Buxheti I Qytetarëve
Transcript of Buxheti I Qytetarëve
BASHKIA ELBASAN
BUXHETI I QYTETARËVE
2018
“Buxheti i Bashkisë Elbasan për vitin 2018 ka për qëllim kryesor vazhdimin e përmirësimit të infrastrukturës rrugore, të shërbimeve publike, të arsimit, rritjen e hapësirave të gjelbërta, përmirësimin e sistemit të
furnizimit me ujë e kanalizime, etj.
Duke patur në qendër të vëmendjes interesin publik, jemi përpjekur të planifikojmë fondet e nevojshme për të nxitur zhvillimin ekonomik vendor nëpërmjet investimeve publike.
”
Ky është buxheti juaj!
Qazim Sejdini Kryetar i Bashkisë
OBJEKTIVAT E BASHKISË ELBASAN PËR VITIN 2018
Rritja e shpenzimeve publike për sektorët prioritarë si infrastruktura,
arsimi, kujdesi social Rritja e investimeve në
mbështetje të kërkesave të komunitetit dhe grupeve të tjera të
interesit, duke harmonizuar nevojat
me mundësitë financiare
Rritja e efiçensës dhe efektivitetit të menaxhimit të shpenzimeve
publike
Krijimi i një klime të përshtatshme dhe
nxitëse për biznesin dhe sipërmarrjen
Një nivel më të lartë të
mirëmbajtjes në infrastrukturën publike, arsim, punë publike
etj.
Rritje e të ardhurave të
Bashkisë Elbasan nga
taksat e tarifat
vendore
Lehtësim nga taksat për
familjet në nevojë dhe grupet
vurnerabël dhe të margjinalizuara
Përmirësim të paketës fiskale dhe një shperndarje më të drejtë të barrës fiskale ndërmjet kategorive
dhe grupeve të bizneseve, si dhe për listimin e tyre në bazë të aktivitetit që kryejnë
CILAT JANË BURIMET E FINANCIMIT TË BASHKISË?
Taksë vendore - një pagesë e detyrueshme dhe e pakthyeshme në buxhetin e njësive të vetëqeverisjes vendore, e vendosur me ligj dhe që paguhet nga çdo person qushtron një të drejtë apo përfiton një shërbim publinë territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Tarifë vendore - një pagesë që një individ, person fizik apo juridik bën në shkëmbim të një shërbimi specifik të marrtë mirë publike specifike të përdorur apo të drejtetë dhënë nga njësia e vetëqeverisjes vendore.
Fondet e pakushtëzuara janë fonde të dhëna nga qeveria qëndrore, për funksionet e bashkisë, pa qëllim të paracaktuar.
Fondet specifike janë fonde të dhëna nga Qeveria qëndrore për funksionet e transferuararishtazi në nivel vendor.
ë
k
ë,
Burimet e tjera të financimit janë të ardhurat e trashëguara nga vitet e mëparshme, të ardhurat nga disa ndërmarrje të bashkisë dhe nga huamarrja.
Transferta Specifike
16%
Të tjera 21%
BURIMET FINANCIARE TË BASHKISË
Transferta e Pakushtëzuara
26%
Taksat dhe Tarifat
Vendore 37%
TË ARDHURAT
NGA TAKSAT DHE TARIFAT
VENDORE
SI I SHPENZON FONDET BASHKIA?
Shpenzime për pagat dhe
sigurimet shoqërore 955 milion
Shpenzime operative
860 milion
Shpenzime Kapitale
648 milion 26% NDARJA E
SHPENZIMEVE TË BASHKISË
VITI 2018 39%
35%
(Investime)
Administrata e Bashkisë
21%
Transporti dhe Infrastruktura
Rrugore 581 milion
24% Arsimi
19%
Shërbimet Publike
16%
Të tjera
20% 512 milion506 milion
396 milion
467 milion
SHPENZIMET SIPAS
FUNKSIONEVE VITI 2018
Bashkia nëpërmjet buxhetit për vitin 2018 do të investojë në:
1. Ofrimin e shërbimeve publike në të gjithë bashkinë sipas standarteve bashkëkohore;
2. Shtimin e hapësirave të gjelbëra dhe mirëmbajtjen e hapësirave ekzistuese.
3 Ofrimin e një infrastrukture bashkëkohore në të gjithë bashkinë, me qëllim që t’u mundësojë qytetarëve qarkullim normal si dhe komoditet në ecjen e këmbësorëve dhe njerëzve me aftësi të kufizuara;
4. Ndërhyrjen në të gjithë elementët e rrugës: rikonstruksion, rehabilitim, kanalizim, ndriçim, gjelbërim;
6. Rehabilitimin e disa objekteve të rrjetit rrugor nëpërmjet zgjerimit, asfaltimit, rikonstruksionit të trotuareve, infrastrukturës nën e mbitokësore;
7. Ndërtimin e rikonstruksionin e objekteve të reja shkollore dhe para-shkollore, pajisjen dhe kompletimin e tyre me bazë materiale si dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme;
8. Rikonstruksionin dhe hidroizolimin e tarracave të disa objekteve shkollore;
9. Harmonizimin e programeve të mbrojtjes dhe të zhvillimit social duke i transformuar në një instrument aktiv të zhvillimit shoqëror;
10. Përmirësimin e imazhit të qytetit dhe promocionin me synim krijimin e identitetit si destinacion turistik i interesit të veçantë dhe i një kulture të larmishme e të lashtë.
FUNKSIONET E ADMINISTRATËSVENDORE
Bashkia synon të shpenzojë rreth 512 milion lekë ose 21% të buxhetit të saj,për administratën vendore në funksionet e saj të planifikimit dhe menaxhimit të shërbimeve publike.
Objektivat që Bashkia synon të realizojë nëpërmjet këtij programi janë:
• Planifikimi dhe menaxhimi efektiv i shërbimeve publike;
• Ndërtimin e një sistemi efektiv të menaxhimit të fondeve publike, duke siguruar përdorimin me eficiencë, efektivitet dhe ekonomi të të ardhurave të bashkisë;
• Mbështetjen e vazhdueshme të rritjes ekonomike të qytetit dhe hartimin e zbatimin e politikave dhe bashkëpunimeve për rritjen e aktivitetit ekonomik dhe turistik dhe rritjen e punësimit;
• Të sigurojë një politikë fiskale të drejtë, me synim zgjerimin e bazës së taksueshme dhe reduktimin e elementëve të evazionit, dhe të nxisë tatimpaguesit në mënyrë që të likujdojnë detyrimet në përputhje me kërkesat e ligjislacionit tatimor
• Forcimi i auditimit mbi bazën e riskut;
• Fushata informative dhe sensibilizuaese për ndërgjegjësimin e publikut për detyrimet ligjore ndaj bashkisë;
• Organizimi i trajnimeve me stafin e ri dhe atë ekzistues;
• Përmirësimin e ambjenteve të punës për punonjësit e Bashkisë;
• Mirëmbajtja e sistemit kompjeturik dhe faqes së internetit të Bashkisë së Elbasanit për pasqyrimin e transparencës të punës së bashkisë së Elbasanit;
• Forcimin e kontrollit mbi territorin urban në fushën e ndërtimeve, të veterinarisë, të kontrollit ushqimor dhe atij të qendrave e shërbimeve komunitare.
ARSIMI DHE EDUKIMI
Bashkia planifikon të shpenzojë 467 milion lekë ose rreth 19% të buxhetit të përgjithshëm për arsimin parauniversitar dhe edukimin.
Bashkia do të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës në objektet arsimore dhe mirëmbajtjen e tyre.
Për arsimin dhe edukimin Bashkia do të realizojë:- Efiçencë energjitike në kopshte, çerdhe dhe shkolla;- Mirëmbajtje e përvitshme e ambjenteve në objektet arsimore para-universitare;- Rikonstruksion dhe hidroizolim i tarracave të disa objekteve shkollore;- Lehtësira për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe transportin e nxënësve;- Aktivitete të shumta kulturore e artistike për nxënësit dhe nga vetë nxënësit;- Mirëmbjatje dhe funksionim i kamerave në shkolla e kopshte dhe shtimi i tyre.
SHËRBIMET PUBLIKE
Bashkia planifikon të shpenzojë 396 milion lekë ose 16% të buxhetit për ofrimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve.
Objektivat: - Përmirësimi i shërbimit të pastrimit dhe largimit të mbeturinave;-
Pastrimi dhe Largimi i Mbetjeve
Gjelbërimi dhe
38%
Ndriçimi Publik 19%
Siguria Publike (Roje Private,
Kamera) 16%
Mbrojtja e Mjedisit
16%
Të tjera 11%
Reduktimi i nivelit të pluhurit nga industria e ndërtimit,- Zgjerimi dhe mirëmbajtja e shërbimit tëndriçimit publik;- Shtimi i hapësirave të gjelbërta nëpërmjetmbjelljes së pemëve, ndërtimit të lulishteve të reja etj.; - Përmirësimi i kushteve dheinfrastrukturës për lëvizjen këmbësore, mebiçikleta dhe nëpërmjet transportit publik;- Hartimi dhe zbatimi i projektevemjedisore sensibilizuese me komunitetin,biznesin, nxënësit e shkollave.
RINIA DHE SPOR TI
Bashkia planifikon të shpenzojë 43 milion lekë ose rreth 2% të buxhetit për mbështetjen e aktiviteteve për rininë dhe sportin.
Objektivat që Bashkia synon të arrijë janë:
- Nxitja e aktiviteteve sportive të cilat ndikojnë në shëndetin e qytetarëve;
- Krijimi i kushteve të përshtatshme të infrastrukturës sportive si për shembull përmirësimi i ambienteve në Pallatin e Sportit, mirëmbajtja e poligonit dhe të palestrës së kompleksit “Shefqet Lamcja”;
- Nxitja, organizimi dhe financimi i projekteve të ndryshme sportive, si për shembull ballkaniada;
- Riorganizimi i sportit në shkolla;
- Mbështetja financiare e klubeve në aktivitetet ndërkombëtare.
KULTURA DHE TURIZMI
Bashkia synon të shpenzojë 79 milion lekë ose 3.2% të buxhetit të përgjithshëm për vitin 2018.
Bashkia planifikon të arrijë objektivat e mëposhtëm:- Përmirësimin e imazhit turistik të qytetit si dhe realizimin e marketingut
dhe promocionin me synim krijimin e identitetit si destinacion turistik i interesit të veçantë dhe i një kulture të larmishme e të lashtë;
- Gjallërimin e jetës kulturore e artistike të qytetit duke mbështetur me fonde projektet kulturore të të gjitha kategorive të artistëve;
- Ruajtjen e identitetit të kulturës së qytetit nëpërmjet mirëmbajtjes së qendrës së trashëgimisë kulturore;
- Përmirësimin e infrastrukturës së institucioneve kulturore në qytet, duke rritur cilësinë e shërbimit të ofruar për komunitetin;
- Nxitjen e krijimtarisë së lirë jo vetëm në kategorinë e artistëve, por dhe tek të rinjtë dhe nxënësit e shkollave;
- Financimin për projektet kulturore (festat tradicionale, nxitjen e talenteve të reja në artet e bukura, organizimin e konkurseve kulturore, etj).
INFRASTRUKTURA DHE TRANSPORTI PUBLIK
Bashkia planifikon të shpenzojë 581 milion lekë për investime në infrastrukturënpublike gjatë vitit 2018 ose 24% të buxhetit të përgjithshëm të bashkisë.
Rikonstruksion i rrugës " Caush Asllani " + " Ismail Xhemali Debrova" 57,594,000
Rikonstruksion i rrugës " Aleks Vini" ( tek zjarrëfksja) 57,500,000
Rikonstruksion i vazhdimit të rrugës" Rinia" + rruga "Ekrem Halili "+ rruga "Abdyl Graceni" 37,692,000
Rikonstruksion i rrugës "Fetah Ekmeçiu" + rrugës "Apostol Gega" 35,570,000
Rikonstruksion i rrugës "Besim Levonja" (nga kisha “Shën Thanasi" deri te "Ara e Prasit") 30,400,000
Ndertim KUZ në rrugën " Qamil Lopari", Lagja " Skënderbej" 27,834,208
Rikonstruksion i rrugëve "Ymer Stringa" + rruga " Mithat Stringa"+ Rruga"Ismail Haxhimusaj" 22,888,000
Rikonstruksion i rrugës "Xhaferr Duhanxhiu" (ALUIZNI) 20,951,000
Rikonstruksion i rrugës "Ilir Shehu", Lagja "Dyli Haxhire" (ALUIZNI) 11,374,000
Rikonstruksion godina e konviktit "Ymer Tola" (Hidroilozim tarace, shtrim me pllaka,riparim, etj). 5,194,000
Rikonstruksion i rrugës " Lirak Dodbiba" 5,000,000
Ndërtimi i këmbëve të urës në fshatin Tudan, njësia administrative Tregan 5,000,000
Investime në sistemin ngrohës të konviktit (kthim i kaldajave nga lëndë djegëse në pellet) 5,000,000
Mbrojtje të tokes bujqesore nga përroi në Fshatin Pajun, Njësia Administrative Papër 2,800,000
Përmirësim të shtresave rrugore dhe ndërtim muri mbajtës në rrugën rurale"Aksi Labinot-Fushe-Bize", Njesia Administrative Labinot Fushë dhe Labinot Mal
2,680,000
Mbrojtje nga Përroi" Gurra Shushicë", Fshati Shushicë dhe Perroi"Shalthate" të tokes bujqesore, Njësia Administrative Shushicë
2,500,000
Mbrojtje nga"Përroi i Llixhes" Fshati Gjorme,dhe "Zalli i Gostimes", Fshati Bujaras, të tokës bujqësore Njësia administrative Gjergjan
2,500,000
Rehabilitimi i rrugës Komunale Qendër-Shushicë-Lagja e vjetër Shushicë 2,350,000
Përmirësim të shtresave rrugore dhe ndërtim muri mbajtës në rrugën rurale "Aksi Xibrake-Qer-ret", Fshati Qerret, Njësia Administrative, Labinot Mal
2,000,000
Ndërtim i Kanalizimeve të Ujrave të zeza në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh 1,890,000
Mbrojtje nga "Përroi i Vrushes" të tokës bujqësore Fshati Kryezjarr, Njësia Administrative Shirgjan 1,500,000
Rikonstruksion i rrugës së varrezave, fshati Kuqan, Njësia Administrative Shirgjan 1,100,000
FAZAT E BUXHETIMIT
Viti 2017 vazhdoi me projektin “Pjesëmarrja Juaj, Angazhimi ynë“, në vijim të përqasjes qytetare për pjesëmarrjen në buxhetim. Janë realizuar nga Kryetari i Bashkisë dhe administrata takime me Komisionin Qytetar, takime në të cilat është trajtuar kryesisht problemi i prioriteteve dhe përgatitjes së buxhetit, sidomos
komunikimi dhe reflektimi i nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve.
Një rol të rëndësishëm ka patur dhe votimi online i qytetarëve në e-pjesëmarrje në faqen e internetit të Bashkisë Elbasan.
KALENDARI I PROCESIT TË MENAXHIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE PUBLIKE
Subjekti Afati
Kryetari i bashkisë paraqet për shqyrtim dhe miratim në Këshill raportin për vlerësimet dhe parashikimet afatmesme të të ardhurave
Brenda muajit Janar
Këshilli i bashkisë miraton raportin e vlerësimit dhe parashikimet afatmesëme të të ardhurave Brenda muajit Shkurt
Këshilli i bashkisë miraton tavanet përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm Deri në 15 Mars
Kryetari i bashkisë nxjerr udhëzimin e përgatitjes së buxhetit të bashkisë dhe e shpërndan për të gjitha njësitë shpenzuese
5 ditë nga miratimi i tavaneve përgatitore
Kryetari i bashkisë i dërgon Ministrisë së Financave projekt-dokumentin e programit buxhetor afatmesëm Deri në 1 Qershor
Ministria e Financave, analizon dhe përgatit një raport me rekomandime mbi projekt-dokumen-tin e programit buxhetor afatmesëm për çdo njësi dhe ja dërgon zyrtarisht
Deri në 20 Qershor
Këshilli i bashkisë shqyrton dhe miraton projektin e parë të PBA, duke shprehur dhe opinionet mbi rekomantimet e MoF
Deri në 30 Qershor
Kryetari i bashkisë merr masat e nevojshme për publikimin e dokumentit të parë të PBA të miratuar Deri në 5 Korrik
Këshilli i bashkisë miraton tavanet përfundimtare të shpenzimeve të PBA Deri në 20 Korrik
Kryetari i bashkisë nxjerr udhëzimin plotësues për përgatitjen e buxhetit të bashkisë dhe e shpërn-dan për njësitë shpenzuese
5 ditë nga miratimi i tavaneve
Njësia e vetqëqeverisjes Vendore dërgon në Ministrinë e Financave dokumentin e PBA të rishikuar të miratuar nga Këshilli
Deri në 15 Shtator
Ministria e Financave zhvillon seanca konsultimi me bashkinë Deri në 5 tetor
Ministria e Financave dërgon rekomandime përfundimtare për tu refektuar në dokumentin fnal të PBA Deri në 20 tetor
Kryetari i bashkisë përgatit projektin e PBA përfundimtar dhe e paraqet për shqyrtim dhe miratim në këshillin e NJQV sëbashku me projektbuxhetin vjetor
Brenda muajit Nëntor
Projekti i PBA përfundimtar miratohet nga Këshilli i bashkisë Deri në 25 Dhjetor
Kryetari i bashkisë merr masat e nevojshme për publikimin e dokumentit të plotë të PBA të miratuar përfshirë dokumentacionin shoqërues
Deri në 31 Dhjetor
Kryetari i bashkisë paraqet për miratim në këshill projektbuxhetin vjetor Brenda muajit Nëntor
Këshilli i bashkisë miraton projektbuxhetin Deri në 25 Dhjetor
Në rast të mosmiratimit të buxhetit kryetari i bashkisë fllon procedurat e buxhetit të përkohëshme Deri në1 janar
Kryetari i njësisë së vetqëqeverisjes vendore merr mesa për të publikuar buxhetin vjetor përfshirë dokumentacionin shoqërues në Buletinin e Njoftimeve Publike
Brenda 15 ditëve nga miratimi në këshill
Një kopje e buxhetit vjetor dërgohet në Ministrinë e Financave Deri në 10 Janar
Pas miratimit nga këshilli, nënpunësi autorizues i bashkisë detajon fondet buxhetore për të gjitha njësitë shpenzuese
Brenda 5 ditëve pas miratimit nga këshilli
Kryetari i bashkisë kryen një analizë të zbatimit të buxhetit dhe nëse është e nevojshme propozon ndryshime Brenda muajit Qershor
Kryetari i bashkisë paraqet në këshillin përkatës raportin e zbatimit të buxhetit Çdo 4 muaj
www.elbasani.gov.al
Tel.: +35554400100 [email protected]
elbasanbashkia
Kjo broshurë u bë e mundur me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Ajo u përgatit nga Projekti i USAID-it për Planiÿkimin dhe Qeverisjen Vendore.