Biodiversiteti

25
BIODIVERSITETI

Transcript of Biodiversiteti

Page 1: Biodiversiteti

BIODIVERSITETI

Page 2: Biodiversiteti

Xhuliana HaxhiuAriola Brahimaj

Page 3: Biodiversiteti

• Biodiversiteti nënkupton larminë e gjeneve, të llojeve dhe të ekosistemeve në planetin tonë. Biodiversiteti është vlera më e lartë e natyrës, është baza e jetës tonë dhe themeli i zhvillimit të qëndrueshëm. Biodiversiteti është rezultat i evoluimit të jetës në Tokë gjatë miliarda vjetësh. Në plantën tonë, llogaritet se jetojnë rreth 13 milionë lloje të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave, prej të cilave vetëm 1.75 milion janë të emërtuara dhe të përshkruara. Vlera e ekosistemeve nuk është vetëm ekzistenca-bazë për jetën e bimëve dhe kafshëve, por edhe për ne njerëzit. Shërbimet e vlerave të ekosistemeve të cilat nga natyra janë “falas”, janë esenciale për shëndetin tonë, sigurinë tonë ushqimore dhe shëndetësore dhe prosperitetin tonë. Biodiversiteti është begati thelbësore për ndërtimin e cilësisë të jetës tonë.

Page 4: Biodiversiteti

• Njeriu me aktivitetin e vet agrikultural ka mundësuar plotësimin e nevojave të tij me llojet që i nevojiten. Kështu p.sh. në mbarë botën ka më shumë se 20,000 lloje dhe varietete molle. Nga biodiversiteti plotësohen rreth 80% e nevojave të njeriut dhe rreth 40% e ekonomisë botërore. Biodiversiteti është burim i ushqimit, i lëndëve të ndërtimit, i lëndëve të tekstilit, ilaçeve, i lëndëve të para për laboratorët hulumtuese etj. Cilësia jonë e jetës dhe mirëqenia janë të varura direkt ose indirekt nga biodiversitetie. Duhet të kuptohet nga të gjithë se humbja e llojeve, dhe dëmtimi i ekosistemeve ka pasoja dramatike për njerëzimin si tërësi.

Page 5: Biodiversiteti

• Mjedisi është tërësia e rrethanave, objekteve ose kushteve që rrethojnë një

sistem të veçantë. Lidhur me biodiversitetin dhe për qëllime praktike studimi,

mjedisi natyror rrethues është tërësia e faktorëve klimatikë, e përbërësve të

dheut, si dhe e faktorëve biotikë të cilët ushtrojnë ndikim mbi një gjallesë natyrore

ose një komunitet ekologjik duke përcaktuar formën dhe mbijetesën. Faktorët

mjedisorë me interes mund të jenë ndriçimi, temperatura, uji, pH, gazet e

atmosferës, lëndët minerale, organike etj.

• Larmia biologjike, e njohur ndryshe edhe si biodiversiteti, përfshin gjithë llojet

biologjike me gjithë përmbajtjen gjenike dhe ekosistemet e ndryshme natyrore ku

ato jetojnë. Ajo përbëhet nga numri i llojeve në një ekosistem, përmbajtja gjenike

e tyre, si dhe nga shoqërimet e gjallesave të ndryshme në të gjitha hallkat e

zinxhirit ushqyes.

Page 6: Biodiversiteti

Si vend kryesisht malor, por edhe bregdetar, njëkohësisht, Shqipëria ka larmi

mjedisesh, me vlera natyrore dhe biologjike, shumë prej të cilave përmbushin

kërkesat e konventave ndërkombëtare për zonat e rralla që kërkojnë mbrojtje;

hapësira të tilla shtrihen mbi gati 2/3 e territorit të vendit. Këtu përmendim lagunat,

brezin pyjor dhe dunat bregdetare, por edhe Rivierën shkëmbore Jonike; më në

brendësi, shtrihen luginat e shumta me shpatet e tyre interesante, formacione pyjore

dhe livadhe me florë dhe bimësi të pasur, liqene dhe burime ujore natyrore

nëntokësore, që strehojnë florë dhe faunë të pasur, dhe për të përfunduar tek

pellgjet ujëmbledhës të liqeneve të mëdhenj ndërkufitarë të Ohrit, Prespës dhe

Shkodrës, që për nga cilësitë natyrore janë të veçantë.

Në Shqipëri, brenda një territori relativisht të vogël, rriten mbi 3200 lloje bimësh të

larta, rreth 4700 lloje kafshësh invertebrore dhe mbi 750 lloje vertebrorësh. Mbi 200

lloje bimore dhe mbi 90 lloje shtazore janë të rralla dhe rrezikuara në shkallë

ndërkombëtare. Rreth 10300 km2

sipërfaqe pyjore (ose 36% e territorit të vendit), e

cila, pavarësisht nga shqetësimet, mbeten pasuri e madhe natyrore potenciale,

ripërtëritëse, me vlera të pallogaritshme

Page 7: Biodiversiteti

Gjithë kjo pasuri biologjike në veçanti dhe mjedisore në përgjithësi, drejtpërsëdrejti

ose tërthorazi, është shfrytëzuar, shfrytëzohet sot, dhe do të shfrytëzohet gjithmonë

në të ardhmen nga njeriu. Në mënyrë të shumanshme, mbijetesa e njeriut

mbështetet në shfrytëzimin për përftimin e lëndëve të para për industrinë e lehtë dhe

ushqimore, si dhe industrinë e rëndë: për prodhimin e bukës dhe ushqimeve, fibrave

tekstile, materiale ndërtimi, lëndë djegëse, kimike, farmaceutike, mjekësore,

herbicideve, insekticideve etj. Ato janë garanci edhe për mbrojtjen ndaj ndryshimeve

mjedisore të dëmshme, për mjedise çlodhëse, krijuese dhe për studime shkencore.

Nga ana tjetër, pasuritë biologjike dhe ekosistemet e tyre janë prodhim i evolucionit

prej tre miliardë vjetësh; këto kanë përsosur vazhdimisht bashkëjetesën, përfshirë

këtu dhe me vetë njeriun; kërcënimi, rrezikimi, dëmtimi ose vetë zhdukja e ndonjërit

prej përbërësve të ekosistemit mund të jetë me pasoja të rënda; nuk është pa pasoja

edhe ndërfutja e llojeve të huaja (lloje pushtuese bimore ose shtazore) në

ekosistemet natyrore të vendit.

Page 8: Biodiversiteti

Pasuritë biologjike janë të ripërtëritshme, dhe me përdorim të kujdesëm, ato mund të shfrytëzohen nga njeriu pambarimisht, në se kjo bëhet duke u mbështetur në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Shoqëria e sotme priret drejt hartimit të politikave të shfrytëzimit të pasurive biologjike dhe natyrore, duke ruajtur ato në përputhje më ruajtjen e prodhimit dhe të cilësisë së jetës. Prirje tjetër është krijimi dhe zgjerimi i zonave të mbrojtura dhe të mirëmbajtura, shfrytëzimi i tokës në përputhje me ruajtjen ose shtimin e larmisë biologjike, balancimi i mundësive dhe kërkesave ekologjike të çdo habitati me nevojat ekonomike etj.

Page 9: Biodiversiteti

Humbja e biodivesitetit si problem global

• Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në bote. Është vlerësuar se rrjedha ne këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e njerëzimit dhe mund te sjell pasoja të rënda në natyrë.

Page 10: Biodiversiteti

• Ndonëse kanë kaluar 14 vite që nga nënshkrimi i Konventës ndërkombëtare për Biodiveristetin te mbajtur ne Rio de Janeiro ku nder parimet kryesore te miratuara ka qene edhe “ruajtja e vitalitetit dhe shumëllojshmërisë biologjike te jetës ne tokë dhe përdorimi racional i resurseve natyrore” , problemi i ruajtjes se biodiversitetin vazhdon te jene edhe sot shumë i theksuar

Page 11: Biodiversiteti

• Sipas të dhënave më të reja shkencore që nga vitit 1992 kur u mbajt Samiti i Rios, rreth 11.4 % e mjediseve të paprekura në botë janë ndryshuar nga njeriu. Supozohet se vetëm ne 50 vitet e fundit, veprimet e njeriut kane ndryshuar diversitetin e jetës ne planet me tepër se çdo etape tjetër te historisë se njerëzimit.

Page 12: Biodiversiteti

• Te dhënat flasin se vetëm ne 100 vitet e fundit, zhdukja e specieve e shkaktuara nga njeriu është shtuar rreth 1000 here. Po ashtu rreth 12 % e shpendëve, 23 % e gjitarëve, 25 % e haloreve dhe 32 % e ujëtokësorëve kërcënohen për zhdukje, ndërkaq qe rezervat peshkore te botes janë reduktuar deri ne 90 % qe nga fillimi i industrisë se peshkimit.

Page 13: Biodiversiteti

• Ekspertet supozojnë se nëse do te vazhdohet me këtë trend , humbja e biodiversitetit do te ketë pasoja fatale për njerëzimin. Vlerësimet e fundit shkencore parashikojnë se, me ritmet e sotme të shpyllëzimeve, brenda 25-30 viteve të ardhshëm do të zhduken deri ne 10 % te llojeve te njohura në planet. Pasojat e kësaj humbje do të reflektohet edhe në ekonomine botërore dhe në zhvillimet shoqërore në përgjithësi, duke pasur parasysh faktin se afro 40 % e ekonomisë botërore dhe 80 % e nevojave te njeriut plotësohen nga resurset biologjike.

Page 14: Biodiversiteti

• Ekzistojnë shumë faktorë të cilët janë shkaktarë të zhdukjes se llojeve, por më të theksuarit janë: rritja e numrit të popullsisë në botë, shkalla e lartë e shpyllëzimit të sipërfaqeve te pyjeve, tharja e moçaleve, zhvillimi i hovshëm industrial, ngrohja globale, shirat acidike etj.

Page 15: Biodiversiteti

• Ruajtja e biodiversitetit është e rëndësishme dhe e domosdoshme për shume arsye, por me këtë rast do te përmendim vetëm disa prej tyre:• Ruajtja e biodiversitetit është detyrim i yni moral që t’iu lemë pasardhësve një mjedis po aq të pasur sa kemi trashëguar nga paraardhësit tanë.

Page 16: Biodiversiteti

• Çdo qenie e gjallë ka të drejtë të jetojë, ashtu si dhe vetë njeriu; qeniet e gjalla që kane jetuar dhe evoluar në mijëra milionë vjet mund të zhduken shumë shpejt, por nuk mund të krijohen përsëri, shume lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do te thotëzhdukje e kësaj vlere, proçeset natyrore biologjike janë rregullatorët më të mirë të ruajtjes se mjedisit të pastër dhe jetës në planetin tonë, biodiversiteti dhe llojllojshmëria biologjike e natyrës paraqet një potenciale të larta për zhvillimin e turizmit dhe rekreacionit te një vendi,zhvillimi ekonomik i një vendi mund të sigurohet përmes ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të pasurive natyrore e biologjike, dhe mbi të gjitha vetë jeta e njerëzimit në tokë është e varura nga biodiversiteti- shfrytëzimit te bimëve dhe kafshëve

Page 17: Biodiversiteti

• Mjedisi ndotet në tokë, ujë dhe ajër. Ky është një problem i madh i kohës sonë. Kështu përgjegjësit kryesor të ndotjes së ujërave të detit janë shkarkimet urbane, industriale, bujqësore të zonave më të zhvilluara, si edhe shkarkimet e naftës në zonat ku ajo nxirret apo rrjedhjet nga anijet naftëmbajtëse. Një nga zonat më të ndotura është deti Mesdhe, një det i mbyllur dhe jo shumë i thellë, brigjet e të cilit janë mjaft të populluara.

Page 18: Biodiversiteti

• Shirat acidë, të shkaktuara nga veprimtaria industriale, prekin kryesisht zonat e industrializuara, por në sajë të veprimtarisë së erës, ndotja përhapet dhe në zonat shumë të gjera. Psh; në brigjet e Atlantikut të Amerikës veriore shirërat acidë prekin një zonë që shkon nga pellgu i lumit kanadez Shën Lorencë, në veri, deri ne gadishullin e Floridës, në jug dhe në brendësi, deri në rrjedhjen e Misisipit. Rritja e temperaurës në tokë, e shkaktuar nga efekti serrë, po i prin shkrirjes së sipërfaqeve të akullta dhe zvogëlimin e tyre. Psh; në vargmalin e Himalajave, vargmali më i lartë në botë, akullnajat po shkrijnë vazhdimisht.

Page 19: Biodiversiteti

• Edhe zonat e bregdeteve dhe ishujt rrezikohen nga ngrohja e klimës: shkrirja e një pjese të akullnajave çon në rritjen e nivelit të detit. Ndotja e ajrit dëmton jetën e njeriut, dëmton sytë, rrugët e frymëmarrjes. Sot në shumë vende ka agjenci që matin shkallën e ndotjes së ajrit dhe kur kjo është e lartë marrin masa si mbyllja e fabrikave, ndalojnë qarkullimin e makinave etj

Page 20: Biodiversiteti

• Disa qytete të Shqipërisë, sidomos Tirana dhe Elbasani janë shumë të ndotur. Era e rëndë, thithja e ajrit të ndotur janë disa nga problemet e përditshme me të cilat përballen qytetet, ku trafiku i automjeteve, shkarkimet industriale dhe ngrohja e banesave janë të përqëndruara në zona të ngushta: kush banon në qytet e ndjen menjëherë problemin e ndotjes së mjedisit.

Page 21: Biodiversiteti

• Mbeturinat urbane përmbajnë edhe produkte kimike që zbresin në thellësi dhe ndotin burimet e nëndheshme ujore. Në qytete, ndodhen gjithashtu edhe kantierët e ndërtimit, që shpesh derdhin nëpër lumenj sasi të mëdha materiali ndërtimi.

Page 22: Biodiversiteti
Page 23: Biodiversiteti
Page 24: Biodiversiteti
Page 25: Biodiversiteti