Barna kryesor dhe dozat e tyre

21
HIDROKSIDI I ALUMINIT DHE MAGNEZIT Indikacionet:Dispepsia, hiperfosfatemia Kundërindikacionet:Hipofosfatemia, tejndjeshmëri ndaj përbërësve të barit. Vërejtje të posaçme:Hipofosfatemia mund të shfaqet në përdorim të zgjatur ose doza të larta; te pacientët me uremi, intoksikim alumini dhe osteomalaci; të përdoret me kujdes të veçantë te pacientët me sëmundje kongjestive të zemrës; insuficiencë renale, edema, cirrozë hepatike dhe në pacientët që kanë përjetuar gjakderrdhje gastrointestinale. Dozimi: Të përtypen një ose dy tableta (500-1800 mg), 4 herë në ditë; më së miri me ushqim ose 20 minuta pas tij. Format farmaceutike dhe dozat:Tableta: 500 mg+ 500 mg. HIDROKSIDI I MAGNEZIT Indikacionet:Konstipacion. Vërejtje të posaçme:Insuficiencë renale dhe hepatike; të moshuarit. Kundërindikacionet:Gjendje akute të traktit G.I. koleostomia, ileostomia. Veprimet anësore:Kolika. Dozimi:Në konstipacion 25-50 mL, sipas nevojës. Format farmaceutike dhe dozat: Suspenzion ujor: 8% oksid magnezi të hidratuar. LOPERAMIDI Indikacionet:Hiperperistaltika e kolonit me gjenezë të ndryshme; incontinentia alvi dhe anus praeternaturalis; për zvogëlimin e vëllimit të zbrazjes së ileostomisë. Vërejtje të posaçme:Shih kodeinën; disfunksion hepatik; fëmijët e dehidruar; nuk rekomandohet për fëmijët nën 4 vjeç Kundërindikacionet:Pacientët që duhet të shmangin konstipacionin; kolit pseudomembranoz; diarre me gjak; kolit që shoqëron përdorimin e antibiotikëve; gjendjet me distenzion abdominal. Veprimet anësore:Në doza të zakonshme nuk ka veprime anësore sinjifikante dhe shumica e veprimeve anësore të raportuara është vështirë të diferencohen nga simptomet që shoqërojnë diarrenë; pështirosje; tharje e gojës; maramendje; dizuri; shtërzime abdominale; reakcione në lëkurë; ileus paralitik. Dozimi:Në diarre akute 4 mg, fillimisht të pasuar me nga 2 mg pas çdo barkqitje deri në 5 ditë. Doza e rëndomtë 6-8 mg në ditë, maks. 16 mg në ditë, fëmijët 4-9 vjeç: 1mg, 3-4 herë në ditë, maks. 3 ditë; fëmijët 9-12 vjeç: 2mg, 4 herë në ditë, maks. 5 ditë. Në diarre kronike, vetëm të rriturit, fillimisht 4-8 mg në ditë, në doza të ndara, të pasuar me një dozë të rregulluar në bazë të përgjegjjes maks. 16mg. Trajtimi i “diarresë së udhëtarit” në kombinim ko-trimoksazolin, trajtim 3 ditorë. Format farmaceutike dhe dozat:Tableta, kapsulla: 2 mg Tretësirë orale: 2 mg/mL. TRETËSIRA ORALE REHIDRUESE (TOR) Indikacionet:Diarrea, çrregullimi i balansit të elektroliteve.

Transcript of Barna kryesor dhe dozat e tyre

Page 1: Barna kryesor dhe dozat e tyre

HIDROKSIDI I ALUMINIT DHE MAGNEZIT

Indikacionet:Dispepsia, hiperfosfatemia

Kundërindikacionet:Hipofosfatemia, tejndjeshmëri ndaj përbërësve të barit.

Vërejtje të posaçme:Hipofosfatemia mund të shfaqet në përdorim të zgjatur ose doza të larta; te pacientët me uremi, intoksikim alumini dhe osteomalaci; të përdoret me kujdes të veçantë te pacientët me sëmundje kongjestive të zemrës; insuficiencë renale, edema, cirrozë hepatike dhe në pacientët që kanë përjetuar gjakderrdhje gastrointestinale.

Dozimi: Të përtypen një ose dy tableta (500-1800 mg), 4 herë në ditë; më së miri me ushqim ose 20 minuta pas tij.

Format farmaceutike dhe dozat:Tableta: 500 mg+ 500 mg.

HIDROKSIDI I MAGNEZIT

 Indikacionet:Konstipacion.

Vërejtje të posaçme:Insuficiencë renale dhe hepatike; të moshuarit.

Kundërindikacionet:Gjendje akute të traktit G.I. koleostomia, ileostomia.

Veprimet anësore:Kolika.

Dozimi:Në konstipacion 25-50 mL, sipas nevojës.

Format farmaceutike dhe dozat: Suspenzion ujor: 8% oksid magnezi të hidratuar.

LOPERAMIDI Indikacionet:Hiperperistaltika e kolonit me gjenezë të ndryshme; incontinentia alvi dhe anus praeternaturalis; për zvogëlimin e vëllimit të zbrazjes së ileostomisë.Vërejtje të posaçme:Shih kodeinën; disfunksion hepatik; fëmijët e dehidruar; nuk rekomandohet për fëmijët nën 4 vjeçKundërindikacionet:Pacientët që duhet të shmangin konstipacionin; kolit pseudomembranoz; diarre me gjak; kolit që shoqëron përdorimin e antibiotikëve; gjendjet me distenzion abdominal.Veprimet anësore:Në doza të zakonshme nuk ka veprime anësore sinjifikante dhe shumica e veprimeve anësore të raportuara është vështirë të diferencohen nga simptomet që shoqërojnë diarrenë; pështirosje; tharje e gojës; maramendje; dizuri; shtërzime abdominale; reakcione në lëkurë; ileus paralitik.Dozimi:Në diarre akute 4 mg, fillimisht të pasuar me nga 2 mg pas çdo barkqitje deri në 5 ditë. Doza e rëndomtë 6-8 mg në ditë, maks. 16 mg në ditë, fëmijët 4-9 vjeç: 1mg, 3-4 herë në ditë, maks. 3 ditë; fëmijët 9-12 vjeç: 2mg, 4 herë në ditë, maks. 5 ditë.Në diarre kronike, vetëm të rriturit, fillimisht 4-8 mg në ditë, në doza të ndara, të pasuar me një dozë të rregulluar në bazë të përgjegjjes maks. 16mg.Trajtimi i “diarresë së udhëtarit” në kombinim ko-trimoksazolin, trajtim 3 ditorë.Format farmaceutike dhe dozat:Tableta, kapsulla: 2 mg Tretësirë orale: 2 mg/mL.

TRETËSIRA ORALE REHIDRUESE (TOR) Indikacionet:Diarrea, çrregullimi i balansit të elektroliteve.Dozimi:Simbas gjendjes së pacientit dhe humbjes së lëngjeve. Fëmijët: çdo 5 minuta nga një lugë kafje të tretësirës për rehidrim. Të rriturit: çdo 5 minuta nga një lugë gjelle të tretësisrës për rehidrim.Rehidrimi duhet të jetë i shpejtë gjatë 3-4 orëve të para ( përveç në dehidrimin hipernatremik kur rehidrimi do të duhej të zgjaste deri në 12 orë).Format farmaceutike dhe dozat:Pluhur për  tretësirë ( simbas OBSH): NaCl 3.5g, KCl 1.5g, Citrat Na 2.9g, Glukozë anhidrike 20g.Përgatitja: Të tretet deri në 1 L ujë të vluar dhe të ftohur.Vërejtje: Përdoren edhe formulime tjera në të cilat përmbajtja e NaCl është më e ulët kurse në vend të citratit të Na përdoret bikarbonati i Na.BISAKODILI Indikacionet:Konstipacioni (të gjitha llojet); procedurat radiologjike; lehtëson dhembjet te pacientët me hemoroide.

Page 2: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Vërejtje të posaçme:Përdorimi i zgjatur mund të shkaktojë çrregullime abdominale, hipokalemi (disbalanc elektrolitësh), supozitoret mund të shkaktojnë iritim lokal.Kundërindikacionet:Obstruksion intestinal; apendicit; peritonit, ileus, ulcerime të kolonit dhe rektumit; te fëmijët nën 4 vjeç.Dozimi:Oralisht për konstipacion: 5-10 mg në mbrëmje; nganjëherë është e nevojshme të rritet në 15-20 mg. Fëmijët nën 10 vjeç: 5 mg. Para procedurave radiologjike, 10 mg oralisht, për dy ditë para ekzaminimit dhe nëse është e nevojshme supozitorje 10 mg, 1 orë para ekzaminimit.Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 5mg që veprojnë 10-12 orë pas marjes; Supozitorje: 10 mg që veprojnë 20-60 min. pas marrjes; Supozitorje pediatrike: 5 mg.

PËRGATESAT KUNDËR KOLLIT-ANTITUSIKËT FOLKODINA Indikacionet:Koll i thatë ose që shkakton dhembje.Vërejtje të posaçme:Në të sëmurët astmatik; rezervën respiratore të zvogëluar.Kundërindikacionet:Depresion respirator akut; shtypje intrakraniale e ngritur; çrregullimet hepatike; në gjendjet ku duhet mënjanuar inhibimin e peristaltikës; kolitin ulcerativ akut;  koliti që shoqëron përdoriminet e antibiotikëve; fëmijët nën 1 vjeç.Dozimi:5-10 mg 3-4 herë në ditë; fëmijët 5-12 vjeç marrin (jo përgjithësisht ) 2.5-5 mg.Format farmaceutike dhe dozat:Kapsulla: 10 mg Shurup: 5mg/5mL, 4mg/5mLKODEINA Indikacionet: Kolli i thatë,diarre akute ( si shtesë e zëvendësimit të elektrolitëve).Vërejtje të posaçme:Në të sëmurët astmatik; rezervën respiratore të zvogëluar.Kundërindikacionet:Depresion respirator akut; shtypje intrakraniale e ngritur; çrregullimet hepatike; në gjendjet ku duhet mënjanuar inhibimin e peristaltikës; kolitin ulcerativ akut;  koliti që shoqëron përdorimin e antibiotikëve; fëmijët nën 1 vjeç.Veprimet anësore:Mund të shkaktojë tolerancë me përdorim të zgjatur ( shih morfinën).Dozimi:30 mg, 3 ose 4 herë në ditë.Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 15mg, 30 mg

AMOKSICILINA

 Indikacionet:Infeksione  të shkaktuara  nga ( shtamet që nuk prodhojnë penicilinazë) streptokokët, pneumokokët, stafilokokët, Listeria, meningokokët, disa shtame të H. influenzae, Salmonella, Shigella, E. Coli, Enterobacter, dhe Klebsiela, por edhe profilaksa e endokarditit dhe terapi shtesë në heliobacter pylori.

Vërejtje të posaçme:Sikur ampicilina

 Dozimi:Fëmijët nën 40  kg, 200 mg/kg/ ditë (çdo 8 orë) ose 45 mg/kg në ditë (çdo 12 orë); mbi 40 kg, 250-500 mg, çdo 8 orë ose 875 mg, çdo 12 orë.

 Format farmaceutike dhe dozat: Amoksicilin 250 cps,500mg cps, 250mg/5ml susp (AD Jaka Radovis, Mk); Almacin 500mg cps, 250mg/5ml susp (Alkaloid, Mk); Amoxicillin 250mg cps, 500mg cps, 125mg/5ml susp, 250mg/5ml susp (Alkem, Ind.); Atoksilin 1g cps, 500mg cps, 250mg/5ml susp (Atabay Kimya San, Tur.); Amoxycillin 250mg cps, 500mg cps, 125mg/5ml susp (Athlone Laboratories Ltd, Irl); Amoxibos 250mg cps, 500mg cps, 250mg/5ml susp (Bosnalijek d.d., BeH); Troge Amoxicillin 125mg/5ml susp, 250mg/5ml susp (De Vats (India) Pvt, Ind.); Troge Amoxicillin 500mg cps (Medopharm, Ind.);  Amoxycillin 125mg/5ml susp (Flamingo Pharmaceutical Ltd. Ind.); Sinacilin 100mg/ml gtt, 250mg cps, 500mg cps, 250mg/5ml susp (Galenika a.d. SMZ); Amoksicilin 250mg cps, 500mg cps, 250mg/5ml susp (ICN Makedonija, Mk); Bactox 1g/5ml inj, 0.5g/5ml inj (Innotera Chouzy (Innotera Group), Fr); Amoxycillin 250mg cps, 500mg cps, 125mg/5ml susp, 250mg/5ml (Jay Formulations, Ind.); Hiconcil 250mg cps, 500mg cps, 250mg/5ml susp (Krka d.d. Slo.); Amoksicilina 250mg cps,  forte 500mg cps, 125mg/5ml susp, 250mg/5ml susp (Lek Pharmatech, Rom.); Amoxycillin 500mg cps (Linkoln Pharmaceuticals Ltd Ind.); Amoxina 1g tab, 250mg/5ml susp (MITIM S.R.L., It); Amoxicillin 250mg cps, 500mg cps (Macleods Pharmaceutical Ltd., Ind.); Amoksil 500mg tab, 1g tab (Mustafa Nevzat Ilac Sanayii A.S., Tur.); Amoxicillin 500mg cps (Remedica Ltd, Cyp.); Amoksicilin 250mg cps, 500mg cp

 KOAMOKSIKLAVI

Amoksicilinë+Acid klavulanik

Page 3: Barna kryesor dhe dozat e tyre

 Indikacionet:Infekcionet në të cilat shtamet e bakterieve prodhojnë beta-laktamazë (në të cilat përdorimi vetëm i amoksicilinës nuk është përkatës) përfshirë infekcionet e traktit respirator, urogjenital dhe abdominal, celulitin, pickimet e insekteve dhe shtazëve, infekcionet e rënda stomatologjike me celulit të përhapur.

Kundërindikacionet:Tejndjeshmëria në peniciline, histori e verdhëzës kolestatike që është si pasojë e përdorimit të koamoksiklavit.

Vërejtje të posaçme:Alergji, insuficiencë renale, eritremë, leukemia limfatike kronike.

Verdhëza kolestatike është identifikuar si veprim anësor i shfaqur gjatë ose menjëherë mbas përdorimit të koamoksiklavit. Trajtimi me koamoksiklav nuk do të duhej të zgjasë më shumë se 14 ditë.

Veprimet anësore:Sikurse te amoksicilina; hepatiti, verdhëza kolestatike, erythema multiforme (përfshirë edhe sindromin Steven-Johnson), nekrolizë epidermike topikale, dermatit eksfoliativ, është raportuar edhe vaskuliti; rrallëherë manifestohet edhe prolongim i kohës së gjakderdhjes, marramendje, kokëdhembje, konvulzione (posaçërisht me doza të larta ose në insuficiencë të veshkeve), ngjyrosje sipërfaqësore e dhëmbëve dhe precipitim, flebit në vendin e dhënjes së injekcionit.

Dozimi:Oralisht i shprehur si amoksicilinë 250 mg në çdo 8 orë, kurse në raste të rënda doza dyfishohet.

Fëmijët 2 muajsh-2 vjeç marrin nga 20-40 mg/kg/ditë të ndarë në 3 doza.

Fëmijët 1-6 vjeç marrin nga 125 mg shurup çdo 8 orë. Te rastet e rënda doza dyfishohet.

Format farmaceutike dhe dozat:Clavam 1.2g inj (Alkem Lab. Ltd., Ind.); Klavunat 625mg film tab (forte), 156.25mg/5ml susp, 312.5mg/5ml susp (Atabay Kimya San., Tur.); Klaks 625mg film tab, 1g film tab (Bid), 228mg/5ml susp (Bid), 457mg/5ml (Bid) (Bilim Pharmaceuticals, Tur.);s, 500mg film tab (Replekpharm, Mk)

AMPICILINA

 Indikacionet:Infeksione  të shkaktuara  nga ( shtamet që nuk prodhojnë penicilinazë) streptokokët, pneumokokët, stafilokokët, Listeria, meningokokët, disa shtame të H. influenzae, Salmonella, Shigella, E. Coli, Enterobacter, dhe Klebsiela.

Vërejtje të veçanta:Alergji, insuficiencë renale, eritremë, leukemia limfatike kronike.

Kundërindikacionet:Tejndjeshmëri ndaj penicilinave.

Veprimet anësore:Ekzantemë( duhet të ndërpritet terapia), diarre, vjellje , reakcione alergjike, kandidiazë orale, kolit i shkaktuar nga antibiotiku.

Dozimi: Oralisht, 250-500 mg çdo 6 orë. Me rrugë I.V., 500 mg-3g, çdo 4-6 orë maks. (12g në ditë). Me rrugë I.M., 500mg-1.5g çdo 4-6 orë. Neonatët dhe fëmijët I.M., I.V. 100-400 mg/kg në ditë   ( çdo 4-6 orë), meningit 200 mg/kg në ditë (çdo 4-6 orë); maks. 12g në ditë; oralisht 50-100 mg/kg në ditë (çdo 6 orë); maks. 2-3 g në ditë.

KLOKSACILINA

 Indikacionet: Infeksionet e shkaktuara nga stafilokokët penicilinazë prodhues.

Dozimi:Fëmijët < 20 kg, 50-100 mg/kg/ditë, në çdo 6 orë (maks. 4 gt/ditë); fëmijët >20 kg dhe të rriturit 250-500 mg (çdo 6 orë).

Format farmaceutike dhe dozat: Kapsulla: 250 mg, 500 ml Pluhur për tretësirë për injekcion: 500 mg, 1 g Shurup: 125 mg/5 mL

 CEFALEKSINA

 Indikacionet:Infekcionet respiratore, urinare, otitis media, sinusitis, infekcionet në shtatzani, infekconet e lëkurës dhe të indeve të buta.

Vërejtje të veçanta:Në disa raste mund të paraqiten reakcione të kryqëzuara tejndjeshmërie me peniciline.Dëmtimi i veshkeve.

Page 4: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Veprimet anësore:Diarre, rrallëherë kolit i shkaktuar nga antibiotikët, pështirosje dhe vjellje, kokëdhembje, prurit, urtikari, reakcione alergjike, anafilaksa.

Dozimi:Të rriturit: 1 deri 4 g/ditë në doza të ndara.Dozat e rëndomta: 250mg çdo 6 orë.

Faringjiti streptokokal, infekcionet e lëkurës dhe të strutkurave të lëkurës, cistiti pa komplikime te më të vjetrit se 15 vjeç: 500mg çdo 12 orë.Mund të nevojiten doza më të larta nëse infekcionet janë më të rënda ose mikroorganizmat janë më pak të ndjeshme në cefaleksinë.Fëmijët marrin 25 deri 50mg/kg në doza të ndara. Për faringjitin streptokoksik për pacientët më të vjetër se 1 vjeç dhe për infekcione të lëkurës dhe strukturave të lëkurës të ndahet doza e përgjithshme në dy doza në çdo 12 orë. Në infekcione të rënda dyfishohet doza.

Otitis media: 75 deri 100mg/kg/ditë në 4 doza të ndara ditore.

Infekcionet streptokoksike ß-hemolitike: Të vazhdohet trajtimi për më së paku 10 ditë.

Format farmaceutike dhe dozat:Kapsulla: 250mg, 500mg Tableta: 250mg, 500mg

Shurup: 125mg/5mL, 250mg/5mL

CEFAZOLINA

 Indikacionet:Infekcionet e shkaktuara nga koket e ndjeshme Gram-pozitive , pneumonia pneumokoksike, infekcionet urinare pa komplikime, endokarditi, septikemia, profilaksa para operacionit gjatë operacionit dhe pas operacionit.

Dozimi:Infekcionet e lehta të shkaktuara nga koket e ndjeshme Gram-pozitive: 250 deri 500mg çdo 8 orë.

Infekcionet mesatare dhe të rënda: 500mg deri 1g çdo 6 deri 8 orë.

Pneumonia pneumokoksike: 500mg çdo 12 orë.

Endokarditi, septikemia: 1 deri 1.5g çdo 6 orë. Janë përdorur rrallë doza prej 12g në ditë.

Infekcionet e pakomplikuara urinare: 1gçdo 12 orë.

Profilaksa para operacionit: 1g IV ose IM 30 min deri 1 orë para intervenimit kirurgjik.

Gjatë operacionit (më tëper se 2 orë): 0.5 deri 1g IV ose IM gjatë intervenimit kirurgjik në intervale përkatëse kohore.

Pas operacionit: 0.5 deri 1g IV ose IM çdo 6 deri 8 orë të jepet gjatë 24 orëve mbas operacionit.

Fëmijët:Infekcionet e lehta dhe mesatarisht të rënda: Të jepet doza e përgjithshme prej 25 deri 50mg/kg në 3 ose 4 doza ekuivalente.

Infekcionet e rënda: Doza e përgjithshme mund të rritet deri në 100mg/kg.

Format farmaceutike dhe dozat:Injekcione: 500mg, 1g

CIPROFLOKSACINA

 Indikacionet:Mikroorganizmat gram pozitivë dhe veçanërisht ata gram negativë;  në infeksionet e traktit respirator ( jo pneumuni pneumokoksike); sinuseve; lëkurës; eshtrave dhe traktit urinar, duke përfshirë prostatitin dhe gonorenë, si dhe në infeksionet e traktit gastrointestinal si ethet tifoide etj.

Vërejtje të posaçme:Në pacientët me G6PD deficiencë; nuk rekomandohet nën 18 vjeç; rreziku nga artropatia në artikulacione, te pacientët me histori të konvulzioneve; të shmanget ekspozimi i tepruar në diell.

Veprimet anësore:Marramendje, konfuzion, pështirosje, diarre, reakcione në lëkurë.

Page 5: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Dozimi:Fëmijët (duke marrë parasysh atë që u tha në vërejtje të posaçme) oralisht 20-30 mg/kg/ditë, të ndarë në dy marrje, maks. 1.5g/ditë.

Fibrozë cistike, 20-40 mg/kg/ditë; me rrugë I.V., 10 mg-20 mg/kg/ditë, të ndarë në dy doza.

Të rriturit oralisht: në infeksionet urinare 250-500 mg 2 herë në ditë (7-10) ditë; te gratë me cistit të pakomplikuar 100 mg, 2 herë në ditë (3 ditë).

Infeksionet e traktit të poshtëm respirator dhe lëkurës 500-750 mg 2 herë në ditë (7-14 ditë).

Infeksionet e eshtrave dhe kyçeve, 500-750 mg 2 herë në ditë, 4-6 javë;.

Diarre infeksioze 500 mg 2 herë në ditë, 5-7 ditë;

Ethe tifoide 500 mg 2 herë në ditë, 10 ditë;

Profilaksë kirurgjike, 750 mg, 60-90 min para operacionit;

Gonore 250-500 mg si dozë e vetme;

Infeksion gonokokal sistemik 500 mg 2 herë në ditë, 7 ditë;

Me rrugë I.V., si infuzion i ngadalshëm (30-60min), në infeksionet urinare 200-400 mg 2 herë në ditë, 7-10 ditë;

Në infeksionet e traktit të poshtëm respirator dhe ato të  lëkurës 400 mg 2 herë në ditë, 7-14 ditë.

Format farmaceutike dhe dozat:Tableta: 250 mg, 500 mg

Tretësirë për infuzion: 100 mg, 200 mg, 400 mg në 0,9%  NaCl ose Glukozë 0.5%

AZITROMICINA

 Indikacionet:Infeksionet e traktit respirator, otitis media, infeksionet e lëkurës, infeksionet e pakomplikuara gjenitale me klamidia.

Kundërindikacionet:I kontraindikuar tek pacientët me tejndjeshmëri në eritromicin.

Veprimet anësore:Pështirosje, vjellje, marramendje, kokëdhembje, lodhje, somnolencë, palpitacione, dhembje gjoksi, diarre, dhembje abdominale, melenë, kolit pseudomembranos, dispepsi, vaginiti, nefriti.

Dozimi: Të rriturit: 500 mg një herë në ditë për 3 ditë. Fëmijët mbi 6 muaj: 10 mg/kg një herë në ditë për 3 ditë. Tek infeksioni gjenital me klamidia, 1 g si dozë e vetme.

Format farmaceutike dhe dozat: Kapsulla: 250mg

Suspension oral: 100mg/5mL, 200mg/5mL

Tableta: 250mg, 600mg

 ERITROMICINA

 Indikacionet:Zëvendësim i penicilineve te pacientët hipersensitiv; pneumoni; Camphylobacter enteritis; sifilis; uretrit; prostatit kronik; difteri.

Vërejtje të posaçme:Çrregullime hepatike dhe renale, tahikardi, shtatzani, laktacion.

Veprimet anësore:Dhembje abdominale, pështirosje, vjellje, humbje e kthyeshme dëgjimi (pas dozave të larta), aritmi

Dozimi:Oralisht, të rriturit, 250-500 mg, çdo 6 orë ose 500 mg-1g çdo 12 orë; maks. 4g /ditë, në infeksione të theksuara.

Page 6: Barna kryesor dhe dozat e tyre

-Sifilis i hershëm 500 mg, 4 herë në ditë (14-21 ditë)

-Uretrit, 500 mg, 2-4 herë në ditë (7-14 ditë)

-Fëmijët deri 2 vjeç, 125 mg, çdo 6 orë

-Me rrugë I.V., të rriturit dhe fëmijët në infeksione të lehta, 25 mg/kg/ditë si infuzion i pandërprerë ose i ndarë në 4 doza. Në infeksione të theksuara 50 mg/kg/ditë.

Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 250 mg, 500 mg

Shurup: 125 mg/5 mL dhe 250 mg si etilsukcinat eritromicine,

Tretësirë për injekcion: 1 g/ flakon si laktobionat eritromicine.

KLARITROMICINA

 Indikacionet:Faringiti apo tonziliti i shkaktuar nga Streptococcus pyogenes;  tek sinusiti maksilar akut i shkaktuar nga Haemophilus influnzae apo Moraxella catarrhalis; tek ekzacerbimi akut i bronkitit kronik të shkaktuar nga  M. catarrhalis apo S. pneumoniae; tek pneumonitë e shkaktuara nga S. pneumoniae apo Mycoplasma pneumoniae; Te infeksionet e lëkurës dhe strukturave  lëkurore  të shkaktuara nga S. aureus apo S. pyogenis; infeksionet me Helicobacter  pylori.

Kundërindikacionet:I kontraindikuar tek pacientët me tejndjeshmëri në klaritromicinë apo në makrolidet e tjera.

Veprimet anësore:Kokëdhembje, diarre, pështirosje, dispepsi, dhembje abdominale.

Dozimi:Tek faringiti dhe tonsiliti: të rriturit 250 mg P.O. në 12 orë, 10 ditë; tek fëmijet 15 mg /kg në ditë P.O. në doza të ndara në 12 orë, 10 ditë; tek sinuziti maksilar akut: të rriturit 500mg, P.O. në 12 orë 14 ditë. Fëmijët, 15 mg/kg në ditë P.O. në doza të ndara në 12 orë, 10 ditë; tek bronkiti kronik, të rriturit 500 mg  P.O. në 12 orë, 7-14 ditë; tek infeksionet e lëkurës: të rriturit, 250 mg P.O. në 12 orë, 7-14 ditë. Fëmijët, 15 mg /kg në ditë P.O. në doza të ndara në 12 orë, 10 ditë; tek otitis media: fëmijët, 7.5 mg/kg P.O. në 12 orë, 10 ditë; te infeksionet me Helicobacter pylori: të rriturit 500 mg P.O. në 8 orë, për 14 ditë me omeprazol 40 mg P.O.

Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 250mg, 500mg

Suspenzion: 125mg/5mL, 250mg/5mL

DOKSICIKLINA

 Indikacionet:Ekzacerebim i bronkitit kronik, brucelloza, klamidiaza, mykoplazmoza, riketsia, sifilisi në pacientët alergjik në penicilinë.

Vërejtje të posaçme:Çrregullime hepatike, fotosensibilitet; të shmangen ekspozimet në diell; porfiri.

Kundërindikacionet:Në shtatzani, laktacion, fëmijët nën 12 vjeç, lupus eritromatoz sistemik.

Veprimet anësore: Pështirosje, vjellje, diarre, ezofagit, mund të indikojë hipertensionin beninj intrakranial.

Dozimi:Nëpërmjet gojës, 200 mg ditën e parë, pastaj nga 100 mg në ditë; në infeksione të rënda 200 mg në ditë, në dy marrje; klamidiazë e pakomplikuar, uretrit jogonokokal 100 mg 2 herë në ditë, 7-21 ditë.

Format farmaceutike dhe dozat:Tableta dhe kapsulla: 100 mg

KETOKONAZOLI

 Indikacionet:Mikozat sistemike, mikozat gastrointastinale, mikozat mukokutane, kandidiazë, infeksione dermatofite të lëkurës dhe thonjëve.

Vërejtje të posaçme:Në trajtime të zgjatura duhet monitoruar funksionin e mëlqisë, në raste të rralla shkakton çrregullime kardiake

Page 7: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Kundërindikacionet:Dëmtimi i mëlqisë, shtatzania dhe laktacioni.

Veprimet anësore:Prurit, pështirosje, vjellje, ginekomasti, alopeci, angioedemë, dëmtime të mëlqisë, parestezi, trombocitopeni, fotofobi

Dozimi: Oralisht, fëmijët > 2 vjeç,  3.3 - 3.6 mg/kg/ditë;

Të rriturit, 200 mg 1 herë në ditë me ushqim (14 ditë), maks. 400 mg/ditë;

Kandidiazë vaginale kronike 400 mg 1herë në ditë, 5 ditë.

Format farmaceutike dhe dozat:Tableta: 200 mg Kremë: 2% Shampon: 2%

NISTATINA

 Indikacionet:Trajtimi i infeksioneve mukokutane të lëkurës dhe të hapsirës orale të shkaktuar nga Candida.

Veprimet anësore:Pështirosje, vjellje, diarre, sindromi Stevens-Johnson, dermatit.

Dozimi: - kandidiazë orale- suspenzion:- prematurët: 100000 IU 4 herë në ditë; foshnjet 200000 IU 4 herë në ditë; fëmijët dhe të rriturit 400000 IU 4 herë në ditë.- infeksionet mukokutane: fëmijët dhe të rriturit: lokalisht 2-3 herë në ditë në vendin e sëmurë.- infeksionet intestinale: oralisht: 500.000-1.000.000 IU çdo 8 orë.- infeksionet vaginale: tableta vaginale: 1 tabletë/ditë në mbrëmje,(2 javë).

Format farmaceutike dhe dozat:Kremë: 100.000 IU/g Pluhur për suspenzion oral: 100.000 IU/mL Tableta orale: 500.000 IU Tableta vaginale: 100.000 IU

ACIKLOVIRI

 Indikacionet:Trajtimi dhe profilaksa e herpesit rekurent të lëkurës dhe mukozave (HSV-1 dhe HSV-2); herpes simplex encephalitis; herpes zooster; herpes gjenital.

Vërejtje të posaçme:Çrregullimet e mëlqisë dhe veshkeve; çrregullimet neurologjike; hipoksi e theksuar

Veprimet anësore:Inflamacion lokal në vendin e injektimit; letrargji; marramendje; pështirosje; tremor; halucinacione; çregullim në funksionin e mëlqisë dhe veshkeve.

Dozimi: a) herpes simplex: oralisht, 200 mg 5 herë në ditë; fëmijët nën 2 vjeç ½ e dozës së të rriturit; në parandalimin e rrekurencës 200 mg 4 herë në ditë; mundësisht të  rregullohet në 200 mg  2-3 herë në ditë, 6-12 muaj pa ndërprerje;b) herpes zoster: 800 mg 5 herë në ditë (7 ditë); fëmijët nën 2 vjeç, 20 mg/kg  4 herë në ditë; 2-5 vjeç, 400 mg 4 herë në ditë.

Me rrugë I.V.: a) herpes simplex, zoster,  herpesi gjenital fillestar, 5 mg/kg çdo 8 orë (5 ditë). b) në herpes simplex encephalitis 10 mg/kg, çdo 8 orë (10 ditë).

Te fëmijët: deri 12 vjeç, 250 mg/m2, çdo 8 orë (5 ditë); në herpes simplex encephalitis, 500 mg/m2 , (10 ditë);

me rrugë lokale në lëkurë 4 herë në ditë (5 ditë); në sy, 5 herë në ditë (3 ditë).

METRONIDAZOLI

 Indikacionet:Trajtimi i infeksioneve të shkaktuara nga mikroorganizmat anaerobe; infeksionet protozoale në amebiazë dhe trikomoniazë; infeksione të lëkurës, të SNQ, intra-abdominale; infeksionet sistemike anaerobike. Lokalisht për trajtimin e acne rosacea, vaginozës bakteriale, kolitit pseudomembranoz të shkaktuar nga antibiotikët; në ulcerën e shkaktuar nga H. pylori në kombinim me antibiotikët tjerë.

Vërejtje të posaçme:Kombinimi me alkohol, insuficiencë hepatike dhe encefalopati hepatike, shtatzani dhe laktacion,

Veprimet anësore:marramendje, dhembje koke, pështirosje, diarre, humbje oreksi, ataksi, konvulzione, shije metalike, neuropati, tromboflebit, mialgji, ndryshim i testit të funksionit të mëlqisë.

Page 8: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Dozimi: - neonatët, në infeksione anaerobe, oralisht dhe I.V.; neonatët < 1200 g 7.5 mg/kg çdo 48 orë; neonatët < 7ditë, 1200-2000 g, 7.5 mg/kg/ditë çdo 24 orë; > 2000 g, 15 mg/kg në doza të ndara çdo 12 orë; neonatët  > 7 ditë, 1200-2000 g, 15 mg/kg/ditë çdo 12 orë; > 2000 g, 30 mg/kg/ditë çdo 12 orë.-fëmijët  amebiazë: oralisht: 35-40 mg/kg/ditë në çdo 8 orë, (10 ditë).-trikomoniazë: oralisht: 15-30 mg/kg/ditë, në çdo 8 orë, (7 ditë).-infeksionet anaerobe: oralisht:15-35 mg/kg/ditë  çdo 8 orë.-I.V. 30 mg/kg/ditë çdo 6 orë.-kolit: oralisht: 20 mg/kg/ditë çdo 6 orë doza maks. 2g/ditë.-të rriturit amebiazë: oralisht: 500-750 mg çdo 8 orë.-trikomoniazë: oralisht: 250 mg çdo 8 orë (7 ditë) ose 2 g si dozë e vetme.-infeksionet anaerobe: oralisht ose I.V. : 500mg çdo 6-8 orë, maks. 4 g/ditë.-kolit: oralisht: 250-500 mg 3-4 herë në ditë, (10-14 ditë).-vaginozë bakteriale: oralisht: 500 mg 2 herë në ditë (5-7 ditë) ose 2g si dozë e vetme.

Format farmaceutike dhe dozat:Tableta: 200 mg, 500 mg Suspenzion: 200 mg/5 mL Tretësirë për infuzion: 5 mg/mL, 100 mL

MEBENDAZOLI

Indikacionet:Enterobius vermikularis, Ascaris lumbricoides, Trichuris trichiura, Ancylostoma duodenale, Necator americanus

Vërejtje të posaçme:Në shtatzani, laktacion dhe te fëmijët  < 2 vjeç.

Veprimet anësore:Dhembje abdominale, diarre, pështirosje, marramendje, dhembje koke, angioedemë, alopeci me doza të larta.

Dozimi:Mebendazoli përdoret në dozë të njëjtë pa marrë parasysh moshën, masën trupore dhe gjininë e të sëmurit.

Enterobiaza:1 tabletë ose një lugë të vogël suspenzion (100 mg) si dozë individuale. Doza të përsëritet pas 2-3 javësh.

Askariaza, trihuriaza, ankilostomiaza, strongiloidiaza, teniaza dhe infestacionet e përziera: 1 tabletë ose një lugë të vogël suspenzioni (100 mg) në mëngjes dhe në mbrëmje 3 ditë rresht.Në shërimin e strongiloidiazës dhe teniazës me këtë dozim nuk arrihen rezultate të kënaqshme.Në atë rast rekomandohet dozë e dyfishtë: 2 tableta ose 2 lugë të vogla të suspenzionit (200 mg) në mëngjes dhe në mbrëmje 3 ditë rresht.

Trihinoza: Në shërimin e trihinozës doza fillestare e mebendazolit është 600 mg në ditë e ndarë në tri doza. Dozat  gradualisht mund të rriten deri në 1200-1500 mg në ditë në kohëzgjatje prej 10 ditësh.

Cistat hidatide intrahepatike: Bari përdoret në dozë prej 400 deri 600 mg, tri herë në ditë, në kohëzgjatje prej 21 deri në 30 ditësh.

Shërimi i ehinokokozës multiokulare zgjat deri në 2 vjet. Tek infeksionet me Cappillaria philippensis përdoret doza prej 400 mg, më së paku 20 ditë.

Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 100mg Shurup: 100mg/5mL

NIKLOZAMIDI

Indikacionet:Infeksionet me tenie (krimba shiritorë).

Veprimet anësore:Pështirosje, dhembje abdominale, prurit.

Dozimi: Taenia solium, taenia saginata dhe diphyllobothrium latum.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç: 2g si dozë të vetme pas një mëngjesi të lehtë dhe të pasuar me një purgativ pas dy orësh; fëmijët  < 2 vjeç: 500 mg; 2-6 vjeç: 1g.

Hymenopolis, nënat, të rriturit dhe fëmijët  > 2 vjeç: 2g si dozë të vetme dhe pastaj nga 1g për 6 ditë; fëmijët  < 2 vjeç: 500 mg ditën e parë dhe nga 250 mg 6 ditët e ardhshme; 2-6 vjeç: 1g ditën e parë dhe nga 500 mg 6 ditët e ardhshme.

Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 500 mg

ACIDI FOLIK

Page 9: Barna kryesor dhe dozat e tyre

 Indikacionet: Në anemitë megaloblastike të shkaktuara nga mungesa e ac. folik, për profilaksën e gjendjeve kronike hemolitike si dhe për parandalimin e mungesës së ac. folik gjatë shtatzanisë.Vërejtje të posaçme: Nuk guxon të jepet kurrë i vetëm në aneminë pernicioze apo anemitë tjera të shkaktuara nga mungesa e vitaminës B12.

Dozimi: Fillimisht 5 mg në ditë për 4 muaj , doza mbajtëse 5 mg në 1-7 ditë varësisht nga gjendja. Fëmijët deri 1 vjeç: 500 mcg.Format farmaceutike dhe dozat:  Tableta: 5mgHEKURI 2+(GLUKONATI) Indikacionet:Anemia nga mungesa e hekurit.Vërejtje të posaçme:Në shtatzani.Veprimet anësore:Iritim gastrointestinal, pështirosje, diarre dhe konstipacion veçanërisht te pacientët më të moshuar.Doza:Profilaksë: 2 tableta në ditë para ushqimit, terapeutike: 4-6 tableta në ditë të ndara në doza të veçanta para ushqimit; Te fëmijët: 1-3 tableta në ditë.Format farmaceutike dhe dozat:  Tableta: 300 mg (35 ng hekur)HEKURI (SORBITI) Indikacionet:Anemia nga mungesa e hekuritVërejtje të posaçme:Duhet ndërprerë dhënien e formave  orale të hekurit së paku 24 orë para administrimit; histori të shfaqjeve alergjike si astma; te të moshuarit, te pacientët me masë të ulur, preferohet të shmanget administrimi te të sëmurët me çrregullime të zemrës, si anginë dhe aritmi.Kundërindikacionet:Sëmundjet e mëlqisë dhe veshkeve, infeksionet e pamjekuara të  traktit urinar.Veprimet anësore:Pështirosje, vjellje diarre, çrregullime të shijes, mialgji , rrallë aritmi të rënda.Dozimi:Me injekcion të thellë I.M. e kalkuluar në bazë të masës trupore dhe deficitit të hekurit.Format farmaceutike dhe dozat:  Injekcione I.M.: 100mgFe/2 mL.HEKURI 2+ (SULFATI) Indikacionet: Anemi nga mungesa e hekurit.Vërejtje të posaçme:Në shtatzani.Dozimi:1tabletë 2-3 herë në ditë para  ushqimit.KOMBINIM: Sulfat hekuri + Ac. folik-Përdoret për parandalimin e mungesës së hekurit dhe ac. folik te shtatzanat. Duhet cekur që sasitë e vogla të ac. folik që gjenden në këto përgatesa nuk mund të mjekojnë anemitë megaloblastike.Format farmaceutike dhe dozat:Tableta rreth 40 mg dhe 100 mg hekur.VITAMINA C Indikacionet:Hipovitaminozë; gjendje paraskorbutike ose hipovitaminozë; gjendje paraskorbutike ose hipovitaminozë e fshehur; diateza hemoragjike; skorbut primar; sëmundje të traktit gastrointestinal; paradontopati; pas lodhjeve të mëdha; në periudhën e shtatzanisë dhe gjatë të ushqyerit të fëmijës me gji.Dozimi: Oralisht: për profilaksën e skorbutit 50-100 mg në ditë, ndërsa për mjekimin e tij 300 mg në ditë, në doza të ndara; për raste të tjera: 100-300 mg 2-3 herë në ditë. I.M., I.V., S.C.: 100-200 mg në ditë.Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 50 mg, 100 mg, 250 mg, 500 mg Injekcione: 50 mg/mL 2 mL, 500mg/5mLVITAMINA B-KOMPLEKS DHE C Indikacionet:Për korrektimin e shpejtë të malabsorbcionit tek alkoolizmi; pas infeksioneve akute, postoperative etj.Dozimi:I.M.: një apo dy në ditë deri në 7 ditë. I.V.: 2-3 çdo 8 orë.Format farmaceutike dhe dozat: Injekcione vetëm për përdorim I.M.: Acid askorbik 500 mg, nikotinamid 160 mg, piridoksinë si klorhidrat 50 mg, riboflavin 4 mg, tiaminë si klorhidrat 250 mg/7 mL.Injekcione vetëm për përdorim I.V.: acid askorbik 500 mg, glukozë anhidrike 1g, nikotinamidë 160 mg, piridoksinë si klorhidrat 50 mg, riboflavin 4 mg, tiaminë si klorhidrat 250 mg/10mL.TIAMINA Indikacionet:Për mjekimin e çrregullimeve që vijnë nga hipovitaminoza B1 si anoreksia, parestezia, lodhja, palpitacioni, konstipacioni; neuritet, përdoret edhe gjatë mjekimeve me antibiotik dhe sulfonamide.Veprimet anësore:Mundim, reakcione alergjike, gjendje nervozizmi, artralgji, tahikardi.Dozimi:Oralisht: të rriturit, 10-20 mg 1-2 herë në ditë; me injektim nën lëkurë ose I.M.: 50-100 mg në ditë; fëmijët deri në 1 vjeç oralisht: 5 mg në ditë; 2-6 vjeç 10 mg në ditë; 7-12 vjeç 20 mg në ditë; me injektim nën lëkurë ose I.M.: deri në 1 vjeç 2,5-5 mg në ditë; 2-6 vjeç 5-10 mg në ditë; 7-12 vjeç 12,5-25 mg në ditë.

Page 10: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 5 mg, 10 mg,  25 mg, 50 mg, 100 mg, 250 mg, 500 mg, Injekcione: 50 mg/mL, 100 mg/mL, 200 mg/mL, 250 mg/5mLPIRIDOKSINA Indikacionet:Gjendjet e pamjaftueshmërisë së piridoksinës; të anemisë sideroblastike idiopatike; sindromit premenstrual; në profilaksën e vjelljeve pas narkozës me etër.Dozimi: Në gjendjet që vijnë nga pamjaftushmëria e piridoksinës 25-30 mg, deri 3 herë në ditë; në neuropatinë nga izoniazidi, për profilaksë: 10 mg në ditë; si mjekim: 50 mg 3 herë në ditë. Në aneminë sideroblastike: 100-400 mg në ditë në doza të ndara. Në sindromin premenstrual: 50-100 mg në ditë në doza të ndara. Në profilaksën e vjelljeve nga eteri jepen I.M. 100mg 20 minuta para fillimit të narkozës.Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 20 mg, 25 mg. Injekcione: 10 mg/mL, 50 mg/2 mL, 100 mg/2 mL, 250 mg/5mLDIKLOFENAKU Indikacionet:Në artrit reumatoid; artrit reumatoid juvenil; spondilit ankilizant; osteoartrozë; spondiliartrit; dhembje të kurrizit; kriza akute të gutës; inflamacione dhe edemë me dhembje posttraumatike dhe postoperative; dismenorre; adneksit; infeksione inflamatore me dhembje të forta të veshit, hundës ose faringut.Kundërindikacionet:Pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar; ulcerë peptike; te pacientët te të cilët krizat e astmës, urtikaries, rinitit akut, nxiten nga acidi acetilsalicilik.Veprimet anësore:dhembje epigastrike, vjellje, diarre, hemoragji gastrointestinale, ulcer peptik, kolit hemoragjik jo specifik, dhembje koke, marramendje, pagjumësi, çrregullime të të pamurit, konvulzione, rënje flokësh, fotosensibilizim, insuficiencë renale akute, hematuri, nefrit intersticial, sindrom nefrotik, çrregullime të funksionit të mëlqisë, trombocitopeni, leukopeni, agranulocitozë, anemi hemolitike, anemi aplastike.Dozimi:Oralisht: 75-150 mg në ditë, të ndara në 2-3 doza. Preferohet pas ushqimit.I.M.: 75 mg në ditë, vetëm një herë (në raste të veçanta 2 herë), për maksimalisht dy ditë.I.V.: 75 mg e përsëritur sipas nevojës pas 4-6 orë, për maksimalisht dy ditë.Doza maksimale ditore është 150 mg.Fëmijët: 1-2 vjeç tek artriti juvenil, oralisht, ose nga rektumi, 1-3 mg/kg në ditë në doza të ndara.Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 50 mg Tableta të veshura:25 mg, 50 mg, 75 mg Tableta me veprim të zgjatur: 100 mg Supozitorje: 50 mg, 100 mgInjekcione: 25 mg/mL, 75 mg/3mL IBUPROFENI Indikacionet:Në artrit reumatizmal; osteoartrit; spondilit ankilizant; në dhembje të lehta dhe ato mesatare; në analgjezinë postoperatore; në ethe dhe dhembje te fëmijët.Kundërindikacionet:te pacientët me ndjeshmëri të lartë në bar; ulcerë peptike aktive dhe të kaluar; sindromi i polipeve nazale; reaktivitet bronkospastik.Veprimet anësore:Dispepsi, intolerancë gastrointestinale, hemoragji, dhembje koke, anemi, trombocitopeni, agranulocitozë.Dozimi:Të rriturit: në fillim 1200 mg në ditë, në doza të ndara. Në raste të rënda deri në 1800 mg në ditë. Doza mbajtëse është 600-1200 mg në ditë. Doza nuk duhet të tejkalohet mbi 2400 mg, në 24 orë.Fëmijët: 20 mg/kg në ditë, në doza të ndara. Nuk rekomandohet te fëmijët me masë trupore nën 7kg.Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 100 mg, 200 mg, 300 mg, 400 mg, 600 mg, 800 mg Suspension oral: 100 mg/5 mLKETOPROFENI Indikacionet:Artriti reumatoid, ostoartriti, dismenorea, dhembjet e moderuara, temperatura e lartë.Kundërindikacionet: Hipersenzitivitet, astma e induktuar nga acidi acetilsalicilik ose BJSAI.Veprimet anësore:SNQ: kokëdhembje, mundim, ekscitim i SNQ ose depresion.SGI: nauze, dhembje abdominale, diarre, konstipacion, flatulencë, ulceracione peptike, dispepsi, stomatit, anoreksi, vjellje.SUGJ: nefrotoksicitet, rritje e nivelit të uresë.SR: dispne, bronhospazëm, edemë laringeale.Hematologjike: trombocitopeni, agranulocitozë, zgjatje e kohës së  gjakderdhjes. Hepatike: rritje e enzimeve hepatike.Lëkura: ekzantemë, fotosenzitivitet, dermatit eksfoliativ. Të tjera: edemë periorbitale.Dozimi:Dozimi varet prej sëmundjes dhe efekteve të arritura . Administrohet 2-3 herë në ditë rëndom (25-50-100mg) e më rrallë në intervale 4 ose 6 orëshe ( doza më të vogla). Doza maksimale ditore është 300 mg.Format farmaceutike dhe dozat:  Tableta (retard): 100mg, 150 mg, 200mg. Filmtableta: 50mg, 100mg.Kapsulla (retard): 100 mg, 150mg, 200mg.Kapsulla: 25mg, 50mg, 75mg. Supozitorje: 100 mg.MELOKSIKAMI Indikacionet:Sëmundjet reumatike, ekzacerbimi i osteoartritit ( për kohë të shkurtër), spondiliti ankilozant.

Page 11: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Kundërindikacionet:Hipersenzitiviteti, insuficienca renale serioze, ulcera peptike aktive, astma e induktuar nga acidi acetilsalicilik ose BJSAI.Veprimet anësore:SNQ: kokëdhembje, mundim, vertigo, çrregullime të të dëgjuarit.SGI: nauze, vjellje, gjakderdhje, ulceracione.SUGJ: insuficiencë renale, nekrozë papilare, fibrozë intersticiale.Të tjera: dëmtime hepatike, alveolit, pankreatit, ndryshime në sy, dermatit eksfoliativ, Sy. Stevens Johnsons.Dozimi:7.5 –15 mg në ditë.Format farmaceutike dhe dozat:  Tableta: 7.5 mg, 15 mg. Supozitorje: 7.5 mg, 15 mg.NIMESULIDI Indikacionet:Sëmundjet reumatike, poliartriti juvenil, reumatizmi degjenerativ dhe sëmundjet tjera të nyjeve dhe boshtit kurrizor. Inhibitor i ciklooksigjenazës-2 (COX-2).Kundërindikacionet:Tremujori i parë i shtatzanisë dhe 10 ditë para lindjes, ulcera gastrike, insuficienca mesatare dhe e rëndë e mëlqisë.Veprimet anësore:Pështirosje, vjellje, diarre, dhembje në epigastrium, shpërthim i puçrrave dhe kruarje; rrallë kokëdhembja dhe përgjumja.Dozimi:Të rriturit marrin 2 herë nga 100 mg mbas ushqimit; fëmijët marrin nga 5 mg/kg të ndarë në dy doza ditore.Lokalisht përdoret 3-4 herë në ditë nga 2-4 g xhel me të cilinë fërkohet lehtazi vendi i dhembjes.Format farmaceutike dhe dozat:Tableta: 100 mg Xhel: 1%PARACETAMOLI Indikacionet: Dhembje me etiologji të ndryshme; dismenorre; mialgji; neuralgji; ulje të temperaturës në gjendje febrile.Kundërindikacionet: Te pacientët me tejndjeshmëri ndaj barit, insuficiencë renale dhe hepatike.Veprimet anësore: Anemi hemolitike, neutropeni, leukopeni, pancitopeni, kruarje, urtikarie, hipoglikemi.Dozimi:Oralisht: të rriturit, nga 0.5-1 g 3-4 herë në ditë. Doza maksimale ditore është 4 g në ditë; fëmijët nën një vjeç, 60 mg 3-4 herë në ditë; 1-6 vjeç 60-150 mg, deri 4 herë në ditë; doza maksimale për fëmijët 3-6 vjeç është 480 mg, ndërsa pë fëmijët e rritur është 1.2 g. Me rrugë rektale: fëmijët 1-5 vjeç 125-250 mg, deri 4 herë në ditë; të moshuarit: supozitorje 500 mg, që janë në doza të njëjta me ato orale.Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 160 mg, 350 mg, 500 mg, 650 mg Tableta efervescente: 330 mg, 500 mgKapsulla: 250 mg dhe 500 mg Shurup: 120 mg/5 mL, 100 mg/5 mL, 160 mg/5 mLEliksir: 120 mg/5 mL, 160 mg/5 mL, 325 mg/5 mL Granula: 80 mg, 325 mg Supozitorje: 80 mg, 100 mg, 120 mg, 125 mg, 300 mg, 325 mg, 650 mgTretësirë për injekcione: 1 gPREPARATET OFTALMOLOGJIKE 11.2 ANTIMIKROBIKËT ACIKLOVIRI Indikacionet: Për mjekimin lokal të infeksioneve nga Herpes simpleks.Kundërindikacionet: Pacientët me tejndjeshmëri ndaj barit.Veprimet anësore:Djegie të lehta dhe kalimtare, menjëherë pas përdorimit të pomadës, blefarit, konjuktivit.Dozimi dhe mënyra e përdorimit:5 herë në ditë, çdo 4 orë, në sasi të vogla, mbrenda pjesës së poshtme të qesës konjunktivale duke mos e përdorur natën, të paktën tri ditë.Format farmaceutike dhe dozat: Pomadë për sy: 3.5% Pomadë për lëkurë: 5% GENTAMICINA Indikacionet:Te infeksionet e syrit të shkaktuara nga mikroorganizmat gram-negativ dhe gram-pozitiv.Kundërindikacionet:Pacientët me tejndjeshmëri ndaj barit si dhe ndaj antibiotikëve të tjerë aminoglukozidë.Veprimet anësore: Gentamicina tolerohet mirë kur përdoret lokalisht.Dozimi: 1-2 pika 3 deri 8 herë, në ditë në syrin e sëmurë.Format farmaceutike dhe dozat: Pika për sy dhe vesh: 0,3% Pika për sy: 0,5% KLORAMFENIKOLI Indikacionet:Mjekim antibakterial lokal të infeksioneve sipërfaqësore të syrit.Kundërindikacionet:Pacientët me ndjeshmëri ndaj barit dhe përbërësve të tjerë të përgatesës.

Page 12: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Veprimet anësore:Djegie, kruarje, dermatit. Janë konstatuar edhe disa raste me efekte të padëshirueshme hematologjike të rëndësishme si deprimimi i palcës ashtrore, anemi aplastike dhe vdekje.Dozimi:1-2 pika në sy të sëmurë apo pomada për sy në sasi të vogla mbrenda qeses së poshtme konjunktivale deri 6 herë në ditë ose në rast nevoje edhe më shumë. Me përmirësimin e gjendjes shpeshtësia e aplikimit ulet gradualisht.Format farmaceutike dhe dozat: Pomadë për sy: 1% Pika për sy: 0,5%. TETRACIKLINA Indikacionet:Infeksionet sipërfaqësore të syrit të shkaktuar nga mikroorganizmat, të ndjeshëm ndaj tetraciklinës.Kundërindikacionet:Pacientët me tejndjeshmëri ndaj barit dhe përbërësve të tjerë të përgatesës.Veprimet anësore:Reakcion alergjik, iritim, djegie, kruarje dhe dermatit.Dozimi dhe mënyra e përdorimit:Pomada vendoset në  sy të sëmurë deri në 3 herë në ditë.Format farmaceutike: Pomadë për sy: 1% 11.3 KORTIKOSTEROIDET DHE PËRGATESAT TJERA ANTIINFLAMATORE PREDNIZOLONI Indikacionet:Për mjekimin afatshkurtër të gjendjes inflamatore të syrit që reagojnë ndaj steroideve dhe vetëm pasi të jenë përjashtuar infeksionet bakteriale, virale dhe mikotike.Kundërindikacionet:Te pacientët me tejndjeshmëri ndaj barit; infeksionet bakteriale, virale, mikotike, tuberkulare ose purulente të syrit; glaukomë dhe keratit herpetik.Veprimet anësore:Iritim, djegie, kruarje, dermatit; rritje e presionit intraokular; dëmtim i nervit optik; dobësimi i të pamurit dhe defekte të fushës së të pamurit. Përdorimi i gjatë mund të shkaktojë formimin e katarakteve subkapsullare posteriore.Dozimi dhe mënyra e përdorimit:1-2 pika në të dy sytë deri 6 herë në ditë, në rast nevoje edhe më shumë.Format farmaceutike: Pika për sy: 0,5%, 1%

BARNAT QË VEPROJNË NË VESH ACETATI I ALUMINIT Indikacionet:Inflamacioni në otitis externa.Dozimi:Rruga më e rëndomtë është të laget një copë gazë me tretësirë acetati i aluminit dhe të futet në veshin e saturuar me pika për vesh.Format farmaceutike dhe dozat:Pika për vesh: 13%. Injekcion: 500 mg DIPROPIONATI I BETAMETAZONIT Indikacionet:Parandalimi dhe trajtimi i rinitit sezonal dhe vazomotor, trajtimi i astmës bronkiale te pacientët të cilët kanë nevojë për trajtime kronike me kortikosteroide.Vërejtje të posaçme:Infeksionet e patrajtuara nazale, pas ndërhyrjeve kirurgjike; në përdorimin e dozave të mëdha mund të vërehen edhe veprimet sistemike.Veprimet anësore:Veprimet lokale përfshijnë tharje e iritim hunde dhe fyti, epistaxis,dhe rallë ulceracione, çrregullime të të nuhaturit dhe shijes, glaukomë dhe shtypje e rritur intraokulare.Dozimi:Të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç 100 mcg (2 inhalime), 2 herë në ditë, maks. 400 mcg/ditë. Pasi që të qetësohen simptomet vazhdohet me 50 mcg 2 herë në ditë.Format farmaceutike dhe dozat:Aerosol nazal 50 mcg/inhalim. BETAHISTINA Indikacionet:Humbje dëgjimi e shoqëruar me sindromin Menier,  vertigo dhe tinitus. Vërejtje të posaçme:Astma, ulcerë peptike e mëparshme, shtatzani dhe laktacion; nuk rekomandohet te fëmijët.Kundërindikacionet:Feokromocitoma.Veprimet anësore:Dhembje koke, çrregullime gastro-intestinale, reakcione në lëkurë.Dozimi:Fillimisht 16 mg 3 herë në ditë, me ushqim; doza mbajtëse 24-48 mg/ditë.Format farmaceutike dhe dozat: Tableta: 8 mg, 16 mg 

Page 13: Barna kryesor dhe dozat e tyre

BETAMETAZONI Indikacionet: Trajtimi afatshkurtër i inflamacioneve lokale joinfektive të veshit dhe të hundësVërejtje të posaçme:Të shmanget përdorimi i zgjatur. Si kortikosteroidet tjera.Kundërindikacionet: Infeksionet e patrajtuaraVeprimet anësore: Në përgjithësi lokale. Dozimi: Në hundë 2-3 pika në  çdo septum nazal 2 herë në ditë; në vesh, 2-3 pika çdo 3-4 orë. Pas qetësimit të simptomeve të zbritet doza. Format farmaceutike dhe dozat: Pika për vesh, hundë dhe sy: 0.1%. GENTAMICINA Indikacionet:Infeksionet bakteriale në otitis externa.Vërejtje të posaçme:Të shmanget përdorimi i zgjatur.Kundërindikacionet:Perforim i timpanit të veshit.Veprimet anësore:Reakcione lokale.Dozimi:2-4 pikë 2-3 herë në ditë.Format farmaceutike dhe dozat: Pika për sy dhe vesh: 0.3% KLORAMFENIKOLI Indikacionet:Ka spektër të gjerë të veprimit dhe përdoret në infeksionet sipërfaqësore të syrit dhe në infeksionet bakteriale në otitis externa.Vërejtje të posaçme:Të shmanget trajtimi i sërishëm dhe i zgjatur; të reduktohet doza tek dëmtimi i mëlqisë dhe i veshkeve; është e nevojshme të bëhet pasqyra e gjakut para dhe periodikisht  gjatë trajtimit; të monitorohet koncentrimi i kloramfenikolit në plazmë tek neonatët.Kundërindikacionet:Shtatzania, laktacioni, porfiria.Veprimet anësore: Çrregullimet e gjakut duke përfshirë aneminë aplastike ireverzibile (me raporte që rezultojnë me leukemi), neurit periferik, neurit optik, eritemë multiformë, pështirosje, vjellje, diarre, stomatit, glosit, është raportuar hemoglobinuria nokturnale; sindromi gray (distenzion abdominal, cianozë e zbehtë, kolaps cirkulator) mund të pasojë dozat e tepruara tek neonatët me metabolizëm hepatik të papjekur.Dozimi:Në sëmundje të veshit 2-3 pika në vesh 2-3 herë në ditë; në sëmundje të syrit 1 pikë çdo 2 orë. Pas qetësimit të simptomeve doza zbritet gradualisht, trajtimi vazhdohet edhe 48 orë pas zhdukjes së simptomeve.Si pomadë për sy 1 herë në mbrëmje nëse përdoren pika për sy gjatë ditës, nëse nuk përdoren pika për sy, 3-4 herë në ditë.Format farmaceutike dhe dozat: Pika për sy: 0.5% Pika për vesh: 10%, 5% KLOTRIMAZOLI Indikacionet:Infeksionet fungale në otitis externa.Veprimet anësore:Iritim lokal.Dozimi:2-3 herë në ditë, së paku 14 ditë.Format farmaceutike dhe dozat: Tretësirë:1%. HIDROKORTIZONI Indikacionet:Inflamacionet ekcematoze në otitis externa; lezionet orale dhe perorale.Vërejtje të posaçme:Të shmanget përdorimi i zgjatur.Kundërindikacionet:Infeksione të patrajtuara.Veprimet anësore:Reakcione lokale.Dozimi:2-3 pika në vesh, 3-4 herë në ditë . 1 oribletë 4 herë në ditë; të vendoset sa më afër  ulcerës dhe të shkrihet ngadalë në gojë.Format farmaceutike dhe dozat: Pomadë për sy: 0.5%Pika për sy dhe vesh: 0.5%, 1.5%, 2.5% PREDNIZOLONI 

Page 14: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Indikacionet:Infeksionet ekcematoze në otitis externa.Vërejtje të posaçme:Të shmanget përdorimi i zgjatur.Kundërindikacionet:Infeksionet e patrajtuara.Dozimi: 2-3 pika në vesh, çdo 2-3 orë. Pas qetësimit të simptomeve, ulet frekuenca e përdorimit.Format farmaceutike dhe dozat:Pika për vesh: fosfat prednizolon Na, 0.5 %. PREDNIZOLON-NEOMICINË Indikacionet:Infekcionet ekcematoze me infekcion në otitis externa.Vërejtje të posaçme:Të shmanget përdorimi i zgjatur.Kundërindikacionet:Shih më lart.Dozimi:2-3 pika në vesh 3-4 herë në ditë. Format farmaceutike dhe dozat: Pika për sy dhe vesh: fosfat prednizolon Na 0.5%, sulfat neomicine 0.5%.Pika për sy dhe vesh: 1.5% prednizolon, 0.5% neomicinë 12.2 BARNAT QË VEPROJNË NË HUNDË KSILOMETAZOLINA Indikacionet:Kongjestioni nazal.Vërejtje të posaçme:Të shmanget përdorimi i zgjatur; te fëmijët  3 muajsh.Veprimet anësore:Iritime lokale; veprim i reduktuar pas përdorimit të zgjatur (kongjestion si rebound efekt)Dozimi:Të rriturit: 2-3 pika në një septum nazal 2-3 herë në ditë, kur ka nevojë (maks. 7 ditë).Fëmijët > 3 muaj: 1-2 pika, 1-2 herë në ditë, kur ka nevojë (maks. 7 ditë).Format farmaceutike dhe dozat:Pika për hundë: 0.1% (për të rritur), 0.05% (për fëmijë). 12.3 BARNAT QË VEPROJNË NË OROFARINKS KLORHEKSIDINA Indikacionet: Higjienë orale, stomatit; klorheksidinë me neomicinë për largimin e stafilokokut nga zgavra e hundës.Veprimet anësore: Iritim mukozal, ngjyrosje e dhëmbëve, enjtje e gjëndrrave parotide.Dozimi:Për shpërlarjen e gojës dhe për stomatite, të shpërlahet goja dy herë në ditë nga 15 minuta;Në sëmundjet e hundës, të përhapet pomada 2-3 herë në ditë në sipërfaqen e brendshme të zgavrës së hundës.Format farmaceutike dhe dozat:Tretësirë për shpërlarjen e gojës: 0.2% 300 mL;Pomadë për hundë: 0.1%, neomicin 3250 U/g MIKONAZOLI Indikacionet:Parandalimi dhe trajtimi i infeksioneve fungale orale; lezione të lokalizuara të zgavrës së gojës. Vërejtje të posaçme:Në shtatzani dhe laktacion; porfiri.Kundërindikacionet:Insuficienca hepatike.Veprimet anësore:Pështirosje, vjellje, diarre, rrallë hepatit.Dozimi:Në parandalimin dhe trajtimin e lezioneve orale dhe intestinale: të rriturit lyejnë  gojën me 5-10 mL 4 herë në ditë, pas ushqimit. Të mbahet sa më afër lezioneve. Fëmijët deri 2 vjeç: 2.5 mL 2 herë në ditë; fëmijët 2-6 vjeç: 5 mL 2 herë në ditë; fëmijët mbi 6 vjeç: 5 mL 4 herë në ditë. Në lezione të lokalizuara të përhapet në vendin e sëmurë me gisht të pastër.Format farmaceutike dhe dozat:Gel oral: 24mg/ml

LËKURA

13.4 KORTIKOSTEROIDET BETAMETAZONI 

Page 15: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Indikacionet:Mjekimi i ekcemës tek të rriturit dhe fëmijët; ekzemat atopike dhe diskoide; prurigo nodularis; psoriazës; neurodermatozave; dermatiti seborroik; lupus errythematosus discoides. Terapia kur kortikosteroidet tjera më të dobëta nuk kanë treguar sukses.Kundërindikacionet:I kontraindikuar te pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit, rosacea, acne vulgaris dhe dermatitit përreth gojës, lezionet e infektuara të lëkurës, të shkaktuara nga infeksionet mikotike ose bakteriale, në dermatozat e fëmijeve nën një vjeç.Veprimet anësore:Ndryshime atrofike lokale në lëkurë; hiperkorticizmi dhe inhibimi i veprimit të gjëndrrave mbiveshkore. Nëse shfaqen shenjat e tejndjeshmërisë trajtimi duhet të ndërpritet menjëherë.Dozimi:Në zonën e prekur aplikohet një sasi e vogël e përgatesës 2 ose 3 herë në ditë deri sa të përmirësohet, pastaj që të mbahet nën kontrollë aplikohet 1 herë në ditë apo edhe më rrallë.Format farmaceutike:Pomadë: ( si valerat) 0,1% Losion :(si valerat) 0,1% HIDROKORTIZONI Indikacionet:Ekcema atopike, infantile, diskoide dhe stazike; prurigo nodularis; neurodermatoza, dermatit seborroik, intertrigo. Mund të përdoret edhe tek otiti i jashtëm.Kundërindikacionet:I kontraindikuar te pacientët me tejndjeshmëri ndaj barit; lezionet e lëkurës të shkaktura nga infeksionet virale, mikotike dhe bakteriale.Veprimet anësore:Në rast të shfaqjes së shenjave të tejndjeshmërisë, mjekimi ndërpritet. Ndryshime atrofike lokale, inhibim i veprimit të gjëndrrave mbiveshkore në përdorim të gjatë sidimos te foshnjet.Dozimi dhe mënyra e përdorimit:Përdoret një sasi e vogël përgatese në zonën e prekur 2 ose 3 herë në ditë.Format farmaceutike:Pomadë: 1%   POLIVIDON JODI Indikacionet:Dezinfektues i lëkurës, kryesisht në procedurat preoperative për të zvogëluar incidencën e infekcioneve të plagëve të operacioneve. Antiseptik vaginal për trajtimin e vaginitit jospecifik dhe të shkaktuar nga Trichomonasi dhe Candida.Kundërindikacionet:Pacientët me djegje dhe insuficiencë të mëlqisë.Veprimet anësore:Janë raportuar shumë rrallë veprime anësore me përdorim lokal të polividon jodit. Megjithatë aplikimi lokal i tij mund të rezultojë me absorbim sinjifikant të polividon jodit. Iritim lokal, kruarje, dhe djegje janë veprimet kryesore të raportuara. Përdorimi i tepruar dhe i zgjatur i polividon jodit lokal ka rezultuar nganjëherë me neutropeni. Te pacientët me djegje, janë paraqitur disa raste të acidozës së rëndë metabolike. Dëmtimi i mëlqisë është raportuar te pacientët me djegje të mëdha. Veprimet tjera anësore të raportuara janë: dermatiti, hipotireoidizmi dhe intoksikimi me jod.Vërejtje të posaçme:Te aplikimi vaginal absorbimi i polividon jodit është i shpejtë dhe koncentrimet e jodit dhe jodit inorganik në serum është i rritur ndjeshëm.Dozimi:Do të duhej të aplikohej direkt në sipërfaqen e afektuar të lëkurës 2-3 herë/ditë ose sipas nevoje. Mund të aplikohet edhe si xhel ose vagitorje, ose i përzier me ujë të vakët si dush vaginal.Për shpërlarje të gojës çdo 2-4 orë tretësirë të paholluar ose të holluar me ujë të vakët në proporcion 1:1.Format farmaceutike dhe dozat:Tretësirë: 0.75% jod aktiv, 1% jod aktiv, 0.1% jod aktiv për shpërlarje të gojësVagitorje: 20 mg BENZILBENZOATI Indikacionet:Zgjebë, pedikulozë.Veprimet anësore:Iritim i lehtë i lëkurës, dhe djegie kalimtare. Në rast reakcioni të rëndë përgatesa duhet lagur me ujë të ngrohtë sapuni.Dozimi:Te zgjebja: pas një banjimi me ujë të ngrohtë dhe fshirjeje, trupi fërkohet më një leckë të njomur me lëng, mundësia e dështimit është më e vogël nëse pas 5 ditësh fërkohet trupi edhe një herë. Në forma të rënda kronike trupi fërkohet tri herë në çdo 12 orë. I sëmuri pas 12 orëve të fundit bën banjo të ngrohtë, veshë ndërresa të pastërta dhe ndërron çarçafët. Në pedikulozë: Koka fërkohet me lëng dhe pas 24 orëve lahet me ujë dhe sapun. Në raste të rënda kjo procedurë mund të përsëritet 2 apo 3 herë.Format farmaceutike:Emulzion: 25%  KLOTRIMAZOLI Indikacionet:Te infeksionet e lëkurës, të shkaktuara nga dermatofitet (p.sh. llojet e gjinisë Trichophyton), majatë (p.sh. llojet e gjinisë Candida), myshqet dhe këpurdhat tjera si: tinea, paranychia, pithyriasis versicolor, eritrazma dhe intertrigo. Indikohet edhe te vulviti kandidial dhe balaniti kandidial.Kundërindikacionet:I kontraindikuar te pacientët me tejndjeshmëri ndaj barit.

Page 16: Barna kryesor dhe dozat e tyre

Veprimet anësore:Djegie dhe iritim i lehtë dhe i përkohshëm menjëherë pas përdorimit.Dozimi dhe mënyra e përdorimit: Aplikohet në një shtresë të hollë në vendin e prekur 2 deri 3 herë në ditë, të paktën 1 muaj për infeksionet nga dermatofitet dhe të paktën 2 muaj për infeksionet nga Candida. Nëse këmbët janë të infektuara ato duhet larë dhe fshirë mirë para aplikimit të përgatesës.Format farmaceutike:Kremë: 1%  MIKONAZOLI Indikacionet:Te infeksionet mikotike të lëkurës si dhe te infeksionet sekondare që shkaktohen nga bakterjet gram-pozitive.Kundërindikacionet:I kontraindikuar te pacientët me tejndjeshmëri të njohur ndaj barit.Veprimet anësore:Iritim në vendin e përdorimit dhe në raste të rralla tejndjeshmëri kur edhe duhet ndërpritet trajtimi.Dozimi dhe mënyra e përdorimit:Në zonat e prekura aplikohet një shtresë e hollë, 2 herë në ditë. Në infeksione e thonjëve përgatesa aplikohet 1 herë në ditë. Për të parandaluar rishfaqjen, duhet të përdoret 10 ditë.Format farmaceutike:Kremë: 2% 13.11 DEZINFEKTUESIT DHE DETERGJENTET KLORHEKSIDINA Indikacionet: Antiseptik i lëkurës për plagë dhe lëndime në kirurgji, gjinekologji, obstetrikë, shpërlarje të fshikzës urinare, higjienë orale, stomatit, higjienë të duarve dhe të lëkurës; klorheksidina me neomicinë për largimin e stafilokokut nga zgavra e hundës.Vërejtje të veçanta:Të evitohet kontakti me sy, tru, meningje dhe veshin e mesëm; nuk është i përshtatshëm për zgavra të trupit; tretësirat alkoolike nuk janë të përshtatshme para diatermisë.Veprimet anësore:Ndonjëherë reakcione tejndjeshmërie, iritim mukozal, ngjyrosje e dhëmbëve, enjtje e gjëndrrave parotide.Dozimi:Për dezinfektim të plagëve dhe lëndimeve përdoret koncentrimi 0.05%, për dezinfektim të akneve 0.1%, për shpërlarjen e gojës dhe për stomatite, të shpërlahet goja dy herë në ditë nga 15 minuta; në sëmundjet e hundës të përhapet pomada 2-3 herë në ditë në sipërfaqen e brendshme të zgavrës së hundës.Format farmaceutike dhe dozat:Tretësirë e koncentruar: 5%, 4%. Tretësirë për shpërlarjen e gojës: 0.2% 300 mL.Pomadë për hundë: 0.1%, + neomicinë 3250 U/g.