Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e...

16
www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] E premte, 27 korrik 2012 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 30 (8131) USHTRIA Presidenti i Republikës betohet në Kuvendin e Shqipërisë. Ja detajet e ceremonisë Bujar Nishani, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë KOMANDANTI I PËRGJITHSHËM I FORCAVE TË ARMATOSURA: Paqeruajtësit tanë në Afganistan, ata djem dhe vajza na kanë bërë të ndihemi krenarë për emrin tonë si shqiptarë. Duke përfituar nga ky rast solemn, si dhe duke i përshëndetur ata ju garantoj të gjithëve rreth angazhimit tim për të qenë në krah të qeverisë dhe Kuvendit në çdo vendimmarrje të tyren në vijim dhe përmbushje të këtyre kontributeve madhore CAMP ARENA”: KONTINGJENTI 10-Të PAQERUAJTëS I DORëZON FLAMURIN KONTINGJENTIT 11-Të SHQIPTARë Sistemi i Mbrojtjes Raketore në Europë rrit sigurinë TAKIMI GJEOPOLITIKA SIGURIA NË KAMPIONATIN E 6-TË NDËRKOMBËTAR Përfaqësues të kompanisë franceze “Nexter Systems” vizitojnë FT Teoria e Heartland-it: Kush sundon “Zemrën e Tokës” zotëron Ishullin e Botës... Ekipi i atletikës i FA renditet në vendin e dytë në Kroaci FA po përmbushin me profesionalizëm e përkushtim misionin në shërbim të paqes, lirisë në Afganistan faqe 12 faqe 12 faqet 14 faqe 15 Kthehet në Atdhe kontingjenti Paqeruajtës “EAGLE 4, një ditë më parë u kthye kontingjenti 10 faqe 8-9 faqe 2-3 FA të angazhuara në operacionin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve NGA MINISTI I MBROJTJES ARBEN IMAMI VLERESIMI Dekorohet atasheun hungarez në Tiranë, nënkolonel Jozsef Urban Presidenti i Francës dekoron kundëradmiral Kristaq Gerveni Me medaljen e “Meritës së Nderit” në emër të Presidentit të Republikës së Francës Zhvillohet takimi mbi Raportin final të Konferencës së 5-të të Integrimit FLET GJENERALBRIGADE ABAZ LLESHI, KOMANDANTI I BrMR GJUNKSHI PRET ATASHETË E AUSTRISË DHE NORVEGJISË faqe 4-5 faqe 5 faqe 5 faqe 6 “Eagle 4”, ceremonia e dorëz- imit të misionit; Komandan- ti i Forcave Speciale Kolonel Dritan Demiraj vizitë pune në Afganistan; takimi me komandantin e trupave të Aleancës, gjeneralin Alen faqe 7-11 Ministri i Mbrojtjes Arben Imami uron Presidentin e Republikës, Bujar Nishani faqe 3 Në këtë emergjence gjithsej deri në mes javë janë anga- zhuar 236 forca, 6 mjete tip “iveco” ,2 mjete Land- Rover, 2 mjete zjarrfikëse, të cilët janë duke u përballur me terrene mjaſt të vështira. Ndihma konkrete është dhënë në qarqet Tiranë, Shkodër, Dibër, Berat NGA BUJAR NISHANI Kjo ishte një dhuratë e ekipit të atletikës së FARSH, në 100 vjetorin e Forcave të Armatosura të RSH Shkëlqesia Juaj, President i Republikës, z. Bujar Nishani, Më lejoni t’Ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në funksionin e lartë të Presidentit të Republikës dhe t’Ju uroj suksese në kryerjen e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë shtetërore. Më lejoni t’Ju siguroj se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura shohin përpara për një bashkëpunim intensiv për të avancuar më tej reformat dhe trans- formimin e Forcës sonë të Armatosur. Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë e vendimmarrjes Suaj.

Transcript of Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e...

Page 1: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 2012 1

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

E premte, 27 korrik 2012

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 30 (8131)

ushtria

Presidenti i Republikës betohet në Kuvendin e Shqipërisë. Ja detajet e ceremonisë

Bujar Nishani, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të armatosura: Paqeruajtësit tanë në afganistan, ata djem dhe vajza na kanë bërë të ndihemi krenarë për emrin tonë si shqiptarë. Duke përfituar nga ky rast solemn, si dhe duke i përshëndetur ata ju garantoj të gjithëve rreth angazhimit tim për të qenë në krah të qeverisë dhe

Kuvendit në çdo vendimmarrje të tyren në vijim dhe përmbushje të këtyre kontributeve madhore

Camp arENa”: KoNtiNgjENti 10-të paqEruajtës i dorëzoN flamuriN KoNtiNgjENtit 11-të shqiptarë

sistemi i Mbrojtjes raketore në Europë rrit sigurinë

takimi

gjeopolitika

siguria

Në kampioNatiN e 6-të Ndërkombëtar Përfaqësues të kompanisë franceze

“Nexter systems” vizitojnë Ft

teoria e heartland-it: Kush sundon “Zemrën e tokës” zotëron ishullin e Botës...

Ekipi i atletikës i Fa renditet në vendin e dytë në Kroaci

Fa po përmbushin me profesionalizëme përkushtim misionin në shërbim të paqes, lirisë në afganistan

faqe 12

faqe 12

faqet 14

faqe 15

Kthehet në Atdhe kontingjenti Paqeruajtës “EAGLE 4, një ditë më parë u kthye kontingjenti 10

faqe 8-9

faqe 2-3

FA të angazhuara në operacionin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve

Nga miNisti i mbrojtjes arbeN imami

vleresimi

Dekorohet atasheun hungarez në tiranë, nënkolonel Jozsef urban

Presidenti i Francës dekoron kundëradmiral Kristaq Gerveni

Me medaljen e “Meritës së Nderit” në emër të Presidentit të Republikës së Francës

Zhvillohet takimi mbi Raportin final të Konferencës së 5-të të Integrimit

Flet gjeneralBrigade aBaz lleshi, koMandanti i BrMr

gjunkshi pret atashetë e austrisë dhe norvegjisë

faqe 4-5

faqe 5

faqe 5

faqe 6

“Eagle 4”, ceremonia e dorëz-imit të misionit; Komandan-ti i Forcave Speciale Kolonel dritan demiraj vizitë pune në afganistan; takimi me komandantin e trupave të Aleancës, gjeneralin Alen

faqe 7-11

Ministri i Mbrojtjes arben imami uron Presidentin e republikës, Bujar Nishani

faqe 3

Në këtë emergjence gjithsej deri në mes javë janë anga-zhuar 236 forca, 6 mjete tip “iveco” ,2 mjete Land- Rover, 2 mjete zjarrfikëse, të cilët janë duke u përballur me terrene mjaft të vështira. Ndihma konkrete është dhënë në qarqet tiranë, shkodër, dibër, Berat

Nga bujar NishaNi

Kjo ishte një dhuratë e ekipit të atletikës së FARSH, në 100 vjetorin e Forcave të Armatosura të RSH

Shkëlqesia Juaj, President i Republikës, z. Bujar Nishani, Më lejoni t’Ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në funksionin e lartë të Presidentit të Republikës dhe t’Ju uroj suksese në kryerjen e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë shtetërore. Më lejoni t’Ju siguroj se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura shohin përpara për një bashkëpunim intensiv për të avancuar më tej reformat dhe trans-formimin e Forcës sonë të Armatosur. Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë e vendimmarrjes Suaj.

Page 2: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 20122

kontributeve madhore. Misioni ynë është i njëjtë dhe i pandryshueshëm: Ta bëjmë vendin tonë më të lirë, më demokratik, më të zhvilluar dhe gjithnjë e me shumë të dashur për të jetuar. Ta bëjmë jetën e qytetarëve tanë gjithnjë e më të qetë, më të sigurt, më njerëzore dhe besimplote, duke shtuar përditë e më shumë garancitë për një jetë dinjitoze dhe paqe sociale”. Në nderim të ceremonisë së betimit të Presidentit Bujar Nishani, në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë ishin vendosur të gjitha elementët solemne, si ushtarët- roje nderi, në sfond, moni-tori me Flamurin Kombëtar, si dhe logoja ”100 Vjet Pavarësi”. Ceremonia e betimit të Presidentit u krye nën Himnin Kombëtar. Në ceremoninë e betimit të Presidentit në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ishin të ftuar përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, personalitete të jetës politike, shoqërore, kulturore dhe fetare të vendit. “Sot, Forcat tona të Ar-matosura si pjesë e Aleancës më të suk-sesshme politike-ushtarake të NATO-s,

Bujar Nishani, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

24 korriku i vitit 2012-të do të fiksohet në historinë politike të Shqipërisë si data e rotacionit të 6-të Presidencial. Për 5

vitet e ardhshme, Bujar Nishani do jetë Presidenti i Republikës së Shq-ipërisë, njëkohësisht dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. I zgjedhur më 11 qershor në detyrën e kreut të shtetit, Nishani bëri të martën në Kuvendin e Shqipërisë, betimin duke marrë duartrokitjet e të gjithë spektrit politik, krerëve të institucio-neve kushtetuese, trupit diplomatik dhe të ftuarve të tjerë në seancën e posaçme parlamentare: “Betohem. Zoti më ndihmoftë”. Në hapje të ceremonisë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ftoi Presidentin e Republikës të kryente betimin para Parlamentit të Shqipërisë, sipas Kushtetutës. “Në mbështetje të neneve 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës pika 2, si dhe të nenit 109 të Rregul-lores të Kuvendit. Me vendimin e Kuvendit nr.23 datë 11.6.2012, zoti Bujar Nishani është zgjedhur President i Republikës së Shqipërisë. Bazuar në nenin 88, pika 3 e Kushtetutës parashi-kohet që: “Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin përpara Parlamentit”. I nderuar zoti President unë do të lexoj formulën e betimit dhe pas leximit të formulës së betimit, Ju do të thoni: “Betohem”! “Betohem, se do ti bin-dem Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Do të respektoj të drejtën dhe liritë e shtetasve. Do të mbroj Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do ti shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar”. Presi-denti bëri betimin, me aktin simbolik të vendosjes së dorës mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në emër të deputetëve i shprehu Presidentit Bujar Nishani, suksese në detyrën e tij, si Kryetar i Shtetit. Në fjalimin para Parlamentit, Presidenti Bujar Nishani tha se, këtë detyrë të nderuar po e merr në Jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar. “Sot u betova para Kuvendit të Shqipërisë. U betova mbi Kushtetutë për të respektuar ligjet, për të mbrojtur lirinë dhe interesat e qytetarëve dhe vendit tim.

Detyra jonë është të shohim e të dëgjojmë çdo ditë, e të kuptojmë atë çfarë duan qytetarët tanë, të gëzojnë në vendin e tyre: në vendin ku po rrisim fëmijët tanë dhe të cilin, duam t’ua lëmë trashëgim nipërve dhe mbesave. Të gjithë jemi të bindur se, do të dëgjojmë nga çdo bashkëqytetar të njëjtat kërkesa për paqe, mirësi, mirëqenie ekonomike, për ligj dhe rend, për drejtësi sociale, për liri dhe zhvillim. Presidenti Bujar Nis-

hani tha se: -”Shqipëria ka mjaft sfida, të cilat duhet të përballen dhe duhen zgjid-hur. Presidenti i Republikës, u shpreh se, “në përmbushje të detyrave kushtetuese, një angazhim të rëndësishëm do të ketë, për të realizuar reformën në fushën e drejtësisë”. Më tej në fjalën drejtuar Parlamentit, Presidenti Bujar Nishani ndër të tjera tha: “Në cilësinë e Presi-dentit të Republikës, shfrytëzoj këtë çast për të theksuar nevojën e konsolidimit të një klime të qëndrueshme politike si dhe të vazhdimësisë së dialogut politik mes palëve dhe vullnetit të përbashkët për të ecur përpara me reformat e tjera të rëndësishme. Kam besimin e madh se, me rastin e 100-Vjetorit të shpalljes se Pavarësisë, Shqipëria do të marrë me meritën e duhur, Statusin e vendit Kandidat. Duke përfituar nga ky rast solemn, si dhe duke i përshëndetur ata, ju garantoj të gjithëve rreth angazhimit tim për të qenë në krah të qeverisë dhe të Kuvendit në çdo vendimmarrje të tyre, në vijim dhe përmbushje të këtyre

po përmbushin me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë misionin e tyre në shërbim të paqes, lirisë dhe demokracisë në Afganistan. Ata djem dhe vajza na kanë bërë të ndihemi krenarë për emrin tonë si shqiptarë. Duke përfituar nga ky rast solemn, si dhe duke i përshëndetur ata ju garantoj të gjithëve rreth anga-zhimit tim për të qenë në krah të qeverisë dhe Kuvendit në çdo vendimmarrje të tyren në vijim dhe përmbushje të këtyre kontributeve madhore” – tha Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjith-shëm i Forcave të Armatosura.

Kryetari më i ri i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, është një ish-ushtarak dhe politikan karriere. 46-vjeçari, që u zgjodh me datë 11 qershor nga Kuvendi i Shqipërisë dhe mori detyrën më 24 korrik, ka edhe një përvojë të rëndësishme akademike, përkatësisht në mësimdhënien ku janë formuar kadetët e Forcave të Armatosura të Republikës. Karriera e zotit Nishani nis me shkeljen e pragut të Akademisë “Skëndërbej”, veshjen e uniformës së gjelbër dhe hyrjen në fushës e eksper-tizës së marrëdhënieve me jashtë.

Padyshim zgjedhja e Bujar Nis-hanit si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura vlerëson uniformën dhe karrierën ushtarake si një drejtpeshim të një elite aktive në shoqërinë shqiptare. Mund të thuhet pa ndroje se ushtarakët shqiptarë sot janë spiranca atlantike e kombit. Urime dhe suksese zoti President!

Ceremonia e marrjes së detyrës në selinë e PresidencësMe përfundimin e betimit dhe

fjalimit të Presidentit Bujar Nishani

Presidenti i Republikës betohet ne Kuvendin e Shqipërisë. Ja detajet e ceremonisë

në Kuvend, ceremonia është zhven-dosur në Presidencë, për dorëzimin e detyrës së Presidentit nga paraard-hësi. Pas zhvillimit të një takimi të shkurtër me Presidentin në largim, Nishani dhe Topi u shfaqën përballë të pranishmëve, në krye të shkallëve të presidencës të shoqëruar nga kreu i Protokollit të Shtetit. Ceremonia ka vazhduar me ekzekutimin e Himnit Kombëtar nga Banda e Ushtrisë, duke u pasuar nga të shtëna e topit dhe më pas truproja e Nderit ka parakaluar para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Kryetari i Gjykatës Kush-tetuese, Bashkim Dedja, i ka dorë-zuar Presidentit Nishani, në mënyrë simbolike Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, kanë marrë pjesë përfaqësues të qeverisë, të parlamentit, ish-deputetë, kryetarë të partive politike, përfaqësues të Trupit Diplomatik si dhe përfaqë-sues nga fusha të ndryshme. Më herët, para ligjvënësve të Kuvendit të Shqipërisë, Presidenti Nishani u betua mbi Kushtetutë “për zbatimin e ligjit, mbrojtjen e lirive dhe inte-resave të qytetarëve, mbështetjen e reformave në funksion të integrimit evropian”. Optimizmi i Presiden-tit dukej në dy fjalimet e tij para ligjvënësve të Kuvendit të Shq-ipërisë dhe në ceremoninë e marrjes së detyrës në selinë e Presidencës. Ajo që binte në sy në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të selisë së Presidencës, ishte organizimi i ceremonisë, ku mbizotëronte fryma festive, një detaj i mirëmenduar ky nga protokolli i shtetit.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura: Paqeruajtësit tanë në Afganistan, ata djem dhe vajza na kanë bërë të ndihemi krenarë për emrin tonë si shqiptarë. Duke përfituar nga ky rast solemn, si dhe duke i përshëndetur ata ju garantoj të gjithëve rreth angazhimit tim për të qenë në krah të qeverisë dhe

Kuvendit në çdo vendimmarrje të tyren në vijim dhe përmbushje të këtyre kontributeve madhore

600 të pranishmit në ceremoni, trokitje gotash me Presidentin

Pas ceremonisë së inaugurimit, presidenti i Republikës Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë dhe fëmijët zunë vendet e tyre në shkallët e Presidencës. Presidenti i Republikës, djathtas Zonja e Parë, majtas vajza dhe në krah të Zonjës së Parë djali, duke pasur kështu mundësi për foto. Pas përfundimit të fotove, Presidenti i Republikës dhe Familja e Tij, lëvizën drejt sallës ku u mbajt pritja me rastin e marrjes së detyrës. Të ftuarit u priten në hyrjen e Sallës “Skënderbeu” të Presidencës nga Protokolli i Shtetit, ku përshëndetën dhe uruan Presidentin e Republikës.

miNa hysa

Page 3: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 2012 3

Z.Bujar Nishani është i martuar me Znj. Odeta Nishani dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani

ARSIMIMI• Bujar Nishani është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988• Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resur-seve të Mbrojtjes” në vitin 1996• Në vitin 2004 diplomohet “jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës• Në vitin 2005, merr titullin “master”, në Studimet EuropianeEKSPERIENCA NE PUNE• 1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake Skënderbej;• 1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë;• 1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n;• 1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;• 1997 – Në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;• 2005 – Zgjidhet Deputet ne Kuvendin e Shqipërisë• Mars 2007 – Shtator 2009 Ministër i Brendshëm• Shtator 2009 – Prill 2011 Ministër i Drejtësisë• Prill 2011 e ne vazhdim Ministër i BrendshëmJETA DHE VEPRIMTARIA POLITIKE• Bujar Nishani anëtarësohet në Partinë Demokratike në vitin 1991• Në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën• Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike• Në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj PartieGJUHET E HUAJA• Gjuhet e huaja: Anglisht (rrjedhshëm)

Kush është Bujar Nishani?

E nderuara zonja Kryetare e Ku-vendit! I nderuar zoti Kryemi-nistër! Të nderuara zonja dhe zotërinj ministra! Zonja dhe

zotërinj deputetë! Shkëlqesi ambasa-dorë! Miq dhe të ftuar! Të dashur bash-këqytetarë kudo ku ndodheni!Dëshiroj t’ju shpreh falënderimet dhe nderimin tim së pari për praninë tuaj në këtë cer-emoni të marrjes së detyrës, si dhe për të gjitha vlerësimet dhe besimin që më keni kushtuar! Nga ky podium i nderuar, më lejoni njëherësh të shpreh mirënjohjen e thellë për mesazhet dhe përshëndetjet e dërguara për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë nga ana e Sekretares amerikane të Shtetit, zonjës Klinton; Presidentit të Komisionit Evropian, zotit Barrozo, dhe gjithë homologët e tjerë, të cilët më nderuan me urimet e tyre! Sot u betova para Kuvendit të Shqipërisë. U betova mbi Kushtetutë për të respektuar ligjet, për të mbrojtur lirinë dhe interesat e qytetarëve dhe vendin tim. Këtë detyrë të nderuar po e marr përsipër në viti e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Rruga jonë nuk ka qenë fort e lehtë, përkundrazi ka qenë e mbushur me sakrifica dhe herë-herë edhe me pengesa, por së fundmi ia kemi dalë mbanë dhe jemi në rrugën e duhur. Gjatë 20 vjetëve të fundit përpjekjet e bëra kanë sjellë ditë pas dite e hap pas hapi një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri më të lirë, një Shqipëri më demokratike dhe më të zhvilluar ekonomikisht. Sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Falë angazhimit dinjitoz të shqiptarëve dhe partneritetit të ofruar nga aleatët tanë, liria jonë është e sigurt. Sot shqiptarët lëvizin pa pengesa në hapësirën “Shengen”, ku falë serioz-itetit të provuar të vetë shqiptarëve dhe dashamirësisë së miqve tanë, liritë tona janë reale dhe të prekshme. Shqipëria nga vendi më i izoluar në Evropë, nga vendi ku liritë dhe të drejtat themelore të njeriut nuk ekzistonin, mban sot Presi-dencën e radhës së Këshillit të Europës. Tashmë, vendi ynë është i barabartë mes partnerësh. Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë! Detyra jonë është të shohim e të dëgjojmë çdo ditë dhe të kuptojmë atë çfarë duan qytetarët tanë të gëzojnë në vendin e tyre, në vendin ku po rrisim fëmijët tanë dhe të cilin duam t’ua lëmë trashëgim nipërve dhe mbesave. Të gjithë jemi të bindur se do të dëgjojmë nga çdo bashkëqytetar të njëjtat kërkesa për paqe, mirësi, mirëqenie ekonomike, për ligj dhe rend, për drejtësi sociale, për liri dhe zhvillim. Secili prej nesh ka një mundësi të japë kontributin e vet për t’u garantuar qytetarëve tanë të gjitha këto çdo ditë dhe më shumë. Shqipëria ka mjaft sfida, me të cilat duhet të përballet dhe të cilat duhen zgjidhur. Detyrimi parësor në këtë përballje u përket institucioneve tona. Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrave të tij kushtetuese, ka një angazhim të rëndësishëm për të realizuar reformën në fushën e drejtësisë. Për fat të keq, aktualisht ne konstatojmë një raport të theksuar mosbesimi midis qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë. Rivendosja i këtij besimi do të jetë matësi dhe vlerë-

gjithë sistemit tonë gjyqësor. Institucioni i Presidentit të Republikës do të garantojë që vlera e lartë e dekretit presidencial t’u kushtohet vetëm atyre prokurorëve, të cilët e kanë vërtetuar kurajën, nivelin profesional dhe integritetin e tyre moral. Siç edhe na janë adresuar vazhdimisht miqtë tanë nga Komisioni dhe Parlamenti Europian, si dhe ata nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke na vënë në dukje se sot Shqipëria ndodhet përballë çasteve shumë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Synimi, përpjekjet tona, si dhe krijimi i të gjitha kushteve të nevojshme për të marrë në mënyrë të merituar statusin e vendit kandidat për në BE, janë interesi madhor i qytetarëve tanë; interes i lidhur drejtpërdrejtë me arritjen dhe plotësimin e atyre standardeve që shqiptarët meritojnë të kenë. Dymbëdhjetë përparësitë kryesore, të përcaktuara në opinionin e Komisionit Europian, përbëjnë reformat kyçe që duhet të ndërmerren nga ne dhe dëshiroj të vë në dukje se në këtë drejtim një seri rezultatesh pozitive tashmë janë arritur. Dëshiroj, gjithashtu,

FA po përmbushin me profesionalizëm e përkushtim misionin në shërbim të paqes, lirisë ne Afganistan

zyrtare

suesi më i mirë i funksionimit ligjor të sistemit. Konsolidimi i mëtejshëm i pavarësisë së sistemit të drejtësisë është baza e vetme mbi të cilën mund të ngrihet suksesshëm çdo nismë e ndërmarrë në kontekstin e reformave. Së bashku me bashkësinë e gjyqtarëve dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kam përgjegjësinë dhe konfirmoj angazhimin për përcak-timin dhe konsolidimin e një sistemi të gjithëdiskutuar e të pranuar publikisht mbi nevojën e vlerësimit dhe vendim-marrjes për karrierën, promovimin dhe gjykimin administrativ të gjyqtarëve të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe atyre të Apelit. Ofroj të gjithë vullnetin dhe angazhimin e institucionit të Presidentit të Republikës, në konsultim dhe bash-kërendim kushtetues edhe me Kuvendin e Shqipërisë në përzgjedhjen dhe në emërimin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë dhe atyre të Gjykatës Kushtetuese, duke e konsideruar këtë proces si më jetësorin në konsolidimin e asaj trupe, e cila orienton dhe garanton tërë vep-rimtarin profesionale dhe ligjore të të

të përfitoj nga rasti për të shprehur të gjithë vlerësimin tim për punën e bërë dhe konsensusin e arritur për Reformën Zgjedhore duke mirëpritur vendimmar-rjen e përbashkët maxhorancë- opozitë në procesin e heqjes së imuniteteve si një akt i konfirmimit të politikës ndaj shoqërisë se parimi i barazisë përpara ligjit është i patjetërsueshëm. Në cilësinë e Presidentit të Republikës, shfrytëzoj këtë çast për të theksuar nevojën e konsolidimit të një klime të qëndrueshme politike, si dhe të vazhdimësisë së dialogut politik mes palëve dhe vullnetit të përbashkët për të ecur përpara me reformat e tjera të rëndësishme. Është një fat për vendin tonë që të gjitha forcat politike janë tërë-sisht pro euroatlantike dhe pro integrimit europian. Kam besim të madh se me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria do të marrë statusin me meritën e duhur, statusin e vendit kandidat. Ndihem krenar që jam President i një vendi, i cili ka ofruar kontribute reale për stabilitetin, paqen dhe bashkëpunimin rajonal e më gjerë. Roli i Shqipërisë dhe i shqiptarëve në Ballkan është thelbësor në interes të këtyre vlerave, të cilat garantojnë lirinë, zhvil-limet demokratike, tregun e lirë dhe të hapur, si dhe të zhvilluar ekonomikisht. Sot, Forcat tona të Armatosura si pjesë e Aleancës më të suksesshme politike-ushtarake të NATO-s, po përmbushin me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë misionin e tyre në shërbim të paqes, lirisë dhe demokracisë në Afganistan. Ata

djem dhe vajza na kanë bërë të ndihemi krenarë për emrin tonë si shqiptarë. Duke përfituar nga ky rast solemn, si dhe duke i përshëndetur ata ju garantoj të gjithëve rreth angazhimit tim për të qenë në krah të qeverisë dhe Kuvendit në çdo vendim-marrje të tyren në vijim dhe përmbushje të këtyre kontributeve madhore. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Në këtë ditë solemne, dëshiroj të konfirmoj të gjithë vullnetin dhe gatishmërinë për maxhorancën qeverisëse dhe për opozitën politike. Institucioni i Presidentit të repub-likës, në respekt të vullnetit të qytetarëve dhe në bindje ndaj frymës së Kushtetutës, do t’i ketë të hapura dyert e tij gjatë pesë viteve të ardhshme si për maxhorancën, ashtu edhe për opozitën për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për vlerësimin e qëndrimeve të përbashkëta në interes të vendit dhe kombit. Misioni ynë është i njëjtë dhe i pandryshueshëm: Ta bëjmë vendin tonë më të lirë, më demokratik, më të zhvilluar dhe gjithnjë e më shumë të dashur për të jetuar. Ta bëjmë jetën e qytetarëve tanë gjithnjë e më të qetë, më të sigurt, më njerëzore dhe besimplotë, duke shtuar përditë e më shumë garancitë për një jetë dinjitoze dhe paqe sociale. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët!

Fjala e Presidentit të Republikës, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, z. Bujar Nishani në ceremoninë e betimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga bujar NishaNi

Ministri i Mbrojtjes arben imami uron Presidentin e republikës, Bujar NishaniDy ditë pas marrjes së detyrës, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka

dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës, njëkohësisht Ko-mandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë z.Bujar Nishani. Në këtë telegram zoti Imami thotë: - “Shkëlqesia Juaj, President i Republikës, z. Bujar Nishani. Më lejoni t’Ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen Tuaj në funksionin e lartë të Presidentit të Republikës dhe t’Ju uroj suksese në kryerjen e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë shtetërore. Më lejoni t’Ju siguroj se Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura shohin përpara për një bashkëpunim intensiv për të avancuar më tej reformat dhe transformimin e Forcës sonë të Armatosur. Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë e vendimmarrjes Suaj, sinqerisht, Arben IMAMI”. Ndërkohë më 24 korrik ditën e marrjes së detyrës dhe betimit në kuvend Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami ishte në ceremoni i shoqëruar gjeneralmajor Xhemel Gjunkshi, zëvendësshefat e Shtabit të Përgjithshëm, gjener-albrigrade Sandër Lleshi dhe gjeneralbrigade Zyber Dushku, si dhe komandantët e Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore.

Page 4: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 20124 emergjencat

BrMR, gatishmëri e plotë operacionale për të përbal-luar emergjencat e stinës së verës. Kështu deklaron për

gazetën “Ushtria” komandanti i kësaj brigade gjeneralbrigade Abaz Lleshi. Deri në ditët e fundit janë kryer mbi dhjetë operacione për shuarjen e zjar-reve kanë marrë mbi 100 ushtarakë profesionistë të kësaj brigade dhe mbi 15 mjete. Harta e operacioneve fillon nga Zallheri i Tiranës dhe përfshin zjarrin e madh në Priskë, në Lurë në Lis dhe në shumë vende të tjera të Shqipërisë ku ushtarakët e kësaj brigade ja kanë dalë që të realizojnë me shumë sukses këtë operacion të vështirë. Tani është krijuar një traditë e vyer në këtë drejtim dhe përvoja e ushtarakëve zjarrfikës dhe e mjeteve të tyre zjarrfikëse është shumë efikase. Me dhjetëra letra falënderimi gjen në tavolinën e gjeneralit dhe të drejtuesve të kësaj Brigade nga Kryetarët e Komunave, por dhe nga individë që falë kontributit të Forcave të Arma-tosura janë shpëtuar jetë njerëzish janë shpëtuar pasuri të çmueshme. Ushtarakët e BrMR kanë shpëtuar pasuri kombëtare me vlera shumë të mëdha falë përkushtimit të tyre.

Cilat janë masat që janë marrë për stinën e nxehtë dhe për opera-cionet kundër zjarrit?

Ardhja e stinës së nxehtë (verës) për Brigadën e Mbështetjes Rajonale, ka bërë që vëmendja kryesore për këtë periudhë të përqendrohet në vënien në gatishmëri të plotë të gjithë elementëve që kanë të bëjnë me masat për mbrojtjen nga zjarri.

Masat për parandalimin dhe përballimin e situatave të zjarreve që

mund të ndodhin në zona të ndryshme e sipas shtrirjes gjeografike që mbu-lon BrMR, janë përcaktuar më së miri në udhëzimet, planet e veprimit, që në fillim të vitit, në planëzimin vjetor për vitin 2012. Objektivi kryesor në këtë drejtim, ka qenë rritja e frymës së bashkëpunimit me organet e pushtetit lokal e qendror, si dhe strukturat e policisë si PMNZSH, Policia Pyjore, për krijimin e një terreni të përshtat-shëm për ndërveprueshmëri në kohë reale të strukturave të Brigadës, duke mbajtur në efiçencë pikat e kontaktit me këto organe.

Si është punuar për realizimin e tërë infrastrukturës dhe sistemit të gatishmërisë?

Për realizimin e këtij objek-tivi nga të gjitha repartet vartëse së brigadës, është punuar për: Rishi-kimin, plotësimin dhe përmirësimin e planeve operacionale të përdorimit të forcave dhe mjeteve për operacio-

iNtervistoi: bejdo malo

“Mbi 10 operacione, 15 mjete, dhjetëra zjarrfikës të FA kanë shpëtuar pasuri të mëdha kombëtare”

FA të angazhuara në operacionin për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve

vite ka dhënë rezultatet e veta Nga ana e shtabit të Brigadës, pavarësisht nga puna e bërë, kërkohet që të gjitha strukturat e vartësisë të kenë në gatishmëri të plotë pajisjet dhe mjetet e nevojshme për përballimin e operacioneve për shuarjen e zjar-reve. Ne kemi mjetet dhe personelin e kualifikuar për këtë qëllim. Vënia dhe mbajtja në gatishmëri e sistemit të lajmërimit të personelit, organizimi i grupeve të emergjencës, nisja në detyrë duke mbajtur kontakte të va-zhdueshme, janë elementët kryesorë të kryerjes me sukses të operacionit. Zhvillimi i provave të gatishmërisë herë pas herë, preçizimi i detyrave të MNZ sipas grupeve, ka sjellë elimin-imin e defekteve që mund të kenë dalë në pah. Krahas mjeteve speciale për shuarjen e zjarreve, janë në gatish-mëri dhe mjete të tjera si fadroma, ekskavatorë, mjete vetëshkarkuese etj. Koordinimin e punës me organet e qeverisjes vendore duke përcaktuar deri në detaje pikat e bashkëpunimit, e shikojmë si pikë kyçe që forcat dhe mjetet tona të jenë me efikasitet të

net kundër zjarrit, duke evidentuar në këto plane dhe përvojën e vitit të kaluar. Njohja e detyrave që rrje-dhin nga këto plane si dhe testimi i gatishmërisë së forcave dhe mjeteve për kryerjen e këtyre operacioneve. Zhvillimin e stërvitjeve sipas planeve e programeve të miratuara, duke dhënë përparësi temave që lidhen me përballimin e zjarreve. Përmirësimin e planeve të bashkëpunimit me or-ganet e pushtetit vendor në të gjitha nivelet, me prioritet në rajonet ku janë dislokuar strukturat vartëse të BrMR-së. Krijimin dhe funksionimin e ekipeve të BCU, pranë prefekturave e komunave, në interes të përballimit të situatave të pritshme të zjarreve. Vënien në përdorim të “Tabelave të Pikave të Kontaktit(TPK) me përfaqësuesit e Pushtetit Qendror e Lokal”, si në brigadë ashtu edhe nëpër detashmente.

Ju jeni struktura lider në re-

alizmin e këtyre operacioneve që tregojnë autoritetin e Forcave të Armatosura cilat janë sekretet?

Si struktura e vetme ushtarake, BrMR-ja, tashmë lider në dhënien e ndihmës ndaj komunitetit, për të gjitha rastet e ndihmës, qofshin ato humanitare apo të emergjencës, përfshirë edhe zjarret, zotëron dhe i ka të përcaktuara të gjitha kapacitetet e duhura për zhvillimin e operacio-neve për shuarjen e zjarreve. “ Po vijon puna për kontrollin dhe vënien në gatishmëri të pajisjeve që aktu-alisht janë në dispozicion për këtë lloj operacioni. Në këtë kuadër po shikohet me prioritet gatishmëria e mjeteve zjarrfikëse për të siguruar në çdo kohë lëvizjen dhe përdorimin efektiv të tyre në rast emergjence. Për këtë qëllim është bërë kontrolli i pajisjeve të zjarrfikëseve si; veshjet kundra zjarrit, kundërgazet, mbushja e bombolave me ajër, mbushja e tyre me ujë dhe furnizimi me karburant etj. Shfrytëzimi me kapacitet dhe rendiment të plotë i mjeteve e pasjeve, tregon se e gjithë stërvitja e kryer në

INTERVISTA/Flet gjeneralbrigade Abaz Lleshi, komandant i BrMR:

Ndihma konkrete është dhënë në qarqet Tiranë, Shkodër, Dibër, Berat

Shtabi i Përgjithshëm me gjithë strukturat e Forcave të Armato-

sura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të përballimit të situatave të emergjencave civile, po vazhdojnë të koordinojnë dhe bashkëpunojnë pandërprerë me organet e pushtetit qendror dhe lokal me qëllim paran-dalimin dhe përballimin e çdo situate eventuale nga përhapja e zjarreve në zona të ndryshme të vendit. Nën vëmendjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armato-sura gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, efektive nga strukturat e Forcave të Armatosura po punojnë për shuarjen e disa vatra të madhe zjarresh dhe në

Në këtë emergjence gjithsej deri të mes javë janë angazhuar 236 forca, dhjetëra mjete tip “iveco”, mjete Land- Rover, mjete zjarrfikëse, të cilët janë duke u përballur me terrene mjaft të vështira

terrene shumë të vështira malor konk-retisht: Në Garnizonin e Zall-Herrit, në Poligonin e qitjes janë të anga-zhuar efektiv të batalionit Komando, mjete Land Rover dhe një mjet zjar-rfikës i BrMR. Në Komunën Dajt, në fshatin Qafë Priskë, janë angazhuar të

tjerë efektiv, të Batalionit Komando dhe një mjet “ iveco”, ku arritën të shuajnë zjarrin. Në fshatin Priskë e madhe janë të angazhuar efektiva të tjera dhe një mjet “iveco”,te Batal-ionit Komando. Në Komunën Petrele, fshati Mullet janë të angazhuar të tjera

FA dhe mjete zjarrfikës i Brigadës Logjistike. Në Qarkun Shkodër, Ko-muna Vig Mnelë në fshatin Mnelë, janë të angazhuar një efektiv të FA dhe një mjet “iveco”, të Batalionit Këmbësorisë Malore të Vau Dejës. Në Komunën Kastrat në Malësinë e

Madhe, në malin e Veleqikut, Fushë Zezë, janë të angazhuar një efektiv prej dhjetra vetë dhe një mjet “iveco”, të Batalionit Këmbësorisë Malore të Vau Dejës. Në Qarkun Berat, mali partizani, janë të angazhuar një efek-tiv prej dhjetëra vetë dhe një mjet iveco ,të Batalionit Poshnjë Berat. Në fshatin Pregj-Lurë, Komuna Lurë, janë të angazhuar një efektiv prej dhjetëra vetësh dhe një mjet “iveco” të KMR Burrel. Në këtë emergjence gjithsej janë angazhuar deri në mes-jave mbi 236 forca, dhjetëra mjete tip “iveco”, mjete Land- Rover, zjar-rfikëse, të cilët janë duke u përballur me terrene mjaft të vështira.

Page 5: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 2012 5dekorimi

Ne Ministrinë e Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e deko-rimit të atasheut ushtarak të Republikës së Hungarisë,

nënkolonel Jozsef Urban, i cili përfun-doi me sukses detyrën e tij si atashe ushtarak i akredituar në vendin tonë. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, zëvendësministrat e Mbrojtjes Arian Starova dhe Ekrem Spahiu, ambasadori i Hungarisë i akredituar në Tiranë, z. Janos Huszar, zyrtarë të tjerë të ambasa-dës së Hungarisë, drejtorë drejtorish dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj. Ministri i Mbrojtjes Imami në fjalën e tij ka vlerësuar punën dhe kontributin e dhënë nga nënkolonel Jozsef Urban përgjatë dy viteve të kryerjes së de-tyrës si atashe ushtarak i Republikës së Hungarisë në Tiranë. “Gjatë këtyre dy viteve marrëdhëniet mes dy Forcave tona të Armatosura kanë qenë në zhvil-lim, theksoi ministri Imami, mjafton të kujtojmë ushtarakët tanë që kanë marrë pjesë në një PRT të përbashkët me FA e Hungarisë, po ashtu edhe bashkëpunimet në fusha të tjera si ato të arsimit etj”. Më tej, ministri Imami

Dekorohet atasheu hungarez në Tiranë, nënkolonel Jozsef Urban

Ministri i Mbrojtjes Imami e ka vlerësuar punën dhe kontributin e dhënë nga nënkolonel Jozsef Urban përgjatë dy viteve të kryerjes së detyrës si atashe ushtarak i Republikës së Hungarisë në Tiranë dhe i ka dorëzuar ushtarakut të lartë hungarez, nënkolonel Urban, medaljen “Për shër-bime të Shquara” me motivacionin “Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tij si atashe ushtarak në drejtimin e forcimit të marrëdhënieve

dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Hungarisë”

ka nënvizuar lidhjet dhe miqësinë midis dy vendeve dhe dy ushtrive tona. “Ne jemi dy vende që kemi tradita të lashta miqësie, lufte të përbashkët për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar, lufte për të mbrojtur vlerat e qytetërimit perëndimor në këtë pjesë të Ballkanit. Hungaria është çmuar gjatë gjithë historisë tonë si një nga miqtë e sh-trenjtë dhe të ngushtë të Shqipërisë, por mbas rënies së Murit të Berlinit, pa dyshim që Hungaria u bë një model për tranzicionin nga një regjim ko-

munist drejt regjimit demokratik, mbështetur tek liritë dhe të drejtat e njeriut, tek ekonomia e tregut dhe për këtë arsye marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera”, është shprehur z. Imami. Në përfundim të fjalës së tij ministri Imami theksoi se, ne i japim këtë medalje nënkolonelit Urban si një shenjë dhe simbol i kësaj miqësie midis dy Forcave tona të Armatosura, si shenjë e përpjekjeve dhe rezultateve të përbashkëta në një luftë të përbash-kët në Afganistan dhe në veçanti për

kontributin e tij personal për zhvil-limin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura. Më pas, ministri Imami i ka dorëzuar ushtarakut të lartë hungarez, nënkolonel Urban, medaljen “Për shërbime të Shquara” me motivacionin “Për kontributin e dhënë nëpërmjet punës së tij si atashe ushtarak në drejtimin e forcimit të mar-rëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes midis Repub-likës së Shqipërisë dhe Republikës së Hungarisë”. Nga ana e tij, nënkolonel Jozsef Urban, ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes për vlerësimin që i bën punës së tij si atashe ushtarak në Shqipëri, si dhe është shprehur se “jam shumë krenar që po marr këtë medalje dhe ju premtoj se do ta mbaj si simbol të bashkëpunimit midis dy ministrive”. Nënkolonel Urban ka theksuar se ne do vijojmë të punojmë së bashku në Afganistan. Hungaria është e hapur për të ndihmuar FA të Shqipërisë, sidomos në kurset e gjuhëve të huaja, në trajnimet për Forcat Speciale, për studime në Universitetin Ushtarak të Hungarisë, në trajnime për misione paqeruajtëse dhe marrëdhëniet civilo-ushtarake etj.

plotë në kohën dhe momentin që e kërkon nevoja. Zjarri nuk pret. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Këto ditë ju keni zhvilluar dhe analizën gjashtë mujore të Brigadës. Cilat ishin pikat më të nxehta që keni diskutuar. Ju keni bërë një bilanc të gjithë vitit për shuarjen e zjarreve dhe tërë emergjencave civile?

Nën drejtimin e komandantit të BrMR-së gjeneralbrigade Abaz Lleshi, u zhvillua analiza për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Një vend të rëndësishëm në këtë analizë, iu kushtua edhe zbatimit të masave të MNZ. Sipas Gjeneral Lleshit, i cili e ndjek me shqetësim e kujdes të gjithë procesin e MNZ, - “ Planifikimi dhe marrja e masave në kohë për

mbrojtjen nga zjarri është një ele-ment shumë i rëndësishëm, detyrim ky që rrjedh nga misioni kushtetues që ka BrMR-ja. Në brigadë shikoj një impenjim maksimal të gjitha strukturave që kanë detyrime në këtë drejtim. Edhe nga detashmentet nëpër prefektura po punohet më të njëjtin ritëm pune si në bksh, bxh e brigadë. Aktualisht, strukturat e Brigadës, kanë njerëzit e kualifikuar dhe mjetet e duhura për të mbështetur çdo opera-cion në ndihmë të komunitetit civil. Kjo ngelet primare edhe në kuadër të implementimit të Strukturës së Re të Brigadës ”, - ka theksuar Ko-mandanti i BrMR, Gjeneral Lleshi. Në konkluzionet e analizës, një nga detyrat që vuri Gjenerali, ishte edhe rritja e nivelit të gatishmërisë dhe profesionalizmit të strukturave që merren drejtpërsëdrejti me MNZ,

nëpërmjet stërvitjes së vazhdueshme të efektivave, sipas kërkesave dhe nevojave, duke pasur parasysh edhe mësimet e nxjerra nga vitet e kalu-ara. Efikasiteti i punës së BrMR-së në vijimësi ka qenë i dukshëm në vite në ndihmë të komunitetit civil. Duhen përmendur sidomos anga-zhimet e forcave dhe mjeteve të kësaj brigade gjatë vitit që kaloi në operacionet për shuarjen e rreth 60 vatra zjarresh, operacione të zhvillu-ara në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Burrel, Tiranë, Kukës, Lezhë, Dibër etj. Në këto operacione është bashkëpunuar me institucionin e Prefektëve të këtyre Qarqeve, me përfaqësuesit për Emergjencat Civile, Kryetarët e Komunave, përfaqësuesit e Drejtorive të Shërbimit Pyjor, policisë pyjore e zjarrfikëseve. Bashkëpunimi ka qenë tepër konstruktiv e i frytshëm

gjatë gjithë kohës. Ky bashkëpunim, ky angazhim e përkushtim i efektivave të BrMR-së, ka marrë vlerësime pozitive maksimale nga institucionet e sipër përmendura, ashtu sikundër dhe nga ana tjetër dhe falënderimet e respektin qytetar të të gjithë komunitetit civil. Këtë vit, situata është paraqitur krejt ndryshe nga ajo e vitit të kaluar. Zjarret e rëna në Gjirokastër, Elbasan, Burrel e Tiranë, falë ndërhyrjes së menjëhershme e profesion-ale të strukturave të BrMR, janë izoluar e shuar pa pasur pasoja problematike. Ajo që vlen të theksohet është që, edhe pse priten emërime të tjera në kuadër të implementimit të Strukturës së Re organi-zative, si në brigadë ashtu dhe në repartet vartëse të saj, puna në drejtim të MNZ, vazhdon me ritmet e kërkuara, si në për-gatitjen profesionale të trupave ashtu dhe në vendosjen në efiçencë të plotë të pajisjeve e mjeteve për MNZ.

Presidenti i Francës dekoron Kundëradmiral Kristaq Gerveni

Me medaljen e “Meritës së Nderit”

në emër të Presidentit të Republikës

së FrancësMë datën 19 korrik 2012,

Përfaqësuesi Ushtarak i Francës në NATO, Admiral Xavier Païtard, i dorëzoi kundëradmiral Kristaq Gerveni medaljen e Mer-itës së Nderit të Kombit, firmosur nga gjeneral armate Georgelin në emër të Presidentit të Republikës së Francës. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Knud Barteles si dhe autoritete të tjera ushtarake dhe civile të NATO-s. Medalja u dha me motivacionin: “Për rolin e kundëradmiral Kristaq Gerveni për rritjen e bashkëpunimit Ush-tarak Shqipëri-Francë, në veçanti për Forcat Detare”.

Batalioni i Kërkim - Shpëtimit ka kryer këto operacione:

Tirane - Kodra e diellit, datë 10.02.2012

Në shuarjen e zjarrit mori pjesë një personel prej 20 vetash, I oficer, 1 zjarrfikëse.

Dhe një mjet tip Iveco.

Tirane - Kinostudio date 21.06.20 12

Ne shuarjen e zjarrit morën pjese një personel prej 5 vetash, 1 zjarrfikëse.

Tirane - Porcelan date 23.06.2012

Ne shuarjen e zjarrit morën pjese një ekuipazh prej 5 vetash dhe 1 zjarrfikëse.

Tirane - Zall Herr date 23.07.2012

Ne shuarjen e zjarrit morën pjese një ekuipazh prej 5 vetash dhe 1 zjarrfikëse.

Tirane - Priske date 23.07.2012

Ne shuarjen e zjarrit morën pjese një Ekuipazh prej 5 vetash dhe 1 zjarrfikëse.

KMR-ja Burrel ka kryer këto operacione:

Komuna Lis, mali Balgjaj date 16.07.2012

Në shuarjen e zjarrit morën pjese një ekuipazh prej 30 vetash dhe 2 Iveco.

Komuna Selishte, fshati Vanas date 21.07.2012

Në shuarjen e zjarrit morën pjese një ekuipazh prej 15 vetash dhe I Iveco (efektivi

u angazhua deri ne datën 22.07.12)

Komuna Lure, Dibër datë 21.07.2012

Në shuarjen e zjarrit morën pjesë një ekuipazh prej 15 vetësh dhe 1 Iveko (efektivi

u angazhua deri ne datën 24.07.2012)

jaNar-korrik, efektivi i brmr-së ka kryer këto operacioNe

Page 6: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 20126 zyrtare

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi një takim me Atasheun Ushtarak Austriak, të akredituar

në Shqipëri, gjeneralbrigade Manfred Sulzgruber si dhe atasheun Ushtarak Norvegjez të akredituar në Shqipëri (rezident në Romë) kapiten i rangut I Geir Myrseth. Takimi me Atasheun Ushtarak Austriak, të akredituar në Shqipëri, gjen-eralbrigade Manfred Sulzgruber u realizua me kërkesën e atasheut ushtarak austriak në kuadër të përfundimit të detyrës së tij dhe zëvendësimit me atasheun e ri i cili pritet të vijë në Tiranë për të bërë prezantimin në fund të muajit Shtator. Gjatë takimit gjeneralmajor Gjunkshi, pasi i uroi mirëseardhjen Atasheut Ushtarak Austriak dhe e falenderoi atë për kontributin e dhënë për forcimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve në fushën e mbrojtjes, bëri një vlerësim të këtyre marrëdhënieve dhe të perspektivës së zhvillimit të tyre në të ardhmen. Ai vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e trajnimit të përgatitjes malore, përgatitjes EOD, bashkëpunimit civil-ushtarak, përgatitjes së njësive të këm-bësorisë malore, etj, theksoi mundësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi edhe në arsimimin e oficerëve të rinj shqiptar.

Më tej shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, e njohu Atasheun Ushtarak Austriak me zhvillimet më të fundit në Forcat tona të Armatosura duke vënë theksin në procesin e përgatitjes së Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, përgatitjes së dokumenteve kryesorë strategjike, kontributeve të Shqipërisë në misionet e NATO-s e BE-se, demilitarizimin (përfundimin e procesit të asgjësimit të municioneve në poligone të hapura), modernizimin e Forcave të Armatosura duke u ndalur në modernizimin e Forcave Detare dhe Forcave Ajrore etj. Nga ana e tij gjen-

eral Sulzgruber, falënderoi për pritjen dhe vlerësoi arritjet e deritanishme në bashkëpunimin dypalësh, duke theksuar se ekzistojnë mundësitë për zgjerimin e tij në të ardhmen duke përfshire fusha të tjera me interes të përbashkët. Për këtë ai theksoi si të rëndësishme organizimin e bisedimeve dypalëshe të cilat do të vendosnin piketat e bashkëpunimit për vitin e ardhshëm. Në fund të takimit gjeneral Gjunkshi shprehu dëshirën për të ftuar për një vizitë në Tiranë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Austrisë. Ndërkohë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH zhvilloi një takim me Atasheun

Në sallën e Shtabit të Përgjith-shëm, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi,

zhvilloi një takim për analizimin e çështjeve të Raportit Final të ACT për Konferencën e 5-të Integrimit, për Draft Planin e Integrimit 2012-2014, si dhe për përmbushjen e detyrimeve që përcakton Urdhri i Ministrit të Mbrojtjes për ngritjen e grupeve të punës për analizimin e pak-etës së re të kapaciteteve. Në këtë takim morën pjesë Zëvendës Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA, përkatësisht gjener-albrigade Sandër Lleshi, gjeneralbrigade Zyber Dushku, Komandantët e Forcave dhe Brigadave, Drejtorët e Drejtorive në MM/SHP. Në fillim të fjalës së tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, u shpreh: “Takimi zhvillohet me qëllim analizimin e çështjeve dhe detyrimeve që përcaktojnë: Për ngritjen e grupeve të punës për ana-lizimin e Paketës së re të Kapaciteteve, Raporti Final i ACT për Konferencën e 5-të dhe Draft Plani i Integrimit 2012-2014”. Më tej gjeneral Gjunkshi vlerësoj punën e bërë nga personeli i Forcave të Armatosura, për organizimin dhe zhvil-limin më sukses të Konferencës së 5-të të Integrimit. Përmbyllja me sukses e kësaj Konference shënoi edhe fillimin e një

Zhvillohet takimi mbi Raportin final të Konferencës së 5-të të Integrimit

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, priti në takimAtashetë Ushtarak të Austrisë dhe NorvegjisëShefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH falënderoi e falenderoi atasheun austriak Gjeneralbrigade Manfred Sulzgruber

si dhe atasheun norvegjez kapiten i rangut I Geir Myrseth për kontributin e dhënë për forcimin e bashkëpunimit midis të dy vendeve në fushën e mbrojtjes, bëri një vlerësim të këtyre marrëdhënieve dhe të perspektivës së zhvillimit të tyre në të ardhmen

periudhe intensive për ne që parashikojmë të zgjasë dy vjet dhe që të mund të përfun-dojmë procesin e integrimit brenda vitit 2014. Më pas Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunk-shi, u referua masave dhe detyrave të realizuara për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara nga urdhri i Ministrit për ngritjen e grupeve të punës për analizimin e Paketës së re të Objektivave, përgatitjen e rekomandimeve për konsultimet e për-bashkëta me NATO-n dhe Implementimin e Paketës së re të Objektivave”. Në këtë kontekst Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, kërkoj nga pjesëmarrësit ne mbledhje të përshpejtohet puna për realizimin e afat-eve dhe detyrave të përcaktuara në këtë

urdhër, në mënyrë të veçantë theksi u vu në punën e anëtarëve të grupit drejtues për njohjen, studimin dhe zbërthimin e pak-etës së re të kapaciteteve. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi bëri një ekspoze të Raportit Final të Konferencës së 5-të të Integrimit, raport që tashmë është objekt i punës së Komandave të Forcave dhe drejtorive në MM/SHP. Pikërisht rekomandimet e ACT në këtë raport dhe propozimet dhe sugje-rimet, përben bazën e punës për hartimin e Draft Planit të Integrimit për periudhën 2012-2014. Draft Plan i Integrimit është në fazën e përmbylljes dhe shndërrimit të tij në një Plan real Integrimi. Nëpërmjet përmbushjes së këtij Plani Integrimi ne synojmë të finalizojmë procesin e

Ushtarak Norvegjez të akredituar në Shqipëri (rezident në Romë) Kapiten i Rangut I-re Geir Myrseth. Takimi me kapiten Myrseth u realizua në kuadër të përfundimit të misionit të tij dhe kthimit në Norvegji. Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Norvegjisë në të gjitha fushat duke theksuar rritjen dhe intensifikimin e bash-këpunimit në fushën e mbrojtjes. Gjeneral Gjunkshi falënderoi Atasheun Ushtarak Norvegjez për ndihmën që Norvegjia i ka dhënë Forcave tona të Armatosura si dhe vlerësoi mundësitë e mëdha që janë hapur për bashkëpunimin e mëtejshëm pas futjes

shshP të Fa i uron shërim të shpejt nëntetar

Erlin BociShefi i Shtabit të Përgjithshëm

gjeneral Gjunkshi zhvilloi një bisedë telefonike me komandantin e Misionit në Herat Afganistan n/kolonel Lavdrim Oshafi, ku e njohu me gjendjen e nëntetar Boci. Nënkolonel Oshafi bën me dije se, nëntetar Erlin Boci efektiv i Togës së Tretë të Kontingjentit të 11-të në Herat Afganistan, është operuar nga apendiciti në spitalin Spanjoll në Bazën Ushtarake në Herat të Af-ganistanit. Gjeneral Gjunkshi uroi shërim të shpejte për nëntetar Boci dhe e siguroi Komandantin e Kon-tingjentit te 11-te për mbështetjen e Tij dhe të Shtabit te Përgjithshëm për çdo nevoje lidhur me gjendjen shëndetësore dhe sigurimin e kush-teve për realizimin me sukses te misionit. Ai shprehu bindjen e tij se ashtu si deri tani edhe në të ardh-men ushtaraket tanë do të realizojnë me sukses detyrat në këtë mision te vështirë por shume të rëndësishëm. Aktualisht gjendja shëndetësore e nëntetar Boci është shumë e mirë. Ai ka dalë nga spitali dhe ndodhet në bazën ushtarake.

e Shqipërisë në NATO. Ai e njohu Kapiten Myrseth me zhvillimet kryesore në Forcat tona të Armatosura dhe me kontributin që ato japin në kuadër të operacioneve të Aleancës. Ai theksoi synimin tonë për të kaluar nga kontributet sasiore në ato cilësore në Afganistan nëpërmjet rritjes së prezencës më trupa special dhe OMLT dhe uljes së numrit të trupave të tjera që kryejnë detyra ruajtje. Gjeneral Gjunkshi u ndal gjithashtu në punën që po bëhet në drejtim të përm-bushjes së detyrimeve për integrimin e plotë të FARSH në strukturat e NATO-s duke u ndalur në realizimin me sukses të Konferencës së pestë të Integrimit. Mundësia e bashkëpunimit me Forcat Speciale të të dy vendeve ishte një tjetër temë bisedimi gjatë takimit. Nga ana e tij Atasheu Ushtarak Norvegjez falënderoi për pritjen dhe vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes dhe me mundësi të mëdha në të ardhmen. Ai u fokusua në punën e bërë dhe masat e marra për realizimin me sukses të stërvitjes “Adriatic Livex 2012”, e cila do të zhvillohet në Durrës në muajin Shtator. Ai vuri në dukje se për këtë stërvitje ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer më Forcën Detare si dhe me QNOD. Gjatë takimit u fol gjithashtu edhe për vizitën e mundshme të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm në Norvegji.

integrimit të plotë të FA në NATO brenda viti 2012. Në vazhdim diskuti-meve kolonel Jeronim Bazo, Drejtor i J-5 në Shtabin e Përgjithshëm, u bëri të qarte pjesëmarrësve idenë e hartimit të Draft Planit të Integrimit. Ky draft Plan përbëhet nga tre blloqe kryesore: Dokumentet Strategjike, Paketa e re e Kapaciteteve dhe Fushat Mbështetëse te Integrimit. Në fund të takimit shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi vuri detyra konkrete me afate të përcaktuara që synojnë, finalizimin e Draft Planit të Integrimit, përshpejtimin e punës së grupeve të punës për Kapacitetet e Reja të Forcës, dhe në këtë mënyrë zhvillimin e procesit te integrimit.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi bëri një ekspoze të Raportit Final të Konferencës së 5-të të Integ-rimit, raport që tashmë është objekt i punës së Komandave të Forcave dhe drejtorive në MM/SHP. Rekomandimet e ACT në këtë raport dhe propozimet dhe sugjerimet, përben bazën e punës për hartimin e Draft Planit të Integrimit për periudhën 2012-2014. Draft Plan i

Integrimit është në fazën e përmbylljes dhe shndërrimit të tij në një Plan real Integrimi

Page 7: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 2012 77paqeruajtësit

Mesditën e së dielës, në pjesën ushtarake të Aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas u zhvillua ceremonia e pritjes

së Kontingjentit Paqeruajtës “Eagle 4”, i cili u kthye në atdhe pasi kreu me sukses misionin paqeruajtës në Kandahar të Af-ganistanit. Në ceremoninë e pritjes të zhvil-luar në Aeroportin e Rinasit, (pjesa ush-tarake) mori pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi Koman-danti i Forcës Tokësore Gjeneral Brigade Viktor Berdo, Zv/Komandanti i Forcës Tokësore, Kolonel Sokrat Prifti, Zv/Drej-toresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Zj. Anila Hoxha, Shefi i Zyrës së Bash-këpunimit Ushtarak Shqipëri- Amerike Major Kristophor Mitchell, Zv/Drejtori i Policisë së Shtetit Z. Dashamir Maçi, Drejtorë Drejtorishë në Shtabin e Përgjith-shëm, përfaqësues nga shtabi i Forcës Tokësore, përfaqësues nga Batalioni i Forcave Speciale, familjarë të paqerua-jtësve, miq dhe të ftuar të tjerë të cilët kishin ardhur për ti uruar mirëseardhjen misionarëve të paqes. Gjatë periudhës Ja-nar 2012 deri në Korrik 2012, kontingjen-ti “Eagle-4”, veproi në përbërje të Ko-mandës së Brigadës 525 të Zbulimit të ushtrisë amerikane, me vend dislokim në kandahar Afganistan, ku trupat shqiptare dhe ato amerikane bashkëpunuan dhe kryen detyra të rëndësishme si: pengimi i hyrjes së elementeve kriminal në qytetin e Kandaharit, zhvillimi i operacioneve te inteligjencës, survejim, rigonicion, zbulim, mbrojtjen dhe rritjen e sigurisë, planëzimin përgatitjen dhe ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta me forcat e sigurisë afgane etj. Komandanti i Forcës Tokësore, Gjen-eral Berdo në fjalën e tij të mirëseardhjes i uroj, për kryerjen me sukses të misionit në Kandahar, Afganistan. “Ju, ktheheni në vendin tuaj, me vlerësimet më të mira, të bëra nga drejtuesit më të lartë të komandës Amerikane, duke treguar në këtë mënyrë se Forcat e Armatosura Shqiptare, janë në gjendje të kryejnë me vendosmëri Opera-cione të Përbashkëta Paqeruajtëse. Përveç krenarisë, përgjegjësisë, dhe përkushtimit për detyrën, tashmë ju keni më shumë përvojë e profesionalizëm, jeni më të konsoliduar, më të inkurajuar, më të mbështetur e motivuar” - theksoi Gjeneral

Berdo. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në fjalën e tij përshën-detëse në ceremoninë e mirëseardhjes së Kontingjentit “Eagle-4”, u shpreh “Është nder dhe privilegj për mua, që si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura të FA-së, të pres dhe përshëndes kthimin në Atdhe të kontingjentit heroik “Eagle-4”, të takoj nga afër ushtarakët si ju, që përfaqësuat denjësisht Forcat tona të Armatosura dhe shtetin shqiptar në një mision kaq të vështirë, si ai që ju kryet në Afganistan. E kam konsideruar gjithmonë detyrë por edhe si privilegj të marr pjesë në të gjitha ceremonitë e përcjelljes dhe kthimit të kontingjenteve të Forcave tona të Armatosura që marrin pjesë në opera-cionet ndërkombëtare të paqes, pasi ato e meritojnë plotësisht një respekt dhe nderim të tillë. Ju kam takuar dhe ju kam uruar fillimin e stërvitjes më 15 gusht 2011, ju përgëzova kur përfunduat me sukses për-gatitjen, ju shtrëngova duart kur u përcol-lëm për në mision, ju pashë nga afër në fushën e operacionit në bazën operacio-nale të përparuar në Spin Buldok në Dis-triktin e Kandaharit, ku isha pranë jush në prill bashkë me Kryeministrin e Shqipërisë Z. Sali Berisha, dhe sot po ju përshëndes për kthimin plot dinjitet, pas përmbushjes me sukses të plotë të misionit në atdhe. Me gjithë largësinë, kam ndjekur ne vazh-dimësi dhe interesim të përditshëm, gjithë punën e përkushtimin tuaj për të kryer me sukses detyrat, për të përballuar vështirësitë

Misionarët e paqes, kthehet në Atdhe kontingjenti “EAGLE 4”

të na besohen nga shteti në përmbushjen me sukses të misionit tonë kushtetues, dhe realizimin e të gjithë objektivave dhe detyrave në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit dhe krijimit të Forcave të Armatosura. Në përfundim të fjalës së tij Gjeneralmajor Gjunkshi u shkreh” Lavdi të përjetshme dëshmorit të Atdheut Kapiten Feti Vogli. Edhe njëherë, mirëserdhët faqebardhë në at-dhe dhe suksese të mëtejshme në detyrat e familjet tuaja”. Trupat paqeruajtëse të kontingjenti “Eagle 4” dhe të pranishmit e tjerë i përshëndeti edhe zëvendësdrej-tori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Dashamir Maçi, i cili veçanërisht u ndal tek kontributi i 5 efektivave të Policisë së Shtetit që morën pjesë në kontingjentin ‘OMLT 2’ të ekipit trajnues të policisë afgane. Kontingjenti paqeruajtës “Eagle 4” përbehet nga 45 oficerë, nënofi-cerë dhe ushtarë profesionistë efektivë të Batalionit të Forcave Speciale dhe është drejtuar nga nënkolonel Behar Mara. Ky kontingjent ka kryer misionin që nga muaji janar i këtij viti në zonën e Kandaharit duke kryer detyra të mirëfillta luftimi si operacione të inteligjencës, operacione survejimi, rikor-nicioni, zbulimi, operacione për mbrojtjen dhe rritjen e sigurisë, si dhe operacione të përbashkëta me forcat e sigurisë afgane. Në përbërje të këtij Kontingjenti ishte edhe Dëshmori i Atdheut, Kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës më 20 shkurt të këtij viti duke kryer misionin në një zonë të Kandaharit në Afganistan.

dhe rreziqet që paraqisnin misionet tuaja, në një nga rajonet më të nxehta dhe më të rrezikshme të botës.” Më tej Gjeneral Gjunkshi shtoj, Ju vepruat, zhvilluat dhe përmbushet me sukses operacione përkrah aleatëve tanë amerikanë dhe vendeve të tjera të NATO-s, duke dëshmuar profe-sionalizëm, disiplinë, kurajo dhe besim, duke i shtuar vlera të reja e të çmueshme kontributit të Forcave tona të Armatosura në kryerjen me sukses të operacioneve në shërbim të paqes dhe të sigurisë në botë. Në këtë mision, ne humbëm jetën e Kapiten Feti Voglit, morëm plagët e Nentetar Aleksandër Pecit, provuam me dhimbje të paprovuar më parë, por treguam se dimë të reagojmë me profesionalizëm e dinjitet për të përballuar situata më të vështira, si dhe fituam një dëshmor më shumë në al-tarin e shenjtë të atdheut, fituam dashuri-në, respektin dhe mirënjohjen e madhe të shtetit dhe popullit tonë si dhe të aleatëve tanë. Duke vlerësuar lart kurajën dhe profesionalizmin e treguar nga ju, me lejoni që në emër të të gjithë personelit, burrave dhe grave nën uniformë të Forcave tona të Armatosura, të shpreh mirënjohjen time për Komandën e Forcave Aleate në Afganistan, e ne veçanti për Komandën Amerikane në përbërje të së cilës ju ve-pruat në zonat e Kandaharit, për mesazhet e ngrohta, besimin, vlerësimin, bash-këpunimin dhe mbështetjen që kanë ofruar, për të operuar dhe kryer së bashku me sukses këto misione. Dëshiroj që të shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për

familjarët e dëshmorit Feti Vogli dhe heroit Nëntetar Aleksandër Peci, për kura-jën e treguar për të përballuar dhimbjen, po ashtu edhe familjarët e të gjithë ush-tarakëve që morën pjesë në këtë mision, për mbështetjen e treguar gjatë gjithë pe-riudhës kur njerëzit e tyre të dashur ishin në mision. Me lejoni të përshëndes gjithashtu Ministrin e Mbrojtjes për ku-jdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe në veçanti Kryeministrin Berisha i cili gjeti kohën dhe erdhi e ju takoi direkt në fushën e operacionit, për të treguar se qeveria, shteti e populli shqiptar ju nderoj-në shumë për atë që efektivi juaj dhe Forcat e Armatosura bëjnë në shërbim të atdheut, të vlerave të paqes dhe sigurisë në botë. Përvoja që ju fituat në operacionet ku morët pjesë për përballimin e konflikteve të ar-matosura jashtë vendit, por edhe përvoja e kolegëve tuaj në operacionet në ndihmë të popullsisë për përballimin e kushteve të vështira të natyrës brenda vendit është e paçmuar. Është detyrë e të gjithë koman-dave por edhe e çdo ushtaraku në veçanti të bëjnë bilancin e misioneve të kryera, të nxjerrin mësimet e duhura si nga arritjet por edhe nga problemet e hasura, në shërbim të rritjes së cilësisë së përgatitjes tuaj të mëtejshme, të forcimit të disipli-nës e përkushtimit në kryerjen e detyrave që do ju ngarkohen në të ardhmen. Kjo përbën një garanci me tepër, se ashtu si deri më sot, Forcat tona të Armatosura do të vazhdojnë të përgatiten për të kryer detyra të tjera të ngjashme, që do

Në ditë para kthimit të Kontingjentit “Eagle 4” u kthyer në atdhe dhe Kontingjenti i 10-të paqeruajtës efektiva të Forcës Tokësore. Ky kontingjent me komandant n/kolonel Arben Kingji, përbëhej nga efektivë të Batalionit të Këmbësorisë së Malore, Vau Dejës Shkodër, me një personel prej 100 veta dhe një efek-tivi prej 12 veta të Shtabit të Komandës së Forcës Tokësore. Në ceremoninë e pritjes të zhvilluar në Aeroportin e Rinasit, (pjesa ushtarake) mori pjesë Komandanti i Forcës Tokësore gjeneralbrigade Viktor Berdo, zv/Komandanti i Forcës Tokësore, kolonel Sokrat Prifti, Komandanti i Batalionit të Këmbësorisë Malore, N/Kolonel Ali Mali, përfaqësues nga shtabi i Forcës Tokësore, përfaqësues nga Batalioni i Këmbësorisë Malore, familjarë të paqeruajtësve, miq dhe të ftuar të tjerë të cilët kishin

ardhur për ti uruar mirëseardhjen misionarëve të paqes. Gjatë periudhës Janar 2012 deri në Korrik 2012, kontingjenti 10-të në Herat, Afganistan veproi në përbërje të kontingjentit Italian, ku trupat shqiptare dhe ato Italiane bashkëpunuan dhe kryen detyra të rëndësishme si: patrullimin, ruajtjen e bazës, kryerjen e procedura VIP, mbrojtjen dhe sigurimin e personelit, ruajtja dhe shoqërimi i punëtoreve lokal , ruajtja e infrastrukturës dhe pajisjeve të bazës ushtarake etj. Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Berdo në fjalën e tij të mirëseardhjes u solli atyre urimet më të përzemërta nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, për kryerjen me sukses të misionit të Kontingjentit 10-të në Herat- Afganistan. “Ju, theksoi Gjeneral Berdo ktheheni

Një ditë para “Eagle 4” u kthye në atdhe Kontingjenti i 10-të Paqeruajtës i Fa

Kontingjenti paqeruajtës “Eagle 4” përbehet nga 45 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë efektivë të Batalionit të Forcave Speciale dhe është drejtuar nga nënkolonel Behar Mara. Në përbërje të këtij Kontingjenti ishte edhe Dëshmori i Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës më 20 shkurt të

këtij viti duke kryer misionin në një zonë të Kandaharit në Afganistan si dhe nëntetar Aleksandër Peci, i cili u plagos

në vendin tuaj, me vlerësimet më të mira, të bëra nga drejtuesit më të lartë të komandës Italiane, duke treguar në këtë mënyrë se Forcat e Armatosura Shqiptare, janë në gjendje të kryejnë me vendosmëri Operacione të Për-bashkëta Paqeruajtëse. Përveç krenarisë, përgjegjësisë, dhe përkushtimit për detyrën, tashmë ju keni më shumë përvojë e profesionalizëm, jeni më të konsoliduar, më të inkurajuar, më të mbështetur e motivuar”. Komandanti i Forcës Tokësore, Gjeneral Berdo, bëri një falenderim të veçantë edhe për familjarët dhe të afërmit e paqerua-jtësve, mbështetja e të cilëve ka qenë një rol kryesor në përmbushjen e këtij misioni. Mbyllja e ceremonisë u kurorëzua me përqafime dhe lot gëzimi nga të pranishmit.

Page 8: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 20128

Gjeneral Champperini: “Përformancë dinjitoze dhe bashkëpunimi shkëlqyer me kontingjentin e 10-të shqiptar ”

“Camp Arena”, kontingjenti 10-të paqeruajtës i dorëzon

flamurin kontingjentit 11 shqiptar

paqeruajtësit

Herat, afganistan, KorriK 2012

major Nexhbedin bashaherat, afganistan

Me datë 18 korrik 2012, në bazën “Camp Are-na”, Herat, Afganistan u zhvillua ceremonia e

ndërrimit të kontingjenteve paqerua-jtëse shqiptare. Pas 6-muaj mision, kontingjenti i 10-të paqeruajtës shq-iptar me komandant nënkolonel Arben Kingji, i dorëzon flamurin e misionit, komandantit të kontingjentit të 11-të, nënkolonel Lavdërim Oshafi. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm komandanti i Komandës Perëndimorë të ISAF (RC-West) gjeneralbrigade Luigji Champperini, komandanti i Foruword Support Base (FSB), kolonel De Plama, ushtarak e civilë të shteteve të aleancës të palës italiane, amerikane, spanjolle, sllovenë, bullgare, sigurisht nuk munguan as edhe personeli civil shqiptar që shërben në kompanitë private në bazë.

Një ceremoni e thjeshtë, domethë-nëse, protokollare, mbart në vetvete simbolikën e saj në historinë e mis-ioneve. Ajo u zhvillua në një bazë ushtarake të NATO-s, ku trupat shqiptar kryejnë detyra si anëtarë të aleancës përkrah ushtrive të tjera të pjesëmarrëse në mision, si kon-tribuuese për paqen dhe sigurinë në Afganistan. Trupat e rreshtuar të dy kontingjenteve u mbushën me emo-cion dyfish kur dëgjojnë të këndohet himni ynë kombëtar shqiptar, jehona e të cilit përcillet dhjetëra kilometra larg në provincën e Heratit, që shtrihet në perëndim të Afganistanit. Nën këtë atmosferë festive e mbresëlënëse në

sheshin “Italia” të bazës Camp Arena, kryhet riti ceremonial i kalimit të flamurit të kontingjentit paqeruajtës shqiptar nga komandanti dorëzues tek komandanti marrës. Është një përbetim para flamurit i komandantit dhe gjithë efektivit të kontingjentit 11 paqeruajtës, i cili mbërriti në bazën “Camp Arena” me datë 17 korrik dhe tashmë vijon njohjen dhe kryerjen e detyrave dhe marrjen e përgjegjësive që i ngarkon misioni çdo pjesëtari të efektivit shqiptar në këtë bazë.

Nënkolonel Kingji: “Jam kre-nar me ju, përfaqësuat me dinjitet Shqipërinë dhe NATO përkrah aleancës”

Pas pritjes me truproje nderi dhe kalimit në revistë para flamur-tarëve dhe trupave të rreshtuara të dy kontingjenteve, nga komandanti i RC-West gjeneral Champperini dhe përshëndetjes së trupave e mori fjalën komandanti i kontingjentit 10-të paqeruajtës, nënkolonel Arben Kingji, i cili pasi falenderoi pjesëmarrësit në ceremoni dhe veçanërisht, koman-dantët e strukturave kryesore në bazë,

ushtarakë të tjerë e civil të aleancës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë, mes të tjerave u shpreh: “Gjate këtyre 6 muajve ne kemi punuar së bashku me profesionalizëm të madh për përmbushjen e këtij misioni. Ne jemi krenare qe se bashku me forcat e tjera aleate kemi dhënë kontributin tonë për paqen dhe demokracinë në Afganistan…”.

Në këtë ceremoni, Ai ju drejtuar ushtarakeve të kontingjentit me këto fjalë: “Ju keni dy shenja dalluese në krah flamuri shqiptar ku ju prezantoni shtetin shqiptar dhe në anën tjetër simbolin e ISAF-it, ku përfaqësoni NATO-n. Në fund të rrugës sonë të përbashkët unë dua t’ju siguroj si ko-mandanti juaj, që ju i keni përfaqësuar këto shenja dalluese me guxim dhe dinjitet…”.

Duke ju drejtuar gjeneral Champ-perini, nënkolonel Kingji, theksoi: “ Zoti gjeneral, dua t’ju drejtoj disa fjale juve: Lidershipi juaj, kapacitetet, udhëzimet dhe aftësitë tuaja ndikuan në përmbushjen me sukses të misionit tonë. Ju, stafi juaj dhe njësitë tuaja bashkëpunuat dhe mbështetët aq fuq-

ishëm kontingjentin tone, prandaj dhe si rrjedhojë i kësaj rruga jonë u bë më e lehtë për t’u përshkruar…”

Në mbyllje të fjalës, falenderoj efektivin e kontingjentit 10, oficer, nënoficer dhe ushtarë, me të cilët kreu misionin dhe në të njëjtën kohë i uroj mirëseardhjen kontingjentit të 11 shqiptar gjithë të mirat dhe përm-bushjen me sukses e nder të misionit të tyre fisnik.

Gjeneral Champperini: “Perfor-mancë dinjitoze dhe bashkëpunim i shkëlqyer...”

Përmes duartrokitjeve, e mori fjalën komandanti i Komandës së RC-West, të Krahut Perëndimorë të ISAF-NATO, gjenerali italian, Luigji Champperini i cili në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi kontributin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer e vël-lazëror të komandantit të kontingjentit 10 paqeruajtës shqiptar me anëtarë të aleancës në bazë. Ai u shpreh se jam këtu për të dhënë mbështetjen time maksimale për kontingjentet shqiptare që kryejnë mision në bazën Camp Arena, Herat Afganistan dhe ndër-kohë vlerësoj punën e shkëlqyer të kontingjentit 10 paqeruajtës shqiptar, i cili përfundoi me sukses misionin, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të stafit që drejton për mbështetjen pa rezerva të kontingjentit të 11-të që do pasojë misionin shqiptar.

Në fjalën e tij gjeneral Champ-perini, duke u kthyer nga koman-danti i kontingjentit dorëzues, falën-deroj nënkolonel Kingjin, për punën me përgjegjësi dhe përkushtim në drejtimin dhe frymën vëllazërore të bashkëpunimit me ushtritë aleate.

Mes të tjerave gjenerali i NATO-s, u shpreh se: “Performanca e këtij kontingjenti ka qenë në lartësinë e duhur dhe atributet e Forcave të Armatosura shqiptare si force protec-tion, krijoi besimin se baza është në duar të sigurta...”

Në fund të fjalimit të gjeneralit qenë mjaft emocionuese dhe mobi-lizuese për trupat shqiptare fjalët ;

“Rroftë Shqipëria”., te cilat u sho-qëruan me duartrokitje te fuqishme.

Afganistani nën syrin vigjilent të aleancësIshte nata e fundit e kontrollit, kur

dhe dy ditë na ndajnë nga largimi prej Heratit, Afganistani, Tek lëvizim në gjithë perimetrin e bazës me shoferin e papërtueshëm të stafit të kontingjentit n/tetar Artan Serdari, i cili vjen për të herë të parë në mision, evokojmë periudhën 6-mujore të misionit, netët pa gjumë, situatat kërcënuese, urdhrat për “work-ing” dhe gjithë dinamikën e kryerjes së detyrave që përbëjnë historikun e shkruar dhe të pashkruar të këtij misioni në bazën Camp Arena. Performanca dinjitoze dhe profesionalizmi i lartë i shfaqur nga kontingjenti është dhurata më e mirë në këtë 100- Vjetor të Pa-varësisë. Tani që misioni ka përfunduar dhe trupat një ditë më pas do të ulen në Aeroportin e Rinasit, ndjehemi krenar se gjithkush ka shfaqur meritën e tij në kryerjen me sukses të misionit. Kush vjen në mision, në Afganistan, ku di-het se është evident veprimi terroriste i atyre ekstremistëve taleban, që kërkojnë me çdo kusht të vendosin diktatin e tyre, kuptojnë se fuqia e tyre ka rënë dhe për popullin liridashës afgan, është shfaqur një shpresë për të ardhmen.

Njohja me procedurat standarde, detyre parësore Kontingjenti 11-të paqeruajtës shqiptar nis misionin

Ky është objektivi i koman-dant i t t ë kont ing jen t i t 11- të

Page 9: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 2012 9“camp arena”

Herat, afganistan, KorriK 2012

paqeruajtës, i cili sapo ka nisur udhën e tij në misionin e rad-hës. Komandanti i kontingjentit nënkolonel Lavdërim Oshafi, është optimist mbështetur në ek-speriencën e mirë të misioneve të mëparshme dhe të kontingjentit 10-të dorëzues, do bëjë që edhe efektivi i tij të përmbush objek-tivat e misionit. Tek merr në dorëzim flamurin e kontingjentit, ai nuk e shikon këtë si n një mar-rje dhe dorëzim të një “objekti”, por të një përgjegjësie të madhe dhe suksesin e mbështet tek moti-vimi që kane trupat që ai drejton, tek përgatitja dhe profesionalizmi që ata kane fituar në stërvitjet e zhvilluara në repartet nga vijnë, në bazën ushtarake amerikane në Gjermani dhe në asimilimin e programeve sidomos për temat e paqeruajtës. “Eksperiencën e misioneve do ta shfrytëzojmë dhe do ta kemi si orientuese për të arritur rezultate sa më të mira dhe kthim me dinjitet në atdhe”, ky është vlerësimi i nënkolonel Oshafi, i cili tashmë ka filluar detyrat e misionit me gjithë efek-tivin ushtarë, oficer e nënoficer të kontingjentit.

Këtë merak të komandantit e kanë edhe pjesëtaret e stafit, të cilët tashmë kanë marrë në dorëzim detyrën dhe janë te pozicionet e tyre luftarake, qoftë ushtari në postblloqe e kualla, po ashtu dhe stafi e komandantët e togave që po njihen në detaje me

detyrën. Edhe kohën e mbetur në dis-pozicion nga kontingjenti dorëzues, ata po e shfrytëzojnë për të mësuar “te fshehtat” e funksionit organik, për të njohur ambientin dhe krijuar pikat e kontaktit me zyrat e aleancës me të cilët do të bashkëpunojnë në 6-muaj të misionit.

Kapiten Arvenoj Nuni, specialist Logjistike, i cili vjen për herë të parë, shprehet se tek marr në dorëzim detyrën nga nënkolonel Besnik Balla, kuptoj se sa rendësi ka funksioni specialist logjis-tik dhe koordinator i kontingjentit, pasi gjithë efektivi i ka sytë tek mbështetja logjistike, që nga ushtari profesionist e deri tek oficer e nënoficer, që për të bërë detyrën sa më mirë duhen krijuar kushte akomodimi e jetese, besoj se në vijimësi me mbështetjen e sektorëve përkatës në komandat.

Merak për detyrën ka gjithë stafi që nga nënkolonel Perparim Gega, specialist i inteligjencës, specialistët e ndërlidhjes, të policisë ushtarake e deri tek psikologu e specialisti i personelit, major krenar Guda. Ky i fundit vjen në këtë mision pas një eksperience të gjate në FA dhe ardhja në këtë pozicion dhe pjesëmarrja në misionet paqeruajtëse është një eks-perience e re. Ai mendon se frytet e punës do i shohim tek klima e mire e bashkëpunimit me stafin dhe efektivin e kompanisë, pa neglizhuar bashkëpunimin efektiv me ushtarakët e aleancës, me të cilët do jemi në kontakt të vazhdueshëm për ecurinë e misionit.

“Njohja me procedurat, një eksperiencë në mësimet e nxjerra” “Vij për herë të parë në mision.. Kisha dëgjuar,

lexuar për misionet, kisha kaluar nëpër data base shumë emra misionarsionarësh të paqes, por këtë herë m’u dha mundësia të vij vetë. Është një eksperiencë e mirë dhe e domosdoshmë kalimi në mision i ushtarakëve, përfshi këtu edhe oficerët e nënoficerët, aq më tepër për ne si antarë të NATO-s. Në mision ndeshesh me një sërë të panjohurash, me detyra krejt specifike dhe të një natyre tjetër, ke të bësh jo thjeshtë me detyra ruajtje e sigurie baze, por me detyra që nga momenti në moment përbën risk për secilin. Pata mundësinë të punoj me komandant nenkolonel Arben Kingji,Benin, se kështu e thërras, një komandant me një eksperiencë të mirë në misione dhe si drejtues. Prania e tij na e ka lehtësuar shumë zgjidhjen e detyrave. Meraku për punën dhe përkushtimi i tij ka bërë që efektivi dyfish të jetë i mobilizuar. Një eksperiencë që mendoj se do te jetë edhe objekt i mësimeve të nxjerra dhe transmetimit dhe aplikimit të kësaj ekperience në Forcë Tokësore. Një eksperiencë e vecantë ishte edhe puna dhe bashkëpunimi me komandant italiane me ekspe-

“ Jam për herë te dytë në mision në kuadër të ISAF, një herë si psikolog dhe këtë herë si komandant nënreparti. Dy eksperienca nga ku nuk mund t’i ndaj, pasi edhe komandanti në vehtëvehte është psikolog. Bashkëpunimi me të huajt është një vlerë e shtuar në detyrë, është një ekperiencë nga ku mëson prej njëri tjetrit. Sivjet festova 45 vjetorin e lindjes dhe kjo mundësi m’u dha ta festoj me shokët në mision, ndjeva emo-cion të dyfishtë, emocion nga fjalët e shokëve dhe dhuratat si kujtim nga Afganistani, por dhurata më e bukur që e djalit 4 vjecar, Reit i cili duke më uruar ushtarakisht më tha: “Edhe 100-të babi”. Për misionin kam kujtime të pafund, por besoj se nga ditarët e dy misioneve do të shkruaj diçka qe do ketë vlerë edhe për lexuesit, kjo mendoj se do jetë surprizë për një të ardhme të afërt…”.

“Drejtoj një pjesë të efektivit të kontingjentit që vjen nga batalioni i Shkodrës. Kam qenë edhe njëherë tjetër këtu në “Camp Arena”, shoh shumë ndryshime në infrastrukturë, ka përmirësime edhe në elementet e sigurisë dhe ruajtjes, përfshi këtu kullat, rrethimin e perimetrit të bazës dhe në planëzim. Njohja mirë e gjuhës angleze dhe italiane, ma ka lehtësuar kryerjen e detyrës me të huajt, sidomos me italiane e spanjoll me të cilët kryejmë detyra të përbashkëta. Efektivi ka qenë i motivuar, kam edhe nga ata që kanë qenë edhe më shumë se 2 herë në mision dhe kjo ma ka lehtësuar punën, pasi edhe për ata që vijnë për herë të parë, “konsulent” kanë qenë kolegët e tyre me eksperiencën e fituar në misione. Besoj se këtë eksperiencë do ta aplikojmë edhe në mësimet e nxjerra

“Detyra si specialist sigurie në mision, është e një rëndësie të veçantë. Vij në këtë mision, pas një eksperi-ence rreth dy vjeçare, si specialist sigurie në ish shtabin e Brigadës së Reagimit të Shpejtë. Kjo eksperiencë e fituar mbase ma bëri më të lehtë punën në bazën Camp Arena. Kontakti më ushtarakë të aleancës, njohja me informacione të reja çdo ditë në brifingjet prezantues të Komandës së FSB, më kompletoi me dije dhe eksperienca të panjohura si për historinë dhe situatën në këtë rajon, po ashtu edhe për kontributin që japin trupat e NATO-s në të gjitha provincat e Afganistanit, sidomos komanda e RC-West, ku dhe trupat shqiptare kryejnë detyra. Prania në këto takime, fleksibël dhe operative ishte një eksperiencë që ka vend për t’u transmetuar edhe ne terrenin e FA shqiptare. Ajo që bie në sy se secili brifon shkurt, qartë dhe nuk ka vend për diskutime dhe debate, por për veprim konkret në terren. Një eksperiencë tjetër ishte se në fushën e zbulimit pata mundësi të shkëmbej edhe informacione për unifikim të

riencë të madhe në misione. Bashkërisht bashkë stafin, me dy komandantët e kompanive major Yzon, kapiten Tabakun dhe specialistin e operacioneve Bedo Shametin, arritëm të bëjmë maksimumin e mundshëm në përmbushje të detyrave të misionit”

Nënkolonel Fatmir Pupa, zv/komandant kontingjenti, komandant, Force Protection për palën shqiptare:

Major Kastriot Yzo, komandant kompanie: 45 vjetorin e festova në mision

Kapiten Aurel Tabaku, komandant kompanie: Efektivi ka qenë i motivuar

Kapiten Enerjol Harka, specialist zbulimi

në repartin tonë… Në këtë opinion do vlerësoja profe-sionalizmin e nëntoger Alfred Gjici, komandant toge, rreshter Destan Zhivani, komandant skuadre, nëntetar Bernard Qevani, shofer, ushtarin profesionist Emiljano Bajraktari e shumë të tjerë. ”

procedurave . Krahas detyrës mu dha mundësia të përkthej Direktivën e Komandantit të NATO-s, Gjeneralit Allen, po kështu edhe SOP-et (Procedurat Standarde), dokumente mjaft të rëndësishëm në punën orientuese të kontingjentit paqeruajtës shqiptar. Si pjesëmarrje e parë në mision, Afganistan në kuadër të ISAF-NATO, ja vlejti pasi fitova një eksperiencë të panjohur dhe sidomos në zbatimin e rregullave të angazhimit në fushën e sigurisë”

oPiNioNE

Page 10: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 201210 “eagle”

Komandanti i Forcave Speciale Kolonel Dritan Demiraj, nga data 9 deri në datë 22 korrik zhvilloi

në Zonën operacionale të Kandaharit në FOB të Spin Buldokut një vizitë pune 2 javore. Pasi u njoh me punën e bërë nga kontingjenti Eagle 4, ko-mandanti i këtij misioni, nënkolonel Behar Mara, komandanti i Skuadronit 1-17 nënkolonel Davis dhe koman-danti i Brigadës 3/2, koloneli Web-ster, ai i siguroi kolegët amerikanë për vazhdimësinë e cilësisë së mis-ionit dhe masat e marra për rritjen e kapaciteteve për të ardhmen. Qëllimi i kësaj vizite ishte që të njihej nga afër me detyrat e kryera nga kontingjenti shqiptar i Forcave Speciale, të rejat e zonës operacionale në të cilën ata veprojnë, nivelin e bashkëveprimit me kolegët afganë, nevojat e kon-tingjentit dhe rritjen e kapaciteteve në të ardhmen. Në datën 11 korrik në këtë bazë operacionale zhvilloi një vizitë pune dhe komandanti i ISAF-it, gjeneral Allen, mbledhje në të cilën morën pjesë të gjithë drejtuesit e Komandës Jugore nën drejtimin e gjeneralmajor Huggins, komandant i Komandës Jugore. Ndër të tjera pasi u raportua puna e bërë nga çdo njësi në zonat e tyre të përgjegjësisë dhe detyrat në të ardhmen, komandanti i Brigadës 3/2, kolonel Webster, raportoi me hollësi dhe punën e bërë nga Brigada e tij dhe në veçanti nga kontingjenti shqiptar i “Eagle4”. Ajo që vlen të theksohet është kryerja me sukses të plotë e të gjitha detyrave të ngarkuara, cilësia e këtyre detyrave, përkushtimi dhe profesionalizmi i operatorëve specialë dhe i drejtuesve të tyre veçanërisht nënkolonel Behar Marës dhe kapiten Simon Alikës. Gjeneral Allen u ndal në veçanti me kolonelin Demiraj, duke e pyetur me hollësi për përgatitjen, pajisjen dhe vazhdimësinë në të ardhmen. Kolo-nel Demiraj vlerësoi në maksimum mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga pala amerikane nëpërmjet ndih-mës me trajnim dhe pajisje, stërvitjet e përbashkëta me FS amerikane, përgatitjen që bën prej 5 vitesh Grupi stërvitor i FS amerikane General Dinamic, mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme të ministrit të Mbrojtjes zotit Arben Imami dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Xhemal Gjunkshit, i cili asiston personalisht në çdo ng-jarje të rëndësishme që ka Batalioni

“Eagle 4”, kontingjenti që sakrifikoi për suksesin

i Forcave Speciale. Përveç kësaj në takim u diskutua dhe për nismën e re të rritjes së kontributeve me Forca Speciale në misionin e ISAF-it në Afganistan të marrë nga MM me dërgimin për herë të parë të 10 oper-atorëve të FS Shqiptare në Shkollën e Forcave Speciale në Vardak për trajnimin e FS të policisë Afgane dhe përgatitjen që po bëhet për SOTG për të ardhmen. Gjeneral Allen vlerësoi mbështetjen që qeveria Shqiptare dhe Ministra e Mbrojtjes i ka bërë dhe po i bën misioneve në Afganistan si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të krijuara me palën amerikane, stërvitjen nga ana e FS shqiptare të trupave amerikane dhe afgane direkt në teatrin operacional dhe sigurinë që është krijuar në një nga zonat më problematike atje nga puna e tyre. Ai në të njëjtën kohë vlerësoi si shumë cilësor kontributin e FA Shqiptare dhe rëndësinë e vazhdimit të këtyre misioneve në të ardhmen. Ai u vuri detyrë partnerëve Amerikanë që të mbështesin në maksimum trupat tona. Në mbledhje mori pjesë dhe komandanti me eksperiencë mis-ionesh i kontingjentit nënkolonel Mara. Nga data 13-të deri në datë 16-të u zhvillua dorëzimi dhe marrja e detyrave direkt në zonën operacio-nale nga “Eagle 4” te “Eagle 5”. Në datën 17-të nga ana e Brigadës 3/2 u zhvillua ceremonia e dekorimit dhe e dorëzimit të detyrës nga kontingjenti “Eagle 4” tek “Eagle 5”. Në cer-

emoninë e dekorimit të kontingjentit shqiptar mori pjesë edhe gjenerali Fields, zv. komandant i Komandës Jugore. Më pas kontingjenti Eagle 5, nën drejtimin e komandantit të suksesshëm të “Eagle 3”, nënkolonel Enkland Dautit dhe major Ramadan Karakushit filloi direkt detyrat në zonën tyre operacionale. Më poshtë po japim shkurtimisht vlerësimet nga eprorët amerikane dhe ata shqiptarë gjatë ceremonisë së ndërrimit të kontingjenteve.

Nënkol. Mara: Sot jemi 45 efektiva dhe jo 44

Para së gjithash më lejoni të shpreh mirënjohjen më të thellë që merrni pjesë në këtë ceremoni të dorëzimit të detyrës nga kontigjenti “Eagle 4” te kontingjenti “Eagle 5”. Mirënjohje e veçantë për ju, gjeneral Field, për inkurajimin dhe vlerësimin e veçantë që i keni bërë kontingjenteve tona, gjatë vizitave dhe kontakteve të shpeshta, të cilat kanë ndikuar shumë që efektivi jonë të ndjehet mirë dhe i motivuar me respektin që na keni dhënë, duke qenë pranë nesh edhe në çastet më të vështira. Për gjashtë muaj kon-tingjenti “Eagle 4”, ka kryer detyrat dhe ka përmbushur misionin krah për krah me vëllezërit tanë, pjesëtarët e Skuadronit të Kavalerisë 2-38 dhe Brigadës të Survejimit të Largët 504. Sot gjej rastin të falënderoj, kolo-nelin Jones dhe stafin i tij, që kanë

punuar dhe mbështetur bashkërisht tre kontingjente “Eagle” të Forcave Speciale Shqiptare, të cilat ruajnë simpati dhe respekt të veçante për të. Për dy muaj, ne patëm nderin të jemi bashkërisht me pjesëtarët e Batalionit të Këmbësorisë 1-17 të komanduar nga nënkolonel Davis, për të cilët jemi shumë krenarë dhe gjej rastin t’i falënderoj për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e gjithë-an-shme që na kanë dhënë në kryerjen e detyrave të përbashkëta. I gjithë stafi i tij dhe çdo ushtar që punoi me ne na imponuan mirënjohje, respekt, të cilin unë dhe pjesëtarët e “Eagle 4”, nuk do e harrojmë kurrë. Forcat tona te Armatosura, veçanërisht Forcat Speciale, për më shumë se 10 vjet nga krijimi i tyre kanë bashkëpunuar dhe janë mbështetur e stërvitur nga miku, Aleati jone me i madh SHBA. Tashmë ne jemi këtu, duke kryer de-tyra të përbashkëta, për stabilitetin, lirinë dhe sigurinë e popullit afgan duke punuar bashkërisht me Forcat e Sigurisë afgane, nënkolonel Haji Janan, toger Sadullah për të arritur synimin e vetëm, zhvillimin e këtij vendi, pasi ky vend ka nevojë për ne, për të qenë së bashku deri në arritjen e qëllimit përfundimtar. I falënderoj këta të fundit, jo vetëm për bash-këpunimin dhe partneritetin, por edhe për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tyre. “Misioni duhet përmbushur”, kjo është motoja jone dhe ne nuk u përulëm, nuk u mposhtëm, por vazhduam para edhe pse humbëm njeriun tonë të armëve, kapitenin Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës, ku u plagosen rëndë me katër plumba nëntetar Peci. Ata treguan heroizëm, profesionalizëm dhe disiplinë të lartë bashkë me grupin e tij dhe atë të SHBA në detyrën që kishin marrë. Ne sot në këtë ceremoni jemi 45 dhe jo 44, sepse heroi ynë do te mbetet gjithmonë i gjallë, jo vetëm në zem-rën e çdo speciali por çdo Shqiptari të cilët e nderuan me shumë madhështi për të qenë heroi ynë i paharruar. Pjesëtarë të kontingjentit Eagle 4! Si komandanti juaj që ju drejtova për gjashtë muaj, ndjehem krenar për ju, që ditët të mbani lart flamurin shq-iptar me punën, përkushtimin, profe-sionalizmin e treguar në përmbushjen e detyrave të ngarkuara. Ju jeni vlerësuar nga vëllezërit tanë të një arme, ju u vlerësuat nga kryeministri ynë, profesor doktor Sali Berisha e SHSHP i FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, gjate vizitës së tyre në bazën e Përparuar Spin Boldak si dhe nga kolonel Demiraj, komandanti i

Forcave Speciale i cili ndodhet sot këtu me ne në këtë ceremoni, të cilin gjej edhe rastin ta falënderoj. Pjesëtarë të kontingjentit “Eagle 5”, të drejtuar nga nënkolonel Dauti, që për herë të dyte dislokoheni në këtë zonë, ne jemi pjesë e një reparti elitar dhe që gëzon një emër të mirë jo vetëm në Shqipëri. Ju uroj mirëseardhjen, mbarësi dhe suksese në përmbushjen e misionit tuaj.

Nënkol. Davis: do të isha i nderuar të qëndroja me ju në çdo cep të botës

Nuk e kisha idenë për besnikëri-në, dedikimin, aftësitë, miqësinë e ushtrisë shqiptare, derisa erdha në Spin Boldak. Besnikëria rrjedh thellë në gjenerata. Nënkolonel Mara me krenari dhe me nder tregon se si vendi i tij, nuk do të ekzistonte nëse në vitin 1919 Presidenti Woodrow Willson do të firmoste planin e shpërndarjes nga Europa për të ndarë Shqipërinë.

Eagle 4, ceremonia e dorëzimit të misionit; Komandanti i Forcave Speciale Kolonel Dritan Demiraj vizitë pune në Afganistan; takimi

me komandantin e trupave të Aleancës, gjeneralin Alenalbert hitoaliaj

Page 11: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 2012 11 FoB spin Buldok

pjesëtar të Forcave Speciale shq-iptare, për punën e jashtëzakonshme të kryer nga ana e tyre për këto gjashtë muaj. Duke pasur parasysh formacionin tuaj të vogël në numër, është vërtete mbresëlënëse ajo qe ju keni bërë. Në Komandën jugore janë dislokuar thjesht 45 pjesëtarë të Forcave Speciale shqiptare. Do të doja të përfitoj nga rasti të kujtoj kapiten Feti Voglin dhe sakrificën e bërë nga ai dhe familja e tij duke ofruar liri për popullin afgan. Përgjatë misionit tuaj, ju keni kryer operacione ndërkombëtare me forca shumëkombëshe. Duke mbështetur drejtimin e Forcave të Sigurisë afgane, grupet tuaja kanë ndihmuar për të ofruar siguri në Afganistanin Jugor. Ato përpjekje të ilustruara gjatë trajnimit të policisë me uniformë afgane, ato përpjekje kanë rezultuar që policia me uniforme afgane, të jetë një forcë luftuese më profesionale dhe e afte të mbrojë popullin afgan. Ju, të partnerizuar me partnerët tuaj afgan keni ndaluar lëvizjen e lirë të kryengritësve në zonën tuaj të operacionit. Ju keni ofruar kapacitete në zonën e luftimit, që kanë ndikuar në të gjithë Komandën Jugore. Grupet e Forcave Speciale shqiptare grumbulluan informacion

jetësor që ka ndihmuar në ndalimin e lëvizjes së lirë të armikut. Është ndjerë prezenca e juaj, kur keni kryer patrulla të përbashkëta me partnerët tuaj afganë. Operacio-net e suksesshme kanë kufizuar armikun, trembur dhe detyruar atë që të fshihet. Grupet tuaja kanë pasur detyra komplekse duke ofruar mbështetje për operacionet emergjente, gjithashtu duke marrë pjesë në zbulim special, aksione direket, operacione nga ajri. Marrëdhëniet që ju ndërtuat me partnerët tanë, luajtën një rol kyç duke ruajtur stabilitetin dhe përparimin në rajon. Gjithashtu ju ofruat stërvitje kritike për partnerët tanë afganë, stërvitje mjekësore, armatim etj. Stërvitja që ju ofruat do të zgjasë gjatë në Forcat e Sigurisë afgane edhe pasi Grupet Speciale të rikthehen në atdhe. Është ky lloj partneritetit që i lejoi Komandës Jugore në Afganistan, që Forcat e Sigurisë Kombëtare afgane, të marrin përgjegjësinë për çështjet e sig-urisë. Profesionalizmi dhe dedikimi juaj ka provokuar një frymëzim tek partnerët dhe unë e di që pjesëtarët e Komand Task Forces Buffalo dhe partnerët tuaj e vlerësojnë punën që ju keni bërë.

Ata do të qëndrojnë gjithnjë në krah të SHBA dhe të përkrahin ato fjalë me vepra siç ju po e shikoni në këtë mbështetje të misioneve të NATO-s. Është kjo mbështetje e NATO-s, që i jep këtij misioni, besueshmëri ndërkombëtare dhe besueshmëri tek afganet që bota është e bindur të ndihmojnë afga-nët për të qëndruar fort. Dedikimi për misionin dhe grupin është i pa lëkundur. Ata pranojnë çdo mi-sion me mirëbesim, nuk ankohen asnjëherë dhe besoni që gjithmonë do të jenë të fokusuar në siguri dhe partneritet. Ne kemi qenë partnerë në çdo nivel, batalion, kompani, togë, skuadër. Ata janë trajnues ekspertë në taktikat e rikonicionit, shoqërimit të afërt VIP dhe goditjeve direkt, aftësitë e tyre për depërtim nga ajri janë të jashtëzakonshme. Njohja e mjedisit njerëzor dhe dimensioneve është një pasuri e vazhdueshme. Afganët, ushtarët tanë dhe unë kam mësuar

shumë gjëra në këto 60 ditë të shkurtra. Në 60 ditë ne jemi bërë si vëllezër. Ne kemi partnerizuar në cdo nivel. Gjatë operacionit Southern Strike II, ju ishit një pjesë integrale e misionit. Një nga fotot e mia të preferuara, e cila gjendet e varur në murin tim, është ajo ku jemi ne së bashku, 800 metra larg kufirit me Pakistanin. Njerëzit tuaj ishin esencial në mbështetjen e rikonicionit për atë detyrë. Ju keni qenë partneri im në cdo takim të kryer me liderët në fushbetejë. Ju mbajtët vijën e luftimit për të lejuar batalionin që të cojë 600 ton ndihma për njerëzit në nevojë. Vendet tona qëndruan duke luftuar së bashku në Irak, gjithashtu unë do të isha i nderuar të qëndroja me ju në çdo cep të botës. Do të doja t’i uroj mirëseardhjen kon-tingjentit Eagle 5, të drejtuar nga nënkolonel Dauti dhe jam i lumtur për vëllazërinë dhe partneritetin që kemi krijuar këtu. Reputacioni juaj

është i fortë. Ju keni sakrifikuar. Do të doja të kujtoja kapiten Feti Voglin, një luftëtar i madh që vdiq me 20 shkurt. “Eagle 4” ka luftuar mjaft mirë dhe me krenari. Ja pse unë e dua moton tuaj kombëtare “Ti Shqipëri me ep nder, me ep emrin shqiptar”. Forcat Speciale, fakt dhe kurajë, në kohë dhe gjatë gjithë rrugës.

Nënkol. Dauti: do të përm-bushim çdo mision të dhënë

Është privilegj dhe kënaqësi e madhe që marr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të kontingjenteve nga “Eagle 4” te “Eagle 5”. Unë kam pasur privilegjin të drejtoj “Eagle 3” vitin e kaluar, duke operuar në të njëjtën zonë operacioni, një mision tepër i suksesshëm dhe në emër të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të doja të siguroja vëllezërit tonë nën armë dhe part-nerët afganë që unë dhe njerëzit e mi do të punojmë dhe do të luftojmë shumë në mënyrë që të përmbushim çdo detyrë e mision te dhënë. Ne te gjithë jemi shumë krenarë për punën e nënkolonel Marës dhe kontingjentit të tij, për punën e mrekullueshme të bërë për këto gjashtë muaj, e tani është radha jonë që të bëjmë të njëjtën gjë. Do të doja të falënderoja zinxhirin e komandimit të ushtrisë amerikane për mbështetjen e dhënë për ne dhe partnerët tanë afgane për mbështetjen e tyre. Në përfundim do të doja të falënderoja komandantin tim, kolonel Dritan Demiraj, për mbështetjen e dhënë nga ana e tij dhe gjithashtu t’i uroj rrugë të mbarë për në Atdhe kontingjentit “Eagle 4” dhe në të njëjtën kohë t’i uroj fat në detyrë kontingjentit “Eagle 5”.

Gjenera l F i e ld : punë e jashtëzakonshme edhe pse në numër të vogël

Do të doja të falënderoja çdo

SituataSituata në Afganistan vazhdon të jetë problematik, por është rritur

siguria në vend si efekt i punës së ISAF, janë rritur aftësitë goditëse të njësive afgane, është rritur roli i policisë afgane që ka filluar të dalë jashtë nga komisariatet dhe të kontrollojë zonat e përgjegjësisë. Megjithatë tak-tikat e talebanëve ndryshojnë vazhdimisht, duke sjellë edhe një numër jo të vogël të vrarësh në radhët e koalicionit. Për këtë qëllim, për të parë më nga afër zhvillimet e fundit zhvilloi një vizitë pune në Komandën Jugore edhe gjeneral Allen, komandanti i trupave amerikane dhe të NATO-s. Në këtë takim morën pjesë drejtuesit më të lartë të Komandës Jugore si dhe ata afganë, të policisë kombëtare, kufitare dhe të au-tostradave.

ParaqitjaKontingjenti “Eagle 4” e

dorëzoi punën te “Eagle 5”. Puna e bërë nga nënkolonel Mara ishte e shkëlqyer dhe misioni ishte i gjithi i tillë. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për vlerësimet që u bënë nga eprorët më të lartë amerikanë si p.sh gjeneral Field, kolonel Webster apo nënkolonel Davis. Një komandant nuk mund të dëgjojë fjalë më të mira se sa ato që u thanë për këtë njësi.

SfidaSfida kryesore është se

vazhdon tërheqja e trupave të ISAF gjë që sjell rritjen e sasisë së operacioneve dhe kohën në të cilën duhen kryer këto operacione. U kontrolluan nga afër të gjitha pajisjet dhe mjetet dhe u kontrollua terreni në të cilin do të operojë “Eagle 5”. Jemi me fat se nënkolonel Dauti ka vepruar edhe më parë në këtë terren si komandant i kontingjentit “Eagle 3”, me të njëjtët partnerë të cilët u gëzuan pa masë kur e panë si atë edhe mua në takimet që bëmë. Kjo gjë rrit mundësinë e mbijetesës së trupave. “Eagle 5” ka në përbërje kompaninë e goditjeve direkt, që ka një nivel të lartë operacional dhe që i gëzoi pa masë edhe eprorët me të cilët do të punojë kjo njësi.

Demiraj: “Eagle 4” punë të shkëlqyer

Page 12: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 201212 sport

Nga major faik skopecikapiten engjëll shehu

Ekipi i atletikës i FA renditet në vendin e dytë në Kroaci

Me ftesë të Presidentit të Re-publikës të Kroacisë dhe She-fit të Shtabit të Përgjithshëm të FA Kroate, ekipi i atletikës

së FARSH, mori pjesë në aktivitetin e CISM-it, “Kampionati i 6-të Ndërkombëtar i Vrapimit në Mal – VISOČIA 2012”. Aktiviteti u zhvillua në periudhën 19-22 Korrik 2012, në Gospić, Kroaci. Aktiviteti organizohej nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armato-sura Kroate në bashkëpunim me Federatën e Atletikës dhe Komitetin Olimpik Kroat. Përveç Shqipërisë në aktivitet merrnin pjesë vendi organizator Kroacia si dhe vendet Hungari, Slloveni, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi dhe Bosnje Hercegovinë (gjithsej 8 shtete). Turqia mori pjesë si vëzhgues por nuk mori pjesë me ekipe. Në aktivitet merrnin pjesë edhe atletë profesionistë të kategorive të ndryshme nga klubi sportiv “Velebit” i qytetit Gospić. Ekipet pjesë-marrëse në aktivitet u drejtuar nga kapiten Engjëll Shehu dhe trajneri i ekipeve kapiten Gernat Qirici. Forcat e Armatosura të RSH u përfaqësuan në këtë aktivitet me dy ekipe, për meshkuj dhe femra, toger Bledar Mesi, n/toger Renato Dorzi, Pr. II Vladimir Haxhiaj, Pr II Josif Agolli, n/tetar Lorenc Haka, togere Xheni Skënderaj, togere Besjana Gjoka, n/togere Migena Tresa, Pr. II Nertila Vata. Trajneri i Ekipeve është kapiten i Gernat Qirici. Aktiviteti përfshinte dy ditë, në ditën e parë, më datën 20 Korrik, u zhvillua mbledhja teknike dhe përnjohje në terren me itinerarin e garës me pjesëmarrjen e shefave të delegacioneve dhe trajnerëve të ekipeve. Vrapimi në mal në distancën 12.2 km për meshkuj dhe femra startonte në lartësinë 700m dhe përfundonte në lartësinë 1671m mbi nivelin e detit, në majën ‘Visočica” të malit Velebit. Terreni nga nisja e garës deri në kilometrin e 10-të karakterizohej nga një rrugë e pashtruar me një pjerrësi të konsiderueshme. Nga kilome-tri i 10 deri në përfundim (2.2 km), terreni ishte i thyer me një kalim të ngushtë nga ku ishte e vështirë parakalimi. Çdo shtet mund të merri pjesë në garë me 4 atletë meshkuj dhe 4 atlete femra (në renditjen ekipore merren rezultatet e 3 atletëve/atleteve më të mirë të çdo ekipi. Ditën e dytë, në datën 21 Korrik u zhvillua vrapimi ku morën pjesë 166 atletë nga vendet pjesëmarrëse dhe nga klubet sportive vendase. Gara filloi në të njëjtën kohë për të gjithë pjesëmar-rësit, meshkuj, femra, atletë ushtarakë dhe civilë. Ekipi i meshkujve i Forcave të Armatosura të RSH, i përbërë nga 4 atletë, pas një nisje të shpejtë që në fillim të garës ju bashkua grupit të kreut e ruajti ritmin gjatë gjithë garës duke arritur i dyti në finish vetëm pak sekonda nga Hun-garezët që zunë vendin e parë në renditjen ekipore, duke lënë pas vendasit Kroatë, ekipet e Sllovenisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë. Ekipi i Serbisë, ishte pretendent, por u s’kualifikuan për arsye se atleti kryesor Goran Čegar,

nuk arriti të përfundojë garën. Në pjesën më të vështirë të garës në 2.2 km e fundit, ekipi ynë i udhëhequr taktikisht nga atleti profesionist dhe me përvojë Toger Bledar Mesi, tregoi qëndrueshmëri dhe rezistencë duke arritur të kalojë disa atletë kryesues dhe duke ruajtur kompaktësinë deri në finish. Ekipi ynë u vlerësua nga të gjithë si “ekipi surprizë”, me shpirt gare i cili edhe pse me atletë amatorë, ku vetëm Bledar Mesi është atleti i vetëm profesionist, cili ka një karrierë 15 vjeçare në atletikë, arriti të mposhtë

atletët profesionistë dhe me përvojë të ekipit Serb, Slloven e Kroat falë punës në grup dhe kompaktësisë gjatë garës. Koha më e mirë nga grupi i atletëve tanë u arrit nga ushtari profesionist Vladimir Haxhiaj, me kohën 1h 12.14. Në ren-ditjen individuale meshkuj, vendin e parë e zuri Slloveni Aleš ŹONTAN, me kohën 1h06:40. Edhe ekipi i femrave, i përbërë nga 4 atlete, pavarësisht garës shumë të vështirë dhe të njëjtë me atë të meshkujve, e përfundoi garën. Ekipi ynë u rendit në vendin e tretë duke lënë

pas ekipin Kroat. Në vendin e parë u rendit ekipi i Serbisë dhe në vendin e dytë ai i Hungarisë. Në renditjen individuale femra, vendin e parë e zuri Serbja Ksenija Bubnjević, me kohën 1h19:27.

Triumfi në Kroaci, falë përgatitjes intensive fizike, psikologjike dhe moraleEkipi i FARSH vinte pas një për-

gatitje intensive 2 mujore dhe ishte përgatitur moralisht dhe psikologjik-isht. Vlerësimi me medalje “Për

Shërbime të Veçanta” nga shefi i Shatbit të Përgji thshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi për rezultatet e arritura në aktivitetin ndërkombëtar, zhvilluar në Dim-itrovgrad të Serbisë në muajin maj të këtij viti, ku ekipi zuri vendin e III-të, ishte motivim për ekipin pjesëmarrës për të arritur rezultate të larta. Përgatitja psikologjike është arma më e fuqishme në këtë garë pasi jo të gjithë arrijnë ta përfundojnë për shkak të vështirësisë dhe terrenit sfilitës për të arritur rezultat pozitiv në këtë garë. Vlen të përmendet grupi kompakt i atletëve meshkuj toger Ble-dar Mesi, n/toger Renato Dorzi, Pr. II Vladimir Haxhiaj dhe Pr. II Josif Agolli. Nga ekipi i femrave veçojmë, togere Besjana Gjoka dhe Pr. II Nertila Vata. Një meritë të veçantë në arritjen e këtij rezultati ka edhe trajneri kapiten Gernat Qirici, i cili ka stërvitur ekipin për të arritur këtë rezultat pozitiv. Ky rezultat vjen pas rezultatit pozitiv të arritur në muajin Maj në vrapimin malor që u zhvillua në Dimitrovgrad të Serbisë ku ekipi ynë Meshkuj dhe Femra në renditjen e përgjithshme u rendit në vendin e III-të nga 9 shtete pjesëmarrëse. Interesim të veçantë për përgatitjen e ekipit dhe koordinimin dhe pjesëmarrjen ka pasur nga Drejtoria e Operacioneve dhe Stërvitjes në SHPFA. Kjo është një dhuratë e ekipi të atletikës së FARSH, në 100 vjetorin e Forcave të Armatosura të RSH, duke triumfuar në aktivitetin e CISM-it “Kampionati i 6-të Ndërkombëtar i Vrapimit në Mal – VISOČIA 2012”, të zhvilluar në Kroaci.

Mori pjesë në kampionatin e 6-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Mal në Kroaci

Kjo ishte një dhuratë e ekipit të atletikës së FARSH, në 100 vjetorin e Forcave të Armatosura të RSH

Përfaqësues të kompanisë franceze “Nexter systems” vizitojnë Forcën tokësoreNë kuadrin e bashkëpunimit dy palësh midis FA

të RSH dhe atyre franceze, FT zhvilloi një vizitë pune një ekipi i kompanisë “Nexter Systems” i përbërë nga Philippe David dhe Sylivan Fesland. Kompania “Nexter Systems” (e njohur formalisht edhe si Giat Industries) është një kompani shtetërore franceze cila operon në fushën e projektimin, prodhimit dhe integrimit të siste-meve të luftimit si tanket, mjetet e blinduara luftarake, transportues të personelit dhe sistemeve taktike të ko-mandim-kontrollit. Ajo është gjithashtu e njohur edhe për prodhimin e sistemeve të artilerisë për Forcat Tokësore, Forcat Ajrore dhe Forcat Detare. Drejtim tjetër i kom-panisë është prodhimi i një game te gjerë të municioneve konvencionale dhe municioneve “inteligjente”. Aktual-isht shumica e sistemeve të prodhuara nga kjo kompani janë duke u përdorur nga trupat franceze në operacione jashtë vendit, kryesisht në Afganistan dhe Liban.

Qëllimi i vizitës së ekipit francez ishte krijimi i njohurive rreth FT-së, prezantimi i kompanisë “Nex-ter Systems” dhe i produkteve të saj si edhe ofrimi i kontributeve të saj të mundshme në procesin e modern-izimit të FA të RSH duke qenë prezent me produktet e saj. Ekipi francez u prit në një takim të veçantë nga Komandanti i FT-së Gjeneral Brigade Viktor Berdo, i cili i njohu shkurtimisht me disa nga zhvillimet në FT si dhe bëri një përshkrim të bashkëpunimit të FA të RSH

me FA të Francës. Ekipi francez shprehu mirënjohjen për mundësinë që iu ofrua për prezantimin e kompanisë “Nexter Systems” në FT. Ata gjithashtu u shprehen të gatshëm për të bërë një demonstrim praktik në Shqipëri të një mjeti të prodhimit të kësaj kompanie, nëse kjo do të gjykohet e mundshme dhe e përshtatshme nga autoritetet tona. Më pas ekipi i përfaqësuesve të kompanisë “Nexter Systems” bënë një prezantim të përgjithshëm të disa prej sistemeve që ata projektojnë dhe prodhojnë, kryesisht të mjeteve të blinduara, transportuesve të blinduar, siste-meve të artilerisë dhe municioneve. Me interes u ndoq prezantimi i Sistemit të Menaxhimit të Betejes “Finders

C2”, i cili është i instaluar në transportuesin e blinduar ARAVIS. Ky sistem konsiston në vëzhgimin e fushës së operacioneve në këndin 360º, grumbullimin e të dhënave dhe transmetimin e tyre në video, në kohë reale direkt nga fusha e operacionit. Sistemi, përveç transmetimit të te dhënave sipas linjës së komandimit, mundëson edhe shkëmbimin e tyre me fqinjët gjatë kryerjes së operacio-neve duke krijuar një rrjet komunikimi. Transportuesi ARAVIS është një mjet transporti i blinduar, i pajisur me sisteme armatimi, sisteme komunikimi. Ky mjet ofron lëvizshmëri të lartë edhe në terrenet e kalueshme me vështirësi, nivel të lartë mbrojtje për ekuipazhin. Mjeti ka nivelin 4 të mbrojtjes balistike, të mbrojtjes nga minat, nga goditjet e artilleries dhe Mjetet Shperthyese të Improvizuara. Ai gjithashtu ka autonomi të lartë veprimi me një mbushje karburanti dhe është lehtësisht i transportueshëm, si në rrugë tokësore, ashtu edhe nga ajri. Nga prezantimi i bëre prej kompanisë, ky mjet ka gjetur përdorim për kryerjen e detyrave të ndryshme operacionale si për patrullim, kryerje rikonicioni, chek point etj. Gjate prezantimit u bë edhe një demonstrim i simuluar i programit të grumbullimit dhe transmetimit të të dhënave.

Prezantimi u ndoq me interes nga të pranishmit të cilët drejtuan pyetje rreth prezantimeve të bëra prej përfaqësuesve të kompanisë.

Page 13: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 2012 13kosove

Ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe komandanti i FSK-së gjeneralle-jtënant Kadri Kastrati pritën në takime të ndara një delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. Komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati priti delegacionin shqiptar të kryesuar nga Rezart Bejkaj, drejtor për Mar-rëdhënie me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë. Po ashtu edhe ministri Agim Çeku së bashku me zëvendësministrin Shemsi Veselin dhe kolonel Ilir Qeriqin pritën dhe zhvilluan një takim pune me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. Ministri dhe komandanti i FSK-së, njoftuan delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së. Më vonë delegacioni i Shqipërisë ka mbajtur takime pune në Ministrinë e FSK-së, me departamentet përkatëse, ku kanë biseduar për realizimin e planit bilateral të bashkëpunimit, për këtë vit si dhe planifikimin e planit të bashkëpunimit, për vitin 2013.

ambasada shBa ndihmon FsK-në, me pajisje teknike

Ambasada amerikane i ka dhuruar Qeverisë së Kosovës pajisje teknike, në vlerë prej 364 mijë dollarësh. Ceremonia e dorëzimit të donacionit u mbajt në Policinë e Kosovës, në Vushtrri, ku morën pjesë; zv.ambasadorja e Amerikës, zonja Kelly Degnan, gjeneralbri-gade Imri Ilazi nga FSK-ja, Fehmi Fejza nga AMRK-ja dhe Dejan Jankoviq, nga Policia e Kosovës. Me këtë rast zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonja Kelly Degnan tha, se ndihet e lumtur që po e ndihmon Qeverinë e Kosovës, me këtë donacion në vlerë mbi 364 mijë dollarësh, mjetet këto të sofistikuara për inspektimin dhe detonimin, pajisje për parandalimin e armëve të shkatërrimit në masë të dhuruara nga Departamenti i Shtetit për Sigurimin e Atdheut, gjegjësisht programit ndërkombëtar për paran-dalimin e armëve të shkatërrimit në masë. Qëllimi i këtij donacioni është ngritja e kapaciteteve hetuese kriminale që Policia e Kosovës, FSK-ja, etj, do t’i përdorin në dogana, etj, me qëllim të evitimit të

hyrjes së armëve të rrezikshme të shkatërrimit në masë, në Kosovë. Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është me ndërtua një Kosovë të Fortë dhe një jetë më të sigurt, tha në fund zonja Kelly Degnan. Ndërsa, gjeneralbrigade Imri Ilazi, shef i Departamentit të Operativës dhe Trajnimeve, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmë e vazhdueshme që po japin për Kosovën dhe FSK-në. “Amerika vazhdimisht po na ndihmon jo vetëm me mjete teknike, por edhe me trajnime me qëllim të profesionalizimin e njësive të FSK-së. Këto ditë pjesëtarët e FSK-së, kanë kryer me sukses trajnimin, në këto fusha, si: Parandalimi apo pengimi i përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë, Detektimi i armëve të shkatërrimit në masë, Ndalimi i armëve të shkatërrimit në masë dhe materialeve dhe pajisjeve teknologjike në lidhje me armatimin e shkatërrimit në masë, hetimi i trafikut ilegal, si dhe reagimi ndaj armeve të shkatërrimit në masë,etj. Me këtë rast gjeneral Ilazi ka

falënderuar edhe instruktorët nga ICP-ja, për angazhimin maksi-mal që kanë bërë aftësimin dhe përgatitjen e forcave profesionale të FSK-së, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Agjensinë për Menaxhimin e Emergjencave, Doganën e Kosovës, Agjensne për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues, etj. Përdorimin i pajisjeve si dhe zhvillimi i disa ushtrimeve simulative i ka bërë pjesëtarët e FSK-së të jenë në një nivel të lartë profesional dhe të aftë që në vendin tonë të përballen me sukses, kundër kërcënimit armëve të shkatërrimit në masë. Në fund gjeneral Ilazi tha se, këto pajisje që po na dhurohen Qeveria Amerikane, premtoj se do t’i përdorim dhe do t’i mirëmbajmë me sukses. Vlera e pajisjeve për FSK-në, kap vlerën prej 142 mijë dollarësh, ndërsa pjesa tjetër për Policinë e Kosovës dhe Agjencitë tjera të sigurisë. Qeverinë amerikane e kanë falënderuar edhe Fehmi Fejza nga AMRK-ja si dhe Dejan Jankoviq, nga Policia e Kosovës.

Pajisjet për parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë

Kontingjenti i FSK-së, për herë të dytë, kthehet me sukses të plotë, nga Ho-landa, ku mori pjesë në

marshin tradicional të 96 me radhë të mbajtur, në qytetin Nijmegen. Marshi tradicional u mbajt, për katër ditë me radhë, nga data 19-23 korrik 2012, në qytetin Nijmegen të Holan-dës. Sipas rregullave të marshit, çdo ditë ekipet kanë marshuar nga 40 kilometra. Në këtë marrshim kanë marrë pjesë pjesëmarrës nga shumë shtete të NATO-s dhe të shteteve të tjera të botës. Forcën e Sigurisë të Kosovës, këtë vit, e kanë përfaqësuar tetëmbëdhjetë pjesëtarë, në mesin e tyre morën pjesë edhe dy pjesëtare të FSK-së. Kontingjenti i FSK-së edhe këtë vit, është kthyer me sukses të plotë, të gjithë pjesëtarët e FSK-së, si njësitë arrijnë me kohë në cak. Ndërsa, vitin e kaluar njësiti i FSK-së, shënoi suksesin më të madh, duke hyrë në histori të këtij marshimi tradicional si ekipi i dytë, që kishte arrit të hynte në cak. Marshimi ka pasur rregullat e veta të rrepta, na thotë major Ali Krasniqi, udhëheqës i kontingjentit të FSK-së, ku secili ekip është dashtë ta kryejë marshimin në kohën e caktuar. Marshimi nuk ka qenë garë shpejtësie, se kush po hyn i pari në cak, por suksesi është matur si ekip komplet, dmth. të gjithë pjesëtarët e njësitit është dashur që me kohë të arrijnë në cak, si njësit. Të gjithë pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së janë shpërblyer me medalje dhe certifikata në mënyrë individuale dhe me një medalje, për ekipin më të mirë. Sipas statistikave të organizato-rit, ekipi i FSK-së, vitin e kaluar, ka

FSK-ja kthehet me medalje nga marshimi në Hollandë

Sipas rregullave të marshit, çdo ditë ekipet kanë marshuar nga 40 km. Kanë marrë pjesë pjesëmarrës nga shumë shtete të NATO-s dhe të shteteve të tjera të botës

Kontingjenti i FSK-së, për herë të dytë, kthehet me sukses të plotë, nga Hollanda, ku mori pjesë në marshin tradicional të 96 me radhë të mbajtur, në qytetin Nijmegen. Marshi tradicional u mbajt, për katër ditë me radhë, nga data 19-23

korrik 2012, në qytetin Nijmegen të Holandës

arritur suksesin më të madh si ekip, që vetëm një shtet e ka shënuar në his-torinë 95 vjeçare, të këtij marshimi, ku të gjithë pjesëmarrësit, si ekip e kalojnë marshimin katër ditor. Kjo është hera e dytë që njësiti i FSK-së, e arrin rresht, suksesin e vitit të kaluar, komplet të kalojë shtegun, prej 160 km. Për të përcjellë finalen e marshimit, në Nijme-gen, kishin marrë pjesë; ambasadori i Republikës se Kosovës në Mbretërinë e Holandës, z. Nexhmi Rexhepi dhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT), gjeneralbri-gade Gëzim Hazrolli të cilët së bashku kanë bërë edhe shpërndarjen e medaljeve për të gjithë pjesëtaret e kontingjentit

të FSK-së, pas përfundimit me sukses, të këtij marshimi. Për arritjen e këtij suksesi, major Krasniqi, ka thanë se: Motivimi, disiplina, entuziazmi kanë qenë faktorët kryesor që kanë bërë që Kontingjenti i FSK-së, të zë vendin e parë, por ka qenë edhe gatishmëria e ushtarëve për të realizuar misionin e marrë nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati. Gjatë gjithë kohës së zbarkimit, kontingjenti i FSK-së, ka qenë në nivel shumë të lartë, të kryerjes së detyrave. Me këtë fitore konsideroj se FSK-ja, po bënë histori, që dy vjet rresht ka zënë vendin e parë rresht, thotë në fund, major Krasniqi.

Ministri dhe Komandanti pritën një delegacion

të Ministrisë së Mbrojtjessë shqipërisë

Page 14: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 201214 gjeopolitika

Për të kuptuar më mirë përfun-dimet e britanikut Mekinder, do të ishte e udhës që të kup-tonim se çfarë rrokte vizioni

i tij. Mekinder parashikoi të ardhmen duke analizuar të shkuarën. Kjo ishte hallka e parë e mendimit të tij. Që aty nis vizioni i Mekinderit, që te antikiteti (ai studioi Romën, Athinën, Spartën etj si fuqi detare apo tokësore dhe luftërat që bënin për dominim). Katër nga idetë e përmendura në punimin “Mbi sferën dhe metodat e gjeografisë” janë çelësi për të kuptuar shkrimet e mëvonshme gjeopolitike të Mekinder. Së pari, Mekinder shprehu pikëpamjen e tij se qëllimi i një gjeografi ishte “të shihte të shkuarën në mënyrë që të interpretonte të ardhmen”. Së dyti, ai vuri në dukje se zbulimet e mëdha gjeografike të njeriut ishin afër fundit; kishte shumë pak “ boshllëqe të mbetura në harta”. Së treti, Mekinder përshkroi dy llojet e pushtuesve politikë si “ujq toke dhe ujq deti.” Dhe, e katërta, ai pranoi se përmirësimet teknologjike mundësuan, “përmasat e mëdha të shteteve mod-erne.” Pas themelimit të këtyre katër ideve, Mekinderi ndërtoi më vonë teorinë e tij të njohur globale. Nisur nga një përshkrim i paanshëm i lloga-ritjes së fuqisë, gjeografisë, kohës dhe hapësirës ai arriti të jepte me saktësi se cilat do të ishin fuqitë që në të ardhmen do të krijonin ekuilibrin e ri të fuqive. Dominimi britanik në botë mbështetet te “komandimi i detit,” shkruante Me-kinderi, për shkak se “uniteti i oqeanit, është fakti i thjeshtë fizik në themel të vlerës dominuese të fuqisë së detit në botën globale moderne.” “Një ekuil-ibër i ri fuqie është duke u zhvilluar,” thoshte Mekinderi dhe kjo përfshinte “pesë shtete të mëdha botërore, Britani, Francë, Gjermani, Rusi dhe Amerikë.” Megjithatë, Mekinderi sugjeronte, se pozita e Britanisë si Fuqi botërore e shquar ishte e rrezikuar për shkak të “realitetit të përhershëm të gjeografisë fizike” në formën e “pranisë së Fuqive të Mëdha, të mbështetura gjerësisht në burimet e gjysmë-kontinenteve” (që janë Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Komandimi i detit mund të pengohej vetëm nga dominimi i Heart-landit. Nëse qendra e tokës zotërohej nga një fuqi, atëherë dominimi britanik përfundonte. Aktori tejtër që ka sot ndikimin kryesor mbi dete dhe që është partneri gjeopolitik “i binjakëzuar” me britanikët, është SHBA. Fuqia, të cilën ai e përmend si të mbështetur në burimet gjysmë-kontinentale. Mekinder e skicoi Evropën dhe Azinë si një kon-tinent të madh: “Euro-Azia”. Ai e përshkroi Euro-Azinë, si “një terren të vazhdueshëm, të rrethuar nga akulli në

Teoria e Heartland-it: Kush sundon “Zemrën e Tokës” zotëron Ishullin e Botës...

veri, rrethuar nga uji tjetërkund, me një përmasë prej 21 milionë milje katrore.” Në qendër dhe në veri të Euro-Azisë, ai nxorri një terren me përmasë, “rreth nëntë milion milje katrore, ... që nuk ka lidhje ujore të mundshme me oqeanin, po nga ana tjetër, ... është përgjithësisht i favorshëm për lëvizjen e trupave.” Në “lindje dhe në jug të kësaj zone qendrore (Heartland)” shpjegonte ai më tej, “ndodhen rajone anësore, të shtrirë si një gjysmë-hënë e gjerë, të cilat mundësojnë lëvizjen e detarëve. Por parashikimet e tij shkuan dhe më tej, në mënyrë më të saktë akoma, për sa i përket vlerësimit të prerë që ai i bënte gjeografisë dhe ndikimit të saj mbi politikën. Një tipar i dytë me rol kryesor gjeografik të cilin Mekinder e vlerësonte të ishte “i një rëndësie pothu-ajse të barabartë” me Heartland ishte “Midland Ocean (Oqeani Qendror)”, i përbërë nga gjysma lindore e Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara; baseni i Atlantikut të Veriut dhe “katër shtojcat e tij (Mesdheu, Baltiku, Arktiku dhe detet Karaibe)”; Britania dhe Franca (një përshkrim i shquar i aleancës së NATO-s që u formua gjashtë vjet pasi Mekinder kishte shkruar artikullin e tij). Duke qenë se Mekinder rezultoi i suksesshëm në parashikimin e ndikimit të gjeografisë te fuqia dhe te zhvilli-met politike si p.sh: aleancat e fuqive kontinentale Gjermani-Rusi që sollën luftë botërore, sugjerimet për ndal-imin e kësaj aleance në vijim, krijimi i aleancëns euro-atlantike etj, atëherë, mund të themi se edhe bota e skicuar prej tij është një hartë gjeopolitike e cila vazhdon të vihet në jetë edhe sot.

Heartland, teza me tre pika kyç“Mekinder, përdori historinë për

të ilustruar rëndësinë strategjike të gjeografisë.” Në këtë mënyrë ai krijoi vizionin e tij gjeopolitik. Mekinderi vuri në dukje se edhe pse “faktet e gjeografisë fizike kanë mbetur të

njëjta në thelb gjatë.., historisë së regjistruar njerëzore,” vetëm në fillim të shekullit të njëzetë globi u bë, në aspektin politik, një “sistem i mbyl-lur.” “Çdo goditje, çdo fatkeqësi ose bollëk,” shkruante ai, “ndjehet tani edhe në antipode. Çdo vepër e njerëzimit, paskëtaj, do të jehojë dhe ri-jehojë në mënyrë të ngjashme përreth botës.” Në terma gjeografike, bota e Mekinderit e skicuar në Idealet Demokratike dhe Realiteti përbëhej si më poshtë: (I) oqeani mbulon nëntë të dymbëdhjetat e globit; (2) një kontinent i madh që përfshin Evropën, Azinë dhe Afrikën; dhe (3) disa ishuj të vegjël duke përfshirë Britaninë, Japoninë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut dhe Australinë. Kontinenti i madh, të cilin Mekinder e quajti “Ishulli i Botës” ndahej më tej, në gjashtë rajone: viset bregdetare europiane (Europa Perëndi-more dhe Qendrore), viset bregdetare aziatike (India, Kina, Azia Juglindore, Korea dhe Siberia Lindore), Arabia (gadishulli arabik), Saharaja (Afrika e Veriut) dhe ‘Heartland’-i Jugor (Afrika në jug të Saharasë), dhe, më e rëndë-sishmja, Zemra e Tokës (Heartland) (thelbi veri-qendror i Euroazisë, të cilin, në vitin 1904 në artikullin e tij, ai e kishte quajtur “rajoni qendror” (pivot region)). Mendimi gjeopolitik i Mekinder, i ka rezistuar kohës dhe këtë gjë e pranojnë pa mëdyshje një numër i madh analistësh e studiue-sish të strategjive. Ky mendim është sot i rëndësishëm pasi praktikuesit e tij janë perëndimorët, të cilët kanë influencën më të madhe në çështjet globale. Teza e tij me tre pika kyç “Kush sundon Europën Lindore, sundon Heartland; kush sundon Heartland komandon Ishullin e Botës; kush sundon Ishullin e Botës, koman-don Botën”, edhe pse ëshë kritikuar i ka rezistuar kohës duke i dhënë formë strategjive ushtarake të Fuqive detare.

Natyrisht që Mekinder ka pasur edhe kritikët e tij, por ashtu si vinte në dukje Colin Gray, “interpretimet e Mekinder për zhvendosjet historike të marrëdhënieve të Fuqive në mjedisin e tyre gjeografik, i kanë qëndruar testit të kohës shumë më mirë se ç’i kanë qëndruar goditjet me hobe e shigjeta të ushtrisë së kritikëve të tij.” Vëzhguesit politikë aktualë si dhe strategët më të fundit dëshmojnë për ndikimin e vazhdueshëm të ideve të Mekinder-it. Në vitin 1974, R.E. Walters shkruante se “teoria e Heartlandit qëndron si premisa e parë në mendimin perëndimor ushtarak.” Në vitin 1975, Sol B. Koin (Saul B. Cohen) vinte në dukje se “pjesa më e madhe e strategëve perëndimorë va-zhdojnë ta shohin botën ashtu siç është përshkruar fillimisht nga Mekinder.” Zbigniev Brzezinski në “Game Plan” (1986) dhe në “Grand Chessboard” (1997) prezanton pikëpamjet e tanishme globale i bazuar pothuajse tërësisht në konceptet e Mekinder-it. Në vitin 1980, Robert Nisbet pohonte se “çdo kuptim gjeopolitik që Sir Halford Mekinder shprehte rreth gjashtë dekada më parë në Idealet Demokratike dhe Realiteti, kanë qenë plotësisht të plotësuara.” Revistat me ndikim të madh, “Strate-gic Review” dhe “National Interest”, kanë botuar disa artikuj në vitet 1980 dhe 1990 ku autorët zbatojnë teoritë dhe konceptet e Mekinder në lidhje me çështjet botërore. Në vitin 1988, strategu i respektuar Colin Gray dekla-ronte se “idetë gjeopolitike të gjeografit britanik Sir Halford Mekinder ... siguronin një arkitekturë intelektuale, shumë më superiore ndaj koncepteve rivale, për të kuptuar çështjet kryesore ndërkombëtare të sigurisë.” Në vitin 1994, ish-gjeografi i Departamentit të Shtetit, George J. Demko, shkruante se “idetë gjeografike të... Mekinder, ofrojnë ende njohuri të rëndësishme

në proceset politike ndërkombëtare.” Henry Kissinger librin e tij, Diploma-cia (1994), e përfundon me një parala-jmërim se “Rusia, pavarësisht se kush e drejton atë, qëndron kaluar mbi ter-ritorin që Halford Mekinder e quante Heartlandi gjeopolitik ...” Paul Ken-nedy, Robert Chase dhe Emily Hill i bënin thirrje teorisë së Mekinderit në një artikull botuar në Foreign Affairs në vitin 1996, për “shtetet e “zonës qendrore (pivot-states)” të pas Luftës së Ftohtë.” Së fundi, në vitin 1996, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare bëri një ribotim të Idealet Demokra-tike dhe Realiteti.”

Vëzhgimi shkencor i Mekinder për konfliktet në harkun e historisë i dha frytet, duke dhënë pak rregulla të arta, të cilat po të shohësh me vëmendje qën-drojë edhe sot pas lëvizjeve diplomatike e strategjike. Teoria e tij rezulton e praktikueshme. Studimi prej tij i këtyre konflikteve, shfaqi tre depërtime të përbashkëta gjeopolitike: (1) një fuqi detare varet nga bazat tokësore të sig-urta dhe të pasura me burime; (2) një fuqi gadishullore tokësore, e çliruar nga sfidat me fuqitë e tjera tokësore dhe në komandë të burimeve të mëdha, mund të mposhtë fuqitë ishullore detare; dhe (3) pozicioni optimal strategjik është ai që kombinon gjendjen ishullore/të izoluar me burimet më të mëdha. Me-kinder i mori këto njohuri gjeopolitike dhe i aplikoi ato në një hartë strategjike të botës. Ai besonte se i gjithë globi ishte fusha e duhur e studimit dhe ana-lizimit gjeopolitik sepse “ne, për herë të parë tani, jemi të prezantuar me një sistem të mbyllur politik.” Cila Fuqi mund të jetë sot, një gjendje ishullore e izoluar e kombinuar me burime të shumta? Ajo është SHBA dhe pas saj, po me të njëjtën filozofi gjeopolitike, është Britania. Mekinderi besonte se zhvillimi i perandorive ishte një shtysë e pashmangshme gjeografike. Pabarazia e kombeve sjellin luftën dhe natyrisht që kërcënimi i saj sjell frikën, fuqizimin e nevojën për kontroll. Mekinderi e filloi këtë punë thelbësore me vëzhgimin se “luftërat e mëdha të historisë ... janë rezultat, i drejtpërdrejtë ose i tërthortë, i zhvillimit të pabarabartë të kombeve dhe se zhvillimi i pabarabartë ... është rezultat i shpërndarjes së pabarabartë të pasurisë dhe mundësisë strategjike mbi sipërfaqen e globit.” Faktet e gjeografisë i treguan Mekinderit se “grupimi i tokave e deteve dhe pjelloria e rrugët natyrore, janë të tilla, sa që mundësojnë zhvillimin e perandorive, dhe në përfundim, të një perandorie të vetme botërore. A e kishte parashikuar Mekinderi [edhe] globalizmin apo ky i fundit është zba-timi i skenarit gjeopolitik të bazuar në vizionin e gjeografit futurist?

prof. dr. pajtim ribajalbert hitoaliaj

“Kush sundon Europën Lindore, sundon Heartland; kush komandon Heartland komandon Ishullin e Botës; kush sundon Ishullin e Botës, komandon Botën”

Page 15: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 2012 15siguria

NJOFTIM QENDRA E KULTURËS, MEDIAS

DHE E BOTIMEVE TË MBROJTJES

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarsisë dhe krijimit të Forcave të

Armatosura Shqiptare : Shpall konkursin me krijimet më të arrira në

fushën e letërsisë (poezi, tregim, novelë), si dhe për fotografinë më

të mirë të bërë nga jeta dhe veprimtaria e FA. Materialin konkurrues

mund ta dorëzoni çdo ditë pranë

QKMBM, ose mund ta dërgoni në adresën

[email protected]

Shpallja e fituesve do të bëhet më datë 04.12.2012

DREJTORIA E AKTIVITETEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME

KOMUNITETIN SEKTORI I AKTIVITETEVE

Në vazhdim të përpjekjeve që Aleanca bën për të rritur kualitetin dhe cilësinë e sig-urisë në Evrope është edhe

projekti i NATO-s për krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Mbrojtjes Raketore në këtë kontinent. Krijimi i këtij sistemi bëhet në kuadrin e konceptit te ri strategjikë të Aleancës, koncept që bazohet fortë në situatën aktuale të krizës financiare,në mjedisin e ri të sigurisë dhe në kërcënimet e rreziqet që aktual-isht Aleanca po përballet. Projekti për Sistemin e Mbrojtjes Raketore ne Evrope prezantohet përpara Presidentit Obama tre vjet me përpara dhe u konsiderua nga Presidenti si një Mbrojtje e fortë, e mençur dhe e arsyeshme të forcave Amerikane dhe të Aleancës. Ai tha se “kjo projekt do të jetë më eficente dhe se do të siguronte një mbrojtje më të mirë të Shteteve te Bashkuara dhe të vendeve të aleancës nga kërcënimet e raketave balistike”. Më vonë filluan të hidheshim hapa të rëndësishëm për konkretizimin e këtij projekti që tashmë e kishte marrë miratimin zyrtar të Aleancës. Në Samitin e NATO-s të Lisbonës në nëntor të 2010 u ra dakord nga liderët e larte të Aleancës që NATO duhet të fillonte punën për zhvillimin konkret të kapaciteteve të mbrojtjes Raketore për të përmbushur kështu një nga detyrimet kryesore të Aleancës atë të mbrojtjes kolektive dhe në Samitin e Çikagos në 20 Maj të këtij viti Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha: Në Lisbon ne ramë dakord për krijonim një sistem të mbrojtjes raketore të NATO-s sot në Çikago në deklarojmë që ky sistem është realitet, pra u deklarua operacionaliteti i sistemit te mbrojtjes raketore i nën-shkruar në nëntor të 2010 në Samitin e Lisbonës Portugali. Liderët e NATO-s deklaruan qe Aleanca ka tani kapac-itete të përkohshme por eficentë të sistemit të mbrojtjes raketore kjo është hapi i pare në zhvillimin e sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen i përshkroi arritjet si rezultat i një pune në grup i të gjitha vendeve të Aleancës. Arritja e kësaj faze tregoj edhe njëherë vlerat e Aleancës ,koherencën dhe fleksibilite-tin që ajo ka për të marrë vendime të zbatueshme dhe të bazuara në situatën aktuale. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e cilësoj kulturën e bash-këpunimit në NATO si një element të “mbrojtje së mençur” ku vendet punojnë së bashku për zhvillimin e atyre kapaciteteve të cilat nuk mund ti zhvillojnë të ndara. Ne tashme kemi shembuj të mirë në këtë drejtim si ak-tivizimi i aseteve ajrore të Aleancë për patrullimin ajrore në hapësirat ajrore të shteteve të Ballkanit,ose shembull tjetër, vendet e aleancës së Baltikut po mendojnë për përdorimin e resurseve të tyre në zona të rëndësishme si për shembull dislokimin e forcave në Af-ganistan kjo është arsyeja pse Aleanca do të vazhdojë policimin ajror në hapë-sirat ajrore Baltike. Çfarë është Sistemi i Mbrojtjes Raketore dhe çfarë rëndësie ka ai për Evropën Ballkanin? Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje dua të për-mend se: aktualisht Aleanca përbëhet nga 28 vende anëtare të cilat përfaqë-sojnë vënë, kombe, kultura dhe nivele ekonomike të ndryshme,si rrjedhoje

Sistemi i Mbrojtjes Raketore në Europë rrit sigurinë

edhe resurset ushtarake dhe sidomos ato të mbrojtjes ajrore janë të ndryshme kështu vende të fuqishme Evropiane kane asete të Mbrojtjes Raketore shumë eficente dhe përbejnë gurin e themelit të mbrojtjes së Aleancës, disa vende të tjera kanë kontribute të rëndësishme dhe suportojnë mjaftueshëm sistemin e mbrojtjes raketore dhe vende të tjera të cilat janë anëtare te reja te Aleancës japin kontribute modeste por shume të vlerësuar nga Aleanca. Në kontekstin më vulgar Sistemi i Mbrojtjes Raketore në Europë do ta cilësoja si bashkim i aseteve të mbrojtjes raketore të vendeve Europiane në një komande dhe procedurë të përbashkët, kurse ne kontekstin profesional Sistemi Mbrojtjes Raketor i NATO-s në Europe është integrim i aseteve si satelit, anije, radarë, interceptore, mjete reagimi etj, të vendeve respektive në Aleancë në një komande, procedure dhe qëllim të për-bashkët. Kjo do të na japë mundësi të mbrohemi nga kërcënimet që vijnë nga jashtë zonës së euroatlantikut. Asetet e mbrojtjes raketore do të jenë nën ko-mandim-kontrollin e komandës ajrore të Aleancës të dislokuar në Ramstein, Germani. Aleanca do te siguroje të gjithë infrastrukturën si sensorë, inter-ceptorë linke,etj për të futur në sistem të gjitha asetet e mbrojtjes raketore të Aleancës. Për të mbështetur dhe për ta bërë këtë projekt sa më efiçent në Sami-tin e fundit të NATO-s u hodh ideja dhe u ra dakord për krijimin e kapaciteteve të Sistemin të Vëzhgimit Ajër –tokë “AGS” si një element shumë jetik dhe i domosdoshëm jo vetëm për mbrojtjen raketore por edhe për mbështetjen e operacioneve ajrore të Aleancës në përgjithësi. Si mjete me efektive dhe më konsensual u zgjodh përdorimi i makinerive ajrore pa pilot “UAV”, të cilët realizojnë vëzhgim, zbulim, rikonicion dhe ju japin komandave informacion të minutës së fundit për situatën në fushë beteje. Operacionet e fundit të zhvilluar nga Aleanca sidomos operacioni për mbrojtjen e popullsisë në Libi na mësuan se sa e rëndësishme ishte në se ke mundësi të mira për zbu-lim, vëzhgim dhe rikonicion, mundësi të cilat prodhojnë një vendimmarrje të shpejtë dhe të bazuar në fakte. Duke parë nevojën që Aleanca ka për mjete të tilla u ra dakord që një grup prej 14 vendesh pjesëtarë të Aleancës të kontribuojnë për blerjen e pesë avio-nëve pa pilot. Vendet pjesëmarrëse në këtë aleancë janë Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Gjermania,

Italia, Latvia, Lithuania, Luxembourg, Norvegjia, Romania, Sllovakia, Sllo-venia dhe Shtetet e Bashkuara. NATO do të drejtojë dhe do të mbajë këto asete në emër të Aleancës me një fond të përbashkët që do të krijohet nga 28 vende të Aleancës. Sistem i Vëzh-gimit ajër –toke “AGS” do jetë një aset shtesë i NATO-s në varësi direkte nga Komanda Operacionale e Aleancës por i integruar në Sistemin e përgjithshëm të vëzhgimit ajrore të NATO-s. Në të ardhmen ky sistem do përmirësohet me asete shtesë.

Fazat për realizimin e plotë të Sistemit të Mbrojtes Raketore

Plani afatgjatë i NATO-s për mbrojtjen raketore synon sigurim, mbulim dhe mbrojtje të plotë për të gjithë popullsinë, territorin dhe forcat e vendeve evropiane të cilat janë anëtarë te NATO-s nga kërcënimi në rritje i zhvillimit të raketave balistike. Ky plan do të realizohet duke kaluar nëpër faza:

Faza e parë Tashmë është e kom-pletuar dhe konsiderohet si faza me kapacitete të përkohshëm “interim capability” ajo bazohet në sistemet ekz-istuese të mbrojtjes raketore të vendeve të Aleancës. Në këtë fazë Turqia ka rënë dakord për vendosjen e një sistemi radarësh për lajmërimin e hershëm në Kurecik, në pjesën juglindore të provincës Malatya, si dhe dislokimin e një anije luftarake mbështetëse Ameri-kane “USS Monterey” në lindje të detit Mesdhe e pajisur me mjete për ndjekjen dhe shkatërrimin e raketave balistike në fluturim. Asete që përmendëm me lart tashme janë operacionale dhe nën ko-mandim-kontrollin e Komandës Ajrore të Aleancës në Ramstein, Germany. Dislo-kimi i anijes Amerikane“US Monterey” në detin Mesdhe është konsideruar si thelbi i mbrojtjes raketore ajo siguron mbështetjen për operacionet kundër nëndetëseve, operacionet kundër ajrore, dhe operacioneve kundër objekteve në tokë. Në këtë fazë mbrojtja raketore është e limituar dhe si rezultat konsiston në ruajtjen e objekteve, aseteve dhe in-frastrukturës me kritike evropiane.

Fazë e dytë e projektit do të jetë faza e sigurimit të kapaciteteve fillestare “initial operational capability”

Kjo faze mendohet të kompletohet në 2015 dhe ka të bëjë më shtimin e aseteve në përbërje të sistemit. Kështu gjatë kësaj faze do të dislokohen katër luftanijeve Amerikane mbështetëse në portin detar Rota Spanje dhe një stacion për interceptimin e raketave balistike ne

Rumani. Këto elemente së bashku na sig-urojnë kapacitete fillestare operacionale dhe do të rrisin me shumë sigurinë dhe mbrojtjen në europë nga kërcënimi që mund të vije nga Lindja e mesme.

Faze e tretë Është faza e realizimit të kapaciteteve

të plota operacionale “full operational capability FOC” mendohet të plotësohej në fund të kësaj dekade ose ne fillimin e dekadës së re, pra afërsisht rreth viteve 2018 deri në vitin 2021. Plotësimi i kësaj faze ka të bëjë me vendosjen e një stacion tjetër për interceptimin e raketave në Poloni. Aktualisht Aleanca po punon shumë ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes Polake për realizimin e këtij projekti. Faza finale ka të bëjë me ven-dosjen interceptorë më të avancuar dhe të dizenjuar për të asgjësuar jo vetëm raketa me rreze të mesme dhe inter të mesme, por edhe raketa të fuqishme balistike ndërkontinentale, të cilat mund të kërcënojnë Shtetet e Bashkuar dhe Europën nga Lindja e Mesme dhe Koreja e veriut.

Vlen të përmendet se vendet ofrojnë asete me vlera dhe operacionale për këtë sistem janë Franca dhe Gjermania të dyja këto vende kane patur plan kom-bëtar të mbrojtjes raketore. Asete që ato kane vënë në dispozicion të sistemit të mbrojtjes raketore Evropiane jane Franca kontribuon me radare me rreze të madhe zbulimi dhe Gjermania katër luftanije me radarë dhe raketa mbrojtjes si dhe sistemin raketor Patriot i cili është një sistem shumë efikas kundër raketave balistike.

Rëndësia e Mbrojtjes Raketore për Europën, Ballkanin dhe Shqipërinë

Sistemi i Mbrojtjes Raketore është projektuar që të rritë sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha vendeve Evropiane që janë pjesë e Aleancës pavarësisht se çfarë ato ofrojnë. Përfitimi duket qarte sidomos në vendet e fuqishme të cilat përmirësojnë sigurinë e vendeve të tyre por tashmë me një kosto më të ulët. Ven-det e Ballkanit janë pjesë kontribuuese e e këtij sistemi, por përfitimi që ato kane duke qenë pjese e këtij sistemi është shumë e madhe. Do ishte shume e vështire ose pothuajse e pamundur që jo vetëm shtete të vetme, por edhe grup

shtetesh në Ballkan të krijonin një sistem efiçent të mbrojtjes raketore, kjo për shumë arsye ku më kryesor janë: Pjesa më e madhe e shteteve ballkanike vijnë nga sisteme të mbyllura totalitare, të cilat jo vetëm që nuk mund të sigurojnë asetet bashkëkohore për sisteme të tilla, por mungon kultura dhe tradita për të bërë marrëveshje në fusha ushtarake. Historia dhe e kaluara jo fort e mirë që këto vende kanë patur me njëra-tjetrën janë barrierë e fortë ndasie, niveli i ulet ekonomik dhe pamundësia finan-ciare është një tjetër faktor që e bën të pamundur bashkëpunimin ushtarak në kontekstin rajonal.

Shqipëria si një vend i i vendosur në Ballkan ose në Europën juglindore megjithëse ka vuajtur problemet që kanë shqetësuar rajonin në përgjithësi ka qenë ndër vendet e para që ka kërkuar aderimin në struktura ndërkombëtare sidomos në NATO. Ajo tashme është një anëtare me të drejta të plota të Aleancës dhe kontribuuese për sigurinë në bote. Si anëtare e re e Aleancës ka kontribuar në Sistemin e Mbrojtjes Raketore me ide, pjesëmarrje, diskutime, hapësire ajrore dhe ka vënë në dispozicion te këtij sistemi asetet e saj ajrore. Pozicioni i Shqipërisë në Ballkan dhe afër detit Mesdhe e bëjnë atë objekt goditje njëlloj si edhe vendet e tjera të Evropës, ajo është shume afër vendeve, të cilat kërcënojnë Aleancën për goditje me raketa balistike. Duke qenë së vendi jonë ka qenë vazhdimisht pjese e koalicioneve kundërterrorizmit, dhe një vend me përkrahje të fuqishme amerikane është një tjetër arsye që ne mund të jemi në fokusin e goditje.

Duke parë këtë vlerësim të shkurtër të rrezikut mendoj që vendi jonë si pjesë e sistemi të mbrojtjes raketore në Evrope është i siguruar dhe i mbrojtur nga të gjitha kërcënimet e mundshme ashtu si të gjitha vendet evropiane pjese e aleancës,pra ku sistem ka një impakt pozitive ne rritjen e sigurisë në vend, por duke pare taktikat e luftimi të kohëve të fundit dhe gjendjen aktuale që ne kemi është e nevojshme vënia në eficence të sistemeve të mbrojtjes ajrore të bazuar në tokë për mbrojtjen ne lartësi te vogla dhe të mesëm si një detyrim kombëtar dhe si pamundësisë realizuese nga Aleanca.

gjeneralbrigade dhori spirollari N/kol emeror hajdarasi

Page 16: Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 ...Formimi dhe kontributi Juaj në fushën e sigurisë janë një garanci e madhe për personalitetin, patriotizmin dhe drejtësinë

ushtriaE prEmtE, 27 korrik 201216

kthehen misionarët e paqes“eagle 4” & kontigjenti i 10-të