tërësinë e vlerave qytetëruese

të cilat sigurojnë mirëqenien individuale dhe publike, krijimin dhe funksionimin e

politikave publike nga qytetarët përmes institucioneve demokratike.

Në doktrinat bashkëkohore politike dominojnë qasjet realiste për demokracinë, të

cilat lënë anash parimin e “sovranitetit popullor” dhe në epiqendër vendosin

qytetarin, emancipimin politik të tij dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ndërtimin e

politikave publike dhe zgjedhjen e organeve përfaqësuese.

Përkufizimi i demokracisë

Sipas definicionit ontologjik, në fjalorët e ndryshëm gjuhësor, demokracia “është

qeverisje e popullit, ku pushtetit suprem i takon popullit, i cili atë e ushtron vetë në

mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur në sistemin e

lirë zgjedhor”.

Në përkufizimin juridik të demokracisë përmenden dy elemente të demokracisë: e

para, ajo shpreh vullnetin politik të shumicës së popullit si bartës i pushtetit politik ,

dhe e dyta, realizimi i këtij vullneti konsiston në lidhjen e funksionimit të shtetit me

popullin, i cili duhet të siguroj zbatimin e vullnetit të tij.

Në esencë demokracia është tërësi e ideve dhe parimeve për lirinë. Ajo

institucionalizon lirinë dhe krijon kushte për realizimin e saj. Duke pamundësuar

tiraninë dhe shtypjen, demokracia afirmon lirinë e popullit, vetëvendosjen e tij dhe

institucionet politike popullore, “të cilat dalin nga populli dhe punojnë për të”.(Xhon

Stjuard Mill)

Botëkuptimi tradicional dhe klasik i demokracisë, si sistem i qeverisjes së popullit, sot

në kushte të një zhvillimi të lartë ekonomik, teknologjik dhe kulturor, është mjaft

abstrakt, madje edhe fizikisht i pamundur të realizohet.

Page 2: Demokracia parlamentare p1

Në kuptimin politik demokracia mund të përkufizohet në kuptimin e gjerë dhe

kuptimin e ngushtë.

Në kuptimin e ngushtë demokracia nënkupton sistemin politik në të cilin sigurohet

qeverisja-sundimi në emër të shumicës së popullit, sistem me të cilin, me kushtetutë

dhe ligj është siguruar mundësia reale që qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo

nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, të marrin pjesë aktive në jetën politike dhe të kenë

ndikim në të gjitha format e vendosje politike.

Në kuptimin e gjerë demokracia nënkupton marrëdhëniet demokratike në të gjitha

sferat e jetës shoqërore, funksionimin e institucioneve politike në kuadër të

rregullave të shtetit ligjor, si dhe pozitën aktive dhe liritë politike të qytetarit si

subjekt i jetës politike.

Demokracia dhe parlamentarizmi janë të ndërlidhura ngushtë në mes veti, në kuptim

më të gjerë demokracia nënkupton parlamentarizmin dhe pluralizmin, si proces

politik përmes të cilave artikulohet vullneti politik i qytetarëve.

Parlamentarizmi krahas sovranitetit popullor, shtetit ligjor dhe qytetarit të lirë,

paraqet element themelor të çdo sistemi dhe rendi demokratik.

Me parlamentarizëm në kuptimin e përgjithshëm nënkuptohet një sistem përfaqësues

në të cilin parlamenti si organ qendror i zgjedhur, luan rol qendror në procesin e

marrje së vendimeve të rëndësishme politike.

Atributet themelore të demokracisë dhe shtetit demokratik

Sistemi dhe rendi demokratik presupozon ekzistimin dhe sigurimin e parakushteve të

cilat mundësojnë zhvillimin e marrëdhënieve demokratike. Atributet themelore të

demokracisë janë:

• Sovraniteti popullor;

• Qeverisja e së drejtë përkatësisht shteti ligjor;

• Ndarja dhe kufizimi i pushtetit shtetëror;

• Zgjedhjet e lira , të drejtpërdrejta dhe pluraliste;

• Sigurimi dhe garantimi i të drejtave të qytetarëve;

• Pluralizmi politik dhe ekonomik;

• Përgjegjësia politike;

• Procedura demokratike e marrje së vendimeve;

• Kultura dhe toleranca politike.

1. Sovraniteti popullor nënkupton realizimin e vullnetit politik të popullit nëpërmjet

konceptit të qeverisjes së shumicës, që realizohet drejtpërdrejtë nga qytetarët ose

nëpërmjet organeve përfaqësuese të zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët. Krahas

Page 3: Demokracia parlamentare p1

vullnetit të shumicës, duhet të krijoj edhe hapësirë politike edhe për artikulimin

politik të pakicës dhe të inkorporoj atë në jetën politike.

2. Shteti ligjor nënkupton respektimin e parimit të ligjshmërisë. I gjithë pushtetit

shtetëror duhet të del nga ligji dhe bazohet në të. Legjitimiteti i pushtetit buron nga

populli dhe ligji. Populli legjitimon pushtetin dhe organet e tij, duke u dhënë votën e

tij mandat për qeverisje ndërsa organet e zgjedhura në mënyrë demokratike, duhet

të organizohen në mënyrë demokratike dhe të sigurojnë mekanizma institucional për

realizmin e interesave të përgjithshme shoqërore. Shteti ligjor si koncept modern

nënkupton shtetin demokratik të bazuar në të drejtat e qytetarëve, që të zgjedhin

organet dhe institucionet përfaqësuese në një anë dhe obligimet e këtyre organeve

që në punën e tyre të kufizohen me autorizimet e tyre që burojnë nga ligji. Element

themelor i konceptit të shtetit ligjor është ndarja dhe kufizimi i pushtetit shtetëror.

Asnjë pushtet nuk është absolut, ai kufizohet nga ligji, i cili cakton kornizën e

fushëveprimit të tij. Gjyqësia e pavarur është institut i shtetit ligjor dhe demokratik,

që duhet të sigurojë mbrojtjen e qytetarëve nga arbitrariteti i pushtetit, mbrojtjen

efikase të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, si dhe arbitrimin objektiv të gjykatave,

në zgjedhjen e kontesteve publike dhe private. Pavarësia e gjyqësisë realizohet duke

siguruar pavarësinë e gjyqtarëve, të cilët në punën e tyre duhet të udhëhiqen vetëm

nga ligji. Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria paraqet esencën e shtetit ligjor, i cili

është në funksion të realizimit të së drejtës.

3. Parimi i ndarjes dhe i kufizimit të pushtetit është një nga parakushtet elementare

të demokracisë. Vendosja e një ekuilibri midis tre pushteteve është bazë për

funksionimin e demokracisë në një shtet. Balanca dhe ekuilibri i pushteteve në

shtetet demokratike parlamentare duhet të arrijë dy qëllime: e para të siguroj

pavarësinë e pushteteve dhe e dyta të kufizojë pushtetet, duke përcaktuar

mekanizma të kontrollit të tyre reciprok. Varësisht nga mënyra e përcaktimit të

balancës midis pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, funksionojnë tri modele të

qeverisjes shtetërore: sistemi parlamentar, presidencial dhe i kombinuar.

4. Zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta dhe demokratike paraqesin institucionin qendror

të sistemeve demokratike. Zgjedhjet e lira dhe demokratike, sigurojnë konkurrencën

midis subjekteve me opsione dhe alternativa të ndryshme politike. Në demokraci nuk

ka mandate të përhershme , të gjitha organet dhe bartësit e pushtetit, marrin

votëbesimin për interval të caktuar kohor, pas skadimit të cilët duhet sërish t’i

nënshtrohen procesit zgjedhor. Zgjedhjet në sistemet demokratike nuk janë vetëm

instrument i legjitimitetit të pushtetit dhe zgjedhjes së organeve shtetërore, por edhe

mjet përmes të cilit qytetarët me referendum dhe forma tjera të deklarimit personal

marrin pjesë drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve politike.

5. Sigurimi dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit është në

Page 4: Demokracia parlamentare p1

funksion të personalitetit dhe rolit aktiv të qytetarit në jetën politike. Liritë dhe të

drejtat e qytetarit dhe sigurimi i mekanizmave kushtetues, për mbrojtjen e tyre janë

tregues i mirëfilltë i demokratizimit të shoqërisë. Për sigurimin e rolit aktiv të

qytetarit në shoqëri, rëndësi të posaçme kanë të drejtat dhe liritë politike, siç janë:

liria e të menduarit, liria e bashkimit politik, liria e fjalës, e shtypit, e informimit etj.

6. Pluralizmi politik dhe ekonomik është negacion i monizmit është një parakusht

tjetër i demokracisë. Pluralizmi politik nënkupton mundësinë e lirë të veprimit të

partive politike si forma institucionale të artikulimit të aspiratave të tyre politike dhe

si subjekte themelore të jetës parlamentare. Pluralizmi afirmon shprehjen e lirë të

qëndrimeve, alternativave dhe opsioneve të ndryshme politike, ballafaqimin dhe

konkurrencën e tyre. Pluralizmi ekonomik mundëson konkurrencën ekonomike në

mes formave të ndryshme të pronësisë si dhe funksionimin e sistemit ekonomik sipas

ligjeve ekonomike të tregut të lirë.

7. Përgjegjësia politike paraqet një mjet të fuqishëm të presionit dhe kontrollit

shoqëror ndaj institucioneve politike. Krahas publicitetit të punës, ky parim është në

funksion të efikasitetit, ligjshmërisë dhe shoqërizimit të këtyre institucioneve, të cilat

së fundi duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të realizimit të

interesave të përgjithshme. Krahas autorizimeve, bartësit e institucioneve publike

nga trupi elektoral që i ka zgjedhur ngarkohen me përgjegjësi politike, prandaj

sistemet demokratike afirmojnë dhe zhvillojnë institucionin e përgjegjësisë politike si

mjet të kontrollit shoqëror të punës së institucioneve politike dhe bartësve të

titullarëve të funksioneve politike dhe publike.

8. Procedura demokratike e marrje së vendimeve synon të respektoj rregullat dhe

veprimet institucionale, në marrjen e vendimeve politike. Këto rregulla paraqesin

rregulla të sjelljes , në shoqëri të cilave duhet t’i përmbahen të gjithë pjesëmarrësit e

jetës politike. Procedura demokratike e marrje së vendimeve lufton anarkinë dhe

sjelljen arbitrare të organeve shtetërore dhe qytetarëve. Vendimet në organet

shtetërore dhe institucionet publike merren në procedurë kushtetuese dhe ligjore,

çdo vendim i marrë jashtë procedurës ligjore dhe demokratike, nuk është valid dhe

nuk mund të prodhon pasoja juridike për qytetarët. Vendimet politike duhet të

synojnë realizimin e interesave të qytetarëve në një anë dhe interesin e përgjithshëm

shoqëror në anën tjetër.

9. Kultura dhe toleranca politike konsiston në sjelljen në pajtim me praktikën dhe

normat me të cilat vërtetohet aftësia e popullit, që të qeverisë me veten. Toleranca

politike si element i demokracisë kupton sjelljen korrekte të jetës politike,

respektimin e tyre reciprok dhe gatishmërinë për të bërë kompromise politike.

Kompromiset politike janë instrumente për arritjen e qëllimeve politike dhe për

gjetjen e zgjedhjeve të mundshme. Kompromiset në jetën politike nuk “janë

Page 5: Demokracia parlamentare p1

alternativë, por një domosdoshmëri e sjelljes politike”. (Douglas K. Stevenson)

__________________

Tipet-llojet e demokracisë

Ekzistojnë klasifikime të ndryshme të demokracisë dhe sistemeve demokratike duke

marrë për bazë tri kritere kryesore: kriterin historik; raportin e demokracisë me

marrëdhëniet shoqërore dhe mënyrën e realizmit të demokracisë.

1. Në bazë të kriterit historik janë të njohura katër lloje të sistemeve demokratike:

demokracia e poliseve greke; demokracia liberale borgjeze, demokracia socialiste e

bazuar në diktaturën e proletariatit dhe demokracia bashkëkohore e bazuar në

konceptin e shtetit modern juridik.

2. Sipas raportit të demokracisë me raportet shoqërore dallojmë demokracinë fiktive,

formale dhe reale.

Sistemet demokratike fiktive konsiderohen ato sisteme të cilat kanë mos përputhje të

plotë në mes parimeve demokratike, të proklamuara me aktet juridike dhe politike, të

një shtetit dhe praktikës së shkeljes flagrante të këtyre parimeve.

Demokracia formale është karakteristik a atyre sistemeve politike dhe shoqërore, ku

formalisht me akte kushtetuese dhe ligjore proklamohen parimet demokratike, kurse

në jetën e përditshme këto parime jo vetëm që nuk realizohen, por cenohen dhe

shkelen nga organet dhe institucionet e shtetit.

Demokracia reale bazohet në përputhjen e parimeve demokratike, të proklamuara me

akte juridike dhe politike, të një shteti me jetën reale, ku këto parime sendërtohen në

marrëdhëniet konkrete shoqërore, ë sjelljet dhe veprimin e organeve dhe

institucioneve shtetërore dhe ato akceptohen në vetëdijen politike të qytetarëve, si

rregulla të mirësjelljes që duhet të sigurojnë prosperitetin e përgjithshëm.

Demokracia e drejtpërdrejtë

Demokracia e drejtpërdrejtë bazohet në qeverisjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe

popullit me pushtetin shtetëror. Esenca e saj më së miri shprehet në parimin se

“sovraniteti buron nga populli dhe i takon atij”.

Esenca e demokracisë së drejtpërdrejtë konsiston në të vendosurit burimor të

popullit dhe qytetarëve në jetën politike. Kjo vendosje bëhet me deklarimin personal

të qytetarëve. Format më të njohura të realizimit të demokracisë së drejtpërdrejtë

janë: referendumi, plebishiti, iniciativa popullore, tubimet e zgjedhësve dhe forma të

tjera të deklarimit personal të qytetarëve.

Page 6: Demokracia parlamentare p1

Referendumi

Referendumi nënkupton deklarimin e drejtpërdrejtë personal të qytetarëve për

ndonjë akt të cilën organi kompetent shtetëror duhet të merr vendim para ose pas

deklarimit të qytetarëve apo zgjedhësve.

Sipas llojit të aktit (lëndës), për të cilin vendoset në referendum dallojmë:

referendum kushtetues, legjislativ, statusor dhe referendum lokal.

Referendumi kushtetues është deklarimi i drejtpërdrejtë i popullit për aktin themeltar

të shtetit, për kushtetutën.

Referendumi legjislativ konsiston në pjesëmarrjen dhe vendosjen e drejtpërdrejtë të

qytetarëve dhe popullit në procesin legjislativ. Kjo pjesëmarrje mund të jetë e

shprehur në dy mënyra: në miratimin e drejtpërdrejtë të ligjeve në referendum dhe

në dhënien paraprake të pëlqimit të popullit për nxjerrjen e ligjeve.

Referendumi politik-statusor paraqet formën kryesore dhe më të shpeshtë, të

deklarimit të qytetarëve, ky përfshin marrjen e vendimeve me të rëndësishme

politike që përcaktojnë statusin politik të shtetit.

Referendumi lokal paraqet deklarimin e qytetarëve, në njësitë administrative lokale,

për çështjet e ndryshme nga fushëveprimi i organeve lokale të pushtetit.

Në bazë të karakterit dhe pasojave juridike të vendimit të marrë në referendum

dallojmë: referendumin e detyrueshëm (imperativ); fakultativ, dhe referendumin

konsultativ.

Referendumi i detyrueshëm (imperativ) ekziston në ato raste kur miratimin e një akti

juridik apo vendosjen për çështje politike me kushtetutë apo ligj caktohet

shprehimisht vendosja në referendum. Vendimi i marrë në referendum obligon

organet shtetërore të marrin vendimin në pajtim me rezultatet e referendumit.

Referendumi fakultativ paraqet formë të deklarimit të drejtpërdrejt të qytetarëve, që

nuk obligon organet shtetërore që ta shpallin atë me rastin e marrjes së ndonjë

vendimi nga fushëveprimi tyre. Vendimi i marrë në referendum ka efekt detyrues dhe

pasoja të njëjta juridike sikurse referendumi detyrues. Referendumi fakultativ gjen

zbatim kur për ndonjë akt juridik ose vendim publik në opinionin publik ka

divergjenca dhe mos pajtime të shprehura.

Referendumi konsultativ ose këshillëdhënës shprehet në dy fakte kryesore, shpallja e

tij nuk është detyrim ligjor i organeve shtetërore dhe rezultatet e tij kanë karakter

këshillëdhënës dhe jodetyrues. Ko formë gjen zbatim kur organet para se të marrin

ndonjë vendim dëshirojnë të njihen me mendimin dhe vullnetin e trupit elektoral.

Plebishiti

Page 7: Demokracia parlamentare p1

Plebishiti është formë e realizimit të demokracisë së drejtpërdrejtë të popullit dhe

vendosjes për një çështje më të rëndësishme politike të një shteti. Plebishiti është

formë e referendumit, për dallim nga referendumi ku qytetarët deklarohen për një

akt konkret juridik dhe normativ, me plebishit bëhet deklarimi për çështjet siç janë

forma e regjimit politik, bashkimi apo ndarja e territorit etj, pra nuk ka për lëndë të

deklarimit ndonjë akt juridik ose politik, or çështjet që janë të lidhura me strukturën

e shtetit dhe mënyrën e qeverisjes. Plebishit me tepër vihet aksenti në deklarimin

popullor se sa atë qytetar.

Iniciativa popullore

Iniciativa popullore si formë e demokracisë së drejtpërdrejtë, nënkupton të drejtën e

trupit elektoral, që të marrë iniciativë për fillimin e procedurës për nxirrje të

kushtetutës, ligjit apo ndonjë tjetër akt juridik apo për zgjedhjen apo shkarkimin e

funksionarëve politik nga funksionet publike.

Përparësitë dhe vështirësitë e realizimit të konceptit të demokracisë së drejtpërdrejtë

Përparësitë e demokracisë së drejtpërdrejtë janë tri:

1. Vendosja burimore e popullit,

2. Depolitizomi i vendimeve politike,

3. Shoqërizimi i përgjegjësive

Vendimi politik i marrë drejtpërdrejtë nga populli është shprehje e drejtpërdrejtë e

disponimeve dhe dëshirave burimore të popullit. Vendimet politike që merren me

demokraci të drejtpërdrejtë janë të liruara nga interesat e ngushta politike dhe

partiake. Vështirësitë e demokracisë së drejtpërdrejtë janë:

1. Ngadalësia e marrjes së vendimeve politike,

2. Shpenzimet-kostoja e lartë e procesit të vendimmarrjes,

3. Mungesa e kompetencës profesionale në vendimmarrjen politike

Vendimet politike që dalin nga vendimmarrja e drejtpërdrejtë marrin kohë dhe

përfshijnë tri faza, marrjen e vendimit nga parlamenti për shpallje të referendumit

për çështje kushtetuese dhe politike, përgatitja teknike për mbajtje të referendumit,

regjistrimi i qytetarëve me të drejtë vote dhe deklarimi i qytetarëve, që normalisht ky

proces zgjatë së paku tre muaj. Zbatimi i referendumit paraqet një proces që

implikon shpenzime dhe ngarkime buxhetore ndërsa vendimet e marra në

referendum kanë karakter popullor dhe mungon kompetenca profesionale.

Demokracia parlamentare (përfaqësuese)

Page 8: Demokracia parlamentare p1

Esenca e demokracisë parlamentare konsiston në realizimin e vullnetit të shumicës së

qytetarëve, nëpërmjet institucioneve dhe trupave përfaqësues të zgjedhur në mënyrë

të drejtpërdrejtë nga popullit.

Sovraniteti dhe qeverisja e popullit nuk sendërtohet drejtpërdrejtë nga populli por

përmes organeve përfaqësuese të zgjedhura nga populli dhe të fuqizuara me

mandatin për qeverisjen e shtetit.

Demokracia parlamentare funksionon dhe realizohet në ndërlidhjen e ngushtë të tri

institucioneve themelore: trupit elektoral, organit përfaqësues dhe qendrës së

vendosje politike. Trupi elektoral është bartës i pushtetit sovran, pasi që këtë pushtet

nuk mund ta ushtroj drejtpërdrejtë, ai zgjedh përfaqësuesit e tij që përbëjnë organin

përfaqësues-parlamentin. Ky trup përfaqësues nga trupi elektoral ngarkohet me

mandatin dhe përgjegjësinë e qeverisjes së shtetit në afat të caktuar kohor. Roli i

trupit elektoral në sistemin e demokracisë parlamentare është i dyfishtë: ai zgjedh

organet përfaqësuese, duke i ngarkuar me mandat dhe përgjegjësi për qeverisje të

shtetit dhe ushtron kontrollin politik ndaj punës së tyre përmes zgjedhjeve.

Përparësitë dhe vështirësitë në implementimin e demokracisë përfaqësuese

Përparësitë e demokracisë përfaqësuese janë:

1. Vendimmarrje e shpejtë, në procedurë parlamentare;

2. Vendimmarrja parlamentare trajtohet si qeverisje kompetente dhe shpreh

përgjegjësi më të lartë profesionale;

3. Siguron konkurrencën dhe alternativa politike në procesin e vendimmarrjes, që

shprehen në raportet pozitë opozitë.

Vështirësitë e demokracisë përfaqësuese:

1. Vendimmarrja politike parlamentare shpreh vullnetin politik të shumicës

parlamentare, e cila jo rrallë herë shpreh vullnetin e shumicës së qytetarëve;

2. Vendosja parlamentare shpeshherë është e përkohshme sepse ajo i nënshtrohet

verifikimit, ndryshimit, reformimit me rastin e rotacionit politik;

3. Vendimmarrja parlamentare shpesh bije në krizë si rezultat i krizave parlamentare.

Demokracia mazhoritare dhe konsensuale

Demokracia mazhoritare (e shumicës) bazohet në konceptin e qeverisjes së

shumicës. Nënkupton ekzistimin e shumicës stabile parlamentare, e cila zgjedhë

qeverinë dhe realizon programin qeveritar të qeverisjes, që ka fituar zgjedhjet

parlamentare. Kjo formë e demokracisë është tipike për sistemet parlamentare

Page 9: Demokracia parlamentare p1

dypartiake ku vlen parimi fituesi merr të gjitha, humbësi kalon në opozitë dhe nuk

merr pjesë në qeveri.

Demokracia konsensuale funksionon në shoqëritë heterogjene politike. Demokracia

konsensuale imponon nevojën e ndërtimit të koalicioneve parlamentare dhe

qeveritare si formë e bashkimit të disa alternativave politike në një program

qeveritar, që reflekton në shumicë parlamentare.

__________________

SHTETI LIGJOR

Kuptimi i shtetit ligjor

Koncepti i shtetit ligjor është mjaft kompleks dhe shumëdimensional. Ai përfshinë në

vete tërësinë e parimeve juridiko-politike, me të cilat sigurohet sundimi i ligjit në

shoqëri. Sundimi i ligjit përkatësisht qeverisja e të drejtës nënkupton, superioritetin e

ligjit ndaj qytetarëve dhe ndaj vet shtetit, si autorë të tij.

Duke siguruar qeverisjen e të drejtës në shoqëri, shteti demokratik përcakton

rregullat e sjelljes së qytetarëve , liritë dhe të drejtat e tyre, instrumentet ligjore me

të cilat ata realizojnë liritë dhe të drejtat e tyre, si dhe mjetet me të cilat ata mbrojnë

lirinë dhe dinjitetin e tyre, që mund të cenohet me sjelljen e të tjerëve, përkatësisht

dhuna dhe keqtrajtimi, që qytetarët mund të pësojnë nga vet shteti.

Dimensioni esencial i konceptit juridik të shtetit, paraqet institucionalizimin e

pushtetit ligjor. Institucionet demokratike dhe ligjore, duhet të shprehen përmes tri

atributeve themelore: legjitimitetit, autoritetit dhe fuqisë politike.

Legjitimitetit paraqet parakusht për funksionimin demokratik shtetit dhe instrument

me të cilin sigurohet kredibiliteti politik i institucioneve shtetërore, legjitimiteti i

institucioneve demokratike buron nga populli, përkatësisht nga trupi elektoral.

Legjitimiteti buron nga vet populli, i cili përmes verdiktit të tij zgjedh organet

legjitime në zgjedhjet periodike.

Autoriteti paraqet elementin e dytë të funksionimit të institucioneve shtetërore në

kuadrin e konceptit të shtetit ligjor. Pas krijimit të legjitimitetit demokratik,

institucionet shtetërore kanë autoritetin ligjor të përcaktuar me kushtetutë dhe ligj.

Autoriteti e ka burimin në kushtetutë dhe ligj, prandaj edhe iu nënshtrohet atyre.

Kushtetuta dhe ligji duke përcaktuar autoritetin e pushtetit dhe institucioneve

demokratike, njëkohësisht bëjnë edhe kufizimin e tyre dhe sigurojnë një proces të

kufizimit të pushtetit.

Page 10: Demokracia parlamentare p1

Fuqia politike paraqet tërësinë e kompetencave të organeve dhe institucioneve

shtetërore. Fuqia politike varet nga dispozitat kushtetuese dhe ligjore të shtetit,

forma e qeverisjes, ndarja e pushteteve, raportet midis tre pushteteve, instrumentet

e kontrollit reciprok etj.

Elementet e shtetit ligjor

Shteti ligjor paraqet një koncept të gjerë juridiko-politik, i cili në vete ngërthen një

varg parimesh me të cilat sigurohet sundimi i ligjit dhe marrëdhëniet demokratike në

shoqëri. Ndër parimet kryesore të shtetit ligjor, janë: parimi i kushtetutshmërisë dhe

ligjshmërisë, barazia para ligjit dhe parimi i mos diskriminimit, liritë dhe të drejtat e

qytetarit dhe minoriteteve, ndarja dhe kufizimi i pushteteve, depolitizomi i

shërbimeve publike të shtetit, gjyqësia e pavarur, shoqëria civile, etj.

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria janë dy parime fondamentale të shteteve të

shteteve demokratike. Funksioni kryesor i këtyre dy parimeve juridike dhe politike

është sigurimi i qeverisjes së të drejtës në shoqëri.

Me kushtetutshmëri në kuptimin pozitiv-juridik, nënkuptohet harmonizimi i të gjitha

akteve juridike me kushtetutën. Ky aspekt bazohet në hierarkinë juridike me të cilën

nënkuptohet harmonizimi i të gjitha akteve më të ulëta me ato më të larta.

Përderisa kushtetuta në kuptimin formal është akt më i lartë juridik i një shteti,

kushtetutshmëria është proces me të cilin nënkuptohet respektimi i kushtetutës dhe

harmonizimi i të gjitha akteve juridike me aktet me fuqi më të lartë juridike.

Kuptimi politik i kushtetutshmërisë konsiston në rolin e saj në kufizimin e pushteti

shtetëror, kufizimin e funksioneve të organeve dhe institucioneve shtetërore publike,

në përcaktimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të individit dhe qytetarit etj.

Barazia para ligjit dhe parimi i mosdiskriminimit

E drejta e barazisë përpara ligjit, ose siç thuhet shpesh mbrojtja e njëllojtë nga ligji,

përbën themelin e një shoqërie të drejtë e demokratike. Pavarësisht nëse janë të

varfër apo të pasur, shumicë etnike apo pakicë fetare, aleatë politikë të shtetit apo

kundërshtarë të tij, të gjithë shtetasit kanë të drejtën për mbrojtje të njëllojtë

përpara ligjit. Shteti demokratik nuk mund të garantojë se jeta do të sillet me të

gjithë njëlloj, madje nuk ka as edhe përgjegjësi për një gjë të tillë. Megjithatë, siç

shkruan edhe eksperti i së drejtës kushtetuese, Xhon P. Frenk, “Shteti nuk duhet të

Page 11: Demokracia parlamentare p1

lerë vend kurrsesi për padrejtësi. Atij i duhet kërkuar që të gjithë shtetasit t'i trajtojë

në mënyrë të njëllojtë dhe të barabartë.” Askush nuk mund të vihet mbi ligjin, i cili

është, në fund të fundit, fryt i popullit dhe jo diçka e imponuar mbi të. Shtetasit e një

vendi demokratik i nënshtrohen ligjit, pasi e kanë të qartë se, duke qenë ligjvënës,

ata po i nënshtrohen vetvetes, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur ligjet i

vendos populli, i cili më pas i nënshtrohet atyre, kjo është në të mirë të ligjshmërisë

dhe të demokracisë.

Barazia formale e njerëzve para ligjit paraqet standardë ndërkombëtar, ku është

përcaktuar në Deklaratën universale për të drejtat e njeriut të vitit 1948 si dhe me

konventat dhe deklarata e miratuara më vonë.

Gjyqësia e pavarur

Pavarësia e gjyqësisë, nënkupton ekzistimin e gjykatave të pavarura dhe punën e

tyre në pajtim me ligjin. Ky parim nënkupton vënien e gjyqësisë nën ligj, në të cilën

mënyrë përjashtohet arbitrarizmi dhe oportuniteti në punën e gjyqësisë.

Pavarësia e pushtetit gjyqësor si koncept dhe si proces përbëhet nga sërë elementesh

dhe kushtëzohet nga marrja e një sërë masash dhe kushtesh, ku më themeloret janë:

pavarësia e gjyqësorit nga legjislativi dhe ekzekutiv; depolitizomi i gjykatave-mos

involvimi i anëtarëve të gjykatave në mënyrë të drejtpërdrejt dhe aktivisht në jetën

politike; respektimi i procedurave gjyqësore etj.

Pavarësia individuale për gjykatësin do të thotë se ai nuk mund të largohet apo të

ndërrohet nga funksioni i tij pa dëshirën e tij. Ai mund të largohet nga detyra e tij

vetëm në rast të largimit të qartë nga drejtësia apo në rast të korrupsionit, dhe atë

vetëm përmes një procedure të veçantë gjyqësore. Pavarësia objektive i garanton

gjykatësit që gjatë kryerjes së detyrës së tij, të mos jetë i nënshtruar ndaj asnjë

direktive. Ai ka për detyrë t'i shërbej vetëm ligjit dhe drejtësisë, e këtë ai duhet ta

interpretoj pa qenë i urdhëruar gjatë marrjes së vendimeve të tij nga prokuroria,

qeveria apo nga një gjykatë tjetër e lartë. Gjykatësit mund të zgjidhen ose të

emërohen në detyrë dhe mund ta ushtrojnë atë për një periudhë të caktuar ose

përgjithmonë. Pavarësisht nga mënyra se si caktohen në detyrë, rëndësi ka që ata të

jenë të pavarur nga autoritetet politike shtetërore, pasi vetëm kështu mund të arrihet

paanshmëria në punën e tyre

Depolitizimi i shërbimeve (administratës) publike

Shërbimet publike paraqesin funksione të shtetit, të cilat kanë për qëllim ofrimin e

kushteve për realizimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Depolitizimi i këtyre

Page 12: Demokracia parlamentare p1

shërbimeve është pjesë e konceptit ligjor dhe në funksion të efikasitetit,

objektivitetit, rritjes dhe paanshmërisë në kryerjen e shërbimeve publike, ku

mbrohen nga ndikimet e rrotacionit politik pas zgjedhjeve dhe vihen në shërbim të

qytetarëve. Depolitizimi i policisë dhe ushtrisë është parakusht esencial për

funksionimin e shtetit ligjor dhe për krijimin e mekanizmave të sigurisë së

përgjithshme, të cilat do të mbrojnë individin dhe shtetin në mënyrë të paanshme.

Shoqëria civile

Shoqëria civile nënkupton strukturat jo shtetërore dhe jo qeveritare të cilat

reflektojnë mendimin e lirë dhe të pavarur të qytetarëve, si dhe artikulimin e

interesave të tyre në mënyrë të lirë. Shoqëria civile në radhë të parë mbron individin,

lirinë e tij dhe të drejtën që jashtë strukturave politike të artikuloj interesat e

grupeve të qytetarëve dhe në rrugë institucionale të angazhohen për realizimin e

tyre.