C M Y K n 1/ E Diel, aciona l -...

24
faqe 4-5 faqe 10-11 faqe 21 BRENDËSI faqe 8 faqe 7 faqe 15 faqe 14 faqe 7 faqe 6 Të dal në Tomorr C M Y K Libra shqip dhe muzikë serbe E DITORIA L Një ngjarje e veçantë n aciona l Gazetë javore, letrare, kulturore, politike BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI III BOTIMIT, NR. 122 13-20 NËNTOR 2011 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë E-mail: [email protected], [email protected] Nga Besim Muhadri Kah po shkojmë Promovohet “Mërgimi Mbretëror. Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldina” i .Neil Rees Poeti italian, Sebastiano Grasso, prezenton në Tiranë librin e tij të fundit me poezi Xhaxhiu profesori i përjetshëm Esse nga Prof. Murat Gecaj 77 qytete ilire “Ti, në grackë nën qepalla” Tregim nga Mark Tuein “Mergimi mbretëror” www.radionacional.al Radio Nacional 93.6 Mhz Poezi nga Ali Podrimja Poezi nga Shaip Emërllahu Poezi përkthyer nga Zymber Elshani Faqe 18 faqe 3 faqe 19 Nëse krejt detet bëhen një det faqe 17 100 Ditët Romani “Polici me Kuran” Esse nga Rovena Vata faqe 9 Din Mehmeti, poeti që sfidoi kohërat Nga Ahmet Selmani Brunilda Zllami, zonja delikate e librave Tregim nga Mirash Martinoviq Plazhi nudo Tregim nga Sulejman Faqe 16 Organizatorët e Panairit të librit bëjnë pazar me ndjenjat tona kombëtare Nga Prof. Luan Malltezi Tregim nga Moikom Zeqo Nga Flamur Buçpapaj Nga Visar Zhiti “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” i Zija Çelës Nga Miranda Haxhia Ende pa u futur në brendi për ta lexu- ar romanin më të ri “Apokalipsi si- pas Shën Ti- ranës” të autorit Zija Çela, fillimisht ndodh një gjë e cila thuajse në mënyrë të vetvetishme na kri- jon një përqëndrim të veçantë. Fjala është për ballafaqimin me titullin që e përmban kjo vepër, përkatë- sisht si një përsh- typje formale që na ngjallet nga struktu- ra e dyfishtë e... Rrugëtimi poetik i këtij krijuesi nuk do të ndalet për gjashtëdhjetë vjet me radhe, deri- osaq mbylli sytë përgjithmonë më 12 nëntor të vitit 2010 në moshën 81 vjeçare. Poezia e tij gjatë këtyre viteve ishte dhe mbeti ush- qyese shpirtërore e brezave që u bënë bartës të proceseve të rëndësishme poli- tike e shoqërore si dhe të luftës për liri në Kosovë. Poezia e Din Mehmetit, ashtu sikurse edhe vetë autori i saj, është e mishëruar me...

Transcript of C M Y K n 1/ E Diel, aciona l -...

Page 1: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional1/ E Diel,13 nëntor 2011

faqe 4-5 faqe 10-11

faqe 21

BRENDËSI

faqe8

faqe7

faqe1 5

faqe1 4

faqe7

faqe6

Të dal në Tomorr

C M Y K

Libra shqipdhe muzikë serbe

E DITORIAL

Një ngjarje e veçantë

nacionalGazetë javore, letrare, kulturore, politike

BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI III BOTIMIT, NR. 122 13-20 NËNTOR 2011 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO

Gazeta e përditshme online:www.gazeta-nacional.com

Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, TiranëE-mail: [email protected], [email protected]

Nga Besim Muhadri

Kah po shkojmë

Promovohet “Mërgimi Mbretëror. Mbreti Zogdhe Mbretëresha Geraldina” i .Neil Rees

Poeti italian, Sebastiano Grasso, prezentonnë Tiranë librin e tij të fundit me poezi

Xhaxhiu profesori ipërjetshëm

Esse nga Prof. Murat Gecaj

77 qytete ilire

“Ti, në grackë nënqepalla”

Tregim nga Mark Tuein

“Mergimi mbretëror”

ww

w.ra

dion

acio

nal.a

l

Radio

Nacional

93.6 Mhz

Poezi nga Ali Podrimja

Poezi nga Shaip Emërllahu

Poezi përkthyer nga Zymber Elshani

Në foto: Frederick Turner

Faqe 18

faqe3

faqe1 9

Nëse krejt detet bëhennjë det

faqe1 7

100 Ditët

Romani “Polici meKuran”

Esse nga Rovena Vata

faqe 9

Din Mehmeti, poeti qësfidoi kohërat

Nga Ahmet Selmani

Brunilda Zllami, zonja delikate elibrave

Tregim nga Mirash Martinoviq

Plazhi nudoTregim nga Sulejman

Faqe 16

Organizatorët e Panairit të librit bëjnë pazar me ndjenjat tona kombëtareNga Prof. Luan Malltezi

Tregim nga Moikom Zeqo

Nga Flamur Buçpapaj

Nga Visar Zhiti

“Apokalipsi sipas ShënTiranës” i Zija Çelës

Nga Miranda Haxhia

Ende pa u futur nëbrendi për ta lexu-ar romanin më tëri “Apokalipsi si-pas Shën Ti-ranës” të autorit

Zija Çela, fillimishtndodh një gjë e cilathuajse në mënyrë tëvetvetishme na kri-jon një përqëndrim tëveçantë. Fjala ështëpër ballafaqimin metitullin që e përmbankjo vepër, përkatë-sisht si një përsh-typje formale që nangjallet nga struktu-ra e dyfishtë e...

Rrugëtimi poetik ikëtij krijuesi nukdo të ndalet përgjashtëdhjetë vjetme radhe, deri-osaq mbylli sytëpërgjithmonë më12 nëntor të vitit

2010 në moshën 81vjeçare. Poezia e tijgjatë këtyre viteveishte dhe mbeti ush-qyese shpirtërore ebrezave që u bënëbartës të procesevetë rëndësishme poli-tike e shoqërore sidhe të luftës për lirinë Kosovë. Poezia eDin Mehmetit, ashtusikurse edhe vetëautori i saj, është emishëruar me...

Page 2: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

2/ E Diel,13 nëntor 2011nacional REPORTAZH

Shënime udhëtimi nga Italia

Të gjitha qytetet e Italisë janë kryeqyteteUdhëtimi im për në Itali, sa i dëshiruar, për 1001 arsye, edhe aq shumë i vonuar, pikëmbërritjen do ta kish në Bolonjën e universitetit të parë të Europës ku, përkapriçio të fatit, unë tani për tani kam me punë dhe banim permanent mbi 60% të njerëzve të mi më të afërt si: një vëlla, motrën, nipër e mbesa dhe, që prej pesëvitesh, edhe tim bir familjarisht. Por (me pasionin e një udhëtari dhe publicisti kureshtar) për të parë dhe shkelur sa më shumë (qoftë edhe kalimthi) në vendinpër të cilin Ilia Heremburgu dikur do të shkruante që, nëse të gjitha shtetet e Botës kanë nga një kryeqytet (për nga arkitektura dhe monumentet e kulturës) tëgjitha qytetet e Italisë janë kryeqytete, parapëlqeva udhëtimin me autobus. Dhe, në kushtet e sotme të një informacioni të bollshëm e të shpejtë në distancë,tashmë është fare e kollajtë ta realizosh një dëshirë të tillë. Kësisoj munda të kontaktoj...

Nga Çelik Petriti

...Me agjencinë “Helos Travel Hermes”

Ajo kryen udhëtime me autobus dy herë në javënë itinerarin bazë Tiranë - Torino - Milano -Firence, por që nisjen (duke u bashkuar paratragetit në Durrës) njëherazi e bën edhe nga njëdegëzim tjetër, ai i Elbasanit. Kjo, me sa duket,për t’i ardhur në ndihmë edhe komunitetit të atijrajoni, nga ku ka më së shumti emigrantë, sido-mos në regjionin e Breshias, duke përbërë kë-sisoj edhe ajo një pikë të rëndësishme ndalimi,sikurse edhe gjithë qytetet kryesore të ndërm-jetme, gjithnjë sipas kërkesës së udhëtarëve. Konkretisht kontaktova me zotin FerdinandGala, i cili së bashku me kolegun e vet ArturPingili (madje, në kthim, edhe me dublantin tjetër,në vend të këtij të fundit, një djalë i ri, që s’iafiksova dot emrin), ishin jo vetëm shoferë shumëprofesionistë, me të cilët e ndieje veten tepërkomod e të sigurt; jo vetëm njerëz shumë tëgjendur me pasagjerët për hallet e këtyre të fun-dit (madje ndonjëherë, me durim, edhe përkapriçio të këtyre), por edhe ciceronë të vërtetëpër udhëtarët kureshtarë.

Dhe fillimi ishte mëse i këndshëm...

Një darkë për t’u mbajtur mend në Bar -Restorantin e tragetit, së bashku edhe me Turine Nandin në tavolinë, tashmë jo më si shoferëtme pasagjerët, por si miq; alternuar me shëtitjetë herëpashershme në kuvertë gjatë gjithë natës,duke pasur rastin aty të kontaktosh me të njo-hur të vjetër dhe me miq të rinj të sapozënë, gjëqë ma mundësoi im vëlla, Arshini, i cili, mbaspushimeve në Shqipëri, sakrifikoi që rrugën tabënte me mua në autobus, meqë udhëtoja fam-ilarisht; pra, për të m’u gjendur afër për çdo gjë.Është rasti të shënoj se për t’u mbajtur mendishte edhe mbrëmja e kthimit, por në të kundërt,sepse...Mbas një udhëtimi të këndshëm deri në Bari,meqë, mbas tri javësh, temperatura e tmerrshmee shkuarjes kishte rënë dhe koha në dispozi-cion deri në nisjen e tragetit ishte e bollshme,me mirëkuptimin e pasagjerëve, shoferët ndalo-

nin gjithkund nëpër autogrila e vendpushime,porsi në një piknik, duke më dhënë mundësinë eshuarjes së kureshtive për zonat e ndërmjetmemidis qyteteve kryesore, ndonëse në traget dotë ndodhte ndryshe. Do të ndodhte ndryshe,për një arsye të pashmangshme...Sepse ishteprag gushti i pushimeve dhe, për rrjedhojë, nëtë gjitha mjediset e tragetit mezi gjeje vend tëshkelje për të lëvizur midis atyre që flinin (kushndenjur e kush shtrirë) apo atyre që shtyninnatën me muhabete dhe shakara, të cilat më sëshumti i stimulojnë rrethana të tilla, por, gjithse-si, mbresëlënëse. Veçse...

E papritura e parë ishte jo e këndshme

S’ka dalë kot shprehja “Hesapi i shtëpisë s’delgjithnjë në pazar”, e cila përcjell edhe “plus” -et, edhe “minus” - et e një plani të paramenduar.Teksa, me bagazhe para këmbëve, zemë “kor-sitë” e caktuara për kryerjen e procedurave tëdomosdoshme portuale (natyrisht të bezdis-shme, sidomos kur fluksi i paragjerëve është imadh), situata filloi të rëndohet për arsye të njëjavashllëku dhe të një vape e cila sa vinte e sh-tohej, gjë që duket se u kish rënë në sy edhepersonave përgjegjës të portit, të cilët, pasivaravitën e vëzhguan disa herë, jo vetëm qëvunë në funksionim ventilatorët (natyrisht qëatë veprim duhet ta kishin bërë me kohë), por sixhentëllmenë morën për krahu nja dy vajza, tëcilave (për arsye të lodhjes dhe delikatesës sëtyre) gati po u binte të fikëtit dhe i ulën në njëstol pranë sportelit, deri sa atyre t’u vinte radhae veprimeve proceduriale. Madje këto veprimexhentëllmenësh shkuan edhe më tej kur morënpër krahu dhe, jashtë radhe, i kryen veprimetrutinë një udhëtari (për një pjesë të të pranish-mëve, në Shqipëri, person i njohur publik), sepseai me vete kish edhe një qen “aristokratik”; paçka se, nga ç’ndodhi më pas, të gjithë udhëtarëtkëtë veprim të tyre do ta interpretonin nga njëkëndshikim tjetër. Por çfarë ndodhi, që ia vlekër-ka të zërë vend si kontravers në këto shënimeudhëtimi, “rozë” në tërësinë e tyre?!Veprimet kryheshin në dy sportele. Në secilin

prej tyre shërbenin dy djem të rinj që “të merr-nin më qafë” për nga performanca fizike, porantipodë të njëri - tjetrit për nga performancakomunikuese. Ndërsa te njëri zinxhiri i vargut tëudhëtarëve funksiononte me shpejtësi, madjeme këmbim buzëqeshjesh dhe salutimesh re-ciproke, të cilat italianët i kanë në gen, te tjetrihallkat e “zinxhirit” ngecnin herë pas here, sepseky “kompetent” fytyrëmvrenjtur, sikur “t’i kishngrënë gomari torbën”, i shikonte njerëzit si kaf-shë në seleksionim për remont, duke u nxjerrëatyre lloj - lloj pengesash të paqëna, të paparash-ikuara në publikimet për lëvizjen e lirë të njerëzvembas liberalizimit të vizave, gjë që arriti kulminme ato dy vajzat, të cilat, madje, deshi t’i kthentembrapsht. Në sajë të ndërhyrjes së tim vëllai, icili, si person i integruar atje, komunikoi lirshëm,kompetëntët e tjerë e zgjidhën problemin, madjesi xhentëllmenë, por mua dhe shumë të tjerëveaty na i prishi paksa humurin veprimi i atijsportelisti...Ma prishi, sepse ai “barez” i atij ven-di mik ku gjithandej rrezatohet kulturë, porsi nëfokusin e një filmi, më solli para syve sa e samalësorë, apo fusharakë të vendit tim: me sh-kollë, apo pa shkollë qofshin; femra, apo mesh-kuj qofshin; të vjetër, apo të rinj në moshë qof-shin; nga Jugu, apo nga Veriu qofshin, të cilët,pasi zënë nga një karrige zyre, kur u shkojnëqytetarët për shërbime rutinë (pa le që për hallemos e zerë në gojë), i shikojnë këta të funditsikur të ishin milingona, të cilat, kur të duan,edhe mund t’i shkelin me këmbë.Natyrisht, kundrejt atyre mbresave që përjeto-va më vonë për tri javë, të cilat do të mundohem,sado përmbledhtas, t’i përcjell siç e meritojnënë këto “Shënime udhëtimi”, raste si ky le tëjenë si “hudhra për të mos rënë nazar”; por qënuk është keq të dihen prej autoritetevepërgjegjëse të të dy vendeve, këtej e matanëdetit, në këto kohë (aq të dëshiruara dhe të ëndër-ruara më parë) kur marrëdhëniet midis dy popu-jve dhe dy vendeve miq po shkojnë mirë e mëmirë reciprokisht.

Por le të vazhdojmë drejt Veriut

Në vijim, duke u munduar të sodisësh nga dri-tarja e autobuzit, të tërheq vëmendjen shija edorës punëtore që, edhe bordurat ndarëse tëautostradës, edhe skarpatat anësore, i ka ve-shur me bimë kacavjerrëse zbukuruese, pa çkase ajri i rënduar prej vapës përvëluese, me gjithëpërqëndrimin, nuk të lejon të shikosh dot edhemë tej përreth. Madje as elikat e shumta të cen-traleve për shfrytëzimin e energjisë së erës nëfushën e gjerë midis Barit dhe Foxhias, të cilëtdukeshin aq mirë në kthim, kur “mbretëronte”një transparencë çlodhëse ajri; as konturet emaleve tutje në veriperëndim të Foxhias, që tëbindin se udhëton paralel me vargmalet e Ap-enineve, për të cilët në përfytyrimin paraprakprej hartave fizike, ku dominon ngjyra “kafe”,ke imazh tjetër nga ai që je duke soditur; sepsetashmë të ngjasojnë si masive kodrash të gjel-bëruara, të cilat më në Veri, në hapësirat përrethFirences, përfundojnë me vreshta të pambarim;

pra me vreshtat e famshme të Toskanës. Nukmundeshe të shikoje sadopak edhe konturet evijës bregdetare në krah të djathtë, pa le më pam-jet nga larg të qyteteve piktoreske njëri pas tjetrit,si Askoli, Peskara, Ankona, Cezenisato, Katoli-ka e deri në Riçone, kur tashmë sa vjen e i afro-hesh Bolonjës, sepse ke hyrë në pjesën e Rex-hios të Rexhio Emilias, zonë ku ndodhen gjëranga më pikantet, si, psh, një kështjellë mesjetare,mes një fshati me mjedise të përthyera përreth,ku janë xhiruar dhe vazhdojnë të xhirohen sa esa filma me subjekte historike, atje ku ndodhetmultifshati italian me tipet e ndërtesave përfaqë-suese të të gjitha trevave të vendit, etj, të cilatgjithashtu mund t’i sodisje dhe admiroje nëkthim, sado pjesërisht dhe kalimthi.Sidoqoftë, dorën e njeriut mbi atë ç’i ka falurZoti atij vendi, e shikon sa vjen e ikën drejt Ver-iut, sepse në Jug midis plantacioneve masive tëullinjve, të agrumeve dhe të vreshtave, shumëpak janë ato që dallohen si të mbarështuara, nëkrahasim me ato më në Veri, të cilat, sado më tëpakta e më të vogla, të ngjajnë si piktura të vërte-ta gjigante të realizuara në natyrë, midis të cilavepërthyerjet më të bukura janë arat me grurë tësapokorrura (sepse dengjet me kashtën e pre-suar në formë rulesh të mëdhenj ende ishin tëpatransportuara), gjëra që i vëreje edhe në gjithëperiferinë e Bolonjës, deri në kufi me xhardinot elagjeve periferike, madje edhe të pyllnajësmadhështore përreth “medalionit” të këtij qyte-ti magjik, bazilikës së famshme San Luka.Dhe, duke kundruar ato mrekullira të ndërthurjesartistike të dorës natyrore me atë njerëzore nënjë vend, që, më së shumti, së pari spikat si fuqie madhe industriale e Evropës, s’kishte sesi që,me dhimbje, të mos më shkonte mendja tutje nëkohë, qoftë edhe në rrugicat e kalldrëmta të fs-hatit tim malor të lindjes, Strelcës (as më pak eas më shumë, por si ato të rrugicave të lagjevetë Gjirokastrës e Beratit) të qëndisura me kall-drëm nga duart e brezave të mëparshëm, mbi tëcilat, jo vetëm që s’u vu dorë për t’u mirëmbaj-tur, por u shkatërruan, teksa lekët e djersës sënjerëzve harxhoheshin nëpërmjet ca palofond-esh për ndërtim rrugësh brenda fshatit, nëpërm-jet të cilave arat (selishtat) përreth lagjeve, metë cilat pronarët e dikurshëm siguronin në për-qindje të ndryshme bukën dhe “zahiretë” e vitit,u shkatërruan nga ca palorrugë e ca palondërte-sa të kooperativës, që i shëmtëruan ato duke ikthyer në baltovina; për të mos folur më përshpërdorimin dhe tjetërsimin e tokave bujqësorenë të gjithë territorin e vendit në këto vite tran-zicioni.

Paguaj 4.9 Euro dhe merr dy copë

Gjatë ndalimeve që Nandi dhe Turi aplikoninnëpër autogrila për të pirë kafe, apo për të marrëlëngje dhe ujë, në të gjitha lokalet të binte në synjë si tip frigoriferi i madh me hapje nga sipër,ku nuk kish asortimente ushqimore të akulluara,por libra “të ngrohta” të lëmive nga më të...

(Vijon në nr. e ardhshëm)

Page 3: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional3/ E Diel,13 nëntor 2011

ESSE

Meditim nga një takim me Prof. Myzafer Xhaxhiu

Profesori i përjetshëm“Myzafer Xhaxhiu është pedagog i letërsisë së huaj, në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës, qysh prej vitit 1958. Pedagogu dhe autori i njohurka shkruar e publikuar mbi 30 vepra, letrare e studimore, të cilat zenë vend të merituar në letrat shqipe.”

Nga Prof. Murat Gecaj

1.Kam dëgjuar shpesh, që thonë: “E kam në ax-hendë…”, të bëj këtë ose atë gjë, por shqip dotë ishte mirë të shpreheshim: “E kam menduarose planifikuar…”. Kështu edhe unë, në ditëne djeshme e kisha menduar që më parë të bëjanjë vizitë në shtëpinë e pedagogut tim të letër-sisë së huaj, në Fakultetin Histori-Filologji tëUniversitetit të Tiranës, që në vitin 1958, Prof.Muzafer Xhaxhiut. Por më pas atë e njoha edhepoet e shkrimtar të talentuar dhe u bëmë miq tëmirë, gjatë tërë jetës dhe respektin e ndërsjelltëpër njëri-tjetrin e kemi ruajtur vazhdimisht.Kujtoj këtu tani se së bashku, pinim kafe ebisedonim shpesh edhe me të ndjerin, Prof.Bedri Dedja.Kisha ca kohë pa e takuar këtë pedagog e miktimin, prandaj telefonova në shtëpinë e tij dhebashkashortja, arsimtarja veterane Melita Xhax-hiu, më shprehu kënaqësinë për këtë vizitë.Profesorin e gjeta duke shfletuar një libër dhe,çuditërisht, lexonte pa gjyslykë. Sigurisht, mekëtë rast, edhe unë u gëzova se Prof. Xhaxhiuishte në gjendja të qendrueshme shëndetësore,me gjithë moshën e tij të madhe.Kur po udhëtoja në autobusin e “Unazës” sëTiranës, për të mbërritur diku aty në “Rrugën eKavajës”, mendja me shkoi te sa e sa të njohurtë mi, disa nga të cilat nuk jetojnë, por me tëcilët kam patur lidhje e miqësi. Kjo është e natyr-shme dhe secili e ka këtë përvojë jetësore. Pordua të nënvizoj se kam patur kënaqësi tëveçantë, që në shkollën e mesme dhe në tëlartën, të takoja, të rrija e të bisedoja me njërëzmë të moshuar se unë, si nga rrethi familjar ose

persona të tjerë. Nga kjo përvojë e gjatë, u bindase kështu i riu ose e reja mëson mjaft gjëra tëdobishme nga jeta. Nuk do të ndalem në shumëraste, por po kujtoj këtu, me nderim e respekt tëposaçëm edhe bijën e “Heroit të Popullit” Ba-jram Curri, nënë Feriden, e cila jetonte e vetme nëTiranë, jo shumë larg shtëpisë së sotme të këtijpedagogu tim. Së pari, e kisha takuar, kur ajoshërbente në një kinkaleri, pranë PoliklinikësQendrore të kryeqytetit. U lidha me të e shpesh ibëja vizita në shtëpi, pasi babai i saj kishte qenëmik në shtëpinë tonë, atje në fshatin Markaj tëMalësisë së Gjakovës (Tropojë). Në fakt, më pasu njoha dhe me bijën tjetër, Hajrinë dhe dy vajzate saj, Valdetin e Mimozën, që jetonin në Shkodër,si dhe me bashkëshorten e Bajram Currit, nënëDervishen ose “Ajkunën”, siç e pati quajtur ishoqi, në gjallje. Veçanërisht, këshillat e nënëFerides mua më kanë vlejtur shumë në jetë dhe,në shenjë respekti për të, i mora mendim edhepër vajzën, me të cilën do ta lidhja jetën bash-këshortore.2.Duke qendruar pranë Prof. Muzaferit, me nga njëkafe e gotë raki përpara, në fillim, e pyeta përdjemtë e tij, publicistin Rezart e për Artanin, gjith-ashtu njeri i letrave. Pastaj kujtuam vitet e Uni-versitetit, unë student e ai pedagog; sollëm ndër-mend kolegë të tij, si Prof. Shaban Demirajn eProf.Bedri Dedjen, gjirokastritin Dalan Shaplloetj. Një ndër librat, që ai mbante pranë, ishte ai iElena Kadaresë, me kujtimet e saj me Ismailin,bashkëqytetar i tij. Në një vizitë të mëparshme,Prof. Xhaxhiu më kishte dhënë, me shënimin e tijtë ngrohtë, librin “Fjalor i të folmes së Gjirokas-

trës” (Tiranë, 2010). Ndërsa tani u kujtua të mëpyesë: “Po librin tim me poezi, “Çmendurinatyre”(Tiranë, 2007), a ta kam dhënë?” Pasi itregova se këtë nuk e kisha, iu drejtua të shoqesqë ta merrte një kopje në raftin përballë. Sakaq, ehapi kapakun dhe mengadalë shënoi në brendë-si të tij fjalët: “Prof. Murat Gecajt, me shumëmiqësi e respekt: Muzafer Xhaxhiu-Tiranë, 9nëntor 2011”. Ndërsa unë, me shumë kënaqësi,i dhashë librin tim të ri,”Rrahin zemrat arbërore”(Tiranë, 2011), të cilin ai nisi menjëherë ta shfle-tojë me kureshtje.Shënoj këtu se, që student, e kisha vërejtur seky pedagog i yni kishte shpirt të ndjeshëm, ish-te njeri i butë dhe dashamirës me të gjithë. Këtocilësi të tij ai i shprehu në auditor, por dhe nëkrijimtarinë e tij letrare të mëvonshme. Kështu,një nga librat e bukur e të frymëzuar të tij, ështëdhe ai, për të cilin folëm më lart.Qendrova jo pak me Prof. Xhaxhiun, ku dhe bëmëdisa fotografi (pasion i imi ky) dhe ai e bash-këshortja më përcollën me respect deri te sh-kallët. Duke i shtërnguar duart njëri-tjetrit, ai m’udrejtua: “Kur të keshë kohë të lirë, eja përsëri etë kuvendojmë, se më merr malli për të njohurit emi!...”.Në kthimin për në shtëpi, përsëri me autobusine “Unazës”, me padurim nisa ta shfletoja librinme vjersha të tij dhe atë e mbarova pak kohëmbasi arrita aty. Mendimi i parë, që më lindi pasleximit, ishte se ky autor e kishte derdhur gjithëshpirtin e tij lirik në vargjet për vendlindjen, prapër mënin dhe lulet shumëngjyrëshe, për soka-ket e paharruar (“Gjirokastra, gurë e shkëmb,/ç’është për mua,/ që më ther e që më dhemb,/gjer në thua!”), për prindërit e paharruar dhemësuesit e tij të nderuar, si Thoma Papapano,për kompozitorin Sofokli Paparisto, për poetinLasgush Poradeci dhe për njerëzit e njohur të tijdhe tërë natyrën magjepse të atyre anëve. Kurlexova vjershën kushtuar Nënës së tij, m’u kuj-

tuan dy përmbledhje të tilla nga Iliriana Sulkuqi,“Karvan dashurie”, ku dhe unë kam një vjershëmodeste.Në vargjet e tij, poeti M.Xhaxhiu u thur himnedhe akteve të sakrificës njerëzore për mbrojtjene jetëve të të tjerëve. Prandaj shkruan me nder-im e dhimbje për Zeliha Allmetën, e cila u sakri-fikua për të shpëtuar fëmijët, që mbyteshin dhepër Isuf Plloçin, që më trupin e tij shoi flakën nëpyllin me pisha. Veç nuk mund të linte pa shkru-ar edhe për një plagë të vjetër dhe të re (“Klith-më kurbeti”-Vera Haxhimihalit-Xhaxhiu). Por nëato vargje të dalë nga thellësia e shpirtit, kanëgjetur vend edhe ato për dashurinë: “Më vodhezemrën, kusare!/Pa të, si mund të ndiej?/Dhe tani,s’kam ç’bëj,/do të të vjedh ty!/ Kusarë, që tëdy!”. Ndërsa në vargjet e tij bashkëbisedon metë shoqen dhe flet me nostalgji për dashurinë evazhduar me të, e cila ia bëri jetën më të bukur emë të lehtë dhe kështu arriti të përballojë tëpapariturat e saj: “Fati prej gruas më ndriti,/zemërshalqiu më gostiti./ Ish ëmbëlsi, ish mrekulli,/ishte diçka që nuk ka emër,/por ishte zemër, ish-te zemër!” Por, përmes vargjeve të zgjdhur efjalëve të skalitura, ai jep edhe mesazhe e këshil-la të shumta për jetën, si: ”Asgjë s’marrim mevete, kur ikim,/veç një fjalë të mirë, sizakonisht…”(“Bota”).Pedagogu dhe autori i njohur Myzafer Xhaxhiuka shkruar e publikuar disa vepra, letrare e stu-dimore, të cilat zenë vend të merituar në letratshqipe. Po përmend këtu se numri i titujve, qëndodhen në Bibliotekën Kombëtare të Sh-qipërisë, është afër 30. Me këtë rast, i urojmënga zemra atij shëndet të mirë, jetëgjatësi dhelumturi në familje! Se, përmes fjalës së tij tëmençur, ka se çfarë të mësojë secili nga ne, sido-mos të rinjtë e të rejat.

Tiranë, 10 nëntor 2011

Në foto nga e majta: Muzafer Xhaxhiu dhe Murat Gecaj

Page 4: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

4/ E Diel,13 nëntor 2011nacional DOSSIER

U promovua në Bibliotekën e MHK libri “Mërgimi Mbretëror. Mbreti Zog dhe Mbretëresha

“Mërgimi Mbretëror. Mbreti Zog“Kam mendimin se shqiptarët janë të interesuar të dinë historinë e mbretit Zog i cili u detyruar të largohej nga froni për shkak të pushtimitfashist të vendit më 7 prill 1939. Është folur shumë për të gjatë regjimit komunist por është folur nga pozita jo të drejta; shtetit komunistdhe historigorafia e kohes ka tentuar të nxijnë emrin dhe veprën e tij si politikan dhe burrë shteti; si pasojë Mbreti Zog mbeti për shqiptarëtnjë figurë historike e panjohur në thelb. “

Nga Prof. Luan Malltezi

Për Mbretin Zog është folur dhe shkruar pasproceseve demokratike të vitëve’90; mendimete historianëve janë përsëri të ndryshme dhe kjoështë edhe një arsye më shumë, që cdo libër i riqë botohet për Mbretin është i mirëpritur ngalexuesit. Me këtë dëshirë prita edhe këtë libërkushtuar Zogut. Autori i librit Neil Rees, është“Sekretar i Shoqatës Kërkimore të Mbretit Zog”.Libri jep një informacion të pasur për familjenmbretërore në mërgim, Francë, Angli, SHBA,Egjypt, etj. Ky informacion nuk gjendet lehtënë botime të tjera. Libri ka disa krerë si Shqipëriapërpra Mbretit Zog; Britanikët në vitin 1922-1940; Mbreteria e Shqipërisë 1938-1939; Sh-qiptarët në Angli dhe SHBA; etj. Libri ka krerëtë vogjël ai është shtypur me nivel të lartë dheështë i ilustruar me foto të shumta. Libri nukështë përgatitur për studjuesit, historianët porpër lexuesin e zakonshëm; libri ka nisur nëkuadrin e interesit për historinë lokale të Buck-inghshirit. “Më 2007 shkruan autori, bëra njëvizitë në shtëpinë Parmoor dhe zbulova se kjokish qenë shtepia e Mbretit Zog”. Autori bëripastaj një udhëtim në Tiranë, ku takoi dhe morinë intervistë të birin e Mbretit Zog, princin Leka.Autori flet më tej ngrtje e “Shoqatës kërkimoretë Oborrit të Zogut”. e cila bëri një mbledhje më20 prill 2008 me njerëzit që kishin pasur lidhjeme Mbretin Zog dhe Mbretëreshën Geraldinë;me këtë rast u morën edhe intervista. Libri ësh-të “përfundimi i kësaj pune”. Ai u botua më2010, me rastin e 85 vjetorit të të caktimit të ins-pektorëve britanikë për ngritjen e xhandërma-rivnë shqiptare, (1925) dhe 70 vjetorin e MbretitZog në Angli (1940).Libri është shkruar nga këndvështrimi britanik,“spjegon” historinë nëpërmjet fotove dhe kuj-

timeve; libri trajton marrëdheniet e mbretit mebritanikët dhe amerikanët, por pa hyrë në brendë-si se cfarë bisedonin konkretisht midis tyre. Kjondodh sepse autori nuk ka pasur të dhëna nëktë drejtim ; burimet që shfrytëzon janë rrëfimegojore, kujtime të njerëzve që kanë qenë në Sh-qipëri dhe kanë njohur Zogun si dhe kujtime tënjerëzve që kanë takuar familjen mbretërore nëmërgim “Kur këta njerëz nuk jetonin më- shkru-an autori - kam shfletuar letrat dhe jetëshkrimetorigjinale, kam takuar të afërm e miq të njerëzveqë kanë dalë në libër. Autori ka përfshirë tëdhënat e inspektoreve britanikë që ngriten xhan-darmarinë në Shqipëri në kohë të Zogut. Autorika përfshirë të dhënat e nxjerra nga shtypi an-glez; kështu ka vepruar me një intervistë tëMbretëresha Geraldinë botuar më 1961 . “Kylibër, shkruan autori nuk synon të japë gjykimeas nuk është ndonjë vepër kritike apogjeografike, nuk është libër politik, ai vështronhistorinë shoqërore të Mbretit Zog, të familjesdhe rrethit të tij.Jam përpjekur të jem i përpiktë.Librin e kam shkruar nga kënaqësia që të japgjurmimi i një historie lokale interesante të qy-tetit ky ndenji Mbreti Zog”.Libri megjithatë ka shumë gjera me vlerë për his-torianët; autori jep në fq.6 një hartë “Harta eEvropës Lindore 1878” e cila tregon se Shqipëriashtrihej deri në Gjirin e Artës në Jug, pra përf-shinte si tokë shqiptare “Epirin” që pretendojnëgrekët; autori jep në foto një pullë të v. 1909, kurShqipëria ishte nën Perandorinë Osmane. Nëpërgjithësi autori ka të dhëna të sakta për his-torinë e vendit; duke folur për besimet në Sh-qipëri, ai njofton se Fan Noli themeloi më 1908kishën ortodokse shqiptare në Boston tëSHBA; kur flet për gjuhën shqipe, autori vë në

dukje se “Libri i parë shqip është Meshari i GjonBuzukut botuar më 1555”; kur flet për shpalljene Pavarësisë, 28 nëntor 1912, ai shkruan sekufijtë e atëhershëm të Shqipërisë lanë jashtëshumë shqiptarë në Kosovë.Libri ka të dhëname interes për MHK; ai jep kullën e familjes sëZogut në Burgajet (Mat) dhe një foto e pllakëstë vendosur në mure ku shënohej : “Në këtëkullë lindi më tetuer 1885 Naltmadhënia e tij,Mbreti i shqiptarëvet”etj.Me interes është kreu i dytë i librit “Britanikëtnë Shqipëri më 1922-40”. Misioni britanik nëDurrës u hap më 1922, si konsullatë e pastaj1926 si legate; në gusht 1939 u shpërngul nëTiranë. Oakly Hill shënon se legata “ishte njështëpi e vogël e rehatshme, në një mur të kësh-tjellës venedikase dhe prandaj nuk gjendej një etillë në kryeqytet”.Autori jep njoftimin e gazetarit të anglez Ber-nard Njëman për xhandarmërinë që drejtontePercy në Shqipëri. “General majori Yoclyn Per-cy – shkruan ai është bërë legjende në këtëvend. Për herë të parë Shqipëria po merr veshqë shërbimi i ligjit duhet të jetë i drejtë dhe kor-rekt”.Oficerët britanikë u larguan nga vendi më 13shtator 1938. Ata u larguan nga Zogu nën trys-ninë e Musolinit që po përgatitej për pushtimine Shqipërisë. Shumë prej tyre morën urdhërin“Skënderbe” nga Zogu.Shumë nga bratanikëtqë shërbyen në periudhën e Zogut u kthyengjatë Luftës II Botërore në Shqipëri në drejtorinëe operacioneve të vecanta (SOE). Njohja që kish-in për Shqipërinë ishte me vlerë për Anglinë.Autori tregon se shumë britanikë që kishin shër-byer në Shqipëri u bënë miq të Zogut në kohëne mërgimit në Angli.Të dhëna interesante ka për Zogun; sekretari

britanik i ambasdaës anglese shkruante se am-basadori anglez Sir Andreë Ryan (1936-39) bise-donte me mbretin Zog “turqisht pa ndihmën enjë përkthyesi”.Në kapitullin e tretë “ Mbretëria e Shqipërisë1928-1939” ka të dhëna me interes të këshilltaritbritanik në Shqipëri Stirling në lidhje me krijimine dinastisë mbretërore në Shqipëri : “Pas shumëdiskutimesh me Ahmet Zogun për mënyrat mëtë mira se si të stabilizohej qeveria, erdhën nëpërfundimin që zgjedhjet në Ballkan, sidomoszgjedhjet për President ishin faktor turbullues,që zakonisht conin në gjakderdhje, prandaj ven-dosëm t’i kërkonim parlamentit të drejtën për tëkrijuar një dinasti dhe për të emëruar AhmetZogun si mbret. Kjo e drejtë ju dha më 1928.Parlamenti votoi për një ndryshim të kushtetutëdhe Zogu i emërua Mbret. Titulli “Mbreti i Sh-qiptarëve” i acaroi jugosllavët, sepse kishteshumë shqiptarë në Kosovë. Libri ka të dhënapër Tiranën, të nxjerra nga autorë anglezë, qëvizitoin Shqipërinë në kohën e Zogut. “Tirana –shkruan George Knight 1935, është një qytet ivogël i mrekullueshëm. Në të vërtetë është njëfshat ku takohen katër rrugë. Ai flet për forcënmagjepëse të Tiranës me rrugët dredhuese tështruara me kalldrëm”Është me interes të vemë në dukje vlersimin ekolonelit Stirling për Zogun “Dukuria më eshquar gjatë shërbimit tonë në Shqipëri ka qenëngritja e shpejtë e pushtetit të Mbretit Zog dhethemelimi i dinastisë së tij. Ajo që e bënte sundi-min e tij aq të ndryshëm nga shumica eudhëheqësve ballkanikë ka qenë aftesia e tij përt’i dhënë popullit të vet që përbëhej nga njerëzitmë me individualitet dhe turbullues në të gjithëEvropën, paqen dhe një shkallë mjaft tëndjeshme mirëqënije brënda një periudhe prej

Page 5: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional5/ E Diel,13 nëntor 2011 DOSSIER

Geraldina” i .Neil Rees

dhe Mbretëresha Geraldina”

15 vjetësh. Nga të gjithë burrat e shteteve tëLindjes së Mesme, që unë kam takuar, Zogu kaqenë më i shkëlqyer, më i shkolluar dhe mëlargpamës”.Për lexuesin janë të këndshme njoftimet përmbretereshën Geraldinë, për fejesën, dhe mar-tesën e saj. “Martesa e mbretit Zog me Geraldi-na Apony u caktua me 27 prill 1938. “MbretiZog zgjodhi këtë datë sepse ishte përvjetori idatës së Skënderbeut më Donikën më 27 prill1954 (fq.22). Janë interesante në këtë martesëdëshmitë e fotografit anglez Ruth Mitchel. Këtiji bënë përshtypje të jashtëzakonshme krushqit,njerëzit e nuses: në këtë martesë shkruan ai “qemadheshtore prania e farefisit hungarez… vesh-jet e tyre sidomos të burrave që vinin sitrashëgim nga familjeve të vjetra shkëlqenin ngakoka te këmbët me gurë të çmuar, kadife dhe ar.Ishin me të vërtetë gjëja më e hijshme që kishaparë ndonjëherë në Evropë. Fisnikët e vjetërqë qëndronin drejt, krenarë të patundur, sikurkishin dalë nga një libër përrallash”.Në publicistikën shqiptare është folur shumëpër largim e Zogut nga Shqipëria më 7 prill 1939.Për këtë flet dicka edhe Geraldina. “Ministriamerikan në Shqipëri Jugde Grant më kish thënëse do të më strehonte mua dhe foshnjen time tëvogël në Legatën e tij, unë nuk pranova por upreka shumë nga kjo ofertë”. Geraldina tregonse gjatë largimit nga Shqipëria shqiptarët bren-da vendit nuk dinin në përgijthësi se cfarë pondodhte atë ditë : “Ndërsa po largoheshim ngaTirana, ku rrugët ishin të mbushura me njerëz tëshqetësuar, më bëri përshtypje qetësia e fsha-trave dhe qyteteve, shumica e tyre nuk kishteradio për të marrë vesh se çfarë po ndodhte.Karvani ynë çuditërisht nuk ngjallte asnjëfarëinteresi…Më në fund iu afruam kufirit në të ngry-sur pas një udhëtimi për mëse 14 orësh. Pika ekalimit kufitar nuk përdorej shumë …një ngaushtarët ngriti trarin e kufirit dhe ne kaluam tokëngreke. Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinëqëndruan 3 javë në Follorinë derisa mbretëre-sha mori veten pas lindjes.

Libri jep të dhëna për rolin e Ahmet Zogut sipersonalitet politik, rolin e tij në ngritjen e sh-tetit shqiptar. Me interesin është në këtë drejtimnjoftimi i këshilltari Stirling, i cili erdhi si oficer

britanik për të organizuar Ministrinë eBrendshme. “Ahmet Zogu- shkruan ai, u emëruanë fillim President i Republikës Shqiptare (1925).Ai ishte njeri shumë i zgjuar e nisi me synime mëtë mira dhe më plane për reforma në adminis-tratën e vendit dhe në mirëqënien e popullit.

Lidhur me ngritjene xhandërmarisë Stirlingu sh-kruan : “Zogu e kuptoi se gjëja e parë thelbë-sore ishte të vendosej siguria në vend dhe përkëtë nevojitej një xhandërmëri e klasit të parë,prandaj më ngarkoi mua të shkoja në Angli dhetë mirrja një grup oficerësh britanikë, që do tëpërbënin një inspektoriat britanik për xhandër-marinë e tij. Me ndihmën e shoqatave të ndry-shme të oficerëve mora në provë një varg kandi-datësh dhe zgjodha 10, që kishin marrë pjesë nëluftë dhe dukeshin se kishin vlera”.Të dhena tëtjera tregojnë personalitetin e Zogut si burrështeti; autori vë në duke përshëndetjen përpopullin britanik: “Ju lutemi deklaroi aygazetarëve- i përcillni popullit britanik simpat-inë time dhe mirënjohjen se kombi juaj ka vendtë veçantë në zëmrat e kombeve të vogla. Nekemi arsye të posaçme adhurimi sepse mjaft ngaudhëheqësit tuaj kanë bërë kaq shumë për çësh-tjen shqiptare”. Zogu pati nderim për luftën epopulit anglez “Kur të largohem prej këtij vendi– tha ai më 1943 – do të marr me vete si suvenirkujtimin për anglezët, që ishin me shpatulla pasmurit në periudhën më të zezë siç qe rënia eFrancës dhe koha e sulmeve ajrore (mbi Londër).Britanikët i kam parë në kulmin e guximit dhe tëvendosmërisë në luftën për liri…Kudo që teshkoj do të mbetem një mik i Anglisë”

Vlersim për Zogun jep edhe Julian Ameri. “Nënjë kohë kur mbretërit e tjerë të mërgruar nuk undaheshin restorantëve dhe klubeve të natësnë Londër, Zogu rrallë dilte në publik. Ai equante të përpërshtatëshmë të dukej në vendeargëtimi publik ndërkohë që atdheu i tij ishte

nën pushtimin e armikut”. Të dhënat në libërtregojnë se Zogu mbante në çdo rast qëndrimdinjitoz ndërsa e shoqja paraqitej e edukuar, edashur, e çilter. Zogu siç dihet u pengua ngavendimet e pushtetit komunist të kthehej në

Shqipëri. Është me interes të vëmë në duke fjalëte Zogut pas shpalljes së Republikës së Sh-qipërisë më 11 janar 1946. “Përpara se të bëheshambret unë isha qytetar shqiptar. Kam dëshirë tëkthehem në Shqipëri qoftë edhe si qytetar pri-vat i një republike dhe të bëj çfarë mundem përtë ndihmuar popullin tim”. Kur lufta në europëmbaroi shqiptarët jashtë i dërguan urime metelegram Mbretit Zog. Ata mendoni se mbretiduhej të kthehej në Tiranë: “Ata-shkruan Geral-dina- nuk arrinin të kuptonin se amerikanët dhebritanikët ishin të pafuqishëm për t’indaluarkomunistët të merrnin pushtetin. Për ironi dikta-tori i tashëm komunist Hoxha, kishte qënë ped-agog dhe mundësinë për të shkuar në univer-istet me bursë ia kishtë dhënë im shoq”.Me interes për lexuesin janë marrëdhëniet qëpati Zogu në Aleksandi (Egjyp) me ish peran-dorin Italian Viktor Emanulin III i cili pas push-timit të Shqipërisë mbante titullin “Mbret i Sh-qipërisë”. Autori tregon se familja e perandorithoqi dorë nga ky titull dhe i kërkoi të falurMbretit Zog. Në libër ka të dhëna për sëmund-jen dhe vdekjen e Mbretit Zog. “Më 1953- shk-ruan Geraldina- Zogu ra sëmurë rëndë përserime një infark”. Në korrik 1955 familja u vendosnë Kanë (France) “Zgjodhëm atë qytet – vijonGeraldina- sepse kishte klimë të ngrohtë. Kurim shoq ishte i sëmurë asnjëherë nuk e kam brak-tisur” Mbreti Zog vdiq në spitalin Foch, nëSuresnes afër Parisit më 9 prill 1961.

Page 6: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

6/ E Diel,13 nëntor 2011nacional POEZI

Nëse krejt detetbëhen një det

Ivy O. EASTWICK

PUPËL PËR KAPELËN TIME

Pulëbardhë, moj, që mbi det fluturon,Një pupël mua a s’më dhuron!Hudhe atë poshtë në prehërin tim –N’kapelë ta vej për zbukurim! Rrobat kam t’bardha si mielli tashÇorapët bërë nga më i miri mëndafsh,Këpucët e mia me lëkurë Spanje,Por oh! kapela ime! Pa pupël prej çdo ane! Rripi im është prej ari të çmuarTufë me lule unë mbaj në duarMe sytha trëndafili t’egër, shqopë të lehtë –Por oh! kapela ime! Pa pupël e shkretë! Çka vlejnë rrobat e atllasta si shkëndijat?Çka vlejnë tufat e luleve si të miat?Këpucët me lëkurë Spanje çka vlejnë, pra,Nëse çdo kësulë, ose kapelë, pupël nuk ka?

James JOYCE:

FLOKARTA

Mbështetur në dritareFlokartë,Dëgjova si këndojeMelodi të zjarrtë. Libri im është mbyllur;Unë pushova pak,Shikova vallëzim të zjarritAty në oxhak. Kisha lënë librin tim;Dhomën e braktisa,T’dëgjoj këngën tëndeN’gjysmë-errësirë u nisa. Këndoje, këndojeMelodi të zjarrtëPjerrur jashtë dritares,Oj ti, Flokartë.

Laura E. RICHARDS: ELETELEFONI Ishte njëherë një elefant,Që provoi të përdorë një telefant –Jo! Jo! Desha të them një elefonQë provoi të përdorë një telefon –(O zot! Nuk jam i sigurt plotësishtse edhe tash e thashë saktësisht.}) Sido të jetë ai qe, kish të veten feçkëNgatërruar në telefeçkë;Sa më shumë u përpoq atë të lirojëMë zëshëm telefoni vazhdoi të cingërojë(Druaj, më mirë të ndërpres këngëtiminpër elefon dhe telefonimin.)

Charles CAUSLEY: UNË JAM KËNGA Unë jam kënga që e këndon zogu.Unë jam gjethi që e rrit toka.Unë jam batica që e lëviz hëna.Unë jam rrëkeja që e lëviz rërën.Unë jam reja që e drejton stuhia.Unë jamë toka që e ndriçon dielli.Unë jam zjarri që e ndez stralli.Unë jam argjili që e formëson dora.Unë jam fjala që e flet njeriu.

Anon. NËSE KREJT DETET BËHEN NJË DET Nëse krejt detet bëhen një det,Se ç’det i madh ai do të jetë!Nëse t’gjithë drurët një dru formojnë,Se ç’dru të madh sytë do t’shikojnë!Të gjitha sëpatat të bënin një sëpatë,Se ç’do të bëhej një sëpatë e gjatë!Sikur gjithë njerëzit të jenë një njeri,Ç’njeri viga do bëhej ai tashi!Sikur ky njeri me atë sëpatë të fillojëDrurin e madh ta prejë, ta rrëzojë,T’lejojë përplasjen e drurit në det,Ç’spërkatje e madhe atëherë do të jetë!

Eleanor FARJEON: ARGUSI DHE ULIKSI Argusi ishte një këlysh i ri.Që bridhte me plot gaz.Uliksi ishte zotëriu i tijT’vejë n’Trojë lundroi detit me tallaz. Argusi në breg të detitPa gjurmë anijeje të bardhë.Lehu një lehje të vogël këlyshiTë zotin ta kthejë prapa sa më parë. Argusi u bë një qen i mplakur.I përhimë e shumë i lodhur që derdh lot.Ai qëndroi jashtë derës së shtëpisëDhe e ruajti atë njëzet vjet plot. Kur njëzet vitet kaluanUliksi nga Troja ish larguar.Argusi tundi bishtin e tij të vjetërDhe pastaj vdiq i gëzuar.

Anonime:

XHONI DO TË KETË KAPELË TË RE Xhoni do të ketë kapelë të reEdhe në panair Xhoni do të shkojë,Xhoni do të ketë një kordelë të kaltërT’i lidh flokët e tij, t’i rregullojë. Dhe pse unë të mos e dua Xhonin?

Dhe pse Xhoni të mos më dojë mua?Dhe pse unë të mos e dua XhoninKur krijesa më e dashur është për mua?Këtu është këmba për çorapë,Edhe për këpucë kjo këmba këtu,Puthje të ngrohta ai ka për babain,Për nënën dy puthje, a s’është kështu. Dhe pse unë të mos e dua Xhonin?Dhe pse Xhoni të mos më dojë mua?Pse, pse unë të mos e dua XhoninKur krijesa më e dashur është për mua?

Jean Ayer:

GJËRAT E ÇDODITËSHME Milionerët, kryetarët – mbretërit poashtuGjërat e çdoditëshme përdorin si edhe ju. Edhe nëse jeni kryetar, milioner apo mbret,Ju perdorni krëhërin të krehni flokët vetë. Nëse doni të pastroheni – e ju doni besoj unë –Do të laheni domosdo me ujë e sapun. Dhe keni për të ngrënë – nëse ndjeni uri –Bukë edhe pemë, peshq, mish të ri; Kurse për mëngjes mbase përdorni pastajQumësht apo çokollatë, kafe apo çaj. Ju doni të visheni – e pse të mos visheni –Me rrobe të brendshme, të jashtme, çorapë, kë-pucë stoliseni. Kur doni të shënoni diçka me rendësi,Nga xhepi i jashtëm i setrës nxjerrni laps të zi; Nuk do të shënoni në letër, në asnjë vend,Me diçka më të mirë se ngjyrë e pendë. Nëse doni të lexoni, të çlodheni vërtet,Ju merrni libër, revistë apo ndonjë gazetë. Dhe po ndodhi e jeni të sëmurë,Do të merrni injeksion apo pilulë. E nëse jeni ftohur, e di, nuk druajJu përdorni facoletën për hundën tuaj. Kur dëshironi të pushoni kokën e molisur,Si gjithë njerëzit n’shtrat keni për t’u rrokullisur. Milionerët, kryetarët – mbretërit poashtuGjërat e çdoditëshme përdorin si edhe ju. Nga anglishtja: Zymber Elshani

Page 7: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional7/ E Diel,13 nëntor 2011 PROZË

77 qytetet ilire(Mbrojtja dhe ditët e fundit të Samoborit )

Tregim nga Mirash Martinoviq

Të të gjithë shtatëdhjetë e shtatë qytetetilire, që ishin në mes të Naronës dheEpirit,hapësirë të cilën e përfshinte shteti iGencit, u gjenden njëherazi nën sulmin eromakëve. Romakët i plaçkitën ata gjatënjë nate, që ishte plaçkitja më e madhe nëhistori, e cila u zhvillua në të gjitha qytetetnë të njejtën kohë, brenda vetëm një ore.Pas rënies së Gencit (prijësi ushtarak i njo-hur romak Emilije Paulo i kishte mundurmaqedonasit dhe mbretin e tyre Persej, nëtë njejtën kohë kur Lucije Anici Gencin) nëpajtim me udhëzimet e fshehta të Senatit,ishte nisur në ekspeditë unike. Pas kthimittë tij në Romë, në të gjitha qytetet i kishtedërguar njësitë , me komandantë të dësh-muar, të cilëve u kishte shtruar detyrë qënë të gjitha shtatëdhjetë e shtatë qytetet tarealizojnë urdheresën e tij në të njejtën kohënë mënyrë që gjatë një ore e më se voni triorëve në tregjet t’i sjellin të gjitha gjërat mevlerë me të cilat disponojnë. Krahas dobisëevidente,romakët me këtë vendim dëshiro-nin ti nënçmonin,t’i dekurajonin dhe nën-shtronin qytetet që qëndronin prapaGencit..Ishte ky një dënim i llojit të veçantë,por edhe përuljeLajmi për urdhërin u për-hap shpejt ,ndaj disa nga qytetet kryeng-ritëse menjëherë e treguan lojalitetin drej-tuesve të rinj.Disa e bën këtë pak më vonë,por jo shumë më vonë.Disa u hamendesu-an, por para armatës së fuqishme romake,shpejt ishte zvogëluar dëshira përrezistencë.Njësitë i kishin dërguar nëqytete,nga Shkodra,e cila ishte qendëriliree tash e pushtetit të sapoinstaluar romakdhe e përkrahjes së tyre ushtarake.Nderqytete e rralla të cilët kishin vendosur përrezistencë të pakusht ndaj pushtuesve ro-mak, ishte qyteti Cino ,që gjatë luftës do tamerrte emrin Samobor, meqë mbrojtësit e tijdinin së kishin mbetur të vetëm,të ndarë nëmes të të gjitha qyteteve, prandaj edhe ish-in bërë shenjestër e falangave romake. Ven-dimin e tillë e mori Blodusi trim, eproricivil në paqë,kurse tani komandant ushtar-ak në kushtet e jashtëzakonshme e të luftës.Ai ishte për një qëndresë të pakompromisndaj romakëve.Kishte urdhëruar që të mby-lleshin të gjitha hyrjet në qytet,porta krye-sore dhe tri tjera që e lidhnin me botën ejashtme. Kjo nënkuptonte mospranimin efavoreve që romakët i ofronin, tatime më tëulta sesa në kohën e mbretit Genc, por edhei lirive,me të cilat e kishin plotë gojën..Tëgjitha kishin rënë para propagandës sëtyre.Pos Cines,e cila ishte unike në vendi-min që këtë mos ta bëj,që i kishte egërsuarromakët me pak rezistencë dhe kundërsh-tim , ofertat romake i pranuan shtatëdhjetëe gjashtë qytetet. -Nuk do t’u japim asgjë

!kishte bërtitur kryekomandantiBlodus,ndërsa në të gjitha veprimet e përkrah-nin komandantët në vartësinë e tij:Scerdis,Epidius, Asgiros dhe Tato-Nuk do t’u japim asgjë ! përsëriste Bloduspara qytetarëve që ishin mbledhur.Me shtizadhe shigjeta do t’u organizojmëpritjen,mirëseardhjen. Derisa në qytetet tjerasjellnin ar e argjend dhe thesare gjatë tri orëvetë urdhëruara,banorët e Cines kishin përqën-druar të gjitha forcat e mbrojtjes me të cilatdispononin, armë, rrëshinë,hedhësit egurëve.Ndërkohë ,natën e njejtë dhe në ko-hën e caktuar,banorët nga kutitë dhe odat etyre,kurse drejtuesit e qytetit nga trezoret eqytetit dërguan në tregjet e qytetit pasurinëdhe thesaret dhe ua dorëzuan komandantëvetë njësive që e udhëheqnin tërëoperacionin.Pas kësaj ushtarëve iu lejua qëedhe vet të hynin dhe të verifikonin nëpërpallate, ente dhe trezore thesari ,se ai i kanëdorëzuar të gjitha.Mbetjen do ta merrrnin përvete ,e gjithmonë do të gjindej diçka që kambetur, që mjafton për ushtarët. Ky edhe ish-te motivi dhe shpërblimi për punë që iu ështëbesuar.Do të vdesim të gjithë !bërtitiBlodusi.Duke i shqiptuar fjalët e tij edheqytetarët edhe komandantët i dhanë përkrahjetë pakushtëzuar.-Kemi mbetur vetëm dhe le të mbetet e shkru-ar dhe le të flitet se si Cina nuk ka pranuar tëpërulet dhe të dorëzohet Të vetëm samobo-rasit!-bërtiti komandanti Agiros.Qyteti ynë dotë quhet Samobor!-shtoi Tato, njeri me shtatmesatar,krahgjërë, me shikim të ashpër dhevendimtar,duke u dhënë shpresë qytetarë seduhet të ngulin këmbë. -Vetëm kur grumbujt e argjendit dhe të arit udërguan në tregje-komandantët romak panëse sa ishte pasuria e ilirëve. Rriteshingrumbujt,zbrazëshin kutitë, odat dhe trezorete thesareve..Me dorëzimin e thesarit, të gjithështatëdhjetë e gjashtë qytetet hynë gjërësishtnë robëri. Romakët thonin se ua sollen lirinëdhe se do ta kenë shumë më mirë se sa mepushtetarin e tyre. Veçanërisht nën Gencin,icili pasiqë pasuria e madhe ishte mbledhur,tani në trezoret e thesareve të pushtuesit,pikërisht kishte kaluar nëpër kapinë kryesoretë qytetit të Romës. Kjo hyrje ishte humbje eplotë e të të gjithave.Tani përfundimisht i kamhumbur të gjitha!- kinse janë fjalët e thënapasiqë kishte kaluar portën e qytetit të shen-jtë. Zotrërat e mi janë të vdekur.Edhe unë meta.Edhe këto fjalë ia përshkruajnë.Por kurrënuk janë vërtetuar me dëshmi të prekshme,tëshkruara.Për shkak së ishte lënë,harruar ngatë tjerët dhe vetëm siç u gjend,qyteti moriemrin e ri Samobor.Edhe sulmi edhe qen-dresaq ishte njësoj të ashpër dhe zgjaten plottridhjetë e tri ditë. Atë ditën e tridhjetë e tretëka rënë komandanti i mbrojtjes Blodus. Ditëntridhjetë e katër në qytet janë futurpushtuesit.Kishin rënë portat dhefortifikatat.Në qytet kishte kishte tëvdekur.Analistët romak dhe kronikanët nukpajtohen rreth numrit.Prandaj atë numër edhenuk duhet përmendur. Cilindo numër ta pëq-mendim nuk do të ishte i besueshëm, dhe sig-urisht as i saktë.Për shkak të mbrojtjes së gux-imshme, të mbijetuarve ua falë jetën! kishte...

Një ngjarje e veçantëTregim nga Mark Tuen

Një javë krejt e veçantë filloi për Santijonin,një javëhistorike...Helmuesi Gadijo’ duhej të paraqitej në GjykatënPenale,për të dhënë llogari për krimet e tij...E gjithë qyteza e vogël ziente...Kishin këtu e gjashtë muaj,që flisnin vetëm përGadijonë dhe për shpirtin e tij të zi,të mallkuar...Dhe me të drejtë.Pa mendoni që ai kishte helmuar gruan evet,vjehrrën,tre fëmijtë e tij e bashkë me ta edhe dyqentë e shtëpisë...Kjo ishte e tmerrshme,e padëgjuar,e paimagjin-ueshme !...Ndërgjegjja e banorëve të Santijonit ishte e revol-tuar dhe ndjente një etje të madhe për t’u qetë-suar...-E gjora grua !...-thoshnin.-E gjora vjehrrë !...-Të gjorët fëmijë !...-Të gjorët qen !...Ata që zgjuan simpatinë më të madhe tek tëgjithë,ishin dy qentë,dy qentë lodërtarë,të cilët san-tijonezët ishin mësuar t’i shihnin rregullisht nërrugën Gamveta,njerin me fjongo të trëndafiltë,tjetrinme fjongo të kaltër... Ah,është e tmerrshme,që njënjeri të vrasë pa kurrfarë shkaku dy qënie kaq tëuruara të zotit ! Por ajo që e ngriti në kulm zemëratëne banorëve të qytezës së vogël,ishte se Gadijo nuki pranonte krimet e tij. Përbindëshi,hipokrizonte dhebënte të paditurin,duke mos pranuar asgjë prejgjëje... Bënte be e rrufe për të gjithë zotat eshenjtët,se nuk kishte helmuar askënd,se ishin nëgabim,se ishte pre e shpifjeve dhe e trillimeve,setjetërkush ishte autori i atij krimi të rëndë,po kurrs-esi ai... Po hetuesi nuk jua vinte veshin përrallavetë tilla. Brenda hapësirës kohore prej gjashtë mua-jsh nga dita e krimit,ai kishte mundur të evidenton-te faktet më bindës,që vërtetonin fajësinë eGadijosë.Këto fakte ishin plot shtatë dhe mjaftoninpër t’i prerë kokën shtatë herë Gadijosë,ndërkohëqë natyra dorështrënguar i kishte dhënë vetëm njëtë tillë.Për këtë shkak hetuesi ishte mëse i sigurt,sehelmuesi nuk do t’i shpëtonte varjes.Këtë gjë edinte edhe vet Gadijo,i cili në ëndrra shikonte kara-manjollën... Kishte disa ditë,që qyteti përgatitej menjë seriozitet të rreptë zyrtar,për këtë ndodhi tëveçantë... Gazetat nuk shkruanin pothuajse për as-një temë tjetër veç gjyqit,ndërsa të gjithë banorët ezonës nuk flisnin për gjë tjetër,veçse për gjyqin eardhshëm të kriminelit të tmerrshëm...Edhe në qyte-tet fqinjë,bile edhe në Paris,emri i Gadijosë kishtemarrë dhenë. Çdo mëngjez i vinte një zarf i fryrë mepostë. Gjysma e letërdërguesve e kërcënonin mevdekje,gjysma tjetër i kërkonte autografe. Qysh tanikishin filluar të grumbulloheshin pranë GjykatësPenale,gjë që e vështirësonte qarkullimin enjerëzve.Kryetari i bashkisë i llogariste deri nënjëzetepesëmijë vetë të huajt, që do të vinin ditën egjyqit... Anjëherë tjetër,veç vizitës së Perandorit në1854,Santijoni nuk kishte përjetuar ngjarje tëtillë,kaq të bujshme... -Mirë,po ku do të rrinë kaqnjerëz ?-pyetën këshilltarët. -Duhet të përkujdesemitë mos ketë mungesë ushqimesh,-tha kryebashki-aku. Dhe të gjitha këto bëheshin se krimi i Gadijosëishte i pazakontë,i frikshëm,i përbindshëm. Meqë iakuzuari kundërshtote vazhdimisht,hetuesi kishtekërkuar gjykim të hollësishëm dhe kishte ftuar tre-qind dëshmitarë. Sipas përllogaritjeveparaprake,gjykimi i çështjes do të vazhdonte rrethnjë javë.Po sa e sa gjëra duheshin përushqimin,strehimin dhe transportimin e kaq shumëtë huajve !... Prandaj,me të drejtë,’’Hoteli iPaqes’’,shtoi edhe tridhjetë shtretër në koridoret etij,’’Restoranti i Parisianëve’’,shtoi edhe tri tryezatë mëdha,të ngushta e të gjata,’’Kafeneja eEuropës’’,shtoi së tepërmi kërkesën për birra,pije

dhe limonada.Përveç këtyre,pronarët e karrocave,udhanë edhe nga një dorë vernik karrocave të tyre tëvjetra,therrtorët therrën bagëti pahesap,perimeshitësit hodhën në treg male me lajthi,-prodhim ky tipik i vendit,-letërshitësit porositëndengje të tërë me dërgesë postare,mbi të cilët ishteskicuar figura e të neveritshmit Gadijo...Të gjithë banorët i ishin përveshur punës,për t’iupërgjigjur në nivelin e duhur ndodhisë,gjallëria ekryeqytetit të vogël të krahinës,ishtedhjetëfishuar,ajri kundërmonte lumturi,kursedielli,çdo mbrëmje,kur ulej në perëndim,i ngjante njëdisku të artë !...Më në fund agoi edhe dita e shumëpritur !Qysh prej orës tetë të mëngjezit,rrugët filluan tëbëheshin të pakalueshme nga njerëzit e shumtë...Të huajt, që kishin ardhur,ishin mbi njëzetepesëm-ijë vetë... Sheshi i Gjykatës ishte i zënë tërësishtnga patrullat ushtarake,të cilat do të mbanin rregul-lin. Jo pak prej njerëzve të shumtë u mavijosën ngatë shtyrët dhe të ngjeshurit,por farmacistët kishinmarrë masat e duhura me garza dhe fasha...Fiks në orën dhjetë,gjykatësit u paraqitën zyrtar-isht dhe zunë vendet e tyre.Dëgjuesit e mbajtën frymën pezull...Mjedisin e zotëronte një zyrtarizëm i rreptë...Kudo binte erë drejtësi... Ndërkohë gjysma e ban-orëve të Santijonit priste me padurim jashtësallës,për të mësuar të rejat e gjyqit,ndërsa gjysmatjetër vërtitej nëpërdyqane,hotele,gjellëtore,bare,duke pritur me pa-durim lajme. ‘’Kafeneja e Europës’’ ishte plot epërplot.Pijet derdheshin lumë. Befas,aty rreth orësnjëmbëdhjetë,një gazetar çau turmën dhe hyri bren-da si rrufe. -I pafajshëm !- thirri,duke iu marrë frymanga të rendurit. -Çfarë ? Si thatë ?,-pyeti i çuditurpronari i kafenesë. -Po.Gadijo doli i pafajshëm ! -More,çfarë po thua ? -Nuk ishte ai autori ihelmimit.Ishte shërbëtorja....-Cila shërbëtore ? -Shër-bëtorja e familjes Gadijo.Ajo i helmoi të pesë njerzitdhe dy qentë...E pranoi vet me gojën e saj... -Epranoi ? -Po.Gadijo,për të cilin dyshohej në fillim,ishkroi asaj pardje dhe i kallëzoi për gjendjen e tijtepër të vështirë,duke iu lutur dhe duke iu përgjëru-ar të tregonte të vërtetën.E,pra,shërbëtorja itelegrafoi kryetarit të gjykatës, se ishte ajo fajtorja evërtetë dhe se e dënoi veten për krimin e bërë,pasindërkohë ishte vetëvarur ! Veç kësaj,gjykimi morifund,gjyqi mbaroi...dhe Gadijo u la i lirë... -Çfarëthua,vëllaçko ?- e pyeti i zoti i kafenesë,i bërë dyll iverdhë në fytyrë. -Ja ç’na qenka !- ndërhynë ka-merierët. -Po furnizimet që bëmë ?-thirri me zemëratëdrejtori i ‘’Restorantit të Europës’’,i cili kishte mbër-ritur aty me një frymë. -O fatkeqësia jonë ! Si e pë-suam kështu !-thirrën njëherësh fshatarët. -Kjo ështëe padurueshme !-shtuan therrtorët. -I pacipiGadijo,si na i punoi kështu !-thirri me të madheëmbëlsirashitësi,duke shkulur flokët. -Pa shih,të dalëi pafajshëm i pafytyri !-ulërinë karrocierët. -Krimineli!-shau furrtari. -Por ama lojra të tilla nuk janë luajturkurrë në kurrizin tonë !-shfrynë zarzavateshitësit.-I pafajshëm thatë ? Tani do ta shohim se kush ësh-të i pafajshëm !-shpërthyen të egërsuar pronarët ebareve dhe të gjellëtoreve.Dhe të gjithë së bashku:gjellëtorë, barmanë,zarzavateshitës,furrtarë,karrocierë,therrtorë,hotelierë,kafeterë,mësynë drejt Sheshit të Gjykatës,dukesharë,mallkuar e kërcënuar... Në atë çast po dilteedhe Gadijo,duke shkëlqyer nga gëzimi dhe kënaqë-sia. —Në lumë,në lumë...!-filluan t’i thërrasin të gjithësë toku,me një shpërthim të paparë urrejtjeje dheegërsie.-Shpejt në ujë,hajdut,vjedhës,vrasës.kriminel !...

Përktheu: ILIAZ BOBAJ(Vijon në nr. e ardhshëm)

Page 8: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

8/ E Diel,13 nëntor 2011nacional POEZI

Të dal në Tomorr

Nga Ali Podrimja

Zona e Zezë

K. Valetas

Jemi përzierje E mrekullueshmeNë këtë planetën tonë Të zhugaftë

Të pafe e kaurrKu dominon e zeza

Dhe plehu.

Talebanët fikin dritën Gjysmën e planetit Errin pas thikës

Përdhosin tokë e kroje

Të dal në TomorrUdhën nuk mund e gjej Shqipja ka fshehurnën krah fërkëmët e ujkut

Tatëpjetë Qabes Tek rrokullisin Gurin e shenjtë

Bindesh se shfaqet Sahara atje në fund të livadheve

Vetë e kisha parë Yllin tim kah bie Pasha musafin

(Mytelen, 21 tetor, 2011)

Musafi – Kur’ani

HIROGLIFI I

Atë duhet parësi një majmunnë degë, i cilias gjuhën e vet nuk di ta flas

HIJA E KUNGULLIT II

Ishte hije e kungullitnjë lepur sapo ishte fshehurnga gjahtari

Hija e tij nuk ishteas sa një pëllëmbëPo ç’të bëjmëme lekurën e tij

Ta mbështjellim planetënqë nuk peshonnë asnjë kandor

OBSESIONI(Një poeti) Në teh të ikjes i mbillte kujtimet poeti i kësaj boteShtrëngonte lapsin butësisht të dilnin fjalët nga zemraS’e pinte eliksirin e jetës as nuk ikte në përjetësiNë mëngjesin e një dite të mbështjellë me bardhësi Fjalët si hija e shtëpisë merrnin udhë përjetësieNuk vdiste as e kërkonte amshueshmërinë e vetLapsi ende vallëzon në duart e tij dhe stis botënNë ballkonin që s’e pati pinte një grimë frymëzim Të pavdekshme janë fjalët te anatomia e rrënjësNë teh të kujtimit e mbjell ikjen e harruar në jetëRikthehej te zanafilla në zanafillë kishte qenë vetëMendohet poeti profet i fshehur në lapsin e drunjtë Pyeste për vuajtjen frikën pa treguar se e tillë iku jetaMbështjellë me fletën e bardhë dhe gjërat që s’i dimëNjëra dorë shoqëron ballin tjetra pjell mall e vuajtjeI vetëkryqëzur në artin poetik e vuloste fatin në letër Mos harro artist luaj në pianon tënde ndërtuar prej letreTa kemi edhe ne një këngë të na mbështjellë me magjiT’i kujtojmë plagët kur digjej vetja jonë në teh të vajitLëre le të marrë formë ëndrra nga lapsi e letra S’kam kohë të jetojë me vdekjen – protestoi butësishtAs t’i dëgjojë zogjtë që luten me përdëllim për pak liriBrenda lules së një peme e fshihte fjalën e funditForca e një libri lind nga mendja i jep shpirt magjisë Në teh të ikjes mbillte kujtimet krijuesi te përhitjaFjalët si hija e shtëpisë merrnin udhë përjetësieSi hije e gjallë shkruan për hijen e shtëpisë së djegurPër anatominë e rrënjës ulur te lisi i shenjtë thur fjalë

ILUZION

Qiriu i fundit sikur digjet thellë n’zemrën timePa pushim duke shkruar përrallën magjikeQë një ditë t’mos vdesë edhe ajo që ndjeva për tëKur bashkë me qiririn e fundit do t’shuhem dhe unë

Ky terr që po shtrihet në trupin e brishtë të asaj gruajeKa marrë me vete edhe buzëqeshjen e funditPa më pyetur në e dua hiçin drejt vdekjes ajo ikuMbuluar me vellon e zisë që ma kujton trishtimin

Kur prekja e saj u shndërrua në një iluzion plot magjiMua seç m’u errësua jeta e m’u zdrit vdekja plot mëriTeksa po kalëroja me ëndrrat në Pyllin e LumturisëMbështjellë me erën e këndshme me gjethet e vetmisë

Mos më braktis Mara Maria Tamara… o cila je tiMë prit nën hijen e gështenjave atje mbi atë shpatNdizi kujtimet e fjetura në gjoksin tënd të gorgulltDhe shiko se si vdekja s’ka për t’i rënë kurrë gongut

Tani që e kuptove se kujtimet nuk vdesin kurrëPërndritshëm dil para meje kur të arrij një ditëMë fal një grusht bukurie një grimë dashurie rinoreQë qiriri im i fundit të digjet me guxim e krenari

Për profecinë që flisnim tani përmbyllet ai rrethNë baladat e thurura mbi gurët e fildishtë mos ecTi thuamë një herë se nuk vdiset prej trishtimitPastaj do ta thur ëndrrën tonë të mallëngjimit

Zjarri i fundit digjet thellë në zemrën timeDhe terri që shtrihet në trupin e gruasPrekja e saj shndërrohet në një iluzion magjikQë qiriri i fundit të digjet me guxim e krenari

Hija e shtëpisë

Nga Sabit B. Bajraktari

PLOJA E GRYKËS SË KAÇANIKUT(Ngjarja ndodhi më 24 prill 1910)

Vargmaleve jehoi kushtrimiLogu i burrave te Guri i ShpuarPër Plojën e Grykës s‘KaçanikutKëngëtoi rapsodi, poeti ka shkruar.

Bubullimë, oshtimë e rrëmujë…Plot e përplot trazira si tërmetiUshtria si lavë ishte zgjuarDallgë-dallgë vinte nga deti.

Krisma pushkësh s‘pranin fareShqipeve t‘malit u dhimbsej tokaTym e flakë qe mbushur GrykaShkrumb në pllaja e hi në boka.

Kushtrimit iu përgjigjen malësorët“Kokë për tokë”! – thanë këta shqiptarëTok qenë bërë zogjtë e shqipesIDRIZ SEFERIN e kishin të parë.

Në ballë të burrave qe IdriziKryengritësve zëshëm u thërret:“ZINI PRITAT, RRNOFSHI BURRA,SECILI PLUMB NGA NJI TA VRET‘“.

Shtoheshin krismat e pushkëveAq më shumë derdhej gjakuShqipet e malit mbi xhonturqitLuftonte Kreshniku nga Karadaku.

“Heeej! Heeeeej?” – oshëtinte GrykaKryengritësit suleshin si luajMbi pushtuesit breshër i plumbëtVdiqën njerëz e ngordhën kuaj.

Ujë i Lepencit qe turbulluarSi ujë i Nerodimes – kuqShqiptarët e mbronin vetenS‘pranonin të bëheshin turq.

Sa shkrihej një tog ushtarëshTogjet e tjera i kapte lemeriaUrdhër pas urdhri jepte pashaiArdhur nga larg, nga Turqia.

“Vrani! Preni! Therrni!...Të mitur, të rritur a pleq…“Kaç!” nga ky farë “mileti”Ç‘sherr na zuri, o dreq?!”

Stagova, Begraca, Bobi, Runjeva,Kërbliqi… dhe DrenogllavaMizorisht u dogjën n‘atë plojëAshtu siç qe djegur edhe Morava.

Grykës së Gurit mësynte ushtriaNëpër kreshta shkëmbinjsh dërrmohetNë Stamboll vajti edhe ky lajm:“Grykës së Kaçanikut s`kalohet!”

Grykës së Gurit sogjonin skifteratBashkë me ta Idriz Seferi…Turgut Pashën e kishte kapur maraziDeshi të pëlciste nga vreri…

Në jug të Kosovës qe mbyll portaTe Grykë e Gurit të KaçanikutÇ‘portë e kyçur pa farë dryni?!Ndaj pushtuesit turk – armikut.

Legjenda e Plojës së Grykës:Kuvend burrash në Karadak“NË KAÇANIK DO TA ZËMË PRITËN,PËR TOKËN TONË DO TË DERDHIM GJAK!”

Nga Sabit JAHA

Gryka e Kaçanikut

Page 9: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional9/ E Diel,13 nëntor 2011 KRITIKË

Shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami autore gjashtëmbëdhjetë romaneve cilësore

Brunilda Zllami, zonja delikate e libraveNuk është roman policor, as roman rozë, as biblioteka e zonjushave, as biblioteka e çupkave të njoma. Brunilda Zllami dhe romanet e saj janë biblioteka edhimbjes njerëzore, janë ditarët e pashkruar të shumë njerëzve të thjeshtë. Të mos gënjejë mendja ndokënd se nuk e gjen veten në ndonjë faqe apo kapitull tëromaneve të Zllamit. Fundet e lumtura të historive, edhe me përjashtime, në fund të fundit janë ato fillesa ku të gjithë kemi ëndërruar të arrijmë. Si në botënmagjike të përrallave ku e mira e mund të keqen

Nga Miranda Haxhia

Më shkoi mendja te zonja e njohur AgathaMary Clarissa Miller: që hera herës nënshkru-ante si Lady Mallowan, që u bë e famshme meromanet e saj policore me emrin AgathaChristie, dhe që sot e njohim si përfaqësuese ekëtij lloji romani, pa harruar ta përmendim siautore e disa romaneve rozë me pseudoniminMary Westmacott. Më shkoi mendja te të gjithëata autorë që duke filluar nga vitet ’20 krijuantraditën e një lloj letërsie krejt të re dhe tëveçantë e cila zuri shtrat dhe formoi një rrymëtë re si shkrimtarësh ashtu edhe lexuesish, e qëmë vonë mbetën në kujtesë me emrin Bibliote-ka e zonjushave.

ÇFARË ËSHTË KOLANA BIBLIOTEKA EZONJUSHAVE?Shtëpia botuese që e nuhati suksesin e këtyrelloj librave ishte serioze. Salani kishte publikuarderi atëherë klasikët italianë si: AlessandroManzoni, Ippolito Nievo, Antonio Fogazzaro,Massimo D’Azeglio, Matilde Serao; e ngapërtej Alpeve përktheu dhe botoi autorë si:Alexandre Dumas, Victor Hugo, TheophileGautier dhe shkrimtarë të dëgjuar të AkademisëFranceze, mes të cilëve edhe moralistin e fortëPaul Bourget. Këto libra kishin një format tëcaktuar, brendia ishte ose një histori dashurie,ose një aventurë, apo pasion, por gjithmonëme një fund të lumtur. Botime të këtilla u bënëpjesë e jetës modeme të salloneve të aristokra-cisë, dhe jo vetëm, lexoheshin shumë dhe kop-joheshin batuta në të folmen e përditshme.Autorët më në zë të këtyre romaneve mbetënnë kujtesë të lexuesve. Kurse titjut janë të llojit:Flaka nën hi; Faji i të tjerëve; etj. Qëndroninnjëkohësisht përkrah romanit “Zambaku ikuq” i Anatole France që shkaktoi skandalderisa u ndalua, apo romanit “Zjarri” të Gabri-ele D’Annunzio-s. Sigurisht në libraritë e zon-jushave delikate, Anatol France eD’Annunzio nuk duken, dhe as Lecomte DuNouy, i cili guxon të rrëfejë në mënyrë mëka-

tare dashuritë e ndaluara. Por lexueset nuk ish-in gjithmonë vetëm zonjusha ...delikate.***RISIA BRUNILDA ZLLAMINuk e shmang dot emrin Brunilda Zllami ngaasnjë vitrinë librarie, sepse është në rresht tëparë, me gjashtëmbëdhjetë romane njëri pastjetrit. Është numër që rritet nga viti në vit, ash-tu si lexuesit e saj janë të pafundmë. Jo se ështëtregues i dorës së parë, por vetëm në facebook-un e saj vërej se ka 4765 miq e komunikon rreg-ullisht me ta. Edhe pse është e zënë me punë, sigjithë njerëzit që kanë një familje dhe janë tëpërgjegjshëm, edhe pse ka një shkollim qëkërkon studime të vazhdueshme, edhe pse li-brat janë pjesë e jetës së saj, ajo nuk rresht sëshkruari dhe botuesja Arlinda Dudaj nuk ngur-ron ta botojë. Ajo që bie në sy është se nuk eshikojmë të shfaqët në rrethet e shkrimtarëve,nëpër promovime librash, diskutime rreth tyre,qoka të zakonshme ku thuren lavde e letërsiabëhet qerthull a kult i një grupi të caktuar shk-ruesish.Megjithatë nën zë, nëpër tavolina, në biseda kutema shkon ku dhëmb dhëmbi, se si shkon libri,a lexohet, a shitet, emri i saj përmendet, ndon-jëherë me nihilizëm, ndonjëherë me zili, ndon-jëherë me habi, por gjithmonë, ata që e përfla-sin, pranojnë se nuk i kanë lexuar asnjë libër.Janë dy koncepte të dëmshme që i janë ngjiturshumicës së shkrimtarëve: e para, përjashtimi,përçmimi dhe e dyta ngritja në qiell, lavdërimipa kufij i librave të palexuar. Në të dyja rastetështë dëm për vet shkrimtarin që merr përsipërdënimin apo hyjnizimin e një libri, por dëmtonedhe shijen e përgjithshme të të lexuarit dhekritikës së librit. Në diskutimet ku na bie rasti tëjemi prezentë dëgjojmë shprehje të tilla si: ajoshkruan si Danielle Steel, romanet e saj nuk lex-ohen, etj. Të gjitha këto diskutime janë në radhëtë parë mungesë respekti për një njeri që shkru-an, pasi kushdo që përmend autoren tonë sh-qiptare, apo atë amerikane, harron se në fund tëfundit, Danielle Steel, apo Brunilda Zllami kanëvendin e tyre në një lloj letërsie që shitet e lexo-het.

CILËT JANË KËTA LEXUES?

Fakti që një pjesë e mirë e shkrimtarëve tanënuk e lexojnë Brunilda Zllamin, nuk i bën ata mëtë mençur në gjykimin e tyre dhe letërsinë e tyrenuk e bën më cilësore mohimi i vlerave të li-brave të saj, që duan apo nuk duan, për hir të sëvërtetës kanë shumë lexues. Lexuesit e libravetë saj janë shumë të ngjashëm me personazhetqë jetojnë brenda romaneve të Brunilda Zllamit.Dashuri apo urrejtje, Dua, Lindur femër, Ën-drra e papërfunduar e një gruaje, Dikur ishimbashkë, Lakmia, Çmimi i përjetësisë, Jetoj nëharresën tënde, Matilda, Një tjetër, Rruga etrëndafilave, Fantazma e shpirtrave të etur,Puthja e hënës, Hijet, Labirintet e Medeas, Di-nozaurët e ndërgjegjes, etj... Janë gra të shitu-ra, vajza që kanë ëndrra dhe ua vrasin ato, djemqë kanë nevojë për dashuri, burra të tradhtuar,njerëz me vese dhe lakmitarë, janë fëmijë që lu-haten mes familjes që është gati të shembet,janë shtetarë të korruptuar, mafiozë, njerëz të të

gjitha kategorive sociale. Ky komunitet njerëz-ish, vishet prej fantazisë së bollshme të sh-krimtares dhe shtjellohet në fabul të fortë, sht-rati i romanit të saj, i çdo romani, duhet thënëështë si një lumë i fryrë nga shirat e vjeshtës.Personalisht kam lexuar tre romane të BrunildaZllamit. I pari që “Ëndrra e papërfunduar e njëgruaje”, “Dua” dhe i fundit “Në shpirtin tim bënftohtë”. Po rrëfej për të fundit pasi e kam ende tëngrohtë leximin e tij. Gjëja e parë që më ra në sy-librin e kam lexuar duke shkelur gjithë “rregul-lat” e kohës së leximit. Derisa e mbarova. Nëromanet e Brunilda Zllamit ka shumë prurje, ash-tu si dhe thashë më sipër, e që si çdo gjë e tillë,ka nevojë për një resitje të materialit, për tëshmangur përsëritjet dhe për të punuar mëshumë me personazhet përmes sintaksës emjeteve të tjera gjuhësore e artistike. Fantazia esaj e madhe ka nevojë për ca ligje të forta grama-tike, të cilat do t’ia disiplinojnë fabulat dhe dot’ia bëjnë më cilësore, do ta ngrenë më lart nëshkallaren e shkrimtarëve (edhe pse ajo refuzontë ngjisë këto shkallë bashkë me turmën!).***SI TA QUAJMË KOLANËN E ROMANEVE TËBRUNILDA ZLLAMIT?Nuk është roman policor, as roman rozë, as bib-lioteka e zonjushave, as biblioteka e çupkave tënjoma. Brunilda Zllami dhe romanet e saj janëbiblioteka e dhimbjes njerëzore, janë ditarët epashkruar të shumë njerëzve të thjeshtë. Të mosgënjejë mendja ndokënd se nuk e gjen veten nëndonjë faqe apo kapitull të romaneve të Zllamit.Fundet e lumtura të historive, edhe me përjash-time, në fund të fundit janë ato fillesa ku të gjithëkemi ëndërruar të arrijmë. Si në botën magjike tëpërrallave ku e mira e mund të keqen.Mund të mos e pëlqejnë lexuesit mendjemëd-henj, mund të mos e lexojnë shkrimtarët e shumtë,por të mos e mohojnë. Nuk është rasti të thek-soj se në pyllin e madh (të librave dhe sh-krimtarëve) ka vend për të gjitha llojet (letrare) epemëve dhe të bimëve, Ashtu si manushaqet qërrallë shihen, jo gjatë gjithë vitit, por kur çelin,kundërmojnë..., edhe romanet e Zllamit, edhe ajovetë, rrallë shfaqet, por nëse i lexon një libër,nuk e harron më shkrimtaren e shumë vajzave,grave, djemve, Brunilda Zllamin.Se mund të vijë dita që, si e fitoi bastin AgathaChristie, kur i bindi të tjerët se do të përfundon-te një roman brenda 24 orëve, jam gati të vë bastse Brunilda Zllami do lexohet më shumë ngadhjetëra prej nesh, së bashku, pretendonjësvetë heshtur për lavdi.***FRAGMENT NGA ROMANI “NË SHPIRTINTIM BËN FTOHTË”

E ëma u shkreh në lot. Hendeku po rritej parasyve të saj dhe s’ishte në gjendje të bënte as-gjë. Si atëherë kur kishte qenë ere.- Ti nuk e urren. Nuk mund të urresh gjakuntënd. Unë ju dua të dyve njësoj, vetëm që atë ekam pasur larg. Dhe kam mall për të. Mall se nuke pashë të rritej, se nuk u ngopa kurrë me tim bir!- i tha ajo duke dënesur. Ai nuk diti ç’të bënte.Po mbytej aty. Iu afrua të ëmës dhe e përqafoi,por në lotët e saj pa vetëm dashurinë që ajokishte për djalin tjetër, për Rubenin. Për djalin e

dikujt që kishte dashur kur kishte qenë e re, jopër të që ishte produkti i një dhunë te vazh-dueshme. Ai ishte djali i cirrotikut të alkoolizuar,kurse Rubeni fryt i një pasioni te madh. Ai kish-te qenë i dyti dhe kështu do të mbetej në zemrëne saj. Nuk mund të bënte asgjë për të ndryshuarkëtë. Asnjëherë.***Pushteti është i ëmbël. Pa e kuptuar as vete, tindien se si shndërrohesh në një tjetër njeri kurai të mbështjell me petkun e tij. Firma që hedh nëletra ka vlere dhe s’është thjeshtë një zhgar-ravinë pa kuptim. Fytyra jote bëhet e njohur,përshëndetja jote pritet me ngrohtësi dhe gjen-eron shpresa tek ai që e merr. Pushteti është iëmbël. Të jep respekt për veten, të ngre në njënivel që s’ e ke parë as në ëndrrat më të çmen-dura. Kur buzët shqiptojnë një urdhër nuk ësh-të thjesht një fjalë e rëndomtë, por një uragan qëvë në lëvizje me qindra njerëz. Dhe ai e dontekëtë pushtet. U mësua shpejt me të. Ishte kaq elehtë ta lëshonte veten në atë jastëk resh të lartanga mund të shikonte, dëgjonte dhe vendostepër gjithçka. Që ditën kur Sandri i dha postin ezëvendësministrit ai pa se jeta filloi të merrtekuptim. E ndiente se njerëzit që kishte njohurtani e respektonin, i dëgjonin fjalën, ia kishinnevojën. Rrethi shoqëror u shtua kaq shumëbrenda pak ditësh dhe telefoni nuk pushonte sëtingëlluari në çdo ore të ditës e natës. E ftoninnë dreka, darka, e miklonin si të mundeshin përtë shënuar emrin në listën e miqve. Dhe ai s’kishsi te mos pranonte të behej miku i tyre. Askushs’ia kishte pasur nevojën kështu me përpara,askush s’kishte kërkuar mbështetjen e tij.Momenti i fundit kur kishte përjetuar këtë llojlumturie ishte kur Joana i kishte kërkuar ndihmeatë natë. Që atëherë ai ishte privuar nga kjo ndje-sia e ëmbël për të vendosur për jetën e te tjerëve.Joana, pavarësisht atij çasti të vetëm dobësie,kishte ditur t’i merrte në dorë frerët e jetës sësaj, madje dhe të tijës. Nga dita në ditë kishteparë se si ngrihej e rigjenerohej nga hiri i asaj qëkishte qenë dikur. Nga dita në ditë shihte se sibehej gruaja e fortë që nuk kishte me nevojë përndihmën e tij. Por tani gjerat po ndryshoninserish. E ndiente se edhe ajo kishte filluar tashihte ndryshe tani që kishte një post qeveritar.S’kishte si të ndodhte ndryshe. Pushteti është iëmbël, i jep sharm edhe atij që s’ e ka, i jep buku-ri të shëmtuarit dhe fisnikëri harbutit. Pse te mos ndodhte e njëjta gjë edhe me të? Njëdite ajo do të hapte sytë dhe do ta kuptonte semartesa e tyre s’kishte qenë diçka e shtyre veçnga nevoja. Që, ai që zgjodhi s’ishte zgjidhjamomentale e problemeve te saj, por dikush që iavlen ta kesh në krah e ta vlerësosh përgjith-monë. Ai kishte mall për Joanën. Vërtet jetoninnën një çati, por prapë nuk arrinte të ngopej mebukurinë e saj. Ajo ishte qendra e universit mbitë cilën kishte projektuar jetën e vet. Pa të ai nukdo të arrinte as të merrte frymë, as të zgjohej nëmëngjes. Çdo gjë që kishte bërë dhe do të bëntendonjëherë, ai e kishte për të. Mjaft që të dintese ajo e vlerësonte sadopak. Por ishte e vësh-tirë të kuptonte se kur ishte e gëzuar, apo e mërz-itur, Joana kishte ditur të krijonte rreth vetes njëaureole të padepërtueshme, ku ndoshta ndiheje mbrojtur, por e largët.

Në foto: Brunilda Zllami

Page 10: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

10/ E Diel,13 nëntor 2011nacional PERSONAZH

Poeti bashkëkohor italian, Sebastiano Grasso, prezenton në Tiranë librin e tij të fundit me poezi

“Ti, në grackë nën qepalla”

Në Paniarin e Librit, mes librave të shumtë, është vëllimi me poezi “Ti, nëgrackë nën qepalla” (botimi i “UEGEN”) i poeti bashkkohor italian,Sebastiano Grasso, gazetar në gazetën më të madhe italiane, njëkohësisht aiështë dhe President i PEN Clubit italian.Mes viziorëve tëshumtë e autorëve qëvértiten nëpér panair nga stenda në stendë, atje te UEGEN do të shohësh dhepoetin Sebastiano Grasso, i ftuar nderi, i ardhur posaçërisht për këtë panairnga Milano. Gazetarë dhe kamera vijnë rrotull tij për intervista dhe ai buzagas,ndonjëherë dhe me humor, përgjigjet çiltër, po me mençuri poeti.Madje ai patidhe një takim me gjimanzistë në gjimnazin më të vjetër të Tiranë, ku ai tregoipjesë nga jeta e tij, sa e njihte letërsinë shqipe dhe ç’ishte poezia për të si dhepërshtypjet nga vizita e tij e parë në Shqipëri, i impresionuar nga mikpritja emiqve të tij...

Nga Visar Zhiti

Poezia ngjan me ditët, që janë po ato e kurrëato, gjë që Herakliti ua tha me kohë njerëzveduke bërë krahasimin e kohës me ujin. Krahasi-mi në vetvete është dhe poezi. Uji është tjetërvazhdimisht si dhe format e tij janë të tjera gjith-monë. Teksa përsëriten, janë risi ashtu si ditët,madje secila është unikale. Dhe përjetimi pokështu. Dhe kjo ndjesi më përforcohet me poe-tin bashkëkohor italian Sebastiano Grasso, qëka në poezinë e tij dhe kohë dhe ujë, kujtesën etë dyjave, por mbi të gjitha lëndë dashurie, qëështë vetë dashuria. Poezia e tij, e ngjashmeme të poetëve të tjerë, është dhe e vetja tërë-sisht siç është dhe jeta e tij. Se mund ta ndashmundimin me një tjetër, edhe gëzimin, siç ndandhomën, madje dhe të psherëtish për të, porkurrë s’mund ta shuash ti etjen për një tjetër,sado të pish, përkundrazi. Nuk mund tëdashurosh ti për një tjetër, edhe pse gjak mundt’i dhurosh apo dhe një organ. Poezia nuk mundtë transplatohet.Kështu dhe Sebastiano Gras-so. Ai shkruan sikur para tij s’ka patur poetë,por fillon me të, çdo gjë ai sikur kërkon ta(ri)zbulojë vetë, pasi ta ketë vëzhguar vetë,prekur, shijuar, lënë, dashur, çmendur, zhgën-jyer dhe punë e madhe se të tjerë para tij kanëthënë ashtu siç kanë ndjerë diçka apo shumëç-ka që do ta thoshte dhe ai patjetér, s’ka rëndësise kur, rëndësi ka që e zbulon vetë. Por dhëmbja s’është një trill, nuk qetëso-het pagjumësia;Një porosi misterioze në thelb, që poeti e nxjerrnga vetvetja për vete dhe për të tjerët. Fjalapoet, (që në latinisht është poéta dhe në gre-qishten e vjetër poiétés dhe rrjedh nga poeíéín),do të thotë “me ba”, “me prodhue”. Çfarë?Ndjenja apo emocione. T’i shpikësh apo t’itregosh apo t’i provokosh? Të tregosh çastinqë është përjetësi e përjetësinë çast. Ka një sinyje këtu që nuk duhet zgjidhur kurrë. Gjë qëshihet dhe me poetin Sebastiano Grasso.Nga sa enigma përbëhet historia jonë;prej sa magjish [... ]Dialogu i thyer rinis: ëndërroj

“Gjithçka tek ai është dashuri, ose kujtim dashurie, njëlloj janë, madje kujtimi ndonjëherë është më i fortë, më real se realiteti.”

një kohë që nuk ishte në ëndërr.Ai, pa asnjë kompleks, si i çmagjepsur ngamagjepsja, natyrshëm, gati me një si ndjenjë tëfshehtë sublime, parake, ribën ditën e njeriut,me diell, takime, shi dhe erëra, me stinë të moshëse frikë të bukur, me e kthesa e dashuri kudo e nëçdo gjë, ndarje për t’u takuar më mirë, që të keshç’t’i japësh tjetrit. Gjithçka tek ai është dashuri,ose kujtim dashurie, njëlloj janë, madje kujtimindonjëherë është më i fortë, më real se realiteti.Edhe ëndrra e dashurisë kjo është.Prandaj dhe treni, dimri, veturat, kalldrëmi, hap-at, ashensori, ballkoni, dredhkat në ballkon, gotae verës, divani, taketukja me cigaren që nxjerrende tym të trishtë, fleta e shkruar dhe sidomose pashkruara, udhëtimet e befta, kthimet, shtratii zbrazët, etj., etj., të gjitha i përdor dashuria përtë na dhënë mundësinë e të qenit ata që jemi, etë gjeturit dhe e shpalosjes. Vetvetja në numrinshumës. Që askush nuk mund të të përsërisëashtu siç nuk përsërit ti dot kurrkënd dhe që tëgjithë jemi i njëjti njeri, ai Borgesiani. Me po atëpoezi. Pafundësisht të ndryshme.

Grasso vë re se:Ndërrojmë zakone: pak nisje, tepër arritje.

Poeti largohet pa u larguar, i vetëm mes njerëzvepriret të zbulojë shpirtin kudo, sidomos te fjala,që i beson shumë. Duket sikur thotë: poetë tëtjerë brenda janë meje, ashtu siç isha dhe unëbrenda atyre... Dhe shiu ka zërin e saj...Kjo përzierje njeri natyrë, natyrë njeri, të mbetu-ra nëpër fjalë, që dot nuk i shpikim, por kanëfuqi të na rishpikin, nuk bën gjë tjetër veçse: takthente pavdeksinë për një tjetër ditë...Edhe një ditë më shumë i pavdekshëm. Akoma:

Engjëjt tanë janë gjetiu, në det të hapur, sizogjtë shtegtarë.Netët mufaten, bëhen fllucka kujtimeshpor s’plasin dot. Zot!, fati ynë është një torturëe gjithmontë. Dhe është tamam këtu, thua,muzgu i jetës, ferri ynë.

Dhe mbase zbulohet me vonesë që kemi dashurpak e ca më keq akoma, që s’kemi ditur tëdashurojmë. Jemi para vargjeve të një qartësietë pazakontë. Mbase kjo ka ardhur nga që Poetibën dhe gazetarin në Corriere della Sera, në tëpërditëshmen më të madhe italiane, ku kanëpunuar dhe Eugenio Montale e Dino Buzzati,(prej të cilëve “ka trashëguar” faqen e Artit).

Gazetari duhet të shkruajë qartë, që të kuptohetprej të gjithëve. Dhe mbase kjo manierë ështëshpërngulur nga artikujt në vargje.

Grasso ka shkruar dhe për Ibrahim Kodrëntonë, me të cilin ishte shumë mik. Edhe unë ubëra mik me ta gjatë qendrimit tim në Milano. Tetë dy kisha gjetur diçka magjepsëse, të cilën njërie kthente në ngjyrë e tjetri në fjalë, poetikisht tëdy.Ai vjen nga skaji më jugor i Italisë, nga Siçilia.16 vjeç boton librin e parë. Pasi laurohet në Letër-si Moderne, jep leksione për Letërsinë italianedisa vite. Pastaj në ’71 vendoset në Milano, nëCorriere della Sera, ku aktualisht bën të dër-guarin special dhe drejtorin për Artin. Që nga2007 Sebastiano Grasso është dhe Presidenti iPEN club-it italian.Nga 1964 deri më 1980, përveç disa librave mepërkthime nga frengjishtja dhe spanjishtja, kabotuar përmbledhjet me vargje “Orizzonti lon-tani” (“Horizonte të largëta”), “Plaquette”(“Plaquette”), “Poesie fuori stagione” (“Poezijashtë stine”), “Il giuoco della memoria” (“Lojae kujtesës”), “Pour Marie-Hélcne” (“Për Marie-Helenën”), “Il poeta e il fantasma” (“Poeti dhefantazma”). Dhe më pas një heshtje që zgjati 20vjet.Pastaj në 2000, në mijëvjeçarin e ri, shpërthimi.Poeti takon Giuliana-n dhe dalin librat “Il tuopube nero bufferá la morte”, (“Pubja jote e zezëdo ta tallë vdekjen”), “Sul monte di Venere”(“Mbi malin e Venerës), “La preghiera di unavergine” (“Lutja e një virgjëreshe”), “Il talcosotto le ballerine” (“Pudër në këpucë të sheshtagrash”). Njëri prej tyre ka çmimin LericiPea (sëbashku me amerikanin e “Beat generation”,Lawrence Ferlinghetti.), që më vonë iu dha dheIsmail Kadaresë.

Prej këtyre librave, veçmas ose antologji,përkthehen në Spanjë, (me parathënien e nobe-listit José Saramago), në Rusi (me prolog ngapoeti Evgjeni Jevtueshenko), në Poloni, në Sue-di, (me hyrjen nga Jesper Svenbro), në Siri (meprezantim të Adonis, poetit më të madh arab sot).Përmbledhja e fundit, botuar në Itali më 2009 metitull “Tu, in agguato sotto le palpebre” (“Ti, nëgrackën nën qepalla”), është kjo, që tani po para-qitim në shqip, në një ndër gjuhët më të vjetra emë të çmuara në botë, i thosha autorit. Kamdashur që edhe në gjuhë tonë të ruaj atë ritëmprej erërash, prej dallgësh e atë gumëzhimë,

veçanërisht të atyre guackave, që kanë të mby-llur brenda një yll. Shpresoj, sado pak, të jetëkështu.

KANË THËNË PË POEZINË E SEBASTIANOGRASSOS

Gruaja bëhet referim për të ndryshuar realitetin:nuk përfaqëson më realitetin, përkundrazi ështërealiteti që e përfaqëson [...]. Hekurudha, treni,shpallja, zyra, telefoni, biçikleta, supermarketi,tapa, shtiza, gota, qumështi, kafeja , bari,restoranti, karrikja, çadra, televizori, antenaparabolike, emisioni i lajmeve, Roma, Ramallah,etj, këto dhe gjëra të tjera, në brendësinë epoezisë dhe të pranisë femërore, zhvishen ngaargili i tyre i përditshëm, argjili i banalitetit dhe ikonsumizmit, dhe shndërrohen në elementë tëshkëlqyer, duke krijuar një orkestër të ndjenjës,sa rrëmbyese e gjeniale të “jetës sëpërditëshme”, nën drejtimin e një ndjenje rrëm-byese e gjeniale, e thirrur “grua”. Sebastiano, guida ime e dashuruar, miku im,do të më zbulosh simfoninë tënde të ardhshme?

Adonis (nga parathënia e botimit arabisht)

A e dini se, si artist, më ka pushtuar? Kjo e tij,mbase fatale për një siçilian me origjinë fisnike,pasioni për pasionin. Më godet fakti që vitet eshumta në redaksinë e një gazete nuk ia kanëtharë buzët , gjithnjë të njomështa nga puthjet otë djegura nga dëshira për to. Erotizmi me thek-se klasike dhe metropolitane (një panacé kundërimpotencës së botës) të këtij simpatiku, çapkënsensual dhe i pashërueshëm, që është vëllai imSebastian, që më kujton kuadrin e një miku tërinisë [...]. Poezitë e dashurisë të Sabstiano Gras-sos, edhe pse protagonistët nuk janë edhe aq tërinj, gricen dhe kafshohen si këlushë, në fund tëfundit i kanë dhënë jetë një libri të vërtetë aven-ture.

Evgenij Evtushenko (nga parathënia e botimitrusisht)

Duke ju shmangur ftesave të minimalizmit tëviteve të tij dhe ofruar përkundrazi erërave tëavanguardës së ‘900, pranohet Sebastiano tanitë dekualifikojë rendin e gjërave dhe njëkohë-sisht të bashkojë në një mbrujtje moskuptuesh-mërinë e përgjithshme dhe kuptueshmërinë gjen-erale. Leksioni surrealist nuk mund të gjente njëprojektim më të përzëmert dhe efikas se në këtëregjim dashuror: përdorur për më shumë me tëgjithë begatitë e përkryerjes në vitet “ë errta” tëSebastianos, dhe kaq mirë të vrojtuara në trans-formimin e tyre nga Carlo Bo. Ato përmlidhennë atë që është bërë stil ku simultaneiteti neu-tral, damarëzuar nga absurdi i dukjeve ka dytërheqje, që zor të mbyten: vdekja dhe deti.

Mario Luzi (nga parathënia e botimit italisht)

Neruda kishte thënë: “Më pëlqen kur hesht,sepse është sikur mungon”. Xhuliana, gruaja,reale o e imagjinuar, zanafillë dhe, në të njëjtënkohë, protagoniste absesive e këtij libri të jash-

Page 11: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional11/ E Diel,13 nëntor 2011 POEZI

tzakonshëm të Sebastiano Grassos, shkruan nëfillim një poemë të rrjedhshme e autentike që, ecopëzuar në distikë e fraza të veçuara, do t’isugjeronte autorit zërat për të cilat mbase kishtenevojë të elaboronte kompozimet e veta, dukeiu afruar asaj dëndur, edhe pse me parafraza,megjithatë gjithmonë duke iu shmangur nënsh-trimit ndaj konvencioneve të llojit, që makarishin joshje[,,,]. Kjo histori dashurie është, mbitë gjitha, historia e një shkëputjeje të lajmëruar.Trupat nuk njohin gjithçka, edhe pse asgjë nukështë e mundur pa to.

José Saramago(nga parathënia e botimit spanjisht)

Poezi

Në stacion

Fantazmat fryjnë gjoksin dhe hovinduke lënë fosile e perëndime të dashnorit tëndngjyrë bordoje. Aroma e bukës së mykurkrijon pauza tejet të gjata në këtë stinëende të pambaruar: rrënjë e mot’ i mirëshkridhet nga dheu i shkrifët. Të enjtennuk do të vish me trenin e parë të mëngjezit,që niset nga Sondrio, por unë po pres tashmënë Stacionin Qendror dhe mbledh zjarrin embrëmjestë trageteve në Laguna. Ndërrojmë zakone:pak nisje, tepër arritje. Këtu jemi shumicëqë presim dhe pamja memece vazhdon,ngulmon një lojë shkëmbimesh e përshënde-tjesh.

Hija e gondolierëve

Zëra të shqetësuar zbulojnë ditë me kalldrëmethesh. Hapa, prapë hapa e pastaj heshtjedorëzuara dritës, dhe rrënoja. Shpejt,vera sillte ankth e lumturi pakufi,por seksi e shtynte vdekjen përmatanëdhe faji bëhej gjithnjë e më mënjanase i pakapshëm. Shiko, thosha, si dallgarreh hijen e gondolierve më këmbë përballëdiellit. Shiko, thoshe, se si dielli,mes këmbëve të mia, bëhet dritë. Dhe sytë,plazhe pa mbërritje kujtimesh, rishpikje,të mbytur e gjallë, të plagosur nga uji ranor iLidos.

Do të vijnë tek ty mbi flade

Teksa endesh gjatë natës në kopshtete Manuelit mbi ne shpikin retëdrejtime të reja. Të marr me vete; mbi çatitëe Sondrios petale, bardhësi bore,rënë në agoni mes gotullave të tjegullaveashtu si gjarpérinjtë. Do të vijnë te ty mbi flladepsherëtimat e mia të ndezura, do të dëgjosh medetinqë mërmërin jehonën e vajtimeve të mia, i kën-don

Formë të humburaZota të paepur u gjendën në një vajtimtë nëndheshëm ku ujra acide mjegullashspërkasin fytyrën tënde prej sirene të kohëve

të tjera. Këtu çdo dhomë bëhet e ndryshme:imazhi yt vishet me fjalë, me formatë humbura ndërsa vera futet pyjevedhe, në mbrëmje, hëna fle mbi degët e hijapërzihet me drurë hollakë që zhytennëpër ligatina. Dhe shiu ka zërin e sajqë rrëshqet mbi zallin e rrëkeve, ndërsa rrekemt’i qëndroj natës që më fushëron aq pranë.

Në grinë e një pragu

Heshtje. Nuk thua kush vëzhgon ironinëmbi buzë; në çast shpikjenjë engjëll shpagues shtëpiakqë zbriste nga pema e një kopshtidetar. Agu hapte sytëpa hije, ta kthente pavdeksinëpër një tjetër ditë. Shqetësohet kujtesaqë rijeton me padurim luftrat dhe ndryshimete humorit, frika se mos të humb në grinëe një pragu të gurtë të goditur.

Festa ka mbaruar

Ndërsa busulla ime çmëndetmes imazheve të trupit tënd, duartkërkojnë të ndajnë diellin nga fytyra jote.Festa ka mbaruar, mërmërit nga pasnjë kanat gjysmëmbyllur. Jeta rendnga ora në orë, zërat largohendhe buzëqeshja jote djeg sytë e mi dhe hijaqë bëhet si reja e një fumeti.Çakejtë ndezin zënkat, mbyllin dyer,përhapin duhma të qelbura duke thënë se vijnënga një enë me ujë të bekuar. Gjinjtë e tu sh-typenmbi gojën time që thith kundërmimin.

Takimi

Nga kopshti fqinj vjen një aromëe blertë kalbësish; petalet shpërndahen kuturupa u prishur mbi fotot prej qeramike të varreve.Në sytë e tu zbehet një rrebeshdhe dridhja e duarve xhvesh trazirëne takimit. Nata, netët e stinëvemykin kujtimet, shtypin mëndrëndhe parfumi përhapet, ndal gjakudhe rrokullima e mollëve të kuqe, mbetjete pemëve të Krishtlindjes të dekadës së fundit.

Legjendat fshatare

E dashur, vezullojnë mbi thika të çuditëshmemendime dhe re të bardha përmbysinstërkala kaltërsish. Thonë që natënndjehet rritja e grurit dhe e barithollak, por mbase janë legjenda fshatare(në Varzella fermeri ua tregontenëntë çupave të tij). Ngulmon, vallzone njolltë, lëshon dritë ngjyra mbi ishullin kustinët mbarojnë në puset pa ujëe në qiejt ngjyrë llogaçesh.

Hamëndje

Fytyra pas erashkës, dora joteheq një flutur të mbetur prej ditëshmbi perde.Vjeshta rrëmon horizontindhe buzet e tua ngrihen nga mjekrra te sytë,një mekje përmbys barkun dhe zverku ytlakohet me ëmbëlsi. Hamendje. Por dhëmbjas’është një trill, nuk qetësohet pagjumësia;betime dhe lutje ndjekin korrentete ajrit. Të lexosh, rilexosh vargjet e tua, teksadel me një gjerdan që e mban vetëm në Milano(“Si ta justifikosh në Sondrio?”). Barka rrëshqete llokoçit, mbi thellësi një flaut shtynvezullimin që shndërrohet me ndërrimin e dritës.

Mbi Palazo Marino

Nga xhamat e tramit retë e fishkura bienmbi Palazzo Marino. Vije me çantate qeset që i lije mbi pianofort, ndërsaacari nator fillonte të avullonte.Zhurmërima e ashensorit që të silltenë katin e tretë bëhej therës si tingullii harpës së një orkestraleje me picikata kordashdisa minuta para koncertit. Trupi ytshfaqej në portë por në shtëpi hynte më parënjë buzëqeshje dhe sytë e përflakur. Tani një erëmiqësore këmben vendin e reve dhe gjakundryshon mendimet e i ngjyen me të kuqe.

Rrathë magjikë

Nga sa enigma përbëhet historia jonë;prej sa magjish, anija me të cilën duhejtë shkoje. Dialogu i thyer rinis: endërrojnjë kohë që nuk ishte në ëndërr. Gjurmë e tuambi tapet shkatërrojnë fantazmat e shtëpisë,rrathëmagjikë e pasqyra ku kërkohet fytyra jote,të vazhdosh një lojë dashurie e t’i japësh emrintëndnjë ylli. Në pritje, po në pritje që mjegullatë shkrihet dhe furia e syve të tu të vijë me diel-lin.

Vera shenjonte gjumin tënd

Kujtesa vret nga ditë në ditë.Gjaku, vrajat, zjarri, rrënjët,trenat, trillet, qindra vargjendërtojnë një Parajsë që kujtesae spraps si të shpikur, si detii Siçilisë që fshikullon Pantellerian, kuvera shenjonte gjumin tënd. Një herë,në Rialto, aroma e marules dhe e kanellësndiqte hapat e tu të ngatërruara, tani ndal,në hije të hijes. Nata përpingurët e Kanalit dhe kortezhete profileve të zeza e të arta të gondolave.

Muzgu i jetës

Pranvera i hidhet Veriut, e-mail-etkanë zëvendësuar telegrafin, thonë, pors’e di në di t’i lexosh. Engjëjt tanë janëgjetiu, në det të hapur, si zogjtë shtegtarë.Netët mufaten, bëhen fllucka kujtimeshpor s’plasin dot. Zot!, fatiynë është një torturë e gjithmontë.Dhe është tamam këtu,thua, muzgu i jetës, ferri ynë.

Shpartallimi

Lexoj që në Palazzo Martinengo kanë përuruarlibrin tënd (e ke parë reçensën në “Corriere”?)Më thua se kam ikur para koheqë historia jonë të mund ta kishte një fundtë shpallur: por thua dhe se më pret në qendërtë sheshit. Do vij të të marr, të shkruaj. E mendojshpesh, por s’di të vendos. Mbërrijnë të kundërt të dritës, por imazhi bëhet vagël-luesmbi sfond filmash vizatimorë. Disfata, dikushmë kumton disfatën e shenjuar mbi atlas;pa e saktësuar se është jotja, imja o e të dyve,heronj të munguar të një historie moderne.

Përktheu Visar Zhiti

Page 12: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

12/ E Diel,13 nëntor 2011nacional INFO

C M Y K

Adresa: Rr. Durrësit, Sheshi “Karl Topia”P. 127, Kulla 3, Shk.2Info: 069 20 23 884E-mail: mollashpk@ yahoo.com

God

inë

bani

mi 9

- ka

tësh

e, m

e pa

rkim

nën

tok

ë në

Yzbe

rish

t, Ti

ranë

Page 13: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional13/ E Diel,13 nëntor 2011 INFO

Mirësevini

Radio “Nacional”93.6 Mhz

Online: www.radionacional.al

Reklamoni biznesin tuaj nëRadio “Nacional” on-line

[email protected]: +355 4 2 455 544

Muzika më e mirëshqiptare

Adresa:Rr. “Kavajes No:96/2, Tirana, Albania.Tel.: +355 42 235270Fax.: +355 42 235271Cel.: +355 68 24 11 641E-mail: [email protected]: www.hotel-nirvana.com

Komoditet dhe cilësi. Hoteli është i vendosur 50 m larg qendrësse Tiranës ,ne Rrugën e Kavajës ,përballë Kishës Katolike.Vend ideal për vizitorë që merren me biznes, si dhe për ata qeduan të vizitojnë Kryeqytetin. Hoteli ofron shërbime si :dhomëbiznesi,salle konferencash,të përshtatur për aktivitete të ndry-shme dhe seminare ,shërbim interneti ne çdo dhomë si dhe shër-bim wireless në ambjentet e barit ,restorantit dhe hollit ,shërbimtaksi, lavanteri, parkim etj.

Te 15 dhomat janë të mobiluara me shije dhe të pajisura metelefon,Tv me satelit ,minibar, tharëse flokësh, ajër i kondicionuardhe me ngrohje qendrore. Dhoma teke ,dyshe dhe me shtrat mat-rimonial si dhe dy suita të mrekullueshme .Në ambientet e hotelitne kemi edhe një koleksion të mrekullueshëm prej 300 pikturash

të cilat klientët mund ti admirojnë.Relaksohuni në një atmosferëtë qetë dhe të rehatshme

e - m a i l . :

C M Y K

Kafe Mike

Kafe “Mike”, ekspres dhe turke.Adresa: Shkozet, Durrës.Cel.: +355 68 20 58 511

Shija e vërtetë arabike

AntikaBar - Restorant

muzikë liveÇdo mbrëmbje me këngëtarët më të mirëshqiptarë, me repertorin më të zgjedhur.

Për një mbrëmbje të paharruar nën tingujt e muzikëslive, ka menduar për ju “Antika”, Bar-Restorant.Për më tepër:Cel.: 068 56 04 363Adresa: Tek Stacioni i Trenit, Tiranë

Bar - RestorantGjokeja

Nëse dëshrioni shijoni ushqimet e traditës shqiptare, me specialitetet: pulë fshati me pilav,qull me pulë(qervish), dhe të tjera gatime zgare, të gjitha prodhime bio, të zonës, përfshirëedhe pjet si vera dhe rakia, frekuentoni Bar restorant “Gjokeja.”

Përvec shërbimit të pandërprerë dhe me prosinëpërmjet telefonit, organizojmë dasma, fejesadhe cermoni të tjera familjare, në dy ambiente tëshkelyera:-Ambienti modern me deri në 300 përsona,-Ambient antik deri në 500 përsona.

Adresa: Rruga nacionale Fushë –Krujë -Milotpranë karburantit “Alpet”, vetëm 30 minutalarg nga Tirana.Mob: 068 27 92 621 si dhe 068 53 81 186

Page 14: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

14/ E Diel,13 nëntor 2011nacional KRITIKË

Simbolika dhe nënteksti i romanit “Polici me Kuran” i Pjetër Jakut

Kurani si fuqi shpirtërore për të parë veten“Romani është fund e majë një përftesë imagjinative e besueshme, por edhe e lexueshme, sigurisht e mbështetur në një ngjarje reale, e cila mund të ndodhte nëcilindo qytet dhe në cilindo vend të botës, ndaj nuk e ka parë me vend ta përmend qytetin ku merr udhë subjekti.”

Nga: Rovena Vata,Qendra e studimeve Albanologjike, Tiranë

Rruga që ka përshkruar njeriu në përpjekjet përtë gjetur mënyrat më efikase të mbrojtjes së vetesdhe tjetrit, përbën një nga momentet më intere-sante dhe impresionuese të një shtjellimi letrar.Qysh në kohët më të lashta faraonike, pavarë-sisht si janë quajtur mënyrat e veprimit të tyre,janë dashur gjithmonë grupe njerëzish, që tëmerren me kontrollin e zbatimit të normave dheligjeve të shoqërisë. Në rastin tonë, Dinit i kish-te takuar të bënte pjesë në këtë kategori mbrojtë-sish të jetës së tjetrit. Gjurmë të këtyre për-pjekjeve gjenden në çdo shoqëri të organizuar,në çdo sistem, totalitar apo demokratik, që syn-ojnë mbrojtjen e rendit. Çdo fomacion politik ashoqëror i shërben një ideologjie. Te polici iromanit ndodhemi në kapërcimin e dy kohëve,atë të primitivitetit dhe të errësirës komuniste,për të dalë në dritë dhe kohës së re që sapokishte trokitur. Tek polici - personazh, autori nuki jep rëndësi punës që bën, por njeriut që jetonbrenda profesionit. Dini ishte vërtet një policqë për 20 vite i shërbeu një sitemi totalitar dika-torial, por në thelb ishte një njeri i pastër dhe mendërgjegje, që donte të renë, ndryshimin dhepaqen për të gjithë.E pabesueshme për ndonjëskeptik, ose e paramenduar për ndonjë studi-ues anemik, pak rëndësi ka. Autorit i ka intere-suar të ndërtoi një polic-njeri, çka në të vërtetëduhet, sidomos në kohë të ndërmjetme.Çdo lex-uesi i lind pyetja; çfarë përfaqësonte sistemitotalitar për Dinin, në të cilin ai punonte? Dhepërgjigja nënkuptuese gjendet nëpërcaktimet:Një kafshë të hiperbolizuar, ku gojae saj e hapur mund të kafshonte gjithëqytetin.Sundim satanik, që persekutoi për rrethpesëdhjetë vjet popullin ku, edhe të qeshurenia kontrollonte, le më fjalën!Një sistem të pa-shembullt gjakatar. Përgjimin, survejimin dhezhdukjen i kishte në themel të tij. Ferr dantesk ipaimagjinueshëm.Shkatërrimi i familjeve të njo-hura shqiptare. Gijotina enveriane. Ekzistencae luftës brenda llojit për mbijetesë.Sistem zbur-

rënues dhe përçudnues i personalitetit tënjeriut.Sistem ku bëheshin pazare me jetënjerëzish.Një hije e zezë që të ndiqte deri përtejvarrit (nënkupto brezat)

Mjetët e simbolikës dhe nënteksti si figura-cion

Në përfytyrimet letrare, sidomos në sajesat kri-juese, autorin e ndihmon të qënit poet. Romaniështë fund e majë një përftesë imagjinative ebesueshme, por edhe e lexueshme, sigurisht embështetur në një ngjarje reale, e cila mund tëndodhte në cilindo qytet dhe në cilindo vend tëbotës, ndaj nuk e ka parë me vend ta përmendqytetin ku merr udhë subjekti. E para: Një përfytyrim fantastik na jepet që nëfaqet e para, që reflektonin në pasqyrën e qiellitnjë qytet së mbrapthi si dhe ndërtimi jo i za-kontë më skemat e mëparshem, të prozës së gjatë(Pjesa e parë e kreut pa numër)! Pemët dhe go-dinat sikur ishin varur në qiell. Prej vitesh pritejdiçka nga Zoti, mendo qiellin prej ku mendohet

se Zoti e sheh dhe ndjek gjithçka ndodh në tokë!E dyta: Dini nga polic ”bëhët” peshkatar. Edhepse jo në profesionin e tij, ia kishin zili gjithëpeshkatarët e tjerë të një kënete që prej viteshmyshkej, për kohën e pakët që rrinte dhe pesh-kimin e suksesshëm. Po vraponin kohë të reja,por peshqit ende ishin ata të mbjellurit nga tëhuajt. Çfarë nuk mbollën të huajt në tokën dheujrat tona?! A nuk është ky një përshkrim sim-bolik dhe me kuptime dytësore, që i shërbejnëletërsisë?E treta: Pesëdhjetshat simbolizojnë një kohëpërgjimesh e persekutimesh, burgimesh evrasjesh, kohën e ferrit enverian, të një ferri ek-sperimental të papërshkrueshëm. Sapo Dini utërhoq nga puna e policit, pesëdhjetshat e përg-jonin dhe e ndiqnin këmba –këmbës se mos aiishte bërë bashkëpunëtor i levizjes së re, që sapoishte krijuar. Përfqaësues të sigurimit komunist,njërit prej shërbimeve më të inkriminuara, që përtë mbajtur pushtetin ishin gati të vrisnin jo katër

të rinj, por një qytet të tërë.E katërta: Kalaja! Arkivoli mbi Kala dhe varros-ja e një sistemi. Sipër arkivolit Heroi i ri i njëkohë të re, duke zhytur atë sistem humbet dhevetë. Nga pesha e tij shembet kalaja, për t’undërtuar një kala bashkëkohore e lirë për të gjithë,e cila duhej të ishte brenda gjoskit të secilitqytetar të atij vendi të depresionuar nga një kohëdepresive e pashoqe. Të gjithë këta elementë tëkëtij shtjellimi letrar shkojnë në favor të temës;dhënies sa më realitet të një kohe pa krye, e ciladuhej patjetër të perëndonte njëherë e mirë,njëherë e përgjithëmonë. E një kohë që përgjysëm shekulli i futi broçkulla në kokë, në vendta linte të lirë në përzgjedhjet e tij të jetesës.E pesta: Endrra. Policin ëndrra e drejton te varrii Heroit, kur më parë e kishte drejtuar te Kurani,në një luftë të përhershmë psikologjike me vet-en, më në fund një ëndërr e drejton ndrysherrjedhën e jetës së tij. Dalëngadalë Kurani u bëmjet shpëtimi prej akuzës që polici i kishte drej-tuar vetes. Atë se kishte akuzuar për asnjë mo-ment (edhe në kohën kur në qytet po zhvillohejgjyqi maratonë kundër vrasësve të katër të rin-jëve të një qyteti).

Kurani si fuqi shpirtërore për të parë veten

Autori sikur ka marrë përsipër, që nëpërmjet këtijromani të shfajësoj shumë veprime, që gabimishti janë atribuar fesë. Personazhi kryesor i këtijromani kërkon të dij sa më shumë se përse kandodhur kjo. Vërtet Kurani të bëj thirrje për luftë,apo kjo të jetë një mënyrë justifikime të disagrupeve që nuk kanë asnjë lidhje me fenë, tëcilat nuk i ka autorizuar as mbështetur feja is-alme për të vepruar në dëm të njerëzimit, ose përhakmarrje kolektive.Anjshtani thoshte aty ku nuk futet dot shken-ca, shpjegonte ”Kurani”. Na mjafton kjo shpre-hje e fizikantit të kohërave për të kuptuar fuqinëe këtij libri të shenjtë.Që nga dita kur është krijuar e gjer më sot, nje-riu, vetëm në atmosferën e ngrohtë të fesë e kagjetur qetësinë e vërtetë dhe të vërtetën evërtetë, të cilën perzonazhi kryesor i këtij ro-mani e kërkon pareshtur. Sipas përkufizimit tëçdo feje, burimi i moralit dhe virtytit ështëndërgjegjja, kurse i vetmi element që e urdhëronndërgjegjen, është feja, lidhja me Zotin!..Si arrint’i përshatet fesë së tij Dini?Fethullah Gylen është një dijetar mysliman i gjith-anshëm dhe më peshë, mendimtar, autor, poet,editorialist dhe aktivist në fushën e edukimit. Aimbështet dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor,shkencën, demokracinë dhe botën e pasurshpirtërore, kundërshton dhunën si dhe për-dorimin e fesë si ideologji politike.Gyleni nxit bashkëpunimin mes qytetërimeve nëkërkim të një bote paqësore dhe është kundër-shtari i përplasjes mes tyre. Ai ishte dijetari iparë mysliman i cili dënoi publikisht sulmet e 11shtatorit (me anë të një artikulli në gazetën Wash-tington Post). Polici, pas leximit dhe rileximit tëKuranit del në përfundimin e nënkuptueshëmse, ata që s’e pranojnë fenë, me kohë nisin tësillen pa respekt edhe ndaj koncepteve të lartasi nderi, kombi dhe atdheu. Diskutimet e herëmbas herëshme të policit me të rinjët, kur merr

përsipër nga Imami ti ndihmoj në kuptimin dhezbërthimin konkret të Kuranit e bëjnë që ai, nëkokën e tij të ketë një formulim ekzakt me për-caktimin e feve. Dini, i rritur dhe edukuar në mje-dise fetare të ndryshme, dhe duke ditur pre-jardhjen e të parëve të tij, vendos që së shpejtitë lexonte dhe Biblen: Librin e librave, siç e klas-ifikonte ai. Por, edhe në aq kulturë fetare sa kishtemarrë deri tani, arrinte një në përcaktim të vetëm:”Nuk ka në botë Fe të territ dhe të Dritës. Tëgjitha besimet janë krijuar nga Krijuesi për tësjellë Dritë në jetën e secilit, në jetën e tëgjithëve. Kush çlirohet nga ndjenjat djallëzoretë mosbesimit, obligim ky i secilit prej nesh, nd-jehet përherë i lumtur në parajsën tokësore, poredhe i përgatit vetes një lumturim të përjetshëm.

Çfarë përfaqësojnë personazhet në këtë ro-man?

Parë në rrafshin simbolik, personazhet e këtijromani kanë secili një përfaqësim të nënkup-tueshëm. Secili prej tyre është një simbol që jovetëm thotë diçka ndryshe nga të tjerët, por qëedhe vepron ndryshe, çka do të thotë, se krijue-si çdo njërin e krijoi ndryshe nga të tjerët dhe tëgjithë të përafrueshëm më njëri-tjetrin. Përson-azhet simbol dhe simbolika e shprehur në secil-in prej tyre.Fare mirë mund të pyesim; pse au-tori ka zgjedhur këtë libër të shenjtë dhe një per-sonazh kryesor të fesë islame?Në botë kjo fe paragjykohet për keq. Mjafton tëkujtojmë sa gjak është derdhur në të ashtuqua-jturën ”vatra të zjarrit” në botë, si në : Siri, Paki-stan, Libi e në shumë vende të botës.Të paragjy-kosh dhe veçanërisht të klasifikosh një fe, kurpas saj vijnë miliona njerëz, nuk është në të mirëtë bashkëjetesës paqësore. Pikërisht për këtë,autori ka një zgjidhje me një nënkuptim tëveçantë. Nuk ka fe që të bëjë thirrje për luftë qëtë jetë e pranueshme dhe të ketë mbështetje epërkrahje aq të gjerë.Na ngjan si gjetje e autorit, por jo pa qëllim esjellë personazhin kryesor deri në kohën e rëniessë dy kullave binjake dhe kjo për arsyen e vet-me se ato i shemben njerëz që indetifikoheshinsi myslimane, por jo si të autorizuar të fesë.Autori në këtë roman nuk e ka qëllim në vetvetefenë. Aty, në plan të parë del njeriu i rrethuarnga e keqja, e cila kërkon të jetoi në dëm të jetës.Pas gjithë atyre lëkundjeve dhe betejave meveten, pas disa sugjerimeve të Letës (në të vet-min rast të papranueshme), Dini i drejtohet Ku-ranit me të vetmen shpresë për të gjetur tëvërtetën e vrasjes së Arbrit, të cilin e kishte parëduke rënë përballë tij.Në të gjitha ”udhëtimet” që autori i bën policit,atij për asnjë çast nuk i hiqej nga sytë Arbri. Iishte fiksuar momenti fatkeq i këtij të riu kur urrëzua nga plumbat e tyre.Romanit nuk i mungon përshkrimi fin dhe dia-logu reflektiv, çka e bën veprën më të lexueshme.Polici dhe Kurani?! Në pamje të parë kontradik-tor, por pas leximit të veprës të mbetet në mend-je njeriu i mirë edhe pse i shërbeu një regjimi tëkeq, duke dalë në përfundimin se në çdo rre-thanë njeriu i mirë di të dalë nga e keqja dhemirësia e tij është përherë e prekshme!

Në foto: Pjeter Jaku

Page 15: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional15/ E Diel,13 nëntor 2011 POEZI

Kah po shkojmëNga Shaip Emërllahu

Shaip Emërllahu u lind më 13 prill 1962 nëTrebosh, Tetovë. Fakultetin Filologjik, DegënGjuhë dhe Letërsi Shqipe e mbaroi në Univer-sitetin e Prishtinës. Magjistroi në letërsi nëUniversitetin e Tiranës, në temën “Struktura epoezisë së Azem Shkrelit”. Ndjek studimet përdoktoraturë. Është mësimdhënës në Universite-tin Shtetëror të Tetovës.Botoi vëllimet me poezi “Pagëzimi i viteve”,1994, “Projekti i thyer”, 1997, “Vdekja e pak-

të”, 2001. Në vitin 2001, “Akademia Orient - Oksi-dent” në Bukuresht ia botoi në gjuhënshqipe dhe rumune vëllimin me poezi “Vdekja e paktë / Putina moarte”. Në vitin 2004, PEN-ikroat dhe Shoqata e Shkrimtarëve Kroatë ia botojnë vëllimin dygjuhësh kroatisht/shqip metitull “Poezi”. Në vitin 2004, Sh.B “Feniks” nga Shkupi ia botoi në gjuhën maqedone librin mepoezi të zgjedhura “Dvorski son”. Në vitin 2000, në bashk-autorësi botoi librin me dëshmi tëmasakrave në Kosovë “...edhe ne dëshmojmë/Ëe Ëitness”, Sh.b. “Ditët e Naimit” (shqip-an-glisht). Shtëpia botuese italiane “La stanca del poeta – 57” në vitin 2009, ia botoi vëllimin mepoezi “Stracci di vita”, (nga anglishtja përktheu G. Napolitano), ndërkaq, po atë vit i botohetnë gjuhën angleze libri poetik “Life‘s Rags”. Cikle poetike të tij janë botuar edhe në gjuhënfrënge, angleze, hebraike, spanjolle, arabe, rumune, turke, polake, çeke, kroate, maqedonaseetj. Poezia e tij është përfshirë në disa antologji ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në festivalepoetike ndërkombëtare dhe ata vendore. Është nderuar me disa çmime letrare. Ka punuargazetar në mediumet elektronike dhe të shkruara, brenda dhe jashtë vendit. Për disa vite kapunuar redaktor i Rubrikës së kulturës në të përditshmen “Flaka”.Është themelues dhe drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Ditët e Naimit’.

BREZI IM

ende pa të pushuartambli të të rrjedhë,qimet e flokëvefilluan të të zbardhen

ç’fat paskeo Brezi im?!

KAH PO SHKOJMË

bishti i natësmbeti për çerdhe buklash

gjethi i mëngjesitplasi me zor

kah tash?!

1994

MOLLËT E TETOVËS

nëpër koncerte shekujshi krasiste e ujiste TetovaMollët e veta

si kokë kripetë vjen të pëlcasëshkur i sheh tutjesi i grin dhëmbi i keq

fundjahëngrën aqsa t’u mpihen dhëmbët

Tetovë, 1989

TROJA E KALIT

me thikat kafshuarzgjerohet gjeografia e trokut të kalit të Trojëspëlcete s’ta kap ajo e vockla mendjesi e hamë kareminkur hijet na e veshin trupinpashë e më pashë me Trojën e kalite na bëhet më e bardhë se bora shkuma e gojëstavolinat na i mbushë

askush s’ia turbullon rehatisë

ç’na mbet nga Trojapërveç kalitme hingëllimën e hiles13 janar 2011

LULEPLUMBASH ÇELTE QIELLI

dy violina jetepara nesh u thyen nga plumbie tingullin ia vodhëm

e jetajeta e bukur ishte mbi Tetovë

ishte zoti vet

natën te frëngjia më ftonte

kur luleplumbash çelte qiellinjerëzve ç’sylirie u jepte

sylirie që i qorruam vetë

Tetovë, 15 mars 2001

PËSHPËRIMË DYZETMOTESH

Mulla Jahës

në hapsira lirie i nxirnin një lagje njerëzishende pa dhënë dritë dielli i përtypnin

kur erërat e ftohta tundnin flamurinme ta ngroheshim krahëve të Sharrit

shikimin e kishin qepur mbi Shqipërizhgjëndronin ëndrrën

kur një hingëllimë kalëtroje çeli ndër tanë pëshpërimë dyzetmotesh u bronzuan

pranverat zgjoheshin nga kollitja e tyre

RILINDI PAS FITORESAzem Shkrelit

kthesave të ashtit të historisështatvargjesh sogjonte shpërndarënjërendinë psalmin Kosovëi fjalshëm feniks rilindietshëm pas fitoresvdekjen e vet të bukurilirisht ta tallë

fitorjahise e atijqë di të rilindet A.P.

Tetovë, 25. V. 1997

DEMANTUESIT KANË VDEKUR

të gjithë ataqë s’kanë qenë në Kala të Krujëspëshpërisin “Shqipëria një kafshatë”

kanë të drejtëkundërshtarët e Motit të Madhkaherë kanë vdekurKrujë, 1 janar 1991

MARATONA SHQIPTARE

Tiranënmë parë semaratonisti spartanAthinëndo ta shkeli atë ditëkur lajmin e rëniessë Mesjetës së ngelurdo ta shpie

vdekjen maratone do ta sfidojëetja e madhe për të soditurkurorën aq të priturtek lëshohet pasmbi visin tim

sa vjen e provokohetnë këtë krahMaratona shqiptare

Tiranë, 1994

Page 16: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

16/ E Diel,13 nëntor 2011nacional KRITIKË

Për romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” i Zija Çelës

METAFORA APOKALIPTIKE“Pasi ta lexojmë romanin “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” të Z. Çelës, do të shohim se gjithçka përplaset brenda dy rrafsheve të kundërta: realitetit dhefiksionit. Këtu është vështirë të përcaktohet deri në ç’masë është i pranishëm njëri dhe tjetri.”

Nga: Ahmet Selmani, Shkup

Mundësia alternative

Ende pa u futur në brendi për ta lexuar romaninmë të ri “Apokalipsi sipas Shën Tiranës” tëautorit Zija Çela, fillimisht ndodh një gjë e cilathuajse në mënyrë të vetvetishme na krijon njëpërqëndrim të veçantë. Fjala është për ballafa-qimin me titullin që e përmban kjo vepër, për-katësisht si një përshtypje formale që na ngjal-let nga struktura e dyfishtë e tij, me ç’rast atypër aty mund ta përkapim si një mundësi alter-native për të bredhur lirshëm në rrafshin kugërshetohen ngjarjet. Pra, përveç titullit parë-sor “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, men-jëherë nën të autori e vendos edhe një titulldytësor “Kthimi i barbarëve”, me çka na e bëntë qartë udhën e mëtejme e cila shpie drejtmbarështrimit tematik e rrëfimor. Këndej, nëqoftë se shprehemi me fjalët e teoricienit Stan-ley Fish, del se në këtë mënyrë autori sikurmëton të krijojë një lexues të udhëzuar. Ose,thënë edhe ndryshe, në qoftë se shërbehemime fjalët e teoricienit tjetër, Eruin Uolf, mbasemund të themi se autori mëton një lexues tëparashikuar.Dhe simbas kësaj logjike ngjet sikur Z. Çelaarrin ta ofrojë të paktën edhe një qasje tjetër-fare për leximin e romanit të tij, domethënë sinjë gjasë të mundshme për perceptim herme-neutik. Porse ndjesia e këtillë paraprake assesinuk mbyllet vetëm me këtë, përkundrazi, aq mëtepër hapet kur e shohim atë në vazhdim tekthotë: “Nëse ky titull ju tremb, ju ftoj të gjenivetë një tjetër, por pas leximit të librit”. Në fakt,nga kjo thënie nënkuptohet se, përveç leximittë zakonshëm që mund të paramendojmë, au-tori e grish atë për të marrë pjesë edhe nëemërtimin ose riemërtimin e veprës së tij, ashtusiç do të ndihej ai më mirë pasi ta ndërtonte njëqëndrim vetanak për statusin e tekstit.Thjesht ai tregohet i gatshëm që ta ftojë atëkryeheras, me një zemërgjerësi ose me njëdëshirë, për t’u vënë në një rol të ndërdijshëmkrijues, gjithsesi me atë parandjenjë dhe besimse ashtu po i dhuron liri më të madhe përjetuesee përkufizuese njëherësh, me qëllim që t’ia dalëzbërthimit të romanit sipas bindjes së tij tëmëvetësishme. Dhe, duke e analizuar nga njëkëndvështrim i këtillë, gjithnjë na lë të hamendë-sojmë se lexuesi është pjesëmarrës i ngjarjeveqë trajtohen aty, është një bartës i drejtpër-drejtë ose i tërthortë i tyre. Kjo do të thotë se Z.

Çela paraprakisht e nis ecurinë e këtij romani sëbashku me lexuesin e vet, duke u identifikuar metë ose duke i dhënë mundësi të njëjta kontekstu-alizuese. Prandaj s’kemi si të mos e pandehim sinjë paralajmërim të qartë se strukturën e tekstit aido ta bëjë të hapur dhe të disponueshëm për çfarë-do interpretimesh të ndryshme.

Realitet apo fiksion

Pasi ta lexojmë romanin “Apokalipsi sipas ShënTiranës” të Z. Çelës, do të shohim se gjithçkapërplaset brenda dy rrafsheve të kundërta: reali-tetit dhe fiksionit. Këtu është vështirë të përcak-

tohet deri në ç’masë është i pranishëm njëri dhetjetri. Rrëfimi nis me përgatitjet e një dasme; Ars-en Hoti e marton të birin Dorianin, por e përjetonnjë sulm në zemër dhe gjithçka shndërrohet në zi.Pas këtij, vargazi ndodhin edhe tragjedi të tjera;një aksident në rrugë ku e pësojnë disa personatë tjerë, si dhe katastrofa në njërën nga diskotekatmë të mëdha të kryeqytetit ku vdesin 173 veta.Pra kjo është tablloja reale me të dyja anët e mund-shme; me gëzimin dhe pikëllimin, me jetën dhevdekjen. Dhe në shikim të parë këtë e percep-tojmë si një gjë konkrete dhe tokësore. Ndërkaq,më pastaj e vërejmë se ndodhitë e tjera shndërro-hen në fiksion të mirëfilltë; i vdekuri Arsen Hoti,si dhe të gjithë të tjerët, sakaq fillojnë të kthehennë mesin e të gjallëve. Pra duket se kemi të bëjmëme një kthesë të befasishme, ku realiteti shndër-rohet në fantazi. Dhe akti baladik i ringjalljes sëkëtillë paraqet një ndërtim grotesk, sepse i kaloncaqet e trillesës së rëndomtë dhe arrin deri nëshkallën më të lartë që ka të bëjë me rremtësinëkrijuese, madje duke marrë edhe përmasa të jash-tëzakonshme imagjinative. Kjo ecejake rrëfimoree cila vazhdimisht na shpie nga rrafshi real në atëfiktiv, zhvillohet krejt natyrshëm, me një forcë tëveçantë dhe të mahnitshme, gati si me mitin ekthimit të Persefonës nga Hadi, ose me atë të Or-

feut që zbret në mbretërinë e vdekjes për tamarrë Euridikën, ose me atë të ngritjes së Kon-standinit nga varri për t’ia sjellë së ëmës Do-runtinën, ose me atë të ringjalljes së famshmebiblike të Jezu Krishtit, ose edhe me atë të ring-jalljes kuranike. Kështu lind një dualizëm i thek-suar; të vdekurit bashkohen me të gjallët, sinjë idil morbid ose si një nekrolatri e çudit-shme. Prandaj, si rezultat i kësaj zhduken tëgjithë kufijtë që ekzistojnë midis reales dhe ire-ales, midis të vërtetës dhe shllimit. Në njërënanë e shohim se janë të gjallët që i kërkojnë tëvdekurit dhe, në anën tjetër, janë edhe të vde-kurit që i kërkojnë të gjallët. Pra ekziston njëvartësi e ndërsjellë afruese dhe jo përjashtuese.Ndaj shpesh i ndeshim personazhet teksaklithin me dhembshuri: O Zot, ne s’mund tërrojmë pa të vdekurit, na i kthe patjetër! Madje,edhe atëherë kur befasohen me kthimin e tëvdekurve, përgjigjja e tyre vjen sa çel e mbyllsytë: Mos ki frikë, unë s’jam as i pari dhe as ifundit që ngrihem së vdekurish. Kështu fenom-eni i vdekjes aty rëndomtësohet dhe normali-zohet. Pra detyrimisht jeta dhe vdekja ecindoradoras drejt një rrezgu të caktuar. Për këtëarsye Tirana e zakonshme bëhet Shën Tirana.Kjo shkon aq larg sa edhe kënga “O sa mirë meqenë shqiptar” këndohet në mënyrë të modi-fikuar “O sa mirë me vdekë në Tiranë o-heeej”S’do mend kjo është vetëm njëra fazë e ple-ksjes komike e tragjike të këtyre ngjareve,ndërkaq faza tjetër që pason sjell një trans-formim rrënjësor e të kundërt. Pra është shumëinteresante se si rrjedh bashkëjetesa e mande-jme e këtyre dy kategorive njerëzish. Në fakt egjithë kjo dalëngadalë bëhet një fërkim i ash-për, i cili po ashtu i kalon të gjithë kufijtë evërtetë dhe të fytyruar. Malli për të vdekuritbëhet neveri, dashuria bëhet urrejtje, sinqeri-teti bëhet dyfytyrësi, qetësia bëhet trazim, be-simi bëhet dyshim etj. Me një fjalë, gjithçkashndërrohet në demofobi, ose nekrofobi. Gjithëai rirreshtim i kundërt që krijohet, nxjerr në pahshumë gjëra groteske; tani të vdekurit fillojnët’i quajnë barbarë, ndaj shprehin edhe dyshiminse ringjallja nuk ishte punë e Zotit, por e Djal-lit. Në këtë mënyrë ndizet kushtrimi për tambrojtur shenjtin e tyre Tiranën. Nga kjo sho-him angazhimin e përgjithshëm për luftë ndajnjëri-tjetrit, përdorimin e pushtetit me të gjithamjetet e veta, me ushtrinë dhe policinë, meanalistët dhe mediat, me institucionet dhe sho-qatat etj. Konteksti i këtillë alegorik na shpie tenjë luftë vëllavrasëse, ndërpartiake, ndërkra-hinore, ndërdialektore etj. Në qoftë se në këtërast e abstragojmë jetën dhe vdekjen nga kup-timi i saj real, atëherë në roman mbetet vetëmlufta absurde brenda njerëzve të një gjaku qëjanë në gjendje të lëfaren për shkak të egoizmittë skajshëm. Kështu autori arrin të ndërtojënjë alegori kontekstuale shumë të fuqishme përrealitetin e trazuar shqiptar, duke u përqëndru-ar kryekëput vetëm në Tiranë, aty ku zhvillo-het jeta dinamike përplot me kundërthënie eanarki të llojllojshme. Numri i madh i person-azheve që shfaqen aty na krijon ndjesi aq tëthella për njerëz e personalitete konkrete që narrethojnë, sa përnjëmend është mahnitëse. Përg-jatë leximit gjithmonë personazhet e trilluara i

përfytyrojmë si figura të gjalla që janë pjesë epërditshmërisë sonë. Në këtë mënyrë shihet seautori nuk e kursen asnjërin prej tyre, që nganjerëzit më të thjeshtë e deri te krerët më të lartëtë pushtetit. Me këtë shembëllen sikur përpiqettë paraqesë një tërësi gjithëpërfshirëse, me qëllimqë ta gjejë veten secili lexues.

Metafora apokaliptike

Duke e krijuar këtë rivalitet marramendës e tëfrikshëm në mes të gjallëve dhe të vdekurve, aishpalos një luftë të pakompromis për ekzistencë,e cila merr edhe përmasa të gjera apokaliptike.Në fakt fjala biblike apokalips, ajo kuranike ki-jamet, ose ajo e përngjitur apokijamet, shndër-rohen në një metaforë shumë të fuqishme dra-matike. Kjo do të thotë se janë pikërisht njerëzitata që e krijojnë këtë psikozë për fundbotën ellahtarshme kundër njëri-tjetrit, andaj gjithnjë emë tepër edhe jeta i shembëllen vdekjes, dheanasjelltas, vdekja i shembëllen vetë jetës. Kybarazim i çuditshëm që e bën autori është njëtendencë e theksuar për ta vënë në sprovë njeri-un me vetveten në kuptimin e ngushtë ekzisten-cial. Fryma kaq e ashpër që e përshkon gjithëromanin lind fare haptas midis njerëzve, të cilët ehumbin arsyen e shëndoshë për gjithçka. Qënd-rimet e egra ndërmjet grupeve krijojnë edhe pam-je të kundërta; Shën Tirana tani quhet Tiranabarbare. Polarizimi është demaskim, armiqësiaështë vetërrënim, psikoza është vuajtje. Pran-daj, edhe metafora apokaliptike është ilustrim tip-ik për Tiranën e cila vazhdon ta hajë vetveten;aty secili lufton kundër secilit gjoja në emër tëshpëtimit, por në fakt atë vetëm e shpiejnë drejthumnerës fatale. Aty as njeriu nuk ngjan si njëqenie normale dhe e qytetëruar, e lëre më push-tetari që bie në sy më tepër me veprimet destruk-tive. Fundbota e shpallur aq zëshëm është kron-ikë e paralajmëruar markesiane; para se të bëhetrealitet, është frymë që paraprin drejt kësaj.Apokalipsin e prodhojnë të gjithë ata që epërhapin frikën e paqenë kolektive. Ndaj pyetjaapokaliptike Quo vadis Albania që shtrohet bren-da romanit, mbase në ndërdije e merr edhepërgjigjen me përmbajtje të njëjtë. Kështu ZijaÇela e vë në sprovë gjithë ndërgjegjen shqiptaree cila, mbi të gjitha, duhet të fillojë në mënyrësimbolike nga Tirana për t’u shtrirë gjithandejnë hapësirën etnike. Nëpërmjet tekstit letrar, aikrijon edhe rolin e misionarit. Mbase është indërgjegjshëm se arti mund të ndikojë nëvetëdijen e lexuesit. Romani i tij, me strukturëntekstuale dhe nëntekstuale që ka na mundësontë bredhim nëpër botën imagjinative të autorit,por gjithnjë me përfytyrimin për realitetin tonëaktual. Kështu na jepet mundësia që ta bëjmënjë rikontekstualizim të romanit, siç do të thosh-te teoricieni francez Pol Riker. Ne këtë aspektsecili mund ta gjejë vetveten, ta ndiejë e ta përje-tojë në mënyrë artistike. Thjesht romani“Apokalipsi sipas Shën Tiranës” i Z. Çelës ësh-të një totalitet i realitetit, siç do të mund ta quanimme këto fjalë të Hegelit. Është një gjëmë e madhekolektive e cila kërkon ndihmë nga njerëzit mearsye të shëndoshë. Kështu autori na e krijonnjë ndjenjë distancuese nga e keqja apokalip-tike që ka pllakosur.

Page 17: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional17/ E Diel,13 nëntor 2011 PROZË

BABASI - 2NDERTIME - PRODHIME - INERTE

BASHKIM BABASIPresident

Tel: 056323445 Cel: 068 20 56 647E-mail: [email protected]

Plazhi nudoTregim nga Sulejman Mato

Kisha ëndërruar prej kohësh ta vizitoja këtëqytet. Nga vitet e kaluara unë ruaja histori tëtrishta keqtrajtimesh , mirëpo, qysh në postënkufitare kuptuam se diçka kishte ndryshuar mi-dis dy shteteve fqinje. Përfundimisht u bindakur sportelisti i hotel “Albatros”na buzëqeshipërzemërsisht sa na pa duke hyrë me çanta nëduar,:” Urdhëroni! Jeni të mirëpritur!...Ja çelë-sat. Dhoma 104. kati i shtatë. Ju kemi dhënë njëdhomë me pamje nga deti.” Ne ishim dy poetëtë ftuar nga Shqipëria në takimin e poetëve ball-kanikë në kalanë e Ulqinit, me shtëpitë kulla tëstilit venecian. U ngjitëm lart, me ashensor,hymë në një dhomë plot dritë dhe flakëm çan-tat mbi krevate, duke bërë në këtë mënyrë dhezgjedhjet tona. Kur dola në ballkon pata ndjes-inë që ndodhesha në Sarandë. Ngjashmëriamidis dy qyteteve bregdetare më krijoi një gjend-je lumturie të heshtur.Miku im, Sandri, që ato ditë do të festontepesëdhjetë vjetorin e lindjes, ishte tepër i emo-cionuar. Shtatë vjet i kishte tretur nëpër burgjete Shqipërisë dhe kishte dalë shëndoshë e mirë,me amnistinë e vitit 1982, me një problem pros-tate, atë vit kur Mehmet Shehu vrau veten. (uvra apo e vranë?) Nga vitet e burgut ai mbantemend vetëm gjashtë muajt e hetuesisë. Hyr edil, nga biruca në zyrën e hetuesit, në mëngjes,në mesnatë, duke dëgjuar të njëjtin refren:”Mekë ishit atë natë? Çfarë të tha? Çfarë i thatë ? Poai? Po ajo? Po ky? Po kjo? Mustaqet e preraspic si të Hitlerit, i kishte në kujtim të atyre ditëvetë frikshme. Si doli nga burgu mësoi të fliste

pak dhe të shihte punën e vet si disenjator iMjeteve Mësimore..Të këndellur në ballkoninlozhë na dukej vetja sikur e shihnim detin nganjë lartësi avioni. Ishim nisur nga Tirana nëorën tetë, dhe në mesditë kishim përfunduar nëatë liman paqeje dhe qetësie, nën zagushinë editëve të gushtit. * * *Sandri zbriti gjer poshtë, në verandën e hotelit,unë ndeza televizorin e dhomës , riti im i zakon-shëm për të parë lajmet. Më pas zbrita dhe unë, e kërkova Sandrin në verandën ku shërbe-heshin pije freskuese dhe te kafja e madhe.Ndërkohë sportelisti i hotelit ma bënte medorë:”Atë shoçin kërkoni? Ka shkue në det.”Zbrita rrugës me asfalt, qarkuar me pisha breg-detare, s’ po gjeta asnjë dhiare të më çonte nëdet. Sa nuk u përplasa tek një tabelë e shtrem-bëruar e ngritur buzë rrugës, ku ishte shkruarnë një copë kompesatoje me ca germa shkar-ravinë: “Plazh nudo”. Nudo në Ulqin?! Për njëçast u befasova. A thua ta gjeja atje dhe San-drin? Dhe pse nga dhoma doli pa rrobat e ban-jës, do të ishte bërë kureshtar për të parë femranudo. Si vjen puna! thashë me vete.-Të niseshme gëzim drejt një takimi poetik dhe papritur tëpërfundosh në një plazh nudo. U josha dhe vetnga një përfytyrim lakuriqësie. Ja pse ne poet-ëve na duhet përfytyrimi.. Në fakt isha kuresh-tar, nuk kisha parë kurrë një plazh me njerëzlakuriq, gra dhe burra me hallate jashtë. Pa tëzbres dhe unë ,mendova, të shoh ç’bëhet atjeposhtë. Justifikimi ishte gjetur: “Në kërkim tëSandrit. “Kureshtar por dhe me një ndjenjë tur-pi, rrëshqita nëpër një tërthore të mbuluar mepisha të reja, dhe ja, papritur m’u lëbyrën sytënga një ndriçim i fortë dielli përzier me miliardaluspash deti. Mbi pjerrësinë e ca pllakave tëmëdha i kishin kthyer shpinën rrezeve të diellitca qenie njerëzore që në pamje të parë ngjaninme foka të ngjallura. Te një femër plot tule qëdilte nga deti, më tërhoqi vëmendjen leshi i kuqte ai vendi që s’thuhet... Sandri më buzëqeshtenga një zgavër uji llokoçitëse duke ma bërë medorë. Kapërceu midis fokave me ca lëvizjedjaloshare dhe më erdhi pranë: “Zhvishu shpejt“ -më tha gjithë gjallëri. Uji është i shkëlqye-

shëm!?” Sikur unë e kisha hallin te temperaturae ujit të detit.”Mos ki turp. Këtu të gjithë lakuriqjanë. “Pranova të shkoja pas tij duke menduarse nuk do të zhvishesha plotësisht. Ndërkohëqë po zhvishesha për t’u futur në det, së bashkume Sandrin, se nga erdhi një pallosh i gjatë dhe,me një shqipe copë-copë, më qortoi zë ulët: “Pos’ ke ndërmend të heqësh të mbathurat, largo-hu! “ Hodha një shikim rreth e rrotull , vura re qëaskush nuk e kishte mendjen tek unë dhe u qetës-ova. “ Mësohesh. Dëgjo mua. -Më fliste te veshiSandri.-Vetëm në fillim të bën përshtypje, më pass’të bie ndërmend nëse je i veshur ose lakuriq.Ja, shihi të tjerët.”Edhe pse askush nuk u tregua kureshtar përlakuriqësinë time, nuk ndjehesha mirë. Më pasvëmendja u shpërqendrua në biseda të ndry-shme. Dhe ai, Sandri, ku e gjeti vendin dhe ko-hën për të më treguar histori me burg. Imagjino-ni dhe ju, dy njerëz lakuriq të bisedojnë për jetëburgjesh , ndanë llokoçitjeve të valëve, pranëdy grave të bëshme dhe një vajze brune që... s’më lë etika t’ua përshkruaj me imtësi gjithçkapashë me sytë e mi, në ato çaste. Veshët te fjalëte Sandrit e mendja në të tjera hapësira. S ‘ kishteasgjë për t’u çuditur, nëse ca qenie njerëzoreishin kthyer të shijonin njeriun në krijimin ebotës, në epokën e Adamit dhe të Evës. Ja kësh-tu, Adami me Evën, do të jenë shtrirë lakuriq,pranë madhështisë së detit. Me këmbët e zhytu-ra në ujë , qëndronim veçuar të tjerëve.. Unëisha kureshtar të dëgjoja ndonjë fjalë shqip, përtë marrë vesh nëse plazhe të tilla frekuentoheshinprej shqiptarëve. “ A e di ti?- tha Sandri, ndërsakisha përhumbur shikimin në sfondin e mjegullttë detit,- Hetuesi im, në një nga seancat më kalexuar një poezinë tënde.” Ktheva sytë dhe epashë me çudi . Si janë njerëzit! Këmbët në dete mendjen njëzetepesë vjet të shkuara. * * *Kur bie mbrëmja me një Hënë mesdhetare, tëargjendtë, sipër kullave të saj, kalaja e Ulqinitduket si një qytet mesjetar. Ato çaste të pahar-ruara, kur ne u ngjitëm në skenë njëri pas tjetrit,për të deklamuar poezitë tona, unë i përcolla menjë ngazëllim të veçantë. Ne ishim ambasadorëte parë të asaj miqësie që kishte nisur të rilulë-

zonte midis shteteve ballkanike. Fillimisht nëskenë u ngjit Sandri , iu bë një pritje madhësh-tore, sikur në skenë të ngjitej vetë Mesia. Kish-in marrë vesh që kishte bërë tetë vjet burg dheishte poet disident. Sandri deklamoi një poezime burg, kinse e kishte shkruar në qeli. Më pasnuk e pyeta nëse deshi të na mashtronte tëgjithëve atë natë , për t’u bërë dhe më ilavdishëm. Unë deklamova një poezi me kufijshtetesh. Më pas në skenë u ngjit një poeteshënga Kosova , veshur me ngjyrat e flamurit, kuqe zi, bionde, e shëndetshme, e gjallë dhe e çlirët..Ajo deklamoi një vjershë dashurie. Më pas nëskenë u ngjit një poet nga mali i Zi, i gjatë sas’bëhet. Ai deklamoi një poezi të rimuar me katërvargje, më bënë përshtypje vargu i dytë me tëkatërtin që rimonin me fjalët :”merd” dhe smjert”.U përcoll me duartrokitje të thata, mbase nga qëshumica e spektatorëve ishin shqiptarë. Nga tëgjithë poetët dhe poeteshat e saj mbrëmjeje,vëmendjen ma tërhoqi poetesha nga Shkupi, ungjit në skenë me frikë, kish mbështjellë kokënme një shami ngjyrë vjollcë kokës, duke lënëjashtë vetëm fytyrën dhe sytë Mbas darke ishimftuar të gjithë në darkën e mirëseardhjes, nërestorant “Albatros”. Surpriza e asaj mbrëmjejetë paharruar ishin sërish dy poeteshat, me tëcilat na ra shorti të darkonim së bashku në tënjëjtën tavolinë. Biondja prishtinase erdhi eveshur krejt ndryshe, ndërsa poetesha nga Sh-kupi nuk e kishte ndryshuar veshjen. Qysh nëprezantimin e parë unë e kuptova që dy poete-shat kishin një mentalitet të ndryshëm për jetën.Poetesha e mbështjellë me shami e cila erdhidhe m’u ul pranë me një mirësjellje të heshtur,studionte për teologji. E quanin Lule. Fliste pak.Preferonte biseda serioze. Poeteshën prishti-nase e quanin Mediha, shkurt Medi. Jeptelëndën e letërsisë në një gjimnaz të Prishtinës,ishte ndarë nga i shoqi prej gjashtë vitesh, je-tonte në një apartament në qendër të Prishtinëssë bashku me dy vajzat gjimnaziste. Më pa, kurSandri me atë paturpësinë e tij, nisi të tregojënjë barsoletë tepër banale ajo ia krisi gazit me zëtë lartë. “Qenka dora jonë. “ Në sektorin e bar-soletave Sandri e ndjente veten zot të tavolinës.Tregoi me zë të lartë dhe një të dytë , më banalese e para, dhe një të tretë... Ai trego e ajo kuku-riste me lot. Unë dhe Lulja si dy njerëz seriozë ,atë mbrëmje e kaluam me biseda serioze, bised-uam dhe për ditën e fundit Kiametit. Unë e py-eta atë, se si e përfytyronte ajo zotin. “Zoti ësh-të një inteligjencë supreme brenda nesh.- thaajo. Më pas shtoi: Nuk i fshihesh dot. Vetëmasaj nuk i fshihesh dot.” Nuk e kuptova dot psenë fillim shqiptoi Zotin,(mashkull) më pas tha“asaj”? Të ishte fjala për “inteligjencënsupreme”?Veç për t’i bërë qejfin, unë...

(Vijon në nr. e ardhshëm)

Page 18: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

18/ E Diel,13 nëntor 2011nacional STUDIM

1 vjetori ndarjes nga jeta të poetit të shquar

Din Mehmeti, poeti që sfidoi kohërat“Poezia e Din Mehmetit është një poezi e brumosur nga tema dhe motive të shumta, të cilat poeti i shpalos dhe i integron në vargjet e tij. Lindja, rritja dhezhvillimi i tij si njeri dhe si poet, në një ambient plot traditë qëndrese, atdhetarie dhe bujarie, bëri që poezia e tij të dominohet nga motivi patriotik.”

Nga: Besim Muhadri

Din Mehmeti ( 7 maj 1929-12 nëntor 2010) ështënjëri ndër poetët e rëndësishëm të letërsisë sonëbashkëkohore. Ndonëse kishte filluar të shkru-ajë shumë kohë më herët, Din Mehmeti poezinëe tij të parë e botoi në vitin 1949, ndërkaq mevëllimin e parë poetik Në krahët e shkrepave aiprezentua në vitin 1961. Rrugëtimi poetik i këtijkrijuesi nuk do të ndalet për gjashtëdhjetë vjetme radhe, deriosaq mbylli sytë përgjithmonëmë 12 nëntor të vitit 2010 në moshën 81 vjeçare.Poezia e tij gjatë këtyre viteve ishte dhe mbetiushqyese shpirtërore e brezave që u bënë bar-tës të proceseve të rëndësishme politike e sho-qërore si dhe të luftës për liri në Kosovë. Poe-zia e Din Mehmetit, ashtu sikurse edhe vetëautori i saj, është e mishëruar me fatin dhe his-torinë e njeriut të këtij trualli. Bote vështrimidhe botëpërjetimi i tij është ai i një poeti lirik, qës’mund të qëndrojë indiferent ndaj asaj qëndodh përreth, duke e inkuadruar unin e vet nërrjedhën e ngjarjeve, të fenomeneve dhe rre-thanave shoqërore-historike.Librat poetikë të Din Mehmetit, në çdo kohë,kanë zgjuar reagime estetike, ndërkaq, dalja etyre në dritë ka qenë një ngjarje e rëndësishmeletrare në Kosovë. Ai bashkë me Fatos Arapin,Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë, Azem Shkre-lin, Fahredin Gungën, Rrahman Dedajn etj. (sibrez i poetëve të viteve gjashtëdhjetë të shek-ullit XX), por edhe shumë poetë të tjerë të gjen-eratave më të reja, përbëjnë një visar të paçmuartë poezisë sonë bashkëkohore.

Pa emrin e Din Mehmetit historiae letërsisë sonë do të ishte e varfër

Din Mehmeti që në fazën e hershme të krijim-tarisë së tij ka zgjuar interesimin e kritikësletrare. Se interesimi i kritikës letrare për veprënpoetike të Din Mehmetit ka qenë i madh dheshkrimet për të janë bërë në mënyrë sistema-tike, këtë e tregon edhe vargu i gjatë i kritikëveqë kanë shkruar për veprën e tij, shkrimet e tëcilëve për këtë poet kanë qenë dhe janë nga më

të ndryshmet, duke filluar nga recensionet e derite studimet e gjata, më të thella. Poezia e këtijpoeti ka qenë objekt i vazhdueshëm i temave tëdiplomave dhe i temave të magjistraturave tëstudentëve, ndoshta jo vetëm në Universitetine Prishtinës. Siç e vërejmë, në vlerësimet e bëranga studiues e kritikë letrarë, rezulton se poeziae Din Mehmetit është një poezi e konotacion-eve të thella filozofike, por edhe ideoestetike,ndërkaq autori i tyre njëri nga poetët e rëndë-sishëm të poezisë sonë më të re. Mund të thu-het me plot të drejtë se kritiku i parë i veprës sëtij ka qenë doajeni i letërsisë shqipe që krijohetnë Kosovë, Esad Mekuli, atëbotë njëri ndër re-daktorët e parë të revistës letrare të vetme nëatë kohë në gjuhën shqipe “Jeta e re”, këshillate të cilit poetit iu bënë një udhërrëfyes i përher-shëm për zhvillimin e talentit të tij krijues.Ndërkaq, Hasan Mekuli në vështrimet e tij jepnjë pasqyrë reale për kapacitetin krijues të këtijpoeti, madje edhe duke qenë kritik ndaj ndonjëlëshimi apo pakujdesie të poetit. Kritiku letrar emë vonë historian i letërësisë, akademik RexhepQosja, Din Mehmetin e cilëson si një poet i cili“nuk dëshiron ta zhveshë poezinë nga misionishoqëror e as ta tjetërsojë prej njeriut”, por edhesi një nga poetët shquar të letërsisë shqipe, paemrin e të cilit historia e saj do të ishte më evarfër për një vizion, për një disponim, për njëshprehje dhe për një ndjeshmëri autoktone.Duke qenë njëri nga studiuesit që në mënyrë tëvazhdueshme ka përcjellur krijimtarinë poetikegjithëshqiptare, prandaj edhe krijimtarinë poet-ike të Din Mehmetit, prof. dr. Agim Vinca pohonse “poezia e Din Mehmetit është një këngë egjatë, në variacione, për rëniengritjet e njerëzvetë këtij trualli gjatë shekujve”. Madje ky studi-ues, duke analizuar në shumë aspekte poezinë eDin Mehmetit, konstaton se “poezinë e D. Me-hmetit e karakterizon në radhë të parë frymëzimii sinqertë dhe përjetimi i thellë - në plan të nd-jenjës dhe emocionit dhe rrëfimi dramatik e se-mantika e pasur - në planin e shprehjes dhe tëekspresionit”.

Fazat e zhvillimit të poezisë së Din Mehmetit

Duke u bazuar në zhvillimin e Din Mehmetit,qoftë në aspektin kulturor, intelektual dhe natyr-isht çka është më parësore, atë poetik, krijimtar-ia e tij mundë të ndahet në katër faza: - Faza e parë (1949-1961), faza e dytë (1961-1981), faza e tretë (1981-2001) dhe Faza e katërt(2001-2010). Në fazën e parë Din Mehmeti përfaqësohet ngadisa poezi të shkruara para vitit 1949 dhe një tëbotuar në numrin e dytë të revistës letrare “Jetae re”, pastaj nga poezitë e botuara në përbledhjene përbashkët “Të resë sonë” 1957 dhe më bot-imin e përmbledhjes së parë “Në krahët e shkre-pave” 1961. Kjo mund të konsiderohet si njëfazë fillestare. Fazë e klithmave dhe e cicërimavetë para, të cilat më konsekuencën e atorit, do tëtejkalohen dhe autorin do ta fusin në rrugën embarë të afirmimit të tij.Fazën e dytë krijuese të Din Mehmetit e karakte-rizon numri i botimit të veprave, por edhe ngritjae cilësisë, ndonëse mund të ketë edhe ndonjëçalim në këtë drejtim. Din Mehmeti tashmë do tëbëhët emër i shquar i letrave tona. Është një

periudhë njëzetvjeçare, gjatë të cilës poezia eautorëve shqiptarë nga Kosova, e në këtë rastedhe poezia e Din Mehmetit arrin të depërtojëdhe të botohet edhe në Shqipëri, por edhe nëgjuhë të tjera. Ai laurohet edhe me shumë çmimekombëtare që ndaheshin në atë kohë. Gjatë kësajperiudhe boton vëllimet poetike: “Rinidiellore”.”Jeta e re”, Prishtinë 1966, Dridhjet edritës. “Rilindja”, Prishtinë 1969, Heshtja ekallur.”Rilindja”, Prishtinë 1972, Ora. “Rilindja”,Prishtinë 1974 dhe Ikje nga vdekja. “Rilindja”,Prishtinë 1978.Faza e tretë e zhvillimit krijues të Din Mehmetitështë një nga fazat më interesante, mëfrytëdhënëse, më e vlerësuar dhe, ndoshta, mëdramatike, e cila karakaterizohet nga botimi i sh-tatë përmbledhjeve me poezi, i disa përzgjedhjevepoetike, dhe i përkthimit të poezisë së tij edhe nëgjuhë të tjera, sidomos në gjuhët e popujve tëish Jugosllavisë. Në këtë periudhë poezia e DinMehmetit arrin kulminacionin e saj, duke e bërëautorin një ndër emrat më të shquar të poezisëbashkëkohore shqipe. Duhet veçuar librat poet-ikë: “Fanar në furtuna” (1981), “Fatin tim nuk enënshkruaj” (1984), “As në tokë, as në qiell”(1989), “Gjaku që këndon” (1993) dhe “Lumturiaështë mashtrim” (1999). Gjatë kësaj periudhe atijdo t’i botohen dhe ribotohen disa përmbledhjepoetike, qoftë në Kosovë, në Shqipëri, por edhenë vende të tjera. Poezia e tij do të përkthehetedhe në gjuhë të tjera.Faza e katërt është faza e fundit e krijimtarisëpoetike të Din Mehmetit, i cili përmbylli ciklinkrijues dhe jetësor. Një fazë ku autori nuk shqu-het për ndonjë ngritje cilësore, por as për ndonjërënie të ndieshme. Që do të thotë se kishte arri-tur të mbante një balans krijues. Gjatë kësaj koheai botoi vëllimet poetike: “Mos vdis kur vdiset’(2001), “Vërbim i bardhë” (2004), Prishtinë, “Zjarrii këngës” (2007), “Toena”, Tiranë dhe “Vajet eshiut”, postmortum (2010), Prishtinë. Mirëpopoeti në këtë fazë, që siç shihet, nuk është edhepa rezultate. Ai bën përpjekje që poezinë e tij talansojë sa më denjësisht gjithandej hapësirësmbarëkombëtare dhe më gjerë. Gjatë këtyre vitevekemi botimin e dy përzgjedhjeve poetike në Ti-ranë, “Klithmë është emri im”, Shtëpia Botuese“Toena”, 2002 dhe “Antologji personale” “Ora”,Tiranë. Ndërkaq, poezia e tij do të zgjojë kër-shërinë edhe te lexuesit dhe krijuesit francez. Nëvitin 2006 atij iu botua në Francë vëllimi me poezitë zgjedhura dhe të përkthyera nga francezja Eliz-abet Chabuel, me titull “Erdhi koha”.

Poezi temash dhe motivesh të shumta

Poezia e Din Mehmetit është një poezi e brumo-sur nga tema dhe motive të shumta, të cilat poetii shpalos dhe i integron në vargjet e tij. Lindja,rritja dhe zhvillimi i tij si njeri dhe si poet, në njëambient plot traditë qëndrese, atdhetarie dhebujarie, bëri që poezia e tij të dominohet ngamotivi patriotik. Nga motivi i luftës dhe i për-pjekjes për liri, por edhe nga shumë motive tëtjera që gërshetohen rreth temës së madhe tëatdheut. Mirëpo në poezinë e këtij poeti kemiedhe edhe një gamë të gjerë temash dhe motiveshtë tjera, siç janë tema e vendlindjes, tema e dashu-risë, tema e detit etj., të cilat poezinë e tij e bëjnëmë interesante dhe më të larmishme.

Njëra ndër shtytjet e para “që shprushi” shpir-tin e Din Mehmetit dhe e shtyri atë të bëhejpoet, madje poet të njohur të letërsisë së ko-mbit të tij, ishte pikërisht bukuria fantastike eBjeshkëve të Nemuna, në prehërin e të cilave aiu rrit dhe u zhvillua dhe në të cilat ai që nëmoshë të hershme të fëmijërisë dhe rinisë ka-lonte si bari gjatë stinës së verës me një pjesë tëfamiljes.Ky vizion epiko-lirik i jetës në natyrë, me tëveçantat e veta karakteristike, u bë gurrë e pa-shterrshme frymëzimesh fillestare për një numërpoezish, të cilat shpërthyen spontanisht ngashpirti i tij, duke sjellur me këtë rast tek ai ën-drrat e jetës së fëmijërisë. Këto poezi i botoi nëpërmbledhjen e parë Në krahët e shkrepave1 sidhe në disa botime të mëvonshme. Ishin këtopoezi që sillnin përjetimet e dikurshme të poetit.Poezi plot emocione të zjarrta me ngjyra të thek-suara të vendlindjes, poezi që padyshim përbë-nin identitetin dhe autencitetin e poetit.Mirëpo Din Mehmeti kishte një dashuri tëpërhershme ndaj këngës popullore, sidomosndaj asaj të zhanrit të epikës legjendare, me tëcilat qysh në fëmirjëi ishte takuar. Shumë prejtyre edhe i këndonte me kënaqësi të madhe.Kjo pasuri e pashterrshme e gjeniut popullor,duke përfshirë këtu edhe tregimet, përrallat,përrallëzat, legjendat, anekdotat, fjalët e urta,në atë kohë përbënte letërsinë e famshme tëfëmijërisë së poetit të ardhshëm. Ky ishte edheballafaqimi dhe njohja e parë e poetit me letëris-inë apo më mirë të themi poezinë popullore, jotë shkruar, por të kënduar e të interpretuar odaveshqiptare.Këngët e kaçakëve e sidomos këngët legjen-dare, të cilat flasin për luftërat e Mujit, Halilitdhe kreshnikëve të tjerë kundër kundërshtarëvetë tyre, që në atë kohë ishin këngët më tëkërkuara, ngase në to shprehej trimëria, durimi,mençuria, qëndresa, burrëria, stoicizmi, tradh-tia, por edhe besa, nderi dhe dashuria e kresh-nikëve tanë etj., u bënë një element shumë ifuqishëm frymëzimi edhe për poetin. Këtu kemitë bëjmë me një ndikim të fuqishëm, por shumëpozitiv të poezisë popullore...

Individualja dhe kolektivja në poezinë e DinMehmetit

Ç’është individuale dhe ç’është kolektive nëpoezinë e Din Mehmetit? Pra ç’është personaledhe ç’është e përgjithshme? Kjo është një py-etje që kërkon një përgjigje të gjatë dhe që mundtë artikulohet vetëm pas leximit të tërësishëmdhe të vëmendëshëm të poezisë së këtij poeti,të ngërthyer brenda kopërtinave të 17 vëllimevepoetike, sa ai arriti t’i botojë brenda një periud-he gjashtëdhjetëvjeçare.Shkrirja e individuales në kolektive te ky poetvërehet nga njëri libër në tjetrin. Apo më mirë tëthemi që nga libri i tij parë (1961) e deri tek ai ifundit (2010). Ajo është një poezi në të cilënderdhet shpirti i poetit. Duke nisur shtegtimin etij poetik, gjithnjë “në krahët e shkrepave” dheduke qëndruar shpesh pezull, “as në tokë as nëqiell”, Din Mehmeti rrugëton parreshtur, i bin-dur se do të bëjë diçka të mirë për popullin e tij,

(Vijon në fq. 20)

Page 19: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional19/ E Diel,13 nëntor 2011 PROZË

100Tregim nga Moikom Zeqo

Asnjë mendje njerëzore nuk e kap dhe nuk ezotëron dot pafundësinë e kalendarëve. Hapësira mund të konceptohet, por koha ësh-të e pamundur të konceptohet. Koha nuk kafillim. Ajo që quhet e tashme është një sulm ikohës pikërisht nga e ardhmja, e cila nuk ështësubstancë. Padukshmëria e lëvizshme e kohësnuk përballohet nga shqisat. Çdo minutë që shkon kinse quhet e kaluar. Por çdo e kaluar është më afër zanafillës. Duketse çdo e kaluar është më e vjetër por minuta qëvjen, duke mos pasur moshë, identifikohet mëshumë me infinitin sesa me kategorinë e së kalu-arës, të cilën e mitizojnë si histori. Të veçosh në kalendar 100 ditë, për t’i përcak-tuar këto ditë numerikisht është njësoj si tëmbash në pëllëmbë të shtrënguar erën.Në këtë hulli, me ngulm por dhe i paqën-drueshëm, po përpiqem të them diçka për 100ditët e fundit të perandorit të paharrueshëm tëRomës, Oktavian August. Çdo subjekt e ka një shkak. Shkaku pranohetpikërisht siç pranohet vetë nocioni i kohës, tëcilin ne nuk mund ta klasifikojmë.Perandori Oktavian Augusti pati një fat të madhnë histori. Ai qe nipi i Jul Cezarit dhe në moshëtë re kishte shkuar për të studiuar oratori, gra-matikë dhe filozofi, në shkollat e famshme tëApolonisë në Iliri. Në Apoloni Oktaviani kaloidisa vjet, i shoqëruar nga shoku i tij i jetës,Agripa. Rrinin gjithmonë bashkë. Të tjerët iquanin si vëllezërit Dioskurë. Mësuesit e Apol-onisë qenë diturakë të mëdhenj, por edhe ner-vozë dhe të rreptë. Ishin pothuaj që të gjithëpitagorianë. Në të gjitha shpjegimet e tyre thel-bi i gjithçkaje qe numri. Rendi i numrave për-bënte botën hyjnore të pakapshme plotësishtdhe deri në fund nga shqisat. Për filozofët apo-lonian format e perëndive në mermer apo nëbronz qenë shfaqje të ngathëta, aspak të përso-sura dhe të goditura, një konkretizim vulgar injë hyjniteti që nuk mund të bëhej vetëdije evdekatarëve të zakonshëm. Në Apoloni ishte dhe një observator për tëvëzhguar yjet. Fallxhori i këtij observatori qu-hej Theogen. Një ditë Oktaviani dhe Agripa shkuan tek Theo-geni. Theogeni qe një burrë i vjetër, afro 100

vjeç, me flokë dhe mjekër të thinjur, dhe i veshuri tëri me një klamida të bardhë. Kishte diçkakërcënuese dhe misterioze në pamjen e fallxhorit.Sytë i kish me dy ngjyra, njërin të kaltër dhetjetrin ngjyrë kafe. Agripa i kërkoi t’i tregonte tëardhmen. Theogeni, në mënyrë lakonike, me anëtë disa vargjeve plot metafora shumëkup-timëshe, i fallxhoi një fat të madh dhe tëlavdishëm. Agripa u ngazëllua. Oktaviani u step. Duke dyshuar në vetvete, krejti pasigurtë, Oktaviani mendoi se ndoshta fati itij nuk do të ishte aq i madhërishëm sa ai iAgripës. Por pas këmbënguljes së Agripës, Oktaviani uthye dhe i kërkoi Theogenit t’i tregonte se çfarëdo t’i ndodhte. Theogeni e pyeti për shenjënzodiakore të lindjes. Qe Bricjapi.Theogeni heshti. Pastaj e kapi një e dridhur dheu rrëzua përdhe para këmbëve të Oktavianit. Duart e tij gërryen dheun duke formuar shkro-njën C. Oktaviani dhe Agripa nuk po kuptoninmë asgjë. Fallxhori u ngrit në këmbë. Kish diçka tmerruese në sytë e tij. Tani sytë eTheogenit herë bëheshin që të dy të kaltër, dheherë të dy me ngjyrë kafe, ose syri me ngjyrëkafe bëhej i kaltër, ose syri i kaltër bëhej kafe.Mbasi doli nga ekstaza fallxhori tha qartë: “Ti jefati më i madh i Romës në të gjitha kohërat.”Oktaviani pa C-në e mbetur në tokë.Përpiqej të mos tronditej. Mendimet i vërshoninme furi. S’mbushej dot me frymë.Një ditë më pas, në portin e Apolonisë, në brig-jet e lumit Vjosa, erdhi një anije romake.Detarët i thanë Oktavianit se ungjin e tij, JulCezarin, e kishin vrarë pabesisht në Kapitol.Ushtarët veteranë të Cezarit kërkonin që Okta-viani të vinte menjëherë në Romë. Kështu nisi historia e atij njeriu që u quajt, përtë mos u harruar kurrë, si Oktaviani i Madh. Gjatëshekujve janë shkruar biblioteka të tëra për bë-mat dhe monumentet e Oktavian Augustit.Një thënie e vetë Oktavianit ka mbetur si njëpërmendore proverbiale: “Unë e gjeta Romënme qerpiç dhe e shndërrova në mermer.”Historianët kapen pas madhështisë. Kjo ështëe vetëkuptueshme. Kështu personazhet historikë formohen nëkujtesë sipas një procesi mitologjizues të pan-

dalshëm. Shumë pak flitet për botën ebrendshme, dobësitë dhe dilemat e këtyre per-sonazheve. Oktavian Augusti qe një perandor që mund tëquhet sipas një terminologjie të sotme, “njëmendje globale”. Mbas shumë vjetësh suksesesh dhe madhësh-ti e të pakundërshtueshme ndodhi një ngjarje.Para Kapitolit ishte vendosur një statujë viganee Oktavianit. Befas një rrufe që shkrepi në një qiell pa re goditistatujën dhe prishi germën e parë të emrit. Ora-kulli që u pyet për këtë i tha perandorit se pakësaj nuk do të jetonte më shumë se 100 ditë,një numër ky që tregohet me germën C. Por, vetëperandori do të hynte në këtë mënyrë në radhëne perëndive të pavdekshme, sepse pjesa e mbe-tur AESAR, që mbetej, në gjuhën etruske do tëthoshte Perëndi. Oktaviani e pranoi këtë shpjegim. U përgatit për ti kaluar 100 ditët e fundit të jetës. Atij iu kujtua germa C, që fallxhori Theogen ngaApolonia e Ilirisë kishte shkarravitur në tokë.Bëri një lidhje midis dy ngjarjeve.Kuptoi se nuk kishte dy skaje, as edhe një para-doks. Kuptimshmëria qe e qartë. Kuptoi gjithashtu se jeta e një njeriu nuk për-caktohet aq shumë prej gjallesës së tij por prejvdekjes. Midis jetës dhe vdekjes nuk kishteboshllëk.Nëse amshimi ekziston, është i kundërt meboshllëkun. Kronikat për 100 ditët e fundit të Oktavianit nukkanë patetikë. Madhështia nuk është e jashtme.Të dish paraprakisht se do të vdesësh pas 100ditësh nuk është as fatkeqësi, as fatalitet. 100ditët janë një numër i plotë. Shpirti pitagorik imësuesve të tij të dikurshëm në Apoloni tanidukej se zotëronte gjithçka. Ndoshta numratkishin lëvizur në qiej, në sfera abstrakte dhe tëpalëndëta, për të formuar pikërisht simbolin kry-eneç të alfabetit, germën C. Në të vërtetë 100 ditët e fundit të Oktavian Au-gustit nuk qenë aspak të bujshme, qenë ditë pabëma historike apo triumfe. Duke qenë ditë të zakonshme, gati monotone,këto ditë qenë absolutisht ditët më të rëndë-sishme dhe më të patjetërsueshme të perandorit. Oktaviani bëri një udhëtim për të parë brigjet eKampanias dhe ishujt pranë saj.Ai kaloi shumë ditë në Kapri, në një gjendjepushimi të plotë dhe në prehje. Trupi i tij kishte filluar të dobësohej, mezi ngri-hej në këmbë. Por mendjen e kishte të kthjellëtdhe të paqtë. Ai shkroi pa u ngutur testamentine tij. Ky testament i quajtur Res Gestae u gd-hend mbas vdekjes së Oktavianit në disa tem-puj të Romës. Më pas, nga rrënimi i kohërave,humbi teksti i këtij testamenti. Për habi, në vitin 1555, u gjet një kopje e tekstittë testamentit në latinisht në Antioki dhe mëpas një version grek i këtij teksti që u zbulua nëPisidia të Azisë së Vogël. Testamenti tregon qartë logjikën e një njeriu icili e kishte kuptuar se roli i tij kishte mbaruarpërgjithmonë.Por, u linte të afërmve të tij, ushtarëve , madjedhe skllevërve që i kishin shërbyer, gjithçka ngathesari.Çdo testament është mekanik dhe formal. Monedhat e arit dhe të argjendit, pronat që undahen trashëgimtarëve nuk mund të krahaso-

hen me lavdinë që la pas Oktavian Augusti, tëcilën ai nuk mund ta ndante tek asnjë ngatrashëgimtarët e tij ligjorë. Oktavian Augusti vdiq në shtratin e tij. Para vdekjes kërkoi një pasqyrë. U pa me të dhe me dorën e dridhur rregulloiflokëtPastaj urdhëroi që të vinin të gjithë njerëzit efamiljes, miqtë, personat më të fuqishëm të per-andorisë përpara tij.Ai i urdhëroi të bënin diçka të paparë ndon-jëherë. Kur të mbyllte sytë dhe të mos merrtefrymë të gjithë të duartrokisnin. Madje ai e bëri një shpjegim befasues. Ai po vdiste si aktori që mbaron së bashku merolin e tij për të mos bërë më ndonjë rol tjetër.Ai tha fjalët e paharrueshme: “Komedia mbaroi,duartrokisni miq!”.100 ditët e fundit të Oktavian Augustit askushnuk ka tentuar t’i përshkruajë hollësisht.Të gjithë e dinin se mbarimi i këtyre 100 ditëveqe i sigurt. Po a ishin vërtet këto 100 ditë thelbi i jetës tokë-sore të jetës së perandorit? Sa 100 ditë tilla në vite të ndryshme ai kishtekaluar nëpër beteja dhe ngjarje që ndryshoninhistorinë e të gjitha vendeve dhe popujve qëpërfshiheshin në historinë romake!A mund të ishin këto 100 ditë një formë teatrore,pra një shfaqje që fillon dhe mbaron duke res-pektuar pikërisht këto 100 ditë? A thua që 100 ditët përbënin dialogët dhe vep-rimet në skenë të një komedie në të vërtetë paasnjë subjekt?A ishte në këtë komedi monotone dhe të njëtra-jtshme perandori Oktavian Augusti kryeaktori?Këtë thagmë s’mund ta zhbirojë dot as mendja eShekspirit. Por a janë 100 ditët e fundit kaqshumë të ndryshme sesa cikli prej 100 ditësh qëpërsëritet pafundësisht në histori?Kush mund të bëjë dallime apo klasifikime tëvetëkuptueshme? Askush!Në fund të fundit 100 ditë në shekullin e Oktavi-an Augustit nuk janë aspak të dallueshme me100 ditë në kohën e Nabukodonozorit të Babilo-nisë por as 100 ditë të Jezu Krishtit përpara kryqë-zimit. Të gjitha 100-ditëshet në të gjithë shekujtdhe në të gjitha kohërat janë të njëjta, janë një-soj të barazvlefshme si numra dhe si rrjedhsh-mëri. Në kuptimin pitagorik rendet e numravembartin dhe shprehin më shumë hyjnitetin epamatë të së pakapshmes sesa kalueshmërinë eshkurtër njerëzore. 1999

Ditet

Page 20: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

20/ E Diel,13 nëntor 2011nacional ESSE

Bajrush Doda, këngëtari që pushtoi skenat e Kosovës , monografi nga Hasan Hasani

Kur këndonte Bajrush DodaAkil Koci: “Kur Bajrush Doda u gjend në lokalet e Radio-Prishtinë, ku duhej të incizonte këngën tashmë hit e shkuar hiteve:”Kablushëkuqe...” “Me dukej sikurkishte ardhur prej Olimpit, Akropolit apo Panteonit, dhe mendoja sikur ta kishin parë këtë burrë-rapsod krijuesit e antikitetit të lashtë grek, Sofokliu, Sokrati,Arsitofani, çfarë poemash e këngë të tjera legjendare do të kishte shkruar Homeri për të, poezi dhe pjesë dramash dhe tragjedish për këtë burrë të Dukagjinit, icili me zërin e tij, i dha këngës përjetësi dhe pozoi këngët tona folklorike që shënuan faqet me të shkëlqyera të këtij eposi muzikor.”

Nga Riza GREIÇEVCI

Për lexuesin e mirëfilltë, për studiuesin e pal-odhshëm, për hulumtuesin e vëmendshëm tëantropologjisë kulturore, për studiuesin e et-nologjisë historike të këngës popullore folklor-ike shqiptare, gjithsesi, botimi i monografisë“Bajrush Doda” të shkrimtarit, publicistit, ro-mansierit, tregimtarit, Hasan Hasani, shënon njëngjarje me rëndësi të shumëfishtë në letërsinëe sotme shqipe kosovare.Monografia”BajrushDoda”, që sapo ka dalë nga shtypi, për shumëç-ka është vepër madhore e dalluar nga simotrate veta, dhe për këtë vlerësim që e themi, kemiargumentet, faktet dhe dëshmitë e forta e tëpakontestueshme. E para: Përvoja e gjatë eHasan Hasanit në kopshtin e letërsisë shqipe,dhe botimi i më shumë se gjashtëdhjetë vepraveletrare gjinishë të ndryshme, a nuk e forcon qënë fillim besimin se kjo vepër madhore, intere-sante dhe me interes, vërtet tejkalon ato formatshabllone, kornizore të bërjes së vepravemonografike deri më tash, prandaj, e njëjtashëmbëllen në një biçim yrneku të veçantë përshumëçka për t’u mbajtur në mend. Po, në tëshkrim të shkurtër sikur nuk n mjafton hapësirapër të veçuar, qëmtuar, shkokëluar dhe shtrirënë rrafshin studimor, hulumtues dhe vlerësuestë gjitha veçoritë e një monografie gjithsesi të

veçantë, prandaj, këtu po reflektojmë vetëmdiasyresh:E dyta: Publicisti Hasani ende pa e filluar dhepa e mbledhur materialin për bërjen e kësaj ve-pre, vërehet mirë dhe qartë se ka bërë një për-gatitje serioze, kohore, një shtrirje dhe konceptreal për veprën, se zoti Hasani këtë vepër mad-hore dhe me vlera letrare, historike, folklorike tëvëna re, mbase nuk e shkroi sa për higjienën erritjes së numrit të veprave të botuara, por eveçanta e dorës së parë e kësaj vepre etnomuz-ikologjike, të këtij deti të trashëgimisë sonë kul-turore edhe të artit të këngës burimore shqipepa dyshim është fakti i studimit, mbledhjes sëmaterialit, maturisë profesionale letrare për tëmos rënë në një det historicizmi të thatë e banal,dhe e një pune, lexo: pesëdhjetëvjeçare e au-torit Hasan Hasani!Nga këtu lexuesi i palodhs-hëm, studiuesi dhe hulumtuesi i vëmendshëm itrashëgimisë sonë folklorike të këngës shqipepopullore do të ketë lëndë të mjaftueshme përstudim, hulumtim të mëtutjeshëm, jo vetëm i njëshembull i një korifeu dhe i një rapsodi të ëmbël,një zë i trashëgimisë së djeshme dhe i të sot-mes, një krua midis zemrës, historisë dhe këngëssë Dukagjinit të lashtë dhe heroik, një baba ikëngës folklorike, një abetare nga u nisen dhedo të shtegtojnë shumë breza rapsodësh meshkronjat e alfabetit të këngës burimore shqipe,të të madhit, Bajrush Doda.

Një jetë e tërë e shkrirë në këngëPër njerëzit e mëdhenj, thonë, se lindin tepërrrallë.Bajrush Doda legjendë e këngës rapsodikeburimore shqiptare në stilin : dukagjinçe!, do tëthoshte këngëtarja më e popullarizuar kosovare,Shkurte Fejza. E pëlqyer një anekdotë kineze,porosit: Po s’këndove një ditë, nuk i buzëqeshejetës gjatë një dite, ajo ditë shkon huq në kalen-darin e jetës tënde,o njeri! Por, jo, jo, rapsodiBajrush Doda dha një shembull të rrallë: Ai u bëroje e atdheut – me këngën, ai u bë nder i Duk-agjinit – me këngën, ai u bë pinjoll i tokës ar-bërore ku e gjeti djepin, diellin, fjlën, bukën e

ujin, dritën,aty ku e gjeti edhe margaritarin më tëçmueshëm në botë: këngën, në Dukasgjinin elashtë heroik. Doa me këngën u bë luftëtar i atd-heut, i traditave dhe i trashëgimisë popullore.Ai tërë jetën i shpalli luftë, dhe vetë qëndroi nëballë të asaj lufte kundër bastardimit, shembjese keqinterpretimit të vlerave shpirtërore e his-torike e gjeografike të atdheut nga analfabetet efolklorit, nga të padijshmit dhe të planetët ekëngës, të melodisë dhe të pasurive të lashtaIliriane e dardane të folkloristikës burimore pop-ullore, dhe kundër këtij bastardimi të vleraveetno-muzikologjike të gjakut arbëror . E veçantatjetër e vlerave të monografisë “Bajrush Doda”është jo përshkrimi i historisë së këngës, apo tëbiografisë së të madhit Bajrush Doda, por zotiHasani mjeshtërisht doli nga lëvozhga e ko-rnizave të ngurta shabllone dhe shkriu këngënnë histori, ashtu sikur korifeu Doda që tërë jetëne vet e shkriu në këngë e jo në histori, e puqidhe e ngjyrosi me koloritin e traditës së lashtëpopullore, me fuqinë e këngës popullore frymë-zoi shpirtin delikat të shqiptarit i robëruar nëtroje të veta, me këngën Doda lartësoi dinjitetine kombit, traditën dhe trashëgiminë kombëtare,ua përcolli brezave,i mbrojti to, me këngën sihistori e jo me historinë këngë. Pse publicistiHasani, për monografinë e tij, zgjodhi metodënmë interesante dhe, siç e thamë edhe më lart, ushqua me një të veçantë në mesin e brezit të tij,e ndofta edhe më larg, në bërjen e kësaj vepremuzikologjie, etno-muzikologjie, duke e shkrirëjo këngën në histori, por historinë e shkriu nëkëngë, ashtu siç bëri Doda, një rapsod legjendëdukagjinase. Kjo formë e bërjes së monografisëi ndihmoi shkruesit që më lehtë të rrezatojë mëbindshëm,më i qartë, më i lexueshëm, më i argu-mentuar tek kultivimi i vlerave etnomuzikoligjike,e këtë e arriti duke u ikur, siç thamë më lart,formave ngurore bastarde dhe të mërzitshmepa asnjë vlerë letrare ose dokumentare, porvetëm degë e degnaja e gjethe historie.Për Ba-jrush Dodën, shkrimtari Hasani thotë shkurt eshqip:Ai shkriu historinë në këngë! Një jetë të

tërë (të veten!) e shkriu nga historia, nga lashtë-sia, nga tradita, trashëgimia, etnosi, doke ezakone,i shkriu në këngë, e jo këngën në vetvet-en e tij, në rrjedha kohe.Nga këtu figurativishtdel dhe mund të shpërpallet besa edhe e vërtetë:Me këngën shumë herë rapsodët kanë trimëru-ar, frymëzuar dhe ndihmuar popullin e robëruarqë të vetëdijesohet, të mbush damarët me fuqi,guxim, vullnete dhe dashuri, dhe nga këtu mundtë thuhet se kënga është barabar me dashurinë,me burrërinë, me trimërinë, me shembuj të ve-prave madhore, por mund të merret edhe si armëshumëfish më e fuqishme se sa plumbi, më shun-gulluese se sa topi...

Në vend të përfundimit

Po interpretojmë fjalën e shkurtër të muziko-logut në zë kosovar, Akil Koci, kujtim nga ditakur Bajrush Doda u gjend në lokalet e Radio-Prishtinë, ku duhej të incizonte këngën tashmëhit shkuiar hiteve:”Kablushëkuqe...” “Me dukejsikur kishte ardhur prej Olimpit, Akropolit apoPanteonit, dhe mendoja sikur ta kishin parë këtëburrë-rapsod krijuesit e antikitetit të lashtë grek,Sofokliu, Sokrati, Arsitofani, çfarë poemash ekëngë të tjera legjendare do të kishte shkruarHomeri për të, poezi dhe pjesë dramash dhetragjedish për këtë burrë të Dukagjinit, i cili mezërin e tij, i dha këngës përjetësi dhe pozoi këngëttona folklorike që shënuan faqet me të shkëlqy-era të këtij eposi muzikor”. Në katërqind faqe tëkësaj monografie krejt ndryshe, lexuesit kuresh-tarë do të gjejnë gjithçka që lidhet me jetën dheveprimtarinë prej rapsodi të legjendës së këngësrapsodike popullore të Bajrush Dodës, deri teknjë tufë tekstesh të këngëve të moçme e të rejaqë shumicën i ka shkruar vetë Doda, dhe do tëbinden lexuesit se kjo vepër-monografi ështënjë sihariq, kontributi pamohueshëm, një vlerëme dobi të veçantë shkencore dhe hulumtueseshkruar gjatë hiç më pak se për pesëdhjetë vjetdora e publicistit e shkrimtarit të mirënjohur, zotiHasan Hasani.

Në foto: Bajrush Doda

(vijon nga fq. 18)...i cili kërkon më shumë ngaai, qoftë edhe përmes një fjale të bukur, përmesnjë rrëfimi të sinqertë dhe kuptimplotë. Dukeudhëtuar nëpër këtë shtegtim të gjatë, ai vazh-dimisht ka parasysh sakrificën e madhe të pop-ullit gjatë tërë historisë, “i cili këndonte edhekur gjendej në luftë”. Din Mehmeti, si askushtjetër, në poezinë e tij shpërfaq gjendjen e rëndëshpirtërore të njerëzve të vendlindjes, apo mëmirë të themi atë të shndërruar në një melankolitë thellë, në një akt shpesh edhe të zorshëm përtë gjetur shtegdalje. Por janë kënga dhe lahuta,pushka dhe krismat e saj, që shpesh i dalin nëndihmë jo vetëm njëra-tjetrës, por edhe njerëzvetë këtij trualli, që kacafyten me të keqën, mevuajtjën, dhimbjen dhe me çdo gjë që ngulfatpërspektivën. Poezia e Din Mehmetit, e kësajnatyre, është një poezi përmasash kombëtaredhe një zë i fuqishëm që shpërthen nëpër kohë.Në situata të rënda historike dhe në momentevendimtare poezia e këtij poeti shndërrohet në

një thirrje të hapur në luftë për liri.

Konceptimi poetik i qëndresës

Din Mehmeti është një ndër poetët më të an-gazhuar me probemet shoqërore, historike so-ciale dhe ekzistenciale. Duke qenë kështu aipadyshim se është njëri nga poetët e letërsisëshqipe, i cili tashmë ka krijuar një histori të mirë-filltë të shkrimit të poezisë së qëndresës.I lindur me dëshirën, siç shprehet ai në një poezipër të vdekur duke udhëtuar në shpirtin e pop-ullit të tij, Din Mehmeti përmes vargjeve plotrrezatime lirie dhe qëndrese, gjatë gjashtëdhjetëviteve të krijimtarisë ka skeduar një histori tëveçantë, historinë e Kosovës dhe të shqiptarëvetë një periudhe trazirash e konfliktesh asnjëherëtë ndriçuara deri në fund.Prandaj, poezia e Din Mehmetit me të drejtë ështëcilësuar edhe si “një histori e Kosovës, e shkru-ar në vargje...”2 Tematika e së kaluarës sonë his-

torike, në të cilën ngërthehen shumë problemeqë kanë të bëjnë me çështjen kombëtare, me fa-tin e keq dhe të ndrydhur të shqiptarit, të zhyturnë pellgun e gjatë të robërisë dhe të shtypjes,pothujase është ajo që mbizotëron poezinë eDin Mehmetit, e cila e bën atë që të jetë njëpoezi e përmasave dhe e rrezatimeve të mëdhakombëtare dhe e kërkimit të lirisë. Ajo shndër-rohet në një “biografi në vargje e njerëzve tëvendlindjes” dhe në “një dramë të vogël tëdramës së madhe sociale dhe historike”3, në tëcilat vargje shprehet dhembja dhe revolta e aku-muluar me shekuj, që është edhe një nga lajtmo-tivet e poezisë së këtij poeti. Kjo shihet edhe tepoema As nuk vdes as nuk jeton, me nëntitullinRënia e Ali Pashë Maxharrit në Gjakovë, poredhe të shumë poezi dhe poema të tjera të kësajnatyre...

PërfundimeDuke parë opusin krijues të këtij poeti, të gjitha

interesimet e tij tematike dhe motivore, të gjithashqetësimet edhe elaborimet poetike të këtijpoeti të shquar, të akumuluara në një periudhëkohore gjashtëdhjeçare, mund të konkludojmëse: Din Mehmeti ka një vulë të qartë: Atë të iden-titet të poetit që nuk rreshti së kënduari këngëne vendlindjes dhe të njerëzve të saj. Por poezia etij mban edhe vulën identitetit dhe të autentici-tetit të metaforës së qëndresës dhe të krenarisësë përhershme kombëtare, duke e bërë autorin esaj një poet të fuqishëm, që diti dhe arriti t’isfidojë kohërat. Në sajë të të të gjitha këtyre,Din Mehmeti mbeti sinonim i poetit të këngëssë qëndresës dhe të lirisë; I poetit të këngës sëbiografisë së kullave; I poetit të klithmave dhekrismave të vazhdueshme për liri të popullit dhevendit të tij; I poetit të metaforave të fuqishme,të cilat e shquajnë nga poetët e brezit të tij...

Besim Muhadri

Page 21: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional21/ E Diel,13 nëntor 2011

OPINIONOrganizatorët e Panairit të librit bëjnë pazar me ndjenjat tona kombëtare

Libra shqip dhe muzikë serbe“Për një komb krahas gjuhës dhe flamurit, libri është simboli i tretë më përfaqësues, më thelbësor. Prandaj është e padrejtë dhe fyese të nëpërkëmbeshlibradashësit shqiptar, kryesisht femijët shqiptar që kur i drejtohen një panairi libri, parasëgjithash kanë në mendje poezitë e Naim Frashërit, Fishtës, Mjedësapo Podrimjes për gjuhën shqipe. Unë jam njëri prej botuesve të rinj shqiptar dhe e njoh mirë biznesin e librit, por mendoj se është mekat ta trajtosh njëeveniment të tillë kombëtar vetëm si biznes. Autoritetet që japin lejën për organizimin e panaireve të tilla, apo edhe sponsoret qeveritarë, duhet të kërkojnëprojektet e plota të aplikimit dhe në rast devijimesh të tilla të bëjnë të ditur se nuk sponsorizojnë më evenimente që përfundojnë në ngjarje të shëmtuara apo meepisode antikombëtare.”

Nga Flamur Buçpapaj

Panairi i 14-të i librit, “Tirana 2011”, pavarë-sisht problemeve, risolli përseri në vemendjeçeshtjet e tregut të librit, afroi tek lexuesit njënumër të konsiderueshëm titujsh të rinj si dhebëri përpjekje për të afirmuar kritikën e librit sidhe debatin që e shoqëron atë.Panariet e libritnë Shqipëri kanë një histori të re në krahasimme evenimentet e kësaj natyre në Europë, porpas 14 vjetësh nuk mund të riciklojmë të njëjtatprobleme të organzimit, të njëjtat debate përçmimet e kripura të stendave dhe monopolin qëe shoqëron organizimin e këtyrepanaireve.Historia e panaireve të librit shqipfillon në dekadën e parë të demokracisë dhepluralizmit në Shqipëri. Tregu i librit dhe boti-meve u zhvillua ngadalë por në mënyrë të sig-urt. Tranzicioni i viteve të para të demokracisë,veshtirësitë ekonomike që shoqëruan gjithëshoqërinë shqiptare, natyrshëm u reflektuanedhe në punën e enteve botuese të vendit.Libri nuk është një biznes me fitim në Shqipëridhe për këtë shkak asnjë nga sipermarresit emedhenj nuk ju dedikuan botimeve të librit,tregut të librit apo sistemit të shpërndarjes sëlibrit. Prej vitit 1992, Shteti me të drejtë hoqidorë nga monopoli i botimeve, duke inkurajuarnjë treg privat, shpesherë me probleme dhekonkurencë të dobët. Përpjekeja për të përshta-tur një tekonologji të re dhe hequr dorë ngaprodhimi tradicional i linotypit i dha shtysë cilë-sisë së botimeve, por jo cilësisë së vetëkrijimtarisë.Veçenarisht pati shumë përkthimekomerciale, të dobeta dhe jo nga profesion-istët e kësaj fushe, pasi shtepitë botuese ishintë fafuqishme dhe pa mundësi ekonmike për tëpaguar përkthyesit profesionistë. Vetë sh-krimtarët patën një periudhë përshtatje me erëne lirisë, me gjetjen e vetvetës në një terren të ri,pa censurë dhe korniza ideologjike. Megjithatëme forcimin ekonimik të vendit, filloi edhe rik-thimi i njerëzve tek libri, gjë që ndikoi në kr-ijimin fillestar të tregut të librit dhe përshtatjene një tradite të konsuliduar në kohën e Bretërisësë Mbretit Zog I, të nderprerë egersisht ngaregjimi komunist.Një ndhmese në këtë drjetimkanë dhënë edhe botuesit shqiptar dhe sho-qatat e tyre të cilët filluan të organizonin panairete para të librit, përfshirë edhe organizatoret e“Tirana 2011.”Nga një veshtrim i shkurter, 14 vjet pas theme-limit të traditës së panaireve, libri shqip ështëduke u ballafaquar me shumë probleme dhe sfi-da që e shoqërojnë librin në nivel ndërkombëtar,por edhe ato specifike shqiptare.Botuesit, sh-

krimtarët dhe mesuesit po ankohen se brezi i ripo lexon gjithnjë dhe më pak. Ky është njëshqetësim i përbotshëm.Femijët, të rinjtë dhestudentët gjenden në agresionin e internetit,transmetimeve digitale, faqeve sociale që u mar-rin të atyre shumë ore të lira në ditë. Kjo botë ere digitale iu shtua një konkurenti tjetër, tashmëtradicional të librit sic është kosideruartelevizoni.Shumë qeveri dhe organzima nderko-mbëtare sot janë duke ndertuar platforma për tëshpetuar librin nga konkurentet e rinj.Për këtëshkak Këshilli i Europës ka miratuar një rezo-lutë “Për shpetimin e librit nga informacioni isiperfaqshëm”, siç konsiderohet interneti dherrjetet e tij sociale.Por cila do të jetë e ardhmja elibrit të printuar, kur tashmë gjthnjë dhe mëshumë po lexohet vetëm në internet. Rrjetet emedha nderkombëtare progandojnë librat mëtë mirë në faqet e tyre, ku një lexues nga çdo cepi botës mund ta këtë, me pagese apo jo, librinmë të fundit të çdo nobelisti apo shkrimtari tëshquar, biles në pak minuta. Kjo menyrë komu-nikimi me lexuesit kursen kohën, paratë dheshqetësimin që shoqëron sigurimin e një libri,jo vetëm në vend, por edhe jashtë shtetit.Ndërsalibri i printuar është duke u ballafaquar me sfidatë verteta të tekonologjisë, tashmë shumëbotues në botë janë duke menduar që karahaslibrit të printuar ta tregotjnë atë të shoqëruaredhe CD-në e librit. Nodoshta më vonë vetëmme CD.Vendi ynë sido që ka shenuar standartetë nivelit ndërkombëtar të botimeve të printu-ara, është duke u ballafaquar me shumë prob-leme specifike. Në Shqipëri nuk eksiton një tregi konsuliduar i librit, nuk ka sistem shpërndrëstë librit në cdo qytet të vendit dhe ajo që ështëakoma më e keqe mungojnë libraritë e përsh-tashme, bilbliotekat e lagjeve etj. Për shembullnë qofte se botimi, shtypja e librit është në nivelndërkomëbtar, tregtimi i librave ka mbetur nënivelin e kioskave të vogla, të stendave përd-hese, poshtëruese për librin e një vendi.Problemka mbetur edhe çmimi i lartë i stendave në Panair.Per shembull njëra prej shoqatave të botueseshqiptarë u ankua sepse këtë vit tarifat e sten-dave ishin 40% me të shtrenja se vitin e kaluar.Kjo sipas tyre ka bërë që të mos marrin pjesëshumë ente botuese nga Shqipëria dhe Koso-va. Fakti se vetem një shoqate përgjate këtyre

14 vjetve ka marrë monopolin e organizmit tëpanaireve e ka demtuar konkurencen dhe tre-gun e panaireve të librit. Sic thuhet nga botuesitdhe mediat, konceptimi i panairit vetëm si bi-znes i çoi organizatoret në kontraktimin e njëfirme sllave të ndertimit të panairit dhe po të njëtjetër kompanie serbe ushqimi e cila krahasqofteve dhe sallamit nga Beogradi tregtoi edhemuzken folklorike serbe. Botuesit nga Prishtinau ankuan për këtë mënyrë organzimi, duke dek-laruar se në këngët serbe, kishte edhe nga atome tone antishqiptare. Se kjo mënyrë sfiduesee qoftexhinjve nga Serbia e fyente rëndë ndjen-jen kombëtare të shqiptareve. Askush në Sh-qipëri nuk ka ndjenja raciste ndaj dikujt, porperderisa është panair i librit shqip, pra i gjuhësshqipe, nuk shkonte që kolona muzikore ehyrjes së tij, apo e oborrit të tij të ishte serbe. Qëshija e librave shqip të bashkohej me aromen eqoftëve të djegura, që për çudinë e të gjithëvethuhej se vetëm njëra prej tyre kushtonte 4 dol-larë, ndërsa një gotë birrë 3 dollarë …! Për njëkomb krahas gjuhës dhe flamurit, libri është sim-boli i tretë më përfaqësues, më thelbësor. Pran-daj është e padrejtë dhe fyese të nëpërkëmb-esh libradashësit shqiptar, kryesisht femijët sh-qiptar që kur i drejtohen një panairi libri,parasëgjithash kanë në mendje poezitë e NaimFrashërit, Fishtës, Mjedës apo Podrimjes përgjuhën shqipe. Unë jam njëri prej botuesve tërinj shqiptar dhe e njoh mirë biznesin e librit,por mendoj se është mekat ta trajtosh një even-iment të tillë kombëtar vetëm si biznes. Autorite-tet që japin lejën për organizimin e panaireve tëtilla, apo edhe sponsoret qeveritarë, duhet tëkërkojnë projektet e plota të aplikimit dhe nërast devijimesh të tilla të bëjnë të ditur se nuksponsorizojnë më evenimente që përfundojnënë ngjarje të shëmtuara apo me episode antiko-mbëtare. Zakonisht evenimente të tilla në tëgjithë botën shoqërohen me muzike klasike tëafirmuar dhe të pelqyer nderkombtarisht dhe jome muzikë folklorike, aq më tepër serbe. Imag-jononi që në oborrin e panairit të librit serb nëBeorgard, në Nish apo në Mitrovicën e Veriut,të shiteshin kërnacka korçe nga më të shishmetnë Europë, sallam EHW të një cilësie europiane,dhe këto të shoqërosheshin me kengë përAvdyl Frashërin, Azem Bejtën apo Adem Jas-

harin. Merret me mend se si mund të reagoninata që në Mitrovicë kanë ngritur barrikada përtë mos lejuar qytetarët shqiptar as të kalojnërrugës së zotit për në shtepitë tyre, pak metranga qendra e qytetit.Është e qartë se organiza-toret kanë të tjera probleme, ndersa libri shqipdhe shqiptarët të tjera shqetësime për të konku-ruar me dinjitet dhe pa komplekse në kulturenglobale botërore, por edhe me probleme tëmanaxhimit të kulturës në kushtet e tregut tëhapur. Kështu librat që botohen në Tiranë sh-kojnë shumë pak në Prishtinë, Tetovë, Ulqin apoShkup e anasjelltas, sepse tregu është e parcel-izuar, sepse nuk ka një kompani serioze që sigu-ron një treg mbarëkombëtar të librit. Qeveria eTiranës ka miratuar një ligj shumë të mirë përlibrin, ka hequr TVSH-në për librin, por në kufijshpesh ka pengesa nga doganierët, per tregtiminmasiv të librit. Megjithatë shpresat janë që membeshtetjen e qeverive në Tiranë dhe Prishtinëtë vijnë politika edhe më mbeshtetëse përtregtimin e librit. Nëpër autestrdat e medha qëpo lidhin Tiranën me qendrat shqiptare në ra-jon duhet të qarkullojnë, pëvec zarzavateve biotë Myzeqesë, agrumeve të Bregut etj, edhe li-brat shqip, edhe kultura duke qënë se libri mbe-tet burimi kryesor i asaj që quhet si kultura eqendrueshme, apo edukimi me një kulture tëqëndrueshme, jo siperfaqësore.

Helena Kadare“Autorja e Vitit”

Në përfundim të Panairit të 14-të të Librit, që po zhillo-het në Pallatin e Kongreseve, janë shpërndarë edheçmimet e vitit. Çmimin e autorit të vitit e mori HelenaKadare, me librin “Kohë e pamjaftueshme”, ndërko-hë që çmimin e përkthyesit më të mirë të vitit e mori,Shpëtim Çuçka, me librin “Historia e së bukurës”, tëUmberto Ecos. Ndërkohë që çmimi special i jurisë iudha Muhamed Ademit dhe çmimi për librin më të mirëpër fëmijë, e mori shtëpia botuese “Albas, me revistën

e saj “Grupsat”.Çmimi i stendës më të mirë iu dha shtëpisë botuesePegi. Pas shpërndarjes së çmimeve, fjalën e mori Hele-na Kadare, fituese e çmimit “Autorja e Vitit”. Gjatë fjalëssë saj ajo falënderoi jurinë për çmimin dhe shprehuemocionin për nderimin që iu bë. Ajo deklaroi se pas15-vitesh punë, arriti më së fundmi që të botojë librin esaj, dhe shprehu gëzimin që pas 10-vjetësh po ritako-het me lexuesit.

Page 22: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

22/ E Diel,13 nëntor 2011nacional INFO

Kryeministri Berisha viziton Panairin e Librit, biseda me shkrimtarë e botuestë njohur

Zoti i mbrojtë letrat tona ngapolitikanët e dështuar

“Sipas Kryeministrit jo pa qëllim ai la mënjanë dështakët e politikës, të cilëtduan të shndërrohen në shkrimtarë. Kryeministri theksoi se, nuk meritojnëndonjë nderim të veçantë, ata që po dështojnë në politikë dhe rendin pastaj tekletrat për të gjetur një strehë.”

Kryeministri Berisha vizitoi te prmeten, Panai-rin e 14-të të Librit “Tirana 2011”, i cili po zhvil-lohet në mjediset e Pallatit të Kongreseve.Kryeministri u takua dhe bisedoi me shkrimtarëe botues, pjesëmarrës në këtë panair, si dhe mevizitorë të shumtë që ndodheshin aty. Ndërsau ndal në stendat e shtëpive botuese dhe vlerë-soi botime të ndryshme, libra letrarë, libra përfëmijë, publicistikë, libra historikë, Kryeminis-tri iu përgjigj edhe interesit të mediave përse aianashkaloi librat e politikanëve. Sipas Kryemi-nistrit jo pa qëllim ai la mënjanë dështakët epolitikës, të cilët duan të shndërrohen në sh-krimtarë. Kryeministri theksoi se, nuk meritojnëndonjë nderim të veçantë, ata që po dështojnënë politikë dhe rendin pastaj tek letrat për tëgjetur një strehë. “Nuk ishte e paqëllimtë, sepseunë jam një libërdashës, që në vitet e memoriessime e deri më sot dhe më mbetet të them vetëmkaq, Zoti i mbrojtë letrat tona nga politikanët edështuar, por Zoti e mbrojtë dhe politikën dhepo e mbron nga shkrimtarët e dështuar. Kësh-tu, që nuk mendoj se meritojnë ndonjë nderimtë veçantë, ata që po dështojnë në politikë dherendin pastaj tek letrat për të gjetur një strehë.Letrat nuk janë për strehë, letrat janë eleksir imendimit të shoqërisë dhe të kombit, ndaj dhejo pa qëllim u mora me shkrimtarët e vërtetë dhelashë mënjanë dështakët e politikës, të cilëtduan të shndërrohen në shkrimtarë. Por, bëranjë gjë, zëdhënëses time i thashë, “shko bleje

librin e kushëririt, se të ka bërë personazh nëlibër”, theksoi Berisha. I ngacmuar nga gazetarëtse me anashkalimin e politikanëve ka dënuaredhe deputetin Blushi, Kryeministri u përgjigjse, “Është më ndryshe problemi, por nuk dua tëpërfshihem në rivalitetin e tyre. Nuk mund tëthem se janë e njëjta gjë, sepse e kam thënë dhenjëherë, biblioteka e gjyshit të Blushit ka librasa gjysma e kësaj salle”. Kryeministri shprehuvlerësimin dhe përgëzimin e tij për botuesit sh-qiptarë, shkrimtarët, poetët, eseistët e vërtetëshqiptarë për botimet sipas tij të shkëlqyera.Berisha e cilësoi Panairin e 14 të librit dëshmi engjitjes së shqiptarëve në rrafshin e identitetittë tyre kombëtar. “Është një rast i veçantë që tëpërgëzoj, të shpreh admirimin tim më të thellë,për botuesit shqiptarë, shkrimtarët, poetët, es-eistët e këtij vendi, për botimet e shkëlqyera, tëvendit dhe të huaja që paraqiten në këtë panair,ndër më të pasurit që është hapur ndonjëherë.Dua të përshëndes, organizatorët e Panairit dhetë shpreh kënaqësinë time më të madhe për in-teresin e jashtëzakonshëm që lexuesit e Tiranësdhe të mbarë Shqipërisë, pasi unë takova këtunxënës dhe qytetarë nga qytete të tjera, kanëtreguar dhe tregojnë për librin. Nuk ka treguescilësor, më të rëndësishëm për një individ, përnjë shoqëri, se sa raporti i saj me librin, raport qëpo njeh rritje të mëdha. Sot, në këtë panair gjenme mijëra tituj të kryeveprave të letrave botëroredhe shqiptare, ndaj dhe më mbetet t’i përgëzojshumë përzemërsisht. Është një ogur i madh, ibardhë për shqiptarët, është një dëshmi e ngjitjessë tyre në rrafshin më të rëndësishëm, në rraf-shin e pasurisë së tyre më të madhe, rrafshinkulturor apo e shprehur ndryshe, rrafshin e iden-titetit të tyre kombëtar”, u shpreh Berisha. Panairii Librit, që këtë vit shënon edicionin e tij të 14-tëu çel në datën 9 dhe do të qëndrojë hapur derinë 13 nëntor. Në këtë Panair u paraqiten 90 shtë-pi botuese, ku ndryshe nga vitet e shkuara këtëedicion solli më shumë libra dhe shumë më paktituj të rinj krahasuar me Panairin e fundit.

Edicioni i 14 i panairittë librit në Tiranë, kasjellë dhe shumë au-torë të huaj, të cilëtjanë emra që e kanënjohur suksesin e tyrenë botë, por tashmëbotuesit shqiptarë ikanë sjellë edhe përlexuesin shqiptar. Au-torë si David Icke,Glenn Cooper, ScottPeck, Orhan Pamuk,Philip Roth, AnnPatchett etj, janë nëstendat e panairit. Shtëpitë botuese janë kujdesur që botimet më të fundit të këtyre autorëvebotërorë të prezantohen dhe për herë të parë në edicionin e këtij viti. Këtë vit në panair rreth 500tituj të rinj, ku pjesën më të madhe e zënë autorët e huaj në zhanre të ndryshme artistike.

Autorët e huaj në “Tirana 2011”

Publicisti i njohur Kastriot Myftaraj, libër për kontin Ciano dhe pushtimin eShqipërisë me 1939

“Prilli që nisi në idet e Marsit”

“Libri më i fundit nga publicisti Myftaraj, në faqet e tij flet për kontin Cianodhe ngjarjet enigmatike ndërkombëtare që çuan në pushtimin e Shqipërisë më1939.”

Publicisti i njohur Kastriot Myftaraj vjen pranëlexuesit me botimin e tij më të fundit “Prilli qënisi në idet e Marsit”, i cili vlerësohet si një ngatitujt më interesantë në panairin e librit “Tirana2011”. Libri më i fundit nga publicisti Myftaraj,në faqet e tij flet për kontin Ciano dhe ngjarjetenigmatike ndërkombëtare që çuan në pushtimine Shqipërisë më 1939. Libri, një botim i shtëpisëbotuese “Morava”, është një nga titujt që kangjallur kureshtjen e lexuesit në stendat e librittë edicionit të 14-të të panairit në kryeqytet. Injohur në fushën e publicistikës, Kastriot My-ftaraj këtë herë në 26 kapitujt e librit “Prilli qënisi në idet e Marsit” flet për ngjarje të rëndë-sishme për historinë e Shqipërisë.Në libër tregohet se një nga enigmat më të mëdhatë historisë së Shqipërisë, jo vetëm në Luftën eDytë Botërore, por edhe në përgjithësi, është sepërse Konti Ciano, dhëndrri i Mussolinit, ishtenjeriu i cili e pati idenë e pushtimit të Shqipërisëdhe ia kërkoi me ngulm atë Duçes, i cili ishtengurrues. Në vijim, në libër tregohet se Shqipëriaështë përjashtimi i madh në sjelljen politike tëCianos, i cili përgjithësisht ishte një njeri poli-tikisht apatik dhe i prirur më tepër për ta shfrytë-zuar pushtetin, për t’u argëtuar, se për ta ush-truar atë. “Çka e bëri Cianon që të sillej kështu

me Shqipërinë? Në këtë libër unë përpiqem që tëzbërthej Enigmën shqiptare “Ciano”. Kjo për-pjekje më çoi në një labirint intrigash të politikëssë lartë ndërkombëtare, ku janë të gjitha kan-celaritë, zyrat e shërbimeve inteligjente, sallo-net aristokratike, shtabet ushtarake, të palëvekundërshtare të Luftës së Dytë Botërore”, shk-ruan publicisti i njohur Kastriot Myftaraj nëbotimin e tij më të fundit “Prilli që nisi në idet eMarsit”.

Kryebashkiaku i Tiranës LulzimBasha premton mbeshtetje për

librinPanairit të 14 të librit “Tirana 2011” premtoimbeshtetje për librin shqip.Gjatë fjalës së mbajtur në këtë event kryebash-kiaku Basha nënvizoi se panairi i librit i jep Ti-ranës dimensionin rajonal të dijes dhe të rreza-timit të saj.Ai tha se “Tirana do të jetë një qendër e rëndë-sishme rajonale në shumë fusha, dhe fakti qësot në këtë panair, është një qendër rajonale elibrit, duke qënë se këtu janë ekspozuar edhebotime nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Ita-lia, Gjermania, etj, kjo i jep qytetit tonë dimen-sionin e merituar të dijes dhe rrezatimit të saj.Në këtë kuadër ne mbetemi të angazhuar jovetëm për ti mbështetur por për ta bërë Tiranënnjë qendër të letërsisë shqipe me frymëziminmaksimal për autorët ë shkruajnë shqip.”,- theksoi Basha.

Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, ndërko-hë që mori pjesë në ceremoninë e hapjes së

Aleanca Kuq e Zi: Jokëngë serbe në panair

Aleanca Kuq e Zi me anë të një deklarate bëri tëditur se në Panairin e Librit “Tirana 2011”, popromovohen kompanitë serbe. Kjo lëvizje, e cilë-soi si skandal këtë fakt në deklaratën e shpërn-darë për mediat, ku mes të tjerave theksohet se:“Shqiptarët janë të shokuar nga organizimi iPanairit të Librit”. Sipas Aleancës Kuq e Zi, nëhyrje të Panairit të Librit shqiptarët përballenme këngë e produkte serbe. Nëpërmjet këtij de-

noncimi për atë që pondodh para panairit “Ti-rana 2011”, AK kërkon gjith-ashtu të dijë se kush ua dhalejen kompanive serbe për tëpromovuar produktet e tyre për-para evenimentit më të madh kush-tuar librit në vendin tonë.

Page 23: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

nacional23/ E Diel,13 nëntor 2011 GOSSIPE

14 mln euro përceremoninëmartesore

14 milion euro ka kushtuar ceremonia martesoree Petra Ecclestone, vajza e bosit të Formulës 1,Bernie Ecclestone, duke u bërë ceremonia më ekushtueshme në botë. E gjithë shuma e shpen-zuar në ceremoninë e kryer në kështjellën Odes-calchi në Breshiano të Italisë, është harxhuar padijeninë e Bernie Ecclestone. Në ceremoninësuper të kushtueshme, është shërbyer verë me cmim prej 5 mijë eurosh shishja, ndërsa për kënaqës-inë e të ftuarve, në ceremoni ka marrë pjesë Royal Philarmonic Orchestra dhe grupi i famshëm imuzikës dance, Black Eyed Peas. Përvec këtyre, në ceremoni kënduan edhe Eric Clapton, AliciaKeys dhe Andrea Bocelli.

Karmen Del Orefiçe,modele 80-të vjeçe

Karmen Del Orefiçe për radhë të parë është publikuar nëballinën e revistës “Vog” kur ka pasur vetëm për 15 vite.Sot, 65 vite më pas, ajo akoma hapëron në pistat e modëssë lartë. “Alternativë tjetër në jetën time nuk ekziston,ajo është e papranueshme”, shprehet Karmen. Ajo ështëe lindur në Nju Jork , nëna e saj ka qenë balerinë hun-gareze ndërsa i ati violinist italian. Stilistja Adrijana Vitandiështë e njohur me angazhimin e saj me modelet e vjetra.Ajo thotë se bashkëpunimi me Karmenin është diçka un-ikate, ndërsa e fascinuar me konstruktin e fytyrës të saj ecila gjithmonë duket shkëlqyer.

Megan Fox adhuronlojërat e dhunshme

Burime të afërta me bukuroshen e Hollywoodit, MeganFox “adhuron filmat me zhurma të armëve” dhe dëshi-ron që të luaj me lojërat e meshkujve në film.“Megan njihet edhe si një lojtare e lojërave kompju-terike. Aktorja ka plot lojëra të cilat i luan online, poradhuron edhe filma ku mund të vret”.Por, nuk adhuron vrasjet në jetën e përditshme. Deri metani dihet se Megan ka përfunduar tana fazat e lojës“Halo: Reach” përderisa ka varësi edhe në lojëra të tjera,sidomos lojëra kompjuterike të luftës.

Shakira përlotet kur sheh babain esaj duke kënduar për të

Këngëtarja kolumbiane Shakira përlotet kurshikon babain duke kënduar. Ajo nuk i përm-ban dot lotët kur në një ekran të madh shehbabain e saj, William Mebarak Chadid dukekënduar për nder të saj.Të gjitha këto ndodhën në mbrëmjen kushtuarkarrierës së madhe të këngëtares 34 –vjecare,që u mbajt në Las Vegas.

Bullock del me Keanu ReevesSandra Bullock raportohet se ka filluar njëlidhje dashurie me aktorin Keanu Reeves.Sipas revistës britanike Now, ish-bash-këaktorët kanë shijuar një sërë takimeshnë Los Angeles, 17 vite pas takimit të tyrenë xhirimet e hitit “Speed” në fitin 1994dhe pesë vite pas ribashkimit të tyre nëfilmin “The Lake House” në vitin 2006.“Ata kanë pasur njerëz që janë përpjekurt’i bëjnë bashkë për vite të tëra, por kurrënuk ka qenë koha e duhur”, ka thënë njëburim i afërt me aktoren.

Murphy nuk do tëudhëheq “Oscar

Awards”Aktori Eddie Murphy është larguar nga roli për tëdrejtuar evenimentit e “Oskar Awards” duke u soli-darizuar me regjisorin Brett Ratner. “Unë e vlerësojse Eddie ka ndjerë thellë humbjen e partnerit krijues,Brett Ratner dhe ne të gjithë i dëshirojmë atij të gjithatë mira – tha Tom Sherak, president i AkademisëAmerikane të Filmit dhe Shkencës. Gjatë ditës sëmartën, ishte njoftuar se Ratner nuk do të merr pjesënë jurinë për përzgjedhjen e çmimit “Proucenti më imirë” pasi që shpërtheu një skandal me aktivistëthomoseksualë gjatë shqyrtimit publik të filmit “Tow-er Heist”, në të cilin luan Eddie Murphy.

Fustani i Winehouse nëankand

Një fustan i Amy Winehouse, të cilin ajo e ka veshur në kopertinën ealbumit “Back to Black”, pritet të shitet në ankand për rreth 10 mijëeuro në Londër.Fustani është krijuar nga stilistja tajlandeze Disaya.

Di Caprio nuk kadashur të bëhet

aktor!

Leonardo DiCaprio është i njohur për an-gazhimin e tij për çështjet e mjedisit, dhe ak-tori thotë se ai kishte planifikuar një karrierëkur ishte i ri për t’u marrë me tema të ngjas-hme.Unë dëshiroja të bëhesha një biolog detar. Unë

kam qenë gjithmonë i hipnotizuar me natyrën,kujdesi për mjedisin është pasioni im. Kur nukbëj filma, unë përpiqet që të aktivizohem sa mëshumë që mundem që të ndihmoj në mbrojtjen eambientit. Unë dëshiroj të kemi më shumë tematë tilla”, thotë ai.Di Caprio për filmin është angazhuar në njërinprej roleve të kreut të FBI-së J. Edgar Hoover,dhe pasi ka pranuar rolin, Di Caprio thotë seështë i lumtur për shkak se kjo është një sfidë ere për të. “Kur nuk mundem menjëherë të për-caktojë karakterin e rolit, kur ekziston një ele-ment i mistershëm dhe ju duhet ta shqyrtoni,atëherë unë pajtohem me këto role. I dua karak-teret e komplikuar” tha aktori në një intervistëpër mediat amerikane.Në përgatitje për regjistrimin e filmit, Leo ështëi detyruar që të ulet për orë të tëra në make-up,ka për të mësuar përmendësh monologët e gjatëtë karakterit të tij që ka në film.

Pausini me album të riLaura Pausini rikthehet. Këngëtarja publikon albumin e ri pas gati 2vjetësh që qëndroi larg skenës së muzikës, por jo larg studiove tëregjistrimit. Këngëtarja e ka prezantuar albumin e saj të ri në Milano,në një konferencë ndërkombëtare për shtyp. Mëse 1 milionë miqtë esaj në Facebook dhe qindra mijëra fansa në faqen e saj zyrtare lëshojnëmesazhe për albumin e ri të këngëtares e cila ka jo pak fansa edhe nëvendin tonë. “Benvenuto”, kënga e cila parapriu daljen e albumitështë firmosur nga vet këngëtarja për të pranishmit. Këngëtarja ështëshprehur: Dua t’i jap mirëseardhjen në këtë rast gjërave më me vlerë në jetë, të personave që najanë më afër. Pausini ka punuar gjatë për këtë album i cili është i kuruar shumë profesionalisht dheqë e rikthen këngëtaren pas 2 vjetësh në skenën e muzikës botërore. Pas publikimit të këtij albumi,këngëtarja italiane do i rikthehet edhe interpretimit live. Takimi i parë me fansat është më 22dhjetor në Milano.

Page 24: C M Y K n 1/ E Diel, aciona l - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2011/11/Gazeta-Nacional-122.pdf · madh), situata filloi të rëndohet për arsye të një javashllëku

24/ E Diel,13 nëntor 2011nacional

CMYK

Arkensish.p.k

-Tregtojmë të gjitha llojet e materialevetë ndertimit, shesim apartamente 2+1,direkt dhe me kredi.

-Të gjitha apartamentet janë mehipotekë dhe dokumente të rregullta.

-Banesat ndodhen në një kompleksgjithëprfshirës, si kënd modern lajrashpër femijë, sherbimesh sociale etj, medrita dhe ujë 24 orë pa ndërprerje.

-”Arkensi” sh.p.k ka edhe fabrikë po-lesteroli për termoizolim, me çmime tëfavorshme, me shumë produkte të njëcilësie të nivelit europian.

Adresa: Rruga “Berisha”, pranë sta-diumit në qender të qytetit tëKamzës.Për më tepër konatktoni nëcel.: 068 60 34 455