Autor: Lavdim Bajraktari - kli-ks.org
Transcript of Autor: Lavdim Bajraktari - kli-ks.org
1
2
Autor: Lavdim Bajraktari
Ekipi redaktues: Betim Musliu, Ehat Miftaraj, Gzim Shala dhe Yll Zekaj
Asnjë pjesë e këtij materiali nuk mund të printohet, kopjohet, shumëfishohet në çdo
formë elektronike ose të shtypur, ose në çdo formë të shumëfishimit tjetër pa pajtimin
e Institutit të Kosovës për Drejtësi.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi ekskluzive e Institutit të Kosovës për Drejtësi -
IKD dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të
Zbatimit të Ligjit (INL) - Departamenti i Shtetit Amerikan dhe NED-it.
Ky botim është produkt i projektit “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në
Kosovë”, i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Byrosë
Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe zbatohet
nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD në partneritet me Iniciativa për Progres –
INPO.
RRETH IKD
IKD, Instituti i Kosovës për Drejtësi, është
organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse
e politikave publike, fabrikë e mendimeve
e specializuar në sektorin e drejtësisë.
IKD
Rr. Rrustem Statovci
Prishtinë
www.kli-ks.org
Prill, 2021
Prishtinë, Republika e Kosovës
Përkrahur nga: a
3
PËRMBAJTJA 1. Përmbledhje ekzekutive ..................................................................................................... 4
2. Metodologjia ........................................................................................................................ 6
3. Korniza ligjore e ndalimit të shtesave dhe funksioneve të shumëfishta .................... 7
4. Mandati ligjor dhe funksioni i KGJK-së ........................................................................ 10
5. Anëtarët e KGJK-së dhe pagat e tyre ............................................................................. 11
a) Përbërja e KGJK-së ................................................................................................. 11
b) Pagat e anëtarëve të KGJK-së ............................................................................... 12
c) Normimi i kundërligjshëm i shtesave në KGJK .................................................... 12
6. Shtesat dhe funksionet e anëtarëve të KGJK-së ............................................................ 14
7. Mandati ligjor dhe funksioni i KPK-së .......................................................................... 23
8. Anëtarët e KPK-së dhe pagat e tyre ............................................................................... 24
a) Përbërja e KPK-së ................................................................................................... 24
b) Pagat e anëtarëve në KPK ..................................................................................... 24
9. Shtesat dhe funksionet e anëtarëve të KPK-së .............................................................. 25
10. Rekomandime .................................................................................................................. 37
4
1. Përmbledhje ekzekutive
Ligje të mira në letër, e zbatim i dobët
ose mos zbatim fare i tyre në praktikë,
është një histori që e ka përcjellë shtetin
e Kosovës tash e sa kohë. Një ndër ligjet
më të avancuara që është miratuar në
Kosovë, është Ligji për Parandalimin e
Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e
Funksionit Publik. Ndonëse janë bërë
gati tre vite që nga miratimi i këtij ligji,
zbatimi i tij në praktikë mbetet i
mangët. Madje, ndër shkelësit kryesor
të tij po del të jenë pikërisht ata që janë
të mandatuar për mbrojtjen e
ligjshmërisë - prokurorët dhe gjyqtarët.
Krerë të sistemit të drejtësisë në
Kosovë, kanë vazhduar të mbajnë nga
dy (2), tre (3) apo deri gjashtë (6) pozita
njëkohësisht dhe për të njëjtat të marrin
edhe mijëra euro shtesa, krahas pagave
të majme që të njëjtit kanë.
Sipas deklarimeve të pasurisë, 76% e
anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të
Kosovës, kanë deklaruar se në
kundërshtim me Ligjin për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit
kanë pranuar shtesa të ndryshme nga
burimet e ndryshme, përveç pagave të
tyre bazë. Këto shtesa, anëtarët në fjalë
i kishin marrë për punë që rëndom i
kanë kryer gjatë orarit të tyre të rregullt
të punës.
Gjithashtu, anëtarë të KGJK-së, kishin
vazhduar të ushtrojnë edhe detyra tjera
publike për të cilat janë shpërblyer me
pagesë, ndonëse edhe Ligji për KGJK,
ia ndalon kryesuesit dhe anëtarëve të
KGJK-së të ushtrojnë ndonjë detyrë
tjetër publike apo profesionale për të
cilën shpërblehen me pagesë.
Madje, KGJK ka nxjerrë edhe rregullore
ku anëtarëve të vet që janë gjyqtarë me
orar jo të plotë, u garanton shtesa
krahas pagës së tyre bazë. Ky normim i
shtesave të kundërligjshme, bie ndesh
edhe me vet Ligjin për KGJK i cili
parasheh kompensim vetëm për
anëtarët jo-gjyqtarë të KGJK-së që nuk
janë me orar të plotë.
Ngjashëm situata paraqitet edhe në
Këshillin Prokurorial të Kosovës
(KPK). Nga 18 anëtarë e ish-anëtarë të
KPK-së të cilët janë analizuar për këtë
raport, del se 72% apo 13 prej tyre kanë
deklaruar se kanë pranuar shtesa e
kompensime të ndryshme, krahas
pagave bazë, sipas deklarimeve të tyre
të pasurisë. Edhe anëtarët e këtij
Këshilli, këto shtesa – që në disa raste
arrijnë deri në mijëra euro, i kanë marrë
në kundërshtim me ligjin dhe për punë
e detyra që i kanë kryer gjatë orarit të
rregullt të punës.
Përveç mbajtjes së funksioneve të
shumëfishta dhe pranimit të shtesave të
ndryshme - në pjesën më të madhe të
tyre të kundërligjshme - anëtarë të
KGJK-së dhe KPK-së kishin shpërfillur
edhe dispozitat tjera të Ligjit për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
5
Gjyqtari Armend Berisha, kishte
kandiduar dhe pastaj ishte zgjedhur
kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë,
vetëm rreth tetë (8) muaj pasi kishte
dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit
në KGJK. Një gjë të tillë ishte bërë në
kundërshtim me ligjin për
parandalimin e konfliktit të interesit.
Njëjtë kishte vepruar edhe ish-anëtarja
e KPK-së, Dëshirë Jusaj, por për dallim
nga gjyqtari Berisha, e njëjta nuk kishte
arritur të zgjidhej kryeprokurore e
Gjakovës. Pasi konkursi i parë për
kryeprokuror të Gjakovës kishte
dështuar, prokurorja Jusaj sërish kishte
kandiduar për kryeprokurore në
konkursin e ri-shpallur dhe kjo
kandidaturë e saj kundërligjshëm është
konfirmuar nga KPK.
Në mënyrë të kundërligjshëm ishte
avancuar në Zyrën e Kryeprokurorit të
Shtetit edhe prokurori Bahri Hyseni,
vetëm disa javë pasi të njëjtit i kishte
skaduar mandati si kryesues në KPK.
Hyseni ishte transferuar në ZKSH, me
një vendim të kryeprokurorit të shtetit,
Aleksandër Lumezi. Ky i fundit, edhe
gjatë vitit 2020, përveç pozitës së
kryeprokurorit të shtetit, kishte
vazhduar të mbajë edhe dy pozita tjera
udhëheqëse, duke vepruar kësisoj në
kundërshtim me Ligjin për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Një pjesë e anëtarëve të të dy
Këshillave, kanë deklaruar të hyrat e
tyre duke mos i ndarë ato sipas shumës,
llojit apo burimit të të hyrave, por duke
i paraqitur të gjitha së bashku. Në këtë
mënyrë, të njëjtit nuk kanë deklaruar të
ardhurat në përputhje me Ligjin për
Deklarimin e Pasurisë, dhe
rrjedhimisht ia kanë pamundësuar
publikut të dijë se sa nga të ardhurat e
tyre kanë qenë pagë e sa të tjera, shtesa,
mëditje apo kompensime.
6
2. Metodologjia
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
me qëllim që të përpilojë një raport sa
më gjithëpërfshirës dhe analitik në
lidhje me veprimtarinë profesionale,
sjelljen dhe shpërblimet monetare të
anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të
Kosovës (KGJK) dhe Këshillit
Prokurorial të Kosovës (KPK), ka
përdorur një metodologji të përzier të
hulumtimit.
Ky raport i IKD-së është bazuar në të
dhënat e siguruara nga dokumente të
ndryshme zyrtare, legjislacion primar
dhe sekondar, raporte zyrtare të KGJK-
së dhe KPK-së, si dhe të dhënat të
siguruara përmes kërkesave për
informata dhe qasje në dokumente
zyrtare nga institucionet relevante.
Para së gjithash, ky raport është derivat
i monitorimit sistematik që IKD i bënë
sistemit gjyqësor, duke përfshirë këtu
edhe punën e KGJK-së dhe KPK-së.
Për qëllime të këtij hulumtimi, IKD ka
analizuar edhe deklarimet e pasurisë të
të gjithë anëtarëve të KGJK-së dhe
KPK-së si dhe të ish-anëtarëve të këtyre
Këshillave gjatë viteve 2019 dhe 2020.
Po ashtu, për hartimin e një raporti sa
më të saktë dhe objektiv, IKD ka
realizuar edhe intervista me anëtarë të
të dy (2) Këshillave.
Gjetjet e IKD-së janë trajtuar me anë të
analizës së kornizës ligjore, krahasimit
të rasteve dhe vendimeve, punës me të
dhëna statistikore dhe analizimit të
thuktë të çdo veprimi apo vendimi nga
sistemi i drejtësisë përkitazi me
pajtueshmërinë e tyre me legjislacionin
në fuqi.
Ky raport, për sa i përket të të
ardhurave, bazohet në të dhënat e
paraqitura nga vet anëtarët e KGJK-së
dhe KPK-së në deklarimin e pasurisë që
të njëjtit e kanë bërë në vitin 2020.
7
3. Korniza ligjore e ndalimit të
shtesave dhe funksioneve të
shumëfishta
Me qëllim të forcimit të integritetit të
sektorit publik dhe garantimit të
kryerjes së detyrave publike në mënyrë
objektive, të paanshme dhe
transparente në shërbim të interesit
publik, Kuvendi i Kosovës, në vitin
2018 kishte miratuar Ligjin për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit
në Funksionin Publik.1
Ndër të tjera, me këtë ligj ishin
përcaktuar edhe parimet, rregullat dhe
procedurat, për ato sjellje që u
ndalohen zyrtarëve gjatë kryerjes së
detyrave publike, por edhe masat ndaj
atyre që shkelin dispozitat e caktuar në
këtë ligj.
Një dukuri që ka qenë, dhe
fatkeqësisht, ende mbetet e përhapur
tek zyrtarët në Kosovë, ajo e mbajtjes së
pozitave të shumëfishta, nga të cilat
pastaj rrjedhin si pasojë edhe shtesat e
shumëfishta, ishte synuar të eliminohej
me miratimin e Ligjit për Parandalimin
e Konflikti të Interesit.
Ky ligj, në nenet 12 dhe 13 të tij ka
përcaktuar ndalesa të qarta për zyrtarët
publik, për ushtrimin e funksioneve të
tjera krahas funksioneve publike si dhe
1 Ligji nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. (Shih linkun https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=16314) (qasur për herë të fundit më 9 prill 2021). 2 Po aty. Neni 13.2..
papajtueshmërinë gjatë ushtrimit të
funksionit publik nga zyrtarët.
Sipas nenit 12 të këtij ligji, zyrtarëve të
lartë u ndalohet të ushtrojnë veprimtari
të tjera sikurse ato të avokatit, noterit,
përmbaruesit privat, administratorit të
falimentimit, konsulentit dhe të tjera
veprimtari për të cilat kërkohet
licencim sipas ligjit.
Kurse, neni 13 (2) i Ligjit të lartcekur,
kishte përcaktuar në mënyrë eksplicite
se zyrtarët e lartë nuk mund të kenë më
shumë se sa një pozitë drejtuese në
institucione dhe organe publike, përveç
kur shprehimisht kërkohet me ligj. Por,
edhe në këto raste, sipas këtij neni,
zyrtarët nuk kanë të drejtë që për këto
funksione të pranojnë shpërblime me
pagesë, përveç kompensimeve të
shpenzimeve të udhëtimit dhe
shpenzimeve të tjera të lidhura me të2.
Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ministri i
atëhershëm i Drejtësisë, Abelard Tahiri,
si sponzorizues i ligjit, kishte thënë për
“Betimi për Drejtësi” se me anë të këtij
ligji do të stopohet praktika e
“supermenëve” që mbajnë shumë
pozita si dhe buxhetit të shtetit do t’i
kursehen miliona euro nga shtesat e
ndryshme që ishin paguar zyrtarët.3
3 "Intervistë: Abelard Tahiri". Betimi për drejtësi. (Shih linkun: https://betimiperdrejtesi.com/emisionet/interviste-abelard-tahiri-2/). Qasur për herën e fundit më 1 mars 2021.
8
Po ashtu, lidhur me këtë, në një
intervistë për “Betimi për Drejtësi”,
ushtruesi i detyrës së Sekretarit të
Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë,
Ardian Bajraktari, kishte thënë se
dispozitat e këtij ligjit, për ta si
sponzorizues të ligjit janë të qarta dhe
eksplicite kur ndalojnë ushtrimin e më
shumë se sa një pozite udhëheqëse
krahas ushtrimit dhe funksionit të lartë
publik, përjashtimisht rasteve kur në
mënyre eksplicite parashihet me ligj,
dhe se po ashtu, sipas tij, në mënyrën
eksplicite ligji ndalon edhe
kompensimin për angazhime gjatë
ushtrimit të detyrës zyrtare edhe
angazhimin në ndonjë komision tjetër,
përjashtimisht çështjes kompensimit që
ndërlidhen me shpenzimet e
udhëtimeve dhe shpenzimeve tjera që
siç mund të jenë dreka ose të
ngjashme.4
Në anën tjetër, Ligji për Gjykatat dhe ai
për Prokurorin e Shtetit, ua lejojnë
gjyqtarëve, gjegjësisht prokurorëve, që
të marrin pjesë edhe në organizata
profesionale apo takime shkencore që
promovojnë pavarësinë dhe mbrojtjen
e interesave të gjyqtarëve dhe
prokurorëve. Po ashtu, ligjet në fjalë u
lejojnë gjyqtarëve dhe prokurorëve
edhe angazhimin në veprimtari të tjera
4 “Abuzimet me pozita dhe shtesa në kundërshtim me ligjin”. Betimi për Drejtësi. 27 shkurt 2021. (Shih linkun: https://www.youtube.com/watch?v=rjRfDXGMO-I). Qasur për herën e fundit më 2 mars 2021. 5 Ligji nr. 06/L - 054 për Gjykatat. Neni 38.
që janë në përputhje me Kodet e Etikës
dhe Sjelljes Profesionale të gjyqtarëve
dhe prokurorëve, por, këto veprimtari
duhet të jenë jashtë orarit të punës dhe
për to, nevojitet aprovimi paraprak nga
kryetarët e gjykatave/kryeprokurorët
apo aprovimi nga KGJK/KPK, në
rastin e kryetarëve të gjykatave dhe
kryeprokurorëve. Gjithsesi, për këto
aktivitete që lejohen sipas këtyre
ligjeve, gjyqtarët dhe prokurorët, nuk
mund të pranojnë shpërblime që
tejkalojnë vlerën prej 25% të pagës
bazë.56
Kushtetuta e Kosovës ka përcaktuar
edhe standarde strikte për sa i përket
papajtueshmërisë së ushtrimit të
funksioneve te tjera nga ana e
gjyqtarëve. Siç përcaktohet në
Kushtetutë, “Gjyqtari nuk mund të
ushtrojë ndonjë funksion në institucionet
shtetërore jashtë gjyqësorit, të jetë i
përfshirë në ndonjë aktivitet politik ose
ndonjë aktivitet tjetër të ndaluar me ligj”.7
Pra, sipas kësaj dispozite kushtetuese,
mes tjerash, një gjyqtar nuk mundet të
ushtrojë asnjë funksion në institucione
tjera shtetërore, po qe se ato
institucione shtetërore nuk hyjnë nën
ombrellën e pushtetit gjyqësor.
Mirëpo, pavarësisht ndalesave të
përcaktuara në Ligjin për Parandalimin
6 Ligji nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034. Neni 25. 7 Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Neni 106 (1).
9
e Konfliktit të Interesit, gjyqtarë e
prokurorë kanë vazhduar të mbajnë më
shumë se sa një pozitë drejtuese apo
edhe të pranojnë shtesa e mëditje në
vlera që shkojnë deri në mijëra euro.
Krejt këtë, gjyqtarët dhe prokurorët e
kishin bërë duke u thirrur në ligje të
caktuara të cilat ishin nxjerrë para se të
hynte në fuqi Ligji për Parandalimin e
Konfliktit të Interesit.
Kësisoj, gjyqtarë e prokurorë, krahas
pagave të tyre bazë të cilat i marrin,
kanë vazhduar që të marrin edhe
shtesa, që në disa raste arrijnë vlera prej
mijëra eurove, për punë që ata i kryejnë
brenda orarit të tyre të rregullt të
punës.
Mos zbatimit të këtij ligji duket se i ka
kontribuar edhe mos veprimi i
Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK).
Kjo Agjenci kishte nxjerrë një opinion
ligjor sipas të cilës, fakti se
kryeprokurori i shtetit Aleksandër
Lumezi mbante shtatë (7) pozita, prej të
cilave edhe dy (2) pozita udhëheqëse të
cilat nuk kërkoheshin me ligj, nuk
përbënte konflikt të interesit.
Gjithashtu, nga AKK e kishin vlerësuar
problematike edhe çështjen e ndalesave
të shpërblimeve me pagesë sipas Ligjit
për Parandalimin e Konfliktit të
Interesit.8
88 “Abuzimet me pozita dhe shtesa në kundërshtim me ligjin”. Betimi për Drejtësi. 27 shkurt 2021 (Shih linkun: https://betimiperdrejtesi.com/emisionet/abu
Nisur nga qasja që AKK dhe zyrtarët e
lartë kishin lidhur me interpretimin
dhe zbatimin e ligjit, më 24 mars 2021,
IKD i ishte drejtuar ministres së re të
Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me një
shkresë, në të cilën i ishin ofruar
hulumtimet dhe analizat e IKD-së, në
lidhje me moszbatimin e Ligjit për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
IKD kishte kërkuar nga ministrja e
Drejtësisë, Albulena Haxhiu që në
kuadër të mandatit të saj, të ndërmerr
veprime konkrete në drejtim të
Agjencisë Kundër Korrupsionit për të
sqaruar dilemat dhe për të zbatuar
drejtë Ligjin për Parandalimin e
Konfliktit të Interesit. Një ditë më pas,
më 25 mars 2021, ministrja Haxhiu i
ishte drejtuar me një opinion ligjor
AKK-së, duke sqaruar se qëllimi
parësor i këtij opinioni ligjor është
lehtësimi i zbatimit në praktikë të këtij
ligji, në pajtim me frymën dhe qëllimin
për të cilin ky ligj është miratuar.
Ministrja Haxhiu përmes këtij opinioni
ligjor, kishte sqaruar AKK-në se
kufizimet e përcaktuara në nenin 12
dhe 13 të këtij ligji duhet të evitojnë në
praktikë rastet e ushtrimit të
funksioneve publike në kundërshtim
me frymën e ligjit dhe neneve të
lartpërmendura përmes të cilave do të
cenohej parimi i efikasitetit,
profesionalizmit, integriteti personal i
zimet-me-pozita-dhe-shtesa-ne-kundershtim-me-ligjin/). Qasur për herën e fundit më 26 mars 2021.
10
zyrtarit publik dhe institucionit që
përfaqëson.
Ministrja në këtë opinion, ka sqaruar
nenin 13 të këtij ligji, duke theksuar se
zyrtari i lartë, krahas funksionit të tij
publik, mund të jetë anëtar i vetëm një
organi të cekur më lartë, përveç nëse
parashihet ndryshe shprehimisht me
ligj. Sa i përket shpërblimeve me
pagesë, ministrja kishte theksuar se
qëllimi i dispozitës së nenit 13 të Ligjit
për Parandalimin e Konfliktit të
Interesit, është që zyrtarit të lartë t’i
ndalohet shpërblimi me pagesë, dhe në
anën tjetër t’i mundësohet vetëm
kompensimi i shpenzimeve të
udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të
ndërlidhura me të.9
Në anën tjetër, një pjesë e anëtarëve të
Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial,
kanë deklaruar se kanë pranuar
kompensime të ndryshme, porse siç
shihet nga këto deklarime dhe shumat
e tyre, të njëjtat del se janë në përputhje
me kompensimet për udhëtime dhe
kompensime tjera që lidhen me to,
ashtu siç e parasheh edhe Ligji për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
9 “Ministrja Haxhiu i drejtohet me opinion ligjor AKK-së: Zbatojeni drejtë Ligjin për Konflikt të Interesit, ndalni “supermenët” dhe ndalni shpërblimet me pagesë për shtesa”. Betimi për Drejtësi. 25 mars 2021. (Shih linkun: https://betimiperdrejtesi.com/ministrja-haxhiu-i-drejtohet-me-opinion-ligjor-akk-se-zbatojeni-drejte-ligjin-per-konflikt-te-interesit-
4. Mandati ligjor dhe funksioni i
KGJK-së
KGJK funksionon si një institucion
plotësisht i pavarur në ushtrimin e
funksioneve të tij dhe gëzon pavarësi
organizative, administrative e
financiare për realizimin e detyrave të
përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj.
KGJK është organi i cili vendos për
organizimin, menaxhimin,
administrimin dhe mbikëqyrjen e
funksionimit të gjykatave sipas ligjit.
Ndër përgjegjësitë kryesore të cilat i
atribuohen KGJK-së, është rekrutimi
dhe propozimi i kandidatëve për
emërim dhe riemërim për pozita
gjyqësore. Po ashtu, KGJK është
institucioni i cili vendos edhe për
përzgjedhjen, emërimin dhe
shkarkimin e kryetarit të Gjykatës së
Apelit dhe të kryetarëve të gjykatave
themelore. Gjithashtu, KGJK i
propozon Presidentit emërimin dhe
shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës
Supreme të Kosovës.10
Në kuadër të Këshillit funksionojnë
pesë (5) komisione të përhershme të
cilat janë; i) Komisioni për Çështje
Normative; ii) Komisioni për
vlerësimin e performancës së
gjyqtarëve; iii) Komisioni për
ndalni-supermenet-dhe-ndalni-shperblimet-me-pagese-per-shtesa/?fbclid=IwAR2LoxcVUVj_yJ7u5mVgltAH14einqDMzdIGHfLmyD9gYoute8-G9n4gCe4). Qasur për herën e fundit më 26 mars 2021. 10 Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Neni 108.
11
Administrimin e Gjykatave; iv)
Komisioni për Buxhet, Financa dhe
Personel dhe v) Komisioni për trajnime.
Këto komisione udhëhiqen nga
anëtarët e KGJK-së, kurse, KGJK mund
të themelojë edhe komisione tjera sipas
nevojës.11
Në kuadër të KGJK-së, funksionon
edhe Sekretariati i cili ka për detyrë të
ndihmojë Këshillin për të zbatuar
rregullat, rregulloret dhe politikat e
Këshillit lidhur me menaxhimin,
buxhetin dhe administrimin e
gjykatave dhe po ashtu, i njëjti, harton
edhe akte nënligjore, që janë të
nevojshme për ushtrimin e funksioneve
të Këshillit si dhe sipas udhëzimeve të
Këshillit, përgatitë edhe propozim
buxhetin për gjyqësorin dhe
administron me buxhetin e miratuar të
gjyqësorit. Sekretariati udhëhiqet nga
Drejtori i Përgjithshëm i cili emërohet
nga Këshilli dhe i cili ka pozitën e
zyrtarit kryesor administrativ.12
11 Ligji nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Neni 16.
5. Anëtarët e KGJK-së dhe pagat
e tyre
a) Përbërja e KGJK-së
KGJK, përbëhet nga trembëdhjetë (13)
anëtarë, të cilët emërohen për një
mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë
rizgjedhje.
Shtatë (7) anëtarë të KGJK-së janë
gjyqtarë të zgjedhur nga anëtarët e
gjyqësorit, ku përfshihen, dy (2)
gjyqtarë të Gjykatës Supreme, dy (2)
gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, tre (3)
gjyqtarë të Gjykatave Themelore
ndërsa, dy (2) anëtarë i zgjedhin
deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë
vendet e fituara gjatë ndarjes së
përgjithshme të vendeve dhe të paktën
njëri prej këtyre të dyve, duhet të jetë
gjyqtar.13
Dy (2) anëtarë të tjerë, i zgjedhin
deputetët e Kuvendit, të cilët i mbajnë
vendet e rezervuara ose të garantuara
për përfaqësuesit e komunitetit Serb në
Kosovë, dhe të paktën njëri prej këtyre
të dyve, duhet të jetë gjyqtar kurse, dy
(2) anëtarë i zgjedhin deputetët e
Kuvendit, të cilët mbajnë vendet e
rezervuara ose të garantuara për
përfaqësuesit e komuniteteve të tjera,
dhe të paktën njëri prej këtyre të dyve,
duhet të jetë gjyqtar.
Këshilli, nga radhët e anëtarëve të vet
gjyqtarë, zgjedh kryesuesin dhe
12 Po aty. Neni 34. 13 Po aty. Neni 8.
12
zëvendës kryesuesin me mandat tre (3)
vjeçar. Kryesuesi, zëvendës-kryesuesi,
kryetari i Komisionit për Çështje
Normative, kryetari për Çështjen e
Vlerësimit të Performancës dhe
kryetari i Komisionit për
Administrimin e Gjykatave, shërbejnë
në Këshill me kohë të plotë dhe
pezullojnë detyrën e gjyqtarit.14
b) Pagat e anëtarëve të KGJK-së
Kryesuesi i KGJK-së, ka pagën
ekuivalente me pagën e Kryetarit të
Gjykatës Supreme, apo 2,950.00 euro në
muaj, kurse zëvendës-kryesuesi dhe
anëtarët tjerë me orar të plotë pranojnë
pagën ekuivalente me gjyqtarët e
Gjykatës Supreme, apo 2,655.00 euro në
muaj.15
Grafika 1: Pagat në KGJK.
Sipas Ligjit për KGJK, kryesuesi si dhe
anëtarët gjyqtarë me orar të plotë,
pranojnë vetëm pagën e përcaktuar me
ligj, përveç për rimbursime të
shpenzimeve të arsyeshme dhe të
14 Po aty. Neni 12 (2). 15 Po aty. Neni 18 (1). 16 Po aty. Neni 18 (5). 17 Neni 18 (2) i Ligjit. “Anëtarët jogjyqtarë të Këshillit që nuk janë me orar të plotë, kanë të drejtë
nevojshme që ndërlidhet me ushtrimin
e detyrave të tyre.
Po ashtu, Kryesuesi, zëvendës-
kryesuesi dhe anëtarët e Këshillit nuk
kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë
detyrë tjetër publike apo profesionale
për të cilën shpërblehen me pagesë,
përveç mësimdhënies në institucionet e
arsimit të lartë16.
Anëtarët e tjerë të Këshillit që nuk janë
me orar të plotë, vazhdojnë t’i marrin
pagat e tyre si gjyqtarë, varësisht nga
cila instancë gjyqësore vijnë.
c) Normimi i kundërligjshëm i
shtesave në KGJK
Ligji për KGJK-në, i miratuar në vitin
2018, përcakton se anëtarët tjerë jo-
gjyqtarë të Këshillit që nuk janë me
orar të plotë, kanë të drejtë në
kompensim për punën e tyre si anëtarë
të Këshillit.17 Sipas skemës së
kompensimit të miratuar nga KGJK,
anëtarët jo-gjyqtarë kompensohen me
pagë bazë ekuivalente me pagën e
gjyqtarit të departamentit të
përgjithshëm të gjykatës themelore, pa
të drejtë kompensimi shtesë për punën
e tyre në komisionet e përhershme dhe
të përkohshme të KGJK.
Ligji për KGJK, në asnjë pjesë të tij nuk
parasheh shtesa të tjera për anëtarët
gjyqtarë të KGJK-së që janë me orar jo
në kompensim për punën e tyre si anëtarë të Këshillit. Këshilli do të miratojë skemën e kompensimit”.
2,950 €
Kryesuesi i KGJK-së.
2,655 €
Zëvendës-kryesuesi dhe anëtarët me orar të plotë.
13
të plotë në Këshill dhe të cilët
vazhdojnë t’i pranojnë pagat e tyre të
plota nga puna si gjyqtarë.
Pavarësisht kësaj, KGJK më 26 tetor
2020 kishte nxjerrë një vendim me të
cilin përcakton se anëtarët gjyqtarë të
KGJK-së, për punën e tyre në Këshill,
në komisionet e përhershme dhe/apo
të përkohshme të KGJK-së
kompensohen në shumën fikse prej
262.75€ për muaj.18
Madje, KGJK kishte shkuar më larg se
kaq, kur këto shtesa që nuk gjejnë
mbështetje në Ligjin për KGJK dhe bien
ndesh edhe me Ligji për Parandalimin
e Konfliktit të Interesit, i kishte
normuar edhe me Rregulloren
Nr.03/2020 mbi Organizimin dhe
Veprimtarinë e KGJK-së.19
Neni 10.2. i kësaj rregulloreje përcakton
se “Anëtarët e Këshillit me orar jo të plotë
dhe anëtarët jo gjyqtarë, për angazhimin e
tyre në Këshill kompensohen, përkatësisht
rimbursohen në bazë të skemës së
kompensimit të miratuar nga Këshilli”. Në
rastin konkret, kjo pjesë e rregullores
është tejkalim i përcaktimeve ligjore të
dhëna në Ligjin për KGJK-në.
Këtë nen të rregullores, KGJK e bazon
në interpretimin që sipas saj ka neni
18.2 i Ligjit për KGJK, që flet për
kompensimet e anëtarëve jo-gjyqtarë.
18 Vendimi nr. 238/2020. KGJK. 26 tetor 2020. 19 Rregullore Nr. 03-2020 Mbi Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. KGJK. 6 gusht 2020.
Sipas KGJK-së, pjesa e parë e nenit 18.2
të Ligjit në fjalë aludon në përcaktimin
e pagës për anëtarët jo-gjyqtarë të
Këshillit, kurse, pjesa e dytë e nenit në
fjalë, sipas KGJK-së, aludon në atë se
Këshilli do të miratojë skemën e
kompensimit për të gjithë anëtarët e
KGJK-së. Për më tepër, sipas Këshillit
një praktikë e tillë është edhe tek
institucionet tjera dhe nuk bie ndesh
me ligjin.20
Është krejt e paqartë se si ka arritur
KGJK, që një dispozitë e cila qartazi flet
për kompensimin e anëtarëve jo-
gjyqtarë, t’i jep kuptim ashtu që duke u
bazuar në të njëjtën, të nxjerrë
rregullore ku parasheh kompensime
edhe për anëtarët tjerë të Këshillit me
orar jo të plotë. Po ashtu, arsyetimi se
një praktikë e tillë është tek
institucionet tjera, nuk mund të merret
e mirëqenë në këtë rast, pasi që
dispozitat e Ligjit për KGJK janë të
qarta në këtë aspekt dhe KGJK duhet t’i
ndërtojë aktet nën-ligjore dhe praktikat
bazuar në ligje e jo në praktika të
institucioneve të tjera të cilat në fund të
fundit, edhe ato mund të mos jenë
konform ligjit.
Në rastin konkret, Ligji për KGJK-në
është në përputhje me Ligjin për
Parandalimin e Konflikt të Interesit,
pasi që me Ligjin për KGJK janë
paraparë paga vetëm për anëtarët që
20 Përgjigje nga KGJK për IKD. 24 shkurt 2021.
14
janë me orar të plotë dhe e kanë pozitë
parësore në KGJK si dhe kompensimet
për anëtarët e KGJK-së që nuk janë
gjyqtarë. Kurse, anëtarët tjerë gjyqtarë,
funksionin dhe pagën e tyre parësore e
kanë si gjyqtarë, andaj sa i përket
anëtarëve të KGJK-së me orar jo të plotë
dhe të cilët pranojnë pagën e gjyqtarit,
KGJK është dashur të përcaktojë
përmes skemës së kompensimit vetëm
kompensimin për shpenzimet e
udhëtimit dhe shpenzimet e tjera të
lidhura me të, dhe jo edhe pagesë tjetër
të veçantë krahas pagës së tij si gjyqtar.
Me rregullore e skema të tilla të
miratuara nga KGJK, kjo e fundit ka
vendosur të normojë shtesa të
kundërligjshme, duke minuar kështu
aktet më të lartë siç janë në këtë rast
Ligji për KGJK apo edhe Ligji për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Me këtë mënyrë të veprimit dhe
shpërfilljes së ligjeve, KGJK por edhe
institucione të tjera publike, po e zbehin
edhe rëndësinë e draftimit dhe
miratimit të ligjeve të avancuara të cilat
garantojnë integritet të institucioneve
dhe akterëve të përfshirë në këto
institucione.
Për më tepër, një qasje e tillë e
institucionit që menaxhon me
gjyqësorin dërgon një mesazh
jashtëzakonisht negativ tek publiku, si
dhe hap rrugën e ndërtimit të
praktikave të kundërligjshme edhe tek
gjitha institucionet e tjera.
6. Shtesat dhe funksionet e
anëtarëve të KGJK-së
IKD ka hulumtuar pozitat dhe shtesat e
anëtarëve të KGJK-së duke u bazuar në
deklarimet e pasurisë që vet anëtarët që
kishin bërë në vitin 2020. Përveç
anëtarëve aktual që ka KGJK, IKD ka
hulumtuar edhe për anëtarët që kishin
qenë pjesë e Këshillit gjatë viteve 2019
dhe 2020.
Gjetjet e IKD-së tregojnë se, tre (3)
anëtarë të KGJK-së, Driton Muharremi,
Albert Zogaj dhe Nenad Lazic kishin
ushtruar njëkohësisht nga tri (3)
funksione. 10 anëtarë tjerë, kishin
ushtruar nga dy (2) pozita, konkretisht,
pozitën e anëtarëve në KGJK dhe atë të
gjyqtarit. Këta anëtarë që kishin
deklaruar se kanë ushtruar nga dy (2)
pozita janë: Qerim Ademaj, Manushe
Karaçi, Cerim Fazlji, Avni Mehmeti,
Muhamet Rexha, Vilard Bytyqi, Nehat
Idrizi, Armend Berisha, Gjimshti
Galushi dhe Anita Krasniqi-Prenaj.
Kurse, anëtaret Radojka Trifunovic,
Makifete Saliuka dhe Teuta Ibrahimi
kishin deklaruar se kanë ushtruar
vetëm nga një (1) pozitë. Kurse, sa i
përket kryesuesit Çoçaj, i njëjti ka
deklaruar se ka pasur vetëm pozitën e
kryesuesit, mirëpo, bazuar në të hyrat
që i njëjti ka deklaruar, është
kontestuese nëse i njëjti ka qenë edhe
trajnues në Akademinë e Drejtësisë,
pasi nga ky institucion i ka deklaruar si
të ardhura nga shërbimet e trajnimit,
mbi 1,000 euro.
15
Sa i përket shtesave, 76% apo 13 anëtarë
e ish-anëtarë të KGJK nga gjithsej 17 sa
janë analizuar, kanë deklaruar se kanë
pranuar shtesa e kompensime të
ndryshme, kurse katër (4) anëtarë, nuk
kanë deklaruar se kanë pranuar ndonjë
shtesë tjetër krahas pagave të tyre.
Grafika 2: Përqindja e anëtarëve të KGJK-së
që kanë deklaruar shtesa krahas pagave të
tyre.
Ligji për deklarimin, prejardhjen dhe
kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të
lartë publik dhe deklarimin,
prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave
për të gjithë personat zyrtarë, ka
përcaktuar dispozita të qarta lidhur me
mënyrën se si zyrtarët publikë duhet të
deklarojnë pasurinë e tyre.21
Në nenin 3.2 të ligjit të lartcekur, është
përcaktuar decidivisht mënyra se si
zyrtarët duhet të deklarojnë pasurinë,
ku thuhet se: “Në deklaratën për pasurinë
21 Ligji nr. 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe
e të ardhurave dhe detyrimeve financiare,
zyrtari i lartë publik cek shumën, llojin
dhe burimin e secilës të ardhur, shumën
dhe llojin e detyrimeve financiare duke
përfshirë edhe emrin e kreditorit si person
fizik apo juridik, ndërsa publikimi i emrit të
kreditorit bëhet vetëm për personat
juridik”.
Por, përkundër se sipas kësaj dispozite
është qartësuar fakti se zyrtarët publik
duhet të deklarojnë secilën të hyrë të
tyre, sipas shumës, llojit dhe burimit
të tyre, në praktikë, shumë zyrtarë,
duke përfshirë këtu edhe anëtarë të
KGJK-së dhe KPK-së, të hyrat e tyre i
deklarojnë në kundërshtim me kërkesat
ligjore. Në vijim është paraqitur analiza
për secilin prej anëtarëve të KGJK-së.
i. Skënder Çoçaj
Në deklarimin e pasurisë që kishte bërë
në vitin 2020, kryesuesi i KGJK-së,
Skender Çoçaj kishte deklaruar pagë
vjetore në lartësi prej 31,492.00 euro. Të
ardhura të tjera, z. Çoçaj i kishte
deklaruar 3,032.00 euro si mëditje nga
KGJK për udhëtimet zyrtare, 2,765.00
euro si shpenzime të udhëtimit nga
Këshilli i Evropës dhe 1,145.00 euro nga
shërbimet e trajnimit në Akademinë e
Drejtësisë. Në total, kryesuesi kishte
deklaruar të hyra vjetore në shumë prej
38,434.00 euro.
Z. Çoçaj, sipas deklarimit të tij pasurisë,
nuk ka paraqitur ndonjë pozitë tjetër
kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.
76%
24%
Shtesat dhe kompensimet në KGJK
Kanëdeklaruarshtesa
Nuk kanëdeklaruarshtesa
16
përveç asaj të kryesuesit të KGJK-së,
përkundër asaj se nga deklarimi i të
hyrave të tij, del se i njëjti kishte
realizuar të ardhura nga shërbimet e
trajnimit nga Akademie e Drejtësisë.
Me këtë rast, siç shihet nga deklarim i
tij i pasurisë, z. Çoçaj ka pranuar
1,145.00 euro nga shërbimet e trajnimit
në Akademi të Drejtësisë. Një gjë e tillë
del së është në kundërshtim me nenin
18 (5) të Ligjit për KGJK-në, i cili
specifikisht ia ndalon kryesuesit të
ushtrojë ndonjë detyrë tjetër publike
apo profesionale për të cilën
shpërblehet me pagesë.
Kryesuesi, zëvendëskryesuesi dhe
anëtarët e Këshillit nuk kanë të
drejtë të ushtrojnë ndonjë detyrë
tjetër publike apo profesionale për të
cilën shpërblehen me pagesë, përveç
mësimdhënies në institucionet e
arsimit të lartë – neni 18. 5 i Ligjit
për KGJK.
Nga kjo del se, detyrat që kishte
ushtruar në kuadër të Akademisë së
Drejtësisë, z. Çoçaj i kishte bërë në
mënyrë të kundërligjshme, siç del të
jenë të kundërligjshme edhe shtesat që
kishte marrë nga ky institucion.
ii. Qerim Ademaj
Zëvendës-kryesuesi i KGJK-së, Qerim
Ademaj, në deklarimin e tij të pasurisë,
ka paraqitur të hyra nga paga prej
26,492.21 euro. Përveç pagës, i njëjti ka
deklaruar si të hyra edhe 641,25 euro
nga mëditjet për trajnime në Akademi
të Drejtësisë si dhe 66 euro mëditje për
ushqim nga KGJK. Në total, z. Ademaj
kishte deklaruar të hyra prej 27,199.00
euro. Sa i përket pozitave, z. Ademaj në
kohën e deklarimit të pasurisë kishte
mbajtur pozitat e gjyqtarit dhe atë të
anëtarit me orar jo të plotë në KGJK.
Pas zgjedhjes së tij si zëvendës-
kryesues, i njëjti është tashmë anëtar
me orar të plotë në KGJK dhe ka
pezulluar punën e tij si gjyqtar.
iii. Driton Muharremi
Anëtari tjetër i KGJK-së, gjyqtari Driton
Muharremi, në deklarimin e tij të
pasurisë në vitin 2020, kishte deklaruar
se përveç pozitës së gjyqtarit, mbante
edhe pozitën e zëvendës-kryesuesit në
Këshillin Drejtues të Akademisë së
Drejtësisë si dhe atë të ligjëruesit në
Kolegjin “AAB”.
Si të ardhura vjetore nga paga dhe nga
Akademia e Drejtësisë, z. Muharremi
kishte deklaruar shumën prej 27,923.00
euro. Me këtë rast, z. Muharremi nuk i
kishte ndarë të hyrat që kishte pranuar
nga dy burime të ndryshme, siç janë
KGJK dhe Akademia e Drejtësisë, por,
të dy këto lloje të të hyrave nga dy
burime të ndryshme i kishte paraqitur
së bashku, duke e bërë të pamundur
për publikun të kuptojë se sa nga këto
të hyra z. Muharremi i kishte pranuar
nga paga e tij si gjyqtar e sa të tjera nga
pozita që mbante në Këshillin Drejtues
në Akademinë e Drejtësisë.
Ndërsa, 6,402.00 euro të hyra, gjyqtari
Muharremi i kishte deklaruar nga
17
Kolegji “AAB”. Gjithashtu, i njëjti
kishte deklaruar edhe 300 euro të hyra
nga IKT dhe 69 euro mëditje tjera nga
gjykata-sekretariati. Si total i të hyrave
vjetore që kishte pasur. z. Muharremi
kishte deklaruar 34,694.00 euro.
Lidhur me të hyrat që kishte realizuar
nga Këshilli Drejtues i Akademisë së
Drejtësisë, z. Muharremi është thirrur
në ligjin për Akademinë e Drejtësisë,
konkretisht në nenin 13 të ligjit, në të
cilin thuhet se anëtarët e Këshillit
Drejtues kanë të drejtë në kompensim
për pjesëmarrje në mbledhje.22
Në rastin e z. Muharremi, del se i njëjti
kishte qenë anëtar i një organi drejtues
të një institucioni, siç është rasti
Këshillit Drejtues të Akademisë së
Drejtësisë ku gjyqtari Muharremi
kishte qenë zëvendës-kryesues. Duke
qenë se i njëjti nuk kishte pasur pozita
tjera drejtuese atëherë mbajtja e këtij
funksioni nuk bie ndesh me Ligjin për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Përkundër kësaj, sipas ligjit, i njëjti nuk
ka të drejtë të pranojë shpërblime me
pagesë por vetëm kompensime për
udhëtim dhe kompensime që lidhen
me to. Por, për shkak të mënyrës së
deklarimit të të ardhurave nga gjyqtari
Muharremi, nuk është e mundur të
identifikohen se sa kishin qenë të hyrat
që i njëjti kishte realizuar nga pozita që
kishte pasur në Këshillin Drejtues të
Akademisë, dhe rrjedhimisht,
22 Përgjigje përmes adresës elektronike e z.Muharremi për IKD. 11 mars 2021.
analizimi nëse të njëjtat të hyra ishin në
përputhje me Ligjin për Parandalimin e
Konfliktit të Interesit. Lidhur me mos
deklarimin e të hyrave veç e veç, z.
Muharremi ka deklaruar se e ka pasur
të vështirë të identifikojë saktë shumën
që e ka marrë nga Akademia, pasi siç ka
thënë, të njëjtat të hyra i kanë dal
bashkë me pagën nga KGJK.23
iv. Anita Krasniqi – Prenaj
Anëtarja tjetër e KGJK-së, Anita
Kraniqi–Prenaj, në deklarimin e saj të
pasurisë, kishte theksuar se ka
realizuar të hyra vjetore nga paga dhe
mëditjet për udhëtime jashtë vendit,
shumë prej 29,347.44 euro. Burimin e
këtyre të hyrave, Krasniqi-Prenaj e
kishte deklaruar KGJK-në dhe
Akademinë e Drejtësisë, pa i ndarë
kështu veç e veç, as llojin e të hyrave e
as burimin e tyre. Si rrjedhojë, për
publikun është e pamundur të dijë se sa
nga të hyrat që kishte realizuar
gjyqtarja, kishin qenë nga mëditjeje e
ndryshme, e sa nga to kishin qenë nga
paga e saj bazë. Po ashtu, përkundër se
ka deklaruar të hyra nga Akademia e
Drejtësisë, gjyqtarja nuk ka cekur llojin
e tyre dhe nëse këto të hyra kishin qenë
shpërblim me pagesë për ndonjë detyrë
që znj. Krasniqi-Prenaj ka mundur të
ushtrojë në Akademi. Sa i përket
ushtrimit të detyrave të tjera ku
parashihet shpërblimi me pagesë,
vlejnë argumentet e njëjta që janë dhënë
tek rasti i z. Çoçaj. Sa i përket pozitave,
23 Po aty.
18
znj. Krasniqi-Prenaj, si anëtare e KGJK-
së është e zgjedhur si kryetare e
Komisionit për Çështje Normative në
kuadër të Këshillit. Këtë pozitë, e njëjta
e mban me orar të plotë, kurse pozitën
e gjyqtares e ka të pezulluar.
v. Nenad Lazić
Gjyqtari Nenad Lazić, në deklarimin e
tij të pasurisë të bërë në vitin 2020, ka
theksuar se përveç pozitës së gjyqtarit
dhe të anëtarit në KGJK, ka qenë pjesë
edhe e Panelit Zgjedhor për Ankesa
dhe Parashtresa (PZAP). Si pagë
vjetore, z. Lazić ka deklaruar shumën
prej 29,762.34 euro, kurse si të ardhura
nga PZAP, gjyqtari Lazić ka deklaruar
të hyre prej 5,422.51 euro. Si total, të
hyra vjetore që kishte deklaruar
gjyqtari kishin qenë 35,184.00 euro.
Lidhur me ushtrimin e detyrave tjera
publike për të cilat është paraparë
shpërblimi me pagesë, siç është rasti në
PZAP i z. Lazić, vlejnë të njëjtat
argumente sikurse te z. Çoçaj.
Në këtë rast, është e rëndësishme të
ceket se sipas Ligjit për Zgjedhje,
konkretisht nenit 116.2, anëtarët e
PZAP-it, në një periudhë prej 60 ditë
para ditës së zgjedhjeve deri në
certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve,
i japin përparësi të plotë obligimeve të
tyre si anëtar të PZAP-it. Rrjedhimisht,
në këtë kohë, del se për z. Lazić dhe
gjyqtarët tjerë të PZAP-it puna e tyre si
gjyqtarë në gjykatat ku ata shërbejnë
24 Përgjigje përmes adresës elektronike nga znj. Karaqi për IKD. 24 shkurt 2021.
bëhet dytësore. Por, përkundër kësaj, z.
Lazić dhe gjyqtarët tjerë të PZAP-it
vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre të
plota si gjyqtarë, ndërsa, përveç këtyre,
ata shpërblehen edhe me të ardhura
nga PZAP që tejkalojnë edhe pagat
mesatare vjetore të qytetarëve të
Kosovës. Po ashtu, gjyqtarët e PZAP-it,
përkundër asaj se aktivizohen thuajse
ekskluzivisht vetëm në kohën e
zgjedhjeve, të njëjtit vazhdojnë të
pranojë pagë gjatë gjithë vitit.
vi. Manushe Karaçi
Anëtarja tjetër nga radhët e Gjykatës
Supreme, Manushe Karaçi, në
deklarimin e saj të pasurisë ka
deklaruar shumën prej 30,511.55 euro,
si të ardhura nga paga dhe mëditjet
tjera nga KGJK. Këto dy lloje të të
ardhurave, gjyqtarja Karaçi nuk i ka
deklaruar si të ndara veç e veç, porse, të
njëjtat i ka deklaruar së bashku brenda
një rubrike. Sa i përket bazës ligjore mbi
të cilën i ka pranuar shtesat tjera, znj.
Karaçi ka thënë se të njëjtat i ka
realizuar në bazë të vendimeve të
KGJK-së bazuar në punën e saj në
komisionet brenda Këshillit.24 Znj.
Karaçi ka përfunduar mandatin e saj në
KGJK në fillim të muajit mars 2021.
vii. Ćerim Fazlji
Gjyqtari nga radhët e Gjykatës
Supreme, Ćerim Fazliji, që është
njëkohësisht edhe anëtar i KGJK-së, si
pagë vjetore në deklarimin e tij të
19
pasurisë ka deklaruar 30,761.40 euro,
kurse, 244 euro të tjera i ka deklaruar si
mëditje nga KGJK. Si total, z. Fazliji
kishte deklaruar të hyra vjetore prej
31,005.00 euro.
viii. Avni Mehmeti
Gjyqtari Avni Mehmeti, i cili ishte
zgjedhur anëtar i KGJK-së në shkurt të
vitit 2020, kishte deklaruar si pagë
mujore shumën prej 1,962.05,
përjashtimisht një muaji, për të cilën
kishte theksuar se ka pranuar pagë
mujore prej 1,905.89 euro. Sipas këtij
deklarimi, del se z. Mehmeti kishte
realizuar si pagë vjetore shumën prej
23,487.00 euro. Gjithashtu, z. Mehmeti
ka deklaruar edhe 145 euro mëditje për
udhëtim zyrtar nga KGJK, si dhe 136
euro nga trajnimet në Akademinë e
Drejtësisë. Si total i të hyrave vjetore,
gjyqtari Mehmeti ka realizuar 23,768.00
euro. Sa i përket pozitave, z. Mehmeti
ka deklaruar se përveç pozitës së
gjyqtarit mban edhe pozitën e anëtarit
të KGJK-së, kurse pozita tjera ka
deklaruar se nuk mban.
ix. Muhamet Rexha
Gjyqtari Muhamet Rexha, në
deklarimin e tij të pasurisë, ka
deklaruar pagë mujore 2,666.79 euro,
që si pagë vjetore përkthehet në
32,001.48 euro. Po ashtu, gjyqtari Rexha
kishte deklaruar edhe 376 euro mëditje
nga udhëtimet jashtë vendit ashtu që si
total, del se z. Rexha kishte realizuar
32,377.48 euro të ardhura vjetore.
x. Radojka Trifunovic
Anëtarja e KGJK-së, Radojka
Trifunovic, në deklarimin e saj të
pasurisë në vitin 2020, ka potencuar se
nuk ushtron ndonjë pozitë tjetër përveç
anëtares në KGJK, kurse si pagë ka
deklaruar shumën prej 1,656.00 euro,
që nëse e përkthejmë në pagë vjetor del
se ka pranuar 19,872.00 euro. Njëherit,
znj. Trifunovic është e vetmja prej
anëtarëve të KGJK-së që ka deklaruar
se mban vetëm një pozitë dhe ndër
katër (4) të vetmet që nuk ka deklaruar
ndonjë shtesë.
xi. Vilard Bytyqi
I zgjedhur si anëtar i KGJK-së në gusht
të vitit 2020, z. Vilard Bytyqi, ka
theksuar në deklarimin e tij të pasurisë,
se deri në plotësimin e formularit për
deklarim të pasurisë, nuk kishte
pranuar asnjë kompensim nga KGJK.
Ndërsa si pagë nga Akademia e
Kosovës për Siguri Publik (AKSP) –
Fakulteti i Sigurisë Publike, z. Bytyqi
kishte deklaruar pagën prej 1,133.65
euro, që nëse e përkthejmë në pagë
vjetore del se ka realizuar. 13,603.80
euro. Si kompensim dhe mëditjet tjera
nga AKSP, z. Bytyqi kishte deklaruar të
ardhura prej 300 euro ashtu që si total i
të ardhurave vjetore, z. Bytyqi kishte
deklaruar 13,903.80 euro.
Sa i përket pozitave, i njëjti kishte
deklaruar se mban pozitën e profesorit
në AKSP dhe atë të anëtarit në KGJK.
20
xii. Nehat Idrizi
Gjyqtari nga radhët e Gjykatës së
Apelit, Nehat Idrizi, kishte qenë
kryesues i KGJK-së deri në mars 2019,
kurse pas mbarimit të mandatit si
kryesues, i njëjti kishte vazhduar të jetë
anëtar i Këshillit deri në dhjetor 2019,
kohë në të cilën kishte dhënë dorëheqje.
Si të ardhura vjetore nga paga e tij, z.
Idrizi kishte deklaruar 35,738.92 euro,
kurse, 224.84 euro i kishte deklaruar
mëditje nga KGJK. Nga shërbimet e
trajnimit dhe arsimit në Akademinë e
Drejtësisë, gjyqtari Idrizi kishte
deklaruar 384 euro. Totali i të hyrave që
kishte deklaruar z. Idrizi është
36,348.00 euro. Sa i përket të hyrave që
kishte realizuar nga Akademia e
Drejtësisë, z. Idrizi thotë se të njëjtat
janë realizuar në bazë të kontratës për
shërbime të veçanta të trajnimit siç
përcaktohet me aktet ligjore të
Akademisë së Drejtësisë, siç është
Rregullorja për Programin e Trajnimit
Fillestar për Gjyqtar, kurse për mëditjet
e realizuara nga KGJK, gjyqtari thekson
se të njëjtat i ka pranuar nga udhëtimet
zyrtare.25
Sa i përket shtesave që kishte marrë nga
Akademia e Drejtësisë, vlejnë të njëjtat
argumente të dhëna tek z. Çoçaj dhe të
gjyqtarët e tjerë.
xiii. Armend Berisha
Gjyqtari Armend Berisha kishte qenë
pjesë e KGJK-së deri në nëntor 2019,
25 Përgjigje përmes adresës elektronike e z. Idrizi për IKD. 12 mars 2021.
kur kishte dhënë dorëheqje nga pozita
e anëtarit, për t’iu futur garës për
kryetar të Gjykatës Themelore në Pejë.
Garën për kryetar, z. Berisha e kishte
fituar dhe i njëjti në korrik 2020 ishte
zgjedhur kryetar i GjTh Pejë. Por, ky
kandidim dhe më pas zgjedhja e tij nga
KGJK, del se ka qenë në kundërshtim të
plotë me Ligjin për Parandalimin e
Konflikit të Interesit. Neni 18 i këtij ligji
ka përcaktuar kufizimet e zyrtarit të
lartë pas përfundimit të ushtrimit të
detyrës publike ku thuhet se: “Zyrtari i
lartë nuk ka të drejtë: 1.1 të punësohet ose
të emërohet për një periudhë deri në dy
(2) vjet pas përfundimit të funksionit
publik, në pozitë udhëheqëse ose
menaxhuese, apo të përfshihet në
kontrollin ose auditimin e institucioneve
publike dhe private dhe institucioneve
vartëse të tyre të cilat kanë marrëdhënie
biznesi me institucionin ku ka ushtruar
funksioni publik, nëse detyrat e tij gjatë
periudhës dy-vjeçare para përfundimit të
ushtrimit të funksionit publik kanë qenë të
drejtpërdrejtë të lidhura me
mbikëqyrjen, kontrollin apo
sanksionimin e aktivitetit të tyre...”. Në
këtë rast, gjyqtari Berisha si zyrtar i
lartë, ishte emëruar në një pozitë
udhëheqëse të një institucioni vartës të
KGJK-së, siç është GjTh Pejë vetëm
rreth tetë (8) muaj pasi kishte
përfunduar funksionin e tij në KGJK.
Pra, i njëjti nuk e kishte përfillur fare
ndalesën dy (2) vjeçare për tu emëruar
në një pozitë të tillë, siç përcaktohet me
21
Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të
Interesit. Në këtë këtë mënyrë, Berisha
në kundërshtim me Ligjin për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit në
Ushtrimin e Funksionit Publik ishte
zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore
në Pejë.
Në deklarimin e tij të pasurisë, z.
Berisha ka theksuar se përveç pozitës së
anëtarit në KGJK dhe gjyqtarit nuk ka
ndonjë pozitë tjetër. Duke qenë se z.
Berisha ka qenë kryetar i Komisionit
për Çështje Normative, i njëjti ka qenë
anëtar i Këshillit me orar të plotë
ndërsa pozitën e gjyqtarit e ka pasur të
pezulluar.
Si të ardhura vjetore nga paga dhe
kompensime të tjera nga puna si anëtar
në KGJK, z. Berisha kishte deklaruar
27,605.37 euro. Këto të ardhura,
gjyqtari Berisha i kishte deklaruar së
bashku pa i ndarë ato sipas shumës dhe
llojit të tyre. Po ashtu, i njëjti kishte
deklaruar edhe 485.20 euro nga
mëditjet dhe shpenzime të realizuar në
udhëtime zyrtare, por as këto të hyra
nuk i kishte ndarë sipas burimit të tyre.
xiv. Makifete Saliuka
Gjyqtarja Makifete Saliuka, në
deklarimin e saj të pasurisë të bërë në
mars 2020, si të vetmin funksion që
ushtron e kishte listuar atë të gjyqtares,
edhe pse atëkohë, e njëjta kishte qenë
edhe zëvendës-kryesuese e KGJK-së.
Ndërsa, sa i përket të hyrave, e njëjta i
kishte deklaruar si të ardhura nga paga
shumën prej 30,002.00 euro, kurse nuk
kishte deklaruar se ka pranuar ndonjë
shtesë tjetër.
xv. Gjimshit Galushi
Gjyqtari Gjimshit Galushi, në
deklarimin e tij të pasurisë në vitin
2020, kishte listuar si pozita të cilat i
kishte mbajtur, atë të gjyqtarit dhe të
anëtarit në KGJK. Si të hyra nga paga, i
njëjti i kishte deklaruar 27,751.78 euro,
kurse nuk kishte deklaruar se ka
pranuar ndonjë shtesë tjetër.
xvi. Albert Zogaj
Gjyqtari Albert Zogaj, i cili ishte
zgjedhur anëtar i KGJK-së më 10 mars
2021, në deklarimin e tij të pasurisë të
bërë në vitin 2020, ka treguar se përveç
pozitës së gjyqtarit, është edhe ligjërues
në Kolegjin AAB. Po ashtu, gjatë vitit
2019, z. Zogaj ka qenë edhe pjesë e
Komisionit për Dhënien e Provimit të
Jurisprudencës. Si pagë vjetore, z.
Zogaj ka deklaruar shumën prej
26,303.41 euro, që paraqet pagën e tij si
gjyqtar i Apelit në kohën e deklarimit të
pasurisë. Nga kolegji AAB, z. Zogaj ka
deklaruar 5,472.00 euro të ardhura,
kurse, 6,935.29 euro të ardhura tjera i
kishte deklaruar nga KGJK, Komisioni
për Dhënien e Provimit të
Jurisprudencës, Akademia e Drejtësisë
dhe angazhime të tjera. Këto të fundit,
z. Zogaj nuk i kishte ndarë sipas
shumës, llojit apo burimit të tyre, siç
kërkohet me Ligjin për Deklarimin e
Pasurisë, por të gjitha bashkë i kishte
deklaruar në një rubrikë. Si total, z.
Zogaj kishte deklaruar të ardhura
22
vjetore prej 38,710.00 euro. Lidhur me
këto të hyra shtesë që kishte realizuar
krahas pagës bazë, gjyqtari Zogaj ka
theksuar se të njëjtat i ka deklaruar
konform ligjit.26 Më 26 janar 2021,
KGJK kishte nxjerrë një vendim me të
cilin, z. Zogaj i kishte lejuar të
angazhohet si konsulent i pavarur në
projektin e organizatës jo-qeveritare
“Inject”. Në këtë pozitë, sipas vendimit
të KGJK-së, gjyqtari Zogaj do të
qëndrojë për një periudhë pesë mujore
ndërsa do të paguhet nga 506,40 cent,
apo në total 2,532.00 euro. Me këtë rast,
pasi që z. Zogaj është zgjedhur si anëtar
i KGJK-së, angazhimi i tij me pagesë si
konsulent i pavarur në një OJQ del nuk
është në përputhje me Ligjin për KGJK,
pasi ky ligj, në nenin 18.5 të tij
përcakton se “Kryesuesi,
zëvendëskryesuesi dhe anëtarët e
Këshillit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë
ndonjë detyrë tjetër publike apo
profesionale për të cilën shpërblehen me
pagesë, përveç mësimdhënies në
institucionet e arsimit të lartë.”
Rrjedhimisht, z. Zogaj, duke qenë
anëtar i KGJK-së, i bie qe nuk ka të
drejtë të ushtrojë një detyre tjetër
profesionale, sikurse konsulent i
pavarur, për të cilën detyrë ai pranon
shpërblim me pagesë.
xvii. Teuta Ibrahimi
Gjyqtarja Teuta Ibrahimi ishte zgjedhur
anëtare e KGJK-së më 10 mars 2021, nga
radhët e Gjykatës Supreme. Në
26 Përgjigje përmes adresës elektronike e z. Zogaj për IKD. 22 shkurt 2021.
deklarimin e saj të pasurisë, znj.
Ibrahimi ka theksuar se nuk ka
ushtruar pozitë tjera përveç asaj të
gjyqtares, kurse të ardhura vjetore nga
paga ka deklaruar shumën prej
30,761.40 euro. Gjyqtarja Ibrahimi nuk
ka deklaruar se ka realizuar ndonjë
shtesë tjetër nga detyra tjera që ka
mundur t’i ushtrojë.
xviii. Shkëlzen Maliqi
Formulari i deklarimit të pasurisë i vitit
2020 i drejtorit të sekretariatit në KGJK,
Shkëlzen Maliqi, ndonëse figuron në
faqen e Agjencisë Kundër Korrupsion, i
njëjti nuk hapet. Lidhur me këtë, nga
AKK janë arsyetuar se ka ndodhur një
lëshim teknik, mirëpo pavarësisht kësaj
të njëjtit nuk kanë ndërmarrë hapa për
të rregulluar këtë lëshim teknik siç kanë
thënë, edhe pse në një përgjigje për
IKD-në, kanë theksuar se tanimë kanë
publikuar formularin në fjalë. Po ashtu,
as formulari i deklarimit të pasurisë për
vitin 2019 i z. Maliqit nuk hapet në
faqen e AKK-së.27
27 Përgjigje nga AKK për IKD. 24 shkurt 2021.
23
7. Mandati ligjor dhe funksioni i
KPK-së
Këshilli Prokurorial i Kosovës është
institucion i pavarur në kryerjen e
funksioneve të tij, i cili Këshill, ndër të
tjera duhet të sigurojë që Prokurori i
Shtetit të jetë i pavarur, profesional, i
paanshëm.28
KPK ka mandat ligjor që vendos për
organizimin, menaxhimin,
administrimin dhe mbikëqyrjen e
funksionimit të prokurorive sipas ligjit
si dhe është institucioni i cili i propozon
Presidentit emërimin, riemërimin dhe
shkarkimin e prokurorëve dhe i
propozon Presidentit emërimin dhe
shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Po ashtu, KPK është institucioni i cili
vendos për emërimin e
kryeprokurorëve të Prokurorive
Themelore, Prokurorisë Speciale dhe
Prokurorisë së Apelit dhe vendos për
avancimin, transferimin dhe
disiplinimin e prokurorëve.29
Këshilli ka komisionet e veta të
përhershme siç janë; Komisioni për
Çështje Normative; Komisioni për
Buxhet, Financa dhe Personel;
Komisioni për Administrimin e
Prokurorive dhe Komisioni për
vlerësim të performancës së
prokurorëve. Këshilli mund të
themelojë edhe komisione të tjera të
28 Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Neni 110. 29 Ligji nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Neni 7.
përkohshme ose të përhershme, sipas
nevojës.30
Në kuadër të KPK-së, funksionon edhe
Sekretariati i cili ndihmon Këshillin për
të zbatuar rregullat, rregulloret dhe
politikat e Këshillit lidhur me
menaxhimin, buxhetin dhe
administrimin e prokurorit të shtetit.
Sipas udhëzimeve të Këshillit apo me
vet iniciativë, ky Sekretariat propozon
politika dhe akte nënligjore, që janë të
nevojshme për ushtrimin e funksioneve
të Këshillit dhe zbatimin e këtij ligji.
Gjithashtu, sipas udhëzimeve të
Këshillit, Sekretariati përgatitë
propozim buxhet të konsoliduar për
Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit dhe
administron buxhetin e miratuar.
Sekretariati udhëhiqet nga Drejtori i
Përgjithshëm i Sekretariatit, i cili
përzgjidhet, emërohet dhe shkarkohet
nga Këshilli.31
30 Po aty. Neni 16. 31 Po aty. Neni 31.
24
8. Anëtarët e KPK-së dhe pagat e
tyre
a) Përbërja e KPK-së
Këshilli, përbëhet nga trembëdhjetë
(13) anëtarë. Dhjetë (10) anëtarë të KPK-
së, vijnë nga radhët e prokurorëve, ku
përfshihen, Kryeprokurori i Shtetit;
shtatë (7) anëtarë, prokurorë nga
prokuroritë themelore, të përfaqësuar
me nga një (1) anëtar, të zgjedhur nga
prokurorët e asaj prokurorie; një (1)
anëtar, prokuror nga Prokuroria e
Apelit, i zgjedhur nga prokurorët e asaj
prokurorie; një (1) anëtar, prokuror nga
Prokuroria Speciale, i zgjedhur nga
prokurorët e asaj prokurorie; një (1)
anëtar avokat nga Oda e Avokatëve të
Kosovës; një (1) anëtar, profesor
universitar i drejtësisë dhe një (1)
anëtar, përfaqësues nga shoqëria
civile.32
Përveç kryeprokurorit të shtetit,
anëtarët e tjerë të Këshillit nuk mund të
ushtrojnë njëkohësisht detyrën e
kryeprokurorit të cilësdo prokurori.
Tre (3) anëtarët jo-prokurorë të
Këshillit zgjedhën nga Kuvendi i
Kosovës.
Anëtarët e Këshillit qëndrojnë në
detyrë për një mandat pesë (5) vjeçar,
pa të drejtë rizgjedhjeje.
Këshilli nga radhët e anëtarëve të vet
prokurorë, zgjedh kryesuesin dhe
32 Po aty. Neni 9.
zëvendës-kryesuesin, me mandat tre
(3) vjeçar.
Kryesuesi, zëvendës-kryesuesi,
kryetari i Komisionit për Çështje
Normative, kryetari për Çështjen e
Vlerësimin të Performancës dhe
kryetari për Administrimin e
Prokurorive, shërbejnë në Këshill me
kohë të plotë dhe pezullojnë detyrën e
prokurorit.
b) Pagat e anëtarëve në KPK
Kryesuesi i KPK-së, ka pagën
ekuivalente me atë të Kryetarit të
Gjykatës Supreme, apo 2,950.00 euro në
muaj, kurse zëvendës-kryesuesi dhe
anëtarët e Këshillit me orar të plotë
pranojnë pagën ekuivalente të gjyqtarit
të Gjykatës Supreme, apo 2,655.00 euro
në muaj.33
Grafika 3: Pagat në KPK.
Anëtarët e tjerë të Këshillit me orar jo të
plotë, vazhdojnë t’i marrin pagat e tyre
si prokurorë, varësisht nga cili nivel i
prokurorisë vijnë.
33 Po aty. Neni 18.
2,950 €
Kryesuesi i KPK-së.
2,655 €
Zëvendës-kryesuesi dhe anëtarët me orar të plotë.
25
Gjatë mandatit të tyre, kryesuesi, si dhe
anëtarët prokurorë, me orar të plotë
pranojnë vetëm pagën e përcaktuar me
ligj, përveç për rimbursime të
shpenzimeve të arsyeshme dhe të
nevojshme që ndërlidhet me ushtrimin
e detyrave të tyre. Kryesuesi, zëvendës-
kryesuesi dhe anëtarët prokurorë të
Këshillit nuk kanë të drejtë të ushtrojnë
ndonjë detyrë tjetër publike apo
profesionale për të cilën shpërblehen
me pagesë, përveç mësimdhënies në
institucionet e arsimit të lartë,
Akademisë së Drejtësisë apo rasteve të
parapara me ligj.
Për dallim nga Ligji për KGJK, i cili
përcaktonte kompensime vetëm për
anëtarët jo-gjyqtarë me orar jo të plotë,
sipas Ligjit për KPK, është përcaktuar
se të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit
me orar jo të plotë kanë të drejtë në
kompensim për punën e tyre si anëtarë
të Këshillit. Kësisoj, sipas këtij ligji,
edhe atë prokurorë që janë anëtarë me
orar jo të plotë, do të marrin
kompensime në formë të shpërblimit
me pagesë për punën e tyre në Këshill.
Kjo edhe pse ky angazhim i këtyre
prokurorëve bëhet gjatë orarit të tyre të
rregullt të punës, për të cilën kohë, ata
pranojnë pagën e plotë si prokurorë.
Duke qenë se Ligji për KPK-në ka hyrë
në fuqi më vonë se sa Ligji për
Parandalimin për Konfliktit të Interesit,
i njëjti ka dështuar të përcjell frymën
mbi të cilën është miratuar Ligji për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Ky i fundit, e ka ndaluar praktikën e
shpërblimeve me pagesë për ushtrimin
e pozitave të tjera krahas pozitës bazë
për zyrtarët publik dhe i ka lejuar
vetëm kompensimet që lidhen me
shpenzimet e udhëtimit dhe të
ngjashme. Porse, siç shihet nga
praktika, ligje e institucionet të tjera,
kanë vazhduar që herë me akte ligjore
e herë edhe pa to, të vazhdojnë
praktikën e shtesave të ndryshme e të
kundërligjshme.
9. Shtesat dhe funksionet e
anëtarëve të KPK-së
IKD ka hulumtuar funksionet dhe
shtesat e anëtarëve aktual të KPK-së si
dhe të ish-anëtarëve të Këshillit që
mandatin e tyre e kishin përfunduar në
fund të vitit 2020.
Nga 18 anëtarët dhe ish-anëtarët e
KPK-së, sipas deklarimeve të pasurisë
që të njëjtit kishin bërë në vitin 2020, del
se një (1) anëtar i KPK-së, konkretisht,
kryeprokurori i shtetit, Aleksandër
Lumezi kishte mbajtur gjashtë (6)
pozita njëkohësisht, kurse, tre (3)
anëtarë tjerë të KPK-së, kishin pasur
nga tri (3) pozita. Anëtarët që kishin
ushtruar nga tri (3) pozita kishin qenë,
Merita Bina-Rugova, Dëshirë Jusaj dhe
Ardian Hajdaraj. Shtatë (7) anëtarë të
tjerë kishin deklaruar se kishin mbajtur
nga dy (2) pozita. Anëtarët që sipas
deklarimeve të tyre të pasurisë të bëra
në vitin 2020, kanë ushtruar nga dy
pozita, janë Jetish Maloku, Bedrije Syla-
Alshiqi, Haxhi Sinanaj, Radica Milic,
Veton Shabani, Agron Beka dhe
26
Ikramije Bojaxhiu. Ish-kryesuesi Bahri
Hyseni kishte deklaruar se ka ushtruar
vetëm funksionin e tij si kryesues, por
nga deklarimi i tij të ardhurave del se i
njëjti ishte shpërblyer edhe për
shërbime të trajnimit në Akademinë e
Drejtësisë, çka jep të kuptojë se i njëjti
ka qenë edhe trajnues në këtë
institucion. Gjashtë (6) anëtarë tjerë
kishin deklaruar se kanë ushtruar
vetëm nga një pozitë, duke përfshirë
këtu katër (4) anëtarë që ishin bërë pjesë
e KPK-së në fund të vitit 2020
konkretisht, Agron Beka, Jehona
Grantolli, Arjana Shajkovi dhe Jovo
Radovic si dhe anëtarët Arben Ismajli e
Zejnullah Gashi.
Sa i përket shtesave, 13 nga 18 anëtarët
e ish-anëtarët e KPK-së, apo 72% të tyre
kanë deklaruar se kanë marrë shtesa e
kompensime të ndryshme në
deklarimin e tyre të pasurisë që kishin
bërë në vitin 2020. Të vetmit që nuk
kishin deklaruar shtesa të tjera kishin
qenë pesë (5) anëtarë që janë zgjedhur
në Këshill në vitin e kaluar. Drejtori i
sekretariatit në KPK, Lavdim Krasniqi,
në deklarimin e tij të pasurisë kishte
theksuar se mban tri (3) pozita dhe po
ashtu kishte deklaruar se ka realizuar
edhe paga e shtesa të ndryshme.
Grafika 4: Përqindja e anëtarëve të KPK-së
që kanë deklaruar shtesa krahas pagave të
tyre.
Ngjashëm sikurse kolegët e tyre në
KGJK, edhe një pjesë e anëtarëve të
KPK-së, të hyrat e tyre nuk i kanë
deklaruar ashtu siç e kërkon ligji për
deklarimin e pasurisë, pra, të ndara
sipas llojit, shumës e burimit të tyre. Në
vijim është paraqitur analiza për
anëtarë e ish-anëtarë të KPK-së.
i. Jetish Maloku
Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, në
deklarimin e tij të pasurisë në vitin
2020, kishte theksuar se përveç pozitës
së kryeprokurorit të Prokurorisë
Themelore në Gjilan, të cilën e kishte
pasur atëkohë, kishte qenë njëkohësisht
edhe trajnues në Akademinë e
Drejtësisë. Si pagë mujore, z. Maloku
kishte deklaruar shumën në lartësi prej
2,369.00 euro, që brenda vitit i bie se ka
realizuar pagë vjetore prej 28,428.00
euro.
72%
28%
Shtesat dhe kompensimet në KPK
Kanë deklaruar shtesa
Nuk kanë deklaruar shtesa
27
Si të ardhura të tjera, nga mëditjet,
trajnimet dhe aktivitet të tjera, z.
Maloku kishte deklaruar 1,558.00 euro,
porse, për këto të ardhura nuk e ka
cekur fare burimin e tyre pavarësisht se
një gjë e tillë kërkohet me Ligjin për
Deklarimin e Pasurisë. Si të ardhura
totale, z. Maloku kishte deklaruar,
29,986.00 euro. Sa i përket të ardhurave
nga Akademia e Drejtësisë, z. Maloku
ka thënë se i ka realizuar duke u bazuar
në ligjet përkatëse për Akademinë e
Drejtësisë, Prokurorin e Shtetit dhe
KPK-në. Kurse, mëditje tjera, z. Maloku
thotë se i ka realizuar nga detyrat
zyrtare duke u bazuar në udhëzimin
administrativ nr. MSHP 2004/07 për
udhëtimet zyrtare dhe në bazë të
vendimit të Ministrisë së Financave nr.
30/2018. Realizimi i këtyre shtesave,
sipas z. Maloku, nuk bie ndesh me
Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të
Interesit, pasi siç thuhet në përgjigjen e
tij për IKD, ai nuk kishte ushtruar
ndonjë funksion tjetër përveç atij të
kryeprokurorit të Prokurorisë
Themelore në Gjilan.34 Megjithatë, z.
Maloku dështon të përmend në
përgjigjen e tij, se pikërisht Ligji për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit
ndalon shprehimisht shpërblimet me
pagesë për detyra tjera jashtë pozitës
bazë që mban zyrtar i lartë, ndërsa nga
deklarimi i pasurisë dhe nga vet
përgjigja e z.Maloku, del se i njëjti,
krahas pagës bazë, ka realizuar mbi
1,500.00 euro vetëm nga Akademia e
34 Përgjigje përmes adresës elektronike e z. Maloku për IKD. 17 mars 2021.
Drejtësisë, të ardhura këto që nuk kanë
pasur të bëjnë me kompensime për
udhëtime dhe shpenzime të lidhur me
to.
ii. Aleksandër Lumezi
Sipas deklarimit të pasurisë që z.
Lumezi ka bërë në vitin 2020, del se i
njëjti përveç pozitës së Kryeprokurorit
të Shtetit, gjatë vitit të kaluar ka
mbajtur edhe dy (2) pozita drejtuese,
përkatësisht pozitën e Kryetarit të
Bordit Drejtues të Akademisë së
Drejtësisë deri në shtator 2020 dhe
pozitën e Kryetarit të Komisionit për
Dhënien e Provimit të Jurisprudencës
deri në mars 2020.
Sipas nenit 13 (2) të Ligjit për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit në
Ushtrimin e Funksionit Publik, "zyrtarit
të lartë i ndalohet të jetë drejtues i më
shumë se një organi drejtues të një
institucioni publik përveç nëse
parashihet ndryshe shprehimisht me
ligj”. Kryeprokurori i Shtetit në
asnjërën prej dy pozitave të tjera
drejtuese, nuk i përcaktohej me ligj se
duhet të jetë drejtues i institucionit.
Prandaj, ushtrimi i këtyre pozitave
drejtuese konsumonte veprën penale të
konfliktit të interesit, gjë që do duhej të
ndiqej pikërisht nga Prokurori i Shtetit.
Po ashtu, i njëjti sipas detyrës zyrtare
vazhdon të mbajë ende pozitat e
anëtarit të Këshillit Prokurorial të
Kosovës, anëtarit të bordit në
28
Akademinë Policore të Kosovës, anëtar
i Këshillit Drejtues të Akademisë së
Drejtësisë dhe anëtar i Bordit të
Inteligjencës Financiare
Për këto pozita të cilat i mban, z.
Lumezi, ka deklaruar të ardhura
vjetore shumën prej 41,285.00 euro,
paçka se në deklarimin e tij të pasurisë
nuk i ka ndarë të ardhurat veç e veç për
secilën pozitë, ashtu siç kërkohet me
ligj. Krahas këtyre të ardhurave,
Lumezi ka deklaruar edhe 1,404 euro
nga mëditjet, ushqimi, akomodim dhe
udhëtime zyrtare. Si total, Lumezi ka
deklaruar 42,689.00 euro.
iii. Bahri Hyseni
Ish-kryesuesi Bahri Hyseni kishte qenë
pjesë e KPK-së deri në fund të dhjetorit
2020. Përveç kësaj pozite, i njëjti nuk ka
deklaruar se ka pasur edhe ndonjë
pozitë tjetër, ndonëse në deklarimin e
tij të të hyrave, figuron se ka realizuar
edhe 1,368.00 euro nga shërbimet e
trajnimit në Akademinë e Drejtësisë.
Si të hyra nga paga, z. Hyseni ka
deklaruar 33,268.89 euro, kurse mëditje
nga KPK, i njëjti ka deklaruar 967.35
euro. Këto mëditje, z. Hyseni ka
deklaruar se i ka pranuar nga KPK, por
nuk ka theksuar për çfarë lloj pune apo
shërbimi i ka realizuar. Në këtë rast,
Ligji për KPK, përcakton se kryesuesi
gjatë mandatit të tij pranon vetëm
35 Shih për më tepër, Bajraktari, L. “Ligjshmëria e avancimeve dhe përfitimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”. IKD. Shkurt 2021. Prishtinë. (Shih linkun: https://kli-
pagën e përcaktuar me ligj, si dhe
ndonjë rimbursim të arsyeshëm që
ndërlidhet me detyra të tij të përcaktuar
me ligj, porse, realizimi i rreth 1,000
eurove si mëditje është vështirë i
shpjegueshëm si rimbursim i
arsyeshëm siç përcaktohet me ligj. Si
pagesa për shpenzime të cilat nuk i ka
specifikuar se çfarë kanë qenë, z.
Hyseni i ka deklaruar 1,457.63 euro,
kurse burimin e tyre e ka cekur se ka
qenë “Amerikane, Austri, Itali”. 168 euro
të tjera, prokurori Hyseni i kishte
deklaruar si paga nga viti paraprak nga
Kolegji “Juridica”. Totali i të hyrave
vjetore të cilat i ka deklaruar z. Hyseni
del të jetë 37,228.00 euro. Në shkurt të
këtij viti, kryeprokurori i shtetit,
Aleksandër Lumezi, në mënyrë të
kundërligjshme e kishte avancuar në
Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.
Hyseni.35
Lidhur me funksionet që kishte
mbajtur, z. Hyseni, në një përgjigje për
IKD ka thënë se me zgjedhjen në krye
të KPK-së ishte dorëhequr nga pozita e
ligjëruesit në një kolegj privat si dhe
nga Komisioni për Kompensimin e
Viktimave. Sa i përket mëditjeve që
kishte marrë nga KPK, z.Hyseni
thekson në përgjigjen e tij se të njëjtat
janë realizuar sipas legjislacionit në
fuqi, ku citon ndër të tjera Ligjin për
Këshillin Prokurorial të Kosovës. Sa i
ks.org/ligjshmeria-e-avancimeve-dhe-perfitimeve-ne-zyren-e-kryeprokurorit-te-shtetit/). Qasur për herën e fundit më 8 mars 2021.
29
përket të hyrave nga Akademia e
Drejtësisë, z.Hyseni thotë se i ka
realizuar nga puna e tij si trajnues i
përkohshëm, gjë të cilën thekson se ia
lejon edhe Ligji për KPK, gjegjësit neni
18.5 i cili përcakton se “Kryesuesi,
zëvendëskryesuesi dhe anëtarët
prokurorë të Këshillit nuk kanë të
drejtë të ushtrojnë ndonjë detyrë tjetër
publike apo profesionale për të cilën
shpërblehen me pagesë, përveç
mësimdhënies në institucionet e
arsimit të lartë, Akademisë së Drejtësisë
apo rasteve të parapara me ligj.”36
iv. Merita Bina-Rugova
Prokurorja nga radhët e Prokurorisë
Speciale të Republikës së Kosovës
(PSRK), Merita Bina–Rugova, në
deklarimin e saj të pasurisë të bërë në
vitin 2020, kishte deklaruar se përveç
pozitës së prokurores speciale është
edhe trajnuese në Akademinë e
Drejtësisë. Por, ndonëse në mars të vitit
2019 ishte betuar si anëtare e KPK-së, e
njëjta nuk e ka deklaruar këtë pozitë në
deklarimin e saj të pasurisë. Si pagë nga
PSRK, znj. Bina-Rugova kishte
deklaruar 31,300.00 euro, kurse, 4,800
euro të tjera i kishte deklaruar si shtesa,
gjithashtu nga PSRK. Ndërsa, si
kompensim nga KPK, prokurorja
kishte deklaruar 2,630.00 euro kurse si
kompensim nga Akademia e Drejtësisë,
kishte deklaruar 384 euro. Në total, znj.
36 Përgjigje përmes adresës elektronike e z. Hyseni për IKD. 12 mars 2021.
Bina-Rugova kishte deklaruar
39,114.00 euro të ardhura vjetore.
Lidhur me të hyrat shtesë, prokurorja
Bina në një përgjigje për IKD thekson se
shumën prej 2,630.00 euro i ka realizuar
si anëtare e KPK-së bazuar në nenin
18.2 të Ligjit për KPK-në, kurse të
ardhurat nga Akademia e Drejtësisë
thekson se i ka realizuar nga puna e saj
si trajnuese e përkohshme në këtë
institucion, gjë të cilën thotë se ia lejon
edhe Ligji për KPK, përkatësisht neni
18.5.37 Realizimin e këtyre shtesave,
prokurorja Bina nuk e konsideron se
bie ndesh me Ligjin për Parandalimin e
Konfliktit të Interesit, pavarësisht se ky
i fundit e ka ndaluar realizimin e
shpërblimeve me pagesë për zyrtarët e
lartë për angazhimin e tyre në detyra
tjera, përjashtimisht kompensimeve
për udhëtime dhe shpenzime tjera të
lidhura me të. Nga përgjigjet e znj.
Bina, del se shtesat të cilat i kishte
realizuar nuk janë kompensime të
parapara me Ligjin për Parandalimin e
Konfliktit të Interesit.
v. Bedrije Syla-Alshiqi
Prokurorja Bedrie Syla-Alshiqi, në
deklarimin e saj të pasurisë, kishte
deklaruar të ardhura nga paga shumën
prej 30,526.65 euro. Si burim i kësaj
page, znj. Syla-Alshiqi kishte cekur
Prokurorinë e Apelit. Kurse, 1,006.58
euro të tjera, prokurorja Syla-Alshiqi i
kishte deklaruar si mëditje nga
37 Përgjigje përmes adresës elektronike e znj.Bina për IKD. 12 mars 2021.
30
udhëtimet zyrtare pa cekur se cili
kishte qenë burimi i këtyre të
ardhurave. Si total, znj. Syla-Alshiqi
kishte deklaruar 31,532.00 euro të
ardhura. Gjithashtu, prokurorja Syla-
Alshiqi nuk kishte potencuar në
deklarimin e saj edhe funksionin që
mban si anëtare e KPK-së.
vi. Arben Ismajli
Prokurori Arben Ismajli kishte qenë
pjesë e KPK-së deri në dhjetor 2020, ku
kishte mbajtur edhe pozitën e
zëvendës-kryesuesit. Pavarësisht kësaj,
i njëjti në deklarimin e tij të pasurisë ka
deklaruar vetëm pozitën e prokurorit.
Z. Ismajli, në tetor 2020, pak para se t’i
mbaronte mandati i tij në KPK, kishte
dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Po të
njëjtën ditë, KPK kishte shpallur
konkurset për kryeprokurorë të disa
prokurorive. Ndaj dorëheqjes së tij dhe
dy anëtarëve të tjera kishin reaguar,
IKD, Ambasada Amerikane dhe Zyra e
BE-së. Sipas IKD-së, nëse do
vërtetoheshin pretendimet se z. Ismajli
është dorëhequr për të kandiduar për
kryeprokuror, atëherë një veprim i tillë
do të ishte në kundërshtim me Ligjin
për Parandalimin e Konfliktit të
Interesit.38 Pas këtyre reagimeve, z.
Ismajli kishte revokuar dorëheqjen e tij.
Ndryshe, në deklarimin e tij të pasurisë,
z. Ismajli kishte deklaruar si të ardhura
38 Shih reagimin e IKD-së: “IKD: Dorëheqja e anëtarëve të KPK-së në kohën para shpalljes së konkursit për kryeprokurorë, praktikë që mund të paraqesë konflikt të interesit dhe mungesë të integritetit”. Tetor 2020. (Shih linkun: https://kli-ks.org/ikd-doreheqja-e-anetareve-
nga paga 29,374.00 euro. Si shtesa tjera
krahas pagës, prokurori Ismajli kishte
deklaruar 717 euro nga mëditjet dhe
shpenzimet për mbushje te telefonit
nga KPK si dhe 250 euro të tjera nga
angazhimi i tij si ekspert nga KPK-ja. Si
shpenzime nga vizitat zyrtare, z.
Ismajli kishte deklaruar 1,689.00 euro,
ku si burim i të hyrave figuron UNDP.
Totali i të hyrave që z. Ismajli ka
deklaruar, arrijnë vlerën prej 32,030.00
euro.
vii. Dëshirë Jusaj
Prokurorja Dëshirë Jusaj, në deklarimin
e saj të pasurisë të bërë në vitin 2020,
kishte deklaruar se përveç pozitës së
prokurores mban edhe pozitën e
anëtares në KPK si dhe është mentore
në Akademinë e Drejtësisë.
Në deklarimin e të ardhurave të saj, znj.
Jusaj ka deklaruar 1,775.25 euro si pagë
mujore apo 21,303.00 euro të ardhura
vjetore. Po ashtu, e njëjta ka deklaruar
edhe në dy rubrika të tjera, të ardhura
të cilat i ka cilësuar si paga mujore,
njëra në shumë prej 262 euro dhe tjetra,
në shumë prej 85 euro. Burimin e tyre,
prokurorja e ka cekur se është Buxheti i
Kosovës, pa specifikuar se nga cila
pozitë i kishte realizuar këto paga.
Lidhur me këto të ardhura, në një
përgjigje për IKD, prokurorja Jusaj
te-kpk-se-ne-kohen-para-shpalljes-se-konkursit-per-kryeprokurore-praktike-qe-mund-te-paraqese-konflikt-te-interesit-dhe-mungese-te-integritetit/). Qasur për herën e fundit më 8 mars 2021.
31
thekson se të ardhurat prej 265 euro
janë të ardhura mujore të cilat i realizon
si anëtare e KPK-së, ndërsa thotë se
realizon gjithashtu nga 85 euro të
ardhura mujore nga Akademia e
Drejtësisë, në cilësi të mentores në
Akademinë e Drejtësisë. Për këto të
hyra shtesë, znj.Jusaj thekson se nuk
bien ndesh me Ligjin për Parandalimin
e Konflikt të Interesit, pasi nuk e
tejkalojnë 25% e pagës bazë, edhe pse
kufiri prej 25% është i përcaktuar me
Ligjin për KPK e jo me ligjin e cituar
nga prokurorja.39 Porse, prokurorja
dështon të përmend faktin se Ligji për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit
ndalon shpërblimet me pagesë krahas
pagës bazë, për detyra tjera që zyrtarët
e lartë ushtrojnë. Ndërsa, sipas
përgjigjes së prokurores, del se të
ardhurat nga KPK dhe Akademia, nuk
janë kompensime siç e parasheh Ligji
për Parandalimin e Konfliktit të
Interesit.
Prokurorja Jusaj, në tetor 2020, pak para
se t’i mbaronte mandati si anëtare në
KPK, kishte dhënë dorëheqje nga kjo
pozitë dhe kishte kandiduar për
kryeprokurore të Prokurorisë
Themelore në Gjakovë. Një gjë të tillë e
kishte bërë ndonëse Ligji për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit, ia
39 Përgjigje përmes adresës elektronike e znj. Jusaj për IKD. 12 mars 2021. 40 “IKD: KPK në kundërshtim me ligjin nominoi kandidaturën e ish-anëtares së KPK-së për kryeprokurore të PTh në Gjakovë”. Betimi për Drejtësi”. 6 prill 2021. (Shih linkun: https://betimiperdrejtesi.com/ikd-kpk-ne-
ndalon një gjë të tillë në të paktën dy (2)
vite pas përfundimit të mandatit të saj
në KPK. Pas dështimit herën e parë,
prokurorja Jusaj kishte kandiduar
sërish në konkursin e ri-shpallur për
kryeprokurore të Gjakovës, me ç’rast,
KPK në mbledhjen e mbajtur më 26
mars 2021, e kishte konfirmuar
kandidaturën e saj.40 Për këtë kandidim
të saj, znj. Jusaj konsideron nuk është në
kundërshtim me Ligjin për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit41,
porse, nuk jep ndonjë shpjegim lidhur
me mos përfilljen e ndalesës dy vjeçare
të përcaktuar me neni 18 të Ligjit për
Parandalimin e Konfliktit të Interesit.
Lidhur me këtë, vlejnë të njëjtat
argumente që kemi dhënë tek gjyqtari
Armend Berisha, si dhe reagimi i cituar
tek rasti i prokurorit Arben Ismajli.
viii. Haxhi Sinanaj
Prokurori Haxhi Sinanaj, kishte
deklaruar se përveç pozitës së
prokurorit ka qenë edhe anëtar i KPK-
së, pozitë të cilën e kishte mbajtur deri
më 31 dhjetor 2020. Si pagë vjetore, z.
Sinanaj kishte deklaruar 26,030.25 euro.
Shtesa tjera krahas pagës, prokurori
Sinanaj kishte deklaruar dhe 3,156.00
euro si anëtar i KPK-së. Këto të hyra
shtesë, prokuroi Sinanaj thotë se nuk
bien ndesh me Ligjin për Parandalimin
kundershtim-me-ligjin-nominoi-kandidaturen-e-ish-anetares-se-kpk-se-per-kryeprokurore-te-pth-ne-gjakove/). Qasur për herën e fundit më 26 mars 2021. 41 Përgjigje përmes adresës elektronike e znj. Jusaj për IKD. 12 mars 2021.
32
e Konflikit të Interesit, pasi prokurori
thotë se të ardhurat i ka realizuar duke
u bazuar në nenin 18.2 të Ligjit për
Këshillin Prokurorial të Kosovës i cili
parasheh se anëtarët e Këshillit me orar
jo të plotë kanë të drejtë në kompensim
për punën e tyre si anëtarë të Këshillit.42
ix. Ikramije Bojaxhiu
Prokurorja Ikramije Bojaxhiu, e cila
kishte qenë anëtare e KPK-së deri në
dhjetor 2020, kishte deklaruar se pozitë
tjetër të cilën e kishte ushtruar është ajo
e trajnueses në Akademinë e Drejtësisë.
Tek të hyrat e saj, znj. Bojaxhiu kishte
deklaruar nga pagat shumën prej
28,868.64 euro. Si shtesa tjera krahas
pagës, znj. Bojaxhiu kishte deklaruar
1,180.25 euro si mëditje për udhëtime
zyrtare nga KPK kurse si mëditje të
njëjta, por ku burim të tyre ka deklaruar
partnerët ndërkombëtar, znj. Bojaxhiu
ka deklaruar edhe 1,428.00 euro. Nga
shërbimet e trajnimit në Akademinë e
Drejtësisë, prokurorja Bojaxhiu ka
deklaruar 1,026.00 euro. Totali i të
hyrave që znj. Bojaxhiu kishte
deklaruar arrin vlerën prej 32,502.00
euro.
x. Ardian Hajradaj
Prokurori Ardian Hajdaraj, ishte
zgjedhur si anëtar i KPK-së në tetor të
vitit 2020. Në deklarimin e tij të
pasurisë, që e kishte bërë në mars të
vitit 2020, z. Hajdaraj kishte deklaruar
42 Përgjigje përmes adresës elektronike e z. Sinanaj për IKD. 16 mars 2021.
përveç pozitës së prokurorit, se ka qenë
edhe anëtar i një komisioni në KPK,
ekspert për zhvillimin e programit
SMIL si dhe ligjërues në Akademinë e
Drejtësisë.
Si pagë mujore, z. Hajdaraj ka
deklaruar të ardhura prej 2,030.09 euro,
apo 24,361.08 euro pagë brenda vitit.
513 euro të tjera, prokurori Hajdaraj i
kishte deklaruar nga shërbimet e
trajnimit në Akademinë e Drejtësisë,
291 euro të tjera si mëditje nga KPK,
dhe 250 euro kompensim për punën në
Komisionin për SMIL, ku si burim i
këtyre të ardhurave të fundit, figuron
një donacion nga shteti i Norvegjisë. Si
total, z. Hajdaraj kishte deklaruar
25,415.08 euro të ardhura.
xi. Radica Milic
Prokurorja Radica Milic, në deklarimin
e saj të pasurisë ka deklaruar se përveç
pozitës së prokurores dhe anëtares në
KPK, nuk mban ndonjë pozitë tjetër.
Pozitën në KPK, prokurorja e kishte
mbajtur deri në dhjetor 2020. Si të
ardhura personale nga KPK, znj. Milic
ka deklaruar 2,462.00 euro apo
29,544.00 euro të ardhura vjetore, kurse
si shtesa nga KPK, e njëjta ka deklaruar
276 euro. Totali i të hyrave të cilat i ka
deklaruar prokurorja Milic, kap
shumën prej 29,820.00 euro.
33
xii. Zejnullah Gashi
Prokurori Zejnullah Gashi në
deklarimin e tij të pasurisë kishte
deklaruar se ka ushtruar vetëm pozitën
e anëtarit në KPK. Në Këshill, z. Gashi
kishte qenë kryesues i Komisionit për
Çështje Normative, pra anëtar me orar
të plotë, të cilën pozitë e kishte mbajtur
deri në fund të vitit 2020. Si pagë, z.
Gashi ka deklaruar 28,329.00 euro të
ardhura. Kurse, si shtesa, mëditje e
trajnime, prokurori Gashi nga KPK dhe
institucione të tjera, kishte deklaruar
1,590.00 euro. Këto të hyra shtesë,
prokurori Gashi nuk i ka ndarë sipas
shumës, llojit dhe burimit të tyre veç e
veç porse të njëjtat i ka deklaruar të
gjitha bashkë. Në një përgjigje për IKD,
prokurori Gashi thotë se do të kërkojë
nga Departamenti i Financave i KPK-së
që këto të hyrë t’i ndajë sipas
kategorive.43 Total i të ardhurave që
kishte deklaruar z. Gashi kishte qenë
29,919.00 euro.
xiii. Veton Shabani
Zëvendës-kryesuesi i KPK-së, Veton
Shabani, në kohën kur kishte deklaruar
pasurinë e tij, kishte potencuar se
brenda vitit, kishte realizuar 25,322.95
euro të ardhura, nga paga si prokuror
dhe nga kompensimet si anëtar i
Komisionit për Administrimin e
Prokurorive. Këto të ardhura, z.
Shabani nuk i kishte ndarë sipas llojit të
43 Përgjigje përmes adresës elektronik e z. Gashi për IKD. 11 mars 2021.
tyre veç e veç, por i kishte paraqitur të
dy këto të ardhura së bashku.
xiv. Agron Beka
Anëtari i KPK-së nga radhët e
profesorëve të fakulteteve juridike,
Agron Beka, në deklarimin tij të
pasurisë në vitin 2020, kishte deklaruar
se mban pozitën e ushtruesit të detyrës
në Universitetin “Isa Boletini” në
Mitrovicë si dhe atë të profesorit në
Kolegjin Evropian “Juridica”. Si të hyra
nga Universitetit “Isa Boletini”, z. Beka
kishte deklaruar pagë prej 23,498.76
euro, kurse, nga pozita e tjetër në
Kolegjin “Juridica”, nuk kishte
deklaruar ndonjë të hyrë. Në KPK, z.
Beka ishte zgjedhur në gusht të vitit
2020.
xv. Arjana Shajkovci
E zgjedhur si prokurore nga viti 2008,
prokurorja Arjana Shajkovci ishte
zgjedhur edhe anëtare e KPK-së në
tetor të vitit 2020. Në deklarimin e saj të
pasurisë të bërë në mars të vitit 2020,
znj. Shajkovci kishte deklaruar të
ardhura vjetore nga paga në lartësi prej
24,018.00 euro ndërsa atë kohë, nuk
kishte deklaruar se mban ndonjë pozitë
tjetër përveç asaj të prokurores.
xvi. Armend Zenelaj
Anëtar tjetër i KPK-së që ishte zgjedhur
në tetor të vitit 2020, është prokurori
Armend Zenalaj. I njëjti, në deklarimin
e tij të pasurisë të bërë në mars të vitit
2020, kishte theksuar se nuk mban
34
ndonjë pozitë tjetër përveç asaj të
prokurorit, kurse, të ardhurat e vetme
që kishte deklaruar kishin qenë ato nga
paga e prokurorit në shumë prej
1,739.00 euro, apo përkthyer në pagë
vjetore i bie që prokurori Zenelaj ka
pranuar 20,868.00 euro.
xvii. Jehona Grantolli
Në deklarimin e saj të pasurisë në vitin
2020, prokurorja Jehona Grantolli,
kishte theksuar se nuk ka ndonjë pozitë
tjetër përveç asaj të prokurores kurse, si
të ardhura mujore kishte deklaruar
shumën prej 1,670.00 euro, apo të
ardhura vjetore prej 20,040.00 euro. E
njëjta ishte zgjedhur anëtare e KPK-së,
në tetor 2020.
xviii. Jovo Radovic
Në tetor 2020, anëtar i KPK-së ishte
zgjedhur edhe prokurori Jovo Radovic.
në deklarimin e tij të pasurisë, të bërë
në prill të vitit 2020, i njëjti kishte
deklaruar se nuk ka ndonjë pozitë tjetër
përveç asaj si prokuror, kurse, si të
ardhura vjetore, i njëjti kishte deklaruar
22,800.00 euro.
xix. Lavdim Krasniqi
Drejtori i Sekretariatit në KPK, Lavdim
Krasniqi, kishte deklaruar në vitin
2020, se përveç pozitës së Drejtorit në
KPK, mban edhe pozitën e profesorit në
Kolegjin “UBT” si dhe atë të arbitrit në
44 “Lavdim Krasniqi suspendohet nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së”. Betimi për Drejtësi. 2 mars 2021. (Shih linkun: https://betimiperdrejtesi.com/lavdim-
Tribunalin e Arbitrazhit në kuadër të
Odës së Avokatëve të Kosovës. I njëjti
kishte deklaruar të ardhura nga paga e
tij si drejtor në KPK, shumën prej
25,420.67 euro, kurse si të ardhura nga
paga sekondare në Kolegjin “UBT”,
kishte deklaruar 700 euro. 1,361.70 euro
të tjera, z. Krasniqi i kishte deklaruar si
pagesa nga shërbimet profesionale në
Akademinë e Drejtësisë, ndërsa
1,354.50 euro i kishte deklaruar si të
rdhura nga mëditjet prej KPK-së dhe
donatorëve. Si pagesa për shërbime
profesionale nga Oda e Avokatëve të
Kosovës, z. Krasniqi i kishte deklaruar
3,510.33 euro ndërsa 200 euro të tjera
nga “International Managment
Group”. Në total, z. Krasniqi kishte
deklaruar 32,545.00 euro të ardhura. I
njëjti ishte pezulluar nga pozita e tij në
KPK, në mars 2020, pasi ishte arrestuar
nën dyshimet për korrupsion.44
krasniqi-suspendohet-nga-detyra-e-drejtorit-te-pergjithshem-te-sekretariatit-te-kpk-se/). Qasur për herën e fundit më 9 mars 2021.
35
36
37
10. Rekomandime
Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli
Prokurorial i Kosovës, në pajtim
me obligimet që dalin nga Ligji
për Parandalimin e Konfliktit të
Interesit në Ushtrimin e
Funksionit Publik, të sigurohen
që gjyqtarët dhe prokurorët të
mos marrin kompensime shtesë
gjatë orarit të punës, dhe në raste
kur kjo nuk zbatohet
mekanizmat e sistemit gjyqësor
dhe prokurorial të iniciojnë
procedura disiplinore ndaj
gjyqtarëve dhe prokurorëve;
Anëtarët e KGJK-së dhe KPK-së,
të mos marrin shpërblime shtesë
për punët që kryejnë gjatë orarit
të rregullt të punës përveç
kompensimit të shpenzimeve të
udhëtimit dhe shpenzimeve të
tjera që lidhen me të;
KGJK dhe KPK, të bëjnë
plotësim/ndryshimet në
legjislacionin e tyre sekondar
ashtu që të ndalojnë pagesat
shtesë për angazhimin e
gjyqtarëve dhe prokurorëve në
komisione gjatë orarit të rregullt
të punës, në mënyrë që të
harmonizohen këto rregulla të
brendshme me kornizën ligjore e
kushtetuese në Kosovë;
Agjencia Kundër Korrupsion në
mënyrë proaktive të zbatojë
mandatin ligjor në inicimin e
procedurave ndaj gjyqtarëve
dhe prokurorëve që shkelin
Ligjin për Parandalimin e
Konfliktit të Interesit në
Ushtrimin e Funksionit Publik;
Agjencia Kundër Korrupsion të
mos pranojë si të rregullta
formularët për deklarim të
pasurisë që nuk janë konform
Ligjit për Deklarimin e Pasurisë;
Komisioni për Legjislacion,
Mandate, Imunitete,
Rregulloren e Kuvendit dhe
Mbikëqyrjen e Agjencisë
Kundër Korrupsionit, në kuadër
të kompetencave dhe
përgjegjësive të tyre të mbaj
llogaridhënës AKK-në, lidhur
me zbatimin e Ligjit për
Parandalimin e Konfliktit të
Interesit në Ushtrimin e
Funksionit Publik.