B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)
-
Upload
redworld-videos -
Category
Documents
-
view
628 -
download
1
description
Transcript of B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)
![Page 1: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/1.jpg)
“MOZAIKU I VLERAVE”
"Mihi vivere Christus est!" - Jezusi është jeta ime!
Unë nuk jam artist!
Unë jam thjeshtë: I DASHURUAR NË JEZUSIN! Gjithçka
JAM dhe BËJ,
është thjeshtë fryt i kësaj DASHURIE!
Don Dominik-Skender Qerimi – KUKELI
![Page 2: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/2.jpg)
2
“MOZAIKU I VLERAVE”
Një nga gjërat që njeriun e bën njeri dhe e veçon atë nga krijesat
tjetra, është edhe fakti se, njeriu nuk jeton vetëm nga ato që i plotësojnë
nevojat dhe prirjet e tija fizike/biologjike, por edhe nga nevojat dhe
prirjet e tija shpirtërore, ndër të cilat mund t’i radhisim vlerat dhe
virtytet. Njeriu nuk mund të jetë vërtetë njeri, nëse nuk jeton me vlera
dhe virtyte. Andaj ky mozaik quhet “Mozaiku i vlerave - DeZëTeM”,
sepse ka për qëllim që të na bëj të dashurohemi në vlera të së mirës, të
së bukurës, të së vërtetës.
1. MOZAIKU, SIMBOL I ‘MISTERIT TË JETËS’
Si çdo mozaik tjetër edhe ky mozaik është një vepër arti, e përbërë
nga një larmi trajtash, llojesh dhe pjesësh, që të bashkuara në
harmoni kombinimesh dhe formash, formojnë një tërësi. Në rastin
tonë, larmia e trajtave, llojeve dhe pjesëve, shprehet në: dyllojshmërinë
e boçave të pishës (Pinus Ponderosa dhe Pinus Sylvestris [Lenneaus]),
në madhësinë dhe në kombinimin e nuancave të ndryshme që ato
kanë. Duhet theksuar një fakt të rëndësishëm, se të gjitha boçat e
pishave që e përbëjnë këtë mozaik janë në formën e tyre natyrore, të
pamodifikuara as në ngjyrën as në përmasën e tyre natyrore.
Në tërësinë e tij, ky mozaik dëshiron të jetë simbol i ‘misterit të
jetës’. Sado që jeta është e shumëllojshme, me gëzime e vuajtje, me
boça të zeza e të bardha, me të vogla e të mëdha, me shumë të
rëndësishme e me më pak (varësisht nga vendi ku gjenden), prapë se
prapë, e parë në tërësinë e saj, jeta është dhe mbetet mrekulli. Jeta
është një mozaik, tërësinë e të cilit e realizon dhe e udhëheqë vetëm
Autori i Madh, Artisti i vetëm: Zoti. Ai është i vetmi që krijon, ne tjerët
(artistë) vetëm imitojmë veprën krijuese të Tij, duke u përpjekur ta
bëjmë të kapshme/prekshme bukurinë e Artit të Zotit: krijimin.
Mozaiku i jetës është një tërësi që mund ta shohë vetëm ‘syri’ i të
Gjithëpushtetshmit. Andaj sa më lartë të ngrihet shpirti ynë në afërsi
me Zotin, aq më të qartë mund ta kemi tërësinë e atij mozaiku, të
quajtur mrekullia e jetës.
Ky mozaik nuk është i krijuar nga një grumbull boçash (53.162
sosh), por është një projekt i renditur në tërësinë e një vizioni: ai i
autorit dhe porosisë që ai dëshiron ta përcjellë. Ta vlerësojmë jetën si
një dhuratë që na është bërë krejtësisht falas. Ta jetojmë atë në
![Page 3: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/3.jpg)
3 dashuri ndaj të afërmit e në mirënjohje ndaj Krijuesit. Të jetojmë të
vetëdijshëm se çdonjëri prej nesh është një ‘boçë e vogël’ në
madhështinë e mozaikut të jetës, një boçë që ka kuptim vetëm nëse
qëndron dhe jeton në harmoni të plotë me ‘boçat tjera”, po ashtu të
vogla, të po të njëjtit mozaik. Detyra e çdo njeriu është të zbulojë, me
ndihmën e vetë Autorit, cili është vendi dhe roli ynë në atë mozaik që
quhet jetë dhe autorë i së cilës është vetë Hyji.
2. BOÇAT E PISHAVE
Vlera e dytë e këtij punimi qëndron tek materiali me të cilin është
realizuar (boça e pishave), tek koha gjatë së cilës është punuar në
realizimin e tij (pas darke mes orës 20 – 23), dhe tek të rinjtë që kanë
bashkëpunuar.
Një gjë kaq e rëndomtë dhe kaq “e pa vlerë” siç është boça; një gjë
e cila në të shumtën e rasteve shihet si pengesë dhe ndotje e ambientit
që na rrethon; një gjë nga të cilat duhet pastruar rrugët dhe oborret
tona duke i hedhur në mbeturina, apo në rastin më të mirë duke i
përdorur ato si lëndë djegëse. Andaj vlera drejt së cilës dëshiron të
nxisë ky punim i realizuar me boça pishash është: vlerësimi i gjërave të
vogla, vlerësimi asaj që kemi. Vlerësimi i asaj “pak” që kemi, duke mos
humbur kohën dhe energjinë tonë kot në ankesa për atë që na
mungon. Ky punim është një nxitje për të vlerësuar gjerat e vogla, për
të vlerësuar ato pasuri që janë pjesë e jetës sonë të përditshme dhe
mbi të cilat dita ditës këmbët tona shkelin. E gjithë kjo porosi
përmblidhet shumë bukur në një fjali të Nënë Terezës: “Të bëjmë gjëra
të vogla, me dashuri të madhe”, e përkthyer në këtë vepër arti me një
fjali tjetër: Të bëjmë vepra të mëdha (shumë të mëdha), me gjësende të
vogla (shumë të vogla).
Shumë kush është i bindur se për të bërë një punim të tillë, duhet
të kesh kohë për t’ia kushtuar atij. Andaj shumë veta ankohen se nuk
e kanë kohën për të bërë diçka të vlefshme. Kjo gjë është ‘pjesërisht’ e
vërtetë. Në fakt, i gjithë punimi i bërë, ka zgjatur 53 ditë pune (nga 07
tetor deri më 25 dhjetor 2013), në 138 orë dhe 38 minuta. I gjithë ky
punim është bërë në kohën e ashtuquajtur ‘kohë e lirë e pasdarkes’,
mes orës 20.00 dhe 23.00. Kohë kjo që për shumicën e njerëzve është
një moment relaksi, është një kohë që i kushtohet pushimit, shikimit
të TV-së, muzikë, kyçjes në internet, apo mënyrave tjera për t’u
![Page 4: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/4.jpg)
4 çlodhur nga angazhimet e ditës. Andaj edhe në një kohë të lirë dhe
kohë të pushimit, duke sakrifikuar ndonjë ndeshje të bukur të futbolli,
ndonjë debat irritues të fushatës zgjedhore, ndonjë film argëtues,
mund të bëhen vepra si ky mozaik, sepse siç thotë don Bosko:
“Pushimi më i mirë është ndërrimi i punë”.
Shumë kush është i bindur se për të bërë ‘vepra të mëdha’ duhet
të kesh mbështetje nga njerëz ‘të fortë’ që mund të ndihmojnë, p.sh.
nga njerëz të zot, nga gjeni të ndonjë fushe, nga pushtetarët, nga të
pasurit apo ekspertë të fushës përkatëse. Në të vërtetë 114 të rinj të
cilët kanë qenë bashkëpunëtorë në këtë punim (veçanërisht përmes
mbledhjes së boçave, pastrimit, klasifikimit dhe numërimit të tyre),
janë që të gjithë të rinj të zakonshëm, nxënës, studentë... si çdo fëmijë
dhe i ri tjetër i qytetit të Gjilanit, apo edhe i shtetit të Kosovës. Asnjëri
prej tyre nuk shquhet për ndonjë gjë të jashtëzakonshme, apo për
ndonjë gjenialitet të veçantë (shpresojmë që të ndodhë në të ardhmen).
Këta janë thjeshtë fëmijë dhe të rinj shqiptar të Kosovës, me të gjitha
mundësitë dhe pamundësitë që kanë të tjerët. Por të arrish t’i
motivosh/nxitësh këta të rinj; të arrish t’i organizosh dhe t’i
menaxhosh gjatë punës përgatitore; të arrish t’ju japësh zemër se
puna e tyre është pjesë, sado e vogël, por e rëndësishme e realizimit të
një ‘kryevepre’, kjo është dhe mbetet një vlerë shumë e çmueshme, kjo
është dhe mbetet detyrë dhe obligim për çdo edukator.
Andaj nëse i vlerësojmë fëmijët dhe të rinjtë që kemi, nëse i
edukojmë ata në vlera të së mirës, të së bukurës, të së vërtetës; nëse e
rivlerësojmë ‘pasurinë më të madhe që ka Kosova” e që është rinia: ky
investim pa dyshim se herët a vonë do japë frytin e mirë për shoqërinë
dhe të ardhmen e ventit tonë.
DASHURIA E BËRË SHËRBIM, SAKRIFICË DHE EDUKIM
Nëse do bënim renditjen hierarkike të virtyteve/vlerave, në majën
e kësaj piramide me siguri do qëndronte virtyti/vlera më e çmueshme:
DASHURIA. Këtu bëhet fjalë për Dashurinë nga e cila zë fill çdo gjë,
për atë Dashuri që krijoi gjithësinë, për atë Dashuri që në gjuhën
biblike është e identifikuar si ‘emri i dytë’ dhe ‘vetë natyra e Zotit’,
sepse “Hyji është dashuri” (1 Gjn 4, 8). Dashuria është virtyti që, më
shumë se asnjë gjë tjetër, njeriun e bën njeri, njeriun e bën të ngjashëm
me Krijuesin e tij. Dashuria është i vetmi shpëtim, jo vetëm i njeriut,
por i tërë gjithësisë.
![Page 5: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/5.jpg)
5 Megjithatë dashuria, nuk është një koncept abstrakt, një “flactus
vocis” (thjeshtë një fjalë, një psherëtimë që e merr era). Dashuria nuk
është një përplasje emocionesh dhe epshesh që nuk ngopen kurrë, e që
shumë herë njeriun e çojnë gjer në shkatërrim të vetvetes dhe atyre që
e rrethojnë. Dashuria është virtyt/vlerë hyjnore, që vjen prej Zotit dhe
na çon tek Ai, përmes takimit me vëllanë njeri. Dashuria është edhe
vlerë/virtyt njerëzor e cila, nëse nuk duam që të mbetet vetëm një
“psherëtimë që e merr era”, duhet të përkthehet në vepra konkrete të së
përditshmes sonë.
“Mozaiku i vlerave - DeZëTeM” sjellë tre shembuj konkret se si
dashuria për Zotin krijues nuk duhet të ndahet kurrë nga dashuria për
vëllanë njeri. Në rast se e ndajmë dashurinë për Zotin nga dashuria
për njeriun, atëherë ajo nuk është më as dashuri për Zotin as për
njeriun: nuk është fare dashuri. Tre figurat e paraqitura në këtë
mozaik janë personifikimi i këtyre virtyteve/vlerave: Dashuria që
konkretizimin e saj më real e gjen në vlerën e shërbimit (Nënë Tereza);
dashuria e bërë shërbim kushton dhe bëhet sakrificë për mëmëdheun
(Gjergj Kastrioti – Skënderbeu); dashuria që shërben përmes sakrificë
për atdheun, në kohën e sotme më shumë se asnjë herë tjetër, duhet
të konkretizohet përmes vlerës së edukimit (don Bosko).
3. NËNË TEREZA – SHËRBIMI
Nënë Tereza personifikon dashurinë për Zotin dhe për njeriun të
bërë shërbim. Shërbim falas, shërbim ndaj të gjithë atyre që vuajnë,
shërbim që edukon dhe që kushton shumë sakrificë. Këtu bëhet fjalë
për shërbimin që buron nga dashuria e vërtetë, nga dashuria që nuk
kërkon dobinë dhe përfitimin egoist. Kjo vlerë, në jetën e Nënë Terezës,
shkon gjer në atë pikë sa ajo vetë bëhet shërbim, duke iu kushtuar
krejtësisht Zotit në jetën rregulltare dhe duke iu kushtuar krejtësisht
‘më të varfërve ndër të varfrit’.
Dashuria që Nënë Tereza kishte ndaj atyre që ishin ‘të vegjël dhe
të pavlerë’, siç ishin të varfrit, të braktisurit, ata që vuanin, pasqyron
shumë bukur edhe vlerësimin e gjësendeve të vogla. Në një nga
intervistat bërë asaj, një gazetarë ishte ankuar se e gjithë ajo që Nënë
Tereza dhe motrat e saj po bënin për të luftuar vuajtjen dhe mjerimin,
nuk ishin gjë tjetër veçse ‘një pikë uji në oqean’. Përgjigja e Nënë
Terezës pasqyron edhe shenjtërinë e saj: “Është e vërtetë! Por, po të
![Page 6: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/6.jpg)
6 mos e bënim ne këtë që bëjmë, oqeanit do i mungonte një pikë uji!”
Andaj, përballë vuajtjes së madhe në të cilën jemi të gjithë të zhytur,
përballë errësirës së vështirësive dhe krizave të përmasave oqeanike,
në jetën tonë nuk duhet të ketë vend për pesimizëm dhe dëshpërim. Në
të kundërtën, çdonjëri prej nesh duhet të bëjë ‘pjesën e vet të vogël’ të
së mirës, duhet të jetë një pikë e vogël që shuan etjen, çdonjëri prej
nesh duhet të vë ‘boçën e vet të së mirës’ në vendin e duhur, sepse
vetëm kështu mund ta ndërtojmë ‘mozaikun e asaj mrekullie që quhet
jetë’.
Një gjë Nënë Tereza ka dashur gjithmonë që t’ua bëj të qartë të
gjithëve: se e gjithë ajo që bënte ishte fryt i dashurisë së saj për Zotin.
Andaj, në një kohë kur rreziku që besimi në Zotin dhe dashuria për të
rrezikon të ndahet nga dashuria për vëllanë njeri, duke prodhuar në
këtë mënyrë fanatizma vetë-shkatërrues, shembulli i Nënë Terezës
është një vlerë e pazëvendësueshme. Jam i bindur se pak kush në
historinë e njerëzimit, ka arritur si Nënë Tereza, të personifikohet me
dashurinë që bëhet shërbim ndaj të gjithë atyre që vuajnë. Ajo është
ylli më i shndritshëm në historinë e popullit tonë dhe jo vetëm, për
vlerën e dashurisë dhe të shërbimit për Zotin dhe për njeriun, pa
dallim të asnjë lloji.
4. GJERGJ KASTRIOTI - SKËNDERBEU – SAKRIFICA
Dashuria për Zotin dhe për njeriun e bërë sakrificë për atdheun,
është personifikuar në emblemën më të shquar të kombit tonë, Gjergj
Kastriotin – Skënderbeun, në jetën e të cilit ‘sakrifica për mëmëdheun’
qëndron në të njëjtën shkallë me trimërinë dhe guximin e tij.
Kohëve të fundit në hapësirat “shqipfolëse” (dhe jashtë tyre) ka
pasur një rizgjim të interesit për çështjen e figurës së Gjergj Kastriotit-
Skënderbeut. Kjo, falë dy qarqeve të cilat do i falënderoja me këtë rast:
“fansat e ideve të Oliver Schmidt-it” dhe “nostalgjikët filo-osman”. Që të
dy këtyre grupeve, bashkë fyerjen që na kanë bërë, duke u përpjekur
të përdhosin këtë figure epokale (dhe jo vetëm të këtë), mendoj se
duhet t’u jemi edhe mirënjohës. Përse?
Për të cituar një fjalë të urtë italiane: “Jo çdo e keqe vjen për të
bërë dëm!” (Non ogni male viene per nuocere!), do thosha se, gjitha këto
debate që janë nxitur në lidhje me figurën më përfaqësuese të çështjes
sonë kombëtare, bashkë me aspektet e tyre negative, kanë sjellë me
vete edhe një të mirë: dëshirën dhe vullnetin për të njohur dhe
![Page 7: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/7.jpg)
7 rivlerësuar më mirë/shumë “thesaret tona kombëtare”, mbi gërmadhat
dhe eshtrat e të cilëve të gjithë ne shkelim çdo ditë.
Një strategji shumë e njohur dhe e përhapur e perandorisë
osmane, ajo e nxjerrjes së eshtrave të “armiqve të tyre” dhe hedhja e
tyre qenve të rrugë, është duke u përdorur edhe sot e kësaj dite, veçse
në një mënyrë të re dhe më të sofistikuar. Megjithatë, nuk duhet të
harrojmë se rrugëtimi ynë drejt një qytetërim evropian/perëndimor
kalon në mënyrë të pashmangshme mbi varrezat, tashmë të zbrazëta,
të atyre që na e treguan dhe na e përgatitën udhën.
Nëse kjo gjë vlen për figurën e Gjergj Kastriotit, kjo gjë vlen po aq
edhe për figurën e Nënë Terezës dhe Don Boskos. Sa më shumë që
individ dhe grupe të caktuara, qoftë në nivelin e shtetëror, qoftë në
nivelin lokal ku unë jetoj, janë munduar t’i “njollosin dhe t’i
poshtërojnë” koto figura, duke u munduar të hedhin helm e vrer mbi
to, aq më shumë më kanë rritur dëshirën që t’i njoh dhe ti rivlerësoj
ato.
Vlera të cilën kam dashur ta shfaq të personifikuar në këtë hero
është ajo e një njeriu i cili mbi të gjitha ka sakrifikuar pa bërë llogaritë
e përfitimit. Mendoj se të gjithë historianët janë në pajtim me faktin se,
Gjergj Kastrioti do kishte pasur një të karrierë shumë më frytdhënëse
dhe një jetë shumë më të rehatshme, po të kishte qëndruar aty ku
kishte qenë, se sa të kalonte 25 vite të jetës së tij duke luftuar nëpër
shkrepat e atij vendi, që u bë skenë e një lufte të gjatë kundër njërës
prej perandorive të pushtetshme të asaj kohe. Por dashuria e tij për
mëmëdheun dhe popullin e tij, dashuria e tij për lirinë dhe për besimin
e tij, kishin më shumë vlerë se përfitimi dhe rehatia e tij personale.
Vlera e sakrificës që i bëhet atdheut përmes shërbimit, na edukon që
edhe sot të mbrojmë vendin tonë me armën e së vërtetës, të së drejtës,
të së mirës... me armën e bashkimit dhe të dashurisë.
Kush nuk sakrifikon për atdheun dhe të mirën e tij, ai nuk e do
atdheun, sepse nuk ka dashuri të vërtetë pa sakrificë.
5. DON BOSKO – EDUKIMI
Një figurë që për popullin tonë është më pak e njohur se dy figurat
që e rrethojnë (Nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti), don Bosko,
personifikon dashurinë për Zotin dhe për njeriun të bërë edukim.
Edukim veçanërisht i kushtuar fëmijëve dhe të rinjve më në nevojë.
![Page 8: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/8.jpg)
8 Edukimi është dhe duhet medoemos të jetë fryt i dashurisë, sepse aty
ku nuk ka dashuri nuk ka as edukim. E thënë kjo me një fjali të don
Boskos: “Edukimi është çështje zemre!”
Andaj kush e do vendin e vet, kush e do të ardhmen e një populli,
kush e do të mirën për vete dhe për tjerët, duhet ta kuptojë se nuk ka
të ardhme, nuk ka të mirë as për ne as për tjerët, aty ku nuk ka
edukim, aty ku të rinjtë dhe fëmijët nuk edukohen në vlerat e të së
mirës, të së bukurës dhe të së vërtetës. Nuk mund të ketë të ardhme as
përparim për një popull i cili fëmijët e vet nuk i edukon ta duan njëri-
tjetrin, duke i shërbyer të mirës së përbashkët, duke i shërbyer ‘vëllait
njeri me të cilin e ndajmë këtë botë’, duke i shërbyer çdonjërit që është
në nevojë. Nuk mund të ketë të ardhme për një njeri, për një popull e
as për njerëzimin, nëse gjeneratat e reja nuk edukohen në vlerën e
sakrificës për popullin që i përkasin dhe për vendin ku jetojnë.
Vlera e kësaj dashurie që shprehet përmes edukimit, përmes
shërbimit dhe sakrificës së përditshme për të ndërtuar të ardhmen e
vendit dhe njerëzimit, është e personifikuar në një ndër edukatorët më
të shquar të të gjitha kohërave: don Bosko. Fryti vlerës së këtij shenjti
dhe edukatori pasqyrohet më së miri në faktin se Qendrat don Bosko
sot janë të pranishme në më se 130 shtete të botës, me më se 5000
veprimtari, dhe më se 16.000.000 fëmijë dhe të rinj, përfitues të kësaj
mënyre të edukimit (të don Boskos).
Edhe në rajonin shqipfolës, don Bosko dhe mënyra e tij e edukimit
është e pranishme në 5 vende: Tiranë, Prishtinë, Shkodër, Podgoricë
dhe Gjilan. Pas një viti (2015) do kremtohet 200 vjetori i lindjes së don
Boskos (1815-1888) dhe ky mozaik dëshiron të jetë edhe një shenjë
përkujtimi i një figure kaq të rëndësishme dhe njëkohësisht akoma kaq
pak të njohur për popullin dhe hapësirën ku jetojmë.
6. RREZET LIDHËSE
Dy rrezet e bardha që lidhin figurën e Nënë Terezës dhe të
Gjergj Kastriotit me don Boskon, simbolizojnë lidhshmërinë e këtyre
tre vlerave: vlerës universale, të dashurisë së bërë shërbim (Nënë
Tereza); vlerës kombëtare, të sakrificës për mëmëdheun (Gjergj
Kastrioti - Skënderbeu), të bashkuara rreth emblemës që përfaqëson
Qendrën Don Bosko në Gjilan dhe që prezanton një vlerë
vendore/lokale, të dashurisë që bëhet edukim (don Bosko).
![Page 9: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/9.jpg)
9 Shumë kush mund ta pyes mbi arsyen e vendosjes së fikurës së
don Boskos në mes. Arsyeja qëndron në përzgjedhjen e autorit, i cili
këto dy figura anësore (Nënë Terezën dhe Gjergj Kastriotin) i ka
vendosur në lidhshmëri me figurën qendrore përmes dy vijave
rrezatuese. Porosia e kësaj zgjedhjeje të renditjes dhe të lidhjes së tyre
me vija gjeometrike është e shumanshme: a) Në Qendrën “Don Bosko”
në Gjilan, që paraqitet përmes figurës së don Boskos, universalja dhe
kombëtarja lidhen në një hapësirë dhe në një sistem edukimit të njëjtë;
b) dinamika e dy vijave gjeometrike të cilat lidhin këto tre figura
krijojnë një lëvizje centripete (tërheqëse drejt bërthamës/qendrës) duke
qenë në këtë mënyrë një ftesë për të gjithë, se ai që ka dëshirë të
edukojë veten apo fëmijët e tij në këto dy vlera (universale dhe
kombëtare) në këtë Qendër dhe në këtë shkollë do gjejnë një përgjigje
të nevojat e tyre; c) tre vlerat e lartpërmendura (shërbimi, sakrifica dhe
edukimi) janë tre vlera të cilat janë të pandashme mes vete: të
shërbesh do të thotë të sakrifikosh dhe të edukosh njëkohësisht; të
edukosh nuk është e mundur veçse duke shërbyer dhe duke u
sakrifikuar për këtë edukim; të sakrifikosh për mëmëdheun është një
shërbim dhe një edukimi në vetvete.
7. DEZËTEM – DASHURIA E ZOTIT ËSHTË
TEPËR E MADHE
Koha e realizimit të këtij mozaiku është nga 07 tetor 2013 (festa e
Zojës Rruzare) në ora 20.26, kur u vendos boça e parë, deri më 25
dhjetor (dita e Krishtlindjes) në ora 17.17, në një kohë-gjatësi prej 53
ditësh pune, me 138 orë e 38 minuta, punë e bërë ‘rreptësisht’ në
kohën e lirë të pasdarkes (nga ora 20.00 – 23.00). Gjatë kësaj pune
shumë veta kanë kaluar këtu dhe duke parë përmasën e këtij mozaiku
kanë pasur një përshtypje të dyfishtë: ky mozaik është një vepër ‘e
madhe’ dhe ‘e vlefshme’. Nuk di nëse mund të jemi të gjithë të pajtimit
mbi madhështinë dhe vlerën e këtij punimi (ua lë juve që ta vendosni),
por një gjë mund ta them me siguri: nëse “Mozaiku i vlerave” është ‘i
madh’ dhe me ‘shumë vlerë’, nuk duhet të harrojmë faktin se, ai është
i realizuar me ‘gjësende shumë të vogla’ dhe ‘pothuajse krejtësisht të
pavlera’, siç janë boçat e pishave. Por aty ku gjërat e vogla dhe të
pavlera bashkohen me ‘dashurinë e madhe dhe vullnetin e hekurt’: aty
thyhen rekordet, aty arrihen ‘majat’, aty ndodhë mrekullie.
![Page 10: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/10.jpg)
10 Ata që i qasen këtij mozaiku duhet të jenë të kujdesshëm që mos të
përfshihen tepër nga përmasa e metrave katrorë dhe numrit të boçave
që e përbëjnë atë (53.162 boça në 90.178 m2). Megjithatë ky është
thjeshtë një mozaik, i bërë me shumë dashuri, vullnet, durim dhe
sakrificë dhe që ka për qëllim edukimin në virtyte dhe vlera. Por më
shumë se ‘vlerën artistike dhe madhështinë’ e përmasave të këtij
mozaiku, kam dëshirë të shpreh një dëshmi të dyfishtë që unë, si
autor i këtij punimi, e kam të thadruar në zemër:
- Ky mozaik është dëshmi e dashurisë që unë kam për Zotin, për
të rinjtë të e kësaj qendre; e dashurisë që kam për qytetin e Gjilanit,
për Shtetin e Kosovës, për realitetin Gjithëshqiptarë... për çdo njeri.
- Por, ky mozaik mbi të gjitha dëshiron të jetë një dëshmi e
Dashurisë që Zoti ka për ne, që Zoti ka për mua. Vetëdija se edhe
unë, që jam një ‘boçë tejet e vogël’ në ‘mozaikun tejet’ të madh të Zotit,
jam i dashur dhe vlerësuar nga vetë Autori i mrekullisë së jetës, është
një gjë që më bën ta dua dhe ta vlerësoj Jetën dhe Autorin e saj.
Madhështia e këtij mozaiku le të jetë vetëm nxitje që shikimin tonë ta
drejtojmë në atë që vërtetë është e madhe, në atë që është ‘tepër e
madhe’ për t’u definuar me cilindo term njerëzor, e kjo është Dashuria e
Zotit.
Ne e njohim dashurinë e nënës për fëmijë si dashuri të madhe,
dashuria e dëshmorëve për atdheun është dashuri jashtëzakonisht e
madhe, dashuria e martirëve që kanë dhënë jetën si dëshmi të fesë në
shërbim të Zotit dhe të vëllait njeri, është dashuri tejet e madhe. E duke
mos pasur asnjë term të përshtatshëm për të përcaktuar madhështinë e
Dashurisë së Zotit, të vetëdijshëm se Dashuria e Tij tejkalon çdo kufi të
aftësisë sonë perceptuese, atëherë me plotë gojën mund ta them:
DeZëTeM - Dashuria e Zotit është Tepër e Madhe.
Ky punim bashkë me çdo boçë që është pjesë e tij është dëshmi e
kësaj dashurie. E nëse dikush dëshiron të dijë se nga buron frymëzimi
për të bërë një punë si kjo, nga buron i gjithë ai vullnet, ajo energji që
duhet për ta realizuar një vepër madhështore si kjo, përgjigja është
shumë e thjeshtë: nga një zemër që është dashuruar në Zotin, nga një
zemër që është e dashuruar në Jezusin.
![Page 11: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/11.jpg)
11
DISA NGA ARSYET PSE FILLOVA TA BËJ KËTË MOZAIK
Jam munduar gjithmonë të edukoj të tjerët, veçanërisht të rinjtë,
të mos e humbasin kohën e tyre duke u ankuar për atë që nuk kanë,
por të përpiqen të vlerësojnë atë që kanë, sado pak, sado e vogël apo
pa vlerë qoftë ajo. Kam bërë edhe punime tjera artistike me këtë lloj
filozofie të jetës: mozaik me tapa plastike të shisheve, mozaiqe me
guaca të detit, mozaiqe dhe vitrazhe me gurë, me copëza xhami...
gjithmonë duke punuar me materiale që nga të tjerët mbahen si të
pavlerë dhe të padobishme.
Kur erdha në këtë qytet (Gjilan), më 1 tetor 2009, në oborrin e
qendrës Don Bosko, gjeta një mori boça pishash, të cilat kishin rënë
nga pemët dhe e kishin mbushur oborrin. Kur fillova ta pastroja
oborrin për të përgatitur për fëmijë hapësirat për lojëra, mendova se
nuk ishte një gjë ‘e bukur’ t’i hidhja ato boça në mbeturina dhe kështu
fillova t’i mblidhja në një vend. Pasi mblodha/mblodhëm një sasi të
madhe boça pishash (gjatë katër viteve, në shumicën e rasteve gjatë
aktiviteteve verore), vendosa të bëja një veprër të artit që do ishte e
madhe (në përmasa), që të ishte e bukur (estetikisht) dhe që në të
njëjtën kohë të kishte edhe një porosi të rëndësishme, apo shumë sosh.
Kur fillova ta bëja skicën e këtij punimi (së pari në letër e më pas
në murë), nuk kisha për qëllim të konkuroja për Guinness World
Rekord (GWR). Por duke parë përmasat e vizatimit dhe i shtyrë nga
miqtë dhe nga të rinjtë, nga Tirana dhe nga Gjilani, aplikova pranë
zyreve të GWR, duke pyetur pyetur më parë nëse ekzistonte një punim
i tillë diku në botë, me materiale dhe me përmasa të tilla. Pas
përgjigjes së tyre (pas 6 jave), se një vepër e tillë e punuar me boça
pishash nuk ekszistonte askund në botë, vendosa të konkuroja për
rekordin botëror të Guinness-it.
Përmes këtij punimi, të mbështetur edhe nga njohja dhe
çertifikimin nga ana zyrës së GWR, si rekord i ri botërorë, dëshiroj t’ju
dërgoj disa porosi të gjithëve:
Për të bërë një punë të tillë me vlerë Rekordi botëror:
- nuk është nevoja të kesh dhe të shpenzosh shumë të holla, apo
të kesh gjëra shumë të çmueshme: edhe gjësende të thjeshta dhe të
‘pavlera’ si boçat e pishave janë të dobishme dhe mund të kryejnë punë;
![Page 12: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/12.jpg)
12 - nuk ke nevojë të kesh shumë kohë në dispozicion për ta
harxhuar: e gjithë puna e realizuar është kryer në kohën e pushimit të
pasdarkës, mes orës 20.00 – 23.00, pa lënë asnjëherë detyrat parësore
të jetës së përditshme (në rastin tim detyrën e drejtorit të Qendrës
Edukativo-Sociale “Don Bosko” dhe studentit të historisë [nivelit
measter]);
- nuk ke nevojë të kesh aftësi as zotësi të veçanta: mjafton të kesh
vullnet të mirë dhe të fortë;
- nuk ke nevojë të presësh mbështetjen e atyre që kanë pushtet
(shtetit), apo atyre që kanë të holla (të pasurve); nuk ke nevojë të jesh i
rrethuar nga një mori gjigantësh apo gjenishë: edhe një grup i thjeshtë i
fëmijëve dhe të rinjve, të udhëhequr dhe të drejtuar si duhet, mund të
jenë mbështetje e mjaftueshme;
- andaj, edhe në një ‘vend të varfër’ siç është Kosova, mund të
bësh gjëra të mëdha, të vlefshme për rekordin Guinness, duke vlerësuar
dhe përdorura atë që ke; mund të bësh punë dhe vepra të mëdha me
gjësende që duken të vogla dhe të pavlera, por që nuk janë të tilla;
Ftoj të gjithë,veçanërisht të rinjtë, të cilëve në mënyrë të veçantë u
kushtohet ky punim, që të vlersojmë dhe të çmojmë ‘gjërat e vogla dhe
të zakonshme’, ‘gjërat e pavlerë dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë’, të
vlerësojmë atë që kemi, pa humbur kohë duke u ankuar për ato që na
mungojnë. Kjo gjë e thënë me fjalët e Nënë Terezës: “Është më mirë të
ndezim një qiri, se sa të mallkojmë errësirën!”
Ftoj të gjithë, veçanërisht të rinjtë, që duke vlerësuar gjërat e vogla
të jenë të guximshëm të kenë ‘ëndrra të mëdha’, të synojnë ideale të
larta... sepse, edhe në një vend siç është Kosova, kjo gjë është e
mundur: ky mozaik dhe hyrja e tij në Guinness World Records, është
një deshmi e kjo gjë është e mundur. Kini guximin të bëheni heronjtë e
kohës sonë, duke u frymëzuar dhe duke ndjekur gjurmët e këtyre tre
heronjve dhe shumë heronjve tjerë, kombëtar dhe universal, falë
guximit dhe sakrificës së të cilëve ne sot jemi këtu.
Të rinj fort të dashur, kujtoni të gjithë se jeta është një dhuratë e
Zotit që na është dhënë krejtësish falas dhe pa asnjë meritë tonën,
andaj ta jetojmë me mirënjohje ndaj Atij që na e ka dhënë, dhe me
dashuri ndaj atyre që janë pjesë e të njëjtës jetë, pjesë e të njëjtit
mozaik.
![Page 13: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/13.jpg)
13
DISA TË DHËNA MBI “MOZAIKUN E VLERAVE”
AUTOR:
DON DOMINIK-SKENDER QERIMI – KUKELI
Prift katolik, i rregullit Salezian të Don
Boskos;
Drejtor i Qendrës “Don Bosko” – Gjilan;
I lindur më 10. 09. 1971 në fshatin Janosh
(GJAKOVË).
BASHKËPUNËTORË dhe ndihmës në: mbledhjen e boçave,
klasifikimin sipas përmasave, pastrimin, përgatitjen e materialit ngjitës
dhe vendosjen e ngjitësit në mur:
ANIMATORË (të rinj vullnetarë) të Qendrës Don Bosko – Gjilan
(gjatë katër viteve 2010-2013 rreth 114 veta), dhe
FËMIJËT pjesëmarrës në Lojërat Verore (2010-2013)
PËRMASAT: Gjerësia (horizontale) – 15.05 m / Lartësia
(vertikale): 5.99 m = 90.178 m2
NUMRI I BOÇAVE: 53.162 copë;
VENDNDODHJA: SALLA E TEATRIT të Kolegjit “Don Bosko”, në
Qendrën Edukativo-Sociale “Don Bosko” / Rr. Marie Shllaku nr. 6 /
60000 – Gjilan.
MATERIALI: BOÇAT E PISHAVE (krejtësisht natyrore dhe të
pamodifikuara) të mbledhura në oborrin e Qendrës don Bosko (4 vite),
tek pishat pranë liqenit të Livoçit të Epërm (Gjilan) dhe tek pishat në
Llabjan. Boça të dy llojeve: Pinus Ponderosa dhe Pinus Sylvestris
(Lenneaus); ngjitësi i tipit ‘Perlefix’, përafërsisht 60 thasë nga 30 kg
(60x30= 1800 kg.);
![Page 14: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/14.jpg)
14
FILLIMI i punimit: dita e ZOJËS RRUZARE, më 7 tetor në ora 20.26;
KOHËZGJATJA e realizimit: 53 ditë punë (mesatarisht 2.5 – 3 orë
në ditë, nga ora 20.00 deri në orën 22.30 – 23.00), gjithsej: 138 orë e
38 minuta pune;
PËRFUNDIMI i punimit: dita e KRISHTLINDJES, më 25 dhjetor 2013
në ora 17.17.
DËSHMITARËT e pranishëm për mbikëqyrje dhe raportim në
“Guinness World Records”: 1. Bekim Korça, piktor (27) ditë; 2. Fadil
Rexhepi, arkivist (13 ditë) ; 3. Doruntina Matoshi, piktore (10 ditë); 4.
Ali Demi, artist (5 ditë); 5. Artan Hajrullahu, piktor (5 ditë);
MOTIVET e mozaikut: 1. NËNË TEREZA: një përpunim grafikë i
punuar nga ana e autorit të mozaikut, marrë nga modeli bazë i një
fotoje të Nënë Terezës (shih foton nr. 1); 2. GJERGJ KASTRIOTI -
SKËNDERBEU: një përpunim grafikë i punuar nga ana e autorit të
mozaikut, nxjerrë nga një foto bërë statujës/bustit të Gjergj Kastriotit,
nga autori Odhise Paskali, në Muzeun Kombëtar të Varrit të Gjergj
Kastriotit – Skënderbeut, në Lezhë (shih foton nr. 3). 3. DON BOSKO:
një përpunim grafikë, nxjerrë nga një foto e don Boskos (shih foton nr.
2).
Foto nr. 1 Foto nr. 2 Foto nr. 3
![Page 15: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/15.jpg)
15
GUINNESS WORLD RECORDS: “Mozaiku i vlerave” është regjistruar
për konkurrim pranë Zyrës Guiunness World Records në kategorinë e
re, të krijuar enkas për rastin e këtij mozaiku, në emrin e autorit: Don
Dominik-Skender Qerimi - KUKELI, me titullin: ‘Largest pine cone
mosaic’. Më datën 27 dhjetor 2013 janë dërguar të gjitha
dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranë kësaj zyre, për të
bërë verifikimin, pranimin dhe certifikimin e kësaj vepre si Rekordi
Botëror Guinness i Mozaikut më të madh në botë të realizuar me boça
pishash.
Më datën 06 janar 2014, zyra e Guinness World Records në
Londër, ka komunikuar lajmin se autori, don Dominik-Skender
Qerimi – KUKELI, ka vendosur një Rekord të Ri në Guinness World
Records me titullin: “Largest pine cone mosaic”, me numrin ID:
437233.
Dorëzimi i certifikatës nga ana e zyrtarëve të GWR
më 08 shkurt 2014
![Page 16: B5 Mozaiku i vlerave - DeZëTeM - PDF (1)](https://reader036.fdocument.pub/reader036/viewer/2022082218/55cf993d550346d0339c5c7f/html5/thumbnails/16.jpg)
16