BLETËT E KALTRA · 2020. 8. 29. · BLETËT E KALTRA 5 Lulzim LOGU E KALTRA BEFASUESE E...
Transcript of BLETËT E KALTRA · 2020. 8. 29. · BLETËT E KALTRA 5 Lulzim LOGU E KALTRA BEFASUESE E...
-
BLETËT E KALTRA
1
ADEM ZAPLLUZHA
BLETËT E KALTRA
-
ADEM ZAPLLUZHA
2
Redaktor:
Lulzim LOGU
Recensent:
Lulzim LOGU
Lektor:
Veli Veliu
Piktura në ballinë :
Besim Lutolli - Beci
-
BLETËT E KALTRA
3
ADEM ZAPLLUZHA
BLETËT E KALTRA
Shtëpia botuese
TRENDI
Prishtinë 2020
-
ADEM ZAPLLUZHA
4
-
BLETËT E KALTRA
5
Lulzim LOGU
E KALTRA BEFASUESE E
ZAPLLUZHES...
Kur befas feks ajo drita e mugët e
pragmbrëmjes, ndjen etjen e pashmangshme
të kujtimeve, mallëngjimin e të shkuarës dhe
lojën ëndërrimtare të dëshirave të fshehta,
ende të parealizuara, mallin për çdo gjë të
dashur dhe të shtrenjtë tënden. Dhe kthehesh
kah poezia, ai arti më ngulmues, siç e ka
përcaktuar aq mirë Tomas Eliot. Sidomos
nga poezia e ngjeshur e mesazhit, plot me
figuracion dhe dendësi ndjenje njerëzore, ku
suvalët e dashurisë dhe trillet e natyrës
mbarten në shpirtin si shqiponjë të poetit të
kudondodhur, i ri, apo i vjetër në moshë, por
jo në krijimtari dhe përpjekjen drejt të
përkryerës.
Adem Zaplluzha, poeti mitik për nga numri i
veprave të shkruara, por edhe nga historia
sfiduese për të bashkëjetuar deri në vdekje
me aromën e letrës së librit dhe makinës së
shkrimit, duke dashur të sendërtojë një
identitet gjithmonë e më ndryshe, pavarësisht
-
ADEM ZAPLLUZHA
6
muzgut të jetës, vjen me sprovën e parë me
trevargëshin.
Ka përvojën e gjatë si krijues, egon e
patjetërsueshme për të garuar me kohën dhe
trillet e saj, me zhvillimet dhe ritmet e
shpejta letrare, guximin e pa tkurrur në
tavolinën e punës dhe përballjen e çuditshme
me konkurrencën e egër, kur energjia po
mpikset, gjunjët po dridhen dhe nga pak sytë
po shqimen...
E lakmueshme dhe e admirueshme kjo
përpjekje me këtë libër, i 181-ti me radhë. Ka
patos, ndjenjë të njomë, motive të freskëta,
mesazhe të matura dhe argumente bindëse të
aparatit figurativ, strukturë solide letrare,
kërkim modest, por këmbëngulës kah bota e
çuditshme dhe aq joshëse e haikut:
Kur atdheu im dëneste
Dielli i fëmijërisë
Fundosej në perëndim ...
Fati i atdheut dhe i individit, në këtë rast i
vetë poetit, shkrirë në historinë e
dhimbshme, por krenare të kombit, alternuar
mrekullisht në fatin e luleve dhe stinëve së
bashku. Një kombinim përkëdhelës, që e
mban në peshojë krejt brendinë e librit, lidh
-
BLETËT E KALTRA
7
fuqishëm kohërat dhe përjetimet, ndjenjat
dhe rrëfimet aq të shpeshta të këtij trualli
marramendës:
Ti nuk ishe askund
Bletët e kaltra
Puthnin lulezjarret ...
Luleshqiponjat, luletogëzat, lulevathët,
aguliçet...
Një herbarium lulesh të pragut të vet, të
vendlindjes, sinonim i ringjalljes së atdheut,
por dhe mburojë simbolike e muzgut të jetës
si dhe prelud drithërues i ngjarjeve
madhështore historike, nga ku përcaktohet e
ardhmja dhe drita prijëse e horizontit të këtij
shekulli. Nën fokusin poetik të poetit, i cili
ka jetuar stinët e veta dhe të atdheut të vet
dhe tash i ngazëllyer nga fati i afruar, plot
shpresë dhe ngazëllim, nxiton të jetësojë
shpirtin fisnik poetik:
I pyeta luleborat
Asnjëra nuk njihte
Aromën e përjetësisë ...
-
ADEM ZAPLLUZHA
8
Thjeshtësi në motive, por kohezion në trajtim
figurativ, befasi të këndshme në gjetjet
poetike, ngrohtësi e mjedisit ku burojnë aq të
frymëzuara ritmet e përthyera të vargjeve,
harmoni lehtësisht e ndjeshme e kuptimit
ideor dhe afinitet që krijohet aq natyrshëm
me lexuesin, teksa i drejtohet atij
drejtpërdrejt, si miq të kahershëm. Duke
dashur të jetë kaq pranë tij, nuk ndërlikohet
në stil, nuk ka sforcime, trevargëshi e gjen
shpejt vendin në kujtesën emocionale të çdo
kategorie lexuesish, pavarësisht moshës apo
gjendjes së tij shpirtërore.
Një libër i çastit, një përpjekje e parë, por
plotësisht serioze dhe e merituar kah
përqafimi i haikut si gjini, një derë e hapur
meritueshëm për libra të tjerë të suksesshëm:
Kur hyre
Në sekretin e luleve
U shndërrove në rrënjë...
Adem Zaplluzha ja ka arritur të hyjë në
sekretin e haikut dhe po dëshiron me ngulm
të jetë një fije rrënje
MARS 2019
-
BLETËT E KALTRA
9
1.
Në çerdhen e kujtesës
Mbiu zambaku
Pranverë çeli në mua
2.
E diela në kornizë
Kambanorja
Si patriark hyri në meshë
3.
Kur atdheu dëneste
Dielli i fëmijërisë
Fundosej në perëndim
-
ADEM ZAPLLUZHA
10
4.
Ujiti luletogëzat fushave
Kurrë s’është vonë
Të jesh argat i huaj
5.
Diellit të atdheut
Ia ktheu shpinën
Iku në perëndim
6.
S’ishe askund
Bletët e kaltra
Puthnin lulezjarret
-
BLETËT E KALTRA
11
7.
Kur shkyçën yjet
Nga shpirti i qiriut
Fluturon drita
8.
Në përflakjen qiellore
Rrënja e jaseminit
Përjeton metamorfozë
9.
S’ra shi
Nga petalet e trëndafilta
Lind mjegulla e kuqe
-
ADEM ZAPLLUZHA
12
10.
Kur qante Drini
Në pashpresë
Binin anijet e vdekura
11.
Te taverna e braktisur
Në portin e fëmijërisë
Vallëzonin molat kadifenjtë
12.
Nga kujtesa e erës
Dielli adoleshent
Shkundi mjegullat
-
BLETËT E KALTRA
13
13.
Zhapik i uritur
Nën selvitë e shkulura
Kafshonte luleshurdha
14.
Atë ditë s’ra shi
Në ullukët e qytetit
Pikonte dhembja
15.
Kur çelin luletaçet
Fluturat e kaltra
Përjetojnë metamorfozë
-
ADEM ZAPLLUZHA
14
16.
Mbi përmendore
Një lule e fishkur
Përbuzte plumbat
17.
Fillim pranvere
Gjethet e molisura
Parakalojnë kalldrëmit
18.
Vetëm të dielave
Në qytezën e mistereve
Zgjohen lulekambanat
-
BLETËT E KALTRA
15
19.
S’është hera e parë
Gjithmone ndjej
Buzeqeshje luletokëzash
20.
Në lagjen time
Mallkuan lumin
Valët fundosen në kujtesë
21.
Dje rigonte shiu
Nga retë e plumbta
Pikonte shtreza
-
ADEM ZAPLLUZHA
16
22.
Kur hyre
Në sekretin e luleve
U shndërrove në rrënjë
23.
Para se të takoj
Kurrë nuk kam ndjerë
Aromë kaq madhështore
24.
Pëllumbi gushëkuq
Si fryma fluturoi
Mbi lëndinat e lulevathëve
-
BLETËT E KALTRA
17
25.
Mes gjetheve
Pema e kujtesës
Kishte aromë dashurie
26.
Mot i lig
Asnjë jasemin s’çeli
Në shuplakat e erës
27.
Ishte fundi
Kur pashë gjunjëzimin
I stinës së vdekur
-
ADEM ZAPLLUZHA
18
28.
Përpos harresës
Nuk ulen zogjtë
Në kujtesën e jaseminit
29.
Si trëndafili i fishkur
Te portat e drunjta
U shtang dita
30.
Dëgjoj klithmat
E luleve
Stepem nga vigmat
-
BLETËT E KALTRA
19
31.
Lulëzonte rrapi
Si fëmijët lazdruar
Këpusnim gonxhet e ditës
32.
Kosat vringëllijnë
I tërë luadhi
Pa lulenuse
33.
Ishe shpresa e fundit
Kur në kartolinë
Lexuam emrin tënd
-
ADEM ZAPLLUZHA
20
34.
Këtu çelin lulemëllagat
Pranvera gjithmonë
Ka aromë dashurie
35.
Po s’erdhe sonte
Stina vdes
Në rrënjët e lulekambanave
36.
Pasi mungove
Kalërova në vetmi
Të gjitha ëndrrat
-
BLETËT E KALTRA
21
37.
Dy herë qan njeriu
Në lindje
Dhe perëndim
38.
I pyeta luleborat
Asnjëra nuk njihte
Aromën e përjetësisë
39.
Mrekulli që s’jemi lule
Do na këpusnin
Për shëmtimin e vazove
-
ADEM ZAPLLUZHA
22
40.
Në kohëra shirash
Mjegullat zhvishen
Si nuset në gjerdek
41.
Kur zbritët nga pema
Në Iliri
Piqeshin deshët në hell
42.
Jemi bijtë e zjarrit
U lindëm
Nga lulezjarri
-
BLETËT E KALTRA
23
43.
Na bekuan engjëjt
vetëmbrojtjen mësuam
Nga perënditë
44.
Më duket se gabimisht
I hapëm dyert
Pretarëve të lirisë
45.
Kur zogu i shenjtë
Doli nga hiri
Si kërthi ngazëllehej dielli
-
ADEM ZAPLLUZHA
24
46.
Në kopshtin me zymbyla
Rritej
Manaferra e egër
47.
Rrugëve të qumështit
Si delet e bardha
Kullosnin yjet
48.
Për të qenë njeri
Mbill
Një lule prej guri
-
BLETËT E KALTRA
25
49.
Ajo s’ishte sirenë
Por një lulekadife
Në kopshtin e dashurisë
50.
Vetëm lulet e marsit
Mbartin
Polenin e pranverës
51.
Nëse humbin kujtimet
Pikëlluese
Në horizont vdes gjelbërimi
-
ADEM ZAPLLUZHA
26
52.
S’kam fije shprese
Në kujtimet e mia
Vdiq pranvera
53.
Ti dhe lulenurja
Një duet i përkryer
Në shpirtin e gjelbërimit
54.
Mëngjes
Mes aromës së gjelbërimit
Humbas orientimin
-
BLETËT E KALTRA
27
55.
Nga kaktusi
Pema në shtrojerë
Kërkon një gotë buzëqeshje
56.
Mes nesh
Dilema hamletjane
Të jesh apo të mos jesh lule
57.
Kur ishim të vegjël
Në sqepat e pëllumbave
Mbillnim aguliçe
-
ADEM ZAPLLUZHA
28
58.
Një zot e di
Nga e marrin lulenuset
Aromën delikate
59.
Unë s’isha askund
Kur nga mjegullat
Si kardinalë zbritën narcisët
60.
Nuk është çudi
Nëse në brendinë e pasqyrës
Mbinë trëndafilat
-
BLETËT E KALTRA
29
61.
Nëse s’lind dielli
S’është e domosdoshme
Të abortojë qielli
62.
Ti s’paske të dytë
Ua merr bukurinë
Të gjitha luleve
63.
Hiç më larg se dje
Në rrënjët e zambakëve
Takova hijen time
-
ADEM ZAPLLUZHA
30
64.
Kur i humba
Shqisat e të nuhaturit
Eliksirin e gjeta te lulet
65.
Nëse vonohet pranvera
Prapëseprapë
Çelin zambakët e Prizrenit
66.
Në ballkon
Çelin zymbylat
Gjemba trëndafilash të egra
-
BLETËT E KALTRA
31
67.
Nga ferri i luftës
Doli pëllumb
Me një gjethe dafine
68.
Mbi buzët e fishkura
Të pranverës
Galoponte trëndafili i egër
69.
Nuk di ishte lule
Apo mollë në degë
Mbase dukej si shegë
-
ADEM ZAPLLUZHA
32
70.
Duke numëruar pranverat
Lulevjeshta
U fishk para kohe
71.
Nuk isha i pari
Por as i fundit
Kur më zuri dimri
72.
Te varret e evgjitëve
Një luledielli
Zgjonte yjet e përgjumur
-
BLETËT E KALTRA
33
73.
Sonte s’kam kohë
Në kujtesën time
Protestojnë ullinjtë e shkulur
74.
Sa herë mbolla
Një luleqershi
Pranvera zgjohej herët
75.
Në demokraci
Në vend të luleve
Mbinë ferrat me gjemba
-
ADEM ZAPLLUZHA
34
76.
Ti s’ishe në tokë
As në qiell
Kur vdisnin luletaçet
77.
Sa herë puthe
Kaktusin e egër
Nga gjuha pikonte qelb
78.
Kur më zuri gjumi
Nga zhgjëndrra shkula
Lulet e kopshtit ëndërrimtar
-
BLETËT E KALTRA
35
79.
Ne ishim viktimë
Në kujtesën tonë
Mbollëm pranverën
80.
Kur vdiq lulexixëllonja
Syzat e errëta
Shikonin eklipsin e hënës
81.
Pas dy moteve
Dy trëndafila të bardhë
Dolën nga vezët e ngjyrosura
-
ADEM ZAPLLUZHA
36
82.
Ishte pranverë e hershme
Kur në shpirtin e acarit
U zgjua stuhia
83.
Pas kafshimit të mollës
Në vend të krimbit
Doli gjarpri
84.
Unë dhe luleshtrydhja
Këndonim në duet
Serenatën e shiut
-
BLETËT E KALTRA
37
85.
Pas një shtreze
Të padukshme
Më plagosën plumbat e vesës
86.
Kur ti ishe alfa
Kurse unë omega
Në degë piqej shega
87.
Sa herë frynte stuhia
Në lulet e manaferrave
Buzëqeshte qershia
-
ADEM ZAPLLUZHA
38
88.
Për t’u zgjuar në zhgjëndërr
Nga nata e trëndafiltë
Shtrydha ëndrrat
89.
Ende është herët
Lulet e qershisë
Kurrë s’piqen në vjeshtë
90.
Nga shiu i vakët
Dhe pranvera e hershme
Më janë thinjur flokët
-
BLETËT E KALTRA
39
91.
Ti ishe larg rrapeve
Kur nën degët e qershisë
Qante atdheu
92.
Nuk më besoi askush
Si somnambul eca
Nëpër kujtesën e trëndafilave
93.
Kur fishken pranverat
Brenda kornizave
Dënesin ikonat
-
ADEM ZAPLLUZHA
40
94.
Dy fate
Në filxhanin e kafesë
I ziu dhe fati i i bardhë
95.
Ky shekull i çrregulluar
I preu në gjysmë
Sythat e trëndafilave
96.
Nga një pështymë
U thanë përgjithmonë
Zymbylat në kopsht
-
BLETËT E KALTRA
41
97.
Afër kolonadave
Të heshtura
Qante një përmendore
98.
Në mes dy epitafeve
Varr i vithisur
Këtu s’paska njeri
99.
Te akaciet
Dhe trëndafilat e egra
Fshihet puthja e imagjinuara
-
ADEM ZAPLLUZHA
42
100.
Në majë të aguliçes
Rritej narcisi
Bletët pa nektar
101.
Kur binte shi
Mungonte heshtja
Dita përpëlitej në metastazë
102.
Zëzëllimë varri
Dëgjohej në mua
Në hapësirë s’pushonin thirrmat
-
BLETËT E KALTRA
43
103.
Asnjë njeri
Në arenën e pranverës
Gladiatori shkulte narcisët
104.
Pasha besën
E dashurinë
Ti s’erdhe në ëndrrën time
105.
Kot i thirra shirat
Tërë kohën
Derdheshin mjegullat
-
ADEM ZAPLLUZHA
44
106.
Na mallkonin plakat
Folshi me gishta
Tani flasim me aguliçet
107.
Shkoi pranvera
Vjeshta e begatë
I shëmbëllen dimrit
108.
Si lulediellin
E dua lulemëllagën
Era bisedon me degët
-
BLETËT E KALTRA
45
109.
Sa herë mungoj
Në vetveten time
Thërras lulexixëllonjat
110.
Me një krehër
Prej mjegulle
Rregulloj qerpikët e hënës
111.
Kur lindi dielli
Shiu i pranverës
Lau lulenuset e pikëlluara
-
ADEM ZAPLLUZHA
46
112.
Askush nuk di
Më mirë se era
Si erëmojnë trëndafilat
113.
Kjo natë e përgjumur
S’paska kohë
Për mbjelljen e ëndrrave
114.
S’deshi të ujiste
Një lule në vazo
E dënuan me heshtje
-
BLETËT E KALTRA
47
115.
Derisa luledielli
Abortonte në vazo
Hëna lindte në perëndim
116.
Kot i thirrëm shirat
Në shkretëtirë
Vërshimi mëkonte kaktuset
117.
Mbase ishte vonë
Në vazon e thyer
Qante një bretkosë
-
ADEM ZAPLLUZHA
48
118.
Nën çatinë e stinës
Ishin lëruar
Fushat e mjellmave
119.
S’kisha asnjë lule
Nga gishtat e luletaçes
Pikonte stina
120.
Unë vazo druri
Ti lulenusja
Një duet e përsosur
Prishtinë, 18 mars 2019
-
BLETËT E KALTRA
49
121.
Kur zgjohen shqisat
Në qetësi dëgjojmë
Muzikën e luleve
122.
Në metrikën e pemëve
Zgjohet jerm
Agimi i përgjumur
123.
Ma falni një lule
Nëse doni
T’ua dhuroj botën
-
ADEM ZAPLLUZHA
50
124.
Nën tingujt e muzikës
Si foshnja fle
Luleshpatëza
125.
Ti ishe hije
Nga pasqyra fluturuan
Zogjtë e trëndafiltë
126.
Pas i shkulim aguliçet
Me lotin trishtues
I pastruam sytë
-
BLETËT E KALTRA
51
127.
Sa herë ika
Nga ëndrra ime
Përfundova në ferr
128.
Kjo buzëqeshje e trëndafiltë
Vetëm njëherë zgjohet
Te rrënjët e luleshqerrës
129.
Nga lotët e luleve
Derdhen shirat
Era dënes në kuartet
-
ADEM ZAPLLUZHA
52
130.
Fjolla e dëborës
Në rrënjët e aguliçeve
Strehoi acarin
131.
Unë dhe gota
Do dehemi sonte
Me dashurinë e lulemëllagës
132.
Pasha diellin
E pasha qiellin
Marrëzisht dashuruam
-
BLETËT E KALTRA
53
133.
Ishin dymbëdhjetë narcis
Nga xhelozia
Njëri shkuli vetveten
134.
Nëse s’je lule
As unë
Nuk jam copë deltine
135.
Befasisht hyra
Në baladën e luleshebojës
Rrënjët bisedonin me kujtesën
-
ADEM ZAPLLUZHA
54
136.
Sa herë hapet
Një temë mikluese
Çelin luleshpatat
137.
Kur pranverës
I fishken luleshqiponjat
Dimrit i rriten pantallonat
138.
Ishim bijtë e kohës
Mbase humbëm veten
Në aromën e borzilokut
-
BLETËT E KALTRA
55
139.
Herë je diell
E herë hënë
Kurrë luleyll
140.
Një numër imagjinar
Nuk është lulevjeshte
S’është as dashuri
141.
Mes lulesyrit dhe poezisë
Qëndron krenar
Aroma e metaforës
-
ADEM ZAPLLUZHA
56
142.
Sonte është herët
Kurse nesër vonë
Të pajtohesh me vetveten
143.
Ti s’ishe askund
Kur stuhia përtypte
Aromën e kujtimeve
144.
Një poezi e mirë
Si një lule aromatike
Në liqenin e mjellmave
-
BLETËT E KALTRA
57
145.
Nga degët e mushmollës
Shartova fjalën
Befasisht mbiu lulezjarri
146.
Sa herë bie shi
Zgjohen nga kllapia
Luletogëzat e fjetura
147.
Jam në udhëtim
Sot s’kam kohë
Me trëndafilat
-
ADEM ZAPLLUZHA
58
148.
S’paskam etje
Sillmani luleshebojën
Ta ringjall kujtesën
149.
Nga shuplakat e gjetheve
Fluturuan në mëngjes
Ëndrrat e zgjuara
150.
Vetëm kjo mbretëri
E aromave
Mund të krahasohet me lulet
-
BLETËT E KALTRA
59
151.
Kur era troket
Në dritaret e mbyllura
Zgjohen jargavanët
152.
Në vazot e trishtimeve
Në vend të luleshebojës
Mbolla kujtimet
153.
Me aromë lulesh
Nga të gjitha anët
Frynte era
-
ADEM ZAPLLUZHA
60
154.
Nga rrënjët e lulevjeshtës
Me dashuri shtrydha
Kafenë e mëngjesit
155.
Sot s’jam vetëm
Në ëndrrën time vijnë
Me qindra luleshqiponja
156.
Kur teshtijnë lulevathët
Gurët ëndërrimtarë
Zgjohen nga gjumi
-
BLETËT E KALTRA
61
157.
Nëpër fusha aromatike
Mëngjeseve herët
Galopojnë kuajt e fëmijërisë
158.
Nga fustanet
E motrave binjake
Shkunden dashuritë e stinës
159.
Kjo kohë asnjanëse
Në syzet e një vashe
Mbeti pa ëndrra
-
ADEM ZAPLLUZHA
62
160.
Në lëngun e luleshtrydhes
Qenkan fundosur
Stinët e gjetheve
161.
Nëse fluturat hapin
Kapakët e dritareve
Pranvera troket në shpirt
162.
Isha mes dy stinëve
Një stinë pa lulesyri
Ku t’i kërkoj ëndrrat e mia
-
BLETËT E KALTRA
63
163.
Sa herë trokas
Në dyert e epitafeve
Hapën portat e parajsës
164.
Sërish vazoja pa luleshpatëz
Si ta ëndërroj stinën
Në mote të liga
165.
Shtatë herë
Mbolla nga shtatë lule
Herën e tetë u dorëzova
-
ADEM ZAPLLUZHA
64
166.
Kur s’ka të reshura
I pyes mjegullat
Për udhën e shirave
167.
Nëse mungojnë lulezjarret
Sa shumë turpërohet
Liqeni i zymbyleve
168.
Sonte s’pata gjumë
Në qepallat e yjeve
I numëroja luleshebojat
-
BLETËT E KALTRA
65
169.
Në faqet e abetares
Tridhjetë e gjashtë lulesheboja
S’fishken nga dhembja
170.
Ti ishe një tregim
Hyjnor mes lulevathëve
Lulja ime e paçmuar
171.
Mbete gjithmonë e njëjtë
Lule e pakëputur
Mes stuhisë së acartë
-
ADEM ZAPLLUZHA
66
172.
Le të vonohet pranvera
Tërë qenia e jote
I shëmbëllen luletogëzës
173.
Deri në agullimë
Sonte do trokas
Në portat e aromave
174.
S’ka lidhje
Nëse i mbyll dyert
Dritaret janë të hapura
-
BLETËT E KALTRA
67
175.
Nga qerpiku yt
Huazova një lulesy
Vazoja ngashërente
176.
Nëse shkyçen qirinjtë
Lulevilja i mbyll sytë
S’duron dot errësirën
177.
Në lotin e vesës
U përmbytën aguliçet
Fund tragjik
-
ADEM ZAPLLUZHA
68
178.
Përse kaq lot o Zot
Kush t’i lëndoi rrënjët
Moj luletogëz
179.
Degët e jargavanit
Me gjethe të thara
Hijet ngarendin nëpër ara
180.
Kot preferoja heshtjen
Muzika e luleve
Ringjallte të vdekurin
-
BLETËT E KALTRA
69
181.
Kur çel lulevjeshta
Nëpër hapësirat e ngrysura
Hapen portat e qiellit
182.
Shtatë herë sot
Mohove lulen
Rrënja ta zuri frymëmarrjen
183.
Në darkën e fundit
Mungonte një lugë
Mbi tavolinë derdhej drita
-
ADEM ZAPLLUZHA
70
184.
Cili djall
Na hyri në shpirt
E harruam diellin
185.
Kjo stuhi e acartë
E kjo lule e fishkur
Qenkan motër e vëlla
186.
S’ këndove asnjëherë
Në vend teje
Këndonte toka deltinore
-
BLETËT E KALTRA
71
187.
Kur pranvera abdikoi
Nga majat e zambakëve
Ikën zogjtë
188.
Varri pa njeri
Mbi gjethe të fishkura
Notonte arkivoli
189.
Qenkan vonuar stinët
Nga pikëllimi
S’çeli lulevedra
-
ADEM ZAPLLUZHA
72
190.
Kjo muzikë e lashtë
Zbret nga trëndafilat
Galdojnë rrënjët
191.
Pasha ty
E pasha beharin
Ti je e vetmja luleshpatë
192.
Mbase dheu kishte këmbë
Vraponte udhëve
Si kalorësit apokaliptikë
-
BLETËT E KALTRA
73
193.
Kur u fundosa
Në rrënjët e rrapeve
Takova lulen e fëmijërisë
194.
S’folëm asnjë fjalë
Me shpatën e erës
U nakatosën ullinjtë
195.
Si shtreza binte shi
Mbase ishin shqyer
Kazanët e qiellit
-
ADEM ZAPLLUZHA
74
196.
Sivjet sundon thatësira
Asnjë lule shege
S’mbolla në kujtesë
197.
Në natën e kërshëndellave
Në brigjet e Lumëbardhit
Dënesin urat
198.
Një lule egër
Mes mjegullave
Këndon psalmet hyjnore
-
BLETËT E KALTRA
75
199.
Kur erdhën të huajt
Kuptuam
Sa shumë i dashuronim lulet
200.
Nëse këndesi i egër
Zbret nga degët
Agullimës i del gjumi
201.
Kot trokita mbrëmë
Në xhamat e manushaqeve
Si kërthi flinte manaferra
-
ADEM ZAPLLUZHA
76
202.
Sonte s’është fillimi
As fundi i dashurisë
Do i grisim herbariumet
203.
Po të ishte ndryshe
Dielli do lindte
Disa herë në ditë
204.
Do mbjell një lule
E cila
S’fishket nga dhembja
-
BLETËT E KALTRA
77
205.
Mes mimozave të kujtesës
Ky luadh aq i vogël
E aq i madh
206.
Mbase i ngjan lulesyrit
Në çdo behar
Ringjallesh si natyra
207.
Kishe shumë besim
I besove luleyllit
Lulja ime e kujtimit
-
ADEM ZAPLLUZHA
78
208.
Dy herë fisnik njeriu
Kur dashuron
Dhe kur dhuron një lule
209.
Unë pata frikë
Ti nuhatje zymbylin
Me shtatë gjemba
210.
Nuk di
A thua vallë ishte lule
Ose vetëm një kujtim
-
BLETËT E KALTRA
79
211.
S’kërkova asgjë tjetër
Vetëm të duket lule
Në vazon e kujtimeve
212.
Kudo që mbin
Në tokë, ajër ose ujë
Vetëm të quhet lule
213.
Ti nuk fjete
Deri vonë në agim
Doje herbariumin tim
-
ADEM ZAPLLUZHA
80
214.
Ndoshta që nesër
Shkon
Kush do i ujis lulet
215.
Në unazën e heshtjes
I vura në gjumë
Aromat e dynjasë
216.
Nën akacien e vjetër
Dy pëllumba
Grisën astarin e pranverës
-
BLETËT E KALTRA
81
217.
Nata e gjatë
Ngarkuar me dhembje
Ndjen shtërzime yjesh
218.
Mjaft më
Kjo ngufatje gjethesh
Çmendi përroin e fëmijërisë
219.
Ishte koha e ikjeve
Si mund t’i puthi
Këto gjemba të dashurisë
-
ADEM ZAPLLUZHA
82
220.
Ti s’ishe askund
Mes dy varkave
Çmenden dallgët
221.
Udhëtimin deri në hënë
Mund ta bësh
Vetëm në ëndrrën e luleve
222.
Nga rrënja
Deri te gjethet
Shtrihet vera e dashurisë
-
BLETËT E KALTRA
83
223.
Kur ke një lulezjarri
Pesha e dhembjes
Shtatë herë zvogëlohet
224.
Mjaftë më
Trishtimet më erdhën
Në majë të hundës
225.
Vetëm një lulezjarr
Ajo e dashurisë
Shëron dhembjet
-
ADEM ZAPLLUZHA
84
226.
Disa mure
Katër lule të bardha
Pushojnë në ëndrrën e dhomës
227.
Ti s’këndove asnjëherë
Për ty kënduan lulet
E agimit të kaltër
228.
Dua të them jo
Por kjo aromë shpirti
Më zgjon në çdo kohë
-
BLETËT E KALTRA
85
229.
Ishte acar i paparë
Nga zemra e akullit
Lindi buzëqeshja
230.
Kur më zgjoi heshtja
Lulja ëndërronte
Fillimin e pranverës
231.
Nuk di a thua vallë
Dashurojmë lulet
Ose vetveten
-
ADEM ZAPLLUZHA
86
232.
Arrita deri në fund
Rrënja e dashurisë
Ishte mes mjegullave
233.
Në fund të udhës
Nga lashtësitë e yjeve
Derdhet poleni
234.
Këputet degë e fundit
Jargavani ka mbetur
Pa asnjë gonxhe
-
BLETËT E KALTRA
87
235.
Befasisht erdhi mëngjesi
Mbretëresha u përkulet
Morfologjisë së gjetheve
236.
Jashtë bie shi
Kurse brenda acar
Pranvera vonohet për dy stinë
237.
Rruga ishte e gjatë
Kur në parajsë
Kishin vdekur lulet
-
ADEM ZAPLLUZHA
88
238.
Në çastin vendimtar
Kur ia behe ti
Pas teje vinte luleylli
239.
Pusho pakës
Pusho e dashur
Merr frymë si aguliçja
240.
Tani më është vonë
Gjethet u dorëzuan
Arkivolit të kujtesës Prishtinë, 19 mars 2019
-
BLETËT E KALTRA
89
Adem Zaplluzha u lind më 1943 në Prizren,
shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje,
ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një
kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të
Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër
Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në
Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime,
kryesisht me poezi ,filloi të merret që nga mosha e
fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë
për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më
1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të
Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës
themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në
kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar
përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi
një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas
krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi
edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që
dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes
së Shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa
antologji dhe në librin “Kosova letrare” të poeteshës
Monica Mureshan.
Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve
Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në
Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 -
1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete
Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002.
-
ADEM ZAPLLUZHA
90
Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i
Shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës
për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe
krijon në Prishtinë.
-
BLETËT E KALTRA
91
BOTIME TË AUTORIT
1.“Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”,
Prishtinë 1995.
3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë,
“Shkëndija”, Prishtinë 1996.
4.“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997
5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”,
Prishtinë, 2000
6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi
letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2007
7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri
Fazliu” Kastriot, 2007
8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e
Kulturës”, Klubi letrar , “Fahri Fazliu”, Kastriot
2007
9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi
letrar ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
1o “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”,
Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”,
Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009.
12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”,
Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
13. “Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”,
Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2009.
-
ADEM ZAPLLUZHA
92
14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,”
Qendra e kulturës, Kastriot, 2009.
15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2010.
16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi
letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”,
Kastriot, 2010.
18.”Stuhi në Kutulishte”, poezi, ”Qendra e
kulturës”, Kastriot, 2010.
19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “,
Kastriot, 2010.
20. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”,
Kastriot, 2010.
21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e
kulturës”, Kastriot, 2010
22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e
kulturës”, Kastriot, 2010
23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”,
Kastriot, 2010.
24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot 2010.
25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
26.”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2010
28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2010.
-
BLETËT E KALTRA
93
3o.“Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve,
Kastriot, 2010
31. ”Korniza e thyer”’, Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2010
32. “Zgjimi i gjëmës”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtareve, Kastriot, 2010
33.“Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve,
Kastriot, 2010
34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2011
35.“Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve,
Kastriot, 2011
36. “Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2011
37. “ Përtej teje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve,
Kastriot, 2011
38. “Sa afër e sa larg”, poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2011
39. “Vallja e zanoreve”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2011
40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2011
41.”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2012
42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
44. “Mirëmëngjesi Imzot”, Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2012
45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
-
ADEM ZAPLLUZHA
94
46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve
, Kastriot, 2012
47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2012
49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
5o. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
51. “ Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2012
53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
55. “ Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve,
Kastriot, 2012
57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot,2012
58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2012
59. “ Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
60. “ Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2012
61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
-
BLETËT E KALTRA
95
62. “ Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot, 2012
63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
64. “ Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve, Kastriot 2012
65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve,
Kastriot 2012
67. “ Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
69, “ Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot , 2012
70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot , 2012
71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve,
Kastriot, 2012
72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
73. “ Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë
poetike, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot , 2012
75.” Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
76. “ Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi,
Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
77 “ Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
-
ADEM ZAPLLUZHA
96
78.“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese
“Fahri Fazliu”, Kastriot 2013
79 “ Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese
“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri
Fazliu”, Kastriot, 2013
81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese
“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
82.“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri
Fazliu”, Kastriot, 2013
83.“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
84.“Mëkati i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “
Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
85.“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve
“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
86.”Asnjë fjalë nuk frymon”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014.
87.”Daullet e një nate”, Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
88.”Sytë e gurtë të erës”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
89.”Kur dehen perënditë”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
90. “Fjetëm njëqind shekuj” Prozë poetike, Shoqata
e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014.
91.”Krakëllimat e natës”, Poezi, Shoqata e
shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
92. “Ndjekësit e enigmave”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
93. “Atdheu i paçmuar”Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “ Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
-
BLETËT E KALTRA
97
94.”Psalm i harruar ”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”Kastriot 2014
95,”Për kë po bie moj kambanë”, Poezi Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
96. “Mbi flokët e ullukëve”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
97. “Menatë vijnë lejlekë”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
98. “Loti i gotës së dehur” , Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
99. “Stina asnjanëse”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
100. “Dëneste bashkë me erën” Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
101. “Druri i pikëlluar”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
102. “Një grusht dashuri”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
103. “Lëreni zërin tim”, poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
104. “Shi në qytetin tim”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
105. “Si trenat e verbër ”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
106. “Zjarri i malli tim ”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
107. “Kur teshtin era”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
108. “Mbi shpirtin e erës pagane”, Poezi, Shoqata e
Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
-
ADEM ZAPLLUZHA
98
109. “Nëpër gjymtyrët e mjegullave”, Poezi,
Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot,
2014
110”Ajo nuk erdhi sonte” Poezi, Shtëpia Botuese
“TREND”, Prishtinë, 2015
111.“Një hënë e zhveshur”,Poezi, Shtëpia Botuese
“TREND”, Prishtinë, 2015
112. “Nëpër plasaritjet e mureve”, Poezi, Shtëpia
Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
113.“Mes telave gjembor ”, Poezi, Shtëpia Botuese
“TREND” ,Prishtinë, 2015
114. “Të vizatosh një zog në mur”, Poezi, Shtëpia
Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
115.” Nuk flenë as kuajt e dehur” Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
116.”Fluturojnë zogjtë e verbër ” Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
117. “Një shi prej bryme” , Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND” , Prishtinë, 2015
118. “Në prehrin e pemëve” Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND” , Prishtinë, 2015
119. “Zëri i largët i shiut ”, Poezi
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
120. “Yjet e ngrira të kujtesës ” , Poezi, Shtëpia
Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
121. “ Thirrmat e hijeve”, Poezi, Shtëpia
Botuese”TREND”, Prishtinë, 2015
122. “Dritaret e verbëta ”, Poezi, Shtëpia
Botuese”TREND”, Prishtinë, 2015
123 . “Përtej portave të mbyllura” , Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
-
BLETËT E KALTRA
99
124. “Malli i etjes” Poezi, Shtëpia Botuese
“TREND”, Prishtinë, 2016
125. “Kur qajnë pemët ”, Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
126. “Të dielave në qytetin tim ”, Poezi, Shtëpia
Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
127. “ Nëpër brigjet e kujtesës” Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
128. “Rrugës qante një stërqok”, Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
129. “Kali im prej bore” , Poezi, Shtëpia Botuese
“TREND”, Prishtinë, 2016
130. “Përballë hijes së mollës ”, Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
131. “Jehu i zërave”, Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
132. “Në kujtesën e pemëve ”, Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
133.“Më mirë një gjysmë ëndrre ”, Poezi, Shtëpia
Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
134.“Një dry prej dylli ” Poezi, Shtëpia Botuese
“TREND”, Prishtinë, 2016.
135.“ Në anën tjetër të mendjes”, Poezi, Shtëpia
Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
136.“Sa shumë ethe pat dimri sivjet”, Poezi, Shtëpia
Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
137. “Enigmat e kashelashave ”, Poezi, Shtëpia
Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
138. “Nuk i them unë dot kësaj liri” , Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
139. “Fluturat prej letre ”, Poezi,
Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
-
ADEM ZAPLLUZHA
100
14O. “Fluturimi i gjinkallës”, Poezi, Shtëpia Botuese
“TREND”, Prishtinë, 2016
141.“Kumritë prej deltine”, Poezi, Shtëpia Botuese
“TREND”, Prishtinë. 2016
142.“Më pritni te baladat e gurit”, poezi, Shtëpia
Botuese “TRENDI”, Prishtinë, 2017.
143.“Trenat këtu gjithmonë vonohen”, Poezi,
Shtëpia Botuese “TRENDI”, Prishtinë. 2017
144.“Lulëzojnë gjethet e ullinjve”, poezi, Shtëpia
Botuese “TRENDI”, Prishtinë, 2017
145.“Teatri antik i kujtesës”, Poezi, Shtëpia Botuese
“TRENDI”, Prishtinë. 2017
146.“Portreti i lirisë”, poezi, Shtëpia Botuese
TRENDI”, Prishtinë, 2017
147.“Një stinë delikate”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2017
148.“Te ullishtat e vjetra ”, Poezi, Shtëpia Botuese
“TRENDI”, Prishtinë. 2017
149.“Ishim të lumtur si gjinkallat”,
poezi, Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2017
150.“Pikëllimet e rrënjëve”, Poezi, Shtëpia Botuese
“TRENDI”, Prishtinë. 2017
151.“Telat e shirave ” poezi, Shtëpia Botuese
TRENDI”, Prishtinë, 2017
152.“Një stuhi prej bryme”, Poezi, Shtëpia Botuese
“TRENDI”, Prishtinë. 2018
153.“Sonte s’ka dashuri ” poezi, Shtëpia Botuese
TRENDI”, Prishtinë, 2018
154.“i shëmbëllente pluhurit kozmik”, Poezi,
Shtëpia Botuese “TRENDI”, Prishtinë. 2018
-
BLETËT E KALTRA
101
155.“Llamburite atdheu i plagosur” poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2018
156.“Gurët e pjekur shtatë herë” poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2018
157. “Kur të dalë nga kjo stinë” poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2018
158.“Ishin thyer te gjitha urat ” poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2018
159.“Gjethi i këputur në vjeshtë ” poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2018
16o.“Ti mundesh nëse do” poezi, Shtëpia Botuese
TRENDI”, Prishtinë, 2018
161.“Pëllumbat prej rrufeve”, poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2018
162. “Diku në zbrazëtinë e ndërgjegjes”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2018
163.“Retë e dendura të kujtesës ”, poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2018
164.“ Pak diell e shumë acar”, poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
165.“Kur kyçen yjet e harresës ”, poezi, Shtëpia
Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
166.“Nga pragjet e shtëpive”, poezi, Shtëpia Botuese
TRENDI”, Prishtinë, 2019
167.“Fluturat e djegura ”, poezi, Shtëpia Botuese
TRENDI”, Prishtinë, 2019
168.“Përtej asaj peme”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
169.“ Kuajt e mjegullave”, poezi, Shtëpia Botuese
TRENDI”, Prishtinë, 2019
170.“Po të ishte ndryshe ”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
-
ADEM ZAPLLUZHA
102
171.“Kur kthehen zogjtë e shiut ”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
172.“Mes gishtave të hijes”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
173.“kush i theu xhamat e shiut”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
174.“Poemat e dhembjekrenarisë ”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
175.“Marsi i çmendur në dy kohës”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
176.“ Kur dënesin varret”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2019
177.“ Mos më uroni udhë të mbarë”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2020
178.“Nuk mjafton të kesh vetëm emër ”,
poezi,Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2020
179.“Portat e mbyllura me dyllë ”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2020
180.“Deri në baladën tjetër ”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2020
181.“ Bleta e kaltër”, poezi,
Shtëpia Botuese TRENDI”, Prishtinë, 2020
-
BLETËT E KALTRA
103
-
ADEM ZAPLLUZHA
104
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
821.18-1
Zaplluzha, Adem
Bletët e kaltra / Adem Zaplluzha. - Prishtinë :
Trendi, 2020. -
104 f. ; 21 cm.
ISBN 978-9951-757-43-0
-
BLETËT E KALTRA
105