CIKLI I DYTË TEZA: POETIKA E BEDRI HYSËS
Transcript of CIKLI I DYTË TEZA: POETIKA E BEDRI HYSËS
FAKULTETI I GJUHËVE, KULTURAVE DHE KOMUNIKIMIT ФАКУЛТЕТ ЗА ЈАЗИЦИ, КУЛТУРИ И КОМУНИКАЦИЈА
FACULTY OF LANGUAGES, CULTURES AND COMMUNICATION
STUDIME PASDIPLOMIKE – CIKLI I DYTË
PUNIM MAGJISTRATURE
TEZA:
POETIKA E BEDRI HYSËS
KANDIDATI: IBUSH VISHI
MENTORI: PROF. DR. ZEQIR KADRIU
TETOVË, SHKURT 2020
2
Kushtim
“Pasi shpresat e mia zeruan, çdo ditë e re më dukej si një dhuratë, dhe fillova të çmoja me të
vërtetë vlerën e gjithçkaje që kisha. Për aq kohë sa ka jetë, ka edhe shpresë.”– Stivën Hoking1
Në Letrën motivuese për studimet master, në frymën e ambicieve, pata thënë që sado pak t’u
përngjaj edhe tre fëmijëve tanë të suksesshëm... Në të vërtetë, pamundësia që t’u përngjaj
këtyre, është „humbja“ e vetme me të cilën pajtohem përjetësisht!
Prandaj, le të jetë ky edhe vetë kushtimi...
1Stephen Hawking: Vepra ”Përgjigjetëshkurtrapërpyetjetmadhore”, f. 12, Sh.B. ”Minerva”, Tiranë, 2019. Stephen
Hawking (8 janar 1942, Oxford - 14 mars 2018, Kembrixh).Teoricien anglez i Fizikës, kozmolog dhe drejtor i kërkimit në Qendrën për Kozmologjinë Teorike në Universitetin e Kembrixhit.
3
Falënderim
Falënderoj:
– prindërit, që më sollën në dritë dhe më porositnin të mos pendohem në rrugën e drejtë,
– vëllezërit e motrat, për përkrahjen dhe bashkëvuajtjen me mua,
– gruan time, për mirëkuptimin e ndihmesën në udhëtimin së bashku, si edhe fëmijët
tanë të mirë e të dashur, për arritjet intelektuale dhe kujdesin ndaj nesh,
– familjen e gjerë dhe farefisin, që vazhdojnë të më nderojnë,
– shokët e idealit dhe miqtë, për bashkëveprimin dhe kurajon në jetë;
Falënderim e përkulje:
– mësuesve tanë, të gjallë e në tejbotë,
– librave, që më dhanë e më japin pakrahasimisht më shumë se sa unë atyre;
Falënderim dhe mirënjohje të veçantë:
– profesorit - mentor Dr. Zeqir Kadriu, për mirëkuptimin, durimin dhe këshillat më se të
vyera profesionale e njerëzore,
– profesorëve tjerë të nderuar, për qasjen dhe punën dinjitoze me ne;
falënderim e respekt edhe kolegeve të mia që më kanë ndihmuar e respektuar si
familjarin e tyre...
4
Përmbajtja
Parafjalë .......................................................................................................................................... 8
Hyrje .............................................................................................................................................. 11
Qëllimi i tezës ................................................................................................................................ 13
Në kërkim të poetikës moderne ................................................................................................... 15
Po Bedri Hysa – portreti i tij? .................................................................................................... 17
Dhe, mendojmë se kemi të drejtë, edhe për ndjenjën e rileximit, edhe për “katrenizimin”.
............................................................................................................................................... 20
(Zemra rrah tek Molla e Kuqe) .............................................................................................. 20
“Nënshtrimi” kryelartë i poetit stagovali .............................................................................. 24
Koha dhe mënyra e formimit ................................................................................................ 24
Njerëzorja si tipar krijues .............................................................................................................. 28
Motivacioni ynë për veprimtarinë poetike të Bedri Hysës ........................................................... 32
Hipotezat ....................................................................................................................................... 37
Arsyet për veprimtarinë mbi 30 vjeçare ....................................................................................... 38
Analizë e përgjithshme ................................................................................................................. 40
Tematika - tema, motive, ndërtime, mjete, figura… .................................................................... 42
Gjuha dhe Stili ............................................................................................................................... 45
Vargje të përjetësisë ................................................................................................................. 46
Paranteza si veçanti e stilit dhe si premisë sociolinguistike ..................................................... 53
Shembuj të parantezave dhe komente ................................................................................ 59
”Duke kërkuar njerinë” (1973) .......................................................................................... 59
”Erë në erë” (1975) ........................................................................................................... 59
”Myshqe” (1977) ............................................................................................................... 60
“Paskajore” (1980) ............................................................................................................ 61
”Shekullore” (1985) ........................................................................................................... 62
”Pikë e pesë” (1987) ......................................................................................................... 64
”Vetëtinë njeriu” (1989) ................................................................................................... 65
”Kohë Kosove” (1991) ....................................................................................................... 66
5
”Këtu është Troja” (1994) ................................................................................................. 67
”Në mes fjala e bekuar “ (2000) ........................................................................................ 68
”Maja” (2002).................................................................................................................... 69
”Sizif a je shqiptar” (2004) ................................................................................................ 69
”Orë e mirë” (2006) .......................................................................................................... 70
”(S)a je njeri” (2007)......................................................................................................... 71
”Te(k)st(l)ament“ (2009) ................................................................................................... 71
”Shoka e ylberit” (2012) ................................................................................................... 72
”Tempulli i librit“ (2009)-monografi Bibliotekës .............................................................. 72
”Lulet e para“ (2007) ......................................................................................................... 73
Kritika - vlerësime, studime, recensione, promovime... ............................................................... 74
Vlerësime .................................................................................................................................. 74
Kritika studimore (Sali Bashota, Agim Vinca...)......................................................................... 74
Recensione (I. Rugova, Ali Jasiqi, Ag Apolloni...) .......................................................................... 83
Promovime (Agim Vinca, Ramiz Kuqi, Ali Jasiqi, I.Vishi...) ............................................................ 92
Fjalë dhe shkrime mortore e përkujtimi ....................................................................................... 96
Përfundimi dhe porosia e poetit... .............................................................................................. 100
Vetëvlerësimi, porosia, pengu dhe komenti për vëzhgimet kritike kushtuar Bedri Hysës .... 101
Bibliografia dhe literatura e përgjithshme .................................................................................. 104
a) Bibliografia: ..................................................................................................................... 104
b) Libra - modele krahasuese: ............................................................................................. 104
c) Literatura e cituar dhe e përgjithshme: .......................................................................... 105
Ibush Isman Vishi – autobiografi................................................................................................. 107
6
Bedri Hysa (1935 – 2013)
Bedri Hysa u lind në Mitrovicë më 8.08.1935 në një familje punëtore ardhur nga fshati Stagovë i
Kaçanikut. Studimet e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe i kreu në Prishtinë. Ishte mësues (Vllahi,
Shipol), drejtor i Shkollës Fillore "Emin Duraku" e i Gjimnazit të posathemeluar (1967/68)
"Skënderbeu" në Kaçanik, pofesor në shkollën Normale të Ferizajt, në Shkollën Teknike në
Mitrovicë etj. Me nismën e tij në Kaçanik, në gjimnazin ”Skënderbeu” që e udhëheqi ai, u ngrit
busti i parë i Skënderbeut në Kosovë, më 13 prill 1968. Po atë vit, me një telegram që i dërgoi
Konferencës për 500-vjetorin e Skënderbeut, propozoi që të ngritet monumenti i Skënderbeut
në Prishtinë.
Ishte anëtar i Kryesisë së Veteranëve të Arsimit të Kosovës. Ishte drejtor shumëvjeçar i
Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Kosovës në Prishtinë. Më 1974 Biblioteka botoi librin e
parë të Bibliografisë së “Jetës së re”, ku përfshinë edhe njësitë për Adem Demaçin, me
kryeredaktor Bedri Hysën. Më 1977 e nxiti dhe ndihmoi arkitektin e Bibliotekës Kombëtare e
Universitare të Kosovësm, Andrija Mutnjakoviç, për botimin e monografisë për arkitektin dhe
skulptorin mesjetar Andrea Alleshi.
Ishte kryetar i Këshillit Butues të revistës ”Jeta e re”, kryetar i Këshillit të Botimeve në
Redaksinë ”Rilindja”, kryeredaktor i Revistës “Biblioteka” që vet e themeloi, anëtar i Pleqësisë
së Universitetit të Kosovës, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Bashkësisë
së Bibliotekave Nacionale të ish- Jugosllavisë, punoi edhe në këshillin Ekzekutiv të Kosovës etj.
7
Nga viti 1986-‘90 ishte sekretar i Bashkësisë së Kulturës të Kosovës, prej nga u largua nga
pushteti serb dhe detyrohet të pensionohet. Bedri Hysa inicoi dhe shkroi skenarët për dy filma
dokumentar për zhvillimin dhe ndërtimin e Bibliotekës që nga gurthemeli e deri te inaugurimi
solemn. Me RTV e Prishtinës, në regji të Ruzhdi Fejzullahut, dhe me Kosovafilmin, në regji të Isa
Qosjes. Po ashtu, shkroi edhe himnin për Kaçanikun. Gjatë luftës në Kosovë, përjetoi kampin e
Bllacës dhe ishte refugjat në Maqedoni e Zvicër.
Poezitë e tij u përkthyen edhe në gjuhën angleze, sllovene, serbokroate, polake, rumune,
maqedone, arabe, turke, etj. Është prezentuar në Antologjinë e poezisë shqipe botuar në
gjuhën sllovene Sla po soncu në Lubjanë, në atë të botuar në gjuhën turke (Bir avuç mavi) në
Stamboll, 1985, në Heshtja e një kohe, Tiranë, 1976, në Antologjinë në gjuhën angleze The glow
of the pasion, Prishtinë, 1991, në antologjinë Muza e Mëmëdheut – Njëqind poetë për Atdheun,
Prishtinë, 2012, përgatitur nga Agim Vinca për Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, etj.
Veprat e botuara: Duke kërkuar njerinë (1973), Erë në erë (1975), Myshqe (1977), Paskajore
(1980), Shekullore (1985), Pikë e pesë (1987), Shprushja e kohës (serbo-kroatisht: Raspirivanje
vremena) (1988), Vetëtin njeriu (1989), Ura (turqisht: Kopru, 1990), Kohë Kosove (1991), Këtu
është Troja (1994), Në mes fjala e bekuar (2000), Maja (2002), Sizif je shqiptar (2004), Orë e
mirë (2006), (S)a je njeri (Faik Konica, 2007), Te(k)st(l)ament (2009), Shoka e ylberit (Jeta e Re,
2012).2
2 Burimi: nga një dorëshkrim i poetit dhe shënimet në librat poetikë
8
Parafjalë
Dilema dhe përcaktimi. – Me gjithë studimet filologjike të shkallës së parë në Fakultetin
Filozofik (më vonë Fakuteti i Filologjisë), si dhe rastet e punimeve, sidomos përgjatë studimeve
pasdiplomike në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - Dega Gjuhë e Letërsi
Shqipe në UEJL në Tetovë, kur Këshillit Mësimor-Shkencor iu bë kërkesë për Tezën e Masterit,
me propozim-temën: “Poetika e Bedri Hysës”, madje edhe vetë paraqitja e tezës ngrente një
shqetësim tematik, se a do t’i dilet mbanë me sukses, pa çka se për parashtruesin paraqitej si
shqetësim edhe përcaktimi i përqendruar mëdyshas: për POETIKËN3 apo për POEZINË e Bedri
Hysës; sado që këta terma a nocione, përkatësisht të dijes dhe krijimtarisë letrare, si sinonime
të pjesshme që janë, krijonin edhe një lloj lehtësie, por shikuar pak më hollësishëm duket sikur
nuk përbëjnë identitet të plotë mes tyre.
“Fjalori enciklopedik i shkencave të ligjërimit”4, për më tepër, thotë se termi “Poetikë”,
tradicionalisht, shënon çdo teori interne të letërsisë, se ai aplikohet në zgjedhjen e një autori
(për tematikën, kompozicionin, stilin etj.), se u referohet kodeve normative të obligueshme, gjë
që, e kuptuar kështu, “Poetika” propzon elaborimin e kategorive të cilat mundësojnë të
hetohen njësia dhe ndryshueshmëria e veprave letrare. Ndërkohë që vepra individuale, reale, si
e poetit Bedri Hysa në këtë rast, shërben si model shëmbëllimi në kuadër të parimeve të
zbatuara e të zbatueshme poetike; parimeve të Poetikës, e cila përmes tyre nuk shtron si qëllim
shterues t’i interpretojë në mënyrë (krejtësisht) “korrekte” veprat e së shkuarës, po të
elaborojë instrumente që mundësojnë analizën e tyre; ku përgjigjja e “Poetikës”, në planin më
të gjerë - për fenomenin sociologjik “letërsi”, as ka qenë e as do të jetë e lehtë dhe, për më
saktë, pikënisja dhe pikarritja do të diktojnë një aksiomë jo vetëm si paradoksale, ku thuhet:
“çdo gjë në punën e “poetikut” duhet t’i kontribuojë ndriçimit të saj për nga përkufizimi kurrë
3 Sipas Prof. dr. Ekrem Murtezai: FJALOR I FILOZOFISE, f. 347, Botimet Toena, Tiranë, 2007: POETIKË, A (gr. poetike;
lat. poetica.. .) – termin “poetika” i pari e përdori filozofi i madh grek Aristoteli; poetika është shkencë apo teori e krijimtarisë poetike, përkatësisht e poezisë në kuptimin e gjerë të fjalës; detyrat e poetikës si pjesë, degë e estetikës janë çështjet e shumta lidhur me thelbin, natyrën, formën, kuptimin dhe ligjësitë apo rregullsitë e krijimtarisë poetike…. 4Osvald Dykro dhe Cvetan Todorov: “Fjalori enciklopedik i shkencave të ligjërimit”, ”Rilindja”- Redaksia e botimeve,
Prishtinë, 1984
9
të mbaruar.”5 Për çka edhe ne ishim dhe jemi krejtësisht të vetëdijshëm. Mirëpo, në këtë
kontekst, të ndriçimit për nga përkufizimi “kurrë të mbaruar”, ka edhe një kontest, madje
pothuaj edhe një si kusht: “Kush mirret me studimin dhe vlerësimin e veprave letrare dhe nuk
kujdeset ta bindë në një mënyrë sa më të argumentuar lexuesin të cilit i drejtohet do të bëjë
mirë ti lëjë rehat edhe shkrimtarët edhe lexuesit për shkak se të parët i dëshpëron, kurse të
dytët i mashtron.”6 Migjithatë, as kjo nuk na ndaloi të mos përpiqemi, me shpresë se qoftë
edhe vetëm përmendja e emrit të poetit në një masë tekstuale ka një pozitivitet më vete dhe se
Ai, fatkeqësisht, nuk është që të na “dëshpërohet”, ndërsa të dytët janë të gjallë dhe jo vetëm
që nuk do të lejojnë t’i mashtrojmë, po përkundrazi edhe do të na këshillojnë e ndihmojnë, si
mentori i nderuar, Prof. Dr. Zeqir Kadriu.
Sidoqoftë, edhe pas përcaktimit formal për POETIKËN..., çështja hamendas POETIKË-POEZI,
ngeli si detyrim praktik i pastajshëm, së paku me sa të jetë e mundshme, për t’u përshkruar e
zbërthyer brenda tekstit tematik, qoftë në përkim me rastin konkret, veprimtarinë poetike të
Bedri Hysës, qoftë edhe me ndonjë premisë teorike-poetike, veçanërisht në përkim me të.7
Në këtë kuptim, sikur asocionon edhe mendimi i Ibrahim Rugovës në librin eseistik “Strategjia e
kuptimit”8, ku, për pasojë rrethanash të dinamizmit shoqëror, përmend edhe mungesën e
koncentrimit, si dhe strategjitë negative e pozitive etj., e madje pikërisht në esenë homonime
me titullin e librit, sprovon mendimin se “vetëm në art dhe në letërsi ruhet dhe kultivohet e
zbatohet një strategji pozitive, më autentike, e cila i afrohet shumë ritmit të natyrshmërisë së
ekzistencës.” Ndërkohë që “Si bartës kryesor të saj, në art, mund ta konsiderojmë poetikën,
poetikën aplikative, e cila është realizues esencial i vetë artit dhe i strategjisë së paramenduar,
5 Parafrazim sipas Osvald Dykro dhe Cvetan Todorov: “Fjalori enciklopedik i shkencave të ligjërimit”, f. 117-
‘18,”Rilindja”- Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1984 6 Rexhep Qosja: “Kontinuitete”, f.286, “Rilindja”, Prishtinë, 1972
7 Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, ”Rilindja”- Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1981:
- POETIKË f. let.: 1. Degë e shkencës për letërsinë që merret me studimin e veçorive të krijimtarisë letrare (të rrëfimit, të subjektit, të ndërtimit dhe të mjeteve të tjera artistike). 2. Tërësia e mjeteve artistike dhe veçoritë e stilit të një shkrimtari ose të një drejtimi letrar.
- POEZI f. sh.: 1. Gjini e letërsisë artistike, në të cilën mendimet e ndjenjat shprehen në vargje; krijimtari letrare sipas kërkesave të kësaj gjinie; tërësia e veprave të kësaj gjinie. 2. Vjershë. 3. Ndjenjë e ngrohtë, frymë lirike, lirizëm. 4. fig. Diçka e bukur e fisnike, që ndikon thellë në mendjen, në zemrën e në ndjenjat dhe që të frymëzon e të rrëmben; frymëzim.
8 Ibrahim Rugova: “Strategjia e kuptimit”, RB “Rilindja”, Prishtinë, 1980
10
e që dallon mjaft nga poetika si metodë dhe metodologji e studimit.”9 Ku si moment zbatimi
pandehim se konsiderohet relacioni vepër-lexues, me stragjinë e përfitimit për t’u koncentruar
në përmbajtjen e shkruar, e cila natyrisht që nuk e meriton heshtjen, po të kundërtën, nga
leximi i rëndomtë e deri te leximi i angazhuar, që do të ishte edhe vetë kritika mbi të.
Kështu, e përgjithshmja dhe dilemat!
Ndërkaq, zotimin fillestar, paraprak, në formë motivimi se do ta shtonim nivelin e studimeve
nëpërmjet përforcimit dhe pajisjes me njohuri të reja përgjatë shkallës Master, tashmë në
formën dhe përmbajtjen e vetë të sendërtuar edhe në këtë tezë, mbetet vlerësuar...
9 Rugova, Ibrahim: “Strategjia e kuptimit”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 13
11
Hyrje
Në të vërtetë, për veprën poetike të Bedri Hysës edhe më parë ishim kureshtar, prirur dhe
angazhuar edhe si lexues e jo vetëm, në planin e përgjithshëm e të qasjes së përkufizuar, si dhe
punimeve vetjake seminarike: për aspektet moderne; për aspektet sociolinguistike – referuar
në përdorimet individuale të autorit dhe përdorimet e ndërsjella si-imituese, para e pas tij, pra
edhe me premisa ngulitjeje sociale ose variantizimi të tyre; për gjithësinë ose elementet
stilistike të veprës së tij, si veçanërisht shembulli i parantezës, retiçencës, nelogjizmave etj.; po,
në një masë, edhe në hulumtimin përkatës bibliografik dhe të literaturës studimore, sikurse
edhe për vlerësimet e drejtëpërdrejta kritike të veprave të veçanta e, aty-këtu, edhe të veprës
sa më tërësore të krijuesit Bedri Hysa.
Thënë në pak fjalë, me fillesë obligimin profesional, historiko-letrar e kritik, rrekur në portretin
e personalitetit krijues-poetik të Bedri Hysës. Se sa ia kemi dalë mbi këtë koncept poetik, ku më
thelbësisht:
lëndë hulumtimi e punimit - është veprimtaria e përgjithshme poetike e autorit Bedri
Hysa, format krijuese poetike, trajtat e vargut e të strofës, në të gjitha aspektet e
mundshme të tyre: tematike, motivore, letrare, artistike, stilistike, gjuhësore, estetike…,
bashkë me shkrimet e mëparshme kritike për veprën e këtij poeti;
qëllimi i tezës - i hulumtimit–përmban komunikimin aktiv për sublimimin sa më tërësor
të ndërmarrjes analitike të veprimtarisë poetike të Bedri Hysës;
hipotezat–janë parashtruar, para së gjithash, si mendime pune ose edhe me
pandehmën e provimit të tyre, përmes të dhënave të drejtëpërdrejta dhe supozimeve;
metodologjia e punimit–ngërthen shumicën e metodave bazë të punës kërkimore
skencore, si:metoda e hulumtimit dhe interpretimit, metoda e analizës dhe sintezës etj.,
krahas trajtimit tematik etj;
rëndësia e punimit–qëndron në peshën informuese studimore historiko-letrare e kritike
dhe në nxitjene thellimittë këtij lloji të studimeve, para së gjithash në kontekstin autorial
të Bedri Hysës;
struktura e punimit–është e ndërtuar si në përmbajtjen e dhënë;
12
përfundimi – përmban të dhënat se Bedri Hysa, megjithëse i formuar në kohë censurimi
të letërsisë në viset tona, i aktivizuar bashkëkohësisht, boton në kohë më moderne dhe
cilësohet njëkohësisht modern e bashkëkohor (mbase edhe me ndonjë ngjyrim
postmodern).
13
Qëllimi i tezës
Qëllimi i këtij punimi - ndërmarrjeje shkencore mishëron dëshirën e menduar dhe përpjekjen
me synim jetësimin e detyrës në shkallë Teze të Masterit, nëpërmjet hulumtimit dhe
përpunimit të lëndës sa më gjithpërfshirëse tematike: “Poetika e Bedri Hysës”.
Përkatësisht që individualiteti krijues poetik i Bedri Hysës, pra, të jepet sa më i plotë dhe në
mënyrë sa më autentike, përmes trajtimit analitik sa më përimtues të formave dhe strukturave
krijuese të vargut, strofës, aspekteve tematike, motivore, letrare, artistike, stilistike, gjuhësore,
estetike etj., krahas trajtimit të origjinalitetit, veçantive dhe ndikimeve eventuale, si dhe
evidentimit dhe zbërthimit metakritik të qasjeve të ndryshme ndaj veprës së këtij poeti. Dhe,
natyrisht, që përmes arsyeve krijuese dhe vetë veprave, si dhe trajtimit paraprak të tyre, të
shtrohen edhe tezat e caktuara mbi veprimtarinë e përgjithshme të autorit, duke shtuar edhe
konkluzionet dhe porositë jo vetëm të poetit.
Ndërkohë që po në shërbim të qëllimit për cilësimin dhe sublimimin e veprës në trajtim të
zabatohet një metodologji sa më frytdhënëse studimore për këtë rast, nëpërmjet metodave si:
metoda e hulumtimit dhe interpretimit; metoda e punës me tekst; metoda deduktive; metoda
përshkruese; metoda statistikore; metoda krahasimtare; metoda e analizës dhe sintezës;
metoda e verifikimit; metoda cilësore e sasiore; ajo e optimizimit etj.; përfshirë edhe trajtimin e
veçantë përimtues tematik. Dhe që mbi bazën e fryteve të të dhënave të ofruara dhe
përpunimit të tyre të dalë edhe rëndësia e punimit, jo vetëm si vlerë më vete, por edhe si
plotësim informacinoesh poetike për veprimtarinë e Bedri Hysës dhe premisë vetënxitjeje e
nxitjeje për thellimin e këtij studimi e të këtij lloji të studimeve, edhe në kontekstin e
përgjithshëm në gjuhën shqipe, po para së gjithash në kontekstin autorial të Bedri Hysës, e që
personaliteti i tij krijues konsedirojmë se ka merituar dhe meriton ende më shumë.
Ndonëse qëllimi më i lartë i këtij punimi ishte përpjekja sa më solide për sendërtimin e
kërkesave dhe tezave të shtruara, deri te përfundimet sa më shkencore dhe përmbledhja e
idesë si në strukturën bazë. (Fundja, si përshtat “parimeve të Poetikës, e cila përmes tyre nuk
shtron si qëllim shterues t’i interpretojë në mënyrë (krejtësisht) “korrekte” veprat e së
14
shkuarës!”, siç u interpretua parës, f.8, pak më gjerësisht nga “Fjalori enciklopedik i shkencave
të ligjërimit” i O. Dykro-së dhe C. Todorov-it.)
15
Në kërkim të poetikës moderne10
Në kërkim të identitetit krijues modern - bashkëkohor të poetit Bedri Hysa, me qasjen e shtruar
edhe në formë hipoteze brenda punimit për modernitetin e tij, udhërrëfimi na çon të rrëmojmë
edhe në Letërsinë moderne shqiptare, por me theks dhe në korrelacion me bashkëkohësinë.
Mirëpo, për natyrshmërinë e kujtesës dhe interpretimit, e konsiderojmë me vlerë të
apostrofohet se në kalim e sipër të periudhës së romantizmit rilindës “Që letërsia shqipe e
gjysmës së parë të shek. XX po merrte pamje të tjera, të ndryshme nga romantizmi, kjo filloi të
vihej re edhe nga mendimi kritik i kohës...”11, si udhërrëfyes i letërsisë shqipe, si në përdorimin
e termave ku përveç atyre të mëparshëm romantizëm etj. po përdoreshin edhe simbolizëm,
realizëm etj..., duke dhënë edhe kahje të ndryshme. E, ndër këto kahje, më në fund edhe
“zbulimi i subjektivitetit të individit dhe bukuria që mund të krijohej me të.”12 Ndërsa në përkim
edhe me kohën kjo ndodhi sidomos në poezi, po sidomos në poezinë e Lasgush Poradecit, të
cilit “...shqipja ia shpërbleu duke i lejuar të shkonte te ndërlikimet më universale e më të
rafinuara të poezisë dhe të mbetej njëkohësisht një poet krejt shqiptar.”13 P.sh.:
Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...14
Sipas pohimeve historike letrare, pas Luftës së Dytë Botërore, letërsia shqiptare sikur u zbeh, u
shkëput, jo natyrshëm, nga tradicionalja me një cilësi të re artistike e më afër Evropës (gjysma
10
Në kërkim të vendit të poetit Bedri Hysa në ”poetikën moderne” – bashkëkohore shqiptare, me gjithë asociacionin që mund të ngjallë, në këtë ”kërkim” nocioni modern/e, para së gjithash, përmendet në kuptimin më tejkohor të dukurive dhe mjeteve të reja stilistiko-letrare; e, jo në kuptimin e kushtëzimit historik të periudhës së caktuar historiko-letrare, që si Letërsi moderne shqiptare në të vërtetë shënon fundin e shek. XIX dhe rreth gjysmën e parë të shek. XX. (Parafrazim referuar edhe tek Sabri Hamiti: “Letërsia Moderne Shqipe”, botimi i dytë, Tiranë, 2013) 11
Xhiku, Ali. “Sprovë për një tjetër histori të letërsisë shqipe 1555-1944”, ShB Albas, Tiranë 2014, f. 162 12
Po aty, f. 166. 13
Po aty, f. 178. 14
Poradeci, Lasgush, Libri “Ylli i zemrës”, Poezia “Poradeci”, Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 23
16
e parë e shek XX-letërsia moderne: Konica, Fishta, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli etj.), në
letërsinë e realizmit socialist; sikundër e panatyrshme edhe ndarja me kufij politikë...
Veçuar pjesërisht përpjekjet e M. Kutelit, pastaj, tek në vitet `50 - `60 shënohet këndellje, si më
1958, Petro Marko – me romanet: "Hasta la Vista", "Qyteti i fundit" (shmangie nga skematizmi);
Ismail Kadare, me "Gjeneralin i ushtrisë së vdekur" (1962), dhe bashkëkohanikët…, të cilët
shpalohen edhe me poezinë, që u hapën rrugë edhe një armate më të rinj, si: Dhori Qiriazi,
Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj.
Në Kosovë, edhe me përvojën moderne të para Luftës së Dytë Botërore, Esad Mekuli në poezi e
Hivzi Sulejmani në prozë (ndërsa më vonë, në prozë, Anton Pashku do të konsiderohet gjeni i
vërtetë modernist – jo meteor, por një yll, siç e shquan në një shkrim përkujtimor Abdullah
Zeneli15).
Pastaj, me kulmin në poezi, vitet '50 – ’60 e këndej: Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman
Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi etj.
Në mesin tyre, edhe krijuesi Bedri Hysa e të tjerë (edhe pse me botime përmbledhjesh pak më
vonë).
Në Maqedoni, me prozë e poezi: Murat Isaku, Abdylazis Islami, Adem Gajtani, Agim Vinca (ky
sado me banim më të gjatë në Kosovë) etj.
Në mërgatë, ndërkaq, letërsia shqiptare u zhvillua në ngulimet e vjetra e të reja. Në këtë mes,
ngulimet arbëreshe në Itali, që siç thotë Ali Podrimja, përbëjnë: “Magjinë e një dege”, ku
“Qëndresa arbëreshe mbeti lekturë për qëndresën njerëzore, shembulli si duhet mposhtur
asimilimin.”16
Në këtë mes, përmbledhja me poezi “Bubuqe t’egra” (1946) e Dushko Vetmos-Françesko
Solanos, shënon nismën e modernitetit në letërsinë arbëreshe. Në dritën e kësaj letërsie
15
”Anton Pashku-Gjeniu i Modernes”, f. 10, përgatitur nga Frrok Kristaj, ShB ”Anton Pashku”, Prishtinë dhe Klubi Letrar ”Anton Pashku”, Kukës (2005) 16
Universiteti i Evropës Juglindore: “Gjuha dhe letërsia e arbëreshëve” – Aktet e Simpoziumit Ndërkombëtar për Arbëreshët, f. 226, Tetovë, 28-29 prill 2008
17
bashkëkohore arbëreshe, krijimet poetike të Dushko Vetmos, të Lluka Perrones, të Vorea Ujkos,
botuar në revistën “Shêjzat” (1957) etj., përveç vijimësinë e zhvillimit të letërsisë arbëreshe të
Italisë, përligjin edhe fillet e modernitetit të mirëfilltë të saj. Mozaik modern-bashkëkohor ky, të
cilin e përplotësojnë edhe plot poetë të tjerë arbëresh, si Enca Skutari, Pietro Napoletano, Zef
Skiro Di Maxho etj., të cilët, përmes një larmie të pasur tematike, shprehin tërë ndiesitë e botës
së tyre të brendshme, sikundër edhe fatkeqësitë dhe tragjikat e arbëreshëve në rrjedhë të
kohës...
Poezi, e cila, siç shprehet poeti V. Ujko, është heshtje plot pëshpëritje...17 Ose, siç do të
përgjigjej edhe pleqnari Mujë Loshi18 (si i njëkohshëm me V. Ujkon, por edhe me një det në
mes), në një kontekst të largët e imagjinativ, por kuptimisht të afërt, kur pytet se “Pse na e ka
dhanë Zoti fjalën?” – “Për me i mshefë mendimet tona!” – thotë ai. Përkim mendimesh –
antitezash që, në një mënyrë përndritësisht të qartë, sikur flasin më shumë se sa një teori a
mbase edhe më shumë se sa një periudhë “moderne”.
Po në mërgatë, me peshë shumë më të madhe, është edhe Martin Camaj (1925 - 1992), i cili
veprimtarisht përfundon me një koncentrim krijues thellësisht meditativ e filozofik dhe
shumëkuptimor modern për admirim. Sikur edhe Arshi Pipa (1920- 1997), i cili ishte edhe
ligjërues i letërsisë moderne.
Po Bedri Hysa – portreti i tij?
Në një shkrim memorial për poetin Bedri Hysa, Ag Apolloni19, duke e njohur edhe si vendar i
afërm edhe si studiues i tij, për këtë autor na jep katër tipare dalluese të karakterit dhe
personalitetit të tij që, për më tepër, ky i quan shtresa:
17
Nga punimi i Anton Nikë Berishës: “Mbi poezinë bashkëkohore të arbëreshëve të italisë” - http://joniane.blogspot.com/2016/02/mbi-poezine-bashkekohore-te-arberesheve.html ; qasur më 19.12.2019. 18
Mujë Loshi, nga Padalishta-Pemishta e Skënderajt, autodidakt, ndër mendimtarët e tregimtarët më të shquar popullorë. (1916-1994). Cituar sipas autorit Fazli H. Hajrizi: ”Mujë Loshi – Mësues e filozof, fjalëlapidar e pajtimtar, akademik i mendimit dhe tregimit popullor”, f. 70; Sh.B. ”Libri shkollor”, Prishtinë, 2016. 19
Ag Apolloni (1982), zë i veçantë intelekual i ditëve tona, nga Kaçaniku: prozator, poet, dramaturg, eseist, studiues e kritik i ashpër jo vetëm letrar dhe Profesor në Universitetin e Prishtinës, Doktor i Shkencave Filologjike, kryeredaktor i revistës "Symbol" dhe autor i shumë veprave letrare etj., i përkthyer në shumë gjuhë, si edhe përfitues i disa çmimeve për krijimtarinë.
18
- “Tek ai gjeja katër shtresa që formonin identitetin e tij:
si stagovali ecte me kokën lart,
si kaçanikli nuk arrinte të shkëputej nga “Itaka” e tij,
si kosovar idealizonte Shqipërinë dhe
si shqiptar për kryehero njihte Skënderbeun.”20
Dhe, vërtet, Ag Apolloni duke e njohur edhe krejt për së afërmi poetin, është mëse i saktë në
këtë skicë portretizimi. Portret – identitet, ku për kryelartësinë autentike stagovase, Bedri Hysa,
përveç modelit më se tokësor, denjon të flasë modestisht edhe me një humor të këndshëm
(edhe në xhiro të vet si stagovas) e në mënyrë lakonike, si aforistike, por edhe ironike –
nëpërmjet një hiperbole të përmbysur (në litotë) dhe një ndërkalljeje dramatike:
Me fantazi përvetësoi yjet në qiell tutje
Burri hijerëndë nga Stagova
A mund të hapë ëmbëltore atje
E pyeti miku nga Tetova
U mrrol kryelarti mendueshëm e tha
Veç vend për të tretin aty s’ka or vëlla!21
Mujshi e poetit, nga e cila alegorikisht i bie se vetëm për dy kategori, për yjet dhe stagovalinë
(paralelizëm i çuditshëm!), vetëm për këta paska vend në qiell, e ku natyrisht yjet janë vetëm të
rëndomtë – vetëm YJE, ndërsa burri nga Stagova gëzon edhe epitetin hijerëndë, i cili, kur “i
cenohet interesi” qoftë edhe në qiell, se edhe atje na qenka hapësira e kufizuar “për të tretin”,
përdor edhe rejëzimin e mrrolave dhe çështja është e mbaruar! Mrrola, që mund të krahasohen
a që ngjajnë pikërisht veçse si një re e vërtetë që ngrys qiellin, ndryshe si të kuptohet që as atje
nuk paska vend qoftë edhe për mikun ose vëllain; por, për vëllain poetik, hiq më pak provokues
e aspak më larg ambicieve të stagovalisë për hapësira e lartësi, por që duke e lartësuar “ironinë
e stagovalisë” në “satirë tetovari”, kureshtja dhe bujaria e tij fisnike tetovare çon veçse për një
ëmbëltore - si mjet jetese, por gjithsesi edhe si ëmbëlsi vëllazërore e njerëzore që bashkërisht
na u dashka qoftë edhe atje në qiell!
20
Ag Apolloni: “Buda në dhomën time”, gazeta "Koha ditore", 20 prill 2013 21
B. Hysa: ”(S)a je njeri”, poezia Kryelarti, f. 121, Sh.B. ”Faik Konica”, Prishtinë, 2007
19
Ndërkohë që gjithë kjo madhështi e proklamuar e burrit stagovali, këto vargje të tij, idealisht na
dërgojnë edhe te vargjet-hiperbolë të Ali Podrimjes, ani se ky për protagonistin Hamlet:
“… për kokën tënde
për kokën tënde Hamlet
ngris shpatën
se Bota se Bota
tepër e vogël
për shpirtin tënd”22
Kurse nga statusi që e cilëson Apolloni, si “itakas” i pasionuar në Kaçanikun, në “Itakën” e tij,
Bedri Hysa kishte Gurin e Shpuem, dy lumenjtë, frymën, Sharrin (madje përmendur e kënduar
në mbi njëqind poezi të tij) etj… Sepse Në Kaçanik pik e pik e-pik(ë) – nga ku edhe pafundësisht
nuk shqitet dot, qoftë edhe si realitet fizik, madje edhe i pushuar në të bardhë, se vetë e kishte
lënë me gojë që në Stagovë t’i këndohej “Lamtumirë”, me kokën nga Sharri:
Mbulomni me Sharr
Zbulomni me Sharr
Në gjirmë zjarr...23,
po edhe si realitet artistik-poetik, Kaçanikut e përtej, të cilit vazhdon të mos i ndahet, me tërë
arsenalin e figurave të adhuruara, që gjithandej vargjeve i ka maje gjuhe e pene - të adhuruara,
por edhe ngritur në simbole pa rivalë, mpiksur në sytë, në mendjen, në zemrën e në shpirtin e
lexuesit.
Për shembull, t’ia kujtojmë si të parivalë, siç e thotë poeti, Sharrin “ I ” të madhe, pra zanor po
se po, i tingullit e i zanave, madhështor, i cili, së paku për një çast përfytyrimi edhe përmes një
arti të supozuar pamor, ose edhe krejtësisht natyror, na del aq kulmor e si një “absolutist”, sa
edhe i madhërishëm e trishtues, si një “ I ” tejmadhe që sikur s’duron gjë as kënd mbi njatë
përkrenare, përveç pikës së poetit Bedri Hysa, të cilit i jep dorë ta këndojë, po edhe ne që kur i
bindemi estetikisht nxënies së krahasimit, hiperbolës dhe shprehjeve metaforike drejt simbolit
22
Cituar sipas: Ali Aliu: ”Teoria e letërsisë”, nga poezia “Bota tepër e vogël për shpirtin tënd” e Ali Podrimjes, f. 64,
ETMMK, Prishtinë, 2001 23
B. Hysa: “Shoka e ylberit”, f. 54, NSh “Jeta e Re”, Prishtinë, 2012
20
qëndrestar më vete veçse si “I”, ku poeti provokon ta lexojmë edhe si trajtë të shkurtër të
përemrit vetor “Ai” e si simbol vrojtimi, qëndrese e mospërkuljeje. Dhe, jo si emfazë, a vjegë e
shkas për një këngë a teori, por si dashuri e gjallë vështirë e krahasueshme, e cila vazhdon si një
Te(k)st(l)ament edhe pas rënies së poetit në ndërrimjetë, mes vargjesh që edhe kur i ri-lexojmë
i ndiejmë me po atë patos fillestar të vërtetë, si në vazhdim distikët “a, b…”, por fare lehtë edhe
të katrenizueshëm, p.sh.:
Pinjoll Sharri I këndon gishti vetë
Këngë e lashtë yll në ballë ballëçelik
Shtatëqind plisa mbi kuaj pinin retë
Toke ore i stralltë ballanik Kaçanik24
Dhe, mendojmë se kemi të drejtë, edhe për ndjenjën e rileximit, edhe për “katrenizimin”.
(Zemra rrah tek Molla e Kuqe)
Në përdorimin tonë të parantezës, si për “...Mollën e Kuqe”, shohim edhe vetë ndikimin e
përdoruesit të pasionuar të saj, poetin Bedri Hysa, sikundër edhe ai që do ta përjetonte si një
përtëritje të figurës së tij. Ndërsa parantezën hua, si në titullin më lart për “Mollën e kuqe”, tani
gati veç si një legjendë e degëve të trungut tonë dikur, në këtë tekst po e përdorim si aluzion në
shërbim të parantezimit (dhe parafrazimit) të një copëze tregimi “Molla” të Ali Podrimjes.25 Si
tekst në kontekst. Në kontekst me pozinë “2 X 1 = 1” të Bedri Hysës, pas këtij fragmenti të
ndërkallur:
- “Në oborrin tonë e kishim një mollë, e cila ushqente një mëhallë. Sa herë tentoja të
hipja në të, nëna vraponte dhe lutej të zbrisja. Nuk e di nga e kishte këtë frikë; se, kush
bie nga molla, vështirë ngrihet më... As tani nuk mund të lirohem nga frika e nënës. Pse
nuk ngrihesh kur bie nga molla? ”
Ndonjëherë tinëz merrja gurin dhe shënoja mollën më të kuqe në degën më të lartë, e
cila më pas fluturonte tek këmbët e mia. Ndieja dhembje për lëngun e saj të derdhur
nga goditja ime. Lëngun, që e kishte humbur më bëhej se kishte pikur thellë në dhe,
24
Hysa, Bedri: “Vetëtin njeriu”, poezia “Kaçaniku”, f. 208, NSh “Rilindja” - RB, Prishtinë, 1989. 25
Podrimja, Ali: libri “Ëndrra kallëzohet në mëngjes”, f. 94, Rilindja, Prishtinë, 2001
21
ndonjë pikë ndoshta edhe mbi trupin e nënës, e cila ka vite që frymon tek rrënja e saj.
Vazhdoja grimcimin me frikë se mos ia prish qetësinë dhe ndieja mallëngjim: po re nga
molla, vështirë ngrihesh.
Më kishte përplasur diku tragjedia e vendit tim. Imazhi i mollës së kuqe më ndiqte kudo
bashkë me fytyrën e nënës sime. Për mollën kisha zënë të flas si për një çudi përrallore.
Si në ëndërr. Dikur, po kthehesha edhe nga ai rrugëtim i gjatë. Në oborrin tonë gjeta
vetëm trungun e mollës. Në atë ankth, isha matur të trokas në shtëpinë me derë në
hava. Nga një dorë e padukshme, rrëshqiti një mollë deri tek unë, që isha ulur para një
trungu të prerë. Një dynja hi. Edhe oborri im me mollën që ushqente dhe një mëhallë.
Përbindëshi kishte hipur në të dhe nuk ishte zgjuar më nga përplasja e fuqishme. O Zot,
përnjëmend nuk u zgjuaka ai që bie nga molla. Edhe përbindëshi.
Në të vërtetë, thuhet se Mollë të kuqe kanë edhe tjerët, por dikush nga nëna, dikush të
grabitur. Dhe, që të dy mund të rrëzohen nga trupi i saj, i pari zgjohet vështirë, tjetri
s’ngrihet kurrë.
Bedri Hysa, që si kosovar idealizonte Shqipërinë, nga simetria e Atdheut, Kosova, me vetëdije të
lartë vëllazërore sikur sfidon edhe ligjet e matematikës, se në shpirtin e tij idealist, përkundër
atyre që lëshojnë teza të zeza e pyka në trupin unik me plagë mbishekullore, zemra rrah (edhe)
tek Molla e Kuqe, e cila megjithatë s’është mollë sherri dhe se me këtë rast zien një barazim i
thjeshtë klas(i)e të parë:
2 x 1 = 1
Sado që do hepohemi sado
Që të lartësohemi paraleleve gërshetuar
…………………………………………………….
Në të kuqtë e gjakut tonë te
Njësimi i rrugëve e dorë për dore
Do të ecim me Diellin kurorë prore
Dhe 2x1 do të bëjnë gjithnjë 126
Sepse:
26
B. Hysa: “Vetëtin njeriu”, poezia “2 x 1 = 1”, f. 147, NSh “Rilindja” - RB, Prishtinë, 1989.
22
Mollë të kuqe27 kanë edhe tjerët
…………………………………………
Por:
E imja s’është mollë sherri
Është pema plot me degë
Tok me toskë e gegë…28
Patjetër, Shqipërinë madje e ka edhe si dëshirë të fundit, me të cilën merret vesh shkurt, vetëm
përmes një dyvargëshi krejtësisht lirik, dëshire të përshpirtshme, si epitaf që tashmë
ekskluzivisht i shkon vetë autorit në amshim veçse si një porosi e gjallë, sentencialisht e urtë – e
pambarim, lutje Mëmëdheut, si vetë nënës më të dashur, përmes vetëm një togu-epitet, një
krahasimi madhështor e një rime të drejtëpërdrejtë “a,a” - të halleve e valleve, kësaj antiteze të
fuqishme arsyeje të lartë:
Shqipëria ime e tëra më e dashura e halleve
Bëhu si Ansambli yt i Këngëve e Valleve.29
Pikërisht, sepse edhe harta gjeografike e Mëmëdheut flet si për një kor bukurish e të mirash,
thellë e gjerë e lart, si majëkrahut e në duet me Kadarenë - me vargjet e tij, ku “Këmba sinjale i
çon tokës dhe dora qiellit i jep lajm”, në poezinë “Harta e Mëmëdheut” poeti Bedri Hysa
këndon:
Me kostume veshur Mëmëdheu
Valle e zemër i mat me qiell
Në tirqe me plis Atdheu
Këngën të ngjizur me diell30
Poezi e zgjedhur edhe nga profesor Agim Vinca në antologjinë “Muza e Mëmëdheut – Njëqind
poetë për Atdheun” (2012) dhe e renditur mu në pikun antologjik të poezive kulmore për
Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 27
Molla të kuqe – marrë si kufi të natyrshëm, piktakim etnishë, metaforikisht i përgjithësuar, nga toponimi a mikrotoponimi shqiptar i mëhershëm Molla e Kuqe që, jo vetëm nga gojëdhanat, gjendej diku afër qytetit të Nishit - tani në Serbi. (Gjerësisht, për Mollën e Kuqe, për zbërthimin historiografik si toponim, si moment, si kod e si mit (jo vetëm të shqiptarëve), shih Ylber Hysa: “Shqiptarët dhe të tjerët – Nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”, ShB “OM”, Prishtinë, 2018.) 28
B. Hysa: “Shoka e ylberit”, poezia “Molla e Kuqe”, f. 101, NSh “Jeta e Re”, Prishtinë, 2012. 29
B. Hysa: “Sizif a je shqiptar”, poezia “Dëshirë e fundit”, f. 120, ShB “Faik Konica”, Prishtinë, 204. 30
B. Hysa: ”Këtu është troja”, f. 27,Rilindja, Prishtinë, 1994
23
Kurse, përfundimisht, si shqiptar që për Kryehero njihte Skënderbeun, atij i këndon pothuajse në
çdo përmbledhje poetike të tij, sepse Ai është:
… I madhërueshëm
Nuk përsëritet kurrë
Qan shpata për një burrë
Të gjithë në borxh Mëmëdheut
Atdheu borxh veç Skënderbeut
Tejjete Gjergj Skënderi
Tok(ë) Ylberi31
Por që tashmë Kryeheroi, nga Kruja, i kishte ardhur monumental edhe në Prishtinë, megjithëse:
Vonova tha erdha me Lezhë Kuvendin
Në mesin tuaj e gjeta plot Vendin
……………………………………………………
E priti me hymn Niketë Dardani
Isë Hasan Jasharajt Pjetër Bogdani
Njeriu merr frymë me dy mushkritë
Mbi gjithçka tha popujt me liritë32
Kryeheroi i cili tashmë kishte dorën e djathtë në këtë vatër, ku:
Skënderbeu e Adem Jashari bisedojnë këmbëkryq
Te gjirmë e tokës për Atdheun në udhëkryq
………………………………………………………………
Çohemi herrim rrushin t’i vëmë në një be
……………………………………………………………
Takohemi në Kuvend në një Lezhë të re…33
Shtresa këto të identitetit të Bedri Hysës, tipare dalluese të karakterit dhe personalitetit të tij,
sikundër dëshmojnë edhe shumëdashuritë e tjera të tij, siç ngjashëm ia përmend edhe Ag
31
B. Hysa: vepra “Te(k)st(l)ament”,poezia SKËNDER-BEJA, f. 130, Sh.B. Faik Konica, Prishtinë, 2009 32
B. Hysa: vepra “Maja”,poezia Skënderbeu në Prishtinë, f. 79, N.B. Rilindja, Prishtinë, 2002 33
B. Hysa: “Sizif a je shqiptar”, poezia “Herrim rrushin”, f. 108, ShB “Faik Konica”, Prishtinë, 204.
24
Apolloni: libri, gruaja, atdheu (shqiptarë e tokë), natyra, njerëzit, muzika, miqtë e tij (dhe me ta
gjithsesi edhe një gotë e matur raki34) etj…
Protagonistët e vargjeve, organizuar në një sistem mjetesh të fjalës së bukur, kreshpëruar në
figura, metër, ritëm e vargje, me aspiratën krijuese dhe realizimin gjithsesi të admirueshëm
edhe për lexuesin.
“Nënshtrimi” kryelartë i poetit stagovali
Nëse Ag Apolloni te Bedri Hysa ka gjetur katër shtresa formimi të identitetit të tij, vetë Bedri
Hysa jep shkas që njëkohësisht të gjejmë edhe disa mënyra të nënshtrimit kryelartë të tij si
njeri:
nënshtrimi përkushtimit në shërbim të jetës dhe virtytit përmes punës dhe
krijimtarisë,
nënshtrimi vetëdetyrimit njerëzor në kërkim të prototipit - “(S)a je njeri”,
nështrimi kultit dhe adhurimit të heroit të vjetër e të ri,
nënshtrimi dashurisë dhe suksesit familjar,
nënshtrimi dijes, artit poetik, bibliotekës…,
nënshtrimi vdekjes së natyrshme – me “Te(k)st(l)ament”-in e tij…
Sikurse qasja jonë dhe përjetimi që na flasin kështu edhe pas çdo leximi të ri!
Koha dhe mënyra e formimit
Bedri Hysa, kishte nisur më herët, por boton pas këndelljes artistike të letërsisë sonë që u
përmend (“Duke kërkuar njerinë”, më 1973).
34
Poeti B. Hysa, vërtet kultivonte një traditë të patjetërsueshme bujarie: me fjalën miqësore e të urtë, plot mesazhe, me bisedat e debatet për kohën, për ngjarjet, për librat, për njerëzit, me qerasjen mikut që posa ulej, gjithsesi edhe me një gotë raki a verë të vjetër e sakaq një gojë bukë e një pemë në sofrën bujare... Ku, me të ‘ngjatjetuar mikun, edhe thirrja skofiare, kurrë ndryshe: “Shemo...! – zonjës Shemsie, gruas së tij, që edhe ajo kurrë ndryshe, pos me buzëqeshje saherë, sikur thoshte: “Si urdhëro!”, po Bedri. E, ndonjëherë shoqëruar edhe me një shaka të lehtë: “More Ibush, që s’ia paske pru edhe pak ujë Sharri?!” – gjithmonë me aludimin në si-dashnoren e Tij, në figurën mbretëreshë - majën e Sharrit, në Lypetenin, që Bedriu e gjakoi dhe i këndoi deri në amshim, në tejkohë!
25
Se me sa të drejtë mbase mund të themi që praktika e tij krijuese qëndron mbi urën, këmbët e
së cilës, si frymë, po mbase pjesërisht edhe si kohë-moshë, qëndrojnë:
- e para, në letërsinë moderne dhe
- e dyta, në atë bashkëkohore shqiptare, e cila gjithashtu kultivon edhe frymën moderne në
zhvillim, si edhe vetë autori Bedri Hysa.
Se me sa të drejtë thuhet ky pohim, së paku analogjikisht do të shërbente edhe referimi tek libri
“Prej modernes kah postmodernia” i autorit Fatmir Halimi, edhe pse ndoshta jo shembull i
mjaftueshëm, i cili, duke folur për letërsinë moderne (Kapitulli II), ndër të tjera thotë: “Letërsia
e Kosovës edhe pse shumë vonë, nga gjysma e dytë e shekullit XX, pati hov të madh dhe të
shpejtë të zhvillimit të saj.”35 Me mundësinë që të ishin edhe studentë të kritikëve të mëdhenj,
si Rolan Bart. “Kjo ndikoi që në Kosovë letërsia moderne shqipe t’i njohë të gjitha rrymat dhe
stilet e shkrimit që u zhvilluan në Evropë.”36 Gjë që ndikoi në zhvillimin e romanit e të kritikës.
“Por, letërsia jonë zhvillimin më të madh e pati në poezi.”37 (Si Azem Shkreli, Ali Podrimja, Sabri
Hamiti, Eqrem Basha e shumë të tjerë...)
Ndaj, sa i përket këtij kategorizimi, në këtë mes, vetëm ndonjë nuancë do ta dallonte poetin
Bedri Hysa, sikundër edhe Din Mehmetin, Besim Bokshin etj.
Bedri Hysa, si edhe vërsnikët a si-moshatarët e tij, ishte formuar në kohën e censurimit të
skajshëm të letërsisë shqipe, në viset e pushtuara, por edhe të lira, ani se edhe popuj tjerë e
letërsi e tyre, në një mënyrë a një tjetër, po vuanin zgjedhën e ngjashme si pasojë e sistemit,
porse Bedri Hysa botoi në kohën kur kjo letërsi bashkëkohësisht po i kthehej modernes.
Ndërkaq, në kontekstin e censurës, me gjithë çalimin e mundshëm, mendja shkon te krahasimi
se nëse, sipas të dhënave supozuese, një pjesë e mirë e “Poetikës” së Aristotelit ishte zhdukur
nga inkuizicioni, në rastin e censures moderne, një pjesë e mirë e prirjeve dhe krijimtarive është
shuar ose edhe zhdukur që në embrionin e tyre, a mbase në mënyrë edhe më klasike, me raste,
edhe pas krijimit, varësisht nga mënyrat e dhunës ose vranësirat periodike shoqërore-politike
35
Fatmir Halimi: “Prej modernes kah postmodernia”, SHB Prokult Press, Prishtinë, 2006, f. 27 etj. 36
Po aty, f. 28. 37
Po aty.
26
në hapësirat tona e rreth tyre; sikundër edhe në mënyrën e autocensurës, si “vetëparandalim”
nga inkuizicioni modern. Parandalim që realiteti të mos thuhej ashtu siç ishte. Pra, ashtu, në një
mënyrë, duke vrarë Dionisin38, i cili pikturonte njerëzit siç ishin, apo “dionisët” e ditëve tona, që
nuk ishin edhe të paktë. Në mos pikërisht edhe autocensura e krijuesve tanë ishte ndër
momentet e manifestimit krijues modern, përmes figuracionit dhe shprehjes së tërthortë,
alegorike, e jo gjithherë troç. Meqë pushteti monist e okupator njëkohësisht, kishte të gjitha
monopolet, shpesh edhe mbi jetën, ndërsa edhe heshtja detyrohej së paku të pëshpëriste, ose
edhe të fliste.
“Megjithatë, shpesh është dukur sikur poetit shqiptar të kësaj treve (Kosovës, po dhe viseve
tjera shqiptare nën Jugosllavinë dhe Serbinë etj!-v.j.) i ka qenë në dispozicion edhe një “shansë”
më shumë, e favorshme, për frymëzime më të thukëta dhe më të mëdha poetike: shansa që
lind nga një mall me dramacitet të brendshëm, mall që avanson madje edhe ndonjë fluturimi
romantik.
…Dhe kjo pozitë, përveç tjerave ka dhënë edhe rezultate të mira poetike: disi e ka përsosur
edhe gjuhën ezopike poetike, ashtu siç edhe ka frenuar në raste që ajo të mos shpërthejë me
tërë potencialin e disponuar dhe të mundshëm…”39
Është i drejtë pohimi i ilirologut Aleksandër Stipçeviq, ku thotë: ”Historia e luftës kundër librave
të padëshiruar është plot hollësi dramatike e tragjike, kurse lufta për botimin e shpërndarjen e
librave të tillë i ka shënuar faqet më fisnike në historinë e kulturës njerëzore.”40
Ndërkaq, edhe Bedri Hysa, përmes prirjes moderne estetike, herë-herë i referuar edhe te
folklori, fermenton me masë edhe elementet e romantikës me realisten. Por, i cili, shpesh
imponon edhe fjalorët pranë, qoftë edhe të latinishtes – duke qenë se ishte edhe ligjërues i saj,
sikurse edhe i ndikuar, ndaj edhe lexuesin e do të angazhuar.
38
Dionisi, piktor nga Kolofana e Azisë së Vogël, bashkëkohës i Polignotit. (Sipas fusnotës 11 në “Poetika” e Aristotelit, f. 11, Shtyp. “Timegate” Prishtinë, 2010) 39
Ali Aliu: ”Kërkime”, f. 14-15,”Rilindja” - Redaksia e Botimeve, Prishtinë, 1980 40
Alksandër Stipçeviq: ”Historia e librit”, Redaksia e Botimeve ”Rilindja”, Prishtinë, 1988, f. 375
27
“Dhe poetët vërtet shpesh nuk pranojnë ta përdorin gjuhën në të njëjtën formë në të cilën e
përdorim ne për çdo ditë. Ata nganjëherë dëshirojnë të krijojnë njëfarë gjuhe të veten, të
veçantë, gjuhë pa shabllone dhe trivialitet, gjuhë maksimalisht të pastër, gjuhë të lirë dhe të
përkryer. Ky është synim që nuk i karakterizon vetëm poetët modernë, por më shumë se katër
mijë vjet poeti i vjetër egjiptian, Hahepere-Sub, nga koha e dinastisë XII, e filloi “Vajtimin” e tij
duke shprehur të njëjtin synim: “Do të dëshiroja të flas me fjalë të panjohur, të shprehem me
gjuhën e re, e cila ende s’ka lulëzuar, dhe të mos e përsëris të njëjtën gjë, të mos e shpreh atë
që tashmë është vjetruar, atë që tashmë të parët tanë e kanë thënë”.41
Sidoqoftë, me gjithë specifikat gjenetike e të formimit vetjak që mund të ketë, natyrisht, njeriu
është produkt i rrethanave që i jeton, dhe i përjeton, krahas nevojës, përpjekjes dhe mundit për
t’i përshtatur e ndryshuar ato, në të mirë të vetvetes, të individit dhe shoqërisë në përgjithsi, të
botës që e rrethon e mundësisht edhe në mirëkuptim me të.
Në këtë dritë, edhe poezia e Bedri Hysës, me poetikën e vet, si edhe mes arritjeve tjera të kësaj
familjeje vlerash letrare artistike të jetës shpirtërore dhe krijuese të brezit. Edhe në dispozicion
të lartësimit të vet artit poetik, po aq më tepër duke qenë e lidhur patjetërsueshëm edhe me
njeriun, me shoqërinë dhe konceptet që e karakterizojnë, me kohën dhe hapësirën ku shfaqet.
Megjithëse si krijime i kishte të nisura edhe më herët, Bedri Hysa përmbledhjen e parë poetike
e botoi më 1973 - “Duke kërkuar njerinë”, kurse të fundit më 2012 –“Shoka e ylberit”.
41
“Teoria e Letërsisë – Raportet midis arteve” - https://archive.org/details/TeoriaELetrsis/page/n319/mode/2up - qasur më: 17.01.2020
28
Njerëzorja si tipar krijues
“Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha” - thotë urtësia popullore, sikurse edhe poeti Bedri Hysa që
më së shumti ndien plagët e atdheut. Atdheu është lajtmotivi i tij, një përshkues i dukshëm,
edhe kur i këndon fëmijës, edhe kur i këndon dashurisë intime, edhe kur i këndon vendlindjes,
si i dashuri fanatik i saj:
Jam nga Stagona42 lindur në Mitrovicë
Me mallin plot përplot spic43
……………………………………………….
Nga Kosova me etje për lirinë
Asht e rrashtë me Shqipërinë44
Në fshehtësinë snajperike figurative, me dhuntinë polisemike, me retiçencat (heshtjet) edhe në
kulmin e shqetësimit shpirtëror e estetik, poezia e Bedri Hysës ofron dhe realizon edhe
emocionin si vlerë artistike, sado që dhembje e skajshme, si p.sh. në poezinë “Këputet vargu”45:
Tëmerrësisht të dëgjohet
Tmerrësisht të thuhet
Tmerrësisht të shihet
fëmija i masakruar mbi sisën e prerë (mbi nënën), ku shpërthen madje edhe me klithje se këtë
nuk e rrok dot vargu:
Edhe fëmjës plumb në kokë o Zot
Këputet vargu… s’e rrok dot…
Sepse këtu pritet muza. E që në të vërtetë mu këtu shfaqet kulmi i shqetësimit nga tragjedia që
kishte edhe përmasë kolektive.
Si shembull modern krahasimi ose analogjie i përdorimit të retiçencës nga Bedri Hysa, mund të
shërbejë edhe kjo shkëputje përdorimi të retiçencës nga Ali Podrimja, i cili me një emocion të
jashtëzakonshëm, tronditës, shërbehet me trepikëshin:
42
Poeti emrin Stagovë e shpjegon me stagon– gotë a filxhan për ujë të bekuar 43
I përplotë i tejmbushur, fig. - deri në spicë... 44
B. Hysa: vepra “Te(k)st(l)ament”,poezia Jam nga Stagona, f. 157, Sh.B. Faik Konica, Prishtinë, 2009 45
B. Hysa: vepra ”Në mes fjala e bekuar”, f. 87, Sh.B. Rozafa, Prishtinë, 2000
29
...vetëm njëri sy të më kish mbetur çel’
nuk po mund të besoj lumi
se ti se ti...
– poezia “Lum Lumi”
Vargjet e tij janë edhe të rimuara, e pa ngurrim jepen edhe si vargje të lira, estetikisht të
përjetueshme, aq sa janë edhe të veçanta, që dëshmojnë individualitin krijues.
Poezia e Bedri Hysës imponohet edhe të rilexohet, madje jo vetëm kur duam ta vlerësojmë, por
edhe gjatë leximit të rëndomtë.
Sadoqë kjo poezi ka edhe një kumbari fisnike të ndërsjellë edhe me poezinë popullore, sidomos
me ison e përbashkët për atdheun. Për dashurinë ndaj atdheut autori nuk ngurron edhe nga
“lokalizmi” që ta përdorë mostrën e Vendlindjes, së cilës i rikthehet kur e kur me vargjet më të
zgjedhura e të disiplinuara. Dhe për këtë ka një figurë-mbret: Sharrin, me majën e tij Lubotenin,
me vargjet më të bukura. Se Luboteni është “krenaja” e disponimit të tij shpirtëror e poetik, ep
ngjarjesh dhe ep(os) artistik me poetin, që sikur prek qiellin, si Olimpi klasik, në të cilin poeti
duket si një alpinist i kësaj figure të madhërishme, të adhuruar dhe estetikisht edhe trishtuese:
I-lirë është ky Sharr
Edhe dashuria me zjarr
Sa të dua eee j-epi me mua
Në lartësi kapem për qiell
Për ta lindur një diell46
Ose ku Sharri është edhe altar, edhe “Meshar”, natyrisht edhe i përjetshëm (aion):
Shtathedhur altar me-shar(r) maja plis
Arbërisht shokën dredhur lis më lis
Rri si Mendimi mes qiellit e tokës rripe
I ëndërrt ai(rr)on47 valë valë me shqipe48
46
B. Hysa: ”Shoka e ylberit”, poezia ”Dashuria në Sharr” f. 77, NSh ”Jeta e Re”, Prishtinë, 2012 47
Aion – e qenme e amshuar (Platoni) 48
B. Hysa: “Sizif a je shqiptar”, poezia “ME–SHAR(R)”, f. 12, ShB Faik Konica, Prishtinë, 204.
30
Poetit sikur i pëlqen të qëndrojë në majën e Lubotenit si pika e i-së, a si pika e poetit, se ashtu,
me theksimet poetike, duket më shumë edhe Luboteni si “ I ” e madhe, si imazh e si legjendë;
se nga aty vigjilon edhe Grykën e Kaçanikut e Gurin e Shpuem, me betejat e moçme e të reja,
tek mbush Stagonin me ujin e bekuar të Lepencit…
Poezia e Bedri Hysës ka përmasa të mëdha, njëherazi: hapësinore e kohore, kombëtare e
universale, meqë halli shqiptar e preokupon edhe si hall njeriu: kërkon njeriun e njerëzinë dhe
përpiqet edhe për njerizimin; ka përmasë dashurie të shumëfishtë: intime-të dëlirë, prindërore-
deri në dhembshuri dhe atdhetare-për atdheun të cilin me dioptrinë poetike e sheh të pandarë.
Ndërkaq, jo rastësisht Bedri Hysa vë edhe titullin “Duke kërkuar njerinë”. Këtë formulë-proces
që ia parashtron ndërgjegjjes njerëzore e dëshmon madje në gjithë vazhdimësinë krijuese,
përpjekje e cila jo vetëm poetit do t’i terrorizohet nga tragjeditë jetësore të popullit në kohën
tonë.
Megjithatë, poeti i porosit njerëzit të mbahen zemrash, sepse, pohon ai: “Një shpresë e kam
n’det”, që është skaji i atdheut, e që kur skajet të lidhen ai “pret kurorëzimin...” Mirëpo, njeriun
e gjejmë edhe në “vehten” e poetit, e edhe në frytin e tij “drejt njeriut të thjeshtë e
madhështor”, se Bedriu këtë binom e gjakon; veçse edhe fshatari i tij rrezaton njerëzoren me
“zemrën si kësula e ... sa deti”. Poeti shendohet dhe ndjen se edhe jetën ia falin kur “takohen
njeriu me njerinë”.
Bedri Hysa i beson njeriut të ri, se atëherë edhe “Tokë Nënë-Lokja ... do bëhet nuse”, si në
“Bredhjet krenare”, e “...njerëzia-diellore”, në “Lutje Diellit”49. Po shpirti poetik mbetet sa në
ankth aq edhe në dilemë: sesi do ta mirëkuptojë historia shndërrimin aq të mundimshëm të
njeriut në Njeri, “apo këtë, vallë, do ta lexojë mbase në scriptio continua …”, në shkrimet e pa-
vdekshme si vargjet poetike.
Me një fjalë, poeti Bedri Hysa edhe atëherë kur shpirti shqiptar dhe gjithënjerëzor rënkon, ka
zemër të mos prajë me porositë njerëzore.
49
B. Hysa: “Duke kërkuar njerinë”, f. 52, 53, Rilindja , Prishtinë, 1973
31
Pra, vargjet e tij, edhe fillimisht, ishin humaniste, dhe vazhduan të jenë të tilla, duke na
përqendruar që në këtë vlerë të ndalemi me përkushtim, në vlerën humaniste dhe
humanizuese të tij...50
Ndërsa kur kjo paraqitje, rreth aspektit humanist e humanizues të poezisë së Bedri Hysës, u
strukturua e u kuptimësua edhe në kuadër të kësaj teze për poetikën e tij, e konsideruam t’i
shkojë bukur natyrshëm edhe kontekstualizimi i pohimit rugovian se “Vetëm atëherë kur
ligjërata dhe ligjëratimi kanë të bëjnë me të vërtetën e përgjithshme, mund të dalin nga rrethi i
strategjisë negative të tjetërsimit dhe të kthehen në strategjinë pozitive, qëllimi i së cilës është
humanizimi dhe vërtetësimi i kuptimit.”51 Ndërkohë që “poetika interpretuese, gjithnjë tenton
t’i afrohet, të zbulojë poetikën krijuese, apo së paku të japë kuptime të përafërta me të, të
kërkohen kuptimet e dhëna, kuptimet e krijuara në një vepër, që vështirë mund të jenë
ekuivalente me to.”52 Sikundër edhe dilema jonë fillestare rreth përcaktimit për POETIKËN apo
për POEZINË e Bedri Hysës, që sado si sinonime të pjesshme, shikuar hollësishëm sikur nuk
përbëjnë identitet të plotë mes tyre.
Sidoqoftë, një mund të thuhet e të merret pa hamendje: “Maja m’e lartë ku arrin shpirti i
njeriut është arti.”53
50
Thekse të prezentimit tonë, me rastin e përurimit të veprës jetësore poetike – në 70 vjetorin e lindjes të Bedri Hysës, Kaçanik, 16.IX.2005. 51
Ibrahim Rugova: “Strategjia e kuptimit”, f. 12 52
Ibrahim Rugova: “Strategjia e kuptimit”, f. 13 53
Odhise Paskali: “Mendime mbi artin”, cituar sipas Nasho Jorgaqi: “Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504-1944”, f. 348, Sh.B. “Dituria”, Tiranë, 1979
32
Motivacioni ynë për veprimtarinë poetike të Bedri Hysës
Njohja, vlera, pengu, përmbushja..., pashmangshmërisht këto përbëjnë boshtin e motivacionit
dhe shtysën tonë të interesimit për veprën poetike të Bedri Hysës.
Njohja jonë me Bedri Hysën zë fill që kur ky ende nuk e kishte parë atë! Ndërlidhës për këtë
njohje fillestare ishte kushëriri Agim Vishi, nip i Bedri Hysës. Bedriut, i cili ishte i një zjarri me
gjyshin e Agimit nga nëna. Aq më parë që emri i Bedriut lakohej shpesh për së miri në odën e
kësaj familjeje. Në të vërtetë, kur vinte Bedri Hysa, pritej me nderim se ky vinte edhe “nga lart”
– nga Prishtina, por edhe në përkim me ngjarjet e kohës dhe jo vetëm. E tërë oda bëheshin sy e
veshë për fjalën e tij, që për më shumë, me kripë e respekt, e nxiste sidomos i zoti i kësaj
shëpie, babai i Agimit, i cili gjithashtu ishte edhe aforistik, sikundër edhe me përfundimet që
nxirrte nga e për të pranishmit, madje jo vetëm nga biseda me Bedriun. Fundja, si edhe vetë
Oda, me statusin, praktikën dhe urtësinë që ziente brez pas brezi, me të gjitha format e
komunikimit edhe kulturor nëpër kohë, si institucion shumë i rëndësishëm i trashëgimisë
popullore. Pa çka se Bedri Hysa do të njihet edhe për krijimet aforistike në poezi. Mbase
huazuar jo vetëm motivet për to edhe në vetë odat, si në poezinë “Bisedë pleqsh në odë”, ku
çdo varg i saj flet në mënyrë tipike aforistike, herë mes pyetjes retorike e provës, herë
nëpërmjet kallëzimit metaforik, ironisë, satirës e sarkazmës, herë krejtësisht urtë, me porosi e
konstatime të qarta:
A na erdh
Po si verdh
…
Si me hu(n)j barkë me rrema
Do të kuqëlohet si pema
Liria gjithçka ndreq
Dhe inatin tonë të keq
…
Lufta vajti më shumë tani mend
Brezi i tretë sjell gjërat në vend54
54
B. Hysa: “Sizif a je shqiptar”, poezia “Bisedë pleqsh në odë”, f. 104, ShB “Faik Konica”, Prishtinë, 204.
33
Pyetje retorike, si në fillim varg: A na erdh/ Po si verdh, që së paku ngjashmëria e pandehur na
lejon që për krahasim të kujtojmë edhe vargjet e Azem Shkrelit, si:
Nëse rrjedh ta kemi mall
Atë fjalë si bregu bregun
Lum lumi si të ja bëjmë
Të rrjedh me ty e të mos plakem55)
Kurse vargjet e urta: Liria gjithçka ndreq/ Dhe inatin tonë të keq, përveçqë dëshmon se në
kushtet e lirisë edhe vetë poetit i shkon zëri më mirë e se ajo shëron edhe një ves dhe shton
edhe një shpresë, ngaqë Brezi i tretë sjell gjërat në vend, e me besë edhe lumturinë; po meqë
Liria gjithçka, edhe si parathënie e lumturisë, pasi në themel të lumturisë janë tok veçse lavdia
bashkë me lirinë56, dhe Lufta vajti më shumë tani mend, të sjellë në kujtesë edhe mendimin e
shenjtë të Hegelit në raport me lirinë, në veprën „Estetika“, ku ai thotë se ,,arti vetëm në liri
mund të jetë i bukur dhe i njëmendtë…, se në art dominojnë shpirti, vetëdija dhe liria.”57. Gjë
që, vërtet, siç e kemi provuar edhe ne si popull e si njerëz, në gjithë sfidat tona edhe historike,
instinkti njerëzor lirinë e ka pasur dhe e ka ndër motivet e para sikundër edhe kultura bazë e të
gjithë popujve, në esencë pozitive dhe konvergjente ndaj boshtit të parimeve universale,
ndërkohë që kundërthëniet lindin pastaj, e që përsëri aq më tepër fuqizojnë jo vetëm instinktin
e lirisë, por edhe vetëdijën më superstrukturore për realizimin dhe ruajtjen e saj, pra edhe
përmes frymëzimit estetik nga poezia dhe vetëdija e dija poetike mbi poezinë.
Mirëpo, duke ruajtur fillin e motivacionit për poetikën e tij, rrëfimi shkon tutje se Bedri Hysa do
të vazhdojë të vijë plot e plot herë në këtë odë, në odën e miqve, në këtë fshat, në Kaçanik, si
krijues e si mik. Vinte edhe për këshillat, edhe për ndihmat intelektuale etj., si i kërkuar e i
përuruar - edhe në 70-vjetorin e lindjes, për veprën jetësore poetike (më 2005, ku na gjeti edhe
në detyrën drejtorit të Drejtorisë së Kulturës.)
55
Cituar sipas: Ali Aliu: ”Teoria e letërsisë”, nga poezia “Lumi” e Azem Shkrelit,f. 92, ETMMK, Prishtinë, 2001 56
Në dritën e lirisë, interpretim i pjesshëm - i pjesëzuar, kontekstualizuar për lavdinë, lirinë dhe lumturinë, sipas Louis Dumont: ”Ese mbi individualizmin - Një vështrim antropologjik mbi ideologjinë moderne”, f. 110, KORBI, Tiranë, 1997 57
Sipas: Dali Emërllahu: “Edukata estetike”, f. 163, Fakulteti i Mësuesisë i Universitetit të Prishtinës, Prishtinë, 2001.
34
Ndërkaq, një vendtakim i veçantë, në këtë rast e për më tepër, me imazhin e Bedri Hysës, ishte
Biblioteka Kombëtare Universitare në Prishtinë, drejtor i së cilës në vitet ’80-ta të shekullit të
kaluar ishte po ky njeri i përkushtuar. Biblioteka Kombëtare Universitare në Prishtinë, tempull
ky në të cilin u iluminuan shumë breza, edhe të atyre viteve të vlimshme lajmëtare të lirisë së
Kosovës.
Porse kauza jonë bëri e, për disa vjet, kjo njohje e këto marrëdhënie sikur qenë ndërprerë. I
ndërpreu burgosja bashkë me kushëririn tonë, Agimin e shumë shokë të tjerë, por jo vetëm e
njëhershme.
Absolvimi atëherë i studentit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, më 11 janar 1984 u shndërrua në
një peng, me 3-4 lëndë të mbetura: provime, të cilat kulmonin me lëndën e Estetikës. Porse
edhe disa vite të pastajme të ’90-tave, po ashtu, u qepën e u kurorëzuan me aktivitete
atdhetare që, në një mënyrë të ndjeshme, vështirësuan edhe marrjen me çështjen e atij “kulmi
estetik” të profesionit. Përveç që, si një shfajësim a përmbushje më vete, po gjëllinte në shpirt
vetëm ai lexim i shkuar, “i lirë, në rehatinë e burgut”; lexim i cili, para së gjithash si frymë ideale,
qe bërë si një shpëtimtar mënyre fenomenale për ruajtjen dhe kultivimin e shëndetit të
përgjithshëm, sidomos shëndetit emocional, sikundër edhe kurajo për prindërit se bijtë e bijat e
tyre kishin gjetur mënyrën më të mirë për ta sfiduar burgun që ndaj shqiptarëve jo vetëm aso
kohe vazhdoi të ushtrohej intensivisht dhe me të gjitha format.
Ngadalë, po me vrull të fundmë, mbërrijti edhe Lufta Çlirimtare dhe Liria e Kosovës. U hapën
dyer të reja jete, mësimi, studimi e pune. Ndërkohë provimesh, në vitin 2000, u zumë me punë
në cilësinë e mësimdhënësit të Gjuhës e Letërsisë Shqipe në Shkollën e Mesme Profesionale
“Voskopoja” në Kaçanik.58
Nevoja e punës për diplomën dhe nxitja e inkurajimi për ta bërë profesionin, pos tjerash, u
ngritën edhe në shkallë presioni miqësor të patjetërsueshëm, kurse ndër protagonistët më
58
Nismëtar i pagëzimit të kësaj shkolle me emrin ”Voskopoja” në Kaçanik, më 1967/’68, duke qenë edhe drejtor i parë i saj, ishte profesori atdhetar Bedri Kyçyku. (Gjë që të dy bedritë-Bedri Hysa e Bedri Kyçyku, përkatësisht merreshin si sinonim i dy shkollave, Gjimnazit dhe Shkollës Profesionale, si protagonistë edhe të emërtimit të tyre – ”Skënderbeu” e ”Voskopoja”, gjithsesi mbështetur fuqishëm sidomos nga Kryetari i Kaçanikut, i viteve të ’60-ta, atdhetari Sali Bajra, i cili edhe historikisht çmohet si sinonim kryetari guximtar, të suksesshëm e revolucionar.
35
eminentë e “më të dhunshëm” të kësaj trysnie ndaj meje, pos familjes dhe Agimit, ishte
pikërisht edhe Bedri Hysa. (Gjakim, i cili, siç u tha, do të përmbushej tek në vitin 2000.)
Por që derisa tashmë po diskutohej edhe propozim-tema e diplomës, në një rast përkues krejt
të natyrshëm, në prani edhe të Bedri Hysës, profesori i Letërsisë së Sotme Shqipe - i Poezisë, Dr.
Agim Vinca, fare lehtësisht, tha: “Po, ja, merre poezinë e Bedriut!”
Edhe miratimi qe i përnjëhershëm e i njëzëshëm, pothuaj edhe solemn.
Megjithatë, ndërkohë, ky përcaktim pësoi një dëm për t’u ndërruar: profesori Agim Vinca shkoi
me një mision në Francë. Atje u tha se ndoshta do të vonohej edhe mbi gjashtë muaj! Kjo
mungesë në kohë e profesorit, për ne ngriti edhe mëdyshjen për humbjen e vendit të punës. Si
zgjidhje e mundshme përfitimi për diplomimin në kohën e kërkuar, ndërkaq, u shtrua ndërrimi i
temës. U tha - u bë, sado jashtë dëshirës. Kurse fati studimor – i diplomimit, ndërkaq, u lidh me
temën e dhimbshme për këngët e nizamëve.59
Kështu, trajtimi tematik i veprës poetike të Bedri Hysës, për ne ngeli si një peng i radhës...
Vetëm Masteri rilindi shansin për ta mundur këtë ankth, me tezën “Poetika e Bedri Hysës”. Si
me dy porosi, e përshpirtshmja, me amanetin nga goja e tij që patjetër kurdo Ibushi t’ia mbante
fjalën mortore; kurse tjetrën, porosinë e pathënë, testamentin krijimtar (apo Te(k)st(l)ament -
in, siç titullon poeti – zotuar me dashuri e vaj) që njëkohësisht e ndiejmë edhe si një
përmbushje shpirtërore për detyrimin ndaj autorit, me përpjekjen profesionale në zbërthimin e
vlerave të veprës poetike të tij.
Sidoqoftë, mbi bazën e njohjes së hershme, në odën e përmendur, në dritën e kohës e në
përkim me moshën e re etj., me gjithë dashamirësinë, relacioni i ndërsjellë me këtë njeri të
devotshëm, e shumta do të kishte qenë thjeshtë miqësor.
Mirëpo, motivacionin kryesor për veprën e Bedri Hysës dhe projektin studimor mbi të në nivel
teze, para së gjithash, përbënin cilësia dhe sasia e veprës krijuese – poetike (18 vëllimet e tij),
59
Nizam, - i m. sh. –ë, -ët hist. Ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut. (Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe I-II, Rilindja, Prishtinë, 1981. *Babai dhe pleqtë tanë të tjerë na tregonin se edhe vëllai i babëlokut tonë, Selmani Vishi, një mjeshtër i përkryer i ndërtimit, që kishte ndërtuar edhe shtëpinë që e kemi trashëguar dhe e mbajmë mend, kishte qenë viktimë e atij shërbimi mizor 7-vjeçar, në Jemen, prej nga as është paraqitur as është kthyer më kurrë!
36
që flasin për një autor të frytshëm dhe serioz në këtë fushë superstrukture artistike dhënë
kulturës sonë, si një përcaktor më vendimtar për krejt kureshtjen që pret përmbushjen.
Veçse çmimi i ri, i mirëseardhur, për qasjen studimore poezisë së Bedri Hysës, për tezën master,
gjithashtu arriti edhe me fryte të reja: me shtatë-tetë përmbledhje poetike botuar pas atij viti të
shqetësuar 2000, kur Bedri Hysa për çdo vit a vepër, sado mospërfillës ndaj vdekjes, thoshte se
këtë do ta ketë të fundit, ndërkohë që, pa merakun për ndonjë mëkat, i betoheshim
skajshmërisht se ende kishte për të kënduar, ndërkohë që autori i zënë ngusht nga basti,
pohonte: “Jo, edhe një e kam dorëshkrim, pooo...!” Dhe, ky pohim zgjati deri më 2013, kur nën
tingujt e këngës “Lamtumirë” të Korit të Burrave, që nga vitet ’80 u këndohet emrave të
veçantë, poeti u la të pushojë në Stagovën e tij, përballë malit Sharr.
E, sikur shpresa që është e përhershme, se “Për aq kohë sa ka jetë, ka edhe shpresë”(S.Hoking),
edhe shqetësimet shfaqen e ri-shfaqen, herë të mundura e herë sfiduese. Sikundër kërkesat
dhe synimet që janë të mëdha; bashkë me falënderimet, pendesat e kërkimfaljet miqve nëpër
kohë, ashtu siç ndodhi gjatë këtij punimi, në një çast madhështues mes librash dhe kujtimesh
për mësuesit, ku rrodhën edhe këto vargje vetërrëfimi sa të arsyeshëm aq edhe spontan e të
ndjeshëm si para tempujsh të patjetërsueshëm:
KËRKIMFALJE! (Mësuesve dhe librave)
Mbase askujt
Askujt s’do t’i kërkoja falje
Vetëm mësuesve dhe librave
që sikur më thonë eja edhe tani
tek rron e sa nuk është më vonë
Papiruse kohe që presin dhe një datë
të thonë pagan na lexove s’jemi të ngratë
Atëherë edhe po lëshova shtat në shtrat...
madje as për urnën të mos bëhet zhurmë
Më së miri kur ngela pa gjumë...
14-15 prill 2019
37
Hipotezat
Hiptezat, natyrisht pa pretendimin që ato të jenë patjetërsueshëm sentenciale apo aksiomatike,
ngaqë mbase edhe janë shumë dhe se kërkojnë përvojë eksperte për t’u shteruar, janë
parashtruar para së gjithash si mendime pune ose, megjithatë, edhe me pandehmën e provimit
të tyre, përmes të dhënave të drejtëpërdrejta dhe supozimeve, në tekstin e gjerë më të
trajtuara e këtu si të shtruara:
- Bedri Hysa: modern, bashkëkohor dhe vizionar,
- poetika e Bedri Hysës – përcaktim humanist dhe sprovë e dashurive ,
- gjuha dhe stili i zgjedhur – përpjekje për thukëti cilësore dhe veçanti poetike
- shtyrja relative e botimit të veprave – “moraturium” për intensitet të ri,
- vendi i Bedri Hysës – vend i veçantë në poezinë shqipe të kohës sonë,
- “Te(k)st(l)ament”: testament, tekst-ament apo test-lament (zotim, dashuri a vaj),
- Teza, si sprovë thellimi, analize e njohjeje të veprës poetike të Bedri Hysës.
Teza, përgjigje në të cilat mëtohet të jenë dhënë gjatë shtjellimit të lëndës poetike, shtuar edhe
përfundimet e nxjerra.
38
Arsyet për veprimtarinë mbi 30 vjeçare
Arsyeja dhe argumenti më madhor që përligj edhe pasionin e poetit Bedri Hysa për krijimtarinë
artistike të tij, për poetikën dhe jo vetëm, para së gjithash është pikërisht biografia e pasur e
këtij poeti. Biografi, e cila dëshmon njeriun e talentuar dhe të angazhuar me përqendrim të
plotë human, atdhetar, moral e intelektual për vlerat e jetës, të mirën dhe bukurinë e saj,
ngritur edhe në art, të cilën do të përpiqemi që në kontekstin e ndërmarrë, përpos si biografi të
plotë jetësore e krijuese, në fillim ta sublimojmë si një biografi - në një periudhë:
- Bedri Hysës (1935-2013), Stagova dhe Kaçaniku, me shkollën fillore dhe pro-gjimnazin, si
dhe gjimnazi në Mitrovicë e studimet Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë, i japin dorë,
përveç si mësimdhënës, për shumë vjet edhe drejtor shkollash dhe udhëheqës organesh
qendrore të kulturës dhe arsimit, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të
Kosovës etj.; si një i pasionuar i librit dhe dhurues i tij përgjatë kohës, në qindra e mijëra,
për njerëzit dhe institucionet, si legata “Bedri Hysa” e 1000 librave personalë në
bibliotekën publike të Kaçanikut e gjetiu; më në fund, nga muza e tij edhe autor i 18
veprave: 17 me poezi (në njërën bashkautor) dhe një monografi për Bibliotekën
Kombëtare Universitare.
Ndërkohë që, përveç përpjekjes për pasurimin e opusit të tij krijues, me synim edhe përsosurinë
sa më të madhe artistike, pati edhe më se një arsye të tjera të qëndrueshme në të mirë të tij si
autor, në të vërtetë edhe në të mirë të kulturës sonë të përgjithshme letrare artistike. Në
personalitetin e Bedri Hysës, si një njeri i talentuar, ishin të gërshetuara edhe këto prirje,
interesime dhe mundësi: pasioni i lindur e i kultivuar për punë e krijimtari; preokupimi familjar,
shoqëror, atdhetar, humanist dhe intelektual; njohja e madhe me njerëzit dhe literaturën, si
dhe përkushtimi dhe mundësia e komunikimit dhe bashkëpunimit edhe institucional me nivelet
intelektuale të kohës, brenda e jashtë Atdheut – nga Shqipëria deri në Amerikë; nevoja e
Kosovës së robëruar për t’i ofruar gjithçka jetësore për lirinë e saj; pasioni dhe përgjegjësia për
dhënien e shembullit të admirueshëm e sa më të vlerësueshëm në të mirë të afirmimit dhe
plotësimit të interesit të përgjithshëm kombëtar; aq më parë edhe për kultivimin dhe
sendërtimin e vlerave universale njerëzore.
39
Për më tepër, gjithashtu, priremi të theksojmë se përkufizimi si “veprimtari mbi 30 vjeçare”
është një përdorim i kushtëzuar, ngaqë gama krijuese e poetit në të vërtetë shtrihet me bazë
edhe në më shumë vite, por që vetëm referencat botuese sikur japin shkas të tillë reduktimi
kohor. E vërteta, lirika artistike e Bedri Hysës shtrihet në një periudhë mbi pesëdhjetëvjeçare,
pohim të cilin në masë të konsiderueshme e dëshmojnë edhe referencat kohore në shumë
poezi të tij, për çka (po edhe në dritën e ngjarjeve) edhe Ag Apolloni i quan “kontekstuale”.
40
Analizë e përgjithshme
Përqendruar në veçoritë, tiparet, në vlerat e veçanta e të përgjithshme, në fjalën dhe shprehjen
bashkëkohore - moderne, në origjinalitetin dhe përkushtimin për thellësinë e mendimit,
mesazhet, stilin dhe gjuhën e kultivuar, që të gjitha këto e të tjera që e karakterizojnë poezinë,
përkatësisht poetikën e tij dhe që e bëjnë edhe vështirë të zbërthyeshme nga lexuesi i
rëndomtë, me ngarendjen e pareshtur pas këtyre fenomeneve, kritika letrare më se një herë ka
dhënë si emërues të përbashkët vlerësimin se Bedri Hysa është edhe si një poet unik.
Ndërkaq, krahas pohimeve të tjera të lartpërmendura, se me sa të drejtë do të mund të
pajtoheshim me cilësimin që poetika e Bedri Hysës madje është vështirë e zbërthyeshme nga
lexuesi i rëndomtë, do të shërbeheshim edhe me pak parafrazim a një citat të shkëputur për
mendimin estetik nga Nasho Jorgaqi. Ngaqë përceptimi dhe kënaqësia estetike nuk janë vetëm
përjetim instinktiv, por para së gjithash edhe nevojë dhe shkathtësi e kultivuar gjithnjë e më e
vetëdijshme e të përjetuarit të kësaj kategorie, lë të kuptohet se kjo ndjenjë vjen duke fituar
cilësi sa më shumë që njeriu ngrit qenësinë intelektuale të tij, ngase: “… për më tepër, jo gjithë
njerëzit e konceptojnë me të njëjtën lehtësi të bukurën në ato trajta që paraqitet…”60, si
përjetim sublim shpirtëror e intelektual pikërisht sepse “…sublimja estetike e çliron njeriun nga
vogëlsitë dhe preokupimet e rëndomta…”61 Për çka, në dritën e poezisë së Bedri Hysës, në një
mënyrë, bindshëm kërkohet edhe lexuesi “homo-estetikus”, njeriu i ndërgjegjësuar estetikisht,
pra shijues më i mirëfilltë i së bukurës që mbase jo gjithherë jemi të tillë.
Domethënë, vargu i Bedri Hysës ka thellësi mendimi, përsiatjeje, filozofi dhe shtresa të shumta
të bukurisë dhe të fuqisë artistike. Ndërkohë që këto vlera ai i ka arritur jo vetëm nga
frymëzimi, por edhe me zotim të përkushtuar, me punë pasionante dhe me zell të veçantë, me
të cilat fryte krijuese poetike lexuesin e bën mëse kureshtar të devotshëm. Prandaj, kjo sakrificë
e kjo ndërgjegjje krijuese na detyron që ndaj poetikës së tij të mbajmë qëndrim të drejtë, duke
nxjerrë në dritë vlerat, porositë, mjetet dhe figuracionin artistik në plan më të gjerë dhe më të
veçantë se sa që kjo mund të kuptohet nganjëherë prej lexuesit të rëndomtë. Në të vërtetë,
60
Nasho Jorgaqi: “Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504- 1944”, Sh. B. “Dituria”, Tiranë, 2000, f. 55. 61
Po aty, f. 59.
41
edhe pse Bedri Hysa nga natyra ishte krijues i heshtur dhe njeri modest, veprat e tij flasin mes
vargjesh të shumta të shkruara për ngjarje e dukuri, për personalitetet historike, kulturore,
shkencore, e me to jo të pakta edhe vargjet për virtytet më të ndritura e më fisnike të popullit
shqiptar, si: besa, bujaria, mikpritja, trimëria;për traditat që lidhen me këngën, lojën, folklorin e
shumë e shumë aspekte të tjera, që janë edhe si tipare të etnopsikologjisë dhe filozofisë së
shqiptarit në përgjithësi, e që të gjitha na obligojnë që ndaj autorittë kemi respekt dhe qëndrim
të drejtë kritik e qytetrues. Ndërkohë që dihet se krijuesin asnjëherë nuk duhet vlerësuar sipas
ndjenjës subjektive e as sipas sasisë së veprave të shkruara, veçse sipas cilësisë dhe kriterit sa
më objektiv. Ashtu sikundër edhe “Formimi i një poeti përfshin gjithsesi elementet subjektive
dhe objektive”62, përbërës që e shquanin veçanërisht edhe Bedri Hysën, aq më parë që edhe
qëndrimi poetik i tij dhe trajtimi i realitetit jetësor dhe historik nga ai rrezatojnë mbi temat dhe
motivet e ndryshme për fatin individual e kolektiv të shqiptarëve, në të gjitha trojet etnike dhe
gjithandej botës ku jetojnë e punojnë ata.
Sepse, “Poeti nuk mund të jetë poet po qe se në çdo fazë të krijimtarisë së tij nuk e përfshin dhe
nuk e reflekton siç di vetëm ai fatin dhe përjetimin ndividual me atë të të tjerëve”63, siç
konstaton edhe autori Zeqir Kadriu në studimin monografik për Abdylazis Islamin, në përkim me
vëllimin “Agullina”, ku poetit muza i ndërlidhet edhe me fatin familjar që e djeg “flakë përherë”,
ngaqë “jeta dhe vdekja zëvendësojnë njëra-tjetrën”, thotë ai, ashtu siç këndon përvajshëm
edhe poeti Bedri Hysa për Teutën e tij, tek “Shoka e ylberit”, në poezinë “Pse s’e merr prindin”:
“Me një krah me vdekjen me tjetrin me jetën
.......................................................................
E padrejtë them dhembje unë vaj vaj
Pse s’e merr prindin në vend të saj”?!64
62
Zeqir Kadriu: ”Mozaik gjuhësor e letrar (Përmbledhje shkrimesh studimore), f. 129, ShB “Albas”, Tiranë 63
Zeqir Kadriu: ”Bota poetike e Abdylazis Islamit (studim monografik)”, f. 107, ShB “Blana”, Tetovë, 2003. 64
Bedri Hysa: ”Shoka e ylberit”, poezia ”Pse s’e merr prindin” f. 89, NSh ”Jeta e Re”, Prishtinë, 2012
42
Tematika - tema, motive, ndërtime, mjete, figura…
Vargëzimi i Bedri Hysës është i përkushtuar me zell e motiv të veçantë, përshkuar nga muzika
dhe ritmi i brendshëm, autentik, ku e preokupon e shkuara, e tashmja, e ardhmja e popullit (më
dikur – edhe dashuria).
Këtë motiv të lartë ka edhe poema “Ploja e Grykës”, në Grykën e Kaçanikut, më 1910. Aty
shkrihet epika, po edhe lirika, heroika, psikologjia, emocioni...:
Vetes sonë s’i kemi lanë kurrë danga
Në këtë ditë të bekuar të pranverës
Liria na buzëqeshë, s’do të kemi pranga65
Kurse ngulmi në zbulimin e polisemantikës, siç e thotë edhe Ag Apolloni, Bedri Hysën e bën
përfaqësues poezisë së fjalës asociative.
Librat e tij kanë strukturën e albumit: poezitë e tij janë poezi okazionale, të cilat i përmbahen
një kodi tematik.
Kurse për elemente moderne, ka edhe nëntekstin, aludimet, ndjeshmërinë simbolike, heshtjet
(retiçencat) – si ato trepikëshe, polisemantizmin etj.
Mëse të veçantë, qindëra përdorime, në poezi Bedri Hysa e ka parantezën66, sidomos te librat:
“Sizif a je shqiptar”, “Orë e mirë”, “(S)a je njeri”, “Shoka e ylberit”, “Te(k)st(l)ament” etj.
Pa harruar se Sharri është figura - mbret e tij, në mbi njëqind poezi.
Seç u mërrol qielli u mbush me re
Nga maja e Sharrit luaj me rrufe.
Shqiptari, plisi, Sharri - të bardhë, por:
Çfarë shpirti zemre
65
Hysa, Bedri: Vëllimi “Paskajore”, f. 11, Rilindja, Prishtinë, 1980 66
Sipas Ragip Kçiku: ”Fjalor i gjuhësisë”, Zgjimi - Ferizaj, 2009, f. 262/’63: Parantez/ë,-a gr. Gram. – shtojcë/. Secila nga kllapat e vogla që përdoret për të futur brenda një fraze disa fjalë a fjali që nuk lidhen drejtpërdrejt me ndërtimin e saj sintaksor, por që sqarojnë apo e plotësojnë mendimin ose përmbajtjen e ndonjë gjymtyre të fjalisë...
43
Sa ndjenja shemre.
Sepse:
“mens primitiva albanesca”,
me sarkazmën:
… qeveria neveria,
me ironinë:
“ecim ne po gaforre”
apo, te poezia “Peshorja”:
Seç po ngryset kjo d(r)itë mjegullore
Sot s’shkeli askush mbi peshore.
Fund e krye veprës dominon njeriu:
Po të nisesh nga vetja thellë e larg
Sa pak ndër njerëz do të ishin plagët67
Tematika e poezive të Hysës, sikundër që përafërsisht është theksuar, përbëhet nga motive e
tema të përditshmërisë, siç janë: mjerimi, mërgimi, nepotizmi, patriotizmi, servilizmi etj. Meqë
shumë edhe sociale, poezia e tij përshkohet edhe nga etika.
“(S)a je njeri”, është përmbledhja ku gjejmë edhe protestën përmes parrhesisë (fjalë e lirë-e
vërtetë) dhe ironisë, ku e pengojnë prirjet e fituara:
Qenia për krim s’ka prirje.
Poezia e Bedri Hysës dallohet me figurat e diksionit dhe të konstruksionit, figurat e mendimit,
veçmas të fjalës (tropet), ku dominojnë metafora dhe metonimia (zëvendësimi asociativ).
Seç u mërrol qielli u mbush me re
Nga maja e Sharrit luaj me rrufe
ose, anafora:
67
Hysa, Bedri: ”(S)a je njeri”, poezia Dhuna, f. 126, Sh.B. ”Faik Konica”, Prishtinë, 2007
44
Kosovë zjarr e Kosovë fashë,
Kosovë mëmë e Kosovë vashë.
Duhet theksuar se qysh në vëllimet e para ky poet kishte: një ligjërim figurativ të ndijshëm,
vetëdijsim modern mbi botën dhe proceset… Me zotërim metaforën, antitezën, eliptizmin,
thyrjen e vargut, rima-rin, aliteracionin, enumeracionin, ironinë, simbolin, aluzionin, krahasimin,
kontrastin, epitetin, personifikimin, apostrofën, asonancën, frazeologjizmat (si: pikë e pesë etj.)
Bedri Hysa ishte edhe modernizues i vargut popullor, jo rastësor, por sistematik, aspirues dhe
realizues i modernes, por jo edhe modernist: e ruajti edhe sintaksën, pa e tepruar shumë
elipsën.
Nëse poeti Bedri Hysa në shumë vargje e krijime është si një filigranist, edhe lexuesi admiron
stolitë e tij dhe i përjeton ato, duke i kuptuar, por gjithsesi me angazhim dhe thellim në to,
ngase shumë prej tyre jo aq lehtë kuptohen, edhe për shkak të fjalëve dhe shprehjeve
snajperike që ai përdor.
Me ritmin-përmbajtjen-domethënien-risemantizimin, Bedri Hysa modernizon edhe strukturën,
mendimin, figurën, shqiptimin origjinal, situatat e jashtme dhe konfliktet e brendshme.
Bedri Hysa, pas 38 vjet moshe e formimi, realizoi 18 vepra, me të cilat vulosi 39 vjet përvojë
krijuese poetike, si përfundimisht me “Te(k)st(l)ament – in” e tij, ku ne përpiqemi të lexojmë e
të marrim porositë përmes tri fjalëve-gjendjeve: testament, tekst-ament apo test-lament68 (me
zotimin, me dashurinë apo vajin, apo EDHE vajin); përfundimisht, i shëndoshë: me mendjen e
ndritur dhe krijuse, me lirinë e gjakuar e të fituar, me guximin e me të drejtën – na la për shpirt
krijimtarinë poetike, sublimuar në tetëmbëdhjetë vepra e më shumë.
68
Ag Apolloni, në tekstin pasthënës “NJË TEKST LAMENT SI TESTAMENT” për veprën “Te(k)st(l)ament”, thekson se “është libër me titull të dyfishtë: testament dhe tekst lament. Ku, “titulli është krejtësisht i motivuar...” si për një libër-kurorë, porosi, testament.
45
Gjuha dhe Stili
“Fjalët dhe frazat janë kufoma pa jetë: Stili u jep shpirt. Ky shpirt që vëmë në stil, është uni.”69
Nëpër dinamikën e mikrostrukturës artistike-estetike të veprave të poetit Bedri Hysa, lexuesi
bindet se ky ka unin e vet artistik, gjë që në një mënyrë atë e bën edhe më të veçantë. Timbri
lirik i tij, ngjyrimet, ritmi dhe gjuha, poetit Bedri Hysa i bashkëjetojnë me stilin, ndjeshmërinë
dhe botëkuptimin estetik sa nga tradicionalja, aq më shumë nga modernia e mbase për ndonjë
nuancë edhe përtej saj. Ndërtime këto që, për më tepër, siç nënvizojnë edhe disa nga studiuesit
dhe vlerësuesit e poezisë së Bedri Hysës, si Agim Vinca, Ibrahim Rugova, Sali Bashota, Ali Jasiqi,
Ag Apolloni etj., identifikohen edhe me vargun e thyer, rimarin, prapashtesat tingullore, me
proverbialitetin, me eliptizmin, me figurat si diksioni, konstruksioni, metafora, metonimia,
ironia, aliteracioni, asonanca, konsonanca, sibila, eufonia, antiteza, simboli, personifikimi,
epiteti, krahasimi, hiperbola, litota, anafora, epifora, apostrofa, përsërirtja, kontrasti, paranteza
etj.
Aq sa studiues të ndryshëm, si Agim Vinca, në kuptim të stilit të veçantë të tij, kanë arritur të
thonë se poezitë e Bedri Hysës mund të identifikohen madje edhe pa nënshkrimin e tij.
Dhe vërtet ashtu, sepse “Sipas mendimit më të përhapur, stili është një veçanti e autorit ose
shmangie nga gjuha e zakonshme.”70
Ndërsa me kërshërinë dhe theksin e shtuar në shembullin e parantezës të Bedri Hysës, ndryshe
nga kuptimi themelor ndërshtënës i saj, si sqarim përplotësues i mendimit dhe përmbajtjes
kryesore, me endjet e shpeshta edhe diversive që bën ky autor nëpër vargjet e tij, në poetikën e
këtij krijuesi është e konsoliduar si mjet, si pjesë e pandashme, bashkëvepruese përmbajtësore,
mjeshtërisht përndritësuese stilistike e figurative.
Prandaj edhe në përqendrimin për fenomenet e veçanta tek fjala e tij poetike, nisur edhe nga
pasioni i poetit, pra, jo rastësisht edhe fokusi i posaçëm i punimit në përdorimin e parantezës
këtu, madje, fillimisht, edhe përmes numërimit të thjeshtë: Duke kërkuar njerinë (1973) - 3
69
Midhat Frashëri: http://www.bota.al/2016/05/gjeniu-i-kombit-50-aforizma-nga-mithat-frasheri/ 70
Lloshi, Xhevat: “Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika”, Sh B Albas, Tiranë, 2015, f. 9
46
paranteza, Erë në erë (1975)– 7, Myshqe (1977)– 4, Paskajore (1980) – 5, Shekullore (1985) – 19,
Pikë e pesë (1987) – 13, Vetëtinë njeriu (1989) – 29, Kohë Kosove (1991) – 13, Këtu është Troja
(1994) – 28, Në mes fjala e bekuar (2000) – 32, Maja (2002) – 31, Sizif a je shqiptar (2004) – 49,
Orë e mirë (2006) – 44, (S)a je njeri (2007) – 42, Lulet e para (2007) – pak shembuj paranteze,
Tempulli i librit (2009) – monografi për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës - 2
paranteza, Te(k)st(l)ament (2009) – 72 dhe Shoka e ylberit (2012)– me 54 përdorime të
parantezës.
Përkatësisht, gjithsej paranteza të evidentuara në vargjet e Bedri Hysës u gjetën: rreth
katërqind e pesëdhjetë (450) sosh.
Përbazë vokacionin, veprën e sjelljen e tij, Bedri Hysa na shfaqet si një autor e një njeri:
mirënjohës, në shërbim të jetës dhe humanitetit, edhe përmes shembullit personal.71 Si i tillë,
shembulli i Bedri Hysës, në veprimtarinë krijuese, është: poetik e, siç u tha, mbase edhe unik.
Prandaj edhe ngarendja pas fenomeneve të veçanta tek fjala e tij poetike.
Poezia, kjo gjini fisnike, Bedri Hysën e ka preokupuar jetësisht, për ta bërë të mirë, të bukur, të
dobishme, sa më të veçantë, moderne e frymëzuese edhe për lexuesin më bashkëkohor, jo
vetëm me lirizmin e saj, nëpërmjet riprodhimit krijues artistik të realitetit jetësor.
Dhe, në një mënyrë, çdo kush e çdo gjë që na zgjon kureshtjen, ose aq më tepër kur kemi veçse
dobi, na lind së paku edhe një detyrim!
Mirëpo, ndërkaq, detyrimi ndaj Bedri Hysës ne na çoi pikërisht në poezinë e tij, pak më
thellësisht e më përimtueshëm në format e veçanta të manifestimit stilistik, kurse në rastin
konkret, në fokus pak më të veçantë, siç do të shihet më vonë, edhe: paranteza.
Vargje të përjetësisë
Krijimtaria poetike e Bedri Hysës kap një mori temash e motivesh nga jeta dhe ngjarjet më të
rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Poezia e tij si e tillë rrok një hark të gjerë të
problemeve dhe ngjarjeve që janë manifestuar nëpër kapërcyell të shekujve.
71
Parafrazim i Betimit të Hipokratit.
47
Bedri Hysa fillon të shkruajë poezi rreth vitevetë gjashtëdhjeta e pak më parë, ndërsa vargjet e
para të tij shohin dritë në vitet e ’70-ta. Lirika artistike e këtij poeti shtrihet në një periudhë mbi
pesëdhjetëvjeçare. Manifestimi i ngjarjeve të shumta në jetën dhe historinë e popullit shqiptar
bëhen gurrë e frymëzimit të Bedriut dhe ushqejnë mendjen, imagjinatën dhe vargun lirik të tij.
Poezia lirike e Bedri Hysës është e veçantë në shumë aspekte. Ajo, përkundër ngjashmërive të
aty-këtushme, para së gjithash me kompozicionin e saj,megjithatë mund të themi se dallon nga
poezia e poetëve të vetë brezit të Bedriut, si: Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Qerim Ujkani, Din
Mehmeti, Fahredin Gunga (megjithëqë me këtë kanë edhe një përmbledhje të përbashkët –
“Lulet e para”, shkruar më 1953, kurse botuar tek më 2007!) etj. Mund të thuhet kështu nga se
mënyra e artikulimit të ideve, shumësia e temave dhe motiveve, përdorimi i togfjalëshve, i
figurave poetike, frymëzimi i trajtave dhe llojeve të krijimtarisë gojore, si dhe një sërë
elementesh të tjera që përbëjnë vargun e tij artistik, paraqesin veçoritë dhe veçantitë e kësaj
poezie, e cila herë-herë, siç përafërsisht përmendet nga trajtuesit e poezisë së autorit, mbase
ngarkohet më shumë me trope dhe figura stilistike se sa që e kërkon poezia. Mendim ky që nuk
thuhet edhe krejtësisht pa ngurrim, edhe nga fakti se po të njëjtat njëkohësisht janë edhe vetë
begatia e saj.
Në pjesën më të madhe të vëllimeve poetike të Bedriut, si “Duke kërkuar njerinë” (1973),
”Erënë erë” (1975), ”Myshqe” (1977), ”Paskajore” (1980), ”Shekullore” (1985), ”Pikë e pesë”
(1987), ”Shprushja e kohës” (serbokroatisht, 1988), ”Vetëtin njeriu” (1989), ”Kohë Kosove”
(1991), ”Këtu është troja” (1994), ”Në mes fjala e bekuar” (2000), ”Maja” (2002) etj., trajtohet
nga anë të ndryshme fati i njeriut, pozita e tij në shoqëri, baza materiale, liria nacionale dhe
idealet e popullit shqiptar të ndarë e të copëtuar në disa pjesë. Prandaj në qendër të kësaj
poezie është njeriu dhe përpjekjet e tij për t’i realizuar synimet shekullore për liri, drejtësi dhe
krijimin e një atmosfere më të mirë në çdo pikëpamje. Duke vëzhguar këto preokupime të
Bedriut kuptojmë se ai në gjithë poezinë e trajton fatin, luftën dhe vuajtjet e shumta të popullit
të cilit i mungojnte jo vetëm si një vrojtues i ftohtë, por siç mund të shihet ai mishërohet i tëri,
duke vënë në spikamë edhe rrugët dhe mënyrat e realizimit të aspiratave dhe qëllimeve të
mëdha, sa njerëzore aq edhe kombëtare.
48
Mbi këtë bazë poezia e Bedri Hysës duke shtuar dhe rrokur në pasqyrim ngjarje, aspekte dhe
dukuri të rëndësishme e të shumanshme nga jeta e popullit, nga historia dhe nga tradita e ditur
e tij, si dhe përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie të përparuar e të qytetruar merr përmasat e
një mozaiku të gjerë, ku spikatin dëshirat dhe idealet më të mira për një të ardhme më të
lumtur në të gjitha drejtimet.
Bedri Hysa gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së begatë, qoftë si udhëheqës në institucione
arsimore, në Biblioteken Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, në institucionet e kulturës,
madje edhe në procesin e krijimtarise artistike, përkundër trysnive sistematike të pushtetit të
kohës, mbeti i pathyeshëm, besnik dhe luftëtar i denjë i çështjes së madhe kombëtare, ku edhe
poezia e tij pikërisht nga këto anë merr forcën ideo-emocionale, ideo-estetike dhe ideo-
artistike. Këto ideale dhe ky qëndrim kaq njerëzor e patriotik kanë bërë që Bedri Hysa të japë
ndihmesën e tij të çmueshme e të vyeshme në krijimin e një lirike të pasur në përmbajtje e në
përdorimin e një figuracioni stilistik shumë karakteristik, po edhe të gjithanshme në formë.
Përkundër formave dhe motiveve të ndjeshme të cilat mund t’i gjejmë në vëllimet e poetit, ai
me qëndrimet e tij prej humanisti e kërkuesi të formave më të përshtatshme drejt realizimit të
objektivave madhore, të cilat e ndrydhin dhe preokupojnë njëriun e këtij nënqielli nëpër
rravgimet dhe ecejaket e jetës, ai në vargje ka derdhur një pasuri shpirtërore duke i apostrofuar
dhe konkretizuar gjithnjë e më me zell e me arsye idealet, shestimet dhe dëshirat e popullit
shqiptar. Kjo ka bërë që në poezinë e tij fare nuk ndihet ndonjë notë pesimizmi apo
demoralizimi të skajshëm, përveç ndonjë konstatimi qortues qoftë edhe klasik, që kulmon me
revoltë e zemërim.
Duke milituar për temat e mprehta dhe aktuale rreth çështjes kombëtare dhe të njeriut të
thjeshtë dhe të pambrojtur në përgjithësi, Bedri Hysa dëshmon një botëkuptim të shëndoshë
dhe ndaj problemeve mban qëndrim të drejtë dhe të përparuar në çdo aspekt.
Poezia e tij është interesante dhe e vlefshme në shumë rrafshe.Vendin qendor dhe më kapital
në gjithë krijimtarinë letrare të Bedriut e zë poezia. Kjo poezi lexuesit i del në tipare sa të
veçanta aq edhe origjinale. Shprehja poetike, mënyra e trajtimit, mjetet shprehëse si përbërës
themelorë të komunikimit artistik spikatin dhe vargun e bëjnë interesant e mbresëlënës. Kur
49
është fjala te përdorimi i mjeteve artistike dhe përkushtimi që tregon Bedriu në këtë fushë
duhet të nënvizojmë se këto mjete e figura poetike kanë një lidhje të fortë dhe shumë sosh
vijnë e gërshetohen mjeshtërisht në vargun lirik edhe nga arsenali i figuracionit poetik të llojeve
e gjinive të krijimtarisë artistike popullore.
Poezia e Bedri Hysës është e brishtë e shumë delikate, por edhe e ngjeshur në ide e vlera të
mëdha artistike. Kjo poezi është meditative, është sociale, është evokuese, është elegjiake,
është himnizuese e përmë tepër është edhe origjinale.
Ligjërimi poetik i tij, siç është përmendur edhe më lart, ka përkime edhe me trajtat e dendura të
krijimtarisë gojore, prandaj herë-herë gjatë lëximit mund të ndeshim vargje që tingëllojnë si
aforizma a frazeologji të gjetura me shije dhe invencion të mprehtë artistik. Përmes këtyre
formave krijuese poeti arrin të bëjë analiza dhe sinteza të rëndësishme mbi ngjarjet e shumta të
manifestuara gjatë historisë, qoftë të largët, qoftë të re.
Në poezinë e tij, si motive të rëndësishme bëhen edhe figurat e njohura të historisë, kulturës,
shkencës dhe të traditës.
Bedri Hysa harton vargje me frymëzim të lartë dhe të shumtën e rasteve ato ngërthejnë
mendime e mesazhe të rëndësishme. Poeti niset nga një ngjarje e përjetuar, nga një pikë tipike
prej së cilës mandej vargun e ngarkon me përmbajtje mbi jetën dhe fatin e njeriut, rropatjet e
tij nëpër realitetin shoqëror dhe jetësor. Kjo do të thotë se poezia e tij kap jetën nga kënde të
ndryshme. Të tilla poezi janë: “Ura”, “Dy zjarre”, ”Dy lumenj”, ” Kohë Vietnameze”,” Në tokën
time”, ”Mbishkrim ilir”, ”Në një kasollë”, ”Me diogjenin” të përmbledhjes “Duke kërkuar
njerinë”. Brenda këtyre poezive poeti shpalos preokupimet dhe botën shpirtërore mbi të
djeshmen dhe të sotmen, mbi disa probleme që lidhen me ndërgjegjjen dhe karakterin e
njeriut. Me porositë e vlefshme të poezisë poeti sikur u thotë njerëzve që të jenë humanistë, të
pastër, të kujdesshëm dhe solidarë kur e kërkon situata.Temat që trajton poezia e Bedriut janë
interesante dhe i përgjigjen atmosferës krijuese. Të tilla poezi janë: “Zbrazësirë”, ”Si fjalë të
urta”, ”Qëndresë”, ”Myshqe” etj. të vëllimit “Myshqe”. Nëpërmjet shkallëzimit dhe antitezave
poeti arrin që vargjet në aspektin kuptimor t’i bëjë të thella, ndërsa në anën estetike të
këndshme. Kështu, fjala vjen, ai thotë:
50
e thellësisë
e gjërësisë
e lartësisë72
ose:
duke kohuar
nëpër rrudhë
a mund t’i zë
t’i vë
në periudhë
(malbreza në breze
Thithni rreze)73
Momente këto, të cilat, pos tjerash, dëshmojnë edhe parantezën aq me ndikim në poezinë e tij.
Në poezitë e vëllimeve ”Paskajore”, ”Në mes fjala e bekuar”, “Sizif a je shqiptar” autori sjell
vargje të çiltra, fisnike me tingëllimë kushtrimi, të luftës, filozofike, sociale e himnizuese.
Poezitë e këtyre vëllimeve i shquan shtrirja e gjerë dhe fuqia shprehëse estetike. Ndonëse kur
këndon për Kosovën, për heronjtë, martirët dhe sundimin e egër nga okupatori serb mbi
popullin e Kosovës mund ta gjejmë një revoltë, që më tepër lidhet edhe me mosgjeturinë e
klasës politike dhe me përgjumjen e saj, me mosbashkërenditjen e veprimeve të nevojshme,
por që përsëri autori edhe këtë herë nuk bie në fatalizëm. Atë përherë e trimëron besimi,
historia e ndritur e popullit shqiptar e dëshmuar rrjedhës së shekujve. Poezia e Bedri Hysës
është një histori e vërtetë mbi të gjitha ngjarjet që ndodhën gjatë sundimit të Millosheviqit dhe
regjimit të tij. Brenda kësaj poezie mëson për dhunën, për helmimin e rinisë shkollore nga
forcat kriminale serbe, mbi vrasjet e njerëzve, masakrat, varret masive, vrasjet e luftëtarëve të
Drenicës, në krye me mbiprijësin dhe luftëtarin sypatrembur - Adem Jasharin, i cili për lirinë u
flijua me gjithë anëtarët e familjes, duke u bërë legjendë e gjallë në historinë e Kosovës e të
popullit shqiptar. Në shumë vjersha të Bedriut trajtohen probleme ndër më të ndryshmet, në të
cilat poeti ngre zërin e mospajtimit me padrejtësinë, jo vetëm të Serbisë dhe regjimit të saj, por
për një gjendje të tillë fajson madje edhe Evropën dhe Botën. Ai gjithkund këndon për liri e
72
B. Hysa: vepra “Myshqe”, poezia Zbrazësirë, f. 11, Rilindja, Prishtinë, 1977 73
B. Hysa: vepra “Myshqe”, poezia Si ta zë kohën, f. 12, Rilindja, Prishtinë, 1977
51
dritë dhe është i bindur se një ditë të gjitha këto do të vijnë edhe për Kosovën dhe për
shqiptarët në përgjithësi.
Poezi e tij, si ”Shtëpia e Lidhjes”, “Ploja e Grykës” (poemë), ”Përjetësi”, ”Biblioteka e Kosovës”,
”Në sharr”, ”Ndër arbëreshë” të vëllimit “Paskajore”, trajtojnë ngjarje tejet të rëndësishme për
të kaluarën dhe qëndresën e shqiptarëve dhe luftëtarëve të saj. Në këto vargje gërshetohen
ide, mendime, gjykime dhe vlerësime të shumta, që në përgjithësi kanë jehonën e këngës dhe
të melodisë për një kushtrim të zjarrtë. Nga përmbajtja e pastër e këtyre vargjeve lexuesi
vërshohet nga emocionet e shumta. Për më tepër, Bedriu në gjithë poezinë e krijuar ka sjellë
një realitet të përjetuar në gjerësinë dhe tërësinë e tij,ku poeti prek të vërtetën e dhimbshme:
Arkitekturë vetanake në kohë rrëmuje e laku
E lashta e stërlashta vendosur në gurë gjaku74
ose:
…O pranverë
gjerdan i Kosovës. Gjak nuk deshëm na
po për ty lumenjtë, me të kuq i mbushëm përherë75
ose:
Shi e shi shi i mirë arbëreshë
Ndër ju në ne ç’na djeg loti76
Synimet e poetit për ta paraqitur jetën në dritën e një realiteti të ri historik e shoqëror të krijuar
në Kosovë e në trojet e tjera etnike shqiptare pas bombardimeve 78-ditëshe të NATO-s dhe
luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një prirje e drejtë, është e vertetë dhe mbase e
nevojshme.
Vjersha impresionuese dhe të bukura në shumë pikëpamje autori ka shkruar në vëllimet”Kohë
Kosove”, ”Këtu është troja”, ”Në mes fjala e bekuar” dhe sidomos ”Sizif a je shqiptar”. Në pjesën
dërmuese të këtyre përmbledhjeve gjejmë vargje që trajtojnë njeriun e ri të kohës së re. Në
përgjithësi, vargjet hidhen në përpjekje të shumta të popullit shqiptar në Kosovë bashkë me atë
74
Bedri Hysa: Vëllimi “Paskajore”, f. 9, ”Rilindja”-Redaksia e Botimeve, Prishtinë, 1980 75
Po aty, “Ploja e Grykës”, f. 13 76
Po aty, ”Ndër arbëreshë”, f. 46
52
të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore dhe të mërgatës për ta hequr qafe
robërinë dhe për ta fituar lirinë.
Vjershat i shquan një fabul që Bedriu herë-herë e merr si mjet artistik e mbi të cilën me figura e
trope të ndryshme stilistike arrin ta shtrojë mendimin, të cilin me zotësi e realizon në mënyrë të
qëlluar sidomos në vargjet përmbyllëse të çdo vjershe.
Poezisë së Bedri Hysës vlerë të duhur i shton fryma popullore dhe shfrytëzimi i folklorit me
shumë afinitet. Mund të pandehet se në disa poezi poeti ka mund të jetë më i shkurtër dhe
shprehja poetike më e goditur dhe pa përsëritje të fjalëve dhe shprehjeve, të cilat ndonjëherë e
çojnë edhe në proliksitet ose pleonazma të mundshëm. Prej figurave stilistike më të përdorura
në poezinë e këtij poeti mbeten metafora, simboli, personifikimi, epiteti, krahasimi, antiteza, e
madje edhe anafora, epifora, apostrofa, përsërirtja, refreni...
Duke shkruar për poezinë e Bedri Hysës poeti dhe studiuesi Sali Bashota, në të përfunduar të
trajtimit të tij, me të drejtë vlerëson dhe konstaton se “Në rrafshin e interpretimit kritik mund
të thuhet se poezia e Bedri Hysës i ka ruajtur idetë dhe kuptimet themelore, e ka zhvilluar dhe
transformuar kontinuitetin e saj të përtërirë stilistik-gjuhësor prej vëllimi në vëllim; i ka
formuluar dhe argumentuar ndjeshmërinë dhe botëkuptimin e vet në forcimin e vetëdijes
estetike e në suaza të parimit krijues; e ka mënjanuar rutinën e zanatin, posaçërisht me vëllimet
e fundit me karakteristika të tjera”.77
S’ka dyshim se poezia e Bedri Hysës mbron fakte të shumta të mbledhura me kujdes dhe jo rallë
brenda vargjeve spikat tonin demaskues dhe konceptimin e përgjithshëm dhe të suksesshëm
ideo-estetik.
“Mbi të gjitha poezia e Bedri Hysës i ruan vlerat njohëse, estetike, artistike dhe didaktike.
Poezia e tij është e frymëzuar dhe në përgjithësi trajton probleme të shumta, me të cilat
shqiptarët janë ballafaquar në rrjedhat tona historike dhe politike. Vargjet janë shkruar me
imagjinatë të bujshme dhe ato flasin për një individualitet të veçantë në krijimin e poezisë
shqipe. Duke qenë i vetëdijshëm se ç’do të thotë të shkruash poezi, Bedri Hysa asnjëherë nuk
77
Hysa, Bedri: “Vetëtin njeriu”, f. 24, Rilindja, Prishtinë, 1989
53
ka rënë në grackën e lojës komplekse të tautologjisë dhe të një krishtëzimi muzikal.”78 Kurthe
ku, për pasojë, do të reflektoheshin përsëritje tekstuale joartistike ose elozhe idhujtariste a
shndërrimesh të tjera komplekse kundërestetike që do të paraqiteshin si produkte të
thjeshtëzuara keqtingëlluese.
Temat dhe personalitetet për të cilat shkruan i ka zgjedhur me kritere të qëlluara dhe në këtë
drejtim ka arritur të mos e cenojë botëkuptimin, ndieshmërinë dhe vizionin e subjektit poetik.
Poezia e Bedri Hysës është pasqyrë më besnike e shpirtit, mendjes dhe e ndjenjës së tij.
Majakovski në një rast kishte thënë: “Poeti vërteton se këngët tuaja janë sende të dobishme”.
Mund të thuhet se poezia e Bedri Hysës është sa e dobishme, aq edhe e rëndësishme, sepse kjo
lexuesit i hap shtigje të reja me dritën dhe ngrohtësinë e saj. Bedri Hysa, ky poet bashkëkohor
vlerash të reja artistike.
Paranteza si veçanti e stilit dhe si premisë sociolinguistike
Nocioni i parantezës-fj. gr., për më tepër, edhe sipas fjalorit të gjuhës shqipe, nënkupton edhe
fjalët ose fjalitë në kllapa ose që në një mënyrë thuhen ndërmjetësisht a anësisht, pra jo të
lidhura drejtpërdrejt me fillin e mendimit, por që e përplotësojnë atë, qoftë edhe në mënyrë
apostrofuese, digresive etj.
Për dallim, tek poeti Bedri Hysa, parantezën e gjejmë edhe në formën e një tingulli (a disa sosh)
në kllapa dhe jo vetëm. Por që në rastin fjalë-nocion-shprehje formues të tij bëhet (ose bëhen)
pjesë të pandashme, në kuptimin themelor, nga njësi unike, semantikisht njëherazi edhe
derivuese, polisemike.
“Insistimi në zbulimin e polisemantikës së fjalës së shkruar e bën atë poet përfaqësues të tipit
të poezisë së fjalës asociative. Ky tip shkrimi, dikur i aplikuar edhe nga vetë Shekspiri, të cilin,
mu për këtë arsye, e kishte kritikuar Xhonsoni, është një performansë kalamburi tejet subtile që
78
Cituar sipas fjalës promovuse të mr. Ramiz Kuqi, në 70-vjetorin e lindjes të B. Hysës, përmendur më parë. Ndërsa nisur nga ky referim, na diktohet të sqarojmë se në përkim me këtë mosrënie në “lojën komplekse” të tautologjisë dhe të një krishtëzimi muzikal”, Sali Bashota thotë ”... duke mos rënë në “lojën komplekse” të tautologjisë dhe të klishetizimit muzikal...”.
- Theksime-fjalë që ne i kemi gjetur si sinonime të pjesshme, klishetizim muzkal – ripërsëritje e shpeshtë, kurse krishtëzim muzikal –muzikë rituale, e njëtrajtshme.
54
rrezikon ta bëjë poezinë të papërkthyeshme.”79 Ndërsa në prizmin e kësaj vështirësie përkthimi
që konstaton Apolloni, te poezia e Bedri Hysës, veçanërisht në vargjet ku paraqitet më i dendur
shumëzimi kuptimor, sidomos brenda fjalës, paranteza paraqet edhe një pengesë të shtuar,
shpesh të patejkalueshme, gjithashtu edhe gjatë recitimit apo interpretimit artistik të tyre,
madje që edhe e kemi vërejtur, jo vetëm në rastet amatore, por edhe në rastet profesionale
aktoriale, ku përveç metatezave të mundshme tingullore, mund të shfaqen edhe ngatërresa
kuptimore; pa çka se kur këto deklamohen me kompetencë, vërtet tingëllojnë edhe si
kuriozitete pothuajse unike.
Megjithatë, në këtë rrafsh mjetesh, ndoshta një sy më i spikatur kritik mund të thotë se nëse
përdorimi i këtillë i parantezës te Bedri Hysa ka arritur shkallën e një tendence, mos vallë ndoca
me këtë është cenuar edhe parimi estetik i masës?
Por, jo vetëm kaq. Në angazhimin rrëmihës të stilit të këtij poeti, nga një përceptim, paranteza
e tij është një moment që mbase do të çonte edhe në sferën sociolinguistike: me pandehmën
se në ndonjë masë edhe të tjerë para poetit Bedri Hysa, për efekte të ngjashme, e kanë
përdorur këtë mjet ndërkallës, dhe sigurisht po, por edhe nga informacioni se edhe vërsnikë
krjues ose pauses të lagjes poetike të Bedri Hysës vërehen, aty-këtu, ta kenë praktikuar a ta
praktikojnë efektin dhe dukurinë e tillë: parantezën. Veçse, intensiteti, vëllimi dhe efektet e
kësaj gjedheje krijuese, të themi, edhe me implikime sociolinguistike80, pra të shtresimit
ligjërimor gjuhësor-poetik ndërkrijues, krahas gjithësisë stilistike të tij, te Bedri Hysa janë
shembullore e, si të tilla, pra fenomenale, që së krahasuari ndoshta vetëm mund të imitohen,
siç ndodh ta zëmë, shembull i përafërt po kaçanikas, edhe te poeti Ramiz Kuqi, por që ky ende
79
Apolloni, Ag: Shkrimi “(Po)etika e poezisë”, botuar në gazetën “Lajm”, më 2007 dhe ribotuar edhe në gazetën “Zëri”, më 20 prill 2013 80
a) Sipas Ragip Kçiku: ”Fjalor i gjuhësisë”, Zgjimi - Ferizaj, 2009, f. 316: Sociolinguistik/ë, - a – disiplinë shkencore që studion lidhjet e ndërsjella mes varianteve të një gjuhe dhe shtresëzimit shoqëror të bashkësisë që e përdor atë gjuhë... b) Sipas Osvald Dykro dhe Cvetan Todorov: “Fjalori enciklopedik i shkencave të ligjërimit”, f. 93, ”Rilindja”- Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1984 (parafrazim përkitazi me Sociolinguistikën): Raporti midis ligjërimit dhe shoqërisë ose kulturës, ose sjelljes, kurrë nuk është mohuar... Ndërsa perspektiva më shpesh e zgjedhur është vendosja e ekzistencës e dy entiteteve të veçanta, ligjërim dhe shoqëri (ose kulturë etj.), në cilësinë e komponenteve të ndërsjella, shkak-pasojë, analitikisht ndonjëherë vështruar edhe në të përkundërt. Marrëdhënie, që para së gjithash nënkupton Sociolinguistikën.
55
jo aq i trajtuar nga kritika, përveç ndonjë shkrimi parathënës a pasthënës (edhe pse i njëjti edhe
i përkthyer në gjuhë të huja, si në anglisht, suedisht, rumanisht etj), e prej të cilit mund të
shkëputeshin shembuj edhe nga vepra “Në cilën stinë të dënuan perënditë”81etj., ku me lehtësi
disa herë përdor edhe parashtesat mohuese sh-, ç-, zh-, gjithsesi edhe në përshtatje
drejtshkrimore me natyrën e tingullit nistor të temës së fjalës së poetizuar, si p.sh: (ç)akorduar,
(sh)thurur, (zh)bërë, etj. Pra, në stil të ngjashëm, por jo edhe ndërlikur si te Bedri Hysa.
Për më tepër, në dritën e stilit, aluduar edhe në implikimet e mundshme sociolinguistike, le të
theksohet se me shkencat gjuhësore: “Së bashku me të gjitha, stilistika merr pjesë në studimin
e marrëdhënieve të gjuhës me shoqërinë, me kulturën e të menduarit.”82
E vërteta, paranteza shprehet edhe nëpërmjet shenjësimit me viza, brenda presjesh, me
dypikësh, trepikësh etj., që gjithashtu, njëkohshëm, gjithnjë edhe përmes poetit Bedri Hysa
mund të shpie edhe në fushën sintaksore, gjë që nuk është objekt i këtij shqyrtimi, por që për
analogji teorike do të apostrfoheshin së paku me disa shembuj edhe në këtë prizmë, aq më
shumë ecejakes vepër për vepër e rast për rast.
Pa pandehur ekzagjerimin a ndonjë tepri, mund të thuhet se Bedri Hysa, nëpërmjet parantezës,
e qep dhe e riqep fjalën dhe vargun, duke e përforcuar shprehimisht me gjetje gjuhësore të
admirueshme, edhe neologjizma, sa të thjeshta në dukje, po aq edhe angazhuese për t’i
zbërthyer ato ndërmjetësime e ndërkallje tingullore, fjalësore, deri edhe fjalibërëse etj.
Në gamën e ndërthurjes parantezike, poetike, të poetit Bedri Hysa, siç u paraljamërua në tekst,
merret shkas gjithashtu edhe për rivëmendjen në analogjitë sintaksore, tek fjalitë e
ndërmjetme dhe të përafërtat e tyre, fjalitë e ndërkallura.
Kështu, gjithnjë pa harruar parantezën e këtij punimi, të sillet në vëmendje se teoria
gramatikore e thotë që fjalia e ndërmjetme, është fjali e përfshirë në një fjali tjetër të thjeshtë a
të përbërë, jo e lidhur organikisht me të, por që shpreh sqarime për vërtetësinë e thënies, dhe
se ajo vendoset më shpesh në mes të fjalisë, më pak në krye e në fund të saj; sikundër që fjalia
81
Ramiz Kuqi: “Në cilën stinë të dënuan perënditë”, Prishtinë, 2016. 82
Xhevat Lloshi: “Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika”, SHB “Albas”, Tiranë, 2015, f. 13.
56
e futur në mes të një fjalie tjetër të thjeshtë a të përbërë, por që përmban të dhëna plotësuese
për një fjali ose fjalë të sapo thënë, quhet fjali e ndërkallur.
Mirëpo, le të përsëritet, në poezinë e Bedri Hysës ky fenomen është integral më vete. Sepse,
për më tepër, te ky rasti i parantezës është ndërmjetësim-ndërkallje edhe brendapërbrenda
fjalës. Në ç’mënyrë ai kryesisht e njëkohësisht sendërton edhe (mbi)fjalën, (mbi)tekstin e
(nën)tekstin, si edhe figurën. Gjë që, nga ky fakt ndoshta mund konsiderohet se buron edhe
ndonjë interes sociolinguistik.
Me theks parantezimin e tingujve përbrenda fjalës, përkatësisht polisemantizimin e saj, që
ndonjëherë mbase të hamendë ta quash edhe polisemantizëm të fjalës, sepse autori jo rrallë
është shumë insistues, të thuash, si një bandill i skajshëm a dashnor i marrë, për këto efekte
shumëzuese kuptimore e funksionale. Shikuar asociativisht me fjalitë e ndërmjetme e të
ndërkallura, praktika poetike e parantezës e poetit Bedri Hysa, nga një pamje, vjen si një lloj
kundërrrëgjimi i reduktimit elipsor të sintaksës krijuese, jo përmes eliminimit të fjalëve të
“panevojshme”, por si një përdorues nikoqir i përmasës së njësisë morfologjike, respektivisht
veprimeve eksponenciale fonetiko-fonologjike përbrenda fjalës bazë dhe, nga pamja tjetër, si
në të përkundërt – shkathtësia për të thënë sa më shumë përbrenda së njëjtës, përmes së
cilave veprime poeti kodon e përçon edhe specifikisht mesazhet e veta krijuese.
Kjo mbase, siç është përmendur, edhe si një mundësi a moment sociolinguistik, që si të tillë e
konsiderojmë edhe ngaqë poetit Bedri Hysa, duke qenë një individualitet i formuar krijues,
përpjekja dhe sendërtimi i tillë i parantezës i përkon edhe me një nuancë specifike e të theksuar
cilësore. Aq sa te ky edhe viza rrokjesore është një nga shembujt polisemikë-polisemantikë, si:
Në Kaçanik pik e pik e-pik(ë)83
Mendohet i rëndësishëm fakti se në prizmin e këtij trajtimi vrojtues, të përdorimit të
parantezës, janë hulumtuar të gjitha veprat e tij, madje edhe përmes numërimit të rasteve-
83
B. Hysa: Libri “Kohë Kosove”, f. 77, poezia Në Kaçanik pik epikë
57
dukurisë, në mënyrë statistikore, por që si fenomen është gjetur tek te vepra e katërt e
radhës,“Paskajore”, botuar më 1980, në poezinë Mbi Euro-Azi,84 vargu:
Vritet e thërret. Sa kuq e kuq. Eu-(s) a zi
Ashtu që në krijimtarinë e Bedri Hysës, ky është një moment i ri stilistik, ku nga paranteza
frazeologjike ose fjalëse më parë, ka kaluar edhe në parantezë tingullore, e cila prodhon fjalë,
pra si “Eu – (s) a zi”! D.m.th.: Eu –Unioni-Bashkimi Evropian, si organizatë ndërkombëtare
evropiane…, por poetikisht edhe si pasthirrmënë shqipe eu!, përkatësisht ehu! (në këtë rast
edhe me nuancën e zhgënjimit, mosbesimit, mërzitjes, zemërimit në EU-në), edhe si revoltë: EU
a-apo “zi” apo “faqe e zezë” apo, edhe përmes përemrit të pacaktuar ose ndajfoljes në shkallën
më sipërore, si një zezonë e vërtetë: (s)a zi! Apo edhe si në titull, si një ekuacion a zgjatim (edhe
për të zi): … Euro-Azi. Ku inteligjenca emocionale e poetit duket sikur përkon në mënyrë të
konsiderueshme edhe me “Sfidën e Aristotelit” për “zemërimin”, se “Të gjithë mund të
zemërohemi. Kjo nuk është e vështirë. E vështirë është të zemërohesh me njeriun e duhur, në
masën e duhur, në kohën e duhur, për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur.”85 Gjë që
edhe Bedri Hysa, duke qenë i robëruar si edhe vetë Kosova, jo vetëm në kuptimin motivor që në
rrethana analoge mund të jetë edhe gjithënjerëzor, por edhe nga shprehësia, edhe në këtë rast,
zemërohet racionalisht, dhe specifikisht, sepse zemërohet poetikisht, si një sfidues a
protagonist edhe i citatit më lart…
Se Bedri Hysa, përmes praktikës së tij krijuese poetike,efektimin shumëkuptimor,
shumëfunksional-polyvalent e ka të ndikuar prej kujt apo edhenismë burimore e fenomen më
vete, apo – më e besueshme – bashkëdyzim të tyre, spara i japim të drejtë ekskluzive vetes për
ndonjë përgjigje ngulmuese, të prerë e të hollësishme në përkim me këtë, porse e vërteta flet
që ky e ushtron deri në përmasë dukurie dhe se me këtë dëshmohet si një praktikues pasionant
dhe shembull i mëse i veçantë.86 Mirëpo përkitazi me këtë dukuri të poetit Hysa, prof. Agim
Vinca në librin “(Po)etika e fjalës – Mbi fenomenologjinë kulturore të një kohe” thekson se te
84
B. Hysa: Libri “Paskajore”, f. 37, poezia Mbi Euro-Azi 85
Cituar, Daniel Goleman: ”Iinteligjenca emocionale-Pse mund të ketë rëndësi më shumë se IQ-ja?”, f.9, SHB ”Pema”, Prishtinë, 2018 86
Agim Vinca: ”(Po)etika e fjalës”, f. 151, ARS, - ZZ, Tetovë, 2010
58
“... polivalenca e fjalës, e vlen të ndalemi pak më gjatë, sepse ky procedim, që haset aty-këtu
edhe te poetë të tjerë bashkëkohorë shqiptarë (Xh. Spahiu, A. Podrimja, M. Ramadani etj.), te
B. Hysa është shumë i shpeshtë, konstant.” Ku për leximin alternativ të dytë, të tretë a më
shumë, përdor “kllapat a parantezat, si edhe shenjat e tjera të pikësimit...” etj.87 Gjë që, sipas
këtij, sillet mes funksionalitetit dhe shndërrimit në manir.
Ndërkaq, për këtë e mjete tjera të të shprehurit poetik të tij, onalogjikisht do të citonim edhe
poetin e kritikun letrar Basri Çapriqi, por këtë në kontekst me simbolin, i cili thotë: “Konceptimi
i simbolit është individual dhe i veçantë për secilin lexues. Shkëputur nga konteksti i poezisë,
simbolet nuk kanë asnjë kuptim.”88 Gjë që mendojmë se së paku ngjashmërisht ndodh edhe
me “rivalët” e simbolit, ngaqë sikundër edhe çdo njeri – edhe çdo lexues sheh ose përpiqet të
shohë nga këndi i tij.
Sidoqoftë le të shihen veprat radhazi, evidentuar faqe për faqe të përdorimit të parantezës, kur
e kur vetëm si numër faqesh e, ku e ku ilustruar edhe nëpërmjet shembujve konkretë dhe
komenteve, rastësore ose kushtimisht të përmbledhura.
Parantezat, pa specifikimin e tyre, shikuar numerikisht, siç edhe është përmendur në tekst,
janë: rreth 450 (katërqind e pesëdhjetë).
87
Agim Vinca: ”(Po)etika e fjalës”, f. 151, ARS, - ZZ, Tetovë, 2010 88
Basri Çapriqi: ”Simboli dhe rivalët e tij”, f.8, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2005
59
Shembuj të parantezave dhe komente89
”Duke kërkuar njerinë” (1973)90
Idhujt91
që ecnin më këmbë (…që nuk fluturonin)
Vëllavrasja92
befas alter ego (sulm tërbimi) …dhe rëndom krisma
(parantezë varg me varg, sinonimesh të
pjesshme),
Scriptio continua93
që nga zjarri e gjer atëherë ta ketë botën me pasqyrë n’shuplakë (E për rrugën e gjatë njeriu – NJERI se si me mund u punua…) apo këtë, vallë, do ta lexojë mbase në scriptio continua…
(parantezë frazeologjike…),
”Erë në erë” (1975)94
Lindja ime95
brezit i fal (nga gjaku) gjer më dhjetë frymë
Gërri ujis96
në flake të ditës (flake krenare ditë gjitare)
thith thith
Gdhëri gjëri97
kokë kungull (një gdhë ë ë) gdhër i rrallë
Edhe homo sapiens98
e kanibali (veçse tani s’shkon si s’pari) përmes fushës
89
Të evidentuara, ku e ku edhe të komentuara, janë jo vetëm parantezat brenda fjalës. 90
Hysa, Bedri: “Duke kërkuar njerinë”, Rilindja, Prishtinë, 1973 91
Po aty, f. 28 92
Po aty, f. 45 93
Po aty, f. 55 94
Hysa, Bedri: ”Erë në erë”, Rilindja, Prishtinë, 1975 95
Po aty, f. 8 96
Po aty, f. 13 97
Po aty, f. 25 98
Po aty, f. 35
60
Pa99
rrëmujë rrëmujë (me kokë me hokë pa kokë) mund të mbetem
(sqaruese, por edhe gradacion së prapthi,
përmbysës - si tri shkallë logjike krahasimi),
Me djersë100
hap qiell e tokë (me djersë me kokë) nëpër këtë udhë
(e thënë alegorikisht)
Përtej në rreth101
ku ka qiell e diell (si te unë si në mua)
(…retorike)
”Myshqe” (1977)102
Si ta zë kohën103
në përudhë (malbreza në breze thithni rreze)
(aforizëm104, urtësi, ju që do jeni edhe më shumë,
breza - ndritohuni, sinonim artistik i pjesshëm)
Një fe një be105
një fe e be (në ty në mua) njerëzore
99
Hysa, Bedri: ”Erë në erë”, Rilindja, Prishtinë, 1975, f. 43 100
Po aty, f. 52 101
Po aty, f. 53 102
Hysa, Bedri: ”Myshqe”, Rilindja, Prishtinë, 1977 103
Po aty, f. 12 104
Aforizmi, gjithashtu i shpeshtë, shënon vlerë në krijimet poetike të Bedri Hysës. 105
Hysa, Bedri: ”Myshqe”, Rilindja, Prishtinë, 1977, f.29
61
Qëndresë106
të tëra zjarret e shqotës (lesh e li letargji) tëra të ligat rrejzgabejzga
Lumi spree shpreh107
me klithjet me tmerret (kulshedra në vegim përmbytje kushtrim) lum gjë ti s’fsheh
“Paskajore” (1980)108
Në librin”Paskajore”, të katërtin, shënohet moment i ri stilistik, nga paranteza frazeologjike ose
fjalëse më parë, Bedri Hysa ka kaluar në parantezë tingullore, e cila prodhon fjalë, si: “Eu – (s) a
zi”!
Ploja e Grykës109
…………………………………………………….… Loton përbrenda. Lëshohen kapen fyt për fyt Kaçanikut i raftë pika nuk e ditka çka asht frika ……………………………………………………
(me vizë strofa me strofë),
Mbi Euro-Azi110
Vritet e thërret. Sa kuq e kuq. Eu-(s) a zi
(Pra, një moment i ri stilistik ky, sikundër sqaruar
më lartë, ku përmes efektit parantezues tingullor
shumëzon fjalët.)
Dukagjinët111
……………………………………….. Ndërkaq gjyshi Dukagjin matet me malin Gjysh, e pe: në ajër rroka dhe metalin Ia përkëdhel flokun mendueshëm ulet mbi gurrë …………………………………………………….
(me vizë, strofa me strofë),
Mbi kështjellë112
Në themel të kështjellës. Pa mure kjo kështjellë (E madhe e pa kulm). Mbi të qëndroj si hije lisi E flas pa e pyetur Kështjellë kë (mbë) shtjellë
Ndër arbëresh113
Në ar (ë) bën ulliri që nga Moti
106
Hysa, Bedri: ”Myshqe”, Rilindja, Prishtinë, 1977, f. 34 107
Po aty, f. 38 108
Hysa, Bedri: vëllimi “Paskajore”, Rilindja, Prishtinë, 1980 109
Po aty, f. 15 110
Po aty, f. 37 111
Po aty, f. 38 112
Po aty, f. 40 113
Po aty, f. 46
62
”Shekullore” (1985)114
Shekullore115
………………………………………. Zemra e nënës pret pëlcet pret Do të kthehem nënë …………………….……….
(me vizë strofa me strofë),
Pranë bustit të heroit116
- Pranë bustit të xha Eminit Unë vura si gjaku lule të kuqe - Në përmendoren e trimit
ose
Luani e Liria vogëlush të gëzuar Janë kredhur në mendime si të moshuar - Ai ishte luan e liri, Liri - Po, Luan, trashëgim i kemi emrat Për këto troje gjak e krenari
(me vizë strofa me strofë e rreshti me rresht),
Nëpër valë117
sa valë e valë e unë Mbijetë valë-valë-valë e valë valë
(me vizë lidhese, fjalët),
Këngë e gjatë118
…….………………………………. Deti gjëmon. Si dikur gjatë stuhisë - O e bukura More… Dhe sot jehon …..……………………………………..
(me vizë strofa me strofë),
Kosovë mall119
Osh e zvarrë e mërkosh osh e valë-valë përpara epika …………………………………. Kosovë epikë-Kosovë lirik’
Pushtimi turk120
………………………. Stepje turqish në hordhi: - Çfarë vendi mrekulli …………………………..
(me vizë strofa me strofë – pergjigje befasuese, si
retorike…),
Populli121
Po – pull në rrokjen e parë
(me vizë lidhëse rrokje-fjalët),
114
Hysa, Bedri: “Shekullore”, Rilindja, Prishtinë, 1985 115
Po aty, f. 5 116
Po aty, f. 9 117
Po aty, f. 11 118
Po aty, f. 13 119
Po aty, f. 14 120
Po aty, f. 15 121
Po aty, f. 16
63
Esad mekuli122
Edhe atëherë: - unë biri yt besnik e poeti
(me vizë lidhëse vargu me varg, por edhe si
referencë në korespondim me titullin),
Avdyl Isufi…123
Fjalë gurrë i rikthehen nëpër lot - Një vend për varr do të ma fal Kosova Nipi Brazilian duke e puthur i thot’: - Gjysh, zemrën tash ty ta shëron Kosova
(me vizë lidhëse vargu me varg),
Një zë në Berlin124
…………………………………. Rrafsh me dhe (topa mortaja kur ish hataja) Shtrihet brezi i gjelbrimit
Në diellnajë125
Njëherë (përgjithherë) vallë mund të ecë në Diellnajë
Nganjëherë ky njeriu126
Shokë të pallës (të përrallës) të këlthitjes
Sitokat-emnakët127
Me Njeriun Si-Njeriun
(me vizë lidhëse fjalët),
Ëndërr, e (pa)mundshme128
………………………………. Paqe Liri pa Varfëri – njënjë ………………………………. Me gjuhët me ngjyrat-Bakuria
Nëpër filozofi129
Do të kishim formulë të mirë (mund të jemi të lirë) Mos të kishte shemër
Nëpër Sicili130
Etna Et (e) na E te na…
122
Hysa, Bedri: “Shekullore”, Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 21 123
Po aty, f. 23 124
Po aty, f. 25 125
Po aty, f. 27 126
Po aty, f. 28 127
Po aty, f. 32 128
Po aty, f. 33 129
Po aty, f. 38 130
Po aty, f. 39
64
(R) evolucion131
Pa Superfuqi Me Super-Njeri
Dito ditën 132
………………………. Brezat vihen në kudhë – Në punë me punë mendjendritur ……………………………………
(… strofë me strofë),
Kombi133
Është mbase një ves i vjetër - Për mua mund ta ndërroj me një tjetër
(me vizë lidhëse varg me varg)
”Pikë e pesë” (1987)134
Nëpër Kosovë135
Bleni ajërtokë bleni tok (ë) ajër medet Mbi Kosovën nën (ë) n’Kosovën fushëdet
Sikundër me vizë lidhëse vargu me varg në faqet si
në fusnotën në vazhdim:136
Pushka137
Ditenatë s’lëvizte pa pushkë
- Tani që zure nuse-si me të sertë I tha një plak-gjithnjë pushkën përpjetë S’do ta kesh - . E I tregoi deri në fund
(me vize lidhëse vargu me varg e fjala me fjalë),
Sikur edhe në faqet:138
131
Hysa, Bedri: “Shekullore”, Rilindja, Prishtinë, 1985, f. 46 132
Po aty, f. 47 133
Po aty, f. 63 134
Hysa, Bedri: ”Pikë e pesë”, Rilindja, Prishtinë, 1987 135
Po aty, f. 7 136
Po aty, f. 10, 12, 37, 57, 61, 65, 75, 88, 89 137
Po aty, f. 90 138
Po aty, f. 91, 92…
65
”Vetëtinë njeriu” (1989)139
Në këtë përmbledhje, ndërkaq, gjejmë: f: 27, 29 (me vizë lidhëse mes vargut), 30 (me vizë
lidhese vargu me varg), 34, 41 (me vize lidhese fjala me fjalë e vargu me varg) et.
Sëmurja e ndërgjegjes140
Specialist i kohës dha diagnozë: - Sëmurje e rëndë – ishte përgjegjja, S’ka shërim, është sëmur ndërgjegjja…
(me vizë lidhëse mes vargut),
Si edhe në faqet:141
Ploja e Grykës142
Ata dhjetë herë më shumë – ne zemrën më të forte
(me vizë lidhëse mes vargu),
Në të njëjtën përmbledhje, por edhe me vizë
rrokjesore, në faqet: 89, 123, 127, 129, 132 (me
vizë lidhëse rrokjesore), 135 (me vizë lidhëse vargu
me varg), 137…
Rri kallkan143
U hodh guri i fundit (?) në fund të katundit
(funksionale, shenja e pikësimit në parantezë, si
një mendim – si një dilemë)
Po këtu, f. 162, 163, 196, 197, 198, 199, 201, 202
(me vize lidhese, fjala e përsëritur)…144
139
Hysa, Bedri: ”Vetëtinë njeriu”, Rilindja, Prishtinë, 1989 140
Po aty, f. 42 141
Po aty, f. 43, 46, 49, 58, 64, 65, 75 142
Po aty, f. 87 143
Po aty, f. 160 144
Në veprën “Vetëtinë njeriu” nuk janë evdentuar të gjitha parantezat e përdorura, meqë edhe është përmbledhje nga vëllimet tjera dhe ka përsëritje.
66
”Kohë Kosove” (1991)145
Zëra të gjuhës sime146
murmurim(ë) i gjakut tim
(dyfishim leksikologjik i fjalës, përmes tingullit
parantezik),
Ti varr Tivar147
Deri në tra vajti gjaku… (Çlirimtarët Për plojë në tradhti te Varrtarët)
(një si parantezë dyfishe, trepikësh dhe kllapë…)
Në Kaçanik pik epikë148
Në Kaçanik pik e pik e-pik(ë)
(përmes vizës rrokjesore në polisemi),
145
Hysa, Bedri: ”Kohë Kosove”, Rilindja, Prishtinë, 1991 146
Po aty, f. 12 147
Po aty, f. 28; këtu edhe f.: 34, 35, 44, 45, 52, 55, 61, 72, 75 (me vizë lidhëse varg me varg e fjalë me fjalë të përsëritur). 148
Po aty, f. 77; ndërsa f. 79 (me vize lidhëse fjalë me fjalë)
67
”Këtu është Troja” (1994)149
Në këtë vepër paranteza paraqitet në faqet: 11, 17, 19, 24, 29, 54 (me vize lidhese vargu me
varg e fjala me fjalë).
Përbrenda nesh150
Brenda hyn jashtësia Jashtë frymon brendia Jashtë-e-brenda të dy Maten sy më sy
(nga një antitezë, në një si kompozitë, me vizë
lidhese fjalë-lidhëz-fjalë), 56 , 59 (me vizë lidhëse,
ndërkallëse, mes vargu e fjalësh), 61, 69,
Një themel përballë Bibliotekës së
Kosovës151
……………………………………..
themel pa themel (themelet i shkanë) koha shkau vanë er(r)-e-mi(nj)të shtjerë të zitë
(edhe me vizë lidhëse fjala me fjalë parantezike –
polisemizim)
Sikur t’ish Europa152
Penë-lopa…Penelopa…E-u-r(r)opa
(edhe me vizë lidhëse rrokjesore e tinguj
parantezikë)153,
Ballkanasit154
E çuku në kalli? Oiii zie në Ballkan Kosovë ura-gan(ë)? Ec revan? Vullkan?
Me tiran satanë a ka udhë e anë
(me vizë lidhese rrokjesore e tinguj parantezikë,
polisemizim)
149
Hysa, Bedri: ”Këtu është Troja”, Rilindja, Prishtinë, 1994 150
Po aty, f. 55 151
Po aty, f. 73; këtu edhe f.: 77, 79, 80, 81, 82 152
Po aty, f. 83 153
Po aty, edhe f.: 88, 91, 92, 95 154
Po aty, f. 99; ngjashëm edhe në f.: 101. 102, 106, 107, 108.
68
”Në mes fjala e bekuar “ (2000)155
Malet me djepa156
vallë Kosovës (f)ati a i eci
Lindja në qiell157
Stjuardesa: Një udhëtare kosovare Nga kampi dalë lindi djalë
(me dy pikësh mes vargu)
ose:
…………………………………… Lindin në qiell e tokë (Ku lindet thonë njeriu ka hise Toka deti qielli im me hise)158
Tringa e shqetësuar159
Tringa mbesa ime vjeç dy - Lajmet – thërret bërtet Shndërrohet në vesh e sy Në ekran: viktima djegie gjak lot Tregoni pyet – çka po thotë…
(kombinuar vizë lidhëse mes vargu – dypikësh –
vizë lidhëse),
155
Hysa, Bedri: ”Në mes fjala e bekuar“, Rozafa, Prishtinë, 2000 156
Po aty, f. 9 157
Po aty, f. 89; ndërkaq në f.: 11, 20, 22, 23, 25, 38, 46, 47, 50, 52, 54, 56, 59, 67, 75, 81, 82, 83, 84 (me vizë lidhëse fjalët dhe vargu me varg), 85 , 86, 88 (me vize lidhëse fjalë me fjalë), 158
Po aty; si edhe në f.: 97, 98, 99, 106, 109, 111. 159
Po aty, f. 113; si edhe f.116.
69
”Maja” (2002)160
Gjak(o)Sharr161
(titull cikli, krijim 2-3 kuptimorë parantezik i fjalës
përmes veçimit tingullor)
Lulediell162
Tym e zjarre varre V – erdh bashkë në një miell V – ale e tëra lulediel
(me vizë si-rrokjesore mes shkronjash),
Flamur Skënderbe163
Krahisht ndaj Njëri – Tjetrit ……………………………… Mori frymë I-liria
(me vizë lidhëse mes fjalësh të njëjta e tingujsh
shprehimorë),
Skënderbeu në Prishtinë164
…………………………….. Teuta Frashërët ata konstandinë Rirri amshuar At-Dheu në Prishtinë
(me vize shprehimore rrokjesore),
”Sizif a je shqiptar” (2004)165
Haga166
…………………………….. Heshtin dhe njerëzit e zotit tënd O i keqi i popullit-o O populli stërkeqit-o
(edhe me vizë rrokjesore fundore, këlthitëse,
ngjashëm me vargun popullor; por edhe me ide të
shëndoshë, ku e kursen popullin nga imazhi
kriminal i individit),
160
Hysa, Bedri: “Maja”,Rilindja, Prishtinë, 2002 161
Po aty, f. 7, si edhe f.: 9, 11, 13, 15 , 17, 18, 21 (me vizë rrokjesore në fjalën parantezike), 22, 27, 28, 30, 31, 32 (me vize lidhese mes fjalësh), 34 (me vize lidhese vargu me varg), 37, 39, 41, 42, 45... 162
Po aty, f. 46, si edhe f.: 47 (me vize rrokjesore), 59, 63, 64, 67, 68 163
Po aty, f. 70; kurse f. 73 (edhe me vizë lidhëse mes vargjesh) 164
Po aty, f. 79; ndërsa në f. 80, 81 kemi parantezën përmes veçimeve tingullore 165
Hysa, Bedri: “Sizif a je shqiptar”, ShB “Faik Konica”, Prishtinë, 2004.: f. 7, 9 (me vizë shprehimore rrokjesore), 12, 13, 14, 16, 20, 23 (me vize rrokjesore lidhëse e njëkohshme varg me varg), 29, 30, 33, 34, 36, 39, 41, 42, 44, 48, 55, 56, 59, 60, 61, 62 (me vize mes fjalësh antitezë), 63, 64, 65, 71 (me vizë lidhëse tingull-fjalë dhe vizë rrokjesore në fjalën parantezike), 72, 75, 78, 83 (me vizë rrokjesore e në fjalën parantezike), 84, 85, 89, 90, 92, 94, 95, 100, 102, 103, 104, 109 166
Po aty, f. 110; por edhe në f. 111, 115 , 117, 118.
70
”Orë e mirë” (2006)167
Trëndafil a bëhet kaça168
…………………………….. Sa masa-k(r)ra err a ka të dytë
(me vizë si-rrokjesore mes tingujsh edhe në fjalën
parantezike),
Qentë169
Ai atje në garoq një asht për shoq Eshtrat vijnë tend(er)osur Hahen mes vete kush i xhindosur
(edhe me vize si-rrokjesore mes tingujsh,
domethënie ironike, “qentë”- epitet për të
korruptuarit ),
Bisedat në Vjenë170
…………………………….. Burrë i urtë majë mendimi Ahtisari Mat e çmat hijerëndë Ah-Ti-S(h)ar(r)i
(me vizë rrokjesore mes tingujsh edhe në fjalën
parantezike).
167
Hysa, Bedri: “Orë e mirë”,ShB Faik Konica, Prishtinë, 2006, f.: 9, 11, 12, 13, 14, 16, 19, 24 168
Po aty, f. 27; por edhe në f.: 29, 33, 34 (edhe me vize si-rrokjesore mes tingujsh e fjalësh), 35, 39 (me vize si-rrokjesore mes kompozite), 42, 46 , 47, 48 (me vize si-rrokjesore fjalë-prapashtesë), 50 (me vize rrokjesore fjalësh kuptimplotë), 51 169
Po aty, f. 52; më tej, edhe në F.: 55 , 57, 58, 61, 65 , 66, 67 (me vizë lidhëse fjale të përsëritur) , 74 , 81, 88, 89, 90, 91, 95, 96, 97, 98 (me vizë lidhëse fjalë e lidhëz), 99, 100, 102, 105, 106 (me vize lidhëse varg me varg) 170
Po aty, f. 111
71
”(S)a je njeri” (2007)171
Vetë titulli, parantezë dy-kuptimore: a je... dhe sa je...
Te Përroi i Cucës cuca172
…………………………….. Një mal(l) fëmijë ajo lëpizë ……………………………. Ndjenja e cuca e hija p-lisbardhë
(parantezë dy-kuptimore, si dhe me vizë si-
rrokjesore fjalëformuese tingull-fjalë),
Mens primitiva albanesca173
…………………………….. Mbaje bigën a mos ka Pallati lot Intelekt-uaaa…l në tala-mut truri eklips iks Përdhos përbuz edhe feniks
(me vizë si-rrokjesore fjale ironike, po edhe
pezmatuar thuajse si kurrë më parë, ngritur në një
antitezë zemërimi kulmor, të fuqishme e të
çuditshme: “Përdhos përbuz edhe feniks!”)
”Te(k)st(l)ament“ (2009)174
(parantezë fjalësh – dy në një, specifike që në ballinë, që në titull, porosi dhe lutje a mbase
edhe vaj)
Një thirrje nga mllefi175
…………………………….. Ju keni besë z-emër e kokë
(vizë si-rrokjesore fjalëformuese, por edhe
shprehësie tingull-fjalë e fjalësh dy në një: z-emër -
emër),
Të jesh i mirë s’është vështirë176
…………………………….. je të jesh i mirë gjithmonë Me z-emër shpirt jehonë Brenda përbrenda teje vetëm vlera I drejtë me Vetë-dije e të tjera
(parantezë, vizë lidhëse mes tingull-fjale e fjale
kompozitë),
171
Hysa, Bedri: ”(S)a je njeri”, Sh.B. ”Faik Konica”, Prishtinë, 2007 172
Po aty, f.: 12; por ngjashëm edhe më parë në f. 9, 11; si edhe në f.14, 23 173
Po aty, f. 25; tutje në f.: 33, 34, 39, 45, 47, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 60, 61, , 65, 66 , 71, 79, 80, 89, 91, 93, 97, 98, 103, 108, 113, 115, 116 , 118, 120, 122, 123,126 174
Hysa, Bedri: “Te(k)st(I)ament”, ShB Faik Konica, Prishtinë, 2009; një parantezë karakteristike që në ballinë; por dukuri e përsëritur edhe në f.: 11, 12 , 14, 15, 16, 17, 20, 23, 24, 25, 26, 34, 39, 41, 49, 51, 53, 57 , 58, 60, 62, 63, 64, 65 175
Po aty, f. 25; sikundër edhe në f: 71, 72, 74, 75, 77, 78, 85, 93, 97, 105 (edhe me vizë mes rrënjës dhe prapashtesës), 113, 114, 116 (me vize rrokjesore – fjalëformuese), 122, 123 (ngjashëm), 125, 130 (edhe me vizë lidhëse kuptimformuese), 133, 135, 136 (vizë lidhëse mes tingull-fjalë), 137, 140, 142, 143 (vizë lidhëse fjalëformuese), 144, 145, 146, 152, 153, 163, 164, 166, 167, 170, 173, 174 176
Po aty, f. 177; po edhe në f.: 179, 180 , 181, 185, 186, 194, 195, 196, 199
72
”Shoka e ylberit” (2012)177
Shënim: sa i përket “lojës” gjuhësore-stilistike me vizën, në këtë përmbledhje janë mjaft
shembuj, por edhe kryesisht të përsëritur; jo edhe ndonjë përpjekje e veçantë për paranteza të
zgjedhura...)178
Përshëndetje e re179
…………………………….. Mblidhu në vete Me de(r)te
(shembull që ndiqet, dy fjalë në një, si pasojë e
parantezës)
Me-k(e)si-ko(rr)180
…………………………….. Botës derrishte Me-k(ë)si-ko(rr)
(me parantezë të dyfshtë, në fjalë të dyfishtë)
Më e rënda181
…………………………….. (S)a kemi tru (sa) kemi kokë
”Tempulli i librit“ (2009)-monografi Bibliotekës182
Shënim: duke qenë vepër “jo-poetike”, në të nuk janë parë shembuj paranteze me interes, e
vërteta, edhe mungojnë fare këta shembuj, përveç në f. 63.
177
Hysa, Bedri: “Shoka e ylberit”, NSh Jeta e Re, Prishtinë, 2012 178
“Shoka e ylberit”, faqe si të anashkaluara përdorimi të parantezës: 15, 21, 23, 25, 27, 30, 34, 38, 41 179
Po aty, f. 42; vazhduar F. 44, 45, 46, 47, 49, 57, 59, 63, 66, 67, 76, 78, 79, 83, 84, 85, 86, 87, 88, 97, 106, 109, 1014, 116, 118, 121, 122, 123, 125, 126, 127, 130 180
Po aty, f.133; tutje në f.: F. 133, 135, 136, 145, 155, 160 (kryesisht të ngjashme me rastin më parë) 181
Po aty, f. 162; sikundër të ngjashme edhe në f.: 162, 164, 166, 167 182
Hysa, Bedri:”Tempulli i librit (Biblioteka në kujtesën time)”, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Prishtinë, 2009 (monografi)
73
”Lulet e para“ (2007)183
Te F.Gunga, paranteya u gjetën në f.: 31 (me kllapa varg me varg dhe me trepikësh strofë me
strofë); kurse te Bedri Hysa – disa shembuj me vizë lidhëse varg - varg ose strofë - strofë, por
që, si të tilla, nuk u morën si në përkim të plotë për parantezën tingullore brenda fjalës…
Kur u shkrua ky libër, që të dy autorët ishin fare të rinj (Fahredini 16 vjeç, Bedriu 17),
pavarësisht që libri u botua kaq vonë….184
Shpesh parantezat sikur i zëvendëson me vizë lidhëse, efekte të ngjashme me to, ku nga një
fjalë e qëmtuar nxjerr së paku dy kuptime-fjalë-nocione!
Nga kritika shqiptare, ndërkaq, nga disa autorë poezia e Bedri Hysës është vlerësuar si poezi e
veçantë dhe me stil unik në kuadër të letërsisë bashkëkohore shqipe.
Sikundër që veç jemi të prirur të besojmë se pohimi a cilësimi i tillë sigurisht ndërlidhet edhe
me pasionin e poetit për vetë parantezën, kaq të përdorur në veprat e tij, madje edhe si
shembull që aty-këtu vërehet nga autori në autor.
183
Gunga, Fahredin dhe Hysa, Bedri (bashkautorë): ”Lulet e para“, N.G.B., VIPrint, Mitrovicë, 20007 184
Në këtë libër poetik janë konstatuar parantezat, por pa ndonjë interes të numërohen të gjitha.
74
Kritika - vlerësime, studime, recensione, promovime...
Vlerësime
Krijimet poetike të Bedri Hysës përfaqësohen në shumë antologji shqipe. Krijime të tij edhe janë
përkthyer, ndonjëherë si vepra të plota: anglisht, turqisht, arabisht, polonisht, rumunisht,
maqedonisht, sllovenisht, serbokroatisht etj.
Është vlerësuar nga kritikët: Ibrahim Rugova, Agim Vinca, Ali D. Jasiqi, Sali Bashota, Ag Apolloni
etj.
Madje, kritika shqiptare e vlerëson: “…si poet që ka një stil dhe një mënyrë specifike, të veten,
të shprehjes artistike… poet që me mjeshtri të rrallë i gërsheton elementet e poezisë popullore
shqipe dhe të asaj moderne, për të krijuar kështu një stil, një shprehje të veten, karakteristike
vetëm për te.”185 (Komente e interpretime që Ali Jasiqi ngjashëm i pati thënë edhe me rastin e
përurimit të veprës jetësore të B. Hysës, në 70-vjetorin e lindjes së tij, më 2005 në Kaçanik.)
Kritika studimore (Sali Bashota, Agim Vinca...)
Sali Bashota. – është ndër të parët që u morën në mënyrë më të thelluar studimore, deri
atëherë e mbase edhe deri tani më gjithpërfshirëse, me poezinë e Bedri Hysës, me trajtimin e
shtatë veprave të para të tij sa ishin botuar, nga Duke kërkuar njerinë (1973), Erë në erë (1975),
Myshqe (1977), Paskajore (1980), Shekullore (1985), Pikë e pesë (1987) e deri te Vetëtin njeriu
(1989), që ishte edhe si një ribotim i përmbledhur i pararendseve. Natyrisht, shprehja më
gjithpërfshirëse që themi ka të bëjë drejtëpërdrejt me lëndën poetike të gatuar deri në çastin e
këtij studimi të Bashotës, mirëpo që, bazuar në referimin e tij, priremi ta themi në masën më të
konsederueshme edhe në planin parashikues të tij, për arritjet e së ardhmes së atëhershme të
poetit Bedri Hysa, përkatësisht deri te “Te(k)st(l)ament”-i i poetit e këtej madje.
Studimi i Bashotës pra i paraprinë pikërisht librit Vetëtin njeriu dhe mban titullin “Poezia e
variacioneve tematiko-motivore e ritmike”. Shkrim në cilin fillimisht e vendos në kohë autorin,
185
Ali D. Jasiqi: Vepra 4, “Shkrime për poezinë”, f. 79-80, N. SH. Jeta e Re, Prishtinë, 2014.
75
në mesin e poetëve bashkëkohorë të viteve ’70 të shek. të kaluar, ani se duke evidentuar që ky
kishte shkruar e botuar edhe në vitet ’50 të atij shekulli. Me pohimin se Bedri Hysa fillimisht
frymëzimet e veta i degëzon “nëpërmjet arketipit atdhetar, burimësisë popullore, horizontit të
pritjes aktuale, veçorive ritmike, formave metaforike etj., të cilat rrezatojnë: ide, mendime e
situata poetike duke mos rënë në “lojën komplekse” të tautologjisë dhe të klishetizimit
muzikal...” Për më tepër, duke e përsosur këtë qasje vepruese drejt formës moderne të
shprehjes poetike në mjedisin që na rrethon, përmes ndjenjës dhe mendimit shikuar edhe në
dritën e vazhdimësisë krijuese.
Pikërisht në kontekstet e lartëshënuara, Bashota ndërlidh edhe tufën e parë poetike Duke
kërkuar njerinë, e tëra me tone atdhetare, sociale e subjektive, ku gjejmë vendlindjen, tokën,
kështjellën, urën, lumin, zjarrin, zogun, erën, por edhe sëmundjen, vëllavrasjen etj.
Por që në qasjen, edhe si përgjithësuese që është, me gjithë kthimet e herëpashershme, na
duket sikur Bashota këtu nuk thekson në kapacitetin përkues e në mënyrën më shprehimore,
sikundër Hysa vetë, fillin e njerëzores që e përshkon dhe e përmbyll këtë përmbledhje (dhe
jovetëm këtë), për çka poeti, p.sh., madje i qan hall edhe Diogjenit:
Shekujt u rrokullosën në lere, Diogjen
E njeriu akoma s’pësoi shumë metamorfozë186
Duke përmendur vëllimin e dytë i Erë në erë, theksohen nuancat metaforike, antitetike, si dhe
eliptizmi, thyerja e vargut, rimari, aliteracioni, enumeracioni etj., me “prirjen moderne estetike
pa rënë në ekzibicione e hermetizëm”.
E, ku me theksin e fundit si në jo-hermetizëm, pandehim se këtu Bashota me të drejtë kursen
edhe cilësimin eventual postmodern të Bedri Hysës.
Ndërkohë që vëllimi Myshqe na paraqitet më specifik e më i përpunuar. Për dallim nga
predominimi i entuziazmit lirik të dy të parave, këtu kemi mendimin e thelluar.
Tutje, vëllimi Paskajore paraqitet si moment poetik i individualitetit të konsoliduar, të
kultivueshëm e të kultivuar edhe më tej. Përmbledhje ku poeti është më i përqendruar tek
186
Hysa, Bedri: “Duke kërkuar njerinë”, poezia “Me Diogjenin”, Rilindja, Prishtinë, 1973, f. 31
76
“njeriu i vogël” dhe aspirata e tij edhe kombëtare. Poezi, e veshur edhe me një figuracion të
shtuar.
Ngjashëm Bashota e sheh edhe vëllimin Shekullore, por paksa më shumështresore. Ku, për
shembull fati arbëresh jepet ideoartistikisht më i përpunuar dhe ende më i thellë, madje edhe si
një gjedhe kolektive.
Në të vërtetë, marrë si model kolektiv, në konotacionin kohor e hapësinor, jo vetëm poetik po
edhe historik, të dhimbshëm e krenar, te Shekullore ilustrimin më përmbajtësor konsiderojmë
se e paraqesin poezia homonime Shekullore dhe Këngë e gjatë, ku me të parën ilustron gjëmën,
në kohën e në kulmin e tragjikës, sado me shpresë e besë mbase edhe të sfidueshme një ditë,
meqenëse, siç e thotë urtësia, Sizifi gjithsesi nuk heq dorë nga veprimi i pareshtur i tij...:
- Do të kthehem nënë
kur të qepësh një këmishë
me fijet e flokut tënd187,
që në të vërtetë është një trishtim; e, tek e dyta, megjithse edhe si një zgjatim i të parës a
pothuajse shpjegim i saj, sado Këngë e gjatë (titulli i poezisë), në të kemi edhe një madhështi:
Trimat në valle si petrita
me kopiljet n’veshje t’Motit. Arbëri rron
stoik, epik e i pashëm si drita.188
.........................................................
Rrugë e gjatë 500 vjet. Në mua 5000 vjet.
ku veta e parë (në) “mua”, duke qenë 5000 vjet, shënon një personifikim metaforik të Arbërisë
së gjithëkohshme, e cila mbi këtë bazë mbijetese, jo vetëm metaforike, megjithatë jep
shpresë...
Duke folur për vëllimin Pikë e pesë, Sali Bashota e thotë shkoqur se këtu kemi të bëjmë me një
fizionomi të plotë të subjektit lirik. Ndërsa si konkluzion del se pikërisht këtu kemi të ngjizur
“konceptin popullor dhe modern të vargut brenda njësive mikrostrukturore, gjuhësore e
187
Hysa, Bedri: “Vetëtin njeriu”, poezia “Shekullore”, Rilindja, Prishtinë, 1989, f. 123 188
Po aty, poezia “Këngë e gjatë”, f. 129
77
poetike”. Ndërkohë që shprehja edhe titullore Pikë e pesë shpreh një shqetësim fundamental
dhe të krejtësishëm, “si simbol i shprishjes së shpirtit kryengritës”, si anakronizëm; ndërsa për
fjalorin poetik të subjektit është veçse si një gjetje unike estetike (sado që kuptimisht fenomen i
shëmtuar shoqëror), si një filozofi e tërë që lë të nënkuptohet edhe si një kaos në të gjitha
rrafshet e përceptimit mbi qenien tonë, fatkeqësisht pikë e pesë, sepse:
...Më del atje një burrë i çalë
..................................................
Duhet ta marëë gjakun atje në një katund
Do të vijë një ditë – thotë më në fund
Të çmallesh ore the? Ha veten me dhëmbë
Ky këtu me një, po tjerët me dy këmbë?189
Për sa i përket ndërtimit të vargjeve dhe poezive, këto përkojnë shumë me dyvargëshin dhe
ciklet, në çka studiuesi thotë se në to “mund të venerohet organizim i qëlluar dhe funksional
sintaksor e leksikor i thënies poetike”.
Gjë që, po ashtu, do të na duhej të apostrofojmë edhe komentin tonë se sidomos sintaksa
poetike e Bedri Hysës, varësisht nga vështruesit, shihet në kënde të ndryshme: sekush flet për
sintaksën e munguar dhe të tjerët , si Sali Bashota, për organizimin e qëlluar funksional. Ndërsa
mendojmë se zgjidhja për ta parë ndërtimin e të drejtë, dhe të mirë, të poetikës së Bedri Hysës,
është leximi i përqendruar logjik e gjuhësor, deri te labirinthet e “eklipsuara” edhe nga elipsa e
tij stilistike.
Mirëpo, nëse trimi i mirë me shokë shumë, siç thotë populli, shokë të brezit, të vokacionit, të
cilësisë... pati shumë edhe Bedri Hysa, herë që t’u përngjajë, mbase herë që t’i përngjajnë.
Kështu, poezia e tij na lind edhe një krahasim, por që në këtë rast krahason Sali Bashota, si edhe
për shtat pohimeve tona aty-këtu. Në dritën e shembullt të poezisë “Myshqe”, Sali Bashota
thotë: “Dimensionin e tillë të prezentimit e pranon më së miri poezia e Azem Shkrelit, por me
nuanca dhe procedime të tjera figurative e stilistike.” Megjithqë ai pa e definuar se në cilën
poezi “Myshqe”, meqë aty i hasim dy me të njëjtin titull, ndërsa Bashota këtë pohim nuk e
ilustron me vargje. Por, pa ndonjë mungesë të madhe për këtë, ngaqë ai flet për “nuanca” e jo
189
Po aty, poezia “Pikë e pesë”, f. 199
78
për ngjyrën, hollësi që bie në sy. Megjithatë, ne shkëpusim dy fragmente të dy poezive të
përafërta me të njëjtin titull “Myshqe”, strofa e parë:
Mbi kokën time do të mbijnë myshqe
Edhe pas meje o mbi kokën time
Mbi kokat e mia o mbi këto mylqe
Myshqe mbi kokat tona në vazhdime190
dhe varianti i dytë “Myshqe”, strofa e dytë e saj:
Likene të gjalla klorofil përplot
S’u zhdukën me tym s’u zhdukën me dorë
Në murgurë kalaje të kullës sime sot
Të tëra frutemirat lartësohen në forë191
Vargje e strofa këto poezishë si binjake, të denja për krahasimin e dhënë, që pothuajse fare
lehtë mund të ishin edhe të njësua në një lidhje organike.
Ndërkaq, duke vazhuar në frymën e natyrshme të ndikimeve të anëtarëve të brezit, do të
shërbeheshim për të satën herë edhe me Agim Vincën. Aq më parë që edhe parimisht “Nuk ka
tekst të izoluar…”- siç përmend ai te “Metoda letrare” (f. 343), sikundër me përngjasimet
mbase edhe pa qëllim. Ngase, “Në çdo tekst ka diçka që i përket atij që e krijon, por edhe diçka
që e kanë krijuar të tjerët para tij.”- (po aty, f. 342). Sikurse edhe vetë zbulesa ose pandehma që
tekstit i shton madje edhe vetë ai që komunikon me të, si premisë ose mënyrë të kuptuari e
interpretimi vetjak intertekstual. Kështu, edhe poezia e Bedri Hysës, jo vetëm që na jep shkas,
por edhe na pëqendron së paku për ta mëtuar edhe këtë thellim.
Në trajtimin e përgjithshëm studimor paraprijës në librin “Vetëtin njeriu”, Bashota, në
kontekstin e fillit përshkues kombëtar që e end Bedri Hysa, nuk lë pa theksuar edhe
ndjeshmërinë e zgjuar të tij si preokupim për të tashmen e për historiken. Ndërsa shembull për
këtë merr edhe dy poezitë me tituj të anasjellë: “Shtëpia e lidhjes” e “Lidhja e Shtëpisë”, që të
dyja lartësim i lirikës atdhetare, ku e para është dëshmi e ngurtë dhe jehonë epike, kurse e dyta
proces, përhershmëri dhe bartëse e mesazhit:
190
Hysa, Bedri: “Vetëtin njeriu”, poezia “Myshqe”, Rilindja, Prishtinë, 1989, f. 79 191
Hysa, Bedri: “Vetëtin njeriu”, poezia “Myshqe”, Rilindja, Prishtinë, 1989, f. 109
79
Shtëpi e lidhjes lidhje e shtëpisë ndër breze
Rit i emrit rritje e vatrës rritet me rreze192
Kurse tejet i rëndësishëm, edhe në planin universal, besojmë se qëndron edhe konstatimi që
poeti, subjekti lirik i tij, “rrethi tematiko-motivor i poezisë së B. Hysës përsërit prirjen realiste
moderne... kah miti i së ardhmes, kah ekzistenca dhe vetëdija estetike.”193 Sikundër edhe në
vargjet:
Për Gjithnesërbardhën betohemi në Kartë
Ndërgjegjën me Ndërgjegje na duhet larë194
Dhe se për krye variacioneve tematiko-motivore e ritmike, ndjenjës dhe mendimit, stilit dhe
gjuhës, figuracionit etj., në poetikën e B. Hysës, siç pohon edhe Bashota, mund të thuhet se
qëndron njeriu, miti, e sotmja dhe vizioni, “herë nga prizmi tradicionalist, herë nga prizmi
modern.”
Të gjitha këto të mishëruara në botëkuptimin e tij estetik, të matrializuara nëpërmjet
mekanizmave krijuese poetike, duke u pasuruar nëpër kohë, gjthnjë në zhvillim, ngritje e
përsosje, çka është dëshmuar pikërisht edhe përmes veprave të reja më pastaj.
Agim Vinca. - duke shkruar për poezinë shqipe e cila veç në vitet ’60-ta me “brezin e mesëm” të
poetëve kishte pushtuar hapësira të reja kreatve, shprehje të konsiderueshme metaforiko-
simbolike etj., në dritën afirmimit në vitet ’70-ta të shekullt të kaluar, por jo vetëm në poezi,
gjithashtu përmend edhe plejadën pasuese, “krijues të moshave, të formimeve, të stileve dhe
të shijeve të ndryshme estetike...: Beqir Musliun, Musa Ramadanin, Ymer Shkrelin, Mirko
Gashin, Bedri Hysën, Sabri Hamitin, Eqrem Bashën, Teki Dërvishin, Ibrahim Kadriun, Resul
Shabanin etj.”195 Pra, në këtë mes edhe Bedri Hysa pikërisht edhe shkaku i cilësisë së tij
poetike. Poezi e kësaj plejade, që më tutje në “Orët e poezisë”, por jo vetëm për nga zërat e
shumtë, Vinca e quan “poezi vërtet polifonike”.
192
Po aty, poezia “Lidhja e Shtëpisë”, f. 111 193
Po aty, f. 19 194
Hysa, Bedri: “Vetëtin njeriu”, poezia “Lletër OKB”, Rilindja, Prishtinë, 1989, f. 99 195
Agim Vinca: “Orët e Poezisë”, f. 424, Rilindja, Prishtinë, 1990.
80
Mirëpo, Agim Vinca për poetin Bedri Hysa dhe poezinë e tij shkruan mëse një herë, duke e
përmendur e duke e trajtuar. Si në librin “Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe 1945-1980”196,
në kontekstin letrar poetik, ku “nën ndikimin e rrethanave brenda e jashtëletrare” interesimi
për historinë në vitet ’70-ta ishte bërë preokupim sistematik edhe i poezisë dhe jo vetëm i saj.
Ashtu që në këtë frymë Vinca thekson autorët-poetët më eminentë si Ismail Kadare, Fatos
Arapi, B. Xhaferi, E. Gjerqeku, A. Podrimja, Q. Ujkani, B. Musliu, K. Petriti, Perikli Jorgoni, M.
Zeqo, E. Shukriu, Bedri Hysa, M. Kërveshi, H. Vokshi, Rr. Berisha etj. Duke theksuar aty që është
i vogël ai numër poetësh tanë që nuk do t’kenë shkruar së paku një vjershë frymëzuar nga
historia. Ndërsa në kuptim të këtij konstatimi të Vincës, jehonës historike të Betejës së 1910-tës
në Grykën e Kaçanikut, poeti Bedri Hysa, nisur “hijerëndë Sharri” e përfunduar “Mali edhe
Gryka... Stuhi kreshnikësh”, i përgjigjet me poemë 26-strofshe katërvargëshe (përveç të fundit
2-vargëshe) i patundur e plot pezm:
Jemi këtu. Në këto viset tona
Të lindur larg mbamendjes para dreqit
Nuk sulmuam kurrë kë. Por kjo e jona
Gjithmonë kishte qenë lakmi e të keqit
(Ploja e Grykës)197
Ndërkohë që poeti Din Mehmeti historinë e quan “si një gur të rëndë” në zemër e në shpirt.
Në librin “Struktura...”, A. Vinca te Bedri Hysa fokusohet gjithashtu edhe në funksion të prirjes
për poezinë tingullore, e ashtuquajtur “tendenca e vokabularizimit të poezisë”, dukuri e
theksuar po ashtu në poezinë e viteve ’70-ta të shek. të kaluar, ku si përfaqësues të asaj
gjenerate të re, si më tipikë zë në gojë: Sabri Hamitin, Bedri Hysën dhe Eqrem Bashën, po edhe
Ali Podrimjen, Ibrahim Kadriun etj. E që “intencë kryesore e kësaj poezie është që ta befasojë
dhe impresionojë lexuesin me efekte ritmike dhe muzikore, me tinguj frikativë dhe fjalë e
prapashtesa tingullore-eufonike.”198 Ku për fuqinë dhe bukurinë e vargut fjala është parësore,
por që jo gjithmonë vargu i shërben mirëfilli idesë dhe përmbajtjes. Ndërsa përveç disa veprave
196
Agim Vinca, “Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe 1945-1980”, f. 272, 273, 274, 342, 380, 381, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997 197
Bedri Hysa: Vëllimi “Paskajore”, f. 13, ”Rilindja”-Redaksia e Botimeve, Prishtinë, 1980 198
Agim Vinca:“Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe 1945-1980”, f. 380, ETMMK, Prishtinë, 1997
81
të poetëve tjerë të përmendur, si shembuj ilustrues për këtë Vinca përmend edhe përmbledhjet
e Bedri Hysës: “Myshqe” dhe “Erë në erë”, si vargjet e tij:
e sqaq në saç një ndjenjë një tenjë tartabiqe lakuriqe...199
Dukuri “vokabularizimi” të cilën, sipas A. Vincës, ndërkohë e braktisën edhe vetë ushtruesit e
saj, vargjet që edhe për vetë atorët e tyre pothuajse ngelën vetëm si një relikt, duke u mohuar
me cilësi të reja edhe të vetë atyre.
Ndërkaq, me Bedri Hysën Agim Vinca merret edhe në librin “(Po)etika e fjalës”200, në një
vështrim për Panoramën letrare “Degë me sytha”- botuar nën okupim (por edhe në kohë çlirimi
tonë shpirtëror, siç thotë ai, kur veç kishim mohuar censurën e dikurshme, se për ndryshe aty
s’do të kishin vend poetët si Fazli Greiçevci, Hydajet Hyseni, Zeqir Gërvalla etj.), ku “Në mesin e
tyre ka autorë shumë të njohur, me opus të gjerë krijues, si H. Sulejmani, R. Qosja, F. Gunga, B.
Hysa, M. Kërveshi, J. Ceraja, M. Raifi e të tjerë...” Pra, me ta edhe Bedri Hysa!- v.j., i cili “...
vazhdon këngën e frymëzimit të tij patriotik për Kosovën dhe shqiparët (në vargjet e tij skicohet
harta e plotë etnike e Atdheut: Shqipëri-Kosovë-Çamëri201)...”
Poezi të këtyre autorëve që prof. Vinca i quan antologjike.202
Ndërkohë që në të njëjtin libër, në një artikull të ashpër polemizues e sarkastik, “Spekulim me
gjuhën e Kritikës letrare”, A. Vinca gjithashtu lakon edhe Emrin e Bedri Hysës (f. 338), por në
këtë rast duke e qortuar e goditur me kompetencë të ashpër “recensionistin” e gazetës “Flaka e
199
B. Hysa: ”Erë në erë”, f. 49, Rilindja, Prishtinë, 1975 200
Agim Vinca, ”(Po)etika e fjalës”, f. 126, 127, 129, 151-154, 338, 395, ARS, - ZZ, Tetovë, 2010 201
Fjala është për poezinë ”Harta e Mëmëdheut” – v.j., si në përmbledhjen e B. H. ”Këtu është troja”, f. 27, Rilindja, Prishtinë, 1994 202
Thekse nga Fjala e A.V. në promovimin e librit “Degë me sytha”, më 24.VI.1994
82
vëllazërimit”, Resul Shabani, i cili sikur kishte marrë tagër ta “gjykonte” tërë prodhimin tonë
letrar këndej kufirit amë...
Resuli, ky mohues snobist i shumë autorëve, mbase i tillë edhe me detyrë, i cili për B. Hysën
paskësh thënë se nuk e ka vargun “të lëngshëm”. Në të vërtetë, duke qjerrur veten për
tendencën ose edhe mungesën e kompetencës njohëse të stilit dhe ndërtimit të poezisë së
Bedri Hysës që në “mungesë lëngu” (sintaksor – v.j.), pa të keqen e Bedriut, pasojisht Resulit i
ngelka në fyt.
Profesor Vinca, tek “(Po)etika...” Bedri Hysën e përmend edhe në një rast tjetër kritikues
“Psikokritika...” (f. 395), por sërish duke kritikuar dikë tjetër për gjestin, konsiderojmë, në një
kontekst të parëndësishm për këtë punim, ndërkohë që B. Hysën e përshkruan të pranishëm në
të njëjtin rend me Enver Gjerqekun, Din Mehmetin, Besim Bokshin, Ali Podrimjen, Qerim
Ujkanin, Agim Gjakovën, Rexhep Ferrin, Edi Shukriun, Basri Çapriqin...
Ndërkaq, shkrimi “Harta poetike e atdheut”203 po në librin “(Po)etika...” është shkrim përurues
për librin “Në mes fjala e bekuar” (më gjerësisht, nën titullin “Promovime”, f.93).
203
Agim Vinca: ”(Po)etika e fjalës”, f. 151-’54, Fjalë në promovimin e librit “Në mes fjala e bekuar”, në BKUK, Prishtinë, tetor 2000.
83
Recensione (I. Rugova, Ali Jasiqi, Ag Apolloni...)
Është përmendur se për poezinë e Bedri Hysës kanë shkruar disa autorë, sikundër edhe këta që
u paraqitën si autorë recensionesh:
Ibrahim Rugova. – si edhe në parathënien e tij në librin - përmbledhje poezish të përkthyera në
serbisht “Pаспириваое времена” (“Raspirivanje vremena”) - “Shprushja e kohës”, ku fillohet
me informimin e lexuesit serbisht-folës se shenjat e para poetike të Bedri Hysës duken në vitet
‘54-‘55 në në revistën letrare “Jeta e re”, e pastaj tek në vitet ‘70, pas asaj largese të
konsiderueshme kohore, kur boton përmbledhjen e poezive “Duke kërkuar njerinë” (1973) e
këtej me radhë… Do të thoshim, pas asaj zierje sa vjeçare ngjarjesh e, për poetin, edhe
motivesh, temash, formash, figurash, cilësie krijuese poetike apo edhe zierje censure të kohës
etj. Mirëpo, siç thekson Rugova, “qysh nga fillimi ai ruajti perceptimin lirik të qasjes poetike,
natyrisht me modifikimin dhe pasurimine tij përgjatë kohës.” Duke shtuar se fjala poetike
B.Hysës është thelbësisht proverbiale, mbi të cilën krijon edhe një proverb të ri të
mëvetësishëm, si:
Gjuha çan shkëmbin. Jetik
U gjet guri filozofik204
Ku përmes fjalës së urtë, gjuhës racionale të saj të krehur me ngulm, me përgjegjësi e me zell
arrin vlerën nektare të fjalës së tij poetike për komunikimin në sfondin rrethues. Në atë sfond
edhe “Pikë e pesë”, në të cilin edhe i revoltuar angazhohet “Duke kërkuar njerinë”, sikundër
flasin edhe vetë librat e tij homonim me këto shprehje të theksuara; gjë që, në këtë rast poeti
për të tashmen e kohës së tij, më shumë se sa aktualitetin, duke shfrytëzuar edhe një lloj
“ironie delikate” thërret kujtesën. Me synim vlerën sublime në hapësirën njerëzore që nuk
është veçse edhe një kërkesë e përjetshme edhe e vetë artit. Artit, i cili vazhdon shprushjen e
zjarrit të dashurisë njerëzore, fundja edhe si vetë “Shprushja e kohës” e poetit Bedri Hysa, kësaj
here e përkthyer edhe në serbisht, si “Raspirivanje vremena”.
Porse Ibrahim Rugova, i dalluar edhe për komentin aksiologjik, Bedri Hysën e përmend edhe në
veprën “Kritika”205, ku me veprat “Duke kërkuar njerinë”, “Erë në erë” dhe “Myshqe” e rendit si
204
Hysa, Bedri: libri ”Pikë e pesë”, poezia “Te Guri i Shpuem”, Rilindja, Prishtinë, 1987, f. 11
84
një emër të veçantë brenda Kronologjisë së poezisë shqipe (1945-1979). Ndërkohë që Hysa, me
të filluar botimet me përmbledhjen e parë (më 1973), do të botojë varg veprash, gati si një
rregull mesatarisht për rreth çdo 2 vjet nga një, deri te “Shoka e ylberit, më 2012.
Ali Jasiqi. - Kritik i cili gjithashtu është marrë me veprat e poetit Bedri Hysa. Në shkrimin “Fillet
që premtonin”206, si parathënie e përmbledhjes së përbashkët të Fahredin Gungës dhe Bedri
Hysës, me titull “Lulet e para”, shkruar më 1953, por e botuar më 2007, Ali Jasiqi përmend edhe
në mënyrë të përgjithësuar se përpjekjet e krijuesve që të shkruajnë vepra për fëmijë është i
hershëm, duke i cilësuar edhe si fille të civilizimit. Kështu, pra, edhe shkrimtarët shqiptarë, ku
autori Jasiqi merr shkas edhe për një kronologji veprash që me rilindësit e këtej. Duke ardhur
edhe këndej kufirit tonë amë nëpër kohë, si në fillim vitet ’50, në Prishtinë, me Mark Krasniqin (
“Përrallat e gjyshit”) dhe Rexhep Hoxhën (“Gjethet e reja”) e, pastaj, edhe dy nxënësit e Rexhep
Hoxhës, të gjimnazit në Mitrovicë, Fahredin Gunga dhe Bedri Hysa, anëtarë aktivë të klubit
letrar ‘’Migjeni’’, të cilët i ofrojnë Shtëpisë botuese “Mustafa Bakija” përmbledhjen e
përbashkët me titull “Lulet e para”, por që nga droja e tyre si fillestarë megjithatë vjershat
ngelin dorëshkrim. Ani se ndërkohë do të botonin poezi në revistën letrare për fëmijë
‘’Pionieri’’, po edhe në revistën letrare ‘’Jeta e re’’.
Ndërkaq, sado me botimin e vonë, më 2007, kjo përmledhje për fëmijë, megjithëse atëherë nga
dy të rinj, flet si një dëshmi e përpjekjes letrare të këtij niveli e të asokohshme të shumë
dekadave më parë.
Mirëpo, Ali Jasiqi për poezinë e Bedri Hysës, duke përmendur edhe ritmet botuese, në një
shkrim do ta titullojë e cilësojë edhe si “poezi patriotike me tema autoktone”. E se zëri i Bedriut
është specifik në letërsinë shqipe, i lajmëruar herët e i vonuar ndërkohë, por i dëshmuar mjaft
prodhues pastaj dhe me shumë tipare dalluese, i cili qoftë edhe me vetëm një shenjë të
pikësimit i jep kuptim vargut. Poet që me mjeshtri i gërsheton fjalët e shprehjet stilistike e
figurative, në mesin e të cilave edhe Jasiqi veçon simbolin, metaforën, krahasimin, kontrastin,
epitetin et.
205
Ibrahim Rugova: “Kritika”, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2007, f. 367, 368. 206
Jasiqi, Ali: Shkrimi “Fillet që premtonin”, parathënie e librit të F. Gungës dhe B. Hysës “Lulet e para”, shkruar më 1953, N.G.B., VIPrint, Mitrovicë, 20007
85
Ali Jasiqi shkruan edhe tek përmbledhja “Shoka e ylberit” (2012), nën titullin “Mungesa e
familjarit shkakton tronditje”. Mungesë që reflektohen dhimbje e humbje të
pakompenzueshme, si mungesa e bijës Teutë, me të cilën humbje nuk mund të pajtohet babai:
Dhëmbje më të madhe a ka vallë
Prindi mbetka kufomë e gjallë207
Ashtu që motivi i vdekjes të së bijës është një nga motivet e shumta të poezisë së Bedri Hysës,
që edhe lexuesin e godet me tërë fuqinë emocionale.
Ndërkohë që, siç thekson Jasiqi, vlen të theksohet se edhe në këtë përmbledhje dy mbesin
metaforat më karakteristike të poezisë së Bedriut: Sharri dhe plisbardhët, si dy simbole të
qenies njerëzore në këto treva:
Dëlir Sharr Ilir
Orë e mirë Sharr i dëlirë mal(l) ilir208
Të një gjuhe aq të lashtë vetë mrekullia
Bardh plisibardhë simfonia gjer te detet
Në pa kthim vanë dertet me rrëmetet
Kokë me kokë malet e në valle209
Shkrim, në të cilin Jasiqi nënvizon se marrë në përgjithësi poezia e Bedri Hysës është poezi me
tone refleksive, me metafora të bukura nga bota e ndjeshme poetike e autorit të tyre,
nganjëherë edhe vetëm me dy vargje, por që janë përmbajtjesore.
Ag Apolloni. - I angazhuar më se një herë jo vetëm me vlerësimet recensonale për poezinë
(poetikën) e Bedri Hysës, që në hyrje të shkrimit “(Po)etika e poezisë”210 për veprën e tij “(S)a
je njeri”, për Bedri Hysën sikur edhe nxiton ta thotë të vërtetën se është një dashurues i fjalës
shqipe, një filolog i flaktë dhe se fjala e shkruar për të është pasion dhe profesion, aq më tepër
duke qenë edhe drejtpërdrejt në shërbim të librit, me Bibliotekën Kombëtare e Universitare të
207
B. Hysa: “Shoka e ylberit”, poezia “Kudo kahdo me ty Teutë”, NSh “Jeta e Re”, Prishtinë, 2012, f. 83 208
Po aty, poezia: “Orë e mirë Sharr Ilir”, f.66 209
Po aty, poezia: “Nën një kulm”, f.65 210
Apolloni, Ag: Shkrimi “(Po)etika e poezisë”, botuar në gazetën “Lajm”, më 2007 dhe ribotuar edhe në gazetën “Zëri”, më 20 prill 2013
86
Kosovës, për shumë vjet në krye të saj. Kurse si poet, insistimi i tij në zbulimin e polisemantikës
së fjalës së shkruar atë e bën përfaqësues të tipit të poezisë së fjalës asociative.
Në nëntitullin “Album et absurdum”, ndërkaq, titullin e përmbledhjes poetike “(S)a je njeri”
Apolloni e cilëson si tipik për poezinë e tij. Sepse, përmes së njëjtës shënjestër njëherazi poeti
shenjon dhe godet ose edhe arrin dy objektiva: cilësinë dhe sasinë (e të qenit njeri),
përkatësisht a je dhe sa je... Kështu, meqë në thelb ka etikën, Ag Apolloni, së imituari në formë
edhe autorin, konstaton se “ky është libër (po)etik”. Ndërkohë që paraqet edhe strukturën e
librit, si album, me poezi në kohë të ndryshme – të herëpashershme, por që janë të “një kodi
tematik” e se zhvillohen në shtatë cikle të veçanta – me shtatën si numër i fatit, siç thotë ai, ku
“i këndohet fatit të shqiptarit”, ciklet: Sharri margaritari, Plagë vrage, De(r)te, Vegime
ngashënjime, Xha Leka purteka, Sulm e kulm, Lavdi shpirtit.
Kurse si poezi të datuara, Agu këto i quan edhe “kontekstuale”. Natyrisht, në përkim me kohën
e me ngjarjet, gjë që si të tilla mendojmë se janë edhe refleksive, që do të thotë se janë edhe të
frymëzuara; por që duke shikuar idenë, tematikën, mjetet, figuracionin, qëllimet, realizimet...,
poetika e Bedri Hysës edhe brenda këtij vëllimi, përveç e frymëzuar, duket qartë edhe e
talentuar.
Dhe, frymëzimi e talenti këtu na përkujtojnë edhe teorizimin se jo vetëm ideja dhe tema e
bëjnë poezinë të bukur, dhe se bukuria e saj qëndron tek realizimi përmes mjeteve të
zgjedhura. Çka ne na bën edhe të kundërvihemi duke ndajshtuar se edhe ideja dhe tema e
zgjedhur përbëjnë fundamentin e krijimit të bukur artistik që shijohet më estetikisht, fundja
ashtu siç kryesisht janë edhe poezitë e Bedri Hysës, përkatësisht poetika e tij. Ku ndër motivet
dhe temat janë: mjerimi, mërgimi, nepotizmi, patriotizmi, servilizmi etj., si shfaqje të
përditshme më shumë shoqërore, edhe të mira, por edhe plot të këqia, të cilave natyrisht se u
duhet një bar, për çka poeti ka një recetë: etikën (lartësuar në poetikën e tij), kurse e kundërta
është e keqja veçse një absurd.
Prandaj edhe trajtuesi i veprës “(S)a je njeri”, Ag Apolloni, për fenomenin formë-përmbajtje të
këtij libri na përqendron në dy nocionet e bashkëdyzuara: album et absurdum, si rrjedhim nën
titullin si proverbial e retorik të veprës “(S)a je njeri”, që ky e cilëson “protestë (po)etike e
87
autorit ndaj kontekstit të përçudnuar shqiptar.” Sepse kjo ndodh edhe nga shkaku “mens
primitiva albanesca”. Poetikë në të cilën, përveç tjerash, gjejmë të shprehura metaforën dhe
metoniminë, sipas Apollonit, si ndër figurat më të përdorura në tërë krijimtarinë e Bedri Hysës,
por edhe ironinë, satirën etj.
Ndërsa elipsën, si figurë të veçantë në poezinë e Bedri Hysës, Apolloni e identifikon përmes
sintaksës së reduktuar në poezinë e këtij autori, që në të vërtetë është një ndër karakteristikat
ndërtuese të poetikës së tij. Pasuar edhe me shembullin e poezisë “Peshorja”:
Matuni ju kafshatë për fëmijët e mi
Eja thotë në vete ti e ti e ti
Të të mas edhe sa je njeri211
Ku peshmatësi, që nuk është veçse poeti, pëson mëditjen më deficitare, i ngrysur për mungesën
gjithditore të njeriut në “peshore”, në të vërtetë në thellësinë subjektive të tij për mungesën e
njeriut-njeri:
Sot s’shkeli askush mbi peshore
Ndërsa duke marrë krejtësisht të mirëqenë vlerësimin e Ag Apollonit se insistimi i këtij poeti në
zbulimin e polisemantikës së fjalës këtë e bën përfaqësues të fjalës asociative, “Peshorja” e tij
asociativisht sikur na dërgon së paku edhe tek dy ide apo nënide të tjera:
- ideja e peshores - si njësi, orë e gjysmërruzullit, tek zodiaku, në kupë të qiellit, sepse zëri i
poetikës shkon edhe atje, ku dielli përveç që ngroh edhe djeg, sepse djeg edhe ndërgjegjja e
thyer njerëzore në mungesë të njeriut-njeri në peshoren e poetit, të njeriut që vuan për
kafshatën e gojës gjithsesi – si motiv i parë, po edhe me etjen shpirtërore e morale, pse jo edhe
praktike për praninë e njeriut-njeri, si ndërgjegjje brenda tij. Prandaj, vargu i peshëmatësit - i
“Peshores”: “Sot s’shkeli askush mbi peshore”, asociativisht ndërlidhur edhe me peshoren-njësi
astronomike, ditën e pritjes për kafshatën e bën vit (si në thënien popullore për pritjen e gjatë:
dita m’u bë vit!), për shuarjen e urisë dhe etjes (shpirtërore e morale) për njeriun si dytshor të
saj a motiv nën hije, dhe
211
Hysa, Badri: “(S)a je njeri”, poezia “Peshorja”, f. 53, Sh.B. ”Faik Konica”, Prishtinë 2007
88
- ideja e Afërditës - hyjneshës së dashurisë, si drejtuese njësisë së “peshores”, pra kësaj njësie
edhe astronomike, aq më parë si mishërim i idesë apo edhe besimit të njeriut në vetë dashurinë
njerëzore si virtyt madhor i tij.
Natyrisht, edhe ky shembull, në këtë rast i zbërthyer mbi bazën e idesë alegorike të peshores-
send me peshoren fenomen, po ashtu na përmend sërish e sërish në tiparin njerëzor si tipar
krijues i poetit.
Ndërkaq, përderisa Apolloni këtu pohon se “Për nga aspekti fonik, por edhe për nga interesimi
tematik, poezia e Bedri Hysës ndjek modelin e poezisë së Nolit”, kurse Agim Vinca në ligjërimet
e tij e thotë me plot gojën se vargjet e Nolit janë ndër më artileriket në poetikën shqiptare, nga
këto premisa mbase si konkluzion do ta shtronim hipotezën se poetika e Bedri Hysës është si
një simotër e poetikës së Fan Nolit.
Por, në lartësinë e subjektit të poezisë së Bedri Hysës, në kontekstin e pasionit për njeriun, Ag
Apolloni sheh: edhe “një Diogjen të dytë”, aq më parë që nga vepra “Duke kërkuar njerinë”
(1973) e deri te “(S)a je njeri” (2007) janë tri të katërtat e shekullit të tij krijues që bën punën e
Sizifit së renduri për njeriun, gjë që përmes titullit të një libri edhe pyet “Sizif a je shqiptar”(?!);
sikundër (me poezinë “Dhuna”) që i del në pah edhe “një artikulim poetik i imperativit kategorik
të Kantit” për dhembjen e ndërsjellë, nisur nga vetja: “Po të nisesh nga vetja thellë e larg/ Sa
pak ndër njerëz do të ishin plagët!”
Ag Apolloni. – “Një tekst lament si testament”212, titullon shkrimin në formë recensioni, që në
të vërtetë pason librin “Te(k)st(I)ament” të Bedri Hysës.
Duke u ndalur fillimisht te profili i poetit, Ag Apolloni si i angazhuar i disahershëm për poezinë
e tij, natyrisht që edhe përsërit disa të dhëna për profilin e autorit. Duke shtuar se poezia e
Hysës, si edhe e bashkëkohësve të tij, përshkohet nga idetë dhe idealet nacionale, por që si lojë
poetike me fjalët është krejt e veçantë në letërsinë shqipe.
212
Shkrim recensional i Ag Apllonit në librin poetik ”Te(k)st(I)ament” të B. Hysës.
89
Në përkim me poetikën e tij, Apolloni gjithashtu thekson se ajo “veçohet për sintaksën
skajshmërisht të reduktuar” dhe se si strukturë të gjithë librat e tij paraqiten në formë albumi,
rëndom me rimë: të puthur (AA, BB), të alternuar (AB, AB) dhe të brendshme (e fjalëve
përbrenda vargut), me poezi herë-herë në trajtë epigramesh. Kurse si ngjyrë ideale poeti
lartëson të bardhën, përshkuese gjithandej, si një citoplazmë e cila ushqen e mbron qenien
tonë: me emrin Alban, me qeleshen-plisin, me natyrën-Sharrin, që të tre të bardhë.
Ndërkaq, sipas Apollonit, “Te(k)st(I)ament” është libër me titull të dyfishtë: testament dhe tekst
lament. Formulim tipik i stilit të Bedri Hysës. Titull libri i motivuar me vetëdije si kurorëzim i
poezisë së tij – testament poetik... Libër i cili fillon me një prolog shprehimor: NGA DHEU
VIJMË, NË DHE SHKOJMË. Pikëpamje e vetëdijshme, e guximshme, edhe për veten një ditë i
transformueshëm, si mishërim i natyrës, që për mendimin tonë poetikisht vjen edhe si një
jehonë naimiane e tij. Me konsideratën tonë, mbase në dukje edhe si panteiste, por në esencë
materialiste. Prolog, ndërkaq, formalisht i shkoqur nga tërësia e librit e si esencë i zbërthyer në
poezinë që porsa vazhdon - “Dheu”:
Fryn e shfryn
Jeta nga uji e dheu
Mbi shkëmb Prometheu213
Ku Fryn e shfryn, metaforikisht është vetë jeta, si kryegjymtyrë natyrore, po edhe sintaksisht
kryegjymtyrë, përkatësisht bota shtatzanë e lehonë, veprimi i saj përtëritës. Jeta - shkëmbi -
Toka - materia, përkatësisht varguar Mbi shkëmb Prometeu, që do me thënë vetë njeriu. E
meqë Prometeu, sipas mitologjisë, ishte një profet gjigant nga cili kishte frikë edhe Zeusi214
(ndërkohë që Zeusi ishte veçse një sovran), atëherë mund të themi se e gjithë kjo ndërlidhje, e
cila nga muza e poetit Bedri Hysa gjithsesi manifestohej, dhe dëshmohet, qoftë edhe si njohje e
nënkuptueshme dhe si prirje aq më e fuqishme, njeriun e pasqyron si mbizotërues të
përtëritshëm dhe mbijetues, si i dërguar i Zotit - në këtë rast Zeusit - apo sfidues i tmerrshshëm
i vetëdërguar?! Ndërkaq, mendoj se kjo frymë poetike e Bedri Hysës është mëse konstruktive
213
Hysa, Bedri: “Te(k)st(I)ament”, f. 7, Faik Konica, Prishtinë, 2009 214
Më gjerësisht për Prometeun, Zeusin..., shih: Dhama, Todi: ”Fjalor i mitologjisë”, Rilindja, Prishtinë 1988, f. 210-211, 249-251
90
në kuptimin më jetësor, njerëzor dhe estetik, e cila frymëzohet dhe ushqehet edhe nga miti,
por që i shërben vetë jetës reale, vetë njeriut, i cili estetikisht ushqehet edhe nga arti, me të
bukurën e tij, por para së gjithash edhe me të mirat reale materiale që “Prometeu”- njeriu,
përveç në natyrë - Mbi shkëmb, pra qoftë edhe në “gur të thatë” i bën edhe vetë për vete. Në
këtë “shkëmb”, që simbolizon tokën.
Si rëndom librat e tij poetikë, sikundër edhe përmbledhja “(S)a je njeri” më parë, edhe
“Te(k)st(I)ament” ndahet në cikle, kjo në dymbëdhjetë sosh; përfshirë edhe dy poezi – prolog
dhe epilog – përkatësisht “Dheu” dhe ”Është koha”, që të dyja ndërtuar mbi dy realitete, atë të
vdekjes dhe të jetës; ku tek “Dheu”-prolog vdekja referohet në vetën e parë shumës e tek
”Është koha”- epilog në vetën e parë njëjës; kurse jeta, si përtëritje, në të parën personifikohet
në Prometeun, i cili, sipas mitologjisë, kishte bërë njeriun edhe nga balta dhe ishte i
shumëmirësishëm; ndërsa në të dytën, përpos në shumësinë e çdogjëje, të gjeneratave, të
njerëzve “bletëplotë”, të bimëve, të zogjve – me të gjithë këta në liri dhe “me Atdheun ndryshe”
- jeta pra, përfundimisht referohet në nip Tanushin, të cilin gjyshi nga varri përball Sharri do ta
shohë me një lule mbi të atëbotë e me një buzëqeshje ndër lot.
Dhe, meqë si testament, në përngjasim me plotninë, dymbëdhjetë stinë, mbase edhe numri
dymbëdhjetë i cikleve i përmbledhjes. Ku njëri nga ta, i fundit, me temë dashurie, “Dy ftonj, dy
duar”, dhe dy cikle për vendlindjen, “Në Sharr i sharrtë” dhe “Jam nga Stagona”.
Në të vërtetë, duke pasur për bazë opusin e përgjithshëm të poetikës së Bedri Hysës, tonet
erotike në të pothuajse vetëm sa vetëtijnë, por edhe për aq mjaftojnë të na kujtohet edhe
Dritëro Agolli, i cili me ”Dy fjalë poetëve që vijnë”, u thoshte:
Ne s’kemi patur aq kohë të shkruanim për dashurinë,
Megjithse kemi qenë dashnorë të marrë.
Vendi kërkonte këngë për lirinë,
Vendi kërkonte këngë për bukën që piqej në arë.215
Prandaj, po në këtë dritë, edhe motoja e bindshme, e pahamendësuar, që i paraprin librit
“Maja”:
215
Agolli, Dritëro: Libri ”Poezi”, Rilindja, Prishtinë 1978, f. 75.
91
Dashuria zjarr që kall kush i iku sprovës
Më zjarr qenka vetëm malli i Kosovës
Ani se edhe nga ato pak vargje erotike të Bedri Hysës, ka të kësaj fryme që fare lehtë të kujtojnë
edhe vargjet e Lasgush Poradecit, me natyralizmin e tyre. Ku ta zëmë, siç thotë edhe Apolloni,
më eksplicitja është ajo me titull Ai/Ajo, tek shihet se edhe “perandorët” e “çdo burrë” para saj
nuk mbeten si dikur. Por që më fisnikja është se, sikur edhe te poezia “Pasthirrma”, edhe kur
çdo vlerë tjetër birret, ndaj saj pothuajse askush nuk mund të shtiret. Sikur në poezinë “Andej
këndej lumi”, p.sh., krahas një ambienti e sjelljeje krejt të natyrshme, ku edhe lumi shkrihet si i
treti në personifikimin “si i dëshiruari”, madje edhe vasha bëhet kushtrimtare:
Ajo e ai e lumi në mes valë valë
Të tre të dëshiruar të pafjalë
Kalo lumin trim or djalë216
Megjithatë, edhe nën shembullin e atyre pak poezive për dashurinë..., mbase mund të
pandehim se sikur të kishim pasur një jetë me më pak halle për lirinë e munguar, edhe Bedri
Hysa do të ishte rrëmbyer paksa më shumë në idilin e këtyre shqetësimeve, që Sali Bashota tek
“Vetëtin njeriu” i B. Hysës i cilëson si “intimiste”.
Ndërkaq, po në këtë pasthënie vëhet re se Bedri Hysa në “Te(k)st(I)ament” i kthehet edhe
vendlindjes (Kaçanikut), sepse vendlindja është paradigmë e poezisë së tij, Stagona ilire e
Stagovës së tij e cila tregon se ne "jemi këtu para dreqit", por, siç këndon poeti, me shpirtin të
bardhë si Sharri, sikur me titullin kredo poetike që në nismën e tij “Duke kërkuar njerinë”, në të
cilën frymë, siç thotë Ag Apolloni, “ai ka mbetur si një Diogjen” i pandryshueshëm, por që
tashmë nga rruga e gjatë kërkimi merr trajtën e kërkesës, të lutjes dhe “teksti bëhet lament, aq
më shumë kur propozohet të lexohet si testament.”
216
Hysa, Bedri: “Te(k)st(I)ament”, Faik Konica, Prishtinë, 2009, f. 192
92
Promovime (Agim Vinca, Ramiz Kuqi, Ali Jasiqi, I.Vishi...)
Me gjithë gjendjen nën okupim për kohë të gjatë të Kosovës dhe rrethanat e kushtet që krijonte
dhe reprodukonte ajo gjendje në të gjitha fushat dhe poret e jetës, plejada e krijusve të
letërsisë të gjysmës së dytë të shekullit XX e këndej, në ato radhë edhe poeti Bedri Hysa,
arritën që poezinë tonë bashkëkohore ta mëkëmbin e ta pasurojnë, në sasi e cilësi, sikundër
edhe në rrafshin kombëtar, me një opus vlerash të shquara moderne e të krahasushme madje
jo vetëm me letërsitë e popujve përreth.
Në këtë mes, vepra poetike e Bedri Hysës, jo vetëm institucionalisht, por edhe nga kritika
profesionale dhe nga shtresat e ndryshme të lexuesve është përkrahur, është përcjellë me
kureshtje dhe vlerësuar e promovuar në mënyrë afirmuese dhe me admirim, duke u
përmbushur dhe frymëzuar me idetë dhe vlerat e arrira artistike të saj.
Pikërisht siç pati ndodhur edhe me ngjarjen e rëndësishme të përurimit të veprës poetike të
këtij poeti, në shtatëdhjetëvjetorin e lindjes së tij.217 Jubile, në të cilin me vlerësime
promovuese qenë paraqitur edhe profesori, poeti e kritiku Dr. Agim Vinca, si dhe Ali Jasiqi,
Ramiz Kuqi, Ibush Vishi etj., duke përvijuar veçori, tipare, mesazhe e vlera të veçanta e të
përgjithshme, universale, të vargjeve poetike të Bedri Hysës.
Me atë rast, përmes një paraqitjeje të pashkruar, por shumë ekskluzive, siç rëndom rrezaton
mendimi i tij, Agim Vinca duke e përgëzuar poetin Bedri Hysa për jubileun dhe duke e përuruar
e cilësuar poezinë e tij, mes tjerash, qe shprehur se duke qenë edhe një poet bashkëkohor,
poezia e Bedriut është mjaft origjinale, e cila gjithsesi që mbështetet edhe në përvojën pozitive
të poezisë sonë të shkruar e popullore, por që këtë e karakterizon edhe shprehja moderne dhe
fjala e veçantë e zgjedhur me shumë përkushtim.
Duhet theksuar se si i përafruar me cilësimin e profesor Vincës, në këtë rast jubilar edhe Ramiz
Kuqi për poezitë e Bedri Hysës pati thënë bukur shprehimisht se për shkak të thellësisë së
217
Përurim i veprës jetësore poetike të Bedri Hysës, në 70-vjetorin e lindjes së tij, organizuar nga Drejtoria e Kulturës në Kaçanik, gusht 2005.
93
mendimit, stilit dhe gjuhës së kultivuar, në masë të konsiderueshme shpesh janë edhe vështirë
të kapshme për mendjen, syrin dhe ndjesinë e lexuesit të rëndomtë.
Sikurse që me atë rast promovimi edhe Ali Jasiqi qe shprehur ngjashëm, përmes komenteve
dhe interpretimit të tij se Bedri Hysa është një poet me stil specifik dhe mënyrë të veten të
shprehjes artistike, poet i cili me shumë mjeshtri karakteristike gërsheton edhe elementet e
poezisë popullore me atë moderne.
Si organizator i këtij përurimi jubilar të veprës jetësore poetike të Bedri Hysës - në 70 vjetorin e
lindjes së tij, më 2005, në Kaçanik, gjithashtu edhe autori i këtij punimi pati prezentuar një
qasje, cilësuar si “Një tangjentë në veprën e poetit bedri hysa”, me theks aspektet humane të
saj. Patjetër duke prekur edhe në shqetësimet dhe preokupimet atdhetare të tij, aq më tepër
që ky, tok me vendlindjen si qelizë, Atdheun e ka si një lajtmotiv tejembanë, të cilin e stolis me
figuracionin më të zgjedhur. Shtuar këtu edhe një iso të përbashkët kumbarie fisnike me
poezinë popullore për këtë qëllim. Me theksin se poezia e B. Hysës, e shtruar në përmasat e
mëdha: hapësinore e kohore, kombëtare e universale, meqë halli shqiptar gjithmonë
preokupon edhe si hall njeriu: kërkon njeriun e njerëzinë dhe përpiqet edhe për njerizimin
(fjalëformim i poetit) - me dashuritë e shumëfishta: intime, prindërore, atdhetare, njerëzore.
Gjë që jo rastësisht Bedri Hysa veprës së parë të tij i vë edhe titullin “Duke kërkuar njerinë”
(1973). Formulë në përcjellore parashtruar ndërgjegjjes njerëzore madje përgjatë gjithë
veprimtarisë poetike, e cila përkundrazi i terrorizohet nga tragjeditë jetësore edhe të vetë
popullit tonë pikërisht edhe në kohën tonë. Por që poeti gjthsesi porosit njerëzit që para së
gjithash “të mbahen zemrash”, sepse ditë e bardhë ndodh kur “takohen njeriu me njerinë”.
Megjithëse shpirti poetik mbetet edhe në ankth e dilemë: sesi do ta mirëkuptojë historia
shndërrimin aq të mundimshëm të njeriut në Njeri?!
Kështu, vargjet e tij, sikundër edhe fillimisht që ishin humaniste po ashtu vazhduan të jenë
humaniste e humanizuese...
94
Për sa i përket shkrimeve përuruese për veprat e Bedri Hysës, ndërkaq, është apostrofuar edhe
më lart se po në librin “(Po)etika...” të Agim Vincës është edhe shkrimi i tij “Harta poetike e
atdheut”218, përurues për librin “Në mes fjala e bekuar”.
Aty profesor Vinca thotë se “...Bedri Hysa si poet tashmë ka krijuar stilin e vet, aq sa mund të
thuhet , madje, se vjershat e tij mund të identifikohen edhe po qe se lexohen pa emrin e autorit
në fund.” Ndërsa krahas fuqizimit të veçantisë së tij, Vinca butësisht përmend edhe Alfred dë
Myse-në, i cili paskësh thënë se “gota ime është e vogël, por unë pi prej gotës sime.” Pra, një zë
autentik. Stil që karakterizohet me shprehjen e thuktë e lakonike që flet shumë, si dhe me
ngulmin për fjalën shqipe të rrallë, të re e shumëkoptimore-polivalente. Sikurse edhe “vjershat”
kryesisht të shkurtra, me rimën e theksuar, me figuracionin tingullor etj. Po për nga stili Bedriun
e sheh më shumë si Naim e Lasgush se sa si Nol e Migjen, përkëdhelës e himnizues ndaj Atdhet,
Kombit, Kosovës... dhe shumë i dhembshur ndaj fatit tonë tragjik, por edhe si Nol e Migjen, pra,
të revoltuar e ironik.
Në të vërtetë, konsiderojmë e shohim se Bedri Hysa në poetikën e tij le që nuk është servil e
konformist, por përkundrazi në shumë poezi denoncon pa ngurrim në tërë horizontin kategori e
qeveri, si i revoltuar ndaj naiviteteve tona, me epitetin “mens primitiva albanesca”,me ironinë
metaforike “ecim ne po gaforre”, me satirën a sarkazmën …qeveria neveria“ etj.; po, madje,
edhe me një zhgënjim të papritur shpirtëror dhe goditje veçse, siç flet edhe masivisht poetika e
tij, nga adhurimi e admirimi, real e i dëshiruar, por që në përkim me ndjeshmërinë delikate të
kategorisë në spikamë, nismën alegorike “Herrim rrushin”, ia atribuon kujt tjetër pos
Skënderbeut e Adem Jashrit, tani që të dy këmbëkryq në Prishtinë:
Skënderbeu e Adem Jashari bisedojnë këmbëkryq
Te gjirmë e tokës për Atdheun në udhëkryq
Janë çua peshë tanët Adema u nëpërkëmb liria
Re të zeza mes tyre ku dija burrëria
Gjak i shprishur të pamira hahen me lëfytet
218
Agim Vinca: ”(Po)etika e fjalës”, f. 151-’54, Fjalë në promovimin e librit “Në mes fjala e bekuar”, në BKUK, Prishtinë, tetor 2000.
95
Paradoksalisht, me lëfytet po hahen të pamira (ç’eufemizëm: “të pamira”?!), që do të thotë se
edhe ato që hahen sikur po pihen,me babëzi, lakmi(sht) e korrupsion(isht) – po ta parafrazonim
së imituari edhe stilin e poetit!
………………………………………………….
Më së vështiri Adem të luftosh mes vete
Ndërsa legjendari Adem Jashari i përgjigjet kushtrimit të urtë të Kryeheroit-Kryetrimit:
Çohemi herrim rrushin t’i vëmë në një be!219
Ku, pra, rrushi (shumica, kategoria) është “rrush”, por të cilin duhet tëharrur, me mend, në një
be, në Kuvend.
219
B. Hysa: “Sizif a je shqiptar”, poezia “Herrim rushin”, f. 108, ShB “Faik Konica”, Prishtinë, 204.
96
Fjalë dhe shkrime mortore e përkujtimi
Ibush Vishi. – “Lamtumirë e trishtë”
I dashur bacë Bedri, të detyrohemi edhe sot, me dhembjen më të madhe për Ty!
Kur Ti po shkruaje vargje dhe veprat e radhës, shpesh na thoshe: “Këtë e kam të fundit”, ndërsa
ne betoheshim se ende ke për të shkruar! Dhe, bastin e fitonim ne lexuesit e tu, sepse Ti, Ti e
mbaje besën - me vargjet e reja edhe më të bukura, me dorën në zemër e në letër, me mendjen
e ndritur! Sepse, fjala jote e ëmbël ishte më e fortë se “sheqeri”220 yt që të kërcënonte! –
kështu patëm filluar fjalën lamtumirëse, në emër të gjimnazit “Skënderbeu” të Kaçanikut, për
njeriun e dashur, të cilin vargjet poetike nuk do ta lënë të vdesë... Sikur as atë ditë ndërrimjete,
ku familja Hysa, miqtë, përfaqësues të udhëheqjes shtetërore, të arsimit e të kulturës,
shkrimtarë, profesorë, mësues, kolegë, bashkëvendës, pleq e të rinj po i bënin nder me
shërbesën funerale; sado mes dhembjes e pikëllimit, shndërruar edhe në një bukuri të trishtë
shkëlqimi fisnik kurorash, lutjesh për dritë e paqe dhe vargjesh lamtumire për në jetën e
përtejme, me mallin e pashuar... Për këtë njeri poet, hiri i të cilit atë ditë e sot jeton tejembanë
tempujve të librit dhe në kujtesën e gjallë të njerëzve...
Duke theksuar atë ditë humbjeje të madhe se Bedri Hysa ishte i veçantë në sjellje, në fjalë, në
stil e figura artistike, i veçantë edhe në tituj librash: Duke kërkuar njerinë, Paskajore,
Shekullore, Kohë Kosove, Këtu është Troja, Sizif a je shqiptar, (S)a je njeri, Orë e mirë, Tempulli
i librit, Te(k)st(l)ament, Shoka e ylberit, Në mes fjala e bekuar etj., etj.
Poeti, vargu i të cilit, mostër e atdheut, sikur t’i drejtohej edhe vetë Hyjit, kushtron krenar edhe
tani i shtrirë në tokë: “Toke ore i stralltë ballanik Kaçanik”!
Duke pushuar në “Paskajore”, në Stagovë, nën qiellin e përflakur dikur, në tokën e lirë, në
“Scriptio continua”- shkrimeve të pavdekshme!
220
Poeti Bedri Hysa disa vjet vuajti nga diabeti – sëmundja e sheqerit, që i pati dëmtuar edhe shikimin.
97
Ag Apolloni. - In memoriam – “Buda në dhomën time”221
“Sikur trupi që duhet të ndërrojë këmishë, edhe shpirti duhet të ndërrojë trup. Këtë koncept të
migrimit të shpirtrave nëpër trupa e ktheu në doktrinë Buda, i cili mediton në dhomën time nga
dita kur atë ma dhuroi poeti Bedri Hysa, shpirti i të cilit, sipas Budës, ndërroi trup javën e
kaluar.”- fillon këtë shkrim përkujtimor Ag APOLLONI, vendas i poetit Bedri Hysa. Agu, që në
përngjasim me urtësinë latine, thotë: “Fjalë të mira vetëm për të mirët...”, ndërsa thekson me
devocion se Bedri Hysa ishte njeriu më i mirë që kishte njohur në Prishtinë. Dhe se, për më
tepër e në këtë frymë, tek ai kishte gjetur “katër shtresa që formonin identitetin e tij: si
stagovali ecte me kokën lart, si kaçanikli nuk arrinte të shkëputej nga “Itaka” e tij, si kosovar
idealizonte Shqipërinë dhe si shqiptar për kryehero njihte Skënderbeun.” (Shtresime këto, të
interpretuara e të komentuara më gjerësisht edhe më lart në tezën tonë.) Shkrim në të cilin Ag
Apolloni poetin e përkujton jo thjesht e vetëm përmes një nekrologjie a kronologjie të
rëndomtë të jetës dhe veprës, por më thellësisht në qenien e tij shpirtërore, morale, atdhetare
e njerëzore; në qenien e tij etike e poetike, përkatësisht “(po)etike”, gjithsesi siç e ka parë e
njohur Bedri Hysën edhe për nga origjina fisnike dhe shprehitë, prirja dhe pasionet, për nga
përkushtimi e vlerat, nga fati e vuajtjet, ecejaket e qëndrimet, për thjeshtësinë e antologjinë;
për trajtimin, pranimin e përkthimin e artit të tij, si edhe për fiksimet e poetit dhe lirinë, për
shkujdesjen fetare, lartësisht intelektuale, e përqendrimin kulmor në temupllin librit dhe
preokupimin kulturor; për lidhjen e tij me natyrën, njeriun dhe kombin, për shijen dhe qejfet,
për huqet tona, inatet, xhelozinë e zilinë, për urrejtjen, dashurinë e virtytet edhe të njeriut në
përgjithësi; njeriut, “të cilit vazhdimisht ia ofronte si modele bardhësinë e plisit dhe atë të
Sharrit.” Prej nga Ag Apolloni përfundon se “Në këtë kuptim, poetika e poezisë së tij ka për bazë
figurën e antitezës, e cila detyrimisht në një trajtim të tillë të çon drejt filozofisë etike të antikës
greke dhe të klasikës gjermane.”
Pikërisht, meqë filozofia antike, ishte filozofi etike (prandaj quhet edhe racionalizëm etik) që
bazohej në përballjen e të kundërtave (e mira - e keqja; e bukura – e shëmtuara; e dobishmja –
e dëmshmja; lumturia – fatkeqësia; etj.), ashtu si edhe idealizmi gjerman (Imanuel Kanti) që
221
Apolloni, Ag: Shkrimi “Buda në dhomën time”, botuar në gazetën "Koha ditore", 20 prill 2013
98
krijonte modele etike dhe estetike mbi bazën e përballjes së fenomeneve që i trajtonte, edhe
Bedri Hysa, duke i vënë përballë shqiptarin dhe Sharrin, krijon paradigmën etike, natyrisht në
kontekst me prototipin e shqiptarit të rrëgjuar vlerash fisnike, të degraduar moralisht, pra:
shqiptari (i zi, në aspektin etik e shpirtëror) ta lakmojë bardhësinë e Sharrit (në kuptimin
metaforik të shpirtit të bardhë), sepse Sharri për birin e tij poet është i shenjti dhe shenjtëruesi:
Sikur ta mundim veten shqipo e gdhenj
Do të ishim moteve më të mëdhenj
Në bardhësinë e madhe rri doç i mërdhezë
Një ngërç ndër vete një njollë e zezë222
... Të jesh i mirë gjithë shpirtbardhë
Si gurrë Sharri nga Uji i Bardhë223
Harmoni e përkryer ngashnjyer sharrnjyer ngadhnjyer
Ky është vendi vetëm për shpirt të bardhë224
Ndërkohë që në këtë shkrim jo vetëm të përshpirtshëm Ag Apolloni gjithashtu përkujton edhe
këshillat e poetit Bedri Hysa. Këshilla, të cilat konsiderojmë se natyrshëm gjejnë mishërimin e
tyre tejkohor, madje edhe si në porosinë lamtumirëse të Markezit, se më e virtytshme është më
parë të mendohet ajo që thuhet se sa të thuhet ajo që mendohet.225 Veçse këshilla ku edhe
fshikullohen veset tona provinciale e më shumë, nga të cilat, fatkeqësisht, mund të vuhet edhe
jetësisht. Mirëpo, Agu nëpërmjet këtij komunikimi përkujtimor, me një delikatesë shumë të
veçantë dhe metaforike prek edhe fenomenin e kundërthënieve mes brezave, të cilët që të
222
Bedri Hysa: ”Shoka e ylberit”, poezia ”Ngërç” f. 80, NSh ”Jeta e Re”, Prishtinë, 2012 223
Po aty, poezia ”Tundu shkundu” f. 78 224
Hysa, Bedri: “Te(k)st(I)ament”, poezia ”Bardh Sharri bardh” f. 166, Faik Konica, Prishtinë, 2009 225 Markez, Garsia G.: “Letra lamtumirëse”, sipas portaleve Kultplus dhe Tiranapost (ndërsa Observerkult ia
atribuon shkrimtarit Johhny Welch - monologu “Kukulla”: https://www.kultplus.com/libri/letra-e-bukur-qe-gabriel-garsia-markez-la-per-njerezimin-para-vdekjes/ - qasur 16.01.2020 http://www.tiranapost.al/letra-e-lamtumires-gabriel-garcia-marquez/ - qasur 16.01.2020 https://observerkult.com/markez-nuk-ka-shkruajtur-leter-lamtumirese-johnny-welch-eshte-autori/ - qasur 16.01.2020
99
pajtohen sikur duhet të jenë edhe të dehur paksa, mbase brezi i ri aq më shumë, ose edhe duke
përfunduar “...që brezat kurrë s’e kuptojnë njëri-tjetrin, sepse rrethanat i kanë të ndryshme.”
Në të vërtetë, sikundër edhe në debat që pandehim se do të ketë ndodhur, edhe në shkrim kjo
“kundërthënie” duket që ngjan si një “truk” për polemikë më shteruese, ndonëse edhe vetë
mohimi dialektik mes tyre.
Kurse e vërteta më e madhe qëndron se debati mes Bedriut dhe Agut, ishte mes dy krijuesve
poetë, vendali dhe miq: edhe për jetën e rëndomtë, edhe për çështjet më madhore, po edhe
misionet ndore. Sikundër edhe “Budën e vogël” kujtim, që Agu thotë se vazhdon ta mbajë “si
një totem” për të vërtetën – në trini me hënën dhe diellin, si fisi ynë me plisin dhe bardhësinë e
Sharrit.
Kështu,- thotë Ag Apolloni - Bedri Hysa pushon përballë bardhësisë, pasi gjithë jetën e jetoi
“duke kërkuar njerinë”.
Prehje, tek e kishte lënë me gojë... Testament, edhe kur kujtesa të gjitha vargjet ia kishte
sublimuar vetëm në dy fjalë (por jo vetëm si një parantezë), në dy emra të përveçëm:
“Stagova…Sharri...!”
100
Përfundimi dhe porosia e poetit...
- Krijimet poetike të Bedri Hysës janë antologjike dhe, si të tilla, të përfaqësuara në
gjuhën shqipe e në shumë gjuhë të huaja dhe shtyrja relative e botimit të tyre ishte veçse shkas
për intensitet të ri dhe shije të shtuar estetike, duke e bërë atë një poet unik edhe për
thellësinë e mendimit, mesazhet, për fjalën e gjurmuar e të kultivuar, për fenomet, për
poetikën e tij shpesh edhe vështirë të zbërthyeshme, aspekte këto si emërues i përbashkët
edhe i kritikës letrare ndaj tij.
- Bedri Hysa është poet me stil e shqiptim origjinal dhe shprehje të thukët e të veçantë
artistike variacionesh ideore e tematiko-motivore, figurative, ritmike e muzikale autentike, që
gërsheton elementet e poezisë popullore e moderne shqipe brenda njësive mikrostrukturore,
gjuhësore e poetike. (Si “kryelartë”, më shumë i bëhet me stilistin e Pierre Guiraud se sa me
Georges L. Buffon-in, sepse: “Pa marrë parasysh çka thotë për këtë Buffoni, “Stili është vetë
njeriu.”)
- Poezia e Bedri Hysës, me frymën universale të saj, fund e krye ka lajtmotiv fillin e
njerëzores, kombëtares, vendlindjes, atdheut, natyrës dhe dashurisë. Me vizionin poetik, sa nga
tradita e sa nga e sotmja, me potencialin e tij moral e intelektual, poezia e tij edhe thelbësisht
proverbiale thërret kah miti i së ardhmes për jetën dhe vetëdijen estetike, si kërkesë e
përjetshme edhe e vetë artit në përgjithësi.
- Vlerësimet kritike ndaj veprës së Bedri Hysës pothuajse kryekëput janë afirmuese - të
bazuara, krahas pohimit se ngulmi për polisemantikën - polivalencën dhe përdorimin aq masiv
të parantezës, atë e bëjnë përfaqësues të poezisë së fjalës asociative (ndonjëherë të cilësuar
edhe si “manir”). Ndërkohë që zihet në gojë edhe për prirjet tingullore (e njohur si “tendenca e
vokabularizimit të poezisë”), e theksuar si tendencë e brezit të viteve ’70-ta, e cila dikur u
braktis nga vetë ai brez.
- Siç flet poetika e tij dhe kritikët, dy janë metaforat sublime më karakteristike që Bedri
Hysa ia ofron lexuesit - qenies njerëzore: bardhësinë e plisit dhe bardhësinë e Sharrit, si dy
simbole madhështore tërësisht fisnike, që sipas Ag Apollonit çojnë veçse “…drejt filozofisë etike
të antikës greke dhe të klasikës gjermane.” Përkatësisht, si filozofi etike përballë të të
kundërtave (antiteza), si e mira dhe e keqja…, si edhe idealizmi me modelet etike dhe estetike
101
përballë fenomeneve, që i trajtonte edhe Bedri Hysa: me shqiptarin e degraduar moralisht, të
cilin e ballafaqon me Sharrin, që në aspektin etik e shpirtëror - ta lakmojë pikërisht bardhësinë
e Sharrit. Kështu,- thotë Ag Apolloni - Bedri Hysa pushon përballë bardhësisë, pasi gjithë jetën e
jetoi “duke kërkuar njerinë”.
- Meqë fjala e shkruar për B. Hysën është pasion dhe profesion, poetika e tij, përveç e
frymëzuar është edhe e talentuar, pra e arrirë, pa ndonjë mëkat të rëndë ndaj sintaksës, deri te
elipsa dhe jo vetëm, e cila syllit lexuesin e vëmendshëm, veçanërisht atë të edukuar estetikisht.
- Një aneks fare i vogël i opusit të Bedri Hysës janë edhe ca copëza erotike që vetëtijnë,
por të cilat kishin pritur një stinë më të mirë lirie që të ishin më shumë, ndërkohë që këto
pothuajse i kishte prekur vetëm për hir të virtytit njerëzor. Natyra e së cilave kishte kërkuar më
pak halle njerëzore e kombëtare seç i kishim ne.
- Për krye këtyre, Bedri Hysa, nxitoi të shkruante edhe veprën “Te(k)st(l)ament”, si porosi
të fundit, që e ndiente afër, por që arriti ta shkruajë e ta botojë edhe atë të radhës “Shoka e
ylberit”, si një metaforë e koloritit të Atdheut, por edhe si një realitet i “Rrugës së Kombit” –
autostradës që veç sa kishte arritur t’i përshkonte viset e ndara të Shqipërisë, të cilat tani më po
dukeshin më afër se kurrë më parë.
- Kështu, poeti Bedri Hysa, sublimoi edhe porositë gjeneratave të reja, me mesazhin e
bashkimit të Atdheut, të shpirtit shqiptar, të ndjenjës njerëzore, të dashurisë, kah miti i së
ardhmes së lirë për të gjithë, me respekt ndaj natyrës dhe të gjitha vlerave universale...
Vetëvlerësimi, porosia, pengu dhe komenti për vëzhgimet kritike kushtuar Bedri
Hysës
Edhe trajtimi poetikës së Bedri Hysës, si çdo përpjekje për një mendim, punë, studim a vepër,
na ka krijuar një moment nxitjeje dhe përkushtimi gjithnjë e më të thelluar, qoftë edhe përtej
kërkesave parimore për tezën e dhënë, sado që duke lënë për të dëshiruar edhe më, sidomos
për ato që nuk kemi arritur t’i sendërtojmë sipas synimit.
Shumë nga të dhënat brenda punimit që mbase do të duhej të paraqiteshin me një hierarki të
strukturuar në mënyrë më specifike, edhepse të trajtuara brenda lëndës, sikur nuk shpërfaqen
lehtësisht. E që pikërisht ky vetëshqetësim mund të shërbejë si pikënisje për një studim
102
plotësues ose të mëvetësishëm. Këtu, edhe me vetëdije se ka edhe aspekte jo mjaft të
theksuara, ose edhe të papërfshira si: ndonjë ide, motiv, strukturë krijuese, aspekt stilistik etj.
Një peng i llojit të vet është edhe pandehma për postmodernitetin e poetikës së Bedri Hysës, që
e kanë tangjentuar edhe kritikët me të cilët jemi shërbyer dhe që edhe pavarësisht këtyre kemi
qenë të provokuar, mirëpo pa patur kurajo për ndonjë pohim të qëndrueshëm, me bindjen se
çështja kërkon një mendim teorik më ekspert.
Hapësirë tjetër diskutimi pandehim të jetë edhe (mos)vlerësimi përmbledhës i vëzhgimeve
kritike të autorëve tjerë, të konsultuar dhe komentuar brenda tekstit, nëpërmjet qasjes
metakritike të tyre.
Nga tezat e shtruara, supozojmë se në masë të konsiderueshme ato janë dëshmuar, si
nëpërmjet referencave dhe shqyrtimit të tyre, ngjashëm edhe përmes perceptimit të
mundshëm analik. Nëse jo ndonjëherë qoftë edhe vetëm përmes metodës statistikore,
metodës me tekst, asaj përshkruese, sasiore, të optimizimit etj. Megjithëse ndonjëherë duke
marrë edhe shkas apostrofimi digresiv me ide ose të dhënë që mbase edhe vetvetes dhe
lexuesit do t’u jetë thyer njëtrajtësia e qasjes, por që gjithsesi së paku në një kontekst pak më të
largët gjesti përsëri korrespondon me bazën tematike ose ta quajmë reaktive të lëndës.
Motivacioni për thellimin në vlerën e poetikës së Bedri Hysës, pengu dhe synimi për
përmbushjen e misionit, ndërkohë bazuar edhe në ndryshimin e kapacitetit të njohjes, të
moshës dhe kohës në dispozicion për realizimin e projektit “Poetika e Bedri Hysës”, mendohej
se do të mjaftonin për një sukses të qëndrueshëm, mbase? – Përgjigja ngel e hapur!
Ndërkaq në tezën - premisën se “Te(k)st(l)ament” është: testament, tekst-ament apo test-
lament (sipas pohimit: zotim-porosi, dashuri apo vaj), leximi dhe rileximi i veprave të poetit
Bedri Hysa, veçanërisht i librit “Te(k)st(l)ament”, i poetikës së tij, krijon bindjen e plotë se arti
nuk vdes, e as krijuesi i tij – “scriptio continua”... Njeri!
103
104
Bibliografia dhe literatura e përgjithshme
a) Bibliografia:
Bedri Hysa, veprat 1-18 dhe paratekstet e tyre:
1. Duke kërkuar njerinë (1973),
2. Erë në erë (1975),
3. Myshqe (1977),
4. Paskajore (1980),
5. Shekullore (1985),
6. Pikë e pesë (1987),
7. Vetëtinë njeriu (1989)
8. Kohë Kosove (1991),
9. Këtu është Troja (1994),
10. Në mes fjala e bekuar (2000),
11. Maja (2002),
12. Sizif a je shqiptar (2004),
13. Orë e mirë (2006),
14. (S)a je njeri (2007),
15. Te(k)st(l)ament (2009)
16. Shoka e ylberit (2012)
17. Lulet e para (2007) – bashkautorë Fahredin Gunga & Bedri Hysa,
18. Tempulli i librit (2009) – monografi për Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të
Kosovës
b) Libra - modele krahasuese:
1. Zeqir Kadriu: “Bota poetike e Abdylazis Islamit” (studim monografik)”, ShB Blana,
Tetovë, 2003
2. M. Shala, Kujtim: “Poezia e Bilal Xhaverit”, Rilindja, Prishtinë, 2001
3. Kabashi, Emin: “Lasgush Poradeci - jeta dhe vepra”, Instituti Albanologjik i Prishtinës,
Prishtinë, 1997
4. Muhadri, Besim: “Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit”, ShB Pjetër Bogdani, Has,
2008
5. Galica, Shyqeri: “Konica, moderniteti, estetika, kritika”, Gazeta Rilindja, Prishtinë, 1997
105
c) Literatura e cituar dhe e përgjithshme:
1. Eco, Umberto: “Si shkruhet një punim diplome” (përkthim), Dituria, Tiranë, 2006
2. S. Thomas, Kane: “Si të Shkruajmë shqip” (Përkthyer e përshtatur nga Majlinda Nishku &
Xhevat Lloshi), QAD, Tiranë, 2010
3. Luboteni, Gani: “Teoria e Letërsisë”, EBT i RSS, Beograd, 1964
4. Elsie, Robert: “Histori e Letërsisë Shqiptare”, Tiranë, 1997
5. Lloshi, Xhevat: “Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika”, Albas, Tiranë, 2015
6. Rugova, Ibrahim: “Strategjia e kuptimit”, Rilindja, Prishtinë, 1980
7. Vinca, Agim: ”(Po)etika e fjalës”, ARS - ZZ, Tetovë, 2010
8. Vinca, Agim: “Orët e Poezisë”, Rilindja, Prishtinë, 1990
9. Vinca, Agim: “Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe 1945-1980”, Enti i Teksteve dhe i
Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1997
10. Vinca, Agim: “Muza e Mëmëdheut (njëqind poetë për Atdheun - antologji)”, UEGEN,
Prishinë, 2012
11. Bashota, Sali: Parathënia “Poezia e variacioneve tematiko-motivore e ritmike” e veprës
”Vetëtinë njeriu” (B. Hysa), Rilindja, Prishtinë, 1989
12. D. Jasiqi, Ali: Vepra 4, “Shkrime për poezinë”, Jeta e Re, Prishtinë, 2014
13. D. Jasiqi, Ali: Parathënia “Fillet që premtonin” e librit “Lulet e para” (F. Gunga dhe B.
Hysa), VIPrint, Mitrovicë, 2007
14. Apolloni, Ag: Shkrimi “Buda në dhomën time”, Gazeta "Koha ditore", Prishtinë, 20 prill
2013
15. Apolloni, Ag: Pasthënia “Një tekst lament si testament” e librit “Te(k)st(l)ament” (B.
Hysa), Faik Konica, Prishtinë, 2009
16. Apolloni, Ag: Shkrimi “(Po)etika e poezisë”, Gazeta “Zëri”, Prishtinë, 20 prill 2013
17. Hamiti, Sabri: “Letërsia Moderne Shqipe”, botimi i dytë, UET Press , Tiranë 2013
18. Hamiti, Sabri: “Letërsia bashkëkohore (vepra letrare 9)”, Faik Konica, Prishtinë, 2002
19. Nasho Jorgaqi: “Antologji e mendimit estetik shqiptar 1504- 1944”, botimi i dytë,
Dituria, Tiranë, 2000
20. Uçi, Alfred: “Probleme të estetikës”, Rilindja, Prishtinë, 1980
21. Rramani, Zejnullah: “Leximi dhe shkrimi”, Faik Konica, Prishtinë, 2013
22. Halimi, Fatmir: “Prej modernes kah postmodernia”, Prokult Press, Prishtinë, 2006
23. Guiraud, Pierre: “Stilistika”, Fjala jonë, Prishtinë, 1997
24. Aristoteli: “Poetika”, Gjon Buzuku, Prishtinë, 2010
25. Universiteti i Evropës Juglindore: “Gjuha dhe letërsia e arbëreshëve” – Aktet e
Simpoziumit Ndërkombëtar për Arbëreshët, Tetovë, 28-29 prill 2008
26. Emërllahu, Dali: “Edukata estetike”, Fakulteti i Mësuesisë i Universitetit të Prishtinës,
Prishtinë, 2001
106
27. Xhiku, Ali: “Sprovë për një tjetër histori të letërsisë shqipe 1555-1944”, Albas, Tiranë,
2014
28. Çapriqi, Basri: ”Simboli dhe rivalët e tij”, PEN Qendra e Kosovës, Prishtinë, 2005
29. Çapriqi, Basri: ”Mikrostruktura e tekstit”, Rilindja, Prishtinë, 1990
30. Qosja, Rexhep: “Kontinuitete”, “Rilindja”, Prishtinë, 1972
31. Kadriu, Zeqir: ”Mozaik gjuhësor e letrar (Përmbledhje shkrimesh studimore)”, Albas,
Tiranë
32. Hajrizi, Fazli: ”Mujë Loshi – Mësues e filozof, fjalëlapidar e pajtimtar, akademik i
mendimit dhe tregimit popullor”, Libri shkollor, Prishtinë, 2016
33. Hysa, Ylber: “Shqiptarët dhe të tjerët – Nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe”, OM,
Prishtinë, 2018
34. Rugova, Ibrahim: “Kritika”, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2007
35. Aliu, Ali: ”Teoria e letërsisë”, ETMMK, Prishtinë, 2001
36. Aliu, Ali: ”Antologji e poezisë shqipe (Gjysmëshekulli i artë)”, Klubi letrar 94, Tetovë,
2000
37. Dykro, Osvald dhe Todorov, Cvetan: “Fjalori enciklopedik i shkencave të ligjërimit”,
Rilindja, Prishtinë, 1984
38. Kçiku, Ragip: ”Fjalor i gjuhësisë”, Zgjimi, Ferizaj, 2009
39. Dhama, Todi: ”Fjalor i mitologjisë”, Rilindja, Prishtinë, 1988
40. Poradeci, Lasgush: “Ylli i zemrës”, Rilindja, Prishtinë, 1990
41. Agolli, Dritëro: “Poezi”, Rilindja, Prishtinë, 1978
42. Podrimja, Ali: “Ëndrra kallëzohet në mëngjes”, Rilindja, Prishtinë, 2001
43. Podrimja, Ali: “Poema”, ETMMK, Prishtinë, 1979
44. Mehmeti, Din: “Poezi”, Rilindja, Prishtinë, 1978
45. Berisha, Rrustem: “Stili dhe figuracioni i poezisë popullore shqiptare”, Instituti
Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1986
46. “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe A-M – N-Zh”, Rilindja, Prishtinë, 1981
47. Ndreca, Mikel: “Fjalor fjalësh e shprehjesh të huaja”, Rilindja, Prishtinë, 1986
48. Murtezai, Ekrem: “Fjalor i Filozofise”, Botimet Toena, Tiranë, 2007
49. Dumont, Louis: ”Ese mbi individualizmin - Një vështrim antropologjik mbi ideologjinë
moderne”, KORBI, Tiranë, 1997
107
Ibush Isman Vishi – autobiografi
I lindur më 1 gusht 1958 në fshatin Dubravë të Kaçanikut. Shkollën fillore të kryer në vendlindje,
të mesmen-Gjimnazin Shoqëror-Gjuhësor në Kaçanik, në vitin shkollor 1977/’78. Një vit më pas,
i regjistruar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës-Dega: Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. I diplomuar në
Fakultetin Filologjik të Prishtinës-Dega: Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Studimet master në vitet
2015-2017 në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë – Dega e Albanologjisë, të cilat
kulmojnë me këtë tezën e masterit “Poetika e Bedri Hysës”.
Gjendja nën okupim para dhe gjatë luftës, në planet më vitale jetësore ka penguar qenësisht
edhe mirëqenien time personale e familjare. Përgjatë kohës jam marrë me punë dhe aktivitete
të ndryshme, politike-atdhetare, materiale e kulturore, jo vetëm institucionale. Në janar 1984,
për veprimtari politike-atdhetare, i paraburgosur dhe i gjykuar 9 vjet burg, vërtetuar 8 vjet
(amnistuar në 5 vjet e 8 muaj). Përballja me burgun e regjimit okupator ka penguar
përkohësisht edhe vazhdimin e studimeve. Sërish, në prill 1995, me të njëjtat motive, i
paraburgosur dhe i dënuar me 1 vit burg.
Edhe gjatë viteve 1990 i angazhuar në lëvizje dhe parti politike atdhetare e shtetndërtuese me
detyra të ndryshme në nivel Dege në Kaçanik, edhe në cilësinë e kryetarit, si edhe i deleguar në
organet qendrore në Prishtinë.
Pas vitit 1999, i angazhuar edhe institucionalisht, si këshilltar i Kuvendit të Komunës në Kaçanik
në periudhën e parë (administrata e UNMIK-ut), si edhe në vitet 2000-2002. Gjithashtu, në vitet
2003-2006 si drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kaçanik.
Pjesa më e këndshme e karrierës, puna në institucionet edukative-arsimore, fillimisht si
profesor i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Shkollën e Mesme Profesionale “Voskopoja” në
Kaçanik (1.X.2000-19.X.2003) e më pas drejtor i Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik, nga
shtatori 2009 e deri sot.
108
I martuar me gruan Hasime Zyba-Vishi (prof. e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe): tre fëmijë (Shëlzen
e Shend Vishi – masterë të Inxhinierisë Softuerike dhe Dhuratë Vishi-Selmani – master e Gjuhës
Angleze).
Aktivitete të lira: krijimtaria poetike dhe kopshtaria. Ndër përjetimet e veçanta: miqësia me
njerëz. Bazat motivuese shpirtërore, morale e materiale: shëndeti i përgjithshëm, ndjenja
prindërore, interesi shoqëror e kombëtar, si dhe përgatitja profesionale e shkathtësitë e fituara,
të sublimuara në mobilizim dhe kënaqësi…
109