BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

36
Shërbimi Legjislativ BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK www.parlament.al Shërbimi i Seancës Plenare Mars-prill 2021

Transcript of BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Page 1: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Shërbimi Legjislativ

BULETINIINFORMATIVELEKTRONIK

www.parlament.al

Shërbimi i Seancës PlenareMars-prill 2021

Page 2: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë

www.parlament.al

Pasqyra e lëndës

1. Veprimtaria ligjvënëse fq. 3-22

2. Kontrolli dhe mbikëqyrja parlamentare fq. 23-27

3. Funksioni zgjedhës/emërues/shkarkues fq. 28-30

4. Statistika fq. 31-34

5. Zhvillimi i mbledhjeve të Kuvendit në seancë plenare në kushtet e pandemisë së

shkaktuar nga COVID-19 fq. 35-36

2

Page 3: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Veprimtaria ligjvënëse

Veprimtaria ligjvënëse e Kuvendit, është

bazuar në objektivat institucionale,

përparësitë e përcaktuara në Planin

e Veprimit të Kuvendit

për zbatimin e rekomandimeve të

raporteve të progresit të Komisionit

Europian si dhe në planin e masave për

përmbushjen e përparësive të përcaktuara

nga Këshilli i Bashkimit Evropian,

kusht i domosdoshëm për fillimin e

negociatave me Bashkimin Europian.

Disa prej ligjeve të miratuara

konsistojnë në ndërmarrjen e

reformave të rëndësishme,

në kuadër të procesit të integrimit europian.

Në ushtrimin e funksionit të ligjbërjes,

pavarësisht zhvillimit të mbledhjeve

on line, është synuar realizimi i një

procesi gjithëpërfshirës shqyrtimi dhe

diskutimi i projektligjeve, zgjerimi dhe

rritja e cilësisë së pjesëmarrjes së

publikut, grupeve të interesit dhe

shoqërisë civile në vendimmarrje,

angazhimin e shoqërisë civile dhe

përafrimi i legjislacionit vendas me

atë të Bashkimit Europian.

3

Page 4: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ligj nr. 25/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 5.2.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar”” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi: 83 pro, 13 kundër, 3 abstenime Relator: Anastas Angjeli

Ligji që ratifikon aktin normativ nr. 4, datë 5.2.2021 ka qëllim ndryshimin e buxhetit të vitit 2021, duke pasqyruar në të shpenzime të nevojshme dhe urgjente për financimin e procesit të zgjedhjeve për Kuvendin më 25 prill 2021. Ky akt normativ e ndryshon për herë të parë këtë buxhet duke përcaktuar ndryshime pa kosto shtesë në:

- shpenzimet kapitale me financim të brendshëm përmes alokimit të fondit shtesë prej 2.42 miliardë lekësh, për financimin e projektit madhor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Identifikimi elektronik i zgjedhësve” në kuadër të angazhimit të ndërmarrë për implementimin e tij në zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021;

- fondin rezervë të Këshillit të Ministrave përmes rritjes me 1000 milionë lekë të tij, në kuadër të shpenzimeve eventuale shtesë që mund të burojnë nga implementimi i përcaktimeve të Kodit Zgjedhor lidhur me zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021 si edhe përballimin e shpenzimeve të tjera eventuale të qeverisë;

- të ardhurat tatimore përmes shtimit në të njëjtën vlerë, të nivelit të planifikuar të të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH). Akti normativ nuk prek parametrat kyç makrofiskal, siç janë defiçiti buxhetor dhe borxhi publik, të cilët mbeten të pandryshuar. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 26/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 12.2.2021, të Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar”” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi: 84 pro, 11 kundër, 4 abstenime Relator: Ilir Pendavinji Ligji i cili ratifikon aktin normativ synon të bëjë disa shtesa në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” duke shtuar Mbretërinë e Bashkuar në listën e vendeve të përcaktuara në ligj si vende nga të cilat mund të sillen barna në Republikën e Shqipërisë. Mbretëria e Bashkuar ka dalë nga Bashkimi Evropian dhe, për këtë arsye, lindi e nevojshme që të listohet si shtet më vete dhe jo si pjesë e BE-së. Ndryshimet ligjore u bënë të domosdoshme në kushtet e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Ligji bën gjithashtu edhe një rregullim të rëndësishëm që lidhet me gjendjen e epidemisë duke vendosur konceptin e “autorizimit të kushtëzuar të tregtimit”. Ai parashikohet të lëshohet nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore gjatë periudhave të epidemive ose fatkeqësive natyrore vetëm pasi bari të jetë pajisur me autorizim tregtimi të kushtëzuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose Administrata për Ushqimin dhe Barnat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA). Autorizimi parashikohet të lëshohet edhe për barna të cilat synojnë trajtimin, parandalimin ose diagnostikimin mjekësor të sëmundjeve të cilat dobësojnë shëndetin ose të

4

Page 5: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

sëmundjeve të rrezikshme për jetën, për barnat të cilat përdoren në situata emergjente, si përgjigje ndaj kërcënimeve të shëndetit publik të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe barnat si dhe për barnat e përcaktuara si barna jetime. Autorizimi i kushtëzuar i tregtimit është parashikuar të ketë vlefshmëri 1 vjeçare dhe të lëshohet brenda 20 ditëve me përjashtim të vaksinave anticovid-19 për të cilat autorizimi lëshohet brenda 5 ditëve pune. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 27/2021 “Për miratimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “S2 Albania”, sh.p.k., dhe “Rapiscan Systems”, INC, “Për një ndryshim në marrëveshjen e koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.123/2013”, të ndryshuar” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi në tërësi: 81 pro, 13 kundër, 4 abstenime Relator: Ervin Bushati

Qëllimi i këtij ligji është lehtësimi i barrës financiare/buxhetore në buxhetin e vitit 2020 domosdoshmërisht, por edhe në nivel afatshkurtër të buxhetit 2021 e përtej nga situata e krijuar nga pandemia. Konkretisht ligji parashikon shtyrjen me 100% të pagesës së çdo kësti mujor të tarifës së shërbimit të secilës pikë operimi për muajt shtator, tetor, nëntor nga Tarifa Vjetore e Shërbimeve të Pikës së Operimit për vitin 2020 si dhe shtyrjen e shlyerjes së detyrimit të mbetur nga kësti i muajit gusht për tarifën e shërbimit të një pike operimi. Pagesat parashikohen të shlyhen duke filluar nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2022.

Kjo pagesë e shtyrë në masën 100% (në vlerën 3,354,859 €) për periudhën e shtyrjes së bashku me këstin e prapambetur të gushtit parashikohen të paguhen në mënyrë proporcionale në vlerën 279,572€ çdo muaj, mbi këstin e rregullt mujor të tarifës së shërbimit të secilës pikë operimi që është pjesë e tarifës vjetore të zbatueshme të pikës së operimit gjatë periudhës së shlyerjes. Gjithashtu, shoqëria koncesionare “S2” nuk do tё aplikojё penalitete ose kamatëvonesa pёr vonesat e kryerjes sё pagesave tё parashikuara. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 28/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 124/2015 “Për efiçencën e energjisë”, të ndryshuar” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi në tërësi: 83 pro, 13 kundër, 8 abstenime Relator: Arben Pëllumbi Qëllimi i këtij ligji është adresimi i pengesave të hasura, lehtësimi dhe përshpejtimi i ndërmarrjes së veprimtarisë së efiçencës të energjisë në të gjithë zinxhirin e furnizimit të energjisë dhe në të gjithë sektorët e përdorimit fundor, me synim

5

Page 6: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

realizimin e objektivave kombëtarë të kursimit të energjisë. Objektivat që synohen të arrihen me anë të këtij ligji janë:

- krijimi i një kornize ligjore që mundëson realizimin e objektivave të kursimit të energjisë, të përshkruara në Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë;

- mënjanimi i barrierave rregullatore dhe jorregullatore, që pengojnë zbatimin e masave të efiçencës së energjisë dhe projekteve të efiçencës së energjisë;

- forcimi i bashkëpunimit ndërmjet konsumatorëve, prodhuesve, furnizuesve të energjisë, ofruesve të shërbimeve energjetike, qeverisë qendrore dhe lokale, me qëllim arritjen e objektivave dhe synimeve në fushën e efiçencës së energjisë;

- promovimi i përdorimit të teknologjive shumë efikase, sistemeve të menaxhimit të energjisë dhe sistemeve të monitorimit të kursimit të energjisë;

- përdorimi i mekanizmave financiarë dhe stimujve për të zbatuar masat e efiçencës së energjisë; - zhvillimi i tregut për shërbimet e energjisë dhe ofruesve të shërbimeve të energjisë.

Risitë kryesore që sjellin ndryshimet ligjore janë:

- Riformulim i objektivit të kursimit të energjisë; - Konfirmim i masave ndërsektoriale që zbatohen nga subjektet publike dhe private dhe planit të

veprimit afatgjatë për mobilizimin e investimeve për rinovime të stokut kombëtar të ndërtesave të banimit;

- Përcaktim i masave specifike që lidhen me detyrimin e autoriteteve publike për t’u dhënë prioritet gjatë blerjes produkteve dhe shërbimeve, të cilat kanë një nivel më të lartë të efiçencës së energjisë;

- Vendosje e detyrimit të bashkive për përgatitjen dhe miratimin e planeve vendore të veprimit për efiçiencë të energjisë, në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë dhe/ose me Planin e Integruar të Energjisë dhe Klimës;

- Përcaktim i masave sektoriale për t’u zbatuar nga subjektet publike dhe private, të cilat përcaktohen në Planin Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë ose në çdo plan tjetër të integruar;

- Vendosje e detyrimit për organet e qeverisjes qendrore, duke filluar nga 1 shtatori 2021, që minimalisht 2% të sipërfaqes totale të stokut të ndërtesave publike që shërbejnë si model, ta rinovojë çdo vit, për të përmbushur të paktën kërkesat minimale për performancën e energjisë;

- Vendosja e detyrimit që synon të zvogëlojë konsumin përfundimtar të energjisë përmes politikave (duke përfshirë mundësisht një skemë detyruese të eficencës së energjisë), që nxisin kursimet e energjisë të përdoruesve fundorë;

- Krijimi i një skemë detyruese për efiçencën e energjisë dhe masat alternative, e cila vendos detyrimin për Këshillin e Ministrave që duke filluar nga data 31 dhjetor 2021 të miratojë objektivat e kursimeve kumulative të konsumit final të energjisë në nivel kombëtar;

- Riformulim i nenit për marrëveshjet vullnetare; - Vendosja e detyrimit për instalimin e sistemeve të matësve inteligjentë, në përputhje me

parashikimet e legjislacionit në fuqi për sektorin e energjisë dhe të legjislacionit për sektorin e gazit natyror me qëllim forcimin e kërkesës lidhur me matjen e faturimin;

- Riformulimi i nenit për auditimin energjetik dhe përcaktimi i kategorive të audituesve energjetikë; - Ofrimi i shërbimeve energjetike jo më nga persona juridikë, por nga shoqëri të specializuara për

shërbimet energjetike (ESCO), të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të certifikuara në përputhje me legjislacionin në fuqi për eficencën e energjisë. (Për më shumë informacion kliko këtu)

6

Page 7: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ligj nr. 29/2021 “Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate në stërvitjen e përbashkët “DEFENDER EUROPE 21” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi në tërësi: 98 pro, 6 kundër, 1 abstenim Relator: Myslim Murrizi

Qëllimi i ligjit është lejimi në Republikën e Shqipërisë i 3100 (tre mijë e njëqind) trupave aleate për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate në stërvitjen e përbashkët “DEFENDER EUROPE 21”. Në kuadër të bashkëpunimit të vendeve aleate dhe nën udhëheqjen e palës amerikane parashikohet zhvillimi i manovrave dhe misioneve stërvitore për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe bashkëpunimin e forcave të armatosura të secilit vend gjatë operacioneve të përbashkëta. Qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në paketën e stërvitjeve “Defender Europe 21”, është

demonstrimi i aftësive të Forcave të Armatosura, për të pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe të NATO-s, në aktivitete/operacione të përbashkëta, në një ambient operacional kompleks, në poligone, terrene stërvitore. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21”. Në këtë paketë do të jetë pjesëmarrja e forcave aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj. Stërvitja “Defender Europe 21” ndahet në disa stërvitje me tematikë më të kufizuar. Forcat Ushtarake të Republikës së Shqipërisë marrin pjesë me 960 efektivë në komponentët e mëposhtëm të stërvitjes:

- 784 efektivë në stërvitjen “Immediate Response 21” (17 maj - 2 qershor); - 72 efektivë në stërvitjen “Saber Guardian 21” (16 maj - 10 qershor); - 104 efektivë në stërvitjen “Astral Knight 21” (13 maj - 21 maj).

Ndërveprueshmëria, integrimi i strukturave tona dhe zhvillimi i aktivitetit të përbashkët stërvitor do të përcjellë mesazhe me impakt strategjik në fushën e bashkëpunimit, sigurisë dhe mbrojtjes. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar” Propozues: Deputetët, Ermonela Felaj, Antoneta Dhima, Elona Hoxha, Luan Harusha, Arben Elezi Votimi në tërësi: 88 pro, 11 kundër, 3 abstenime Relator: Sadi Vorpsi

Qëllimi i ligjit është të përmirësojë efiçencën e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik duke pezulluar procesin dhe duke e orientuar punën e Komisionit të Jashtëm të Vetting-ut në

7

Page 8: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

përfundimin së pari të procesit të vlerësimit kalimtar për trupën vlerësuese të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ky parashikim vjen edhe në përputhje me rekomandimet e GRECO-s, konkretisht:

- funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të integritetit të trajtohen me përparësi gjatë procesit të vetting-ut në lidhje me planin e integritetit dhe mjetet e tjera ekzistuese të menaxhimit të riskut dhe

- kontrollet për integritetin e kandidatëve të kryhen në kontekstin e ndryshimeve të postit dhe ngritjes në detyrë dhe në interval të rregullta gjatë karrierës së punonjësve të policisë.

Pezullimi mundëson fokusimin dhe përmbylljen në kohë për trupën vlerësuese të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, e cila më tej, do të mund të shtrijë objektin e vlerësimit kalimtar dhe periodik në subjektet e tjera të ligjit. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 31/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes së partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi në tërësi: 97 pro, 7 kundër, 1 abstenim Relatore: Eglantina Gjermeni

Ligji ka për qëllim të ratifikojë marrëveshjen e partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, mallrat me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga Shqipëria përfitojnë trajtim tarifor preferencial reciprok të njëjtë me atë që kanë përfituar kur Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e komunitetit evropian. Marrëveshja mbështetet në modifikimin e marrëveshjes ekzistuese të Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe parashikon rregullimin e parashikimeve të dispozitave të marrëveshjes së MSA-së, pas shfuqizimit për Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit dhe

atyre pjesëve të marrëveshjes që janë të lidhura specifikikisht me Bashkimin Evropian, të cilat nuk do të zbatohen në marrëveshjen dypalëshe Shqipëri - Mbretëri e Bashkuar. Britania e Bashkuar përbën rreth 1.4% të totalit të importeve tona nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe 0.4% të totalit të eksporteve në 28 vendet e Bashkimit Evropian. Referuar të dhënave, ekziston një potencial i pashfrytëzuar ende i rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy shteteve tona. Për këtë qëllim, ratifikimi dhe hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do të nxisë thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe do të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të FDI-së në Shqipëri, në rritjen e eksporteve shqiptare, si dhe në përmirësimin e ndjeshëm të bilancit tregtar të vendit. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”

Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi në tërësi: 85 pro, 6 kundër, 5 abstenime Relator: Anastas Angjeli

8

Page 9: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ligji ka për qëllim të përmirësojë rregullat ligjore në tregun e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare. Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit është një ndër llojet më të rëndësishme të sigurimit që ofrohet në vendet në zhvillim. Edhe në vendin tonë ky sigurim zë peshën kryesore, prej afro 70 për qind të tregut të sigurimeve. Ky sigurim është i detyrueshëm, për shkak të rolit mjaft të madh që luan në mbrojtjen e publikut. Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin: a) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti; b) sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik; c) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të mjetit lundrues për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti; ç) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të avionit për dëmet e shkaktuara palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtij avioni. Ligji rrit efikasitetin e marrëdhënieve ndërmjet aktorëve në tregun e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë civile nga përdorimi i automjeteve në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj konsumatorit; ndikon në uljen e numrit të drejtuesve të mjeteve të transportit që qarkullojnë të pa pajisur me kontratën e sigurimit të detyrueshëm nëpërmjet shtimit të masave administrative; adreson problematikat e ligjit aktual të sigurimit të detyrueshëm nga ana e autoriteteve përgjegjëse; zgjidh problematikat e hasura të Byrosë, nëpërmjet riorganizimit tërësor të saj duke e ndarë në dy departamente të pavarura: Departamenti i Kartonit Jeshil dhe Departamenti i Fondit të Kompensimit, funksionet dhe mënyra e organizimit të të cilëve përcaktohen në statutin e Byrosë; përmirëson procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit, në mënyrë që të shmangen problematikat dhe rastet abuzive që janë hasur deri më sot në trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, dhe që procesi i dëmshpërblimit të jetë sa më transparent për përfituesin; përmirëson procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit si sigurues i drejtpërdrejt i palës së dëmtuar dhe për rastet e dëmeve shkaktuar nga mjete të pasiguruara/paidentifikuara; shkurton afatin dhe ul shpenzimet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim nga ana e shoqërive të sigurimit me anë të nënshkrimit të Raportit Evropian të Aksidenteve; parashikon të drejtën e shoqërisë së sigurimit për të përcaktuar tarifat e primit të sigurimit, duke marrë parasysh faktorët e riskut etj. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi në tërësi: 90 pro, 3 kundër, 4 abstenime Relatore: Artemis Malo Qëllimi i këtij ligji është reformimi i Gardës së Republikës, duke i dhënë një frymë të re bashkëkohore, duke synuar përmirësimin e veprimtarisë së këtij institucioni në tërësi dhe përafrimin e saj me institucionet homologe. Ky ligj parashikon, ndër të tjera, si objektiv të reformës së tij, riorganizimin në tërësi të Gardës, duke përafruar statusin e punonjësit të këtij shërbimi me atë të punonjësit të Policisë së Shtetit, por njëkohësisht duke ruajtur misionin. Objektivat që synohen të arrihen me anë të këtij ligji janë:

9

Page 10: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

- përcaktimi me ligj të veçantë dhe të integruar i organizimit dhe funksionimit të Gardës dhe i sistemit të gradave e karrierës së punonjësit të këtij institucioni; - përcaktimi më i plotë i veprimtarisë së Gardës; - përcaktimi i qartë i autoriteteve dhe kompetencave të tyre; - përcaktimi me ligj i kritereve të emërimit dhe të lirimit të drejtorit të Përgjithshëm; - përcaktimi me ligj i kritereve të përgjithshme dhe i kritereve të veçanta të pranimit të punonjësve; - përcaktimi i autoriteteve përkatëse për nxjerrjen e akteve nënligjore, në veçanti duke ndarë përcaktimin e rregullave të brendshme të organizimit të Gardës nga drejtuesi dhe i rregullores së saj, që përfshin dispozitat për personelin dhe disiplinën, pajisjet, mjetet, armatimin me vendim të Këshillit të Ministrave; - qasjen e përafërt me Policinë e Shtetit për sa i përket sistemit të gradave, arsimimit, marrëdhënieve të punës. Zëvendësimi i sistemit aktual të gradave ushtarake me ato policore sjell rifreskim të termave dhe të vetë statusit që mbart institucioni. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal” Propozues: Deputeti Blendi Klosi Votimi në tërësi: 88 pro, 6 kundër, 4 abstenime Relator: Spartak Braho

Ligji parashikon ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, nga Bashkia Ura Vajgurore në Bashkia Dimal. Njësitë administrative mbeten me të njëjtat emërtime: “Ura Vajgurore”, “Cukalat”, “Kutalli” dhe “Poshnje”. Ndryshimi i emërtimit bëhet në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, për realizimin në një nivel më të lartë të funksioneve në përfitim të kësaj bashkie, por edhe për zbatimin e politikave vendore, rajonale dhe më gjerë. Në ndryshimin e emërtimit është marrë parasysh, nëpërmjet një procesi të gjerë konsultimi, edhe mendimi i popullatës që banon në këtë njësi të vetëqeverisjes vendore. (Për më shumë

informacion kliko këtu)

Ligj nr. 35/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”” Propozues: Deputeti Adnor Shameti Votimi në tërësi: 88 pro, 5 kundër, 5 abstenime Relator: Alket Hyseni Ligji synon të rregullojë kryesisht kuadrin ligjor për procedura të domosdoshme të Agjencisë, të cilat nuk rregullohen nga ligji për prokurimin publik. Ky i fundit rregullon vetëm procedurat që i nënshtrohen zbatimit të këtij ligji, ndërsa për rastet përjashtimore parashikon rregullimin me akte të tjera ligjore ose nënligjore. Ligji reflekton rekomandimet e lëna nga auditimi i brendshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, lidhur me çështje, zbatimi i të cilave ndeshte vështirësi në praktikë, pikërisht për shkak të një boshllëku në kuadrin ligjor.

10

Page 11: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ai rregullon çështjen e aktiviteteve që planifikohen të zhvillohen dhe që nuk janë në fushën e veprimtarisë së Agjencisë së Prokurimit Publik. Ligji përmirëson kuadrin ligjor të Agjencisë, duke u mbështetur në zhvillimin e punës së Agjencisë dhe problematikat e hasura gjatë zbatimit të legjislacionit. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 36/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 10.3.2021 “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre”” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi: 95 pro, 4 kundër, 5 abstenime Relator: Adnor Shameti

Ligji i cili ratifikon aktin normativ parashikon dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për të zhvilluar negociata me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të çertifikuara nga trupa çertifikuese në vendin e prodhimit të tyre. Me qëllim parandalimin e infektimit me Sars-Cov-2, shumë kompani farmaceutike janë mobilizuar për të prodhuar vaksina kundër këtij virusi. Ndër to, Shqipëria është furnizuar tashmë nga kompania Pfizer dhe është në pritje për vaksinat të cilat do të vijnë nëpërmjet mekanizmit Covax.

Duke qenë se aktualisht ka mungesë të vaksinave në treg dhe furnizimi me to mund të marrë shumë kohë duke rritur, potencialisht, infektimin dhe vdekshmërinë nga Covid-19, është e nevojshme që Shqipëria të zhvillojë negociata me prodhues të ndryshëm të vaksinave. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 37/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 12.3.2021 “Për një ndryshim në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, miratuar me ligjin nr. 2/2021”

11

Page 12: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi: 96 pro, 3 kundër, 5 abstenime Relator: Adnor Shameti Me qëllim përshpejtimin e vaksinimit të popullsisë, Kuvendi ka ratifikuar aktin normativ “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”. Në këto kushte qeveria angazhohet që të sigurojë mundësimin e vaksinave të tjera që kanë marrë çertifikimin nga trupa çertifikuese në vendet prodhuese. Me anë të këtij ligji vendi ynë ka mundësinë për t’u furnizuar me vaksina të tjera përtej atyre të cilat kanë një autorizim nga EMA ose FDA por edhe vaksina të vendeve të tjera që janë të çertifikuara nga trupa çertifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anticovid-19. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 38/2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International, Inc.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi: 93 pro, 3 kundër, 7 abstenime Relator: Anastas Angjeli

Me anë të këtij ligji synohet që të miratohet një procedurë e veçantë për negociimin dhe ekzekutimin e kontratës me partnerin strategjik “Bechtel Internacional”, Inc. për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës bazuar në shprehjen e interesit paraprak të depozituar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kontrata përfshin bashkëpunimin në fushat e projektimit, ndërtimit dhe sigurimit të financimit për realizimin e projektit në zonën e Dibrës. Ligji vjen në kuadër të nevojave që ka vendi ynë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe të shprehjes së interesit nga Shoqëria Bechtel që të japë kontributin e saj në projektimin, ndërtimin dhe sigurimin

e financimit për Hidrocentralin e Skavicës. Nëpërmjet këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, pritet realizimi i një vepre energjetike, bazuar në kontratën e lidhur ndërmjet shoqërisë “Bechtel” dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, e cila do të jetë një kontratë e tipit “Engineering, procurement, and construction (EPC)”, ku kjo shoqëri do të marrë masat e nevojshme për projektimin dhe ndërtimin e kësaj vepre. Projekti do të zhvillohet në dy faza: - kontrata e fazës së parë do të përfshijë aktivitetet paraprake të punës që do t'i mundësojnë Bechtel të paraqesë një propozim tek Autoriteti Kontraktues për kontratën e fazës së dytë dhe të ndihmojë këtë të fundit dhe qeverinë shqiptare në sigurimin e mbështetjes financiare për projektin. Kjo kontratë përfshin realizimin e veprimtarive të mëposhtme: a) matje topografike dhe studime hidrologjike në mbështetje të zhvillimit të projektimit; b) studime dhe inspektime gjeoteknike në terren;

12

Page 13: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

c) zhvillimin e strategjisë për realizimin e projektit; ç) rishikimin dhe finalizimin e vlerësimit të ndikimit mjedisor e social; d) përgatitjen e projektit teknik, përfshirë përzgjedhjen e furnitorit të turbinave, me qëllim preventimin e kostove dhe të sasive; dhe dh) shërbime të tjera të dakordësuara për të mundësuar ecurinë e zhvillimit të projektimit të hidrocentralit të Skavicës. - kontrata e fazës së dytë që konsiston në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 39/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes “Për ndryshimin dhe rivendosjen e marrëveshjes nr. 1 në lidhje me marrëveshjen e bashkëpunimit të datës 11 janar 2016 ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit dhe sektorit të turizmit, BERZH - Shqipëri, llogari bashkëpunimi” Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi: 97 pro, 4 kundër, 3 abstenime Relatore: Blerina Gjylameti

Ligji ka për qëllim të ratifikojë marrëveshjen ndryshuese të nënshkruar të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në lidhje me lehtësimin e mbështetjes së agrobiznesit dhe sektorit të turizmit, BERZH - Shqipëri, llogari bashkëpunimi, që synon të përmirësojë aksesin për financim në fushën e bujqësisë dhe turizmit nëpërmjet bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve jobankare mikrofinanciare. Mbështetja e sektorit të turizmit është një prioritet dhe ndryshimi që synohet është në përputhje me qasjen ndaj sektorit të

turizmit dhe agroturizimit. Ligji synon të përmirësojë aksesin për financim në fushën e bujqësisë dhe turizmit, përmes mundësimit të fondeve në bazë të ecurisë së zbatimit për komponentët si vijon: - Linja kreditimi për agrobiznesin dhe sektorin e turizmit; - Lehtësimin e agrobiznesit dhe sektorit të turizmit për ndarjen e riskut; - Stimuj për investime për agrobiznesin që merr pjesë në linjën e kreditimit apo lehtësinë e përfituar për ndarjen e riskut; - Asistencë teknike për sektorin e agrobiznesit dhe turizmit Me anë të kësaj marrëveshjeje ndryshuese vijohet me ndihmën që ofrohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me BERZH-n, me qëllim kanalizimin e fondeve drejt financimit të kreditimit të sektorit bujqësor, duke përfshirë në mbështetje dhe sektorin e turizmit. Marrëveshja parashikon lehtësimin e agrobizneseve shqiptare apo bizneseve në fushën e turizmit për zhvillimin e mëtetjshëm të dy sektorëve, të cilët konsiderohen si prioritete strategjike për zhvillimin e vendit. Ky program vazhdon të mbështesë sipërmarrësit vendas përmes ndarjes së riskut, linjave të kreditimit dhe prezanton një stimul të ri për investime për agrobiznesin, duke mundësuar një grant në vlerën 10% të kredisë për ato agrobiznese të cilat

13

Page 14: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

marrin hua për investime kapitale me një maturim prej të paktën 18 muajsh. Ky komponent e bën këtë program më atraktiv, duke nxitur dhe përmirësuar investimet në vend përmes mbështetjes që ofrohet. Ndryshimet që pëson marrëveshja ekzistuese lidhen vetëm me përfshirjen e sektorit të turizmit në linjat e kreditimit dhe skemën e mbulimit të riskut për kreditë e dhëna nga institucionet financiare dhe përfshirjen e stimujve për investime për agrobiznesin në masën 10% e financimit. Sipas marrëveshjes, qeveria shqiptare vendos në dispozicion të BERZH-it një shumë totale prej 36 000 000 eurosh ndërsa BERZH-i vendos në dispozicion deri në 100 000 000 euro, shumë e cila pritet të mbështesë mobilizimin e gjithsej 180 000 000 euro hua, nga të cilat deri në 30 000 000 euro në mbështetje të financimit në sektorin e turizmit. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 40/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së angazhimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility), miratuar me ligjin nr. 134/2020" Propozues: Këshilli i Ministrave Votimi: 96 pro, 3 kundër, 4 abstenime Relatore: Edlira Bode

Qëllimi i ligjit është miratimi i ndryshimeve në marrëveshjen ekzistuese të angazhimit, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (COVAX Facility), e cila është miratuar me ligjin nr. 134/2020. Ligji ratifikon ndryshimet që janë propozuar nga Aleanca GAVI në marrëveshjen e angazhimit. Qeveria shqiptare ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me përfaqësuesit e Aleancës GAVI duke u njoftuar prej saj se shumica e furnizimeve me vaksina janë bërë në kushtet kur vaksinat kanë marrë autorizimin e përdorimit emergjent. Aleanca GAVI ka

propozuar (në vend që GAVI të kërkojë heqje dorë sa herë që një furnizues vaksine i ofrohet një pjesëmarrësi) një ndryshim në marrëveshjen aktuale të angazhimit për të rregulluar statusin e autorizimeve të përdorimit emergjent. Ky ndryshim lejon të përshpejtohet caktimi i vaksinave që kanë marrë autorizimin e përdorimit emergjent në mënyrë që të mos vonohet me alokimin e tyre. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 41/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” Propozues: Deputeti Ulsi Manja Votimi: 96 pro, 3 kundër, 3 abstenime Relator: Adnor Shameti

14

Page 15: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ndryshimet ligjore vijnë si rezultat i evidentimit të një sërë problematikash të evidentuara gjatë zbatimit në praktikë të këtij ligji që lidhen kryesisht me përbërjen e Gjykatës së Lartë dhe trupën gjykuese, shqyrtimin e ankimeve, paraqitjen dhe përmbajtjen e rekurseve, kundërrekursin, njësimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, procedimet paragjykimore, si dhe vendimet e Kolegjit Penal ose Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Qëllimi i ligjit është rritja e efiçencës dhe efektshmërisë në sistemin e drejtësisë nëpërmjet rregullimeve proceduriale si ato për përbërjen e trupave gjykues në Gjykatën e Lartë, shqyrtimin e kërkesave të përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, njoftimin e ankimeve, gjykimin në apel, zhvillimin e proceseve gjyqësore në mënyrë efikase dhe sa më të shkurtër, shqyrtimin e rekurseve, kundërrekurseve, gjykimet për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, procedimet paragjykimore, etj. Konkretisht ligji qartëson përbërjen e Gjykatës së Lartë, duke parashikuar se gjykon në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë. Kjo përbërje në trupin gjykues parashikohet të ndiqet si në rastin e shqyrtimit në dhoma këshillimi edhe në seanca gjyqësore. Ndërkohë, në lidhje me njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë gjykon në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore në kolegje të bashkuara. Lidhur me shqyrtimin e kërkesës së përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, parashikohet se me këto kërkesa tashmë do të vendosë një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate, i ndryshëm nga gjyqtarët e trupit gjykues të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet, dhe jo më një kolegj i kësaj gjykate, duke synuar uljen e mbingarkesës së pazakonte të gjykatës. Ligji parashikon gjykimin me një gjyqtar dhe jo më me 3 gjyqtarë të çështjeve si vijon: - Kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake; - Ankimin ndaj vendimit të prokurorit për mosfillimin e ndjekjes penale apo pushimin e çështjes për kundërvajtjet penale; - Kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës ose çështjes për krimet; - Kërkesën e prokurorit për dërgimin e çështjes në gjyq; - Kërkesën e prokurorit për miratimin e urdhrit penal; - Kërkesat që lidhen me ekzekutimin e vendimeve penale; - Kërkesat për rivendosje në afat; - Kërkesat që lidhen me marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja, sipas titullit X të këtij Kodi; - Çdo kërkesë tjetër të parashikuar në këtë Kod apo në ligje të veçanta. Ky ndryshim ligjor synon të rrisë efektivitetin e gjykimit dhe lehtësojë ngarkesën e gjykatave, duke mbajtur në konsideratë parimin e gjykimit të dosjeve brenda një afati të arsyeshëm. Ligji parashikon gjithashtu kompetencën lëndore të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas përcaktimeve kushtetuese, qartëson ankimin kundër masave të sigurimit, parashikon në mënyrë eksplicite se vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve jepet i arsyetuar etj. Ligji vjen paralelisht dhe në harmoni me ndryshimet e miratuara në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr. 49/2012 "Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarreveshjeve administrative", të ndryshuar” (ligji nr. 49/2012). (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 42/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” Propozues: Deputeti Adnor Shameti Votimi: 95 pro, 5 kundër, 3 abstenime Relatore: Vasilika Hysi

15

Page 16: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ligji ka si qëllim përfshirjen e figurës së këshilltarit ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili do të ushtrojë funksionin e tij në njësinë e shërbimit ligjor pranë këtij institucioni. Përfshirja e këshilltarëve ligjorë në Prokurorinë e Përgjithshme synon të ndihmojë dhe lehtësojë punën e Prokurorisë së Përgjithshme, duke synuar uljen e ngarkesës së punës së këtij institucioni. Konkretisht, ligji parashikon që Njësia e Shërbimit Ligjor të ushtrojë veprimtari këshilluese dhe ndihmëse në procesin vendimmarrës të Prokurorisë së Përgjithshme, duke përfshirë analizimin, studimin e ankimeve dhe dosjeve penale, përgatitjen e relacioneve për çështjet objekt gjykimi

përpara Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, kryerjen e kërkimeve ligjore, përgatitjen e projektakteve dhe kryerjen e detyrave të tjera për përpunimin e çështjeve që i ngarkohen nga Prokurori i Përgjithshëm. Gjithashtu, ligji synon të rrisë efektivitetin e hetimeve penale duke parashikuar aksesin e drejtpërdrejtë të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, si subjekte të interesuara, në sistemet e informacionit apo bazat e të dhënave të administruara nga institucionet shtetërore, që përmbajnë informacionin e duhur për hetimin e veprave penale që përfshihen në juridiksionin e tyre sipas nenit 148 të Kushtetutës. Ky parashikim do të sjellë ushtrimin e detyrave funksionale nga Prokuroria, reduktimin e kostove, shkurtimin e afateve që duhen ndjekur në përmbushje të detyrimeve ligjore në fuqi, luftën me efiçencë ndaj kriminalitetit etj, si dhe garanton marrjen e masave të nevojshme ligjore dhe institucionale nga ana e institucioneve për ofrimin e aksesit të nevojshëm Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale konform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 43/2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” Propozues: Deputeti Adnor Shameti Votimi: 93 pro, 5 kundër, 4 abstenime Relator: Alket Hyseni

Ligji vjen paralelisht me ndryshimet e kryera në Kodin e Procedurës Penale lidhur me kompetencën Iëndore të Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai krijon kushte të përshtatshme për ushtrimin e ndjekjes penale nga Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat e Posaçme për ato vepra penale për të cilat pasojat janë të dëmshme. Ligji parashikon se veprat penale (nenet 244, 245/1, 258, 259) që lidhen me korrupsionin aktiv dhe pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, si dhe me shkeljen e barazisë në tendera të ndahen në dy paragrafe të

ndryshëm, duke u bazuar në vlerën e përfitimit të parregullt. Në rastet kur vlera e këtij përfitimi është nën 50.000 lek këto çështje do të jenë nën kompetencën lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm; ndërkohë që kur kjo vlerë është mbi 50.000 lek, do të jetë nën kompetencën lëndore të prokurorisë dhe gjykatave të posaçme. Në lidhje me veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike parashikohet limiti prej 800 000 lekë në vlerë monetare lidhur me tenderin apo ankandin publik për të bërë cilësimin juridik të veprës penale. Veprat penale të sipërcituara vijnë të riformuluara me qëllim zbatimin drejt të tyre nga ana e organeve procedues, duke vendosur limite monetare për cilësimin e këtyre veprave penale dhe për rrjedhojë duke

16

Page 17: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

përshtatur masën e dënimit, në varësi të rrethanave cilësuese përkatëse. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 44/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar" Propozues: Deputeti Alket Hyseni Votimi: 93 pro, 5 kundër, 4 abstenime Relatore: Klotilda Bushka Ferhati

Qëllimi i ndryshimeve ligjore është rritja e efiçencës dhe efektshmërisë në sistemin e drejtësisë nëpërmjet rregullimeve proceduriale si ato për shqyrtimin e ankimeve në lidhje me vendimet për nxjerrjen e çështjes ose jo jashtë juridiksionit gjyqësor, vendimet mbi kompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, zhvillimin e proceseve gjyqësore në mënyrë efikase dhe sa më të shkurtër, shqyrtimin e rekurseve, gjykimet për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, procedimet paragjykimore etj. Gjithashtu këto rregullime synojnë uljen e mbingarkesës së gjykatave dhe shqyrtimin e dosjeve gjyqësore brenda afateve të arsyeshme. Ligji parashikon sa vijon:

- Ndryshimin e përbërjes së trupave gjykuese duke përcaktuar për gjykatat e apelit shqyrtimin me 1 gjyqtar të vetëm të ankimeve kundër vendimeve për paditë me vlerë deri në 20 fishin e pagës minimale në shkallë vendi, që rrjedhin nga marrëdhënie kontraktore, ankimin e veçantë kundër vendimit të refuzimit të kërkesës për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit, ankimet e veçanta kundër vendimit të gjykatës që ka shqyrtuar kundërshtimin e veprimeve të përmbaruesit gjyqësor. Për njësimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore, Gjykata e Lartë gjykon në kolegj me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë.

- Kundër vendimeve të gjykatave që kanë vendosur nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor mund të ushtrohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë, ndërsa ndaj vendimeve të gjykatave që vendosin për çështjet brenda juridiksionit gjyqësor lejohet ankim bashkë me vendimin përfundimtar ose jopërfundimtar.

- Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit vendos një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate, i ndryshëm nga gjyqtarët e trupit gjykues të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë vendos një gjyqtar tjetër i kësaj gjykate, i ndryshëm nga gjyqtarët e kolegjit të cilit i përket gjyqtari që kërkohet të përjashtohet. Vendimi është i formës së prerë.

- Në lidhje me paditë me vlera të vogla parashikohet ndryshimi i shumës së padive që shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, shumë e cila parashikohet sa 20-fishi i pagës minimale në shkallë vendi. Kjo sjell përshpejtimin e shqyrtimit të një numri të konsiderueshëm çështjesh në gjykatën e shkallës të parë dhe në nivel apeli.

- Në lidhje me gjykimin e çështjeve në Gjykatat e Apelit parashikohet se gjykata, për ato çështje që gjykohen në dhomë këshillimi vendos kalimin e çështjes në seancë gjyqësore në apel, me praninë e palëve, në rast se çmon se debati gjyqësor është i nevojshëm. Relatori dhe jo më kryetari i trupit gjykues, do të përgatisë relacionin dhe do të caktojë datën dhe orën për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi, duke urdhëruar njoftimin e palëve, për përbërjen e trupit gjykues, datën, orën dhe vendin e shqyrtimit të çështjes.

17

Page 18: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

- Në lidhje me ndryshimin e procedurës së gjykimit në Gjykatën e Lartë ndryshohet tërësisht procedura e gjykimit në Gjykatën e Lartë duke e kaluar gjykimin, kryesisht në dhomë këshillimi, dhe në raste përjashtimore, në seancë publike. Ligji parashikon gjithashtu ndryshime në rregullat procedurale për depozitimin dhe nënshkrimin e rekurseve, formën që mund të paraqitet rekursi, plotësimin e të metave të rekursit, rregullat mbi gjykimin e posaçëm për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, mënyrën e disponimit të Gjykatës së Lartë, si dhe në raste të caktuara, marrjen e mendimit të avokaturës së shtetit ose institucioneve të tjera kur çështjet që parashtrohen për rregullim kanë interes publik. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 45/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar” Propozues: Deputetja Klotilda Bushka Ferhati Votimi: 95 pro, 5 kundër, 2 abstenime Relator: Adnor Shameti

Ligji ka si qëllim thjeshtëzimin e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese për të garantuar funksionimin e plotë dhe normal të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, përmes këtyre ndryshimeve synohet që ky ligj të harmonizohet edhe me ligjet e tjera të paketës së reformës në drejtësi, veçanërisht sa i takon shumicës së nevojshme për të pasur një mbledhje të vlefshme të gjyqtarëve nëpër Gjykata, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Nga ana tjetër, ky ligj ka si objektiv edhe nxitjen për kandidimin e kandidatëve më të mirë të mundshëm që vijnë nga radhët e magjistratëve. Ky objektiv synohet të arrihet përmes njohjes së të drejtës së tyre për t'u caktuar si gjyqtar ose prokuror të paktën në nivel apeli

në përfundim të mandatit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, krijohen kushtet për zgjedhjen e të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke garantuar funksionimin e rregullt të saj, si edhe një nga kushtet kyçe të Bashkimit Evropian për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 46/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” Propozues: Deputetja Klotilda Bushka Ferhati Votimi: 94 pro, 5 kundër, 3 abstenime Relatore: Vasilika Hysi

Qëllimi i ligjit është vazhdimi i implementimit të reformës në drejtësi si dhe rregullimi i situatës së krijuar në sistemin gjyqësor si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka sjellë shkarkimin e një numri të madh gjyqtarësh, duke ndikuar kështu në mbarëvajtjen e veprimtarisë së gjykatave dhe respektimin e afateve procedurale dhe procesit të rregullt gjyqësor. Përmes ndryshimeve të propozuara rregullohen disa aspekte që kanë të bëjnë

18

Page 19: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

me organizimin, funksionimin, kompetencat e organizimin e brendshëm të gjykatave, si dhe funksionimin e administratës së gjykatës, duke synuar ta bëjnë atë më efektive. Risitë e ligjit janë:

- Në lidhje me rolin e degëve të gjykatave parashikohet që degët e gjykatave të gjykojnë çështje civile dhe penale që gjykohen nga një gjyqtar i vetëm;

- Në lidhje me zgjedhjen e zëvendëskryetarit të Gjykatës me anë të një dispozite kalimtare parashikohet se përjashtimisht deri në përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ligjit, kandidati për zëvendëskryetar të gjykatës së shkallës së parë duhet të ketë të paktën tre vjet përvojë profesionale si gjyqtar ndërsa kandidati për zëvendëskryetar të Gjykatës së Apelit duhet të ketë të paktën tre vjet përvojë profesionale si gjyqtar i Gjykatës së Apelit;

- Në lidhje me përbërjen e kolegjeve të Gjykatës së Lartë vendosen të njëjta parashikime mbi përbërjen e kolegjeve të Gjykatës së Lartë;

- Në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë këshilltarët dhe ndihmësit e Gjykatës së Lartë parashikohet ulja e kufirit përsa i përket përvojës profesionale nga 10 në 5 vjet për këshilltarët dhe nga 5 në 3 vjet për ndihmësit ligjor. Këta të fundit parashikohen të shtrihen në të gjithë sistemin gjyqësor. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 47/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” Propozues: Deputeti Ulsi Manja Votimi: 95 pro, 4 kundër, 3 abstenime Relatore: Vasilika Hysi

Qëllimi i ligjit është përcaktimi i pagës dhe trajtimit financiar të drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesit, oficerit të policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të nëpunësit civil gjyqësor në gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në prokurorinë e posaçme si dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndryshimet ligjore kanë si objektiv pikërisht përcaktimin pagës dhe përfitimeve të tjera financiare në mënyrë që të garantohet një sistem për shpërblimin e punonjësve të këtyre strukturave që garanton një sistem hetimi të pavarur ndaj çdo influence politike, të paanshëm, të përgjegjshëm, të drejtë

e profesional, të besueshëm dhe të orientuar drejt shërbimit ndaj zbatimit të ligjit dhe qytetarëve. Nisur nga detyra që kryejnë punonjësit e Prokurorisë së Posaçme, sistemi i pagave e shpërblimeve dhe kujdesi social e shëndetësor për ta duhet t'i përgjigjet domosdoshmërisë së trajtimit financiar adekuat dhe dinjitoz të tyre. Paga dhe trajtimi financiar i tyre mban parasysh dinjitetin e detyrës e të profesionit, natyrën e përgjegjësive të funksionit, shkallën e vështirësive në përmbushjen e tij, numrin e lartë të papajtueshmërive, ndalimeve dhe kufizimeve të përcaktuara në ligj, nevojën për t'u mbrojtur nga presionet dhe ndikimet në veprimtarinë e tyre, si edhe nevojat e integrimit social të tij dhe familjes në shoqëri. Ligji parashikon gjithashtu edhe statusin dhe trajtimin financiar të specialistit të bërthamës komanduese elektronike, që administrohet nga Prokuroria e

Posaçme. (Për më shumë informacion kliko këtu)

19

Page 20: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ligj nr. 48/2021 “Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore” Propozues: Deputeti Alket Hyseni Votimi: 93 pro, 5 kundër, 3 abstenime Relatore: Elena Xhina

Qëllimi i ligjit është shfuqizimi i pikës 4 të nenit 30 të ligjit me qëllim qartësimin dhe shmangien e konfliktit të normave ligjore të legjislacionit sa i përket pagës së oficerit të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila përcaktohet në ligjin nr. 95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar". Ky ndryshim ligjor vjen në vazhdën e ndryshimeve të nevojshme të kryera në paketën e reformës në drejtësi me qëllim adresimin e çështjeve të identifikuara si problematike gjatë zbatimit te tyre. Një ndër këto çështje është edhe paga dhe trajtimi financiar i drejtorit dhe oficerit të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit për të cilat nuk ka prashikime të posaçme. Ndryshimet në ligjin nr. 95/2016 kanë si qëllim rregullimin e trajtimit financiar të tyre por nga ana tjetër këto ndryshime prekin edhe ligjin nr. 95/2019. Për këtë arsye ligji parashikon shfuqizimin e pikës 4 të nenit 30 të këtij ligji i cili parashikonte shprehimisht se “Paga e oficerit të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit është 20 % më e lartë se paga e oficerit të Policisë Gjyqësore të seksioneve, e llogaritur mbi pagën bruto fillestare oficerit të Policisë Gjyqësore të seksionit”. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 49/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar” Propozues: Deputetja Vasilika Hysi Votimi: 93 pro, 4 kundër, 4 abstenime Relatore: Klotilda Bushka Ferhati Ndryshimet ligjore vijnë paralelisht dhe në harmoni me ndryshimet e kryera në Kodin e Procedurave Civile dhe Kodin e Procedurës Penale, që lidhen kryesisht me përbërjen e Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe trupën gjykuese, paraqitjen dhe përmbajtjen e rekurseve, njësimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore, si dhe vendimet e Kolegjit Administrativ ose Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Procesi i vetting-ut ka ndikuar gjerësisht në krijimin e vakancave në sistemin e gjykatave, duke sjellë për pasojë rritjen e ngarkesës së punës dhe detyrave të gjyqtarëve, pjesë e sistemit gjyqësor. Ndryshimet në ligjet e mësipërme, përfshirë edhe ligjin nr. 49/2012, të ndryshuar, u konsideruan të domosdoshme, kryesisht lidhur me efiçencën, efektshmërinë dhe administrimin e sistemit të drejtësisë, duke garantuar vazhdimësinë e reformës në drejtësi dhe funksionimin e sistemit gjyqësor. Risitë që sjell ligji janë:

- Parashikohet gjykimi me 3 gjyqtarë për të gjitha çështjet në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, me përjashtim të rekurseve të paraqitura kundër vendimeve të Gjykatës Administrative të Apelit që kanë shqyrtuar padi ndaj aktit nënligjor normativ si dhe gjykimeve në seancë gjyqësore për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore të cilat gjykohen me 5 gjyqtarë;

20

Page 21: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

- Ndryshime të rëndësishme janë kryer edhe në drejtim të procedurës që ndiqet për plotësimin e të metave të ankimit nga pala ankuese. Plotësimi i të metave nuk do të kryhet vetëm nga gjyqtari i gjykatës administrative në shkallë të parë, por edhe nga relatori i çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit, në rastet kur çmon se të metat nuk janë konstatuar nga gjykata më e ulët;

- Në lidhje me gjykimin në Gjykatën e Lartë parashikohen një sërë rregullimesh përsa i përket procedurës së depozitimit të rekursit, duke mbajtur në konsideratë edhe çështjen e plotësimit të të metave të rekursit në këtë gjykatë. Parashikohet depozitimi i rekursit në gjykatën administrative që ka dhënë vendimin e kundërshtuar, e cila dërgon rekursin së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit ose relatorit për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë. Gjykimi për njësimin dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore vjen në harmoni me amendimet aktuale në kode. Parashikohet se afati për shqyrtimin e çështjeve nga Gjykata e Lartë është 45 ditë kur rekursi është paraqitur ndaj një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me gjykimin e aktit nënligjor normativ. Ndryshime ligjore janë parashikuar edhe në lidhje me gjykimin në seancë gjyqësore me praninë e palëve nga Gjykata e Lartë në rastet kur çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, si dhe kur vlerësohet e nevojshme thirrja dhe dëgjimi i palëve për shkak të problematikës dhe kompleksitetit të çështjes në rastet e parashikuara nga shkronjat “b” dhe “c” të nenit 58 të këtij ligji. Ndër të tjera parashikohen llojet e vendimeve të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë duke parashikuar si risi vendimmarrjen jopërfundimtare të mospranimit të rekursit në seancë gjyqësore. Lidhur me rekursete paraqitura në gjykatë ende të pashqyrtuara parashikohet të konsiderohen të pranuseshme nëse plotësojnë kushtet e ligjit në kohën e depozitimit të tyre. (Për më shumë informacion kliko këtu)

Ligj nr. 50/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” Propozues: Deputetja Vasilika Hysi Votimi: 94 pro, 5 kundër, 3 abstenime Relatore: Klotilda Bushka Ferhati

Ndryshimet në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, té ndryshuar”, kanë si qëllim vazhdimin e implementimit të reformës në drejtësi si dhe rregullimin e situatës së krijuar si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka sjellë shkarkimin e një numri gjyqtarësh dhe prokurorësh duke ndikuar kështu në efektivitetin dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së gjykatave dhe prokurorive. Me ndryshimet ligjore synohet që vakancat e krijuara në sistem të plotësohen sa më shpejt por pa ceduar në cilësinë e kandidatëve dhe magjistratëve të cilët d0 të ushtrojnë funksionet e tyre pas emërimit. Pritet kështu që sistemi i drejtësisë në një periudhë afashkurtër dhe afatmesme të kthehet në funksionimin e plotë të tij i plotësuar me kapacitetet e nevojshme që do të garantojnë dhënien e drejtësisë në mënyrë të efektive, duke respektuar legjislacionin dhe brenda afateve procedurale të përcaktuara. Ligji parashikon konkretisht sa vijon: - ngritjen e shtesës për vështirësi pune dhe përfitimin e shtesës në pagë për magjistratët gjatë periudhës së delegimit në këto institucione për shkak të detyrave të rëndësishme dhe vështirësisë së punës që ata kryejnë; - kompensimin për shërbimin në skemën e delegimit, për transferimin e përkohshëm ose për caktimin e përkohshëm;

21

Page 22: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

- të drejtën e pensionit të parakohshëm edhe në rastet kur Këshilli vendos mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të pamundësisë fizike dhe mendore; - qartësimin e kritereve për rekrutimin e kandidatëve për magjistratë; - moshën e pensionit duke përcaktuar se magjistrati del në pension në moshën 67 vjeçarepor që me kërkesë të tij mund të qëndrojë në detyrë deri në moshën 70 vjeç etj. (Për më shumë informacion kliko këtu)

22

Page 23: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Veprimtaria kontrolluese dhe

mbikëqyrëse

Veprimtaria e Kuvendit në seancë

plenare është shtrirë edhe në ushtrimin e

kontrollit dhe mbikëqyrjes parlamentare, si

funksion kushtetues i rëndësishëm i tij. Në

kuadrin e kompetencave të kontrollit vlen të

theksohet kontrolli që ai ka ushtruar mbi

ekzekutivin nëpërmjet instrumentit më të

rëndësishëm të kontrollit parlamentar,

interpelancës. Interpelancat e zhvilluara

kanë pasur për qëllim të qartësojnë

qëndrimin e qeverisë ose të një ministri të

caktuar në lidhje me një situatë apo fakt të

caktuar, të mbikëqyrin zbatimin me

efektivitet të politikave të programuara nga

qeveria, të detyrojnë Qeverinë të marrë

masat e nevojshme për një çështje të

caktuar; të njihen me problematikat e

caktuara brenda fushës së veprimtarisë së

anëtarit të Qeverisë që i nënshtrohet

kontrollit parlamentar si dhe të bëjnë

transparencën e veprimtarisë së qeverisë dhe

të forcojnë besimin e qytetarëve kundrejt

shtetit ligjor.

23

Page 24: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Interpelancë lidhur me: - Tubimet dhe protestat e dhunshme si pasojë e ngjarjes së të ndjerit Klodian Rasha, masat e marra nga Policia e Shtetit; - Masat e qeverisë për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 Kërkues: Grup deputetësh: Kostaq Papa, Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami

Jenishehri, Adriatik Alimadhi, Nikolin Staka, Halit Valteri, Lefter Maliqi. (Parashtruar nga deputeti Kujtim Gjuzi)

Kërkuar me: Kryeministrin. (Deleguar ministrit të Brendshëm dhe ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale) Baza ligjore: Neni 80 Kushtetutë, neni 97 Rregullore Kuvendi Shqetësimet e deputetëve: Deputetët kërkojnë informacion nga Qeveria lidhur me çështjet e mëposhtme: sa punonjës policie janë dëmtuar nga revoltat, sa të rinj mbi 18-vjeç janë arrestuar, sa minorenë janë ndaluar dhe dhunuar, sa është numri i vdekjeve dhe i të prekurve me COVID-19 dhe çfarë masash ka marrë qeveria për përballimin dhe menaxhimin e situatës së rëndë të pandemisë. Qëndrimi i ministrit të Brendshëm: “Në përgjigje të kërkesave tuaja, por edhe për të informuar qytetarët, dua të ndaj me ju informacionin e kërkuar si më poshtë: Gjatë protestave në total janë dëmtuar 46 punonjës policie, nga të cilët 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë të Shkodrës dhe asaj të Korçës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH-së. Janë 20 procedime penale të referuara në organin e prokurorisë për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime e manifestime të paligjshme”. Janë proceduar penalisht për këtë vepër penale 578 persona, nga të cilët janë arrestuar në flagrancë 97 persona, nga të cilët 4janë persona të mitur rreth moshës 14 deri në 18 vjeç. Janë ndaluar 3 persona, janë proceduar në gjendje të lirë 470 persona dhe janë në kërkim 8 persona. Sipas grupmoshave, të proceduarit janë si më poshtë: Nga mosha 14 deri në 17 vjeç janë 215 persona, nga mosha 18 deri në 29 vjeç janë 276 persona, nga mosha 30 deri në 44 vjeç janë 37 persona, nga mosha 45 deri në 59 vjeç janë 20 persona dhe mbi moshën 60 vjeç janë 5 persona. Nga personat e shoqëruar, arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë nga verifikimet e bëra rezulton se për veprën penale të prodhimit të shpërndarjes së lëndëve të narkotikëve ishin 44 persona, nga të cilët 15 janë arrestuar edhe më parë për këtë vepër, 3 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 14 janë shoqëruar në Policinë e Shtetit. Për veprën penale të vjedhjes së pasurisë janë arrestuar 8 persona, nga të cilët 5 kanë qenë të arrestuar edhe më parë për këtë vepër penale, 3 persona u proceduan në gjendje të lirë. Për veprën penale të krimeve kundër personit janë proceduar 4 persona, nga të cilët 1 është i arrestuar, 1 i ndjekur në gjendje të lirë dhe 2 të shoqëruar si të dyshuar në lidhje me këtë tendencë. Për veprën penale të organizmit dhe pjesëmarrjes në tubime të paligjshme janë arrestuar 42 persona, nga të cilët 4 ishin arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër dhe 38 të shoqëruar e të proceduar në gjendje të lirë. Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, të dhunës në familje, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe prishje të qetësisë publike janë kapur 8 persona, nga të cilët 3 janë të arrestuar dhe 5 janë ndjekur në gjendje të lirë. Për minorenët e ndaluar: fatmirësisht, por, edhe në sajë të punës së Policisë Shtetit, nuk janë evidentuar raste të minorenëve apo të të

24

Page 25: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

miturve që janë dhunuar apo janë keqtrajtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit. Ky është një tregues shumë i rëndësishëm i qasjes që ka pasur Policia e Shtetit karshi protestave që pasuan ngjarjen e rëndë të 8 dhjetorit në Laprakë”. (Për më shumë informacion kliko këtu fq. 3-8)

Qëndrimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: “Faleminderit që më dhatë mundësinë në këtë seancë të informoj qytetarët për situatën e epidemisë COVID-19 në vend, masat e marra dhe planin për përballimin në vazhdim të saj! Për sa i përket tendencës së dy javëve të fundit, me masat që ne kemi në zbatim, numërojmë mbi 107 mijë raste të infektimeve nga marsi i vitit 2020, kemi një incidencë dyjavor me 495 raste për 100 mijë banorë, shihet dhe vlerësohet një ulje e lehtë, krahasuar me dy javë më parë, ku kishim një incidencë me 525 raste për 100 mijë banorë. Sigurisht, parandalimi, ndjekja e kontakteve

mbetet kyçe, por përhapja e pakontrolluar e virusit vështirëson edhe gjurmimin e kontakteve. Në spitale kemi mbi 660 të shtruar, 50 pacientë në terapi intensive, ku 14 prej tyre janë të intubuar. Komiteti i Ekspertëve po analizon në dinamikë situatën epidemiologjike, por vlerëson një qasje shumë të kujdesshme mes vendosjes së masave për të ulur kurbën e infektimeve me parimin e vetëm: shëndeti në majë të piramidës së vlerave. Prej më se dy javësh kemi forcuar masat e kufizimit, kemi vendosur orën policore nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit, kemi mbyllur aktivitetet e bareve dhe restoranteve nga kjo orë dhe kemi vendosur skenarin e mësimit online në gjimnaze dhe atij të kombinuar në shkolla. Sigurisht, prezenca e varianteve të reja kushtëzon edhe masat e pandemisë, ende nuk është certifikuar dhe verifikuar prezenca, por ne kemi dyshime se variante të reja qarkullojnë dhe shpejtësia e përhapjes e bën të vështirë edhe kontrollin e pandemisë, nëse nuk shoqërohet me bashkëpunimin e çdo qytetari dhe me forcimin e sjelljes individuale. Vaksinimi i popullatës është objektivi ynë i përbashkët. Po vaksinojmë çdo ditë dhe me ritëm. Janë kryer mbi 13 mijë vaksinime gjatë kësaj periudhe. Sot kemi më shumë jetë të mbrojtura të mjekëve në spitale, të mjekëve në qendrat shëndetësore, të infermiereve dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit, ndërkaq ka filluar edhe vaksinimi i kombinuar për moshat plus 80 vjeç. Po përgatitemi që, veç pikave të vaksinimit nëpër qytete, të cilat tashmë janë të hapura, si në Shkodër, në Vlorë, në Korçë dhe në Berat, të vijojmë të kemi një prezencë kapilare edhe të infermierëve të rinj, që do të shërbejnë si vaksinatorë në komunitet së bashku me infermierët e Forcave të Armatosura, që do të sigurojnë linfon e fushatës sonë të vaksinimit. Këto skuadra vaksinatorësh në komunitet, së bashku me vaksinatorët tanë në të gjitha qendrat shëndetësore, do të mundësojnë një ecuri të vaksinimit në popullatë në momentin që do të vijojmë të kemi furnizime dhe vazhdim të vaksinave. Sot jemi të pritje të sasisë së radhës të 15 210 dozave të vaksinave nga kontrata me “Pfizer”-in që do të vijnë në vend. Ne do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit, duke përmbyllur stafet tona mjekësore dhe duke vijuar, siç e kam thënë, me vaksinimin e grup moshës plus 80 vjeç, duke filluar me fashat plus 90, sipas planit të vaksinimit. Gjithashtu, nga instrumenti i COVAX-it, nëpërmjet procedurave të tyre, presim që brenda dy javëve të para të marsit të mbërrijnë edhe 14 400 vaksina të AstraZeneca, me të cilat do të vijojmë kalendarin e vaksinimit, duke e kombinuar dhe duke pasur prioritet mësuesit që të vijojmë me një ecuri të mirë, në funksion të edukimit të fëmijëve dhe të mbrojtjes së mësuesve”. (Për më shumë informacion kliko këtu fq. 3-8)

25

Page 26: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Interpelancë lidhur me disa çështje në fushën e përgjegjësisë së ministrisë së Kulturës Kërkues: Deputeti Artur Roshi Kërkuar me: Ministren e Kulturës Baza ligjore: Neni 80 Kushtetutë, neni 96 Rregullore Kuvendi Shqetësimet e deputetit: Deputeti kërkon informacion nga Qeveria lidhur me

çështjet e mëposhtme: - A ka bërë ministria e Kulturës një rivlerësim të veprave kulturore të realizmit socialist; - Si i përcakton Qendra Kulturore Kombëtare e Kinematografisë vlerat në filmat shqiptarë të

paraviteve ’90 dhe tani në vazhdimësi? A janë ata filma në përputhje me kushtetutën dhe të drejtat e njeriut?

- Si janë shmangur vlerat ideologjike dhe propaganda e diktaturës komuniste nga filmat e paraviteve ’90 të cilat ato i kishin qëllim në vetvehte?

- A ka një numër të lapidarëve dhe përmendoreve të realizmit socialist dhe si janë klasifikuar? - A janë parqet dhe lulishtet e një vendi një mundësi për të përhapur kulturën dhe historinë e kombit?

Si janë shfytëzuar këto? - Veprat e artit të rilindjes urbane sa kanë kushtuar dhe a mund të quhen art që përhap kulturë? - Në çdo rreth ka varreza dëshmorësh të ekzagjeruara shpesh me varre fiktive. A duhet një inventar i

formatizuar për to? - Administrimi i kishave, xhamive dhe teqeve të shpallura muze nga vetë komunitetet fetare.

(Për më shumë informacion kliko këtu fq. 3-8)

Qëndrimi i ministres së Kulturës: “Në zbatim të ligjit, për sa u përket kompetencave të ministrisë së Kulturës, sqaroj sa vijon: Në lidhje me krijimtarinë kinematografike të para viteve ‘90, me vlerat, rivlerësimin dhe ideologjinë që përcjellin informoj se ministria e Kulturës nuk mund të marrë përsipër vlerësimin e një pune kolektive të krijuar në një kohë dhe në një kontekst të caktuar. Për ndalimin e filmave të realizuar përpara viteve ’90, mund t’ju them me bindje të plotë se ka vdekur ajo kohë kur censuroheshin, kur ndaloheshin filma, kur pushkatoheshin poetë. Shqipëria e ka lënë pas errësirën, këtë lloj diktature dhe ka zgjedhur rrugën e vet drejt të integrimit në Bashkimin Europian. Ashtu si krijimtaria e çdo periudhe, edhe ajo e viteve ’90, qofshin ato kinematografi, arte pamore, letërsi, vlerësohet nga publiku. Është ai që bën vlerësimin dhe seleksionimin më të mirë. Përtej dozës ideologjike, të diktuar dhunshëm nga regjimi, kur flasim për kinematografi, prodhimet e para viteve ’90 janë krijimtari e mirëfilltë e skuadrave të mëdha artistësh, aktorësh, regjisorësh, operatorësh, montazhierësh, kostumografësh, piktorësh e të tjera. Në lidhje me numrin dhe klasifikimin e lapidarëve dhe përmendoreve të realizmit socialist bëj me dije se në vitin 2015 ministria e Kulturës ndërmori iniciativën për evidentimin dhe inventarizimin. Kjo tashmë ka mbaruar. Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore është ajo që përgjigjet pranë ministrisë së Kulturës. Janë 1 323 objekte dhe nuk janë vetëm lapidarë, por edhe buste, shtatore, monumente, pllakate, shatërvanë, statuja, kambana, relieve e plot e plot të tjera që do t’ju ftoja të vini e t’i shikonit në qendrën tonë. Megjithatë, më duhet t’ju informoj se objektet e sipërpërmendura janë përgjegjësi dhe fushë kompetence e institucioneve të vetëqeverisjes vendore dhe jo e ministrisë së Kulturës”. (Për më shumë informacion kliko këtu fq. 3-8)

26

Page 27: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Vendim për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Konkurrencës (AK)” Kërkues: Autoriteti i Konkurrencës Baza ligjore: Neni 9, pika 2 e ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar””. Votimi: 87 pro, 12 kundër, 6 abstenime. Relator: Anastas Angjeli

Vendimi ka si pikësynim përafrimin e strukturave të brendshme në realizimin e detyrave dhe konkretisht: - Misioni dhe detyrat e integrimit parashikohet të kalojnë në Drejtorinë Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore duke u realizuar nga burimet njerëzore të kësaj strukture. - Detyrat e komunikimit, marrëdhënieve me publikun, trajnimet dhe marrëdhëniet me jashtë parashikohet të kalojnë së bashku me stafin prej 5 vetësh në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse. Kjo drejtori ndryshon emërtesën dhe bëhet Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Buxhetit dhe Komunikimit. Struktura e paraqitur për miratim ka një risistemim punonjësish në këto drejtori dhe nuk ka asnjë efekt financiar në buxhetin e Institucionit të miratuar për vitin 2021. (Për më shumë informacion kliko këtu)

27

Page 28: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Veprimtaria zgjedhëse, emëruese

dhe shkarkuese

Zgjedhja, emërimi dhe shkarkimi i

titullarëve dhe anëtarëve të institucioneve

monokratike dhe kolegjiale, kushtetuese dhe

të krijuara me ligj është një detyrim që rrjedh

nga Kushtetuta, Rregullorja e Kuvendit dhe

ligjet organike.

Komisionet e përhershme

parlamentare në përmbushje të kërkesave

procedurale të parashikuara në Rregulloren e

Kuvendit si dhe ligjet organike, gjatë

zhvillimit të seancave dëgjimore kanë

shqyrtuar përmbushjen kritereve

kushtetuese dhe ligjore të kandidaturave të

paraqitura, dhe kanë vlerësuar meritën dhe

profesionalizmin mbi bazën e respektimit të

parimit të transparencës dhe

gjithëpërfshirjes.

28

Page 29: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Zgjedhja e z. Leka Bungo në detyrën e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH)

Propozues: Kuvendi/Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Shumica e kërkuar për miratim: Shumicë e thjeshtë Forma e votimit: Votim i fshehtë Baza ligjore: Nenet 93 dhe 95 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”, si dhe neni 111 Rregullore Kuvendi. Relatore: Mirela Kumbaro

Kuvendi, në mbështetje të neneve 93 dhe 95 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”, si dhe nenit 111 Rregullore Kuvendi, me propozimin e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, me 77 vota zgjodhi z. Leka Bungo në detyrën e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (KDRTSH) për një mandat 5-vjeçar. KDRTSH është një nga organet drejtuese të RTSH-së.

Zgjedhja e z. Denar Biba në detyrën e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës (AK) Propozues: Kuvendi Shumica e kërkuar për miratim: Shumicë e thjeshtë Forma e votimit: Votim i fshehtë Baza ligjore: Nenet 20, 21 dhe 22 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” i ndryshuar”, si dhe neni 111 Rregullore Kuvendi. Relatore: Mirela Kumbaro Kuvendi, në mbështetje të neneve neneve 20, 21 dhe 22 të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar”, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të një grupi deputetësh, me 91 vota zgjodhi z. Denar Biba në detyrën e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës për një mandat 5-vjeçar. Komisioni i Konkurrencës është struktura vendimmarrëse e Autoritetit të Konkurrencës i ngarkuar me kontrollin dhe zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Zgjedhja e z. Olsi Çoku në detyrën e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që do të mbajë funksionin e kryetarit të Bordit” Propozues: Kuvendi Shumica e kërkuar për miratim: Shumicë e thjeshtë Forma e votimit: Votim i fshehtë Baza ligjore: Nenet 5, 6 dhe 8 të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e

Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar”, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit

29

Page 30: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Relatore: Milva Ekonomi Kuvendi, në mbështetje të neneve neneve 5, 6 dhe 8 të ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar”, si dhe të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të një grupi deputetësh, me 80 vota zgjodhi z. Olsi Çoku në detyrën e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për periudhën e mbetur të mandatit të anëtarit të liruar nga kjo detyrë. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit financiar jobankar dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor.

30

Page 31: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Statistika

31

Page 32: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ligje KM Ligje deputet

6

317

Ligjet sipas shumëllojshmërisë

Ligje të reja

Ratifikime

Ndryshime shtesa

Mar

s 13

13 13 ligje me shumicë të

thjeshtë9 ligj me

shumicë prej 3/5

4 ligje me shumicë absolute

Shumica e aplikuar

2

00

0,5

1

1,5

2

2,5

Interpelanca Raportime

Kontrolli/Mbikëqyrja parlamentare

Ligje Vendime Raportime Interpelanca

- - - -

2

Pri

ll

26 7 -

32

Page 33: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Ligje Vendime 4 seanca plenare publike Kohëzgjatja 12.77 orë

Aktiviteti i seancave plenare

Seancë plenare

01.

03.

20

21

08

.03.

20

21

16.0

3.2

02

1

23.

03.

20

21

Ligje 3 4 4 15

Vendime 1 4 1 1

Raportime 0 0 0 0

Interpelanca 1 1 0 0

26

7 0 seanca muaji prill

4 seanca muaji mars

33

Page 34: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Buletini Informativ Elektronik nr. 4 Mars - prill 2021

| Kuvendi i Shqipërisë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 4, Tiranë www.parlament.al

Punimet parlamentare në komisione dhe seancë plenare

Punime parlamentare në seancë plenare Punime parlamentare në komisione

Fushatë zgjedhore Ditë pushimi Pa punime

Mars 2021

H M M E P SH D

1 2 3 4 5 6 7

8 9 10 11 12 13 14

15 16 17 18 19 20 21

22 23 24 25 26 27 28

29 30 31

Prill 2021

H M M E P SH D

1 2 3 4

5 6 7 8 9 10 11

12 13 14 15 16 17 18

19 20 21 22 23 24 25

26 27 28 29 30

0%

50%

100%

zgjedhje çështje tëtjera

3 2 2

Vendimet

Pakica parlamentare

65

Shumica parlamentare46

Diskutimet në seancat plenare

Shumica parlamentare

5.07 orë

Pakica parlamentare5.01 orë

Kohëzgjatja e diskutimeve në seancat plenare

34

Page 35: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Zhvillimi i mbledhjeve të Kuvendit në seancë

plenare në kushtet e pandemisë së shkaktuar

nga COVID-19

35

Page 36: BULETINI INFORMATIV ELEKTRONIK

Masat mbrojtëse të marra në seancë plenare për parandalimin

e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19

Koha e diskutimeve

180 minuta.

Kufizimi i pranisë së mediave.

Shërbimi u ofrohet televizioneve

nga RTSH.

Matja e temperaturës në hyrje të

godinës së sallës seancave

plenare.

Pozicionimi i deputetëve në sallë,

llozhat anësore të të dyja kateve

dhe galerinë e sipërme të sallës

duke ruajtur distancimin fizik.

Vendosja dhe mbajtja e barrierës

mbrojtëse (maskës) në ambjentet

e godinës.

Staf i reduktuar

Sigurimi i elementëve të

higjenës:

(Sapun, dezinfektantë me bazë

alkoli, letër pastrimi për duart,

pastrim i sipërfaqeve dhe sigurimi i

koshave të mbyllur për eleminimin

e mbetjeve).

Dezinfektimi i mjediseve të sallës

së seancave plenare.

(Përpara çdo seance)

Dezinfektimi i foltores (Pas çdo folësi)

36