BULETINI I DISTRIKTIT SHQIPËRI KOSOVË 2015-2016 ... · Landi, nё njё Shёrbesё tё posaçme...
-
Upload
trinhquynh -
Category
Documents
-
view
241 -
download
1
Transcript of BULETINI I DISTRIKTIT SHQIPËRI KOSOVË 2015-2016 ... · Landi, nё njё Shёrbesё tё posaçme...
11
BULETINI I DISTRIKTIT SHQIPËRI – KOSOVË 2015-2016
Pёrmbajtja
KAPITULLI I
Drejtuesit zyrtarё tё kishave dhe tё Distriktit Shqipёri-Kosovё 2
KAPITULLI II
Informacion i pёrgjithshёm pёr kishat 4
KAPITULLI III
1. Veprimtari kryesore tё kishave 5
2. Ofertat për Distriktin 6
KAPITULLI IV Asambleja Distriktuale 28-29 Tetor 2016 7
1. Lista e anёtarёve tё Asamblesё 7
2. Rendi i ditёs i Asamblesё 8
3. Zhvillimi i Asamblesё (proces – verbali) 9
4. Vendimet e Asamblesё 9
KAPITULLI V Raporte vjetore
1. Raport i Mbikqyrёsit Distriktual 10
2. Raport nga Komiteti Nominues / Emёrimit 13
3. Raport i Bordit Këshillues Distriktual 14
4. Raport i Arkёtarit Distriktual 15
5. Raport i Këshillit të Letrave Kredenciale të Shërbyesve 19
6. Raport nga Komiteti i Literaturёs 20
7. Raport i Kishёs sё Nazaretasit Prishtinё 21
8. Raport i Kishёs sё Nazaretasit Gorre 21
9. Raport i Kishёs sё Nazaretasit Suharekë 23
10 Raport i Kishёs sё Nazaretasit Kombinat 24
11 Raport i Kishës së Nazaretasit Kamëz 26
12 Raport i Kishës së Nazaretasit Kolonjë 27
13. Raport i Kishës së Nazaretasit Lushnje 27
14. Raport i Misionit Ndërkombëtar Nazaretas 29
15. Raport i Këshillit të Studimeve të Shërbesës 30
16. Raport nga Shërbesa e Dhembshurisë Nazaretase 31
KAPITULLI VI Raporte vjetore pёr financat dhe statistikat
1. Raport pёrmbledhёs pёr Distriktin 33
2. Raporti statistikor pёr Distriktin 33
22
KAPITULLI I
DREJTUESIT ZYRTARЁ TЁ KISHAVE TЁ DISTRIKTIT SHQIPЁRI - KOSOVЁ
Drejtuesit Distriktualё
Michael Hudson, Mbikqyrёs Distriktual
Bordi Kёshillues Distriktual
Michael Hudson Ermal Gjermeni Sonila Myftaraj
Imir Gashi Rodian Akulli Violeta Zefi
Selim Kolgeci
Sekretar i Bordit Kёshillues Distriktual
Sonila Bejtja
Arkёtar i Distriktit
Sonila Bejtja
Drejtues tё kishave në Shqipëri
Drejtues i Kishës së Kombinatit (Tiranë)
- Ergest Biti (Pastor)
Drejtues i Kishës së Gorresë (Lushnje)
- Ermal Gjermeni (Pastor)
Drejtues i Kishës së Kamzës (Tiranë)
- Rrok dhe Violeta Zefi
Drejtues i Kishës së Kolonjës (Lushnje)
- Landi Ndreka (Pastor)
Drejtues i Kishës së Lushnjes
- Rodian Akulli (Pastor)
Drejtues i Mbjelljës së Kishës në Sharrë (Tiranë)
- Pranvera Broli
Drejtues i Mbjelljës së Kishës në Yzberishtit (Tiranë)
- Donaldo Ramka, Steven dhe Rachael Beiler
Drejtues tё kishave nё Kosovё:
Kisha e Prishtinёs
- Imir Gashi (Pastor)
Kisha e Suharekёs
- Selim Kolgeci (Pastor)
33
Komitete dhe shërbime ndihmëse distriktuale
Komiteti i Shërbesës
- Rev. Michael Hudson
- Rev. Steven Beiler
- Rev. Landi Ndreka
- Rev. Gil Thibault
- Rev. Edlira Biti
Shërbyesit e Shuguruar
- Landi Ndreka ёshtё shuguruar si plak i Kishёs sё Nazaretasit nё vitin 2009.
- Edlira Biti ёshtё shuguruar si dhjake e Kishёs sё Nazaretasit nё vitin 2012.
Me licencё Distrituale
- Sonila Bejtja, rinovim licence distriktuale, nё mbledhjen e Asamblesё, në
19 Nëntor 2015. Pёr herё tё parё ёshtё licencuar nё vitin 2003.
- Imir Gashi, rinovim licence distriktuale, nё mbledhjen e Asamblesё nё 19 Nëntor 2015. Pёr
herё tё parё ka marrё licencёn distriktuale nё mbledhjen e Asamblesё nё 14 Nёntor 2009.
- Ermal Gjermeni, rinovim licence distriktuale, nё mbledhjen e Asamblesё nё
19 Nëntor 2015. Pёr herё tё parё e ka marrё licencёn distriktuale nё mbledhjen e Asamblesё
Distriktuale nё 30-31 tetor 2010.
- Selim Kolgeci, rinovim licence distriktuale, nё mbledhjen e Asamblesё nё 19 Nëntor 2015. Pёr
herё tё parё e ka marrё licencёn distriktuale nё mbledhjen e Asamblesё Distriktuale në 31 Tetor
2012.
- Ergest Biti, rinovim licence distriktuale, nё mbledhjen e Asamblesё nё 19 Nëntor 2015. Pёr
herё tё parё e ka marrё licencёn distriktuale nё mbledhjen e Asamblesё Distriktuale në 9 Nëntor
2013.
Instruktor pёr studentёt qё pёrgatiten pёr shёrbesё:
- Gil Thibault
- Edlira Biti
44
II. KAPITULLI II
INFORMACION I PЁRGJITHSHЁM PЁR KISHAT E DISTRIKTIT
A. Pёr kishat e Nazaretasit nё Shqipёri:
- Kisha e Nazaretasit Gorre, Lushnje. Vazhdon tё funksionojё nё fshatin Gorre tё rrethit tё
Lushnjes. Eshtё organizuar zyrtarisht, si Kishё Nazaretase, 21 vjet pёrpara, nё vitin 1995. Nga
muaji Maj 2011 pastor i Kishёs sё Gorresё ёshtё Ermal Gjermeni.
- Kisha e Nazaretasit Lushnje, ndodhet nё qytetin e Lushnjёs, nё Lagjen “Çlirimi”. Kisha u
organizua zyrtarisht, si Kishё e Nazaretasit, nё Nёntor tё vitit 2004. Gjatë vitit 2012 -2013 Kisha
e Nazaretasit Lushnje ka qenë e mbyllur. Duke filluar nga viti 2013 e nё vazhdim Kisha e
Lushnjes rifilloi përsëri shërbesën e saj nën drejtimin e Rodian Akulli.
- Kisha e Nazaretasit Kombinat, Tiranё, funksionon nё Lagjen Kombinat tё Tiranёs, nё Rrugёn
Sokrat Mosko, pallati 153, kati i parё. Eshtё organizuar zyrtarisht nё vitin 1998. Kjo kishë ka
pasur në vite të ndryshëm pastorë të ndryshëm, por duke filluar nga Janari i vitit 2013 e në
vazhdim në Kishën e Nazaretasit Kombinat shërben si pastor Ergest Biti. Edlira Xhakollari
anёtare e kёsaj kishe u shugurua “Dhjake e Kishёs sё Nazaretasit” nё mbledhjen e Asamblesё në
31 Tetor 2012. Sonila Bejtja anëtare e kësaj kishe u diplomua nga Kolegji Evropian Nazaretas,
me Certifikatën e Formimit Shpirtëror në mbledhjen e Asamblesë Distriktuale në 9 Nëntor 2013
në Kosovë.
- Kisha e Nazaretasit, Kolonjё, Lushnje, vazhdon të funksionojë në fshatin Kolonjë nën
drejtimin e pastor Landi Ndreka. Landi, nё njё Shёrbesё tё posaçme Shugurimi, nё mbledhjen e
Asamblesё tё datёs 14 Nёntor 2009, u shugurua “Plak i Kishёs sё Nazaretasit”
- Kisha e Nazaretasit, Kamëz, Tiranë vazhdon të shërbejë në zonën e Kamzës. Kjo shërbesë
fillojë, si pasojë e ngritjes së një kopshti për fëmijë nga Fondacioni Instituti për Inkurajimin Total
në zonën e Kamzës dhe me dëshirën e Rrok dhe Violeta Zefi të cilet janë duke shërbyer
rregullisht në këtë vend duke filluar që nga muaji Maj 2013. Që nga kjo kohë në Kamëz kanë
vazhduar rregullisht takimet javore për fëmijë dhe për të rritur. Kisha e Kamzës është akoma një
kishë e paorganizuar.
- Misioni Nazaretas Sharrë, Tiranë ka filluar të funksionojë gjatë vitit 2013. Ka nisur si një
mbjellje kishe e Kishës së Nazaretasit Kombinat si pasojë e lutjeve të shumta për komunitetin
Romë. Vera Broli anëtare e Kishës së Kombinatit ka marrë përgjegjësinë kryesore për kryerjen e
takimeve në këtë zonë. Gjatë vitit 2015-2016 komuniteti Romë ka pasur një zhvendosje në një
zonë tjetër të Tiranës kështu që lutemi për ata persona që vazhdojnë të jetojnë në atë zonë.
- Misioni Nazaretas Yzberisht, Tiranё ka filluar tё funksionojё gjatё vitit fiskal 2013-2014. Nisi
fillimisht si njё qendёr rehabilitimi pёr personat me varёsi nёn drejtimin e Steven Beiler dhe gjatё
vitit 2014 pas lutjesh tё shumta pёr komunitetin e asaj zone, Steve, Rachael dhe Aldo filluan
organizimin e takimeve pёr fёmijё si dhe pёrgatitjen e njё vakti ushqimorё pёr fёmijёt
pjesёmarrёs.Gjatë këtij viti kjo kishë mbjellje organizon rregullisht takimet për fëmijë dhe për të
rritur.
B. Pёr kishat e Nazaretasit nё Kosovё:
- Kisha e Nazaretasit Suharekё, ndodhet nё qytetin e Suharekёs. Kisha u organizua zyrtarisht në
mbledhjen e Asamblesë Distriktuale në 31 Tetor 2012 me 12 anёtarё themelues. Pastor i kёsaj
kishe ёshtё Selim Kolgeci.
- Kisha e Nazaretasit Prishtinё, ndodhet nё qytetin e Prishtinёs. Kisha u organizua zyrtarisht në
mbledhjen e Asamblesë Distriktuale në 31 Tetor 2012 me 19 anёtarё themelues. Pastor i kёsaj
kishe ёshtё Imir Gashi.
55
III. KAPITULLI III
1. Veprimtari kryesore të kishave gjatë vitit 2015-2016
Viti 2015-2016 ёshtё viti i tetë qё Kishat e Nazaretasit nё Shqipёri dhe Kosovё janё tё bashkuara
nё Distriktin Shqipёri – Kosovё. Mbikqyrёsi i distriktit për vitin 2015-2016 ёshtё Michael
Hudson. Bordi Kёshillues Distriktual pёr vitin 2014-2016 u zgjodh në mbledhjen e Asamblesë
Distriktuale në 11 Nёntor 2014 për një periudhë 2 vjecare. Bordi ka nё pёrbёrjen e vet
Mbikqyrёsin Rev. Michael Hudson dhe 6 anёtarё, tre anёtarё klerikё dhe tre anёtarё joklerikё.
Gjatё vitit 2015-2016, kishat e Nazaretasit nё Shqipёri dhe nё Kosovё kanё pёrjetuar ngjarje e
veprimtari, tё cilat janё bёrё njё tregues se Zoti po vepron nё tё mirё tё rritjes dhe tё forcimit tё
misionit tё kishave tona. Nё Distriktin Shqipёri-Kosovё shёrbehet nё 9 vende.
Vazhdon puna nё qendrёn e Rehabilitimit nё Yzberisht e cila edhe gjatё vitit 2015-16 ka
vazhduar me takimet e fёmijёve, me vaktet ushqimore, me takimin e tё rriturve, nёn drejtimin e
Steven Beiler, Rachael Beiler dhe Donaldo Ramka.
Gjithashtu gjatë këtij viti kishat tona janë përfshirë në ndihmë të krizës së refugjatëve Sirianë.
Një përfshirje të madhe ka pasur kisha e Prishtinës e cila ka shërbyer në Serbi dhe në Maqedoni.
Në kampin e refugjatëve në Maqedoni kisha e Prishtinës ka shërbyer edhe në baza javore.
Gjatё vitit 2015-2016 nё kishat e Distriktit Shqipëri-Kosovë janё kthyer nё besim nё Jezus
Krishtin rreth 52 persona dhe janё bёrё 23 pagёzime. Distriktit tonё kёtё vit i janё shtuar rreth 17
anёtarё tё rinj zyrtarё si pasojë e deklarimit të besimit nga 14 anёtarё tё rinj qё kishim vitin e
kaluar, si dhe 5 anëtarë të tjerë të pranuar nga emërtesa të tjera.
Nga tё gjitha kishat janё zhvilluar veprimtari ungjillizuese, me vizita nё shtёpitё e banorёve, me
shpёrndarje ftesash pёr pjesёmarrje nё aktivitetet e kishёs, shpёrndarje literature kristiane etj.
Gjithashtu projekti ungjillizues “Spark” ka mbështetur fuqishëm kishat tona në ungjillizimin e
fëmijëve. Gjithashtu projekti “Prekja e Zotit” e organizuar nga Kisha e Kolonjës dhe Gorresë
kanë ungjillizuar fëmijët e 7 fshatrave përreth tyre. Janë organizuar gjithashtu aktivitete sportive
si skuadra e futbollit në Gorre dhe Kombinat për të tërhequr fëmijët adoleshentë. Ungjillizimi
shpesh ёshtё kombinuar edhe me shёrbesёn e dhembshurisё, duke u qёndruar afёr personave nё
nevojё, duke i inkurajuar ata me fjalёn e Zotit dhe duke i ndihmuar materialisht, me ushqime dhe
veshmbathje.
Nё kuadrin e shёrbesёs sё dhembshurisё mbështetur nga Fondacioni Instituti për Inkurajimin
Total vazhdon të funksionojë Kopshti Nr. 2 “Lulet e Jetёs”. i cili u çel në vitin 2011 nё rajonin
Kamёz tё Tiranёs. Në kopësht edhe gjatë kёtij viti kanё qenё rreth 35 fёmijё. Prindёrit paguajnё
akoma vetёm njё pagesё shumё tё vogёl nё krahasim me shёrbimin qё marrin pёr fёmijёt e tyre,
si dhe nё krahasim me kopshtet e tjera private. Kjo sepse kopshti punon pa qёllim fitimi, si njё
shёrbim dhembshurie pёr komunitetin. Po ashtu edhe nё kishёn e Kombinatit vazhdon projekti nё
ndihmё tё fёmijёve nё nevojё tё cilёt marrin njё vakt ushqimor pranё qendrёs dhe punojnё me
detyrat dhe mёsimet e shkollёs gjatё pjesёs tjetёr tё ditёs. Në Yzberisht vazhdon gjithashtu
projekti me fëmijët duke i ushqyer me një vakt ushqimor. Në Remas të Lushnjes ka pasur një
projekt ndihme për gratë e veja dhe fëmijët. Në Kosovë projekti i Serave si dhe shumë projektet
të tjera të dhembshurisë.
Si njё faktor me rёndёsi nё gjallёrimin e jetёs shpirtёrore tё besimtarёve, ku ata ndjejnё mё
shumё se kudo praninё e Krishtit nё jetёn e tyre, ёshtё lutja. Ashtu si edhe nё vitet e mёparshme
grupet e lutjes vazhdojnё tё funksionojnё nё cdo kishё. E premtja e fundit e cdo muaji është
kthyer në ditë lutje dhe agjërimi për besimtarët. Vazhdojmё tё nxjerrim nё cdo kishё listёn e
personave pёr lutje, pёr t’i arritur dhe kthyer nё besim nёpёrmjet lutjes dhe ungjillizimit.
66
Gjithashtu funksionimi i rrjetit të lutjes ka qenë këtë vit një aspekt i rëndësishëm për kishat e
Nazaretasit kudo në distriktin tonë.
Edhe gjatё vitit financiar 2015-2016 Kishat e Nazaretasit kanё vazhduar tё inkurajojnё anёtarёt e
kishave tё tyre pёr tё ofruar tё dhjetёn pёr Perёndinё. Gjatё kёtij viti vёmё re se oferta totale ka
qenё mё e lartё sesa viti i kaluar dhe se dy vite me parë. Megjithatё brenda kёsaj shume totale ka
kisha tё cilat e kanё rritur ofertёn e tyre ndёrkohё ka kisha tё tjera tё cilat kёtё vit kanё pasur njё
ofertё mё tё ulёt se vjet. Megjithatё kjo shumё nuk ёshtё vetёm e dhjeta e Zotit por edhe oferta tё
ndryshme qё kishat kanё marrё apo kur ato kanё inkurajuar njёra tjetrёn. Pra nё realitet kjo
shumё totale jep tё ardhurat e kishёs nё pёrgjithёsi. Mё poshtё po japim njё pёrshkrim tё detajuar
krahasimor me vitin fiskal tё mёparshёm pёr secilёn nga kishat.
Emri i kishes 2014-2015
Leke
2015-2016
Leke
Gorre, Lushnje 238,000 113,840
Kamëz, Tiranë 108,000 62,500
Kolonjë, Lushnje 373,555 251,320
Kombinat, Tiranë 546,313 901,402
Lushnje 345,500 48,050
Prishtinë 131,509 313,468
Suharekë (Therande) 112,218 246,928
Totali 1,855,095 1,937,508
2. Ofertat e caktuara për Distriktin Shqipëri – Kosovë:
Bordi Këshillues Distriktual për vitin 2015-2016 mendoi që përqindjet e ofertave që i dërgohen
Kishës Ndërkombëtare të mos ndryshojnë. Kështu nga tё ardhurat qё kanё patur kishat nё
Shqipёri dhe Kosovë, kryesisht nga oferta e besimtarёve, 5,5% ka kaluar nё Fondin e
Ungjillizimit Botёror; 3,5% pranё Distriktit si detyrё distriktuale dhe 3% ka kaluar si fond pёr
Kolegjin Teologjik Nazaretas.
77
IV KAPITULLI IV
ASAMBLEJA DISTRIKTUALE
28-29 TETOR 2016
1. Lista e anëtarëve të Asamblesë Distriktuale
Emri Mbiemri
Shërbesa në kishë/distrikt
Kisha
1 Landi Ndreka Plak i Kishës/ pastor K. Kolonjё Kolonjë
2 Edlira Biti Dhjake e Kishës Kombinat
3 Selim Kolgeci B.K.D /pastor K. Suharekё/Drejtor i RNN Distrikt Suharekё
4 Imir Gashi B.K.D /Pastor K. Prishtinё Prishtinë
5 Sonila Myftaraj Bordi Këshillues Distriktual Kombinat
6 Ermal Gjermeni B.K.D /pastor K.Gorre Gorre
7 Rodian Akulli B.K.D /pastor K. Lushnje / Drejtor SHDD Lushnje
8 Violeta Zefi B.K.D / bashkёpastor Kamëz Kamёz
9 Steven Beiler Mbikqyrёs Distriktual Distrikti
10 Sonila Bejtja Arkёtare Distriktuale/Sekretar Distriktual Kombinat
11 Nertila Gjermeni Drejtor Distriktual pёr MNN / MNN lokale Gorre
12 Ergest Biti Pastor K.Kombinat Kombinat
13 Eriketa Caushi MNN lokale Kombinat
14 Andi Fekollari RNN lokale Kombinat
15 Gazmend Bejtja SHDD lokale Kombinat
16 Alfons Toska Delegatë (lokale) Kombinat
17 Aleksa Cani Delegatë (lokale) Kombinat
18 Pranvera Broli Bariu Kishёmbjellje Sharrё Sharrё
19 Donaldo Ramka Bariu Kishёmbjellje Yzberisht Yzberisht
20 Gёzim Berisha Delegatë (lokale) Suharekё
21 Edona Kolgeci Delegatë (lokale) Suharekё
22 Qёndresa Gashi SHDD lokale Suharekё
23 Hajrie Gashi RNN lokale Suharekё
24 Diturije Bytyci MNN lokale Suharekё
25 Klajdi Dhima MNN lokale Gorre
26 Elda Jongari SHDD lokale Gorre
27 Francesko Jongari Delegatë (lokale) Gorre
28 Irakli Gjermeni Delegatë (lokale) Gorre
29 Kumrije Aliaj SHDD lokale Prishtinë
30 Arben Hoti RNN lokale Prishtinë
31 Lirak Gjoshi MNN lokale Prishtinë
32 Atdhe Gashi Delegatë (lokale) Prishtinë
33 Fidan Bejtullahu Delegatë (lokale) Prishtinë
34 Rrok Zefi Pastor K. Kamëz Kamёz
35 Arjeta Osmani Delegatë (lokale) Kamёz
36 Marseda Mema Delegatë (lokale) Kamёz
37 Julinda Ndreka Delegatë (lokale) Kolonjë
38 Oriada Ndreka Delegatë (lokale) Kolonjë
39 Donaldo Ramka Delegatë (lokale) Yzberisht
40 Pranvera Broli Delegatë (lokale) Sharre
88
2. Rendi i Ditёs
AXHENDA PЁR ASAMBLENЁ DISTRIKTUALE - Shqipëri/Kosovë
28-29 Tetor 2016
Rajoni i Euroazisë
Gustavo A. Crocker
(SHËNIM: Mbikqyrësi i përgjithshëm e kupton kur ka nevojë për fleksibilitet në drejtimin e
asamblesë distriktuale.)
(Distrikti regjistron delegatet dhe alternativët)
E PREMTE, 28 TETOR
16:30 KOHË MIQËSISIE NË BALLROOM NË HOTEL ROZAFA
17:00 HAPJA E SHËRBESËS
KËNGA E FILLIMIT
17:05 MIRË SE ARDHJA NGA MBIKQYRËSI I DISTRIKTIT (MD)
17:10 LUTJA E HAPJES NGA PASTORI LOKAL (SELIM)
17:15 PREZANTIMI I MYSAFIRËVE NGA MD (MP, DR, KSF)
17:20 KOHË ADHURIMI
2-3 KËNGË
LEXIM ME PËRGJIGJE
2-3 KËNGË
17:45 LUTJE PËR DISTRIKTIN, KISHAT, PASTORËT, TË HUMBURIT…
18:00 MESAZH DEVOCIONI NGA MBIKQYRËSI I PËRGJITHSHËM (ME PËRKTHIM)
18:25 KËNGA E MBYLLJES DHE PËRGJIGJE
18:30 MBYLLJA NGA MBIKQYRËSI DISTRIKTUAL
18:35 LËVIZIM TEK TAVOLINAT PËR DARKË
19:00 DARKA
20:00 MYSAFIRËT JANË TË LIRË PËR T’U LARGUAR
NJË MBRËMJE MIQËSIE NË KISHË DHE NË SUHAREKË
E SHTUNË, 29 TETOR
MËNGJES NË VENDET QË KEMI FJETUR (HOTELE, ETJ.)
09:30 TAKIMI I BIZNESIT FILLON NË KISHËN E SUHAREKËS
KOHE ADHURIMI DHE LUTJE (PREZANTIMI I THEMELIMIT TE DISTRIKTIT)
MBIKQYRËSI I PËRGJITHSHËM THËRRET ASAMBLENË PËR ÇËSHTJET E BIZNESIT
SEKRETARI I DISTRIKTIT BËN ORGANIZIMIN E ASAMBLESË
• Emëron sekretarin e asamblesë
• Lexon listën e delegatëve të asamblesë
• Emëron Këshillin e Numërimit të Votave
• Përcakton zonën e votimit
PËRSHËNDETJET
• Drejtori i rajonit
• Koordinatori strategjik i Fushës
RAPORT NGA MBIKQYRËSI I DISTRIKTIT (ZGJEDHJE, NËSE KËRKOHET)
RAPORT NGA KËSHILLI I LETRAVE KREDENCIALE TË SHËRBYESVE
RAPORT NGA KËSHILLI I STUDIMEVE TË SHËRBYESVE
RAPORT NGA KOMITETI I NOMINIMIT / ZGJEDHJET (NGA NJË FLETË VOTIMI PËR TË GJITHË)
RAPORT NGA BORDI KËSHILLUES DISTRIKTUAL
RAPORT NGA THESARMBAJTËSI I DISTRIKTIT
RAPORT NGA KOMITETI PËR KONTROLLIN E LLOGARIVE
99
RAPORT NGA KOMITETI FINANCIAR
RAPORTE NGA PASTORËT (2 minuta për secilin ose për koordinatorët e zonës)
LUTJE E MBYLLJES DHE LARGIMI
14:00 DREKA NË KISHËN E SUHAREKËS
15:00 NISJA
3. Zhvillimi i Asamblesё (proces verbali)
Asambleja Distriktuale u zhvillua bazuar në rendin e ditës të mësipërm me disa ndryshime të
vogla përgjatë saj.
Në Raportin e komitetit nominues ishin nominuar 6 persona për anëtarë të bordit këshillues
distriktual. U hodh ideja dhe u mbështet nga asambleja që personat anëtarë të bordit të ishin
vetem 4 persona. Dy persona klerikë dhe dy joklerikë.
Gjithashtu u hoq nga lista edhe emri i Julinda Ndreka si kandidate joklerike pasi në mbledhjen e
asamblesë distriktuale ajo u pajis me licensë distriktuale, që do të thotë që emri i saj nuk mund të
qëndroj më në listën e personave joklerikë. Kështu u zgjodhën 4 persona anëtarë të BKD për një
periudhë 2 vjecare.
Delegatët në asamblenë distriktuale votuan edhe për drejtorët e departamenteve distriktuale të
cilët do të drejtojnë këto departamente për një periudhë 1 (një) vjecare.
4. Vendimet e Asamblesё Distriktuale
I. Miratimi i Raporteve
A. Raportet e zyrёs distriktuale
Raport i Mbikqyrësit Distriktual, nga Steve Beiler në vend të Michael Hudson
Raport i Arkëtarit Distriktual, nga Sonila Bejtja
B. Raporte nga Komitete Distriktuale
Raport nё emёr tё Bordit D. tё Shërbesës, nga Edlira Biti
Raport i Komitetit te Nominimit nga Julinda Ndreka
II. Tё pajisen me Licencёn e Shёrbyesit Distriktual personat
Sonila Bejtja, (rinovim license) Imir Gashi, (rinovim license)
Ermal Gjermeni (rinovim license) Selim Kolgeci (rinovim license)
Ergest Biti (rinovim license) Julinda Ndreka (licensë herë e parë)
III. Pёr Departamentet Distriktualё
Shkolla e sё Dielёs dhe Dishepullizimit (ShDD) Edlira Biti (1 vit)
Rinia Ndёrkombёtare Nazaretase (RNN) Selim Kolgeci (1 vit)
Misioni Ndёrkombёtar Nazaretas (MNN) Nertila Gjermeni (1 vit)
IV. Pёr Bordin Këshillues Distriktual (viti 2016-2018)
Edlira Biti (2 vjet) Imir Gashi (2 vjet)
Edona Kolgeci (2 vjet) Violeta Zefi (2 vjet)
1100
V. KAPITULLI V
KISHAT E NAZARETASIT: SHQIPËRI-KOSOVË
Asambleja Distriktuale
Suharekë, Kosovë
28-29 Tetor 2016
RAPORTET VJETORE NARRATIVЁ
1. Raport i Mbikqyrësit Distriktual
Vëllezër dhe motra në Krisht, është një privilegj të jemi këtu sëbashku si Trupi i Krishtit. Cfarë
privilegj është për t’ju parë përsëri ballë për ballë, pas një kohë të gjatë që nuk jemi parë me
njeri-tjetrin apo që nuk kemi qenë bashkë. Lavdi Zoti për këto momente që ne mund të vijmë
sëbashku për të adhuruar Zotin, të kënaqemi sëbashku në një kohë miqësie, të jemi inkurajuar
nga njeri-tjetrin, dhe thjesht të jemi bashkë. Cfarë bekimi është ky!
Zoti dhe Zonja Crocker, është një nder që jeni me ne sot. Unë ju falendëroj për miqësinë tuaj e
cila filloi 21 vjet më parë. Unë dua t’ju falenderoj për gjithë vitet e shërbesës tuaj për Mbretërinë
e Perëndisë si barinjë, udhëheqës, dhe shërbëtore për Jezusin në shume role të ndryshme që keni
përmbushur, dhe në kohën e fundit si Mbikqyrës i Përgjithshëm. Unë ju falenderoj për shërbesën
tuaj për Jezusin.
Arthur dhe Annamarie, unë dua t’ju falenderoj për bindjet tuaja në vazhdim për thirrjen e
Perëndisë në jetën tuaj, dhe në kohën e fundit si dy barinj në këtë rajon të madh. Ju falenderoj për
vizionin dhe drejtimin tuaj në vazhdim për ne të gjithë kur jemi të gjithë duke kërkuar për të
shërbyer Të dhe Mbretërinë e Tij. Unë ju falenderoj për shërbesën tuaj për Jezusin.
Jay dhe Teanna, unë ju falenderoj për mënyrën që ju jepni veten tuaj për Të, duke lejuar
Perëndinë t’ju përdorë gjithë këto vitet në Rusi, Bulgari, dhe tani në Hungari dhe në gjithë
Fushën e Evropës Qendrore. Unë ju falenderoj për shërbesën tuaj për Jezusin.
Edhe duke konsideruar që nuk janë këtu, unë gjithashtu dua të falenderoj Michael dhe Tamara
Hudson për udhëheqjen e tyre si shërbëtore për këto dy vitet e fundit në këtë distrikt. Nuk është
e lehtë për të shërbyer nga larg, por unë e di që zemrat e tyre kanë qenë me ne për këto dy vitet e
fundit edhe pse nuk ishin prezent fizikisht shumicën e kohës. Unë jam shumë falendërues për
shërbesën e tyre për Jezusin.
Në këtë kohë që po fillojmë një “vit të ri të kishës”, pas disa ndryshimeve që janë bërë këto muajt
e fundit, unë qendrojë përpara jush duke pranuar që unë nuk mund të ofrojë asnjë gjë përvec
bindjes sipas urdhrit të Palit në Romakëve 12:1 – “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet
dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te
Perëndia, që është shërbesa juaj e mënçur.” Unë jam shumë falendërues për besnikërinë e
Perëndisë në jetën tonë sivjet nëpërmjet shumë sfidave, bekimeve, vështirësive, dhe sigurimeve
të cilat ne të gjithë mund të japim dëshmi me njeri-tjetrin në qoftë se do kishim mjaft kohë.
Unë vazhdojë të kuptojë rëndësinë dhe themelimin e gjithckaja që ne jemi dhe gjithcka e cili
është vetë Perëndia, besnikërinë e Tij, dashurinë e Tij, mëshirën e Tij, dhe dhembshurinë e Tij.
Në Jeremia 29, në shikojmë Perëndinë duke dhënë fjalët e premtimit për robërit Izraelitë të cilët,
pas 70 vjetëve në shkllavëri, do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Në vargu 11, ai ndan me ata
premtimin e famshëm të cilin e kemi dëgjuar shumë herë: “My plans for you are not to harm
you...but to give you a hope and a future.” A besojmë ne që këto fjalë janë akoma për ne sot?
Pastaj, dy vargjet më pas (12-13) thonë: “Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë
1111
do t’ju kënaq. Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën
tuaj.”
A e kemi dëgjuar këtë gjë? Kur ne e kërkojmë Atë me gjithë zemrat tona, Ai do të jetë gjetur nga
ne!
Qysh Michael ka qenë duke shërbyer në rolin e Mbikqyrësit Distriktual vitin e kaluar, unë nuk
kam shumë për të ndarë sot rreth kohës së shkuar. Unë thjesht do të them që kemi patur një
numër më të lartë në pjesëmarrje dhe në anëtarësi sesa vitin e kaluar, kështu Perëndia është duke
bërë gjëra të mira. Megjithatë, unë besoj në kontekstin e këtij pasazhi dhe që premtimet e Zotit
për ne sot, 29 Tetor, 2016, janë të lidhura me të ardhmen dhe cfarë ai dëshiron të bëj në mesin
tonë këtu në Kosovë dhe Shqipëri.
Mbi gjithcka tjetër, unë besoj që ne vazhdojmë të jemi të thirrur të bëjmë atë cfarë thonë këto
vargje: Të thërrasim Atë, të vijmë tek Ai, dhe ti lutemi Atij! Që gjithcka që do të bëjmë sivjet do
të jetë rreth Atij! Kur kjo është mënyra jonë për gjithcka, ne kemi premtimin e madh që Ai do të
na dëgjojë, dhe Ai do të jetë gjetur nga ne kur ne kërkojmë Atë me gjithë zemrat tona. Nuk ka
një gezim dhe shpresë më të madhe sesa kur kuptojmë këtë gjë – Ai është për ne dhe dëshiron
shumë që të jemi në një marrëdhënie të dashurisë dhe besëlidhje me Të!
Gjatë muajve të fundit, kur kemi qenë duke u lutur dhe duke thirrur Atë, ne kemi ndjerë që sivjet
duhet të jetë një vit i frytshëm – një vit me një rritje të shumëfishtë. Edhe kjo ishte përpara se ne
të dëgjonim për Vizionin 2020 / 2030. A keni dëgjuar rreth këtij vizioni i cili ishte shpallur vitin
e kaluar nga Bordi i Mbikqyrësve të Përgjithshëm? Vitin e kaluar, Bordi ndau disa statistika që
tregojnë që cdo 15 vjet që nga themelimi i saj (në vitin 1908), Kisha e Nazaretasit
Ndërkombëtare është rritur dyfish. Duke kuptuar këtë fakt, ata kanë hedhur një sfidë për Kishën:
ku duam të jemi ne në vitin 2030? Cfarë do të thotë të dyfishohemi deri në vitin 2030? Cfare do
të thotë kjo për ne, Distriktin Shqipëri-Kosovë? Në numrat të thjeshtë, do të thotë që do të kemi
shërbesa në 18 vende gjeografike, 10 kisha të organizuara, një anëtarësi mbi 230 njerëz, një
pjesëmarrje javore për shërbesën kryesore prej afërsisht 600 njerëz, dhe 4 pleqë dhe diakone të
shuguruar. Por pastaj një mendim apo sfidë tjetër ishte shprehur: cfarë do të thotë nëse nuk
dyfishohemi pas 15 vjetësh, por aktualisht në 5 vjet, deri vitin 2020? A është e pamundur kjo?
Mendoni pak për cfarë po ndodh sivjet në disa vende të ndryshme në Distriktin. Ka tani
besimtarë të rinj dhe një punë e re që është gati për të filluar në Remas. Zoti ka qënë duke
përgatitur një pastor të ri në këtë vend. Këtë behar, kisha e Gorres dhe Kolonjës shkuan në 8
fshatra të rinj për të patur Shkollën Biblike të Femijëve, dhe kontakte të reja janë bërë në këto
fshatra. Qendra e Zhvillimit të Fëmijëve në Kombinat ka qenë në funksionim për më shumë sesa
një vit, duke u shërbyer shumë fëmijëve. Zoti ka hapur dyert sivjet për të shërbyer në shkollën e
mesme të Yzberishtit. Ai ka siguruar një mundësi për ti shërbyer familjeve të varfra në Kosovë
nëpërmjet një projekt Serrash. Një vizion është shprehur për të filluar dicka e re në Krutje, një
fshat tjetër jo larg qytetit të Lushnjes.
A nuk është Perëndia akoma më i madh sesa mund të imagjinojmë? Gjatë këtij viti, ne do të
vazhdojmë të bashkëpunojmë me pastorët tanë dhe Bordin Këshillues Distriktual për tu lutur
rreth këtij vizioni 2020 dhe cfarë Perëndia dëshiron të bëjë për 4-5 vjet në të ardhmen në Shqipëri
dhe Kosovë. Kjo kërkon nga ne që vazhdimisht të thërrasim Atë, të vijmë tek Ai, duke u lutur
dhe duke dëgjuar prej Tij, dhe një përkushtim për një bindje të plotë prej Atij, dhe ndoshta një
ndryshim në mentalitetin tonë.
Këtë javë isha duke dëgjuar muzikë nga një film i vjetër quajtur “Fusha e Ëndrrave”. Në fillim të
filmit, një fermer në mes të fushës së tij të madhe dëgjon një zë: “Nëse do ndërtosh atë, ata do të
vijnë.” Pas një kohe të shkurtër, ai kupton që zëri ishte duke i thënë që ai duhet të merrte gjithë
parat të tij dhe ti investonte në ndërtimin e një fushë bejsbolli në mënyrë që njerëzit të vinin.
1122
Problemi ishte që nuk ishte asnjë gjë tjetër afër për të tërhequr vëmendjen e njerëzve. Por familja
e tij ndërtoi fushën, me shpresë që mrekullia do të ndodhte.
Ndonjëherë ne kemi të njëjtin mentalitet kur diskutojmë për temën e mbjelljes dhe rritjen së
kishës. Nëse ne ndërtojmë një kishë të re, sigurojmë një vend të bukur, një vend të madh i cili
kushton shumë para, atëherë njerëz do të vijnë. Megjithatë, shumë vite përvojë në gjithë botën,
na ka treguar që kjo shpesh nuk është e vërtetë. Nëse ne fillojmë me mendimin që me një fond të
madh, një ndërtesë e mirë, dhe një program të këndshme mjafton për një rritje e madh dhe
shpejte për të ndodhur, ne do të shikojmë shumë shpejtë që e kemi gabim. Në një nga periudhat
më shpërthyese për rritjen e kishës (shekujt të parë pas Jezusit), nuk kishte asnjë ndërtesë – për
300 vitet e parë të Kishës! Por edhe shikojmë mijëra njerëz që u bënë dishepujt të Jezusit, gati
për të dhënë jetën e tyre për Të.
Kështu, cfarë do të thotë kjo gjë për ne? Si do të duket të kishim këtë lloj kishë që lulëzon në
Shqipëri dhe Kosovë? A është një kishë që lulëzon lidhur vetëm me një rritje në numra? Një
kishë që lulëzon është aktualisht një kishë që rritet në numër POR edhe në cilësi. Është një kishë
e cila po bën më shumë si Krisht cdo ditë, duke u rritur në Shenjtëri, jetët duke i transformuar më
shumë dhe më shumë në imazhin dhe ngjashmërinë e Tij. Edhe kjo rritje cilësore do të sjellë
natyrisht një rritja sasiore – mbjellja e kishës do të ndodhë në gjithë vendin, besimtarët që
mësojnë dhe dishepullizojnë për të bindur cdo gjë që Ai ka urdhëruar – jo sepse janë të detyruar
të bëjnë ashtu, por për shkak se ata kërkojnë Atë dhe e duan Atë me gjithë zemrën, mendjen, dhe
forcën e tyre, duke lejuar Frymën e Shenjtë të jetë në kontroll në jetën e tyre, duke i mbushur ata
me dashurinë e Tij të përsosur, dhe kjo dashuri e përsosur do të rrjedhë në jetën e tyre si lumenj
uji të gjallë e njëjta Frymë.
Unë besoj që do të ishte një kishë ku cdo kishë lokale është një “shtëpi e Lutjes”, ku cdo individ
dhe familje ka ngritur një altar të lutjes dhe adhurimi në shtëpinë e tyre, dhe në sferën e ndikimit
rreth vetes së tyre – në vendin e punës, shkollë dhe komunitetet. Një kishë që lulëzon është një
kishë që nuk është, më në fund, e varur mbi burimet njerëzore, por në vetë Perëndinë për të
siguruar që të lëvizë në mënyrë të mrekulleshme nëpërmjet njerëzve të Tij të cilët janë të
pasionuar dhe në zjarr për Të, dhe që janë si Gjoni dhe Pjetri, të cilët nuk mund të mos ndajnë
rreth Jezusit në cdo vend që shkojnë! Një kishë ku cdo anëtar është duke shërbyer në dhembshuri
ne mes të atyre që janë në nevojë – refugjatë, Roma, njerëz të varur, etj. - jo vetëm si një pjesë të
një projekt, por si një mënyrë jetese.
Disa nga këto përshkrime, në fakt, janë reflektuar në shtatë karakteristiket Nazaretase që Bordi i
Mbikqyrësve të Përgjithëm ka identifikuar, të cilat gjenden në një kishë që lulëzon. Këto shtatë
karakteristika gjenden në librin e ri që është botuar, Dokumenti Themeltar Nazaretas:
1. Adhurim shprehës
2. Koherencë teologjike
3. Ungjillizim i zjarrtë
4. Dishepullizim i qëllishëm
5. Zhvillimi i Kishës
6. Udhëheqje transformuese
7. Dhembshuri e qëllimshme
Ne do të flasim me më shumë detaje për këto gjëra sivjet me pastorët dhe Bordin Këshillues
Distriktual, kur jemi duke thirrur Zotin, duke ardhur tek Ai, dhe duke u lutur dhe dëgjuar prej
Tij!
Së fundmi, duke parë në të ardhmen, për të kuptuar se cili është plani i Perëndisë, ne do të jemi
duke filluar një proces për një zhvillim tjetër i cili do të ndodh në vitet e ardhshëm: tranzicioni
drejt një Mbikqyrësi Distriktual Shqiptar-Kosovar. Pas dy vjet (në vitin 2018), ne do të festojmë,
si Kisha e Nazaretasit, 25 vjet shërbesë në Shqipëri, 20 vjet si një Distrikt (themelimi i Distriktit
Shqiptar në vitin 1998), dhe 10 vjet si një Distrikt Shqipëri-Kosovë. Gjithë këto janë arsye të
1133
festojmë besnikërinë e Perëndisë! Lavdi Zotit! Në dritën e mëshirave dhe hirin të Tij mbi gjithë
këto vite, dhe në dritën e vizionit që Ai dëshiron që të na jep për 5 vitet në të ardhmen, ne do të
bashkëpunojmë me rajonin dhe fushën tonë për të filluar tranzicionin të një MD vendas. Në një
letër dërguar nga Jay pak kohë përpara në lidhje me këtë temë, dhe për një kuptim i qartë rreth
kërkesat për një MD vendas në të ardhmen, ai ka shpjeguar që këto 5 gjërat do të jenë kërkuar:
1. Ai/Ajo duhet të jetë shuguruar si një plak e kishës në Kishën e Nazaretasit.
2. Ai/Ajo duhet të jetë shumë fort në teologjinë dhe politikën Nazaretase.
3. Ai/Ajo duhet të ketë një vizion për të rritur dhe zhvilluar kishën në Shqipëri dhe
Kosovë. 4. Ai/Ajo duhet të vazhdojë të mbështesë distriktin në rritjen e tij në unitet.
5. Një sistem me integritet financiar duhet të jetë ndërtuar për mënyrën sesi fondet e
Distriktit janë menaxhuar, shpërndarë, dhe llogaritur.
Ju lutem, qëndroni në lutje per fillimin e këtij tranzicioni dhe për urtësinë dhe drejtimin e
Perëndisë nëpërmjet gjithë këtij procesi.
Vizioni 2020, një kishë që lulëzon, një fest prej 25/20/10 vjet me një tranzicion të një udhëheqësi
Shqiptar-Kosovar duke na drejtuar në ceku i shekullin tjeter - këto nuk janë gjëra të vogla për tu
konsideruar apo për tu lutur. Në fakt, kur flasim në lidhje me Mbretërinë e Perëndisë dhe zemrën
e Tij për ne dhe familjet tona, për Kishën e Tij, dhe për këto dy kombe të bukura dhe gjithë
botën, ne duhet të kuptojmë që nuk mund të marrim asnjë hap përpara, as një konsiderat nuk
mund të mendojmë, pa filluar në themelin e premtimeve të Tij në Jeremia 29:12-13 dhe për cfarë
këto vargjet kërkon nga ne:
1. Që vazhdimisht ti thërrasim Atij – duke pranuar që jemi plotësisht të varur prej Atij!
2. Që vazhdimisht vijmë tek Ai – duke pranuar që pa qëndruar në Të, ne nuk mund të
bëjmë asnjë gjë! (Gjoni 15:5)
3. Që vazhdimisht të lutemi drejt Atij – duke kuptuar që Ai ka cdo përgjigje për cdo
nevojë që ne kemi!
Edhe duke bërë këto gjëra, ne mund të jemi të sigurt në premtimet e Tij – që Ai do të na dëgjojë,
Ai do të jetë gjetur nga ne, Ai do të vazhdojë, si gjithmonë, të jetë besnik në cdo gjë kur ne
vazhdojmë të jemi besnik duke kërkuar Atë dhe duke dashur Atë me gjithë zemrat, mendjet,
shpirtrat, dhe forcat tona!
U bëftë vullneti i Tij në mesin tonë sivjet, jo për fitimin tonë, por për lavdinë e Emrit të Tij të
vetëm! Amen!
Me respekt,
Steven Beiler
2. Raport nga Komiteti Nominues / Emёrimit
Anëtarët e Komitetit: Sonila Bejtja, Selim Kolgeci, Arben Hoti, Steven Beiler, Julinda Ndreka
Komiteti nominues për Asamblenë Ditriktuale 2016, i mbledhur me datë 26 Tetor 2016 ka
konsideruar në lutje emrat për nominime për Bordin Këshillues Distriktual dhe Drejtorët e
Departamenteve në Distriktin Shqipëri – Kosovë, dhe specifikisht për Drejtorin për
departamentin e Shkollës të së Dielës dhe Dishepullizimit (SHDD), Rinisë Nazaretase
Ndërkombëtare (RNN), dhe Misionit Nazaretas Ndërkombëtar (MNN). Ne jemi përpjekur të
nominojmë persona nga kishat tona të Nazaretasit në Shqipëri dhe Kosovë të cilët kanë pasur një
1144
dëshmi të mirë, që janë të gjallë për Perëndinë dhe që kanë patur disa përvoja të tilla në kishat e
tyre.
Kështu Komiteti Nominues ka paraqitur emrat e mëposhtëm duke kombinuar anëtarë nga 3 zonat
kryesore të Distriktit tonë. Zona e sipërme (ose kishat në Kosovë), zona e mesit, dhe ajo e
poshtme.
Anëtarët e Bordit Këshillues Distriktual janë zgjedhur për dy vjet, dhe duhet të perfshihen tre
persona që janë të shuguruar. Fakti që Distrikti ynë ka dy persona të shuguruar, ne
rekomandojmë që këta dy persona të përfshihen automatikisht si pjesë të Bordi Këshillues
Distriktual: Landi Ndreka për zonën e poshtme (Lushnjë), dhe Edlira Biti për zonën e mesit
(Tirana). Për personin e tretë, ne rekomandojmë Imir Gashi nga zona e sipërme (Kosovë), për
faktin që vetëm ai dhe Selim Kolgeci janë me licensë distriktuale. Selimi nuk pranon që emri i tij
të nominohet për anëtar të Bordit Këshillues këtë herë.
Për emrat joklerik (laike), ne nominojmë këta persona:
Nertila Gjermeni, Edona Kolgeci, Julinda Ndreka, Violeta Zefi
Vitin e kaluar ishte pranuar nga Asambleja Distriktuale që “Drejtorët e Departamenteve që
zgjidhen këtë vit (dmth, vitin e kaluar, 2015) do të shkojnë gjithashtu në Asamblenë e
Përgjithshme”. Duke pasur parasysh këtë vendim nga viti i kaluar, ne duhet të zgjedhim Drejtorët
e Departamenteve përsëri sivjet.
Për Drejtorët e Departamenteve, ne nominojmë këta persona:
Për rolin e drejtorit të MNN, ne nominojmë:
Nertila Gjermeni, Julinda Ndreka, Eriketa Caushi.
Për rolin e drejtorit të RNN, ne nominojmë:
Selim Kolgeci, Andi Fekollari.
Për rolin e drejtorit të Shkollës të së Dieles dhe Dishepullimit, ne nominojmë:
Edlira Biti, Landi Ndreka.
Me respekt,
Komiteti Nominues
3. Raport nga Bordi Kёshillues Distriktual
Të Nderuar anëtarë të asamblesë,
Po ju shkruaj për t’ju dhënë një pasqyrë të shkurtër të aktiviteteve të Bordit Këshillues
Distriktual. Duke marrë parasysh rrethanat lidhur me Mbikqyrësin e kaluar të Distrikit, Michael
Hudson, funksionimi i Bordit nuk ka qenë i lehtë. Përkundër vështirësive Bordi ka menaxhuar të
takohet së paku dy herë.
Në këto takime nuk ka qenë e mundur që të gjithë anëtarët e bordit të jenë të pranishëm fizikisht,
kështu që këto takime janë bërë përmes Skype. Këto takime kanë rezultuar në biseda shumë
konstruktive dhe shtjellim të cështjeve të ndryshme në rrafshin distriktual.
Përvec takimeve, Bordi po ashtu është konsultuar përmes e-maileve. Për shkak të distancës dhe
pamundësisë për t’u takuar, konsultimi përmes e-maileve ka rezultuar të jetë më i lehtë dhe
efektiv.
Bordi Këshillues Distriktual shpreh mirënjohjen për Mbikqyresin Michael Hudson për gjithë
punën e tij të palodhshme dhe për bashkpunimin e tij të ngushtë me Bordin.
Hiri dhe Paqja e Zotit qofshin me ju!
1155
4. Raporte Financiare
I. Raport financiar i të ardhurave dhe shpenzimeve viti 2015-2016
Fondacioni Kisha Shqiptare e Nazaretasit Shpenzimet vs buxhetit
Oct '15 - Sep 16
Buxheti
Të ardhurat / Shpenzimet
Të ardhurat
Donac Kisha Ndërkombëtare 797,775.00
726,000.00
Donacion i caktuar 37,002.50
379,844.00
Kolegji Europian Nazaretas 62,448.56
413,079.00
Oferta te vecanta 0.00
300,000.00
Total Income 897,226.06
1,818,923.00
Expense
% Albania District Offerings 86,573.61
86,574.00
Administrimi zyra/Office admini
Pagesa bankare/ Bank fees 15,289.42
11,000.00
Paisjet / Equipment 0.00
5,000.00
Postime / Postage 0.00
2,000.00
Telefon - Cel / Phone -Cell 3,600.00
4,000.00
Total Administrimi zyra 18,889.42
22,000.00
Mirembajtje / Repairs
Paisjet / Equipment 0.00
2,000.00
Total Mirembajtje / Repairs 0.00
2,000.00
Projekte të caktuara
Bibla 45,200.00
166,696.00
Edukim Teologjik/bibliotek EuNC 0.00
46,879.00
Kamp Familjar 0.00
20,793.00
Sherbese femijesh 36,000.00
58,900.00
Total Projekte të caktuara 81,200.00
293,268.00
Qera / Rent
Mbjellje Kishash / Church plant 275,475.00
277,000.00
Total Qera / Rent 275,475.00
277,000.00
Sherbim mireqenie shpirterore
Bord i SH D, Dishepull/ Bord SS
KEN 243,767.16
413,079.00
MNN / NMI 5,838.00
15,000.00
RNN / NYI 21,413.81
30,000.00
Shkolla se Dieles & Dishepulliz 0.00
60,000.00
Total Bord i SH D, Dishepull/ Bord SS 271,018.97
518,079.00
Dhembshuria / NCM 25,000.00
25,000.00
Mbjellje Kishash / Church plant 72,740.00
80,590.00
Ungjillizimi / Evangelism 40,180.00
20,000.00
1166
Total Sherbim mireqenie shpirterore 408,938.97
643,669.00
Shpenzime personeli/ Employee
Honorare, paga / Honorary, Sala 144,000.00
144,000.00
Tatim ne burim/ëithholding tax 25,410.00
25,412.00
Total Shpenzime personeli/ Employee 169,410.00
169,412.00
Shpenzime te tjera/ Other expen
Avokati, Noter 0.00
10,000.00
Kuotizacione / Membership 61,000.00
65,000.00
Taksat e bashkise / Tax of mult 59,724.00
0.00
Total Shpenzime te tjera/ Other expen 120,724.00
75,000.00
Takime, Konferenca/ Meeting, Co
Distrikti / District 207,266.60
150,000.00
Eur. JugLindore, Rajon/SEE, Reg 33,100.00
60,000.00
VUSH / VUSH 9,000.00
10,000.00
Total Takime, Konferenca/ Meeting, Co 249,366.60
220,000.00
Transport/ Transportation
Nafte, benzine/ Diesel, Gas 0.00
15,000.00
Transport publik / Public trans 1,600.00
15,000.00
Total Transport/ Transportation 1,600.00
30,000.00
Total Expense 1,412,177.60
1,818,923.00
II. Bilanci / Gjendja e parave dt 30.09.2016
Sep 30, 16
Para gjendje
Arka ne ALL, Distrikti 33,613.95 ALL
Arka ne EUR, Distrikti 339.79 Eur
Arka ne USD, Distrikti 456.32 Usd
Raiffeisen Bank ALL District 235,531.48 ALL
Raiffeisen Bank EUR 238.00 Eur
Raiffeisen Bank USD District 2,450.37 Usd
III. Raport nga Komiteti i Kontrollit të Llogarive
Pas kontrollit të të gjithë të ardhurave dhe shpenzimeve që janë bërë, faturave, rezulton se:
arka në lekë është në rregull. Përputhet me gjendjen e fillimit dhe të mbarimit.
arka në euro është në rregull. Përputhet me gjendjen e fillimit dhe të mbarimit.
arka në dollarë është në rregull. Përputhet me gjendjen e fillimit dhe të mbarimit.
banka në lekë është në rregull. Përputhet me gjendjen e fillimit dhe të mbarimit
banka në euro është në rregull. Përputhet me gjendjen e fillimit dhe të mbarimit.
banka në dollarë është në rregull. Përputhet me gjendjen e fillimit dhe të mbarimit.
Faleminderit Komitetit të financave për punën e bërë.
Ergest Biti
1177
IV. Raport i Komitetit Financiar të Distriktit
Anëtarët e Komitetit: Steven Beiler, Sonila Bejtja, Anëtarët e Bordit Këshillues Distriktual
Arkëtari i Distriktit në bashkëpunim me Mbikqyrësin e Distriktit dhe anëtarët e Bordit Këshillues
Distriktual kanë shërbyer vitet e fundit edhe si komiteti financiar i distriktit në lidhje me cështje
të ndryshme financiare të distriktit.
Kështu pas disa komunikimeve të ndryshme, Komiteti Financiar paraqet përpara Asamblesë
Distriktuale, Buxhetin për aprovim për vitin 2016-2017.
Në krahasim me vitet e kaluara, vështirësia që ka hasur ky komitet ka të bëjë më shpërndarjen e
shpenzimeve për arsye të pakësimeve gjithmonë e më shumë të financave të distriktit.
Nga një analizë e 3 viteve te fundit të financave te distriktit përvec shpenzimeve gjithmonë e në
rritje, kemi vënë re që në uljen e financave të distriktit kanë ndikuar edhe disa faktorë të tillë si:
Përqindjet e caktuara që Kishat e Nazaretasit ne Shqipëri duhet t’i japin distriktit. Në total ato
janë 12 % e të ardhurave që kisha ka mbledhur për vitin fiskal. Ato janë të ndara respektivisht në
5.5% për Fondin e Ungjillizimit Botëror, 3.5% për Nevojat e Distriktit dhe 3% për Kolegjin
Teologjik.
Për disa vite rresht tani nga 5 kisha të organizuara vetem 3 prej tyre dorëzojnë këto kontribute
dhe këto kisha janë: Kisha e Nazaretasit Suhareke, Kisha e Nazaretasit Prishtine, Kisha e
Nazaretasit Kombinat të cilat i falenderoj në emër të distriktit.
Gjithashtu për këto dy vitet e fundit është bashkuar edhe kisha e Kolonjës të cilën e falenderoj
gjithashtu duke theksuar që do të ishte më mirë që ne të jemi së pari dhënës bujar dhe së dyti
kërkues për shpenzimet nga buxheti i distriktit.
Një faktor tjetër është edhe kontributi që personat pjesëmarrës në konferenca të ndryshme të
fushës duhet të japin në distrikt. Ndoshta jo për faj të tyre, ndoshta jo për fajin tonë, por të gjithë
duhet të dimë që gjithmonë ne jemi bashkëkontribues në pagesa të ndryshme që Distrikti bën për
pjesëmarrjen në konferenca.
Unë besoj që Perëndia siguron sa herë që ne kemi nevojë. Vetëm para një jave për të patur këtë
buxhet që unë po paraqes sot na duheshin edhe 300,000 leke te reja. Por sot ja ku jemi dhe
besojmë që Perëndia i ka siguruar. Unë e kam parë këtë gjë në familjen time apo në kishën time.
Kur ne jemi besnik në të dhjetën (jo në ofertën) por në të dhjetën e të ardhurave tona në atë të
dhjetë që i takon Zotit ai na bekon më shumë sesa ne kemi nevojë.
Kur ne jemi besnik për ti përdorur paratë e Zotit në mënyrë sa më të mirë ai na bekon edhe më
shumë.
Me respekt,
Komiteti Financiar
1188
V. Fondacioni Kisha Shqiptare e Nazaretasit Buxheti 2016-2017
Te ardhurat
Donac Kisha Nderk/Int Church
750,000.00
Donacion i caktuar/Desig donat/ gjendja
147,977.00
Kolegji Europian Nazaretas/gjendja
444,763.00
Nga gjendja
140,000.00
Total Income
1,482,740.00
Administrimi zyra/Office admini
Pagesa bankare/ Bank fees
13,000.00
Telefon - Cel / Phone -Cell
4,000.00
Total Administrimi zyra/Office admini
17,000.00
Projekte të caktuara
Bibla
121,496.00
Edukim Teologjik/bibliotek EuNC
46,879.00
Kamp Familjar
20,793.00
Sherbese femijesh
22,900.00
Total Projekte të caktuara
212,068.00
Qera / Rent
Mbjellje Kishash / Church plant
170,808.00
Total Qera / Rent
170,808.00
Sherbim mireqenie shpirterore
Bord i SH D, Dishepull/ Bord SS
KEN
231,760.00
MNN / NMI
20,000.00
RNN / NYI
28,500.00
Shkolla se Dieles & Dishepulliz
20,000.00
Total Bord i SH D, Dishepull/ Bord SS
300,260.00
Dhembshuria / NCM
20,000.00
Mbjellje Kishash / Church plant
0.00
Ungjillizimi / Evangelism
20,000.00
Total Sherbim mireqenie shpirterore
340,260.00
Shpenzime personeli/ Employee
Honorare, paga / Honorary, Sala
144,000.00
Tatim ne burim 10 %/ 10% tax
25,412.00
Total Shpenzime personeli/ Employee
169,412.00
Shpenzime te tjera/ Other expen
Avokati, Notere/ Laëyer, Notary
10,000.00
Kuotizacione / Membership
65,000.00
Total Shpenzime te tjera/ Other expen
75,000.00
Takime, Konferenca/ Meeting, Co
Distrikti / District
100,000.00
Eur. JugLindore, Rajon/SEE, Reg
300,000.00
VUSH / VUSH
10,000.00
Total Takime, Konferenca/ Meeting, Co
410,000.00
Total Expense
1,482,740.00
1199
5. Raport i Këshillit të Letrave Kredenciale të Shërbyesve
Anëtarët e Komitetit: Rev. Steven Beiler, Rev. Edlira Biti, Rev. Landi Ndreka, Dr. Jay Sunberg,
Rev. Gil Thibault
Në datën 25 Tetor 2016 Këshilli i Letrave Kredenciale të Shërbyesve është mbledhur për të
diskutuar rreth aplikimeve për Licencë Distriktuale të personave që duan të marrin përsëri sivjet.
Përpara dy vjetësh, si pjesë e raportit të Këshillit të Letrave Kredenciale të Shërbyesve, ishin
vendosur disa kushte për personat që aplikojnë për rinovimin e Licensës Distrikuale apo që
kërkojnë për herë të parë. Në atë vendim, kushtet ishin shpjeguar si më poshtë:
”Për të qenë brenda kërkesave të Kishës Ndërkombëtare të Nazaretasit dhe Rajonit të Euroazisë,
ne, Këshilli i Letrave Kredenciale të Shërbyesve për Distriktin Shqipëri-Kosovë, kemi vendosur
që të gjithë shërbyesit duhen të plotësojnë këto kërkesa vit pas viti në mënyrë për të rinovuar apo
marrë për herë të parë Liçensën e tyre Distriktuale:
- Aplikimi / Rinovimi i Liçensës Distriktuale duhet të jetë plotësuar dhe dorëzuar drejt
Sekretarit Distriktual jo më pak sesa dy javë përpara Asamblesë Distriktuale.
- Shërbëtori duhet të përfundojë të paktën gjysmën e kreditëve të ofruar gjatë atij viti
nëpërmjet Qendrës Mësimore Shqipëri-Kosovë apo online nëpërmjet një degë tjetër në
Anglisht.
- Shërbëtori do të bëjë një intervistë me këtë Këshill përpara mbledhjes së Asamblesë
Distriktuale. Në ndonjë rast kur një shërbëtor nuk ka plotësuar numrin e duhur të kurseve
/ krediteve të kërkuar për vitin që ka kaluar, shërbëtori mund të jap një shpjegim për këtë
kërkesë që nuk është plotësuar.
Këshilli i Letrave Kredenciale të Shërbyesve do të vendos në fund nëse do të lëshojë apo
rinovojë Licencën Distriktuale për çdo shërbëtorë individualisht.”
Duke pasur parasysh këto kërkesa, sivjet në Asamblenë Distriktuale 2016, për rinovimin të
Licencës Distriktuale për Shërbyesit ne rekomandojmë këta persona:
Sonila Bejtja
Ergest Biti
Imir Gashi
Ermal Gjermeni
Selim Kolgeci
Për marrjen e Licencës Distriktuale për herë të parë, ne rekomandojmë:
Julinda Ndreka
Me Respekt,
Këshilli i Letrave Kredenciale të Shërbyesve
2200
6. Raport i Komitetit të Literaturës
Sivjet komiteti i Literaturës është takuar vetëm një herë në datën 25 Mars. Në këtë takim është
diskutuar për gjëra të rëndësishme, duke përfshirë librat që janë në punim, procedure për botimin
e librave në të ardhmen, artikujt për përkthim për distriktin nga rajoni, idetë për libra të rinj për ti
botuar, informacion për një burim shumë të këndshëm për distriktin (Ëesleyan Digital Library),
dhe librat që ishin shitur deri në Mars.
Për të bërë një përmbledhje për gjithë veprimet për vitin fiscal 2015-2016, duam të raportojmë në
lidhja me temat më poshtë:
1. Projekte të mbaruar:
a. Dokumenti Themeltar Nazaretas – është botuar dhe është dhënë 10 kopje për cdo kishë.
Kemi porositur dhe 100 kopje të tjera, të cilat janë në zyrën e distriktit.
2. Projekte në vazhdim:
a. Ftesë për një Udhëtim (An invitation to a Journey) – Ky libër është parë edhe njëherë,
dhe ka nevojë për shumë punë nga fillimi. Jemi duke pritur akoma për vendimin për të ri-filluar
librin, apo të mbyllim përgjithmonë.
b. Shtjellim I Hollësishëm Rreth Përsosmërisë së Krishterë (A Plain Account of Christian
Perfection) – Ky libër është afër fundit fare. Ka vetëm disa fraza të fundit për ti redaktuar, dhe
do të jetë gati për tu botuar.
c. Fuqia e Njëshit - Burime për Ungjillizim (Poëer of One – Resources for Evangelism) –
Ne nuk kemi vazhduar për të rregulluar këtë libër. Eshtë përkthyer një herë, por akoma ka
nevojë për një shikim nga origjinali dhe për redaktim.
3. Projekte të reja në konsideratë:
a. Celebrate Recovery – Kjo është një seri për shërbesat me varësi që është dorëzuar shumë kohë
përpara. Po presim nga Rajoni si të ecim përpara.
b. Cross-Cultural Servant hood nga Duane Elmer – Ky libër është rekomenduar shumë nga
Rajoni dhe shkolla jonë. Kështu, është një libër tjetër që mund të jetë një prioritet.
c. The Story of God nga Michael Lodahl – Ne kishim filluar procesin për të filluar këtë libër, por
nuk është filluar asnjëherë. Por prapë, është një libër imirë përTeologjinë.
4. Manuali i Kishës e Nazaretasit (Manual 2013-2017) - Ne kemi nevojë akoma të shikojmë
gjithë versione nga 2001-2005 për ndryshime të ndryshme. Fatkeqësisht, nuk është punuar
akoma.
5. Shitja e librave – Sivjet, për vitin fiscal 2015-2016, ne kemi shitur këto libra:
a. Duke Zbuluar Dhjaten e Re 4 kopje
b. Duke Zbuluar Dhjatën e Vjetër 4 kopje
c. Si të lexojmë Biblën për gjithë vlerën e saj41 kopje
d. Ditar për Dishepujt 1 kopje
e. Përsosja e Dashurisë – librin 1 kopje
f. Predikimi 3 kopje
g. Thirrja Qiellore 1 kopje
Totali 55 kopje të librave
Me Respekt,
Komiteti i Literatures
(Steven Beiler, Sonila Bejtja, Edlira Biti, Imir Gashi, Gil Thibault)
2211
7. Raporti Vjetor "Kisha e Nazaretasit Prishtinë”
Me mirënjohje të thellë reflektojmë në retrospektivë për vitin që po lëmë pas. Mirënjohës për
besnikërinë dhe hirin e Tij që na kanë ndjekur në cdo hap. Ky vit ka qenë një vit i mundësive të
reja dhe përvojave të bukura për ne si Kishë.
Një nga gjërat e vecanta këtë vit ka qenë puna që kemi bërë me refugjatët në Kampin e
Refugjatëve në Maqedoni dhe Serbi. Në Kampin e Refugjatëve në Maqedoni kemi qenë të
përfshirë që nga Shkurti dhe i kemi vizituar pothuajse në baza javore. Në këtë shërbesë kanë qenë
të përfshirë një numër i konsiderueshëm i besimtarëve të cilët kanë pasur përvoja dhe biseda
domëthënëse me refugjatët.
Ndryshe nga vitet tjera, këtë vit kemi pasur disa grupe të ndryshme nga jashtë që kanë
bashkëpunuar me Kishën tonë. Grupe që kanë qenë të lidhura me Kishën e Nazaretasit por edhe
me grupe tjera sic janë YËAM, OM etj. Me këto grupe kemi bërë aktivitete të ndryshme me
karakter dishepullizues dhe ungjillizues. Kemi organizuar kampe të gjuhës angleze dhe klube
fëmijësh në komunitetin Romë.
Një gjë për të vecuar ka qenë Kampi Familjar i Kishës së Prishtinës dhe Suharekës. Ka qenë një
kohë cilësore e Kishës si familje, duke vënë theks të vecant mbi shëndetin tonë shpirtëror si
individ dhe si komunitet me synim të një Kishe me mendësi misionare.
Ky vit ka qenë viti i dytë i që kur kemi filluar me Grupet Shtëpiake. Këto gupe kanë dëshmuar të
jenë shumë frytëdhënëse në rritjen e ndjesisë dhe përkatësisë familjare për ne si Kishë. Po lutemi
që këto grupe shtëpiake të jenë një ambient ku rritja dhe zhvillimi i kishës ndodhë, duke
investuar në rritjen e kapaciteve udhëheqëse dhe në arritjen e njerëzve në rrethin e ndikimit tonë.
Ne si Kishë mezi po presim që në pranverën e vitit 2017 të lëvizim në një lokal të ri dhe lagje të
re. Po lutemi që kjo lëvizje të jetë frytdhënëse dhe strategjike për Mbretërinë e Perëndisë.
Do t’i cmonin lutjet tuaja për këtë fazë të re për Kishën tonë.
Hiri dhe Paqja e Zotit qofshin me ju,
Pastor Imir Gashi
Tetor 2016, Prishtinë
8. Raporti Vjetor "Kisha e Nazaretasit Gorre”
Hyrje
1 Pjetrit 1:“15 por ashtu si është i shenjtë ai që ju thirri, të jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen
tuaj,16 sepse është shkruar: “Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë.”
Këto 2 vargje kanë qenë në zemër të vizionit tonë këtë vit.
Shkolla e së dielës dhe adhurimi
Edhe këtë vit, në qendër të adhurimit tonë ka qenë Zoti. Cdo njeri prej nesh është rritur në
njohjen e Zotit dhe në vullnetin e Tij. Cdo javë jemi mbledhur rregullisht për të adhurar Zotin,
dhe për tu rritur si një familje e madhe. Akoma jemi duke mësuar cdo të dielë se si të duam Zotin
përtej traditës dhe fetarisë, e cila në Gorre është shumë e fortë. Seminare dhe konferenca të
vecanta, na kanë ndihmuar të thellohemi në shërbesën e e Zotit.
Shërbesa e ungjillizimit
“Një për Një”, ka qenë një nismë e kishës sivjet, për të arritur komunitetin ku Zoti na ka thirrur të
jemi dritë edhe kripë. Në zemër te kësaj thirrjeje secili prej besimtarëve ka ungjillizuar,
dishepullizuar ose ndihmuar praktikisht herë pas herë të paktën 1 person jashtë kishës, për një vit.
Shërbesa për fëmijët, të rinjtë, miqësia dhe dhembshuria
2222
Kjo kategori është në zemër të shërbesës sonë në Gorre. Dy herë në javë rreth 50 fëmijë mësojnë
parime të shëndosha biblike. Luten për veten e tyre dhe për familjet e tyre. Kanë shumë zell kur
këndojnë sëbashku këngë për Zotin dhe kur tregojnë se si Ai i ka ndihmuar në situata të
ndryshme të jetës së tyre. Aktualisht janë rreth 50 fëmijë, të moshës 5-13 vjec të cilët mblidhen
cdo të Shtunë.
Adoleshentët tashmë kanë një program dhe shërbesë të rregullt. Rreth 20 djem, janë pjesë e
lutjeve të të gjithë kishës. Kemi krijuar shumë aktivitete sportivo-dishepullizuese, gjatë verës.
Programi më i njohur, për ta është “Gorre Gol”. Ku cdo 4 muaj rreth 40 djem të moshës 14-20
vjec marin pjesë. Ky program nuk ka fetëm lojra, por në thelb përbëhet nga 10-12 mësime
themelore nga Bibla, për të rinj. Gjatë këtyre aktiviteteve të rinjtë mësojnë se ta kontrollojnë
veten, si të jetojnë një jetë të moralshme, si të respektojnë prindërit dhe u jepet mundësia e një
takimi personal me Zotin.
Ndërsa 5-6 vajza, takohen rregullisht për tu lutur, për të studiuar biblën, dhe për të folur në
mënyrë personale.
Përpara fillimit të shkollës në Shtator 2015 edhe në Shtator te 2016, i erdhëm në ndihmë shkollës
lokale, duke pastruar komplet territorin e saj, duke krasitur pemët dhe duke ndërtuar një mur 25m
të gjatë dhe 2 porta hekuri të prishura.
Shërbesa në komunitet dhe në burgun e zonës, edhe këtë vit, ka qenë nje prioritet tjetër i
vëmendjes sonë. Festat si Krishtlindja ose Pashka, kemi zgjedhur ti festojmë edhe me disa miq te
dënuar në Burgun e Rrogozhinës. Edhe aty, duke bashkepunuar me SHKBSH (Shoqëria
Kristiane e të Burgosurve të Shqiperisë), po kontaktojmë një grup besimtaresh, të cilët takohen 2
herë në javë, për të studiuar Biblën dhe për tu lutur sëbashku. Kemi pasur mundësinë t’i
ndihmojmë me rroba, ushqime dhe mjete praktike, disa të dënuar atje.
Shërbesa e mbjelljes së kishave
Këtë vit nuk kemi pasur mundësinë të mbjellim një kishe të re.
Vizioni ynë, për kishëmbjelljen në këtë zonë ku Zoti na ka thirrur është që të ketë kisha në cdo
fshat: Rrapëz, Shakuj, Këmishtaj, Bubullimë, Pirrë-Kamcist, etj.
Shërbesa e Lutjes & Studimit të Biblës
Këto dy shërbesa nuk kanë qenë në atë nivel qe kemi pritur të jenë. Probleme dhe vështirësi të
ndryshme na kanë penguar të vazhdojmë ate që nisim. Për këtë arsye, gjatë kohës së Shërbesës të
së Dielave kemi krijuar një kohë të vecantë vetem per lutje. Gjithashtu mësimet dhe predikimet
në kishë shpesh herë janë ndërtuar në formën e studimeve-bashkëbiseduese, biblike.
Predikimet ose mësimet që bëhen cdo të dielë në kishë, mund të dëgjohen online:
http://kishagorre.com/ ose http://gorre.sermon.net/
Pastori:
Ermal Gjermeni
2233
9. Raporti Vjetor "Kisha e Nazaretasit Suharekë”
Ky vit ka qenë një bekim i vërtet për kishën e Suharekës. Qysh nga muaji Janar ne si Kishë kemi
fituar një projekt për ndërtimin e Serrave bujqësore për familjet në nevojë. Kjo gjë ka bërë që e
tërë Kisha të mobilizohet për të ndihmuar. Vlerësoj që Kisha ka qenë dhe vazhdon të kryej
misionin e saj, duke takuar nevojat e ndryshme të jetimeve, të vejave dhe të uriturve në
përgjithësi. Në të gjithë këto raste është ndarë fjala e Perëndisë, janë bërë lutje për bashkësinë
dhe për familjet e ndryshme. Ndërsa në qytet ka filluar te shpërndahet lajmi që kisha e Zotit
Jezus po kujdeset për njerëzit në nevoje.
Ne muajin Dhjetor ne kemi krijuar skuadra brenda kishës, ku secila skuadër ka pas për detyrë që
të identifikoj një familje në nevojë, dhe kështu ne u kemi dërguar ushqim dhe veshmbathje
familjeve të tjera në nevojë, gjithmonë duke përçuar lajmin e mirë të shpëtimit tek të gjithë këto
familje.
Konsideroj që Kisha e Suharekës gjatë kësaj periudhe është zhytur edhe më shumë në shërbesën
e Dhembshurisë, dhe këtë herë nuk bëhet fjalë vetëm për drejtuesin në Kishe, por pothuajse tërë
trupin.
Qysh nga fillimi i vitit, kishës i janë shtuar persona te cilët kanë pranuar Jezusin si Zot dhe
shpëtimtar të tij, persona të ndryshëm që kanë ardhur për herë të parë në Kishë dhe kanë pranuar
Krishtin si Zot dhe shpëtimtar në jetën e tyre. Adoleshentë dhe të martuar i janë ofruar Kishës,
dhe tani marrin aktivisht pjësë në shërbesat e Kishes.
Një bekim tjetër ka qenë edhe fakti qe disa persona që kanë qenë inaktiv në shërbesë, tani janë
kthyer për të shërbyer në kohë të plotë në cështje të caktuara.
Oferta e Kishës është rritur si asnjëherë me parë, sepse njerëzit kane hapur zemrat dhe kanë
dhënë në ofertë. Kur jemi te oferta ne duam të cekim faktin se pothuajse të gjitha shërbesat që
kemi zhvilluar dhe rastet kur kemi bekuar Kishat tjera kanë ndodhur pikërisht nga oferta lokale e
Kishës.
Të gjitha shërbesat janë mbajtur rregullisht, është predikuar fjala e Zotit dhe është ndarë darka e
Zotit me Kishën. Takime të tjera si: takimi i motrave, takimi me vëllezërit, darka dhe dreka se
bashku janë mbajtur shpesh here.
Binjakëzimi me kishën Ëollaston në Masachusets SHBA ka sjellë fryte edhe gjatë këtij viti. Në
muajin Prill një skuadër nga Kishat tona, ka qenë ne një mision në Bullgari. Gjatë qëndrimit atje
të gjithë besimtaret bashkë kanë qenë të përfshirë në shërbesa të ndryshme, duke ndihmuar dhe
inkurajuar Kishën Nazaretase në Bullgari.
Lutuni që Zoti i të korrave të bekojë kishën e tij në Suharekë me shumë fryte.
Faleminderit.
Zoti ju Bekoftë
Selim Kolgeci
2244
10. Raporti Vjetor "Kisha e Nazaretasit Kombinat”
Pershëndetje në emër të Zotit tonë Jezus Krisht!
Cdo vit që kalon, ne kisha e Nazaretait në Kombinat, duket që lidhemi gjithnjë e më shumë me
njeri-tjetrin, duke kërkuar të bëjmë gjërat e përbashkëta, ato gjëra që Perëndia ka kërkuar të
bëjmë. Është shumë e rëndësishme që ndërsa jemi duke udhëtuar së bashku, të kuptojmë nevojat
e njeri-tjetrit për të qenë mbështetje e inkurajim. Një vit tjetër ka kaluar, ndërsa unë dua të
inkurajoj cdo anëtar të kishës për të menduar se si është duke i‘u bashkuar kishës në takime apo
në thirrjen e madhe që ne si kishë kemi, për të bërë dishepuj për Krishtin. Vizioni ynë duhet të
jetë të ndërtojmë këtë kishë, në mënyrë që ne të jemi të themeluar si na jepet tek Mateu 7, në
shkëmb dhe të jemi një dritë si na thuhet tek Mateu 5. Ne duhet të jemi ajo kishë që do të sjellë
ndryshimin në këtë komunitet dhe jo vetëm për të mbajtur dyert e kësaj ndërtese hapur, por për të
sjellë një ndryshim në këtë komunitet. Unë si pastor, do të doja shumë që të shihja me qindra e
me mijëra njerez të vinin tek Jezusi, edhe pse mendoj se nga ana njerëzore mund të duket e
pamundur, por nëse ne jemi të bashkuar, nëse ne bashkëveprojmë atëherë ne do të dimë se si te
jemi një parfum erëmirë që sjell ndryshimin dhe prek jetët e njerëzve. Pra inkurajimi im është të
mos jemi njerëz që rrimë ulur, por të jemi njerëz me një vizion të qartë. Të jemi të bashkuar në
mënyrë që të pajisim njeri -tjetrin për të qenë përfaqësuesit e Jezusit në tokë.
Gjatë vitit që lamë pas, kemi qenë duke bërë shumë takime ungjillizimi dhe dishepullizmi. Këtë
vit kemi pasur vetëm një të pagëzuar. Nr i anëtarëve ka lëvizur gjithashtu, është vetëm një antarë
që është transferuar në një kishë tjetër nazaretase, por janë 7 anëtarë të rinj që i bashkohen kishes.
Dy prej të cilëve kanë ardhur nga një kishë tjtetër e Nazaretasit, dy kanë ardhur nga një kishë
tjetër në Tiranë dhe 3 kanë qenë pjesë e kishës së Nazaretasit në Kombinat për disa kohë. Kështu,
nr total i anëtareve ka shkuar në 35.
Gjithashtu, kisha vazhdon te jetë e hapur cdo ditë. Në fakt kjo është një nga gëzimet e mia më të
mëdha sepse tregon se është një kishë që mirëpret njerëzit në cdo kohë. Cdo ditë ka takime të
ndryshme. Duke filluar nga e hëna deri në të dielë në kishë ka aktivitete të ndryshme të cilat
vërtet janë në shërbim të anëtarëve të kishës, por gjithashtu vazhdojmë edhe me shërbesat në
komunitet ku kisha është duke treguar se ne jemi këtu për të ndihmuar.
Studimet e Biblës kanë qenë një kohë rritjeje në Zotin. Ne kemi qenë duke studiuar nga Fjala e
Zotit dhe duke mësuar më shumë nga njeri-tjetri.. Nr i personave që po marrin pjesë është rritur,
dhe kjo tregon se besimtarët kanë uri për Fjalën e Zotit dhe ne besojmë se Fjala e Perëndisë është
ajo që na pajis për të vazhduar më tej dhe për të qendruar së bashku.
Takimi i grave është një kohë e bekuar gjithashtu. Ato kalojnë një kohe rritjeje me njera tjetrën,
luten e ndajnë nga Fjala së bashku.
Takimi i lutjes, është një kohë e bekuar ku kalojmë së bashku kohë në adhurim dhe lutje. Eshtë
vërtetë bekim të degjojmë dëshmitë e njeri-tjetrit dhe të shohim se si Perëndia i pergjigjet lutjeve
tona.
Të Shtunave kemi takimin e femijëve. Vërtet jam shumë i inkurajuar nga programi që bëhet dhe
nga pjesëmarrja e fëmijëve. Jam i inkurajuar nga shërbesat e Ungjillizimit që janë bërë në qendër
të qytetit dhe kjo ka bërë që takimi i fëmijëve të rritet dhe më shumë fëmijë të rinj të bashkohen
në këtë takim. Fëmijët janë ata që do të vazhdojnë të përcojnë mesazhin e Perëndisë dhë do të
mbajnë kishën në të ardhmen. Prandaj është shumë e rëndësishme të investojmë dhe t‘i rrisim
këta fëmijë me Fjalën e Zotit dhe me Doktrinën e mirë si thotë Bibla.
E diela është Dita që familja mblidhet sëbashku për të adhuruar Perëndinë. Të dielat janë ditët e
gëzimit do ti quaja unë, ku të gjithë ne vjmë në adhurim përpara Perëndisë dhe këndojmë duke
qendruar në Unitet. Pjesëmarrja mesatare e personave që vijnë në shërbëse shkon 40-50 vetë.
Unë jam duke u lutur që Perendia do të na sigurojë një vend më të madh dhe do te jemi duke u
rritur, për lavdinë e Tij.
Kisha jonë vazhdon me projektet e ndryshme që kanë nisur nga viti i kaluar. Unë jam shumë i
inkurajuar kur dëgjoj për ndryshimet që kanë ardhur nga projekti i Zhvillimit te Femijëve.
Raportet që kam dëgjuar nga mësuesit në shkollë, kanë qenë vërtet shumë bekim, për shkak se ka
femijë të cilët nuk kanë ditur të lexojnë apo të shkruajnë, tani kanë marrë nota 9 apo 10. Nga ky
2255
projekt ne kemi krijuar kontakte me mësueset e shkollave, drejtorët e shkollave dhe prindërit e
fëmijëve. Kjo tregon se ne jemi duke u shërbyer të gjithë këtyre fëmijëve në mënyrë të cmuar.
Gjithashtu puna e Dhembshurisë ka është në qendër të shërbesave tona. Unë do të thoja së edhe
projektet e përmendura më lart janë në kuadër të punës së Dhembshurisë. Ne kemi qenë duke
vazhduar të ndihmojmë me ushqime, familjet në nevojë, ku rreth 10 familje pothuajse cdo muaji
kanë qenë duke u ndihmuar me ushqime bazë.
Projekti i rruazave ka qenë një bekim, ku nga shitja e këtyre të ardhura ashtu si kemi qenë duke
vepruar per vite me radhë do të përdoren për ndihma mjekësore, si vizita në shpital apo blerje
ilacesh. Duket që kisha ka qenë e mbushur me takime, patjetër që edhe takimi i cifteve ka qenë
një kohë e bekuar. Dua të them se është shumë bekim, që familjet kanë hapur shtëpitë e tyre për
tu takuar dhe për të kaluar kohë me njeri-tjetri duke mësuar mbi sfidat se si ne i kemi përballuar
por gjithashtu edhe duke u lutur dhe mesuar.
Gjatë këtij viti ne kemi qenë duke gjetur forma të ndryshme ungjillizimi. Si kishë kemi vazhduar
traditën e të dalurit në qendër të Kombinatit për Ungjillizim në kohën e festave me të mëdha.
Dua t’ju kujtoj se gjatë kohës së Krishtlindjes ka qenë një kohë e bekuar ku shumë anëtarë të
kishës janë mbledhur dhe kanë qenë sebashku. Kemi ndërtuar një stallë në qendër të qytetit dhe
të rinjtë të veshur me rroba të vecanta si në kohën e Jezusit kanë qenë duke tërhequr vëmendjen e
shumë kalimtarëve.
Kemi pasur 2 koncerte të Ungjillizimit në bashkëpunim me projektin „Shkëndija“. Mbi 100
fëmijë kanë marrë pjesë dhe kanë dëgjuar për Jezusin. Kemi nisur një lojë futbolli me të rriturit,
ku 5 persona nga kisha duhet të ftonin 5 persona të tjerë dhe qëllimi do të ishte te
ungjillizoheshin. Kjo ka qenë një kohë e bekuar gjithashtu, dhe ungjillizimi.
Përpara një jave kemi nisur një takim tjetër Ungjillizimi ku kemi ftuar persona me profesione të
ndryshme dhe ky ishte takimi i parë për tu mbledhur në vazhdimësi. Gjithashtu ne duam te
vazhdojmë të inkurajojmë dhe të shpallim në keta persona Jezusin.
Jam falenderues për Edën si bashkëshorte e mirë dhe më mbeshtet në shërbesën që Perëndia më
ka thirrur dhe më ka besuar. Gjithmonë ka qenë një krahë për mua duke më mbështetur në cdo
kohë. Duke ardhur me mua nëpër vizitat që kemi bërë ne familje të ndryshme të besimtarëve, apo
duke më mbajtur në lutje në cdo kohë. Edhe për vajzat, të cilat janë një bekim, që Perëndia na ka
dhënë, edhe pse shpesh herë i duhet të presin babin dhe mamin për të fjetur për shkak të takimeve
që mund të kemi.
Gjithashtu falenderojmë edhe grupin e punës të cilët kanë qenë duke shërbyer me zell dhe
përkushtim për Zotin. Dihet që pa ata e gjithë shërbesa do të ishte shumë e vështirë, por ne jemi
thirrur për të shërbyer si një trup i vetëm, për të mbështetur njeri-tjetrin dhe për të inkurajuar
njeri-tjetrin në punën që bëjmë.
Falenderoj edhe kishën që më ka besuar që të shërbejmë së bashku në këtë komunitet. Duke ditur
se jemi thirrur për të shërbyer në këtë familje të gjithë së bashku me dashuri dhe unitet për të
arritur gjithë zonën e Kombinatit. Dhe do tju ftoja që të gjithë sëbashku të jemi duke dhënë
maksimumin tonë duke i shërbyer Zotit, që në fund të marrim shpërblimin e madh.
Patjetër, gjërat që janë bërë gjatë këtij viti janë të shumta dhe kemi lënë shumë të tjera pa
përmendur, si kurset e anglishtes me grupet amerikanë, kurset e kitarës, pianos, ungjillizime që
kemi bërë duke ecur në rrugë, apo tek shkollat, gjimnazi, duke kënduar në qendër, dhe ne duam
që cdo gjë që bëjmë, të bëhet vetëm për t‘i dhënë lavdi Perëndisë sonë.
Le të vazhdojmë e t‘i shërbëjmë Perëndisë sonë dhe të fitojmë Kombinatin për lavdinë e Krishtit.
“ Mbushuni me Frymë, duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke
kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, duke e falenderuar vazhdimisht për çdo gjë
Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht; „ Efesianet 5:18b-20
Pastori: Data:
Ergest Bitit 26.10.2016
2266
11. Raporti Vjetor "Kisha e Nazaretasit Kamëz”
Ka më se 3 vjet që në Kamëz është mbjellë dhe po funksionon një Kishë Nazaretase. Për këtë
lavdia i takon Jezus Krishtit. Po kryhen shërbesa të rregullta çdo të dielë me gra e të rritur, fëmijë
e adoleshentë.
Shkolla e së dielës dhe adhurimi
Është konsoliduar grupi i fëmijëve dhe adoleshentëve me një numër mesatar prej 34 fëmijësh si
dhe grupi i të rriturve që shkon deri në 25 veta, ku mblidhemi çdo të dielë në sallën e kopshtit,
predikojmë fjalën dhe adhurojmë Zotin.
Shërbesa e ungjillizimit
Violeta ka dhunti për të shpallur ungjillin. Ka një komunikim të ngrohtë me njerëzit e një
përkushtim të madh për t’i shërbyer Zotit. Për këtë, ajo ka bashkuar rreth saj një numër të madh
grash e fëmijësh të moshave të ndryshme. Krahas me dhënien e ungjillit ne jemi përpjekur të
bëjmë diçka për këtë komunitet të varfër, pra e kemi lidhur me shërbesën e dhembshurisë.
Kështu me fonde modeste dhënë nga distrikti është bërë e mundur të kremtohen Pashkët e
Krishtlindjet në ambjentet e kopshtit. Janë shpërndarë pako me dhurata për gjithë fëmijët si dhe
pako me veshmbathje për komunitetin përreth, gjë që na ka lidhur më shumë me këtë komunitet.
Shërbesa për fëmijët, të rinjtë, miqësia dhe dhembshuria
Po funksionon rregullisht shkolla e së dielës me fëmijët e të rinjtë. Kësaj moshe ne po i
kushtojmë kujdes të veçantë, vetë Jezusi tha: “I lini fëmijët të vijnë tek unë, sepse e tyre është
mbretëria e qiejve”. Jemi munduar t’i arrijmë këta fëmijë nëpërmjet lojrave dhe aktiviteteve të
shumta që kemi zhvilluar me ta. Janë stimuluar fëmijët me dhurata modeste për festën e
Pashkëve dhe Krishtlindjeve.
Kulmin e aktiviteteve për këtë vit e shënoi projekti SPARK që u zhvillua për 10 javë gjatë
muajve të pranverës dhe java biblike që u zhvillua nga 13-17 Qershor 2016. Të dy këto aktivitete
i dhanë një impuls punës me fëmijët dhe sollën prurje të reja në kishën tonë. Gjej rastin të
falenderoj organizatorët Rajçëll, Matilda Jançe, Rakela Bejleri, Violeta Zefi, Ketiona Delia,
Arjeta Osmani, etj për organizimin perfekt të këtyre veprimtarive.
Shërbesa e lutjes , studimi i Biblës
Dhuntitë që ka Violeta për lutjen kanë bërë që mjaft gra të mblidhen pas takimit të së dielës dhe
të ndajnë pika lutje e të luten së bashku. Ka funksionuar mirë edhe dita e lutjes dhe agjërimit si
kishë, gjithashtu dhe nata e lutjes e organizuar të premten e fundit të çdo muaji. Shtëpia jonë ka
qenë gjithmonë e hapur për Zotin.
Është ky një raport i pjesshëm, sa për të krijuar një ide mbi veprimtarinë e kësaj kishe të re.
Nuk jemi ne që po bëjmë , është fuqia e ungjillit të Jezus Krishtit, ajo që arrin gjithçka.
Dhe sot jemi shumë të gëzuar dhe të inkurajuar për atë çka Zoti është duke bërë në Kamëz.
Falenderojmë Zotin që gjithmonë ka siguruar. Gjithashtu falenderojmë mbikqyrësin distriktual
dhe financieren e sekretaren e këtij distrikti Zonjën Sonila Bejtja, të cilët na kanë mbështetur në
çdo aktivitet dhe kanë qeverisur në mënyrë perfekte financat e distriktit.
Sigurisht që ne nuk jemi përfekt në çdo gjë , kemi akoma shumë për të bërë. Udhëtimi ynë sapo
ka filluar, lulen që kemi mbjellë duhet ta ujisim çdo ditë e të kujdesemi për të në të kundërt ajo
do vyshket.
Prandaj kërkojmë akoma lutjet tuaja, mbështetjen tuaj dhe ndihmën tuaj për të arritur në stacionin
e duhur që është lulëzimi i kësaj kishe të sapombjellë.
Dua ta mbyll këtë raport me Jozueun 24:15 “Sa për mua dhe shtëpinë time, ne do ti shërbejmë
Zotit”
Në Krisht
Violeta e Rroku
2277
12. Raporti Vjetor "Kisha e Nazaretasit Kolonjë”
Hir dhe paqe në ju nga Zoti ynë Jezus Krisht.
Unë si pastor i kishës lokale jam i gëzuar të ndaj me ju, hirin e dashurisë transformuese që
Perëndia po derdh në kishën e tij në fshatin Kolonjë dhe komunitetin e këtij fshati në qytetin e
Lushnjes.
Perëndia po vazhdon të prek si njerëzit e kishës por edhe të tjerë nga komuniteti me lajmin e
mirë.
Shërbesat për një shtëpi të Perëndisë kanë 5 vjet që vazhdojnë dhe çdo vit shohim hirin
transformues të Zotit Jezus në jetën e njerëzve.
Unë mund të dëshmoj i bindur sepse jam dëshmitar se si Fryma e Shenjtë po i jep formën e duhur
trupit të tij.
Vazhdon forcimi i stukturave të shërbesave të kishës në drejtim të mësim - dishepullizimit, në
miqësi dhe marrëdhënie ungjillizuese, në lutje dhe adhurim.
Shërbesa e së dielës dhe takimi i studimit të biblës gjatë javës vazhdon.
Pjesëmarrja në këto dy takime është inkurajuese, sepse shohim persona që dëshmojnë për
prezencën e Perëndisë në jetët e tyre, për hirin e Perëndisë dhe për përgjigjet e lutjeve.
Julinda është duke drejtuar në takimin e mësimit biblik. Këto mësime janë të fokusuar në njohjen
e Zotit, në forcimin dhe ecjen në besim, fuqia e lutjes, jeta në shenjtëri. Këto mësime ndihmuan
që fryma të bindte persona të dëshmonin për Krishtin në jetët e tyre me anë të pagëzimit dhe
anëtarësimit.
Disa persona jo vetëm po ndajnë dëshmi për hirin e Zotit por edhe po tregojnë që kanë zemër për
të shërbyer.Kjo gjë po na drejton që të kujdesemi në përgatitjen e tyre si shërbyes. Kisha është e
përkushtuar në lutje gjithashtu për njeri-tjetrin si dhe për komunitetin. Kisha është duke ndarë
ungjillin me të gjitha grupet e komunitetit, burra, gra dhe fëmijët. Po kryhet një punë e
vazhdueshme për të arritur burrat për Krishtin. Janë 15 burra që po marrin pjesë në takimet çdo
dy javë, në këto takime ka miqësi, dëshmi dhe ndarje nga fjala.
Shërbesa e fëmijëve është një bekim. Fëmijët po njohin dashurinë e Perëndisë dhe po kalojnë një
kohë të bekuar. Gjatë verës u nda nëpërmjet kishës dashuria që Zoti Jezus Krisht ka për fëmijët
në projektin “Prekja e Zotit” ku kisha shkoi në shtatë fshatra të Lushnjes dhe u arritën 250
fëmijë.
Miqësia dhe dhembshuria ndaj nevojtarit janë drejtime ku kisha po prek komunitetin. Janë ndarë
ndihma në rroba, por dua të përmend kujdesin që kisha ka treguar ndaj grave të veja dhe të
divorcuara në ndarjen e hirit të Perëndisë për to.
Fryma e Shenjtë po na drejton; në përgatitjen e personave për shërbesë, në zgjerimin e hapësirës
gjeografike në ungjillizim, në persona të tjerë që të dëshmojnë për Krishtin në jetët e tyre me anë
të pagëzimit, si dhe drejt një kishe të organizuar.
Landi ndreka
13. Raport i Kishës së Nazaretasit Lushnje
Hyrje
Filipianet1:
1:2 paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.
1:3 E falënderoj Perëndinë tim, sa herë që ju kujtoj,
1:4 duke iu lutur gjithmonë me gëzim për ju të gjithë në çdo lutje që bëj,
1:5 për pjesëmarrjen tuaj në ungjillin që nga dita e parë e deri tani,
1:6 duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në
ditën e Jezu Krishtit.
2288
Këto janë pasazhet që janë në zemër të shërbesës sime dhe mesazheve të dhëna si vit plotësimi në
Perëndinë dhe nga ana e Perëndisë. Zoti plotëson, ai përfundon dhe përmbush planet, punën dhe
premtimet e tij në dhe përmes nesh.
Kështu shprehesha vjet dhe sivjet konfirmoj se kanë ndodhur e do të ndodhin. Duke shtuar një
varg tjetër i një thirrjeje specifike të vecantë për këtë vit në vazhdim: PERFORCOHUNI NE
THIRRJEN E ZGJEDHJEN TUAJ. 2Pjetrit1:10-11.
Shkolla e se dieles dhe adhurimi
Duke qenë Zoti kërkimi më i parë i zemrës dhe kisha është nxitur dhe motivuar për t’u mbledhur
në emrin e Jezusit, rreth tij dhe për të; për të parë veten dhe njeri-tjetrin me sytë e Perëndisë, si
trup i bashkuar për të funksionuar sipas qëllimit dhe dhuntive që na ka dhënë, për të pasur
kontributin dhe rolin tonë në unitetin dhe rritjen e kishës duke arritur botën me anë të ungjillit,
dëshmisë sonë në Krishtin. Kështu shprehesha një vit më parë dhe kjo po ndodh konkretisht e do
vazhdojë më shumë.
Shërbesa e ungjillizimit
Ungjillizimi ka qenë përherë pjesë e lutjeve tona por edhe veprimeve, individuale dhe si kishë.
Mënyra apo modeli që është dhënë dhe nxitur e do të vazhdojë është ungjillizimi një me një. Cdo
anëtarë të kërkojë me gjithë zemër e ta këtë synim që duart që Zoti i ka dhënë, t’i ketë të
mbushura me fryte frymore, pra njerëz, në familje a në vendin e punës, të cilët arrihen për
Krishtin. Zoti nuk na lë duar bosh nëse i ngremë lart në lutje me lotë e dashuri e shpresë për të
arritur ndokënd. Zoti e bën, sepse ai e ka bërë me mua si pastor. Unë jam vetëm nje shembull.
Kështu edhe dishepullizimi vjen me natyralisht dhe rritja graduale por e sigurt e kishës së Zotit.
Të tjera forma ungjillizimi, fillimisht me vepra dhe projekte konkrete ndihme dhe kontributi. Ne
shkollën e Remasit u ngrit një grup vullnetarësh dhe një fond i mjaftueshëm për të rinisur vitin e
ri shkollor me pastërti ambjentesh, rehabilitim fushash sportive, krasatije pemësh të cilat prishnin
cati dhe mure, duke mbrojtur ambjentet nga degradimi; lyerje dhe aktivitete sportive me motiv
“kupa e miqësisë” për të përcuar zemrën mike të Perëndisë, mirësi pa kushte a përfitim vec për të
mirën e tjetrit. Ndihmë dhe aktivitete të mirënjohura para gjithë shkollës dhe nga drejtoria e
shkollës me një letër falenderimi. Ky projekt do vazhdojë për cdo vit. Projekt madhor me të vejat
e fëmijët jetimë, duke u ardhur në ndihmë me ushqime, veshje dhe trajtim këshillues në sferën
psikologjike dhe shpirtërore, me ndihmën e vyer të Qendrës së Këshillimit ne Tiranë. Sapo ka
filluar. Veprat, mirësia pa kushte, janë platforma e parë para se të vijë fjala e ungjillit, Shpresat
janë të medha. Besoj emri i Jezusit po ngrihet lart.
Ky model veprimi ungjillizues vazhdon edhe sivjet dhe ka dhënë fryte dhe do te vazhdojë.
Shërbesa me femijët, të rinjtë, miqësia dhe dhembshuria
Shërbesa me fëmijët eshtë synimi ynë i ardhshëm, me fëmijët jetim dhe jo vetëm në Remas, si
pjesë e lutjeve dhe projektit tonë për të hapur nje kishë atje. Gjithashtu në kishën e Lushnjes. Të
rinjtë ka qenë gjithnjë synim por ende projektet tona nuk po realizohen. Ne po presim per kohën
dhe mënyrën e Perëndisë. Miqësia është thelbi i shërbesës dhe kishës sonë, para se të jemi
shërbëtorë apo bashkëpunëtorë duhet të jemi miq në Zotin, të kemi zemren mike. Veprime dhe
aktivitete për të patur dhe zhvilluar këtë aspekt janë bërë individualisht dhe spontanisht si dhe
organizime si kamp veror ne Pilur-Himare ku kemi pasur nje kohë të bukur frymërisht productive
ku janë shpëtuar dhe pagëzuar 3vetë dhe ndikuar të tjerë. Dhembshuria eshtë tashmë pjesë e
zemrës dhe veprimeve tona duke ndihmuar të vejat e kishës dhe tanimë të tjera familje plot 13
(synojme më shumë) familje ku kryefamiljari mungon dhe ekonomia është e dobët. Duke ardhur
në ndihmë të komunitetit në rastin përkatës në shkollë për një imazh e mbarevajtje më të mirë për
nxënësit dhe mësuesit nëpër ambjentet e shkollës.
Këto kanë qenë pjesë e shërbimit dhe ëndrrës dhe synimeve të cilat sivjet janë realizuar
posacërisht shërbesa me fëmijët. Kam pritur dhe lutur per kohën dhe ekipin e duhur dhe formatin
e duhur të sherbëses së duhur me fëmijët në Remas dhe Lushnje. Kemi ekipe te bollshme dhe te
trajnuara dhe me gezim duke shërbyer me programin arritues ungjillizues “Spark-Shkëndija”. Ne
te dyja pikat arrijnë 170 fëmijë cdo fundjavë. Është gëzim dhe premtuese. Pas kësaj shërbese 8
javore do fillojme me Samaritan Purse pako-dhuratë dhe ungjillizim të mirëfilltë. Zoti po bekon.
Të gjitha të nderlidhura në kohën e duhur. Lavdi Perëndisë! Është një kënaqësi dhe frymëzuesë
ta shohesh këtë vepër shpalosur.
2299
Shërbesa e mbjelljes së kishave
Me gezim dhe motiv sipas udheheqjes se Zotit në krye të 2vjetorit të rinisjes së kishës në lushnje,
kemi shpallur dy synime për kishë mbjellje. Një në Bashkinë e Divjakes, në fshatin Remas dhe
Pilur Himarë. Në Remas tashme kemi bërë takimin e parë të vejat dhe jetimët, dhe së shpejti do
jenë pjesëmarrëse në shërbesën e kishës në lushnje. Ne Pilur Himarë, kane nisur kontakte për
fushatë ungjillizimi dhe po bëhet gati ambjenti për takime ungjillizimi në formën e kampeve dhe
shërbesave. Po, një mundësi e madhe në një vend të mrekullueshem. Kisha po nxitet dhe lutet
dhe skuadra për punë gjithashtu.
Kështu shprehesha dhe kjo po ndodh në Remas më shume duke patur disa besimtarë atje, mjaft të
afruar në kampe dhe projekte të miat si pastor dhe në shërbesën e femijve “Shkëndija” të cilët
janë të ungjillizuar dhe besojmë Zoti po punon. Duke parashikuar shpresëplotë në një shërbesë të
mirë me fëmijët përjavshme duke kaluar tanimë përmes këtij programi e duke u mbeshtetur
menjëherë nga Samaritan Purse. Dhe gjatë verës në muajin qershor me nje grup nga Ëorld Race
që do punojnë me te rinjtë në forma e projekte të ndryshme. Hap pas hapi me Perëndinë do
shikojmë shpalosjen e hirit dhe planit të tij dhe ndërtimin e kishës në Remas. Gjithashtu në Pilur-
Himarë që këtë vit me investimin e ngritjes së kampi veror ka qenë sin jë hyrje në atë territor por
eshtë vec fillimi. Duke lutur e pritur për gjënë tjetër të duhur me mjetet e hirit të duhura për
ungjillizim dhe nisjen e kishës. Zoti është besnik.
Shërbesa e Lutjes & Studimit të Biblës
Këto shërbesa janë jetike. Ne e cmojmë këtë kohë sëbashku dhe është kthyer në një kohe bekuese
dhe cliruese ku flasim dhe ndajmë dhë inkurajohemi dhe lutemi; është nje kohë ndryshuese, nuk
ikim sic erdhëm. Janë takime të gjalla dhe reale dhe kështu do vazhdojne. Pjesëmarrja e disave
është besnike. Synojmë më shumë.
Pastori:
Rodian Akulli
14. Raport i Misionit Ndërkombëtar Nazaretas
Të dashur shërbëtorë të Kishës Shqiptare të Nazaretasit të Distriktit Shqipëri-Kosovë,
Përshëndetje!
Është një privilegj i madh për mua të vijë përpara jush si pjesë e një shërbese të madhe, globale,
sic ështe ajo e MNN-së. Ju falenderoj për bashkëpunimin tuaj për të qenë pjesë e "Urdhërimit të
Madh" që Jezusi na ka dhënë tek Mateu 28:19 - "Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë
popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë"
Ky vit ka qënë i vecant për mua. Kam mësuar shumë gjëra të reja për MNN-në, dhe falenderoj
Perëndinë për këtë fushë të Kishës tonë Nazaretase. Është një fushë shumë e rëndësishme dhe do
të doja që si Kisha Shqipëri-Kosovë të mund ta kuptoj dhe ta vërë në shërbim brenda si dhe
jashtë saj këtë sektor.
Nga vetë shtyllat mbi të citat mbështetet kjo shërbesë sic janë:
1. Lutje 2. Dishepullizimi
3. Edukimi 4. Dhënia
Duket qartë se sa e rëndësishme është që të eksplorohet dhe shfrytëzohet më tepër nga Kisha
jonë. Sic shihet edhe nga katër këmbët ku mbahet kjo shërbesë, ajo kërkon përfshirjen e një sër
individësh, pothuajse gjithë kishës. Kemi aq shumë informacione për tu pajisur sa më shumë në
mënyrë që të jemi përmbushës sa më besnik të "Urdhërimit të Madh". Kjo ka qënë dhe vazhdon
të jetë lutja ime! I nxis bashkëpunëtorët e mi në Kishat lokale sëbashku me mua, që të mund ta
konsiderojnë më tepër shërbesen e MNN. Sëbashku do të kemi disa trajnime të vecanta në lidhje
me këtë cështje.
Gjatë këtij viti është punuar pak në këtë fushë:
I vetmi projekt i ndërmarrë nga MNN (zyrtarisht) eshtë ai që u zhvillua në 21 Maj 2016 në
Sharrë ku Kisha Shqiptare ngriti një grup pune "Ëork and Ëitness" ("Punë dhe Shërbim").
3300
Shtëpia e motër Verës, e cila përdoret edhe si Kishë kishte nevojë për disa rregullime, pastrime
në territorin përreth saj, largimin e shumë plehërave, vendosjen e një strehe përpara shtëpisë etj.
E falenderoj Perëndinë për gjithsecilin nga ju që ishit pjesë e këtij projekti.
Jam e bindur që Kisha jonë Misionare ka bërë shumë më tepër se kaq në vendet e tyre. Mund te
përmend këtu Projektin e madh në verë, Prekja e Zotit" (Kampet ditore të fëmijeve) që Kisha e
Nazaretasit Gorre-Kolonjë kishte për 8 fshatra. Lavdi Zotit për punën e mrekullueshme që
Perëndia po vazhdon të bëjë akoma. Vizioni ynë është i madh, i lutem Perëndisë që të përgatisë
barinj për këto kope delesh. Perëndia ka vendosur brenda nesh një potencial të madh shërbimi,
dhënieje, këtë gjë e kam kuptuar më tepër këtë verë në projektin "Prekja e Zotit" ku për 7 javë
per 5 ditë me radhë nga 2 herë në ditë kishim kampe fëmijësh në 2 fshatra të ndryshëm. Ishte një
sfidë dhe një bekim shumë i madh për ne. Ky është një vizion i qartë i kishës Misionare te Zotit!
Misioni ynë fillon që në momentin qe ne vendosim këmbën jashtë pragut te Kishës. Kisha është
si nje bibël e hapur për këdo që e lexon jashtë saj.
Pastorë të kishave lokale ju nxis që të informoni kishat lokale për dy evenimente të rëndësishme
që do te ndodhin tani në Nëntor:
1. Oferta e Alabastrës që do të mblidhet në fund të Nëntorit.
2. Data 13 Nëntor është "Dita Ndërkombëtare e Lutjes për Kishën e Persekutuar"
Po ashtu Kisha Globale Nazaretase është thirrur të mbaj në lutje kohën 10 dite përpara datës 13
Nentor si dhe 90 ditë kalendarike pas kësaj date. Ju nxis të bëheni pjesë e rrjetit të lutjes Prayer
Mobilization, ku mund të ofrojmë lutjet tona ndërmjetësuese për vëllezërit dhe motrat tona në
mbarë botën si në parfum erëmirë për Perëndinë!
Pastorë dhe bashkëpunëtore të MNN së në kishat lokale jeni të ftuar për të propozuar
projekte/plane të ndryshme për tu realizuar nga MNN.
Ju falenderoj shumë të gjithëve për besimin dhe ndihmën që më keni dhënë Kisha Shqipëri-
Kosovë duke qënë një drejtuese re e MNN-së.
Faleminderit shumë në vecanti Majkëll dhe Stiv dhe Rakela për mbështetjen tuaj.
Zoti ju bekoftë!
Motra juaj në Krishtin,
Nertila Gjermeni
Drejtor i Misonit Nderkombetar Nazaretas
15. Raport i Këshillit të Studimeve të Shërbesës
Anëtarët e Komitetit: Rev. Steven Beiler, Rev. Edlira Biti, Rev. Teanna Sunberg, Rev. Gil
Thibault
1. Ne e falenderojmë Perëndinë për mundësitë që kemi patur pёr kurset teologjike qё janё
zhvilluar gjatë vitit shkollorë 2015-2016 (1 Shtator, 2015 - 31 Gusht, 2016), nën drejtimin e
Gil Thibault dhe Edlira Biti. Këto kurse janë të rëndesishme për ata që janë duke plotësuar
thirrjen e tyre për t’i shërbyer Perëndisë:
- Misioni i Perëndisë dhe Kisha (3 kredite) me Jonathan Phillips dhe 8 studente (8 kaluan)
1 Shtator – 10 Tetor
- Misioni Ndërkulturor (3 kredite) me Dorothea Geschëandtner dhe 9 studente (9 kaluan)
19 Tetor – 27 Nëntor
- Pentatuku (5 kredite) me Gil Thibault dhe 9 studente (7 kaluan) 11 Dhjetor – 28 Shkurt
- Konferenca Udhëheqja (1 kredit) Studim i Pavarur me 1 student (1 kaluan) Janar
- Zhvillimi i Besimit në Kongregacionin Lokal (3 kredite) me Olga Druzhinina dhe 9
studente (8 kaluan) 25 Mars – 14 Maj
- Udhëheqja në Kishë (5 kredite) me Cezarina Glendenning dhe 8 studente (7 kaluan) Maj-
Qershor
3311
- Historia e Kishës II (3 kredite) me Fernando Almeida dhe 6 studente (6 kaluan) Korrik-
Gusht
- Mentorimi (1 kredit) me Edlira Biti dhe 13 studente (11 kaluan) gjatë gjithë vitin
- Praktikum (1 kredit) me Gil Thibault dhe 9 studente (6 kaluan) gjatë gjithë vitin
2. Për studentet që janë duke ndjekur kurset në vazhdim, janë 8 kurse planifikuar për këtë vit
shkollorë (1 Shtator, 2016 - 31 Gusht, 2017):
- Historia dhe Qeveria Nazaretase (3 kredite) me Herman Geschëandtner 1 Shtator – 10
Tetor
- Zhvillimi i Kishës (3 kredite) me Erik Groeneveld 8 Janar – 25 Shkurt
- Thirrja dhe Shërbesa Personale (3 kredite) me Joshua Herndon 27 Shkurt – 15 Prill
- Predikimi (5 kredite) me Herman Geschëandtner 17 Prill – 30 Qershor
- Doktrina e Krishterë 2 (3 kredite) me Olga Druzhinina 1 Korrik – 19 Gusht
- Orientimi i KEN me Gil Thibault gjatë gjithë vitin
- Mentorimi (1 kredit) me Edlira Biti gjatë gjithë vitin
- Praktikum (1 kredit) me Gil Thibault gjatë gjithë vitin
Me Respekt,
Këshilli Studimeve të Shërbesës
16. Raport nga Shërbesa e Dhembshurisë Nazaretase
""DDhheemmbbsshhuurriiaa ssii nnjjëë mmëënnyyrrëë jjeetteessee!!"" KKjjoo ëësshhttëë llooggoojjaa ppëërr SShhëërrbbeessëënn ee DDhheemmbbsshhuurriissëë NNaazzaarreettaassee
NNddëërrkkoommbbëëttaarree.. DDhheemmbbsshhuurriiaa,, nnëë ffuunndd ttëë ffuunnddiitt,, nnuukk ëësshhttëë nnjjëë ddeeggëë ee kkiisshhëëss,, ppoorr ëësshhttëë qqeennddrraa ee
ggjjiitthhëë mmiissiioonniitt ttëë KKiisshhëëss ssëë KKrriisshhttiitt.. DDhheemmsshhuurriiaa ssii nnjjëë mmëënnyyrrëë jjeetteessee nnuukk ëësshhttëë vveettëëmm ppëërr nnjjëë
ppjjeessëë aappoo nnjjëë kkoommiitteett ttëë kkiisshhëëss,, ppoorr ppëërr ççddoo bbeessiimmttaarr..
DDuuaa tt’’jjuu kkuujjttoojj eeddhhee mmiissiioonniinn ee SShhëërrbbeessëëss ssëë DDhheemmbbsshhuurriissëë NNaazzaarreettaassee EEvvrrooppiiaannee qqëë iisshhttee
vveennddoossuurr ddhhee sshhppaalllluurr ppëërrppaarraa ddyy vvjjeettëësshh nnëë KKoonnffeerreenncceenn RRaajjoonnaallee.. MMiissiioonnii qqëë iisshhttee vveennddoossuurr
ëësshhttëë::
SShhëërrbbeessaa ee DDhheemmbbsshhuurriissëë NNaazzaarreettaassee EEvvrrooppiiaann eekkzziissttoonn ppëërr ttëë lliiddhhuurr,, ffuuqqiizzuuaarr,, ddhhee
ppaajjiissuurr kkoommuunniitteetteett llookkaallee nnëë kkoonntteekkssttee ttëë nnddrryysshhmmee ppëërr ttëë sshhëërrbbyyeerr nnëë mmëënnyyrrëë
ggjjiitthhppëërrffsshhiirrëëssee ssii nnjjëë sshhppaalllljjee ee ddaasshhuurriissëë ssëë ppëërrssoossuurr ttëë PPeerrëënnddiissëë..
Sivjet në Distriktin tone, ne kemi patur goxha lëvizja në shërbesën e dhembshurisë në kishat
lokale dhe në Distrikt. Disa ngjarje shumë të rëndësishme që kanë ndodhur në zhvillimin e tij në
Distrikt përfshijnë:
1. Trajnimi i Shërbesës së Dhembshurisë në Durrës nga 20–23 Qershor, 2016 me Drejtorin
Rajonale për Shërbesën e Dhembshurisë, Joerg Eich, dhe Dorli Gschwandtner. Në këtë trajnim
kanë marrë pjesë 14 anëtarë të Distriktit, plus femijët e tyre. Ne mësuam rreth një mënyre jetese
të dhembshurisë dhe se si të ndërtojmë projekte të dhembshurisë nëpërmjet kishës lokale. Mund
t’i kërkoni zyrës së Distriktit për shënimet nga ky trajnim nëse keni dëshirë.
2. Konferenca e Dhembshurisë Globale, e cila ndodhi në Chicago, ShBA nga 14-16 Korrik,
2016. Në këtë konferencë ishin disa pjesëmarrës nga Distrikti ynë: Ergest dhe Eda Biti, Gil dhe
Sarah Thibault, dhe Steven Beiler. Ishin afërsisht 1,000 persona nga e gjithë bota që kanë marrë
pjesë në këtë konferencë, dhe ishin disa trajnime të vecantë. Gil dhe Sarah Thibault kanë marrë
trajnimin fokusuar mbi Zhvillimin e Komunitetit, dhe Steven Beiler ka marrë trajnimin fokusuar
mbi Pregatitjen dhe Përgjigjet ndaj Krizave. Në raportin e saj, Sarah Thibault ka përfshirë këto
informacione:
3322
“Kam marrë pjesë në disa workshop për "Toxic Charity" (“Ndihma Helmuese”). Këto
workshope kanë folur për rëndësinë e jo thjeshtë të ju japim ndihmë njerëzve në nevojë. Në
rastin më të mirë, vetëm t’u japim njerëzve gjera si ushqime ose rroba nuk i ndihmon ata. Por, në
rastin më të keq, të ndihmosh njerëzit në fakt i lëndon ata sepse i shfuqizon ata. Gjithashtu nuk i
ndihmon njerëzit që po japin sepse mbështet idenë që jemi më superior se të varfërit (në fjalët e
një libri tjeter, “Ëhen Helping Hurts,” na jep neve nje “God-complex” sepse ne mendojmë që ne
jemi shpëtimtarët.) Në këtë trajnim, folësi dha këtë parim:
Jep njëherë = mirënjohje/vlersim
Jep dy herë = shprese
Jep tre herë = pritje
Jep katër herë = e meriton
Jep pesë herë = varësi
Ky folës ka thënë që kurrë nuk duhet të bëjmë dicka për të tjerët kur ata mund ta bëjnë vet. Kur
ne i ndihmojmë të tjerët, duhet ‘ti ndihmojmë në një mënyrë që i fuqizon të tjerët dhe duhet të
dëgjojmë mirë personat që kanë nevojë; duke përfshirë dëgjimin e nevojave të tyre
të pashprehura. Kur ne u japim të tjerëve, duhet të japim në një mënyrë që është
gjithëpërfshirëse dhe ka rezultate të matëshme. Shumë herë masim aktivitete (sa njerëz ne kemi
ushqyer) në vend të rezultateve (sa njerëz nuk janë duke luftuar për të gjetur ushqimin e
përditshëm). Kemi nevojë të kuptojmë ndryshimin ndërrmjet krizës dhe çështjeve kronike.
Kemi nevojë për të adresuar këto nevoja në mënyra të ndryshme.
Gjithashtu, unë kam ndjekur një workshop për mikrofinanca. Thjesht, ky workshop më ka bërë
shumë më të matur për projektin mikrofinaciar. Kam shkuar edhe në disa ëorkshope tjera, por të
lartpërmendurat kanë qenë më të rendësishmet.”
3. Kanë ndodhur edhe disa trajnime dhe takime të vecanta, në të cilat kemi qenë prezent si
Distrikt, apo nëpërmjet roleve të ndryshëm. Steven, Gesti, Imir, dhe disa të tjerë kanë shkuar
bashkë në Maqedoni në Mars për tu takuar me pastorët që u kanë shërbyer refugjatëve, dhe për të
vizituar kampin e refugjatëve në kufi të Maqedonisë dhe Serbisë. Më pas, Imir ka vazhduar të
vizitojë këtë kamp cdo javë prej muajsh.
Në anën e kishës lokale, kemi parë përsëru një lëvizje të madhe në lidhje me shërbesën e
dhembshurisë. Patjetër kjo listë nuk përfshin cdo rast, por disa gjërat që kanë ndodhur sivjet
janë:
1. Qendra e Zhvillimit të Fëmijëve (Kombinat) – ky është viti i dytë që po funksionon kjo
qendër, dhe sivjet ka patur afërsisht 33 fëmijët të rregjistruar. Eshtë edhe hera e parë për
Distriktin tonë që jemi përfshirë në programin “Child Sponsorship” bashkë me zyrën e
Dhembshurisë Ndërkombëtare.
2. Projekti i Serave (Suharekë) – Sivjet Kisha e Suharekës ka filluar një projekt për të ndihmuar
familjet e varfëra nëpërmjet investimeve në sera. Deri tani, është investuar në tre familje, me një
plan për të ndihmuar edhe dy të tjera përpara fundit të vitit. Plani është të ndërtohen edhe 10 të
tjera në dy vite në të ardhmen.
3. Në Yzberisht, Gorre, Kombinat, dhe Remas, ka patur një sherbesë të madh si bashkëpunim me
shkollat në komunitetin e tyre. Në Remas nxënësit janë mobilizuar vullnetarisht dhe kanë
bashkëpunuar në mbledhjen e ushqimeve për jetimet dhe të vejat. Në Yzberisht kisha ka
bashkëpunuar me shkollën për të integruar në shkollë fëmijët nga komunitetin Romë, dhe ka
zhvilluar një mësim shtesë disa herë në javë për këta femijë.
4. Kisha e Kolonjes (bashkë edhe me kishën e Gorres) kanë patur një projekt në behar të quajtur
“Prekja e Zotit”, i cili ishte një shkollë biblike për fëmijët në 8 fshatra përreth. Një investim /
donacion nga Dhembshuria rajonale u dha për të ndihmuar këtë projekt.
3333
5. Kisha e Kamzës vazhdon të ketë kopështin, dhe sivjet ka patur më shumë fëmijë të rregjistruar
sesa cdo vit tjetër me 38 fëmijë.
6. Kishat në Kombinat, Kamez, dhe Yzberisht kanë bashkëpunuar sivjet me Fondacionin Spark
për programin Shkëndijë në komunitetet e tyre prej 10 javësh me mësime sociale për fëmijët dhe
komunitetin. Kisha e Lushnjes dhe Remasit janë duke filluar të njëjtin bashkëpunim këtë vjesht
në zonën e tyre.
7. Disa kisha janë edhe në mes të procesit për projekte të reja:
a. Gorre është duke planifikuar një projekt në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjes dhe
shkollën 9-vjecare dhe të mesme për të zhvilluar një fushë-sportive për gjithë
komunitetin.
b. Yzberisht është në plan për të hapur një Qendër të Zhvillimit të Fëmijëve në
bashkëpunim me shkollën 9-vjecar të Yzberishtit.
Për më shumë detaje për shërbesat e ndryshme në lidhje me dhembshurinë në kishat lokale,
shikoni raportet pastorale të cilat tregojnë më shumë raste.
Me respekt,
Steven Beiler
VI. KAPITULLI VI
RAPORTET VJETORE PËR FINANCAT DHE STATISTIKAT
1. Raporti Përmbledhës
(Statistikor)
1 2 7+8 15 17 23a 30
Raporti permbledhёs i Mbikqyrёsit Distriktual
2015-2016 Emri i Kishës
Të s
hp
ёtu
ar
Të p
agёz
uar
Naz
aret
as t
ë ri
nj
An
ёtar
ё tё
plo
tё n
ë fu
nd
të
viti
t
Pje
sëm
arrj
e n
ë Sh
ërb
esa
krye
sore
javo
re
Pje
sëm
arrj
e m
esa
tare
javo
re
nё
Shko
llёn
e s
ё D
ielё
s d
he
Shër
bes
ёn e
Dis
hep
ulli
mit
Te a
rdh
ura
nё
tota
l
1.Gorre, Shqipëri 2.Kamёz 3.Kolonjё, Shqipёri 4.Tiranё,( Komb) Shqipёri 5.Lushnjё, Shqipёri 6.Prishtinё, Kosovё 7.Suharëkё, Kosovё
15 7 5 5 15 0 5
2 0 5 1 15 0 0
0 5 1 5 5 2 4
13 7 6 35 15 19 26
50 56 85 120 10 40 25
60 57 70 170 18 35 40
113,840 62,500 251,320 901,402 48,050 313,468 246,928
Totali për vitin 52 23 22 121 386 450 1,937,508
3344
2. Raporti Statistikor për Distriktin Viti 2015-2016
UUNNGGJJIILLLLIIZZIIMMII
NNuummrrii ii ttёё sshhppëëttuuaarrvvee 11 5522
NNuummrrii ii ttёё ppaaggëëzzuuaarrvvee 22 2233
NNrr ii kkiisshhaavvee qqëë kkeennii ssppoonnzzoorriizzuuaarr,, qqёё nnuukk jjaannëë oorrggaanniizzuuaarr aakkoommaa?? 33 11
AA mmeerrrr ppjjeessëë kkiisshhaa jjuuaajj nnëë sshhëërrbbeessaa ddhheemmbbsshhuurriiee nnëë kkoommuunniitteettiinn ttuuaajj?? 44 PPoo
AA ёёsshhttëë pprreeddiikkuuaarr ddhhee mmёёssuuaarr ddookkttrriinnaa ee sshheennjjttëërriissëë nnëë kkiisshhёёnn jjuuaajj?? 55 PPoo
AANNËËTTAARRËËSSIIAA EE KKIISSHHËËSS
NNuummrrii aannëëttaarrëëvvee mmee ttëë ddrreejjttaa ttëë pplloottaa rraappoorrttuuaarr vviittiinn ee kkaalluuaarr 66 111144
AANNËËTTAARRЁЁ TTEE KKIISSHHËËSS TTЁЁ PPRRAANNUUAARR SSIIVVJJEETT::
PPrraannuuaarr nnggaa ddeekkllaarriimmii bbeessiimmiitt 77 1177
PPrraannuuaarr nnggaa ddeennoommiinnaacciioonnee ttëë ttjjeerraa 88 55
PPrraannuuaarr nnggaa ttrraannssffeerriimmee nnggaa kkiisshhaa ttëë ttjjeerraa ttëë NNaazzaarreettaassiitt 99 33
TToottaallii,, aannëëttaarrëë ttëë kkiisshhëëss ttëë pprraannuuaarr ssiivvjjeett ((ttoottaallii nnggaa 77--99)) 1100 2255
AANNËËTTAARRЁЁ TTËË KKIISSHHËËSS TTЁЁ HHUUMMBBUURR SSIIVVJJEETT::
HHuummbbuurr nnggaa vvddeekkjjaa 1111 00
HHuummbbuurr nnggaa llaarrggiimmii II bboorrddiitt 1155
HHuummbbuurr nnggaa ttrraannssffeerriimmii nnëë nnjjëë ddeennoommiinnaacciioonn ttjjeetteerr 00
HHuummbbuurr nnggaa lliirriimmii 00
HHuummbbuurr nnggaa llaarrggiimmee ttëë mmiirraattuuaarraa nnggaa bboorrddii,, ttrraannssffeerriimm nnëë nnjjëë ddeennoommiinnaacciioonn ttjjeettëërr
ddhhee oossee ttëë llëësshhuuaarr 1122 00
HHuummbbuurr nnggaa nnjjëë ttrraannssffeerriimm nnёё nnjjëë kkiisshhëë ttjjeettëërr NNaazzaarreettaassee 1133 33
TToottaallii,, aannëëttaarrëë ttëë kkiisshhëë ttëë hhuummbbuurr ssiivvjjeett ((1111--1133)) 1144 1188
TTOOTTAALLII II AANNËËTTAARRËËVVEE TTËË KKIISSHHËËSS
TToottaallii aannëëttaarrëëvvee mmee ttëë ddrreejjttaa ttëë pplloottaa nnëë kkiisshhëë 1155 112211
NNggaa kkëëttaa ssaa jjaannëë aannëëttaarrëë iinnaakkttiivvëë?? 1155aa 99
TToottaallii aannëëttaarrëëvvee mmee ttëë ddrreejjttaa jjoo ttëë pplloottaa nnëë kkiisshhëë 1166 00
AADDHHUURRIIMMII
PPjjeessëëmmaarrrrjjaa mmeessaattaarree nnëë sshhëërrbbeessëënn kkrryyeessoorree jjaavvoorree ttëë aaddhhuurriimmiitt ((ppëërrffsshhiirrëë
aaddoolleesshheenntteett ddhhee ffëëmmiijjëëtt)) 1177 338866
SSaa hheerrëë ёёsshhttёё sshhëërrbbyyeerr DDaarrkkaa ee ZZoottiitt?? 1188 5511
SSaa ggrruuppee ttaakkoohheenn rrrreegguulllliisshhtt ppëërr tt’’uu lluuttuurr?? 1199 1155
DDIISSHHEEPPUULLLLIIMMII
LLiissttaa ee SShhëërrbbeessëëss ssëë DDiisshheeppuulllliimmiitt ((SShhkkoollllaa ee ssee ddiieelleess//ssyynniimmii II kkiisshhëëss//ddiisshheeppuulllliimm//ssttuuddiimm BBiibbllee
SSyynnoonn ttёё lliiddhhёё mmee KKiisshhёёnn PPjjeessёёmmaarrrrjjaa
aa.. FFëëmmiijjee 2200 445500 2200aa 119955
bb.. AAddoolleesshheennttee 2211 115522 2211aa 7722
cc.. TTëë RRrriittuurr 2222 335599 2222aa 118833
TToottaallii ((ttoottaallii nnggaa 2200--2222)) 2233 996611 2233aa 445500
NNggaa lliinnjjaa 2233aa,, ssaa kkaannëë mmaarrrrëë ppjjeessëë nnëë sshhkkoollllёёnn ee ssёё ddiieelleess?? 2244 221100
NNggaa lliinnjjaa 2233aa,, ssaa kkaannëë mmaarrrrëë ppjjeessëë nnëë ggrruuppee ddiisshheeppuulllliimmii ((ggrruuppee ttëë vvooggllaa))?? 2244aa 112288
NNggaa lliinnjjaa 2233 ((ssyynnoonn ttёё lliiddhhёё mmee kkiisshhёёnn)) ssaa jjaannёё ppёёrrffsshhiirrёё aakkttiivviisshhtt nnёё sshhёёrrbbeessёё?? 2244bb 112211
AA kkeennii nnjjёё ddookkuummeenntt ttёё sshhkkrruuaarr nnёё lliiddhhjjee mmee mmbbrroojjttjjeenn nnggaa aabbuuzziimmii sseekkssuuaall 2244cc PPoo
AA kkeennii nnjjëë sshhkkoollllëë ppaarraasshhkkoollllaarree,, 99 vvjjeeççaarree,, oossee nnjjëë qqeennddёёrr zzhhvviilllliimmii ppëërr ffëëmmiijjeett?? 2255 PPoo
NNëë qqooffttëë ssee ppoo,, ssaa ffëëmmiijjee jjaannëë rreeggjjiissttrruuaarr?? 2255aa 7700
AA kkaa ssiigguurruuaarr kkiisshhaa jjuuaajj ttrraajjnniimmee ppёёrr sshhёёrrbbyyeessiitt jjookklleerriikkёё?? 2266 JJoo
3355
PPjjeessëëmmaarrrrjjaa nnëë SShhkkoollllaa BBiibblliikkee JJaavvoorree 2277 220077
PPjjeessëëmmaarrrrjjaa nnëë ""KKaarraavvaann"" 2288 00
AAnnëëttaarrëë nnëë RRNNNN ((dduukkee ppëërrffsshhiirrëë ttëë ggjjiitthhёё ttëë rriinnjjttёё,, ssii ddhhee ddrreejjttuueessiitt ee rrrriittuurr,, nnëë
sshhëërrbbeessaatt ppëërr ttëë rriinnjjttëë)) 2299 6699
AAnnëëttaarrëë nnëë MMNNNN ((MMOOSS ppëërrffsshhiinnii aattaa mmee ttëë ddrreejjttaa jjoo ttëë pplloottaa)) 3300 55
MMNNNN aannëëttaarrëë mmee ttëë ddrreejjttaa jjoo ttëë pplloottaa 3300aa 00
SSaa sshhëërrbbyyeess llookkaallee jjaannëë lliicceennssuuaarr nnggaa kkjjoo kkiisshhëë 3311 55
SSaa cceerrttiiffiikkaattaa ppeerr sshhëërrbbeessaatt jjoo kklleerriikkee jjaannëë llëësshhuuaarr 3311aa 55