AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare...

19
AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE Drejtoria e Tregjeve dhe Masave Rregullatore Treguesit Statistikorë të Tregut të Komunikimeve Elektronike Viti 2018 Data e Publikimit: __.___.2019

Transcript of AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare...

Page 1: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE

Drejtoria e Tregjeve dhe Masave Rregullatore

Treguesit Statistikorë të Tregut të Komunikimeve Elektronike

Viti 2018

Data e Publikimit: __.___.2019

Page 2: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

1

Shërbimet e komunikimeve elektronike mobile

Ky raport është përgatitur duke iu referuar të dhënave të dërguara nga operatorët celularë, si

dhe të dhënave të Operatorëve Alternativë dhe Ofruesve të shërbimeve. Në disa raste AKEP

nuk mund të dallojë parregullsitë e raportimit të të dhënave deri në momentin kur këto të dhëna

do të krahasohen në periudhat në vijim. AKEP nuk mban përgjegjësi për cilësinë e të dhënave

të raportuara nga operatorët. Për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit të të dhënave, jo të gjithë

treguesit e raportuar nga operatorët publikohen nga AKEP. Mund të ekzistojë një mospërputhje

e vogël ndërmjet shumës së përbërësve dhe totalit të paraqitur nëpër tabela për shkak të

rrumbullakimeve. Për këtë periudhë kanë raportuar rreth 146 sipërmarrës.

Treguesit kryesorë të volumit të shërbimeve celulare 2014-2018

Burimi: Të dhëna të dërguara nga operatorët, përpunimi AKEP

Nga të dhënat e tabelës vihet re se në në ndryshim nga viti 2017, treguesit e paraqitur në tabelën

sa më sipër kanë shënuar rënie të theksuar gjatë 2018, përjashtim bën vetëm treguesi i volumit

të të dhënave (Data GB) I cili gjatë vitit 2018 është rritur me rreth 31 % krahasur me vitin 2018.

Numri i përdoruesve aktivë të broadbandit për gjatë vitit 2018 ka shënuar rënie, por ky numër

është më i lartë se ai i viteve 2016, apo 2015, në kontrast me rënien e numrit të përdoruesve

aktiv të shërbimeve broadband, sic u theksua edhe sa më sipër, treguesi i volumit të të dhënave

ka shënuar rritje me rreth 31%. Rënien më të madhe e kanë shënuar treguesit e përdorimit të

kartave SIM dhe përdoruesit aktivë celulare, me më shumë se 25% respektivisht. Rënien e

numrit të pajtimtarëve për këto dy tregues e kanë Vodafone Albania dhe Telekom Albania,

përkatësisht me rreth 26% dhe 19% për përdoruesit aktivë dhe 24% dhe 20% për pajtimtarët

me kartë SIM. Gjithashtu, edhe thirrjet telefonike dalës kanë shënuar ulje me rreth 9% në

krahasim me vitin 2017, ulje në të cilën ka ndikuar edhe dalja e sipërmarrësit Plus

Communication sh.a. Fenomen që vërehet edhe nga vitet e kaluara është rritja e vazhdueshme

e përdorimit të të dhënave (internet data), rritje e cila ka ndikuar në uljen e numrit të SMS dhe

minutave të komunikimit Voice, si rezultat i përdorimit në masë të aplikacioneve OTT

(whatsapp, Viber, Messenger, Skype, etj) nëpërmjet të cilëve dërgohen mesazhe tekst dhe

kryhen thirrje zanore dhe ‘video calls’. Komunikimi nëpërmjet këtyre aplikacioneve ka ardhur

gjithnjë në rritje edhe për shkak të përmirësimit të shërbimeve të ofruara nga rrjetet 4G dhe

4G+ të cilët mundësojnë transmetim me cilësi më të mirë si të mesazeve ashtu edhe të thirjeve

nëpërmjet këtyre aplikacioneve.

Numri i përdoruesve celularë

Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare ka shënuar rritje deri në tremujorin e katërt të vitit

2017, duke u ndjekur nga një rënie e theksuar gjatë gjithë vitit 2018, të njëjtin trend rënës ka

Viti 2014 2015 2016 2017 2018Ndryshimi

2018/2017

Numri i përdoruesve të telefonisë celulare:

-         S ipas kartave SIM 4,928,784 4,777,885 5,280,990 5,558,492 4,143,603 -25.45%

-         Përdorues aktivë 3,406,772 3,442,665 3,490,686 3,625,699 2,714,878 -25.12%

Numri përdoruesve me akses broadband 3G/4G:

-         Totali 1,576,877 2,049,072 2,739,550 3,345,045 2,657,015 -20.57%

-         Përdorues aktivë 907,975 1,297,281 1,686,354 2,030,978 1,809,996 -10.88%

Thirrje telefonike dalëse të përdoruesve celularë (minuta) 7,301,024,035 7,381,147,348 6,793,769,155 6,619,674,715 6,019,006,073 -9.07%

Thirrje hyrëse kombëtare (minuta) 596,861,301 1,388,340,601 2,522,840,417 2,893,847,082 2,525,099,112 -12.74%

Thirrje hyrëse ndërkombëtare (minuta) 464,550,758 420,253,147 300,227,063 168,753,020 165,037,402 -2.20%

Numri mesazheve SMS të dërguara nga përdoruesit 1,826,346,190 1,598,702,865 1,610,322,977 1,400,142,526 1,212,559,068 -13.40%

Volumi total i të dhënave të transmetuara në rrjete celulare

(GB)6,269,940 12,740,073 26,753,639 45,901,117 60,051,808 30.83%

Page 3: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

2

ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të këtyre shërbimeve rënie e cila arrin deri në 25% në

fund të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Numri i përdoruesve celularë Aktivë dhe Karta Sim 2014-2018

Burimi: Të dhëna të depozituara nga operatorët pranë AKEP

Treguesit për përdoruesit aktivë të shërbimeve celulare broadband kanë qenë rreth 11% rënie

për përdoruesit aktivë me akses broadband celular dhe rreth 11% rënie për përdoruesit aktivë

me akses broadband celular dhe telefoni celulare nga viti i kaluar.

Lidhur me rënien e pjesëve të tregut për këto dy tregues u është kërkuar informacion sqarues

sipërmarrësve,mbi bazën e të cilës sipërmarrësit kanë sqaruar se kjo rënie ka ardhur si rezultat

i disa faktorëve:

i. ndryshimit të politikës së zbatuar nga sipërmarrësit në lidhje me jetëgjatësinë e kartave SIM

për numrat me parapagesë duke shkurtuar periudhën gjatë të cilës një numër mund tëqëndrojë

aktiv në rrjet pa kryer rimbushje;

ii. ndryshimi i politikave të kompanive për sa i përket fushatave promocionale për ofrimin e

numrave falas, duke dekurajuar përdoruesit që të përdorin karta SIM për një kohë të shkurtër;

iii. reduktimi i numrit të kartave nga ana e përdoruesve që mbanin dy ose më shumë SIM, etj.

Ndryshimet e mësipërme kanë bërë që treguesit statistikorë të raportuar të paraqesin më me

vërtetësi volumin e numrave që realisht përdorin rrjetin për komunikimet elektronike celulare.

Shërbimet e aksesit broadband në rrjetet celulare 3G/4G

Numri total i përdoruesve të rrjeteve celulare që kanë përdorur aksesin broadband në Internet

të paktën një herë gjatë vitit 2018 ishte rreth 2.6 milion, ndërsa numri i përdoruesve aktivë

(përdorim të Internetit në tre muajt e fundit) ishte rreth 1.8 milion, që përbën rënie vjetore

respektivisht me 20.5% dhe 10.9% (arsyet e operatorëve janë paraqitur në paragrafin e

mësipërm), edhe pse ka pasur rënie të numrit të përdoruesve,volumi i përdorimit të të dhënave

(internetit) ka pasur rritje me rreth 30%.

Page 4: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

3

Numri i pajtimtarëve me akses broadband 3G/4G

Telekom

Albania Vodafone

Albania Albtelecom

Plus

Communications Total

Norma e

pentrimit për

popullsi

2011 55,000 228,249 - - 283,249 10%

2012 240,715 408,998 - - 649,713 23%

2013 311,566 634,293 285,400 - 1,231,259 43%

2014 225,346 550,196 132,433 - 907,975 32%

2015 375,973 706,880 214,428 - 1,297,281 46%

2016 460,221 921,854 231,321 72,958 1,686,354 60%

2017 613,886 1,030,614 282,077 104,401 2,030,978 72%

2018 605,984 931,730 272,282 - 1,809,996 63%

Burimi: Të dhëna të depozituara nga operatorët pranë AKEP

Të tre operatorët me rrjete 3G/4G kanë pasur rënie të numrit të përdoruesve aktivë të

shërbimeve akses broadband nëpërmjet aparatave celulare. Numri i përdoruesve nëpërmjet

kartave USB/modem në tre vitet e fundit ishte pothuajse i pandryshuar ndërsa për vitin 2018

arriti në vlerën 120 mijë përdorues duke shënuar një rënie me 7% në krahasim me vitin 2017.

Penetrimi për popullsi i përdoruesve aktivë celularë të aksesit broandband nga rrjetet 3G/4G

në fund të vitit 2018 arriti në 63% krahasuar me 72% në fund të vitit 2017, kjo rënie i atribuohet

rënies së bazës së numrit të përdoruesve aktivë.

Trafiku telefonik

Sasia totale e thirrjeve telefonike të gjeneruara nga përdoruesit celularë gjatë vitit 2018 ishte

rreth 6 miliard minuta, e cila përbën një rënie me 8 % në krahasim me vitin 2017 (6.6 miliard

minuta).

Struktura e thirrjeve dalëse celulare gjatë viteve 2003 - 2018

Burimi: Të dhëna të depozituara nga operatorët pranë AKEP

Sasia e thirrjeve on-net vijoji me trendin rënës me 4%, ndërsa thirrjet off-net u reduktuan me

13% përgjatë vitit 2018.

Page 5: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

4

Rënia e madhe e trafikut të thirrjeve dalëse ndërkombëtare në vitin 2016 – 2018 ka ardhur pas

rritjeve të ndjeshme të këtyre thirrjeve në vitet 2014-2015.

Këto luhatje shpjegohen me ndryshimet ofertat/paketat e operatorëve celularë për thirrjet

ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe për shkak të ndryshimeve në tarifat e terminimit të thirrjeve

hyrëse ndërkombëtare në rrjetet celulare në vendet e BE-se, dhe rritja e përdorimit të të dhënave

data (internetit). Këto trende të ndryshme të nivelit të thirrjeve sipas destinacionit çuan në

ndryshime të mëtejshme në strukturën e trafikut dhe në përafrim të ndjeshëm të sasive të

trafikut on-net dhe off-net, siç paraqitet nëfigurat e mëposhtme.

Nga të dhënat e figurës së mëposhtme vihen re ndryshime të mëdha në strukturën e thirrjeve

dhe tendencat e rritjes së peshës së thirrjeve off-net (drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare)

dhe reduktimin e peshës së thirrjeve brenda rrjetit (on-net). Pesha e thirrjeve off-net është rritur

nga 5% në Janar 2014 në 45% në Nëntor 2017. Në të njëjtën periudhë pesha e thirrjeve on-net

është reduktuar nga 90% në Janar 2014 në 52% në Nëntor 2017. Pas muajit Nëntor 2017,

vërehet një tendencë e kundërt, ku pesha e thirrjeve off-net ka pësuar rënie duke arritur në rreth

41% në Janar të vitit 2018, ndërsa pesha e thirrjeve on-net është rritur në rreth 57%.

Ecuria trafikut mujor on-net/off-net 2014-2018

Burimi: Të dhëna të depozituara nga operatorët pranë AKEP

Rritjet e ndjeshme të nivelit dhe peshës së thirrjeve off-net në totalin e thirrjeve celulare dhe reduktimet

në thirrjet on-net në 2015-2018 kanë ndodhur në vijim të zbatimit të detyrimit të operatorëve celularë

për mos-diskriminim në tarifat e thirrjeve brenda rrjetit dhe drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare, që

filluan të zbatohen në Korrik 2015 (vendimet e Analizës së tregut në Nëntor 2014 dhe të ndryshuara në

Mars 2015).

Page 6: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

5

Ecuria e thirrjeve (në minuta) dalëse dhe hyrëse ndërkombëtyare në rrjetet celulare

Burimi: Të dhëna të dërguara nga operatorët në AKEP.

Terminimi i thirrjeve dhe SMS-ve

Sasia totale e thirrjeve hyrëse (nga rrjetet e tjera) të terminuara në rrjetet celulare në vitin 2018 ishte

rreth 2.7 miliard minuta, që përbën rënie me 12% në krahasim me vitin parardhës. Terminimi i thirrjeve

kombëtare u rrit me 7% për thirrjet nga rrjetet fikse dhe pësoi një rënie prej 13% për thirrjet nga rrjetet

e tjera celulare. Ndërkohë sic mund të vihet re dhe nga figura më sipër terminimi i thirrjeve hyrëse

ndërkombëtare u reduktua vetëm me 2% në vitin 2018. Ndërsa sasia totale e SMS-ve të originuara nga

përdoruesit celularë në vitin 2018 u reduktua me 13%, terminimi i SMS-ve u reduktua me 10%.

Sic mund të vihet re trendi rritës me ritme të larta i përdorimit të të dhënave është në kah të kundert me

trendin e përdorimit të shërbimeve tradicionale të thirrjeve dhe SMS-ve. duke evidentuar efektin

zëvendësues të këtyre shërbimeve tradicionale me shërbimet e ofruara nga aplikacionet OTT që

mundësohen nga aksesi broadband në rrjetet celulare 3G/4G.

Përdorimi mesatar mujor i shërbimeve celulare

Në vijim është dhënë një tabelë me të dhëna për përdorimin mesatar mujor të thirrjeve telefonike dhe

mesazheve SMS për përdorues celularë në 2010 deri në 2018, sipas treguesit të përdoruesve aktiv.

Përdorimi mesatar mujor për përdorues është llogaritur sipas thirrjeve dalëse (thirrje që gjenerohen nga

një përdorues) dhe thirrjeve hyrëse (thirrjet e marra nga një përdorues), të matura në minuta.

Njëkohësisht tabela përmban dhe përdorimin mesatar mujor për SMS-të dalëse, si dhe për përdorues

aktivë broadband për 2014-2018.

Page 7: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

6

Përdorimi mesatar mujor i thirrjeve telefonike celulare 2010-2018

Burimi: Të dhëna të dërguara nga operatorët në AKEP.

Gjatë vitit 2018, një përdorues celular aktiv (që ka kryer komunikim në 3 muajt e fundit) ka kryer

mesatarisht 158 minuta thirrje dalëse, ka dërguar 31 mesazhe SMS në muaj dhe ka konsumuar rreth 2.6

GB në Internet broadband. Këto vlera përdorimi janë më të vogla nëse si numër përdoruesish celular i

referohemi numrit total të përdoruesve sipas kartave SIM. Treguesit e përdorimit mestar të thirrjeve

janë me tendencë rritjeje shumë të vogla përgjatë vitit 2018 me 2-3% për thirrjet dhe rreth 26% për

trafikun e të dhënave, ndërsa SMS kanë një tendencë rënie me 6%.

Pjesët e tregut

Në lidhje me pjesët e tregut të operatorëve celularë Vodafone Albania vazhdon të jetë operatori me

pjesën më të madhe të tregut për të gjithë treguesit kryesorë të shërbimeve të komunikimeve elektronike

mobile me mbi 47% të pjesës së tregut për përdoruesit e SIM card aktivë dhe broadband, ndërsa për

treguesit mbi të trafikun e minutave, SMS dhe të dhënave mbi 52% të tregut. Gjithashtu, Vodafone

është operatori me pjesën më të madhe të tregut për të ardhurat me 54% të këtij tregu. Ndjekësi më i

afërt është Telekom Albania pjesët e tregut të të cilit për të gjithë treguesit kryesor luhaten nga 26-34%

(të ardhurat nga shërbimet mobile 34%). Sipërmarrësi me pjesën më të vogël të tregut është Albtelecom

pjesët e të cilit luhaten nga 12-19% (të ardhurat nga shërbimet mobile rreth 14%).

Në tabelën në vijim është paraqitur indeksi Herfindahl-Hirschman (HHI1) për treguesit kryesorë të

shërbimeve të komunikimeve elektronike mobile.

1 HHI (Herfindahl–Hirschman Index), i matur si shuma e katroreve te pjesëve te tregut te gjithë lojtareve te tregut. Tregjet me tregues përqendrimi nën vlerën 1,500 i konsiderohen si tregje konkurrues, tregjet me tregues përqendrimi HHI midis 1,500 – 2,500 konsiderohen si

tregje me përqendrim të moderuar, ndërsa tregjet me tregues 2,500 ose më shumë vlerësohen si tregje me përqendrim të lartë (konkurrueshmëri

e ulët).

2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018Ndryshimi

2018/2017

Thirrje dalëse 152 156 172 182 166 155 158 2%

Thirrje të marra 168 167 168 171 169 156 161 3%

MOU 319 324 341 353 335 311 319 3%

SMS Dalese 35 39 43 39 39 33 31 -6%

Trafik Data (GB) N/A 0.22 0.48 0.96 1.49 2.06 2.6 26%

Page 8: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

7

Indeksi Herfindahl-Hirschman index sipas treguesve të të pjesëeve të tregut

Viti

Përdorues

shërbime

celulare

Përdorues Aktivë të

shërbimeve

celulare

Përdorues

aktivë

broadband

Thirrje

dalëse

SMS

dalëse

Trafiku të

dhëna

(Gbyte)

ardhura

totale

ardhura

retail

HHI

2011 3,052 3,493 6,871 4,074 4,890 3,099 3,987 3,882

2012 3,085 3,549 5,335 4,094 5,766 3,857 4,120 3,751

2013 3,525 3,600 3,831 4,180 5,796 4,063 3,744 3,815

2014 3,399 3,460 4,501 3,797 4,898 3,632 3,665 3,926

2015 3,222 3,499 4,082 3,642 4,787 3,727 3,582 3,894

2016 3,691 3,724 3,944 3,940 4,988 3,937 3,522 4,052

2017 3,676 3,620 3,708 3,619 4,325 3,970 3,549 3,746

2018 3,954 3,842 3,842 4,093 4,602 4,086 4,137 4,173

Burimi: Të dhëna të llogaritura nga AKEP mbi bazën e pjesëve të tregut

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, gjatë vitit 2018 të gjithë treguesit e marrë në analizë kanë shënuar

vlera më të madha të HHI, e thënë ndryshe rritje e përqendrimit të tregut të komunikimeve elektronike

celulare. Ndikim në përkeqësimin e këtyre treguesve, ka edhe dalja nga tregu e sipërmarrësit Plus

Communication, duke bërë që në këtë treg tashmë të operojnë vetëm tre operatorë.

Bazuar në sa më sipër, vërehet se indeksi i përqendrimit HHI për të gjithë treguesit e marrë në analizë

është dukshëm më i lartë sesa kufiri 2500 pikë (në nivele mbi 3,200 për të gjithë treguesit e marrë në

analizë), kufi mbi të cilin tregu konsiderohet mjaft i përqendruar, rritja e të cilit tregon për ulje të

konkurrueshmirisë midis sipërmarrësve në këtë treg.

Mbi bazën e vlerësimit të indeksit HHI për tregun e komunikimeve elektronike mobile në Shqipëri,

rezulton se ky treg është mjaft i përqendruar dhe ky përqendrim është shoqëruar me rritje të theksuar

gjatë vitit 2018, gjë e cila sipas përcaktimeve të indeksit HHI ndikon në ulje të konkurueshmërisë në

treg.

Page 9: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

8

Shërbimet nga rrjetet fikse

Telefonia fikse

Shërbimet e rrjeteve fikse në Shqipëri ofrohen nga rreth 150 sipërmarrës, të cilët zotërojnë

rrjetet/infrastrukturën e tyre, përfshirë rrjetin e aksesit apo të lidhjes direkte me përdoruesit

fundorë.

Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse në fund të vitit 2017 ishte rreth 244 mijë, ndërsa në

2018 arriti në rreth 248 mijë, kjo përbën një rritje të lehtë por të qëndrueshme. Norma e

penetrimit për telefoninë fikse (numër pajtimtarësh për 100 banorë) në fund të vitit 2018 arriti

në 8.7%, që është shumë më e ulët se vendet e zhvilluara (rreth 40%), rreth dy herë më e ulët

se mesatarja botërore (15.2%), madje me e ulët edhe se mesatarja e vendeve në zhvillim (10%).

Ecuria e numrit të pajtimtarëve të telefonisë fikse 2000-2018

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit.

Të dhënat për numrin e pajtimtarëve sipas qarqeve tregojnë se rreth 50% e të gjithë pajtimtarëve

të telefonisë fikse janë në qarkun Tiranë. Diferenca në nivelin e përdorimit në zona urbane dhe

rurale është e madhe. Rënia e përdorimit të shërbimeve të telefonise fikse vihet re edhe në

reduktimin e sasisë totale të thirrjeve të gjeneruara nga rrjetet fikse. Sasia e thirrjeve telefonike

të gjeneruara nga pajtimtarët e rrjetit fiks të Albtelecom në vitin 2018 u reduktua me 15% në

krahasim me vitin 2017, ndërsa gjatë vitit 2018 një përdorues i rrjetit fiks të Albtelecom

gjeneroi mesatarisht 44 minuta thirrje në muaj, krahasuar me 52 minuta në muaj për vitin 2017.

Page 10: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

9

Norma e penetrimit të Telefonisë Fikse sipas qarqeve dhe zonave Urbane/Rurale (2018)

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit

Numri i linjave të telefonisë fikse sipas qarqeve dhe operatorëve

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit

Aksesi broadband nga rrjete fikse

Numri i pajtimtarëve

Megjithëse shërbimet e telefonisë nga rrjetet fikse kanë pasur reduktim të ndjeshëm vitet e

fundit, shërbimet e aksesit broadband nga rrjete fikse kanë pasur rritje të qëndrueshme vjetore

Page 11: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

10

gjatë kësaj periudhe kohore. Numri pajtimtarëve me akses broadband fiks në fund të vitit 2018

arriti në rreth 361 mijë, që përbën një rritje me rreth 19.2% në krahasim me vitin 2017.

Ecuria e numrit të pajtimtarëve të akesit Broadband nga rrjete Fikse 2010-2018

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 20180

20,000

40,000

60,000

80,000

100,000

120,000

140,000

Ecuria e numrit të pajtimtarëve me akses broadband nga rrjetet fikse

Albtelecom Abcom Abissnet ASC OA të tjerë Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit.

Të gjithë operatorët kryesorë vihet re se kanë ecuri pozitive në vitet e fundit, rritjen më të

madhe e kanë shënuar “OA të tjerë” numri i pajtimtarëve të të cilëve gjatë vitit 2018 është

dyfishuar në krahasim me vitin 2017. Albtelecom zotëron 36% pjesë tregu, i ndjekur nga

Abcom me 18% pjesë tregu në vitin 2018. AKEP ka filluar të publikojë periodikisht të dhëna

dhe tregues statistikorë të tregut të komunikimeve elektronike prej muajit Prill 2009 në faqen

zyrtare. Gjatë vitit 2018, për shkak të rritjes së sensibilizimit në funksion të formalizimit të

këtij tregu, vihet re një rritje prej 45% në numrin e raportimeve nga ana e sipërmarresve, rritje

e cila ka ndikuar në përmirësimin e treguesve të tregut si në termat sasiorë ashtu edhe në ato

cilësorë.

Sipërmarrësi me pjesën më të madhe të tregut Albtelecom gjatë vitit 2018 ka pasur rënie të

pjesës së tregut me rreth 4pp në krahasim me vitin 2017, ndërsa në harkun kohor 2010 - 2018

vihet re një rënie e ndjeshmeprej rreth 24 pp.

Figura e mëposhtëme paraqet ecurinë e penetrimit të aksesit broadband nga rrjete fikse për

popullsi gjatëperiudhës 2011-2018. Në vitin 2018 norma e penetrimit të aksesit broadband nga

rrjete fikse ishte 50% për familjedhe 12.6% për popullsi. Megjithëse numri i pajtimatrëve me

akses broadband është në rritje të qëndrueshme, normat e penetrimit janë shumë më të ulëta se

ne vendet e BE dhe të rajonit.

Page 12: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

11

Penetrimi i aksesit broadband nga rrjete fikse sipas popullsisë dhe familjeve (2011-2018)

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit.

Penetrimi i aksesit broadband nga rrjete fikse sipas Qarqeve (2018)

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit.

Paketat e integruara (Bundles)

Të dhënat e mësipërme tregojnë se shërbimi telefonik për disa vjet tashmë rezulton të ketë

marrë rol dytësor në shërbimet nga rrjete fikse, ndërsa nxitësi kryesor i zhvillimit të këtyre

rrjeteve janë shërbimet e akesit broadband dhe sidomos shërbimet e integruara. Ofrimi i

shërbimeve të rrjeteve fikse me paketa (bundles) të shërbimeve të aksesit në Internet, telefonisë

fikse dhe TV (CaTV ose IPTV), rezulton të jetë forma predominuese e konkurrencës midis

operatorëve të rrjeteve fikse. Numri i pajtimtarëve të rrjeteve fikse që kanë akses në shërbime

të integruara dyfishe ose trefishe (kombinim Telefoni/Internet/ TV) në fund të vitit 2018 arriti

në rreth 225 mijë, rreth 11% më shumë se në vitin 2017. Në vitin 2018 pajtimtarët me paketa

të integruara përbënin 62% të pajtimtarëve me akses broadband në rrjete fikse, ndërsa 30% janë

me paketa trefishe (Telefoni, Internet dhe TV).

Page 13: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

12

Numri i pajtimtarëve që kanë akses në shërbime të integruara

2014 2015 2016 2017 20180

20,000

40,000

60,000

80,000

100,000

120,000

Numri i pajtimtareve që kanë akses në shërbime të integruara (Telefoni, Internet dhe TV)

Telefoni f ikse dhe Internet Telefoni f ikse, Internet dhe TV Internet dhe TV

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit.

Gjatë vitit 2018, numri total i përdoruesve që përdorin shërbime të integruara arriti në rreth 225

mijë, duke shënuar rritje me rreth 11%. Numri i pajtimtarëve me shërbime të integruara në

shporta triple play (Telefoni, Internet dhe TV), u rrit rreth 7% krahasuar me vitin 2017.

Albtelecom pati një rritje me 5 % krahasuar me një vit më parë në shportat triple pay ku 65%

e përdoruesve me akses broadband të Albtelecom ishin me paketa trefishe.

Nga të dhënat e paraqitura në figurën sa më sipër, vërhet përdorimi i shërbimeve të integruara

(Telefoni, Internet dhe TV) është më i përdoruri ndër tre klasifikimet, i shoqëruar me një rënie

të lehtë gjatë vitit 2018 në krahasim me vitin 2017 (rreth 2pp), sikundër rritje ka pasur

përdorimi i shërbimeve të integruara (internet dhe TV) i cili ka pasur rritje me rreth 2 pp gjatë

vitit 2018 në krahasim me vitin 2017. Ndërkohë që pjesa e tregut për shërbimet e integruara

(Telefoni fikse dhe internet) është në të njëjtin nive sa viti 2017 (rreth 41%).

Tabela e mëposhtëme paraqet ecurinë e numrit të pajtimtarëve të Albtelecom me akses

broadband dhe shërbime të integruara në periudhën 2013-2018. Ndërsa në vitin 2013 shumica

e pajtimtarëve të Albtelecom ishin me paketa dyfishe (Telefoni dhe Internet) dhe nuk kishte

paketa trefishe, në fund të vitit 2018 rreth 65% e pajtimtarëve me akses brodband të Albtelecom

ishin pajtimtarë të shportave trefishe (Telefoni, Internet dhe IPTV).

Numri i pajtimtarëve të Albtelecom me shërbime të integruara (2013-2018)

2013 2014 2015 2016 2017 2018

Ndryshim

i

2018/2017

Numri total i pajtimtarëve me

akses broadband 73,242

82,747

97,597

109,851 120,204 129,329 8%

Numri i pajtimtareve që kanë akses në shërbime të

integruara (TV, Internet,

telefoni)

70,961 76,23

0

93,87

3 109,034 118,050 126,695 7%

Telefoni fikse dhe Internet 70,961

60,93

9

32,29

3 33,673 37,783 42,503 12%

Telefoni fikse, Internet dhe IPTV

15,29

1 61,58

0 75,361 80,264 84,191 5%

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit.

Page 14: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

13

Teknologjia

Teknologjia kryesore për ofrimin e aksesit broadband në rrjete fikse është DSL e ndjekur nga

FTTH/FTTB. Shumica e lidhjeve DSL janë me rrjete të kombinuar fibër optike dhe bakri

(FTTN/FTTC). Figura e mëposhtëme paraqet shpërndarjen e lidhjeve broadband fiks sipas

tekonologjisë në Shqipëri. DSL është teknologjia kryesore ne Shqipëri, ku pjesa e tregut gjatë

vitit 2018 ka pësuar një rënie të lehtë duke shkuar në rreth 46%, krahasuar me rreth 51% të

tregut në vitin 2017. Në Shqipëri lidhjet DSL përbëjnë 55% të totalit të lidhjeve broadband fiks

dhe shumica e tyre është me kombinim fibër optike + linjë bakri apo FTTN/FTTC.

Lidhjet me fibër optike në Shqipëri (FTTH/B) për vitin 2018 përbëjnë 24% të totalit të lidhjeve,

me një rritje prej rreth 8% krahasuar me vitin 2017. Lidhjet kabllore në Shqipëri përbëjnë 18%,

ku nga kabllor (DOC SIS 3.0 dhe më shumë) përbën 77% të totalit të lidhjeve kabllore.

Pajtimtarët me lidhje në NGA (FTTx + NGA kabllorë) në Shqipëri përbëjnë 83% të të gjitha

lidhjeve broadband, ku shumica e tyre janë në ADSL në FTTN/C, ndërsa në vendet e BE ky

proporcion është 35% ku shumica janë VDSL, FTTH/B dhe Cable DOC SIS 3.0.

Lidhjet broadband fiks sipas teknologjisë Shqipëri 2018

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit.

Shpejtësia e aksesit broadband

Figura e mëposhtme tregon shpërndarjen e pajtimtarëve me akses broadband në internet në

rrjetet fikse sipas shpejtësive të përdorura në 2014-2018. Siç mund të vihet re shpejtësia më e

përdorur është 4-10 Mbps me 62% në 2018. Të dhënat tregojnë se proporcioni i pajtimtarëve

me lidhje broadband me shpejtësi më të ulët se 4 Mbps ka ardhur në rënie ndërsa për shpejtësi

mbi 4Mbps ka ardhur në rritje. Në 2018 rritjen më të madhe e kishte pjesa e pajtimtareve me

lidhje broadband me shpejtësi 10-30 Mbps nga 54 mijë në 2017 në rreth 89 mijë në 2018.

Në figurën në vijim paraqitet struktura se si është e ndarë struktura e pajtimtarëve me akses

broadband sipas shpejtësisë përgjatë periudhës 2015-2018.

Page 15: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

14

Shpërndarja e pajtimtarëve me akses broadband fiks sipas shpejtësisë 2014-2018

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit

Përdorimi i përbashkët i infrastrukurës aktive dhe pasive në rrjetet fikse

Gjatë vitit 2018 ofrimi i kapaciteteve me qira nga linja ndërkombëtare pësoi një ulje me 52%

krahasuar me vitin 2017, ndërkohë ofrimi i kapaciteteve me qira nga linja kombëtare pësoi një

rritje me 63% e shoqëruar me një rritje të kapaciteti total të dhënë me qira me 59% krahasuar

me vitin 2017. Gjithashtu një rritje pësoi edhe ofrimi i infrastrukturës pasive si aksesi në dark

fiber dhe tubacione, të cilat u rritën me 23% dhe 4% respektivisht. Kontribuesi kryesor në

infrastrukturën pasive ka qenë Albtelecomi, I cili ka rritur aksesin në 2018 me 1186 km dark

fibër dhe 72 km tubacione si dhe Abcom me 153 km dhe ATU me 137 km, rritje të dhënies së

aksesit në dark fibër.

Albtelecom është ofruesi kryesor i aksesit me shumicë në elementët aktivë dhe pasivë të

infrastrukturës në rrjete fikse. Në vitin 2018, 66% e fibrës optike dhe 97% e aksesit në

tubacione janë ofruar nga Albtelecom. Vlen të theksohet se Albtelecom ka kryer disa reduktime

të tarifave me shumicë të aksesit në elementët aktivë dhe pasive të rrjetit.

Ofrimi me shumicë Linja/kapacitete me qira 2014-2018

2014 2015 2016 2017 2018

Ndryshimi

2018/2017

Ofrim akses në infrastukturë aktive

Numri i linjave/lidhjeve të dhëna 345 508 532 651 1,466 125%

Kombëtare 328 489 508 633 1,445 128%

Ndërkombëtare 17 19 24 18 21 17%

Kapaciteti total i dhënë me qira (Mbps) 34,793 36,826 44,423 111,311 176,496 59%

Kombëtare 33,392 35,346 36,464 107,383 174,616 63%

Ndërkombëtare 1,401 1,480 7,959 3,928 1,880 -52%

Ofrim Akses në Infrastrukturë Pasive (Km)

Dark fiber 927 924 1,529 1,3967 1,809 23%

Akses në tubacione 19 61 74 72 75 4%

Burimi: Të dhëna të dërguara nga sipërmarrësit

Page 16: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

15

Të ardhurat dhe Investimet

Të ardhurat totale të shërbimeve celulare për vitin 2018 janë rreth 26,848 milionë lekë, që përbën një

rënie me rreth 10% nga viti 2017 (të ardhurat ishin rreth 29,740 milionë lekë).

Rënia e të ardhurave të vitit 2018 është përafërsisht sa të ardhurat e shoqërisë Plus Communication për

vitin 2017 (sipërmarrës i larguar nga tregu me 31 Dhjetor 2017)

Të ardhurat e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (2008-2018)

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 -

10,000

20,000

30,000

40,000

50,000

60,000

-

10,000

20,000

30,000

40,000

50,000

60,000

70,000

Të ardhurat nga Komunikimet Elektronike 2008-2018 (Milionë Lekë)

Rrjete Mobile Rrjete f ikse Totali

Burimi: Të dhënat e operatorëve të deklaruara në AKEP

Të ardhurat totale nga komunikimet elektronike (celulare dhe nga rrjetet fikse) për vitin 2018 janë rreth

35,241 milionë lekë, duke shënuar një rënie me rreth 4% në krahasim me vitin 2017.

Rënie kjo e ndikuar nga rënia e të ardhurave nga komunikimet e rrjeteve celulare të cilat u ulën me rreth

10% në krahasim me vitin 2017. Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rënien e të ardhurave

celulare gjatë vitit 2017 - 2018 janë rënia e të ardhurave nga terminimi i thirrjeve ndërkombëtare dhe

dalja e shoqërisë Plus Communication sh.a nga tregu.

Page 17: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

16

Shpërndarja e të ardhurave të sipërmarrësve të komunikimeve elektronike (2018)

Burimi: Të dhënat e operatorëve të deklaruara në AKEP.

Të ardhurat e tre operatorëve të shërbimeve nga rrjeteve celulare gjatë vitit 2018 janë në të njëjtat nivele

me ato të vitit 2017, ndërkohë që të ardhurat totale nga operatorët celularë kanë shënuar rënie me rreth

10% në krahasim me vitin 2017. Për sa i përket të ardhurave nga shërbimet e rrjeteve fikse rritje të

konsiderueshme kanë shënuar operatorët e tjerë altenativë me rreth 32%, ndërkohë që operatori me

pjesën më të madhe të këtij tregu Albtelecom ka shënuar rënie me rreth 4%.

Të ardhurat Totale të operatorëve celularë (2004-2018)

2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 20180

10,000

20,000

30,000

40,000

50,000

60,000

Të ardhurat totale të operatorëve celularë (në milionë Lekë)

Telekom Vodafone Albtelecom PLUS

Burimi: Të dhënat e operatorëve të deklaruara në AKEP.

Të ardhurat totale nga shërbimet me pakicë në rrjetet celulare në vitin 2018 arritën në 17.6 miliard

lekë që përbën një rritje me rreth 2% në krahasim me vitin 2017. Të tre operatorët Telekom Albania,

Albtelecom dhe Vodafone Albania, kanë shënuar rritje me 5%, 9% dhe 10% respektivisht, duke

absorbuar kështu edhe efektin e daljes së Plus Communication nga tregu.

Page 18: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

17

Rënia më e madhe e të ardhurave të operatorëve celularë ka ndodhur në të ardhurat e shërbimeve me

shumicë, ku të tre operatorët kanë shënuar rënie të ndjeshme, përkatësisht Telekom Albania 17%,

Vodafone Albania 16% dhe Albtelekom 6%.

Tkurrja e ndjeshme e të ardhurave me shumicë ka ardhur kryesisht për shkak të rënies së madhe të të

ardhurave nga terminimi ndërkombëtar (rreth 31%) dhe terminimi i thirrjeve kombëtare (28%), duke

ndikuar negativisht edhe ne nivelet dhe normat e fitimit të operatorëve celularë, për shkak të peshës së

lartë të këtyre të ardhurave në të ardhurat totale dhe fitimet e kompanive celulare.

Nga të dhënat e depozituara nga operatorët për vitin 2018, vërehet se vetëm Vodafone Albania ka

shënuar fitim neto pozitiv në rreth 700 milionë lekë, nga rreth 1 miliardë humbje që kishte gjatë vitit

2017, ndërkohë të dy operatorët e tjerë edhe gjatë vitit 2018 kanë rezultuar me humbje, ku humbjen më

të madhe e shënon Telekom Albania rreth 3,940 milionë lekë, nga 5,401 milionë lekë që ishte gjatë vitit

2017, ndërsa Albtelecom e ka reduktuar humbjen në rreth 330 milionë lekë gjatë vitit 2018 nga rreth

1,139 milionë lekë në vitin 2017. Fitimet në norma të ulëta dhe negative, ndikojnë në mënyrë të

konsiderueshme mundësinë e operatorëve për të rritur investimet dhe për të përmirësuar teknologjitë

në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për konsumatorët fundorë.

Të ardhurat nga Shërbimet me pakicë dhe shumicë të rrjeteve celulare 2011-2018

2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 -

5,000.00

10,000.00

15,000.00

20,000.00

25,000.00

30,000.00

Të ardhurat me shumicë dhe pakicë nga rrjetet celulare 2011 - 2018 (Milionë Lek)

Shumice Pakice

Burimi: Të dhënat e operatorëve të deklaruara në AKEP

Siç vërehet në grafikun sa më sipër të ardhurat nga shërbimet e ofruara me shumicë kanë pësuar rënie

të theksuar gjatë viteve 2017 dhe 2018, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2011, ndërkohë gjatë

vitit 2018, në krahasim me vitet 2015-2017, ka pasur një ritje të lehtë të të ardhurave nga shërbimet e

ofruara me pakicë.

Page 19: AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE …...Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018 2 ndjekur edhe numri I përdoruesve aktivë të

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Të dhëna statistikore viti 2018

18

Investimet

Figura e mëposhtme paraqet ecurinë e investimeve të katër sipërmarrësve në infrastrukturë të rrjeteve

celulare (nuk përfshihen shpenzimet për licenca/autorizime) në periudhën 2010-2018.

Ecuria e Investimeve të sipërmarrësve në rrjete celulare (2010-2018)

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018

(2,000)

-

2,000

4,000

6,000

8,000

10,000

12,000

Investimet ne infrastrukturen e rrjetit celular 2010-2018 (Milion Lekë)

Albtelecom Vodafone Albania Telekom Albania Plus Communicat ion TOTALI

Burimi: Të dhënat e operatorëve të deklaruara në AKEP.

Gjatë vitit 2018 investimet në infrastrukturën e rrjetit celular u rritën me rreth 50% duke arritur në

shifrën rreth 4 miliard lekë, rritje e cila është ndikuar nga rritja e investimeve të Telekom Albania (rreth

800 milionë lekë) dhe Vodafone (rreth 320 milionë lekë), ndërkohë që Albtelecom i ka patur investimet

në të njëtin nivel si viti 2017 rreth 80 milionë lekë në total për secilin vit. Ecuria e investimeve në rrjetet

celulare tregon se në dy vitet 2016-2017 ka pasur një rënie të ndjeshme të investimeve, e ndikuar edhe

nga diz-investimet e Plus (shitja e aseteve), për tu ndjekur nga një rritje gjatë vitit 2018.