BUJAR HOXHA

70
PROLOG Rrathët koncentrikë më mundonin shumë: nuk mund t'i përcaktoja dot, se ç'përshkruanin? Gjendjen shpirtërore? A thua jam plak apo i ri? Dhe shumë gjera tjera, derisa po fluturoja nëpër galaksinë qiellore; nuk isha vetëm, por së paku kështu më dukej. Anija, çuditërisht flutoronte pa pengesa, kurse vetëdija ime kushedi se ku ishte. Nuk e dija se as sa kerozin ka, sa vaj ka harxhuar, dhe sa oksigjen ka. A mund t'i thosha vehtes qenie njerëzore? Asistentja ime ishte koncentruar në punën e saj, si dhe biri im. Nuk mendonin për rrathët koncentrikë, për vjetërsinë e një druri, për atë se sa dru mund të ketë një mal: ka menduar dikush nga ju për këtë? Natë e pafundme. ("Yjet i kish zënë gjumi, e unë nuk flija; i rikujtoja datat historike") -Ç'lexon baba?- më tha. - Fjalë dhe vetëm fjalë- i thashë. PJESA E PARË (Sistemi galaktik) 1. Diell, që kurë nuk kishte parë diell Rosenbergu. Interesante ishte kasollja në të cilën jetonte: male, fusha, gjelbërim. Përpëliteshte një zog i shkretë në oborrin e shtëpisë së tij. A thua këndonte? Ludvig Vani ishte i vogël shumë, ç'do të bëhej? Familja ime, mendonte Rosenberbu, e arratisur, e keqpërdorur, mirëpo toka shtëpia, eкziston. ("Edhe pse gjendem në qiell nuk pushoj së menduari për shtëpinë. A ka ndonjë njeri të gjallë këtu?") 1

Transcript of BUJAR HOXHA

Page 1: BUJAR HOXHA

PROLOG

Rrathët koncentrikë më mundonin shumë: nuk mund t'i përcaktoja dot, se ç'përshkruanin?Gjendjen shpirtërore? A thua jam plak apo i ri? Dhe shumë gjera tjera, derisa po fluturoja nëpër galaksinë qiellore; nuk isha vetëm, por së paku kështu më dukej. Anija, çuditërisht flutoronte pa pengesa, kurse vetëdija ime kushedi se ku ishte. Nuk e dija se as sa kerozin ka, sa vaj ka harxhuar, dhe sa oksigjen ka. A mund t'i thosha vehtes qenie njerëzore?

Asistentja ime ishte koncentruar në punën e saj, si dhe biri im. Nuk mendonin për rrathët koncentrikë, për vjetërsinë e një druri, për atë se sa dru mund të ketë një mal: ka menduar dikush nga ju për këtë?

Natë e pafundme.("Yjet i kish zënë gjumi, e unë nuk flija; i rikujtoja datat

historike")

-Ç'lexon baba?- më tha.- Fjalë dhe vetëm fjalë- i thashë.

PJESA E PARË (Sistemi galaktik)

1.

Diell, që kurë nuk kishte parë diell Rosenbergu. Interesante ishte kasollja në të cilën jetonte: male, fusha, gjelbërim. Përpëliteshte një zog i shkretë në oborrin e shtëpisë së tij. A thua këndonte?

Ludvig Vani ishte i vogël shumë, ç'do të bëhej?Familja ime, mendonte Rosenberbu, e arratisur, e keqpërdorur,

mirëpo toka shtëpia, eкziston.

("Edhe pse gjendem në qiell nuk pushoj së menduari për shtëpinë. A ka ndonjë njeri të gjallë këtu?")

Patriotët e vendit kanë shpikur shumë rregulla që duhet të respektohen. Ky është ligj, se ndryshe s'bën. A do t'i kryesh obligimet me tru, lopatë, rrena apo diplomaci, kjo është puna jote.Por, duhet të ma sjellësh përgjigjen, se kjo është me rëndësi. Rosenbergu ishte anëtari i parë i Shoqatës, për të cilën vendasit thonin se të tmerronte. Merrte detyra të ndryshme që nuk guxonte t'iatregonte kurkujt. Ishte ora tre e mëngjezit.

- Albert, ti je? - pyeti Rosenbergu kur ra telefoni.- Po.Kanë ardhur oponentët. - ia ktheu Alberti.

1

Page 2: BUJAR HOXHA

- E pastaj ç'më tmerron në këtë pikë të mëngjesit?- Siç mora vesh po përgadisin diçka.- Kundër meje?- Po, ki kujdes, mirë u pafshim; do të bisedojmë nesër në

mbledhje.- Alo? Albert?!- lidhja u ndërpre.

(" Kalonin vitet, anija nuk ndalej; biri im më dëgjonte").

2.

Do të dilte në takim i frustruar. Kishte kaq frikë kësaj radhe: askush nuk e dinte. A thua vallë nuk kishte fuqi më? Nuk e di. Nuk mund t'ua shpjegoj, të nderuar realistë - dua të them,shokë, psikologjinë e Rosenbergut. Ç'profesioni kishte? Ç'mbledhjesh mbante? Pse mendonte se djali i tij do t'ia prishte mbledhjet?

Kështu mendonte duke ecur nëpër rrugicën e dytë që i ngjante sokakut. Kësaj radhe kjo rrugë shumë e mundonte, mendonte sikur nuk do të mbarohej asnjëherë: s'kishte fund. Lloj-llojnjerëzish, epo....mendonte, shyqyr që paska njerëz në botë. Dikush merrej edhe me kafshë; më së shpeshti me qen, racën e qenve.

Nga ana tjetër, përballë restoranit ku duhej të takoheshin, po vraponte i tmerruar Alberti, apo ndonjëherë edhe Alberto siç e thërrisnin. Thonë se ishte italian.

(" A ka fund rruga? Galaksia? Po shtetet, Evropën, a mund t'i shoh nga qielli,siç i shohin shpezët. E si i shohin shpezët? Si katrorë apo rrathë koncentrikë?")

- Hë mor, ç'ke?- Mauricio nga Venediku lajmëroi se po përgadisin komplot.

--Sa pare ke? – pyeti Alberti i frikësuar.- Qetësohu. Ulu një herë. - tha Rosenbergu.

- Ja po ulem, po s'kam shumë kohë. - thotë Alberti duke u ulur.- A ke besim tek Mauricio? Sa e di unë nuk e çmon fort

Shoqata.- E ka me seriozitet. Ka njerëz në Shërbimin e Sigurimit.- Rroftë serioziteti i rakisë së tij. Po, kush janë njerëzit e

sigurimit?- Nuk e di me siguri; thonë se Haliti me Xhanin.- Emra të përzier apo jo?- Po - u përgjigj Alberti.- Sa pare duan?- Pesë milionë.- A mund t'u kërkoj një kundërshërbim? - pyet Rosenbergu.

2

Page 3: BUJAR HOXHA

- Atë punë do ta shohim nesër. - ishte përgjigja.- Patjetër të më lajmërosh. Mirë u pafshim.

Dialog i shkurtër, por dukej se qe i rrezikshëm. Rosenbergu, si për çudi, ishte shumë i qetë kur po ecte rrugëve, nga ana e ndytë e qytetit: tani po mendonte për Venedikun; e mbante mend, se ky qytet ishte i vjetër. Lëvdëroheshin italianët për kishën e Shën Pjetrit, mendonte ai. Pse të bënte kaq kilometra? Kujt t'ia linte djalin e vogël?

(" - Mirë je? - Mirë baba. Dua të flej.- Mirë. - Isha akoma mirë; fluturoja").

Dilema në të cilën gjendej ishte dilemë e hatashme njerëzore. Mendonte: i gjithë njerëzimi sigurisht se do të mendonte për këtë. Mirëpo ja që këtu nuk duhej të mendonte shumë për metafizikë: ja këtu qëndronte një divergjencë psikologjike në trurin e tij. Është një pyetje krejtësisht tjetër por përsëri e rëndësishme, të mendosh për trurin e tij. Gjendja kaotike e trurit dhe sidomos e shqisave të Rosenbergut të bënin të hapësh një kijamet diskutimesh filosofike. A thua do të kishin fund ndonjëherë!

Ishte duke shkuar në shtëpi. Sigurisht që dëshironte një herë të pushonte, të merrte frymë, dhe të çmallej me familjen e tij, anipse e gjithë jeta i dukej abstrakte, absurde, e padiskutueshme, e frikshme. Të jesh anëtar i një Shoqate të këtillë qe detyrë e vështirë. Ludvig Vani nuk do ta linte rehat t'i mbante konferencat e rëndësishme. Bashkëshortja e tij, Rita, e veshur me të bardhë, shumë e bukur, ndonjëherë edhe tendencioze por jo tekanjoze, kishte talent për astrologji.Librat që i lexonte ishin tejet të vjetra. Nuk çante shumë kokën për rrjedhat e Shoqatës që po vepronte në të njëjtën kohë në të gjithë rruzullin tokësor.

3.

Përmallohesha shpesh duke vizituar Galaksitë e ndryshme. Pse ndërroheshin këta rrathë koncentrikë kaq shpesh. Asistentja ime shqetësohej ngase unë nuk isha në rregull: nuk kisha nerva t'i përkushtoja kujdes çdo detaji.

- Baba, këtu sikur duhet ta ndryshojmë kursin e fluturimit. Më duket sikur duhet të ketë pak ajër.

- Ashtu siç duket or bir. - i thashë. - Ndoshta rrathët që po i sheh duan të na tregojnë për ndonjë ndryshim. Ja, po e zvogëlojmë shpejtësinë.

3

Page 4: BUJAR HOXHA

Qenie të gjalla, ato që gjithmonë po i kërkonin astrologët, nuk po i gjenim assesi.

Nuk dinim se, po t'i takonim a thua do të flisnin ndonjë gjuhë.

("Elementi kryesor i komunikimit tonë është gjuha; dialekti apo idiolekti. Situata eliktike, mungesore apo ndonjëherë redundante në sistemin qiellor të mërzisteshumë").

Ishim tri vetë. Tri njësi të strukturës së pafundme. Kjo strukturë, paramendoni o realistë, duhej të komunikonte me njësitë tona të vogla strukturore në qendrën e funksioneve të ndryshme atomike. A thua çfarë relacioni do të kishim në këtë disproporcion galaktik?

4.

Mendimet që valviteshin në kokën e Rosenbergut, nuk kishin fund. Shumëllojshmëria e tyre shkaktonte dyshim në kokën e tij. Dhe Rita, hetonte diçka, por nuk guxonte të pyeste e shkreta. Mendonte se ndoshta ka një depresion akut që duhej të kalonte; ishte ndoshta kalimtar.

-Ç'ke or burrë? - e pyeti Rita.- Asgjë. Të dukem i çuditshëm - këto ishin fjalët e para pasi

që Rosenbergu u kthye në shtëpi.- Jo, nuk je keq; po në rast se ke ndonjë problem ma trego,

ndoshta do të mund të të ndihmoj- tha Rita.Kësaj radhe ishte mëngjez. Dielli kishte filluar të

shkëlqente. Çfarë qetësie. Mendoje sikur je në Parajsë.

("Ende ishim larg pyjeve qiellore. Shumë Galaksi duhej të kalonim. S'ka fund").

E, realiteti? Realiteti i tij qe aktual, por psikologjikisht irracional. Dialogu i shkurtër me Ritën sikur filloi ta qetësonte, ngase nuk qetësohej dot ndonjë minutë më parë. Do të duhej të kalonin shumë çaste për ta hequr hidhërimin. Kurse, nga ana tjetër Venediku, si kundërthënie e edukimit të Ludvig Vanit dhe Mjellmës, fëmijëve të tij, i parqitej shpesh.

- Duhet të shkoj në Venedik, - tha papritmas Rosenbergu.

4

Page 5: BUJAR HOXHA

- E si do ta marrësh gjithë atë rrugë? - pyeti Rita e frikësuar.

- Edhe unë nuk di; si thua a t'i shkruaj letër Isabellës? E di se e kemi në Venedik. -ra propozimi i Rosenbergut.

- Shkruaji, edhe pse jam pak xheloze pse motrës sate i tregon gjithçka , e mua jo.

- Xhelozia jote është e arsyeshme; ka karakter konstruktiv: diçka do të tregoj por më vonë; para se ta marrë vesh gjithë bota.

Burrë e grua qëndruan gjatë kohë për të menduar se si do t'ia bënin. Më në fund, duhej edhe të flinin, anipse nuk ju flihej aspak. Freudi na këshillon, dhe duhet ta dëgjojmë.

5.

Astra esperantia. Ashtu e kishte emrin siç duket; ylli i shpresës. Mendoja: ku jeni astrat e mija yjet e mija, astrorum, ta dini ju se sa kam nevojë për shpresë.

- Baba, - ma ndërpreu mendimin Ludvig Vani, astra ime e vogël. - pse shkruan astra esperantia, ç'do të thotë kjo?

- Ylli i shpresës bir, ylli i mirë. A e sheh se sa i madh që është. Ja ky është.

- E pse baba ky kompjuter shkruan latnisht?- Gjuhë e vdekur por më e vjetra, or bir. - Dhe, pastaj, ç'kuptim ka?- Si s'ka ,simbolik.- E ç'është simbolika?

Po të vazhdonim kështu muhabeti nuk do të mbarohej asnjëherë. Fëmijët, gjallëria e botës, shpresa e shek. XXI në të cilin jetojmë janë ata. Unë e quaj astra. Ludvig Astra. Ylli im. A do të dijë të mendojë?

("Kodifikimi dhe zbërthimi i ngjarjeve të universit është detyrë e rëndë; këtë paramendoni duhet ta krahasoj me jetën realiste).

6.

Dhe, me të vërtetë, o realistë, krahasoni. Krahasoni Rosenbergun që po përgaditej të shkonte në Venedik. Vendosi që t'i shkruante letër motrës.

Carissima Sorella Isabella, amore mio. Ho deciso di scriverti... kjo që ta kuptojnë e di ti se kush. A më lejon vogëlushe, të të vizitoj? Kam punë në Venedik. Natën nuk flija dot kur po i thosha

5

Page 6: BUJAR HOXHA

Ritës se dua të të shkruaj. Puna ime me Shoqatën që i ka rrënjët atje larg ku jeton ti, o yll i im i dashurisë, filloi të më dëshpërojë. Siç duket duan të më fusin në ndonjë lojë të fëlliqur.Emocione të pakuptueshme po e kaplojnë kokën time. Nuk e kam të qartë pse Alberto kishte aqë panikë kur erdhi, dhe pse më tha që po përgaditej diçka. E ti, të lutem të më përkrahësh nëse ke pak mundësi. Tregoi edhe Wolfgangut diqysh. Ndoshta do të na ndihmojë.

Ti abraccia tuo fratelluccio. Të përqafon vëllaçkoja yt.Ishulli i Shenjtë, 2053, 17 shkurt.

Ndjehej i turbulluar në kokë. Nuk dinte se a duhej t'i tregonte më tepër motrës së vetë, edhepse e dinte që Wolfgangu ishte i njohtuar me këtë problematikë. Natyrisht, në situata tëkëtilla, për të cilat Rosenbergu ishte mjaft i vetëdijshëm, duhet hequr panikun. Edhepse, i kishte qejf artistët, artin, nuk dinte se si të dilte nga ky lëmsh. Kjo qe edhe arsyeja pse i shprehi motrës dëshpërim në letrën e tij.

Në këto momente të vështira, e kishte zili situatën dhe gjendjen psikike të qetë të Ritës. Nga ajo do të kërkonte ndihmë më vonë. E dinte se ka nevojë për astrologe. Edhe talenti i tij artistik pothuaj qe koncentruar në analizën e konceptit të kohës, për të cilin mendonte se do t'i ndihmonte Rita.

7.

Vitet kalojnë shumë shpejt këtu, në krahasim me vendin nga ku u nisëm. Nuk e paramendoj dot këtë dallim të madh kohor. Ludvig Vani që u krijua aty, kishte një inteligjencë të pabesueshme. Ja tani fliste, ecte, filosofonte, diskutonte: si një njeri i madh, dhe qe i vogël. I shihja të gjitha këto dallime, opozita, dikotomi, për të cilat e kisha vështirë të diskutoja derisa po i jepja pandërprerë anijes kosmike. Disponimi im varej nga ai i yjeve. Jeta është e shpejtë këtu, dinamike.

(" Natyrisht se koha për t'ia mveshur shpirtit ekzistencën minimale ishte e vogël. Frikësohesha se do të shndërrohem në automat").

Jo automatike, po superautomatike ishte anija kosmike. Kishte pesë dhoma përveç kabinës ku qëndroja unë. Më thonë Pilot. Mbikqyrrës, thonë disa. Disa të tjerë, Kapiten, kur kisha nevojë të komunikoja me gjuhën e tyre të pakuptueshme; metagjuhën, që vetëm ata e merrnin vesh.

6

Page 7: BUJAR HOXHA

Këtë punë do të ma kryente kompjuteri tek i cili kisha besim. Por, e ka sajuar njeriu. Të mos harrojmë: po u prish? Ç'do të bëja atëherë?

E pata kaluar rrethin e parë koncentrik.- Eh, ç'është kjo shprazëtirë? - më pyeti djali.- E kaluam rrethin - i thashë.

- Po errësira, mos është simbolika për të cilën më shpjegoje? - më pyeti.

- Jo, tani s'ka simbolikë; mendoj se rrathët janë simbolikë.- Eh,... nuk mund të të kuptoj.- Epo, i vogël je,... duhet të rritesh.- E, po të mos rritem?- Nuk të lejon natyra. - iu përgjigja.Biri im ish ulur në karrigen e ndihmës-pilotit, dhe në atë

moment po e zinte gjumi. S'kish fjetur gjithë kohën ( se nuk dihej a ish natë apo ditë- kompasin udhërrëfyes duhej ta rregulloja), dhe ma mori mëndja se duhej të flinte. Unë u lodha. Asistentja filloi të më zëvendësojë.Ky ishte orari i punës sonë.

8

- Rita! - bërtiti Rosenbergu posa u zgjua nga gjumi.- Ç'ke? - ia priti Rita.- Sa është ora? - Dy e gjysmë.- Pse nuk flej dot?- e pyeti Rosenbergu.- Je i shqetësuar.

Rosenbergun me të vërtetë nuk e zinte gjumi. Shihte shumë ëndërra:

(" - Dorëzohu Rosenberg . - Pse? Kush është?- Komandanti yt. - Po, pse?Ishin këto tre ushtarë të armatosur. Rosenbergu i ngriti

duart lartë; në ndërkohë u dëgjua një e shtënë").-Ç'farë armësh ishin ato? - tha papritmas Rosenbergu.- Ç'flet? Çfarë ëndërre pe? - ia priti Rita.- Ke të drejtë.

Më në fund e zuri gjumi, fjeti dhe erdhi mëngjesi përsëri. U ngrit me dhembje koke. Nuk e linte rrehat fakti që duhej ta mbante mbledhjen para se të nisej. Dhe pra, për t'u nisur, duhej së pari të organizohej mbledhja.

Rosenbergu kish marrë në telefon Albertin, i cili ishte i përcaktuar për Shoqatën, përfaqësinë e saj me të tjerët, d.m.th.,

7

Page 8: BUJAR HOXHA

komunikuesi kryesor me vendet tjera. Rosenbergu nuk guxonte të japë deklarata ndërkombëtare, ngase Ishulli i Shenjtë nuk ishte kombëtarisht i determinuar, e as i vizatuar thjeshtë, paramendoni o realistë, as gjeografikisht. Fundja, të gjithë anëtarët e Shoqatës e dinin, por publiku s'duhej ta dinte, duheshin trajtuar si dhentë. Prandaj, tani rolin kryesor e luante Alberti këtu e Alberto në Itali; Albert në Angli; si të doni. Ishte njeri pa shumë skrupulla, dhe pa rrebe, se gënjente. Kështu, thoshte ai, e do puna.

- Kur do të vish? - pyeti përsëri me telefon Rosenbergu.

Nesër në orën shtatë të mbrëmjes - ia ktheu Alberti.- Mirë, thirre me telefon Mauricion dhe thuaji se

duhet të miremi vesh për takimin.- Në rregull, shihemi nesër.Sa shkonte koha, aqë më i pasigurtë ishte

Rosenbergu. Dyshimi në zemër sikur ia hante shpirtin. Nuk pajtohej dot me realitetin.

9.

Kjo shprazëtirë vazhduaka aqë shumë sa që mendoj se asnjëherë nuk do të arrimë tek rrethi i dytë. Pasi që më pat zëvendësuar asistentja, u zgjova pas një kohe. Edhepse nuk fjeta siç duhej fjetur. Më dhimbnin këmbët. Kjo, thonë astrologët, është shenjë e varshmërisë nga universi. Biri im ishte në gjumin më të mirë.

- U zgjove?- më pyeti asistentja.- Po, - i thashë. - Ku jemi?- Dy mijë e pesë qind kilometra më në verilindje.- A u rregullua kompasi i matjes së kohës?- Siç duket po, duhet të jetë 5 e mëngjesit.- Ky vit 2075, sa e lamë në vend, - thashë duke i

përkujtuar datat – sikur nuk lëviz më duket; moti s'kemi parë dritë përveç asaj të yjeve.

- Këtë e kërkoje ti vetë.- Mirë e ke - u përgjigja.

(" - Akoma nuk lindi? - pata pyetur mjekun. - Edhe pak. Ka dhembje - më tha.- Duhet të shkojmë se na thirrën.- E di do ta marrësh me vehte - më tha").

Ç'ndodhi me mua për disa sekonda. Sikur po më merreshin mendtë; por pastaj m'u kujtua: reminishenca. Po, paraqitet në kosmosin e pafundëm. Dallimi mes nesh dhe ndonjë race tjetër që mund të takojmë këtu. Jam i sigurtë se u përzie vetëdija dhe

8

Page 9: BUJAR HOXHA

nënvetëdija ime. Po ndërdija? Nërgjegja? Jo, këto i kam; do ta kontrolloj kompjuterin e madh.

10.

Alberti i veshur me frak, siç qëndronte shpesh, erdhi. Këtë mbledhje kaq sekrete duhej ta mbanin vetëm ata të dy. Rosembergu nuk u vesh bukur; kështu çdoherë vepronte kur ishte i frikësuar. Tema kryesore ishte komploti.

Më në fund u ulën të dy në një tavolinë për të diskutuar. Ishin shumë seriozë.

- Eh, Albert, ç'kemi? - ia filloi Rosenbergu.- Duhet të shkosh në Itali, por ka mundësi edhe për

kundërshërbim. – tha Alberti.- Cili është shërbimi së pari? - ia priti menjëherë

Rosenbergu.- Ti thuash Mauricios, t'ia marrë të hollat Xhanit me

qëllim që të lirohet miku ynë, Riku.- Pse, akoma është brënda? - pyeti Rosenbergu.- Po, - psherëtin një çast, - e di ti se pse.- Akoma nuk ia kanë ndryshuar as akuzën!?- Jo - u përgjigj shkurtimisht Alberti.- Ajo akuzë është e rrejshme, e di ti mirë - tha duke

menduar Rosenbergu.- Po, po. Ja që duhet ta zgjidhim këtë problem të

Shoqatës. Se i madhi do të na bëjë probleme.- Ai po humb besimin tek unë, dhe këtë po ta tregoj

vetëm ty, - tha në besim Rosenbergu.- E di, po ç'të bëjmë.

Shumë gjatë të dy po mundoheshin t'ia dalin në krye këtij problemi. Assesi nuk guxonin të vepronin ndryshe. Ishte kohë e tmerrshme. Rita ishte mbyllur në dhomën e saj duke punuar. Nuk e dinte se ç'po ndodhte.

11.

Kurse... vitet kalonin, ende në gjithësi. Biri im filloi të rritet. Fillova të mendoj se do të më trashëgojë; s'e di si të lë gjurmë tek ai. A thua i ka trashëguar gjenetikisht? Malli më merr për vendin prej ku u nisa.....

- E si thua ? - i thashë djalit.- Ja po vizatoj.

9

Page 10: BUJAR HOXHA

12.

Edhe pse qytet i bukur, ndonjëherë kishe edhe frikë nga trazirat psikologjike me të cilat mund të merrej truri yt. Eh, sa për realistët, nuk dihej se a do të mund t'i përjetonin të gjitha këto. Megjithëate, Rosenbergu duhej të koncentrohet mirë.

- Do me thënë, ti do të shkosh nesër. Këto do t'ia dorëzosh mikut tonë që të lirohet Riku, kurse të hollat do t'ia marrësh Mauricios. - tha Alberti.

- Mirë; e megjithëate, nuk dua të më ndjekin. - u përgjigj Rosembergu.

- Assessi. Kjo fundja nuk është puna jote.

Deti ishte prezent. Menjëherë pas restoranit në të cilin po qëndronin. Duke pasur parasysh faktin se tema qe e frikshme, edhe Deti tërbohej. Thonin se Deti di gjithçka.Rosenbergu i besonte Detit. Një njeri, siç mendonte ai, që nuk dinte të fliste; por qenie e gjallë, merrte frymë, ndjente, këshillonte, inspironte, por edhe të tërbonte.

13.

Asistentja ime më përgjonte të gjithë kohën gjersa unë përpiqesha të arriј në rrethin e dytë koncentrik.

(" Spiritistët, nga të cilët kisha mjaft frikë, nuk dija se nga t'i gjej: do të më tregonin për konin. A thua mendonin për civilizimin?)

L'astra espera; ose ylli po shpreson. Edhe Ludvig Vani shpresonte.

PJESA E DYTË - STELLA EXPLICANDI

14.

( Historia që çalonte...)

I thonin Hans. Gjerman e pat shpallur bota. Nuk pat parë dritë në fëmijëri, por qe e rëndësishme historiografia e tij. A mund të

10

Page 11: BUJAR HOXHA

shkruhej kjo vetëm për një person?! Do të duhej të bëhej seleksionimi, kontrollimi dhe rirevidimi, me qëllim që të kuptoheshin shkaqet dhe pasojat. Dhe, në të vërtetë kështu u bë.

Fushat, malet dhe pyjet ku jetonte, ishin shumë. Nuk mund të dilje dot. E çuditshme por e vërtetë. Shtet i pasur. Jo për të gjithë. Ata që ishin të papëlqyeshëm për udhëheqësin duhej të vuanin. Por; ja që, përkundër Ishulllit të Shenjtë, ky vend ishte mirë i përcaktuar gjeografikisht. Dihej se ku janë kufinjtë. Rastësi e Zotit? Disa në këtë mënyrë e shpjegonin... Por, ç'thotë religjioni: a ka rastësi.

Hansi punonte shumë. Shtëpi aristokrate, elegante dhe intelektuale, ishte e tija. Libra sa të duash. Bota e tij ishte ajo e librave.

( " A kisha unë botë? Cila ishte bota ime? Ndoshta asistentja vetëm dhe Ludvig Vani, apo Astra, si të doni. Astrorum caelis. ")

Latinishten e dinte shumë mirë. Ekzaktshmëria e shkencës që e studjonte ai, çuditërisht nuk kishte relacione kohore. Librat që përshkruanin fenomenet natyrore të shekujve mesjetarë, pa kompas, siç do ta quanin disa, të jepnin pafundësinë. Këtë koncept kaq të lashtëfilosofik. Edhe Hansi e dinte se pas vitit 1800 do të lindnin shumë artistë.

15.

E ç'dinte Ludvig Vani im i shkretë? Unë thoja: di shumë, e ai më kundërshtonte.

- A ekzistojnë tragjedi kosmike baba? - më pyeti atë ditë që po i afroheshim rrethit të dytë koncentrik.

- Po si jo, or bir. Shumë tragjedi kanë ndodhur.- Po me anijen tonë? - pyeti pësrëri biri im

kurreshtar.- Deri më tani, fatmirësisht nuk kemi pasur - iu

përgjigja.Ishte interesant se kurreshtja e tij fëmijërore ishte e madhe, por jo vetëm kaq, po edhe fantazia e tij. Mund të mendonte se jetonte në botë fiktive, të paramenduar.

16.

Venediku ishte një qytet që të mallëngjente. Nuk mund ta hetoje dot se gjendesh në tokë apo në ujë. Në realitet, realistë, këtë botë vetëm mund ta ëndërronit. E gjithë kjo bukuri e Venedikut duhej

11

Page 12: BUJAR HOXHA

krahasuar me gjendjen shpirtërore të Rosenbergut. Ishte me të vërtetë vështirë të bësh një krahasim të tillë. Duke mos harruar se Ritën dhe familjen i pat lënë në shtëpi ishte tepër i brengosur; nga ana tjetër nuk dinte a të shkonte tek Isabella së cilës i pat shkruar letër nga shtëpia,dhe të shihte se çdo t'i thoshte Wolfgangu. Megjithëate, frikën më të madhe e kish nga Mauricio, për të cilin duhej t'i vizitonte njerëzit e Shoqatës.

Tollovia e mendimeve të tij, që valviteshin në kokën e tij të lodhur, ishte një emocion i pashpjegueshëm. E gjithë kjo zbukurohej me pamjen e gondolave të Venedikut dhe të fytyrave të shkreta të tenorëve autodidaktë që si për traditë e këndonin këngën Santa Lucia.

(" Ngjarja pat ndodhur në Napoli të Italisë. Barkat dikur mblidheshin dhe zbarkoheshin në vendin e quajtur Santa Lucia. Dikur aty pat kënduar edhe Robertino. A thua këtu lindi ky komponim kaq mallëngjyes dhe rrënqethës").

Ndër të tjerat pra, edhe këto mendime valviteshin në kokën e Rosenbergut tonë, që ende nuk gjendej dot me shigjetat indikuese në mes të qytetit të Venedikut. Njerëz të ndryshëm e lusnin të marrë gondolën dhe të shkojë për ta vizituar Cannal Granden, Rialton, dhe vende të tjera.Aristokratët, tregëtarët, i dinin këto vende përmendësh. E ç'ishte Rosenbergu? Kujt i takonte? A thua vetëm Shoqatës?!

Ishte i vetëdijshëm se selia e Shoqatës gjendej në anën e fshehur të qytetit. Në atë më të errëtën. Në labirnthet dhe udhëkryqet që i ngjanin valëve të Detit, të prera me male të larta të thepisura, kurse në fund, sikur të përfundonin me një krypore të madhe.

("Dikur edhe kryporja e Vlorës ishte e tmerrshme. Ja, paramendoni. Sikur të më kishin futur brënda dhe të nxirrja kripë").

Nga inati, tërrbimi, pamundësia e reagimit të duhur je i detyruar ta bësh edhe atë që të thuhet.

Pra, dilema e Rosenbergut ishte e madhe, e pashpjegueshme. Megjithëate, duke përcjellur shigjetat që të çonin ose në San Marco, ose në Stacion të Trenit apo edhe në Rialto, urikujtua se për të arrirë tek shtëpia e motrës së tij nuk duhej të udhëtonte edhe shumë. Eh, megjithëate...

17.

12

Page 13: BUJAR HOXHA

Megjithëate, errësira ishte e pafundme. Akoma nuk isha i vetëdijshëm se mund ta kisha të gjithë atë aftësi t'i jepja anijes pandërprerë. Të dukej sikur nata nuk kishte fund. Unë, t'uathem të vërtetën, të nderuar realistë, kisha harruar edhe çdo të thotë dita. Më dukej sikur kohën në të cilën duhej të kish ndriçuar dielli e kisha kaluar në gjumë. Sikur kjo pra, ishte një dukuri normale.

(" Dallimi mes normales dhe paranormales nuk luan ndonjë rol në Universin e Pafundëm. Terra est Stella; thonë latinët").

Stella ishte e madhe në krahasim me astrat e vogla. Ludvig Vani luante me veglat e tij; e koha kalonte....

(Intermeco...)

(Paramendoni se si një kompozitor e vendos, e kodifikon, dhe e planifikon veprën e tij në pentagram. Ashtu sikur të provosh t'i japësh një anijeje kosmike. Koha e parë ka një vulë atmosfereje, ndonjëherë tronditëse e rrënqethëse, kurse ndonjëherë e qetë. Muzika, megjithëate, rrjedh pa pushim. Ose më falni, ka ndonjë takt pushimi: në sinfoni ndoshta edhe për disa instrumente siç i cakton kompozitori. Anija ka shprazëtirat, zonat pa ajër, ose ozonin, po të doni, ngase nuk jam ekspert. Me një fjalë, kompozitori me kapitenin kanë botërat e tyre. Shkallët muzikore, oktavat vertikalisht dhe horizontalisht nuk kanë fund. Nuk më intereson se kjo a ka logjikë apo jo. Ashtu siç nuk ka fund Universi.)

Rrethi i dytë koncentrik dallohej në afërsi.- Ç'është kjo? - më pyeti asistentja.- Është rrethi i dytë. - i thashë.- A ka ndonjë dallim nga i pari? - më pyeti e frikësuar.- Pak sa më i madh, por nuk besoj.

Jo vetëm që ishte më i madh, por edhe më i errët. E parandjeja se duhej të udhëtonim nëpër nëntë rrathë koncentrikë. Rrethi i parë dhe ai i nënti ishin më të rëndësishmit, thonin filosofët, përkah rëndësia e tyre.

18.

13

Page 14: BUJAR HOXHA

Rastësisht u ndal. U gjend para shtëpisë së Isabellës.Ashtu siç rrjedh një vepër muzikore, dëgjohej prezenca e

pafundme e ujrave të Detit në Venedik. Situata kaotike në të cilën gjendej Rosenbergu, tani më në prag të shtëpisë së motrës së tij, nuk e linte rehat. Nga njëra anë i preokupuar shumë, e nga ana tjetër mendonte:

(" A thua ritmi i muzikës, taktit të Detit do të bënte ndonjë ritardando?Ashtu siç i shkruante dikur sonatat Francku; në mënyrë suptile; anipse i thoshte solistit të dilte nga ritmi, të vonohej, të ndryshojë; pastaj të vrapojë. Deti ndoshta e ka pasur mik, se edhe Deti tërbohej")

Në këto mendime Rosembergut i lindi dyshimi, për arsye se Deti me të vërtetë tërbohej. A thua i kujtohej koha e katërt e sonatës së Franckut për violinë dhe piano, që i pëlqente kaq shumë? A ka kjo lidhje me ritmin e valëve të Detit, që sipas Rosembergut, nuk i numëronte taktet me rregullat që do t'i kish shpikur Francku për veprën e tij? Koka i dhembte fort.

Shtëpia e Isabellës kish një pamje të jashtëzakonshme, për të cilën, do të thoshit edhe ju të nderuar realistë, Rosenbergu as që ishte i vetëdijshëm. Të mendoje për koncentrimin gradual të shqisave të Rosembergut në bukurinë e shtëpisë së Isabellës, do të thoshte të përsërisësh të gjithë psikologjinë njerëzore. Në momentin kur Rosenbergu akoma po perceptonte, kurse meditonte për fenomene të natyrës morbide, dëgjohej zhurma e valëve të Detit, jashtë oborrit të Isabellës. Ishte e pamundur, të nderuar realistë të mos e dëgjonit po të ishit prezentë.

Edhe pse qe i gjatë ky meditim i Rosenbergut, si për çudi u vetëdijsua, u përkujtua, ( ndoshta sistemi i tij autonom-vegjetativ nervor reagoi), dhe ndjeu më në fund kënaqësinë. Ishte kënaqësi e vërtetë t'i afrohesh këtij oborri, t'i marrësh erë luleve dhe pemëve të rralla, që i prodhonte lagështia e tepërt e Venedikut në periudhën e verës. Vendosi të futet brënda, kur më qe i vetëdijshëm se bëhej fjalë për shtëpinë e motrës së tij. Filloi t'i harronte ndjenjat e këqia, kaosin psikologjik që ia ofronte domosdo puna me shokët e Shoqatës.

Duke u afruar kah dera, vërejti hijen e Isabellës, fustanin e saj të bardhë. Këtë po e krahasonte me bukurinë e luleve të oborrit; me madhësinë e dritareve që të dukeshin sikur janë të pafundme.

I ra ziles pa menduar shumë. Nuk donte ta dinte se sa qe ora. Ndihej i lodhur; i përmalluar.

- Chi e'? - pyeti Isabella italisht.- Tuo fratello, vëllai yt - u përgjigj Rosenbergu.Isabella e shikoi gjatë vëllaun e vetë në sy me sytë e saj të

kaltërt e të përmalluara plotë lotë.- Mos qaj moj motër, unë nuk të harroj asnjëherë.

14

Page 15: BUJAR HOXHA

- Eh, vëllaçko, sa kohë ka që s' të kam parë - tha Isabella e përmalluar.

- Shtëpinë e paske tepër të bukur. - tha Rosenbergu pasi që hynë brënda.

- Mezi që mbërrimë ta bëjmë me Wolvgangun.- Si është Wolvgangu? - pyeti Rosenbergu.- Mirë. Do të vijë nesër-u përgjigj Isabella.Rosenbergut nuk i dilnin dot fjalët nga goja kur e pa të

gjithë këtë bukuri që ia përfitonte vetëdijen. Ndjente se duhej të flasë për probleme shumë serioze, se do ta brente ndërgjegja, e këtë nuk e bënte dot nga emocionet që e kaplonin duke parë pikturat e bukura nëmuret e shtëpisë së Isabellës.

19.

- E ç'vizatove? - e pyeta.- Një pikturë . - mu përgjigj. Ludvig Vani ishte qetësuar

përkundër anijes që në këtëperiudhë ishte shqetësuar nga prezenca e rrethit të dytë. Të dukej sikur së shpejti do të bije në një humnerë. Ishte e pamundur ta evitosh prezencën e yjeve. Në largësi, shihej paqaqrtësia, si ndonjëherë në Planetarijumet e muzeve të ndryshme.

20.

( Intermeco…)

Shtëpia e Rosenbergut i ngjante një Planetarijumi të vërtetë. Mund të paramendoje se aty do të mund ta shihje ditën ose natën kur ke lindur. Është vërtetë e pabesueshme se kjo a do të thoshte zhvillim teknike apo civilizimi. E njohin të gjithë shkencëtarin Jean Francois Lyotard. Ai në debatet e tij të fundit në Sorbonë kritikonte kulminacionin e teknikës dhe civilizimit.

Dhe.... pas kaq vitesh në Ishullin e Shenjtë, në mars të vitit 2057, ndiheshin pasojat. Rita ishte e vetmuar me birin e saj Ludvig Vanin. Priste me padurim telefonatën e bashkëshortit të saj, që t'i tregonte sa ka udhëtuar mirë. Edhe pse e vetëdijshme për udhëtimin e gjatë të Rosenbergut nuk e linte rrahat meraku. Të gjithë kohën kishte

15

Page 16: BUJAR HOXHA

një dyshim se bashkëshorti i saj nuk ka udhëtuar mirë, pra, kishte frikë mos ka ndodhur diçka.

("Frika është emocioni më i vjetër i njeriut.. Kjo ndihmoi që ai t'i shpikte veprat e para në periudhat e fillimit të ekzistencës së tij").

...E gjithë kjo pra, ndodhte në funksion të paevitueshmërisë së gjendjes së saj psikike. Ludvig Vanin e përgjonte se si po flinte kaq rrehatshëm në shtratin e tij të vogël. Kishte vendosur të mos flinte aspak derisa të mos i paraqitej burri.

21.

E... burri i saj, i Ritës, Rosenbergu akoma po çmallej me risitë që po ia rrëfente motra e tij.

- Motërza ime, kam ardhur të ta qaj hallin. - Fytyra e Isabellës në këtë pikëpo merrte pamje shumë serioze.

- Eh mor vëllaçko, mos ka ndodhur diçka? - pyeti pak sa e habitur Isabella.

- Jo në familje, por në Shoqatë. - u përgjigj seriozisht Rosenbergu. - Ka fjalë se autoriteti im ka rënë. Këtë e mora vesh edhe nga Alberti. Tani kam ardhur për ta shpëtuar Rikun, atë që haptazi nuk guxoja të ta shkruaja në letër. - Filloi të shpjegonte Rosenbergu. - Në realitet, ka ardhur koha kur duhet të flasim haptazi. Pasi që ti e di që dashuria ime për ty që gjithmonë ke qenë larg nesh është e pafundme, është e vërtetë se disa gjera i fsheh edhe nga Rita për t'i biseduar me ty.Prandaj, edhe vendosa të vij dhe të ta qaj hallin. Këto para që i kam këtu duhet t'ia jap Wolvgangut.Pasi që nuk është e këshillueshme të qëndroj gjatë kohë këtu, do t'ia japësh ti.

- Mirë vëllaçko, - u përgjigj Isabella.- Kurse unë nesër, duhet të takohem me Mauricion,

dhe të marr ca të holla të tjera, ngase kështu e do puna.- Në rregull, vëllaçko, por kam frikë për sigurinë

tënde, - tha Isabella e frikësuar.- Siguria është çështje relative në rradhët e

ekzistencës së fisit tonë.- Ashtu është.Të thoshe racë e fëlliqur, do të gaboje; të fëlliqurit

ishin ata të tjerët, megjithëate, fatkeqësisht nuk kishe nga t'ia mbaje.

16

Page 17: BUJAR HOXHA

22.

Siç edhe përmendëm, Hansi nuk pushonte së punuari në qetësinë e shtëpisë së tij. Edhe ashtu po kalonte një moshë në të cilën duhej të vinte në pah shprehja e tij artistike, ngase, në fillim, kjo nuk i lejohej. Pamundësia e shprehjes në atë kohë ishte normale për një shkencëtar siç ishte Hansi. Tani që ishte i lirë të shkruante pasi këtë e pat dokumentuar me sa e sa specijalizime, akoma nuk ishte i qetë që të mendonte ca më tepër për vetvehten, gjë që e kishte në plan, por nuk e bënte dot. Kjo ia brente zemrën gjithë kohën.

Mendonte të shkruajë një libër për mynxyrat e arritjes së veprimtarisë dhe kulminacionit të vetë artistik. Dhe.. këtë sigurisht do ta kishte bërë ose do ta bënte, që të mos mendoni realistë, se po e kushtëzojmë. Hans Robertin e njihte gjithë bota.Megjithëate, e brente kjo situatë gjithë kohës, ngase....

(Intermeco…)

....Ngase ishte vështirë të dilje nga realiteti; duhej ta pyesje vetvehten: a të dal apo të mos dal. E si të mos dalësh kur në vesh të tingëllojnë akordet që s'kanë fund.Përpiqesh t'i interpretosh e nuk e bën dot. S'ke nga t'ia mbash..

23.

Shpresonte se në mëngjes do të ishte më i pushueshëm. Në fakt i çuditur nga mikpritja e Isabellës, dhoma e bukur e fjetjes, muzika aq e dashur që i tingëllonte në vesh, Rosenbergu mendonte se së shpejti do të ishte në situatë të rrezikshme. Nuk do të mund të vepronte.Në realitet edhe po të mendoni realisht, o realistë: do të përfundonit se shumë nga kjo do të ishte e parealizueshme.

Zogëzat e paraljmëruan agimin e ditës në Venedik. Rosenmbergut i dilte gjumi herët kur nuk ishte në shtëpinë e tij. Gjithmonë e preokuponin problemet dhe nuk mund të merrej meqetësimin e vetë shpirtëror. Pra, gjendja kaotike e trurit të tij vazhdonte gjatë së gjithë kohës...

24.

..Ashtu siç vazhdonte edhe kaosi qiellor. Mendoja: caelis i thonë latinisht. Pra, latinisht do të shkruaja në kompjuter, për t'i zgjuar

17

Page 18: BUJAR HOXHA

emocionet e lashtësisë së universit, ku s'duhej të kishte çrregullime siç ka në tokë. Universi pa çrregullime, mendoja, prandaj edhe njeriu nuk ekziston atje.

("Historia e çrregullsisë së homo sapiensit është problem i vështirë. Po të shkonte një i tillë në kosmos, a do ta çrregullonte edhe universumin?")

...I vetmi realitet i paçrregulluar, të cilin mund ta paramendoja dhe asnjëherë ta përjetoja ishte ai i Ludvig Vanit. Mund ta vëreje edhe në gjumë. Gjumi i tij e mësonte se si do të fillonte të rritej edhe më tepër, dhe ta kuptonte zhvillimin e vetëdijes së tij.

25.

Ishte e  çuditshme të mendoje se atë mëngjes të bukur Rosenbergu duhej të kryente detyra patriotike; natyrisht, realistë të nderuar duhet mirë ta dini semantikën e kësaj fjale. Sigurisht se nuk është përdorur denotacioni, por konotacioni i saj këtu.

("Dikotomoia mes denotacionit dhe konotacionit paraqet problem filosofik, logjik dhe linguistik. Është vështirë ta kuptosh, por kjo ndonjëherë qëllohet edhe me fat").

Pra, ndoshta x me numër ishte konotacioni i kësaj fjale. E detyra patriotike nga ana tjetër është e shenjtë, dhe duhet patjetër ta kryesh; se përndryshe të shkon koka. Këto janë ca rregulla që duhet respektuar.

Rregullat janë më se të nevojshme ngase kështu krijohet edhe arti; ndryshe nuk do të jesh i sukseshëm, sa nga pikëpamja artistike. Por, sa ka lidhje arti me patriotizmin?

Rrugët e ngushta ishin, ndonjëherë edhe zgjeroheshin papritmas; po flasim natyrisht nga pikëmja apo perspektiva e Rosenbergut, përderisa po shkelte nëpër kalldërmat e Venedikut.

Pra, kështu mendonte Rosenbergu, përderisa duhej ta gjente vendin ku do të takohej me Alberton. Mos harroni pra, se gendemi në Itali, dhe edhe Albertos duhet t'i japim konotacion italian.

Kafeneja, bari apo restorani, si të doni, ku duhej të takoheshin, ishte mjaft larg nga shtëpia e Isabellës. Atje nuk do të mund të dëgjoje muzikë klasike, e as të mendoje për njerëzit si Cesar Farancku, që e krijonin atë.

18

Page 19: BUJAR HOXHA

("Edhe pse jam i sigurtë se do të më kundërshtoni: sepse do të më rrëfenit për historinë e lindjes së barokut dhe Renesansës në Itali. Si mund të mos dëgjohej muzika klasike atje?")

Rosenbergu, natyrisht, ishte i vetëdijshëm për këtë, por nuk ishte mjat i vetëdijësuar ( që do të pranojmë është gjë normale në këto situata të jashtëzakonshme) në momentin e duhur.. Pra, atëherë, kur dinte se bari që duhej ta kërkonte ishte larg tij; e dinte se largësia do t'ia shtojë aparatin memorues të trurit të tij pothuajse kompjuterik, i cili shpesh e pengonte ( si p. sh. në istuata të këtilla); ngase, qe i shpërndarë dhe assesi, nuk mund të koncentrohej se duhej të merrej me aksion me qëllime materiale; sepse vetëm kështu do të ekzistonte Shoqata.

Vend i vogël. Ishte e pakuptueshme se si Rosenbergu ia mbërriu. Dhe.. çuditej: ku është Deti? Nuk ia dëgjonte valët...

("Ishte fshehur në strukturën e tij thelbësore. Nuk dukej, por dëgjonte çdo aktivitet të Rosenbergut. Ishte dëshmitar i heshtur dhe i përjetshëm").

Bar Parigi quhej. Njerëz shumë, e vend pak. Tani po kërkonte Alberton, por kursesi nuk mund ta gjente.

26.

Besoni o realistë të nderuar, se as unë nuk e qëlloja dot se ç'do të thoshte hija e zezë që po na dilte para anijes kosmike. Ishte e çuditshme, por e vërtetë. I aktivizova të gjitha mjetet e mundëshme automatike për të kuptuar se ç'do të më sillte kjo periudhë e fluturimit; por, assesi nuk ja qëlloja dot. Asistentja ime madje, u shqetësua: natyrisht, duken patur parasysh faktin se ishte koha kur ajo dhe Ludvig Vani duhej të flinin qetë. Dëgjohej se si ajo nuk flinte dot e qetë. Kurse unë ndihesha fajtor, meqë e dija se gjendja e saj psikike telepatikisht kushtëzohet nga shqetësimi im, i cili, shpresoj se do të mund të më kuptoni edhe ju realistë, ishte objektiv.

T'ua them të vërtetën sekondat dhe minutat gjatë të cilave u gjenda në një kaos të pashpjegueshëm - për arsye se po të vazhdoja kështu nuk do të dija as kah cili drejtim po shkoj - mu dukën të gjata sa një shekull.

("Ose: ndoshta edhe veç më shekulli është duke kaluar në vendin prej ku u nisëm. Duhej të pritinim vitin e ri të vetmuar").

19

Page 20: BUJAR HOXHA

Fatmirësisht, pas disa çasteve të pakontrolluara në sjelljen time do të kisha thënë psikike, situata u qartësua. Po afrohej rrethi i tretë.

27.

Si mund të mos e gjente Alberton në atë vend të ngushtë, të cilin e kishin zënë njerëz ca më voluminoz në krahasim me normalen? A thua mund t'i ikte nga syri? Në realitet, ishte e vërtetë. Alberto siç duket akoma s'kish ardhur. Edhe pse Rosenbergut po i tërbohej truri nga mendimet që i vinin papritmas, ai ishte i vetëdijshëm se ç'duhej të fliste.

Më në fund, njeriu me frak, në kafenenë a atyre që as që mund të ëndërronin të visheshin në atë mënyrë, u afrua. Kishte në gojë një puro, nga ato më të trashat. Sigurisht realistë, do të çuditeshit duke e pyetur vetvehten, a thua do të kishte aftësi t'i shqiptonte fjalët duke pasur të gjithë atë cigare në gojë?! Është me të vërtetë e çuditshme: një njeri që vjen i buzëqeshur, duke pasur parasysh faktin se duhet të diskutojë çështje të vështirë, të duket misterioz. Shikimi i tij kur po hynte nga dera, të përkujtonte mbrëmjet e ndonjë Casionoje në New York, mbrëmjet e atyre që luajnë me të holla. Por: në këtë birrucë, po mendonte pikërisht në momentin e paraqitjes madhështore të tij Rosenbergu, si mund të jetë e mundur një dukuri e këtillë?! Misterioziteti i Albertos me të vërtetë të ngjallte dyshimin se diçka nuk është në rregull. Dhe si për fat, dëgjohej muzika e qytetit të New Yorkut në mes të Venedikut; pjesës jo aqë të pëlqyeshme të tij, pa Detin, lulet apo Isabellën. Vetëm Rosenbergu qëndronte në qosh, i veshur me kravatë; nga korpulenca dhe voluminoziteti dallohej shumë nga të tjerët; poshtu edhe nga inteligjenca; ngase, nuk ishte vështirë ta dalloje: voluminozët bërtisnin kaqë shumë duke pirë birra dhe duke artikuluar fjalë të pakuptueshme, sa që nuk mund ta dë gjoje, sipas Rosenbergut, interpretimin e Franck Sinatrës.

Mos po vinte me të vërtetë ndonjë zotëri nga New Yorku? Muzika, që tingëllonte bukur; a mund të identifikohej me pamjen e Albertos në momentin kur hyri në kafenenë Parisi? A thua Parisi, New Yorku dhe Venediku ngërthehen aty si mentalitete?!

- Mirëmbrëma, Rosenberg, - ia priti Alberto, pasi që iu afrua Rosenbergut, pa shumë zyrtarizëm.

- Mirë mbrëma Alberto, ja po ulemi këtu, - iu përgjigj seriozisht Rosenbergu.

- Si kalove rrugës? - pyeti Alberto.- Mirë; tani jam tek motra, - tha Rosenbergu duke dashur

që ta vazhdojë muhabetin për t'i ikur temës kryesore.

20

Page 21: BUJAR HOXHA

- Në atë pjesë të Venedikut është shumë bukur. Jam i sigurtë se nuk e ke të njëjtën përshtypje si këtu. - ia priti Alberto duke pirë duhan nga puroja e tij. Ishin këto momente kur edhe Alberto po merrte një qëndrim shumë serioz dhe pothuaj se prepotent.

- Sa po konkludoja një gjë të tillë, edhe pse akoma nuk e njoh Venedikun mirë. Është një vend për të cilin vetëm ëndërroja se do të kisha mundur të shkoj; kurse tani, ja, erdha. - ia priti Rosenbergu. - Por tani të kalojmë në punën tonë, - nuk iu prit më Rosenbergut.

- Mirë e ke, - tha Alberto duke e shikuar si me dyshim me majë të syrit.

- Ja ku i ke, këto Mauricios; të tjerat mua, - tha Rosenbergu.- Ja edhe të miat. - tha Alberto. Të dy duke shikuar majtas -

djathtas si ata që çdoherë i ruanin anëtarët e nderit të Shoqatës, anëtarët e mëdhej, ku edhe ata ishin anëtarë, i ndërruan mes veti sasitë e të hollave; apo të të mirave materiale siç shpreheshin ata kur kishte dikush pranë që s'duhej të kuptojë.

Në atë moment erdhi një njeri që s'kish ku të ulej; ishte mjaft i pirë dhe u ul në tavolinën e tyre. Alberto papritmas ia priti.

- Shaum majër, - tha Alberto në dijalektin e Italisë veriore, që të mos e kuptonte pijaneci.

- Por, - vazhdoi Alberti, - Mauricio e ka haup besajmin. Xhi da thauen t'mdhojt? - duke vazhduar kështu në dijalekt.

- Puoa, - ia ktheu Rosenbergu në gjuhën specifike; - nuk kum ide. Thas tët pajti taj; xhit thaue?

- Nuk di. Ta pajm ka ni bajr? - pyeti Alberti i cili siç dukej donte të mos flasë më në dijalekt; edhe pse vetë e çeli atë muhabet sepse dëshironte të dinte se ç'mendonte Rosenbergu. Megjithëate, tani e dinte se nuk duhej të fliste më tepër.

- Majr, camariere! - tha Rosenbergu që e kuptoi problemin mirë pa biseduar shumë.

28.

Rita atë ditë nuk dinte se ku duhej ta kërkonte Rosenbergun. E dinte se duhej të kish folur me Alberton, por nuk e dinte se a thua ka kryer punë apo jo. Rita lejoi që Rosenbergu të shkonte në Venedik, vetëm e vetëm se e dinte që ai ishte tepër i mërzitur, dhe se asnjëherë nuk do të qetësohej derisa nuk i rregullonte punët afariste me anëtarët e Shoqatës.

Ishulli i Shenjtë, në vitin 2054, me të vërtetë dukej i qetë. Në kohën e futurizmit postmodernist ishte e pamundur të paramendoje një gjendje të palëvizshme, që ndoshta do të thonin filosofët ishte e ngjashme me perpetum mobilen. A thua kjo situatë ishte e arritshme?

21

Page 22: BUJAR HOXHA

Mjellma dhe Ludvig Vani nuk e vërenin shqetësimin e nënës për bashkëshortin e saj. Ndoshta edhe nuk duhej ta vërenin; ngase kështu ishte më mirë.

29.

Sigurisht se ishte mirë se isha tani i mbrojtur nga siguria e rrethit të tretë. Kjo siguri, ishte një siguri me therra kosmike, ashtu siç ka edhe në tokë. Ishte eminent çdo manifestim i imanencës fenomenologjike të kosmosit. Këtë mendoja unë, duhej ta kishte paraparë edhe Edmund Hursseli në kohën e tij.

("Donte të përcaktonte se pa ontologji nuk ka as fenomenologji. E çuditshme, por e vërtetë. E gjithë kjo teori duhej të aplikohej në realitetin kosmik").

Ludvig Vani po luante me kompjuterin tim; mendoja: ç'është duke krijuar.

- Baba, çdo të thotë kjo? - më tha. Unë me të vërtetë u çudita.

- A nuk është kjo muzikë? Dëgjoj tinguj.

30.

Karakteristika kryesore e shtëpisë së Isabellës ishin tingujt. Në të kthyer Rosenbergu i dëgjoi përsëri. Mbrëmje e vonshme, e vonuar, por shumë e pritur. Obligimin kryesor e kish kryer: dhënia-marrja eqëllimit të padefinuar mirë të të hollave kish mbaruar. Po tani? Do të dëgjonte valët e Detit që ndoshta do ta qetësonte në rast se nuk tërbohej; muhabetet e këndshme të Isabellës, apo do t'i zgjidhte problemet misterioze të Shoqatës?

Natyrisht, se është normale se një pjesë e vetëdijes së Rosenbergut kish filluar të qetësohej kur po kthehej tek Isabella. Megjithëate, e dinte se shumëçka akoma nuk pat diskutuar me Alberton. Kjo situatë kaq e tendosur me të vërtetë po zgjaste shumë.

("Në realitet, nuk ishte kështu vetëm me Rosenbergun, por me të gjithë anëtarët eShoqatë, rrënjët e së cilës, natyrisht, ishin shumë thellë. Këtë Shoqatë, siç do të shihni, të nderuar realistë, gjithmonë e ka ndjekur pashpjegueshmëria dhe pragmatika e

22

Page 23: BUJAR HOXHA

fenomeneve.. Mu për atë arsye se Rosenbergu jetonte në një shoqëri pragmatike..").

- Isabella! - thirri motrën Rosenbergu kur arriti para shtëpisë së saj.

- Po, - tha Isabella që e njohu zërin e vëllaut të saj.

Wolfgangu, bashkëshorti i Isabellës akoma nuk kish arritur në shtëpi. Në një mënyrë, edhe ai ishte i lidhur me punët e Shoqatës. Ishte shumë vështirë kur Shoqata kish mbledhje, kongrese dhe aktivitete mu në Itali. Atje pra, ku siç i tha Rosenbergu Isabellës me një rast, edhe kish lindur kjo Shoqatë. Rosenbergu ishte i vetëdijshëm për të gjitha këto, edhe pse vetëdija e tij dhe misterioziteti i sekreteve që duhet t'i dinin vetëm anëtarët e Shoqatës, nuk e lejonin që haptazi të bisedonte për këto probleme.

- A do të hash pak bukë? - ishte pyetja e parë e Isabellës.

- Do t'u kisha lutur motër, - u përgjigj sinqerisht Rosenbergu.

Isabella sa s'po mallëngjehej nga melankolia që e kapte nga fjalët e sinqerta të vëllaut të saj. Kjo vështirë se mund të krahasohej me dashuritë e tjera mes motrës dhe vëllaut që ishin përshkruar nëpër vepra të ndryshme artistike.

Sofra u shtrua shumë shpejtë. Rosenbergu mendonte se do të jetë e majme pasi që shtëpia e Isabellës dukej aristokrate po s'qe ashtu.

("Natyrisht ishte vështirë të mendoje se mentaliteti i Isabellës do të mund të ndryshohej për ato vite që pat kaluar në Itali. Prejardhja e saj, prapseprapëishte nga Ishulli i Shenjtë").

Bukë, djathë, qumësht, kripë. Që të gjitha të mira i dukeshin Rosenbergut, që e kishte kapur uria pas takimit të vështirë me Alberton. Duke ngrënë, nuk bënin muhabet se, po të shihje Rosenbergun se si i gëlltiste kafshatat me një shpejtësi të pakontrolluar, do të konstatoje për konfuzionin e trurit të tij që asnjëherë nuk e linte të qetë.

(Intermeco…)

Si për çudi; vëmendjen e Rosenbergut herë pas here derisa po fuste bukën me të madhe në gojë, ia tërhiqnin valët e Detit; që dëgjoheshin në sallonin e madh të Isabellës. Do të mund t'i krahasoje me ndonjë marsh me muzikë jolineare por të rreptë, edhe pse minut pas minute kjo tempo ndryshonte: nuk ishte vetëm allegro, apo më së

23

Page 24: BUJAR HOXHA

shpeshti tempo di minuetto; ishte edhe largo ndonjëherë. Ta përkujtonte muzikën e barokut, kur ishte më i qetë.

Dhe, me të vërtetë:sikur Deti të ishte orkestri, mendonte Rosenbergu me një pjesë të vogël të trurit të tij të vogël: kush do të ishte dirigjenti? Por, ndoshta, Deti është orkestër që vepron pa dirigjent; nga se zbaticat në mëngjes, janë përjashtimet nga ritmi i zakonshëm që shpesh do ta gjeje në kompozitorët bashkëkohorë të Ishullit të Shenjtë; sinkopat e ndryshme, e në mbrëmje thellësimet, baticat, që i ngjanin një crescendoje të madhe; që absolutisht nuk kishte fund sa i përket Detit. Sa çudi, mendonte Rosenbergu: pse nuk zvogëlohet me diminuendo; pse s'ka pauzë Detit.

("Kurse dinte të tërbohet kur nuk dija se ç'ti them Alkbertos ngase do të na hidhërohej i madhi").

-Ç'mendon vëllaçko?- tha papritmas Isabella kur pa se Rosenbergu nuk e kishte mendjen aty.

- Asgjë- u përgjigj si i hutuar, ngase nuk dinte se si t'i përgjigjej.

- Duhet të flesh vëllaçko, - tha Isabella duke konstatuar intuitivisht se ishte i lodhur, dhe se nuk mendonte gjera të zakonshme por tepër tëkomplikuara.

- Mirë, - tha Rosenbergu.

31.

Ishte një ndër netët e rralla kur Ludvig Vanin tim, astrën time të vogël nuk e zinte gjumi. Më bënë përshtypje fjalët e tij që thoshte se ka dëgjuar muzikë: si është kjo e mundur. Çfarë lidhje ka muzika me kosmosin?!

32.

U bë dita e tretë që Rosenbergu ishte në Venedik.Kësaj rradhe ishte më i shqetësuar kur u zgjua në mëngjes. Wolvgangu kish ardhur shumë vonë natën. Tani ishte rasti të takohej pas kaq vitesh me burrin e motrës së tij. Hyri në dhomë: e kish të njëjtën fytyrë të cilën e kujtonte Rosenbergu qysh prej kohësh. Nuk besonte se Wolvgangu nuk ka ndryshuar aspak. Qe po ai i njëjti. Tepër i qetë në natyrë, dhe pa shumë ngacmime nervore. Qetësia e tij të përkujtonte kohërat e lashta; atëherë kur ekzistonin aristokratët e vërtetë. Mosha madhore, e pjekur, ishte risia që mund të shihej në të. Afniniteti profesional, nervi i të kërkuarit, i formimit të kultit. Këtë me siguri do ta kishte pritur edhe Rosenbergu, i cili ëndërronte që i gjithë rrethi i tij familjar, qoftë në kuptim të ngushtë, apo më të gjerë; t'i përkushtohej asaj që nuk mund

24

Page 25: BUJAR HOXHA

të shqiptohej hë për hë: por, dalëngadalë, në vazhdimin e kohës; të analizës së shthurrjes së elementeve përbërëse.

("John Dilthy qe njëri ndër filosofët që gjithë jetën përpiqej ta shthurrë nëmënyrë graduale rrethin hermeneutik. Kjo, fundja, ishte edhe detyra e çdo shkencëtari bashkëkohor: se përndryshe do të mbyllej aty, deri në ad absurdum").

Natyrisht, se afrohej koha e absurditeteve edhe në Itali sipas Rosenbergut, që në Ishullin e Shenjtë veç më ishte në modë. Jokonkretizimi dhe jomaterializimi i abstrakcionit sillte pamundësinë e analizës së mëtutjeshme dhe zgjidhjen e fundit.

-Mirë se erdhe Rosenberg, - tha Wolvgangu posa u ul në tavolinë që të hanin mëngjes.

- Mirë se të gjeta Wolvgang; - u përgjigj Rosenbergu. - Ja, pas kaq viteve u takuam përsëri, - shtoi Rosenbergu sa për ta prishur qetësinë të cilën e sillte malli dhe melankolia e shkaktuar nga largësia.

- Po, - ia ktheu seriozisht Wolvgangu; - dhe është çudi se si rrallë herë takohen anëtarët e familjes sonë.

- Shumë vërejte e qëlluar - u pajtua Rosenbergu, - në atë temë sa po bisedonim me Isabellën.

Në këto çaste të një çmalljeje modeste familjare, Isabella po u shërbente çaj dy burrave që ishin ulur në tavolinë. Kënaqësia e saj e këtij mëngjesi nuk përshkruhej dot me fjalë. Natyrisht, kishte edhe shkak pse të gëzohet.

-Ç'të solli këtej pas kaq kohëve? - pyeti mes tjerash Wolvgangu.

-Është mjaft e çuditshme: në realitet Shoqata për të cilën di shumë gjera edhe ti, kurse shumë gjera tjera nuk i di askush, më detyroi që të kryej një detyrë patriotike; që më saktë, do ta kishim quajtur kuazi-patriotike. - u përgjigj seriozisht Rosenbergu.

- Ke të drejtë kur thua kuazi-patriotike: patriotizmi është çështje shumë delikate.-vërejti Wolvgangu.

U dëgjua një erë e fortë nga jashtë. Në Venedik, prishej shumë shpesh koha. Edhe pse në fillim Rosenbergu ngeli i mahnitur duke dëgjuar valët pothuajse të tërbuara, apo me fjalorin e Rosenbergut, kuazi-të tërbuara të Detit, të cilat vështirë se do të mund t'i krahasonte me ndonjë kompozitor klasik, Wolvgangu buzëqeshi. Natyrisht se, Rosenbergu duke ia lexuar mendimet, kuptoi se valët e Detit shumë pak kishin të bënin me çështjen e patriotizmit i cili po diskutohej.

33.

25

Page 26: BUJAR HOXHA

(Intermeco...)

Ishte e çuditshme ajo se edhe Hansi merrej me patriotizëm. Mendonte se duke shkruar libra do të jetë patriot. Natyrisht, për dallim nga Ishulli i Shenjtë, ku, siç mund të përkujtoheni ju të nderuar realistë, duhej të përdorim konotacionin nga pikëpamja semantike e jo denotacionin e fjalës, këtu ku jetonte Hansi marrdhënia e fushës leksikore dhe semantike e kësaj fjale ishte 1:1.

("Ky është edhe shkaku pse nuk mund të bëhet përkthimi automatik me kompjuter: pra, fjalët e ashtuquajtura abstrakte nuk kanë vetëm denotim, por edhe konotacion, polisemantikë").

Faktikisht, ndarja e letërsisë në kuptim të asaj antike, romantike dhe bashkëkohore i ndihmonte Hansit për të ditur estetikën e recepcionit. E gjithë kjo nuk do të ishte kaq abstrakte po të deshifrohej në Ishullin e Shenjtë. Po përkundrazi, detyra e Hansit ishte të deshifronte...Dhe, sa e sa njerëz në botë e kanë këtë detyrë: t'i zbulojnë fshehtësirat e saj.

Atë natë pat lexuar dhe shkruar deri vonë, dhe më në fund u kujtua se duhej të shkonte të flinte.

34.

Në realitet, siç do të thoshin ndoshta shumë nga ju të nderuar realistë, e gjithë kjo ishte "shumë zhurmë për asgjë". Situata pas kësaj ere të fortë, që siç edhe përmendëm nuk është rast i rrallë në Venedik, u qetësua. Dhe ngase i njihte mirë madje edhe rrethanat metereologjike, Wоlvgangu aspak nuk e ndërroi buzëqeshjen admiruese në muhabet e sipër me Rosenbergun.

- Pra, siç thashë, - vazhdoi Rosenbergu, - kjo fjalë është tepër e rëndësishme; por, varësia e saj nga kushtet materiale apo shpirtërore me të cilat dëshirohet t'i mveshet asaj është krejtësisht e vërtetë.

- Do me thënë akoma nuk paska ndryshuar gjë në Ishullin e Shenjtë, - pohoi Wolvgangu.

Një qetësi mbretëroi në dhomë. Edhe pse Wolvgangu e parandjente përfundimin e këtij muhabeti, Rosenbergu bëri sikur nuk

26

Page 27: BUJAR HOXHA

e dëgjoi këtë konstantim të tij, ngase nuk dëshironte të ishte e vërtetë; kurse nga ana tjetër nuk mund t'i ikte realitetit.

("Kur diçka harrojmë të bëjmë me qëllim; psikologët e quajnë regresion. Metoda regresive është metoda e të harruarit të qëllimtë për të kryer ndonjë aktivitet i cili nuk na pëlqen").

Natyrisht, i kujtoheshin të gjitha këto çaste Rosenbergut përsëri. Së paku, i vinte sikur po i ripërjeton.E dinte se sa e sa herë fjalët dëshpëruese qenë përsëritur; kështu që, thuaja, nuk kish ç't'i tregonte të re Wolvgangut.

-Mirë, - tha pas një kohe Wоlvgangu, - këto situata i kemi të njohtura; me rëndësi është se je mirë me shëndet- tha sa për ta zbutur shikimin melankolik të Rosenbergut.

- Ne menjëherë kaluam në biseda zyrtare, po duke pasur parasysh afërsinë familjare, desha që të jem sa më joformal, - sikur deshi të arsyetohej Rosenbergu.

- Natyrisht, - pohoi Wolvgangu.Pas kësaj mbretëroi për një çast një qetësi e

jashtëzakonshme. Dhe,... Deti përsëri fliste....

(Intermeco…)

Tani ndoshta në largo. Këtë që e përjetonte Rosenbergu, pasi pajtohej me zërin melankolit të muzikës së barokut. Edhe pse në valët e Detit të Gjithëdijshëm, parashikuesit të simbologjisë së vështirë të Rosenbergut, të trurit të tij, siç edhe kemi përmendur të nderuar realistë, ngandonjëherë nuk pajtoheshin me shpejtësinë e muzikës lineare barokiane. Tempoja ndoshta, mendonte Rosenbergu; tempoja e Detit, mendonte ai, bënte pushime të pasinkronizuara, që nuk përputheshin me asnjë periudhë të shprehjes muzikore.

Ai që e njeh historinë e artit, siç e njihte Rosenbergu, do të çuditej. Ky ishte shkaku që truri i Rosenbergut qe i shpërndarë në të gjitha anët.

Problemi i komplotit, i likuidimit të ca anëtarëve të Shoqatës, sipas Rosenbergut, ishte problemi kyç të cilin dëshironte ta parashtronte.

Ishte ky një problem i rëndë që papushim e perokuponte, sikur të mos e dinte se gjithë kjo bëhej me qëllim. Indinjata e paskrupullt që e ndjente në shpirt ndaj këtyre të "pakokëve" e çonte larg në mendime.

35.

27

Page 28: BUJAR HOXHA

Nuk ishte lehtë ta njohësh mirë as Wolvgangun, i cili nuk thoshte shumë me sytë e tij. Do të mendoje se është një engjull i determinuar të jetojë me Isabellën; por, për këtë më së miri do tа mësojmë vetëm nga Isaabella.

Përditshmëria e aktiviteteve të këtij çifti kreativ, ndonjëherë bëhej edhe e mërzitshme; sipas kësaj, Wolvgangu sikur donte të hynte në shpirtin e Rosenbergut që të mund ta kuptonte fshehtësinë e mendimeve të tij. Natyrisht, kjo nuk do të ishte e mundur pa përdorur diplomacinë, për të cilën banorët e Ishullit të Shenjtë dinin pak. Kështu, të përdorësh "mjete diplomatike" me anëtarë pothuajse të familjes, nuk ishte lehtë. Kjo do t'i ngjante familjes mbretërore, aristokracisë së tepëruar; me muzikë të keqe, të bastarduar dhe në disonancë.

36.

Shqetësimet ishin të papërshkrueshme. Nuk e dinte a duhej të kthehet, apo duhej të vazhdonte me takimet që ta rrënqethnin lëkurën. Mendimet që i vinin në kokë Rosenbergut, e vinin mundësinë e komplotit në margjinat e kujtesës së tij.

Ëndërronte për të papërshkrueshmen, për të pamundurën, që është në kundërshtim direkt me aktivitetet dhe qëllimet e tij.

Pasi u nda nga ambijenti i bukur familjar me Isabellën dhe Wolvgangun, e pritnin aktivitetet e Shoqatës, për çlirimin e tij personal nga kompleksiviteti i krijuar, çlirimi i tij personal nga dyshimet që mund t'i sillte vetë shkenca e simbologjisë.

( "Nuk do të thoja se kisha frikë nga kjo situatë, por nuk isha i qetë; dhe do të takohem: vendosa").

37.

Derisa duhej ta zgjidhja problemin e kosmosit, të vendosja se cila do të ishte mënyra më e mirë, dhe më e sigurtë e të jetuarit, këtu apo në kosmos, kisha përshtypjen se asnjëherë nuk do të arrija në Ishullin e Shenjtë.

Siç dukej jeta ime edhe gjatë kohë do të vazhdonte të zhvillohej në udhëtime të pakuptimta. Aq më shumë sa që kohë pas kohe mendoja a duhej t'i rrekem fushës së vendosjes së punëve.

(Pushim me muzikë)

28

Page 29: BUJAR HOXHA

Edhe pushimet kanë domethënie në muzikë. Por, vendosja, siç bënte shpesh një Ludvig Van i madh, për dallim nga ai i imi, ishte mesele; ishte çudi që këtë nuk e bënte askush përveç atij të madhit.

38.

Atë ditë që Rosenbergu vendosi t'i zgjidhte çështjet e vështira të Ishullit të Shenjtë, ishte shumë i shqetësuar. Faktikisht, ky do të ishte një takim paraprak, para atij kryesorit. Mauricio, cigarja, lula, trashësia, fëlliqësia, siç e kemi cekur edhe një herë ishte në kontrast me Venedikun. çuditërisht pse mu aty në atë vend të vendosej, ku flitej kryekëput dijalekti i veriut.

Rosenbergu nuk e kishte të qartë pse largësia, neutraliteti zgjidhet si vend për të luajtur "dominonë". Me sa duket, edhe motra e vetë, Isabella, të cilën e idealizonte me plot shpresë duke thënë se : " ti je NURI im, drita ime", brengosej për te. I dukej Rosenbergut se Isabella vetëm rrezatonte nga larg, si gjithmonë, vetëm energji pozitive. Ku ishte ndihma e saj, urtësia, kur ajo gjendej larg? Ku ishin fjalët e saj joshëse kur ai e kishte jetën në rrezik? Ku janë këshillat e ngrohta familjare, kur ai merrej me fëlliqësira dhe qelbësira pordharake? Isabella dinte ç'fliste: " nuk pshurrte lartë", siç thoshte populli i Ishullit të Shenjtë. Megjithate, edhe planet dhe qëllimet e Isabellës ishin të shenjta.

( Se ç'më bezdiste kjo fjalë; shenjtësi: a thua cili ishte kuptimi i saj i vërtetë? Edhe në linguistikë, do të gjeje dy a tri kuptime?! Po, sa sakrifica duhej që të bëhesh i amshueshëm e të të çmojnë vetëm pas vdekjes? Pse kursesi derisa je gjallë?)

Duke ecur megjithate, Rosenbergu duhej, siç kemi përmendur, të takohej me Mauricion.

39.

Ditë e hënë. Qiejt e Venedikut patën filluar të errësoheshin. Dukej sikur do të binte shi: helm, mendonte Rosenbergu. Në largësi, mendimet e tij shkonin tek Ishulli i Shenjtë, akoma i pazbuluar mirë, i rropatur, me cfilitje të përçara mes dijes dhe mosdijes, mes pordhës dhe erës së luleve më të bukura, mes dashurisë hyjnore dhe vrasjes me sëpatë, prerjes së fëmijëve, etj. Pse njerëzit donin ta kenë Ishullin e tyre? Mendonte ai.

Mauricio si gjithmonë me cigare të madhe, me brekë larjeje, me fytyrë që i ngjante surratit ( turqisht është fjalë

29

Page 30: BUJAR HOXHA

joofenduese), me plasaritje tek brekët që madje edhe fendën e bënin të zëshme, vjen pa turp e pa skrupulla me ca akte e vendime nëpër duar. Rosenbergu me plot inat e çmenduri në kokën e tij, po ec drejt rrugës, të mbushur me restorante dhe det nga ana e djathtë, dhe me ambijent të përmbushur me erë të padurueshme. Sikur t'i ngjante kjo erës së nevojtores, Rosenbergu do të ishte i kënaqur.

- Ku je or derr i pispillosur? - i tha prej së largu.- Me ty bashkë, përfundimisht - ishte përgjigja.- Na i le punët përgjysmë, or tekayt - tha Rosenbergu.- Punët e shtetit nuk kryhen kurrë- erdhi përgjigja.

Paramendoni të nderuar realistë, askusht nuk e pat dëgjuar fjalën shtet përpara.

- Mençuria jote Maurico, tejkalon qiejt e gjithësisë dhe të muratorëve, - ia futi papritmas Rosenbergu.

- Të dërguarit e qiellit, ndërtonin mure, kurse ne qelbësira. Edhe jeta ime i ngjan një qelbësireje të përkryer. - ia ktheu.

("Në esencën e një të patalentuari as për të ngritur një mur të lartë, që për shembull, do të ndante njërën anë nga ana tjetër, të paarsimuari, etj., fshihen idetë themelore të lëvizjes së rrotës: së rathëve koncentrikë").

E, Rosenbergu, sa po fillonte të hynte sërish në mendime; mendonte: a thua trutë e një bishtaleci kopuk mund të ndryshonin diçka: çfarë aftësie absurde kishin sytë e tmerrshëm të Mauricios. Ndikonin në qiejt e Venedikut; në ambijentin e bukur, po të zhgënjyer nga traumat që i merrnin ata që lypnin bukë nëpër rrugë; nga bërtimat e të pasurve dhe policisë ( e cila mendonte kushide se sa prestigjoze është, por fatkeqësisht populli e dinte realitetin).

- Dhe ja të hollat, e të trashat; ne jemi për aksion - tha Mauricio.

40.

E çfarë aksioni do të bënte? Kjo ishte absolutisht e paqartë për te. E, aksioni i tij ishte ai i gjithësisë, i lëshimit të papritur në tokë.

Edhe pse Ludvig Vani im akoma ëndërronte se një ditë do të lëshohej në tokë, dhe do të bisedonte për atë që kishte nevojë, unë e dija se takimi i gjithësisë me tokën do të ishte punë e tmerrshme. Kjo më brente gjithë kohën derisa Rita akoma maste dimensionet e ndryshme të viteve të panumërueshme kosmike, që të bënin të mendosh se distanca qe e pafundme.

30

Page 31: BUJAR HOXHA

41.

Pafundësia nuk ishte fatkeqësisht vetëm koncpt i gjithësisë, por edhe i tokës. Një krahasim fondamental shkencor akoma nuk ishte bërë.

Isabella sapo pat arritur nga puna, pat pastruar shtëpinë, dhe kishte filluar të lexonte si gjithomnë. Ora shkoi shumë vonë duke punuar, por ja që meraku nuk e linte rrehat, se ku ndodhej i vëllau Rosenbergu.

PJESA E TRETË

Përpjekja për të ateruar

42.

Rrethi i katërt dhe i pestë sikur po na kalonin pa i dalluar shumë. Edhe pse nuk dija se sa nuk kam fjetur, sa sa net të lodhshme i kam kaluar, kësaj rradhe nuk ndjehesha aq i ngarkuar sa më parë. Po edhe Ludvig Vani im që e kisha si krahun e djathtë, bashkë me Ritën, kishin hyrë endërrallave të tyre deri në përmasë që nuk i merrte kush vesh. Shkaku për këtë natyrisht fshihej në botën e çudirave nëpër të cilën po kalonim, duke mos ditur se ç'po na pret më tutje.

Ishin këto lëvizjet e çuditshme kosmike, që tentonin të na tregonin, se diku larg...ku duhej të ishte vendosur toka, vendi ku para shumë vitesh u nisëm,... dhe, sikur dëshironte të na thoshte se po përgaditet diçka për ne.

31

Page 32: BUJAR HOXHA

43.

Ishte Rosenbergu ai, prej të cilit kërkohej të përgadiste gjithçka. Edhe valvitja dhe rrotullimet, kafenetë e pakuptimta, mbledhjet gjysmë zyrtare, po fillonin t'i vinin në majë të hundës.Sa u përket rregullave të Shoqatës ai nuk guxonte të dëshprohej, por duhej të mendonte se si të vepronte në momente të vështira. Jeta e tij i ngjante një paskrupullsie pordharake.

Venediku, me karakteristikat e tij, edhe pse Rosenbergu vetë po fillonte të ndryshonte, kish ngelë po ai i njëjti. Pas kaq kohe kokëçarjeje me kolegët e tij të aktiviteteve afariste, siç i quanin në mënyrë të popullarizuar, ai çuditej me këtë qytet. Si nuk u ftua së paku në ndonjë manifestim kulturor, ku përfundimisht do të mund të tregonte fytyrën e vërtetë? Apo, mendonte ai, njerëzit e Ishullit të Shenjtë nuk ishin ata të cilët mund të kishin orgaizuar ndonjëherë edhe veprimtari të këtilla.

44.

Tani në rrethin e pestë, për një çudi të pakrahasueshme, në anijen time modeste kosmike, në mes të studimeve astronomike të gjithësisë së pahulumtuar, më shkoi syri në një kënd të kabinës sime gjysmë të pluhurosur, ku pashë ca libra krejtësisht të mbuluara me pluhur. Kushedi se çfarë do të paraqiste ky zbulim ose kuazi-zbulim imi, në kohën kur edhe Rita edhe Ludvig Vani im kishin rënë në gjumin më të thellë.

Në mes të qiejve të pafundëm, në momentet gjithmonë të metakohës, të vendimeve me rëndësi vitale, mu kujtua Deti, dhe shoku im veç më i vdekur Claude Debissy. Siç mund të vëreni shokë dhe shoqe, të nderuar realistë, unë kisha shumë shokë të vdekur po vetëm fizikisht. Shpirtërisht, Debissy, pianoja e tij, violina, orkestri, impresioni që të bënte po ta dëgjoje të detyronte të thuash se ky njeri i madh është aty.

(Ja përsëri shoqërimi im me njerëz që moti nuk janë mes nesh. Pse vetëm ata i kam shokë. Ku janë të gjallët? )

Siç kanë shkruar ata, ashtu edhe rridhte jeta. Herë xhaz, herë melankolike, herë e rreptë. Si Deti i Venedikut. I fëlliqur, aspak i mirë për plazh, vetëm për pagesa me Mauricion, - mendonte Rosenbergu.

32

Page 33: BUJAR HOXHA

Dhe të gjitha këto u bënë përderisa Isabella, motra e tij, po qëndronte e lidhur me librat e saj, e dëshpruar nga realiteti, po megjithate e bindur se ishte faktor për ta ndryshuar. Wolvgangu i saj, edhe ai shikonte punët e veta: pak i përzier me punët e Ishullit të Shenjtë që kurssesi nuk kishin fund.

45.

Fundi i gjumit të Ludvig Vanit, fundi i ëndërrave të tij të këndshme, kishin arritur. Siç dukej shumë kishte dëshirë të flinte, se thoshin pleqtë, kështu do të rritej më tepër.

- E ku jam tani? - më pyeti papritur.- Ja me mua - i thashë , kur po tentoja të caktoja lokacionin

e vërtetë të anijes sonë fluturake.- A ka njerëz këtu? - tha ai.- Jo akoma - i thashë. Se çfarë shenje e njohur po më dilte në monitorin e ekranit

të madh kompjuteristik. Sikur kisha shenja se po afrohesha në orbitën e së ashtuquajturës tokë, planetës Tokë. Kishin ndodhur shumë çudira atje. Tym, paqartësi, çoroditje: a thua dëshiroja me gjithë zemër të kthehem atje?

E librat e pluhurosur, tek obodina, ku kisha komandën time komplekse të anijes, njësoj sikur të udhëhiqja një civilizim të ri ( e shpallën të çmëndur Yeytsin pse e donte popullin e vetë dhe pse parashikonte se po lind një cilivizim i ri - e pas vdekjes së tij: "ai është shkrimtari më i mirë në botë"), kisha frikë t'i prekja. Ai, Irlandez e unë "kosmonaut", shok, anëtar i Shoqatës: ç'kuptim kish kjo kush të jepte garanci dhe siguri?

(Intermeco)

Shokët e mij të nderuar, që nuk janë më gjallë, por frymon vetëm shpirti i tyre.Si Deti për shembull: që ceka një herë është njeri se jo ujë, kripa e tij është karakteri i tij, valët e tij janë muzika e Franckut ( sikur të ishte gjallë), tërbimi i tij është mjekra e Brahmsit vetë, rrethet e tij kur ka valë shumë janë pikturat konike, rrethore, me tre kënde të Picassosë. Ja... pse nuk bindeni? Deti është njeri konkret.

46.

Ky njeri i madh e shoqëronte atë natë Isabellën e vetmuar në shtëpi. Ishte bërë merak për vëllaçkon e saj. Ajo, e kishte zemrën plotë me ndjenja.

Thoshte: "ku do të jetë vonuar ky njeri?"

33

Page 34: BUJAR HOXHA

E ai, sapo ishte ndarë nga Mauricio, i cili i pat premtuar se do ta takonte me Albertin. Megjithate, Rosenbergu, s'mirrte vesh se ç'po ndodhte në skenë.

Isabella, sapo kish rregulluar shtëpinë, kur Rosenbergu u afrua pranë oborrit të shtëpisë së saj. Kësaj rradhe, pak si i liruar nga vështirësistë që ia kishin dhënë shokët, po afrohej me hapa të ngadalëshme, i lodhur, i cfilitur nga takimet e vështira, që aspak nuk kishin të bënin me interesat e tij personale. E gjithë bota përkundër Rosenbergut luftonte mu për këto interesa: ai kish "nxjerrë" diçka më të madhe nga këto interesa.

Kur veç më Rosenbergut filloli t'i kundërmojë era e shtëpisë dhe oborrit të Isabellës, veç më po fillonte ta ndjente se ishin mbaruar obligimet. Detyra e tij ishte tani të kthehej në Ishullin e Shenjtë dhe të transmetonte porositë; si një formë spiuni, mendonte. Anipse rëndësia jetike e fjalimit të ij që mëtonte ta mbante në anale sekrete e vetëdijsonte se do të përfaqësonte një pikëpamje të një mase njerëzish që do të duhej të jetësoheshin në kuptim të realizimit të ca idealeve, e kishte shumë të vështirë të konciponte fjalët e ngulitura diku thellë në trurin e tij.

(Intermeco…)

E kaploi një dozë turpi derisa po trokiste dek dera e Isabellës: herë me Mauricion e herë me Albertin në mendime; herë me thëniet e tyre kanosëse, e herë në ëndërralla të çuditshme, dalëngadalë po bëhej ai fëmi i para tridhjetë e katër viteve: siç kemi përmendur një herë edhe pse motra e tij qe pak më e re, ai ndjehej si një i vogël pranë saj, se fëmijërinë, pjesën më të bukur të saj, e pat kaluar me të.

47.

-Ku u vonove deri më tani? - e pyeti motra e merakosur posa Rosenbergu hyri në shtëpi.

- Po, me punë si zakonisht, - u përgjigj Rosenbergu.- Ta kam përgaditur darkën, ec vëllaçko të hash bukë. _ ia

ktheu Isabella.Lodhja nuk e linte rrehat ta shijonte shtëpinë e zbukurar të

motrës së tij, e cila pos disa punëve të vogla shtëpiake rrinte me libra e kompjuter në dorë. Rosenbergu nuk e kishte shumë të qartë se ç'teme trajtonte ajo, gjithë ditën duke hulumtuar. E ngushëllonte fakti Rosenbergun, se "kështu na patën edukuar, ne nuk mundëm të rrokim gjë tjetër në dorë veç librave".

34

Page 35: BUJAR HOXHA

( " E këto libra, dhe kjo botë e çudirave janë kaq të pahulumtuara deri në fund sa që nuk do të të linin rrehat deri në vdekje").

48.

E kur e kishim fjalën tek librat, pandërprerë i kërkoja në obodinën e kabinës sime të fluturimit. Nuk i gjeja dot. E dija, se përsëri autorët nuk do të ishin të komunikueshëm se moti, siç thotë populli, patën shkuar në atë botë.

Papritmas diku thellë nëpër dollapet e ndryshme, sikur po i shihja, por kaq shumë isha i lodhur sa që po më mbylleshin sytë.

Rita kish fjetur qysh moti, e unë mezi po i jepja anijes.

49.

Siç i kishin bisedat me shokët, sonte duhej të ishte dita e fundit e Rosenbergut në Venedik. Tani më frika rreth punës së tij kuazi-patriotike në këtë qytet madhështor po fillonte t'i kalonte; ai në fakt tani kish frikë për atë se si do të kthehej në Ishullin e Shenjtë. Natyrisht, edhe për shkak të ca gjerave banale: nuk e dinte se në ç'gjendje gjendej, se a i kishin ikur veç më banorët, apo akoma qëndronin aty, duke tentuar t'i ikinin përditshmërisë së mërzitshme.

Kishte frikë natyrisht, se përsëri do të duhej t'i kthehej realitetit ("Shkofsh atje pe ngaj ke ardhur"- i thoshte dikur gjyshja e tij), e çfarë do të ishte ky realitet?

Po të mendonte qysh prej tani për atë problem do ta kishte shumë të vështirë, prandaj këtë vendosi që ta mendonte ca më vonë.

50.

Duke i dhënë anijes pa ndërprerë, duke mos ditur se sa kohë, (ndoshta edhe shekuj po kalojnë), në atë pikë të natës supozoj, Rita u ngrit dhe hetoi se isha i shqetësuar duke kërkuar diçka. Më pyeti:

-Ç'kërkon?- Disa libra që i patëm marrë qysh në fillim - u përgjigja.- Ç't'u kujtua tani në këtë kohë?- tha Rita e shqetësuar.- Desha të shoh se ato libra të vjetra, mos vallë kanë

ndonjë lidhje me dëshirën tonë të madhe për të udhëtuar, - u përgjegj Rosenbergu duke menduar; - apo ndoshta të gjitha këto janë gjera të kota që nuk do të duhej t'i meritonim ne.

35

Page 36: BUJAR HOXHA

- Do t'i kërkoj ca më thellë, - tha ajo - por, nuk e shoh lidhjen tënde që dëshiron ta bësh, dhe pse fundja insiston kaq shumë për këtë.

Natyrisht, se të gjitha këto ishin të paqarta për Ritën. Kishte faj Rosenbergu që nuk ia kishte sqaruar siç duhet.

51.

Disi i shqetësuar atë ditë, atë mbrëmje, Rosenbergu në shtëpinë e Isabellës mendohej se si do të kthehej, dhe se a do të ishte në gjendje të raportonte për të gjitha aktivitetet e Shoqatës. Atij kjo punë "joprofitabile", siç e quanin "ata të mëdhejtë" i dukej e kotë; por ja që varej nga ata.

Shpesh, para se ta ndërmerrte këtë aventurë, i dëgjonte shokët e tij të afërm, se "të thërret vatani"; e ti patjetër duhet të kryesh misione patriotike dhe kuazi-patriotike, që të tregosh se je i denjë të kontribuosh.

Kontributi i tij megjithatë, siç mendonte edhe ai vetë, qe i padobishëm po të luante vetëm rolin e sherbëtorit të urdhërdhënësve, të cilëve puna me direktiva ju dukej e lezetshme. Ata mendonin se populli duhej vetëm të komandohej dhe të mos dinte asgjë se ç'është duke ndodhur.

(" -E unë i dija të gjitha, por nuk flisja as me të ashtuquajturët bashkëpunëtorë: prandaj e gjithë kjo punë më dukej tepër e rrezikshme").

52.

Dhe, përfundimisht, Rosenbergut i pat ardhur koha për t'u nisur: po, si do të nisej në mesin e të gjitha këtyre ndodhirave. Dëshironte të udhëtonte shumë gjatë, që asnjëherë të mos i rikujtohej koha të cilën e pat kaluar. Konsultimet, mbledhjet për Ishullin e Shenjtë e patën mërzitur shumë; lloj-lloj njerëzish, mendonte ai, që nuk meritonin të quheshin njerëz.

Edhe Isabella, nuk filste shumë. E shihte se Rosenbergu qe tepër i brengosur, dhe se kishte para vehtes një detyrë që nuk dinte se si ta zgjidhte.

53.

36

Page 37: BUJAR HOXHA

Rita ishte zgjuar më e freskët atë ditë, për të cilën nuk kishim haber se çfarë dite i thonë. Ishte tepër e vështirë të bësh dallimin mes ditëve dhe muajve në këtë hapsirë universi.Kurse unë, që po përzieja librat dhe kontrolloja ç'nuk, kisha gjetur me sa duket librin e vjetër që po kërkoja. Ky libër në fakt, fliste për rrathët koncentrikë.

Ludvig Vani i vogël, akoma ishte në gjumin e tij më të lezetshëm. Kur zgjohej, përpiqej t'i numëronte yjet, astrat të cilat na dukeshin të çuditshme në fillim të udhëtimit tonë të pafund; por të cilat po fillonin të bëhen shoqërues tonë të përhershëm.

- Sipas të gjitha gjasave kemi filluar ta tejkalojmë rrethin e pestë, - thashë dikur papritmas për ta zgjuar kërshërinë e Ritës, e cila edhe pse qe emëruar si asistente e pilotit të këtij mjeti fluturak, dukej indiferente në këtë pjesë të udhëtimit.

- Me të vërtetë? - pyeti ajo.- Po, - i thashë, - por, ja që këto pika të çuditshme të

errësirës, që luajnë rolin e një shprazëtireje të çuditshme, më thonë sikur po qëndrojmë po aty, në rrethin e pestë.

- Shumë interesant dhe frikshëm, - u përgjigj Rita.

54.Rruga e gjatë që do ta ndërmerrte Rosenbergu e frikësonte

shumë. Kësaj rradhe, nuk e dinte edhe vetë arsyen. Mundohej kaq shumë që t'i largohej mendimeve të këqia, por ankthet e maltretonin derisa po e përgadiste valixhen.

Isabella e shikonte me ankth, mendonte se vëllau i saj prapseprapë duhej të ishte më optimist rreth shumë çështjeve të cilat nuk duhej të ishin preokupim parësor në punën e tij.

("E di se Isabella nuk do të dëshironte të më shihte të dëshpëruar për punët e Ishullit të Shenjtë, por nuk mund të mos e shpreh dot").

Dhe tani, ja po hyn Wolvgangu nga dera kryesore e shtëpisë, dhe thotë:

- Paske vendosur të nisesh, - duke e shikuar Rosenbergun që po përgaditej të nisej.

- E do puna, - tha Rosenbergu akoma duke menduar se ç'duhej të merrte për rrugë. - Ti e di mirë që nga ky vend inspirues nuk më shkohet, por detyrat për të cilat biseduam duhet të kryhen; fundja, edhe fazat çoroditëse të jetës nuk duhet të jenë të pakuptimta - përfundoi Rosenbergu.

- Me siguri, - ia priti Wolvgangu; - dëshpërimi im qëndron në faktin e pamundësisë sime për t'u kthyer në vend, e këtë e kemi biseduar kushedi se sa herë.

37

Page 38: BUJAR HOXHA

- Po, - konfirmoi Rosenbergu, - edhe pse unë akoma qëndroj në ato që t'i kam thënë qysh moti, ti e di punën tënde më mirë.

Wolvgangu hyri në mendime të thella pas këtij dijalogu: filluan t'i rikujtohen momente të së kaluarës.

(Intermeco…)

("Në kohën kur Rosenbergu dëshironte të vinte dhe të studjonte në vendin tim, unë dëshiroja t'i ndihmoja. Edhe ai me siguri, nuk ka faj kur mendon se është padëshirë i inkuadruar në ca çështje që dokumentojnë për jocivilizimin e fisit.")

Ja, mu këto gjera, të nderuar realistë, nuk ishin qëllimi i aktiviteteve që mund të bëheshin në një vend siç ishte Venediku. Faktikisht, Rosenbergu e idealizonte këtë vend kuazi të shenjtë; për çka, shumë veta duhet të mendohen kur japin epitete të tilla.

Dhe, me të vërtetë, diçka që nuk e ke shijuar në detaje, si në kohë të mira ashtu edhe në të vështira, të detyron të zhgënjehesh në rast se nuk e ke përshtypjen e plotë për të.

55.

Më në fund, e pastrova dalëngadalë librin e pluhurosur të cilin e kërkoja. Dukej se kishte art brenda, sikur të ishte shkruar në vargje.

Asistentja ime, çuditej se pse koncentrohesha kaq shumë në këtë libër të vjetër që kushedi prej kur kish ngelur në kabinën e pilotit të anijes sime fluturake. Natyrisht, para se të përfundoja ca gjera për të cilat pata filluar të mendoj gjatë fluturimit tonë me anijen fluturake, nuk dëshiroja që t'ia zbuloja sekretin Ritës. Ajo, natyrisht kishte ndjenja edhe më të mëdha kërshërie, që sa shkonte koha e shqetësonin edhe më shumë.

Tani, që patëm arritur në rrethin e pestë, qielli tregonte paqartësi. Unë paksa i çuditur shikoja se si po lëviznim, dhe e pyesja vetvehten: a do të aterojë ndonjëherë kjo anije në tokë? Dhe, fundja, ç'është toka; një planet ku jetojnë njerëzit? E kush janë ata?

("Ata duhet të kenë qenë paraardhësit tonë, - ndoshta nuk gaboja po të thosha ashtu").

56.

38

Page 39: BUJAR HOXHA

Rosenbergu më i kreu përgaditjet e fundit. I përmalluar, priste kohën kur duhej të ndahej nga motra e tij, të cilën e adhuronte aq shumë.

- Do të shkosh? - pyeti me mall Isabella.- Po - tha Rosentbergu, të cilit nuk i lëvizej aspak nga ky

vënd. - Duhet pa tjetër; se kështu e do puna. - shtoi me gjysmë zëri.

(Intermeco…)

Po çfarë pune? As vetë nuk e dinte. Misterioziteti më i madh ishte se nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë detyre do t'i jepnin. Kurdoherë duhej t'i pastrojë punët e Shoqatës; të të tjerëve. Dhe përfundimisht, fakti që më së pakti ishte i qartë ishte se, të gjitha këto duhej t'i mbante sekret.

57.

Ashtu siç ishte sektret edhe udhëtimi im. Harrova t'ju tregoj të nderuar realistë, se askush nga rrethi im më i gjerë familjar nuk e dinte se kisha ndërmarrë një aktivitet udhëtimi nëpër qiejt e panjohur për shumë njerëz. Nuk e di se pse doja të zbuloja diçka më tepër se njerëzit. A ka gjera të tilla?

E librin që e gjeta pata filluar ta lexoj, duke tentuar të shkoj përpara nëpër univers me këtë fluturake, që kur ta shohësh; është vështirë t'ia caktosh dimensionet e saj realistike.

58.

Rosenbergut i kishte ardhur urdhëri përmes Mauricios dhe Albertos të udhëtonte me tren. Qysh prej fillimit ishte i vetëdijshëm se do të duhej të zbatonte urdhëresa, e jo t'u shiste mend të tjerëve. Ky ishte fakti që e shqetësonte më së tepërmi.

(" E nga ana tjetër shoku i tij i vetëm i vërtetë, që nuk dinte të fliste por vetëm të tërbohej Deti, i thoshte t'i zbatonte urdhërat që të mos ishte viktimë e atyre për të cilët as vetë nuk e dinte se a duhej ta humbë jetën").

Atë ditë duhej përfundimisht të përshëndetej me Isabellën dhe Wolvgangun, dhe në mes të natës, të nisej me një tren të natës për Romë. Në realitet, në këtë udhëkryq; siç thoshte ai, mes botës primitive dhe asaj kuazi-përparimtare, dëshironte ta dinte se ku është

39

Page 40: BUJAR HOXHA

çelësi i të gjitha problemeve të vështira të Shoqatës. I dukej vetja se asnjëherë nuk do të arrinte ta kuptonte të vërtetën.

-59-

Përfundimisht, derisa me sa duket po afrohesha në rrethin e gjashtë, në mes të natës dhe ditës; në mes të frikës dhe trimërisë, e çela librin që siç kemi thënë, kushedi se sa kohë qëndronte i mbyllur në flutaraken e çuditshme: shkruante: La Divina Commedia.

Mendova: kjo ka të bëjë diçka me komedi.

(" E komedia ka për qëllim të zbulojë sekretet famëkeqe të shoqërisë duke ironizuar: me satirë, zbulim gënjeshtrash dhe intrigash; të arrijmë deri tek e vërteta").

E komedia apo satira ime ishte ajo se kërkoja gjallesa si Diogjeni në kosmos; universum: fshehtësirën e botërave.

-60-

-Ja merri edhe këto - tha Isabella duke ja dhënë ushqimin e rrugës Rosenbergut.

- Faliminderit - u përgjigj i vëllau.Wolvgangu qëndronte në këmbë duke e përcjellur

Rosenbergun, i mallëngjyer, i mërzitur për detyrat që duhej t'i kryente nga "diaspora".

- Ti, do ta kesh shumë më lehtë, ngase përçarjet që kanë hyrë në Shoqatë tek ne, nuk i ndjen dot këtu - tha në fund Rosenbergu duke u përshëndetur.

- Në një mënyrë po, - u përgjigj Wolvgangu, - por ta kesh parasysh se ndikimi ynë është më i vogël; këtë e bën konstelacioni i rrezikshëm "i ishujve të padefinuar"

Kështu detyroheshin të bisedonin me Wolvgangun para Isalbellës; me kode të padeshifrueshme për të : që të mos kuptonte qëllimin e bisedës së tyre. Kryesorja qe, se sa i përket "punës afariste", ata të dy mund të merreshin vesh. Nuk kishte nevojë t'ia deshifronin "kodin sekret" askujt: se puna e Shoqatës duhej patjetër të ishte sekrete.

("Për dallim nga Ishulli i Shenjtë, ku gjithçka fatkeqësisht bëhej publikisht. Kështu mendonte së paku Rosenbergu: gabim trashanik që nuk duhej përsëritur").

40

Page 41: BUJAR HOXHA

-61-

Dhe ja, ky përfundim dijalogu me të afërmit, kjo punë që duhej të kryhej, ky ankth që duhej të përjetohej, e detyroi Rosenbergun të marrë një rrugë të gjatë. Dhe, me siguri do të përmallohej për shokët e tij të ndjerë edhe një herë; do të thoshte: pse nuk më përcjellin edhe veprat e tyre artistike, kudo që shkoj? Pse më përcjellin qelbësirat, në vend të tyre?

(Intermeco…)

Fundi i fundit, kështu e kishin paramenduar edhe vetë artistët, krijuesit: që dikur të rikujtoheshin veprat e tyre, të mund të ndikonin pozitivisht tek ata që e pranonin porosinë e autorit. Kjo me siguri është e pakuptueshme për Ishullin e Shenjtë.

-62-U afrua koha që të nisej. "Di Venere e di Marte, ne' si sposa

ne' si parte". - këshillonin italianët. Nuk ishte as e martë e as e premte, që të brengosej Rosenbergu nga bestytnia italiane.

Dhe, përsëri: në atë tollovi të madhe të Venedikut, ishte prezent edhe Deti; ai i cili dinte që si person, siç kemi cekur, t'ia paratregonte ngjarjet Rosenbergut.

Mauricio dhe Alberti, sipas traditës së vjetër, kishin dalur ta përcjellin: fundja, edha për t'ia dhënë detyrat dhe këshillat e fundit.

- A je i vetëdijshëm se të pret rrugë e gjatë? - pyeti në fillim Mauricio.

- Me siguri, po të ishte ndryshe asqë do të isha nisur.- u përgjigj Rosenbergu. Ky ishte muhabeti i tyre i parë po sa u takuan.

Zakonisht, gjuha e anëtarëve të Shoqatës ishte mu kjo: in medias res. Nuk ju interesonin pyetje të tjera të natyrës private ose intime të njeriut, përkundër njerëzve tradicionalë të Ishullit të Shenjtë, të cilët pikësëpari interesoheshin mu për pyetje të natyrës private.

(Intermeco…)

Siç do të shohim më vonë, të nderuar realistë, kur do të flasim për Ishullin e Shenjtë, atje ekzistonin zakonet dhe traditat; kjo në fakt binte në kundërshtim, në shikim të parë, me "rregullat e lojës", siç do t'i quante Rosenbergu bashkë me shokët e vetë.

-63-

41

Page 42: BUJAR HOXHA

E, sidomos me ato "rregulla" të gjithësisë, ku momentalisht gjendesha.

- Nuk qenka i sigurtë ky rrethi i gjashtë - i thashë papritmas aistentes sime; - sikur, kjo anija jonë fluturake po dëshiron të na tradhëtojë.

- Si ? - pyeti pak sa e frikësuar Rita.- Jo, në këto raste nuk duhet të kemi panikë, - u

prgjigja.         - E si do të bëhet më tutje? - pyeti ajo përsëri pak sa e

frikësuar.- Duhet të vazhdojmë me kursin e vjetër, - i thashë, -

ekzistojnë vende në gjithësi ku duhet vazhduar me intuitën njerëzore, megjithëate, derisa akoma janë aktive aparatet kontrolluese, do me thënë se jemi në rrugë të drejtë.

-A mund të ndodhë ndonjëherë që aparatet të mos punojnë? - ia priti përsëri Rita.

- Jo, në fakt kjo ndodh shumë rrallë; edhe për atë ka zgjidhje - u përgjigja.

Derisa po bisedonim kështu, ambienti në qiell; apo në qiejt e s'e di se kujt; ndoshta ishin prona e dikujt, filluan të qetësoheshin. E dija se kësaj rradhe nuk do të kishim komplikim.

- Ja të thashë se nuk kemi këtu vështirësi, - pas një pushimi fillova përsëri të bisedoja me asistenten time. - Me rëndësi është të mos ndryshohet kursi i fluturimit përderisa kjo është e mundur, - e përfundova mendimin.

Edhe unë isha njëri ndër ata që dëshironin pa masë të ateronin në tokë. Por, ja që udhëtimi duhej akoma të vazhdonte.

-64-

E, ja se ç'po ndodhte në planetin shumë të dashur të jetesës; të quajtur tokë.Treni do të nisej në ora 24,00 ose 00,00, si të doni, të nderuar realistë, që i keni mësuar, shpresohet, edhe orët sipas njëzetë e katër mijë.

Gjysmë ore para nisjes erdhi treni me kompozitën e tij të pafundme: po priste që të hypnin udhëtarët.Rosenbegu i habitur që gjendej në këtë vend, përfundimisht u bind se me të vërtetë duhej të nisej. Psikologjia e tij individuale përshpejtoi funksionet e adrenalinit në organizmin e tij. Për një moment, po harronte obligimet e tij të vështira që duhej patjetër të tejkalohishin. Kjo situatë e vështirë duhej të tejkalohej.

(Intermeco…)

42

Page 43: BUJAR HOXHA

Në atë moment, filloi t'i përkujtonte të gjitha vendet ku duhej të ndalej treni. Veç më ai, këtë marshutë dymbëdhjetë orëshe, po thuaja e kish mësuar përmendësh. Kushedi se sa herë pat kaluar nëpër këto rrugë. Ishte çudi e madhe, arsyen e së cilës nuk dinte kursesi ta shpjegonte: pse i dukeshin këto udhëtime kaq interesante?

Dëshironte të njihte çdo pëllëmbë të tokës të cilën e kalonte. A ishte kjo e mundur? Prpapseprapë, edhe në fushën imagjinative, edhe në fushën e realitetit si kontradiktë, të nderuar realistë, ai gjendej në udhëkryq që nuk dinte se si ta zgjidhte.

65

Rita nuk pat fjetur gjithë natën, për të cilën, të gjithë mund të supozonim se ishte natë. Faktikisht, unë nuk dija shumë logjikë dhe matematikë, kështu që ndjehesha edhe pa orjentim. I çmoja shumë njerëzit pa orjentim....Ludvig Vani im, tani më edhe lexonte pjesë komplekse të librit që e pata gjetur, që shpjegonte me një ritëm gradual , por në një gjuhë krejtësisht të vjetër dhe pothuaja të papërdorshme. -Nuk flija dot – më tha pa pritmas përderisa akoma po i jepja anijes. – nuk e di se pse. Por, ja që frika filloi të më kalojë. Në trup po më vjen një fuqi e papërshkrueshme, një optimizëm i papërjetuar deri më tani – po më thoshte Rita papritmas.- Kjo është shenjë shumë e mirë - i thashë unë, - një shenjë që të çon drejtë imagjinatives, fiktives, një ideal që kahmoti e kam pasur. – ia ktheva.

( Pa pritur e pakujtuar siç duket, po afrohej rrethi, unaza e gjashtë. Për çudi, mund ta shihja...?!)

66

Edhe se herë do t’i hipte trenave Rosenbergu? Edhe sa herë do të përkujtohej për rrugët e çuditshme që i kalonte? Mendote se e gjithë jeta ishte një kurth, një labirinth, për t’ia zgjidhur problemet tjetër kujt. Se ai vetë, përveç frustrimeve psikologjike të karakterit enigmatik, nuk ishte probleme të natyrës fizike.

67

Rosenbergun e prisnin tani punë të natyrës së pistë, të tilla që shpesh ndodhnin në Planetin Tokë, pjesë e së cilit ishte edhe Ishulli i Shenjtë. Këtu ishin shumë të dukshëm “badijavxhinjtë”, “parazitoidët” dhe për ta banalizuar, siç shprehet shpesh Rosenbergu vetë, “bythaxhinjtë”.

43

Page 44: BUJAR HOXHA

Alberti më nuk do të ishte Alberto, sepse po kthehej nga “atje larg”, siç kemi thënë fjalori i tij qe thellësisht i koduar. Mauricio nuk dëshironte ta ndërronte emrin, sepse thoshte se është trim.E të gjitha këto e shqetësonin thellë shpirtin e Rosenbergut, sepse problemet dilnin varg.

(“Në realitet, mendoja unë edhe jeta e përditshme është njësoj si arti që nuk përfundon kurrë, por me një dallim: në jetën e përditshme, ka ndërkhyrje të pakuptueshme”).

68.

Dalëngadаlë treni po i afrohej cakut. Rosembergu ishte krejtësisht i hutuar se po kthehej në një realitet të cilin pothuaja se më e kishte harruar. E kishte harruar siç kemi thënë, të nderuar realistë, për arsye se dëshironte ta harronte, të mos e kujtonte më. E problemi më i madh ishte: si ta harronte? Një problem i madh që ia nxirrte shpirtin.

(“Edhe në art kishte retrospektivë, si në film, roman dhe muzikë. Por ky kthim prapa kishte një qëllim të mirë, pra jo si në realitet, sepse realitetin ishte vështirë ta ndryshoje.Pra, retrospektiva në art kishte pësuar ca ndryshime, në kuadër të përsëritjeve pa ndërprerje, pikërisht këto, e krijonin të bukurën).,

E këto përsëritje, mendonte Rosenbergu, po të ishin pa ndryshime, ç’përmirësim do të kishte?! Ku do të ishte përmirësimi i jetës realistike?

69.

Ashtu siç kujtoja se as në qiell, në një ambient krejtësisht të ndryshëm nga toka, se gjithçka është e njëjtë: pa ndryshim. Faktikisht, gjithçka rridhte në formë të rrathëve, që nuk ishin identik për kah madhësia. Dhe, pikërisht, mosmundësia e identifikimit të tyre në një precizitet maksimal, e krijonte bukurinë e këtij ambieti.

70.

Ludvig Vani kish hasur në ca gjera të pakuptueshme kur po e lexonte librin. Kjo, po e hetoja unë, e shqetësonte shumë. Në vetvehten tij, supozoja unë, me siguri mendonte se si akoma mund të kishte gjera, fenomene, fjalë që nuk merreshin vesh.

(“Është çudi e madhe kur të gjithë fëmijët mendojnë se kuptojnë gjithçka. Paqartësia e tyre e shpjegimit të fenomeneve në realitet, ua

44

Page 45: BUJAR HOXHA

shton kërshërinë: vetëm në këtë mënyrë ata mund të krijojnë botërat e tyre).

Nga ana tjetër, edhe unë tek po i jepja anijes në rrethin e gjashtë isha shumë kurreshtar, vallë a do të më pyeste mua për atë që e lexonte. E hetova se edhe Rita po e hetonte me bishtin e syrit. -Kush është ky Luciferi baba? Po, Belzebuja? – erdhi pyetja e shumëpritur.- Po ku e gjete ti atë libër? A duhej patjetër të filloje ta lexoja? – erdhi kundërpërgjigja ime e pritur, në formë të sulmit.- Epo, kujtoja që ti ma ke lënë pikërisht për lëtë qëllim – u arsyetua Ludvig Vani – mendova nuk kisha se ç’të bëja, dhe ti vetë na mëson që të mos bëhemi parazitë – u përgjigj biri im.Rita filloi të qeshte me fjalorin e birit të saj, që i ngjante atij të bashkëshortit. Dhe, në këtë pikë, mbretëroi qetësia.

(“Ka shumë momente në jetë dhe botë, kur prindërit nuk kanë ditur të na shpjegojnë shumë fenomene: kjo në formë të një konit më të recikluar, në formë të përsëritjeve të pafundme trashëgimore, kthehet si bumerang..”)

Prapëseprapë, menduan të dy, burrë e grua, le të lexonte.Mendoja unë, u se ç’kishte Rita kur shpesh mbyllej në dhomën ose kuazi-dhomën e saj, dhe shfletonte ca fletushka në formë shenjash.

(“Shkenca mbi shenjat quhej semiologji: por akoma nuk kishte lidhje me simbolet, fliste për një realizim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit”).

Se ç’përfaqësonte secili prej nesh?!

71.

Rosenbergu më nuk mund të përfaqësohej, të prezantohej, si pjesë e qytetarëve të Venedikut, pasi që nuk ishte më atje. Në stacionin e stacioneve, në birrucën e birrucës, e prisnin po ata të njëjtit që i kishte “atje larg”.

A re teposhtë edhe ti? – pyeti Mauricio.- Po, rrashë- ia ktheu Rosenbergu.

Një qetësi e papritur i kaploi këta të dy; plot misteriozitet, fshehtësira, por edhe plotë mall. Dhe kjo situatë i dukej Rosenbergut tepër e çuditshme.Pas pak kohësh u paraqit papritmas edhe Aberti.

45

Page 46: BUJAR HOXHA

- A ke ra tepausht? Për terma u kum najsën. – filloi me dijalektin e tij, që e përdorte qysh nga kohët e “bukra” të Venedikut.

- -Puoa, - u përgjigj Rosenbergu.

Siç kemi thënë, gjuha e tyre e shkurtër, lakonike, vetvetiu të detyronte të mendosh se në mesin e tyre ekzistonin sekrte të mëdha të Shoqatës, të cilat askush nuk duhej t’i kuptonte. Në fakt, ardhja “nga lartë poshtë” ishte për ta një mirëseardhje në vendin ku vepronte Shoqata.

(“Edhe pse vendi nuk është i rëndësishëm se ku gjendemi, ajo që na interesonte ishte aktiviteti ynë. U dhamë shumë pas këtyre gjerave, që shumëkush do t’i quante “pordhë”, por askush nuk do ta qëllonte se sa larg do të kundërmonte era e saj”).

Dhe... Ku është ajo “teposhtë”? Ku arriti Rosenbergu? Në atë Ishull të Shenjtë që e paramendonte, të nderuar realistë, që thamë se as gjeografikisht nuk determinohej dot, apo në ndonjë vend tjetër që madje madje, tek tani, do të përjetonte proçeset e shenjtërizimit.

(Intermeco)

Rosenbergu përsëri hyri në mendime siç e kishte zakon. Po ta krahasonte këtë vend tani, pas pesëdhjetë viteve, kur përvoja më e kish bërë punën e saj me Venedikun, si vend shumë mirë të përcaktuar për punë shenjtërizimesh, do të gabonte shumë. Themi kështu,duke pasur parasysh, të nderuar realistë, shokë e shoqe, emocionet, frustrimet e tij, për të cilat kishte shumë kujdes se mos kalonin në rast patologjik....

(“...E mund të kalonin po të mos i vendosja në vendin, momentin e duhur... Kjo situatë e papëlqyeshme, me erë qelbësire, shpesh ndodhte në Ishullin e Shenjtë”).

Përsëri,....thoshte....: “ të mendoj ca më tepër, po mirë ia dhashë atij paret për të likuiduar njërin në Venedik, për të marrë magnate industriale, e ç’më mbeti mua?!” Disa trene luksoze, me nder fëmëra që të ngjiteshin nëpër vagonë pa pushim, - që mendonte Rosenbergu, për Albertin dhe Mauricion do të ishte lezet i madh – e si përfundim ç’ gjeti këtu?!

(“Larg tani, shumë larg ishte Deti shoku i tij më i ngushtë, ç’të bënte, nuk kish më me kë të këshillohej!:::”)

46

Page 47: BUJAR HOXHA

72.

Edhe pse akoma në rrethin e gjashtë, një strukturë që siç shpjeguam ca më parë i ngjante edhe unazës së Satrunit, unë akoma detyrohesha t’i jap anijes, ndonjëherë edhe pa vullnet; duke qenë megjithate i vetëdijshëm se duhej patjetër t’i kalonim rrethet.

- E sa i përket Luciferit, o biri im – desha të rifilloja të shpjegoja, - duhet të njohësh ca gjera të tjera para se ta njohësh atë.

- Eh, baba, ç’duheshka kaqë shumë të dij? –pyeti Ludvig Vani.

- Epo, puna e tij është e ngjashme me anijen tonë që po ec pandërprerë. Ne këtu po shohim rrathë të ndryshëm, që mund të kenë përmbajtje të ndryshme. E tani, ... – desha të vazhdoja por pashë se po e zinte gjumi.- A nuk ka fjetrur sa duhet? – e pyeta Ritën, e cila se ç’po punonte në dhomën e saj.- Po ka fjetur, por nuk e di se ç’e gjeti sot.Rita po vazhdonte punën e saj në dhomë që e pat filluar pak më parë.

73.

E kishte shumë të vështirë Rosenbergu të komunikonte me shokët e tij. E kjo, sidomos, kur rikthehej në zonën e realitetit, të nderuar realistë. Kur kthehej atje, imagjinata e tij, angazhimi i trurit të tij në fushën e fiksionit po zbehej. Kështu që, si përfundim, të tri shokët bashkë u nisën me makinë që t’i drejtohen qyteteve të Ishullit.

(“Gjithkush do të kërkonte Ishullin e vetë; do të thotë në të katër anët të ketë ujë: ashtu siç e kishte zakon të quhej një tokë e vogël apo e madhe e rrethuar me det në të katër anët. Përjashtim bënin disa të tjerë, ku ja për fat, tentoja të gjendem edhe unë, që fjalën Ishull, e shëndërronin në alegori, madje edhe në legjendë”).

-A të kujtohen netët kur rrinim deri në mëngjes me shoqëri? – pyeti papritmas Mauricio duke i dhënë makinës.-Po si jo, - ia ktheu Rosenbergu. – Këto ishin ditët tona më të mira. - Po pra, - shtoi edhe Alberti – prandaj thonë që ditët e fëmijërisë nuk kthehen kurrë.

47

Page 48: BUJAR HOXHA

- Në vend të shetitjeve të atëhershme, punët tona të rinisë, tani po merremi me “punët e shtetit”; por cilit ? – pyeti Rosenbergu mendueshëm.- As unë nuk e di – u përgjigj Alberti.Ishte shumë e çuditshme se si këta tri shokë, herë pas here bëheshin me të vërtetë shokë: punët e tyre patriotike ose kuazi-patriotike, jo-boshe se sillnin para, të detyronin të mendosh se po ndërtonin një mur. Ky mur ose kuazi-mur ndodnjëherë pra rrëzohej me anë të miqësisë së tyre. Me të vërtetë kjo të vinte në një dyshim të vërtetë: a të ngilnin shokë, apo të përçaheshin? Sepse, përçarja ishte e imponuar.

74.

Na u desht shumë kohë derisa si zakonisht, ta kalonim rrethin e gjashtë e të kalonim në fushën e shprazëtirës. Unaza, siç thashë, në formë të Saturnit, ishte e madhe , por e qetë. Ky udhëtim shumëvjeçar, që na kushtonte shumë kohë plakjeje të papritur ose të pakohë terrestiale por vetëm me kohë të imponuar hapësirore, po na lodhte me të papriturat.Kësaj rradhe, u befasova nga Rita e cila po shikonte një farë dërrase me shprazëtira. Disa tela tek-tuk, të këputura, të pluhurosura se ç’po i nxirrte nga dollapi.Kësaj rradhe preferova të heshtja dhe të mos parashtroja pyetje kërshërie, pyetje të cilat do t’i bënte edhe Luvdig Vani po të mos ishte në gjumë.

75.

Këta tri shokë, të nderuar realistë, akoma po shkonin me makinën e tyre , në kërkim të qytetit. Ishte e çuditshme, ngase gjatë kohë nuk kishin “zbritur” në Ishullin e Shenjtë, dhe ishin në kërkim të vazhdueshëm. Duke qenë të vetëdijshëm për jetërat e tyre, të cilat edhe ashtu presupozonin një kërkim të vazhdueshëm, nuk i bezdiste shumë fakti se nuk gjenin dot qytetin.

(“Dikur as Robinson Crusoe nuk mërzitej se a do të gjente ndonjëherë civilizimin e kërkuar . Ishte kjo një mjeshtëri e tija , që të jetonte të gjithë kohën vetë; natyrisht, duke kërkuar njerëz. Si unë fundja që nuk i gjeja dot: edhe Daniel Deffoe, ishte një ndër shokët e mij , që nuk janë gjallë. Kjo nuk do të thotë se nuk shoqërohem shpesh me aventuristin Robinson Crusoe!”)

-Paret a i ke me vehte Albert? – pyeti dikur Rosenbergu.- Po po, - ia ktheu ai.- Kjo është me rëndësi, se na shkon koka, po na pret ai i madhi. – ia ktheu Rosenbergu.

48

Page 49: BUJAR HOXHA

76.

Shprazëtirë e madhe. Akoma po kalonim një farë zone që të paratregonte se po afroheshe në rrethin e shtatë.Derisa po shkonim pa ndërprerë orbitave të ndryshme të gjithësisë, që akoma ishin shumë larg nga kjo e jona, nga kjo e zbuluara dhe jo e fshehta, Rita po pastronte dërrasën e madhe e të çuditshme me diçka që biente erë e çuditshme, e pastaj në fund të saj, kishte një bisht, ku duhej të vendoste ca tela.

(“Mu kujtua kur para shumë vjetësh, ekzekutonte një vepër të madhe muzikore. Nuk e di a ishim në Tokë asokohe, por ashtu më dukej. E muzika ishte e njërit prej shokëve të mij të ndjerë: plotë me impresione, me përshtypje që të vinin pandërprerë. E kishte quajtur poemë jevgjitësh, ciganësh; për çka francezët mjaft shpesh kompononin. Sa herë që e përsëriste këtë vepër bashkë me pianon e madhe, mendoje se kjo muzikë shëndërrohej në kosmos”).

Prandaj, le të më thotë dikush se në universum, nuk ka muzikë. Ajo është gjithkund. Në gjithësi: ja në veshët e mia përderisa kërkoja rrethin e shtatë, më tingëllonte Maurice Ravel. Tingujt e larta, regjistrat e lartë në ca momente kulminative, mendoja të violinës, të përkujtonin copëzat e mëdha të meteorëve që i shihnim përreth në formë të yjeve të vogla.

77.

Po fillonin të dukeshin ca drita që i ngjanin qytetit. Përafërsisht, tri orë qe udhëtimi i tyre. Sikur të humbur në hapësirë dhe kohë ishin të tri shokët. Edhe pse të lodhur shumë, i priste një ndër ato takimet e besidishme.Kësaj rradhe, siç po dukej, nuk do ta përcillte më Deti Rosenbergun, të cilin kaq shumë e donte. Edhe në trurin e tij përsëri, pas kaqë kohësh pushimi, po paraqiteshin mendime të çuditshme. Pse?Tani në vend të Detit, në horizont dukeshin male të larta të thepisura, të tmerrshme, me shkëmbinj të lartë, që anulonin natyrën e bukur: lulet, pemët, pishat. Për shembull, një poet i karakterit pastoral, ndoshta këtë do të duhej ta kish karakterizuar si një tokë bujqësore; ndoshta dikush do ta kishte shfrytëzuar për ta ushqyer botën shtazore, nga e cila mund të profitonin edhe njerëzit.Dukej se më nuk kishte rrugë të gjera, të rrafshëta si më herët, por malore, dhe Mauricio duhej t’i jepte makinës më ngadalë, më me kujdes.

49

Page 50: BUJAR HOXHA

(“Si për çudi më nuk më dukej Venediku, shtëpia e Isabellës, këto më pothuaja se po i humbisja nga vetëdija. Në vënd të kësaj, male të larta, dijalogje të vështira, të ndahej shapi nga sheqeri”).

Kafene të vogla përreth maleve. Dukej se gjendeshe në fshat; por ja që, këto lloj fshatra të dukeshin më të pasura se ndonjë qytet.Lulëzonte kënga, siç po mund të dëgjonim nga makina, pija, me nder fëmërat.

78.

Papritmas u gjendëm në rrethin e shtatë. Këtu pak anija filloi të dridhej. Me sa po dukej, po fillonin të dukeshin më shumë yje. Më dukej mua se e gjithë kjo në fakt paraqiste një përpjekje të madhe për të ateruar.-Kur do të arrijmë më në fund? – pyeti Rita.- Po ja tani, më duket se po shihen shenjat e para – i thashë unë.Ajo i kishte vënë telat e dërrasës , që tani më i ngjante instrumentit muzikor.

(“ E detyrova kot të merret me gjera tjera, organizative në vend të punës profesionale. Unë duhej patjetër të bëhesha kosmonaut, dhe mendoj se e imja nuk dështoi, por besoni të nderuar realistë, as e saja, në fakt, të dy ishim në kosmos”).

Parandjeja se dëshironte ta përdorte këtë instrument, që pak po e shihte edhe Ludvig Vani i cili po sa u zgjua.- Baba, po Belzebuja?! – tha sa i çeli sytë.- Epo ti flije kur desha të ta shpjegoj – ia ktheva unë. – Ai është një personazh i frikshëm në librin që po lexon ti. Edhe pse rrathët që po i kalojmë, i kaloi po ky shkrimtar.- E ç’rëndësi ka kjo? – pyeti djali kurreshtar.- Ja edhe ne po kalojmë rrathë, e rëndësishme për mesin e jetës sonë.- Ludvig Vani shikoi çuditshëm.

(Intermeco)

(“Në mesin e jetës sonë, u nisa në udhëtim dhe u gjenda në mesin e një pylli të dendur dhe të frikshëm. – Kështu e fillonte poemën shkrimtari i madh, që supozonte se i kishte tridhjetë e tre, trenta y tres an~os, por sa vjeç isha unë? Këtë nuk mund kurkush të ma tregonte!)

79.

50

Page 51: BUJAR HOXHA

Duhej të hynin në njërin prej klubeve. E kishte emrin Berlini. Tymi i pafundëm e mbulonte lokalin. Cigare: Alberti e ndezi puron e tij të trashë. Rosenbergut për një çast iu kujtua Venediku. A mund ta krahasonte këtë vend me Venedikun?

(“E pamundur. Por, pas bukurisë duhet ndonjëherë edhe qelbësira të mbretërojë”)

-Svi ças pajdu – tha një kamariere.Të tri shokët dukeshin si të tre musketarët e Alexandre Dumas. Në këtë rast, mendonte Rosenbergu, u mungonin uniformat, shpatat, luftërat strategjike, etj. Pra, atmosfera. Të veshur me jeans, të papispilosur, se burrat e kësaj ane nuk duhej të psipiloseshin se kështu tregohej burrëria e tyre, ata prapseprapë dukeshin shumë më mirë se të tjerët që ishin prezentë në kafene. Erdhën vodkat dhe rakija.-Spasiba – tha Rosenbergu, i çuditur që foli në gjuhën e kamarieres.- Ç’gjuhe na foli kjo? – tha papritmas Alberto.- Mu duk si rusisht – iu përgjigj Rosenbergu – Po ç’funskion kryejnë këto fëmëra? – pyeti Rosenbergu.- Duhet ta imagjinosh vetë. Këtu gjuhë zyrtare është rusishtja. – tha Alberti.Që të tre shokët ngelën duke shikuar mesin e atmosferës së ndytë ku po gjendeshin. Ishin të detyruar, me domosdo, të qëndronin aty që të kryenin një mision sekret. Duhej ta prisnin një person që t’ia jepnin të hollat.

(“ Edhe në botë ka pasur misione sekrete, por këto kanë qenë për mbarvajtjen e rregullimit botëror, e këtu?!”)

80.

Pasi që Rita dëshironte që të ktheheshim më shpejtë në të ashtuquajturën Tokë, dhe duke pasë parasysh faktin se edhe unë desha të kthehem, fillova ta ndërroja edhe kursin e shpejtësisë së anijes sime fluturake dhe iu drejtova rrethit të tetë. Ishte e çuditshme se po të doje ta përshpetoje punën mund ta bëje edhe këtë. Isha tepër i koncentruar kur papritmas dëgjova tinguj.

(“Siç duket Rita e kish rigjetur violinën e jetës tokësore edhe në atë të universit. Dhe jo Ravel, po alamet kompositorë po luante. Shumë mundohesha ta kuptoja tingullin, por të nderuar realistë, për shkak të koncentrimit të madh tek kompjuteri.... nuk arrita”).

INTERCHANGE shkruan në kompjuter.... komanda .....SHIFT RIGHT SPEED DIMINISHED duhet ta ngadalësoja.... kujdes vollanin....

51

Page 52: BUJAR HOXHA

Ludvig Vani sikur kotej nëpër gjumë. Unë s’kisha gjumë. Isha i qetë: më në fund, dëgjoja muzikë....

Rrethi i tetë kaloi pa pritur e pa kujtuar arrita në të nëntin, pas të cilit pason aterimi i shumëpritur.

Epilogu ( Toka dhe qielli krahasohen dot?!)

81.

Njerëzit janë ata që kanë shkuar në Universum, Kosmos, Gjithësi, si të doni. Ja edhe unë, bashkë me familjen time, isha atje. Ishte shumë bukur. Të gjitha punët më shkonin mirë. Profesioni.... dashuria.... të githa. Por , sa u ktheva në Tokë,.....

-Ne Grupi Parlamentari Greki......

(“ Burgu i Burelit, Spaçit, kryporja e Vlorës ishin shumë të njohura për ne... Kujtonim se edhe aty është Universi, Ishulli Ynë i Shenjtë.Në një rast njëri që ishte aty nuk e fliste gjuhën e fisit, dhe hëngri dajak; e pastaj nga zori: shqipi, shqipi... gjuh...i bukri”)

Në realitet, Tokë, të nderuar realistë, Rosenbergu me shokët e tij e kryen komplotin dhe shpëtuan. Nuk është për ju me rëndësi për çfarë komploti bëhej fjalë.... Kujt duhej t’i përgjigjeshin?

82.

Pas rrethit të nëntë e pamë orbitën e Tokës, viti 2087. Muaji mars. Zbritëm në Ishullin e Shenjtë........

Për çudi atë ditë policia kish rrahur qytetarët e këtij Ishulli keq pse kërkonin të drejtat e tyre.... Në këtë tollovi akoma kisha shokë të vdekur... dëgjoja muzikë.....dhe përsëri....

-Ne Grupi Parlamentari Greki.....

83.

Ludvig Vani u bë i madh, por shumë i madh. ... Një gjë që vetëm mund të paramendohej dhe të përjetohej... asgjë më shumë..... Ta zbukuronte jetën, me muzikën e tij të rreptë, mendoje se kurdoherë

52

Page 53: BUJAR HOXHA

është i apasionuar, ashtu siç thotë ai në Sonatën e tij për Hënën.... Sa dashuri kishte tek Hëna.....

(“ E pse tek fisi im ka kaq pak dashuri e kaq shumë inat!?”)

Ne Grupi Parlamentari Greki – aqë shpesh më tingëllonte në vesh sa që më pengonte aktivitetet e mia.......

..Isha vetëm atë ditë në shtëpinë time kur po dëgjoja muzikë... Në një moment kujtoja se nuk dëgjoj më... U shurdhova.... Nuk dëgjoja më, nuk shihja asgjë përreth, por vetëm muzikë.... Mendime të ndryshme më vinin .... Appasionato alla Luna.... I apasionuar te Hëna Si – Hana, e ngjashme me Hënën ishte edhe Rita...Revolucioni Françez mu kujtua, Napoleon Bonaparta.... Edhe Joseph Hyden mu kujtua kur e dëgjonte “Heroikën”..... Edhe ai shkroi nëntë sinfoni, edhe Dante kishte nëntë shkallë kryesore rrathë deri në fund të Ferrit, edhe unë udhëtova nëpër nëntë rrathë koncentrik. Numri nëntë është i shenjtë.

(“Veprat e tij kolosale i pat shkruar kur veç më nuk dëgjonte më. Sot e kësaj dite askush nuk mund t’ia kalonte për periudhën e krijimtarisë së tij... Mendonin se ka dhjetë sinfoni, por kjo ishte e para e Brahmsit)....

84.

Pra, atë ditë, kur po dëgjoja muzikën vetë në shtëpi, Sinfoninë e Tretë dhe të Nëntë të tij, e sidomos Sonatën për piano që ia përkushtoi Hënës, të nderuar realistë, mu kujtua ta shkruaj këtë libër; me të vetmin definicion: vetëm imagjinata njerëzore është e aftë të krijojë fiksion, fantazi,... e kursesi imagjinata shtazarake.....

85.

Në realitet, edhe përpos ngjarjeve politike, idiotike, edhe përpos realitetit që më shoqëronte, e githë kjo pra ishte shpikje, ide e imja, se jetoj me ide me shpresa vetë.... vetëm me Ludvig Vanin e madh, Bethovenin.

86.

Ngela unë , dhe familja ime e ngushtë..... Atë natë kur unë dhe Ludvig Vani ishim vetëm.

Natyra Adhuron të të japë të Rrisësh një Trimëreshë Arbrore = NARTA. Ja ky ishte gëzimi im më i madh dhe i shoqes sime, që me të

53

Page 54: BUJAR HOXHA

vërtetë luan Bethovenin, Sibeliusin dhe Brahmsin e madh. Kur i kam këto, kam të drejtë ta imagjinoj realitetin tim personal. Më mjafton muzika, letërsia ,..... DASHURIA, pa politikë......

E Ju, shokë e shoqe, të nderuar realistë, a jeni akoma ish-komunistë, a mund të filloj t’ju quaj zonja dhe zotërinj?! A e keni merituar këtë?!?

F U N D

54

Page 55: BUJAR HOXHA

55